31
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK-DEPARTAMENTI I HISTORISË PUNIM SEMINARIK TEMA: ISLAMIZMI NË TREVAT SHQIPTARE LËNDA: HISTORIA E RELIGJIONVE

SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK-DEPARTAMENTI I HISTORISË

PUNIM SEMINARIK

TEMA: ISLAMIZMI NË TREVAT SHQIPTARE

LËNDA: HISTORIA E RELIGJIONVE

LIGJËRUS: KANDIDATI:Prof. Dr. Muhamet Mala Ali Nimani

Page 2: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Prishtinë/2011

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE..............................................................................................03

II.Pjesa e Parë

1. Depërtimi i P. Osmane në ballkanë.........................................04

II. Pjesa e Dytë2. Depërtimi Osmanë në trvatë shqiptare.......................06

2.1. Pushtimi I Qytetëve shqiptare nga P.osmane………………….08

III. Pjesa e Tretë3. Faktorët apo procesi i përhapjes së fesë islame te

shqipëtarët......................................................................................09

IV. Pjesa e Katër4. Përhapja e fesë islame në viset shqipëtare.............................134.1. Përhapja e fesë islame në teritorinë e Kosovës.....................14

PËRFUNDIMI..............................................................................................17

BIBLIOGRAFIA...........................................................................................19

2

Page 3: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

PARATHËNIE

Në këtë punim seminarik do të mundohëm për të zbërthyr në mënyr sa më objektive të

mundëshme, Islamizmin në trevat shiptare.

Në pjesën e parë të punimit kam paraqitur, Pushtimet e Perandoris Osmane në Ballkanë,

kryesishtë do të bejë fjalë lidhurë me depërtimetë e para të P. Omane në visetë e

Ballkanit, në vazhdim të punimit do të trajtoj, depërtimin e Perandorisë Osmane në

trevatë shqiptare, për zbarkimetë e parë të ushtrisë osmane, në shqipri, si dhe për

rezistencën e krerëve shqiptarë ndajë trupave osmane, si dhe do të bënjë fjalë në vazhdim

të punimitë, për pushtimin e qytetëve shqiptare, për politiken e ushtruarë pushtuse nga

P.Osmane që ti vëjn në sundimin e sajë visetë shqiptare.

Në pjesën e tretë të punimit, do të paraqesë , Faktorët apo procesin e përhapjes së fesë

islame te shqiptare, duke u beshteturë në literaturën e shfritzuarë do të mundohëm që të

paraqes në mynyren sa më objektive, disa nga faktorët e mundëshum të përhapjes së fes

islame te shqiptaret. Duke bërë një përbyllje të punimitë në pjesën e katër, do të paraqes

në punim rrjedhën e gjarjevë historike dhe procesëve të përhpjes së fesë islame në viset

shqiptare, më gjersishtë do të paraqes në punim, perapjen e fesë islame në teritorin e

Kosovës, duke u munduarë që të jem sa më objektivë, në zhvillimet historike të periudhës

në fjalë.

3

Page 4: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Pjesa e Parë I

Depërtimi i Përandorisë Osman në Ballkan

Qeveria Bizantine ishte e pafuqishme të mbronte zotrimet ballkanike. Në vitinë 1352

Osmanët pushtuanë kështjellen Cimpe në gadishullin e Galipolit, por më vonë edhe

qytetin me të njejtinë emer. Sulltani vazhdoi të zgjeroi bazën për pushtime te mëtejshme

në Europë. Osmanët vazhduan më tej duke marrë disa qytete si: Didimotikun (1361),

Adrianopolin (1362), Filipopolin (1363).

Më rënien e Adrianopolit që u bë kryeqyteti osman me emrin Edërne, e gjithë Tharka u

shkëput nga Bizanti. Në tokat e pushtuara u vëndosen koloni turqë, duke zëvendsuar

popullsinë vendase e shpërgulur në Azi.1 “Pas fitores në Maricë në vjeshtenë e vitit 1371,

në brigjet e lumit – Revieres Maricë, kishte epilogun në favor ose në dobi të turqëve, dhe

në hubje të Ugleshes dhe të Vukashinit Mernjanqevas, që në atë betej e patën vdekjen.

Përkushtimet për pjesen Maqedoni, të Ballkanit ishinë më madhore se sa vet Beteja,

ngase epilogu i betejes në favor të turqve ishte rast i volitshëm që turqit të depertonin në

Maqedoni. Dhe, faktikisht turqit depertuan në Maqedoni nëpër Maqedoninë Lindore dhe

nëpër pjesenë qendrore të Maqedonis”.2

Edhe pse osmanlinjët për nënshtrimin e shtetve të vogla dhe principatave të ballkanit e

përdoren taktiken e tyre te njohur, atyre u ndihmuan edhe disa rrethana tjera, të cilat i

sollën shum vende dhe popuj deri të rënia e shpejt dhe katastrofale. Është e ditur se

shumë sundimtarë të athershumë, për ti zgjidhur problemet e tyre te brenshme, kërkoninë

ndimen nga jashtë.

Të vetmit osmanlinjet aso kohe dispononinë me një ushtri të perhershme dhe të

organizuar mirë. Nga ana tjeter në këto vende shpesh kishte edhe asofar rymash të cilatë,

për zgjidhjenë e konflikteve midys tyre, më

1 Petrika Thëngjilli, Selim Daci, Historia e perandorisë bizantine,(Prishtinë, 2002), P,234, P, 235.2 Muhamet Tërnava, Diskursi shkurtër nga toponimia, betejat e Kosoves gjatë shekujve XIV-XV,(Prishtinë, 2007), P, 43.

4

Page 5: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

përpara i thirrnin në ndimë osmalinjët sesa vendet tjera krishtere. Ndërsa osmalinjët në

fillimë, për qdo ndihmë të këtillë, kerkoninë shpërblimë minimalë. Vetëm vasalitet dhe

disa kushtëzime tjera në luftë dhe në paqë”.3 Këtë depertim të turqve për një kohë të

shkurtë e pengoi Timurleni, i cili ë vitinë 1402 në betejenë e Angores, e zuri rob edhe

vetë sulltanë Bajazitin. Për një kohë të shkurtë popujt e Ballkanit mundë të marrinë pak

frymë.

Kur në vitinë 1433 osmalinjët u zbarkuanë në Danub, Eugeni IV përseri i thirri në armë të

gjithë krishteret. Mbreti i Hugarisë u shpalli menjëher luftë turqve-osman. Bashkë me të

si përfaqsusë i Papesë mori pjes edhe kardinali Julio Cezarini i cili me prezencën e vet do

ta zgjonte iteresiiminë e papës. Afersishtë në të njëjten kohë u nisë flota krishtere në

drejtimë të Levantit me qellimë që ta pengojë zbarkiminë e forcave të reja armiqsore.

Edhe në këtë tubimë ushtarak detarë gjendejë përfaqsusi i papës kardinali Fran

Kondulmeru. Deri të beteja vendimtare midys ushtrisë krishtere dhe asajë osmane në

Varna më 10 qeshorë 1444. këtu ra mbreti Ladisllava dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së

tijë, si dhe kardinali Cezarini. Me lutjen e Konstatinit Paleologut, Nikolla V dërgoi

ndihmë për mbrojtjen e Konstadinopojës, nën udhëheqjen e kardinalit Izidorë. Por për

shkakë të mospajtimve midysë mbrojtsve, qyteti në vitinë 1453 ra në duartë e osmanve”.4

3 Petrika Thëngjilli, Selim Daci, Historia e perandorisë bizantine, (Prishtinë, 2002), P,126.4 IBIDEM, P, 127.

5

Page 6: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Pjesa e Dytë II

Depërtimi Osmanë në trevatë Shqipëtare

Turqit për të ralizuar planet e veta pushtuse kanë qenë të shtyrë të pushtoninë Tetovenë,

1371,1392, e cila në kohën kur pushtohejë Kosova, në vitinë 1455, ishte qenderë e

Vilajetit të Tetovës, ku mbretronte rregullimi turk, qështja e pushtetit dhe e

marrëdhenjeve politike gjatë gjysmës së parë të shekullit XV në teritorinë e Kosovës nuk

është e qartë e as e gjurmuarë sa duhet.

Në betejën e vitit 1385, që njihet në histori si beteja e Vjosës5, Balsha II i cili kontrollonte

territore në veri të shqiprisë dhe kishte fituar të drejtën e të qenit feudal më i fuqishëm i

vendit, me rezistenvën kudër osmaëve i hapi rrugë konfliktit të armatosur. Balsha u thye

dhe në periudhën që pasoi, krerët e tjerë “feudalë” shqiptarë (Balshajt, Topiajt,

Dukagjinët, Zahariajt, Muzakajt, Zenebishët, Aranitët dhe Kastriotët) njohën sundimin

osman6.

Pas thyerjes së fuqisë së Balshajve, “feudalët” lokalë duke hyrë në varësinë e shtetit

osman, u njohën si drejtues vasalë të perandorisë.

Pas betejës së Vjosës të vitit 1385, krerët feudal shqiptarë, të cilët kaluan në pozitat e

vasalit osman, pas një kohë të shkurtër, duke i dhënë fund në mënyrë të njëanshme kësaj

situate, krijuan aleancë me shtete e tjera ballkanike kudër osmanëve. Në betejën e

Kosovës me 1389 ata zunë vend në koalicionin ballkanik kudër osmanëve7.

Sulltan Bajaziti I që u ul në fronin osman pas kësaj beteje, nga njëra anë duke shfrytëzuar

fitoren në Kosovë dhe nga ana tjetër, duke marrë parasysh kushtet specifike të shqipërisë,

ndoqi politikën e pushtimit me forcë.

Megjithatë në bazë të gjendjesë së krijuarë në distacë kohore në mesë të vitve 1392-1455,

mundë të hetohet se në Kosovë gjatë asajë distace kohore ka egzistuarë pushteti i

dyfishtë. Sepse menjëherë pasë rënjës së Shkupitë nën pushtetinë turkë (1392),

5 Nuray Bozbora, Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë Osmane,(Tiranë, 2002), P, 45.6 IBIDEM.7 Ibid, P, 46.

6

Page 7: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

nënpunsitë turqë u vëndosenë në ca kështjella apo fortifikata që kishinë rëndësi të madhe

strategjike, si dhe ca qytete të Kosovës”.8 Sipas librave arkivale të Dubrovnikut dhe

materialit të pasur arkivorë të tij shihet se në fillimë të shekullitë XV në Prishtinë,

përveqë mëkëmbësve të nëpunsve të despotit sërb, kanë egzistuarë edhe nënpunës dhe

doganorë turq, qëllimi i të cilve ishte që kët trevë ta përgaditinë për pushtimë.

Gjithashtu në bazë të materjalit të arkivitë të posapermendurë dihetë se turqitë me kadijët

e vetë në vitinë 1421 ishinë vendosurë në : Prishtinë, në Zveqanë dhe në Trepqë. Në atë

mënyrë, turqit duke vendosur nënpunsit e vetë nëpër kështjella dhe nëpër qendra kryesore

të Kosovës, futën nën ndikiminë e vet të gjitha vendetë kryesore në rrugënë: Shkup-

Prishtinë-Bosne. Se me të vërtet ne fillimë të shekullitë XV në Prishtinë ishte duke u

përhapur ndikimi turkë,dëshmonë fakti se sipas Konstatin Jiriqekit, qysh në kohenë e

sundimitë të Sulltanë Muratitë të I (1421-1451) në kët qytetë ishte ndërtuarë Bazar

Xhamia. Ndërkaqë në Zveqan egzistonte edhe roja turke e përbër prjë disa ushtareshë9.

8 Petrika Thëngjilli, Selim Daci, Historia e perandorisë bizantine, (Prishtinë, 2002), P, 73, P, 74.9 IBIDEM.

7

Page 8: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

2.1. Pushtimi i qytetve shqiptare nga perandoria osmane

Invazioni i parë i turqve në Shqipëri është bërë në vitin 1387, por pas pak kohe forcat

turke qenë tërhequr nga kjo mësymje10. Pushtimi Osmonë në Shqipri u bë në vitinë 1423.

mëgjitjëkëtë Shqipria e udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për një kohë kishte

kthyer pavarsinë e saj. Në vitinë 1444, me një fitore të madhe të tij kundër pushtusit turk

dhe më pastaj për më se njëzet vjet u bëri ball sulmve të egra të forcave turke 11. Pas

vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut më 1468, Perandoria Osmane e pushtoi

Shqiprinë. Njëmbëdhjetë vite më vonë ra në duart e Perandoris Osmane edhe Kruja, që ka

qenë krye qendra e shtetit Shqiptarë të Gjergj Kastrioti-Skënderbeutë.

Kështu që disa vite më vonë u pushtuanë edhe qytetët tjera shqiptare, Durrësi është

pushtuar në vitinë 1501, kurse limani i Tivarit, që ka qenë pika më veriore shqiptare,

është dorzuar në vitin 1571.

Prejë qytetve të Kosovesë osmanët për her të parë e rrethuanë më 1412. Novobërdën

banoret e sajë u mbrojtenë me plotë guximë. Pas rrethimitë të pasukësesshëm, turqit u

detyruanë të terhiqenë, për të përgaditur ushtri dhe plane të reja. Tek në vitinë 1440,

osmanet përseri stacjonohenë pranë murve të këtijë qyteti, i cili për shkakë të pasurisë së

xehrorve të argjenditë është qujturë edhe >nënë e qytetve<. Pasë një viti rrethimi, turqit e

pushtuanë edhe këtë qytetë më 21 qeshorë 1441. Tragjedin më të madhe Novobërda e

përjetoi në vitinë 1454, kur e rrethoi përseri Mehmedi II pushtusi. Pas dyzet ditë

bombardimi me topa të mëdhëj, qyteti u dorëzua më 1 qeshorë 1455.12

Pasë Novobërdes, në duartë e osmanve ranë edhe qytete tjera të cilatë disi qenë mbajtur

deri atëherë. Kështu p.sh. Prizereni ra më 1458. pas tijë edhe Lipjani. Për Vuqitërnën

thuhet se ra përfundimishtë më 1454, ndërsa Peja pak më vonë më 1462”.13

Pjesa e Tretë III

10 Petrika Thëngjilli, Selim Daci, Historia e perandorisë bizantine, (Prishtinë, 2002), P, 129.11 Bajrush Ahmeti, Perandoria Osmane dhe Përhapja e Islamit në Trojet Shqiptare dhe në viset fqinjë, (Prishtinë, 1997), P, 93.12 Gasper Gjini, Ipeshkvia e shkup prizeren nëpër shekuj,(Ferizaj, 1992), P, 128.13 Skender Rizaj, Kosov gjat shekujve XV,XVI dhe XVII, (Prishtinë, 1982), P, 221

8

Page 9: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Faktorët apo procesi i përhapjes së fesë islame te shqiptarët

Te shqiptarët procesi i islamizimit u zhvillua relativisht shpejt dhe në mënyrë të

vazhdueshme. Faktorët që ndikuan në islamizimin e shqiptarëve ishin të natyrës politike,

ekonomike, sociale, politike, teologjike, shoqërore dhe psikologjike.

Kështu, qysh në gjysmën e dytë të shekullit XVI, gjysma e popullsisë shqiptare në qytete

u islamizua, madje në shekullin XVII, feja islame, mbizotëronte edhe në fshatra14

Lidhur me islamizimin e shqiptarëve K. jireçeku thotë: "Duke filluar nga viti 1450,

shumë shqiptarë fillojnë të shpërngulen për në Itali. Kështu, pasardhësit e Dukagjinëve

(ata që mbeten në fenë katolike - S.R.) ka pasur në Venedik dhe në Ankonë deri në

shekullin XVII. Ndërkaq, anëtarët e tjerë të bujarisë vendosën të qëndrojnë në vend dhe

të përqafojnë fenë islame, për shembull, Aranitët, Muzakët Topiajt, Dukagjinët, etj. Te

vetë populli shqiptar feja islame përhapet më shpejt sesa te bullgarët, serbët dhe grekët.

Shumë shqiptarë, të cilët kaluan në fenë islame,u ngritën në titullarë të lartë të

Perandorisë Osmane".15

Ndërsa Autori, Nuray Bozbora, në librinë (Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptarë në

Perandorinë Osmane), Islamizmin e Shqiptarve e përshkruanë kështu: “Islamizmi I

shqiptarëve si process nuk ishte rezultat I një politike islamizuse zyrtare që ndoqi shteti

osman. Po të shprehmi më qartë, shteti osman nuk ka djekur asnjë politikë të islamizmit

të drejtpërdrejtë”.16 Ndërkaq, Vladislav Skariç, duke folur në përgjithësi për përhapjen e

islamizmit në Ballkan, thotë: "Kalimi në fenë islame nuk ka qënë i shpejtë. Pushtuesit

osmanë qenë tolerantë në pikëpamje fetare dhe rrallë i kanë detyruar të krishterët për të

kaluar në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë

islamizuar fëmijët e krishterë që janë marrë për jeniçerë".17 L. Mihaçeviç konstaton:

"Kalimi në fenë islame te boshnjakët dhe te shqiptarët ishte gjithësesi më i shpejtë, kurse

serbët bullgarët dhe grekët i kanë mbetur më besnikë fesë së vet".18 Si pasë Nuray

Bozbora, “Islamizmi I shqiptarve dhe boshjakëve më tepër është rezultat I një politike

islamizimi të djekur nga shteti osman, ishte një preferencë që lidhej me kushtet

14 Skender Riza, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII,( Tiranë 1987), P, 420.15 IBIDEM,P, 422.16 Nuray Bozbora, Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë Osmane,(Tiranë, 2002), P, 56.17 Skender Riza, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII,( Tiranë 1987), P, 424.18 IBIDEM.

9

Page 10: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

ekonomike, sociale dhe politike”19. Ndërsa si pasë H.N. Brailsford,(Mcedonia, Its Races

and Their Future), “shqiptarët e zgjodhën fenë islame. Si interesat politike, ashtu dhe

falja nga taksat ishin faktorët që e përshpejtuan procezin e islamizmit”.20 Ndërsa si pas

Stavro Skëndi, “Shqiptarët nuk panë ndonjë të mirë nga të qënit të krishter, ndaj dhe

zgjodhën fenë islame duke I garantuar vetës siguri”21. Ndërsa si pas, F.Ë. Haslkuck,

(Christianity and Yslam Under the Sulltan), “Feja islame, ndonëse ishte dominate në

Perandorinë Osmane, në Shqipëri dhe Bosnjë, ndikimi I kishës ishte filtrues. Dhe arsyja

për këtë ishte kundërshtimi prej jurisprudencës osmane I mendimit që një popull I

pushtuar duhet ti nënshtrohet veprimtarisë misonare fetare. Kalimet massive në islam të

popullsive të krishtera më tepër se për motive idealiste, jan bërë për motive

ekonomike”22.

Si pasë Edgar Hosch, (The Balkans, A Short History From Greek Times to the Present

Day), “Yslamizimi në Shqipëri u zhvillu si një dukuri sociale, jo e dhunëshme, por krejt e

natyrshme”23. Kështu që shtresa e parë e popullësisë që pranuanë islaminë si pasë,

Skendër Rizaj, ishte “Aristokracia shqiptare ishte e para që e përqafoi fenë e re, fenë

islame, për të ruajtur privilegjet e veta klasore, për t'u inkuadruar në klasën askere, e cila

ishte në fuqi të administratës osmane. Feja islame, duke qënë ideologji e klasës sunduese,

i dha mundësi bujarisë shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e

pasurisë, që të zërë poste më të larta në suazën e Perandorisë Osmane, e cila u bë

supërfuqi e kohës24. Me pranimin e fese islame nga paria vendase iu johën të drejtat për të

mbajtur tokatë e veta , ata që zgjodhën islamin fituanë titullin “bej”, po ashtu fituanë të

drejtën që të hyninë në nivelët e larta drejtuse të shtetit osmanë.

Mirpo si pasë, Muhamet Pirrakut, “Historiografia e huaj, e përfillur edhe nga pjesa më e

madhe e historiografisë shqiptare, kalimin e shqiptarëve në Islam e shikoi ngushtësisht: si

aspiratë të bujari, së shqiptare për pushtet për t'i ruajtur privilegjet e arritura në periudhën

paraosmane, kurse kalimin e masave, si nevojë për t'i ikur dhunës ekonomike të turqve

19 Nuray Bozbora, Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë Osmane,(Tiranë, 2002), P, 5620 IBIDEM,P, 56.21 http://www.lajmishqip.com/?cat=7&paged= Stavro Skendi, Religjioni në Shqiprië, P, 6.22 Nuray Bozbora, Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë Osmane,(Tiranë, 2002), P, 57.23 IBIDEM, P, 57.24 Skender Riza, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII,( Tiranë 1987), P, 426.

10

Page 11: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

barbarë, si dhunë aziatike barbare, si turqizim e akulturëzim të shqiptarëve”25. “Së

këndejmi, fillimet e kalimit të shqiptarëve në Islam nuk mund të argümentohen si dhunë e

drejtëpërdrejtë e turqve mbi shqiptarët katolikë, por si dhunë e tërthortë turko-osmane me

anë të ortodoksisë serbe e greke dhe vetëm si hap i parë më i fuqishëm i vetë shqiptarëve

për t'u distancuar nga kisha serbe e greke, e bashkë me këtë edhe nga kombësia serbe e

greke, dhunë shpirtërore e gjenocid, por edhe nga kishat e kombësitë kishtare të tjera

evropiane, asokohe më pak agresive”26. Ndërsa si pas, Nexhat Ibrahimitë, “Fillimet e

kalimit të shqiptarëve në Islam nuk mund të argümentohen si dhunë e drejtëpërdrejtë e

turqve mbi shqiptarët katolikë, por si dhunë e tërthortë turko-osmane me anë të

ortodoksisë serbe e greke dhe vetëm si hap i parë më i fuqishëm i vetë shqiptarëve për t'u

distancuar nga kisha serbe e greke, e bashkë me këtë edhe nga kombësia serbe e greke,

dhunë shpirtërore e gjenocid, por edhe nga kishat e kombësitë kishtare të tjera evropiane,

asokohe më pak agresive”27. Duke u nisur nga e gjithë kjo, që kam cekurë më lartë,

mendime të autorve të huajë si dhe atyre shqiptarë, për procezinë e islamizmitë të

shqiptaërve, mundëm që të konkludoi në atë që, është fakt i pamohueshëm se procesi i

përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët e krishterë është dhe duhët që të merrët parasysh

faktorët, ekonomik, socialë dhe politikë, po ashtu edhe ai teologjik. Si pasë Noel

Malcolm, “Diskutimet për islamizmin nga historianët bashkohorë, përqendrohen aq

shumë në faktorët ekonomik ose shoqërorë, saqë argumentet teologjike nganjëherë

injorohen plotësisht28. Ku ai nuk përjashton mundësin e kalimitë nga një fe në tjetrenë, ku

njerzit janë terhequrë nga predikimet dhe bidjet teologjike.

Gjithashtu, në përhapjen e fesë islame, përveç faktorëve ekonomikë e shoqërorë të kohës

ndikuanë edhe faktorë të tjerë, ku më së miri e përshkruanë Skender Rizaj, “Ndikuan

jashtëzakonisht institucionet islame fetare, popullsia shqiptare e konfesionit ortodoks, për

t'u diferencuar nga sllavët dhe grekët në aspektin etnokulturor dhe fetar, me të madhe

filloi t'i respektojë dhe t'i pranojë, meqë institucionet e kishës ortodokse sllave dhe greke

ishin në shërbim të shteteve të tjera nacionale dhe nuk i konsideronte si të vetat, ndërsa

25Muhamet Pirraku, ROLI I ISLAMIT NE INTEGRIMIN E SHQIPERISE ETNIKE DHE TE KOMBIT SHQIPTAR, Marrë nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995. 26 IBIDEM.27 Nexhat Ibrahimi, Islami në Trojet Iliro-Shqiptare Gjatë Shekujve, (Shkupë, 1998), Kapitulli, IV.28 Noel Malcom, KOSOVA një Histori e Shkurtër,( Tiranë, 2001), P, 138.

11

Page 12: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

kisha katolike në mungesë të priftërinjve, nuk funksiononin fare. Shqiptarët e krishterë,

për ta ruajtur qënien e tyre etnike dhe integritetin tokësor e duke mos dashur të

sllavizoheshin ose të greqizoheshin parapëlqyen që ta ndërrojnë fenë e të parëve, duke

përqafuar fenë islame, e cila ofronte status më të favorizuar shoqëror dhe ekonomik,

sepse ajo nuk bën dallime në bazë të përkatësisë etnike e pozitës shoqërore dhe klasore29.

Për këtë arsye ndërmjet shqiptarëve t'e' besimit islam dhe atyre të krishterë nuk ekziston

kurrfarë urrejtje fetare. Shqiptarët janë fenomen i rrallë në botë, sepse u takojnë tri feve,

katolike, islame dhe ortodokse, por ata i bashkon gjaku i kombit të njëjtë dhe gjuha e

njëjtë amtare, ata nuk i përçan asnjëra fe.

Pjesa e Katër IV

29 Prof. Dr. Skeder Rizaj, Marrë nga Bashkimi paqësor - revistë e përkohëshme edukativo - arsimore dhe kulturore, organ i shoqatës Bashkimi - Prishtinë, nr. 4-5, gusht - shtator, 1992, Prishtinë.

12

Page 13: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Përhapja e fesë islame në viset shqipëtare

Feja islame u përhap me të madhe në Ballkan po në atë kohë kur u vendos sundimi i plotë osman. Popujt e

ndryshëm të Ballkanit e përqafuan në mënyrë të ndryshme. Boshnjakët pothuajse tërësisht dhe menjëherë

kaluan në fenë islame30.

Eshtë e ditur se në fillim osmalinjët nuk I detyroninë popujt e nënshtruar që të

islamizoshinë. Ky ishte, si theksohet, një nga hapat me taktikes së tyre në kohën e

depertimit dhe të pushtimve të mëdha, por gjithashtu edhe I stabilizimit në vendet e

pushtuara. Aq më shumë ata u mbështeten në istucionet dhe strukturat e gjetura sociale në

viset e pushtuara dhe I respektoninë ato. Gjithashtu është e ditur se autoret islamikë me

dëshirë e theksojnë pariminë e Kuranit, sipas të cilitë askush s’guxon me forcë të të

detyrojë të marrish fenë31. Në trevatë shqiptare, përhapja e fesë islame filloi kryesisht me

pushtimet osmane. Deri në fund të shek.XVI rritmet e përhapjes nuk ishin të njëllojta, si

në fshat dhe në qytet. Në fund të shek.XVI, popullsia e qyteteve dhe e kështjellave ishte

rreth 62% e krishterë dhe 38% ishte kthyer në fenë islame32. Në fshat rritmet ishin më të

ngadalta. Kështu në sanxhakun e Vlorës ishte islamizuar 2.4% e popullsisë rurale, në

sanxhakun e Delvinës 0. 7%, në zonën e Korçës, Bilishtit, Hurpishtit, Bilishtit vetëm 1%,

në sanxhakun e Elbasanit 2-5%, në sanxhakun e Ohrit 7.3%33. Në të dy zonat, në krejt

tokat shqiptare, të krishterët përbënin 90.5% të numrit të përgjithshëm, kurse myslimanët

9.5 %34.

4.1. Përhapja e fes islame në teritorinë e Kosovës

Në studimin e burimve turke të gjetura deri më tani, në Kosovë për herë të parë

permendenë myslimanet e kombësisë shqipatare në vitinë 1455, do të thotë në të njëjtinë

vit kur Novobërda përfundimishtë ra në duartë e Turqve-osmanë. Këtu në mesin e

ulufexhinjëve të kështjellës së përmendur, në mynyr të qartë theksohen edhe këta

persona: Timurtash Arnaut, Shahin Arnaut, dhe Dogan Arnaut35. Në vitin 1525 në

30 Skender Riza, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII,( Tiranë 1987), P, 42031 Gasper Gjini, Ipeshkvia e shkup prizeren nëpër shekuj,(Ferizaj, 1992), P,138.32 P.Thëngjilli, Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit, 1506-1839, (Tiranë, 2002), P,38.33 Po aty, f.39-44.34 Po aty, f. 33. 35 Gasper Gjini, Ipeshkvia e shkup prizeren nëpër shekuj,(Ferizaj, 1992), P, 130.

13

Page 14: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Novobërdë kishte 4 mëhallë muslimane me 77 shtëpi dhe 42 mëhallë të krishtera me 294

shtëpi.15 Këto të dhëna tregojnë qartë se numri i familjeve të islamîzuara ishte duke u

shtuar gjithnjë36. Në vitin hixhri 937 (1530-1531) Sanxhaku i Vuçiternës kishte këto

kadillëqe: Novobërdën, Prishtinën, Bellasicën dhe Vuçiternën. Në këto vende kishte 4

xhami, 10 mesxhide, si institucione të islamizmit. Vetë Novobërda kishte 53 mëhallë

muslimane dhe 49 të krishtera 16, kurse në vitin 1544 në Novobërdë ishin 5 mëhallë

muslimane me 86 shtëpi. Në atë kohë në Novobërdë ishin 38 mëhallë të krishtera, si dhe

6 shtëpi hebreje. Prishtina zhvillohej si qytet. Ajo më 1525 kishte 3 mëhallë muslimane

dhe 7 mëhallë të krishtera.18 Sipas dëfterit të vitit 1530-1531, Sanxhaku i Prizrenit

ndahej në dy njësi juridike - kadillëqe: Prizreni dhe Bihori. Në këtë kohë, në kuadrin e

sanxhakut në fjalë ishin: 297 shtëpi muslimane, kundrejt 13.621 shtëpive të krishtera

'hâne" dhe 1.147 "mücerred"; dy mystahifizë (Müstahifiz mbrojtës) të qyteteve Prizren

dhe Bihor), 2 dizdarë, 2 qeha, 2 imamë, 2 topxhinj, 38 mystahfizë ( të vendeve të

ndryshme të sanxhakut). Veç institucioneve (titullarëve) të përmendur muslimanë,

përmenden edhe vakëfi i Jakub Beut dhe i Ahmet be Evrenozit. Vakëfi i fundit në vetë

Prizrenin kishte 80 dyqane, 10 mullinj37

Nga gjysma e dytë e shek.XVI filluan të rriten gjithmonë e më shumë roli dhe ndikimi i

islamit dhe i parimeve të tij. Gjithnjë e më shumë dallohej kufiri midis myslimanëve dhe

të krishterëve. Islamizimi përfshiu më gjërësisht sferën ideologjike, politike,

administrative, ushtarake, gjuhësore dhe të jetës në Perandori. Legjislacioni osman i jepte

përparësi dhe favore popullsisë që përqafonte fenë islame.

Qytetet që shërbenin si qendra adminstrative osmane, si bi fjala Vuqitërna, Prishtina dhe

Prizzereni, u islamizuan më shpejt38. Hovi i islamizmit u shtua në gjysmën e dytë të

shekullit XVI, kështu që nga periudha e viteve 1582-91, përqindja e myslimanëve në

qytete të mdha ishte kështu: Peja 90%, Vuqitërna 80%, Prishtina 60%, Prizereni56%,

Novobërda37%, Trepqa21% dhe Janjeva 14%39.

Në përhapjen masive ndikoi edhe vetë feja islame. Në islam, koncepti kryesor ishte

vllazërimi. Ai ishte ideali më i lartë i komunitetit mysliman. Pavarësisht nga vendbanimi,

gjuha, raca ose përkatësia etnike, ai konsiderohej një komunitet shembullor. Midis 36 Skender Riza, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII,( Tiranë 1987), P, 427.37 IBIDEM.38 Noel Malcom, KOSOVA një Histori e Shkurtër,( Tiranë, 2001), P, 109.39 IBIDEM, 110.

14

Page 15: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

antarëve të tij, reklamohej vëllazërimi dhe barazimi, që kushtëzonin harmoni dhe

solidaritet. Për realizimin e këtij ideali në jetë, si mjet kryesor, rekomandohej lufta e

Shenjtë(xhihadi)40. Për ata të cilët vendosnin të bëheshin myslimanë, përparsitë e

menjëhershme ekonomike ishin lehtësimi i taksave; mbi të gjitha ata nuk ishin të detyruar

të paguanin xhizjen41. Shteti osman se bëri konvertimin e popujve të nënshtruar as për

motive ekonomike as fetare; edhe kur rritja e taksave në shekullin XVII e rriti efektivisht

shumë presionin mbi të krishterët që të ndërronin fenë, pushteti osman në të vertetë ishte

thjesht nevoja e madhe për të siguruar para dhe jo dëshira për të shtuar numrin e

shqiptarve myslimanë42. Në përhapjen e madhe të fesë islame lojti një rol sekti i

bektashinjve. Ky sekt ishte më liberal se ai sunit, duke qenë kundër ngurtësisë së

dogmave fetare myslimane. Jeta fetare e bektashinjve kishte shumë pika takimi me

krishterimin. Sipas studimeve të kohëve të fundit, kushtuar bektashizmit, del se në

Shqipëri bektashizmi kishte një shtrirje më të madhe se në çdo vend tjetër ballkanik.

Vështirë të flitet për numërin e saktë të bektashinjve në Shqipëri. Shifrat variojnë nga 50

000 vetë deri në 250 000 veta43. Shqiptarët në vend të Islamit suni, që parashikonte një

sistem juridik hyjnor, pranuan më shpejt dhe më letë Bektashizmin, që predikonte të

drejtën e dhënë popullit nga zoti për krijimin e normave që rregullojnë jetën sociale dhe

lirinë e besimit personal tek zoti; bektashizmi lë mënjanë qdo lloj formalizmi në

përbushjen e riteve fetare44. Bektashizmi, i cili u bë urdhri zyrtar i jeniqerëve; ska dyshim

se ky urdhër joshte veqanërisht ushtarët të cilët ishin edukuar si fëmijë të krishterë, ngaqë

pjesëtarët e këtij sekti pinin verë, nuk agjëronin gjatë ramazanit, kurse varianti i tyre i

teologjisë myslimane përfshinte edhe një lloj doktrine të Trinisë së Shenjtë45. Në mbarë

Perandorinë Osmane, urdhrat e dervishëve ishin të angazhuar në konvertimin

jomyslimanë46. Islami Sunit, përkudrej zhvillimeve që kanë të bejnë me Bektazhizmin në

Shqiprinë e jugut, Islami sunit regjistroi ecurin në rajonin verior dhe atë verilindor47.

Përkatsishtë në teritorin e Kosovës, besimtarët islamë i përkasinë kryesishtë sektitë sunit.

40 P.Thëngjilli, Toleranca fetare në lëvizjet çlirimtare të popullit shqiptar( shek.XVII-XVIII), në Simpoziumin “Feja…. Vep.cit.f.21141 Noel Malcom, KOSOVA një Histori e Shkurtër,( Tiranë, 2001), P, 111.42 IBIDEM, P, 112.43 Shan Zefi, Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve, (Prizren, 2000), P, 10244 Nuray Bozbora, Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë Osmane,(Tiranë, 2002), P, 61.45 Noel Malcom, KOSOVA një Histori e Shkurtër,( Tiranë, 2001), P, 139.46 IBIDEM.47 Nuray Bozbora, Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë Osmane,(Tiranë, 2002), P, 64.

15

Page 16: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

Bazat e infrastruktures për perhapjen e islamit sunit ishinë. “Menjëher pas krijimit të

qendrave të banuara me popullsi turke, në qytete si Shkupi, Prishtina, Shkodër dhe

Elbasan u krijuan medresetë dhe shkollat e para fetare”48. Nga shekullit të 15-16-të e në

vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit

islami (xhami). Jeta qytetare vazhdoi të lulzonte në Kosovë pothuajse gjatë tërë shekullit

XVII. Prizereni ishte qyteti më i njohur, me më se 8.600 shtëpi në vitin 1610 dhe me

10.000 shtëpi, më 167049. Pjesa myslimane e popullatës së qytetve vazhdonte të rritej. Më

1624 raportohej se në Prizren kishte 200 katolikë, 600 ortodoksë dhe 12.000 myslimanë,

pothuajse të gjithë shqiptarë50. Në vitet në vazhdim, procesi i pranimitë të islamit nga

popullata vendase vazhdonj me një ritëm edhe më të madh, në qytetët shqiptare. Islami u

përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme si dhe në teritoret shqiptare.

Në shekullin e 18-19-të islami pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë

periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjëve”,

që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado”. Islami la gjurmë në jetën zakonore

të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa normave të sheriatit. Por sheriati nuk u bë

asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve. Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet

edhe me rolin që do të luante kjo fe për diferencimin e shqiptareve prej sllavëve (zona e

Kosovës) dhe grekëve (zona Camërisë) të cilët sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar

një politike asimiluese ndaj shqiptarëve51. Feja Islame në Shqiperi është karakterizuar

kryesisht nga prezenca e shumicës së muslimanëve sunitë dhe pakicës së urdhërit

bektashij, po ashtu edhe në Kosovë është karakterizuar nga prezenca e shumicës së

muslimanëve sunit.

KONKLUDIME

Gjatë punimit të seminarit, ku për tema kam pasur, Islamizmi në trevat shqiptare, jam

munduarë që të paraqes në mynyren më të mirë të mundëshme objektive, dhe jam

48 Ibid, P, 64.49 Noel Malcom, KOSOVA një Histori e Shkurtër,( Tiranë, 2001), P, 13950 IBIDEM, P, 141.51 Muhamet Pirraku, ROLI I ISLAMIT NE INTEGRIMIN E SHQIPERISE ETNIKE DHE TE KOMBIT SHQIPTAR, Marrë nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, simpozium ndërkombëtar, (Prishtinë, 1995).

16

Page 17: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

munduarë që të perdori literaturen e duhurë, të mundëshme Historiografike, që bënë fjalë

kryesishtë për përhapjenë e fesë islame te shqiptaret, në shfytzimin e literaturës kam

perdorurë, Autorë shqiptarë që kan trajturë kët tem, si dhe Autorë të huajë.

Mirpo Studimi i kulturës dhe historisë islame ndër shqiptarët paraqet një orvatje dhe

punë komplekse e serioze.

Që në fillim të punimit kam trajtuarë, kryesishtë, zhvilliminë e gjarjve historike që

kishinë të bënin me pushtiminë e Ballkanit si dhe viseve Shqiptare nga, P.Osmane, ku

mundëm të them që rrethanat e krijuara historike të asaj kohe të mira apo të kqija për

popullinë shqiptarë sollën në visetë shqiptare pushtusitë Osmanë, dhe ku vënë pushtetin e

tyre mbi se katërqindëvjeqar mbi viset shqiptare, ku në mesinë e shum shqiptarve nga kjo

perandori pushtuse mbeti edhe feja islame, e cila që në fazatë e saj të para u pranua nga

një shtresë e popullsisë vendase, dhe gruadalishtë u zgjerua në një masë më të madhe,

duke i përfshirë të gjitha shtresat e popullsisë.

Që në shekullin e pesëmbdhjet, me vendosjen e pushtetit Osman në visetë shqiptare, feja

islame kishte depertuarë në gjirinë e popullitë shqiptarë, me kalimin e shekujve në

shekullë, ashtu edhe feja islame, kishte kalura në masa më të mdha duke u zgjeruarë dhe

pranuarë nga shqiptarët. Shkaqet apo arsyjet e islamizmit të shqiptarve, shum studjusë të

kësajë teme japinë mendime të dryshme rrethë procezit apo faktorve që ndikuanë në

praniminë e fesë islame te shqipëtaret.

Unë konkludoi se praniminë i fesë islame nga shqiptaret, ishte si rrjedhojë e disa

faktorëve historik: Faktori ekonomik, social, politik, teologjik, si dhe faktori koh.

Konkludoi se në një pjes të tevav shqiptare, një faktor ka pasur dikim më shum P.Sh.

faktori ekonomik në. Një pjesë tjetër faktori politik, apo në një pjes tjetër faktori

teologjik.

Më se pes shekuj të pushtimitë P.Osmane në visetë shqiptare, gjitha këto luftra dhe

shkatrrime që zgjatenë lanë pasoja të rënda në popullinë shqiptarë, shumica u vranë, u

shfarosenë disa ikenë nga frika e armikut. U bë shpergulje e madhe e popullit shqiptarë

nga trojetë e tyre etnike gjatë sundimitë të perandoris osmane. Robëria pesëshekullore

17

Page 18: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

solli të kqia dhe tmerr, mirpo kishte edhe të mira që e vetmja e mirë e kësajë është

bijetesa e popullitë shqiptarë si kombë i cili arriti të mbijetojë nga këto vite të vutjesë dhe

sakrificesë

BIBLIOGRAFIA

1. Ahmeti, Bajrush, (1997), Perandoria Osmane dhe Përhapja e Islamit në Trojet

Shqiptare dhe në viset fqinjë, Prishtinë;

18

Page 19: SEMINAR-Islamizmi Te SHqiptaret.ali.N

2. Bozbora, Nuray, (2002), Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë

Osmane, Tiranë;

3. Gjini, Gasper, (1992), Ipeshkvia e shkup prizeren nëpër shekuj, Ferizaj;

4. Ibrahimi, Nexhat, (1998), Islami në Trojet Iliro-Shqiptare Gjatë Shekujve,

Shkupë;

5. Malcom, Noel, (2001), KOSOVA një Histori e Shkurtër, Tiranë;

6. Riza, Skender,(1987), Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Tiranë;

7. Tërnava, Muhamet, (2007), Diskursi shkurtër nga toponimia, betejat e Kosoves

gjatë shekujve XIV-XV, Prishtinë;

8. Thëngjilli, Petrika, Daci, Selim, (2002), Historia e perandorisë bizantine,

Prishtinë;

9. Thëngjilli, Petrika, (2002), Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit, 1506-1839,

Tiranë;

10. Zefi , Shan, (2000), Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve, Prizrenë;

SIMPOZIUMET:

1. Pirraku, Muhamet, ROLI I ISLAMIT NE INTEGRIMIN E SHQIPERISE ETNIKE DHE TE KOMBIT

SHQIPTAR, Marrë nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, simpozium ndërkombëtar,

(Prishtinë, 1995).

2. Thëngjilli, Petrika, Toleranca fetare në lëvizjet çlirimtare të popullit

shqiptar( shek.XVII-XVIII), në Simpoziumin “Feja”, (Tiranë, 2002).

REVISTAT:

1. Prof. Dr. Rizaj, Skeder, Marrë nga Bashkimi paqësor - revistë e përkohëshme edukativo - arsimore

dhe kulturore, organ i shoqatës Bashkimi - Prishtinë, nr. 4-5, gusht - shtator, 1992, Prishtinë.

BURIMET NGA INTERNETI:

1. http://ëëë.lajmishqip.com/?cat=7&paged= Stavro Skendi, Religjioni në Shqiprië,

P, 6. (parë për herë të fundit më 23/01/2011).

19