31
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT- PROGRAMI-FILLOR PUNIM DIPLOME Sfidat që hasin fëmijët me autizëm në procesin mësimor Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. SHEFQET MULLIQI ALBENITA GRUDA Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT-

PROGRAMI-FILLOR

PUNIM DIPLOME

Sfidat që hasin fëmijët me autizëm në procesin

mësimor

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. SHEFQET MULLIQI ALBENITA GRUDA

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 2

PËRMBAJTJA

Falënderim ..................................................................................................................................... 3

Abstrakti......................................................................................................................................... 4

Hyrje ............................................................................................................................................... 5

Kapitulli –I- .................................................................................................................................... 6

1.1. Çfarë është autizmi? ............................................................................................................. 6

1.3. Historia e autizmit. ............................................................................................................... 8

Kapitulli –II- .................................................................................................................................. 9

2.1. Cilat janë simptomat? ........................................................................................................... 9

2.2. Llojet e Autizmit ................................................................................................................ 10

2.3. Shkaqet e autizmit .............................................................................................................. 11

2.4. Autizmi në Kosovë ............................................................................................................. 11

Kapitulli –III- ............................................................................................................................... 13

3.1. Sfidat që hasin fëmijët me autizëm në procesin mësimor .................................................. 13

3.2. Si të tejkalohen këto sfida në procesin mësimor?! ............................................................. 14

3.3. Disa nga karakteristikat e nxënësve në spektrin e autizmit ................................................ 16

Kaptillui –IV- ............................................................................................................................... 18

4.1. Menagjimi i sjelljeve problematike të nxënësve me autizëm ............................................. 18

4.2. Strategji të mësimdhënies ................................................................................................... 19

Përfundim..................................................................................................................................... 21

Rekomandime .............................................................................................................................. 23

Literatura ..................................................................................................................................... 25

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 3

FALËNDERIM!

Ky studim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e shumë njerëzve, të cilëve dëshiroj t’iu

shpreh mirënjohjen time.

Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohen time te sinqertë për të gjithë ata që më

ndihmuan dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në studimet e mia bachelor.

Si fillim falënderoj udhëheqësin shkencor të këtij punimi Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi

cili me mbështetjen e tij, këshillat e vlefshme akademike dhe sugjerimet në çdo fazë të

studimit, më inkurajoi dhe ndihmoi ta realizoj me sukses këtë kërkim. Po ashtu falenderoj

të gjithë profesorët e fakulltetit që na ndihmuan të arrijmë deri në kulm suksesin.

Së fundmi, ju faleminderit juve, familja ime e shtrenjtë, për mbështetjen dhe inkurajimin

përgjatë gjithë këtij studimi. Pa përkrahjen e juaj nuk do të isha aty ku jam sot.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 4

Abstrakti

Diagnostifikimi i fëmijës me autizëm është një përvojë e rëndë për prindërit dhe familjen

në përgjithësi. Zakonisht autizmi te fëmijët lajmërohet në tre vitet e para të jetës, dhe

zakonisht këta fëmijë kanë probleme në procesin mësimor, kjo është dhe arsyeja që unë

zgjodha të hulumtoj rreth kësaj teme. Pra, qëllimi i këtij punimi është të diskutohen sfidat

që hasin nxënësit me autizëm në procesin mësimor në bazë të studimeve që janë bërë në

këtë fushë. Ky studim synon të identifikojë sfidat dhe vështirësitë që hasin fëmijët me

autizëm gjatë procesit mësimor në komunitetin shkollor.

Sfidat që fëmijët me autizëm hasin janë të shumta, veqanërisht në Kosovë dhe kjo ndodh

për shkaqe të ndryshme, në munges të kushteve ose edhe të vetëdijësimit të prindërve që

autizmi është një çregullim tek fëmijët, dhe se ky çrregullim mund të tejkalohet duke u

trajtuar nga profesionistët ose me bashkëpunimin e prindërve me mësuesit gjatë procesit

mësimor. Nga analiza dhe përpunimi i të dhënave rezulton se pranimi i fëmijëve me

autizëm në shkollat e zakonshme ende has vështërsi për arsye të mentalitetit diskriminues

që vazhdon të ekzistojë në shoqëri. Ligji nr.69/2012, i cili parashikon mësuesin

mbështetës për çdo fëmijë, nuk është zbatuar dhe kjo ka qenë vështërsia më e madhe e

raportuar nga mësuesit. Prindërit janë ndërgjegjësuar se fëmija i tyre ka të drejtë të ndjekë

arsimin e zakonshëm, nëse komisioni i specialistëve pranë DART e merr këtë vendim

socialë. Psikologët shkollorë janë një hallkë e rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit

duke bashkëpunuar me prindin, fëmijën, mësuesin.

Fjalët kyçe: fëmijët me autizëm, procesi mësimor, çrregullim, prindër, mësues, etj

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 5

Hyrje

Autizmi dhe fëmijët që përballen me autizëm tani më nuk janë një temë tabu në shoqërinë

tonë. Diagnostifikimi i fëmijës me autizëm është një përvojë mjaft e rëndë për prindërit

dhe familjen në përgjithësi, pasi që fëmijët me autizëm kërkojnë shumë kujdes dhe

vëmendje.

Çdo ditë e më shumë në shoqërinë tonë po diskutohet se si fëmijët me autizëm të

integrohen në klasa bashkë me fëmijët tjerë dhe kjo gjë bëhet përmes dizajnimit të

procesve metodologjike. Këto metoda janë shumë të rëndësishme për të gjithë mësuesit

që në klasat e tyre kanë edhe nxënës me autizëm, këto metoda ndihmojnë mësuesit që të

përballen me sfidat që hasin nxënësit me autizëm në procesin mësimor. Pra, tema që unë

do ta diskutoj është sfidat që hasin fëmijët me autizëm në procesin mësimor, si të

tejkalohen këto sfida dhe si një mësimdhënës duhet të menagjoi klasën nëse përballet me

këto sfida.

Para se të flasim për nxënësit që janë të prekur nga autizmi dhe si duhet një mësimdhënës

dhe shokët e shoqet e klasës t’u qasen atyre, është me rëndësi të dimë se qfarë është

autizmi dhe cilat janë llojet dhe simptomat e autizmit. Autizëm: është një term i

përgjithshëm që u referohet çrregullimeve pervazive të zhvillimit që njihet ndryshe

“Çrregullimet e Spektrit të Autizmit” (ÇSA), i cili përmban 4 lloje. Karakterizohet nga

vështirësi të mëdha në komunikim dhe në formimin e marrëdhënieve me njerëzit e tjerë si

dhe në përdorimin e gjuhës dhe koncepteve abstrakte. Vitet e fundit ka një vlerësim të 4

llojeve të autizmit, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të gjetur shkaqet e tij.Sot, numri i

fëmijëve të prekur nga autizmi po rritet me ritme shumë të shpejta. Të dhënat statistikore

tregojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës autizmi prek 1 në 88 fëmijë, ndërsa në

Azi, Europë dhe Amerikën e Veriut prevalenca e individëve të identifikuar me autizëm

është rreth 1% (CDC, 2013).Sipas të njëjtit burim (CDC, 2013) raportohet se çrregullimet

e spektrit të autizmit (ÇSA) prekin të gjitha racat, etnitë dhe grupet socio-ekonomike.1

1 CDC- Center for Disease control, 2013.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 6

Kapitulli –I-

1.1. Çfarë është autizmi?

Kohëve të fundit autizmi është një dukuri e përhapur mjaft shumë në botë dhe gjithashtu

në vendin tonë, përhajpja e kësaj dukurie ka ndikuar që të ketë sa më shumë studime rreth

autizmit. Në këtë pjesë të punimit do të diskutojmë përkufizimet klinike që janë bërë

rreth autizmit nga studiues të ndryshëm.

Bazuar në përshkrimin klinik për çrregullimin autik, thuhet se ky çregullim i ka këto

karakteristika:

1. “Vështirësi në bashkëpunim me të tjerët, duke përfshirë:

Mungesa e reagimit për të treguar ndjenja të kënaqësis, interesit apo

arritje

Mungesa e ndërsjelljes shoqërore apo emocionale

2. Vështirësi në komunikimin verbal apo joverbal, duke përfshirë:

Përdorimin e gjuhës përsëritëse, sterotipe ose ideosinkretike

Vështirësi në filimin ose vazhdimin e bisedave me të tjerët

3. Vështirësi në lojërat shoqërore, aktivitetet imagjinare, kufizuese, përsëritëse dhe

modelet e sjelljeve stereotipe, duke përfshirë:

i/e pushtuar me një apo ca modele stereotipe dhe te kufizuara te

interesit

ndjekje e pashmangshme e disa rutinave apo ritualeve jo-

funksionale

pushtim i vazhdueshëm dhe këmbëngulës ndaj një objekti apo

pjesë të objketit.” ( Heather MacKenzie, 2008)2

Pra, këto janë simptomat që shumica e fëmijeve me autizëm i kanë, pa marrë parasysh

gjendjen ekonomike, racen, nivelin edukativ, fenë apo grupet shoqërore përreth botës.

Edhe pse ka lloje te ndryshme te autizmit, teori të ndryshme mbi autizmin por edhe

karakteristika të ndryshme tek indvid te ndryshëm.

2 Heather MacKenzie, Reaching and Teaching child with autism spectrum disorder, London, 2008.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 7

1.2. Teoritë mbi autizmin

Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit

të autizmit. Në këtë pjesë do të shqyrtojmë disa nga teroit e shkenctarëve të ndryshëm.

“Autizmi është një çrregullim neurobihevioral që karakterizohet nga dëmtime në

ndërveprimin social, në komunikimin si dhe në shfaqjet e sjelljeve steriotipike dhe

përsëritëse lidhur me interesat dhe aktivitetet. Shenjat e para të autizmit vihen re para

moshës tre vjeçare. Shkalla dhe forma e dëmtimit në fushat e sipërpërmendura ndryshon

nga një individ tek tjetri. Zhvillimi psikosocial e psikofizik i fëmijëve autikë

përshpejtohet nëpërmjet programeve edukative rehabilituese. Fëmija autik nuk ka vetëm

komunikimin gjuhësor të bllokuar. Instrumentet e marrjes së informacionit tek ai shpesh

çakordohen dhe sjellin probleme në ndjeshmërinë shqisore. Të dëgjuarit, të parit, të

prekurit, nuhatja dhe shija zhvillohen ndryshe nga shqisat e fëmijës me zhvillim normal

dhe nuk kompensojnë dëmtimin gjuhësor. “(Dhamo, M. 2008). 3 Edhe në këtë studim pra

autorja ka ardhur në përfundim se shenjat e para tek një fëmijë autikë vërehen para

moshës tre vjeqare, dhe se simptomat që mund të dallojnë një fëmijë autikë nga ai normal

janë vështirësitë në bashkëveprimin social, komunikimi apo dhe interesi i tij ndaj

veprimtarive shoqërore si: lojërat.“Autizmi është një çrregullim biologjik, i cili zgjat

gjatë gjithë jetës, gjindet tek nivele të ndryshme të IQ (intelegjences) dhe shoqërohet me

vështirësi në të mësuar, gjithashtu është një çrregullim i komunikimit, shoqërimit dhe

imagjinatës” (Francesca Happe, 1994). 4

“Autizmi është një gjendje që ndikon tek disa fëmijë nga lindja apo foshnjëria, e cila nuk

ju lejon atyre të krijojnë mardhënie shoqërore, ose të zhvillojnë komunikim normal. Si

rezultat, fëmija mund të izolohet nga kontakti me njerëz dhe të gëlltiset në një botë me

aktivitete dhe interesa përseritse dhe obsesionuese. Fëmijët me autizëm mund të sillen në

mënyra të quditshme.” ( Simon Baron-Cohen, Patric Bolton, 1993).5

3 Milika Dhamo, Çrregullimet dhe terapitë e të folurit, fq. 75-85, 93-105, 185, 206-220, 2008. 4 Francesca Happe, Autism; an introduction to Psychological theory, Great Britain, fq 6, 1994. 5 Simon Baron-Cohen, Patric Bolton, Autism: The facts, Oxford University press, 1994.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 8

1.3. Historia e autizmit

Autizmi si çrregullim ka egzistuar dhe është studjuar shumë kohë më parë, por teoritë dhe

definicionet mbi autizmin kanë ndryshuar nëpër vite. “Në vitin 1943, psikiatri dhe

fizikanti Austriak Leo Kanner e ka përkufizuar këtë çrregullim si “autizëm i hershëm

fëmijëror” (Alberto Burszlyn, 2007). 6

Pra, para vitit 1943 kishte definicione të ndryshme mbi autizmin dhe autizmi lidhej edhe

me sëmundjet tjera si shizofrenia, por në vitin 1943 kjo ndryshoi dhe autizmi u

identifikua si çrregullim. “Në vitet e 50-ta dhe 60-ta kishte një teori nga Bruno

Bettelheim se ky çrregullim shkaktohej nga nënat që ishin të pakujdesshme me fëmijët e

tyre, por kjo teori ra në vitin 1964 nga Berndard Limland i cili tha që ky çrregullim vjen

si rrjedhoj e shkaqeve biologjike.” 7 Pastaj hulumtimi ka vazhduar edhe në vitet tjera

duke u konsideruar si çrregullim gjenetik. Në vitin 2001 gjithashtu është bërë një studim

në lidhje me kromozomet që kanë gjene që mund të kenë lidhje me shfaqjen e autizmit

tek fëmijët.

6 Alberto Burszlyn, The Praeger Handbook of Special Education, USA, 2007. 7 Alberto Burszlyn, The Praeger Handbook of Special Education, USA, 2007.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 9

Kapitulli –II-

2.1. Cilat janë simptomat?

Në muajt e pare të jetës fëmijët autik janë normal, më pas fillojnë të jenë të pabindur me

personat dhe me stimujt. Shenja e parë e sëmundjes mund të jetë rezistenca ndaj

përkdheljeve, kur fëmija merret në krahë, qan dhe insiston për të mos u prekur edhe nëse

është i lënduar apo i lodhur.

“Fëmija autik ka tendencë të mbajë një distancë nga prindërit e tyre dhe nuk ka

marëdhënie sociale.Nuk shikon njerëzit në sy, preferon të lozë i vetëm dhe shpesh është

indiferent ndaj ndjenjave të të tjerëve ose mardhënieve sociale. Një karakteristikë e

rëndësishme e sëmundjes është, rezistenca ekstreme për çfardo lloj ndryshimi. Fëmija

reagon me durim të madh të zemërimit nëqoftëse ndryshojnë zakohet shprehitë e tij ose

nëse ndërhyni në aktivitetin e tij.” (American Psychiatric Association Washington).8

“Në lojë kanë tendencë të zhvillojnë “ritule” shpesh precise, më pas, afeksionohen me

objekte dhe koleksione të pazakonta, ose akoma është i fiksuar me tema të veçanta apo

me ide të veçanta.” 9( Volkmar, Paul, Klin, Cohen, 2005, fq 70). Kjo më pas, e bën atë

shumë të vështirë për të kuptuar konceptet e reja, vonesa e fjalës është shumë e

zakonshme.

Fëmijët autik nuk kanë aftësinë të kuptojnë ose të imitojnë gjuhën. Për këtë motiv, i

përgjigjen tingujve në mënyrë të pahijshme. Edhe kur gjuha fitohet, më pas rezulton i

8 American Psychiatric Association Washington, DC, Handbook of Autism and Pervasive Developmental

Disorders, John Willey & Sons Inc, fq. 74, 1997.

9 Volkmar F.R., Paul R., Klin A., Cohen D, Handbook of Autism and Persusasive Developmental

Disorders, John Wilry & Sons, Inc, fq. 70

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 10

papjekur, i privuar nga fantazija, i ngjashëm me atë të një “roboti”. Shpesh fëmija shpik

fjalët e “tij\saj” ose përsërit në mënyrë fiksuese atë që dëgjon të thuhet rreth tyre.

“Fëmija autik mund të ecë në majë të gishtave, kërcet me dhunë gishtat ose sendet pa

vlerë për orë të tëra, me vetën.” 10( Volkmar, Paul, Klin, Cohen, 2005, fq 74). Shpesh

është hiperaktive, ulerët papritur, ka lëkundje të sjelljes dhe mund të kryejë akte të

vetëdëmtimit. Janë të shpeshta edhe frikat e pazakonta dhe vështërsitë në të mësuarit e

detyrave manual. Pavarësisht këtyrë simtomave të rënda fëmija autik ka pamje dhe një

kordinim muskulor normal. Ndonjëhetë në mënyrë mbreslënëse talent të vecantë, të aftë

në futboll etj.

2.2 Llojet e Autizmit

Autizmi është një ndër 5 çrregullimet, të cilat kategorizohen si çrregullime të përhershme

të zhvillimit, një kategori e çrregullimeve neurologjike, që karakterizohet nga “dëmtime

të rënda dhe të qëndrueshme në disa fusha të zhvillimit” (DSM-IV-TR).

“Pesë çrregullimet e kësaj kategorie janë:

çrregullimi i autizmit

çrregullimi Asperger

çrregullimi çintegrues i fëmijërisë

çrregullimi i Rett-it

dhe i paspecifikuar. “ ((American Psychiatric Association Washington).11

Secila nga këto kritere diagnostikuese përcaktohen në manualin DSM-IV-TR të Shoqatës

Amerikane të Psikiatrisë. Diagnoza e autizmit nuk ndryshon veçantinë e një individi.

Termi autizëm përshkruan një grup specifik vështirësish që përjeton dikush, por nuk e

10 Volkmar F.R., Paul R., Klin A., Cohen D, Handbook of Autism and Persusasive Developmental

Disorders, John Wilry & Sons, Inc, fq. 74.

11 American Psychiatric Association Washington, DC, Handbook of Autism and Pervasive Developmental

Disorders, John Willey & Sons Inc, fq. 79, 1997.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 11

përkufizon të gjithë individin. Individët me autizëm shfaqin aftësi të ndryshme në

komunikim, marrëdhënie sociale dhe sjellje. Niveli i sfidës që përjetojnë në secilën nga

këto fusha, është specifik për çdo individ. Në vendin tonë diagnostikimi kryhet nga një

ekip i gjerë profesionistësh, në përbërjen e të cilit bëjnë pjesë mjekë të specialiteteve të

ndryshme, si pediatër, psikiatër,neurologë, psikologë, terapistë etj.

2.3. Shkaqet e autizmit

“Shkaqet e autizmit mbeten të papërcaktuara mirë.Aktualisht, të dhënat e mbledhura nga

shkencat neurlogjike ose gjenetike. Në 50% të rasteve, duket se kemi të bëjmë me një

prirje të trashëgueshme.” 12(National Institute of Neurological Disorders and Stroke).

Kërkime epidemologjike të kohëve të fundit, të cilat bazohen në kriteret e DSM III-R,

flasin për 10 në 10000 persona të prekur nga autizmi ndërkohë që, nëse do të bazohemi

në një përkufizimi edukativ ose socio-edukativ, gjenden të paktën 20 raste në 10000.

Autizmi ka tendencë të shfaqet më shpesh në individë që kanë kushte të caktuara

shëndetësore, si: sindromi fraxhil X, rubeola, fenilketonuria e patrajtuar etj.

2.4. Autizmi në Kosovë

Në Kosovë gjithashtu është një organizat jo qeveritare “Autizmi” që merret me fëmijët

me autizëm, të drejtat e tyre, gjendjen e këtyre fëmijëve në shoqërin Kosovare, dhe

vetëdijësimin e prindërve për këtë crregullim.

Përkufizimi i kësaj organizate për autizmin është si në vazhdim:

12 National Institute of Neurological Disorders and Stroke, Researched on Autism. Marr me daten

05/06/2017 nga: https://www.ninds.nih.gov/Disorders/All-Disorders/Autism-Spectrum-Disorder-

Information-Page

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 12

“Një paaftësi komplekse e zhvillimit te fëmijëve që zakonisht shfaqet mes moshës

1-3

Një çrregullim neurologjik që ndikon në funksionimin e trurit

Vlerësohet të ndodhë në më shumë se 1 në 500 individë (Qendra për Kontrollin

dhe Parandalimin e Sëmundjeve 1997)

Paraqitet katër herë më shumë tek djemtë se sa vajzat

Nuk ka lidhje me racën, etninë, shoqërinë, të ardhurat e familjes,mënyrën e

jetesës, apo të niveleve arsimore

Më shumë se 1 milion njerëz në SHBA sot vuajnë nga autizmi apo një formë te

çrregullimit zhvillimore

Autizmi ndikon në zhvillimin normal të trurit në fushat e ndërveprimit shoqëror

dhe ne aftësitë e komunikimit” (OJQ “Autizmi”).13

Edhe pse në Kosovë është kjo organizatë e cila merret me autizëm, ende nuk ka një

numër të saktë se sa fëmijë në Kosovë janë të prekur nga ky çrregullim. Identifikimi i

fëmijëve me autizëm është shumë i rëndësishëm pasi që, sa më herët të diagnostifikohet

ky çrregullim tek fëmijët, aq më e lartë është mundësia që ky çrregullim të shërohet ose

mungesat që fëmijët kanë nga ky çrregullim të zhvillohen, si psh: e folmja, raportet me të

tjeret etj. “Bazuar në “Fondacionin e fëmijëve shqiptar” 1 në 100 fëmijë në Kosovë është

i prekur me autizëm por shumica e këtyre rasteve mbahen të fshehura nga familja dhe

nuk mbështeten nga askush, për shkaqe të ndryshme. Familjet që kanë fëmijë me autizëm

duhet të vetëdijesohen që nëse fëmijet e tyre trajtohen nga personat adekuat dhe në kohën

e duhur, në të ardhmen mund të jenë qytetar të pavarur dhe mund të kontribuojnë për

rrethin ose shtetin e tyre.”14 Fëmijët me autizëm janë pjesë e shkollave të zakonshme siç

nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Mësuesit e shohin punën me nxënësit me autizëm si

shumë të vështirë dhe përfshirjen e tyre në shkolla të zakonshme e vlerësojnë si një hap të

madh. Ky material, edhe pse nuk arrin të mbulojë të gjitha çështjet që lidhen me

arsimimin e fëmijëve me autizëm, përpiqet të përshkruajë idetë, metodat dhe strategjitë

kryesore në punën me këta fëmijë në shkolla të zakonshme.

13 OJQ “Autizmi” -http://www.autizmi-ks.net/Autizmi/Ceshte-autizmi, marrur me daten 20/05/2017

14 Fondacioni i femijeve Shqiptar- http://www.albanianchildren.org/sq/kreu/.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 13

Kapitulli –III-

3.1 Sfidat që hasin fëmijët me autizëm në procesin mësimor

Fakti që fëmijët me autizëm kanë ngecje në të folur, dëgjim, ndërtimin e raporteve

shoqërore me të tjerët, tregon faktin se këta fëmijë do të kenë ngecje në procesin

mësimor, gjë e cila është mjaft sfiduese për vetë fëmijën, prindërit, por edhe mësuesit,

pasi që tani fëmijët me autizëm janë pjesë e klases bashkë me nxënësit tjerë.

Para se të bëhet përfshirja e këyte nxësve në shkolla apo ne sistemin arsimor, është shumë

e rëndësishme që ata së pari të përfshihen në shoqëri, pasi se siç është cekur me lart

shumica e këtyre rasteve mbahen te fshehura dhe kjo e bën të pamundur diagnostifikimin

e këtyre fëmijeve. Përvoja e shekullit të kaluar i dha një mësim të çmuar shoqërisë se

veçimi i një pjese të nxënësve në shkolla të veçanta ka efekte negative në jetën e tyre të

mëtejme por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Në shumë sisteme arsimore të vendeve të

ndryshme, gjithëpërfshirja është bërë tashmë realitet, por e shoqëruar me vështirësi të

shumta. Me këtë sfidë po ballafaqohet edhe Kosova, e cila po bënë përpjekje në drejtim

të realizimit të konceptit të arsimit gjithëpërfshirës. Gjithëpërfshirja si filozofi arsimore

është relativisht e re në Kosovë, edhe si koncept edhe si praktikë. Ky koncept dhe kjo

praktikë ka ardhur në Kosovë pas vitit 1999 bashkë me reformat tjera arsimore.

Gjithëpërfshirja në arsim ka si synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim race,

gjinie, etnie, aftësie të kufizuar apo ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të rregullt.

“Shumë faktorë kontribuojnë në suksesin e fëmijëve në shkollë, por dy janë faktorët që

ndikojnë më shumë. Së pari edukata e mësuesve rreth diferencave, dhe së dyti

bashkëpunimi i ngushtë i nënave me mësuesit (Notbohm & Zysk, 2010).” 15Pra, siç është

cekur edhe nga këta autor, lidhja prindër-mësues dhe vetëdijesimi i këtyre dy palëve rreth

çrregullimit te spektrit të autizmit është njëri ndër faktorët kryesor që ndihmon në

suksesin dhe arritshmërin e fëmijës në shkollë.

15Ellen Notbohm and Veronica Zysk, 1001 Great Ideas for Teaching and Raising Children with autism or

Asperser’s, Arlington, Future Horizons, 2010.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 14

3.2. Si të tejkalohen këto sfida në procesin mësimor?!

Sfidat për fëmijët me autizëm dhe rrethin e tyre janë të mëdha, por më shumë durim dhe

kujdes ato mund te tejkalohen dhe këta fëmijë me mbështetjen e shoqërisë mund të jenë

pjesë aktive e shoqërisë.

Bazuar ne manualin e MASHT (Ministris se arsimit, shkencës dhe teknologjisë), shkolla

gjithëpërfshirëse në Kosovë promovon dhe respekton këto parime:

• Përfshirjen, edukimin dhe arsimin e çdo nxënësi;

• Eleminimin e pengesave të çdo nxënësi në mësimnxënie;

• Rritjen e pjesëmarrjes akive në procesin mësimor;

• Planifikimi i mësimdhënies duke marr parasysh nevojat e secilit nxënës në klasë.

• Nxënësit janë të përfshirë në mënyrë aktive në mësimdhënie.

• Mësuesit planifikojnë dhe vlerësojnë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

• Mësuesit dhe gjithë personeli bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

• Mësuesit dhe nxënësit trajtojnë njëri-tjetrin me respekt.

• Ekziston partneriteti midis shkollës dhe komunitetit.

• Drejtoria e shkollës dhe mësuesit bashkëpunojnë

• Nxënësit vlerësohen në mënyrë të drejt

• Shkolla përpiqet të minimizojë çdo formë të diskriminimit.

• Shkolla përpiqet të pranojë të gjithës nxënësit e zones që mbulon

• Shkolla organizon grupe të mësimdhënies në mënyrë që të ndihmoj te gjithë

nxënësit qe kane vështiresi në të nxënë.

• Organizon trajnime të mësuesve qe t'ju ndihmojë atyre në trajtimin e larmisë së

nevojave të nxënësve.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 15

• Praktikat e punës me fëmijët me nevoja të veçanta shfrytëzohen për zvoglimin e

pengesave në mësimdhënie dhe pjesëmarrje active në procesin mësimor të të gjithë

nxënësve.16

Pra, këto janë disa nga parimet që duhet të ndiqen dhe respektohen që puna e mësuesit

me nxënësit me nevoja të veqanta të ketë sukses, në këtë rast me fëmijët me autizëm. Por

siq u cek edhe më lart, përveq punës së mësimdhënësit është shuë e rëndësishmë dhe

mardhënia e prindërve më mësuesit që suksesi i fëmijeve të jetë sa më i madh.

Hapa të mëdhenj drejtë procesit të zgjidhjes së problemit janë zakonisht:

1. Identifikimi i sjelljeve problematike- pra është e rëndësishme që të identifikohet

nëse sjellja e nxënësit është e dëmshme për vetë nxënësin apo për nxënësit e tjerë,

nëse kjo sjellje do të ketë ndikim në procesin e tij mësimor apo të nxënësve tjerë

dhe gjithashtu nëse kjo sjellje e tij do të ndikoj në veprime negative apo injorim

nga nxënësit tjerë për nxënësit me autizëm.

2. Identifikimi se si funksjonon sjellja dhe faktorët që kontribuojnë në këtë sjellje-

është shumë e rëndësishmë për ne si mësimdhënës të kuptojmë se si dhe kur

ndodhin këto sjellje të nxënësit në mënyrë që te dimë se si të reagojmë ndaj këtyre

sjelljeve. Për ta zbuluar arsyen e këtyre sjelljeve ne duhet të dimë kur dhe ku

ndodhin këto sjellje, qfarë është duke ndodhur në mjedis në momentin kur këto

sjellje ndodhin dhe kush është i përfshirë ose është afër kur këto sjellje ndodhin.

3. Të zhvillojmë strategjitë për ndërrimin e këtyre sjelljeve

Përshtatjen e mjedisit

Strategji positive programore

Strategji reaguese

4. Të zhvillojmë planin për ndërhyrje në sjellje- plani ynë mësimor duhet të

përshtatet me nevojat e nxënësit dhe të jetë efektiv në mësimnxënien e tij.

5. Të vlerësojmë planin për ndërhyrjen në sjellje- plani që ne e përdorim me këta

nxënës duhet të vlerësohet kohë pas kohe nëse është efektiv dhe përshtatet me

nevojat e nxënësve, gjithashtu nëse duhet të vazhdojë apo ndërroj.

16 MASHT- Ministria e Arsimit, shkences dhe teknologjise. Arsimi gjithëpërfshirës, shkurt, 2014.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 16

3.3. Disa nga karakteristikat e nxënësve në spektrin e autizmit

Të gjithë nxënësit me autizëm kanë vështirësi të ndjeshme në marrëdhëniet sociale, e kjo

është një karakteristikë thelbësore te të gjithë këta nxënës. Shumë nxënës me autizëm

janë rezistentë ndaj kontaktit me njerëzit dhe marrëdhënieve sociale. Ata shpesh nuk të

shohin në sy, madje duken edhe të painteresuar për të hyrë në marrëdhënie me të tjerët.

P.sh., një nxënës tipik në klasë do të kërkonte vëmendjen e mësuesit kur realizon diçka

duke i thënë “Mësuese më shiko pak”, duke tërhequr kështu jo vetëm vëmendjen e

mësuesit, por edhe atë të nxënësve të tjerë në klasë.

Ndërsa një nxënës me autizëm mund të mos i shfrytëzojë këto raste për ndërveprim

social. Këta nxënës e kanë të vështirë të kuptojnë prespektivën e tjetrit dhe nuk arrijnë të

kuptojnë se, duke biseduar për gjëra që i interesojnë të tjerëve, edhe pse mund të mos u

pëlqejnë atyre vetë, janë pjesë e marrëdhënies sociale.

Këta nxënës në përgjithësi kanë një zhvillim gjuhësor të vonuar, por, edhe nëse kanë

aftësi të mira në gjuhë, kanë vështirësi të mëdha në mbajtjen e bisedës me një tjetër. Në

një ditar të saj, një emër i njohur në këtë fushë që është me autizëm, Temple Grandin,

shprehet kështu: “Unë thjesht nuk i kisha fjalët për të komunikuar dhe shpesh përfundoja

në klithma… I shikoja të tjerët, por nuk e dija si të bëhesha pjesë e tyre.” (Grandin,

2006). 17

Ndryshe nga Temple Grandin, e cila ka mundur të shprehet nëpërmjet librave të shkruar,

shumë prej nxënësve me autizëm nuk mund të shkruajnë apo të komunikojnë për përvojat

e tyre, prandaj përdorin sjelljet në vend të fjalëve për të shprehur dëshirat dhe nevojat e

tyre. Nëse nuk mësojnë sjellje të reja alternative, ata mund të godasin një shok si një

mënyrë për t’i thënë “mirëmëngjes” ose të dalin me vrap nga klasa, në vend që të thonë

se nuk u pëlqen detyra që iu ka dhënë mësuesja.

Disa prej tyre kanë edhe ekolali në të folur, që do të thotë se përsërisin atë që thonë të

tjerët, në vend që të prodhojnë shprehje origjinale dhe në përshtatje me situatën. Ndaj 17 Temple Grandin, Thinking in Pictures, Expanded Edition: My life with autism, New York, 2006.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 17

përpjekjet për t’i ndihmuar që të krijojnë një komunikim të mirë, përbëjnë punën kryesore

me këta nxënës në klasë.

Një tjetër karakteristikë e nxënësve me autizëm është shfaqja e interesit për një numër të

kufizuar gjërash. P.sh., një nxënësi i pëlqen televizori ndërkohë që të gjitha gjërat e tjera i

përjashton; një tjetër mund të përqendrohet për ca kohë vetëm te historia dhe të bëhet

ekspert në atë fushë.

Në fushën e tyre të interesit ata mund të shpenzojnë orë e orë të tëra duke eksploruar.

Ata mund të mërziten e të acarohen me çdo çështje ose aktivitet tjetër, nëse ai nuk lidhet

me fushën që përbën interes për të. Sigurisht që kjo sjellje ka ndikim në marrëdhëniet me

shokët, sepse ata nuk arrijnë të kuptojnë se të tjerët nuk janë të interesuar në gjërat që iu

interesojnë atyre. Megjithatë, një numër studimesh po përpiqen të hulumtojnë se si mund

të përdoret fusha e interesit si një mjet për nxitjen e zhvillimit social dhe komunikues.

Një tjetër specifikë e këtyre nxënësve është vështirësia në përballimin e stresit.

Ndryshimet në klasë, në detyra apo aktivitete mund të jenë të vështira për t’u përballuar

nga këta nxënës.

Zhurmat apo erërat në mjedisin përreth mund të jenë shumë shqetësuese dhe stresuese

për ta. Shpesh ata i përgjigjen stresit në mënyrë stereotipike, me veprime dhe lëvizje të

përsëritura, si p.sh. mund të bien vazhdimisht nga karrigia, të rrotullojnë një objekt pa

pushim ose të tundin krahët. Atyre mund t’u duhen disa minuta për t’u bërë gati që të

bëjnë një detyrë mësimore, sepse u duhet që fillimisht të rregullojnë fletoren dhe

stilolapsin, të kontrollojnë të gjithë librat nëse janë vendosur në rregull etj.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 18

Kaptillui –IV-

4.1 Menagjimi i sjelljeve problematike të nxënësve me autizëm

Siç edhe u cek më lart nxënësit me autizëm kanë shumë vështirësi dhe veqanërisht këto

vështirësi rriten gjatë procesit mësimor. Gjatë procesit mësimor nxënësit autik mund të

shfaqin edhe sjellje problematike të cilat mund të jenë sfiduese për prindërit, dhe

posaqërisht mësuesit. Prandaj është shumë e rëndësishme që mësuesit të jenë sa më të

përgaditur në tejkalimin e këtyre sfidave.

Së pari, si mësimdhënës duhet të dallojmë dhe pranojmë se këto karakteristika janë

pasojë e natyrshme e aftësisë së kufizuar dhe jo një zgjedhje për t’u sjellë në mënyrë të

papërshtatshme. Duke kuptuar ndikimin që kjo aftësi e kufizuar ka në sjelljen e nxënësit,

do t’ju ndihmojë të përmirësoni mundësitë që nxënësi me autizëm të mësojë e të sillet në

mënyra më të përshtatshme. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që të pranoni sjelljet e tij të

papërshtatshme, por të ruani qetësinë e të kuptoni situatën ndërsa përpiqeni ta ndihmoni

atë të menaxhojë veten dhe të ndërtojë një repertor sjelljesh të përshtatshme. Këta nxënës

kanë shumë vështirësi në përballimin e stresit, ndaj dhe ndryshimet në klasë, në detyra

apo aktivitete mund të jenë të vështira për t’u përballuar nga këta nxënës. Ju duhet të jeni

të kujdesshëm e të ndërgjegjshëm për këto situata stresuese. Për këto arsye është e

nevojshme t’i përgatisni këta nxënës për këto situata, të flisni paraprakisht për to, të

caktoni një nxënës tjetër për t’i ndihmuar si dhe të kërkoni ndihmën e mësuesve të

specializuar ose të profesionistëve të tjerë. Nëse një nxënës me autizëm reagon me shumë

agresivitet ndaj stresit, konsultohuni me profesionistë të tjerë të shkollës ose të drejtorisë

arsimore për zgjidhjen e problemit. Stacey W. Betts, Dion E. Betts, (2007) 18 Në disa

raste është e nevojshme që nxënësi me autizëm të kalojë një pjesë të ditës në mjedise më

të strukturuara e më pak stresuese, si biblioteka e shkollës apo vende të tjera të ngjashme.

Një ndër çështjet më të diskutuara është mbështetja e nxënësve me autizëm në sjelljen e

tyre. Studime të shumta janë fokusuar në mënyrë të veçantë në spektrin e sjelljeve tipike

të tyre. E kemi thënë edhe më parë që sjellja është një formë komunikimi, dhe sjellja e

18 https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/aftesi_e_kufizuar_manuali_1.pdf Fq 72

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 19

papërshtatshme nga një nxënës që bën pjesë në spektrin e autizmit, shpesh është mënyra e

vetme që ata njohin për të komunikuar një dëshirë a nevojë. Përcaktimi i arsyes apo i

shkakut të sjelljes është një faktor kyç në kuptimin e sjelljes dhe asaj se çfarë po përpiqet

të komunikojë ai. Gjetja e shkakut të sjelljes mund të konsiderohet edhe si hapi i parë në

ideimin e një ndërhyrjeje të përshtatshme dhe në zëvendësimin e sjelljes së

papërshtatshme me një tjetër të përshtatshme. Për këtë arsye nxënësit me autizëm kanë

nevojë të kenë ndihmën tuaj (por jo vetëm) për të mësuar aftësitë që do t’i ndihmojnë të

pakësojnë stresin, acarimin, të përmirësojnë aftësitë komunikuese dhe të zhvillojnë sjellje

të reja më të përshtatshme. Çdo shkollë duhet të ketë të përshkruar në manualin përkatës,

politikat dhe teknikat e lejueshme për menaxhimin e sjelljes në mjediset e shkollës. Ju si

mësues duhet të njiheni me këtë manual. Nga ana tjetër, sigurisht që çdo mësues ka

filozofinë e vet për menaxhimin e sjelljes.

4.2 Strategji të mësimdhënies

Metodat dhe strategjitë tona të punës luajnë një rol të rëndësishëm në tejkalimin e sfidave

të fëmijeve me autizëm në procesin mësimor. Ne si mësimdhënës duhet të përdorim

strategji të ndryshme për ti ndihmuar këta fëmijë. Zgjedhja e mbështetjes së duhur për

këta fëmijë është e rëndësishme. Më poshtë po japim një sërë qasjesh që mund t’i

përdorni sipas nevojave të fëmijës.

Përdorimi i mjeteve ndihmëse pamore. Fëmijët me autizëm e kanë më të lehtë ta kuptojnë

mesazhin përmes mjeteve pamore. P.sh ju mund të përdorni një orar, që u tregon atyre

kohën me anë të vizatimeve të thjeshta, në mënyrë që të dinë saktësisht se çfarë duhet të

bëjnë dhe kur.. Shumë shkolla në vende të ndryshme përdorin edhe programe

kompjuterike në ndihmë të mjeteve të tilla pamore. Përdorni lista, objekte, kalendarë, foto

etj., që mund t’i ndihmojnë të kuptojnë hapat e nevojshëm për t’u ndjekur, dhe

parashikoni se çfarë do të ndodhë më pas.Sistemi i komunikimit me anë të shkëmbimit të

fotografive (PECS). Është një ndër sistemet që përdoren për të mësuar fëmijët me

autizëm, të cilët kanë vonesa të konsiderueshme në zhvillimin gjuhësor. Mësuesit i

përdorin fotografitë e këtij programi për t’u mësuar nxënësve me autizëm emrat e

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 20

objekteve të ndryshme. Nxënësve me autizëm që janë në gjendje të lexojnë, mund t’u

mësohet si të përballen me situata të ndryshme përmes teknikës së tregimeve sociale.

Tregimet janë të shkruara nga vetë mësuesi duke mbajtur parasysh fëmijën, ku i tregohet

me anë të fjalëve dhe fotografive të thjeshta, hap pas hapi, se çfarë do të ndodhë në

situata ku mund të ndihet në ankth dhe sesi duhet të përballet me situata të vështira (p.sh.

një situatë sociale mund të përdoret për të mësuar se çfarë duhet të bëjë në rrugë, në

autobus, me shokët etj).

TEACCH (trajtimi dhe edukimi i fëmijëve me autizëm dhe pengesa të ngjashme në

komunikim). Ky është një ndër modelet më të zbatuar në shkollat speciale, por që së

fundmi po përshtatet me sukses edhe në shkollat e zakonshme. Ai bazohet në ndryshimin

e mjedisit dhe përdorimin e mjeteve ndihmëse pamore, si orare, foto, për ta ndihmuar

fëmijën të ketë një rutinë të strukturuar. Kjo rutinë redukton stresin duke e bërë të qartë

çfarë duhet të ndodhë gjatë ditës, e të përmirësojë të kuptuarin. Fëmijëve u jepen

udhëzime për çdo fazë të aktivitetit kryesisht në mënyrë pamore. Vicky Spencer (2009) 19

SPELL (Strukturë, Pozitiv, Empati, Nxitje e ulët, Lidhje). Ky model njeh nevojat e

veçanta të individit dhe thekson që i gjithë planifikimi dhe ndërhyrja të organizohet mbi

këtë bazë. Përshtatni gjuhën me nivelin e nxënësit. Jini të qartë dhe thoni pikërisht atë që

doni të thoni. P.sh “a mund të ulesh këtu”, “a mund ta marrësh atë fletën e ta vendosësh

mbi bankë?”. Përdorni një gjuhë të drejtpërdrejtë duke shmangur përdorimin e fjalëve me

kuptim të dyfishtë, sarkazmën, talljen, pyetje te komplikuara, shakatë, atëherë kur nuk

jeni plotësisht e sigurt që ai po ju kupton. Tërhiqini vëmendjen përpara se të komunikoni

me të. Thërriteni në emër, por mos prisni që t’ju shohë patjetër në sy, pasi kjo është e

vështirë për ta. Flisni ngadalë dhe jepini pak sekonda kohë të përpunojë informacionin e

ri, që më pas të përgjigjet, ose përsëritjani kërkesën edhe një herë.

Verifikoni nëse e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjë në klasë ose çfarë detyrash ka. Fakti që

e përsërit udhëzimin që i dhatë, nuk do të thotë se e ka kuptuar. Përpunimi i informacionit

verbal është i vështirë, ndaj mjetet pamore mund ta ndihmojnë.

19 Vicky Spencer (2009) Teaching Children with Autism in the General Classroom: Strategies for Effective

Inclusion and Instruction. Prufrock Press Texas

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 21

Përfundim

Në përfundim autizmi kosinderohet si një çrregullim i cili luan një rol të rëndëisishëm në

jetën sociale të personit të prekur, e qfar e bën këtë çrregullim edhe me të rëndësishëm

është se ndodh në fillimin e jetës së një fëmije, zakonisht nga mosha 3 vjeqare apo edhe

prej momentit të lindjes. Siç është diskutuar më lart ky çrregullim ua pamundëson

fëmijëve krijimin e lidhjeve shoqërore, kanë pengesa në të folur, në të dëgjuar, gjithashtu

nuk shfaqin interes për botën e jashtme por mbyllen në vetvete.

Gjithë këto simptoma që u përmendën më lart kanë një ndikim shumë të madh në

procesin mësimor të këtyre fëmijëve pasi që ju shkakton vështirësi të mëdha në procesin

e të nxënit dhe krijimit të shoqërisë me nxënësit tjerë. Edhe pse ka shumë vështirësi dhe

barrier në punën me fëmijët me autizëm si për prindërit ashtu edhe për mësuesit, suksesi

dhe zhvillimi i këtyre fëmijëve nuk është i pamundur. Planifikimi i punës me këta fëmijë,

kujdesi ndaj tyre, dhe analiza e nevojave të tyre ndihmon shumë në punën e mësuesit dhe

në zhvillim e këtyre fëmijëve.Pra, sa më shumë që instuticionet, shkollat, mësuesit,

nxënësit të informohen rreth çrregullimit të spektrit të autizmit, aq më e lehte do të jetë

puna dhe zhvillimi edukativo-arsimor i këtyre fëmijëve.

Është e pamundur të përcaktosh si do të jetë e ardhmja e fëmijëve me autizëm. Jetesa

plotësisht e pavarur dhe pavarësia ekonomike janë të mundshme vetëm në pak raste.

Në shumicën e rasteve një i rritur me autizëm do të ketë gjithnjë nevojë për një

mbikqyrje. Fëmijët e prekur më rëndë nga autizmi kanë një të ardhme më pak të pavarur.

Megjithëse diagnoza mund tëpësojë ndryshime në kohë, shumica e fëmijëve të

diagnostikuar me çrregulllimet e spektrit të autizmit e mbajnë diagnozën.

Megjithatë sipas Powers (2000) tani për fëmijët me autizëm ekzistojnë më shumë

mundësi dhe alternative se sa kanë pas ekzistuar më parë. Kjo bën që të theksosh një

numër gjithmonë e në rritje i këtyre fëmijëve do të rriten me më pak problem paaftësie.

Ndërhyrjet e hershme intezive ofrojnë një prognozë shumë të mirë për fëmijët me

autizëm. .

Sidoqoftë e ardhmja do të jetë më e mirë dhe mundësitë për zhvillim dhe arritje do të

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 22

shtohen. Kjo është pasojë e ndërgjegjësimit më të madh të shoqërisë, familje,

profesionistëve, si dhe shtimit të shërbimeve mjeksore etj. Në përfundim të studimit

zgjidhen pozitivisht dilemat se aplikimi i programeve educative rehabilituese ndihmon në

progresin psikologjik, social e fizik të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përshpejton

integrimin në jetën jashtë instuticionit.Efektiviteti i programeve educative për

rehabilitimin dhe integrimin e fëmijëve me AK realizohet nga mirëfunksionimi i

partneritetit midis prindërve dhe punonjësve edukativë.

Bashkëpunimi i punonjësve të shërbimit me specialistët e aplikimit të programeve të

edukimit individual të fëmijëve rrit efektivitetin e programeve zhvillimore për

rehabilitimin e fëmijëve me probleme të shëndetit mendor.

Programi i individualizuar i shërbimeve është instrument integrator, që vlerson nevojat e

personit dhe me pjesëmarrjen active të tij\familjes mundëson planifikimin e

bashkërendimin e shërbimeve.

Në 20 vitet e fundit studimet për çrregullimet që prekin zhvillimin, një i tillë është dhe

sindromi i autizmin, kanë bërë përparime të dukshme. Ato janë të përshkruara qartë në

sistemet e vlerësimit ndërkombëtar CIM-10 dhe DSM-IV, sisteme këto që ndihmojnë në

vlerësime unike për sindroma apo sëmundje të ndryshme si dhe në shkëmbime midis

profesionistëve e eksperiencave të tyre.

Përcaktimi i diagnozës së AUTIZMIT është një vedikt jo shumë optimist për vetë

fëmijën, për prindërit e rrethin e tij familjar. Fëmijët me këtë diagnozë paraqesin

vështërsi të mëdha, vështërsi që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës e që do të kufizojnë

funsionimin e tyre në shoqëri. Në këtë realitet ne nuk duhet të jemi pesimistë, por të

përpiqemi të kuptojmë se si funksionojnë, se si ata mund të përdorin burimet e tyre të

brendëshme për t’u përshatur sa më mirë në jetën e përditshme, në ambientin fizik,

psikologjik e social.

Konkluzionet e nxjerra nga studimi në fjalë janë rrjedhpojë e hipotezës së marrë në

studim: Sfidat që hasin fëmijët me autizëm ne procesin mësimor.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 23

Rekomandime

Nga studimi i prezantuar u njohëm me problematikat e një fëmije me autizëm, si lindin

këto problematika, si zhvillohen dhe si i japin formë problemeve dhe vështërsive sociale

dhe psikologjike të këtyre fëmijëve.

Në këtë mënyrë ne kuptojmë që ky problem merr forma të ndryshme duke prekur më

shumë ambientet familjare dhe sociale të fëmijës.

Do të sugjeroja që studimet të fokusohen në pasojat e nivelit individual ku kryesisht kemi

të bëjmë me dëmtime sociale dhe psikologjike. Nga studimi rezultoi që fëmija kishte

problem të ndryshme në të dyja këto fusha.

Gjithashtu sugjerimi i rradhës vjen për prindërit e rinjë, është e domosdoshme pranimi i

sëmundjes së fëmijës nga ana e tyre dhe neglizhenca e simptomave të autizmit mund të

ketë pasoja të parikuperushme për të gjithë jetën e fëmijës.Një sugjerim tjetër vjen për

instuticionet shtetërore, që duhet të ndjekin politika sociale specigike për këtë grup

fëmijësh, në edukim dhe këshillim të prindërve.

Hartimi i një strategjie kombëtare për fëmijët me autizëm dhe familjet e

tyre.

Krijimi dhe zhvillimi i programeve mbështetëse për prindërit dhe familjet e

fëmijëve me autizëm nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Standarizimi i shërbimeve me qëllim që kudo që ato të ofrohen të jenë në të

njejtën linjë dhe cilësi.

Krijimi në kopshtet dhe shkollat publike i mjediseve të përshtatshme për

fëmijët me autizëm, përfshirja e tyre në këto shërbime, si dhe trajnimi i

edukatoreve dhe mësueseve nga profesionistët e fushës.

Krijimi i mundësive dhe lehtësirave nëpërmjet politikave institucionale për

punësimin e prinërve kur një gjë e tillë është e mundur, sepse shpesh kjo gjë

është shumë e vështirë për shkak të problemit që kanë.

Konsolidimi, fuqizimi dhe përmirësimi i mëtejshëm cilësor i shërbimeve

ekzistuese.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 24

Shtimi në numër dhe llojshmëri i shërbimeve si për fëmijët ashtu edhe për

prindërit, si dhe plotësimi i nevojave që ata kanë për shërbime dhe terapi.

Ofrimi i shërbimeve edhe për fëmijët me moshë mbi 6-vjeç, sepse ofrimi i

shëbimeve deri në këtë moshë është një problem shum i madh jo vetëm për

fëmijët por edhe për prindërit dhe familjet e tyre të cilët ndeshen me

vështërsi të shumta në gjetjen e shërbimeve pask kësaj moshe.

Ofrimi i më shumë shërbimeve për prindërit, sese shërbimet kryesisht janë të

fokusuara te fëmija dhe jo tek familja dhe anëtarët e saj.

Infromimi i prindërve nga profesionistët e fushës mbi shërbimet të cilat

ofrohen për familjen dhe anëtarët e saj.

Informim, orientim dhe këshillim i prindërve për situatën dhe stadet nëpër të

cilat kalon procesi.

Këshillimi i prindërve për çështjet psikologjike, sociale, shëndetësore,

përfitimin e ndihmës ekonomike, si dhe për problem të tjera që shqetësojnë

ata dhe familjen e tyre.

Përfshirja në seanca trajnimi jo vetëm e fëmijëve me autizëm por edhe e

prinërve dhe e antarëve të tjerë të familjes.

Ofrimi i shërbimeve jo vetëm në instuticione por edhe pranë familjeve të

tyre.

Krijimi i mjediseve të përshtatshme për të mundësuar kryerjen e aktiviteteve

çlodhëse dhe argëtuese për prindërit dhe fëmijët e tyre.

Komunikim dhe koordinim më i mirë ndërmjet profesionistëve lidhur me

problematikat e fushës, shkëmbimin e përvojave, si dhe sistemin e referimit

të rasteve.

Përfshirje edhe më e madhe e punonjësve socialë, psikologëve dhe mjekëve

në punën me prindërit, familjen dhe anëtarët e saj.

Sensibilizim dhe informim i vazhdueshëm i publikut nga profesionistët e

fushës nëpërmjet mediave vizive dhe të shkrara mbi këtë tematikë.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 25

Literatura

1. American Psychiatric Association Washington, DC, Handbook of Autism and

Pervasive Developmental Disorders, John Willey & Sons, Inc, fq. 74

2. American Psychiatric Association Washington, DC, Handbook of Autism and

Pervasive Developmental Disorders, John Willey & Sons, Inc, fq. 79

3. Burszlyn, Alberto, The Praeger Handbook of Special Education, Praeger

Publishers, USA, 2007.

4. Cohen, B, S,. Boltion, P, Autism: The Facts, Oxford University Press, 1993.

5. Dhamo, Milika, Çrregullimet dhe terapitë e të folurit, fq. 75-85, 93-105, 185,

206-220, 2008.

6. Grandin, T, Thinking in Pictures, Expanded Edition: My Life with Autism, New

York, Vintage Books, 2006.

7. Happe, F, Autism: An introduction to Psychological theory, Great Britain, UGL

Press Limited, fq. 6, 1994.

8. Kreig, P,. Wenar, Ch, Developmental Psychopathology, New York, 2006, fq.131.

9. MacKenzie, Heather, Reaching and Teaching the child with autism spectrum

disorder, London, 2008.

10. MASHT, Arsimi gjithëpërfshirës, Shkurt, 2014.

11. National Institute of Neurological Disorders and Stroke, Researched on Autism.

Retrived from : https://www.ninds.nih.gov/Disorders/All-Disorders/Autism-

Spectrum-Disorder-Information-Page me daten 05/06/2017.

12. Notbohm, E., & Zysk, V, 1001 Great Ideas for Teaching and Raising Children

with Autism or Asperser’s. Arlington: Future Horizons, 2010.

13. OJQ “Autizmi” -http://www.autizmi-ks.net/Autizmi/Ceshte-autizmi, e nxjerrur

me daten 20/05/2017

14. Volkmar F.R., Paul R., Klin A., Cohen D, Handbook of Autism and Persusasive

Developmental Disorders, John Wilry & Sons, Inc, fq. 70

15. Volkmar F.R., Paul R., Klin A., Cohen D, Handbook of Autism and Persusasive

Developmental Disorders, John Wilry & Sons, Inc, fq. 74

16. Volkmar F.R., Paul R., Klin A., Cohen D, Handbook of Autism and Persusasive

Developmental Disorders, John Wilry & Sons, Inc, fq

17. Nano, V., (2002). Shkolla Shqiptare Drejt Proçeseve Integruese. Raport

studimor-Fondacioni Shqiptare për të drejtat e Paaftësisë, Tiranë.

18. https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/aftesi_e_kufizuar_manuali_1.pdf Fq 72

19. Vicky Spencer (2009) Teaching Children with Autism in the General Classroom:

Strategies for Effective Inclusion and Instruction. Prufrock Press Texas.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 26

Këtu do të pëfshihen disa fotografi të fëmijeve nga Kosova të cilët janë të prekur nga

autizmi, por janë pjesë e sistemit eduaktiv dhe trajtohen nga qendra për autizëm në

Kosovë.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 27

Fig.1. Fëmija me autizëm duke luajtur.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 28

Fig.2. Fëmija me autizëm duke shkruar.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 29

Fig.3. Fëmija me autizëm në klasë.

Fig.4. Punime për autizmin të punuara nga unë së bashku me mësuesen Luljeta

Kurhasani.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 30

Fig.5 dhe 6 . Fëmija me autizëm duke recituar në programin për ditën e autizmit.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Gruda... · Ka shume teori dhe studime të cilat janë bërë me qëllim të vetdijësimit rreth çrregullimit të autizmit. Në këtë

Page 31

Fig.7 dhe 8. Dita e autizmit në qytetin e Pejës. Program i oranizuar nga mësuesja Luljeta

Kurhasani.