36
1 Të dashur lexues, Pas një pushimi të gjatë që kemi bërë në përgatitjen dhe botimin e revistës Lumturia, me ndihmën e All-llahut dhe bashkëpunëtorëve tanë, arritëm të botojmë edhe këtë numër të revistës. Botimi i këtij numri të revistës Lumturia përkon me ditëlindjen e më të dashurit të Zotit dhe njerëzimit, hz. Muhammedit s.a.a., i cili në këtë botë përveç dashurisë dhe paqes, solli edhe njerëzi, humanizëm dhe drejtësi. Kur kemi parasysh se shumica e myslimanëve sunitë janë të mendimit se Profeti i Islamit ka lindur më 12 Rabiul Evvel në vitin 570, sipas kalendarit miladi. Një grup tjetër myslimanësh kryesisht shi'itë, janë të mendimit se hazreti Muhamedi s.a.a. ka lindur në datën 17 Rabiul Evvel të po atij viti. Diferenca një javore mes dy hipotezave me propozim të Imam Khomeinit (ra) themeluesit të sistemit të Republikës Islamike të Iranit, kjo javë është quajtur "Java e unitetit". Një nga rreziqet serioze që gjithmonë ka kërcënuar shoqëritë islame gjatë disa shekujve të kaluar, janë mosmarrëveshjet mes sekteve të ndryshme islame dhe inkurajimi i këtyre mosmarrëveshjeve nga armiqtë e Islamit. Ndërkohë, të përbashkëtat mes sekteve islame janë shumë më të mëdha, sesa mosmarrëveshjet mes tyre. Edhe ne me botimin e këtij numri të revistës Lumturia në këtë përvjetor të lindjes së të dërguarit të Zotit, Muhammedit s.a.a., mundohemi që të hedhim një hapë drejt bashkimit dhe vëllazërimit të muslimanëve dhe të zbehim armiqësitë dhe urrejtjen që ekziston mes tyre. E lusim All-llahun që të na ndihmojë në këtë përpjekje sado e vogël dhe modeste që të jetë dhe të gjithë myslimanëve t’u dhurojë sy çiltërsi, mendjemprehtësi dhe dashuri!! E falënderojmë Zotin e madhërishëm që na ka bërë nga ummeti i Profetit Muhammed s.a.a. dhe Ehli Bejti i tij. O Zot im, paqja dhe selamet qofshin mbi të dërguarin Tënd, i cili ishte besniku i shpalljes Tënde, më i madhi i ummetit Tënd dhe robi më i zgjedhur në mesin e robërve Tu. Ai udhëheqës i mëshirës dhe i mirësisë. O Zoti im, për përpjekjet dhe mundin që ka bërë në rrugën tënde, ngrite në shkallën më të lartë të parajsës, në atë shkallë që askush të mos jetë i njëjtë me të dhe asnjë engjëll dhe asnjë profet të mos jetë në një shkallë me të. Redaksia

Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

  • Upload
    vukhanh

  • View
    251

  • Download
    6

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

1

Të dashur lexues, Pas një pushimi të gjatë që kemi bërë në përgatitjen dhe botimin e revistës Lumturia,

me ndihmën e All-llahut dhe bashkëpunëtorëve tanë, arritëm të botojmë edhe këtë numër të revistës. Botimi i këtij numri të revistës Lumturia përkon me ditëlindjen e më të dashurit të Zotit dhe njerëzimit, hz. Muhammedit s.a.a., i cili në këtë botë përveç dashurisë dhe paqes, solli edhe njerëzi, humanizëm dhe drejtësi. Kur kemi parasysh se shumica e myslimanëve sunitë janë të mendimit se Profeti i Islamit ka lindur më 12 Rabiul Evvel në vitin 570, sipas kalendarit miladi. Një grup tjetër myslimanësh kryesisht shi'itë, janë të mendimit se hazreti Muhamedi s.a.a. ka lindur në datën 17 Rabiul Evvel të po atij viti. Diferenca një javore mes dy hipotezave me propozim të Imam Khomeinit (ra) themeluesit të sistemit të Republikës Islamike të Iranit, kjo javë është quajtur "Java e unitetit". Një nga rreziqet serioze që gjithmonë ka kërcënuar shoqëritë islame gjatë disa shekujve të kaluar, janë mosmarrëveshjet mes sekteve të ndryshme islame dhe inkurajimi i këtyre mosmarrëveshjeve nga armiqtë e Islamit. Ndërkohë, të përbashkëtat mes sekteve islame janë shumë më të mëdha, sesa mosmarrëveshjet mes tyre. Edhe ne me botimin e këtij numri të revistës Lumturia në këtë përvjetor të lindjes së të dërguarit të Zotit, Muhammedit s.a.a., mundohemi që të hedhim një hapë drejt bashkimit dhe vëllazërimit të muslimanëve dhe të zbehim armiqësitë dhe urrejtjen që ekziston mes tyre. E lusim All-llahun që të na ndihmojë në këtë përpjekje sado e vogël dhe modeste që të jetë dhe të gjithë myslimanëve t’u dhurojë sy çiltërsi, mendjemprehtësi dhe dashuri!! E falënderojmë Zotin e madhërishëm që na ka bërë nga ummeti i Profetit Muhammed s.a.a. dhe Ehli Bejti i tij. O Zot im, paqja dhe selamet qofshin mbi të dërguarin Tënd, i cili ishte besniku i shpalljes Tënde, më i madhi i ummetit Tënd dhe robi më i zgjedhur në mesin e robërve Tu. Ai udhëheqës i mëshirës dhe i mirësisë. O Zoti im, për përpjekjet dhe mundin që ka bërë në rrugën tënde, ngrite në shkallën më të lartë të parajsës, në atë shkallë që askush të mos jetë i njëjtë me të dhe asnjë engjëll dhe asnjë profet të mos jetë në një shkallë me të.

Redaksia

Page 2: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

2

Trashëgimia më e çmuar nga Pejgamberi jonë: Dashuria dhe vëllazëria Padyshim se mund të thuhet se suksesi më i madh i të dërguarit të Zotit ishte krijimi i

një shoqërie mbi baza të dashurisë, vëllazërisë dhe unitetit. Uniteti është esenca dhe shtylla e ekzistencës. Profeti i islamit për të vendosur këtë unitet në shoqërinë, njerëzit i ftoi të bashkohen në besimin në Zotin Një dhe devotshmëri, kurse madhështinë dhe dinjitetin e njerëzimit i shihte në unitetin dhe bashkimin e tij. Edhe muslimanët gjithashtu nën hijen e mësimeve dhe udhëzimeve të tij me shekuj ishin zotërinjtë e shkencës, dijes dhe progresit. Me lindjen e fesë islame, personaliteti i hz. Muhamedit s.a.a. u bë objekt i dashurisë dhe respektit të njerëzve dhe qendra e udhëheqjes së shoqërisë islame. Ai me përpjekjet e tij të palodhshme arriti që këtë fjalë të këndshme, pra unitetin, ta shtrijë anembanë botës. Ai duke eliminuar pengesat e unitetit, si diskriminimin racor dhe superioritetin fisnor të gjithë i ftoi në unitet dhe bashkim. Madje edhe ithtarët e feve tjera nga ana e Zotit i ftoi në paqe dhe bashkëjetesë, dhe tha: "Ejani drejt fjalës së njëjtë mes nesh dhe jush, të mos adhurojmë tjetër kënd përveç Zotit dhe të mos i bëjmë shok Atij, dhe disa nga ne të mos i pranojë zot tjetër përpos All-llahut".

Shoqëria injorante e Arabisë për shkak se nuk kishte ligje për udhëheqjen e vendit dhe

të kaluar politike, kishte rënë në një kaos jo stabilitet të thellë. Lufta, injoranca dhe fanatizmi ishin ndër karakteristikat e shoqërisë arabe para lindjes së fesë islame. Sipas Ibni Haldunit, historianit të madh mysliman: "Fiset arabe ishin të egra dhe grabitqare, kështu që çdo gjë që shihnin e grabitnin". Disa historianë thonë se arabët deri para ardhjes së islamit kishin zhvilluar 1700 luftëra, kurse disa nga këto luftëra ndër fisnore zgjasnin me vite të tëra. Lufta dhe vrasja aq shumë kishte depërtuar në esencën e arabëve, saqë kur profeti Muhammed s.a.a. fliste për paqen dhe parajsën, njëri nga arabët e pyeti: "O i dërguar i Zotit, në parajsë a ka luftë? Profeti ia ktheu: Jo. Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë ç'na duhet parajsa?"

Në këto kushte të vështira, hz. Muhammedi s.a.a. solli mesazhin e mëshirës dhe

udhëzimit drejt Zotit dhe të gjithë fiset dhe etnitë që ekzistonin në Medine i futi nën ombrellën e udhëheqjes së tij hyjnore. Krijimi i unitetit politik dhe shoqëror nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve gjithashtu konsiderohet si ndër lëvizjet kryesore të Profetit në bashkimin muslimanëve dhe vendosjen e unitetit islamik në shoqërinë e atëhershme. Nuk duhet harruar se marrëveshjet e nënshkruara mes Pejgamberit Muhammed s.a.a. dhe etnive tjera që jetonin në qytetin e Medines (Jathribit), e cila është quajtur edhe "Kushtetuta e parë në botë". Shumë qartë në këtë marrëveshje thuhet se muslimanët përbëjnë një ummet të bashkuar dhe unik. Disa nga nenet e kësaj marrëveshje manifestojnë estetikën e unitetit dhe bashkimit. Në disa nene të kësaj marrëveshje lexojmë:

- Muslimanët do të jenë të bashkuar kundër dhunës, shtypjes, komploteve dhe korrupsionit,

- Në qoftë se ndodh ndonjë përçarje dhe mosmarrëveshje mes muslimanëve, Zoti dhe i dërguari i Tij janë ata që zgjidhin këtë problem,

- Muslimanët jo vetëm që nuk do ta braktisin një person që ka kryer gabime dhe mëkate të mëdha, por do ta ndihmojnë atë.

Në një pjesë të kësaj marrëveshjeje ku flitet për marrëdhëniet e muslimanëve me çifutët, thuhet:

- Muslimanët dhe çifutët në Medine do të jetojnë si një popull dhe secili ka fenë e vet, - Muslimanët dhe çifutët duhet të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të luftojnë përballë

agresorëve ndaj qytetit të Jethribit (Medines). Mund të thuhet se përpjekja për krijimin e pikave të përbashkëta fetare është ndër

strategjitë e Profetit Muhammed s.a.a. për realizimin e unitetit islamik. Ai hazret në

Page 3: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

3

marrëveshjen 'Akabe' të cilën e nënshkroi me popullin e Jethrebit, gjithashtu grupeve të ndryshme u tha: "Nga mesi juaj zgjidhini 12 përfaqësues të cilët do të mbikëqyrin dhe të jenë përgjegjës për ngjarjet që ndodhin mes jush". Hapat konstruktiv të Profetit Muhammed s.a.a. ishin aq të mirëpritur nga fiset dhe ithtarët e feve tjera, saqë kur përfaqësuesit e fiseve të Jethribit e takuan Profetin në Akabe në afërsi të Mekes, i dëgjuan fjalët e tij rreth unitetit dhe dashurisë dhe thanë: "Mes fiseve Khazrexh dhe Uves në Medine ekziston aq shumë përçarje, urrejtje dhe armiqësi, saqë një gjë e tillë nuk mund të haset tek asnjë fis tjetër. Kështu që shpresojmë që Zoti ty të bëjë shkak këta dy fise të pajtohen dhe në mesin e tyre të vendoset dashuria dhe uniteti".

I dërguari i Zotit për vendosjen e unitetit dhe vëllazërisë mes njerëzve në shoqëri,

kriterin kryesor e konsideronte besimin në Zotin Një. Për të shoqëria ideale ishte ajo shoqëri në të cilën pjesëtarët e saj njëri tjetrin do ta konsideronin vëlla dhe secili do të ruante me këmbëngulje këtë unitet, dhe në këtë mënyrë edhe Zoti do ta ruante dashurinë dhe mirësinë në mesin e tyre. Në bazë të kësaj Profeti Muhammed s.a.a. në mes të 300 muslimanëve vendosi vëllazëri, kurse veten e shpalli vëlla të hz. Aliut a.s. dhe atë e zgjodhi pasardhës.

I dërguari i Zotit duke vendosur paqe dhe qetësi në mesin e fiseve të Medines, në atë qytet përhapi aromën e dashurisë dhe bashkëjetesës. Në çdo anë, fjalët e Profetit ishin shndërruar në kriter të gjykimit mes njerëzve. Ai thoshte: "Bashkësia është mëshirë, kurse ndasia, dënim". Pejgamberi gjithashtu thoshte: "Besimtarët në solidaritet, dashuri dhe ndjenja janë si një trup. Në qoftë se këtij trupi i hiqet një organ, edhe organet tjerë ditë e natë shprehin solidaritet dhe dhimbje për te". Kështu që i dërguari i Zotit shqetësohej tepër shumë nga përçarjet dhe mosmarrëveshjet mes muslimanëve. Për arsye se humbjet më të mëdha ndodhin në kohën kur shoqëria është e përçarë nga brenda. Një person i quajtur 'Shejth Bin Kejs' e provokoi një të ri çifut dhe e detyroi që fiset Khazrexh dhe Uves të përkujtojnë luftën dhe armiqësinë e tyre të gjatë. Në këtë mënyrë të dy fiset morën shpatat dhe u krijua një konflikt i ashpër mes tyre. Profeti me të dëgjuar lajmin për këtë ngjarje, vajti te lagjia e tyre dhe tha: "O Muslimanë, e keni harruar Zotin tuaj? Derisa unë jam në mesin tuaj, ju akoma po brohorisni parulla të injorancës, madje pas asaj që Zoti ju ka ndriçuar me islamin dhe ju ka shpëtuar nga mosbesimi (kufri)". Pastaj ai hazret me një zë tepër të butë lexoi ajetin 103 të sures Ale Imran, ku thuhet: " Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtoni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.

Në kohën kur ylli i ndriçuar i islamit u paraqit në horizont dhe ndriçoi tërë globin,

hipokritët në mungesë të profetit ndërtuan një xhami përballë xhamisë 'Kuba' me qëllim që të zbehin fuqinë shpirtërore të muslimanëve. Ata aty u mblodhën gjoja për të falur namazin, por në realitet hartonin komplotet për të mundur muslimanët. Në ditën kur Profeti po kthehej nga lufta e Tebukut, hipokritët nga ai kërkuan që të falë namazin në atë xhami dhe në këtë mënyrë ta bëjë inaugurimin e saj. Në këtë moment, profetit i erdhi engjëlli dhe e lajmëroi për komplotin e hipokritëve, kurse xhaminë e quajti 'Xhamia Zarar". Kështu që i dërguari i Zotit urdhëroi prishjen e kësaj xhamie. Qëllimi i prishjes së kësaj xhamie pikërisht ishte ruajtja e unitetit dhe vëllazërisë në mesin e muslimanëve, e cila në ato ditë kishte filluar të kërcënohej nga hipokritët.

Prandaj dhe ashtu siç thotë edhe hz. Aliu a.s.: "Zemrat e bamirësve u dashuruan në të dërguarin e Zotit. Zoti me anë të hz. Muhammedit s.a.a. nga zemrat e njerëzve largoi urrejtjen

Page 4: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

4

dhe shoi zjarret e armiqësisë. Me anë të tij në mesin e muslimanëve vendosi dinjitetin dhe unitetin dhe i hapi rrugët e mbyllura të lumturisë".

Roli i hz. Muhammedit s.a.a. në unitetin dhe vëllazërinë mes muslimanëve Shumica e myslimanëve sunitë janë të mendimit se Profeti i Islamit ka lindur më 12

Rabiul Aval në vitin e elefantit, që përkon me vitin 570 sipas kalendarit kristian. Një grup tjetër myslimanësh kryesisht shi'itë, janë të mendimit se hazreti Muhamedi (savs) ka lindur në datën 17 Rabiul Aval të po atij viti. Diferenca mes dy hipotezave është një javë dhe me propozim të imam Khomeinit (ra) themeluesit të sistemit të RII, kjo javë është quajtur "Java e unitetit". Një nga rreziqet serioze që gjithmonë ka kërcënuar shoqëritë islame gjatë disa shekujve të kaluar, janë mosmarrëveshjet mes sekteve të ndryshme islame dhe inkurajimi i këtyre mosmarrëveshjeve nga armiqtë e Islamit. Ndërkohë, të përbashkëtat mes sekteve islame janë shumë më të mëdha, sesa mosmarrëveshjet mes tyre. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeini (ra) duke e kuptuar drejtë këtë rrezik, i ftoi myslimanët në unitet dhe në dhënien fund të mosmarrëveshjeve. Edhe emërimi i javës së unitetit ka për qëllim të dëshmojë se myslimanët me gjithë mosmarrëveshjet në disa çështje historike dhe fetare, përbëjnë një Ummet të bashkuar. Kanë kaluar rreth 3 dekada që nga emërimi i javës së unitetit dhe sot Bota islame për tu bërë ballë kërcënimeve më shumë se kurrë ka nevojë për unitet. Komplotet e armiqve të islamit janë bërë më të ndërlikuara dhe për tu bërë ballë këtyre komploteve nevojitet më shumë vigjilencë nga Ummeti islamik. Një nga këto komplote të thurura nga qeveritë perëndimore është nxitja e islamofobisë. Një nga qëllimet e propagandës anti-islamike në perëndim, është frikësimi i popujve perëndimorë nga Islami. Në këtë lloj propagande duke u shfrytëzuar mjete të ndryshme si filmi, libri, mediat dhe interneti, prezantohet një imazh i rrezikshëm i Islamit. Më pas, tek opinioni publik krijohet bindja se islami është duke u zgjeruar dhe së shpejti do të përfshijë Europën dhe Amerikën. Ata duke pretenduar se Islami është një fe e dhunshme dhe kundërshtare e të drejtave të njeriut, përpiqen t'i trembin popujt perëndimorë nga progresi i Islamit. Por me gjithë këto përpjekje, faktet tregojnë se një numër i madh i njerëzve në perëndim kanë fituar prirje drejt islamit. Ata arsyen e prirjes së tyre drejt islamit, konsiderojnë vlerat e larta dhe udhëzimet logjike e universale të kësaj feje. Myslimanët e rinj që kryesisht janë nga shtresa e arsimuar dhe intelektuale e perëndimit, e kanë përqafuar Islamin me vullnet të plotë dhe pas studimeve të shumta. Zgjerimi i popullsisë myslimane dhe prirja e popujve perëndimorë drejt islamit, si dhe ulja e popullsisë në vendet evropiane, ka shkaktuar shqetësim të thellë tek pushtetarët perëndimorë. Kjo çështje i ka shtuar motivacionet e qeverive perëndimore, për të zgjeruar valën e Islamofobisë. Lavia Safi drejtore ekzekutive e organizatës islamike të Amerikës së veriut në lidhje me qëllimet e rrymës islamofobe thotë: "Islamofobia është një armë strategjike që shfrytëzohet për të lënë në hije myslimanët".

Rryma e islamofobisë me zgjerimin e industrisë së informacionit është shndërruar në një

rrymë kryesore në perëndim. Orientimi i mediave perëndimore sidomos në fushën e artit dhe kinemasë, dëshmon se lufta ndaj zgjerimit të Islamit nëpërmjet tjetërsimit të besimeve të myslimanëve dhe krijimit të përçarjes mes tyre, është boshti kryesor i politikës kulturore të vendeve perëndimore përballë botës islame. Islamofobia në perëndim mund të vërehet në forma të ndryshme si tallje,ofeza, poshtërim, spekulim, mashtrim dhe kërcënim. Në botën e sotme aparatet propagandistike të perëndimit duke shfrytëzuar mediat synojnë të mbjellin përçarje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar mes popujve myslimanë. Nxitja e përçarjeve në nivel kombëtar në vendet islamike, që bëhet shkak për mosmarrëveshje, madje dhe luftë të brendshme në një vend islamik, është një prej politikave të qeverive perëndimore për pengimin e unitetit të botës islame. Kjo për faktin se në një kohë që vendet islamike përfshihen nga konflikte dhe lufta të brendshme, natyrisht nuk mund të ndihmojnë botën islame për të krijuar

Page 5: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

5

një union të madh. Si rezultat, mosmarrëveshjet në nivel kombëtar kthehen në mosmarrëveshje në mesin e botës islame. P.sh, mediat perëndimore kanë luajtur rol kryesor në krijimin e mosmarrëveshjeve mes myslimanëve dhe mes grupeve kombëtare dhe islamike në Palestinë, Liban dhe në rajonin e Kaukazit. Rryma e Islamofobisë është një fenomen me elementë të komplikuar dhe përmasa të gjera, me ndikime të thella. Si rrjedhim, për ti bërë ballë kësaj rryme nevojitet të bëhen përpjekje të shumta në botën islame. Një nga rrugët efikase për tu konfrontuar me islamofobinë është uniteti islamik. Popujt dhe qeveritë islamike saherë që kanë reaguar bashkërisht ndaj formave të ndryshme të Islamofobisë, perëndimi është detyruar të tërhiqet. Reagimi i botës islame ndaj publikimit të librit "Vargjet satanike" të shkrimtarit blasfemik Selman Rushdi në Angli, në fund të viteve 80' të shekullit të kaluar, e dëshmoi më së miri këtë. Kur lideri i madh i Revolucionit Islamik, imam Khomeini (ra), e dënoi me vdekje Selman Rushdiun për ofezat ndaj Profetit të madh të Islamit, vendet e BE menjëherë thirrën ambasadorët e tyre nga Teherani. Por reagimi i të gjitha vendeve islamike dhe i myslimanëve me banim në Europë ndaj botimit të librit plot mashtrime dhe ofeza të Selman Rushdiut, demonstroi forcën e Ummetit të bashkuar islamik përballë rrymës islamofobe në perëndim. Pas këtij reagimi, qeveritë perëndimore hoqën dorë nga përkrahja e hapur për Selman Rushdiun dhe ambasadorët e vendeve të BE, njëri pas tjetrit u rikthyen në Teheran.

Në vitet pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001 ku filloi një valë e re e Islamofobisë, saherë

që myslimanët janë ngritur njëzëri ndaj rrymës islamofobe, perëndimi është detyruar të tërhiqet. Pas ofezës së Papës Benedikti XVI kundër Islamit në vitin 2006, si dhe pas publikimit të karikaturave ofenduese kundër Profetit të islamit në vitin 2007, myslimanët u ngritën në protesta masive. Ky unitet i Ummetit islam në mbrojtje të vlerave të shenjta islamike, i detyroi ofenduesit të tërhiqen. Si rezultat, sa herë që Ummeti islamik ka protestuar i bashkuar kundër propagandave keqdashëse të perëndimit, perëndimi nuk ka patur rrugë tjetër veç dorëzimit përballë logjikës së ndjekësve të Islamit. Një nga mjetet e tjera efikase në luftën kundër islamofobisë në perëndim është shfrytëzimi i mediave dhe shkëmbimi i mendimeve në shoqëritë islamike. Aktualisht qeveritë perëndimore me fuqinë e mediave të ndryshme përpiqen që myslimanët me banim në perëndim dhe shoqëritë islamike t'i distancojnë nga vlerat islamike të bazuara në dashurinë dhe tolerancën humane. Edhe myslimanët munden që me të tilla mjete të zhvillojnë një luftë mediatike për tu përballur me agresionin mediatik të nisur nga perëndimi kundër islamit. Vendet islamike me unitet dhe koordinim mund të përdorin mediat dhe mjetet kulturore për prezantimin e islamit të vërtetë dhe të vlerave të tij të larta. Uniteti dhe integrimi në këtë fushë ka aspekte të ndryshme që përfshijnë aspektin mediatik dhe informativ, (televizionin, radion, mediat, libraritë), aspektin artistik dhe sportiv (shkëmbimin e artistëve dhe sportistëve, eksportimin dhe importimin e produkteve kulturore dhe organizimin e festivaleve), aspektin fetar ( dialogu ndërfetar) dhe aspekti kulturor dhe shkencor ku përfshihen shkëmbimet shkencore, universitare si dhe kontaktet mes profesorëve dhe studentëve të vendeve të ndryshme islamike. Në përfundim mund të kujtojmë faktin se feja islame është burim i krijimit të një civilizimi të pasur e të pakrahasueshëm. Islami është një fe gjithëpërfshirëse që u kushton vëmendje të gjitha aspekteve politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe shpirtërore të njerëzve. Sot në botë ndihet nevoja e madhe për njohjen me islamin dhe dijetarët dhe intelektualët myslimanë si dhe qeveritë islamike kanë një rol thelbësor në prezantimin e imazhit të ndritur të Islamit. Numri i madh i atyre që kanë përqafuar islamin me gjithë ekzistencën e rrymave islamofobe, dëshmon se njerëzimi nuk e ka humbur rrugën dhe ka nevojë të vendoset nën hijen e udhëzimeve jetëdhënëse të fesë së fundit hyjnore për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga idetë e zbrazëta dhe devijuese.

Redaksia e revistës Lumturia

Page 6: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

6

Muhammedi (s.a.v.s) thërret për ndryshime në shoqëri Ramadan Zymeri

Toka ishte në pritje dhe Qielli i shqetësuar. Qabeja ishte e mbushur me njerëz që ishte ndërtuar me duart e tyre për të pritur të dërguarin e Zotit Muhammedin s.a.v.s. Shtypja dhe injoranca, besëtytnitë dhe korrupsioni, jeta e vështirë për njerëzit, ishin dukuritë negative që kishin kapluar shoqërinë dhe të gjithë prisnin që me ardhjen e Muhammedit s.a.v.s. në vend të vendosej drejtësia të përhapej dashuria dhe miqësia dhe vendi të shpëtoj nga e keqja. Në vitin 17 Rabiul Evvel (53 vjet para hixhretit apo 570 miladi), premtimi dhe shpallja e profetëve ishte përmbushur dhe Zoti i ofroi njerëzimit krijesën më të mirë dhe më të ndritshme. Muhamedi, i dërguari i fundit i All-llahut xh.sh., lindi së bashku me lindjen e diellit në tokën e Arabisë, i rrethuar nga engjëjt e drejtë, thirrjet e të cilëve u dëgjuan dhe u mirëpritën me lëvdata. Liqeni Saveh, ku ishte një grup që adhuronin idhujt brenda Qabesë, që dikur ishte i thatë, papritmas u mbush me ujë. Po, me ardhjen e Muhamedit (s.a.v.s) filloi një histori e re e jetës e cila u karakterizua me një heshtje. Gëzuar ditëlindja e Pejgmaberit dhe qoftë një vit me mirësi dhe begati për të gjithë besimtarët e monoteizmit!

Muhammedi (s.a.v.s.) lindi në mesin e njerëzve të cilët ndiqnin shumë besime dhe ide

paragjykuese. Përveç adhurimit të idhujve, ata gjithashtu adhuronin edhe yjet. Ata varrosnin trupat e gjallë të vajzave të tyre. Robëronin zezakët dhe skllavëronin ata, duke i privuar nga të drejtat e tyre elementare njerëzore. Kjo periudhë kishte marrë emrin “Periudha e injorancës”, sepse karakterizohej nga vlerat e dobëta morale dhe neglizhenca njerëzore, ndërsa hz. Aliu në një nga fjalimet e tij, gjendjen e arabëve para islamit e përshkruan në këtë mënyrë: “Zoti dërgoi Muhammedin (s.a.v.s.) dhe ia shpalli atij Librin e shenjtë Kur’anin, për të ngritur nivelin e moralit në mesin e arabëve, që ishte në gradën më të keqe. Më tej ai ka shtuar, ju mund të qëndroni larg llumit të ujërave dhe ushqimeve të rënda (të tilla si mielli, palma dhe aligatorët), apo larg nga të afërmit e tjerë të gjakut, por nuk mund të shpëtoni nga mëkatet për veprat që bëni”. All-llahu i Plotfuqishëm për të promovuar barazinë, unitetin dhe vëllazërinë në mesin e njerëzve të kësaj bote, dërgoi Muhammedin s.a.v.s. që ishte rruga më e mirë për përmbushjen e këtij misioni.

Për ndryshimin e qëndrimeve dhe koncepteve intelektuale të një populli injorant dhe të degraduar, natyrisht se duhet shumë kohë dhe duhet punuar shumë me durim, në mënyrë që një gjë e tillë të realizohet. Si dëshmi e argumenteve historike, Muhammedi qysh në fëmijërinë e hershme ishte treguar i qetë dhe person që ndihmonte si të krishterët ashtu edhe hebrenjtë dhe kishte arritur të realizonte premtimin e ndritshëm dhënë Zotit. Ata pranuan se Muhammedi është profeti i cili me ardhjen e tij do të shpëtojë njerëzimin dhe do të mbush botën plotë dritë dhe bekim. Zoti, Muhamed Mustafan (s.a.v.s.) që nga fëmijëria e tij e sprovoi me vështirësi dhe ia dha durimin e fortë për tu përballur me ato vështirësi. Ai ka lindur jetim dhe qysh në moshë të re ishte mësuar të qëndrojë vetë dhe të përballet me sfidat. Muhammedi a.s. punoi shume dhe kishte bërë shumë udhëtime për tregti nëpër tregje të ndryshme. Pra ai qysh në moshë të re ishte përpjekur shumë dhe kishte punuar shumë. P.sh. një nga profesionet e tij që në atë kohë konsiderohej si një ndër punët e vështira, ishte puna e bariut. Jurisprudenca e Muhammedit (as) ishte që çdo tregti apo punë që bëhej duhej të ishte hallall. Në këtë drejtim profeti ka thënë: “Adhurimi është pjesa e shtatëmbëdhjetë që konsiderohet si pjesa më e mirë e saj dhe ajo duhet të jetë e ligjshme dhe duhet kërkuar atë”.

Page 7: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

7

Një nga veçoritë e profetit të islamit ishte besimi i tij monoteist edhe para shpalljes së profecisë së tij. Ai ishte bekuar dhe nderuar nga Zoti. Ai qysh në moshë të re gëzonte respektin dhe nderin e të tjerëve. Ai gjendej në mal kur në moshën 40 vjeçare i erdhi shpallja e Zotit për të qenë profet. Por një nga veçoritë më të rëndësishme të profetësisë së Muhammedit s.a.v.s ishte etika e tij e lartë dhe sedra e tij. Lidhur me moralin e tij të lartë, All-llahu i Plotfuqishëm në Kur’an ka thënë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (El Kalem , 4). Shpesh janë përmendur karakteristikat e moralit të lartë të profetit të islamit. Një shok i tij ka thënë: "I Dërguari i All-llahut gjithmonë ishte i qeshur, i gëzueshëm dhe i butë. Ishte i rrethuar nga mirësitë dhe qetësia. Nuk e dëshironte abuzimin dhe nuk ishte i shpejtë në gjykime. ... çdo herë kur futej në dhomë ulej në ndonjë vend që ishte bosh dhe nuk pengonte të tjerët. Gjithmonë porosiste që të ndihmohen nevojtarët dhe ai vetë çdoherë e bënte një gjë të këtillë”.

Pejgamberi (s.a.v.s) ishte themelues i vëllazërisë dhe barazisë midis njerëzve. Sipas

mësimeve të islamit, ai erdhi për të sjellë mirësi dhe dashuri midis njerëzve. Ai urdhëroi për respekt midis arabëve, abasidëve, persianëve dhe racave tjera, ku një urdhër të këtillë Zoti ka porositur edhe përmes Kur’anit Famëlartë. Ai ndali urrejtjen dhe udhëzonte për unitet dhe dashuri të plotë dhe të gjithë njerëzimin e urdhëroi që të përqafojnë islamin. Shumica e porosive të Muhammed Mustafas (s.a.v.s.) ishin rreth adhurimit. Ai njeri porositi për faljen e namazit, duke e konsideruar namazin si shtyllën kryesore të islamit. Ai tha se në kohën e thirrjes së ezanit, të gjithë myslimanët duhet ti përgjigjen thirrjes së tij. Ai, Bilal Habeshin e kishte bërë muezinin e parë të islamit, sepse ai i takonte racës së zezë dhe duke dashur të eliminonte urrejtjen midis racave dhe eliminimin e skllavërisë, profeti ishte ai i cili kishte udhëzuar për respektimin e robërve dhe njerëzve të racave të ndryshme. Kur Bilali thirri Ezanin, të gjithë myslimanët kudo që ishin, braktisën çdo gjë dhe iu bashkëngjiten lutjes në të cilën merrte pjesë edhe Pejgamberi s.a.v.s. Namazi me xhemat është më madhështor dhe posedon bindje dhe disiplinë më të fortë tek myslimanët dhe ka një shfaqje tejet të bukur.

I dërguari i All-llahut ka thënë se nën flamurin e islamit të gjithë njerëzit janë të barabartë pa dallim ngjyre, etnie apo fisi. Zoti në Kur’an në ajetin 13 të sures Huxhurat ka thënë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. Muhammedi së bashku me shokët e tij që ishin pjesa më e mirë e shoqërisë kaloi jetën dhe ishte një shembull i ndritshëm i jetës për të gjithë kërkuesit e së vërtetës. Constantin Virgil Gheorghiu, një shkencëtar i krishterë nga Rumania, në librin e tij me titull “Muhammedi, profeti i diturive të reja” shkruan: “Me të vërtetë, Muhammedi (s.a.v.s) ishte njeriu më i pastër, më i mirë dhe më me vlerë dhe ishte perlë e njerëzimit”. Ai ishte personi me karakter më të pastër dhe më të lartë që kishte lindur ndonjëherë. I rritur në një prehër të pastër në zemër të shkretëtirës, qiell të pastër dhe të ndritur. Ai ndriçoi botën dhe ndoqi rrugën e hz. Ibrahimit (as), ndaloi në adhurimin e idhujve dhe hoqi urrejtjen nga mendja e njeriut dhe urdhëroi për të besuar në Zotin Një. Muhamedi (paqja qoftë mbi të) me moralin dhe sjelljen, fjalët dhe veprat e drejtësisë dhe të së vërtetës, pastërtisë, modestisë, ndershmërisë dhe integritetin e tij, respektin dhe interesimin gjatë jetës, tërhoqi vëmendjen e mbarë njerëzimit dhe asnjë person nuk mund të arrijë nivelin e tij.

Page 8: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

8

Mirësia e Pejgamberit për kafshët Abraham (Ibrahim) Scott Kur përmendim fenë Islame, shpesh fjala e parë që vjen në mendje është paqja . Fjala

Islam rrjedh nga paskajorja 'sa - la'ma ", që gjithashtu është rrënja për fjalën selam, që do të thotë paqe. Islami është një mënyrë e jetës që promovon paqe, dinjitet, respekt , tolerancë , drejtësi dhe mëshirë dhe të gjitha këto cilësi janë të shoqëruara me kthjelltësi dhe qetësi që vjen nga nënshtrimi ndaj Zotit . Ndoshta më e madhja nga këto cilësi është mëshira . Kjo është një nga temat thelbësore të të gjithë Kur’anit.

"Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar gjerësisht, që të jetë udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit qëbesojnë". (Ku’ran 07:52)

Mëshira është ajo cilësi delikate e parajsërore që mishëron butësinë, devotshmërinë, kujdesin, vëmendjen, dashurinë dhe faljen. Kur këto cilësi janë të vazhdueshme në këtë botë, ata janë thjesht një reflektim i mëshirës së Zotit në drejtim të krijimit të Tij. Zoti tha në mënyrë të qartë se Pejgamberi ishte mëshirë për gjithë krijimin, jo vetëm për familjen dhe shokët e tij apo për popullin arab ose njerëzit e shekullin e 7-të, dhe jo vetëm për qeniet njerëzore .

" Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët." ( Kur'an 21:107 )

Pejgamberi Muhammed (s.a.v.s) ishte mishërimi i mëshirës, ai tregoi dhembshuri për të gjithë ata përreth tij, familjen, jetimët, miqtë, të huajt madje edhe për armiqtë. Ai trajtoi gjithashtu mjedisin dhe kafshët me respekt dhe mëshirë. Ai i mësoi pasuesit e tij se për shkak se kafshët ishin pjesë e krijimit të Zotit ata duhet të trajtohen me dinjitet dhe kujdesin e duhur.

Traditat e Pejgamberit Muhamed na kujtojnë se njerëzimi ishte vënë në këtë tokë që të

jetë kujdestar i krijimit të Zotit. Trajtimi i kafshëve me mirësi dhe mëshirë është vetëm një nga përgjegjësitë që përfshihen në atë kujdestari. Fjalët dhe sjellja e Pejgamberit e bëjnë të qartë se shkaktimi i dhimbjeve dhe vuajtjeve tek krijesat e pambrojtura është jo vetëm krejtësisht e papranueshme, por ne gjithashtu do të jemi përgjegjës para Zotit për veprime të tilla. Hz. Muhammedi s.a.v.s. thotë:

"Në qoftë se dikush vret një harabel për argëtim , harabeli do të bërtas në Ditën e Gjykimit: "O Zot! Ai person më vrau kot ! Ai nuk më vrau për çfarëdo qëllimi të dobishëm."

Pejgamberi (a.s) ka thënë: "Kushdo që vret një harabel ose diçka më të madhe se ajo pa një arsye të drejtë , Zoti do të mbajë atë të përgjegjshëm në Ditën e Gjykimit." Të pranishmit e pyetën: "O i Dërguar i Zotit, çfarë është një arsye e drejtë ? "Ai u përgjigj: "që ai të vrasë atë për të ngrënë, jo thjesht të pres kokën e saj dhe pastaj të hedh atë larg."

Islami pret që njerëzimi të trajtoj të gjitha kafshët ( të gjitha qeniet e gjalla - zogjtë, krijesa të detit , dhe insektet ) me respekt dhe dinjitet. Pejgamberi Muhamed vazhdimisht ka këshilluar njerëzit që të sillen me dashamirësi. Ai e ndaloi praktikën e prerjes së bishtit dhe qimeve që rriten përreth qafës së kuajve, vulosjen e emrave në çdo pikë të dobët të kafshëve, dhe të mbahen kuajt me shalë pa nevojë. Në qoftë se Pejgamberi (a.s) shihte ndonjë kafshë të mbi- ngarkuar ose jo të ushqyer mirë, ai do të fliste butë pronarit dhe thoshte: "Druani prej Zotit në trajtimin tuaj të kafshëve".

Megjithatë, përmbajtja nga mizoria fizike nuk është e mjaftueshme, përmbajtja nga

keqtrajtimi mendor është po aq e rëndësishme. Madje shqetësimi emocional i një zogu duhet të trajtohet seriozisht. Njëri nga shokët e Pejgamberit transmeton: "Ne ishim në udhëtim dhe gjatë mungesës së Pejgamberit, ne pamë një zog me dy vegjëlit e saj, ne i morëm zogjtë. Nëna zog sillej mbi ne në ajër, duke rrahur krahët e saj në vuajtje. Kur Pejgamberi u kthye tha: "Kush i ka lënduar ndjenjat e këtij zogu duke marrë zogjtë e saj ? Ktheheni ato asaj.”

Page 9: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

9

Në një transmetim tjetër, një shokë i Pejgamberit erdhi tek ai dhe mbante zogjtë në veshjen e tij, dhe përmendi se nëna zog kishte fluturuar mbi ta . Ai ishte urdhëruar që t'i kthente zogjtë përsëri në të njëjtën fole.

Në kohët para Islamike, besëtytnitë pagane dhe praktikat politeiste përfshinin akte të torturës dhe mizori ndaj kafshëve. Islami e dënoi këtë dhe ndaloi të gjitha praktikat e tilla. Kur Pejgamberi Muhamed (s.a.v.s) dhe shokët e tij emigruan në Medinë, ata vënë re se njerëzit prisnin gungat në kurrizin deveve dhe bishtin e deleve për ushqim. Pejgamberi (a.s) i ndaloi ata prej atyre veprimeve dhe tha: "Tërë ato që janë prerë nga një kafshë, derisa kafsha është ende gjallë, është e kalbur (cofëtinë) dhe është e ndaluar për të ngrënë".

Në Islam, rregullat që kanë të bëjnë me therjen e kafshëve janë shumë strikte dhe e

saktë. Mbrojtja e kafshëve nga dhimbjet dhe vuajtjet e panevojshme është prioritet dhe çështje e dorës së parë.

"Zoti ka caktuar mirësinë (dhe përsosmëri) në çdo gjë. Nëse vrasja (e kafshëve ) është për të bërë, të bëjë atë në mënyrën më të mirë, dhe kur të therni, bëni atë në mënyrën më të mirë duke mpreh më parë thikën, dhe duke vënë kafshën në lehtësi."

Kur dërgoni qenin tuaj (për ndjekje , përmendni emrin e Zotit nëse ai e kap prenë, dhe arrini atë derisa ai është ende gjallë, prejani fytin e tij shpejt (kështu që të mos vuaj)".

Njerëzimi duhet të arrijnë një ekuilibër në trajtimin e kafshëve. Të gjitha krijesat e gjalla janë vënë në këtë tokë nga Zoti për të mirën tonë. Ato nuk janë në të njëjtin nivel si qeniet njerëzore, por as që ata të trajtohen mizorisht. Është përgjegjësi e njerëzimit për të parë se ata kanë ushqim, ujë dhe strehim. Krijesat e gjalla nuk duhet të jenë të mbingarkuar , abuzuar, apo të torturuar dhe duke bërë kështu me siguri do të rezultojë me dënim të drejtë nga Zoti. Një besimtar i vërtetë në Zot demonstron besimin e tij ose të saj duke respektuar të gjithë krijimin, karakteri dhe veprimet e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.s) janë një shembull i shkëlqyer i respektit për të gjithë që ekzistojnë. Filozofia e jetesës Majlona Aliaj Filozofia në qiellin abstrakt

Në shekullin 19-te vëme re se ndodhitë që kanë ngjarë në periudhën e Rilindjes kanë bërë shkencën më arrogante. Kështu, pak nga pak, në mendjet e njerëzve qarkullonte ideja se filozofia tashmë nuk ka asjë kuptim dhe nuk shërben për asgjë, andaj filozofia ishte e respektuar vetëm për shkak të traditës historike që kishte pasur deri në atë kohë. Në ditët e sotme kemi refuzim absolut nga mendimi filozofik dhe në këtë mënyrë zhvillimi i shkencave të tjera kanë lënë fare mënjanë diskutimet e pavlefshme të filozofisë.

Neurologjia, shkenca që trajton temat në lidhje me sëmundjet nervore, pretendon se dora me të cilën merrenin filozofët deri tani është një urdhër i pasaktë dhe në këtë mënyrë nëpërmjet kërkimit në tru dhe diskutimet organike apo studimet “neuroscience”dhe njohjet shkencore mund të gjenden rrënjët e mendimit filozofik. U gjenden degë të tjera të shkencës. Pak nga pak a thua se gjithçka çfarë ne kërkonim na e dha filozofia dhe rilinde sërish pyetja se për çfarë na duhet kjo shkencë, pra filozofia?!

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje që i përket temës së parë të temave të “Filozofia e jetesës”, duhet të themi që gjithçka tjetër që ne mendojmë se është e rëndësishme në jetën tonë apo çfarë është më pak e trajtuar në filozofi. Duhet parë që deri tani filozofia e cila fluturon në qiellin abstrakt dhe priret për nga metafizika a ka tendencë që të bashkohet së

Page 10: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

10

bashku që kështu të studiojë edhe jetën tonë të përditshme? Dy degë të rëndësishme që janë krijuar pas abstraksionit në mendimet e përsëritshme të filozofëve në histori janë filozofia praktike dhe filozofia e jetesës. Në fakt filozofitë praktike janë më të thella. Ndoshta shumicën e temave morale mund të studiohen nën filozofitë praktike, por filozofitë e jetesës nuk janë shumë të hershme. Filozofia dhe vërtetësia e të menduarit

Disa filozofë mendojnë se filozofi nuk mund të mendojë në lidhje me argumentimin. Filozofia është filozofi deri në momentin që fluturon në qiellin abstrakt. Sapo e sjellin filozofinë në tokë dhe thonë që Ibni Sina(Avicena) njeri e nënkupton njeriun me dy këmbë, fillojnë të lindin problmet. Le të kujtojmë shembullin e famshëm të Molahadi Sabzvarit. Kur ia prezantuan atij fotografimin, i cili ishte student i Mulla Sadrasë dhe njëkohësisht filozof i njohur, Sabzvari tha me habi: “Fotografimi sipas përkufizimit tuaj është i pamundur“. Ai thotë: Ju thoni që njeriu bën fotografi dhe lëviz nga një vend në tjetër. Problemi më i madh i filozofisë fillon që këtu, pasi ne kemi mësuar në filozofi se transportimi natyrës është i pamundur, vetëm në rast se do të shoqërohej me thelbin. Fotoja konsiderohet si natyre. Pra, si është e mundur të transportohet apo të lëvizet fotoja e një personi pa u bazuar në thelbin (vetë njeriun) e tij? Në mendjen e Molahadi Sabzvari kishte lindur çështja se procesi i fotografimit është i pamundur nga ana filozofike. Filozofët të cilët mendojnë se filozofia nuk duhet të trajtojë argumentet heqin dorë në këtë pikë dhe thonë: Mendimi i Molahadi a Sabzvari është i drejtë në pamundësinë e lëvizjes së natyres, por problemi në mendimin e tij ishte se Molahadi Sabzvari mendonte se transportimi i natyres është pikërisht fotografimi. Në njëfarë mënyre fotografimi nuk është transportim apo lëvizje e natyres. Është diçka tjetër duke qenë se është e vërtetë. Filozofi duhet të qarkullojë në këto deklarata. Pikërisht kërkesa e këtyre deklaratave dhe temave abstrakte për t’u kuptuar, dëshira për qartësimin e temave të saj dhe p.sh të thotë kuptimii i trasnportimit të natyres është fotografimi, kuptimi i kafshës që flet(njeriut) është pikërisht postieri që në këtë moment na ka sjellur një letër, pra, sapo filozofi të shprehë këto mendime, e ka prishur filozofinë e të menduarit apo në të vërtetë e ka shfryrë gomën e filozofisë. Filozofi në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojë për vërtetësinë.

Krahas këtyre degëve, ne jemi dëshmitarë të një dege tjetër të filozofisë që detyra kryesore e saj është trajtimi i gjendjes mendore dhe subjektivizmi. Aty ku Albert Kamy, Niçe, Sartri, Gabriel Marsel apo të kthehemi më prapa, Shën Agustini, Sokrati apo të kthehemi akoma më prapa në kohë në Dhjatën e Vjetër ku Jobi shikon vuajtjet dhe dhimbjet ku disa mendojnë se fillimi i ekzistencializmit i ka rrënjët në dhimbjet e Jobit në Dhjatën e Vjetër, pikërisht këtu pra fillon pyetja se: “A mundet filozofia që të kërkojë në gjendjet tona shpirtërore dhe epshore apo filozofia mundet të mendojë që ai i cili ka arritur në fund të jetës së tij të bëjë vetëvrasje si më logjike, ashtu siç Kamy dhe Dostojevski e përmendin ketë, apo mos të kryejnë vetëvrasje? Pyetja tjetër: “ A mundet filozofia që të studiojë gjendjet e një personi i cili është zënë me të dashurën?” Pyetje të tilla u shfaqën pak nga pak. Kamy thoshte: “Çfarë rëndësie ka që të dimë sa tema ekzistojnë? Sa paradokse ka? Apo rregullat e përgjithshme në Francë sa janë, 10, 20 apo 30? Në çfarë rruge na çojnë pëgjigjet e këtyre pyetjeve nëse i dimë? Gjëja më e rëndësishme është që: A ka jeta vlerën e të jetuarit apo jo? Si mund të zbulojmë dhimbjen dhe vuajtjet e njerëzve që na rrethojnë? Si mund të bëhemi një dhe të largojmë paradokset brenda vetes?

Kanë qenë këto pyetje që kanë krijuar përfundimisht degë të ndryshme të filozofisë. A quhen edhe këta degë filozofi? Nëse ne mendojmë për vetëvrasje, a mund ta quajmë këtë

Page 11: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

11

filozofi në akademinë e filozofisë? A mund të quhen filozofi këta në mesin e grupit të filozofëve?

Në fillim të librit “Filozofia e Jetesës” Hamilton shkruan: Përpjekja ime më e madhe ka qenë të bëj të tjerët të pranojnë se edhe kjo është “filozofi”. Shikimi i konflikteve të një kombi apo çështjet të quajtura zgjedhje apo madje edhe futbolli janë çështje filozofike. Temë filozofike është kjo se p.sh pse populli ynë dashuron dhe do që edhe çertifikatat e tyre të lindjes të vazhdojnë të qëndrojnë të bardha? Shikimi me vështrimin filozofik ndaj kësaj tematike se përse njerëzit tanë duan të përsërisin e të përsërisin historinë? Këto mund të studiohen edhe nëpërmjet këndvështrimit filozofik. Por çfarë lloj filozofie? Dega e dytë e filozofisë është dega që qëndron ndaj këtij vështrimi. Po! Filozofia mund të studiojë vërtetësinë, por jo filozofia e Metafizikës.

Filozofia ka degë të ndryshme dhe ajo çfarë ne shohim si filozofi të shtuar si p.sh filozofia e historisë, artit, shkencës, filozofia e moralit etj, janë filozofi që studiojnë vërtetësinë dhe filozofia e jetesës gjithashtu është një ndër këta degë që mund të jetë e ardhmja e shek. 21.

Autorja është studente e filozofisë në Universitetin e Teheranit

Feja dhe morali Alban Qehaja Njeriu gjithmonë ka patur nevojë për një program në mënyrë që jeta personale dhe

marrëdhëniet e tij shoqërore të programohen drejtë. Për këtë arsye morali si një përmbledhje e vetive dhe sjelljeve të mira, vazhdimisht ka qenë në fokus të feve dhe dijetarëve. Me kalimin e mijëra viteve nga paraqitja e njeriut, jo që nuk është ulur nevoja për respektimin e rregullave morale, por nevoja për to është shtuar edhe më shumë. Përafërsisht të gjithë shkollat janë të mendimit, se morali i mirë është i nevojshëm për njeriun, por në lidhje me njohjen dhe mënyrat e arritjes së këtij morali të mirë ekzistojnë kundërshtime të shumta në mes të këtyre shkollave. Një nga çështjet, që nga e kaluara ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve si Platoni dhe Sokrati, është mbështetja tek shkenca dhe dituria për të arritur mirësitë morale. Sipas mendimit të tyre, shkencëtarët dhe dijetarët, më tepër se të tjerët i kushtojnë vëmendje principeve morale. Normalisht, ka mundësi që shkenca dhe dituria të ndikojnë në përmirësimin e moralit, por kjo çështje nuk është e pranueshme si bazë e përgjithshme. Ekzistojnë dijetarë, të cilët nuk posedojnë moral të mirë. Gjithashtu, shohim se ndërtimi i armëve vdekjeprurëse atomike, biologjike dhe mikrobiokimike, si dhe zbulimi i pajisjeve të ndryshme, të cilat përdoren kundër njerëzimit, është bërë nga shkencëtarë dhe dijetarë, të cilët kanë shkelur bazat e moralit dhe vlerat humane.

Pas Renesancës (Rilindjes) në perëndim, dijetarët tentuan që duke mos marrë parasysh

Zotin dhe fenë, të përpilojnë disa baza morale duke u bazuar në diturinë e njerëzimit. Në të vërtetë, arritjet në shkencë bënë që njeriu të mendojë se duke u bazuar në diturinë e tij mund të zgjidhë të gjitha çështjet dhe problemet mes tyre edhe çështjet morale. Por, zhvillimi i luftërave të mëdha dhe parregullsive tjera në perëndim bëri të qartë se, sado që të përparojë shkenca dhe dituria, nuk mund t’i sigurojnë njerëzimit bazat tē drejta morale. Vendosja e bazave morale ka nevojë për njohje të saktë të aspekteve të ndryshme të natyrës së njeriut, dhe sado që të përparojë dituria e njerëzimit, ajo nuk mund të arrijë një njohje të plotë në këtë

Page 12: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

12

drejtim. Zakonisht, shkenca dhe dituria ka të bëjë me çështje të veçanta dhe praktike, dhe juridiksioni tepër i saktë dhe jomaterial i shpirtit të njeriut, për atë është i panjohur. Shkollat tjera morale edhe ato të cilat më tepër janë të përhapura në perëndim, janë të mendimit se vlerat morale janë proporcionale. Sipas kësaj pikëpamjeje, mirësitë morale në bazë nuk kanë origjinë, dhe respektohen deri në kohën kur të jenë në interes të njeriut. Kjo shkollë është pjellë e mendimit të liberalizmit perëndimorë, i cili interesin personal e konsideron bazë të rëndësishme.

Si rrjedhim të folurit drejt dhe pa gënjeshtra respektohet deri në kohën kur të sigurojë

interesat e njerëzve, në të kundërtën kjo veti e lartë nuk ka përdorim. Si pasojë e kësaj në disa raste shohim se qeveritë perëndimore në vendet e tyre si duket i respektojnë disa principe të moralit, por në kohën kur futen në një shtet të botës së tretë, i shkelin të gjitha këto principe, madje edhe vrasin njerëzit dhe vjedhin pasuritë kombëtare të tyre. Pra, kur respektimi i principeve morale të jetë, sipas dëshirës dhe interesave personale, asnjëherë nuk do të zhduken turpet morale, si mendjemadhësia dhe egoizmi, të cilat jo vetëm që nuk kundërshtojnë interesat personale, por rrisin edhe më tepër ndjenjën e egoizmit.

Si rrjedhim, në këtë shkollë nuk mbetet vend për mbyllje të syve edhe në humanizëm. Gjendja jo e drejtë morale në perëndim, si trazirat dhe korrupsioni janë rezultat i rënies së vlerave morale në këto vende. Fetë kanë pikëpamje tjetër ndaj moralit. Sipas bindjes së feve qiellore, mundësia e rritjes së mirësive dhe turpeve morale ekziston te të gjithë njerëzit, si te burrat dhe gratë, ashtu edhe te të diturit dhe injorantët. Fetë Hyjnore, rrënjët e moralit të mirë i shohin te besimi në Zot dhe spiritualiteti, që është një mbështetje e fuqishme për njeriun dhe besnikërinë e tij në ruajtjen e vlerave morale. Islami, fe e plotë, moralin e konsideron themel të lumturisë së njerëzimit, në mënyrë që i dërguari i nderuar i Zotit, Muhammedi s.a.s thotë se: “qëllimi i ardhjes së tij si pejgamber është plotësimi i vlerave morale”. Zoti është krijues i plotëfuqishëm, dhe është mbikëqyrës i të gjitha punëve dhe fjalëve të mira dhe të këqia. Edhe Kur’ani famëlartë në shumë ajete vë theksin mbi këtë.

Një pikëpamje e këtillë luan një rol të rëndësishëm në largimin nga ndotja dhe korrupsioni. Ndërsa nga ana tjetër caktimi i shpërblimit dhe dënimit në botën tjetër, bëhet shkak që njeriu të largohet nga mëkatet dhe të bëjë punë të mira. Sipas Islamit, vlerat morale nuk janë relative dhe nuk ndryshojnë në vende dhe kohë të ndryshme. Shtypja, gënjeshtra, prostitucioni, të folurit fjalë të ndyra, shpifja, mendjemadhësia dhe egoizmi gjithmonë janë të papëlqyeshme. Ndërsa, nga ana tjetër humanizmi, respektimi i prindërve, të folurit drejt, drejtësia dhe sjellja e mire, gjithkund janë të pranueshme dhe pëlqehen nga Zoti, si dhe në botën tjetër kanë shpërblim të madh. Feja Islame nga njerëzit kërkon që edhe nëse ndonjëherë apo në ndonjë vend, respektimi i njërës prej bazave morale është në dëm të tyre, ata mos të heqin dorë nga zbatimi i sajë. Në Kur’anin famëlartë dhe në hadithe është urdhëruar për thënien e së vërtetës dhe dëshminë e drejtë. Bazat morale të islamit i shtojnë edhe marrëdhëniet në mes njerëzve, si dhe i rregullojnë marrëdhëniet brenda familjes dhe marrëdhëniet e njeriut me shoqërinë, në mënyrë të përshtatshme dhe në bazë të respektit dhe mëshirës reciproke.

Këto rregulla morale pasi që janë të lindura gjithmonë me njeriun dhe nuk janë të

kufizuara në kohë dhe vend, përfshijnë të gjithë njerëzit. Për këtë shkak zbatimi i këshillave morale të Kur’anit, të Muhammedit s.a.s dhe njerëzve të mëdhenj të fesë gjithmonë hapin rrugën për njerëzimin. Këto këshilla dhe mësime njerëzve u jepen në kuadër të detyrimeve, të cilat janë të pëlqyeshme të kryhen, si dhe ndalesave dhe punëve që janë të pëlqyeshme të mos kryhen. Me rëndësi është se zbatimi i këtyre vlerave morale ka nevojë për përpjekje të njeriut

Page 13: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

13

për të njohur imoralitetin dhe luftën kundër tij. Njerëzimi duke njohur vetveten dhe pasurimin me vlerat morale, mundet që të hedh hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve të shoqërisë. Një hadith i pejgamberit thotë: “Dituria më e madhe është që njeriu të njohë vetveten, ndërsa injoranca më e madhe është që njeriu të mos njohë veten e tij”.

Ajetullah Morteza Motaharit: Jeta dhe Vepra Profesor Morteza Motahari lindi më datën 2 shkurt të vitit 1919 (12 Xhemadiul Ula,

1338 H.K., 13 Bahman, 1297 H. Sh.). Ai lindi në qytetin Fariman, 75 km. në perëndim të Mash’hadit, i cili në atë kohë ishte një fshat i vogël. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare hyri në medresenë e Mash’hadit dhe filloi të mësoj shkencat islame. Në vitin 1316 megjithë luftën e regjimit të Pahlaviut kundër hoxhallarëve dhe me gjithë kundërshtimet e shokëve dhe familjes së tij, prof. Motahari shkoi në qytetin e Komit për të vazhduar studimet teologjike.

Gjatë qëndrimit të tij pesëmbëdhjetë vjeçar në Kom lëndën e Fikhut dhe Usulit i mësoi pranë Al’lame Buruxherdi, dymbëdhjetë vjet me radhë filozofinë e Molla Sadras, misticizmin dhe moralin e mësoi nga Imam Khomeini r.a. dhe lëndën e filozofisë e mësoi pranë Al’lame Sejid Muhamed Husejn Tabatabai. Prof. Motahari gjithashtu për një kohë të gjatë moralin dhe misticizmin e mësoi nga Ajetullah Haxh Mirza Ali Aga Shirazi. Ndër mësuesit tjerë të Ajetullah Motaharit mund të përmendim edhe Ajetullah Sejid Muhamed Hoxhxhet në lëndën e Usulit dhe Ajetullah Sejid Muhamed Mohakkik Damad në lëndën e Fikhut. Gjatë qëndrimit të tij në Kom, prof. Motahari përveç nxënies së dijes nuk qëndroi larg edhe nga aktivitetet shoqërore dhe politike dhe kishte patur një bashkëpunim me grupin ‘Fedaijani Islam’ (Sakrifikuesit e Islamit).

Në vitin 1331 në kohën kur Motahari konsiderohej një profesor i madh dhe

shpresëdhënës në Kom, ai emigroi në Teheran. Në fillim ai punoi në medresenë Mervi, ku dha mësim për komentimin e librit ‘Manzume’ e autorit Shabastari dhe komentimin e veprave të Ibni Sinasë si ‘Shifa’ dhe ‘Isharat’. Prof. Motahari në këtë shkollë punoi 20 vjet dhe edukoi shumë nxënës, të cilët më vonë u bënë specialist të shkencave të ndryshme. Në vitin 1334 organizoi ligjëratën e parë të komentimit të Kur'anit në 'Shoqatën islamike të studentëve'. Po në atë vit filloi për herë të parë të jep mësim në degën e teologjisë dhe shkencat islame në Universitetin e Teheranit dhe që në vitin e parë shkëlqeu në lëndën e filozofisë dhe shkencave islame. Punimet dhe artikujt e tij shkencor e publicistik gjetën një numër të madh të lexuesve dhe për një kohë shumë të shkurtër arriti të bashkëpunojë me revistat më prestigjioze shkencore të asaj kohe. Në vitet 1337 dhe 1338, ku u themelua dhe 'Shoqata islame e mjekëve iranianë' filloi të ligjërojë dhe shqyrtojë tema shkencore dhe kulturore, që kishin të bënin me besimin dhe islamin. Gjatë viteve 1340 – 1350, prof. Motahari llogaritej njëri ndër ligjëruesit më të rregullt dhe kryesor të kësaj shoqate.

Nga viti 1341 prof. Motahari gjithnjë u gjend pranë Imam Khomeinit r.a. dhe ndihmoi

lëvizjen rezistuese të themeluar nga ai. Ndër këto aktivitete mund të përmendim organizimin e kryengritjes së “15 Khordadit” në Teheran e cila u organizua në koordinim të plotë me Imam Khomeinin r.a.. Prof. Motahari në orën 1 pas mesnate më 15 Khordad u arrestua nga agjentët e shërbimit sekret mbretëror SAVAK, sepse kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë kundër Mbretit. Për një kohë bashkë me disa hoxhallarë tjerë të Teheranit u mbajt i arrestuar në burgun ‘Shehrbani’. Prof. Motahari nga burgu u lirua pas 43 ditëve si pasoj e protestave të hoxhallarëve në Teheran dhe presioneve që bëheshin nga populli. Pas themelimit të organizatave islamike të

Page 14: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

14

cilat llogariteshin si grupet rezistuese të asaj periudhe, Imam Khomeini r.a., Morteza Motaharin dhe disa personalitete tjera i emëroi përgjegjës të këtyre organizatave.

Pas internimit të Imam Khomeinit r.a. jashtë Iranit, përgjegjësia e prof. Motaharit u shumëfishua dhe ai gjatë kësaj periudhe 16 vjeçare, u detyrua të luftonte përballë shtrembërimeve dhe propagandave të aparatit shtetëror të Reza Pahlaviut dhe grupeve anti-fetare, të cilët përpiqeshin që të hidhnin pluhur ndaj lëvizjes së hoxhallarëve dhe të zbehnin ndjenjat e rezistencës në mesin e studentëve të medresesë dhe studentëve myslimanë nëpër universitete. Husejnije Irshadit që ishte pjesë e aktiviteteve të tij kulturore, u themelua në vitin 1346, në majat e kundërshtimeve të fesë nga intelektualët e asaj kohe, por kjo nismë për te pati një përfundim të hidhur. Prof. Motahari ishte njëri ndër themeluesit e Husejnije Irshadit.

Në vitin 1348, pas publikimit të një deklarate për të ndihmuar popullin palestinez, e cila

ishte nënshkruar nga Morteza Motahari, Al’lame Tabatabai dhe Ajetullah Sejid Abulfazl Moxhtehid Zanxhani dhe pas një ligjërate në Husejnije Irshad, prof. Motahari u arrestua dhe u mbajt në burg për një kohë të shkurtër. Më pas, nga viti 1349 – 1351, aktivitetet e tij i zhvilloi në xhaminë Al Xhevad dhe pas Husejnije Irshadit, pushteti mori vendim për mbylljen e kësaj xhamie, në të cilën ligjëruesi kryesor ishte Motahari. Por ai vazhdoi të ligjërojë në xhamitë Xhavid dhe Erak. Funksionarët shtetëror të regjimit Pahlavit e mbyllën edhe xhaminë e Xhavid dhe në vitin 1353, Ajetullah Motaharit iu ndalua mbajtja e çdo ligjërate nëpër xhami dhe kjo ndalesë vazhdoi deri në fitoren e Revolucionit Islamik.

Ndër shërbimet më të rëndësishme të prof. Motaharit gjatë jetës së tij është prezantimi i ideologjisë origjinale të islamit, ku shkroi libra dhe artikuj të ndryshëm dhe gjithashtu mbajti ligjërata dhe fjalime të shumta në këtë drejtim. Aktivitetet në këtë drejtim më tepër u fokusuan gjatë viteve 1351 – 1357, në kohën kur grupet e majta kishin arritur të depërtonin edhe në shoqërinë islamike dhe një pjesë e muslimanëve kishin pranuar ideologjinë majtiste që buronte nga marksizmi – leninizmi. Ai është personaliteti i parë që kritikoi haptazi mendimet e grupit të vetëquajtur ‘Muxhahedine Khalk-e Iran’ (Luftëtarët popullor të Iranit). Ai e kishte ndaluar bashkëpunimin me këtë grup dhe kishte arritur të parashikojë devijimin e tyre. Në këto vite gjithashtu me urdhër të Imam Khomeinit r.a., prof. Motahari kishte pranuar që dy ditë në javë të ligjërojë në medresenë e Komit, por në të njëjtën kohë ai ligjëronte edhe në Teheran. Në vitin 1355 u pensionua para kohe nga universiteti për shkak se kishte zhvilluar një debat shkencor dhe ideologjik me një profesor universiteti. Në vazhdën e përpjekjeve dhe aktiviteteve të Revolucionit Islamik, prof. Motahari themeloi Organizatën e hoxhallarëve luftëtarë’ e cila vepronte në shtatë rajone të Teheranit dhe kontrollohej nga dy persona.

Edhe pas internimit të Imam Khomeinit r.a., ai lidhjet me të i mbante nëpërmjet letër këmbimeve. Ajetullah Motahari në vitin 1355 arriti të realizojë një vizitë në Naxhaf të Irakut dhe me Imam Khomeinin shkëmbeu mendime në lidhje me organizimin e lëvizjes dhe medresenë e studimeve islame. Pas martirizimit të djalit të Imam Khomeinit, Ajetullah Sejid Mustafa Khomeini, dhe pas fillimit të periudhës së re të lëvizjes islamike, Ajetullah Motahari tërë kohën ia kushtoi lëvizjes dhe në të gjitha periudhat e saj luajti rolin kryesor.

Gjatë qëndrimit të Imam Khomeinit në Paris, prof. Motahari shkoi atje dhe bisedoi në lidhje me zhvillimet brenda Iranit dhe po në këtë udhëtim ai u emërua përgjegjës për themelimin e Këshillit Revolucionar Islamik. Pas kthimit nga Parisi, ai gjithashtu e merr mbi supe komitetin që punonte për krijimin e kushteve të kthimit të Imam Khomeinit në atdhe dhe në këtë komitet qëndroi deri në fitoren e Revolucionit Islamik. Prof. Motahari gjithmonë kishte qenë një këshilltar dhe ndihmës i sinqertë i themeluesit të Republikës Islamike, Imam Khomeinit. Kjo përgjegjësi e tij zgjati deri në orën 22 e 20 minuta të datës 11 Ordibahasht (e martë) të vitit 1357, ku u martirizua nga një anëtar i grupit terrorist ‘Furkan’ derisa po kthehej

Page 15: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

15

nga një mbledhje politike. Me martirizimin e tij, Imam Khomeini dhe ummeti islam, që ishin optimistë dhe shpresonin në këtë njeri madhështor, përjetuan një pikëllim tepër të madh. Zoti e mëshiroftë me gradat më të larta në botën tjetër.

Prof. Motahari shkroi dhjetëra vepra të vëllimshme të cilat shqyrtojnë tema të ndryshme fetare dhe kulturore. Këto vepra të tij i përgjigjen kërkesave, pyetjeve dhe nevojave të shoqërisë njerëzore. Në veprat e këtij dijetari të madh mund të njihemi me sistemin mendor dhe intelektual islamik.

Veprimtaria shkencore dhe intelektuale e Morteza Motaharit: Islami dhe kërkesat e kohës Njeriu në Kur'an Njeriu i përsosur Njeriu dhe Besimi Lëvizjet islame në 100 vitet e fundit Eposi hosejnit (influenca e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja) Tërheqjet dhe largimi i Imam Aliut a.s. Hyrje në botëkuptimin islamik Tregimet e të drejtëve (përzgjedhje) Jeta e përjetshme apo jeta në ahiret Vështrim ndaj biografisë së imamëve të pastër Eposi Hosejnit (Shkaqet e kryengritjes së Imam Husejnit) Eposi Hosejnit (elementi i urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja) Kryengritja dhe revolucioni i Mehdiut Çështja e mbulesës Shpallja dhe profecia Shkaqet e animit ndaj materializimit Qëllimi i jetës Elementi i kontradiktës në filozofinë islame Evoluimi social i njeriut E vërteta dhe e pavërteta Të drejtat e gruas në Islam Dhjetë diskurse Kryevepra e profecisë Njohja me shkencat islame Njohja me Kur'anin Ixhtihadi dhe Taklidi Edukata seksuale në islam dhe botën perëndimore Imamati dhe udhëheqja islame Njëzetë diskurse Lufta e emigrimit Fundi i profecisë Lundrim në Nahxhul Balaga Shkencat islame (Tesafuvi dhe misticizmi) Esenca e njeriut (fetret) Filozofia e moralit Hyrje në botëkuptimin islamik Sistemi i imitimit apo ndjekjes së liderit fetar

Page 16: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

16

Vela dhe Velajetha Shoqëria dhe historia Rreth Republikës Islamike Edukimi dhe arsimi në islam Lufta (xhihadi) Udhëzime islamike për fëmijët Shkencat islame (kelami) Ligjërata shpirtërore Studime kur'anore Fytyra e panjohur e Imam Aliut a.s. Ringjallja e mendimit islamik Islami dhe nacionalizmi Njeriu dhe fati i tij Profeti analfabet Lufta dhe rastet e lejueshmërisë së saj në Kur'an Eposi Hosejnit (Propagandimi në islam) Shërbimet reciproke mes Islamit dhe Iranit Drejtësia hyjnore Mendimi islamik nga pikëpamja e Kur'anit Revolucioni Hosejnit Metodologjia e kuptimit të Kur'anit Mësimet islame të shkëputura nga veprat e Motaharit Liria shpirtërore (Lufta dhe emigrimi) Principet filozofike dhe metodologjia e realizimit Ndihmat e fshehta në jetën e njeriut Hulumtime të përgjithshme në ekonominë islame Shkencat islamike (Legjislacion, Logjikë dhe Filozofi) Çfarë thanë të tjerët për Morteza Motaharin? Veprimtaria shkencore dhe intelektuale e Morteza Motaharit ka lënë gjurmë të

pashlyeshme në Iran dhe botën islame. Në vijim të shohim disa prononcime të të tjerëve në lidhje me te.

Imam Khomeini r.a., themelues i Republikës Islamike të Iranit rreth Ajetullah Motaharit ka thënë: “Motahari ishte i paparë në njohjen e shkencave islame dhe Kur’anit të Shenjtë. Unë kam humbur një djalë të dashur dhe madhështor dhe tani mbajë zi për te. Ai ishte një personalitet i fryteve të mia dhe feja islame ka përjetuar një goditje të fuqishme me humbjen e këtij dijetari dhe askush nuk mund të zëvendësojë atë. Morteza Motahari për mua ishte një djalë i dashur, ndihmës i fuqishëm për medresetë fetare dhe shërbëtor i dobishëm për popullin dhe shtetin. I porosis studentët dhe intelektualët e angazhuar të mos lejojnë që veprat e këtij dijetari të harrohen me komplotet jo islamike. Në jetën e tij të shkurtë arriti të krijojë vepra të përjetshme të cilat manifestojnë ndërgjegjen e zgjuar dhe shpirtin e mbushur me dashuri. Motahari me shkrimin e tij të kuptueshëm dhe gjuhën e popullit analizoi shumë çështje islamike dhe pa asnjë kompleks filozofik, diskurset filozofike dhe shkencore ia mësoi popullit. Veprat e shkruara dhe ligjëratat e tij ishin edukative dhe didaktike, kurse i gjuha dhe pena e tij buronin nga një shpirt i mbushur plot besim dhe devotshmëri. Ai ishte i dobishëm për të gjitha shtresat”.

Lideri aktual i Iranit, rreth veprimtarisë shkencore e intelektuale është shprehur: “Ashtu siç e dini edhe ju, Ajetullah Motahari ishte filozof, shkencën që më shumë e elaboronte ai, ishte

Page 17: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

17

shkenca e filozofisë. Padyshim se më vonë arriti që teologjisë (kelamit) së re, dmth. çështjet bashkëkohore islame i analizonte me metodologji moderne shkencore, por preokupimi më i madh shkencor për te ishin çështjet filozofike. Motahari ishte nxënës i Imam Khomeinit, dhe nxënës i filozofit të madh të kohës, të ndjerit Al’lame Tabatabai. Kështu që, shkolla filozofike që i besonte ishte “Teozofia Transcendentale”, pra filozofia e Mulla Sadras. Sjelljet e tij i ngjanin një mistiku i cili për disa kohë ishte në kërkim të një udhëheqësi të përsosur shpirtëror. Gjendja e tij shpirtërore dhe morale ishte e këtillë: hulumtonte deri sa e gjente, pra nëse dëgjonte se në një vend tjetër jetonte një njeri i madh dhe me vlera të larta shpirtërore, shkonte atje, qëndronte pranë tij dhe përfitonte nga ai. Për nga aspekti shpirtëror kishte një gjendje të këtillë. Por ai për fat të mirë një udhëheqës shpirtëror me vlera të këtilla kishte arritur ta gjejë brenda në Iran, për atë dhe kishte një dashuri të pafund për Imam Khomeinin dhe Al’lame Tabatabaiun. Kishte respekt dhe dashuri të veçantë për këta dy persona, kurse nivelin e tij shkencor, shpirtëror dhe mistik e çmonte tepër shumë. Për nga aspekti moral, i ndjeri Motahari ishte një personalitet shembullor. Ishte i drejtë, shpirtndritur, i qetë dhe fisnik. Kurse në lidhjen e tij me Zotin ishte njeri mistik, i devotshëm dhe i dorëzuar përballë Krijuesit të botëve. Shumë herë thoshte: “Adhurimin dhe përmendjen e Zotit e kam mësuar nga babai im i ndjerë”.

Kur ra dëshmorë Ajetullah Motahari, Al’lame Tabatabai publikoi një mesazh, ku tha: “Në

përkujtim të personalitetit shkencor dhe filozofit, vdekja e të cilit ka pikëlluar qarqet shkencore dhe intelektuale dhe ikja e tij na ka futur në zi. I ndjeri Motahari ishte dijetar, mendimtar dhe hulumtues i madh, gjithashtu kishte një mendje të ndritur dhe reale. Veprat e tij janë shkruar si rezultat i hulumtimeve dhe studimeve të shumta dhe argumentet që shfrytëzohen në to, dëshmojnë nivelin e lartë shkencor dhe filozofik. Motahari në historinë e jetës së tij, të cilën e kaloi duke studiuar, menduar dhe duke u përpjekur, dashamirësve të dijes ia përcolli mesazhin që në asnjë moment të mos ndalen së mësuari dhe punuari dhe jetën e tyre, e cila është dhurata më e shtrenjtë për njeriun, ta kalojnë duke kërkuar të vërtetën dhe shpirtëroren dhe gjithashtu këtë jetë të mos e kalojnë duke u ngjitur dhe adhuruar disa personalitete të rrejshme historike. Po, rruga e ngushtë që njeriut mendimtar ia hapë rrugën e mendimit dhe të vërtetave, ajo është rruga e vërtetë dhe është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër në këtë jetë”.

Përgatiti për botim redaksia e revistës Lumturia

Page 18: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

18

Edukimi i fëmijëve, domosdoshmëri themelore e prindërve Abulfazl Saxhadi Mësuesit e kalojnë të gjithë jetën dhe kohën e tyre duke u përpjekur që ta bëjnë

shkollën më interesante, një deklaratë e tillë nga ana juaj do t’i hidhte poshtë të gjitha ëndrrat e tyre. Duhet shtuar që, kur thuhet se qëndrimi në klasë është i mërzitshëm për një fëmijë, kjo nënkupton që mësuesja nuk po e bën siç duhet punën e saj. Për t’u shprehur më mirë mund të thoni se fëmija juaj po kërkon më shumë sfida që t’i tërheqin vëmendjen. Marrëdhënia prindër-mësues është shumë e ndërlikuar në disa raste. Kjo, sepse nuk është një lidhje e drejtpërdrejtë, por një raport që kalon përmes fëmijës, që është shpesh i paqëndrueshëm në mënyrën e sjelljes. Për atë dhe prindërit duhet të jenë ata të cilët duhet t’i kushtojnë rëndësinë më të madhe edukimit të fëmijëve të tyre. Edukimi i parë që duhet t’ia bëjmë atij, është padyshim edukimi fetar.

Fëmijët në momentin kur lindin njohin Zotin dhe kanë besim të plotë në Të dhe janë të prirë për karakter dhe sjellje të mira. Në të vërtetë feja dhe spiritualiteti, në esencën e njeriut duke krijuar besim të plotë, nënkupton mjaftueshmërinë e heqjes së pengesave dhe është kusht që të rrisë faktorët që ndikojnë mbi këtë çështje. Esenca e njeriut në të gjitha aspektet arrin të lulëzojë.

Fëmijët lindin dhe me lindjen e tyre ballafaqohen në jetë me babain dhe nënën dhe

ndërtojnë të ardhmen e tyre. Prindërit i shoqërojnë fëmijët e tyre gjatë rritjes dhe i ndihmojnë dhe i mësojnë ata si të ecin, si të flasin, ballafaqohen me rritjen e kërkesave të tyre dhe mijëra gjëra të tjera të nevojshme. Por disa prindër janë në dijeni të çështjes së edukimit të fëmijëve të tyre, nga fillimi i hershëm i fëmijërisë, dhe me ketë rast është i nevojshëm edukimi fetar. Ndoshta shumëkush nuk e dinë se fëmijët kur lindin njohin Zotin dhe janë të prirë për sjellje të mira. Në të vërtetë feja dhe spiritualiteti, në esencën e njeriut duke krijuar besim të plotë, nënkupton mjaftueshmërinë e heqjes së pengesave dhe është kusht që të rrisë faktorët që ndikojnë mbi këtë çështje. Esenca e njeriut në të gjitha aspektet arrin të lulëzojë. Imam Aliu (as) në fjalët e tij drejtuar birit të tij Hasanit (as) thotë: “Zemra e foshnjës është si një tokë pjellore ku mbin çdo gjë që mbjell një farë në të dhe ajo të rritet. Unë edukimin tënd të fëmijërisë e kam filluar para krijimit të zemrës dhe mendjes tënde, duke punuar shumë që nga fillimi”. Prandaj prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për natyrën e planifikimit dhe zhvillimit të fëmijëve dhe nuk është e pranueshme që edukimi të kufizohet vetëm në një varg çështjesh dhe rregullash të mirësjelljes.

Sipas islamit, mësimi i koncepteve fetare për fëmijët është shumë i rëndësishëm dhe i

shenjtë dhe sipas udhëzimeve të Pejgamberit (s.a.a.) dhe familjes së tij, mësimi i koncepteve fetare fillon nga lindja e fëmijës, trajnimi dhe edukimi i tyre në periudhën e fëmijërisë është themeli i edukimit për periudhat tjera. Hz. Aliu (a.s) arsyen e parë dhe më të rëndësishme të procesit të edukimit të fëmijëve që nga periudha e fëmijërisë, kur zemra dhe shpirti i fëmijës janë të pastra dhe kur ata janë larg nga llojet e ndryshme të të këqijave dhe mëkateve. Ai hazret ka thënë se në këtë zemër, mund të mbillet fara e besimit dhe sinqeritetit, por edhe e blasfemisë, gënjeshtrës dhe hipokrizisë. Ekspertët e fushës së edukimit, çështjen e edukimit të fëmijëve qysh në periudhën e hershme, e interpretojnë në mënyrë të ngjashme. Shpirti i tyre ngjan me një fidan të vogël i cili është shumë i butë, kështu që ju nëse e ndihmoni atë duke e lakuar në formën e duhur, atëherë kjo pemë do të jetë e drejtë. Por nëse fidani nuk korrigjohet, atëherë do të jetë jo i drejtë. Andaj, në qoftë se ekziston një nocion jo i drejtë i sjelljes njerëzore, me përzierjen e shpirtit dhe zemrës së tij dhe për të hequr atë nga forma e drejtë,

Page 19: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

19

atëherë kjo do të paraqiste një çështje problematike.

Sipas të dhënave të islamit që nga Muhammedi (s.a.a.) dhe me zbritjen e Librit të shenjtë Kur’anit Famëlartë, është prezantuar një shumëllojshmëri e metodave për edukimin e fëmijëve. Sipas mësimeve të kësaj feje qiellore, familja si burim primar i edukimit fetar, luan një rol tepër të rëndësishëm dhe vendimtar në aspektin moral të njeriut. Edukimi si një nga çështjet më delikate dhe më të vështira për prindërit dhe edukatorët dhe në shkallë të parë veprimi i cili duhet të ndërmerret nga prindërit, është edukimi i fëmijëve sipas mësimeve fetare. Për shkak të sjelljeve të tyre fetare, ata nuk qëndrojnë larg syrit të fëmijëve dhe sipas psikologëve fëmijët me kujdes të babait dhe nënës, me një entuziazëm tepër të lartë veprojnë sipas praktikave fetare dhe duke falënderuar Zotin, kompletojnë detyrat e tyre, duke zbatuar praktikat elementare fetare. Nga ana tjetër prindërit duhet të kuptojnë se perceptimi dhe interpretimi i koncepteve të rëndësishme fetare tek fëmijët nuk është i njëjtë sikur tek të rriturit dhe fëmijët së pari me një ndjenjë dhe kapacitet mendor dhe në përputhje me këtë, arrijnë të ndërtojnë botëkuptimin e tyre. Pra, është e nevojshme që tek fëmijët të nxiten ndjenjat fetare dhe në mënyrë racionale dhe të perceptueshme t’u mësohen atyre konceptet fetare. Sipas mësimeve të vlefshme të Islamit, mosha më e mirë për edukimin fetar të fëmijëve, me vlerat dhe ndjenjat fetare, është mosha dy vjeçare. Tradita islame parasheh që fëmija qysh në moshën dy vjeçare duhet të përmend fjalën “LA ILAHE ILELLAH”, duke ia mësuar atij që të besoj në Zotin Një dhe gjithçka që ekziston, është nën kontrollin e Tij. Pasi ai të mësoj këtë, duhet ti mësohet se Muhammedi (s.a.a.) është i dërguari i Zotit dhe të njihen të dashurit Ehli Bejtit të tij (as). Nga mosha tre vjeçare, fëmijëve ju pëlqen t'u këndohen lutje dhe ilahi dhe kanë dëshirë që ato t'u përsëriten vazhdimisht.

Është e mirë për zhvillimin e fëmijëve që, që nga mosha tre vjeçare të jenë të

pranishëm nëpër ceremoni të ndryshme të lutjeve, gëzimeve, lotëve dhe meditime ku përmendet Zoti i Madhërishëm. Një gjë e tillë ndikon në stimulimin e fëmijëve për ndjenja fetare. Tregimet fetare për fëmijët në këtë moshë janë gjithashtu efektive. Rreth moshës 4 vjeçare, tek fëmijët spontanisht në mënyrë graduale fillon të krijohet një sens i eksplorimit dhe i kuriozitetit. Në moshën 4 vjeçare ai interesohet për të vërteta të ndryshme të Botës dhe në mendjen e tij lindin shumë pyetje në lidhje me Botën. Në këtë aspekt, kjo është mosha normale e fëmijëve rreth pranimit të vërtetë dhe të rëndësishëm të Zotit. Fëmija 4 vjeçar, të atin e tij e konsideron si më të madhin dhe më të rëndësishëm se Zoti, por babai është ai që duhet t’ia mësoj atij se, Zoti është më i Madhi. Ai madje jep llogari para Zotit si një anëtar i familjes. Në këtë moshë, të kuptuarit e fëmijëve mbi çështjet fetare, është shumë e kufizuar dhe për këtë arsye vazhdimisht duhet t’u jepen atyre informacione mbi çështje të cilat ata shtrojnë para prindërve. Shfaqja e interesimit të tij mbi çështjet e besimit dhe arsyetimi i informacioneve të prindërve dhe mësuesve, është një nga pikët më pozitive. Ajo çka është më e rëndësishme, është se çdo pyetje e parashtruar nga fëmijët duhet gjetur përgjigje të vërtetë dhe bindëse. Nuk është e nevojshme që me argument të fortë ti përgjigjeni fëmijëve, sepse perceptimi i tij ende nuk ka arritur të ngrihet, por atij i duhet dhënë një përgjigje thelbësore dhe përcaktuese për të qenë bindëse për të. Në këtë mënyrë që në zemrën dhe mendjen e tyre të pastër, përgjigja juaj të zë vend. Ndjenja e tij fetare bëhet më e theksuar me rritjen e moshës në gjashtë vjet dhe mund të shihet qartë duke pretenduar mbi sjelljet fetare. Një fëmijë gjashtë vjeçar është i interesuar dhe dëshiron që të gjitha shqisat e tij t'i drejtojë drejt adhurimit të Zotit dhe kërkesat e tij materiale të tilla si lodra, ushqime dhe veshmbathje, do të jenë të lidhura me ndjenjën e tij rreth Zotit. Në moshën shtatë vjeçare fëmija ka një kapacitet më të lartë rreth perceptimit të Zotit dhe prindërit duhet që me një vullnet më të fuqishëm, t'i mësojnë ata rreth Njëshmërisë

Page 20: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

20

së Zotit. Për këtë arsye pejgamberi (s.a.a.) ka thënë: "Kur fëmijët të jenë në moshën gjashtë vjeçare, ata duhet ftuar që të luten dhe kur ata bëhen shtatë vjeç, atëherë duhet sa më shpesh t'u rikujtohet ftesa për në namaz".

Edukatorët fetarë besojnë se koha më e mirë për t'i edukuar fëmijët në aspektin fetar,

është atëherë kur fëmija është i gëzuar. P.sh fëmija është i lumtur kur pranon ndonjë dhuratë, shkon në piknik, park, lum etj. Pozicionet e duhura hapësinore dhe kohore, janë ato që nuk do të shkaktojnë aspak ngarkesa mendore ndaj vlerave fetare. Inkurajoni fëmijët tuaj për sjellje të mira, në mënyrë që edukimi fetar të ketë ndikim pozitiv tek ata. Por mund të themi se asnjë nga veprimet në edukimin e fëmijëve nuk kanë rëndësi sa sjelljet e prindërve dhe edukatorëve. Një nga mangësitë e edukimit fetar në familje, është thjeshtë mënyra sipërfaqësore dhe jo e plotë e edukimit. Ndërsa, ajo çka është e nevojshme për të arritur sukses, është vazhdimi i edukimit fetar të fëmijëve deri sa ata të zhvillohen dhe të arrijnë pjekurinë psikike dhe fizike. Kjo mënyrë efektive e mësimit fetar duhet të fillojë që në fëmijëri dhe edukimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme do të japë fryte. Nëse feja islame, veprimet dhe respektimi i praktikave fetare respektohen gjatë edukimit të fëmijëve, atëherë kjo do të mënjanojë mënyrën sipërfaqësore te edukimit dhe do të kalojë në thellësi dhe përmbajtje edukative.

Dhuna ndaj femrës nuk ka të ndalur! Fatime Kerimzade Dhuna ndaj grave është një term profesional që përdoret për përshkrimin e të gjitha

veprimeve të dhunshme që kryhen ndaj grave. Asambleja e Përgjithshme e OKB-s, dhunën kundër femrave e përkufizuar në këtë mënyrë: “Çfarëdo veprimi i dhunshëm që kryhet në bazë të dallimit gjinor i cili mund të shkaktojë dëmtimin fizik, gjinor ose psikologjik të femrave, quhet dhunë ndaj femrave”. Përkundër shumë pretendimeve që bëhen për luftën kundër dhunës ndaj grave, veprimet e ndryshme dhe të paarsyeshme kundër femrave vazhdojnë të kryhen në shumë rajone të botës. Deri në atë masë sa që autoritet e OKB-s kanë kritikuar ashpër distancën e krijuar mes deklaratave dhe veprimit në fushën e luftës kundër dhunës ndaj femrave. Aktualisht dhuna kundër femrave është bërë një fenomen universal. Në rajone të ndryshme të botës kjo dhunë ushtrohet në forma të ndryshme kundër femrave si dhuna dhe skllavëria seksuale, dhuna oratorike, dhuna si pasojë e luftës, përdhunimet sistematike, dhuna në sjellje, dhuna politike si dhe shumë forma të tjera të saj. Në shtetet perëndimore e sidomos në Amerikë mund të vërehen forma të ndryshme të dhunës ndaj femrave. Kjo është në kohën kur qeveria amerikane gjithnjë akuzon shtete kundërshtare të saj për ushtrimin e dhunës ndaj femrave. Mirëpo raportet e instituteve të ndryshme në Amerikë kanë treguar se dhunë ndaj femrave në Amerikë ushtrohet në nivel shumë të lartë. Një prej rasteve më të këqija të dhunës ndaj femrave është përdhunimi seksual dhe degjenerimi moral që sundon në marrëdhëniet mes dy gjinive në Amerikë. Qendra për Luftë Kundër Përdhunimeve “Santa Barbara” në Amerikë në raportin e saj në këtë drejtim shkruan: “Në çdo minutë 1.3 femra bëhen viktimë e përdhunimit dhe të gjitha këto raste janë përdhunim seksual”. Institutit amerikan RAINN gjithashtu pohon se përdhunuesit seksual nuk dënohen të paktën as edhe me një ditë burg. Në realitet qeveria e Amerikës duke krijuar një ambient të sigurt për përdhunuesit seksual, i ka siguruar ata nga ndjekja ligjore.

Bashkimi Evropian gjithashtu pavarësisht gjithë zhvillimit teknologjik dhe material që ka arritur deri më tani, po tregohet e pamundshme për të mbrojtur femrat përballë dëmtimeve shoqërore. Numri i grave të cilat bëhen viktimë e dhunës në familjet evropiane, ka arritur në një

Page 21: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

21

nivel tepër shqetësues. Deri në atë masë sa që sipas një raporti të BE-s, pavarësisht vendosjes së ligjeve të ashpra familjare, dhuna kundër femrave është duke u rritur në të gjitha nivelet e këtij Unioni. Në Angli për gati për çdo minutë një femër kontakton policinë dhe i informon organet kompetente që për shkak të ushtrimit të dhunës brenda në familje, gjendet në një rrezik të madhe. Edhe në vendet e tjera evropiane, dhuna ndaj femrave ushtrohet në nivel të lartë. Në Suedi, Gjermani, Francë, Spanjë, Belgjik, Portugali, Holandë, Greqi dhe Serbi janë të larta shifrat e statistikave të dhunës ndaj femrave në aspektin fizik dhe moral. Për shembull në Itali për çdo minutë vritet një femër. Në Serbi 82 % e rasteve të dhunës ndaj femrave, janë kryer në shtëpi dhe kryesisht me armë të ftohta. Sipas disa raporteve, mbi gjysma e femrave të martuara në Indi përjetojnë dhunë fizike. Hulumtime të tjera tregojnë se 30% e këtyre femrave detyrohen me dhunë të bëjnë marrëdhënie seksuale. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), e cila ka rritur përpjekjet e saj në luftën kundër dhunës ndaj femrave, dhuna ndaj bashkëshortes dhe dhuna seksuale janë ndër rastet më të shpeshta të dhunës ndaj femrave. Për shembull, në Etiopi niveli i dhunës familjare është më shumë se 71%. Femrat që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme zakonisht pësojnë një depresion të thellë, çrregullim në sistemin e të ushqyerit, kanë stres të madh si dhe probleme të tjera që janë rezultat pas ndodhjes së ngjarjes. Rreth 90% e viktimave të dhunës familjare edhe në Kinë janë femrat. Sipas disa hulumtimeve të bëra nga Forumi i Grave në Kinë, nga çdo tre femra, një prej tyre është viktimë e dhunës familjare.

Trafikimi i femrave dhe fenomeni i skllavërisë seksuale gjithashtu konsiderohet një tjetër

formë e dhunës ndaj femrave e cila bëhet në nivele të gjera në shtetet perëndimore. Në Amerikë, trafikimi i femrave është një veprim shumë i përhapur. Sipas mediave amerikane, për çdo vit 20 mijë femra me premtime të shkollimit ose punësimit, por në realitet për skllavëri seksuale hyjnë në Amerikë në formë të trafikimit. Përhapja e trafikimit të femrave dhe grave në Angli dhe në shumë shtete evropiane akoma vazhdon në nivel të madh.

Aktualisht në Lindjen e Mesme në shtetet si Arabia Saudite, Bahrejni dhe Egjipti gjithashtu dhuna ndaj femrave kryhet në forma të ndryshme. Është e natyrshme që mos respektimi i të drejtave themelore të femrave mund të konsiderohet një formë e dhunës ndaj femrave. Aktualisht ky fenomen vërehet më së shumti në Arabinë Saudite femrat nuk gëzojnë as edhe të drejtat më themelore të tyre. Në këtë shtet mbretëror janë aprovuar ligje në bazë të të cilave femrat nuk kanë të drejt as të ngasin automobilin, ndërsa për kryerjen e shumë veprimeve të tjera jashtë shtëpisë, është e domosdoshme që të marrin leje nga meshkujt. Femrat në Arabinë Saudite për shkak të kufizimeve që kanë në këtë vend për ngasjen e makinave, janë të detyruar që për të marrë patent shoferin të shkojnë në shtetet e tjera. Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-s kohë më parë me qëllim që të përmirësohet gjendja e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, ka aprovuar disa propozime dhe ka kërkuar nga autoritetet saudite t’i japin fund diskriminimit kundër femrave si dhe t’i anulojnë kufizimet e dhunshme në këtë vend.

Dhuna që vije si rezultat i luftës dhe konflikteve të armatosura, konsiderohet një tjetër

formë e dhunës ndaj femrave. Pavarësisht faktit se femrat nuk kanë ndonjë rol të madh në konfliktet e armatosura, mirëpo gjithmonë së bashku me fëmijët janë prej viktimave më të rëndësishme të kësaj forme të dhunës. Aktualisht shumë vajza dhe gra myslimane në Palestinë, Gaza, Liban, Irak, Siri, Afganistan dhe Pakistan po bëhen viktimë më e shpeshtë e kësaj forme të dhunës. Në Mianmar gjithashtu gratë dhe fëmijët nuk janë përjashtuar nga dhuna e konfliktit të armatosur. Gjatë gjenocidit të gjerë që është kryer kundër myslimanëve në Mianmar, grat dhe vajzat kanë qenë viktimë kryesore e kësaj dhune. Në Gaza dhe tërë tokat e pushtuara

Page 22: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

22

palestineze në shumë prej sulmeve të regjimit sionist janë femrat dhe fëmijët viktimat e para që vriten, plagosen dhe në shumë raste janë burgosur dhe shpërngulur me dhunë nga shtëpitë e tyre. Në Lindjen e Mesme gjithashtu për shkak të veprimeve destruktive të grupeve tekfiriste aktualisht po ndodhë një formë e re e dhunës seksuale. Për fat të keq gjatë luftës së grupeve tekfiriste që po zhvillohet kundër qeverisë siriane, dekreti fetar i një tekfiristi jordanez në bazë të së cilës grupeve të lartpërmendura i është lejuar t’i marrin rob femrat siriane myslimane dhe t’i shfrytëzojnë ato për shfryrjen e epsheve seksuale të meshkujve, është bërë shkak që të kryhen shumë krime të tmerrshme kundër femrave myslimane siriane. Këto krime kanë shkuar deri në atë masë sa që një kompani egjiptiane në mënyrë të hapur ka publikuar një shpallje që posedon vajza siriane për dëfrimin e meshkujve. Shpallja është publikuar me këtë titull: “Kemi vajza siriane të mbuluara me hixhab dhe ferexhe aq sa ju nevojiten”. Kjo është dhuna më e ashpër dhe më e hapur që po bëhet ndaj femrave. Si është e mundur që në shekullin 21 kriminelë të caktuar të kenë guxim në mënyrë të hapur të inkurajojnë të tjerët për përdhunimin e femrave?! Nga ana tjetër, një tjetër klerik ka inkurajuar femrat që të shkojnë në Siri dhe t’i ofrojnë shërbime seksuale atyre që po luftojnë kundër qeverisë siriane. Vajzat që janë mashtruar nga ky “dekret fetar”, në disa raste brenda një dite janë përdhunuar disa herë nga disa meshkuj. Krime këto që ato vajza i kanë rrëfyer vet kur janë kthyer në shtete e tyre.

Duke marrë parasysh aprovimin e Konventës Ndërkombëtare për Ndalimin e

Diskriminimit dhe Dhunës ndaj Femrave të gjitha shtetet e botës janë të obliguara të hartojnë ligje përkatëse në këtë drejtim. Siç duket për të luftuar kundër formave të ndryshme të dhunës ndaj femrave, Bashkësia Ndërkombëtare ka nevojë për forcimin e mekanizmave përkatëse për mbikëqyrjen dhe garantimin e zbatimit të konventave ndërkombëtare si dhe normave përkatëse që janë aprovuar nga OKB-ja. Përveç kësaj rikthimi në respektimin e vlerave etike si dhe të dispozitave të feve hyjnore mund të kontribuojë shumë në parandalimin e ushtrimit të dhunës ndaj femrave në mbarë botën.

Pse femrat britanike po kthehen në Islam? (Përhapja e një besimi universal) Sipas Lucy Berrington, besimi islam është duke fituar admirues perëndimorë,

pavarësisht raportimit armiqësor të mediave. Banorë te panumërt britanikë, gati të gjithë prej tyre nga gjinia femërore, janë duke u

konvertuar në fenë islame, në një kohë të ndarjeve të thella brenda kishave Anglikane dhe Katolike.

Shkalla e konvertimeve stimulon parashikimet se feja islame do të bëhet shpejt një forcë e rëndësishme fetare në këtë vend. "Brenda 20 viteve të ardhshme, numri i të konvertuarve britanikë do të barazojë ose të tejkalojë komunitetin emigrantëve muslimane që solli besimin këtu", thotë Rose Kendrick, një mësues fetar i arsimit në një Hull gjithëpërfshirës dhe autor i një text-udhëzuesi të Kur’anit. Ajo thotë: "Islami është një besim botëror aq sa është edhe katolicizmi romak. Asnjë kombësi nuk pretendon atë si fe e tyre ". Islami është gjithashtu duke u përhapur shpejt në kontinent dhe në Amerikë.

Shtimi i konvertimeve në Islam ka ndodhur përkundër imazhit negativ të këtij besimi në

shtypin perëndimor. Në të vërtetë, ritmi i konvertimeve ka përshpejtuar që nga publiciteti mbi qështjen Salman Rushdie, Luftës së Gjirit dhe gjendjes se myslimaneve të Bosnjës. Çka e bën më ironike është fakti se shumica e të konvertuarve britanike janë femra, përkundër

Page 23: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

23

pikëpamjeve të përhapura në Perëndim se Islami i trajton gratë keq. Në Shtetet e Bashkuara, numri i grave te konvertuara tejkalojnë burrat nga 4 me 1, dhe në Britani përbëjnë shumicën e vlerësuar 10, 000 në 20, 000 të konvertuar, duke ngritur numrin e komunitetit musliman prej 1 deri në 1.5 milion. Shumë nga britaniket "muslimanë të rinj" janë me prejardhje të klasës së mesme. Ato përfshijnë Matthew Wilkinson, një ish kryetar nga Etoni i cili vazhdoi studimet ne Kembrixh, dhe një djalë e një vajzë e Lordit Justice Scott, gjyqtarit që kryeson hetimet e armëve në Irak.

Sipas një studimi te shkallës së vogël nga Fondacioni islam në Leicester, shumica e të konvertuarve janë të moshës 30 deri 50 vjeçare. Muslimanët e rinj tregojnë për shumë konvertime në mesin e studentëve dhe nxjerrin në pah intelektin e Islamit. "Muhamedi" ka thënë, "Drita e Islamit do të rritet në Perëndim" dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që është duke ndodhur në kohën tonë ", thotë Aliya Haeri, një psikologe e lindur ne Amerikë mirëpo që është konvertuar 15 vjet më parë. Ajo është një konsulente në Trustin Zahra, një organizatë bamirësie që boton letërsi shpirtërore dhe është një nga folësit e shquar të Britanisë islame. Ajo shton: " të konvertuarit perëndimor po vijnë në Islam me sy të freskët, pa të gjitha zakonet e Lindjes, duke shmangur shumë nga ajo që është gabim nga ana kulturore. Tradita më e pastër është duke gjetur veten më të fortë në Perëndim ".

Disa thonë se konvertimet janë nxitur nga paraqitja e edukimit fetar krahasues. Thuhet se shumë ka ndihmuar edhe mediat britanike, duke ofruar atë që muslimanët e përshkruajnë si një shtyp i pamëshirshëm dhe i keq për të gjitha gjërat islame. Perëndimorët e dëshpëruar nga shoqëria e tyre - me rritjen e krimit, shkatërrimit të familjes, drogës dhe alkoolizmit – po e admirojnë disiplinën dhe sigurinë e Islamit. Shumë të kthyer në besim janë ish-të krishterë të zhgënjyer nga pasiguria e kishës dhe të pakënaqur me konceptin e Trinitetit dhe hyjnizimin e Jezusit.

Te konvertuarit e tjerë përshkruajnë një kërkim për një identitet fetar. Shumë nga ata

më parë kishin praktikuar krishterimin, por kanë gjetur kënaqësi intelektuale në Islam. "Unë kam qenë një student i teologjisë dhe ishte një argument akademik që ndikoi në konvertimin tim", thotë Rose Kendrick, një mësues i edukatës fetare. Ai thotë se kundërshtoi konceptin e mëkatit origjinal: "Sipas Islamit, mëkatet e etërve nuk kalojnë mbi bijtë. Ideja se Perëndia nuk është ai që gjithmonë të fal, është blasfemi për muslimanët”.

Meimune 39 vjeçe është rritur si një Anglikane e Lartë dhe ka konfirmuar në moshën 15

vjeçare në kulmin e përkushtimit të saj fetar. "Unë kam qenë e magjepsur nga rituali i Kishës së Lartë dhe kam menduar për marrjen e vellos." Kriza e saj erdhi kur një lutje nuk u përgjigj. Ajo përplasi derën për të vizituar famulltarët por udhëtoi në konventat për diskutime me murgeshat. "Besimi im u kthye edhe më i fortë, por jo drejt Kishës, institucioneve apo dogmës." Ajo hulumtoi çdo emërtim krishterë, edhe Judizmin, Budizmin dhe Krishna Shpirti, para se të kthehej në Islam.

Shumë të konvertuar nga krishterimi refuzojë hierarkinë kishtare që theksojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta të muslimanëve me Perëndinë. Ata ndjejnë mungesën e lidershipit në Kishën e Anglisë dhe dyshojnë për fleksibilitetin e saj të dukshëm. "Muslimanët nuk i ndërrojnë qëllimet e tyre," thotë Huda Hatab, 28 vjeçe, autore e doracakut për gruan muslimane, botuar këtë vit nga Ta-Ha. Ajo është konvertuar dhjetë vjet më parë duke studiuar arabishten në universitet. " Krishtërimi ndryshon, si mënyra kur disa kanë thënë se sexi para-martesore është në rregull nëse do të martoheni me atë person. Islami ishte gjithnjë i njëjtë për sa i përket seksit, po ashtu edhe për numrin e lutjeve që gjithmonë ka qenë dhe ende është

Page 24: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

24

pesë herë në ditë. Lutja ju mban të vetëdijshëm për Perëndinë gjatë gjithë kohës. Ju jeni vazhdimisht duke prekur bazën.

The Times (përktheu Dardane Kryeziu) Stop dhunës në media! Bujar Shkodra Punonjësit e mediave publike për fat të keq kanë dobësuar vlerat e përgjithshme dhe

normat e vendosura sociale ndërkohë që kapacitetin e tyre e kanë fokusuar për zhdukjen e mësimeve dhe bindjeve të drejta të shoqërisë. Çdo ditë me ndonjë pretekst të veçantë, mediat sulmojnë në mënyrë të pamëshirshme njërën prej vlerave shoqërore, duke dobësuar kështu themelet e bashkimit dhe unitetit social. Hulumtuesit kanë vërtetuar se mediat publike në Amerikë kanë ndryshuar faktet e vërteta dhe nën ndikimin e politikanëve janë duke bërë përpjekje për të shmangur ndikimin e mediave mbi agresivitetin e njerëzve apo për t’i paraqitur si të parëndësishme.

Një lajm i tmerrshëm, tepër i rëndë dhe i hidhur ishte përhapur kudo: “Një person i armatosur, rreth të njëzetave, hapi zjarr me breshëri në një shkollë fillore në shtetin e Connecticut, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. 27 persona mbetën të vdekur, 20 prej të cilëve fëmijë te moshave 5-10 vjeç. Në mesin e të vrarëve ishin edhe 6 persona të moshës madhore, kryesisht mësues si dhe sulmuesi i cili bëri vetëvrasje. Adam Lanza, 20 vjeç, mbante në duar një pushkë .223 dhe dy pistoleta, kur hyri në shkollën fillore Sandy Hook, pak çaste pas orës lokale 09:30 dhe të niste të qëllonte njerëzit dhe nxënësit. Dëshmitarë deklaruan se ai kaloi nga dhoma në dhomë, duke qëlluar persona, pasi fillimisht kishte vrarë drejtoreshën dhe psikologen e shkollës, dhe në fund shkoi te klasa e kopshtit të së ëmës, Nancy, ku vazhdoi ritualin e tij, për të cilin ishte nisur. Sipas procedurës së zakonshme në raste të tilla, pas ngjarjes ka filluar një hetim për identitetin e personit që ka kryer krimin, si dhe motivet që kanë nxitur deri në kryerjen e këtij akti makabër. Hetimi zbuloi se i riu ishte nga shteti Nju Xhersi. Ai nuk kishte asnjë të kaluar kriminale, madje edhe shokët e klasës së tij thanë se ai kishte qenë gjithmonë njeri i qetë dhe i rezervuar dhe nuk kishte treguar asnjëherë ndonjë shenjë krimineli.

Studimet në lidhje me ekzistimin e dhunës në media dhe ndikimi i saj në sjelljen e shoqërisë, është një debat intensiv që po ndodh këto ditë në mesin e ekspertëve dhe profesionistëve të medias në fushën e pedagogjisë. Shumë ekspertë besojnë se ekziston një lidhje në mes dhunës në media dhe dhunës reale. Prandaj është e nevojshme për të realizuar programe arsimore të natyrës së përgjithshme dhe duhet të marrin kontrollin e publikut, i cili është i përbërë kryesisht nga fëmijët dhe të rinjtë, të cilët shikojnë këto programe. Për shembull, një përmbajtje programore që në vete përmban dhunë, shikohet nga rreth 10 milionë shikues, nëse nga ata vetëm 1% e tyre ndikohen nga dhuna, atëherë në këtë rast do të kemi njëqind mijë persona që shkaktojnë dhunë. Më keq se kaq, studiuesit konstatuan se priza publike dhe mediat në Amerikë kanë ndryshuar faktet e vërteta dhe nën ndikimin e politikanëve, shumica e sionistëve janë duke u përpjekur për të shmangur ndikimin e mediave mbi agresivitetin e njerëzve apo për t’i paraqitur si të parëndësishme.

Dhuna nëpër drama ka ekzistuar që nga koha e Greqisë së lashtë (nga teatri i

Elizabethës deri te drama e sotme moderne). Për shembull, në dramën Makbethi të William Shakespeare, iu pre koka Makbethit para audiencës në përfundim të skenës. Në vitin 1903 është xhiruar për herë të parë filmi-dramë që u quajt “Plaçkitja e madhe e trenit”. Në një skenë të filmit, grabitësi iu afrua kamerës dhe me revolen e tij qëlloi shtatë plumba në drejtim të saj. Shikuesit e parë që erdhën për të parë filmin, u larguan nga kinemaja. Megjithatë, shfaqja e pamëshirshme e dhunës në mediat amerikane nuk ishte ndalur edhe përkundër këtyre

Page 25: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

25

reagimeve tmerruese të spektatorëve. Në të kundërtën, ajo çdo ditë e më shumë është duke u rritur. Analiza e përmbajtjes së më shumë se tetë mijë orë e televizionit dhe programeve satelitore në Shtetet e Bashkuara, tregon se këto programe me përmbajtje të dhunshme përbëjnë 60 për qind të rasteve. Gjatë kësaj periudhe, derisa një fëmijë në Amerikë përfundon arsimin e tij fillor, në televizion, ka parë rreth tetë mijë vrasje dhe njëqind mijë forma të tjera të dhunës si rrahje, plagosje dhe dhunim. Ky numër është edhe më i lartë nëse fëmija ka qasje në programe satelitore ose video tjera.

Sikur edhe në televizion, dhuna gjithashtu është e pranishme edhe nëpër ekrane të mëdha filmi. Gjatë viteve të fundit është reduktuar numri i filmave të etiketuar si PG, të cilët nuk janë të përshtatshëm për fëmijët. Por filmat me etiketimin G, (publik dhe të përgjithshëm) përmbajnë shumë më tepër dhunë se në periudhën e kaluar. Gjithashtu është e dukshme edhe rritja e dhunës në lojërat kompjuterike. Për shembull, shkencëtarët kanë raportuar se 85% e lojërave kompjuterike, përmbajnë dhunë dhe janë të ekspozuar në këtë lloj të argëtimit, duke përfshirë fëmijët nën moshën 5 vjeçare.

Është e njohur që hulumtuesit, më shumë se 60-vjet të shekullit të kaluar, analizojnë nëse dhuna mediatike në Amerikë ka një ndikim në dhunën sociale? Një faktor, i cili vuri në dukje në mënyrë të drejtpërdrejtë ekzistencën e marrëdhënieve të tilla, është fakti se dhuna në Amerikë është rritur shumë që nga viti 1965, do të thotë nga koha kur brezi i parë i fëmijëve është bërë një spektator në moshë rinore dhe në këtë moshë ata filluan të kryejnë akte të dhunshme. Studimi i nivelit të dhunës para dhe pas programeve televizive, ka treguar rezultate afërsisht të ngjashme në vende të ndryshme. Sigurisht, këto studime nuk përqendrohen vetëm në marrëdhëniet midis medias dhe veprimeve të dhunshme, por edhe kanë të bëjnë me një numër faktorësh të tillë si në zhvillimin e shoqërisë, niveli i arsimimit etj. Megjithatë, hulumtimet mbi ndikimin e dhunës mediatike, tregojnë se ky faktor sigurisht ndikon në rritjen e përgjithshme të dhunës.

Personaliteti individual dhe disa media mohojnë këtë lidhje dhe fakte, ku kërkojnë dëshmi të fortë të një dhune të medias në lidhje dhe rritjen reale të dhunës. Këto shifra, kryesisht i përkasin shoqërive të kinemasë dhe filmit. Jack Voltin, drejtor i Asociacionit filmik të Amerikës thotë: "Nëse sot ju fikni plotësisht televizorin tuaj, ju do të shihni më pak dhunë në rrugë në dy vitet e ardhshme". Kjo shoqatë është financuar plotësisht nga reklamat dhe nuk na jep një përgjigje se si një episod e një komedie propagandistike mund të rrisë shitjet e supës dhe perimeve dhe në të njëjtën kohë dhuna televizive të mos ndikojë në audiencë?

Psikologët kanë kryer edhe një analizë mbi ndikimin e dhunës së medias dhe kanë bërë

qindra studime mbi këtë temë. Ata thonë se duke shikuar skena të dhunshme atëherë kemi rritje të dhunës dhe një ndikim të qëndrueshëm në vetëdijen e gjendjes mendore të shikuesit. Shoqata Psikologjike Amerikane, Akademia Amerikane e Psikiatrisë së Fëmijëve, Akademia Amerikane e Mjekësisë Familjare dhe shoqatat tjera të ngjashme, kanë konstatuar se dhuna e cila pasqyrohet në media, është një kërcënim i madh për fëmijët dhe zhvillimin e tyre. Ata thonë se përshkrimi i dhunës në mediat informative, rrit vrazhdësinë dhe frymën agresive të njeriut.

Brad Bosman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Ohio, beson se për sa kohë njerëzit shpenzojnë më shumë kohë duke luajtur lojëra kompjuterike plot me dhunë, ata kanë më shumë sjellje agresive. Ky profesor universiteti shton se lojërat kompjuterike kanë një ndikim shumë më të madh se sa shikimi i një filmi, sepse, ndërsa një person luan një lojë kompjuterike, nuk është vetëm një vëzhgues pasiv, por pjesë aktive në lojë.

Rezultatet e një studimi të viti 2003, tregojnë se 47% e prindërve të fëmijëve të moshës 4-6 vjeç, deklarojnë se fëmijët e tyre imitojnë sjellje të dhunshme nga programet televizive, por

Page 26: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

26

fëmijët dhe të rinjtë madje edhe për një periudhë të shkurtër kohe, luajnë lojëra kompjuterike me përmbajtje dhune, shfaqin më shumë prirje për dhunë në botën e vërtetë, pavarësisht imitimit të aktorëve në këto lojëra, ata kanë një frymë agresive dhe humori.

Megjithatë, nuk është një fakt i trishtuar në lidhje me hetimet. Hulumtimet tregojnë se njerëzit shpesh shohin dhunë në media dhe kur përballen me dhunën në botën reale, nuk tregojnë ankth të veçantë dhe ndjesi ndaj viktimave të dhunës. Do të thotë se dhuna është bërë për ta një gjë normale dhe e zakonshme.

Në çdo rast, ajo që është më e rëndësishme gjatë ditëve të fundit, pikëllimi i familjeve të viktimave të krimit në shkollën Sandy Hook në Amerikë dhe shqetësimi i gjithë botës, është një rezultat i bashkimit individual dhe grupit të faktorëve që çuan në këtë ngjarje tragjike. Arsyeja për këtë ngjarje mund të gjendet në dobësimin e themeleve morale të shoqërisë amerikane. Ose kritika ndaj ligjeve në lidhje me posedimin e armëve të qytetarëve të zakonshëm. Ne mund të përmendim mediat si një nga shtyllat e kësaj tragjedie, ose dënimi i profiterëve të medias dhe prodhuesve të lojërave kompjuterike. E dimë se përmbledhja e të gjithë këtyre faktorëve, çoi në këtë akt të tmerrshëm, por koha tani është për të kërkuar një zgjidhje dhe kështu të parandalohen vrasjet masive të mundshme në të ardhmen. A dëshiron shoqëria amerikane të ketë fuqinë për të rishikuar ligjet dhe për të ndryshuar mënyrën e veprimit moral të mediave? A mund që ndryshimi i kursit politik të ndryshojë vetëm veprimet dhe sjelljet? Përvoja e kaluar tregon se nuk ka ndonjë shpresë të veçantë të faktorëve të ndryshimeve themelore të këtyre vrasjeve masive në Amerikë.

Shumë studime kanë bërë të qartë se mediat e komunikimit publik kanë ndikuar shumë tek të rinjtë në përhapjen e dhunës dhe agresivitetit. Këto media me anë të reklamave të tyre, jetën në mirëqenie dhe luks e prezantojnë si objektivin kryesor për teleshikuesin gjë e cila nuk mund të arrihet për shkak të punës dhe të ardhurave të tyre. Mirëpo të tilla reklama bëhen shkak që njeriu të bëhet pesimist për shkak të mos arritjes së tyre dhe pikërisht kjo shoqërinë e çon drejtë përdorimit të dhunës dhe agresivitetit. Në edicionin e kaluar theksuam se mediat shtojnë prirjen e njerëzve për konsum ndërsa në këtë edicion duhet shtuar se në kohën kur plotësimi i kësaj prirje përballet me qorrsokak, atëherë krijohet dhuna dhe shfaqen veprime ilegale të tilla si vjedhja, vrasja dhe agresiviteti. Nga ana tjetër, vështrimi i filmave të dhunshëm dhe aksion tek njeriu shton ndjenjën e dhunës, agresivitetit, kriminalitetit dhe të ushtrimit të tyre në shoqëri. Në lindjen e kësaj ndjenje ndikojnë edhe publikimi i lajmeve mbi vrasjet e ndryshme dhe paraqitja e metodave të kriminalitetit të cilat mund të mësojnë dhe udhëzojnë shoqërinë drejt përdorimit të tyre.

Një tjetër ndikim i televizorit është ndryshimi i pamjeve, stilit të jetës, mënyrës së të

kuptuarit dhe shfaqjes së formave apo shembujve të ndryshëm. Në këtë mënyrë shfaqja e pamjeve denigruese, degjeneruese dhe imorale bëhen shkak për zgjerimin e kriminalitetit dhe sidomos të abuzimit seksual dhe përdhunimeve. Të tilla devijime sociale krijojnë probleme të shumta për shoqërinë dhe sidomos për lidhjen sociale të njeriut. Me të tilla veprimtari, mediat bëhen shkak për lindjen e kontradiktave mes nënave, baballarëve dhe fëmijëve, gjë e cila rezulton me shkatërrimin e familjes, rritjen e numrit të divorceve dhe shtimin e dhunës familjare nga dita në ditë. Nëse kërkojmë të bëjmë një përmbledhje mund të thuhet se futja e mjeteve mediatike të pasigurta, është e njëllojtë sikur të fusësh një të huaj në jetën e njeriut. Përfytyroni një situatë të tillë ku një i huaj ndodhet në shtëpinë tuaj dhe ai lirisht vështron dhe ndikon në çdo gjë. Ky i huaj ka një përgjegjësi të thjeshtë që është ulja e kapaciteteve tona dhe e fëmijëve tanë në perceptimin e realitetit. Ne atij i lejojmë që të futet në shtëpi sa herë që dëshiron dhe të na sjellë çdo gjë ai vetë dëshiron. Ne në kohën kur i këshillojmë fëmijët që të jenë të kujdesshëm ndaj të huajve dhe personave që nuk i njohin, fatkeqësisht harrojmë t’i

Page 27: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

27

paralajmërojmë dhe t’i këshillojmë ata për këtë të huaj (media). Televizionet dhe mediat në realitet kanë zëvendësuar njerëzit e familjes si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Këto mjete me mësimet e tyre, mundohen të plotësojnë boshllëkun e krijuar nga eliminimi i tyre.

Personalitete në shërbim të fesë dhe atdheut Emri i Librit: 101 Personalitete (fetare, atdhetare, kulturore, letrare) Autor: Mexhid Yvejsi Botues: Instituti për shkencat humane ‘Ibni Sina’ Si çdo shoqëri tjetër botërore, edhe shoqëria shqiptare ka personalitetet e saj të cilët kontribouan në ngritjen inteleketuale dhe shpirtërore të saj. Qielli ynë kulturor është i mbushur me plot yje, të cilët ndonjëri më shumë e ndonjëri më pak, por aq sa kanë mundur, punuan pandërprerë për zgjerimin e diapazoneve dhe dimensioneve të intelektit dhe shpirtit, ku dhe zbutën brengat e njeriut shqiptar përgjatë shekujve. Jo pa ndonjë qëllim, Profeti ynë, dijetarët i quajti pasardhës të denjë të tij, për arsye se ata mbajnë të dhezur dritën hyjnore në shoqëri, e cila ndriçon mendjet dhe zemrat tona. Kështu dhe libri ‘101 Personalitete’ hedhë dritë mbi 101 personalitete që kontribouan në ruajtjen dhe përhapjen e vlerave kulturore, fetare dhe letrare në shoqërinë shqiptare. Mexhid Yvejsi me këtë vepër monografike i ka bërë të paharrueshëm 101 figura shqiptare, veprimtaria e të cilëve kërkon studime më të thella shkencore dhe kritike. Studiuesi Yvejsi në këtë vepër ka përmbledhur - pa dallim orientimi dhe bindjeje - të gjithë dijetarët, hoxhallarët, shehlerët, poetët, shkrimtarët myslimanë të cilët i shërbyen fesë islame dhe atdheut.

Autori në fillim të librit të tij prej 580 faqeve shkruan për kulturën dhe rëndësinë e saj në periudhën e globalizmit dhe thotë: “Veprimtaria e kulturës në parim është një veprimtari mendimi, që ecën kryesisht drejt zbulimit të së Vërtetës”. Ai më pas ofron të dhëna rreth religjionit dhe dobive që njeriu ka prej tij, pastaj i rreket Islamit në Europë, Islamit te shqiptarët dhe më tej shkruan për sufizmin dhe tesavufin. Mexhid Yvejsi në vazhdim të parathënies së veprës së tij ‘101 Personalitete’, jepë informacione mjaft të vlefshme për kontributin e ulemave shqiptarë në shërbim të kombit dhe atdheut. Këtu kemi të dhëna historike për veprimtarinë patriotike të ulemave shqiptarë, të cilët sipas studiuesit, më vitin 1878 filluan përgatitjet për themelimin e një lëvizje politike – ushtarake. Autori gjithashtu shkruan se ulemaja shqiptare ishte mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pastaj, ai përmendë edhe emrat e disa përfaqësuesve nga zona të ndryshme shqiptare në Lidhjen e Prizrenit. “Në kuvendin e përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë rreth treqind përfaqësues, kishte edhe nga Sanxhaku dhe Bosna. Prej këtyre pjesëmarrësve dihen emrat e rreth 150 përfaqësuesve, nga të cilët 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrës, ndërsa të tjerët ishin nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinës, kurse shumica prej përfaqësuesve ishin ulema…”, shkruan në vazhdim autori. Ulemat shqiptarë, sipas studiuesit Yvejsi, nuk qenë vetëm organizatorë dhe drejtues të lëvizjeve politike, por ata gjithashtu kryenë edhe detyrën më fisnike siç ishte edukimi dhe arsimimi i popullit shqiptar. Po ashtu, ulematë shkruan dhe shumicën e akteve, peticioneve, memorandumeve, aktvendimeve dhe urdhëresave të këtyre lëvizjeve dhe organizimeve politike. Vlen të theksohet fakti se shumë ulema janë marrë me veprimtari krijuese letrare-filozofike dhe gjuhësore, ku disa vepra kanë parë edhe dritën e botimit, kurse shumë prej tyre gjenden nëpër arkiva, bibloteka, teqe dhe shtëpi private e ndoshta një numër i konsiderushëm janë humbur si pasoj e luftërave dhe pakujdesisë tonë.

Page 28: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

28

Pas kësaj parathënie me të dhëna të rëndësishme për lexuesin, Mexhid Yvejsi sjellë informacione rreth jetës, veprës dhe kontributve të 101 personaliteteve fetare shqiptare. Personaliteti i parë në këtë monografi është Nezim Frakulla (1680 – 1760), ndërsa ai i fundit është Shejh Zenel Dana (1939 – 1999). Personalitetet në këtë monografi janë të radhitur sipas viteve të lindjes. Në këtë vepër lexuesi mund të gjejë edhe poezi të krijuara nga këto figura historike shqiptare, të cilat autori është përpjekur t’i mbledhë nga gazeta, revista, libra e botime të ndryshme. Do të ishte mirë të vihet theksi në faktin se vlera më e madhe e kësaj monografie është përmbledhja e këtyre personaliteteve fetare në një libër të veçantë dhe veçanërisht të dhënat për disa figura - që janë shumë pak e ndoshta aspak - të njohura për lexuesin shqiptar. Sigurisht që informatat për këto figura pak të njohura shqiptare dhe për veprimtarinë e tyre krijuese në këtë monografi janë shumë të vogla, aq sa ka arritur të mbledhë M. Yvejsi, por ai na bënë borxhli neve që të zgjerojmë edhe më tej studimet tona hulumtuese dhe kritike për këto figura dhe personalitete shqiptare. Revista Hikmet

Promovohet libri “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike të prijësve myslimanë, të cilët luajtën një rol të jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, patën organizuar më 28 dhe 29 shtator 2012, një konferencë shkencore mbarëshqiptare, të titulluar “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”. Kështu në kuadër të përvjetorit të kësaj konference e para për nga përmasat, u bë e mundur botimi i plotë i të gjitha kumtesave të studiuesve, si dhe përshëndetjet mbajtur nga krerët e bashkësive islame shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, përshëndetja e kryeministrit Berisha, telegramet e urimit, fjala përmbyllëse, etj. Ky libër që vjen si një botim i përbashkët i tre bashkësive islame shqiptare, do të shërbejë për të gjithë studiuesit dhe të interesuarit për temën mjaft të rëndësishëm të cilën mbart.

Promovimi i librit së pari u organizua në Tiranë të Shqipërisë. Në program përshëndetën

drejtuesit e bashkësive islame shqiptare, H. Selim Muça, H. Naim Tërnava dhe sekretari i BFIM Afrim Tahiri. Në fjalën e tyre ata theksuan, rolin pazëvendësueshëm që kanë luajtur personalitetet fetare në jetën e vendit, jo vetëm gjatë hapave të para të krijimit të shteti shqiptar, por gjatë gjithë historisë së kombit tonë. “Periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë”, nënvizoi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça.

“Libri që promovojmë ne sot, është fryt i punës së 40 studiuesve që vitin e kaluar shpalosën dhe nxorën në dritë kontributin e jashtëzakonshëm të ulemave dhe hoxhallarëve në

Page 29: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

29

forcimin e vetëdijes kombëtare. Duke analizuar vetëm titujt e këtyre referateve, pa hyrë në përmbajtje, duket qartë preokupimi, përpjekja, sakrificat dhe vetëmohimi i këtyre baballarëve të kombit për një Shqipëri të lirë, të bukur, të plotë dhe për një komb shqiptar të bashkuar dhe të vëllazëruar. Detyra dhe obligimi ynë kundrejt këtyre personave është shumë i madh dhe lusim Zotin që përpjekjet tona të pasqyrojnë sadopak atë ambient fetaro-patriotik nga i cili edhe sot mund të nxjerrim mësime dhe mund të marrim shembuj për të ndërtuar një të ardhme më të lumtur për të gjithë ne dhe pasardhësit tanë”, shtoi më tej z. Muça.

Gjatë promovimit të këtij libri në Prishtinë, kryetari i BIK-ut deklaroi: “Natyrisht, vargu i ulemave që kanë kontribuar në këtë drejtim nuk përmbyllet vetëm me këta që i përmendem, por edhe më shumë të tjerë gjithandej trojeve shqiptare, për kontributin e të cilëve sigurisht që do të flitet e do të shkruhet në të ardhmen dhe do të mbahen konferenca e tubime shkencore, pse jo në bashkëpunim të tri komuniteteve islame shqiptare. Botimi i kësaj monografie, vjen në duart tona në një kohë të përshtatshme dhe, na thotë mendja, paraqitet shumë e nevojshme, sidomos sot kur ndihet nevoja për të njohur të kaluarën tonë, e cila rrezikon të harrohet dhe të zbehet dhe të interpretohet ashtu siç nuk ka qenë në të vërtetë, kurse disa nga personalitetet kryesore bartës të lëvizjeve kombëtare, nga radhët e ulemasë, të anatemohen, të anashkalohen e të harrohen në pafundësi. Prandaj pikërisht për këtë arsye, botimi dhe promovimi i monografisë "Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar", merr vlera ku e ku më të mëdha dhe vjen edhe si një shlyerje e borxhit ndaj të gjithë atyre ulemave që punuan e vepruan në shërbim të çështjes kombëtare dhe pavarësimit të vendit tonë. Uroj që pikërisht këta ulema dhe personalitete duhet t’i marrim si model dhe të tillët duhet të shërbejnë si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm”.

Promovimi i librit “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe

identitetit kombëtar” u organizua edhe në Shkup të Maqedonisë. Në fjalën e tij përshëndetëse Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman Ef. Rexhepi shprehi se: “Karavani i përmbledhjes së punimeve, që filloi në Tiranë, vazhdoi në Prishtinë sot është ndalur në Shkupin e Dardanisë, në të kaluarën kryeqytet i vilajetit të Kosovës, për të promovuar një sërë korpus punimesh historike dhe akademike që sjellin personalitetin dhe kontributin e heronjëve tanë kombëtar, dijetarëve tanë islam në krye me plakun Ismail Qemal bej Vlorën, Haxhi Vebi Dibrën dhe shumë të tjerë.

Redaksia Festohet 40 - vjetori i themelimit të Degës së Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës

Javë më parë në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë, u festua 40 vjetori i themelimit të degës së Orientalistikës në këtë universitet. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, zëvendësambasadori i Turqisë në Kosovë, përfaqësues të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA), dekani i Fakultetit të Filologjisë, prof. Sedat Kuci, myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, profesorë dhe studentë të UP-së. Rektori Gashi, në emër të menaxhmentit të UP-së, e uroi Departamentin e Orientalistikës për 40-vjetorin, i cili për katër decenie, duke promovuar orientalen me vlera të reja, ka qenë si një dritare e Kosovës në orient.

Rektori Gashi i falënderoi të gjithë ata pedagogë të cilët gjatë kësaj kohe kontribuuan për themelimin, por edhe për zhvillimin e këtij departamenti. Rektori Gashi bëri falënderime të veçanta edhe për Republikën e Turqisë, e cila, përmes Ambasadës së Turqisë, po e mbështet Universitetin e Prishtinës. Pikërisht në festimin e 40-vjetorit të themelimit të Departamentit të Orientalistikës, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA), u bë

Page 30: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

30

inaugurimi i Kabinetit të Orientalistikës, i cili u konsiderua se do të ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies.

Në fjalimin e tij për këtë përvjetor të 40-të, rektori Ibrahim Gashi e çmoi lartë punën e kësaj dege e në veçanti punën e palodhshme të themeluesit të kësaj dege, professor Hasan Kaleshit, i cili sipas prof. Gashit ishte një profesor me renome evropiane. Dekani Sedat Kuçi ndër të tjerash u shpreh: “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Fakultetit dhe të bashkëpunëtorëve të mi të përshëndes këtë solemnitet, që organizohet me rastin e 40 vjetorit të Departamentit të Orientalistikës.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, e në kuadër të tij edhe Fakulteti i Filologjisë me departamentet e tij, ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri ndër institucionet kryesore të dijes dhe shkencës në Republikën e Kosovës. Personeli akademik i departamenteve të gjuhëve të huaja, që funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Filologjisë, karshi përgatitjes së kuadrit profesional, shkencor, gjithmonë ka qenë në shërbim të studi-meve albanologjike dhe afirmimit të vlerave kombëtare jashtë vendit. Mësimdhënësit e këtij fakulteti, me pjesëmarrjen e tyre në kongrese, konferenca, seminare të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kanë prezantuar të arriturat profesionale dhe shkencore.

Aktiviteti profesional i profesorëve të Fakultetit Filologjik gjithmonë ka qenë urë për bashkëpunim me shumë vende të rajonit dhe më gjerë. Gjithë këto rezultate në veprimtarinë shkencore dhe pedagogjike janë arritur falë bashkëpunimit me shumë institucione të vendeve mike që veprojnë në Republikën e Kosovës. Në emër të ambasadorës turke Songul Ozan letren përgëzuese e lexoi, sekretari i dytë i kësaj ambasade Volkan Basman, ku nder të tjerash thuhet:

Me rastin e përvjetorit të dyzetë të themelimit të Degës së Orientalistikës së Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, përgëzoj të gjithë Profesorët dhe kontribuuesit e kësaj dege, e cila ka realizuar punime të rëndësishme në edukimin e studenteve të cilët janë garancë e së ardhmes së ndritshme të Republikës së Kosovës.

Dega e Orientalistikës së Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës ka kontribuar në pasurimin e marrëdhënieve në fushën e shkencës, kulturës dhe artit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës karshi marrëdhënieve në fushat tjera të cilat janë të nivelit të shkëlqyeshëm ndërmjet vendeve tona.

Me këtë rast, uroj edhe njëherë të gjithë Profesorët dhe pjesëtaret e kësaj dege për punën e tyre të suksesshme duke shprehur besimin tim se këto punime do të vazhdojnë së realizuari edhe shumë vite të gjata. Shefi i deges së Orientalistikës, Prof. Isa Memishi u shpreh:

Profesor Kaleshi ishte i bindur se pa orientalistikë nuk mund të studioheshin një varg çështje nga gjuha, letërsia, historia e kulturës, etnologjia dhe folklori shqiptarë, ai me tërë qenien e tij intelektuale u angazhua në hapjen e Degës së Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës. Prof. Kaleshi shfrytëzoi klimën politike të krijuar pas demonstratave të studentëve të vitit 1968, ku statusi i Kosovës në ish Jugosllavi në deri diku u avansua me ndërrimet e kushtetutës në vitin 1974 andaj Prof. Kaleshi filloi të angazhohej në themelimin e Degës së Orientalistikës.

Në vitin akademik 1999-2000 në Degën e Orientalistikës punën e vazhduan Prof. Dr. Feti Mehdiu, Prof. Dr. Ismail Ahmedi, Prof dr. Mehdi polisi, Prof Dr. Abdullah Hamidi dhe Prof asc. Isa Memishi. Në vitin 2006 në marrëdhënie të rregult punë në cilësinë e bashkëpunëtorit është pranuar MA Jahja Hondozi. Nga viti 2009 rregullisht është angazhuar edhe MA Zekije Xhafçe.

Page 31: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

31

Gjatë këtyre viteve stafi i Degës së Orientalistikës ka arritur të vë ura bashkëpunimi me institucione të ndryshme kulturore dhe shkencore nga vendet e ndryshime arabe, me Republikën e Turqisë dhe me Republikën Islamike të Iranit, pra gjithandej ku fliten gjuhët orientale. Falë këtij bashkëpunimi arsimtarët e Degës së Orientalistikës kanë marrë pjesë në shumë konferenca dhe tubime shkencore gjithandej botës arabe dhe në Turqi. Me pjesëmarrjen e tyre nëpër këto konferenca ndërkombëtare arsimtarë e Degës së Orientalistikës kanë afirmuar kulturë dhe trashëgiminë tonë kulturore të trashëguar me shekuj me radhë. Gjithashtu në saje të këtij bashkëpunimi studentët e diplomuar në Degën e orientalistikës ndjekin studimet e masterit dhe doktoratës nëpër shumë universitet të Orientit.

Ne kete dege gjerë me tani kan diplomuar afër 300 studentë, një pjesë nga ta punon në institucione, kurse pjesa dërmuese punon jashtë profesionit.

Ne fund te manifestimit u shperndan edhe mirënjohje për profesoret që tashme kane dalur në pension siç janë akademik Feti Mehdiu dhe prof.dr.Ismail Ahmedi.

Po këtë ditë, u botua edhe monografia kushtuar 40-vjetorit, e cila përfshin një historik të shkurtër të Orientalitikës, biografi të profesorëve, etj. Pozita e Pejgmaberit në Mesnevinë e Mevlanës Abullah Rexhepi

Xhelaleddin Muhammed Mevlana – Rumiu (604/1207- 672/1273) është një poet voluminoz. Mevlana në Mesnevinë e tij, është plotësisht nën ndikimin e Kur’anit Famëlartë. Ai si një mysliman ka qenë i lidhur ngushtë me doktrinën e fesë islame dhe Kur’anit. Sipas studimeve të bëra mësojmë se në Mesnevi janë përmendur 2200 ajete kur’anore, kurse shumë prej tyre janë komentuar dhe janë shpjeguar në poezi. Për këtë arsye dhe Mesnevia e tij është quajtur ‘Kur’an në gjuhën persiane’, ‘komentim i Kur’anit’, kurse Mevlanën e kanë quajtur si një komentues shumë të suksesshëm dhe të rrallë. Falënderimi dhe lavdërimi për Zotin dhe përshkrimi i Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. janë zbukurimet e Divaneve të gati se të gjithë poetëve iranianë.

Edhe Mevlana është ndër këta poet në poezitë e të cilit dashuria dhe respekti për të

dërguarin e fundit të Zotit zë një vend të posaçëm, sidomos në veprën e tij madhështore, Mesnevi Ma'nevi. Tregimet për profetët janë prezentë në gjashtë librat e Mesnevisë, sa që mund të themi se në këtë vepër përmenden gati të gjithë emrat e atyre profetëve që përmenden edhe në Kur'an. Përmendja e disa ngjarjeve dhe mistereve të jetës së profetëve në Mesnevi nuk është vetëm rrëfim letrar apo poetik, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së lexuesve në tregim. Fjalët e Mevlanës burojnë nga një mendim origjinal dhe nga vështrimet dhe qëndrimet e pavarura të këtij mistiku të madh iranian. Dr. Abduhusejn Zarrinkub, studiues modern i Mevlanës, në lidhje me këtë shkruan: "Dashuria e pa përshkruar për profetët e Zotit në Mesnevi, është dimensioni më i këndshëm dhe më i bukur i kësaj vepre. Kjo madhështi dhe bukuri kulmin e saj e arrin kur përmendet emri i të dërguarit të fundit të Zotit, Muhammedit s.a.v.s.. Sa herë që Mevlana flet për Profetin dhe virtytet e tij na duket se shpirti i tij po fluturon lartë në qiell. Ndonjëherë arrin në atë shkallë sa që fjalët e tij nuk kanë emocionin e tij të zakonshëm. Përshkrimi që i bëhet hz. Muhammedit s.a.v.s. në Mesnevi nuk është vetëm një lartësim dhe shenjtërim i jashtëzakonshëm i këtij pejgamberi, por gjithashtu dëshmon fundin e dashurisë së Molanës për këtë edukator të madh të njerëzimit. Gjithandej Mesnevisë jemi dëshmitarë të lavdërimeve dhe përshkrimeve tepër të bukura rreth Profetit të Zotit, në të njëjtën kohë me kuptime dhe mesazhe mjaft të thella". Ai (hz. Muhammedi) shfrytëzoi vulën e fundit hyjnore

Page 32: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

32

Sikur ai kush s'ka qenë dhe s'ka për të qenë njeri Kur Mjeshtri (Zoti) filloi të qëndisë artin As ti nuk thua që për ty është arti i fundit Ti je vula e hapjes së vulave tjera Je i vetëm që i jep shpirt kësaj bote Ekzistojnë shenja në dëshirën e Muhammedit Tregues i çdo rruge në këtë botë

Në Mesnevi emri i të dërguarit të fundit të Zotit përmendet mbi 500 herë dhe kjo vepër është e zbukuruar me emrin e këtij njeriu madhështor i cili edukoi njeriun e kësaj bote. Metoda që ka zgjedhur Molana për ta përshkruar hz. Muhammedin s.a.v.s. në Mesnevi, dallon tepër shumë nga përshkrimet e poetëve iranianë para tij. Në Divanet e poetëve tjerë persianë, në fillim pasi falënderohet dhe madhërohet Zoti i Madhërishëm, pastaj përshkruhet edhe jeta dhe personaliteti i Profetit. Emri i profetit është përmendur në shumë vende në Mesnevi dhe nuk ka vetëm një vend të caktuar. Mevlana në disa vende e sheh të nevojshme që të përkujtojë të dërguarin e fundit të Zotit dhe sinqerisht e fton atë që të jetë prezent në Mesnevi. Thuhet se kjo ftesë buron nga gjendjet shpirtërore dhe mistike të Molanës në kohën kur e shkruante Mesnevinë. Rumiu ku e përshkruan profetin e fundit dhe kur flet për gradën e tij më të lartë në krahasim me profetët tjerë, thotë: Emri Ahmed është emri i gjithë pejgambereve Kur kemi njëqindshin, para saj kemi dhe nëntëdhjetëshin

Kështu që mistiku i madh iranian është i bindur se ekzistenca e profetit të fundit përmbledh të gjitha përsosmëritë e profetëve tjerë. Ai thotë se në trupin e hz. Muhammedit s.a.v.s. janë fshehur të gjithë misteret dhe cilësitë e profetëve tjerë. Mevlana, moralin dhe edukatën e Profetit Muhammed e prezanton si pasqyrë e pjekurisë dhe përsosmërisë së të gjithë profetëve dhe evliave të Zotit. Poeti iranian të dërguarin e Zotit e konsideron si të parin e profetëve edhe pse ka ardhur i fundit. Ai për të kuptuar këtë çështje e jep një shembull shumë të thjeshtë dhe thotë se fryti vjen pasi pema t'i ketë kaluar të gjitha shkallët e përsosmërisë. Prandaj dhe ai thekson se edhe hz, Muhammedi është sikur fryti, sepse ai ka ardhur pasi profecia gjatë historisë ka kaluar të gjitha shkallët e pjekurisë dhe përsosmërisë dhe më në fund ka dhënë një profet me cilësi dhe epitete të përsosura. Kështu që feja islame ka vazhduar me hz. Muhammedin s.a.v.s. dhe është përsosur nëpërmjet tij. Sipas Molanës, i dërguari i fundit me vete ka sjellë mesazhe për të cilat njerëzimi do të ketë nevojë deri në fund të kësaj ekzistence. Për shkak se Profeti ka hapur dyer të cilat nuk ishin hapur nga askush tjetër para tij. Edhe pse në dukje jam i lindur nga Ademi Unë i dhashë kuptim serioz paraardhësve të mi

Tregimet dhe rrëfimet rreth Profetit që janë sjellë në Mesnevi janë të huazuara nga Kur'ani dhe hadithi dhe shumica e tyre bazohen në mësimet morale dhe mistike. Molana, gradat e pejgamberit të Zotit i cilëson si pasqyrë të përsosmërive dhe pjekurisë së profetëve të ardhur para tij. Ai, jetën dhe veprën e hz. Muhammedit s.a.v.s. e paraqet si shembullin dhe kriterin e vetëm që duhet ndjekur mistikët dhe atë e shfrytëzon për prezantimin e mësimeve të misticizmit praktik. Dëshmia më e mirë e këtij pretendimi është Mesnevia.

Ndër shembujt që tregojnë për interesimin e madh të Rumiut për hz. Muhammedin s.a.v.s. është sjellja e haditheve të ndryshëm në Mesnevi dhe në këtë mënyrë lexuesin e informon me kuptimin dhe mesazhin e këtyre haditheve. Psh. kur flet për epshin dhe largimin e lakmisë dhe veseve të këqija i referohet një hadithi të Profetit Muhammed. Edhe Mevlana si

Page 33: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

33

shumë mistikë të tjerë, luftën ndaj armikut e konsideron luftë të vogël, ndërsa luftën kundër epshit dhe lakmisë e quan luftë të madhe. Derisa Profeti me shokët e tij po ktheheshin nga një luftë e vështirë, tha: "Ju lumtë juve që u kthyet nga lufta e vogël dhe tani po shkoni drejt luftës së madhe!". Kështu që Rumiu është i bindur se përpjekjet dhe veprat e mistikëve dhe evliave janë të bazuara në këtë fjalë të Profetit Muhammed. Ai duke komentuar këtë hadithë, kërkuesve të rrugës së drejtë dhe dervishëve dëshiron t'i thotë se rreziku i besimtarit nuk vjen nga jashtë, por epshi, lakmia dhe veset e këqija janë armiku kursor i tij. O shehlerë, ne e mbytëm armikun e jashtëm Brenda nesh mbeti një armik edhe më i keq Mbytja e tij nuk është punë e mendjes dhe intelektit Luani i brendshëm nuk është dredhi e lepurit Ferr është ky epsh, ferr i kuçedrave Mali nuk gërmihet duke qenë në det

Dervishi për të arritur deri në qëllimin e tij duhet të kalojë shkallë të ndryshme dhe të përballet me vështirësi të shumta. Njëra ndër këto është edhe varfëria. Rumiu në Mesnevinë e tij duke folur për hadithin e Profetit ku thotë se 'Varfëria është krenaria ime', thekson mbi rolin e varfërisë në devotshmëri dhe atë e cilëson si dinjitet të fshehur tek mistiku: Varfëria në këtë mënyrë u bë e përjetshme Dhe kjo i pengoi të paaftit të arrijnë në devotshmëri Por Mevlana është i mendimit se Profeti i Zotit, dinjitet dhe krenari e cilëson atë varfëri e cila na ndihmon të ecim në rrugën e Krijuesit (Sejri Suluk). Varfëria e cila na bënë të panevojshëm për çdo gjë pos Zotit dhe të nevojshëm vetëm për Zotin, fundi i së cilës është arritja te Zoti dhe tretja në Te. Sipas mistikëve, kjo varfëri na shton nevojën për Zotin dhe na bënë të panevojshëm për çdo gjë tjetër pos Tij. Sepse kjo nevojë krijon lidhje mes njeriut dhe Furnizuesit të tij, pra Zotit të Madhërishëm. Varfëria në atë kohë bëhet krenari Kur të heq dorë nga të lakmitë e kësaj bote Thesaret i fshehin nëpër vende të shkatërruara Me qëllim që t'i ruajnë nga lakmitarët

Mundimi dhe torturat që i përjeton Profeti nga jobesimtarët kurejshit në Mesnevi manifestohen në sjelljet e Ebu Xhahlit.

Ebu Xhahli, Abu Safjani dhe Abu Lehebi u treguan armiq ndaj Profetit më shumë se jobesimtarët tjerë dhe u përpoqën që t'i torturojnë dhe keqtrajtojnë besimtarët muslimanë. Në poezitë e Rumiut, Ebu Xhehli është simbol i injorancës dhe të gjitha të këqijave. Ai nga i dërguari i Zotit kërkon mrekulli të ndryshme dhe hz. Muhammedit atij i sjellë mrekulli, siç është ndarja hënës në dy pjesë. Kështu që Profeti me lejen e Zotit për disa momente e ndau hënën në dy pjesë dhe përsëri hëna u kthye në formën e saj të zakonshme. Por Abu Xhahli edhe pse ishte dëshmitarë i disa mrekullive të Profetit, asnjëherë nuk hoqi dorë nga mosbesimi dhe injoranca e tij. Ebu Xhahli, Profeti dhe shokët e tij i shihte me urrejtje dhe poshtërim. Armiqësia e tij kundër Profetit ishte aq e madhe sa që i dërguari i Zotit atë e quajti 'Faraon i ummetit'. Prandaj dhe Mevlana, Ebu Xhahlin e paraqet si simbol të epshit dhe lakmisë trupore nga i cili duhet të largohen të gjithë. Të thyesh idhujt është lehtë, o mendjelehtë

Page 34: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

34

Epshin ta konsiderosh të lehtë është injorancë Nëse do të shohësh pamjen e jashtme, o djalë Lexoje tregimin e ferrit me shtatë lexime Në çdo epsh fshihet një kurth dhe në çdo kurth, Janë fshehur njëqind Faraonë Mbështetu në Zotin e Musasë Mos ia derdh Faraonit ujin e besimit Dorën veje mbi Njëshin dhe Ahmedin O vëllai im, heq dorë nga trupi Ebu Xhahl

Mevlana është i mendimit se epshi dhe lakmia është arsyeja kryesore se pse Ebu Xhahli dhe Ebu Lahabi janë armiq kryesor të Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe fesë islame. Kurse në anën tjetër, besimtarët e devotshëm iu bashkuan Profetit për shkak të pikave të përbashkëta që kishin me te. Mund të thuhet se përshkrimi që i bëhet hz. Muhammedit s.a.v.s. në Mesnevi nuk është vetëm një shenjtërim dhe madhërim i jashtëzakonshëm i tij, por gjithashtu është një manifestim i kulmit të dashurisë së Rumiut ndaj të dërguarit të fundit të Zotit. Në këndvështrimin e Mevlanës dhe të gjithë mistikëve muslimanë, Profeti Muhammed s.a.v.s. është shembulli më i mirë i njeriut të përsosur dhe kjo është dëshmuar në formën më të mirë të letërsinë dhe misticizmin islam, dhe veçanërisht në Mesnevinë e Mevlanës. Recital per Muhamedin alejhi salatu ve selam

Fatmir Muja Sot u zgjova me dhimbjen e djeshme, dhe njerëzve u fola me fjalët e nesërme. Me thane se dashuria është sëmundje, u thash nuk dua te gjeje ilaç për te. Kam mbet si një ishull ne boten e leqeve, kam mbet shume larg teje ja rasulallah. Njeriu pa ty qenka asgjë ne bote, njeriu me ty qenka e tere bota. Edhe mos i gjetsha dhimbjes emër, nuk dua te jem dikush tjetër, me mire një dhimbje pa

emër se nje emër pa dhimbje. A mund te mos takohet loti me syrin, a mund te mos e ndjej zemra afërsinë tende kur ti

flet fjalet qe nuk mund te shkruhen sikur te gjithe lisat te behën lapsa dhe detet te behen ngjyre.

Eja o kandil, eja ndriçoje boten, eja se pa nurin tend dita dhe nata per syte e mi jane njesoje.

Kam mbetur, kam mbetur si bora ne majen e malit, kam mbet shume larg teje ja rasulallah.

Kur me shikojne nga jasht si fukara me njohin, se brenda, brenda salavatet nuk mi shohin.

Eja o udhetari i rruges se drejte, largome nga zekumi me afro nga tuba, ne balten e dynjas shume, shume zemra u treten.

Humbi njerezia vec njerezit mbeten, ti je gjithmone afer, une, une kam mbet larg kam mbet shume larg teje ja rasulallah.

Nuk e dua erresiren, po futem ne shpellen tende, sa me shume qe vetmohem ne shpellen tende aq me pak po e ndjej vetmine.

Sa me shume qe po hyje ne thellesine e shpelles aq me shume po e ndjej driten, e kur zemra e gjen driten e ndjene se erresira ka qene eksistence e rreme.

Si do te ekzistonte erresira sikur te mos ishte drita, dhe si do ta gjenim driten po te mos ishte erresira.

Page 35: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

35

Nje trung, nje trung hurme njehere perjetoj epersine tende dhe kur ti u largove trungu lotoj.

Po te mos afroheje perseri dynjaja, dynjaja do te lotonte ne lot, Trungu qahu, po jo Jo dhe zemrat e vdekura ne trupat e gjalle.

Zemrat qe nuk qajne per ndarjen nuk mund te mallengjehen as per takimin, Kam mbet, kam mbet shume larg teje ja rasulallah.. Kam mbet si nje ishull ne boten e

liqejve, Eja o kandil, eja, eja dhe ndriçoje boten, E kush, kush do te na thonte sot La ilahe il-lallah po te mos ishte Muhamedun Rasulullah. Tregime nga jeta e bijës së Pejgamberit

Nga largësia shikonte me kujdesë. Dukeshin kopshtet e gjelbërta të hurmave kurse prapa tyre vëreheshin shtëpitë e vogla prej balte të Medines. Mori një frymë të thellë me qëllim që të thithte freskinë që vinte nga Medina. Era me vete sillte aromën e njohjes. Aromën e Profetit, aromën e Xhamisë së Profetit dhe aromën e minareve në të cilat me vite kishte kënduar ezanin. Me të hyrë brenda në qytet, u tërhoq me një kënd dhe për nderë të qytetit të Profetit e shkëndi plurin e rrobave. Hodhi një vështrim përreth. Njerëit ishin të zënë me punë dhe askush nuk e vëreu hyrjen e tij në qytet. Hyri në lagjen e Bani Hashemit. Në rrugën ku ditë e natë qëndronte për ta parë me dashuri Pejgamberin dhe në kohën kur hz. Muahmmedi s.a.v.s. merrte rrugën drejt xhamisë, edhe ai i shkonte prapa. Ai u nis drejtë shtëpisë së Aliut a.s. me qëllim që ta vizitonte vajzën e Profetit, edhe pse ia kishte dhënë vetes besën që më mos të shkonte në qytetin i cili kishte harruar porositë e profetit të tyre. Iu afrua dreës së shtëpisë dhe me shqetësim u afrua dhe tha: "Përshëndetje për Familjen e Profetit".

Hasani a.s. dhe Husejni s.a., dy djemtë e Aliut dhe Fatimes me të dëgjuar zërin dolën jashtë dhe thanë: Erdhi Bilali. Bilali i përqafoi të dytë dhe nga sytë i rrodhën lotët. Ata ia kujtuan ditët e lumturisë dhe gëzimit dhe Bilali nga ata ndjeu aromën e këndshme të Profetit Muhammed s.a.v.s.. Pas një momenti Bilali nga ata pyeti për gjendjen e nënës së tyre. Imam Hasani dhe Imam Husejni e kapën për dore Bilalin dhe e cuan brenda në shtëpi. hz. Fatime ishte shtrirë e smurë në shtratë. Bilali e përshëndeti. hz. Fatima ia njohur zërin. Ajo ishte duke e pritur Bilalin ngase në endërr profeti i kishte thënë se do të vijë për të vizituar. Fatimja s.a. me një zë të lodhur ia ktheu: "Përshendetje për ty o muezin i babait tim, të dërguarit të Zotit". Zëri i dobët dhe i plogshtë i Fatimes edhe më shumë shtoi shqetësimin e Bilalit. Ai pyeti: "Oj bija e Profetit, ç'të paska ndodhur kështu që kë rënë në shtratë e sëmurë? Ajo nuk i tha asgjë dhe vetëm shtroi një kërkesë që kishte nga Bilali. Bija e profetit tha: "O Bilal, para se të vdes dua që t'i kujtoj ditët e lumtura kur ishte gjallë babai im, kështu që dua që të ngjitesh lartë në minare dhe ta thërrasësh ezanin. Dua që edhe njëherë ta falë namazin me ezanin tëndë. Vetëm njëherë".

Bilali u ndikua tepër shumë dhe mbeti i shtangur. E kuptoi që bija e Profetit më do të mund të zgjohet e gjallë nga shtrati. Prandaj dhe shpejtoi ta realizojë këtë dëshirë të hz. Fatimes. Ai nuk mendonte për asgjë tjetër. Nuk i vërente aspak njerëzit në rrugë. Vrapoi deri në xhaminë e Profetit. U ngjit shpejtë nga shkallët e xhamisë dhe hypi lartë në minare. Sikur ato ditë kur shikonte nga lartë profetin derisa merrte abdes. Por kësaj radhe dallonte shumë me të kaluarën. Kësaj rradhe kishte ardhur vetëm me kërkesën e bijës së Profetit. Zëri 'Allahu Akbar' i Bilalit u dëgjua anemban Medines. Njerëzit për një moment hoqën dorë nga puna. Sikur Medina u fundosë në qetësi. Pas një kohe të gjatë nga xhamia e Profetit dëgjohej zëri i ezanit të Bilalit. Bilali vazhdoi: "Esh'hedu el lailahe il lellah...". Njerëzit erdhën në vete. Po, ky ishte zëri i Bilalit. Ata me shpejtësi iu drejtuan xhamisë së Profetit. Bilali vazhdoi: "Esh'hedu enne Muhammeden Resulullah"". Njerëzit ishin mbledhur në xhaminë e Profetit dhe disa me lot në

Page 36: Të dashur lexues, - journals.miu.ac.irjournals.miu.ac.ir/backend/uploads/d15a68252369c76f149b32be5545c4... · Sipas Ibni Haldunit, ... Pastaj arabi tha: Nëse nuk ka luftë, atëherë

36

sy e shikonin Bilalin. Fatima s.a. kur dëgjoi emrin e babait të saj u pikëllua shumë dhe filloi të qajë. Tani kur Bilali deshi të vazhdonte ezanin, dëgjoi britmat e Hasanit dhe Husejnit. Bilali i frikësuar shikoi poshtë. Bijtë e Fatimes thanë: "Bilal të lutem mos e vazhdo më ezanin, sepse nëna ra e alivanosur mbi sexhade dhe më nuk arritën të flasin nga qarja. Bilali erdhi poshtë dhe i përqafoi. Deshi tu thoshte diçka por nuk mundi nga lotët dhe qarja. Gjerdani me bereqet

Një ditë Profeti Muhamed s.a.v.s. po qëndronte në xhami dhe shokët e tij ishin ulur përreth tij. Në xhami nga rruga arriti një plak me rroba të vjetra dhe tepër i lodhur. Dobësia dhe pleqëria ia kishin marrë fuqinë. Pejgamberi shkoi drejt tij dhe e pyeti për gjendjen. Plaku iu përgjigj: O i dërguar i Zotit, jam i varfër, i uritur dhe në gjendje të keqe. Më jep ushqim, rrobat i kam të shqyera, më vish me rroba të reja dhe të lutem ma zgjidhë problemin. Profeti iu përgjigj: "Tani nuk kam gjë për të dhënë, por do të udhëzoj te dikush që do të ndihmojë". Pastaj atë e drejtoi për në shtëpinë e hz. Fatimes. Plaku nga xhamia e Profetit shkoi te shtëpia e hz. Fatimes dhe asaj ia tregoi gjendjen që kishte. hz. Fatimja s.a. iu drejtua: "Edhe ne sot nuk kemi asgjë në shtëpi. Në këtë moment i shkoi mendja te një gjerdan që ia kishte dhuruar vajza e Hamza Ibni Abdulmutalebit. Gjerdanin e hoqi nga qafa dhe ia fali plakut dhe i tha: "Shite këtë gjerdan dhe me parët e tij zgjidhi problemet". Plaku i varfër e mori gjerdanin dhe u kthye në xhami. Profeti akoma ishte i ulur në mesin e shokëve të tij. Plaku tha: "O i dërguar i Zotit, bija jote ma fali këtë gjerdan dhe më tha që ta shitja dhe t'i zgjidhja problemet. Kështu që Profeti u gëzua shumë nga ky veprim i bijës së tij dhe tha: "Çdo kush që e blen këtë gjerdan, Zoti nuk do ta dënojë atë". Amar Jaseri tha: "O i dërguari i Zotit më lejoni që unë ta blej këtë gjerdan? Profeti e lejoi. Amar Jaseri e pyeti plakun: "Sa po e shet gjerdanin? Plaku i varfër dhe i uritur tha: "Për një cop bukë dhe mish që do të më ngopte, një palë rroba që do të veshnin dhe një dinar që do të më kthente deri në shtëpi". Amari ia ktheu: "Këtë gjerdan po e blej për 29 dinar flori, ushqim, rroba dhe një kalë". Prandaj dhe Amari e mori plakun e çoi në shtëpi dhe pasi i dha për të ngrënë dhe e veshi me rroba të reja, ia dha edhe 20 dinarë flori dhe një kalë. Pastaj e mori gjerdanin e mbështolli dhe plakut i tha që t'ia jepte Profetit Muhammed. Edhe profeti këtë gjerdanit ia fali bijës së tij, hz. Fatimes s.a.. Fatimja e mori këtë gjerdan. Në atë moment plaku i varfër qeshi dhe hz, Fatime e pyeti për shkakun e qeshjes së tij. Plaku tha: "Më habiti puna e këtij gjerdani. Ai ia hoqi urinë një të urituri, e veshi një njeri me rroba të vjetra, e pasuroi një të varfër, e liroi një rob dhe përsëri në fund u kthye te pronari i tij". Krenaria e shërbimit

Gruaja ecte ngadalë nëpër rrugët e Medines. Rrobat e saj të vjetra tregonin për varfërinë e saj. Ajo trokiste çdo shtëpi të Medines me qëllim që të merrte ndihmë. Por mbeti e pashpresë. Prandaj dhe arriti deri para shtëpisë së Profetit dhe pa se në këtë shtëpi po hynin dhe dilnin shumë gra. Mbeti i habitur. E kuptoi se të gjithë po përgatiteshin për dasmën për hz. Aliut a.s. dhe hz. Fatimes s.a.. E kuptoi se Fatimja e shoqëruara nga disa gra do të shkonte në shtëpinë e hz. Aliut. Gruaja e varfër u tërhoq në një skaj. Për një moment harroi gjendjen e saj të varfër. Në këtë moment nga shtëpia e Profetit doli hz. Fatima. Gruaja e varfër pa dashje i hodhi disa hapa para. Nga afër njohi fytyrën e ndritur të bijës së profetit. Edhe Fatima s.a. e shikoi atë. Gruaja shkoi pranë saj dhe e përshendeti. Gruaja e varfër kërkoi ndihmë nga bija e profetit. Fatimja për një moment u thellua në mendime. Sytë i shkuan në këmishën e saj të re që ia kishin blerë për dasmë. Menjëherë u kthye në shtëpi. Të pranishmit mbetën të shtangur nga ky veprim i hz. Fatimes. Pas disa asteve doli nga shtëpia. Në dorë kishte këmishën e re të dasmës. Ajo me dashuri të madhe shkoi drejt gruas së varfër dhe ia fali këmishën. Në këtë mënyrë hz, Fatima në shtëpinë e burrit shkoi me rroba të thjeshta. Por zemrën e kishte të mbushur me dashuri dhe lumturi. Ajo ishte e gëzuar dhe e lumtur që Zoti edhe njëherë tjetër ia kishte mundësuar që t'i ndihmonte njerëzve të varfër dhe nevojtarë.