24
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar dje se opozita ditën e shtunë, më 26 maj do të ngrihet në protestë për të kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xha- faj. Pas takimit të zhvilluar me aleatët në selinë blu, Basha në një deklaratë për mediat... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Rama: Audio-përgjimi dhe “dëshmitari X” sabotim i pastër i SHQUP, nuk kam ndërmend të largoj Fatmir Xhafajn Opozita ngrihet në protestë, më 26 maj tubim në bulevard kundër Xhafajt, Basha thirrje qytetarëve t’i bashkohen Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 19 Maj 2018 Zbardhet plani i PS për të larguar Metën nga drejtësia, më 31 maj miratohet vendimi që i hap rrugë KLGJ e KLP, ndërkombëtarët ultimatum të shkrihet KLD Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj ka folur dje duke dhënë shumë detaje në lidhje me institucionin që ai drejton. Gjatë një prononcimi për gazetën SOT, zoti Duraj zbuloi se Posta Shqiptare ofron shumë benefite për pension- istët, duke theksuar se do të hapen... Departamenti i Administratës Publike shumë shpejt do të hapë dyert për qindra punonjës.Në fillim të këtij viti qeveria mori një vendim, ku u planifikua që gjatë 2018 të hapen 1073 pozicione vakante në të gjitha institucionet, që nga drejtori i përgjithshëm e deri tek specialisti i thjeshtë... LAERT DURAJ: Posta Shqiptare lehtësira për pensionistët dhe blerjet on-line, ja shërbimet e reja që do të ofrojmë DAP hap dyert për qindra punonjës, ngrihen komitetet e pranimit nëpër institucione, nis ristrukturimi i stafeve Faqe 10 Faqe 9 Faqe 7 Ç m i m i 2 0 l e k ë Përgjimi i Partisë Demokratike dhe akuzat e ngritura për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj kanë vënë në lëvizje prokurorinë.Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda paralelisht me njëra-tjetrën po kryejnë... Prokuroria thellon hetimet për përgjimin e PD, merret sërish në pyetje Veliu, tjetër kërkesë për deputetët demokratë Faqe 6 Faqe 5 “Sofja-Tirana”, një vepër arti mbi afrimin e njerëzve të dy vendeve në tranzicion F. 19 Faqe 12 CIA zbardh të tjera detaje nga përplasjet mes Tiranës dhe Moskës, BRSS akuza Enver Hoxhës se po dilte nga linja marksiste-leniniste Konsullata e Nderit dhe Ambasada e Bullgar- isë në bashkëpunim me Bashkinë eTiranës, kanë promovuar para pak ditësh në Qendrën... & KOMENT ANALIZE F. 14-15 Libri si medikament mbrojtës nga efektet e globalizimit Nga Luan KURTI Nga Bardhyl BEJKO Me “Babalen” në timon, opozita drejt e në fron! Nga Besi BEKTESHI E madhe për të qenë e bashkuar, e vogël për të qenë e ndarë! PS paralajmëron Berishën: Hapja e dosjes “Hajdari” do sjellë zhvillime, ish-kryeministri bllokoi 3 herë ekstradimin e Izet Haxhisë Faqe 2,3 Vetingu, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve parregullsi me formularët, kërkohen të dhëna shtesë për udhëtimet dhe shpenzimet e tyre Partia Socialiste lëshoi ditën e djeshme një paralajmërim të hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se demokrati Berisha është i frikësuar nga hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit me ardhjen e Izet Haxhisë. Madje ai zbuloi edhe disa prapaskena gjatë kohës që në qeveri ishte Sali Berisha... Faqe 8

Zbardhet plani i PS për të larguar Metën nga drejtësia, më ... · e globalizimit Nga Luan KURTI Nga Bardhyl BEJKO Me “Babalen” në timon, opozita drejt e në fron! Nga Besi

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar dje se opozita ditën e shtunë, më 26 maj do të ngrihet në protestë për të kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xha-faj. Pas takimit të zhvilluar me aleatët në selinë blu, Basha në një deklaratë për mediat...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Rama: Audio-përgjimi dhe “dëshmitari X” sabotim i pastër i SHQUP, nuk kam ndërmend të largoj Fatmir Xhafajn

Opozita ngrihet në protestë, më 26 maj tubim në bulevard kundër Xhafajt, Basha thirrje

qytetarëve t’i bashkohen

Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 19 Maj 2018

Zbardhet plani i PS për të larguar Metën nga drejtësia, më 31 maj miratohet vendimi që i hap rrugë

KLGJ e KLP, ndërkombëtarët ultimatum të shkrihet KLD

Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj ka folur dje duke dhënë shumë detaje në lidhje me institucionin që ai drejton. Gjatë një prononcimi për gazetën SOT, zoti Duraj zbuloi se Posta Shqiptare ofron shumë benefite për pension-istët, duke theksuar se do të hapen...

Departamenti i Administratës Publike shumë shpejt do të hapë dyert për qindra punonjës. Në fillim të këtij viti qeveria mori një vendim, ku u planifikua që gjatë 2018 të hapen 1073 pozicione vakante në të gjitha institucionet, që nga drejtori i përgjithshëm e deri tek specialisti i thjeshtë...

LAERT DURAJ: Posta Shqiptare lehtësira

për pensionistët dhe blerjet on-line, ja shërbimet e reja që do të ofrojmë

DAP hap dyert për qindra punonjës, ngrihen komitetet e pranimit nëpër institucione,

nis ristrukturimi i stafeve

Faqe 10

Faqe 9

Faqe 7

Çmimi 20 lekë

Përgjimi i Partisë Demokratike dhe akuzat e ngritura për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj kanë vënë në lëvizje prokurorinë. Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda paralelisht me njëra-tjetrën po kryejnë...

Prokuroria thellon hetimet për përgjimin e PD, merret sërish në pyetje Veliu, tjetër kërkesë

për deputetët demokratë

Faqe 6

Faqe 5

“Sofja-Tirana”, një vepër arti mbi afrimin

e njerëzve të dy vendeve në tranzicion

F. 19Faqe 12

CIA zbardh të tjera detaje nga përplasjet mes Tiranës dhe Moskës, BRSS akuza Enver Hoxhës se po dilte

nga linja marksiste-leninisteKonsullata e Nderit dhe Ambasada e Bullgar-

isë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë promovuar para pak ditësh në Qendrën...

&KOMENT ANALIZEF. 14-15

Libri si medikament mbrojtës nga efektet

e globalizimit

Nga Luan KURTI

Nga Bardhyl BEJKO

Me “Babalen” në timon, opozita drejt e në fron!

Nga Besi BEKTESHI

E madhe për të qenë e bashkuar, e vogël për të qenë e ndarë!

PS paralajmëron Berishën: Hapja e dosjes “Hajdari” do sjellë zhvillime, ish-kryeministri

bllokoi 3 herë ekstradimin e Izet Haxhisë

Faqe 2,3

Vetingu, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve parregullsi me formularët, kërkohen të dhëna shtesë për udhëtimet dhe shpenzimet e tyre

Partia Socialiste lëshoi ditën e djeshme një paralajmërim të hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i grupit parlamentar të PS,

Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se demokrati Berisha është i frikësuar nga hapja e dosjes së vrasjes së Azem

Hajdarit me ardhjen e Izet Haxhisë. Madje ai zbuloi edhe disa prapaskena gjatë kohës që në qeveri ishte Sali Berisha... Faqe 8

2 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Çdo person që vjen në dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësim-it ka të drejtë të informojë drejtpërdrejt institucionet e rivlerësimit. Institucioni i riv-lerësimit është i detyruar të kontrollojë nëse informacioni është dhënë nga një person i njohur ose anonim.

2. Informacioni duhet të përmba-jë përshkrimin e të dhënave për të vlerësuar shkeljen ligjore, sipas kritereve të rivlerësimit, veçanërisht për veprimin ose praktikën e dyshuar, pasojat ligjore, rrethanat për faktet që krijojnë bindjen se ka pasur shkelje ligjore, si dhe të dhënat mbi identitetin e personit.

Pjesëmarrja e publikut në denoncimin

e fakteve

“Plani ishte që në janar të këtij viti të

mbyllej procesi i verifikimit për 57 emrat e parë, mirëpo nuk ka ndodhur akoma kështu. Nga këta është marrë vendim

vetëm për 8 emra, ndërsa për 69 të tjerë vijon puna. Gazeta ka mësuar

nga burime brenda KPK se një ndër arsyet që po vonon procesi është se ka

shumë emra që kanë parregullsi...

1. Personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit, ka të drejtë t’i drejtohet zyrës së prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit, sipas legjislacionit penal.

2. Prokurori mund t’i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë personit që shpreh vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.

3. Personi ka të drejtë përfaqësohet nga mbrojtësi i

tij ligjor.4. Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bash-

këpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore.

BASHKËPUNËTORI I DREJTËSISË

“Politico”: BE lë në ankth Tiranën dhe Shkupin, hapja e negociatave për Shqipërinë varet nga lufta ndaj korrupsionit dhe krimit

Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk e kanë të sigurt nëse do të hapen negociatat. Kështu ka deklaruar prestigjozia “Politico”, duke ju referuar samitit të Sofjes ku u takuan liderët e Ballkanit. Sipas “Politico”, Tirana dhe Shkupi lihen në ankth, teksa vijohet se për dy vendet për të cilat u çel rekomandimi nga Komisioni Europian, mungoi mbështetja nga liderët kryesorë të BE. Këshilla e përgjithshme ishte se dy vendet duhet të bëjnë më shumë deri në muajin Qershor, kur është ballafaqimi

i radhës. “Sofja nuk ishte një rinovim i prem-timeve martesore, pasi ceremonia e madhe nuk ka ndodhur kurrë. Ishte një deklaratë e dy partnerëve se dëshirojnë ende të marto-hen, por tashmë njëra palë po bën çmos për t’u martuar”, thuhet në shkrim. Sipas tij, fati i Shqipërisë varet nga lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. “Shqipëria është në presion për të luftuar fort krimin e organizuar dhe emigrantët ilegalë, ndërsa Maqedonia është e varur nga marrëveshja me Greqinë”, thuhet

në shkrim. Më tej deklarohet se prishësi i festës cilësohet presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u tregua i drejtpërdrejtë kur për-mendi kushtet për dhënien e statusit të vendit kandidat. “Brukseli së fundi i ka rikthyer sytë nga rajoni, pasi ndjen trysninë e influencës së Rusisë dhe Turqisë”, shkruan “Politico”. Balla-faqimi u mbyll me fjalët e ngrohta të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha se historikisht, gjeografikisht dhe kulturalisht, Ballkani Perëndimor është Europë dhe se e

ardhmja e rajonit nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit në BE. Megjithatë Tusk frenoi entuziazmin e Kryeministrit bullgar, kur tha se ndonëse një rajon i vogël, kur vjen puna te telashet Ballkani shkakton më shumë se Gjerma-nia dhe Franca së bashku. Edhe Financial Times thotë se hapja e negociatave është një garë me pengesa për Shqipërinë e Maqedoninë, të cilat duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit, në reformimin e institucioneve dhe zgjidhjen e problemeve dy palëshe me fqinjët.

Kliti TOPALLI

Ecuria e procesit të vetingut për gjyqtarët dhe proku-rorët ka dalë përtej para-shikimeve. Plani ishte që

në janar të këtij viti të mbyllej proc-esi i verifikimit për 57 emrat e parë, mirëpo nuk ka ndodhur akoma kësh-tu. Nga këta, është marrë vendim vetëm për 8 emra, ndërsa për 69 të tjerë vijon puna. Gazeta ka mësuar nga burime brenda KPK se një ndër arsyet që po vonon procesi është se ka shumë emra që kanë parregull-si në formularë. Jo të gjithë kanë dhënë sqarime të qarta mbi pasuritë apo lidhjet me botën e krimit dhe kjo ka detyruar komisionerët që të kërkojnë materiale shtesë nga shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vështirësia më e madhe ka të bëjë me verifikimin e udhëtimeve të tyre jashtë vendit, apo dhe shpenzimet që kanë kryer mbi 3 milionë lekë krye-sisht për shkollimin e fëmijëve apo në spitale. Një burim i tha gazetës se gjatë procesit të verifikimit ka pasur shumë korrespondenca mes KPK dhe gjyqtarëve e prokurorëve, ku në disa raste ata janë thirrur dhe për të dhënë sqarime. Por ajo që po fundos shumë prej tyre janë pasuritë e paluajtshme. Ka shumë emra që kanë bërë mashtrime përmes noterëve mbi pronësinë dhe vlerën e objekteve të paluajtshme. Por KPK përmes ekonomistëve të vet ka bërë verifikim të pasurisë vit pas viti. Përveç deklarimit që u bë në 2016 në kuadër të vetingut, mësohet se nga ILDKP janë marrë dhe deklarata e pasurive të bëra që nga viti 2003 e deri më sot. Të gjitha deklarimet janë krahasuar dhe ka rezultuar se ka mospërputhje për shumë emra. Në deklarimet që kanë bërë në kuadër të vetingut ata kanë deklaruar bane-sa me vlerë tjetër nga ajo që kanë deklaruar ndër vite dhe kjo ka bërë që komisioner të shtojnë verifikimet. Ndërkohë ajo që bie në sy është se deri më tani nuk ka rezultuar askush i lidhur me krimin. Procesi i verifi-kimit të pastërtisë së figurës është lënë në plan të dytë nga KPK, pasi në momentin dikush ka rezultuar me problem me pasurinë, nuk vijohet me verifikimin e karrierës dhe të figurës.

Hetimet për gjyqtarët dhe prokurorët

Deri më tani 5 persona kanë

procedimi civil ose administrativ, zbulohet një fakt që përbën vepër penale që ndiqet kryesisht, organi përkatës bën kallëzim te prokurori”, thuhet në Kod. Pikërisht, në bazë të këtij përcaktimi, Komisioni i Pavar-ur i Kualifikimit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive janë të detyruara të kallëzojnë penalisht

të gjithë ata që zbulohen me shkel-je. Por telashet për gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të jenë vetëm brenda vendit, pasi ka rrezik që të ketë hetime dhe jashtë vendit, ndër-sa në sitë do të kalojnë dhe të afërmit e tyre. Ka shumë njerëz në drejtësi që gëzojnë dy shtetësi dhe kjo do e rrisë rrezikun për ta.

mbetur në procesin e vetingut, ndërsa ky numër pritet të rritet. Por për ta nuk do të ketë vetëm shkarkim nga detyra, pasi do ketë dhe kallëzime penale. Është neni 281 i Kodit të Procedurës Penale që detyron institucionet shtetërore që të kallëzojnë penalisht të gjithë ata persona, për të cilët kanë di-jeni se kanë kryer vepër penale. “Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore. Kur, gjatë një

Vetingu vijon ende me ritme të ngadalta

Vetingu, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve parregullsi me formularët, kërkohen informacione

shtesë për udhëtimet dhe shpenzimetBylykbashi: Do nxjerrim

fakte të tjeraDeputeti demokrat Oerd By-

lykbashi, ka paralajmëruar pub-likimin e elementeve të reja sa i përket çështjes së denoncuar nga forca politike ku bën pjesë, mbrojtjen dhe lehtësimin e krim-inalitetit nga qeveria Rama. “Do të paraqiten elemente të tjera të cilat do të vërtetojnë përtej çdo dyshimi. Do ta shihni, PD do vërë në dispozicion fakte të tjera si deri më sot. Mos ta ngatërrojmë, nuk është vetëm historia e Agron Xhafajt. Që Agron Xhafaj është një trafikant droge, jo një korrier droge, por zotëruesi i një rrjeti shpërndarjeje të kokainës. E thonë autoritetet italiane. PD do të vazh-dojë të bëjë publike fakte të tjera që gozhdojnë zotin Rama dhe zotin Xhafaj mbi të gjitha”, theksoi Bylykbashi. Deklaratat erdhën pasi Partia Demokratike publikoi me zë dhe figurë dëshminë e të ashtuquajturit “Bashkëpunëtori X” në audio përgjimin e publikuar nga selia blu, si inkriminuese ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gati linja e re e transmetimit në UKTTë gjitha lagjet rreth qendrës

së Tiranës do të kenë një shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës, krahas punimeve për fazën e dytë të re-habilitimit të sheshit “Skënderbej” dhe lulishteve të tij, ka kryer edhe të gjitha punimet nëntokësore sa i përket ujësjellësit. Punimet janë kryer përgjatë rrugës “Abdi Toptani” deri në qendër, duke bërë të mun-dur ndërtimin e një linje të re të furnizimit me ujë. Në këtë hapësirë të kryeqytetit janë kryer inves-time hidroteknike prej UKT-së, në mënyrë që të shtohet kapaciteti i transmetimit dhe cilësia e furnizim-it me ujë, jo vetëm për banorët, por edhe bizneset e zonës së qendrës të cilat tërheqin shumë turistë. Ky investim lidh në këtë mënyrë edhe pjesën e qendrës së Tiranës me linjën kryesore të transmetimit të ujit që u ndërtua një vit më parë përgjatë rrugës “George W Bush” dhe përgjatë unazës.

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Alexis Tsipras: Negociatat me Shqipërinë më të vështira se me Maqedoninë, shumë shpejt do të kemi rezultate pozitive

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka folur dje sa i takon bisedimeve Shqipëri-Greqi për kufirin detar dhe çështjet tjera që po negociohen. Në një konferencë shtypi në Sofje gjatë samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit perëndimor kryemi-nistri grek Aleksis Tsipras deklaroi se negociatat me Shqipërinë po vazhdojnë dhe i karakterizoi ato tepër të vështira. “Duhet të keni parasysh se me Shqipërinë po zgjidhim çështje nga Lufta e 2 Botërore, kemi ende në fuqi Ligjin e Luftës, kemi temën e zonave ekonomike qe është shumë e rëndësishme dhe një sërë temash të tjera, midis tyre dhe të drejtat e minoritetit grek. Jemi në rrugë

të mbarë. Jam (nuk do përdor fjalën -i sigurt) por shumë optimist që mund të kemi rezultat pozitiv dhe në këto negociata deri në fund të qershorit”, tha ai. Kryeministri grek dha sinjale se Athina nuk do të krijojë asnjë pengesë në integrimin e vendit. Ai u shpreh se negociatat mes dy vendeve nuk do luajnë rol në procesin e negociatave. “Nëse Shqipëria merr dritën jeshile për çeljen e negociatave nga BE, është një procedurë që nuk varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë. Është një çështje e rajonit dhe më gjerë, e cila do na mbajë dhe më shumë të angazhuar sa më shumë i afrohemi Samitit të qershorit, por ka

disa shtete që kanë vlerësim ndryshe ndaj kësaj”, tha Tsipras. Pak ditë më parë u zhvillua në Greqi raundi i dytë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa në një takim Bushati-Tsipras u arrit pakti për njohjen e patentave. Pasi nënshkru-an marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit, së bashku me Bushatin, ministri grek Kotzias e ka quajtur ligjin e luftës një skizofreni historike. “Vizita e zotit Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit dhe qeverisë. E keni parasysh çështjen e Presidentit për dhënien e autorizimit për për-fundimin e negociatave, tashmë ajo çështje është

zgjidhur. Kështu që shumë shpejt se zgjedhjet e ardhshme në Greqi, besoj para vjeshtës. Takimet e lidhura me zonat ekonomike janë më të mira. Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira. Jemi shumë optimist. Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramidave. Besoj se politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës”, tha Kotzias.

Në shtator shkrihet KLD dhe ngrihen KLGJ e KLP

Zbardhet plani i PS për të larguar Metën nga drejtësia, më 31 maj miratohet vendimi që i hap rrugë KLGJ e KLP, ndërkombëtarët ultimatum të shkrihet KLD

a) të monitoroje proceset e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë;

b) të bëjë koordinimin midis institucioneve dhe organeve që zbatojnë ligjin nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë";

c) të ndjekë ecurinë e zbatimit të parashiki-meve të ligjit nr. 115/2016 (në vijim "ligji nr.

1 15/2016 ) , nga institucionet respektive të parashikuara në këtë ligj, brenda afateve të përcaktuara ligjore;

c) të raportoje në komisionin e përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend për ecurinë e zbatimit të ligjit, sa herë është e nevojshme dhe kërkohet prej tij;

d) të raportoje në Kuvend për ecurinë e zbatimit të ligjit, sa herë kërkohet prej tij.

DETYRAT E KOMISIONIT Ja parashikimet në pr/vendimin e PS

• Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi me votim të fshehtë, me shumicë të thjeshtë, nga lista e kan-didatëve e miratuar në komisionin e përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.

• Komisioni i Pavarur i ushtron funksionet e tij deri në përfundimin e procesit të krijimit dhe fillimin e veprimtarisë së organeve të parashi-kuara në ligjin nr.115/2016.

• Komisioni i Pavarur drejtohet nga kryetari, i cili zgjidhet në mbledhjen e parë të Komisionit, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij. Në mbledhjen e parë të Komisionit të Pa-varur zgjidhet dhe sekretari i tij, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Komisionit. Sekretari drejton çështjet administrative - teknike të komisionit dhe, se bashku me Kryetarin, mban marrëdhëniet administrative me stafin mbështetës, ndjek mbarëvajtjen e procedurave për organizimin e mbledhjeve si dhe kujdeset për ruajtjen dhe administrimin e dokumentacionit të Komisionit të Pavarur, sipas legjislacionit në fuqi. Anëtari më i vjetër në moshë përgatit dhe thërret mbledhjen e parë të Komisionit të Pavarur, jo më vonë se 3 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur.

• Kriteret dhe kushtet për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur janë si më poshtë:

1. Anëtar i Komisionit te Pavarur mund të zg-jidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;b) të këtë mbaruar arsimin e lartë juridik,

Diplomë e Nivelit të Dytë;c) të mos ketë ushtruar funksione politike në

administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data skandidimit;

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe te mos ketë masë disiplinore në fuqi;

2. Kandidati që përmbush kushtet e para-shikuara në pikën I, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

a) të ketë përvojë pune jo me pak se 15 vjet punë në profesionin jurist, gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, apo jurist i nivelit të larte në administratën publike;

b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës;

c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Kliti TOPALLI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë brenda pak muajsh do të shkrihet. Javët e fundit dikasteri i drejtuar nga Ilir Meta është përfshirë në disa skandale, pasi 16

gjyqtarë të përfshirë në afera, nuk u shkarkuan nga detyra. Duke marrë shkas dhe nga këto fenomene, mazhoranca është vënë në lëvizje që të shkrihet sa më shpejt ky institucion dhe të ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Komisioni i vetingut ka mbyllur procesin e verifikimit për disa prej kandidatëve dhe shumë shpejt do të zhvillohen seancat dëgjimore. Por në fillim të qershorit do të jetë Parlamenti ai që do të ushtrojë presion ndaj institucioneve që të mbyllin sa më shpejt procedurat. Mazhoranca ka depozituar një projektvendim, ku parashikohet ngritja e një komisioni i cili do të mbikëqyrë dhe asistojë në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, KLGJ, KLP, SPAK, BKH apo Inspektoratin e Drejtësisë. Të enjten që lamë pas u mblodh Konferenca e Kryetarëve dhe projektvendimi është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Plani është që drafti të miratohet në seancën plenare të 31 majit. Sapo të bëhet miratimi, menjëherë do nisë puna dhe pritet që brenda 2 javëve të para të qershorit të ngrihet komisioni, i cili do të përbëhet nga 5 anëtarë, të cilat do të zgjid-hen nga fusha e drejtësisë dhe nuk do të kenë lidhje me politikën. Gazeta u interesua pranë mazhorancës dhe plani është që KLGJ dhe KLP të ngrihen brenda 2 muajve në vijim. Sapo Komisioni i Pavarur të ngrihet, ai do të kërkojë që kandidatët për në KLGJ dhe KLP të jenë prioritet i vetingut. Pasi të mbyllet procesi për ta, atëherë do kërkohet nga Gjykata e Lartë dhe nga Prokuroria e Përgjithshme që të mbledhin Konferencën Gjyqësore dhe Këshillin e Proku-rorisë, ku duhet që të zgjedhin nga 6 anëtarët e KLGJ dhe të KLP. Pas këtij veprimi, dy organet e reja do të jenë gati, pasi 10 anëtarët nga radhët e juristëve dhe shoqëria civile tashmë janë zgjedhur. Plani i mazhorancës është që deri në shtator KLGJ dhe KLP të jenë gati.

Ndërkombëtarët rrisin presionetNgritja e organeve të reja të drejtësisë do të

thotë largim të president Ilir Meta nga sistemi i drejtësisë. Sipas parashikimeve në ligj, sapo të përzgjidhen të gjitha anëtarët e KLGJ, KLD do të pushojë së ekzistuari dhe anëtarët e saj do të shpërndahen. Një burim i tha gazetës se Parlamenti e ka ndërmarrë këtë nismë pas kërkesave të vazhdueshme të ndërkom-bëtarëve, teksa ka pasur asistencë dhe prej tyre. Përfaqësues të organizatave që po asistojnë në reformën në drejtësi kanë kërkuar që të ecet sa më shpejt me procesin e ngritjes së organeve

të reja të drejtësisë. Ata kanë kërkuar që KLGJ dhe KLP të ngrihen brenda këtij viti dhe kjo ka bërë që PS të vihet në lëvizje. Pra duket se ndërkombëtarët në mënyrë të tërthortë po këmbëngulin për shkrirjen e KLD dhe ngritjen e KGLJ dhe KLP, në mënyrë që t’i jepet fund ngërçit të krijuar prej muajsh në drejtësi. KLD momentalisht është institucion me shumë pak kompetenca, pasi mund të bëjë vetëm transfer-ime gjyqtarësh, por ka shkelur dhe ligjin. Gjatë kohës që drejtohej nga Bujar Nishani, kërkesat e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e 13

gjyqtarëve nuk u futën në rend dite sikundër e parashikon ligji. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikonte që 6 muaj nga hyrja e tij në fuqi, duhet të ezaurohen të gjitha kërkesat e ministrisë për procedime gjyqtarësh, por KLD nuk futi në rend dite asnjë kërkesë, edhe pse ishin 16 të tilla. Këto kërkesa u ride-pozituan nga ministrja Etilda Gjonaj, por KLD nuk pranoi shkarkimin e gjyqtarëve. Duket se kjo ka vënë ndërkombëtarët përballë një emergjence dhe tani po kërkohet ngritja me urgjencë e KLGJ dhe KLP.

Komisioni i Pavarur mblidhet të paktën 1 herë në muaj. Mbledhjet janë të vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të Komisionit. Vendimet e Komi-sionit quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve.

Komisioni i Pavarur miraton rregulloren

e brendshme të organizimit dhe të vep-rimtarisë së tij duke iu referuar legjislacionit në fuqi për funksionimin e organeve koleg-jiale.

Komisioni i Pavarur, për ushtrimin e funk-sioneve të tij ndihmohet nga administrata e Kuvendit.

PUNA E KOMISIONIT

4 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Kam qenë në Itali, kam pun-uar. Kam punuar tërë jetën në det ’93-’99. Në 2000-shin u shkëputa në Itali punova bashkë me zotin... me grupin e Agron Xhafajt gjer në 2002-in. Punuam punën e koka-inës, të gjitha gjërave. Shisnim kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomone, por kam hequr dorë në 2000-shin. Nëëëë.... Hoqa dorë se s’e përballoja dot më atë lloj pune. Shpëtova dy herë nga vdekja, do ishim të mbytur. E njoh (Agron Xhafajn) që në ’99-ën që me anë të një mikut tim, me Ardin e Refatit që sot ndodhet brenda, në Brindisi, në Itali. Me anë të lidhjeve të punës në Itali. Në 2005-ën, më ndodhi aksident mua në punë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh”, deklaroi dy ditë më parë Albert Veliu apo dëshmitari X në dësh-minë e dhënë për PD.

JA ÇFARË DEKLAROI “DËSHMITARI X” NË INTERVISTËN E PD

Ambasadorja Schutz: Lufta kundër krimit të organizuar prioritet për në BE, Shqipëria dhe Gjermania do thellojnë bashkëpunimin mes tyre

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Su-sanne Schutz deklaroi dje se Gjermania do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë vizitës që zhvilloi së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafajn në task forcën speciale “Forca e Ligjit”, ambasadorja Schutz theksoi se lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen e Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Madje, duke u ndalur tek çështja e integrim-it, ambasadorja gjermane, Susanne Schutz

u shpreh se qëllimi i vizitës në task forcën speciale ishte ai informimit për punën e bërë deri më tani. Ajo tha gjithashtu se në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve kundër krimit të organizuar janë arritur rezultatet e para dhe se bashkëpunimi është diçka shumë frytdhënës. “Sapo pata një vizitë në ambientet e Task Forcës. Qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi fil-luar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të

vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë. Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integ-rimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim”, tha ambasadorja gjermane, Susanne Schutz. Ndërsa nga ana tjetër ministri Xhafaj teksa shprehu vlerësime mbi ambasadoren gjermane Susanne Schutz u shpreh se marrëdhëniet mes dy policive dhe dy ministrive do të forcohen akoma më shumë

në fushën kundër krimit të organizuar. “Unë e vlerësoj shumë prezencën e ambasadores edhe për mesazhet që ajo përcolli në mbështetje të Task Forcës, edhe për mesazhet e qeverisë së saj për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe unë besoj që marrëdhëniet ndërmjet dy policive, ndërmjet dy ministrive në këtë fushë do të forcohen më tej. Besoj se do të jenë marrëdhënie model edhe për t’u ndjekur në raport me vendet e tjera evropiane që janë gjithashtu të interesuara në funksion të këtij bashkëpunimi”, tha ai.

Fatmir Xhafaj reagon pas dëshmisë së Albert Veliut: Sajesë dixhitale e PD,

është kthyer në parti trillimesh

Ministri: Detyra ime është të punoj për policinë, PD punon për sajesa

Xhafaj deklaroi se përveç hetimeve po shkëmbehet edhe informacion për të mundësuar identifikimin e elementëve kriminalë në Shqipëri. “Task Forca ka disa çështje në proces hetimi policor të përbashkët me autoritetet policore gjermane. Janë çështje shumë të nd-jeshme edhe për publikun shqiptar.

Pala gjermane është duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo thjesht asistence, por edhe shkëmbim informacion, hetime të përbashkëta, për të pasur sukses në hetimin e këtyre çështjeve të rëndësishme për publikun shqiptar dhe jo vetëm për publikun shqiptar”, u shpreh ministri.

Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, drejtpërsëdrejti operacionit “Forca e Ligjit” në luftën kundër krimit të organizuar. Mbështetja gjermane nuk ka qenë thjesht në kuadrin e këshillave, rekomandimeve, por një asistencë në hartimin e kësaj strategjie, këtij plani veprimi dhe mbi të gjitha me kontribute në çështje konkrete”, tha ministri Xhafaj. Xhafaj: Hetime të përbashkëta me

palën gjermane Në kuadër të luftës kundër krimit

që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, ministri Xhafaj deklaroi dje se pas operacionit ku u arrestua Arbër Çe-kaj, pala shqiptare po bën hetime të përbashkëta me atë gjermane. Madje, “

Endri ARIZI

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xha-faj ka reaguar dje për herë të parë në lidhje me dësh-

minë e Albert Veliut apo siç njihet ndry-she “bashkëpunëtori X” tek audiopërg-jimi i publikuar nga PD. Teksa vizitoi së bashku me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, task forcën speciale të operacionit “Forca e Ligjit” dhe atë “Anti-Skifter”, ministri Xhafaj, në një prononcim për mediat, u shpreh se PD është kthyer në një parti trillimesh. Sipas ministrit Xhafaj, audio përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike nuk është gjë tjetër veçse një sajesë dixhitale. Madje Xhafaj tha se detyra e tij është që të punojë për prokurori speciale ndërsa e PD që të punojë për qytetarin dixhital të sajuar. “Përsa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t’ju them një gjë, këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e 'sajesave dixhitale'. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokurori speciale, për polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për 'qytetarin dixhital të sajuar'. Kjo nuk është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.

Lufta kundër krimit Ministri i Punëve të Brendshme Fat-

mir Xhafaj, pas vizitës që kreu në njësinë e task forcës speciale, deklaroi gjithash-tu se strukturat e policisë shqiptare po bashkëpunojnë me ato të palës gjer-mane në të dyja vendet me qëllim që të godasin krimin e organizuar. Xhafaj tha se mbështetja e palës gjermane për atë shqiptare nuk ka qenë vetëm në kuadrin e këshillave por dhe në kuadrin e hartimit të një strategjie kundër krimit. “Dëshiroj të falënderoj me këtë rast am-basadoren për vizitën dhe për mesazhet që përcolli gjatë takimit me drejtuesit e Task Forcës Speciale që operon në kuadrin e operacionit "Forca e Ligjit", por dhe për Task Forcën "Anti-Skifter", që punon së bashku me policinë gjermane në Shqipëri dhe në territorin gjerman. Është rasti për të theksuar mbështet-jen e veçantë që Qeveria Federale e Gjermanisë, Ministria e Brendshme, Policia gjermane është duke i ofruar

Pjerin Ndreu: Dëshmitarët pijanecë asnjëherë nuk

merren parasysh Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin

Nderu ka ironizuar dje me Partinë Demokratike në lidhje me intervistën e dhënë nga ana e Albert Veliut dy ditë më parë që PD publikoi. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, deputeti socialit Pjerin Ndreu deklaroi se dëshmitarët apo informuesit pijanecë apo hajdutë nuk janë marrë seriozisht as në kohën e diktaturës. Duke u ndalur tek personaliteti i Velitu, deputeti Ndreu ngre pikëpyetje nëse duhet besuar apo jo. “As informatori, as dëshmitari, as denoncu-esi që është pijanec, hajdut, drogaxhi, mashtrues nuk është marrë seriozisht asnjëherë as në atë kohë të diktaturës kur duhej të dënohej dikush ! Personal-iteti i personit qe flet diçka është baza nga nisesh për ta besuar apo jo! Një njeri që shitet e blihet lire, nuk mund të beso-het e të serviret si zëdhënës i së vërtetës! Kaq poshtë ka rënë politika shqiptare e opozitës!”,deklaroi dje deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Nderu.

Autenticiteti i audiopërgjimit të PD,

Vasili: Rama po gënjen Kryetari i grupit parlamentar i LSI,

Petrit Vasili, akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se mashtroi me ekspertizën e audio përgjimit të "dëshmitarit X" kur tha se ajo ishte e rreme. I ftuar në një studio televizive, Vasili kërkoi nga or-gani i akuzës të marrë në hetim kreun e qeverisë për mashtrim dhe shpërdorim detyre. “Ka një audio përgjim që thotë se vëllai i ministrit merret me trafiqe. Nuk është vetëm ajo audio, kemi ngjarjet e fundit inkriminuese, largimi misterioz i vëllait të ministrit. Kur kanë kaluar 16-vjet, pse ndodhi tani që u denoncua kjo? Kur dolën këto çështje të mëdha, ky audio përgjim, doli kryeministri dhe e mohoi. Prokuroria është në një faj të madh publik, si i ka dhënë përgjimin kryeministrit. Prokuroria ka rënë në një proces të madh publik. Kemi një sistem juridik të rënë. Prokuroria heton dhe i ve në dispozicion kryeministrit materialet në hetim që janë të vërteta apo nuk janë të vërteta. Por kryeministri ka gënjyer. Si e mori përsipër të gënjejë shqiptarët”, tha Vasili.

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka reaguar dje për herë të parë në lidhje me dëshminë e Albert Veliut

apo siç njihet ndryshe bashkëpunëtori X tek audiopërgjimi i publikuar nga PD.

Teksa vizitoi së bashku me ambasador-en gjermane në Tiranë, Susanne Schutz,

task forcën speciale të operacionit...

Ministri Xhafaj teksa u pyet dje nga gazetarët mbi arrestimin e Arbër Çekajt dhe goditjes së 1.8 tonëve kokainë në Gjermani, u shpreh se shqiptarët renditen të 15 në shtetin gjerman sa i takon krimit të organizuar. “Për sa i përket çështjes së parë, më duhet të them se shqiptarët nga pikëpamja e statistikave që disponojmë nga kolegët tanë, nuk janë ndër vendet që kanë një peshë të rëndësishme në krimin e zhvilluar në territorin gjerman, nga të huajt. Dhe sa për dijeninë tuaj, përjashto

ato vepra penale që lidhen me kalimin e paligjshëm apo emigracionin e paligjshëm, për pjesën tjetër ndër të huajt, shqiptarët renditen në vendin e 15-të në Gjermani. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme, përkundrazi, ka jo pak problem, që lidhen në fushën e trafikut të drogës, të qenieve njerëzore, në fushën e vjedhjeve të banesave apo mjeteve motorike, të cilat siç thashë, janë çështje që ne i trajtojmë bashkërisht me kolegët gjermanë, në kuadrin e operacionit ‘Forca e Ligjit’”, tha Xhafaj.

Xhafaj: Shqiptarët të 15-ët në Gjermani për krimin e organizuar

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ajo që ndodh është që pjesa e vështirë e bisedave me partnerët është pjesa ku na thuhet në gjuhën e tyre ajo që dëgjojmë këtu dhe na kërkohet shpjegim. Pra mendoj që kjo është e pafalshme, është e pagëll-titshme, është jashtë çdolloj mundësie për ta justifikuar. Asnjë vend që sot është në BE, nuk ka bërë kurrë gjëra të tilla me Brukselin apo me Këshillin Europian, përmes opozitave që kanë

qenë në këto vende. Kurrë! Kjo është opozita e parë në historinë e procesit të integrimit të vendeve ish komu-niste që shfaqet në krahun e atyre që janë kundër integrimit me këto që bën, pavarësisht se çfarë mund të thotë në fund të ndonjë fjalimi, që si dëgjon asnjeri ato fjalimet e tyre, që “megjithëse Shqipëria është katran me bojë duhet të hapi negociatat”, deklaroi kryeministri Rama.

EDI RAMA: OPOZITA, E VETMJA NË BOTË QË NUK DO VENDIN E SAJ

LSI distancohet nga Basha, Luan Rama: Përgjimi aksion i PD, nuk e dimë nëse është i vërtetë apo sajesë

Publikimi i audio-përgjimit dhe rrëfimi i “dëshmitarit X”, me anë të së cilëve tregohet se vëllai i ministrit të Brendshëm është i përfshirë në trafikun e drogës, duket se ka trazuar ujërat e politikës shqiptare. Mirëpo, teksa të gjithë prisnin që opozita në këto momente të ishte e bashkuar dhe unifikuar, nuk ka ndodhur aspak kështu. Lëvizja Socialiste për Integrim është distancuar nga Partia Demokratike, për rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt. Ka qenë nënk-ryetari i kësaj partie, Luan Rama, ai i cili gjatë

një prononcimi për mediat ka pranuar se vid-eo-përgjimi është një aksion i PD-së dhe se LSI nuk është e bindur, nëse video-përgjimi është i vërtetë apo një sajesë e Partisë Demokratike. “Përgjimi është aksion i PD-së. Po, është një ak-sion i Partisë Demokratike. Çështja është se ky aksion i PD, është një sajesë, apo jo? Si ngjarje kjo nuk është e re për median dhe publikun, unë kam qenë ministër i Mbrojtjes në atë kohë kur ka dal ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorëheqjen te

Majko. Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkretë pastaj janë dokumentet e vendimit në Itali. Këtu bëhet fjalë për emra konkretë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dalë. Duhet të ndërhyjë Prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni, duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn. D.m.th Prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj”, deklaroi ai. Ndërkohë, de-

puteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kritikuar dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama për të arritur në përfundime, pa folur më parë sipas tij, institucionet. “Me çfarë autoriteti ligjor kryeministri e ka bërë këtë iniciative, pra që i është drejtuar një agjencie për audiopërg-jimin? Cila është agjencia që i është drejtuar ai? Cila është agjencia që e ka sjellë kaq shpejt përgjigjen për kryeministrin? Ky është qëndrim i lajthitur”, nënvizoi nënkryetari Lëvizjes So-cialiste për Integrim Luan Rama.

Kryeministri: PD në gjendje të mjerueshme, serviri audio-përgjimin për të bllokuar negociatat

Rama: Audio-përgjimi dhe “dëshmitari X” sabotim i pastër i SHQUP, nuk kam

ndërmend të largoj Fatmir Xhafajn

Video sh.p.k e PD tregon se në çfarë

derexheje është katandisur PD, se

çfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e

shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për diç-

ka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të

mjaftueshme, në një kuptim e falen-deroj PD që e bëri

të lehtë...

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje optimist se vendi ynë do të marri një përgjigje pozitive në qershor përsa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. “Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve, edhe në drekën që pasoi dhe pjesën e luanit e mori kjo temë (negociatat). Është e qartë, nuk është sekret, axhendat nuk përkojnë plotësisht, madje pak, axhenda jonë e objektivave të mëtejshëm të integrimit

me axhendën brenda BE me objektivin e reformimit, që është në një situatë shumë kaotike, pasi ka qëndrime dhe qasje shumë të ndryshme. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe nuk ndihmon në atë që është objektivi ynë, por unë dëshiroj të them që ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vijoj të mbeten optimist që do të kemi një rezultat pozitiv në fund të qershorit”, deklaroi ai.

KRYEMINISTRI : NË QERSHOR REZULTAT POZITIV PËR NEGOCIATAT Akuzat ndaj “dëshmitarit X”, Boçi sulmon Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar dje ashpër kundër kryeministrit Rama, pas qëndrimit të këtij të fundit për dësh-minë e dëshmitarit X, Albert Veliu lidhur me trafikun e drogës, që sipas tij organizohej nga Agron Xhafaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Boçi theksoi se ironia e Ramës në këtë rast nuk vlen pavarësisht se ai e sheh BE-në si treg fshatar. “Pse nuk vlen ironia e Ramës! Ramë sa kohë qe je Kryeministër harrove që “bota është portokall” e rrotullohet dhe vjen një ditë; Ndërsa Trekëndëshin ti “nuk ke faj” që e ngatërron, sepse ende e di që është mënyrë ekzekutimi dhe jo figurë gjeometrike; Sa kohë që je ti K/M, Shqipëria do jetë si në Polin e Veriut, sepse këtu tek ne ngrin nga varfëria, vdes nga ftohtësia e shtetit, të përpin acari idiot i pushtetit dhe qeverinë e zbardh anë e kënd “bora” e kokainës; Sepse ti, tek e fundit, bar” po i shet e “miell” po i blen Europës. Krim po i eksporton e “të kuqe” po i importon”, shkruan ai.

Diaspora, Majko: Shteti t’i përshtatet rregullave të reja

170 profesionistë të fushave të ndryshme nga diaspora shqiptare janë mbledhur dje në Prishtinë me rastin e konferencës katër ditore “Diaspora Flet”. I pranishëm në këtë event ishte edhe ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko. Në fjalën e tij, Majko vlerësoi iniciativën për organizimin e një aktivitetit të tillë dhe e vuri theksin tek përshtatja e shtetit, përballë asaj që e quajti, “një sfidë administrative dhe politike”. “Si fenomen, diaspora është një sfidë administrative dhe politike. Brenda një shoqërie ajo kërkon përshtatjen e “të larguarës” me “të qëndrueshmen”. Diaspora kërkon një ekuilibër midis psikologjisë së parimit të “evolutives” me “statuskuonë” brenda një sho-qërie. Ndërkaq, kjo përshtatje nuk ka si të jetë veç një “leksion” nëpër kon-ferenca apo seminare, të shoqëruara me miratime ligjesh. Në thelb ajo do të kërkojë përshtatjen e kombit me rregullat e reja të globalizmit dhe vetëfunksionimin e tij në kushte të reja”, tha Majko.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje sërish, sa i takon audio-përgjimit të PD dhe rrëfimit të “dëshmitarit X”, të

njohur si Albert Veliu. Pas kthimit nga Bullgaria ku mori pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor, Rama doli në një konferencë shtypi në Rinas, ku dha disa detaje nga vizita e tij, ndërsa iu përgjigj edhe interesimit të mediave sa i takon akuzave ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë këmbënguli se materiali i përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm është i manipuluar dhe pse dy ditë më parë, Albert Veliu doli publikisht duke thënë se gjithçka është folur në atë përgjim është e vërtetë. Në këto kushte, i pari i qeverisë e cilësoi dëshminë e Veliut si një maskaradë nga PD, që ka vetëm një objektiv, bllokimin e negociatave. Sipas tij, audio-përgjimi dhe “dëshmitari X” është sabotim i pastër i gatuar nga SHQUP. “Unë kam sy dhe veshë, kur pashë dhe dëgjova nuk u besova syve dhe veshëve. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Farsë mizerabël e organizuar nga një parti politike, që teorikisht është alternativë qeverisëse, ndërsa këtë e organizon për të mashtruar dhe bllokuar negociatat, sabotim monumental. Video sh.p.k e PD tregon se në çfarë derexheje është katandisur PD, se çfarë mungesë res-pekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për diçka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falënderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it. Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar”, deklaroi ai.

Xhafaj konfirmohet në detyrëKryeministri Edi Rama u shpreh

se Fatmir Xhafaj do të vijojë që të qëndrojë në detyrë dhe sipas tij, një nga shkaqet që sulmohet nga opozita janë rezultatet e arritura në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Rama theksoi se Xhafaj meriton mbështetje, pasi nuk i është cënuar figura si ligjërisht ashtu edhe moralisht. “Në rastin konkret po ju them unë përgjigjen që më duhet për të vendosur nëse është cenuar ose jo moralisht, se ligjërisht nuk bëhet fjalë, figura e ministrit të Brendshëm,

e saj, në mjegullën që ndodhet sot BE në raport me vetveten, e lëre më pastaj me Ballkanin ose me ne, balta bën punën e saj”, u shpreh ai.

Hetimi për audio-përgjiminSa i takon agjencisë së specializuar

që përmendi në mbledhjen e grupit për autenticitetin e video-përgjimit, kryem-inistri Rama përsëriti qëndrimin e tij se materiali i denoncuar nga PD nuk është autentik. Edhe pse nuk zbuloi agjencinë në të cilën ka kryer verifikimin e tij, Rama theksoi se ajo u bë për të penguar negoci-atat. “Unë nuk i jam drejtuar asnjë firmë

dhe as një kompanie, unë i jam drejtuar një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund t’ua jap dhe ajo çka kam bërë ka qenë urgjente për mua, për të ditur unë të vërtetën. Nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë dhe ta cer-tifikojë cilado që të jetë ajo, Prokuroria, por për sa më takon, jam shumë i qartë. E thashë dhe e përsëris, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë”, nënvizoi ai.

e kam marrë. Ministri i Brendshëm do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës të cilën e bën me përgjegjshmëri dhe me rezultate shumë domethënëse, përditë e më domethënëse, të cilat janë një tjetër arsye pse këta janë kaq të shqetësuar për ministrin e Brendshëm. Nuk kam menduar kurrë që do më duhej ndon-jëherë të nxirrja nga shqipja ime e pasur fjalën sabotim për opozitën e këtij vendi po ky është sabotim i mirëfilltë, jo ven-dimtar, fatmirësisht po balta bën punën

6 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prokuroria thellon hetimet për përgjimin e PD, merret sërish në pyetje Albert Veliu, tjetër kërkesë për deputetët demokratë

Albert Veliu mban të njëjtin qëndrim, ekspertët i regjistrojnë zërin për krahasim

Mimoza IBRA

Përgjimi i Partisë Demokra-tike dhe akuzat e ngritura për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj

kanë vënë në lëvizje prokurorinë. Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Kri-meve të Rënda paralelisht me njëra-tjetrën po kryejnë hetime për këtë çështje. Në Prokurorinë e Tiranës po shqyrtohet kallëzimi penal i bërë nga Agron Xhafaj për shpifje nga ana e demokratëve, ndërsa Proku-roria e Krimeve të Rënda po merret me audio-përgjimin dhe intervistën e “dëshmitarit X”. Dy ditë më parë PD bëri publike një intervistë, ku zbuloi identitetin e “dëshmitarit X” të audio-përgjimit, Albert Veliu. Para-diten e ditës së enjte, Veliu u mor në pyetje vetëm për audio-përgjimin, ndërsa dje, pas publikimit të interv-istës, ai është pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dëshmia e tij ka nisur në orën 11:00 dhe ka zgjatur rreth 5 orë. Prokurori që e mori në pyetje “dëshmitarin X” ishte Përpa-rim Kulluri.

Detajet e dëshmisëGjatë dhënies së dëshmisë,

mësohet se Albert Veliu ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke theksuar se zëri në audio përgjim është zëri i tij dhe i Agron Xhafajt. Po ashtu, burimet i thanë gazetës se gjatë marrjes në pyetje, “dëshmitarit X” i është regjistruar zëri nga ekspertët në mënyrë që të kryhet një krahasim nëse përputhet zëri i tij me zërin në audio përgjim. Mirëpo interesant është fakti se në orët e paradites, pak para mbërritjes tek Krimet e Rënda, Albert Veliu është parë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, ku është takuar me juristin e PD, Ivi Kaso dhe deputetin Ervin Salianji. Më pas, i shoqëruar nga avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso, ai i është drejtuar organit të akuzës, ku është marrë në pyetje për intervistën e publikuar dhe akuzat e bëra. Sipas informacioneve, Albert Veliu është marrë në mbrojtje si dëshmitar, ndërsa mësohet se teksa mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ai shoqërohej nga grup personash që e ruanin. Sakaq, duhet theksuar që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kreu një takim dje tek Prokuroria e Krimeve të

Rënda. Ky takim erdhi pas zbulimit të “dëshmitarit X”, Albert Veliu, në përgjimin audio të vëllait të ministrit të Brendshëm dhe në një kohë kur ai do të dëshmonte. Drejtori i Përgjith-shëm i Policisë ka pasur një takim rreth 40 minuta me kreun e këtij institucioni, që sapo është emëruar, Donika Prela.

Kërkesa për demokratëtTeksa Prokuroria e Krimeve të

Rënda po kryen hetime për audio përgjimin e PD dhe intervistën e publikuar me “dëshmitarin X”, Prokuroria e Tiranës nga ana tjetër ka nisur një tjetër kërkesë për demokratët që të paraqiten për të dhënë dëshminë e tyre. Organi i akuzës iu ka kërkuar deputetëve Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltarit juridik të PD, Gazmend Bardhi që të shkojnë ditën e hënë për të dëshmuar. Enkelejd Alibeaj, Gaz-mend Bardhi dhe Ervin Salianji, do të merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të ngritur nga

Gazment Bardhi: Të hënën do të shkojmë në prokurori

Këshilltari ligjore në PD, Gazment Bardhi konfirmoi ditën e djeshme se ditën e hënë, së bashku me deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, do të shkojnë në prokurori për të dëshmuar për çështjen “Xhafaj”. Gjatë një interviste televizive, ai theksoi se i ka ndihmuar ndihmë ligjore dëshmi-tarit Albert Veliu sepse ndihet i kërcën-uar nga shteti. “Jemi munduar që ta ndihmojmë pasi është i kërcënuar sepse dëshmia e tij implikon të gjithë strukturat shtetërore, ka kërkuar mbështetje ligjore nga PD dhe ne me staf dhe avokatë që kemi në dispozi-cion do e ndihmojmë por sot nuk ka qenë me avokat në prokurori se nuk ka pasur nevojë. Rama po intimidon prokurorinë në mënyrë që t’i thotë se rezultati i hetimit të jetë ky. Ne do të paraqitemi për të dëshmuar, dhe ne kemi qenë bashkëpunues. Shumë shpejt do të tregojmë elemente të tjerë për mënyrën si është realizuar përgjimi”, tha Gazment Bardhi.

Ylli Manjani: Denoncimi i trafikut të drogës, detyrë e opozitës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i doli në mbrojtje dje PD, duke theksuar se denoncimi i trafikut të drogës është detyrë e çdo opozite. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani u shpreh se sjellja e kryeministrit Edi Rama provon që shteti është i kapur nga krimi. “Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite! Deduksionet e logjikës së ç’ekuilibruar të kryeministrit, medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim! Po mor po, ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij kryeministri faqe zi! Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Evropë si popull trafikant droge dhe si azilant! Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajëson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen! Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote”, deklaroi Ylli Manjani.

vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj ndaj tyre për manipulimin e materialit në fjalë. Xhafaj pretendon se në material nuk është zëri i tij dhe se është manipuluar. Ndërkohë, kjo është kërkesa e dytë që Prokuroria e Tiranës iu drejton demokratëve

sepse kërkesa e parë për paraqitje iu ishte dorëzuar ditën e enjte. Mirëpo të enjten tre zyrtarët e PD nuk u pa-raqitën në prokurori me pretendimin se janë në seancë parlamentare. Për këtë arsye, ata kërkuan që të shtyhej marrja në pyetje.

Dyshimet, Albert Veliu kishte planifikuar arratisjen nga Shqipëria dhe përfitimin e azilit politik në Evropë?

Në një kohë kur prokuroria ka nisur hetimet për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike dhe për intervistën në të cilën shfaqej publikisht “dëshmitari X”, Albert Veliu, dyshimet janë se ky i fundit e kishte planifikuar të gjithë këtë me qëllim që më pas të arratisej. Sipas disa informacioneve, ekzistojnë mundësitë që Veliu ta ketë pranuar bërjen publike të identitetit të tij në mënyrë që më pas ta përdorte gjithë këtë si një alibi për të përfituar azil politik në një vend të Evropës. Dyshimet për arratisje nga Shqipëria shtohen edhe më shumë nëse

kryhet një vëzhgim i lëvizjes së dëshmitarit dhe familjes së tij në Vlorë. Pas publikimit të audio përgjimit, Albert Veliu ka qëndruar në Tiranë, por që pas intervistës ai u bllokua nga policia në Milot gjatë udhëtimit të tij drejt Kosovës. Sipas disa informacioneve, rreth orës katër të mëngjesit të 17 majit është telefonuar një kompani taksi të cilës i është kërkuar shërbimi transportit të një personi drejt Kosovës. Nuk di-het ende nëse taksinë e ka telefonuar vetë Veliu apo dikush tjetër sikurse kush do të paguante për këtë udhëtim me kosto 200 euro. Rreth orës

4 e 11 minuta taksia ka ndaluar në një zonë të Tiranës ku në të ka hipur Albert Veliu. Dyshohet se ky veprim është ndërmarrë për t’i dhënë kohë atij për t’u larguar nga territori shqiptar pasi PD pikërisht pasditen e të enjtes kishte planifikuar transmetimin e video-dëshmisë. Pas një udhëti-mi prej një ore e 20 minutash, Albert Veliu ka ndaluar në Milot për të ngrënë mëngjes. Sakaq, ka disa dëshmitarë okularë që pohojnë se gjatë momentit kur Veliu ndodhej në lokal së bashku me taksistin, i janë afruar tre efektivë policie. Këta të fundit i kanë kërkuar “dëshmitarit X” të

shkonte me ta për verifikime. Veliu nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe i është bindur kërkesës së policisë. Policët kanë marrë në pyetje edhe taksistin për të mësuar se çfarë lidhje kishte me Albert Veliun. Ai ka deklaruar se ka marrë një njoftim nga salla operative e kompanisë për të transportuar dikë në drejtim të Kosovës. Taksisti është lënë i lirë ndërsa Albert Veliu ka hipur në makinën e policisë. Ndërkohë, edhe vetë fqinjët e Albert Veliut në Vlorë, kanë treguar se dy ditë pasi është transmetuar audio përgjimi, familja e tij është larguar nga shtëpia.

“Ky tipi që u dekonspirua dhe u keqpërdor në mënyrë vulgare nuk tha asgjë të re nga ata që opozi-ta ka thënë e stërthënë gjithë këto ditë! Por ajo që më bën përshtypje është që si mundet të jetë kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashës me një njeri me personalitet të dyshimtë, i dënuar për drogë dhe mashtrim, me gjendje të mjeruar ekonomike, dhe që

na paska provokuar se nuk kishte qëllim të çonte hashash! Drejtësia duhet të vejë gjërat në vendin e vet dhe të zbardhë situatën që me videon e sotme më ngjan më shumë me estradën e ushtritë dikur e një kohë! Padashur sot opozita bëri autogol duke tregu partnerët e vetë në luftë për pushtet!”, tha dy ditë më parë deputeti i PS, Pjerin Ndreu.

PJERIN NDREU: OPOZITA BËRI AUTOGOL

Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Edi Paloka, tha dy ditë më parë se ata që do të guxojnë të shkelin ligjin në raport me dëshmitarin e audio përgjimit ku shfaqet vëllai i ministrit Xhafaj, do të përgjigjen per-sonalisht. “Ai tenton të trembë shqiptarët, ti mbajë nën thundër me dhunë, në mënyrë që kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ose të përdorë dhunën ose t’i blejë sikundër bëri më 25 qer-shor. Qeveria anti-mafia është qeveri anti-Rama, pasi të fusësh Ramën në qeveri është njëlloj si të kesh mafian në qeverisje. Nuk do të ketë një qeveri me Edi Ramën”, u shpreh Edi Paloka.

PARALAJMËRIMI I EDI PALOKËS

Gjatë dhënies së dëshmisë, mësohet se Albert Veliu ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke theksuar se zëri në audio-përgjim është zëri i tij dhe i Agron Xhafajt. Po ash-tu, burimet i thanë gazetës se gjatë marr-jes në pyetje, “dëshmitarit X” i është reg-jistruar zëri nga ekspertët në mënyrë që të kryhet një krahasim nëse përputhet zëri i tij me zërin në audio-përgjim...

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Nuk ka ndryshuar BE siç gënjeu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima. Klima është e njëjta. Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin. Nuk hapen ne-gociatat pa e ndarë qeverisjen nga krimi. Nuk hapen negociatat kur qytetarët e pafajshëm plasen në burg por kur Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge. Ky ka

qene mesazhi i Brukselit dhe ven-deve anëtare tash 5 vjet. Ky është akoma më i fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit të Sofjes. Klima nuk ka ndryshuar. As Bashkimi Europian dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa. Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është peng-esa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, për pushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa”, u shpreh Basha dje nga selia blu.

KREU I PD: RAMA PENGESË PËR INTEGRIMIN E VENDIT

Çështja "Xhafaj", Paloka sulmon ndërkombëtarët: Qëndrimi i disa ambasadorëve skandaloz, po mbajmë lidhje me institucionet e BE Nënkryetari i PD, Edi Paloka hodhi dje

akuza ndaj disa ambasadorëve të akredituar në vendin tonë për qëndrimet e tyre pas pub-likimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj. I ftuar në një studio televizive, Paloka tha se qëndrimet e disa ambasadorëve janë skan-daloze pasi kanë diskretituar që nderimet e tyre. Sipas Palokës sa i takon çështjes Xhafaj ka pasur reagime skandaloze të disa amba-sadorëve. Por sipas tij, PD nuk do të merret me këta individë pasi ata kanë humbur vlerat e tyre. “Unë nuk do doja t'i komentoja sepse

ne kemi zgjedhur të merremi me institucione direkte për shumë arsye. Ka pasur dhe rea-gime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre. Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i

kanë bërë të qartë pozicionet e tyre. Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit”, u shpreh nënkryetari i PD, Edi Paloka. Ndërsa duke u ndalur tek çështja e audio përg-jimit të publikuar nga PD pak ditë më parë, ku pretendohet nga ana e demokratëve se është i përfshirë vëllai i ministrit Xhafaj, Paloka tha se prokuroria nuk do të bëj asnjë hetim pasi e ka urdhëruar kryeministri Rama. Sakaq, Paloka hodhi akuza edhe ndaj kryeprokurores Arta Marku. “E dha urdhrin Rama. Ai tha që unë e

verifikova audion dhe këtë qëllim kishte, ti tho-shte prokurorisë ky është qëndrimi, qëndrimin e vendos unë. Qëndrimin tonë për prokuroren ne e kemi deklaruar që ditën e parë, vetëm me një synim të shpëtoja Ramën dhe të inkriminuarit e tij dhe ta përdorte kundër opozitës. E para i tha që nuk ka autenticitet video-përgjimin dhe e dyta dha urdhër arresto opozitën”, tha ai. Mirëpo Paloka u ndal edhe tek protesta që do të zhvil-lohet më 26 maj nga opozita. Ai tha se qëllimi kryesor i protestës së opozitës është largimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Opozita ngrihet në protestë, më 26 maj tubim në bulevard kundër Xhafajt, Basha thirrje qytetarëve t’i bashkohen

Kreu i PD: Është koha t’u themi ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin

Endri ARIZI

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar dje se opozita ditën e shtunë, më 26 maj do të ngrihet në

protestë për të kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas takimit të zhvilluar me aleatët në selinë blu, Basha në një deklaratë për mediat, teksa paralajmëroi protestën e radhës në Bulevard, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të majtë dhe të djathtë që t’i bashkohen protestës së opozitës. “Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, nga jugu në veri, nga lindja në Perëndim, demokratë e socialistë, të bashkohemi në protestën më të madhe kombëtare për të larguar pengesën e vetme për Shqipërinë Europiane, qeverinë e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë, për largimin nga pushteti të çdo hallke të shtetit, të atyre që ndihmojnë kriminelët, nga Agron Xhafaj tek Habilajt dhe Bali-lajt. Ju ftojmë të bashkohemi në protestë, për largimin e Fatmir Xhafajt. Ne do t’i themi ndal, procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafës”, tha ai. Sakaq, Basha teksa bëri të ditur datën se kur opozita do të mbaj protestën, deklaroi se ka ardhur koha që shqiptarët të mos e lënë më fatin e tyre në dorë të një qeverie anti-europiane. “I ftojmë të gjithë qytet-arët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij. I ftojmë të gjithë qytetarët të bash-kohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më anti-europiane. Bashkë do t’ia dalim”, tha Basha.

Basha: Rama po mbron Xhafajn Kreu demokrat, Lulzim Basha

theksoi se ka ardhur koha që të largohen nga politika të gjithë politikanët e lidhur me krimin. Madje, Basha tha se duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë kapitulli i krimit në Shqipëri. “Tani është momenti të mos e shtyjmë më. Ne nuk mund të

humbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e radhës në politikë. Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin. Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri. Që të hapim kapitullin e ekonomisë, që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit. Ndaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për t’i thënë ndal krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin. Së bashku ne mund ta arrijmë këtë”, u shpreh Basha. Në kuadër të kësaj deklarate Basha deklaroi gjithashtu se ka ardhur koha që Xhafaj të largohet nga pushteti pavarësisht mbrojtjes që po i ofron kryeministri Rama. “Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye. Mbajtja e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm është

Arben Ristani: Rama më qesharak se kurrë Sekretari i Përgjithshëm i Par-

tisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar pas deklaratës së kryemi-nistrit Edi Rama për agjencinë që mori për të vlerësuar audio përgjimin e publikuar nga demokratët, ku implikohet Agron Xhafaj. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Ristani me ironi theksoi se Rama ka paguar nga rroga e vet agjencinë, por nuk e tregon emrin e saj. Sipas Ristanit kryeministri Rama është një fatkeqë-si për vendin pasi është i rrethuar me trafikant droge. Mes të tjerash demokrati pohoi se Rama ka filluar të flasë përçartë. “Rama më qesharak se kurrë. E ka dërguar audio regjistrim-in në një agjenci të specializuar, duke e paguar nga lekët e rrogës së vet, por nuk pranon të tregojë për publikun, emrin e agjencisë. Ka filluar të flasë ashtu si vizaton, përçart. I rrethuar me trafikant droge dhe hajdutë me çizme, ky i marrë është fatkeqësi e këtij vendi”, u shpreh dje sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

Shehu: Ministria e Shëndetësisë s’ka strategji

për dhurimin e gjakut Deputeti i PD, Tritan Shehu ka

hedhur dje akuza mbaj Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu u shpreh se Minis-tria e Shëndetësisë nuk ka një strategji aktuale për dhurimin e gjakut pasi po vazhdon “shitja” e gjakut. “Ministria e Shëndetësisë nuk ka Strategji aktuale për Dhurimin Vullnetar të Gjakut! Duke marrë shkas nga diskutimet e fundit për talasemikët dalin në pah një sërë problemesh, për ata edhe në përg-jithësi, të mprehta e të neglizhuara këto, të dhënies, përpunimit e përdorimit të Gjakut, që kërkojnë zgjidhje: Sasia e gjakut të siguruar te ne mbulon vetëm 50% e nevojave të një popullsie prej 3 M banoresh (Tirana bën 21000 dhënie e si vend 30000 të tilla). Nga këto vetëm 25% janë vullnetare, të tjerat janë dhënie të detyruara të familjarëve të të sëmurit, që nuk janë dhurime, shifër kjo statike prej 2012. Aq më keq është gjendja për Dhurimet e Përsëritura. Në shumë rrethe vazhdon “shitja” direkte e gjakut. Kjo bije ndesh me strategjinë e OBSH”, tha ai.

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xha-fajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye. Mbajtja e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për dre-jtësinë. Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbe-jnë popullit...

“Ne do t’i themi ndal, procesit të zëvendësimit të krim-inelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafës. Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve. Jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt. Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ku nuk ka asnjë lidhje me krimin

dhe me kriminelë, as polici i thjeshtë, as Ministri i Brend-shëm. Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë dhe jo fallco. Për drejtësi të barabartë për të gjithë nga qytetari më i thjeshtë te politikani më i pushtetshëm, pa përjashtim! Të gjithë ne, pavarësisht se cilës parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në radhë të parë shqiptarë. Mbi të gjitha ne duam vendin tonë, Shqipërinë”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha dje.

BASHA: TË PROTESTOJMË PËR DREJTËSI TË VËRTETË JO FALLSO

kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë. Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë pop-ullit. Edhe Partia Socialiste, ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit. Ndaj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm, Partinë e të cilëve Edi Rama jua u ka lënë peng të

krimit dhe të drogës. Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin. Por ne kemi tre-guar në këto 4 vjet se jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama i lidhur me krimin. Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave”, tha kreu i PD, Lulzim Basha dje.

8 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

p o l i t i k e www.sot.com.al

PS paralajmëron Berishën: Hapja e dosjes “Hajdari” do sjellë zhvillime, ish-kryeministri bllokoi 3 herë ekstradimin e Izet Haxhisë

Taulant Balla: Berisha i tërbuar nga ekstradimi i Izet Haxhisë

Mimoza IBRA

Partia Socialiste lëshoi ditën e djeshme një paralajmërim të hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i grupit

parlamentar të PS, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se demokrati Berisha është i frikësuar nga hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit me ardh-jen e Izet Haxhisë. Madje ai zbuloi edhe disa prapaskena gjatë kohës që në qeveri ishte Sali Berisha. Sipas Ballës, ish-kryeministri ka shkarkuar tre ministra Drejtësie me qëllim që të bllokonte ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia në Shqipëri. “Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”? Historia e dosjes “Haxhia” nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një prob-lem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes. Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmajli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronologji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazh-dueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste. Në vijim të reagimit të tij, Taulant Bal-la theksoi se Berisha është i tërbuar nga ekstradimi i Izet Haxhisë dhe kërkesa e tij për të rihapur dosjen, duke shtuar se këtë gjë e tregojnë më së miri veprimet e tij. “Po të shikonit skenat e djeshme të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se e kemi sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS.

Gati zbardhja e aferës “CEZ”Taulant Balla nuk la pa prekur

gjatë reagimit të tij edhe aferën “CEZ”. Ai tha se dosja “Hajdari” nuk është shqetësimi i vetëm i ish-kryeministrit Sali Berisha sepse një tjetër makth për të është edhe afera e CEZ. Deputeti socialist nënvizoi se kjo aferë do të zbardhet shumë shpejt, sapo Nuel Kalaja, i cili është dëshmitari kryesor, të dalë prokurorëve. “Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Dosja “CEZ” varet tërësisht nga dëshmia e Nuel Kalajt, i cili tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Sapo Kalaj të dalë para prokurorëve, zbërthehet zinx-hiri që kalon tek Berisha “junior” dhe tek Berisha Sali”, deklaroi Balla. Një tjetër çështje që përmend ai është edhe financimi rus i PD për lobimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha: Balla bën kërdinë me institucionet në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dje në rrjetet sociale një de-noncim të ardhur nga një qytetar, ku thuhej se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zaptuar të gjithë institucionet e Elbasanit. Në postimin e Berishës, renditen edhe të gjitha emërimet nepotike që pretendohet të ketë bërë Balla. “Taulant Gjura/Hoxha/Jaupi bën kërdinë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb “Përshëndetje zoti Berisha, desha të denonco-jë se në Elbasan konia e Ramës, Taulant Balla ka zaptuar të gjitha institucionet e Elbasanit kundrejt gjobave që pret duke vënë veton e tij në emërimet e drejtuesve të institucioneve, nga Librazhdi. Unë po të radhis disa nga emërimet. Në krye të institucionit të regjistrimit të pasurive ka vendosur njërin nga emrat që Rama e denoncoi si një nga drejtuesit e korruptuar në kohën që punonte në ALUIZËN, Mariglen Di-sha. Në Drejtorin e Bujqësisë Spiro Hunçi, etj”, shkruan Sali Berisha.

Marku në Paris, takim me homologun francezProkurorja e Përgjithshme e

përkohshme, Arta Marku zhvilloi ditën e djeshme një takim me Proku-rorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Kasacionit të Francës, Jean-Claude Marin. Ky takim erdhi në kuadër të vizitës dhe qëndrimit të Arta Mar-kut në Paris, ku po merr pjesë në takimin për 10-vjetorin e shoqatës së kryeprokurorëve dhe kryeg-jyqtarëve të Bashkimit Evropian. Ftesa për Marku u dërgua nga Jean-Claude Marin, Prokurori i Përgjith-shëm pranë Gjykatës së Kasacionit të Francës dhe kryetar i Rrjetit të Prokurorëve ose institucioneve ekuivalente të Gjykatave Supreme të vendeve të Bashkimit Evropian i quajtur ndryshe “Rrjeti Nadal”. Pa-varësisht se nuk dihet konkretisht rreth asaj që është biseduar, mëso-het se kryeprokurorja i ka dhuruar Marin librin “Albania from the Air”. Kryeprokurorja Arta Marku e nisi vizitën e saj zyrtare në Francë dy ditë më parë me ftesë të homologut francez, Francois Molins.

“Financimi rus”, nuk është hall per-sonal i Saliut. Por kjo dosje është fundi politik i lolos së komanduar në krye të PD nga vetë Sali Berisha”, u shpreh Taulant Balla. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Balla i rendit këto çështje Sali Berishës. Edhe pak ditë më parë ai tha se

Berisha nuk ka shpëtim. “Makthi i tij për vete dhe familjarët e vet është shumë i madh. Nuk ka ilaç që i shëron. Izet Haxhia erdhi dhe dosja duhet rihapur! Nuel Kalaj do të vijë së shpejti dhe do të flasë! E mor Sali ku do biesh”, deklaroi Taulant Balla pak ditë më parë.

Johannes Hahn: Perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor, por duhet bërë akoma shumë punë

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn deklaroi se Ballkani Perëndimor duhet të punojë akoma shumë për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, Hahn u shpreh ka shumë aspekte për të cilat shtetet e Ballkani duhet të përgatiten akoma më mirë. “Ne kemi strategjinë e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kemi publikuar në shkurt. Ajo tregon qartë një perspektivë evropiane për të gjitha këto shtete. Por ende duhet bërë shumë. Ne jemi në shkëm-

bim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me shtetet. Disa kanë ecur më shpejt se të tjera, të gjithë kanë bërë përparime. Një aspekt shumë i rëndësishëm është që këto shtete të përgatiten për një anëtarësim të ardhshëm në BE edhe në infrastrukturë. Ne po punojmë për një zonë rajonale të tregtisë së lirë, që do t'u mundësojë shteteve që të kenë marrëdhënie më të mira tregtare me njëra-tjetrën. Synimi është që të rritet rendimenti ekonomik i të gjithë kandidatëve, që ata të bëhen më solidë

dhe rezistencë dhe më të aftë për konkurrencë në Evropë”, u shpreh Komisioneri për Zgjer-imin. Në vijim të intervistës, ai shpjegoi se përmendja e vitit 2025 si datë të mundshme anëtarësimi për Serbinë dhe Malin e Zi, është thjeshtë një datë orientuese. “Kjo ka qenë një lloj “date orientuese”. Vendimet do të merren vetëm në takimin tonë të radhës të Bashkimit Evropian në fund të qershorit. Këtu bëhet fjalë vërtet për një datë të përkohshme, e cila du-het të tregojë seriozitetin dhe besueshmërinë

e të gjithë procesit. Ne ndihemi të lidhur me detyrimet tona, por tani varet nga shtetet e Ballkanit që të arrijnë përparime Këtu në Sofje ne përqendrohemi te “kolektiviteti”, pra në ato fusha, ku mund të zgjerojmë lidhjet në infrastrukturë, në sektorin e energjisë dhe në ofertat digjitale me njëri-tjetrin. Kjo ndikon edhe në një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Evropian. Me këtë perspektivë evropiane ne ofrojmë investime shumë konkrete në infra-strukturë”, nënvizoi Hahn.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh pak ditë më parë që litari i ish-kryeministrit Sali Berisha është këputur dhe shumë shpejt do ta pësojë. “Të dashur miq, Më thonë që në një studio televizive ky karikatura ka përfolur emrin tim apo të kolegëve të mi. Sikur një e njëmija e çfarë vjell

përditë ky plak i rrjedhur të ishte e vërtetë, unë nuk do të qëndroja në detyrat që mbaj. Por ky karikatura është në hall të madh. Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë”, deklaroi pak ditë më parë Taulant Balla.

DEPUTETI I PS: BERISHËS PO I KËPUTET LITARI

E ftoj opozitën që javën e ardhshme të heqë dorë nga trans-metimet në FB të Lulit dhe ajo që është më e turpshme, është që per-soni që mbante kamerën (Endri Hasa) është po i njëjti person që fshiu serverat e “21 Janarit”. Këto janë çështje që i takojnë drejtësisë. Edhe “21 Janari” edhe Gërdeci edhe Rruga e Kombit janë çështje që drejtësia e re që po lind duhet dhe do t’i hetojë”, tha deputeti i PS, Taulant Balla dy ditë më parë nga salla e Parlamentit. Ai i kërkoi opozitës që të heqë dorë nga historia për të bërë pis imazhin e Shqipërisë dhe përpjekja që të dëmtojë sa të mundet procesin e hapjes së negociatave

BALLA: JA ÇËSHTJET QË DO ZBARDHEN NGA DREJTËSIA

Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rus-maijli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronologji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij...

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Trajnohen policët e burgjeve, ministrja Gjonaj: Shpallini luftë korrupsionit, do t'ju rrisim rrogat

Efektivët e policisë në burgje duhet t’i thonë jo çdo tentative për t’u korruptuar apo ulur vigjilencën gjatë shërbimit në detyrë. Ishte kjo kërkesa e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj bërë ditën e djeshme gjatë ceremonisë së kursit të dytë të trajnimit për 260 efektivët e burgjeve pranë Akademisë së Sigurisë. Duke folur në këtë aktivitet, Gjonaj dha një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë nëpër burgje, se do të përfundojnë pas hekurave nëse pranojnë të korruptohen. “Do të duan t’ju korruptojnë. Do të duan t’ju

ofrojnë para, apo përfitime të tjera në shkëm-bim të uljes së vigjilencës, apo tolerimit ndaj shkelësve të ligjit. Duhet t’i thoni jo korrup-sionit, pasi shumë të dënuar do të tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Kështu që kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sis-temi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar. Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen”, deklaroi ai. Nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të

trajnimit për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, Gjonaj theksoi se me reformën në drejtësi do të shihet edhe trajtimi financiar për këtë kategori. Sipas saj, plani i qeverisë për të rritur rrogën e punonjësve të burgjeve është në të mirë të këtyre të fundit dhe gjithashtu shtoi se do të investohet edhe kushtet e sigurisë. “Ndryshimet synojnë dhënien e një statusi të veçantë më të mirë për punonjësit e policisë së burgjeve, si në aspektin financiar, ashtu edhe në rritjen e profesionalizmit të tyre, duke ndryshuar mënyrën e rekrutimit, edhe të tra-

jnimit”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndër të tjera gjatë fjalës së saj. Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema dhe përfaqësues të misioneve të huaja që asistojnë policinë, siguruan Ministrinë e Drejtësisë se trajnimi për herë të parë i efektivëve të Policisë së Burgjeve nga pedagogët dhe specialistët e Akademisë së Sigurisë është mënyra e duhur për të përtitur një staf të përkushtua. Bëjmë me dije se mbi 1 mijë kandidatë konkurruan për t’u bërë policë burgjesh, por vetëm 260 kaluan të gjitha fazat e testimeve.

Qeveria fillon përgatitjet për pranime të reja në administratë

DAP hap dyert për qindra punonjës, ngrihen komitetet e pranimit nëpër

institucione, nis ristrukturimi i stafeve

Qeveria shqiptare ka miratuar planin vjetor për vi-tin 2018 për punësimet në administratë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, janë planifikuar 1073 vende vakante për nëpunësit civilë në administratën shtetërore. Këto vende pune janë të ndara në katër kategori sipas

sektorëve përkatës. Numrin më të lartë e zë kategoria ekzekutive me 665 vende të lira pune, e ndjekur nga kategoria e ulët drejtuese me 305 vende. Për kategorinë e mesme drejtuese janë planifikuar 83 vende pune dhe 20 pozicione për drejtuesit e nivelit të lartë.

1.073 VENDE TË LIRA PUNE GJATË 2018 30 të rinj bëhen pjesë e FK, Xhaçka: Shembull frymëzimi

30 rinj u bënë pjesë e forcave Komando. Pjesëtarët më të rinj të batalionit Komando, u betuan ditën e djeshme pas përfundimi të kursit 3-mujor, gjatë së cilit treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe oper-acione të vështira. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila uroi ushtarët e rinj për përfundimin e kursit, ndërsa i inkurajoi ata për përgjegjësitë shtesë, me të cilat ngarkohen tashmë. “E impresionuar nga aftësitë e treguara nga 30 djemtë trima që sapo u bënë pjesë e forcave Komando. Ushtarakët shqiptarë mbeten shembull frymëzimi për t’i shërbyer vendit dhe njerëzve në çdo rast, në çdo çast. Trajtimi i burrave dhe grave në uniformë ka vend për përmirësim dhe për këtë unë per-sonalisht, por edhe qeveria jemi të vendosur për një trajtim më të mirë dhe sa më dinjitoz të tyre”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Klosi: Mbështesim promov-imin e turizmit alternativ

Festat lokale do të shtrihen gjithë sezonit turistik, jo vetëm në bregdet por në çdo zonë me potencial zhvil-limi turistik. Kjo u bë e ditur ditën e djeshme nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, teksa ishte i pranishëm në festën e luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Gjatë fjalës së tij, Klosi theksoi se çdo aktivitet që promovon produktet simbol të zonës, kulinarinë, traditat, kulturën dhe natyrën shqiptare është një formë e mirë e promovimit dhe zhvillimit të tu-rizmit jo vetëm për turistët vendas, por edhe të huaj. Kreu i Turizmit u shpreh se festa të tilla do të organizohen gjatë gjithë sezonit dhe do të mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë për të ofruar në këtë mënyrë për të gjithë turistët, një alternativë më shumë se turizmi i detit. Bashkia e Fierit është një nga bashkitë avangardë në promovimin e vlerave të zonës dhe ministri Klosi siguroi se ide kreative si këto festa, do të mbështeten edhe në të gjithë vendin.

Kliti TOPALLI

Departamenti i Admin-istratës Publike shumë shpejt do të hapë dyert për qindra punonjës.

Në fillim të këtij viti qeveria mori një vendim, ku u planifikua që gjatë 2018 të hapen 1073 pozicione vakante në të gjitha institucionet, që nga drejtori i përgjithshëm e deri tek specialisti i thjeshtë. Në kuadër të këtij vendimi, DAP tashmë është vënë në lëvizje për të rekrutuar sa më shumë punonjës, ndërsa kjo do të thotë se do të ketë ristrukturim të stafeve. Kryeminis-tri prej disa ditësh ka nisur një tur llogaridhënie dhe ka thënë se kus-hdo që nuk u përgjigjet shqetësi-meve të qytetarëve, do të shkarko-het. Paralelisht me këtë tur duket se tani do nisë dhe rekrutimi i njerëzve të kualifikuar. Në bazë të shërbimit civil, përpara se të nisë procesi i rekrutimeve në të gjithë institucionet krijohen “Komitetet e Pranimit”, anëtarët e të cilëve do të bëjnë përzgjedhjen e stafit. Dje DAP ka bërë një njoftim ku kërkon ekspertë të ndryshëm, pasi në të gjitha institucionet do nisë ngritja e komiteteve dhe më pas do fillojë rekrutimi për vendet e lira. “Depar-tamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse për organizimin e procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendeve vakante në institucionet e administratës shtetërore, kri-jon Komitetet e Pranimit, të cilat kryejnë vlerësimin e kandidatëve pjesëmarrës në këto procedura’, thuhet në njoftim. Më pas deklaro-het se janë hapur procedurat për ekspertë të jashtëm në fushën e: Shkencave Juridike; Shkencave Ekonomike; Prokurimeve publike/ Koncesioneve/ Partneritetit Publik Privat; Auditimit; Shkencave Mje-disore; Shkencave të Natyrës; Har-timit ose menaxhimit të projek-teve; Planifikimit strategjik; Sig-urisë së përgjithshme të produktit (në veçanti sigurisë ushqimore); Shkencave mjekësore; Integrimit evropian dhe Shkencave Inxhin-ierike. Ngritja e këtij komiteti do të thotë se shumë shpejt DAP do

pranimin për çdo grup të adminis-trimit të përgjithshëm/ të posaçëm. Më tej theksohet se pranë in-stitucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore krijohet një Komitet i Përhershëm i Pranimit për secilin institucion. Në përbërje të Komitetit të Përhershëm të Pranim-it janë pesë anëtarë: 1 anëtar nga njësia përgjegjëse, i cili kryeson KPP-në; Për institucionet e admin-istratës shtetërore 2 anëtarë nga burimet njerëzore të Kryeministrisë/ ministrive, pjesë e kategorisë së mesme drejtuese, i përcaktuar me

short çdo dy vjet, i organizuar nga DAP-i. Për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, 2 anëtarë të zgjedhur nga titullari midis nëpunësve të institucionit, nëse është e mundur të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 ekspertë të fushës përkatëse, në varësi të fushës së vlerësimit për grupet përkatëse. Sipas vendimit, ekspertët zgjidhen nga njësia përgjegjëse, për secilën KPP, duke pasur në konsideratë kar-akteristikat e secilit grup nëpunë-sish, për të cilët do të zhvillohet procedura e konkurrimit.

të hapë dyert e institucioneve për qindra punonjës.

Roli i KomitetitNë një vendim të Këshillit të

Ministrave është parashikuar dhe roli që kanë komitetet e pranim-it. Sipas këtij vendimi DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, krijon Komitetin e Përhershëm të Pranimit, për

Në fillim të këtij viti qeveria mori një

vendim, ku u plani-fikua që gjatë 2018

të hapen 1073 pozi-cioneve vakante në

të gjitha institucio-net, që nga drejtori

i përgjithshëm e deri tek specialisti i

thjeshtë. Në kuadër të këtij vendimi,

DAP tashmë është vënë në lëvizje

për të rekrutuar sa më shumë punon-jës, ndërsa kjo do

të thotë se do të ketë ristrukturim të

stafeve...

Në kuadër të angazhimit në përbërje të Komiteteve të Pranimit, eksperti duhet:1. Të japë kontributin e tij në për-

gatitjen e pyetjeve për testimin e fushës së njohurive, të aftësive dhe të cilësive të kërkuara për pozicionin/pozicionet vakant/e;

2. Të propozojë pyetje në kuadër të intervistës së strukturuar me gojë;

3. Të marrë pjesë në shqyrtimin e ankesave të paraqitura nga kan-didatët;

4. Të jetë objektiv, i paanshëm dhe profesional gjatë procesit të vlerësimit.

ROLI I EKSPERTËVE

10 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj ka folur dje duke dhënë shumë detaje në

lidhje me institucionin që ai drejton. Gjatë një prononcimi për gazetën SOT, zoti Duraj zbuloi se Posta Shqiptare ofron shumë benefite për pensionistët, duke theksuar se do të hapen shumë sportele në mënyrë që kjo kategori të ketë lehtësira gjatë tërheqjes së pensioneve. Mirëpo, sa i takon sfidave të së ardhmes, Duraj theksoi se Posta do të shtojë 4 shërbime, siç janë kriji-mi i Sporteleve Universale kudo, pra sportele që ofrojnë të gjitha shërbimet e Postës në një sportel të vetëm. Po ashtu, ai tha se synohet rikthimi i shërbimit financiar të mbledhjes së tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e të kujdesit shëndetësor. Ndërkohë, zoti Duraj theksoi se Posta synon t’i dedikojë klientëve një sportel të veçantë që do të quhet Sporteli i Qytetarit ku do të ofrohen shërbimet kryesore të E- Al-bania ose Adisa.

-Zoti Duraj, në nëntor të vitit që lamë pas ju u zgjodhët në krye të Postës Shqiptare. Cilat janë objektivat tuaj në përmirësimin e shërbimit në postë?

Tashmë pas gati 7 muaj në detyrën e Administratorit të Posta Shqiptare Sh.A. idetë e qasja ime si për Postën dhe planet sesi ajo të përmirësohet dhe të rritet, janë mëse të qarta. Sigurisht që synimi është që ajo të bëhet edhe më e mirë dhe unë nuk heq dorë nga dy objektiva në funksion të këtij synimi: (1) përmirësimi i shërbimeve aktuale dhe (2) zgjerimi e shtimi i shërbimeve të reja. Këtu dua të ndalem pak dhe të sjell në vëmendje disa gjëra krye-sore në lidhje me shërbimet që Posta Shqiptare ofron dhe përmirësimin e tyre: Ne synojmë që të përmirësojmë shërbimin e pagesës së faturave të energjisë elektrike duke zhvilluar sistemin aktual që kemi me OSHEE. Lidhja e marrëveshjes së re me ISSH do të ndihmojë në përmirësimin e skemës së shpërndarjes së pensioneve; do të jenë më shumë sportele të Postës Shqiptare të cilat do të mundëso-jnë tërheqjen e pensioneve, pra jo vetëm në disa sportele të dedikuara. Gjithashtu Posta ofron edhe shërbimin e marrjes së pensionit në shtëpi, duke shmangur kështu radhët e gjata. Për këtë mjafton një kërkesë e thjeshtë në sportelet tona. Në sajë të zhvillimeve të fundit, edhe falë marrëveshjes me Drejtorinë e Doganave, kemi hedhur një hap të rëndësishëm në lehtësimin e procesit të blerjeve online: Përmes një njoftimi të thjeshtë ju bëheni me dije për dërgesat e ardhura. Posta mundëson pagesën e tar-ifës doganore direkt në sportelet e Postës dhe jo vetëm në një pikë në Qendrën Tranzite, dhe brenda pak minutash gjithçka mbaron; Falës punës së përk-ushtuar të IT por jo vetëm, është bërë e mundur në një sportel të Tiranës, mund të

Kreu i Postës Shqiptare tregon masat që do merren për përmirësimin e shërbimeve

Laert Duraj: Posta Shqiptare lehtësira për pensionistët dhe blerjet on-line, ja

shërbimet e reja që do të ofrojmëpaguash faturën e ujit për shtëpinë në një qytet tjetër si Vlorë, Korçë, Durrës, Fier, Elbasan dhe së shpejti kjo do të jetë e mundur edhe në Shkodër dhe në çdo qytet të Shqipërisë. Dhe anas-jelltas: të paguash në sportelet tona në Vlorë etj, faturën e ujit të shtëpisë në Tiranë etj. Shumë shpejt do të lanco-het shërbimi i postës extra të shpejtë, krahas shërbimit tradicional ekspres. Dërgimi i parave brenda vendit, cash to cash, është i mundur në çdo zyrë postare me tarifa shumë më të ulta nga mesatarja e tregut. Sjell në vëmendje që këto tarifa për studentët janë pref-erenciale. Ndërkohë që Posta do të marrë dhe rolin e ndërmjetësit finan-ciar duke shërbyer si një pikë e rëndë-sishme ku klientët mund të aplikojnë për marrjen e kredive te të tretët si p.sh. bankat. Posta është e pranishme në të gjitha njësitë administrative të Shqipërisë me 555 zyra. Në 370 prej tyre jemi online dhe lidhja online në të gjitha zyrat tona është një përmirësim tjetër që është në planet e afërta.

-Si e gjetët situatën në këtë in-stitucion? Kjo duke marrë shkas nga fakti se kryeministri ka deklaruar disa herë se në shumë institucione ka pasur parregullsi gjatë kohës që vendi qeverisej nga PS-LSI, sidomos sa i takon emërimit të punonjësve.

Besoj se nëpërmjet mediave, mjeteve të ndryshme të komunikimit etj., jeni njohur me faktin se disa ditë më parë, Posta Shqiptare festoi 105-vjetorin e Pullës së parë Shqiptare. Në radhët e të ftuarve, padyshim që ishin dhe ish drejtues të mëparshëm të Postës Shqiptare, për të treguar linjën e vazhdimësisë së saj. Qasja ime është që gotën ta shoh gjysëm plot dhe jo gjysëm bosh. Pak institucione në vend kanë kaluar moshën një shek-ullore dhe Posta Shqiptare është një prej tyre. Ndaj me historinë e saj, Posta e ka më të lehtë që të përcjellë vlera dhe tradita pozitive. Posta Shqiptare është një institucion i konsolid-uar, ndonëse ajo mund të ishte edhe më e mirë;

megjithatë në realitetin shqiptar, duhet që të vlerësohet. Kjo nuk do të thotë që përsa i përket politikave të burimeve njerëzore gjithçka është në rregull. Aspak! Por ajo që është e rëndësishme është aftësimi dhe kualifikimi i stafit ekzistues dhe stafit të ri, të cilët jo vetëm duhet të kenë në fokusin e tyre klientin po nga ana tjetër të jenë duhet të jenë profesionistë të kualifikuar dhe që të plotësojnë kërkesat dhe kriteret e vendeve të punës përkatësisht.

-A do të kemi shërbime të reja, pasi kohët e fundit kemi parë që shër-bimet vijojnë të shtohen?

Ashtu si përmenda dhe më lart, një nga qëllimet e planit të zhvillimi të Postës Shqiptare është shtimi i vazh-dueshëm i portofolit të shërbimeve, me shërbime të reja e inovative, në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Në planin afatshkurtër, projektet tona janë disa dhe janë mëse të qarta: Kri-jimi i Sporteleve Universale kudo, pra sportele që ofrojnë të gjitha shërbimet e Postës në një sportel të vetëm. Sporte-li Universal është diçka e re, e cila jo vetëm do të shmangë radhët po nga ana tjetër, është dhe një koncept i ri i mënyrës së ofrimit të shërbimeve tona. Është po aq e rëndësishme sepse duke pasur klientin në fokus dhe cilësinë e shërbimeve, duhet që dhe stafi i Postës Shqiptare t’i përshtatet politikave dhe strategjive të zhvillimit të Postës. Besoj jeni njohur tashmë me faqen e re të internetit të Postës Shqiptare, e cila të mundëson të gjurmosh dhe të llogarisësh vlerën e dërgesave. Së shpejti, do të lancohet për konsuma-

torin aplikacioni mobile E Posta nëpërmjet të cilit

do të mund të bëhen një sërë pagesash. Një nga synimet kryesore është dhe rikthimi i shërbimin finan-ciar të mbledh-jes së tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve

shoqërore e të kujdesit shën-

detësor, për subjek-tet e regjistruara në

organet tatimore, në Sportelet e

Postës, shërbim të cilin Posta e ka ofruar për më shumë se 6 vjet në mënyrë efikase. Gjithashtu, në kuadrin e E-Government, me një mënyrë të veçantë pranë sporteleve tona, në këtë fazë të parë, në Korçë dhe në Tiranë, shërbehen dhe të gjithë ata qytetarë që duan të përfitojnë nga shërbimet e portalit E – Albania. Nisur nga përvoja pozitive deri tani në këto dy qytete, plani ynë është që ta ofrojmë këtë shërbim kudo ku është e mundur. Ne synojmë t’i dedikojmë klientëve një sportel të veçantë që do të quhet Sporteli i Qytetarit ku do të ofrohen shërbimet kryesore të E-Albania ose Adisa. Ndërsa në planin afatmesëm janë dy drejtime kryesore: Ofrimi i shërbimit të internetit nga Posta dhe Posta Hibride, për të cilat jemi të bindur që shumë shpejt do të jenë një realitet i prekshëm.

-Posta bashkëpunon dhe me in-stitucione të tjera, OSHEE, UKT, etj. Si është bashkëpunimi me to?

Posta bashkëpunon me shumë partnerë të cilët gjej rastin t’i falën-deroj. Në mënyrë të veçantë dua të ndalem te disa prej tyre: Një falën-derim dhe mirënjohje për OSHEE që është partneri ynë strategjik, bashkëpunimi me të cilin është i një rëndësie të veçantë për Postën. Gjithashtu një falënderim edhe për ISSH dhe angazhimin e tij, falë të cilit bashkëpunimi ynë është një nivel të ri duke synuar shpërndarjen e pension-eve në çdo sportel të Postës Shqiptare dhe jo vetëm në disa sportele të veçan-ta të dedikuara. Dua të përmend dhe pushtetin gjyqësore, gjykatat, të cilat na kanë besuar në punën tonë. Rëndë-sia e shërbimit që i ofrohet gjykatave, shkon përtej të zakonshmes, përtej një klienti të thjeshtë, sepse është angazhim për të respektuar mënyrën sesi funksion vetë shteti dhe besoj që këtë e kemi treguar me punën tonë. Si shoqëri aksionare, në fokus të Postës Shqiptare është orientimi drejt klientëve të rëndësishëm: të gjitha bashkitë dhe Ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve në pronësi të tyre, janë klientë të tillë. Në kuadër të ‘Reformës së Ujit’ e cila është në fokusin e Qever-isë, Posta Shqiptare ka synuar që të jetë pjesë aktive e saj duke lidhur mar-rëveshje me shoqëritë e ujësjellësave në vend për pagesën e faturës së ujit në sporteleve e Postës. Synimi i këtij bashkëpunimi është që një sportel të Postës të paguash faturën e ujit të shtëpisë pavarësisht qytetit ku

ndodhet ajo. Unë falënderoj ato shoqëri që i janë bashkuar kësaj nisme. Bashkëpunimi ynë me pushtetin vendor është gjithashtu për t’u vlerësuar duke pasur parasysh shër-bimet që Posta Shqiptare ofron për to si shpërndarja e ndihmës ekonomike apo pagesa e taksave vendore. Dua të ftoj dhe të siguroj ata kryetarë bashkish që do t’i bashkohen Postës në këtë bashkëpunim, për cilësinë e shërbimit tonë e

cila është në nivele shumë të larta dhe ka plotësuar dhe standardet e rrepta të Lali Erit.

-Po ashtu posta ka një numër të madh punonjësish që janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve. A parashikohet në objektivat tuaj rritja e pagave për ta?

Të them të drejtën, dëshiroj shumë që falë rritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit, në planet e Postës Shqiptare të jetë dhe rritja e numrit të punonjësve. Unë mendoj se ka hapë-sira për të zgjeruar aktivitetin tonë, por kjo nuk mund të bëhet pa pasur cilësinë e duhur. Duhet theksuar që Posta Shqiptare, një shoqëri me kap-ital publik, vepron dhe i nënshtrohet rregullave të prokurimit publik në një treg shumë konkurencial. Kuptohet që kjo na kushtëzon në veprimet tona, duhet të ruajmë ekuilibrat, të jemi të kujdesshëm me planifikimet, të tërhe-qim staf të kualifikuar etj. Pagat tona janë të ulta në krahasim me të tjerët dhe ne po përpiqemi që të mos jetë kështu. Pothuajse një muaj më parë u rritën me 15% pagat e shpërndarësve dhe përpunuesve, e cila është një nga rritjet më të mëdha të pagës për këtë kategori. Gjithashtu sportelet mbeten në fokusin tonë përsa i përket pagës. Mendoj se performanca e punës dhe treguesit e të ardhurave na bëjnë opti-mistë për të ardhmen.

-Zoti Duraj ju keni qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e shkuara. Ndërkohë sot shohim një Parlament paksa kaotik. Ju ka ngelur peng që nuk jeni sot pjesë e deputetëve të PS?

Në fakt, nuk mendoj se Parla-menti është kaotik. Për mua është një institucion normal i një vendi demokratik, me diskutime e debate të cilat në disa raste mund të kalojnë disi dhe caqet e etikës. Por ky është një fenomen jo vetëm shqiptar, por që është hasur dhe në shumë vende të tjera. E rëndësishme është zhvillimi i vendit dhe rekomandimi për hapjen e negociatave me BE- në është një lajm shumë i mirë që tregon se jemi në rrugë të mbarë, përfshirë këtu dhe Parlamentin. Për ata që më njohin nga afër, është fakt që lidhjet e mia me zonën time, Tepelenën dhe Memaliaj, i kam të forta. Do të doja të kisha pas-ur nderin dhe kënaqësinë që të isha përfaqësues i zonës sime dhe në Par-lament por pavarësisht kësaj, ju siguroj se edhe në çdo pozicion që kam qenë në sektorin privat, si dhe në këtë po-zicion që jam aktualisht, unë synoj të mbroj dhe të promovoj vlerat e zonës sime për të cilën jam krenar dhe detyra e Administratorit të Postës Shqiptare gjithashtu është një mundësi që më lehtëson e më ndihmon pikërisht në promovimin e këtyre vlerave. Dua të falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen time Z. Kryeministër, për mundësinë që më është dhënë. Duke qenë në këtë pozicion, në detyrën e administratorit të Postës Shqiptare, kam mundësinë që t’i shërbej të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, në çdo kënd, dhe jo vetëm atyre të zonës Tepelenë e Memaliaj.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 11

Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune:

I.Për 1 (një) vend në pozicionin e audituesit në Departamentin e Auditimit të Performancës dhe/ ose Specialistit në Drejtorinë e Komunikimit, Botimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: - Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar në dy degë: Shkenca Politike dhe Drejtësi; Të kenë

eksperiencë pune në fushën e diplomimit; Të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze; Të kenë eksperiencë në shkrimin e artikujve në shtypin e shkruar; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup; Përshkrimi i punës

Paraqitja e dokumenteve KonkurrimiSi dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika

Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_puneKontrolli i Lartë i Shtetit

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

e k o n o m i www.sot.com.al

By pass-i i Tepelenës është projekti i radhës që pritet të zba-tohet nga ARRSH. Ky i fundit hapi ditën e djeshme procedurën e prokurimit, duke llogaritur një fond limit për realizimin prej rreth 18 milionë euro. Projekti përfshin lidhjen e segmentit të sapondërtuar Levan-Tepelenë, me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Projekti parashikon përmirësimin e gjurmës ekzistuese. Rruga fillon ku ndërpritet segmenti Levan-Tepelenë dhe përfundon me pikëtakimin me segmentin Gjirokastër-Tepelenë. Gjatësia e saj është 2.2 kilometra. Një pjesë e këtij aksi është nën kala me gjatë-si 475 metra për të cilën është propozuar që të zgjerohet duke e projektuar këtë zgjerim me një gjysmë urë nga rruga ekzistuese ndërsa pjesa tjetër si një rrugë konvencionale malore. “Rruga është konceptuar si e ndarë në dy segmente dhe tre nyje.

By pass-i i Tepelenës, hapet tenderi 18 milionë euro për ndërtimin

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar një format të ri të formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit. Kështu, është shtuar një faqe deklarimi në formular, seksioni “C” dhe seksioni C.1, që do plotësohet nga tatimpaguesit dhe lojërat e fatit të përfshira në SQMO. Në seksionin C shtohen: Bastet sportive për pikat sekondare të hapura; Kazinotë/Kazino me 5 yje dhe resort kazino si dhe kategoria baste gara me pistë ku përfshihen: Baste gara në pistë, kuotë fikse për shoqërinë; Pika shitjeje në baste gara në pistë; tatim, kuotë fikse për çdo pikë shitjeje; Kompjutera elektronikë ose pozicione të makinës elektronike në lojërat elektronike me fitim në çast në bastet sportive gara në pistë. Në seksionin C1 duhet ta plotësojnë veprimtaritë me të ardhura më të larta si bingo televizive; baste sportive etj.

Deklarimi për lojërat e fatit, rritet kontrolli mbi kazinotë me 5 yje

Një hapësirë e re pritet që t’i shtohet Pazarit të Ri në Tiranë e cila do të shkojë në ndihmë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre. Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim bëri me dije se tashmë ka hapur një procedurë prokurimi që synon të bëjë përshtatjen dhe rikonstruktimin e ndërtesës së magazinës në këtë zonë. Limiti tavan është 10.4 milionë lekë (pa TVSH) dhe afati i fundit është 21 maji. “Nën programin e sipërmarrjes dhe Projektin e Tiranës (Rivitalizimi i Pazarit të Ri në Tiranë) Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të krijojë një hapësirë magazinimi për bizneset në këtë Pazar. Aktualisht bizneset i mbajnë produktet e tyre në tezga ose i marrin me vete në shtë-pi”, thuhet në njoftimin e Fondit. Në këtë rast bëhet fjalë për një hapësirë që do t’ju dedikohet kryesisht tregtarëve që tregtojnë fruta-perime në hapësirën e xhamit brenda Pazarit të Ri.

Zbardhet projekti shtesë tek Pazari i Ri, magazina për bizneset

Inflacioni sipas metodologjisë së Eurostat, Shqipëria mbi mesataren e BE

Nga monitorimi i procedurave rezulton se institucionet nuk ndajnë lote për llojet e ndryshme të karburanteve

Agjencia e Prokurimit Publik u ka tërhequr v ë m e n d j e n i n -stitucioneve lidhur

me tenderët e karburanteve. Sipas APP, nga monitorimi i procedurave ka rezultuar se institucionet nuk ndajnë lote për llojet e ndryshme të kar-buranteve duke krijuar kështu ngatërresa me marzhet e fitimit. “Nga monitorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik kohët e fundit është konstatuar se au-toritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi me objekt: “Blerje karburanti” dhe pavarë-sisht faktit se, ky objekt prokuri-mi përfshin disa tipe primare karburantesh, siç janë: benzinë , vajguri, diesel, gasoil, karburant për ngrohje rezulton që autorite-tet kontraktore zhvillojnë vetëm një procedurë prokurimi për të gjitha llojet e karburanteve”, thuhet në shkresën e APP.

Ngatërresa me marzhet e fitimit

Ngatërresa me marzhet e fitimit sipas APP vjen si efekt i paraqitjes së disa ofertave për lloje të ndryshme karburantesh por brenda vetëm një procedure ku mungon ndarja në lote. Kjo është në kundërshtim me ven-dimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2014 ku thuhet se operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vetëm një ofertë, me përjashtim të rasteve kur kërkohen ofer-ta alternative. Referuar sa më sipër, APP tërheq vëmendjen e autoriteteve kontraktore që për prokurimin e objektit: “Blerje karburanti” të zhvillojnë një pro-cedurë prokurimi të ndarë në lote dhe në këtë mënyrë operatorët ekonomikë do të kenë mundësi të ofertojnë për lotin përkatës, ku janë të interesuar të marrin pjesë. “Ndërkohë, në rast se autoriteti kontraktor do të zhvillojë vetëm një procedurë prokurimi ku përfshihen më shume se një tip karburanti, atëherë operatoret

Tenderët e karburanteve probleme me ndarjen në lote dhe marzhet e fitimit, APP vërejtje institucioneve dhe për shpalljen e fituesve

ekonomikë duhet të paraqesin vetëm një marzh fitimi, si pjesë të ofertës së tyre”, nënvizon Ag-jencia e Prokurimit Publik.

Shpallja e fituesit Agjencia e Prokurimit

Publik ka konstatuar gjithash-tu probleme në njoftimet e fi-tuesve, të krijuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik dhe të dërguara pranë APP për miratim dhe publikim. Sipas APP një nga këto probleme është dhe kalimi nga operatori ekonomik i renditur i pari tek operatori ekonomik i renditur i dyti, pa respektuar vlerën e diferencës ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe asaj të kualifikuar në vend të dytë. Në nenin 58, pika 5 të ligjit nr.9643,

datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, përcaktohet se: “Kur ofertuesi fitues nuk bën sigurimin e kontratës ose nuk arrin të nënshkruajë kontratën, autoriteti kontraktor bën kon-fiskimin e sigurimit të ofertës, nëse është kërkuar. Në rastin kur është përdorur si kriter i për-caktimit të ofertës fituese “çmimi më i ulët” dhe kur ofertuesi fitues nuk bën sigurimin e kontratës ose nuk arrin të nënshkruajë kontratën, autoriteti kontraktor përzgjedh ofertuesin e renditur i dyti në listën e ofertave të përzg-jedhura që kanë mbetur, vetëm nëse diferenca ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe të dytë do të jetë jo më e mad-he se 2 përqind e fondit limit. Kjo

nuk cenon të drejtën e autoritetit kontraktor sipas nenit 24 të këtij ligji, për të refuzuar të gjitha ofertat e mbetura dhe për të an-ulluar procedurën e prokurimit. Njoftimi sipas pikës 1 të këtij neni i dërgohet ofertuesit, oferta e të cilit është përzgjedhur sipas kësaj pike”. Në këtë kuptim, kali-mi nga ofertuesi i renditur i pari tek ofertuesi i renditur i dyti në listën e ofertave të përzgjedhura, kufizohet nga vlera 2 përqind e diferencës ndërmjet këtyre dy ofertave dhe fondit limit. Referuar sa më sipër, autoritetet kontraktore gjatë procesit të kalimit nga ofertuesi i renditur i pari tek ofertuesi i renditur i dyti duhet të mbajnë në konsideratë parashikimin ligjor të sipërcituar.

INSTAT ka publikuar In-deksin e harmonizuar të Çmi-meve të Konsumit për muajin prill 2018, sipas metodologjisë së Eurostat. Ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i harmo-nizuar i çmimeve të konsumit për këtë muaj është 1,7 %. IHÇK është vlerësuar me rritje krahasuar me një muaj më parë kur treguesi shënoi një ndrys-him prej 1.4%. Rritja e çmimeve ka vijuar të jetë mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europi-an prej 1.4%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,0 %, vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe

kulturë” me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %, “Transporti” me 1,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Hotele, kaf-ene dhe restorante“ me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, etj. Në muajin Prill 2018, ndrys-himi mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është -0,4 %. Ky ndry-shim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me

0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,2 % secili. Ndërsa, çmimet e grupit “Ar-gëtim dhe kulturë” u rritën me 2,0 %, pasuar nga grupet “Ho-tele, kafene dhe restorante“ me 1,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, etj. Në fillim të këtij viti, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e iHÇK-së, sipas rregullores së Këshillit Europian.

“Nga monitorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik

kohët e fundit është konstatuar se autoritetet kon-traktore zhvillojnë procedura prokurimi me objekt:

“Blerje karburanti” dhe pavarësisht faktit se, ky objekt prokurimi përfshin disa tipe primare karburantesh, siç

janë: benzinë , vajguri, diesel, gasoil, karburant...

12 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet pjesa e dytë e letrës së Komitetit Qendror Sovjetik

CIA zbardh të tjera detaje nga përplasjet mes Tiranës dhe Moskës, BRSS akuza Hoxhës

se po dilte nga linja marksiste-leniniste

Zbardhet pjesa e dytë e letrës së Komitetit Qen-dror Sovjetik, ku ju dre-jtohej gjithë anëtarëve dhe

sulmohej Shqipëria. Në këtë pjesë akuzohet Enver Hoxha se po ndiqte linjën nacionaliste dhe po dilte nga linja leniniste.

19 janar 1962Letër e Komitetit Qendror Sovje-

tik në lidhje me Shqipërinë(Vijon nga numri i kaluar)

Në një raport të plenumit të 9-të të partisë së Polonisë në nën-tor 1961, Gomulka denoncoi ak-tivitetet e partisë shqiptare duke thënë: “Politika aventuriere e ud-hëheqjes së partisë së Shqipërisë është në kundërshtim me parimet e marksizëm-leninizmit dhe me konkluzionet e konferencës së 1960”. M. Thorez gjithashtu dënoi aktivitetin e partisë shqiptare në fjalimin e tij me rastin e përv-jetorit të revolucionit të tetorit, duke thënë se Hoxha, Shehu dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë po zbatojnë politika që vënë në rrezik lëvizjen ndërkombëtare punëtore dhe vetë të ardhmen e popullit heroik shqiptar. Në plenumin e partisë rumune në nëntor 1961, George Georgiu tha se udhëheqësit e partisë shqiptare po marrin mbi vete përgjegjësi të mëdha, të cilat dëmtojnë interesat e Shqipërisë dhe të kampit socialist. Por cila ishte përgjigja e udhëheqësve shqiptarë ndaj këtyre kritikave të forumit socialist? Ata nuk i vunë veshin fare kritikave vëllazërore. Megjithëse aprovuan formalisht deklaratën e konferencës së 1960 dhe deklaruan me hipokrizi mbështetjen e tyre për dokumentin, përsëri vazhduan aktivitetin e tyre antimarksist dhe e fshehën të vërtetën e konferencës së Moskës nga komunistët e tjerë shqiptarë. Ata mashtruan popullin dhe partinë e tyre duke kaluar një rezolutë që aprovonte qëndrimin e partisë shqiptare në Moskë, e cila thoshte: “Deklarata mbështet linjën marksiste-leniniste që partia jonë mbajti në konferencën e Moskës si për politikën e jashtme, për bashkë-ekzistencën paqësore dhe ndërtimin e socializmit”. Historia e lëvizjes punëtore komuniste nuk ka parë kurrë më parë një mashtrim të tillë brenda radhëve të saj. Kon-ferenca e Moskës luajti një rol të rëndësishëm për unitetin e kauzës komuniste. Dokumentet e konfer-encës, të hartuara në një atmosferë bashkëpunimi shprehën qëndrimin e përbashkët të parive vëllazërore mbi çështjet kryesore botërore, dhe u aprovuan unanimisht nga pjesëmarrësit. Viti që kaloi ishte dëshmi e korrektësisë së konkluzi-oneve të konferencës dhe ka hedhur poshtë pikëpamjet e atyre që duke mos kuptuar tendencën e zhvilli-meve botërore dhe ndryshimin e balancave të fuqisë, kanë mbetur të ngatërruar në teoritë dogmatike të nacionalizimit sektarian.

Arritjet e BRSSGjatë kësaj periudhe u bë e qa-

rtë se pika kryesore e zhvillimeve botërore është ruajtja e paqes dhe e konkurrencës paqësore mes dy sistemeve kryesore, socializmit dhe kapitalizmit, mes të cilave socializmi hap pas hapi po parakalon pozicio-net duke u bërë faktor deçiziv në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera socialiste kanë marrë masa të rëndësishme për të siguruar supe-rioritetin ushtarak të bllokut kun-drejt vendeve imperialiste. Vendet socialiste kanë një forcë madhore që mund të mbrojë arritjet e mëdha të socializmit dhe të shkatërrojë skemat e agresorëve imperialistë. Qeveria sovjetike jo vetëm me fjalë por dhe me vepra ka mbështetur moralisht dhe materialisht lëvizjet nacional-çlirimtare dhe pavarësinë e popujve të dobët. Deklarata për dhënien e pavarësisë të gjitha ven-deve koloniale e propozuar nga qeveria sovjetike dhe Kombet e Bashkuara, u prit me entuziazëm nga të gjithë popujt që luftojnë për pavarësinë e tyre. Konceptet e saj u bënë një forcë magnetike në mbështetje të popujve liri-dashës. Arritjet e popullit sovjetik kanë bërë të mundur pranimin e një programi të ri të partisë për ndërtimin e so-cializmit në BRSS dhe në kampin botëror socialist. Duke ndjekur kursin e parashtruar në konferencën e partive vëllazërore në 1957 dhe në 1960, lëvizja komuniste është bërë më e fortë dhe ka arritur sukses në

ruajtjen e paqes botërore dhe zgjidh-jen e problemeve kryesore sociale. A nuk janë të mjerueshme këto përpjekje të partisë shqiptare për të hedhur dyshime mbi politikën len-iniste të lëvizjes ndërkombëtare ko-muniste, duke ndryshuar qëndrimin e saj mbi deklaratat e përbashkëta me partitë vëllazërore? Duke u fshehur në flamurin e revolucion-arizmit të majtë dhe në dogmat e tyre, udhëheqësit shqiptarë po ndry-shojnë qëndrim mbi tezat kryesore të marksizëm-leninizmit, duke i zëvendësuar ato me linjën nacion-aliste të aventurës e përçarjes. Është tipike nga udhëheqësit shqiptarë të pretendojnë se kanë vetëm ndrys-hime opinioni për disa probleme me BRSS. Por në fakt ata kanë nisur një fushatë kundër qëndrimeve të pran-uara nga lëvizja botërore socialiste. Teoricienët e kotë të Tiranës po përdorin fabrikacione të ndryshme për të nxjerrë nga dheu argumente, për sa kohë që ato i shërbejnë qëlli-meve të tyre të pista të diskreditimit të Bashkimit Sovjetik dhe përçarjes së uniteti brenda kampit socialit. Ata po ekspozohen si zëdhënës të opor-tunizmit dhe nuk kanë asgjë të për-bashkët me frymën e Leninizmit, i cili karakterizon deklaratat e bllokut komunistë të viteve 1957 dhe 1960. Rreziku i këtij qëndrimi të mbajtur nga udhëheqësit shqiptarë nuk ka të bëjë vetëm me problemet private por me problemet bazë të kohëve tona, nga të cilat varet e ardhmja e qindra miliona njerëzve. Le të shohim disa nga këto probleme.

Çështja e luftës e paqesPartia sovjetike me partitë vël-

lazërore besojnë se problemi i parandalimit të luftës botërore, e cila do të sillte shkatërrim dhe vuajtje të pamasa për popujt, është problemi kryesor i kohës sonë. Me rritjen dhe forcimin e botës socialiste dhe arritjet e saj në fushat e ekonomisë, shkencës e teknologjisë, ne kemi kapacitete të reja për zgjidhjen e problemeve kryesore në interes të paqes, demokracisë e socializmit. Ne këtë ne si komunistë arrijmë në konkluzionin se me forca të bash-kuara në kampin socialist mund të arrijmë ruajtjen e paqes dhe eviti-min e luftës. Si rezultat i rritjes së superioritetit të forcave socialiste ndaj forcave të imperializmit, pra i forcave të paqes përkundër forcave të luftës po afrohet mundësia reale e evitimit të luftës botërore nga jeta shoqërore. Megjithë përpjekjet kundër skemave agresive të impe-rializmit, ne si marksistë-leninistë mbështesim luftërat e popujve për liri dhe pavarësi. Kampi socialist po bëhet gjithnjë e më shumë një mburojë e sigurt për vendet e lira dhe socialiste, ndaj aventurave ush-tarake të imperialistëve. Kuptohet lehtë që për sa kohë të ekzistojë imperializmi burimi dhe rreziku i luftës do të mbetet, prandaj deri në çarmatimin universal e të plotë të arsenaleve, vendet socialiste duhet të ruajnë fuqinë e tyre mbrojtëse në nivelin e duhur dhe të rrisin vigjilencën. Të gjitha aktivitetet e partisë sovjetike tregojnë se kjo linjë

leniniste po jep rezultate të mëdha, të cilat po njihen nga e gjithë bota. Konkluzionet për mundësinë e evitimit të luftës në epokën tonë, u arritën që në konferencat socialiste të vitit 1957 dhe 1960 dhe i dhanë zemër popujve liri-dashës të rrisin unitetin dhe vigjilencën kundër politikave agresive imperialiste dhe në veçanti ndaj imperializmit amerikan. tentativat e vazhdueshme të forcave agresive imperialiste për rindezjen e flakëve të luftës, me agresionet e tyre në Egjipt, Liban, dhe skemat e tyre në Irak, kanë dështuar prej qëndrimit të vendosur të Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera socialiste paqe-dashëse. Fakti që lufta u evitua me sukses është rezultat i punës së komitetit qendror të partisë sovjetike dhe ndërtimit të forcës parandaluese, si dhe rezultat i punës së partive vllazërore me aktivitetin e tyre paqedashës. Vendet imperialiste e kanë pranuar se sistemi botëror so-cialit tashmë është kthyer në faktor vendimtar në zhvillimet botërore. As presidenti i SHBA nuk guxon të flasë për superioritetin ushtarak të forcave kapitaliste. Dhe në fakt ai përmend “balancën” mes forcave të kapitalizmit dhe socializmit, duke treguar që kapitalizmi ka humbur tashmë pozitën dominues në botën aktuale. Por megjithë këto fakte, Hoxha dhe Shehu shtrembërojnë pozitën e lëvizjes ndërkombëtare komuniste dhe refuzojnë idenë e shmangies së luftës botërore. Ata thonë se ai që pranon një mundësi të tillë e bën vetëm në mëshirën e banditëve imperialistë. Megjithëse verbalisht ata e pranojnë ngan-jëherë mundësinë e evitimit të luftës, shqiptarët mendojnë se çështja e nisjes apo jo të një lufte varet tërë-sisht nga imperialistët. Çfarë do të thotë një opinion i tillë për popujt? Kjo d të thotë të jesh i dorëzuar dhe i pashpresë, ky qëndrim tregon për mungesën e besimit nga Shqipëria në rritjen e forcës së socializmit dhe paqes, dhe gjithashtu tregon se të gjitha deklaratat e tyre janë një ka-pitullim ndaj imperializmit. Kështu në fjalët e tyre revolucionare ne gjejmë në fakt konfuzion dhe frikë prej mikroborgjezie. Udhëheqësit shqiptarë do të donin që komunistët dhe forcat paqedashëse të botës të pranojnë se lufta është e paevi-tueshme, duke dobësuar përpjekjet për arritjen e paqes. Në fjalë të tjera ata duan që gjërat të dalin jashtë kontrolli dhe zgjidhja e problemit t’i mbetet imperialistëve. Është e thjeshtë të kuptohet se partitë marksiste-leniniste nuk do t’ia bë-jnë kurë këtë favor imperialistëve. Partia sovjetike dhe partitë e tjera vëllazërore do të zgjerojnë përp-jekjet e tyre në kauzën e shpëtimit të njerëzimit nga një tjetër luftë botërore. BRSS do të përdorë të gjithë fuqinë e tij në drejtim të paqes dhe do të shtypë aspiratat agresive të imperializmit, në interes të paqes dhe sigurisë së popujve.

A nuk janë të mjerueshme këto përpjekje të partisë shqiptare për të hedhur dyshime mbi politikën leniniste të lëvizjes ndërkombëtare komuniste, duke ndryshuar qëndrimin e saj mbi deklaratat e përbash-këta me partitë vëllazërore? Duke u fshehur në flamurin e revolu-cionarizmit të majtë dhe në dogmat e tyre, udhëheqësit shqiptarë po ndryshojnë qëndrim mbi tezat kryesore të marksizëm-leninizmit, duke i zëvendësuar ato me linjën nacionaliste të aventurës e përçarjes...

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Itali/ 5-Yje dhe Lega publikojnë planin e koalicionit qeveritar

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraQeveria e re populiste vë Romën në kurs përplasjeje me Brukselin

Andi LAMKO

Dy partitë populiste italiane fituese të zgjedhjeve të 4 marsit publikuan dje programin e përbashkët

të koalicionit qeverisës, ku përfshihet reduktimi i taksave dhe të ardhurat bazë për të varfrit. Lëvizja anti-sta-biliment 5-Yje dhe ish-radikalët e veriut Lega tani po kryejnë konsulti-meve fundit për planin e koalicionit, por ende nuk kanë rënë dakord për kryeministrin e ardhshëm të Italisë, ndërsa bashkimi i tyre në krye të ekonomisë së tretë më të madhe e eurozonës, po shkakton zhurmë dhe panik në rrethet e larta të Bruk-selit. Marrëveshja mes dy partive anti-stabiliment po e vendos Italinë në kurs përplasjeje me BE, teksa parasheh lëvizje konfrontuese me planet financiare të bllokut. Sipas planit të koalicionit, familjet e varfra do të ketë të ardhura mujore bazë 780 euro dhe pensionet minimale do të jenë gjithashtu 780 euro. Reduktimet e taksave do të përfshijnë dy kllapa prej 15 dhe 20%. Plani parashikon anulimin gradual të reformës së pensioneve, dhe pas miratimin nga anëtarët e partive plani do të dërg-ohet te presidenti Sergio Mattarella. Në plan nuk përmendet dalja e Italisë nga eurozone, por të dy partnerët janë kritikë të politikave të BE.

Shtyhen planet për referendumMegjithëse liderët Luigi Di Maio

e Matteo Salvini momentalisht kanë shtyrë planet për referendum mbi monedhën euro dhe propozime të tjera radikale, ata duken të gatshëm të konfrontohen me politikat e

Kathimerini: Zaev propozoi “Ilindenska Maqedonia”

Kosovë, LDK: Samiti i Sofjes, ekskursion politik

Gazeta greke “Kathimerini” tha dje se propozimi “Ilinden-ska Maqedonia” për emrin e ri të Maqedonisë , që paraqet dy ngjarje historike të viteve 1903 dhe 1945, ka ardhur nga Kryeministri Zoran Zaev. Ajo thotë se ky propozim nuk është përfundimtar, pasi emra të ng-jashëm janë propozuar edhe në të kaluarën, si për shembull ‘Krushevska Maqedonia’. “Nuk është e qartë nëse Athina do ta pranojë këtë propozim, ose ky mund të ishte vetëm një veprim i Qeverisë së Maqedonisë për t’i

dhënë shtytje procesit të bised-imeve”, shkruan “Kathimerini”. Termi "Ilindenska" vjen nga fjala "Ilinden", që në greqisht do të thotë Dita e Profetit Elijah, dhe i referohet ditës së rebelimit kundër regjimit otoman në Kru-sevo të Maqedonisë në 1903. 2 gushti (dita e profetit Elijah-Ilin-den, sipas kalendarit Julian) është dita kombëtare e Maqe-donisë. Kryeministri grek Alexis Tsipras do të njoftoj së shpejti institucionet dhe partnerët e koalicionit rreth propozimeve të diskutuara me Zaev.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar dje se pjesëmarrja e Kosovës në Sami-tin e Sofjes nuk ishte fitore diplo-matike, por pjesëmarrje e na-tyrshme dhe e barabartë. Më tej nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri kritikoi numrin e pjesëmarrëse prej rreth 60 anëtarë të Qeverisë Haradinaj. “LDK nuk e quan fi-tore diplomatike pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, por pjesëmarrje të natyrshme dhe të barabartë të Kosovës në kuadër të këtij angazhimi sepse vet samiti ka karakter historik. Në

rastin e Kosovës dhe Shqipërisë këtu po marrin pjesë edhe njerëz që kanë aktakuza në shtetet e tyre prandaj ishte dashur të bëhej kujdes me përfaqësimin. Po ashtu ky samit ishte një rast ku Kosova të përfaqësohej me dinjitet dhe Samiti të mos kuptohej si ekskursion politik, ku afër 60 anëtarë të Qeverisë marrin pjesë“, tha ai. “Sa herë që pushtetarët tanë i përmendin vizat, shtyhen nga një vit. Apel ynë është që mos të përmend datë, nuk ka afate zyrtare për procesin e vizave”, shtoi Haziri.

Serbia ndalon sërish dy pjesëtarë serbë të FSK

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pro-testuar dje për ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të en-jten mbrëma nga autoritetet e Serbisë, pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak. Ministri e Jashtme përmes një njoft-imi shprehu indinjatën dhe shqetësimin e thellë për vazh-dimin dhe përsëritjen e vepri-meve të tilla nga autoritetet e Beogradit. “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për

vazhdimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla nga autorite-tet e Beogradit, të cilat duket se qëllim parësor kanë frikësimin, presionin dhe shantazhin për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucion-ale dhe shoqërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim, duke shtuar më tej se veprimet e tilla të autoriteteve serbe janë dëshmi se Beogradi zyrtar flet diçka tjetër, por në terren vepron në forma të vjetruara të shekullit të kaluar”, thuhet më tej në re-agimin për media.

kursimit të BE, duke sjellë reforma të kushtueshme. Lëvizjet e tyre mund të jenë për BE një sfidë më e madhe se Brexit në vendin që ka qenë historikisht një anëtar i fortë pro-evropian. Lega është fuqimisht anti-emigracion dhe do të kërko-jë më shumë ndihmë nga BE për çështjen e refugjatëve. Kreu i 5-Yje, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini kanë arritur te ky program pas rreth 70 ditë negociatash. Lorenzo Codogno, ish-drejtori i thesarit në ministrinë italiane të financave tha: “Qëndrimet e vërteta të 5-Yje dhe aq më pak të Legas-s janë zbutur disi muajt e fundit, por qëndrimi i tyre drejt Evropës mbetet gjithsesi kon-frontues”. Dhe në fakt, kreu i 5-Yje tha se shpresonte që dokumenti të ndihmonte për të dërguar mesazhin

te Evropa. “Ka shumë njerëz që vua-jnë në Itali, të punësuar, sipërmarrës dhe të papunë, të cilët janë shumë të rëndësishëm dhe duhet të vihen para çdo gjëje”, tha Di Maio.

Reformat e qeverisë së re Kostot e reformave populiste

të qeverisë së re llogariteshin në 65 miliardë euro sipas të përditshmes Corriere della Sera, dhe reth 126 miliardë euro sipas ish-zyrtarit ital-ian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Carlo Cottarelli. Reagimet e tregjeve ndërkombëtare ishin relativisht neg-ative, teksa euro ra për të pestën javë radhazi kundrejt dollarit. Dokumenti italian parashikonte masa të tjera kundër BE siç ishte ngrirja e bondeve italiane në BQE, të cilat sipas ana-listëve ishin një eksperiencë zgjuese ndaj atyre që mendonin të tolerojnë

OKB hetime për krime lufte ndaj

ushtrisë së Izraelit OKB ka votuar dje për dërgimin

e grupin të hetimit të krimeve të luftës në Gaza, pasi reagimi i ush-trisë së izraelit ndaj protestave të palestinezëve pranë gardhit izra-elit është quajtur “i palogjikshëm e i papërmbajtur”. “Nuk ka asnjë provë për tentativa të minimizimit të viktimave të së hënës nga Izraeli”, tha kreu i të drejtave të njeriut në OKB, Zeid Ra’ad al-Hussein në një sesion të veçantë të agjencisë në Gjenevë, në lidhje me 60 të vrarët nga ushtria në Gaza.

Kubë, avioni me 104 pasagjerë

rrëzohet në HavanaNjë avion pasagjeres është

rrëzuar pak pas ngritjes në aeroportin e Havanës me 107 pasagjerë në bord, mes të cilëve 100 kanë vdekur. Mediat vendase kubaneze thonë se vetëm tre persona kanë mbijetuar, por ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Avioni ishte marrë me qira nga kompania shtetërore "Cubana", e cila kishte hequr jashtë përdorimit disa nga avionet e saj muajt e fundit, për shkak të problemeve mekanike. Mjeti kishte si destinacion qytetin Holguín

Eurostat: Rriten shpenzimet e

mbrojtjes në BEAgjencia evropiane e statistikave

ka bërë të ditur se shpenzimet totale ushtarake në 28 vendet anëtare të Bash-kimit Evropian në vitin 2016 ishin 200 miliardë euro, shifër e njëjtë si në vitin 2015. Eurostat tha se raporti i shpenzi-meve ndaj GDP-së në 28 vendet anëtare në vitin 2016 ishte 1,3 për qind, nga 1,4 për qind në 2015. “Kjo është shumë më pak sesa shuma e shpenzuar për mbro-jtjen sociale (19,1 për qind të GDP-së), për shëndetësinë (7,1%) ose edukimin (4,7%)”, tha Eurostat.

Presidenti rus ka pritur dje kancelaren gjer-mane, Angela Merkel në rezidencën presidenciale në Soçi në jug të Rusisë, të cilës i shtrëngoi dorën dhe i dhuroi një tufë lulesh. Në një konferencë të përbashkët të shtypit me Merkel, Putin bëri thirrje për depolitizimin e rindërtimit të Sirisë, ndërsa liderët evituan temat delikate si sanksionet e perën-dimit ndaj Rusisë. “Nëse refugjatët sirianë duan të kthehen në shtëpitë e tyre, vendet evropiane duhet të ndihmojnë në rivendosjen e tyre në Siri”, tha Putin, i cili gjithashtu garantoi vazhdimin e kalimit të gazit drejt Evropës nga Ukraina. Liderët kishin diskutuar gjithashtu për çështje si Irani, Siria e Ukraina. Më herët Putin kishte pritur në takim udhëheqësin sirian Bashar al-Assad.

Një ish-nxënës i një shkolle të mesme në Santa Fe të Texas hyri dje në ambientet e saj duke vrarë 10 nxënës dhe të rritur pa diskriminim, dhe duke plagosur disa të tjerë. Presidenti Donald Trump, iu referua sulmit në shkollën e Texas nga Shtëpia e Bardhë, duke e përshkruar si "absolutisht të tmerr-shëm". "Administrata ime është e vendosur të bëj gjithçka për mbrojtjen e nxënësve e studentëve tanë dhe për heqjen e armëve nga duart e tyre që janë një kërcënim për veten dhe të tjerët”, tha Trump, i cili dy javë më parë kishte bërë thirrje për armatosjen e mësuesve. Autori 17-vjeçar i masakrës Dimitri Pagourtzis u kap i gjallë nga policia, ndërsa më herët kishte shpërndarë në rrjetet sociale Facebook, fotografi me armë të ndryshme.

MERKEL NË RUSI, PUTIN E PRET ME BUQETË LULESH SHBA, 10 TË VDEKUR NGA MASAKRA NË NJË SHKOLLË

ndaj dy aleatëve të rinj. “Kjo do të ishte një qeverie që vihet në linjën e Syriza-a greke brenda Evropës” vazhdoi më tej Codogno, duke shtuar se në kushte të tilla, zgjedhjet e parakohshme do të ishin një zhvillim pozitiv për tregjet. Lëvizja 5-Yje ka lindur nga aktivizmi i ish-komedianit italian Beppe Grillo, kundër shtresës së vjetër politike ital-iane dhe fillimisht e kishte bazën e saj të mbështetjes te votuesit informalë online. Por me zgjerimin e elektoratit ajo është moderuar në qëndrimet e saj dhe përsëri ka kërkuar miratimin e votuesve të internetit për planin, para se të dorëzohet të hënën te presidenti Mattarella. Ndërsa hapi i ardhshëm do të ishte miratimi nga dy partitë i emrit të kryeministrit të ri dhe miratimi i planeve nga presidenti.

Sipas planit të koa-licionit, familjet e varfra do të ketë të ardhura mujore bazë 780 euro dhe pensionet minimale do të jenë gjithash-tu 780 euro. Re-duktimet e taksave do të përfshijnë dy kllapa prej 15% dhe 20%...

14 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

k r o n i k e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra

Malësi e Madhe/ U arrestua si koka e trafikut të drogës me Malin e Zi, sekuestrohen

miliona euro pasuri të Ndue Pepajt

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNdue Pepajt i sekuestrohen 7 pasuri të paluajtshme

Familjarët e 27-vjeçarit Enea Ftoj protestojnë përpara komisariatit

Mes lotësh dhe dhimbjes së familjarëve, është përc-jellë dje për në banesë e fundit i riu 27-vjeçar që u rrah për vdekje në Komisariatin e Korçës, Enea Ftoj. Pas ceremonisë mortore, familjarët e të ndierit marshuan drejt Komisariatit të Policisë, me parulla në duar. Nën thirrjet “larg policisë raciste”, “duam drejtësi”, “stop racizmit”, familjarët akuzuan sërish policinë e Korçës për vdekjen e të riut. Dy ditë më më para ai u gjet i pajetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa u publikua edhe një foto ku u vërtetua dhuna ndaj tij. Enea Ftoj, 27 vjeç ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë. Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.

Vidhnin veshje firmato dhe i shisnin në Shqipëri, kapen shqiptarëtPolicia greke ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë, katër

gra dhe një burrë, të akuzuar për vjedhje sistematike nga njësi të mëdha tregtare dhe supermerkata. Dosja penale përfshin dhe shtatë persona të tjerë që po kërkohen. Sipas komunikatës së policisë, bëhet fjalë për një grup kriminal të organizuar, aktiviteti i të cilit daton që nga viti 2016. Grupi vepronte me metoda të sofistikuara, për të evituar kontrollet e sigurisë. Ata përdornin aparate për çaktivizimin e meka-nizmave kundër vjedhjes. Sendet e vjedhura, vendoseshin në çanta të posaçme, që i kishin faqet e brendshme të veshura me alumin që mos të diktoheshin nga skaneri i alarmit në dalje të njësive. Grupi i dërgonte veshmbathjet e vjedhura në Shqipëri, ku shiteshin me kile. Ndërsa pijet dhe ushqimet ia jepte mashkullit të arrestuar, i cili kishte një dyqan ushqimor. Në banesat e të arrestuarave dhe dyqanin e 42-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se 4.000 artikuj.

Udhëtonin me 31 kg hashash, arrestohen 3 persona në Tepelenë

Policia ka arrestuar tre persona pasi u kapën më 31 kg kanabis në Tepelenë. Në pranga përfunduan Klerdi Graçi, 33 vjeç, Aulon Milo, 31 vjeç dhe Aleksandros Vasili, 26 vjeç, të tre banues në Vlorë. Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Opel” në aksin rrugor Bënçë-Progonat , në afërsi të fshatit Bënçë. Drejtuesi i “Opel” arriti që ti largohej policisë ndërsa pasagjer ishte Klerdi Graçi. Në makinë u gjet 31.45 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E. ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip “Audi”, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip “Jeep” pa targa,"-raporton policia. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe mjetet, si edhe po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Elvis MYRTA

Policia në Malësinë e Madhe në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë Shkodër kanë sekuestruar 7 pasuri të paluajtshme në Bajzë, njësia Kastrat, bashkia Malësi e Madhe në pronësi të Ndue Pepajt. Prokuroria sekuestroi hotelin “Kavaliero” në Bajzë të Malësisë së Madhe dhe mijëra metra katror tokë. Ndue Pepaj, pronari i 7 pasurive të palua-jtshme që janë sekuestruar, ishte arrestuar vitin e kaluar, pasi ishte në krye të një rrjeti kriminal që trafikonte drogë. Ky hotel luksoz në Bajzë të Malësisë së Madhe u sekuestrua nga prokuroria, pas hetimeve të përbashkëta me Task-Forcën e Policisë së Shtetit, ku u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkodrës. Është vendosur sekuestroja preventive e 7 pasurive të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2, ku përfshihen Bar-Restorant, Hotel “Kavaliero”, Lavazh dhe Dyqan Cigaresh, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Pepaj dhe familjarëve të tij. Më 17 dhjetor 2017, autoritetet malazeze, gjatë operacionit “Trick”, arrestuan12 persona, përfshirë edhe Ndue Pepajn, si kreun e një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narko-tike. Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1.7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kg përzierës. Hetimi dhe sekuestrimi i aseteve është bërë pasi dyshohet se këto pas-uri janë produkt i veprimtarisë kriminale dhe më pas këto pas-uri i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të personave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës së tij.

ProkuroriaSekuestrohen 7 pasuri të

paluajtshme në Bajzë, njësia Kastrat, Bashkia Malësi e Mad-he. Pas disa muajsh hetime të Prokurorisë pranë Gjykatës

së Shkallës së Parë, Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë Hetimore të Task- Forcës Spe-ciale Qendrore në Policinë e Shtetit, sot më datë 18.05.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër, e cila pas kërkesës së organit të Prokurorisë kishte vendo-sur sekuestron preventive të 7 pasurive të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2, ku përfshihen bar-restorant, hotel “Kavaliero”, lavazh dhe dyqan cigaresh, në fshatin Ba-jzë, Njësia Administrative Kas-trat, Bashkia Malësi e Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Pepaj dhe familjarëve të tij. Sekuestrimi u krye në funksion të hetimeve të procedimit penal të vitit 2018, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Bazë për fillimin e këtij hetimi ka shërbyer

njoftimi i ardhur nga autoritetet e Mali të Zi më 17 dhjetor 2017. Atë ditë, 17 dhjetor 2017, rreth orës 16.00, autoritetet malazeze në kuadrin e operacionit “Mash-trim”, ku u arrestuan 12 persona, përfshi shtetasin shqiptar Ndue Pepaj, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si kreun e një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narko-tike. Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kg përzierës. Sipas policisë malazeze, kjo organizatë kriminale dyshohet se kishte vepruar për një periudhë të gjatë kohore dhe veçanërisht aktive ka qenë që nga 01 janari 2016 në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në nivel ndërkom-bëtar. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim edhe me Proku-rorinë Speciale të Malit të Zi, përfaqësues të së cilës u takuan me autoritetet ditën e fundit në Prokurorinë e Shkodrës në funk-

sion të hetimit të kësaj çështje dhe të ekzekutimit të Letër-Po-rosive së kërkuara në mënyrë reciproke nga autoritet gjyqësore të të dy shteteve. Hetimi dhe sekuestrimi i aseteve është bërë pasi dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të kryer nga shtetasi Ndue Pepaj. Më pas shtetasi Ndue Pepaj këto pasuri i ka ricikluar duke i tjetër-suar në emër të personave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndrit dhe dajës së tij. Zba-timi i vendimit të gjykatës për ekzekutimin e sekuestrimit u bë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Dre-jtorinë e Hetimit Tatimor Shkod-ër dhe Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila mori në administrim pas-uritë e sekuestruara. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Denoncoi zhdukjen e shokut 2 javë më parë, në automjetin e Fatjon Fejzullarit gjenden gjurmë gjaku

Në makinën e Fation Fejzillarit, tregtarit të perdeve të zh-dukur më 29 Prill në aksin Laç-Milot, mësohet se janë gjetur gjurmë gjaku. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se brenda automjetit tip “Volksvagen” janë gjetur gjurmë gjaku. Automjeti i tij përdorej nga shoku i tij Aleksandër Fadili, i dyshuari kryesor për zhdukjen e 30-vjeçarit. Sipas grupit hetimorë dyshohet se ky automjet është larë dy herë mëngjesin e 30 Prillit, për të zh-dukur njollat e gjakut që ndodheshin në tapicerinë e makinës. Pikërisht për këtë shkak dhe të tjera rrethana dyshuese, Policia e Kurbinit arrestoi të mërkurën Aleksandër Fadilin. Gjurmët e gjakut të gjetur në mjetin “Volkswagen” do të analizohen dhe do të krahasohen me ADN-në e së ëmës së Fation Fejzillarit,

zonjës Fatime Fejzillari. Gjithashtu nga grupi hetimor mësohet se në bagazhin e automjetit janë gjetur një palë gërshërë, të cilat 30-vjeçari Fejzillari i mbante në kroskot. Po kështu, një telefon celular që i përkiste Fation Fejzillarit është gjetur i thyer dhe i prishur brenda makinës. Ndërsa familjarët e 30-vjeçarit kanë pohuar se këtë celular, Fatjoni e përdorte për Facebook dhe rrjete të tjera sociale, kurse për të folur mbante një celular tjetër tip Nokia model të thjeshtë. Automjetin tip “Volksëagen”, Fatjoni e kishte blerë me kredi pak ditë përpara se të nisej së bashku me Aleksandër Fadilin për të shitur perde dhe çarçafë në qytetet Shkodër-Lezhë-Milot-Laç. Këtë fakt e konfirmon babai i Fationi. “Para se të ikte, mori kredi bankare 5 milionë

lekë të vjetra. Më tha, baba do marr makinë, do marr dhe mall e do iki bashkë me Sandrin të punojmë, të shesim”, ka thënë babai 30-vjeçarit. Pas zhdukjes së Fationit më 29 Prill, makina është mbajtur në përdorim nga shoku i tij Aleksandër Fadili. Ende nuk ka asnjë gjurmë rreth vendndodhjes së 30-vjeçarit Fejzillari, por duhet theksuar se hetimet po zhvillohen me in-tensitet. Aleksandër Fadili është arrestuar si person i dyshuar për zhdukjen e shokut të tij. Motivet janë të paqarta, ndërsa grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për arsye ekonomike. Në momentin kur Fationi është zhdukur, shoku i tij pretendon se kishte me vete 2.6 milionë Lekë të vjetra, gjysmat e të cilave i përkisnin Aleksandrit, sipas dëshmisë së këtij të fundit.

Është vendosur sekuestroja preventive e 7 pasurive të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2, ku përfshihen bar-restorant, hotel“Kavaliero”, lavazh dhe dyqan cigaresh, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Pepaj dhe familjarëve të tij...

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Panik në Vlorë, 31 vjeçari tenton të qëllojë me kallashnikov në lokal Të shtënat e një arme kallashnikovi kanë

përhapur panik në një lokal në vendin e quajtur “Sahati” në qytetin e Vlorës. Një ngjarje e rëndë që fatmirësisht nuk ka përfunduar në tragjedi mes-ditën e djeshme qytetin bregdetar të Vlorës, ku një 31-vjeçar me motoçikletë është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar në ajërt me kallashnikov. Më pas i riu ka hyrë brenda ku ka pas në shënjestër një nga klientët që ndodheshin në lokal. Burime zyrtare policore thonë se shtetasi Besmir Gj., ka hyrë në ambientet e lokalit me kallashnikovin në dorë për të qëlluar në drejtim të një tavoline ku ndodheshin disa persona. Aty kanë ndërhyrë klientët e lokalit dhe autori ka arritur të qëllojë vetëm një herë, por pa lënduar njeri. Mësohet se personat që kanë

ndërhyrë dhe kanë ndaluar 31-vjeçarin të qëlloj kanë qenë efektivë policie. Pas ndërhyrjes ata kanë lajmëruar kolegët e tyre të cilët kanë arrestuar per-sonin e armatosur, si dhe ka sekuestruar armën e tij. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se personi i arrestuar ishte konfliktuar me një nga klientët e lokalit. Pas sherrit ai ka shkuar në shtëpi ka marrë kallashin dhe është rikthyer në lokal, ku ka tentuar të qëlloi në drejtim të tavolinës ku ndodhej personi që kishte sherrin. Nuk dihen shkaqet që çuan në konflikt mes të rinjve. Policia shoqëroi në komisariat dhe personat e tjerë që ndodheshin në tavolinën që u sulmua nga i riu për të marrë dëshminë e tyre dhe për zbardhur rrethanat që çuan 31-vjeçarin për të marrë këtë akt të rëndë. Pas ngjarjes policia

ka shpërndarë për mediat një komunikatë ku ka dhënë detaje rreth ngjarjes e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. “Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali. Nga e shtëna nuk ka të lënduar. Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pran-ishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë”, sqaroi policia.

Vjedhin kasafortën në supermarket, në kërkim autorët

Një supermarket është grabitur gjatë ditës së djeshme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, ku tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e supermarketit kanë hyrë brenda ambienteve të tij dhe kanë marrë kasafortën e sende të ndryshme. Mësohet se personat që sulmuan supermarketin janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Volsvagen”. Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifi-kimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë si të supermarketit si dhe bizneseve rreth tij. Ka qenë policia e Tiranës që ka dhënë detaje për ngjarjen. “Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kas-afortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorë”, sqaroi policia.

Plagosin 27-vjeçarin për një vend parkimi, kapen at e bir

Policia e Tiranës ka vënë në pranga babë e bir pas sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit” ku u plagos me thikë një 27-vjeçar. Mësohet se sherri ndodhi për një vend parkimi. 27-vjeçari parkoi automjetin përballë banesës së familjes Merkaj, ku lindi dhe konflikti që çoi në plagosjen e 26-vjeçarit. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 tek “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi me inicialet D. L., rreth 27 vjeç. Për këtë ngjarje në prangat e uniformave blu të kryeqytetit përfunduan, Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë dhe Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë, at e bir. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Vlorë, Gjendet i pajetë 26-vjeçari, dyshohet se u vetëvra

Një i ri është gjetur i pajetë dje pranë Monumentit të Pavarësisë në Vlorë. Trupi i të riut Albano Imeraj 26-vjeç u gjet i pajetë tek “Sheshi i Flamurit”. Fillimisht u dyshua që 26-vjeçari ka vdekur nga mbidoza. Kohë më parë ai njihej si përdorues droge. Por kur aty shkuan ekspertët e policisë, e gjetën me damarë të prerë. Dyshimet flasin për një vetëvras-je të Albano Imerajt, por megjithatë po bëhen hetimet për të saktësuar shkaqet dhe zbardhjen e ngjarjes. Pasi mësuan ngjarjen e rëndë familjarët kanë shkuar të alarmuar në vendngjarje. Vëllai i tij dëgjohet të thotë “e kanë vrarë, e kanë vrarë”. Për familjen Imeraj kjo është një tjetër drame. Më 28 Mars, djali tjetër Ksandro Imeraj u zhduk. Ai ishte nisur drejt Italisë me një “Jet Sky” por nuk mbërriti kurrë atje. Mjeti lundrues u gjet në Budva të Malit të Zi, gjysmë i mbytur. Nga ajo kohë nuk ka asnjë të dhënë për të, dhe pse dyshohet që mund të jetë zhdukur në det. Në lidhje me Albano Imerajn, grupi hetimor ka marrë filmimet e bizneseve rreth zonës së sheshit të Flamurit për të parë lëvizjet e fundit të 26 vjeçarit.

Falsifikonin viza, Gjykata e Krimeve tëRënda lë në burg 13 nga 17 të arrestuarit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKrimet e Rënda, 4 orë seancë për grupin e falsifikimit të vizave

Elvis MYRTA

Ditën e djeshme kanë dalë përpara togave të zeza të krimeve të rënda për t’u njo-

hur me masën e sigurisë 17 të arrestuarit për falsifikim vizash. Mes të arrestuarve përfunduan dhe dy efektivë policie si pjesë e këtij grupi kriminal. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 13 nga të arrestuarit dhe atë të “arrestit shtëpiak” për 4 të akuzuarit e tjerë. Në përfun-dim të seancës e cila zgjati për rreth 4 orë Krimet e Rënda vendosën që të lënë në fuqi masën “arrest me burg” për, Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana; Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana; Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana; Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana; Gentjan Stoj-ku, 37 vjeç, nga Tirana; Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra; Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie; Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana; Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana; Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana; Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra; Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana; Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana; Qa-zim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana. Ndërsa “arrest shtëpie”, gjyka-ta vendosi të lërë, Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra, Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra dhe punonjësen e policisë, 43-vjeçaren, Entela Çala. Nisur nga informacionet e mbledhura dhe të admin-istruara është dokumentuar me prova se shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin fal-sifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndrys-hëm kundrejt përfitimit mon-etar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar. Hetimet për këtë grup kanë nisur që në vitin

2016 dhe gjatë këtij operacio-ni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shqiptarë, grekë dhe shtetas të kombësive të tjera. Këtij grupi iu zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe katër në Shqipëri për falsifikimin e dokument-eve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash kesh, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

HetimetNga veprimet hetimore

të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të struk-turuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e përshkruara më sipër, shtetas shqiptarë dhe të huaj. Pasi i pajisnin me dokumente identi-fikimi të falsifikuara, kundrejt

përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të palig-jshme të udhëtonin drejt SH-BA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e per-sonave me dokumente të fal-sifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia. Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm, kanë falsifikuar dokumenteve të udhëtim-it dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve. Në këmbim për këtë aktivitet të paligjshëm ata merrnin nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që shkonin deri në 20 mijë euro për person. Në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese partnere të hua-ja, veçanërisht me autoritetet policore greke, në dhjetor 2017 është bërë i mundur arrestimi i 24 personave

anëtarë të këtij grupi krim-inal me aktivitet në Greqi, kryesisht shtetas shqiptarë dhe grekë, por edhe të kom-bësive të tjera, të cilëve u janë sekuestruar 7 laboratorë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. Gentjan Sto-jku dhe Alfred Myrtaj ishin ndërlidhësit mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi Marjo Myrtaj ishte në rolin e korrierit mes tyre. Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shu-mave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dis-pononin për shkak të detyrës si punonjës policie.

Shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar...

16 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Libri si medikament mbrojtës nga efektet e globalizimit

E madhe për të qenë e bashkuar, e vogël për të qenë e ndarë!

Nga Luan KURTI

Duket sikur njerëzit në këtë vend kanë hequr dorë me kohë nga librat, nga

teatrot, nga kinematë, nga disa prej gjërave më sinjifikative dhe me kuptim të kësaj bote, që të përsosin estetikisht, mor-alisht, të çlirojnë nga pasio-net e verbra dhe gjenerojnë energji pozitive. Dikush mund të thotë se jeta tani ka një tjetër ritëm, një tjetër vrull, të tjera aspirata dhe përditshmëria, nevojat imediate ekzistenciale, eklipsojnë çdo nevojë tjetër, bëhen prioritare. Thënë shkurt, kjo është periudha e ma-terializmit, konsumizmit e teknologjisë, ku njeriu kthehet në një robot, në një shtojcë të një skeme të parapërpunuar, në një ingranazh të një meka-nizmi vrasës, asgjësues nga pikëpamja intelektu-ale. Sot fëmijët kanë harruar lodrat, shëtitjet në natyrë, ulen me orë të tëra përpara kompjuterit, apo televizorit, ushqehen me produkte gjysmë të gatshme (jo bio), flasin me batuta filmash, tele-novelash, spektaklesh humori dhe më shumë se sa krijues janë kthyer në imitatorë. Po kështu të rinjtë, shfaqin interes për shkollimin, për gjuhët e huaja (kjo është pozitive padyshim, risi), dhe kohën e lirë (disa syresh) më tepër e kalojnë pub-eve, duke pirë duhan, alkool, pije energjike, hashash, drogë; duke dëgjuar muzikë ritmike apo tallava, apo duke komunikuar pafundësisht në rrjetet sociale. Për hir të së vërtetës pak janë ata që do të preferonin të lexonin një libër, jo vetëm artistik por të çfarëdo gjinie dhe karak-teri qofshin, të bisedonin për tema të quajtura të përgjithshme, formuese, jashtë sferave të tyre

të interesit dhe influencës. Kemi një rendje, një prirje drejt individit praktik, intuitiv, racional; atë që dendur quhet proces atomizimi, në dëm të dimensionit human, shpirtëror dhe social, ku elementët e formës i nxjerrin në plan të dytë ato të përmbajtjes. Libri pranohet gjerësisht se ka vlera të pazëvendësueshme, pasi lartëson dhe kultivon shpirtin njerëzor, përsos fantazinë, gojëtarinë, të jep avantazhe të paimagjinueshme në ambiente të ndryshme, duke të kthyer në pikë referimi. Megjithë progresin e madh sho-qëritë elitare perëndimore kanë kuptuar këtë disproporcion që krijohet në një sistem të ashpër konkurrence dhe gare, ku individët gjithnjë e më tepër po e shohin njëri tjetrin si rival dhe shfaqin shenja të një depresioni në rritje, dise-kuilibri mendor, moral, shpirtëror me pasoja të paparashikueshme. Uniteti, mirëkuptimi, kohezioni janë bërë termat më të debatueshëm në mediat e shkruara, televizionet, auditoret e dijes dhe në aktivitete të ndryshme të shoqërisë civile. Përfundimi i “luftës së ftohtë”, njëpo-larizimi i cili ndryshoi shënjestrën e së keqes duke u vendosur në një terren më global dhe të papërcaktuar, lëvizja e lirë me efekte pozitive në fazën e parë, sepse risolli në tregje krahun e lirë të punës, rishpërndarje, rivitalizim dhe ekspansion të kapitalit dhe sidomos atij bankar; gradualisht ngushtoi hapësirat, limitoi burimet, prishi balancat midis prodhimit dhe shpërndar-

jes, çoi në recension dhe në efektin domino në shumë prej ekonomive kryesore botërore. Dhe armiqësitë tani janë të një lloji tjetër. Vendet do-natore janë në diskordancë me ato huamarrëse, me politikat e tyre liberale, inflacioniste, dhe kjo ka sjellë një lloj skepticizmi, mospajtimi një frymë revanshi, urrejtjeje racore, etnike, fetare të ndërsjellë midis popujve përkatës, duke krijuar një situatë të nderë, të tensionuar, konfliktuale si ato të mesjetës. Globalizimi në këto kushte duket si një mundësi e largët dhe gati-gati e paar-ritshme. Individi i cili ka energji me tepricë dhe s’mundet t’i manifestojë ato në tregun e punës, nuk mund të realizojë performancën e tij, nuk është i përgatitur për t’u përballur me të keqen, në një dikotomi shkak- pasojë, si kompensim kërkon të projektohet diku tjetër, në një rrafsh të panjohur, aspak të sigurtë. Kjo shpjegon shpesh ngjarjet e rënda, krimet e padëgjuara, ku dikush në mënyrë krejt të papritur merr armën një ditë të bukur dhe del në sheshet publike duke kryer masakra të lemerishme, apo i hipën një kamioni dhe vërshon mes turmave duke mos kursyer as fëmijët. Autorët mendojnë se kanë gjetur një kauzë për veten e tyre, janë bërë të famshëm, madje kërkojnë t’i japin aktit të tyre makabër ngjyra trashedentale apo patriotizmi. Arti, kul-tura, libri në vetvete, mund të ishin barriera ndaj degradimit të mëtejshëm, shtysa drejt një progr-esi pozitiv, dimensione, horizonte ku materialja

Nga Besi BEKTESHI

Janë të vogla përpjekjet e pushtet humburve në Tiranë (të cilët sigurisht janë kaq të zgjuar sa të

kuptojnë se kur era është në velat e tyre) në krahasim me ndarjet dhe stërmundimi i vendeve anëtare të BE-së për të pasur qëndrime unitare. Nëqoftëse në Tiranë ka një lojë e cila është kundër integrimit, kjo ka të bëjë me modelin e shqiptarit kundër shqiptarit për thesin e miellit në magjen personale dhe ferlikun e pushtetit. Nuk ju plas shumë në Tiranë për shqiptarët për në BE. E dini pse? Sepse shqiptarët në fund të fundit, kanë ikur në masë dhe sërish do të ikin sa herë të mërziten dhe t’ju vijë për mbarë. Nuk ka se kush i pengon dot më.Shqiptarët të mërzitur nga loja e politikës së Tiranës (360 gradë) për pushtet si në opozitën e sotme delirante dhe qeverisjes "nuk kanë asgjë për të humbur" në se ikin. Shqiptarëve askush nuk mund t’ju aplikojë më kush një klon tip-ikisht si ai i Enverit. Edhe sikur t’jua kthejnë vizat, shqiptarët do të ikin, sepse e shikojnë se pafuqia e tyre për të krijuar elita të reja politike dhe riciklimi i të vjetrave pa pushim "vetëm një demokraci ju siguron", pikërisht atë të largimit nga vendi i tyre. Nga vitet ’90-të në shtetet fqinje perëndimore në BE sikundër është Italia dhe Greqia janë ndërruar dy "elita" politike dhe ato që kanë ikur nuk i shikon më! Në Shqipëri sërish ligjin dhe marrëzitë më të mëdha vazhdon ti bëjë një njeri i "themelimit" të demokracisë dhe dashnor i pushteteve të abuzuarve si Sali Berisha dhe ato mbas tij në spektrin politik, adhurojnë mënyrën e një "katallan absurdi" në politikën shqiptare. Qëndrojnë me dekada sipër partive që i kanë domene dhe pastaj tentojnë të bëjnë dhe "integrime në Europë". Po këto janë për ti qarë me shami natën dhe ditën!

Tani është kuptuar qartë se Bashki i Europi-

ka funksionin e së nevojshmes, plotësues dhe moralja, shpirtërorja bëhen sunduese. Njeriu i mësuar, i kultivuar kurrë nuk rrëshqet në amulli, në dekadencë. Ai ka tendencën që gjithçka ta shohë me pozitivitet, edhe në çastet më drama-tike të gjejë kuptimin, motivin e ekzistencës; të jetë në përputhje, në harmoni me zotin dhe natyrën. Në një vend si i yni ku nga mëngjesi në mbrëmje flitet për politikë, për paligjshmëri, për ngjarjet e kronikës së zezë, për kriminelë ordinerë dhe trafikantë që shiten si Robin Hud agresiviteti, gjuha e ngurtë, mediokriteti janë të justifikuar. Ne jemi komb i vogël, një komb i trysnuar nga jashtë dhe nga brenda, për fajin tonë apo të të tjerëve, me resurse dhe potenciale të limituara në tregun global dhe kemi nevojë për ripërtëritje; ripërtëritje në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. “Pushtimet” në epokën e re kanë gjasë të jenë jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore. Ndaj si fillim duhet ta fillojmë me kulturën, me edukimin, me brendinë tonë dhe libri në këtë strategji duhet të jetë pararendës. Po e mbyll me një thënie të Konfucit: - “Ata të cilët dëshironin të vendosnin rregull në kombet e tyre, balancuan më parë familjet e tyre. Ata të cilët dëshironin të balanconin familjet e tyre, në fillim edukuan veten. Ata të cilët dëshironin të edukonin veten e tyre, në fillim rregulluan mendjet e tyre. Ata të cilët dëshironin të rregullonin mendjet e tyre, në fillim bënë seriozë qëllimet e tyre”.

an ka probleme të mëdha! Një nga problemet e mëdha është raportet që ka Brukseli ose drejtimi zyrtar i Unionit me kancelaritë e përveçme në jo vetëm vendet e mëdha, por dhe ato më të vogla. Njerëzit e BE-së dhe qeverisë së saj, janë optimistët dhe shtyrësit për Integrim dhe të Ballkanit Perendimor, kur kancelaritë e Parisit, Berlinit dhe mbas tyre shumë vendeve, kanë jo notat thjesht të skepticizmit, por dhe pesimizmit të madh. Macron e ka bërë të qartë, biles fare të qartë se e do Ballkanin Perëndimor në BE, por pa një rregullim ose më mirë një "formatim" të vetë BE-së është pothuaj e kotë. Merkel me përpjekje të mëdha për të bërë "compatible" disa pjesë të unionit dhe akoma halli i shpërbërjes së tij nga shtysat nacionaliste, destabiliteti i madh i Italisë dhe viti tjetër i cili ka për të dyshuar shumë zgjedhjet dhe njerëzit pro EU dhe që sipas parashikimeve do të rrisë në përfaqësim ato kundër EU-së në vetë EU është sigurisht një katastrofë politike unitare?

Pastaj vetëm ai "Ballkani Perëndimor" si-kundër e quajnë është një diçka jo kaq shumë "compatible" dhe politikisht e financiarisht e vërtetë që tashmë nga shumë analiza del qartë se kemi të bëjmë me një "not copliance" ose butë e thënë - jo përputhshmëri. Nga të gjitha fjalët e tjera ato të kryeministrit për vonesat e UE-së në raport me ne, që denoncon fillimin e boshllëkut dhe vonesës nga "Europian Union" janë më të vërtetat, kur këtë boshllëk e sqaron si model që mbushet nga Rusia dhe ndonjë fuqi tjetër.

Ballkani i jonë ose ky perëndimori, ka prob-lem të madh "përputhshmërie" me perëndimin Europian! Ballkani Perëndimor nuk është kaq shumë i përputhshëm me Europën Perëndimore. respekti dhe dëshira nuk mund të konsiderohen përputhshmëri!

Nuk përputhen në legjislacione të pakryera akoma dhe pse ka plot të realizuar në letra! Nuk kanë përputhshmëri në raport me kontrollin financiar dhe progresin ekonomik! Nuk kanë plotësuar reforma dhe sidomos të gjithë janë shumë dobët në reformat në drejtësi?! BE-së

ju duhen 10 miliardë euro, por kjo nuk është një shifër reale, për të mbështetur një Ballkan të distancuar në infrastrukturë dhe transport?! Ballkani është qendër korrupsioni dhe ne shqiptarët biem akoma më tepër në sy në saj të karakterit gjaknxehur dhe edukuar keq si gjith-monë kundra njëri tjetrit! Ballkani ka tendencën e kalimit në autokraci, duke abuzuar me lirinë e keq përdoruar dhe ligjet e vendeve respektive! Ballkani ndikohet shumë nga jashtë dhe nga in-teresa meskine individësh në majë të piramidave politike dhe qeverisëse! Ballkani është model qeverisës korruptiv në pothuaj të gjitha qeveritë e tij dhe kjo nuk do ndonjë studim të madh, por ka diçka dhe kjo diçka është se "grotesku" më i madh kryhet në politikën shqiptare. Junker, Tusk dhe Mogherini e Hahn, mbase janë optimistë, por Merkel e Macron dhe të tjerët më poshtë tyre, kanë probleme të mëdha dhe duket sikur janë të gjysëm rakorduar, kur në fakt ka biseda dhe koncepte kaq ndryshe sa që ne duhet të kuptojmë qartë se qershori rrezikohet shumë.

Vetë fjala e zotit Rama i cili tha se "u ktheva më optimist se shkova" e kishte fjalën për Sofien që të bën të dukesh sa afron data e qershorit edhe më pak optimist janë aty lart?! Pse? Sepse doza e optimizmit në "shtim" dedukton një pesimizëm të qartë një muaj e ca ditë përpara vendimit! Një mos hapje "bisede" me BE-në në qershor dhe pse Lulzim Basha lutet përditë se kështu mendon se largon Ramën nga pushteti, do të ishte një ditë aspak e mirë jona me perendimin e vetë ai me vet-en! BE-a sigurisht ju duhet të shikojnë pak veten dhe nuk kanë kohë të merren me shqiptarët dhe maqedonasit! Përkundrazi kancelaritë mëdha - duhet të zgjidhin disa probleme të mëdha të vetes dhe funksionimit të vetë Unionit! Perspektiva është zymtë dhe vetëm një njeri në delir entu-ziasti mund ta besojë deri në fund këtë mesele. Duan të gjithë, por mjafton të mos duan shumë pak vetë nga 27-të dhe ne nuk do të vonohemi, por do të kthejmë velat si PD-ja me erën në kurriz dhe modelin jo perëndimor në mendje, për të shkuar në fund të detit, aty ku nuk merret vesh

ku shkoi dhe aftësia integruese! Kjo siguri është e frikshme dhe nuk dihen se kush janë recetat e mbajtjes së shqiptarëve me optimizëm të vazh-dueshëm në të vërtetë. Te ne është kollaj në poli-tikë, sepse njëra palë do të thotë "është qeveria e krimi dhe tjetra është opozita e degraduar", por problemi është se kanë mbaruar dhe recetat e një Unioni të qartë në vendimmarrjet e tij?

"Not compliance" në mënyrë të edukuar për të mos thënë "not compatible" sepse përveç natyrës ballkanike të shtrydhur mes perëndimit dhe historisë me lindjen otomane është dhe kriza e madhe vetë Unionit dhe shteteve përbërëse në të. Makron mendon se ka mundësi të riorganizo-het një diçka e tillë, por dikush mendon se idesë po i vjen realisht fundi dhe vetëm burokracia e Brukselit, po reziston si optimiste. Ky moment ndan akoma më shumë Unionin nga Ballkani Perëndimor dhe që është një hendek më i madh se 10 miliardë euro që nga BE-ja do të tentojnë të sistemojnë të gjitha vrimat e Ballkanit të ash-tuquajtur perëndimor. Në Bruksel e dinë se në Ballkan këndohet dhe vallëzohet ndryshe, falesh ndryshe dhe për më tepër votohet dhe qeveriset ndryshe. Përafrimi pastaj është një diçka që më shumë se me lekë, bëhet me kohën në dispozi-cion. E në "tërheqjen universale" një trup nuk afrohet në orbitën e trupit tjetër më të madhe duke mos luajtur fare asnjë centimetër orbita e të madhit! Ballkani ka kohë sa të duash, sepse është mësuar të sillet në kohë humbje, por koha po i mungon seriozisht Unionit për vete. Gjithsesi analizat mund të jenë dhe kështu dhe ashtu, por në fund të fundit ishte (është) një ëndërr e mad-he e një Europe të madhe me Shqipërinë dhe shqiptarët brenda! Urojmë të realizohet! Në të vërtetë sikundër thotë dhe Daniel Faucher "Eu-ropa është tepër e madhe për të qenë e bashkuar. Por është tepër e vogël për të qenë e ndarë. Fati i saj i dyfishtë është pikërisht kështu! Kanë kohë që përpiqen ta zgjidhin këtë moment të dyfishtë dhe ne po jetojmë një kohë që ky fat po trandet ashpërsisht edhe në dyert jo kaq të forta e sigurta, të shtetit e vendit tonë!

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Me “Babalen” në timon, opozita drejt e në fron!

Pas publikimit të video përgjimit, kur prokuro-ria kërkoi zotërinjtë e publikimit të përgjim-it të komentuara nga

tre figurat e PD-së, ata për të mos kapër-

cyer pragun e zyrës së prokurorit, nxorën në skenë “Babalen”. Al-

bert Velinë nga Vlora. Në thelb deklaroi se

ishte trafikant. I dënuar me vendim të formës

së prerë të gjykatës italiane të Peskarës. Deklaroi se ishte ar-

restuar në 2005 me 12 kg kokainë. Se kishte kryer burgun në Itali.

Dhe ishte shumë qejfm-betur, që Agron Xhafaj

nuk i shkoi asnjëherë në burg. Nuk iu gjend. Nuk i dërgoi asnjë pa-ketë cigaresh?! Po ajo që deklaroi Alberti për kohën, llojin e drogës,

periudhën e burgosjes, vitet e burgut, ishin larg asaj që pasqyrohet në vendimin e gjykatës së

Peskarës. Sipas këtij vendimi, ai është ar-

restuar në vitin 2009. Dhe jo për kokainë, po për heroinë. Jo për 12 kg, po për 10 kg hero-

inë e një pistoletë...

Nga Bardhyl BEJKO

Edhe lufta politike ka një moral. Edhe pse shpesh thuhet se kjo nuk është

e vërtetë. Sillen shembuj qëkurse ka lindur profe-sioni i politikanit. Jo rrallë, politikanët i krahasojnë me “zanatin” më të lashtë të botës… Të gjithë e njohin këtë aksiomë. Ndaj edhe nuk po e emërto-jmë. Demokracia nuk mund të funksionoj pa ndershmërinë dhe të vërtetën. Ndryshe shumë mirë ishim para 1990-ës, kur njëshi bëhej njëqind, njëmijë, milion. Dhe piramida e fajit ndiqte vetëm kahjen rritëse. E keqja funksiononte për tërë brezat e familjes dhe fisit. Ishe i dënuar të vuaje fajin e kushërin-jve. Nuk kishte asnjë vlerë personaliteti yt. Ka ndryshuar vetëm formën, neni “55”. Për dëshmitarë, as kishe pse e vrisje mendjen. Ata ishin profesionistë për tërë krimet që nga vjedhja e një pule, deri tek ata që “sha-nin” pushtetin popullor se nuk kishte presh apo kunguj në dyqan. Pas kësaj “prove”, para portës në mesnatë, ndalte xhipi i zi “111” .

Sot në demokraci, kjo është gati e papërfy-tyrueshme të ndodhi. Po nuk është kështu. Do ishte mrekulli në se ishte e vërtetë. Fatkeqë-sisht, përndjekja sa ka marrë ngjyrime dhe ka ndryshuar kolor. Është bërë kuq e blu e thellë. Skemat, skenat, platetë, mjetet janë po ato. E tillë është edhe shfaqja më e fundit në SHQUP. Pas publikimit të video përgjimit, kur proku-roria kërkoi zotërinjtë e publikimit të përg-jimit të komentuara nga tre figurat e PD-së, ata për të mos kapërcyer pragun e zyrës së prokurorit, nxorën në skenë “Babalen”. Albert Velinë nga Vlora. Në thelb deklaroi se ishte trafikant. I dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës italiane të Peskarës. Deklar-oi se ishte arrestuar në 2005 me 12 kg kokainë. Se kishte kryer burgun në Itali. Dhe ishte shumë qejfmbetur, që Agron Xhafaj nuk i shkoi asnjëherë në burg. Nuk iu gjend. Nuk i dërgoi asnjë paketë cigaresh?! Po ajo që deklaroi Alberti për kohën, llojin e drogës, periudhën e burgosjes, vitet e burgut, ishin larg asaj që pasqyrohet në vendimin e gjykatës së Peskarës. Sipas këtij vendimi, ai është arrestuar në vitin 2009. Dhe jo për koka-inë, po për heroinë. Jo për 12 kg, po për 10 kg heroinë e një pistoletë. Mund të gabonte vitin dëshmitari. Mund të ngatërronte dhe vitet e burgut. Po burgu shkruhet në mendje, në shpirt, në trup, në zemër. Dhe nuk harrohet kollaj. Po lloji i drogës dhe kg e kapur, a mund të harrohen? Po pistoleta, a mund të mos ku-jtohet? Po arrestimi në Shqipëri për trafik makinash edhe kjo harrohet?! Një varg i gjatë “harresash”. Po që s`bëri 11 vjet, po vetëm 5 vjet, a mund të gabosh? I thonë të shtosh 6 vite burg. Ta dyfishosh apo jo? Dhe kjo nuk i ndodh askujt që ka kaluar në ato shtigje. Burgu nuk është hotel me pese yje. Të bëjë përjashtim vetëm “Babalja?! Pasi i bëri të gjitha lëmsh, ai sqaroi se i kishte kërkuar ndihmë Xhafajt në një lokal, jo për trafikim real, po imagjinar. Vetëm për ta provokuar?! Eh, ç`provokim origjinal! Dhe për një çantë me 20 kg hashash, të cilën do ta shpinin në Itali dhe ai do fitonte pak lekë. Njëlloj si dërgohen pakot me auto-busë ndërqytetës dhe skafi i drogës të ishte mjeti në pritje të ngarkesës për të bërë taksinë e detit. Këtë kërkesë vetëm për provokim, se ai është i “sinqertë” dhe nuk merret me këto punë. Vetëm pak provokim do bënte. Pa ana-lizuar sinqeritetin e “Babales”, duke u ndalur në rolin e propaganduesve të video-përgjimit dhe vendimit për ta “djegur” bashkëpunëtorin,

i cili bëri një sakrificë, jo të vogël në interes të partisë dhe udhëheqjes së saj nga shfaqja që pamë, dalin shumë të vërteta dhe vihen mijëra pikëpyetje. Dëshmitari duket si personazhi “Lei Fen”. “Babalja”, falë daljes në sallën e konferencave të PD-së, rrethuar me kujdesin e partisë, i mbështetur me kurajon e mili-tantëve, në garancinë se mbetet i paprekshëm nga vetë partia, është sot personazhi më “ka-rizmatik”. I pangjashëm me asnjë nga per-sonazhet tona të humorit. Ai ka lënë në hije “Portokallinë” e “Al Pazarin”. Emri i tij është i kudondodhur. Në biseda. Në selitë e partive. Në rrugë. Në kafe. Takime miqsh. Në zyrat e organeve ligjzbatuese. Në kafe, sheshe, plazhe. Dikush e përgëzon: Bravo e bëri fora! Të tjerët: Dëshmitar koti. Pse për t`u marrë seriozisht është ky që na paraqiti PD?! Ata këndojnë refrenin: “Rroftë e qoftë “Babalja” jonë./ Me “Babalen, drejt e në revolucion/ Me Babalen në timon, shumë shpejt do jemi në fron/. Opozita i ka varur shpresat tek aleati më i freskët dhe më i besueshëm. Burri nga Vlora që ia bëri fora, pasi ka bërë rrugë të gjatë, Shqipëri-Itali nga 2002 deri tani, u gjend në sallat luksoze të partisë kryesore opozitare për të mbrojtur “krijesën” e vet, realisht për të noterizuar videon e përgatitur nëpër skuta. Tërë pikëpyetje e ngatërresa edhe ky përgjim. “Babalja” nuk mund të kujtonte tërë instruk-tazhet. Dhe gjatë fjalimit rrëshqiti shumë dhe sikur pati shkëputje që i humbën fillin rrëfim-it. Kjo për intelektin e tij ishte e pamundur. Me të drejtë. I konsumuar. I goditur nga hallet. I papunë. I pashpresë, siç tha edhe vetë, njeri fukara që mezi siguron bukën e gojës. Dhe pas rrëfimit, të gjitha palët, u vunë ballëpër-ballë. Në mes, ai dëshmitari që nuk ka asnjë faj. Për pakëz fare mund të qortohet. Përse e mori përsipër të luajë këtë rol në këtë moshë? Dhe duhet ta dinte se dardha nuk e ka bishtin në parti, po në prokurori nëse nuk thotë të vërtetën. Se barra e provës për ta provuar vërtetësinë e përgjimit i takon vetë atij në prokurori. “Aleati” më i ri i PD-së, pas LSI-së, është dëshmitari i ekspozuar në tërë ekranet e televizioneve. E gjithë opozita atje i ka sytë. Tek ai i ka mbështetur shpresat. Edhe ne, periferikët, presim me zemrën të “ngrirë”. Seritë që vijnë. Përgjimet që do njohim. Pres-im. Ankth. Vetëm ankth. Ndaj çfar nuk dëgjo-jmë. E trembën. E terrorizuan. E burgosën. Kërkojnë t`i mbyllin gojën. Duan ta largojnë nga dëshmitar. Ta denigrojnë. Ta manipulojnë. Dyshime pafund mbi të dyshuarin. Po asnjëri nuk ka gjë me dëshmitarin “X”. Ai sa bëri detyrën. Mirë apo keq, ai e trazoi politikën e llafeve. E ndezi fantazinë e gazetarëve. U dha krah të fortë për rrugë shumë kilometra opin-ionistëve. Ndaj po pëlcasin televizionet. Po kërcasin portalet. U frynë si Vjosa në janar, gazetat. Lajme “bombë”. Secili komenton krahun e vet. Për disa “Babalja” është i poshtër. U përdor. Njëri, thotë u bë ibret. Për të tjerët, është mbret. E gjithë kauza opozitare mbetet dëshmitari më i fundit. Ai mbart mbi vete dhe ka në “kuti” tërë mekanizmat e zbardhjes së hatave që ka bërë vëllai i ministrit të Brend-shëm, Fatmir Xhafaj. Dhe shtrydhet e shtryd-het sa nuk ka ç`të nxjerrë më. Edhe vetë ai nuk e ka menduar se do shkonte kaq lart. E do bëhej personazh. Do shikonte fotografinë në tërë mediat kombëtare. Nga i fundit në një qoshe, i harruar, atje në Vlorë do arrinte të bëhej gati therror. As i kishte menduar tërë këto belara në nisje të këtij aksioni media-tiko-humoristiko - politik. Po tani ka hyrë në valle dhe melodia partiake do e detyrojë e nuk do ta lëshojë. Do ta hedhi deri në fund vallen. Sipas muzikës së opozitës. Deri tani, opozita me “Babalen” nuk është se ka fituar ndonjë gjë të madhe. Veç rritjes së dyshimeve.

Vetëm sa ka bërë zhurmuesin. Nuk ka arritur të japi një mesazh të besueshëm dhe të mo-bilizojë as militantët e vet, pa le më të nxitë turmat dhe të bindë popullin, i cili të besojë tek dëshmia e “Babales” dhe të lërë qetësinë e të dëgjojë partinë. Shqiptarët kanë shijuar e provuar shumë përgjime e filmime. U ka ardhur stomaku në grykë nga këto gatime. Ndaj është bërë jo vetëm rezistent, po edhe më inteligjent. Po të jetë për video ka në memorie qindra të tilla. Me peshë, të lex-ueshme, të besueshme, të lavdërueshme e të mjerueshme, të gënjeshtra e të pakundërsh-tueshme. Sa për këtë përgjimin e fundit i vë mijëra pikëpyetje. E para, si është e mundur që të luftosh me një kauzë të tillë të qepur kaq keq me të cilën pretendon se dëmton mazhorancën? Ministri sqaroi pozicionin e vet. Dhe jo vetëm ai. Edhe deputeti më kritik i Shqipërisë nga Gjermania i cili tha: -Faji është individual. E rëndësishme është që Agron Xhafaj, sot është në duart e drejtësisë italiane. Ky është fakti. Kjo është prova. Ky është reflektimi i njeriut politikë e publik, Ministrit Xhafaj në këtë ngjarje të rrëmu-jshme. Po opozita edhe pse ekspozoi një përgjim të ndërtuar keq edhe pse e nxori, jo në prokurori, po në seli, dëshmitarin enigma-tik që deri dje ishte i fshehtë për të provuar vërtetësinë e përgjimit në vend të vinte vet-ullat nxori edhe sytë. Nuk është fjala vetëm për cilësitë e personalitetin e dëshmitarit. Çdo burrë e grua i këtij vendi mund të dësh-mojë atë që ka parë e dëgjuar. Mjafton të flasë. Të dijë të hajë. Të dijë të pijë. Po secilit i lind detyrimi ligjor e moral të thotë vetëm të vërtetën. Ndryshe as dëshmitari nuk është serioz edhe kauza e partisë që e mbron mbe-tet bosh. Ata që e përdorin nuk janë të nder-shëm. Dëshmia është dëshmi. Ndaj jemi në pritje të fjalës së prokurorisë. Ajo duhet të jetë kriteri i së vërtetës. Opozita, pikërisht ndaj e sulmon prokurorinë. Ata e dinë fare mirë falsitetin e kësaj maskarade. Ndaj go-dasin që nesër të kenë mundësinë të mbrohen dhe të thonë: -E dinim, prokuroria manipuloi provat. Është e kapur. Është nën komandë. Iu bind qeverisë. Është nën sundim të Ramës. Ndaj për këtë rast kërkohet një veprim i specializuar. Shkencor. I superverifikuar. Se pas saj duhet të ketë një qëndrim penal për atë që është fajtor. Ose Agron Xhafa të qën-drojë në burg për jetë në qeli ose manipula-torët, cilëtdo qofshin, të transferohen nga shtëpia në qeli. Dy fajtorë nuk mund të ketë. As dy fitues. Ose njëri, ose tjetri triumfon.

Përpjekja për të goditur ministrin e Brend-shëm, përmes emrit dhe bëmave të të vëllait është jo ligjore, por e papranueshme edhe në opinionin shoqëror shqiptar. Dhe këtë PD duhet ta mësojë. Nëse jo, përgjegjësia është e saj. Shpresat për të ardhur në fron me “Ba-balen” e Vlorës në timon, me autobusin që ka faturuar opozita jonë, PD-LSI dhe gjithë fron-ti opozitar, zor se mund të arrijë ndonjëherë në kolltukun qeveritar. Opozita shqiptare ka tërë potencialet e veta, forcat njerëzore ideologjinë udhëheqëse, strategjitë, pro-gramet dhe përvojën dhe njeh mekanizmat demokratike si dhe rrugët për të mbërritur drejt pushtetit. “Babalja” me gjithë “intelig-jencën” dhe “personalitetin” me të kaluarën e tij, kusuret që mbart, “vuajtjet” që ka kaluar, zor se i nxjerrë nga bataku, ku kanë rënë dre-jtuesit e opozitës tonë. Edhe pas kësaj loje e shantazhi për të ndalur zhvillimin, integrimin për t`i dhënë goditje, jo thjeshtë qeverisë, po për ta fundosur edhe vet Shqipërinë, atdheun tonë të përbashkët nuk e nxjerrin anijen e opozitës në bregun e shpresës së mirë. “Ba-balja, timonieri” që ka zgjedhur opozita jonë, zor se i çon në destinacion.

18 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

k u l t u r e www.sot.com.al

“Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri” ishte kjo tema e zgjedhur për vitin 2018 në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, e cila përkon me datën 18 maj 2018. Pikërisht në këtë kuadër, Muzeu Historik Kombëtar e përqendroi vëmendjen në drejtim të një publiku tepër special e të veçantë, tek personat me aftësi ndryshe. Me këtë rast, Muzeu Historik Kombëtar organizoi një “Tryezë të Rrumbullakët” me temë “Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe”. Pjesëmarrës në tavolinën e rrumbullakët ishin dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Etleva Demollari, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, Azbie Ramaj, drejtoreshë e Institutit të Nx-ënësve që Nuk Dëgjojnë, Lorela Musta, drejtoreshë Ekze-kutive e Qendrës “Steps”, Xhemal Xhafa, Drejtor i Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi tha se mes të tjerave qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është të rrisë ndërgjegjësimin për muzetë.“Muzetë janë një mjet i rëndësishëm për shkëmbimin kulturor, pas-urimin e kulturave dhe zh-villimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimin dhe paqen midis popujve”, tha ai. Megjithatë dr. Do-rian Koçi do të evidenton-te faktin se jetojmë në një shoqëri, e cila nuk është plotësisht e hapur ndaj personave me aftësi të kufizuara. Por ai theksoi se me anë të ligjit të vitit 2014 u vendosën parimet themelore të mosdiskriminimit, nëpërmjet të cilave garan-tohet që personat me aftësi të kufizuara të mos trajtohen në mënyrë të diferencuar; por të kenë mundësi të barabarta. “Që prej vitit 2014 në ambientet e muzeut është bërë e mundur vendosja e rampave dhe e një ashensori, që bëjnë të mun-dur lëvizjen e njerëzve me aftësi të kufizuara. Madje, jashtë muzeut, ka dhe vend parking enkas për ta. Njerëzit me aftësi të kufizuar duhet të ndjehen të respektuar dhe vlerësuar si vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar. Faktori “mirëpritës” është vendimtar kudo, në fushën e publikimeve, shërbimeve dhe programeve që ofrohen”, tha dr. Dorian Koçi. Në fund të kësaj tryeze të rrumbullakët, nga të pranishmit u ra dakord që ky bashkëpunim ka për qëllim të mbështesë personat me aftësi të kufizuara për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike.

Specialistët pohojnë se në shumicën e muzeve mungojnë hidratueset, klimatizimi dhe teknologjia

por mbi të gjitha mbrojtja nga zjarri. Mbrojtjen nga zjarri e kanë zero muzetë. Kjo sepse mungojnë hidrantët. Duhet të jetë uji 24 orë prezent atje dhe me hidrante të mira që të mund të mbrohen sepse ato janë prej druri. Më shumë probleme të tilla kemi në Muzeun Etnografik. Ajo që kërkoj unë si specialist i trashëgimisë është që Ministria e Kulturës nuk duhet të vijojë të ngelet teorike, por duhet të jetë pranë muzeve. Me fjalë bëjnë shumë, por duhen masa konkrete”, pohon specialisti Nall-bani. Më tej ai tregon se ka ardhur koha që në muzetë Onufri dhe ai i Etnografisë të bëhen dhe të tjera ndryshime. “Në muzetë unë men-doj se duhet bërë një ndryshim total, sepse ka ikur koha i shpjegi-meve shabllone. Kjo do të thotë që duhet të ketë dhe shpjegime me metoda të reja, çdo material duhet të prezantohet në sistemin elektronik ”, pohon specialisti i trashëgimisë Ajet Nallbani.

Fondet që duhet të ekspozohenNë Tiranë kemi dhe Muzeun

Arkeologjik, që prej vitesh nuk investimet e duhura. Akademik Marenglen Verli, drejtor i Akad-emisë së Studimeve Albanolog-jike shprehet se janë dy Institute

ai i Arkeologjisë dhe Etnograf-isë, të cilët disponojnë materiale jashtëzakonisht interesante dhe gjithëpërfshirëse. Por sipas tij duhet të ketë fonde për investime, sepse mungojnë. “Aktualisht ekzis-ton një muze arkeologjik, dhe ne me mjete të kursyera të kufizuara jemi përpjekur ta bëjmë të akses-ueshëm qoftë për vlerat didaktike apo dhe vizitorët e tjerë që janë të interesuar. Në një farë mënyre ai muze është i pranueshëm, por jo në stadardet që do ta bënin një muze të parametrave model ball-kanik dhe evropian. Ka probleme me klimatizimin, ka probleme me sigurimin e objekteve, duhen stenda të përshtatshme, etj”, pohon akademiku Verli. Për akademikun pasuria etnografike është madhe dhe ka ardhur koha për një muze të ri. “Ne na mungon dhe një muze etnografik gjithëpërfshirës me ma-teriale shumë interesante origjina-le. Është koha të gjendet një godinë më vete për një muze etnografik, që të përmbledhë gjithë pasurinë etnografike. Një muze i vogël rajonal në Krujës i kësaj natyre, koha ka treguar që paraqet shumë interes për vizitorët”, përfundon akademiku Verli, drejtor i Akade-misë së Studimeve Albanologjike.

“Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe”,

në Muzeun Kombëtar

Dita e Muzeve, specialistët akuza Kumbaros: Mjaft më me teori, duhen investime

Julia VRAPI

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 maj, për spe-cialistë të trashëgimisë kulturore duhej të kishte

vëmendje për gjendjen e tyre, që lë për të dëshiruar. Sipas tyre edhe pse nga Ministria e Kulturës flitet për disa muze të rinj, sërish të tjerë janë me kushte shumë problematike. Restauratori Fred-erik Stamati pohon se në sistemin e trashëgimisë tek ne nuk punon asnjë kimist apo fizikant, prob-leme mbetet dhe mungesa e lab-oratorëve. “Ne kemi disa muze të mirë, por kjo nuk është sa duhet në muzeumet e tjerë të Shqipërisë, sidomos tek ata që janë në varësi të bashkive të rretheve. Një prob-lem madhor është se ne duhet të kuptojmë se trashëgimia e ob-jekteve muzeale është teknologji, është teknologji kimike dhe e ndërthurur është me fizikën në të gjithë linjën e saj. Aktualisht në sistemin e trashëgimisë tek ne nuk punon as edhe një kimist, apo fizikant gjithashtu është problem edhe çështja e laboratorëve të restaurimit”, pohon Stamati. Sipas tij vendi ynë duhet të ndërtojë një teknologji bazuar në kimi dhe për-gatitje universitare. “Baza e për-gatitjes është kimia kudo në botë dhe ne na mungon absolutisht. Shqipëria duhet të ndërtojë një teknologji trashëgimie të bazuar në kimi dhe përgatitje universi-tare të personelit të muzeumeve dhe personelit të laboratorëve, që punojnë për konservimin e objekteve muzeale. Muzetë tanë kanë dhe shumë problemin e mungesës së klimatizimit, që sig-urisht dëmton objektet”, shprehet restauratori i njohur. Specialisti i trashëgimisë kulturore Ajet Na-llbani tregon se muzetë në Berat janë jo pak të rrezikuar. Për spe-cialistin Ministria e Kulturës nuk duhet të jetë teorike në fjalën e saj, por të marrë veprime konkrete. “Muzetë në Berat ai Etnografik dhe Onufri janë të planifikuara prej shumë vitesh dhe duhet të bëhet një ritrajtim. Jo vetëm sa i takon punimeve ristrukturuese, sepse janë dhe monumente kul-ture dhe ndërhyhet shumë pak,

Filmi “Martesa”, në edicionin e 65 të festivalit në Sidney

“Drama e dy karaktereve” pas Tiranës shkon në Korçë

Edicioni i 65-të i fes-tivalit të filmit ne Sidnei “Sydney Film Festival” (6-17 Korrik), në parnteritet me “European Film Promotion” dhe “Screen International” shpalli këtë javë “Europe! Voices of Women in Film” një program i 10 filmave të ri nga regjisoret e suksesshme të Evropës, një prej të cilëve do të jetë filmi “Martesa” nga regjisorja kosovare Blerta Zeqiri. Përveç QKK Kosovë, “Martesa” u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare Kin-ematografike e Shqipërisë.

Festivali do të këtë edhe tetë të ftuar filmbërëse të kontinentit, të cilat do t’i prezantojnë filmat e tyre dhe do të marrin pjesë në një diskutim publik rreth hendekut gjinorë në indus-trinë e filmit. Filmi “Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të fil-mit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adri-ana Matoshi dhe Genc Salihu.

“Drama e dy karaktereve”, pjesa autobiografike e Tennes-see Williams me Krist Lleshi Christ Lleshi dhe Igli Zarka mbrëmjet e datave 18 dhe 19 maj në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Një vepër nga autori amerikan Tennes-see Williams, “Drama e dy karaktereve” është pjesërisht një autobiografi e shkrimtarit dhe më herët ishte premierë në Teatrin Eksperimental në Tiranë. Personazhi Felice në këtë dramë është bazuar mbi karakterin e vet autorit, ndër-sa personazhi Clare është

frymëzuar nga Rose Williams, motra e tij. Kjo vepër, që vjen në skenë për herë të dytë pas vitit 2014 në Shqipëri, konsiderohet si qasja më personale e autorit nga të gjitha veprat e tij të tjera. Clare (Krist Lleshi) dhe Felice (Igli Zarka), aktorët, njësoj si edhe karakteret që ata inter-pretojnë, sado që përpiqen, nuk munden të gënjejnë veten për t’ju larguar realiteteve të prodhuar nga gjendja e tyre e rënduar psikike. Për rrjedhojë, vetë publiku ballafaqohet me të vërtetat e errëta të të qënit thjesht njerëzor.

Muzeu Arkeologjik në Durrës, ekspozohen punimet e nxënësveNë Ditën Ndërkombëtare

të Muzeve, Muzeu Arkeologjik i Durrësit pati vizitorë të shumtë. Sikurse ishte parashikuar, një grup nxënësish të shkollës Nënë Tereza të Durrësit u përf-shinë në një proces gërmimi arkeologjik, të simuluar në parcelën tonë didaktike. Ata zhvilluan një seancë teorike dhe pastaj një seancë prak-tike të arkeologjisë, të drejtu-ar nga arkeologia e DRKK Durrës, Eda Çekrezi. Për të demonstruar angazhimin e tyre në trashëgiminë kultu-rore, nxënësit e kësaj shkolle

ekspozuan në hyrje të Muzeut Arkeologjik punime të krijuara nga ata vetë, apo të mbledhura në familje, si dhe sollën të ve-shura kostume tradicionale të ruajtura në familjet e tyre. Një grup studentësh të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore nga Universiteti i Tiranës, të drejtuar nga pedagogët e tyre, asistuan këtë proces dhe diskutuan rreth mundësive që trashëgimia ofron në zhvillimin e tyre personal e profesional. DRKK Durrës njof-ton se një numër i madh turistësh, gjithashtu vizitoi dje Muzeun Arkeologjik te Durrësit.

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Dokumentari i autorëve bullgarë Kollarov promovohet në Qendrën Multimediale TEN

njëri është bullgar dhe tjetri shqiptar e konkretisht vetë iniciatori i këtij aktivi-teti, zoti Selim Hoxhaj është personazh i këtij dokumentari. Personazhe të doku-mentarit janë edhe familjarë, studentë, kuadro që kanë studiuar në vitet 60’ në Bullgari, si prof. Llazar Haxhinasto, apo biznesmenë të cilët kanë marrëdhënie tregtare me Bullgarinë si psh. Artan Stroka. Por e tërë kjo, në filmin doku-mentar “Sofja-Tirana” vendoset në plan më të gjerë, ku trajtohet historia e lashtë që nga Ilirët, Skënderbeu, e deri në ditët e sotme në përpjekjet për integrimin Europian, ku spikat sipas autorëve har-monia fetare, energjia për punë, dije dhe kulturë, etj., për t’u mbyllur me mesazhin se pengesat kapërcehen kur njerëzit afrohen më shumë, njohim më mirë, dhe paragjykojnë më pak njëri- tjetrin.

Diskutimet Pas prezantimit pati diskutime lid-

hur me dokumentarin, dhe sidomos me mesazhin që ai përcjell. Sipas skenaristit prof. Zllatimir Kollarov, ishte pikërisht takimi i parë, për arsye shëndetësore, me një shqiptar në klinikën time në Sofje, miqësia që krijuam, ato që nxiten tek unë ngacmimin e parë për të shtjelluar më gjerë çdo gjë në këtë dokumentar të cilin e sollëm këtu, ku prania juaj të

nderuar, është një sadisfaksion për ne. Ndërsa regjisorja e njohur bullgare Valentina Kollarova, tha se kishte ndjerë kënaqësi të veçantë në realizimin e këtij filmi dokumentar. “Madje sa herë xhiro-ja në Tiranë më dukej sikur isha në Sofje dhe sa herë xhiroja në Sofje, ndjehesha si në Tiranë, ndaj titulli “Sofja’Tirana” na u duk një sintetizim i kësaj gjendjeje pozitive shpirtërore”, pohoi ajo. Konsulli Hoxhaj në rolin e moderatorit të aktivi-tetit tha se ky nuk është krijimi i vetëm artistik që kanë realizuar autorët. “Në konfidencialitet po ju them se autorët Kollarov, para se të jenë bashkëautorë, ata janë bashkëshortë dhe se ky krijim artistik nuk është i vetmi që kanë reali-zuar, paçka se në profesion janë ku e ku larg me njeri tjetrin. Valentina Kollarova është regjisore e njohur e filmit doku-mentar në Bullgari, kurse prof. Zllatimir është me profesion mjek, reumatolog nga më të njohurit në Bullgari, por siç thotë ai në një intervistë për shtypin bullgar “jetoj midis dy botëve paralele-si shkrimtar dhe si mjek dhe këto dy botë janë të lidhura organikisht”. Me krijimet e tyre ata kanë marrë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare”, pohoi konsulli Hoxhaj. Bashkautorët Kollorov në punën e tyre krijuese, kapin spontanite-

tin, të zakonshmen, atë që të ofron mo-mentaliteti dhe pastaj e mbushim këtë bërthamë me material jetësor, substan-cial, duke krijuar vepër artistike. “Kështu ka ndodhur me filmin dokumentar “Përtej kërcimit” që u prezantua në Sofje vitin që kaloi, por edhe në filmin doku-mentar “Sofja-Tirana”, që u transmetua në Tiranë. Moderatori Hoxhaj, tha se me iniciativë dhe mbështetje të Konsullatës janë përgatitur dhe transmetuar nga RTSH tre dokumentare si: “Një vizitë tek miqtë e vjetër”, “Në bullgari ku flitet shqip”, “Çfarë i bën dy popuj fqinjë”, me skenar dhe regji të Engjëll Ndocaj, ku për tekstet punuan gazetarët e njohur Ded Kola dhe Ylli Pata. I pranishëm, Engjëll Ndocaj, autori i mbi 100 filmave dokumentarë dhe qindra emisioneve televizivë në RTSH u shpreh me kon-siderata për dokumentarin Sofja-Tirana. “Unë e kam parë në proces realizimin dokumentarit, madje edhe gjatë monti-mit në Sofje, në shtëpinë e autorëve dhe shkëmbyem mjaft mendime të aspektit profesional”, pohoi ai.

Vlerësime pozitive nga Ambasada Bullgare

Adela Pashkova e ngarkuara me punë e Ambasadës Bullgare, vlerësoi punën e bërë për realizimin e këtij

filmi-dokumentar dhe u shpreh se kri-jime të tilla luajnë rol pozitiv në afrimin midis dy popujve tanë. Në fjalën e tij, Edmond Spaho, Kryetar i Grupit Par-lamentar të Miqësisë Shqipëri-Bull-gari, u shpreh se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë shumë pozitive, dhe se Bullgaria ka qenë gjithnjë mbështetëse për Shqipërinë drejt integrimit në strukturat Euroatl-lantike si NATO, Bashkimi Europian, etj. Kostandina Bezhani, kryetare e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, foli për punën që po bën Komiteti që ajo drejton dhe ndihej e kënaqur se edhe komuniteti bullgar me lig-jin e vjetshëm është bërë pjesë e komuniteteve të tjera në Shqipëri. “Ne po punojnë për hartimin e akteve nënligjore dhe komuniteti bullgar do të këtë përfaqësuesin e vet në Komitetin Shtetëror të Mi-noriteteve”, nënvizoi Bezhani. Kurse Abaz Hado, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht piktor i njohur, i joshur nga realizimi i dokumentarit “Sofja-Tirana”, i ftoi autorët bullgarë të vijnë përsëri dhe të realizojnë një dokumentar tjetër, sepse Tirana, ka ndryshime marramendëse dhe është vështirë ti kapësh ato.

Dokumentari “Sofja-Tirana”, një vepër arti mbi afrimin e njerëzve të

dy vendeve që në fillimet e tranzicionit Ded KOLA

Konsullata e Nderit dhe Am-basada e Bullgarisë në bash-këpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë promovuar

para pak ditësh në Qendrën Multime-diale TEN në Tiranë, dokumentarin “Sofja-Tirana” me autorë bullgarë: regjia Valentina Kollarova dhe skenari nga prof. Zllatimir Kollarov, të cilët ishin të pranishëm në këtë event artistik. Ishin të pranishëm diplomatë të ambasadës së Bullgarisë në Tiranë, deputetë, ped-agogë, gazetarë, miq të Bullgarisë, studentë të tanishëm të gjuhës bullgare në Tiranë, por edhe ata që kanë mbaruar në Bullgari në vitet ‘60, përfaqësues nga Komiteti Shtetëror i Minoriteteve, etj. “Duke ju falenderuar për praninë tuaj, dua të them se kishim një mendim që këtë ceremoni ta zhvillonim më parë, mbase edhe në fund të vitit që kaloi apo në fillim të këtij viti. Pastaj, thamë më mirë në kapërcim të pranverës dhe në fillim të verës. E lamë në maj, sot më 7 maj. Menduam për disa arsye: më 3 maj, para katër ditësh ishte Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, pas katër ditësh, më 11 maj bullgarët nderojnë kujtimin e Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij-krijuesit e alfabetit bullgar. Por ky vit përkon me Presidencën Bullgare të BE dhe Samiti i Sofjes BE-Ballkani Perëndimor do zhvillohet më 16 dhe 17 maj në Sofje, ku Bullgaria në këtë Samit do shpalosë programin për mbështetjen e plotë për integrimin e rajonit në Bash-kimin Europian. Ndaj, na duket se edhe dokumentari “Sofja-Tirana” është në kohën e duhur dhe në kahjen e duhur, si një mikro Samit, për kulturën, dijen, bashkëpunimin njerëzor midis vendeve tona”, tha në hapje të aktivitetit z. Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.

Subjekti i filmit Më pas të ftuarit ndoqën me interes

filmin dokumentar “Sofja-Tirana”. Au-torët Kollarov kanë realizuar një vepër arti, ku gjithçka është shkrirë në afrimin e njerëzve të dy vendeve, ku në qendër janë vështirësitë e fillimit të tranzicionit në vitet 90’, të shprehura në punën dhe pengesat që duhej të kapërceheshin nga dy biznesmenë në punën e tyre, ku

"E bija e hënës dhe e diellit" dhe "Kësulkuqja", në Eksperimental

Shkëlzen Doli, koncert në Gjakovë me ansamblin e tij

Paraditja e së shtunës për të gjithë vogëlushët sjell në skenë e Teatrit Eksperi-mental dy pjesëza teatrore "E bija e hënës dhe e diellit" dhe "Kësulkuqja"". Shfaqja “E bija e hënës dhe e diellit" flet për Trimin që është një djalë i ri e shumë guximtar. Ai gjendet mes kujdesit të nënës së tij, e cila e porosit që të mos shkojë në mal për gjah, pasi atje është një kuçedër e rrezikshme dhe vajzës së bukur që dashuron, e cila i thotë që të mos trem-bet e të shkojë e të përballet

me kuçedrën. Ai është i mag-jepsur nga vajza dhe shkon e përballet me kuçedrën. Vajza e bukur vjen me të, kundër dëshirës së tij. Trimi nuk e mund dot kuçedrën, por va-jza mundet. Ajo është e bija e hënës dhe e diellit. Shfaqja tjetër sjell Kësulkuqen, që është një vajzë çapkëne, e cila shkon për te shtëpia e gjyshes së saj, që ndodhet thellë në pyll. Rruga është me shumë rreziqe dhe prania e ujkut nuk vonon, por një gjuetar dëgjon gjithçka dhe shpëton gjyshen dhe mbesën.

Violinisti me famë botërore Shkëlzen Doli ka bërë të ditur se nga nostalgjia për Gjakovën, i kthehet asaj por edhe Kosovës dhe më gjerë, pasi ka vendosur që të themelojë një ansambël muzikor me emrin e tij. Shkël-zen Doli, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës, i lindur në Shqipëri e familja e tij me prejardhje gjakovare, këtë herë erdhi në mesin e gjakovarëve dhe hapi zemër për të kumtuar lajmin nga ai që themelon ansamblin muzikor të cilit i dha edhe emrin e vet. Ansambli i porsa themeluar,

Shkëlzen Doli, do të ketë në të ardhmen edhe mbështetjen in-stitucionale të Kosovës, ndërsa do të japi sonte në mbrëmje koncertin e parë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Më 1995 karriera e Shkëlzen Dolit si muzikant shënoi një sukses të ri shumë të rëndësishëm ai filloi të luante në Orkestrën Filarmonike të Vjenës. Njëkohësisht vazh-donte studimet në Universitetin për Muzikë dhe Arte Figurative të Vjenës. Që atëherë stili dhe ngjyra tingullore e Filarmonisë së Vjenës kanë qenë vendimtare për të si violinist.

Mirush Kabashi shkon me monodramën e tij në Berat

Monodrama “Zoti Ibra-him dhe Lulet e Kuranit” e interpretuar nga “Nderi i kombit”, aktori i mirënjo-hur, Mirush Kabashi u shfaq në skenën e Qendrës Kultu-rore “Margarita Tutulani”, në Berat. Mjeshtëria e lartë e interpretimit, mesazhet e bashkëjetesës dhe toler-ancës mes komuniteteve të ndryshme fetare, që trans-metohen nga kjo mono-dramë, u pritën ngrohtë-sisht nga spektatori beratas, i cili, si asnjëherë tjetër mrekullohet dhe përjeton

qetësisht emocione të forta, duke duartrokitur herë pas here interpretimin brilant të aktorit të madh, Mirush Ka-bashi. Shfaqja e kësaj mono-drame në Berat u mundësua nga Bashkia e Beratit dhe fondacioni “Gazmend Tos-ka”. Novelën e shkruar nga dramaturgu francez Eric Em-manuel Schmitt, e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të botës, vetë aktori e ka për-shtatur për teatër dhe e ka vënë atë në skenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj.

20 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

SOTSOT sport www.sot.com.al

““Arena Kombëtare” po merr formë.

Punimet për të ndërtuar impiantin më modern në historinë e Shqipërisë vijo-jnë me intensitet të maksimal ku vëre-het se janë ngritur pjesa më e madhe e tribunave rrethuese dhe tashmë po vishen me materialin përkatës. Pasi të përfundoi ndërtimi i plotë i tribunave atëherë do të vijohet me kompletimin e ambienteve të brendshme. 60% e stadiumit është ndërtuar dhe në fund do të vendoset edhe tapeti i blertë që do të jetë i cilësisë më të lartë. “Arena Kombëtare” pritet të përurohet në muajin Tetor dhe do të jetë një nga stadiumet më inovativë të rajonit. Ky impiant është kandidaturë për të pritur Superkupën e Europës 2020.

MBROJTËSI

TRAJNERI

STADIUMI

Sulmuesi kaloi me sukses testet mjekësore, duke tërhequr vëmendjen e medias

Sindrit Guri prezantohet te Ostende, mediet belge: Gjigand

dhe me ambicie të mëdhaAdriatik BALLA

Mediat belge e kanë cilësuar sulmuesin e Kukësit Sin-drit Guri gjigand dhe me ambicie të mëdha. Ai ka

qenë gjatë gjithë ditës së djeshme në fokusin e mediave sportive belge, pasi Ostende që e bleu zyrtarisht atë mendon se ka bërë një supergoditje që do t’i japë një shtysë të fortë klubit të fuqizohet me elementët e rinj dhe të ketë mundësinë që t’i shesë ata në vlera shumë të mëdha. Nga ana tjetër, vetë Guri duket i entuzi-azmuar nga transferimi në kampionatin belg, pasi i hapet një dritare në karrierën e tij dhe Ostende mund të shërbejë për të bërë kapërcimin e madh, pra si një tram-polinë drejt një klubi më të fuqishëm në një kampionat më elitar europian.

Prezantimi Guri ndodhej dje në Belgjikë. Edhe

pse ende nuk është mbyllur kampi-onati në Shqipëri, Sindrit Guri ka lënë Kukësin për t’u prezantuar te Ostende. Klubi belg ka zyrtarizuar blerjen e sul-muesit 24-vjeçar për shifrën 710 mijë euro. Sulmuesi shkodran, pasi kaloi testet mjekësore, hodhi firmën mbi kon-tratë, që do ta mbajë të lidhur me këtë skuadër për 3 vitet e ardhshme. Para se të nisë aventurën në kampionatin belg, Guri do të jetë pjesë e Kombëtares për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, të parashikuara për t’i zhvilluar para Botërorit. Një sezon i mrekullueshëm ky për Sindrit Gurin, që e po e mbyll me statusin e nënkampionit të Shqipërisë, transferimin te Ostende dhe me ftesën e Panuçit. Në një lidhje telefonike me

“Supersport”, sulmuesi shkodran është shprehur se e ka bindur projekti i klubit belg për të firmosur, ndërkohë që për shokët te Kukësi, tha se do t’i çojë në Durrës për darkë para largimit. “Me largimin e Bakajt mu rritën më shumë përgjegjësitë për sulmin dhe ishte e domosdoshme me dhënë më tepër pasi isha i vetmi. Arrita ta merrja përsipër sulmin e Kukësit. Menaxheri, Shkum-bini Qormehmeti erdhi në Tiranë në një ndeshje dhe pas asaj ndeshje folëm me drejtorin dhe me drejtues nga skuadra e Ostendes dhe më bindi projekti që klubi belg kishte. Largimi nga Kukësi? Do të jem me gjithë ekipin pasi e kemi lënë te Kukësi që do jap një darkë. Zakonisht jepen pica, por këtë herë do t’i çoj në Durrës”, u shpreh Guri. Duhet thënë se shifra prej 710 mijë euro që pretendohet se Guri është lënë i lirë nga Kukësi, është

një nga më të shtrenjtat e transferimeve që kanë ndodhur në kampionatin tonë. Madje as Bernard Berisha nuk është shitur më shtrenjtë dhe me Gurin krahasohet vetëm Liridon Latifi, të cilin Skënderbeu e shiti te hungarezët e Pushkash Akademi. Kjo tregon jo vetëm për cilësitë e futbollistit shkodran, që shkëlqeu këtë sezon me fanellën e Kukësit, ku ka shënuar 20 gola, por njëherësh edhe për përmirësimin e menaxherëve tanë në tregun ndërkom-bëtar dhe Shkumbin Qormehmeti ka bërë diferencë në këtë drejtim.

KombëtarjaSindrit Guri ka marrë ftesë nga

trajneri Kristian Panuçi dhe do të jetë i grumbulluar me skuadrën për-faqësuese të Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës miqësore, atë ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Janë dy takime miqësore që

Vllaznia është në rrezik për të rënë nga kategoria dhe nëse sot nuk fiton me Kukësin bie automa-tikisht. Madje ajo bie matematik-isht edhe po të fitojë me Kukësin nëse nuk humbasin Kamza dhe Teuta, që janë rivalet e saj në luftën për mbijetesë. Duke parë këtë gjendje alarmante të skuad-rës, tifozët shkodranë u mblodhën dje para Bashkisë së qytetit më të madh verior. Sikurse edhe ishte paralajmëruar, tifozët e Vllaznisë kanë protestuar para dyerve të

Bashkisë që drejtohet nga të djath-tët me në krye Voltana Ademi, për shkak të gjendjes ku ndodhet klubi shkodran. Vllaznia është me një këmbë në Kategorinë e Parë, çka po përjetohet si dramë në qytetin verior. Shpresat për të evituar këtë fat të keq janë minimale, ndaj ti-fozët kuqeblu kanë nisur protestat që këtë të premte. Më shumë se 50 tifozë u grumbulluan para qeverisë vendore duke shprehur indinjatën e tyre e duke e konsideruar bash-kinë, aksionaren e vetme të klubit,

si fajtoren e vetme për këtë situatë. Tifozët protestues hodhën letra hig-jenike, tymuese dhe vezë në drejtim të Bashkisë Shkodër, madje nuk ngurruan as të lëshonin fyerje ndaj kryebashkiakes dhe njëkohësisht presidentes së Vllaznisë, Voltana Ademi. Forcat e policisë bashkiake dhe ato të shtetit kanë mbikëqyrur gjithçka, për të mos lejuar incidente. Interesant është kërcënimi i tifozëve shkodranë, të cilët thanë se do të bllokojnë edhe stadiumin ditën e nesërme, në sfidën ndaj Kukësit.

Tifozët e Vllaznisë sulmojnë me vezë Bashkinë e Shkodrës, Kraja shpreson në mrekulli

Mbyllen 60% e punimeve, “Arena Kombëtare” do

të jetë gati në tetor

Hysaj objekt humori i aktorëve italianë,

shkak mbiemri

Shqipëria do t’i luajë në Zvicër dhe ku trajneri italian i Kombëtares shpreson që të bëjë më të mirën e tij me grupin. Nat-yrisht, do të ketë shumë të rinj, sepse është ftuar dhe Kristal Abazaj nga kampionati ynë, por ky është një shans që trajneri po u jep këtyre lojtarëve. Guri e ka pritur me entuziazëm ftesën dhe shpreson të marrë pak minuta në fushë me fanellën e skuadrës kuqezi dhe për moshën që ka mund të bëjë gjëra të mëdha në përfaqësuese, gjith-monë nëse do të arrijë të fitojë bastin me klubin beg të Ostendes, për t’u bërë atje një lider i vërtetë.

Kampionati po shkon drejt fundit dhe fakti që Sindrit Guri ndodhet në Belgjikë ku po bën prezantimin zyrtar te Ostende, mund ta mbajë atë jashtë ndeshjes së sotme në Shkodër ndaj Vllaznisë. Kjo i pakëson shan-set të rivalizojë për “Këpucën e Artë”. Në fakt, pyetja që shtrohet është: Ali Soue apo Sindrit Guri? Dilema për “Këpucën e Artë” qëndron midis dy “bomberave” të kampionatit. Ashtu si Skënderbeu me Kukësin ndajnë vendin e parë e të dytë, edhe Soëe me Gurin ndajnë vendet e kreut në klasifikimin e golashënuesve. Sulmuesi nga Gambia udhëheq me një realizim më shumë dhe me avantazhin që Guri mund të mos luajë në ndeshjet e mbetura. Do të ishte diçka e mirë “Këpuca

Artë”. Janë dhe dy ndeshje, por nuk ka mbaruar asgjë. Do të përpiqem të shënoj sa më shumë dhe pastaj do të bëj llogaritë. Një karrierë sigurisht e nisur mes të panjohurave, që dhuron një kampionat i vogël, sido-mos për një lojtar që vjen nga Seria A. 24-vjeçari bën një analizë të aventurës së tij në Shqipëri, ku mund të fitojë gjithçka brenda një sezoni. “I jap merita vetes, stafit që më ndihmoi të punoj. Ndihem mirë fizikisht dhe kjo është më e rëndësishmja që më bëri mirë për të qenë deri në fund në gjendje optimale. Kur erdha këtu, e kam ëndërruar një ecuri të tillë, sepse erdha për të fituar gjithçka. Jam i kënaqur. Kemi përpara Kupën e Shqipërisë, por dhe “Këpucën e Artë”. Gjatë

kësaj periudhe më ka ndryshuar personaliteti si lojtar. Shoh që kam ndryshuar shumë duke punuar, duke u përpjekur të fitoj gjithçka”, theksoi më tej sulmuesi i skuadrës korçare. Te Skënderbeu Soue ka gjetur ambi-entin perfekt. E ardhmja është diçka që për momentin nuk e mendon, edhe pse ndaj tij interesi është zgjuar. “Më kanë pritur mirë këtu. Te Skënderbeu ka djem të shkëlqyer. Osmani është i çmendur, por është një djalë i mirë. Ka zhurma për të ardhmen time. Te Kievo më kanë thënë që nuk do të flasin me asnjë deri në fund të sezonit”, përfundoi Soue. Por kjo mbetet të shihet deri në hapjen e merkatos së verës dhe si do të shkojë puna për Skënderbeun në KAS të Lozanës.

Soue i vendosur për të bërë të vetën “Këpucën e artë”, rivaliteti me Gurin vijon

Trajneri Hasan Lika ka theksuar në konferencën e shtypit për ndeshjen e nesërme, se ekipi duhet të sigurojë Europën në këto 180 minuta të mbetu-ra të kampionatit: “Është ndeshja e fun-dit përballë tifozëve tanë dhe luajmë me një kundërshtar shumë të fortë, që e ka fituar titullin. Pavarësisht se vijnë me mungesa, do të jetë e vështirë, por do të japim maksimumin. Duam të kalojmë me sukses jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe atë të fundit, për të realizuar objektivin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Jemi të përqendruar te vetja dhe çdo gjë varet nga ne. Nëse marrim rezultatin e duhur, s’kemi pse shohim rezultatet e rivalëve tanë. Du-het ta mbyllim sezonin me rezultate pozitive”, tha Lika.

Lika: Luftëtarit i duhen pikë për të

siguruar Europa League

Një nga lojtarët e përfaqësueses tonë që shkëlqeu këtë edicion në Se-rie A italiane ishte mbrojtësi shkod-ran Elseid Hysaj. Dy humoristët e njohur italianë, Pio dhe Amedeo, vazhdojnë të bëjnë ironi me Elseid Hysajn sa herë e takojnë këtë të fundit. Lojtari kishte shkuar të shi-hte një shfaqje të tyre në teatër dhe aktorët sigurisht që kanë përfituar nga rasti për të takuar një nga idhujt e tifozerisë napolitane. Në një video të publikuar nga vetë futbollisti në rr-jetet sociale, dy humoristët përfitojnë nga rasti për të bëjnë pak ironi me të. “Hisaj, Ysaj, Hysaj. Na u deshën 10 minuta për të mësuar emrin”, janë fjalët e humoristëve para kamerës për futbollistin shqiptar.

“Guri duket i en-tuziazmuar nga transferimi në kam-pionatin belg, pasi i hapet një dritare në karrierën e tij dhe Ostende mund të shërbejë për të bërë kapërcimin e madh, pra si një tram-polinë drejt një klubi më të fuqishëm në një kampionat më elitar europian..”

6,7,8,12,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Përditë e më shumë po kuptohet që dy drejtuesit më të lartë të futbollit që tani

janë shkarkuar dhe janë në procese gjyqësore, si ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater dhe ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, janë përfshirë në punë të pista për përfitime vetjake e nacionale ( për Zvicrën dhe Francën), duke manipuluar deri edhe shortin e Kupës së Botës së vitit 1998. Duket se ndërgjegjja e bën njeriun të hapet pas një farë kohe dhe të pranojë gabimin e bërë dhe kështu duket se ka ndodhur edhe me Mishel Platininë, që pranon se kanë kurdisur diçka “pozitive” në shortin e Botërorit të zhvil-luar në Francë më 1998, ku përfundimi ishte që Franca dhe Brazili të përballen në finale, ashtu siç ndodhi në të vërtetë dhe ku në fund Fran-ca fitoi dhe u shpall kampi-one e botës. Një deklaratë e tillë, ka shokuar opinionin sportdashës në mbarë botën, pasi po kuptohet që futbolli

NOT/ Ledeski thyen rekord të ri bote në stilin e lirë

TOPI I ARTË Antuan Griezman dhe Nejmar Junior, dy “yje” të futbollit të destinuar për të dueluar dhe qenë protagonistë absolutë në vitet e ardhshme. Në 10 vitet e fundit, Kristiano Ronaldo dhe Mesi kanë ndarë me njëri-tjetrin të 10 “Topa e Artë”, duke fituar nga 5 secili. Ndërsa sulmuesi francez dhe ai bra-zilian nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se vendi i tretë, respektiv-isht në vitet 2016 dhe 2017. Me shumë mundësi një prej të dyve do të arrijë të ngjitet në podium (vendi i tretë)

edhe për çmimin prestigjioz individ-ual për vitin 2018, por është e qartë se për vendin e parë Ronaldo dhe Mesi mbeten të pakonkurrueshëm. E ardhmja e Nejmarit dhe Griezmanit, gjithsesi është temë kryesorë e mer-katos. Braziliani për një transferim të mundshëm tek Real Madridit, ku do të luante përkrah Ronaldos, ndërsa francezi mund t’i bashkohet Mesit te Barcelona. Nëse ndodh kështu, të dy sulmuesit do të jenë rivalë për t’u ng-jitur në fronin e mbretit të futbollit për

vitet e ardhshme. Griezman është 27 vjeç, ndërsa Nejmar vetëm 10 muaj e 10 ditë më i vogël, praktikisht kanë të njëjtën moshë për të dueluar kokë më kokë si për trofetë e skuadrave ku do të luajnë edhe për ato indi-vidualë. Në këtë sezon, sulmuesi aktual i Atletikos ka shënuar 29 gola në 48 ndeshje, ndërsa Ne-jmar ka një mesatare më të mirë, 28 finalizime për 30 takime. Këto shifra, gjithsesi, mbeten inferiore me ato të Mesit dhe Ronaldos.

PORTIERI PORTIERI LEGJENDA

Kasijas rinovon me Porton edhe për një vit

Maradona inspiron një regjisor ta bëjë jetën e tij film

Portieri spanjoll ka vazh-duar përsëri kontratën me kampionët e Portugalisë. Ndonëse dukej se do të larg-ohej përfundimisht nga Porto në fund të stinorit, Iker Kasi-jas ka arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër. Porto ka njoftuar se ka vazhduar kontratën e portierit Iker Kasijas deri në vitin 2019. “Jam shumë i lum-tur. Do të vazhdoj edhe një vit tjetër me Porton. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi në Tëitter ish-portieri i Real Madridit. Sipas mediave por-tugeze, Kasijas ka pranuar një

Për teknikun Joakim Joakim Lëv, sjellja e lojta-rit të Bajernit të Mynihut, Sandro Vagner pasi mbeti jashtë Botërorit është e pa-pranueshme. “Unë i interpre-toj si një kritikë ndaj kolegëve të tij. Ai i prezanton disa lo-jtarë që luajnë me ne prej vitesh dhe që janë liderë në ekip si të ishin idiotë absolutë që vazhdojnë të luajnë vetëm se nuk thonë opinionin e tyre. Nga një anë mund ta kuptoj zhgënjimin e tij. Por mendoj se kritikat e tij janë të ekzag-jeruara, ashtu si tërheqja e tij dhe shkaqet që ka zgjedhur si justifikim”, deklaroi trajneri

Jeta e një prej futbol-listëve më të shquar në botë do të bëhet shpejt një film mjaft i kërkuar. Kështu, “Amazon Prime Video” njoftoi se do të realizojë një serial të inspiruar rreth jetës së Diego Armando Maradona, një prej figurave më të shquar dhe kontroverse të historisë së futbollit. Ky serial do të tregojë jetën e ish-futbollistit, nga fëmijëria tek karriera mes Argjentinës, Spanjës dhe Italisë dhe rolin e tij thelbësor në fitimin e Botërorit 1986 nga Argjentina dhe trofeve me Napolin. Disa episode do të xhirohen edhe në Napoli me aktorë lokalë,

ulje të pagës për të vazhduar aventurën e tij me Porton, ekip me të cilin u shpall kampion i Portugalisë. Kasijas vijon të luajë në nivele të larta.

Joakim Lëv për sulmuesin 30-vjeçar i cili në fakt me për-faqësuesen ka qenë i papër-fillshëm, duke luajtur vetëm në 8 ndeshje.

që do të tregojnë vendet, lagjet dhe lokalet në të cilat Maradona është pritur si një hero. Një film për një prej më të mirëve të historisë.

Ish-presidenti i UEFA-s, koordinator në Botërorin “Francë-1998”, pranon se organizatorët e luajtën mirë rolin për të pasur një finale Francë-Brazil

nuk është kaq i pastër sa e shohim nga televizori, por me defekte dhe ku kanë futur duart e pista njerëzit e kor-ruptuar dhe marifetxhinjtë.

QëndrimiDuket e pabesueshme

për të qenë e vërtetë, por ja që është plotësisht e vërtetë. Shorti i Botërorit Francë-1998 është dizenjuar në një formë që Franca e Brazili të përplaseshin në finale së bashku. Kështu, ish-presidenti i UEFA e leg-jenda franceze, Mishel Plat-ini thotë se Kupa Botërore

1998 u dizajnua në mënyrë që ekipi francez të mos takonte atë brazilian deri në finale. Franca ka mposh-tur Brazilin 3-0 në Paris para 20 vitesh, falë golave të shënuar nga Zinedine Zidane e Emanuel Petit të cilët bënë që të ekipi i tyre të ngritë kupën botërore për herë të parë. Sipas Platinisë, i cili ishte në komitetin or-ganizues të turneut, ka qenë “ëndërr e çdokujt” që të shohin mikpritësin duke e mundur fituesin e pesëfishtë të kam-pionatit botëror në finale.

Deklarata “bombë” e Platini: E manipuluam Botërorin e vitit 1998

Joakim Lëv: Vagner s’mund t’u thotë idiotë lojtarëve të mi

Sporti i notit është mjaft i bukur, tërheqës dhe konkurrues njëkohësisht. Por notarja ameri-kane Katie Ledeski dukej po aq dominuese sa kurrë më parë, në debutimin e saj në rangun pro-fesionist. Ajo vendosi një tjetër rekord botëror në 1500 metra stil i lirë, duke shkatërruar rekordin e saj të vjetër të botës për pesë sekonda dhe la të gjitha duk-shëm prapa në pishinën "IUPUI Natatorium" të mërkurën, në Indianapolis. Fituesja e gjashtë medaljeve të arta olimpike për-fundoi me 15:20.48 minuta, duke thyer rekordin që e kishte ven-dosur në gusht të vitit 2015 në Indianapolis. Pasi fitoi baterinë

e saj me më tepër se 49 sekonda epërsi ndaj të dytës, Ledeski u desh të priste edhe dy orë tjera para se zyrtarisht të kurorëzohej kampione, derisa bateritë tjera vazhduan. Por si zakonisht Ledeski nuk la dyshime se ku qëndron dhe ajo vetëm sa ka nisur në rangun profesionist. Deri më tani ajo nuk llogaritej profesioniste, meqë ishte pjesë e ekipeve të kolegjeve dhe nuk kishte të drejtë të siguronte sponsorë. Por me këto rezultate fantastike ajo me siguri që do të regjistrojë emrin e saj në his-torinë e këtij sporti, duke qenë për momentin “mbretëreshë” e garave të mesme në pishina.

“Kur ne kemi organizuar kal-endarin, kemi bërë ka pak manovra”, ka thënë ai për ‘France Bleu Sport’. “Nëse ne do të përfundonim të parët në grup dhe nëse Brazili do to përfundonte i pari në grupin e vet, ne nuk do të mund të takoheshim para finales”. Brazili ishte numri një në renditjen botërore në këtë garë, ndërsa Franca e dyta. Brazilianët ishin në Grupin A dhe kanë mposhtur Skocinë, Marokun e kanë humbur nga Norvegjia, përderisa Franca ka fituar që të tri ndeshjet e saja në Grupin C kundrejt Af-rikës së Jugut, Arabisë Saudite e Danimarkës. Të dy vendet përfunduan në krye të grupeve të tyre, e kështu u vendosën në anët e kundërta që më vonë të takoheshin në finale. “Ne nuk u mërzitëm kot për gjashtë vite radhazi për të organizuar Kupën e Botës e të mos bënim pak manovrime”, ka shtuar Platini. Edhe pse deklarata e tij lihej të kuptohej se kjo ishte diçka pozitive, qëndrimi ka bërë që të shkunden rr-jetet sociale dhe të akuzojnë Platininë për mashtrim dhe manipulim të një Botërori.

Pas duelit Mesi-Ronaldo, gara vijon me Nejmar-Griezman

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

22 GAZETA SOTE Shtunë 19 Maj 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Keanu Reeves me rolin më të paguar në filmat hollivudian

1-Ish futbollisti i Tiranës Arjan...2-I porsa dalë nga fabrika...3-Juri...kozmonauti i parë që shkeli Hënën...4-Është burimi i të ardhurave materi-ale...5-Agjencia e lajmeve greke...6-Pohojnë rusët...7-Ish aktori elbasanas Hyskja...8-Lumi i piramidave, mbrapsht...9-Liz, ashtu siç është..10-Ermira e këngës në inic...11-Drama “...para gjygjit”...13-Zefi i humorit...14-Tas i thellë për çorbë...16-Ajo e shoqëron vargun në një poezi...17-Janë se veçori dalluese...18-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera...20-Është brinjë në skuadër...21-Kafshë e vogël mishngrënëse që rron nën tokë i thonë dhe vjedhur...22-Regjizori...Keko...23-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm...24-Titull fisnik në një Perandori...25-Atdheu i Odisesë...26-Ish aktorja Çela..27-Konkret, i vërtetë...29-Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë...30-Një garë sportive vrapimi në natyrë...31-Qendra...33-Sinjal i koduar për ndërhyrje emerg-jente...34-Stacioni televiziv...Njus...35-Jesirë...36-Notë në pentagram...37-Kris-taqi, piktor dhe skulptor i lauruar në inic...

1-Lloj vinçi lundrues me dy krahë...4-Njëlloj si kallzim apo akuzë...7-Jam në hall, në mëdyshje apo në...12-Organizatë terroriste në Irlandë...13-Janë kodra prej rëre në shkretëtirë...14-Metal shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon...15-Një sëmundje e rëndë me dhimbje të tmerrshme të kokës...17-Lumi që kalon përmes Londrës...18-Sektor Organizativ...19-Një opera nga Verdi...20-Medikament që lufton malarjen...21-Ish këngëtari popullor Ndoja...22-Agjencia e lajmeve egjiptiane...23-Njëlloj si paradhënie...24-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali filmik...25-Ish aktori...Shyti...26-Vend me baltë dhe llucë...27-Është i aktorit në skenë...28-I ka në fund një karakatin...29-Një brejtës gjithnjë i frikësuar...30-Qoshe...32-Flori...33-Ish aktori Boshnjaku...34-Ciceron, ai që flet dhe ligjëron bukur...36-Kafshë ose bimë parahistorike të balsamosu-ra...37-Lloj stili noti...38-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...39-Nënpunës në ambasadë që drejton një sektor...40-Një perime vjeshte...41-Banor i një kra-hine në jug të vendit, i shquar...

Keanu Reeves është renditur me rolin më të paguar në filmat hollivudian. Roli i tij në “The Matrix” i fali atij 250 milionë dollarë. Pak vite më parë, suksesi i filmave ishte pothuajse i garantuar nëse një aktor i madh do të gjendej në rolin kryesor. Yjet si Will Smith, Tom Cruise dhe Jimmy Kerry janë paguar mjaft mirë në vitet ‘90 të shekullit të kaluar për shkak se ishin ata që sillnin audi-encën në kinematë. Kështu, Kerry për rolin e saj në “The Cable Guy” në vitin 1996 është paguar 20 milionë dollarë për shkak se është pritur që filmi do të arkëtojë qindra miliona dollarë pas shfaqjes në kinematë botërore. Sot gjërat janë më ndryshe. Fitimet më të larta u garantohen

filmave dhe jo vetë aktorëve. Megjithatë, disa aktorë ende arrijnë t’i sigurojnë vetes një fitim të madh shkaku i roleve, të tilla, si Vin Diesel, i cili për filmin “Fast dhe Furious” është paguar 20 milionë dollarë ndërsa Daniel Craig për rolin e ri në filmin e agjentit të famshëm “James Bond” është paguar 25 milionë dollarë. Keanu Reeves ka përjetuar një sërë ngjarjesh të rënda dhe tragjike në jetën e tij, para dhe pasi u bë yll i popullarizuar në gjithë botën. Aktori u bë famshëm në vitet e ‘80-‘90, përmes roleve ikonike në filmat, si “Bill & Ted’s Excellent Adventure” (1989) dhe “The Matrix” (1999), mirëpo jeta e tij personale është shoqëruar me ngjarje mjaft të dhimbshme.

Shtatë xhuxhëtShtatë xhuxhët mbërritën një

ditë në kishë dhe pyetën priftin:-A ka ndonjë murgeshë më të

shkurtër se ne?Prifti përgjigjet:-JoXhuxhët:-Po, mendohu njëherë se mbase

nuk të kujtohet?Prifti tepër i vendosur përgjigjet

sërish:-Jo, nuk ka asnjë murgeshë më

të shkurtër sesa ju.Ndërsa shtatë xhuxhët sërish

këmbëngulin duke i thënë priftit:-Po pinguini që po kalon aty?

Macja e keqeNjë ditë gruaja duke pirë kafen

në sallonin e shtëpisë bashkë me bashkëshortin e saj i drejtohet këtij të fundit duke e pyetur:

-I dashur, përse njerëzit thonë gjithmonë se macet janë të fallco, të këqija dhe tradhtare?

Burri pasi qëndron pak në hes-htje përgjigjet:

-Sepse është e vërtetë kotelja ime.

Bletët dhe luletNjë mbrëmje takohen rastësisht

dy bletë. E para sapo takon tjetër i thotë:

- Dëshiroj të kisha në këto mo-mente, pak pjalm.

Tjetra përgjigjet:- Edhe unë, por tani është ora 9.00

dhe dihet që lulet janë të mbyllura.

Hajduti dhe pasagjeri

Një person, i cili ndodhet në fund të autobusit, nuk pret biletën dhe derisa të mbërrijë stacioni për të zbritur është në ankth. Për momentin hapen dyert, zbresin dhe hipin shumë persona, ku midis tyre dhe një hajdut i armatosur. Fillon të bërtasë duke iu drejtuar pasagjerëve:

- Ndaluni të gjithë dhe gjërat me vlerë duhet të m’i dorëzoni mua.

Pasagjerët të frikësuar, veprojnë sipas porosive të tij, vetëm personi që nuk ka prerë biletë, nuk shqetësohet aspak, por qetë - qetë i pëshpërit një tjetër personi, që ka pranë duke i thënë:

- Gjysma e së keqes, mendoja se ishte kontrolli.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 2 5

6 5 3

5 7 1

5 2 6 9

8 6 1 7 4

2 5 3 4

3 9 8

7 9 4

5 8 1

7 9 8 5

5 3 4

4 5 3

1 2

6 7

5 4

7 2 9

8 5 6

9 7 2 8

8 6 9

1 8 3

3 9 4 8

9 6 5

7 4

4 3 2

1 3 7 6

5 8 6

2 3 7

GAZETA SOT E Shtunë 19 Maj 2018 23

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do të keni mundësi që të eksploroni vende të reja dhe të nisni të organizoni aktivitete që kanë nevojë për thellim në javët në vijim.

23 shattor - 22 tetor

Parashikohet një fundjavë shumë emotive ku do të jeni thuajse të përhumbur në nd-jenja. Kjo mungesë stabiliteti mund të rezultojë e rrezikshme.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Të kënaqur me rezultatet e marra. Kjo kënaqësi është e jus-tifikuar pasi jeni lodhur shumë për të çuar në fund një bash-këpunim shumë angazhues.

Acarimi mund të çojë në reagime të tepruara, madje deri banale. Sot mundohuni që të menaxhoni më mirë emocionet tuaja.

Nisni të planifikoni para-prakisht të gjithë udhëtimet dhe aktivitetet e reja, që keni ndërmend të kryeni gjatë kësaj jave.

Dashi Demi

Jini bashkëpunues, pasi do të keni nevojë për ndihmën e bashkëpunëtorëve tuaj, për t’ia dalë mbanë në nismat që do të merrni.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Në këtë moment duhet të tregoheni të kujdesshëm për të shmangur rreziqe të kota për karrierën tuaj. Në dashuri do jeni disi konfuz.

Kjo ditë fundjave ju fton që të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të stresuar.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të jetë një e shtunë shumë interesante, për të rin-dezur dashurinë dhe forcuar një lidhje që nuk ka shumë që ka nisur.

Tesla me bateritë, që furnizojnë një qytet

me energji

Nuk ndiheni plotësisht të zotët për shkak të disa ko-legëve tuaj, por kjo gjë nuk du-het t’iu dekurajojë. Tregohuni të vendosur dhe guximtarë.

Horizontal

Shikoni me vëmendje të gji-tha projektet tuaja, pasi në këtë moment, parashikohen jo pak të papritura në rrugën tuaj. Mos ngjallni polemika në familje.

Parashikimet e fundit të yjeve, ju shikojnë të angazhuar maksimalisht në projekte të ndryshme, të cilët i keni zvar-ritur prej kohësh.

Tesla ka zhvilluar projektin e fundit të baterive në shkallë të gjerë, që lidhet me stabilizimin e sistemit elektro-energjitik. Sistemi nga Tesla është vënë në funksion në qytetin belg Terhils dhe përbëhet nga bateri Powerpak me fuqi prej 18.2 megavat. “Qëllimi kryesor i këtyre baterive është të ruajnë energjinë elektrike kur prodhimi është i madh”, bën me dije Tesla. Sistemi i baterive duhet të reagojë ndaj ndryshimit të frekuencave të energjisë elektrike në një afat 100 herë më shpejt se sistemi klasik, që prod-hon energji nga karburantet e fosileve. Ky projekt pritet që të jetë me shumë vëmendje për të vijuar më pas me të tjera investime.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Është 121 vjeç dhe mosha për të është vetëm një numër. Askush nuk e beson për moshën kur e shikojnë duke u kujdesur për pulat e tij në fermën e familjes, por sipas certifikatës së lind-jes dhe identifikimit zyrtar meksikan, Manuel Garcia Hernandez është 121 vjeç. Garcia, i cili mund të jetë njeriu më i vjetër në botë, ka lindur më 24 dh-jetor 1896, sipas certifikatës së lindjes së tij nga shteti meksikan i Veracruz dhe kartës së tij zyrtare nga Instituti Kombëtar i Zgjedhjeve. Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, ai kurrë nuk ka marrë mundin për tu treguar njerëzve të Guinness World Records për ta bërë atë zyrtare. Sidoqoftë, siç ka thënë vetë ai, mosha për të është vetëm një numër. Garcia thotë se nuk ndjehet më i vjetër se 80 vjeç.

Fjalëkryq i shifruar

1-Hajat shkodran...6-Vëllai i Hektori që u vra nga Akili...7-Fshat turistik buzë Ohrit...8-Fill i hollë pambuku...9-Mirel, pa të bu-tat...10-Fitim, përfitim...11-...Ndreu, ish desident i luftës...12-...Basho Muji, kinse, domethënëse, pra...16-Është lidhësë, gjoja, kinse, domethënë, pra...17-Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port...18-Cigare e markës italiane...19-Le-tra e parë më me vlerë...20-Njeri i mefshët që s’para mbush...23-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore...24-Torino në makina...25-Janë majat e zhveshura të maleve...26-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...27-Tregon, kallëzon...29-Ka për kryeqytet Peruja...30-Piktrurë shenjtori në dru...31-Janë konstruksione betoni për ndërtim...32-Regjizori Musliu...33-Oficer i Lartë i Perandorisë Osmane...35-E bukura e Butrintit...36-Analisti Kongoli...37-Aktorja Luarasi në inic..38-Diskutim i zjarrtë dhe i ndërsjelltë...39-Pianistja e talentuar Skënderi në inic...40-Njëlloj si kapriçot...41-Gazeta që ti po lexon...42-Njeri i prapët, i vrazhdë...43-Njëlloj si uji që tregtohet...

1-Metal i fortë që del nga bashkimi i hekurit me hidrogjen...2-Është mjet lundrues...3-Lumë në Gjermani...4-Pohojnë rusët...5-Njeri i veshur me veladon...8-Ato të ulen dhe të bisedojnë ndërmjet tyre...10-Buxheli i letrave...11-“Ins-pektori...” një film serial amerikan...12-Art i gd-hendjes në dru, metal e lëkurë...13-Shkrimtari Skënder...14-Aktorja Luarasi...15-Këngëtarja Eglantina në inic...16-Njëlloj si nr 38.horizon-talisht...18-Është gaz pa erë që prodhojnë tokat kënetore...20-Shifen...21-Një shpend shtëpiak femër...23-Gaztori i mbretit..24-Futbollisti i Bajernit...Myler...25-Një shtet pothuajse në zemër të Evropës...26-Fjalë që tregon se nga është marrë lajmi...28-Bën pjesë në mjetet e grimit të femrave...29-Jeshillëk që i ngjan spinaqit...31-I thonë ndryshe drenushës, shumës...32-Alibeaj e sportit...33-Ish futbollisti shkodran...Bizi...34-“...La Vista”, një roman i Petro Markos...36-Fillon të zbardhë...38-E bukura e Butrintit...39-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...40-Rolandi volejbollist në inic...41-Futbollisti Skela në inic..

k u l t u r e www.sot.com.al

121-vjeçari meksikan s'ndahet nga puna në fermë

C M Y K

SHTËPI BOTUESE - SHTYPSHKRONJË

Classic PrintPublicitet+ Biznes= Sukses

Kartvizita plastikeLlakimLlakim zonalEtiketa gërvishtëseAdezive plastikeDosjePlastifikim mat dhe lustërLibraLibra me kapakë specialëRevista

BroshuraKatalogëFletë palosjeFletë volantePostera Kuti të ndryshmeBlloqe (me numër serie) Punime speciale Kartvizita

Gazeta

1classicprint 1classicprint Tiranë. Rr 5 Maji00355 68 6033 09800355 67 6000 151

Printing & Publishing Home

printCLASSIC