16
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME TEMA: ANALIZË SOCIOLOGJIKE E ROMANIT: “PSE” MENTORJA: KANDIDATJA: DR. ROVENA VATA ANITA GJINI GJAKOVË, 2019

PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

  • Upload
    others

  • View
    42

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: ANALIZË SOCIOLOGJIKE E ROMANIT:

“PSE”

MENTORJA: KANDIDATJA:

DR. ROVENA VATA ANITA GJINI

GJAKOVË, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: ANALIZË SOCIOLOGJIKE E ROMANIT:

“PSE”

Komisioni:

Kryetar___________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATJA:

DR. ROVENA VATA ANITA GJINI

GJAKOVË, 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

3

Përmbajtja

Falenderimi................................................................................................................ 4

Abstrakti.................................................................................................................... 5

Hyrja.......................................................................................................................... 6

Jeta dhe veprimtaria................................................................................................... 7

Struktura e vepres...................................................................................................... 9

Analizë e personazheve............................................................................................. 10

Martesa pa deshirën e personazheve.......................................................................... 12

Reflektimi i autorit për romanin................................................................................ 14

Përfundimi..................................................................................................................15

Literatura.................................................................................................................... 16

Page 4: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

4

FALENDERIME

Në rrugëtimin e gjatë të studimeve të mia kam pasur fatin të kem në krah shumë persona, që më

kanë ndihmuar, mbështetur dhe këshilluar.

Falë dëshirës, kurajës, vullnetit dhe këmbënguljes sime unë munda të prezantoj këtë punim sot

përpara jush.

Falënderimi im shkon për këdo, që besoj dhe kontribuoj sado pak, për realizimin e këtij punimi.

Një falënderim i veçantë shkon për profesoreshën udhëheqëse Dr. Rovena Vata, e cila me

profesionalizmin e saj më ka dhënë mbështetjen e saj të pakursyer.

Do t’i falënderoj çdo ditë të jetës prindërit e mi, ishte merita e tyre që unë sot përfundoj me

sukses studimet.

Ju faleminderit!

Page 5: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

5

Abstrakti

Vitet 20-30 të shekullit XX shpërfaqën një mori krijuesish, shkrimet e të cilëve kishin për

synim ta ballafaqonin shoqërinë shqiptare me realitetin dhe idetë përparimtare. Natyrisht se kjo

periudhë shënon edhe hapat e parë drejt krijimit të një letërsie moderne, të mirëfilltë artistike, me

tematikë sociale, filozofike e politike.

Bartës i kësaj periudhe ishte padyshim Sterjo Spasse. Në romanin “Pse?!”, preken çështje

me zanafillë në ekzistencë e filozofi, ku autori i jep lexuesit shqiptar një realitet të ri, ku idealizmat

veniten para një brutaliteti të kohës. Deri atëherë ekzistonte ende një prirje romantike dhe e

shkrimeve me sfond idilik e patriotik, por hapja e horizonteve të reja, edukimit e arsimimit i jep

shoqërisë shqiptare, autorë si Spasse, që krijojnë një model të ri të artikulimit të ideve të reja dhe

krijimeve artistike me prekje në tema filozofike, sociale e psikologjike.

Ky diskurs i ri, krijon një dimension tjetër të komunikimit vepër-lexues. Letërsia moderne

shqiptare, me veprën monumentale të Spasses shënon hapin e parë serioz të krijimit të traditës së

të shkruarit me temë nga filozofia dhe çështjet ekzistenciale.

Page 6: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

6

HYRJE

Kjo vepër është me shenja autobiografike, është e shkruar në trajtën e ditarit të

protagonistit, Gjon Zaverit. Fundi i tij është prapë një letër e Zaverit, të cilën e kishte shkruar para

se të vdiste. Kjo letër sqaron shumëçka nga domethënia e romanit dhe nga bota e protagonistit.

Kjo letër shqyrton përfundimisht kuptimin e jetës duke e kaluar në mendimin kritik dhe filozofik

të shkrimtarit. Prandaj, Zaveri kundërshton filozofët e shkrimtarët dhe parapëlqen jetën e thjeshtë

të njeriut. Letra merr kuptimin e testamentit të njeriut, që mendonte filozofikisht për jetën. Dhe në

fund të kësaj analize mund të themi se në këtë roman të Spasses fryn një erë mbytëse e pesimiste

e fortë që arrin gjerë në nihilizëm. Gjon Zaveli është një tip patologjik dhe kjo ia heq menjëherë

karakterin e socialitetit, i cili kërkon në konformizëm që hedh në pah cilësinë e njeriut aristotelik.

Në këtë vepër Spasse shtjellon tematika si hiçi, jeta, vdekja, ekzistencializmi nihilist, dashuria,

femra, pesimizmi, sfidat e rinisë intelektuale dhe përveç të tjerash zhvesh dhe përqesh

konstruktivisht e dualitetin të shoqërisë shqiptare në fshat e qytet, ku fshatarët vet-kufizojnë jetën

e tyre përmes traditave shpeshherë irracionale të cilave iu nënshtrohen e nuk i vonojnë në pyetje

asnjëherë, ndërsa qytetarët bëhen snob, duke ndjekur verbërisht modernitetin e njëkohësisht

shkelin e harrojnë kulturën e tyre në amullinë se janë më të përparuar se të tjerët.

Qëllimi i këtij punimi është që të vejmë në sipërfaqe rëndësinë e autorit si romancier dhe si

prozator i shquar i letërsisë shqipe e risitë që solli ai në kohën kur letërsia shqipe mbeti gati pa

ndonjë prozator pas vdekjes së romancierëve pionierë të asaj kohe. Duke qenë autori i parë që

botoi një roman filozofik dhe autorë i zoti me një stil të veçantë të shkrimit e të krijimit, bën që

autori të ketë lënë gjurmë në letërsinë shqipe e që ia vlen të studiohet.

Metodologjia që i jemi referuar gjatë realizimit të punimit është e disa llojeve studimore, siç është

metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike dhe

metoda përshkruese.

Page 7: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

7

Jeta dhe veprimtaria e autorit

Sterjo Spasse lindi në vitin 1914 në Golloboç, Korçë.

Ishte shkrimtar, publicist. Spasse ishte me prejardhje

maqedonase. Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa

shkollën normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në

fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante

romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me

korrespondencë për pedagogji në Firence të Italisë, por nuk

arriti të marrë provimet e fundit.

Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun që bashkëthemelues i të

përkohshmes "Revista letrare" në Tiranë më 15 shkurt 1944.

Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte

botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin

partiak, gazetën "Përpara" të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar.1

Po pas lufte punoi në Ministrinë e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore

me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin. Punoi gjithashtu në revistat

pedagogjike dhe letrare: "Shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori", etj. dhe

pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi

në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.

1 Hamiti Sabri, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f.713.

Page 8: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

8

Veprimtaria

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste

shkollore u mur me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.

Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte

një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit

dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: "Kuror rinie" (1934), "Në krahët e një

femre" (1934), "Nusja pa duvak" (1944) dhe "Të fala nga fshati" (1958) si dhe dhjetë

romane: "Nga jeta në jetë - Pse!?" më 1935 - që mbahet si kryevepra e

tij, "Afërdita" (1944), "Ata nuk ishin vetëm" (1952), “Aferdita perseri në fshat " (1954), "Buzë

liqenit"(1965), "Zjarre..." (1972), "Zgjimi" (1973), "Pishtarë" (1975), "Ja vdekje ja liri" (1978),

dhe "Kryengritësit" (1983).

Sipas Trebeshincës, romani "Harbutët" që Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk i botua për shkak

të një preference të pandehur të parisë politike ndaj Dhimitër Shuteriqit.

Redaksia e Botimeve "Rilindja" i botoi më 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë

pas here ka botuar vepra të ndryshme. Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi

integral "Vepra" me nëntë vëllime. Më 1980 iu përkthye në anglisht romani "Zgjimi".

Page 9: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

9

Struktura e veprës

Vepra është e zhanrit roman, e shkruar në prozë. Që nga titulli jo i zakonshëm, “Pse”, me

një pikëpyetje dhe një pikëçuditëse mbrapa bëhet edhe më i pazakonshëm duke na bërë të kemi

një pasqyrë se është një roman i kërkimeve jo të zakonshme e filozofike, të abstraktes apo edhe

retorikës.

Përveç lidhjes logjike ka edhe lidhje kronologjike ku autori ngjarjen e ndan në bazë të

datave që në dukje ngjason me një ditar ku kap kohën prej një viti, ku ngjarjet marrin karakter të

ndryshëm zhvillimi.

Tematika është sociale me shtresim filozofik. Sfondi i ngjarjeve është vendosur në qytet

dhe në fshat, pra në dy mediume, ku autori mundohet t`i krahasojë ndërmjet vete këto mediume.

Personazhet janë: Gjon Zaveri, Gjençi, Prindërit e Gjonit, Afërdita, Zonja P, Zonja G, Pola,

Profesori, Z. Nasi, ku bartës i të gjithë misionit që e nxjerr në pah qëllimin kryesorë të autorit është

Gjon Zaveri2

Ngjarjet nuk kanë fund të lumtur, nuk gjendet një zgjidhje klasike e problematikave që

trajtohen në vepër. Personazhi kryesorë i merr me vete formulat e tij filozofike drejt vdekjes dhe

lë pas një letër që e shkruan para se të vdesë e cila letër shpjegon shumë gjëra. Në atë letër ai

kundërshton filozofët nga të cilët u ndikua dhe i akuzon e i dënon që e infektojnë botën e njeriut

me gjëra të stërngarkuara e të pa nevojshme. Pra këtë letër mund ta shikojmë si një testament që e

lë Gjoni para se të vdesë.

Pasi që personazhi është misionar i ideve të autorit mund të themi se është roman i ideve.

Gjithashtu mund ta kemi parasysh vlerësimin e Vangjel Koçës, që veprën e quajti roman i mohimit.

Roman i mohimit ngase autori përmes personazhit kryesorë i shmanget abstraktes dhe i beson

vetëm konkretes, po ashtu shfaq idetë filozofike të cilat e mohojnë ekzistimin e njeriut apo qëllimin

e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat

abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën etj., por merret me gjëra paranojave të

cilat të çojnë në humnerë, siç edhe u dëshmua në fund. Sa i takon gjuhës së veprës, ajo është

shkruar në dialektin toskë ku vërehen ndikimet e të folmes së rrethit ku jetonte por edhe të të

2 Sterjo Spasse, Pse?!, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 183

Page 10: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

10

folmes që e përvetësoi gjatë studimeve në Korçë. Ka një stil tërheqës, gjuhë të kuptueshme që e

mban lexuesin në tension gjatë tërë leximit.

Analizë e personazheve

Gjon Zaveri - i lindur dhe i rritur në një mjedis fshatarësh, i shkolluar në një mjedis intelektualësh,

i shoqëruar me shokë e shoqe të kategorive të ndryshme, në të gjitha veprimet, komunikimet,

përshkrimet na del shumë njerëzor, fshikullon me revolte padrejtësitë shoqërore dhe i përshkruan

në mënyrë artistike, me dashuri e simpati të madhe si natyrën e vendlindjes së tij, si doket, zakonet,

ashtu edhe gjendjen shpirtërore të bashkëfshatarëve të tij e të mjedisit në përgjithësi ku ai vepron.

Gjoni, personazhi misionarë e heroi i ngjarjes paraqitet si një djalë 20 vjeçar, i cili vinte nga fshati,

por që kishte një mendësi krejt tjetër nga ajo e fshatarëve. Ai ishte një djalë i cili ndiqte shkencën

dhe kishte krijuar që në moshë të re idetë e tij përparimtare por ide të cilat po shkeleshin nga

prindërit e tij nga zakoni që duhej ndjekur e që jeta patriarkale po ndikonte edhe në vetë jetën e

një mashkulli i cili tashmë nuk kishte ç`bënte veçse të pranonte të fejohej për shkak që të dërgohet

nderi në vend.

Gjoni na jep të kuptojmë se ai ka një dashuri të thellë për fshatin, për bukuritë që ka fshati, për

festat të cilat në fshat zhvillohen në bashkësi, ku mblidhen të gjithë fshati e festojnë bashkë, por e

gjithë kjo dëshirë shuhej kur prindërit e tij e detyrojnë të dalë kundër dëshirës së tij e kundër

ëndrrave të tij. Po ashtu Gjoni thotë se nuk duhet të hiqemi të qytetëruar kur në çdo qytet së paku

janë njëqind familje të pa strehuara.

Përmes personazhit të Gjonit autori gati se godet çdo temë sociale e çdo gjë që nuk shkon me

shoqërinë e asaj kohe dhe në fund zgjedh vdekjen si zgjidhje e si të vetmin shpëtim për një djalosh

i cili nuk shihte jetë më për shkak të injorancës së të tjerëve.

Page 11: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

11

Zaveri është pesimist, deri diku edhe nihilist: nuk pranon jetën, dashurinë, mohon filozofinë,

zakonet, martesat, shqisat dhe instinktin. njeri i shkathët, i fuqishëm, i pashëm, i ditur, i bukur, i

zgjuar, i shkolluar3.

.

Afërdita- ishte e bija e Naum Gjikës, punëtore, katundare, e shkretë, për nga pamja fizike

ishte vajzë tërheqse, ishte bujare. Afërdita është një personazh po ashtu i shkelur nga patriarkaliteti

dhe mendësia e cekët e asaj kohe duke e konsideruar femrën si diçka materiale që do të prodhojë

e do të kryej punët e shtëpisë, asnjëherë duke e shikuar si faktorë njeri i cili ka të drejtë ta jetojë

jetën sipas dëshirave personale por vetëm sipas dëshirave të të tjerëve, jo se ajo nuk dëshiron të

fejohet me Gjonin sepse ai ishte djaloshi më i pashëm e më i zgjuar i fshatit por prapë se prapë nuk

ishte zgjidhja e saj, siç e ceka edhe më lartë edhe vetë Gjoni mundohet që femrën fshatare ta

vetëdijësojë që të merr vendimet personale vetë e të mos e lejë fatin e saj në duar të huaja.

Me personazhin e Afërditës njihemi vetëm nga përshkrimi i Gjonit për të sepse ajo shfaqet

në vepër vetëm në disa momente kur Gjoni e kishte parë nga larg. Pra Afërdita paraqet njëfarëlloj

urbanizimi për të qëndruar një traditë e fortë, një traditë tejet e prapambetur dhe e dëmshme për

shoqërinë. Ajo mund të kishte pasur ëndrra që të ndërtonte jetën e saj me një njeri që me të vërtetë

e donte e jo t`i shkatërroheshin ëndrrat nga dikush që nuk ndjente fare për të. Autori na tregon

përmes saj se deri ku arrinte të shpërfaqej mentaliteti patriarkal i asaj kohe.

3 Sterjo Spasse, Pse!? Tiranë,2013 (botimi i tretë)

Page 12: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

12

Martesa pa dëshirën e personazheve

Një ditë prindërit e Gjonit shkuan në gostinë në shtëpinë e Naum Gjikës. Në atë gosti Afërdita

kishte shërbyer shumë mirë, sa që të gjithëve ju kishte lënë mbresa të mëdha. Pastaj babai i Gjonit

kërkoj ta merrte për Gjonin pa e pyetur fare, kështu motrat e tij i’a treguan punën fije për pe. Me

këto zakone shekullore e bëjnë merrem njeriun! Prindërit fejojnë fëmijët e tyre pa i pyetur fare. Do

s’do, do t’u bindesh, se përndryshe je i poshtër, je ferra e prindërve! Ai nuk ka dëshirë të fejohet

sepse nuk kishte dashuruar jo trupërisht, por shpirtërisht… një dashuri ideale. Ai kishte katër vjet

që këmbëngulte të mos fejohet, por prindërit kërkonin ta fejonin se për ndryshe… ai u bëka

shkaktar i humbjes së nderit familjar. Besa e dhënë nuk merret mbrapa: kjo për katundarin tonë

është si një e bëjnë dy. Pas disa ditëve Gjoni u largua nga katudi, por babi i tij kërkoj që t’ia jepte

fjalën që kur të kthehet të fejohet me Afërditën.

Jeta e qytetit i pëlqente shumë. Një mbrëmje profesori e thirri Gjonin në shtëpinë e tij për të

kremtuar ardhjen e vitit të ri gjatë natës nëna e profesorit i tha: Ti duhet të martohesh. Mjaft

ndente beqar. Kështu nuk shkohet kjo jetë. Mbas pak erdhi kushërira e profesorit, ajo quhej Polë.

Ai filloi të bisedonte me të, ajo dukej plot gjallëri, dhe filloi të shoqërohet me të. Një ditë Gjoni

mori 2 letra: njërën nga katundi dhe tjetrën nga shoku i tij Gjenqi. Babai i tij kërkonte medoemos

për ti dhënë fjalën për fejesën me Afërditën. Familja nuk heq dorë nga zakoni i vendlindjes, por

edhe ai nuk heq dorë nga mendimet e veta.

Për pashkë u kthye, një ditë para dreke i folën për fejesë motrat dhe disa miq të ngushtë pastaj

babai e thirri në dhomë, duke i thënë ti e din bir se sa ngatërresa na ke sjellë me punën e fejesës

duke i thënë se na nxive faqen e bardhë, familjes i ka vënë një njollë të pashuar, por Gjoni nuk

pranonte. Në fund mori vendimin “Kam për tu fejuar për hir të prindërve, pa këtë dal si të dal” –

u gëzuan prindërit shumë, lajmi për fejesën u përhap shumë shpejtë. Pas disa ditëve Gjoni u kthye

në punë por askujt nuk i tregoj për punën e fejesës, një ditë dolën në piknik aty filloj t’ia shprehte

dashurinë Pola, por Gjoni nuk e priti dhe i tregoj që ishte fejuar me Afërditën, pas disa javësh Pola

u fejua me një tjetër. Pas një periudhe Gjoni u kthye në katund për t’u martuar, ai mendonte i

dëshpëruar: Gjithë natën burrat e botës u thirrën për çmimin e një vashe: jo vlen kaq, jo vlen aq!

Thua se te metali, te një hiç qëndron vlera e njeriut!

Page 13: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

13

Javën e pare të martesës ishte i qetë. Shëtiste sa andej sa këndej me miqtë e tij dhe te shoqen.

Dukej sikur e donte mjaftë atë. Por, mbas një jave përsëri u zhyt në mendimet e jetës. Kësaj here

rrinte ditë e natë i mbyllur në dhomëzën e tij, nuk shkruante dhe as lexonte gjë, por vetëm

mendonte. Përkëdheljet e nuses nuk i linin më mbresë: U ngop me nusen e re brenda një jave.

Me miqtë nuk takohej më, natyrën nuk donte ta shijonte.

Mbas dy javësh filloi të mos pranonte njeri në dhomë, madje as të shoqen nuk donte ta shihte

ditën, filloi të dobësohej keq, dukej shumë i zbetë dhe shumë i dobët nga fytyra: sytë ishin futur

edhe më në gropëzat e ballit, rrinte me flokët e shkapërderdhura, pa i krehur fare, i pa rruar e me

veshje të parregullt.

Ndonjëherë rrinte i menduar, ndonjëherë fliste me vete e disa here zgjaste kokën nga dritarja për

të pare qiellin.

Është diçka atje sipër? Yje, hapësirë, lindje, vdekje. Bote,ë e përse të gjitha këto? Ku është

qëllimi i krijuesit të Botës, ku është qëllimi i Jetës vetë? U martova! E përse u martova?

ç’ kuptoj. C’ do të kuptoj, por edhe ç’kam kuptuar?- fliste me vete Gjoni.

-Është diçka kjo botë, apo asgjë? Linda! Po pse linda? Jam! Po pse jam? Do të vdes! Po pse kam

për të vdekur? Hej! Hej! Hej!- filloi të murmuriste pa pra Gjoni i ri.

Por nuk e mundonte vetëm Gjithësia: Gjençi i gremisur, Pola e zhuritur, e të gjithë këta po i

dilnin përpara syve të mendjes me forma të ndryshme.

U ngrit i trishtuar nga shtrati, hapi derën me shpejtësi dhe … humbi në errësirën e natës. Të

nesërmen më dy shtator, valët e liqenit kishin sjellë në breg të fshatit një kufomë të ënjtur. Ishte

ajo e Gjon Zaverit. Vdekjen e kishte vendosur me kohë, se po atë ditë, Brenda në fletët e librit të

Fausit të Getes, gjetën një letër të shkruar para dy javësh. Kjo letër ishte si një dhiatë për njerinë.

Ndërmjet të tjerave aty shkruhej: Të më varrosin në vetmi, i rrethuar me driza e me ferra, pa

derdhur as lotë e as vaje, pa ndarë gjë për shpirt dhe pa mbajtur zi, sepse për mua:

Bota e Hiqit, prej Hiqit, për Hiqin.

Rrotullohet rreth qëllimit të Hiqit!

Një i ri që ndoqi gjurmët e filozofëve.4

4 Robert Elsie, Historia e letërsisë shqipe, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f.342

Page 14: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

14

Reflektimi i autorit për romanin

Shkrimtari duke u bazuar në lojë fjalësh “Bota e Hiqit, prej Hiqit, për Hiqin… kritikat e tij kanë

qenë mbi pesimizëm dhe formalizëm. Sterjo Spasse është një nga ata shkrimtarë që e ka të

zhivullar ndjenjën e kohës dhe si të tillë janë rebeluar duke mohuar shpresat e shterpat, Spasse

është përfaqësues i një njëmendësisë së hallxhinjëve dhe siç dihet Shqipëria më tepër ka pasur

njerëz pesimist se sa njerëz me fat ose fatbardhë. Pra, siç dihet, veprat e Sterjo Spasse, duke

vështruar nga ky këndvështrim, bëjnë sot strumbullarin e socrealizimit shqiptar. Penda artistike e

Spasses përshkruan me ngjyrat e mallëngjyeshme jete e një djaloshit pesimist, problem i

dashurisë është pika kryesore rreth së cilit vërtiten personat e romanit. 5

Gjithashtu qëllimi i autorit ishte të tregoj kaosin e rinis intelektuale që donte të ecte përpara

po nuk gjente shteg të qante, e që nuk gjente forca morale të luftonte pengesat e kohës.

Protagonisti, Gjon Zaveri nga rinia përparimtare e kohës, është marrë si tip i revoltuar dhe si

personazh pozitiv. Në romanin “Pse?!” autori shpreh të gjithë mllefin, që e kishte në atë moshën

e rinisë. Spasse shkroi “Pse-në?!” si roman autobiografik.

5 Ilinden Spasse:”Im atë Sterjo”(monografi), Tiranë 1995

Page 15: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

15

Përfundimi

Shkrimtari përshkruan me ngjyra të mallëngjyshme jetën e një djaloshi të ri pesimist. Ku

problemi i dashurisë rreth së cilës vërtiten personzhet e romanit, zakonet tona dhe veçanërisht ato

të fejesës dhe të martesës janë pikturuar me saktësi të ndërgjegjshme.

Krijimtaria më e madhe e kësaj vepre është kritika që i drejton shoqërisë, kundër

fenomeneve negative në jetën shqipëtare të atëhershme. Spasse jetoi në një kohë ku nuk ishin

kohët e censures, mirëpo arriti të na lejë krijime me vepra artistike, letërare e filozofike.

Rreth shekullit XX pati një mori krijimesh letrare, shkrimet e të cilëve kishin për qëllim

ta ballafaqonin shoqërinë shqipëtare me realitetin dhe idetë përparimtare. Gjithsesi se kjo

periudhë shënon dhe hapat e saj të parë drejt krijimit të një letërsie moderne, të mirëfilltë

artistikë, me tematikë sociale, filozofike e politike.

Kontributi i Spasses për letërsinë shqipe është i padiskutueshëm, pasi që publikoj veprën

e parë filozofike duke trajtuar dukuri sociale të cilat godasin realitetin e asaj kohe që e vuante

shoqëria dhe që paraqesin një model konkret të një rruge dhe një mënyre veprimi i cili nuk duhet

ndjekur. Spasse mundohet të përcjell një mesazh vetdijsues duke trajtuar këtë tematikë që i

preokuponte me kohën dhe ai arriti ta shpërndante këtë ide përparimtare tek të gjithë lexuesit.

Tek shkrimtari dallojmë dy tipare kryesore që e përshkojnë krijimtarinë letrare të

shkrimtarit tonë: humanizmin dhe demokratizmin. Shkrimtari ka bërë një krijimtari që ka mbetur

sot e kësaj dite gjurmë në letërsine shqipe e cila prezenton vlera unike dhe që e tërheqin lexuesin

për shkak të rëndësisë së vepres.

Page 16: PUNIM DIPLOME...e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte të bukura siç janë: dashuria për gruan, për jetën

16

Literatura

1. Hamiti Sabri, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f.713.

2. Sterjo Spasse, Pse?!, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 183

3. Sterjo Spasse, Pse?! Tiranë,2013 (botimi i tretë)fq 17-23

4. Robert Elsie, Historia e letërsisë shqipe, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, f.342

5. Ilinden Spasse:”Im atë Sterjo”(monografi), Tiranë 1995

.