Upload
others
View
26
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
0
UNIVERSITETI: ‘’ALEKSANDËR MOISIU’’
FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
DEPARTAMENTI MJEKESI
DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME
VITI AKADEMIK: 2013-2014
TEMA: ‘KUJDESI INFERMIEROR NË
INSULINOMAT E PANKREASIT’
PUNOI: ANILA COKU PRANOI: VIOLETA ZANAJ
Durrës 2014
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
1
Tregues
PERMBAJTJA E TEMËS---------------------------------------------------------------- 3
OBJEKTIVAT------------------------------------------------------------------------------ 4
ABSTRAKTI-------------------------------------------------------------------------------- 5
FJALËT KYÇE ------------------------------------------------------------------------- 6
HYRJA--------------------------------------------------------------------------------------- 7
KAPITULLI I PARË-------------------------------------------------------------------- 8
Origjina e insulinomes. ------------------------------------------------------------------- 8
Shenjat dhe simptomat-------------------------------------------------------------------- 9
Diagnoza------------------------------------------------------------------------------------ 9
Analizat e gjakut ------------------------------------------------------------------------- 10
Faktorët e rriskut për insulinomat e pankreasit --------------------------------- 10
Imazheria diagnostike ------------------------------------------------------------------ 11
Trajtimi ---------------------------------------------------------------------------------- 11-13
Efektet anësore të trajtimit----------------------------------------------------------- 14
Komplikacionet e mundshme pas ndërhyrjes kirurgjikale ----------------14-15
Parandalimi ------------------------------------------------------------------------------- 15
Prognoza----------------------------------------------------------------------------------- 15
Ndërhyrjet infermierore ---------------------------------------------------------------- 16
Periudha para operimit--------------------------------------------------------------- 16-17
Periudha postoperatore--------------------------------------------------------------- 18-19
Kriteret e daljes nga spitali-------------------------------------------------------------- 20
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
2
KAPITULLI I DYTË-------------------------------------------- 21
Të dhënat statistikore------------------------------------------------------------------ 21-28
KAPITULLI I TRETË------------------------------------------- 29
Rrezultatet e pritshme-------------------------------------------------------------------- 29
KAPITULLI I KATËRT---------------------------------------- 30
Konkluzione ------------------------------------------------------------------------------- 30
Foto --------------------------------------------------------------------------------------- 31-33
Literatura ---------------------------------------------------------------------------------- 34
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
3
Përmbajtja e temës
Në këtë temë do të flasim për rolin e rëndësishëm që ka infermierja në jetën e
pacientëve të diagnostikuar me insulinoma të pankreasit,e cila është një patologji që
i referohet një tumori nëuroendokrinë të pankreasit.Në këtë temë do të njihemi me
rëndësinë e madhe që ka kujdesi infermieror në , përmirësimin e cilesise se jetës se
këtyre pacientëve ,në lehtësimin e testeve ekzaminuese ,gjithashtu ndihma e
infermieres i ben me të lehta dhe me pak të dhimbshme proçedurat e ndryshme
diagnostikuese e kirurgjikale.
Në këtë temë do të trajtojmë gjithashtu shkaqet e kësaj patologjie ,shenjat klinike
që pacientët paraqesin, ekzaminimet të cilave i nënshtrohet pacienti , roli i
infermieres në periudhën preoperatore dhe postoperatore, vlerësimet dhe diagnozat
infermierore, rezultatet preoperatore dhe postoperatore .
Gjithashtu tepër e rëndësishme në këtë temë është njohja me statistikat e kësaj
sëmundjeje për pacientët e regjistruar në spitalin e Durresit në katër vitët e fundit
nga 2010 në 2013.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
4
OBJEKTIVAT
Insulinomat e pankreasit janë forma të rralla të kancerit të pankreasit.
Prandaj si në çdo patologji tjetër pacientët me këtë diagnozë kanë nëvojë për një
mirëmenaxhim të gjendjes shëndetsore dhe kjo arrihet nëpërmjet kujdesit
infermieror.
Objektivi kryesor i kësaj teme është vlerësimi i ndikimit të rolit të infermieres
në menaxhimin e gjendjes shëndetsore të këtyre pacientëve ,duke përfshirë
mbështetjen fizike e psikologjike të pacientëve të cilët janë të detyruar të
qëndrojnë në shtrat pas proçedurave të ndryshme kirurgjikale të cilave ato i
nështrohen për të përmirësuar gjendjen e tyre shëndetsore
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
5
ABSTRAKTI
Insulinomat e pankreasit janë disa forma të rralla të kancerit të pankreasit .Këto
njihen si tumore neuroendokrinë pasi formohen prej qelizave hormonprodhuese të
pankreasit të quajtura qeliza ishull .
Qelizat ishull janë qeliza endokrine të pankreasit të cilat prodhojnë insulinë
glukakon dhe somatostatinë. Insulina dhe glukakoni sherbëjnë për të ruajtur një
nivel optimal të sheqerit në gjak .Insulinoma është një tumor neuroendokrinë që
lidhet me mbiprodhimin e insulinës .Gjendja e pacientëve me insulinoma është
shumë e vështirë dhe kërkon një menaxhim perfekt nga ana e infermieres. Dhe
pikërisht kjo temë i referohet çështjeve që tregojnë se si ndikon kujdesi infermieror
në përmirësimin e jetës së pacientëve me insulinoma.
Pra i referohet rolit të infermieres në momentin kur pacienti shtrohet në spital,
ku ajo e mbështet emocionalisht duke i shpjeguar arsyen pse ai ndodhet aty ,dhe
rëndësinë e proçedurave të ndryshme në përmirësimin e gjendjes shëndetsore.
Në këtë temë , flitet për kohën që harxhon infermierja gjatë kujdesjes për këto
pacientë , kujdesin që ajo tregon gjatë proçedurave të ndryshme të cilave i
nënshtrohet pacienti menaxhimin e komplikacioneve që mund të të vihen re tek
pacientët në periudhën preoperatore dhe postoperatore. Dhe mbi të gjitha nxirret në
pah vlera e madhe që ka roli i infermieres në arritjen e mirëqënies tek këta pacientë.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
6
Fjalët kyçe
Insulinoma –tumor neuroendokrinë i pankreasit.
Periudha pre-operatore- koha që kur është marre vendimi për operim deri në
transferimin e pacientit në tavolinën operatore.
Periudha post-operatore –koha e pranimit të pacientit në njësinë e kujdesit
postanëstezik në vlerësimin follou –up.
CT- Tomografia e kompiuterizuar.
MRI-imazhe të rezonancës magnëtike.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
7
HYRJA
Cfarë është një insulinome?
Një insulinome është një tumor i pankreasit që rrjedh nga qelizat beta dhe që
sekreton insulinë. Qelizat beta sekretojnë insulinë në përgjigje të rritjes së glukozës
në gjak. Si rezultat i rritjes së insulinës e cila vepron për të ulur glukozën në gjak e
cila kthehet në nivele normale në të cilën pikë sekretimi i mëtejshëm i insulinës
kishte ndaluar. Në të kundërt, sekretimi i insulinës nga insulinomat nuk është e
rregulluar si duhet me glukozë dhe tumoret do të vazhdojnë të sekretojnë insulinë
duke shkaktuar rënien e niveleve të glukozës më tej se norma.Si rezultat pacientët
shfaqin simptomat të uljes së glukozës në gjak (hypoglycemia), të cilat
përmirësohen duke ngrënë. Diagnoza e një insulinome është bërë zakonisht në
aspektin biokimik me glukozë të ulët në gjakut, insulinë e ngritur, proinsulinës dhe
nivelet C-peptide dhe për të konfirmuar lokalizimin e tumorit me të imazhit
mjekësore ose angiography. Trajtimi difinitive është operacioni. Insulinoma është
një tumor i pankreasit që prodhon sasi të tëpërt të insulinës. Insulinomat janë më të
shpeshta tek gratë. Tumoret janë zakonisht të vogla (më pak se 2cm) dhe më
shumë se 90% e të gjithë insulinomave janë beninje (jo kanceroze).
Insulinomat prodhojnë sasi të tëpërt të insulinës dhe kjo shkakton një ulje të
sheqerit në gjak. Simptomat tipike që pacientët ankohen kanë të bëjnë me zhvillimin
e ulët të sheqerit në gjak duke përfshirë lodhje, dobësi dhe uri. Shumë pacientë
duhet të ushqehen shpesh për të parandaluar simptomat e uljes së sheqerit në gjak.
Disa pacientë mund të zhvillojnë simptoma psikiatrike për shkak të uljes së sheqerit
në gjak.
Cfare eshte nje insulinme? (Dennis Vaidakis, et al., 2010)
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
8
KAPITULLI I PARË
Origjina e insulinomes.
Historia e Hypoglicemisë u njoh për herë të parë në shekullin e 19. Në 1920, pas
zbulimit të insulinës dhe përdorimin e saj në trajtimin tek diabetikët,
hyperinsulinemia dyshohej të jetë një shkak i hypoglicemisë në jo-diabetikët.
Studimet për hyperinsulinemi si shkaktuese e hypoglicemise është botuar nga Seale
Harris në vitin 1924. Raporti i parë i shërimit të hypoglicemisë në mënyrë
kirurgjikale duke hequr një tumor qelize ishte në vitin 1929.
Insulinomat janë tumore të rralla neuroendocrine me një incidencë të llogaritur në 1
deri në 4 raste të reja për një milion përsona në vit. Insulinoma është një nga llojet
më të zakonshme të tumorit që rrjedh nga qelizat e Langerhansit (tumoret
pankreatike endokrine). Përhapja e metastazave varion nga 5% në 30%. Mbi 99% e
insulinomave e kanë origjinën nga pankreasi, në raste të rralla nga indet ektopike
pankreatike. Rreth 5% e rasteve janë të lidhur me tumoret e gjëndrave paratiroide
dhe të hipofizës dhe janë më shumë të ngjarë të jenë të .Shumica insulinomave janë
të vogla, më pak se 2 cm.
Gratë janë të prekura më shpesh se meshkujt . Zakonisht, në mes të moshës 40 dhe
60 probabilitëti për të marre këtë sëmundje është më i madh sesa në moshat e reja.
Disa sëmundje gjenetike mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të një insulinome. Të
rriturit me neoplazisa të shumta endokrine, kanë rreth një shans rreth 10 për qind që
të hasin një insulinoma. Kjo gjendje mund të ndikojë edhe tek njërëzit me sindromën
von Hippel-Lindau. Kjo është një sëmundje e trashëguar që shkakton tumore dhe
ciste në të gjithë trupin tuaj.
Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
9
Shenjat dhe simptomat
Pacientët me insulinoma zakonisht zhvillojnë simptoma neurologjike. Këto
përfshijnë dhimbje koke të vazhdueshme , përgjumje, Diplopi, dhe shikim të
paqartë, sidomos lidhur me mosngrënien dhe kryerjen e ushtrimeve.
Hypoglycemitë e rënda mund të rezultojnë në kriza epileptike, koma, dhe dëmtime
të përhershme neurologjike.
Simptomat që rezultojnë nga përgjigje katecholaminergike të hypoglycemisë (dmth.
tremulousness, palpitacione, takikardi, djersitje, uri, ankth, vjellje) nuk janë aq të
zakonshme. Ndonjëherë mund të vërehet shtim i papritur në peshë .
Diagnoza
Zakonisht , për diagnozën, orientohemi nga anamneza dhe ekzaminimet laboratorike
,por është CT dhe MRI që përcaktojnë atë.Mund të merret materia për biopsi me anë
të endoskopise retograde koledoko pankreatike.Amilazat,bilibirubina dhe lipazat
janë të rritura,por këto ,vetëm sa orientojnë për diagnozën.Antigjeni
karcinoembriogjenik është i rritur,por nuk është specifik si shënues tumoral.Shënues
specifik tumoral në këto raste është CA19-9.
Diagnoza e insulinomave vërehet në një pacient me hypoglycemi simptomatike të
ushqyerjes . Tre kushtet e Whipple-së duhet të plotësohen për diagnozën e
"hypoglycemise se vërtëtë" janë:
1.Simptomat dhe shenjat e hypoglycemisë.
2.Niveli i glukozës në përberjen plazmatike prej 45 mg / dL (2.5 mmol / l) ose më
pak,.
3.Qëndrueshmeria e simptomave me administrimin e glukozës.
Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
10
Analizat e gjakut
Analizat e gjakut të nëvojshme për të diagnostikuar insulinomat janë:
1.glukoza
2. insulina
3.C-peptide
Nëse është e mundur, mund të ndihmojë dhe analiza e nivelit të proinsulinës. Teste
të tjera të gjakut mund të ndihmojnë të nxjerrin në pah kushte të tjera në të cilat
mund të jetë shkaktuar hypoglycemia.
Faktorët e rriskut për insulinomat e pankreasit
Mosha – Mundësia e zhvillimit të kancerit të pankreasit rritet me
moshën.Shumica e tyre ndodhin mbi moshën 60 –vjeç.
Duhani –duhanpirësit janë dy tri herë me të rriskuar se jo duhanpirësit.
Diabeti- njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur.
Gjinia mashkull – me kancer të pankreasit janë diagnostikuar më shumë
meshkuj.
Historia familjare -rrisku për të zhvilluar këtë tumor rritet kur
mamaja,babai,motra,ose vëllai i personit ka pasur këtë sëmundje.
Pankreatiti kronik – pankreatiti kronik është një situatë e dhimbshme e
pankreasit.Disa studime kanë treguar se pankreatiti kronik rrit riskun për
kancer të pankreasit.
Studime të tjera kanë treguar se ekspozimi ndaj disa kimikateve në vendet e punës
dieta e pasur me yndyrna mund të rrisin shanset për të zhvilliar kancer të pankreasit.
Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
11
Njerëzit që mendojnë se kanë faktor risku mund të konsultohen me mjekun e
tyre.Ata mund të sygjerojnë mënyra të ndryshme për të ulur risqet dhe tju japin për
të kryer analizat përkatëse.
Imazheria diagnostike
Insulinomat mund të lokalizohen me mjete jo-invazive, duke përdorur ultratingujt,
CT scan, ose nga teknika MRI. Një indium-111 pentetreotide scan është më e
ndjeshme se ultratingujt, CT, ose MRI për zbulimin e tumoreve somatostatine
receptorit pozitive, por jo një mjet i mirë diagnostikuese për insulinomat. Një
ultratingull endoskopik ka një ndjeshmeri nga 40-93% (në varësi të vendndodhjes së
tumorit) për zbulimin insulinomes. Ndonjëherë, angiografia me perkutan
transhepatik kateterizim pankreatik në vena për marrjen e mostrës se gjakut për të
matur nivelet të insulinës është e nevojshme. Kalciumi mund të injektohet në arteriet
e zgjedhuara për të stimuluar lirimin e insulinës nga pjesë të ndryshme të
pankreasit, të cilat mund të maten me mostrën e gjakut nga venat e tyre përkatëse.
Përdorimi i stimulimit të kalciumit përmirëson specifikat e këtij testi. Gjatë
operacionit për të hequr një insulinome, një ultratingull brenda sallës-operative
ndonjëherë mund të lokalizojë tumorin , e cila ndihmon për të udhëhequr kirurgun
në këtë operacion dhe ka një ndjeshmëri më të lartë se testet e imazhit joinvasiv.
Trajtimi
Shfaqja e plotë e një insulinome tregon pamjen tipike me njolla të kuqe e kafe të
tumorit. Menaxhimi përfundimtar është heqja kirurgjikale e një insulinome. Kjo
mund të përfshijë heqjen e një pjese të pankreasit, si dhe (procedurë Whipple dhe
pancreatektomi skajore).
Medikamente të tilla si diazoxide dhe somatostatine mund të përdoret për të bllokuar
lirimin e insulinës për pacientët të cilët nuk janë kandidatë kirurgjikale ose të cilët
përndryshe kanë tumore të paoperueshme. Insulinoma është një tumor beninje i
pankreasit në 90% të pacientëve që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale nuk i
kanë me simptomat e insulinomes.. Heqja kirurgjikale e tumorit është trajtimi dhe
zgjidhja e duhur për pacintët me këtë sëmundje.. Më shumë se 90% e pacientëve nuk
do të kërkojë ndonjë trajtim të mëtejshëm pas heqjes së tumorit. Operacionët që
kryhen zakonisht për heqjen e insulinomave përfshijnë:
1. Enukleation
Në këtë procedurë kirurgu heq vetëm tumorin duke ruajtur pjesën tjetër të
pankreasit. Zakonisht insulinoma ndodh në sipërfaqen e pankreasit dhe mbulohet
nga një kapsulë, e cila mund të hiqet plotësisht pa pasur nevojë që të prekë pjesën e
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
12
pankreasit përreth. Propabiliteti i përsëritjes se insulinomes pas ndërhyrjes mund të
jetë shumë i ulët dhe kjo është zgjidhja më e duhur nëse është teknikisht e mundur
kryerja e operacionit.
2. Heqje pankreatike
Në raste të rralla kirurgu mund të heqë një pjesë të pankreasit ku tumori është i
vendosur duke shfrytëzuar procedurat operative të tilla si një pankreatektomi skajor
ose një operacion Whipple. Këto operacione janë kryer si një përjashtim nga e
zakonshmja sepse pjesa më e madhe e tumoreve mund të hiqet me enucleation.
Proçedura wipple. Nëqoftëse tumori është në kokën e pankreasit ,kirurgu heq
pjësen e kokës së pankreasit dhe një pjesë të zorrës së hollë,duktusit biliar dhë
stomakut.Gjithashtu mund të heqë dhe indet përreth tumorit.
Pankreatektomi distale. Kirurgu heq pjesën e trupit dhe të bishtit të pankreasit
n.q.s tumori ndodhet në këto pjesë.Gjithashtu kirurgu heq dhe shpretkën.
Pankreatektomi totale .Kirurgu heq komplet pankreasin,pjesë të zorrës së hollë,një
pjesë të stomakut ,duktusin e përbashkët biliar,fshikëzën ë tëmthit ,shpretkën dhe
limfonodulat përreth.
Ndonjëherë kanceri mund të mos hiqet komplet.Por në qoftëse tumori bllokon
doktusin biliar të përbashkët ,ose doudenit ,kirurgu mund të krijojë një kalim anësor
duke vendosur një stend biliar.Stendi është një tub i vogël i vogël plastik ose prej
metali që ndihmon në mbajtjen hapur të duktusit ose duodenit.
1. Teknikat e avancuara laparoskopike
Teknikat e avancuara laparoskopike janë duke u zhvilluar cdo ditë e më tepër për
trajtimin e tumoreve endokrinë të barkut. Kirurgjia laparaskopike është një hap i
madh përpara për trajtimin e tumoreve endokrine e gjendrës veshkave dhe
pankreasit. Kirurgjia laparaskopike është e realizueshme për tumore endokrinë të
pankreasit dhe gjëndrrat veshkave të cilat janë beninje (jo-kanceroze). Pacientët që
i nënshtrohen ndërhyrjeve pancreatectomy laparaskopike të skajshme kanë më pak
dhimbje, shërim më të shpejtë dhe dalje me të shpejtë nga spitali në krahasim me
ndërhyrjet pancreatectomy të skajshme. Qëndrimi mesatar në spital të pacientë pasi
kanë kryer për këtë procedurë është rreth dy ditë.
RADIOTERAPIA përdor rreze me energji të lartë për të vrarë qelizat
kancerogjene.Radioterapia mund të bëhet e vetme ,ose me kirurgjinë kimioterapinë
ose të gjitha së bashku.Radioterapia është terapi lokale .Ajo dëmton qelizat
kancerogjene ,vetëm në vendin ku behet rrezatimi.Për radioterapinë ,pacienti shkon
në spital ose klinike 5 ditë në javë ose disa javë me radhë .Doktori përdor rrezatimin
për të dëmtuar qëlizat ë mbëtura kancërogjënë në vëndin ë kirurgjisë .Gjithashtu
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
13
rrëzatimi përdorët për të lehtësuar dhimbjen dhe problemet e tjera të shkaktuara prej
tumorit
KIMIOTERAPIA është përdorimi i ilaçeve për të vrarë qelizat kancerogjene
.Gjithashtu përdoret për të lehtësuar dhimbjet dhe problemet e tjera të shkaktuara
prej tumorit.Mund të jepet e vetme, e kombinuar me rrezatim ,ose me kirurgji dhe
rrezatim.Kimioterapia është terapi sistemikë .Ilaçet jepen nëpërmjet injektimit ne
venë .Pasi ilaçi kalon në qarkullimin e gjakut ,ai përhapet ne te gjithë
trupin.Zakonisht kimioterapia nuk kërkon hospitalizim .Megjithatë në varësi të llojit
të medikamentit ,gjendjes shëndetsore të pacientit ,pacienti mund të ketë nevojë për
hospitalizim.
Diagnozat e insulinomes dhe nderhyrjet: Johns Hopkins UNIVERSITY PRESS.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
14
Efektet anësore të trajtimit
Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person ,dhe ato mund të
ndryshojnë nga një mjekim tek tjetri.Kirurgjia e kancerit të pankreasit është
operacion i madh dhe paciëntit i nëvojitët të qëndrojë në spital për disa ditë.Paciënti
mund të ndihët i lodhur dhe i dobët ,disa kanë nevojë të qëndrojnë regjim shtrati në
shtëpi për një muaj.Efektet anësore të kirurgjisë varen nga lloji i operacionit
,gjendja shëndetsore e pacientit para operacionit dhe faktorë të tjerë.Shumica e
pacientëve kanë dhimbje për disa ditë me radhë pas operacionit.Pacienti duhet të
flasë me mjekun ose infermierën për dhimbjet që ka dhe ato mund të mbahen nën
kontroll me medikamente.Heqja e një pjesë ose tërë pankreasit ,mund të bëjë të
vështirë tretjen e ushqimeve,për këtë grupi mjekësor mund të hartojë një plan
dietë,dhe të përshkruajë medikamente që ndihmojnë lehtësimin e diaresë ,dhimbjeve
,krampeve dhe ndjesinë e fryerjes.Radioterapia mund të shkaktojë lodhje të tepërt
tek pacientët.Kur pacienti kryen radioterapi ,lëkura në vendin kur kryhet rrezatimi
behet e kuqe,e thatë e ndjeshme .Radioterapia në bark mund të shkaktojë nauze,të
vjella ,diarre ,dhe probleme të tjera me tretjen.Për shumë pacientë efektet e
radioterapisë largohen menjëherë kur ajo mbaron.
Efektet anësore të kimioterapisë,varen nga lloji i medikamentit që përdoret,dozat
,dhe sa shpesh jepet.Kur medikamentët kundra kancerit dëmtojnë qelizat e
shëndosha të gjakut,pacientët janë të pambrojtur ndaj infeksioneve,mund të gjakosen
lehtë ,e të kenë më pak energji.Qelizat e rrënjëvë të flokut dhe të mukozës së aparatit
tretës mund të shpërbëhen menjëherë dhe si rrjedhojë pacienti shfaq rënie të flokëve
,humbje oreksi ,të vjella diare dhe ulçera në gojë.
Komplikacionet e mundshme pas ndërhyrjes kirurgjikale
Disa njërëz që i nënshtrohen operacionit për të hequr një insulinome mund të
zhvillojnë një tub pankreatik. Ky është një rrjedhje anormale e lëngjeve nga
pankreasi. Doktori mund të japë ilaç dhe lëngje të tjera për të ndihmuar gypin e
pacientit për tu shëruar. Shumica e gypave të ngushtë,mbyllen pa nëvojën e një
ndërhyrje kirurgjikale shtesë. Një ndërlikim i rrallë apo një përsëritje e një
insulinome diku tjetër në pankreas mund të rikrijohet por në pjesën tjetër të
pankreasit. Një tjetër komplikacion i rrallë është tek pacientët me Diabet mellitus
ku mund të ndodhë që një pjesë e madhe e pankreasit duhet të hiqet.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
15
Streptozotocina përdoret në karcinoma qelizore të cilat prodhojnë insulinë të tepërt.
Kombinimet ne kimioterapi përdoren me: doksorubicine + streptozotocin, ose
fluorouracil + streptotozocin në pacientët ku doksorubicina është kundërindikuar Në
tumoret metastazike me rritjen intrahepatike, okluzioni arterial hepatike ose
embolizmi mund të përdoren.
Parandalimi
Nuk duhet të pini duhan ,ushqehuni me dietë me fruta ,zarzavate,drithëra dhe kryeni
ushtrime fizike në mënyrë të vazhdueshme.
Prognoza
Shumica e pacientëve me insulinoma beninje mund të shërohen me operacion.
Hypoglicemitë e vazhdueshme apo të përsëritura pas operacionit kanë tëndencë të
ndodhin në pacientët me tumore të shumëfishta. Rreth dy për qind e pacientëve
zhvillojnë diabetet mellitus pas operacionit të tyre.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
16
NDËRHYRJET INFERMIERORE
Periudha pre- operatore
Ne kete faze infermierja duhet ta pregatise pacientin si psikologjikisht ashtu edhe
fizikisht. Pregatitjet pre-operatore duhet te kryhen nje nate para operacionit ose diten qe do te
kryhet operacioni.Qellimi i pregatitjes pre-operatore eshte qe te njihemi me problemet qe
mund te kete pacienti ,ti korigjojme ato per te shmangur komplikacionet e mundshme qe
mund te ndodhin gjate dhe pas operacionit.Infermierja ben vleresimin e sistemit respirator e
meson pacientin te kryeje frymemarrje te thella ,i meson ushtrimet e frymemarrjes. Gjithashtu
ajo merr nje histori te plote rreth semundjeve te tjera qe mund te kete pacienti ,rreth
medikamenteve qe atij i japin alergji .Infermierja sigurohet qe pacient e kupton natyren e
operacionit dhe ate qe e pret pas operacionit si p.sh ndonje dren ose kateter.
Ajo e pyet pacientin se kur kanë filluar shenjat e para të sëmundjes dhe cila ka qënë
ecuria e tyre,si dhimbja e barkut ,renia në peshe ,apo shfaqja e ikterit. Në ekzaminimin fizik
infermierja vlereson shkallën e ikterit dhe shikon feçet dhe urinën për ngjyrën e tyre.Urina
dërgohet për analizë për të parë nëse ka përmbajtje glukoze në të. Pacienti peshohet dhe
vlerësohen shenjat jetësore.
Diagnoza Infermierore
Në bazë të vlerësimit qe i bën infermierja pacientit dhe ekzaminimeve te kryera ,
infermierja bën diagnozën e saj pra në lidhje me këtë pacient, të cilat mund të jenë:
1. Alterime ne komfort ,dhembja që mund të jetë nga shtypja që bën cista e
zmadhuar apo infriltrimi i kancerit.
2. Rrezik për dëmtim të lëkurës si pasojë e kruarjes që ka pacienti.
3. Rrezik për tromboflebit sepse është prishur proçesi i koagulimit të gjakut si
pasojë e ikterit.
4. Ankthi ,që është i lidhur me diagnozën mjekësore ,por edhe me frikën e
operimit që do të kryhet.
5. Frika për të ardhmen që e pret si pasoje e ndërhyrjes kirurgjikale .
6. Mungese njohurish rreth procedures kirurgjikale dhe vetëkujdesit.
Bazuar në diagnozën e saj ,duke pasur parasysh se për çfarë do të kete nëvojë ky
pacient ,infermierja harton planin e saj të punës.Në këtë plan do të parashikojë
kujdesin per dhembjen si në çdo pacient tjetër që do të operohet ,qetësimi i
dhimbjes do të fillojë së pari nga vendosja e pacientit në një pozicion të
përshtatshëm .Përdorimi i analgjetikeve do të bëhet sipas skemës së përshkruar nga
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
17
mjeku në kartelë. Pacienti mund të këtë nevojë për masa të tjera që ti krijojnë atij një
gjendje sa me të rehatshme si ngrohje apo ventilim i mjedisit.
Kujdesi për lëkurën. Pacienti porositet që mos të kruhet.Mund ti japim doreza
pambuku që gjatë kruarjes të mos dëmtojë lëkurën .Kur bën banjë të përdorë uje të
vakët dhe të mos fërkohet fort .Nëse ndodh që është dëmtuar pak lëkura , lyhet me
alkool ose tretësire betadinë e mbulohet me garze sterile.
Parandalimi i tromboflebitëve .Vendosen çorape llastiku që ndërrohen çdo tetë
orë. Pacienti porositet që të jetë sa më aktiv në shtrat dhe të levizë këmbët çdo dy orë
sikur ai nget biçikletën ,pra i mbledh dhe i leshon gjunjët disa herë për disa minuta.
Nëse konstatohet dhembje në pulpë kur kontraktojmë kyçin e këmbës ,vëmë në
dijeni mjekun pasi kjo flet se në venat e thella të kercirit është formuar tromb .Po
kështu ,mjekun e vëmë në dijeni kur ka dhembje të papritur të gjoksit ,shenjë kjo e
tromboembolise .
Qetesimi i ankthit. Infermierja qëndron të shtrati i tij dhe me fraza të shkurtra dhe
të qarta i përsërit ato që ka thënë mjeku .Kjo bëhet me qëllim që ai të sqarohet sa me
mirë.Ka pacientë që i refuzojnë ndërhyrjet radikale.Në këto raste qëndro neutrale
dhe prit që ai vetë të bindet për atë që e ka këshilluar mjeku por nëse ai të kerkon
mendim ,është e natyrshme që do ti përserisesh ato që ka thenë mjeku .Kjo gjendje
ankthi nuk kalon kaq lehtë .Mos e pengo dhe lëre që ai të shprehet lirshëm.Ai mund
të qajë e bërtasë .Kjo është e drejta e tij .Ti qëndroi pranë dhe ndihmoje për çka ai
ka nevojë ,p.sh ka një punë apo biznës të papërfunduar dhe ai duhet ti japë rrugë
,ndihmoje me sa të mundesh .Le të takohet me sa më shumë familjare ,miq e shokë
natyrisht nëse kjo e ndihmon atë të qëtësohet shpirtërisht
.Pacienti dhe familja.Infermierja bën sqarime për gjëra që nuk janë të qarta ,ose që
mund të jenë keqkuptuar.Ajo i tregon për proçedurat e ndryshme që do të
përdoren,dhe i shpjegon se si do të kryhen.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
18
PERIUDHA POST - OPERATORE
Faza post –operatore eshte faza e trete dhe finale e eksperiences kirurgjikale .Sapo
pacienti del nga salla e operimit infermierja nëpërmjet kartëles njihet me atë që
është kryer. Këta pacientë ,në dhomen e reanimimit postoperatore ndiqen me
monitor ,keshtu pasi realizohet lidhja me atë ,vleresohen shenjat jetësore si ,puls
,TA,respiracion dhe oksigjenimi i gjakut .Realizohet lidhja e drenave apo kateterit
me tuba me të gjatë e qese për grumbullimin e derdhjeve që mund të vijnë prej tyre.
Pacienti ndiqet me kujdes se mos ka ndonjë shenjë hemoragjie si nga plaga apo
drenat.Degjohen mushkritë për të parë nivelin e hapjes së tyre .Ndiqet në dinamike
glukoza në gjak. Ndiqet shkalla e dhembjes,duke përdorur shkallën nga një deri në
dhjetë.
Diagnoza infermierore
Në një pacient të operuar për patologji të pankreasit infermierja mund të prese që ai
të ketë:
1. Dhembje si pasojë e operacionit apo metastazave të tumorit.
2. Vështirësi në frymëmarrje qoftë për shkak të dhembjes së plagës operatore
apo se rrugët e frymëmarrjes nuk janë të lira nga sekrecionët bronkiale .
3. Vështirësi në të ushqyer lidhur me pranine sondes nazo-gastrike.
4. Rezistencë të ulet ndaj infeksionit si pasoje e dobesimit te gjendjes se
pergjithshme .
5. Pacienti nuk di ti shërbëjë vetes ,p.sh të përdore medikamentet si pasoje e
mungeses se njohurive.
Plani i punës
Në planin e punës infermierja kujdeset per dhembjen ,si në çdo rast ajo siguron një
pozicion sa më të rehatshëm në shtrat.Mjedisi sigurohet të jetë i ngrohtë dhe pa
zhurma .Mundësisht të evitohen dritat e forta. Infermierja kujdeset për drenat ,sepse
ato japin jo pak dhembje. Çdo manipulim kryhet me sa më pak dhembje si p.sh
vendosja e një sonde nazogastrike. Jepen qëtësues narkotike ,por kujdes se mos
frenohet qëndra e frymëmarrjes.
Ajo gjithashtu kujdeset per rrugët e frymëmarrjes. Në tumoret e pankreasit, shpesh
kryhen operime të mëdha si proçedura wipple .Në këto raste frymëmarrja e drejtuar
mund të zgjasë edhe pas operimit .Por edhe kur hiqet kjo, duhet kujdes për rrugët e
frymëmarrjes,duke bërë aspirime të shpeshta të tyre për të hequr sekrecionet, mbasi
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
19
ato i bllokojnë dhe favorizojnë atelektazen dhe infeksion të mushkërise. Nxitet
kollitje e herëpashershme dhe bëhet frymëmarrje e thellë.
Kujdesi per ushqimin . Operimet në pankreas janë të rënda.Këta pacientë
përkohësisht duhet të marrin ushqim në rrugë I.V,ose me anë të sondes
nazogastrike.Kur ai lejohet të marre ushqim nga goja duhet të shikojmë sesa
merr.Rekomandohet që të marrë ushqim në porcionë të vogla e të shpeshta.Testi i
glicemise përseritët shpesh për të parë nivelin glukozës.Për të ndihmuar në tretjen e
ushqimeve,u jepen fermentë pankreatike gjatë çdo ngrënie. Infermierja merr masa
per parandalimin e infeksionit.Si në çdo të sëmurë që i është nënshtruar një
proçedure të madhe operatore, kujdesi për të parandaluar infeksionin është detyrë e
dorës së parë ,prandaj çdo manipulim bëhet duke veshur doreza ,ndërrimi i plageve
bëhet me kujdes ,nuk lejohen për vizitë familjare që mund të jenë me gjendje gripi .
Ajo gjithashtu kujdeset per tëresine e lëkurës .Ndërrimi i pozicionit të pacientit
bëhet çdo dy orë .çarçafet mbahen pa rrudha dhe eliminohen njomjet e lëkurës
sidomos në ato vende ku ushtrohet presion si në të ndenjura apo thembra.Duhet
kujdes në zonat ku është përdorur radiacion ,ku lëkura e irrituar nuk duhet larë me
sapun ose lyer me kremra pa u konsultuar me mjekun .Evitohet kontakti i
drejtpërdrejtë i lëkurës se irrituar me rrezet e diellit.
Rekomandime për pacientin .Është detyrë e infermieres ,që pacientin ,ta përgatisë
me disa njohuri që atij dhe familjareve do ti duhen . Kështu ata duhet të dinë:
Se si të përdorin medikamentët .
Se si të grumbullojnë urinën që do të analizohet shpesh për prani të sheqerit apo
ketoneve.
Dietën që do të përdorë dhe si do ta përdorë.
Rëndësinë që ka përdorimi i sasise se duhur të ushqimit dhe lëngjeve,pa i pakesuar
apo i shtuar ato.
Cilat janë shenjat ,që duhet ta bëjnë atë ,që të paraqitet menjëherë te mjeku si ikteri ,
urina e erret ,prirja për hemoragji, të vjella , feçe të zbardhura ,shtim i dhimbjes ,
rënie në peshë, edeme në kerci, shtim i sasisë së urinës, rritje e vëllimit të barkut .
Të paraqiten rregullisht te mjeku për rikontroll.
a. Infermieristika në specialitete E.Peka ,L.Necaj, E.Rustami
,D.Bego,A.Imami-Lelcaj,M.Cela,A.Dervishi,V.Zanaj,V.Mane
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
20
Kriteret e daljes nga spitali
Para daljes nga spitali pacienti dhe familjarët:
- do të përshkruajnë kufizimet e aktiviteteve në shtëpi
- do të përshkruajnë menaxhimin e dhimbjes, plagës kirurgjike
- do të diskutojnë nevojat ushqyese dhe të lëngjeve
- do të listojnë shenjat dhe simptomat për ti raportuar te profesionistët e shëndetësisë
- do të përshkruajnë follow-up e nevojshëm
- do të shprehin qëllimin për të ndarë ndjenjat dhe shqetësimet e tyre
- do të tregojnë vetë-kujdesin, respektin dhe sigurinë
-do të identifikojnë grupet e ndihmës / mbështetje në dispozicion në komunitet
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
21
KAPITULLI I DYTË
Të dhënat statistikore janë marrë në spitalin e Durrësit për periudhën kohore 2010-
2013.
Viti 2010 ka patur 5 raste ku nga këto:
2 janë meshkuj 3 janë femra
44 vjec
54 vjec
64 vjece
65 vjece
64 vjece
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
22
Viti 2011 ka patur 3 rastë ku nga këto:
2 janë femra 1 është mashkull
65 vjece
34 vjec
65 vjece
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
23
Viti 2012 ka patur 4 raste ku nga këto:
3 janë meshkuj 1 është femër
54 vjec
54 vjec
54 vjec 65 vjece
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
24
Viti 2013 ka patur 2 raste ku nga këto:
2 janë meshkuj
64 vjec
64 vjec
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
25
Numri i rasteve Femer- mashkull nga viti 2010-2013
8 Meshkuj
6 femra
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
26
Numri i raste fshat- qytet për periudhën e viteve 2010- 2013.
0
2
4
6
8
10
12
qytet 12 raste fshat 2 raste
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
27
0
0,5
1
1,5
2
2,5
3
3,5
4
4,5
5
Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013
Pacientët me insulinoma në periudhën 2010-2013
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
28
KAPITULLI I TRETË
REZULTATET E PRITSHME
Mbas një përkushtimi shumë të madh nga ana e infermieres për pacientin që është
shtruar në spital me diagnozë të insulinomes se pankreasit rezultatet që ajo pret nga
ana e pacientit në fazën pre-operatore janë:
a) Dhimbjet që pacienti ndjen të qëtësohen dhe të mos jenë të asaj shkalle siç
ishin kur pacienti erdhi në spital.
b) Gjendja emocionale e pacientit është qëtësuar mbasi infermierja e ka
informuar mbi gjendjen e tij dhe shpjeguar çdo gjë të paqartë që ai ka
pasur.
c) Pacienti është njohur me proçedurat e kujdesit vetjak që duhet të kryeje
mbas operimit.
Ndërsa pas operimit rezultatet që priten janë:
a) Shenjat vitale të pacientit të mbahen në parametra normale.
b) Pacienti aktivizohet shpejt duke mos patur ndërlikime në rrugët e
frymëmarrjes ose tromboflebitë.
c) Dhimbja të jetë e pakët ose të mos ekzistojë.
d) Pritet që pacienti të mos ketë infeksion post –operator .
e) Lëkura dhe mukozat të jenë të padëmtuara.
f) Pacienti përpara se të shkoje në shtëpi duhet të të tregojë se është në
gjendje të zbatojë të gjitha këshillat e dhëna.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
29
Kapitulli i katërt
KONKLUZIONE
Në bazë të studimit të kryer ka rezultuar se pacientët e diagnostikuar me
insulinoma të pankreasit si në çdo patologji tjetër kanë nëvojë për kujdesin nga ana
e infermieres .
Roli i infermieres në jetën e këtyre pacientëve është shumë i rëndësishëm pasi
ajo është e vetmja që mund ti mbështëse ato ashtu si duhet.Pacientët janë pesimistë
për të ardhmen e tyre .Me mbështejen fizike shpirtërore dhe psikologjike që
infermierja i ofron gjendja shëndetsore dhe emocionale e pacientëve përmirësohet.
Përsa i përket studimit të kryer lidhur me insulinomat e pankreasit në pacientët e
diagnostikuar në spitalin e Durresit rezulton se numri i pacientëve me kete
diagnozë ka qënë i ndryshem në periudhën 2010-2013.
Në vitin 2010 numri i pacientëve të paraqitur në spital është pesë .
Në vitin 2011 janë paraqitur 3 raste ky numer ka ndryshuar duke u ulur
Në vitin 2012 janë paraqitur 4 raste pra është rritur sërish numri i këtyre
pacientëve.
Në vitin 2013 janë paraqitur 2 raste ,në krahasim me vitet e mesipërme
numri i pacientëve është relativisht i ulur.
Gjithashtu përsa i përket raportit meshkuj - femra këto katër vite në bazë të të
dhënave mund të themi se meshkujt janë me tepër të prekur se femrat pasi numri i
tyre është më i madh.
Përsa i përket vitit 2013 ku numri i pacientëve të dignostikuar është ulur në krahasim
me vitet e tjera ,rezulton se nuk kemi asnjë femer vetëm meshkuj.
Gjatë këtyre katër viteve rezulton se vetëm 4 raste të paraqitura janë nga rrethe të
ndryshme të tjeret janë nga rrethi i Durresit.
Gjithashtu nga rastet e paraqitura në këto katër vite vetëm dy raste janë nga fshati.
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
30
Ndërhyrja për heqjen e një insulinome
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
31
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
32
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU
33
Referencat
a. Infermieristika në specialitete E.Peka ,L.Necaj, E.Rustami ,D.Bego,A.Imami-
Lelcaj,M.Cela,A.Dervishi,V.Zanaj,V.Mane
b. Cfare eshte nje insulinme? (Dennis Vaidakis, et al., 2010)
c. Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos
d. Diagnozat e insulinomes dhe nderhyrjet: Johns Hopkins UNIVERSITY PRESS.