38
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK RREGULLORJA E FAKULTETIT TË SHËNDETIT PUBLIK UNIVERSITETI ‘ISMAIL QEMALI’ I VLORËS Miratuar me Vendim nr.10, datë 30.05.2013 të Këshillit të Fakultetit të Shëndetit Publik Vlorë, 2013

RREGULLORJA - univlora.edu.al

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

RREGULLORJA

E FAKULTETIT TË SHËNDETIT PUBLIK

UNIVERSITETI ‘ISMAIL QEMALI’ I VLORËS

Miratuar me Vendim nr.10, datë 30.05.2013 të Këshillit të Fakultetit të Shëndetit Publik

Vlorë, 2013

Page 2: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 2 nga 38

RREGULLORJA E FAKULTETIT TË SHËNDETIT PUBLIK - UV

KREU I

DISPOZITA TE PËRGJITHSHME

Neni 1

Baza ligjore

Fakulteti i Shëndetit Publik në Universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë është miratuar nga MAS

në Urdhrin Nr.398, dt.10-08-2011.

Rregullorja e Fakultetit të Shëndetit Publik të Universitetit ‘Ismail Qemali’ të Vlorës është

hartuar në zbatim të Kreut I, nenit 3 dhe Kreut XII, nenit 93 të Rregullores së UV mbi

‘Rregulloret e brendshme të Njësive Kryesore të UV’ dhe bazohet në:

1. Ligjin Nr.9741, dt. 21.05.2007, ndryshuar në dt. 22.07.2010 ‘Për Arsimin e Lartë në

Republikën e Shqipërisë’,

2. Rregulloren e UV, të miratuar me Vendim nr. 08, datë 15.02.2013 të Senatit Akademik të

Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë.

Neni 2

Misioni dhe objekti i Rregullores së FSHP

Kjo rregullore ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë mësimore-shkencore dhe

administrative të Fakultetit të Shëndetit Publik të Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë, në

përputhje me objektivat dhe misionin ligjor të tij dhe e shtrin veprimin e saj mbi gjithë

organet dhe autoritetet drejtuese, njësitë përbërëse, personelin akademik, personelin ndihmës

mësimor-shkencor, personelin administrativ, studentët, bashkëpunëtorët e institucionit si dhe

çdo personi tjetër fizik apo juridik që vepron në objektet apo territorin e Universitetit "Ismail

Qemali" Vlorë.

Rregullorja përcakton misionin e programeve të studimit dhe vendos rregullat normative të

organizimit të tyre, strukturën e brendshme dhe mënyrën e funksionimit të tyre, të drejtat

dhe detyrimet e organeve drejtuese, të personelit akademik dhe administrativ, të studentëve,

të bashkëpunëtorëve, rregullat për pranimin e studentëve, për mësimdhënien, për kërkimin,

për praktikën, për vlerësimin, për diplomimin, për publikime, për rekrutimin e personelit

dhe parashikon sanksionet në rastin e shkeljes së rregullores.

Neni 3

Misioni i Fakultetit të Shëndetit Publik

Misioni i Fakultetit të Shëndetit Publik të Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë është:

Page 3: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 3 nga 38

a) Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën mësimdhënies, kërkimit

shkencor dhe shërbimeve, te zhvillojë dhe të cojë përpara artet, edukimin fizik dhe

sported, të formojë specialist të lartë dhe të pergatise shkencëtare te rinj;

b) Të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë të gjithë jetës (edukimi në

vazhdimësi);

c) Të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal;

d) Të kontribuojë në rritjen e standarteve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në

përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

Neni 4

Qëllimet bazë të FSHP

Në përputhje me qëllimet bazë të institucionit kryesor, të miratuara në Rregulloren e UV,

qëllimet e Fakultetit të Shëndetit Publik, janë:

1. Mësimdhënia: Fakulteti i Shëndetit Publik i Universitetit “Ismail Qemali’ të Vlorës

ofron programe rigoroze edukimi. Kurrikulumi përmban një thelb të fortë të bazuar në

shkencat dhe artet e lira; mbi këtë bazë studentët tanë universitarë zhvillojnë mjeshtëritë,

njohuritë, dhe aftësitë e duhura për të bërë një jetë aktive dhe të suksesshme si edhe për

të qënë qytetarë të mirë. Një shumëllojshmëri profilizimesh dhe kurrikulash të

specializuara i përgatisin studentët për arsim pasuniversitar, për shkolla profesionale, ose

për karriera menjëherë pas diplomimit. Çdo program ofron një shumëllojshmëri kursesh

dhe eksperiencash kurrikulare që sigurojnë një jetë më të pasur, së bashku me një

përgatitje të shkëlqyer për karrierën. Fakulteti ofron programe të nivelit master që

përmbushin nevojat më thelbësore të qytetarëve shqiptarë dhe që njëkohësisht mbajnë

lart shkëlqyeshmërinë e tyre.

Fakulteti i Shëndetit Publik është përzgjedhës në standartet e tij të pranimit dhe synon si

studentët tradicionalë po ashtu edhe ata jotradicionalë, duke u siguruar mundësi të

barabarta të gjithë atyre që mund të përfitojnë prej programeve të tij. Anëtarët e stafit

pedagogjik bashkëpunojnë me fakultetet e tjera për të bërë të mundur që studentët e tyre,

të cilët kërkojnë të trasferohen në Fakultetin e Shëndetit Publik - Vlorë, të jenë të

përgatitur mirë për të vazhduar studimet në një gradë më të lartë. Fakulteti synon të

qëndrojë i përshtatur dhe i informuar përmes një programi të posaçëm kualifikimi në

vazhdimësi të anëtarëve të fakultetit, si dhe eksplorimit të programeve të reja mësimore,

metodave dhe skemave kurrikulare, të cilat janë të hartuara sipas nevojave të

shumëllojshme të studentëve të tij, shumë prej të cilëve udhëtojnë për të ardhur në

shkollë, punojnë, ose janë në moshë më të madhe se mosha tradicionale e një studenti

universitar.

2. Puna kërkimore dhe akademike: Fakulteti i Shëndetit Publik, Vlorë i ka vënë vetes

qëllim të çojë përpara njohurinë përmes hulumtimeve shkencore dhe punës akademike të

Page 4: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 4 nga 38

anëtarve të tij të fakultetit dhe të studentëve. Misioni i punës kërkimore dhe akademike

të Fakultetit gjen shprehje në një shumëlloshmëri formash, duke variuar që nga studimet

bazë mbi natyrën e gjërave, tek hulumtimet e aplikuara dhe të drejtuara ndaj problemeve

të veçanta. Brenda mundësive të veta, Fakulteti siguron mbështetje financiare për punë

kërkimore dhe akademike. Njëkohësisht ai është vazhdimisht në kërkim të burimeve të

jashtme të mbështetjes. Institucionet e kërkimit shkencor, të financuara kryesiht nga

fondet e jashtme, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm ndaj këtij misioni. Përveç vlerës

së tyre të brendshme, puna kërkimore dhe akademike përfocojnë misionin mësimor të

Fakultetit. Sa herë që jepet mundësia, studentët përfshihen në projekte kërkimore dhe

rezultatet e punës kërkimore dhe akademike integrohen në kurset përkatëse mësimore.

Aplikimi i hulumtimeve kërkimore e shkencore ndaj problemeve dhe shqetësimeve të

shëndetit komunitar e klinik të vendit, si dhe ndaj institucioneve shkencore, arsimore,

qeveritare dhe shëndetësore shërben gjithashtu për të përforcuar rolin e shërbimit publik

të Fakultetit.

3. 3M - Misioni i tretë i FSHP: Edukimi në vazhdimësi dhe shërbimet komunitare.

Fakulteti i Shëndetit Publik në Universitetin ‘Ismail Qemali’, Vlorë u shërben anëtarëve

të tij përmes një filozofie dhe programimi të atyre aspekteve të shërbimeve publike që

përputhen me misionin e tij mësimor, kërkimor dhe akademik. Ai bashkëpunon me

institucione shëndetsore të shërbimit parësor dhe dytësor, njësi qeveritare, grupe

komunitare, si dhe të tjera organizata në aspekte të kërkimit shkencor të zhvillimeve

teknike dhe të iniciativave për t'u dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme, duke u

përpjekur ta aplikojë ekspertizën e Fakultetit ndaj çështjeve të shoqërisë në përgjithësi

ose të rajonit në veçanti, në mënyrë që të përmirësojë më tej cilësinë e jetës, përmes

shërbimeve të këtij Fakulteti. Ai synon të ruajë shkallën e duhur të fleksibilitetit që i

nevojitet për të reaguar me mësimdhënie koherente, me hulumtime dhe të tjera shërbime

ndaj nevojave gjithnjë në ndryshim të kohës.

Fakulteti i vë në dispozicion ambjentet e veta për një shumëllojshmëri aktivitetesh të

institucioneve dhe grupeve komunitare, qëllimet e të cilave përputhen me misionin e

Unversitetit. Ai u jep këtyre akses në programet e veta, përsa kohë që qëllimet e tyre

janë në përputhje me rolin dhe qëllimin kryesor të institucionit, për pasurimin fizik dhe

mendor të qytetarëve të zonës.

Neni 5

Parimet bazë të funksionimit të FSHP

1. Fakulteti i Shëndetit Publik, UV ka autonomi dhe liri akademike.

2. Autonomia e FSHP shprehet në:

vet-qeverisjen për të organizuar strukturat e brendshme dhe veprimtaritë e tij.

të drejtën për hartimin dhe zhvillimin e pavarur të programeve të studimit dhe të

projekteve të kërkimit.

Page 5: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 5 nga 38

të drejtën për të përcaktuar kritere të pranimit të studentëve në programet e studimit

të drejtën për të përfituar fonde, sipas rregullave në fuqi.

të drejtën për të realizuar marrveshje me Qeverinë ose organizma të tjerë për trajnime,

kualifikime apo projekte kërkimore.

Të drejtën për të realizuar marrveshje bashkëpunimi me institucionet e tjera publike,

apo private.

3. Liria akademike e FSHP shprehet në:

lirinë e mësimdhënies,

lirinë e kërkimit shkencor,

lirinë e krijimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Page 6: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 6 nga 38

KREU II

ORGANIZIMI I FAKULTETIT TË SHËNDETIT PUBLIK

Neni 6

Njësitë përbërëse dhe struktura e Fakultetit të Shëndetit Publik

Autoritete drejtuese:

1. Dekani

2. Përgjegjësit e departamenteve

Organe drejtuese:

1. Këshilli i Fakultetit

Autoritete të tjera:

1. Zëvendësdekani

Njësitë bazë:

1. Departamenti i Infermierisë

2. Departamenti i Shëndetit Publik

3. Departamenti i Kujdesit për Nënën& Fëmijën

Administrata

1. Sekretaria mësimore

2. Personel ndihmës për laboratoret mësimore

Neni 7

Fakulteti i Shëndetit Publik

1. Fakulteti i Shëndetit Publik, UV është njësia kryesore, që bashkërendon mësimdhënien,

kërkimin shkencor dhe zhvillimin kulturor në fushat mësimore-kërkimore të

Infermieristikës dhe Shëndetit Publik.

2. Në përbërje të tij ka tre departamente si njësi bazë mësimore-kërkimore dhe tre laboratore

si njësi ndihmëse.

3. Gjithashtu FSHP përdor Biblotekën e UV, Spitalin Rajonal-Vlorë dhe institucionet e

Shërbimit Shëndetsor Parësor si njësi ndihmëse.

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Departamenti i

Infermierisë

Departamenti i

Kujdesit për nënën&fëmijën Departamenti i

Shëndetit Publik

Sekretaria mësimore e dep. të

Shëndetit Publik

Sekretaria mësimore e dep.

të Infermierisë

Sekretaria mësimore e dep. të

Kujdesit për nënën&fëmijën

Dekanati

Page 7: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 7 nga 38

4. Struktura, përbërja, funksionimi dhe drejtimi i FSHP përcaktohen në statutin dhe

rregulloren e Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë dhe në rregulloren e këtij fakulteti.

Neni 8

Departamentet e Fakultetit të Shëndetit Publik

Departamentet e Fakultetit të Shëndetit Publik në UV janë: Departamenti i Shëndetit Publik,

Departamenti i Kujdesit për nënën dhe fëmijën, dhe Departamenti i Infermierisë.

Nëpërmjet departamenteve të tij FSHP ofron këto programe studimi:

1. Bachelor në Infermieri të përgjithshme

2. Bachelor në Mami Infermieri

3. Master Profesional në Infermieri pediatrike

4. Master Profesional në Infermieri patologjike

5. Master Profesional në Infermieri kirurgjikale

6. Master Shkencor në Shkenca Infermierore

Page 8: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 8 nga 38

KREU III

DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Neni 9

Organet drejtuese dhe administruese të Fakultetit të Shëndetit Publik

Organi drejtues dhe administrues i FSHP është Këshilli i Fakultetit.

Neni 10

Këshilli i fakultetit

Këshilli i fakultetit është organ kolegjial vendim-marrës.

1. Detyrat specifike të këshillit të Fakultetit të Shëndetit Publik, UV janë:

a. merr në shqyrtim problematika të funksionimit të përditshëm të njësisë kryesore dhe në

përputhje me funksionet dhe kompetencat merr vendim apo ia kalon për shqyrtim

organeve apo autoriteteve të tjera drejtuese.

b. programon e përcakton, në bazë të propozimeve të departamenteve përdorimin e

burimeve njerëzore dhe materialeve në dispozicion të fakultetit.

c. propozon për programe të reja studimi apo kërkimi shkencor,

d. propozon për hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh a njësish të tjera;

e. merr vendime për problemet financiare të fakultetit,

f. shqyrton e miraton, në një mbledhje të hapur për personelin akademik e administrativ

dhe për studentët, raportin vjetor të dekanit për veprimtarinë mësimore, kërkimore dhe

financiare të fakultetit.

g. miraton rregulloren e fakultetit;

h. propozon, për miratim në Senat, strukturën dhe numrin e punonjësve në fakultet;

i. miraton në parim marrëveshjet që synon të lidhë fakulteti i tyre me të tretë, përpara se të

nënshkruhen nga dekani;

j. shpall projektet fituese, për t’u financuar nga fondet për kërkim shkencor nga buxheti i

fakultetit, dhe bursat për studime apo kërkime shkencore, të administruar nga fakulteti;

k. propozon listën e periodikëve shkencorë ku do të pajtohet fakulteti, si dhe titujt e

librave që do të blihen për bibliotekën e fakultetit;

l. miraton mënyrën e përdorimit të dhurimeve që janë kryer në favor të një departamenti,

duke marrë parasysh propozimin e departamentit përfitues;

m. në ushtrimin e kompetencave të tij këshilli shprehet me vendime.

2. Përbërja e Këshillit të Fakultetit të Shëndetit Publik, UV:

a. Këshilli i fakultetit përbëhet nga 11 anëtarë të personelit akademik, të personelit

joakademik dhe studentë, të zgjedhur drejtpërdrejtë nga grupet përkatëse të antarëve të

fakultetit.

b. Këshilli i FSHP përbëhet 15% nga studentë, 5% nga personel joakademik dhe 80% nga

personel akademik.

Page 9: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 9 nga 38

c. Këshilli i fakultetit kryesohet nga dekani.

3. Funksionimi i Këshillit të Fakultetit të Shëndetit Publik, UV:

a. Këshilli i Fakultetit mblidhet periodikisht një herë në muaj.

b. Këshilli i Fakultetit mund të mblidhet edhe jashtë rradhe, nëse janë paraqitur për

diskutim dhe miratim probleme imediate.

c. Këshilli i Fakultetit funksionon me mbledhje. Mbledhja e Këshillit të Fakultetit

zhvillohet kur janë të pranishëm të paktën 50% e anëtarëve.

d. Materialet për diskutim përgatiten dhe vihen në dispozicion të antarëve të këshillit të

Fakultetit përpara marrjes së vendimeve.

e. Mendimet dhe propozimet e Këshillit të Fakultetit merren parasysh për zbatim.

f. Fakulteti i Shëndetit Publik monitoron procesin e zbatimit të tyre nëpërmjet strukturave

të monitorimit të brendshëm.

Neni 11

Autoritetet drejtuese të Fakultetit të Shëndetit Publik

Autoritetet drejtuese të Fakultetit të Shëndetit Publik, UV janë:

Dekani

Zëvendësdekani

Përgjegjësit e Departamenteve

Neni 12

Dekani

1. Dekani është autoriteti drejtues i Fakultetit të Shëndetit Publik dhe përfaqsuesi ligjor i tij.

2. Dekani ushtron këto kompetenca:

për çdo vendimmarrje të këshillit të fakultetit përgatit propozimin përkatës;

përgjigjet para këshillit të fakultetit për mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe

të kërkimit shkencor në fakultet;

i komunikon zëvendes-rektorit akademik gjithë ecurine e punës në fakultet dhe

siguron zbatimin e vendimeve dhe urdhërave të Rektorit ose zëvendes-rektorit

akademik.

miraton komisionet ad-hoc për rekrutimin e personelit akademik dhe i përcjellë

rektorit klasifikimin e kandidatëve.

në rastet e ndërprerjes së marrëdhenieve të punës për personelin akademik që ka

shkelur kontratën e punës dhe dispozitat ligjore në fuqi, i jep mendim me shkrim

rektorit.

miraton në parim kërkesat e personelit akademik për specializime jashtë vendit dhe i

propozon për miratim në Rektorat së bashku me dokumentacionin shoqërues të

lektorit kërkues.

Page 10: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 10 nga 38

përcjell për njohje apo miratim në rektorat vendimet e emërimit apo të caktimit të

autoriteteve drejtuese të njësisë kryesore.

paraqet për miratim në Këshillin e Fakultetit raportin vjetor për veprimtarinë

mësimore, kërkimore dhe financiare të fakultetit.

miraton orarin mësimor dhe shpërndarjen e ngarkesës mësimore të fakultetit të hartuar

nga departamentet dhe ia përcjellë rektorit për miratim përfundimtar.

mbikqyr dhe kontrollon realizimin e procesit të mësimdhënies dhe sigurimin e

standarteve të cilësisë.

ka të drejtë në çdo kohë gjatë semestrit të bëjë ndryshime në orarin mësimor, të

riorganizojë apo zëvendësojë personelin akademik dhe të rishpërndajë ngarkesën

mësimore në rast se konstaton shkelje të disiplinës në punë, të rregullave e standarteve

akademike, moszbatim të urdhrave të autoriteve drejtuese në lidhje me procesin e

mësimdhënies, abuzime apo performancë të dobët.

mbikqyr dhe nënshkruan realizimin e ngarkesës mësimore të personelit akademik të

gjithë fakultetit.

në ushtrim të kompetencave të tij, shprehet me urdhra dhe udhëzime.

Neni 13

Zëvendës-dekani

1. Zëvendësdekani është autoriteti drejtues për anën mësimore ose shkencore në njësinë

kryesore në mungesë të dekanit dhe për detyra të tjera të autorizuara prej tij.

2. Zëvendësdekani mbulon veprimtarinë mësimore, sektorin e kurrikulave dhe standarteve si

dhe vlerësimin e brendshëm. Për nevoja të fakultetit, dekani mund të ndryshojë fushat e

veprimit të zëvendësdekanit si dhe mund t’i caktojë atij detyra të tjera.

3. Veç detyrave të tjera të përcaktuara nga aktet normative në fuqi, zëvendësdekani ka edhe

këto detyra për ushtrimin e funksioneve të tij:

ndjek zbatimin e urdhrave të dekanit;

ushtron kompetencat e dekanit në mungesë dhe me porosi të tij;

ndjek përgatitjen dhe zbatimin e planeve dhe programeve mësimore; organizon e

kontrollon punën për të gjitha ciklet e studimeve;

bashkërendon punën per shpërndarjen e ngarkesës mësimore të personelit dhe

kontrollon realizimin e procesit të mësimdhënies;

drejton hartimin e orarit mësimor, të provimeve dhe ndjek zbatimin e tyre;

organizon e kontrollon punën mësimore e shkencore në fakultet; ndjek bashkëpunimin

shkencor të departamenteve dhe ecurinë e punës shkencore e të kualifikimit.

Neni 14

Përgjegjësi i departamentit

1. Përgjegjësi i departamentit është autoriteti më i lartë për departamentin. Në veprimtarinë e

tij mbështetet dhe përfaqëson mendimin e personelit akademik të departamentit.

Page 11: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 11 nga 38

2. Veç detyrave të tjera të përcaktuara nga aktet normative në fuqi, përgjegjësi i

departamentit ka edhe këto detyra për ushtrimin e funksioneve të tij:

Drejton punën për hartimin e planeve mësimore e programeve të lëndëve që mbulon

Departamenti dhe ndjek me korrektësi zbatimin e tyre.

Ndjek e kontrollon aktivitetin shkencor në Departament, në përputhje me planifikimin

vjetor. Mban dokumentacionin e aktivitetit shkencor e akademik të anëtarëve të

Departamentit, pas raportimeve në analizën vjetore të tij.

Bashkërendon shpërndarjen e ngarkesës mësimore midis personelit akademik te

Departamentit sipas rregulloreve e udhëzimeve të Ministrisë Arsimit e të Shkencës

dhe Rektoratit.

I propozon dekanatit masat për shkeljet e disiplinës në punë nga pedagogët.

Organizon analiza të aspekteve të punës në Departament dhe analizën vjetore të

punës mësimore shkencore të tij.

Mbikqyr respektimin e programeve të mësimdhënies, të kërkimeve shkencore dhe të

veprimtarive të tjera, në kohën e në mënyrën e caktuar;

Mbikqyr dhe nënshkruan realizimin e ngarkesës mësimore të personelit akademik të

departamentit;

I paraqet dekanit listën me propozimet për personelin akademik të ftuar dhe atë me

kontratë të përkohshme me kohë të plotë ose të pjesshme, pas miratimit paraprak në

departament;

Propozon në Këshillin e Fakultetit krijimin, ndryshimin apo shkrirjen e grupeve

mësimore e kërkimore, strukturën e tyre dhe ndryshimet e saj në përputhje me Statutin

e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;

Mbikqyr respektimin e disiplinës në punë, merr masat përkatëse për rivendosjen e

rregullit në raste shkeljesh apo të metash.

Njofton dekanin dhe bën rekomandimet përkatëse për çështje organizative e

disiplinore kur e çmon të arsyeshme;

Ka të drejtë në cdo kohë gjatë semestrit të bëje ndryshime në orarin mësimor, të

riorganizoj apo zëvendesoj personelin akademik dhe të rishpërndaj ngarkesën

mësimore në rast se konstaton shkelje të disiplinës në punë, të rregullave e standarteve

akademike, moszbatim të urdhrave të autoriteve drejtuese në lidhje me procesin e

mësimdhënies, abuzime apo performancë e dobet, dhe ia përcjellë dekanit për

miratim.

Neni 15

Zgjedhja e organeve dhe autoriteteve drejtuese të Fakultetit të Shëndetit Publik

1. Në Fakultetin e Shëndetit Publik organet vendim-marrëse dhe autoritetet e tyre drejtuese

zgjidhen.

2. Organet drejtuese të FSHP përcaktohen si më poshtë:

Page 12: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 12 nga 38

a) Këshilli i fakultetit përbëhët nga anëtarë të personelit akademik, të personelit

joakademik dhe studentë, të zgjedhur drejtpërdrejt nga grupet përkatëse të anëtarëve

të fakultetit,

b) Këshilli i FSHP përbëhet 15% nga studentë, 5% nga personel joakademik dhe pjesa

tjetër nga personel akademik.

3. Autoritetet drejtuese në FSHP zgjidhen sipas modaliteteve të mëposhtme:

a) dekani zgjidhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli akademik, personeli

joakademik dhe studentët e FSHP.

b) përgjegjësi i departamentit zgjidhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli

akademik respektiv.

4. Në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese, votat e studentëve dhe votat e personelit

joakademik përllogariten me përqindje. Ato vlejnë 20% në totalin e përgjithshëm të

votimeve për studentët dhe 5% në totalin e përgjithshëm të votave për personelin

joakademik.

5. Dekani emëron përgjegjësit e departamenteve, nëse zhvillimi i zgjedhjeve është i

pamundur.

6. Dekani emëron zëvendësdekanin e FSHP, pas miratimit të kandidaturave të propozuara

prej tij në këshillin e fakultetit, dhe përcakton detyrat funksionale të tij, sipas nevojave të

zhvillimit të FSHP.

7. Zëvendësdekani duhet të plotësojë këto kritere:

të jetë lektor i një lënde dhe në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar në atë fakultet;

nëse nuk ka me tituj dhe grada, të ketë kryer të paktën studimet pasuniversitare të

nivelit “Master Shkencor”.

8. Zëvendësdekani ka pozitën juridike, siç përcaktohet në nenin 34, të Kodit të Procedurave

Administrative. Fusha e kompetencës e secilit zëvendësdekan, aty ku janë emëruar më

shumë se një, përcaktohet me urdhër të dekanit.

9. Zgjedhjet zhvillohen sipas rregullores së zgjedhjeve, të përgatitur dhe miratuar nga

Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë, në përputhje me ligjin për arsimin e Lartë në

Republikën e Shqipërisë.

Neni 16

Kohëzgjatja e mandatit për organet dhe autoritetet drejtuese

Organet dhe autoritetet drejtuese të FSHP zgjidhen për një mandat 4-vjeçar.

Page 13: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 13 nga 38

KREU IV

ORGANIZIMI I STUDIMEVE NË FAKULTETIN E SHËNDETIT PUBLIK

Neni 17

Format e studimeve

1. Format e studimeve në Fakultetin e Shëndetit Publik, Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë

janë:

Studime me kohë të plotë

2. Aplikimi dhe zbatimi i çdonjërës nga format e studimit, të parashikuara në këtë nen, bëhet

me miratim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Neni 18

Programet e studimeve

1. Programet e studimeve në FSHP, si ato me kohë të plotë apo të pjesshme, organizohen në

cikle dhe përfundojnë me marrjen e diplomave ose çertifikatave përkatëse.

2. FSHP ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të

Krediteve (ECTS).

3. Në bazë të Ligjit Nr.9741, dt. 21.05.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e

Shqipërisë sasia mesatare e krediteve të grumbullura gjatë një viti nga një student me

kohë të plotë është 60 kredite. Një krediti të studimeve universitare i korrespondojnë 25

orë mësimore pune të studentit.

4. Programet e studimeve hartohen nga departamenti dhe miratohen në Senatin Akademik.

5. Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë shpall publikisht programet e akredituara të

studimeve që ofron, para fillimit të aplikimeve për pranime në to.

Neni 19

Elemente të programit të studimeve

Fakulteti i Shëndetit Publik ofron programe të ndryshme në Ciklit të Parë e të Dytë të

studimeve. Këto programe përmbajnë elementet e mëposhtme:

1. Të dhëna të përgjithshme për programin, formën dhe objektivat kryesore, planin e tij

mësimor, shoqëruar me kreditet e detyrueshme të studimeve;

2. Klasifikimin e programit të studimit, që bëhet i zbatueshëm me krijimin e kuadrit

kombëtar të kualifikimeve;

3. Kushtet e pranimeve në programin e studimeve dhe kriteret e përzgjedhjes në rastet e

pranimeve me numër të kufizuar;

4. Metodat e vlerësimit të studentëve dhe kushtet për përparim në program;

Page 14: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 14 nga 38

5. Kushtet për trasferime ndërmjet programeve dhe kushtet për përfundimin e pjesshëm të

programit, nëse ai e parashikon këtë gjë;

6. Titujt akademikë dhe profesionalë, që akordohen sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 20

Programet akademike të ciklit të parë të studimeve

a. Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime

shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e

specialitetesh;

b. Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite europiane (ECTS) (më

tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike, ndërsa në sistemin me

kohë të pjesshme është jo më pak se katër vite akademikë.

c. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë universitare

"Bachelor" në fushën e arsimimit të kryer.

d. Programet e studimeve të ciklit të parë konceptohen në radhë të parë nga departamentet e

fakulteteve duke respektuar dhe kërkesat e dispozitave ligjore dhe nënligjore.

Departamentet hartojnë programe studimore për çdo lëndë që përfshihet në sferën e

departamentit. Projekt-programet e përgatitura nga departamentet duhet të respektojnë

standartet e kërkuara.

e. Propozimet e departamenteve, shqyrtohen dhe marrin një miratim paraprak në Këshillin e

Fakultetit. Këshilli i Fakultetit shqyrton në veçanti justifikimin e departamenteve për

numrin e krediteve të propozuara përçdo lëndë. Këshilli i Fakultetit mund të rikthejë

propozimin për përpunim të mëtejshëm në departamente. Orientimet e Këshillit të

Fakultetit në këtë rast janë të detyrueshme për departamentin. Në përfundim të proçesit të

shqyrtimit të programeve brenda fakultetit, Këshilli i Fakultetit, përmes dekanit, ia dërgon

programin për miratim Senatit Akademik. Senati Akademik mund ta kthejë programin e

propozuar pranë fakultetit propozues për rishikim të mëtejshëm. Orientimet e Senatit

Akademik janë të detyrueshme për fakultetin në këtë rast.

Neni 21

Programet akademike të ciklit të dytë të studimeve

1. Programet e studimeve të ciklit të dytë të FSHP japin njohuri të thelluara, teorike dhe

praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë brenda një specialiteti.

2. Ato janë programe të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional".

3. Kanë të drejtë të aplikojnë për t'u regjistruar në ciklin e dytë të studimeve individë që kanë

përfunduar një program studimi të ciklit të parë, si dhe plotësojnë standardet akademike të

kritereve të pranimit. Kriteret e pranimit për studimet e ciklit te dytë përcaktohen në

rregulloret e fakulteteve.

4. Rregulla dhe specifika të këtyre programeve janë:

Page 15: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 15 nga 38

a. Programet e studimeve "Master i shkencave" realizohen me 120 kredite, ku përfshihen

30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2

vite akademike. Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe

provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare për nivelin e

miratuar nga Senati Akademik. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të

dytë lëshohet diplomë universitare "Master i shkencave" në fushën e arsimimit të kryer.

b. Programet e studimeve "Master profesional" ofrojnë arsimim dhe trajnim të mirëfilltë

profesional dhe realizohen me 60-90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5

(një vit e gjashtë muaj) vit akademik. Studentët e këtij programi studimi duhet të japin

në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura

ndërkombëtare për nivelin e miratuar nga Senati Akademik. Në përfundim të këtyre

programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare "Master profesional" në fushën

e arsimimit e të trajnimit profesional të kryer.

c. Në Fakultetin e Shëndetit Publik kandidatë që kanë fituar diplomë "Master profesional"

mund të pranohen në studimet e ciklit të dytë për diplomën universitare "Master i

shkencave" vetëm nëse plotësojnë kriteret e vendosura për këto raste.

Neni 22

Lëshimi i diplomave, çertifikatave dhe dokumentave të tjera nga FSHP

1. Fakulteti i Shëndetit Publik, UV i pajis studentët, që kanë përfunduar të gjitha detyrimet

e një program studimi, me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar.

2. Diplomat e dhëna shoqërohen nga Suplementi i Diplomës.

3. Suplementi i diplomës është i hartuar në përputhje me kërkesat e hapësirës europiane të

arsimit të lartë. Ai përshkruan:

natyrën e studimeve

nivelin e studimeve

përmbajtjen e studimeve

rezultatet e studimeve

4. Përmbajtja dhe forma e diplomës dhe e suplementit të diplomës përcaktohet nga Senati

akademik, në përputhje me udhëzimet e MASH.

5. Individët, që kanë plotësuar detyrimet e një programi të formimit të vazhduar ose pjesë të

një program studimi pajisen me diplomat ose çertifikatat përkatëse, që janë dokument

zyrtar.

6. Çdo formë diplome ose çertifikate, përpara se të lëshohet nga institucioni i asimit të lartë,

regjistrohet në regjistrin shtetëror të diplomave dhe çertifikatave për arsimin e lartë dhe

kërkimin shkencor, që mbahet në Ministrinë ë Arsimit dhe Shkencës.

Page 16: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 16 nga 38

Neni 23

Viti akademik

1. Studimet në Fakultetin e Shëndetit Publik, Universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës

zhvillohen me bazë vitin akademik i cili organizohet në tre semestra:

Semestri i Vjeshtës,

Semestri i Pranverës,

2. Semestri i Vjeshtës dhe Pranverës kanë nga 15 javë. Çdo javë ka 20-25 orë mësimi

leksione, seminare e laboratorë.

3. Sezoni i Verës dhe i janarit organizohet për t'u krijuar mundësi studentëve të rijapin

provimet e çdo lënde në të cilat rezultojnë ngelës.

a. Regjistrimi i studentëve në kurset semestrit të verës bëhet nëpërmjet Sistemit të

Manaxhimit të Informacionit Univlora dhe vetëm për lëndët në të cilat kanë vlerësimin

me notën 4(katër).

b. Një student ngelës mund të regjistrohet në kurse deri në 40 kredite në semestrin e

verës.

c. Çdo fakultet dhe departament jo më vonë se dy javë para fillimit të sezonit, duhet të

shpallë orarin e kurseve të këtij semestri.

d. Në raste të veçanta kur studentët pengohen për t’u diplomuar vetem për një lëndë të

cilën nuk e kanë frekuentuar për arsye të ndryshme, me kërkesë të tyre dhe me vendim

të Këshillit të Fakultetit, mund të hapet kursi përkatës edhe me më pak se 30 studentë.

Programi i lëndës do të realizohet brenda 3-4 javeve duke ju përmbajtuar syllabuseve.

4. Fillimi i vitit akademik shpallet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës

5. Organizimi i vitit akademik, datat fillimit të semestrave dhe sezoni i provimeve, shpallen

nga rektori në fillim të vitit akademik.

Neni 24

Struktura e studimeve

1. Struktura e studimeve për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve përfshin:

Disiplina të formimit të përgjithshëm

Disiplina të formimit karakterizues të programit

Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese

Disiplina formuese të zgjedhura

Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike dhe praktika

apo stazhe

Veprimtari formuese në lidhje me tezën e diplomës

2. Çdo fakultet përcakton sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe

specifikave të veta, veprimtaritë formuese që karakterizojnë një program studimi.

Page 17: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 17 nga 38

Neni 25

Plani Mësimor

1. Vëllimi i studimeve përcaktohet në varësi të kurrikulave të çdo programi studimi, të cilat

hartohen nga departamentet, miratohen nga Këshilli i Fakultetit dhe në përfundim marrin

miratimin e Senatit Akademik.

2. Në fillim të çdo viti akademik, mbështetur në kurrikulat e programeve te studimit,

departamentet hartojnë planin mësimor të vitit, i cili miratohet nga Këshilli i Fakultetit

dhe nga Rektori. Për çdo kurs hartohen programet mësimore (syllabus).

3. Për çdo program studimi të ciklit të parë nuk mund të parashikohen në total më shumë se

22 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një

disiplinë apo veprimtari tjetër formuese, duke realizuar provime të integruara për më

shumë se një disiplinë apo module të koordinuara.

4. Për çdo program studimi të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen në total më shumë se

14 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një

disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.

Neni 26

Organizimi i mësimdhënies në FSHP

1. Në Fakultetin e Shëndetit Publik të Vlorës format kryesore të punës janë leksionet,

seminaret, ushtrimet, punët laboratorike, praktikat profesionale, detyrat e kursit, projektet,

provimet e kursit, provimet e formimit, temat e diplomave.

2. Kohëzgjatja e seancave mësimore është 60 minuta.

3. Departamentet, me miratimin e Dekanatit, mund të përcaktojnë edhe forma të tjera të

punës mësimore, veçanërisht të kontrollit të dijeve të fituara.

4. Puna mësimore zhvillohet në bazë grupi e kursi, në bazë të normave të punës mësimore të

miratuara nga M.A.SH-i.

5. Ndarja e studentëve në grupe leksionesh dhe seminaresh bëhet nëpërmjet regjistrimit

online në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Univlora (SMI-Univlora). Me

përfundimin e procesit të regjistrimit listat e studenteve të ndare në klasa leksionesh,

seminaresh apo çdo forme tjetër mbahen nga sekretaritë mësimore.

6. Koha dhe auditori i zhvillimit të mësimit përcaktohet në orarin e shpallur nga zyra e

rregjistrimit. Orari duhet të respektohet plotësisht nga të gjithë studentët dhe

mësimdhënësit e Fakultetit.

7. Orari i përgjithshëm i Universitetit duhet të shpallet të paktën 3 javë përpara fillimit të

semestrit.

8. Orari i provimeve finale duhet të shpallet jo më vonë se 3 javë pas fillimit të semestrit.

Orari bëhet nga zyra e rregjistrimit dhe miratohet nga zëvendës-rektori akademik. Orari

duhet të jetë i detajuar dhe përcakton auditorin, kohën dhe ditët e zhvillimit të mësimit,

Page 18: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 18 nga 38

pedagogët mësimdhënës, dhe mund të ndryshojë vetëm me miratimin e dekanit të

fakultetit. Dekani duhet të njoftoj rektorin për ndryshimet.

Neni 27

Tekstet mësimore

Tekstet mësimore të rekomandueshme për pjesën teorike dhe të detyrueshme për seminaret,

ushtrimet dhe punët laboratorike duhet të miratohen nga Këshilli i FSHP, me propozimin e

titullarëve të lëndëve. Këto u bëhen të njohura studentëve me fillimin e vitit akademik.

Neni 28

Frekuentimi i orëve mësimore dhe detyrimi i paraqitjes ne provim

1. Frekuentimi i orëve mësimore është i detyrueshëm deri në masën 75%.

2. Çdo pedagog përcakton në syllabusin e kursit detyrimin për frekuentimin e orëve

mësimore dhe përgjigjet drejtëpërdrejtë për saktësinë e informacionit mbi frekuentimin.

Listat e studentëve me prezencën në auditor dorëzohen pranë sekretarive mësimore.

3. Nëse studenti mungon gjatë zhvillimit të kursit dhe nuk respekton detyrimet për

frekuentimin e përcaktuara në syllabus, atëherë studenti skualifikohet nga mungesat, nuk

futet në provim, në procesverbalin e vlerësimit shënohet mungesë (m) dhe përsërit kursin

në semestrin e ardhshëm kur kursi ofrohet. Shënimi mungesë (m) do të pasqyrohet dhe në

procesverbalet e provimeve të pjesshme nëse studenti ka plotësuar mungesat.

4. Nëse studenti ka frekuentuar kursin por nuk paraqitet në provimin e rradhës, në

procesverbalin e vlerësimit shënohet mungesë (np). Nëse studenti nuk paraqitet në dy prej

5. provimeve, pavarësisht nga frekuentimi, ai skualifikohet dhe është i detyruar të përsërisë

kursin në semestrin e ardhshëm kur kursi ofrohet.

6. Nëse studenti ka frekuentuar, por është vlerësuar me notën 4(katër) atëherë studenti

mundet të regjistrohet në sezonin e verës dhe të janarit.

7. Autoritet drejtuese të njësive bazë dhe kryesore përgjigjen për administrimin e

informacionit mbi frekuetimin e studentëve.

Neni 29

Programet e edukimit në vazhdimësi

1. Fakulteti i Shëndetit Publik, UV organizon programe të edukimit në vazhdimësi (të të

mësuarit gjatë gjithë jetës), në plotësim të Misionit të tretë (3M) të institucioneve

akademike.

2. Format e aktiviteteve të edukimit në vazhdimësi janë:

Kurse trajnimi e specializimi

Konferenca e simpoziume shkencore

Leksione të hapura

Seminare e workshop-e

Page 19: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 19 nga 38

3. Lektorët referues në këto aktivitete janë pjesë e stafit akademik të fakultetit apo lektorë të

ftuar nga institucione të tjera.

4. Rregjistrimet në aktivitetet e edukimit në vazhdimësi janë të hapura për të gjithë

personelin shëndetsor që zotëron një diplomë bachelour në fushën e mjekësisë,

infermierisë, farmacisë, stomatologjisë, teknik laboratori.

Neni 30

Praktikat profesionale në FSHP

1. Praktikat profesionale të programit të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në FSHP

zhvillohen në institucionet e Shërbimit Shëndetsor Parësor dhe Dytësor, sipas profilit të

përgatitjes së studentit dhe nën drejtimin e pedagogut të caktuar nga Departamenti

përkatës.

2. Studenti detyrohet të respektojë rregullat e institucionit ku kryen këtë proçes.

3. Gjatë kryerjes së praktikës profesionale, punonjësi mësimor që e drejton atë, ushtron

kontroll të vazhdueshëm dhe mban lidhje me qendrën ku ajo kryhet.

4. Në përfundim të praktikës profesionale, studenti përgatit një relacion për punën e kryer e

cila vlerësohet nga pedagogu që e drejton praktikën pasi merr edhe mendimin e qëndres

ku është kryer ajo. Vlerësimi bëhet me notë.

5. Dekani është përgjegjes për gjithë kontratat ligjore me institucionet përkatëse për kryerjen

e praktikave profesionale.

Page 20: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 20 nga 38

KREU V

KONTROLLI I DIJES NË FSHP

Neni 31

Sistemi i vlerësimit në FSHP

1. Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë notash, 1,

... , 10.

2. Notat nga 5 (pesë) e lartë janë kaluese. Në procesverbalet e vlerësimit përfundimar për

studentin jo kalues (ngelës) vendoset nota 4 (katër).

3. Në format e kontrollit me shkrim përdoret sistemi i vlerësimit me pikë (0-100), rezultati i

të cilit, detyrimisht, kthehet në notë.

Neni 32

Rregullat e zhvillimit të provimeve dhe vlerësimi

1. Kontrolli i dijes së një lënde (provimi) përcaktohet nga titullari i lëndës dhe mund të

bëhet:

a) me shkrim,

b) me gojë,

c) i kombinuar, me shkrim e me gojë

duke u mbështetut në programin mesimor.

2. Në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë kontrolli i dijeve në ciklin e parë të studimeve

realizohet përgjatë semestrit nëpërmjet 1 provimi të pjesshme dhe një provimi final,

ndërsa kontrolli i dijeve ne ciklin e dytë realizohet vetëm nëpërmjet një provimi final.

3. Orari i provimeve finale duhet të shpallet jo më vonë se 3 javë para përfundimit të

semestrit.

4. Rregulla apo specifika të provimeve, pesha (përqindja) e secilit provim apo detyre në

vlerësimin përfundimar, literatura, temat ose pjesët e programit të lëndës për çdo provim,

dita apo java e provimit, ora dhe salla e zhvillimit, referencat e konvertimit të pikëve në

notë etj, përcaktohen në syllabus-in e lëndës të hartuar nga pedagogu dhe u bëhet i ditur

studentëve që ndjekin atë kurs.

5. Pesha (përqindja) e provimit final në çdo rast duhet të jetë më e vogël se pesha

(përqindja) që i nevojitet studentit për të marrë notën kaluese 5 (pesë). Jo më shumë se

10% e vlerësimit përfundimtar mund të bazohet në detyrat e kursit, projektet individuale,

apo forma të tjera të vlerësimeve gjatë vitit, të gjitha së bashku.

6. Kur studenti mungon në provim bëhet shënimi mungesë (m). Në rastin kur studenti

paraqet dokumentacion ku justifikon arsye të forta si probleme shëndetësore serioze (psh.

shtrim në spital, aksident të rëndë), raste të jashtëzakonshme fatkeqësish familjare, apo

raste urgjencash publike, vendimin për një mundësi tjetër për dhënien e provimit e merr

Page 21: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 21 nga 38

dekani i fakultetit përkatës, duke u bazuar në kërkesën me shkrim së paraqitur nga

studenti. Dekani ka të drejtë të kërkojë dokumentacion shtesë për të verifikuar mungesën.

7. Kurset janë të gjitha semestrale. Nëse studenti nuk kualifikohet, pra ka shënim mungesë

(m) në proceverbalin përfundimtar te kursit, ai ka të drejtën dhe detyrimin t’a frekuentojë

përsëri atë, në semestrat pasardhës kur kursi ofrohet. Nëse kursi për arsye të ndryshme

nuk do të ofrohet më, studenti ka të drejtë të frekuentojë kursin përkatës zëvendësues

(psh.ndryshimet e mundshme ne kurrikula). Kështu, krahas kurseve të përcaktuara në

planet semestrale, studenti ka të drejtë të frekuentojë njëkohësisht edhe kurse të tjera ku

figuron mbetës nga semestrat paraardhës, por duke respektuar rregullat e numrit të

krediteve të rregjistruara në një semestër dhe rregullat e përgjithshme të rregjistrimit.

8. Tezat e provimit në të gjitha kontrollet hartohen nga titullari i lëndës. Kompromentimi i

tezës është përgjegjësi direkte e pedagogut.

9. Pas përfudimit të çdo provimi apo formave të tjera të kontrollit të dijeve, rezultatet

editohen në SMI-Univlora jo më larg se 48 orë nga dita e zhvillimit të tij. Një ditë pas

shpalljes së rezultateve, pranohen dhe vlerësohen ankesat e studentëve dhe printohet

procesverbali nga SMI-Univlora, firmoset nga lektori dhe dorëzohen në sekretarinë

mësimore në 4 (katër) kopje, nga të cilat 1 (një) kopje qëndron në sekretarinë e

departamentit, 1 (një) kopje në kryesekretarinë e fakultetit, 1(një) kopje në zyrën e

regjistrimit.

10. Në raste paqartësish, studentët kanë të drejtë të shikojnë personalisht provimin në

prezencë të lektorit të kursit, për të marrë sqarimet e duhura. Për sqarime të mëtejshme

ata kanë të drejtë t’i drejtohen me shkrim përgjegjësit të departamentit që mbulon kursin

përkatës.

11. Kur studenti në provim vlerësohet me notën 4 (katër), ai ka të drejtën të regjistrohet për të

shlyer këtë lëndë vetëm në sezonin e verës ose në sezonine janarit.

12. Në fund të çdo provimi, testet dhe çdo material i provimit dorëzohet në sekretarinë e

departamentit përkatës, mbyllet në një zarf të mbi të cilin të jenë shkruar të gjitha të

dhënat e nevojshme dhe firmoset nga lektori. Zarfet me testet e provimeve te arkivuara në

sekretarinë e departamentit, mund të hapen dhe të kontrollohen vetëm në rast ankimi ose

shihet e arsyeshme nga autoritetet drejtuese. Këto materiale ruhen deri në fund të

provimeve të semestrit pasardhës e më pas ato digjen.

Neni 33

Ankimi për rezultatin përfundimtar

1. Studenti ka të drejtë të ankohet për rezultatin përfundimtar të provimit.

2. Ankesa i paraqitet me shkrim përgjegjësit të departamentit brenda 48 orëve nga marrja

në dijeni e rezultatit të provimit, i cili bën verifikimet e duhura dhe kur e gjen të

pamundur zgjidhjen e ankesës, vë menjëherë në dijeni dekanin.

Page 22: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 22 nga 38

3. Dekani, brenda 48 orësh nga marrja dijeni për ankesën nga përgjegjësi i departamentit,

ngre një komision ad-hoc i cili bën verifikimin e pretendimeve të studentit. Me miratim

të dekanit, komisioni përcakton vlerësimin përfundimtar të provimit.

4. Ndryshimet në rezultatet e studentëve pasqyrohen në procesverbalin e ri të firmosur nga

komisioni i cili i bashkëlidhet procesverbalit të mëparshëm dhe në SMI-Univlora.

Neni 34

Përmirësimi i notës

1. Studenti ka të drejtë të përmirësojë notën në çdo lëndë, por jo më shumë se dy

përmirësime në çdo vit akademik.

2. Këto përmirësime bëhen vetëm në sezonin e verës ose sezonin e janarit .

3. Është detyra e tij të regjistrohet në kurset që do të përmirësojë notën, pasi më parë ka bërë

kërkesën në sekretarinë e departamentit, e cila e përcjell informacionin tek Drejtoria e IT-

së për të mundur aksesin e studentit në regjistrimin e kursit.

4. Kërkesa bëhet të pakten 10 ditë para fillimit të provimeve. Studenti ka të drejtë të kërkojë

përmirësimin e notës së një lënde jo më shumë se një herë.

5. Studentët duhet të jenë në dijeni se mbetet në fuqi nota e përsëritjes së fundit, e cila do të

pasqyrohet në transkriptin e notave që tregon ecurinë akademike të studentit, pavarësisht

nëse kjo është nota më e lartë apo jo.

6. Nëse nota e përsëritjes së fundit është 4 (katër) rregullat akademike për shlyerjen e

detyrimeve nuk ndryshojnë.

7. Në listën e notave që shoqërojnë diplomën do të pasqyrohen vetëm notat përfundimare

kaluese (5,6,7,8,9,10).

Page 23: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 23 nga 38

KREU VI

DIPLOMIMI

Neni 35

Mbrojtja e tezës së diplomës

1. Në përfundim të kursit të plotë të studimeve, studentët kanë të drejtë të diplomohen.

2. Kërkesat e diplomimit janë paraqitur në kurrikulat e çdo programi studimi.

3. Sekretaria mësimore është e detyruar t'i përcjellë me shkresë të veçantë përgjegjësit të

departamentit dhe dekanit të fakultetit listën e studentëve që kanë plotësuar detyrimet e

një programi studimi dhe çdo detyrim tjeter financiar të cilët kanë të drejtën e mbrojtjes

së tezës së diplomës. Sekretaria mësimore mban përgjegjësi për saktësine e të dhënave.

4. Përgjegjësi i departamentit pas marrjes së listës së studentëve ngre një komision ad hoc, i

cili verifikon nëse këta studentë kanë plotësuar detyrimet e programit të studimit. Pas

verifikimit lista e studentëve që kanë të drejtën e mbrojtjes së tezës së diplomës, e

firmosur nga anëtaret e komisonit, i përcillet përgjegjësit të departamentit.

5. Në përfundim të programit të studimeve të ciklit të parë, për fitimin e diplomës

parashikohet përgatitja e një teze diplome ose punimi të pavarur. Për fitimin e diplomave

të ciklit të dytë të studimeve parashikohet përgatitja e një teze diplome, të përpunuar në

mënyrë krijuese e të pavarur nga studenti.

6. Me vendim të këshillit të FSHP temat e diplomave të studimeve bachelor dhe master

profesional do të realizohen në mënyrë të pavarur nga studentët, pa udhëheqje shkencore.

Udhëheqja shkencore është e detyrueshme vetëm në studimet në master shkencor.

7. Minimumi i zhvillimit të tezës së diplomës në ciklin e parë të studimeve është studimi i

literaturës (review) mbi një tematikë të caktuar shëndetsore, ndërsa në ciklin e dytë të

studimeve është studim rastesh në fushën përkatëse të programit akademik të ndjekur.

8. Drejtuesit e temave të diplomës miratohen nga departamenti sipas kritereve të përcaktuara

në aktet nënligjore.

9. Mbrojtja e diplomes bëhet e hapur. Procedura e mbrojtjes përfshin një paraqitje të

pëmbledhjes së punimit të diplomës, pyetje dhe përgjigje. Në përfundim juria bazuar në

vlerësimin e udhëhëqësit dhe punimin e studentit, bën vlerësimin me notë.

10. Juria dhe kryetari i saj miratohet nga dekani i fakultetit me propozim të përgjegjësit të

departamentit dhe përbëhet nga 3-5 vetë.

11. Shlyerja e detyrimeve të programit të studimit dhe çdo detyrimi tjetër financiar dhe

material kundrejt universitetit, është kusht paraprak për kryerjes e mbrojtjes së tezës se

diplomës.

12. Përgjegjësi i departamentit i përcjellë dekanit të fakultetit listën e studentëve të

diplomuar.

Page 24: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 24 nga 38

13. Dekani nëpërmjet një shkrese ia përcjell këtë listë Zyrës së Rregjistrimit për të pregatitur

diplomat përkatëse.

14. Diplomi bëhet në semestrin e pranverës, verës dhe vjeshtës dhe afatet përcaktohen nga

dekani i fakultetit.

15. Kandidati që rrëzohet në mbrojtjen e diplomës, ka të drejtë të riparaqitet për mbrojtje në

një datë të caktuar nga dekani i fakultetit në semestrin pasardhës.

Neni 36

Pajisja me diplomë

1. Studentët që kanë plotësuar detyrimet e një programi studimi dhe çdo detyrim tjetër

financiar dhe material kundrejt universitetit pajisen me diplomë e cila është një dokument

zyrtar. Diplomat e ciklit të parë dhe të dytë shoqërohen me suplementin. Suplementi i

Diplomës hartohet në përputhje me kërkesat e hapësirës europiane të arsimit të lartë. Ai

përshkruan në veçanti, natyrën, nivelin, përmbajtjen, rezultatet e studimeve që janë kryer

dhe përfunduar me sukses nga mbajtësi i diplomës.

2. Përmbajtja dhe forma e diplomës është e përcaktuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit

dhe Shkencës.

3. Diploma nënshkruhet nga Dekani i FSHP dhe Rektori i Universitetit "Ismail Qemali"

Vlorë. Për secilin prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada dhe titulli shkencor.

Nënshkrimi i Rektorit shoqërohet me vulën e Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë.

Respektivisht sipas cikleve lëshohen diplomat:

Cikli i parë i studimeve:

1. Diplomë "Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer

Cikli i dytë i studimeve:

1. Diplomë "Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer

2. Diplomë “Master i Shkencave" në fushën e arsimimit të kryer

Neni 37

Tërheqja e diplomës

Tërheqja e diplomës bëhet personalisht nga i diplomuari, sipas rregullores së UV.

Page 25: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 25 nga 38

KREU VII

RREGJISTRIMI NË PROGRAMET AKADEMIKE TË FSHP

Neni 37

Pranimi në ciklin e parë të studimeve

1. Kuotat e pranimit në FSHP, për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, miratohen nga

Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ministria e

Arsimit dhe Shkencës formulon propozimin e saj pas konsulimit me FSHP dhe

Universitetin dhe rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.

2. E drejta për të vazhduar ciklin e parë të studimeve në FSHP fitohet në bazë të Maturës

Shtetërore, organizuar nga MASH.

3. E drejta për të vazhduar ciklin e dytë të studimeve në FSHP fitohet pas zotërimit të një

diplome të nivelit bachelor në fushën infermierore apo mjekësore. Kandidatët fitues

përcaktohen në bazë të renditjes zbritëse të tyre sipas mesatares së ponderuar, të arritur në

ciklin e parë të studimeve.

Neni 38

Ndërprerja dhe rifillimi i studimeve në FSHP

Studenti mund të ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit, për një afat jo më tepër se nje vit

dhe vetëm për këto raste:

a. Kur sëmuret për periudha të gjata, të dokumentuara me raport nga komisioni mjeko –

ligjor, ku të jenë shprehur qartë diagnoza e rekomandimi. Dokumentat duhet te paraqiten

përpara shkëputjes nga Universiteti të shoqëruara me një kërkesë drejtuar Rektoratit.

b. Kur mbetet kryefamiljar, në raste fatkeqësish e në kushte ekonomike të vështira, të

dokumentuara nga zyrat e Pushtetit Lokal, këto dokumenta duhet të paraqiten përpara

shkëputjes nga Universiteti të shoqeruara me nje kërkese drejtuar Rektoratit.

c. Për studentët të cilët ndërpresin studimet për dy ose më shumë simestra rradhë duhet të

aplikojnë perseri për pranim në Universitet. Vendimi merret nga një komision i ngritur

nga Rektorati.

Neni 39

Transferimet

1. FSHP ofron mundësi për transferime të studentëve midis programeve të të njëjtit cikël,

brenda Fakultetit të Shëndetit Publik, UV apo midis tij dhe Fakulteteve e Departamenteve

të tjera të Infermierisë në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, si dhe për transferime

nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë, që ofron ky

fakultet.

Page 26: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 26 nga 38

2. Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student,

me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon njësisë kryesore të institucionit të arsimit të

lartë që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në statutin dhe rregulloret e saj.

3. Proçedurat transferuese përfundojnë perpara para fillimit të simestrit.

4. Studentët e Universitetit ‘Ismail Qemali’ të Vlorës të cilët duan të tranferohen në

universitete të tjera të vendit, në të njëjtën degë dhe sistem, paraqesin kërkesën në zyren e

rregjistrimit per tërheqjen e listes se notave.

5. Pas përgjigjes së pranimit nga universiteti pritës, përcillet dokumentacioni i plotë i

studentit; detyrimet e shlyera me notat përkatëse, dëftesa e shkollës së mesme,

dokumentacioni i bursës, etj. Pas kryerjes se transferimit studenti humb statusin e

studentit te Universitetit.

Neni 40

Ndjekja e një program të dytë studimi

1. Individët që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program

të dytë studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Nga ky

rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer.

2. Në statutin e Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë përcaktohen kriteret që duhet të

plotësohen për t’u pranuar në një program të dytë studimi.

Neni 41

Procedurat dhe kërkesat për ekuivalentim

1. Nëpërmjet ekuivalentimit, pjesë ose programe të plota studimi ose diploma të marra në

institucione të tjera të vendit ose të huaja njihen dhe ekuivalentohen nga pikëpamja e së

drejtës për të vazhduar arsimimin në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm.

2. Ekuivalentimi bëhet nga Fakulteti i Shëndetit Publik, pranë të cilit është paraqitur kërkesa

dhe dokumentacioni i nevojshëm, sipas rregullores së FSHP dhe të Universitetit ‘Ismail

Qemali’ Vlorë.

3. Procedurat për ekuivalentim janë:

Për studentët që duan të transferohen në Universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës,

komisioni i ekuivalentimit, i ngritur pranë çdo Departamenti, mbi bazën e

dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë

studenti, nëse pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e

shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë. Këto transferime bëhen sipas akteve ligjore te

miratuara nga MASH.

Page 27: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 27 nga 38

Neni 42

Sekretaria mësimore dhe regjistri themeltar

1. Sekretaritë mësimore të fakulteteve dhe departamenteve duhet të mbajnë regjistër bazë të

studentëve me të dhënat personale të tyre, vlerësimet e marra gjatë ndjekjes së programit

të studimit, të dhëna mbi diplomën ose diplomat e marra bashkë me suplementin e

diplomës etj., të formatuara këto sipas standardeve shtetërore.

2. Regjistri i studentëve plotësohet në formë të shkruar dhe elektronike dhe mbahet në

ruajtje të përhershme. Sekretaria mësimore e çdo fakulteti apo departamenti përpilon,

administron dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrit themeltar (bazë) të shkruar

me dorë dhe me kompjuter. Regjistri themeltar plotësohet me shkrim, pa korrigjime dhe

nuk ndryshohet për asnjë arsye.

3. Në sekretarinë mësimore depozitohen të firmosura nga anëtarët e personelit akademik në

kohën e duhur lista e studenteve të regjistruar në kursin përkatës e ndarë në leksione dhe

seminare me informacionin për mungesat si dhe proces-verbalet e vlerësimeve në

provimet e pjesshme dhe përfundimtare të kurseve, dhe çdo informacion tjetër që

kërkohet për të konfirmuar realizimin e procesit të mësimdhënies, i firmosur ky i fundit

nga përgjegjësi i departamentit dhe dekani i fakultetit.

4. Çdo studenti me regjistrimin fillestar në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, i jepet një

numër unik matrikullimi, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës ose çertifikatës, duke

respektuar edhe udhëzimet e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Page 28: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 28 nga 38

KREU VIII

PERSONELI I FAKULTETIT TË SHËNDETIT PUBLIK

Neni 43

Personeli akademik i Fakultetit të Shëndetit Publik

1. Personeli i FSHP përbëhet nga personeli akademik, personeli ndihmës mësimor-shkencor

dhe personeli administrativ. Punësimi i tyre organizohet nga Rektorati.

2. Të drejtat dhe detyrimet e pedagogut, përcaktohen në kodin e punës dhe në kontratat

kolektive dhe individuale të tij.

Neni 44

Punësimi në Fakultetin e Shëndetit Publik

1. Kriteret për punësim në institucionet e arsimit të lartë, për çdo kategori të personelit

akademik dhe administrativ, përcaktohen në statutin e UV. Ky personel punësohet me

kohë të plotë ose të pjesshme.

2. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në FSHP ka të drejtë, me miratimin e

dekanit dhe rektorit, të angazhohet si personel akademik i ftuar me kohë të pjesshme, në

një institucion tjetër të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda dhe jashtë vendit.

3. Dekani dhe Përgjegjësit e Departamenteve nuk kanë të drejtë të angazhohen me kohë të

plotë në veprimtari mësimdhënieje, kërkimi apo në veprimtari të tjera në institucionet e

tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit, përveçse me kohë të

pjesshme, pas miratimit, përkatësisht, të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës ose të rektorit.

4. Kandidatët konkurrojnë në bazë të konkurseve publike në FSHP. Në statutin e UV janë

përcaktuar procedurat për përzgjedhjen e kandidatët fitues, që plotëson kërkesat e

publikuara dhe i përgjigjet më mirë përshkrimit të vendit të punës.

5. Për emërimin e personelit akademik, dekani i paraqet rektorit kandidatin e renditur i pari

në klasifikimin e bërë nga komisioni ad hoc i konkursit publik, i krijuar nga dekani i

FSHP.

6. Rektori lidh kontratë pune me kandidatin e përzgjedhur, mbështetur në këtë ligj dhe në

Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë. Kontrata duhet të përmbajë përshkrimin e

vendit të punës dhe detyrimin e personelit akademik.

7. Mësimdhënia është detyrim, si rregull, më së paku 6 orë mësim në javë në auditor për të

gjithë personelin akademik. Ngarkesa e plotë për personelin akademik në institucionet e

arsimit të lartë përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

8. Personelit akademik i ndërpriten marrëdhëniet e punës kur nuk përmbush detyrimet e

përcaktuara në kontratë, shkel rregullat e etikës dhe të jetës akademike, të statutit të UV

dhe rregullores së FSHP, në përputhje me aktet ligjore në fuqi, si dhe dispozitave të ligjit

për Arsimin e Lartë.

Page 29: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 29 nga 38

9. Ndërprerja e marrdhënieve të punës së personelit akademik bëhet vetëm pasi është marrë

mendimi i Dekanit të FSHP, përjashtuar rastet e shkeljes flagrante të Kodit të Punës dhe të

etikës akademike.

Neni 45

Të drejtat e personelit akademik

Përveç sa përcaktohen në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në

Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, Kodin e Punës, Statutin e Universitetit "Ismail

Qemali" Vlore dhe në kontratat kolektive ose individuale të punës, personeli akademik ka

edhe këto të drejta:

a. Të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ofron universiteti, fakulteti dhe departamenti, duke

respektuar rregullat e vendosura.

b. Të kërkojë të respektohen dhe të zbatohen të gjitha detyrimet që shtrohen gjatë procesit

mësimor.

c. Të kërkojë nga organet drejtuese të departamentit, fakultetit dhe universitetit, respektimin

e të gjitha të drejtave që burojnë nga Kodi i Punës dhe Ligji për Arsimin e Lartë.

d. Të kërkojë nga studentët një frymë etike dhe morale në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Neni 46

Detyrat e personelit akademik

Personeli akademik ka edhe këto detyra:

1. Të hartojë sipas afateve të përcaktuara nga dekani, programin e mësimdhënies dhe

syllabusin e kursit të cilin ua bën të njohur studenteve, dhe një kopje e të tij duhet t'a

dorëzojë në departament.

2. Të shfrytëzojë me efektivitet orën e mësimit duke iu përmbajtur orarit mësimor.

3. Të ndjekë sistematikisht zhvillimin dhe arritjet e shkencës sipas profilit përkatës në planin

kombëtar e ndërkombëtar dhe ta reflektojë atë në procesin mësimor.

4. Të hartojë në kohën e duhur tezat e provimit, të cilat çdo vit duhet të jenë të riformuluara,

të azhornuara dhe gjithëpërfshirëse.

5. Të dorëzojë në kohë në sekretarinë mësimore rezultatet e vlerësimit të studentëve.

6. Të depozitojë në kohë në sekretarinë e departamentit testet e provimeve, të cilat ruhen të

paktën deri në përfundim të provimeve të semestrit të ardhshëm.

7. Të zbatojë udhëzimet në fuqi gjatë realizimit të programit mësimor.

8. Të respektojë gjatë gjithë veprimtarisë së tij parimet e etikës qytetare, Kodin e Etikës së

Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë, duke shfaqur një figurë të pajtueshme me

veprimtarinë që zhvillohet në universitet.

9. Të respektojë me përgjegjësi orarin dhe disiplinën në punë;

Page 30: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 30 nga 38

10. Të ruajë sekretin profesional, të mos japë të dhëna lidhur me detyrën që kryen pa qenë

autorizuar nga autoriteti drejtues.

11. Të japë me përgjegjësi informacion mbi realizimin e procesit te mësimdhënies, kërkimit

shkencor, kontributit në institucion dhe aspekteve tjera të punës, sa here që kjo i kërkohet

nga autoritetet drejtuese të departamentit, fakultetit dhe universitetit.

12. Përpara fillimit të çdo semestri personeli akademik me kohë të plotë, merr miratimin nga

përgjegjësi i departamentit, nga dekani i njësisë kryesore dhe nga rektori, për aktivitetin

mësimor me kohë të pjesshme që mund të kryejë në institucione të tjera të arsimit të lartë.

Page 31: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 31 nga 38

KREU IX

STATUTI, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E STUDENTËVE

Neni 47

Statusi i studentit

Një person fiton statusin e studentit me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë

dhe e humbet këtë status me marrjen e diplomës ose çertifikatës përkatëse, si dhe në raste

ndryshme të çrregjistrimit të tij.

Neni 48

Përfundimi dhe heqja e statusit

Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës. Statusi hiqet me ç’regjistrim në këto

raste:

a. Me urdhër të dekanit bazuar në kërkesën e studentit për ç’regjistrim në formën e një

deklarate të përpiluar para një noteri publik;

b. Me urdhër të dekanit/ kur vërtetohet se i kanë munguar ose ka humbur kushtet dhe

kriteret për të drejtën e studimit;

c. Kur dënohet me burgim për një krim të rëndë, me dashje ose përsëritje;

d. Kur braktis pa shkak studimet dhe pa u ndjekur procedurat për ndërprerjen e studimeve;

e. Me urdhër të dekanit, pas konsultimit me këshillin përkatës të studentëve për shkelje të

rëndë ose të përsëritur të kësaj Rregulloreje ose rregulloreve të tjera.

Neni 49

Të drejtat e studentëve

Studentët kanë të drejtë:

a. Të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara

në përputhje me statusin e tyre;

b. Të përdorin mjedise në biblioteka, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen

për studentët nga institucioni:

c. Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e institucionet parashikuar për studentë, në

përputhje me këtë ligj dhe statusin e institucionit:

d. Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit

akademik të institucionit.

e. Të përdorë pajisjet e universitetit sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin

mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor, bibliotekën dhe mjediset

sportive e kulturore të universitetit;

f. Të përfaqësohet në këshillin e fakultetit dhe senatin e universitetit në përputhje me

rregulloret përkatëse të këtyre organeve.

Page 32: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 32 nga 38

g. Të organizohet në shoqata të ndryshme jopolitike në përputhje me aktet ligjore e

nënligjore përkatëse;

h. Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit kur plotëson kushtet e përcaktuara me

vendim të këshillit të ministrave, senatit e në marrëveshjet ndërshtetërore ose

ndëruniversitare;

i. Të ndjekë sudimet në një degë të dytë, në sistem të ndryshëm nga ai që ndjek, sipas

përcaktimeve në këtë rregullore, në vendimet e senatit apo në aktet e posaçme të

ministrisë së arsimit dhe të shkencës.

j. Të shprehë opinionin e tij për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik

të universitetit

k. Të ankohet për shkelje te rregullave dhe standarteve akademike nga ana e pedagogëve, të

mosrealizimit të procesit të mësimdhënies, të rregullave të zhvillimit të provimit dhe për

vlerësimin e tij të pamerituar.

l. Të ankohet për shkelje te etikës akademike, të konfliktit të interesit dhe të çdo rasti tjetër

që cënon integritetin e studentit.

m. Të drejta të tjera të studentëve janë përcaktuar në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për

Arsimin e Lartë në Republiken e Shqipersise", i ndryshuar, në Statutin e Universitetit

"Ismail Qemali" të Vlorës dhe në këtë Rregullore.

Neni 50

Përgjegjësitë e studentit

Studenti është i detyruar:

1. Të njohë me hollësi rregullat e universitetit e detyrimet e tij dhe të jetë i vetëdijshëm për

zbatimin e tyre; në të kundërt, universiteti nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të

rrjedhin nga mosnjohja e tyre;

2. Të njohë të gjitha kërkesat e përgjithshme të universitetit, si dhe kërkesat specifike të

programit në fushën që ata kanë zgjedhur. Studentët janë përgjegjës për t'iu përgjigjur të

gjitha kërkesave dhe rregulloreve përkatëse në bazë të diplomave që ata synojnë;

3. Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga statuti i universitetit, nga kjo rregullore dhe

nga çdo akti tjetër ligjor e nënligjor për arsimin e lartë;

4. Të shlyejë detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe programet e lëndëve, si dhe

çdo detyrim tjetër financiar dhe material kundrejt fakultetit dhe universitetit, sipas

përcaktimeve ligjore;

5. Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të shkollës nga ana e tij; dëmi material që

ai mund të ketë bërë zhdëmtohet në masën e përllogaritur.

6. Të jenë në dijeni të praktikave dhe standardeve të shkollimit të ndershëm.

7. Të ndjekin udhëzimet e pedagogëve në lidhje me provimet dhe detyrat në mënyrë që të

evitojnë një paraqitje të keqe të punës.

Page 33: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 33 nga 38

8. Të jenë të sigurt që rregulla të veçanta në lidhje me dokumentimin e detyrave të kursit, të

procedurave të provimit, të përdorimit të informacioneve e programeve kompjuterike,

etj., janë kuptuar qartë.

9. Të evitojnë aparencën e mashtrimit (të lënit përshtypje sikur po mashtrojnë). Nëse

studentët janë të bindur që praktikat e përdorura nga pedagogu janë të favorshme ndaj

mashtrimit, ata mund t'ia përcjellin këtë mesazh pedagogut, përgjegjësit të departamentit,

ose një anëtari të komisionit të sjelljes akademike, student/pedagog (ose drejtpërsëdrejti,

ose me anë të zyrës së dekanit të studentëve). Nëse komisioni i sjelljes akademike

vendos se është vënë re sjellje e keqe akademike, atëherë komisioni cakton ndëshkimin, i

cili mund të variojë nga vërejtje disiplinore, “paralajmerim”, pezullim të përkohshëm e

deri në përjashtim (pushim nga puna) nga universiteti.

Neni 51

Rregullat e sjelljes akademike

Të gjithë anëtarët e komunitetit akademik në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit

‘Ismail Qemali’ të Vlorës duhet të praktikojnë dhe të ruajnë standartet e integritetit akademik

dhe ndershmërisë. Integritet akademik do të thotë të paraqesësh vetveten dhe punën tënde me

ndershmëri. Prezantimi i keq i vetvetes dhe punës është mashtrim sepse do të thotë që

studentët pretendojnë kredite për ide apo punë që nuk janë në të vërtetë vepër e tyre dhe në

këtë mënyrë kërkojnë një diplomë që në të vërtetë nuk është fituar. Më poshtë janë disa

shembuj pandershmërie akademike:

1. Mashtrim në provime. Këtu përfshihen të përdorësh materiale si libra dhe/ose shënime

atëherë kur një gjë e tillë nuk është e autorizuar nga pedagogu, të kopjosh nga testimi apo

detyra e dikujt tjetër, të ndihmosh dikë tjetër të kopjojë punën, të zëvendësosh punën e

dikujt tjetër me punën tënde, të vjedhësh kopje të provimeve, ose të tjera forma shkeljesh

në sjelljeje gjatë provimeve.

2. Plagjiaturë e punës së të tjerëve. Plagjiaturë do të thotë të përdorësh punën ose idetë e

dikujt tjetër pa i dhënë atij personi kredit për punën e vet; duke bërë këtë studentët

pretendojnë kredit për mendimin e dikujt tjetër. Studentët duhet të dokumentojnë

gjithmonë burimin e informacionit qoftë atëherë kur e kanë lexuar edhe atëherë kur e kanë

dëgjuar. Kur punohet me burime të shkruara, një dallim i qartë duhet bërë midis

thonjëzave (të cilat riprodhojnë informacionin fjalë për fjalë nga burimi dhe e vendosin atë

midis thonjëzave) dhe perifrazimeve (të cilat e përpunojnë burimin e informacionit dhe e

paraqesin atë me fjalët e studentit. Qoftë citimet midis thonjëzave, qoftë perifrazimet

duhen të dokumentohen në çdo rast. Edhe në rastin kur studentët rishprehin, përmbledhin

apo përzgjehdin pjesë nga puna e tjetrit, idetë i përkasin në çdo rast personit tjetër, dhe

mosdhënia kredit punës së tij përbën prezantim të keq të punës aktuale të studentit dhe

plagjiaturë e ideve të dikujt tjetër. Të blesh një detyrë kursi ose të përdorësh informacion

Page 34: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 34 nga 38

nga Rrjeti Ndërkombëtar i Informacionit ose Interneti pa njohur burimin dhe ta dorëzosh

atë si punë vetjake është plagjiaturë.

3. Mashtrim në raporte laboratori duke fallsifikuar të dhëna apo duke dorëzuar të dhëna të

pabazuara në punën vetjake të studentit është shkelje.

4. Falsifikimi i dokumentave apo paraqitja dizinformuese e kredencialeve të një personi është

shkelje.

5. Bashkëpunimi i paautorizuar në detyra kompjuterike dhe hyrje e paautorizuar dhe

përdorimi i programeve kompjuterikë duke përshirë modifikimin e skedar kompjuterikë të

krijuar nga të tjerë dhe të paraqesësh atë punë si punën tënde është shkelje. Me përjashtim

të rasteve kur japin udhëzime specifike, në të gjitha rastet pedagogët presin prej studentëve

punë individuale pa ndihmën e të tjerëve në detyra kursi, provime, raporte laboratori dhe

ushtrime kompjuterike, si dhe dokumentacion të të gjitha burimeve në rastet kur këto

vihen në përdorim. Nëse pedagogët caktojnë një projekt të veçantë përveç ose si shtesë

ndaj provimeve, si për shembull detyrë kursi e bazuar në punë kërkimore, apo ese

origjinale ose referatë e një libri, ata kanë përcaktuar që kjo punë është përmbushur vetëm

për atë kurs. Studentët nuk duhet të dorëzojnë punën e kryer në një kurs që është marrë në

të kaluarën apo për një kurs bashkëekzistues, përveç rasteve kur studenti ka leje të qartë

për të bërë kështu nga të dy anëtarët e personelit akademik që janë pedagogë të kurseve.

Neni 52

Masat disiplinore ndaj studentit

1. Shkelje e rregullave të universitetit konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga ana e

studentit që cënojnë personalitetin e personelit akademik, të çdo punonjësi tjetër të

universitetit dhe çdo studenti, normat etiko-morale të shoqërisë si kopjimi në provime,

falsifikimi i dokumentave të ndryshme, fyerjet, sharjet, aktet e rrugaçërisë, të vjedhjes etj,

kur këto veprime nuk bartin elementë të veprës penale.

2. Ndaj studentit që kryen këto veprime, merren këto masa disiplinore:

vërejtje me shkrim;

paralajmërim për pezullim ose përjashtim nga universiteti;

pezullimin nga universiteti për një semester ose një vit;

përjashtim nga Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë

përjashtim përgjithmonë nga Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë

3. Vendimin për "Vërejtje me shkrim", "Paralajmërim për pezullim ose përjashtim nga

Universiteti" dhe "Pezullim nga Universiteti për një semestër ose një vit" e merr Dekanati

i FSHP. Në raste të veçanta të parashikuara në Kodin e Etikës, këto vendime mund të

merren nga Rektorati.

4. Vendimin për "Përjashtimin nga Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë" (heqje vetëm e së

drejtës së studimit të filluar) dhe "Përjashtimin përgjithmonë nga Universiteti "Ismail

Page 35: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 35 nga 38

Qemali" Vlorë (duke mos i lejuar të fitojë të drejta studimi të mëpasshme) e merr

Rektorati i Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë mbi bazën e propozimit të Dekanatit të

FSHP.

5. Masa disiplinore merret pasi bëhen verifikimet e nevojshme për shkeljen dhe ndiqen

procedurat konform statutit, kësaj rregulloreje dhe Kodit të Etikës.

6. Masat disiplinore pasqyrohen në rregjistrin e studentëve dhe administrohen nga zyra

akademike.

7. Studenti konsiderohet i rehabilituar, nëse nuk bën shkelje tjetër me kalimin e tre muajve

për vërejtjen, brenda 6 muajve për paralajmërimin dhe një viti për pezullimin.

Neni 53

Këshillimi Akademik

1. Roli dhe misioni i udhëheqjes profesionale dhe akademike në Fakultetin e Shëndetit

Publik, Vlorë është të këshillojë studentët ndërsa këta të fundit përpiqen të arrijnë

qëllime akademike, synime të jetës apo të karrierës, si dhe përpilojnë plane për t'i arritur

këto synime. Ky është një proces i vazhdueshëm zbulimi, qartësimi dhe vlerësimi, në të

cilin udhëheqësit akademikë i ndihmojnë studentët të dallojnë mundësitë e paraqitura,

duke vlerësuar alternativat e mundshme, si dhe duke peshuar pasojat e vendimeve të

caktuara.

2. Udhëheqësit akademikë të fakultetit janë në dispozicion në çdo departament.

3. Për ndihmë në të kuptuarit e kërkesave të pranimit në programe të caktuara, limiteve në

kuotat e pranimit, si dhe të kërkesave të Fakultetit dhe të programit të diplomimit,

studentët duhet të konsultohen me udhëheqësit akademikë të fakultetit.

4. Ndërsa studentët marrin ndihmë gjatë këshillimit orientues fillestar, ata duhen nxitur që të

kërkojnë ndihmë individuale sa më herët që të jetë e mundur në programet e tyre, si dhe

që nga ai moment të shkojnë e të takohen rregullisht me udhëheqësit e tyre akademikë.

5. Shumica e udhëheqësve akademikë takohen me studentët në mënyrë individuale nëpër

orare të caktuara në marrëveshje me njëri-tjetrin, përveç periudhave të ngarkuara gjatë

fillimit të sezonit të regjistrimeve, në të cilat ndihma e dhënë do të jetë më e kufizuar.

6. Në disa programe studentët duhet të paraqesin një program plani të shkruar. Udhëheqësit

akademikë mund t'i ndihmojnë studentët të përpilojnë të tilla plane, si dhe të verifikojnë

që të gjitha detyrimet e kursit po shlyhen në kohën e duhur.

7. Studentët mund t'i gjejnë udhëheqësit e tyre akademikë duke konsultuar listën e zyrave të

udhëheqjes akademike të çdo departamenti.

Page 36: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 36 nga 38

KREU X

SIGURIMI I CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË - AKREDITIMI

Neni 54

Sigurimi i brendshëm i cilësisë

1. Universiteti ‘Ismail Qemali’ dhe Fakulteti i Shëndetit Publik janë përgjegjës për

sigurimin e brendshëm të cilësisë, gjë që e realizojnë nëpërmjet komisionit të sigurimit të

brendshëm të cilësisë së FSHP. Në të merr pjesë gjithmonë edhe një përfaqsues nga

organizimet studentore të institucionit, si dhe një përfaqsues ekspert i jashtëm.

2. Komisioni i sigurimit të brendshëm të cilësisë së FSHP vlerëson periodikisht efikasitetin

e vlerësimeve mësimore, kërkimore apo artistike, si dhe të veprimtarive administrative e

financiare të institucionit. Ky komision ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të

dhënat e institucionit.

3. Kriteret dhe procedurat për ngritjen dhe funksionimin e këtij sistemi hartohen nga

dekanati i FSHP dhe rektorati i UV, në bashkëpunim me Agjencinë Publike të

Akreditimit te Arsimit Lartë, sipas statutit të Universitetit ‘Ismail Qemali’.

4. Fakulteti i Shëndetit Publik publikon rezultatet e vlerësimit që ka kryer.

Neni 55

Sigurimi i jashtëm i cilësisë

1. Sigurimi i jashtëm i cilësisë realizohet përmes proceseve të vlerësimit të jashtëm të

cilësisë dhe akreditimit.

2. Vlerësimi i jashtëm i cilësisë kryhet nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të

Lartë ose agjenci të tjera akreditimi, pjesë të Rrjetit Europian për Sigurimin e Cilësisë në

Arsimin e Lartë (ENQA). Këshilli i Ministrave miraton rregulloren për organizimin dhe

veprimtarinë e këtyre agjencive.

Neni 56

Vlerësimi i cilësisë

1. Vlerësimi dhe akreditimi janë në niveli institucional dhe programesh studimi.

2. Vlerësimi dhe akreditimi mbështeten në standardet shtetërore të cilësisë. Këto standarde

përcaktohen me akte nënligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Neni 57

Akreditimi

1. Akreditimi i parë i jep të drejtën FSHP të lëshojë diplomat e njohura në Republikën e

Shqipërisë.

2. Vetë FSHP dhe çdo program që ai jep i nënshtrohet akreditimit periodik.

3. Vlerësimi dhe akreditimi periodik kryhen çdo 6 vjet.

4. Shpenzimet për vlerësimin e jashtëm të cilësisë përballohen nga fondet e UV.

5. Rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe akreditimit bëhen publike.

Page 37: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 37 nga 38

KREU XI

KËRKIMI SHKENCOR DHE SHËRBIMET E FAKULTETIT TË SHËNDETIT PUBLIK

Neni 58

Kërkimi shkencor në Fakultetin e Shëndetit Publik

1. Fakulteti i Shëndetit Publik kryen kërkim shkencor bazë ose të aplikuar, studime dhe

projekte për zhvillim, veprimtari të tjera krijuese në mënyrën e përcaktuar në statutin e

UV, sipas objektivave specifikë të fakultetit në këto drejtime.

2. Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet në FSHP, synon dhe në rritjen e cilësisë

së arsimimit. Ajo u jep studentëve aftësi metodologjike për kërkim, jep mundësi të

vazhdueshme në plotësimin e disiplinave mësimore me njohuri shkencore dhe praktike të

avancuara, përmirëson kualifikimet e personelit akademik të institucioneve të arsimit të

lartë, si dhe krijon mjete materiale për zhvillimin dhe punën në institucion etj.

3. Personeli akademik është i lirë të kryejë veprimtari kërkimi e zhvillimi për të tretë, por

me kusht:

a) plotësimin e detyrimeve ndaj institucionit, sipas kontratës së punës;

b) plotësimin e detyrimeve të njësisë përbërëse të institucionit për kërkim shkencor, sipas

pikës 1 të këtij neni.

Neni 59

Veprimtaritë kërkimore në Fakultetin e Shëndetit Publik

1. Veprimtaritë e kërkimit dhe zhvillimit në FSHP duhet të sigurojnë integrimin e kërkimit

me mësimin.

2. Temat ose afatet e kërkimit, drejtimet dhe vëllimi i punëve përcaktohen nga

departamentet e FSHP. Këto përcaktohen mbështetur në nevojat e zhvillimit të vendit,

rëndësinë e kërkimit për arsimimin e studentëve, programet e bashkëpunimit shkencor,

aftësimin e personelit akademik, si dhe burimet financiare në dispozicion.

3. FSHP kryen për të tretë edhe shërbime të ndryshme të kualifikuara, si ekspertiza, analiza,

këshillime, shërbime klinike, informacioni etj., në bazë të marrveshjeve të bashkëpunimit.

Këto veprimtari kryen me financime të palëve të interesuara. Të ardhurat nga këto

veprimtari shkojnë tërësisht në favor të FSHP. Kur të ardhurat sigurohen nga veprimtari

kërkimore, studimore dhe krijuese të personelit akademik të institucionit, një pjesë e tyre

mund të përdoren edhe për shpërblimin dhe motivimin e personelit pjesëmarrës në këtë

veprimtari, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

4. FSHP ka të drejtë të hartojë programe dhe projekte kërkimore të bashkëpunimit me

institucione të tjera, publike ose private, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me shoqata,

fondacione etj.

5. FSHP bën një raport vjetor për veprimtarinë kërkimore-shkencore ose krijuese të çdo

lloji.

Page 38: RREGULLORJA - univlora.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

Adresa /Adress: L. Hajrro Cakërri, Rr. Sulejman Delvina, Vlorë, Albania Web-site: www.univlora.edu.al Tel. Fax ++35533224952 e-mail: [email protected]

Faqe 38 nga 38

Neni 60

Planifikimi i veprimtarive kërkimore

1. Veprimtaritë kërkimore bëhen mbi bazën e planeve, programeve dhe projekteve të

miratuara, sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj ose akte të tjera.

2. Performanca e punës kërkimore e të gjitha llojeve e niveleve vlerësohet nga dekanati i

FSHP.

3. Programet e studimeve të ciklit të tretë dhe, në masë më të vogël, programet e studimeve

të ciklit të dytë konsiderohen punë kërkimore dhe i nënshtrohen gjithashtu planifikimit.

KREU XII:

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 61

Kjo Rregullore shfuqizon rregulloren e mëparshme dhe shtrin efektet me miratimin nga

Senati Akademik i Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë.

Neni 62

Të drejtën e patjetërsueshme në interpretimin e kësaj Rregulloreje, e ka Dekanati i Fakultetit

të Shëndetit Publik, në konsultim me Rektoratin e Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë.

Neni 63

Ndryshimet në rregullore hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit në Këshillin e FSHP.

Miratuar me Vendim nr.10, datë 30.05.2013 të Këshillit të Fakultetit të Shëndetit Publik të

Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë.

Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Shëndetit Publik

Doc.Aurela Saliaj