6
9 Seksioni i përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të shkaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve. Në pjesën 2.2, Higjiena respiratore, nxënësit do të vështrojnë në shkallë të madhe dhe argëtuese se sa larg përhapen mikrobet me teshtitje. Nëpërmjet një seti të eksperimenteve, nxënësit do të mësojnë se mbulimi i gojës me faculetë gjatë kollitjes dhe teshtitjes ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksionit. Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f, 2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l Sc2: 2g, 5f Njësia mësimore Njësia 6 Mikroorganizmat Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit: Do të mësojnë se infeksioni mund të përhapet me teshtitje dhe kollitje Do të kuptojnë se mbulimi i gojës gjatë kollitjes apo teshtitjes mund të parandalojë përhapjen e infeksionit Nxënësit më të aftë: Do të dijnë se me kollitje ose teshtitje në dorë mund të përhapet infeksioni

Stadi kyç 2 Njësia mësimore Mikroorganizmat

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Stadi kyç 2 Njësia mësimore Mikroorganizmat

9

Seksioni i përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të shkaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve.

Në pjesën 2.2, Higjiena respiratore, nxënësit do të vështrojnë në shkallë të madhe dhe argëtuese se sa larg përhapen mikrobet me teshtitje. Nëpërmjet një seti të eksperimenteve, nxënësit do të mësojnë se mbulimi i gojës me faculetë gjatë kollitjes dhe teshtitjes ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f,

2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l Sc2: 2g, 5f

Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat

Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

Rezultatet e mësimit

Të gjithë nxënësit:

Do të mësojnë se infeksioni mund të përhapet me teshtitje dhe kollitje

Do të kuptojnë se mbulimi i gojës gjatë kollitjes apo teshtitjes mund të parandalojë përhapjen e infeksionit

Nxënësit më të aftë:

Do të dijnë se me kollitje ose teshtitje në dorë mund të përhapet infeksioni

Page 2: Stadi kyç 2 Njësia mësimore Mikroorganizmat

Materialet e nevojshme Për nxënës Kopje e SW 1

Për grup Pistë teshtitjeje Shishe me sprej të

kaltër për teshtitje Shishe me sprej të kuq

për teshtitje Shishe me sprej të

gjelbër për teshtitje Metër Dorë gjigante ose me

dorezë Faculetë gjigante

Siguria dhe shëndeti Nxënësit mund të kenë

nevojë për dorëza dhe përparëse

Sigurohuni që ngjyra ushqimore është SHUMË e holluar

Sigurohuni që shishet me sprej janë pastruar dhe shpërlarë mirë para përdorimit

Nxënësit mund të kenë nevojë për syza mbrojtëse

Fjalët kyçe Ngjitëse (infektive) Eksperiment Parashikim Rezultate Simptoma Përhapje

Mënyra më e shpeshtë e përhapjes së infeksionit është përmes aerosoleve, si p.sh. me kollitje dhe teshtitje. Ai mund të përhapet edhe me rrugë më direkte, p.sh. përmes kontaktit njerëzor (prekje, puthje, duar të papastra, shkëmbimi i brushave të dhëmbëve apo gotave) si dhe duke ngrënë ushqim të kontaminuar. Ftohjet (flama) dhe gripi janë sëmundjet më të shpeshta në klasë dhe ndoshta ndër më ngjitëset. Ftohja dhe gripi shkaktohen nga viruset dhe si të tilla ato nuk mund të shërohen me antibiotikë. Në përgjithësi, rekomandohet pushimi në shtrat dhe pirja e sasive të mëdha të lëngjeve. Por, nëse simptomat vazhdojnë, atëherë është e nevojshme që të vizitohet mjeku. Simptomat e ftohjes dhe gripit përfshijnë kokëdhimbjen, dhimbjen e fytit dhe ethet. Ftohjet gjithashtu shkaktojnë rrjedhjen e hundëve! Shumë dhimbje të fytit që shoqërojnë ftohjet dhe gripin shkaktohen nga prania e viruseve në fyt, që e bëjnë atë të ndjeshëm, frymëmarrja nga goja shkakton tharjen e fytit dhe kollitja e vazhdueshme shkakton ndjesinë e dhimbjes. Teshtitja është një mënyrë me të cilën trupi mundohet të lirohet nga mikrobet e dëmshme dhe pluhuri të cilin mund ta inhalojmë. Mikrobet e dëmshme dhe pluhuri kapen nga qimet e hundës dhe e gudulisin atë. Hunda pastaj dërgon një sinjal në tru, i cili pastaj e kthen një sinjal duke nxitur hundën, gojën, mushkëritë dhe gjoksin që ta shfryejnë ngacmimin. Në rastin e ftohjeve dhe gripit, miliona grimca të viruseve dalin jashtë dhe kontaminojnë sipërfaqen ku ato përfundojnë; kjo sipërfaqe mund të jetë në ushqimin tonë apo duart tona.

1. Krijoni një pistë teshtitjeje duke vendosur 3-4 tavolina të njëpasnjëshme me një dërrasë vertikale të pasme dhe mbuloni ato me letër të bardhë (tapetat e murit janë një alternativë e lirë), si në figurë.

2. Mbushni me ujë dhe ngjyrë ushqimore nga një shishe spreji për secilin grup. Ngjyrat e ndryshme për secilin grup e bëjnë aktivitetin më argëtues.

3. Krijoni një model të madh të dorës nga kartoni për secilin grup, me një pjesë më të gjatë për ta mbajtur ose mbuloni duart e nxënësve me doreza.

4. Krijoni një faculetë të madhe nga letra e kuzhinës.

2.2 Përhapja e infeksionit Higjiena respiratore

Përgatitja e avansuar

Informata themelore

Materialet e internetit në dispozicion

Demonstrimi i këtij aktiviteti

Page 3: Stadi kyç 2 Njësia mësimore Mikroorganizmat

1. Filloni mësimin duke iu treguar nxënësve se do të mësojnë se sa të dëmshme mund të jenë

mikrobet nëse kalojnë nga një person në tjetrin me teshtitje dhe kollitje. Pyetni për mendimin e nxënësve se çka do të thotë ‘Ma ke ngjitë flamën’ ose ‘e mora gripin prej teje’.

2. Shpjegoni nxënësve se shumë sëmundje përhapen me rrugë ajrore dhe si përhapen në piklat e vogla të mukusit dhe ujit të kollitur ose teshtitur në ajër nga njerëzit. Tregoni që në këtë mënyrë përhapen sëmundjet e shpeshta siç janë që ftohjet dhe gripi, e deri te infeksionet më serioze si meningjiti apo tuberkulozi (TB), të cilët mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë. Për vizualizimin e këtyre mikrobeve të dëmshme mund të ndihmojnë fotot në faqen, www.e-bug.eu, në pjesën 1.1.

3. Vazhdoni të diskutoni për ftohjen dhe gripin duke shpjeguar se ato shkaktohen nga viruset dhe jo nga bakteret. Shpjegoni se është shumë e rëndësishme për shëndetin e secilit që të mbulohet goja dhe hunda me faculetë gjatë teshtitjes dhe kollitjes. Ndonjëherë ka shpërthime të mëdha të epidemive të gripit, kur me mijëra njerëz në një vend preken nga infeksioni.

4. Kërkoni nga nxënësit që të tregojnë herën e fundit kur kanë pasur ftohje ose grip. Kërkoni nga ata që të shënojnë emrin e secilit person tjetër që ata e njohin dhe e dijnë se ka pasur ftohje ose grip në të njëjtën kohë me ta. Kërkoni nga ata që të identifikojnë, nëse iu kujtohet, se te kush janë shfaqur simptomat së pari. A mendojnë ata që ftohjen ose gripin e kanë marrë nga këta njerëz?

1. Ndani klasën në grupe me nga 4 – 5 nxënës

2. Secili grup duhet ta ketë pistën e vet të teshtitjes, një shishe për teshtitje, vizore ose metër, një dorë ose dorezë gjigante dhe një faculetë gjigante. Secili nxënës duhet ta ketë SW 1. Sigurohuni që ata i kanë lexuar dhe kuptuar udhëzimet para se të fillojnë aktivitetin.

3. Për të demonstruar distancën që e kalon teshtitja dhe mikrobet, secili nxënës i grupit duhet të spërkas një herë me shishen spërkatëse nga fundi i tavolinave në letër, për të simuluar teshtitjen. Para ‘teshtitjes’ (shtypjes së shishes) nxënësit duhet të parashikojnë sa larg dhe sa gjerë do të shkojë teshtitja dhe ta shënojnë këtë në fletën e rezultateve (SW 1). Pas ‘teshtitjes’ nxënësit duhet ta masin dhe regjistrojnë sa larg dhe sa gjerë teshtima e secilit nxënës ka shkuar dhe ta shënojnë këtë në fletën e rezultateve.

4. Hapi tjetër është që të vështrohet se çka ndodh kur e vendosim dorën mbi gojë gjatë teshtitjes; mikrobet mbeten në dorën tonë dhe mund të përhapen në gjithçka që prekim ne. Njëri nxënës i grupit duhet të jetë ‘teshtuesi’ dhe një tjetër duhet ta mbajë dorën ose dorezën gjigante rreth 2 – 5 cm larg shishes spërkatëse. Nxënësit duhet të shënojnë vlerat e parashikuara dhe ato reale në fletët e rezultateve.

5. Në fund, ne dëshirojmë të vështrojmë se çka ndodh kur mbulojmë gojën me faculetë gjatë teshtitjes. Një nxënës nga secili grup duhet të jetë ‘teshtuesi” dhe tjetri duhet ta mbajë faculetën direkt para spërkatësit të shishes. Nxënësit e grupit duhet të shënojnë rezultatet e parashikuara

dhe aktuale në SW 1 dhe të vizatojnë një grafik të rezultateve.

2.2 Përhapja e infeksionit Higjiena respiratore

Hyrje

Aktiviteti kryesor

Page 4: Stadi kyç 2 Njësia mësimore Mikroorganizmat

2.2 Përhapja e infeksionit Higjiena respiratore

1. Diskutoni me nxënësit për rezultatet e tyre. Kërkoni nga ata që ta shikojnë dorën dhe të vërejnë

se a janë ende aty mikrobet ‘e spërkatura’.

2. Tregoni atyre se kur e vendosin dorën në letër, nga ana e spërkatur, mikrobet transferohen në letër. Shpjegoni që teshtitja në dorë mund të përhapë mikrobet në gjërat të cilat ne i prekim, prandaj është më mirë që të teshtijmë në faculetë dhe pastaj ta hudhim atë dhe të lajmë duart sa më parë që është e mundur.

3. Tregoni nxënësve pse disa shtete përdorin mesazhin ‘teshtij në mëngën tënde’.

Siç është vërejtur në këtë aktivitet, mikrobet mund të përhapen nga një person te tjetri me prekje, nëse e mbulojmë gojën me dorë gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Qendra për kontrollin e sëmundjeve (CDC) në SHBA rekomandon që në mungesë të faculetës të teshtijmë në mëngën tonë, sepse në këtë mënyrë është më pak e besueshme që të përhapen mikrobet te njerëzit tjerë.

Plenare

1. Nxënësit duhet të krijojnë disa rregulla të thjeshta ose një mesazh të lehtë për të zvogëluar

përhapjen e kollës, ftohjeve dhe gripit në shkollën e tyre, p.sh.:

- Kollitjet dhe teshtitjet i përhapin sëmundjet - Mbuloni kollitjet dhe teshtitjet tuaja me faculetë

2. Transferoni këto mesazhe në format të posterit, për të krijuar posterë të thjeshtë efektiv për t’i

vendosur nëpër shkollë ose klasë

Aktiviteti plotësues

Page 5: Stadi kyç 2 Njësia mësimore Mikroorganizmat

Sa larg ka shkuar teshtitja juaj?

Nxënësi 1

Nxënësi 2

Nxënësi 3

Nxënësi 4

Nxënësi 5

Teshtitja

Largësia (cm)

Gjerësia (cm)

Teshtitja me dorë

Largësia (cm)

Gjerësia (cm)

Teshtitja me

faculetë

Largësia (cm)

Gjerësia (cm)

Dora para teshtitjes

1. Çka keni menduar se do të ndodhë kur e keni vendosur dorën në gojë para teshtitjes?

_________________________________________________________

2. Çka ndodhi në të vërtetë? (Ku dhe sa larg ka shkuar teshtitja?)

_________________________________________________________

Faculeta para teshtitjes

3. Çka keni menduar se do të ndodhë kur e keni vendosur faculetën në gojë para teshtitjes?

_________________________________________________________

4. Çka ndodhi në të vërtetë? (Ku dhe sa larg ka shkuar teshtitja?)

_________________________________________________________

1. Çka mund të ndodh nëse nuk i lajmë duart pas teshtitjes në to?

____________________________________________

2. Çka duhet të bëjmë me faculetën pas teshtitjes në të?

____________________________________________

3. Cila është më e mirë për të parandaluar përhapjen e infeksionit, teshtitja në dorë apo faculetë? Pse?

____________________________________________

Page 6: Stadi kyç 2 Njësia mësimore Mikroorganizmat