E Drejta Civile
Përkufizimi i lendes e Drejta Civile
Nocioni
E drejta civile si dege e se drejtës - përfshinë tërësinë e dispozitave ligjore me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore te karakterit pasuror.
E drejta civile si shkence juridike - përfshinë tërësinë e studimeve shkencore me te cilat studiohen normat juridike qe i rregullojnë marrëdhëniet shoqërore te karakterit pasuror
Objekti i studimit
Objekt studimi dhe rregullimi i te drejtës civile janë marrëdhëniet shoqërore te karakterit pasuror ose ato te cilat ne instancën e fundit marrin karakter pasuror
E drejta civile nuk e rregullon karakterin pasuror te marrëdhënieve shoqërore por aspektet ligjore (kornizat ligjore te marrëdhënieve pasurore)
Cilat marrëdhënie shoqërore janë te karakterit pasuror ?
Shembull:
1. Shitblerja e një veture, banese, toke, kontratat e kredisë etj
2. Kontratat e shërbimeve (kontrata me avokatin, kontrata me këngëtarin, kontrata me punëtorin etj)
Ndarja e te drejtës civile
E drejta civile ndahet ne:
E drejta civile pjesa e përgjithshme
E drejta sendore-pronësia
E drejta familjare
E drejta trashëgimore
E drejta e detyrimeve (Kontratat)
E drejta e procedurës civile
E drejta civile - pjesa e përgjithshme Pjesa e përgjithshme e te drejtës civile i studion dhe përpunon
nocionet themelore për te gjitha degët e se drejtës civile
Ne pjesën e përgjithshme trajtohen si bie fjala:
Objekti i te drejtës civile
Parimet e te drejtës civile
Subjektet e te drejtës civile
Te drejtat subjektive civile
Koncepti i pasurisë
Punët juridike
Modifikimi i punëve juridike
Anulimi i punëve juridike
Shkaktimi i demit si burim i raporteve civile
Ushtrimi dhe mbrojtja e te drejtave civile .etj
Parimet e te drejtës civile
Marrëdhëniet te cilat i rregullon e drejta civile rregullohen sipas këtyre parimeve:
1. Barabarësia e palëve
2. Iniciativa e lire e palëve dhe autonomia e vullnetit
3. Qarkullimi i te drejtave civile
4. Sanksioni pasuror
- Parimet e te drejtës civile ne çdo raport juridiko-civile zbatohen ne mënyrë komulative
Burimet e të drejtës civile Burimet e të drejtës civile ndahen në burime materiale dhe
formale Burimet materiale janë forca shoqërore që i krijon normat
juridike të së drejtës civile Burimet formale janë format në të cilat paraqiten normat
juridike civile. Ato janë Burimet e drejtpërdrejta: A. Ligji B. Zakoni Burimet e tërthorta: a. Praktika gjyqësore b. Shkenca juridike (doktrina juridike)
Raporti i të drejtës civile me degët tjera të së drejtës
Raporti i të drejtës civile me:
Të drejtën familjare
Të drejtën trashëgimore
Me të drejtën ekonomike
Të drejtën private ndërkombëtare
Të drejtën administrative
Raporti i të drejtës civile me të drejtën familjare
E drejta civile dhe e drejta familjare kanë elemente të përbashkëta por edhe dallime:
Elementet e përbashkëta: Iniciativa e lirë e palëve Barabarësia e palëve Elementet pasurore të marrëdhënieve juridike të
këtyre dy degëve Dallimet: Natyra juridike e raporteve Afatet Sanksionet
Raporti me të drejtën trashëgimore
Raportet në mesë këtyre dy degëve qëndrojnë në objektin e rregullimit:
E drejta civile i rregullon marrëdhëniet pasurore për të gjallë të subjekteve (inter vivos)
E drejta trashëgimore i rregullon raportet pasurore në rastet e vdekjes (mortis causa)
Raporti me të drejtën ekonomike
E drejta ekonomike e rregullon zhvillimin e ekonomik duke e studiuar në këndin e perspektives ekonomike.
E drejta civile me normat e veta i rregullon të raportet ekonomike
Raporti me të drejtën e punës
E drejta e punës i rregullon raportet në mes të punëdhënësit dhe punëtorit
E drejta civile me normat e veta i rregullon raportet e karakterit pasurore të raporteve të punës.
Shembull:
Paga
Dëmtimet në punë
Kompensimet për punën shtesë etj.
Raporti me të drejtën private ndërkombëtare
E drejta civile me normat e veta i rregullon marrëdhëniet pasurore brenda një shteti (marrëdhëniet nacionale)
E drejta private ndërkombëtare i rregullon marrëdhëniet pasurore me element të huaj ndërkombëtar
Raporti me të drejtën administrative
E drejta administrative i rregullon raportet e qytetarëve me administratën por edhe raportet e vetë organeve të administratës.
Në të drejtën administrative vlen parimi i subordiminit (nënshtrimit) ndërsa në të drejtën civile vlen parimi i barabarësisë (i koordinimit)
Mirëpo disa raporteve civile akti administrativ është prezumim (parakusht) për krijimin e tyre
Shembull: Receta e mjekut për medikamente Leja e ndërtimit Leja e për blerjen e mjeteve narkotike etj.
Subjektet e të drejtës civile
Subjektet e të drejtës civile janë:
Personat fizik
Personat juridik
Personat fizik janë subjekte natyrore
Personat juridik janë subjekte artificiale të krijuara në bazë të ligjit
Personat fizik Çdo person i lindur gjallë dhe që ka formën e njeriut është subjekt i të
drejtës civile Përjashtimisht edhe personi i palindur (fëmija) është subjekt i së
drejtës civile në rastet e caktuar (trashëgimia, dhuratat etj) Subjektet për të hyrë në marrëdhënie juridike civile duhet të kenë: Zotësinë juridike dhe Zotësinë e veprimit Zotësia juridike është aftësia e e subjekteve të jenë bartës të drejtave
dhe detyrave. Zotësia juridike arrihet me të lindur Zotësia e veprimit është aftësia e subjekteve që me deklarimin e
vullnetit të krijojnë të drejta dhe detyra për vete. Zotësia e veprimit arrihet me arritjen e moshës madhore- 18 vjet Përjashtimisht zotësia e veprimit arrihet edhe prej moshës 16 deri 18
vet.
Personat juridik Personat juridik janë krijesa ligjore. Personat juridik janë subjekte te se drejtës sepse mund te hynë
ne raporte juridike Personat juridike krijohen kur plotësohen këto kushte: Struktura organizative Masa pasurore Regjistrimi ose dhenia e lejes Akti me i larte i personit juridik është Akti i themelimit ose
Statuti Personat juridike e kane zotësinë juridike dhe zotësinë e
veprimit Personat juridik ndahen ne persona juridik te se drejtës publike
dhe persona juridik te se drejtës private
Llojet e personave juridike Personat juridik sipas disa karakteristikave ndahen:
1. Persona juridik te se drejtës publike
2. Persona juridik te se drejtës private
Personat juridik mund te jene:
1. Institucione (universitete, institucione shëndetësore, komuna, etj)
2. Shoqata (shoqata e tregtareve, shoqata e zejtareve, shoqatat humanitare etj)
- Struktura organizative e personave juridik:
1. Kuvendi i aksionarëve
2. Bordi i drejtoreve
3. Drejtori ekzekutiv
4. Zyrtaret
- Përgjegjësia e personave juridik. Personat juridik kane te ashtuquajturën zotësi speciale juridike dhe te veprimit
- Autorizimet dhe detyrat e personit juridik i ushtrojnë organet kompetente- përfaqësuesit e personit juridik
Objektet e se drejtës civile
Objekte te se drejtës civile janë vlerat pasurore te drejtpërdrejta ose ato qe ne mënyre te tërthortë shndërrohen ne vlere pasurore:
Objekte te se drejtës civile janë:
Sendet
Veprimet e njerëzve
Vlerat personale
Produktet shpirtërore (krijimtaria intelektuale)
Sendet
Përkufizimi- send quajmë çdo pjese materiale te natyrës e cila ndodhet nen pushtetin e njeriut dhe i shërben nevojave të tij.
Sendet duhet te kenë vlerë ekonomike (te shndërrohen në para) për të qenë objekt i të drejtës civile.
Për të qenë objekt i së drejtës civile sendet duhet të plotësohen dy kushte:
Kushti fizik (pjesë materiale e natyrës)
Kushti shoqëror (ti shërbej nevojave të shoqërisë)
Ndarja e sendeve
Sipas disa karakteristikave sendet i ndajmë në:
Sendet e thjeshta dhe të përbëra
Sendet e konsumueshme dhe të pakonsumueshme
Sendet e trupshme dhe sendet e patrupshme
Sendet e luajtshme dhe të paluajtshme
Sendet individuale dhe gjenerike
Sendet e zëvendësueshme dhe të pazëvendësueshme
Sendet kryesore dhe akcesore
Sendet tub
Veprimet e njeriut si objekt i se drejtës civile
Veprimi i njeriut mund të jetë objekt i se drejtës civile nëse mund të shndërrohet në vlerë ekonomike:
Si veprime mund të jenë:
Veprimi i avokatit
Këndimi i këngëtarit
Puna e punëtorit etj.
Vlerat personale dhe produktet shpirtërore si objekte te se drejtës civile
Objekete të së drejtës civile mund të jenë edhe vlerat personale si p.sh:
Integritetit trupor
Reputacioni
Nderi
Produktet e shpirtit njerëzor (krijimet intelektuale) janë objekte të së drejtës civile kur mund të shprehen në vlerë ekonomike:
P.sh:
Librat e autorëve
Krijimet artistike muzikore
Krijimet artistike teatrale etj.
E drejta objektive dhe subjektive E drejta objektive është e tere sistemi juridike.
E drejte objektive janë normat juridike-civile
Normat ndahen ne fusha dhe institute
E drejte subjektive- është e drejta te secilen subjektet e nxjerrin nga e drejta objektive:
Shembull:
E drejta e trashëgimit
E drejta e mbajtjes (ushqimit)
E drejta e integritetit trupor
E drejta e kompensimit ne rast te dëmtimit etj.
E drejta subjektive paraqitet si pushtet- ne njeren ane kemi personin e autorizuar ne anën tjetër personin e detyruar
E drejta subjektive përbëhet nga:
Autorizimi dhe
Kërkesa
Raportet juridike Kuptimi i raportit juridik
Raporti juridik ekziston gjithmonë ndërmjet subjekteve lidhur me objektin e te drejtës civile
E drejta subjektive është e drejta qe subjektet e nxjerrin nga e drejta objektive(normat juridike)
Raporti juridik mund te jete krijimi, ndryshimi ose shuarja e ndonjë te drejte subjektive civile.
Raportet juridike krijohen ne baze te fakteve juridike qe i parasheh e drejta
Faktet juridike mund te jene:
Ngjarjet dhe
Veprimet e njerëzve
Veprimet e njerëzve mund te ndahen ne veprime e lejuara dhe veprime te palejuara.
Për krijimin e raporteve juridike shpesh kërkohen disa fakte – tubi i fakteve.
Supozimet
Fiksionet
Klasifikimi i te drejtave civile
Ne baze te disa karakteristikave te drejtat civile ndahen ne te:
Drejta absolute
Drejta relative
Ndarja është e bazuar ne raportin qe ekziston ne mes te te drejte subjektive civile dhe te drejtave te personave tjerë.
Te drejtat absolute Karakteristikat:
1. Te drejtës se personit te autorizuar i përgjigjët detyrimi i te gjithë personave – veprojne erga omnes
2. Numri i personave te detyruar nuk është i kufizuar
3. Obligimi është negativ
4. Raporti i titullarit te se drejtës me personat e obliguar nuk është i konkretizuar
5. Obligimi i përgjigjët te drejtës subjektive dhe jo autorizimeve
6. Obligimi nuk përbehet nga dhënja e ndonjë efekti pasuror
7. Te drejtat absolute nuk parashkruhen
8. Kërkesa ne te drejtat absolute krijohet ne momentin e shkeljes se te drejtës
9. Ne te drejtat absolute ekziston e drejta e racionit.
Llojet e te drejtave absolute
Te drejtat absolute jane
Te drejtat sendore dhe
Te drejtat personale
Te drejtat sendore - janë te drejtat te cila konstituohen mbi një send te caktuar
Te drejtat personale - janë te drejtat te cilat lidhen me personin e caktuar dhe nuk barten ne personat e tjerë
Te drejtat sendore
E drejta sendore është pjese e veçante e te drejtës civile
Te drejtat sendore janë:
1. Pronësia
2. Servitutet
3. E drejta e pengut
4. Hipoteka
5. E drejta e ndërtimit
6. Barrët reale
Te drejtat personale
Te drejtat personale janë te drejta absolute
Te drejtat personale janë:
1. Te drejtat personale ne kuptimin e gjere
2. Te drejtat e personalitetit
3. Te drejtat e autorit
Te drejtat personale
Te drejtat personale janë te drejtat qe kane te bëjnë me statusin juridik te një personi
Te drejtat personale janë te drejtat nda marrëdhëniet familjare dhe te drejtat e statusit personal
Si te drejta te tilla janë:
1. Legjitimiteti i lindjes
2. Mosha madhore
3. Aftësia juridike
4. Aftësia e veprimit
5. Aftësia e trashëgimit etj
- Këto te drejta quhen edhe atribute te personit fizik
Te drejtat e personalitetit
Te drejtat e personalitetit janë ato te drejta objekt i te cilave është personaliteti i individit
Si te drejta te tilla janë:
1. Liria e lëvizjes
2. Liria e shprehjes
3. Integriteti fizik
4. Integriteti mendore (shpirtëror)
5. Liria e përdorimit te gjuhës
6. Liria e zgjedhjes se profesionit etj
Te drejtat e autorit Te drejtat e autorit janë te drejta personale por qe objekt i tyre janë
produktet shpirtërore (krijimtaria intelektuale).
Si te drejta te tilla janë:
Veprat shkencore
Veprat letrare
Piktuara
Skulptura
Veprat e skenografisë etj
E drejta e autorit zgjate gjate gjithë jetës se autorit dhe 15 vite pas vdekjes.
Ekziston edhe grupi tjetër i te drejtave te krijimtarise intelektuale qe realizohet ne prodhim – e drejta e çpikjes.
çpikje eshte zgjedhje e re e një problemi teknik.
E drejta e çpikjes mbrohet me Patentë. Patenti zgjate 15 vite
E drejta e shfrytëzimit te patentës quhet Licence
Pronësia industriale:
1. Markat tregtare(shenjat e mallit, vulat, etj)
Te drejtat relative (detyrimet)
Te drejtat relative janë to te drejta ku çdo te drejte përgjigjët obligimi i personit përkatës.
Personi qe ka te drejte ne raportin e te drejtave relative quhet Kreditor (personi qe ka kërkesë)
Personi qe ka detyre (borxh) quhet Debitor
Karakteristikat:
1. Te drejtat relative veprojnë - inter partes (kreditori – debitori)
2. Te te drejtat relative obligimi është pozitive (duhet te kryhet ndonjë bërje)
3. Edhe kur obligimi është rezervimi ai konsiston ne mbrojtjen e ndonjë interesi konkret për palën e autorizuar
4. Obligimi është korelativ me autorizimin
5. Obligimi është pasuror
6. Te drejtat relative parashkruhen
7. Kërkesa sipas rregullit linde ne momentin e krijimit te drejtës
Personat ne raportet e detyrimeve Kreditori-personi qe ka te drejta
Debitori- personi qe ka detyrime
Ne raportet e detyrimeve mund te ketë edhe me shume persona si ne anën e kreditorit ashtu edhe ne anën e debitorit
Nëse ka me shume persona re raportet e detyrimeve, detyrimi mund te jete:
I ndare dhe
Solidare
Përmbajtja e detyrimit është e shtuquajtura ‘’Bërje’’ – ndryshe quhet ‘’prestimi’’
Prestimi – përbëhet prej, dhënies, veprimit, mosveprimit dhe pësimit.
Lende e detyrimit është ‘’vlera ekonomike’’ e cila nëpërmjet bërjes
bartet nga pasuria e debitorit ne pasurinë e kreditorit.
Llojet dhe burimet e detyrimeve Llojet e detyrimeve:
Momentale dhe te përhershme
Pozitive dhe negative
Te thjeshta dhe te përbëra
Kryesore dhe aksesore-dytësore
Civile dhe natyrore
Burimet e detyrimeve;
Raportin e detyrimeve e sjellin këto fakte:
Deklarimet e vullnetit (punët juridike –kontratat, premtimi publik, testamenti etj)
Veprimet e palejuara – shkaktimi i demit
Pasurimi i pa baze
Faktet e farefisnisë – (detyrimi i ushqimit)
Faktet tjera ligjore – veprimet ne pajtim me te drejtën (detyrimi i fqiut për kompensimin e demit, kompensimi për kalimin e domosdoshme, kompensimi për eksproprimin etj)
Pasuria
Pasuria është tërësia i te drejtave civile qe i takojnë një personi
Pasurinë e përbejnë vetëm te drejtat e karakterit pasuror
Te gjitha sendet qe e përbejnë lenden pasurinë quhen-mase pasurore
Pasuria ndahet ne:
Aktive dhe pasive
Subjekti dhe pasuria
Pasuria dhe te trashëguarit
Konfiskimi
Bankrotimi - falimentimi
Qarkullimi juridik Qarkullimi juridik është bartja e të drejtave prej në subjekti në subjektin tjetër Qarkullimi juridik është në pajtim me parimin e të drejtës civile ‘’Qarkullimin-bartja e të
drejtave civile’’ Përmes qarkullimit juridik barten vetëm të drejtat civile pasurore Të drejtat personale nuk mund të barten Bartja e sendit prej një subjekti në subjektin tjetër – është qarkullim ekonomik Bartja e të drejtave është qarkullim juridik Të drejtat të cilat mund të barten janë: Të drejtat absolute: Shembull: 1. Pronësia 2. Servituti 3. Pengu 4. Hipoteka 5. E drejta e shfrytëzimit 6. E drejta e qesimit 7. E drejta e licencës etj Të drejtat relative (detyrimet) Shembull; kërkesa
Elementet e qarkullimit juridik Të drejtat civile janë objekt i qarkullimit juridike. Punët juridike (kontrata, testamenti, shprehja e njëanshme e vullnetit) – janë mjetë për qarkullimin e të drejtave civile Kauza – është qëllimi ekonomik që dëshirojnë palët të arrijnë me punët juridike Shembull: me bartjen e pronësisë është qëllimi ekonomik që njëra palë të fitoj pronësinë ndërsa tjetra të marrë çmimin (shumen
e të hollave) Baza juridike – qarkullimi juridik mund të bëhet vetëm kur ka bazë juridike. Bartjen e të drejtave mund ta bëjë vetëm titullari i
tyre dhe askush tjetër. Baza juridike – iustus titullus (ose titulli juridike) është kushtë për fitimin e të drejtave civile: Si bazë mund të jenë p.sh: Kontrata Testamenti Dhurata Parashkrimi fitues Vendimi i organeve shtetërore etj Fitimi i një të drejte pa bazë juridike – shkakton pasurimin e pabazë. Për fitimin e disa të drejtave kërkohet 1. baza juridike – iustus titullus –titulli dhe 2. mënyra e fitimit – modus aquirendi Shembull: Fitimi i pronësisë mbi paluajtshmeri Kontrata e qirasë Depozita etj Fitimi i të drejtave mund të jetë 1. derivativ 2. origjiner Bartja e të drejtave mund të jetë: translative (bartja e plotë e të drejtës) dhe konstituive (bartja e pjesshme-krijimi i një të
drejte p.sh servituti)
Vullneti si fakt për krijimin e raporteve juridike Veprimet juridike – janë deklarime të vullnetit të cilat palët i ndërmarrin me
qëllim të krijimit të ndonjë raporti juridike. P.sh kontrata e shitblerjes Veprimet juridike janë edhe mjete të qarkullimit juridik Deklarimi i vullnetit duhet të jetë: Serioz dhe I mundshëm Teoria e vullnetit të brendshëm dhe Teoria e vullnetit të deklaruar Rëndësia e aktit administrativ për krijimin e raporteve juridike Llojet e deklarimit të vullnetit: 1. Veprimet juridike- me të cilat krijohen, dyshohen dhe shuhen raportet
juridike por që nuk bartet ndonjë vlerë ekonomike (gjendja statusore, shkëputja e kontratës, heqja dorë nga pronësia etj)
2. veprimet juridike – me të cilat krahas krijimit ndryshimit dhe shuarjes së një raporti juridike bartet edhe një vlerë pasurore prej në subjekti në subjektin tjetër - këto veprime quhen punët juridike.
Modifikimi i punëve juridike Punët juridike mund të modifikohen përmes kushtit dhe afatit Kushti – është rrethanë e ardhshme e pasigurt nga paraqitja ose mosparaqitja e së cilës varet, krijimi,
ndryshimi ose ndërprerja e ndonjë të drejte. Shembull: kontrata e sigurimit (paraqitja e rrezikut) Kushti mund të jetë: Potestativ Kauzal I përzire Pozitiv dhe negativ I shtyhem (suspenziv) dhe i shkëputshim (rrezulotiv) Urdhri – ekziston te punët bamirëse dhe dallohet nga kushti P.sh. do të falet shtëpia nëse një person e mbanë personit e tretë për gjithë jetën. Afati – është rrethanë e ardhshme e sigurt nga paraqitja e të cilit varet krijimi, ndryshimi ose shuarja e
një të drejte. Afati është kalimi i kohës së caktuar. Afati mund të jetë: Prekluziv I shtyhem dhe i shkëputshim Koha e afatit llogaritet sipas kalendarit: Llogaritja civile – me vite, muaj dhe ditë Llogaritja astronomike- me orë, minuta. Afati mund të jetë: subjektiv dhe objektiv
Deklarimi i vullnetit përmes - Përfaqësimit Nocioni- përfaqësimi është kryerje e veprimeve juridike ne emër dhe për
llogari te tjetërkujt
Subjektet:
Përfaqësuesi
I përfaqësuari
Llojet e përfaqësimit:
Ligjor dhe kontraktor
Autorizimi
Llojet e autorizimit:
I përgjithshëm dhe i veçanta
Tejkalimi i autorizimit (ratihabicioni)
Ndërprerja e përfaqësimit
1. Me marrëveshje
2. Me kalimin e kohës
3. Me revokim
4. Me dorëheqje
5. Me vdekjen e subjekteve
6. Me humbjen e zotësisë se veprimit
Ndarja e puneve juridike
Ne baze te disa kritereve punët juridike ndahen ne:
Kauzale dhe abstrakte
Formale dhe joformale
Midis te gjallëve (inter vivos) dhe ne rast te vdekjes (mortis causa)
Te njëanshme dhe te dyanshme
Kontratat
Kontrata – është pune juridike e dyanshme
Lidhja e kontratës
Oferta
Pranimi i ofertës
Liria e kontraktimit
Llojet e kontratave
Obligimi kontraktues – dhënie, veprim, mosveprimi dhe durimi.
Llojet e obligimit kontraktues (individualizuar dhe gjenerik)
Forcimi dhe sigurimi i kontratave
Forcimi :
Avansi
Denimi kontraktues
Klauzula kasatore
Sigurimi real:
Pengu
Hipoteka
Kaucioni
Sigurimi personal:
Garancia - dorëzania
Kontratat ne favor te personit te trete dhe veprimi i kontratës midis palëve
Kontrata lidhet midis palëve dhe ka veprimi vetëm midis tyre.
Ekzistojnë edhe disa raste kur kontrata mund te lidhet ne favor te personit te trete
Ne këto kontrata kemi tre subjekt-kreditori, debitori dhe shfrytëzuesi
Shembull: kontrata e sigurimit qe e lidhe prindi për fëmijën ose për gruan e vet.
Veprimi i kontratës midis palëve:
Obligimi për te metat fizike dhe juridike
Dëmtimi përtej gjysmës
Klauzola rebus sic stantibus
Plotësimi-përmbushja e kontratës
Mënyra e përmbushjes
Koha e përmbushjes
Përmbushja nga debitori
Përmbushja ndaj kreditorit
Arritja e përmbushjes
1. Vonesa e debitorit
2. Vonesa e kreditorit
Pasojat e mosplotësimit te kontratës
Ndërrimi i subjekteve
1. Cesioni i kërkesave
2. Marrja e borxhit
Ndërprerja e obligimit
Plotësimi
Falja e borxhit
Dorëheqja
Novacioni
Barazim
Pamundësia e përmbushjes - fizike dhe juridike
Konfuzioni dhe vdekja
Kompenzacioni
Parashkrimi
Parashkrimi shues
Parashkrimi fitues
Afati prekluziv
Kontratat e veçanta Shitblerja
Shkëmbimi
Kontrata e dhuratës
Kontrata e qirasë
Kontrata e shfrytëzimit
Kontrata mbi punën
Kontrata mbi veprën
Kontrata mbi autorizimin
Kontratat reale
1. Huaja
2. Huapërdorja
3. Depozita
4. Dhurata
Kontrata e ortakërisë
Kontratat aleatore
1. Basti
2. Bizhozi
3. Kontrata për mbajtjen e përjetshme
4. Kontrata e sigurimit
Pavlefshmëria e punëve juridike Punët juridike jo te plota
Për te qene puna juridike e plotfuqishme duhet te plotësohen kushte e parapara me ligj për vlefshmërin e saj
Kushtet për vlefshmëri:
Deklarimi i vullnetit pa te meta
Objekti i lejuar
Respektimi i formës
Ekzistimi i kauzës
Ekzistimi i bazës juridike
Dhënia e pëlqimit nga prindi ose kujdestari për disa pune juridike.
Dhënia e lejes nga organi kompetent
Nëse mungon ndonjë element i punëve juridike – disa autor i quajnë -puna juridike është jo e plote.
Ne shkencën tone juridike, punët juridike jo te plota nuk ekzistoje.
Puna juridike mund te jete e vlefshme ose e pavlefshme. Ese mungon ndonjë element pune juridike nuk ka ose mund te jete e pavlefshme.
Punet juridike te pavlefshme
Nese nuk plotesohen kushtet e parapara me ligj per krijimin e puneve juridike, puna juridike eshte e pavlefshme
Punet juridike te pavlefshme ndahen:
Ne pune te nulshme (pavlefshmeri absolute) dhe te rrezueshme (pavlefshmeri relative)
Punet juridike te nulshme jane punet juidike te cilat nuk prodhojen aspak efekte juridike dhe konsiderohet se as nuk jane lidhur.
Per pavlefshmerine absolute kujdeset edhe organi shteteror sipas detyres zysrtare edhe atehere kur palet nuk jane te interesuare qe ta prishin punen juridike
Punet juridike te rrezueshme jane punet juridike, vlejne derisa pala e interesuar ose organi kompetent nuk e paraqet pavlefshmerine e tyre. Palet mund ta bejne kete deklarim vetem mbrenda afatit te caktuar
Punët juridike te nulshme Punët juridike te nulshme janë:
Punët antiligjore
Punët imorale
Punët fiktive
Punët te simuluara
Punët e lidhura ne kundërshtim me statutin e personit juridike
Punët antiligjore:
P.sh punët e lidhura për objektin e ndaluar (shitja e drogës) ose punët e lidhura kunder formës se parapare me ligj (nuk është vërtetuar nga organi kompetent)
Punët imorale:
Shembull: shpërblimi për gazetarin qe ta sulmoj ndonjë person përmes gazetës.
Punët fiktive, nuk lidhet puna juridike por deklarohet se është lidhe, shembull; deklarimi i qirasë ne vend te shitblerjes
Punët e simuluar , shembull, lidhet nje pune por deklarohet pune tjetër
Punët juridike te rrëzueshme
Punët juridike te rrëzueshme janë punët qe janë lidhur me mungesa te vullnetit
Faktet qe shkaktojnë mungesat e vullnetit janë”
Lajthim
Mashtrim
Kanosje
Dhune
Punët e rrëzueshme mund te shpallen te pavlefshme me iniciativën e palëve te interesuara brend afatit te paraparë me ligj
Mohimi i punëve juridike (padia pauliane)
Ekziston një kategori e punëve juridike me te cilat mund te dëmtohen interesat e personave te trete
Personat e interesuar mund te bëjnë mohimin e punëve juridike me te cilat cenohen interesat e tyre
Si raste tre këtilla janë: rasti kur debitori e dëmton kreditorin me punën juridike qe e lidh me personin tjetër.
Kreditori ka te drejte te kërkoj mohimin – prishjen e punës juridike te debitorit qe e ka lidhur me personin e trete.
Kushtet e paraqitjes se padisë pauliana:
1. Qe kreditori te jete dëmtuar me punën juridike
2. Qe debitori te jete jokoshient
3. Qe personi i trete te jete jokoshient
. Kjo pune juridike qe e lidhe debitori nuk është e pavlefshme por me ketë dëmtohen interesat e kreditorit
Pasojat e pavlefshmërisë se punëve juridike Anulimi i punës juridike te nulshme
Anulimi i punës juridike te rrëzueshme brenda afatit te paraparë me ligj
Anaulimi ex tunc (qe nga lidhja) dhe jo ex nunc (nga momenti i anulimit)
Afati I anulimit te punëve te rrëzueshme mund te jete subjektiv dhe objektiv
Shembull, për anulimin e testamenti afati subjektiv është 1 vit ndërsa afati objektiv 10 vite
Është rregull se te punët tjera juridike afati për paraqitjen e padisë për anulimin e punës juridike te jete 3 vite , përjashtim bëjnë rastet kur puna juridike e ka përmbajtjen e një vepre penale.
Konvalidimi dhe konversioni
Restitucioni
Raportet juridike nga faktet tjera
Veprimet e palejueshme - Shkaktimi i demit
Përgjegjësia objektive (përgjegjësia për sendet e rrezikshme, përgjegjësia e prindit për fëmijët, përgjegjësia e kujdestarit për te kujdesurin, përgjegjësia e personit juridike për organet e veta)
Përgjegjësia subjektive (ekzistimi i fajit)
Mënyrat e kompensimit për shkaktimin e demit: kompensimi real dhe fitimi i humbur
Pasurimi i pa baze
Detyrimet nga marrëdhëniet familjares
Alimentacioni (ushqimia)
Ushtrimi dhe mbrojtja e te drejtave civile subjektive