Upload
others
View
16
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
28 NËNTORI
28 Nëntori është
një datë në histori
Kur Ismail Qemajli
ngriti flamurin kuq e zi
Te shenjtin flamur
E ngriti në Vlorë
të cilin Marigona
E qëndisi me dorë
Flamuri kuq e zi
Na solli pavarësi
Ndaj shqiptarët e pritën
Me gaz e lumturi
Lindita Rexha
E VËRTETA SH…
DREJTUES: Fadil Curri
KRYEREDAKTOR: Akif Shkreta
REDAKSIA: Selvete Livoreka, Akif Shkreta, Fadil Curri, Kadrie
Lika - Troni, Arif Mulaku
Përpunimi kompjuterik: Nexhmedin Kalisi, Valon Livoreka
Realizimi kompjuterik: Bedri Bushi
Adresa: Shkolla fillore “Ilaz Thaçi”, Han i Elezit
Boton Aktivi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë
Intervistë me komandantin e TMK-së, Rufki Suma
TMK U NDIHMON QYTETARËVE
Kur u themelua TMK-ja?
Menjëherë pas përfundimit të luftës dhe pas transferimit të UÇK-së në
TMK më 20 shtator të vitit 1999, zyrtarisht është formuar TMK-ja në Han të
Elezit.
Pse kazerma e mori emrin “Gafurr Loku”?
Kazerma në Han të Elezit e mori këtë emër për shkak se gjatë luftës UÇK-
ja e Hanit të Elezit kishte këtë emër dhe pastaj u emërtua edhe kazerma
jonë.
Çfarë grada ka në TMK?
Në TMK grada më e lartë është major(komandant), pastaj vijnë të
tjerat(kapiten, toger, kapter, rreshter dhe grada më e ulët është tetar), grada e
ushtarit.
A keni bashkëpunim me KFOR-in?
Po, me KFOR-in kemi bashkëpunim, sepse ushtarët tanë shkojnë në
trajnime të ndryshme me ta.
Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë ditës?
Ushtarët vijnë në punë në ora 08:00 dhe pastaj pika e parë, të cilën ata e
bëjnë çdo ditë, është ngritja e flamurit kombëtar. Më vonë jepen urdhëresat
ditore, ku caktohet kujdestaria dhe punët
e tjera që bëjnë ushtarët gjatë ditës.
A shkoni në turne të ndryshme?
Ushtarët përveç trajnimeve që bëjnë në kazermë, shkojnë në edhe në
Akademinë e Mbrojtjes në Prishtinë dhe kanë trajnime edhe me KFOR-in
amerikan e polka. Bëjnë mirëmbajtjen e varrezave në Puset e Nikës.
Në ç’mënyrë TMK-ja u ndihmon qytetarëve të vendit?
TMK-ja është në gadishmëri të plotë 24 orë për intervenime të ndryshme,
bie fjala kur është bërë shembja e dheut në Kaçanik vitin e kaluar ne kemi
qenë të parët që shkuam atje dhe menjëherë kemi intervenuar, duke nxjerrë
një njeri që ende kishte qenë i gjallë.
Ç’ suksese kanë arritur ushtarët tanë ?
Ushtarët e Hanit të Elezit për nga sjellja dhe puna janë më të mirët në
nivel të Kosovës. Ndoshta në këtë ka ndikuar edhe mosha, sepse janë
shumë të rinj, por ata edhe në sporte të ndryshme kanë arritur suksese.
Sa kohë ka që jeni ju komandant?
Unë nga formimi i njësiteve të para të UÇK-së më 1998. Isha komandant i
brigadës 164 të UÇK-së. Pas formimit të batalionit të 36 të xhenios më
emëruan përsëri komandant të TMK-së.
Pse festohet 26 Shkurti?
Më 26 Shkurt krisi pushka e parë në Puset e Nikës dhe këtë datë e kemi
emëruar Dita e kazermës sonë, ndaj i vizitojmë Varrezat e Dëshmorëve dhe
në kazermën tone e mbajmë edhe manifestimin.
Po 11 Qershori…?
11 Qershori është Dita e Çlirimit të komunës sonë, ku me këtë datë u
dëbuan forcat serbe nga Hani Elezit, poashtu në këtë datë organizojmë
manifestime të ndryshme.
Çfarë feste është 29 Gushti?
29 Gushti është Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit, sepse në këtë datë të
vitit 1999 është bërë rivarrosja e dëshmorëve në Puset e Nikës, të cilët ishin
në vende të ndryshme të Kosovës.
A keni mbështetje nga donatorë të ndryshëm?
Po, kemi mbështetje nga donatorët, disa prej tyre janë: Hajdin Daci, që na
siguron ushqimin çdoherë, nga fabrika “Salloniti” e të tjerë.
Ç’keni ndërmarrë për nxënësit e shkollës sonë?
Çdo vit në bashkëpunim me shkollën fillore “Ilaz Thaçi” nxënësat më
të suksesshëm dhe fëmijët e dëshmorëve i dërgojmë në institucione të
ndryshme të Kosovës, bie fjala një vit kemi qenë në Prekaz, herën tjetër
në Akademinë e Mbojtjes në Prishtinë, vitin tjetër në Shpellën e
Gadimes, kurse për vitet tjera shohim në të ardhmen. Gjithashtu lejohen
edhe vizitat e nxënësve këtu në kazermë.
Çfarë mesazhi keni për nxënësit e shkollës sonë?
Mesazhi im për nxënësit e shkollës suaj dhe të gjithë nxënësve të tjerë
është që të mësoni sa më shumë, se vetëm me mësim dhe punë arrijmë atë
që e don vendi ynë.
Intervistuan: Blerina Vila Ardian Ballazhi,
Arlinda Bakiu
NË KUJTIM TË ARSIMTARIT VELI BUSHI
Shpesh herë më kujtohet dhe parafytyrohet i ndjeri arsimtari im Veli
Bushi.Kemi shumë momente, por do të veçojë një çast kur të gjithë e
pritnim me gëzim orën e Gjuhës shqipe me arsimtarin Veli Bushi, i cili ishte
i këndshëm dhe plot vullnet për punë dhe dituri.
Arsimtarit ia bemë disa pyetje, te cilat i pranonte me plot deshirë. Njëri
ngriti dorën dhe e pyeti:
- Arsimtar, a bën tu bëj një pyetje?-
- Urdhëroni, - lejoi arsimtari.
- Si e keni emërtuar vajzën tuaj?
Arsimtari qeshi “ha-ha-ha”.
- O nxënës, përse nuk pyetni për gramatikën, do të ishte më e vlefshme.
- Arsimtar, ne deshëm pyetje të lirë, ndaj pse mos ta dimë, - ngulën këmbë
nxënësit.
- Po, po ju tregoj se vajzën time e pagëzove me emrin Betime.
Pa pushuar zëri i arsimtarit, një nxënës tjetër sërish pyeti.
- Arsimtar, po djali juaj si quhet?
- Hahahaha, - qeshi arsimtari duke shikuar anësh. - Pse jeni kaq të
interesuar?
- ….?
Arsimtari sërish po pergjigjet
- Po, përafërsisht me vajzën - Betim.
Në klasë ishte atmosferë hareje. të gjithë filluan të qeshnin nga pak.
Pas pak kaploi një heshtje.
-Cili nga ju e kupton më mirë emrin Betim, dua të më përgjigjeni? – pyeti
arsimtari.
Një vajzë qëndroi në këmbë dhe iu drejtua me fjalë.
- Jo, jo arsimtar, ne kërkojmë që ju të na tregoni më mirë.
Arsimtari sërish duke lëvizur nëpër klasë, ngriti dorën lart duke na u
drejtuar me shumë fjalë të paharruara.
-Çdo njeri duhet të ketë qëndrimin e vet.Të dijë përse punon dhe jeton.
Unë besoj shumë në Zot se është një, se gjendja do të ndryshojë. Për të
ndryshuar gjendja duhet të betohemi në punë, në fjalë dhe besë. Prandaj,
duhet të betohemi të gjithë se liria do të vie shumë shpejt. Shprehja e
shpeshtë e emrit „betim‟ më bëri që edhe fëmijët e mi t‟i pagëzoj me emrin
Betim dhe Betime. Nga ju kerkoj që të betoheni në mësime dhe ardhmëria
juaj do të jetë e ndritshme. Ju lutem, nxënës, tani i kthehemi njësisë
mësimore. Nëse arsimtarin e nderuar dikur e kam kuptuar pak, sot e kuptoj
shumë. Besnik Reçi
Mësuesja ime
Mësuesen time,
kurrë s‟do ta harroj,
se shkrim e lexim,
ajo, më mësoi.
Më mësoi, ta dua librin dhe
detyrat ti punoj,
se janë punë të mia
dhe rregull të krijoj.
Si ti dua prindërit,
pleqtë ti respektoj
sepse kjo është edukatë
mësuesja na këshilloi.
Edon Qajani
Atdhetarët e kombit
U ula në dhomë
Fillova të mendoj
vallë kush ishte
babai i gjuhës sonë
Ishte Kristoforidhi
prindërit më treguan
ai që gjuhën shqipe
e kishte lëruar.
Po pas tij
a kishte tjetër?
Po na ishte Naimi
Bilbili i vjetër.
Ishin vëllezrit Frashëri
që nuk zëvendësohen
me asnjë tjetër.
Gëzime Livoreka
SHTEPIA ËMBËLSIRË
Në një rrugë shumë të gjatë
Ishte një shtëpi me çokolatë
Kulmin e kishte me sheqer
Oxhakun me mermer
Dritaret me krem karamele
Ndërsa dyertë me kurdele
Brenda rrezaton plot dritë
Dhe shkallët bënin muzikë
Kjo ishte shtëpi përrallore
Nga imagjinata fëmijërore Elmedina Qajani
Matematika
Lëndën e matematikës
unë shumë e dua.
Sepse gjëra të reja,
më mëson mua.
Më mëson mbledhjen,
më mëson shumëzimin.
Si ta kryejmë zbritjen,
si ta bëjmë pjesëtimin
Kjo lëndë e mirë.
Nuk është e vështirë.
Me lehtësi e mësoj
lehtë e kuptoj.
Edon Qajani
DRAMË
Dua të di se në ç'muaj jemi
Lulja: Viola, sot është një ditë e lumtur për mua se në shkollë mora nota të
shkëlqyshme .
Viola: Mirë motër, çdo fëmijë kur mëson, suksesi kurrë nuk i mungon.
Arta: Erdhët nga shkolla ju?
Lulja: Po erdhëm .
Shpresa: Ç' mësuat sot në shkollë?
Viola: Në shkollë mësuam për historinë e popullit tonë .
Lulja: Arta, ku është mami?
Arta: Në kuzhinë duke përgaditur drekën.
Lulja: Mirëdita mami.
Mami: Mirëdita bija ime.
Lulja: Mami, më lejon të të pyes diçka.
Mami: Urdhëro, bija ime.
Lulja: Në shkollë sot mësuam mësime të bukura, të cilat më pëlqyen shumë,
por desha të të pyes mami, në ç'muaj jemi?
Mami: Në muajin e festave, bijë.
Lulja: Ç'do të thotë kjo mami?
Mami: Shko te babi në dhomë, ai do të të tregoj më mirë.
Viola: Baba, më trego pse nëntori quhet muaji i festave?
Babai: Vajza ime, nëntori është muaji i shumë festave.
Linda: Babi, unë e di që Nentori është muaji i flamurit.
Babai: Nëntori është muaj i kuq, është muaj i gjakut dhe i luftës, bijë.
Linda: Babi, pse e quajnë kështu nëntorin?
Babai: Nëntori është i kuq, bijë, se në këtë muaj u ngrit flamuri ynë kombëtar.
Arta: Kush e ngriti flamurin, babi?
Babai:Për herë të parë flamurin e ngriti Skenderbeu në Krujë, pastaj në nëntorin
e dytë e ngriti Ismail Qemali. Ky flamur u la disa herë me gjak, bija ime.
Viola: Pse muaji Nëntor quhet muaji i gjakut dhe i luftës.
Babi: Duhet ta dini se në këtë muaj ndodhën shumë ngjarje me rëndësi. Më
28 Nëntor u ngrit flamuri ynë kombëtar në Vlorë, pikërisht kjo datë eshtë
datëlindja e heroit tonë, Adem Jashari. Kjo
datë eshtë historike, sepse më 28 Nëntor doli në skenë edhe ushtria jonë
çlirimtare UÇK-ja.(të gjithë në fund bërtasin duke theksuar UÇK dhe i
ngrisin grushtat lart)
Gëzime Livoreka
TREGIM PËR FËMIJË
GJYSHIDIMËR NUK I DO SHQIPTARËT
Fitorja ditën e fundit të këtij viti në shkollë ishte paradite. Në shtëpi babai
e priste që të shkonin te dajët e t‟u ndihmonin që t‟i kryenin punët në shitore,
ku punonin, pastaj me ta ta kremtonin Vitin e Ri të shlodhur. Fitores ia
kënda që me tezet ta rregullonin bredhin. Nëna me Fatonin, vëllain e saj të
vogël, Fatbardhën, motrën e vogël, do të vinin më vonë. Festimi, vëllai i saj i
madh, kishte disa ditë që ishte atje.
Te gjyshja do të rrinin disa ditë, ndaj me vete e mori edhe çantën. Rrugës
për te autobusi kaluan kah shkolla e saj. Edhe një herë ia tregoi babait klasën
ku mësonte. Ai i tha së bijës se ajo është e mirë, mësuesin e kishin të
vyeshëm, por më e mirë do dukej sikur të gjithë nxënësit të mësonin si
Fitorja, e cila gjysmëvjetorin e kishte kaluar me të gjitha notat PESË.
Fitorja shikimin e zgjati kah veranda mbi portën kryesore të shkollës. Ecën
edhe disa minuta. Babai e vërejti të bijën se po bluante diçka me rëndësi në
mendjen e saj miturake.
- Baba, bën të të pyes diçka? – e theu heshtjen Fitorja.
- Urdhëro, bijë e babait, vetëm të mos jetë pyetje e vështirë që të kërkoj
ndihmë edhe nga lokja ose nëna.
- Edhe mësuesin e kemi pyetur, por ai u shtirr se nuk na dëgjoi, - tregoi
ç‟kishte ndodhur në klasë.
- Cilën pyetje ia shtruat mësuesit, bija ime? – pyeti babai kureshtar.
Fjalët e Fitores se mësuesi i paska bishtëruar përgjigjes, e trazoi nga
kënaqësia e udhëtimit me të bijën. Vallë, ç‟pyetje na paska qenë, pyeti veten.
- Pse gjyshidimër nuk i do shqiptarët? – me guxim Fitorja e pyeti babain.
- Nuk është e vërtetë se gjyshidimër nuk i do shqiptarët, - iu përgjigj shkurt
e disi i lehtësuar se me kaq do të përfundojë kërshëria e Fitores. – Mirë, bijë
e babait, si je e bindur se gjyshidimër nuk i do shqiptarët? - donte të mësonte
bindjet e saja për këtë.
Fitorja edhe një herë ktheu kokën mbrapa dhe shikoi kah shkolla.
- Në shkollën tonë mësojmë bashkë shqiptarë e maqedonas. Më shumë
jemi nxënës shqiptarë. E pe si nxënësve maqedonas gjyshidimër ua kishte
sjellë flamurin e tyre me rrezet e diellit, kurse nxënësve shqiptarë nuk na e
ka sjellë flamurin tonë me shqiponjën dykrerëshe.
- Arsyetimi i voglushes e zuri ngusht babain, nga i cili kërkohej përgjigje
bindëse.
- Edhe mësuesi e ka ditur pse gjyshidimër nuk i dashka shqiptarët, por nuk
ka pasur kohë të ju tregojë, - e arsyetoi babai. – Gjyshidimër nuk i sjell
flamujt për fëmijët në shkollë. Ai vetëm porosit që të gjithë fëmijët në
shkollë duhet të jenë njësoj të gëzuar. Gjyshidimër e ka porositur shtëpiakun
që ta vë edhe flamurin me shqiponjën dykrerëshe, por ai ditën kur i kishte
vënë flamujt, ishte sëmurë papandehur dhe ishte shtrirë në spital. Sigurisht,
kur të shërohet do ta vë edhe flamurin tonë, ndofta Vitin e Ri të ardhshëm.
- Ndofta, baba, - pëshpëriti Fitorja sa për të thënë diçka dhe nxitoi të hypte
në autobus që të shkonte sa më shpejt te dajtë. Pasi t‟u ndihmojnë në shitore,
në mbrëmje ta presin Vitin e Ri, duke kënduar e vallëzuar.
- Përreth bredhit të stolisur do të jetë edhe flamuri me shqiponjën
dykrerëshe, - e gëzoi edhe më tepër babai Fitoren kur zbritën nga autobusi.
BIOGRAFI
Tefik Çanga
Shkodra, kryekështjellë e mbretit ilir,Agronit dhe mbretëreshës
Teuta, me shekuj të tërë qëndrese të pathyeshme deri në kohët e
sotme, popullit shqiptar i dha shumë bij të peneës dhe të armës për
liri e pavarësi kombëtare. Në Shkodër u lindën Marin Barleti,
hartues i historisë së Skënderbeut, Filip Shiroka, Ndre Medja,
Luigj Gurakuqi, Migjeni, Fishta e plotë të tjerë, të cilët me
shkrimet e tyre frymëzuan dhe kultivuan traditën revulicionare
kombëtare për liri dhe pavarësi. Ndër bijtë e këtij qyteti me traditë
hisorike, kulturore dhe revulicionare, i gjeneratës së Migjenit, i
lindur ne vitin 1911, qshtq edhe Tefik Çanga, së pari intelektual ë
pjekur. Fillo të merret edhe me shkrime. Më shumë i njohur në
histori si luftëtar i paepur për liri kombëtare.
U lind në vitin kur filluan kryengritjet e mëdha shqiptare të
Malësisë së Madhe e të Gjakovës dhe tërë Kosovës për liri e
pavarësi ndaj pushtuesit shekullor otoman te cilat kryengritje ishin
vazhdimësi e Lidhjës Shqiptare te Prizerenit.
Tefik Çanga rrjedh nga një familje e varfër zejtarësh.Babai i tij
Halili, si rrobaqepës i shajakëve, jelekëve,mezi arrinte të siguronte
kafshatën e bukës për familjën shumë anëtarëshe.Skamjën dhe
mjerimin më së shumti e perjetoi vellau i madh i
Tefikut,Abdullahu që punoi bashkë me Migjenin për disa vite
mësues në Pukë.Ajo ishte kohë kur bejlerët dhe perfaqësuesit e
pushteti antipopullor ia rrembenin dhe pasurinë e fundit të shtresës
së ulët qytetare e fshatare, me të cilën pauroheshin në kurriz të
tyre.Si të gjithë ato shkodranë që i përmendë hisoria kombëtare
revulicionare dhe ajo e letërsisë shqipe , Tefiku u përcaktua për
shkollim dhe arsimim, prandaj shkollën fillore e kreu në qytetin e
lindjes dhe në konviktin‟‟Kastrioti‟‟ të Peshkopisë, kurse
shkollimin e mesëm në gjimnazin shtetëror të Shkodrës. Gjatë
jetës shkollore njihet me pjestarët e lëvizjës antizogiste,
antifashiste ndër të cilët kishte edhe te rinjtë nga Kosova,që
mësonin në qytetin e Shkodrës.
Këtu zë fill veprimtaria revolucionare e Tefikut. Pas pushtimit
fashist te Shqipërisë nga Italia, filloi edhe të Italianizohet shkolla
shqipe. Meqë ai kishte prirje per art dramatik e muzikor, menjëherë
në shjenjë revolte aktivizohet në grupin teatral të gjimnazit.
Shkruan disa skeqe dhe drama të thjeshta me përmbajtja satirike, të
cilat ishin kundër shoqërisë klerike fashiste të kohës.
Familja nga dëshira që kishte për shkollim ndau kafshatën e
gojës për ta dërguar Tefikun në studime të larta në Rumani. Kështu
regjistrohet në Akademinë e Artit Muzikor në Universitetin e
Bukureshtit,.por për fat Tefiku nuk arrin ty kryejë studimet,ngase
Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste.
Safet Bushi
QEVERIA
E PËRKOHSHME E ISMAIL QEMALIT
Myfit bej Libohova,
Ministër i Punëve të Brendshme
Abdi Bej Toptani
Ministër i Financave
Mehmet Pashë Derralla Ministër i Mbrojtjes
Petro Poga,
Ministër i Drejtësisë
Luigj Gurakuqi
Ministër i Arsimit
Mithat Frashëri
Ministër i Punëve Botore
Lef Nosi
Ministër i PostëTelegrafave
Dom Nikollë Kaqorri
Nënkryetar i qeverisë së Përkohshme
Ismail Qemali
Kryetar i Qeverisë së përkohshme
Rirrëfim përralle
GOMARI ME LËKURË LUANI
Na ishte një herë një gomar që donte të bëhej mbret i të gjitha kafshëve,
por nuk dinte si t‟ia bënte. E gjeti një lëkurë luani, të cilën gjahtarët e kishin
lënë në diell për t‟u regjur.
Gomari e mori lëkurën, e mbuloi me të trupin e vet dhe u nis për në fshatin
e tij. Kur e panë gomarin me lëkurë, pandehën se është luan dhe të gjithë
njerëzit dhe kafshët ikën nga frika.
Gomari atë ditë ishte shumë krenar dhe palli me sa zë që kishte.
Kur e dëgjuan pëllitjen e gomarit me lëkurë luani të gjithë e kuptuan se
nuk ishte luan, por vetë gomari.
Abil THAÇI,
MENDIME TË ARTA
Bota e ka zakon qe t’ua liroj rrugen njerezve, fjalet dhe veprat e
te cileve tregojne se dine nga poi a mbajne - Napoleon Hill
Buzeqeshja asgje nuk kushton, por ka domethenie te madhe.
Dashamiresia dhe miresjellja jane shume me te forta se imponimi dhe
dhuna.
Tregimi me eren e diellin, era nuk mundi t’ja heq pallton plakut
kurse dielli me rrezet e ngrohta ia hoqi…/
E ardhmja u takon atyre qe mesojn ate qe duhet mesuar per te bere ate
qe duhet bere. – Dennis Waitley
Ekzistojne vetem dy lloje te qmendurise: njeri eshte besimi se
mund te besh gjithqka , tjetri eshte besimi se nuk mund te besh asgje…-
Andre Brink
Inatin nuk mund ta fitosh me inat por me dashuri
Investimi ne dituri sjell kamatat me te mira. –Benjamin Franklim
Krahasuar me ate qe do te duhej te jemi, ne jemi gjysme te zgjuar. –
Wiliams James
Intervistë: GAFURR LOKU
DËSHIRA E VETME E ROBIT ËSHTË LIRIA
Vullneti i shprehur i popullit shqiptar në konferencën e Bunjajt në
Janarin e vitit 1944 u shkel dhe u tradhëtua padrejtësisht nga starapi i ish-
Jugosllavisë, Josip Broz Tito.Mbetja e Kosovës dhe e viseve të tjera etnike
shqiptare nën hartën e Jugosllavisë socialiste për popullin shqiptar ishte një
robëri e re, e cila për pesë dekada me rradhë do të shtypë dhe pesrekutojë
çdo shqiptar që merrte guximin të kërkoj lirinë e tij. Burgu u bë shtëpia a
dytë për shqiptarin, duke filluar nga Goli Otoku, Pozharevci, Nishi, Idrizova
... Fat të këtillë pati shumica e rinisë shqiptare, ndër ta edhe Gafur Loku,
personazh i kësaj interviste.
Gafur Loku më parë jetonte në Tetovë, me prejadhjenga fshati Kotlinë
e Kaçanikut.Nga viti 1983 jeton në fshatin Palë dhe Nikë të Hanit të
Elezit.Vetëm pse kërkoi të drejta dhe çlirimin kombëtarë nga UDB-ja sllave
burgoset dy herë me rradhë me tetë vjet e gjysmë.Disa herë iu morë e drejta
për shkollimin në fakultetin ekonomik të Prishtinës nga ana e punëtorëve të
ndjekjes.Është i mmartuar dhe baba i gjashtë fëmijëve, anëtarë i këshillit për
financim të republikës së Kosovës, dega në Han të Elezit.Veprimtarënë e tij
politike e nisi kah fundi i viteve të gjashtëdhjeta.
E VËRTETA: Ç‟mund të na thoni për
rrethanat e viteve të gjashtëdhjeta dhe si
u bë burgosja e parë?
Veprimtaria jonë pati nisur ku
ishim nxënës të shkollës së mesme.Në
atë kohë nuk kishim vetëdije të ati niveli
që të vlerësonim hollësitë e padrejtësive
që bëheshin ndaj popullit shqiptar në
Maqedoni, por në kontektet me njerëz
dhe analizat që bëheshin rreth situatës në
vend, konkludonim se shqiptarët janë në
robëri dhe se duhet të kërkonjnë lirinë e Nga e majta:Rafi Halili,Rushit Nesimi
Në mes: dëshmori Gafurr Loku
tyre.Saktësisht veprimtaria jonë nis më katër maj të vitit 1968, kur me
shokun e shkollës, Rafi Halili, në fabrikën e tekstilit në Tetoëvë ngritëm
flamurin kombëtar shqiptar. Ndikonim që sa më shumë nxënës të dalin në
demostrata.Shumë prej tyre u morën në polici e Rafi Halili u dënua 30 ditë
burgosje.Veprimtarinë e vazhduam edhe në Prishtinë, ku une u regjistrova
në Fakultetin Ekonomik.Ia dërguam një letër redaksisë së gazetës “Shqipëria
e re” dhe filluam t‟i marim me rradh numrat e saj të botimit.Më pasë
lexonim edhe vepra të ndaluara nga pushteti, të cilat flisnin drejtë për së
drejti për çëshjten e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve.edhe më shumë u
pajisëm me ide kombëtare dhe më vonë filluam dhe shpërndarjen e afisheve,
formë dominante deri në burgosjen e parë.
Të veprojë në atë kohë ishte vështirë, para se gjithash për dy arsye.E
para, nuk kishim mjete për veprimtari dhe e dyta, sistemi ishte i atillë që
shqiptarin e ndiqte kudo dhe vetëm nëse e shprehte mendimin e tij të lirë, me
vite e priste burgu.Deri te burgosja e parë erdhi kur në një rast kishim
angazhuar një shokë nga fshati Zhelinë i Tetovës për të fotokopjuar
afishet.Ky kapet duke e kryer setyrën dhe shkaktoi arrestimin tim në
Prishtinë me 21 shtator të vitit 1971, nga ana e UDB-së Maqedonas.
E VËRTETA: Për
lexuesit e sotëm do të ishte
me kërshëri të dinë se
ç‟përmbajtje kishin afishet?
Në afishet kryesisht
domononte kërkesa për
përdorimin e flamurit
kombëtarë shqiptar, hapja e
shkollave në gjuhën shqipre,
përdorimi i dygjuhësisë .në Pas burgut të parë,në spitalin e Prishtinës
administratë, të mos bëhej diskriminimi ekonomik i shqiptarëve, që të bëhej
baraspesha e pagave e punëtorit fizik dhe e personelit udhëheqës dhe kërkesa
tjera kombëtare.
E VđRTETA: Çka ju ngarkonte aktakuza dhe si u trajtuat nga UDB?
Në paraburgim u morëm unë, Rafi Halili, Rushit Nesimi, Elmaz
Ademi, Ajet Ademi dhe një Ismet, mbiemri i të cilit nuk më kujtohet dhe i
cili më vonë u luria nga aktakuza.Torturat që i kemi përjetuar kanë qenë nga
më të rëndat dhe përdoreshin forma të ndryshme të malverzimeve, shumica e
të cilave përfundonte me humbjen e vetëdijes.Aktakuza na ngarkonte
veprimtari kundërshtore nga pozitat e nacionalizmit shqiptar, një akuze
shabllonike që më vonë do ta përjetonte shumica e rinisë shqiptare në
Kosovë e Maqedoni.
E VËRTETA: Sa kohë që u dënuat dhe si e përjetuat burgun?
Dënimet na u shqiptuan kësisoj:Rafi Haliliu dënua me 7 vjet burgim,
Rushit Nesimi me 5 vjet, Elmaz Ademi me katër vjet e gjysmë, Ajet Ademi
me 3 vjet dhe, kuptohet edhe unë me 5 vjet burgim. Dënimet i kemi mbajtur
deri në ditët e fundit në burgun e Idrizovës, pagëzuar as edhe një ditë
amnestie. Meqenëse ne të burgosurit politikë kishim kontakt edhe me njerëz
të ndryshëm, shfrytëzonim rastin për të ndkuar në ngritjen e vetëdijes së tyre
kombëtare.Deri diku edhe ia kemi aritur qëllimit.Të përmend rastin me një të
burgosur, me të cilin kur u takuam në fllim nuk kishte kryer as shkollën e
mesme.Nga ndikimi ynë, pasi lirohet nga burgu e kishte kryer shkollimin
dhe atë të lartë dhe ishte bërë mësues.Më vonë përsëri takohemi në burg, në
falenderon për ndikimin pozitiv që kishim bërë te ai.Rast interesant ishte
edhe me një të burgosur tjetër tash i ndjerë, Naip Tanusheci, i cili më burg
hjendej për vrasjen ndaj një kasapi (mishtori) maqedonas.Ky nuk kishte ditur
të shkruaj as edhe një germë të gjuhës shqipe, por nën ndikimin tonë e
mëson alfabetin e gjuhës shqipe, bile nis të shkruajë edhe letërsi.Naipi u bë i
njohur me tregimin e shkruar me titull “Kastraveci i thatë“ që e
stigmatizonte Stafetën e Titos dhe poezi të shumta që ende nuk kanë dritën e
botimit.Gjatë vuajtjes së dënimit kam pasur kontakte edhe me dëshmorin
Rexhep Mala dhe atdhetarin e denjë për çështjen shqiptare, Xhafer Shatrin,
sot ministër për informatat në qeverinë e republikës së Kosovës në
ekzil.Rexhep Malën e karakterizonte qëndresa e fortë, të cilën edhe kur
torturonin, nuk e ndalte këngën e tij të preferuar për lirinë.Papërkulshmëria
ishte prezente edhe te Xhafer Shatri, i cili kur nuk pushonte së
kundërshtuarit regjimin e burgut.Ky kërkonte që leximi të jetë i lirë dhe që
puna në burg të mos jetë detyrim.Shembujt e Rexhepit dhe të Xhaferit na
inkurajonin edhe neve, ndonëse në burg, t‟i ruanim dhe kultivonim edhe më
ide të tona, për të cilat na kishin dënuar dhe kishin flijuar një pjesë të mirë të
rinisë.
E VËRTETA:Si vepronit pas
daljes nga burgu?
Pas daljes nga burgu
veprimtari jonë përqëndrohej në
përhapjen e ideve të drejta
kombëtare në arsyetimin që
Kosova duhet të jetë
Republikë.Mundësit për forma
më konkrete të veprimtarisë
ishin të pamundura, pasi u UDB
ndiqte çdo lëvizje tonën. Gafurr Loku i skalitur në mermer në varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikë
E VËRTETA: Ju burgosën edhe për herë të dytë.Si dhe pse?
Në muajin mars të vitit 1982 forca të mëdha të policisë kishin rrethuar
shtëpinë time në Tetovë.Pasi nuk ndodhesha në shtëpi, ata u këthyen.Së
shpejti u informova në Kaçanik dhe më 13 mars të vitit 1982 arrestohem.M‟i
morën disa shirita magnetofonike, komente të “Z‟rit të popullit” rreth
ngjarjeve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe arrestohen vllau im, Kadri Loku,
Vebi Beqiri, Vexhi Halili dhe Rushit Nesimi, të cilët pas tre muaj hetimesh
lirohen, kurse mua më dënojnë me tre vjet e gjysëm burgim.Arrestohen edhe
anëtarët e “Kushtrimit të lirisë“ me në krye Rafi Halili, një nga figurat më të
përvuajtshme në tërë Maqedoninë perëndimore, të cilin denojnë me
pesëmbëdhjetë vjet burg të rëndë.
E VËRTETA:Mund të bëhen krahasim të trajtimit ndërmjet dy
burgosjeve?
Maltetrimet kanë qenë edhe më të rënda.Me ne janë bërë
ekserimente.Përdoren metoda të llojllojshme të mundimit psikofizik.Po
përmend një rast: një javë tërë nuk më është lejuar të bëj gjumë, sepse çdo
dy orë bëhej ndërimi i UDB-istëve që më merrnin në pyetje.Me orë të tëra
më detyronin të mbështetesha me gishtërinjë për muri, e kur bija në tokë,
rreshnin torturat e tjera.Gishtërinjtë më dukej se janë bërë si thupra të
gjata.Ushqim nuk mund të hajë, ndeja lodhje të madhe, por edhe këto i
përballuam, i kaluam.
E VËRTETA:Mund të bëni krahasim me vitet kur ishit në burgje dhe
të sotmes nën hijen e ndryshimeve që u bënë viteve të fundit?
Në kohën kur vepronim ilegalisht, një nga synimet tona ishte ngitja e
vetëdjes kombëtare.Që të punohej në këtë drejtim legalisht ishte e
pamundur, ndaj detyroheshim që këtë ta bëjmë me një konspiracion të
thellëErërat demokratike mundësuan çlirimin e fjalës, se fjalën e lirë
socializmi Jugosllave e kishte pas mbyllur në shtatë palë drynjë.Sot kemi një
situatë të re dhe nuk mund të krahasohet me të kaluarën.
E VËRTETA:Për fund, diçka intime.Cilat janë dëshirat tuaja?
I robëruari nuk ka shumë dëshira.Thellë në zemrën e tij frymon vetëm
një dëshirë që i robëruari dëshiron ta shohë, ta gëzojë, ta përjetojë dhe t‟ua lë
trashigim pasardhësve.Ajo dëshirë është Liria.Kjo fjalë nuk ka shumë
shkronja, por rrezet e saja të ngrohin zemrën, të njohim shpirtin ... Ndoshta
ju kujtohet dëshira e fundit Themistokli Gërmenjit para se të pushkatohet
nga toga armike.Ai nuk kërkoi asgjë tjetër, pos që lirisht ta këndojë Këngën
e Lirisë.
E intervistoi: Shaban Çupi
Mbresa leximi
MËSUESJA E POPULLLIT
. Sterjo Spasse: “Afërdita”(roman)
Sterjo Spasse është romansier dhe tregimtar i shquar. U lind në
Gollomboç të Prespës, ku ndoqi edhe mësimet e para. Pasi kreu shkollën
normale të Elbasanit, punoi mësues. Veprimtarinë letrare e nisi herët, duke
botuar tregime e shkrime të ndryshme në revistat e kohës. Në vitet e 30-ta
botoi romanet: “Pse” dhe “Afërdita”. Më vonë shkruan një varg romanesh,
si: “Buzë liqenit”, “Ata nuk ishin vetëm”, “Afërdita përsëri në fshat”.
Romanin “Afërdita”, Spasse e botoi në prag të çlirimit të Shqipërisë(1944).
Temat
i trajton autori në këtë vepër janë të thjeshta, por shumë interesante. Ndaj,
romani “Afërdita” u prit me kënaqësi nga lexuesit dhe, si e tillë, kjo vepër u
bë më e dashur për të gjitha kategoritë e njerëzve( nxënësit,, akademikët,
punëtorët, etj). Tema e romanit është thjeshtë. Përshkruhet me një anë
vullneti dhe dashuria e mësueses Afërditë për të ndihmuar dhe zgjuar
dëshirën për shkrim e lexim tek fëmijët e fshatit, në anën tjetër paraqiten
vështirësitë ndaj të cilave asnjëherë nuk u dorëzua Afërdita. Qëllimi i autorit
është që përmes kësaj vepre të lartësojë figurën e Afërditës si mësuese
shembullore.
Subjekti i romanit është ky: Afërdita Skënderaj, vajzë korçare, rrjedh prej
një familjeje të varfër. Dashuria ndaj kulturës dhe arsimimitt nuk mungon në
këtë familje, pasi kreu mësimet e para, vijoi mësimet e shkollës normale. Pas
diplomimit ministria e arsimit e dërgoi mësuese në një fshat larg Korçës, ne
Grykas. Që në fillim vërejti vështirësitë me të cilat do të ndeshet, por ndihma
e nënës së saj ishte e madhe. E shoqëron të bijën në rrugë për fshat dhe i
qëndron pranë deri sa adaptohet. Në fshat banorët e Grykasit shprehën
urrejtje ndaj Afërditës, ngase nuk pranin se vajza shqiptare mund ta kryejë
mirë punën mësueses. Banorët e Grykasit, të zhytur në pellgun e paditurisë
dhe të ndikuar nga mësuesi i mëparshëm, kundërshtonin aksionet që
ndërmerrte mësuesja e re, Afërditë, në vijimin e rregullt të fëmijëve të fshatit
në shkollë. E afërt me fshatarët e Grykasit, dalëngadalë fëmijët ghithnjë e
më rregullisht vijonin mësimin.
Papërgjegjësia totale e zotëriut Remka ndaj profesionit të tij kishte bërë që
fëmijët e fshatit të mos kishin as shprehi të punës, as higjenë. Ata vinin të
papastër, thonjtë e paprerë, të pakrehur dhe pasojë e të gjitha këtyre ishte
infektimi dhe sëmundjet e ndryshme që fitonin fëmijët. Edhe ndaj këtij
problemi Afërdita reagoi. Me të hollat e rrogës së parë bleu mjete të
ndryshme për evitimin e papastërsisë. Problem tjetër ishte lokali, i cili nuk i
plotësonte kushtet e punës. Me të hollat e veta bleu gëlqere dhe krijoi kushte
modeste për punë. Puna e zellshme e Ditës hetohet nga fshatarët dhe
dalëngadalë filluan ta adhuronin. Afërdita u bë e dashur nga nxënësit e saj,
sidomos nga vajzat e fshatit. Duke e njohur mentalitetin e grykasve, me
mençuri të madhe u afrohet vajzave të fshatit dhe organizon kurse të
ndryshme vetëm e vetëm që të përparojnë.
Afërditën e brengos konflikti kahershëm i fshatit Grykas me banorët e
fshatit Pishë. Banorët e këtyre fshatrave kishin derdhur mjaftë gjak rreth një
kodre, të cilëm mu për këtë e quanin “KODËR TË MALLKUAR”. Grykasit
dhe pishasit këtë kodër e konsideronin të vetëm. Afërdita, e vetëdijshme për
autoritetin që kishte fituar, hyn në problemet e koklavitura dhe serioze, por
të rëndësishme. Ndërmjetëson dy fshatrat dhe arrin ti pajtojë. Pastaj i bind
banorët e këtyre fshatrave se në kodër, ku ishte derdhur gjaku më pare, duhet
të ngritet një shkollë e përbashkët. Edhe këtë qëllim Afërdita e realizon.
Shkolla ngritet dhe Afërdita ndjen kënaqësi kur vështron hyrjen dhe daljen e
fëmijëve të dy fshatrave që dikur nuk dinin për mësim, por vetëm për vrasje.
Këtë kodër, pas ngritjes së shkollës, shkrimtari e quan “ KODRA E
DITURISË” .
Romani përfundon me ftuarjen e përgjithshme të dy fshatrave në ceremoninë
e dasmore të Afërditës. Fshatarët me gëzim të madh i përgjigjen kësaj
thirrjeje. Natyrisht nuk munguan peshqeshet e ndryshme të tyre dërguar
mësueses.
Afërdita e cila me aktivitetin e palodhur të saj e kishte hapur rrugën e kaltër
të arsimimit të fshatarëve grykas.
Shkurte Gashi,
GALERIA JONË