20
Revistë Periodike Nr. 6, prill 2008 BARNAT E REJA, ja alternativat qe shtohen Te gjitha ndryshimet ne listen e vitit 2008

Te gjitha ndryshimet ne listen e vitit 2008 Barnat e reja,Te gjitha ndryshimet ne listen e vitit 2008. Vlerësoni gjënë më të çmuar! Siguroni shëndetin! ... sociale, mbi të

  • Upload
    others

  • View
    17

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

6, p

rill 2

008

Barnat e reja,

ja alternativat qe shtohen

Te gjitha ndryshimet ne listen e vitit 2008

Vlerësoni gjënë më të çmuar!Siguroni shëndetin!

Kujdesemi për shëndetin tuaj!

Masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe 1.7% i paguan punëmarrësi).Kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale, ndërsa të vetëpunesuarit në fshat paguajnë 3 % zonat kodrinore dhe malore dhe 5 % zonat fushore.Një mënyrë tjetër është sigurimi vullnetar. Masa e kontributit eshte 3.4 % e pages mujore minimale.

www.isksh.com.al

Revista “Fokus ISKSH” është një botim perio-dik i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shën-detësor. Synimi i këtij botimi është informimi i të gjithë aktorëve që japin dhe marrin shër-bimin shëndetësor. Mjekët do të kenë kë-sisoj një dritare më shumë për t’u informuar ndërsa pacientët një mundësi më tepër për të ditur të drejtat e tyre.

“Fokus ISKSH” përpos kontributit të stafi t të Institutit, është e hapur për përfshirjen e ideve të gjithkujt prej aktorëve ofrues të shërbimit shëndetësor, të interesuar për të dhënë kontributin e tyre.

Përgatiti:

Etiola [email protected]

tel&fax: +3554 2259 855

Adresa: Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

(ISKSH)Rruga “Sami Frashëri”, Lagjia 8, Tiranë.

Tel: +355 4 2230 984Fax: +355 4 2274 953

Përktheu:Elvana TUFA

Ndryshimet

Perfundon projektligji per sigurimet shendetesore ................Fq 4

Studimi i BB

Transparenca ne Sektorin Farmaceutik. ....................Fq 8

Solidariteti

Stafi i Institutit te sigurimeve te Kujdesit Shendetesor mbledh fonde per tragjedine e Gerdecit. .................................................Fq 15

Qendrat Shendetesore

Pagesa 10% mbi pagen, ja shperndarja. ........................................Fq 20

ww

w.is

ksh.

com

.al

Në brendësi:

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

6, p

rill 2

008

Barnat e reja,

ja alternativat qe shtohen

Te gjitha ndryshimet

ne listen e vitit 2008

iti 2008 pritet të zgjerojë më shumë hapësirat për pjesëmarrjen e sektorit

privat në sistemin shëndetësor. Shumë shpejt do të paraqitet per miratim ligji për funksionimin e Insitutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH). Ndryshimi themelor ka te beje me përfshirjen e të gjitha shërbimeve publike në skemën e sigurimeve shëndetësore si dhe krijimin e hapesirave për sektorin privat. Që do të thotë se, nëse jeni të siguruar do mund të përfitoni falas ose duke paguar vetëm një pjesë të kostos të gjitha shërbimet që jepen në klinika dhe spitale, qofshin shtetërore apo private. Nëse nuk siguroheni, do jeni të detyruar të paguani një faturë të rregullt: kjo do të vlejë edhe për spitalet publike. Megjithatë, sipas drejtueses se

Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ky është një proces shumë kompleks, që do të kërkojë kohën e vet. Brenda vitit 2008 pritet që disa spitale rajonale të përfshihen në skemën e sigurimeve, ndërkohë që për klinikat private dhe spitalet private që do të hapen do të zhvillohen disa studime për standardet dhe kostot e shërbimit, për të përcaktuar në ç’masë do të rimbursohet secili shërbim.

Bashkepagesa, forme e reNjë pikë tjetër që do të

shihet në ligj është edhe ajo e bashkëpagesave. Deri tani nuk ka qenë ky koncept. Në bazë të këtij ndryshimi bëhet një kontratë sociale, mbi të cilën qeveria dhe palët sociale zotohen që te kenë një nivel të mjaftueshëm shërbimi për mundësinë e financave të shërbimit shëndetësor që ka vendi. Në këtë moment, kur bëhet kjo kontratë sociale, e cila pasqyrohet në fund

tek ligji i financimit të shërbimit shëndetësor, ka disa elementë që janë kontributet, pagesat, pjesa që jep qeveria për shtresat në nevojë etj. Të gjitha këto pasqyrohen tek ky ligj dhe natyrisht janë një shndërrim radikal nga mendësia e vjetër që ka qenë deri tani në shëndetësi, ku praktikisht çdo gjë është falas, por në realitet nuk ka qenë falas, çdo gjë është paguar. Me këtë ligj ne jo vetëm formalizojmë ekonominë, sepse çdo gjë do të paguhet, por

shëndetësia i hap dyert privatit

Elvana Hana: Ndryshimet qe pritet te ndodhin

REFORMA

Brenda prillit do të jenë gati projektligjet për shtrirjen e skemës së sigurimeve

Elvana Hana, Drejtore e Pergjithshme e ISKSH-se

edhe vëmë gjërat në vend, sepse secili do të paguajë sipas fuqisë që ka, mos të paguajë më shumë. Pjesën për shtresat në nevojë për të cilat ne kujdesemi, do ta përballojë shteti në nivelet e tij maksimale. Koncepti i bashkëpagesave është një risi që është parashikuar në këtë ligj. Bashkëpagesa, përveç faktit që tregon se gjithsecili paguan sipas fuqisë që ka, shmang në një masë mjaft të madhe abuzimet që ndodhin me sistemin shëndetësor. Është një koncept relativisht i ri që e kanë futur të gjitha vendet perëndimore dhe që e aplikojnë jashtëzakonisht. Është pjesë e reformave në Gjermani, në Amerikë, në Francë dhe në shumë vende të tjera.

së pari spitalet, pastaj privatët

Ligji i ri parashikon edhe krijimin e Fondeve Private të Sigurimeve Shëndetësore Suplementare. Mendohet që sigurimet shëndetësore suplementare të mbulojnë ato shërbime ose atë pjesë të shpenzimeve mbi shërbimet bazë, që nuk do të mbulohet nga ISKSH. Sipas planeve të ISKSH, gjatë vitit

2008 do të punohet për futjen e disa spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore. Por kjo do të kërkojë disa rregullime të rëndësishme, në kuptimin e standardeve që duhet të ofrojë çdo spital. Gjithashtu, pagesa e mjekëve do të bëhet në bazë të performancës së tyre, çka pritet të jetë një stimul për shërbim më të mirë dhe më të formalizuar. Një praktikë e ngjashme u ndoq gjatë vitit 2007 në shërbimin parësor si dhe në projektin pilot të spitalit të Durrësit. Sipas znj.Hana, rezultatet ishin pozitive. Eksperienca me shërbimin shëndetësor parësor ka qënë shumë e vlefshme, në përmirësimin e performancës së tyre, por sidomos në aspektin e rritjen e vetëmenaxhimit të qendrave shëndetësore. Fluksi i vizitave në qendrat shëndetësore psh për Tiranën gjatë vitit 2007 është rritur me rreth 40%. Kjo tregon që ka një rritje të performancës, por ka edhe një formalizimi të vizitave, sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që një pjesë e vizitave që kryeheshin nuk regjistroheshin. Nëse më parë drejtuesit e qendrave shëndetësore duhet të shkonin te Autoriteti Shëndetësor Rajonal edhe për të blerë naftë apo për të bërë

meremetime të vogla, tani kanë mundësi të përdorin vetë një pjesë të të ardhurave të tyre,” thotë ajo. Sipas znj. Hana, eksperienca me shërbimin parësor do të jetë një bazë shumë e mirë për përfshirjen në skemë të spitaleve, ndonëse ky është mision shumë i madh, që do të përmbushet gradualisht dhe hap pas hapi. Pasi të ketë filluar përfshirja e spitaleve, skema e sigurimeve do të fillojë të shtrihet edhe në sektorin privat. Kjo është një fazë që kërkon disa vlerësime shumë të kujdesshme, sidomos për sa i përket kostove. “Duhet të kemi parasysh që

ende nuk kemi spitale të mirëfillta private, por besoj se shumë shpejt do të jepen liçencat e para. Pasi këto spitale të kenë filluar aktivitetin, do të bëjmë studimet e duhura për kostot e shërbimit dhe do të vendosim çfarë do të financojmë dhe në ç’masë do të financojmë. Kjo do të vlejë edhe për klinikat private. Nga sa kemi vërejtur, në klinikat private çmimet janë të ndryshme për shërbime të ndryshme. Zgjidhja më e mundshme është që ne të përcaktojmë një vlerë rimbursimi për çdo shërbim, pastaj klienti mund të zgjedhë vetë ku ta marrë shërbimin, duke e paguar vetë diferencën e mundshme,” shprehet znj.Hana. Përfshirja e sektorit privat është

proces që do të kërkojë nxjerrjen e kartave të shëndetit, që do t’i mundësojë ISKSH identifikimin e gjithë individëve që përfshihen në skemë dhe informacionet përkatëse për ta. Sipas znj.Hana, ka shumë mundësi që karta e shëndetit të integrohet në kartat e reja të identitetit dhe të kemi një kartë të vetme për të dyja funksionet, ato civile dhe shëndetësore. Për këtë qëllim ISKSH po ndërton një bazë dixhitale të dhënash dhe çdo person do të ketë një kod të vetin, me anë të të cilit do të identifikohet për të gjitha shërbimet që kryen në sistemin shëndetësor.

6

NDRySHIMET

eshillit Administrativ te ISKSH-se diskutoi lidhur me listen e re te barnave te rimbursueshme per vitin 2008. Bazuar

ne vendimin zyrtar te Komisionit te Barnave te Rimbursueshme te mbledhur ne Ministrine e Shendetesise, Keshilli Administrativ diskutoi lidhur me alternativat e reja te barnave qe propozohen te futen ne liste. Behet fjale per 21 alternativa te reja barnash te cilat kane te bejne kryesisht me semundjet e diabetit, zemres, sklerozes multiple etj. Futja e ketyre alternativave shmang monopolet

e barnave dhe per kete u vu theksi nga anetaret e bordit te ISKSH. “Eshte pozitive futja e alternativave te barnave, por gjithnje duke pasur parasysh buxhetin perkates qe ka ISKSH, I cili eshte i kufizuar”, u shpreh ne mbledhje drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana.

Ministri I shendetesise, I cili eshte njekohesisht kryetar I bordit te ISKSH-se u shpreh se ky eshte nje hap pozitiv ne krijimin e konkurences. Debati u fokusua te disa barna, me konkretisht insulinat (4 variante qe ishin propozuar nga komisioni per tu futur ne liste) si dhe kombinimi I Valsartan +Amlodipin 160/5 mg. Kosto financiare vjetore e insulinave (kujtojme qe ekzistojne ne forma te tjera ne liste) eshte 110 milione leke te reja, ndersa e kombinimit Valsartan +Amlodipin eshte 25 milione leke. Me insistimin e ministrit te Shendetesise, bordi pranoi futjen e ketyre barnave, por duke u saktesuar qe do te kete nje monitorim te forte per te mbajtur kostot nen kontroll. Drejtoresha e ISKSH-se shtroi ne bord ceshtjen

e listes alternative e cila tashme eshte hartuar nga ISKSH ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise,

shtohen Barna te rejane listen e rimBursimit

Propozimet per ndryshime ne listen e re te barnave te rimbursueshme

duke e konsideruar mjaft te vlefshme per pacientet. Ajo kerkoi te vihet theksi ne kete pike per ceshtjen e fondeve ne menyre qe ajo liste te behet funksionale. “Ajo eshte nje liste e hartuar me priorite, ka barna mjaft te shtrenjta dhe mundeson nje zgjedhje me shume per pacientet. Ne kete liste trajtohen dhe semundje qe jane te patrajtuara deri tani nga lista e barnave sic eshte hemofilia psh”, tha drejtoresha e ISKSH-se.Ministri i Shendetesise u shpreh se do te perpiqet ne

qeveri te paraqese kete kerkese per ti siguruar keto fonde.

Gjithashtu u zevendesuan barnat e rimbursueshem te listes 2007 me forme-doza te tjera te te njejtit princip aktiv dhe me principe aktive alternative.Keto barna u zevendesuan pasi nuk prodhohen dhe

tregtohen me ne vendin tone. Ato jane zevendesuar me formedoza te ngjashme dhe nuk cenohet absolutisht trajtimi I pacienteve.

Barnat qe do te hiqen nga lista jane :1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 50 g tub.2. Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g - 20 g tub.3. Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum (4 + )mg tabl.4. Hydrocortisonum 100 mg - 5 ml fl.5. Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl.

Barnat qe do te zevendesojne Barnat e mesiperme jane:

1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 40 g 2. Betamethasonum Dipropionaturn 0.05% - 20 g 3. Estradiol + Drospironone (1 + 2)mg 4. Methylprednisolone 125 mg 5. Ipratropium Bromide * 200 doza inh.- 10 ml

Barna qe hiqen nga lista e rimBursimit:Keto barna kane alternativa ne liste per trajtimin e

semundjeve. Hiqen nga lista pasi nuk prodhohen dhe tregtohen me ne Shqiperi.1. Acidum ursodeoxycholicum 300 mg caps.2. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml10/90 pen3. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml20/80 pen4. Bezafibrate 200 mg drazhe5. Neomycini Sulfas+Bacitracinum(0.5g+50000Nj.N)%-30 g tub.6. Methylergometrinum maleas 0.025% -15 ml fl.7. Testosterone propionate 50 mg/ml - 1 ml amp.8. Mazipredonium Chloratum 30 mg - 1 ml amp.9. Cefaclor Hydrochloride 250 mg caps.

alternativat e reja te Barnave

Perberesi aktiv Forme-doza

Mesalazina 500mg tabl 500 mg

Propafenone Hydrochloride 300 mg tabl 300mg

Isosorbide - 5 - mononitrate 20 mg tabl 20mg

Dexamet. Sodium Phosphate 0.2%-10 ml.

Pika orale x 0,2 %-10 ml

Flutamide 250 mg tabl 250 mg

Mycophenolic Acid 360 mgfilm coated tabl 360 mg

Mycophenolic Acid 180 mgfilm coated tabl 180 mg

Natrium valproicum 50mg/ml-100ml flakon 50mg/ml-100ml

Magnesium Dipropilacetate 10%-100 ml

flakon 10%-100ml

Formoterol Fumarato sol. for inhal. x 12 mcg

pompe *100 inhalacione

Phenitoine 100 mg tab. 100 mg.

Interferon beta - 1a 22 mcg(6 MIU) Sol for injec

Interferon beta - 1a 44 mcg(12MIU) Sol for injec

Anastrazole 1 mg 1 mg

Glyceryl trinitrate fl. 0.4mg/spray-200 doza

Valsartan +Amlodipin 160/5 mg tab. 160/5

Valsartan +Amlodipin 80/5 mg tab. 80/5

Insulin aspart solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr.

Insulin aspart solution 30/70, 100 UI/ml-3ml

pre-filled syr.

Insulin detemir solution 100 UI/ml-3ml

pre-filled syr.

Insulin glargine solution 3.64 mg/ml-3ml

pre-filled syr.

8

isa muaj me parë në selinë e Bankës Botërore në Tirane u zhvillua një seminar me teme “Përmiresimi i Transparences ne

Sektorin Farmaceutik”. Ky seminar ishte prezantimi i rezultateve te nje Studimi te zhvilluar ne institucionet shqiptare nga ana e ekspertes te ngarkuar nga Banka Boterore, Michele Forzley.Qellimi i ketij Studimi ka te beje me:» Qeverisjen e Mire dhe aksesin tek Barnat» Korrupsionin dhe sistemet shëndetesore» Identifikimin e dobesive ne sistem.Ne kete projekt ishin te perfshira keto institucione:

Ministria e Shendetesise, Ministria e Finances, Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Qendra e Kontrollit te Barnave, Departamentet e Auditit ne institucionet e mesiperme, Industria farmaceutike, Organizatat Nderkombetare si OBSH, UNICEF,

World Bank, agjencite e prokurimit, importues, distributore, Institucionet Akademike, Media. Projekti ka perfshire ne menyre te detajuar pese

funksionet thelbesore qe kane te bejne me Sektorin Farmaceutik Publik qe jane: 1. Rregjistrimi i Barnave, 2. Promovimi i Barnave, 3. Inspektimi, 4. Selektimi, 5. Prokurimi i Barnave.Nga pyetsoret e perdorur, eshte vleresuar cdo

ceshtje me nje sistem pikesh si me poshte:0.0 – 2.0 I cenuar ekstrem2.1 – 4.0 Shume i cenuar4.1 – 6.0 Mesatarisht i cenuar6.1 - 8.0 Pak i cenuar8.1 - 10.0 I cenuar minimalisht

transparenCa ne sektorin farmaCeutik

Sugjerimet e Studimit te Bankës Botërore

STUDIMI

Per çështjen e parë, rregjistrimin e Barnave.

Procesi i Rregjistrimit te Barnave eshte vleresuar me 7.2 qe do te thote Pak i Cenuar. Mangesite e konstatuara ne kete proces kane te bejne me Rregullat dhe Ligjshmerine e procesit qe jane konsideruar jo te plota. Po ashtu Rregulloret dhe Raportet per Regjistrimin e Barnave jane percaktuar si te veshtira per tu gjetur nga publiku dhe jo te gjitha jane te perkthyera edhe ne anglisht. Ne kete Proces nuk eshte parashikuar nje sistem apelimi per ata qe marrin pergjigje negative nga institucioni perkates. Standartet Profesionale nuk jane ne nivelin e duhur persa i perket Stafit te rregjistrimit, Kritereve per perzgjedhje nga KNB, Kritereve te rregjistrimit sipas rregullave te organizmave nderkombetare analoge. Po ashtu procesi i rregjistrimit duhet ti afrohet standarteve per nje liste up-to date me barnat e rregjistruara sipas pershkrimeve te tyre.Rregjistrimi duhet te jete i bazuar ne nje vleresim objektiv te efikasitetit te barnave, cilesise dhe saktesise se informacionit te pershkruar ne ambalazh.Disa nga zgjidhjet e mangesive te mesiperme te sugjerura

nga ekspertja jane: Permiresimi i standarteve profesionale ne: 1. kriteret e rregjistrimit sipas organizmave

nderkombetare

2. stafin e rregjistrimit ne QKKB3. kriteret e rregjistrimit ne KNB4. ne praktikat e pershkrimit te barnaveNe procesin e ankimimit. Ne Transparencen e:1. raporteve dhe procedurave 2. informacioni on-line ne anglisht3. farmacovigjilenca

Per ceshtjen e dyte, kontrolli i promovimit te Barnave.

Institucionet vendim-marrese per kete funksion jane: Qendra e Kontrollit te Barnave dhe Urdhri i Farmacisteve.Procesi i Promovimit te Barnave eshte vleresuar

me 6.5 qe do te thote Pak i Cenuar. Mangesite e verejtura ne kete proces konsistojne ne: Ligjin aktual ku nuk jane percaktuar rregullat qe duhen respektuar nga promovuesit, ku flitet vetem per promovimin e barnave OTC, roli I Urdhrit te Farmacisteve eshte minimal si edhe fuqia e tij per te marre masa.Disa nga zgjidhjet e mangesive te mesiperme te sugjerura

nga ekspertja jane: » Zhvillimi i rregullave te promovimit sipas standarteve

nderkombetare» Rritja e standarteve profesionale te farmacisteve dhe

mjekeve» Rrtja e rolit te Urdhrit te Farmacisteve per te denuar

abuzuesit.

10

- Per ceshtjen e trete, inspektimet.

Institucionet vendim-marrese per kete funksion jane: Qendra e Kontrollit te Barnave qe kontrollon Importuesit, Prodhuesit, Depot dhe Shperndaresit, Grupi i Prokurimeve ne marrjen ne dorezim te Barnave, dhe ISKSH nepermjet Auditit.Procesi i Inspektimit te Barnave eshte vleresuar me

4.84 qe do te thote Mesatarisht i Cenuar. Mangesite e konstatuara ne kete proces jane: kontrolli i barnave sipas standarteve nderkombetare 1. Praktika e Fabrikimit te mire (GMP), 2. Praktika e Shperndarjes se mire (GDP), 3. Praktika e Ruajtjes se mire ne farmaci (GPP) dhe 4. Praktika e Pergatitjes se mire (GdispP).Po ashtu ne percaktimin e detyrave dhe te pergjegjesive

si edhe te fuqise per te marre masa ne raste shkeljesh. Pergatitja profesionale e inspektoreve dhe fuqia e tyre per te inspektuar vendet ku prodhohen, mbahen, testohen dhe shperndahen barnat.Disa nga zgjidhjet e mangesive te mesiperme te sugjerura

nga ekspertja jane: » Berja transparente e rregullave » Kerkesat sipas standarteve nderkombetare per

Praktikat e Mira » Percaktimi i qarte i detyrave, pergjegjesive dhe fuqise

per te ndeshkuar» Permiresimi profesional i inspektoreve

Per ceshtjen e katert, selektimi i Barnave, jane perdorur 12 pyetje

ku po rendisim:- A ka qeveria nje liste

zyrtare kombetare per barnat esenciale, te botuar per publikun?- A ka kritere te

shkruara qarte per procesin e perfshirjes apo te heqjes se barnave nga lista e barnave esenciale?- A eshte Lista e

Barnave Esenciale ne nje linje me procedurat e OBSH-se? Etj.Institucionet vendim-marrese per kete funksion jane:

ISKSH, Ministria e Shendetesise ne Prokurimet dhe Planifikimet, ne praktikat e Pershkrimeve, Ministri, Komisionet perkatese.Procesi i Selektimit te Barnave eshte vleresuar me 3.6

qe do te thote Shume i Cenuar.Mangesite e konstatuara ne kete proces kane te

bejne me mungesen e nje metodologjie per procesin e selektimit, mungesa e nje Liste e Barnave Esenciale sipas nevojave dhe specifikave kombetare, mungesen

e rregullave per anetaret e Komisioneve te Barnave, mungesen e standarteve ne procedurat e vendim-marrjes, si edhe mungesen e rregullave per konfliktin e interesave ne sistemin e barnave.Disa nga zgjidhjet e mangesive te mesiperme te sugjerura

nga ekspertja jane:» Pregatitja e Listes se Barnave Esenciale Kombetare dhe

mbajtja si reference» Vendosja e standarteve te procedurave te vendim-

marrjes si edhe per anetaret e komisioneve » Te behen prokollet e mjekimit sipas diagnozave» Te percaktohet sasia e barnave sipas nevojave te cdo

spitali

- Per ceshtjen e peste, prokurimi i Barnave.

Institucionet vendim-marrese per kete funksion jane: Ministria e Shendetesise, Spitalet, Sektori Privat si Grosistet, Importuesit, Farmacite, Prodhuesit.Procesi i Prokurimit te Barnave eshte vleresuar me 6.6

qe do te thote Pak i Cenuar.Mangesite e konstatuara ne procesin e Prokurimit

te Barnave kane te bejne me: percaktimin e sasise se barnave qe do te prokurohen sipas nevojave te spitalit, nuk ka nje liste te nevojave minimale sipas cdo sherbimi, ne procesin e tenderimit nuk percaktohen madhesia e tenderit, rishikimet e stafit dhe Komisionit te Tenderit,

si edhe koha e shperndarjes se barnave, shperndarja e barnave nuk korrespondon me normat e konsumit, kontratat midis fituesit dhe spitaleve nuk jane te qarta, ka vetem nje burim te shperndarjes – Fufarma, nuk ka parashikime per situata emergjence, nuk ka nje trajektore te qarte te marrjes

se barnave nga farmacia qendrore e spitalit

tek pacienti. Disa nga zgjidhjet

e mangesive te mesiperme te

sugjerura nga ekspertja jane:

» Hartimi i kontratave te qarta persa i perket kohes se shperndarjes, dhe kerkesave, te eleminohen kontratat extra me spitalet» Te negociohen cmimet e barnave duke iu referuar

cmimeve nderkombetare» Te permiresohet faza e planifikimeve » Te permiresohet ligji kombetar i prokurimeve me

amendamente te vecanta per barna specifike» Te instalohen sisteme informatike menaxhimi me nje

data base nderspitalore.

11

isksh, 2007 vit i suksesshem

bjektivi prioritar i refor-mave ne shendetesi ka qene dhe mbetet rritja

e cilesise dhe aksesit ne sherbimin shendetesor, objektiv ky i perbash-ket per te gjithe aktoret e sistemit shendetesor, si ne nivelet e for-mulimit te politikave ashtu dhe ne ato te zbatimit te tyre. Duke pasur kete objektiv te perbashket, gjate vitit 2007 vemendja kryesore ne veprimtarine e Institutit te Siguri-meve te Kujdesit Shendetesor ka qene e fokusuar ne implementimin e reformes ne fushen e sherbimit shendetsor paresor, menaxhimin e kujdesshem te burimeve financiare si dhe evidentimit te drejtimeve te reja per realizimin e reformave. Viti 2007 filloi me kerkesen per nje drejtim te ri te veprimtarise se ISKSH, e lidhur kjo ne vecanti me zgjerimin e skemes se sigurimeve shendetesore nepermjet perf-shirjes se plote ne te te kujdesit shendetesor paresor. Pas kontrak-timit me Qendrat Shendetesore, u punua per hartimin e paketes baze te sherbimeve te kujdesit shende-tesor paresor si dhe te listes se in-dikatoreve per matjen dhe vleresi-min e performances dhe cilesise se sherbimeve shendetesore te QSH. Rezultatet ishin pozitive qe ne fil-lim te reformes. Nga monitorimi i indikatoreve te performances dhe cilesise se punes se qendrave shen-

detesore rezultoi rritje e numrit te vizitave, permiresim i treguesit persona te vizituar per here te pare (PVHP) etj.

Nga krahasimi i treguesve te vitit 2007 me aktivitetin per vitin 2006 rezultoi:- Numrin i vizitave, Mesatarja ditore e vizitave per mjek ne rang vendi varioi: ne qytet =9.8 viz/dite ne v. 2007 kundrejt 7.9 viz/dite ne vitin 2006; ne fshat = 6.2 viz/dite ne v. 2007 kundrejt 3.9 viz/dite ne vitin 2006.

- Persona te vizituar per here te pare (PVHP)Ky tregues per vitin 2007 arriti ne 18.75 % ne bashki dhe 13.15 % ne komuna ne rang vendi. Kjo do te thote qe ne total, gjate vitit 2007 afro 16% e popullates jane vizituar per here te pare te mjeku I familjes krahasuar me 9.5% qe ishte kjo shi-fer ne vitin 2006.Semundshmeria kronike e depistuar rezulton te jete rreth 489.544 ras-te ne mbare vendin. Ne total, gjate vitit 2007 nga raportimet mujore te DRSKSH jane identifikuar gjithsej 35.413 raste te reja qe i jane shtuar skemes, si dhe rreth 27.173 raste me ndryshim te skemave te mjekimit. Semundshmeria kronike e trajtuar me recete te rimbursuar ne fund te muajit dhjetor 2007 rezulton te jete

Analiza e veprimtarise se Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per vitin 2007

ANALIZA

12

190.614 raste ne total, ndersa se-mundshmeria akute gjithashtu e tra-jtuar me rimbursim eshte 143.505 raste gjithsej.Krahasimisht me muajt e tjere te vitit, muaji dhjetor 2007 ka pasur nivelet me te larta te rimbursimit sipas ra-joneve. Shifrat flasin qe ne muajin dhjetor ka pasur 26.775 raste kro-nike me teper kundrejt muajit nen-tor, ndersa semundshmeria akute ka pasur nje rritje prej 1672 raste me teper, kryesisht per semundje si hiper-tensioni, insuficenca kardiake etj.

Sa i takon rimbursimit te bar-nave, vlera e rimbursimit per vitin 2007 ka qene 3.9 miliarde leke te reja, te cilat kane shkuar kryesisht per kategorine e pensionisteve (mbi 80%). Gjate vitit 2007 u futen 14 barna te reja ne listen e rim-bursimit, nga te cilet bari Defera-sirox (per te semuret talasemike) kushtoi rreth 162 milione leke te reja.

Sa i takon kontrolleve ne qen-dra shendetesore, depo dhe farmaci (me te cilat ka kon-trate ISKSH).Jane kontrolluar 102 qendra shen-detsore, 257 mjeke te pergjithshem dhe te familjes, ndaj 93 mjekeve jane vendosur gjoba ne masen 243000 leke, dhe jane marre masa zhdem-timi ndaj 140 mjekeve ne vlere 471886 leke. Shkeljet kryesore: Shkelje te protokolleve te per-dorimit te barnave dhe akteve te ISKSH-se per disa barna te veçanta, mungesa te theksuara ne kartelave me ekzaminime laboratorike dhe imazherike ne ndihme te vendosjes se diagnozes dhe percaktimit sa me te sakte te mjekimit, mosargumen-tim i sakte i ndryshimit te terapise per rastet e reja etj. Jane kontrolluar 21 farmaci, jane vendosur 10 gjoba ne vleren 66 000 leke dhe jane marre masa zhdem-timi ndaj 12 farmacive ne vleren 1549629 leke; jane kontrolluar dy

depo importuese dhe 4 depo dis-tributore, jane vendosur gjoba ndaj 4 depove ne vleren 40000 leke, dhe masa zhdemtimi ndaj 4 depove ne vleren 1 397 698 leke; Ne total dem ekonomik vendosur ndaj subjekteve me kontrate 3 510 723 leke; - gjoba te vendosura ndaj subjekteve me kontrate 349 000 leke.Shkelja kryesore per farmacite: Megjithese vihet re nje ulje e ndjeshme e abuzimeve krahasuar me vitet e mepareshme, vazhdohet te tregtohen barna me rimbursim pa dokumentacionin ligjor duke u rimbursuar padrejtesisht për barna pa i patur gjendje në farmaci ne kundershtim me detyrimeve kon-traktuale me ISKSH-ne, ku te sub-jektet e kontrolluara u konstatua nje perfitim i padrejte i vlerave te rimbursimit.Gjithsej jane nderprere kontrata me 4 farmaci dhe rekomanduar largimin nga puna te nje mjeku te

pergjithshem dhe te familjes. Prioritet kryesor gjate vitit 2007 ishte dhe hartimi i projektligjit te sigurimeve shendetesore, duke synuar qe jo vetem ai te siguroje mbeshtetjen ligjore te veprimtarise se ISKSH-se, por edhe te forcoje poziten dhe rolin tij ne fushen e sigurimeve, ne fushen e financimit te sherbimeve shendetesore per ta transformuar ISKSH-ne, ne pague-sin e vetem te ketyre sherbimeve.

Prioritetet kryesore per vitin 2008:• Permiresimi i kuadrit ligjor ne drejtim te ligjit per financimin e sig-urimeve shendetesore ne vendin tone.• Perfundimi i procesit te kartave te shendetit fale bashkepunimit me Banken Boterore e cila pritet te coje ne fund procesin e rende-sishem te kartave per pacientet e siguruar.

13

jate vitit 2007 ne Spitalin Rajonal Durres, i cili financohet nga ISKSH, u arrit qe ne saje te punes se bere nga Sektori i Projekteve Pilot

prane ISKSH-se dhe njesia e kalkulimit te kostos ne Spital, te hyje ne zbatim llogaritja e kostos ne menyre te informatizuar sipas sistemit per diagnoze(DRG), si nje metode bashekohore e llogaritjes se kostos qe zbatohet per here te pare ne sherbimin spitalor ne Shqiperi. Kostoja ne kete spital per vete natyren e

sherbimeve llogaritet ne dy forma:1.Kostoja mbi baze aktiviteti. 2.Kostoja per diagnoze(sipas DRG).Kostoja mbi baze Aktiviteti llogaritet per sherbimet e

Poliklinikes dhe urgjences, laboratorit, puntit te gjakut, sherbimet e tjera ndimese. Mbi bazen e evidencave te shpenzimeve te realizuara llogaritet kostoja per indikatoret perkates si: Raporti i shpenzimeve faktike te cdo sherbimi (direkte+indirekte): me numrin e

RISIA

Nga Aleksander HaxhiShef i Sektorit te Politikave te Zhvillimit ne ISKSH

Per here te pare ne spitalet shqiptare kryhet llogaritja e kostos ne menyre te informatizuar

sipas sistemit per diagnoze

spitali i durrësit,

llogariten kostot vjetore

1�

diteve te qendrimit, numrin e pacienteve te trajtuar, numrin e vizitave, numrin e shtreterve, numrin e analizave , jep koston per dite qendrimin, koston per pacient,koston per vizite, koston per shtrat, koston per analize. Kostoja per Diagnoze sipas sistemit DRG perdoret

sot ne vende Perndimore te perparuara si SHBA, Franca, Gjermania. Perdorimi i kesaj metode bashkohore ka avantazhe pasi, siguron informacion te plote per harten e semundshmerise sipas demografise se popullsise, grupmoshave, gjendjes sociale, koston reale te trajtimit te kesaj semundshmerie, krahasimin e te dhenave me spitale te tjera, te dhena per shkallen e cilesise se sherbimit, eficensen e perdorimit te protokolleve te mjekimit, te dhena per planifikimin e rimbursimit te barnave, permirsimin e planifikimit buxhetor, identifikimin e problemeve dhe analizen

dite, kostoja per cdo rast, numri i diteve per cdo diagnoze, numri i rasteve per cdo diagnoze, mesatarja e diteve te qendrimit per cdo rast, kostoja per cdo diagnoze sipas elementeve perberes, (barna,material ndihmese, transfuzione, analiza-imazheri, diet ushqimore, pag.sig. shpenzime te tjera direkte, shpenzime te pergjithshme),

oBjektivat ISKSH-ja se bashku me Drejtorine e Spitalit,

pergatitet te implementoje kete vit gjithe elementet e nevojshem te nje drejtimi e menaxhimi bashkohor te spitaleve dhe perhapjen e shtrirjen e kesaj eksperience pozitive ne spitalet e tjera te vendit, dhe me konkretisht:- Perdorimin e dokumentacionit bashkohore ne

te gjtha njesite ne spital.Llogaritja e informatizuar e

e tyre, marrje te dhenash per analiza e vendime te metejshme etj. Ne spitalin Durres kostoja sipas kesaj menyre

llogaritet per Sherbimin e Pathollogjise, Sherbimin e Kirurgjise, Sherbimin e Pediatrise, Sherbimin e Obsetrise dhe Gjinekologjise. Mbi bazen e te dhenave te perfituara ne menyre te informatizuar, sipas programit kompjuterik te kostos, llogariten te gjitha grupet e shpenzimeve. Raporti i shpenzimeve faktike te cdo sherbimi (direkte + indirekte): me numrin e diteve te qendrimi te cdo diagnoze, numrin rasteve per cdo DRG, numrin rasteve per cdo grup DRG, numri i DRG per cdo sherbim, jep koston e nje dite qendrimi per DRG, koston per rast, koston per grup diagnozash, koston e cdo diagnoze per sherbim,etj. Per cdo muaj, pas perpunimit dhe interpretimit te te dhenave nga zyra e kostos, nxirren keta tregues: Kostoja per cdo diagnoze, kostoja per grup diagnoze, kostoja mesatare per cdo sherbim, kostoja per nje

kostos per sherbimin e urgjences per te rritur e pediatrike.- Planifikimi i buxhetit i vitit 2009 jo ne total, por per

cdo sherbim sipas elementeve te kostos te llogaritur. Implementimin e indikatoreve mjekesore te matjes se cilesise ne spital.Informatizimin e sherbimit te Statistikes, kartotekes, recepsionit.- Hapja e sherbimeve te tjera shtese ne spital, dhe

rritja e standarteve mjeksore ne spital.Rritja e cilesise se sherbimit nepermjet elementit te privatizimit te sherbimeve ndihmese.(guzhine e lavanteri)- Krahasimi i te dhenave te kostos te perfituara me

ato te spitaleve publike te perparuara perndimore.Implementimin e normave te perparuara te personelit , permirsimin e dokumentacionit, futjen e standarteve te reja te trajtimit mjeksor ne spital.- Implementimin e sherbimeve ekstra ne spital

kundrejt bashkpageses.

Disa te dhena te Llogaritjes se Kostos sipas sistemit (DRG) per vitin 2007.

Sherbim Kodi DiagnozaShpenzim Vjetore leke

Nr. Dite qendrimi

KostDiteqendrimi

Nr. Rasteve

Kosto e Rasteve

Mesatarja Dq/Rast

% e Barnave/Totalit

% e Pag/Total

Kirurgji 574 Gur ne Temth 20.640.447 1987 10388 421 49.027 4.72 9.62 46.6

Kirurgji 531 Ulcera e stomak 3.261.149 312 10452 40 81529 7.80 7.21 46

Patologji 250 Diabetis melitus 5.439.794 812 6588 136 39.337 5.97 59.49 59.4

Gjinek-Obsetri 618 Prolaps gjenital 1.206.887 171 7058 34 35497 5.03 7.34 62.2

Pedi-atri 493 Astma Bronkiale 706.331 119 5936 23 30710 5.17 11.3 63

1�

nstituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ne

bashkepunim me Ministrine e Shendetesise ka siguruar sherbim 24 ore pa nderprerje ne shtepite e pushimit te Ministrise te Brendshme dhe asaj te Mbrojtjes ne Durres per cdo nevoje shendetesore te banoreve te Gerdecit. Ne 3 pikat shendetesore te hapura per keta banore pikerisht ne vendqendrimin e tyre ne keto shtepi pushimi sherbejne 10 mjeke dhe disa infermiere te ndare ne 3 turne per cdo nevoje shendetesore te banoreve. Ketij personeli shendetesor (mjeke familje) te vendosur nga ISKSH, I bashkohet ne oret e pasdites edhe nje staf I specializuar mjekesh nga spitali I Durresit si dhe gjate gjithe dites psikologe e psikiater te vendosur nga Ministria e Shendetesise. Mjekja Fatbardha Konomi e cila jep sherbim ne

shtepine e pushimit te Ministrise se Mbrojtjes u shpreh: “Problemet kryesore shendetesore te te semureve qe jane kronike jane hipertensioni, si dhe ka raste te epilepsies apo semundjeve psiqike. Nderkohe rastet me te shpeshta per personat qe nuk vuajne nga semundje kronike jane neurozat te te rriturit dhe kryesisht bronkiti alergjik i stines te femijet. Megjithate, keto dite situata paraqitet shume me e

sherBim i panderprereper Banoret e gerdeCit

NDIHMA

qete se ditet e para pas tragjedise”.Mjeket aktualisht

kryejne vizita te perditshme tek banoret dhome me dhome dhe per cdo rast ne keto qendra jane ambulancat e spitalit. Pas hapjes te librezave shendetesore per disa paciente kronike, ka nisur dhe dhenia e barnave me rimbursim per keta paciente, nderkohe qe per te gjithe te tjeret po jepet sherbimi imediat me barna te cilat jane ne sasi te konsiderueshme ne pikat tona shendetesore te ngritura ne keto shtepi pushimi, edhe fale donacioneve te ndryshme. Drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana, gjate nje vizite ne keto shtepi pushimi u shpreh: “Do te hapen te gjitha librezat shendetesore per personat qe mbulohen 100 % nga ligji (femijet pensionistet etj) jo vetem per ata qe

kane aktualisht semundje kronike. Ndersa te gjitha shpenzimet per barna qe nuk jane ne liste do te merren persiper nga qeveria. Ajo porositi mjeket te vazhdojne, sikurse kane bere deri tani, te japin barna per te gjithe banoret. Mjeket u shprehen se deri tani nuk kane patur asnje problem me medikamentet. “Ky sherbim ne shtepite e pushimit do te vazhdoje pa nderprerje derisa keta banore te kthehen ne shtepite e tyre”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se, znj. Hana.

isksh - fond për gërdeCinStafi i ISKSH mbledh fonde per banoret e GërdecitPer t’u solidarizuar me banoret qe humben te afermit dhe pesuan deme te medha materiale nga tragjedia e Gerdecit, stafi i Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka vendosur te mbledhe nje kontribut nga pagat e tyre per t’u ardhur ne ndihme ketyre personave. ISKSH ka depozituar ne llogarite e hapura per kete tragjedi shumen 7.3 milione leke te vjetra. Fondi eshte mbledhur nga stafi I ISKSH ne Tirane dhe ne rrethe. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ngushellon te gjithe ata qe kane humbur te afermit ne kete tragjedi dhe u shpreh solidaritet te plote te gjithe atyre personave qe jane prekur nga kjo ngjarje e rende.

16

supervizioni mBeshtetes,qasje e re

ndaj proBlemeve te vjetra

Forma e re e kontrollit per Qendrat Shendetesore

ontrolli i aktivitetit te mjekut te pergjithshem dhe të familjes, ka qene dhe mbetet një nga faktorët kryesorë për sigurimin e sherbimeve

shendetesore të ofruara nga Qendrat Shendetsore. Supervizioni aktual priret më tepër në theksimin e inspektimit dhe kontrollin nga specialistë të caktuar për këtë punë, të cilët ende e kanë të ngulitur idenë se personeli i qendrave shëndetësore është i pamotivuar dhe për pasojë kërkohet kontroll i rreptë për të funksionuar normalisht. Ndihma e ProShëndetit në këtë drejtim, si dhe

shumë të dhëna favorizojnë një qasje të ndryshme

të supervizionit, atë të supervizionit mbështetës. Supervizioni mbështetës zgjeron fushën e deritashme të kontrollit, duke përfshirë vetë-vlerësimin dhe vetë-angazhimin e personelit të qendrës shëndetësore dhe të komunitetit në vazhdimësinë dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Supervizimi mbështetës nxit rezultatet cilësore nëpërmjet fuqizimit të komunikimit, përqëndrimit në zgjidhjen e problemeve, mbështetje në drejtimin e qendrave shëndetësore për të monitoruar dhe përmirësuar performancën e tyre. Eksperienca e shumë vendeve të ndryshme tregon që supervizimi mbështetës ofron një alternativë

Nga Xhadi GjanaDrejtor i Kontrollit te Jashtem ne ISKSH

KONTROLLI

1�

të fuqishme kundrejt qasjeve tradicionale edhe në vendin tonë. Për këtë kërkohet një përshtatje e metodave aktuale kundrejt zhvillimeve të reja në fushën e kujdesit parësor, kundrejt përshtatjes së sjelljes dhe krijimit të një mendimi të ri në këtë aspekt. Supervizimi mbështetës rezulton të jetë një nga mënyrat më efikase të përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe performancës së qendrave shëndetësore. Nisur nga përvoja e deritanishme e organizimit të

monitorimit dhe kontrollit të qendrave shëndetesore në kujdesin parësor, tradicionalisht i përqëndruar në theksimin më tepër të inspektimit se sa ndihmën, është më tepër i pjesshëm, i përqëndruar vetëm tek individët dhe jo tek proceset. Në këtë klimë kontrolli dhe inspektimi, zgjidhja e problemeve është më tepër episodike dhe kundërvepruese; kontrolli tradicional thekson së tepërmi të shkuarën se sa jep zgjidhje për të ardhmen. Kjo është dhe një nga arsyet që kontrolli tradicional nuk e ka luajtur plotësisht rolin e tij në “fuqizimin” e stafit të qendrës shëndetësore për të zgjidhur problemet dhe për të marrë inisiativën për të përmirësuar shërbimet shëndetësore. Për situatën që po kalon

shërbimi shëndetësor parësor në vendin tonë, është imediate përmirësimi i supervizionit dhe kontrollit të qendrave shëndetësore. Kjo në rradhë të parë kërkon një ndryshim paradigme të çdo kontrollori dhe strukture kontrolli, për t’ju përshtatur ndryshimeve të fundit të organizimit të kujdesit shëndetësor parësor, atë të kalimit të objektit nga mjeku i familjes te qendra shëndetësore në tërësi. Çdo kontrollor do të vendosë si pikësynim kryesor përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, se sa thjesht një grumbullues të dhënash, do të inspektojë të gjitha nivelet e stafit të qendrës shëndetësore, do të përpiqet të identifikojë dhe të zgjidhë problemet që shqetësojnë qendrën shëndetësore. Kjo do të bënte të mundur rritjen e prestigjit të qendrës shëndetësore, duke shmangur për pasojë kalimin e pacientit direkt tek mjeku specialist dhe në spital, fenomen mjaft i njohur në vendin tonë dhe me pasoja për pacientin dhe sigurimet shëndetësore. Autonomia e qendrave shëndetësore shkon në varësi

të rritjes së aftësisë drejtuese të këtyre qendrave, e në këtë aspekt, lidhja autonomi – kontrollueshmëri, veçanërisht në fushën financiare është shumë e rëndësishme në rritjen e rolit menaxhues dhe

drejtues të qendrave shëndetësore, e në këtë hallkë supervizioni luan një rol kyç. Një ndër prirjet që duhet të mbështetet në fuqizimin e supervizimit të qendrave shëndetësore është ndryshimi i rolit inspektues dhe ndëshkues tradicional drejt përmbushjes së detyrave klinike dhe zgjidhjes së problemeve që përballin aktualisht qendrat shëndetësore. Përdorimi i praktikave të reja të kontrollit si liste-kontrollet, manualet ndihmuese të kontrollit klinik dhe planifikimi i kontrollit të qendrave shëndetësore, do të bëje të mundur evidentimin e shumë problemeve në këto qendra dhe reduktim të kostos së shpenzimeve aktuale të kontrollit. Sigurisht që thelbësore mbetet përgatitja e kontrollorëve, të cilët duhet t’i karakterizojë ndjenja e komunikimit të qartë, empatia, të ofrojnë mbështetje, instruksion, e njohuri të caktuara. Supervizioni mbështetës është një proces që nxit cilësi në të gjitha nivelet e sistemit të kujdesit shëndetësor parësor nëpërmjet fuqizimit të lidhjeve brenda sistemit, në përqëndrimin e identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe në ndihmën për

të optimizuar shpërndarjen e burimeve. Kontrollorët supervizues duhet të jenë ndërmjetës që implementojnë synimet e institucionit, të zgjidhin problemet në nivelin e qendrave shëndetësore dhe të shërbejnë si një lidhje me nivelet më të larta të autoritetit për të zgjidhur problemet e vazhdueshme. Ai përqëndrohet në rezultatet e procesit dhe performancën individuale. Përmbledhtazi disa nga

karakteristikat e njohura kyçe të supervizonit mbështetës: - Përqëndrohet në zgjidhjen e

problemeve për të siguruar cilësi dhe përmbushje të nevojave të pacientëve dhe vetë stafit të qendrave shëndetësore. - Në rastin aktual, e tërë qendra shëndetësore

është e interesuar për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, kështu që supervizioni mbështetës merret me tërë stafin dhe me proceset. - Qendrat shëndetësore fuqizohen në monitorimin

dhe përmirësimin e performancës së tyre. - Kontrollorët veprojnë si ndihmues dhe

instruktorë. - Vetë stafi i qendrës shëndetësore merr pjesë në

kontrollin e vetvetes dhe të njëri-tjetrit. - Marrja e vendimeve është gjithëpërfshirëse.E gjitha kjo do të ndihmonte drejt orientimit tashmë

të njohur të kujdesit shëndetësor parësor, atë drejt pacientit.

18

sistem pikëzimi për matjen e Cilësisë së shërBimit

Hop cilesor ne sherbimin ndaj klientit dhe financimit te tij

eforma e nderrmare ne sherbimin shendetesor paresor duke e financuar nga nje burim i vetem ISKSH, ka si qellim te rrisë cilesine e sherbimit

ndaj popullates. Kjo arrihet permes stimulimit financiar duke shperblyer dhenesit e sherbimit per performancen dhe cilesine e sherbimit, perkatesisht me 10% dhe 5% te buxhetit.Per matjen e cilesise se sherbimit, pra te 5% shtese,

jane percaktuar 6 indikatore per te cilet eshte vendosur nje sistem pikezimi. Cdo indikator do te matet proporcionalisht dhe

bazuar mbi piket e marra do te behet dhe shperndarja e buxhetit perkates. Sa me shume dhe mire te kujdesen personeli shendetesor per popullaten qe mbulojne aq

me shume leke do te hyjne ne arken e QSH te cilat do te perdoren per shperblime dhe rritje rroge. Percaktimi i indikatoreve per matjen e cilesise eshte

bere duke u nisur nga praktika te njohura boterore dhe bazohet mbi indikatore qe jane sinjifikative per sistemin shendetesor te nje vendi. Kujdesi ndaj femijeve duke kryer imunizimin e plote te tyre eshte nje nga treguesit kryesore per cilesine e kujdesit ne nje vend te caktuar, per vete rendesine qe ka parandalimi i semundjeve te ndryshme me ane te vaksinave. Kujdesi ndaj gruas shtatzane duke e vizituar qe ne tremujorin e pare te shtatzanise ndihmon ne parandalimin e shume semundjeve te nena si edhe ne formimin e fetusit te i cili ne tremujorrin e pare formohen te gjitha organet jetike per organizmin. Parimi i mjeksise familjare qe zbatohet ne sherbimin shendetesor paresor ka si baze kujdesin shendetsor per te gjithe popullaten qe eshte e regjistruar te mjeku perkates, prandaj nje nga indikatoret qe tregon cilesine e kujdesit eshte edhe perqindja e popullates se regjistruar qe vizitohen per here te pare. Gjithashtu, tregues i cilesise se sherbimit eshte edhe ndjekja dhe kujdesi ndaj te semureve kronike te cilet duhet qe te vizitohen cdo muaj nga Mjeku i familjes ne menyre qe te monitoroje ecurine e shendetit te tyre dhe efikasitetin e mjekimit. Nje nga elementet me te rendesishem te punes se perditshme te Mjekut te familjes eshte edhe menaxhimi i recetes dhe pershkrimi i saj sipas rregullave te ISKSH, zbatimi korrekt i se ciles do te shperbleje Mjekun dhe QSH perkatese me 20% te bonusit per cilesine e sherbimit. Ky indikator eshte vendosur edhe per te stimuluar Mjeket qe te vendosin nje standart per mjekimin e diagnozave te njejta brenda territorit te nje qarku.QSH dhe personeli shendetesor jane familjare me te

gjithe indikatoret dhe nivelin qe duhet te arrijne qe te marrin fondin perkates duke qene se keto jane pjese e kontrates se financimit qe QSH nenshkruan me DRSKSH perkatese.

Nga Gazmend KoduziDrejtor i Drejtorisë së Mjekut në ISKSH

Indikatori Piket

1Përqindja e pacientëve të

regjistruar që janë vizituar për herë të parë (PVHP) brenda vitit nga MF

15

2Kosto mesatare e recetave

për diagnozë, për diagnoza të zgjedhura.

20

3Përqindja e pacientëve kronike të

vizituar cdo muaj nga MF.15

4Përqindja e grave shtatzëna që marrin vizitën e parë brenda

tremujorit të parë.15

5Përqindja e fëmijëve të moshës 0-

14 vjec të vaksinuar plotesisht.20

6Përqindja e stafit që merr

pjesë në Edukimin Mjekësor të Vazhdueshëm.

15

TOTAL 100

BONUSI

1�

SKSH ka kontrata me 418 qendra shendetesore ne shkalle vendi, te cilat mbulojne sherbimin e kujdesit shendetesor paresor. Numeri me i madh i ketyre

qendrave shtrihet ne rajonin e Elbasanit me 52 qendra, rajoni i Fierit me 45 qendra, rajoni i Tiranes me 40 qendra, rajoni i Korçes me 39 qendra, rajoni i Shkodres me 37 qendra, rajoni i Dibres me 35 qendra.Financimi i ketyre qendrave lidhur me shpenzimet

korente ku perfshihen pagat dhe sigurimet shoqerore e shendetesore per punonjesit dhe shpenzimet per mallra e sherbimeve, i cili mbulohet 100 % nga ISKSH; financimi i ketyre qendrave mbeshtetur ne VKM nr.857 date 20.12.2006 i ndryshuar behet ne tre elemente, konkretisht financimi per buxhetin fiks, ose 85 % e totalit te buxhetit, financimin e buxhetit per aktivitet ose 10 % e totalit te buxhetit dhe financimin e buxhetit per bonus ose 5 % e totalit te buxhetit.Financimi i buxhetit per aktivitet lidhet teresisht me

numrin e vizitave qe realizojne qendrat shendetesore, numer i cili eshte percaktuar me vendim te Keshilit Administrativ te ISKSH-se , konkretisht per vitin 2008, qendrat shendetesore qe veprojne ne teritoret e bashkive duhet te realizojne mesatarisht 10-12 vizita ne dite, qendrat shendetesore qe veprojne ne territoret e komunave te zonave fushore kodrinore 9 vizita ne dite dhe qendrat shendetsore qe veprojne ne komunat e zonave malore e te thella malore 6 vizita ne dite. Ky numer krahasuar me vitin 2007 eshte ulur me 4 vizita ne dite per Qsh te bashkive dhe me 6 vizita ne dite per Qsh te Komunave. Per periudhen Janar-

Shkurt 2008, financimi i buxhetit per aktivitet

eshte realizuar ne masen 49 %, ose nga 88.171 mije leke te planifikuara jane financuar 42.991 mije leke. Nga ky financim kane perfituar te gjitha qendrat shendetesore. Ne varesi te numerit te vizitave te realizuara me mire ne terheqjen e buxhetit per aktivitet paraqiten rajoni Tropoje me 99 % te parashikimit ose nga 1.403 mije leke te planifikuara jane financuar 1.393 mije leke, rajoni i Korçes me 77 % te planit ose nga 7.788 mije leke te planifikuara jane financuar 5.966 mije leke, rajoni i Beratit me 72 % te parashikimit ose nga 5.617 mije leke te planifikuara jane financuar 4.052 mije leke, rajoni i Dibres me 61 % te planit ose nga 5.712 mije leke jane financuar 3.506 mije leke, rajoni i Vlores me 58 % te planit ose nga 4.384 mije leke te planifikuara jane financuar 2.521 mije leke, etj. Me pak buxhet per aktivitet kane arritur te terheqin, rajoni i Lezhes me 22 % te planit ose nga 4.304 mije leke te planifikuara jane financuar 930 mije leke , rajoni i Tiranes ne 31 % te planit ose nga 16.765 mije leke te planifkuar eshte financuar me 5.271 mije leke, rajoni i Gjirokastres me 37 % te planit ose nga 4.422 mije leke jane financuar 1.625 mije leke.Sipas qendrave shendetesore terheqja e buxhetit per

aktivitet varion nga 10 % ne 99 %. Theksojme se financimi i buxhetit per aktivitet ne masen e plote krijon te gjitha mundesite qe qendrat shendetesore te akumulojne fondet e nevojshme per te aplikuar rritje paga e dhenie shperblime per personelin mjeke, infermiere, sanitare, etj si dhe rritjen e games se kryerjes se sherbimeve e blerjen e mallrave te ndryshem per mbulimin e ketyre sherbimeve.

shperndarja e Buxhetitper aktivitet sipas performanCes

Perfitimet e shteses 10% ne te gjitha qendrat shendetesore

Nga Bajram CakaDrejtor i Drejtorise Ekonomike ne ISKSH

PAGESA

20

STATISTIKA

Ne mije leke

Nr Drejtoria RajonaleDega

Nr.Q.ShGjithsej

Nr.Q.SH qe kane perfituar buxhet per

aktivitet

Buxheti iplanifikuar2/mujori

Buxheti ifinancuar2/mujori

Realizimine

perqindje1 Berat 27 27 5.617 4.052 72%

2 Diber 35 35 5.712 3.506 61%

3 Durres 33 33 8.788 3.806 43%

4 Elbasan 52 52 8.948 4.736 53%

5 Fier 45 45 8.314 3.216 39%

6 Gjirokaster 31 31 4.422 1.625 37%

7 Korçe 39 39 7.788 5.966 77%

8 Kukes 20 20 2.472 958 39%

9 Tropoje 8 8 1.403 1.393 99%

10 Lezhe 21 21 4.304 930 22%

11 Shkoder 37 37 7.478 4.204 56%

12 Vlore 17 17 4.384 2.521 58%

13 Sarande 13 13 1.776 907 51%

14 Tirane 40 40 16.765 5.271 31%

TOTALI 418 418 88.171 42.991 49%

te dhena per finanCimin e Buxhetit per aktivitet per qendrat shendetesore per periudhen 2/mujore janar-shkurt 2008