50
UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij në romanin “Lamtumirë, guaska ime” Viktor Canosinaj Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli Diellëza Sufaj Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

  • Upload
    others

  • View
    48

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij në romanin “Lamtumirë, guaska ime” të

Viktor Canosinaj

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli Diellëza Sufaj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

2

Përmbajtja

Abstrakt……………………………………………………………………………..........………5

Hyrje................................................................................................................................................6

Kapitulli I

1. Ç’është gjuha…………………………………………………………......................................7

1.1. Gjuhësia dhe degët e saj..........................................................................................................7

1.2. Morfologjia..............................................................................................................................7

1.3. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën..............................................................8

1.4. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore ..................................................................9

1.5. Pjesët e ligjeratës…………………………………………………………………………...11

Kapitulli II

2. EMRI ……………………………………………………………………………………....…12

2.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrave ...............................................................................13

2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm ...........................................................................13

2.1.2. Emrat konkretë dhe abstraktë ..........................................................................................14

2.1.3. Emrat përmbledhës ...........................................................................................................15

2.1.4. Emrat e lëndës ....................................................................................................................15

Kapitulli III

3. KATEGORITȄ GRAMATIKORE TȄ EMRIT ...................................................................16

3.1. Kategoria e gjinisë …………………………………………….............................................16

3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini …………………………………………………………….16

3.1.2. Gjinia tek emrat e frymorëve…………………………………………………………….17

3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)…………………………………………………….....18

3.1.4. Gjinia asnjanëse…………………………………………………………………………..19

3.2. Kategoria e numrit …………………………………………………………………………19

3.2.1. Njohuri mbi numrin…...………………………………………………………………....19

3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës…………………………………………………..….19

3.2.3. Emra që përdoren vetëm ose kryesisht në shumës…………………………………..….20

Page 3: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

3

3.3. Kategoria e rasës ……………………………………………………………………….…..21

3.3.1. Njohuri mbi rasën……………………………………………………………...................21

3.3.2. Funksionet kryesore të rasave…………………………………………………………...21

3.4. Tipat e lakimit ……………………………………………………………………………...22

3.4.1. Lakimi i pare……………………………………………………………………………...23

3.4.2. Lakimi i dytë……………………………………………………………………………...23

3.4.3. Lakimi i tretë……………………………………………………………………………...24

3.4.4. Lakimi i katërt…………………………………………………………………………....25

3.5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë ……………………………………………….26

3.5.1. Trajta e shquar …………………………………………………………………………..27

3.5.2. Përdorimet kryesore të trajtës së shquar………………………………………………..27

3.5.3. Trajta e pashquar ………………………………………………………………………..28

3.5.4. Përdorimet kryesore të trajtës së pashquar …………………………………………….29

Kapitulli IV

4. Fjalëformimi.............................................................................................................................30

4.1.1. Formimi prapashtesor.......................................................................................................30

4.1.2. Formimi parashtesor……………………………………………………………………..35

4.1.3. Formimi parashteso-prapashtesor …………………………………………………….36

4.1.4. Formimi me konversion...................................................................................................36

4.1.5. Formimim me nyjëzim ....................................................................................................37

4.1.6. Emrat e përbërë (kompozitat).........................................................................................37

4.1.7. Emrat e përbërë të shkurtuar..........................................................................................39

4.1.8. Emrat e përngjitur...........................................................................................................39

Kapitulli V

5.1. Pjesa praktike........................................................................................................................40

5.2. Analiza gramatikore..............................................................................................................42

5.3. Analizë fjalëformuese...........................................................................................................45

Përfundime...................................................................................................................................49

Bibliografia...................................................................................................................................50

Page 4: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

4

Dëshmi

Unë Besjana Sufaj, në rolin e lektores, dëshmoj që e kam lekturuar punimin e diplomës me

titull Emri dhe fjalëformimi i tij në romanin „Lamtumirë, guaska ime“ të Viktor Canosinaj, të

punuar nga Diellza Sufaj, studente e Fakultetit të Edukimit - Programi Fillor, në Universitetin e

Gjakovës “Fehmi Agani”, nën udhëheqjen shkencore të Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli – Kryeziu.

Deklaroj që punimi është kontrolluar nga unë me seriozitet të plotë si nga ana gjuhësore

ashtu edhe nga ajo teknike.

Lektore: Besjana Sufaj Me datë: 3.10.2019

Page 5: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

5

Abstrakt

Punimi Emri dhe fjalëformimi i tij në romanin „Lamtumirë, guaska ime” të Viktor Canosinaj do

të trajtojë emrin si pjesë të ligjeratës dhe mënyrat e fjalëformimit të tij, pra analizën trajtëformuese

dhe fjalëformuese të emrit. Analiza që do t’iu bëhet emrave do të jetë me emrat nga romani në

fjalë në faqet e para të tij, pasi që analiza e gjithë emrave është gati e pa mundur të bëhet, por që

nga kjo analizë do të kuptohet qartë emri, kategoritë gramatikore të emrit, trajtat e tij dhe mënyrat

fjalëformuese. Në analizën gramatikore do të analizojmë emrat dhe do të sqarojmë se cilit lakim i

përkasin, në cilën trajtë janë, rasën përkatëse, gjininë dhe numrin. Nga fjalëformimi i emrit kemi

analizuar emrin me mënyrat e fjalëformimit, ku kemi hasur në të gjitha mënyrat fjalëformuese

duke filluar nga mënyra më dominuese, prapashtesimi, pastaj me kompozim, me parashtesim, me

konversion, me nyjëzim, me parashteso-prapashtesor dhe me përngjitje. Ku metoda e analizës

është dominuese, por në bashkëpunim me metodën zbërthimit dhe përshkrimit.

Fjalët kyçe: emër, analizë gramatikore, fjalëformim, trajtëformim etj.

Page 6: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

6

Hyrje

Punimi Emri dhe fjalëformimi i tij në romanin „Lamtumirë, guaska ime“ të Viktor

Canosinaj si trajtim kryesor do të ketë emrin si pjesë të ligjeratës dhe mënyrat e fjalëformimit të

tij. Për të kuptuar temën kryesore do të fillojmë së pari me Ç’është gjuha, gjuhësia dhe degët e saj

dhe Ç‘është morfologjia, të cilat do të zënë vend në kapitullin e parë të këtij punimi.

Në kapitullin e dytë dhe të tretë do të trajtohet emri dhe grupet e emrit, kategoritë

gramatikore të emrit rëndësitë dhe funksionet e tyre në fjali, tipat e lakimit të emrit dhe mënyrat e

ndarjes së emrave në tipat e caktuar.

Kapitulli i katërt do të trajtojë thellësisht fjalëformimin e emrave dhe mënyrat

fjalëformuese të tij, të cilat siç e dimë janë të një rëndësie të veçantë për pasurimin e fjalorit me

fjalë të reja. Për mënyrat e fjalëformimit, përhapjen e tyre dhe analizën e tyre në romanin që e kemi

si objekt studimi do të flitet në kapitullin V. Përveç analizës fjalëformuese këtu do të zë një vend

të veçantë edhe analiza gramatikore e emrit, ku do të analizohet emri dhe kategoritë gramatikore

të tij.

Si çdo punim tjetër edhe ky punim diplome do të ketë pjesën përmbledhëse ose përfunduese

të krejt asaj çka është përfshirë në punim.

Page 7: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

7

KAPITULLI I

1. Ç’është gjuha

Gjuha është një mjet, me anën e të cilit njerëzit merren vesh dhe shkëmbejnë mendimet midis

tyre. Kur duan t’i shfaqin njëri-tjetrit një mendim a dëshirë, kur duan të kërkojnë mendimin a

ndihmën e njëri-tjetrit në jetën e përditshme (në familje, në punë, etj.), ata përdorin gjuhën si mjet

për t’u marrë vesh midis tyre.

Këtë mjet kaq të rëndësishëm e ka vetëm njeriu, i cili është një qenie shoqërore, d.m.th. një

qenie që nuk mund të jetojë jashtë shoqërisë1.

1.1. Gjuhësia dhe degët e saj

Shkenca që merret me studimin e gjuhës, quhet gjuhësi (linguistikë). Degët kryesore të

gjuhësisë janë: leksikologjia, fonetika dhe gramatika.

Gramatika (nga greqishtja gramatike tehne = arti i të shkruarit) është ajo degë e gjuhësisë që

studion rregullat e ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimit të fjalëve në fjali. Gramatika përbëhet

prej dy pjesësh, të cilat janë morfologjia dhe sintaksa2.

1.2. MORFOLOGJIA

Morfologjia (nga greqishtja morfe = formë dhe logos = fjalë, dije) është ajo pjesë e gramatikës,

që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e formave të

ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat, dhe numërorët) ose të

zgjedhueshme (foljet), si dhe me studimin e këtyre formave. Por, në një vështrim më të gjerë

morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të

ligjeratës3.

1 Sh. Demiraj, “Gramatika e gjuhës shqipe” (Fonetika - morfologjia), Biografika, Suboticë, 1971, f. 5. 2 Sh. Demiraj, “Gramatika e gjuhës shqipe” (Fonetika - morfologjia), Biografika, Suboticë, 1971, f. 7 3 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 29.

Page 8: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

8

Pra, objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet

edhe si pjesë e ligjeratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore përkatëse.

Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila ka si objekt studimi po fjalën,

por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si një njësi që shërben për të emërtuar një send, një

veprim, një rrethanë etj., pra nga pikëpamja e kuptimit dhe e prejardhjes, nga pikëpamja e

përdorimit të saj në stile të ndryshme etj. Morfologjia studion edhe disa klasë fjalësh, që nuk e

ndryshojnë formën si parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat4.

Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta

të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që kanë

vlerë për mbarë klasën e dhënë e, si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase. Kështu, p.sh.,

paradigma e lakimit të emrave sipas tipit të lakimit, në rasat e ndryshme të trajtës së pashquar dhe

të së shquarës në njëjës dhe në shumës, ka vlerë për gjithë klasën e emrave, pra edhe për çdo emër

të veçantë, i cili lakohet kështu sipas tipit të lakimit përkatës. Po kështu edhe paradigma e

zgjedhimit të foljeve sipas tipit të zgjedhimit, në mënyrë e kohë të ndryshme, ka vlerë për gjithë

klasën e foljeve, pra edhe për secilën folje të veçantë5.

1.3. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën

Morfologjia dhe sintaksa, si dy pjesë përbërëse të gramatikës, që vështrojnë anë të ndryshme

të të njëjtave fakte, janë të lidhura shumë ngushtë midis tyre. Ato plotësojnë njëra - tjetrën dhe nuk

mund të bëjnë pa njëra-tjetrën.

Ndarja e tyre si dy disiplina më vete bëhet më shumë për arsye metodike. Lidhja e tyre e

ngushtë e ndërsjelltë kushtëzohet, në vija të përgjithshme, nga lidhja e ngushtë midis formës dhe

përmbajtjes (funksionit) të saj. Kështu nuk mund të studiohen format gramatikore të fjalës në

morfologji, pa pasur parasysh edhe funskionet e tyre sintaskore, që dalin në shesh gjatë përdorimit

të fjalës në fjali të ndryshme. Po kështu edhe studimi i funksioneve të fjalës në sintaksë nuk mund

4 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 129. 5 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 29.

Page 9: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

9

të bëhet pa vënë në dukje edhe mjetet e ndryshme morfologjike, nëpërmjet të cilave shprehen këto

funksione6.

Morfologjia ka marëdhënie të ngushta edhe me fonetikën. Disa dukuri fonetike që tashmë janë

morfologjizuar, siç janë ndërrimet e fonemave, bëjnë të dallohen forma të ndryshme gramatikore

të një fjale, si p.sh., kundërvënia njëjës: shumës tek emrat e tipit: dash:desh, natë:net, me anë të

ndërrimit –a : -e, ose po ky ndërrim fonetik te format e kohës së tashme të njëjësit të mënyrës

dëftore të foljeve, si jap:jep , flas:flet etj. Pra, këto dukuri gjuhësore nuk i studion vetëm fonetika,

por këto janë objekt studimi edhe të morfologjisë. Kanë të bëjnë me kategoritë gramatikore të

numrit (njëjës:shumës), të mënyrës, të kohës dhe të vetës (jap, flas – veta e parë; jep, flet – veta e

dytë dhe e tretë njëjës7.

1.4. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Fjala, duke u përdorur në fjali gjatë ligjërimit, shpreh një kuptim leksikor të caktuar, të cilit

zakonisht i mbishtrohen edhe një a më shumë kuptime të përgjithshme të karakterit gramatikor, që

quhen kuptime gramatikore të fjalës. Nëpërmjet kuptimeve gramatikore të fjalës shprehen lidhjet

e saj me fjalë të tjera në fjali, marëdhëniet kohore të veprimit, qëndrimi i folësit ndaj asaj që kumton

etj. Kuptimi gramatikor ka një karakter shumë të përgjithshëm. Ai është karakteristik për një klasë

të tërë fjalësh me kuptim leksikor (kategorial) të përbashkët dhe me veçori gramatikore të

përbashkëta. Kuptimet gramatikore gjejnë shprehjen e tyre në format e ndryshme gramatikore, që

merr fjala gjatë përdorimit të saj në fjali.

Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore përkatëse ekzistojnë vetëm në bazë të

kushtëzimit të ndërsjelltë8.

1.4.1. Format gramatikore – shprehin kuptime gramatikore të caktuara. Kjo do të thotë se

pa forma gramatikore nuk ka kuptime gramatikore dhe anasjelltas. Format gramatikore

në gjuhën shqipe janë: sintetike dhe analitike9.

6 Po aty, f, 30 7 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 53. 8 Akademia e shkencave e Shqipërisë, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 31-32 9 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 54.

Page 10: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

10

1.4.2. Format gramatikore sintetike

Format gramatikore sintetike ndërtohen :

1) Me anë mbaresash që i shtohen temës së fjalës, si p.sh.: (një) mali-i, fush-e; hap-a, hap-e, hapi-

i, hap-ëm, hap-ët, hap-ën etj.

2) Me anë ndërrimesh fonetike që pëson tema e fjalës.

3) Njëherazi me anë mbaresash (a prapashtesash temëformuese) dhe ndërrimesh fonetike.

4) Pa asnjë tregues gramatikor, d.m.th. me mbaresë zero, si te foljet e tipit hap, di, në tri vetat e

numrit njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore: (unë, ti, ai) hap, mbyll, qep, di, rri, ha etj.

5) Me anë formash supletive, si unë: mua, ai: atij: atë: asi etj10.

1.4.3. Format gramatikore analitike

Format gramatikore analitike janë të përbëra prej dy (a më shumë) elementesh. Si bartës i

kuptimit leksikor është rregullisht element i fundit, kurse elementet e tjera shërbejnë si mjete

gramatikore për ndërtimin e këtyre formave.

Format gramatikore analitike ndërtohen:

1) Me anë të foljeve ndihmëse kam dhe jam, si p.sh.: kam punuar, kisha punuar, kam për të punar

etj.: jam përpjekur, isha përpjekur, jam duke u përpjekur etj.;

2) Me anë pjesëzash formante, si p.sh.; të punoj, të punoja, do të punoj, do të punoja, duke punuar,

pa punuar, për të punuar etj.;

3) Me anë të nyjave; formohet kështu rasa gjinore, e cila, me anë të këtij mjeti gramatikor, dallohet

formalisht prej dhanores, si p.sh.; libri i nxënësit, fletorja e nxënësit etj11.

10 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002 f, 31-32 11 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002 , f, 33-34

Page 11: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

11

Format gramatikore të një fjale, përkatësisht të një klase të tërë fjalësh me tipare të

përbashkëta, që shprehin një kuptim gramatikor dhe formojnë një unitet të pandashëm, quhen

kategori gramatikore.

Gjuha shqipe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të shquarsisë e të

pashquarësisë (të trajtës), të vetës, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës. Këto kategori gramatikore

janë të mëvetësishme (të pakushtëzuara e josintaksore) dhe të pamëvetësishme (të kushtëzuara e

sintaksore)12.

1.5. Pjesët e ligjeratës

Të gjithë fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen

nëpër klasa e kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjeratës.

Pjesët e ligjeratës janë: emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala,

lidhëza, pjesëza, pasthirrma.

Pjesët e ndryshueshme të ligjeratës janë fjalët që lakohen:

Emri,

Mbiemri.

Përemri, e, në një farë mase,

numërori, ose që zgjedhohen,

folja.

Pjesë të pandryshueshme të ligjeratës janë fjalët që as lakohen, as zgjedhohen:

Ndajfolja,

Parafjala

Lidhëza

Pjesëza dhe Pasthirrma13

12 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 56. 13 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 36-39.

Page 12: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

12

KAPITULLI II

2. EMRI

Emër quhet ajo pjesë e ligjeratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë

gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.

Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksiko-gramatikore të emrave përfshihen fjalë të

ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua; ka, dele, flutur), sende

konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet, shi, borë), cilësi

(bukuri, dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje (ecje, drejtim, përkrahje, lodhje, tmerr),

nocione abstrakte ( e mira, e vërteta)14.

Siç shihet, në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi (ashtu si mbiemrat) dhe veprime

a gjendje (ashtu si foljet). Ku qëndron ndryshimi? Mbiemrat tregojnë cilësi që u përkasin sendeve,

pra, emrave të caktuar, kurse cilësitë që tregojnë emrat, janë të shkëputura nga mbartësi i tyre,

d.m.th, ato dallohen (veçohen). Krahasoni:

1. Anila është vajzë e bukur dhe fisnike.

2. Bukuria dhe fisnikëria e saj i habiti të gjithë.

Gjithashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje, dallohen nga foljet, sepse veprimi a

gjendja janë të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë, si dhe nga koha kur kryhet. Krahasoni:

1. Makina ecte në rrugën e larë nga shiu.

2. Ecja me shpejtësi është e rrezikshme.

Nga pikëpamja sintaksore, emri kryen shumë funksione, ndryshe nga pjesët e tjera të ligjeratës,

që i kanë më të kufizuara këto funksione. Emri përdoret si kryefjalë, përcaktor, ndajshtim,

rrethanor, përcaktor kallëzuesor etj15.

14 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 82. 15 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 157-158.

Page 13: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

13

2.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrave

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë

morfologjike, gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari, në emra të përgjithshëm e në emra të

përveçëm. Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstraktë. Dallohen si grupe

më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës.

2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm

Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas tipareve

të përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim, fitore, urdhër),

ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë). Emrat e përgjithshëm, pra,

shërbejnë për të emërtuar në mënyrë të përgjithësuar qeniet e gjalla e sendet e së njëjtës klasë.

Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta, që

bëjnë pjesë në një klasë sendesh të një fare, pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të klasës

së cilës i përkasin (Petrit, Agron, Balo, Berat, Korab, Myzeqe, Sazan). Në emrat e përveçëm

përfshihen:

1. Emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vjollcë, Flutur, Genc, Konstandin Kristoforidhi,

Shkurte Vata, Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës);

2. emrat e kafshëve: Balo, Kuqal, Laro, Murro;

3. emrat gjeografikë: (të lumenjve, maleve, deteve, shteteve, krahinave, qyteteve, rrugëve,

shesheve etj.): Drin, Tomor, Mesdhe, Karaburun, Sazan, Shqipëri, Azi, Krujë, rruga “Konferenca

e Pezës”, sheshi “Skëndërbej” etj.;

4. emrat e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Kongresi i Manastirit, Revolucioni i

Qershorit, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare;

5. emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve etj.: Fakulteti i Historisë dhe i

Filologjisë, Ministria e Arsimit, Kryesia e Kuvendit Popullor, uzina “Partizani” etj.;

6. titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave: “Lulet e verës”, “Vargjet e lira”, “Zëri i

popullit”, “Rilindja demokratike”, revistat “Nëntori”, “Studime filologjike” etj.;

Page 14: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

14

7. emrat e trupave qiellorë: Arusha e Vogël, Jupiteri, Marsi etj16.

Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore. Emrat e

përgjithshëm përdoren në të dy numrat, kurse emrat e përveçëm përdoren kryesisht në numrin

njëjës dhe në trajtën e shquar.

Ka raste kur emrat e përveçëm përdoren në numrin shumës. Kjo ndodh kur me anë të

llagapit tregohen tërë njerëzit që e mbajnë atë: Demirajt, Kryezit, ose kur disa njerëz a sende kanë

të njëjtin emër: 1. Në klasën tonë ka dy Petritë. 2. Në rrethin e Tiranës ka dy Vjollca.

Kufiri midis emrave të përgjithshëm e të përveçëm nuk është i mbyllur. Ka emra të

përveçëm që kanë dalë nga të përgjithshmit dhe anasjelltas: Gëzimi (nga gëzim), Bukurie (nga

bukuri), amper (nga Amper), herc (nga Herc), om (nga Om), rëntgen (nga Rëntgen) etj.

Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe, kurse emrat e përgjithshëm me shkronjë

të vogël17.

2.1.2. Emrat konkretë dhe abstraktë

Emrat konkretë shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme, që mund të veçohen

nga sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe për këtë arsye edhe mund të

numërohen. Pra, emrat konkretë emërtojnë sende të numërueshme, prandaj mund të quhen edhe

emra të numërueshëm: det, libër, mal, njeri, qytet, shkollë, shtëpi, luftë etj.

Gjithë emrat konkretë nga pikëpamja morfologjike karakterizohen nga fakti se mund të

marrin numërorë themelorë: një njeri, dy njerëz, një qytet, katër qytete dhe të përdoren në të dy

numrat, në njëjës e në shumës: qytet – qytete, shkollë – shkolla etj. Por ka edhe emra konkretë që

përdoren vetëm në shumës: pantallona-t, syza-t, gërshërë-t etj.

Emrat abstraktë janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara

ose nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, dyshim, gjelbërim, trimëri, art, kujtesë, liri, lavdi etj.

16 . Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 82-83. 17 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 159.

Page 15: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

15

Emrat abstraktë përfshihen në kategorinë më të gjerë të emrave të panumërueshëm. Me

përjashtim të disa fjalëve si: frikë, gënjeshtër, hare, punë, shëndet, tmerr etj., shumica e emrave

abstraktë janë fjalë të prejardhura18.

2.1.3. Emrat përmbledhës

Emrat përmbledhës janë një grup i veçantë brenda emrave të përgjithshëm. E veçanta e

tyre është se nga forma janë në numrin njëjës, por emërtojnë një tërësi njerëzish, kafshësh e

sendesh të një fare: popullsi, grari, djemuri etj.

Emrat përmbledhës nuk përdoren në shumës dhe nuk marrin numërorë. Vetëm në ndonjë

rast mund të shoqërohen nga përemri i pacaktuar ca: Vetëm gra e ca djemuri mund të shihje atë

ditë.

Emrat përmbledhës janë zakonisht emra frymorësh, rrallë edhe emra sendesh, p.sh. drizër

(një tërësi drizash). Emrat përmbledhës janë zakonisht të prejardhur me anë të prapashtesave -i, -

ri, -im, -je: punëtori, vegjëli, çupëri, djalëri, grari, vashëri, fshatarësi, miqësi, njerëzim19.

2.1.4. Emrat e lëndës

Emrat e lëndës emërtojnë një lëndë homogjene, që ka mundësi të ndahet e të peshohet,

por nuk mund të numërohet, prandaj këta emra nuk kanë shumës, ashtu si dhe emrat abstraktë dhe

përmbledhës. Këta emra nuk mund të përcaktohen nga numërorët themelorë, por mund të

përcaktohen nga përemrat e pacaktuar: pak, shumë, ca etj. P.sh.: pak yndyrë, shumë qumësht, ca

djathë etj. Nuk mund të përdoret një yndyrë, një djathë etj. Kur përdoret: një qumësht, një kos, një

ujë, mendohet: një gotë qumësht, një gotë ujë, një tas kos.

Emrat e lëndës emërtojnë: kultura bujqësore, prodhime ushqimore, minerale, prodhime

kimike etj., si: misër, grurë, thekër, duhan, sojë, li; kos, dhallë, gjizë, djathë, mjaltë; krom, magnez,

hekur, naftë; najlon, letër, nitrat etj20.

18 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 84. 19 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 160. 20 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 77.

Page 16: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

16

KAPITULLI III

3. KATEGORITȄ GRAMATIKORE TȄ EMRIT

3.1. Kategoria e gjinisë

Gjinia është kategori e mëvetësishme, e pavarur – josintaksore. Emri në gjuhën e sotme

shqipe ka tri gjini: gjininë mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Gjinia e emrit zakonisht

përcaktohet nga mbaresat që merr emri në rasën emërore, në trajtën e shquar, në numrin njëjës.

Emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore mund të dallohen dhe nga fjalët përcaktuese; si:

ky lis, lis i gjatë; kjo shtëpi, shtëpi e bukur etj21.

3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini

Për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën shqipe mbështetemi në mjete të jashtme. Këto

mjete të jashtme janë:

1. Mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;

2. mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime etj.;

3. tingulli fundor i temës22.

a) Sipas mbaresave:

Janë të gjinisë mashkullore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, njëjës marrin

mbaresën –i ose –u, p.sh.: lumi, studenti, gëzimi, mali, druri, zëri, kroi, vëllai, njeriu, bariu, veriu

etj.

Janë të gjinisë femërore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në njëjës marrin

mbaresën –a ose –ja, p.sh.: nëna, shkolla, vegla, shtëpia, lundra, dritarja, rrufeja etj.

21 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 77. 22 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 89-90

Page 17: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

17

Janë të gjinisë asnjanëse ata pak emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në njëjës

marrin mbaresën –t (ë), p.sh.; kryet, të folurit, të menduarit, te qarët; të zitë, të kuqtë, të ftohtët, të

nxehtët etj.

b) Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtaten në gjini me emrin të cilit i përkasin: libër

i ri, shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.

c) Si tingull fundor të temës, në përgjithësi emrat mashkullorë kanë një bashkëtingëllore,

kurse emrat femërorë një zanore23.

3.1.2. Gjinia tek emrat e frymorëve - Tek emrat e frymorëve përcaktimi i gjinisë bëhet

jo vetëm nga pikëpamja morfologjike (me anë të mbaresave), por edhe sipas kuptimit leksikor.

Emrat e gjinisë femërore, që emërtojnë frymorë, mund të kenë rrënjë të ndryshme nga gjinia

mashkullore, si: baba – nënë, vëlla – motër, burrë – grua, cjap – dhi etj. Pjesa më e madhe e emrave,

që emërtojnë frymorë, e formojnë gjininë femërore duke i shtuar temës së emrit të gjinisë

mashkullore një nga këto prapashtesa:

-e: punëtor – punëtore, shitës – shitëse, gjysh – gjyshe, mjek – mjeke, fshatar – fshatare etj.;

-ë: plak – plakë, zog – zogë, kunat – kunatë etj.;

-eshë: princ – princeshë, profesor – profesoreshë, luan – luaneshë, drejtor – drejtoreshë etj.;

-ushë: ari – arushë, dre – drenushë etj.;

-icë: gomar – gomaricë, buall – buallicë etj24.

3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë) - Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren

në një gjini të caktuar, si në njëjës, ashtu edhe në shumës. Vetëm në disa tipa shumësi me

prapashtesa ndodh ndërrimi i gjinisë nga mashkullore në femërore, çka gjen shprehje te mbiemrat

dhe fjalët e tjera përcaktuese të gjinisë femërore, që marrin në këtë numër. Kështu formohet një

grup i veçantë emrash të dygjinishëm, që qëndron midis gjinisë mashkullore dhe femërore.

Emrat mashkullorë që e formojnë temën e shumësit me prapashtesën –e, në këtë numër

përdoren si emra të gjinisë femërore. Kështu do të thuhet: këto brigje, brigje të thepisura; këto

male, malet tona; qytete të mëdha, qytetet tona etj.

23 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 161-162. 24 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 78.

Page 18: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

18

Ndërrimi i gjinisë vërtetohet edhe në shumësin e disa emrave të lëndës me prapashtesën –

ra; me këta shkojnë edhe emrat mall e fshat, që në njëjës përdoren si mashkullore; djathëra të

kripura, ujëra të ftohta, leshra të dredhura, vajra të ndryshme etj

Pra në numrin njëjës janë të gjinisë mashkullore (mali, bregu), ndërsa në shumës kalojnë

në gjininë femërore (këto male, këto brigje)25.

3.1.4. Gjinia asnjanëse - Në gjuhën shqipe kjo gjini ka ardhur duke u zhdukur, por në një

periudhë më të hershme ka pasur një shtrirje shumë më të gjerë. Me këto mbështetje arrihet në

përfundim se në këtë gjini janë përfshirë:

emra lëndësh: ujë, gjalpë, gjak, grurë, mish, djathë, plehë, hekur, bar etj;

emra të pjesëve të trupit: ballë, sy, tru, bark, vesh etj;

emra sendesh: rrjetë, shtrat;

emra vendesh: krua, kopësht;

emra abstraktë: dëm, faj, muaj, peng, mend;

emra të formuar nga mbiemra të mirëfilltë: të keqtë, të bardhtë;

emra të formuar nga mbiemra prejpjesorë: të dalë-të, të ngrënë-të26;

Janë të gjinisë asnjanëse:

a) Disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë.

b) Disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë27.

25 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 92. 26 K. Topalli, “Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe”, Tiranë, 2011, f, 31. 27 A. Hamiti, I. Hamiti, “Gjuhë shqipe për klasën VI të Arsimit Fillor nëntëvjeçarë”, Shkup, 2011, f, 15.

Page 19: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

19

3.2. Kategoria e numrit

3.2.1. Njohuri mbi numrin

Edhe numri është një nga kategoritë karakteristike të emrit. Gjuha shqipe njeh dy numra:

njëjësin dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri- tjetrit si me anën e formave të vetë fjalës: mal

– male, ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten me emrin në numër: shtëpi e re – shtëpi të reja,

kjo shtëpi – këto shtëpi etj.

Në formën e numrit njëjës emri tregon një frymor ose një send, që bën pjesë në një klasë

të caktuar frymorësh ose sendesh të një fare: libër, student, punëtor, mal, fushë etj. Emrat që kanë

vetëm njëjës përbëjnë shumicën e emrave që emërtojnë sende të panumërueshme: uthull, sheqer,

mendjemadhësi, errësirë, vapë.

Në formën e numrit shumës emri tregon një shumicë të pacaktuar frymorësh ose sendesh

të një fare: libra, studentë, puntorë, male, fusha etj. Në shumës mund të përdoren edhe disa emra

që tregojnë lëndë homogjene, por në këtë rast ata fitojnë një element të ri në kuptimin e tyre, marrin

domethënien e llojeve të ndryshme të lëndës: vajra, kripëra, djathëra, verëra etj, por edhe emra

abstraktë që përfaqësojnë shfaqje konkrete: një mendim – dy mendime, hidhërim – hidhërime, liri

– liritë etj.

Emrat që përdoren rregullisht në të dy numrat, tregojnë sende të numërueshme. Këta emra

mund të përcaktohen me lehtësi nga një numëror themelorë, i cili tregon sasinë e saktë të sendeve:

një djalë – dy djem, një fshat – katër fshatra etj28.

3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës janë:

– emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë: guxim, mbarim, krenari, nxehtësi;

– emra përmbledhës: djemuri, grari, rini;

– emra lënde: benzinë, çimento, uthull;

– emra sëmundjesh që afrojnë nga kuptimi me emra abstraktë: fruth, li, kollë, zgjebe;

28 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f,. 94-95.

Page 20: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

20

– emra që tregojnë drejtime të horizontit: veri, jug;

– dukuri atmosferike: vapë, brymë, vesë;

– bimë: spinaq, thekër;

– emra të përveçëm: Shqipëri, Mira, 28 Nëntori, 17 Shkurti etj.

3.2.3. Emra që përdoren vetëm ose kryesisht në shumës janë:

– emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrujtura prej një lënde, bimë, mbeturina, shuma e

grumbuj të hollash: krunde-t, makarona-t, të korra-t, të fshira-t etj.;

– emra që tregojnë sende të përbëra prej dy a më shumë pjesësh: pranga-t, ski-të, syze-t, pantallonat

etj.;

– emra që tregojnë një shumicë frymorësh si diçka e pandashme: dhen-të, shqerra-t, vetë (persona;

dy, tre vetë);

– emra abstraktë që tregojnë veprime a gjendje abstrakte, sëmundje, lojra etj.; naze-t, gjepura-t,

ethe-t etj.

– disa emra të përgjithshëm ose të përveçëm që tregojnë vende: lugje-t, vise-t, Alpe-t, Dardanelet

etj.;

– disa emra që shënojnë festa fetare: pashkë-t, kërshëndella-t, të shtatat etj29.

Mjetet gramatikore që shërbejnë për formimin e numrit shumës janë:

a) prapashtesat trajtëformuese: lis-lis-a, mal-e, ulli-nj, prind-ër, fush-a;

b) ndërrimi i tingujve të temës: dash- desh, mik- miq, plak- pleq;

c) ndërrimi i tingujve të temës dhe prapashtesa njëkohësisht: breg- brigje, pyll- pyje, at- etër, kunat-

kunetër;

29 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 164.

Page 21: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

21

d) pa mjet gramatikor, pra, shumësi del i njëjtë me njëjësin: nxënës, dëgjues, ditë, javë, rrufe, kala

etj30.

3.3. Kategoria e rasës

3.3.1. Njohuri mbi rasën - Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksore, në

rolin e gjymtyrëve të ndryshme të fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Këto forma

të emrit, me anën e të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen rasa. Tërësia e

gjithë ndryshimeve që pëson emri, kur përdoret në rasa të ndryshme, quhet lakim. Në gjuhën shqipe

lakohen të gjithë emrat, pa përjashtim, cilido qoftë burimi i tyre. Emri në gjuhën shqipe ka pesë

rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe rrjedhoren. Meqenëse ekziston kategoria e

shquarsisë, e cila formohet në mënyrë sintetike, me anë ndajshtesash përgjithësisht të ndryshme

për secilën trajtë, dallohet lakimi i shquar dhe i pashquar, prandaj edhe çdo rasë paraqitet në dy

trajta, në trajtën e shquar dhe të pashquar31.

3.3.2. Funksionet kryesore të rasave - Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa

parafjalë ose me parafjalë.

1. Rasa emërore pa parafjalë - Emri në rasën emërore pa parafjalë në fjali shërben si

kryefjalë, si përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim dhe si thirror: 1. Shkolla është vend i

shenjtë (kryefjalë dhe pjesë e kallëzuesit emëror). 2. Agroni u emërua mësues (përcaktor

kallëzuesor i kryefjalës). 3. Profesor Xhuvani ka qenë gjuhëtar i shquar (ndajshtim). 4. O malet e

Shqipërisë e ju o lisat e gjatë (thirror).

Me parafjalën te(k), nga – emri në këtë rasë kryen funskionin e rrethanorit ose të

kundrinorit: 1. U nis herët nga Tirana (rrethanor); 2. Nëna është e madhe nga zemra ( kundrinor).

3. Qëndruan tek ura (rrethanor).

2. Rasa gjinore pa parafjalë - Përdoret kryesisht tek emrat me funskione përcaktuese, duke

treguar të përkitur, tipar të sendeve, raport të pjesës me të tërën, krahasim etj.; librat e biblotekës,

lulet e majit, këngët e dasmës, gjysma e bukës, shumica e studentëve, më i madhi i djemve.

30 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 164-165. 31

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 105-106.

Page 22: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

22

Në gjinore emri mund të përdoret me parafjalë në trajtën e lokucioneve, duke shprehur

marëdhënie të ndryshme, si: mjet, shkak, zëvendësim etj.: 1. Lajmi u përhap me anën e mjeteve të

medias. 2. Nuk mbollëm dot për shkak të shiut. 3. Në vend të leksionit kemi ushtrime.

3. Rasa dhanore - Emri në rasën dhanore kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë dhe të

ndajshtimit të veçuar: 1. Gjithçka duhet t’ia kushtojmë popullit, atdheut. 2. Për këtë thuaji Petritit,

agronomit të ri.

4. Rasa kallëzore pa parafjalë - Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i drejtë,

përcaktor kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, rrethanor dhe ndajshtim i veçuar: 1. Ai e kryen mirë

detyrën. 2. Petritin e cilësuan si këngëtarin më të mirë. 3. Javën e shkuar bëmë ekskurzionin. 4.

Lexuam “Albumin”, veprën poetike të Nolit.

Në rasën kallëzore me parafjalë emri shpreh kuptime të ndryshme (vend, kohë, tipar, mjet,

kuptim sqarues etj.). Përdoret në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë, të rrethanorit,

të përcaktorit: 1. Në mbrëmje arritëm në fshat. 2. Folëm për rezultatet e semestrit të parë. 3.

Besniku është njeri me vullnet.

Në kallëzore emri përdoret dhe me lokucionet parafjalore në lidhje me, në krahasim me, në

bashkëpunim me: Ekspozita u bë në bashkëpunim me muzeun.

5. Rasa rrjedhore pa parafjalë - Emri në këtë rasë mund të jetë në funksionin e përcaktorit

për të treguar të përkitur, tipar, lëndë, raporte pjese etj., si dhe në funksionin e rrethanorit: turma

udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti. Dimrit maleve bie shumë dëborë etj.

Në rrjedhore emri përdoret me parafjalët: prej, afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë etj; 1. Roja

rrinte majë shkëmbit. 2. U mblodhën të gjithë rreth zjarrit32.

3.4. Tipat e lakimit

Si kriter për klasifikimin e emrave në tipa të lakimit zakonisht merret emri në trajtën e

shquar të numrit njëjës në rasën emërore. Duke u bazuar në mbaresat e emrave në trajtën e shquar

të numrit njëjës në rasën emërore, emrat ndahen në katër lakime.

3.4.1. Lakimi i parë - Lakimit të parë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në rasën

emërore të shquar njëjës marrin mbaresën –i, p.sh.; deti, liqeni, shkëmbi, dreri, vëllai, ftoi etj.

32 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 166-167.

Page 23: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

23

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) laps (ca) lapsa laps-i lapsa-t

Gj. i (një) laps-i i (ca) lapsa-ve laps-it lapsa-ve

Dh. (një) laps-i (ca) lapsa-ve laps-it lapsa-ve

K. (një) laps (ca) lapsa laps-in lapsa-t

Rr. prej (një) laps-i (ca) lapsa-sh

(lapsa-ve)

laps-it lapsa-ve

Siç shihet nga pasqyra, emrat e lakimit të parë në rasën emërore dhe në kallëzore të trajtës

së pashquar njëjës dhe shumës nuk marrin mbaresë. Këta emra në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore

të njëjësit të pashquar marrin mbaresën –i, ndërsa në trajtën e shquar dalin me këto mbaresa:

emërore –i, gjinore, dhanore dhe rrjedhore –it, kallëzore –in ose –në. Me mbaresën –në dalin emrat

në rasën kallëzore të shquar, si: vëllai, babai, xhaxhai etj. (rasa kallëzore: vëllanë, babanë,

xhaxhanë etj.).

Në trajtën e pashquar shumës emrat e lakimit të parë (si dhe gjithë emrat e tjerë) dalin me

këto mbaresa: emërore – (s’ka mbaresë), gjinore, dhanore –ve, rrjedhore –sh ose –ve dhe në të

shquarën: emërore; t(ë) (drerë-t, lapsa-t; djemt-ë, ullinjt-ë), gjinore, dhanore, rrjedhore –ve dhe

kallëzore –t (ë) si në rasën emërore.

Emrat e pashqur: ftua, krua, përrua, thua, që në trajtën e shquar dalin: ftoi, kroi, përroi, thoi

(në emërore), në rasën kallëzore të shquar mund të përdoren në dy forma: ftuan ose ftoin, kruan

ose kroin, përruan ose përroin, thuan ose thoin etj33.

3.4.2. Lakimi i dytë - Lakimit të dytë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren

e shquar njëjës marrin mbaresën –u, p.sh.: peshku, shelgu, bregu, krahu, dheu etj.

33 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88-89.

Page 24: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

24

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) peshk (ca) peshq peshk-u peshqi-t

Gj. i (një) peshk-u i (ca) peshq-ve peshk-ut i peshq-ve

Dh. (një) peshk-u (ca) peshq-ve peshk-ut peshq-ve

K. (një) peshk (ca) peshq peshk-un peshq-it

Rr. prej (një) peshk-u (ca) peshq-ish

(peshq-ve)

peshk-ut peshq-ve

Edhe emrat e lakimit të dytë në emëroren dhe kallëzoren e numrit njëjës dhe shumës nuk

kanë mbaresa. Në trajtën e pashquar njëjës të rasave: gjinore, dhanore dhe rrjedhore këta emra

marrin mbaresën –u.

Në trajtën e shquar njëjës emrat e lakimit të dytë marrin këto mbaresa: emërore –u, gjinore,

dhanore e rrjedhore –ut, kallëzore –u, ndërsa në shumës: emërore e kallëzore –t(ë), gjinore,

dhanore e rrjedhore –ve34.

3.4.3. Lakimi i tretë - Lakimit të tretë i takojnë gjithë emrat e gjinisë femërore si dhe një pjesë

e emrave të gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë (dajë, axhë, fëmijë), që marrin mbaresën –a ose

–ja, p.sh.: dita, anija, dritarja, Kola, Deda etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) arkë (ca) arka ark-a arka-t

Gj. i (një) ark-e i (ca) arka-ve i arkë-s i arka-ve

Dh. (një) ark-e (ca) arka-ve arkë-s arka-ve

K. (një) arkë (ca) arka arkë-n arka-t

Rr. prej (një) ark-e (ca) arka-sh

(arka-ve)

arkë-s arka-ve

34 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 90.

Page 25: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

25

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) dele (ca) dele dele-ja dele-t

Gj. i (një) dele-je i (ca) dele-ve i e dele-s i dele-ve

Dh. (një) dele-je (ca) dele-ve dele-s dele-ve

K. (një) dele (ca) dele dele-n dele-t

Rr. prej (një) dele-je (ca) dele-sh

(dele-ve)

dele-s dele-ve

Ashtu si emrat e lakimit të parë dhe të dytë, edhe emrat e lakimit të tretë në rasat emërore

dhe kallëzore të pashquar njëjës nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore

marrin mbaresën –e.

Emrat e lakimit të tretë në trajtën e shquar njëjës marrin këto mbaresa: emërore –a ose ja,

gjinore, dhanore e rrjedhore –s (ë) dhe kallëzore –n (ë).

Ashtu si emrat e lakimit të parë dhe të dytë, edhe emrat e lakimit të tretë në rasat emërore

dhe kallëzore të pashquar njëjës nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore

marrin mbaresën –e.

Emrat e lakimit të tretë në trajtën e shquar njëjës marrin këto mbaresa: emërore –a ose ja,

gjinore, dhanore e rrjedhore –s (ë) dhe kallëzore –n (ë).

Emrat femërorë që mbarojnë me zanoren –o të patheksuar (si: pako, radio, pallto, depo etj.)

lakohen kështu: emërore e kallëzore –pako, gjinore dhanore e rrjedhore – pako-je (trajta e pashquar

njëjës); emërore –pako- ja, gjinore, dhanore e rrjedhore – (i) pako-s, kallëzore – pako-n (trajta e

shquar njëjës). Trajta e pashqur shumës: emërore e kallëzore – (ca) pako, gjinore, dhanore – (i)

(ca) pako-ve, rrjedhore pako-sh a pako-ve; trajta e shquar shumës: emërore e kallëzore – pako-t,

gjinore, dhanore – (i) (ca) pako-ve35.

3.4.4. Lakimi i katërt - Lakimit të katërt i përkasin emrat e gjinisë asnjanëse, që në

emëroren e shquar të njëjësit marrin mbaresën –t (ë), p.sh.: të menduarit, të folurit, të dëgjuarit, të

ecurit, të ngrohtët, të kuqtë etj.

35 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 91-92.

Page 26: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

26

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Numri njëjës

E. (një) të ftohtë të ftohtë-t

Gj. i (një) të ftoht-i i të ftoht-it

Dh. (një) të ftoht-i të ftoht-it

K. (një) të ftohtë të ftohtë-t

Rr. prej (një) të ftoht-i të ftoht-it

Emrat asnjanës ose emrat e lakimit të katërt dallohen prej emrave të lakimit të parë vetëm

në emëroren e kallëzoren të trajtës së shquar, meqë në këto dy rasa marrin mbaresën –t (ë), ndërsa

në rasat e tjera në të dy trajtat kanë mbaresa të njëjta me emrat e lakimit të parë.

Emrat asnanjës prejpjesorë, në rasat emërore dhe kallëzore, marrin zanoren –i-, midis temës

dhe mbaresës, që përdoret për ta lehtësuar shqiptimin (të folur-i-t, të menduar-i-t etj.). Kjo shtesë

fonetike do të konsiderohet pjesë përbërëse e mbaresës36.

3.5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë

3.5.1. Trajta e shquar

Kuptimi që fiton emri në trajtën e shquar, quhet kuptim gramatikor i shquarsisë. Por ç’është

shquarsia në përgjithësi? Cila është arsyeja që një emër të përdoret në trajtën e shquar?

Dihet se emrat e përgjithshëm, që përbëjnë shumicën e emrave në një gjuhë, shërbejnë për

të emërtuar edhe një send të veçantë, që zotëron një sasi tiparesh individuale, të cilat e dallojnë atë

nga sendet e tjera të së njëjtës klasë, edhe gjithë klasën e sendeve, sipas tipareve të tyre të

përbashkëta e më të përgjithshme.

Kur emri i përgjithshëm tregon një send të veçantë , unik, të dalluar nga sendet e tjera të

po asaj klase, ai ka një kuptim të individualizuar. Individualizimi i emrit të përgjithshëm bëhet ose

duke e shoqëruar atë në trajtën e tij të pashquar, që është edhe forma bazë e emrit, me një përemër

36 Po aty, f, 93.

Page 27: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

27

dëftorë: ky djalë, ajo shkollë, ose duke e vënë në trajtën e shquar. Në përgithësi, emri përdoret në

trajtën e shquar, me kuptim të individualizuar, kur, në një situatë të caktuar sendi apo sendet për

të cilat bëhet fjalë, mendohen si të vetme, të dalluara nga sende të tjera të po asaj klase. P.sh., kur

vjen ndokush në ndonjë shkollë për t’u takuar me drejtorin e saj, pyet: A ka ardhur drejtori? Këtu

emri drejtori është vënë në trajtë të shquar, sepse nga situata kuptohet se bëhet fjalë për një drejtor

të vetëm, të caktuar, për drejtorin e asaj shkolle37.

3.5.2. Përdorimet kryesore të trajtës së shquar

Përgjithësisht emri del në trajtën e shquar në këto raste:

1. Kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë. Ky tip shquarsie quhet anaforik.

Një emër duke u ripërmendur në të njëjtin kontekst, mendohet si i caktuar, sepse tashmë ai njihet

jo vetëm nga folësi, por edhe nga dëgjuesi, prandaj edhe vihet në trjatën e shquar. P.sh.: - Ç’ke që

shtyn, more djalë, më shkele! – bërtiti një grua dhe e vështroi me inat një djalosh, i cili u skuq

dhe aty për aty i kërkoi ndjesë. Gruas i erdhi keq, kur pa fytyrën e turpëruar të djaloshit.

2. Kur ka njëfarë lidhjeje objektive, marrëdhënie, me një emër tjetër të një konteksti të

mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi. Në këtë rast shkak i shquarsisë nuk është

përsëritja, por lidhja logjike e dukurive, sendeve midis tyre, karakteri i lidhjeve të ndërsjella që

ekzistojnë midis sendeve. P.sh.: E në mes të bisedës iu bë sikur dëgjoi një të trokitur në portë. Pasi

heshtën, ai ndenji të mbajë vesh. E trokitura u përsërit, po kësaj radhe i panjohuri po i binte derës

me grusht. Në këtë kontekst fjala i panjohuri, që del për herë të parë, vihet në trajtë të shquar,

sepse këtu kemi një lidhje midis një veprimi (trokitjes) dhe personit që e kryen atë, d.m.th. këtu

nuk flitet për çdo të panjohur, por pikërisht për atë që trokiste në portë.

3. Kur nga situata konkrete në të cilën zhvillohet ligjërimi, merret vesh se për çka flitet.

Sendi për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë, ata mund ta shohin dhe ta

prekin, prandaj edhe flasin për të si një send të caktuar; p.sh.: Shikoni xhenierët, - tha Ajseli. –

Përsëri po rregullojnë një urë. Në këtë rast emrin xhenierët e përdor në të shquar, sepse ai tregon

persona që janë të pranishëm dhe shihen nga bashkëbiseduesit.

37 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 120-121.

Page 28: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

28

4. Kur nga informacioni që kanë bashkëbiseduesit, merret vesh se bëhet fjalë për një send

a person për të cilin ata kanë biseduar më parë, në një situatë tjetër: Mos flitni me zë të lartë se

do të më zgjoni djalin - tha nëna.

5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre. Emra të tillë janë: dielli, hëna, marsi,

toka etj., si emërtime trupash qiellorë: Atë do ta kishte aty mbi krye për sa kohë të shndriste dielli

e hëna. Në trajtën e shquar vihen edhe emrat e stinëve, të muajve të vitit dhe të disa erërave: veri,

jugë, goren etj, p.sh.: Vera kalohej si jo më mirë. Dielli i marsit filloi te digjte. Ulërima e gorenit

zbriste nga pllajat.

Shënim. Emrat e stinëve ose të muajve, kur vështrohen në përsëritjen e tyre periodike,

vihen edhe në trajtën e pashquar: Kaloi një verë të gëzuar. Një mars kaq i ftoftë e me shira si ky i

sivjetshmi s’mbahet mend etj38.

6. Kur pas emrit vjen një përemër pronor, si p.sh.: Zëri im ishte aq i ulët, aq i dobët, sa u

tret menjëherë.

7. Kur emri përcakohet nga një emër tjetër në rasën gjinore, si p.sh.: Buzët e Burbuqes

sajuan një shenjë hidhërimi e mospajtimi.

8. Kur emri përcaktohet nga përemrat e pacaktuar gjithë dhe tërë, p.sh.: Gjithë nxënësit

kishin dalë në oborr të shkollës. Shërbëtorja e tij rrinte në dritare tëtë ditën dhe shikonte kalimtarët.

9. Emrat që tregojnë farefisni të prirë nga nyja, si: i ati, i biri, e bija, e ëma etj. P.sh.: Tash

e ëma e pati të qartë se i biri dëshiron t’i tregojë ndonjë sekret39.

3.5.3. Trajta e pashquar

Në trajtën e pashquar emri përdoret kryesisht me kuptimin e tij më të përgjithshëm,

abstrakt, si përfaqësues i një klase të tërë sendesh që formojnë një tip të vetëm në bazë të tipareve

të tyre të përbashkëta. Atëherë emri paraqitet thjesht si një emërtim abstrakt. Në fjalinë: Unë nuk

kam vëlla, emri vëlla emërton një klasë të tërë frymorësh si një tip abstrakt. Në fjalinë: Bisedova

38 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 121-123. 39 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 85

Page 29: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

29

me vëllanë i njëjti emër, i përdorur tashmë në trajtën e shquar, emërton një frymor të caktuar, të

dalluar nga të tjerët40.

3.5.4. Përdorimet kryesore të trajtës së pashquar

1. Kur është në funksionin e pjesës së kallëzuesit emëror, si p.sh.: Ky ishte një qytet i

çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur... Ky është mysafir. Mysafiri është mik i

shtëpisë.

2. Kur emri përcaktohet nga ndonjë numëror themelor (i mirëfilltë); p.sh.: Dy muaj me

radhë jam matur të t’i them të gjitha. Tri ditë më parë ai e kishte mësuar për herë të parë këtë fjalë

dhe e pëlqente.

3. Kur emri përcaktohet nga përemri dëftor, si p.sh.: Atë ditë ne po luanim.. Ishim të

djersitur dhe na dukej sikur do të pëlcisnim nga kjo hare e madhe.

4. Kur emri përcaktohet nga përemrat pyetës cili, sa, ç’, çfarë, si p.sh.: Cili student mungon

sot? Sa ditë pushove? Ç’punë bëre? Çfarë ngjyre është kjo41?

40 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 127 41 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 86.

Page 30: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

30

KAPITULLI IV

4. Formimi i emrave

4.1. Mënyrat fjalëformuese. Emrat në gjuhën e sotme shqipe janë një nga pjesët e

ligjeratës që shtohen dhe pasurohen vazhdimisht me fjalë të reja.

Mënyra kryesore të fjalëformimit në klasën e emrave janë prejardhja dhe kompozimi.

Prejardhja mund të jetë: 1) prapashtesore; 2) parashtesore, 3) parashteso-prapashtesore, 4) pa

ndajshtesë. Prejardhja dhe kompozimi përbëjnë edhe mënyrat e mirëfillta morfologjike të

fjalëformimit. Me to krijohen njësi të reja leksikore nëpërmjët bashkimit të rrënjëve ose temave

të fjalëve me ndajshtesa të caktuara (parashtesa ose prapashtesa), ose duke bashkuar dy tema (në

kompozita).

Por klasa e emrave është pasuruar dhe pasurohet edhe me mënyra të tjera fjalëformimi si

me konversion, d.m.th me anë të emërzimit të pjesëve të tjera të ligjeratës, kryesisht të mbiemrave

dhe pjesoreve, dhe me rrugën thjesht semantike, duke larguar mjaft kuptimet e fjalëve ekzistuese,

çka çon në fund në lindjen e njësive të reja leksikore, në formimin e fjalëve homonime.

Ndër mënyrat e formmit të mbiemrave, për nga prodhimtaria dhe shtrirja, vendin kryesor

e zë prapashtesimi. Në vendin e dytë vijnë kompozimi dhe emërzimi. Mënyrat parashtesore,

prapashteso-parashtesore dhe ajo pa ndajshtesa janë pak prodhimtare. Të paktë janë emrat e

formuar me përngjitje.

Emrat në gjuhën shqipe formohen kryesisht prej foljeve, mbiemrave dhe emrave.

4.1.1. Formimi prapashtesor. Në analizën e formimeve me prapashtesë janë për t’u vështruar

këto çështje:

1. Tema fjalëformuese, nga e cila formohet drejtpërdrejt fjala e re, d.m.th. do të sqarohet nga

ç’pjesë e ligjeratës formohet ky ose ai emër me anë të një prapashtese të caktuar;

2. Prodhimtaria e prapashtesës;

3. Kuptimet e saj;

4. Lidhja midis prapashtesës dhe gjinisë së emrit.

Kështu, p.sh. emrat e prejardhur përgjithësim dhe përshendetje janë formuar nga foljet

përgjithësoj dhe përshendet, i pari me prapashtesën –im (si emër mashkullor) dhe i dyti me

prapashtesën –je (si emër femëror) dhe tregojnë të dy veprime abstrakte. Si njëri, ashtu edhe tjetri

tip janë prodhimtarë.

Page 31: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

31

Kur analizojmë formimet me prapashtesa, duhet të kemi parasysh lidhjen kuptimore midis

temës fjalëformuese dhe emrit të prejardhur te formuar prej saj. Ka edhe emra, te të cilët lidhja

kuptimore tashmë është këputur dhe nuk ndihet më në vetëdijen e folëseve, ata nuk mund të

vështrohen më si fjalë të prejardhura. Të tilla janë, p.sh., emri frymë, që nuk ndihet më si një fjalë

e prejardhur nga folja fryj, po ashtu emri qëllim dhe bimë nga folja bij (mbij).

Në shumicën e fjalëve të formuara me prapashtesa, si rregull, theksi kalon mbi prapashtesën:

fshat-fshatar, (i) bukur- bukuri, lakër-lakror etj.

Vetëm në formimet me disa prapashtesa theksi nuk lëviz: vendës nga vend, nxënës nga nxënë,

nisje nga nis etj.

Prapashtesat emërore dallohen për pasuri dhe shumëllojshmëri kuptimesh. Sipas kuptimit që

kanë, emrat e formuar me prapashtesa i ndajmë në këto grupe kryesore:

1. Emra vetash sipas mjeshtrisë që ushtrojnë, ose vendi ku banojnë;

2. Emra sendesh;

3. Emra vendesh;

4. Emra që shënojnë veprime e nocione abstrakte;

5. Emra të prejardhur me prapashtesa që i japin fjalës një ngjyrë emocionale, zvogëlim,

përkdhelje, përbuzje etj.

Në emrat e vetave të gjinisë femërore shtohet edhe prapashtesa femërorizuese: gjykatës -

gjykatëse, nxënës – nxënëse, malësor – malësore, arkëtar – arkëtare.

1. Emrat e përgjithshëm të vetave formohen me anën e këtyre prapashtesave:

a) Me prapashtesën –(ë)s formohen emra njerëzish të karakterizuar sipas veprimit që kryejnë,

ose profesionit a punës që bëjnë. U shtohet kryesisht foljeve në temën e pjesores, p.sh.:

mbledhës, nxënës, qitës, shitës, shkelës, vjelës. Tek emrat e tipit dëgjues, hetues, krijues

mësues, ndërtues, shkrues, etj., prapashtesa –s në krye të herës i është shtuar trajtës së

pjesësores më –ue: ndërtue, mësue etj të dialektit verior. Duke hyrë në gjuhën letrare,

formimet e këtij tipi kanë sherbyer edhe si model për të krijuar fjalë të reja, kështu që u

krijua një prapashtesë e zgjeruar –ues me të cilën formohen emra vepruesish nga foljet më

–oj: kërkues, lëmues, pësues, shpues etj. Në ndonjë rast emri formohet edhe nga tema e

kohës së tashme: vrasës nga folja vras.

Page 32: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

32

b) Me prapashtesat –ar, -tar (-atar), -or, -tor (-ator), -ak, -as, -an (-jan), -it, -iot formohen

emra të përgjithshëm njerëzish të karakterizuara sipas veprimit që kryejnë, sipas një tipari

të tyre, sipas mjeshtërisë që ushtrojnë, po ashtu sipas vendit ku banojnë, ose ku kanë lindur.

Me prapashtesën –ar, -tar (-atar), -or, -tor (-ator), -ak, -as, -an (-jan), -it, -iot formohen

emra të përgjithshëm njerëzish të karakterizuar sipas veprimit që kryejnë, sipas një tipari

të tyre, sipas mjeshtërisë që ushtrojnë, po ashtu edhe sipas vendit ku banojnë, ose ku kanë

lindur42.

Me prapashtesën –ar formohen kryesisht emra profesioni prej temash emrore: argjendar,

gazetar, këpucar, kopshtar, librar, lopar etj.; emra të vepruesit nga foljet: kundërshtar

(kundershtoj) dhe mjaft emra banorësh të një vendi: fushar, fshatar, qytetar, gjakovar,

kolonjar, korçar, kosovar etj.

Me prapashtesën –tar formohen prej temash emërore emra që tregojnë njerëz të

karakterizuar sipas veprimit që kryejnë: dëshmitar, lajmëtar, luftëtar, shkaktar, udhëtar etj.;

dhe sipas mjeshtërisë, specialitetit: arsimtar, farkëtar, këngëtar, lundërtar, gjuhëtar,

shkrimtar.

Prapashtesa –or, që është mjaft prodhimtare në formimin e mbiemrave, tek emrat

ka një përdorim të kufizuar. Me të formohen kryesisht emra banorësh: malësor (malësi),

mirëditor, zadrimor, dhe pak emra të tjerë: dasmor, drejtor, këmbësor.

Me prapashtesën –tor dhe varianitn e zgjeruar të saj –ator janë formuar vetëm pak

fjalë, si: fajtor, minator, murator, punëtor, vjershëtor etj.

Me prapashtesën –ak (-arak) janë formuar disa emra banorësh: austriak, belshak,

durrsak, fierak, ulqinak, dhe pak emra të tjerë njerëzish sipas një karakteristike që përmban

tema fjalëformuese, e cila mund të jetë folje: dështak (dështoj), emër: pazarak (pazar),

mbiemër: zezak (i zi).43

2. Për formimni e emrave të sendeve, në gjuhën e sotme shqipe përdoren prapashtesa të

shumta e të ndryshme, disa nga të cilat shërbejnë për të formuar edhe emra vetash: -

(ë)s, -or(e), -ar. Me një kuptim konkret, për të formuar emra sendesh, janë përdorur

42 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 134 43 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, 134

Page 33: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

33

edhe prapashtesat e emrave abstraktë: -esë dhe –je. Prapashtesat e tjera janë: -ishte, -

(ë)sir(a), -urin(a), -ac, açe, -e.

3. Për formimin e disa emrave të përgjithshëm të vendeve përdoren prapashtesat –ishte

(ishtë), -ore, -tore, -inë, -ajë. P.sh. fidanishte, lulishte, misërishte, pemishte,

plehërishte, ranishte, thekërishte; elbore, misërore, gurore, kripore, mëngjesore,

gjelltore; kthinë, luginë, rrafshinë, zallinë, greminë etj. Prapashtesa –inë ëshë

dialektore, që ka fituar një farë përhapje edhe në gjuhën letrare. Me kuptimin e saj

përdoren më rrallë për të formuar emra vendesh prapashtesat –(ë)tirë e –(ë)sirë:

shkretëtirë (i shkretë), zbrazëtirë (zbras, zbrasur), hapësirë ( hapur).44

4. Numri i emrave abstraktë të formuar me anë prapashtesash është shtuar mjaft.

a) Me anën e prapashtesave -i, -(ë)si, (ë)ri formohen kryesisht prej mbiemrash dhe

emrash dhe më pak prej foljesh, ndajfoljesh e përemrash, emra femëror që tregojnë

një veçori ose cilësi abstrakte.

Prapashtesa –i u shtohet temave të mbiemrave që mbarojnë më bashkëtingëlloren –r

(shumica janë mbiemra: bukuri (i bukur), dituri (i ditur), lumturi (i lumtur), njohuri (i njohur),

pasuri (i pasur), varfëri (i varfër), verbëri (i verbër). Formimet prej mbiemrave dhe foljeve me një

strukturë tjetër janë më të pakta: lagështi (i lagësht), ligështi (i ligësht), liri (i lirë), plogështi (i

plogësht).

Prapashtesa –ë(si) u shtohet kryesisht temave të atyre mbiemrave që mbarojnë me zanoren

– ë të patheksuar, me grupet e tingujve –ër, -ël, si edhe të disa mbiemrave dhe emrave që mbarojnë

me bashkëtingëllore të tjera, të ndryshme nga bashkëtingëllorja –r, e theksohen në përgjithësi në

rrokjen e fundit: ëmbëlsi (i ëmbël), fatbardhësi (fatbardhë), fatkeqësi (fatkeq), gjakftohtësi

(gjakftohët), ligësi (i lig), madhësi (i madh), mbarësi (i mbarë) etj.

Në formimin e emrave abstarktë prej temave të mbiemrave dhe të emrave prapashtesa (ë)ri

ka një përdori më të kufizuar, sepse është mënjanuar nga prapashtesa tjera sinonimike me të, -(ë)si.

E gjejmë vetëm në pak fjalë, si: besnikëri (besnik), djalëri (djalë), fisnikëri (fisnik), gjallëri (i

gjallë), nusëri (nuse) etj.

44 Po aty, 138

Page 34: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

34

b) Emrat abstraktë që emërtojnë veprime ose gjendje, formohen prej temave foljore

me anë të prapashtesave –im, -je, -esë, -atë, -imë, -më. Prapashtesat –im dhe –je

janë prodhimtare, sidomos në gjuhën letrare.

Prapashtesa –im bashkohet me temën e kohës së tashme të foljeve me –oj dhe –ej. Me anën

e kësaj prapashtese formohen emra veprimi të gjinisë mashkullore: besim (besoj), dorëzim

(dorëzoj), drejtim (drejtoj), fillim (filloj), gjykim (gjykoj), këmbim (këmbej), kërcim (kërcej),

pëlqim (pëlqej) etj.

Me anën e prapashtesës –je formohen emra veprimi të gjinisë femërore. P.sh. veshje

(veshur), lindje (lindur), marrje (marrë), njohje (njohur), përkrahje (përkrahur), zierje (ziej), lyerje

(lyej), thyerje (thyer), fshirje (fshirë) etj45.

Prapashtesa –esë sikurse prapashtesa –im, u shtohet kryesisht temave të foljeve më –oj:

jetesë (jetoj), harresë (harroj), martesë (martoj), mungesë (mungoj), përtesë (përtoj).

Prapashtesa –atë del vetëm në pak fjalë, disa nga të cilat kanë marrë edhe kuptimin e

rezultatit të veprimit: dërgatë (dërgoj), dhuratë (dhuroj), kafshatë (kafshoj), lëngatë (lëngoj),

lëvdatë (lëvdoj), ligjëratë (ligjëroj), shtrëngatë (shtrëngoj), uratë (uroj), zemëratë (zemëroj).

E me prapashtesën –më (-imë) janë formuar emra veprimi prej foljesh. Prapashtesa –më u

shtohet kryesisht temave të përbashëta të së kryerës së thjeshtë dhe të pjesores të disa foljeve:

britmë (bërtas, brita), krismë (kërcas, krisa), klithmë (këlthas, klitha); në disa raste i shtohet edhe

temës së kohës së tashme: dridhmë (dridhem) ose temës së përgjithshme të foljes: ndihmë (ndih).

c) Për formimin e emrave abstraktë në gjuhën shqipe përdoren edhe disa prapashtesa

të huaja, si: -llëk, -izëm, -azh, -urë.

Me prapashtesën turke –llëk janë formuar prej fjalësh turke, në ndonjë rast edhe

prej fjalësh të tjera, emra që tregojnë një cilësi ose veçori abstrakte, zakonisht me

një ngjyrim stilistikor keqësues: avokatllëk (avokat), batakçillëk (batakçi),

budallallëk (budalla), fodullëk (fodull), fukarallëk (fukara)46.

5. Disa prapashtesa u japin emrave ngjyrime të ndryshme ndjenjësore dhe shprehëse.

Shumë emra, duke marrë një prapashtesë, pa e ndryshuar kuptimin e tyre leksikor,

fitojnë një ngjyrim ndjenjësor përkëdhelie, përkëdhelie e zvogëlimi njëkohësisht, ose

45 Po aty, f. 142 46 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f.143

Page 35: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

35

vetëm zvogëlimi. Po ashtu, prej emrash ose prej pjesësh të tjera të ligjeratës formohen

emra me një kuptim përbuzës a keqësues (pejorativ).

Prapashtesat më të përdorshme me kuptim përkëdhelie e zvogëlimi janë: –th e –z(ë).

Prapashtesa –th u shtohet emrave mashkullorë, ndërsa –zë-ja emrave femëror: birth, djalëth,

ishullth, kryeth, qytetth, vëllimth, zëth, zogth; arkëz, copëz, folezë, foshnjëz, lajthizë, lulez, portëz,

shtëpizë, zogëz etj.

Prapashtesat që shërbejnë për të formuar emra me një kuptim keqësues, janë: -ac, -acak, -

aq, -alaq, -aluq, -alec, -arash, -avec e disa të tjera më të rralla. P.sh. dorac (dorë), tullac (tullë),

përtac (përtoj); burracak (burrë), frikacak (frikë), morracak (morr), rrenacak (rrenë), ose prej

foljesh: ngordhacak (ngordh), rrjepacak (rrjep), vjedhacak (vjedh); ngordhalaq, shkurtalaq;

shtrembaluq, trashaluq; barkalec; qalaman, frikaman, qaraman; mëngjarash, burravec, grindavec,

qullavec, qurravec47.

4.1.2. Formimi parashtesor

Prejardhja parashtesore në formimin e emrave është pak prodhimtare. Dallohen mbi njëzet

parashtesa, por vetëm disa prej tyre janë bërë prodhimtare.

Më prodhimtare është parashtesa mos-, e cila u paravihet kryesisht emrave prejfoljore të

veprimit dhe u jep një kuptim të kundërt: mosbesim, mosbindje, mosmarrëveshje, mospajtim,

mospëlqim, mospërfillje, mosplotësim, mosveprim etj.

Sinonomike me parashtesën mos-, po me një përdorim më të kufizuar, është parashtesa pa,

e cila u shtohet sidomos emrave abstraktë të cilësisë: pabarazi, paburrëri, padije, pakënaqësi,

pasiguri.

Pas këtyre parashtesave, nga pikëpamja e prodhimtarisë, vijnë parashtesat ndajfoljore, të

cilat i ruajnë kuptimet e tyre të hapësirës dhe të kohës, edhe kur kalojnë në parafjalë e prej këtej

në parashtesa. Të tilla janë: para-: paraardhës, parandjenjë, pararëndës, pararojë, parathënie; prapa:

prapambetje, prapaskenë, prapashtesë, praparojë; kundër-: kundërmasë, kundërmësymje,

kundërpeshë, kundërrevolucion, kundërthënie, kundërorvajtje, kundërvlerë; sipër-: sipërfaqe,

sipërmarrës; pranë-: pranëverë, pranëvënie; pas-: pasardhës, pasdrekë, pasrregull (sëmundje).

47 Po aty, f. 145

Page 36: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

36

Parashtesat me prejardhje parafjalore kanë një përdorim të kufizuar dhe hasen më të

shumtën në fjalë që janë krijime të gjuhës letrare, p.sh. nën-: nëntokë, nënkryetar, nëndrejtor,

nënoficer; mbi-: mbishkrim, mbiemër, mbivlerë, mbishtresë; për-: përvojë, përmasë; ndaj-:

ndajshtim, ndajfolje; prej- prejardhje.

Parashtesa e mirëfilltë stër- u shtohet disa emrave të farefisit: stërgjysh, stërnip, stërmbesë,

por në disa raste, edhe emrave të tjerë: stërdhëmb, stërkungull, stërqokë48.

4.1.3. Formimi parashteso-prapashtesor

Mënyra parashteso-prapashtesore e formimit të emrave, megjithëse ka burim popullor nuk

është prodhimtare. Më e përhapur është parashtesa për-, që bashkohet me prapashtesa të ndryshme:

përqindje (qind), përjetësi (jetë), përdhesë (dhe), përkrenare (krena), përkresë (nga krye, kresë),

përbaltës (batë), përbindësh (bind), përderës (derë), ndërgjyqës (gjyq).

Formimi pa ndajshtesa - Një mënyrë të veçantë prejardhjeje përbën tipi pandajshtesa.

Shumica janë emra të gjenisë femërore, të ardhur prej temës së kohës së tashme ose të pjesores së

foljeve, dhe të formësuar disa herë edhe fonetikisht me anë të shtimit të zanorës ë pas

bashkëtingëllores fundore, në analogji me emrat e tjerë femëror: pjellë (pjell), kullotë (kullot),

dredhë (dredh), pritë (pritur), rrjedhë (rrjedh), presë (pres), plasë (plasur), mburojë (mburoj),

shtrojë (shtroj), lojë (luaj) etj.

4.1.4. Formimi me konversion

Nëpërmjet emërzimit formohen emrat nga mbiemrat. Duke kaluar në klasën e emrave,

mbiemrat nuk emërtojnë më cilësi të sendeve, por veta ose sende. Po ashtu edhe pjesoret, kur

emërzohen, nuk emërtojnë më një veprim si tipar të një sendi, por një veprim abstraktë, të marrë

si send.

Në radhën e mbiemrave të emërzuar dallohen këto grupe:

1. Emra vetash, që mund të jenë:

48 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f.145

Page 37: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

37

a) Veta të emërtuar sipas një tipari të tyre: besnik, gënjeshtar, i gjallë, mëngjërash, i

ri, shurdh, i varfër, e ve, vocrrak etj.;

b) Veta të emërtuar sipas lidhjes që kanë me një send ose dukuri (te ardhur nga

mbiemra marrëdhëniorë): jugor, shtatanik, shtëpiak, ushtarak, vjeshtak etj.:

c) Veta të emërtuar sipas një veprimi që e kryejnë a e pasojnë ose sipas një gjendjeje

(prej mbiemrash prejpjesorë): i ardhur, i dashur, i ditur, i njohur, i pasur, i sëmurë,

i shtypur, i vdekur etj.

2. Emra nocionesh abstrakte të gjinisë asnjanëse: të errëtit, të ftohtët, të kuqtë e madh

(sëmundje), të ngrohtët, të thatët, të verdhët, të zitë (e ullirit).

3. Emra femëror pluralia tantum: të ardhurat, të hollat, të lashtat, të palarat, të vjelat

etj.

4.1.5. Formimim me nyjëzim

Nëpërmjet nyjëzimit të pjesores janë formuar emra asnjanës që emërtojnë veprime

abstrakte. Këta emra kanë trajtën e mbiemrit asnjanës të emërzuar. Mjafton të përmendim vetëm

disa emra: të menduarit, të ecurit, të folurit, të hapurit, të qarët, të vërtiturit49.

4.1.6. Emrat e përbërë (kompozitat)

Kompozimi është, pas prapashtesimit, mënyra më prodhimtare për formimin e emrave të

rinj. Brenda kompozimit duhet të dallojmë përbërjen e mirëfilltë të fjalëve dhe tipin e përzier

kompozim + ndajshtesim.

Sipas llojit të marrëdhënieve sintaksore midis gjymtyrëve dallojmë kompozitat me

marrëdhënie bashkërenditëse (këpujore) dhe ato me marrëdhënie nënrenditëse (përcaktore).

Kompozitat këpujore gjuha shqipe i ka pasur të pakta. Popullore janë fjalë, si: deledash,

gushtovjeshtë, hyrje-dalje, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje. Më të shumtat i takojnë gjuhës së

49 Po aty, 147

Page 38: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

38

shkruar, si: marrëdhënie, veshmbathje, shitblerje, juglindje, veriperëndim, (miniera) e hekur-

nikelit, ngarkim-shkarkim, bar-lulishte etj50.

Shumicën e emrave kompozita e përbëjnë ata me marrëdhënie nënrënditëse, kompozitat

përcaktore. Në radhën e kompozitave përcaktore dallojmë këta tipa:

1. Fjalë të përbëra nga temat e dy emrave. Këto i ndajmë në disa nëntipa:

a) emër + emër prejfoljor i veprusit, p.sh. bukëpjekës, flakëhedhëse, gurskalitës,

gjellëbërës, këpucbërës, orëndreqës, pijeshitës etj.

b) Emër + emër prejfoljor veprimi, gjymtyra e parë përcakton të dytën, p.sh. besëlidhje

(lidhje e besës), gjakderdhje (derdhje e gjakut), mikpritje (pritje e mikut),

mirëdashje (dashje e së mirës) etj.

c) Emër + emër çfardo (i parëm ose i prejardhur). Marrëdhënia midis gjymtyreve është

përcaktore: bregdet (breg deti), ditëlindje (ditë lindjeje), mesditë (mes ditë),

pikëpamje, rrugëdalje, vargmal etj.

Shumicën e fjalëve të këtij grupi e përbëjnë kompozitat me gjymtyrë të parë emrin krye, i

cili zakonisht përdoret me një kuptim të përgjithësuar, sikur të ishte një ndajshtesë, pra pak a shumë

në rolin e siparashtesës: kryeqytet, kryeartikull, kryefamiljar, kryekomandant, kryemjeshtër,

kryesekretar, kryetrim etj.

2. Fjalë të përbëra nga një ndajfolje dhe një emër. Ndajfolja shërben si gjymtyrë

përcaktuese në funksionin e një rrethanori: bashkëbisedim, bashkëluftëtar,

bashkënxënës, bashkëpuntorë, bashkëudhëtar, drejtpeshim, drejtqëndrim,

drejtshkrim; keqkuptim, keqbërës; mirëbesim, mirëbërës, mirëkuptim; mbarëvajtje

etj.

3. Fjalë të përbëra nga një përemër ose numëror dhe një emër, në të shumtën e rasteve

me prejardhje foljore. Gjymtyra e parë përcakton të dytën. Sipas këij tipi janë

formuar: vetëvendosje, vetëbesim, vetëdrejtim, vetëmbrojtje, vetshërbim,

vetvrasje, dyluftim etj.

4. Kompozitat të formuara me një emër dhe një mbiemër. Gjymtyra përcaktuese është

e dyta. Janë formuar në këtë mënyrë disa emra vendesh, si: Buzëmadh, Gruemirë,

Gurakeq, Gurazi, Kryezi, Qafëzez, gushëkuq, lulekuqe etj.

50 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 148

Page 39: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

39

5. Kompozita të formuara nga një folje dhe një emër. Sipas këtij tipi janë formuar

emrat dashamir, dredhalesh, vëmendje, thithlopë dhe disa fjlaë të tjera me një

përhapje të ngushtë dialektore: bjerrafat, djegagur, thirravajë etj51.

4.1.7. Emrat e përbërë të shkurtuar

Një lloj i veçantë kopozimi në formimin e emrave janë bashkimet e shkurtimeve të fjalëve,

të cilat quhen ndryshe edhe shkurtesa.

Shumica e fjalëve të shkurtuara formohen duke bashkuar shkronjat ose tingujt nistorë të

fjalëve. Emra të shkurtuar të tipit shkronjor janë: ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare), KSBE

(Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian). KE (Komiteti Evropian), OKB

(Organizata e Kombeve të Bashkuara) etj52.

4.1.8. Emrat e përngjitur

Emrat e formuar me përngjitje nuk janë të shumtë. Emra të tillë janë, p.sh.: farefis,

gjëegjëzë, mirëseardhje, thashetheme, ecejake-t e ndonjë tjetër.53

51 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 150 52 Po aty, f. 151 53 Po aty, f. 152

Page 40: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

40

KAPITULLI V

5.1 Pjesa praktike

„ Lamtumirë , guaska ime“ – Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në qytetin e Durrësit.

Pas studimeve universitare për Gjuhë-Letërsi, punoi mësues letërsie, gazetar dhe përkthyes.

Aktualisht jeton në Tiranë, duke ia kushtuar pjesën më të madhe të kohës letërsisë.

Viktor Canosinaj është dy herë fitues i qmimit të Ministrisë së Kulturës për librin për fëmijë

e të rinj, fitues i Panairit të Librit, Tiranë 2006, fitues i çmimit të Panairit të Librit, Fier 2013 me

romanin „Lulemaji”. Me romanin „Meriyll“ është shpallur autori më i lexuar nga Biblioteka

Kombëtare e Prishtinës, për vitin 2010. Ai ka marrë pjesë në Festivalin e Librit, Berlin 2008.

Në romanin “Lamtumirë, guaska ime” flitet për një familje, e cila kalon një periudhë të

vështirë. Personazhet kryesore të këtij romani janë Toni dhe Klea. Një ditë Toni dhe Klea, motër

dhe vëlla njihen me një krijesë të çuditshme, që jetonte jo shumë larg shtëpisë së tyre. Miqësia me

të e ndryshon rrënjësisht fatin e familjes së tyre.

Një libër, ku tregohet se fëmijët janë zot të fatit të tyre dhe prindërit duhet t’i marrin tepër

seriozisht kur trajtohen probleme familjare.

Në analizën që i kemi bërë romanit jemi ndalur më shumë te emri si pjesë e ligjëratës dhe

te fjalëformimi i tij. Emrat për analizë trajtëformuese janë marrë në faqet e para të romanit, kurse

për analizë fjalëformuese janë marrë në mënyrë të rastësishme.

Page 41: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

41

Page 42: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

42

5.2. Analiza gramatikore

Ditësh - emër i përgjithshëm; lakimi i III-të; gjinia femërore; rasa rrjedhore; trajta

e pashquar; numri shumës;

Shi - emër i përgjithshëm; lakimi i II-të; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Erë - emër i përgjithshëm; lakimi i III; gjinia femërore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; njëjës;

E dielë - emërtim i ditës së javës; lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta

e pashquar; numri njëjës;

Kohë - emër i përgjithshëm; lakimi i III; gjinia femërore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Diell - emër i përgjithshëm; lakimi i II; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Rrezet - emër i përgjithshëm; lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri shumës;

Dritare - emër i përgjithshëm; lakimi i III; gjinia femërore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Enkelejda – emër i përveçëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Elton - emër i përveçëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa emërore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Të djeshmen – emër abstrakt, lakimi i IV; gjinia asnjanëse; rasa kallëzore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Gjumi - emër i përveçëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Natën - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa kallëzore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Të trokiturave - emër abstrakt, lakimi i IV; gjinia asnjanëse; rasa dhanore; trajta e

shquar; numri shumës;

Page 43: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

43

Të nënës - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa gjinore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Gjyshërit - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa emërore; trajta

e shquar; numri shumës;

Byrekun - emër i përgjithshëm, lakimi i II; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta

e shquar; numri njëjës;

E drekës - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa gjinore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Frigorifer - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta

e pashquar; numri njëjës;

Kos - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Siklet - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Bisht - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Të syrit - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa gjinore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Nëna - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Një pamje - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta

e pashquar; numri njëjës;

Sy - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa emërore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Punë - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Tregtie - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa rrjedhore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Parash - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa rrjedhore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Page 44: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

44

Tigëllima - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri njëjës;

E zërit - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa gjinore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Sekretare - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Ditë - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Babai - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Një javë - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Shtëpi - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Tregtia - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri njëjës;

Mesjetë – emërtim i një periudhe kohore, lakimi i III; gjinia femërore; rasa

kallëzore; trajta e pashquar; numri njëjës;

Anije - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri njëjës;

Karvane - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta

e pashquar; numri shumës;

Kuajsh - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa rrjedhore; trajta e

pashquar; numri shumës;

Tregtarët - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa emërore; trajta

e shquar; numri shumës;

Muaj - emër i përgjithshëm, lakimi i I; gjinia mashkullore; rasa kallëzore; trajta e

pashquar; numri shumës;

Paratë - emër i përgjithshëm, lakimi i III; gjinia femërore; rasa emërore; trajta e

shquar; numri shumës;

Page 45: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

45

5.3. Analizë fjalëformuese

Tregtarët – tema “treg”+ prapashtesa fjalëformuese –tar + “ë” prapashtesë shumësi

+ ndajshtesa rasore –t.

Punëtor – mënyra fjalëformuese me prapashtesim, tema “punë” + “-tor”

prapashtesa.

Çokokrem – mënyra fjalëformuese me kompozim çoko + krem;

Kryemurgeshë - mënyra fjalëformuese me kompozim emër + emër, krye +

murgeshë;

Turivarur - mënyra fjalëformuese me kompozim, turi + varur;

Të thirrurat – mënyra fjalëformuese me nyjëzim;

Së ngrëni - mënyra fjalëformuese me nyjëzim;

Lidhëset – nga folja “lidh” + prapashtesa fjalëformuese –(ë)se + prapashtesa rasore

–t;

Shqiptimi – nga folja “shqiptoj” + prapashtesa fjalëformuese –im + mbaresa e

shquarsisë –i, mënyra fjalëformuese me prapashtesim;

Sipërfaqe - mënyra fjalëformuese me kompozim; parashtesa ndajfoljore sipër +

emri faqe;

Vezullime – nga folja “vezulloj” + prapashtesa –im + prapashtesa femërorizuese-

e;

Lëvizje – nga folja „lëviz“ + prapashtesa fjalëformuese – je;

Thellësi – nga mbiemri „i thellë“ + prapashtesa –(ë)si;

Peshkatarësh – nga emri peshk + prapashtesa fjalëformuese –atar, “ë”- prapashtesë

trajtëformuese e numrit shumës; -sh ndajshtesa e rasës rrjedhore;

E shëtitores – nga folja “shëtit” + prapashtesa fjalëformuese –ore = shëtitore; -s –

ndajshtesë e rasës gjinore;

Top-luftash – fjalëformim me kompozim emër + emër në rrjedhore;

Një e qeshur – fjalëformim me konversion nga mbiemri “e qeshur”;

Tufëz – mënyra e fjalëformimit e prapashtesim; emri „tufë“ + prapashtesa me

kuptim zvogëlimi – ëz;

Kokulur - mënyra e fjalëformimit me kompozim; kokë + ulur;

Page 46: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

46

Ndërresa – nga folja ndërroj + prapashtesa –es(ë); mënyra e fjalëformimit me

prapashtesim;

Nënëgjyshja - mënyra e fjalëformimit me kompozim; emër + emër me marrëdhënie

përcaktuese ndajshtimore, nënë + gjyshja;

Zgjidhje – nga folja „zgjidh“ + prapashtesa fjalëformuese –je;

Jetimorja – nga emri „jetim“ + prapashtesa fjalëformuese –ore; -ja mbaresa e

shquarsisë;

Aventurier – emri „aventurë“ + prapashtesa fjalëformuese –ier; mënyra e

fjalëformimit me prapashtesim;

Kërcitje- nga folja kërcas\kërcet + prapashtesa fjalëformuese –je;

Thyerja – nga pjesorja “thyer” + prapashtesa fjalëformuese –je; prapashtesa e rasës

emërore –a;

Ngashërimat - nga folja “ngashëroj” + prapashtesa fjalëformuese –im; prapashtesa

femërorizuese –a dhe ndajshtesa rasore –t;

Keqardhje – mënyra e fjalëformimit me kompozim ndajfolje + emër; keq + ardhje;

Gjykatësja – nga emri gjykatë + prapashtesa –(ë)s dhe prapashtesa femërorizuese –

ja;

Interesxhi – fjalëformim me prapashtesim nga emri “interes” + prapashtesa turke –

xhi me kuptim keqësues;

Financiere – nga emri “financë” + prapashtesa fjalëformuese –ier; prapashtesa

femërorizuese –e;

Hutimi – nga folja “hutoj” + prapashtesa fjalëformuese –im dhe mbaresa e

shquarsisë –i;

Lulishte – nga emri “lule” + prapashtesa fjalëformuese –ishte, e cila emrit i jep

kuptim përmbledhës;

Kërcenimi – nga folja “kërcenoj” + prapashtesa fjalëformuese im dhe mbaresa e

shquarsisë –i;

Buzëqeshte – mënyra e fjalëformimit me kompozim; emër + folje;

Budallallëqe – nga emri „budalla“ + prapashtesa turke –llëk, e cila në shumës del

me qiellzorizim të bashkëtingëllores fundore dhe më prapashtesën –e njëkohësisht;

Page 47: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

47

Gropëza – nga emri „gropë“ + prapashtesa –z(ë) me kuptim zvogëlimi dhe

prapashtesën –a njëkohësisht;

Përvjetoresh – mënyra e fjalëformimit parashteso-prapashtesore; parashtesa për- +

emri vjet + prapashtesa –ore dhe ndajshtesa e rrjedhores –sh;

Pjatancë - mënyra e fjalëformimit me prapashtesim; emri „pjatë“ + prapashtesa –

ancë;

Dritëz – mënyra e fjalëformimit me prapashtesim; emri „dritë“ + prapashtesa me

kuptim zvogëlimi –ëz;

Vrasje - mënyra e fjalëformimit me prapashtesim; folja „vras“ + prapashtesa

fjalëformuese –je;

Hakmarrje - mënyra e fjalëformimit me kompozim; emër + emër prejfoljor veprimi,

hak + marrje (marrje e hakut);

Mesnatë - mënyra e fjalëformimit me kompozim; emër + emër çfardo, mesnatë

(mes nate); marrëdhënia midis gjymtyrëve është përcaktore;

Qortim – nga folja „qortoj“ + prapashtesa fjalëformuese –im;

Vonesë – nga folja „vonoj“ + prapashtesa fjalëformuese –esë;

Kryevepra - mënyra e fjalëformimit me kompozim; emër + emër (krye+vepra);

Hutaq – nga folja „hutoj“ + prapashtesa me kuptim keqësues –aq;

Ditëlindjë - mënyra e fjalëformimit me kompozim; emër + emër çfarëdo, ditëlindje

(ditë lindjeje);

Miqësor – nga emri mik” në shumës miq + prapashtesa fjalëformuese –(ë)sor;

Rrugicë – nga emri “rrugë” + prapashtesa fjalëformuese me kuptimë zvogëlimi –

icë;

Vështrimin – folja në kohën e tashme “vështroj” bashkohet me prapashtesën –im;

prapashtesa e shquarsisë –i dhe mbaresa e rasës kallëzore –n;

Mundësi – nga folja “mund” + prapashtesa –(ë)si;

Keqardhje - mënyra e fjalëformimit me kompozim; ndajfolje + emër me kuptimin

e vepruesit;

Tradhëti - nga folja „tradhëtoj“ + prapashtesa fjalëformuese –i;

Paketëz – nga emri “paketë” + prapashtesa fjalëformuese me kuptim zvogëlimi –

ëz;

Page 48: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

48

Gjysmëorëshi - mënyra e fjalëformimit me kompozim; gjysmë + orë dhe mbaresa

e rasës rrjedhore –sh;

Faqezi - mënyra e fjalëformimit me përngjitje (faq e zi);

Bishtdredhur - mënyra e fjalëformimit me kompozim; emër + folje;

Frikacake – nga emri frikë + prapashtesa –acak me kuptim keqësues + mbaresa

fëmëroizuese –e.

Page 49: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

49

Përfundime

Duke filluar me pjesën teorike që nga gjuha e duke vazhduar me gjuhësinë si shkencë,

pastaj me morfologjinë e deri të bërthama e punimit, te emri, jemi munduar të kapim pikat kryesore

teorike që na interesojnë për këtë punim. Materialet teorike do të jenë ndihmë e madhe për ta

kuptuar pastaj analizën e emrit në romanin “Lamtumirë, guaska ime” të Viktor Canosinaj.

Qëllimi i këtij studimi është që të vëmë në pah kategoritë gramatikore të emrit, përdorimin

e emrit dhe fjalëformimin e emrit në romanin për fëmijë. Përveç analizës gramatikore kemi bërë

edhe një analizë të vogël fjalëformuese të emrit, por që është e një rëndësie të veçantë.

Formimi i fjalëve të reja nëpërmjet mënyrave të ndryshme fjalëformuese ka pasuruar dhe

po pasuron gjithënjë e më shumë fjalorin e gjuhës shqipe. Edhe romani për fëmijë i autorit Viktor

Canosinaj ishte shumë i pasur në fjalë të reja dhe me mënyra fjalëformuese të shumta, fjalët e të

cilit do të ndikojnë për pasurimin e fjalorit te lexuesit e vegjël.

Edhe në analizën tonë fjalëformuese kemi hasur në mënyra të ndryshme të fjalëformimit

të emrit, ku përmes tyre janë formuar fjalë të reja. Nga të cilat prapashtesimi mund të dallohet si

mënyra më prodhimtare e fjalëformimit të emrit, pastaj kompozimi ose përbërja dhe duke vazhduar

me konversion, me nyjëzim, me parashteso-prapashtesim dhe me përngjitje, të cilat janë shumë

prezente në romanin e analizuar.

Page 50: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË Sufaj.pdf · UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri dhe fjalëformimi i tij

50

Bibliografia

Agalliu, F., Angoni, E., Demiraj, Sh., Dhrimo, A., Hysa, E., Lafe, Likaj, E., Gramatika

e gjuhës shqipe, Vëllimi I, Tiranë, 2002.

Demiraj, Sh., Gramatika e gjuhës shqipe (Fonetika - morfologjia), Biografika,

Suboticë, 1971.

Demiraj, Sh., Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 2015.

Hamiti, A., Hamiti, I. Gjuhë shqipe për klasën VI të Arsimit Fillor nëntëvjeçarë, Shkup,

2011.

Jashari, A. Kryeziu, B., Gjuhë Amtare, Prishtinë, 2011.

Nushi, M., Gjuha e sotme shqipe, Prishtinë, 2003.

Topalli, K., Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe, Tiranë, 2011.

Thomai, J., Samara, M., Haxhillazi, P., Shehu, H., Feka, Th., Memisha, V., Goga, A.,

Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.