11
Shëndeti dhe stresi në punë Shëndeti dhe stresi në punë Jetojme ne nje shoqeri e cila eshte ne zhvillim. Njerezit jane gjithmone ne levizje dhe koha e tyre eshte e çmuar. Ata kerkojne shume prej vetes dhe per kete punojne me ore te tera per t'ia arritur qellimit. Te punosh do te thote te mbijetosh e te ecesh perpara me vullnet, ndershmeri e lodhje. Shpesh here akti i te punuarit shoqerohet me stres, pra, nje gjendje e ngarkuar psikologjike. Stresi eshte faktori kryesor i uljes se efektivitetit dhe ne aspektin e punes nuk mund te themi se ky eshte nje element i shmangshem nga zinxhiri i marredhenies shkak - pasoje ku ne çdo sektor qofshin administrate, zbatimi, mirembajtje, shendetesi, arsim, kulture, rend. Ky stres eshte prezent dhe i varur gjithmone tek shkaku qe e ka bere te lindi. Çdo fushe e jetes, çdo hap drejt progresit kerkon nje kembengulje te madhe per t’u perballuar dhe triumfuar. Kush? Si? Pse? Dhe nga vijne pengesat te cilat na ngarkojne emocionalisht dhe ndoshta si rrjedhim i se pares jemi te ngarkuar dhe fizikisht? Keto ngacmime te herepashershme dhe ndonje here konstante shkaktohen ne te shumten e rasteve nga arsyetimi joobjektiv i kolegeve, vartesve ose eproreve. Konflikti punë - familje Vendet e sotme të punës janë të mbipopulluara me gra, prindër të vetëm dhe çifte të dy punësuar. Potenciali për konflikt dhe stres rritet pasi shumë punonjës luftojnë më kërkesat për të balancuar punën dhe përgjegjësitë në shtëpi. Efektet e ndryshimeve sociale në përjetimet e punës janë: Ndryshimet në nivelin makro: Metodat e prodhimit ndryshojne dhe kemi edhe shtim të teknologjive të sofistikuara, si rrjedhoje edhe shtrirje të shkurtimeve ne vendet e punes. Ndryshimet në lidhje me familjen, përhapje punësimi për nënat, shtim i rolit për baballarët, pritshmëri më e madhe për jetën, gjitha keto jane ndryshime sociale qe mund te shoqerohen edhe me stres. Ndryshimet në përjetimet psikologjike të punës Pasiguria në punë. Aftësi të reja qe nuk i zoteron personi dhe aftësi qe i ka personi por që nuk nevojiten të vihen në punë, mbingarkesa e rolit, tendosje finaciare etj. Edhe keto ndryshime ka shume mundesi te mos kalohen pa perjetuar stres nga personi qe perballet me to.

Shëndeti dhe stresi në punë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shëndeti dhe stresi në punë

Shëndeti dhe stresi në punë

Shëndeti dhe stresi në punë

Jetojme ne nje shoqeri e cila eshte ne zhvillim. Njerezit jane gjithmone ne levizje dhe koha e

tyre eshte e çmuar.

Ata kerkojne shume prej vetes dhe per kete punojne me ore te tera per t'ia arritur qellimit.

Te punosh do te thote te mbijetosh e te ecesh perpara me vullnet, ndershmeri e

lodhje. Shpesh here akti i te punuarit shoqerohet me stres, pra, nje gjendje e ngarkuar

psikologjike. Stresi eshte faktori kryesor i uljes se efektivitetit dhe ne aspektin e punes nuk

mund te themi se ky eshte nje element i shmangshem nga zinxhiri i marredhenies shkak -

pasoje ku ne çdo sektor qofshin administrate,  zbatimi, mirembajtje, shendetesi, arsim,

kulture, rend. Ky stres eshte prezent dhe i varur gjithmone tek shkaku qe e ka bere te lindi.

Çdo fushe e jetes, çdo hap drejt progresit kerkon nje kembengulje te madhe per t’u

perballuar dhe triumfuar. Kush? Si? Pse? Dhe nga vijne pengesat te cilat na ngarkojne

emocionalisht dhe ndoshta si rrjedhim i se pares jemi te ngarkuar dhe fizikisht? Keto

ngacmime te herepashershme dhe ndonje here konstante shkaktohen ne te shumten e

rasteve nga arsyetimi joobjektiv i kolegeve, vartesve ose eproreve.

Konflikti punë - familje

Vendet e sotme të punës janë të mbipopulluara me gra, prindër të vetëm dhe çifte të dy

punësuar. Potenciali për konflikt dhe stres rritet pasi shumë punonjës luftojnë më kërkesat

për të balancuar punën dhe përgjegjësitë në shtëpi.

Efektet e ndryshimeve sociale në përjetimet e punës janë:

Ndryshimet në nivelin makro: Metodat e prodhimit ndryshojne dhe kemi edhe shtim të

teknologjive të sofistikuara, si rrjedhoje edhe shtrirje të shkurtimeve ne vendet e punes.

Ndryshimet në lidhje me familjen, përhapje punësimi për nënat, shtim i rolit për baballarët,

pritshmëri më e madhe për jetën, gjitha keto jane ndryshime sociale qe mund te shoqerohen

edhe me stres.

Ndryshimet në përjetimet psikologjike të punës

Pasiguria në punë. Aftësi të reja qe nuk i zoteron personi dhe aftësi qe i ka personi por që

nuk nevojiten të vihen në punë, mbingarkesa e rolit,  tendosje finaciare etj. Edhe keto

ndryshime ka shume mundesi te mos kalohen pa perjetuar stres nga personi qe perballet

me to.

Familjet me profesione të dyfishta

Familjet me profesione të dyfishta – gruaja dhe burri në punë. Oklaey (1974) konstaton se

nënat me fëmijë të vegjël punojnë në shtëpi mesatarisht 77 orë në javë. Kur ngarkeses ne

Page 2: Shëndeti dhe stresi në punë

shtepi i shtohet edhe karriera krijohen presione  të jashtëzakonshme si për burrat ashtu

edhe per grate. Reilly (1992) ka raportuar se më shumë gratë sesa burrat përshtasin

profesionin e tyre për tu gjendur pranë familjeve të tyre. Disa gra kanë përshkruar disa

reagime armiqësore nga kolegët e tyre ndaj shtatzanisë.

Problemet e punës me turne

Problemet psikologjike – lidhen me ndërprerjen e ciklit të të fjeturit, të të ngrënit, të punës

etj. Prandaj punonjësit ankohen për mungesë gjumi, lodhje, irritim dhe mungesi oreksi.

Problemet sociale te punës me turne jane: vështirësi në marrëdhëniet martesore, me fëmijët

dhe në argëtim.

Puna me orar fleksibël

Koha baze e punes me orar fleksibel eshte nga 19 00 – 15 00 dhe orari fleksibël i kesaj pune

eshte 15 00 – 18 00. Puna me orar fleksibël është lehtësim për punonjësit sepse u krijon:

mundesine per te kryer angazhimet familjare, per t’u argëtuar, per te bere punët e dyta,

transportin e femijeve ne shkolle etj.

Puna  e ngjeshur

Gotleib (1998) ka raportuar se 21% e punëdhënesve amerikane kanë një jave të ngjeshur

pune. Disa punonjës punojnë 10 orë në ditë për 4 ditë. Pra kanë 3 ditë për të rimarrë

energjitë, per t’u çlodhur dhe argetuar. Si për individët ashtu edhe për organizatën ka

shumë avantazhe kjo teknikë.

Alkolizmi dhe abuzimi i drogës në punë

Sipas statistikave jane 10 milionë punonjës amerikanë të alkolizuar. Tyson dhe Vaughn

(1987) kane  raportuar se 2/3-tat e njerëzve qe hynë në forcën puntore kanë përdorur droga

ilegale. Për më tepër përdorimi i drogës ka një marrëdhënie negative të gjatë për t’u

shëruar. 

Shfrytëzimi fëmijëvë ne pune

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës 250 milion fëmijë në gjithë botën, punojnë.

Sidomos në vendet në zhvillim vecanërisht në Azi, Afrikë dhë në Amerikën Latine. Punësimi i

parakoshëm imponon kërkesa të  tepruara fizike dhe sociale ndaj ketyre femijeve dhe jo

rralle here ato perballen me situata stresante gjate punes.

Stresi në marrëdhëniet e punes

Nje vend qendror dhe shume te rendesishem ne shfaqen e stresit luajne marredheniet dhe

konfliktet ne pune. Ne vendin tone keto probleme nuk jane te studiuara, ne literaturen e

huaj keto marredhenie zene nje vend te konsiderueshem ne studime e botime psikologjike.

Përcaktimi i qartë i rolit dhe përplasja e roleve

Page 3: Shëndeti dhe stresi në punë

Shpesh here ne procesin e punes nuk na orientojne qarte se çfare duhet te bejme ose ku

fillojne dhe ku ndalojne kompetencat tona dhe ku fillojne pergjegjesite e te tjereve. Nje nga

problemet kryesore te kesaj paqartesie eshte qe ne marredheniet e perditshme te punes

shpesh dikush akuzohet per nje gje qe shkon shtrember ne momentin qe ai ose ata as qe

kane menduar qe ky problem pune qe nuk shkoi mire i perkiste kompetencave te tyre te

pergjegjesise. Percaktimi i paqarte i kompetencave tona ne pune na ben mjaft te prekshem.

Kur nuk bejme gje, nuk zgjidhim problemet na thone qe duhej te kishim qene aktive te

vepronim. Por kur marrim inisiativa per zgjidhjen e problemeve dhe veprojme na akuzojne

qe tejkalojme kompetencat tona dhe se perpiqemi te shkaterrojme koleget e punes ose t'u

vjedhim suksesin. Me teper kjo gjendje e papercaktimit te kompetencave dhe pergjegjesive

ndodh ne sistemin e centralizuar burokratik, ku burokracia e aparatit shteteror perben nje

çorbe te vertete perzierjeje kompetencash ku çdo nenpunes nuk i kishte te qarta

kompetencat detyrat dhe pergjegjesite e veta, te cilat mundohej t'u ngarkonte te tjereve.

Percaktimi i qarte i kompetencave dhe detyrave ne punen tone na veshtireson qe te

zgjidhim detyrat tona ne pune dhe ne profesion dhe te kushtojme kohen e duhur per çdo

detyre konkrete, gje qe shpesh çon ne gjendje stresi me komponent kryesisht depresiv.

Kerkesa jashtezakonisht te larta ndaj vetes sone

Kerkime kryesisht tek arsimtaret kane vertetuar se kerkesat e larta jashte realitetit nga vetja

jone perben nje nder shkaqet kryesore te nje stresi te jashtezakonshem. Gjersa ne presim

vazhdimisht shume gjera nga vetja jone do te perpiqemi intensivisht t’i pergjigjemi

kerkesave dhe synimeve tona dhe sidoqofte do jemi te zhgenjyer dhe te demoralizuar nga

rezultati. Kerkesat jashte realitetit lidhen dhe me perplasjen e roleve dhe percaktimin jo te

qarte te rolit qe u tha me lart. Meqenese nuk e kemi te qarte se çfare presin te tjeret prej

nesh ose meqenese nje ane e punes sone perplaset me nje ane tjeter, ne nuk dime se çfare

duhet te bejme. Rezultati i ketij konfuzioni eshte qe vazhdimisht nuk eshte i kenaqur nga

rezultati i punes se vet dhe nuk mund te ndjeje kenaqesine qe nje pune eshte bere e sakte

dhe e perkryer. Keshtu kur kemi kemi kerkesa shume te larta ndaj vetes dhe sidomos kur

nuk dime kompetencat dhe te drejtat tona ne pune  dhe nuk jemi te qarte per menyrat qe

duhet te veprojme qe te arrijme nje rezultat te qarte dhe te suksesshem ne punen tone

atehere do perjetojme shume stres.

Mungesa e mundesise dhe iniciatives ne marrjen e vendimeve

Ne disa raste kur kemi persona qe nuk kane iniciative per shkak te tuteles familjare, kur jane

femije te vetem ose per arsye te nje semundjeje qe i ka demtuar fizikisht dhe nga ana

intelektuale e ndjejne veten me te lire nga stresi kur i lene problemet ne duart e te tjereve

qe i konsiderojne kompetent pa e çare koken se cila do te jete zgjidhja me e sakte. Keto

Page 4: Shëndeti dhe stresi në punë

persona te pavendosur dhe te pasigurte preferojne shpesh te kene mbi krye persona

manovrues dhe kompetente ashtu siç i konsiderojne ata qe t'u ngarkojne ose me sakte t'u

lene ne dore zgjidhjen e problemeve bile edhe atyre qe kane te bejne me jeten e tyre

personale. Por ne menyre te veçante kjo psikologji disfatiste ka efekte shume te medha 

negative kur ne marrëdheniet familjare burri i ngarkon shume probleme qe i duhej t'i zgjidhe

ai, bashkeshortes se vet. Ne kete rast burri kthehet pa dashje ne nje sherbyes dhe zbatues

te urdhrave te gruas se ciles i ka dhene kompetenca si rrjedhoje e mungeses se iniciatives

personale dhe e personalitetit, qe ne raste jo te rralla e çon ne disfata familjare dhe

shoqerore.

 

Perplasje te shpeshta me eproret

Marredheniet tona te keqija me eproret perbejne nje burim te mundshem stresi gjersa ata

kane aftesine te influencojne jeten tone me mjete kryesisht materiale. Ata percaktojne

detyrat dhe kryesisht kushtet e punes sone ngritjen tone ne detyre ose ulin prestigjin tone

ne syte e kolegeve tone dhe aprovojne ose dizaprovojne nje leter rekomanduese qe do te

kishte rendesi te madhe per vajtjen ose jo ne nje vend me te mire. Pra dihet nga

eksperienca qe drejtori antipatik drejton dhe nxin jeten tone profesionale dhe karrieren tone.

Ne menyre te veçante kjo shfaqet me faktin qe drejtori mohon dhe kundershton vazhdimisht

punonjesin ne njohjen e aftesise qe ai mendon se e meriton. Kjo tek punonjesi krijon

ndjenjen e inferioritetit, lekund kenaqesine e punes dhe ul stimujt per permiresimin dhe

rritjen e produktivitetit dhe perkrahjen e metodave te reja te punes. Nje shkak tjeter stresi

ne keto raste eshte kur drejtori grindet vazhdimisht ne cdo gje qe bejme sidomos kur

punonjesit jane femra dhe kur nderhyn vazhdimisht ne cdo gje dhe nuk na jep pavaresine

dhe lirine per te marre vendime vete ne procesin e punes. Nje drejtor i tille pengon

krijimtarine e kuadrove dhe entuziazmin ne punen tone dhe na ben te dyshojme shpesh per

aftesite tona, krijohen marredhenie ushtarake ne pune dhe na pushton atmosfera ankthioze

e nje pune te tille.

Izolimi nga koleget

Kjo ndodh ne rastet kur u kushton me teper kohe puneve sesa kolegeve. Kjo ndodh per

shkak te punes se tepert ose kur je i izoluar vetem ne pune ne zona te thella dhe ka pak

raste te konsultojme problemet tona profesionale me koleget tane qe edhe ata kane

probleme te ngjashme me tonat, keshtu qe nuk jemi ne gjendje qe te vleresojme nivelin e

punes sone. Kjo ndodh ne vitet e para te punes kryesisht. Po te mos jemi te formuar nga ana

botekuptimore qe t’a kompensojme izolimin dhe feedbackun e kolegeve me studim

Page 5: Shëndeti dhe stresi në punë

literature, mund te kalojme ne pesimizem dhe jo rralle ne deziluzion dhe veprime te

pamatura.

Shumë punë dhe pak kohë

Pushimi ne intervalet midis punes intensive ka nje rendesi jetike per produktivitetin ne pune

sepse na jep mundesi te qetesohemi dhe te perqendrojme mendimet tona, te shikojme rreth

e rrotull ambientin qe na rrethon te mendohemi dhe qofte te enderrojme per te ardhmen

tone dhe aktivitetet tona (enderrimi perben nje pasqyrim ne mendim te nje ideje qe me

vone mund te behet realitet duke perdorur rruge te sakta per realizimin e tij), te qetesojme

trurin tone perpara se te perkulim koken tone perseri ne pune. Na duhet gjithashtu nje dite e

lire p.sh qe te rigrupojme literaturen e zyres  sone, çfare na duhet per te ardhmen, etj. Keto

dite ose ore qetesie kane nje vlere te pallogaritshme per rezistencen tone ndaj stresit dhe

uljen e nivelit te stresit. Pa keto nderprerje ne jemi gjithmone te ngarkuar pa patur nje

moment per t’ia kushtuar vetes, per te vleresuar punen tone dhe menyren se si do te

organizojme te ardhmen. Psh kemi rastin e Honore de Balzak. Kur shkrimtari i shquar

francez kishte presion psikologjik kur i afrohej afati per te lare borxhet nen kercenimin e

kreditoreve te vet borxhdhenes shtohej produktiviteti i tij letrar ndersa kur lante borxhet e

veta ai ndalonte shkrimin e romaneve dhe shijonte jeten duke harxhuar perseri para. Si

konkluzion del qe nje pune e vazhdueshme pa periudha qetesie dhe perqendrimi mund te

behet nje burim i rendesishem stresi me fenomene ankthi te shkalleve te ndryshme,

dhimbje koke, hyperemocionalitet (boshllek epigastrik), fenomene mikrodepresive dhe

merzitje.

Mungese variacioni

Ne gjuhen e psikologjise Variacion eshte nje forme e lirise individuale ne raport me lirine

shoqerore. Truri i njeriut ka nevoje per ngacmime te eksperiencave te reja per te rifreskuar

dhe shtuar produktivitetin e tij. Mjaft profesione paraqesin kete variacion te pakten ne

periudha te caktuara te tyre. Keshtu p.sh. xhirimi i filmave kinematografike, ekspeditat

gjeologjike, ekspeditat arkeologjike dhe ato shkencore jane shembuj tipike te variacionit ne

pune gje qe eviton stresin. Por edhe ne pune te tjera ose profesione te tjera kemi variacion.

Keshtu nuk shohim perdite te njejtet kliente ne tregti, nuk shohim te njejtet te semure ne

mjekesi, ose te njejtet nxenes çdo vit. Por detyrat administrative te ketyre profesioneve me

teper karakterizohen nga monotonia. 

Komunikimi i keq

Sado mire qe te bashkepunojne, kur fijet e komunikimit nuk funksionojne keto perbejne

burim stresi. Keshtu me nje komunikim defektoz dikush diçka di dhe eshte i gatshem te

bashkepunoje por askush nuk eshte i sigurte se kush eshte ai. E keqja e ketij komunikimi

Page 6: Shëndeti dhe stresi në punë

defektoz qendron ne faktin qe njerezit marrin vendime pa patur elementet e sakta dhe

informacione nga kuadrot kompetente dhe marrin pjese ne mbledhje pa qene te informuar

ne menyre te mjaftueshme dhe nuk marrin vesh nga rremuja qe mbizoteron ne mjedisin e

punes. Dhe fajin per kete amulli zakonisht e ka nje kuader drejtues qe nuk ka organizuar

mire punen ne sektoret e ndryshem te saj per te koordinuar veprimet.

Psikologjia e çlirimit nga stresi në punë

Ne kete rast stresi është një reaksion i organizmit ndaj trysnisë së jashtme. Stresi në punë

ndodh kur kërkesat e punës tejkalojnë aftësinë e punonjësit për të përballuar presionin e saj.

Stresi nuk është një sëmundje, por mund të shkaktojë probleme shëndetësore, nëse njeriu

ka intensitet mendor dhe fizik për periudha të gjata. Studimet psikosociale kanë nxjerrë në

pah efektet negative, si dhe shtimin e numrit të aksidenteve në kuadër të stresit në punë,

rrezikun e keqësimit të shëndetit fizik dhe mendor të punonjësit, në mënyrë të veçantë

rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Stresi është rezultat i disa faktorëve: organizimi i përpjekjeve në punë që kërkon dhe

vendimmarrje të rëndësishme, mekanizmat e shpërndarjes të punës, problemet financiare,

problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet, ambienti i punës, rehatia fizike dhe

emocionale, vlerësimet e shpërblimet dhe shumë të tjera.

Veprimet personale individuale dhe në grup kanë një ndikim të rëndësishëm në gjendjen

emocionale të një punonjësi ose grupi punonjësish. Aktiviteti i ngjeshur mendor e fizik

prodhon stres, situata ngacmimi e irritimi.

Stresi shkaktohet nga mosmarrëveshjet midis individëve në punën e tyre, nga konfliktet mes

roleve tona në punë dhe jashtë saj dhe shkalla e pamjaftueshme e kontrollit të njerëzve mbi

punën e jetën e tyre. Një situatë e vështirë në punë do të ndikojë negativisht edhe në

cilësinë e jetës. Efektet e stresit nuk përfundojnë me orarin e punës, por mund të prekin

jetën tonë dhe më pas. Kalimi nga puna në pjesën tonë private dhe anasjelltas, shpesh

përfshin një transferim të mbetjeve negative emocionale të ngulitura në kontekste të

papërshtatshme. Kjo gjë bart rrezikun për të mbingarkuar aftësinë e individit për të

menaxhuar të dyja këto pjesë: punën dhe jetën private.

Përvoja e stresit mund të ndryshojë mënyrën se si një person ndien, mendon dhe sillet, dhe

mund të çojë në ndryshime psikologjike tek ai.

Ka dëshmi e përvoja se stresi ka ndikim negativ në sjellje të caktuara e në ecurinë e mirë të

shëndetit. Ai ndikon në aspekte të tilla, si ushqimi dhe gjumi, ushtrimi dhe relaksimi, ndikon

te zakonet e mira duke rritur veprimin e sjelljeve të rrezikshme të veseve të tjera, të tilla si

pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit. Stresi mund të çojë dhe në gjendje depresive e në

Page 7: Shëndeti dhe stresi në punë

panik, në izolim nga të tjerët, në frikë e mungesë besimi e vullneti, humbje të shpresës për

pozitivitet etj.

Ngarkesa e stresit në punë duhet të konsiderohet në lidhje me punën që kryhet, apo me

shpejtësinë me të cilën duhet të kryhet puna dhe natyrën e mënyrën e kontrollit. Në njëfarë

mase, kontrollimi i stresit mund të jetë një faktor vendimtar në përcaktimin e shëndetit.

Përgjegjësia për njerëz të tjerë është identifikuar si një burim potencial i stresit, që lidhen

me çështjet e drejtimit në punë. Wardell (1964) ka treguar se personat që kanë përgjegjësi

në lidhje të tjerët, kanë një potencial të lartë për më shumë rrezik të sëmundjeve koronare

të zemrës.

Një strategji për menaxhimin e rreziqeve të stresit në punë është propozuar tashmë: (p.sh.,

Direktiva e Këshillit 89/391/KEE ["Direktiva Kuadër"], Komisioni Europian, 1996): Ky është

cikli i kontrollit, i cili ishte përcaktuar si "procesi sistematik, sipas të cilit, janë të

identifikuara rreziqet, për të analizuar dhe për të menaxhuar rreziqet dhe të mbrojtur

punonjësit (Cox & Griffiths, 1995). Ky cikël përbëhet nga gjashtë faza:

1. Identifikimi i rrezikut

2. Vlerësimi i rreziqeve që lidhen me të

3. Implementimi (zbatimi) i strategjive të kontrollit të duhur te stresit

4. Monitorimi i efektivitetit të strategjive të kontrollit

5. Rivlerësimi i rrezikut

6. Analiza e nevojave të informacionit dhe trajnimit të punonjësve të ekspozuar ndaj rrezikut

të stresit në punë.

Tri nga objektivat kryesore për t’u ruajtur nga stresi në punë, të përcaktuara nga psikologët

e sociologët janë:

1. Parandalimi: kontrolli e rreziqeve të stresit dhe ekspozimi përmes planifikimit dhe

trajnimit për punonjësit, për të zvogëluar shanset e tyre për të përjetuar situata të vështira.

2. Reagimi, shpesh i bazuar në menaxhimin e problemeve në grup, për të përmirësuar

kapacitetin e grupit apo kolektivit për të njohur dhe adresuar problemet kur ato lindin.

3. Rehabilitimi, i cili përfshin sigurimin e mbështetjes për të ndihmuar punonjësit me

problemet ekzistuese për të menaxhuar stresin në punë dhe efektet e tij mbi shëndetin.

E rëndësishme në ditët e sotme është të ndjekim disa sugjerime për të përballuar stresin në

punë.

1. Të bëhemi të vetëdijshëm për atë që duhet theksuar me të vërtetë. Ne përpiqemi të

identifikojmë burimet e stresit. Në cilin aspekt të punës e jetës tonë krijohet më shumë

dhimbje apo tension? Cili na shqetëson më së shumti? Në cilat nga këto aspekte duhet

vepruar në mënyrë urgjente?

Page 8: Shëndeti dhe stresi në punë

2. Vlerësimi njohës i mjedisit. Para së gjithash duhet të njohim dallimin mes gjërave që

mund të kontrollojmë dhe të atyre jashtë kontrollit tonë. Në qoftë se ne besojmë realitetin

tonë të pandryshueshmërisë së punës, përpiqemi t’i japim më pak rëndësi ngjarjeve që

ndodhin me ne në jetën e përditshme. Nëse do të keqtrajtoeshim nga drejtuesi sepse ka një

humor të keq, nuk duhet marrë kjo si diçka personale dhe mbi të gjitha të mos biem në

rrethin vicioz të fërkimeve dhe ngacmimeve (psh. format e "harresës" apo vonesat në

dorëzimin e punës). Të përpiqemi për të mbajtur një qëndrim korrekt dhe profesional.

3.Duhet të informohemi për të drejtat tona. Njohuritë na japin mjetet e nevojshme për të

ndryshuar gjërat që nuk shkojnë rreth nesh.

4. Planifikimi dhe menaxhimi i kohës. Shpesh ajo që theksojmë është thjesht "sasia" e

punës. Duhet të bëjmë dallimin mes gjërave të rëndësishme dhe urgjente. Gjërat e parë janë

ato të rëndësishme dhe urgjente, pastaj urgjente dhe jo të rëndësishme, më tej të

rëndësishme dhe jo urgjente, dhe në fund as të rëndësishme e as urgjente.

5. Relaksimi. Duhet të bëjmë pak pushim gjatë ditës, madje edhe vetëm për të bërë disa

frymëmarrje të thella dhe të mendojmë se mendja jonë është e relaksuar. Atëherë ne do të

jemi në gjendje të kthehemi për të punuar me energji të reja dhe me më shumë qartësi.

6. Le të shqyrtojmë shkallën e vlerave. Duhet t’u japim peshë dhe gjërave që ekzistojnë

jashtë punës: familja, miqtë dhe interesat e tjera. Të gjitha hapësirat ku situata mund të jetë

më mire, janë qetësuese dhe shpërblim i kompensuar ndaj stresit të punës.

7. Të mendojmë pozitivisht. Kemi parasysh punën e bërë mirë dhe të kompensohemi disi. Të

ndihemi të kënaqur, kur ne kemi arritur diçka të mirë. Le të mos e konsiderojmë kritikën si

një sulm personal, por ta mendojmë si një mundësi për t'u rritur në punën tonë.

8. Le të kujdesemi për trupin tonë. Duhet t’i kushtojmë një stërvitje të rregullt, të kujdesemi

për ushqimin tonë dhe të sigurojmë periudha të mjaftueshme të pushimit dhe ushtrimit të

mirë antistres. Qëndrimi pasiv ndikon negativisht. Ushtrimet fizioterapike, efektiviteti i tyre

mbi aftësinë e sistemit tonë nervor, ndikon në cilësinë më të mirë të gjendjes psikologjike,

sociale e reduktimit të stresit në punë. Nëpërmjet praktikës së lëvizjes në kontekstin e duhur

dhe pa përpjekje të panevojshme, me qëllimin për të rivendosur tendencën natyrore të

trupit të njeriut për t’u relaksuar e për t’u ndier në harmoni me pjesën e tij të brendshme,

shpirtërore, duke synuar nëpërmjet kësaj harmonie fizike e mendore çlirimin e ankthit dhe

frustracioneve e stresit. Në veçanti, çlirimi i endorfinës bën të ndjehemi më mirë, dhe

ndihmon për të parandaluar dëme kardiovaskulare për shkak stresit në punë.

Modelet e ushtrimeve psikomotorike të cilësisë së lartë ndihmojnë për të arritur këto

rezultate dhe për të formuar një bazë të qëndrueshme për të shtensionuar individin nga

lodhja fizike e mendore, nga gjendja stresante në punë, por dhe jashtë saj. Shumë më

Page 9: Shëndeti dhe stresi në punë

komplekse e më të gjithanshme janë metodat e mëtejshme, të tilla si për shembull

pjesëmarrja me aktivitete e sporte profesionale, të cilat ndikojnë jashtëzakonisht mirë në

arritjen e këtij synimi.

9. Të mësojmë të kultivojmë humorin: Të qeshim shumë. E qeshura zgjat jetën, zhduk

stresin e na jep një imazh më të mirë për veten si njerëz të lumtur e të suksesshëm. Ajo ka

veti sugjestionuese dhe ndikon në humorin e përgjithshëm të ditës e të marrëdhënieve me

të tjerët.

10. Të angazhohemi dhe për të punuar jashtë grupit. Aktiviteti sportiv, vullnetar, kulturor,

mund të sigurojnë ato kënaqësi që ne nuk i kemi në vendin e punës.

11. Të flasim për problemet tona me miq të ngushtë. Shkëmbimi i përvojave sjell dhe pjekuri

në marrjen e vendimeve e çlirim nga ankthi. Në raste më të vështira, të marrim ndihmën e

një profesionisti. Këshillimi dhe psikoterapia janë mjetet më të dobishme për zgjidhjen e

tensioneve të brendshme që çojnë në rritje të stresit.

Këshilla se si ta shmangni stresin në pune:

Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës

së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më

shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj.

E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve.

Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës.

E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është

mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna.

Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë

të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të

vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe

psikologjike.

Simptomat dhe shkaktarët

 

Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike

dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga

gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët.