37
UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i Biznesit – Pejë Departamenti – Administrim Biznesi Plan Biznesi Kandidati: Mësimdhënësi:

Shembull i plan_biznesit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shembull i plan_biznesit

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFakulteti i Biznesit – Pejë

Departamenti – Administrim Biznesi

Plan Biznesi

Kandidati: Mësimdhënësi:

________________________ Doktorant, Sokol Domniku

Nr. Index: ____/___________

Pejë, Nëntor 2011

Page 2: Shembull i plan_biznesit

I. Përmbledhja e përgjithshme

a) Emri i firmës: “Training & Consulting”

b) Slogani: “Trajnohu, dhe dëshmoju”

c) Logoja e firmës

d) Të dhënat e anëtarëve të ekipit:

1. “NN” – themelues dhe instruktorë, kualifikimi: Magjistër në menaxhment

2. “YY” – instruktorë, kualifikimi: kontabilist i certifikuar

3. “XX” – as. instruktorë, kualifikimi: Baçellër në financa dhe kontabilitet

4. “MM”, - as. instruktorë, kualifikimi: Baçellër në menaxhment

5. “SS” – asistent i IT-së, kualifikimi: Baçellër në informatikë

2

Page 3: Shembull i plan_biznesit

II. Përshkrim i shkurtër i biznesit, produkteve ose shërbimeve, dhe përmbushjen e

nevojave që këto produkte ose shërbime ju bëjnë klientëve

Në rrethanat e pasigurta ekonomike, e në veçanti në procesin e krizës ekonomike nëpër të cilin po

kalon vendi ynë, është parë si e domosdoshme të ofrohet një shërbim të cilin ne mendojmë të e

ofrojmë mbështetur në idenë tonë kreative. Ideja jonë mbështetet në ofrimin e shërbimeve

profesionale shkencore të mbështetura në teorinë dhe praktikën e biznesit.

Biznesi ynë do të ofrojë shërbime si trajnime në fushën e kontabilitetit dhe të menaxhimit të

projekteve. Poashtu biznesi ynë do të ofrojë konsultime profesionale në lidhjen me dhënien e

rekomandimeve adekuate që ndikojnë në zgjidhjen e problemeve praktike si dhe njëkohësisht në

rritjen e performancës së bizneseve.

Strategjia jonë e veprimit do të jetë shumë efektive për arsye se do të ofrojmë programe trajnimi

me standarde bashkëkohore, si dhe metodat e përdoruara sidomos për procesin e trajnimit do të

jenë shumë atraktive dhe njëkohësisht shumë aplikative, që nënkupton se kandidatët në praktikë

do të munden shumë shpejtë të e japin kontributin e tyre. Në këtë aspekt duhet cekur se edhe

kostoja e vijimit të trajnimit do të jetë shumë e arsyeshme në raport me benefitin e klientit.

Anëtarët e ekipit, janë persona të cilët kanë një prapavijë të fortë shkencore të mbështetur në

rezultatet e tyre akademike, e veçanërisht në dhënien e kontributit në trajnimin e kandidatëve të

disa qendrave dhe organizatave joqeveritare.

Mjetet financiare do të jenë të kombinuara, ku 2/3 e kapitalit financiar do të jetë investim i

themeluesit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë fond që do sigurohet nga banka komerciale. Qëllimi i

shfrytëzimit të kredisë është që të arrihet të mbulohen të gjitha shpenzimet fillestare, përfshirë

shpenzimet operative dhe kapitale. Mjetet do të shfrytëzohen për sigurimin e lokacionit, pajisjeve të

punës si; kompjuterë, video-projektor, markezë, letër, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera qoftë për

marketing ose për aktivitete të tjera.

III. Deklarimi i misionit dhe i vizionit

3

Page 4: Shembull i plan_biznesit

a) Misioni i biznesit tonë është:

- të ofrojë shërbime cilësore për klientët e tij.

- të jap kontributin real në aspektin e përfitimit të njohurive të nevojshme teorike dhe praktike në

lëmit në të cilat bëhet trajnimi.

- të merret me hulumtime dhe të krijojë inovacione qoftë në aspektin e përmirësimit të

metodave të trajnimit, qoftë edhe në aspektin e krijimit të inovacioneve që ndikojnë në rritjen e

produktivitetit të bizneseve që operojnë në kuadër të tregut

b) Vizioni ynë:

“ Të bëhemi njëri nga faktorët kyç të formimit dhe zhvillimit të resurseve njerëzore, dhe të arrijmë

që ndikimi i tyre të jetë shumë parësor në rritjen e efektivitetit të firmave”

IV. Profili i biznesit dhe i industrisë

Në tregun të cilin mendojmë të zhvillojmë aktivitetin tonë shërbyes, mund të theksojmë se është

një treg i cili identifikohet me zhvillimin e industrisë tregtare, me ç’rast shumica e bizneseve e

takojnë sektorit tregtar, dhe atë kryesisht biznese të vogla.

Natyrisht për shkak të situatës dhe gjendjes ekonomike, tregu nuk mund të thuhet se ka rritje, për

arsye se fuqia blerëse është e ulët si rezultat i të ardhurave të ulëta të popullatës. Mirëpo çka është

me rëndësi, është se ne profilin tonë të biznesit eksitojnë vetëm disa firma të cilat ofrojnë shërbimin

e llojit tonë, dhe nga hulumtimi i bërë, mund të thuhet se nuk kanë ndonjë përparësi të theksuar

konkurruese ndaj nesh.

a) Qëllimet tona kryesore janë:

4

Page 5: Shembull i plan_biznesit

qëllimi financiar:

- të arrijmë që të realizojmë profit që do ta na sigurojë mjetet e nevojshme për mbulimin e

zgjerimit të kapacitetit prodhues

qëllim operues:

- të dyfishojmë kapacitetin e prodhimit në 3 vitet e ardhshme

- të ofrojmë programe të reja të trajnimit

- të ofrojmë trajnime edhe nëpërmes Internetit

b) Objektivat tona kryesore janë:

objektivat operuese:

- të arrijmë që klientët tonë të ofrojnë rezultate pozitive në firmat të cilat punësohen ose në të

cilat aktualisht punojnë

- në 6-mujorin e parë të kemi numër të klientëve të njëjtë sikurse konkurrenca jonë

objektiv financiar:

- të realizojmë 20% profit për muaj nga të hyrat e biznesit

V. Analiza S.W.O.T

5

Page 6: Shembull i plan_biznesit

Përparësitë:

- Stafi adekuat dhe i kualifikuar

- Konkurrenca jo e fortë

- Lokacioni i duhur

- Programet bashkëkohore të trajnimit

- Kosto jo e lartë e fillimit të biznesit

Mangësitë:

- Dështimi në transmetimin e informatave të

duhura

- Mosarritja efektive e realizimit të fushatës së

marketingut

Mundësitë:

- Mundësi të zgjerimit

- Mundësi e përfitimit të fondeve dhe projekteve

nga organizata të ndryshme ndërkombëtare

- Mundësi bashkëpunimi me OJQ të tjera,

institucione shtetërore, shoqata, etj.

Kërcënimet:

- Futja e konkurrentëve të rinj

- Ofrimi i çmimeve më të lira nga konkurrenca

- Përkeqësimi i situatës ekonomike

a) Strategjia e veprimit do të mbështetet në dy mënyra kryesore:

- ofrimi i programeve dhe metodave unike të trajnimit dhe konsultimit

- shpejtësia dhe efiçenca e kompletimit të trajnimeve

VI. Shërbimet e firmës

6

Page 7: Shembull i plan_biznesit

Kurse të kontabilitetit financiar Kurse të kontabilitetit tatimor

Kurse të menaxhimit të projekteve

Kurse të hartimit të planeve të biznesit

Konsultime rreth

Trendëve të rritjes

Inovacioneve në treg

Zgjedhjen e problemeve të ndryshme të biznesit

Ndikimi në suksesin afarist

Shërbimet kryesore të firmës do të jenë:

a) trajnimi i kandidatëve në fushën e kontabilitetit dhe menaxhmentit

b) konsultat për bizneset dhe menaxherët e këtyre bizneseve

a) Shërbimet kryesore (trajnimet):

b) Shërbimet dytësore (konsultimet):

7

Page 8: Shembull i plan_biznesit

Rëndësia kryesore sa i përket shërbimeve është benefitet dhe dobia që e përfitojnë klientët nga

këto shërbime. Benefitet kryesore të cilat i përfitojnë klientët u numërojmë si në vijim:

- arrijnë njohuritë e nevojshme rreth fushës së caktuar mbi të cilën e kryejnë trajnimin

- nga njohuritë e fituara (trajnimet) janë në gjendje që shumë shpejtë ti aplikojnë në tregun e

punës

- me ndikimin e shërbimeve tona, klientët arrijnë që ti shmangen pasigurive të ndryshme të

tregut, që ndërlidhen me rritjen e shpenzimeve, humbjen e klientëve potencial, etj.

c) Përshkrimi i procesit prodhues

Lënda e parë e nevojshme:

a) letër

b) markerë

c) kompjuterë

d) video-projektor

Lloji i kostos së prodhimit Lloji i shpenzimit Kosto (€) Shënime shtesë

Kostoja e letrës për një vit variabil 350

Kostoja e markerëve për një vit variabil 75Amortizimi i kompjuterëve për një vit fiks 75 Vlera e furnizuese1 500€

(x15%)

1 Video projektori dhe kompjuteri, janë fituar si donacion nga organizatë joqeveritare

8

Organizimi dhe mbajtja e trajnimeve

Page 9: Shembull i plan_biznesit

Amortizimi i video-projektorit për një vit fiks 200 Vlera e furnizuese 800€

(x25%)Paga vjetore e një trajnuesi (x 4 trajnues) fiks 14. 400

Paga vjetore e IT-së fiks 2. 400

Qiraja vjetore fiks 3. 600

Rryma (vjetore) variabil 840

Telefoni variabil 210Shpenzime të jashtëzakonshme variabil 100

Shpenzime të marketingut variabil 750

Inventari fiks 1100

Licenca fiks 100Totali i kostos së prodhimit për një vit 24. 200

Në këtë rast është shumë e rëndësishme që të përcaktohet edhe kufiri i shpenzimeve dhe i të hyrave, d.m.th.

sa njësi të prodhimit (klientë) duhet të ketë firma në mënyrë që së paku të i mbulojë shpenzimet. Në teorinë

shkencore të ekonomisë, ky rast, d.m.th. kur shpenzimet janë të barabarta me të hyrat njihet si pikë kritike e

rentabilitetit. Në vijim ne do të shohim se sa do duhej të gjenerojë të hyra firma jonë në mënyrë që ti mbulojë

shpenzimet e saja me të hyrat e realizuara:

Në bazë të të dhënave tabelore, firma duhet të përcaktojë çmimin shitës të shërbimit, natyrisht duke u

mbështetur në çmimin më adekuat që i përputh në mënyrë sa më të mirë ofertën dhe kërkesën e tregut.

Nëse firma vendos që çmimi shitës për një njësi do të jetë 110€ në muaj, do të shohim në mënyrën tabelore

dhe atë grafike ndikimin e kërkesës:

a) Mënyra tabelore (raporti ndërmjet, të hyrave, kërkesës dhe rezultatit financiar)

Çmimi për Kërkesa sipas Të hyrat Shpenzimet Rezultati

9

Page 10: Shembull i plan_biznesit

një njësi çmimit shitës totale financiar (€)

110 260 28. 600 24. 200 4. 400

110 250 27. 500 24. 200 3. 300

110 220 24. 200 24. 200 0

110 210 23. 100 24. 200 - 1. 100

b) metoda grafikore (paraqitja e pikës kritike të rentabilitetit)

Në bazë të përshkrimit tabelor vërehet qartë se firmës i nevojitet të ofrojë së paku 220 njësi të

prodhimit të mënyrë që të arrijë të ketë rezultat financiar “0”. Pikërisht në këtë rast shfaqet pika

kritike e rentabilitetit, me ç’rast:

SHF + SHV = SHT

Të hyrat – SHT = rezultatin financiar “0”, respektivisht PKR.

Kosto për një njësi

Shpenzimet fikse

Shpenzimet totale

Humbja

Pika kritike

Fitimi

10

Page 11: Shembull i plan_biznesit

Në rast se shpenzimet totale do të jenë të pandryshueshme, d.m.th. 23.100€, ndërkaq në rastin më

të mirë të parashikuar se numri i klientëve do të jetë 250 në bazë të çmimit të përcaktuar, atëherë

shuma totale e shpenzimeve pjesëtohet më numrin e klientëve.

24. 200 / 260 = 93 €, dhe se kjo shumë paraqet koston për një njësi të prodhimit,

ndërkaq na rastin ë të keq nëse firma do të ketë 220 klientë në vit në bazë të çmimit të ofruar,

atëherë

24. 200 / 220 = 110€ - kosto për një njësi të prodhimit

d) Parashikimet për ofrimin e shërbimeve në të ardhmen

- të ofrojë programe trajnimi edhe në fushat e tjera të biznesit (p.sh. në Lidership)

- të ofrojë programe trajnimi edhe nëpërmes Internetit, d.m.th. programe Online

- të ofrojë realizimin e hulumtimeve rreth kërkesës dhe ofertës na treg për firmat potenciale

VII. Strategjia e marketingut

11

Page 12: Shembull i plan_biznesit

Caku i tregut për firmën tonë do të jenë të popullata e grup-moshës 18 – 35 vjeç, studentët e

fakulteteve që studiojnë shkencën ekonomike, si dhe ndërmarrës potencial të cilët dëshirojnë të

zhvillojnë aftësitë e tyre, por njëkohësisht edhe ti zgjidhin problemet e natyrës afariste.

a) Reklamimi dhe Promocioni

Hapi i parë sa i përket promocionit do të jetë, shpërndarja e broshurave të shtypura, të rinjve,

studentëve dhe bizneseve, broshura të cilat përmbajnë të gjitha aspektet kryesore rreth trajnimeve,

instruktorëve si dhe rezultateve të pritura për ta.

Hapi i dytë sa i përket reklamimit do të jetë, shfrytëzimi i medieve të dëgjueshme lokale dhe

kombëtare, dhe kryesisht vetëm dy nga to; Radio Dukagjini, dhe Radio Peja. Do të shfrytëzohen

vetëm mediet e dëgjueshme për arsye se caku i tregut të cilin e synojmë ne, kryesisht janë të

orientuar në dëgjueshmërinë e këtyre dy mediumeve.

b) Kosto e reklamimit

- transmetimi i reklamës 3 herë në javë në Radio Dukagjini për një vit ..... 450€

- transmetimi i reklamës 3 herë në javë në Radion Peja për një vit ............. 200€

- shtypja e broshurave ................................................................................... 100

c) Kanalet e shfrytëzuara të distribuimit

Kanali i vetëm i distribuimit do të jetë lokacioni në të cilin operon firma jonë.

12

Page 13: Shembull i plan_biznesit

VIII. Lokacioni

Lokacioni do të jetë brenda qytetit, në adresën rr. Mbretëresha Teuta, p.n., dhe nuk do të

karakterizohet me qendrën ose zemrën qytetit, për arsye se në qendër çmimi mesatar i qirave

është më i lartë në njërën anë dhe në anën tjetër edhe madhësia joadekuate e lokaleve.

Çmimet mesatare të qirave në lokacionin të cilën do të gjendemi sillet rreth 250€.

Mesatarja e pagave të punëtorëve është 200€, mirëpo firmës sonë do i kushtojë më tepër çmimi i

pagës mesatare për arsye se na firmën tonë kryesisht kërkohen punët e dijes dhe jo ato të

shërbimit.

IX. Analiza e konkurrencës

Në bazë të rezultateve të hulumtimit kemi hasur në një numër jo të lartë ta konkurrentëve, të cilët

kryesisht kanë oferta të ndara, p.sh. disa ofrojnë vetëm kurse trajnimi, ndërsa disa të tjerë

konsultime profesionale për biznese.

Në vijim mund të vijmë në konstatim në përparësive dhe të dobësive të tyre:

13

Përparësitë:

- përvojë në kryerjen e aktivitetit të tyre

biznesore

- njohja më e mirë e drejtpërdrejtë e

klientëve

- realizim aktual të profitit

- lokacioni më i duhur

Dobësitë:

- programet dhe metodat më të dobëta

sesa tonat

- shkathtësitë më të ulëta të anëtarëve të

ekipit në krahasim me ne

- kohëzgjatje dhe stabilitet financiar më të

lartë

- mungesë të programeve në drejtimet e

Page 14: Shembull i plan_biznesit

Në bazë të të dhënave empirike, nuk kemi hasur në ndonjë hyrje të re, por në çdo moment duhet

të jemi të gatshëm të përballohemi me një situatë dhe një rast të tillë.

X. Përshkrimi i ekipit menaxhues

Në vijim do i shënojmë të dhënat kyçe të ekipit menaxhues:

Në firmën tonë rolin dhe funksionin e menaxherit e ka vetëm “NN” nga të gjithë anëtarët e

anëtarët e ekipit.

- “NN” është i lindur me 01. 01. 1981 në Pejë.

- Ka të kryer drejtimin e ekonomisë në menaxhment, si në programin Baçellër poashtu në atë

Master.

- Ka përvojë menaxhuese në disa kompani të vendit.

- Ka përvojë akademike, në disa institucione të vendit.

- Ka organizuar kurse të tilla edhe në të kaluarën e afërt.

- Ka vijuar disa kurse në nivelit ndërkombëtar

Eksperienca e tij profesionale do të jetë një kontribut shumë i madh në realizimin e objektivave dhe

qëllimeve ta organizatës.

14

Page 15: Shembull i plan_biznesit

XI. Plani operativ

Forma ligjore e biznesit do të ketë formën organizative të biznesit individual. Pronarë do të jetë

“NN”, i cili njëherit do të jetë edhe menaxher i firmës.

a) Struktura organizative

15

Page 16: Shembull i plan_biznesit

Pronari / Menaxheri i firmës (NN)

Merret me menaxhimin e punës dhe stafit

YYdhe XX

YYdhe XX

NN dhe MM

NN dhe MM

Kursi i kontabilitetit financiar

Kursi i kontabilitetit tatimor

Kursi i menaxhimit të projekteve

Hartimi i planit të biznesit

SS – mirëmbajtja e programeve dhe IT-së

16

Page 17: Shembull i plan_biznesit

a) Bilanci i gjendjes

Firma jonë do të fillojë aktivitetin e vet duke shfrytëzuar burime të kombinuara të financimit me

ç’rast 20.000€ do të jenë para të gatshme të pronarit dhe 10.000€ do të jenë kredia e kërkuar

bankare.

Në vijim do e paraqesim bilancin e gjendjes së firmës me 1 janar të vitit 2011 me ç’rast planifikon

të fillojë operimin e saj.

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Pajisjet e punës 1300 1 Kredia 10000

2 Paratë 28375 2 Furnitorët 1100

3 Inventari 1100 3 Pagat e punëtorëve 16800

4 Licenca e punës 100 4 Kapitali 3400

5 Lënda e parë 425 5

Σ 31.300 Σ 31.300

17

Page 18: Shembull i plan_biznesit

b) Pasqyra e të ardhurave

pasqyra e të ardhurave për një vit

Përshkrimi i llojit të shpenzimit Shuma Përshkrimi i llojit të të hyrave Shumashpenzimet e letrës 350 të ardhurat nga shitja e shërbimeve 28600shpenzimet e markerëve 75 shpenzimet e amortizimit 275 shpenzimet e pagave 16800 shpenzimet e qirasë 3600 shpenzimet e rrymës 840 shpenzimet e telefonit 210 shpenzime të jashtëzakonshme 100 shpenzime të marketingut 750 shpenzimet për inventar 1100 shpenzimet për licencë 100 totali i shpenzimeve për 1 vit 24200 totali i të ardhurave 28600

Bruto fitimi për një vit 4400

pasqyra e të ardhurave për muajin e parë

Përshkrimi i llojit të shpenzimit Shuma Përshkrimi i llojit të të hyrave Shuma

18

Page 19: Shembull i plan_biznesit

shpenzimet e letrës 350 të ardhurat nga shitja e shërbimeve 2420shpenzimet e markerëve 75 shpenzimet e amortizimit 22.91 shpenzimet e pagave 1400 shpenzimet e qirasë 200 shpenzimet e rrymës 70 shpenzimet e telefonit 17.5 shpenzime të jashtëzakonshme 100 shpenzime të marketingut 750 shpenzimet për inventar 1100 shpenzimet për licencë 100 totali i shpenzimeve për 1 vit 4185.41 totali i të ardhurave -1765.41

humbje

Përshkrimi i llojit të shpenzimit Shuma Përshkrimi i llojit të të hyrave Shumashpenzimet e amortizimit 22.91 të ardhurat nga shitja e shërbimeve 2420shpenzimet e pagave 1400 shpenzimet e qirasë 200 shpenzimet e rrymës 70 shpenzimet e telefonit 17.5 totali i shpenzimeve për muajin II 1710.41 totali i të ardhurave 2420

Bruto fitimi për muajin II 709.59pasqyra e të ardhurave për muajin e dytë

(Kështu do të përsëritet për të gjithë muajt në vijim. Të vetmet shpenzime që nuk janë përfshirë, janë shpenzimet e jashtëzakonshme të cilat evidentohen në muajin të cilin ndodhin, që do të thotë që mund të ndodhin në cilido muaj kalendarik)

c) Pasqyra e rrjedhës së parëse (kesh-it)

Paratë e pranuara nga klientët 28.600

Paratë e paguara për shpenzimet e shërbimit 24.200

Neto vlera e parave të arkëtuara nga aktiviteti operues 4.400

Blerja e pajisjeve 1.100

19

Page 20: Shembull i plan_biznesit

Neto vlera e parave të shfrytëzuara për aktivitetin investues 1.100

Financimet nga pronarët 20.000

Financimet nga kredia e aprovuar 10.000

Tërheqjet nga pronari 2.000

Neto vlera e parave nga aktiviteti financues 28.000

Bilanci i parave të gatshme - 1 Janar 30.000

Bilanci i parave të gatshme - 31 Dhjetor 31.300

Propozim-Kërkesa për investim ose kredi

1. Kërkesa:

Me këtë kërkesa i drejtohemi autoritetit të bankës :XY” të e merr parasysh kërkesën

për miratimin e kredisë në vlerë prej 10.000€.

2. Qëllimi dhe shfrytëzimi i mjeteve:

Qëllimi kryesor i kërkesës së mjeteve, është themelimi dhe fillimi i suksesshëm i

biznesit të prezantuar në plan të biznesit. Mjetet (paratë) do ti mundësojnë mbulimin e

shpenzimeve të nevojshme, në veçanti për vitin e parë afarist.

3. Pagesa e kredisë:

Pasi që kredia është afatgjate (3 vjeçare), dhe ka një normë ta interesit prej 6% në vit,

që do të thotë se shuma totale e kredisë është: 10.000€ huaja + 3.000€ interesi i

pagueshëm, kthimin e kredisë do e bëjmë në këta mënyrë:

Kësti për një muaj

361. 11€

20

Pasi që pronari ka përllogaritur edhe një pagë personale, që kap vlerën prej 400€ në muaj, nga këto 400€ do të zbritet për 3 vite radhazi kësti për çdo muaj

Page 21: Shembull i plan_biznesit

Shtojca:

a) Forma e pyetësorit:

1. A do të ju interesonte hapja e një qendre ku do të zhvilloheshin trajnimet në

programet e kontabilitetit dhe menaxhmentit të projekteve?

2. Cilin program do e vijonit po qe se ofrohej ndonjë i tillë?

3. A mendoni që çmimi prej 110€ në muaj është çmim i arsyeshëm për muaj?

4. Sa herë në javë do dëshironit ta vijonit trajnimin?

5. A mendoni që do të ndikonte që të punësoheni ose të rrisni performancën tuaj të

punës ose të studimeve?

6. A mendoni se përdorimi i teknologjisë informatike do të përmirësonte procesin e

trajnimit?

7. A mendoni se kuadri i plotëson kushtet për mbajtjen dhe organizimin e trajnimit

(pasi që i njoftojmë me kuadrin)?

8. A mendoni se oferta jonë është më atraktive sesa e konkurrencës tonë?

9. A mendoni se do të ketë interesim nga shokët, ose nga familjarët tuaj për një trajnim

të tillë?

10. A do të dëshironit që të ofrojmë edhe programe të tjera trajnimi?

21

Page 22: Shembull i plan_biznesit

Po do me interesonte shume

Ndoshta do me interesonte

Jo s'do me interesonte

Kontabilitet financiar

Kontabilitet tatimor

Menaxhment projektesh

Hartim biznes planesh

b) Rezultatet e hulumtimit:

1. A do të ju interesonte hapja e një qendre ku do të zhvilloheshin trajnimet në programet e

kontabilitetit dhe menaxhmentit të projekteve?

2. Cilin program do e vijonit po qe se ofrohej ndonjë i tillë?

22

Page 23: Shembull i plan_biznesit

Mendoj se po

Cmim pak mbi mesatar, por javlen

Mendoj se pak shume

Jo! Teper shume

4 here ne jave

3 here ne jave

2 here ne jave

1 here ne jave

3. A mendoni që çmimi prej 110€ në muaj është çmim i arsyeshëm për muaj?

4. Sa herë në javë do dëshironit ta vijonit trajnimin?

23

Page 24: Shembull i plan_biznesit

Mendoj se do ndikonte shume

Mendoj se do te ndikonte sadopak

Mendoj qe shume pak do tendikonte

Mendoj qe aspak s'do tendikonte

Mendoj se do ndikonte shume

Mendoj se do te ndikonte sadopak

Mendoj qe shume pak do tendikonte

Mendoj qe aspak s'do tendikonte

5. A mendoni që do të ndikonte që të punësoheni ose të rrisni performancën tuaj të punës

ose të studimeve?

6. A mendoni se përdorimi i teknologjisë informatike do të përmirësonte procesin e trajnimit?

24

Page 25: Shembull i plan_biznesit

Mendoj se jane adekuat

Mendoj se i plotesojne, pormbetet te shihet

Mendoj qe shume pak iplotesojne kriteret

S'ja vlen te humbet koha me ta!!

Mendoj se po

Mendoj se po por mbetet teshihet

Nuk i njoh

Mendoj se jo

7. A mendoni se kuadri i plotëson kushtet për mbajtjen dhe organizimin e trajnimit (pasi që i

njoftojmë me kuadrin)?

8. A mendoni se oferta jonë është më atraktive sesa e konkurrencës tonë?

25

Page 26: Shembull i plan_biznesit

Jane disa qe do gezohen shumekur te degjojne

Po I njoh disa qe jane shume teinteresuar

S'jam I sigurt, por mendoj se po

Ndoshta, nuk di!

Njehere per njehere te shohim!!!

Ndoshta

Mendoj qe do te ishin tedobishme

Nuk kam interese te tjera

Mendoj qe do te me interesonin

9. A mendoni se do të ketë interesim nga shokët, ose nga familjarët tuaj për një trajnim të

tillë?

10. A do të dëshironit që të ofrojmë edhe programe të tjera trajnimi?

26