33
UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: “Zhvillimi i lojës fëmijënore në institucionin parashkollor” Mentori: Studentja: Prof.ass.dr. Behxhet Gaxhiqi Aulona Vishaj GJAKOVË, 2018

UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË FAKULTETI I ......2Veseli Abdylaziz, (2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 182 8 Zhvillimi i lojës fëmijërore Lojërat ndikojnë

  • Upload
    others

  • View
    38

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”- GJAKOVË

    FAKULTETI I EDUKIMIT

    PROGRAMI PARASHKOLLOR

    PUNIM DIPLOME

    TEMA:

    “Zhvillimi i lojës fëmijënore në institucionin parashkollor”

    Mentori: Studentja:

    Prof.ass.dr. Behxhet Gaxhiqi Aulona Vishaj

    GJAKOVË, 2018

  • 2

    PËRMBAJTJA

    FALËNDERIME ............................................................................................................. III

    ABSTRAKT ................................................................................................................... IV

    HYRJE .............................................................................................................................. V

    KAPITULLI I

    1.PËRSE E STUDJOJMË LOJËN FËMIJËRORE ........................................................... 6

    1.1. Loja në periudhat e hershme ............................................................................... 7

    1.2. Zhvillimi i lojës fëmijërore ................................................................................. 8

    1.2.1. Zhvillimi motorik ......................................................................................... 9

    1.2.2. Zhvillimi perceptiv ....................................................................................... 9

    1.2.3. Zhvillimi kognitiv ....................................................................................... 11

    1.3. Pjesmarrja sociale e fëmijëve në lojë ................................................................ 11

    1.3.1. Socializimi i fëmijës në moshën parashkollore.......................................... 11

    KAPITULLI II

    2.TEORITË MBI LOJËRAT E FËMIJËVE ................................................................... 13

    2.1. Mendimet dhe idetë e para mbi lojën ................................................................ 14

    2.2. Karakterstikat e lojës ........................................................................................ 15

    2.2.1. Klasfikimi i lojërave .................................................................................. 16

    2.3. Rëndësia e lodrave në zhvillimin e fëmijës ...................................................... 18

    2.4. Lodrat fëmijënore ............................................................................................. 20

    2.4.1. Lodrat dhe llojet e tyre .............................................................................. 21

    2.4.2. Lodrat për mosha të ndryshme .................................................................. 23

    KAPITULLI III

    3.LOJA DHE EDUKIMI I FËMIJËVE PARASHKOLLORË ....................................... 25

    3.1. Loja dhe edukimi intelektual i fëmijës parashkollor ........................................ 25

    3.2. Lojërat dhe edukimi moralo-kombëtar ............................................................. 26

    3.3. Loja dhe edukimi estetik ................................................................................... 27

    3.4. Loja dhe edukimi fizik ...................................................................................... 28

    3.5. Loja dhe edukimi punues .................................................................................. 28

    PËRFUNDIM .................................................................................................................. 30

    LITERATURA ................................................................................................................ 32

  • 3

    FALËNDERIME

    Gjatë këtyre katër vite studime faleminderoj familjen time e cila më ka mbeshtetur

    gjithmonë për të arritur deri në këtë moment.

    Faleminderoj edhe profesorët në mbështetje të pakursyer të tyre, gjatë këtij rrugëtimi. Një

    falenderim i veqant shkon edhe për profesorin Bexhet Gaxhiqi për ndihmën dhe

    mbështetjen që më ofroi gjatë finalizimit të punimit të diplomës, këshillave dhe

    konsultimeve të shumta nga ana e tij.

    Dhe si përfundim do ti faleminderoj shoqërinë time për momentet e bukura që kaluam

    gjatë këtyre viteve.

  • 4

    ABSTRAKT

    Duke shfrytëzuar një pjesë të literatuës, arrita ta përmbledhë disa pika më kryesore që

    duhet cekur në lidhje me temen e këtijë punimi. Rëndësia e lojrave dhe lodrave ndikon

    në zhvillimin shëndetësor, në procesin e edukimit dhe arsimimit, kujdesit personal si dhe

    socializimit dhe bashkëpunimit mes fëmijëve. Secila lojë, secili aktivitet përfshin lëvizje

    të cilat zhvillojnë aftësitë fizike të fëmijës, ndikon në zhvillimin e aftësive psikosociale

    të tij dhe e përfshinë atë në zhvillimin e kapacitetit intelektual.

    Ky punimë është fokusuar në rolin e lojës fëmijënore në rëndësin e lojës, në studimin e

    lojës fëmijënore, në zhvillimin e lojës fëmijënore etj. Përfshirja e tyre në lojë, dhe sukseset

    të cilin e arrinë me anë të lojës, sepse loja është domosdodhmëri në edukimin dhe

    arsimimin e fëmijëve.

    Gjithëpërfshirja e fëmijëve dhe socializimimi i tyre me të tjerët shumë më e lehtë bëhet

    me ane të lojës, për këte arsye ky punim studion lojën fëmijënore, zhvillimin e tij etj.

    Fjalët kyqe: loja, lodra, zhvillimi i lojës, socializimi, edukimi.

  • 5

    HYRJE

    Loja dhe lodrat në zhvillimin e fëmijeve janë ndër më të rëndesishmet dhe konsiderohen

    si komponentet kryesore në zhvillimin e fëmijëve. Me anë të lojës fëmija zhvillohet,

    rritet, mëson shprehi te reja etj. Gjatë lojës, fëmijët eksplorojnë mjedisin rreth tyre,

    mësojnë duke punuar dhe krijojnë lidhje me të. Ata mund të shprehin ndjenjat dhe

    emocionet e tyre më lehtë sesa me fjalë. Nëprmjet lojës fëmijët mund të jenë dikush, në

    çdo vend dhe në çdo kohë.

    Në këtë punimë diplome pikat kryesore që do ti shtjellojmë janë: pse e studiojme lojën

    fëmijënore, zhvillimi i lojës fëmijënore, rëndësia e lojës për zhvillimin e përsonalitetit të

    fëmijës, lodratfëmijënore etj. Lojrat dhe lodrat zënë vend të rëndësishëm sa i përket

    zhvillimit të mëtutjeshëm të fëmijës, pasi që një pjesë të madhe të ditës ata e kalojnë duke

    luajtur, me aktivitete të ndryshme si dhe lodra të ndryshme, gjatë lojës ata më së shpeshti

    i imitojnë të rriturit, prindërit, shokët dhe shoqet si dhe atë që shohin në televizion. Fëmija

    gjatë zhvillimit të lojës i plotëson dëshirat e ndaluara të tij si dhe i plotëson nevojat dhe

    dëshirat imagjinare. Pra loja është një ndër proceset kryesore madje ndonjëher edhe me

    te rëndësishme se “gjumi dhe ushqimi”. Sepse gjatë lojës ata kryejnë punë, eksplorojnë

    mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar dhe krijojnë lidhje me të. Nga kjo që mësuam

    në hyrje të këti punimi e shohim se loja për fëmijet është një gëzim i papërshkruar.

  • 6

    KAPITULLI I

    1. Përse e studjojmë lojën fëmijënore

    Loja qysh prej kohësh ka qenë pjesë përbërse e jetës së fëmijës. Edhe pse në shkallet e

    ndryshme të zhvillimit shoqëror mënyra e jetesës është ndryshuar, loja edhe në kushtet e

    reja shoqërore ka mbetur pjese përbërse e aktivitetit të fëmijes. Për këtë arsye loja

    fëmijnore qysh prej kohësh është objekt i sudimeve të ndryshme. Nga diskutimet

    shkencore shihet se studimi i lojërave fëmijënore është bërë nga aspektet e ndryshme.

    Disa autor në radhë të parë i kanë shqyrtuar shumë ç’ështje të karakteristikave gjenetike

    të lojës fëmijënore, të tjerët e kanë trajtuar gjerësisht rëndësin e lojës për zhvillimin e

    fëmijës. Mendimtarët e ndryshem janë përpjekur ta s’qarojnë nga aspektet e ndryshme

    origjinen e aktivitetit fëmijnore në lojë, e për këtë qëllim, kanë dhënë teori të ndryshme.

    Gjatë njëzet vitëve të fundit rëndësia e lojës fëmijënore është rritur. Shumë hulumtuës

    kanë ardhur në përfundim se loja është një mjet i pazëvendësueshëm për njohjen e fëmijës

    së moshës parashkollore, e njëkohësisht edhe mjet shumë i suksesshëm edukativ dhe

    terapeutik. Fëmija i moshës parashkollore pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalonë

    në lojë, në të cilën shprehet aktiviteti i tij, zhvillimi intelektual,motivet e tij, të çmuarit e

    vlerave, përjetimi emocional, cilësit përsonale etj. Për këtë arsyeje aktiviteti i fëmijës në

    lojë është një ndër rrugët më të natyrshme që në një mënyrë të posaqme na zbulon

    strukturën dinamike dhe veprimet e përsonalitetit të fëmijes. Ndërmjet lojës fëmijënore

    dhe punës nuk ka ndonjë kufi të prerë. Në lojë fëmija zhvillon aftësi të ndryshme dhe

    fiton shprehi pune kështu që pranon detyra gjithnjë e më të vështira. Në këtë mënyrë prej

    lojës fëmija kalon graduakisht në trajta të ndryshme të aktivitetit, të cilat i numrojmë në

    detyrat e tij të punës. Fëmija që në fëmijërinë e hershme ka treguar sukses dhe është

    forcuar në lojë, do të këtë sukses edhe më vonë në preiudhën shkollore, do të jetë i

    përqëndruar në punë. 1

    11Karaj Theodhori, (2010), “Psikologjia fëmijënore” Tiranë

  • 7

    1.1 . Loja në periudhat e hershme

    Historikisht, loja shfaqet me paraqitjen e punës njerëzore dhe të formave më primitive të

    artit. Në bashkësitë e para primitive shoqërore me shkallë të ulët të fuqive dhe

    mardhëniëve prodhuese, fëmija në moshen më të hershme të tij futej në punën prodhues

    me të rriturit. Secili fëmijë mësonte që sa më herët të mësojë për të punuar gjitha punët

    që i punonin të rriturit dhe që të fillojë nga fëmjëria e hershme për të marrë pjesë në të

    gjitha format e jetës së të rriturve. Në këtë bashkësi të parë shoqërore fëmijëria nuk ndahej

    si period e veçantë e zhvillimit të njeriut. Prandaj, në këtë kohë historike as që kishte

    lojëra fëmijënore.

    Loja e fëmijës paraqitet njëkohësishtë me paraqitjen e nevojës për edukat të posaçme të

    fëmijëve. Pra loja dhe edukata që nga fillimi i tyre paraqiten bashkërisht dhe paralelisht

    dhe ata mes veti gjithnjë qëndruan në lidhje të ngushtë duke kushtëzuar reciprokisht njëra

    me tjetrën. Me zhvillimin e metutjeshëm shoqëroro-ekonomik, si rezultat

    inderlikueshmërisë se mjeteve të prodhimit, të ndarjës së punës dhe të marrëdhënieve

    prodhuese, fëmija nuk mundej të futej në punët prodhuese pa një parapërgaditje për punë.

    Prandaj, fëmijëria ndahej si një period e veçantë për t’u përgaditur për jetën e njëriut të

    rritur. Ata qysh si fëmijë filluan ti përdorin modelet e zvogëluara të veglave të punës,

    modele këto që në esence ishin edhe lodrat e para të fëmijës. Fëmija duke manipuluar me

    ato lodra gjatë aktiviteteve arriti që të luajë, dhe kështu paraqiten lojërat e para të fëmijës.

    Prandaj, loja ka karakter shoqëror dhe historik. 2

    2Veseli Abdylaziz, (2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 182

  • 8

    Zhvillimi i lojës fëmijërore

    Lojërat ndikojnë në zhvillimin e kuptimit për të bukurën, veçmas dramatizimet dhe lojërat

    e fëmijëve me kukulla, që mbështeten në tekstin e bukur dhe artistik, janë forma ndihmëse

    të zëvendësueshme për të zhvilluar kuptimin për të folurit e rrjedhshëm, shprehës e të

    bukur. Në shumë raste mund të organizohen lojëra ku fëmija ndërton dhe vizaton, ose

    edhe lojëra të tjera shoqërore, të cilat përcillen me muzikë. Edhe muzika ndikon që te

    fëmija të formojnë kuptimin për të shprehurit e bukur muzikor. Këto dhe shumë lloje të

    tjera të lojërave ndikojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të mundësive të trashëguara (të

    lindura) për krijimtari (kreativitet) të fëmijës në lëmin e artit figurative, muzikor, letrar,

    vallëzues, si dhe të shprehjes së interpretimit recitues të fëmijëve.3Qysh në vitin e parë të

    jetës të fëmija i diktojnë fillet e lojës Gezeli (Gesell) ka vertetuar se fëmija qysh kahë

    fundi i muajit të parë i rrok objektet, në qoftë se i prekë rastësisht. Objektet ende nuk i

    fikson me sy. Fëmija tre muajsh në të njejtën kohë e mban dhe e shikon objektin. Vetëm

    pas disa muajsh fëmija është në atë nivel të zhvillimit, kur së pari e shikon objektin e

    pastaj e rrok prane. Puna e përbashkët e duarve dhe e syve është proces i nderlikuar për

    të cilin nevoitet të ushtruarit e mëparshëm. Vetem në muajin e katërt dora e fëmijës arrin

    të bëhet me elastike, sidomos në luajtjen e gishtërinjëve. Me rastin e të karguarit te duarve

    të veta fëmija i dikton lëvizjet e gishtërinjëve. Ai i tërheqë duart me afër dhe i vështron

    lëvizjet e gishtërinjëve. Në këtë kohë themi se luanë me gishtërinjë. Duke luajtur me

    gishtërinje,fëmija edhe prek me ta. Kështu fiton përvojë të re. Ne këtë mënyrë, pra fëmija

    duke luajtur njihet gradualisht me trupin e vet. Vetëm ne sajë te përvojës, të cilën e arrin

    duke luajtur me gishtërinjë dhe duar, ai e bën dallimin e duarve dhe gishtërinjëve prej

    objekteve tjera. Përvojen e vet e plotëson duke i vënë në gojë gishtërinjët dhe të gjitha

    objektet që i rrok me dorë. Në vitin e parë të jetës në lojë dominon aktiviteti i funsionëve

    të fëmijës, e jo karakeristikat e materialit apo ekspresivitetit i lodrave. Në këtë moshë nuk

    është në vend të parë të formuarit e materialit; materiali merret në konsiderim vetëm në

    qoftë se ofron mundësi për aktivitet e funksioneve të fëmijës. Për këtë arsye Sharlote

    Byler (ch.BUHLER) këtë lojë e ka quajtur funksionale fëmija me kënaqësi të veçantë

    luan me ato gjëra, të cilat i shtijnë ne pune aftësit e ti shqisore dhe të tjera. Piazhe thotë

    se imitimi drejt shfaqet pas muajit të tetë. Në qoftë se don të imitoj ndonjë aktivitet te të

    3https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-

    6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=y, 04/07/2018, 18:30h

    https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=yhttps://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=y

  • 9

    rritureve, fëmija duhet të jetë i aftë t'i kontrolloj lëvizjet e veta . Kusht për një aktivitet të

    tille është lidhja e fortë fiziologjike nëpërmjet përceptimeve shqisore vizuele, me anën e

    të cilave fëmija veren lëvizjen e përsonav tjerë dhe ndijimeve motorikeme ndijimin e

    drejtpeshimit te trupit të vetë. 4

    1.1.1. Zhvillimi motorik

    Dy shprehitë madhore motorike që zhvillohen në fëmijërin janë aftësia për të kapur edhe

    majtur një objektë dhe aftësia për të lëvizur nga një vend në një tjetër. Këto shprehi

    formohen sipas një radhe të caktuar që ndjekë modelin cefalokaudal dhe proksimodistal

    të rritjës. Në rastin e arritjës dhe kapjës së objekteve, fëmija kalon prej kapjës më anë të

    pëllembës drejt një kapje prej pince të objekteve më të vogla, duke përdorur gishtin e

    madhe dhe majat e gishtave të tjerë. Në lëvizjen për një vendi tek një tjetër, në fillim,

    fëmija rri ndenjur, pastaj ngrihet ecur këmba dorës, pastaj ecën duke u ndihmuar dhe, me

    tej, ecën pa ndihmë. Zhvillimi i shprehive motorike mendohet se përcaktohet nga faktorë

    të maturimit. Rritja e sistemit nervor, në veçanti sistemi i neuroneve, lejon një kontroll

    më të madhë mbi muskujtë e vegjël dhe të mëdhenj duke kontrulluar lëvizjet e trupit.

    Gjatë kësaj kohë, zhvillohet qendra e trupit që intergron mesazhet nervore që vijnë prej

    pjesëve të ndryshme të trupit. Si pasojë, fëmija mund të kordinoj kontrollin e tij mbi pjesët

    specifike të trupit.

    Si konkluzion, zhvillimi motorik udhëheqet prej faktorve të pjekurisë dhe përsoset për

    mes eksperimenteve të fëmijës ne mjedisin e tij fizik.5

    1.1.2. Zhvillimi përceptiv

    Përceptimi përfshin interpretimin e informacionit të grumbulluar prej shqisave. Në

    moshën 1 ose 2 muajshe fëmija arrin të përceptoj në mënyrë të seleksionuar format,

    konturet, modelet dhe ngjyrat.

    Në moshën 3 muajshe fëmija preferon të shohë pamje familjare. Në muajin e gjashtë,

    fëmija prek, manipulon me objekte duke fituar informacion rreth cilësive të tyre. P.sh.,

    4Karaj Theodhori, (2010), “Psikologjia fëmijënore” Tiranë 5Karaj Theodhori, (2005) “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, fq. 167

  • 10

    në një studim fëmija gjashtë mujashe mund të dallonte objektin familjar për të, duke

    prekur atë dhe duke zbuluar nëse ai është i ngrohtë ose i ftohftë.

    Përceptimi i fytyrës ndoshta, gjeja që e shikon më parë fëmija është fytyra. Studimet ven

    në dukje se fëmijës në moshën dymbëdhjetë gjer njëzet e një ditë janë të aftë imitojn

    reagimet e fytyrës të modeluara prej të rritureve. Në një studimi tjetër, fëmijët dy javeshe

    shikojnë për një kohë më të gjatë të fytyra e nënës së tyre sesa të fytyrat e huaja. Në

    moshën tre muajshe, fëmija është i aftë të dalloj fytyrën e nënës se ti prej fytyrave të tjera.

    Në moshen 4 muajshe fëmija percepton diferncat në shprehjet e fytyrës, sidomos fytyra

    kur ta shikojnë është duke qeshur. Në moshën shtatë muajshe fëmijët mund të tregojnë

    diferencen mes një fytyre të lumtur dhe një fytyre të frikësuar.

    Përceptimi i thellësisë në vitin 1960 studiuesit Gipson dhe Uolk zhvilluan një studim

    klasik lidhur me këtë. Fëmijët të moshës gjashtë deri katërmbëdhjetë muajshe u vendosën

    në një objekt të quajtur germina pamore. Ky objekt ishte një tavolin me kuadrate me një

    anë të errët dhe me një anë me ngjyrë me të hapët që dukej sikur ishte ana me e thellë

    (pamja e një germine).

    Në fakt ana që dukej e thellë (me ngjyrë me të hapët) që mbuluar me gjamë të fortë dhe

    nuk paraqistë rrezik për fëmijën. Nëna e fëmijës qendrontë në cepin e anës që dukej me e

    thellë dhe përpiqej ta bindte fëmijën që të shkonte tek ajo, përmes zonës se që dukej me

    e thellë. Edhe pse fëmijët ndjenjin që xhami i fortë qe nën ta, duke shkuar të nëna, duke

    treguar që e përceptojn thellësinë. Duke përdorur një aparat për matjen e të rrahurave të

    zemrës u konstatua se fëmijët fokusuan vëmdjen e tyre ne anën e thellë të aparatit në

    moshën tre muajshe, por nuk shfaqen frikë.

    Fëmijët nuk shfaqen frikë gjer në moshë tetë muajshe. Me pas ata përjetuan frikë kur u

    afruan të zona e që dukej si e thellë. Në vitin 1890 studiuesja Nancy Rader i kundershtoj

    gjetjet e këti studimi. Fëmijët mes katër dhe tetëmuajshe e gjysmë qe qenë stervitur të

    zvarriteshin drejt nënave të tyre me kërkesën, u testuan në objektin e gërmines pamore.

    Fëmijët që kishin fillur të zvarriteshin këmba dorës në një moshë me të hershme, (para

    moshës gjashtëmuajshe e gjysmë), qenë me të gatshëm të kalojnë mbi anën që dukej më

    e thellë, ndersa ata qe mësuan të zvarriten në moshën gjashtëmuaj e gjysëm ose me pas,

    qenë më të predispozuar të shmangin anën që dukej më e thellë. Në këtë mënyrë, Nancy

    Rader agrumenton se perceptimi i thellësive është më pak i ndikuar prej ekspreiencës

    motirike se sa mendojnë studiuesit e tjerë.

  • 11

    1.1.3. Zhvillimi kognitiv

    Studiuesit venë në dukje se fëmijët e vegjël janë zotërues aktivë të informacionit. (Ata

    selektojnë, përceptojnë e kujtojnë qindra pjesë informacioni nga jeta e tyre). Studimet

    lidhur me habituacionin, sollen fakte lidhur me kujtesën e fëmijëve. Nëse i njejti objekt

    prezantohet përseri në një kohë më të vonë, fëmijët do të gjallërohen përseri sapo ata të

    njohin objektin. Për të njohur objektin, fëmija duhet të kenë koduar ose magazinuar në

    kujtesë karakterisikat e rëndësishme të objektit. Të qenit i aftë për të njohur një objekt

    familjar është pikërisht një treguës i kujtesës. Rishfaqja e reagimeve të mëparshme të

    mësuara lidhur më një objekt familjar që njihet pëseri, është një tjetër treguës i kujtesës.

    Në një eksperiment, studiuesit mësuan fëmijët tre muajshe të kthejnë një lodër lëvizëse të

    varur mbi krevatin e tyre, me anë të goditjës me këmbë. Pas një sesioni stëvitjeje 10

    minutash, fëmijët mësuan se një mënyrë për të parë lodrat e varura në krevatin e tyre është

    që ti godisin ato më këmbën e tyre. Disa javë më vonë, pa berë asnjë praktikë, fëmijët

    kujtuan ne mënyrë shumë të shpejtë dhe filluan që ti godasin me këmbë lodrat e varura

    ne krevatin e tyre për ti parë ato. 6

    1.2 Pjesmarrja sociale e fëmijëve në lojë

    1.2.1 Socializimi i fëmijës në moshën parashkollore

    Socializimi dhe zhvillimi emocional i fëmijës nuk mund të ndahen, sepse socializimi varet

    nga shkalla e zhvillimit emocional. Çdo komunikim mes njerëzve është edhe interakcion

    mes njerëzve. Secila sjellje e nxit reagimin gjëgjës. Aq më tepër, emocionet manifestohen

    (dhe paraqiten) ekskluzivisht nëpërmjet iterakcionit social. Emocionet, si sferë psikike,

    kanë lidhje më të thella me organizimin njerëzor, se sa p.sh: INTELEGJENCA.

    Ato në të vërtetë janë bazë e përsonalitetit të tërësishëm. Dezintegrimi i përsonalitetit

    fillon nga dezintegrimi në sferën emocionale.

    Me nevojat e fëmijës, të moshës parashkollore, më së shumti janë të lidhura ngusht

    EMOCIONET.

    Kjo veçmas vlenë për socializimin e hershëm. Nga vetë fakti se si fëmija parashkollor më

    të madhe varet edhe nga emocionet gjegjëse, të cilat në fillim janë te padiferencuara.

    Emocionet aktivizohen nëpërmjet impulseve dhe motiveve, por forma e tyre është me

    6 Karaj Theodhori, (2005) “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, fq. 171-172

  • 12

    origjinë sociale. Posaçërisht, me emocione janë të lidhura dy funksione impulsesh:

    impulset e ngritin tërë tensionin e organizimit; dhe sensibiliteti i impulseve i cili paraqitet

    atëherë kur fëmija bën diskriminim e asaj që atij ia plotëson nevojat. Shih për këtë arsye,

    gjatë dy viteve të para të jetës së fëmijës, lidhja e impulseve me emocione është lidhje

    tejet e rëndësishme. Impulset për nga aspekti i emocioneve i mobilizojnë tërë organizmin,

    e ky mobilizim mund të jetë i shkallëve të ndryshme (shkalla negative, pozitive ejt). Për

    këtë arsye emocionet mund ti kuptojmë edhe si: a) emocione të këndshme, të cilat e bëjnë

    integrimin në nivelin psikik dhe b) emocione të pakëndshme, të cilat janë emocione

    dezintegruese apo destruktive. 7

    Tendenca ndaj kontakteve sociale gjen shprehje të plotë në lojerat grupore.

    Nevoja e fëmijës për aktivitetet diferencohet pra me tutje në përputhje me zhvillimin

    trupor dhe psikik të fëijës.

    Fëmija në lojë nuk kënaqet me çfardo aktiviteti por vetem me atë që kërkon aftësi gjithnjë

    e me të madhe të funksioneve të ti madje në kontaktin social me përsonat tjerë.

    Kësaj tëndence të re i përgjigjen në radhe të parë trajtat e ndryshme të lojerave trupore

    dhe aktivitete sportive.

    Gjer në vitin e dytë të jetës të fëmijët dominon loja në vetmi.

    Fëmija ende nuk është aq i zhvilluar për të qenë në gjendje të luaje vetë i dyti sepse loja

    e tillë për të është ende përsëtepërmi e ndërlikuar.

    Pos lojës në vetmi në këtë moshë ende e hasim lojën e të shikuartit. Ndërmjet vititi të dytë

    dhe të tretë dominon loja paralele edhe pse në të njejtin vend gjenden më

    shumë fëmijë. Çdo fëmijë luan veçmas ndonse e ndjenë vetën mirë kur gjendet pranë

    fëmijëve tjerë.8

    7 Veseli Abdylaziz,(2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 203. 8Karaj Theodhori, (2010), “Psikologjia fëmijënore” Tiranë

  • 13

    KAPITULLI II

    2. Teoritë mbi lojërat e fëmijëve

    Kah fundi i shekullit 19-të, nëndikimin e njohurive të reja ne biologji, sidomos

    nëndikimin e evolocionizmit të DARVINIT, paraqiten teoritë klasike mbi lojërat e

    fëmijëve. Gati të gjitha këto teori, secila në aspketin e vet, bën përpjekje për ta shpjeguar

    origjinen, esencën dhe rëndësinë e lojës së fëmijës. Analiza e teorive më të rëndësishme

    mbi lojërat, mund të mundësojnë për të spikatur pikërisht nderlikurshmërinë e lojës dhe

    për të shikuar se si të gjitha aspketet e saj flasin mbi vlerat kulturore dhe edukative (të

    lojës). Në vazhdimë paraqesim një pasqyrë të shkurtër mbi teoritë klasike mbi lojërat e

    fëmijës, duke theksuar apriori se të gjitha ato ishin teori të njëaneshme dhe vetëm më

    anën e njerës teori nuk mundëmi ne tërësi ta shpjegojmë lojën e fëmijës.

    Sipas teorisë së Herbert Spenserit loja paraqitet si rrjedhim i energjisë së pa harxhuar,

    përkatësisht të energjisë së tepruar. Spenseri organizmat i ndau në organimza të ulët dhe

    në ata të lartë. Organizmat e ulët tërë energjinë e vet e haxhojnë për t’i plotësuar nevojat

    elemnetare jetësore. Kurse organizmat e zhvilluar në një shkallë më të lartë janë më të

    përsosur dhe ata për plotësimin e nevojave themëlore jetësore nuk e harxhojnë tërë

    energjinë, d.m.th. saj. Sipas kësaj teorie teprica e saj është burim dhe nxitës i aktiviteteve

    të llojllojshme të fëmijës, të cilët vijnë në shprehje gjatë lojës së tij.

    Edhe teoria e STENLLI HOLLIT lojën e fëmijës e shpjegoi në bazë të

    ligjshmërive biogjenetike, sipas të cilave çdo vogëlush i kafshëve në rrugën e tij

    zhvillimore i kapërcen të gjitha format e zhvillimit nëpër të cilat ka kaluar

    paraardhësi i ti. Sipas kësaj teori, loja e fëmijës është lëvizja e atyre formave, të

    cilat i ka kapërcyer dhe përjetuar njerëzia.

    Teoria BIOGJENETIKE është plotësishtë në kundershtim me karakterstikat, të

    cilat i hasim në lojërat e fëmijëve. Kuptohet, përmbajtja dhe mënyra e lojës varet

    nga edukata dhe nga kushtet ambientale. Kjo teori e asgjëson dhe e përjashton

    rëndësine e rrethit shoqëror si faktor.

    TEORIA E KARL GROSIT është ndër teoritë më të zhvilluara mbi lojën e

    fëmijës. Për Grosin loja është shkollë përgaditore e qenjës jetësore për jeten e

    ardhshme tek qenjet e gjalla, që i takojnë shkallës me të ulët zhvillimore, pjekuria

    arrihet për një kohë me të shkurtër, kurse tek qenjet që i përkasin shkallës më të

    lartë zhvillimore pjekuria e tyre zgjatë një kohë me të gjatë. Sipas Grosit, tek

  • 14

    gjinja njerëzore “ shkolla përgaditore” është shkollë e fëmijërise që zgjatë

    eksluzishvisht më gjatë. Qëllimi kryesor i kësaj shkollë është përgaditja e fëmijës

    për të gjitha ato të cilat atë e presin në jetën e tyre.9

    2.1 Mendimet dhe idetë e para mbi lojën

    Idetë dhe mendimet e para mbi lojërat e fëmijëve i hasim qysh tek filozofet dhe pedagoget

    me të vjetër. PLATONI mendonte, se për zhvillimin e fëmijës së vogël rol tejet të madhe

    ka lëvizja. Ai për zhvillimin e fëmijës në moshën 3-6 vjeçare lojën e konsidertontë të pa

    zëvendësushme.

    ARISTOTELI lojës i dha karakter klasor dhe sipas tij loja i takon vetëm njeriut të lirë.

    Më vonë pedagogu M.F.KUINTILIANI ishte ndër të parët i cili thekësoj së të mësuarit e

    fëmijës në moshën parashkollore duhet të këtë karakter argëtues dhe gjatë procesit te të

    mësuarit të fëmijës parashkollore duhet të përdoren lodrat e llojllojshme.

    Se pari në histori lojërat i futen në sistemin shkollorë jezuitët në shek.16-të. Me vonë edhe

    përfaqesuesit e humanizimit dhe të renesancës preferonin përdroimin me të gjerë të

    lojërave në procesin edukativo-arsimor. J.A. KOMENSKI angazhohej për lojëra të

    përbashkëta të prindërve me fëmijë, duke theksuar posaçërisht rolin e madhe edukativ të

    lojës.

    Pedagogu XHON LOKU kërkonte nga edukatoret që patjetër t’i angazhojë fëmijët për të

    luajtur me lodra. Për të mësuarit duhet të jetë pushim pas lojës, kurse loja pushim pas të

    mësuarit. Loja është mënyra më e mirë për ti formuar shprehitë e mira tek fëmijët por

    edhe për ti larguar shprehitë e kqija. Zhan zhak ruso fëmijës ja mundësoj për tu berë figurë

    qëndrore në prosecin edukativ. Ai edhe pse nuk beri fjalë posaçërisht për lojërat e fëmijës,

    me qëndrimet e tij mbi zhvillimin natyral të fëmijës, mbi respektin e individualiteti, të

    lirisë si mësues më të mirë kontriboj në begatimin e bazave teorike për teorinë e ardhmë

    mbi lojërat e fëmijëes. Më në fund edhe FREDRIH FREBELI, të cilën e quajnë edhe baba

    i pedagogjisë parashkollore, lojën e konsideroj fillim të zhvillimit të fëmijës dhe të

    kreativitetit të tij. Loja fëmijën e drejton për tu berë përsonalitet i arsimuar.

    9 Veseli Abdylaziz, (2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 183-184.

  • 15

    Ai duke studiuar zhvillimin e fëmijës, në esencë i studiojë lojërat e fëmijës. Ky pedagog

    e bëri klasifikimin e lojërave sipas moshës së fëmijëve. Posaçërisht Frebeli u përkushtua

    lojërave didaktike.10

    2.2 Karakterstikat e lojës Karakteristika e lojës; afekti pozitiv, angazhimi aktiv, motivimi i brendshëm, liria dhe

    rregullat e jashtme.

    Afekti pozitiv - i referohet kënaqësisë dhe gëzimit të fëmijëve gjatë lojës i cili

    shprehet përmes qeshjes, të kënduarit dhe shprehjes së gëzimit gjatë lojës. Sikurse

    të rriturit, edhe fëmijët kërkojnë vazhdimisht të përjetojnë përvoja pozitive dhe

    punojnë për t’i përjetuar ato. Kënaqësia e fëmijës gjatë lojës ndërlidhet edhe me

    ANGAZHIMIN AKTIV të tij, involvimin e thellë të fëmijëve në lojë dhe

    përqendrimin e plotë. Edhe pse kjo karakteristikë është mjaft e dukshme

    prapëseprapë është një atribut i rëndësishëm, loja në mënyrë të plotë tërheqë

    interesimin e fëmijëve.

    Motivimi i brendshëm - faktorë të ndryshëm mund ta motivojnë fëmijën për të

    luajtur, për të fituar një përspektivë të re familjare, për të fituar zotërim ndaj

    objekteve të reja nevoja për të punuar me ndjenjat, për të fituar një kënd të ri për

    një përvojë të njohur, duke arritur zotërim me objekte të njohura, që kanë nevojë

    për të punuar me ndjenjat. Edhe pse motivimi vjen nga fëmijët, të rriturit duhet të

    krijojnë një mjedis të sigurt, të mbështesin dhe ndihmojnë fëmijën gjatë lojës.

    Liria dhe rregullat e jashtme - fëmijët gjatë lojës vendosin rregulla, udhëheqin

    role, marrëdhëniet vendosin rregullat e kyqjes në lojë dhe të sjelljeve të

    pranueshme sociale. Lojtarët pajtohen dhe hyjnë në lojë në bazë të rregullave të

    cilat kuptohen në mënyrë të përbashkët.

    Disa autorë përpiqen të japin një definicion për lojën në termet e përfundimit të

    vazhdimsisë lojë-punë. Sipas autores Viktoria Dimidijan ”tradicionalisht për gjatë gjithë

    këtij shekulli loja është definuar si një aktivitet të cilin fëmijët e realizojnë përpara se të

    përgaditen për punën e vërtetë”. Loja është një aktivitet i vetë inicuar dhe vetë përfunduar

    si dhe loja paraqet një aktivitet të hapur pa një synim që dëshirojmë të arrijmë. Procesi e

    10Veseli Abdylaziz, (2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 182-183.

  • 16

    lejon lojën të marrë drejtime të ndryshme dhe të transformohet, shkurtohet apo zgjatet në

    mënyrë spontane pa shkaktuar ndërprerje të aktivitetit. Psikologet përkrahin idenë se

    LOJA është aktiviteti më i rëndësishëm gjatë fëmijërisë, adoleshencës madje edhe gjatë

    moshës së rritur.

    Loja ofron lirimin nga stersi, përkrah angazhimin kreativ dhe ndihmon zhvillimin e

    llojeve specifike të të mësuarit. Fëmijët luajnë lojëra aktive, pasive, me shokë ose pa

    shokë, brenda ose jashtë shtëpisë, në sezone të ndryshme të vitit, me mjete të ndryshme prej

    më të thjeshtave, deri më të bashkëkohoret.11

    2.2.1 Klasfikimi i lojërave

    Në literaturën pedagogjike dhe psikologjike hasën klasifikime të ndryshme mbi lojërat e

    fëmijëve parashkollor. Psikologu SHTERNI lojërat e fëmijëve i klasifikon në dy grupe të

    mëdha:

    A. Grupi i lojrave të fëmijës në vetmi; dhe

    B. Grupi i lojërave shoqërore.

    Në grupin e lojrave në vetëmi, fëmija luan pa partner, dhe ato mund të ndahen në tri grupe:

    a) Lojërat e zotërimit të trupit të vet;

    b) Lojërat e zotërimit të sendeve; dhe

    c) Lojërat me role ose të prezentuarit.

    a) Lojërat e zotërimit të trupit të vet – gjatë këtyrë lojërave fëmija e shprehë nevojën

    e vet për t’a zbatuar hapsirën. Këto lojëra mbeshtetën në gjymtyret e fëmijës, i cili

    imiton disa veprime, kurse qëllimi i tyre qendron në atë që lëvizjet e veta fëmija

    t’i vej nën kontrollin e ti. Lojërat e tilla janë: hedhja, qitja, kercimi, ngjitja, etj.

    b) Lojërat e zotërimit të sendeve – te lojërat e zotërimit të sendeve Shterni i heton dy

    variante:

    1. Lojërat ku përdorimi i sendeve shërben, si rikujzite të lojërave trupore;

    dhe

    2. Lojërat ku bëhen përpjekje që sendet të ndryshohen (kerkimi dhe

    hulumtimi i sendeve).

    Gjatë këtyre lojërave mund të pikëaset aftësia e fëmijës. Sipas Shternit, këto

    lojëra kan rol të madhe gjatë procesit te të mësuarit të fëmijëve. Cilësi tjetër

    11 Murtezani Lulzim, (2006)“Psikologjia e Zhvillimit”,shtëpia botuese “Çabej”, Tetovë, fq.57.

  • 17

    vijuese e këtyre lojërave është konstruksioni. Lojërat konstruktive janë tejet të

    rëndësishme për sintezën shpirtërore, pastaj për adaptimin e fëmijëve në aktivitete

    të orientuara. Gjatë lojërave të tilla përformohet një motiv kreativ. Shterni

    konsideronte se gjatë këtyre lojërave mund të pikëasen dallimet mes fëmijëve për

    ka gjinja, e sidomos gjatë lojërave konstruktive, nga së tek djemt shprehet nevojë

    me e madhe për të krijuar apo berë diçka, kurse tek vajzat më tepër dominon

    nevoja për të imituar. Shterni kujdes të veçant i kushtonte lojërave konstruktive

    dhe ai ishte kundërshtar i rreptë për t’ju përzier fëmijës (në kuptim të ndihmës)

    gjatë lojës.

    c) Lojërat me role ose lojërat e prezantimit – gjatë lojërave me role intersimin i

    fëmijëve është i orientuar kah uni prsonal i tij. Për këtë arsye kualiteti i posaçem

    i këtyre lojërave është metamorfoza e personit. Prandaj, shih për këtë arsye Shterni

    iu bëri kritikë, paraardhësve të cilët kufizoheshin vetëm në këto lloje të lojërave.

    Fëmija më së shpeshti i luan ato role nga të cilët frikësohet nga se kjo është edhe

    e vetmja mënyre për ta zotëruar atë frikë. Sipas Shternit, fëmija luan për ti

    përjetuar disa emocione. Zgjedhja e rolit dhe luajtja e ati roli nga ana e fëmijëse,

    ka rëndësi të madhe për emacipimin e pjekurisë, empacimip ky tek i cili fëmija e

    gjen një kompenzim për inferioritetin e tij dhe kësisoj ai e përjeton njëfar

    kënqësije.

    Shterni lojërat e vetumara i quan lojëra të maskuara shoqërore sepse edhe

    nepërmjet lojërave të tilla fëmija i interpreton disa lojëra shoqërore.

    Në grupi i lojërave shoqërore – në këtë grup lojërash partnerët e parë në lojën e fëmijës

    janë njerëzit e rritur. Në lojëra te till fëmijës i ofrohen disa kerkesa shoqërore. Fëmija gati

    është i indentifikuara me të rriturit. Mirëpo, gjatë zhvillimit të fëmijës rritet edhe nevoja

    e tij për të luajtur me bashkëmoshatarët e tij, të cilët i zëvëndësojnë të rriturit. Piskologu

    zvicran Zhan Piazhea i klasifikoj në:

    a) ushtrime funksionale ose lojëra (aktivitete) senzoro-motorike;

    b) lojëra simbolike,

    c) lojëra me rregulla;

    d) lojëra konstruktive dhe ushtrimet funksionale12

    12Veseli Abdylaziz, (2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 189-191.

  • 18

    2.3 Rëndësia e lodrave në zhvillimin e fëmijës Ekzistojnë lloje të ndryshme të lodrave si ato edukative, lodra që nxisin shkathtesi fizike,

    lodra që e zhvillojnë të menduarit logjik kreativ, lodra statike, etj.

    Mirëpo, në anën tjetër, ka edhe lodra të dhunshme të cilat ndikojnë negativisht te fëmijët,

    për këtë arsye zgjedhja e tyre ka rëndësi shumë të madhe.

    Nga lodrat që e nxisin shkathtësinë fizike të fëmijës, më të shpeshta janë lodrat

    të cilat përdoren në “ajër të pastër” dhe të cilat gjithashtu shënojnë përparim të

    dukshëm dhe popullaritet të madh. Disa prej tyre janë lojrat me çark , me top, me

    litar, lojrat me birila etj. Por, gjithashtu shumë të popullarizuara janë edhe rolerat

    dhe biçikletat, për nga popullariteti shpejtë kanë depërtuar edhe “skateboard” dhe

    “hoverboard”, ku në SHBA kanë arritë popullaritet të madh dhe llogaritet një

    shifer e lartë e përdoruesve të flaktë të cilët i kanë klubet e veta dhe garat oficiale.

    Depërtim të ngjajshëm arritën edhe në shumë vende evropiane. Sa i përket

    zhvillimit të shkathtësive fizike, lojrat jashtë shtëpisë janë dukshëm më të mira se

    ato brenda shtëpisë.

    Lodrat e përshtatura moshës së fëmijës preokupojnë vazhdimisht interesin e

    prodhuesve, të psikologëve dhe pedagogve. Ndër lodrat për fëmijë më të vegjël

    se njëvjeçarë, zakonisht janë ato lodra që mund të varen mbi dhe përreth fëmijës

    dhe të cilat zakonisht janë të dekoruara. Lodrat që i jepen fëmijës t’i mbajë në

    dorë që me to të argëtohet, janë të njohura “biberoni për dhëmbët” kur fëmijës

    fillojnë t’i dalin dhëmbët, pastaj lodra për ecjen e fëmijës, figurat e vogla në formë

    të kafshëve, etj. Fëmijët mbi një vjeç të cilët fillojnë të flasin, kanë nevojë për

    hapësirë dhe për ndryshimin e rrethit. Për këta fëmijë, është shumë me rëndësi, që

    me prodhimin e parë gjuhësor, të shohi edhe figura. Njësoj janë të mira edhe lodrat

    për rregullim ose lodrat prej mëndafshi (ariu, qeni, kukullat) përmes të cilave

    fëmija i manifeston instiktet e sundimit dhe të kontrollit të rrethit. Për fëmijët e

    kësaj moshe, është e përshtatshme të lujanë lojra të cilat përfshijnë lëvizje të

    thjeshta motorike, si renditja, rrotullimi i një lodre para-mbrapa etj.

    Për fëmijët 3 vjeçar janë të përshtatshme të ashtuquajtura lodra imituese, siç janë

    kukullat, kuzhinat dhe enët e kuzhinës, shtëpizat, punëtoritë, etj. sepse këto të

    fundit i ofrohen fëmijës si refleksion i botës së rritur. 13

    13Nikoliq Stanisha, (2005) “Bota e Psikës Fëmijërore”, Shtëpia botuese “Furkan ISM”, Shkup, fq. 34.

  • 19

    Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psiqik të fëmijëve dhe kërkojnë

    koordinim të lëvizjeve në zhvillimin motorik, si dhe përmirësojnë koordinimin e

    syve dhe duarve. Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe përdorimi i ndonjë

    instrumenti i mëson fëmijët që të jenë më të kujdësshëm, të fokusohen në dëgjim

    të muzikës dhe koncentrim. Lodrat muzikore ju dhurojnë argëtim fëmijëve, nëse

    fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që të krijojë dhe të

    ndërtojë interes për muzikë Lodra më të preferuara për fëmijët e gjiniës

    mashkullore të moshës 5-8 vjeçare janë automobilat dhe motoçikletat, për vajzat

    kukullat, kurse për fëmijët e të dy gjinive janë lloje të ndryshme të lodrave si kube

    për ndërtim dhe lodra shoqërore. Për këtë moshë shpesh blihen edhe marioneta.

    Shumë të mira janë marionetat që prezantojnë djelmoshat, vashëzat, qenin, ndonjë

    anëtarë të familjes etj. Ai projektohet në marionetë ose marionetën e përfaqësojnë

    persona të tjerë të cilëve u drejtohet fëmija dhe me të cilët flet ai. Për fëmijët e

    moshës 8 vjeç e më shumë, dallimi në gjini bëhet gjithnjë e më evident dhe kjo

    reflektohet edhe në interesin që i kushtohet lodrave dhe zgjedhjes së tyre gjatë

    blerjes, ku vajzat shprehin interesim më tepër ndaj kukullës shumë të

    popullarizuar Barbi, ndërsa djelmoshat e kësaj moshe kanë interesim për lodra

    luftarake. Sot në trend janë përgatitjet policore (xhaketa, rrip me revole, çizme,

    etj.) Ky arsenal zgjerohet me pushkë automatike, snajperë, tanke që dirigjohen etj.

    Të fëmijët e moshës mbi 11 vjeç dominojnë lojrat me top, pastaj nga lodrat

    edukative në atë moshë më atraktive janë video-lojrat dhe lloje të ndryshme të

    lotarisë, por edhe shahu, dominon, etj. Lodra është një send simbolik, i cili i

    mundëson fëmijës që të bartë botën e fantazive në lojë, në mënyrë që të arrijë

    kënaqësinë e cila përndryshe i mungon në botën e të rriturve. Me lojën e fëmijës

    udhëheqë elementi i fuqishëm i jetës psiqike të fëmijës të cilin Prof. S. Nikoliq në

    librin e tij “Bota e Psikës Fëmijërore” e quan “rregulli i kënaqësisë”, të cilës i

    kundërvihet “rregulli i realitetit”. Këto dy lloje të funksionimit psiqik janë

    karakteristike për çdo qenie njerzore, ndërsa specifika e tyre është në atë se të

    fëmijët rregulli i kënaqësisë dominon ndaj rregullit të realitetit. Fëmija për nga

    natyra e zhvillimit të vet psiqik është qenie që fantazon. T’i lëshohet fantazisë ose

    ëndërrimit ditor, është një nga mënyrat që ta mbisundojë fëmija atë ndjenjë të

    pafuqisë e cila e frikson atë tejmase. Ky aktivitet është krejtësisht i ngjajshëm me

    aktivitetin e ëndrrës, derisa fëmija fle. Të shohësh ëndrra me sy hapur, të

    ëndërrosh duke qenë zgjuar, kjo është dukuri e vazhdueshme e fëmijëve, sidomos

  • 20

    e fëmijëve të moshës 2-6 vjeç. Fëmija kalon duke imagjinuar histori dhe ngjarje

    me heronjë përgjatë kohës derisa ai luan. Ata imagjinojnë episode të rezikshme,

    me kusht që ato të mbarojnë mirë. Nëpërmjet këtyre historive e ngjarjeve të

    lavdishme, fëmija fillon të formohet si karakter, prandaj varet shumë nga talenti

    dhe zotësia e atij që lexon apo tregon. Fëmija duke kërkuar përmes lojës plotsimin

    halucinar të dëshirave të veta, ai duke u rritur, zbulon realitetin e jashtëm, qoftë

    edhe me çmim të dëshpërimit eventual, apo të pasojave të palakmueshme. Ky

    realitet në mënyrë graduale bëhet princip rregullator i funksionimit të tij psiqik.

    Këto njohuri të psikologjisë mjeksore sqarojnë pse lodrat me rëndësinë e vet të

    shumfishtë emocionale, edukative dhe sociale, janë bërë fenomen shoqëror i

    vërtetë.14

    2.4 Lodrat fëmijënore

    Duke trajtura çështjen e zhvillimit të lojës fëmijënore vertetuam së mënyra e lojës së

    fëmijës ndryshon në përputhje me aftësitë. Pandaj këtij zhvillimi duhet ti përgjigjen edhe

    lodrat fëmijërore. Me rastin e zgjedhjes së tyre më së shpeshti nuk e marrim parasyshë

    shkallën e zhvillimit psikik të fëmijës. Për këtë arsye fëmija shpeshherë i refuzon disa

    lodra të cilat janë të shtrejnta dhe u pelqejn të rriturve dhe me kënaqesi shumë të madhe

    luan me lodra më të thjeshta, sidomos me ato të cilat mund ti përdorë në format te

    ndryshme të lojës. Në qoftë se fëmija e merr ndonjë lodër e cila i përgjigjet fëmijës në një

    shkallë më të lartë të zhvillimit mental, kuptohet se do ti dëshperojë ata të cilët e sodisin.

    Ai nuk luan me lodren ashtu si deshirojnë prindërit, por ashtu si mundet. Për këtë arsye

    ajo lodër për fëmijën nuk është interesante dhe ai e gjuan së shpejti. Në qoftë se e

    detyrojmë fëmijën të luajnë me atë lodër, pak do të mbërrimjë, sepse ai nuk mund ta

    përdorë në mënyrë funksionale. Për ka aftësitë e veta ai nuk e ka arritur këtë. Edhe në

    qoftë se të rriturit i tregojnë se si duhet të luajë, ai nuk mund të realizojë këtë. Fëmija i

    imiton vetem ato aktivitete, të cilat janë të qarta dhe të cilat u përgjigjen aftësive të ti

    zhvilluese. Pra, lodra e cila nuk i përgjigjet mundësive të zhvillimit të fëmijës, nuk mundet

    as ta nxisë zhvillimin e ti mental kjo vlen edhe për rastet kur fëmijës i jipen lodra të cilat

    janë tipike dhe të përshtatshme për fëmijë më të vegjël se ai. Edhe në lodrat e tilla ai nuk

    14 Murtezani Lulzim, (2006) “Psikologjia e Zhvillimit”, shtëpia botuese “Çabej”, Tiranë, fq. 121-122.

  • 21

    dinë se si t’ja fillojë, sepse loja për të cilën ai tani më është i rritur, nuk i intereson me dhe

    nuk i sjellë kënaqësi. Me atë lojë funksionet e ti nuk mundë të vinë në shprehje. Në qoftë

    se fëmija nuk ka lodra të cilat nuk i përgjigjen moshes së tij, ai për një kohë të gjatë mbetet

    në shkallën e reagimit, e cila është karakteristike për fëmijët më të vegjël se ai, gjë që

    natyrisht e pengonë zhvillimin e tërë personalitetit të tijë.

    Për lojën, fëmijërore shpeshëherë janë të mjaftueshme lodrat e rastit. Këto janë lodra, të

    cilat fëmija i dëshiron papritmas. Porsa ta arrijë me to qellimin e vetë, ai i gjuan.

    Nuk këshillohet që fëmijës ti jipen shumë lodra. Disa mendojnë se fëmija do të zhvillohet

    më shpejtë në pikëpamje psikike nese i ipen sa më shumë lodra. Mirëpo, në të vërtetë nuk

    është ashtu. Në qoftë se fëmijën e mbulojmë me lodra, ati do ti bëhet shprehi vetem loja

    e përciptë, sipërfaqësore. Për këtë arsye ai i gjuan shumë shpejtë lodrat dhe nuk luan me

    asnjërën. E kjo, natyrisht nuk është gjë mirë për zhvillimin e ti të drejtë psikik. Fëmijën

    e tillë është shumë vështirë ta kënaqim, nuk i intereson më asnjë lodër. Ai e humbë

    gradualisht mprehetësinë për aktivitetin konstruktiv në lojë. Kjo pasqyrohet edhe në

    reagimin e tijë personal. Ai kerkon që ti kushtohet shumë kujdes, nuk është

    më i gëzueshëm dhe i kënaqur, gjithnjë kërkon diçka e as vet nuk e di se çka kërkon. 15

    2.4.1 Lodrat dhe llojet e tyre

    Mjetet më të rëndësishme për lojëra janë LODRAT, me anën e të cilave mund të

    orientohet loja. Lodra është qendra materiale rreth së cilës organizohet loja.

    Shikuar historikisht lodra është rekuizit, i cili e përcjellë lojën. Për stadiumin e

    lodrave, si mjete të lojërave të fëmijës, janë bërë kërkime të shumta shkencore

    pedagogjike dhe psikologjike. Lodra në një shkallë të madhe është kushtëzuar nga

    shoqëria (ka kushtëzim). Ajo paraqet sendet të cilat ekzistojnë si sende praktike

    shoqërore dhe që paraqesin një kuptim pedagogjik e psikologjike, i cili historikisht

    pëson ndryshime. Lodra është shfrtyezuar si mjet didaktik ne disa sisteme të

    eduaktës parashkollore. Një prej klasifikimeve më gjithë përfshirse është

    klasifikimi i VUDVORTOVIT, i cili lodrat i klasifikoi në 9 klasë dhe atë:

    o Modelet e sendeve që përditshmerisht përdoren nga të rriturit (kukullat,

    kafshët, orenditë);

    o Lodrat tingëlluese (zilja, çakatalla, raketakja, etj);

    15Karaj Theodhori, (2010), “Psikologjia fëmijënore” Tiranë fq.169-172

  • 22

    o Lodrat lëvizëse (biçikleta, saja, hulaçka, etj);

    o Lodrat të cilat e rrisin radiuesin e aksionit ( topi, harku, shigjeta, hedhja);

    o Lodrat që i kundervihen fuçisë së gravitacionit të kohës ( ballonat, raketat,

    fruleta, xhita, katana);

    o Lodrat automatike (auto, majmunet që luajnë);

    o Lodrat që mundën për tu ripërgaditur në mënyrë tjetër ( lodrat gjysëm të

    gatshme);

    o Materiali plastik; dhe

    o Shokët në lojë.

    Sipas FRORINËS, lodrat ndahen në 4 grupe:

    o Materiali konstruktiv;

    o Lodrat figurative;

    o Lodrat e gëzueshme; dhe

    o Lodrat didaktike.

    Në literaturen pedagogjike të vendeve lindore ende është prezent klasifikimi

    MAKARENKOS, i cili lodrat i ndau në 3 grupe:

    a. Lodrat e gatshme, mekanike ose të thjeshta (kukullat);

    b. Lodrat gjysmë të gatshme (këto kërkojnë që diçka ti shtojnë fëmija – si p.sh

    kubet, konstruktoret , modelet;

    c. Materiali prej të cilit fëmija mundet pavaresisht të bejë edhe të përpunoj atë

    çka e paramendon (glina, rëra, teli).

    Klasifikimi i lodrave tejet i afirmuar në teroinë pedagogjike parashkollore ishte ai i

    ARKINIT, i cili lodrat i klasifikoi:

    o Lodrat senzorike;

    o Lodra lëvizëse (motorike) dhe

    o Lodrat motoriko –sportive;

    o Lodra figurative ku bëjnë pjesë kukullat me fytyrë njeriu;

    o Lodrat e prodhuara dhe lodrat teknike;

    o Lodrat shoqërore dhe lodrat nga jeta e përditshme; dhe

    o Lodrat konstruktive

    Qendra për lojëra fëmijësh dhe lodra e Zagrebit, lodrat i klasifikoi ne 12 kategori

    funksionale, ndërmjet të cilave as që ekziatojnë kufizime të prera:

    1. Lodrat senzorike,

    2. Lodrat motorike,

  • 23

    3. Lodrat imituese për imitimin e përjetimeve,

    4. Lodrat arsimore,

    5. Lodrat emotive,

    6. Materiali për lojërat shoqërore,

    7. Materiali për të shprehurit e fëmijës,

    8. Materiali për lojërat receptive,

    9. Lodrat konstruktive,

    10. Lodrat teknike në repart dhe mekanika e parë,

    11. Lodrat për edukatën e punës dhe

    12. Lodra argëtuese.16

    2.4.2 Lodrat për mosha të ndryshme

    Në vitin e parë- Lodra e parë për fëmjën është trupi i tij personal, në radhë të parë

    gshtërinjtë e duarve. Merret veshn, kjo lojë së shpejti bëhet e pamjaftueshme për

    të. Ai rrok objektivet që i ka afër, për shembull, mbulesën, më vonë shiritat n

    kësulë etj. Prej muajit të dytë gjerë në të katërtin fëmija tani me reagon ndaj zërit

    të këndshëm, muzikës, dritës, duke ndjer në këtë rast kënaqësi. Tingujt, natyrisht,

    nuk guxojnë të jenë shumë të fortë ose afër fëmijës, sepse mbushen me frikë. Prej

    muaji të tretë ose të katër, fëmija i vren me kënaqësi objektet rreth vetës. Pas

    muajit të katër fëmija tani më është në gjendje ta mbaj lodrën në dorë. Edhe pas

    muajit të gjashtë fëmija i don lodrat prej gomës për atë janë terheqëse sidomos

    kubat tingellues, të cilat mund ti dridh dhe ti gjuaj në dysheme.

    Në vitin e dytë- Ka fillimi i vitit të dytë, posa fëmija të filloj të ecë, në

    aktivitetin e ngjet një kthese e madhe. Objektet që gjerë atëherë vetëm i ka

    veshtruar, perpiqet ti kapë me dorë dhe ti vejë prej një vendi në tjetrin.

    Në vitin e tretë- në këtë moshë fëmija intersohet sidomos për veglat

    fizkulturale, në të cilat e provon shkathtesin e vet. Në këtë moshë fëmijën e

    terheq materiali, të cilin mund ta përpunojn dhe ti japë trajtja të ndryshme. Për

    këtë është i pështatshem zalli. Fëmijës tani i nevojitet edhe materiali plotësues

    për përpilimin e figurave të ndryshme prej zallit. Përveç zallit fëmijën edhe uji:

    enët e vogla, kafshët e ndryshme prej gomës mbi ujë, barkëzat e të tjerë.

    16Veseli Abdylaziz, (2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 195-196.

  • 24

    Prej vitit të tretë gjer në të shtatin- edhe në këtë moshë fëmija shfaq intersim të

    madhe për vegla të ndryshme në fusha të lojës. Triçikleta ende është e dashur. Më

    vonë këtë e zëvenëdeson biçkleta e vërtetë. Në këtë kohë rritet intersimi për lodra

    të mekanizuara të cilët fëmija i kurdisë dhe të cilat lëvizin. Zalli nuk i përgjigjet

    më plotësisht fëmijës, sepse tani më dëshiron të bejë gjëra më specifike. Gjithnjë

    e më tepër e entusiazmon plastelina, dylli, kiti, burimi, letra, sepse prej këti

    materiali ben gjera më të përsosura. Materiali për ndërtim tani është me i

    llojlojshem. Pos kubave të zakonshem tani më e shfrytëzon matadorin. Lodër

    kostruktive është edhe materiali për përpilimin e mozaiqeve te ndryshme, ose

    trajtave tjera. Ka fundi i kësaj preiudhë përferohen edhe lojërat shoqërore. Ato

    kanë rëndësi të madhe, sepse fëmija është i detyruar tu përmbahet disa rregullave

    të caktuara dhe ti respektoj shokët më të cilët luan.

    Prej vitittë pestë gjer në të shtatin kanë rëndësi sdimos rekuizitat sportive, sajet,

    rrotullueset, sikijat, rreshitesët e të tjera. Edhe puna në kopsht e terheqë fëmijën.

    Përkëtë arsye ai dëshiron ti këtë veglat e vogla për punë të tille si dhe mjetet për

    forma tjera të aktivitetit.17

    17Karaj Theodhori, (2010), “Psikologjia fëmijënore” Tiranë, fq. 172-175.

  • 25

    KAPITULLI III

    3 Loja dhe edukimi i fëmijëve parashkollorë

    3.1 Loja dhe edukimi intelektual i fëmijës parashkollor

    Me edukimin intelektual nënkupotohet: fitimi i një sasie diturish dhe në saje të tyre

    formimi i botëkuptimit shkencor mbi botën; zhvillimin e aftësive mendore (formimi dhe

    pasurimi i fjalorit, të gjykuarit të pavaur logjik, konkludimi, zgjerimi i horizontit dhe

    njohja e së vërtetës oibjektive); Edukimi i kërshërisë (dormimi dhe zhvillimi i kurreshtjes

    dhe ndjenjës së padurueshme për të mësuar e për të njohur diç të re); Dhe formimi i

    kulurës së punës. Në realizimin e këtyre detyrave tejet të ndërlikuara, loja zë një vend të

    rëndësishëm. Për edukimin intelektual rol të rëndësishëm kanë:

    Lojërat me rregulla;

    Kashelashët;

    Gjëegjëzat;

    Lojërat imituese (fëmija e luan rolin e edukatorës të profesorit, mjekut, postierit,

    pilotit, etj)

    Lojërat për njohjen e ambientit etj.

    Fëmija gjatë lojës i zhvillon funksionet dhe aftësitë e llojllojshme. Me anën e lojës fëmija

    i fiton përvojat elementare mbi botën, e cila atë e rrethon. Ai duke luajtur shumë objekte

    e gjesende të ndryshme i kap me dorë, i vëzhgon, ua ndërron vendin, i ndanë dhe i palon

    etj. Gradualisht, fëmija duke i përdorur sendet e ndryshme gjatë lojës fillon t’i zbulojë ato

    cilësi, te cilat kontribuojnë për të dalluar sendet e objektet. Ai duke lëvizur trupin e vetë

    gjatë lojërave fiton përvojën elementare mbi hapsirën. Nëpërmjet aktivitetit gjatë lojës

    mëson për t’i hetuar dhe dalluar atë që është e madhe, të shkurtën nga e gjata etj. Këto

    dhe veprimet e ngjashme fëmijën e aftësojnë për të krahasuar dhe konkluduar. Fëmija,

    gjatë lojës vepron intensivisht me një durim të pashoq. E shpreh gëzimin ndaj krijimeve

    të veta gjatë lojërave creative. Fëmija shpreh kënaësinë ndaj rezultateve të lojës, por

    shumë më tepër është i kënaqur kur të rriturit i ofrojnë pranim dhe lavdata për sukseset e

    arritura. Kësisoj tek fëmija rritet vetëbesimi dhe forcohen motive për për pjesëmarrje të

    mëtutjeshme në lojë. Kuptohet, se fëmija gjatë lojës, sikurse edhe gjatë punës, kacafytet

    me vështirësira dhe pengesa të ndrezshme, edhe pse, ai ato në njëfarë mënyre, di t’i

    zotërojë dhe kapërcejë. Ai gjatë lojës ka plotë situate të reja, ku nuk mjafton vetëm

  • 26

    aplikimi mekanik i përvojave, por nga fëmija kërkohen për të zbuluar rrugë të reja. Në

    raste të tilla vjen në shprehje vetë inteligjenca e fëmijës.18

    3.2 Lojërat dhe edukimi moralo-kombëtar

    Loja është mjet më efikas për realizimin e detyrave morale: për kultivimin dhe zhvillimin

    e ndjenjave morale: çiltërsisë, thënja e të vërtetës kundër gënjeshtrës, aprovimin e të mirës

    dhe gjykimin e të keqës, të qenurit i drejtë në lojë të qenrit i hapur kundër fshehjeve apo

    marrjes së objekteve që si përkasin pa pyetur, për zhvillimin e shprehive e të sjelljeve të

    mira; për zvhillimin e miqësisë dhe të shoqërimit, për zhvillimin e dashurisë për natyrën,

    për shoqërinë, për vendlindjen, për atdheun.

    Loja e organizuar mirë dhe e orientuar për të realizuar detyrat e edukimit moral

    kontrubuon dukshëm për zhvillimin e ndjenjave morale. Gjjithashtu, formimi dhe

    zhvillimi i shprehive, i sjelljeve të mira të fëmijët etj, më së miri kryhet me anën e

    lojërave.

    Veçanërisht lojërat me role mundësojnë imitimin e punës së disa profesioneve (mjekut,

    edukatores, postierit, etj. Sidomos, imitimi ifjalëve, gjesteve, mimikës, veprimeve të atyre

    njerëzve dhe duke imituar të rriturit gjatë lojës, fëmijët i përvetësojnë sjelljet e tyre dhe

    kësisoj fillojnë të formojnë shprehi për sjellje të mira ndaj shokëve të tyre, ndaj të rriturve

    në gjirin famijljar. Shprehitë e fituara më anë të imitimit të situatës jetësore janë rezultat

    i lojës dhe imitimit, por jo edhe rezultat i mësimdhënies, i qortimeve dhe moralizimit.

    Loja e matur, e organizuar dhe nxitëse është gjithnjë interesante për fëmijët. Prandaj

    vëmendja e fëmijës dhe aktiviteti i tij mund të zgjatin më tepër kur ai angazhohet në

    lojë.Fëmija në lojë përqëdnrohet dhe në mënurë të veçantë e përjeton të vërtetën dhe

    vetëvetën. Në raste të tilla mund të paraqitet edhe rreziku që fëmija i painteresuar sa duhet,

    të jepet pas lojës aqë shumë sa që ngel edhe i vetmuar duke luajtur. Rastet e këtilla

    paraqiten sidomos te fillestarët në entin parashkollor. Cdo edukatore e shkathtë përnjëherë

    do t’i hetojë fëmijët e tillë dhe duke i shoqëruar ata me fëmijët e tjerë. Në shumë raste,

    edukatorja së pari duhet të luajë bashkë me atë fëmijë.

    18Veseli Abdylaziz, (2005) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq.186

  • 27

    Lojërat me grup fëmijësh kontribuojnë për edukimin moral (zhvillimin e miqësisë, të

    shoqërimit dhe të ndjenjës së përkatësisë kombëtare të fëmijëve). Lojërat në grupe

    edukojnë edhe socializimin e fëmijës.19

    3.3 Loja dhe edukimi estetik

    Fëmija në rritën e tij vjen në kontakt me sende e objekte të lloj-llojshme. Ai me ato luan,

    manipulon, i ndan në pjësë (analizon), i bashkon pjesët e ndara në tërësi për të bërë një

    send ose një objekt (sintetizon), përpilon dhe kombinon gjërat e sende të reja.

    Loja do të ndikojë pozitivisht në zhvilimin e kuptimit për të bukurën të fëmijët nëse secili

    ambient dhe çdo rreth ku gjendet fëmija është vërtetë i përshtatshëm dhe me një klimë të

    përshtatshme educative. Andaj, ambienti ku edukohet fëmija duhet të shndërrohet në

    ambient optimal estetik. Gjithashtu, lodrat me të cilët luajnë fëmijët duhet t’i plotësojnë

    kërkesat që kanë të bëjnë me vlerën e njëmendtë pedagogjike dhe estetike të tyre. Kësisoj,

    pa dushim, kontribuohet për të krijuar kushte themelore të edukimit estetik të fëmijëve

    parashkollor.

    Lojërat ndikojnë në zhvillimin e kuptimit për të bukurën, veçmas dramatizimet dhe lojërat

    e fëmijëve me kukulla, që mbështetën në tekstin e bukur dhe artistik, janë forma ndihmëse

    të zëvendësueshme për të zhvilluar kuptimin për të folurit e rrjedhshëm, shprehës e të

    bukur.

    Në shumë raste mund të organizohen lojëra ku fëmija ndërton dhe vizaton, ose edhe lojëra

    të tjera shoqërore, të cilat përcillen me muzikë. Edhe muzika ndikon që te fëmija të

    formojnë kuptimin për të shprehurit e bukur muzikor.

    Këto dhe shumë lloje të tjera të lojërave ndikojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të

    mundësive të trashëguara (të lindura) për krijmtari (kreativitet) të fëmijës në lëmin e artit

    figurative, muzikor, letrar, vallëzues, si dhe të shprehjes së interpretimit recitues të

    fëmijëve. Kreativiteti I fëmijës parashkollor është e mundur të nxitet me anën e lojërave

    të llojllojshme, e sidomos nëpërmjet këtyre lojërave:

    Loja me role (tetari I kukullave, kinemaja, cirku, etj).

    Loja e të kënduarit; -

    Loja me instrumente të ndryshme; -

    Loja me vjersha; - Lojërat vallëzuese;

    19Vepra e cituar, fq. 187

  • 28

    Lojërat me leximin e ilustrimeve dhe të librave për fëmijë; -

    Valët popullore

    Tetari I kukullave

    Dramatizimet e lira, etj.

    Kukulla ështe mjet më i rëndësishëm për zhvillimin e tërësishëm të fëmijës. Fëmija

    thuajse identifikohet me kukullën. Ai atë e konsideron shokë e anëtar të familjes. Ajo

    fëmijës ia largon frikën dhe atë e mëson “të flasë” e “të këndojë”. Fëmija me kukullën

    shpreh edhe forcon ndjenjat. Kukulla fëmijës i mundëson të jetë i afërt me njerëzit e tjerë.

    Fëmija me kukullën komunikon, manipulon, krahason, u ofrohet njerëzve, pra fëmija

    zhvillohet me anën e kukullës.20

    3.4 Loja dhe edukimi fizik

    Edhe pse loja si mjet për edukimin fizik shfrytëzohet më së tepërmi, ajo nuk është edhe e

    vetmja mënyrë e formë e edukimit fizik. Në zhvillimin trupor të fëmijës ndikon

    organizimi i përgjithshëm i jetës dhe i punës së fëmijës në entet parashkollore. Loja duhet

    të oirganizohet e të realizohet si mjet edukativ, në rastin kur tubohen fëmijët pastaj gjatë

    aktiviteteve të lira, aktiviteteve të orientuara, gjatë shëtitjeve dhe daljeve në natyrë, gjatë

    përgatitjeve të hapsirës dhe lokaleve në entin parashkollor, përgatitjes për drekë, fjetjës e

    të tjera.

    Gati secila lojë, e cila fëmijëve ua angazhon fuqitë fizike, ndikon edhe në zhvillimin

    trupor, nëse fëmijët gjatë dramtizimit imitojnë, bëjnë gjeste e të tjera.

    Megjithatë, për edukimin fizik dhe zhvillimin trupor të fëmijës në moshën parashkollore,

    sidomos për zhvillimin e pjesëshëm të organeve të trupit të fëmijës organizohen lojëra të

    veçanta, si p.sh.lojërat e shkathtësisë, lojërat e qëndrushmërisë e të tjera.

    3.5 Loja dhe edukimi punues Edukimi moral dhe punues plotësohen me njëri-tjetrin. Orientimi i lojës për të formuar

    qëndrim emocional ndaj punës te fëmija ka të bëjë më tepër me edukimin moral të tij.

    Mirëpo, loja kërkon edhe parasupozon kryerje të disa operacioneve të caktuara të punës,

    20 Vepra e cituar, fq, 188.

  • 29

    me të cilat arrihet rezultatet e lojës. Kjo karakteristikë e lojës e orienton fëmijën në punë

    dhe për qëndrueshmëri në punë. Megjithatë, loja është një formë tejet interesante e

    aktivitetit të fëmijës.

    Edukatorja duhet ta zhvendosë interesimin e fëmijës nga loja në punë. Edukatorja duhet

    t’i zgjedhë momentet që edhe gjatë punës t’ia mësojë fëmijës lojën.

    Marrëdhëniet interpërsonale të fëmijës në lojë dhe njohja e ndërsjellë e punës, kontribuon

    për të arritur rezultate të mëdha pune ndërsa kjo gjë u mudëson fëmijëve t’i çmojnë e t’i

    respektojnë rezultatet e punës së vetë dhe ato të punës së të tjerëve.

    Fëmijët, duke luajtur i zotërojnë operacionet e caktuar të punës. Ata njihen me shumë

    profesione dhe vegla pune. Loja kontribuon për angazhimin e aftësive trupore dhe

    mendore të fëmijës dhe kësisoj ndikon për ta penguar krijimin e paragjykimeve për

    dallimet ndërmjet punës intelektuale dhe punës fizike.21

    21 Veseli Abdylaziz, (2005 ) “Pedagogjia Parashkollore”, Gjilan, fq. 189.

  • 30

    PËRFUNDIM

    Nga ajo që u tha më lartë, mund të themi se loja dhe lodrat janë mjete të rëndësishme në

    zhvillimin e fëmijës. Ajo është pjesë përbërse e botës së tij dhe është e nevojshme për

    zhvillim fizik, psiqik, emocional dhe kognitiv të fëmijës. Sipas kësaj, loja ndikon që

    fëmija të piqet fizikisht, por edhe të mësojë raportet sociale. Ajo çka është edhe më e

    rëndësishme, është se loja atij i mundëson të formojë gjithashtu procese më të larta

    psiqike. Loja është puna e fëmijës, mjeti me anë të cilit ai rritet e zhvillohet. Në bazë të

    asaj që u tha më lartë mund të përfundohet se loja përveç që është një aktivitet që

    zakonisht ndërmerret për argëtim, ajo përdoret edhe si mjet edukues. Duke pasur parasysh

    faktin që ajo është mënyra më e mire për mësimin e fëmijës, është shumë me rëndësi që

    lodrat, librat dhe aktivitetet që ua dedikojmë fëmijëve t’i zgjedhim me kujdes. Gjithashtu

    loja e pasuron përsonalitetin e fëmijës duke i mundësuar atij një progres në zhvillimin e

    mëtutjeshëm. Për këtë arsye, është mirë që qysh heret në fëmijëri, duhet që fëmijës t’i

    krijohen kushte të luaj, të lexojë, të prekë, të lëvizë, e të flasë. Po ashtu fëmijës duhet t’i

    mundësohet të krijoj, të zbuloj dhe të kundërshtojë. Lodrat duhet të mundësojnë

    zhvillimin e fëmijës në drejtim të përsonalitetit të lirë dhe autentik, i cili përmes lojës do

    të zhvillojë iniciativë, krijimtari dhe ndjenjë të përgjegjsisë, këta faktorë të cilët

    argumentohen se zhvillohen përmes lojës, janë faktorë jashtëzakonisht të nevojshëm për

    krijimin e relacioneve ndaj të tjerëve dhe ndaj shoqerisë. Me gjithë përparësitë e saj, lojrat

    dhe lodrat mund të kenë edhe ndikime negative, ka shumë raste kur lojrat dhe lodrat

    provokojnë sjellje të dhunshme nga ana e fëmijëve, fjala është për lojrat e dhunshme të

    cilat po rezultojnë me lëndime nga më të rëndat. Fatkeqësisht, këto gjithnjë e më shumë

    po depërtojnë nëpër tregjet e lodrave dhe video lojërave. Për mbrojtjen e fëmijëve nga

    lojërat dhe lodrat e rrezikshme është e nevojshme që së pari, lodrat armë dhe programet

    televizive që përmbajnë skena agresive, veçanërisht filmat, si 33 dhe video lojërat

    agresive, të mbahen larg fëmijëve. Do të ishte mirë, që institucionet tona në mënyrë

    ligjore të rregullojnë prodhimin dhe shitjen e lodrave. Me ligjë, duhet të përcaktohen qartë

    kriteret për shitjen e lodrave, bazuar në moshën e fëmijëve. Gjithashtu, prodhuesit e

    lodrave duhet që lodrat e dhunshme t’i zavendësojnë me lloje të tjera të lodrave, përmes

    të cilave fëmijët do të mësojnë që problemet t’i zgjidhin në mënyrë konstruktive dhe në

    bashkëpunim me te tjerët. Lodrat e tilla do të ndikonin pozitivisht në zhvillimin e fëmijës.

    Lirisht mund të themi se rol shumë të rëndsishëm këtu kanë edhe prindërit. Psikologët

  • 31

    kanë zbuluar se kur prindërit ia kufizojnë fëmijëve të tyre kohën dhe tipin e lojrave që ata

    luajnë, atëherë është më pak e mundur që ata të shfaqin sjellje agresive. Pra, reduktimi i

    kohës në lojrat e dhunshme, diskutimi me fëmijën nga ana e prindërve, duke iu ofruar atij

    zgjidhje jo të dhunshme të problemeve të ndryshme, mund të reduktojnë ndikim negativ

    të mediave tek fëmijët dhe të rinjtë.

  • 32

    LITERATURA

    1. Veseli Abdylaziz, (2005) ‘’Pedagogjija parashkollore‘’, Gjilan

    2. Murtezani Lulzim, (2006) ‘’Psikologjija e zhvillmit’’, Tetovë

    3. Stanisha Nikoliq, (2005) ‘’Bota e psikës fëmijërore’’, Shkup

    4. Karaj Theodhori, (2005)‘’Psikologjija e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë

    5. Karaj Theodhori, (2010) “Psikologjia fëmijënore” Tiranë

    Burime të tjera:

    1. https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-

    493e-bc4c-6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=y, 04/07/2018, 18:30h

    https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=yhttps://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=y

  • 33