Upload
others
View
36
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: MAMI
PUNIM DIPLOME
TEMA: Roli dhe rëndësia e praktikave të sterilizimit në
sallat operatore si kushte për një lindje pa infeksione
Kandidatja: Mentori:
Zana Rudi Prof.Ass.Dr.Antigona Ukëhaxhaj
Gjakovë,
2018
2
Deklaratë studentore
Unë, Zana Rudi studente e Universitetit të Gjakovës”Fehmi Agani”- Fakulteti Mjekësisë nën
përgjegjësinë time deklaroj se punimi i titulluar ”Roli dhe rëndësia e praktikave të sterilizimit në
sallat operatore si kushte për një lindje pa infeksione” është punimi im original. E gjithë
literatura dhe burimet tjera që kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe
plotësisht të cituara. Nga fillimi deri në përfundimin e këtij punimi kam rrespektuar dhe jam
mbështetur në gjithë rregulloren për “Hartimin e Temës së Diplomës” të përcaktuar nga
Universiteti i Gjakovës”Fehmi Agani”.
Falenderimet
Gjatë këtyre viteve studimi, u jam mirënjohëse familjes që më ndihmuan dhe më qëndruan pranë
duke më përkrahur dhe mbështetur në çdo aspekt.
Falenderim i veçantë është për të nderuarën mentoren time Prof.Ass.Dr. Antigona Ukëhaxhaj e
cila me ndihmën e pakursyer ishte e gatshme për të më dhënë këshilla, sugjerime, përkrahje dhe
mendime për realizimin dhe përfundimin e punimit të temës së diplomës.Gjithashtu falenderoj
Dr.Nehat Kusarin për ndihmën e përzgjedhjes së literaturës. U jam mirënjohëse stafit udhëheqës
të Universitetit “Fehmi Agani” të cilët me përkushtim u munduan që dija e tyre të transmetohet
tek ne studentët.
Faleminderit të gjithëve!
3
Përmbajtja:
Abstrakti………………………………………………………………………………………….5
1.Hyrja……………………………………………………………………………………………6
1.1 I- Zbatimi i metodave për asepsë dhe antisepsë……………………………………………...6
1.2 Sterilizimi………………………………………………………………………………….....7
1.3 Përgatitja e instrumenteve, materialit lidhës dhe gjërave tjera për sterilizim……………….10
1.4 Dezinfektimi………………………………………………………………………………...12
1.5 Masat higjenike dhe kundërepidemike në institucionin shëndetësorë………………………15
1.6 II- Historia Sectio Caesareane…………………………………………………………….…16
1.7Indikacionet amtare dhe fetale në S.C……………………………………………………..…17
1.8 Kundërindikacionet në operacion cezarian…………………………………………………..17
1.9 III-Përgatitja psikoedukative e pacientës para operimit……………………………………...18
1.10 Formulari i informimit dhe ekzaminimit pre-operativë……………………………………18
1.11 Kujdesi intraoperator në sallën e operacionit……………………………………………….26
1.12 IV-Rregullat e përgatitjes së mjekut për sallë operatore……………………………………28
1.13 Teknika e higjenës së duarve……………………………………………………………….28
1.14 Teknika e veshjes së mantelit steril………………………………………………………...29
1.15 Teknika e e veshjes së dorëzave sterile.................................................................................29
1.16 V-Parandalimi i infeksionit………………………………………………………………....30
1.17 Parandalimi i infeksionit të plagës operatore……………………………………………….30
1.18 Infeksionet hospitalore……………………………………………………………………...30
1.19 Kontrolla……………………………………………………………………………………31
2. Qëllimi i punimit……………………………………………………………………………...32
3. Metodologjia………………………………………………………………………………….32
4.Rekomandimet………………………………………………………………………………...32
5.Përfundimi…………………………………………………………………………………….32
6. a)Rezyme……………………………………………………………………………………..33
b)Summary…………………………………………………………………………………...34
7.Literatura……………………………………………………………………………………...35
8.Biografia- CV………………………………………………………………………………....36
4
Shkurtesat mjekësore
Dekontaminimi-heqja e materialit organik ku arrihet ulja e nivelit të mikroorganizmave në
sipërfaqe të ndryshme.
Incision- prerje kirurgjikale
H202- Peroksid hidrogjeni
KMN04-Permangat kaliumi
HCl- Acidi klorhidrik
Akut-shpejtë
Cikatrike- është shenjë që mbetet pasi një plagë është shëruar
HELLP- Hemoliza, Melçia, Enzimat e rritura, Trombocitet e ulëta.
Epigastrike-pjesa e barkut të sipërm menjëherë pas stomakut.
Hipoksia- pamjaftueshmëri e frymëmarrjes
Lista e punimit
Foto 1.Salla operative në Kliniken Amerikane “Dr.Behar Kusari”
Fig 1. Lloji I zhvendosjes së gravitetit (autoklavë)
Foto 2. Instrumentet kryesore mjekësore
Foto 3. Mjetet dezinfektuese më të shpeshta
Skema 1. Përgatitja e materialit për sterilizim
Fig 2. Prerja Cezariane e supuzuar e Jul Cezarit në vitin 1506
Tabela 1. Indikacionet amtare dhe fetale
Foto 4. Momenti i daljes së foshjës
Foto 5. Rasti me anestezi spinale, ku pacientja është zgjuar
Fig 3. Bazuar në skemën e vogralikut
Foto 6. Teknika e larjes së duarve me alkool
Foto 7. Teknika e larjes së duarve me dezificiens specifik (jod)
Foto 8. Teknika e veshjes së mantelit sterile
Foto 9. Teknika e veshjes së dorëzave sterile
Tabela 2. Shkaktarët e infeksionit të porsalindurit duke kaluar përmes kanalit të lindjes.
5
ABSTRAKT
Sterilizimi është procedurë gjatë së cilës plotësisht shkatërrohen të gjitha format vegjetative dhe
sporogjene të mikroorganizmave patogjen dhe jopatogjen,përfshirë edhe sporet e tyre..
Dezinfektimi paraqet metodë pune gjatë së cilës zvogelohet numri i mikroorganizmave patogjen
dhe jo patogjen por jo edhe sporeve.
Ky punim është realizuar me qëllim të zgjërimit të njohurive të mamive të ardhëshme në fushën
e sterilizimit rrespektivisht teknikat e sterilizimit në salla operative.
Lexuesit mund të informohen rreth sterilizimit,dezinfektimit, dhe përgatitjes për sallë operative,
me qëllim që të shpëtojmë nga infeksionet pas operimit. Punimi im është realizuar në
Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”,Fakulteti i Mjekësisë, Programi Mami.
Gjithashtu në bashkëpunim me “Kliniken Amerikane-Dr.Behar Kusari”.
Punimi i diplomës përfshin: 36 Faqe
9 Foto
3 Figura
2 Tabela
1 Skemë
6
1.Hyrja
1.1 I- Zbatimi i metodave për asepsë dhe antisepsë
Antisepsa është metodë e punës me të cilën shkatërrohen mikroorganizmat patogjen dhe
jopatogjen nga instrumentet mjeksore, materiali lidhës, plaga e të sëmurit, por edhe për
parandalimin e depërtimit të mikroorganizmave në organizmin e njeriut. Ajo është metodë
terapeutike profilaktike, kurse kryhet me mjete antiseptike.
Asepsa është metodë e punës kur punohet në mungesë të mikroorganizmave. Është metodë
preventive dhe arrihet me masat në vijim:
1.Përgatitja e punëtorëve shëndetësor, mjekët, motrat dhe salla e operacionit.
2.Përgatitja e nënës për sallë operative.
3.Sterilizimi i instrumenteve.
Foto. 1 : Salla operative në “Klinikën Amerikane”
[1] Dr.Danka Gigovska, Dr. Zdenka Risteska-Bazat e kujdesit-Shkup,2010
Kapitulli IV Masat për mbrojtje higjeno-teknike dhe kundërepidemiologjike.
7
1.2 Sterilizimi
Sterilizimi është procedurë gjatë së cilës plotësisht shkatërrohen të gjitha format vegjetative dhe
sporogjene të mikroorganizmave patogjen dhe jopatogjen.
Sterilizimi mund të jetë:
1. I thatë, me nxehtësi të thatë,
2. I lagësht, me nxehtësi të lagësht,
3. Me gazra,
4. Me gama-rreze,
5. Sterilizimi kimik,
6. Me filtrim.
1.Sterilizimi me nxehtësi të thatë mund të jetë:
a) Me djegje,
b) Eksponim në flake,
c) Me ndezje ose përcellim,
d) Flambim
e) Sterilizim me ajër të ngrohtë.
Djegia është mënyrë efikase e sterilizimit të gjërave të vlefshme, letrave, fashave, trupave të
vdekur etj.
Eksponimi në flake nënkupton vendosjen e gjërave prej metalit (platin) direkt në flakën e zjarrit
me temperature prej 500 °C
Ndezja ose përcellimi është eksponim i shkurtër i disa sendeve në flakën e zjarrit. P.sh me këtë
mënyrë sterilizohen vrima dhe mbyllësi i epruvetave dhe qelqet tjera të laboratorëve gjatë punës
me material infektive në laboratorët mikrobiologjik.
Flambimi (djegia në flakë) është mënyra më e shpejtë e sterilizimit të gjërave dhe instrumenteve
prej metali. Instrumentet vendosen në enë prej metali ose kaseta, mbulohen me alkool 96% dhe
alkooli ndizet. Ky lloj sterilizimi zbatohet zakonisht në kushte të improvizuara.
Sterilizatorët e thatë zgjat 1 orë në 180 °C dhe një tjetër instrumentet ftohen.Aparati nxehet me
kalorifer elektik.Me këtë sterilizim sterilizohen instrumente prej metali, qelqi, porcelani.Nuk
guxojnë të sterilizohen instrumente plastike, prej gome, të kombinuara dhe të mprehta. Ky lloj
sterilizimi është mjaft efikas por zgjat më gjatë, nuk mund të zbatohet për instrumente në veçanti
dhe i nevojshëm është aparat i posaçëm.
2.Sterilizimi me ngrohtësi të lagësht bëhet në temperature nën 100 °C, në 100°C dhe mbi
100°C.
a) Sterilizimi me ngrohtësi të lagësht nën 100°C bëhet me pasterizim dhe tindalizim.
Pasterizimi kryhet në mënyrë të shpejtë dhe të ngadalshme, në temperaturë prej 62-71°C.
Bëhet për shkatërrimin e mikroorganizmave në qumësht.
Tindalizimi ose sterilizimi frakcionar është metodë për sterilizimin e gjakut, serumit dhe
substancave tjera që përmbajnë proteinë. Kryhet me vendosjen reciproke të supstratit në banjë
ujore në 56°C dhe në termostat në 37°C.
8
b) Sterilizimi me ngrohtësi të lagësht në 100°C bëhet me vlimë dhe me avull uji që rrymon.
Sterilizimi me vlimë është mënyrë shumë e shpesh e sterilizimit.Përdoret edhe në kushte
spitalore edhe në ato të inprovizuara.Sterilizimi me ujë bëhet në aparate speciale të quajtura
sterilizatorë me ujë. Këto sterilizatorë janë fuçi prej metali me fund të dyfishtë dhe kapak që
mbyllet mirë. Fundi i lëvizshëm (shosha) në të cilën radhiten instrumentet mund të nxirren nga
aparati me kukëza speciale-mbajtëse, pa u prekur instrumentet.
Për sterilizimin me vlimë duhet të përdoret ujë i destiluar në të cilin shtohet bikarbonat natriumi
( soda bikarbonat).
Bikarbonati i natriumit përdoret që të mos formohet gëlçere e me këtë të rritet efekti i
sterilizimit (shkatërrohen poret). Instrumentet vendosen në pjesën e lëvizshme të sterilizatorit,
pastaj sterilizatori në 2/3 e kapacitetit të tij mbushet me ujë të destiluar dhe mbyllet mirë. Uji me
ngrohësinë elektrike ngrohet deri në vlimë ( dikund mbi 100°C ).
Sterilizimi zgjat 30 minuta atëherë kur sterilizohen instrumentet prej metalit, qelqi, të
kombinuara, të porcelanit ; 20 minuta kur sterilizohen instrumentet prej gome, plastike, enë e
qelqit; 40 minuta sterilizohen instrumentet prej metali, qelqi, porcelani, të kombinuara, atëherë
kur operacioni i kaluar ka qenë septik, ekinokoku ose gangrene. Në kushte të inprovizuara
përdoret fuçi e thjeshtë prej metali, me kapak, si zëvendësim për sterilizatorin e ujit.
Avulli që rrymon jep efekte të njejta si sterilizimi me vlimë. Aparati për sterilizim me avull që
rrymon quhet fuçia e Kohut. Fuçia e Kohut është enë cilindrike prej metali me kapak. Në fundin
e enës gjendet shosha mbi të cilen radhiten instrumentet që duhet të sterilizohen. Nën shoshën
gjindet një kusi me ujë që vlon. Uji ngrohet me ngrohës elektrik, kurse avulli kalon nëpër fundin
e shoshuar dhe rrymon nëpër materialin që sterilizohet. Sterilizimi zgjat 30-60 minuta, kurse
mund të sterilizohen instrumentet mjekësore prej gome, dorëzat, materiali lidhës, rrobat
operative, mbulesat, shtresat bakteriologjike etj. Në kushte të inprovizuara në vend të fuçisë së
Kohut përdorim kazan të partizanëve. Ai është një kazan i thjeshtë prej metali me kapak dhe
fund të shoshuar. Uji mund të ngrohet dhe në flakë kapaku duhet të mbyllet mirë dhe shtypet me
ndonjë gjë të rëndë. Kazani i partizanëve përveç për sterilizim përdoret edhe për depedikulim.
c) Streilizimi me ngrohtësi të lagësht mbi 100°C. Ky është sterilizim me avull uji nën shtypje.
Kjo është mënyra më e mire e sterilizimit, pasi që avulli i ngopur nën shtypje, i mbyt të gjitha
format vegjetative dhe sporogjene të mikroorganizmave. Efekti i avullit në shtypje është më i
madh gjatë zmadhimit të shtypjes në aparatin për sterilizim, pasi që në të zmadhohet edhe
temperatura mbi 100°C.
Autoklava është aparat për sterilizim me avull të ngopur nën shtypje. Është enë cilindrike me
mure të dyfishta nga metali i forte. Në anën e përparme gjendet kapaku për mbyllje hermetike të
aparatit. Në kapakun gjenden termometri dhe manometri për kontrollim të temperaturës dhe
shtypjes së avullit, si dhe ventil sigurimi. Në fundin e autoklavit gjendet një ventil për lëshimin e
ajrit para sterilizimit dhe lëshimin e ajrit pas sterilizimit. Në autoklav sterilizohen materialet
lidhëse, rrobat operative, mbulesat spitalore, instrumentet prej metali, qelqi dhe porcelani në
temperature prej 135°C , shtypje 2,5 atmosfera dhe kohëzgjatja prej 3,5 dhe 7 minuta. Nëse
9
materiali është i hapur 3,5 minuta, kurse 7 minuta nëse materiali është i mbështjellur me
kompresa. Ky është I ashtëquajturi “ sterilizimi i madh”. Në autoklav sterilizohen edhe dorëzat
prej gome, instrumentet prej gome dhe plastike në 120℃ ,20 minuta dhe 1.4 atmosfera. Ky është
i ashtëquajturi “sterilizim i vogël”. Pas sterilizimit aparati nuk hapet edhe 10 minuta që të ulet
temperatura dhe shtypja, kurse tek disa aparate kjo është automatike.
Fig. 1 Lloji i zhvendosjes së gravitetit (autoklavë)
3. Sterilizimi me gazra bëhet në vakum-komora të posaçme me etilen oxid, temperaturë prej
55℃ , shtypje 5,5 atmosfera dhe kohëzgjatje prej 30-60 minuta. Në praktikë përdoret përzierje e
10-12% ethylen oxid dhe 88-90% C0₂ i tretur. Kjo përzierje nuk është eksplozive dhe djegëse,
kurse përdoret për të ashtëquajturën sterilizim të ftohtë të instrumenteve plastike dhe prej gome,
katetra etj. , të cilat në temperaturë të larta shkatërrohen.
4.Sterilizimi me rrezet-gama përdoret për sterilizim të materialit dhe instrumenteve për
përdorim të njëhershëm. Rrezet-gama veprojnë në mënyrë bactericide me fuçinë e tyre jonizuese.
Shembull: penjë, material lidhës, instrumente prej gome, shiringa, gjilpëra etj. Sterilizimi kryhet
në aparat special dhe me paisje të shtrenjtë, në fabrika special të pajisura.
5.Sterilizimi kimik kryhet me mjete dezinfektuese. Përdoret vetëm për ato instrumente dhe
materiale të cilat nuk I rezistojnë temperaturës së lartë. Të atilla janë disa instrumente të mprehta
(skalper, gërshërë), kateterët e mëndafshit, instrumentet optike dhe instrumentet endoskopike.
Ky sterilizim nuk është i vërtet, sepse mjetet dezinfektuese nuk i shkatërrojnë të gjitha format e
mikroorganizmave. Paraprakisht instrumentet duhet të jenë të pastruara mirë nga gjaku, qelbi,
yndyrërat, të dezinfektohen, e pastaj të radhiten në kaseta speciale.
Për këtë sterilizim përdoren disa mjete:
a) Tabela të formalinit, të cilat lëshojnë avull, I cili ndikon në mënyrë bactericide. Përdoren
15-20 tabela, kurse sterilizimi zgjat 24-48 orë;
b) Instrubel 2%. Instrumentet për sterilizim lihen 3-5 orë;
c) Cideks 2%. Sterilizimi komplet i instrumenteve arrihet për 3 orë;
d) Gigasent. Përdoret për sterilizim të instrumenteve optike, kurse sterilizimi zgjat 60
minuta;
e) Sterilizimi në autoklavë me formaldehid.Ky është sterilizim I vërtet kimik. Bëhet në dy
mënyra:
10
-në 65℃ më tepër se 6 orë (6-8), në shtypje prej 2.4 ATM. Sterilizohen instrumentet
optike,endoskopike,
-në 85℃, 4-6 orë, në shtypje prej 2.5 ATM. Sterilizohen instrumentet të ndjeshme dhe prej
gome.
6.Sterilizimi me filtrim në këtë mënyrë filtrohet lëngu I cili kalon nëpër sinter-filtrat porozik, të
qelqit, të azbestit ose membranor. Përdoret për shpërlarjën pas intervenimeve endoskopike.
Skema 1. Përgatitja e materialit për sterilizim
1.3 Përgatitja e instrumenteve, materialit lidhës dhe gjërave tjera për sterilizim
Instrumentet metalike- instrumentet e reja të papërdorura, para përdorimit të parë duhet të
pastrohen dhe lahen mekanikisht, pastaj të përgatiten për sterilizim. Instrumentet e përdorura së
pari lahen me ujë të ftohtë, që të largohen materiet organike,si gjaku, qelbi, etj. Pastaj vijon
dekontaminimi i të njëjtave me tretësirë të ndonjë dezificiensi që nuk i dëmton ( 3% tretësirë
asepsol, formalin, lizol). Gjatë dezinfektimit instrumentet duhet të jenë të zhytura në tretësirë të
ndonjë dezificiensi.Dezinfektimi zgjat më së paku 1-2 orë kurse sipas nevojës edhe më tepër.
Pasi të përfundoj dezinfektimi (dekontaminimi), instrumentet lahen me ujë, fshihen dhe
përgatiten për sterilizim.
Nëse i sterilizojmë me ajër të thatë dhe të nxehtë, instrumentet të thata i rradhisim në kasetat prej
metali, kurse kasetat e hapura i vendosim në sterilizator. Pas mbarimit të sterilizimit, kasetat e
ftohura i mbyllim dhe ashtu mbeten sterile 24 orë. Për sterilizimin me ujë (me vlimë)
instrumentet e përgatitura radhiten në shoshë, e cila me kukëza lëshohet në sterilizator dhe
mbulohet me ujë të ftohtë. Uji në sterilizator gradualisht ngrohet deri në vlimë, kurse sterilizimi
zgjatë 30 minuta, prej momentit të vlimit të ujit. Pas mbarimit të sterilizimit shosha me
instrumentet sterile me ndihmën e kukëzave (mbajtëseve) nxirret dhe vendoset në kasetat sterile.
Kasetat duhet të mbyllen mire që të mos vij deri te kontaminimi i instrumenteve. Materiali lidhës
sterilizohet në autoklavë, me avull të ngopur, nën shtypje në temperature prej 130℃, në kohë
prej 30 minutash. Përgatitja e drejtë e materialit për lidhje kontribon në sterilizim më efikas dhe
më i mirë. Gazat, tuferët, vatat, etj., mirë të palosura radhiten në barabanët prej metalit.Para
sterilizimit i hapim vrimat në muret e barabanit, që avulli i ujit të depërtoj në materialin lidhës.
Pastrimi
Dezinfektimi
Inspektimi
PaketimiSterilizimi
Deponimi
Përdorimi
11
Materiali lidhës në barabanë duhet të radhitet në mënyrë vertikale, e jo horizontale, që të mos
vështirësohet rrymimi i avullit në materialin lidhës. Pas mbarimit të sterilizimit duhet ti mbyllim
vrimat e barabanit, që ta pamundësojmë kontaminimin e materialit.
Barabanët nuk guxojnë që të stërmbushen me material lidhës, kompresa ose me material tjetër
për sterilizim.
Materiali kryesor për lidhje
Në materialin lidhës bëjnë pjesë:
Gaza- pëlhurë e bardhë e pambuktë, në formë rrjete, e butë e lehtë dhe hidroskopike.
Prej gazës mund të përgatiten:
Tupferët- janë gaze të palosura me madhësi të ndryshme.
Gazat e vogla-janë katërorë ose drejtkëndësha, të bëra prej 2-3 shtresa gaze.
Kompresat-Përdoret për thithjen e sekreteve dhe gjakut gjatë operimit.
Tamponët- ndryshe quhen edhe shtrajfne janë lenta të gjata dhe të holla të gazës
Vata- I bardh dhe hidrofile nga pambuku me përpunim të posaçëm teknologjik, nuk duhet të
vendoset në plagë për shkak që lëshon qime (fije) të vogla
Fashat-lidhëset- janë lenta prej gaze me gjërsi dhe gjatësi të ndryshme.
Lignin-(letër mjekësore) e përbërë nga celuloza dhe ka aftësi të madhe për thithjen e lëngjeve
dhe sekreteve.
Procedura me materialin lidhës të përdorur
Në kushtet bashkëkohore, materiali lidhës i përdorur digjet ose dekontaminohet dhe hidhet
sikurse mbeturinat tjera. Me djegje dhe dekontaminim me mjete kimike pamundësohet përhapja
e infeksionit në repartin spitalor.
Dekontaminimi bëhet zakonisht në autoklavë ose në enën e Kohut- fuçi e ‘partizanëve’ me avull
të ngopur uji, me shtypje dhe pa shtypje,por mund të bëhet edhe me mjete kimike-dezificiens,
nëse materiali lidhës disa orë zhytet në tretësirë lizoli 3%.
Instrumentet kryesore mjekësore
Instrumentet kryesore mjekësore janë: thika kirurgjikale,gërshërët, pincetat, sondat, kapëset sipas
Peanit, Koherit, kukëzat, gjilpërat kirurgjikale, kateterët, kiretat etj. Në çdo instrument ka nga një
pjesë akive me shenja, vija, lugëza dhe gdhendëse që shërbejnë për shtypje, gëryerje, prerje të
indit dhe pjesën passive-mbajtësen.
[1]Dr.Danka Gigovska, Dr. Zdenka Risteska-Bazat e kujdesit-Shkup,2010
Kapitulli IV Masat për mbrojtje higjeno-teknike dhe kundërepidemiologjike.
12
Foto 2. Instrumentet kryesore mjekësore
1.4 Dezinfektimi
Dezinfektimi paraqet metodë pune gjatë së cilës pjesërisht shkatërrohen mikroorganizmat
patogjen dhe jopatogjen si dhe disa spore.Dezinfektimi është metodë që përdoret gjatë antisepsës
dhe zbatohet në:
mënyrë mekanike,
mënyrë fizike,
mënyrë kimike.
Në mënyrën mekanike bëhet larja e gjërave dhe instrumenteve me ujë, futja në dhe ose në rërë e
materialit infektiv etj.
Dezinfektimi fizikë zbatohet me rreze natyrore ose ultraviolet (kuarc-llamba), me hekurosjen e
pëlhurave etj.
Dezinfektimi kimik është më i miri dhe më efikasi. Bëhet me mjete kimike të quajtura
dezificiens ose antiseptik. Dezificientët kanë veprim mikrobicid dhe mikrobiostatik.
-Veprimi mikrobicid do të thot shkatërrimi i mikroorganizmave, i njohur edhe si veprim
termicid.
-Veprimi mikrobiostatik paraqet parandalimin e rritjes dhe shumimit të mikrobeve dhe
veprimit të tyre.
Vetit e një dezificiensi janë:
- të veproj në mënyrë bactericide në koncentrime të vogla;
- të mos jetë i dëmshëm për njeriun dhe kafshët shtëpiake;
- të mos i dëmtoj dhe ngjyros materialet të cilat duhet të dezinfektohen;
- të tretet në ujë dhe të jetë stabile në ndikimet e jashtme;
- të jetë i lirë dhe i mundshëm për tu përdorur;
- të mos ketë erë të keqe.
13
Dezificiens të këtillë nuk ka, por ka dezificiens që i afrohen atyre idealeve.Mjetet dezinfektuese
më të shpeshta janë:
1. Spiritus vini dilutes 70-75% tretësirë.Përdoret në lëkurë të shëndosh të padëmtuar (para
dhënies së injeksioneve, para punkcioneve), për dezinfektim të duarve, e ndonjëherë edhe
për dezinfektim të instrumenteve.Në treg gjendet si alkool 96% (spitirus concentratus)
2. Preparatet e klorit-Klori shumë shpesh përdoret në praktikë. Përdoret si gazë për
dezinfektim ose klorim të ujit.
3. Jodi- Preparatet e jodit përdoren si tincture Jodi, tretësirë e Lugolit, jodofore.Tinktura e
jodit përbëhet nga 7 pjesë të jodit të resublinuar, 3 pjesë jodid kalium,25 pjesë ujë të
destiluar dhe 65 pjesë alkooli.Përdoret për dezinfektim të lëkurës.Tretësira e Lugolit
(5%jod dhe 10% jodid kaliumi) kanë veprim fungicide.Jodofori përdoret si pluhur për
dezinfektim të plagëve, por edhe si tretësirë( betadin ) për dezinfektim të lëkurës,
mukozave,djegieve, etj. Në koncentrim prej 1% 7% dhe 10%.
4. H202 3%. Hyn në grupin e oksidantëve, kurse përdoren për dezinfektim të mukozës së
gojës dhe hundës.
5. KMN04- Përdoret në koncentrim prej 1% - 0,001% për dizenfektim të lëkurës, mukozës,
shpërlarje të plagëve dhe rrugëve urinare.
6. Acidum boricum 3%- Përdoret për dezinfektimin e syve, plagëve, zgavrës së gojës
HCl 17%- Përdoret për dezinfektimin e hapsirës sanitare.
7. Acidi fenol-karbonik-Ky grup I dezificiensëve është shumë efikas, por njëkohësisht edhe
toksik dhe ka erë të keqe.
8. Bazat kuarternare të amonit- Bëjnë pjesë në detergjentët katjonik. Në praktikë përdoren
shumë shpesh. Bëjnë pjesë asepso, cetavlon, ecosal etj.
9. Aldehidet-Përfaqësuesi kryesor i këtij grupi është formaldehidi, është gazë me erë shumë
të rëndë.
10. Eter për lëkurë të shëndosh-Mjetet dezinfektuese më së shumti paketohen si tretësira të
koncentruara.Para përdorimit duhet të zbuten në koncentrime të caktuara, varësisht nga
ajo se çka dezinfektojmë.Zbutjet duhet të jenë precize dhe të sakta.
14
Prandaj e përdorim formulën:
Sasia e duhur x koncentrimi i duhur
Koncentrimi ekzistues
Shembull:400ml 2% ecosal
400x2=800=80ml 10% ecosal
10
400-80=320ml H20
Kur duhet të përgatitet një mjet dezinfektues, duhen:
- Dy menzura,
- Ujë i thjeshtë ose i destiluar,
- Mjet dezinfektues i koncentruar,
- Enë për përgatitjen e tretsirës (gotë, legen…)
Alkool 96% Jodi KMN04 Acidum Boricum
Acidi klorhidrik-HCl Peroksid hidrogjeni H202
Foto 3 Mjetet dezinfektuese më të shpeshta.
[2]http://www.outagamie.org/Home/ShowDocument?id=6356
[1]Dr.Danka Gigovska, Dr. Zdenka Risteska-Bazat e kujdesit-Shkup,2010 Kapitulli IV Masat për mbrojtje higjeno-teknike dhe
kundërepidemiologjike
15
1.5 Masat higjenike dhe kundërepidemike në institucionin shëndetësor
Të gjitha njësitë e punës në institucione shëndetësore mundohen për zbatimin maksimal të
masave higjenike dhe kundërepidemike, që të parandalohet paraqitja e përhapjes së infeksioneve
intrahospitalore.
Personeli në njësitë e punës, patjetër duhet që ti mbaj rrobat speciale të punës. Sipas nevojës,
varësisht nga lloji i repartit dhe në rastet e posaçme, si pjesë e rrobave të punës, mbahen kapela
speciale ose shamia dhe maskë për hundë dhe gojë. Rrobat e punës çdoherë duhet të jenë të
hekurosura, të pastra, me kopëse dhe lidhëse të qepura.Rrobat e punës duhet të jenë komode, të
përshtatshme për mbajtje, të prodhuara nga materiali prej pambuku dhe të mirëmbahen lehtë.
Funksioni i rrobave të punës, para së gjithash është mbrojtës e pastaj estetik.
Hapësirat sanitarike në përbërjen e tyre duhet të kenë banja, kabina për pirjen e duhanit, të
pajisura me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, gjithashtu duhet të ketë edhe enë me dezificiens për
dezinfektim të duarve, tretësira e mjetit dezinfektues duhet të ndërrohet disa herë në ditë.
Mbulesat dhe rrobat e të sëmurëve çdoherë duhet të jenë të pastërta.
Mbeturinat prej ushqimit, letrës etj., duhet larguar në mënyrë të drejtë duhet të jetë e përsosur
dhe të mirëmbahet rregullisht. Kompleti për ngrënie dekontaminohet, pastrohet, lahet, shpërlahet
me ujë të pastër e pastaj sterilizohet.Kujdes i`u përkushtohet edhe vizitorëve, të cilët ndonjëherë
mund ta rrezikojnë kriteriumin higjeno-epidemiologjik. Të gjitha këto masa kanë për detyrë
parandalimin e paraqitjes dhe përhapjes së infeksioneve intrahospitalore, të cilat më së shpeshti
janë të shkaktuara nga mikroorganizmat shumë rezistente si: proteus, pseudomonas, aeruginosa,
haemophylis influenza etj.
Të gjithë të punësuarit, posaçërisht motra e repartit dhe ajo kryesore, janë përgjegjëse për
higjenën në repartin spitalor dhe në njësitë e punës. Motra kryesore e kontrollon dhe e përcjell
mirëmbajtjen e higjenës së përditshme, e inicion pastrimin general në repart. Ka për detyrë ti jap
udhëzime përkatëse për punë personelit teknik dhe ti siguroj mjetet dhe kompletet e duhura për
punë. Nuk guxon të anashkalohet edhe puna edukativo-shëndetësore me të sëmurët dhe vizitorët,
do të përpunohen edhe tema nga fusha e higjenës përsonale dhe të përgjithshme, paraqitja dhe
përhapja e sëmundjeve ngjitëse etj.
16
1.6 II- Historia Sectio caesareane
Sectio caesareane ka qenë pjesë e kulturës njërzore e
përdorur me shekuj por historia e hershme mbetet e
paqartë. Të dhënat e para i referohen që në Hindin e
lashtë, Egjiptianët, Romakët dhe mitologjia greke.
Besohet se rrjedh nga lindja e Jul Cesarit. Operacioni i
parë cesarian është bërë nga gjinekologu gjerman Adolf
KEHRER në vitin 1881. Në 1925 u përdor prerja
transversal që bëhej sa më poshtë në mënyrë që të
reduktohej mundësia e infeksionit dhe rupturës uterine në
shtatëzaninë tjetër.
Fig.2 Prerja cezariane e supozuar e Jul Cezarit në vitin 1506
Operacioni cezarian (Sectio Caesarea) është një intervenim kirurgjikal i cili rekomandohet në ato
raste kur lindja natyrale nuk është e mundur ose kur paraqet rrezik për shëndetin, jetën e nënës ose
të fetusit.Gjatë këtij operacioni, përmes një incizioni horizontal prej 10 cm (e ashtuquajtura
laparotomi Pfannestiel) në fund të barkut, kryhet hapja e mitrës me qëllim nxjerrjen
(ekstraksionin)e bebit.Përceptimi për lindje cezariane ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.
Dikur kjo lindje konsiderohej si alernativa e fundit për të përfunduar lindjen. Megjithatë, në ditët
e sotme, mjaft femra zgjedhin të lindin me anë të operacionit cezarian, edhe pse nuk është e
nevojshme. Kjo për faktin e thjeshtë se ato nuk duan të përjetojnë një lindje të zgjatur (frikë kjo në
shumicën e rasteve e ekzagjeruar dhe e pajustifikuar). Megjithatë shumica e mjekëve obstetër
respektojnë vendimin e pacientës.
Kohëzgjatja e operacionit është 30-45 minuta.
[3]Cituar nga Interneti: www.mjekët.al Dërguar nga Dr.Elton Peci “Operacioni Cezarian”
[4] Caesarean section – etymology and early history Pieter W J van Dongen, MD, MMed, PhD, DTM&H Professor Emeritus,
[5]Department of Obstetrics and Gynaecology, Tygerberg Hospital, Faculty of Health Sciences, Stellenbosch University,
Tygerberg, W Cape
17
2.2 Indikacionet amtare dhe fetale në Sectio caesareane
Indikacionet amtare Indikacionet fetale
-Kohëzgjatja e punës/ pengesa - Prolaps i kordonit.
- Status post section - Fetus i madh ( makrosom).
-Anomalit e strukturave pelvike - Anomali të prezantimit/paraqitjes
- Lezione obstruktive në traktin e poshtëm
gjenital
- Foshnjat multiple
- Indeksi i mases trupore(BMI) -Lindja premature(Peshë<2500gr.)
-Dëmtimi i rrugëve të lindjës -Dispropocioni cephalo pelvic DCP
- Preeklampsia - Vuajtja fetale
-Infeksionet
-Abruption placentar
-Placenta previa
Tabela 1. Indikacionet amtare dhe fetale
1.8 Kunderindikacionet në operacion cezarian :
Si çdo intervenim kirurgjikal, edhe operacioni cezarian mund të shoqërohet me komplikacione të
padëshirueshme për pacienten dhe për ekipin operator. Për fat këto komplikacione janë shumë të
rralla. Një pjesë e komplikacioneve janë:
Infeksione
Hemorragji
Trombozë e venave të thella apo emboli pulmonare.
[6 ] cituar nga: doktori.weebly.com/lindja-operative-sectio-cesare
18
1.9 III- Përgatitja psikoedukative e pacientës para operimit
1.10 Formulari i informimit dhe ekzaminimit pre-operativ
19
20
21
22
23
24
25
26
1.11 Kujdesi intraoperator në sallën e operacionit :
Gruaja transferohet në sallën e operacionit, monitorizohen shenjat vitale.Vendoset për llojin e
anestezisë që do të aplikohet. Anestezia mund të jetë gjenerale ose regjionale( spinale ose
epidurale ose kombinim i të dyjave).Anestezia më e përdorur është ajo epidurale ose spinale. Në
raste shumë të rralla (urgjente ose kur anestezia epidurale apo spinale nuk indikohen) përdoret
anestezia gjenerale.
27
Foto 4. Momenti i daljes së foshnjës Foto 5.Rasti me anestezi spinale, ku
pacientja është zgjuar
-Pas përfundimit të ndërhyrjës kirurgjikale personeli infermieror duhet ta zhvendos me kujdes
pacientën nga tavolina operatore në barrelë në mënyrë të tillë që trupi i saj dhe koka të jenë në
linjë të drejtë.Pas operacionit vërejmë me kujdes çdo shenjë të mundshme në lëkurë. Për çdo
konstatim lajmërohet mjeku obsteter gjinekolog apo mjeku anestezis reanimator. Pacientja
transferohet në kujdesin intenziv për kujdes të mëtutjeshëm.
Fig.3 Kushtet për paraqitjen e Bazuar në skemën e Vogralik-ut për kujdesin
sëmundjes ngjitëse sipas Vogralik-ut
[7]Indication for caesarean section, Zoe Penn. Best practice & research clinical obstetrics & Gynecology
[8]Mehmedi Ilmi,Isjanovska Rozalinda “Mikrobiologjia dhe infektologjia me përkujdesje”Shkup,2011
Burimi i infeksionit
Rrugët e përhapjes
Porta hyrëse Masiviteti dhe
virulenca
Dispozicioni dhe imuniteti
Përgatitja e pacientës
Salla e lindjes
Departamenti i të porsalindurit
Dhoma e lehonave
28
1.12 IV-Rregullat e përgatitjes së mjekut për sallë operator
1.13 Teknika e higjenës së duarve
-Principet që duhet të ndiqen janë: Thonjët duhet të jenë të shkurtër dhe të pastër.Nuk duhet
përdorur manikyr për thonjët. Duhet hequr unazat,byzylykët dhe ora.
-Teknika e higjenës së duarve me përbërës alkoholik
1. Aplikoni produktin në tërë shuplakën 2. Fërkoni duart shuplakë me shuplakë.
3. Shuplaka e djathtë mbi dorzumin e majtë me
gërshëtim të gishtërinjve dhe anasjelltas 4.
Shuplakë me shuplakë me gishtërinj të gërshetuar
5. Pjesa e pasme e gishtërinjve në shuplakën
përballë, me gishtërinjtë e bashkuar 6. Fërkim
rrotullues i gishtit të madh të dorës së majtë të
mbërthyer me shuplakën e djathtë dhe anasjelltas;
7. Fërkim rrotullues para, mbrapa me gishtërinj të
mbërthyer të dorës së djathtë në shuplakën e majtë
dhe anasjelltas; 8. Pasi të teren, duart tuaja janë të
sigurta.
-Hapat bazë të procedures së larjes së duarve para operimit
Hapet rubineti që uji të jetë i rrjedhshëm dhe në temperaturën e përshtatshëm. Shumica e
lavamanëve që përdoren për larje sterile kanë
rubinet që hapet dhe mbyllet me gjunjë ose në
mënyrë automatike.Pastrohen mire thonjët dhe
hapsirat poshtë tyre. Larja me dezifikantë specifik
vazhdon nga pjesa e kyçeve të dores deri tek fossa
cubilale (parakrahu).Tharja bëhet me gazë sterile.
[9]Lul Rak, Didier Pittet,Benedetta Allegranzi,Gertie van Knippenberg-Gordebeke “Higjena duarve në kujdesin shëndetësor”
[10]“Udhërrëfyes për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve spitalore” përfaqësues MSH, QKCSAISH, ISHP, QSUT
dhe ISKS
29
1.14 Teknika e veshjes së mantelit sterile
Pas larjes së duarve, kemi veshjen e mantelit sterile dhe dorëzave sterile për të parandaluar
kalimin e mikroorganizmave.a)Heq mantelin nga pakoja sterile; b)mbahet manteli larg trupit;c)e
hap duke e drejtuar pjesën e brendshme drejtë vetes; d)infermierja asiston në lidhjen e lidhëseve
tek qafa dhe lidhëst e brendshme tek beli duke prekur gjithmonë vetëm pjesën e brendshme të
mantelit.
Foto 8. Teknika e veshjes së mantelit sterile
1.15 Teknika e veshjes së dorëzave sterile
Pasi është veshur manteli steril, duart janë të vendosura
brenda mëngëve.
Merrni dorën me të cilën shkruani dhe kapni dorëzen për
dorën tuaj tjetër në skajin e palosur të prangos.Merre
dorëzen tjetër të palosur me gishtat e mbuluar të dorës
tjetër dhe vendosen komplet në dy duart gjithmonë duke
pasur kujdes të mos prekjes së jashtme të
dorëzave,preket vetëm pjesa e dorëzes që do të jetë pranë
lëkurës.
Foto 9. Teknika e veshjes së dorëzave sterile
[11]Bazuar në: ” Gowning and gloving technique” University of Illinois at Chicago UIC Medical Center Chicago, IL Surgical
Services
[12]https://www.saintlukeskc.org/health-library/discharge-instructions-using-sterile-glove-technique
[13]“Udhërrëfyes për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve spitalore” përfaqësues MSH, QKCSAISH, ISHP, QSUT
dhe ISKS
30
1.16 V- Parandalimi i infeksionit
1.17 Për parandalimin e infeksioneve të plagës operatore duhet:
- Të zbatohet teknika e duhur kirurgjikale,
- Të zbatohen rregullat e duhura të higjienës së sallës operatore,
-Të marrë pjesë personeli mjekësor brenda të gjitha rregullave të përcaktuara të
higjienës dhe me uniformën e përcaktuar të sallës,
- Të përdoren pajisje sterile, të bëhet përgatitja e duhur paraoperatore,
- Të bëhet përgatitja e duhur e pacientit,
- Përdorim i terapisë parandaluese antimikrobike dhe
- Zbatohet programi i mbikëqyrjes së plagës operatore.
Shkalla e infeksioneve të plagës kirurgjikale është ulur në saj të mbikëqyrjes së
standardizuar për infeksionet dhe raportim të shkallës së infeksioneve nga kirurgët.
1.18 Infeksionet hospitalore
Maternitetet me pjesën e të porsalindurit janë spitale me hospitalizim akut të cilat kanë rrezik të
paraqitjes së infeksionit hospitalor. Infeksioni hospitalor në obstetrik kanë rëndësi të
madh.Infeksionet hospitalore në maternitet nga aspekti shëndetësor përkeqësojnë gjendjen e të
porsalindurit, shkaktojnë sëmundje të rënda. Incidenca e infeksionit në SHBA është 3-6% kurse
incidenca e infeksionit hospitalor në Kosovë nuk është e përcaktuar nga institucionet përkatëse.
Infeksionet e të porsalindurit janë të lidhura me infeksion që ndodhin në rrugët e lindjes kështu
që nga nëna direkt përcillet tek i porsalinduri.
Shkaktarët
Lidhja e infeksionit përmes rrugëve të
lindjes
Me rëndësi Shkaktarët
1.Staphylococcus aureus +
Alfa hemoliticus streptococcus +
Grupa A streptococcus +
Grupa B streptococcus +
Grupa C streptococcus
Escherichia coli +
Proteus species +
Klabsiella species +
Pseudomonas species +
Salmonellae +
31
Neisseria meningitides +
Neisseria gonorhoeae +
Haemophilus influennzae +
Listeria monocytogenes +
Anaerobne bakterije +
2.Virusi +
Cytomegalovirusi +
Herpes simples(tip2) +
Hepatitis +
3.Gljivice
Candida albicans +
4.Mycoplasma
Mycoplasma hominis +
5.Protozoa
Trichomonas vaginalis +
Tabela 2.Shkaktarët e infeksionit të porsalindurit duke kaluar përmes kanalit të lindjes
1.19 Kontrolla
Kontolla sanitare e personelit sipas ligjit në fuqi personeli që merr pjesë në lindje, duhet të ketë
kontroll sanitare dhe është përgjegjsi e motrës kryesore që kjo të zbatohet.
Kontrolla mikrobiologjike e sallave operative, është shumë e rëndësishme që të ketë mbikqyrje
bakteriologjike të aparaturave me të cilat janë të furnizuara.
Salla e lindjes si dhe departamenti i të porsalindurve dhe njësia intensive të porsalindurit dhe
nënës, përveç inkubatorëve dhe të gjitha instrumentet kërkojnë njohuri të teknikës së pastrimit,
dezinfektimit dhe sterilizimit që të sigurohet një ambient aseptik dhe tretman për nënën dhe të
porsalindurin.
Kontaminimi me bakterie patogjene mund të shkakton kontaminim katastrofik të cilat vijnë si
pasojë e infeksionit në kontakt mes të porsalindurit dhe nënave me të porsalindur.
Testraka-kontrolla e aparaturave duhet të bëhet nga institucioni mikrobiologjik çdo 6 muaj.
[14]Cituar nga libri: Prof.dr.sci.Asim Kurjak & Suradrici“Ginekologija i Perinatologija” fq.1191-1197
32
2. Qëllimi
Qëllimi i punimit të kësaj teme qëndron në zgjerimin e njohurive rreth dezinfektimi,sterilizimit
në sallë operatore dhe përgaditjes së personelit per operim,duke përfshirë lindjet me prerje
cezariane.
3. Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës, krahas kësaj kemi
paraqitur informacione rreth sterilizimit në sallën operative si kusht për një lindje pa infeksione,
si dhe duke u bazuar në skemën Vogralikut.
Pamjet figurative janë shfrytëzuar nga Klinika Amerikane“Dr.Behar Kusari” në Prishtinë.
4. Rekomandimet
Të zbatohet metoda e asepsës dhe antisepsës që përhapja e infeksionit të jetë në nivelin sa
më të ulët.
Masat higjenike dhe kundërepidemike të jenë në nivelin e duhur në institucionet
mjekësore.
Të sigurohet rehati dhe privatësi për pacientën.
Të komunikojmë me pacientën në mënyrë psikoedukive para dhe pas ndërhyrjes
kirurgjikale.
Larja dhe dekontaminimi i duarve para dhe pas çdo intervenimi.
Veshja me kujdes e personelit mjekësor me materiale sterile.
Të bëhet kontrolla sanitare, mikrobiologjike për personelin dhe sallën operative.
Krijimi i hapsirës së veçantë izoluese për raste të veçanta infektive.
5. Përfundimi
Në dy dekadat e fundit, numri i lindjeve cezariane është rritur ndjeshëm. Shkak për këtë është
dhe mosha e nënës të cilat gjithnjë e më shumë vendosin të bëhen nëna në moshë më të rritur.
Shtatzënitë të cilat kanë rrezik të lartë për shëndetin e gruas për shkak të presionit të lartë të
gjakut, diabetit, veshkave, problemet me zemrën, inseminimi (pllenimi) artificial, zakonisht këto
janë arsyet të cilat çojnë në lindje cezariane. Gjithashtu, lindje cezariane kryejnë edhe gratë të
cilat mbartin fetus të madh, ndërkohë që kanë një legen të ngushtë, edhe në rastet kur fëmija
33
ndodhet në pozicion të kundërt (me këmbët poshtë), ose kur gruaja mbart më shumë se një fetus.
Megjithatë, duhet të merret parasysh fakti se gruaja nuk mund të kryej më shumë se tre lindje
cezariane. Lindja cezariane nuk rekomandohet nëse fetusi nëse ka anomali gjenetike dhe nëse
këto anomali janë fatale për fetusin. Është vërtetuar se fëmijët e lindur në mënyrë natyrale, kanë
më pak vështirësi në frymëmarrje pas lindjes, ndryshe nga foshnjat e lindura me prerje cezariane,
të cilët gjithësesi duken më të shëndetshëm dhe më të bukur, ndryshe nga foshnjat e ‘munduar’
nëpërmjet kanaleve të lindjes. Për shkak të anestezisë së përgjithshme që jepet, nëse nuk është
spinale, fëmija adaptohet më ngadalë në mjedisin e jashtëm. Probleme mund të ketë edhe nëna.
Tek nëna rritet rreziku i shfaqjes së trombozës dhe infeksionit të prerjes, si dhe mund të ketë
probleme me ardhjen e qumështit të gjirit.
6. a)Rezyme
Hyrje: Të dhënat e para të besueshme për krijimin e prerjes cezariane tek gruaja e gjallë, janë të
lidhura me emrin e kirurgut dhe obstetër francez, Zhakis Gilemukona (Jaquesa Guillemuecona),
në vitin 1571 në Paris. Teknika e prerjes cezariane në ditët e sotme, është një variant i cili
aplikohet që nga viti 1927 nga Dorfler (Doerfler). Operacioni cezarian është një intervent
kirurgjikal i cili rekomandohet në ato raste kur lindja natyrale nuk është e mundur ose kur
paraqet rrezik për shëndetin / jetën e nënës dhe / ose të fetusit.Gjatë këtij operacioni, përmes një
incizioni horizontal prej 10 cm (e ashtuquajtura laparotomi Pfannestiel) në fund të barkut, kryhet
hapja e mitrës me qëllim nxjerrjen (ekstraksionin) e bebit.Perceptimi për lindjen me operacion
cezarian ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Dikur kjo lindje konsiderohej si alernativa e
fundit për të përfunduar lindjen. Megjithatë, në ditët e sotme, mjaft femra zgjedhin të lindin me
anë të operacionit cezarian, edhe pse nuk është e nevojshme. Kjo për faktin e thjeshtë se ato nuk
duan të përjetojnë një lindje të zgjatur (frikë kjo në shumicën e rasteve e ekzagjeruar dhe e
pajustifikuar). Megjithatë shumica e mjekëve obstetër respektojnë vendimin e pacientes. Suturat
janë resorbabile dhe nuk lënë pasoja. Në raste shumë të rralla mund të ketë reaksione të
padëshiruara nga saturat e përdorura (granulacione). Në lëkurë zakonisht përdoret suturë
intradermike (e fshehur) e cila ka efekt estetik superior.Kohëzgjatja e operacionit cezarian është
30-45 minuta.Pacientja zakonisht rikuperohet ngrihet në këmbë në 24-48 orët e para pas
operacionit.Të qepurat do të hiqen zakonisht pas 3-7 ditësh.Nuk ka asnjë efekt negative të lindjes
me operacion cezarian mbi ushqimin me gji të neonatit.
Fjalët kyçe: Operimi cezarian, Sturat , Kohëzgjatja e operacionit,
Rikuperimi, Ushqyerja me gji.
34
b)Summary
Introduction: The first reliable data for creating cutting caesarean section to a living woman, are
associated with the name of the French surgeon and obstetrician, Zhakis Gilemukona (Jaques
Guillemuecona), in 1571 in Paris. The cesarean cutting technique nowadays is a variant that has
been applied since 1927 by Dorfler (Doerfler). Caesarian operation is a surgical intervention
which is recommended in those cases where natural birth is not possible or when it poses a risk
to the mother / fetus's health / life. During this surgery, through a horizontal incision of 10 cm
(the so-called laparotomy Pfannestiel) in the lower abdomen, performed the opening of the
uterus in order to recover (extraction) of baby.Perception for cesarean birth has changed over the
years. Once this birth was considered the ultimate alernation to end the birth. However,
nowadays, many women choose to arise through the Caesarian operation, though it is not
necessary. This for the simple fact that they do not want to experience a prolonged birth (fear
that in most cases exaggerated and unjustified). However, most obstetricians respect the patient's
decision. Sutures are resorbable and leave no consequences. In very rare cases there may be
undesirable reactions from the saturates used (granulation). In the skin is usually used
intradermal (hidden) venom which has superior aesthetic effect. The duration of the cesarean
operation is 30-45 minutes. The patient usually recovered by standing up in the first 24-48 hours
after surgery. These seams will usually be removed after 3-7 days. There is no negative effect of
Caesarean breastfeeding on neonate breastfeeding.
Key words: Caesarian operation, Suture, Duration of surgery, Recuperation, Breastfeeding.
35
6. Literatura:
[1] Dr.Danka Gigovska, Dr. Zdenka Risteska-Bazat e kujdesit-Shkup,2010
Kapitulli IV Masat për mbrojtje higjeno-teknike dhe kundërepidemiologjike.
[2] http://www.outagamie.org/Home/ShowDocument?id=6356
[3] www.mjekët.al Dërguar nga Dr.Elton Peci “Operacioni Cezarian”
[4] Caesarean section – etymology and early history Pieter W J van Dongen,
MD, MMed, PhD, DTM&H Professor Emeritus,
[5] Department of Obstetrics and Gynaecology, Tygerberg Hospital,
Faculty of Health Sciences, Stellenbosch University, Tygerberg, W Cape
[6] doktori.weebly.com/lindja-operative-sectio-cesare
[7] Indication for caesarean section, Zoe Penn. Best practice & research clinical
obstetrics & Gynecology
[8] Mehmedi Ilmi,Isjanovska Rozalinda “Mikrobiologjia dhe infektologjia me
përkujdesje”Shkup,2011
[9] Lul Rak, Didier Pittet,Benedetta Allegranzi,Gertie van Knippenberg-Gordebeke
“Higjena duarve në kujdesin shëndetësor”
[10] “Udhërrëfyes për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve spitalore”
përfaqësues MSH, QKCSAISH, ISHP, QSUT dhe ISKS
[11] Bazuar në: ” Gowning and gloving technique” University of Illinois at Chicago
UIC Medical Center Chicago, IL Surgical Services
[12] www.saintlukeskc.org/health-library/discharge-instructions-using-sterile
glove-techniqu
[13] “Udhërrëfyes për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve spitalore”
përfaqësues MSH, QKCSAISH, ISHP, QSUT dhe ISKS
[14] Prof.dr.sci.Asim Kurjak & Suradrici“Ginekologija i Perinatologija”
fq.1191-1197
6.
36
7. Biografia – CV
Informata përsonale:
Emri dhe mbiemri Zana Rudi
Ditëlindja 12.03.1994
Gjinia Femër
Nr.përsonal 1234031399
Të dhënat kontaktuese
Nr. Telefonit 045-602-357
Adresa Rruga “Yllka Domi”-Gjakovë
Emaili [email protected]
Të dhënat kualifikuese
Shkolla e mesme e lartë SHML”Hysni Zajmi”-Gjakovë
Liçencimi Mami e liçencuar në 2014
Universiteti Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Mami
Statusi E rregullt
Nr.ID 150305030