35
Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ Fakulteti i Edukimit Programi fillor PUNIM DIPLOME Tema : Aplikimi i metodave mësimore për mësim të diferencuar Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Ruzhdi Kadrijaj Adriana Lajqi Gjakovë, 2019

Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

  • Upload
    others

  • View
    23

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ

Fakulteti i Edukimit

Programi fillor

PUNIM DIPLOME

Tema :

Aplikimi i metodave mësimore për mësim të diferencuar

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Ruzhdi Kadrijaj Adriana Lajqi

Gjakovë, 2019

Page 2: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

2

Ky punim diplome u mbrojt me__/__/____para komisionit vlerësues në përbërje:

1.__________________________Udhëheqësi shkencor

2.__________________________Kryetari

3.__________________________Anëtari

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1.________________

2.________________

3.________________

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën___________(____)

Page 3: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

3

Une, profesoresh e gjuhës dhe letërsisë, Zyrafete Lajçi, nën përgjegjësinë time morale dhe

materiale, me datën_________________________ jap këtë:

DEKLARATË

Deklaroj se kam lekturuar temën e diplomës me titull:

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

Pejë, nëntor 2019 Lektori-ja:

Emri dhe mbiemri

Prof. Zyrafete Lajçi

Page 4: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

4

PËRMBAJTJA

FALËNDERIMI……………………………………………………………...……I

ABSTRAKTI………………………………………………………………………II

HYRJA……………………………………………………………………………III

KAPITULLI I

I. MËSIMDHËNIA E DIFERENCUAR......................................................................................9

1.1 Të kuptuarit e diferencimit të mësimdhënies………………………………………………...13

1.2 Karakteristikat e klasës së diferencuar……………………………………………………….14

1.3 Shtyllat bazë të mësimdhënies……………………………………………………………….15

KAPITULLI II

II. ELEMENTET KYÇ TË MËSIMDHËNIES………………………………………………17

2.1 Ndërtimi i komunitet brenda klasës…………………………………………….……………19

2.2 Krijimi i grupeve të nxënësve në një komunitet brenda klasës……………………………...20

2.3 Ambienti fizik për të mbështetur procesin e të nxënit……………………………………….22

KAPITULLI III

III. FORMIMI I GRUPEVE TË NXËNËSVE PËR ORGANIZIMIN E TË NXËNIT DHE

MËSIMIT TË DIFERENCUAR NË SHKALLË TË NDRYSHME TË VËSHTIËSISË….24

3.1 Grupi i nxënësve me përparim mbimesatar (nxënës të talentuar)……………………………26

3.2 Grupi i nxënësve me përparim mesatar – nxënësit me nivel mesatar të mesëm……………..26

3.3 Grupi i nxënësve të prapambetur – me vështirësi në të nxënë……………………………….27

Page 5: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

5

KAPITULLI IV

IV. MODALITETE E STRATEGJI TË ORGANIZIMIT EFEKTIV TË MËSIMIT TË

DIFERENCUAR………………………………………………………………………………..29

4.1 Procedurat e llojllojshme dhe format e diferencimit të brendshëm………………………….30

4.2 Mësimi i diferencuar – individualizuar………………………………………………………31

4.3 Pse është e nevojshme mësimdhënia e diferencuar………………………………………….33

PËRFUNDIMI…………………………………………………………………………………..34

LITERATURA………………………………………………………………………………….35

Page 6: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

6

HYRJE

Mësimdhënia është më shumë sesa një punë. Ajo është ndër përgjegjësitë më të mëdha të

shoqërive të civilizuara. Roli i mësimdhënësit është që të bartë njohuritë e tij tek gjeneratat e

reja. Ndryshimi në mes të një mësuesi të zakonshëm dhe një mësuesi të mirë nuk është vetëm

aftësia për tʼi mësuar nxënësit, por edhe aftësia për tʼi frymëzuar ata.

Mësuesi duhet të krijojë bindje tek nxënësit se ata janë të dobishëm dhe se mund tʼi arrijnë

synimet e tyre me bashkëpunim të ndërsjellë. Mësimdhënia është ajo që e lehtëson procesin e të

nxënit të nxënësve përmes metodave, formave dhe strategjive të ndryshme. Shumë nga ana e

mësimdhënësve deri më sot aplikojnë dhe përdorin një formë të njejtë të ligjerimit, për çka lënë

për të nënkuptuar se nxënësit nuk mund të tregojnë rezultate dhe efekte në mësim. Në teorinë e

deri tanishme të mësimdhënies u paraqiten sisteme e metoda të ndryshme të organizimit të

mësimit. Gjatë këtij punimi do të ndalem veçmas në mësimin e diferencuar.

Siç e dimë, çdo nxënës është i ndryshëm; mënyra se si ata mendojnë, mësojnë ndryshon. Disa

nxënës marrin informatat më shpejtë e disa prej tyre më ngadalë, ca prej tyre preferojnë stilin

pamor-vizuel e të tjerët stilin dëgjimor-auditiv. Për këtë arsye mësimi i diferencuar është një

formë që i përshtatet secilit nxënës në mënyrë individuale. Gjatë këtij punimi ne do të sqarojmë

nocionin mësimdhënie e diferencuar, do të cekim elementet kyçe të mësimit të diferencuar si dhe

disa metoda e strategji efektive të organizimit të mësimdhënies së diferencuar.

Page 7: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

7

FALËNDERIMI

Rruga drejt përfundimit të këtyre katër viteve ishte mjaft sfiduese, por njëherësh një periudhë e

veçantë dhe shumë e bukur e jetës sime!

Falënderoj të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre kontribuan në përfundimin e këtij punimi. Për

ndihmën dhe këshillat e ofruara profesionale falënderoj udhëheqësin shkencor, Ruzhdi Kadrijaj.

E vitet e studimit pa dyshim që i bëjnë të bukura shoqëria, falëminderit shoqëri për momentet e

bukura dhe të paharrueshme. Një falënderim i veçantë shkon për miken dhe kolegen time

Abetare Bytyqi-n që ishte pranë meje gjithmonë.

Gjithsesi, falëminderit më e vlefshmja familja ime, që ishit mbështetja dhe motivi kryesor që unë

të arrij këtu ku jam sot. Do të ju jem gjithmonë mirënjohëse dhe falëminderuese juve Dr. Demë

Nikqi për mbështetjen financiare gjatë këtyre viteve studentore. Falëminderit shokut tim të jetës

Fatlum Krasniqi, për mirëkuptimin e treguar dhe vullnetin e dhënë.

Punimi im i dedikohet të shtrenjtës, Nënës simë të ndjerë.

Page 8: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

8

ABSTRAKTI

Synimi kryesor i këtij punimi është njohja me aplikimin e metodave mësimore për mësim të

diferencuar. Mësimi i diferencuar si një formë e re e mësimdhënies është zbuluar shumë pak tek

ne dhe mënyra e zbatimit është fare pak e njohur në shkollat tona dhe me anë të këtij punimi do

të jepen shpjegime se si zbatohet kjo formë e mësimdhënies dhe cilat janë përparësitë e

përdorimit të saj.

Mësimdhënia si një detyrë komplekse me përgjegjësi morale kërkon një posedim të gjerë të

njohurive për planifikim dhe organizim të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe mësim nxënies, në

mënyrë që ajo të jetë e suksesshme.

Ne duhet tʼi mbështesim fëmijët dhe të përkujdesemi për edukimin, shkollimin dhe mirëqënien e

tyre. Secili fëmijë që nga lindja është i ndryshëm, ata gjithashtu dallojnë edhe në mësimnxënie.

Njëri mëson më shpejtë, tjetri më ngadalë, disa mësojnë më lehtë përmes stilit audio-vizuel, të

tjerë përmes stilit dëgjimor-auditiv, pra mënyra se si ata i marrin më lehtë informacionet

ndryshon. Për këtë arsye është e nevojshme që të përdoret mësimdhënia e diferencuar. Kjo formë

e mësimdhënies përshtatë procesin e të nxënit sipas stileve që kanë nxënësit, është metodë e

efektshme që tregon rezultate positive tek nxënësit, por edhe tek mësimdhënësit. Krahas kësaj

mund të themi se mësimi i diferencuar është një modalitet i veçantë i organizimit të mësimit dhe

punës mësimore që u përshtatet nevojave dhe mundësive individuale të çdo nxënësi.

Fjalët kyçe: metodat, mësimi i diferencuar, mësimdhënia, mësimnxënia, nxënësit etj.

Page 9: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

9

KAPITULLI I

1. Mësimdhënia e diferencuar

Mësimdhënia e diferencuar nuk është një fenomen i ri. Ajo ka në themel parimin që nxënësit

janë të ndryshëm dhe kanë nevoja të ndryshme. Koncepti i mësimdhënies së diferencuar është

përshtatja e përmbajtjeve, proceseve, metodave dhe materialeve me ritme të nxënësve të

ndryshëm, për të arritur të njëjtat qëllime dhe objektiva.

Ky lloj i mësimdhënies është shumë i nevojshëm. Kjo nevojë buron nga diversiteti i nxënësve,

pasi që nuk ka nxënës që përparojnë me të njejtën shpejtësi, apo me të njejtat teknika të të

studiuarit, me sjellje apo me interesa të njëjta. Mësuesi e ka të veshtirë të gjejë detyra unike që të

stimulojnë në mënyrë të njejtë të gjithe nxënësit. Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar,

mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e mësimit dhe karakteristikat e nxënësve.1

Mësimdhënia e diferencuar përfshin përgjigjen konstruktive ndaj asaj që nxënësit dinë. Kjo do

të thotë se duhet të përshtatet qasja ndaj aftësive të të nxënit që ka nxënësi me pedagogjinë më të

përshtatshme, qëllimet e korrikulës dhe mundësitë për të treguar njohurinë e fituar. E tëra kjo

kërkon diferencimin e korrikulës së rregullt. Për të gjithë ata nxënës që kanë vështirësi në të

mësuar, diferencimi shihet si përgjegjësi e mësimdhënësve të tyre.

1 http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/nxenesit-jane-te-ndryshem-kane-nevoja-te-ndryshme

Page 10: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

10

Mësimdhënësit mund të diferencojnë mësimdhënien e tyre kur ata:

1. Kuptojnë se si nxënësit e tyre mësojnë dhe mendojnë;

2. Njohin një sërë opsionesh për të diferencuar mësimdhënien e tyre;

3. Mund të aplikojnë mësimdhënien e diferencuar në tema të ndryshme në klasë;

4. Kanë motivin e duhur;

5. Mund të kuptojnë kulturën dhe klimën në klasën e tyre për sa i përket diferencimit.

Sipas Carol Ann Tomlinson mësimdhënësit duhet të vlerësojnë gatishmërinë e nxënësve,

interesat e tyre dhe profilin e tyre të të mësuarit (i cili përfshin njohjen e kulturës dhe prapavijën

e një nxënësi), në mënyrë që të kuptojnë nevojat e tij në raport me njësinë mësimore specifike

apo qëllimet e të mësuarit dhe tʼa përdorë këtë në përzgjedhjen e qasjes që do të përdorë në

mënyrë që tʼa ndihmojë nxënësin që të mësojë më së miri. Për shembull, përderisa disa fëmijë

mund të jenë duke punuar me një tregim dhe janë duke zhvilluar një projekt me shkrim për një

tregim, mësimdhënësit mund tʼi lejojnë të tjerët të tregojnë se çfarë janë duke mësuar, përderisa

të tjerët mund të jenë duke vizatuar apo duke bërë diagrame. ʻʻKjo gjë, thjeshtë, nuk e bën klasën

më të hapur ndaj të gjithëveʼʼ thotë Tomlison. Van Tassel-Baska dhe Stambaugh kanë

identifikuar një numër arsyesh për mungesën e mësimdhënies së diferencuar. Sipas tyre, kjo

ndodh për shkak se mësimdhënësit:

1) Kanë mungesë njohurish përmbajtësore të nevojshme për të zgjeruar dhe diferencuar

disa fusha të përmbajtjes së korrikulës tipike, për tʼiu qasur të gjithë nxënësve;2

2) Kanë mungesë të aftësive menaxhuese të klasës për të përkrahur mësimdhënien e

diferencuar;

3) Kanë mungesë të besimit të nevojshëm për të implementuar mësimdhënien e

diferencuar, siç është besimi se nxënësit dallojnë për nga mënyra se si mësojnë,

nxënësit mund të fitojnë njohuri qe nuk janë të kuptueshme nga mësimdhënësi;

4) Nuk dinë si tʼi qasen nxnësve të talentuar që vijnë nga grupe të ndryshme kulturore

(etnike, sociale) apo ndaj atyre nxënësve që janë nën nivelin e duhur;

5) Kanë vështirësi që të gjejnë dhe të përdorin në mënyrë efektive burimet e nevojshme që

do tʼi ndihmonin në mësimdhënie;

2 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela. “Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar”,Tiranë, 2006, fq3

Page 11: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

11

Kur bëhet fjalë për efikasitetin e mësimdhënies së diferencuar, mësimdhënësit duhet të jenë të

kujdesshëm në përzgjedhjen sa më të mirë të strategjive si dhe aplikimin e tyre, duke u bazuar në

njohjen e nxënësve dhe të stileve të tyre të të nxënit. Prandaj, rol të rëndësishëm luan edhe

shkolla, duke u dhënë hapsire mësimdhënësve që tʼia përshtatin korrikulën nevojave të nxënësve

të tyre. Shkollat të cilat synojnë të jenë të suksesshme në arsimimin e fëmijëve, duhet të kenë

parasysh nevojat, interesat dhe nivelin e tyre të përgatitjes. Këto shkolla do tʼa fillojnë suksesin e

tyre vetëm atëherë kur tʼa kuptojnë dhe tʼu qasen respektivisht këtyre nevojave, interesave dhe

mënyrave të të mësuarit. Duke ditur se diversiteti i të zhvilluarit në mesin e nxënësve në çdo

klasë është i madh, përshtatja e korrikulës sipas nivelit të të kuptuarit të nxënësve është një punë

mjaft sfiduese. Po ashtu, përveç niveleve të ndryshme të zhvillimeve dhe stileve të të nxënit

duhet të merren parasysh edhe prapavija të ndryshme kulturore apo edhe përvojat jetësore të

fëmijëve. Përpjekje të shumta, kohëve të fundit janë bërë për tʼi përfshirë edhe nxënësit me

nevoja të veçanta qe patjetër të individualizohen si në përmbajtjen, ashtu edhe në metodat e

mësimdhënies.3 Në mënyrë që të gjithë nxënësit të arrijnë suksesin që ata deshirojnë, të punuarit

me tʼa në shkollë duhet tʼi përshtatet talentit të secilit individ. Nxënësit nuk kanë të njejtin nivel

të zhvillimit, prandaj për këtë arsye mësimdhënësit duhet të bëjnë të pamundurën që nxënësit tʼa

shohin suksesin e tyre në mënyra të ndryshme. Të priturat e mësimdhënësve duhet të reflektojnë

të kuptuarit e dallimeve në klasë. Mënyrat e paraqitjes së dijes duhet të mbushin pabarazitë në

talentet apo dispozitat e fëmijëve, në mënyrë qe ata të mund të shfaqin njohurinë e fituar. Prandaj

mësimdhënësit e së ardhmes duhet të jenë të përgatitur që tʼi shërbejnë dhe të vlerësojnë një grup

të shumëllojshëm të fëmijëve dhe familjeve të tyre sesa në të kaluarën. Të zhvilluarit dhe të

nxënit ndodhin në nivele të ndryshme, duke dalluar nga njëri fëmijë në tjetrin. Dallimi individual

ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të

zhvillimit dhe të qenurit unik në rastin e secilit fëmijë si individ. Për të qenë sa më efektiv,

mësimdhënësit duhet tʼa njohin sa më mirë fëmijën mbrenda grupit. Këtë duhet tʼa bëjnë duke

përdorur metoda të ndryshme siç janë: observimi, intervistat klinike, egzaminimi i punës së

fëmijës, vlerësimi individual i fëmijës si dhe bisedat me familjet e tyre. Nga informatat e marra

në këtë rast, mësuesit mund të bëjnë plane dhe përshtatje të nevojshme për të promovuar

zhvillimin individual dhe të nxënit të fëmijës sa më shumë që të jetë e mundur.

3 Po aty, fq, 4-6

Page 12: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

12

Fëmijët dallojnë edhe në shumë aspekte të tjera. Gjithashtu këtu përfshihen anët e tyre të forta,

interesat dhe preferencat, personalitetet, qasjet në të mësuar, njohuria dhe aftësitë bazuar në

përvojat paraprake. Fëmijët, po ashtu, mund të kenë nevoja të veçanta në të mësuar. Këto

ndonjëherë janë diagnostifikuar e ndonjëherë jo. Faktorë të tjerë që mësuesit duhet të marrin

parasysh, për të rritur përshtatjen ndaj të nxënit te secili nxënës, janë edhe rrethanat në të cilat

ata jetojnë, si p.sh jeta në varfëri, të qënurit i pastrehë, zhvendosjet e shpeshta të vendbanimit apo

edhe situatat e tjera sfiduese. Prandaj njohja e nevojave individuale të nxënësve u mundëson

mësimdhënësve që të përcaktojnë saktë individualitetin e secilit. Sipas autores Hatixhe Vojka –

Ismajli nxënësit mund të përfitojnë nga mësimi i individualizuar në shumë dimensione:

• Efikasitet dhe vetëdijësim më i lartë në mësim për rëndësinë që ka shkolla në

zhvillimin e personalitetit; 4

• Më shumë mundësi për zhvillimin e kreativitetit të secilit nxënës dhe po ashtu edhe

mësimdhënësve;

• Më shumë fleksibilitet në përgatitje, organizim dhe realizim të procesit mësimor për

mësimdhënësin;

• Atmosferë pozitive në klasë;

• Nxënës të aftësuar për të treguar më shumë mirëkuptim dhe tolerancë;

• Ndërlidhja e nxënësit me planprogramin mësimor;

• Marrja e komenteve nga mësimdhënësi, të cilat shërbejnë si motivim për nxënësin që

të mësojë edhe më tej;

• Nxitja e punës së pavarur dhe konkurrencës në klasë;

• Lirim i mësimdhënësit nga qasja rutinore në mësim;

4 Bardhyl Musai: “Metodologjia e mësimdhënies”,Tiranë,2003,fq, 16

Page 13: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

13

1.1 Të kuptuarit e diferencimit të mësimdhënies

Ka disa keqkuptime në mesin e mësimdhënësve te rinj lidhur me diferencimin. Këto keqkuptime

sipas Carol Ann Tomlinson dhe Marcia B. Imbeau në librin e tyre ʻʻUdhëheqja dhe menaxhimi

i klasës së diferencuarʼʼ sqarojnë si më poshtë:

1. Keqkuptim: Diferencimi është një seri e strategjive udhëzuese.

E vërtetë: Diferencimi është filozofi – një mënyrë e të menduarit rreth mësimdhënies. Në

fakt është një seri parimesh.

2. Keqkuptim: është adekuate për një udhëheqës shkolle që tʼu tregojë mësimdhënësve se si

të diferencojnë udhëzimet në mënyre efektive.

E vërtetë: Të mësosh se si të diferencosh udhëzimet sa më mirë kërkon që të rimendohet

praktika e përdorur në klasë nga mësimdhënësit dhe rezulton vetëm nga një proces i

shumë përvojave, reflektimeve dhe përshtatjeve në klasë të secilit mësimdhënës.5

3. Keqkuptim: Diferencimi është diçka që mësimdhënësi e bën ose nuk e bën (sikur se në

rastin e ʻʻunë tashmë e bëj atëʼʼ, apo ʻʻunë mund të them se mësimdhënësit tanë tashmë e

bëjnë diferencimin e udhëzimeveʼʼ).

E vërtetë: Shumica e mësimdhënësve që qëndrojnë në klasë për më gjatë se një ditë u

kushtojnë vëmendje dallimeve në mesin e nxënësve dhe deri diku u përgjigjen atyre,

sidomos në rastet me nxënësit që prishin rendin apo qetësinë e klasës. Mirëpo, janë të

paktë ata mësimdhënës që në mënyrë proaktive planifikojnë mësimdhënien, ashtu që në

mënyrë të vazhdueshme tʼu qasen dallimeve të nxënësve në përgatitje, interesa dhe

profile të të nxënit.

4. Keqkuptim: Diferencimi ka të bëjë vetem me udhëzimet e mësimdhënies.

E vërtetë: Edhe pse diferencimi është një qasje udhëzuese, mësimdhënia efektive e

diferencuar është pjesë e pandashme e një ambienti pozitiv të të nxënit, e një korrikule të

cilësisë së lartë, një vlerësimi që informon vendimmarrjen e mësuesit, dhe një menaxhim

fleksibil të klasës.

5 Tracey Hall: “ Differentiated Instruction”, New York,2007,fq.55

Page 14: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

14

Të kuptuarit sa më qartë i elementeve individuale të diferencimit, dhe se si ato ndërlidhen dhe

formësojnë sistemin e klasës, e shtrojnë rrugën për një eksplorim më të thellë të filozofisë së

diferencimit (e cila i udhëzon mësimdhënësit se si të menaxhojnë dhe udhëheqin një klasë të

diferencuar në mënyrë sa më efektive).

1.2 Karakteristikat e klasës së diferencuar

Diferencimi mund të përshkruhet si praktikë e klasës, me theks të veçantë mbi nxënësit

individual dhe mbi përmbajtjen e lëndës. Me fjalë të tjera, një klasë e diferencuar në mënyrë

efektive nënkupton:

• Nxënësit dallojnë nga njëri - tjetri si mësimnxënës për sa i përket përvojës

kulturës, gjuhës, gjinisë, interesave, gatishmërisë për të mësuar, mënyrave të të mësuarit,

shpejtësisë të të mësuarit, sistemeve perkrahëse për të mësuarit, vetëdijësimi si

mësimnxënës, vetëbesimi si mësimnxënës dhe të qenurit i pavarur si mësimnxënës.

• Dallimet ndikojnë thelbësisht në faktin se si mësojnë nxënësit, si dhe në natyrën e

klasifikimit që do tʼu duhet atyre në moment të caktuara gjatë procesit të nxënies.6

• Mësuesit kanë përgjegjësinë që të sigurojnë të gjithë nxënësit e tyre të mësojnë

përmbajtje më të rëndësishme.

• Mësuesit duhet të bëjnë plane specifike dhe vazhdimisht tʼripërtërijnë ato plane, në

mënyrë që të ndërlidhin secilin nxënës me përmbajtjen kryesore.

• Përpos që mësimdhënësit duhet të kuptojnë mirë përmbajtjen që ata ligjerojnë, ata po

ashtu duhet tʼa kuptojnë natyrën e secilit nxënës.

• Një mësimdhënie me qasje fleksibile ʻʻu krijon hapsirëʼʼ nxënësve për të shfaqur dallimet

e tyre.

• Mësimdhënësit duhet të pyesin vazhdimisht : Për çfarë ka nevojë ky nxënës në këtë

moment? Që të jetë në gjendje të përparojë në të kuptuarit e përmbajtjes, dhe ʻʻÇfarë

duhet të bëj unë që kjo gjë të ndodhë?ʼʼ

6 Tomlinson, Carol Ann, “How to Differentiate Instruction in Mixed-Ability Classrooms”, USA,

p.35

Page 15: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

15

Një nga gjërat më të rëndësishmë të praktikave të diferencimit që duhet të aplikohen në klasë

është edhe modifikimi i katër elementeve të cilat ndërlidhen me korrikulën, e këto janë:

përmbajtja, procesi, produkti dhe ndikimi, të cilat bazohen në tri kategoritë e nevojave dhe

dallimeve të nxënësve, siç janë: përgatitja, interesi dhe profili i të nxënit.7

1.3 Shtyllat bazë të mësimdhënies së diferencuar

Sipas W. Powlle dhe O. Kosuma-Powlle, në punën që mësimdhënësit bëjnë në klasë janë

identifikuar katër shtylla kryesore të cilat shërbejnë si bazë për udhëzimet e diferencuara. Këto

shtylla janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe funksionojnë vetëm si të tilla për mësimnxënien e

nxënësve.

1) Njohja e nxënësve (dhe e vetvetes si mësimdhënës) – procesi i zbulimit të një dimensioni

kritik të një mësimdhënieje të diferencuar fillon me pyetjen ʻʻÇfarë njohurie duhet të

kemi rreth nxënësve, në mënyrë qe tʼa zhvillojmë të nxënit e tyreʼʼ. Duke njohur

nxënësit, ne marrim më shumë sesa thjeshtë informata sociale apo administrative. Që të

rritet në maksimum nxënia tek nxënësit, mësimdhënësi duhet të gërmojë shumë më thellë

sesa informatat sipërfaqësore te llojit: emri, mosha, informatat rreth rrethit shoqëror apo

edhe informatat rreth familjes.

2) Si mësimdhënës ne duhet tʼa njohim fëmijën si nxënës ne fusha specifike, si gatishmëria,

interesi dhe profili i të nxënit.

3) Njohja e korrikulës – të njohësh korrikulën nuk do të thotë thjeshtë të njohësh lëndën që e

ligjëron. Të njohësh korrikulën do të thotë edhe tʼi referohesh më në thellësi njohurive që

i mundësojnë mësimdhënesit të identifikojë konceptet primare dhe të bëjë dallimin në

mes të kuptuarit të qëndrueshëm dhe informatave periferike, të cilat mund të jenë

interesante për tʼi ditur, por jo edhe esenciale për të kuptuarit esencial.

7 Tomlinson, Carol Ann: “ How to Differentiate Instruction in Mixed-Ability Classrooms “,

USA,p.36

Page 16: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

16

4) Zhvillimi i një serie stragjish - gjithëpërfshirëse udhëzuese nuk sigurojnë patjetër një

cilësi të lartë të nxënies tek nxënësit. Ne si mësimdhënës, të gjithë e dimë kur një

mësimdhënës ka përgatitur një aktivitet në klasë, i cili është edhe argëtues për nxënësit,

por nuk është menduar shumë nga mësimdhënësi për objektivat e të nxënit, atëherë

nxënësit thjeshtë kalojnë mirë në klasë, mësimdhënësi është shumë i dashur për tʼa, por të

nxënit nuk është arritur. Ndërkaq strategjitë efektive udhëzuese përfshijnë tri

karakteristika kryesore të klasës: rezultatet e të nxënit përmbajtjen e korrikulës dhe vetë

nxënësit. Është mirë që mësimdhënësit tʼi emërojnë strategjitë e tyre dhe tʼu tregojnë

atyre se përse i përdorin ato. Duke u treguar nxënësve për llojin e aktivitetit që po

përdorim në klasë, ne zbulojmë dhe e ndajmë bashkë me ta teorinë e nxënies dhe në këtë

mënyrë asistojnë në zhvillimin e njohjes së vetvetes si nxënës.

5) Mësimdhënie e thjeshtë dhe sociale – mësimdhënia e diferencuar mund të hasë në

vështirësi të mëdha kur përdoret nga mësimdhënës, të cilët mendojnë që e kuptojnë

diferencimin që të mendojnë se e aplikojnë atë në klasë, mirëpo e bëjnë një gjë të tillë

vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Ngase, në fakt diferencimi është një udhëtim shumë i

gjatë, e kuptojnë që mjeshtëria e profesionit të tyre nuk është kurrë plotësisht e arritur dhe

se gjithmonë ka nevojë për një zhvillim të mëtutjeshëm. Fillimisht është shumë e

rendesishme që të fillohet sa më thjeshtë. Kjo do të thotë që të vihen objektiva reale dhe

të arsyeshme për veten e tyre si mësimdhënës. Asnjë mësimdhënës nuk mund të bëhët

mjeshtër profesional brenda klasës.

Mund të fillohet duke zgjedhur një shtyllë te diferencimit dhe pastaj të përcaktohen një

apo dy strategji specifike, të cilat ai apo ajo do tʼi përdorë në praktikë. Dhe vetëm pastaj

mund të vazhdohet gradualisht drejt përsosjes së shtyllave të tjera. Dhe, në fund e cila

është shumë e rëndësishme, përpjekja jonë duhet të përmbajë edhe aspektin social, që do

të thotë se na duhet bashkëpunimi i kolegëve që të na përcjellin dhe përkrahin në

udhëtimin tonë drejt diferencimit efektiv.8

8 Petar Mandić: “Inovacija u nastavi”, Sarajevo, 1972, str.30-31

Page 17: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

17

KAPITULLI II

2. Elementet kyç të diferencimit të mësimdhënies

Elementet kyçe të një mësimdhënieje të diferencuar janë: a. Përmbajtja, b. Procesi, c. Produkti,

d. Ndikimi, e. Përgatitja, f. Interesi, g. Profilet e të nxënit.

a) Përmbajtja

Dituria, të kuptuarit dhe aftësitë që ne duam tʼi mësojnë nxënësit. Gjatë diferencimit ne vëmë

theksin mbi metodat që nxënësit mund tʼi përdorin për tʼiu qasur përmbajtjes kryesore (p.sh. të

lexuarit e pavarur, të lexuarit në dyshe, CD-të, tekstet me fotografi, hulumtimi online, puna në

grupe etj.) në vend se të ndryshohet përmbajtja. Megjithatë, ka raste kur disa nxënës kanë nevojë

që tʼi rikthehen edhe një herë rikthimit të përmbajtjes që tʼa kuptojnë më mirë, derisa nxënësit e

avancuar e kuptojnë para nxënësve të tjerë.

b) Procesi

Si nxënësit arrijnë të kuptojnë apo përceptojnë përmbajtjen. Të nxënit e vërtetë – e llojit që u

mundëson nxënësve të marrin, të aplikojnë dhe të transferojnë përmbajtjen duhet të ndodhë në

nxënësin dhe jo tʼu ndodhë atyre. Fjala proces shpesh përdoret si sinonim apo aktivitet.

Megjithatë, mund të mos ndërlidhen me qellimet e përmbajtjes dhe kështu të deshtojë në

kërkimin nga nxënësit që të analizojnë apo të përdorin njohurinë themelore, të kuptuarit dhe

aftësinë.

c) Produkti

Si nxënësit arrijnë të demostrojnë atë që kanë mësuar, kuptuar dhe atë që janë në gjendje të bëjnë

pas një periudhe të gjatë të të nxënit. Produkti nuk është diçka që nxënësit e nxjerrin në një njesi

të vetme mësimore dhe as rezultat i një apo dy aktiviteteve. Produkti, në fakt është pika

kulminante e vlerësimit që kërkon nga nxënësit të aplikojnë dhe zgjerojnë atë që kanë mësuar

gjatë një periudhe kohore.9

9 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela: “Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar”. Tiranë, 2006,

fq.9

Page 18: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

18

d) Ndikimi

Si ndikojnë emocionet ashtu dhe ndjenjat e nxënësit në të mësuarit e tyre. Emocionet dhe

ndjenjat vijnë nga truri dhe bazohen nga përvoja, nga e kaluara dhe regimet nga përvojat aktuale.

Ato ndikojnë në motivin tonë për të mësuar, aftësinë për të bashkëpunuar me të tjerët, dhe vetë

konceptin si mësimnxënës ai hap dyert për një arritje akademike.

e) Përgatitja

Aftësia aktuale e nxënësit nga një njohuri specifike, të kuptuarit dhe aftësitë. Është shumë e

rëndësishmë që të mos harrohet se përgatitja nuk është sinonim për aftësinë. Aftësia është ajo çka

ne ndonjëherë besojmë të jetë një veçori pak a shumë e lindur. Ndërkaq, përgatitja është një

gjendje e përkohshme që duhet të ndryshojë rregullisht si rezultat i një mësimdhënieje cilësore.

f) Interesi

Ajo që përfshin vëmendjen, kurreshtjen dhe angazhimin e nxënësve. Interesi i nxënësve lidhet

drejtpërdrejt me motivimin që ai ka për të mësuar. Kur nxënësi shfaq interes, motivi për të

mësuar është më i lartë dhe të nxënit arrihet më lehtë. Interesat personale ndërlidhen me anët e

forta të nxënësit, kontekstin kulturor, përvojat personale dhe nevojat e tij.

g) Profilet e të nxënit

Preferenca për të absorbuar, eksploruar apo për të shprehur përmbajtjen. Profili i të nxënit të një

nxënësi formësohet nga katër elemente dhe ndërveprimet në mes tyre:10

1. Stili i të nxëni – një qasje kontekstuale e të nxënit. Stilet e të nxënit përfshijnë punën

individuale apo një partner, qoftë në një vend të qetë apo duke dëgjuar muzikë, në një

ambient të ndriçuar apo të errët, duke qëndruar në një vend apo duke levizur.

2. Preferenca e bazuar në inteligjencë – një preferencë neurologjike për të nxënë apo për

të menduar. Për shembull, preferenca e bazuar në inteligjencë përfshin inteligjencën

10 Po aty, fq. 10-11

Page 19: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

19

verbale – linguistike, logjike – matematike, kinestetike, interpersonale,

intrapersonale, muzikore – ritmike, hapësinore, analitike, praktike dhe kreative.

3. Gjinia – qasjet në të mësuar që mund të formësohen gjenetikisht apo nga rrethi

shoqëror për gjininë mashkullore apo femërore. Edhe pse jo të gjithë meshkujt apo

femrat mësojnë në të njejtat mënyra, egzistojnë edhe karakteristikat e të mësuarit që

bazohen në gjini.

4. Kultura –qasjet ndaj të nxënit që mund të jenë të formësuara nga konteksti, në të cilin

individi jeton si dhe nga mënyrat unike, të cilat kanë kuptim për mënyrën e jetesës për

njerëzit që jetojnë në atë kontekst. Për shembull, si njerëzit komunikojnë,

ndërveprojnë me gjeneratat e tjera, festojnë dhe vuajnë dhe si tregojnë respekt janë të

formësuara nga kultura.

2.1 Ndërtimi i komunitetit brenda klasës

Komuniteti është një grup njerëzish të bashkuar rreth një mundësie për të zbuluar, riorganizuar,

vlerësuar dhe për të arritur një qëllim të përbashkët.

Me mësimdhënien e diferencuar, mësimdhënësi duhet tʼi udhëheqë nxënësit që të krijojnë një

vision të përbashkët të një klase, ku ka vend për secilin individ që të angazhohet, si dhe të

ndihmojë të tjerët në mësimnxënie. Të jesh pjesë e një komuniteti duhet të plotësohet kriteri

kryesor njerëzor e që është nevoja për tʼu pranuar për tʼi takuar atij vendi, për të qenë i

respektuar dhe i dashur. Për nxënësit nga kultura me orientim kolektiv, të jesh pjesë e një

komuniteti është thelbësore për mënyrën se si funksionon bota, si dhe të kesh ndjenjën e

ʻʻfamiljesʼʼ në klasë u ofron nxënësve normalitet dhe siguri. Mësimdhënësit, të cilët i udhëheqin

nxënësit drejt një vizioni të përbashkët në një klasë të diferencuar e shohin klasën si një klasë

demokratike, e cila përshkruhet nga James Beane. Në klasa të tilla, dallimet mes nxënësve nuk

janë një problem, nxënësit nuk janë të ndarë sipas dallimeve të tyre dhe të qenit të gjithë të njejtë

nuk është obligative gjithmonë sipas Beane.

Page 20: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

20

Mësimdhënësit në këto klasë japin mesazh se diversiteti është një përparësi që çon drejt një

komuniteti origjinal demokratik, në të nxënësit jetojnë dhe punojnë së bashku.11

2.2 Krijimi i grupeve të nxënësve në një komunitet brenda klasës

Në një klasë ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar, krijimi i grupeve studentore është një pjesë

integrale e ndërtimit të një komuniteti produktiv dhe pozitiv, por është i vetmi kriter. Në fakt, në

klasët me mësimdhënie të diferencuar në mënyrë të paevitueshme kërkohet nga nxënësit që të

punojnë në mënyrë të pavarur apo ne seksion që përfshin gjithë klasën. Kur puna në grup është

efektive për nxënësit, atëherë edhe nxënësit ndihen më të motivuar. Kjo ndodh ngase puna në

grup u mundëson atyre të shkëmbejnë ide, të marrin mendime të ndryshme, të njohin mënyra të

ndryshme të qasjes ndaj problemeve dhe detyrave, si dhe të gjejnë mbështetjen e njëri-tjetrit.

Puna në grup e bën klasën më efikase edhe për mësimdhënësit që e kanë më të lehtë të

përqendrohen në pesë apo gjashtë grupe sesa në 30 individë. Sipas Carol Ann Tomlinson dhe

Marcia B. Imbeau disa nga parimet e krijimit efektiv të grupeve që mbështesin praktikat e

mësimdhënies së diferencuar janë:

1. Të krijohen grupe fleksibile – një aspekt i domosdoshëm i mësimdhënies së

diferencuar është që mësimdhënësi të planifikojë një rrjedhë të vazhdueshme të

grupimeve të ndryshme të nxënësve brenda një njësie mësimore, duke u bazuar në

natyrën e punës dhe të nevojave individuale të nxënësve. Kjo u mundëson nxënësve

të shohin veten dhe të tjerët në kontekste të ndryshme të të nxënit, si dhe i ofron

mësimdhënësit mundësinë që të observojë secilin nxënës në kontekste të shumëfishta.

2. Të ligjerosh si mësimdhënës, ju duhet të krijoni detyrat në grupe për tʼu siguruar që

secili nxënës punon me një korrikulë të pasur dhe secili nxënës të mendojë dhe

aplikojë ide dhe aftësi esenciale. Mund të ndodhë që një nxënës apo një grup i caktuar

të ketë nevojë më shumë për kohë që të praktikojë një aftësi diskrete, por nuk duhet të

ketë grupe nxënësish të cilët vazhdimisht praktikojnë aftësi jashtë kontekstit,

përderisa grupet tjera iʼa arrijnë shumë mirë të jenë mendimtarë kritik, zgjidhës të

problemeve dhe krijues. Prandaj mësimdhënësit duhet të planifikojnë detyra sfiduese

për nxënësit e avancuar dhe tʼi nivelizojnë nevojat për nxënësit më pak të avancuar.

11 Bardhyl Musai: “Metodologjia e mësimëdhënies”, Tiranë, 2003,fq.15

Page 21: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

21

3. Të përdoren detyra me aftësi të shumëfishta – detyrat e tilla zakonisht kanë më shumë

se një përgjigje të saktë apo më shumë mënyra për të zgjidhur problemin, janë më

interesante dhe shpërblejnë nxënësit, u mundësojnë nxënësve të ndryshëm të japin

kontributin e tyre në zgjidhjen e detyrës dhe kërkojnë një shumëllojshmëri aftësish

dhe përparësish për kryerjen e suksesshme të detyrës.

4. Të caktohen role individuale brenda grupit – rolet individuale bëjnë të mundur që

secili nxënës të japë kontributin e vet akademik apo intelektual për të kryer një detyrë

të caktuar. Për shembull, nëse një nxënës brenda grupit ka detyrën e lexuesit dhe tjetri

të kohëmbajtësit, është e qartë për nxënësit që roli i lexuesit është më i rëndësishëm.

Prandaj është e rëndësishme që rolet të ndahen në mënyrë të barabartë, sipas

rëndësisë. Për shembull, në zgjidhjen e një detyre matematikore një nxënës mund të

vizatoje diagramin e hapave të zgjidhjes së detyrës, ndërsa tjetri e shkruan me fjalë

procedurën për zgjidhjen e detyrës. Në këtë mënyrë të dy nxënësit kanë kontribuar në

mënyrë të njejtë.

5. Të ketë qasje të lehtë ndaj përmbajtjes - në punën me grupe, mësimdhënësi duhet të

sigurohet që secili nxënës në grup mund tʼaset përmbajtjes me lehtësi. Për shembull,

në një grup të përzier ku përgatitja ë nxënësve ndryshon, nxënësit mund të lexojnë

material të niveleve të ndryshme për nga veshtirësia dhe pastaj të punojnë së bashku

për të kryer një detyrë të përbashkët.12

6. Të caktohen kompetenca – mësimdhënësi duhet të vrojtojë nxënësit në mënyrë të

kujdesshme, në mënyrë që të mund të vërejë përparësi të veçanta, aftësi dhe mendime

kritike që ata i sjellin grupit. Nëse mësimdhënësi vëren një kontribut të vlefshëm dhe

të ndershëm, duhet tʼia bëjë me dije atë që ka parë. Për shembull, mësimdhënësi

mund të thotë:ʻʻMendoj se pyetja që sapo i bëre grupit është shumë e rëndësishmeʼʼ.

Është shumë e rëndësishme për nxënësit që të marrin mirënjohje nga mësimdhënësit e

tyre për atë që bëjnë.

12 Tomlinson, Caorl Ann: “How to Differentiate Instrucion in Mixed-Ability Classroom”,USA,

fq.50

Page 22: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

22

2.3 Ambienti fizik për të mbështetur procesin e të nxënit

Sikurse edhe në rastin e të gjitha elementeve të tjera të klasës, qëllimi i planifikimit të ambientit

fizik të një klase është që të rriten në maksimum mundësitë për një mësimdhënie dhe mësim

nxenie të duhur.

Pikë së pari, ambient fizik në një klasë, ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar, duhet të ketë

një strukturë të tillë që nxënësit të ndjehen të sigurt. Po ashtu, ky ambient duhet të mundësojë

fleksibilitet për tʼiu përshtatur nevojave individuale dhe grupore. Duke pasur parasysh që një

klasë ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar fokusohet në nxënësin, nga nxënësi pritet që ata:

• Të rrisin aftësitë dhe rahatinë e tyre gjatë punës së pavarur, ne grupe të vogla apo

në klasë në tërësi;

• Të mendojnë në nivel të lartë – të kuptojnë dhe aplikojnë atë që kanë mësuar;

• Të mbështesin procesin e të nxënit të bashkëmoshatarëve të tyre, në mënyrë aktive

dhe efektive;

• Tʼi ndihmojnë mësimdhënësit që të bëjnë klasën funksionale.

Për më tepër, në një klasë ku aplikohet mësimdhënia e diferencuar, nga mësimdhënësit pritet që:

• Tʼi studiojnë nxënësit vazhdimisht, në mënyrë që të mund tʼi mësojnë ata në mënyrë

efektive;

• Të ndërtojnë qëllimisht në mënyrë eksplicite një komunitet brenda klasës;

• Të punojnë rregullisht me individ, grupe të vogla dhe më klasë në tërësi;

• Të përdorin grupime fleksibile të nxënësve;

• Tʼu qasen gatishmërisë, interesit dhe nevojave të profilit të të nxënit të secilit

nxënës individualisht.13

13 Naser Zabeli: “Vështirësitë në të nxënë”, Prishtinë, 2004, fq.50

Page 23: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

23

Rregullimi i orendive brenda klasës – në librin ʻʻMenaxhimi dhe udhëheqja e klasës së

diferencuarʼʼ- paraqiten dy pyetje të dobishme që të gjithë mësimdhënësit duhet tʼi bëjnë para se

tʼa rregullojnë klasën e tyre. Një prej tyre është: ʻʻCilat janë të gjitha opsionet që i kam në

dispozicion?ʼʼ

Në po këtë libër Carol Ann Tomlison dhe Marcia B. Imbeau ofrojnë disa udhërrëfyes të cilat

duhet të merren parasysh nga mësimdhënësit kur planifikojnë regullimin e klasës:

• Sa herë të jetë e mundur, duhet të përdoren tavolinat në vend të bankave individuale.

Rënditja e rregullt e bankave në mënyrë tradicionale nuk i fton nxënësit për

bashkëpunim. Bankat e afruara me njëra tjetrën ose një rregullim më kreativ i bankave

nga ana e mësimdhënësit e bën më të lehtë punën në grupe.

• Është më mirë të merret parasysh rregullimi i ulësve dhe bankave për katër deri tetë

individ së bashku, në një hapsirë të caktuar të klasës.

• Klasa duhet të rregullohet ashtu që mësuesi mund të lëvizë lirshëm në mesin e nxënësve.

Kjo është thelbësore për nxënësit, që të ndjejnë praninë e mësimdhënësit, por është e

rëndësishme edhe për mësimdhënësin që të observojë dhe ndihmojë nxënësit, derisa ata

punojnë.

• Klasa duhet të rregullohet dhe të planifikohet ashtu që të inkurajojë diskutimet mes

nxënësve. Kjo nënkupton që tavolinat duhet të rregullohen në formë të shkronjës U,

rrethit apo gjysmërrathëve që ballafaqohen me njëri-tjetrin.

• Mësimdhënësi duhet të sigurohet që në klasë duhet të ketë rafte të ndryshme, tabela apo

kabinete, ku nxënësi mund tʼi lërë materialet, punimet apo pajisjet e ndryshme.14

14 Po aty, fq.51-5

Page 24: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

24

KAPITULLI III

3. Formimi i grupeve të nxënësve për organizimin e të nxënit dhe mësimit të diferencuar në

shkallë të ndryshme të vështirësisë.

Siç kemi theksuar edhe më herët për vlerën dhe rëndësinë e mësimit të diferencuar, patëm

theksuar se rezultatet nga hulumtimet, u shërbejnë mësuesve si mbështetje e sigurt në formimin e

grupeve të nxënësve për organizimin efektiv të mësimit të diferencuar. Puna në grupe është

formë më e përshtatshme për organizimin e mësimit të diferencuar.

Mësimi i diferencuar madje shumë shpesh edhe definohet si formim i grupeve të nxënësve me

qëllim të përparimit më efikas të tyre në të nxënë dhe në mësim. Ndër autorë të ndryshëm mund

të ketë edhe rekomandime të ndryshme, sa i përket formimit të këtyre grupeve të nxënësve për

mësim të diferencuar.

Për formimin e një grupi të nxënësve në fillim mësimdhënësi duhet tʼi shohë këto intenca për

mësim të diferencuar:

• Grupi i nxënësve me pengesa në zhvillim;

• Grupi i nxënësve që nuk dinë të lexojnë as të shkruajnë;

• Grupet heterogjene me detyra të njëjta;

• Grupet homogjene me detyra të diferencuara;

• Grupimet e nxënësve në klasën e tërë;

• Rigrupimet ndërgrupore.

Formimi i grupeve të nxënësve duke ndryshuar grupimin e metodave:

• Grup trajnimi, ose nxënieje;

• Grupe prodhuese;

• Grupet e të kuptuarit;

• Grupet e instruktimit;15

15 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela: “Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar” , Tiranë, 2006

fq.22

Page 25: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

25

Formimi i grupeve të nxënësve sipas niveleve ose homogjenitetit:

• Grupet e nxënësve sipas karakteristikave të dukshme;

• Grupet sipas karaktereve;

• Grupet e nxënësve sipas rezultateve të testimeve, ose vëzhgimeve.

Formimi i grupeve të nxënësve, duke përdorur kohë suplementare:

• Përdorimi i kohës shtesë brenda javës;

• Përdorimi i kohës gjatë disa javëve;

• Veprimtari bashkëpunuese;

• Koha për forcimin e punës së nxënësve.

Duke u nisur prej formimit të grupeve të nxënësve, në fillim është e mundshme, ndërsa në

aspektin metodik është e lejueshme, që prej të gjitha grupeve fillestare të formuara në fillim,

është e rrugës që më vonë të formohen tri grupe relativisht konstante të nxënësve.

Ndër grupet e nxënësve, të cilat duhet të formohen janë këto grupe:

• Grupi i nxënësve me përparim mbimesatar – nxënës të talentuar;

• Grupi i nxënësve me përparim mesatar – nxënësit e ngadaltë në të mësuar;

• Grupi i nxënësve të prapambetur – me vështirësi në të nxënë.

Tri grupet e përmendura më lartë, janë në fakt tri nivele të ndryshme vështirësie dhe tri shpejtësi

të përparimit të nismëtarëve të shkollës fillore në mësim.

Janë këto tri grupe relativisht konstante dhe të argumentuara, grupe të cilat nuk guxojmë më tutje

për tʼi zvogëluar. Mësimdhënësi me këto grupe të nxënësve duhet tʼi ketë parasysh këto

objektiva dhe hapa sipas të cilave duhet të orientohet.16

16 Po aty, fq.23

Page 26: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

26

3.1 Grupi i nxënësve me përparim mbimesatar (nxënës të talentuar)

Këta nxënës ndryshojnë nga nxënësit e tjerë në tre drejtime kryesore:

1. Ritmin me të cilin mësojnë;

2. Thellësinë e të kuptuarit;

3. Interesat që shprehin

Mësuesi që punon me këta nxënës, duhet të ketë parasysh që tʼa bëjë mësimin sa më interesant

dhe tʼu krijojë mundësi nxënësve të talentuar që të vënë në përdorim talentet e tyre. Për këtë

jepen disa sugjerime:

• Inkurajoni nxënësit e talentuar që të vënë në përdorim mendjen e tyre;

• Përdorni teknikën e zgjedhjes së problemeve;

• Këmbëngulni që nxënësit të eksplorojnë thellë lëndën;

• Stimuloni çdo herë mendimin e tyre, në mënyrë që këta të jenë të motivuar edhe më

shumë për të treguar rezultate më të mëdha në të nxënit në mësim;

• Kujdesuni që të talentuarit të arrijnë rezultate të larta mësimore.

• Ata duhet të inkurajohen që të punojnë në mënyrë logjike

• Duhet ofruar mundësitë që ata të jenë eksplorues në gjëra interesante dhe sfiduese; nuk

duhet lejuar që ata tʼa përsërisin atë që tashmë e dinë;

• Përdorni strategjitë e diskutimit nëpër seminare, në mënyrë që këta nxënës tʼa shprehin

talentin e vet. Kërkoni që diskutimet e tyre të karakterizohen nga një nivel i thellë i të

menduarit kritik.17

3.2 Grupi i nxënësve me përparim mesatar – nxënësit me nivel mesatar të mesëm

Roli i mësimdhënësit me këto grupe të nxënësve duhet të jetë si më poshtë. Zakonisht, që

mësuesit të punojnë në klasa me këta nxënës me qëllim që tʼa bëjnë mësimin sa më interesant, të

zhvillojnë shprehitë e të mësuarit, në mënyrë që ata të përparojnë në një nivel më të arsyeshëm.18

17Petrit Muka, Dhori Karaj,Liri Çela:“Hyrje në mësimëdhënien e diferencuar”, Tiranë,2006,fq.44 18 Web Article: Mapping a route toard Differentiated instruction

Page 27: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

27

Disa nga detyrat që mund tʼu rekomandohen mësuesve janë:

• Mësuesi duhet të përpiqet që të bëjë punën më të lehtë dhe më të kapshme për këta

nxënës, në mënyrë që përmbajtja e punës mësimore të jetë më e lehtë dhe më e kapshme

për tʼa bërë punën më të lehtë dhe më të kapshme për këtë nxënës, në mënyrë që

përmbajtja e punës mësimore të jetë më e lehtë dhe më e kapshme për ta;

• Duhet gjetur vështirësitë e nxënësve dhe njëherësh duhet ndihmuar ata që këto vështirësi

tʼi kalojnë së bashku me ndihmën tuaj. Siç dihet, para nismëtarëve të shkollës fillore

paraqiten shumë vështirësi të ndryshme dhe për këtë roli dhe rëndësia e mësimdhënësve

në këtë drejtim është shumë e madhe;

• Me nxënësit e kësaj kategorie duhet të përdoren materiale konkrete dhe materiale që

nxisin dhe shprehin ide në mendjen e tyre;

• Duhet të përdoren shumë materiale audiovizuele, të thjeshta dhe të qarta, por shumë

interesante;

• Duhet të krijohen sa më shumë situata që të menduarit e tyre të vihet më shumë në

veprim;

• Këtyre nxënësve duhet tʼu jepen më shumë mundësi për tʼi bërë detyrat në klasë. Mos

prisni që të kenë shumë sukses me detyrat. Në sesionet e të mësuarit me supervizim, ju

mund tʼi ndihmoni ata dhe ata të ndihmojnë njëri-tjetrin.

3.3 Grupi i nxënësve të prapambetur – me vështirësi në të nxënë

Në këtë kategori specifike të nxënësve në të nxënë dhe mësim, shumica nga të cilat nga studiues

të shumtë, kategorizohen si vështirësi me bazë të çrregullimeve neurologjike, përfshihen edhe të

tjera si:

- Hiperaktiviteti, dhe

- Mungesa e vëmendjes.

Nxënësit me probleme të këtilla kanë vështirësi në përqendrimin e vëmendjes, në përfundimin

me sukses të detyrave, në kalimin prej një aktiviteti në tjetrin, etj.

Page 28: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

28

Nxënësit e këtillë shfaqin edhe sjellje të tjera si: hutohen shpesh, harrojnë gjërat, nuk u kushtojnë

rëndësi hollësirave, zhvillojnë biseda të tëpruara, levizin shpesh nëpër klasë etj.

Siç duket, lista e vështirësive në të nxënë nuk ka fund. Mund të përmendim edhe shumë faktorë

të tjerë, të cilët ndikojnë tek nxënësit në mësim.

Faktorë të tjerë mund të jenë:

- Dëmtimet e ndryshme fizike, ku në këtë kuadër përfshihen fëmijët, të cilët kanë dëmtime

të muskujve, dëmtime ortopedike si dhe sëmundje kronike, ethet reumatike, etj.

Mirëpo në kuadër të vështirësive mund të përmendim edhe këta faktorë si:

- Dëmtimet në të parë:

- Dëmtimet në të dëgjuar.

Kohëve të fundit përmenden edhe shumë sindrome dhe diagnoza, si p.sh: Sindromi Down, i

Aspergerit etj. Ku secili nga këto sindrome mund të shkaktojë vështirësi në të nxënë.

Te ky grupim i nxënësve mund të përfshihen edhe vështirësi të tjera të cilat mund të jenë

momentale, si pasojë e problemeve shëndetësore, problemeve emocionale, raporteve brenda

familjes, raporteve brenda rrethit në të cilin jetojnë. Ndërsa një varg tjetër i vështirësive në të

nxënë i referohet problemeve që kanë të bëjnë me metodologjinë e papërshtatshme mësimore, në

kuadër të të cilit përmendim këta faktorë:

- Korrikulën e stërngarkuar;

- Kushtet e përgjithshme jo të favorshme shkollore ku organizohet mësimi;

- Ndihmesa jo aq adekuate e mësimdhënësve për tʼu dhënë ndihmë nxënësve për të nxënë

dhe mësuar;

- Bashkëpunimi jo i mjaftueshëm i prindërve me fëmijët e tyre;

- Si dhe mungesa e kushteve adekuate për mësim.19

19 Naser Zabeli: “Vështirësitë në të nxënë”, Prishtinë, 2004, fq.21-22

Page 29: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

29

KAPITULLI IV

4. Modalitete e strategji të organizimit efektiv të mësimit të diferencuar

Duke u nisur nga konstatimet e shumë ekspertëve të huaj, mund të themi se mësimi i diferencuar

nuk është një fenomen i ri.

Mjaft mësues dhe administrator shkollash me përvojë janë përpjekur të trajtojnë dallimet

individuale të nxënësve, edhe pse nuk kanë përdorur emrin mësimdhënie e diferencuar. Secila

nga fushat e veçanta të mësimdhënies ka modele dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies,

prandaj edhe për mësimin e diferencuar egzistojnë një varg modelesh e strategji efektive, të cilat

kanë rolin dhe prioritetin e vet të veçantë në çdo modalitet të mësimit.Didaktikët mendojnë se

egzistojnë disa forma të modeleve për mësimin e diferencuar, të cilat edhe më tutje duhet të

përsosen dhe të zhvillohen.

Dr. Petar Mandiq përmend 6 mënyra të mësimit të diferencuar:

• Zgjidhja e detyrave të ndryshme, në kuadër të një program të gjerë, me qëllime të

ndryshme;

• Nxënësit shërbehën me materiale të ndryshme ose pajisje të ndryshme, duke i zgjidhur

detyrat e njejta me të njëjtin qëllim;

• Përsosja e temës së dhënë në situata të ndryshme;

• Nxënësi përcaktohet për punë me arsimtarin e caktuar gjatë përpunimit të një teme;

• Nxënësit mund të fitojnë dije dhe të formojnë aftësitë sipas metodave dhe formave të

punës mësimore, të cilat më së miri i përgjigjen mundësive të secilit nxënës.

• Nxënësit përfitojnë lëndën me tempon e vet të punës personale.20

20 Petar Mandić: “Inovacija u nastavi”,Sarajevo”, 1972, str, 46-47

Page 30: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

30

Pedagogu amerikan Edling identifikoi katër tipe programesh e procedimesh didaktike-metodike

për mësimin e diferencuar si:

- Programet e diagnostifikuara dhe të përgatitura në mënyrë individuale për secilin

nxënës, ku përgatiten sekuenca të veçanta mësimore, varësisht prej aftësive e veçorive të

tjera individuale që kanë;

- Programe vetë orientuese – ku këto programe i japin mundësi nxënësit të zgjedhë

material, metoda e procedime që i përshtaten nevojave, mundësive dhe veçorive tjera të

nxënësve në mësim;

- Programet e personalizuara – këto programe iʼa mundësojnë nxënësit të zgjedhë

programe të caktuara, por krahas tij të punojnë edhe në përvetësimin e një programi të

hartuar për të gjithë nxënësit;

- Programe për të nxënë të pavarur – këto programe iʼa mundësojnë nxënësve për të nxënë

dhe mësur në mënyrë të pavarur duke iʼu përshtatur nevojave edhe mundësive të tyre për

të nxënë dhe mësuar.21

4.1 Procedurat e llojllojshme dhe format e diferencimit të brendshëm

Ndahen në katër grupe:

1. Diferencimi social;

2. Diferencimi metodik;

3. Diferencimi medial;

4. Diferencimi tematik

Në mësimin e diferencuar është e domosdoshme të sigurohet minimum i detyrueshëm për të

gjithë nxënësit, e pastaj të përgatiten detyrat ndihmëse për ata më të dobëtit dhe obligimet shtesë

për nxënësit, të cilët e tejkalojnë minimumin e programuar. Këtu më poshtë do tʼi paraqesim

Postulatet e Burns-it. Nevoja e mësimdhënies së diferencuar, gjegjësisht e mësimit të diferencuar

buron nga diversiteti i nxënësve. Sot nuk gjen dy nxënës identik, qofshin këta edhe binjakë.22

21 Jovan Djordjević: “Individualizovana nastava – Nastava i vaspitanje”, Beograd, 1979, br.2 22 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela: “Hyrje në mësimëndhënien e diferencuar”, Tiranë, 2006,

fq.9

Page 31: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

31

Më hollësisht këtë situatë e ka paraqitur BURNS në prostulatet e tij.

Postulatet e Burns-it

1. Nuk ka dy nxënës që të përparojnë me të njëjtën shpejtësi

2. Nuk ka dy nxënës që të jenë të gatshëm për të nxënë në të njëjtën kohë

3. Nuk ka dy nxënës që përdorin të njejtat teknika për të studiuar

4. Nuk ka dy nxënës që i zgjidhin problemet pikë për pikë në të njëjtën mënyrë

5. Nuk ka dy nxënës me të njëjtin profil interesash

6. Nuk ka dy nxënës të motivuar njëlloj dhe të arrijnë të njëjtat qëllime

7. Nuk ka dy nxënës me sjellje të njejta

Shumë studiues të natyrave dhe profileve të ndryshme kanë dhënë mendimet e tyre në shumë

sfera, pikërisht për problematiken e mësimit të diferencuar. Egzistojnë rrugët se si të realizohet

kjo formë e mësimdhënies.

Që të kemi një mësimdhënie më efikase, duhet veçuar programet dhe lëndët opsionale.

Mësimdhënia e diferencuar realizohet, duke iʼu dhënë mundësi nxënësve për të zgjedhur mes

programeve dhe lëndëve të ndryshme. Në këtë mënyrë nxënësit mund të përgatisin veten për tʼu

futur në shkallën e lartë, ose për të zgjedhur një profesion tjetër që ka një prespektiv më të madhe

në këtë drejtim. Krijimi i mundësive për të zgjedhur një program mësimor në nivelin e shkollës

së mesme është ndoshta metoda më e zakonshme për tʼiu mundësuar nxënësve një mësimdhënie

të diferencuar.23

4.2 Mësimi i diferencuar – individualizuar

Forma e punës individuale në mësim, me elementet e saj të komunikimit direkt, që zakonisht

shfaqet me karakterin instruktivo-kontrollues dhe stimulus të saj, paraqet një nga kërkesat

parësore të organizimit bashkëkohor të punës mësimore.

23 Po aty, fq.10

Page 32: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

32

Kjo formë e punës mësimore në literaturën didaktike quhet edhe formë e diferencuar e punës

mësimore. Individualizimi, shikuar nga aspekti i tanishëm, krahas formave të tjera paraqet po

ashtu një nga elementet përbërëse dhe të zhvillimit bashkëkohor të veprimtarisë edukative dhe

arsimore, sepse është gjithnjë në funksion të punës së pavarur të nxënësve dhe synon aftësimin e

tyre për vetëmësim dhe vetëarsimim. Këto karakteristika janë vetëm disa tipare pozitive të

mësimit individual dhe të organizimit didaktiko-metodik të kësaj forme mësimore.

Mësimi individual është një ndër çeshtjet mjaft komplekse në strukturën didaktike të organizimit

të veprimtarisë edukative dhe arsimore. Kjo formë kërkon angazhime të veçanta të punës së

arsimtarit dhe të personelit tjetër mësimor. Ky modalitet i sistemit të organizimit të punës

mësimore, i aktualizuar në mënyrë të veçantë në rrethanat e tashme të organizimit të veprimtarisë

edukative dhe arsimore, përkatësisht mësimore, shikuar nga aspekti i zhvillimit, ka arritur një

shkallë të lartë të përsosjes. Praktika e punës individuale, e mbështetur mbi bazën e zhvillimit të

përmbajtjeve teorike, është në funksion të kërkesave bashkëkohore që i shtrohen shkollës në

veprimtarinë e saj edukative dhe arsimore, në ngritjen e efikasitetit të punës mësimore.

Në literaturën pedagogjike, lidhur me shkaqet e individualizimit në mësim, kryesisht paraqiten

këta faktorë:

- Mosha e diferencimit kronologjik e nxënësve në mësim;

- Ndryshimet në shkallën arsimore dhe të paranjohurive;

- Ndryshimet në aftësitë psiqike dhe individuale të nxënësve;

- Faktori i mjedisit shoqëror dhe familjar të nxënësve.

Këto elemente flasin bindshëm për egzistimin e karakterit heterogjen të strukturës së përbërjes së

nxënësve në kuadër të një klase, gjë që shtron kërkesën për një fleksibilitet të nevojshëm si në

organizimin, ashtu edhe në realizimin e punës mësimore, duke bërë që individualizimi në punën

mësimore të jetë pjesë integrale e tërë procesit të organizimit të sistemit të shumëfishtë të punës

mësimore.24

24 Nijazi Zylfiu: “Didaktika”, Prishtinë, 2001, fq.272-274

Page 33: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

33

4.3 Pse është e nevojshme mësimdhënia e diferencuar

Kjo nevojë buron nga diversiteti i nxënësve të ndryshëm, pasi që nuk ka nxënës që përparojnë

me të njejtën shpejtësi, apo me të njejtat teknika të studiuari, me sjellje apo me interesa të njejta.

Mësuesi e ka të vështirë të gjejë detyra unike që stimulojnë në mënyrë të njëjtë të gjithë nxënësit.

Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar, mësuesi duhet të njohë mirë përmbajtjen e mësimit

dhe karakteristikat e nxënësve.25

Megjithatë, tash duhet tʼa pranojmë se praktika e shkollës sonë deri me tani ka qenë e

përqendruar në modelin tradicional të mësimit, përmes së cilës pamundësohet marrja në

konsideratë e nevojave dhe kërkesave të nxënësve, gjë që kjo formë e tanishme, pra e mësimit të

diferencuar e forcon shumë ndjenjën e formimit të ndjenjave të nxënësve për punë në të nxënë

dhe mësim.

Përmes kësaj forme të mësimit përfitojnë të gjitha grupet e nxënësve, duke filluar nga ata me

vështirësi në të nxënë, që kanë problem në mësim, e deri tek shtresa më e lartë e të kuptuarit të

tyre, pra deri tek nxënësit e zgjuar dhe të talentuar.26

25 http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/nxenesit-jane-te-ndryshm-kane-nevoja-te-ndryshme 26 Islam Krasniqi: “Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar”, Prishtinë, 2002, fq.235

Page 34: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

34

PËRFUNDIMI

Nga ajo që u tha më lartë, mund të themi se mësimi i diferencuar është një ndër çeshtjet mjaft

komplekse në strukturën didaktike edukative-arsimore. Kjo formë e mësimit kërkon angazhim të

madh nga mësimdhënësi dhe personeli tjetër arsimor. Diferencimi, i cili trajnohet në kuadër të

individualizimit dhe të punës individuale jep mundësi për angazhim direkt didaktiko-metodik në

punën mësimore, për nxitje të veçorive autentike të nxënësit, në kuadër të zhvillimit të drejtë dhe

të plotë të personalitetit të tij, si individ dhe pjesë përbërëse e kolektivit të punës mësimore,

mënyrë kjo e organizuar, në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e edukatës sonë.

Aplikimi i modeleve dhe formave të vjetra të mësimdhënies është ballafaquar me vështirësi të

shumta, për arsye se organizimi i mësimit nuk ka qenë i organizuar sipas niveleve të ndryshme të

nxënësve në mësim. Pra modelet e vjetra nuk u janë përshtatur të gjithë nxënësve pasi siç e dimë

në klasë asnjë nga nxënësit nuk janë të njëjtë, të gjithë ndryshojnë në mënyrën se si mendojnë,

ndryshon inteligjenca e tyre, preferencat dhe interesat e tyre, pra kemi diversitet të nxënësve. Për

këtë arsye e shumë të tjera mësimi i diferencuar është një model i veçantë i organizimit të

mësimit dhe punës mësimore që ju përshtatet nevojave dhe mundësive individuale të çdo

nxënësi.

Pas shfletimit të literaturave të ndryshme dhe hulumtimeve në internet arrita në përfundim se

nevoja e organizimit të mësimit të diferencuar sipas niveleve të shkallëve të ndryshme të

nxënësve në mësim është e domosdoshme për arsye se efektet dhe produktiviteti i saj janë në një

shkallë të lartë të efikasitetit në të nxënë dhe mësim.

Page 35: Universiteti i Gjakovës ʻʻFehmi Aganiʼʼ · 2019-12-09 · ka së paku dy dimensione: variabilitetin e paevitueshëm rreth një kursi tipik apo normativ të zhvillimit dhe të

35

LITERATURA

P. Muka, Dh. Karaj, L. Qela (2006): ʻʻHyrje në mësimdhënien e diferencuarʼʼ, Tiranë

Web Article: Mapping a route toeard Differentiated instruction, 2005

B. Musai (2003): ʻʻMetodologjia e mësimdhëniesʼʼ, Tiranë

Tracey Hall ʻʻDifferentiated Instructionʼʼ New York

Tomlinson, Carol Ann (2001): ʻʻHow to Differentiate Instruction in Mixed-Ability

Classroomsʼʼ, USA

N. Zabeli (2004): ʻʻVështirësitë në të nxënëʼʼ, Prishtinë

P. Mandić (1972): ʻʻInovacija u nastaviʼʼ, Sarajevo

J. Djordjević (1979): ʻʻIndividualizovana nastava – Nastava i vaspitanjeʼʼ, Beograd

I. Krasniqi (2002): ʻʻMësimi i leximit dhe shkrimit fillestarʼʼ, Prishtinë

N. Zylfiu (2001):ʻʻDidaktikaʼʼ, Prishtinë

Sh. Mulliqi (2008): ʻʻEdukimi special në Kosovëʼʼ, Prishtinë

Burime të tjera :

http://www.portalishkollor.al/kuriozitet/nxenesit-jane-te-ndryshem-kane-nevoja-te-ndryshme

https://sites.google.com/site/spedstrategiesandresources/udl-differentiated-instruction