16
REPORTAZH/ “REAGIMI I PËRBASH KËT 2011” Festohet 50 vjetori i krijimit të Akademisë së Detarisë në Vlorë Përfundon me sukses misioni i NATO-s në Libi E premte, 4 nentor 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 41 (8094) USHTRIA FESTA ALEANCA Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj LISTA faqen 10 faqen 12 Parësore cilësia dhe kompaktësimi www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Zv/ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka në konferencën e organizuar nga OSBE/ODHIR Poligoni i Xibrakës në Elbasan është i regjistruar zyrtarisht për asgjësim baruti Procesiidemilitarizimittëmunicioneve, është i suksesshëm dhe konform ligjit faqen 3 Një stërvitje shumë cilësore dhe me një shkallë të lartë vështirësie. Një risi në përgatitjen e tërë stafit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kështu mund të konsiderohet stërvitja “Reagimi i Përbashkët 2011” e finali - zuar më datën 1 nëntor 2011 në një prej rajoneve stërvitorë të Regjimentit të Mbështetjes. Kjo stërvitje e organizuar më një nivel shumë të lartë u ndoq në dinamikën e saj nga ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami, i cili për dy ore rresht testoi përgatitjen e tërë Shtabit të Përgjithshëm në zgjidhjen e një situate të vështirë operacionale. Kjo stërvitje operacionale është stërvita më e madhe vjetore e SHPFA. Në themel të kësaj stërvitjeje ishte Direktiva e Mbrojtjes 2011 e ministrit të Mbrojtjes zotit Arben Imami... Konferenca u mbajt më 27-28 tetor në Sarajevë Promovohet në KDS libri: “Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri” IMAMI: DO T’I SHËRBEJË USHTARAKËVE QË STUDIOJNË PRANË AKADEMISË TAKIMI Berisha takon sekretarin e përgjithshëm të ATA, Troel Froling faqen 4 Misioni “Eagle”, kur “fati” e ka emrin profesionalizëm SPECIALE U zhvillua në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ceremonia e promovimit të librit të ri, “Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri”, me autor pedagogun e Universitetit të Romës, gjeneral Massimo Coltrinari. Në ceremoninë e përurimit të librit që mbante vulën e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Sandër Lleshi, am- basadori italian në Tiranë, z. Sabba D’Elia, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, pedagogë... faqen 4 faqet 6-7 faqen 3 Synimi kryesor i konferencës ishte njohja dhe përgatitja e Planeve Kombëtare të Veprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përfshirë implementimin e rezolutës 1325 “Gruaja, paqja dhe siguria” NË SALLËN E QKMBM-së Zv/ministri Spahiu: Nga viti 2009 deri më 28 tetor 2011 janë demilitarizuar gjithsej 48.393 ton faqet 8-9 Promovohet libri me tregime “Lajthitje Pleqërie” Autori Agron Goga: Ky vëllim besoj të jetë një tjetër kontribut në fushën e letërsie humoristike faqen 14 faqen 10 Workshop për Forcat Rezerviste KDS faqen 4

ushtria 1 E prEmtE, 4 nEntor 2011 ushTriA “Lajthitje Pleqërie” Autori Agron Goga: Ky vëllim besoj të jetë një tjetër kontribut në fushën e letërsie humoristike faqen 14

  • Upload
    ngokien

  • View
    229

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 2011 1

reportazh/ “reaGIMI I pËrBaSh KËt 2011”

Festohet 50 vjetori i krijimit të Akademisë së Detarisë në Vlorë

Përfundon me sukses misioni i NATO-s në Libi

E premte, 4 nentor 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 41 (8094)

ushTriA

Brigada detare durrës

Festa

aleanca

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj

lista

faqen 10

faqen 12

Parësore cilësia dhe kompaktësimi

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Zv/ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka në konferencën

e organizuar nga OsBE/ODhir

Poligoni i Xibrakës në Elbasan është i regjistruar zyrtarisht për asgjësim baruti

Procesi i demilitarizimit të municioneve, është i suksesshëm dhe konform ligjit

faqen 3

Një stërvitje shumë cilësore dhe me një shkallë të lartë vështirësie. Një risi në përgatitjen e tërë stafit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kështu mund të konsiderohet stërvitja “Reagimi i Përbashkët 2011” e finali-zuar më datën 1 nëntor 2011 në një prej rajoneve stërvitorë të Regjimentit të Mbështetjes. Kjo stërvitje e organizuar më një nivel shumë të lartë u ndoq në dinamikën e saj nga ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami, i cili për dy ore rresht testoi përgatitjen e tërë Shtabit të Përgjithshëm në zgjidhjen e një situate të vështirë operacionale. Kjo stërvitje operacionale është stërvita më e madhe vjetore e SHPFA. Në themel të kësaj stërvitjeje ishte Direktiva e Mbrojtjes 2011 e ministrit të Mbrojtjes zotit Arben Imami...

Konferenca u mbajt më 27-28 tetor në Sarajevë

Promovohet në KDS libri: “Qëndresa e Ushtarakëve

Italianë në Shqipëri”

IMaMI: do t’I shërBejë ushtarakëve Që studIojnë pranë akadeMIsë

takimi

Berisha takon sekretarin e përgjithshëm të ATA, Troel Froling

faqen 4

Misioni “Eagle”, kur “fati” e ka emrin profesionalizëm

speciale

U zhvillua në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ceremonia e promovimit të librit të ri, “Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri”, me autor pedagogun e Universitetit të Romës, gjeneral Massimo Coltrinari. Në ceremoninë e përurimit të librit që mbante vulën e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Sandër Lleshi, am-basadori italian në Tiranë, z. Sabba D’Elia, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, pedagogë...

faqen 4

faqet 6-7faqen 3

Synimi kryesor i konferencës ishte njohja dhe përgatitja e Planeve Kombëtare të Veprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përfshirë implementimin

e rezolutës 1325 “Gruaja, paqja dhe siguria”

NË SallËN e QKMBM-së

Zv/ministri Spahiu: Nga viti 2009 deri më 28 tetor 2011 janë demilitarizuar gjithsej 48.393 ton

faqet 8-9

Promovohet libri me tregime “Lajthitje Pleqërie”

Autori Agron Goga: Ky vëllim besoj të jetë një tjetër kontribut në fushën e letërsie humoristike

faqen 14

faqen 10

Workshop për Forcat rezerviste

kds

faqen 4

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 20112 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në ditën e dytë të stërvitjes “Reagimi i Përbashkët-11”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA,

gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga Komandanti i FD, kundëradmiral Kudret Çela dhe ko-mandanti i BrMR, gjeneralbrigade Abaz Lleshi, inspektuan personelin pjesëmarrës të kësaj stërvitje të dis-lokuar në Plepa dhe në komandën e FD.

Fillimisht SHSHP u ndal ne dislo-kimin e “Task Force 2”, të vendosur në parkimin e SHPU, ku nënkolonel Luan Domi, i shpjegoi SHSHP për punën që po bën grupi i tij në vlerësimin e situatës dhe përcjelljen e urdhrave dhe detyrave për repartet vartëse për çdo situatë emergjente të krijuar në tokë apo det.

Në “Task Force 2”, gjeneral Gjunkshi mbasi falënderoi personelin për hapat e ndërmarë gjatë kësaj stërvitje theksoi se të gjithë shtabet pjesëmarrëse në këtë stërvitje duhet të veprojnë e zbatojnë me përpikmëri standardet 2014 të NATO-s.

Rëndësi t’i kushtohet bashkëve-primit të strukturave fqinje, për koordinimin dhe drejtimin efikas të çdo operacioni që ka të bëjë me emergjencat civile.

Ndërkohë vlerësuesit e kësaj stërvitje, të analizojnë çdo fakt e detaj të kësaj stërvitje, performancën e çdo specialisti dhe reparti dhe të përgatisin mësimet e nxjerra, që do t’i shërbejnë rritjes së cilësisë së stërvitjeve në të ardhmen dhe aftësive profesionale të shtabeve dhe drejtuesve në terren.

Në qendrën operacionale të FD, të ngritur për këtë stërvitje shefi i Shtabit u njoh konkretisht me vep-rimet e kësaj qendre në ndjekjen dhe vlerësimin e situatave detare të dhëna nga “Task Force 2”.

Kapiten i Rangut të III-të Lulzim Kryeziu i shpjegoi gjeneralëve masat e marra për të ndihmuar ekuipazhet e 2 anijeve të një incidenti detar, ku mbas përcaktimit të rajonit të ng-jarjes, kushteve meteorologjike dhe vlerësimit të mundësive tona filloi operacioni;

Ndërsa SHSHP u interesua për organizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe skemën e kërkimit nga anijet dhe helikopterët tanë, duke shfrytëzuar dhe ngjarjen e ditëve të fundit në Adriatik.

Kjo stërvitje nënvizoi gjeneral

Gjunkshi inspekton stërvitjen “Reagimi i Përbashkët 2011”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenaralbrigade Xhemal Gjunkshivlerësoi punën e pjesëmarrësve në këtë stërvitje bashkëkohore

Forcat Tokësore në stërvitjen Komando “Reagimi i Përbashkët 2011”

Gjunkshi mbylli programin stërvi-tor për këtë vit, ajo është një bazë e shëndoshë për stërvitjet që do zhvillojmë në 2012, ndaj në të ardhmen nuk do heqim dorë asnjë moment nga përgatitja dhe kualifi-kimi i kuadrove dhe detareve, sepse stërvitja është element kryesor që e

mban gjallë këtë përgatitje dhe do të sigurojmë mbështetjen logjistike për zhvillimin normal të stërvitjeve në det.

Mbasi falënderoi kuadrot pjesë-marrës në këtë stërvitje, SHSHP zhvilloi një takim pune me Koman-dantin e FD Kudret Çela.

Në qendrën operacionale të FD, të ngritur për këtë stërvitje shefi i Shtabit u njoh konkretisht me veprimet e kësaj qendre në ndjekjen dhe vlerësimin e situatave detare të dhëna nga “Task Force 2”

“Aftësimi i strukturave të Komandim-Kontrollit dhe zhvillimi i kapac-iteteve reaguese të FT-së, për

Emergjencat Civile, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat standarde dhe të miratuara gjatë procesit të planëzimit, ekzekutimit, zhvillimit të stërvitjes “Reagimi i përbashkët 2011”, ky ishte qëllimi kryesor i stërvitjes, shprehet kolonel Albert Bora, shef shtabi i FT-së dhe njëkohësisht autoriteti përgjegjës për strukturat në stërvitje të FT-së. Forca Tokësore në këtë stërvitje morën pjesë me një shtab force të reduktuar, batalionin e këmbësorisë malore Vau Dejës, Shkodër, me shtabin i batalionit komando dhe një kompani komando, me një kompani alpine të batalionit të forcave speciale dhe një kompani shëndetësore të batalionit të mbështetjes logjistike të FT-së. Në Komandën e Qendrës Operacionale TF1 të ngritur në Vau Dejës Shkodër, u angazhuan 144 forca dhe 17 mjete, pa përmendur këtu pajisjet logjistike, të ASNI, shëndetësisë, zbulimit etj. Në këtë stërvitje Forca Tokësore luajti si forcë “provider” si strukturë mbështetëse, por me asetet e saj logjistike, të komunikimit, të mjeteve të transportit të vëna në dispozicion të stërvitjes në shkallë FA, ndikoi në realizimin me sukses të stërvitjes. Stërvitja Komando-Shtabi “Reagimi i Përbashkët 2011”, për Forcën Tokësore që një risi e re, ndonëse në skenar ishte në rolin mbështetës të stërvitjes, por nëpërmjet saj u shkëmbyen mendime mes degëve në shtab dhe me forcat e tjera pjesëmarrëse sidomos në procesin e vendimmarrjes. Me idenë, qël-limin, objektivat dhe skenarin e stërvitjes, Forca Tokësore kishte ditë që ishte njohur jo vetëm nëpërmjet konferencave planëzuese e takimeve

të vazhdueshme, por edhe me marrjen e masave përgatitore nga shtabi forcës dhe komandat e reparteve të angazhuara në këtë stërvitje. Ko-mandanti Qendrës Operacionale Task Force 1 me qendër në Vau Dejës, Shkodër, nënkolonel Ali Mali, me detyrë komandant i bkmot, shprehet se krahas eksperiencës së fituar mes strukturave dhe shtabeve, u përftua edhe një eksperiencë e re në mënyrën e raportimit on-line nëpërmjet video-konferencave dhe njëkohësisht ishte një eksperiencë tjetër pas asaj reale në emergjencat civile në përmbytjet e Shkodër vitin e kaluara. Ai shprehet se në realizimin e objektivit të stërvitjes gjetëm mbështetjen edhe strukturave të ASNI, forcave speciale, komando, forcave ajrore, detare e shëndetësisë së FT-së, ku u bë e mundur realizimi i misionit qoftë për dhënien e kontributit në emergjencat civile, po ashtu edhe për asgjësimin e elementëve terroristë, skenarë këto imagjinarë. Në këtë stërvitje luajti një rol

të rëndësishëm edhe BCU. Shefi i BCU major Viktor Filipi në Qendrën Task Force 1, shprehet se në situatat stërvitore u dha urdhër të ngrihet celula e BCU. Kjo sipas tij ka funksionuar edhe në situatat e përmbytjes, duke siguruar një bash-këpunim efektiv me pushtetin lokal, median dhe aktorët e tjerë në terren. Ai pohon se, për këtë është shfrytëzuar edhe përvoja e vitit 2010, ku ka pasur koordinator të BCU në të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut Shkodër. Ngritja e këtyre celulave sipas tij është një domosdoshmëri jo vetëm në situata emergjente, por edhe në jetën e përditshme, pasi kjo siguron një bashkëpunim të frytshëm mes aktorëve ushtarakë dhe drejtuesve të pushtetit lokal. Ai nënvizon faktin se në këtë stërvitje patëm një koordinim të mirë me J-9 në SHP të FA dhe G-9 në FT në zgjidhjen e situatave stërvitore. Ndryshe nga stërvitjet e mëparshme në strukturat e stërvitjes u përfshi elementi vëzhgues dhe i analizës, të cilët monitoruan stërvitjen. Nënkolonele Arta Driza, me detyrë në QBO, major Gjergj Themollari, në drejtorinë e J-5 në SHP të FA, shprehen për Forcën Tokësore se në vlerësimin tonë pamë se ka një frymë të mirë bashkëpunimi në shtab dhe me strukturat eprore për zgjidhjen në kohë të fax-mesazheve të ardhura nga e cila u bë e mundur vendosja e procedurave standarde në përmbushjen e objek-tivave të stërvitjes sidomos kjo stërvitje qe dhe një test i mirë për sistemin e ndërlidhjes, (SNI) i cili krijoi gjithë kushtet për të përmbushur më së miri detyrat e gjithsecilit në stërvitje dhe rriti në mënyrë të ndjeshme bashkëpunimin dhe koordinimin jo vetëm Brenda FT-së por edhe strukturat eprore në SHP të FA.

Major Nexhbedin BASHA

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 2011 3zyrtare

Zv/ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht dhe kryetari i Bordit të Asgjësimit të Municioneve të Tepërta,

Ekrem Spahiu doli të premten e kaluar në një konferencë për shtyp, lidhur me ecurinë e procesit të de-militarizimit si një nga prioritetet e punës së Ministrisë së Mbrojtjes, në lidhje me asgjësimin e municioneve të tepërta. Gjatë kësaj konference për shtyp, zv/ministri shoqërohej nga kolonel Bardhyl Hoxha, komandat i Brigadës së Mbështetjes Logjistike, si dhe nga nënkolonel Shkëlzen Mëhilli, komandant i Qendrës së Asgjësim - Municioneve dhe Eksplozivëve. Nisur nga kronika e para dy ditëve e transmetuar në një nga mediat ven-dase, për veprimtarinë e poligonit Xibrakë të rrethit Elbasan, nga FA, sipas të cilës asgjësohen municione në një poligon të pa-miratuar me ligj, zv/ministri Spahiu sqaroi opin-ionin publik se, kemi të bëjmë me një mangësi informacioni. Sipas tij, ky poligon është miratuar për asgjësim (djegie) baruti, me Ligjin nr. 10.293, datë 01.07.2010. Poligoni ndodhet në Komunën Labinot - Mal pranë fshatit Xibrakë, në distancë ajrore 9 km nga qyteti Elbasan, 500 m nga linja hekurudhore Elbasan – Librazhd dhe 600 m nga banesa më e afërt. Gjatë kësaj konference, zv/ministri u ndal veçanërisht, duke shpjeguar se, poli-goni është përdorur për asgjësimin e barutit me djegie të hapur në natyrë nga ULP Mjekës, dhe kohët e fun-dit edhe nga Forcat e Armatosura. Sipas zv/ministrit Spahiu, “Procesi i demilitarizimit të municioneve po ecën me ritme të larta dhe zhvillohet në zbatim të legjislacionit në fuqi dhe rregulloreve të brendshme. Aktual-isht, demilitarizimi i municioneve realizohet me kapacitet të plotë në 8 linja të demontimit industrial në uzinat ushtarake, dhe në 8 poligone të miratuara me ligj për asgjësim me detonim. Në vitin 2010 u asgjësuan 20.653 ton municione të ndryshme dhe u reduktuan 5-grup-depo muni-cioni. Për periudhën nga janari deri në ditën e sotme, janë asgjësuar 21.200 ton municione dhe janë reduktuar 4-grup-depo municioni. Nga viti 2009 deri më sot me 28 tetor janë demilita-rizuar gjithsej 48.393 ton”, - nënvizoi zv/ministri Spahiu. Ndër të tjera zv/ministri Ekrem Spahiu shtoi se: “Pro-cesi i demilitarizimit të municioneve realizohet në zbatim të Planit të Ve-primit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas prioriteteve të përcaktuara sipas kësaj radhe: eksportim i municioneve (theksoj: “i municioneve”) sipas legjislacionit vendas dhe ndërkom-bëtar, demontimi në rrugë industriale në uzinat ushtarake (75% e sasisë si dhe asgjësimi me detonim në poligone

Më datat 27-28 tetor 2011, z ëvendësmin i s t r j a e Mbrojtjes, znj. Zana Xhu-

ka, mori pjesë në Konferencën e Sarajevës organizuar nga sekretariati i OSBE/ODIHR me temë: “Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Kalimi përtej teorisë me qëllim maksimizimin e sigurisë në rajonin e OSBE-së”. Synimi kryesor ishte njohja dhe përgatitja e Planeve Kom-bëtare të Veprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përfshirë imple-mentimin e mëtejshëm të Rezolutës 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria”.

Punimet e ditës së parë u fokusuan në rezultatet e arrira deri tani nga ven-det anëtare të OKB-së dhe detyrimet që rrjedhin prej saj.

Kryetarja për Problemet e Baraz-isë Gjinore pranë OSBE-së, Wendy Patten bëri një përmbledhje të punës për çdo shtet ku OSBE-ja e ka shtrirë veprimtarinë e saj.

Të ftuarit pjesëmarrës ndanë eksperiencat lidhur me rëndësinë dhe seriozitetin që i kanë kushtuar

Poligoni i Xibrakës në Elbasan është i regjistruar zyrtarisht për asgjësim baruti

Zv/ministri Spahiu: Procesi i demilitarizimit të municioneve, është i suksesshëm dhe konform ligjit

Synimi kryesor i konferencësishte njohja dhe përgatitja e Planeve Kombëtare të Veprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përfshirë implementimin e mëtejshëm të Rezolutës 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria”

Zv/ministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka në konferencën e organizuar OsBE/ODhir

qeveritë e vendeve të tyre përfshirjes së Rezolutës 1325 në Planin Kombëtar të Veprimit.

Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin prej saj, Forcat tona të Ar-matosura kanë angazhuar 12 femra ushtarake në misione, 7 prej të cilave në Afganistan (Kabul, Herat), në kuadër të misionit ISAF dhe të Op-eracionit Ushtarak Enduring Freedom (CSTC-A, Kabul), si pjesë e ekipeve mjekësore (mjeke, infermiere, psiko-loge) dhe Oficere Shtabi në Degën e Personelit. Lidhur me pjesëmarrjen e femrave në përfaqësitë tona ushtarake

në strukturat e NATO-s janë emëruar 5 femra ushtarake, 2 prej të cilave në Përfaqësinë e Përhershme Ushtarake në Bruksel, një në Përfaqësinë Ush-tarake në ACO/SHAPE, Mons dhe 2 në JFC, Napoli.

Punimet e ditës së dytë të Kon-ferencës u fokusuan në “Indikatorët e Rezolutës 1325”. Implementimi i saj nuk shihet vetëm në planin kom-bëtar, por dhe në atë ndërkombëtar, përmes organizatave të ndryshme që operojnë në botë të tilla si Institu-cionet në Mbrojtje së të Drejtave të Njeriut; Ombudsman-i i çdo vendi, ODIHR/OSBE dhe Zyrat Rajonale; UN Women me shtrirje ne vende të ndryshme në të gjithë botën etj.

Përfaqësues nga këto institucione prezantuan punën që bëjnë organiza-tat e tyre në mbështetje të integrimit gjinor, forcimit të mekanizmave dhe rritjes së kapaciteteve në çdo institucion, hartimin e politikave që nxisin pjesëmarrjen e femrave në sektorët e sigurisë, mbrojtjes dhe vendimmarrjes.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes znj. Xhuka zhvilloi takime me zëvendëskryetarin e Fondacionit Ndërkombëtar DCAF (Democratic Control of Armed Forces) z. Daniel de Torres, me sekretaren e Përgjith-shme të Unionit Ndërkombëtar të Grave për Paqen dhe Lirinë, znj. Madeleine Rees, me drejtoren Ra-jonale të Programit të UN Women për Europën Jug-Lindore, znj. Erika Kvapilova si dhe me përfaqësues nga institucione që mbështesin fuqishëm rolin e gruas në të gjithë sektorët, në veçanti në sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes. Ata mbështetën arritjet e deritanishme të femrave në Forcat tona të Armatosura dhe shprehën gatishmërinë dhe ndihmën konkrete lidhur me çështjet e barazisë gjinore dhe shtrirjen më të gjerë të zbatimit të Rezolutës 1325.

Në këtë konferencë zëvendësmin-istrja Xhuka shoqërohej nga për-faqësuesja e Ministrisë për Çështjet e Barazinë Gjinore dhe Shanset e Barabarta, znj.Mirela Rrumbullaku.

(vetëm për ato municione që për shkak të gjendjes fizike nuk mund të demontohen në rrugë industriale). Rolin kryesor në këtë proces e kanë Forcat e Armatosura dhe punonjësit e Uzinave që kanë bërë një punë të shkëlqyer, megjithëse është një pro-ces shumë i vështirë, kompleks dhe me rrezikshmëri të lartë”, bëri me dije zv/ministri Spahiu.

Nisur nga rëndësia e këtij procesi, Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e FA-së, kanë bashkëpunuar ngushtë me Pushtetin Lokal, duke shkuar herë pas here në të gjitha poligonet, për të sensibilizuar komunitetin që të qëndrojnë sa më larg poligoneve dhe të mos rrezikojnë duke shkuar atje ku asgjësohen municione.

Zv/ministri i Mbrojtjes Spahiu

falënderoi mediat dhe i ftoi ato të inspektojnë së bashku në poligo-net e Qafës-Barit dhe Xibrakë ose kudo tjetër, për të parë nga afër dhe pasqyruar me realizëm punën që kryhet nga FA, për asgjësimin e municioneve të tepërta, duke kërkuar prej tyre mbështetje të vazhdueshme për informimin e opinionit publik lidhur me punën që bëhet, por edhe rrezikshmërinë që paraqet ky proces. Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat që varen prej saj kanë ngritur të gjitha infrastrukturat e nevojshme për të institucionalizuar dhe menaxhuar këtë proces në përputhje me standardet e sigurisë, transparencës, mirad-ministrimit të vlerave materiale dhe plotësimin e detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s.

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 20114 zyrtare

Vitet e fundit Forcat e Armatosura, kanë pa-sur një rritje të vazhdueshme të interesimit

nga ana e të rinjve, të cilët kërkojnë të jenë pjesë e saj, me transformimin e Forcave të Ar-matosura në një forcë tërësisht profesionale. Në këtë kuadër, personeli femër është pjesë e rëndësishme e Forcave të Armatosura duke pasur një rritje të vazhdueshme të femrave që janë pjesë e Forcave tona të Armatosura. Sigurisht ky është një dimension që tregon se profesioni i ushtarakut nuk është vetëm një domen i seksit mashkull, por mund të marrë pjesë çdo person që kërkon t’i shërbejë atd-heut dhe ndjehet i lidhur me këtë profesion fisnik dhe të vështirë. Sigurisht që integrimi i femrave në ushtri ka qenë gradual dhe ka shkuar krah për krah me përmirësimin e kush-teve të vetë ushtrisë shqiptare, drejt arritjeve të standarteve të NATO-s. Në këtë pikë shër-bimi konsiderohet si një detyrë e rëndësishme e profesionit të ushtarakut, faktikisht mund të quhet si një detyrë që i përafrohet më shumë detyrave që kryen në kohë lufte. Natyrisht që kjo është një eksperiencë dhe përvojë e mirë dhe e duhur për ushtarakët që të jenë sa më të përgatitur në situate ekstreme. Me përjash-time të vogla kjo ka ngelë një detyre të cilën kryesisht e kryenin burrat. Në shtator të këtij viti, bazuar në urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura shqiptare kaluan nga shërbimi 24 orësh i ruajtjes dhe sigurisë në atë 8 orësh në të gjitha nivelet e FA. Në këtë kuadër dhe nga komanda e ASNI-s, u morën të gjitha masat për kalimin në regjimin e ri të kryerjes së shërbimit 8 orësh në të gjitha nive-let. E veçanta e këtij shërbimi për ASNI-në, është se për herë të parë në ASNI aplikohet kryerja e shërbimit 8 orësh (OD, OR) dhe nga personeli femër. Sipas zv/komandantit të ASNI-së: “Detyra e Oficereve të ndërlid-hjes luan një rol të rëndësishëm, në njohjen dhe menaxhimin e SNI-së, duke parë edhe begraundin e tyre profesional sepse shumica e tyre kanë një arsimim të mirë në degën e elektronikës dhe informatikës. Gjithashtu ni-sur dhe nga specifika që ka detyra e oficerit të drejtimit në ASNI, angazhimi i personelit ush-tarak femër, në kryerjen e kësaj detyre do të shtonte numrin e personelit oficer profesionist në monitorimin e Sistemeve të Ndërlidhjes të inplementuara në FA. Të përkushtuara dhe plotësisht të afta në realizimin e detyrës së vështirë dhe me përgjegjësi të Oficerit të rojës, përgjegjësit të ndërresës, përgjegjësit të postbllokut, operatorët e elementëve të qendrave të ndërlidhjes etj, ato duket se nuk i dallon asgjë nga kolegët e tyre meshkuj. “Mendoj se kryerja e shërbimit të Oficerit të Drejtimit në ASNI është jo vetëm një detyrim që parashtrohet nga rregullorja e Jetës së Brendshme të Ushtrisë për çdo ushtarak, por nga ana tjetër na bën të ndihemi më se të barabarta me kolegët tanë oficer. Natyrisht që fillimi ka qenë i vështirë, si çdo gjë e re që haset për herë të parë, por ambientimi me këtë detyrë erdhi më shpejt nga sa e kishim menduar,- thotë togere Adelina Qasolli spe-cialistja e planëzim stërvitjes të ASNI.

Angazhimi i personelit femër në shërbim e ruajtjes, sigurisë dhe ndërlidhjes tregon se detyrat ushtarake mund të përmbushen me të njëjtin nivel dhe cilësi si dhe nga kolegët e tyre meshkuj.

Altin SELIMI

Specialist i Medias dhe Shtypit, ASNI

Personeli femër pjesë e rëndësishme e Forcave

të Armatosura

Berisha takon sekretarin e përgjithshëm të ATA, Troel FrolingKryeministri Berisha priti në një

takim sekretarin e Përgjith-shëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut (ATA), zotin

Troel Froling. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha vlerë-soi bashkëpunimin me shoqatën e Traktatit të Atlantikut gjatë gjithë kësaj periudhe dhe kontributin e rëndësishëm të saj në mbështetjen dhe promovimin e vlerave, për të cilat është krijuar dhe mbron NATO. Zoti Froling e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohte dhe miqësore dhe në mënyrë të veçantë shprehu mirënjohjen më të thellë te tij dhe të Shoqatës të Traktatit të Atlantikut, si dhe të gjitha shoqatave atlan-tike në vendet anëtare të NATO-s dhe ato aspirante, për mbështetjen që qeveria shq-iptare i ka dëshmuar Shoqatës së Atlantikut të Veriut, dëshmi e qartë e së cilës është edhe mbajtja për herë të parë në Shqipëri e sesionit të 57-të, të Asamblesë së Përgjith-shme të ATA. Zoti Froling shfrytëzoi rastin për ti përcjellë kryeministri Berisha përshëndetjet më të ngrohta dhe miqësore të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe njëkohësisht president i Asamblesë së Përgjithshme të ATA, zotit Karl Lamers. Më tej, në takim u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit për sa i për-ket reformës së rëndësishme që NATO, Aleanca më e suksesshme politike ushtarake e kohërave, po realizon për shndërrimin dhe transformimin e saj, për t’iu përgjigjur me efikasitetin që sfidat e shekullit të ri kërkojnë. Në këtë kontekst u vlerësua lart kontributi i jashtëzakonshëm i NATO-s, në

Libi, që bëri të mundur parandalimin e pla-neve çnjerëzore të Gadafit, për eliminimin e mijëra dhe mijëra të pafajshmëve në këtë vend, gjatë lëvizjes së popullit libian për çlirimin nga regjimi diktatorial i Gadafit. Falë këtij kontributi, qytetarët libianë janë çliruar tashmë nga vargonjtë e robërisë dhe po shohin përpara drejt ndërtimit të

lirisë ne vendin e tyre. Zoti Froling vlerë-soi edhe shndërrimin e rëndësishëm që ka pësuar Shqipëria gjatë këtyre viteve që bëri të mundur anëtarësimin e saj në NATO , duke e kthyer Shqipërinë në një shembull të rëndësishëm për shumë vende të tjera që po punojnë për realizmin e ëndrrës euroatlantike.

Workshop për Forcat rezerviste

Nga data 26-29 tetor 2011 u zhvil-lua në Tiranë, në ambientet e Ko-mandës të Doktrinave dhe Stërvitjes

Workshop-i, me temë: “Krijimi dhe imple-mentimi i konceptit për Forcat Rezerviste”. Workshop-i u zhvillua nga Shoqata Kom-bëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shq-ipërisë në kuadrin e Konfederatës Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë të NATO-s (CIOR) me kujdesin dhe ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në Workshop morën pjesë 30 ushtarakë në rezervë, midis të cilëve 3 Gjeneralbrigade nga 16 vendeve anëtare të NATO-s, USA, Turqia, Zvicra, Spanja, Sllovenia, Ruma-nia, Norvegjia, Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Danimarka, Kroacia, Kanada, Bullgaria, Shqipëria si dhe nga Maqedonia, përfaqësues nga zyrat e atasheve ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe 25 ush-tarakë në rezervë nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë.

Hapjen e Workshop-it e bëri nënkoloneli francez Loic Conquer dhe përshëndetjen e mirëseardhjes për të pjesëmarrësit e mbajti Presidenti i Shoqatës kolonel (R) Mehdi Pogaçi.

Në hapjen e Workshop-it morri pjesë edhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneralbrigade Sandër Lleshi, i cili

gjithashtu përshëndeti pjesëmarrësit në emër të Shtabit të Përgjithshëm të FA, dhe referoi temën: “Tranzicioni i FA të Republikës së Shqipërisë mbas anëtarësimit në NATO”.

Gjatë ditës së parë të Workshop-it u referuan tema nga përfaqësues të vendeve re-spektive, mbi konceptin e forcave rezerviste Amerikane, Gjermane dhe Zvicerane.

Në ditën e dytë të Workshop-it u zhvillua një vizitë në Komandën gjermane të KFOR-it në Prizren, Kosovë, ku u panë konkretisht element të përdorimit të forcave rezervistë

në procese të ndryshme që kryhen nga ko-manda gjermane.

Në ditën e tretë të Workshop-it pjesë-marrësit u ndanë në tre grupe pune, të cilat diskutuan temat:

Grupi i parë nën drejtimin e kolonelit amerikan Daniel Neuffer, pranë US EU-COM, diskutuan temat; “Misioni i forcave rezerviste”, “Mbështetja operacionale”, “Trajnimi dhe dedikimi i tyre”.

Grupi i dytë nën drejtimin e kolonelëve Zviceranë Marco La Bella dhe Peter Fis-cher diskutuan temat; “Integrimi i Forcave Rezerviste brenda Forcave të Armatosura”, “Mbështetja e tyre nga punëdhënësi civil”.

Grupi i tretë nën drejtimin e nënkolo-nelit gjerman Joerg Hildebrandt, diskutuan temën; “Roli i shoqatave të oficerëve në rezervë dhe i organizatave të veteranëve”.

Aktiviteti treditor i Workshop-it u mbyll me një vizitë në panairin ndërkombëtar për mbrojtjen dhe sigurinë, (ALMEX) që u zhvil-lua në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Grupi u prit nga kolonel Vasillaq Balca, drejtor i BCU dhe iu zhvillua një ekspoze mbi zhvillimin dhe modernizimin të FA të RSH.

Nënkolonel Edmond Nasto Specialist në Drejtorinë e

Bashkëpunimit Civilo UshtarakKolonel (R) Mehdi Pogaçe

President i Shoqatës

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 2011 5

Batalioni Xhenier, nga veriu në jug, në ndihmë të komunitetitShefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, inspekton forcat xheniere në punime

Forcat xheniere të BrMR, me kapacitetet e saj, janë të angazhuara në ndihmë të komunitetit, kryesisht në punime rrugore,

në të katër anët e vendit. Në komunën Gurrë, me kërkesën e kryetarit të kësaj komune, me mjetin eskavator me zinxhir të drejtuar nga manovratori me përvojë Naim Zela, po punohet për më se dy javë për përmirësimin e rrjetit rrugor. Në komu-nën Rukaj të rrethit të Matit, në fshatin Urak, xhenierët e BrMR, kanë kryer mbushje e forcim të shtratit të rrugës me zhavorr e çakull, si dhe sistemim e gërmime në shtratin e lumit Urak, punime të cilat kanë filluar më 10 tetor 2011. Lumi, siç tregojnë banorët, dilte shpesh nga shtrati dhe vërshonte në rrugë, duke rrezikuar seriozisht banorët dhe veçanërisht nxënësit e shkollave.

Edhe në qytetin e Laçit forcat dhe mjetet e batalioni xhenier kanë hedhur një shtresë rruge me zhavorr dhe çakull, rreth 3 km të gjatë. Në këto objekte, punimet drejtohen me përgjegjësi nga oficeri i ri, por tepër serioz në detyrë, n/toger Ermal Selmani, biri i një oficeri xhenier, tashmë në rezervë. Tetar Hysni Koçi dhe rreshter Arjan Dervishi, transportojnë pa u lodhur materialin e gërmuar nga manovratorët Preng Lasku me mje-tin e tij “Ad 14”, si dhe Naim Shehu me mjetin “Eskavator”, të cilët i përdorin mjetet e tyre si kirurgë të vërtetë, duke kursyer karburantin dhe duke i marrë rendimentin e duhur mjeteve. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga komandanti i BrMR gjeneralbrigade Abaz Lleshi si dhe deputeti i zonës, zoti Qemal Minxhozi, inspektoi punimet nga afër, duke u njohur me punën e shkëlqyer të efektivit të batalionit xhenier, në këto objekte. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbri-gade Xhemal Gjunkshi, vlerësoi punën e bërë nga xhenierët në këtë komunë por edhe në objekte të tjera, si dhe premtoi që edhe në të ardhmen, FA do të ndihmojnë komunitetin me kapacitetet që disponojnë. Kryetari i komunës Rukaj, zoti Hamit Xhakrosa, tha se kjo rrugë i shërben lëvizjes dhe përmirësimit të jetës së rreth 6000 banorëve, duke e quajtur shumë të çmueshme kontributin e xhenierëve. Forcat xheniere të BrMR, janë thirrur të japin një kontribut të rëndësishëm edhe në jug të vendit, në zonat tepër malore të Kurveleshit

dhe Vlorës, për realizimin e ëndrrës shekullore të këtij komuniteti; për daljen në bregdet, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, hapjen e rrugëve të reja si dhe zgjerimin e tyre. Së shpejti do të realizohet rindërtimi i rrugës Kuç-Pilur, Vlorë (8,5 km), aksi që lidh Lumin e Vlorës dhe krahinën e Kurveleshit me bregdetin në Himarë. Janë drejtuesit e komunës Horë- Vranisht, të cilët së bashku me biznesmenë të kësaj krahine dëshi-rojnë të nisin punimet në këtë rrugë të rëndësishme për të dalë në bregdet dhe për të shijuar frytet e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave të kësaj zone të pasur me blegtori, bimë mjekwsore, për të shijuar bregdetin e bukur dhe të pastër të detit Jon etj. Por, edhe anasjelltas për të lejuar turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë këto krahina malore, të pasura me histori dhe me natyrë të bukur. Në këtë nismë të rëndësishme, nuk mund të mungonte edhe pjesëmarrja e Forcave e Armatosura. Me kërkesën e këtij komuniteti, komandanti i BrMR gjeneralbrigade Abaz Lleshi, ka angazhuar “spe-cialët” xhenierë, të mirënjohur në këtë krahinë, ku dhjetë vite më parë me një punë voluminoze dhe shumë cilësore zgjeruan rrugën e frikshme të Llogorasë (dikur ishte me një kalim, sot me dy kalime), 11 km të gjatë, në të cilën sot mund të lëvizet me lehtësi e kënaqësi për të shkuar në Himarën e bukur dhe më tutje në Sarandën e dyzet shenjtorëve. Në këtë rrugë, aktualisht po punon një motokompresor, një mjet transporti Astra dhe një Traktor me zinxhir me manovratorin e

talentuar Fatmir Ferhati. Motokompresoristi i sprovuar në objekte të vështira Hiqmet Zeneli i ndihmuar nga i riu prII Erald Çuni, deri tani ka hapur dhe shpërthyer me lëndë plasëse rreth 290 bira në tokë shkëmbore. Si rezultat i këtyre plasjeve është niveluar e sistemuar një shtresë rruge rreth 7500 m2 dhe gërmim dheu për hapje trupi rruge 1200 m3. Largimi i dherave është bërë me një mjet transporti Astra të drejtuar nga shoferi i palodhur Ilir Balliu. Punimet kanë filluar njëzet ditë më parë më datën 6 tetor dhe rendimenti në punë është shumë i lartë,- thotë ing. Ymer Tuzi, shef i sektorit të ndërtimit. Në këtë objekt është realizuar edhe një bashkëpunim i shkëlqyer me Bashkinë Himarë, e cila ka angazhuar në këto punime një mjet eskavator. Kryetari i komunës Hor-Vranisht zoti Pazar Lazaj, flet me admirim të veçantë për ushtarakët: “Kam dëgjuar – thotë ai,- për forcat xheniere të BrMr, por tani po i shikoj nga afër vlerat e tyre të larta, profesionale dhe njerëzore, kanë lënë familjet e tyre larg për të kontribuar në përmirësimin e jetës sonë”. Një bashkëpunim i veçantë dhe i bukur u realizua më datën 25 tetor pranë Muzeut Kombëtar, Tiranë, ku Kompania e Urave ndërtoi me sukses dhe në një kohë rekord një urë mekanike “Bejli”, 21 metra të gjatë, në interes të zhvillimit të panairit që ka hapur siparin e tij për publikun, në këtë institucion të rëndësishëm të vendit. Punimet u drejtuan me kompetencë nga komandanti i kësaj kompanie, major Xhevahir Zeneli dhe u ndoqën nga afër nga zv. komandanti i batalionit, n/kolonel E. Prençi. Drejtues teknik ishte tekniku me përvojë Fari Deshati dhe urahedhësi i talen-tuar rreshteri Bilbil Hysa. Në fund të dorëzimit të urës, natën vonë, komandanti i batalionit n/kolonel Besnik Daci mblodhi njerëzit dhe i uroi përzemërsisht për punën e shkëlqyer. Rezultatet e larta të arritura në këto punime janë fryt i punës organizuese e drejtuese të komandantit dhe shtabit të batalionit xhenier, por edhe i mbështetjes së vazhdueshme dhënë nga komandanti i BrMR, gjeneralbrigade Abaz Lleshi, i cili i ka ndjekur vazhdimisht nga afër punimet dhe ka zgjidhur në kohë shqetësimet e ngritura, veçanërisht për mbështetjen logjistike.

Major Dritan Krashi

kontributi

U zhvillua në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ceremonia e promovimit të librit të ri,

“Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri”, me autor pedagogun e Uni-versitetit të Romës, gjeneral Massimo Coltrinari.

Në ceremoninë e përurimit të librit që mbante vulën e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, ishte i pran-ishëm ministri i Mbrojtjes së Repub-likës së Shqipërisë, z. Arben Imami, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Sandër Lleshi, ambasa-dori italian në Tiranë, z. Sabba D’Elia, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, pedagogë dhe studentë ushtarakë, si dhe përfaqësues të Delega-cionit Italian të Ekspertëve.

Sipas organizatorëve dhe kumtuesve të këtij evenimenti, libri me titull: “Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri”, është botuar për herë të parë në vitin 2000 në Itali, ndërsa sot riboti-mi i tij i vjen lexuesit ushtarak shqiptar, me një tjetër dimension. Interesant është fakti që ky libër është botuar 6 vjet pas librit me titull: “Ushtarakët shqiptarë në FA Italiane, 1939-1943”, i cili mban emrin e një tjetër autori italian.

Në aspekte të veçanta dhe të pjesshme libri i zotit Coltrinari është i njohur për studentët ushtarakë të Aka-demisë së Mbrojtjes, por i plotë dhe i përkthyer në shqip, ai vjen për herë të parë sot nëpërmjet këtij promovimi. Libri ka një natyrë historiko-ushtarake dhe përbën volumin e 9-të në serinë e rezistencës së ushtarakëve italianë prej armë-pushimit më 8 shtator të vitit 1943, i cili realizohet nga një komi-sion i veçantë studimor i Ministrisë së Mbrojtjes Italiane. Në këtë libër autori përqendrohet mbi zhvillimet ushtarake italiane, në Shqipërinë e Luftës së II-të Botërore.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur përballë një auditori të gjerë, ministri Imami u shpreh: “Është një kënaqësi e madhe për mua, të marr pjesë në një takim të një rëndësie kaq të veçantë e cila orga-nizohet me rastin e prezantimit të këtij libri. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht sepse ngjarjet që ju përshkruani në këtë libër, ndodhën gjatë një periudhe tepër deçizive në vendin tim dhe në këtë kup-tim vepra juaj është pjesë e pandarë e historiografisë Shqiptare. E çmoj faktin që e vlerësoni në mënyrë të posaçme miqësinë e treguar nga populli shqiptar, ndaj ushtarëve italianë, që u ndodhën në një situatë mjaft të vështirë mbas rënies së qeverisë së Musolinit dhe kthimit të qeverisë Batolio dhe armëpushimit me aleancën e madhe”, nënvizoi ndër të tjera ministri Imami.

Duke e cilësuar këtë një moment mjaft të vështirë edhe për popullin shqiptar, ministri Imami u shpreh: “Ju falënderoj për këtë kontribut të rëndë-sishëm, i cili padyshim do t’i shërbejë edhe ushtarakëve që studiojnë pranë Akademisë sonë Ushtarake, e po kështu ju falënderoj edhe për ndjenjën e hu-

Promovohet në KDS libri, “Qëndresa e Ushtarakëve Italianë në Shqipëri”

Ministri Imami: Libri do t’i shërbejë ushtarakëve që studiojnë pranë Akademisë Ushtarake

manizmit dhe të mirënjohjes, sepse në fakt mirënjohja është ndofta virtyti më i çmuar i njeriut dhe i popujve”, përfun-doi numri një i mbrojtjes Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes Italiane ka publikuar një sërë botimesh përsa i përket prezencës së ushtrisë italiane jashtë territorit të saj. Edhe ky libër

i përket pikërisht vazhdimësisë së këtyre botimeve të cilat në përmbajtje të tyre kanë historinë e luftës italiane me popujt e tjerë.

Në këtë libër bëhet fjalë për një vëllim prej 1800 faqesh që i referohet pikërisht Shqipërisë dhe prezencës italiane në vendin tonë.

Libri ndahet në 7 kapituj duke filluar nga historia dhe konfigurimi gjeografik i Shqipërisë, prej lashtësisë, Lufta e I-rë Botërore, misioni Telini, marrëdhëniet dhe zhvillimet politike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe deri tek bashkimi i Mbretërisë Shqiptare, në unionin personal nën drejtimin e Viktorio Emanuelit të Tretë. Sigurisht, pjesën kryesore në këtë vepër e zënë ng-jarjet ushtarake të viteve 1943-1944, ku pasqyrohet situata e ushtrisë Italiane, rezistenca e tyre ndaj kundërshtarit të ri, bashkëpunimi me forcat shqiptare dhe deri tek fati i tyre, pas përfundimit të Luftës së II-të Botërore.

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 20116 Forcat Speciale

Sipas urdhrit të SHSHPFA, para katër muajsh filloi stër-vitja për misionin EAGLE 4, i cili është mision në

vazhdimësi të misioneve të tjera që kryen BFS. Misioni Eagle 4, është një mision që në përbërjen e tij do të ketë kompaninë e zhytjes së luftimit, e cila përbëhet nga tre grupe speciale dhe tetë persona në shtab, me struk-turë të njëjtë me misionet e tjera. E veçanta e këtij misioni është se për herë të parë shkon një mision i cili është më i përgatitur se asnjëherë më parë dhe që ka edhe mbështetje pajisjesh e materialesh më mirë se sa kanë pasur misionet e tjera. Duke pasur parasysh transmetimin e mësimeve të nxjerra nga misioni Eagle 1 dhe Eagle 2, u vlerësuan këto mësime dhe e gjithë pjesa e stërvitjes, skenari i stërvitjes, përgatitja, janë ngritur pikërisht mbi këto mësime të nxjerra në terrenet operacionale si dhe duke u mbështetur në të rejat më të fundit që vijnë nga misioni Eagle 3. Në lidhje me përgatitjet e FS, flet më gjerësisht komandanti i tyre, nënkolonel Dritan Demiraj.

Komandant, mund të kemi një informacion më të gjerë në lidhje me stërvitjen e fundit që po zhvil-lojnë FS për misionin Eagle 4?

Stërvitja përbëhet kryesisht nga katër shtylla. Pjesa e parë është rritja e aftësive individuale të specialëve, bazuar në funksionin e tyre organik dhe specialitetin, duke përfshirë pjesën e shtabit, për të cilën është punuar fuqimisht, bazuar në teknikat e fundit, planëzimin operacional, përgatitjen e specialistëve të zbulimit e duke zbritur poshtë, te specialistët e operacioneve, specialistët e ar-matimit, ata të ndihmës së shpejtë, të ndërlidhjes, xhenios e sidomos snajperët. Po qe se do të merreshin në analizë me radhë, rëndësi të jashtëzakonshme kanë të gjithë pjesëtarët, duke filluar nga koman-danti i grupit, i cili bën planëzimet e detyrave në terrenet e operacio-neve dhe mbarëvajtjen e kryerjes së këtyre detyrave duke mbajtur nën kontroll, nivelin, disiplinën dhe përgatitjen e vazhdueshme, duke mos neglizhuar në asnjë moment rreziqet dhe kërcënimet që hasen çdo ditë, të cilat vijnë jo vetëm prej talebanëve, por edhe prej pajisjeve shpërthyese të vendosura prej tyre. Gjithashtu, duhen marrë në konsid-eratë dhe nuk duhen harruar minat, të cilat janë rreth 25 milionë copë, që janë të vendosura në territorin e Afganistanit, e prej të cilave një pjesë e madhe nuk janë të shënuara. Analizën mund ta vazhdojmë me zv/komandantin e grupit, specialistin e operacioneve, i cili është pjesëtari më i vjetër i grupit e njëkohësisht edhe më me eksperiencë; specialistin e zbulimit, i cili mban një detyrë mjaft të rëndësishme gjatë planëzimit operacional dhe gjatë kryerjes së detyrave për grumbullimin e infor-macionit, analizimin e tij dhe shpërn-darjen e tij brenda grupit, duke dhënë një informacion sa më real e më të detajuar; specialistët e armatimit,

Misioni “Eagle”, kur “fati” e ka emrin profesionalizëm

me një rëndësi specifikime pasi çdo detyrë ka të nevojshme armatimin, që nga armatimi personal si pistoletë, automatik, snajper e deri te mitralozi i rëndë e granat-hedhësit e vendosur në mjetet e blinduara. Kuptohet, që një nga detyrat kryesore është jo vetëm rritja e kapaciteteve, e nivelit operacional për përdorimin e këtyre armëve, por në të njëjtën kohë edhe mirëmbajtja apo rregullimi i atyre mangësive të cilat mund të vijnë si pasojë e temperaturave shumë të ulëta apo e lartësisë së madhe, tymit, rërës, shkretëtirës, furtunës etj.

Meqë jemi te armatimi, sipas informacionit që kemi, në stër-vitjen tuaj të fundit arritët të ven-dosnit edhe rekorde në lidhje me goditjen e objektivit me snajper. Si ndodhi saktësisht?

Një veçori mbi të cilën janë bërë përpjekje për arritjen e rezultateve më të larta, është rritja e kapaciteteve për goditjen e objektivave në distanca të gjata. Gjatë stërvitjes së fundit që u zhvillua për rreth katër javë në rajonin e Bizës, për herë të parë sna-jperët e BFS, nën drejtimin e rreshter Artan Bilimanit, i cili është edhe specialisti më i mirë i nënoficerëve në repart, së bashku me rreshter Rexh Gjetën, arritën, që duke për-dorur snajperët e fundit të blerë falë procesit të modernizimit, Sako22 dhe Sako42 të godasin lehtësisht objektiva 1300 deri në 1600 m. Kjo është një arritje, jo vetëm FS tona, por edhe për ato të vendeve të ndry-shme në botë. Rëndësia e përdorimit të snajperëve rritet, kur sot gjatë zgjidhjes së detyrave të ndryshme duhet të përballesh me vendosjen e eksplozivëve të ndryshëm prej terroristëve. Ky fakt, arritja e kësaj distance arriti të habisë edhe vetë instruktorin amerikan që e drejtonte, ish pjesëtarit të Grupit të 7-të të FS amerikane, kapteri Taa.

Po në drejtime të tjera a keni

pasur ndihmë nga specialistët amerikanë?

Specialistët e shëndetësisë duke pasur parasysh se në terrenet e op-eracioneve, për shkak të pajisjeve shpërthyese të improvizuara ka sulme e plagosje të njerëzve, i janë nënshtruar një përgatitje të hollë-sishme deri në nivelin e dytë të spe-cialistëve të ndihmës së shpejtë. Për këtë qilim në BFS, është përgatitur manuali i ndihmës së shpejtë në kush-tet e luftimit, me kabinetin përkatës, në të cilin ndodhet e gjithë literatura e përkthyer në shqip dhe të gjithë njerëzit i përdorin këto në terrenet operacionale. Është për tu vlerësuar ndihma e madhe e specialistit ameri-kan të grupit të FS të stërvitjes së lëvizshme, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme në këtë drejtim dhe ky nuk është vetëm drejtimi i vetëm i asistencës së tyre.

Komandant, përmendët pajis-jet dhe një prej më kryesoret në fushëbetejë janë ato të ndërlidhjes. Si është niveli në këtë drejtim?

Kuptohet lehtë, që ndërlidhja është një nga vlerat kryesore, që bëjnë të mundur koordinimin e ve-primeve dhe ruajtjen e komunikimit brenda grupeve e nëngrupeve, si dhe me nivelet më të larta operacionale. Për këtë qëllim për herë të parë është krijuar edhe kabineti i ndërlidhjes në BFS, duke rritur edhe kapacitet operacionale e duke bërë të mundur që për një periudhë intensive katër javore të gjithë specialistët e ndërlid-hjes të njohin sistemet dhe programet më të avancuara të kohës. E gjithë kjo punë është bërë me të vetmin qëllim, që nesër pjesëtarët e grupit të katërt ta kryejnë detyrën e tyre më lehtësisht, duke bashkëpunuar me homologët e tyre amerikanë. Gjithashtu, kjo gjë nuk mbetet vetëm me kaq, por edhe nga ana e SHSHP, gjeneral Gjunkshi dhe Drejtorisë së Ndërlidhjes po bëhet i mundur përmirësimi i të gjitha pajisjeve Har-ris, që nga ato të nivelit strategjik 150 vat e deri te ato të nivelit opera-cional e taktik, 20 vat e 10 vat e deri

te radiot individuale Harris 7800, duke bërë për herë të parë futjen e çelësave të kriptimit Type-1, gjë e cila do të mundësojë koordinimin dhe bashkëveprimin mes mjeteve të komunikimit shqiptare dhe atyre të homologëve amerikanë me të cilët ne bashkëpunojmë në mision.

Në prej pikave më të nxehta në këtë rajon janë pajisjet shpër-thyese. Si është kryer trajnimi dhe si është niveli i trajnimit në këtë drejtim, për trupat që nisen në mision?

Pyetja prek një temë delikate, të cilën ne e kemi trajtuar me rëndësisë të veçantë. Së fundi, por jo nga rëndë-sia, në këtë analizë të shkurtër, duhet të përmendim edhe xhenierët. Për herë të parë në BFS është ngritur një kabinet kundër pajisjeve shpërthyese, me të gjitha pajisjet dhe mjetet që hasen në terrenet operacionale, duke iu bërë të mundur njerëzve që të kuptojnë më qartë se çfarë do të hasin në terrenet operacionale. Për këtë qëllim, duke vlerësuar pajisjet shpër-thyese si mjetin më të rrezikshëm në teatrin e luftimit, është zhvilluar një stërvitje bashkëkohore në mënyrë që njerëzit të njohin sa më mirë, mjetet e shpërthimeve të improvizuara, t’i anashkalojnë ato, të jenë në gjendje që t’i asgjësojnë duke përdorur teknikat më të sofistikuara për këtë qëllim dhe përdorimin, rritjen e nivelit operacional që kërkojnë FS si p.sh hapje muresh betoni, hapja e dyerve e dritareve pa rrezikuar jetën e specialëve.

Përgatitja e lartë e pjesëtarëve të këtij misioni lidhet ngushtë më detyrat që ju kryeni në terrenin e luftimit. Do të ishte me interes të dinim se cilat janë këto detyra që duhet të përmbushen pas gjithë kësaj përgatitje speciale?

E gjithë kjo punë, e gjithë kjo përpjekje për të gjithë specialitetet, ka bërë të mundur që niveli op-

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 2011 7interviSta

eracional i pjesëtarëve të BFS dhe konkretisht i kontingjentit Eagle 4 të rritet ndjeshëm dhe të sigurojë gjith-një e më tepër realizimin me sukses të misionit e të rrisë maksimalisht mundësinë e mbijetesës së trupave në këtë drejtim.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i është kushtuar edhe misionit e de-tyrave që këto FS do të kryejnë. Në bazë të listës themelore të detyrave të misionit që kryhen në Kandahar, një nga detyrat kryesore është zbulimi special, goditja e objekteve, takimet e drejtuesve, gjetja, zbulimi dhe asgjësimi i atyre që vendosin pajisje shpërthyese gjatë natës, grumbul-limi i informacionit përgjatë zonave sensitive, grumbullimi i provave dhe kontrolli ose asgjësimi i talebanëve që veprojnë në zonën tonë të operacionit. Jo vetëm kaq por një nga detyrat krye-sore është edhe rritja e kapaciteteve të policisë kombëtare afgane, të policisë kufitare afgane dhe të policisë të Autostradës 4, e cila është e vetmja rrugë që bën të mundur furnizimin strategjik me të gjitha llojet e pajisjeve logjistike të trupave të ISAF, të dis-lokuara në aeroportin ndërkombëtar të Kandaharit. Vlen të theksohet fakti se vazhdimisht, prej shumë vitesh, kjo autostradë e cila lidh qytetin problematik të Karacit, të Kuotas me qytetin e Kandaharit, ka qenë një nga autostradat më të përdorura nga terroristët, kamikazët, për vendosjen e pajisjeve shpërthyese nën ura apo pritave direkte të autokolonave duke bërë të mundur uljen e nivelit të furnizimit apo djegien e rreth 250 mjeteve në mënyrë të vazhdueshme. Një nga detyrat e kontingjentit Eagle, është edhe sigurimi i lëvizjes së lirë në Autostradën 4, pengimi i njerëzve apo kamikazëve që futen nga kufiri, kjo nëpërmjet pikave të kontrollit dhe duke ndarë informacionet me palën amerikane e afgane dhe duke bërë të mundur, uljen e sasisë së mjeteve të njerëzve të cilët tentojnë infiltrimin në zonën e Kandaharit e që kanë qël-lim destabilizimin e zonës së Kanda-harit. Kontigjentet Eagle kanë shkuar dhe do të vazhdojnë të shkojnë në një nga pika më të nxehta të globit siç është Kandahari. Kuptohet që ndali-mi i kamikazëve, pengimi makinave bombë apo ndalimi i tyre janë detyra me një rrezik të lartë. Për këtë qëllim janë vlerësuar në maksimum detyrat dhe është rritur tej mase niveli për-gatitjes. Ky është edhe qëllimi që ka pasur kërkesa të vazhdueshme për plotësimin me pajisje të sofistikuara, të cilat bëjnë të mundur përgjimin, shikimin, vëzhgimin e terroristëve në distanca më të largëta e po kështu të mundësohej edhe realizim i detyrave natën. Nuk duhet harruar që rreth 70-80 % e detyrave që kryejnë FS, kryhen natën dhe në kushte shikimi të kufizuar. Është e qartë që detyrat që kryhen nga FS, nuk mund të kryhen nga forcat e tjera dhe për këtë qël-lim ato kalojnë në një filtër të gjatë dhe për këtë qëllim që duhet të kenë në dispozicion pajisje të cilat të jenë më të sofistikuara se ato të forcave të tjera.

Intervistoi: A.H

Eagle 1“Misioni Eagle 1 shkonte i stërvitur maksi-

malisht për të gjitha ato mundësi e kapacitete që kishte pasur nga e kaluara, por shkonim në një mision ku nuk kishim idenë se cilat ishin sfidat që do të hasnim e madje nuk njihnim as kolegët tanë amerikanë. Që në momentin e parë që shkuam në Kandahar baza u sulmua katër herë, gjë që shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, brenda bazës. Kuptuam që territori me të cilin po haseshim ishte i vështirë. Për këtë qëllim u vlerësua nga ana e drejtuesve të misionit, që të grumbullohej sa më shumë informacion që kishte lidhje me terrenin, me veprimet e grupeve terroriste, taktikat, teknikat dhe vendet në të cilat ato vepronin. U zhvillua një stërvitje familjari-zuese kundër pajisjeve shpërthyese, u zhvil-lua një stërvitje për rritjen e kapaciteteve në dhënien e ndihmës së shpejtë dhe për herë të parë përdornim disa çanta të cilat edhe pse sot janë rutinë në BFS, aty secili nuk dinte t’i përdorte në nivelin e duhur. U morën pajisje zbulimi të cilat erdhën për herë të parë dhe u bë një kurs për mënyrën e daljes nga mjetet të cilët kishin rënë në mina, për mënyrën e daljes dhe të përdorimit të tyre. Të gjitha këto, bënë të mundur që falë edhe një koordinimi të mirë me palën e amerikane, si pjesë e batalionit amerikan 138, të shkrihej me të dhe të fillonte ndarjen dhe kryerjen e detyrave në zonën operacionale. Në të gjitha rastet, ku në zonën tonë operacionale, e cila përbëhej nga shpella, shtëpi të cilat paraqisnin rrezik, apo zona rrezikshmërie në të cilat ishin të vendosura mjetet, detyrat, gjithmonë iu dhanë grupeve të kompanisë së aksioneve direkt, detyra të cilat u kryen me profesionalizëm që nga muaji i parë deri në muajin e fundit. Kjo gjë që solli respektin ndaj FS shqiptare dhe tërhoqi vëmendjen e drejtuesve më të lartë të misionit të ISAF, deri te gjeneral Petreus.”- thotë nënkolonel Dritan Demiraj, komandanti i misionit Eagle 1.

Zbulimi special, një eksperience e re“Ishte një eksperience e re sepse ishte

një misioni parë i luftimit të FS shqiptare. Detyrat ishin të panjohura, ose më saktë aty po praktikoheshin ato që ishin bërë më parë thjesht në stërvitje. Terreni ishte tej mase i vështirë, i thyer, i thatë dhe gjatë natës temperaturat mund të shkonin deri në -6º C. Detyrat ishin thuajse të reja, në sensin që aty jepeshin së drejti, në situatë reale dhe q e shton rëndësinë e faktit që ato detyra u kryen me sukses nga pjesëtarët e misionit Eagle 1. Informacioni ishte shumë i shpejtë dhe i saktë. Kishte raste që sapo mund të ishim nisur për të kryer një detyrë dhe na vinte informacioni më i fundit në lidhje me ndonjë situatë tjetër për sulme vetëvrasëse, prita etj. Pra situatat ishin shumë të papritura.

Një gjë e re për ne, të cilën e mësuam në atë mision ishte skaneri biometrik i syve dhe shenjave të gishtave, për të gjithë ata persona që ne ndalonim apo që ishin të dy-shuar. Në këtë mënyrë krijohej një regjistër elektronik. Duhet të theksoj se ajo zonë nuk ishte shkelur më parë nga asnjë trupë paqeruajtësish dhe ne ishim të parët që shkelnim. Aty çdo gjë u ngrit nga fillimi, që nga informacioni, popullsia, terreni etj dhe i tërë ky informacion në atë zonë operacioni u mblodh nga misioni ynë.

Eksperienca e fituar nuk u arrit që të transmetohej tërësisht te misioni Eagle 2, për shkak të kohës së shkurtër të ndërrimit të mi-sionit. Në ndryshim me këtë të fundit, misioni

Eagle 3 pati mundësinë që çdo pjesëtar i tij të trajnohej sipas specialitetit dhe detyrave që do të kryente, duke marrë eksperiencën e paraardhësve. Në këtë mënyrë u krijuan hallkat e transmetimit të mësimeve të nxjerra dhe përvojës së fituar. Kjo gjë solli lehtësime në kryerjen e detyrës, pasi njohën detyrën me të cilën do të përballeshin. Gjithsesi ata sollën edhe eksperienca të reja nga misio-net të cilat ne ia përcjellim njëri-tjetrit. Kjo gjë po krijon një traditë të re dhe zbulimi po mbështet edhen nga blerja e pajisjeve të reja. Me qëllim përmirësimin e rezultateve dhe rritjen e profesionalizmit është ndërtuar edhe një laborator për zbulimin në të cilin trajnohen në funksion të misionit, specialistët e zbulimit nëpër grupet speciale, me qël-lim që ata të përdorin, të mirëmbajnë dhe të mbledhin informacionin me këto pajisje që ata kanë në përdorim atje.”- thotë për gazetën “Ushtria” tetar Gentian Meça, spe-cialist zbulimi në misionin Eagle1.

Eagle 2“Ne arritëm në Afganistan nga muaji

shkurt i vitit 2011. Nga kontaktet e para që patëm me nënkolonel Demirin dhe shtabin e tij, na u transferua e gjithë eksperienca e cila na vlejti, për sa i përket zonës operacionale në të cilën do të vepronim. Ata e njihnin zo-nën mirë pasi e njihnin nga afër. Na u trans-

metua e gjithë pjesa operacionale porsa i përket pjesës së zbulimit, shënjestrimit të objektivave dhe pikave më të nxehta. Atje gjetëm një ambient shumë të ngrohtë me amerikanët dhe vetë komandanti i batal-ionit dhe brigadës, shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm. Misioni gjatë gjashtë muajve ka pasur vështirësi të mëdha por nën drejtimin tim, ku më shumë se gjysmën e kohës e kam kaluar në terren duke drejtuar me kapiten Elidon Kurtin dhe kapiten Ajet Jatën, që i vlerësoj jashtë mase për punën e mirë që kanë bërë, kemi bërë të mundur kry-erjen e shumë misioneve të suksesshme. Kjo paraqitje rriti respektin e vlerësimin nga pala amerikane karshi nesh. Kryerja e detyrave në këtë lloj misioni kërkon një mbështetje akoma më të madhe sidomos për sa i përket pajisjeve të këtyre kontingjenteve.

Në këtë drejtim do të doja të theksoja se kontingjenti i radhës, që është Eagle 4, të kompletohej më mirë me pajisje të kryerjes së operacioneve natën, që do të thotë dylbi termale, dylbi të shikimit natën të gjeneratës më të mirë dhe snajperët e armët e tjera të kenë në arsenalin e tyre edhe dylbitë optike për përdorim natën. Dëshiroj të theksoj ndi-hmën e madhe që kemi pasur nga SHP dhe nga ministri Mbrojtjes, i cili në çdo moment ka qëndruar pranë kontingjentit Eagle 2.

Në momentin që Eagle 3 arriti në Af-ganistan ne i transmetuam atij të gjithë eksperiencën, ashtu siç kishte bërë edhe Eagle 1 me ne, kur sapo kishim arritur, duke i transmetuar të gjithë informacionet dhe eksperiencën e grumbulluar për gjashtë muajt e qëndruar në terrenet operacionale.”- tregon, komandanti i kontingjentit Eagle 2, nënkolonel Agim Kuçana

Eagle 3Pyetje: Komandant, keni kontakte me

Eagle 3 dhe si po shkon ecuria e këtij kon-tingjenti?

Para se të flas për Eagle 3 do të doja të falënderoja, efektivin e shkëlqyet të BFS në tërësi, shtabin tij që bën të mun-dur mbështetjen me të gjitha asetet, si për përgatitjen në Afganistan edhe për shkuarjen atje; do të doja të falënderoja punën e shkëlqyer që ka bërë komandanti i kontingjentit Eagle 2, nënkolonel Agim Kuçana, komandanti i kompanisë së opera-cioneve alpine, kapiten Elidon Kurti, shefi i zbulimit, kapiten Ajet Jata dhe komandantët e grupeve, pa lënë mënjanë edhe një punë akoma më të mirë të nënkolonel England Dautit, i cili drejton me shumë përkushtim dhe profesionalizëm kontingjentin Eagle 3. Më lejoni të theksoj se kam pasur kontakt së fundi me komandantin e brigadës 504 dhe të brigadës 238 të cilët me nota super-lative theksojnë punën profesionale të këtij kontingjenti, mbase edhe më profesionale se ato të Eagle 1 dhe Eagle 2. Kontingjenti Eagle 3 edhe pse me vështirësi në rritje për shkak të situatës vazhdon të paraqitet më një profesionalizëm në shkallë të lartë e për këtë arsye falënderoj komandant Dautin, komandantin e kompanisë, kapiten Pali Da-kollin, një prej oficerëve më të mirë të BFS, specialistin e zbulimit kapiten Bledar Lamaj dhe shefin e operacioneve Alban Kurtin. Padyshim që edhe komandantët e grupeve të kompanisë së parashutizmit, komandan-tin e grupit të parë, kapiten Artur Gricën, komandantin e grupit të dytë, kapiten Vuçaj si dhe komandantin e grupit të tretë. – thotë komandant Demiraj në lidhje me të rejat më të fundit nga Eagle 3.

Thanë për misionin “Eagle”

Gjatë stërvitjes së fundit që u zhvillua për rreth katër javë në rajonin e Bizës, për herë të parë snajperët e BFS, nën drejtimin e rreshter Artan Bilimanit, i cili është edhe specialisti më i mirë i nënoficerëve në repart, së bashku me rreshter Rexh Gjetën, arritën, që duke përdorur snajperët e fundit të blerë falë procesit të modernizimit, Sako22 dhe Sako42 të godasin lehtësisht objektiva 1300 deri në 1600 m

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 20118 reportazh

“REAGIMI I PËRBASH KËT 2011”Bejdo malo

E një rëndësie të madhe ishte dinamika e zgjidhjes së situatës konkrete në terren të cilën e ndoqi nga afër ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Ministri i Mbrojtjes vlerësoi mënyrën cilësore se si ishte orga-nizuar stërvitja mënyrën e bashkëveprimit të tërë hallkave përbërëse të stërvitjes në një prezan-tim shumë profesional të prezantuar nga drejtuesit më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm. Ata rindër-tuan situatën realisht

”Parësore cilësia dhe kom paktësimi

Një stërvitje shumë cilësore dhe me një shkallë të lartë vështirësie. Një risi në përgatitjen e tërë stafit të

Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kështu mund të konsid-erohet stërvitja “Reagimi i Përbashkët 2011” e finalizuar më datën 1 nëntor 2011 në një prej rajoneve stërvitorë të Regjimentit të Mbështetjes. Kjo stërvitje e organizuar më një nivel shumë të lartë u ndoq në dinamikën e saj nga ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami, i cili për dy ore rresht testoi përgatitjen e tërë Shtabit të Përgjithshëm në zgjidhjen e një situate të vështirë operacionale. Kjo stërvitje operacionale është stërvita më e madhe vjetore e SHPFA. Në themel të kësaj stërvitjeje ishte Direk-tiva e Mbrojtjes 2011 e ministrit të Mbrojtjes zotit Arben Imami. Për-gatitja e tërë strukturave të Shtabit të Përgjithshëm për të kapur standardet e vendeve anëtare të NATO-s është dhe një prej detyrave të këtij viti. Kjo stërvitje në planin e aktiviteteve dhe veprimtarive kryesore të Forcave të Armatosura për vitin 2011, zë një vend shumë të rëndësishëm ndaj shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbri-gade Xhemal Gjunkshi mori masa që ajo të realizohej me një nivel shumë të lartë dhe me objektiva shumë ambicioze. Udhëzimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së për këtë stërvitje kishin kohë që ishin përcaktuar dhe marrja e masave ishte përgatitur me shumë përgjegjësi dhe me detyra specifike për çdo drejtues të këtij shtabi. Një stërvitje që në dinamikën e saj kishte një përfshirje të madhe që nga numri një i saj deri tek zbatimi konkret i detyrës në ter-ren. Ky ishte dhe objektivi kryesor që u zbatua. Puna për realizmin e kësaj stërvitje filloi me përcaktimin e detajeve, ku do të vendosej Qen-dra Kryesore Operacionale dhe me vendosjen e dy qendrave të tjera të cilat do të koordinonin realizmin e detyrave në terren.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë gjithmonë janë të angazhuara për ti ar-dhur në ndihmë popullsisë në situatën emergjente të krijuar, në përputhje të misionit të saj kushtetues, me qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve, por kësaj here ato ndodheshin para një situate konkrete e cila në dinamikën e saj kërkonte zgjidhjen e një operacio-ni konkret shumëplanësh. Drejtuesi i kësaj stërvitjeje kolonel Vladimir Avdia kishte kohë që kishte organi-zuar tërë imtësitë e realizmit të saj me përgjegjësi. Puna dhe përkushtimi i

zëvendësshefit të Shtabit të Përgjith-shëm gjeneralbrigade Sandër Lleshi i dhanë stërvitjes një frymëmarrje dhe nivel bashkëkohor. Gjenerali me përvojën dhe punën e tij i dha tërë dinamikës së stërvitjes një fleksibilitet dhe frymëmarrje sipas standardeve të NATO-s. Ajo që konfirmoi suksesin e kësaj stërvitjeje ishte përkushtimi i tërë oficerëve të Forcave Tokësore të Regjimentit të Mbështetjes dhe i

Agjencisë së Sistemeve të Informa-cionit dhe të Ndërlidhjes që ishin aktorë realë të kësaj stërvitjeje. Nënkolonel Arben Hoxha më stafin e tij konfirmoi shkallën e lartë të përgatitjes teknike dhe të vendosjes së komunikimit në kushte specifike terreni dhe moti. Forcat e Armatosura të Shqipërisë i kanë mjetet e duhura për të realizuar dhe mbështetur opera-cione të vështira dhe këtë e vërtetoi

dhe realizmi i kësaj stërvitjeje. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë stërvitje luajtën dhe përfaqësuesit e BCU-u për pasqyrimin e situatës dhe të aktivitetit të forcave tona në zonën e operacionit të dirigjuara nga drejtori i BCU kolonel Vasillaq Balca. Objektivi parësor ishte dhënia e ndih-mave humanitare dhe planëzimi i tërë detajeve për zgjidhjen e emergjencave civile në mbështetjen më ushqime më

ndihmë mjekësore dhe veshmbathje të popullatës në situatë emergjente. Kjo detyrë e rëndësishme ishte e gërshetuar dhe me variante të tjera operative të situatave më të kompli-kuara dhe të kombinuara me elementë luftarakë të cilësisë së lartë. Drejtori i Drejtorisë Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm kolonel Vladimir Avdia tha se: “Kjo stërvitje është një test i vështirë për shtabin është një stërvitje kompaktësimi dhe integrimi i këtij shtabi me repartet që operojnë në ter-ren është një stërvitje e standardeve të NATO-s dhe për herë të parë është testuar funksionimi i teknikës së re të ndërlidhjes dhe informacionit”. Stër-vitja filloi më datën 31 tetor 2011 dhe më datën 1 nëntor ajo mori përmasat e saj reale. Ndjeka e saj nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbri-gade Xhemal Gjunkshi por dhe tërë komandantët e reparteve të Forcave të Armatosura konfirmuan rëndësinë e saj, objektivat që duhet të arriheshin dhe detyrat që duhet të përcaktohen për të ardhmen. Dinamika e stërvitjes

E një rëndësie të madhe ishte dina-mika e zgjidhjes së situatës konkrete në terren të cilën e ndoqi nga afër ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Ministri i Mbrojtjes vlerësoi mënyrën cilësore se si ishte organizuar stër-vitja mënyrën e bashkëveprimit të tërë hallkave përbërëse të stërvitjes

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 2011 99reportazh

“REAGIMI I PËRBASH KËT 2011”Parësore cilësia dhe kom paktësimi

në një prezantim shumë profesional të prezantuar nga drejtuesit më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm. Ata rindërtuan situatën realisht.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi që kishte dy ditë që ndiqte çdo detaj të stërvitjes inspektoi tërë sektorët op-eracional të saj, hyri në detaje të orga-nizmit të këtij operacioni dhe vlerësoi punën e oficerëve të shtabit.

Stërvitja kulmoi me situatën që i dha zgjidhjen operacionit të emergjencës . Emergjenca ishte re-zultat i reshjeve të dendura, shirave të vazhdueshëm në të gjithë zonën e Shëngjinit në Veri Perëndim – Rrësh-enit në Veri-Lindje, Krujës në Lindje dhe Durrësit në Jug-Perëndim të ven-dit, në qarqet e Lezhës dhe Durrësit, reshje të cilat paraqesin rrezik për jetën e banorëve të këtyre zonave.

Hidrografia e Zonës së Operacionit (ZO) karakterizohet nga një sërë për-renjsh dhe lumenjsh si: Drini, Mati, Droje, Ishëm, Erzenit, etj, drejtimi i rrjedhjes të së cilëve është L-P, duke u kryqëzuar me një sistem kanalizimesh, digash dhe hidrovorësh. Në periudhën e reshjeve, për shkak të amortizimit të hidrovorëve e rrjetit të kanalizimeve dhe për arsye se një pjesë e terrenit është nën nivelin e detit, herë pas here lumenjtë dalin nga shtrati, duke shkak-tuar përmbytje dhe krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës dhe in-frastrukturën jetësore e hidrike.

Qendra Kombëtare e Emergjen-cave Civile vlerëson situatën si emergjencë dhe për përballimin e saj kërkon mbështetja me forca e mjete nga strukturat e FA.

Detyra kryesore që u realizua në këtë stërvitje ishte mbështetja dhe ndihma me forca e mjete nga struk-turat e Forcave të Armatosura për përballimin e situatës së emergjencës në ZOP (Qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës). Pasi u analizua situata në këto zona u dhanë detyrat për zgjid-hjen e saj Një numër prefekturash dhe komunash janë prezent në zonën e operacionit (emergjencës), kështu që ato mund të kërkojnë ndihmën e Qendrës së CIMIC të Komandës së Operacionit.

Përfaqësuesit e CIMIC-ut mund të luajnë një rol të rëndësishëm për pasqyrimin e situatës dhe të aktivitetit të forcave tona në zonën e operacion-it. Supozimet ushtarake të aplikuara në këtë stërvitje u realizuan me shumë sukses. “KPFA” ka emëruar e autori-zuar “KFA” për të marrë komandimin e forcave që i vihen në dispozicion. U arrit koordinim dhe bashkëpunim me strukturat e tjera qeveritare qendrore e lokale, Organizatat Civile (OC) Organizatat jo Qeveritare e struktura të tjera të brendshme e të jashtme

që kontribuojnë në këtë operacion. I një rëndësie të veçantë ishte real-izmi i Objektivave civilo-ushtarake si vlerësimi i situatës së popullsisë duke i larguar nga zona e përmbytur për ne zona me te sigurta, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me strukturat e tjera qeveritare qendrore e lokale dhe EC, për të marrë kërkesat e popullsisë në nevojë për mbështetjen e tyre me ndihma emergjente.

Një kujdes u tregua me mënyrën e veprimit të trupave pjesëmarrëse në operacion. Një rendësi kishin mesa-zhet ku saktësohesh se Forcat e Arma-tosura janë të angazhuara për ti ardhur në ndihmë popullsisë në situatën emergjente të krijuar, në përputhje të misionit të saj kushtetues, me qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve, janë në gjendje të parandalojnë një situatë të mundshme më të rënduar, si dhe reduktimin e mundshëm të dëmeve e pasojave të kësaj emergjence, kanë mjetet e duhura për ta realizuar këtë operacion një punë të kualifikuar për të realizuar sa më mirë detyrat ka bërë. informimi i publikut

Një rol të veçantë në këtë stërvitje pati dhe Drejtoria e BCU në Shtabin e Përgjithshëm. Kjo drejtori e konsi-deroi këtë stërvitje si një ndër detyrat

më të rëndësishme të vitit 2011. Dy ishin synimet kryesore të saj në këtë stërvitje. Qëllimi i informimit të publikut është të përcjellë tek media përvojën e FA të RSH si dhe synimi tjetër primar të jetë që publiku të informohet plotësisht mbi qëllimin dhe objektivat e stërvitjes, për të pasur mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të tij.

BCU në këtë stërvitje siguroi informacion të saktë dhe të plotë për forcat ushtarake të FA dhe pub-likun vendas e të huaj, që këto të transmetohen nga mediat e jashtme dhe të brendshme duke u bazuar në udhëzimet e gjithanshme nga drejtuesi i stërvitjes dhe qëllimi i përgjithshëm do të jete që publiku të kuptojë dhe të mbështesë FA në veprimet e tyre.

Kushti bazë është që informacioni të jepet në një mënyrë të tillë që me-diat dhe qytetarët që janë të interesuar të jenë në gjendje të gjykojnë në një mënyrë të pavarur. Kujdes do ti kush-tohet shmangies se çdo keqkuptimi propagandistik, apo çdo përzierje e informacionit me reklamat. Në sta-din e tanishëm komandat dhe shtabet duhet ta konsiderojnë median si një mënyrë të rëndësishme të komuni-kimit me publikun dashamirës dhe jo-dashamirës, me personelin e FA dhe

me familjet e tyre, si dhe me grupet e interesit. Kryesore në realizmin e kësaj detyre ishte që programet e in-formacionit do të orientohen dhe zba-tohen nëpërmjet Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, e cila gjithashtu është përgjegjëse për të dhënë informacion të përditshëm më të detajuar nëpërmjet një linje të ndërtuar prej saj.

Koordinimi ushtarak i IP me FA do të zhvillohet në gjitha nivelet, por kryesisht në nivel Force/Brigade. IP për operacionet me aspekt ushtarak do kalojnë nga Shtabi Përgjithshëm për tek QKMBM dhe pastaj në masmedia. Në zgjidhjen e situatës së aplikuar u arrit që informimi i Publikut të orga-nizohet në çdo nivel komande/reparti për të mbështetur direkt komandantin duke mos kaluar në funksionet e tjera të shtabit pasi të gjitha shtabet të kenë personel dhe pajisje për Informimin e Publikut.

Ato duhet të organizohen për të bërë planifikimet për mbështetje të medias dhe analizave analitike të lajmeve gjatë gjithë periudhave ko-hore në gjuhën shqipe dhe në anglisht. Sot prezantimi i informacionit ka një rëndësi shumë të madhe dhe në këtë stërvitje drejtuesit e saj organizuan paraqitje publike, prezantime ose të shpërndajnë artikuj të projektuar për të informuar publikun për stër-vitjen. Arsyetimet dhe temat që janë të ndërlikuara të shmangen, pasi ata janë përgjegjës për lëshimin e informacionit duke u përqendruar në aksidentet, fatkeqësitë apo incidentet e tjera që mund të ndodhin gjatë kësaj stërvitjeje.

Në këtë stërvitje përdorimi i inter-netit ishte mënyra bazë e informimit të publikut pasi ai ofron mjete të shkëlqyera për të siguruar për publi-kun informacion sa më të shpejtë, të paanshëm, pa u penguar nga kufijtë shtetëror. Informimi Publik i FA të shfrytëzojë mundësitë e informacionit në Internet. Me këtë mënyrë zgjero-het dhënia e informacionit me kosto shumë të ulët. Në fund në konkluzi-onet e kësaj stërvitjeje u evidentuan të gjitha risitë e dinamikës dhe u hartuan detyra se si të përmirësohen shumë hallka të operacioneve të emergjencës dhe harmonizimit të funksionimit të tërë hallkave të SHPFA.

“Kjo stërvitje është një test i vështirë për shtabin është një stërvitje kompaktësimi dhe integrimi i këtij shtabi me repartet që operojnë në terren është një stërvitje e standardeve të NATO-s dhe për herë të parë është testuar funksionimi i teknikës së re të ndërlidhjes dhe informacionit”

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 201110 Forcat detare

Festohet 50 vjetori i krijimit të Akademisë së

Detarisë në Vlorë

Festë për gjithë brezat e detarëve

Me datën 28 tetor në ambientet e Akademisë së Detarisë në lagjen Skelë-Vlorë u festua me

madhështi 50 vjetori i krijimit të kësaj akademie.

Në këtë ceremoni morën pjesë prefekti i Vlorës, Eduard Velcani, ko-mandanti i FD, k/admiral Kudret Çela, komandanti i KDS, gjeneral Agim Lala, qindra ish-studentë të kësaj akademie, përfaqësues të pushtetit qendror e ven-dor, të institucioneve detare të vendit tonë, të medias, veteranë, diplomatë të huaj, etj.

Mbas ekzekutimit të Himnit kom-bëtar, fjalën e mirëseardhjes e mbajti komandanti i FD, k/admiral Çela, i cili si ish-student i kësaj shkolle evidentoi vlerat dhe rendësin historike të hapjes së saj 50 vjet më parë, fillimisht në bazën Detare të Pashalimanit e më pas në ambientet e tanishme.

...Nga lartësia e këtyre 50 viteve ne shohim punën, përpjekjet, sakri-ficën dhe mundin e derdhur për vite me radhë nga disa breza studentësh që u futën në auditorët e kësaj shkolle në lulen e rinisë dhe tashmë vijnë këtu të thinjur dhe të mpakur nga lundrimet e gjata në dete, oqeane, nga vështirësitë e detyrave dhe jetës, ndaj ne sot nderojmë dhe respektojmë jetën dhe veprën e të gjithë atyre që janë diplomuar në këtë shkollë,-theksoi zoti Çela.

Në fakt kjo shkollë e ka bazën dhe fillesën e saj një shekull e ca më parë, kur dijetari, filozofi, mendimtari dhe politologu rilindas Sami Frashëri me vizionin e tij, ideoi rëndësinë e kultivim-it të profesionit të detarit nga shqiptarët nëpërmjet një shkolle të veçantë, duke u shprehur në veprën e tij se “Shkolla e anijerisë duhet të jetë mbanë detit, ku të jenë dhe anijet e luftës, në Durrës a në Ujë të Ftohtë, afër Vlorës”.{ Sami Frashëri, Vepra 2, fq.77}.

Pak më tepër se gjysmë shekulli,

pikërisht me 1 shtator 1961, u realizua ëndrra e rilindasit të madh, sepse pikër-isht në këtë ditë hapi dyert e para shkolla e mirëfillte e marinës në vendin tonë në bazën e Pashalimanit, e cila shënon një nga ngjarjet më madhore në historinë e detarisë shqiptare.

Nevojën e përgatitjen e oficerëve të mirëfilltë detarë në vend e diktoi zhvil-limi i vrullshëm i FD, e cila u pajis me lloje të ndryshme anijesh përfshi N/D, MHM, GJDV, KS; hapja e kapitullit të anijeve metalike e avulloreve në transportin detar, zhvillimi i flotiljes së peshkimit dhe ndërprerja e marrëd-

hënieve me ish-BS.Sigurisht që vitet e para ishin të

vështira për shkollën e sapokrijuar pasi mungonte eksperienca dhe përvoja e kuadrit të sapoemëruar mësimdhënës, literatura, tekstet mësimore dhe baza materiale detare ishte e cunguar.

Por në saje të dashurisë për detin, për profesionin e detarit, të besimit në vetvete, guximit e shpirtit të sakrificës, përkushtimit të kuadrit komandues dhe trupës pedagogjike u bë e mundur fillimi i jetës normale në këtë institucion.

Për drejtimin e veprimtarisë të kësaj shkolle Komanda e FD, caktoi

në detyrën e komandantit të shkollës, kapitenin e rangut të I Mark Plani,

Në detyrën e shefit të shtabit, kapitenin e rangut të II Shaqir Kapex-hiu, zv/komandant për punën politike, kap. rangut të III Raqi Tabaku dhe komandant të kurseve, kap.lt.Sami Sinani.

Shefat e cikleve {Katedra e ardh-shme} ishin:

Për ciklin e lundrimit-kap.rang. I Petrit Hysi.

-Për ciklin e armatimit, kap.rang.I Qemal Hysi.

-Për ciklin elektromekanik kap.

lt.Tahir Hoxha.Për ciklin e ndërlidhjes, kap.lt.

Et’hem Shkembi.Për ciklin e përgatitjes së përgjith-

shme ushtarake, major Osman Fosa.U emëruan dhe pedagogët që

përfshinte programi i shkollës:-Aleko Stoli, Hamza Kociu, Bedri Hankollari, Petrit Cukalla, Llukan Shyti, Et’hem Mahmuti, Dilaver Hoxha, Mihallaq Fili, Astrit Isaraj, Avdi Hanxhari, Koco Kapore, ndërsa për realizimin e programeve të disa lëndëve të veçanta u komanduan dhe oficerë të shtabit të FD, si Enver Lagji, Seit Jonuzaj, etj.

Ky personel bashkë me shefat e cikleve përbënin trupën e parë peda-gogjike të shkollës së sapo krijuar.

Ishte ky personel që hartoi pro-gramin mësimor mbi bazën e përvojës vetjake dhe asaj çfarë kishin mësuar në vendet e tjera, që shfrytëzuan literaturën e kohës në fushën e detarisë dhe atë që kishin në anije, ndërsa me kabinetet modeste të shkollës së specialiteteve të FD, bënë dhe konkretizimin e procesit mësimor, kështu u hodhën hapat e parë të domosdoshëm për zhvillimin normal të procesit mësimor në atë ditë shtatori të vitit 1961.

Mbas një punë të palodhur përgati-torë dhe për të krijuar kushte më të përshtatshme për jetesë dhe zhvillim sa më normal të procesit mësimor në vitin 1963 u bë transferimi i shkollës në ambientet e përgatitura në këtu ku jemi sot.

Në kushtet e reja komanda, dega mësimore dhe trupa pedagogjike duhej të përballonin mjaft detyra që kishin të bënin jo vetëm me vazhdimin normal të procesit mësimor por dhe me ngritjen dhe kompletimin e kabineteve mësi-more, pasurimin e leksioneve dhe për-fundimin e punës së filluar për botimin e teksteve mësimore.

Për një periudhe relativisht të shkurtër u ngritën:-kabinetet

Lista e ish-ushtarakëve të cilët janë dërguar nga DPS në ISSH, për periudhën nga 29 Shtator 2011- 05 Tetor 2011

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinjGazeta Ushtria po boton listën, që i përket përgatitjes së dokumenteve për pensione suplementare të ushtarakëve. Ja 360 përfituesit e rinj

NR Emër Atësi Mbiemër1 Genci Jorgji Shqau2 Lefter Mihal Drizani3 Mehdi Hazis Reka4 Mustafa Ali Subashi5 Fatmir Demir Olldashi6 Dhimiter Fore Andoni7 Banush Qamil Hysa8 Ymer Selim Bedalli9 Qamal Ismail Çota10 Ilmi Aziz Qato11 Dylejman Riza Nuzi12 Ndriçim Nikollaq Mullisi 13 Hajdar Sulejman Hoxha14 Gjon Gjet Pulaj15 Fran Gjon Vorfi16 Xhelal Habib Hyseni17 Rauf Qerim Xheka18 Bexhet Metan Bici19 Sami Medi Dema20 Theodhor Koço Papa 21 Dylber Xhelo Palloshi22 Hasan Hasan Çela23 Dervish Manxhar Kasi24 Kristaq Mitri Nako25 Gani Riza Hoxha26 Nasi Pali Vasiu27 Jani Leksi Prifti28 Safet Jashar Spahiu29 Sokrat Lazi Kola30 Hekuran Jakup Agalliu31 Remzi Halil Lile

32 Vasil Pandi Liko33 Riza Qamil Hasa34 Ndue Ndrec Gjoni35 Qerim Maliq Boduri36 Mane Murat Mamurani37 Koli Trifon Mihali38 Shaqir Hysni Kasmi39 Ramazan Sherif Koci40 Fuat Sefer Teli41 Pandeli Miter Nako42 Nazmi Myslim Mahmutaj43 Hasan Kajtas Kacanolli44 Idriz Rustem Cengu45 Kristo Dhimitri Thako46 Llukan Harito Kllapi47 Kadri Selim Haka48 Et’hem Refit Hila49 Laze Celo Celaj50 Nuri Jazo Hysaj51 Server Rexhep Kelo52 Ylli Sali Shinko53 Kujtim Haxhi Lufo54 Ilir Hajdar Gjapi55 Petro Mihal Sinani56 Tomorr Ismail Asllani57 Bajram Mersin Kryemadhi58 Fatbardh Ymer Gjoci59 Bashkim Ali Jance60 Luto Ali Cela61 Lirim Hazbi Shaho62 Alush Sulo Muco63 Bajram Rahim Dema

64 Ymer Telo Baxho65 Selamn Isuf Cerri66 Syrja Selman Kaso67 Bajram Muco Xhezairaj68 Neim Bajram Mano69 Mihallaq Vaske Plasari70 Enver Hysni Caka71 Qerim Musli Breshanaj72 Ali Banush Dulla73 Gjergji Pasko Macolli74 Demir Mehmet Cullaj75 Petro Lef Colladej76 Shyqyri Hysen Boci77 Skender Xhelo Haderaj78 Ylli Kristo Duro79 Neim Veli Kasa80 Gafur Estref Gurakuqi81 Xhemal Sabri Bici82 Mazllem Xhemal Hyseni83 Bedro Xhemal Skendaj84 Ali Neki Kadareja85 Spiro Thoma Bushi86 Islam Vait Karamuca87 Isuf Qamil Hoxha88 Bashkim Musa Sulejmani89 Rexhep Arif Rexhaj90 Halil Uk Hajdarmataj91 Dhonat Thodhori Njaro92 Pavllo Mici Thoma93 Demirali Sherif Kollcinaku94 Anastas Sokrat Stefe95 Aqif Selim Karaj

96 Ibrahim Rait Ibrahimaj97 Qatip Alim Gengollari98 Lutfi Nezir Bardhi99 Kristofor Themistokli Babi100 Daut Selim Doda101 Astrit Feti Lalaj102 Kastriot Myslim Canaj103 Sulejman Qerim Çeka104 Agron Sherif Çuni105 Spiro Janaq Proko106 Ylli Ymer Alikaj107 Bashkim Novrus Aliko108 Halim Osman Vata109 Avni Nazer Demiraj110 Kristaq Jorgji Neçka111 Leonidha Koço Bici112 Musa Qani Musa113 Petrit Hamid(Hamit) Çollaku114 Ramazan Qazim Kullolli115 Sazan Myzafer Matlliu116 Baki Osman Agolli117 Kastriot Ali Lame118 Sefedin Qazim Parllaku119 Petrika Thanas Jica120 Çlirim Bajram Zaimi121 Jorgaq Thoma Kaçi122 Jak Mark Smaçi123 Ismail Maksut Basha124 Agim Zyber Tafa125 Ruse Mitre Marku126 Selim Arif Logu127 Kastriot Veledin Rezhda

128 Fatos Baki Karralliu129 Xhelal Gani Shehu130 Resmi Telha Abazi131 Zydi Shaban Turja132 Xhemal Myrto Brahja133 Adif Shaban Hoxha134 Vasfi Xhezmi Jahollari135 Gramos Muharrem Jaupi136 Mark Zef Marku137 Vladimir Teki Lilo138 Gjin Preng Lleshi139 Fatos Nexhmedin Pulaha140 Xhemal Hysen Manko141 Guri Xhevit Rakipaj(rakipi)142 Bedri Shefki Nano143 Veis Medin Çelaj(çela)144 Pandeli Isuf Dervishi145 Qirjako Tase Dedi146 Vlash Fani Tanku147 Dhimitraq Rraqi Stefa148 Tafil Estref Velaj149 Naim Rexhep Kaja150 Vasfi Bexhet Xhemollari151 Neim Refit Haxhiraj152 Pajtim Hekuran Mehmeti153 Ymer Nazif Shulku154 Ismail Nazif Shulku155 Sefedin Ismail Fuga156 Fadil Teki Peçi157 Femi Muharrem Lani158 Bajram Hazbi Kafeja159 Fadil Qerim Shabani

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 2011 11liStat

e mjeteve të lundrimit, të radios, artilerisë, armatimit luftarak të n/ujshëm si dhe u përgatitën mjaft

mjedise për aktivitetet sportive.Përgjatë këtyre 50 viteve përgatitja

e kuadrove detare ka ecur paralel me transformimin e Forcave tona Detare, duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet e ekonomisë e transportit në vendin tonë.

Me 12.08.1964, doli një vendim i Këshillit të Ministrave me nr.137, për përgatitjen e kuadrove të Flotës Treg-tare Detare.

Hapja e kësaj dege diktoi hartimin e programeve shtesë, specifike për flotën tregtare dhe përgatitjen e leksioneve të veçanta si dhe shtimin e personelit.

Me hapat e ndërmarrë në vitin 1967, shkolla e marinës mori formë të plotë, ndaj me dekret të Kuvendit Popullor, asaj ju dha flamuri luftarak dhe më pas këtij flamuri për punë të mirë të bërë nga komanda dhe peda-gogët në përgatitjen e kuadrove të FD, ju vendos Urdhri i Shërbimit Ushtarak të Klasit të II.

Në vitin 1972, me VKM, Shkolla e Marinës të FD u emërtua Shkolla e Lartë.

Kjo kërkoi rritjen e nivelit cilësor të programeve, leksioneve, teksteve dhe gjithë punës mësimore të zhvilluar në shkollë, që i përgjigjeshin plotësisht nivelit të shkollës së lartë, për të cilën u bashkëpunua me UT dhe Ministrinë e Arsimit.

Në vitet 80, veçori ishte zhvillimi i praktikave mësimore jo vetëm në anijet e Flotës Luftarake por dhe në ato që lundronin në vende të ndryshme të botës, të cilat i mësonin praktikisht oficerët e ardhshëm me çdo detyrë të ekuipazhit.

Për të ngritur në një nivel më të lartë përgatitjen teorike, metodike e praktike të studentëve, në vitin 1984 me Ven-dim të KM, shkolla kaloi në sistem 4

vjeçar për degët e Flotës Luftarake dhe Tregtare, ndërsa për degët e peshkimit mbeti 3 vjeçar.

Për zbatimin sa më mirë të këtij ven-dimi dhe vazhdimin normal të procesit mësimor u bë një pune e lavdërueshme në përpilimin e programeve të reja e të diferencuara për tri degët, për hartimin e leksioneve të reja si dhe botimin e teksteve që do shërbenin për çdo grup mësimor, pa ju ndarë rregullit dhe disiplinës ushtarake.

Në fillim të viteve 1990, pedagogët e studentët e shkollës mbështeten proce-set demokratike të zhvilluara në vend, duke u karakterizuar nga gjakftohtësia, pjekuria dhe kërkesa për t’i shërbyer mbi gjithçka atdheut dhe popullit.

Ndërkohë hapja e vendit tonë me botën e jashtme krijoi mundësinë e lidhjeve me akademitë simotra të vendeve pjesëmarrëse në NATO, duke bashkëpunuar me to në shkëmbimin e eksperiencës, përsosjen e programeve me kërkesa bashkëkohorë, mjaft stu-dentë filluan të bëjnë praktika detare në anijet e NATO-s, SHBA-së, Turqisë, Italisë, etj, një bashkëpunim që është intensifikuar mbas pranimit të vendit tonë në NATO.

Me VKM Nr. 445, dt. 14.08.1995, Akademia e Detarisë kaloi në varësi të Akademisë Ushtarake “Skenderbej” dhe u quajt Fakulteti i Detarisë.

Ndërkohë u bënë përpjekje për sigu-rimin e fondeve për rikonstruksionin e godinave të shkollës jo vetëm nga Min-istria e Mbrojtjes, por edhe nga ndihma e ushtrive të huaja anëtare të NATO-s, ku veçojmë ndihmën e çmuar të shtetit e Flotës Turke për rikonstruksionin dhe pajisjen e Akademisë së Detarisë.

Në vitin 2004, kjo akademi u emër-tua Shkolla e Trupës së Forcës Detare, dhe nga viti 2004 deri në vitin 2007 ajo ka qenë në varësi të Forcës Detare. Mbas vitit 2007 me kalimin e Shkollës së Trupës në varësi të KDS-së, Shkolla

e Trupës e FD u riemërua Departa-menti i Detarisë në vartësi të Shkollës së Trupës (KDS), i cili ka pësuar një sërë transformimesh në vite.

Kjo ka ndodhur, jo vetëm me emërtimin e tij, por edhe me misionin dhe detyrat që ka kryer sepse Depar-tamenti trashëgoi një traditë të pasur dhe të shumëllojshme, eksperiencë, profesionalizëm në fushën e detarisë, qe vazhdon edhe në ditët e sotme.

Synimi i tij është menaxhimi dhe konsolidimi i procesit të arsimim-stër-vitjes me kontingjentet e kursantëve të përcaktuar për t’u trajnuar pranë SH.T-së, sipas niveleve të kurseve.

Sot atje ka një trupë pedagogjike me moshë relativisht të re, shumica krahas përfundimit të kësaj shkolle janë arsimuar dhe në perëndim, dhe këtë përvojë e kanë shtrirë në çdo qelize të kësaj shkolle.

Më të vjetrit këtu janë pedagogu i armatimit detar Jashar Licaj, i lundrimit dhe astronomisë, Fatmir Kalemi, shefi i Departamentit detar Eduard Jeminaj, ndërsa kuadrot e tjerë Dritan Seraj,

Tomor Sinani, Ilirjan Kristo, G.Kicaj, A.Xhaferri, I.Aliaj, D.Beshtika, F.Licaj, A.Mici, E.Celaj, etj, i përkasin brezit më të ri të kësaj shkolle; rol të rëndësishëm në realizimin e programit kanë dhe n/oficerët B.Fasllia, A.Bido, Q.Allkaj, D.Ago, L.Demaj, etj.

Theksojmë se në kushtet e sotme, kur Roja Bregdetare është duke kon-soliduar rolin e saj udhëheqës ndërm-jet agjencive ligjzbatuese, Shkolla e Trupës do të ketë një rol të ri në këtë strategji.

Ajo duhet të kthehet në një institu-cion trajnues për personelin e agjencive ligjzbatuese, sepse arritja e ndërve-primit midis agjencive ligjezbatuese kërkon trajnim dhe stërvitje të përbash-kët, të harmonizuar dhe ndërmjet tyre, si dhe krijimin e një baze doktrinore të përbashkët me agjencitë e tjera ligjzbatuese, ndaj ajo do e kryente më mirë këtë mision duke qenë në varësi të Forcave Detare.

Nga viti 1961 deri në vitin 2011, Shkolla e Detarisë ka përgatitur një armatë të terë kuadrosh prej 942 vetash, nga të cilët 721 kuadro të FD, 144 kuadro të Flotës Tregtare dhe 77 kuadro të Flotës së Peshkimit.

Këta kuadro me njohuritë dhe af-tësitë e fituara në shkollë, si mjeshtër të artit të lundrimit e teknikës së mjeteve lundruese, kanë arritur të drejtojnë me kompetence profesionale anije, reparte, shërbime, baza detare, flotilje, insti-tucione detare, në të gjithë strukturën organizative që ka pasur Flota jonë Detare, Tregtare dhe ajo e Peshkimit.

Njëherësh me dijet e përvojën e tyre kanë përgatitur me mijëra marinarë të detyrave nga me të ndryshmet që i kanë dhënë jetë transportit detar në vendin tonë.

Në këtë kuptim kuadrot e dalë në vite nga kjo ndërtesë që konstruktorët i kanë dhënë jo pa qëllim formën e një anije, janë pasuri kombëtare e pa-

çmuar, që duhet vlerësuar moralisht dhe financiarisht për atë çka i kanë dhënë ekonomisë, diplomacisë dhe mbrojtjes së vendit.

Vërtet kjo shkollë ka qenë një familje e vogël, në klasa dhe mjedise, por ajo në vite ka nxjerrë me qindra bij që ju përkushtuan deteve, oqeaneve, duke lenë kujtimet dhe përshtypjet më të mira në mbarë globin, ndaj kjo shkollë ngelet e lavdishme në memorien e pop-ullit tonë dhe brezat që do vijnë më pas do përulen krenarë në dyert e saj.

Ajo tashmë e ka shkruar historinë e saj me vepra, me sakrifica të panumërta në mijëra milje lundrime; me misionin e saj fisnik e humanitar, duke nderuar e valëvitur flamurin kuq e zi, kudo që kanë lundruar ish-studentët e Akade-misë Detare Vlorë.

Në ceremoni përshëndeti dhe një nga ish-themeluesit dhe pedagogët e parë të kësaj shkolle, zoti Qemal Hysi, i cili solli para pjesëmarrësve kujtimet e atyre ditëve të lavdishme kur kjo fidan-ishte hodhi hapat e parë, dhe më pas me motivacionin “Për kontribut të shquar në përgatitjen e personelit të FD” ju dha medalja e “Shërbimit” ish-kuadrove të kësaj shkolle Q.Hysaj, I.Velcani, A.Bej, S.Hyska dhe E.Danaj.

Ky aktivitet i krijoi mundësinë qindra kuadrove detarë të takohen mbas shume vitesh, të takojnë shokët e kursit, të brezit të tyre, të kujtojnë me nostalgji vitet kur u përgatitën si detarë të ardhshëm; -kishte mjaft tre-gime, copëza jete, histori të veçanta në këtë ceremoni mbresëlënëse ku nuk munguan dhe lotët.

Për organizimin dhe zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm ndihmuan disa nga kuadrot qe kanë përfunduar këtë shkollë dhe tani drejtojnë agjencinë detare “Globus-R, kompaninë e mjeteve detare Sh.a, në Durrës, “Marina Line” dhe “Aulona-pesh” në Vlorë.

Shefqet Kercelli

160 Fehmi Sali Karasani161 Sabri Bajram Ferati162 Xhevdet Rakip Nurja163 Ndrek Nikoll Pjetri164 Thoma Andrea Kromidha165 Luan Dalip Jangulli166 Dilaver Estref Mançe167 Rexhep Izet Xhemalallari168 Bashkim Novrus Aliko169 Lutfi Ahmet Hasmegaj170 Petrit Latif Alla171 Hysen Rifat Labinoti172 Demir Taip Tafa173 Pushkin Nasif Hajdini174 Spiro Kristo Zingo175 Yzeir Asllan Çoniku176 Xhevdet Ferik Sulaj177 Xhevit Avni Veshi178 Fatos Josif Dhroso179 Ago Bido Bakollari180 Jemin Kasem Musa181 Perparim Demir Demcollari182 Jaho Njazi Voshtina183 Osman Arif Azisllari184 Vladimir Vangjel Tashi185 Vladimir Arshi Kokona186 Agron Bilal Paruca187 Luan Nevruz Saliko188 Spiro Gani Bashaj189 Veli Hasan Alliaj190 Bajram Fejzo Kapo191 Agim Tefik Mejdiaj192 Engjellushe Idriz Ali(Shehu)193 Zyhdi Mexhit Pasholli194 Edmond Avdo Thanasaj195 Adem Gurë Ciceri196 Fuat Ismail Dervishi197 Gjergji Kosta Zguro198 Demokrat Nako Anastasi199 Mehdi Muharrem Kollçaku200 Spiro Sulo Ferraj

201 Bajron Aqile(Arqile Kondi202 Bashkim Xhavit Malasi203 Kujtim Xhafer Metaj204 Maksim Zigur Canaj205 Nikollaq Miti Naqellari206 Sami Isuf Gjonaj207 Qazim Sali Sallo(Salla208 Laver Rezo Goxhaj209 Bujar Idriz Çoba210 Fatos Pando Rrumbullaku211 Dhoksia Vasil Valera212 Vishinski Hasan Brati213 Vasil Mitkë Lapi214 Thanas Llambro Duka(Daka215 Rita Hydai Skenderaj216 Myfit Fetih Murati217 Ilia Koço Kuçuqi218 Izet Hajdar Çepa219 Fatmir Izet Hysi220 Hysen Rexhep Vrapi221 Fatmir Vesel Abazi222 Shefqet Zenulla Fejzo223 Vangjel Stavro Roshi224 Harallam Leonidha Vako(Voko225 Thanas Jorgo Brumbulli226 Ilirjan Mersin Baboçi227 Halil Hasan Brati228 Ymer Isak Kurti229 Agur Selfo Baxha230 Bejkush Feti Bocka231 Sali Sadik Dika232 Myseret Bektash Ramaj233 Faslli Hysen Mera234 Kujtim Ismail Lumani235 Lavderim Agim Suparaku236 Sadri Zeqir Gjonaj237 Bilbil Haxhi Shehaj238 Fatos Myslym Mustafaraj239 Halit Gani Hysenaj240 Isa Sadik Kociaj241 Jovan Palo Themeli

242 Lirjan Ferro Hysenaj243 Medin Veip Avdaj244 Neki Aqif Cipa245 Odise Ligor Qirici246 Tafan Hysen Tafani247 Aleksander Andrea Marko248 Bardhosh Bejdosh Breshanaj249 Daut Ismail Kryemadhi250 Eqerem Sulo Hajdinaj251 Fatmir Iljas Peci252 Bardhyl Zylyftar Dyrmishi253 Agrom Tolo Rodi254 Jovan Pilo Qeleshi255 Xhelal Hamit Abazaj256 Xhelil Hamet Fezga257 Koco Nuci Jani258 Roland Ilo Lako259 Kol Rrok Lukaj260 Namik Hasan Rrapi261 Idris Hetem Musabelli262 Xhevit Halil Cela263 Dhimokrat Niko Zenjo264 Xhelil Subi Gaxhi265 Bashkim Dilaver Topciu266 Ismet Selim Isufi267 Hilli Llazi Mile268 Bardhosh Avdul Hitoaliaj269 Vero Miho Beta270 Aleks Lipi Cuko271 Ibrahim Jakup Troci272 Kujtim Iljas Hysaj273 Neki Beshir Rrodhe274 Isuf Hasan Guga275 Sokrat Llazar Veliu276 Pavllo Thimio Papa277 Xheladin Jakup Rraca278 Riza Korp Sula279 Naim Veli Tafani280 Hasan Hasan Bardhoshi281 Vasil Andrea Tafa 282 Jorgji Spiro Calja

283 Bardhul Ali Cullhaj284 Xhevair Tosum Mane285 Veip Qamil Fejzullah286 Avdulla Belul Menaj287 Beqir Ymer Draci288 Musa Hamit Ramaj289 Jakup Ahmet Karameta290 Xhemal Maksut Tahirllari291 Qazim Alush Myrta292 Mehmet Mustafa Sinani293 Pandeli Ndino Kondi294 Shaqir Ali Elezaj295 Llukan Pano Prifti296 Hajri Rushit Hoxha297 Shefqet Hasan Mehmeti298 Sotiraq Asimaq Zoto299 Fatri Abdulla Bala300 Filip Rafail Marku301 Arshi Muharrem Mamaj302 Lutfi Osman Xhaferi303 Ali Bajram Koceku304 Xhuvi Vangjel Filipi( Poda)305 Ilir Islam Alla306 Pasho Daut Osmanllari307 Qemal shaban Harizi308 Nexhip Selman Bashllari309 Xheladin Arif Zhari310 Veniamin Sotir Sota311 Riza Isa Lloshi312 Qamil Zyber Tafani313 Qamil Halim Zani314 Demir Xhelo Leka315 Jorgji Kostandin Demiri316 Enver Veli Palloshi317 Kujtim Veip Bejko318 Gani Sali Shebeku319 Demir Veis Fidani320 Bujar Nuri Veizi321 Kadri Mesut Kulla322 Gaqo Thanas Thomaj323 Riza Arif Murati

324 Hasim Hajdar Shahini

325 Hyqmet Ismail Shypheja

326 Kujtim Ymer Gjata327 Muhamet Demir Bode

328 Neki Feim Kodra

329 Neki Hatem Zotkaj

330 Qemal Sefer Tabaku

331 Shyqyri Taip Toska

332 Qemal Mehmet Çekrezi

333 Nevrus Avdyl Fejzo

334 Mustafa Bezat Nasufi

335 Stavri Tahir Liçi

336 Hysen Mahmut Shkrepi

337 Todi Llambi Duqe338 Isa Demir Tafani339 Neim Fiqiri Xhafaj

340 Rrapi Gori Dhima341 Hajredin Hysni Sinani342 Hasan Dalip Shehu

343 Fahri Xhuma Imaku

344 Imer Nezir Kaja345 Kapo Rahman Resulaj346 Sami Harif Fezollari347 Qemal Maliq Nikolli

348 Qani Hago Bejdo349 Jakup Sabri Tafa

350 Sali Arif Shirka351 Muharrem Shefit Hysaj352 Maksim Andrea Mone353 Shkelqim Dane Osmani354 Piro Koço Pano355 Nezir Abaz Sulmetaj356 Musli Ramë Matoshi357 Hysen shaban Sallaku358 Bashkim Lutfi Tahiri359 Hysen Niazi Pasho360 Flori Haki Shehaj

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 201112 nato

Ne konfirmojmë vendimin e marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior një javë më parë. Operacioni ynë në Libi përfundon më 31 tetor dhe nëse është e nevojshme ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi kërcënimeve ndaj civilëve

Deklarata e Këshillit të Atlantikut të Veriut mbi Libinë

Këshilli i Atlantikut të Ver-iut u takua me partnerët e operacionit Mbrojtësi i Unifikuar për të vlerësuar

situatën në Libi. Këshilli ra dakord që operacionet ishin shumë afër përfun-dimit dhe mori një vendim paraprak për t’i dhënë fund operacionit më 31 tetor. Këshilli ra dakord që NATO të përfundojë operacionin, gjatë së cilës periudhë NATO do të monitorojë situatën dhe do të mbajë kapacitetin për t’iu kërcënimeve ndaj civilëve, nëse është e nevojshme. Partnerët e operacionit Mbrojtësi i Unifikuar ranë dakord me këtë deklaratë.Deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për fun-din e misionit në Libi

Ne konfirmojmë vendimin e marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior një javë më parë. Operacioni ynë në Libi përfundon më 31 tetor dhe nëse është e nevojshme ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi kërcënimeve ndaj civilëve. Ne kemi përputhje të plotë me mandatin historik të Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur popullin e Libisë, për të zbatuar zonën e ndalim-fluturimit dhe embargon e armëve. Operacioni Mbrojtësi i Unifikuar është një nga më të suksesshmit në historinë e NATO-s.

Ne e nisëm këtë operacion kom-pleks më shpejt se kurrë më parë. Ne e kryem atë në mënyrë efektive, fleksibël dhe me shumë partnerë nga rajoni e më gjerë dhe ne po e përfun-dojmë atë në mënyrë të kontrolluar, sepse puna jonë ushtarake tani u krye. Unë dua të falënderoj komandantët tanë dhe ushtarët tanë për kryerjen e këtij misioni në mënyrë të suk-sesshme, me kujdes e përkushtim të madh. Kjo është fitorja e tyre. Sigur-isht, ata kanë ende shumë punë për të bërë, për të ndërtuar një Libi të re të bazuar në pajtimin, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, pra një Libi demokratike për të gjithë popullin e saj. Bota është me ta dhe NATO është e gatshme t’i ndihmojë nëse do jetë e nevojshme. Për të ndihmuar reformat

Përfundon me sukses misioni i NATO-s në Libi

e Libisë, institucionet e sigurisë e të mbrojtjes duhet të mbeten të lira e të sigurta. rikthimi në shkolla

Kjo mund të tingëllojë e çudit-shme, por jeta e fëmijëve në Tripoli ka qenë mjaft e vështirë muajt e fun-dit. Dhuna që përfshiu rrugët i detyroi fëmijët të mbylleshin në shtëpi për sigurinë e tyre. Tani që shkollat janë hapur përsëri, fëmijët u rikthyen nëpër klasa. Në shkollën Fayha ka shumë padurim për të parë miqtë e vjetër përsëri. “Ne dëshironim të shkonim në shkolla dhe t’ju rikthe-heshim aktiviteteve, por ato ishin të mbyllura”, tha Hedaia, trembëdhjetë

vjeç. Ndërsa Bader, një vit më i vogël tha: “Mua më pëlqen të studioj e të shkoj në shkollë, ka gjëra mjaft argëtuese e disiplinë. Më pëlqen më shumë se sa të rri në shtëpi. Kapërcimi i traumave të fundit

Rikthimi në shkolla është një largim nga traumat e fundit që fëmi-jët e Libisë kanë përjetuar dhe është mjaft e rëndësishme që një ndjenjë normaliteti të kthehet pas kaq shumë muajsh pasigurie e konfliktesh. Megjithëse me një bazë të kufizuar, këta fëmijë mund të vijnë këtu e të vazhdojnë mësimin në kompjuter dhe të studiojnë subjekte si matematika, muzika e arti. Në një klasë gjatë orës

së artit, fëmijët vizatojnë qetësisht. “Unë mendoj se ata po përfitojnë nga arti dhe po vizatojnë me entuziazëm dhe nuk ka kufizime për ta” tha Na-dia, mësuesja e tyre. “Madje dhe ata që kanë mentalitetin dhe prindërit e të cilëve janë ende në favor të regjimit të vjetër, mund të shprehin çdo gjë që duan”.

Numri i nxënësve sa vjen e rritet, me gjithë luftimet në zonën e Sleem Abu, e cila njihet ende si zonë që përmban njerëz besnikë ndaj Gedafit, të cilat po ulen në mënyrë të ndjeshme. Pavarësisht kësaj, ndjenja e lirisë përshkon çdo nivel e brez të jetës së Libisë. “ka pasur një ndjenjë frike kur Gedafi na qeveriste, por tani ekziston liria e plotë”, tha Salma, katërmbëdhjetë vjeç. “Ne tani kemi të drejtën e fjalës e të mendimit. Unë tani e ndjej se jam një libiane e lirë e ulur përballë një kamere dhe flas lirisht dhe mund të them çdo gjë që dua, pa vija të kuqe”.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bën udhëtimin historik në Libi

Rasmussen po bën një vizitë histo-rike në Libi, e para vizitë si Sekretar i Përgjithshëm. Vizita shënon për-fundimin e përfundimit të operacionit Mbrojtësi i Unifikuar në Libi, i cili mbaroi mesnatën e 31 tetorit, pikër-isht shtatë muaj që kur filloi. Rasmus-sen takoi Mustafa Abdul Jalil, kryetar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit

dhe anëtarë të tjerë të udhëheqjes së Libisë së re. Ai gjithashtu u takua me të rinjtë dhe përfaqësues së shoqërisë civile të Libisë. Në një konferencë për shtyp me kryetarin Abdul Jalil, Sek-retari i Përgjithshëm përgëzoi popul-lin libian, duke deklaruar se “Libia është më në fund e lirë nga Bengazi në Brega, nga Misrata deri tek malet e Nafusës dhe Tripolit. Guximi, vendosmëria dhe sakrifica juaj e kanë transformuar këtë vend dhe kanë ndi-hmuar në ndryshimin e rajonit”. Ai tha se ishte krenar për rolin që luajti NATO dhe partnerët e saj, shumë nga rajoni. “Një kapitull i suksesshëm i historisë së NATO-s përfundoi, por ju po filloni të shkruani një kapitull të ri të historisë së Libisë. Një Libi e re, e bazuar në lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe pajtimin. Rasmussen tha se aleatët e dinë nga përvoja se “liria e fituar sjell shpresa e pritje të mëdha dhe puna e vështirë për t’i bërë ato të vërteta ka filluar”. Ai tha se NATO mund të ndihmojë me ndërtimin e institucio-neve të mbrojtjes e të sigurisë, nëse kërkohet. Gjithashtu, ai shpreson se një Libi demokratike mund të hyjë në rrethin e partnerëve të NATO-s “një ditë”, nëse kjo është dëshira e popullit libian.Përfundon misioni i fundit ajror i operacionit Mbrojtësi i Unifikuar

Më 31 tetor një avion i kontrol-lit dhe i alarmit ajror të NATO-s (AWACS), bëri fluturimin e fundit të operacionit Mbrojtësi i Unifikuar. Me këtë, një kapitull i suksesshëm në his-torinë e NATO-s përfundoi. Që nga fillimi i këtij operacioni, forcat ajrore të NATO-s kanë kryer mbi 26.500 fluturime, duke përfshirë mbi 9.700 sulme për të mbrojtur popullin libian nga sulmi apo rreziku i tij. NATO AWACS ka kryer funksionin e rëndë-sishëm të komandimit e të kontrollit të të gjitha pasurive ajrore të NATO-s që operonin në Libi. Kjo përfshinte lëshimin e urdhrave në kohë reale dhe mbikëqyrjen e avionëve luftarakë të Aleancës, avionëve zbulues, furni-zuesve të ajrit ose mjeteve ajrore pa pilot. NATO AWACS ka mbështetur dhe anijet e nëndetëset që zbatonin embargon e armëve kundër Libisë, duke siguruar një mbikëqyrje ajrore. Më 1 nëntor 2011, të gjitha AWACS të NATO-s u kthyen në bazën e tyre ajrore në Geilenkirchen, Gjermani. Të gjithë avionët e tjerë, anijet e nën-detëset që kontribuuan në këtë mision do të kthehen në shtëpi, në komandën e tyre kombëtare.

Alba Musaraj

rasmussen: Qytetarët e veriut të bashkëpunojnë me KFOr-in

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, An-ders Fogh Rasmusen, u ka bërë thirrje

qytetarëve lokalë në veri të Kosovës që të bashkëpunojnë me forcën paqeruajtëse të Aleancës së Atlantikut të Veriut – KFOR – në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e negociuar për problemet atje. Rasmus-sen i ka bërë këto komente duke folur në një konferencë për shtyp në Bruksel, pas kthimit nga vizita e tij e parë në Libi.

I pyetur për situatën në veri të Kosovës,

Rasmussen ka thënë: “Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar. Unë shpreh keqardhje për një situatë të tillë”. Sipas tij, komandantët e KFOR-it në terren po orvaten të gjejnë zgjidhje paqësore për problemin. Ai ka thënë se është në mandatin e KFOR-it që të sigurojë lirinë e lëvizjes, jo vetëm për ushtarët e misionit, por edhe për qytetarët e Kosovës. “Komandantët po orvaten të gjejnë zgjidhje të negociuar. Ne kemi

besim të plotë në shkathtësitë e tyre. U bëj thirrje qytetarëve lokalë në veri që të bashkëpunojnë, në mënyrë që të gjen-det një zgjidhje paqësore”, ka porositur shefi i NATO-s. Ndërkohë, diplomatë të NATO-s në Bruksel kanë thënë se me va-zhdimin e situatës në veri të Kosovës, ka filluar të rritet edhe frustrimi në bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj, ata i kanë ftuar të gjitha palët e kyçura në këtë problem që të jenë konstruktive. Disa diplomatë

të NATO-s kanë përkujtuar se, ndonëse KFOR-i ka në mandat sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe krijimin e një ambienti të sig-urt, janë edhe faktorët e tjerë të politikës e të sigurisë në Kosovë e përreth që duhet të ndikojnë. Ata po ashtu kanë thënë se nuk duhet nënvlerësuar edhe aspekti politik i këtij problemi. Prandaj, kanë ftuar zyrtarët që të përmbahen nga deklaratat nxitëse dhe të kontribuojnë më shumë në uljen e tensioneve.

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13academicuS

Turqia është në qendër të zonës ekonomike dhe poli-tike të quajtur “Eurazia”, ku kryqëzohen lindja me

perëndimin. Në ditët e sotme, ajo po merr dimensione te reja dhe po ndikon ndjeshëm në politikën globale. Kjo gjë po ndodh falë lëvizjeve në politikën e brendshme dhe të jashtme të saj. Që prej ardhjes në pushtet te Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, politika turke duket se po sheh më shumë drejt lindjes. Nga njëra anë, duket sikur Turqia është e kondi-cionuar nga politika evropiane të veprojë në këtë mënyrë, ndërsa nga ana tjetër, Turqia e konsideron veten të aftë për t’u përballur trendet me reja globale.

Përveç se Turqia e konsideron veten të tillë, në të njëjtën kohë diplo-macia botërore e sheh të rëndësishme se duhet të ndërhyjë teksa vëren këto ndryshime. Franko Fratini deklaron se një nga elementet themelore të strategjisë për të zgjidhur pozitivisht marrëdhënien ndërmjet demokracive tona dhe botës islame është hapja me Turqinë. Kështu pra, Fratini e radhit hapjen e perëndimit ndaj Turqisë ndërmjet universalizimit të të drejtave, një politike emigracionit të përbashkët dhe vijimin e luftës kundër terrorizmit. Ja, çfarë rëndësie ka Turqia. Është një shembull i unik i islamizmit të moderuar dhe vokacionit evropian. Bashkimit Evropian i “mungon” vizioni

Disa muaj më parë, ministri i Financave të Turqisë Mehmed Sim-sek në një intervistë në programin Hardtalk në BBC deklaron se “Turqia është një aset për Evropën dhe jo një detyrim i saj”.

Turqia ka hapur bisedimet për përfshirjen ne BE që në vitin 2005, por disa nga vendet anëtare e kundërshtoj-në këtë dhe bisedimet kanë ngecur. Në programin e BBC, z. Mehmed Simsek shprehet se vendi i tij po krijon lidhje më të ngushta politike dhe ekonomike me vendet arabe, Rusinë dhe Iranin. Mirëpo, në mënyrë diplomatike, ai thotë se “anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kryesor”.

Në fakt, është vënë re se Turqia po rizbulon avantazhet e lidhjeve me fqinjët, megjithëse konstatohet një lloj mosaprovimi nga BE-ja. Duket se Turqia po zhvendos gradualisht pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Simsek kritikon BE-në, duke thënë se “i mungon tashmë lidershipi që ta shikojë Turqinë nga një perspektivë tjetër, sepse Turqia është një aset për Evropën dhe jo një detyrim (peng) i saj (siç u përmend edhe më sipër)”.

Pra, Ankaraja është e zhgënjyer nga qëndrimi i tanishëm i Bashkimit Evropian. Duket se Turqia është e padëshirueshme të paktën nga disa qarqe dhe natyrisht krijohet një lloj zhgënjimi i politikës turke. Duke qenë se politika është vibrante, Turqia kërkon pozicionin që meriton dhe rrjedhimisht, ajo po përmirëson

Fuqizimi i Turqisë dhe impakti i saj në

arenën ndërkombëtare

Turqia: ku po shkon?

ma Blendi lami

dhe zhvillon lidhjet me fqinjët, me vendet arabe, me Rusinë, me Iranin. Megjithëse Simsek thotë se “Turqia synon t’i bashkohet BE-së, jo sepse kemi maninë t’i bashkohemi BE-së si një ‘club’, por Evropa konsid-erohet si referim apo ankorim për transformimin politik dhe ekomomik të Turqisë. BE-ja ka qenë motori i ndryshimit të vendit.”

Është më se e vërtetë se Turqia ka bërë një progres domethënës në lidhje me zbatimin e të drejtave themelore dhe lirive të individit, po ndjek stan-darde të demokracisë, po ndërton institucione më të qëndrueshme etj. Kështu që Turqia ka përfituar shumë nga lidhja me BE dhe “ne,” thotë Ministri, “dëshirojmë të vazhdojmë këtë transformim. Është në të mirë të popullit turk”.

Turqia aktualisht po dominohet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvil-lim me rrënjë në lëvizjen islamike politike. Kështu që natyrisht ka prirje për të shikuar drejt botës islamike në vend të lidhjeve me Uashingtonin dhe Brukselin. Z. Simsek shprehet se “kjo është pjesërisht e vërtetë. Nga njëra anë, duhet të themi që fqinjët tanë janë lënë pas dore për dekada me radhë. Drejtimi i Turqisë drejt Perëndimit nuk mund të bëhet pa marrë në kon-sideratë vendet fqinje dhe arabe.” Turqia po merr shumë në konsideratë bashkëfqinjësinë e mirë.

Duke u gjendur në këto rrethana, duket sikur aleatët perëndimorë kanë dashur që Turqia të mënjanohet nga politika e këtyre fqinjëve dhe të qën-drojë neutrale ndaj fqinjëve. Ndërsa Simsek shprehet se “Nuk jam i sigurt

për këtë, por ndoshta ky ka qenë mesazhi i perceptuar ose ndoshta kjo ka qenë mënyra se si Turqia ka synuar të shkëputej nga e kaluara”. Siç dihet, Turqia është krijuar mbi rrënjët e perandorisë otomane. Ishte një perandori e madhe me shumë kombe dhe shumë fe. Sigurisht që Turqia e Re ka pasur gjithmonë në objektivat e saj afatgjatë hyrjen në BE, hyrjen në Perëndim, qasjen e standardeve perëndimore – standarde të jetesës, standarde perëndimore të demokracisë, standarde evropiane të gjithanshme. Kështu, çfarë po ndodh është se PZHD po bazohet në rrënjët historike. Këto janë vlerat dhe traditat familjare konservative që e lidhin me të kaluarën. Por, nga ana tjetër, po të marrim në konsideratë ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare, Turqia është liberale, e hapur, progresive. PZHD ka vazhduar dhe nxitur të gjitha ato reforma në lidhje me hyrjen e Turqisë në BE (siç do të detajohet më poshtë në seksionin “Saga turke drejt BE-së”).

Deri më 2004, shumë vende e konsideronin hyrjen në BE si objek-tivin parësor. Turqia ka bërë ç’është e mundur që të përmbushë kriteret e Kopenhagenit (Kriteret e Kopen-hagenit janë rregulla që përcaktojnë nëse një shtet përmbush kriteret për t’u përfshirë në BE. Kriteret theksojnë se një shtet duhet të ketë institucione që të mund të mbështesin qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut, të ketë një ekonomi tregu funksionale dhe të pranojë detyrimet ndaj BE-së. Këto kritere të anëtarësimit u përcak-tuan në qershor 1993 nga Këshilli i Evropës në Kopenhagen – nga ku u mor edhe emërtimi). Të flasësh për kriteret e Kopenhagenit është pak teknike, por për hyrjen në BE duhen përmbushur 35 kapituj, Turqia ka

punuar vetëm me 13 prej tyre. Dhe në lidhje me çështje si Qiproja vihet re një bllokim i situatës. Pra, shihet se Turqia sikur i ka ngrirë marrëdhëniet me BE. Mbi këtë çështje delikate Ministri diplomatikisht thotë se “është pjesërisht e vërtetë”. Dhe ai nënvizon disa fakte:

1. Politikat e zgjerimit kanë qenë ekstremisht të pafavorizuara. Ka pasur shumë debate në Evropë pas përfshirjes së 12 vendeve. Evropa duket “e lodhur” me këtë përfshirje të gjerë.

2. Turqia nuk duhet të konsidero-het një kandidate “e rëndomtë”

3. Turqia është gatshme të hapë pothuajse të gjithë 35 kapitujt; komi-sioni nuk ka kërkuar hapjen e disa prej kapitujve. Turqia është gati, por Evropa nuk është e gatshme.

4. Kancelarja Merkel dhe presi-denti Sarkozi kanë deklaruar se Turqia nuk mund të ketë përfshirje të plotë - mund të ketë partneritet të privilegjuar në disa fusha të për-bashkëta ekonomike. Pra Turqia nuk mund të ketë anëtarësi të plotë.

5. Evropa ka nevojë për Turqinë, po aq sa Turqia ka nevojë për Ev-ropën. Duket sikur Turqia dëshiron t’i shmangë teknikalitetet dhe përçon mesazhin se “ne jemi një ekonomi e fortë, na thirrni kur të keni nevojë për ne”.

6. Një studim nga Goldman (In-stituti i Tregjeve Globale në Goldman Sachs ofron shërbime konsulencë në një niveli të lartë ndaj politikëbërësve, politikave ekonomike dhe investimeve në të gjithë botën) disa vite më parë – ekonomia turke radhitet më e madhja në Evropë pas UK dhe Rusisë në 2050 dhe e nënta në botë.

Dhe konkluzioni i debatit vijon me fjalët që vetëm një politikan i një shteti të fuqishëm i deklaron në BBC:

“Turqia është dinamike, Turqia është një aset. Nëse Evropa dëshiron të krijojë lidhje në fushën politike, ekonomike, ushtarake do të ketë nevojë për Turqinë.” saga turke drejt Bashkimit Evropian

Aplikimi i Turqisë për t’iu bash-kuar Bashkimit Evropian është bërë më 14 prill 1987. Turqia ka qenë kan-tidade për bashkimin në Komunitetin Ekonomik Evropian (sot formatuar në Bashkimi Evropian) që në vitin 1963 (“Marrëveshja e Ankarasë”). Në fakt, lidhjet me Evropën datojnë edhe më herët me futjen në Këshillin e Ev-ropës në vitin 1949; ka qenë një nga themelueset e Organizatës për Bash-këpunim dhe Zhvillim më 1961 dhe ka qenë kandidate e Bashkimit Evro-pian Perëndimor që prej vitit 1992. Turqia ka firmosur Marrëveshjen e Doganave me BE-në më 1995 dhe është pranuar me anëtarësi të plotë të saj më 12 dhjetor 1999 në samitin e Helsinkit të Këshillit Evropian. Negociatat për përfshirje në BE kanë filluar më 3 tetor 2005 dhe procesi, në rast se priret në favor të Turqisë, mund të zgjasë të paktën edhe një dekadë. Siç u përmend anëtarësimi i plotë është kthyer në një debat të ashpër në lidhje me zgjerimin e tejmë të Bashkimit Evropian.

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 201114 libri

Në sallën e QKMBM-së, në prani të miqve shokëve, kolegëve krijues e in-terpretues të humorit u

zhvillua promovimi i librit të shkrim-tarit të humorit Agron Goga. Në të nuk munguan edhe emra të njohur të skenës e ekranit si: Bujar Kapexhiu, Tinka Kurti, Zerina Kuke, Natasha Sela, Sulejman Dibra, Arjan Cu-liqi, Anton Cesari, Milto Kutali, Rita Lati, Gazmend Paja, Vangjel Kozma e shume te tjerë. Fillimisht për të pranishmit u shfaq një video montazh me krijimtarinë më të mirë të këtij autori në vite veçanërisht të disa prej telekomedive të shkruar prej tij. Më pas e morën fjalën skenaristi Vangjel Kozma,Thoma Goga,Ilir Kulla, Verdi Take etj. Ata vlerësuan krijimtarinë e këtij autori dhe i uruan suksese të mëtejshme në krijimtari. Moderator i këtij takimi ishte i mirënjohuri Vilson Gjoca. Agron Goga është skenar-ist shumë telekomedive shqiptare ku kane interpretuar aktorë më të mirë të humorit si Behar Mera,Rita Lati,Fadil Hasa, Vasillaq Vangjeli, Muharrem Hoxha,Veli Rada, Mar-jana Kondi,Stefan Prifti, Edmond Halili etj. Mund të përmendim telekomeditë “Sherrxhinjtë”, Qej-flinjtë”, “Për një kokërr fik”, Një nuse nga jashtë” Bobi etj. Ai është autor i katër vëllimeve me tregime satiro-humoristike; “Vetëvrasja e gomarit”,Si nuk u ngrit një bust për mua”, “Për një çikëz Amerikë”dhe së fundi “Lajthitje pleqërie”. Ai ka bashkëpunuar me shume sukses edhe me spektaklin e portokallisë duke shkruar për personazhe të tille si; xha Temen, Jorgaqin, Anene, Terryn etj. Ky është libri i katërt i autorit.

Promovohet libri me tregime “Lajthitje Pleqërie”

Autori Agron Goga: Ky vëllim besoj të jetë një tjetër kontribut në fushën e letërsie humoristikeVetë autori Agron Goga thotë që libri i ri, ”Lajthitje pleqërie” është një përmbledhje prej 11 tregimesh. Në të trajtohen me nota humori fenomene të ditës si: deformimet historike, tjetërsimi i karakterit të njerëzve, marrëdhëniet shoqërore, familjare, ku pleksen interesa pronash, pa-surish, financash, etj, servilizmi,

paaftësia, korrupsioni,etj. Besoj dhe shpresoj që ky libër të jetë një tjetër kontribut në fushën e letërsisë humoristike. Njerëzit kanë nevojë të qeshin. Unë e bëra detyrën time, tani fjalën e kane lexuesit të cilët shpresoj që ta pëlqejnë. Falënderoj redaktorin e librit z. Thoma Goga si dhe karikaturistin Kosta Raka për

punën e mirë në këtë libër si dhe shtëpinë botuese Emal”.shënimi i redaktorit të librit Thoma Goga

Vëllimi i ri me tregime satiro-humoristike “Lajthitje pleqërie” me autor Agron Goga që promovohet, është i katërti në radhën e librave të këtij autori dhe të këtij lloji. Edhe pse janë të të njëjtit zhanër, ata i bënë të veçantë mënyra e ndërtimit, personazhet që lëvizin, subjektet e qëmtuara nga jeta e përditshme, batutat që sjellin të qeshura etj. Gjatë kohës që redaktoja këtë libër më vinin vërdallë herë një veteran i cili nuk mund ta fajësosh për rrëfimet e tij para nxënësve sepse në fund të fundit thoshte të vërtetën. Ai bëhet pak qesharak jo për ato që thotë vetë por për ato që kanë thënë të tjerët para tij. Pra, historia e shkruar ndryshe tingëllon qesharake. Përje-toja brengën e një ish-ushtaraku të nderuar që dilte çdo dite të gjente ndonjë punë të rëndomtë, apo të një tjetër ushtaraku si “biçim” komisari” mediokër që bënte propagandën në ushtri. Edhe ju kur të lexoni këtë vëllim do të ndjeni edhe pak neveri për ca pijanecë që nuk dinë c’thonë e nuk dinë c’bëjnë sepse mendjen ua ka marrë rakia. Domosdo do të ndjeni edhe pak dhimbje për atë burrin e nderuar që djemtë i erdhën nga jashtë shtetit vetëm kur babai u bëri mesazh për të ndarë tapitë, apo për ndonjë personazh të moshuar që në vend të celularit kishte marrë me vetë tekomandën e televizorit. Të jetë punë pleqërie?! Por prapë nuk mund ta fajësojmë atë sepse lajthitje të tilla u ndodhin të bëjnë edhe më të rinjtë. Nuk keni dëgjuar që disa vajza gjimnaziste në vend të stilolapsit për

të mbajtur shënime marrin kalemin për të bërë retushin e syve, apo disa të rinj që sapo marrin çelësat e makinës, nuk dinë ku lënë çelësat e shtëpisë. Nejse. E kemi fjalën te libri i cili kulmon me tregimin e fundit që afrohet në kufijtë e një novele. I vetmi personazh që e njihja dhe më njihte ishte xha Temja, kjo figurë emblematike për nga ndërtimi, ky karakter interesant që edhe në këtë libër vjen me të papriturat e tij. Au-tori me një gjetje interesante vë në lëvizje farefisin e Xha Temes i cili lë si amanet të fundit para vdekjes që në arkivol t’i vënë një celular “aifon” si ai i reklamës. Gati sa nuk thuhet Xha Temja mbase e donte celularin për të folur ndonjëherë edhe më ato dashnoret e shumta që në rrëfimet e mëparshme ishin imagjinare. Libri ka gjuhë të thjeshtë, dialog dinamik pa teprime, fraza gjithashtu dallohet për sintaksë të kuptueshme. Dhe meqenëse ky libër do të bëhet objekt thashethemesh në moshën e tretë, autori dhe redaktori vendosëm që edhe germat t’i kishte më të mëdha. Kaq kishim në dorë. Vlerësimin e keni në dorë ju. Duke kaluar nga njëri tregim te tjetri hasim situate komike dhe jo vetëm të tilla, por edhe shpotitëse, thumbuese të cilat na bëjnë të mendohemi më thellë. Mosha e tretë ka kusuret e saj, por ndaj moshës së tretë kanë kusuret e tyre mbi të gjitha shteti dhe pastaj shoqëria. Autori Agron Goga gjen një rast të veçantë për të promovuar këtë libër që përmbledh personazhe të moshës së tretë, duke e përjashtuar vetën kategorikisht nga ky grupim. Autori nguli këmbë ta nxirrte pikër-isht tani kur vetë mbushi 50 vjeç dhe siç thonë, tani fillon rinia e dytë…

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 2011 15vlerëSimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Ka-

luan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim a ësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat,

qytet, mal, fushë kodër, lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqedashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

Major Arben Sami Zyfi

Lindur më 26 dhjetor 1962 në Kavajë. Pas përfundimit të

shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1982 filloi studimet e larta në shkollën e bash-kuar të oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer edhe kurse kualifikimi: kursi

Major Astrit Hito Bega

Lindur më 1 shkurt 1964 në Dhemblen, Tepelenë. Pas për-

fundimit të shkollës së mesme në vitin 1983 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar, të oficerëve. Gjatë karrierës ka ndjekur kurse kualifikimi: kursi themelor i ofic-erit të shtabit, kursi për MADM në Suedi, kursi i funksioneve, kursi i menaxhimit krizave ndërkom-bëtare në Gjermani etj. Pas për-fundimit të arsimit të lartë nga viti 1986 e në vazhdim ka kryer

Major Aleksandër Liu Çala

Lindur më 10 shkurt 1959 në Hoxharë, Fier. Pas përfundimit

të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1979 filloi studimet e larta në shkollën e bash-kuar të oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kuali-fikimi: kursi themelor i oficerit

Major Anastas Kaco Kuta

Lindur më 12 shkurt 1962 në Kuçovë, Berat. Pas përfundim-

it të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1982 filloi studimet e larta në shkollën e bash-kuar të oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer edhe kurse kualifikimi: kursi themelor i oficerit të shtabit etj. Pas

Major Bardhyl Kaso Gosnishti

Lindur më 25 shkurt 1956 në Sukth, Durrës. Pas përfundimit

të shkollës së mesme në vitin 1977 fillon studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Në vitin 2000 kryen kursin mbi rolin e poli-cisë në zgjidhjen e krizës. Pas për-fundimit të arsimit të lartë nga viti 1981 ka kryer detyrat: instruktor taktike në Shkollën e Lirë Ushtar-ake në Librazhd, komisar batalioni në Br.K Librazhd, komisar bata-lioni në batalionin e sigurimit në Tiranë. Nga viti 1990 deri në vitin 1993 punon si gazetar në gazetën “Lu ëtari” (sot gazeta “Ushtria”). Në vitin 1993 nxirret në rezervë. Në vitin 2000 emërohet specialist për marrëdhëniet me publikun në Ministrinë e Rendit. Nga viti deri në vitin 2008 emërohet kry-eredaktor i gazetës “Ushtria”, më pas ka kryer detyrat: special-ist planëzimi dhe koordinimi në Drejtorinë e BCU në FT, specialist koordinimi në sektorin e struk-turës civile në Qendrën Operacio-nale të Mbrojtjes. Së fundi oficer për operacionet detare në QBO. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka një fëmijë.

Kapitene e Rangut III Albina Tahir Aliaj

Lindur më 24 qershor 1966 në Leskovik. Pas përfundimit të

shkollës së mesme në vitin 1984 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Gjatë kar-rierës ka ndjekur kurse kualifikimi: kursi themelor i oficerit të shtabit etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1988 e në vazhdim ka kryer detyrat: shefe karburanti, intendente e brigadës së ruajtjes së Portit Detar Durrës, intendente, komandante e togës logjistike në Shijak, intendente financiere, komandante togës furnizimit, specialiste prokurimi, shefe sek-retarie në Durrës, specialist fi-nance e prokurimi në Brigadën e Stërvitjes KDS, oficere shtabi për mbështetjen logjistike, specialiste shërbimi kontrata e furnizimit në degën logjistike të FD. Për kon-tributin e dhënë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga koman-danti i forcës. Është e martuar dhe ka një fëmijë.

detyrat: komandant i kompanisë flakëhedhëseve në Vlorë, shef i MADM Br.K në Sazan, 1992 shefi i MADM në RABD Vlorë. Në vi-tin 1996 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat; komandant kompanie, komandant batalioni MADM, shef planëzimi MADM, shef operacional, shef zbulimi e më pas oficer shtabi informacioni, oficer shtabi i operacioneve në Komandën Mbështetëse, specialist MADM në Br.L, shef seksioni oper-acional batalioni në Br.L. Gjatë kar-rierës është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe komandanti i forcës. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

të shtabit etj. Pas përfundimit të shkollës së lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyrat: sekretar në Br.K Tiranë, komisar baterie, zv. komandant baterie komandant ba-terie në Regjiment AKA në Tiranë. Në vitin 1996 nxirret në rezervë. Riemërohet komandant toge në vitin 2000 më pas kryen detyrat; shef i repartit të riparimit të arma-timit, komandant kompanie ripa-rimi, shef zbulimi, specialist për vlerësimin me mjete optike, shef i sektorit për vlerësimin e qitjeve në FA, oficer shtabi për gatishmërinë në FA, shef seksioni artilerie, raketa e radarë në KDS, shef i degës BCU në Forcat Ajrore. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.

përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1985 e në vazhdim ka kryer de-tyra të ndryshme: instruktor tak-tike në Shkollën e Lirë Ushtarake në Kuçovë, komandant batalioni, instruktor për punë operative, 1992 shef shtabi batalioni, 1994 koman-dant kompanie në Br.K në Kuçovë. Në vitin 1996 nxirret në rezervë. Riemërohet në vitin 1998 në de-tyrën inspektor MCR në Këshillin e Rrethit Kuçovë, kryetar i Degës së Mobilizimit Kuçovë, shef sektori rekrutimi në DM Berat. Në vitin 2004 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat; komandant i togës ruajtjes, oficer informacioni në KML, së fundi shef administrimit të dokumenteve në Qendrën e Rekrutimit Tiranë. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe komandanti i forcës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

themelor i oficerit të shtabit etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1985 e në vazhdim ka kryer de-tyra të ndryshme: komandant toge, komandant kompanie, komandant toge, komandant kompanie. Në periudhën 1996-1997 nxirret në rezervë. Rifillon karrierën në vitin 1997 duke kryer detyrat: teknik kompanie, specialist teknike, ko-mandant kompanie shtabi, oficer mirëmbajtje, shef operacioneve të mbështetjes, komandant kom-panie mirëmbajtjes. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe komandanti i forcës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

ushtriaE prEmtE, 4 nEntor 201116

Biz

a s

tr

ike

20

11