8
Tregim Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё. Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte marrё rrugёn pёr nё kryeqendёr. Atё rrugё, qё kur kishte qenё student, e merrte me dёshirё tё madhe. Dorёn nё zemёr, studimet i kishte bёrё pёr vesh gjilpёre, nё skamje e pёr gazep. Kurrё nuk kishte banuar atje, madje as edhe njё natё. Kjo nuk ёshtё trill, por njё e vёrtetё qё vёshtir kapet nga mendjet e tё rinjve tё sotёm. Tё udhёtosh pёr çdo ditё mbi dyzet e pesё kilometra nё njёrin drejtim, nuk ishte punё e lehtё. Pёrkundrazi, ishte njё mund sizifian qё vёshtirё pёrballohej. Por, i riu, si veriu! Etja pёr dije kapёrcente edhe pengesat e Sfinksit... Sot, asaj rruge kishte mёsyrё me njё arsye tё fortё. Rrokullima e ngjarjeve tё ditёve tё fundit nё trojet e tij, kishin vёnё nё lёvizje gjithё mekanizmat vendimmarrёs tё globit. Zullumi kёputet prej sё trashi,- thoshte populli ynё pёrvojёhidhur. Dhe, ashtu, si edhe herё tё tjera, po ngjiste edhe kёsaj radhe. Barbaria dhe egёrsia e zvarranikёve tejkarpatianё mbi shtatin e drobitur arbёror, kishte arrirё majat kulmore. Hasmi shekullor, njё gjakpirёs i babёzitur, nuk dinte tё ndalur. Kishte ardhur momenti qё ai tё kundёrshtohej ndryshe, tamam si nё kohёt e tё parёve 1

uniartpro1.webnode.com · Web viewTregim Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё. Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: uniartpro1.webnode.com · Web viewTregim Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё. Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte

Tregim

Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё.

Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte marrё rrugёn pёr nё kryeqendёr. Atё rrugё, qё kur kishte qenё student, e merrte me dёshirё tё madhe. Dorёn nё zemёr, studimet i kishte bёrё pёr vesh gjilpёre, nё skamje e pёr gazep. Kurrё nuk kishte banuar atje, madje as edhe njё natё. Kjo nuk ёshtё trill, por njё e vёrtetё qё vёshtir kapet nga mendjet e tё rinjve tё sotёm. Tё udhёtosh pёr çdo ditё mbi dyzet e pesё kilometra nё njёrin drejtim, nuk ishte punё e lehtё. Pёrkundrazi, ishte njё mund sizifian qё vёshtirё pёrballohej. Por, i riu, si veriu! Etja pёr dije kapёrcente edhe pengesat e Sfinksit...

Sot, asaj rruge kishte mёsyrё me njё arsye tё fortё. Rrokullima e ngjarjeve tё ditёve tё fundit nё trojet e tij, kishin vёnё nё lёvizje gjithё mekanizmat vendimmarrёs tё globit. Zullumi kёputet prej sё trashi,- thoshte populli ynё pёrvojёhidhur. Dhe, ashtu, si edhe herё tё tjera, po ngjiste edhe kёsaj radhe. Barbaria dhe egёrsia e zvarranikёve tejkarpatianё mbi shtatin e drobitur arbёror, kishte arrirё majat kulmore. Hasmi shekullor, njё gjakpirёs i babёzitur, nuk dinte tё ndalur. Kishte ardhur momenti qё ai tё kundёrshtohej ndryshe, tamam si nё kohёt e tё parёve tanё, me plumb nё lule tё ballit. Po, po, sepse me lotё, lutje e urata nuk i dilej mbanё asaj lubie çmendёse.

Pёr disa vjet rresht provuam edhe ashtu, urtё e butё, por kot. Nuk thuhej kot: Po u bёre dele tё ha ujku! Pushka kushtrimtare e Tahir Mehёs ndriu si meteor nё errёsirёn e katranosur qё kishte mbuluar vendin. Ajo bёri copё e grimё mitin e pathyeshmёrisё sё njё perandorie qё mёtonte tё zgjerohej edhe mё, duke shtypur pamёshirshёm vendёsit autoktonё, shqiptarёt. Edhe Adem Jashari kishte dhёnё betimin: Liri a vdekje! Ai, bashkё me trimat e tij sypatrembur mbushnin e mbushnin malet liridashёse. Njё ditё ata dolёn hapur dhe shpalosen gjokset e tyre si nositёt vetёflijues lasgushianё. Tiranёt shpirtnxirё zunё tё dridheshin e tё tmerroheshin si djalli nga temjani.

1

Page 2: uniartpro1.webnode.com · Web viewTregim Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё. Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte

Pikёrisht pёr kёtё ngjarje madhore kombёtare kishte qёndisur njё shkrim tё bukur, i cili pritej tё publikohej atё ditё nё gazetёn studentore “Bota e re”. Ditёn kur e kishte dёrguar nё redaksi, pёrpak e kishte pёsuar nga korbat e zinj. O Zot, sa pisk e kishte pasur atё pasdreke tё ftohtё tё mesdhjetorit 1998! Dorёshkrimin e kishte futur nё xhepin e brendshёm tё palltos, kur tre policё serbё e nuhatёn dhe iu vunё pas. E ndoqёn si hije tё prёhitura deri nё hyrjen e ndёrtesёs trikatёshe, ku ishte vendosur stafi i gazetёs. Tek zbriste poshtё, pasi e kishte dorёzuar materialin, ndjehej mё i lehtёsuar, edhe pse rreziku nuk kishte kaluar. Zijoshёt ndjellakёqinj po e prisnin jashtё, tek hyrja. Pasi e legjitimuan dhe e kontrolluan, duke ia marrё dhe ca shёnime, e liruan.

Dhe, vёrtet, nuk kishte gabuar qё ndau mendje pёr tё vajtur sot nё kryeqytet. Gazeta e studentёve ia kishte botuar shkrimin. Sa fort u gёzua! Kjo ishte e natyrshme. Edhe shkrimtarёt mё tё mёdhenj u gёzoheshin publikimeve. I entuziazmuar sa s’bёn e bleu atё, pa i menduar tё papriturat. Nuk iu durua tё ulej diku dhe, ashtu, duke ecur kuturu, pa vёnё re ku po shkilte, zu ta shfletonte rrёmbimthi. Ja edhe artikulli i tij. Njё faqe e plotё pёr aktin mё tё madhёrishёm e mё sublim tё atyre ditёve: Daljen nё skenё tё Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs! Nё mes njё foto nga varrimi i mёsuesit Halit Geci, njё kortezh funeral nё ecje tё mёrzitshme. Kaq mund tё bёhej atёbotё.

Pasi nё librarin “Rilindja” bleu edhe njё ris me letra tё bardha A4 pёr makinёn e tij “Olimpia”, u nis drejt stacionit tё autobusёve. Nё Dardani qe mё i kujdeshёm, i bёri sytё katёr. Aty, pёrreth banesave afёr furrёs sё bukёs “Oreksi”, zakonisht qёndronin policё sojzi e takanjozё qё ndalonin dhe maltretonin kalimtarёt, veçan studentёt. Kur hipi nё autobus, mori frymё lirshёm dhe sёrish nxori gazetёn qё ta lexonte ngeshёm shkrimin e vet pёr pёrballjёn e parё frontale tё luftёtarёve tё lirisё me forcat serbe nё malet e Drenicёs...

Sakaq, nё postёbllokun famёkeq nё Nedakofc, ngjau ajo qё, instiktivisht, e kishte parandjerё qё nga mёngjesi. Ah, sa keq! Prej mё shumё sё dy muajsh nё kёtё punkt po ushtrohej njё zullum mizor mesjetar gati mbi tё gjithё udhёtarёt shqiptarё. Ama, i madh e i vogёl, faj e pa faj, i nёnshtroheshin atij operacioni satanik ndёshkues. Rrallёkush, pёr tё mos thёnё askush, mund tё kapёrcente atypari pa hёngёr dajak e pa pёrfunduar prapa grilash.

Autobusi ndaloi furishёm para gjakatarёve sypёrgjakur. Tytat e automatikёve tё tyre e pёrthekuan si rrathet e ferrit dantesk. Dy prej tyre u futёn brenda rrёmbyshёm. Legjitimimi kaloi shpejt, meqё nuk pati shumё udhёtarё. Disa, qё edhe herё tё tjera e kishin provuar atё kalvar biblik mizorie, zbritёn mё herёt dhe zgjodhёn rrugicat e dhiarёt nёpёr arat e pёrbaltura. Ai qe i vetmi qё ia morёn letёrnjoftimin dhe zbritёn poshtё pёr tё komunikuar me bazёn.

2

Page 3: uniartpro1.webnode.com · Web viewTregim Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё. Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte

Nё ndёrkohё, njё sdudente, qё dikur kishte qenё nxёnёse e tij, iu afrua trimёrisht dhe ia mori gazetёn e gjёsendet e tjera qё mund t’i nxirrnin telashe.

-Tek unё nuk dyshojnё profesor, jam studente,- tha ajo, duke i futur ato nё çantёn e saj, midis librash.

-Faleminderit, por po mё dhimbsesh tё rrezikosh, ori luaneshё!- u shpreh ai i mallёngjyer nga guximi i saj, pa pasur kohё ta zgjasё, sepse njё helmetё e zymtё u fanit nё derё:

-Zotёri, zbritni poshtё, je i arrestuar!

-Unё!- u paraqit, sikur nuk po kuptonte.

-Ti, ti, mos u shtirё budalla se do ta bёjmё shpinёn mё butё sё barkun,- e kёrcёnoi trashullaku, duke e shtrёnguar fort shufrёn e gomёs qё i lёvarej deri poshtё nёn gjunjё.

Derisa vetura “Zastava 101” nxitonte pёr nё Vicianёn e lashtё, ai, ulur prapa, midis dy uniformave tё zeza, u dha fre mendimeve qё tё kalёronin si pelё e harlisur. Meditonte e ç’nuk bluante nё kokёn e tij. Tё gjitha i llogariste nё ato çaste kritike. Rradakja zu t’i funksiononte pёr mrekulli. I mendoi pyetjet dhe torturat qё mund t’ia bёnin nё zyrat e mynxyrave vrastare. Ku e ke UÇK- nё qё po e lavdёron e po e pёrkrah aq shumё?! Thirre, a mund tё tё ndihmoj tashti?! Hё, ç’thua?! Mirё, qё ne po bёhemi zemёrmirё dhe po tё falim. Shteti ynё ёshtё tolerant. Po ti, çka na ofron ne? Nuk po kёrkojmё shumё prej teje. Merre njё copё letёr dhe shёnoi tё gjithё ata qё kanё rrokur armёt dhe kanё dalё maleve kundёr nesh. Asgjё mё shumё. Cikёrrimё u duket kjo atyre kukuriqave tё pamёshirё! Si tё veproj? Po t’ua them tё vёrtetёn do tё mё konsiderojnё spiun. Njё veprim i keq qё nuk e kemi pasur nё gjak babё as babёgjysh. Kurrё! Madje, shpirtshiturit i kemi urrejtur mё shumё se armiqtё. Edhe po i gёnjeva, nuk mё besojnё dhe prapё mё zhdepin duke mё rrahur. Mё sё miri ёshtё ta zgjedh njё rrugё tё mesme. Kryesore, emra tё mos jap pёr askёnd. Pёr tё tjerat tё mos rrudhem fare. Jo, more, as qё mё ha palla. Do t’u tregojё hapur se Ushtria Çlirimtare e Kosovёs ёshtё njё realitet. Tashmё ajo dihet botёrisht. Kur tё mё pyesin a ke parё ushtarё nga afёr, do t’u them troç. Po kam parё, madje hiç mё larg se mbrёmё dhe kёtu fare pranё pёrtej Urёs sё Gurit, nё rrugёn e Klysyrёs qё shpije nё Drenicё. Pse tё mos u them kёshtu?! Bile, kurgjё- kurgjё, t’ua fus lepurin nё bark e tё mos ndjehen tё qetё. Tekefundit, ata, ashtu- kёshtu e bёjnё tё veten, andaj tё pёrmbahem sa tё mundem e tё mos ligёshtohem e tё gjunjёzohem para bishave kanibaliste...

Interesant, tё gjitha i dolёn ashtu siç i kishte parashikuar rrugёs. Xhelatёt e prisnin llёrёpёrveshur nёpёr korridoret e stacionit policor.

3

Page 4: uniartpro1.webnode.com · Web viewTregim Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё. Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte

-Ja, e arrestuam nё autobus ditёn pёr diell, atё qё po e kёrkonim pёr qiell,- u krekosen si gjela deti para eprorёve tё tyre ata qё e kishin futur nё mes duarlidhur.

-Mirё, ju mbaruat detyrёn tuaj dhe jeni tё lirё, tashti ne merremi me tё,- foli kryepolici me sytё e picёrruar si tё ujkut para se t’i sulet gjahut.

-Sa mirё qё nuk ma zunё gazetёn,- u dha fill mendimeve tё ndёrprera, derisa ata konsultoheshin se ç’tё bёnin me tё. Po bёri vaki e ia morrёn studentes e tё ma sjellin kёtu?! Ani çka, unё nuk do tё pranoj asgjё. Ah, sa i marrё qё jam, gdhe fare! Po aty ёshtё emri im, ore jahu. Emri e mbiemri. Kёtё nuk mund ta mohojё kurrёsesi. Do tё kapem me pelё pёr dore. Pёr herё tё parё kuptova rёndёsinё e pseudonimeve. Edhe pёr tubёn e letrave mund tё mё akuzojnё rёndё. Ato i ke marrё pёr tё shkruar trakte, afishe e proklamata kundёr nesh,- do tё thonё. Edhe kёtu sikur do tё mё zёnё ngushtё. Atё punё e bёja vёrtet. Ditёn nё shkollё me nxёnёsit, natёn nёpёr istikame me ushtarёt e lirisё. Isha reporter i terrenit pёr Radion “Kosova e Lirё”. Vallё, mos e kanё ndonjё informatё pёr kёtё?! Jo, unё merrem me shkrime letrare dhe letrat mё duhen patjetёr,- do t’ua shpjegojё, nёse mё lёnё tё flasё. Kot po e vrasё mendjen edhe unё çilimiu, kushedi se si do tё rrjedhё procedura,- ia bёri vetes dhe u pёrpoç ta pushonte fantazinё e tё qetёsohej nga ai makth mbytёs...

- I arrestuar, sonte do tё qёndrosh kёtu, nё bodrumin e betonuar, pёrplot lagёshti, dhe nesёr shohim e bёjmё,- foli ashpёr eprori, i cili kishte bёrё emёr pёr tё keq nё gjithё rajonin, duke ngarendur andej ku e thёrrisnin urgjentisht nё njё aksion tё dёshtuar...

-S’ke kohё pёr tё fjetur jo, por mё mirё rikujtoje gjithё historinё tёnde, tё cilёn nesёr do ta tregosh fije pёr pe qё kur tё polli jot ёmё!- u kёrcёnua tjetri me shpoti tek po e ndryente derёn e hekurt me njё rrapllimё tmerruese.

Vёrtet sa qe nata nuk vuri gjumё nё sy. Nё atё gjysmё errёsirё tё ftohtё akull arriti tё dallojё njolla gjaku gjithandej mureve ngjyrё gri. Fill mendjeshkreta i iku tej e tej prapa nё vitet e shkuara. Aty kishte vuajtur edhe i ati, ndjesё pastё. Ishte 1968-ta. E kishin arrestuar kur po kthehej nga demonstratat e pёrgjakshme studentore. Ah, sa e kishin munduar tё shkretin. Tё gjithё thonjtё e duarёve ia patёn shkulur me dara dhe asnjё fjalё pёr be! Ishte njё burrё trupvogёl e imёtak, por me zemёr sa bjeshka e Qyqavicёs. Atij duhej t’i shemёllente...

-Hej, nuk ke tё drejt tё ulesh. Hollё- hollё, as tё mendosh. Ti je armik i shtetit, i cili po ju mbanё me bukё,- iu ngёrmua polici kujdestar, posa i kishin rёnduar kapakёt e syve pёr tё dremitur cazё.

4

Page 5: uniartpro1.webnode.com · Web viewTregim Bedri TAHIRI ARRESTIMI Historia ёshtё aventura e lirisё. Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte

Dhe, melodia e egёrsisё shtazarake kishte filluar tё nesёrmen. Kurrё nuk kishte besuar se ёshtё aq i pathyeshёm. Granit fare. Pa u provue nuk dihet trimi, kishte thёnё Azem Galica. Mbi trupin e tij tё brishtё i provuan tё gjitha llojet e torturave mё ç’njerёzore. Por, çile guri gojёn! Nёpёr zyrat e hetuesisё e mbajtёn mё shumё se sa duhej, pasi burgjet ishin tё stёrmbushura...

Kёto po i rikujtonte katёr muaj mё vonё Liridon Shkёmbi. I rikujtonte, duke i shnuar nё notesin e tij, tё cilin e mbante pёrherё me vet, edhe nё beteja. Ishte njё natё e bukur prilli 1999. Kishte zёnё pritё tek Suka e Madhe dhe po vёzhgonte lёvizjet e armikut. Bёnte roje derisa bashkёluftёtarёt po çlodheshin nga beteja e djeshme fitimtare, ku kishin zёnё robёr dy serbё. Njёri prej tyre i gjasonte kryekёput atij qё e kishte munduar sё tepermi nё birucё. Por, jo, etika e ushtarit tё lirisё nuk i lejonte tё hakmerrej qyqarёllёkisht. Burrat nuk e kanё ashtu, lufta bёhet ballё pёr ballё. Dhe, nuk i nguci. Madje, u interesua qё as tё tjerёt mos tё bёnin ndonjё veprim tё paligjshёm. Lufta e tyre ishte e drejtё dhe kёrkonte drejtёsi, ishte çlirimtare dhe donte liri. Liri pёr popullin e vet tё robёruar, liri pёr tё gjithё ata qё kjo u mungon, madje liri edhe pёr fёmijёt e padjallёzuar tё atyre qё ua kishin zёnё hisen e diellit...

5