47
TE PAKTEN GUXOJE... POEZI VALENTINA LLAPRI

Te pakten guxoje

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Te pakten guxoje

TE PAKTEN GUXOJE... POEZI

VALENTINA LLAPRI

Page 2: Te pakten guxoje

UNIVERS PLOTË MJALTË.

Yjet atë mbrëmje,

qenë zënë dorë për dore.

Ndërsa hëna,

kish veshur një fustan :

si përherë borë të bardhë, dhe

mes yjeve shkëlqente si një zanë e rrallë.

Page 3: Te pakten guxoje

Qielli i mbrëmjes,

kish marrë një era mjalte,

përzier me grimca margaritari të bardhë.

Yjet buzëqeshnin,

dashuri shpërndanin,

qiellit ëmbëltorit ,

donin që ti ngjanin.

Vëllezër të pandarë,

buzqeshjet qelibar,

Page 4: Te pakten guxoje

univers i mirë ,

univers i rrallë.

**********************************

PËRHERË

Falni dashuri,

jepni ngrohtësi,

duajë ti tani!!

e mos prit shpërblim.

Page 5: Te pakten guxoje

Thithni ajër të mirë,

të ngeleni grimcë e “dlirë”.

**********************************

TE PAKTEN GUXOJE… Të paktën , provojë….

të jem në krahë të erës së mirë,

në krahë të diellit zemër-flori,

Page 6: Te pakten guxoje

në krahë të yjeve që aq ëmbël shndrijnë.

Të paktën provojë,

që nga e mira gjithmonë të anojë,

të ngrohë një zemër,

që ndjen pak ftohtë,

të përkëdhel një lule,

jo dhe aq të plotë,

të mbaje dorën e zogjve ,

në dimër kur kanë ftohtë,

Page 7: Te pakten guxoje

tu flas lëndinave me lule,

kur shkelen nga erë e fortë…

Të paktën guxojë

të shprehë ato që ndiejë

e përjetojë.

Nga thellësi e shpirtit

hyn dritëz e ëmbël,

që më lejon të guxojë..

Të paktën synojë

Page 8: Te pakten guxoje

që me durim e përkushtim,

synime të drejta të realizojë,

ato janë pa bujra të mëdha,

janë të thjeshta , dhee

një fytyrë gjithnji mbajnë…

Të paktën, të paktën,

guxojëë…

dhe besoje që:

e ardhmja e çdo kombi

Page 9: Te pakten guxoje

në drejtësi do lundrojë.

**********************************

TË DUA FORTË.

Shqipëri o yll i shndritshëm,

je i mirë o burim drite,

je një vend aq i magjishëm,

je një zonjëzë fisnike.

Page 10: Te pakten guxoje

Të kam nënë, po edhe babë,

shumë të dua, dite e natë,

je burim i frymëzimit,

ti je lulja e blerimit.

Shqipëri të kam të shtrenjtë,

fortë do të dua, sa të kem jetë.

Page 11: Te pakten guxoje

*********************************

Ajo

Ajo ishte e urtë,

ajo ngeli e butë,

e bardha nëna ime.

Ç’mbrekulli qenka këtu.

Tik tik tik, e tuk tuk tuk,

ç’është kjo zhurmë, vallë këtu!.

Page 12: Te pakten guxoje

I hap sytë mengadalë,

edhe shoh vërdallë - vërdallë.

Nga dritarja gjysmë e hapur,

unë shoh diellin krahëhapur,

që buzëqesh plotë ëmbëlsi,

dhe të fton në gji të tij.

Page 13: Te pakten guxoje

Dal një çast shpejtë në dritare,

edhe mbushem ploootë freski,

edhe fluturat këngëtare,

pranë më vijnë , porsi fëmijë.

Zogjtë në pemë kanë nisur këngën,

ëmbël shtruar si përherë,

Page 14: Te pakten guxoje

qielli, më i bukur ëndërr,

mjaltë e qumësht si pranverë.

Tik tik tik, e tuk tuk tuk

ç’ mbrekulli qenka këtu.

Do t’këndojë për ty.

Page 15: Te pakten guxoje

E shtrenjta , dhe e ëmbëlta tokë,

një këngë krejtë të re,

unë po t’këndojë ty sot!.

Ajo mbart në vetvete ,

një mall dhe dashuri,

ndopak edhe keqardhje,

dhe shumë dhimbsuri.

Më dhimbsesh fortë moj tokë,

o mjaltë i kulluar,

Page 16: Te pakten guxoje

shumë fjalë dua t’them sot,

o dritëz e shpenguar.

Tek gjoksi yt i ngrohtë,

plotë herë qeshëm e qamë,

tek shpirti yt i butë,

shenjat e tonit shpirt lame.

Pastaj t’këndojë me mall,

dhe pse tek ty unë jam,

çdo herë do ta bëj,

Page 17: Te pakten guxoje

se thellë në zemër t’kam,

ta dish sa thellë të dua,

do t’mbajë çdo ditë në zemër,

o yll i mjaltësuar,

o më i ëmbëli emër.

E shtenjta ,

dhe më e ëmbëlta tokë,

je vend kaq i kulluar,

bekime paç nga mot.

Page 18: Te pakten guxoje

**********************************

Dritarja e shpirtit

Në dritaren e shpirtit,

mendimet hyjnë e shkojnë,

ftohtësin e dimrit,

duan që të ngrojnë.

Page 19: Te pakten guxoje

Lulet edhe dielli ,

pjesë në shpirt më janë,

bashkë me ta dhe qielli,

aty brenda i kam.

Se s’mund të bëj dot ndryshe,

se s’mundem kurrsesi,

edhe kur t’bëhem gjyshe,

Page 20: Te pakten guxoje

e tillë do t’mbesë, gjithsesi.

Në dritaren e jetës,

ka lule , ka gëzim,

edhe përtej së vërtetës,

do t’ketë mendime, si fillim.

**********************************

Page 21: Te pakten guxoje

Ka.Ka gjëra që thuhen,

ka gjëra që ruhen,

ka gjëra që fshihen,

ka gjëra që tirren,

ka maska që s’çirren.

*********************************

Page 22: Te pakten guxoje

Kosovës një fjalë do ti them.

E ëmbël nuancë parajsore,

të të shoh e pranë të ndjejë,

Page 23: Te pakten guxoje

e butë bukuri hyjnore,

diçka nga zemra dua të të rrëfejë.

Ndoshta janë fjalë malli,

për ty moj motra ime,

unë si shqiponjë mali,

e ti si aromë lirie.

Page 24: Te pakten guxoje

Kosovës një fjalë do ti them,

të ndjeki udhën e mençur,

të stërgjyshërve trima,

që dikur e dikur u patën lerë.

Ti hapi dritaret e shpirtit të saj ,

dhe të grumbullojë mirësitë

Page 25: Te pakten guxoje

e pafundme, nga çdo anë edhe skajë.

Të punojnë të gjithë,

aty në at copë tokë

dhe jo të hedhin sytë ,

andej largë nëpër botë.

Page 26: Te pakten guxoje

E shtrenjta motra ime,

ne vuajmë po njëllojë,

Si ti ashtu dhe unë,

plotë vështirsi po kalojmë.

Por ja ku po të t’them ,

e ëmbëla jeta ime,

puno në vendin tënd ,

Page 27: Te pakten guxoje

e shtrenjta ndër agime.

Ndër deje e në shpirt ,

një gjak vërtetë na vlon,

jemi vëllezër e motra,

kjo gjë na mbrekullon.

Page 28: Te pakten guxoje

Të duhemi vërtetë shumë,

të ngelemi një shembull i mirë,

të ndjekim udhën e drejtë,

pa derte, e pa smirë.

Më do e fortë të dua,

ne jemi mish e thua.

**********************************

Page 29: Te pakten guxoje

Një fjalë po ju them

E donin këtë tokë fortë,

të parët, të mirët tanë ,

Naimi i thurri vargje,

Page 30: Te pakten guxoje

dhe pas amanetin e tyre na lanë.

Hordhitë apo pushtuesit,

që koha tek ne i hodhi,

shfrytzuan aq sa deshën,

u krehën ,dhe mirë u veshën!.

Page 31: Te pakten guxoje

E ndanë tokën tonë,

në copa e gjymtuan,

shqiptar në çdo anë,

vëllezër të përmalluar.

Çajupi edhe Noli,

Asdreni dhe plotë të tjerë,

punuan për kët komb,

Page 32: Te pakten guxoje

të lodhur , disi të mjerë.

Dhe gjuha kaq e ëmbël,

jo kurrë vërtetë nuk humbi,

ndër breza kënduam këngën,

stuhitë ajo i tundi.

Page 33: Te pakten guxoje

Dhe kënga aq e pastër

kumboi brez pas brezi,

si re në qiell të kaltër,

e pastër përherë do t’mbesi.

Vëllezër në çdo anë,

shpërndarë si kokrra misri,

a’t dashuri të mbajmë,

Page 34: Te pakten guxoje

a’t dashuri q’na ngjizi.

Të duam njëri- tjetrin,

ta duam me gjithë shpirt,

të punojmë për tokën tonë,

Ta bëjmë çdo pëllëmbë të saj

gjithë nur e dritë.

Page 35: Te pakten guxoje

Të ndalet ajo ikja,

drejtë vendeve të largëta,

e hidhur është pastaj pritja,

në k’to troje, kaq të pastërta.

Një fjalë po ju them,

me bindje kaq të thellë,

Page 36: Te pakten guxoje

qëndroni në tokën tuaj,

që shpirti, të mos u vuajë.

**********************************

Të mençur fëmijë.

Të dashur fëmijë,

ta doni vendin tuaj,

se s’ka më të mirë,

se kjo tokë e bekuar.

Page 37: Te pakten guxoje

Të ëmbël fëmijë,

ta doni njëri tjetrin,

të shtoni dashurinë,

mos humbni sinqeritetin.

Të shtrenjtë ju fëmijë,

Page 38: Te pakten guxoje

të doni nënë e babë,

se ata ju lindën,

ju dhane shprese e gazë.

Të mençur fëmijë,

qëndroni përherë të mirë.

**********************************

Page 39: Te pakten guxoje

Të tjera paskan lindur

Pa bëj një pastrim tek galeria e trurit tënd,

të shohim c’grimca të padëshirueshme

aty do të kenë zenë vend!

Merr një fshesë ndërgjegjeje

të pastër si dritë dielli,

ruaj grimcat e bardha,

Page 40: Te pakten guxoje

të mira e të rralla.

Padyshim, aty në mes tyre

do t’jenë ngatërruar keqazi,

edhe grimcat besdisëse,

merr pra fshesën e ndërgjegjes,

dhe hiqi me a’t lëvizje rrokullisëse,

As ajo s’po ti shkund dot!,

Çudi, po kaq thellë kanë hedhur rrënjë

kaq thellë paskan bërë vend!.

Page 41: Te pakten guxoje

Provoje pa u lodhur prapë, e pastaj prapë,

Ndoshta, ma do mendja, do të duhet

ndopak kohë e gjatë,

Rrokullisi tutje, të marrin arratinë,

grimcat e padëshirueshme,

qe t’heqin komplet freskinë.

Pa t’shohim! e bëre pastrimin!

po këto ç’janë!!

të tjera paskan lindur!!!...

Page 42: Te pakten guxoje

**********************************

Po shkojë të pyesë diellin

Kur linda!

Si do të kenë qenë yjet!

Ç’forme do të ketë patur hëna!

Ç’qe ajo cipë e hollë,

që më mbante mbështjellë aq fortë!

Page 43: Te pakten guxoje

Ti ke lindur me këmishë,

më thonë kur bie fjala edhe sot.

Sa do të doja, ta dija formën e reve,

nuancën e qiellit, fuqinë e diellit,

atë ditë të lindjes time,

oh, sa do ti doja .

Me shpejtësi në letër,

gjithçka do shënoja,

Kur linda! ,

Page 44: Te pakten guxoje

sa i madh qe trishtimi!

Sa i thellë qe mjerimi!

Ç’luftë shpirtërore kishte nisur!

ne ç’udhë egoizmi qe bitisur?

Po shkojë të pyesë një çast diellin

ai në shpirt të tij, ka shënuar çdo detaj

ai me siguri këto gjëra duhet ti dijë,

sepse nga ai lulëzon jeta ,në çdo skaj të saj.

Page 45: Te pakten guxoje

Valentina Llapri

Page 46: Te pakten guxoje
Page 47: Te pakten guxoje