24
Enveri digjte letrat sekrete, s’ia tregonte Nexhmies ODIHR MERR ANKESAT E PALËVE Gati raporti paraprak për problemet e votimeve të 23 qershorit »3 VLERËSOHET PETRIT BARA Peshkopia i jep titullin “Qytetar Nderi”, i shërben njerëzve »22 »6-7 E PREMTE 15 MARS 2013 VITI IX, NR. 2922 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com ZGJEDHJET PARLAMENTARE Nano: At Zef Pllumbi parashikoi: Edi Rama do të shkatërrojë PS »2 MONITORIMI Kamera në çdo semafor të kryqëzimit në Tiranë Nis vrojtimi 24 orë i rrugëve të kryeqytetit. Film- imet nga një zyrë e posaçme e Bashkisë së Tiranës »4 Aleatët e selisë rozë ende pa marrëveshje. Kërkohet përfshirja në lista para nisjes së fushatës elektorale ULEN SHPENZIMET »5 Florije Peçi dërgohet në Austri për ballafaqimin Hapen portat e Fierzës. Përmbytje në Shqipëri, rrufeja vret 50-vjeçarin Dita e Verës »8 Nga ADRIATIK ALIMADHI Abaz Ermenji dhe e vërteta historike Nga BERAT BUZHALA Ç’ka pas Veriut? »20 »21 Opinion Spitali fton familjarët dhe studenten e dhunuar për t’u rikthyer. Hetimet për shtatëzaninë ende në udhëkryq MARRËDHËNIET ME RAMIZ ALINË DHE SJELLJET E HOXHËS HAPJA E DOSJEVE DO TË TREGOJË TË VËRTETËN MBI 50 VITET RRËFIMI PËR JETËN E FAMILJES NË VILËN KRYESORE TË BLLOKUT Dogana: Vjet u importuan 52 179 mjete. 45 mijë ishin të përdorura. Rritja e taksave nacionale solli rritje të të ardhurave 42 % »11 TEUTA HOXHA Shpati me femra, Afërdita e çmendur në jetën e natës Akuza dhe luftë, Rita Ora një “prostitutë e dobët” Granit Xhaka në kërkim të një nuseje shqiptare GOSSIP Altina e BB6 Kam energji bërthamore, se dhashë dot »12-13 INTERVISTË

Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

Citation preview

Page 1: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

Enveri digjte letrat sekrete,

s’ia tregonte Nexhmies

ODIHR meRR ankesat e palëve

Gati raporti paraprak për problemet e votimeve të 23 qershorit»3

vleRësOHet petRIt BaRa

Peshkopia i jep titullin “Qytetar Nderi”, i shërben njerëzve»22

»6-7

E prEmtE15 mars 2013Viti iX, Nr. 2922Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

ZgjEdhjEt parlamENtarENano: at Zef pllumbi parashikoi:

Edi rama do të shkatërrojë pS

»2

moNiTorimiKamera në çdo semafor të kryqëzimit në Tiranë

Nis vrojtimi 24 orë i rrugëve të kryeqytetit. Film-imet nga një zyrë e posaçme e Bashkisë së Tiranës

»4

Aleatët e selisë rozë ende pa marrëveshje. Kërkohet përfshirja në lista para nisjes së fushatës elektorale

Në Shqipëri u futën më shumë makina, por më pak karburant

UleN shPeNzimeT

»5

Florije Peçi dërgohet në austri për ballafaqimin hapen portat e Fierzës.

Përmbytje në shqipëri, rrufeja vret 50-vjeçarin

Dita e Verës

»8

nga aDRIatIk alImaDHI

Abaz Ermenji dhe e vërteta historike

nga BeRat BuzHala

Ç’ka pas Veriut?

»20

»21

opinion

spitali fton familjarët dhe studenten e dhunuar për t’u rikthyer. Hetimet për shtatëzaninë

ende në udhëkryq

marrëdhëNiEt mE

ramiZ aliNë dhE

SjElljEt E hoxhëS

hapja E doSjEvE do të

trEgojë të vërtEtëN

mbi 50 vitEt

rrëfimi për jEtëN

E familjES Në vilëN

kryESorE të bllokut

Dogana: Vjet u importuan 52 179 mjete. 45 mijë ishin të përdorura. Rritja e taksave nacionale solli rritje të të ardhurave 42 %

»11

tEuta hoxha

• shpati me femra, afërdita e çmendur në jetën e natës• akuza dhe luftë, rita Ora një “prostitutë e dobët”• Granit Xhaka në kërkim të një nuseje shqiptare

Gossip altina e bb6kam energji bërthamore,

se dhashë dot

»12-13

interVistë

Page 2: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

02 E premte 15 mars 2013 •

« politikë

Bizneset e reja

“Numër më të madh pas4 vjetësh”

Kryetarja e Kuven-dit, Jozefina Topalli, e festoi Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit. Duke vlerësuar panairin, Topalli shtoi se numri i bizneseve nga viti në vit ka ardhur në rritje dhe përgëzoi dhe organiza-torët e këtij eventi. “Jam e sigurt se edhe me për-fundimin e rrugës Elba-san-Tiranë do të jetë një numër shumë më i madh biznesesh. Ajo që më ka bërë përshtypje këtë radhë janë emigrantët shqiptarë, të cilët 20 vjet më parë lanë Shqipërinë, me pamundësinë për të jetuar në këtë vend dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri, kanë hapur biznese. Bizneset e tyre janë prezente në këto panaire, ku ata kanë sjellë eksperiencën e tyre, si dhe kanë krijuar biznese të reja, duke rri-tur numrin e të punësu-arve”, - u shpreh Topalli. Sipas saj, numri më i madh i bizneseve ka më shumë të punësuar, më shumë mirëqenie, gjë për të cilën ajo tha se do të “synojmë ta realizojmë edhe në katër vjetët e ardhshëm”.

Letra e Kryeministrit

Berisha uron papën e ri

Kryeministri i ven-dit, Sali Berisha, i ka dërguar një letër urimi Papës Françesku I për zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike. “Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e lumtur të zgjedhjes Suaj e me dëshirën e Zotit Papa Françesku I t’Ju përcjell në emrin tim, të qeverisë shqiptare, të katolikëve shqiptarë e të gjithë qytetarëve të vendit tim përshëndetjet më të përzemërta si edhe urimet më të ngrohta për sukses të plotë në mis-ionin e lartë e të shenjtë të përçimit të fjalës e mësimeve të Zotit në zemrat e besimtarëve katolikë e bekimin e Tij për mbarë njerëzimin”, - shkruan kreu i qever-isë në letrën e tij. Më tej Berisha shkruan se shqiptarët vlerësojnë lart vizionin, përkushtimin e kontributin e jashtëza-konshëm të tij në shërbim të drejtësisë sociale dhe në ndihmë të të vobektëve e të vuaj-turve, si një ndër shpre-hjet më domethënëse të dashurisë e humanizmit të krishterë, një ndër virtytet më të larta të Kishës së Jezusit.

topalliPezuLL marrëveshja mes LidershiPit sociaList dhe Krerëve të majtë

përfshirja e aleatëve në listën e pSKupola rozë vendos në prioritetet ofrimin e emrave të rinj

oli Xhilaga

Mbetet pezull përfshirja e aleatëve në listën e kan-didatëve për deputetë

të Partisë Socialiste. Nëse në kampin blu realizimi i një mar-rëveshjeje të tillë duket sikur po shkon drejt finalizimit, ndry-she shfaqet situata në kampin rozë. Bisedat dhe takimet infor-male mes lidershipit socialist dhe krerëve të majtë ende nuk kanë sjellë një vendimmarrje konkrete, duke lënë të paqartë përfshirjen apo jo të aleatëve në listën shumemërore të PS-së.

MarrëveshjaIshte menduar që drejtuesit

e partive kryesore të majta, aleate të Partisë Socialiste, të përfshiheshin në listën e de-putetëve të sigurt që do të kan-didonin nën siglën e kësaj partie në zgjedhjet e 23 qershorit, por deri tani duket se palët janë ende pa një platformë konkrete. E ofruar jo zyrtarisht kjo ide më së shumti nga ana e aleatëve të majtë për lidershipin socialist, ky i fundit duket se vetëm sa e ka përfshirë në listën e kërkesave të paraqitura nga drejtuesit e majtë. Krerët e partive të majta e kanë argumentuar kërkesën e tyre me faktin se, nëse kampi kundërshtar do të aplikonte një formulë të tillë, atëherë pse të mos përdorej edhe për koa-licionin opozitar. Deri më tani palët preferojnë të mos japin deklarata zyrtare, duke qëndruar të tërhequr deri në zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje nga ana e kampit blu. Mësohet se kupola rozë aktualisht ka primare përf-shirjen e emrave të rinj në lista, duke u ndalur më pas te zhven-dosje e deputetëve aktualë në qarqe e më pas pritet që të ka-lojë në shqyrtimin e përfshirjes së drejtuesve të partive aleate në listën shumemërore të saj.

VendimiMë herët Komisioni Qendror

i Zgjedhjeve miratoi udhëzimin që rregullon procedurat për de-pozitimin, verifikimin dhe mi-ratimin e listave shumemërore të partive politike, dokumenta-cionin e regjistrimit të kandidatit të propozuar nga zgjedhësit në KQZ, si dhe përcaktimin e afateve për publikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet. Përmes këtij udhëzimi u pa qar-tazi se dy partitë kryesore, PD-ja e PS-ja, kishin një mirëkuptim mes tyre për të mundësuar për-faqësimin e disa prej aleatëve të tyre më të rëndësishëm në Kuvend. Kështu, PD-ja e PS-ja e lanë të hapur mundësinë e përf-shirjes në listat e tyre të krerëve të partive aleate. Ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor kandidati për deputet i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore ose kandidati për këshillat e bashkive e të komu-nave nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni

Berisha në BruKseL: Garantoj zGjedhje me standarde të Larta “është e sigurt se Rama nuk do të pranojë rezultatet”

Kërkohet shtimi i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODHIR-it

Kryeministri Berisha akuzoi dje Partin Socialiste se do të ndjekë politikat bllokuese pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Pas përfundimit të samitit të Partive Popullore Europiane, Berisha theksoi se kryeso-cialisti Rama nuk do t’i njohë zgjedhjet e 23 qershorit, duke ripërsëritur thënien e tij se ai po përgatitet për bllokimin e tretë. I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për shtyp se, nëse ekzistonte frika se PS-ja nuk do t’i njohë zgjedhjet, Berisha theksoi se kjo është më shumë sesa reale. “Jo frika, por kjo është e sigurt që Edi Rama nuk do të pranojë kurrë rezultat tjetër përveçse atij që do ta nxjerrë fitimtarë, por

problemin e ka me zgjedhësit, s’e ka me kundërshtarët. Fak-tikisht kundërshtar ai ka të gjithë qytetarët që e votojnë kundër, por ata votojnë shu-micë kundër tij”, - pohoi Kry-eministri për gazetarët. Krahas kësaj ai theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë me standardet më të larta, duke dalë garant në realizimin e tyre. Gjatë fjalës së tij në sam-timin e PPE-ve kreu i qever-isë theksoi se për realizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të vijë një ekip i gjerë vëzhgue-sish nga ODHIR-i. “Në samit mora fjalën dhe garantova të pranishmit me vendosmërinë e PD-së dhe të qeverisë për të garantuar zgjedhje të stand-

ardeve më të mira ndërkom-bëtare. Ftova të gjithë të pran-ishmit të dërgojnë nëpërmjet ODHIR-it vëzhguesit më të shumtë në zgjedhjet tona të

përgjithshme sikundër denon-cova përpjekjet e opozitës dhe mbështetësve të saj për de-monizimin e zgjedhjeve”, - tha Kryeministri Sali Berisha.

tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish. Në këto mënyrë aleatët mund të kan-didojnë nën siglën e dy partive të mëdha. Listat e kandidatëve për deputetë për secilin qark duhet të dorëzohen nga partitë deri më 3 maj në KQZ. Ndërsa kandidatët e pavarur kanë afat të regjistrohen deri në 13 prill. Gjtihësesi deri në datën 9 prill nuk do të jetë e qartë dhe koalicioni i mundshëm me LSI. Nga kjo forcë politike është deklaruar se do të jetë në koa-licion me forcat që janë për integrimin e Shqipërisë, por se duke i kushtuar rëndësi krijimit të një poli të tretë. Për sjelljen në zgjedhjet parlamentare LSI do ti drejtohet Asamblesë.

nano: at zef Pllumbi e ka parashikuar

Rama do ta shkatërrojë partinë Socialiste

Menjëherë sapo kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se Nano nuk do të jetë në listat e PS-së për deputet, ka ardhur dhe re-agimi i ish-kryesocialistit. Ashtu siç është bërë e modës, Nano ka zgjedhur të reagojë në rrjetin social “Facebook”. “Ramës ia ka njohur për herë të parë aftësinë dhe kapacitetin për të varrosur Partinë Socialiste at Zef Pëllumbi

kur i habitur, pasi ka marrë vesh pranimin prej tij të postit të kryetarit të PSSH-së më 2005, i ka thënë: “Çuditem shumë që ti mund të ishe kryetar i PSSH-së, por më vjen shumë mirë që ti, duke qenë në krye të saj, je njeriu më i përshtatshëm për ta var-rosur atë.” Në këtë mënyrë Nano duket se parashikon situatën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në

këtë kuadër Nano ka rikthyer në vëmendje dhe formën e zgjedhjes së Ramës në krye të PS-së. Në atë kohë ka qenë Nano që ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit socialist pas humbjes së zgjedhjeve. Ndërsa u detyrua më pas që dorëheqja të ishte e parevokueshme, duke bërë kështu që Rama të mos kishte kundërshtarë të fortë, duke qenë se në vitin 2005 Rama ishte ende kryetar i bashkisë. Gjithsesi, deri tani vetë Nano nuk ka vendosur nëse do të konkurrojë me një forcë tjetër politike apo do të qëndrojë jashtë fushatës elektorale.

Page 3: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

03• E premte 15 mars 2013

»politikë

olldashi inspekton

Ballokume për punonjësit e tunelit

Kryeqytetit të Ditës së Verës, Elbasanit i është bashkuar edhe ministri i Transporteve, Sokol Oll-dashi, por me një inspek-tim në tunelin e Elbasanit, i cili pritet të hapet deri në fund të këtij muaji. Kreu i dikasterit të transporteve, Sokol Olldashi pa më nga afër ecurinë e punimeve. Ministri ka shpërndarë ballokume për punonjësit e kësaj rruge, që pritet të përfundojë brenda pranverës. “Mendova se mënyra më e mirë për të festuar ishte t’i shpërndaja ballokumet tradicionale atyre që sot, në këtë ditë feste, puno-jnë për të përgjysmuar distancën mes Tiranës dhe Elbasanit, punëtorëve të Tunelit të Krrabës. Porosita disa qindra ballo-kum edhe u shpërndamë punëtorëve në kantier. Gëzuar atyre dhe gëzuar të gjithëve Ditën e Verës”, - ka nënvizuar Olldashi. Kjo autostradë bashkë me tunelin do të jetë 31 km dhe bën të mundur ecjen e automjeteve me 120 km në orë, duke kursyer kohën e atyre që do ta përshkruajnë me të paktën 50 minuta.

uron Papën

Nishani: Jeni i mirëpritur në tiranë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dërgoi një telegram urimi Atit të Shenjtë, Papa Françesko I për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Në me-sazhin e urimit të Presi-dentit Nishani shkruhet: “Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal kam kënaqësinë dhe gëzimin e veçantë t’Ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj si Papa Françesku I dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit Tuaj të shen-jtë papnor. Unë pres me padurim për të vazhduar bashkëpunimin tradi-cional dhe të frytshëm me Selinë e Shenjtë në të mirë të promovimit të vlerave universale të paqes dhe mirëkuptimit, në bashkësinë katolike dhe në të gjithë popujt, në rajonin tonë e më gjerë. Duke Ju përcjellë dëshirën time dhe të popullit shqiptar për t’Ju mirëpritur së afërmi në Tiranë, Ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shpre-hjen e konsideratës sime më të lartë”, - mbyll telegramin e tij kreu i shtetit.

ElBaSaN –tiRaNë

• Votimi elektronik, që do të implentohet për herë të parë në këto zgjedhje, është një nga rekoman-dimet e OSBE-ODHIR-it. Gjatë hartimit të reformës zgjedhore ODHIR-i theksoi se koha e lënë në dispozi-cion nuk ishte e nevojshme për shtrirjen e zgjedhjeve elektronike në të gjithë vendin dhe u përcaktua një projekt-pilot në Tiranë dhe Fier, por që për momentin ka hasur vështirësi në implementimin e teknolog-jisë, duke reduktuar edhe më shumë kufirin kohor.

• Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri ODHIR-i dërgoi rreth 450 vëzhgues, 50 afatgjatë, që ndoqën për-gatitjet dhe ngritjen e in-frastrukturës së nevojshme për zhvillimin dhe garanti-min e zgjedhjeve, dhe 400 të tjerë afatshkurtër, kryesisht për ditën e zhvillimit të tyre. Për këto zgjedhje palët politike kanë kërkuar një numër më të madh monito-ruesish, pasi pretendimet e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vend janë në këndvështrime të ndryshme.

• Partia Socialiste gjatë takimit që zhvilloi me tre të deleguarit e ODHIR-it theksoi se procesi zgjedhor po shkon drejt shkatërrimit. Si argument të tyre krerët e selisë rozë theksuan faktin e problemeve në lista e zgjedhësve, ku sipas tyre janë rreth 280 mijë persona pa adresë votimi, ndërsa për publikimet theksoi se numri i tyre është tejet i lartë - rreth 52 mijë raste. Këto kërkesa të PS-së shkojnë në përplasje me deklaratat e bëra nga Ministria e Brendshme.

Pritet raPorti Ku do të PërcaKtohen vëzhGuesit

ikën oDHiR-i, partitë me versione të ndryshime për zgjedhjet

ervin Koçi

Përfundimi i misionit të ODHIR-it në Tiranë u shoqërua me një varg pretendimesh nga partitë politike lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Partia Socialiste gjatë takimit që zhvilloi me tre të deleguarit të ODHIR-it theksoi pretend-imet e saj se procesi zgjedhor po shkon drejt shkatërrimit. Si argument të tyre krerët e selisë rozë theksuan faktin e problemeve në listat e zgjed-hësve. Sipas PS-së, listat e votuesve përmbajnë shumë probleme, ku ndër më krye-sorja sipas tyre është rasti i publikimeve dhe personave të lënë jashtë votimit. Po për këto raste ka një përplasje shifrash ku ato të socialistëve janë tejet më të larta se shirat e bëra zyrtare nga Ministria e Brendshme, çka ka sjellë edhe debatin e radhës mazhorancë-opozitë. Partia Socialiste shprehu shqetësimin e saj tek ODHIR-i dhe i kërkoi transpar-encë Ministrisë së Brendshme lidhur me procesin e pastrimit të listave të zgjedhësve, konk-retisht të atyre pa adresë.

VëzhguesitPretendimet e nxjerra nga

selia rozë mazhranca qever-isëse i ka argumentuar si jo të vërteta dhe i ka kërkuar ODHIR-it që të shtojë numrin e vëzhguesve për zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo kërkesë e bërë për misionin ndërkombëtar nuk erdhi vetëm nga radhët e demokratëve, por dhe nga partitë e tjera që janë në koali-cionin qeverisës, si Lëvizja So-cialiste për Integrim dhe partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”. Që të tria forcat politike gjatë takimeve që kanë zhvilluar me tre misionarët e ODHIR-it kanë apeluar për të shtuar numrin e vëzhguesve, në mënyrë që institucioni ndërkombëtar i monitorimit të procesit zgjed-hor të hartojë një raport sa më të detajuar. Nëpërmjet kësaj kërkese mazhoranca synon gjithashtu që të bëjë një transparencë më të madhe në zgjedhjet e 23 qershorit, por edhe gjatë procesit të përgatitjes së zgjedhjeve dhe në numërimin e tyre. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ishte i pari që kërkoi nga ndërkombëtarët që të rrisin numrin e vëzhguesve për zgjedhjet, kërkesë kjo që u pasua nga ajo e Kryeministrit Berisha si dhe përfaqësuesve të tjetër të partive politike. Synimi për të marrë sa më shumë monitorues zgjedhjesh ishte edhe për opozitën, e cila vijon me argumentet e saj se procesi i zgjedhjeve është drejt dështimit.

NumriPërfundimi i takimeve të

3 përfaqësuesve të ODHIR-it do të sjellë hartimin e raportit për numrin e vëzhguesve për

zgjedhjet e 23 qershorit. Nisur nga vlerësimet që ndërkom-bëtarët morën nga forcat poli-tike si dhe nga ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe KQZ, delegacioni i kryesuar nga nën-drejtoresha e Departamentit të Zgjedhjeve në ODHIR-it, Nikola Shmid, pas dy javësh pritet të nxjerrë të parin raport për zgjedhjet parlamentare sh-qiptare. Në këtë dokument, që do të publikohet on-line,

do të përcaktohet edhe numri i vëzhguesve që ODHIR-i do të dërgojë për të monitoruar procesin para, gjatë dhe pas 23 qershorit. Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri ODHIR-i dërgoi rreth 450 vëzhgues, 50 afatgjatë që ndoqën përgatitjet dhe ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin dhe ga-rantimin e zgjedhjeve, dhe 400 të tjerë afatshkurtër, kryesisht për ditën e zhvillimit të tyre.

drafti u shty në mbledhjen e shkuar

kQZ rimerr rregulloren e saj për ta miratuar

Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve do të fusë për miratim sot rregulloren e re të tij, e cila u shty në mbledhjen e shkuar për shkak se anëtarët e propozuar nga opozita parlamentare kërkuan ndryshim e plotë të rregullores dhe ndryshime nga ajo ekzistuesja. Edhe pse drafti u miratua në parim nga të gjithë anëtarët, ai nuk mundi të gjente konsensusin për miratim të plotë, duke u shtyrë për sot. Sipas rregullores së hartuar nga administrata e KQZ-së, është parashikuar që nëpërmjet saj të shmangen debatet boshe ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësuesve të partive politike. Krahas kësaj në aktin që pritet të miratohet sot parashikohet edhe koha e fjalës për anëtarët. Konkretisht çdo anëtarë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka të drejtë të replikojë vetëm një herë me përfaqësuesit politikë ose me anëtarët e tjerë. Forcat politike që janë të pranishme në KQZ kanë kohë fjale sa gjysma e anëtarëve dhe replika u lejohet vetëm një herë deri në 2 minuta. Veç këtyre rregullorja e KQZ-së parashikon edhe mënyrat e votimit. Çdo anëtar ka të drejtë të votojë në mënyrë të hapur, përveç rasteve kur KQZ-ja ka në shqyrtim ndonjë çështje të veçantë, ku votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë.

auDiti

opozita dyshime në procesin e listave

Partia Socialiste kërkon transparencë nga Ministria e Brendshme lidhur me procesin e pastrimit të listave të zgjed-hësve, konkretisht të atyre pa adresë. Në raportin e fundit të auditit të PS-së rezulton se deri më datën 3 mars në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë të regjistruar 287 382 zgjedhës pa adresë, ndërkohë që në muajin janar numri i tyre ishte 542 681. Dyshimet e përfaqësuesve të PS-së lidhen pikërisht me ecurinë e procesit, pasi pastrimi i listës së zgjedhësve pa adresë në dy javë ka ecur me një shpejtësi shumë të madhe në krahasim me atë të tetë vjetve. Në mbledhjen e radhës të KQZ-së pritet të kërkohen detaje rreth këtij procesi, por dhe arsyet pse po ecet me hapa të ngadaltë në pastrimin e dublimeve në listat e zgjedhësve. Sipas raportit të fundit të auditit të PS-së, i cili është paraqitur në KQZ, është ulur në 51 998 shifra e emrave të dyshuar si të dubluar në listat e zgjedhësve, përkundrejt 65 mijë emrave të dyshuar si të tillë në raportin e muajit janar. Raporti i datës 3 mars i auditit të PS-së pranë Regjistrit Kombëtar të Zgjedhësve paraqitur në KQZ pasqyron një sërë të dhënash që kanë të bëjë me problematikën e pastrimit të listës së zgjedhësve.

Page 4: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

04 E premte 15 mars 2013 •

«SocialE

aktivitet në tiranë

koha e keqe sfidoi dëshirën e argëtimit

Moti me shi pengoi banorët të festonin 14 marsin. Dita e Verës u fes-tua nën një mot sikur të paralajmëronte një tjetër dimër. Aktivitet e organi-zuara nga Bashkia e Tira-nës nuk u ndaluan dhe e dhanë misionin e tyre, por shumë pak vizitorë pati nën këto ritme festash. Shiu mbylli në shtëpi banorët që planifikuan të festonin nën organi-zimet e Bashkisë, madje shumica e tyre u drejtuan drejt ambienteve të mbyl-lura, si lokale, piceri apo restauronte, pasi ishte e pamundur të qëndroje në sheshet e hapur nën çatinë e natyrës që qante. Këtë mot të keq e kanë ndier dhe fëmijët, që nuk iu gëzuan dot ambienteve të gjelbra si simbol i Ditës së Verës, madje as lojërat argëtuese dhe fëminore, që ata i duan çdo ditë. Por këtë e ndien edhe tregtarët dhe të gjitha bizneset që menduan se do të kishin lëvizje në këtë ditë feste. Treg-tarët ambulantë ndien mungesën e blerjeve, në krahun tjetër ambientet e mbyllura ndien mungesën e organizimeve. Koha me shi bllokoi festimin e një feste që është simboli i një energjie të re.

Festë dhe aksident

tre të plagosur Ditën e Verës

Dita e Verës shënoi aksident. Tre persona janë plagosur rëndë pas një aksidenti në superstradën Lezhë-Laç, në mbika-limin e Fushë-Milotit. Pas festimeve të Ditës së Verës, duket se kontrolli i automjete është më i vështirë, për më tepër edhe moti i keq në këtë ditë feste. Dy automjete tip “Mercedes”, njëri me targa shqiptare dhe tjetri me targa të Kosovës, janë përplasur me njëri-tjetrin, si pasojë ka mbe-tur i plagosur drejtuesi i mjetit me targa shqiptar-em Shpëtim Jahjam i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ndër-kohë që dy kosovarët e plagosur, Pjerin Ahmetx-hekaj dhe Isa Bajramaj, janë nisur drejt spitalit të Lezhës. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin drejtuesit e mjeteve, si dhe lagështira e madhe prej shiut të dendur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dita E VERëSBrenda qershorit të Gjitha Kryqëzimet Ku Ka semaForë do të monitorohen

kamerë në çdo semafor të kryqëzimeveNjë zyrë e posaçme do të koordinojë dhe sigurojë trafikun

erta Bode

Gjithçka që do të ndodhë në rrugët e Tiranës tashmë do të jetë e filmuar. Tashmë

semaforët në kryqëzimet e Ti-ranës do të kenë të bashkësho-qëruar dhe një kamerë të koordinuar nga një zyrë e posaçme. Ndërsa deri më tani projekti është zbatuar për një pjesë të madhe, deri në qershor do të realizohet projekti i plotë. Duke qenë se Tirana po kthe-het në një metropol të madh, ku rritet përditë numri i banorëve dhe për këtë arsye rritet dhe in-tensiteti i qarkullimit dhe numri i makinave në lëvizje, u pa më se e domosdoshme të lehtësohej kjo situatë. Kjo nismë e Bashkisë synon rregullimin e trafikut në Tiranë, lehtësimin e lëvizsh-mërisë, gjobat me të drejtë dhe pa të drejtë, si dhe i bën banorët të fitojnë më shumë kohë dhe të mos kenë stres sa herë u duhet të lëvizin me makinë. Në qershorin e vitit 2012 kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u ka premtuar banorëve një përmirësim të situatës kri-tike të trafikut në kryeqytet. Për këtë arsye Bashkia mundësoi ngritjen e një qendre kontrolli për trafikun, e cila do të jetë një ndër më të mëdhatë në Europë. Pajisjet që do të shërbejnë për monitorimin e trafikut fillojnë nga tabelat elektronike, ekranet e vëzhgimit, kamerat e sigurisë, semaforët elektronikë dhe jo me çelës, siç janë sot, deri tek të gjitha sinjalistikat e duhura. Aktualisht janë lëvruar të gjitha pajisjet e nevojshme dhe janë instaluar në 49 kryqëzime ekzis-tuese. Kanë mbetur për t’u pa-jisur këto ditë edhe 5 kryqëzime ekzistuese. Gjithashtu janë hapur 9 kryqëzime të reja, në 4 prej të cilave janë instaluar sinjalistikat e nevojshme. Deri tani ka përfundu-ar bazamenti i 5 vendndodhjeve për tabelat elektronike, të cilat do të shërbejnë për të përcjellë te qytetari mesazhe për situatën e trafikut në kohë reale në çdo rrugë si dhe sigurinë aktuale në çdo rrugë. Aktualisht ka përfun-duar instalimi i tyre në dy vende në Tiranë, njëra afër pallatit të sportit “Asllan Rusi” dhe një tjetër në hyrje të kryeqytetit nga ana e Saukut. Brenda këtij muaji do të përfundojë instalimi i tri tabelave të tjera të parashikuara në projekt. Për sa i përket rëndimit të trafi-kut, në 23 pikat më kritike do të monitorohen kamera 24-orëshe, që do të jenë të lidhura me qen-drën e kontrollit të trafikut.

SituataSot Tirana lëvron në rëndimin

e trafikut. Gjendja e lëvizsh-mërisë me makinë është bërë një ndër streset më të mëdha, që banorët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë të detyru-ar ta përballojnë çdo ditë. Sema-forët shpeshherë dalin jashtë përdorimit dhe kaosi që krijohet nëpër kryqëzime nuk zgjidhet as nga bilbili i policit të trafikut. Radhë të gjata makinash çdo

ditë krijohen nëpër kryqëzimet më kritike dhe presin të kalo-jnë qoftë dhe një rrugë 100 m. Trafiku arrin kulmin në qoftë se bien dy pika shi. Të parët që çori-entohen janë banorët, që s’dinë nga lëvizin me makinat e tyre. Madje përshkohen edhe rrugët nëpër lagje me pretekstin për të dalë më shkurt dhe për të evi-tuar trafikun në rrugët kryesore, por dhe në rrugët e lagjeve ka trafik. Shumë problematik janë oraret e mëngjesit, kur të gjithë lëvizin për të shkuar në punë dhe nëpër shkolla. Po e njëjta situatë krijohet gjatë orës 15:00-16:30, kur njerëzit kthehen nga puna, nxënësit nga shkolla, madje futen nëpër banesa dhe ata që kanë dalë për qejf. Kjo situatë donte patjetër një kontroll. Qendra e kontrollit do të monitoroj gjithç-ka ndodh, duke evituar trafikun, duke vëzhguar me kamerat e sig-urisë dhe me radarët e shpejtësisë në rrugët e Tiranës. Do të jenë tabelat lajmëruese për situatën e trafikut dhe të sigurisë rrugore në segmentet që do përshkohen nga qytetarët dhe gjithashtu do të eliminohet mosrespektimi i sema-forëve dhe drejtësia e gjobave do të jetë e padiskutueshme. Kjo qendër do të jetë gati pas dy muajsh dhe është e vetmja qendër për kontrollin e trafikut urban që kemi në Shqipëri.

Çmimi i BiLetës, deBat mes PërFaqësuesve

Basha: Rritni çmimin? S’keni licensë Nuk ka rritje çmimi pa përfunduar studimiKryetari i Bashkisë së Tira-

nës, Lulzim Basha, ka dhënë sot ultimatumin e fundit për kompanitë që duan të rritin çmimin e biletës, duke i par-alajmëruar se, nëse do të ndodhë, atyre do t’u hiqet li-censa. Faktikisht u bënë javë që çmimi i biletës së urbanit ka hapur debat mes Shoqatës së Transportit Qytetas dhe Bashkësie së kryeqytetit. Për-faqësues të shoqatës kanë akuzuar Bashkinë se nuk i financon dhe se e shohin të domosdoshme rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë. Basha u ka kthyer përgjigje duke i paralajmëruar se, nëse ndodh rritja e çmimit të njëanshëm të biletës, atëherë Bashkia do t’u heq automatikisht li-censën. “Nëse ndonjë operator mendon se mund të diktojë kushte jashtë kontratës, siç është rritja automatike e çmimit të biletës, do të përballet me heqjen e menjëhershme të licensës”, - tha prerë kryebashkiaku, që më tej vijoi: “Ne jemi dhe gjithmonë kemi

qenë të hapur për një komu-nikim serioz me operatorët e transportit publik në Ti-ranë. Sigurisht, ata sikundër edhe ne jemi në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Op-eratorët e transportit publik, ndërkohë që kanë qenë dhe shpresoj se do të vazhdojnë të jenë një ndihmë në of-rimin e një shërbimi sa më të mirë për qytetarët e Tiranës nuk janë qëllim në vetvete,

janë thjesht një instrument. Qëllimi është një shërbim sa më i mirë, cilësor e me kushte të pranueshme për qytetarët e Ti-ranës dhe për këtë ekziston kontrata. Këto kontrata duhet të zbatohen në mënyrë të plotë dhe rigoroze. Çmimi që ata pretendo-jnë është i papërballueshëm për qytetarët.” Kryebashkiaku bëri me dije se do të behet një studim për të vërtetuar nëse është e ar-syeshme të rritet çmimi i biletës dhe nëse po sa. Ai tha se derisa të dalë përfundim i studimit nuk do të ketë asnjë ndryshim.

PajiSjetJanë vënë pajisjet e nevojshme në 49 kryqëzime të Tiranës. Në sistemin e pajisjeve përfshihen ekranet monitorues si dhe sistemi i ri i semaforëve, që tani do të jenë elektronikë dhe nuk do të punojnë më me çelësin takim-stakim. Në gjithë monitorimin e trafikut do të përfshihen edhe tabelat elektronike, që do të tregojnë situatën e trafikut nëpër rrugë dhe sigurinë rrugore. Gjithashtu në 23 pikat më kritike për trafikun do të vendosen kamera shtesë, që do funksionojnë 24 orë.

KryqëziMetAktualisht Tirana ka 54 kryqëzime, ku në 49 prej tyre janë vendosur pajisjet e monitorimit dhe priten të vihen dhe në 5 që kanë mbetur. Gjithashtu është kon-statuar se u hapën dhe 9 kryqëzime të reja dhe në 4 prej tyre është vënë sinjalistika e re. Ka 5 pika ku do të vihen tabelat elektronike dhe dy prej tyre janë vënë përkatë-sisht një në hyrje të Tiranës nga ana e Saukut dhe tjetra afër pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Qendra e kontrollit të trafikut urban do të kontrollojë 24 orë çdo lëvizje.

Page 5: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

05• E premte 15 mars 2013

»EkoNoMi

niveLi i Fierzës arrin 287.18 m. Prodhimi 18 miLionë KiLovatorë

Rreshjet detyrojnë kESH-in të hapë portat e HEc-eveDrejtuesit dhe gjithë stafi i korporatës vihen në gatishmëri

Rreshjet e ditëve të fundit kanë shtuar së tepërmi prur-jet në kaskadën e Drinit, duke detyruar Korporatën Elektro-energjetike të hapë portat e 4 hidrocentraleve. Kjo situatë ka rrezikuar përmbytje masive në zonën e Nënshkodrës, por dhe në Lezhë. Rritja e nivelit të ujit në Drin ka përmbytur toka bujqësore edhe komu-nën Ana e Malit, ndërsa fryrja

e lumit Kir ka vënë në rrezik fshatrat Kuç dhe Bardhaj. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, njoftoi se për me-naxhimin e situatës ka nisur shkarkimi nga portat e Hec-it të Komanit dhe të Vaut të De-jës. Katër turbinat e hidrocen-tralit të Komanit po punojnë me kapacitet maksimal, duke shkarkuar 600 metër kub ujë në sekondë nga porta e digës

dhe 670 metër kub në se-kondë nga turbinat. Edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës po punohet në vlera maksi-male me të pesë turbinat e tij, duke shkarkuar 600 metër kub ujë në sekondë nga porta dhe 520 metër kub ujë në se-kondë nga turbinat. Konsumi aktual i energjisë arrin në 22 milionë kilovatorë, ku prodhi-mi është në vlera maksimale

prej 18 milionë kilovatorësh, ndërsa pjesa tjetër po sig-urohet nga importi, kryesisht nga linjat e interkoneksionit me Serbinë dhe Bullgarinë. Deri tani Korporata Elektro-energjetike deklaron se nuk ka nisur eksport të energjisë elektrike. KESH ka vënë në gatishmëri të gjithë stafin e saj dhe pas një mbledhjeje emergjente, ka nisur një grup

pune në nivel drejtuesish për të monitoruar dhe ndjekur situatën nga afër. Shkarkimet, sipas burimeve zyrtare po kryhen bazuar në rregulloren për menaxhimin e digave. Të dhënat më të fundit tre-gojnë se niveli në liqenin e Fierzës është në 287.18 me-tra, ndërsa prurjet në rreth 1000 (një mijë) metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është në 174.94 metra dhe prurjet anësore në 1160 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të De-jës është në 75.42 metra dhe prurjet anësore në 200 metër kub në sekondë.

letrat me vlerë, bie norma e interesit

Norma e interesit të bonove të thesarit ka rënë ndjeshëm si reagim pas uljes së normës bazë të interesit të monedhës vendase, në fund të janarit. Nga 6.64% që yeldi mesatar i letrave me vlerë të qeverisë shënonte në janar ankandi i një dite më parë shënoi ulje të kos-tos së borxhit të qeverisë në 6.25%. Banka Qendore e uli vlerën e lekut në minimumin historik 3.75%. Kërkesa për financimin e brendshëm të borxhit publik ishte rreth 15 miliardë lekë, ku e gjithë shuma, ndryshe nga rastet e mëparshme është blerë si nga bankat, ashtu edhe nga individët që investojnë në këtë fushë. Për herë të parë politika e Bankës Qendore po reflektohet në kohë, pasi eksperienca ka treguar se pavarësisht uljeve të interesit të lekut kostot e borxhit të qeverisë vijonin të rriteshin.

aMc, surpriza për Ditën e Verës në tiranë e Elbasan

Me rastin e Ditës së Verës, AMC zhvilloi dje festime në dyqanet e saj në Tiranë dhe Elbasan, në ndjekje të traditës dis-avjeçare të kompanisë. Një numër artistësh u përfshinë në këto aktivitete festive për të kontribuar në buzëqeshjet dhe çastet e gëzuara që qytetarët do të marrin në këtë ditë të shënuar. Artistë dhe performues të ndryshëm u angazhuan për t’i dhënë rëndësi festimeve të kësaj feste tradicionale, duke përfshirë qytetarët dhe duke ndarë vlerat e miqësisë dhe harmonisë. Me këtë rast që shënon ndryshimin e stinëve, qytetarët u ftuan në dyqanet e AMC jo më si klientë, por për të shijuar surprizat e përgatitura për ta. AMC i ka dhënë sërish rëndësi respektimit të traditave duke dhënë një mbështetje të konsiderueshme aktiv-iteteve festive dhe ndarjes së gëzimit me qytetarët.

REaGiMi doGana: vjet u imPortuan 52 179 mjete. 45 mijë ishin të Përdorura

Më shumë makina, më pak karburant Rritja e taksave nacionale solli rritje të të ardhurave 42%

Brikena dervishaj

Rritet numri i mjeteve që janë futur në vendin tonë gjatë 2012. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, vjet rezultojnë të jenë importuar në total 52 179 makina, me një rri-tje prej 143% me bazë vjetore, nga të cilat, vetëm rreth 1 800 ishin të reja, ndërsa të tjerat të përdorura. Edhe shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rru-gor konfirmojnë se për herë të parë u regjistruan rreth 47 mijë mjete nga të cilat, më shumë se 45 mijë ishin të përdorura. Në bazë të të dhënave të DP-SHTR, autoveturat zënë rreth 70% të totalit të mjeteve dhe mbi 75% e autoveturave janë mbi 10 vjet të vjetra.

Konsumi i karburanteve Megjithë këto shifra në

rritje të përdorimit të autom-jeteve, konsumi i karburanteve duket se ka ecur në një tjetër trend. Sipas Drejtorisë së Doganave, gjatë vitit 2012 konsumi i karburanteve u ul me rreth 5% krahasuar me një vit më parë. Kështu importi i kar-buranteve në vitin 2012 ishte 432 mijë ton nga 457 mijë ton që u importuan në vitin 2011. Një prej arsyeve është edhe çmimi i lartë i tregtimit të karburanteve. Ndërkaq, vetëm këtë vit pas shumë kohësh çmimi i karburanteve pësoi ulje me rreth 10 lekë. Në pikat e tregtimit të karburanteve vihet re se nafta ka arritur vlerën e 176 lekëve për litër nga 186 lekë që ka qenë disa muaj më parë. Po të njëjtën ulje ka pësuar edhe benzina, e cila nga rreth 190 lekë ka shkuar 180 lekë për litër.

rritja e taksave nacionale Ministria e Financave rapor-

ton një rritje të të ardhurave që janë mbledhur nga taksat nacionale për vitin e kaluar. Sipas të dhënave më të fundit, në total për 11 mujorin janë 26.2 miliardë lekë nga 20.5 miliardë lekë të parashikuara, me tejkalim të planit 27.5 për

qind. “Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga ky grup taksash kanë pësuar një rritje prej 42.1 për qind, kjo si pasojë e ndryshimeve tatimore të ndërmarra për këto grup taksash vitin e kaluar. Këtu theksojmë ecurinë pozitive të rentës minerare, taksës së karbonit, taksën e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin dhe taksën vjetore mbi automje-tet”, - nënvizojnë ekspertët e Financave, në analizën e tyre. Në fakt, nga aplikimi i formulës së taksës vjetore të mjeteve të

përdorura pritej që të vileshin afërsisht 4.1 miliardë lekë të ardhura në total, nga të cilat 3.1 miliardë lekë do të derdhen në buxhetin e shtetit.

të ardhurat sipas kategoriveNga taksa e qarkullimit mbi

karburantet, që u vendos me ndryshimin e ligjit të taksave kombëtare në muajin gusht të 2011 janë mbledhur rreth 3.8 miliardë lekë për periudhën 11 mujore 2012, ndërsa nga taksa vjetore mbi automjetet, e cila gjithashtu u ndryshua në nivel dhe strukturë me të njëj-

tin ligj, janë mbledhur për pe-riudhën rreth 4.3 miliardë lekë nga 2.3 miliardë të një viti më parë. Nga taksa e karbonit janë mbledhur nga administrata ta-timore rreth 3 miliardë lekë nga rreth 1.8 miliardë të një viti më parë, si pasojë e rritjes së nive-lit të taksës në gusht të vitit të kaluar. Nga renta minerare janë mbledhur nga adminis-

trata tatimore rreth 1.3 mil-iardë lekë nga 1.2 miliardë të mbledhura një vit më parë për janar-nëntor, ose 6.3 për qind më shumë. Tek zëri “Taksa Na-cionale” pasqyrohen edhe të ardhurat nga procesi i legalizi-mit të pasurive të paluajtshme nga individët, në nivel rreth 1.9 miliardë lekë për periudhën ja-nar - nëntor 2012.

Në Shqipëri qarkullojnë makina me vjetërsi shumë të madhe, vjetërsia

mesatare e tyre është 17-vjeçare duke u bërë një burim i vazh-dueshëm i ndotje së ambientit. Në mesin e vitit 2010, bazuar dhe

me rekomandimet e Komisionit Evropian, Shqipëria ndryshoi formulën

e taksimit të mjeteve të përdorura të trans-portit, duke prezantuar taksën në shitje të tyre. Aplikimi i kësaj mënyre taksimi nuk solli rezulta-tet e dëshiruara për vjeljen e taksës së mjeteve të përdorura të transportit. Problem mbetej shmagia e pagesës nga ana e qytetarëve për pagimin e kësaj takse. Ulja e numrit të ndry-shimeve të pronësisë çoi në rritjen artificiale të mjeteve që qarkullojnë me akte përdorimi.

Rrjeti i përgjithshëm rrugor në Shqipëri është 18,000 km i gjatë duke përf-

shirë 3,636 km Rrugë Kryesore Kombëtare, 10,500 deri në 11,000 km Rrugë Rrethesh dhe Komunale dhe rreth 4,000 km

është nën juridiksionin e njësive të ndryshme, ndërmarrje ose firma.

Rrjeti rrugor primar është rreth 1,138 km me 9 lidhje kryesore që formojnë shtyllën kur-rizore të rrjetit si dhe një rrjet dytësor me gjatësi 1,998 km. Kodi Rrugor përcakton gjashtë kategori rrugësh sa i përket ndërtimit të tyre, standardeve teknike të projektit dhe karakteristikave funk-sionale: autostrada, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane krye-sore, rrugë urbane dytësore dhe rrugë lokale.

Nga taksa e qarkullimit mbi karburantet, që u vendos me ndryshimin e ligjit të taksave kombëtare në muajin gusht të 2011 janë mbledhur rreth 3.8 miliardë lekë për periudhën 11 mujore 2012, ndër-sa nga taksa vjetore mbi automjetet, e cila gjithashtu u ndryshua në nivel dhe strukturë me të njëjtin ligj, janë mbled-hur për periudhën rreth 4.3 miliardë lekë nga 2.3 miliardë të një viti më parë.

Page 6: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

06 E premte 15 mars 2013 •

« iNtERViStë

intervista me teuta hoXhën, jeta në FamiLjen e enver hoXhës, dhe marrëdhëniet me ramiz aLinë

Në shtëpi sflitej për punë, dokumentet sekrete Enveri i digjte s’ja linte Nexhmijes

Në një intervistë të dhënë për emisioni: “Debati në Channel One”, të Roland Qafokut, Teuta Hoxha, gruaja e një prej djemve të Enver Hoxhës ka folur

mbi jetën e familjes që udhëhoqi Shqipërinë për 50 vite. Ajo zbardh sjelljet e Enver Hoxhës me fëmijët dhe bashkëshorten, si dhe me krerët e tjerë të pushtetit të kohës. Duke dhënë versionin e saj të ngjarjeve, Hoxha thekson se vetëm pas hap-jes së plotë të dosjeve do të dalë e vërteta e pastër.

kjo është intervista e parë që ju jepni për një televizion, pasi me aq sa di unë nuk keni dhënë interv-ista televizive?

Ju gazetarët shihni vetëm interv-istat e pas ‘91, por unë kam dhënë intervistë në televizionin shqiptar gjatë atyre viteve menjëherë pasi unë botova librin për Ismail Qemalin, dhe fola mbi aktivitetin e tij. Me pas kam dhënë intervista edhe kur kam punuar në Muzeum, në Trashëgiminë Kulturore.

Ju thatë që një nga punët tuaja është edhe libri mbi ismail Qe-malin, por kur kam kërkuar librin tuaj nuk e kam gjetur, ndërkohë që shumë historianë e studiues më kanë dhënë vlerësime për atë libër?

Në fakt është e vërtetë ajo që thatë ju, por unë modestisht mendova se për 100-vjetorin e pavarësisë do të kishte shumë botime apo prurje të reja, apo studime dhe mendova që pas 30 vjetësh që libri kishte parë dritën e botimit, mbase do të ishte i tepërt. Por ndodhi ajo që thatë ju, libri është kërkuar dhe kjo ishte një kënaqësi për mua, pasi kur ai i qëndron kohës do të thotë se është një vepër e arrirë dhe se është bërë një punë serioze.

Në cilat arkiva keni studiuar për këtë libër, vetëm në Shqipëri?

Sapo mbarova shkollën për histori-arkivistikë u caktova në arkivin në shtetit dhe puna e parë që mu cak-tuar ishte të hulumtoja dokumente mbi jetën e Ismail Qemalit për të bërë një botim. Të them të drejtën e kur ma ngarkuan këtë punë, e prita me kënaqësi pa dyshim, por edhe me një farë droje sepse ishte një punë e rëndësishme. Punën e nisa në arkivat e Arkivit të Shtetit dhe jo vetëm në fondin e Ismail Qemalit apo që kishin lidhje me shpalljen e pavarësisë, por edhe në dokumentet që mund të cilësoheshin si dytësorë. Pasi mbaro-va hulumtimin në Arkivin e Shtetit vi-jova në arkivin e instituti të historisë, që ka një arkiv shumë të pasur dhe më pas në bibliotekën kombëtare ku punoja me shtypin periodik të kohës. Pasi bëra gjithë këtë grumbullim dhe seleksionim të materialeve vura re që kishin një mangësi për sa i përket periudhës së Ismail Qemalit kur ishte shtetar i Perandorisë Osmane, ndaj kjo dobësonte veprën sepse nuk e jepte të plotë jetën e Ismail Qemalit. Me një kërkesë të bërë nga Arkivi i Shtetit në Ministrinë e Jashtme turke, në 1981 e cila u pranua, mundësonte që të hu-lumtoja edhe në arkivat e Stambollit. Ndaj bashkë me një shoqen time një arkiviste të vjetër, Eleni Duka që ishte dhe osmanologe shkuam në Stamboll dhe ajo kërkoi në arkivin e ministrisë dokumente në osmanishte, ndërsa

unë në ministri të jashtme kërkova për dokumente në frëngjisht dhe më pas shkuam në bibliotekën e Stambollit ku gjetëm dokumente që janë botuar në libër dhe që për mua mbeten doku-mentet më të rëndësishme. Unë nuk kam parë dokumente të tjera të asaj periudhe që të jenë marrë nga arkivat turke. Ato janë shumë të pasura dhe mbetet në dorën e historianëve për të hulumtuar.

cilat kanë qenë reagimet që keni marrë pas publikimit të librit?

Libri në atë kohë u prit shumë mirë dhe për mua ishte një kënaqësi e shumë e madhe dhe që mora përgë-zime. E para që mora përgëzime nga Enver Hoxha që për mua ishte shumë e rëndësishme për vetë faktin se ai më kishte ndjekur hap pas hapi gjatë punës sime. Ashtu siç u gëzua kur mori vesh që më kishin ngarkuar me këtë punë dhe më tha se kjo ishte një punë shumë nderuar dhe se duhet

të punoja me shumë përkushtim, por edhe në vijimësi të punës ai më ndoqi. Libri ishte një ndër temat e bisedës mes meje dhe atij.

a kishte njohuri për figurën e ismail Qemalit, Enver Hoxha?

Ai jo vetëm që kishte njohuri, por figurën e tij e vlerësonte e quante arkitekt të shpalljes së pavarësisë dhe diplomat të rangut evropian. En-ver Hoxha gjithmonë kur fliste për Ismail Qemalin, nuk thoshte rëndom ashtu siç themi ne tani Ismail Qemali, por Plaku i Vlorës, ose Plaku Isamil Qemali, gjithmonë si për t’i dhënë peshë figurës së tij. Enver Hoxha kishte edhe një lidhje shpirtërore me atë kohë sepse xhaxhai i tij kishte qenë pjesëmarrës i delegatëve të pa-varësisë.

Nuk ishte firmëtar?Jo, sepse ai arriti me vonesë për

shkak të kushteve të kohës, por në atë fotografi është e njohur tashmë, Hysen Hoxha ishte shumë pranë Is-mail Qemalit dhe kjo tregon se ai ka qenë një figurë e lidhur me aktivitetin patriotik.

Një historian turk, Nexhip alpi-an shkruan për ismail Qemalin se

ditëlindja e tij nuk është 24 janari, por 16 tetori. Duke qenë se ishte në një ditë me atë të Enver Hox-hës, a mendoni se ajo mund të jetë fshirë edhe pse në atë kohë nuk shkruhej fare data?

Absolutisht që unë nga të gjitha ato kërkime që kam bërë nuk më ka dalë asgjëkundi data e 16 tetorit. E së dyti kjo që thoni ju se ka lidhje me ditëlindjen e Enver Hoxhës unë nuk shoh asnjë lidhje. Nëse do të ishte në 16 do të kishte mbetur aty. Këto dy figura politike nuk i bëjnë hije njëri-tjetrit sepse të dy kanë vlerat e tyre. Ismail Qemali si një arkitekt i pavarë-sisë, ndërsa Enver Hoxha si një ud-hëheqës i Luftës Nacional Çlirimtare dhe më pas ndërtimi i socializmit.

Ju keni punuar për shumë kohë si specialiste në arkivë, një po-zicion jo prestigjioz. Si ka mundësi që një pjesëtare e familjes Hoxha kishte një detyrë kaq të thjeshtë?

Punova për rreth 8 vjet dhe nuk isha as specialiste e arkivës, por punonjëse e thjeshtë, pavarësisht detyrës që mora. Nuk kam pasur pre-tendime për të zgjedhur, ishte krejt normale dhe kjo për mua ashtu siç gjithë të tjerët.

Ju keni bërë disa deklarata pub-like që janë diskutuar dhe njëra prej tyre ka qenë edhe ajo e di-tarëve të Enver Hoxhës. a mund të na e shpjegoni këtë çështje?

Bëhet fjalë për 130 ditare, ose blloqe kalendarike.

a bëhet fjalë për 130 blloqe që ai mbante shënime, apo ditarë më vetë?

Jo për ditare siç janë me datat përkatëse. Ndër to 100 ishin tamam ditarë kurse 30 ishin kujtimet e tij. Këto u dorëzuan pas vdekjes së Enver Hoxhës, në shkurt të vitit 1986, në arkivin e Komitetit Qendror që ishte në atë kohë nga vetë Nexhmije Hox-ha. Dorëzimi është bërë në bazë të procesverbaleve dhe më pas në ngjar-jet e ‘91 i gjithë arkivi i Komitetit u dorëzua në Arkivin e Shtetit. Ne kemi pasur gjithnjë mendimin se këto doku-mente do të ishin në Arkivin e Shtetit.

Para disa kohësh kur doli libri i Blendi Fevziut “Biografi për Enver Hoxhën” unë shkova në Arkivin e Shtetit dhe kërkova origjinalin e këtyre ditarëve. Ata mu përgjigjen që nuk ekzistojnë këto ditare në arkiv, ndërkohë që ne kishim procesverbalet e dorëzimit të këtyre ditarëve.

Sot nuk ekziston asnjë?Asnjë prej këtyre 130 ditarëve nuk

ekziston.cila është përgjigjia që ju keni

marrë?Përveç përgjigjes që këto ditarë

nuk ekzistojnë në Arkivin e Shtetit, ne u detyruam të bënim një kallëzim në Prokurori, sepse ajo është një organ hetimor dhe të japë një përgjigje se ku janë këto ditare. Në Prokurori kemi çuar edhe procesverbalet, por si për-fundim Prokuroria e mbylli çështjen pasi pyeti në Arkivin e Shtetit dhe mori përgjigjen se ato ditarë nuk ndodhen aty.

Çfarë duhet të bënte prokuroria sipas jush?

Duhet të hetonte, sepse sot janë ende gjallë njerëzit që i kanë marrë në dorëzim ato ditare në 1986.

përse e lidhni këtë me librin e Blendi Fevziut?

Jo, nuk ka aspak lidhje, ai ishte thjesht ngacmimi për t’i kërkuar. Sepse është folur në media që kemi hedhur Blendi Fevziun e gjyq e të tjera si këto, por nuk është aspak e vërtetë.

përse keni qenë aq kritike ndaj atij libri, znj.Hoxha?

Kam qenë kritike sepse ai libër që në titull ishte një mashtrim për opinionin publik, sepse titulli është biografi i mbështetur mbi dokumente origjinale, dhe madje të pabotuara ndonjëherë. Së pari nuk mund të thu-ash biografi e mbështetur mbi doku-mente, sepse ajo detyrimisht duhet të jetë e mbështetur mbi dokumente. Biografia është paraqitja e jetës së një njeriu në tërësi, në këtë rast e En-ver Hoxhës, por ajo ishte një biografi ku autori kishte marrë vetëm disa mo-mente nga e Enver Hoxhës, pra vetëm ato që interesonin. Përveç kësaj në këtë biografi autori ka shfrytëzuar vetëm 25 dokumente pasi i kam numëruar. Libri është i ngritur më shumë në dëshmitë gojore të disa personave që sigurisht kanë qenë kundërshtarë të Enver Hoxhës. Nëse kërkon të bësh një biografi atëherë duhet të marrësh edhe persona që mbështetin Enver Hoxhën dhe më pas si studiues bën balancën dhe del me një mendim tëndin. Edhe nëse shihje fotografitë e zgjedhura për botim në fund të librit, sheh tendencën e tij për të diskredituar Enver Hoxhën, në pesë foto e nxjerr me rrobe banje dhe tre si plaku i vitit të ri në një festë familjare. Problemi qëndron tek cilësimi si një biografi, sepse nëse ai do të bënte një libër që do të titullonte “Mendimi i Blendi Fevziut për Enver Hoxhën” atëherë as nuk do të më interesonte fare. Biografia në vetvete është një botim serioz, shkencor dhe i mbështe-tur mbi dokumente.

Zonja Hoxha, kalojmë tek çësht-ja e bibliotekës së Enver Hoxhës, si ishte ajo? Ndërkohë që ju hidhni sërish akuza për zhdukjen e saj.

Biblioteka e Enver Hoxhës mund të them që ishte biblioteka personale më e pasur dhe më me shumë libra,

Ajo ka pasur rreth 25 mijë kopje li-brash. Ai ishte jo vetëm një lexues i kualifikuar, por kishte edhe kujtesë të jashtëzakonshme. Pjesa më e madhe e mureve të shtëpisë ishin biblioteka, dhe vetia e tij për kujtesë të fortë, bënte që t’i mbante mend të gjithë librat ku i kishte vënë.

ku janë këto libra sot?Në 91 kur ne u larguam nga shtë-

pia, Nexhmija vendosi që bibliotekën ta linte ashtu siç ishte, sepse ajo men-donte se biblioteka ishte një pasuri kombëtare. Por ajo bibliotekë mund të them u vodh dhe tani gjenden vetëm 2700 kopje, të cilat u dërguan në Bib-liotekën Kombëtare dhe nuk janë rua-jtur si biblioteka e Enver Hoxhës, por e kanë shpërndarë në gjithë fondin e bibliotekës si libra të zakonshëm.

Çfarë librash kishte në atë bib-liotekë?

Aty kishte libra shumë të mirë dhe kryesisht ajo kishte libra në frëngjisht, pasi Enveri e zotëronte shumë mirë atë gjuhë. Përmbajtja e saj ishte e ndryshme nga të gjitha fushat, kishte një larmi të madhe librash dhe i kishte të gjitha të zgjedhura vetë. P.sh Ismail Kadare kur erdhi për të parë bibli-otekën e tij pas vdekjes e Enver Hox-hës është habitur.

përse shkuan deri në atë pikë marrëdhëniet me ismail ka-darenë, pas debatit në lidhje me dorëshkrimin e librit të “Dimri i Madh”?

Ismail Kadare nuk e kishte kërkuar këtë dorëshkrim prej vitesh dhe Nexh-mije Hoxha e ka mbajtur në ato kushte të mira këtë dorëshkrim së bashku me dokumentet e Enver Hoxhës. Ai nuk e kishte kërkuar dhe papritur hap një çështje gjyqësore, për përkatësinë dorëshkrimit, që nuk i takonte Enver Hoxhës, por atij.

Megjithatë, ismail kadare është një ndër krenaritë tona kombë-tare, duke qenë shkrimtari numër një...

Unë nuk thashë që jo, ai është një shkrimtar i madh dhe pse ishte i tillë ne e ruajtëm atë dorëshkrim për vite.

Znj. Hoxha, kur e keni takuar Enver Hoxhë për herë të parë?

E kam takuar kur kam qenë fëmijë. Unë jam dhe mbesa e Ramiz Alisë dhe për vetë marrëdhëniet e afërta që kishte babai im me xhaxhain, Rami-zin, ne pushimet e verës i kalonim bashkë në Durrës dhe aty kam parë për herë të parë Enver Hoxhën. Më kujtohet gjithnjë i veshur elegant me kostum të bardhë madje si fëmijë që isha më bënin çudi edhe këpucët e bardha që ai vishte, dhe shumë herë e kemi takuar në ato kohë, por nuk mbaj mend ndonjë bisedë me të. Ky ishte edhe ambienti ku unë u njoha me Ilirin ndaj dhe për këtë nuk di të them me saktësi se kur jemi njohur.

Si ka qenë marrëdhënia juaj në familjen e Enver Hoxhës, si funk-siononte familja Hoxha? Sepse atje ishte dhe djali tjetër me nusen e tij, si dhe vajza e Enver Hoxhës me familjen. Si jetonit së bashku në një shtëpi edhe pse mesa di unë, kishit apartamente të ndara.

Kjo ishte edhe një ndër arsyet që Enver Hoxha shtoi një pjesë në vilë, edhe pse nëse sheh në ditarët e tij ai shkruan se fëmijët kur të martohen do të dalin në shtëpi më vete. Por pikërisht në atë kohë kur ne ishim në

Page 7: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

07• E premte 15 mars 2013

»iNtERViStë

prag të fejesës, dhe të tre çiftet jemi fejuar pothuajse në një kohë, atëherë nisën edhe problemet e tij me shën-detin e sidomos me zemrën. Aty ai kuptoi se do të ishte i pafuqishëm për t’i ndjekur familjet e fëmijëve. Ne jetonim të gjithë të bashkë, por shtë-pia ishte e ndërtuar në atë mënyrë që çdo çift kishte apartamentin e tij. Jeta bëhej e përbashkët, çdo darkë hanim të gjithë familja bashkë, të dielave edhe në drekë dhe festat i kalonim bashkë.

Si ishte marrëdhënia juaj per-sonale me Enver Hoxhën, a kishit ju mundësi të bisedonit gjatë më të?

Në familje ti harroje që Enver Hoxha ishte udhëheqësi, sepse ishte shumë i dashur dhe i afruar, kishte një komunikim të jashtëzakonshëm. Me të mund të bëje biseda, unë bisedoja me të për librin e Ismail Qemalit, por ai në shtëpi nuk bisedonte çështje që ishin të punës.

asnjëherë nuk ju ka rënë rasti të bisedoni çështje që i përkisnin shtetit?

Absolutisht nuk bëhet fjalë, të bisedohej për çështje të rëndësishme shtetërore madje edhe vetë Nexhmie Hoxha vetë ka raste kur dalin çështje dhe ne e pyesim ndonjëherë, ajo thotë që nuk di asgjë. Ajo thotë se En-veri nuk ka folur asnjëherë më të për sa i përket çështjeve të Ministrisë së Mbrojtjes, të Brendshme dhe të Jasht-me. Enverit i vinin në atë kohë radio-grame nga Ministria e Jashtme dhe ai jo vetëm që i lexonte vetë, por edhe i digjte vetë e këto nuk ia linte askujt, vetëm sepse i quante ato si sekrete shtetërore.

Një pjesë e rëndësishme e per-sonave nuk e besojnë këtë, madje ato thonë që pas sëmundjes së Enver Hoxhës, Nexhmie Hoxha ka luajtur një rol shumë të rëndë-sishëm në punët shtetërore dhe partisë të asaj kohe.

Këto janë fjalë pazari dhe koha do t’i shoshitë këto gjëra.

cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me vjehrrën tuaj në atë kohë, dhe si janë ato tani pasi ju jetoni bashkë?

Unë e quaj fat që kam jetuar në një çati me Nexhmie Hoxhën, sepse ajo është një grua e jashtëzakonshme në plot kuptimin e fjalës. Përveç mer-itave të saj gjatë luftës e më tutje, por edhe në aspektin njerëzor ajo është një grua mjaft e kulturuar. Është gjith-monë e preokupuar për familjen dhe është një fat dhe ke çfarë të mësosh nga ajo grua.

Ju asnjëherë nuk keni pasur kontradikta me të?

Jo, asnjëherë dhe thuhet se kur je mirë edhe marrëdhëniet janë të tilla, por edhe në kohë të vështira p.sh kur Nexhmia ishte në burg. E në fakt ajo bëri gjithë ato vite burg duke u dënuar me 11 vite e në një moshë të shkuar dhe unë jam ajo që e kam ndjekur në burgun e saj. Më pas ishte edhe burgu i Ilirit dhe kështu u bënë të dy familjarët në burg dhe ajo ishte një kohë shumë e vështirë e për të mos folur edhe xhaxhain në burg. Por këto vështirësi ndonjëherë të lidhin edhe më shumë.

Çfarë ishin për ju Ramiz alia dhe Enver Hoxha, dy figurat më të rëndësishme të asaj kohe?

Me xhaxhain unë kam pasur mar-rëdhënie shumë të veçanta dhe jam rritur në shtëpinë e tij, sepse edhe dy vëllezërit kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë mes tyre. Unë jam krenare për të dyja familjet, si nga babai, ashtu edhe nga im shoq. Pa diskutim që nuk mund të bëj krahasime, pasi Enver Hoxha ishte tjetër. Por gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje te xhaxhai im ishte zemra e tij e madhe, ai falte. Ishte një njeri i zgjuar, me

ideale dhe që i ruante idealet e tij. Një vlerë e madhe e tij është fakti i ndryshimit të sistemit që u bë pa u derdhur gjak. Ju shikoni që ndodh një demostratë, një rotacion pushteti nga një parti në tjetrën dhe ka të vrarë për të mos folur më pas për ‘97. Kurse ajo ishte një ndryshim sistemi dhe kaloi paqësisht.

a duhet bënte Ramiz alia refor-mat në një mënyrë tjetër dhe më të shpejtë?

Në një farë mase diçka filloi sepse në vendet e tjera të lindjes sistemi tashmë ishte ndërruar dhe po i vinte radha edhe Shqipërisë. Por ai ishte gjithmonë që ishte me idenë që gjërat të bëheshin sa më lehtë dhe pa trau-ma për shoqërinë shqiptare. Ndaj ai aq pati mundësi dhe aq bëri mendoj unë.

Megjithatë, pas ’90-ës një pjesë e opinionit e di se marrëdhëniet e familjes Hoxha me Ramiz alinë nuk kanë qenë të qeta, madje shpesh herë thuhet se një çështje si rrëzimi i bustit apo arrestimi i Nexhmie Hoxhës kanë krijuar një

hon të madh?Jo, hon të madh jo, janë fjalë të

mëdha këto, nuk pasur këto prishje marrëdhëniesh. Pas ‘90 Nexhmie Hoxha hyri në burg, pas saj vetë Ram-izi hyri në burg pastaj ishin ngjarjet e ‘97, e më pas largimi i Ramiz Alisë jashtë vendit tek fëmijët e tij. Pra, ishte vetë koha që solli këtë distancim nga këto dy persona.

Gjithmonë kanë shkuar mirë Ramiz alia dhe Nexhmie Hoxha pas ‘90?

Natyrisht që kanë shkuar mirë, por nuk kanë qenë ato marrëdhëniet e afërta siç kane qenë para ‘91. Kanë qenë takime të rastësishme, një tel-efonatë apo urim.

a shpejtoi vdekja e Mehmet Shehut, vdekjen e Enver Hoxhës?

Unë nuk di të them tani në e shpe-jtoi si vdekje, por di të them këtë se Enver Hoxha e ndjeu jashtëzakon-isht shumë këtë ngjarje. I krijoi një shqetësim një angazhim më të madh në punë dhe kuptohet që të gjitha këto natyrisht i rënduan shëndetit të tij.

Ju jeni studiuese e historisë, a jeni marrë me studime me jetën e Enver Hoxhës dhe aktivitetit të tij politik?

Jo, unë me jetën e Enver Hoxhës jam marrë këto kohët e fundit dhe të dy bashkë me Ilirin kemi bërë dy bot-ime për Enver Hoxhën. Njëri ka qenë përmbledhja e kujtimeve të tij i dalë

me rastin e 100-vjetori të lindjes së tij dhe tjetra për botimet mbi Kosovën.

a vizitonit të huaj Muzeun kom-bëtar gjatë kohës që ju ishin nën-drejtoreshë e tij?

Atëherë kishte turistë dhe këtu flas për kohën që unë kam qenë aty pra nga 1986-1990. Të gjitha delega-cionet që vinin në Shqipëri një vizitë e programuar ishte edhe muzeu kom-bëtar.

kush ishin këta personalitete?Kishte nga fusha të ndryshme

edhe nga arti. Një takim që unë kujtoj dhe më ka lënë mbresë ka qenë ai me kompozitorin e madh grek Mikis Teo-dorakis, ose p.sh aktori Bud Spencer.

Në cilin vit ka qenë Bud Spen-cer në tiranë?

Duhet të ketë qenë rreth vitit 1989.

Ju përmendët marrëdhënien e Enver Hoxhës me kosovën, madje shumë historianë kanë publikuar disa teza si ajo që Enver Hoxha e shiti kosovën. Ju si i komentoni këto deklarata?

Ajo që e shiti Kosovën është e pa-pranueshme, pasi të shesësh diçka do të thotë ta kesh pronën tënde. Enver Hoxha nuk kishte ku ta gjente Kos-ovën, kur kufijtë ishin të përcaktuara. Ai që në fillimet e luftës Kosovën e ka pasur një nga preokupimet e tij krye-sore dhe të Partisë Komuniste, deri në dërgimin e divizioneve për çlirimin e Kosovës. Më pas ai ka bërë përpjekje të mëtejshme, por aq sa mund t’i lejo-hej. Enver Hoxha arriti dhe këtë e kam të dëgjuar nga Nexhmie Hoxha, që të hiqte dorë nga posti i Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe të bëhej vetëm sekretar i parë, vetëm për Kos-ovën. Sepse nëse ai do të kishte ato dy poste qeveritare nuk do të mund të mbronte Kosovën sepse quhej ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.

E çfarë arriti Enver Hoxha me këtë?

Ai mundi të mbronte Kosovën me aq sa mundi. Por, p.sh për demon-stratat e ’81 ai nuk ishte në dijeni dhe këtu ngrihet një pikëpyetje të madhe, sesi sigurimi dhe Ministria e Brendshme nuk dinte asgjë. Ai ka qenë me pushime në Vlorë, dhe in-formacioni erdhi nga pedagogët që shkonin aty për të dhënë mësim. Ai kthehet urgjentisht në Tiranë dhe fil-lojnë publikimet e shkrimeve në ZP, disa me emrin e Enver Hoxhës, disa të ideuara nga ai që mbrojtën çështjen e Kosovës. Por mbrojtja që i bënte në

atë kohë Shqipëria, ishte edhe për ta bërë problemin të njohur ndërkombë-tarisht.

Një media e huaj publikoi një lajm se Enver Hoxha kishte në plan të sulmonte Jugosllavinë. Ju jeni në dijeni të këtij fakti?

Lajmin e lexova, por nuk mund të flas për këto gjëra, sepse sot shu-mica e gjërave që thuhen janë vetëm në bazë të fjalëve, por një ditë do të hapen arkivat.

kur do të hapen, duke qenë se mund të njihni dhe ligjin?

Atë nuk e di, por megjithatë një pjesë e arkivave shqiptare janë të hapura, sepse unë kam konstatuar edhe shkelje të ligjit. Është hapur fon-di personal i Enver Hoxhës, p.sh ato që kishte përdorur Blendi Fevziu janë ditari personal i Enver Hoxhës kur në ligj thuhet se fondet personale hapen pas 50 deri në 150 vjet nga dorëzimi i dokumenteve në arkiv, madje dhe kur hapen duhet të jenë me lejen e trashëgimtarëve. Por thonë se fondin e Enver Hoxhës e kanë deklasifikuar,

pra që e kanë bërë të hapur për të gjithë, madje edhe kartelat mjekësore.

Si ka qenë vitet tuaja pas rrëzi-mit të sistemit komunist?

Kur ndodhën ndryshimet dhe pro-testat e u fol që do digjet blloku, pra pas rënies së monumentit më kujto-het që blloku u rrethua nga njerëzit, ndërsa ne ishim në shtëpi. Pavarë-sisht se ishte Garda që mbronte bllokun, Nexhmia mori tre fëmijët e saj dhe i tha që të largoheshin dhe i dha urdhër komandantit të Gardës “Nuk dua që në shtëpinë e Enver Hox-hës të ndodhë shkëmbim zjarri. Shtë-pia le të digjet, por unë nuk dua që të derdhet gjak në derën e shtëpisë së Enver Hoxhës”.

Ç’ndodhi pas kësaj kërkese të Nexhmie Hoxhës?

Ne u larguam dhe kemi jetuar për disa muaj në shtëpinë e prindërve të mi, më pas në një shtëpi tjetër dhe në fundin e ‘93 shkuam në shtëpinë ku jetojmë edhe sot.

a kishit frikë gjatë asaj kohe që ndodhnin ato protesta në tiranë?

Gjithnjë turmat kanë rrezik, sepse situata mund të dilte jashtë nga kon-trollit, por ne u larguam nga shtëpia

Ditën e rrëzimit të bustit, a keni qëndruar në vilë?

Po kemi qenë aty.a nuk kishit frikë?Jo, sepse situatat erdhën aq men-

jëherë sa të vinte çudi që si njerëzit mund të ngriheshin dhe të protes-

tonin, kur para një muaji situata ishte shumë e qetë.

Ju e kuptoni që po rrëzohej sis-temi komunist?

Natyrisht që kur filluan ato protes-ta edhe ne e kuptuam që ishte kërkesa për ndryshimin e sistemit komunist.

Si ka qenë jeta juaj, si keni jet-uar ju pas ‘90, pasi persona men-dojnë se ju jeni një familje e pasur dhe keni biznese?

E kemi dëgjuar dhe ne këtë, madje në ‘92-‘93 çdo biznes që hapej thuhej si ishte i djalit të Enver Hoxhës.

Sa të pasur jeni ju?Si është pjesa më e madhe e sh-

qiptarëve. Mbase ju mund të jenë më i pasur se unë. Në këto vite ne kemi pasur vështirësi, pasi puna ime ishte e lidhur me institucionet pra që duhej të punoje në Arkiv të Shtetit dhe ato vite ishte e pamundur që unë nusja e djalit të Enver Hoxhës të merresha në punë. Unë më pas hapa një biznes të vogël me një shoqen time, një atelie të vogël vetëm për të mos mbetur pa punë. Ndërsa Iliri në profesion është inxhinier mekanik me titull profesor doktor, e megjithatë edhe ai u mun-dua që në profesionin e tij të bënte diçka si konsulent inxhinier mekanik. Ilir krijoi edhe një marrëdhënie të mirë me Kinën.

Si i krijoi edhe për shkak të marrëdhënieve të mëparshme që kishim pasur?

Diçka vinte edhe nga ajo, sepse në Kinë ruhej një mendim shumë i mirë për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë so-cialiste.

Znj. Hoxha, a keni ndërmend të futeni në politikë, ju apo bashkëshorti juaj?

Jo, Enver Hoxha nëse e sheh u dha profesione fëmijëve që nuk kanë lid-hje me politikën duke i bërë djemtë inxhinierë dhe vajzën arkitekte.

Në 100-vjetorin e shtetit sh-qiptar, u bënë rivlerësime të disa figurave historike. Sipas jush, ku ishte figura e Enver Hoxhës në këtë kuadër?

Figura e tij në këto festime zyrtare nuk ekzistonte askund dhe 50 vjet ishin të fshira nga historia.

E ku duhet ta vendosnin sipas jush?

Lufta Nacional Çlirimtare është një pjesë shumë e rëndësishme dhe kontributi i tij gjithashtu. Por edhe ndërtimi i socializmit është mjaft i rëndësishme sepse ka arritje të jashtëzakonshme, si p.sh zhdukja e analfabetizmit, u hapën shkolla në të gjithë vendin, ngritja e universiteteve dhe akademia e shkencave, bujqësia, etj,

por ato të kundërtat, pushka-timet dhe janë vrarë 6 mijë per-sona për bindje politike...

Pa u hapur dosjet, dhe nuk e kam fjalën për ato dosje që flitet sot, por duke qenë se unë kam punuar me do-kumente e di rëndësinë e tij, dhe ato përmbajnë të vërtetat.

Si ju duken këto 23 vjet të demokracisë shqiptare?

Natyrisht që ka ndryshime dhe ar-ritje dhe çdo shoqëri ka zhvillim, por ne kemi mbetur në fazën e tranzicion-it dhe nuk po arrijmë demokracinë e vërtetë.

për këtë votoni ju në përgjithë-si?

Për të majtën sigurisht.tek e majta ka disa parti komu-

niste, a votoni për ato?Po ka disa xhepa..., por nuk ka

rëndësi për kë votojmë ne. Sigurisht që kemi marrëdhënie me Partinë Ko-muniste, jo se jemi anëtarë, apo siç doli në shtyp që Iliri ka formuar një parti, këto nuk janë të vërteta, por ne ata njerëz i njohim dhe kemi një mar-rëdhënie njerëzore me ta.

a ka familja juaj ndonjë peng? Jo.

Page 8: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

08 E premte 15 mars 2013 •

« aktualitet

Mariglen Mulla

Mjekët e qendrës spitalore, ku u kurua Florije Peci, studentja e

aksidentuar në Himarë, kanë shprehur gadishmërinë e tyre për një ballafaqim me familjen librazhdiote, e cila i akuzon se 22-vjeçarja 6-muajshe shtatzanë është përdhunuar në Austri, teksa ishte në koma. Lajmi konfirmohet për gazetën “Metropol” nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat shtuan se mjekët austriakë ua kanë shprehur këtë gadish-mëri prokurorëve të vendit të tyre, të cilët po merren me hetimin e këtij rasti. Ndërkaq, nga rezultatet e para të kra-hasimit të AND-së së foshnjës me atë të mjekëve të akuzuar nga familja Peci, nuk ka pasur ndonjë përputhshmëri, gjë e cila ka larguar dyshimet për implikim të stafit mjeksor. Të njëjtat burime shtuan se nga ky krahasim paraprak nuk rezulton ndonjë përputhsh-mëri AND-je, por do të priten edhe disa analiza specifike, përgjigjet e të cilave kërko-jnë më tepër kohë. Ndërkaq, vëmendja e prokurorëve austriake është zhvendosur në klinikën e rehabilitimit, ku Florije Peci qëndroi pas daljes nga koma. Sipas prokurorëve shqiptarë, e njëjta procedurë hetimore do të ndiqet edhe ndaj stafit mjekësor të klinikës së rehabilitimit. Nga ana tjetër, prej pak ditësh Florije Peci ka lënë ambientet e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku qëndroi e shtruar për disa javë, pasi mjekët dhanë siguri për shëndetin e saj. Ndërkaq, palës shqiptare i mbetet vetëm të presë përgjigjen e homologëve austriakë, pasi në Tiranë janë kryer të gjitha pro-cedurat e duhura, duke nisur nga dëshmitë e familjarëve të Pecit, sekuestrimi i kartelës

Shfaqje rracizmi “Heil Hitler” e “të huaj m…”

Naziskinët kokërruar sulmojnë6 shqiptarë, por plagosen vetëitali - Një shfaqje e tmerrshme rracizmi të pastër naziskin është shfaqur së fundmi në Bolzano të Italisë, ku viktimat e këtij sulmi ishin shqiptarët. Sipas medieve italiane, kursi i demokratizimit, i ndjekur me urdhër të gjykatës, nga një grup naziskinësh, mesa duket nuk u ka bërë punë atyre. Në fakt, 3 vjet më vonë, ata vazhdojnë të kërkojnë të huajt për t’i sulmuar. Gjashtë prej tyre janë përleshur në Merano, por vetë përfunduan në spital, sepse të sulmuarit ishin 6 shtetas shqiptarë, të cilët kanë reaguar dhe e mbrojtën veten. Faktet datojnë disa muaj më parë, por vetëm para pak ditësh, policia ishte në gjendje të identifikonte të gjithë autorët e përleshjes fizike. Kështu, 12 persona janë të akuzuar për trazira të rënda. Kokërruarit rrezikojnë tash-më një denoncim të dytë për shkelje të ligjit “Mancino” dhe nxitje të urrejtjes racore. Menjëherë pas mesnatës, gjatë një natë të zakonshme të së shtunës, vjen një telefonatë në stacionin e policisë “Përballë një lokali ka përleshje. Shkelma dhe grushte. Një djalë është goditur me një gotë birr në kokë. Ka gjashtë kokërruar. Ata të gjithë pinë dhe janë shumë agresivë”. Kur policia mbërriti pa se kishte gjak-derdhje e plagë të thellë në kokë. Dëshmitarët thanë se ai ishte goditur gabimisht. Ata thonë se një nga kokërruarit hodhi një shishe në drejtim të shqiptarëve, por qëlloi shokun e pastaj ikën të gjithë. Pasi dërguan të plagosurin në spi-tal, policët pas 20 minutave morën një telefonatë që i lajmëronte se grupi i naziski-nëve ishtë kthyer në sheshin ku ishte dyqani për një tjetër “luftë”. Dy kokërruar dhe dy shqiptarët preferuan të largo-heshin përpara se policia të ar-rinte aty. Agjentët morën pam-jet e kamerave të sigurisë dhe aty panë skenën që naziskinët kishin dalë në mes të rrugës dhe ndaluan një “Volkswagen” me targa të huaja. Shoferi është një shtetas shqiptar. Kokërruarit nuk lejojnë të ka-lojë askënd. Me disa objekte të mprehta në duar ata qëllo-jnë makinën. Ndërkaq, në pamje dëgjohet fraza famëkeqe “Heil Hitler”, dhe me krahun e shtrirë duke thirrur: “Scheiss Ausländer” (të huaj m ...). Shqiptari shkon larg, por kthehet pas pak minutash. Pas tij është një “Ford” dhe “përforcime” përbëhen nga bashkatdhetarët e tij, të gjithë banorë në Bolzano (grupi i miqve, në fakt, kishte vendosur të kalonte mbrëmjen në Merano). Ata janë të armatosur me shufra hekuri dhe shkopinj. Sapo shkuan poshtë, kaosi shpërthen. Duket se përleshja po shkon në fitoren e shqiptarëve. Disa nga kokërruarit ja mbathin dhe të tjerët përfundojnë në spi-tal. Madje njëri prej tyre, (i cili u arrestua tre vjet më parë), ditën e nesërme me nënën e tij në polici, ka pretenduar të jetë viktimë e një rrahjeje. “Ne ishim duke ecur përreth dhe u sulmuan pa asnjë arsye”,-tha ai. Por policia ka parë tash-më pamjet nga kamerat dhe e di të vërtetën. Nga bilanci i mbrëmjes, 6 naziskinë kokërruar mbeten të plagosur. Të gjithë janë identifikuar nga policia në Merano.

Shqiptari, plan me ekstremistët islamikë për vrasjen e politikanit, Markus Beisicht

Veshka e shqiptarit, e hequr gabimisht, në gjykim të menjëhershëm 2 mjekë italianë

KoMploti, Kapen eKSplozivë e arMë pati dëMtiMe të rënda trupore

GJeRMaNi - Në Cologne, policia gjermane ka prishur komplotin për vrasjen e një politikani gjerman, teksa arrestoi 4 ekstremistë islamikë, 2 turko-gjermanë, një shqiptar dhe një gjerman. Mediet gjermane thanë se ekstremistët islamikë kishin në plan për të vrarë Markus Beisicht, udhëheqësin e partisë së ekstremit të djathtë “Pro NRW”. Qëndrimi politik antiislamik i Markus Beisicht e përballi atë me armiqtë e panjohur, të cilët i ishin vënë pas për ta vrarë. “Digital Journal” ka raportuar majin e kaluar se një gjerman islamik salafist kërkoi të mblidhte të dhënat personale të anëtarëve “Pro NRW”, me qëllim për t’i sulmuar ata, një akt që ministri i Brendshëm e mori seriozisht. Sipas këtij informa-cioni, katër anëtarë të një grupi radikal Salafist u arrestuan të mërkurën para se komploti i tyre të realizohej. Eksplozivë dhe armë u gjetën në banesë. “Focus” raportoi se “të dyshuarit janë dy persona 23 dhe 24 vjeç, të dy gjermanë me origjinë turke, një 43-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar gjerman”. Tensionet kanë qenë të shpeshta mes ekstremit të djathtë dhe islamikëve ekstremistë. “Der Spiegel” raportoi se antimyslimanët e “Pro-NRW”, ishin partia që fitoi të drejtën ligjore për të shfaqur karikaturat e profetit Muhamed, të cilat kishin nxitur përleshje të dhunshme me salafistëve.

itali - Në Savona, dy mjekë italianë vazhdojnë të jenë në një pro-ces gjyqësor, pasi akuzohen për heqjen gabim të veshkës së një shqiptari. Më 23 maj, ata do të gjykohen me formulën e gjykimit të menjëhershëm për akuzën e dëmtimit serioz trupor. Kështu, në proces ndodhen kirurgu Andrea Piçardo, ish kreu i spitalit “Cairo Montenotte” dhe kolegu i tij Giampaolo Arzillo. Të dy janë akuzuar për një histori që kishte ndodhur tetorin e dy viteve më parë, kur në spitalin “San Paolo”, gjatë operacionit i kanë hequr gabimisht një veshkë pacientit shqiptar, 47 vjeç, me iniciale B.Meta. Ai ishte me profesion zejtar në Shqipëri dhe në fakt vuante nga një kist në shpretkë, i shkaktuar nga një inflamacion, i cili transmetohet te njerëzit, zakonisht nga derrat. Duket se gjatë operacionit, i cili dukej në rrezik, ka dalë nevoja për të hequr një shpretkë edhe një pjesë të pankreasit dhe mbi të gjitha veshkën e majtë. Vështirë-sia në këtë pikë qëndron në faktin se mjekët duhet të shpjegojnë nëse heqja e veshkës ishte e domosdoshme apo nëse ajo është hequr gabimisht nga ana e ekipit kirurgjik, të cilët kryen ndërhyrjen. Pas kësaj ngjarjeje, të raportuar hap pas hapi në gazetën “Metropol”, erdhën edhe reagimet e familjarëve, të cilët denoncuan mjekët pranë prokurorisë së Savonës. Për shumë kohë shqiptari pati vuajtje të mëdha.

nuK pranojnë përdHuniMin e Florije pecit Kur iSHte në KoMa

Mjekët austriakë: të gatshëm për ballafaqim me familjen peci

mjekësore, si dhe dërgimi i kampionëve të AND-së së fëmijës 6 muajshe.

HetimetPara pak javësh, vëllai

dhe motra e Florije Peçit dëshmuan në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me shtatzëninë e motrës së tyre. Gazmend Peçi ka thënë se u qëndron fakteve të paraqitura në kallëzimin që ai ka firmosur më datë 6 shkurt 2012, ku thekson se motra e tij është përdhunuar gjatë qëndrimit për mjekim në Austri. Erida Peçi, motra e Florijes, e cila ka qenë bashkë me 22-vjeçaren në Austri në pjesën më të madhe të kohës së qëndrimit atje, ka dhënë shpjegime të hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ajo ka shpjeguar kohën kur Florije Peçi u dërgua në Austri, më 24 maj 2012, daljen nga koma të 22-vjeçares më 2 korrik dhe më pas largimin nga spitali më 19 korrik 2012 për t’u vendo-

sur në kliniken e rehabilitimit ku ka bërë fizioterapi. Sipas motrës së Florije Peçit, e dëm-tuara nga ngjarja pas datës 19 korrik 2012 nuk ka shkuar më asnjëherë në spitalin ku ishte kuruar. “Më 19 korrik 2012, Florija ka dalë nga spitali ku u mbajt në koma. Gjendja e saj ishte përmirësuar dhe ka pasur nevojë vetëm për fizioterapi. Nuk është kthyer më asnjë ditë në atë spital, por ka qëndruar te klinika ‘Neu-rologisches Therapiezentrum Gmundnerberg’ deri në datën 11 tetor, kur Florija u kthye në Shqipëri”, ka thënë motra e Florije Peçit gjatë dëshmisë së saj dhënë për Prokurorinë. Prokurori i çështjes, Arben Nela dhe prokurorja që po drejton hetimet, Ervjola Stoja, kanë firmosur vendimin për kryerjen e ekspertimit gjine-kologjik të Florije Peçit. Kjo e fundit në dëshminë e saj tha se nuk mbante mend asgjë se kur kishte mbetur shtatzanë. Hetimet po vijojnë.

Prokurori i çështjes, Arben Nela dhe prokurorja që po drejton hetimet, Ervjola Stoja, kanë firmosur vendimin për kryerjen e ek-spertimit gjine-kologjik të Florije Peçit. Kjo e fundit në dëshminë e saj tha se nuk mbante mend asgjë se kur kishte mbetur shtatzanë. Hetimet po vijojnë

Page 9: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

09• E premte 15 mars 2013

»SpEcialE

Kryengritja e Varshavës dhe tradhtia ruse

Lufta e Dytë Botërore vërtet mund të ketë qenë “një luftë e mirë”, siç shprehen shumë njerëz, por ajo ka pasur gjithashtu aspektet e saj të këqija. Një prej këtyre aspekteve kishte të bënte me kryengritjen e Varshavës të vitit 1944 të organizuar nga rezistenca polake dhe që u shtyp nga nazistët gjatë 62 ditë luftimesh të ashpra ndërkohë që trupat sovjetike qëndruan duarkryq. Populli polak nuk ia ka falur këtë Rusisë, dhe deri në një farë mase as Amerikës, që nuk i erdhën në ndihmë. Forcat ameri-kane dhe britanike përparonin nga Perëndimi, sovjetikët nga Lindja. Dukej se kishte ardhur koha e përshtatshme që rezistenca polake, më e mad-hja në çdonjërin nga vendet e pushtuara nga nazizmi, të ngrihej kundër shtypësit. Më 1 gusht 1944 beteja për çlirimin e Varshavës filloi.

Ishte një luftë e pabarabartë. Megjithëse e organizuar mirë, lëvizja il-egale polake as që mund të krahasohej me forcat gjermane të armatosura mirë. Nga 40 mijë luftëtarët polakë, vetëm një e katërta e tyre kishin armë të përshtatshme. Të tjerët ishin të armatosur vetëm me gurë dhe tulla. Ata i kishin varur shpresat tek ndihma e aleatëve. Ndërkohë që forcat aleate po i afroheshin qytetit, Stalini u bëri thirrje polakëve të ngriheshin. Të njëjtën gjë bëri edhe presidenti amerikan Franklin Ruzvelt. Por kur trupat sovje-tike arritën në periferi të Varshavës, ato u ndalën aty. U ndalën dhe nuk bënë asgjë, thotë ish këshilltari i lartë i politikës së jashtme amerikane, Zbigniev Brzezinski në një dokumentar televiziv të rrjetit CNN.

“Ata jo vetëm që rrinin dhe shikonin se si nazistët masakronin kry-engritësit dhe vrisnin popullatën civile, por për shumë javë me radhë, na penguan edhe ne - amerikanëve dhe britanikëve - që t’u jepnim ndihmë kryengritësve. Është fakt se Stalini nuk dëshironte ta shihte Varshavën të çliruar nga polakët. Ai preferonte ta shihte atë të shkatër-ruar”, - thotë zoti Brzezinski. Duke planifikuar pushtimin e Polonisë pas luftës, Stalini donte që rezistenca polake të mos e pengonte. Prandaj, ai refuzoi ofertën amerikane dhe britanike për të ndihmuar. Më në fund, i nervozuar, Çurçilli kërkoi që ndihma të dërgohej, me gjithë kundërsh-timet e Stalinit, por Presidenti Ruzvelt nuk ishte dakord dhe dukej se nuk e kishte marrë problemin seriozisht. Po në dokumentarin e CNN-it historiani Norman Davies thotë se fuqitë e mëdha humbën një rast mjaft të rëndësishëm: “Aleatët perëndimorë kishin në dorë shumë karta që mund të kishin luajtur. Ata e furnizonin Bashkimin Sovjetik me sasi kolosale pajisjes ushtarake dhe nëse presidenti amerikan do të kishte ndërhyrë, përgjigja e sovjetikëve mund të kishte qenë pozitive.” Por Brian Porter, profesor i historisë në Universitetin e Miçiganit, dy-shon te ky konkluzion. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, ai thotë se presidenti në fakt i kishte duart të lidhura. “Stalini nuk do të lejonte që polakëve t’u shkonte ndonjë ndihmë, pas fillimit të kryengritjes. Për sa u përket amerikanëve, edhe sikur ata të ishin përpjekur të ndihmonin, vështirë të imagjinosh se çfarë roli mund të kishte luajtur kjo. Duhet të kujtojmë se lufta nuk kishte mbaruar ende dhe megjithëse fitorja dukej e sigurt, akoma kishte luftime. Veç kësaj Japonia ende nuk ishte mundur.” Ndërkohë, polakët luftonin me të gjitha forcat për çlirimin e qytetit të tyre. Të rritur në kulm, ata hanin çdo kalë apo qen që gjenin dhe pinin ujin që gjenin në gropat e rrugës. Ndërkohë që po afronte fundi, polakët shfrytëzuan kanalizimet e qytetit për të shpëtuar, duke notuar nëpër ujin e fëlliqur që u vinte deri në gjoks. Më shumë se 200 mijë polakë humbën jetën në këtë kryengritje, shumica civilë. Profesor Davies thotë se çdo ditë të kryengritjes vdisnin po aq polakë sa u vranë amerikanë gjatë sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Shtrohet pyetja: a mos u nxituan polakët kur dihej se si ishin sjellë rusët më parë me vendin e tyre? Rusia kishte pushtuar një pjesë të mirë të Polonisë nga viti 1795 deri në vitin 1918, thotë Profesor Porter, dhe ajo iu bashkua Hitlerit kur ai filloi Luftën e Dytë Botërore. “Ne në Shtetet e Bashkuara zakonisht kujtojmë pushtimin gjerman të Polonisë. Kurse polakët e kujtojnë këtë më tepër si një pushtim gjerman dhe rus të vendit të tyre. Gjermanët hynë në Poloni më 1 shtator, por vetëm dy javë më pas, rusët hynë nga ana tjetër pasi kishin nënshkruar një trak-tat midis Stalinit dhe Hitlerit për ndarjen e Polonisë midis tyre.” Hitleri e shfarosi sa mundi klasën e edukuar polake. Kurse rusët, thotë profesori, shfarosën pjesën e mbetur. Në konferencën e Teheranit të fuqive të mëdha më 1943, Ruzvelti dhe Çurçilli ia lanë më shumë se një të tretën e vendit Stalinit. Polakët nuk u pyetën, madje as u informuan për sa po ndodhte. Pas kësaj, sovjetikët e pushtuan Poloninë dhe e mbajtën të pushtuar për 44 vjet deri sa lindi rezistenca e cila këtë herë fitoi.

GEto E VaRSHaVëS: Ata që dokumentuan

krimet ndërsa ndodhninmonica Whitlock BBc

Kur gjendesh në një geto ku çdo ditë njerëzit vdesin, çdokush mund të mendojë vetëm për një gjë: si të mbi-jetojë. Por në geton e Varshavës, katër dekada më parë, një grup klandestin i vuri vetes një qëllim më të lartë: ata krijuan një arkiv të madhe për të do-kumentuar deri në detaje çdo aspekt të jetës në këtë qytet-burg të ndër-tuar dhe më pas të eliminuar nga na-zistët. Udhëhequr nga historiani Ema-nuel Ringelblum, grupi i grumbulloi dokumentet dhe i groposi ato për t’i fshehur në të ardhmen.

Në një natë të nxehtë më 3 gusht 1942, 19-vjeçari David Graber shk-roi emrin e tij në një copë letër dhe e vendosi letrën në një arkë hekuri në rrugën “Novolipki 68”, në zemër të ge-tos së Varshavës. “Dëshiroj shumë të shoh momentin në të cilin ky thesar i madh do të zbulohet dhe ulërimat e të vërtetës do të dëgjohen, -shkroi ai. - Lus që ky thesar të bie në duar të mira, dhe që ai të mbijetojë në kohë më të mira, që këto dokumente të alarmojnë botën për atë çfarë ndodhi… në shekul-lin e 20-të… qoftë historia dëshmitari ynë.” Davidi e dinte se mund t’i kishin mbetur vetëm pak orë apo vetëm pak minuta. Ushtarët gjermanë patën mbër-ritur në rrugën ngjitur. Dy javë më parë, ata kishin filluar të shtynin një gjysmë milioni hebrenj, burra, gra dhe fëmijë, të jetonin në geto, nëpër trena, të cilat i dërguan ata në kampin e shfarosjes së Treblinkës. Në 2 gusht, 6276 njerëz qenë rrëmbyer. Më 3 gusht, u morën 6458 vetë të tjerë. Bashkë me David qe një adoleshent tjetër, Nahum Grzy-wacz, dhe një mësues, Israel Lihten-shtejn. Të tre qenë pjesë e një pune të stërmadhe, një përpjekjeje për të shënuar çdo detaj të jetës së getos në një arkiv – “thesari i madh” i Davidit. Emri në kod i këtij projekti qe Oyneg Shabbes (Gëzimi i Sabathit). Bashkëpu-nëtorët e Oyneg Shabbes grumbul-luan dhjetëra mijëra dokumente deri në gusht 1942. Disa qenë shkruar në formën e ditarëve, eseve dhe vëzhgi-meve, poezi dhe reportazhe faktike në jidish, polonisht dhe në gjuhë të tjera europiane. Të tjerat u mblodhën. Qindra piktura, skeçe, harta, bileta treni, fatura, madje edhe fotografi të zhvilluara në fshehtësi në geto. Ato u mbështollën me kujdes dhe u magazinuan. Grupi mbushi dhjetë arka metalike, i lidhi ato mirë dhe i fshehu në themelet prej tulle të një ndërtese të vjetër shkolle. “Unë vetëm uroj të kujtohem”, shkroi Lihten-shtejn në shënimin e fundit në emër të vetes dhe bashkëshortes së tij, e cila qe një artiste e njohur. “Dëshiroj që vajza ime e vogël të kujtohet. Ajo mbush sot 20 muaj jetë”. Njeriu kryesor i grupit, Oyneg Shabbes qe një historian dhe një aktivist shoqëror, Emanuel Ringel-blum. Ai po jetonte me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël në Varshavë kur ushtritë e Gjermanisë avancuan nëpër Europë dhe në Poloni – zemra e hebrenjve të Europës. Familjet hebreje të Polonisë, me dhjetëra mijëra, u dër-guan në qytete burgje të rrethuara nga mure të larta të njohura si geto, apo u arratisën në Varshavë duke men-duar se do të ishin më të sigurt në një

kryeqytet modern ku pothuajse një në tre banorë qenë hebrenj. Por nuk ndo-dhi kështu. “Të shtunën getoja na u shfaq e tmerrshme”, shkroi Ringelblum në nëntor 1940. “Njerëzit në rrugë nuk e dinin se ajo do të bëhej një geto e mbyllur dhe lajmi erdhi si një rrufe”. Ringelblum filloi duke mbajtur shënim çdo ditë. Por gradualisht ai ftoi gjith-një e më shumë njerëz të besuar që të bashkoheshin me të. Disa shkruan në polonisht, por shumë shkruan në jidish. Për Ringelblum, rigjallërimi dhe ruajtja e gjuhës jidish kishte një rëndësi të madhe, në një popullatë të mbushur me debat intensiv mbi identitetin dhe nën një presion më të madh se kurrë më parë. Çdo doku-ment jepte një dokument personal dhe të saktë të jetës në një bashkësi që vijonte të shpresonte dhe të be-sonte te paqja. Disa fotografi tregojnë trafikantët që po kapërcenin murin tre metra të lartë për të siguruar thasë me ushqime, thasë që ndihmuan shu-micën të shmangte vdekjen nga uria. Një recetë për gatimin e patateve të ngrira dhe një artikull për gatimin e peshkut të qelbur me saharinë dhe mjaltë sintetik, tregojnë se sa larg

shkoi përpjekja për mbijetesë. Kërk-uesit mblodhën fjalët dhe ulërimat e lypësve, si dhe reklamat për arsimim të fëmijëve në klasa nga fizika deri te prodhimi artizanal i letrës. “Çdokush shkroi”, thotë Ringelblum në një do-kument. “Gazetarë dhe shkrimtarë dhe natyrisht, mësues, njerëz publik, të rinj – madje edhe fëmijë. Një sasi e madhe informacioni u shkrua… një fotografi e jetës”. Organizimi i punës për shkrimin dhe mbledhjen e doku-menteve u strukturua me rreptësi. Sekretarët bënë kopje të trefishuara, për të parandaluar rrezikun e humb-jeve në rast se projekti zbulohej. Ata përdorën makina shkrimi dhe letra kopjative të Këshillit Hebraik të kri-juar nga gjermanët. Askush nuk dinte vendin e të gjitha dokumenteve, në mënyrë që në rast se dikush zbulohej, të mos mund të detyrohej në tortura të tregonte. Çdo dokument tregon një jetë reale të ashpër. Aty zbulohet poeti, Vladislav Szlengel, i cili është ulur pranë telefonit në geto, duke parë përmes dritares te parku në anën tjetër. Tel-efoni vijon të punojë, por ai nuk ka se këtë marrë në Varshavën tjetër përtej murit, një vend që dy vjet më parë, e quante shtëpi. Dëshmi të tjera flasin për ata që vdiqën pa lënë gjurmë. “Rasti

i tmerrshëm i një fëmije trevjeçar”, shk-roi Ringelblum për një nga familjet që u dërgua në geto. “Roja e hodhi fëmijën në dëborë, e ëma u përpoq ta shpëton-te. Roja kërcënoi se do të vriste të gjithë hebrenjtë në vagon. Nëna arriti në Var-shavë dhe luajti mendsh”. Programet e koncerteve dhe biletat e ruajtura japin detaje mbi emrat dikur të famshëm të një kryeqyteti të sofistikuar europian. Aty dhanë shfaqje muzikantë të kla-sit botëror nga Orkestra Filarmonike e Radio Varshavës. Stafi i kompanisë diskografike “Electro-Syrena” gjendej gjithashtu në geto. Ajo qe kompania e parë e disqeve në Poloni dhe pati bërë të mundur shpërndarjen e muzikës popullore polaje dhe jidish që nga viti 1904. Ata kishin mbi 14 mijë albume të prodhuara. Në verën e vitit 1939, disa javë para pushtimit, ata prodhuan dis-kun e fundit. Një nga yjet më të mëdha të muzikës së kohës, Artur Gold, qe aq i famshëm për ushtarët gjermanë sa ata e detyruan të këndojë në Tremblinka i veshur si një kloun, para se ta vrisnin.

David Graber, Nahum Grzywacz, Israel Lichtensztajn, Gele Seksztajn, fëmija 20-muajshe Margalit, Emanuel Ringelblum, Yehudit Ringelblum, Uri

Ringelblum, poeti Vladislav Szlengel, këngëtari Artur Gold, stafi i kompa-nisë diskografike, si dhe orkestra filarmonike – asnjëri prej tyre nuk mbijetoi. Nuk mbijetoi as rruga No-volipki. Më 1943, pas kryengritjes në geto, ushtarët gjermanë u vunë minat ndërtesave të pakta që kishin mbetur. Por tre anëtarë të grupit të dokumentimit, ia dolën. Në shtator 1946, pas disa javësh planifikimesh dhe kalkulimesh, ata krijuan një ide mbi vendin e përafërt të fshehjes së dokumenteve. Dhjetë arkat qenë ende aty, të paprekura. Letrat qenë të lexueshme, pavarësisht se disa i kishte prekur uji. Pastaj, më 1950, pu-nonjësit që po ndërtonin një bllok pal-latesh në atë që tashmë qe Varshava komuniste, rastisën në dy rezervuarë qumështi prej metali, brenda të cilave gjendeshin dokumente. Në total u rikuperuan mbi 35 mijë dokumente. Por të gjitha përpjekjet për të gjetur një grup tjetër arkash, grupin më të madh të dokumenteve, dolën pa sukses. Së fundi arkeologët kërkuan te kopshti i ambasadës së Kinës në atë që dikur ka qenë rruga Novolipki, por gjetën vetëm pjesët e djegura të një ditari. Pjesa tjetër e arkivit ndoshta vijon të gjendet diku nën Varshavën e rindërtuar.

Page 10: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

10 E premte 15 mars 2013 •

« SpEcialE

nGa XhyBja me Fije ari Për hrushovin, teK vioLina e Famshme Për ehremBurGun

Familja Çiftja, shkëlqimi dhe persekutimi 50-vjeçarartur ajazi

Mes shumë familjeve të qytetit të lashtë të Elba-sanit, padyshim familja Çiftja, mbetet dera nga ku dolën intelektualët dhe patriotët që i dhanë

vlera të padiskutueshme rrethit të tyre familjar e shoqëror, qytetit, dhe vendit. Duke folur mbi origjinën, historikun dhe episodet e kësaj familje, pasardhësit e familjes Çiftja, tregojnë pjesë nga histo-ria e panjohur e xhybes, së qëndisur me fije ari për Hrushovin apo dhe violina e famshme, e cila ju dhurua gazetarit rus Ehremburg. Mes tregimeve mësojmë për intelektualin Tasim Çiftja, i cili shpë-toi Mitrush Kutelin në kënetën e Mali-qit. Me po ato emocione tregojnë për familjen e tyre Riza dhe Hektor Çiftja, histori të rralla të pas viteve ‘45 . Çiftet e Elbasanit bëjnë pjesë tek familjet që trashëguan shumë pasuri, por edhe kontribuan si patriotë për qytetin dhe Atdheun e tyre, dhe përfundimisht morën si shpërblim burgun dhe perse-kutimin në 50 vjet. Shekujt për këtë familje kanë qenë me ngjarje, por pjesa më e hidhur mbetet ajo pas çlirimit, ku u burgosën, u vunë në shënjestër dhe pak mundën t’i shpëtojnë perseku-cionit shfarosës që përfshiu të pasurit në qytetin e Elbasanit. Nga Çiftet ka kontribues për Pavarësinë e Elbasanit, dhe Shqipërisë mbështetës të univer-sitetit të pare në Shqipëri, Normales. Ajo familje ka nxjerrë shumë mësues e shkrimtarë, të gjithë me Normalen. Në Elbasan ka edhe sot një shtëpi të vjetër në lagjen e Kalasë, e cila ruan histori të veçanta që lidhen me ish-kreun e BRSS Hrushov, apo me Kutelin dhe gazetarin e njohur të viteve ’60, Ehremburgun. Riza Çiftja, një ndër trashëgimtarët e familjes, dhe Hektor Çiftja, pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Elba-sanit, sjellin detaje të historisë së kësaj familje para vitit ‘45 dhe persekutimin dhe mënjanimin pas regjimit komunist.

500 vjet famija ÇiftjaFamilja Çifta ka një histori

shumëshekullore. Nga kjo familje ekzis-tojnë disa dyer dhe rrjedhin nga i njëjti trung. Një varr 500-vjeçar i Çifteve ka qenë i vendosur në varrezat e vjetra të qytetit (aty ku ndodhet parku Rinia sot). Rizai, i biri i Aliut, një prej pasardhësve të kësaj familjeje tregon pak nga his-toria e trashëguar gojarisht në familje. “Katragjyshi im ka qenë një tregtar i madh për mëndafshin. Në kohën e Tur-qisë, tregtarët e Shkodrës u lidhën me të për mallrat e mëndafshit. Katragjyshi im i mblidhte dhe ata vinin i merrnin me shumicë. Në një kohë të caktuar, ai pu-noi për ta, por më pas linjën e tregëtisë e ndoqi vetë. Merrte mallin me kafshë, e dërgonte në Shkodër, nga Shkodra në Raguzë. Merrte mall në Raguzë, shkonte në Venedik, në Gjenovë, më pas në Aleksandri të Egjiptit, kthehej në Stamboll, nga aty në Manastir dhe më pas kthehej në Elbasan. Kjo rrugë zg-jaste deri në tri vjet dhe udhëtimi ishte me rrezik. Në shumë zona duhej të pa-guante doganë, pasi s’e linin të kalonte. Dilte me një fitim 20-30 mijë lira turke në atë udhëtim. Kur kthehej, bënte një festë të madhe me miqtë, sepse ishte kthyer shëndoshë e mirë. Më pas, për disa breza nuk dihen gjurmët e tij deri tek Hasan Çiftja, kryetar bashkie, prefekt dhe mbështetës i lëvizjeve pa-triotike gjatë pavarësisë. Rizai tregon se të parët e tij kanë ndërtuar urën e Zara-nikës. “Katragjyshi im kontribuoi për ndërtimin e urës së vjetër të Zaranikës.

Fillimisht, në tentativën e parë ndër-timin e mori uji i rrëmbyeshëm i përroit dhe shumë filluan ta vinin në lojë për idenë e dështuar, por ai nuk u ndal. Sapo mblodhi edhe një herë paratë, nxori tel-lallin (kasnecin) dhe tha se kush do të nxirrte një gur nga Zaranika për urën, do të paguhej 5 mexhide ose një lirë turke (për atë kohë mbante një familje për një javë). Atëherë të gjithë shkuan për të nxjerrë gurët, madje edhe ata që e vunë në lojë. Para se t’u jepte paratë, ai u tha se ishin bërë tashmë shërbë-torët e tij, pasi më parë e kishin tallur duke thënë se ura nuk do të qëndron-te. Pasuria që krijoi u nda nga shtatë familje elbasanase që lidhën miqësi me Çiftet, ndër të cilat mbiemra shumë të njohur në Elbasan. Kur erdhën ushtarët e Austro-Hungarisë, ura që u ndërtua nga katragjyshi u dëmtua. Hasan Çiftja, gjyshi im, si stërnip i ndërtuesit të parë, e riparoi me shpenzimet e veta dhe kon-tribuoi edhe për ndërtimin e xhamisë së Gurabardhes.Ura ka qenë në këmbë deri vonë. Udhën e të atit e ndoqën të bijtë. Madje, kur hyri Haxhi Qamili në qytet, të gjithë pasanikët që nuk kishin kon-tribuar për fenë myslimane u përballën

me burgim e keqtrajtim. Aqif Pashës i dogjën shtëpinë dhe shumë të tjerë i keqtrajtuan në mes të qytetit. Pasi e arrestuan shoqëruesit e Haxhi Qamilit gjyshin, e pyetën se çfarë kishte bërë për fenë. Ai u tregoi për xhaminë e Urën që mbanin emrin Çiftja. Kjo vepër e shpëtoi nga pushkatimi.

Si patriotë e atdhetarëHasan Çiftja elbasanasi i pasur,

kontribuoi për arsimin. “Hasani, gjy-shi im, ishte djalë i vetëm. Është firmëtar i deklaratës së Pavarësisë në Elbasan më 25 nëntor 1912 në Kongresin e Arsimit mbajtur në El-basan, Hasani me djalin e tij Aliun, u caktuan në komisionet për ngritjen dhe mbarëvajtjen e Normales. Në vi-tin e parë të Normales, kur mbaroi, u bë një ceremoni për popullin dhe u bënë shumë dhurata. Hasani dorëzoi një sahat për nxënësit e Normales. Ndërkohë, Aliu ishte një ndër organi-zatorët e mitingut që është bërë në Elbasan për alfabetin latin të gjuhës shqipe. Ai kontribuoi për çështjen kombëtare. Vëllezërit Çiftja ishin edhe ndër organizatorët kryesorë gjatë pro-testës për të mos lejuar transferimin e Normales nga Elbasani. Familja Çiftja renditej ndër paritë e Elbasanit në atë kohë. Aq e vërtetë është kjo, sa ushtria hungareze kur do të ikte, mori parinë elbasanase si mburojë që të mos sulmohej nga vendasit. Nga familja jonë u mor Xhaferr Çiftja, djali i madh i Hasanit. Nga kjo ngjarje është edhe një foto e vjetër që dëshmon se paria e qytetit është renditur krah një

gjenerali të Austro-Hungarisë gjatë largimit”, tregon Rizai.

Violina dhuruar ehremburgutHasani dërgoi të birin, Kadriun, në

Austri në shkollë. Atje ai u vendos në një dhomë me Ethem Haxhiademin, pasi familjet tona ishin të lidhura në krushqi. Kadriu vdiq në Austri prej të ftohtit dhe trupi erdhi i balsamosur për shkak të kohës që duhej për të mbër-ritur. Babai im, për nder të Kadriut shkoi tek Aleksandër Xhuvani dhe pagoi për një periudhë kohe konviktin dhe ushqimin e nxënësve të Normales që vinin nga rrethet. Fjalimin në varrimin e Kadriut e ka mbajtur Adem Jahja, si shok i ngushtë i tij dhe violina që Kadriu e kishte blerë në Austri, iu fal atij. Në atë kohë vjen për vizitë gazetari rus më me famë i asaj kohe, Ilija Ehremburg. Qenë vitet ‘45-’47 dhe për nder të tij orkestra e Shtëpisë së Kulturës e udhëhequr nga Mit’hat Sejdini, ku bënin pjesë disa violina, luajti një pjesë për të. E bija e Adem Jahjes ka treguar se Ehremburgu kishte kërkuar pikërisht violinën e ar-dhur nga Austria për ta blerë. Mit’hat Sejdini ia dhuroi Ehremburgut, pasi ia

mori Adem Jahjas, duke i kërkuar që të blejë një tjetër. Ndër shumë histori të kësaj familjeje është edhe Xhybja e famshme që iu dhurua Hrushovit gjatë vizitës në Elbasan. Rizai tregon se kjo xhybe iu fal për pajë një prej vajzave të birësuara në familjen e tij. “Gjyshi im ka pas blerë edhe një xhybe të Bushatllinjve të Shkodrës, të qëndisur me fije ari. Xhyben e ka mbajtur e sho-qja dhe ia dha pajë njërës prej vajzave që e rriti familja jonë dhe më pas është marrë nga Komiteti këtu për t’iu dhu-ruar Hrushovit si një simbol i çmuar shqiptar në vizitën e tij në Shqipëri në vitin 1959. Në familjen Çiftja janë rritur shumë vajza, të cilat ishin të varfra dhe kishin mbetur pa njeri. Familja i rriste si vajzat e veta, iu bënte pajën dhe i mar-tonte. Ky fenomen ka ndodhur edhe në familjen e Aqif Pashës-tregon pasard-hësi familjes Çiftja, Rizai.

Hasan Çiftja, kryebashkiakHasani nuk ishte as me Vërlacin,

as me Aqif Pashën. Në një periudhë kur Elbasani mbeti pa kryetar bashkie, e vendosin përkohësisht pasi ishte i pranueshëm për të dyja palët. Ishte koha kur ishte formuar qeveria e Dur-rësit dhe u formua dhe ajo e Lushnjës. Në këtë periudhë i vjen letër nga Dur-rësi: “Elbasani me kë qeveri është?” dhe Hasani Çiftja mbledh këshillin për ta vendosur këtë, ndërsa vetë ikën për të mos u përfshirë në vendim. Kur përgjigjja u bë e detyrueshme, Hasani deklaroi se zgjidhte qeverinë më të vjetër, duke dhënë një përgjigje të zgjuar. Asokohe një qeveri e preferon-

te Aqif Pasha, ndërsa tjetrën Vërlaci. Ai gjithashtu ka qenë edhe prefekt i Elbasanit. Hasani do të kujtohet edhe si një ndër kryebashkiakët për t’u marrë shembull, pasi në kohën e një krize për bukë, kur çmimi ishte rritur në mënyrë artificiale nga tregtarët, ai arriti të ulë çmimin. I mblodhi të gjithë prodhuesit, u kërkoi të ulnin çmimin dhe kur ata nuk pranuan, hapi dy furra me paratë e veta dhe prodhoi bukë me çmim real. Të gjendur përballë kësaj, prodhuesit e ulën çmimin. Lid-hjet mes familjeve të Elbasanit ishin të ndërsjellta. Rizai tregon se mbiem-rat e njohur të Elbasanit ishin të lid-hur me Çiftet. Vajza e parë e Hasanit është dhënë tek Qazim Matraxhiu, prefekt i administratës së Fan Nolit dhe vëllai i gazetarit Emin Matraxhiu. Vajza e dytë ishte dhënë tek Kamber Sejdini, oficeri që përfaqësoi qeverinë shqiptare pranë oficerëve holandezë të ardhur për ndihmë. Ndërsa vajza e tretë u dha tek Hafyz Musa Basha, i biri i Haxhi Aliut që ka qenë drejtues i Komitetit Mysliman Shqiptar dhe kontribuoi për lëvizjen nacional-çlir-imtare. Dhe djemtë po ashtu morën nuse nga dyer të njohura.

Persekutimi komunist Por pas çlirimit filloi persektimi

për familjen Çiftja. Djemtë e Hasanit pësuan fate të ndryshme. Kështu, Qamil Çiftja dhe një tjetër qytetar elbasanas u bënë barinj derrash me qëllimin e vetëm diskretitimin e tyre. Qamili kishte alergji fetare për derrat. Një ditë në sheshin midis bashkisë së vjetër (sot ndërtesa e re) dhe Komitetin Ekzekutiv (sot Prefektura), përgjegjësi i tyre qëllimisht largohet dhe takon tek dera e Komitetit Ekze-kutiv një kuadro dhe i lë dy rojtarët bashkë me derrat. Derrat s’po përmba-heshin; sa largohej njëri me një anë, të tjerë merrnin vrapin në anën tjetër të sheshit të kalldrëmtë. Me thupër në duar rendnin pas derrave që largo-heshin nga tufa. Ndërsa rojtari tjetër humbi ndjenjat nga kjo situatë, Qamili ndonëse vetëm, s’e prishi terezinë. Lë derrat dhe shkon fill tek përgjegjësi e i thotë: “Derrat s’po bëhen zap. Mos kemi mbledhje dhe duhet t’i bie dhe t’i fusim brenda....?!” Përgjegjësi e kuptoi ironinë dhe ia kthen: “Hajt nisi shpejt për nga rruga e Fushës së Sportit të Vjetër..!”Tasim Çiftja, nipi i Hasanit, djalë i Xhaferrit, u arrestua pasi u cilësua pjesë e një grupi arm-iqësor kundër Shqipërisë, ndër të cilët edhe Salim Ceka, që përktheu Sho-penhauerin. Gjyqi ishte fals dhe me akuza absurde. Pas vendimit me burg Tasimi u dërgua në Maliq, ku qëndroi bashkë me Makensen Bungon, Virtyt Gjylbegun dhe Hamza Tushën nga Fushë-mbreti në punë ekstreme për tharjen e kënetës. Teksa punonin me kokë ulur në kënetë, të rinjtë dëgjojnë të bërtiturat e gardianëve ndaj Dhim-itër Paskos. Pakkush e dinte kush ishte, pasi ai njihej me emrin Mitrush Kuteli, por dëgjonin sesi në çdo kohë e torturonin për normën që duhet të përmbushte. Ata kishin si komandant për shkak të fizikut më të fuqishëm dhe punës më të madhe të shkojë e të marrë Dhimitër Paskon për ta kaluar në brigadën e tyre. Hamzai arrin ta sjellë dhe djemtë i thonë të mos merakosej më për normën, se do t’ia realizonin ata. Kështu arriti të shpëtonte Mitrush Kuteli për shkak se në kënetë rreziqet ishin shumë të mëdha, mund të përfundoje në baltë e të vdisje. Virgjil Çiftja, djali i vogël i

Xhaferrit, u arrestua si armik kur ishte vetëm 13 vjeç. Në vitet 1947-’50 ai ndiqte shkollën shtatëvjeçare “Bard-hyl Popa”. Kur ishte në klasën VII i ndodh një ngjarje që do të shënonte jetën e tij: u bë disidenti më i ri në Elbasan. Sipas disa të dhënave, në muret e shkollës ishte shkruar shpre-hja: “Çohu o popull, se na shtypi Rusia” dhe kjo shprehje, pasi ishte krahasuar shkrimi, kishte rezultuar e Virgjilit. Ai, vetëm 13 vjeç, i mbërthyer nga dy persona futet në një xhip dhe s’u mor vesh se ku e çuan. Që prej asaj dite Virgjili, për 6 muaj rresht, pasi u tortu-rua në birucat e nëndheshme të Hotel Grandit (sot turizmi i vjetër), u dërgua në shkollën e riedukimit (koloninë) në Tiranë, ku qëndroi plot 3 vjet. Pasi e li-rojnë, e dërgojnë ushtar në brigadën e punës në “Rrapin e Treshit” në Tiranë, i vetmi formacion ushtarak i ngritur qëllimisht për të rinjtë me biografi të keqe. Në repart për tre vitet e shër-bimit ushtarak në vend të pushkës pati kazmën e lopatën. Me mbarimin e ushtrisë, Virgjili punoi punëtor krahu në ndërmarrjen e Bonifikimit. Vdiq i ri nga azotemia për shkak të punëve të vështira që bëri dhe torturave që pësoi për shumë vite.

riza Çiftja i shpëton burgosjes“Në atë periudhë ishte koha e

miqësisë së madhe me Jugosllavinë. Në libër ishte një shprehje për Ko-sovën që mësuesi na e kish thënë ta fshinim, por ne nuk e fshimë. Në kohën kur arrestojnë disa të rinj në Normale, mua më lajmërojnë që do të arrestohesha dhe largohem për në Tiranë. Fillova shkollën atje, por nuk aplikova për burse, sepse e dija që nuk do e merrja. Drejtor patëm Shemsi Totozanin, ndërsa mësues gjuhe Zeaudin Kodrën, i cili filloi t’i pëlqente komentet e mia dhe i lexon-te. Mbarova shkollën dhe u emërova në Tepelenë në Koshtan, 9 orë larg. Varfëria ishte ekstreme. Ushqimet gjendeshin me triska. Ne morëm dy dhi, i bëmë pastërma. Zienim patatet, i prisnim, i thanim dhe i ruanim për t’i zier sërish kur do t’i hanim. Komiteti i Partisë në Elbasan dërgon një shkresë në Tepelenë që unë të pushohem nga puna dhe më pushojnë. Rikthehem në arsim në vitin ‘55 në Laç, në një katund. Më çojnë në Fushë-Milot. Më trasferojmë e më çojnë në katunin Gramëz. Kështu kaluan vitet e mia në arsim, derisa dola në pension. Brezat e familjes Çiftja vazhdojnë”. Rizai ka një djalë dentist dhe një vajzë nëpunëse në Itali ku jeton bashkë me familjen e saj, ndërsa djali i Tasim Çiftes, Hektori, është pedagog i njohur i letërsisë dhe gazetarisë në Universitetin e Elba-sanit. Kjo familje që njohu shkëlqimin e pasurinë para çlirimit, do të njihte shtetëzimin e saj, persekutimin dhe një jetë të vështirë më pas deri në demokraci. Hektori tregon se “forma që kishin zgjedhur djemtë dhe vajzat Çiftja për t’i shpëtuar varfërisë intele-ktuale dhe vështirësive të ditës ishte një konkurs që bëhej mes tyre sa herë që mblidheshin me njëri-tjetrin. Të kthyer në punëtorë krahu bash-koheshin në mbrëmje në shtëpi dhe recitonin vargjet e Dantes dhe shumë autorëve botërorë duke bërë konkurs me njëri-tjetrin për të mos rënë në gjendjen e vështirë dhe për t’i shpë-tuar realitetit tragjik që nuk kurseu familjet e pasura, edhe pse njiheshin për kontributin e tyre patriotik dhe ishin të gjithë të shkolluar nga Nor-malja, Universiteti i Parë Shqiptar”.

Page 11: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

11• E premte 15 mars 2013

»aktualitEt

ElBaSaN- Një ditë shiu, të ftohti, breshëri dhe furtune, ka qenë Dita e Verës në Elbasan. Ndryshe nga shumë vite moti nuk u ka dhënë armëpushim me qindra qytetarëve që në këtë ditë zgjidhnin festën në natyre dhe piknikun e famshëm mes këngëve dhe valleve duke uruar një verë të mbarë me plot të mira dhe bollëk. Një festë pagane që i ka mbi-jetuar kohërave duke ruajtur traditën dhe rikthyer ritet e vjetra ka mbled-hur sërish në shesh me dhjetëra e dhjetëra qytetarë dhe sidomos fëmijë që kanë shijuar aktivitetet e përvit-shme të karnavaleve. Koncerti që ka ndërruar ditët dhe ka pasur të pran-ishme një këngëtare cigane të mirën-johur dhe një bamirëse nuk ka ndalur publikun e shumtë që edhe me çadra ka preferuar ta presë në shesh Ditën e Verës. Ndërkohë nuk kanë munguar dhe politikanët pjesëmarrës në këtë festë. Kreu i PS-së Edi Rama ka qenë i parë që pas ndalesës në Peqin ku

moti i Keq, haPen Portat e hec-eve, PërmBytje në shKodër. ParaLizohen Portet

Rrufeja godet brenda në banesë 50-vjeçarinViktima po ngrohej pranë sobës, i gjithë vendi nën pushtetin e reshjeve e stuhive

Moti i keq me reshje, erë dhe rrufe ka shkak-tuar viktimën e parë në

vend. Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në banesën e tij në fshatin Krutje të Lushn-jës, pasi u godit në kokë nga një shkarkesë rrufeje. Viktima është identifikuar si 50-vjeçari Jorgji Goga. Ai ka humbur jetën pas shkarkesës elektrike teksa ndodhej pranë sobës në brendësi të banesës së tij. Rrufeja ka mundur të depër-tojë në banesë nëpërmjet tu-bave të nxjerrjes së tymit duke goditur 50-vjeçarin, i cili po ngrohej pranë sobës. Familjarë dhe të afërm janë përpjekur ta shpëtojnë 50-vjeçarin duke e dërguar menjëherë në spital, por pa mundur dot ta shpëto-jnë nga vdekja. Lushnja, ashtu si gjithë pjesa tjetër e vendit tonë është përfshirë nga një mot i ftohtë me shi dhe erëra të forta, që në shumë zona kanë shkaktuar edhe përmbytje.

reshjet, KeSH hap portatReshjet masive në ditët e

fundit kanë rritur fort prurjet në kaskadën e Drinit duke e detyruar Korporatën Elektro-energjetike të nisë shkarkimet e ujit. Përmes një njoftimi zyr-tar KESH njoftoi se niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur kuotën 287.2 metra, rreth 9 metra poshtë kuotës maksi-male. Sipas KESH, aktualisht prurjet në këtë basen janë në nivelin 1000 metër kub në se-kondë. Në HEC-in e Komanit niveli i ujit është rreth 175 metra, ndërsa prurjet, prurjet 1160 metër kub në sekondë. KESH thotë se për të menax-huar sa më mirë këtë situatë, në zbatim të rregullores së mi-ratuar nga sekretariati teknik për shkarkimin e plotave ka ni-sur shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Sipas KESH, në hidrocentralin e Kom-ani-t po punohet me kapacitet maksimal dhe shkarkimet janë 600 metër kub në sekondë nga portat dhe 670 metër kub për sekondë nga turbinat. KESH bën të ditur se me kapacitet maksimal po punohet edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Në këtë HEC shkarkimet janë respektivisht 600 metër kub për sekondë nga portat dhe 520 metër kub nga turbinat.

Përmbyten qindra hektarë Reshjet e dendura të shiut

kanë filluar të krijojnë prob-lemet e para, sidomos në lagjet periferike të Shkodrës, ku më e prekur në këtë drejtim shfaqet lagja “Mark Lula”. Shtëpi të tëra në këtë zonë janë bllokuar nga niveli i ujit që ka pushtuar obor-ret e tyre. Banorë të kësaj zone pohojnë se uji ka depërtuar brenda mjediseve të shtëpive, duke shkaktuar edhe dëme materiale. Zonat më të prekura janë fushat e Dajcit, Trushit, Velipojës, Bushatit dhe Gurit të Zi. Intensiteti dhe ritmi i lartë i reshjeve gjatë dy-tre ditëve

Festime nën shi e stuhi. vizita dhe nGa PoLitiKanë, nuK nGurruan të Bëjnë Fushatë

Elbasani sfidon dimrin e të ftohtin në Ditën e VerësMoti i keq, prodhuesit e bollokumeve këtë vit të pakënaqur me shitjet

është organizuar një festë me pjesë-marrjen e këngëtarëve më të njohur nga ana e kandidatit për deputet Al-fred Peza. Nga Peqini ai është pritur nga kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini. Ndërsa e ka shoqëruar në të gjitha stendat e Panairit, Sejdini i ka shpjeguar se ky panair ka pasur një interes të shtuar nga viti në vit nisur

nga numri i madh i qytetarëve që e vizitojnë. Vetë Rama është shprehur se me Rilindjen Shqiptare do të rilindë edhe biznesi duke pasur më pak taksa dhe më shumë mundësi për zhvillim. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në mungesë të Kryeministrit, ka zbritur në qytetin e Ditës së Verës e ndjekur nga Arben Imami, si dhe deputetë lokalë. Ajo ka vizituar të gjithë sten-dat duke parë nga afër prodhimet e subjekteve pjesëmarrëse në panair. Ajo është shprehur se ka një klimë të mirë të zhvillimit të biznesit dhe këtë do ta zhvillojë më tej edhe përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan. Ajo ka për-shëndetur edhe emigrantë të rikthyer duke hapur bizneset e tyre dhe po kështu gratë sipërmarrëse. Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, i ndjekur nga drejtues të LSI-së ka vi-juar vizitat në panairin “Dita e Verës”. Ai ka deklaruar se ulja e taksave për materialet e ndërtimit dhe hidrocen-tralet ka krijuar më shumë mundësi

për punësim. Edhe Haxhinasto ka përmendur rrugën Elbasan-Tiranë si një mundësi që do të sjellë më shumë zhvillim dhe mundësi për zhvillimin e bizneseve. Elbasani ka festuar qysh në mbrëmje ditën e ripërtëritjes me një koncert në shesh, ndërsa në shumë lokale është ofruar muzikë live dhe një kuzhinë e përzgjedhur. Ndër mysafirët e mbrëmjes ka qenë edhe ambasadori i OSBE, Eugen Volfarth, në praninë e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Pasi ka shijuar darkën tradicionale Volfarth gjithashtu ka kërcyer valle shqiptare. Dita e verës ka pasur numrin më të madh të bollo-kumeve të prodhuara ndonjëherë, por që për shkak të shiut në pjesën më të madhe nuk janë shitur. Vetë treg-tarët thonë se një shkak tjetër është kriza ekonomike që në këtë Ditë Vere është ndjerë mjaft duke lënë të zh-gënjyer shumë familje që prodhuan ëmbëlsira për tregtim në këtë ditë të shënuar. l. lleshi

të fundit, ka sjellë një rritje të konsiderueshme të nivelit të Liqenit të Shkodrës, por pa asnjë rrezik për të kapur kuo-tat maksimale që rrezikojnë përmbytjen. Problematike situ-ata paraqitet dhe në rrjedhën e lumit Kir. Ndërkohë që ten-denca për të dalë nga shtrati ka edhe në pjesën kufizuese me lagjet periferike të qytetit, si dhe fshatin Kuç, ku pjesa më e rrezikuar duket ajo e fshatit Bardhaj, të komunës Rrethina, ku si rezultat i devijimit të sh-

tratit normal të Kirit, rrjedha e ujit ka prekur tokat bujqësore, duke gërryer një pjesë të kon-siderueshme të tyre. Edhe në Vlorë, shiu i dendur ka përmby-tur disa rrugë të qytetit. Ndër-kohë në Burrel, era e fortë ka rrëzuar dy shtylla të tensionit të lartë në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve, duke lënë pa energji një pjesë të qarkut të Dibrës.

Përmbytet dhe Kamza Reshjet e rrëmbyeshme

të shiut dhe bllokimi i kanali-zimeve janë bërë shkak për përmbytjen e banesave në rrugën “Iliria”, në Bashkinë e Kamzës. Banesat e rreth 1 mijë ndodhen në gjendje kri-tike, pasi uji ka hyrë në katet e para të banesave duke dëm-tuar përveç oborreve, oren-ditë e shtëpive dhe mallrat e disa bizneseve. Shkak për përmbytjen është bërë blloki-mi i kanalizimeve. Mësohet se pavarësisht se rruga është e rikonstruktuar, kanalizimet

janë bërë në dimensione shumë të vogla duke mos për-balluar situatën me reshjet që vijojnë prej ditësh.

Portet Moti i keq ka shkaktuar

pezullimin e lëvizjeve të tra-geteve gjatë mbrëmjes së djeshme në portin e Vlorës. Ndërsa në Durrës tragetet kanë mbërritur me vonesë. Era në det ka kapur shpejtësinë 65 kilometra në orë dhe dallgëzimi në Gjirin e Vlorës është 5 deri

në 6 ballë, ndërsa në det të hapur 7 deri në 8 ballë. Porti i Vlorës nuk funksionon, ndërsa anijet janë në radë, ndërsa tra-getet nga porti i Durrësit nisen në mbrëmje. Anijet e peshkimit janë të gjitha të ankoruara në pamundësi për të punuar për shkak të motit shumë të keq. Moti i keq në Vlorë ka shkaktu-ar dëme edhe në qytet, pemë të rrëzuara dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë, sinjalit telefonik dhe transmetimeve televizive.

akSi NacioNalGjatë mbrëmjes është përkeqësuar situatë në harkun e Bërdicës. Në aksin nacional Shkodër Tiranë uji ka dalë në të dy anët e rrugës duke arritur nivelin 40 cm, ndërsa në rrugë ka arritur nivelin 5 cm.

BaNESat Situata me reshjet ka ardhur në përkeqësim. Fat-mirësisht, sipas autoriteteve vendore deri në orët e vona, nuk ka pasur banesa të përmbytura, por vetëm prezencë të madhe uji në shume zona të Shkodrës.

FiERLumi Vjosë ka dalë nga shtrati, evakuohen dhjetëra familje. Lumi Vjosa është pak cm larg pikës kritike. Nuk është lejuar kalimi mbi urën e vjetër të Mifolit për shkak të prurjeve të shumta.

Rëshqitje dherash, bllokohet aksi këlcyrë- përmet

Një rrëshqitje dheu e ndodhur gjatë orëve të natës duke gdhirë e enjtja ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor që lidh Këlcyrën me Përmetin. Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, bllokimi ka ndodhur në vendin e quajtur Kuqar, ku kalimi i mjeteve ka qenë i pamundur. Autoritetet bëjnë me dije se dy fadroma kanë punuar për çeljen e aksit që të çon në pikën doganore të Tre Urave, por pa rezultat. Shkak për këtë rrëshqitje jo të vogël janë bërë reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, të cilat në disa zona kanë qenë me intensitet të madh. Në fund të muajit të kaluar një rrëshqitje dheu u verifikua në fshatin Ngraçie, në Mallakastër. Autoritetet lokale njoftuan se nga ma-sivi i dheut ishin përfshirë të paktën 12 banesa, gjashtë prej të cilave ishin bërë të pabanueshme. Autoritetet bënë me dije se nga rrësh-qitja e dheut nuk pati persona të lënduar, ndërsa banorët që iu dëmtuan shtëpitë u strehuan gjetkë. Edhe në këtë rast rrëshqitja e dheut erdhi si pasojë e reshjeve të shumta, që kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme të vendit. Rrëshqitje dherash dje ka pasur edhe në zonën e Currilave në Durrës. Mësohet se rruga është e kalueshme vetën në njërin krah, nga Universiteti drejt Currilave.

Page 12: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

12 E premte 15 mars 2013 •

« thashethemeVip

“…E lumtur si asnjehërë më parë :) Efaaaaaaaaaa”. Kështu ka komentuar vajza e cila doli nga BB6, Altina Kusari pasi është kthyer në Gjakovën e saj. Ndërsa në facebookun e saj kishte postuar edhe një foto me moderatoren e Fun Club, Albana Osmanin. Vajza nga Kosova ka vendosur të dalë me dëshirën e saj nga shtëpia më e madhe në Shqipëri dhe duket se nuk është penduar aspak për këtë vendim, edhe tani kur kanë kaluar disa ditë. Tani e ndjek “Big Brother” përmes ekranit të televizorit, si një mikeshë e të gjithëve atje, siç i pëlqen t’i cilësojë konkur-rentët, pa dashur gjithësesi të veçojë asnjërin prej tyre. Pohon se vendimi për të dalë nga shtëpia ishte rrjedhojë e një presioni të vazhdueshëm që i shkaktonte izolim dhe gjithçka bëri e ka bërë pa asnjë luhatje… Në këtë intervistë për “Metropol” ajo rrëfen…

Ju zgjodhët të hynit në “Big Brother” për të për-dorur “famën” që do të fitonit në shërbim të aktrim-it. Mendoni se në vetvete loja në Big Brother është një aktrim? është një aktrim i mirë apo i keq?

Njeriu mund të aktrojë në disa pjesë dhe situata mo-mentale që përballet, por jo tre muaj rresht duke qenë e për-ballur me 15 banorë të panjo-hur më parë.

pse vendosët të linit shtëpinë e Big Brother?

Vendimi im për dalje nga shtëpia ishte rrjedhojë e një presioni të vazhdueshëm që më shkaktonte izolim me botën jashtë shtëpisë.

Në natën e daljes nga shtëpia, ua për-mendën disa herë që me këtë largim ju i humbët vetes shanset dhe mundësitë që top channel mund t’ju ofronte. Jeni penduar

që dolët nga shtëpia? Si do ta komentonit këtë reagim nga organizatorët pas vendimit tuaj për të dalë nga shtëpia?

Vendimi im ishte dhe është pa luhatje. Për sa i përket penalizimeve besoj që është vetë natyra e pro-gramit dhe unë s’kam të drejtë ta gjykoj një eveniment aq gji-gant dhe të përsosur siç është Big Brother.

Çfarë do të thoshit për banorët brenda në shtëpi? Mendoni se tashmë jeni miq? Si do të vlerësonit dhe komentonit gjithsecilin?

Shoqëria dhe relacionet që krijova me banorët ishin mrekullia e kësaj eksperience. Banorët me specifikat e tyre janë vërtet interesantë për kamerat dhe publikun.

cili ka qenë për ju mo-menti më i bukur (më i keq) gjatë qëndrimit tuaj në shtëpinë e Big Brother?

Kontakti i parë me shtëpinë e famshme dhe spektakli mad-hështor i natës së parë.

Ç’mund të tregoni për altinën që nuk e keni “treguar” për publikun në shtëpi?

Ajo do të varej nga situatat që do të pasonin gjatë qëndrimit.

Një vajzë artiste që pëlqen Real Madridin. Si rrinë bashkë tek ju dashuria për aktrimin dhe futbollin?

Sipas mendimit tim, edhe loja e futbollit është një art më vete, ndoshta edhe akademi artistike sepse ngroh pozitiv-itetin e çdo fansi.

Ç’mund të rrëfeni diçka tjetër për veten, për miqtë, familjen, të përditshmen tuaj?

Vetë dalja ime ka dëshmuar Altinën. Hapësira e kufizuar ka ndikuar shumë edhe në energjinë bërthamore që mund të re-flektoj unë, kështu që më vjen shumë keq që publiku nuk pati rastin ta shohë Altinën 100%.

Xhimi: “unë sillem mirë me Marselinin,

por ai nuk është njeri”Xhimi, Shpendi dhe Eldora kanë qëndruar afër njëri-tjetrit në shtëpinë e “Big Brother” dhe kanë folur rreth ngjarjeve në shtëpi. Marselini dhe sjellja e tij, herë pas here bezdis-ëse sipas banorëve, ka qenë në qendër të bisedës. “Ai mendon se do të jetë për gjithë jetën këtu”, ka thënë Xhimi për të, duke sqaruar se ai sillet mirë me Marselinin, pavarë-sish rezervave që ka për të. “Unë mundohem të jem njerë-zor me të, por ai nuk është njeri”, është shprehur Xhimi. “Do ta pësojë në jetë shumë keq”, ka vijuar Shpendi dhe mendimin tij e ka mbështetur edhe Eldora.   

arsimi flet kundër Joanës: “S’më duket

korrekte sjellja e saj”Arsimi ka folur kundër Joanës në shtëpinë e Big Brother. Ai ka thënë se Joana i ka treguar se kishte një lidhje prej gjashtë vjetësh dhe se ende ndjen për të, por që tashmë e konsideron se lidhja e saj ka marrë fund. Kjo gjë nuk i duket korrekte Arsimit. Sipas Arsimit, edhe pse Joana ka shprehur keqardhje për përfundimin e lidhjes së saj, ka deklaruar brenda shtëpisë se tashmë e konsideron veten të ndarë nga i dashuri që kishte jashtë. “Për mua të kesh 6 vite me një njeri duhet të presësh edhe tre muaj për t’ia thënë gjërat në sy, kjo s’më duket korrekte”, ka thënë Arsimi, ndërsa Iliri nuk ka dhënë opinione, por vetëm ka miratuar me një “po, normal” shprehjet e Arsimit.

“Unë kam hyrë vetëm dhe do të dal vetëm”. Këto janë fjalët e Eldorës brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa është ngacmuar nga Xhi-mi në lidhje me marrëdhënien që po mundo-het të krijojë me Shpendin brenda shtëpisë. Xhimi mendon se ajo mund të dalë e lidhur me dikë nga shtëpia e Big Brother, por ajo e ka mohuar diçka të tillë. Kështu, të tre banorët kanë filluar të ngacmohen me lojëra fjalësh mes tyre. Xhimi i ka thënë Shpen-dit dhe Eldorës se mendon që ata mund të dalin bashkë nga Big Brother, pasi sipas tij, Shpendi ndryshon kur është me Eldorën dhe

se ai vë re një transformim total të tij në ato momente. Eldora duket se është ndjerë mirë nga fjalët e Xhimit e kështu ka filluar të ngacmojë Shpendin, duke i thënë se ai nuk ia ka shprehur asnjëherë këtë gjë. Ndëras banorët kanë folur për Parisin, Eldora madje ka përfituar nga rasti për t’I thënë Shpendit Shpendit: “A do të ikim bashkë në Paris?”. Kaq ka mjaftuar që edhe Shpendi të fillojë ta ngacmojë, dhe bashkë me të edhe Xhimi. Megjithatë Eldora ka dredhuar, e gjendur në situatë të vështirë, duke e serviruar atë çfarë ka thënë thjesht si batutë.

Zajmina si tuna, me “Boy” në kapeleJu kujtohet javë më parë veshja dhe stili i këngëtares Altuna Sejdiu, që kishte në kokë një ka-pele, në të cilën shkruhej “Boy”?! Tashmë ju do të shihni një tjetër këngëtare seksi, Zajmina Vasjarin, me një kapele të tillë. Kjo foto e këngëtares nga Tirana është komentuar shumë, sidomos për veshje, ndërsa është në krah të këngëtarit Ardian Bujupi, gjatë një koncerti të përbashkët. Shpresojmë që vajzat ta mbajnë edhe në zemër “BoY”-n e tyre, përveç se në kapele.

Fugaa dhe andy Gramm sjellin “Zero”Fugaa rikthehet në skenën muzikore me një këngë të re pas një pushimi të gjatë. Kënga mban titullin “Zero” dhe është një bashkepunim me Dj Andy Gramm, ndërkohë pritet që videoklipi i saj ta ketë premierën së shpejti.

anaidi i BB6, në një sondazh, më i votuariSa vjen dhe bëhet më interesante loja e banorëve të BB6. Po ashtu edhe audienca që i ndjek është më kureshtare, madje tashmë ata kanë edhe të preferuarit e tyre. Në një sondazh të zhvilluar në ‘Fanpage’ të opinionistit të “Fun Club Big Brother”, Olti Curri, pasi është hedhur një pyetje se cili apo cila është më i/e preferuar në shtëpinë më të vëzhguar të shqiptarëve, kanë vërshuar përgjigje të shumta, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë votuar si më të preferuarin e tyre Anaidin, gazetarin dhe djaloshin e zbuli-meve të sekreteve.

eldora ngacmon Shpendin, por pohon: S’do të lidhem në Big Brother

Eldora, Shpendit: Do të ikim bashkë në Paris?!

Altina Kusari: Dalja ime nga Big Brother, më ka dëshmuar mua

Page 13: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

13• E premte 15 mars 2013

»thashethemeVip

Pas ndarjes, Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi i janë kthyer impenjimeve te tyre. Dreshaj e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara vazhdon angazhimet e saj në botën e modës ndërsa po shijon edhe disa çaste me familjen e saj. Ndërkohë Shpati Kasapi vazhdon këndojë në mbrëmje të ndryshme muzikore. Të Dielën ai këndoi në një koncert në Manheim të Gjermanisë, para publikut që përbëhej nga më se 90% femra. Por edhe Afërdita nga ana e saj nuk po lë gjë mangët! Ajo nuk duket e dësh-përuar nga ndarja me Shpatin dhe shijon jetën e natës “të çmendur”, siç e cilëson vetë. Ajo kishte shkruar në ‘Facebookun’ e saj kështu: “Do kemi një natë crazy!! I cant wait to dance with my beatys!!’. Afërdita këtë natë të çmendur e ka kaluar me dy shqiptare të tjera të famshme, siç janë Tika Ivezaj dhe Gona Lulgjuraj.

Një nuse shqiptare për XhakënGranit Xhaka është i pashëm. Por edhe i talentuar, i fam-shëm, i pasur dhe i suksesshëm! Duket sikur i ka të gjitha, por ajo që në fakt i mungon futbollistit të njohur shqiptar është një nuse shqiptare, të cilën mendojmë se ai e dëshi-ron vërtet. Me sa duket, Graniti po kërkon një nuse shqip-tare, e jo dosido. Ajo duhet të jetë po aq e bukur dhe e suksesshme sa vetë futbollisti. Këtë ai e ka bërë mëse të qartë sidomos në rrjetin Twitter, ku shpesh herë iu dërgon mesazhe publike disa prej femrave më të bukura të botës së artit dhe spektaklit shqiptar, si: Tuna, Dafina Zeqiri, Rita Ora, Afërdita Dreshaj etj. Pra, a e kuptoni vajza?! E ka me ju! 

Duffy pozon “topless” në palestër

Sipas këngëtares Dafina Zeqiri, palestra është vendi ku në orët e vona të natës ajo çlodhet më së miri nga stresi. Por Duffy edhe pozon në palestër. Së fundi, ajo ka pozuar me një qëllim: të na tregojë tatuazhin e saj të ri pas shpinës së vet të palestruar mirë. Por ajo që bën më shumë përshtypje në fakt është fakti që këngëtarja prezantohet “topless” në këtë foto. Padyshim, mënyrë e saj për të bërë relaksimin e duhur në palestër është origjinale, veçanërisht kur gjendet dhe një dorë tjetër për të ndihmuar fotografimin.

adelina

tahiriSekSi Dhe

tëRheqëSeKëngëtarja e bukur Adelina Tahiri është njëra prej ar-tisteve dhe yjeve të botës së spektaklit shqiptar, e cila pëlqen që adhuruesit e saj e sidomos fansat që ka në Facebook, “t’i qirasë” kohë pas kohe me foto të nxehta dhe provokuese. Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, duke postuar disa foto ku kishte veshur një fustan të puthitur për trupi dhe me dekolte të thellë, duke treguar se posedon forma të jashtëza-konshme të trupit, të cilat nuk përton t’i tregojë sa herë i jepet rasti.

Rita Ora një “prostitutë e dobët”

Nuk janë vetëm markat e njohura botërore që luftojnë për Cara Delevignen, pasi edhe shoqet e saj kanë hyrë në “luftë” për të. Azealia Banks ka fyer Rita Orën sepse ajo është xheloze për lid-hjen e këngëtares me modelen Cara. Ajo e ka quajtur Rita Orën një “prostitutë e dobët” dhe “kopje e Rihannas”. Një burim ka thënë “Azealia dhe Cara ishin shumë të afërta derisa Rita doli në skenë. Rita dëshironte të bashkëpunonte me reperen Azealia Banks mirëpo prej momentit kur Rita ka filluar ta thërrasë “grua” Carën, Azealia ka filluar të xhelozojë dhe ta fyejë Ritën.

Shpati me femra kurse afërdita “e çmendur” në jetën e natës

Misse Beqiri, sesion fotografik për

“marianna G”

Misse Beqiri ka pozuar për linjen e rrobave të banjës “Marianna G”. 24-vjeçarja, e cila është

rritur në Malmo të Suedisë, së fundmi ka pushtuar ballinën e revistës më prestigjioze të modës “Vogue”. Më poshtë po sjellim disa foto të Beqirit të bëra enkas për “Marianna G”.

të NDaRë, haRRoJNë NDaRJeN

Page 14: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

14 E premte 15 mars 2013 •

«

Sarah Jessica parker: Sex and the city ia hapi rrugën serisë GirlsSarah Jessica Parker ka thënë se seria e saj “Sex And The City” i ka trazuar rrugën për serinë “Girls”, duke insistuar se seria e Lena Dunham nuk do të kishte pasur sukses pa paraardhësen e saj. Aktorja, e cila ka luajtur rolin kryesor në gjashtë sezone dhe në dy filmat spin-off, është një fanse e madhe e dramës së New Yorkut dhe është e bindur se puna e saj si producente prapa skenës u ka ndihmuar skenaristeve dhe regjisoreve femra siç është Dunham. “HBO-ja më ka ndihmuar shumë në rolin që e kam pasur pas kamerës dhe e ndjej se ende nuk e kemi mbaruar. Nuk e di nëse kjo ekziston për Girls. Është një mënyrë tjetër e të menduarit dhe nuk është shumë e zakonshme. Unë men-doj Dunham kuptoi zërin e saj dhe me përkrahjen e kolegut të saj producentit Judd Apatow, bëri shumë përvojë për të thënë se ajo është e zonja për këtë punë. Unë e ndiej se suksesi i ‘Sex And The City’ e bëri të mundur suksesin e vajzave dhe pa serinë do të kishte qenë ndryshe”.

Max irons, i frikësuar nga aksidenti në “the host”

Aktori Max Irons është tmerruar kur ngau për herë të parë një veturë gjatë xhirimit të skenave për filmin e ri “The Host”, sepse ai nuk dëshironte të bënte aksident dhe ta lëndonte kolegen e tij Saoirse Ronan. Aktori 27-vjeçar, i biri i aktorit legjendar Jeremy Irons nuk kishte vozitur asn-jëherë më parë para se atij t`i kërkohej të realizonte skenat me aktoren irlandeze dhe ishte i frikësuar se eksperienca e tij para timonit do të çonte në ndonjë aksident. “Unë mës-ova të vozis gjatë xhirimit të ‘The Host’... Frikësohesha se do të bëja aksident dhe do ta lëndoja Saoirsen. Kurrë më parë nuk kam vozitur. Isha caktuar që të vozisja një xhip të Luftës së Dytë Botërore dhe duhej të vozisja në shkretëtirë sa më shpejtë që të mundja. E bëra dhe ishte një gjë shumë e keqe dhe kur u ktheva, ata vendosën Saoirse prapa meje në veturë dhe më thanë, ‘Bëje përsëri’. Ajo çfarë mendoja ishte se çfarë do të ndodhte po të bëja aksident, apo diçka e keqe t`i ndodhte asaj”, ka thënë ai.

Melanie Brown, vithe me celulitPushime në Australi për ish pjesëtaren e Spice Girl Mel B dhe bashkëshortin Stephen Belaforte, që ndodhen në bordin e një yahti. Mel, me bikini me lule, duket pak më e mbushur në vithe dhe për këtë arsye i duhet të stërvitet pak për të hequr celulitin në pjesën e pasme.

Dekolteja provokuese e alicia keysNjë trup me një dekolte shumë të hapur që nxjerr në pah format dhe pantallonat e ngushta. Alicia Keys i magjeps të gjithë në skenën e Staples Center të Los Angeles. Midis lojërave të dritës, këngëtarja 32-vjeçare i ka dhënë jetë spektaklit sensual, ‘Set The World On Fire Tour 2013’, që e ka marrë emrin nga albumi i fundit ‘Girl On Fire’ dhe që parashikon të ketë rreth 53 data në të gjithë botën.

Më e lumtur, më e sigurt dhe më e plotësuar një femër ndihet nëse ka miqësi nga ato të vërtetat. Femrat besojnë në miqësi dhe në këshillat e marrë prej mikeve, si një mënyrë më e mirë për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë. Qoftë për shëndet, punë apo jetën në çift, femrat nuk ua besojnë partnerëve dyshimet dhe dilemat e tyre, por shoqeve

të ngushta, dhe nëpërmjet bisedave me to ndihen më të qeta. Shpesh kur jeta i përball me vështirësi, mbështetja më e mirë është “qarja e halleve” me shoqet, të paktën sipas sondazhit të kryer në Australi nga NewsLifeMedia. Në sondazhin në fjalë përfshihen 6253 femra, ku 84% e tyre kanë pranuar se i ndajnë shqetësimet me miket e tyre. Ndërkaq 76% e tyre shprehen se edhe ushqimi është burim lumturie. Natalie Maciter njëra nga drejtueset e sondazhit shprehet se, “Lumturia e femrave lind nga dashuria, siguria, mbështetja, të qenarit bashkë me miqtë familjarët dhe partnerin. Mungesa e lumturisë ndërkohë vjen nga shkaqet ekonomike, politike, lidhjet e papërshtatshme dhe raportet negative. Në mesin e tyre miket kanë rol të pabesu-eshëm për femrat duke u kthyer burim qetësie dhe janë pikërisht këto të fundit që i ndihmojnë në kapërcimin e problemeve”.

Kush i bën femrat

më të lumtura?

E për çfarë ju nevojitet botoksi kur keni banane? Po, po kjo është e vërteta ju mund të përdorni bananen si një produkt natyral për të përgatitur receten tuaj të bukurisë. Një maskë zbutëse dhe lëmuese e cila do të trajtojë dhe

rigjenerojë lëkuren e fytyrës në thellësi. Mjafton të merrni një banane mesatare, t’a bëni pure dhe t’a hidhni në pjatë. Me banane lyeni krejt fytyren dhe pjesën e qafës. E lini tra-jtimin të qëndrojë 10-20 minuta dhe pastaj e shperlani me ujë të ftohtë. Përgatit-eni dhe trajtoni fytyren me këtë recetë të pakten 2 herë në javë, dhe brenda pak kohësh do të vëreni një ndryshim goxha be-fasues. Gjithashtu, ju kujtojmë që gjatë këtij trajtimi ju mund të përdorni lëkuren e bananes për të zbardhuar zmaltin e dhëmbëve. E vetmja gjë që duhet të bëni është që me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes të masazhoni sa më shpesh dhëmbët. Pak nga pak do vëreni që zmalti i dhëmbëve do jetë më i bardhë, ashtu siç keni dëshiruar gjithmonë.

GoSSip

Banania zgjidhja e problemeve tuaja

Page 15: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

15• E premte 15 mars 2013

»

taylor Swift e ka kornizuar fotografinë e kanye WestYlli i muzikës country Taylor Swift e ruan të kornizuar fotografinë e Kanye West duke ia shkatërruar skenën gjatë fjalimit të saj në ndarjen e çmimeve “MTV Video Music” në vitin 2009, si kujtim për rrugëtimin e saj drejt suksesit. West ka kërkuar falje për shkatërrimin e natës dhe tani redaktorët e revistës “Vanity Fair” kanë thënë se 23-vjeçarja ka një fotografi të atyre momenteve speciale. Lajmi ishte lidhur me intervistën që ishte bërë në shtëpinë e Swift. Artikulli në detaje shpalos edhe disa gjëra unike që mban në shtëpi fituesja e çmimit “Grammy”.

kylie Minogue dëshiron të aktrojëmë shumëEdhe pse është një nga pop staret më të mëdhaja në plan-et, Kylie Minogue dëshiron më shumë aktrimin. Edhe pse ajo i dha një zhvillim muzikës së saj me ndihmën e rreperit Jay-Z, e shikon më shumë veten në aktrim dhe kërkon t`i rikthehet atij. Aktrimin ajo e ka filluar që në moshën 11-vjeçare dhe mendon se është rruga e duhur që duhet të ndërrmarë. Edhe pse pa-varësisht roleve të ndryshme që ajo ka pasur, për të cilat nuk është shumë krenare, ajo mendon se e gjen veten më shumë tek të aktruarit.

kim kardashian & kanye West do të shënojnë romancën e tyre me tattooKim Kardashian dhe Kanye West, çifti i cili është duke pritur fëmijën e parë, kanë vendosur të bëjnë tatuazh emrat e secilit duke lënë pak hapësirë edhe për emrin e fëmijës, duke qënë kështu të tre të ndërthurur. Ata kanë qënë tek tatuisti më me famë i Los Angelesit Shamrock Social.

Katy Perry do shkruajë

autobiografiKaty Perry ka nënshkruar marrëveshje në vlerën e dy milionë funteve për të shkruar autobiografinë e saj. Krijuesja e hitit “Fire-work”, e cila aktualisht është në lidhje me John Mayer, pritet të diskutojë detajet e martesës së saj 14-muajshe me komikun britanik Russell Brand, në librin e saj. Libri do të titullohet “Part of Me” ku ajo dëshiron ta shkruajë versionin e saj të tregimit para se ish-bashkëshorti i saj të nxjerrë versionin e tij mbi martesën përmes serisë autobiografike, “My Booky Wook”. “Disa publi-kues e kanë ndjekur Katyn për tashmë një kohë. Ajo ka vendosur të shkojë përpara, ashtu që fansat të mos kenë një tregim të njëanshëm kur Russell të publikojë librin e tij”, ka thënë burimi për The Sun.

RihAnnAanulon

Koncertin e Dytë

GoSSip

Ylli botëror, Rihanna, ka anuluar dhe koncertin e saj të dytë të turneut botëror, për shkak të një sëmundje. Rihanna është prekur nga gripi dhe lar-ingitisi, që ka bërë që ajo të anulojë dhe koncertin e dytë këtë javë. Këngëtarja është pritur që të performojë në Baltimore më 12 mars, por koncerti është shtyrë. Të dielën krijuesja e hitit “Diamonds”, anuloi po ashtu edhe koncertin në Boston, për

shkak të sëmundjes së lartpërmendur. “Boston kjo është gjëja më e vështirë me të cilën duhet të merrem. Unë ndihem thuajse e kam pritur përgjithmonë këtë ditë dhe jam e lënduar pse ju kam zhgënjyer. Unë urrej që të zhgënjej njerëz që më mbajnë gjallë. Faleminderit për fjalët”, ka shkruar Rihanna në Twitter ditë më parë. Që nga kjo kohë Rihanna nuk është shprehur më në Twit-ter dhe sipas një komunikate, ajo po tenton të riaftësohet dhe pritet të kthehet në skenë më 14 mars në Philadelphia.

Page 16: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

16 E premte 15 mars 2013 •

« Bota

të gjithë sytë nga papa i ri

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e vlerësoi Papën e ri si një luftëtar të vijës së parë për të varfërit. “Votimi për një amerikano-latin tregon fu-qinë dhe vitalitetin e këtij rajoni”, tha Obama. Presidentja e Argjentinës Cris-tina Kirchner deklaroi se ata i dëshiro-jnë Papës së ri një punë të frytshme

pas zgjedhjes së kardinalit argjentinas Jorge Mario Bergoglio si Papë i ri janë shprehur urime nga mbarë bota. Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson

tek orientimi i tij edhe ndaj çështjeve si paqja botërore.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, deklaroi se është shumë i gëzuar për zgjedhjen e Papës së ri dhe beson në vazhdimin e bashkëpun-imit mes Kombeve të Bashkuara dhe Vatikanit. Presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Jose Manuel Bar-roso, Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Parlementit të BE-së Martin Schulz e uruan Papën e ri për kurajë dhe fu-qizim të postit të tij të ri. “Ne jemi të bindur se Shenjtëria Juaj do të vazh-dojë me forcë dhe vendosmëri pu-nën e paraardhësit tuaj duke afruar popujt dhe fetë në botë’’, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, në urimin e tij me shkrim ndër të tjera thekson se njerëzit në Gjermani lidhin me Papën e ri shumë shpresa dhe simpati. Kancelarja An-gela Merkel deklaroi se të krishterët katolikë shpresojnë shumë nga orien-timi i Papës së ri, jo vetëm në çështjet e besimit, por gjithashtu edhe kur bëhet fjalë për paqen, drejtësinë dhe mbrojtjen e së drejtës së jetës. “Mil-iona besimtarë në Gjermani dhe në gjithë botën e kanë pritur me emo-cione këtë moment. Shpresat e tyre tani janë të drejtuara tek Papa i ri”, deklaroi Merkel.

Kryetari i konferencës së peshkopëve, kryepeshkopi i Fraibur-gut, Robert Zollitsch, deklaroi: “Në fjalën e tij të parë të shkurtër dhe në lutjen e tij u dëshmua se Ati i Shenjtë është i gatshëm që ta marrë këtë post të rëndësishëm dhe këtë përgjegjësi të lartë me besim të thellë tek Zoti”. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e vlerësoi Papën e ri si një luftëtar të vi-jës së parë për të varfërit. “Votimi për një amerikano-latin tregon fuqinë dhe vitalitetin e këtij rajoni”, tha Obama. Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner deklaroi se ata i dëshirojnë Papës së ri një punë të frytshme.

Hera e parëPasardhësi i Benediktit të XVI-të

është Mario Bergoglio nga Buenos Aires dhe do të ketë emrin Françesk. Jezuiti i vetëm brenda Konklavës morri 2/3 e votave të kardinalëve nga e gjithë bota. Në krye të Kishës katolike për herë të parë në historinë e saj dymijëvjeçare është një Papë nga Amerika Latine. Argjentinasi 76-vjeçar Jorge Mario Bergoglio u zg-jodh në raundin e pestë të votimit në konklavën, ku ishin mbledhur 115 kar-dinalët nga e gjithë bota.

Ai u zgjodh kështu si pasard-hës i Bendiktit të XVI-të, që dha dorëheqjen. Ati i ri i shenjtë, i cili do të ketë emrin Françeks doli në dritaren e lozhës dhe iu drejtua besimtarëve të grumbulluar në sheshin Shën Pjetrit duke u dhënë bekimin e parë Apos-tolik dhe duke u lutur për ish-Papën Benedikti i XVI. Është hera e parë që një papë mban emrin Françesk.

“Papa i ri u mor nga fundi i botës. Ju falenderoj për pritjen tuaj. Së pari dua të bëj një lutje për Benediktin XVI. Uroj për një rrugë dashurie dhe besimi mes nesh. Të lutemi për njëri-tjetrin, për të gjithë botën, që të ketë një vllazëri të madhe. Uroj që rrugëtimi që nisim sot do të shërbejë për ungjilë-zimin e këtij qyteti të bukur. Kërkoj lutjen e popullit për bekimin tim nga Zoti”, tha papa i ri, i cili më pas është lutur me besimtarët.

Bergoglio mbahet si njeri modest

të shkurtit i pari Papë qysh prej 600 vjetësh që dha dorëheqjen. Gjermani 85-vjeçar e argumentoi këtë vendim me moshën e tij të thyer.

KomentetNdryshe nga tradita, kardinalët

katolikë zgjodhën një papë që nuk është nga Evropa, të parin nga Ameri-ka Latine dhe të parin jezuit. Korre-spondenti i Zërit të Amerikës, André de Nesnera, na sjell më shumë hol-lësi për papën e ri. Kardinali 76-vjeçar Horhe Marjo Bergolio, kryepeshkop e Buenos Ajresit, u zgjodh papa i 266 dhe ka marrë emrin Françesk.

Historiani i kishës, Kristofër Belito, i cili jep mësim në Universitetin Kean në Nje Xhërsi, thotë se papa i ri njihet si një njeri që ka bërë jetë të thjeshtë. “Ai nuk përdor limuzinë me shofer, ai merr autobusin për të shkuar në punë. Ai jeton në një apartament të thjeshtë dhe jo në pallatin e kryepeshkopatës.

Ai njihet për një jetë të thjeshtë lu-tjesh. Gjithashtu duket se ai gatuan vetë hera herës”.

Xhorxh Ferxoko, profesor i Teolog-jisë në Universitetin Bristol të Anglisë thotë se emri që merr papa i ri është një shenjë e rëndësishme. “Për pjesën më të madhe të një shekulli apo dy, të njëjtët pak emra janë përdorur vazh-dimisht. Çfarë kemi në këtë rast është një zgjedhje e pakrahasuar me emrin Françesk. Ky nuk është vetëm një emër i ri, është kuptimi që ka ky emër. Ai është një shenjt dhe një emër që pasqyron shenjtorin, i cili ishte i dedi-kuar t’u shërbente më të varfërve mes të varfërve, paqes dhe urtisë, për të shpërdarë fjalën e zotit dhe i dedi-kuar për shërbimin ndaj kishës”.

Në të njëjtën kohë, thotë Ferxoko, Fraçesku është jezuiti i parë i pap-atit të Romës. “Duke zgjedhur dikë nga urdhëri i Bergolos, ne kemi dikë që ka demonstruar që prej fillimit të karierës së tij si prift devocionin për papatin. Ai është tejet e patundur në fuqinë qendrore të Kishës dhe kur them fuqinë, kam parasysh fuqinë shpirtërore. Ai është papa i parë Jezuit dhe vetëm kjo është mbresëlënëse, po të kemi parasysh se Urdhëri Jezuit u themelua në shekullin e 16-të, krye-sisht si ‘mbrojtës i papatit’. Ky urdhër është totalisht në shërbim të papatit”.

Belito thotë se si Shën Françesku ashtu edhe themeluesi i Urdhërit Jezuit, Shën Ignatius i Lojolës, ishin njerëz të devotshëm të kishës. “Kjo do të thotë se ata do të bëjnë atë që u thuhet të bëjnë, por në mënyra shumë novatore”.

Belito thotë se është vështirë të parashikohet se si do të veprojë Papa Françesku me çështje të tilla si re-formimi i burokracisë së Vatikanit, të njohur si Kuria. “Shumë njerëz thonë se 1/3 e Kolegjit të Kardinalëve pu-nojnë në Kuria, kjo duhet ndryshuar në 2/3 e Kolegjit të Kardinalëve, dhe pikërisht 2/3 duhen për t’u zgjedhur, 2/3 e Kolegjit të Kardinalëve janë nëpër dioqeza. Duket sikur ata donin dikë që ka jetur duke punuar për zgjid-hjen e problemeve në nevelet bazë të kishës”. Papa Françesku zëvendëson Papën Emeritus, Benedikti i 16-të, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar dhe tani banon në rezidencën verore papale Kastel Gandolfo”.

“Papa i ri u mor nga fundi i botës. Ju falenderoj për pritjen tuaj. Së pari dua të bëj një lutje për Benediktin XVI. Uroj për një rrugë dashurie dhe besimi mes nesh. Të lutemi për njëri-tjetrin, për të gjithë botën, që të ketë një vllazëri të madhe. Uroj që rrugëtimi që nisim sot do të shërbejë për un-gjillëzimin e këtij qyteti të bukur. Kërkoj lutjen e pop-ullit për bekimin tim nga Zoti”

dhe konservator. Ai është tashmë kreu i rreth 1,2 miliardë katolikëve në mbarë botën. Bergoglio është Papa i 266 në historinë e Kishës katolike dhe në të njëjtën kohë i pari jezuit që është zgjedhur ndonjëherë Papë.

Gjatë zgjedhjeve për Papën e ri në vitin 2005 ai ishte konkurrenti krye-sor i Joseph Ratzinger, i cili u zgjodh atëherë si Papa Benedikti i XVI-të dhe që udhëhoqi kishën katolike për tetë vjet rrjesht. Benedikti ishte në fund

Page 17: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

17• E premte 15 mars 2013

»Bota

Francesk do të predikojë, pra të ungjillizojë, të jetojë sipas Ungjillit. Dëshmia, më shumë se sa doktrina. Që Francesk e pranon pa asnjë lloj hezitimi. Duke na

risjellë shenjtin e Assisit që deshi të hiqte dorë nga të mirat e babait për të përcjellë mesazhin e ungjillit në të gjithë botën përmes bamirësisë dhe varfërisë, emri i Papës së ri nuk është thjeshtë i papërdorur më parë në his-torinë e Papatit. Ai është një bartës mesazhesh të fuqishëm.

Papa i ri ka zgjedhur një emër të papërdorur më parë në historinë e papatit. Asnjë papë nuk ka mbajtur emrin Francesk. Megjithatë, zgjedhja e papës Francesk sjell edhe një tjetër risi, sepse është jezuiti i parë që zgjid-het papë. Të gjithë urdhërat e tjerë të mëdhenj katolikë e kanë patur nganjë papë, duke filluar nga domenikanët dhe franceskanët, që kanë pasur një papë që në shekullin e parë të histor-isë së tyre, Dyqindën. Me zgjedhjen e jezuitit Bergoglio si Papë i Romës mbyllet një parantezë e madhe his-torike që kish mbajtur urdhërin e je-zuitëve (që papa Klementi e kishte shtypur në 1773 dhe Papa Piu VII e rivendosi në 1814 – larg nga froni i Pjetrit.

Francesk është për të gjithë shen-jti i Assisisë, kjo edhe për papën e ri që është frymëzuar nga kjo figurë në zgjedhjen e tij. Një shenjt, emri i të cilit përmban një mesazh të fortë, radikal. Fjalë si varfëria, ungjillizimi, zgjedhja radikale e jetës, paqja mes popujve, harmonia me natyrën, jeta vetmitare larg botës, por edhe në mes të njerëzve, me njerëzit, në qytete, bindja ndaj kishës, por në të njëjtën kohë kërkimi personal i nëj përsosmërie. Stigmatat që kishte pësuar gjatë vetmisë së tij e bëjnë atë një “tjetër Krisht”, trupi i tij mbart plagët që të kujtojnë ato të Krishtit. Për gjithë këto arsye Francesk është një prej shenjtëve më të mëdhenj të Krishtërimit, sepse ka dëshmuar me zgjedhjet e tij radikale të varfërisë dhe solidaritetit me njerëzit në kërkim të absolutes, ndonëse duke mbetur në bindje absolute ndaj Kishës. Për këto arsye, Francesk mbetet pika parësore e referimit për një kristian-izëm që do të jetë origjinal, i sinqertë dhe i thjeshtë në manifestimet e tij të jashtëm.

Po përse asnjë Papë që nga Mes-jeta e deri në ditët tona nuk është quajtur asnjëherë Francesk? Për shkak të radikalitetit të zgjedhjeve të Francesks?

Zgjedhja radikale e jetës së Franc-esks së Bernardones – ky është emri i tij i vërtetë – konsiston në braktisjen e një jete të lehtë, atë të birit të një tregtari perdesh, të cilin normalisht do e kish trashëguar. Francesk ishte tunduar madje edhe nga eksperien-cat e armëve, duke marrë pjesë në një luftë mes Assisit dhe Peruxhias. Donte madje të merrte pjesë edhe në një ekspeditë ushtarake të organizuar nga Innocenzo III kundër përkrahësve të Perandorisë në Italinë e jugut. Por u ndal prej sëmundjes, në Spoleto, ku një fanitje e kish urdhëruar që të kthehej në Assisi.

Hapi i parë i jetës së tij të re është heqja dorë nga të mirat e tij që i vuri nën mbrojtjen e Peshkopit Guido i As-sisit. Francesk zgjedh të jetë një pen-destar, duke u konsakruar me prak-tikën e bamirësisë, duke mos hezituar që të prishet me babanë e tij.

Revolucion në SHËN PJETËRNjë papë surprizë, i ardhur nga

fundi i botës pothuajse si për t’u thënë mjaft intrigave dhe shantaz-heve italiane të Curia-s dhe paral-izës së drejtimit që ka dobësuar pleqërinë e Benediktit XVI, de-rinë dorëheqje. Por një Papë që Kisha e përgatiste prej kohësh, nëse është e vërtetë që, qysh në vitin 2005 Jose Mario Bergoglio, peshkop i Buenos Airesit, ishte një prej kandidatëve të fortë të Konklavës, i mbështetur nga re-formatorët që më pas ai vetë i çoi të mbështesnin Ratzingerin, për të shmangur një zgjedhje më konservatore.

Pra, dy herë brenda tetë viteve dy konklava kanë elaboruar kan-didaturën për papë të kardinalit argjentinas, dhe duhet mbajtur parasysh që ndërkohë përbërja e Kolegjit të shenjtë ka ndryshuar me pothuajse 50%. Pra, konsid-erimi i Bergoglios është i lartë, i fortë dhe konstant në drejtimin e Kishës universale. Por këtë herë, skandalet e Vatikanit kanë pesh-uar në favor të tij.

Dhe i kanë mbyllur derën rik-thimit të një Pape italian për t’i dhënë fund një sistemi pushteti simbolikisht të personalizuar nga figurat e Dekanit të Kolegjit të Kardinalëve dhe të sekretarit, Sordano dhe Bertone.

Pra lamtumira e Ratzingerit ka lënë një shenjë të dukshme në konklavë. Zgjedhja për pasardhë-sine Benediktit XVI përfaqëson një përmbysje gjeografike dhe kulturore të pushtetit të Curias në Vatikan, aq e dukshme dhe simbo-like sa të shndërrohet në një xhest politik që shkund Romën duke i folur botës. Një xhest hapjeje dhe shprese që mbyll një epokë dhe sjell Papën jashtë prej pallat-eve të shenjtë, duke e çliruar nga pushteti për të shpresuar që të rik-thehet në pastor.

Kjo domethënie e Konklavës, që ka mësuar deri në fund “mis-terin” e pafuqisë kurajoze të Ratzingerit është fuqizuar dhe amplifikuar nga lëvizjet e para të Papës së ri, i vetëdijshëm që në shfaqjen e tij në ballkonin e Shën Pjetrit për domosdoshmërinë e një shkëputjeje me një botë dhe një model pushteti që ka përfun-duar duke burgosur atë vetë, deri në konsumimin e vetë veprimit të Ratzingerit, në një sovranitet në fund të shterur për arsye të palëvizshmërisë. Bergoglio në fakt në fjalët e tij të para nuk është quajtur asnjëherë Papë (domethënë sovran dhe famul-litar i Krishtit), por peshkop, pra pastor, bari, dhe ka shpallur se peshkopi i Romës dhe populli i tij do të ecin së bashku.

Rëndësia e të quajturit FranceskPaqe, thjeshtësi, përulësi: një zgjedhje epokale

Mban vetëm një tunikë dhe në vend të rripit, një litar të thjeshtë. Shumë shpejt ndiqet nga disa banorë të Assisit. Nis në këtë mënyrë një ko-munitet që nuk fiksohet në një vend të vetëm, përkundrazi udhëton në mënyrë të vazhdueshme. Francesk është pothuajse 30 vjeç. Komuniteti rritet dhe ka nevojë për një rregull që Francesk, me kurajë, vendosë që të shkojë ta kërkojë personalisht tek Papa Innocenzo III (1209). Një papë i ri në moshë, nga i cili Francesk shpreson të marë një autorizim të shkruar. Por Innocenzo III mjaftohet duke e autori-zuar me gojë Franceskon që të vazh-dojë eksperiencën e tij, duke i kërkuar megjithatë që të tonsurohet dhe të mbetet i lidhur me një kishë, atë të Porziuncolas pranë Assisit. Shokët e Francesks shumë shpejt do të quhen “fratë” (nga fjala fratelli “vëllezër”, që të çon tek vëllazëria, një fjalë e shqip-tuar dje nga Papa Francesk). Mes tyre spikat një e re nga Assisi, Chiara, që do të jetë gjithmonë shumë besnike ndaj mesazhit të Francesks, deri në vdekjen e tij, pas të cilës do të krijon-te një urdhër, atë të Clarisse.

Në gusht të vitit 1219 Francesk i Assisit kryen për herë të tretë një udhëtim në Tokën e Shenjtë. Kur mbërrin në Damietë gjen qytetin të rrethuar nga Kryqëzatat. Me një xhest historik që vetëm ai mund t’i bënte, u përpoq të bindë bashkëbesimtarët e tij që të tërhiqeshin nga luftimi, dhe u paraqit në mënyrë spontane përpara sulltanit Malik-al-Kamil dhe predikoi në prani të tij. Pacifizëm? Sigurisht, jo në kuptimin që ka sot. Francesk do të predikojë, pra të ungjillizojë, të jetojë sipas Ungjillit. Dëshmia, më shumë se sa doktrina. Që Francesk e pranon pa asnjë lloj hezitimi. Duke na risjellë shenjtin e Assisit që deshi të hiqte dorë nga të mirat e babait për të përcjellë mesazhin e ungjillit në të gjithë botën përmes bamirësisë dhe varfërisë, emri i Papës së ri nuk është thjeshtë i papërdorur më parë në his-torinë e Papatit. Ai është një bartës mesazhesh të fuqishëm.

Page 18: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

18 E premte 15 mars 2013 •

« DoSSieR

nga alBert Kotini

(vijon nga numri i kaluar)

Në listën e kriminelëve të luftës komanda partizane në Gjirokastër ka rreshtuar 204 veta. Duke iu atribuar këtyre 756 vrasje,

5358 djegie shtëpish, 26 çnderime dhe gra-bitje etj. Këto i atribuohen vetëm nacionalistëve si “bashkëpunëtorë” me armikun, duke përf-shirë emra të tillë si Bahri Omari, Hysni Popllo nga Lazarati, e mjaft emra të tjerë, që populli i njihte mirë se ata nuk vrisnin një mizë e jo të ishin kriminelë. Mirëpo ngjarjet mbi krimin në Gjirokastër mbajnë etiketime të tilla që vijojnë: “Boco Kalo dhe Tare Kalo, i biri i tij, kur kthyer nga Italia, pasi kishte mbaruar universitetin, po jepte mësim në Gjirokastër për italisht. Nuk kishte bërë asnjë veprim tjetër veç mësimit. Vritet nga Shefqet Peçi. I biri pa mbushur 16 vjeç thërriste: “Aman, mos ma vrisni babanë!” Por a mund të kishte shpirt Shefqet Peçi apo Petref Kokona. Në listën e gjatë të vrasjeve të Shefqet Peçit nën urdhrat e tij janë Myazafer Shehu dhe djali i tij Duro Shehu, Emin Kokalari, Safedin Hadëri, Hajro Late, Vasil Shahini, përfshirë edhe xhaxhain e Adil Çarçanit. Pse nuk dha llogari Shjefqet Peçi për dekoratat që mori për vrasjen e tyre?

Dokumentet më domethënëse që zbulojnë Shefqet Peçin, si një kriminel të regjur janë ato të Korpusit III, me qendër në Shkodër, në cilësi-në e komandantit dhe gradë kolonel. Kështu, në AQU, dosja tetë, nr.47, rezervat Shkodër në dt. 31.1.1945, në telegramin që i dërgon Koçi Xoxe këtij korpusi, midis të tjerave shkruan: “Rinia an-tifashiste e Tiranës, në një miting të gjerë kërkoi që kriminelët e luftës që ndodhen këtu të dalin sa më parë para gjyqit dhe për ata që janë dorë-zuar tek aleatët, kërkoi kthimin e tyre në Sh-qipëri. Populli në formë manifestimi, shkoi për-para misioneve aleate duke bërtitur dhe kërkuar dorëzimin e të arratisurve politikë.”

Historia e zbardh ndryshe të vërtetën e këtyre vendimeve të gjykatave speciale, për vendimet me pushkatim, që ka marrë në vitin 1945 ndaj “kriminelëve” të sajuar, dhe jo ndaj atyre të vërtetë, si puna e Shefqet Peçit.

Shkresa nr 27. dt 3. 4. 1945, Shkodër përcak-ton: “Komandës së Përgjithshme

Mbrëmë ora 1 pas mesnate, kur kalonin trapin e Bunës, për të shkuar në Tivar, 200 të rimobilizuar jugosllavë (kosovarë), njëri prej tyre çarmatosi në befasi, një ndër 20 partizanët sho-qërues, jugosllavë dhe vrau..... prej tyre. Filloi qitja nga ana e partizanëve tanë, duke lënë 7 të vrarë edhe 1 të plagosur ndër të rimobilizuarit. Kolonel Shefqet Peçi”.

Dokumenti nr. ekstra rezervat, Shkodër 27.2.1945, dërguar Brigadës II të Mbrojtjes së Popullit. Bashkë me këtë shkresë, iu dërgohen edhe të arratisurit e poshtë shënuar, të cilët janë kapur nga forcat e Brigadës XXIV të divizionit të II, që operojnë në rrethet e Dukagjinit. Gjithash-tu, iu përshkruajmë edhe akuzat e tyre. 1. Nok Nikë Noka, në katundin Plan, ky ka qenë graduat në qeveritë kuislinge dhe ka luftuar lëvizjen tonë. Ka qenë korrier, si ndërlidhës, duke shpënë postën e reaksionarëve prej Dukagjini në Malësi të Madhe dhe anastjelltas. Ka pasur lidhje me Xhelal Begun (të birin e Sulçe Begut), të cilit i është zotuar për t’i dhënë vullnetar dhe ka qenë i caktuar, si komandant i tyre. Kohët e fundit, ka qenë udhëheqës i të arratisurit politik, kapitenit Gjergj Vata. 2. Lulash Sikoli, nga katundi Boka i Planit. Ky ka qenë strehues i kapitenit Gjergj Vata dhe dyshohet të ketë qenë strehues dhe udhëheqës i reaksionarëve të tjerë. Këto infor-mata i ka dhënë Komanda e Rrethit të Dukagjinit. Zëvendëskomandant i operacionit Shefqet Peçi”.

AQU, dokumenti 6/2, rezervat. Nr.14, i dt.23.1.1945, përmban “Shtabi i Divizionit të II dhe VIII dhe për njoftim komandës së qarkut. Dër-guar nga komandanti i Korparmatës III, kolonel Shefqet Peçi... “Në vijim të urdhrit të operacionit nr.6. rezervat dt.12.2.44. në faqen 4, kryerreshtin 5, ku bëhet fjalë mbi çarmatimin që duhet të bëhet, ju vëmë në dukje me anën e kësaj shkrese, për shpejtimin e çarmatimit, i cili duhet të bëhet rrënjësor me përjashtim të elementëve shumë të sigurt që kanë marrë pjesë në Luftën Nacionalç-

Krimet e luftës

tyruar dhe konfiskim të pasurisë 19250 persona, u internuan 48217 burra dhe 10792 gra. U dëbuan në qytetet krye-sore dhe nga fshatrat kufitare 11536 familje. Në Shqipëri u ngritën 40 burgje dhe mbi 50 kampe pune. Nga përdorimi i dhunës dhe i torturës, kanë gjetur vdekje 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike”.

Ky bilanc e kishte prejardhjen te lufta vëllavrasëse, e cila u nxit nga sllavët në emër te komunizmit për të gjithë shqiptarët e të tjerë, që nuk pranuan të bëheshin vegla të tyre. Kështu p.sh vetëm në krahinën e Korçës janë push-katuar thjesht, si ballistë, 19 veta. Mirëpo nga 13 lokalitete të këtij qarku, në të cilat 1910 veta ishin ballistë, deri në 4.12.1945, patën një bilanc të vrarësh, prej 116 vetash, dhe të pushkatuar nga gjyqet 145 veta, të dënuar 226.

• Paezgjaturmekëtobilancetëdokumen-tuara vetëm për Gjirokastrën dhe Korçën mund të theksojmë faktin e mos pranimit të fajit për këto krime, gjatë të gjithë historisë së shkruar gjatë luftës antifash-iste, përfshirë edhe atë të diktaturës. Vetëm në nëntor të vitit 2005 Ramiz Alia deklaroi në televizion vrasjen e 64 vetave prej Mehmet Shehut, që ishin të pafajshëm, ndërsa në fakt ishin 72 veta, prej të cilëve vetëm 67 vetave u dihet emrave. Kur iu bë pyetja Ramizit nëse kishte qenë vëllavrasje, ai u përgjigj se “kishte qenë një luftë e egër”. Mirëpo nacionalistët pyesin sot: kush i vrau? Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi nuk kanë qenë vetëm, por me udhëheqës si Enver Hoxha dhe me ata partizanët, që kanë mbushur gjoksin me dekorata, dhe shumica prej tyre mbajnë vulën e vrasjes së shqiptarit nga shqiptari.

Pyetja që shtrohet sot në historiografinë sh-qiptare, është së çfarë vendi zënë personalite-tet e mëposhtme të vrara prapa krahëve? Ana-stas Lula, Sadik Premte, Pali Terrolla, Qazim dhe Xhavit Çakërri, Neki Ymeri, Mynir Xhindi, Sinan Gjoni, Haki Xhelo, Idajet Biçolli, Selam Riza, Padër Lekë Luli, Gaqo Goga, Dule Allmani, Gjergj Kokoshi, Ndoc Çoba, Isan Toptani, Kam-ber Qafëmolla, Suat Asllani, Ibrahim Kupi, Tesim Spahiu; Shyqyri Peza, Njazi Islami, Dali Ndreu etj. Deri në vitin 2006, mbetet enigmë zbardhja e një fakti historik të zbuluar nëpërmjet doku-menteve gjermane të luftës, por të mbajtur në heshtje nga i gjithë dokumentacioni arkivor sh-

lirimtare... Popullit t’i shpjegohet gjerësisht arsye-ja e mbledhjes së armëve, që bëhet për nevojat e brigadave të reja, që po formohen”.

AQU, dok. nr 48, rezervat, Shkodër, 4.2.1945. Komandës së Përgjithshme Tiranë: “Njoftojmë se në datën 23.1.1945 rreth orës 18 në katun-din Bajzë të Kastratit, një bandë kriminelesh dhe reaksionarësh, të udhëhequr nga tradhtari Llesh Marashi, tentojnë të qëllojnë me armë, kundër komandës së vendit, Bajzë. Komandanti i vendit, shoku Jonuz Naço, menjëherë grumbullon for-cat e tij dhe vihet, në ndjekje të tradhtarëve, të cilët me gënjeshtra kërkonin të shtinin në dorë komandën e vendit me gjithë partizanët. Në këtë kohë heroi Jonuz Naço, u përgjigj me armë në dorë, duke qëlluar drejt e në këmbë bashkë me shokun, Mestan Sokoli. Që të dy këta trima, luftuan ashpërsisht armikun, derisa plumbat e tradhtarëve goditën për vdekje heronjtë shem-bullorë të komandës së vendit, Bajzë. Trimëria dhe guximi i pashoq i dëshmorëve të Bajzës, është garancia më e fortë, për t’iu dhënë të kuptojnë tradhtarëve, spekulatorëve dhe dallav-eraxhinjve, që nuk kanë më vend demagogjirat, gënjeshtrave të tyre, në popullin tonë të shumë-vuajtur, prej tyre. Lavdi e përjetshme shokëve heronj, që nuk kursyen, as jetën e tyre, kundër tradhtarëve të vendit dhe është një shembull heroizmi që treguan këta dëshmorë, duke nden-jur gjithmonë në krye të detyrës, dhe duke gjur-muar e hetuar strehinat e këtyre tradhtarëve. Ky urdhër dite t’u komunikohet të gjitha reparteve ushtarake të këtij shtabi.”

Vazhdojmë me informacionin tjetër të Shefqet Peçit, dërguar Komandës së Përgjithshme, me shkresën, nr. 198. rezervat. dt 4. 4. 1945, të AQU-së: “Informohemi dhe sipas njoftimit që na bën Brigada II e Mbrojtjes së Popullit në mesnatën e dt.1.4.1945, shoqëroheshin, të rimobilizuar ko-sovarë, prej partizanëve të ushtrisë jugosllave, për arsye ende të paditura e ndoshta aksidentalisht u mbyt në skelën e lumit Buna një partizan ju-gosllav, e një nga të mobilizuarit. Partizanët e tjerë jugosllavë pandehën se mbytja u bë me paramen-dim dhe menjëherë hapën zjarr kundër turmës së të mobilizuarve, që ndodheshin në pritje për të kaluar lumin. Zjarri i armëve, zgjati pesë minuta dhe u pre vetëm me urdhrin e komandantit të kolo-nës, Çiros Tikoviç, Divizioni 46, Brigada 27, batal-ioni II. Mbetën 6 të vrarë dhe 11 të plagosur nga të mobilizuarit dhe një i vrarë e një i plagosur nga par-tizanët që shoqëronin të mobilizuarit, të cilët ishin të çarmatosur. Një gjë e tillë, sipas informatës që ka Brigada II e Mbrojtjes së Popullit, kështu paska ngjarë edhe në Tivar, ku duket se kanë mbetur afër 55 veta të vrarë. Shefqet Peçi”.

Shefqet Peçi i dërgon këtë informacion gjen-eral Mehmetit, sipas shkresës nr.3. rezervat, Shkodër 26.2.1945, ndodhur në A.Q.U: “Në ko-munën e Shalës, mbaroi operacioni me këto rezultate: 500 armë, 222 të mobilizuar, 12 të arrestuar, 3 shtëpi të djegura, 3 të pushkatu-ar...”. Në informacionin tjetër të dërguar gjen-eral Mehmetit, nr. ekstra Shkodër dt.26.2.1945 shkruhet: “Forcat e Brigadës XI dhe XXIV morën urdhër që të vazhdojnë operacionin në Nikaj-Mërtur...”. Në dokumentin nr. 44. në 7.3.1945 dërguar Komandës së Përgjithshme: “Në Ni-kaj dhe Mërtur operacioni vazhdon, por populli është betuar të mos i dorëzojë armët. Dyshohet të ketë material anglez, pasi atje kanë qenë dy anglezë në verën e kaluar, kanë qenë ca sende ushqimore dhe materiale të radios trans-metuese. Sipas informatave që na vijnë, në Vuk-sanaj, sikur ka depo me material anglez. Dhamë urdhër të zbulohet. Forcat që operojnë në Nikaj e Mërtur i urdhëruam të veprojnë të dy brigadat atje dhe me çdo kusht të bëhet çarmatimi rrën-jësor në krahinat e tjera.”

Të tilla urdhra kundër reaksionarëve në Sh-qipërinë e Veriut e më pas në Kosovë, janë të dokumentuara dhe aq të shumta të cilat, zbulo-jnë vërtetësinë e krimeve të këtyre heronjve të popullit. Në veçanti në Kosovë, në bashkëpunim me OZNA-n, paraardhëse e UDB-së, Brigada V Sulmuese, që komandohej nga Shefqet Peçi, përpara se të bëhej komandant i Korpusit të III në Shkodër, fitoi një “përvojë” serbe se si mund të vriteshin nacionalistët e vërtetë nën etiketën e antikomunistit dhe nën emrin e vëllazërim-bashkimit me sllavët. Shefi i informacionit Koço Gjergji ka treguar, pak kohë para se të vdiste të gjitha bëmat e komandantit të tij Shefqet Peçi, të cilin e quante një kriminel dhe aspak një trim apo hero, që të ishte dalluar në ndonjë betejë reale kundër nazistëve apo fashistëve.

Motra e babait tim, Violeta Kotini, ka qenë partizania më e vogël e Brigadës V sulmuese, 13-vjeçe, dhe më ka folur gjerë e gjatë për këtë anë të rrugës së lavdishme të kësaj brigade. Më mbetet në mëndje një episod i thjeshtë i saj: “Kur ishim e luftonim kundër forcave të Muhar-rem Bajraktarit në Kukës, u vranë shumë prej partizanëve tanë. Unë shpëtova vetëm sepse isha cucë dhe malësorët e kishin zakon prej sh-qiptari që nuk i vrisnin femrat dhe mbi të gjitha e kishin hasëm serbin dhe jo vëllanë e një gjaku që mendonte ndryshe”. Dihet vrasja makabre që ka bërë Shefqet Peçi në dalje të Kukësit, e mbajtur mënd nga tërë populli i Veriut si “Varri i Shehitëve”, për 21 veta gra, pleq, fëmijë.

Mehmet Shehu ia kaloi Shefqetit me 22 të vrarë, në të ashtuquajturën “arratisja e burgut të Spaçit”, i cili urdhëroi që me automatik të shfaroseshin armiqtë e popullit. Drejtori i burgut të Spaçit, meqenëse kishte kërkuar urdhër me shkrim nga lartë për ta zbatuar këtë masakër iu tha me gojë nga Mehmet Shehu, por nuk e zbatoi, detyrë të cilën e bënë organet e speciali-zuara të Ministrisë së Brendshme. Krimi nuk ka ngjyrë e formë që të mund të përshkruhet për të gjitha alibitë e kësaj natyre gjatë diktaturës.

Për të vërtetuar në histori, se kush janë kriminelët e vërtetë të këtij populli, po radhitim edhe disa fakte të tjera nga mijëra të tilla që janë zbardhur në këtë fillim shekulli XXI.

• PseuvraLlazarFundonëtetortëvitit1944 nga forcat partizane të Petrit Dumes?!

• PseuvraSulDuminëElbasandheDh-mitër Duda në Gjirokastër nga torturat e tmerrshme?! Kjo, pasi iu rrëmbye e gjithë pasuria, për t’iu dërguar falas të gjithë Ju-gosllavisë titiste edhe pse vetë shqiptarët po vdisnin nga uria, i zhduknin pa lënë gjurmë pronarët e tyre. E në këtë shembull u grumbullua i gjithë floriri dhe gurët e çmuar të barasvlershëm me 4 miliardë dollarë, duke i zhdukur pa lënë gjurmë.

• Nëemërtëreformësagrarepatiqindratë ekzekutuar e të burgosur. Në Lushnjë u var në litar, mësuesi shembullor Fuat Kurti në Tiranë u ekzekutua inxhinieri gjeodet Selim Zyma, i diplomuar në uni-versitetin e Vjenës.

• Potëflasimpërkrimetdhe“heroiz-mat” e bëra nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit dhe Sigurimi i Shtetit, nuk kanë të numëruar, vrasjet e personave dhe dekoratat e dhëna për këta “heronj” të popullit. Këto më mirë se kushdo i ka pasqyruar në Albumin “Burgjet e diktaturës komuniste në Republikën e Shqipërisë”, viti 2004, autori i njohur i kësaj fushe Agim Musta kur shkruan: “U ekzekutuan për motive politike, 5037 burra dhe 450 gra. Për motive politike u dënuan me burgim e me punë të de-

Si i lutej 16-vjeçari Shefqet peçit që mos

t’i pushkatonte të atin

Page 19: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

19• E premte 15 mars 2013

»DoSSieR

qiptar. Dokumenti gjerman është një telegram i shifruar me nr.96 me këtë përmbajtje: “Konsulli i përgjithshëm në Tiranë. Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dt.17.2.1944. Në lidhje me udhëzi-min nr.170, dt.15.12.1943... Në afërsi të fshatit Shipskë, të Voskopojës, është zbuluar një varr i përbashkët me 170 kufoma. Këtu kemi të bëjmë me fshatarët e vrarë nga rrethi i Korçës, Beratit dhe të Vlorës, të cilët komunistët i kanë çuar atje dhe i kanë vrarë. Kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Erëndshme, që të dërgojë një komi-sion hetues në vend. Njoftimet e tjera vijojnë”. Në lidhje me këtë dokument që është një akuzë historike, ka mbetur pa përgjigje nga historiogra-fia shqiptare, se si është e vërteta?!

Kriminalistikë sllavësh në eposin e Brigadës I Sulmuese

Xhelal Staravecka, akoma i palarguar nga Brigada I Sulmuese tregon se çfarë i puno-jnë kapterit Adil Maksuti: “Kapterin megjithatë, për ta shpëtuar e morëm me vete për t’i marrë mendimin dhe pëlqimin e Dushanovicit. U kthy-em ne Brigadë, në Fravesh, ku sa kohë arritëm i dhamë raportet komandantit terrorist Dush-anoviç, midis të tjerëve edhe për vendimin për Adil Maksudin. Pas raportimit Dushani tha: Ani, ani, po lë ta shohë edhe Tahiri një herë kapterin. Tahir Kadareja, nga Gjirokastra, me zemër, si Du-shani II. Ky shkoi, pa kapterin dhe, kur u kthye, sipas shkeljes së syrit të Dushanit tha, se: Ai ka-pter duhet vrarë, pse ka qenë në Milici në 1918...! Dhe e vranë! Atë ditë kemi vrarë 13 viktima të pafajshme. Atë ditë torturat i ka bërë vetë Dushani dhe i quante të zakonshme”. Xhelali tregon: “Pa më pyesni mua? Edhe unë kriminel jam, shpirt të fortë, e zëmër të eshkët kam, gju-mi natën më del nga tmerri, por ah, sa larg jam unë nga ata”. Xhelali e argumenton këtë episod, si dëshmitar okular, që ishte: “Ndodhemi akoma në katundin Fravesh, atje ku jehona e ulërimave, e bërtitmave, anktheve, dhe e ngashërimeve, kanë bërë veshët, dhe zëmrën time sakate. Nga të 13 të ekzekutuarit, vetëm për dy prej tyre më muarën, që të asistoj, duke parë ato tortura... Marin një djalë të gjatë, të shëndoshë, të drejtë, 30-vjeçar. Ishte nga Devolli, emrin jo vetëm nuk ia dinim, por edhe vetë Dushani, që e torturoi gjer në vdekje nuk ia mësoi. Këtë e kishin kapur jashtë Tiranës, duke dalë për shëtitje. E arres-tuan, si të dyshimtë dhe së andejmi e shoqëruan në brigadë. Atje e zhveshën vetëm me të mbat-hura. Dushani dha urdhër të armatosen partiza-nët me dru të trashë sa qafa dorës. Filloi tortura. Të dhjetë kopaçet uleshin e ngriheshin me një ritëm të çrregullt mbi trupin e viktimës së mjerë,

pa marrë parasysh se ku binin. Oh! Sa djalë i shëndoshë dhe i fortë, po e vrasin si gjarprin me kopaçe. Pas ca kohe Dushani jep urdhër, që të ndalonin goditjet. Kujtova se do ti bënte ndonjë pyetje dhe natyrisht në anën e torturave, do t’i nxirrte diçka. “Çfarë kërkoni nga unë, iu tha vik-tima?”. “Po ta shkërdhejmë nënën vetë!” -shton Dushani. (Oh, ç’nervozitet! nënat shqiptare që shahen nga Dushan sërbiani). Dushani merr një kopaçe në dorë dhe pasi e ka vënë në këmbën e djathtë në boshllëk, i bie me atë kopaçe nja tetë herë në qafën e këmbës dhe ia thyen. Çfarë torture? Çfarë ulërime e britme, me t’u ngjethtë mishtë! Këmbën e thyer, ia rregulluan prapë në atë mënyrë, që me një goditje tjetër, nja 20 cm më lartë, në kërci, ia thyen prapë. Nuk mjaftoi kaq, Dushani, i heq brekët dhe me një spango të hollë e lidh në vendin e keq. Pastaj me një purtek të shëndoshë, fillon e godet në vendin e keq. Viktimës akoma, nuk i del shpirti. Atëherë me një thikë dhe duke i çarë kërcinë e mëngjër, fillon me anën e thikës, ta kruajë kockën lartë e poshtë, me një ritëm të rregullt derisa maja e thikës del më tej, tej poshtë. Viktima qëndron akoma e gjallë dhe e fortë. Dushani jep urdhër, t’i sjellin një litar me një copë dru të shkurtër e të trashë sa llëra. Litarin ia holli në kokë, duke ia kaluar përmes ballit, mbi veshin e prapa kokës rreth e përqark. Pastaj kombinon drurin me litarin dhe me këto, e bie rrotull viktimën. Druri i vinte rro-tull, litari shtrëngohesh, mishi dhe lëkura u pre. Kocka po i ndryllej. Qepallat e syve të viktimës hapeshin me gishta dhe cigarja e ndezur vihej nën dritën e syve. Thonjtë e gishtave të dorës së tij Dushani ia fuste si gjilpëra në mishin e viktimës. Hë, ç’thua ti, o Vangjel Argjiri, o kasap besnik i Dushanit në brigadë? Ç’më thua t’i o par-tizan Ibrahim Hoxha nga Korça, që duke bërë tor-turat me aq etje, kujtoja se Dushani do t’u bënte Timoshenko? A gënjej unë? A po i bëj të pa bëra këto? Viktima është akoma gjallë? Fol o Tahir Kadareja, fol, që nuk je razi që këtë çik frymën e fundit të kësaj viktime t’ia heqësh, duke i dhënë një plumb kokës, por akoma insiston, për t’ia marrë me kopaçe! Rrëmbejnë prapë kopaçen dhe fillojnë goditjen. Eshtra të thyera, gishtërinj të shpuar dhe trupi i copëtuar, nuk lëvizte më. Jo se i kishte rënë të fikët, por pse kishte dhënë jetën. Dushani heq koburen e tij dhe i jep dy plumba të ngrohta kufomës se ftohtë, që kishte vdekur nga torturat. Të tetë këta ishin në gaz për trimërinë që kishin kryer. Dushani në krye kishte qetësuar urinë e tij gjakatare. Në këtë kohë vjen tjetri. Pas katër orë pune nën torturë, Dushanin e kishte marrë uria. Ai i thotë nuk kemi ngrënë, do të shkojmë të hamë bukë. Njëri nga partizanët e pyeti: “Po këta të arrestuar, që kemi këtu?”. Këputi një plumb i thotë Dushani.

Ej, sa fatlume që ishte viktima e dytë, që u pushkatua pa u torturuar, vetëm e vetëm se nuk pati kohë Dushani. U kthyem në çadër duke ecur. Dushanit i shkova krahun dhe e pyeta: Po, ç’kishte bërë ky maskarai? Ai u përgjigj: Besa kurrgjë, por këtyre devollinjve, duhet t’ua bësh të gjithëve kështu, sepse qenë me neve dhe u kthyen me “Ballin”. Çthua t’i Dushan, nuk janë të vërteta këto? Çfarë mendon ti? Se me anën e terrorit do të hidheshin sh-qiptarët në grushtin tënd? Jo! E pra, ky moral për ti futur të gjithë nacionalistët e dhunës me anën në rrugën e komunizmit ishte me-toda e sllavo-komunzmit”.

Në tetor të vitit 1943, kolo-neli italian, me prirje antifash-iste, i quajtur Gamuco, me 130 karabinierë kalorës, dorëzohen tek partizanët në Orenjë, pranë komandantit Kadri Hoxha. Kur vjen Brigada I Sulmuese me Mehmet Shehun dhe Xhelal Staraveckën, në Shëngjergj të Tiranës, pasi kishin parë, karabinierët italianë të veshur me uniformë dhe këpucë të reja, i kërkuan Kadri Hoxhës, që kara-binierët t’iu dorëzoheshin atyre, sepse partizanët nuk kishin këpucë dhe ishin të ç’veshur. Mirëpo, u desh urdhri tjetër të cilin e morën, nga Enver Hoxha në Labinot. Ky urdhër anulonte të parin. Menjëherë, të 130 karabinierët italianë, të pafajshëm, merren dhe ekzekutohen, nga Xhelal Staravecka, me dijeninë e plotë të Mehmet She-hut dhe urdhrin e Enver Hoxhës. Deri sot e kësaj dite, me gjithë interesimin e madh të shtetit italian, nuk është zbuluar vendi i ekzekutimit të këtyre karabinierëve të ekzekutuar në mënyrë

barbare. Në mënyrë hipotetike, të thëna me hes-htje, nëpër gojë, vendi i ekzekutimit, jepet në dy variante: Varianti i parë, te buza e lumit të Rrapu-nit (atje ku bashkohet me Shkumbin) dhe varianti i dytë te Guri i Muzhaqit (në të dalë të Librazhdit). Më i sakti dhe që duhet ta dinte, por që nuk ka folur deri sa vdiq, ka qenë Kadri Hoxha. Në kërkim të dokumentacionit arkivor dhe të ndonjë dësh-mitari okular, që është gjallë, ky krim është për t’u zbuluar ende.

Aspekt tjetër kriminal i vrasjes së të pafajsh-mëve, është ngjarja e Selenicës në maj të vitit 1943, kur batalioni Vlorë-Mallakastër sulmoi, komandën e karabinierëve italianë, në Selenicë dhe i pushkatoi në vend, nëpërmjet Xhelal Stara-veckës dhe Mehmet Shehut. Ky fakt i është fshe-hur historisë. Xhelal Staravecka ka qenë kriminel dhe konkurronte për këtë fenomen me Mehmet Shehun. Kur Xhelali, tenton të arratiset për në Gre-qi, nuk mundi dhe nga Shkodra hidhet në Itali, zbu-lohet dhe dënohet me 10 vjet burg. Gjatë luftës partizane, Rasim Babameto, ka qenë prefekti i Gjirokastrës dhe kur do të vinte në Përmet ishte zënë në pritë nga partizanët. Xhelali e lajmëron Rasimin, që të mos shkonte në Përmet, se do ta vrisnin. Në vitin 1945-1946, kur Xhelali, bënte burg në Itali (në Barleta), i dërgon letër Rasim Ba-bametos, duke i kujtuar se i ke shpëtuar jetën dhe duhej ta ndihmonte për të dalë nga burgu. Rasimi ishte mik i Stavri Vinjaut, që në vitet 1920 dhe ky i fundit, ishte arratisur në Itali, i martuar me një italiane mjaft të pasur dhe mbi të gjitha mik i PSD-së italiane, prej së cilës kishte dalë edhe presi-denti Saragati. Rasimi, i shpjegoi Stavri Vinjaut, që Xhelali i kishte shpëtuar jetën, ndërsa Stavri i tha që Xhelali është një kriminel, vrastar i lindur. Megjithatë Rasimi i kërkoi ta lironte. Kështu që presidenti Saragati me anë të një dekreti e fal Sta-raveckën. Një djalë i Xhelalit, ka bërë burg, ndërsa tjetrin e kanë pushkatuar.

Ekzistojnë “listat e zeza” në të cilën përfshi-hen emrat e të gjithë të deklasuarve të cilësuar armiq të rrezikshëm. Urdhri i veçantë për ta është, që në rast lufte të asgjësoheshin menjëherë, nga reparte të veçanta, kudo qofshin, nëpër burgje, të internuar apo nën survejim. Në vitin1993, u botua një “listë e zezë” me emrat e kosovarëve të Fierit, me të cilët do të veprohej, në bazë të këtij urdhri. Këto lista ekzistojnë për të gjitha rrethet e Shqipërisë, ku ka pasur kosovarë, por që nuk u lejuan të botoheshin. Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të tilla lista kriminale, përfshinë emra irredentistësh, agjenturash të huaj, armiqsh antikomunistë etj. të seleksionuar, por të mbështetura gjoja me ligjin penal Tepër-Sekret për kohë lufte (MCR) të vitit 1989. Dik-tatura, krimin e ka legjitimuar, deri ne vitin 1990.

Krimi politikKihet në vëmendjen e lexuesit se faktet e

publikuara në këtë trajtesë janë objekt i krimit në shoqërinë shqiptare, të përvijuara deri në kohët e sotme. Ekuivalentimi i vrasjeve të dik-taturës, duket se u bë realiteti kriminal edhe për periudhën post saj. Kështu tregohet për rreth mbi 5000 të vrarë pas lufte, por po aq lloga-

riten të ekzekutuar nga komuniteti gjatë viteve të post diktaturës. Kjo për arsyen kriminale të mosndëshkimit të vetë metastazës së krimit, që ka tejkaluar çdo normativë morale të zhvillimit.

Sidoqoftë Lufta e Dytë Botërore për Sh-qipërinë passolli një katastrofë më të madhe se vetë komunizmi në botë. Populli shqiptar, i lënë në injorancën historike, arriti të mashtro-

hej lehtë nga dogma e luftës partizane, e cila thjesht u induktua nga sllavo-komunizmi. Kjo psikozë ideologjike nuk mund të përftonte një regjim të arsyeshëm publik apo shtetëror në një vend ku fatet i përcaktoi pushteti i banditëve.

Tipologjia kriminale në fytyrat e kriminelëve të tillë si Peçi apo Shehu është akti më vlef-shëm i antropologjisë kriminale, që u ndërtua në të gjithë periudhën e mëpasme të politikës shoqërore në Shqipëri. Kështu ato çeta të vet-eranëve të luftës, sollën shpërbërjen e çdo demokratizimi të mundshëm të jetës shqiptare, por mbi të gjitha “vranë” frymën kombëtare, të një populli me histori dhe vitalitet të jashtëza-konshëm. Paradat e këtyre njerëzve të quajtur veteranë të luftës, ishin thjesht alibia e një lufte kundër vetë shoqërisë, natyra e të cilës, masakroi fatin historik të këtij vendi. Kuptohet, se njerëzit këtu veçohen, me gjithë pjesëmar-rjen e tyre nën urdhrat e krimit. Në këtë mënyrë, mjaftë idealistë, nuk mundën, sidoqoftë të ndry-shonin fatin e vendit. Thelbi i kulturës popul-lore u zëvendësua nga propaganda e atyre per-sonaliteteve, të cilët përfaqësonin më tepër se kurrë, kultin e depersonalitetit shoqëror. Mjetet, që kjo diktaturë zgjodhi për të ruajtur sistemin e krimit të vet ishin një formë e paeksperimentuar më parë, e një akti kriminal, për një shoqëri me probleme të forta etniko-politike.

Arsyeja kriminale në këtë kontekst, mund të vlerësohet me një shembull objektivisht të pashpjegueshëm, qoftë edhe në rastin shqiptar. Kështu që nuk mundet të jepet një shpjegim shkencor për çështjen e reagimit kriminal në Sh-qipërinë viteve 1940-1990.

Sidoqoftë, besoj se Hitleri nuk është gabuar në librin e tij “Meine Campfe”, kur ka përcak-tuar Stalilin si një kriminel të zakonshëm, i cili i kishte lyer duart me gjak. E njëjta situatë, mund të determinojë edhe shkaktarët e vrasjeve në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore, luftë e cila nuk pati shansin të zhvillohej më shumë, se vetë krimi vendas. Sipas të drejtës penale, kriminelë në kohë lufte, janë ata që kryejnë krime pa u diktuar nga nevojat e luftës. Megjithatë, edhe kjo dispozitë është përcaktuar përkundrejt subjekteve të njohura, si palë ndërluftuese, në të vetmin kontekst, që është taktika dhe rregullat luftarake. Kështu, nuk ka strategji të asnjë force ushtarake, që të sanksionojë sulmin dhe vrasjet e paarsyeshme ndaj shoqërisë. Ndërsa forcat tona të luftimit arritën të vrisnin më së miri intelek-tualë apo njerëz të vetë komunitetit shqiptar, duke shprehur haptazi veprimin e krimit kundër shtetit. Kjo praktikë vazhdoi edhe në periudhën e instalimit të diktaturës, e cila sidoqoftë, as si e tillë nuk funksionoi, pasi në shekullin e XX sh-qiptarët kanë jetuar çmendurinë më të madhe të krimit patologjik, më tepër se vetë çështja e madhe e organizimit shoqëror apo forma poli-tike e kësaj race të përfaqësuarish në kampin e Lindjes komuniste. Nga pikëpamja e brendshme nuk kemi të bëjmë thjesht me një paranojë dik-tatorësh, por me një prirje të veçante kriminale, ku njerëzit kënaqeshin me dehumanizimin e tyre natyror. Shfaqje e këtij përshkrimi, është edhe

vetë kohëzgjatja e bunkerizuar e torturës kriminale, nën kontrollin e njerëzve, pa asnjë mundësi qytetare të udhëheqjes së një grupimi sho-qëror apo drejtimi politik. Tendenca kriminale, është fakti i pandëshkuar ende sot nga vetë shoqëria e shndërruar habitshëm në një izotop të krimit politik. Besohet se brezat e rinj të edukuar dhe urdhëruar nga niveli ndërkombëtar i demokracive, do të kenë mundësinë të transme-tojnë për të tjerët, qenien e shqip-tarit, si një element të drejtë të zhvillimit bashkëkohor.

Profesori i shkencave politike në universitetin e Shefieldit, au-tor i librit “Demokracia” shpjegon, që për totalitarizmin historia, duhet të mos lodhet kurrë për zbardhjen e të vërtetës. Kështu ai shkruan: “Nëse çdo gjeneratë

ka të drejtën të vendosë për vete mbi mënyrën e qeverisjes së saj, atëherë nuk mund të jetë legjitime që një gjeneratë t’i dhurojë këtë të drejtë dikujt tjetër në emër të pasardhësve të saj... Një gjeneratë mund të heqë dorë nga demokracia ose të lërë veten nën diktaturë, por gjenerata që vijon ka të drejta absolute për të anuluar këto vendime. Sovraniteti popullor duhet të jetë me të vërtetë i patjetërsueshëm.”

Page 20: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

20 E premte 15 mars 2013 •

« opiNioN

Në 10-vjetorin e vdekjes së profesor Abas Er-menjit në këtë shkrim dua që në mënyrë të përmbledhur të nxjerr sado pak në pah kontrib-utin e shquar të këtij nacionalisti të palëkundur në luftën gjysmëshekullore kundër komunizmit dhe i vendosur deri në vdekje për të mbrojtur dhe kontribuar në zgjidhjen e çështjes kombë-tare shqiptare. Shumëkush e di që prof. Abas Er-

menji ka qenë ndër luftëtarët e parë kundër okupatorit italian. Së bashku me nacionalistët e tjerë ai u vu në krye të demonstratës së 28 nëntorit 1939 në qytetin e Korçës, duke kundërshtuar haptas politikën aneksioniste dhe pushtuese të Italisë. Ishte pikërisht kjo demonstratë që e lidhi Abas Ermenjin në mënyrë të pazgjidhshme me fatet e atdheut dhe të kombit të tij. Internimi nga italianët në ishullin e Vetontenës të Italisë do të shtonte akoma më shumë në shpirtin e profesorit urrejtjen ndaj okupatorit, ashtu sikundër do të rriste më tej ndjenjën e kulluar të nacionalizmit të tij. Në një nga gazetat e pakta të asaj kohe, gazeta “Sazani” e qarkut të Korçës, ose Pogradecit, të qershorit të vitit 1939, në nr.10, f. 4, një grup studentësh të liceut të Korçës, të cilët ishin të lidhur ngushtësisht me profesor Ermenjin, i drejtoheshin dhe i kërkonin shtetit të Francës, duke qenë se e dinin që profesorin e kishin çuar në Francë: “Në qoftë se ka ardhur profesor Abas Ermenji aty, shoqërojeni, se është burrë që nuk e bën dy herë nëna dhe i ipni shëndet të plotë nga na.” Me ardhjen në Shqipëri në vitin 1941 profesori do të merrte menjëherë kontakte me lëvizjen nacion-aliste shqiptare dhe në mënyrë të veçantë me forcat e Jugut, të komanduara prej udhëheqësve të tillë të shquar si Hysni Lepeni-ca, Muharrem Kapllani, Safet Butka, Tefik Cfiri, Maliq Dushari, Nezir Muzhaqi etj.

Më tej, duke pasur si busull të pagabueshme “Nacionalizmën e parë Shqiptare”, prill 1939, dhe “Dekalogun” e Ballit Kombëtar të ideuar prej shërbesëtarit të Shqipërisë Mithat Abdyl Frashëri, profesor Ermenji drejton një varg luftërash kundër forcave itali-ane, në mënyrë të veçantë në Skrapar, Kuçovë, Mallakastër, Berat e Pogradec. Janë të shumta dokumentet e huaja dhe shqiptare që na bëjnë me dije rreth këtyre luftërave, të cilat pavarësisht pse u anashkaluan nga historiografia komuniste 50-vjeçare, kanë hyrë dhe bëjnë pjesë në fondin e artë të luftërave të popullit tonë ndaj pushtuesve të huaj.

Pikërisht kur nacionalçlirimtarët dhe nacionalistët sh-qiptarë po bashkëpunonin në luftë kundër okupatorit italian dhe përfaqësuesit e këtyre dy grupimeve politike firmosën marrëveshjen e Mukjes, u shfaq tragjedia e madhe shqiptare: Beogradi me anën e misionarëve të tij në Shqipëri, Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, nxitën luftën vëllavrasëse, me qëllim që shqiptarët t’i ngrinin armët njëri-tjetrit dhe të linin mënjanë gjysmën e trungut të kombit shqiptar, Kosovën martire. Dhe klika e Titos nuk u gabua në parashikimet e saj. Me një urdhër të drejtpërdrejtë të kriminelit Enver Hoxha for-cat nacionaliste u goditën me tërbim të jashtëzakonshëm, u dogjën edhe fshatra të tëra që patën shërbyer si baza të na-cionalizmit të kulluar shqiptar.

Në këtë kohë do të shfaqeshin hapur edhe prirjet an-tikomuniste të profesor Ermenjit, i orientuar drejt civilizimit dhe demokratizimit perëndimor, i doktoruar në Sorbonë të Francës, i pajisur me shijet e vyera të kulturës e të moralit tonë kombëtar, profesori do të shmangte gjakderdhjen, duke komentuar se “shqiptarët janë të paktë si komb dhe, po u vranë njëri me tjetrin, atëherë do të fitojnë të huajt.

Vite më vonë, duke kujtuar këtë luftë vëllavrasëse si dhe pikat ku nacionalizmi shqiptar binte ndesh me parimet ko-muniste, profesor Abas Ermenji do të shkruante në librin e vet “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”: “Balli Kombëtar ishte ndën kryesinë e Mithat Frashërit, udhëheqës i provuar, që përfaqësonte traditën e vërtetë nacionaliste dhe aspiratat e drejta të kombit shqiptar. Balli Kombëtar mun-dohej t’i tregonte popullit se si qëndronte e vërteta, se si pa-raqiteshin problemet dhe mundësitë e tij dhe si parashihej e ardhmja e Shqipërisë. Kurse Partia Komuniste i tregonte ëndrra fantastike, përralla fëmijësh dhe gënjente në mënyrën më të paturpshme.

Një tjetër problem që e vinte Ballin Kombëtar në kundër-shtim të papajtueshëm me Partinë Komuniste ishte çështja e Shqipërisë etnike. Dihet se Kosova dhe Çamëria kishin qenë shkëputur nga zgjedha jugosllave e greke prej fuqive të Boshtit dhe se bashkimi i tyre me Shqipërinë nuk mund të quhej çështje e rregulluar. Balli Kombëtar ishte i pari që e

kuptonte atë punë dhe çlirimin e këtyre krahinave nuk e lidhte me rrethanën e një fitoreje të përkohshme të Gjermanisë naziste, por me të drejtën e vetëvendosjes së popujve, që mbahej si parimi themelor i Kartës së Atlantikut, shpallur prej Ruzveltit dhe Çurçil-lit më 14 gusht 1941. Që popullsia e Kosovës dhe Çamërisë të ishin në gjendje për ta kërkuar dhe për ta mbrojtur atë të drejtë, duheshin organizuar dhe ndihmuar prej vëllezërve të tyre të Sh-qipërisë politike. Nëpër këtë rrugë e kuptonte Balli Kombëtar çlir-imin e atyre krahinave, dhe kjo ishte lufta që ky desh të bënte për Shqipërinë Etnike.” Në këndorin e vitit 1944, pavarësisht se komunistët e quajtur çlirim të vendit, në të vërtetë ky mund të quhej robërimi dhe pushtim i vendit prej ideve komuniste. Pushteti i sapovendosur i bolshevikëve të Tiranës do të niste nga dhuna dhe terrori i paparë ndonjëherë, që do të vëzhgonte të pushkatonte, të burgoste dhe internonte për 50 vjet me radhë. Profesor Abas Ermenji në lidhje të ngushtë me prijës të tjerë të nacionalizmit shqiptar do të përballej me të ashtuquajturën “forca të mbrojtjes së popullit”, që në të vërtetë ishin kthyer në forca të zhdukjes së kundërshtarëve politikë të komunistëve të Tiranës.

Që nga nëntori i vitit 1944 e deri në pranverën e vitit 1946 profesor Ermenji përkrah vëllezërve Kazazi, Muharrem Bajraktarit, Hysni Demës dhe prijës të tjerë të nacionalistëve të Kosovës dhe të trevave të Maqedonisë shqiptare do të zhvillonte një varg betejash, duke rrëfyer përveç antikomunizmit të tij dhe cilësi të tjera si prijës i talentuar ushtarak. Pushka e tij do të gjëmonte në Postribë, Çermë, në Malësi të Madhe, Golaj, në Orosh dhe Ba-jzë, ndërkohë që klika e Tiranës e pati shpallur armik të popullit dhe kriminel lufte dhe, nga ana tjetër, i kishte burgosur të atin. Më pas, kur lufta e prijësve nacionalistë në Shqipëri u bë krejt e pamundur, profesor Ermenji largohet nga atdheu, i bindur në vetëdijen e tij se nuk do të ndalte askurrë së ndihmuari kombin e vet për të zhdukur komunizmin.

Jeta dhe vepra e profesorit tonë të nderuar në mërgim është pa dyshim shembull i njeriut të palodhur, trim e të zgjuar, zemra e

të cilit në çdo minutë rrihte për kombin. Në mjaft takime, biseda dhe kontakte me diplomatë të shquar perëndimorë Abas Ermenji do të përcillte idenë se komunizmi është një sëmundje e keqe për shqiptarët, se Shqipëria në shekuj me radhë kishte ëndërruar ta shihte veten në radhën e popujve të Europës Perëndimore dhe aspak të kthyer me fytyrë nga Lindja. Ai vihet në krye të komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe udhëheq grupet politike shqiptare në Eu-ropë në rezistencën e tyre aktive antikomuniste.

Janë me dhjetëra shkrimet e tij në faqet e gazetave më të lexuara franceze, italiane dhe ato amerikane, siç janë me dhjetëra fjalët e tij në disa radio të Parisit dhe Romës, ku profesori jo vetëm dënon dhunën dhe terrorin komunist në Shqipëri, por u bën thirrje kancelarive perëndimore të kontribuojnë me çdo mjet për të rrëzuar këtë sëmundje vdekjeprurëse për bashkëkombësit e tij. Ai ndjek nga afër stërvitjen e bashkëkombësve të inkuad-ruar në “Kompaninë 4000” në Gjermani, mandej ka qenë i pari që ka kundërshtuar futjen e tyre të fshehtë në Shqipëri, pasi ishin ndeshur lojërat e dy prej kundërzbulimeve më të mëdha: KGB-së dhe CIA-së. Për luftën e tij të vendosur për lirinë dhe prosperitetin e kombit shqiptar, në mesin e viteve 70-të të shekullit që lamë pas profesor Abas Ermenji dekorohet nga SHBA-të me dekoratën “Ajzenhaur” me motivacionin “luftëtar i shquar në luftën kundër komunizmit”.

Në këtë takim midis të tjerave profesori ynë i shquar do të falënderonte administratën e lartë të SHBA-ve dhe do t’i kërkon-te asaj angazhimin më të madh për të ndihmuar popullin e tij të vogël, që vuante nga murtaja komuniste. Ndërsa në Nju-Jork në 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përveç të tjerave do të shprehej: “Duhet të themelojmë një shtet shqiptar të plotë, që të jetë një faktor përparimi dhe paqeje, krahas me popujt e tjerë të Ballkanit. Në Shqipërinë politike dhe jashtë saj kemi sot afro pesë milionë shqiptarë, që kanë vetëdije kombëtare shumë më të zhvil-luar se ç’e kishin në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Që e shikojnë me helm në zemër se Prizreni, qendra e Shqipërisë së atëhershme,

nuk bën pjesë në Shqipërinë politike të sotme. Këta shqiptarë nuk do t’i lëshojnë kurrë armët nga dora derisa të gjithë bijtë e kombit të mblidhen nën një atdhe të përbashkët. Me të gji-tha mjetet brutale që përdorën armiqtë tanë, drita jonë nuk do të shuhet kurrë, sepse nuk shuhet shpirti i një kombi. Jemi regjur me të gjitha vuajtjet dhe përpjekjet, prandaj vullnetin tonë s’ka forcë që e thyen. Do të luftojnë të papërkulur ata që vijnë pas nesh.” (Marrë nga fjalimi me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit” në Nju-Jork më 24 qershor 1978.) Duhet theksuar se antikomunizmi i profesor Ermenjit, si tipar krye-sor i jetës dhe veprës së tij, ra në sy edhe në vitet ’90, kur ngrehina e komunizmit u shemb si në krejt Europën Lindore edhe në Shqipëri. Të gjithë ne e kemi parasysh se jo vetëm me mbështetjen e Ballit Kombëtar, por dhe në lëvizjet politike të tij, si lidership i kësaj partie, Ermenji u përpoq të luftonte komunizmin në thelbin e vet, në mentalitetin dhe jo me parul-la boshe dhe bombastike. I tillë ishte profesori ynë i nderuar, që e pati kuptuar në brendësi se çfarë katastrofe ishte për kombin tonë diktatura kriminale komuniste 50-vjeçare.

Ndonëse i shkuar në moshë, ndonëse i lodhur prej bren-gave, në çdo fjalë dhe ide të tij rrezatonte nacionalizmi i kulluar, ai nacionalizëm që i bënte barrierë të fuqishme çdo ndikimi komunist, çdo gjëje që nuk përshtatej me normat e moralit tonë kombëtar.

Profesor, ju e keni kryer detyrën ndaj kombit. S’keni lënë gjë tjetër pa bërë për të mirën e Shqipërisë dhe për këtë s’kërkuat kurrë shpërblim. Lamtumirë, profesor! Dhëntë Zoti të mbajmë edhe ne sa më me nder shenjtërinë e mesazhit tuaj të madh që na keni lënë: ta duam më shumë se veten Shqipërinë.

Me fjalën dhe shembullin e tij profesor Abas Ermenji do të mbetet pa dyshim objekt frymëzimi për ne, për brezat e rinj të nacionalizmit të kulluar shqiptar.

Ëndrra juaj po bëhet realitet, prehuni i qetë ju profesor, por dhe të gjithë ato personalitete, ata nacionalistë, ata sh-qiptarë të vërtetë (të cilëve nuk u gjenden akoma eshtrat) që përfaqësuan kauzën “partia jonë është Shqipëria”.

Kjo është vepra madhore e këtij burri të madh të Sh-qipërisë, që edhe i vdekur vazhdon të jetë armik i popullit. Sot është detyra jonë t’ju kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur, t’ju heqim këtë titull të poshtër, o profesor.

Jeta dhe vepra e tij, tërë ajo ç’ka profesor Abas Ermenji pati bërë për Shqipërinë, meriton pa dyshim një përcjellje tjetër të këtij burri të shquar të kombit shqiptar.

abas ermenji dhe disa të vërteta historike

nga adriatiK aliMadHi

Page 21: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

21• E premte 15 mars 2013

»opiNioN

Vendimi i Komisionit parlamentar të Ligjeve në Shqipëri për emërtimin zyrtar të komu-nës me shumicë maqedonase nga “Liqenas” në “Pustec”, ashtu siç kanë kërkuar banorët e kësaj komune, ka befasuar vendet fqinje, ndër ta edhe opinionin në Maqedoni. Analistët poli-tikë në Maqedoni thonë se fakti që shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kry-

eministrit Sali Berisha e propozoi dhe miratoi vendimin, ndërsa opozita socialiste e Edi Ramës nuk kontestoi përmbajtjen, por vetëm periudhën, ka dëshmuar një pjekuri politike të shoqërisë dhe vetë shtetit shqiptar. Vendimi, i cili nuk irritoi shumicën ab-solute të popullsisë shqiptare në Shqipëri dhe nuk shkaktoi ten-sione ndëretnike, vjen në një kohë kur në Maqedoni mbizotëro-jnë edhe më tej paragjykimet dhe rezistenca ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve, të cilët janë shumëfish në numër më të madh sesa maqedonasit në Shqipëri. Ndërkohë edhe 12 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni mbeten edhe shumë vendbanime me emra sllavë të trashëguara nga ish-federata jugosllave dhe qoftë edhe një vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave ngjallë reagime dhe tensione te popullata maqedonase, ndërsa atyre u paraprijnë reagime të vrullshme nga partitë maqedonase si ato në pushtet, ashtu dhe në opozitë. Një hap i tillë i shtetit dhe shoqërisë shqiptare, që nuk reagoi negativisht ndaj vendimit, analistët politikë në Maqe-doni e vlerësojnë si një shembull që duhet t’u shërbejë të gjitha

vendeve të rajonit se si duhet të sillen ndaj komuniteteve të tjera joshumicë në vendet e tyre. “Është për t’u përshëndetur një vendim i tillë, pasi vetë gjesti është pozitiv dhe në drejtim të respektimit të pakicave që jetojnë në Shqipëri. Ky është një hap shumë i mirë dhe kuptohet që një hap i tillë i Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministri Berisha duhet t’u shërbejë edhe vendeve të rajonit. Ky hap është një shtytje për thellimin e ra-porteve të mira mes vendeve dhe komuniteteve në rajon dhe shpresojmë se do ta ndjekin edhe shtetet e tjera”, - thotë pro-fesori Vllado Popovski, njëri nga përpiluesit e Marrëveshjes së Ohrit. Megjithatë, ai shprehet skeptik se guximi i shtetit dhe politikës shqiptare do të arrijë të ketë efekt te shtetet fqinje, të cilat duhet të ndjekin një hap të tillë. “Këtë qasje dhe këtë poli-tikë duhet ta ndjekin edhe shtetet e tjera, por nuk besoj se do të ketë menjëherë efekt, duke i ditur qëndrimet politike. Kemi një Greqi që nuk pranon asnjë etnitet pakicë, ndërsa njeh vetëm një pakicë religjioze, atë të myslimanëve, kur dihet se në Greqi jeto-jnë edhe shqiptarë, maqedonas dhe etnitete të tjera. Kemi edhe një Bullgari që të paktën ndaj çështjes maqedonase ka qëndrim të ngurtë, por ne përsëri shpresojmë se shembulli i Shqipërisë do të ketë ndikim edhe atje, ashtu si dhe në Serbi, Rumani dhe vendet e tjera të Ballkanit, që ende kanë paragjykime dhe janë të ngurta sa u përket komuniteteve joshumicë”, - thotë Popo-vski. Analistët shqiptarë në Maqedoni thonë se një hap i këtillë i elitës politike në Shqipëri ka kaluar të gjithë kufijtë e tolerancës dhe është një shembull që nuk presin ta ndjekë asnjë shtet

tjetër në rajon, madje as Maqedonia. Edhe pse ata vlerësojnë se në fjalorin e gjuhës zyrtare shqipe nuk duhet lejuar të hyjë një term maqedonas dhe se do të mjaftonte që kjo t’u jepej si e drejtë vetëm minoritetit maqedonas, megjithatë ky vendim, thonë ata, flet se shqiptarët nuk kanë fobi, paragjykime dhe ste-reotipa ndaj minoriteteve dhe janë të gatshëm të tolerojnë edhe përtej kufijve të tolerancës së parë ndonjëherë. “Kjo mënyrë e zgjidhjes së kësaj çështjeje mendoj se nuk do të pranohet jo në Maqedoni, por në asnjë vend tjetër. Shqipëria, siç duket, do të jetë një shembull sui generis në këtë drejtim. Kjo, në fakt, flet edhe për një çështje tjetër: se përderisa shqiptarët nuk kanë fobi ndaj të tjerëve, do të thotë nuk kanë paragjykime, nuk kanë urre-jtje dhe siç duket në një situatë të këtillë shkohet edhe aq larg në skajshmëri, që mund të jetë në dëm të gjuhës shqipe. Toponimia shqipe nuk e njeh akronimin “Pustec”, përkundrazi, ka akronim tjetër. Unë jam dakord që banorëve të atij vendbanimi që të mos u imponohet, siç ka qenë këtu praktika, që në gjuhën e tyre të për-dorin akronimin e toponimit shqip, por të futet në fjalorin shqiptar mendoj se nuk është në rregull. Te ne në Maqedoni kemi prob-lem krejt tjetër, nuk bëhet fjalë që ne t’u imponojmë të tjerëve toponimin shqip, përkundrazi, maqedonasit na imponojnë neve”, - deklaroi analisti Naser Ziberi. Një vendim i tillë, shton më tej ai, vjen në një situatë kur nuk ekziston asnjë dokument ndërkom-bëtarë që e imponon këtë çështje. Vendimi për emërtimin zyrtar të komunës së Liqenasit në “Pustec” duhet të miratohet edhe në seancë plenare në parlamentin e Shqipërisë.

një mësim nga shqipëria

Ç’ka pas Veriut?

nga arBen zeQiri

nga Berat BuzHala

për tema të mëdha dhe të përgjithshme, si për shembull Zoti, bashkimi kombëtar, Veriu i vendit, të gjithë e kanë nga një mendim. Edhe idioti i fun-dit nxehet e çirret dhe i jep ato pak argumente të tij, nëse në ndonjë odë a në ndonjë kafe dikush fillon e flet pro apo kundër bashkimit kombëtar.

Nëse je shqiptar e nëse je edhe i paarsimuar – lloj ky çdo ditë e më tepër në rritje – atëherë

pak i inspiruar nga lajmet e televizioneve, pak nga portalet e pak nga horrat politikë, gjëja e parë që të shkon në mendje ta thuash është se “nëse bëhemi bashkë me Shqipërinë, problemet ekono-mike zgjidhen shumë më lehtë”. Pothuajse si me dorë të Zotit. Në anën tjetër, nëse je serb e gjithashtu i motivuar prej të njëjtëve faktorë që përmenda për shqiptarët – vetëm tash në gjuhën ser-be – kthimi i Kosovës nën Serbi do të nënkuptonte fundin e të gjitha problemeve tokësore. Pra, vendi ynë i dashur, Kosova, po shndërrohet në një tokë pjellore për kultivimin e ekstremistëve dhe fundamentalistëve të të gjitha ngjyrave e të të gjitha etnive. Sepse ky lloj produkti është i lehtë edhe për t’u kultivuar – kër-kohet vetëm bukë dhe ujë - dhe i lehtë për ta menaxhuar. Siç do të thoshte Arben Idrizi, të tillët ose nuk kanë lexuar asnjë libër, ose kanë lexuar vetëm një libër. Në të dyja rastet problemet janë kritike.

Mjafton një titull në një gazetë diku në Beograd dhe t’i e sheh “Facebook”-un se si vlon prej injo-rantëve se “muleni oburra se u shit Kosova”. Një gazetar diku në një qoshe të Serbisë, në pamundësi për të prodhuar ndonjë shkrim më kreativ, nxjerr diçka prej burimeve anonime diplomatike dhe mandej gjithë mediet tona i mprehin shpa-tat. Dhe për ketë, siç e dini, e kemi edhe një lëvizje kujdestare për ta mbushur revolen me fishek sa

herë që e kërkon nevoja.Dhe unë nuk e di se kur do të zgjidhet edhe ky problem, por

aktualisht e kam një frikë patologjike se ç’ka do të ndodhë me vendin tonë fill pas zgjedhjes së kësaj dileme veriore, qoftë duke e shitur ketë pjesë (nuk e di as sa do të kushtonte!), qoftë duke i dhënë një status special (nuk e di ç’ka kuptohet me status spe-cial!), qoftë duke e integruar me pjesën tjetër të vendit (ketë vari-ant e di). Ne që 13 vjet jemi trajnuar si popull që të flasim vetëm për Veriun dhe veriorët. Ç’ka do të flasim e me ç’ka do ta mbushim hapësirën tonë pasi të hiqet kjo temë prej odave, dasmave, fes-tave, dekave, show-ve, kuizave, lajmeve, debateve, zonave, ru-bikonave? Pra, do të privohemi prej një lloj mundësie që ka qenë deri më tash ilaç për të bjerrë kohën kot. Tash a do ta mbushim ketë hapësirë kohore me tema si arsimi, shëndetësia, tatimet, tak-sat, mirëqenia sociale etj., etj., apo do t’i përkushtohemi një teme tjetër bjerrakohëse, siç është ajo e bashkimit kombëtar?

Më lejoni ta bëj të qartë që në krye të herës se unë nuk i besoj këtij bashkimi kombëtar që po e promovon lëvizja “Vetëvendosje” dhe që po i mban ison pothuajse i gjithë spektri politik. Mirëpo, për

fatin tonë të keq, mirëpo për fatin e keq të fëmijëve tanë, sipas të gjitha gjasave skenari më i keq do të na ndodhë. Pra, fill pas “zgjidhjes” së problemit të Veriut do të angazhohemi kolektivisht për një kauzë tjetër të madhe: atë të bashkimit kombëtar. Kjo do të ndodhë sepse tregu është ideal. Edhe publiku do ta dëshirojë një lojë të tillë me zjarrin, po dhe lojtarët janë të përshtatshëm.

Për të folur për reforma në arsim kërkohet kompetencë. Pra, nuk është kjo një temë aq e nxehtë. Për të folur për ketë temë nuk është i gatshëm as Ramë Buja, as mediet tradicionale e këto kon-temporane, si “Facebook”-u. E nëse të gjithë këta aktorë nuk janë të gatshëm për ta bërë atraktive për publik një temë kaq vitale siç është arsimi apo shëndetësia, atëherë definitivisht nuk do të janë të gatshëm për ta pranuar si temë elektorale as publiku - masa. Edhe masa, pra qytetarët, do ta kenë më të lehtë që ta pranojnë për konsum ditor temën e bashkimit kombëtar, sesa të përballën me një të vërtetë të hidhur se shkolla që kanë kryer nuk ka ndonjë vlerë. Do të ishte detyrë e elitave politike që përpos lajmeve të mira qytetarëve t’u kumtonin edhe lajme të këqija. T’u tregojnë atyre se jemi vend i prapambetur, bindshëm më i prapambeturi në

Europë. Se cilësia e arsimit në Ko-sovë është bindshëm më e dobëta në Europë. Se cilësia e shëndetë-sisë është skandaloze. Se ekono-mia ka stagnuar. Dhe plot “se” të tjera. Dhe t’u thuhet qytetarëve se për të ruajtur vendin e fundit në të gjitha fushat e mundshme kemi vetëm një rrezik potencial. Ai rrezik vjen nga Shqipëria. Pra, t’u thuhet qytetarëve se kudo që ne nuk jemi në vendin e fun-dit për cilësi, atëherë atë vend na e ka zënë Shqipëria. Pra, po, duhet t’u thuhet qytetarëve se bashkimi kombëtar as nuk mund të ndodhë në disa dekada të ar-dhshme e as nuk na i zgjidh prob-lemet, po të ndodhte nesër.

Page 22: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

22 E premte 15 mars 2013 •

« Speciale

Profil

nga Halil rama

Vlerat njerëzore çmo-hen nga njerëzit e mençur”. Kjo sentencë,

bashkudhëtare e historisë së njerëzimit, gjen mishërim të plotë në propozimin e krye-bashkiakut demokrat Ilir Krosi dhe në vendimin e këshillit bashkiak të qytetit verilindor për t’i dhënë prof. dr. Petrit Barës titullin “Qytetar Nderi i Peshkopisë”. Kurorëzimi i këtij titulli sinjifikativ, propozim edhe i Lidhjes së Intelektu-alëve të Dibrës, ndodhi gjatë një ceremonie mbresëlënëse që Bashkia e Peshkopisë organizoi (sot më 13 mars 2013) në pallatin e kulturës të këtij qyteti. Deputeti demokrat Sherefedin Shehu, kryebashki-aku i Peshkopisë, Ilir Krosi, i Bulqizës, Roland Keta, i Dibrës së Madhe, Argëtim Fida, anëtarët e këshillit bashkiak, intelektualë dibranë të të gjitha trevave, mes të cilëve edhe mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu, nderuan dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Petrit Bara, i cili demonstron një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj bashkëqytetarëve të vet.

Petrit Bara lindi më 11.01.1952 në Peshkopi. Përveç diplomimit si mjek në Universitetin e Tiranës më 1977 me rezultate të shkëlqy-era kreu specializimet jashtë shtetit për terapi intensive koronare dhe ekokardiografi në Turqi (Ankara), “Trafik Hastanesi”, 6 muaj (korrik–dhjetor 1992); emergjenca kardiovaskulare, terapi inten-sive, ekzaminime joinvazive (Holter, ekokardiografi, provë ushtrimore) në Itali (Bari), Policlinico di Bari (Përgjegjës – prof. Ritzon) 3 muaj (korrik - tetor 2001) dhe sërish në Itali (Romë), “Ospedale Sandro Pertini”, shtator 2004.

Si njohës në mënyrë perfekte i tri gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht dhe rusisht), prof. dr. Petrit Bara do të udhëheqë ndër vite titujt e projekteve: “Hipertensioni

SHpallet “Qytetar nderi i peSHKopiSë”

Petrit Bara, një jetë në shërbim të njerëzve

petrit Bara, “qytetar Nderi” edhe i Bulqizës, tetovës e Dibrës së Madhe

Para dy vjetësh, në një atmosferë festive, ku ishin të pran-ishëm shumë profesorë nga Maqedonia dhe Shqipëria, drejtorë

të ndërmarrjeve publike, këshilltarë të kuvendit komunal të Tetovës, drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, nën patro-natin e kryetarit të komunës së Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, është shpallur “Qytetar Nderi i Tetovës” prof. dr. Petrit Bara për kontributin e çmuar dhe fisnik në progresin e diturive shkencore në lëmin e mjekësisë. Kryetari i komunës së Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, pasi përshëndeti të pranishmit, u shpreh se themelet e vërteta të shëndetësisë shqiptare i kanë vënë profesionistët e vërtetë të kësaj fushe, të cilët me punë, vendosmëri e përkushtim të madh kanë kapur ritmet e shëndetësisë bashkëkohore. “E tillë është figura e zotit Petrit Bara, i cili përkundër punës së tij të palodhshme në fushën e kardiologjisë, me përkushtim ka kryer misionin e shenjtë të arsimimit të gjenerat-ave të reja. Si dekan i Fakultetit të Infermier-isë në Universitetin e Tiranës zoti Bara ka dhënë kontributin e tij të çmuar për arsimimin e shumë gjeneratave, duke udhëhequr në numër të madh të diplomave universitare, master dhe diplomave të doktoraturës”, - tha Bexheti. Një vlerësim të tillë do të bënte për prof. dr. Petrit Barën edhe këshilli komunal i Dibrës së Madhe, duke i dhënë atij titullin “Qytetar Nderi” të kësaj komune. Po ashtu edhe më 7 mars të këtij viti edhe këshilli i bashkiak i Bulqizës. Kreu i komunës së Dibrës së Madhe, Argëtim Fida, do të shprehej se për shumë mjekë të rinj nga vende të ndryshme Petrit Bara ka kultivuar format më të reja të mjekësisë. “Për shumë gjenerata ai ka kultivuar frymën e zhvillimit dhe për shumë individë ai ka përcaktuar destinacionin e duhur. Duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi i Dibrës së Madhe” kryekomunari Fida tha se prof. dr. Petrit Bara vlerësohet për kontributin e çmuar dhe fisnik në progresin e diturive shkencore në lëmin e mjekësisë”.

arterial dhe komplikacionet e tij” më 1998, si dhe “Infarkti akut i miokardit dhe rehabil-itimi i tij” më 2001. Po ashtu ai njihet në rrethet akade-mike e shkencore si botues i disa teksteve me vlera të pallogaritshme shkencore, si: “Trajtimi farmakologjik i urgjencave kardiovaskulare”, “Sëmundjet e brendshme”, “Trajtimi i urgjencave hiperten-sive” (monografi), “Statistika - tekst për shkollat e larta të infermierisë”, “Shëndeti publik – manual për shkollat e larta të infermierisë”, “Sëmundjet” e brendeshme”, “Fakulteti i Infermierisë dhe fiziologjia patologjike”. Po ashtu prof. dr. Petrit Bara, si një nga personalitetet më në zë të kar-diologjisë, njihet si kryeredak-tor i revistës “Infermieria dhe mjekësia bashkëkohore” (prej 3 vjetësh në vazhdim) dhe si pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës që nga viti 2003 për lëndën e fiziopatologjisë.

Në këtë profil punoi me devotshmëri e përkushtim si mjek kardiolog, shef i avionit të kardiologjisë në Qendrën Spita-lore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, si pedagog dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz për më shumë se dy dekada në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të shkencave mjekësore. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelek-tuale shqiptare.

Dhe jo vetëm kaq, si intele-ktual bashkëkohor, demokraci-në e konsideronte sfidë ndaj

sistemit që u shemb; sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje. Thelbi i mendimit dhe veprimit të tij ishte vetëm konkurrenca në vlera. Ai besoi dhe dëshmoi se njeriun në jetë e mban vetëm dija. Një miqësi me dijen nuk ka moshë, por mbetet e përjetshme. I qetë, i pjekur, shumë i kulturuar nuk pajtohej me asnjë devijim nga parimet e virtytshme dhe njerëzore, por mbante qën-drim. Shpërthyes dhe autoritar në ndëshkimin e tij individual, sepse përherë qëndronte në vendin e nderit, sinqeritetit dhe dinjitetit. Kuptohet: ai ishte individ dhe jo institucion, por idetë dhe praktika e tij mund t’i shërbenin shumë një institucioni, një misioni. Këto cilësi i manifestoi dukshëm si drejtues i disa bordeve në QSUT, në Fakultetin e Mjekë-sisë dhe si dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore.

Këto merita të intelektu-alit, demokratit dhe kuadrit shembullor Petrit Bara i evi-dentuan më së miri në fjalët përshëndetëse gjatë cer-emonisë së dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Peshkopisë” deputeti i PD-së për rrethin e Dibrës Sherefedin Shehu, kryebashkiaku i Peshkopisë

Ilir Krosi, rektori i Universitetit të Tetovës Vullnet Ahmeti, zv.ministri i Shëndetësisë së Kosovës Kadir Hysenaj, prof. dr. Xheladin Çeka, kryebashki-aku i Bulqizës Roland Keta, ai i Dibrës së Madhe Argëtim Fida dhe veçanërisht moderatori i ceremonisë, gazetari i mirën-johur Dëfrim Methasani. Me mjaft interes u ndoq dhe doku-mentari kushtuar veprimtarisë shkencore të kardiologut të mirënjohur Petrit Bara, në të cilin prof. dr. Nestor Tereska për afro gjysmë ore vlerësoi maksimalisht aktivitetin e profesorit dibran në sekretin e shërbimit të kardiologjisë si shef i këtij profile kaq të rëndësishëm.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, që z. Bara e drejton në dy mandate, është më i riu në korpusin e Universitetit të Tiranës, i cili i hapi auditorët e tij në vitin 2002. Në 6 degët e këtij Fakulteti janë rreth 2500 studentë. Në shërbim të tyre është një trupë pedagogjike me nivele të ndryshme kuali-fikimi prej 220 pedagogësh. Kërkesat bashkëkohore, Karta e Bolonjës etj. kërkonin që diplomat e nivelit bazë, Bach-elor, apo studimet e avanc-uara master e doktoraturë të

paraqiteshin nga një trupë e zgjedhur profesorësh. Kjo bëri që stafi pedagogjik të orien-tohej për të adaptuar përvoja nga kurrikulat e institucion-eve universitare të vendeve të ndryshme europiane, si Gjermania, Zvicra, Belgjika, Italia etj. Në këtë kuadër, ne kemi një partneritet ndërkom-bëtar bashkëpunimin 6-vjeçar me partnerët nga Gjermania, duke siguruar edhe një mar-rëdhënie shumë të frytshme kooperimi me Universitetin “Halle” të Vitenbergut. Ky universitet, me një histori më shumë se 5-shekullore, është zgjedhur si model për disa nga nëndegët e infermier-isë dhe shërbimeve sociale shëndetësore që ofrohen për komunitetin. Duke përballuar sfidat e reformës arsimore në Fakultetin e Infermierisë janë të ndjeshme efektet e procesit të Bolonjës. Në këtë kuadër, përmirësimi i kurrikulave dhe pasurimi i tyre me përvoja të reja, me arritjet më të fundit të shkencës e të teknologjisë mbetet nga detyrat parësore të stafit pedagogjik, i cili po i realizon ato dita-ditës. Këtu janë evidente infrastruktura e re modern e bashkëkohore si dhe shtimi i numrit të pedagogëve dhe studentëve, studimet për masterat shken-corë e doktoraturat. Tashmë nën drejtimin me kompetencë e profesionalizëm të lartë

nga prof. dr. Bara Fakulteti i Shkencave Mjekësorë e ka formuar fizionominë e tij të plotë, solide si një fakultet me struktura e synime të qarta për plotësimin e detyrave të sistemit të shëndetësisë me gjashtë lloj diplomash.

Titulli “Qytetar Nderi” i pakrahasueshëm me çfarëdo nderimi tjetër

Prof. dr. Petrit Bara ndihet tejet i nderuar si “Qytetar Nderi” i tri qyteteve të njohura në hapësirën mbarëshqiptare: Peshkopisë, që është dhe vendlindja e tij, Tetovës dhe Dibrës së Madhe. Nderimin që i kanë bërë këshillat bashki-akë e komunalë të këtyre tri qyteteve e quan të pakrahas-ueshëm me çfarëdo nderimi tjetër. “Fjalët më mungojnë për të shprehur gjithë mirën-johjen time për këtë. Prej më shumë se një dekadë jeta ime u lidh fort me këto qytete, me universitetin e Tiranës e të Tetovës, me formimin e edukimin, me spitalet e klini-kat, me jetën e qytetarëve”, - tha Bara. Sipas tij, të jesh “Qytetar Nderi” i Peshkopisë, i Bulqizës, i Tetovës dhe i Dibrës së Madhe do të thotë të dish të nderosh vlerat më të rëndë-sishme të këtyre qyteteve të bukur, të mbushura me shqiptari dhe me arsimdashje, të orientuara saktë drejt së resë dhe progresit.

Page 23: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

23• E premte 15 mars 2013

»SpoRt

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armaNd maho

mariglEN mulla

politika: oli Xhilaga, ErviN koçi ekonomia: BrikENa dErviShaj sociale: Erta BodE rrethet: BlEriNa Spaho kronika: mariglEN mulla kultura: BlEriNa gocE design&layout: daNiEl prifti, gëzim duzha

marketing: EligErta dyrmiShi

cel: 067 20 62 200

adrESa: rr. dull kEta, Nr. 5. (rr. E diBrëS), tiraNë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

totenhami është kualifi-kuar për në tetë më të mi-rat në Ligën e Evropës pas

kohës shtesë, në një ndeshje të jashtëzakonshme në Milano. Interi ka prekur mrekullinë, por nuk ka mundur ta kapë atë, pasi një gol i Adebajor në shtesën e parë ka shuar ëndr-rat e zikaltërit për të arritur një kualifikim historik. Gjithsesi në 90 minutat e kohës së rregullt Interi ka qenë thjesht mad-hështor, duke përmbysur 0:3 të ndeshjes së parë dhe duke iu afruar kualifikimit, por Kambia-so në fundin e takimit i vetëm me portierin nuk ka mundur të shënojë 4:0 që do ta çonte skuadrën e Stramaçonit më tej. Interi megjithatë meriton fjalët më të mira pasi ka besuar deri në fund te përmbysja.

NdeshjaMe 3:0 në Londër, pakkush

ka besuar se Interi do të përm-byste Totenhamin. Por nuk kanë qenë të këtij mendimi zikaltërit që kanë zbritur në fushë me besimin se mund të arrinin diçka të madhe. Kjo është dukur që në fillim kur Interi ka sulmuar me forca të shumta. Milanezët e kanë kup-tuar se një gol në pjesën e parë do t’i mbante plotësisht në lojë dhe vetëm pas 20 minutash lojë Kasano ka shënuar golin e prë. Tashmë “San Siro” be-son te mrekullia dhe shtyn skuadrën përpara. Megjithatë pavarësisht rasteve të krijuara në këtë pjesë 45 minutat e para mbyllen 1:0. Pjesa e dytë është akoma dhe më e nxehtë dhe për këtë merita i takon In-terit që shtyp përpara. Vetëm 7 minuta pas fillimit të kësaj pjese Palasio shënon golin e dytë. Tashmë përmbysja është vërtet pranë dhe zikaltërit jap-in gjithçka në fushë. Fati është me Interin kur 14 minuta nga fundi Kasano ka shënuar go-lin e tretë pas një devijimi të Gallas. 0:3 e ndeshjes së parë është fshirë, por Stramaçoni shtyn skuadrën përpara. In-teri sulmon i gjithi, ndërkohë që Totenhami është hija e vetvetes. Zikaltërit kërkojnë në minutat e mbetura golin e katërt qëe do t’i jepte dhe kual-ifikimin. Shansi i artë do të vijë në kohën shtesë, kur Kambiaso i vetëm me portierin, gjuan, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Ishte ky rasti i fundit i një 90 minutshi të çmendur për inter-istët, që kanë fshirë humhjen e ndeshjes së parë dhe kanë rrezikuar të kualifikohen. Kësh-tu pas 180 minutash Interi dhe Totenhami duhet të shkojnë në kohën shtesë për të përcaktuar

atletiko e Madridit masa kundër kalimit të Falkaos tek Reali

Atletiko e Madridit ka marrë edhe një tjetër masë shtesë për të mbajtur sulmuesin e vet Radamel Falkao larg rivalëve të qytetit, Reali. Nëse për të gjithë klubet e tjera klauzola për kolumbianin është 60 milionë euro, për Realin gjërat ndry-shojnë. Kështu nëse Reali i Madridit do të kërkojë të bëjë të vetin sulmuesin e Atletikos, atëherë duhet të derdh në arkën e bardhekuqëve 15 milionë më shumë, pra 75 milionë euro.

Murinjo: Më e vështira fillon taniTrajneri i Realit të Madridit është kthyer të flasë sërish

në lidhje me Ligën e Kampioneve. Trajneri i kampionëve të Spanjës ka bërë të ditur se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi rruga drejt finales dhe ndoshta titullit të dhjetë në Champions do të jetë shumë e vështirë. Ai u ka kërkuar lojtarëve të shtrëngojnë dhëmbët në këtë fazë finale të sezonit. “Kemi i fituar ndeshje të rëndësishme, por e vërteta është se nuk kemi fituar ende asgjë. Pjesa më e vështirë e sezonit fillon tani dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur”- ka thënë Murinjo.

Mesi: ky është stili jonë, nuk dimë të luajmë ndrysheGjatë një interviste për një televizion argjentinas Li-

onel Mesi ka folur rreth stilit të lojës së katalanasve. Ai ka pranuar se është diskutuar shumë për të ndryshuar mënyrën e lojës, por kjo nuk ka sjellë ndonjë efekt. Sipas tij Barcelona ka vetëm një stil dhe kjo ka bërë që shpesh ta paguajë. “Ne kemi stilin tonë, nuk dimë të luajmë ndry-she dhe shpesh e paguajmë shtrenjtë një zgjedhje të tillë. Kemi biseduar disa herë për të ndryshuar mënyrën tonë të të luajturit, por kemi arritur në përfundimin se ne nuk jemi mësuar të luajmë pa top”- ka thënë Mesi.

Zubizareta konfirmon VilanovënDrejtori sportiv i Barcelonës Andoni Zubizareta ka folur

për të ardhmen e trajnerit të kësaj skuadre Tito Vilanova. Drejtori i Barçës ka shuar çdo hije dyshimi mbi trajnerin Vilanova, duke nënvizuar faktin se ai do të jetë trajneri i Bar-celonës edhe në sezonin e ardhshëm.

Barcelona 25 milionë për Markinjos, Roma refuzon

Barcelona vazhdon të këmbëngulë për të bërë të ve-tin mbrojtësin brazilian të Romos, Markinjos. Madje sipas shtypit italian, klubi spanjoll e ka rritur edhe me 5 milionë ofertën e saj për mbrojtësin, duke e çuar në 25 milionë euro. Megjithatë edhe pse 25 milionë nuk janë pak, Roma ka ven-dosur ta refuzojë ofertën e radhës të Barçës për brazilianin.

Viktor Valdes drejt BrazilitSipas shtypit të Barcelonës, portieri i kësaj skuadre, Vik-

tor Valdes mund të përfundojë në Brazil. Pavarësisht ofer-tave nga Evropa, kryesisht nga Anglia, numri një i portës së Barcelonës mund të zgjedhë Brazilin për të vijuar karrierën e tij. klubi më i interesuar për të është Sao Paolo.

interi madhështor, por në 8-she kalon totenhami

Zikaltërit kanë prekur mrekullinë, por nuk kanë mundur ta kapin atë. Një gol i Adebajor në shtesën e parë ka shuar ëndrrat e Interit për të arritur në

tetë më të mirat e Ligës së Evropës. Zikaltërit fitojnë 4:1 që nuk mjafton

Sot shorti i champions, të gjithë i druhen të gjithëve

Bajerni dhe Malaga kanë qenë dy skuadrat e fundit të kualifikuar për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke plotësuar kështu 8 më të mirat e Evropës. Pas përcaktimit të tyre e gjithë vëmendja do të jetë fokusuar sot në mesditë në Nion të Zvicrës ku do të hidhet dhe shoti i çerekfinaleve. Në tetë më të mirat kanë mbetur 3 spanjolle, 2 gjermane, një itali-ane, një turke dhe një franceze. Për herë të parë pas 17 vjetësh në çerekfinale nuk do të ketë një klub anglez. Por teksa pritet shorti i sotëm, duhet thënë se në të gjithë gazetat më të mëdha sportive evropiane kanë nisur dis-kutimet dhe sondazhet në lidhje me shortin e sotëm. Ajo që bie në sy është respekti që tre-gohet për çdo kundërshtar. Të gjithë u druhen të gjithëve dhe kjo pak a shumë është reflek-tuar në të gjitha faqet e shtypit sportiv evro-pian. Por nuk mungojnë as dëshirat “malinje”. Për shembull tifozët e Bajernit më shumë se te preferencat por skuadrën e tyre janë nda-lur tek Dortmundi, duke i uruar kampionëve të Gjermanisë që të përballet me Realin e Madridit. Nga ana tjetër spanjollët dhe gjer-

manët nuk duan një përballje brenda llojit në këtë fazë të Ligës së Kampioneve. Shorteu provë, real-Dortmund, juve-Barça

Siç është bërë traditë, një ditë përpara hedhjes së shorteut zyrtar, bëhen disa shorte provë. Dhe nga shorti i hedhur dje në Nyon ka nxjerrë çifte shumë interesante dhe të për-folura gjatë këtyre ditëve. Kështu Barcelonës i ka rastisur në shortin provë Juventusi, ndërsa Reali me Dortmundin. Sfidat e tjera janë Ba-jerni kundër Malagës dhe PSG-ja kundër Gal-latasarajit. Gjithsesi ky ka qenë vetëm një short provë, pasi shorteu zyrtar do të hidhet sot në mesditë (12:00) në Nion.Ndryshojnë bastet, Barcelona kalon realin

Përmbysja e madhe e realizuar nga Bar-celona të martën në mbrëmje ndaj Milanit ka ndryshuar dhe kuotat në kompanitë e basteve në lidhje me fituesin e mundshëm të Ligës së Kampioneve. Sipas kompanive më të mëdha të basteve Barcelona ka kaluar e para, duke lënë pas Realin dhe Bajernin e Mynihut.

skuadrën e kualifikuar për në çerekfinale.

Shtesa, godet adebajorKoha shtesë nis ndryshe

nga 90 minutat të dominu-ara plotësisht nga Interi. Që në 3-4 minutat e shtesës së parë Toitenhami krijon 2 raste të pastra për shënim dhe në

minutën e 6—të të kësaj pjese të parë shtesë gjen golin me anë të Adebajor. Tashmë Inter-it i duhen 2 gola për t’u kuali-fikuar. Skuadra e Stramaçonit nuk heq dorë dhe kërkon të qëndrojë në lojë. në minutën e 110 Riki Alvarez shënon go-lin e katërt për Interin, të cilin e ndan vetëm një rrjetë nga

kualifikimi. Dhjetë minutat e fundit janë dramatike, por vetëm kaq, pasi nuk ndrysho-jnë dot rezultatin dhe fatin e kualifikimit që i buzeqesh anglezëve, që kanë vuajtur së tepërmi për t’u kualifikuar. Enterit nuk i mbetet veçse të qajë rezultatin e ndeshjes së parë de fatin e keq.

Page 24: Teuta Hoxha, Rama-Nano, Kamera ne rruge

24 E premte 15 mars 2013 •

« hipotekat