9
Projekt Tema : ‘’Drejt Bashkimit Europian’’. Nentema :’’Rruga historike e krijimit te BE’’.

’’Rruga historike e krijimit te be’’

  • Upload
    an-an

  • View
    6.453

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ’’Rruga historike e krijimit  te be’’

ProjektTema : ‘’Drejt Bashkimit Europian’’.

Nentema :’’Rruga historike e krijimit te BE’’.

Page 2: ’’Rruga historike e krijimit  te be’’

Objektivat : Nxenesi duhet te dije :

1) Rrugen historike neper te cilen ka kaluar bashkimi europian.

2) Te rendise vendet pjesmarrese ne BE.3) Te evidentoje organet,parimet,simbolet dhe sfidat e

bashkimit europian.

Qellimi :

Secili nxenes duhet t’u tregoje bashkemoshatereve apo opinionit public mbi rendesine qe ka BE per integrimin dhe zhvillimin e shteteve si dhe per mbrojtjen e stabilitetit ne Evrope.

Page 3: ’’Rruga historike e krijimit  te be’’

Historiku i Bashkimit EuropianÇFARË ËSHTË BASHKIMI EVROPIAN?

Bashkimi Evropian është një familje e madhe e vendeve demoktratike evropiane, të angazhuara të punojnë së bashku për paqe dhe prosperitet. Nuk është një Shtet që kërkon të zërë vendin e shteteve ekzistuese, por është më tepër se çdo organizatë tjetër ndërkombëtare. Në fakt, Bashkimi Evropian është i vetëm. Shtetet anëtare të tij kanë ngritur institucione të përbashkëta, ku kanë deleguar një pjesë të sovranitetit të vet, me qëllim që vendimet mbi çështje me interes të përbashkët të merren në nivel evropian dhe në mënyrë demokratike. Historia e Bashkimit Evropian i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore. Ideja e integrimit lindi nga dëshira për të parandaluar përsëritjen e vrasjeve dhe të shkatërrimeve të luftës. Për herë të parë një ide e tillë u propozua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Robert Schuman gjatë një fjalimi më 9 maj 1950. Kjo datë, “ditëlindja” e atij që tani është Bashikimi Evropian, festohet çdo vit si Dita e Evropës. Në vitet e para, bashkëpunimi midis vendeve të Bashkimit Evropian konsistonte në fushën e tregtisë dhe të ekonomisë, por tani Bashkimi Evropian mbulon mjaft aspekte të tjera që lidhen direkt me jetën tonë të përditshme. Evropa është një kontinent me shumë tradita dhe ku fliten gjuhë të ndryshme, por edhe me shumë vlera të përbashkëta. Bashkimi Evropian i mbron këto vlera. Ai ushqen bashkëpunimin midis popujve të Evropës, nxit idenë e bashkimit të tyre ndërsa ruan origjinalitetin e secilit, dhe kujdeset që vendimet të merren sa më pranë qytetarëve evropianë. Në një botë gjithnjë e më shumë të ndërvarur të shekullit të XXI, spikat akoma më shumë nevoja që çdo qytetar evropian të bashkëpunojë me njerëz nga vende të tjera me një frymë njohjeje, tolerance dhe solidariteti.

Page 4: ’’Rruga historike e krijimit  te be’’

Historia e Bashkimit Europian.

1945- 1959: Një Evropë paqësore – fillimet e bashkëpunimit.

Bashkimi Evropian është krijuar duke patur si synim përfundimin e luftërave të shpeshta dhe të përgjakshme ndërmjet fqinjëve, të cilat arritën kulmin me Luftën e Dytë Botërore.Që prej vitit 1950, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut shënon fillimin e bashkimit ekonomik dhe politik të vendeve evropiane, me qëllim vendosjen e paqes së qëndrueshme. Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda ishin gjashtë themeluesit e komunitetit. Vitet 1950 u donimuan nga Lufta e Ftohtë ndërmjet lindjes dhe perëndimit. Protestat në Hungari kundër regjimit komunist në vitin 1956 u shtypën nga tanket sovjetike, ndërsa në vitin pasues 1957, Bashkimi Sovjetik morri rolin udhëheqës në garën hapësinore, kur lëshoi satelitin e parë arficial hapësinor, Sputnik 1. Gjithashtu, në vitin 1957, me Traktatin e Romës krijohet Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE) ose “Tregu i Përbashkët”.

1960-1969: “Vitet gjashtëdhjetë, vitet e muzikës” – periudhë e rritjes ekonomike.

Në vitet 1960 shënoi lindjen e “kulturës rinore”, kur grupet si “The Beatles” tërhiqnin turma të mëdha simpatizantësh adoleshentë kudo që shfaqeshin, gjë që ndihmoi në nxitjen e revolucionit kulturor dhe zgjerimin e ndarjes mes gjeneratave. Kjo ka qenë një periudhë e mirë për ekonomikë, ndihmuar edhe nga fakti që vendet e BE-së hoqën tarifat doganore për mallrat që tregtoheshin ndërmjet tyre. Ato gjithashtu u pajtuan të kontrollonin bashkarisht prodhimtarinë ushqimore, në mënyrë që të kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë – dhe së shpejti edhe tepricë të produkteve bujqësore. Maji i vitit 1968 do të bëhet i njohur për trazirat studentore në Paris dhe shumë ndryshime në shoqëri e në sjellje u lidhen me të ashtuquajturën “gjenerata 68”.

1970-1979: Komuniteti në rritje – zgjerimi i parë.

Page 5: ’’Rruga historike e krijimit  te be’’

Më 1 janar 1973, Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar hynë në Bashkimin Evropian, duke rritur numrin e shteteve anëtare në nëntë. Lufta e shkurtër, por brutale, arabo-izraelite e tetorit të vitit 1973 rezultoi në një krizë energjetike dhe probleme ekonomike në Evropë. Diktaturës së fundit të djathë në Evropë i erdhi fundi me rrëzimin e regjimit të Salazarit në Portugali më 1974 dhe me vdekjen e Gjeneral Franko të Spanjës në vitin 1975. Politika rajonale e BE-së fillon të transferojë shuma të mëdha për krijimin e vendeve të punës dhe infrastrukturës në zonat më të varfra. Parlamenti Evropian rriti ndikimin e tij në çështjet e BE-së dhe në vitin 1979, për herë të parë, qytetarët zgjodhën anëtarët e tyre në Parlament në mënyrë të drejtpërdrejtë.

1980-1989: Ndryshimi i fytyrës së Evropës – rënia e Murit të Berlinit

Sindikata polake, Slidarnosc, dhe lideri i saj Leh Valesa, u bënë emra të njohur në gjithë Evropën dhe në botë pas grevës në kantierin detar Gdansk në verë të vitit 1980. Greqia në vitin 1981 bëhet anëtari i 10-të i BE-së dhe pesë vite më vonë u bashkuan edhe Spanja e Portugalia. Në vitin 1987 nënshkruhet “Akti i Vetëm Evropian”. Ky është një traktat i cili siguron bazën për programin e madh gjashtë vjeçar që ka për synim zgjidhjen e problemeve të lëvizjes së lirë të mallrave në kufijtë e BE-së dhe si rrjedhim krijimin e “Tregu të Përbashkët”. Një ngjarje e madhe politike ndodhi më 9 nëntor 1989, kur ra Muri i Berlinit dhe për herë të parë pas 28 vitesh u hap kufiri ndërmjet Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore; kjo do të rezultojë në ribashkimin e Gjermanisë pas bashkimit të Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore në tetor të vitit 1990.

1990-1999: Evropa pa kufij

Me rënien e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore, Evropianët u bënë fqinjë më të afërt. Në vitin 1993 kompletohet Tregu i Përbashkët me “katër liritë” e: lëvizjes së mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe

Page 6: ’’Rruga historike e krijimit  te be’’

parave. Vitet 1990 gjithashtu njihen si dekada e dy traktateve: Traktati i Mastrihtit i vitit 1993 për Bashkimin Evropian dhe Traktati i Amsterdamit në vitin 1999. Njerëzit janë të shqetësuar për mënyrën e mbrojtjes së mjedisit si dhe për mënyrën se si Evropianët mund të veprojnë bashkërisht në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Ne vitin 1995, BE-ja fton edhe tre anëtarë tjerë: Austrinë, Finlandën dhe Suedinë. Emri i një fshati të vogël në Luksemburg përdoret për marrëveshjet “Shengen”, të cilat në mënyrë graduale mundësuan njerëzit të udhëtojnë pa kontroll të pasaportave në kufij. Miliona të rinj studiojnë në vende tjera me përkrahjen e BE-së. Komunikimi bëhet më i lehtë dhe njerëzit fillojnë të përdorin telefonat celularë dhe internetin.

2000- sot: Dekada e zgjerimit të mëtejshëm

Euroja bëhet valuta e re për shumë evropianë. Vendet e BE-së fillojnë të bashkëpunojnë më ngushtë për të luftuar krimin. Ndarjet politike ndërmjet Evropës lindore dhe perëndimore fillojnë të shërohen kur në vitin 2004 Evropës i bashkohen plot 10 vende të reja. Shumë njerëz mendojnë se ka ardhur koha që Evropa të ketë një kushtetutë, mirëpo nuk është e lehtë të bihet dakort për një kushtetutë e tillë, ndaj debati për të ardhmen e Evropës vazhdon.

Vitet Ngjarjet

Page 7: ’’Rruga historike e krijimit  te be’’

1952 Vendet themeluese të BE: Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Luksemburg, Holandë

1973 Zgjerimi i parë: Danimarkë, Irlandë, Mbretëri e Bashkuar

1981 Zgjerimi i dytë: Greqi

1986 Zgjerimi i tretë: Spanjë, Portugali

1985 Zgjerimi i katërt: Austri, Finlandë, Sued

2004 Zgjerimi i pestë: Qipro, Republika Çeke, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maltë, Poloni, Sllovaki, Slloveni

Punoi : Anisa Ramadani

Klasa : 11-2