31
BIOLOGJI GJIMNAZI: Shkencat e natyrës( 3 orë në javë – 111 orë në vit ) HYRJE Kërkesë imediate e mileniumit të ri është integrimi në shumë nivele, duke përfshirë edhe atë shkencor.Prandaj, biologjia bashkëkohore synon të gjejë rrugë të reja parashtrimi të integruar të njohurive nga fushat specifike të biologjisë me shkencat e tjera natyrore e shoqërore. Në këtë kontekst, përmbajtja interesante e propozuar e programit mësimor të biologjisë për klasën XI (si metabolizmi, cikli jetësor, trashë- gimi, ndërtimi dhe funksioni i qenieve të gjalla si dhe diversiteti i kordateve) e bazuar në planet dhe programet bashkëkohore i kontribuon zhvillimit të mendimit kritik, aftësive kognitive dhe shkathtësive psikomotore të nxënësve. Aplikimi i qasjeve dhe i strategjive të reja të mësimdhënies te nxënësi zhvillojnë prirje për aplikim dhe ndërlidhje të njohurive me botën reale, hapin dyert për orinetim të ardhshëm profesional në lëmin e mjekësisë, veterinarisë, bujqësisë, pylltarisë etj. 155

SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

BIOLOGJIGJIMNAZI: Shkencat e natyrës( 3 orë në javë – 111 orë në vit )

HYRJE

Kërkesë imediate e mileniumit të ri është integrimi në shumë nivele, duke përfshirë edhe atë shkencor.Prandaj, biologjia bashkëkohore synon të gjejë rrugë të reja parashtrimi të integruar të njohurive nga fushat specifike të biologjisë me shkencat e tjera natyrore e shoqërore.

Në këtë kontekst, përmbajtja interesante e propozuar e programit më-simor të biologjisë për klasën XI (si metabolizmi, cikli jetësor, trashë-gimi, ndërtimi dhe funksioni i qenieve të gjalla si dhe diversiteti i kordateve) e bazuar në planet dhe programet bashkëkohore i kontribuon zhvillimit të mendimit kritik, aftësive kognitive dhe shkathtësive psiko-motore të nxënësve.

Aplikimi i qasjeve dhe i strategjive të reja të mësimdhënies te nxënësi zhvillojnë prirje për aplikim dhe ndërlidhje të njohurive me botën reale, hapin dyert për orinetim të ardhshëm profesional në lëmin e mjekësisë, veterinarisë, bujqësisë, pylltarisë etj.

Zhvillimi i programit mësimor të lëndës së biologjisë është ndërtuar mbi bazën e një procedure të mirëfilltë shkencore, si nga forma, qasja metodologjike, organizimi dhe ndërtimi i përmbajtjes së lëndës, ashtu edhe nga parashtrimi i rezultateve të të nxënit, metodat dhe instrumentet e vlerësimit etj.

Jemi përpjekur që mbingarkesën në rrafshin e njohjes si dhe shpërpjesëtimet metodike e konceptuale në planet dhe programet aktuale, sukcesivisht t’i shtrijmë në shtratin e njohurive praktike të justifikueshme për rrethanat tona.

Me fjalë të tjera, përmbajtja programore e lëndës së biologjisë nxit kërshërinë e nxënësve për botën e gjallë me njeriun në të, zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë për natyrën dhe qeniet e gjalla, ndërgjegjëson ata se njeriu duhet të ketë qëndrim tjetër ndaj natyrës dhe mjedisit.Të gjitha këto me synim që nxënësi si qytetar i ardhshëm të ballafaqohet me sukses me sfidat e mileniumit të ri.

155

Page 2: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

QËLLIMET

Programi mësimor i lëndës së biologjisë për klasën e njëmbë-dhjetë ka për qëllim:

Zhvillimin e aftësive të nxënësit për të njohur dhe kuptuar ligjsh-mëritë themelore të proceseve jetësore, organizimin, ndërtimin dhe zhvillimin e botës së gjallë;

Zhvillimin e njohurive për biodiversitetin e gjallesave dhe aftësive për të vlerësuar rolin e tij në ruajtjen e baraspeshës ekologjike në natyrë;

Zhvillimin e shkathtësive të përhershme për mbledhjen , përpuni-min e të dhënave relevante shkencore dhe zbatimin e shkathtësive të fituara në situata konkrete për të mirën e njeriut dhe mjedisit

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM

Nga përmbajtja programore e klasës 11, nxënësi duhet të jetë në gjendje :

Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat Në kontekst të ndërgjëgjësimit dhe ngritjes së përgjegjësisë

etike ndaj botës së gjallë dhe mjedisit jetësor me qëllim të ruaj-tjes së baraspeshës ekologjike në natyrë;

Në kuptim të kultivimit të sjelljeve personale (të jetë koope-rativ, i hapur, tolerant, i ndershëm, i vullnetshëm, kritik etj.).

Të njohë Fjalorin (terminologjinë biologjike); Faktet, konceptet dhe parimet biologjike; Procedurat dhe metodat në biologji.

Të kuptojë Faktet dhe parimet biologjike dhe të bëjë ndërlidhjen logjike të

tyre; Relacionin shkak – efekt; Arsyetimin e metodave dhe procedurave.

Të zbatojë në situata të reja Faktet dhe parimet biologjike; Proceduart dhe metodat në biologji; Zgjidhjen e problemeve të natyrës biologjike.

Të komunikojë informatat në kontekste të ndryshme Shkrimi i raportit nga një punë praktike ose hulumtim; Të prezantojë rezultatet e hulumtimit duke konsultuar shumë

burime të informacionit;

156

Page 3: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

Të kontribuojë në debate dhe në diskutime për çështje bio-logjike.

Të zhvillojë të menduarit kritik për biologjinë Të njohë informatën relevante nga ajo jorelevante; Të dallojë faktin nga gjykimi; Të zbatojë parimet biologjike në zgjidhjen e problemeve; Të interpretojë materialin ilustrues.

Përmbajtja e lëndës së biologjisë është organizuar në tri kategori dhe shtatë nënkategori të standardeve të përmbajtjes në përputhje me qëllimet dhe objektivat e përgjithshëm të lëmit të biologjisë për klasën e njëmbëdhjetë.

Organizmimi i përmbajtjës programore për klasën e njëmbëdhjetë është paraqitur në tabelën nr.1

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

Tab.1.

KATEGORITË NËNKATEGORITË Nr.i orëve %

I.PROCESET JETËSORE

I.1. METABOLIZMI 17 15.31I.2. CIKLI JETËSOR 15 13.51I.3. TRASHËGIMI 10 9.00

II. NDËRTIMI I QENIEVE TË GJALLA

II.1. QELIZA DHE INDET 6 5.40

II.2. ORGANET 8 7.20II.3. SISTEMI I ORGANEVE 22 19.81

III. QENIET E GJALLA DHE MJEDISI

III.3. BIODIVERSITETI 12 10.61

Punë praktike 14 12.61Orë në dispozicion 7 6.30Gjithsej 111 99.75

157

Page 4: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

KATE-GORIA

NËNKATE-GORIA

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

REZULTATET E PRITSHME LIDHJA NDËR-KURIKULARE

I.PROCESET JETËSORE

I.1. METABOLIZMI

Baza fizike,kimike dhe qelizore e jetës; Uji dhe

organizmat e gjallë Struktura e

gluçideve, proteinave dhe lipideve dhe roli biologjik i tyre;

Lëvizja e substancave brenda dhe jashtë qelizës;

Fotosinteza si proces i transferit të energjisë;

Frymëmarrja në prani dhe në mungesë të oksigjenit;

Roli i biokatalizatorëve në proceset anabolike dhe katabolike.

PRAKTIKUM: Sjellja e

eritrociteve në tretësirë me përqendrime të ndryshme;

Nxënësi te jetë i aftë të:* përshkruajë rolin e ujit si tretës, termorregullator, lumbrifikues si dhe këmbimin fiziologjik të ujit në qelizë;* dallojë acidet, bazat, kripërat dhe përshkruajë rolin e “pH”-së për sistemin biologjik; * vlerësojë rëndësinë e plazmolizës, deplazmolizës dhe turgorit për qelizën dhe arsyetojë shkaqet e citolizës;* përshkruajë ndërtimin e biomonomereve dhe biopolimereve; * krahasojë lidhjen e biomonomereve në polimere dhe zbërthimin e polimereve në monomere;* përshkruajë ndërtimin themelor të hidrateve të karbonit , lipideve, proteinave dhe rolin e tyre në organizëm;* dallojë ndërtimin themelor të amino-acideve dhe vlerësojë rolin e tyre në organizëm;* formojë lidhje peptidike dhe dallojë strukturën hapësinore të proteinave* dallojë katalizatorët kimikë prej katalizatorëve biologjikë;* vlerësojë rolin e ATP-së gjatë proceseve energjetike në qelizë;* identifikojë rolin e vitaminave në reaksionet biokimike;* dallojë rolin e enzimeve nga koenzimet në reaksionet biokimike ( pa dhënë shumë hollësi biokimike);* ndërlidhë aktivitetin e enzimeve me faktorë të ndryshëm (si p.sh. efektin e “pH”-së, temperaturës, inhibimin kompetitiv etj.* krahasojë dhe dallojë proceset biokimike të involvuara në transferin e energjisë gjatë fotosintezës dhe frymëmarrjes;

Fizikën, kiminë

158

Page 5: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

Hulumtimi elementar i fotosintezës;

Eksperimenti i Stahlit për transpirimin në gjeth;

Hulumtimi i aktivitetit të katalazës.

* dallojë reaksionet e fotosintezës të varura nga drita prej reaksioneve të fotosintezës të pavarura nga drita;* kuptojë se frymëmarrja qelizore është proces aerob kurse fermentimi proces anaerob.* vlerësojë rolin e fermentimit në jetën e përditshme; * përshkruajë proceset metabolike te heterotrofet dhe autotrofet;* hulumtojë marrëdhëniet ndërmjet procesit të fotosintezës dhe frymëmarrjes;* përshkruajë rolin e kloroplasteve dhe pigmenteve të klorofilit ( pa dhënë hollësi biokimike) në fotosintezë;* diskutojë për faktorët kufizues të fotosintezës ( si drita, CO2, temperatura etj.);* vlerësojë rolin rregullues të hormoneve bimore, përshkruajë mekanizmin e veprimit dhe rëndësinë aplikative të tyre;* kuptojë mekanizmat themelorë të veprimit të inhibitorëve;*përshkruajë format e ndryshme të lëvizjes së bimëve dhe vlerësojë rëndësinë e tyre;- vërtetojë se fotosinteza kryhet në gjeth; -vërtetojë se transpirimi kryhet me njërën faqe ose në të dy faqet e gjethit;* përcjellë sjelljen e eritrociteve në tretësirë izotonike, hipotonike dhe hipertonike;* argumentojë ndikimin e temperaturës dhe PH–së në aktivitetin e enzimit katalazë.

KATE- NËNKA- PËRMBAJTJA REZULTATET E PRITSHME LIDHJA NDËR-

159

Page 6: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

GORIA TEGORIA PROGRAMORE KURIKULAREI.PROCESET JETËSORE

I.2. CIKLI JETËSOR

Bimët dhe shtazët i kanë të zhvilluara organet për shumim në të cilat prodhohen qelizat seksuale.Qelizat seksuale bashkohen, frytnimi (, pastaj vijon zhvillimi embrional, lindja, rritja, lënia e pasardhësve dhe vdekja).Zhvillimi embrional i anamniotëve në shembullin e bretkosës dhe zhvillimi individual i amniotëve në shembullin e njeriut.Fiziologjia e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve

PRAKTKUM: Ndarja e

qelizës në rrënjët e qepës;

Zhvillimi embrional i bretkosës dhe zogut të pulës.

Nxënësi:* përshkruan ndarjen qelizore, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet mitozës dhe mejozës; * analizon sjelljen e ADN-së dhe kromozomeve gjatë ndarjes qelizore; * përshkruan reprodukimin seksual dhe organet seksuale në shembullin e një përfaqësuesi tipik gjitarësh; * analizon fazat e zhvillimit individual të gjitarëve:faza paraembrionale (gametogjenezën dhe frytnimin), embrionale dhe postnatale; * shpjegon fazat e zhvillimit të drejtpërdrejtë dhe me metamorfozë te dy përfaqësues të kurrizorëve; * përshkruan se zhvillimi manifestohet me disa ndryshime duke përfshirë edhe specializimin e qelizave;-.përshkruan metodat e frytnimit artificial;-arsyeton pse te disa grupe kurrizorësh zhvillimi embrional kryhet në ambientin e jashtëm-ujë , kurse te të tjerët në brendi të trupit;përshkruan ciklin e zhvillimit të bimëve me farë “prej farës në farë” pa dhënë shumë hollësi; * përshkruan fiziologjinë e rritjes dhe zhvillimin e bimëve me farë dhe faktorët që ndikojnë në rritje dhe zhvillim të bimëve; * përshkruan fiziologjinë e lulëzimit, fotoperiodizmin, dormancën; * përshkruan sistemin e riprodhimit dhe asocimin e tij me rritjen dhe zhvillimin e organizmit; * ndërlidh hormonet me ciklin menstrual dhe gjendjen fizike dhe psikike të organizmit; * përshkruan kohëzgjatjen e graviditetit dhe ndërlidh

Fizikën,KiminëBiokiminë

160

Page 7: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

proceset kryesore të çdo faze të graviditetit te njeriu;hulumton çrregullimet kongjenitale te njeriu dhe shkaktarët e tyre biokimik, fiziologjik, hormonal dhe kromozomal (pa dhënë shumë hollësi ).

Vlerëson rolin e shumimit dhe trashëgimit në zhvillimin e botës së gjallë.

KATE-GORIA

NËNKA-TEGORIA

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

REZULTATET E PRITSHME LIDHJA NDËR-KURIKULARE

I.PROCESET JETËSORE

I.3. TRASHËGIMIA

Baza molekulare e trashëgimisë, struktura dhe replikimi i ADN .Roli i ADN dhe ARN në sintezën e proteinave.Ligjshmëritë e trashëgimisë së Mendelit.Si pasojë e gabimeve në bazën gjenetike të qelizave seksuale, shfaqen sëmundje trashëguese te bimët dhe te shtazët.

PRAKTIKUM : Trashëgimi i

sëmundjeve të lidhura me seksin

Hibridet e

Nxënësi : * vlerëson rëndësine e zbulimit të strukturës së ADN (nga James Ëatson dhe Francis Crick) për biologjinë, mjekësinë dhe bioteknologjinë. * emërton katër bazat azotike të ADN-së duke u bazuar në termat:

Nukleotid ( sheqer, fosfat,bazë), zinxhir i dyfishtë, lidhje hidrogjenore,

* krahason dhe dallon strukturën e pergjithshme të ADN-së dhe ARN-së, * përshkruan procesin e replikimit të ADN-së * interpreton se nukleotidet janë pjesë përbërëse e molekulave të pasura – begatshme me energji – p.sh. ATP, * përshkruan hapat bazikë të sintezës së proteinave, identifikon rolin e ADN-së, ARN-së dhe ribosomeve në procesin e transkriptimit dhe translatimit, * shpjegon termat “kod”, “kodon”, “anti-kodon” etj., * përshkruan rregullat themelore të Mendelit në trashëgimi, * dallon veçoritë trashëguese dhe jotrashëguese, gjenotipin

Fizikë,kimi.matematikë,p.sh. teoria e gjasës

161

Page 8: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

reja të misrit Kodi gjenetik

dhe sinteza e

proteinave

nga fenotipi, kryqëzimin mono-hibrid nga ai dihibrid dhe parasheh llojet e gjenotipave në pasardhës, * zbaton parimet e trashëgimisë së Menedelit për të bërë parashikime lidhur me paraqitjen e cilësive në pasardhës, *analizon mënyrat e trashëgimisë të lidhura për seksin, kodominimin dhe dominimin jo të plotë, trungun farefisnor, * identifikon shkaqet e sëmundjeve gjenike te bimët dhe te shtazët dhe vlerëson pasojat. * Identifikon sëmundjet trashëguese të njeriut të lidhura për seks, duke analizuar trungun farefisnor, * zgjidhë detyra lidhur me ligjin e uniformitetit në gjeneratën F1 dhe ndarjen e cilësive në gjeneratën F2,

* krahason tramakët e sorteve dhe hibrideve të ndryshme të misrit,* komenton mekanizmin e sintezës së proteinave nga CD

KATE-GORIA

NËNKATE-GORIA

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

REZULTATET E PRITSHME LIDHJA NDËR-KURIKULARE

II. NDËRTIMI I QENIEVE TË GJALLA

Bimët dhe shtazët që të kryejnë funksione të ndryshme jetësore janë të ndërtuara nga indet dhe organet.Organet e bimëve me lule dhe organet e kurrizorëve.

Nxënësi: hulumton dhe përshkruan ndërtimin dhe funksionin e

indeve dhe organeve bimore dhe shtazore, përshkruan veçoritë themelore të bimëve dhe të

shtazëve, duke u bazuar në ndërtimin e indeve dhe organeve,

emërton dhe dallon indet dhe organet e specializuara të bimëve dhe të shtazëve,

interpreton funksionin e veshkave, zemrës, mëlçisë te kurrizorët e caktuar (duke i ndërlidhur me sistem organesh),

Morfologjinë, Anatominë, Embriologjinë, Fizikën psh. Levat muskulore

162

Page 9: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

II.2 INDET DHE ORGANET

PRAKTIKUM : Përcjellja e

lëvizjes së ujit në ksilemë

Lëvizjet e bimëve Njohuritë themelore për qelizën, indet dhe orga-net nxënësit i kanë ma-rrë në nivelin e dytë të shkollimit. Andaj rikuj-tohen njohuritë e kalua-ra dhe thellohet rimarrja e tyre konform aftësive psiko-fizike të moshës që i përkasin.

përshkruan strukturat që mundësojnë përcjelljen e materieve te bimët vaskulare;

dallon planin organizativ ndërmjet bimëve dhe shtazëve,

përshkruan ndërlidhjen e ndërtimit dhe të funksionit ndërmjet organeve të ndryshme,

parashikon çka do të ndodhë nëse një organ nuk funksionon,

interpreton efektin e faktorëve të mjedisit ( dritës, gravitacionit etj.) në rritje, zhvillim dhe lëvizje të bimëve si dhe analizon mekanizmat si shfaqen këto ndryshime nën ndikimin e faktorëve të mjedisit.

-vërteton cila pjesë e kërcellit e përcjellë ujin deri në gjethe,demonstron fototropizmin dhe gjeotropizmin te bimët.

KATE-GORIA

NËNKA-TEGORIA

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

REZULTATET E PRITSHME LIDHJA NDËR-KURIKULARE

II. NDËRTIMI I QENIEVE TË GJALLA

II.3. SISTEMI I ORGANEVE

Kordatet kanë nevoja të ndryshme jetësore, të cilat i sigurojnë me rrugë të ndryshme përmes funksionit të indeve, organeve dhe sistemit të organeve, si.

Nxënësi :* njeh dhe zbaton konceptet themelore që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionin e sistemeve të gjalla, * zbaton terminologjinë korrekte anatomike kur shqyrton topografinë e pjesëve të trupit të kurrizorëve dhe rajoneve të tij, * analizon ndërtimin dhe interpreton funksionin e sistemit mbrojtës (lëkura )dhe lokomotor (eshtrat dhe muskujt) te kurrizorët, * pershkruan dhe hulumton mekanizmat e kontrollit të

Morfologji, anatomi, embriologji, psikologji (s. nervor, fizikën-shikimi, dëgjimi, lëvizja, ekonomiimunologji

163

Page 10: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizja

Integrimi dhe rregullimi

Transporti Absorbimi dhe

ekskretimi Praktikum : grupet e gjakut

të sistemit ABO frekuenca e

grupeve të gjakut ndikimi i

simpatikut dhe parasimpatikut në zemër

roli i lëkurës në procesin e frymëmarrjes tek amfibiet

Njohuri elementare për ndërtimin dhe sistemin e organeve te kurrizorët nxënësit kanë fituar në nivelin e dytë të shkollimit. Andaj rikujtohen njohuritë e kaluara dhe thellohet rimarrja e tyre konform aftësive psiko-fizike të

integritetit anatomik dhe fiziologjik përmes sistemit nervor dhe endokrin, *krahason dhe dallon anatominë dhe fiziologjinë e Sistemit Nervor Qëndror dhe Periferik (duke mos i memorizuar pjesët e SNQ, * demonstron (me shembuj praktikë) rolin e Sistemit Nervor Simpatik dhe Parasimpatik, * sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”, “ngacmim” , ngacmueshmëri”, * përshkruan strukturën e neuronit dhe funksionet e pjesëve të tij, * përshkruan fiziologjinë e impulsit elektrokimik dhe integrimit nervor, * identifikon organet kryesore të sistemit endokrin dhe analizon rolin e produkteve të sekretimit (hormoneve) në rregullimin humoral të homeostazës, * përshkruan strukturën dhe funksionin e sistemit kardiovaskular, sistemit limfatik, të gjakut dhe rëndësinë imunologjike të tyre, * krahason qarkullimin e gjakut të njeriut me qarkullimin e lëngjeve trupore të shtazëve, * ndërlidh frymëmarrjen me qarkullimin e gjakut. * vlerëson rolin e pigmenteve respiratore (Hb, Hc ) në frymëmarrje, * dallon qelizat e sistemit imunologjik dhe kupton rolin e tyre, -përkufizon termin “anti-gjen” , “anti-trup”,-vlerëson rolin mbrojtës të gjakut, * përshkruan sindromin e imonudificencës së fituar ( SIDA, sistemi imunologjik dhe HIV),

164

Page 11: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

moshës që i përkasin. * hulunmton dhe përshkruan strukturat trupore që bëjnë absorbimin dhe ekskretimin e lëndëve në nivel molekular, qelizor, organeve dhe sistemit të organeve, * identifikon dhe vrojton anatominë e sistemit të organeve të tretjes dhe sistemit urinar te llojet e caktuara të kurrizorëve dhe përshkruan funksionin e tyre, * krahason organet e tretjes dhe të ekskretimit te njeriu me ato të shtazëve të tjera, * përshkruan mekanizmat e tretjes dhe absorbimit të lëndëve ushqyese brenda organizmit, * ndërlidh temperaturën trupore me të ushqyerit dhe metabolizmin, * analizon bazën fiziologjike të eleminimit të ujit dhe kripërave prej trupit përmes lëkurës dhe mushkërive,* shpjegon rolin e sistemit urinar në menaxhimin e “mbeturinave”, * krahason sistemet e organeve të njeriut me ato të shtazëve, * përshkruan sëmundjet më të shpeshta të sistemeve të organeve të njeriut,

* përcakton grupet e gjakut te njeriu, * krahason frekuencën e grupeve të gjakut të nx. në klasë me frekuencën e grupeve të gjakut në popullatën e Kosovës, * vërteton ndikimin e adrenalinës dhe noradrenalinës në numrin e rrahjeve të zemrës te bretkosa, vërteton se lëkura është organ kryesor i

frymëmarrjes te bretkosa.

KATE- NËNKA- PËRMBAJTJA REZULTATET E PRITSHME LIDHJA NDËR-

165

Page 12: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

GORIA TEGORIA PROGRAMORE KURIKULARE

II. QENIET E GJALLA DHE MJEDISI

II.1.BIODIVER-SITETI

Në mbretrinë e shtazëve ek-zistojnë organizma shtazorë që kanë bosht primitiv skeletor -korda dorsalis , i cili te format adulte të kurrizorëve shndërrohet në shtyllë kurrizore Kordatet Kurrizorët tipikë ujorë

peshqit Kurrizorët e parë

tokësorë-amfibiet Amniotet e parë-

zvarranikët Kurrizorët me pupla-

shpendët Kurrizorët me qime –

gjitarëtTe kurrizorët gjatë evolucionit janë zhvilluar strategji të ndryshme për t’u përshtatur kushteve të ndryshme të mjedisit.PRAKTIKUM: Determinimi i

amfibieve dhe i reptilëve duke përdorur çelësin.

Nxënësi:

*përshkruan historikun e zhvillimit të shumëllojshmërinë së kordateve dhe veçoritë e përgjithshme të tyre, * analizon funksionet jetësore të kurrizorëve( peshq, amfibe, zvarranikë, shpezë dhe gjitarë) që jetojnë në mjedise të ndryshme jetësore,

* observon modele ose përdorë organizma të ndryshëm, përfaqësues të grupeve të ndryshme të vertebrorëve për të krijuar pasqyrë të rritjes së ndërlikueshmërisë së ndërtimit të organeve,

* krahason dhe dallon përfaqësues të klasëve të ndryshme të kurrizorëve (në shembullin e troftës, bretkosës, hardhucës, pulës, miut etj.) duke u bazuar në kritere morfologjike, anatomike,zhvillim embrional dhe historinë e tyre evolutive.

Determinon përfaqësues të caktuar të ujëtokësorëve dhe zvarranikëve të mjedisit ku jeton.

Morfologjinë, anatominë, embriologjinë, paleontologjinëgjeologjinë, etj.

166

Page 13: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

METODOLOGJIA

Mësimi në biologji si dhe në çdo lëmë tjetër mund të kryhet në disa mënyra, d.m.th mund të shfrytëzohen disa metoda mësimore.Praktika ka treguar se është i suksesshëm vetëm ai mësim i cili realizohet me metoda të ndryshme, ku secila sosh ka rol dhe rëndësi të veçantë metodike.

Çdo lëndë, përpos metodave të përgjithshme mësimore, ka edhe metodat e veçanta. Prej metodave të shumta që mund të përdoren në mësimet e biologjisë, përmendim:

• Metodën e të shrehurit me gojë (monologu);• Metodën e bashkëbisedimit (dialogu);• Metodën e leximit dhe punës me tekst;• Metodën e punës praktike në laboratorin biologjik apo në terren

(ekskursionet);• Metodën e të mësuarit dhe të nxënit ndërveprues (psh.programe

simuluese kompjuterike)

Çdo metodë mësimore i ka anët pozitive dhe negative. Kjo do të thotë se me zbatimin e një metode të vetme mësimore nuk mund të realizohen të gjitha qëllimet dhe detyrat e mësimit të lëndës së biologjisë. Prandaj ato patjetër duhet të kombinohen në vartësi nga përmbajtja, qëllimet dhe objektivat të cilët synohen të realizohen.

Prandaj,është kompetencë e arsimtarit që, duke zbatuar strukturën ERR të orës, të zgjedhë materiale të lloj-llojshme didaktike, metoda dhe strategji më të përshtashme të mësimdhënies dhe nxënies, me synim realizimi të qëllimeve dhe objektivave specifike, me nxënësin në qendër. ( si p.sh. Kllaster, Kubimi, Insert, Tabela e koncepteve, Diagrami i Venit, Brainstorming, Xhigsou I dhe II etj.).

Për hollësitë e këtyre formave të punës me nxënës dhe të teknikave të mësimdhënies, shih tekstet:

B.Musai;Modele të mësimdhënies së suksesshme; Tiranë;e-mail:rëct [email protected].

M. Mula; Modele të mësimdhënies sipas strukturës ERR të orës, Prishtinë 2003. Email: office @ kec-ks.org ,http://www. kec-ks.org

Plani dhe programi mësimor për kl.9 dhe 10, Prishtinë, 2002 dhe 2003,f. 11 –14 dhe f.167-169.

Në praktikë thuaja nuk ekziston orë e biologjisë në të cilën zbatohet vetëm një metodë mësimore. Me zbatimin e disa metodave mësimore në të njëjtën orë të mësimit, ora bëhet më dinamike, thyhet monotonia dhe ngritet interesimi i nxënësve për mësim.

167

Page 14: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

Çdo ndryshim në punë, pra edhe zbatimi i metodave të ndryshme mësimore e freskon mësimin, e bënë shumë më interesant, me çka arrihet që rezultatet në nxënie të jenë më të mira.

Për realizimin sa më të mirë të qëllimeve të parashtruara në orën mësimore duhet të punohet në frymën e parimeve didaktike: prej të njohurës kah e panjohura, prej të afërmes kah e largëta, prej të thjeshtës kah e përbëra, prej konkretës kah abstraktja, prej të veçantës kah e përgjithshmja, prej makronivelit kah mikroniveli.(p.sh. organi, indi, qeliza, infrastrukturat qelizore).

Me fjalë të tjera, arsimtari i udhëheq nxënësit ashtu që ata me aktivi-tetet e tyre në klasë, shkollë, laborator, natyrë etj., jo vetëm të memo-rizojnë, por të mund të: njohin, vrojtojnë, radhisin, masin, shënojnë, mbledhin të dhënat, eksperimetojnë, mbikëqyrin. Pra, të kuptojë për-mbajtjet programore duke vrojtuar e punuar. Ajo që dëgjon harrohet, ajo që sheh mbahet në mend, ajo që sheh dhe punon, kuptohet. Për të reali-zuar këtë synim arsimtarit i ndihmojnë vivariumet, akvariumet, terrariu-met, puna në teren-ekskursionet shkencore dhe puna në laborator. Për klasifikim të bimëve dhe të shtazëve të mjedisit ku jeton nxënësi, arsimtari e udhëzon atë si duhet të përdoren çelësat për determinim.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORETEKSTET DHE BURIMET E TJERA MËSIMORE

Për implementimin e suksesshëm të mësimit në biologji për klasën XI, burime informacioni, propozohen;

Tekstet:- Biologjia, kl.XI, Gjimnazi i përgjithshëm dhe TIK, grup auto-

rësh,2004- Bilogjia kl. X, Gjimnazi natyror, grup autorësh, Libri Shkollor,

2003.- Biologjia për klasën e parë të shkollës së mesme të mjekësisë,Q.

Pajazitaj, et.al., Libri shkollor, 2000- Biologjia për klasën IV gjimnaz, Libri Shkollor, grup autorësh,2000- Biologjia 9,10,11,E.Ruka, TiranëKrahas tekstit shkollor si burim tradicioanl i informacionit,për zba-

timin e suksesshëm të përmbajtjeve mësimore sugjerohet përdo-rimi i doracakëve, (atlasi botanik, zoologjik, anatomik, fjalori ter-minologjik,burime nga interneti etj)., si p.sh.

Atlas i përgjithshëm i zoologjisë ,I. Zeneli,Prishtinë

168

Page 15: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

- Atlas i anatomisë, D.Rexhepi dhe H. Qerimi,2002,Prishtinë- Atlas i biologjisë, A.Gashi, K. Abdullahu, 2002, Prishtinë

Fjalorë me shpjegime terminologjike dhe përkufizime të zgjeruara, si p.sh.::

- Fjalor i biologjisë,E.Ruka,Zyri Bajrami,Botime Toena,Tiranë, 1999

- Fjalor i emrave të bimëve, F.Krasniqi et.al. 2004.Tiranë-Prishtinë - Çelësi i ilustruar me fotografi për determinimin e bimëve,

kërpudhave dhe shtazëve

Koleksione të literaturës së rëndësishme lidhur me temat e veçanta; - Gazeta, revista profesionale dhe shkencore, pastaj fotografi, pos-

terë, skema, diagrame, harta, tabela, preparate,CD,videokaseta, burime nga interneti etj.

Burime nga interneti:http://www.life.uiuc.edu/cgi-bin/plantbio/cell.cgivirtual plant cell from a University of Illinois project.qeliza bimore,

strukturahttp://www.libfind.unl.edu/wglider/tutorial/animcell.htmlanimal cell from a course at the university of Nebraska., qeliza shtazore,

strukturahttp://www.biology. Arizona.edu/cell bio/tutorials/pev/page2.html, për

bakterehttp://biology.edu/sciconn/lessons/mccandles/pev/page2.html ,osmoza,

difuzionihttp://photoscience.la.asu.edu/photosyn/default.html,frymëmarrja,

fotosintezahttp://vector.cshl.org/dnaftb/DNA ,acidet nukleikehttp://www.biology.arizona.edu/cell_bio.html cell cycle

tutorial,reprodukimihttp://www.stg.brown.edu/webs/Mendelëeb/links to mendels,trashëgimihttp://www.massinteraction.org/html/genome/sickle cell information-

trashëgimihttp://www.naturalia.org/ZOO/in dexing.html. This is a virtual zoo

site,biodiversitetihttp://commetechlab.msu.edu/sites/dlc-me/zoo/-biodiversiteti,

avertebrorët

169

Page 16: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

http://curry.edschool.virginia.edu/go/frog/home.html,This site has a virtual frog dissection, Sistemet e organeve

http://arbl.cvmbs.colostate.edu/hbooks/pathphys/endocrine/basics/control.html,

endokrinologji,feed-back, http://www.psych.umn.edu/psylabs/mtfs/special.htm. Zhvillimi i bimëve, shtazëve, zigota, embrioni,fetusi, fara

Është kompetencë e arsimtarit që në vartësi prej kushteve në të cilat punon shkolla të zgjedhë burimin e informacionit dhe mjetet ndihmëse mësimore duke i kushtuar vëmendje baraspeshës së të dhënave gojore, vizuele, auditive dhe audiovizuele, me theks të veçantë në atë që është qenësore për t’u mësuar.

PUNËT PRAKTIKE NË LABORATOR DHE NË TERREN

Për klasën XI (Gjimnazi i përgjithshëm dhe Gjimnazi matematik me TIK ) krahas punës në laborator është paraparë edhe mësimi në terren (ekskursioni mësimor ).Punët praktike dhe në terren janë pjesë e obligueshme e programit. Përmes punëve praktike në laborator dhe në terren nxënësi integron njohuritë teorike me praktikën.

Ekskursioni mësimor

Është ndër metodat me të efektshme për përvetësimin aktiv të njohu-rive teorike. Organizimi i mirë i ekskursionit zhvillon te nxënësi aftësinë e përvetësimit, vëzhgimit, analizës, sintezës, kujtesës logjike, intuitës, të menduarit të pavarur dhe krijues, që ndikojnë drejtpërdrejt në përvetësi-min e vetëdijshëm dhe të qëndrueshëm të njohurive shkencore biologjike.

Që të mos merret nga nxënësit ekskursioni si ” një shëtitje thjesht në natyrë, ai duhet të përgatitet mirë nga arsimtari. Kjo nënkupton se edhe arsimtari paraprakisht duhet të përgatitet për ekskursion, duhet të ketë përgatitje komplete profesionale biologjike dhe orientime të qarta didaktike. Puna përgatitore e arsimtarit për ekskursion.

Masat organizative dhe metodike

arsimtari duhet të njihet paraprakisht me terrenin e ekskursionit dhe në përputhje me qëllimet e temës së eksursionit ,cakton loka-cionin (p.sh. lumë, livadh, pyll, agrokulturë, park nacional etj.);

170

Page 17: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

të njohë mirë terrenin ku zhvillohet ekskursioni; botën bimore dhe shtazore të tij, konfiguracionin e terrent etj.Për shkaqe didaktike është mirë që rruga e kthimit të mos jetë e njëjtë me atë shkuarjes;

përmes ekskursionit arsimtari i udhëzon nxënësit si të zotërojnë dhe përvetësojnë një vëllim njohurish sipas temës së ekskursionit;

përmes eksursioneve në terren arsimari këmbëngul që nxënësit të dallojnë thelbësoren nga jothelbësorja në dukuritë e botës bimore dhe shtazore, zbulojnë marrëdhëniet e brendshme dhe lidhjet e vartësisë së ndërsjellë midis gjallesave ku jetojnë, të mbajnë qëndrim vëzhgues, deduktues ndaj natyrës, me një fjalë, të orinetohen drejt në temën e ekskursionit;

pas kthimit nga eksursioni mësimor, arsimtari jep këshilla si duhet të veprohet me materialin e mbledhur bimor apo shtazor.

Punët praktike

Në lëndën e biologjisë shumë me rëndësi është realizimi i vepritarisë vëzhguese eksperimentale, gjatë së cilës nxënësit stimulohen për të mbledhur e interpretuar të dhënat si dhe të nxjerrin përfundime.

Për hollësitë e sjelljes së nxënësit dhe të arsimtarit gjatë punës praktike në laborator shih Plani dhe programi mësimor për biologji, Kl.10 , f. 134-171 )

Kabineti i biologjisë (laboratori) dhe laboranti

Për implementimin e suksesshëm të përmbajtjes programore në biologji, krahas burimeve të informacionit,punës në terren, duhet të ekzistojë kabineti me pajisje adekuate si dhe biblioteka e pajisur me literaturë profesionale. Ato shkolla që kanë mundësi, mund të shfrytë-zojnë internetin. Për punë praktike duhet të angazhohet laboranti i cili mirëmbanë pajisjet dhe mjetet mësimore, furnizon me material të nevojshëm (bimë, shtazë, kultivon infuzorë etj. ). Bashkëpunon me arsimtarin dhe nxënësit gjatë punës në laborator (kabinet) dhe terren. Punët në laborator dhe në terren i udhëheq arsimtari me pjesëmarrje të laborantit.

VLERËSIMI

171

Page 18: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

Vlerësimi është proces i vrojtimit, i mbledjes sistematike, i analizimit dhe interpretimit të informative me qëllim të përcaktimit se deri në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzuese. Ai duhet të mbështetet në objektivat e dijes (rezultatet e prituara) të programit të lëndës përkatëse dhe të nivelit përkatës.

Ky process mbështetet në disa parime themelore siç janë: Përcaktimi i qëllimit dhe i përparësive në procesin e vlerësimit; Zbatimi i instrumenteve adekuate të matjes në përputhje me

qëllimin në mënyrë që të matet ajo që është synuar të matet; Sigurimi i cilësisë së informatave për arritshmërinë e rezultateve

të nxënit përmes matjes dhe vlerësimit të vazhdueshëm; Matja dhe vlerësimi duhet të jenë të balancuara, të përfshihet e

tërë përmbajtja programore e lëndës; Vlefshmëria e qëndrueshme e të dhënave se shkalla e

arritshmërisë së nxënësit është e saktë; Zbatimi i teknikave të vlerësimit me anë të të cilave bëjmë

dallimin e qartë të arritshmërisë së nxënësve.

Instrumentet e vlerësimit

Është me rëndësi që për veçoritë që duam t`i vlerësojmë, të përdorim mjetin apo instrumentin adekuat të matjes. Me çfardo mjeti që përdoret nuk mund të maten të gjitha veçoritë e arritshmërisë së nxënësit, andaj duhet përdorur sa më shumë që të jetë e mundshme mjete dhe teknika të ndryshme në mënyrë që të mbledjim informacione të mjaftueshme për të vlerësuar shkallën e arritshmërisë së nxënësit.

Mësimdhënësi i lëndës dhe shkolla duhet të zbatojnë një numër të mjaftueshëm instrumentesh për matje dhe vlerësim,siç janë:

Vrojtimi; Pyetësori (vetëvlerësimi); Raporti me shkrimi i një pune praktike apo një hulumtimi; Të shprehurit me gojë; Të shprehurit me shkrim; Fleta kontrolluese (përdoret për shkathtësitë manovruese të

nxënësit); Dosja apo portofoli (vetëvlerësimi);

172

Page 19: SHKOLLA MESME E LARTË - Ballina | MASHTmasht.rks-gov.net/uploads/2015/11/007a-biologji... · Web view* sqaron termin sinapsë dhe rolin e saj, * përkufizon termat “zegël”,

Testi i bazuar në kritere dhe objektiva; Testi i arritshmërisë i ndërtuar nga kërkesa (pyetjet)

- me përgjegje alternative të shumta;- përgjegje të hapura të shkurta;- përgjegje të hapura të zgjeruara etj;

dhe çdo instrument tjetër që mësimdhënësi e vlerëson të nevojshëm.

Shkalla e përfitimit

Në fund të vitit, mësimor, çdo nxënës duhet të arrijë njërën prej shkallëve të përfitimit të arritshmërisë:

shkëlqyeshëm (arritje shumë e lartë); shumëmirë (aritje e lartë) mirë (aritje mesatare) mjaftueshëm (aritje e kufizuar) dhe pamjaftueshëm (arritje e pamjaftueshme)

173