UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
TEMA: ANALIZË SOCIOLOGJIKE E ROMANIT:
“PSE”
MENTORJA: KANDIDATJA:
DR. ROVENA VATA ANITA GJINI
GJAKOVË, 2019
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
TEMA: ANALIZË SOCIOLOGJIKE E ROMANIT:
“PSE”
Komisioni:
Kryetar___________________________
Anëtar____________________________
Anëtar____________________________
MENTORJA: KANDIDATJA:
DR. ROVENA VATA ANITA GJINI
GJAKOVË, 2019
3
Përmbajtja
Falenderimi................................................................................................................ 4
Abstrakti.................................................................................................................... 5
Hyrja.......................................................................................................................... 6
Jeta dhe veprimtaria................................................................................................... 7
Struktura e vepres...................................................................................................... 9
Analizë e personazheve............................................................................................. 10
Martesa pa deshirën e personazheve.......................................................................... 12
Reflektimi i autorit për romanin................................................................................ 14
Përfundimi..................................................................................................................15
Literatura.................................................................................................................... 16
4
FALENDERIME
Në rrugëtimin e gjatë të studimeve të mia kam pasur fatin të kem në krah shumë persona, që më
kanë ndihmuar, mbështetur dhe këshilluar.
Falë dëshirës, kurajës, vullnetit dhe këmbënguljes sime unë munda të prezantoj këtë punim sot
përpara jush.
Falënderimi im shkon për këdo, që besoj dhe kontribuoj sado pak, për realizimin e këtij punimi.
Një falënderim i veçantë shkon për profesoreshën udhëheqëse Dr. Rovena Vata, e cila me
profesionalizmin e saj më ka dhënë mbështetjen e saj të pakursyer.
Do t’i falënderoj çdo ditë të jetës prindërit e mi, ishte merita e tyre që unë sot përfundoj me
sukses studimet.
Ju faleminderit!
5
Abstrakti
Vitet 20-30 të shekullit XX shpërfaqën një mori krijuesish, shkrimet e të cilëve kishin për
synim ta ballafaqonin shoqërinë shqiptare me realitetin dhe idetë përparimtare. Natyrisht se kjo
periudhë shënon edhe hapat e parë drejt krijimit të një letërsie moderne, të mirëfilltë artistike, me
tematikë sociale, filozofike e politike.
Bartës i kësaj periudhe ishte padyshim Sterjo Spasse. Në romanin “Pse?!”, preken çështje
me zanafillë në ekzistencë e filozofi, ku autori i jep lexuesit shqiptar një realitet të ri, ku idealizmat
veniten para një brutaliteti të kohës. Deri atëherë ekzistonte ende një prirje romantike dhe e
shkrimeve me sfond idilik e patriotik, por hapja e horizonteve të reja, edukimit e arsimimit i jep
shoqërisë shqiptare, autorë si Spasse, që krijojnë një model të ri të artikulimit të ideve të reja dhe
krijimeve artistike me prekje në tema filozofike, sociale e psikologjike.
Ky diskurs i ri, krijon një dimension tjetër të komunikimit vepër-lexues. Letërsia moderne
shqiptare, me veprën monumentale të Spasses shënon hapin e parë serioz të krijimit të traditës së
të shkruarit me temë nga filozofia dhe çështjet ekzistenciale.
6
HYRJE
Kjo vepër është me shenja autobiografike, është e shkruar në trajtën e ditarit të
protagonistit, Gjon Zaverit. Fundi i tij është prapë një letër e Zaverit, të cilën e kishte shkruar para
se të vdiste. Kjo letër sqaron shumëçka nga domethënia e romanit dhe nga bota e protagonistit.
Kjo letër shqyrton përfundimisht kuptimin e jetës duke e kaluar në mendimin kritik dhe filozofik
të shkrimtarit. Prandaj, Zaveri kundërshton filozofët e shkrimtarët dhe parapëlqen jetën e thjeshtë
të njeriut. Letra merr kuptimin e testamentit të njeriut, që mendonte filozofikisht për jetën. Dhe në
fund të kësaj analize mund të themi se në këtë roman të Spasses fryn një erë mbytëse e pesimiste
e fortë që arrin gjerë në nihilizëm. Gjon Zaveli është një tip patologjik dhe kjo ia heq menjëherë
karakterin e socialitetit, i cili kërkon në konformizëm që hedh në pah cilësinë e njeriut aristotelik.
Në këtë vepër Spasse shtjellon tematika si hiçi, jeta, vdekja, ekzistencializmi nihilist, dashuria,
femra, pesimizmi, sfidat e rinisë intelektuale dhe përveç të tjerash zhvesh dhe përqesh
konstruktivisht e dualitetin të shoqërisë shqiptare në fshat e qytet, ku fshatarët vet-kufizojnë jetën
e tyre përmes traditave shpeshherë irracionale të cilave iu nënshtrohen e nuk i vonojnë në pyetje
asnjëherë, ndërsa qytetarët bëhen snob, duke ndjekur verbërisht modernitetin e njëkohësisht
shkelin e harrojnë kulturën e tyre në amullinë se janë më të përparuar se të tjerët.
Qëllimi i këtij punimi është që të vejmë në sipërfaqe rëndësinë e autorit si romancier dhe si
prozator i shquar i letërsisë shqipe e risitë që solli ai në kohën kur letërsia shqipe mbeti gati pa
ndonjë prozator pas vdekjes së romancierëve pionierë të asaj kohe. Duke qenë autori i parë që
botoi një roman filozofik dhe autorë i zoti me një stil të veçantë të shkrimit e të krijimit, bën që
autori të ketë lënë gjurmë në letërsinë shqipe e që ia vlen të studiohet.
Metodologjia që i jemi referuar gjatë realizimit të punimit është e disa llojeve studimore, siç është
metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike dhe
metoda përshkruese.
7
Jeta dhe veprimtaria e autorit
Sterjo Spasse lindi në vitin 1914 në Golloboç, Korçë.
Ishte shkrimtar, publicist. Spasse ishte me prejardhje
maqedonase. Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa
shkollën normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në
fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante
romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me
korrespondencë për pedagogji në Firence të Italisë, por nuk
arriti të marrë provimet e fundit.
Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun që bashkëthemelues i të
përkohshmes "Revista letrare" në Tiranë më 15 shkurt 1944.
Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte
botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin
partiak, gazetën "Përpara" të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar.1
Po pas lufte punoi në Ministrinë e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore
me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin. Punoi gjithashtu në revistat
pedagogjike dhe letrare: "Shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori", etj. dhe
pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi
në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.
1 Hamiti Sabri, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f.713.
8
Veprimtaria
Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste
shkollore u mur me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.
Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte
një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit
dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: "Kuror rinie" (1934), "Në krahët e një
femre" (1934), "Nusja pa duvak" (1944) dhe "Të fala nga fshati" (1958) si dhe dhjetë
romane: "Nga jeta në jetë - Pse!?" më 1935 - që mbahet si kryevepra e
tij, "Afërdita" (1944), "Ata nuk ishin vetëm" (1952), “Aferdita perseri në fshat " (1954), "Buzë
liqenit"(1965), "Zjarre..." (1972), "Zgjimi" (1973), "Pishtarë" (1975), "Ja vdekje ja liri" (1978),
dhe "Kryengritësit" (1983).
Sipas Trebeshincës, romani "Harbutët" që Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk i botua për shkak
të një preference të pandehur të parisë politike ndaj Dhimitër Shuteriqit.
Redaksia e Botimeve "Rilindja" i botoi më 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë
pas here ka botuar vepra të ndryshme. Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi
integral "Vepra" me nëntë vëllime. Më 1980 iu përkthye në anglisht romani "Zgjimi".
9
Struktura e veprës
Vepra është e zhanrit roman, e shkruar në prozë. Që nga titulli jo i zakonshëm, “Pse”, me
një pikëpyetje dhe një pikëçuditëse mbrapa bëhet edhe më i pazakonshëm duke na bërë të kemi
një pasqyrë se është një roman i kërkimeve jo të zakonshme e filozofike, të abstraktes apo edhe
retorikës.
Përveç lidhjes logjike ka edhe lidhje kronologjike ku autori ngjarjen e ndan në bazë të
datave që në dukje ngjason me një ditar ku kap kohën prej një viti, ku ngjarjet marrin karakter të
ndryshëm zhvillimi.
Tematika është sociale me shtresim filozofik. Sfondi i ngjarjeve është vendosur në qytet
dhe në fshat, pra në dy mediume, ku autori mundohet t`i krahasojë ndërmjet vete këto mediume.
Personazhet janë: Gjon Zaveri, Gjençi, Prindërit e Gjonit, Afërdita, Zonja P, Zonja G, Pola,
Profesori, Z. Nasi, ku bartës i të gjithë misionit që e nxjerr në pah qëllimin kryesorë të autorit është
Gjon Zaveri2
Ngjarjet nuk kanë fund të lumtur, nuk gjendet një zgjidhje klasike e problematikave që
trajtohen në vepër. Personazhi kryesorë i merr me vete formulat e tij filozofike drejt vdekjes dhe
lë pas një letër që e shkruan para se të vdesë e cila letër shpjegon shumë gjëra. Në atë letër ai
kundërshton filozofët nga të cilët u ndikua dhe i akuzon e i dënon që e infektojnë botën e njeriut
me gjëra të stërngarkuara e të pa nevojshme. Pra këtë letër mund ta shikojmë si një testament që e
lë Gjoni para se të vdesë.
Pasi që personazhi është misionar i ideve të autorit mund të themi se është roman i ideve.
Gjithashtu mund ta kemi parasysh vlerësimin e Vangjel Koçës, që veprën e quajti roman i mohimit.
Roman i mohimit ngase autori përmes personazhit kryesorë i shmanget abstraktes dhe i beson
vetëm konkretes, po ashtu shfaq idetë filozofike të cilat e mohojnë ekzistimin e njeriut apo qëllimin
e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat
abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën etj., por merret me gjëra paranojave të
cilat të çojnë në humnerë, siç edhe u dëshmua në fund. Sa i takon gjuhës së veprës, ajo është
shkruar në dialektin toskë ku vërehen ndikimet e të folmes së rrethit ku jetonte por edhe të të
2 Sterjo Spasse, Pse?!, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 183
10
folmes që e përvetësoi gjatë studimeve në Korçë. Ka një stil tërheqës, gjuhë të kuptueshme që e
mban lexuesin në tension gjatë tërë leximit.
Analizë e personazheve
Gjon Zaveri - i lindur dhe i rritur në një mjedis fshatarësh, i shkolluar në një mjedis intelektualësh,
i shoqëruar me shokë e shoqe të kategorive të ndryshme, në të gjitha veprimet, komunikimet,
përshkrimet na del shumë njerëzor, fshikullon me revolte padrejtësitë shoqërore dhe i përshkruan
në mënyrë artistike, me dashuri e simpati të madhe si natyrën e vendlindjes së tij, si doket, zakonet,
ashtu edhe gjendjen shpirtërore të bashkëfshatarëve të tij e të mjedisit në përgjithësi ku ai vepron.
Gjoni, personazhi misionarë e heroi i ngjarjes paraqitet si një djalë 20 vjeçar, i cili vinte nga fshati,
por që kishte një mendësi krejt tjetër nga ajo e fshatarëve. Ai ishte një djalë i cili ndiqte shkencën
dhe kishte krijuar që në moshë të re idetë e tij përparimtare por ide të cilat po shkeleshin nga
prindërit e tij nga zakoni që duhej ndjekur e që jeta patriarkale po ndikonte edhe në vetë jetën e
një mashkulli i cili tashmë nuk kishte ç`bënte veçse të pranonte të fejohej për shkak që të dërgohet
nderi në vend.
Gjoni na jep të kuptojmë se ai ka një dashuri të thellë për fshatin, për bukuritë që ka fshati, për
festat të cilat në fshat zhvillohen në bashkësi, ku mblidhen të gjithë fshati e festojnë bashkë, por e
gjithë kjo dëshirë shuhej kur prindërit e tij e detyrojnë të dalë kundër dëshirës së tij e kundër
ëndrrave të tij. Po ashtu Gjoni thotë se nuk duhet të hiqemi të qytetëruar kur në çdo qytet së paku
janë njëqind familje të pa strehuara.
Përmes personazhit të Gjonit autori gati se godet çdo temë sociale e çdo gjë që nuk shkon me
shoqërinë e asaj kohe dhe në fund zgjedh vdekjen si zgjidhje e si të vetmin shpëtim për një djalosh
i cili nuk shihte jetë më për shkak të injorancës së të tjerëve.
11
Zaveri është pesimist, deri diku edhe nihilist: nuk pranon jetën, dashurinë, mohon filozofinë,
zakonet, martesat, shqisat dhe instinktin. njeri i shkathët, i fuqishëm, i pashëm, i ditur, i bukur, i
zgjuar, i shkolluar3.
.
Afërdita- ishte e bija e Naum Gjikës, punëtore, katundare, e shkretë, për nga pamja fizike
ishte vajzë tërheqse, ishte bujare. Afërdita është një personazh po ashtu i shkelur nga patriarkaliteti
dhe mendësia e cekët e asaj kohe duke e konsideruar femrën si diçka materiale që do të prodhojë
e do të kryej punët e shtëpisë, asnjëherë duke e shikuar si faktorë njeri i cili ka të drejtë ta jetojë
jetën sipas dëshirave personale por vetëm sipas dëshirave të të tjerëve, jo se ajo nuk dëshiron të
fejohet me Gjonin sepse ai ishte djaloshi më i pashëm e më i zgjuar i fshatit por prapë se prapë nuk
ishte zgjidhja e saj, siç e ceka edhe më lartë edhe vetë Gjoni mundohet që femrën fshatare ta
vetëdijësojë që të merr vendimet personale vetë e të mos e lejë fatin e saj në duar të huaja.
Me personazhin e Afërditës njihemi vetëm nga përshkrimi i Gjonit për të sepse ajo shfaqet
në vepër vetëm në disa momente kur Gjoni e kishte parë nga larg. Pra Afërdita paraqet njëfarëlloj
urbanizimi për të qëndruar një traditë e fortë, një traditë tejet e prapambetur dhe e dëmshme për
shoqërinë. Ajo mund të kishte pasur ëndrra që të ndërtonte jetën e saj me një njeri që me të vërtetë
e donte e jo t`i shkatërroheshin ëndrrat nga dikush që nuk ndjente fare për të. Autori na tregon
përmes saj se deri ku arrinte të shpërfaqej mentaliteti patriarkal i asaj kohe.
3 Sterjo Spasse, Pse!? Tiranë,2013 (botimi i tretë)
12
Martesa pa dëshirën e personazheve
Një ditë prindërit e Gjonit shkuan në gostinë në shtëpinë e Naum Gjikës. Në atë gosti Afërdita
kishte shërbyer shumë mirë, sa që të gjithëve ju kishte lënë mbresa të mëdha. Pastaj babai i Gjonit
kërkoj ta merrte për Gjonin pa e pyetur fare, kështu motrat e tij i’a treguan punën fije për pe. Me
këto zakone shekullore e bëjnë merrem njeriun! Prindërit fejojnë fëmijët e tyre pa i pyetur fare. Do
s’do, do t’u bindesh, se përndryshe je i poshtër, je ferra e prindërve! Ai nuk ka dëshirë të fejohet
sepse nuk kishte dashuruar jo trupërisht, por shpirtërisht… një dashuri ideale. Ai kishte katër vjet
që këmbëngulte të mos fejohet, por prindërit kërkonin ta fejonin se për ndryshe… ai u bëka
shkaktar i humbjes së nderit familjar. Besa e dhënë nuk merret mbrapa: kjo për katundarin tonë
është si një e bëjnë dy. Pas disa ditëve Gjoni u largua nga katudi, por babi i tij kërkoj që t’ia jepte
fjalën që kur të kthehet të fejohet me Afërditën.
Jeta e qytetit i pëlqente shumë. Një mbrëmje profesori e thirri Gjonin në shtëpinë e tij për të
kremtuar ardhjen e vitit të ri gjatë natës nëna e profesorit i tha: Ti duhet të martohesh. Mjaft
ndente beqar. Kështu nuk shkohet kjo jetë. Mbas pak erdhi kushërira e profesorit, ajo quhej Polë.
Ai filloi të bisedonte me të, ajo dukej plot gjallëri, dhe filloi të shoqërohet me të. Një ditë Gjoni
mori 2 letra: njërën nga katundi dhe tjetrën nga shoku i tij Gjenqi. Babai i tij kërkonte medoemos
për ti dhënë fjalën për fejesën me Afërditën. Familja nuk heq dorë nga zakoni i vendlindjes, por
edhe ai nuk heq dorë nga mendimet e veta.
Për pashkë u kthye, një ditë para dreke i folën për fejesë motrat dhe disa miq të ngushtë pastaj
babai e thirri në dhomë, duke i thënë ti e din bir se sa ngatërresa na ke sjellë me punën e fejesës
duke i thënë se na nxive faqen e bardhë, familjes i ka vënë një njollë të pashuar, por Gjoni nuk
pranonte. Në fund mori vendimin “Kam për tu fejuar për hir të prindërve, pa këtë dal si të dal” –
u gëzuan prindërit shumë, lajmi për fejesën u përhap shumë shpejtë. Pas disa ditëve Gjoni u kthye
në punë por askujt nuk i tregoj për punën e fejesës, një ditë dolën në piknik aty filloj t’ia shprehte
dashurinë Pola, por Gjoni nuk e priti dhe i tregoj që ishte fejuar me Afërditën, pas disa javësh Pola
u fejua me një tjetër. Pas një periudhe Gjoni u kthye në katund për t’u martuar, ai mendonte i
dëshpëruar: Gjithë natën burrat e botës u thirrën për çmimin e një vashe: jo vlen kaq, jo vlen aq!
Thua se te metali, te një hiç qëndron vlera e njeriut!
13
Javën e pare të martesës ishte i qetë. Shëtiste sa andej sa këndej me miqtë e tij dhe te shoqen.
Dukej sikur e donte mjaftë atë. Por, mbas një jave përsëri u zhyt në mendimet e jetës. Kësaj here
rrinte ditë e natë i mbyllur në dhomëzën e tij, nuk shkruante dhe as lexonte gjë, por vetëm
mendonte. Përkëdheljet e nuses nuk i linin më mbresë: U ngop me nusen e re brenda një jave.
Me miqtë nuk takohej më, natyrën nuk donte ta shijonte.
Mbas dy javësh filloi të mos pranonte njeri në dhomë, madje as të shoqen nuk donte ta shihte
ditën, filloi të dobësohej keq, dukej shumë i zbetë dhe shumë i dobët nga fytyra: sytë ishin futur
edhe më në gropëzat e ballit, rrinte me flokët e shkapërderdhura, pa i krehur fare, i pa rruar e me
veshje të parregullt.
Ndonjëherë rrinte i menduar, ndonjëherë fliste me vete e disa here zgjaste kokën nga dritarja për
të pare qiellin.
Është diçka atje sipër? Yje, hapësirë, lindje, vdekje. Bote,ë e përse të gjitha këto? Ku është
qëllimi i krijuesit të Botës, ku është qëllimi i Jetës vetë? U martova! E përse u martova?
ç’ kuptoj. C’ do të kuptoj, por edhe ç’kam kuptuar?- fliste me vete Gjoni.
-Është diçka kjo botë, apo asgjë? Linda! Po pse linda? Jam! Po pse jam? Do të vdes! Po pse kam
për të vdekur? Hej! Hej! Hej!- filloi të murmuriste pa pra Gjoni i ri.
Por nuk e mundonte vetëm Gjithësia: Gjençi i gremisur, Pola e zhuritur, e të gjithë këta po i
dilnin përpara syve të mendjes me forma të ndryshme.
U ngrit i trishtuar nga shtrati, hapi derën me shpejtësi dhe … humbi në errësirën e natës. Të
nesërmen më dy shtator, valët e liqenit kishin sjellë në breg të fshatit një kufomë të ënjtur. Ishte
ajo e Gjon Zaverit. Vdekjen e kishte vendosur me kohë, se po atë ditë, Brenda në fletët e librit të
Fausit të Getes, gjetën një letër të shkruar para dy javësh. Kjo letër ishte si një dhiatë për njerinë.
Ndërmjet të tjerave aty shkruhej: Të më varrosin në vetmi, i rrethuar me driza e me ferra, pa
derdhur as lotë e as vaje, pa ndarë gjë për shpirt dhe pa mbajtur zi, sepse për mua:
Bota e Hiqit, prej Hiqit, për Hiqin.
Rrotullohet rreth qëllimit të Hiqit!
Një i ri që ndoqi gjurmët e filozofëve.4
4 Robert Elsie, Historia e letërsisë shqipe, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f.342
14
Reflektimi i autorit për romanin
Shkrimtari duke u bazuar në lojë fjalësh “Bota e Hiqit, prej Hiqit, për Hiqin… kritikat e tij kanë
qenë mbi pesimizëm dhe formalizëm. Sterjo Spasse është një nga ata shkrimtarë që e ka të
zhivullar ndjenjën e kohës dhe si të tillë janë rebeluar duke mohuar shpresat e shterpat, Spasse
është përfaqësues i një njëmendësisë së hallxhinjëve dhe siç dihet Shqipëria më tepër ka pasur
njerëz pesimist se sa njerëz me fat ose fatbardhë. Pra, siç dihet, veprat e Sterjo Spasse, duke
vështruar nga ky këndvështrim, bëjnë sot strumbullarin e socrealizimit shqiptar. Penda artistike e
Spasses përshkruan me ngjyrat e mallëngjyeshme jete e një djaloshit pesimist, problem i
dashurisë është pika kryesore rreth së cilit vërtiten personat e romanit. 5
Gjithashtu qëllimi i autorit ishte të tregoj kaosin e rinis intelektuale që donte të ecte përpara
po nuk gjente shteg të qante, e që nuk gjente forca morale të luftonte pengesat e kohës.
Protagonisti, Gjon Zaveri nga rinia përparimtare e kohës, është marrë si tip i revoltuar dhe si
personazh pozitiv. Në romanin “Pse?!” autori shpreh të gjithë mllefin, që e kishte në atë moshën
e rinisë. Spasse shkroi “Pse-në?!” si roman autobiografik.
5 Ilinden Spasse:”Im atë Sterjo”(monografi), Tiranë 1995
15
Përfundimi
Shkrimtari përshkruan me ngjyra të mallëngjyshme jetën e një djaloshi të ri pesimist. Ku
problemi i dashurisë rreth së cilës vërtiten personzhet e romanit, zakonet tona dhe veçanërisht ato
të fejesës dhe të martesës janë pikturuar me saktësi të ndërgjegjshme.
Krijimtaria më e madhe e kësaj vepre është kritika që i drejton shoqërisë, kundër
fenomeneve negative në jetën shqipëtare të atëhershme. Spasse jetoi në një kohë ku nuk ishin
kohët e censures, mirëpo arriti të na lejë krijime me vepra artistike, letërare e filozofike.
Rreth shekullit XX pati një mori krijimesh letrare, shkrimet e të cilëve kishin për qëllim
ta ballafaqonin shoqërinë shqipëtare me realitetin dhe idetë përparimtare. Gjithsesi se kjo
periudhë shënon dhe hapat e saj të parë drejt krijimit të një letërsie moderne, të mirëfilltë
artistikë, me tematikë sociale, filozofike e politike.
Kontributi i Spasses për letërsinë shqipe është i padiskutueshëm, pasi që publikoj veprën
e parë filozofike duke trajtuar dukuri sociale të cilat godasin realitetin e asaj kohe që e vuante
shoqëria dhe që paraqesin një model konkret të një rruge dhe një mënyre veprimi i cili nuk duhet
ndjekur. Spasse mundohet të përcjell një mesazh vetdijsues duke trajtuar këtë tematikë që i
preokuponte me kohën dhe ai arriti ta shpërndante këtë ide përparimtare tek të gjithë lexuesit.
Tek shkrimtari dallojmë dy tipare kryesore që e përshkojnë krijimtarinë letrare të
shkrimtarit tonë: humanizmin dhe demokratizmin. Shkrimtari ka bërë një krijimtari që ka mbetur
sot e kësaj dite gjurmë në letërsine shqipe e cila prezenton vlera unike dhe që e tërheqin lexuesin
për shkak të rëndësisë së vepres.
16
Literatura
1. Hamiti Sabri, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f.713.
2. Sterjo Spasse, Pse?!, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 183
3. Sterjo Spasse, Pse?! Tiranë,2013 (botimi i tretë)fq 17-23
4. Robert Elsie, Historia e letërsisë shqipe, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f.342
5. Ilinden Spasse:”Im atë Sterjo”(monografi), Tiranë 1995
.