37
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Resurset teknologjike bashkëkohore të mësimit përmes internetit në shkollimin fillor Kandidatja: Mentori: Elsa Zallqi Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri Gjakovë, 2020

UNIVERSITETI I GJAKOVËS · shkrimin e një teksti apo përpunon të dhënat numerike të një tabele përbën një aplikacion të caktuar. Si përfundim, sistemet e shfrytëzimit

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS

    FAKULTETI I EDUKIMIT

    PROGRAMI FILLOR

    PUNIM DIPLOME

    Tema: Resurset teknologjike bashkëkohore të mësimit përmes internetit në

    shkollimin fillor

    Kandidatja: Mentori:

    Elsa Zallqi Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri

    Gjakovë, 2020

  • Përgatitur nga: Elsa Zallqi

    Për mbrojtje të temës së diplomës për titullin – Bachelor i Programit Fillor

    Fusha e veçantë: Programi Fillor

    Titulli: “Resurset teknologjike bashkëkohore të mësimit përmes internetit në

    shkollimin fillor”

    Punimi përmban gjithsej: 37 faqe; 8 figura; 6 grafika.

    Udhëheqës shkencor: Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri

    =============================================

    Ky punim u mbrojtë më __/__/____ para komisionit vlerësues në përbërje:

    1. Prof.Asoc.Dr. Edmond Beqiri Udhëheqësi shkencor

    2. Prof.Ass.Dr. Agon Kokaj Kryetar

    3. Prof.Asoc.Dr. Laura Naka Anëtar

    Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues

    1. __________________________________

    2. __________________________________

    3. __________________________________

  • DEKLARATË STATUSORE

    Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim me titullin: “Resurset teknologjike

    bashkëkohore të mësimit përmes internetit në shkollimin fillor” është shkruar nga unë

    dhe nuk është prezantuar asnjëherë në ndonjë institucion tjetër për vlerësim. Në punim

    çdo gjë është shënuar nga unë përveç rasteve të cituara ose të referuara brenda punimit.

    Me respekt,

    Studentja Elsa Zallqi

    ____________________

  • MIRËNJOHJE

    Këto katër vite studime mirënjohje dhe falënderime të panumërta i shprehi

    familjes time, e cila gjatë gjithë këtij rrugëtimi ishte frymëzimi dhe vullneti im që unë ti

    përfundoi me sukses këto studime.

    Shprehi falënderimet e mija për profesorët e fakultetit të cilët me përkushtimin e

    tyre më japen njohuri dhe dituri të cilat do të më nevojiten gjatë rrugëtimit time në

    profesionin që kam zgjedhur. Një falënderim i veçantë i takon udhëheqësit time shkencor

    Prof. Asoc. Dr. Edmond Beqiri i cili gjatë gjithë kohës më japi këshilla dhe ndihmë të

    vazhdueshme gjatë këtij punimi.

    Falënderoj po ashtu edhe shoqërinë time që këto katër vite studime i bënë të

    paharruara.

    Faleminderit!

  • ABSTRAKTI

    Ky punim diplome ka për qellim të shtjellojë resurset teknologjike pa të cilat

    mësimi përmes internetit do të ishte i parealizueshëm. Po ashtu shtjellohen vështirësitë e

    hasura gjatë rrugëtimit të mësimit online, përvojat e mësimdhënësve dhe nxënësve në

    përdorimin e teknologjisë sepse në shumë raste ku vetë kemi qenë prezentë në rastet ku

    janë hasur në vështirësi të shumta një ndër to është edhe kyçja në platformat e ndryshme

    në të cilat është zhvilluar mësimi online, faktori kryesorë është mos njohja në nivel të

    duhur i teknologjisë në përdorime të ndryshme si në rastin tone për zhvillim të mësimit

    përmes internetit.

    Arsimim cilësor në distancë mund të arrihet atëherë kur kemi mësimdhënës të

    pajisur me njohuri teknologjike, të aftë në përdorimin e programeve dhe platformave të

    nevojshme, prindër/kujdestarë të gatshëm për të ndihmuar fëmijët e tyre gjatë përdorimit

    të teknologjisë, si dhe mundësinë e të pajisurit të klasave dhe kabineteve me instrumente

    përcjellëse të domosdoshme për këtë lloj mësimi.

    Fjalët kyçe: teknologjia, resurse, mësimdhënësit, mësimi përmes internetit, nxënësi, etj.

  • ABSTRACT

    This bachelor thesis aims to elaborate the technological resources without which online

    learning would be impossible. The difficulties encountered during the online learning

    journey, the experiences of teachers and students in the use of technology are also

    discussed, because in many cases where we have been present in cases where many

    difficulties have been encountered, one of them is the connection to different platforms

    in which online learning has been developed, the main factor is the lack of proper

    knowledge of technology in different uses as in our case for the development of online

    learning.

    Quality distance education can be achieved when we have teachers equipped with

    technological knowledge, able to use the necessary programs and platforms, parents/

    guardians willing to help their children in using technology, as well as the possibility of

    being equipped of classrooms and cabinets with accompanying instruments necessary for

    this type of teaching.

    Keywords: technology, resources, teachers, internet learning, student, ect.

  • PËRMBATJA

    DEKLARATË STATUSORE ....................................................................................................... 3

    MIRËNJOHJE .............................................................................................................................. 4

    ABSTRAKTI ................................................................................................................................ 5

    ABSTRACT .................................................................................................................................. 6

    HYRJE............................................................................................................................................9

    KAPITULLI I ............................................................................................................................. 10

    1. TEKNOLOGJIA BASHKËKOHORE ................................................................................ 10

    1.1. Resurset teknologjike .................................................................................................. 11

    1.2. KOMPJUTERI ................................................................................................................ 11

    1.2.1. Laptop-i ............................................................................................................... 13

    1.3. KAMERA ...................................................................................................................... 14

    1.3.1. Fotoaparati digjital .............................................................................................. 14

    1.3.2. Fotografitë Digjitale............................................................................................. 15

    1.4. MIKROFONI ................................................................................................................. 17

    1.4.1. PROJEKTORI ......................................................................................................... 17

    1.5. TELEFONI I MENÇUR ................................................................................................... 18

    1.6. Skaneri ......................................................................................................................... 18

    1.7. Tabela Interaktive ....................................................................................................... 19

    KAPITULLI II ............................................................................................................................ 20

    2. Vështirësit në qasjet teknologjike ....................................................................................... 20

    KAPITULLI III ........................................................................................................................... 24

    3. Platformate teknologjike për mësimin online ..................................................................... 24

    3.1. MEET ........................................................................................................................... 24

    3.2. ZOOM .......................................................................................................................... 24

    3.3. GOOGLE CLASSROOM ................................................................................................. 25

    3.4. E-mësimi ...................................................................................................................... 25

    KAPITULLI IV……………………………………………………………………………………………………………………..27

    4. Hulumtim- ʻʼIntegrimi i teknologjisë informative në mësimdhënieʼʼ ................................. 27

    4.1. POPULLATA DHE MOSTRA .......................................................................................... 28

    4.2. REZULTATET ME MËSIMDHËNËS ................................................................................ 28

    4.2.1. Klasat e përfshira në hulumtim (mësimdhënësit) ............................................... 29

    4.2.2. Pajisja e shkollave me kompjuterë ...................................................................... 29

    4.2.3. Njohuritë e mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit ............................... 30

    4.2.4. Programet kompjuterike që i zbatojnë mësimdhënësit ..................................... 30

    4.2.5. Njohuritë e nxënësve për ta përdorur kompjuterin ........................................... 31

  • 4.2.6. Sa i udhëzojnë mësimdhënësit nxënësit për hulumtime në internet për nevoja

    mësimore? .......................................................................................................................... 33

    5. PËRFUNDIM ...................................................................................................................... 34

    5.1. Rekomandime ............................................................................................................. 35

    6. Literatura ............................................................................................................................. 36

    6.1. Burime nga interneti ................................................................................................... 36

  • 9

    HYRJE

    Në jetën tonë të përditshme përdorimi i teknologjisë në forma të ndryshme ka

    marr kahje tjetër nga vitet më përpara, gjithashtu përdorimi i tij viteve të fundit ta marr

    hov të madh në të gjitha aspektet. Por vije në pikëpyetje se sa prej nesh e përdorimin

    teknologjinë për të zgjeruar diturit tona, se siç e dimë në kuadër te teknologjisë hynë edhe

    resurset e saj.

    Përgjatë këtij punimi do të shohim disa nga resurset teknologjike të cilat ishin

    shumë në nevojshme në kohen e zhvillimit të mësimi përmes internetit në këtë kohë që

    jemi tani për shkak të gjendjes së pandemisë të virusit COVID-19 i cili ka kapluar të

    gjithë botë anë e mban duke përfshirë edhe vendin tonë, përgjatë kësaj kohe mësimi

    tradicional siç jemi mësuar të zhvillojmë në objektet shkollore ishte i pa mundur, e vetmja

    zgjidhje për vazhdimin e mësimit ishte qasja përmes internetit. Mbase askujt nuk i kishe

    shkuar në mendje që një ditë do të vije koha që edhe në vendin tonë do të praktikohet kjo

    metodë e mësimit.

    Edhe pse po cilësohet si mësim jo efektiv sidomos për ciklin e ulët fillor sepse në

    këtë moshë fëmijët kanë nevojë që të kenë nga afër kontaktin me mësimdhënësin dhe

    shokët e klasës, ambienti shkollor jep emocione dhe përqendrim tjetër nga aj i mësimit

    në distancë. Me angazhimin e madhe të mësimdhënësve për tu ofruar ndihmë nxënësve

    për të arritur në një mësim efektiv dhe të suksesshëm, bëri që trekëndëshi mësues-prindër-

    nxënës të jetë në kontakt më shumë se çdo herë tjetër dhe të jetë i pa evitueshëm.

    Zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar implementimin e platformat të ndryshme

    nëpërmjet të cilave zgjerohen diturit dhe shkathtësitë e nxënësve.

  • 10

    KAPITULLI I

    1. TEKNOLOGJIA BASHKËKOHORE

    Me fjalën teknologji hasemi në shumë terme të ndryshme sepse vetë shtrirja e

    teknologjisë në shumë fusha të jetës është teje e gjerë. Prandaj nënkuptojmë tërësinë e

    njohurive, procese të drejtpërdrejta në fitimin e të mirave, ndërveprimeve të ndryshme,

    etj. “Përparimi i shoqërisë njerëzore është i vazhdueshëm. Në kohët më të lashta, njerëzit

    kanë shpikur dhe përdorur veglat e punës, të cilat me kalimin e viteve i kanë përsosur“

    (Kapo & Poema, 2018)1. Pra me përparimin e shoqërisë njerëzore ka përparuar edhe

    teknologjia nga teknologjia tradicionale në atë bashkëkohore, duke e përsosur çdo gjë që

    i përket teknologjisë.

    Kjo përsosje ka ndikuar pozitivisht në aspekte të ndryshme sepse me teknologjinë

    bashkëkohore mundësohet zhvillimi i çfarëdo kërkese të paraqitur.

    Vite më parë për nxënës i vetmi burim informacioni ishe mësimdhënësi i tyre, ndërsa tani

    ekzistojnë shumë burime informative falë zhvillimit teknologjik i cili mundëson marrjen

    e informacioneve të plota në të gjitha sferat e jetës, tani njerëzit janë shumë më afër me

    botën sa i përket marrjes së informacionit në një kohë shumë më të shpejtë.

    Teknologjia në ditët e sotme është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Nga përdorimi i

    shumtë i teknologjisë duke filluar nga telefonat celular, pajisjet elektronike qe ne i

    posedojmë në shtëpitë tona e deri ne pjesën e mësimin përmes teknologjisë nën

    përdorimin e internetit. Por kjo nuk do të thotë se teknologjia ka vetëm të mira pot

    përmban në vete edhe pjesët e këqija por kjo varet nga mënyra e përdorimi te tij. Një ndër

    të këqijat është siguria e të dhënave tona të cilat janë të regjistruara në këto pajisje

    teknologjike e njëkohësisht edhe koha e madhe e harxhuar para tyre. Prania e teknologjisë

    bashkëkohore në jetën tonë është padyshim e domosdoshme.

    1 Kapo Albiona & Poema Fatbardha. TIK 9. “Filara”. Prishtinë. 2018. f.6.

  • 11

    1.1. Resurset teknologjike

    Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ka bërë që edhe resurset e tij të marrin përmasa

    më të mëdha. Në rastin tonë resurset teknologjike për mbajtjen e mësimit nëpërmjet

    internetit janë të shumta por ndër më të rëndësishmet janë: kompjuteri, kamera,

    mikrofoni, telefoni i mençur, projektori, etj.

    Për secilin resurs të sipër përmendur do të ndalemi të shpjegojmë historikun e tij

    si dhe përdorimin dhe pjesën kryesore të nevojave të tyre në zhvillimin e mësimit në

    mënyrën online.

    1.2. Kompjuteri

    Kompjuteri është një makinë e programuar që ka për qëllim që në mënyrë

    automatike të ekzekutojë një varg të caktuar veprimesh logjike ose aritmetike. Ai ka

    aftësinë te ruaje, te dërgojë, te marre dhe procedojë te dhëna. Kompjuterin mund ta

    përdorim për te shkruar dokumente, për te dërguar e-maile, për te ruajtur shënimet dhe

    punimet tuaja ne programet specifike, te bëni menaxhimin e te dhënave që dëshironi etj.

    Kompjuteri është pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhëna. Ndër vite

    kompjuteri çdo herë vinte dhe përsosej më shumë, me studimin ndaj tij, programeve dhe

    pjesë të ndryshme që ndihmuan në avancimin e kompjuterëve. Me avancimin e

    kompjuterëve janë marr shumë shkencëtarë pothuajse që nga viti 1673 e deri në ditët e

    sotme. Përdorimi i tij është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, përmes tij mund të bëjmë

    hulumtime të shumta si dhe të marrim informacione për të gjithë botën vetëm me një

    klikim të vetëm.“Kompjuteri kryen punë të llojllojshme, por të gjitha këto punë mund të

    kryhen, vetëm në qoftë se ai ushqehet me program adekuat i cili kompjterin e dirigjon se

    si të veprojë në kryerjen e punëve të caktuara“ (Beqiri E. , 2006)2.

    Në shkollat fillore përdorimi i kompjuterit në vendin tonë deri me tani ishte shumë

    i pakët pothuajse fëmijët nuk kishin asnjë informacion më të hollësishëm që përmes

    kompjuterit mund të kryejmë shumë punë të ndryshme, mirëpo nga situata e krijuar

    2 Beqiri, Edmond. “Bazat e informatikës”. Prishtinë. 2006. f.311.

  • 12

    nxënësit të paktë morën njohuri për këtë pjesë, sepse pothuajse çdo ditë ata duhet të

    përdoronin kompjuterin për tu kyçur në mësim.

    Për ta besojë që ishte një përvojë më e ndryshme dhe ngjalli kureshtjen e fëmijëve

    duke marr parasysh botë kureshtare të tyre në këtë moshë.

    Një sistem kompjuterik përbëhet nga komponentë hardware-ikë dhe software-ikë

    . Hardware është një pajisje fizike si për shembull kasa, pajisja e ruajtjes së informacionit,

    tastiera, monitori, kabëllat, pajisjet e zërit, printerat etj. Ndërsa termi software i referohet

    sistemeve të shfrytëzimit dhe programeve aplikativë të shumëllojshëm. Softveri është çdo

    set instruksionesh qe i tregon hardverit cfare te beje. Ai e udhëheq hardverin dhe i tregon

    atij sesi te përmbush dhe kryej çdo detyre qe merr.

    Fig 1. Pajisjet e sistemit kompjuterik

    Burimi: Edmond Beqiri, Bazat e Informatikës, faqe 22

    Sistemet e shfrytëzimit janë bashkësi komandash që instruktojnë kompjuterin si të

    veprojë dhe punojë. Këto veprime mund të përfshijnë identifikimin, hyrjen dhe

    përpunimin e informacionit. Programet aplikative ose shkurt aplikacionet kryejnë

    funksione të ndryshme. Aplikacionet ndryshojnë gjerësisht në varësi të llojit të

    informacionit që përdoret dhe gjenerohet. Kështu, bashkësia e instruksioneve që realizon

    shkrimin e një teksti apo përpunon të dhënat numerike të një tabele përbën një aplikacion

    të caktuar.

    Si përfundim, sistemet e shfrytëzimit mundësojnë krijimin e një ambienti pune

    kurse aplikacionet mundësojnë kryerjen e punëve konkrete.

  • 13

    1.2.1. Laptop-i

    Laptop-i është një kompjuter personal për përdorim portativ i cili integron në një

    pajisje të vetme pjesët përbërëse të një kompjuteri desktop. Laptop-ët përfshijnë një klasë

    të gjerë modelesh të cilat grupohen sipas kritereve të ndryshme, por më i zakonshmi është

    ai sipas përmasës së ekranit që varion nga 7-inch në 20-inch si vijon:

    Netbooks (7-12 inch)

    Subnotebooks (1012 inch)

    Notebooks (12-15 inch)

    Desktop replacement (16-20 inch)

    Fig. 3. Laptopi 15 inç

    Burimi: Beqiri, Bazat e informaticës, 2006, fq. 38

    Laptop-ët përbëjnë klasën më të gjerë të kompjuterëve portativë. Një klasë tjetër

    kompjuterësh portativë është klasa e kompjuterëve tablet. Veçoria e tyre është tek

    mungesa e tastierës e cila zëvendësohet nga një ekran me prekje.

    Karakteristikat e një laptop-i

    Ata janë të vegjël dhe portativë

    Ata kanë një ekran të integruar

    Ata kanë një tastierë të integruar

    Ata punojnë mbi një rrjet elektrik me rryme alternative ose me një bateri të

    rikarikueshme.

    Ata lidhen drejtpërdrejt me disqe të jashtme dhe periferikë të tjerë.

    Ata mundësojnë lidhjen me periferikët nëpërmjet stacioneve të portave.

    Disa prej avantazheve të laptop-ëve kundrejt desktop-ëve janë (Grup autoresh,

    2016)3

    3 https://sq.unansea.com/cfare-eshte-nje-laptop-dhe-cilat-jane-funksionet-e-tij/

  • 14

    Produktiviteti. Laptop-t mund të përdoren në vende ku nuk është i mundur

    përdorimi i desktop-ëve.

    Menjëhershmëria. Me një laptop mund të aksesosh informacion për zgjidhjen e

    problemeve në mënyrë urgjente.

    Përditësimi. Përdorimi i laptop-it shmang transferimin e të dhënave nga një

    kompjuter në një tjetër.

    Lehtësia në lidhje. Laptop-i mund të aksesohet lehtësisht në internet dhe rrjeta

    kompjuterike pa kabëll.

    Konsumi më i ulët i energjisë.

    Bateria. Laptop-ët mund të punojnë në mungesë të energjisë me bateri.

    Përmasa dhe pesha. Laptop-ët janë më të lehtë dhe më të vegjël se desktop-ët.

    1.3. Kamera

    Kamera është pjesë elektronike e pandashme e pajisjeve digjitale mundëson

    lidhjet me video regjistrim. Me kalimin e viteve kamera është përsosur në aspektin e

    kualitetit në paraqitje në ekranin e kompjuterit dhe pajisjeve të tjera në të cilat bëjë pjesë.

    Në procesin e zhvillimit të mësimit ka bërë të mundur qasjen me pamje direkt, gjë

    që e ka lehtësuar mbarëvajtjen e mësimit dhe e ka lehtësuar atë, sepse nxënësit kanë

    mundësi që ta shohin mësimdhënësin e tyre si dhe shokë/shoqet e klasë. Në ciklin e ulët

    shkollorë është shumë e rëndësishme pamja virtuale sepse ndihmon në përqendrimin e

    vëmendjes së tyre në pjesën e mësimit dhe kanë ndjesinë sikur janë në klasë dhe kanë

    mësimdhënësin e tyre përballë.

    1.3.1. Fotoaparati digjital

    Një ndër pajisjet bashkëkohore më të popullarizuara menjëherë pas telefonave

    celular (ku shumica prej tyre përmbajnë fotoaparat digjital) sigurisht që është fotoaparati

    digjital.

    Popullariteti i fotoaparatit digjital inkurajohet nga përdorimi i thjeshtë i tyre

    mundësia e thjeshtë e lidhjes me kompjuter dhe bartja e fotografive në hard-diskun e tij

    si dhe këmbimi i fotografive përmes Internetit apo mediumeve tjera bartëse. (Beqiri V. ,

    2018)4

    4 Beqiri, Violeta. Informatika bazë, Kosovo Art Academy. Prishtinë. 2018.

  • 15

    1.3.2. Fotografitë Digjitale

    Në kompjuter dhe në pajisjet tjera digjitale, fotografia ka strukturë të saktë të

    regjistrimit dhe paraqitet me matricën e pikave – piksellëve.

    Fig. 5 Kamera digjitale

    Burimi: Beqiri, Informatika bazë, 2018, faqe. 38

    Piksellët janë elemente më të vegjël të fotografisë, emërtimi i të cilave rrjedh nga

    shprehja “Picture Elements”.

    Parametrat kryesor të paraqitjes së fotografisë janë rezolucioni dhe brezi

    dinamik.

    Rezolucioni është masa precize e paraqitjes së fotografisë, ajo mund të definohet

    në dy mënyra, si rezolucion relativ dhe absolut.

    Rezolucioni relativ paraqet numrin e piksellëve në njësi të gjatësisë (zakonisht si

    njësi e gjatësisë merret inç-i) (1 inç = 2.54 cm), ndërsa rezolucioni absolut paraqet numrin

    e tërësishëm të piksellëve të fotografisë që shqyrtohet.

    Brezi dinamik përcakton precizitetin e paraqitjes së piksellëve individuale.

    Shprehet me numër të ndryshëm të nuancave të ngjyrës me të cilën paraqitet një piksell.

    Regjistri i fotografisë digjitale kryesisht përbëhet prej:

    Kokës – të dhënat që përshkruajnë gjerësinë, lartësinë, brezin dinamik dhe detajet

    e regjistrimit të fotografisë dhe

    Ngjyrat

    Drita përbëhet prej shumë komponentëve, prej të cilave çdo njëra ka frekuencë të

    caktuar.

    Bashkësia e të gjitha komponentëve të dritës na jep spektrin e dritës.

  • 16

    Diapazoni i dritës së dukshme gjendet në brezin e gjatësive valore prej 380 nm

    deri në 740 nm (nanometra), por konsiderohet se syri i njeriut e sheh dritën me gjatësi

    valore prej 400 nm deri në 600 nm.

    Syri i njeriut është në gjendje ti dallojë rreth 350000 ngjyra. Diçka më i ndjeshëm

    është në nuancat e ngjyrës së gjelbër.

    Ekzistojnë dy modele themelore për paraqitje të ngjyrave, e ato janë:

    1. Modeli aditiv,

    2. Modeli subtraktiv.

    Modeli aditiv – krijohet me mbledhjen (aditivin) e ngjyrave. Ky është i

    ashtuquajturi modeli RGB (R – Red-e kuqe, G – Green-e gjelbërt dhe B – Blue-e kaltër).

    Modeli subtraktiv – përfitohet me zbritjen e ngjyrave. Ky është i

    ashtuquajturi modeli CMYK (C – Cyan-kaltër e çilët,

    Fig. 6 Modelet e ngjyrave

    Burimi: Beqiri, Informatika bazë, 2018, faqe. 78

    M – Magenta-vjollce, Y – Yellow-e verdhë dhe K – Black-e zezë).

    DVD- (Digital Versatile/Video Disc) është një medium për inçizimin e imazheve

    lëvizëse dhe vidio dhe duket si CD, por ka më shumë kapacitet

    Fig.7

    Burimi: Beqiri, Informatika bazë, 2018, faqe. 275

    https://sq.wikipedia.org/wiki/CD

  • 17

    1.4. Mikrofoni

    Mikrofoni është pajisje që mundëson komunikimin në mes të dy apo më shumë

    personave nëpërmjet kompjuterit ose pajisjeve elektronike tjera. Mikrofoni lidhet me

    kompjuter në mënyrë që të regjistrojmë tingujt, duke i ruajtur në kompjuter për përpunim

    dhe dëgjim të mëtejshëm. (Tasho, Greca , Maxhelaku, & Ramili, 2016) 5.

    Kjo pajisje ndihmoj në procesin e mësimit që nxënësit ta kenë mundësinë ta

    dëgjojnë mësimdhënësin e tyre gjatë shpjegimit të mësimit, si dhe të zhvillojnë biseda

    dhe bashkëbisedime të ndryshe për çështje te caktuara.

    1.4.1. Projektori

    Projektori- është një ndër pajisjet shumë efikase dhe e nevojshme. Projektori

    është një pajisje optike që shfaq (output) një imazh (shpesh imazhin e kompjuterit tonë)

    në një sipërfaqe“ (Tasho, Greca , Maxhelaku, & Ramili, 2016)6.

    Nga latinishtja proicere, proiectum = para përplase/paraqitës. Pajisje

    elektroteknike që shërben për paraqitjen e fotografive të zmadhuara optikisht, në një planë

    (ekran).

    Një projektor video është një projektues imazhi që merr një sinjal video dhe

    projekton imazhin përkatës në një ekran të projeksionit duke përdorur një sistem lente.

    Videoprojektorët përdorin një llambë shumë të ndritshme me presion ultra të lartë të

    merkurit, llambën e harkut Xenon, LED ose gjendje të ngurtë blu, RB, RGB ose lazer

    RGB me fibër optike të largët për të siguruar ndriçimin e kërkuar për të projektuar

    imazhin.

    5 Tasho Esmeralda, Greca Silvana, Maxhelaku Suela, Ramili Kridi (2016) .Teknologjia e informacionit dhe komunikimit 10. “Irisoft education”. f.18. 6 Po, aty f.19.

  • 18

    Fig. 9. Projektori

    Burimi: Beqiri, Informatika bazë, 2018, faqe. 258

    Një pajisje shumë e nevojshme që çdo mësimdhënës ta ketë sepse shpalosja e

    materialit mësimorë në projektor si në ambientin shkollorë (klasë) ashtu është në mësimin

    përmes internetit ju lehtëson nxënësve të nxënit e mësimit, si dhe do ta kenë më të qartë

    ku para tyre shfaqet në projektor materiali i caktuar si dhe ilustrime të ndryshme më të

    efektshme për një mësim efektiv.

    1.5. Telefoni i mençur

    Telefoni i mençur- me përsosjen e teknologjisë përfshin edhe telefoni i mençur i

    cili është bërë pothuajse si kompjuteri sepse ka avancuar në programet e tij.

    Programet në të cilat është zhvilluar mësimi në distancë është mundësuar që të

    regjistrohen edhe në këtë pajisje, pra nxënësit të cilët në pamundësi të qasjes përmes

    kompjuterit për shkak të arsyeve të ndryshme kanë mundësi që përmes telefonave të tyre

    personal ose të ndonjë anëtari të familjes të kyçen në mësim.

    1.6. Skaneri

    Skanimi paraqet procedurën me të cilën imazhet në letër apo në ndonjë bazë tjetër

    shndërrohet në formën digjitale të përshtatshme për përpunim, ruajtje dhe bartje në

    mediumet bartëse.

  • 19

    Fig.4. Skaneri

    Burimi: Unansea, https://sq.unansea.com/cfare-eshte-nje-laptop-dhe-cilat-jane-funksionet-e-tij/

    Pajisjet që përdoren për skanim quhen skaner.

    Parimi i punës së skanerit bazohet në lëvizjen e kokës së skanerit nëpër sipërfaqen

    e shqyrtuar (të tejdukshme apo jo të tejdukshme), ndriçimin e sipërfaqes së skanuar dhe

    pranimin e dritës së reflektuar apo të lëshuar me element të ndjeshëm optik. Në këtë

    mënyrë për çdo piksell ruhet informacioni i intensitetit të ndriçimit dhe formohet

    fotografia digjitale e sipërfaqes përkatëse.

    1.7. Tabela Interaktive

    Tabela Interaktive: Është një teknologji mjaft e përparuar e cila ende nuk është futur në

    masë në sistemin arsimor shqiptar, por ama për shkak të thjeshtësive, risive dhe

    avantazheve që ajo paraqet, është mjaft e dëshiruar në dobi të punës së tij (saj) nga çdo

    mësimdhënës.

    Fig.8. Tabela interaktive

    Burimi: Beqiri, Informatika bazë, 2018, faqe. 256

  • 20

    KAPITULLI II

    2. Vështirësitë në qasjet teknologjike

    Përgjatë përdorimit të teknologjisë në procesin arsimor për mbarëvajtjen e mësimit

    nëpërmjet internetit janë hasur disa vështirësi të ndryshme e sidomos në fillim.

    Nxënësit dhe prindërit ishin të shqetësuar se si do të vijonte kjo situatë, si të

    kyçeshin në platformat e ndryshe, a do të kenë sukses fëmijët e tyre, e disa prindër ishin

    të shqetësuar si do të ja mundësonin fëmijëve të tyre të ndjekin mësimin me rregull sepse

    jo të gjithë fëmijët kanë kushtet e përshtatshme për mësim në distancë. Kur themi kushtet

    e përshtatshme i cekim disa prej tyre:

    1. Pajisjet teknologjike (kompjuteri, telefoni, tableti, etj.).

    2. Njohuri të përgjithshme mbi pajisjet teknologjike etj.

    Tek kushtet e sipër përmendur ka shpjegime të qarta që duhet të plotësohen, pra

    jo secili nxënës ka mundësi që ta ketë kompjuterin e vetë ose pajisjet e tjera teknologjike

    sepse kushtet ekonomike luajnë rol në këtë pjesë, gjendja ekonomike në vendin tonë nuk

    i plotëson kushtet që secili fëmijë të posedojë një pajisje teknologjike personale. Faktori

    i dytë njohurit e përgjithshme mbi pajisjet teknologjike dihet se jo çdo fëmijë ose prindër

    kanë njohuri për mënyrën e aplikimit të kësaj forme të mësimit në distancë. Mund të

    theksojmë se kjo ishte problem vetëm për gjatë pjesës fillestare sepse me kohë jo vetëm

    prindërit por edhe fëmijët e mësuan mënyrën e aplikimit për tu lidhur në mësim.

    2.1. Problemet gjatë mësimit përmes internetit

    Gjatë procesit mësimorë problemet nuk kanë munguar. Jo vetëm për nxënës por

    edhe për mësimdhënësit, në këtë pjesë nuk hynë vetëm problemet teknologjike por edhe

    problemet nga jeta e përditshme aspekti kohor, cilësia e mësimit, shkalla e interesimit të

  • 21

    nxënësit. Në këtë pjesë rëndësi të veçantë duhet kushtuar nxënësve të ciklit të ulët nga

    klasa parë deri në të pestë, sepse kjo fazë e shkollimit të tyre është themeli i ndërtimit të

    dijes së tyre dhe nëse ne sot gjatë mësimdhënies kemi mësim jo efektiv dhe mësim nxënia

    tek nxënësit është në nivel të ulët atëherë pasojat do ti bartin nxënësit gjatë gjithë jetës.

    Problemet tjera janë të ndryshme me të cilat janë përballur edhe nxënësit si p.sh.:

    - Ngarkesa nga detyrat të shumta.

    - Përqendrimi jo adekuat në mësim përmes klasës virtuale.

    - Mos hapësira e mjaftueshme për të kërkuar shpjegim shtesë.

    - Mungesa e pajisjeve teknologjike në shtëpi.

    - Mbyllja ose izolimi në shtëpi.

    Nga të gjitha problemet e latë cekura mund të themi se janë vetëm disa nga të

    shumtat. Me të filluar nga ngarkesa e madhe e detyrave të shtëpisë, që nxënësi udhëzohet

    ti kryej në disa raste nga pa mundësia kohore të përfundohen brenda afatit kohorë të

    mbajtjes së mësimit nxënësit detyrohen ti plotësojnë vetë edhe ato pjesët të cilat janë të

    pa qarta. Natyra e fëmijëve pruan në një situatë ku përqendrimi i tyre në procesin

    mësimorë shpesh herë nuk qe në nivel të duhur, bota kureshtare e tyre bënë që

    përqendrimi i tyre në mësimin nëpërmjet internetit në platforma të ndryshme të fokusohet

    në pjesën e platformës për të hulumtuar përmbajtjen e saj.

    Intervali kohorë i shkurtër për mësim bënë që shpjegimet shtesë që u nevojiten

    nxënësve të lihen anash, edhe pse janë faktor i rëndësishëm për mësim nxëne.

    Në vendin tonë siç e dimë kushtet ekonomike bënë që pajisjet teknologjike shpesh

    herë të mungojnë ose të ketë vetë një pasje teknologjike në shtëpi, ndërsa në familje janë

    tri ose më shumë fëmijë të cilët detyrimisht duhet që në intervale të njëjta kohore të kyçen

    në mësim, kjo është problemi që ka prekur shumë nxënës.

    Bota e fëmijëve në një ambient të mbyllur sjellë disa probleme të vogla sepse

    kërkesa e tyre për të vazhduar një jetë të lirë bënë që të mos e kuptoj situatën në të cilën

    ndodhemi, e kjo ka bërë që pajisjet teknologjike të hynë në një përdorim më të madhe jo

    vetëm për mësim online por edhe për pjesën e argëtimit të fëmijëve përmes lojërave të

    ndryshme, që jo rrallë herë kanë rrenë pre e varësisë nga pajisjet teknologjike duke lënë

    anash interesimin për mësim.

  • 22

    2.2. Vështirësitë e mësimdhënësit

    Ky proces ishe risi edhe për vetë mësimdhënësit të cilët nuk ishin ndeshur

    ndonjëherë me këtë formë duke përdorur pajisjet teknologjike, vetë shpjegimi dhe sqarimi

    i gjërave të pakuptueshme për nxënësit nxirrnin në pah vështirësitë e të nxënit.

    Vështirësitë tjera ishin:

    - Mënyra e menaxhimit të orëve mësimore.

    - Krijimi i mundësisë së qasjes së të gjithë nxënësve në të njëjtën kohë.

    - Shpjegimi i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë.

    - Më e rëndësishmja vlerësimi i nxënësve.

    Menaxhimi i orëve mësimore ishte sfidë në vete sepse gjatë mësimit në objektet

    shkollore për disa mësimdhënës cilësohet si problem i pamungueshëm. Arsyet janë nga

    më të ndryshmet si p.sh.:

    - Materialet mësimore teje të ngjeshura.

    - Aspekti kohorë i një ore mësimore i pamjaftueshëm.

    - Numri i madh i nxënësve në klasa.

    Këto arsyeje përcjellin edhe në mësimin në distancë. Në disa raste jo të pakta

    materialet mësimore janë shumë të ngjeshura krijojnë mëdyshje tek nxënësit që përcjellën

    me paqartësi, e në rastin e mësimit në distancë në mungesë të kontaktit fizikë mënyra e

    qartësimit të tyre merr drejtim tjetër. Marrja e shembujve dhe sqarimi i problemeve është

    i parealizueshëm.

    Vlerësimi i nxënësve në pjesën e lartë cekur konsiderohet si vështirësi. Vështirësia

    qëndron në pjesën ku vlerësimi duhet të jetë i përditshëm dhe i vazhdueshëm. “Por të

    vlerësojmë çdo mënyrë të sjelluri, të vepruari të nxënësit, me një fjalë aftësitë e tyre të

    përgjithshme “ (Mita & Xhezo, 2003)7.

    7 Mita Nikoleta & Xhezo Lumturi. Vlersimi në arsim. “Nëna Tereza”. Tiranë. 2003.

  • 23

    Vlerësimi në pjesën e aktiviteteve të përgjithshme ditore ishe pak i vështir të

    verifikohet nga mësimi nëpërmjet internetit sepse mundësia e aplikimit te aktiviteteve të

    ndryshme ishe jo e mundshme. Vlerësimi në këtë proces mund të themi që ishte vlerësim

    i përgjithshëm dhe jo i detajuar si në objektet shkollore.

  • 24

    KAPITULLI III

    3. Platformat teknologjike për mësimin online

    Mënyra e mbajtjes së mësimit ditëve të sotme ka pasur ndryshime të mëdha duke

    kaluar nga mësimi klasik në bankat shkollore duke kaluar në mësim nga platformat e

    ndryshe.

    Një nder të mirat e shumta që na ka ofruar teknologjikja në këtë kohë janë edhe

    këto platformat e ndryshme në të cilat është zhvilluar mësimi gjatë kësaj kohe. Në fillim

    një pikëpyetje e madhe ka qenë se cila prej platformave ekzistuese është më e lehtë për

    përdorim, jo çdo mësimdhënës përdorë platformën e njëjtë. Më poshtë do ti përmendim

    disa nga platformat më të përdorura dhe do të ketë një shpjegim rreth përdorimit te tyre.

    3.1. MEET

    MEET është një platformë në kuadër të GoogleApps, kjo platformë lejon mbajtën

    e konferencave ose mësimit në kohë reale pra përmes qasjes në të. Kjo platformë është

    më shumë e aplikueshme për mbajtën e mësimit në nivele më të larta të arsimit, si çdo

    platformë tjetër është kjo platformë lejon lidhjen me video lidhje, bisedës vetëm me zë

    ose vetëm duke shkruar në pjesën e rezervuar për bisedë.

    Mësimdhënësi pas qasjes në Google Meet të tij personal krijon klasën virtuale dhe

    u shpërndanë nxënësve lidhëzën ose ndryshe likun për tu kyçur në klasë virtuale. Është

    platformë e lehtë për tu përdorur përveç ndonjë vështirësie eventuale për kyçje ose rrjetin

    kompjuterik. Njëkohësisht ka mundësi kyçje në kompjuter, telefon të mençur ose tablet.

    3.2. ZOOM

    ZOOM është një platformë e cilat ka përdorim në cikin klasor fillor dhe të mesëm,

    është i lehtë në përdorim dhe i mundëson shfrytëzuesit të ketë qasje përmes laptopit ose

    telefonit të mençur. Një faktor i rëndësishëm është se të dhënat ti cilat i fusim për

    regjistrim janë të siguruara nga softueri i platformës ZOOM. Lejon përdorimin e video

    lidhjeve përmes kamerës, po ashtu edhe bashkëbisedim vetëm përmes zërit njëkohësisht

  • 25

    kanë mundësi të pafundme për të zhvilluar mësimin në mënyrë sa më efektive. “Për

    mësuesit, versioni falas i Zoom ofron një seri karakteristikash të dobishme, duke përfshirë

    aftësinë për të organizuar një orë mësimi me deri në 100 nxënës, dhe i lejon nxënësit të

    sinjalizojnë mësuesin pa fjalë nëse ata kanë një pyetje, i lejon nxënësit të nder veprojnë

    në një dërrasë virtuale (whiteboard), dhe të bashkëpunojnë në projekte duke bërë shënime

    në dokumente në ekranet e nxënësve të tjerë (2020)8”.

    3.3. GOOGLE CLASSROOM

    Kjo platformë është një tjetër platformë në kuadër të GoogleApps e cila pati

    përdorim jo aq të vogël. “Google Classroom është një nga platformat më dinamike,

    interaktive të paketës Google. Është qershia mbi tortë e kësaj pakete, është e ardhmja.

    Google Classroom është një mjet mjaft i fuqishëm sot në fushën e edukimit dhe që mund

    të shfrytëzohet me mjaft efikasitet në institucionet arsimore (2020)9”.

    Të gjitha këto platforma mundësojnë kyçje në to vetëm përmes një llogarie të

    hapur në Google qoftë në telefonat e mençur apo në kompjuter.

    3.4. E-mësimi

    Është platformë e cila i është vënë në dispozicion nxënësve të arsimit fillor, është

    hartuar nga mësimdhënësit e ndryshëm të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me

    Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e cila ka angazhuar ekspert

    të ndryshëm të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer për formimin e kësaj platforme

    (programi). E-mësimi ka qenë në dispozicion për nxënës në dy mënyra:

    - Në shfaqjen e mësimit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),

    - Në programin YOUTUBE.

    Në Radio Televizionin e Kosovës është menaxhuar koha e mbajtjes së mësimit

    me oraret e paraqitura me të cilët të gjithë fëmijët ishin njoftuar. Mësimi është paraqitur

    për nxënë me video-regjistrimet të cilat ishin të përgatitura më përpara, mësimdhënësi

    shfaqet me video ku shpjegon mësimin me anë të projektorit.

    8 https://www.ijr.al/sq/communities/mesues/udhezues-baze-per-perdorimin-e-zoom-per-mesimin-online.html 9 https://www.altiniinfotech.com/google-classroom/

  • 26

    Ndërsa në programin YOUTUBE nxënësit kishin mundësi që nëse ndonjëherë orari i

    mësimit i `u kishe ikur mund ta ndiqnin në këtë program vetë duke kërkuar lëndën,

    klasën dhe datën.

    Një gjë me rendësi është se në këtë proces nuk janë lënë anash as fëmijët me

    nevoja të veçanta, duke ju krijuar edhe atyre një platformë më të detajuar. Platforma e

    titulluar “Arsimi Gjithëpërfshirës”, në këtë platformë fëmijët, prindërit dhe

    mësimdhënësit ju ofrohen informacione të detajuara rreth materialit mësimor dhe

    proceset të tjera që e karakterizojnë mësim nxënien.

  • 27

    KAPITULLI IV

    4. Hulumtim- ʻʻ Integrimi i teknologjisë informative në mësimdhënie ʼʼ

    Ky hulumtim është marr nga Instituti Pedagogjik i Kosove .Integrimi i

    teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie është një

    domosdoshmëri, sepse një ndër prioritetet kryesore të MASHT-it për TIK, të paraqitur në

    Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016, është edhe integrimi i teknologjisë

    mësimore në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies.

    Ky hulumtim fokus kryesor ka studimin e gjendjes në disa shkolla të mesme të

    ulëta, për mënyrën e integrimit të teknologjisë informative në procesin e mësimdhënies

    dhe të nxënies. Hulumtimi është kryer në katër shkolla të Prishtinës dhe katër shkolla të

    fshatrave të Prishtinës. Është kërkuar që të gjendet një mesatare e nxënësve dhe e

    mësimdhënësve, të cilët integrojnë TIK-un në klasat e nivelit të mesëm të ulët. Nxënësit

    dhe mësimdhënësit janë anketuar përmes pyetësorëve përkitazi me zbatimin e TIK-ut për

    mësimdhënie, si dhe mënyrat e përdorimit të tij. Përmes pyetësorëve janë anketuar nxënës

    të klasave të shtata dhe të nënta. Ndërkaq sa i përket mësimdhënësve, janë anketuar

    mësimdhënës klasor, mësimdhënës të klasave të gjashta, shtata, teta dhe të nënta.

    (Mexhuani, 2014).10

    Pyetjet kanë qenë të hapura dhe të mbyllura. Për analizën e të dhënave teorike

    janë shfrytëzuar metodat e hulumtimit shkencor, si metoda krahasuese, përshkruese dhe

    statistikore. Ndërsa, analizat e të dhënave të grumbulluara përmes pyetësorëve janë

    paraqitur në formë kuantitative dhe kualitative.

    Përdorimi i TIK–ut në të gjitha proceset jetësore është kthyer në një

    domosdoshmëri jetike në mbarë botën. Edhe në arsim, si në çdo fushë të jetës, TIK-u ka

    sjellë një kthesë rrënjësore në zhvillimin e kulturës së të nxënit, duke i bërë njohuritë më

    të qasshme për të gjithë nxënësit. Aplikimi i TIK-ut në mësimdhënie, ofron përfitime të

    mëdha për nxënësit dhe rrit aftësitë konceptuese dhe perceptuese të tyre gjatë orës së

    mësimit duke lehtësuar të nxënit.

    10 Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë, 2014

  • 28

    4.1. POPULLATA DHE MOSTRA

    Për të marrë informacione sa më gjithëpërfshirëse dhe për të pasur një pasqyrë sa

    më reale të gjendjes, në hulumtim janë përfshirë nxënësit dhe mësimdhënësit e nivelit të

    mesëm të ulët. 18 Madhësia e mostrës me nxënës: Mostra e nxënësve përbëhet prej 235

    nxënësve: 187 nxënës kanë qenë nga klasa e nëntë dhe 48 nga klasa e shtatë. Madhësia e

    mostrës me mësimdhënës: Mësimdhënës kanë qenë gjithsej 90,20%të tyre kanë qenë

    klasorë, ndërsa të tjerët lëndorë.

    Janë përgatitur instrumentet e hulumtimit pyetësorët, ndërsa si teknikë është

    përdorur anketimi i mësimdhënësve dhe i nxënësve. Pyetësorët janë shpërndarë në shkolla

    dhe janë plotësuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit. Pas grumbullimit të pyetësorëve, ka

    filluar futja e të dhënave të pyetësorëve në programin kompjuterik SPSS.

    4.2. REZULTATET ME MËSIMDHËNËS

    Arsyeja se pse mësimdhënësit lëndorë janë të përfshirë në këtë hulumtim është që

    të informohemi për atë se sa po përfshihet teknologjia informative gjatë procesit të

    mësimdhënies dhe të nxënies në lëndët e ndryshme mësimore, duke u bazuar në atë se

    edhe shkencat shoqërore e edhe ato shkencore, që të dyja janë rëndësishme për integrimin

    e vazhdueshëm të TIK-ut në fushën e arsimit

    Po ashtu edhe mësimdhënësit klasorë janë përfshirë në këtë studim për arsye se

    këta mësimdhënës duhet të përgatisin nxënësit për përdorimin e drejtë të TIK-ut, në

    mënyrë që ata të jenë të gatshëm qenë klasat në vijim të dinë të komunikojnë dhe ta

    zbatojnë TIK-un për mësim.

    Mësimdhënësit lëndorë dhe klasorë të përfshirë në hulumtim (Mexhuani, 2014):11

    Gjuhë shqipe 4.5%, Biologji 7.9%, Gjuhë angleze 13.5%, Gjeografi 4.5%, Histori 10.1%,

    Teknologji 9.0%, Fizikë 7.9%, Kimi 6.7%, Klasor 19.1%, Edukatë figurative 6.7%,

    Matematikë 6.7%, Edukatë qytetare 2.2%, Edukatë fizike 1.1%

    11 Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë, 2014

  • 29

    4.2.1. Klasat e përfshira në hulumtim (mësimdhënësit)

    Graf.1 Klasat e përfshira në hulumtim (mësimdhënësit)

    Burimi, Magjuani, faqe.16

    4.2.2. Pajisja e shkollave me kompjuterë

    12Pyetjes se a është shkolla juaj e pajisur me kompjuterë, 64.8% prej tyre i janë

    përgjigjur se shkolla ku ata punojnë ka kompjuterë, kurse 35.2% thonë se nuk ka.

    Graf. 2. Pajisja e shkollave me kompjuter

    Burimi, Magjuani, faqe.18

    12 Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë, 2014

    -5

    5

    15

    25

    klasoKlasa 6

    Klasa 7Klasa 8

    klasa 9

    Po

    Jo

  • 30

    4.2.3. Njohuritë e mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit

    Në grafikun e mëposhtëm është paraqitur shkalla e njohurive të mësimdhënësve në

    përdorimin e kompjuterit. Prej tyre 38.9% deklarohen se kanë njohuri të mjaftueshme,

    32.2% njohuri shumë të mira, kurse 28.9% shprehen se posedojnë njohuritë fillestare në

    përdorimin e tij.

    Graf. 3 Njohuritë e mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit

    Burimi, Magjuani, faqe.18

    4.2.4. Programet kompjuterike që i zbatojnë mësimdhënësit

    Programet të cilat më së tepërmi i përdorin mësimdhënësit janë 7 modulet që

    përfshinë ECDL-i. Prej tyre programi me një përqindje më të madhe që e përdorin

    mësimdhënësit është Word me 85.7 %., Excel-i (program për tabela dhe kalkulime) që

    përdorin 63.1% të mësimdhënësve, kurse PowerPoint-in 6% 88% 1%5% USAID AUK

    Don Bosko Educ Aid 30 58.3% prej tyre. Interneti dhe Access-i përfaqësohen me një

    përqindje më të vogël, 33.3 përkatësisht 26.2 %. Dy të anketuar kanë deklaruar se nuk

    përdorin asnjërin prej këtyre programeve. 13

    13 Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë, 2014

    0.00%

    10.00%

    20.00%

    30.00%

    40.00%

    Fillestare Të mjaftueshm Shumë të mira

  • 31

    Graf. 4 Programet kompjuterike që i zbatojnë mësimdhënësit

    Burimi, Magjuani, faqe.17

    4.2.5. Njohuritë e nxënësve për ta përdorur kompjuterin

    Pyetjes se sa kanë njohuri nxënësit në përdorimin e kompjuterit, më shumë se dy të tretat

    po 69.7% e nxënësve i janë përgjigjur se kanë shumë njohuri në përdorimin e tij, kurse

    26.5 janë përgjigjur se kanë pak njohuri. Vetëm 3.8% prej tyre, siç tregon edhe grafiku

    në vazhdim, nuk dinë ta përdorin atë.

    Graf.5 Njohuritë e nxënesve për ta përdorur kompjterin

    Burimi, Magjuani, faqe.18

    Mësimdhënësit: I ndihmojnë nxënësit me informacione lidhur me mësimet, seminaret

    dhe vlerësimin e tyre. Mësimdhënësit udhëheqin punën e nxënësve për gjetjen dhe

    konsultimin e burimeve të nevojshme për mësim përmes bibliotekave digjitale në çdo

    pikë të planetit tone (Grup autoresh, 2011)14.

    14 Bazat e TIK-ut dhe të E-learning në edukim, program trajnimi organizuar nga Komisioni Evropian, 2011

    0.00%

    50.00%

    100.00%

    Word Excel PowerPoint Internet

    0.00%

    50.00%

    100.00%

    Shumë Pak Aspak

    Njohuritë e nxënësve për ta përdorur kompjuterin

  • 32

    Në kuadër të kësaj strategjie, janë hartuar një sërë objektivash të cilat fokusohen në:

    - përmirësimin e infrastrukturës së teknologjisë në arsim,

    - aplikimi on-line për sistemin Universitar,

    - integrimin i teknologjisë në mësimdhënie/mësim nxënie,

    - implementimi i kurrikulës së re të rishikuar i teknologjisë për klasat 1-12,

    - reformimi i kurrikulës së arsimit bazë 1-9, për integrimin e teknologjisë duke

    filluar nga arsimi bazë, dhe si metodologji mësimdhënie në klasat e para të

    edukimit,

    - hartimi i standardeve të teknologjisë për nxënësit, mësuesit dhe administratorët e

    shkollave,

    - zhvillimi i përmbajtjes on-line (biblioteka dixhitale, e-libra).

    Në një anketë të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me grup

    moshat 16 – 74 vjeç lidhur me Përdorimin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit

    (TIK) për vitin 201715, ku shihet se shumica prej të 61.3% e ekonomive familjare në

    Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë, përderisa 38.7% e tyre janë deklaruar se nuk

    kanë pasur asnjë lloj pajisje kompjuterike ( si: desktop, laptop, netbook, tablet), duke

    përjashtuar edhe telefonat e mençur. Ndërsa qasjet në internet në shtëpi nga çfarëdo lloj

    pajisjeje kanë pasur 88.8% të ekonomive familjare. Kurse përdorimi i kompjuterit dhe

    internetit nga individët rezulton të jetë 38.7% , ndërsa përdorimi i internetit 82.9%.

    Lidhur me këtë Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) thotë se në Kosovë pothuajse

    të gjitha shkollat janë të pajisuara me kompjuterë. Sipas tyre mënyra e përdorimit të tyre

    varet nga shumë faktorë siç janë: mundësia për të pasur lidhje të rregullt interneti, klasa

    e pajisur e cila mund të shfrytëzohet nga mësimdhënës të lëndëve të ndryshme gjithashtu

    edhe nga vullneti i mësimdhënësve.

    Kompjuteri cilësohet si një ndër sukseset më të mëdha të njerëzimit si dhe arritje

    e nivelit tepër të lartë teknologjik. Qysh prej disa vitesh kompjuteri është bërë partneri

    dhe bashkepunëtori i ngushtë në punën e çdo individi.

    15 Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë, 2014

  • 33

    Lidhja e TIK– ut me fushat e tjera pasuron situatat e mësimit në të cilat nxënësi

    zhvillon kompetencat e tij. Përdorimi i teknologjisë në fushat si (“Gjuhët dhe

    komunikimi”, “Matematikë”, “Shkenca natyrore”, etj) ndihmon në përvetsimin më mirë

    të lëndëve të tjera nga nxënësi duke i bërë ato më të kuptueshme dhe më efektive.

    Përdorimi i TIK-ut duhet të shihet si një mjet që i ndihmon nxënësit të

    përqendrohen më gjatë në klasë pasi informacioni mund të transmetohet në forma të

    ndryshme: audio- vizive (eksperimentet virtuale, filmat dokumentar, prezantime Power

    Point, përdorimi i Word, etj). 16

    Po ashtu edhe në shumë vende të Europës pajisjet teknologjike si: iPads, Tabletat

    dhe Projektorët janë pjesë e përditshme e jetës dhe punës së tyre, te ne mbetet ende sfidë

    pajisja e shkollave me projektor e mjete teknologjike, kurse në disa shkolla në vendet

    rurale edhe me kabinete të informatikës.

    4.2.6. Sa i udhëzojnë mësimdhënësit nxënësit për hulumtime në internet

    për nevoja mësimore?

    Përkitazi me rolin e mësimdhënësve në angazhimin e nxënësve për hulumtime në

    internet për nevoja mësimore, 58% e mësimdhënësve kanë deklaruar se roli i tyre është

    që të udhëzojnë nxënësit, që ata të sjellin punime nga interneti, ndërsa 42% prej tyre thonë

    se ata nuk e bëjnë një gjë të tillë.

    Graf. 6. Sa i udhëzojnë mësimdhënësit nxënësit për hulumtime në internet

    Burimi: Magjuani, faqe. 19

    16 https://www.kosovalive360.com/perdorimi-i-kompjuterit-sfide-per-mesimdhensit/

    PO 42%

    JO 58%

  • 34

    5. PËRFUNDIM

    Në vitet e fundit, kur aplikimet e teknologjive të tilla si video projektor, smart

    board, kompjuterë, software, internet, tableta, mobile etj janë futur në sistemin e arsimit,

    burimet për mësimdhënie kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Metodistët

    mendojnë se ka shumë avantazhe të përdorimit të teknologjisë në klasë si për shembull:

    ajo e bën nxënësin më të interesuar për temën mësimore, zvogëlon kohën e të mësuarit si

    dhe ofron mundësi për të mësuar në mënyrë jotradicionale. Duke përdorur së bashku

    teknologjinë dhe qasjen konstruktiviste mësuesi siguron integrim dhe shfrytëzim më të

    mirë të mjeteve të teknologjisë në klasë në mënyra të përshtatshme dhe efektive, duke i

    dhënë mësimdhënies/nxënies mjetin e nevojshëm për të përmirësuar metodat e mësimit

    të cilat kanë në fokus të tyre nxënësin.

    Përdorimi i pajisjeve kompjuterike mbështet metodat e të nxënit për nxënës me

    aftësi të ndryshme për të nxënë, kështu përdorimi i tyre ndihmon nxënësit me aftësi të

    ndryshme konceptuale si dhe nxënësit me nevoja të veçanta në përthithjen më të shpejtë

    të koncepteve të reja gjatë një teme çfarëdo mësimi. Të japësh mësim me këto pajisje

    moderne ndihmon në zhvillimin e aftësive mësimore të çdo nxënësi, madje e ndihmon

    atë që të kuptojë më lehtë mësuesin. Për komunitetet arsimore sot është më se i nevojshëm

    hartimi i politikave dhe i strategjive me synime arsimore afatgjata dhe arritje të reja

    arsimore, me qellim te krijimit ten je procesi te suksesshem mesimor.

    Falë zhvillimit të teknologjisë, platformat “online” na ofrojnë mundësi të

    ndryshme për të nxitur atraktivitetin dhe zhvillimin e ndjenjës hulumtuese te ata. Është

    e vërtetë, që mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë mësimit në distancë do të sfidohen, si nga

    globalizmi ashtu edhe nga zhvillimi rapid i teknologjisë. Por, mënyra si ata do tëi

    shfrytëzojnë këto ndryshime do tëi japin një kuptim të ri mësimdhënies në distancë.

    Çelësi për arsimin e suksesshëm në distancë është në hartimin, zhvillimin dhe

    shpërndarjen e udhëzimeve dhe nuk ka të bëjë me gjeografinë ose kohën (Michael

    Simonson, Sharon Smaldino, Susan Svacek, 2010).

  • 35

    5.1. Rekomandime

    Në lidhje me zhvillimin e infrastrukturës së domosdoshme të këtij lloj mësimi mund

    të jepen disa rekomandime:

    Është i domosdoshëm sigurimi i pajisjeve elektronike nga ana e mësimdhënësit

    dhe nxënësve, të cilat e mundësojnë mësimin në distancë.

    Mësimi në distancë duhet të aplikohet nga mësimdhënës të cilët kanë aftësi të mira

    në shfrytëzimin e pajisjeve teknologjike.

    Nevojitet që institucionet arsimore të aplikojnë për mbajtjen e trajnimeve të

    posaçme për mësimdhënës, për të mundësuar një mësimdhënie cilësore.

    Është e nevojshme, që lëndët që kanë të bëjnë me mësimin në distancë të bëhen

    pjesë e të gjitha universiteteve, në mënyrë që studentët të kenë njohuri të

    përgjithshme rreth kësaj forme të mësimit.

    Domosdoshmërisht, duhet që institucionet përkatëse arsimore të punojnë rreth

    planprogramit mësimor në distancë, i cili në të ardhmen do të marrë përmasa

    botërore.

    Mendoj që duhet të aplikohet përdorimi i një programi, i cili do të mundësonte

    mësimdhënien “online”, si dhe mbikëqyrjen “online” nga ana e institucioneve

    përkatëse.

    Gjithashtu, rekomandoj formulimin e një programi i cili do të përmbante figurat

    dhe proceset e ndryshme jetësore në formatin 3D. Ky program do nxiste ngritjen

    e vëmendjes dhe kuptueshmërisë te nxënësit.

    Duhet aplikuar metoda të përshtatshme të mësimdhënies nga ana e mësuesëve, të

    cilat nxisin përqendrimin dhe interaktivitetin e nxënësve.

    Gjithashtu, duhet kushtuar rëndësi të madhe procesit të vlerësimit.

  • 36

    6. Literatura

    1. Arbnesha Mexhuani, Integrimi i Tekonologjise Informative te Komunikimit ne

    mesimdhenie dhe nxenie (2014)

    2. Edmond Beqiri, Bazat e informatikës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë (2006)

    3. Memushi, L. (2003) Reformimi i shkollës – proces dhe strategji. Tiranë.

    4. Musai, B. (2003) Metodologji e mësimdhënies. Tiranë

    5. Dalipi, F. (2013) Teknologjia informatike komunikuse në arsim. Shkup

    6. Mita Nikoleta, Xhezo Lumturi, Vlerësimi në arsim, Tiranë (2003)

    7. Tash Esmeralda, Greca Silvana, Maxhelaku Suela, Ramili Kridi, Teknologjia e

    informacionit dhe komunikimit 10, Tiranë (2016)

    8. Violeta Beqiri, Informatika bazë, Kosovo Art Academy, Prishtinë, (2018)

    6.1. Burime nga interneti

    https://www.kosovalive360.com/perdorimi-i-kompjuterit-sfide-per-

    mesimdhensit/

    Teachers & Technology: Making the Connection -Office of Technology

    Assessment, Congress of United States

    https://www.scribd.com/doc/173118719/Grafika-Kompjuterike-meteriali-per-

    gjenreaten-2013#scribd

    http://te886.pbworks.com/f/Tech%2Bin%2Bthe%2BClassroom.pdf

    http://help.photoscape.org/help.php?id=intro

    https://sq.unansea.com/cfare-eshte-nje-laptop-dhe-cilat-jane-funksionet-e-tij/

    https://omi.al/slider-2/shendeti-i-femijes-dhe-perdorimi-pa-kriter-i-kompjuterit/

    https://www.ijr.al/sq/communities/mesues/udhezues-baze-per-perdorimin-e-

    zoom-per-mesimin-online.html

    https://www.altiniinfotech.com/google-classroom/

    https://www.kosovalive360.com/perdorimi-i-kompjuterit-sfide-per-mesimdhensit/https://www.kosovalive360.com/perdorimi-i-kompjuterit-sfide-per-mesimdhensit/https://www.scribd.com/doc/173118719/Grafika-Kompjuterike-meteriali-per-gjenreaten-2013#scribdhttps://www.scribd.com/doc/173118719/Grafika-Kompjuterike-meteriali-per-gjenreaten-2013#scribdhttps://sq.unansea.com/cfare-eshte-nje-laptop-dhe-cilat-jane-funksionet-e-tij/

  • 37

    Punimi i diplomës me titull:

    “Resurset teknologjike bashkëkohore të mësimit përmes internetit në

    shkollimin fillor”

    Autore e punimit: Elsa Zallqi

    Lektor: Mr.Sc. Arijan Zallqi; Nënshkrimi:

    Gjakovë, 2020