69
Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016 Miratuar nga Kongresi i 33-të i FIVB-së në vitin 2012

Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Miratuar nga Kongresi i 33-të i FIVB-së në vitin 2012

Page 2: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PËRMBAJTJA VEÇORITË E LOJËS

PJESA 1: FILOZOFIA E RREGULLORES DHE E GJYKIMIT

PJESA 2 – NDARJA I: LOJA

KREU 1: OBJEKTET DHE PAJISJET

1. TERRITORI I LOJËS

1.1 PËRMASAT

1.2 SIPËRFAQJA E LOJËS

1.3 VIJAT NË FUSHË

1.4 ZONAT DHE KATRORËT

1.5 TEMPERATURA

1.6 NDRIÇIMI

2. RRJETA DHE SHTYLLAT

2.1 LARTËSIA E RRJETËS

2.2. STRUKTURA

2.3 SHIRITAT ANËSORË

2.4 ANTENAT

2.5 SHTYLLAT

2.6 PAJISJE SHTESË

3. TOPAT

3.1 STANDARDET

3.2 NJËLLOJSHMËRIA E TOPAVE

3.3 SISTEMI I TRE TOPAVE

KREU 2: PJESËMARRËSIT

4. SKUADRAT

4.1 PËRBËRJA E SKUADRËS

4.2 VENDQËNDRIMI I SKUADRËS

4.3 PAJISJET

4.4 NDRYSHIMET E PAJISJEVE

4.5 SENDE TË NDALUARA

5. DREJTUESIT E SKUADRËS

5.1 KAPITENI

Page 3: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

5.2 TRAJNERI

5.3 NDIHMËS TRAJNERI

KREU 3: FORMULA E LOJËS

6. PËR TË SHËNUAR NJË PIKË, PËR TË FITUAR NJË SET DHE NDESHJEN

6.1 PËR TË SHËNUAR NJË PIKË

6.2 PËR TË FITUAR NJË SET

6.3 PËR TË FITUAR NDESHJEN

6.4 MOSPARAQITJA DHE SKUADRA JO E PLOTË

7. STRUKTURA E LOJËS

7.1 SHORTI

7.2 NXEHMJA E SKUADRAVE

7.3 RRESHTIMI I SKUADRËS

7.4 VENDOSJET

7.5 GABIMI NË VENDOSJE

7.6 RROTULLIMI

7.7 GABIMI NË RROTULLIM

KREU 4: VEPRIMET NË LOJË

8. GJENDJET NË LOJË

8.1 TOPI NË LOJË

8.2 TOPI JASHTË LOJE

8.3 TOPI “BRËNDA”

8.4 TOPI “JASHTË”

9. LUAJTJA E TOPIT

9.1 TAKIMET E SKUADRËS

9.2 VEÇORITË E GODITJES

9.3 GABIMET NË LUAJTJEN E TOPIT

10. TOPI NË RRJETË

10.1 TOPI QË KALON RRJETËN

10.2 TOPI QË PREK RRJETËN

10.3 TOPI NË RRJETË

11. LOJTARI PRANË RRJETËS

11.1 PREKJA E TOPIT MATANË RRJETËS

Page 4: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

11.2 DEPËRTIMI NËN RRJETË

11.3 PREKJA E RRJETËS

11.4 GABIMET E LOJTARIT NË RRJETË

12. SHËRBIMI

12.1 SHËRBIMI I PARË I SETIT

12.2 RRADHA E SHËRBIMIT

12.3 AUTORIZIMI PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT

12.4 KRYERJA E SHËRBIMIT

12.5 MBULIMI

12.6 GABIMET E KRYERA GJATË SHËRBIMIT

12.7 GABIMET NË SHËRBIM DHE NË VENDOSJE

13. GODITJE SULMI

13.1 VEÇORITË E GODITJES SË SULMIT

13.2 KUFIZIMET E GODITJES NË SULM

13.3 GABIMET E GODITJES SË SULMIT

14. BLLOKU

14.1 BLLOKIMI

14.2 TAKIMET E BLLOKUT

14.3 BLLOKU NË HAPËSIRËN E KUNDËRSHTARIT

14.4 BLLOKU DHE TAKIMET E SKUADRËS

14.5 BLLOKIMI I SHËRBIMIT

14.6 GABIMET E BLLOKUT

KREU 5: NDËRPRERJET, INTERVALET DHE VONESAT

15. NDËRPRERJET E RREGULLTA TË LOJËS

15.1 NUMRI I NDËRPRERJEVE TË RREGULLTA

15.2 KËRKESA PËR NDËRPRERJE TË RREGULLTA TË LOJËS

15.3 VIJIIMËSIA E NDËRPRERJEVE

15.4 PUSHIMET DHE PUSHIMET TEKNIKE

15.5 NDËRRIMI I LOJTARËVE

15.6 KUFIZIMET E NDËRRIMEVE

15.7 NDËRRIMI I JASHTËZAKONSHËM

15.8 NDËRRIMI PËR LARGIM OSE PËR PËRJASHTIM

15.9 NDËRRIMI I PARREGULLT

Page 5: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

15.10 PROCEDURA E NDËRRIMIT

15.11 KËRKESA E PAVEND

16. VONESAT E LOJËS

16.1 LLOJET E VONESAVE

16.2 NDËSHKIMET PËR VONESA

17. NDËRPRERJET E JASHTËZAKONSHME TË LOJËS

17.1 DËMTIMI

17.2 NDËRHYRJET E JASHTME

17.3 NDËRPRERJET E ZGJATURA

18. INTERVALET DHE NDËRRIMI I FUSHAVE

18.1 INTERVALET MIDIS SETEVE

18.2 NDËRRIMI I FUSHAVE

KREU 6: LOJTARI LIBERO

19. LOJTARI LIBERO

19.1 CAKTIMI I LOJTARIT LIBERO

19.2 VESHJA

19.3 AKSIONET E LEJUARA PËR LOJTARIN LIBERO

19.4 RICAKTIMI I NJË LIBERO TË RI

19.5 PËRMBLEDHJE

KREU 7: SJELLJA E PJESËMARRËSVE

20. KËRKESAT E SJELLJES

20.1 SJELLJA SPORTIVE

20.2 LOJA E NDERSHME

21. SJELLJET E PAHIJSHME DHE NDËSHKIMET PËR TO

21.1 KEQSJELLJET

21.2 SJELLJA E PAHIJSHME QË SHOQËROHET ME NDËSHKIME

21.3 SHKALLA E NDËSHKIMEVE

21.4 ZBATIMI I NDËSHKIMEVE PËR SJELLJE TË PAHIJSHME

21.5 SJELLJA E PAHIJSHME PËRPARA DHE MIDIS SETEVE

21.6 PËRMBLEDHJE E SJELLJES SË PAHIJSHME DHE KARTONAT QË PËRDOREN

PJESA 2 – NDARJA II. GJYQTARËT, PËRGJEGJËSITË E TYRE DHE SHENJAT

ZYRTARE

KREU 8: GJYQTARËT

Page 6: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

22. TRUPI GJYKUES DHE PROCEDURAT

22.1 PËRBËRJA

22.2 PROCEDURAT

23. GJYQTARI I PARË

23.1 VENDQËNDRIMI

23.2 TË DREJTAT

23.3 DETYRAT

24. GJYQTARI I DYTË

24.1 VENDQËNDRIMI

24.2 TË DREJTAT

24.3 DETYRAT

25. SEKRETARI I NDESHJES

25.1 VENDQËNDRIMI

25.2 DETYRAT

26. NDIHMËS SEKRETARI

26.1 VENDQËNDRIMI

26.2 DETYRAT

27. VIJËROJTËSIT

27.1 VENDQËNDRIMI

27.2 DETYRAT

28. SHENJAT ZYRTARE

28.1 SHENJAT ZYRTARE ME DUAR TË GJYQTARËVE

28.2 SHENJAT ME FLAMURË TË GJYQTARËVE TË VIJAVE

PJESA 2 – NDARJA III: DIAGRAMAT

D11 – SHENJAT ZYRTARE ME DUAR TË GJYQTARËVE

D12 – SHENJAT ZYRTARE ME FLAMUR TË VIJËROJTËSVE

PJESA 3: PËRKUFIZIMET

Page 7: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Rregullorja 2013 – 2016 VEÇORITË E LOJËS Volejbolli është një sport që luhet nga 2 skuadra në një fushë loje të ndarë nga një rrjetë. Ka versione të ndryshme të kësaj loje, që përshtaten për kushte të caktuara dhe që ofrojnë gjithanshmërinë e lojës për secilin. Qëllimi i lojës është dërgimi i topit mbi rrjetë me synimin që të bjerë në tokë në fushën e kundërshtarit dhe të ndalojë të njëjtën përpjekje nga ana e kundërshtarit. Skuadra ka tre takime për të kthyer topin (përveç prekjes në bllok). Topi futet në lojë me anë të shërbimit që goditet nga lojtari në shërbim mbi rrjetë për në fushën e kundërshtarit. Aksioni i lojës vijon deri sa topi të prekë tokën në fushën e lojës, dërgohet “jashtë” ose deri sa njëra skuadër nuk e kthen atë në mënyrë të rregullt. Në volejboll, skuadra që fiton një aksion loje shënon një pikë (sistemi çdo aksion pikë). Kur skuadra që pret shërbimin fiton një aksion, ajo fiton një pikë dhe të drejtën të kryejë shërbimin dhe lojtarët e saj rrotullohen një pozicion në drejtim të akrepave të orës.

Page 8: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PJESA 1. FILOZOFIA E RREGULLORES DHE GJYKIMIT HYRJE Volejbolli është një ndër sportet konkurrues dhe çlodhës më popullor dhe më i suksesshëm në botë. Ai është i shpejtë, emocionues dhe veprimi është shpërthyes. Volejbolli përfshin disa elementë thelbësorë që kryqëzohen dhe ndërthuren me njeri-tjetrin, ndërveprimi i të cilave e bën atë të veçantë krahasuar me lojërat e tjera kolektive. Në vitet e fundit të FIVB ka bërë hapa të mëdha në përshtatjen e lojës për shikuesit e shumtë. Ky tekst ka për qëllim t’i shërbejë një publiku të gjerë që kanë lidhje me volejbollin - lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, shikuesve, ose komentatorëve për arsyet e mëposhtme: - të kuptuarit më të mirë të rregullores që mundëson një lojë më të mirë – trajnerët mund të krijojnë taktika dhe struktura më të mira për skuadrat, duke i lejuar lojtarët të jenë të plotësisht të lirshëm për të shfaqur aftësitë e tyre; - të kuptuarit e lidhjeve ndërmjet rregullave i lejon zyrtarët e ndeshjes për të marrë vendime sa më të drejta. Kjo hyrje së pari përqendrohet tek volejbolli si një sport konkurrues, përpara se të përqendrohet tek nxjerrja në pah e cilësive kryesore që janë të nevojshme për një gjykim të suksesshëm. VOLEJBOLLI ËSHTË NJË SPORT KONKURRUES

Gara nxjerr në pah fuqitë që mund të qëndrojnë fshehura. Ajo shfaq anën më të mirë të aftësisë, shpirtit, krijimtarisë dhe estetikës. Rregullat janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që ti bëjnë të mundura të gjitha këto cilësi. Me disa përjashtime, volejbolli u lejon të gjithë lojtarëve të veprojnë së bashku tek rrjeta (në sulm) dhe në pjesën e pasme të fushës (për të mbrojtur ose për të kryer shërbimin). Uilliam Morgan (William Morgan), krijuesi i kësaj loje, do të ishte ende në gjendje ta njihte atë, sepse gjatë viteve volejbolli ka ruajtur disa elementë të veçantë dhe thelbësore. Disa nga këto elementë ajo i ndan me lojëra të tjera që kanë në përbërjen e tyre rrjetën / topin / dhe raketat: - Shërbimin; - Rrotullimin (duke vajtur me radhë për të shërbyer); - Sulmin; - Mbrojtjen. Megjithatë, volejbolli është i veçantë ndërmjet lojërave me rrjetë, duke këmbëngulur tek fakti se topi është në fluturim të përhershëm - një "top fluturues" - dhe duke i lejuar secilës skuadër një numër pasimesh brenda saj përpara se topi të rikthehet tek skuadra kundërshtare. Futja e një lojtari të specializuar për mbrojtjen - Libero – e ka çuar përpara lojën për sa i përket kohëzgjatjes së aksioneve dhe lojës me shumë faza. Ndryshimet në rregullin e shërbimit e kanë ndryshuar kryerjen e shërbimit, nga një veprim i thjeshtë vetëm për ta futur topin në lojë në një armë të vërtetë sulmi. Koncepti i rrotullimit është vendosur për tu dhënë mundësinë të gjithë lojtarë që luajnë për të ndërruar vendet në fushë. Rregullat mbi pozicionet e vendosjes së lojtarëve duhet ti lejojnë skuadrat që ato të kenë lakueshmëri dhe që të krijojnë skema interesante në taktikat e tyre. Sportistët e përdorin këtë lloj strukture për të matur teknikat, taktikat dhe forcën. Struktura, po ashtu, i lejon lojtarët të shprehen lirshëm dhe të kënaqin e entuziasmojnë shikuesit. Dhe imazhi i mirë i volejbollit të sotëm është gjithnjë në rritje.

Page 9: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

ROLI I GJYQTARIT NË KËTË STRUKTURË

Thelbi i një gjyqtari të mirë qëndron në konceptin e paanësisë dhe të qëndrueshmërisë së saj: - të jetë i drejtë me çdo pjesëmarrës, - të shikohet si i drejtë nga ana e shikuesve. Kjo gjë kërkon një besim shumë të madh – gjyqtarit duhet t’i besohet të lejojë që lojtarët të argëtohen: - duke qenë i saktë në gjykimin e tij/saj; - duke kuptuar përse është shkruar rregulli; - duke qenë një organizator i aftë; - duke lejuar që ndeshja të rrjedhë dhe që ajo të shkojë drejt një përfundimi; - duke qenë një edukator – të përdorë rregullat për të ndëshkuar padrejtësitë ose të qortojë anëtarët e skuadrave që janë të pasjellshëm; - duke e mbështetur lojën – dhe kjo bëhet e mundur, duke lejuar elementët mbresëlënës gjatë lojës si dhe të lejojë lojtarët më të mirë për të bërë atë që ata e bëjnë më mirë: të argëtojnë shikuesit. Së fundi, mund të thuhet se një gjyqtar i mirë duhet të përdorë rregullat për ta bërë garën një përvojë që ia ka arritur qëllimit të saj për të gjithë pjesëmarrësit. Të gjithë lexuesit duhet ta shohin këtë Rregullore si gjendjen e sotme të zhvillimit të një loje të mrekullueshme, por edhe të kenë parasysh se përse paragrafët e mësipërm mund të jenë po aq të rëndësishëm për gjyqtarin në pozicionin që ka brenda këtij sporti. Përfshihu edhe ti! Mbaje topin në fluturim!

Page 10: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PJESA 2 – NDARJA I: LOJA

Page 11: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PJESA 2 – NDARJA I: LOJA

KREU 1. OBJEKTET DHE PAJISJET Rregulli Shiko rregullat 1. TERRITORI I LOJËS Territori i lojës përfshin fushën e lojës dhe zonën e lirë. Ai është

drejtkëndësh dhe simetrik. 1.1, D1a, D1b

1.1 PËRMASAT D2 Fusha e lojës është një drejtkëndësh me përmasa 18 x 9 m, e rrethuar

nga një zonë e lire, të paktën 3 m e gjerë nga të gjitha anët. Hapësira e lirë e lojës është hapësira mbi zonën e lojës që është e lirë nga çdo pengesë. Hapësira e lirë e lojës është të paktën 7 m e lartë nga sipërfaqja e lojës. Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, zona e lirë është të paktën 5 metra nga vijat anësore dhe 8 metra nga vijat fundore. Hapësira e lirë e lojës është të paktën 12.5 m e lartë nga sipërfaqja e lojës.

1.2 SIPËRFAQJA E LOJËS 1.2.1 Sipërfaqja e lojës duhet të jetë e sheshtë, horizontale dhe e njëtrajtshme.

Ajo nuk duhet të paraqesë asnjë rrezik dëmtimi për lojtarët. Ndalohet të luhet në sipërfaqe të ashpra ose të rrëshqitshme. Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, lejohet vetëm sipërfaqe prej druri ose sintetike. Çdo sipërfaqe duhet të miratohet paraprakisht nga FIVB.

1.2.2 Sipërfaqja e fushës së lojës në sallat e mbyllura duhet të jetë me një ngjyrë të çelur. Ne veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, vijat duhet të jenë me ngjyrë të bardhë. Fusha e lojës dhe zona e lirë duhet të jenë me ngjyra të tjera, të ndryshme nga njëra-tjetra.

1.1, 1.3

1.2.3 Në fusha të hapura lejohet një pjerrësi prej 5 mm në metër për kullim. Ndalohet bërja e vijave të fushës me materiale të forta.

1.3

1.3 VIJAT NË FUSHË D2 1.3.1 Të gjitha vijat janë 5 cm të gjera. Ato duhet të jenë me ngjyrë të çelur,

të ndryshme nga dyshemeja dhe cilado prej vijave të tjera. 1.2.2

1.3.2 Vijat kufizuese Dy vija anësore dhe dy vija fundore shënojnë kufijtë e fushës së lojës. Vijat anësore dhe fundore vizatohen brenda përmasave të fushës së lojës.

1.1

1.3.3 Vija e mesit Boshti i vijës së mesit ndan fushën e lojës në dy pjesë të barabarta me përmasa 9 × 9 m secila; megjithatë e gjithë gjerësia e vijës konsiderohet se u përket të dyja fushave në mënyrë të barabartë. Kjo vijë shtrihet poshtë rrjetës nga njëra vijë anësore tek tjetra.

D2

1.3.4 Vija e sulmit Në secilën fushë, vija e sulmit përcakton zonën e përparme. Skaji i pasëm i vijës së sulmit vizatohet 3 m prapa boshtit të vijës së mesit. Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, vija e sulmit zgjatet tej vijave anësore, duke shtuar pesë vija të shkurtra të ndërprera, 15 cm të gjata dhe 5 cm të gjera, 20 cm larg njëra-tjetrës, me gjatësi prej 1.75 m. “Vija e kufizimit të trajnerit” (një vijë e ndërprerë që shtrihet që nga vija e sulmit deri në vijën fundore të fushës, paralel me vijën anësore dhe 1.75 metra prej saj) është e përbërë prej vijash të shkurtra 15 cm të vizatuara 20 cm larg njëra-tjetrës dhe tregon kufirin e zonës së drejtimit të trajnerit.

1.3.3, 1.4.1 D2

Page 12: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

1.4 ZONAT DHE KATRORËT D1b, D2 1.4.1 Zona e përparme

Në secilën fushë, zona e përparme kufizohet nga boshti i vijës së mesit dhe nga skaji i pasëm i vijës së sulmit. Zona e përparme shtrihet përtej vijave anësore deri në fund të zonës së lirë.

19.3.1.4, 23.3.2.3e, D2 1.3.3, 1.3.4 19.3.1.4, 23.3.2.3e, 1.1, 1.3.2

1.4.2 Zona e shërbimit Zona e shërbimit është një zonë 9 m e gjerë që shtrihet pas secilës vijë fundore. Ajo kufizohet anash nga dy vija të shkurtra, secila 15 cm e gjatë, të hequra 20 cm prapa vijës fundore në zgjatim të vijave anësore. Të dy vijat e shkurtra përfshihen në gjerësinë e zonës së shërbimit. Në thellësi, zona e shërbimit shtrihet deri në fund të zonës së lirë.

1.3.2, 12, D1b 1.1

1.4.3 Zona e ndërrimit Zona e ndërrimit kufizohet nga shtrirja e të dy vijave të sulmit deri tek tavolina e sekretarisë.

1.3.4, 15.6.1, D1b

1.4.4 Zona e zëvendësimit të Liberos Zona e zëvendësimit të Liberos është pjesë e zonës së lirë në anën e stolave të skuadrave, e kufizuar nga zgjatimi i vijës së sulmit deri në vijën fundore.

19.3.2.7, D1b

1.4.5 Katrori i nxehmjes Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, në të dy këndet nga ana e stolave të skuadrave, jashtë zonës së lirë, vendosen katrorët e nxehmjes, me përmasa përafërsisht 3 × 3 m.

24.2.5, D1a, D1b

1.4.6 Katrori i ndëshkimit Katrori i ndëshkimit, me përmasa 1 × 1 m, i pajisur me dy karrige, vendoset në hapësirën e kontrollit, jashtë zgjatimit të secilës vijë fundore. Katrorët e ndëshkimit mund të kufizohen nga vija të kuqe 5 cm të gjera.

21.3.2.1, D1a, D1b

1.5 TEMPERATURA Temperatura minimale nuk duhet të jetë nën 10°C (50°F). Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, temperatura maksimale nuk mund të jetë më e lartë se 25°C (77°F) dhe temperatura minimale jo më e ulët se 16°C (61°F).

1.6 NDRIÇIMI Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, ndriçimi mbi territorin e lojës duhet të jetë 1000 deri 1500 luks, i matur në lartësi 1 m nga sipërfaqja e lojës.

1.

2. RRJETA DHE SHTYLLAT D3 2.1 LARTËSIA E RRJETËS 2.1.1 Rrjeta qëndron vertikalisht mbi vijën e mesit, lartësia e saj për meshkuj

vendoset në 2.43 m dhe për femra në 2.24 m. 1.3.3

2.1.2 Lartësia e rrjetës matet në qendrën e fushës së lojës. Lartësia e saj (mbi dy vijat anësore) duhet të jetë krejtësisht e njëjtë dhe nuk duhet të kalojë lartësinë zyrtare më shumë se 2 cm.

1.1, 1.3.2, 2.1.1

2.2 STRUKTURA Rrjeta është 1 m e gjerë dhe 9.50 deri 10 m e gjatë (me 25 deri 50 cm në çdo anë të shiritave anësorë), e ndërtuar me katrorë 10 × 10 cm me ngjyrë të zezë. Në pjesën e sipërme të saj ka një shirit të bardhë horizontal, me gjerësi 7 cm, me një beze të bardhë të palosur dy herë dhe të qepur në gjithë

D3

Page 13: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

gjatësinë e saj. Çdo skaj i shiritit ka një vrimë, përmes së cilës kalon një kabëll, që e mbërthen atë tek shtyllat duke mbajtur lartësinë e saj të tendosur. Brenda shiritit ka një kabëll elastik që mbërthen rrjetën tek shtyllat dhe e mban lartësinë e saj të tendosur. Fundin e rrjetës e përshkon një tjetër shirit horizontal, 5 cm i gjerë, i ngjashëm me shiritin e sipërm, brenda së cilës kalon një litar. Ky litar mbërthen rrjetën tek shtyllat dhe mban pjesën e poshtme të saj të tendosur.

2.3 SHIRITAT ANËSORË Dy shirita të bardhë lidhen vertikalisht në rrjetë dhe vendosen direkt sipër çdo vije anësore. Ata janë 5 cm të gjerë dhe 1 m të gjatë dhe konsiderohen pjesë e rrjetës.

1.3.2, D3

2.4 ANTENAT Antena është shufër elastike 1.80 m e gjatë, me diametër 10 mm, prej fibre xhami ose materiali të ngjashëm. Antenat kapen në anën e jashtme të çdo shiriti vertikal dhe vendosen në anët e kundërta të rrjetës. Pjesa e sipërme e çdo antene zgjatet 80 cm mbi rrjetë dhe shënohet me shirita 10 cm të alternuara me ngjyra që bëjnë kontrast, pëlqehen e kuqja dhe e bardha. Antenat janë pjesë e rrjetës dhe kufizojnë anash hapësirën e kalimit.

2.3, D3 10.1.1, D3, D5a, D5b

2.5 SHTYLLAT 2.5.1 Shtyllat që mbajnë rrjetën vendosen në largësi 0.5 - 1 m jashtë vijave

anësore. Ato janë 2.55 m të larta dhe pëlqehet që lartësia e tyre të jetë e rregullueshme. Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, shtyllat që mbajnë rrjetën vendosen 1 m jashtë vijave anësore.

D3

2.5.2 Shtyllat, të rrumbullakëta dhe të lëmuara, fiksohen në dysheme pa përdorur tela. Aty nuk duhet të ketë mjete të rrezikshme ose penguese.

2.6 PAJISJE SHTESË Të gjitha pajisjet shtesë përcaktohen nga rregulloret e FIVB.

3. TOPAT 3.1 STANDARDET

Topi duhet të jetë sferik, me veshje të jashtme elastike prej lëkure ose lëkurë sintetike, brenda të cilit ndodhet një fshikëz prej gome ose një materiali të ngjashëm. Ngjyra e tij mund të jetë e çelur e njëllojtë ose një kombinim ngjyrash. Në veprimtaritë zyrtare ndërkombëtare përdoren topa me material të lëkurës sintetike dhe kombinim ngjyrash në përputhje me standardin e FIVB. Perimetri i topit është 65 - 67 cm dhe pesha e tij 260 - 280 gr. Trysnia e brendshme duhet të jetë 0.30 deri 0.325 kg/cm2 (4.26 deri 4.61 psi) (294.3 deri 318.82 mbar ose hPa).

3.2 NJËLLOJSHMËRIA E TOPAVE Të gjithë topat e përdorur në një ndeshjeje duhet të kenë të njëjtat standarte në lidhje me perimetrin, peshën, trysninë, tipin, ngjyrën etj. Veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, si dhe kampionatet apo ligat kombëtare do të luhen me topa të miratuar nga FIVB, përveç rastit të marrëveshjes me FIVB.

3.1

3.3 SISTEMI I TRE TOPAVE Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, do të përdoren tre topa. Në këtë rast vendosen gjashtë mbledhës topash, nga një në çdo cep të zonës së lirë dhe nga një prapa çdo gjyqtari.

D10

Page 14: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

KREU 2. PJESËMARRËSIT Rregulli Shiko rregullat 4. SKUADRAT 4.1 PËRBËRJA E SKUADRËS 4.1.1 Në ndeshje, një skuadër mund të përbëhet prej deri në 12 lojtarë, si

edhe: - grupi drejtues: një trajner dhe deri në 2 ndihmës trajnerë, - grupi mjekësor: një masazhator dhe një mjek.

Vetëm personat e regjistruar në protokollin e ndeshjes mund të hyjnë lirisht në Hapësirën e Kontrollit të Garës dhe të marrin pjesë në nxehmjen zyrtare dhe në ndeshje. Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, mjeku dhe masazhatori duhet të jenë të miratuar më parë nga FIVB.

4.1.1, 5.2, 5.3

4.1.2 Njëri prej lojtarëve, jo lojtari Libero, është kapiten i skuadrës, i cili do të shënohet në protokollin e ndeshjes.

5.1, 19.1.3

4.1.3 Vetëm lojtarët e regjistruar në protokollin e ndeshjes mund të hyjnë në fushë dhe të luajnë në një ndeshje. Sapo trajneri e kapiteni i skuadrës nënshkruajnë protokollin e ndeshjes, (listën e skuadrës për protokollin elektronik) lojtarët e regjistruar nuk mund të ndryshohen.

1, 4.1.1, 5.1.1, 5.2.2

4.2 VENDQËNDRIMI I SKUADRËS 4.2.1 Lojtarët që nuk luajnë, ulen në stolin e skuadrës së tyre ose qëndrojnë

në hapësirën e tyre të nxehmjes. Trajneri dhe anëtarët e tjerë të skuadrës ulen në stol, por mund të largohen përkohësisht prej tij. Stolat e skuadrave janë vendosur anash tavolinës së sekretarit të ndeshjes, jashtë zonës së lirë.

1.4.5, 5.2.3, 7.3.3 D1a, D1b

4.2.2 Vetëm anëtarët e skuadrës lejohen të ulen në stol gjatë ndeshjes dhe të marrin pjesë në seancën e nxehmjes.

4.1.1, 7.2

4.2.3 Lojtarët që nuk luajnë, mund të nxehen pa topa si më poshtë: 4.2.3.1 gjatë lojës: në hapësirën e nxehmjes; 1.4.5, 8.1,

D1a, D1b 4.2.3.2 gjatë pushimeve dhe pushimeve teknike: në zonën e lirë pas fushës së

tyre. 1.3.3, 15.4

4.2.4 Gjatë intervaleve midis seteve, lojtarët mund të përdorin topat për nxehmje në zonën e lirë.

18.1

4.3 PAJISJET Pajisjet e një lojtari përbëhen nga një bluzë, të mbathura, çorape (uniforma) dhe atlete sportive.

4.3.1 Ngjyra dhe modeli për bluzat, të mbathurat dhe çorapet duhet të jenë të njëllojta (përveç Liberos) dhe të pastra.

4.1, 19.2

4.3.2 Atletet duhet të jenë të lehta dhe elastike, me taban prej gome ose lëkure dhe pa taka.

4.3.3 Bluzat e lojtarëve duhet të kenë numra nga 1 deri në 20. 4.3.3.2 4.3.3.1 Numri duhet të vendoset në bluzë në qendër përpara në gjoks dhe prapa

në shpinë. Ngjyra dhe shkëlqimi i numrave duhet të jenë në kontrast me ngjyrën dhe shkëlqimin e bluzave.

4.3.3.2 Gjatësia e numrit duhet të jetë të paktën 15 cm në gjoks dhe të paktën 20 cm prapa në shpinë. Madhësia e shiritit që formon numrat duhet të jetë të paktën 2 cm e gjerë.

Page 15: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

4.3.4 Kapiteni i skuadrës duhet të ketë në bluzën e tij/saj një shirit me përmasa 8 × 2 cm, poshtë numrit në gjoks.

5.1

4.3.5 Është e ndaluar të vishen uniforma pa numrat zyrtarë ose me ngjyrë të ndryshme nga lojtarët e tjerë të skuadrës, me përjashtim të Liberos/ve.

19.2

4.4 NDRYSHIMET E PAJISJEVE Gjyqtari i parë mund të lejojë një ose më shumë lojtarë:

23

4.4.1 të luajnë zbathur, 4.4.2 të ndërrojnë uniformat e djersitura midis seteve ose pas ndërrimit, me

kusht që ngjyra, modeli dhe numri i uniformës së re të jetë i njëjtë, 4.3, 15.5

4.4.3 në kohë të ftohtë të luajnë me tutat e stërvitjes, por me kusht që të jenë të së njëjtës ngjyrë dhe model për të gjithë skuadrën (përveç Liberos/ve) dhe me numra sipas Rregullit 4.3.3.

4.1.1, 19.2

4.5 SENDE TË NDALUARA 4.5.1 Është e ndaluar të vishen ose të mbahen sende që mund të shkaktojnë

dëmtime, ose që i japin përparësi artificiale lojtarit.

4.5.2 Lojtarët mund të mbajnë syze ose lente nën përgjegjësinë e tyre. 5. DREJTUESIT E SKUADRËS Së bashku, kapiteni i skuadrës dhe trajneri, janë përgjegjës për sjelljen

dhe disiplinën e anëtarëve të skuadrës së tyre. Libero nuk mund të jetë as kapiten skuadre dhe as kapiten loje.

20

5.1 KAPITENI 5.1.1 PËRPARA NDESHJES, kapiteni i skuadrës nënshkruan protokollin

dhe përfaqëson skuadrën e tij në hedhjen e shortit. 7.1, 25.2.1.1

5.1.2 GJATË NDESHJES dhe ndërsa është në lojë, kapiteni i skuadrës është dhe kapiten i lojës. Kur kapiteni i skuadrës nuk është në fushën e lojës, trajneri ose kapiteni i skuadrës duhet të caktojnë një lojtar tjetër në fushë, por jo Liberon, që të marrë përsipër rolin e kapitenit të lojës. Ky kapiten loje mban përgjegjësitë e tij/saj deri sa ai/ajo të ndërrohet, ose kthehet në fushë kapiteni i skuadrës, ose në fund të setit. Kur topi është jashtë loje, vetëm kapiteni i lojës lejohet të flasë me gjyqtarët:

15.2.1, 19.1.3 8.2

5.1.2.1 të kërkojë një shpjegim rreth zbatimit ose interpretimit të Rregullores si edhe të paraqesë kërkesa ose pyetje, të anëtarëve të skuadrës së tij/saj. Nëse kapiteni i lojës nuk është dakord me shpjegimin e gjyqtarit të parë, ai/ajo duhet t’i shprehë menjëherë gjyqtarit mospajtimin e tij dhe t’i bëjë të ditur se ai/ajo rezervon të drejtën të shënojë një protestë zyrtare me shkrim në protokollin e ndeshjes në fund të ndeshjes;

23.2.4

5.1.2.2 të kërkojë leje: a) për të ndryshuar të gjitha ose pjesë të pajisjeve, b) për të kontrolluar pozicionet e vendosjes së skuadrave, c) për të kontrolluar dyshemenë, rrjetën, topin, etj.;

4.3, 4.4.2 7.4 1.2, 2, 3

5.1.2.3

në mungesë të trajnerit të kërkojë pushime dhe ndërrime. 15.3.1, 15.4.1, 15.5.2

5.1.3 NË FUND TË NDESHJES, kapiteni i skuadrës: 6.3 5.1.3.1 falënderon gjyqtarët dhe nënshkruan protokollin e ndeshjes për të

miratuar rezultatin; 25.2.3.3

5.1.3.2 në qoftë se ai/ajo i ka shprehur një mospajtim gjyqtarit të parë në kohën e duhur, mund të konfirmojë dhe të regjistrohet në protokollin e ndeshjes, protestën e tij/saj zyrtare në lidhje me zbatimin ose interpretimin e Rregullores nga gjyqtarët.

5.1.2.1, 25.2.3.2

5.2 TRAJNERI

Page 16: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

5.2.1 Trajneri drejton lojën e skuadrës së tij/saj nga jashtë fushës së lojës gjatë gjithë ndeshjes. Ai/ajo zgjedh lojtarët që fillojnë lojën, ndërruesit e tyre dhe merr pushimet. Në kryerjen e këtyre funksioneve ai/ajo mban lidhje me gjyqtarin e dytë.

1.1, 7.3.2, 15.4.1, 15.5.2

5.2.2 PËRPARA NDESHJES, trajneri kontrollon listën e emrave dhe numrat e lojtarëve të tij/saj në protokollin e ndeshjes, pastaj e nënshkruan atë.

4.1, 19.1.3, 25.2.1.1

5.2.3 GJATË NDESHJES, trajneri: 5.2.3.1 përpara çdo seti i jep gjyqtarit të dytë ose sekretarit të ndeshjes fletën

(fletët) e vendosjes fillestare të plotësuar siç duhet dhe të nënshkruar; 7.3.2, 7.4, 7.6

5.2.3.2 ulet në stolin e skuadrës në vendin më pranë sekretarit të ndeshjes, por edhe mund të çohet prej tij;

4.2

5.2.3.3 kërkon pushimet dhe ndërrimet; 15.4, 15.5 5.2.3.4 mund, si dhe anëtarët e tjerë të skuadrës, t’u japë udhëzime lojtarëve në

fushë. Trajneri mund t’i japë këto udhëzime duke qëndruar në këmbë ose duke lëvizur brenda zonës së lirë përpara stolit të skuadrës së tij/saj, nga zgjatja e vijës së sulmit deri në zonën e nxehmjes, pa shkaktuar shqetësime ose vonesa të ndeshjes. Në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB, trajneri i kryen funksionet e tij/saj duke qëndruar prapa “vijës kufizuese të trajnerit”.

1.3.4, 1.4.5, D2 D1a, D1b, D2

5.3 NDIHMËS TRAJNERI 5.3.1 Ndihmës trajneri ulet në stolin e skuadrës, por nuk ka asnjë të drejtë të

ndërhyjë në ndeshje.

5.3.2 Në qoftë se trajneri duhet të largohet nga skuadra e tij/saj, për çdo arsye duke përfshirë edhe ndëshkimet, por me përjashtim të rastit kur hyn në fushën e lojës si lojtar, me kërkesën e kapitenit të lojës tek gjyqtari i parë, njëri prej ndihmës trajnerëve mund të marrë funksionet e trajnerit për gjithë kohëzgjatjen e mungesës së tij/saj.

5.1.2, 5.2

Page 17: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

KREU 3. FORMULA E LOJËS Rregulli Shiko rregullat 6. PËR TË SHËNUAR NJË PIKË, PËR TË FITUAR NJË SET DHE

NDESHJEN

6.1 PËR TË SHËNUAR NJË PIKË 6.1.1 Pika

Një skuadër shënon një pikë:

6.1.1.1 Kur topi bie në tokë në fushën e kundërshtarit; 8.3, 10.1.1 6.1.1.2 kur skuadra kundërshtare kryen një gabim; 6.1.2 6.1.1.3 kur skuadra kundërshtare merr një dënim. 16.2.3, 21.3.1 6.1.2 Gabimi në lojë

Skuadra kryen një gabim në lojë kur bën një aksion loje në kundërshtim me rregullat, ose duke i shkelur ato në një mënyrë tjetër. Gjyqtarët vlerësojnë gabimet dhe përcaktojnë pasojat sipas Rregullores:

6.1.2.1 Nëse dy ose më shumë gabime kryhen njeri pas tjetrit, do të llogaritet vetëm gabimi i parë.

6.1.2.2 Në qoftë se dy ose më shumë gabime kryhen nga kundërshtarët në të njëjtën kohë, kjo do të quhet një GABIM I DYFISHTË dhe aksioni i lojës do të përsëritet.

6.1.2, D11 (23)

6.1.3 Aksioni i lojës dhe aksioni i përfunduar Një aksion loje është vijimësia e veprimeve të lojës që fillon nga çasti i goditjes së shërbimit prej lojtarit që shërben derisa topi të dalë jashtë loje. Një aksion i përfunduar është vijimësia e veprimeve të lojës e cila përfundon në dhënien e një pike.

8.1, 8.2, 12.2.2.1,15.2.3 15.11.1.3, 19.3.2.1, 19.3.2.9

6.1.3.1 nëse skuadra që shërben, fiton aksionin e lojës, ajo shënon një pikë dhe vijon të shërbejë;

6.1.3.2 nëse skuadra që pret topin, fiton aksionin e lojës, ajo shënon pikë dhe duhet të kryejë shërbimin tjetër.

6.2 PËR TË FITUAR NJË SET Një set (përveç setit final – i 5-ti) fitohet nga skuadra që shënon e para 25 pikë me të paktën dy pikë diferencë. Në rast barazimi 24-24, loja vazhdon derisa të arrihet një diferencë prej dy pikësh (26-24, 27-25;…).

D11 (9) 6.3.2

6.3 PËR TË FITUAR NDESHJEN D11 (9) 6.3.1 Ndeshja fitohet nga skuadra që fiton tre sete. 6.2 6.3.2 Në rast të një barazimi setesh 2-2, seti final ( i 5-ti) luhet me 15 pikë me

një udhëheqje prej të paktën 2 pikësh. 7.1

6.4 MOSPARAQITJA DHE SKUADRA JO E PLOTË 6.4.1 Nëse një skuadër nuk pranon të luajë pasi është ftuar për të luajtur, ajo

quhet që nuk paraqitet dhe humbet ndeshjen me rezultatin 0-3 dhe me 0-25 pikë për çdo set.

6.2, 6.3

6.4.2 Një skuadër, e cila pa asnjë arsye, nuk del në fushën e lojës në kohë, quhet që nuk është paraqitur dhe humbet ndeshjen me të njëjtin rezultat si në Rregullin 6.4.1.

6.4.3 Një skuadër e quajtur JO E PLOTË për setin ose për ndeshjen, humbet setin ose ndeshjen. Skuadrës kundërshtare i jepen pikët ose pikët dhe setet e nevojshme për të fituar setin ose ndeshjen. Skuadra jo e plotë mban pikët dhe setet e fituara.

6.2, 6.3, 7.3.1

7. STRUKTURA E LOJËS 7.1 SHORTI

Përpara ndeshjes, gjyqtari i parë kryen hedhjen e shortit për të 12.1.1

Page 18: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

përcaktuar skuadrën që kryen shërbimin e parë dhe zgjedhjen e fushës në setin e parë. Nëse do të luhet seti përfundimtar, hidhet një short i ri.

6.3.2

7.1.1 Shorti hidhet në praninë e dy kapitenëve të skuadrave. 5.1 7.1.2 Fituesi i shortit zgjedh: OSE 7.1.2.1 të drejtën e shërbimit ose pritjen e shërbimit, OSE 12.1.1 7.1.2.2 fushën e lojës. Ai që humbet shortin, merr zgjedhjen që mbetet. 7.2 NXEHMJA E SKUADRAVE 7.2.1 Përpara ndeshjes, nëse skuadrat kanë në dispozicion të tyre një fushë

loje, skuadrat kanë të drejtën e një nxehmje zyrtare së bashku për 6 minuta në rrjetë; nëse nuk e kanë një fushë të tillë, kanë 10 minuta kohë.

7.2.2 Nëse njëri nga kapitenët kërkon që të kryejë nxehmjen zyrtare në rrjetë të ndarë (njëra pas tjetrës), skuadrave u jepet nga 3 minuta ose 5 minuta secilës.

7.2.1

7.2.3 Në rastin e nxehmjes zyrtare të ndarë, skuadra që ka shërbimin e para, kryen edhe nxehmjen e para në rrjetë.

7.1.2.1, 7.2.2

7.3 RRESHTIMI I SKUADRËS 7.3.1 Secila skuadër duhet të ketë në lojë gjithmonë gjashtë lojtarë.

Rreshtimi fillestar i skuadrës tregon radhën e rrotullimit të lojtarëve në fushën e lojës. Kjo radhë duhet të ruhet nga lojtarët gjatë gjithë setit.

6.4.3 7.6

7.3.2 Përpara fillimit të çdo seti, trajneri duhet të paraqesë rreshtimin fillestar të skuadrës së tij në një fletëvendosje, e cila i dorëzohet e plotësuar siç duhet dhe e nënshkruar gjyqtarit të dytë ose sekretarit të ndeshjes.

5.2.3.1, 24.3.1, 25.2.1.2

7.3.3 Lojtarët të cilët nuk janë në rreshtimin fillestar të setit, janë lojtarë ndërrues për atë set (me përjashtim të Liberos/ve).

7.3.2, 15.5

7.3.4 Pasi fletëvendosja t’i jetë dorëzuar gjyqtarit të dytë ose sekretarit të ndeshjes, nuk do të lejohet asnjë ndryshim, pa kryer një ndërrim të rregullt.

15.2.2, 15.5, D11 (5)

7.3.5 Mospërputhjet midis pozicionit të lojtarëve në fushë dhe fletëvendosjes fillestare do të trajtohen si më poshtë:

24.3.1

7.3.5.1 kur vërehen mospërputhje në fushë përpara fillimit të setit, pozicionet e lojtarëve duhet të ndreqen në përputhje me fletëvendosjen, pa asnjë ndëshkim për skuadrën;

7.3.2

7.3.5.2 kur, përpara fillimit të setit, një lojtar gjendet në fushë i paregjistruar fare në fletëvendosjen për setin, ky lojtar duhet të ndërrohet në përputhje me fletëvendosjen fillestare, pa asnjë ndëshkim për skuadrën;

7.3.2

7.3.5.3 megjithatë, nëse trajneri do të mbajë në fushë të tillë lojtarë të paregjistruar në fletëvendosjen e setit, ai/ajo duhet të kërkojë ndërrim/e të rregullt/a, duke përdorur shenjën përkatëse me duar; ndërrimet do të shënohen në protokollin e ndeshjes. Nëse një mospërputhje ndërmjet vendosjes së lojtarëve në fushë dhe fletëvendosjes zbulohet më vonë, skuadra në gabim duhet të kthehet në vendosje të rregullt. Skuadra kundërshtare ruan pikët e shënuara, ajo fiton edhe një pike tjetër si dhe të drejtën të kryejë shërbimin e radhës. Të gjitha pikët e shënuara nga skuadra në gabim nga koha e saktë e gabimit deri në zbulimin e gabimit do të anulohen.

15.2.2, D11(5)

7.3.5.4 Nëse një lojtar që ndodhet në fushë nuk është i regjistruar në listën e lojtarëve në protokollin e ndeshjes, skuadra kundërshtare ruan pikët e shënuara, ajo fiton edhe një pike tjetër si dhe të drejtën të kryejë

6.1.2, 7.3.2

Page 19: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

shërbimin. Skuadra në gabim do të humbë të gjitha pikët ose setet (0:25 nëse është e nevojshme) që ka fituar nga çasti që lojtari i paregjistruar ka hyrë në fushën e lojës, si dhe duhet të dorëzojë një fletëvendosje të korigjuar, të fusë në fushën e lojës lojtarin e ri të regjistruar në vendin e lojtarit të paregjistruar.

7.4 VENDOSJET Në kohën kur goditet topi nga lojtari në shërbim, secila skuadër duhet të vendoset brenda fushës së saj në rreshtimin e saj sipas radhës së rrotullimit (me përjashtim të lojtarit në shërbim).

D4 7.6.1, 8.1, 12.4

7.4.1 Pozicionet e lojtarëve përcaktohen si më poshtë: 7.4.1.1 tre lojtarët përgjatë rrjetës janë lojtarë të vijës së përparme dhe zënë

pozicionet 4 (përpara-majtas), 3 (përpara-në qendër) dhe 2 (përpara-djathtas).

7.4.1.2 tre lojtarët e tjerë janë lojtarët e vijës së prapme dhe zënë pozicionet 5 (prapa-majtas), 6 (prapa-në qendër) dhe 1 (prapa-djathtas).

7.4.2 Lidhjet e pozicioneve midis lojtarëve: 7.4.2.1 secili lojtar i vijës së prapme duhet të jetë i vendosur më prapa nga vija

e mesit se sa lojtari përkatës i vijës së përparme;

7.4.2.2 lojtarët e vijës së përparme dhe të vijës së prapme, përkatësisht, duhet të jenë të vendosur anash në renditjen e treguar në Rregullin 7.4.1.

7.4.3 Vendosjet e lojtarëve përcaktohen dhe kontrollohen sipas pozicioneve të këmbëve të tyre në takim me tokën si më poshtë:

D4

7.4.3.1 çdo lojtar i vijës së përparme duhet të ketë të paktën një pjesë të këmbës së tij/saj më afër vijës së mesit se këmbët e lojtarit përkatës të vijës së prapme.

1.3.3

7.4.3.2 çdo lojtar i anës së djathtë (së majtë) duhet të ketë të paktën një pjesë të këmbës së tij/saj më afër vijës anësore të djathtë (të majtë) se këmbët e lojtarit të qendrës në vijën përkatëse.

1.3.2

7.4.4 Pas goditjes së shërbimit, lojtarët mund të lëvizin dhe të zënë çfarëdo pozicioni në fushën e tyre dhe në zonën e lirë.

7.5 GABIMI NË VENDOSJE D4, D11 (13) 7.5.1 Skuadra kryen një gabim në vendosje, në qoftë se një lojtar nuk është

në pozicionin e tij/saj të rregullt në çastin që topi goditet nga lojtari në shërbim. Kjo përfshin edhe rastet kur një lojtar gjendet në fushë nga një ndërrim i parregullt.

7.3, 7.4, 15.9

7.5.2 Në qoftë se lojtari në shërbim, kryen një gabim në çastin e goditjes së shërbimit, gabimi i shërbimit do të llogaritet përpara gabimit në vendosje.

12.4, 12.7.1

7.5.3 Në qoftë se shërbimi bëhet i gabuar pas goditjes së shërbimit, do të dënohet gabimi në vendosje.

12.7.2

7.5.4 Një gabim në vendosje çon në pasojat e mëposhtme: 7.5.4.1 skuadra ndëshkohet me një pikë dhe shërbimi i kalon kundërshtarit; 6.1.3 7.5.4.2 vendosja e lojtarëve në fushë korigjohet. 7.3, 7.4 7.6 RROTULLIMI 7.6.1 Radha e rrotullimit përcaktohet nga vendosja fillestare e skuadrës dhe

kontrollohet përmes radhës së shërbimit dhe pozicionit të lojtarëve gjatë gjithë setit.

7.3.1, 7.4.1, 12.2

7.6.2 Kur skuadra që pret shërbimin fiton të drejtën të kryejë shërbimin, lojtarët e saj rrotullohen një pozicion në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës: lojtari i pozicionit 2 shkon në pozicionin 1 për të kryer shërbimin, lojtari i pozicionit 1 shkon në pozicionin 6, e kështu me

12.2.2.2

Page 20: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

radhë. 7.7 GABIMI NË RROTULLIM D11 (13) 7.7.1 Një gabim në rrotullim kryhet kur SHËRBIMI nuk bëhet në përputhje

me radhën e rrotullimit. Kjo çon në pasojat e mëposhtme: 7.6.1, 12

7.7.1.1 skuadra dënohet me një pikë dhe shërbimi i kalon kundërshtarit; 6.1.3 7.7.1.2 radha e rrotullimit të lojtarëve korigjohet. 7.6.1 7.7.2 Përveç kësaj, sekretari i ndeshjes duhet të përcaktojë çastin e saktë kur

është kryer gabimi dhe të gjitha pikët e shënuara më pas nga skuadra në gabim duhet të hiqen. Pikët e kundërshtarit mbeten të vlefshme. Në qoftë se çasti i kryerjes së gabimit nuk mund të përcaktohet, nuk bëhet heqja e pikëve, skuadra ndëshkohet vetëm me një pikë dhe shërbimi i kalon kundërshtarit.

25.2.2.2 6.1.3

Page 21: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

KREU 4. VEPRIMET NË LOJË Rregulli Shiko rregullat 8. GJENDJET NË LOJË 8.1 TOPI NË LOJË

Topi është në lojë qysh prej çastit të goditjes së shërbimit, i autorizuar nga gjyqtari i parë.

12, 12.3

8.2 TOPI JASHTË LOJE Topi është jashtë loje në çastin kur kryhet gabimi, i cili vërshëllehet prej njërit nga gjyqtarët; në mungesë të një gabimi, topi është jashtë loje në çastin e rënies së bilbilit.

8.3 TOPI “BRËNDA” Topi është “brënda” kur ai prek dyshemenë e fushës së lojës, përfshi edhe vijat kufizuese.

D11 (14), D12 (1) 1.1, 1.3.2

8.4 TOPI “JASHTË” Topi është “jashtë” kur:

8.4.1 pjesa e topit që takon dyshemenë është krejtësisht jashtë vijave kufizuese;

1.3.2, D11(15) D12 (2)

8.4.2 ai prek një objekt jashtë fushës, tavanin ose një person jashtë lojës;

D11 (15), D12 (4)

8.4.3 ai prek antenën, litarët, shtyllat ose vetë rrjetën jashtë shiritave anësorë; 2.3, D3, D5a, D11 (15), D12 (4)

8.4.4 ai kalon planin vertikal të rrjetës pjesërisht ose krejtësisht jashtë hapësirës së kalimit, me përjashtim të rastit të Rregullit 10.1.2;

2.3, D5a, D5b D11 (15), D12 (4)

8.4.5 ai kalon krejtësisht planin vertikal të rrjetës nën rrjetë. 23.3.2.3f, D5a D11 (22)

9. LUAJTJA E TOPIT Secila skuadër duhet të luajë brenda sipërfaqes dhe hapësirës së saj të

lojës (përveç Rregullit 10.1.2). Megjithatë, topi mund të kthehet edhe përtej zonës së lirë.

9.1 TAKIMET E SKUADRËS Çdo prekje e topit nga një lojtar në lojë llogaritet si një takim. Secila skuadër ka të drejtë deri në tre takime për të kthyer topin (përveç bllokut). Në qoftë se janë përdorur më shumë, skuadra kryen gabimin “KATËR TAKIME”.

14.4.1

9.1.1 TAKIMET E NJËPASNJËSHME Një lojtar nuk mund të godasë topin dy herë radhazi (me përjashtim të Rregullit 9.2.3, 14.2 dhe 14.4.2).

9.2.3, 14.2, 14.4.2

9.1.2 TAKIME TË NJËKOHËSHME Dy ose më shumë lojtarë mund ta prekin topin në të njëjtën kohë.

9.1.2.1 Kur dy (tre) lojtarë të një skuadre prekin topin në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet si dy (tre) takime (me përjashtim të bllokut). Nëse ata tentojnë për të goditur topin, por vetëm njëri e prek atë, do të llogaritet vetëm një takim. Përplasja e lojtarëve nuk përbën gabim.

9.1.2.2 Kur dy kundërshtarë prekin topin njëkohësisht mbi rrjetë dhe topi mbetet në lojë, skuadra që pret topin ka të drejtën për tre takime të tjera. Në qoftë se topi del “jashtë” ky është gabim i skuadrës që ndodhet në anën tjetër të rrjetës.

Page 22: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

9.1.2.3 Në qoftë se takimi i njëkohëshëm nga dy kundërshtarë mbi rrjetë çon në një takim të zgjatur të topit, loja vazhdon.

9.1.2.2

9.1.3 GODITJE ME NDIHMË Brenda hapësirës së lojës, një lojtar nuk lejohet të mbështetet tek lojtarët e skuadrës ose në ndonjë objekt apo pajisje me qëllim që të godasë topin. Megjithatë, një lojtar i cili është afër kryerjes së një gabimi (prekje e rrjetës ose kalim i vijës së mesit etj.) mund të ndalohet ose të mbahet nga shokët e skuadrës.

1. 1.3.3, 11.4.4

9.2 VEÇORITË E GODITJES 9.2.1 Topi mund të prekë çdo pjesë të trupit. 9.2.2 Topi nuk duhet të mbahet ose të shtyhet. Ai mund të kërcejë në çdo

drejtim. 9.3.3

9.2.3 Topi mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, me kusht që prekjet të ndodhin njëkohësisht.

Përjashtime: 9.2.3.1 në bllok, takimet e njëpasnjëshme mund të ndodhin me një ose më

shumë lojtarë bllokues me kusht që takimet të ndodhin gjatë të njëjtit veprim;

14.1.1, 14.2

9.2.3.2 në takimin e parë të skuadrës, topi mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit në mënyrë të njëpasnjëshme, me kusht që këto prekje të ndodhin gjatë të njëjtit veprim.

9.1, 14.4.1

9.3 GABIMET NË LUAJTJEN E TOPIT 9.3.1 KATËR TAKIME: një skuadër e prek topin katër herë përpara se ta kthejë

në anën tjetër. 9.1, D11 (18)

9.3.2 GODITJE ME NDIHMË: një lojtar mbështetet tek një lojtar i skuadrës ose tek ndonjë pajisje/objekt për të goditur topin brenda hapësirës së lojës.

9.1.3

9.3.3 TOP I MBAJTUR: topi mbahet ose shtyhet, ai nuk kërcen pas takimit. 9.2.2, D11(16) 9.3.4 DY TAKIME: një lojtar godet topin dy herë radhazi ose topi takon pjesë

të ndryshme të trupit të tij/saj në mënyrë të njëpasnjëshme. 9.2.3, D11(17)

10. TOPI NË RRJETË 10.1 TOPI QË KALON RRJETËN 10.1.1 Topi i dërguar në fushën kundërshtare duhet të kalojë mbi rrjetë brenda

hapësirës së kalimit. Hapësira e kalimit është pjesa e planit vertikal të rrjetës e kufizuar si më poshtë:

2.4, 10.2, D5a

10.1.1.1 poshtë, nga buza e sipërme e rrjetës, 2.2 10.1.1.2 nga anët, prej antenave dhe zgjatimeve të tyre imagjinare, 2.4 10.1.1.3 lart, nga tavani. 10.1.2 Topi që ka kaluar planin e rrjetës në drejtim të zonës së lirë të vertikal

të kundërshtarit, plotësisht ose pjesërisht përmes hapësirës së jashtme, mund të luhet brenda numrit të takimeve të skuadrës, me kusht që:

9.1, D5b

10.1.2.1 fusha e kundërshtarit të mos preket nga lojtari; 11.2.2 10.1.2.2 topi, kur kthehet mbrapa, duhet të kalojë përsëri planin vertikal të

rrjetës, plotësisht ose pjesërisht përmes hapësirës së jashtme, në të njëjtën anë të fushës.

11.4.4, D5b

Skuadra kundërshtare nuk mund të pengojë një veprim të tillë. 10.1.3 Topi që i drejtohet fushës së kundërshtarit përmes hapësirës së

poshtme, është në lojë deri në çastin që ka kaluar krejtësisht planin vertikal të rrjetës.

23.3.2.3f, D5a, D11(22)

10.2 TOPI QË PREK RRJETËN Topi që kalon rrjetën, mund ta prekë atë.

10.1.1

Page 23: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

10.3 TOPI NË RRJETË 10.3.1 Një top i dërguar në rrjetë mund të luhet përsëri brenda tre takimeve të

lejuara të skuadrës. 9.1

10.3.2 Në qoftë se topi shqyen rrjetën ose e këput atë, loja ndërpritet dhe aksioni duhet të riluhet.

11. LOJTARI PRANË RRJETËS 11.1 PREKJA E TOPIT MATANË RRJETËS 11.1.1 Në bllok, një lojtar mund të prekë topin matanë rrjetës, me kusht që ai

të mos pengojë lojën e kundërshtarit, përpara ose gjatë goditjes së fundit të sulmit.

14.1, 14.3

11.1.2 Pas goditjes së sulmit, një lojtari i lejohet të kalojë dorën e tij/saj matanë rrjetës, me kusht që takimi me topin të jetë bërë brenda hapësirës së tij/saj të lojës.

11.2 DEPËRTIMI NËN RRJETË 11.2.1 Depërtimi në hapësirën e kundërshtarit nën rrjetë lejohet, me kusht që

kjo të mos pengojë lojën e kundërshtarit.

11.2.2 Depërtimi në fushën e kundërshtarit, përtej vijës së mesit: 1.3.3, 11.2.2.1 D11 (22)

11.2.2.1 lejohet prekja e fushës së kundërshtarit me këmbë (një ose të dyja), me kusht që një pjesë e këmbës/ve që futen të mbeten në takim me vijën e mesit ose sipër saj.

1.3.3, D11 (22)

11.2.2.2 Lejohet prekja e fushës së kundërshtarit me çdo pjesë tjetër të trupit mbi këmbë, me kusht që të mos ndërhyhet në lojën e kundërshtarit.

1.3.3, 11.2.2.1 D11 (22)

11.2.3 Një lojtar mund të hyjë në fushën e kundërshtarit pasi topi të jetë jashtë loje.

8.2

11.2.4 Lojtarët mund të hyjnë në zonën e lirë të kundërshtarit, me kusht që ata të mos pengojnë lojën e kundërshtarit.

11.3 PREKJA E RRJETËS 11.3.1 Prekja e rrjetës nga një lojtar nuk është gabim, me përjashtim të rastit

kur kjo ndërhyn në lojë. 11.4.4, 23.3.2.3c, 23.3.2.3, D3

11.3.2 Lojtarët mund të prekin shtyllat, litarët ose ndonjë objekt tjetër jashtë antenave, përfshi edhe vetë rrjetën, me kusht që kjo të mos ndërhyjë në lojë.

D3

11.3.3 Kur topi dërgohet në drejtim të rrjetës dhe nga ky shkak rrjeta prek një lojtar kundërshtar, kjo nuk përbën gabim.

11.4 GABIMET E LOJTARIT NË RRJETË 11.4.1 Një lojtar prek topin ose një lojtar kundërshtar në hapësirën e

kundërshtarit para ose gjatë goditjes së sulmit të kundërshtarit. 11.1.1, D11 (20)

11.4.2 Një lojtar ndërhyn në lojën e kundërshtarit kur futet në hapësirën e kundërshtarit nën rrjetë.

11.2.1

11.4.3 Këmba/ët e një lojtari futet/n tërësisht në fushën e kundërshtarit. 11.2.2.2, D11 (22)

11.4.4 Një lojtar ndërhyn në lojën e kundërshtarit (midis të tjerave): - duke prekur shiritin e sipërm të rrjetës ose 80 cm e sipërme të antenës

gjatë veprimit të tij/saj për të luajtur topin, ose 11.3.1

- duke marrë mbështetje nga rrjeta njëkohësisht me luajtjen e topit, ose D11 (19) - duke krijuar një përparësi mbi kundërshtarin, ose - duke kryer veprime që pengojnë një përpjekje të rregullt të

kundërshtarit për të luajtur topin.

Page 24: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

12. SHËRBIMI Shërbimi është veprimi i vënies së topit në lojë nga lojtari i anës së

djathtë në vijën e prapme, i vendosur në zonën e shërbimit. 1.4.2, 8.1, 12.4.1

12.1 SHËRBIMI I PARË I SETIT 12.1.1 Shërbimi i parë i setit të parë si dhe ai i setit final (i 5-ti) kryhet nga

skuadra e përcaktuar pas hedhjes së shortit. 6.3.2, 7.1

12.1.2 Setet e tjera do të fillojnë me shërbimin e skuadrës që nuk kreu shërbimin e parë në setin e mëparshëm.

12.2 RRADHA E SHËRBIMIT 12.2.1 Lojtarët duhet të ndjekin radhën e shërbimit të regjistruar në fletë-

vendosjen fillestare. 7.3.1, 7.3.2

12.2.2 Pas shërbimit të parë në një set, lojtari në shërbim përcaktohet si më poshtë:

12.1

12.2.2.1 kur skuadra që kryen shërbimin fiton aksionin, lojtari (ose lojtari ndërrues i tij/saj) që shërbeu më parë, do të vijojë të kryejë shërbimin;

6.1.3, 15.5

12.2.2.2 kur skuadra që pret shërbimin fiton aksionin, fiton të drejtën e shërbimit dhe bën një rrotullim përpara shërbimit të radhës. Shërbimi do të kryhet nga lojtari që kalon nga pozicioni 2 (përpara-djathtas) në pozicionin 1 (prapa-djathtas).

6.1.3, 7.6.2

12.3 AUTORIZIMI PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT Gjyqtari i parë autorizon kryerjen e shërbimit pasi ka kontrolluar që të dy skuadrat të jenë gati për lojë dhe që lojtari që do të shërbejë e ka topin në zotërim.

12, D11 (1)

12.4 KRYERJA E SHËRBIMIT D11 (10) 12.4.1 Topi duhet të goditet me një dorë ose me ndonjë pjesë të krahut pasi të

jetë hedhur ose lëshuar nga dora/duart.

12.4.2 Vetëm një hedhje ose lëshim i topit do të lejohet. Përplasja e topit në tokë ose lëvizja e tij nëpër duar lejohet.

12.4.3 Në çastin e goditjes së shërbimit ose të shkëputjes për një shërbim me kërcim, lojtari që shërben nuk duhet të prekë fushën e lojës (përfshi dhe vijën fundore) ose dyshemenë jashtë zonës së shërbimit. Pas goditjes, ai/ajo mund të shkelë ose të bjerë jashtë zonës së shërbimit, ose brenda fushës.

1.4.2, 27.2.1.4 D11 (22), D12 (4)

12.4.4. Lojtari në shërbim duhet ta godasë topin brenda 8 sekondave, pas bilbilit të gjyqtarit të parë që autorizon kryerjen e shërbimit.

12.3, D11 (11)

12.4.5 Shërbimi i kryer para vërshëllimës së bilbilit të gjyqtarit anulohet dhe duhet të përsëritet.

12.3

12.5 MBULIMI D6, D11 (12) 12.5.1 Lojtarët e skuadrës në shërbim, nuk duhet të pengojnë kundërshtarët e

tyre, që të shohin lojtarin që kryen shërbimin DHE rrugën e fluturimit të topit, përmes një “mbulimi” vetjak ose në grup.

12.5.2

12.5.2 Një lojtar, ose grup lojtarësh, të skuadrës në shërbim bëjnë mbulim duke valëvitur krahët, duke kërcyer ose lëvizur anash, gjatë kryerjes së shërbimit, ose duke qëndruar në grup për të fshehur lojtarin në shërbim dhe rrugën e fluturimit të topit.

12.4, D6

12.6 GABIMET E KRYERA GJATË SHËRBIMIT 12.6.1 Gabimet në shërbim

Gabimet e mëposhtme çojnë në një ndërrim të shërbimit, edhe në qoftë se kundërshtari është në gabim vendosjeje. Lojtari në shërbim:

12.2.2.2, 12.7.1

12.6.1.1 prish radhën e shërbimit, 12.2 12.6.1.2 nuk kryen shërbimin siç duhet. 12.4

Page 25: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

12.6.2 Gabimet e shërbimit pas goditjes së topit Pasi topi në shërbim të jetë goditur saktë, shërbimi bëhet i gabuar (përveç rastit kur një lojtar/e është në gabim vendosjeje) në qoftë se topi:

12.4, 12.7.2

12.6.2.1 prek një lojtar të skuadrës në shërbim, ose nuk kalon planin vertikal të rrjetës krejtësisht brenda hapësirës së kalimit,

8.4.4, 8.4.5, 10.1.1, D11(19)

12.6.2.2 del “jashtë”, 8.4, D11 (15) 12.6.2.3 kalon sipër një “mbulimi”. 12.5, D11 (12) 12.7 GABIMET NË SHËRBIM DHE NË VENDOSJE 12.7.1 Nëse lojtari në shërbim bën një gabim në çastin e goditjes së shërbimit

(e kryen në mënyrë të pasaktë, radha e gabuar në rrotullim, etj.) dhe kundërshtari është në gabim vendosje, do të dënohet gabimi në shërbim.

7.5.1, 7.5.2, 12.6.1

12.7.2 Në qoftë se shërbimi kryhet saktë, por pastaj ai bëhet i gabuar (del jashtë, kalon mbi një mbulim, etj.) gabimi i parë që kryhet dhe që do të dënohet është gabimi në vendosje.

7.5.3, 12.6.2

13. GODITJE SULMI 13.1 VEÇORITË E GODITJES SË SULMIT 12, 14.1.1 13.1.1 Të gjitha veprimet që e dërgojnë topin në anën kundërshtare, me

përjashtim të shërbimit dhe të bllokut, quhen goditje sulmi.

13.1.2 Gjatë një goditje sulmi, ngecja lejohet nëse topi goditet pastër dhe nuk mbahet ose shtyhet.

9.2.2

13.1.3 Një goditje sulmi është e përfunduar në çastin kur topi kalon krejtësisht planin vertikal të rrjetës, ose preket nga një kundërshtar.

13.2 KUFIZIMET E GODITJES NË SULM 13.2.1 Një lojtar/e i vijës së përparme mund të kryejë një goditje sulmi nga

çdo lartësi, me kusht që takimi me topin të jetë kryer brenda hapësirës së tij/saj të lojës (përveç Rregullit 13.2.4 dhe 13.2.6).

7.4.1.1

13.2.2 Një lojtar i vijës së prapme mund të kryejë një goditje në sulm në çdo lartësi nga prapa zonës së sulmit:

1.4.1, 7.4.1.2, 9.3.1.2, D8

13.2.2.1 në kohën e shkëputjes nga toka, këmba/ët e lojtarit duhet të mos prekë ose të mos kalojë mbi vijën e sulmit;

1.3.4

13.2.2.2 pas goditjes së sulmit, lojtari mund të bjerë brenda zonës së përparme. 1.4.1 13.2.3 Një lojtar i vijës së prapme mund të përfundojë një goditje sulmi nga

zona e sulmit, në qoftë se në çastin e takimit një pjesë e topit është poshtë buzës së sipërme të rrjetës.

1.4.1, 7.4.1.2, D8

13.2.4 Asnjë lojtari nuk i lejohet të kryejë një goditje sulmi ndaj shërbimit të KUNDËRSHTARIT, kur topi ndodhet në zonën e përparme dhe krejtësisht mbi buzën e sipërme të rrjetës.

1.4.1

13.3 GABIMET E GODITJES SË SULMIT 13.3.1 Një lojtar prek topin brenda hapësirës së lojës të skuadrës kundërshtare. 13.2.1,

D11(20) 13.3.2 Një lojtar e dërgon topin “jashtë”. 8.4, D11 (15) 13.3.3 Një lojtar i vijës së prapme kryen një goditje sulmi nga zona e sulmit,

në qoftë se në çastin e goditjes topi është krejtësisht mbi buzën e sipërme të rrjetës.

1.4.1, 7.4.1.2, 13.2.3, D11 (21)

13.3.4 Një lojtar kryen goditje sulmi ndaj shërbimit të kundërshtarit, kur topi është në zonën e sulmit dhe krejtësisht mbi buzën e sipërme të rrjetës.

1.4.1, 13.2.4, D11 (21)

13.3.5 LIBERO kryen një goditje sulmi nëse në çastin e goditjes topi është krejtësisht mbi buzën e sipërme të rrjetës.

19.3.1.2, 23.3.2.3d, D11 (21)

Page 26: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

13.3.6 Një lojtar kryen goditje sulmi mbi topin që ndodhet krejtësisht mbi buzën e sipërme të rrjetës, që vjen nga një pasim me gishta i lojtarit LIBERO që ndodhet në zonën e tij/saj të sulmit.

1.4.1, 19.3.1.4 23.3.2.3e, D11 (21)

14. BLLOKU 14.1 BLLOKIMI 14.1.1 Blloku është veprimi i lojtarëve afër rrjetës për të ndaluar topin që vjen

nga kundërshtari, duke arritur mbi buzën e sipërme të rrjetës, pavarësisht lartësisë së prekjes me topin. Vetëm lojtarët e vijës së përparme lejohen të kryejnë bllok, por në çastin e takimit me topin, një pjesë e trupit duhet të jetë më lart se buza e sipërme e rrjetës.

7.4.1.1

14.1.2 P ërp jek j e b l lo ku Një përpjekje blloku është veprimi i të bërit bllok pa prekur topin.

14.1.3 B l lo ku i p ërfu n du a r Një bllok quhet i përfunduar kur topi preket nga një lojtar që merr pjesë në bllok.

D7

14.1.4 B l lo ku n ë g ru p Një bllok në grup kryhet nga dy ose tre lojtarë afër njëri-tjetrit dhe është i përfunduar kur njëri prej tyre prek topin.

14.2 TAKIMET E BLLOKUT Takimet e njëpasnjëshme (të shpejta e në vijimësi) të topit mund të ndodhin nga një ose më shumë lojtarë në bllok, me kusht që takimet të bëhen gjatë të njëjtit veprim.

9.1.1, 9.2.3

14.3 BLLOKU NË HAPËSIRËN E KUNDËRSHTARIT Lojtari që merr pjesë në bllok mund t’i vendosë duart dhe krahët e tij/saj matanë rrjetës, me kusht që ky veprim të mos ndërhyjë në lojën e kundërshtarit. Kështu, nuk lejohet të preket topi matanë rrjetës, derisa kundërshtari të ketë kryer një goditje sulmi.

13.1.1

14.4 BLLOKU DHE TAKIMET E SKUADRËS 14.4.1 Prekja e topit nga blloku nuk llogaritet si një takim i skuadrës. Si

rrjedhojë, pas prekjes së bllokut, skuadra ka të drejtën e tri takimeve për të kthyer topin.

9.1, 14.4.2

14.4.2 Takimi i parë pas bllokut mund të kryhet nga çdo lojtar, përfshi dhe atë që e ka prekur topin në bllok.

14.4.1

14.5 BLLOKIMI I SHËRBIMIT Është e ndaluar të bëhet bllok mbi shërbimin e kundërshtarit.

12, D11 (12)

14.6 GABIMET E BLLOKUT D11 (20) 14.6.1 Lojtari në bllok prek topin në hapësirën e KUNDËRSHTARIT përpara ose

njëkohësisht me goditjen në sulm të kundërshtarit. 14.3

14.6.2 Një lojtar i vijës së prapme ose Libero kryen një bllok ose merr pjesë në një bllok të përfunduar.

14.1, 14.5, 19.3.1.3

14.6.3 Bëhet bllok mbi shërbimin e kundërshtarit. 14.5, D11(12) 14.6.4 Blloku e dërgon topin “jashtë”. 8.4 14.6.5 Blloku prek topi në hapësirën e kundërshtarit nga jashtë antenave. 14.6.6 Lojtari Libero bën përpjekje për bllok vetjak ose në grup.

14.1.1, 19.3.1.3

Page 27: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

KREU 5. NDËRPRERJET, INTERVALET DHE VONESAT Rregulli Shiko rregullat 15. NDËRPRERJET E RREGULLTA TË LOJËS Një ndërprerje është koha midis një aksioni së përfunduar të lojës dhe

rënies së bilbilit nga gjyqtari i parë që autorizon kryerjen e shërbimit. PUSHIMET dhe NDËRRIMET e lojtarëve janë të vetmet ndërprerje të rregullta të lojës.

6.1.3, 8.1, 8.2, 15.4, 15.5, 24.2.6

15.1 NUMRI I NDËRPRERJEVE TË RREGULLTA Çdo skuadër ka të drejtën që të kërkojë jo më shumë se dy pushime dhe gjashtë ndërrime lojtarësh në çdo set.

6.2, 15.4, 15.5

15.2 VIJIMËSIA E NDËRPRERJEVE 15.2.1 Kërkesa për një ose dy pushime, dhe një kërkesë për ndërrim nga

cilado skuadër mund të pasojnë njëra-tjetrën, pa qenë nevoja të rifillojë loja.

15.4, 15.5

15.2.2 Megjithatë, një skuadër nuk lejohet të paraqesë kërkesa për ndërrime të njëpasnjëshme të lojtarëve gjatë së njëjtës ndërprerje të lojës. Dy ose më shumë lojtarë mund të ndërrohen gjatë së njëjtës ndërprerje të lojës.

15.5, 15.6.1

15.2.3 Ndërmjet 2 kërkesave të veçanta për ndërrim, të paraqitura nga e njëjta skuadër, duhet të ketë një aksion loje të përfunduar.

6.1.3, 15.5

15.3 KËRKESA PËR NDËRPRERJE TË RREGULLTA TË LOJËS 15.3.1 Ndërprerjet e rregullta të lojës mund të kërkohen nga trajneri, ose në

mungesë të trajnerit nga kapiteni i lojës, dhe vetëm prej tyre. 5.1.2, 5.2, 5.3.2, 15

15.3.2 Lejohet ndërrimi përpara fillimit të setit; ky do të regjistrohet si një ndërrim i rregullt në atë set.

7.3.4

15.4 PUSHIMET DHE PUSHIMET TEKNIKE 15.4.1 Kërkesa për pushim bëhet duke treguar me duar shenjën përkatëse, kur

topi është jashtë lojës dhe përpara vërshëllimës së gjyqtarit për kryerjen e shërbimit. Të gjitha pushimet që kërkohen zgjasin 30 sekonda. Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, është e detyrueshme të përdoret zilja dhe pastaj shenja me duar për të kërkuar pushimin.

6.1.3,8.2, 12.3 D11 (4) D11 (4)

15.4.2 Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, në setet 1-4, dy “pushime teknike” prej 60 sekondash secila, zbatohen automatikisht kur skuadra që udhëheq shënon pikën e 8-të dhe të 16-të.

26.2.2.3

15.4.3 Në setin përfundimtar (i 5-ti), nuk ka “pushim teknik”; secila skuadër mund të kërkojë vetëm dy pushime të rregullta që zgjasin nga 30 sekonda.

15.1

15.4.4 Gjatë të gjitha pushimeve, lojtarët në lojë duhet të shkojnë në zonën e lirë pranë stolit të tyre.

D1a

15.5 NDËRRIMI I LOJTARËVE Ndërrimi është veprimi me anën e të cilit një lojtar, me përjashtim të lojtarit Libero ose lojtarit zëvendësues të tij, pasi regjistrohet nga sekretari i ndeshjes, futet në lojë për të zënë pozicionin e një lojtari tjetër, i cili duhet të lërë fushën e lojës në atë çast.

19.3.2.1, D11 (5)

15.6 KUFIZIMET E NDËRRIMEVE 15.6.1 Për çdo skuadër lejohen gjashtë ndërrime në një set. Një ose disa

lojtarë mund të ndërrohen në të njëjtën kohë.

15.6.2 Një lojtar i vendosjes fillestare, mund të largohet nga loja dhe të rihyjë në lojë, por vetëm një herë në set, dhe vetëm në pozicionin e tij të mëparshëm të vendosjes fillestare.

7.3.1

Page 28: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

15.6.3 Një lojtar ndërrues mund të hyjë në lojë në vendin e një lojtari të vendosjes fillestare, por vetëm një herë në set, dhe ai mund të ndërrohet vetëm nga i njëjti lojtar të cilit i zuri vendin.

7.3.1

15.7 NDËRRIMI I JASHTËZAKONSHËM Një lojtar (me përjashtim të Liberos) i cili nuk mund të vazhdojë të luajë për shkak të dëmtimit apo sëmundjes, duhet të ndërrohet në mënyrë të rregullt. Nëse kjo nuk është e mundur, skuadra ka të drejtë të bëjë një zëvendësim TË JASHTËZAKONSHËM, jashtë kufizimeve të Rregullit 15.6. Në një ndërrim të jashtëzakonshëm, një lojtar i cili nuk është në fushën e lojës në çastin e dëmtimit, përveç lojtarit Libero ose lojtarit zëvendësues të tij/saj, mund të futet si ndërrues në lojë për lojtarin e dëmtuar. Lojtari i dëmtuar i ndërruar nuk lejohet të rifutet më në ndeshje. Një ndërrim i jashtëzakonshëm nuk do të llogaritet në asnjë rast si një ndërrim i rregullt, por duhet shënuar në protokoll si pjesë e numrit total të ndërrimeve në set dhe ndeshje.

15.6, 19.4.3

15.8 NDËRRIMI PËR LARGIM OSE PËR PËRJASHTIM Një lojtar/e I/E LARGUAR ose I/E PËRJASHTUAR duhet të ndërrohet menjëherë nëpërmjet një ndërrimi të rregullt. Në qoftë se kjo nuk është e mundur, skuadra shpallet JO E PLOTË.

6.4.3, 7.3.1, 15.6, 21.3.2, 23.3.3, D11(5)

15.9 NDËRRIMI I PARREGULLT 15.9.1 Një ndërrim është i parregullt, në qoftë se ai i kalon kufijtë e përcaktuar

në Rregullin 15.6 (përveç rastit të Rregullit 15.7) ose nëse përfshihet një lojtar/e i/e paregjistruar.

15.9.2 Kur një skuadër bën një ndërrim të parregullt dhe loja ka rifilluar, do të zbatohet procedura e mëposhtme:

8.1, 15.6

15.9.2.1 skuadra dënohet me një pikë dhe shërbimi i kalon kundërshtarit, 6.1.3 15.9.2.2 ndërrimi korrigjohet, 15.9.2.3 pikët e shënuara nga skuadra në gabim hiqen; pikët e fituara nga

kundërshtari mbeten të vlefshme.

15.10 PROCEDURA E NDËRRIMIT 15.10.1 Ndërrimi duhet të kryhet brenda zonës së ndërrimit. 1.4.3, D1b 15.10.2 Ndërprerja për ndërrimin duhet të zgjasë vetëm për kohën e nevojshme

për regjistrim e tij në protokollin e ndeshjes, dhe për hyrjen e daljen e lojtarëve.

15.10, 24.2.6, 25.2.2.3

15.10.3a Kërkesa për ndërrim fillon në çastin e hyrjes së lojtarit/ëve ndërrues në zonën e ndërrimit, të gatshëm për lojë, gjatë një ndërprerje. Trajneri nuk ka nevojë të bëjë shenjën zyrtare të ndërrimit, përveç se kur ndërrimi kryhet për shkak të një dëmtimi ose përpara fillimit të setit.

15.10.3b Në qoftë se lojtari/ja nuk është gati, ndërrimi nuk lejohet dhe skuadra ndëshkohet me një vonesë.

16.2, D9

15.10.3c Kërkesa për ndërrim pranohet dhe njoftohet nga sekretari i ndeshjes ose gjyqtari i dytë, duke përdorur përkatësisht zilen ose bilbilin. Gjyqtari i dytë autorizon kryerjen e ndërrimit.

24.2.6

Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, përdoren tabelat me numra për të lehtësuar ndërrimin.

15.10.4 Në qoftë se një skuadër synon të bëjë në të njëjtën kohë më shumë se një ndërrim, të gjithë lojtarët ndërrues duhet të jenë në zonën e ndërrimit në të njëjtën kohë në mënyrë që kjo të vlerësohet si e njëjta kërkesë. Në këtë rast, ndërrimet duhet të bëhen njeri pas tjetrit, një çift

1.4.3, 15.2.2

Page 29: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

lojtarësh pas tjetrit. Nëse njëri nga ndërrimet është i parregullt, ndërrimet e rregullta kryhen, ndërrimi i parregullt nuk pranohet dhe skuadra ndëshkohet me vonesë.

15.11 KËRKESA E PAVEND 15.11.1 Është e pavend të kërkohet një ndërprerje e lojës: 15 15.11.1.1 gjatë një aksioni loje, ose në çastin e vërshëllimës, apo pas bilbilit të

gjyqtarit që autorizon kryerjen e shërbimit, 12.3

15.11.1.2 nga një pjesëtar i paautorizuar i skuadrës, 5.1.2.3,5.2.3.3 15.11.1.3 për ndërrim lojtari përpara se loja të ketë rifilluar pas një ndërrimi të

mëparshëm nga e njëjta skuadër, përveç se në rastin e dëmtimit/ sëmundjes të një lojtari në lojë,

15.2.2, 15.2.3, 16.1, 25.2.2.6

15.11.1.4 pasi të jetë shfrytëzuar numri i lejuar për pushime dhe për ndërrime lojtarësh.

15.1

15.11.2 Kërkesa e parë e pavend nga një skuadër në ndeshje, e cila nuk ndikon ose nuk vonon lojën, do të hidhet poshtë pa ndonjë pasojë tjetër, por do të shënohet në protokollin e ndeshjes.

16.1, 25.2.2.6

15.11.3 Çdo kërkesë tjetër e pavend në ndeshje nga e njëjta skuadër përbën një vonesë.

16.1.4

16. VONESAT E LOJËS 16.1 LLOJET E VONESAVE

Një veprim i parregullt i skuadrës që shtyn rifillimin e lojës përbën një vonesë dhe përfshin, midis të tjerave:

16.1.1 vonimin e ndërprerjeve të rregullta të lojës, 15.10.2 16.1.2 zgjatjen e ndërprerjeve të lojës, pasi është udhëzuar rifillimi i lojës, 15 16.1.3 kërkimin e një ndërrimi të parregullt, 15.9 16.1.4 përsëritja e një kërkese të pavend, 15.11.3 16.1.5 vonimin e lojës nga një anëtar i skuadrës. 16.2 NDËSHKIMET PËR VONESA D9 16.2.1 “Paralajmërimi për vonesë” dhe “dënimi për vonesë” janë ndëshkime

për skuadrën.

16.2.1.1 Ndëshkimet për vonesë mbeten në fuqi për të gjithë ndeshjen. 6.3 16.2.1.2 Të gjitha ndëshkimet për vonesa shënohen në protokollin e ndeshjes. 25.2.2.6 16.2.2 Vonesa e parë në ndeshje nga një anëtar i skuadrës ndëshkohet me

“PARALAJMËRIM PËR VONESË”. 4.1.1, D11(25)

16.2.3 Vonesa e dytë dhe vonesat pasuese të çfarëdo lloji, të kryera nga çdo anëtar i së njëjtës skuadër në të njëjtën ndeshje, përbëjnë gabim dhe ndëshkohen me një “DËNIM PËR VONESË”: një pikë dhe shërbimi për kundërshtarin.

6.1.3, D11(25)

16.2.4 Ndëshkimet për vonesa të dhëna përpara ose ndërmjet seteve zbatohen në setin pasardhës.

18.1

17. NDËRPRERJET E JASHTËZAKONSHME TË LOJËS 17.1 DËMTIMI 8.1 17.1.1 Kur ndodh një dëmtim serioz ndërsa topi është në lojë, gjyqtari duhet

të ndërpresë menjëherë lojën dhe të lejojë ndihmën mjekësore të hyjë në fushë. Pastaj aksioni do të riluhet.

6.1.3

17.1.2 Kur një lojtar i dëmtuar nuk mund të ndërrohet, rregullisht ose me ndërrim të jashtëzakonshëm, lojtarit i jepet një kohë 3 minuta për të marrë veten, por jo më shumë se një herë për të njëjtin lojtar në ndeshje.

15.6, 15.7, 24.2.8

Page 30: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Në qoftë se lojtari nuk e merr veten, skuadra e tij deklarohet jo e plotë. 6.4.3, 7.3.1 17.2 NDËRHYRJET E JASHTME

Nëse ka një ndërhyrje të jashtme gjatë ndeshjes, loja do të ndërpritet dhe aksioni do të riluhet.

6.1.3, D11(23)

17.3 NDËRPRERJET E ZGJATURA 17.3.1 Në qoftë se loja ndërpritet nga rrethana të paparashikuara, gjyqtari i

parë, organizatorët dhe juria (komiteti i kontrollit), nëse ka, do të vendosin mbi masat që do të merren për të rivendosur kushtet normale.

23.2.3

17.3.2 Në rast të një ose më shumë ndërprerjeve, që nuk i kalojnë të 4 orët, do të veprohet si më poshtë:

17.3.1

17.3.2.1 nëse ndeshja rifillon në të njëjtën fushë loje, seti i ndërprerë do të vazhdojë normalisht me të njëjtin rezultat, lojtarë dhe vendosje në fushë. Setet tashmë të luajtura do të mbajnë rezultatet e tyre;

1, 7.3

17.3.2.2 nëse ndeshja rifillon në një fushë tjetër, seti i ndërprerë nuk është i vlefshëm dhe do të luhet përsëri me të njëjtët lojtarë e me të njëjtën vendosje fillestare. Setet që janë luajtur do të ruajnë rezultatet e tyre.

7.3, 21.4.1,D9

17.3.3 Në rast se një ose më shumë ndërprerje i kalojnë të 4 orët si shumë e përgjithshme, e gjithë ndeshja do të luhet sërish.

18. INTERVALET DHE NDËRRIMI I FUSHAVE 18.1 INTERVALET MIDIS SETEVE

Një interval është koha ndërmjet seteve. Të gjitha intervalet zgjasin 3 minuta. Gjatë kësaj kohe, ndërrohen fushat dhe regjistrohen vendosjet fillestare për skuadrat në protokollin e ndeshjes. Intervali midis seteve të dytë dhe të tretë mund të zgjatet deri në 10 minuta nga juria me kërkesën e organizatorëve.

4.2.4 7.3.2, 18.2, 25.2.1.2

18.2 NDËRRIMI I FUSHAVE D11 (3) 18.2.1 Pas çdo seti, skuadrat ndërrojnë fushat, me përjashtim të setit

përfundimtar. 7.1

18.2.2 Në setin përfundimtar, sapo skuadra që udhëheq arrin pikën e 8-të, skuadrat ndërrojnë fushat pa asnjë vonesë dhe pozicionet e lojtarëve mbeten të njëjta. Në qoftë se ndërrimi nuk bëhet në kohën e duhur, pra në pikën e 8-të, kjo do të bëhet sapo të kuptohet gabimi. Rezultati në kohën që bëhet ndërrimi i fushave mbetet i njëjtë.

6.3.2, 7.4.1, 25.2.2.5

Page 31: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

KREU 6. LOJTARI LIBERO Rregulli Shiko rregullat 19. LOJTARI LIBERO 19.1 CAKTIMI I LOJTARIT LIBERO 5 19.1.1 Çdo skuadër ka të drejtën të caktojë nga lista e lojtarëve të regjistruar

në protokoll deri në dy lojtarë mbrojtës të specializuar që janë Liberot. 4.1.1

19.1.2 Liberot duhet të jenë regjistruar në protokoll përpara ndeshjes në rreshtat e veçantë të caktuar për këtë.

5.2.2, 25.2.1.1 26.2.1.1

19.1.3 Libero në fushën e lojës është Libero aktiv. Nëse ka një Libero të dytë, ai/ajo do të veprojë si Libero rezervë. Vetëm një Libero mund të gjendet në fushë në çdo kohë.

5.

19.2 VESHJA Lojtarët Libero duhet të veshin një uniformë (ose jelek/kanatiere për Liberon e ricaktuar), që ka një ngjyrë të ndryshme mbizotëruese nga çdo ngjyrë e pjesës tjetër të skuadrës. Uniforma duhet të ketë kontrast të qartë me pjesën tjetër të skuadrës. Uniforma e lojtarit Libero duhet të ketë numër njëlloj si pjesa tjetër e skuadrës.

Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, Libero i ricaktuar, nëse është e mundur, duhet të veshë të njëjtën bluzë në model dhe ngjyrë si dhe Libero i parë, por mban numrin e tij/saj.

4.3

19.3 AKSIONET E LEJUARA PËR LOJTARIN LIBERO 19.3.1 Aksionet e lojës: 19.3.1.1 Lojtari Libero lejohet të zëvendësojë çdo lojtar të vijës së prapme. 7.4.1.2 19.3.1.2 Ai kufizohet të luajë si lojtar i vijës së prapme dhe nuk lejohet të kryejë

goditje sulmi nga çdo pjesë e territorit të lojës (që përfshin fushën e lojës dhe zonën e lirë), nëse në çastin e prekjes topi është krejtësisht mbi lartësinë e buzës së sipërme të rrjetës.

13.2.2, 13.2.3, 13.3.5

19.3.1.3 Libero nuk mund të kryejë shërbim, bllok ose përpjekje për bllok. 12.4.1, 14.6.2, 14.6.6, D11(12)

19.3.1.4 Një lojtar nuk mund të kryejë një goditje sulmi mbi topin që ndodhet krejtësisht mbi buzën e sipërme të rrjetës, nëse topi ka ardhur nga pasimi me gishta i lojtarit Libero në zonën e tij/saj të sulmit. Topi mund të sulmohet lirshëm nëse Libero bën të njëjtin veprim jashtë zonës së tij/saj të sulmit.

1.4.1, 13.3.6, 23.3.2.3d, e D1b

19.3.2 Zëvendësimet e Liberos: 19.3.2.1 Zëvendësimet e lojtarit Libero, nuk llogariten si ndërrime.

Numri është i pakufizuar, por duhet të ketë një aksion të përfunduar ndërmjet dy zëvendësimeve të lojtarit Libero (përveç se për shkak të një dënimi që sjell një rrotullim të detyruar në pozicionin 4, ose Libero në lojë dëmtohet/sëmuret duke bërë që të mos përfundojë aksioni i lojës).

6.1.3, 15.5

19.3.2.2 Një lojtar i rregullt në lojë mund të zëvendësojë ose të zëvendësohet nga çdonjëri prej lojtarëve Libero. Libero në lojë mund të zëvendësohet nga lojtari i rregullt të cilit i ka zënë vendin ose nga Libero tjetër.

19.3.2.3 Në fillim të çdo seti, lojtari Libero nuk mund të hyjë në fushë deri sa gjyqtari i dytë të ketë kontrolluar vendosjen fillestare të skuadrës dhe të

7.3.2, 12.1

Page 32: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

autorizojë zëvendësimin e Liberos me një lojtar fillestar. 19.3.2.4 Zëvendësimet e tjera të Liberos duhet të bëhen vetëm kur topi është

jashtë loje dhe përpara vërshëllimës për autorizimin e shërbimit. 8.2, 12.3

19.3.2.5 Një zëvendësim i bërë pas vërshëllimës për autorizimin e shërbimit, por para goditjes së topit për shërbim, nuk duhet hedhur poshtë; megjithatë, pas përfundimit të aksionit, kapiteni i lojës do të njoftohet me gojë se kjo gjë nuk do të lejohet më dhe se përsëritja e tyre do të ndëshkohet me vonesë.

12.3, 12.4, D9

19.3.2.6 Të njëjtat zëvendësime të vonuara do të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të lojës dhe ndëshkimin e skuadrës për vonesë. Skuadra që do të fitojë të drejtën e shërbimit do të përcaktohet nga lloji i ndëshkimit për vonesë.

16.2, D9

19.3.2.7 Libero dhe lojtari që zëvendësohet mund të hyjnë ose lënë fushën e lojës përmes “zonës së zëvendësimit të Liberos”.

1.4.4, D1b

19.3.2.8 Të gjitha zëvendësimet që përfshijnë Liberot duhet të shënohen në protokollin e kontrollit të Liberos (nëse përdoret) ose në protokollin elektronik.

26.2.2.1 26.2.2.2

19.3.2.9 Një zëvendësim i parregullt i Liberos përfshin (mes të tjerave): - mungesën e një aksioni të përfunduar loje ndërmjet zëvendësimit të Liberove, - Libero që zëvendësohet nga një lojtar tjetër, as nga Libero i dytë dhe as nga ai të cilit Libero i pati zënë vendin. Pasojat e një zëvendësimi të parregullt të Liberos janë të njëjta si ato të një ndërrimi të parregullt: - nëse zëvendësimi i parregullt i Liberos vërehet përpara fillimit të aksionit tjetër të lojës, kjo do të korigjohet nga gjyqtarët dhe skuadra ndëshkohet me vonesë; - nëse zëvendësimi i parregullt i Liberos vërehet pas goditjes së shërbimit, pasojat janë të njëjta me ato të një ndërrimi të parregullt.

6.1.3 15.9 15.9 D9 15.9

19.4 RICAKTIMI I NJË LIBERO TË RI 19.4.1 Libero bëhet i pamundur të luajë nëse dëmtohet, sëmuret, ndëshkohet

me largim ose përjashtim. Libero mund të shpallet i pamundur të luajë për cilëndo arsye nga trajneri, ose në mungesë të trajnerit nga kapiteni i lojës.

21.3.2, 21.3.3, D9 5.1.2.1, 5.2.1

19.4.2 Skuadra me një Libero: 19.4.2.1 Kur skuadra ka vetëm 1 Libero të gatshëm sipas Rregullit 19.4.1 ose

kur skuadra ka regjistruar vetëm 1 Libero në protokollin e ndeshjes, dhe ky/kjo Libero shpallet i pamundur të luajë më tej, trajneri (ose kapiteni i lojës nëse trajneri nuk është i pranishëm) mund të ricaktojë si Libero për pjesën e mbetur të ndeshjes, cilindo lojtar tjetër (përjashto lojtarin të cilit Libero i ka zënë vendin) që nuk ndodhet në fushë në çastin e ricaktimit.

19.4, 19.4.1

19.4.2.2 Nëse Libero në lojë bëhet i pamundur të luajë më tej, ai/ajo mund të zëvendësohet nga lojtari i rregullt të cilit i ka zënë vendin ose menjëherë dhe drejt e në fushë nga Libero i ricaktuar. Megjithatë, një Libero që i është nënshtruar ricaktimit nuk mund të luajë për pjesën e mbetur të ndeshjes. Nëse Libero nuk ndodhet në fushë kur shpallet i pamundur të luajë më tej, ai/ajo mund t’i nënshtrohet ricaktimit. Libero i shpallur i pamundur

Page 33: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

të luajë më tej, nuk mund të luajë për pjesën e mbetur të ndeshjes. 19.4.2.3 Trajneri ose kapiteni i lojës nëse trajneri nuk është i pranishëm, njofton

gjyqtarin e dytë për ricaktimin e Liberos. 5.1.2.1, 5.2.1

19.4.2.4 Nëse Libero i ricaktuar bëhet ose shpallet i pamundur të luajë më tej, lejohen ricaktime të tjera të Liberos.

19.4.1

19.4.2.5 Nëse trajneri kërkon që kapiteni i skuadrës të ricaktohet si Libero i ri, kjo do të lejohet, por në këtë rast kapiteni i skuadrës duhet të heqë dorë nga të gjitha të drejtat e tij/saj si drejtues i skuadrës.

5.1.2, 19.4.1

19.4.2.6 Në rastin e ricaktimit të Liberos, numri i lojtarit/es të ricaktuar si Libero duhet të regjistrohet në protokoll në pjesën e shënimeve dhe në protokollin e kontrollit të Liberos (ose protokollin elektronik nëse përdoret një i tillë).

25.2.2.7, 26.2.2.1

19.4.3 Skuadra me 2 Libero: 19.4.3.1 Nëse skuadra ka regjistruar në protokollin e ndeshjes 2 Libero, por njëri prej tyre

bëhet i pamundur të luajë, skuadra ka të drejtë të luajë me vetëm 1 Libero.

Nuk do të lejohet asnjë ricaktim i Liberos, përveç rastit kur edhe Libero i mbetur bëhet i pamundur të luajë më tej gjatë ndeshjes.

4.1.1, 19.1.1 19.4

19.5 PËRMBLEDHJE 19.5.1 Nëse Libero ndëshkohet me largim ose përjashtim, ai/ajo mund të zëvendësohet

menjëherë nga Libero tjetër i skuadrës. Nëse skuadra ka vetëm 1 Libero, atëherë ka të drejtën të bëjë një ricaktim të Liberos.

19.4, 21.3.2, 21.3.3

Page 34: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

KREU 7. SJELLJA E PJESËMARRËSVE Rregulli Shiko rregullat 20. KËRKESAT E SJELLJES 20.1 SJELLJA SPORTIVE 20.1.1 Pjesëmarrësit duhet të njohin Rregullat e Lojës së Volejbollit dhe t’i

respektojnë ato.

20.1.2 Pjesëmarrësit duhet t’i pranojnë vendimet e gjyqtarëve me sjellje sportive, pa i debatuar ato. Në rast dyshimi, mund të kërkohet sqarim vetëm nëpërmjet kapitenit të lojës.

5.1.2.1

20.1.3 Pjesëmarrësit duhet të përmbahen nga veprime ose qëndrime që synojnë të ndikojnë në vendimet e gjyqtarëve ose të mbulojnë gabimet e kryera nga skuadra e tyre.

20.2 LOJA E NDERSHME 20.2.1 Pjesëmarrësit duhet të tregojnë respekt dhe të jenë të sjellshëm, në

pajtim me frymën e LOJËS SË NDERSHME, jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe ndaj zyrtarëve të tjerë, kundërshtarit, anëtarëve të skuadrës dhe shikuesve.

20.2.2 Lejohet komunikimi midis anëtarëve të skuadrës gjatë ndeshjes. 5.2.3.4 21. SJELLJET E PAHIJSHME DHE NDËSHKIMET PËR TO 21.1 KEQSJELLJET

Keqsjelljet e vogla nuk ndëshkohen. Është detyrë e gjyqtarit të parë të parandalojë skuadrat që t’i afrohen nivelit të ndëshkimeve.

Kjo kryhet në dy faza:

Faza 1: duke dhënë një paralajmërim me gojë nëpërmjet kapitenit të lojës; Faza 2: duke dhënë një KARTON TË VERDHË për anëtarin/ët e skuadrës në fjalë. Ky paralajmërim zyrtar nuk është një ndëshkim në vetvete, por një tregues se anëtari i skuadrës (dhe si rrjedhim edhe skuadra) ka arritur nivelin e ndëshkimit për ndeshjen. Kartoni i verdhë shënohet në protokollin e ndeshjes, por nuk ka pasoja të drejtpërdrejta.

5.1.2, 21.3 D9, D11 (6a)

21.2 SJELLJA E PAHIJSHME QË ÇON NË NDËSHKIME Sjellja e pahijshme nga një anëtar i skuadrës në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes, të kundërshtarëve, anëtarëve të skuadrës së vet ose shikuesve ndahet në tri kategori në përputhje me shkallën e gabimit.

4.1.1

21.2.1 Sje l l j e e vra zh dë: veprim në kundërshtim me rregullat e mirësjelljes ose me parimet e moralit.

21.2.2 Sje l l j e fyese: fjalë ose gjeste fyese ose shpifëse ose çdo veprim i shprehur me përbuzje.

21.2.3 Ag resio n : sulm fizik ose sjellje agresive apo kërcënuese. 21.3 SHKALLA E NDËSHKIMEVE

Në përputhje me gjykimin e gjyqtarit të parë dhe në varësi të shkallës së fyerjes, ndëshkimet që zbatohen dhe që regjistrohen në protokollin e ndeshjes janë: Dënimi, Largimi ose Përjashtimi.

D9 21.2, 25.2.2.6

21.3.1 Dënimi Sjellja e parë e vrazhdë në ndeshje nga cilido anëtar i skuadrës dënohet me një pikë dhe shërbimi i kalon kundërshtarit.

D11 (6b) 4.1.1, 21.2.1

21.3.2 Largimi D11 (7) 21.3.2.1 Një anëtar i skuadrës, i cili ndëshkohet me largim, nuk mund të luajë 1.4.6, 4.1.1,

Page 35: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

për pjesën e mbetur të setit, duhet të ndërrohet në mënyrë të rregullt dhe menjeherë nëse ndodhet në fushë, si dhe duhet të qëndrojë i ulur në katrorin e ndëshkimit pa asnjë pasojë tjetër. Trajneri i larguar humbet të drejtat e tij/saj për të ndërhyrë në set dhe duhet të qëndrojë i ulur në katrorin e ndëshkimit.

5.2.1, 5.3.2, D1a, D1b 5.2.3.3

21.3.2.2 Sjellja e parë fyese nga një anëtar i skuadrës ndëshkohet me LARGIM pa asnjë pasojë tjetër.

4.1.1, 21.2.2

21.3.2.3 Sjellja e dytë e vrazhdë në të njëjtën ndeshje, nga i njëjti anëtar i skuadrës ndëshkohet me LARGIM pa asnjë pasojë tjetër.

4.1.1, 21.2.1

21.3.3 Përjashtimi D11 (8) 21.3.3.1 Një anëtar i skuadrës, i cili është ndëshkuar me PËRJASHTIM duhet të

ndërrohet në mënyrë të rregullt dhe menjeherë nëse ndodhet në fushë, si dhe duhet të lërë Territorin e Kontrollit të Garës për pjesën e mbetur të ndeshjes pa asnjë pasojë tjetër.

4.1.1, D1a

21.3.3.2 Sulmi i parë fizik ose kërcënimi ose sjellja agresive ndëshkohet me PËRJASHTIM pa asnjë pasojë tjetër.

21.2.3

21.3.3.3 Sjellja e dytë fyese në të njëjtën ndeshje, nga i njëjti anëtar i skuadrës, ndëshkohet me PËRJASHTIM pa asnjë pasojë tjetër.

4.1.1, 21.2.2

21.3.3.4 Sjellja e tretë e vrazhdë në të njëjtën ndeshje, nga i njëjti lojtar i skuadrës, ndëshkohet me përjashtim pa asnjë pasojë tjetër.

4.1.1, 21.2.1

21.4 ZBATIMI I NDËSHKIMEVE PËR SJELLJE TË PAHIJSHME 21.4.1 Të gjitha ndëshkimet për sjellje të pahijshme janë ndëshkime vetjake,

mbeten në fuqi për të gjithë ndeshjen dhe regjistrohen në protokollin e ndeshjes.

21.3, 25.2.2.6

21.4.2 Përsëritja e sjelljes së pahijshme nga i njëjti anëtar i skuadrës në të njëjtën ndeshje ndëshkohet në shkallë rritëse (anëtari i skuadrës merr një ndëshkim më të rëndë për çdo fyerje që pason).

4.1.1, 21.2, 21.3, D9

21.4.3 Largimi ose përjashtimi për shkak të sjelljes fyese ose të agresionit nuk kërkon një ndëshkim të mëparshëm.

21.2, 21.3

21.5 SJELLJA E PAHIJSHME PËRPARA DHE MIDIS SETEVE Çdo sjellje e pahijshme e kryer përpara ose midis seteve ndëshkohet në përputhje me Rregullin 21.3 dhe ndëshkimet zbatohen në setin që pason.

18.1, 21.2, 21.3

21.6 PËRMBLEDHJE E SJELLJES SË PAHIJSHME DHE KARTONAT QË PËRDOREN

P a ra la jm ërim i: nuk ka ndëshkim – faza 1: paralajmërim me gojë faza 2: tregohet kartoni i verdhë D ën im : ndëshkim – tregohet kartoni i kuq L a rg im : ndëshkim – tregohet kartoni i kuq dhe i verdhë së bashku P ërja sh tim : ndëshkim – tregohet karton i kuq dhe i verdhë të ndarë

D11 (6a, 6b, 7, 8) 21.1 21.3.1 21.3.2 21.3.3

Page 36: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PJESA 2

NDARJA II. GJYQTARËT, PËRGJEGJËSITË E TYRE DHE SHENJAT ZYRTARE

Page 37: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PJESA 2 NDARJA II. GJYQTARËT, PËRGJEGJËSITË E TYRE DHE SHENJAT ZYRTARE KREU 8. GJYQTARËT Rregulli Shiko rregullat 22. TRUPI GJYKUES DHE PROCEDURAT 22.1 PËRBËRJA

Trupi gjykues për një ndeshje përbëhet nga zyrtarët e mëposhtëm: - gjyqtari i parë - gjyqtari i dytë - sekretari i ndeshjes - katër (dy) vijërojtës Vendi i qëndrimit të tyre tregohet në Figurën 10. Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, është e detyrueshme të ketë edhe një ndihmës sekretar.

23 24 25 27 26

22.2 PROCEDURAT 22.2.1 Vetëm gjyqtari i parë dhe gjyqtari i dytë mund të vërshëllejnë me bilbil

gjatë ndeshjes:

22.2.1.1 gjyqtari i parë jep shenjën për kryerjen e shërbimit që fillon aksionin e lojës;

6.1.3, 12.3

22.2.1.2 gjyqtari i parë dhe i dytë japin shenjën për përfundimin e aksionit të lojës nëse ata janë të sigurt se ka një gabim dhe se e kanë zbuluar natyrën e tij.

22.2.2 Ata mund të vërshëllejnë me bilbil kur topi është jashtë lojës për të treguar se pranojnë ose hedhin poshtë një kërkesë të skuadrës.

5.1.2, 8.2

22.2.3 Menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit që sinjalizon përfundimin e aksionit të lojës, ata duhet ta tregojnë këtë gjë me shenjat zyrtare me duar:

22.2.1.2, 28.1

22.2.3.1 Në qoftë se gabimi është vërshëllyer nga gjyqtari i parë, ai duhet të tregojë: a) skuadrën që do të shërbejë, b) natyrën e gabimit, c) lojtarin/ët në gabim (nëse nevojitet) Gjyqtari i dytë do të ndjekë shenjat me duar të gjyqtarit të parë duke i përsëritur ato.

12.2.2, D11 (2)

22.2.3.2 Në qoftë se gabimi është vërshëllyer nga gjyqtari i dytë, ai duhet të tregojë: a) natyrën e gabimit b) lojtarin në gabim (nëse nevojitet) c) skuadrën që do të shërbejë duke ndjekur dhe përsëritur shenjën me dorë të gjyqtarit të parë. Në këtë rast, gjyqtari i parë nuk tregon as natyrën e gabimit ose lojtarin në gabim, por vetëm skuadrën që do të shërbejë.

12.2.2 D11(2)

22.2.3.3 Në rastin e një gabimi të goditjes në sulm nga lojtari i vijës së prapme ose Libero, të dy gjyqtarët tregojnë në përputhje me rregullat 22.2.3.1 dhe 22.2.3.2 të lartpërmendura.

12.2.2, 13.3.3, 13.3.5, 19.3.1.2, 23.3.2.3d, e,

Page 38: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

D11(22) 22.2.3.4 Në rastin e një gabimi të dyfishtë të dy gjyqtarët tregojnë me radhë:

a) natyrën e gabimit b) lojtarin/ët në gabim (nëse nevojitet) c) skuadrën që do të shërbejë sipas vendimit të gjyqtarit të parë.

17.3, D11(23) 12.2.2, D11(2)

23. GJYQTARI I PARË 23.1 VENDQËNDRIMI

Gjyqtari i parë kryen detyrat e tij ulur ose në këmbë mbi një karrige gjykimi që vendoset në njërin fund të rrjetës. Pamja e tij duhet të jetë afërsisht 50 cm mbi rrjetë.

D1a, D1b,D10

23.2 TË DREJTAT 23.2.1 Gjyqtari i parë drejton ndeshjen nga fillimi deri në fund. Ai ka fuqi mbi

të gjithë anëtarët e trupit gjykues dhe mbi të gjithë anëtarët e skuadrave. Gjatë ndeshjes vendimet e gjyqtarit të parë janë përfundimtare. Ai ka të drejtë të përmbysë vendimet e anëtarëve të tjerë të trupit gjykues, nëse vë re se ato janë të gabuara. Gjyqtari i parë madje mund të zëvendësojë një anëtar të trupit gjykues që nuk i kryen në regull detyrat e tij/saj.

4.1.1, 6.3

23.2.2 Gjyqtari i parë kontrollon gjithashtu punën e mbledhësve të topave dhe të atyre që fshijnë dyshemenë.

3.3

23.2.3 Gjyqtari i parë ka të drejtën që të vendosë për çdo çështje që ka lidhje me lojën, duke përfshirë edhe ato çështje që nuk parashikohen në Rregullore.

23.2.4 Gjyqtari i parë nuk lejon asnjë diskutim mbi vendimet e tij/saj. Megjithatë, me kërkesën e kapitenit të lojës, gjyqtari i parë do të japë një shpjegim për zbatimin ose interpretimin e rregullave së lojës, mbi të cilat ai/ajo është mbështetur në marrjen e vendimit. Në qoftë se kapiteni i lojës nuk pajtohet me shpjegimin e gjyqtarit të parë dhe dëshiron që të kundërshtojë kundrejt një vendimi të tillë, ai duhet të njoftojë menjëherë gjyqtarin e parë dhe të ruajë të drejtën për të paraqitur një protestë me përfundimin e ndeshjes. Gjyqtari i parë duhet ta lejojë këtë të drejtë të kapitenit të lojës.

20.1.2 5.1.2.1 5.1.2.1 5.1.3.2 25.2.3.2

23.2.5 Gjyqtari i parë është përgjegjës për të përcaktuar përpara ose gjatë ndeshjes nëse pajisjet dhe kushtet në hapësirën e lojës plotësojnë kërkesat për zhvillimin e ndeshjes.

Kreu 1, 23.3.1.1

23.3 DETYRAT 23.3.1 Përpara ndeshjes, gjyqtari i parë: 23.3.1.1 kontrollon kushtet e hapësirës së lojës, topat dhe pajisjet e tjera,

Kreu I, 23.2.5

23.3.1.2 kryen hedhjen e shortit me kapitenët e skuadrave, 7.1 23.3.1.3 kontrollon nxehmjen e skuadrave. 7.2 23.3.2 Gjatë ndeshjes, gjyqtari i parë është i autorizuar: 23.3.2.1 të japë paralajmërime për skuadrat, 21.1 23.3.2.2 të ndëshkojë sjelljen e pahijshme dhe vonesat, 16.2, 21.2, D9

D11 (6a, 6b, 7, 8, 25)

23.3.2.3 të vendosë mbi: a) gabimet e lojtarit në shërbim dhe për vendosjen e skuadrës në shërben, përfshi edhe mbulimin;

7.5, 12.4, 12.5 12.7.1,D4, D6 D11 (12, 13)

Page 39: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

b) gabimet në luajtjen e topit; c) gabimet mbi rrjetë dhe prekjen e parregullt të rrjetës nga lojtarët kryesisht në anën e sulmit; d) gabimet e goditjes në sulm nga lojtari Libero dhe nga lojtarët e vijës së prapme; e) goditjen e përfunduar të sulmit të kryer nga një lojtar mbi topin e ndodhur mbi buzën e sipërme të rrjetës, i ardhur nga pasimi me gishta prej lojtarit Libero në zonën e tij/saj të sulmit, f) topin që kalon krejtësisht hapësirën e poshtme nën rrjetë. g) bllokun e përfunduar nga lojtarë të vijës së prapme ose përpjekjen për bllok nga Libero.

9.3, D11 (16, 17) 11.3.1, 11.4.1 11.4.4, D11 (20) 13.3.3, 13.3.5, 24.3.2.4, D8, D11 (21) 1.4.1, 13.3.6, 24.3.2.4, D11 (21) 8.4.5, 24.3.2.7, D5a, D11 (22) 14.6.2, 14.6.6 D11 (12)

25.3.3 Në fund të ndeshjes, ai/ajo kontrollon protokollin e ndeshjes dhe e nënshkruan atë.

24.3.3, 25.2.3.3

24. GJYQTARI I DYTË 24.1 VENDQËNDRIMI

Gjyqtari i dytë kryen detyrat e tij, duke qëndruar në këmbë afër shtyllës, jashtë fushës së lojës, në anën e kundërt dhe përballë gjyqtarit të parë.

D1a, D1b,D10

24.2 TË DREJTAT 24.2.1 Gjyqtari i dytë ndihmon gjyqtarin e parë, por ka gjithashtu të drejtat e

tij/saj. Gjyqtari i dytë mund ta zëvendësojë gjyqtarin e parë nëqoftëse ky nuk është në gjendje të vazhdojë punën e tij/saj.

24.3

24.2.2 Gjyqtari i dytë, pa i rënë bilbilit, mund të japë gjithashtu shenja për gabime jashtë të drejtave të tij, por pa këmbëngulur për to tek gjyqtari i parë.

24.3

24.2.3 Gjyqtari i dytë kontrollon punën e sekretarit/ëve të ndeshjes. 25.2, 26.2 24.2.4 Gjyqtari i dytë mbikëqyr anëtarët e skuadrës në stolin e tyre dhe

njofton gjyqtarin e parë për çdo sjellje të pahijshme të tyre. 4.2.1

24.2.5 Gjyqtari i dytë kontrollon lojtarët në hapësirën e nxehmjes. 4.2.3 24.2.6 Gjyqtari i dytë autorizon ndërprerjet, kontrollon kohëzgjatjen e tyre

dhe hedh poshtë kërkesat e pavend. 15, 15.11, 25.2.2.3

24.2.7 Gjyqtari i dytë kontrollon numrin e pushimeve e të ndërrimeve të përdorura nga çdo skuadër dhe njofton pushimin e 2-të, ndërrimin e 5-të dhe të 6-të gjyqtarin e parë dhe trajnerin përkatës.

15.1, 25.2.2.3

24.2.8 Në rast dëmtimi të një lojtari, gjyqtari i dytë lejon një ndërrim të jashtëzakonshëm ose lejon një kohë prej 3 minutash për të marrë veten.

15.7, 17.1.2

24.2.9 Gjyqtari i dytë kontrollon kushtet e dyshemesë, kryesisht në zonën e përparme. Ai gjithashtu kontrollon gjatë ndeshjes, nëse topat plotësojnë ende kërkesat e rregullores.

1.2.1, 3

Page 40: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

24.2.10 Gjyqtari i dytë mbikëqyr anëtarët e skuadrës në katrorin e ndëshkimit dhe raporton keqsjelljen e tyre tek gjyqtari i parë.

1.4.6, 21.3.2

Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, të drejtat e përcaktuara në rregullat 24.2.5 dhe 24.2.10 kryhen nga gjyqtari rezervë.

24.3 DETYRAT 24.3.1 Në fillim të çdo seti, në ndryshimin e fushave në setin përfundimtar

dhe kurdoherë që është e nevojshme, ai/ajo kontrollon nëse vendosjet aktuale të lojtarëve në fushë përputhen me ato të fletë vendosjeve.

5.2.3.1, 7.3.2, 7.3.5, 18.2.2

24.3.2 Gjatë ndeshjes, gjyqtari i dytë vendos, vërshëllen dhe jep shenjë: 24.3.2.1 për depërtimin në fushën e kundërshtarit dhe në hapësirën nën rrjetë; 1.3.3, 11.2,

D5a. D11 (22) 24.3.2.2 për gabimet në vendosje të skuadrës që pret shërbimin; 7.5, D4,

D11 (13) 24.3.2.3 për prekjen e gabuar të rrjetës nga lojtarët kryesisht në anën e bllokut,

dhe me antenën që ndodhet në anën gjyqtarit të dytë; 11.3.1

24.3.2.4 bllokun e përfunduar nga lojtarë të vijës së prapme ose përpjekjen për bllok nga lojtari Libero; ose gabimin në goditjen në sulm nga lojtarë të vijës së prapme ose nga lojtari Libero;

13.3.3, 14.6.2, 14.6.6, 23.3.2.3d, e, g D11 (12, 21)

24.3.2.5 takimin e topit me një objekt të jashtëm; 8.4.2, 8.4.3, D11 (15)

24.3.2.6 takimin e topit me dyshemenë kur gjyqtari i parë nuk është në pozicion për ta parë këtë takim;

8.3

24.3.2.7 topin që kalon krejtësisht ose pjesërisht jashtë hapësirës së kalimit për në fushën kundërshtare ose që prek antenën nga ana e tij/saj e fushës;

8.4.3, 8.4.4, D5a, D11 (15)

24.3.3 Në fund të ndeshjes, ai/ajo kontrollon dhe nënshkruan protokollin. 23.3.3, 25.2.3.3

25. SEKRETARI I NDESHJES 25.1 VENDQËNDRIMI

Sekretari i ndeshjes kryen detyrën e tij i ulur në një tavolinë në anën e kundërt dhe përballë gjyqtarit të parë.

D1a, D1b,D10

25.2 DETYRAT Ai mban protokollin e ndeshjes në përputhje me Rregulloren, duke bashkëpunuar me gjyqtarin e dytë. Ai përdor një zile ose një pajisje tjetër zanore për të njoftuar parregullsitë ose për të sinjalizuar gjyqtarët sipas detyrave të tij/saj.

25.2.1 Përpara fillimit të ndeshjes dhe të çdo seti, sekretari i ndeshjes: 25.2.1.1 regjistron të dhënat e ndeshjes dhe të skuadrave, përfshi emrat dhe

numrat e lojtarëve Libero, në përputhje me procedurat në fuqi dhe merr nënshkrimet e kapitenëve dhe të trajnerëve;

4.1, 5.1.1, 5.2.2, 7.3.2, 19.1.2, 19.4.2.6

25.2.1.2 regjistron vendosjen fillestare të secilës skuadër mbështetur në fletë-vendosjet përkatëse;

5.2.3.1, 7.3.2

Në qoftë se nuk merr në kohë fletë-vendosjet, ai njofton menjëherë për këtë gjë gjyqtarin e dytë.

5.2.3.1

25.2.2 Gjatë ndeshjes, sekretari i ndeshjes: 25.2.2.1 regjistron pikët e shënuara; 6.1 25.2.2.2 kontrollon radhën e shërbimit të çdo skuadre dhe u tregon çdo gabim

gjyqtarëve menjëherë pas goditjes së shërbimit; 12.2

25.2.2.3 është i autorizuar të pranojë dhe të njoftojë kërkesat për ndërrime lojtarësh duke përdorur zilen, të kontrollojë numrat e tyre; si dhe

15.1, 15.4.1, 15.10.3c,

Page 41: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

regjistron ndërrimet dhe pushimet, duke njoftuar dhe gjyqtarin e dytë; 24.2.6, 24.2.7 25.2.2.4 njofton gjyqtarët për një kërkesë të pavend për ndërprerjeje të lojës; 15.11 25.2.2.5 njofton gjyqtarët për përfundimin e seteve, dhe shënimin e pikes së 8-të

në setin përfundimtar; 6.2, 15.4.1, 18.2.2

25.2.2.6 regjistron paralajmërimet për sjellje të pahijshme, ndëshkimet dhe kërkesat e pavend;

15.11.3, 16.2, 21.3

25.2.2.7 regjistron të gjitha ngjarjet e tjera sipas udhëzimeve të gjyqtarit të dytë, d.m.th. ndërrimet e jashtëzakonshme, kohën për rimarrjen e vetes në rast dëmtimi, ndërprerjet e zgjatura, ndërhyrjet e jashtme, etj.;

15.7, 17.1.2, 17.2, 17.3, 19.4

25.2.2.8 kontrollon intervalet ndërmjet seteve. 18.1 25.2.3 Në fund të ndeshjes, sekretari: 25.2.3.1 regjistron rezultatin përfundimtar; 6.3 25.2.3.2 në rastin e një proteste, me autorizimin paraprak nga ana e gjyqtarit të

parë, shkruan ose lejon kapitenin e skuadrës/lojës të shkruajë në protokollin e ndeshjes një paraqitje të rastit për të cilin proteston.

5.1.2.1,5.1.3.2 23.2.4

25.2.3.3 pasi nënshkruan protokollin e ndeshjes, merr nënshkrimet e kapitenëve të skuadrave dhe pastaj të gjyqtarëve.

5.1.3.1, 23.3.3 24.3.3

26. NDIHMËS SEKRETARI 26.1 VENDQËNDRIMI

Ndihmës sekretari kryen funksionet e tij i ulur pranë sekretarit në tavolinën e sekretarit të ndeshjes.

22.1,D1a,D1b, D10

26.2 DETYRAT Regjistron zëvendësimet që kanë të bëjnë me Liberon Ndihmon në detyrat administrative punën e sekretarit të ndeshjes. Nëse sekretari i ndeshjes bëhet i pamundur për të vazhduar punën e tij/saj, ndihmës sekretari zëvendëson sekretarin e ndeshjes.

19.3

26.2.1 Përpara ndeshjes dhe setit, ndihmës sekretari: 26.2.1.1 përgatit fletën e kontrollit për Liberon, 26.2.1.2 përgatit protokollin rezervë. 26.2.2 Gjatë ndeshjes, ndihmës sekretari: 26.2.2.1 regjistron të dhënat për zëvendësimet e Liberos; 19.3.1.1, 19.4 26.2.2.2 njofton gjyqtarët për çdo gabim zëvendësimi të Liberos, duke përdorur

zilen; 19.3.2

26.2.2.3 fillon dhe përfundon matjen e kohës për Pushimet Teknike; 15.4.1 26.2.2.4 mban tabelën manuale të pikëve në tavolinën e sekretarit të ndeshjes; 26.2.2.5 kontrollon që pikët të përputhen; 25.2.2.1 26.2.2.6 nëse është e nevojshme, përditëson protokollin rezervë dhe ja jep atë

sekretarit të ndeshjes. 25.2.1.1

26.2.3 Në përfundim të ndeshjes, ndihmës sekretari: 26.2.3.1 nënshkruan fletën e kontrollit të Liberos dhe e dorëzon atë për ta

kontrolluar;

26.2.3.2 nënshkruan protokollin e ndeshjes. Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, ku përdoret protokolli elektronik,

ndihmës sekretari bashkëvepron me sekretarin për të njoftuar ndërrimet dhe për të përcaktuar zëvendësimet e Liberos.

27. VIJËROJTËSIT 27.1 VENDQËNDRIMI

Në qoftë se përdoren vetëm dy vijërojtës, ata qëndrojnë në këndet e fushës, në krahun e djathtë të çdo gjyqtari, diagonalisht, në largësinë 1 deri 2 m nga këndi. Secili prej tyre kontrollon, si vijën fundore, ashtu dhe vijën anësore,

D1a, D1b, D10

Page 42: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

nga ana e tij/saj. Në veprimtaritë Botërore dhe Zyrtare të FIVB, është e detyrueshme të ketë katër vijërojtës. Ata qëndrojnë në zonën e lirë nga 1 deri në 3 m në secilin kënd të fushës, në zgjatimin imagjinar të vijës që kontrollojnë. Vijat fundore kontrollohen nga vijërojtësit që ndodhen në anën e majtë të secilit prej gjyqtarëve me bilbil, ndërsa vijat anësore nga dy vijërojtësit e tjerë.

D10

27.2 DETYRAT 27.2.1 Vijërojtësit i kryejnë detyrat e tyre duke përdorur një flamur (40 x 40

cm), siç tregohet në Figurën 12, për të dhënë shenjë për: D12

27.2.1.1 topin “brenda” dhe “jashtë” kurdoherë që topi takon tokën afër vijës/ave të tyre;

8.3, 8.4, D12 (1, 2)

27.2.1.2 topat “jashtë” që preken nga skuadra që pret topin; 8.4, D12 (3) 27.2.1.3 topin që prek antenën, topin nga shërbimi dhe topin pas takimit të tretë

të skuadrës që kalon rrjetën jashtë hapësirës së kalimit etj.;

8.4.3, 8.4.4, 10.1.1, D5a, D12 (4)

27.2.1.4 çdo lojtar (përveç atij që shërben) që qëndron jashtë fushës së tij/saj të lojës në çastin e goditjes për kryerjen e shërbimit;

7.4, 12.4.3, D12 (4)

27.2.1.5 gabimet e këmbës nga lojtari që shërben (prekja me këmbë jashtë zonës së shërbimit);

12.4.3

27.2.1.6 çdo prekje të pjesës së sipërme 80 cm të antenës nga ana e fushës së tij/saj nga çdo lojtar gjatë veprimit të tij/saj për të luajtur topin ose ndërhyrjes në lojë;

11.3.1, 11.4.4, D3, D12 (4)

27.2.1.7 topin e dërguar drejt fushës kundërshtare, që kalon rrjetën jashtë hapësirës së kalimit ose prekjen e antenës në anën e tij/saj të fushës.

10.1.1, D5a, D12 (4)

27.2.2 Me kërkesën e gjyqtarit të parë, vijërojtësit duhet të përsëritin shenjën e dhënë.

28. SHENJAT ZYRTARE 28.1 SHENJAT ZYRTARE ME DUAR TË GJYQTARËVE

Gjyqtarët duhet që me anë të shenjave zyrtare me duar të tregojnë arsyen e vërshëllimës së tyre (natyrën e gabimit të vërshëllyer ose ndërprerjen e lejuar). Shenja do të mbahet për një çast dhe, në qoftë se ajo tregohet me një dorë, dora i takon anës së skuadrës e cila ka kryer gabimin ose ka kërkesën.

D11

28.2 SHENJAT ME FLAMURË TË GJYQTARËVE TË VIJAVE Gjyqtarët e vijave duhet të tregojnë me shenjën zyrtare me flamur natyrën e gabimit të kryer dhe duke e mbajtur shenjën për një çast.

D12

Page 43: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Pjesa 2 - Ndarja 3: DIAGRAMET– SHEMAT DHE

ILUSTRIMET

Page 44: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Hapësira e teritorit të garës

Diagrami 1a Rr. 1, 1.4.5, 1.4.6, 4.2.1, 4.2.3.1, 15.4.4, 19.3.2.7, 21.3.2.1, 21.3.3.1, 23.1, 24.1, 25.1, 26.1

Page 45: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Hapësira për lojë Diagrami 1b Rr. 1, 1.4, 1.4.2, 1.4.3, 1.4.4, 1.4.5, 1.4.6, 4.2.1, 4.2.3.1, 15.10.1, 19.3.1.4, 19.3.2.7, 21.3.2.1, 23.1, 24.1, 25.1, 26.1

Page 46: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 2 Rr. 1.1, 1.3, 1.3.3, 1.3.4, 1.4.1, 5.2.3.4

Page 47: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 3 Rr. 2, 2.1.6, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5.1, 11.3.1, 11.3.2, 27.2.1.6

Page 48: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 4 Rr. 7.4, 7.4.3, 7.5, 23.3.2.3a, 24.3.2.2

Page 49: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 5a Rr. 2.4, 8.4.3, 8.4.4, 8.4.5, 10.1.1, 10.1.3, 24.3.2.7, 27.2.1.3, 27.2.1.7

Page 50: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Topi që kalon planin vertikal të rrjetës në drejtim të zonës së lirë të kundërshtarit

Diagrami 5b Rr. 10.1.2, 10.1.2.2, 24.3.2.7

Page 51: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 7 R. 14.1.3

Diagrami 6 R. 12.5, 12.5.2, 23.3.2.3a

Page 52: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 8 Rr. 13.2.2, 13.2.3, 23.3.2.3d, 24.3.2.4

Page 53: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

SHKALLA E DENIMEVE PER SJELLJE ANTISPORTIVE SHKALLA PER SJELLJE ANTISPORTIVE

SHKALLA E DENIMEVE PER VONESË

Diagrami 9 Rr. 16.2, 21.3, 21.4.2

LLOJI

RADHITJA

SHKELESI

SANKCIONET

KARTONAT

PASOJA

SJELLJE E VRAZHDE

Hera e pare

Cilido anetar i ekipit

Denim

I kuq

Pike dhe sherbim per kundershtarin

Hera e dyte

Anetar i njejte i ekipit

Largim

I verdh i kuq se bashku

Duhet te leshoj fushen dhe te mbetet i ulur ne katrorin e ndeshkimit deri ne perfundimin te setit

Hera e trete

Anetar i njejte i ekipit

Perjashtim

I verdh i kuq ndaras

Duhet te leshoj Teritorin e kontrollit te gar es deri ne perfundimin te ndeshjes

SJELLJE FYESE

Hera e pare

Cilido anetar i ekipit

Largim

I verdh i kuq se bashku

Duhet te leshoj fushen dhe te mbetet i ulur ne katrorin e ndeshkimit deri ne perfundimin te setit

Hera e dyte

Anetar i njejte i ekipit

Perjashtim

I verdh i kuq ndaras

Duhet te leshoj Teritorin e kontrollit te gar es deri ne perfundimin te ndeshjes

SULMI FIZIK

Hera e pare

Cilido anetar i ekipit

Perjashtim

I verdh i kuq ndaras

Duhet te leshoj Teritorin e kontrollit te gar es deri ne perfundimin te ndeshjes

LLOJI RADHITJA SHKELESI SANKCIONET KARTONIAT PASOJA Vonesa

Hera e pare

Cilido anetar i ekipit

Verejtje per shkak te voneses

Shenja me dore nr 25 me kartonin e verdhe

Paralajmerim – pa denim

Hera e dyte dhe

secili ne vijim

Cilido anetar i ekipit

Denim per shkak te voneses

Shenja me dore nr 25 me kartonin e kuq

Pike dhe sherbim per kundershtareta

Page 54: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 10 Rr. 3.3, 23.1, 24.1, 25.1, 26.1, 27.1

Page 55: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

1. Autorizimi për shërbim / Authorization to serve

Lëvizje e dorës për të treguar drejtimin e shërbimit. Move the hand to indicate direction of service. Rregulli: 12.3; 22.2.1.1

GJ 1

2. Skuadra që shërben / Team to serve

Shtrihet krahu në drejtim të anës së skuadrës që do të kryejë shërbimin. Extend the arm to the side of team that will serve. Rregulli: 22.2.3.1; 22.2.3.2; 22.2.3.4

GJ 1 GJ 2

3. Ndërrimi i fushave / Change of courts

Ngrihen parakrahët përpara dhe prapa dhe rrotullohen përreth trupit. Raise the forearms front and back and twist them around the body. Rregulli: 18.2

GJ 1

Diagrami 11 shenjat zyrtare me duar te gjyqtarëve

Page 56: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

4. Pushimi / Time-out Vendoset pëllëmba e njërës dorë mbi gishtat e dorës tjetër, pingul me njëra-tjetrën (në formën e gërmës T), dhe pastaj tregohet skuadra që e kërkon pushimin. Place the palm of one hand over the fingers of the other, held vertically (forming a T) and then indicate the requesting team.

Rregulli: 15.4.1

GJ 1 GJ 2

5. Ndërrimi / Substitution

Rrotullohen parakrahët përreth njëri-tjetrit. Circular motion of the forearms around each other. Rregulli: 15.5.1; 15.5.2; 15.8

GJ 1 GJ 2

6a. Paralajmërimi për keqsjellje / Misconduct warning

Tregohet kartoni i verdhë për paralajmërim. Show a yellow card for warning. Rregulli: 21.1; 21.6

GJ 1

Page 57: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

6b. Dënimi për sjellje të pahijshme / Misconduct penalty

Tregohet kartoni i kuq për dënim. Show a red card for penalty. Rregulli: 21.3.1; 21.6; 23.3.2.2

GJ 1

7. Largimi / Expulsio

Tregohen të dy kartonat së bashku për largimin. Show both cards jointly for expulsion. Rregulli: 21.3.2; 21.6; 23.3.2.2

GJ 1

8. Përjashtimi / Disqualification

Tregohen KartonaT e verdhë dhe të kuq të ndarë për përjashtimin. Show yellow and red cards separately for disqualification. Rregulli: 21.3.3; 21.6; 23.3.2.2

GJ 1

Page 58: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

9. Përfundimi i setit (ose ndeshjes) / End of set (or match)

Kryqëzohen parakrahët mbi gjoks, duart e hapura. Cross the forearms in front of the chest, hands open. Rregulli: 6.2; 6.3

GJ 1 GJ 2

10. Topi në goditjen e shërbimit nuk hidhet ose lëshohet nga dora / Ball not tossed or released at the service hit

Ngrihet krahu i shtrirë, pëllëmba e dorës shikon lart. Lift the extended arm, the palm of the hand facing upwards. Rregulli: 12.4.1

GJ 1

11. Vonesë në shërbim / Delay in service

Tregohen 8 gishta të hapur. Raise eight fingers, spread open. Rregulli: 12.4.4

GJ 1

Page 59: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

12. Gabim i bllokut ose i mbulimit / Blocking fault or screening

Ngrihen krahët vertikalisht, pëllëmbët e duarve shohin përpara. Raise both arms vertically, palms forward. Rregulli: 12.5; 12.6.2.3; 14.6.3; 19.3.1.3; 23.3.2.3a, g; 24.3.2.4

GJ 1 GJ 2

13. Gabim në vendosje ose në rrotullim / Positional or rotational fault

Bëhet një lëvizje rrethore me gishtin tregues të dorës. Make a circular motion with the forefinger. Rregulli: 7.5; 7.7; 23.3.2.3a; 24.3.2.2

GJ 1 GJ 2

14. Topi “brenda”/ Ball “in”

Shtrihet krahu dhe gishtat në drejtim të dyshemesë. Point the arm and fingers toward the floor. Rregulli: 8.3

GJ 1 GJ 2

Page 60: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

15. Topi “jashtë”/ Ball “out”

Ngrihen parakrahët vertikalisht, duart të hapura dhe pëllëmbët shohin në drejtim të trupit. Raise the forearms vertically, hands open, palms towards the body. Rregulli: 8.4.1; 8.4.2; 8.4.3; 24.3.2.5; 24.3.2.7

GJ 1 GJ 2

16. Top i mbajtur ose shtyrë / Catch

Ngrihet lehtë parakrahu, pëllëmba e dorës shikon lart. Slowly lift the forearm, palm of the hand facing upwards. Rregulli: 9.2.2; 9.3.3; 23.3.2.3b

GJ 1

17. Dy takime / Double contact

Ngrihen 2 gishta të hapur. Raise two fingers, spread open. Rregulli: 9.3.4; 23.3.2.3b

GJ 1

Page 61: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

18. Katër takime / Four hits

Ngrihen 4 gishta të hapur. Raise four fingers, spread open. Rregulli: 9.3.1; 23.3.2.3b

GJ 1 GJ 2

19. Prekja e rrjetës nga lojtari – topi i shërbimit nuk kalon rrjetën përmes hapësirës së kalimit. / Net touched by player – served ball fails to pass to the opponent through crossing space. Tregohet ana përkatëse e rrjetës. Indicate the respective side of the net. Rregulli: 11.4.4; 12.6.2

GJ 1 GJ 2

20. Prekja matanë rrjetës / Reaching beyond the net

Vendoset një dorë mbi rrjetë, pëllëmba shikon poshtë. Place a hand above the net, palm facing downwards. Rregulli: 11.4.1; 13.3.1; 14.3; 14.6.1; 23.3.2.3c

GJ 1

Page 62: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

21. Gabim i goditjes së sulmit / Attack hit faults

Bëhet një lëvizje e parakrahut nga lart poshtë me dorën e hapur. Make a downward motion with the forearm, hand open.

GJ 1 GJ 2

Nga ana e një lojtari të vijës së prapme, Liberos ose mbi shërbimin e kundërshtarit. / By a back-row player, by a libero or on the opponent’s service.

Rregulli: 13.3.3; 13.3.4; 13.3.5; 23.3.2.3d, e; 24.3.2.4

Pas një pasimi me gishta të Liberos në zonën e tij/saj të sulmit. / On an overhand finger pass by the libero in his/her front zone or its extension.

Rregulli: 13.3.6

22. Depërtimi në fushën e kundërshtarit, topi që kalon nën rrjetë, ose lojtari në shërbim shkel fushën (vijën fundore) ose lojtari shkel jashtë fushës së tij/saj në çastin e goditjes së shërbimit. Penetration into the opponent court, ball crossing the lower space or the server touches the court (end line) or the player steps outside his/her court at the moment of the service hit.

Tregohet me gisht vija e mesit ose vija përkatëse. Point to the center line or to the respective line. Rregulli: 8.4.5; 11.2.2; 12.4.3; 23.3.2.3a, f; 24.3.2.1

GJ 1 GJ 2

Page 63: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

23. Gabim i dyfishtë dhe aksioni përsëritet / Double fault and reply

Ngrihen lart të 2 gishtat tregues të duarve. Raise both thumbs vertically. Rregulli: 8.4.5; 11.2.2; 12.4.3; 23.3.2.3a, f; 24.3.2.1

GJ 1

24. Top i prekur / Ball touched

Fërkohen me pëllëmbën e njërës dorë gishtat e dorës tjetër, të vendosura pingul. Brush with the palm of one hand the fingers of the other, held vertically. Rregulli: 23.3.2.3b; 24.2.2

GJ 1 GJ 2

25. Paralajmërim për vonesë/ dënim për vonesë/ Delay warning/ delay penalty

Mbulohet kyçi i dorës me kartonin e verdhë (për paralajmërim) ose me kartonin e kuq (për dënim). Cover the wrist with a yellow card (warning) and with a red card (penalty). Rregulli: 15.11.3; 16.2.2; 16.2.3; 23.3.2.2

GJ 1

Page 64: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

Diagrami 12 shenjat zyrtare me flamur të vijërojtësve 1. Topi “brenda”/ Ball “in”

Ulet flamuri duke treguar dyshemenë. Point down with the flag. Rregulli: 8.3; 27.2.1.1

2. Topi “jashtë”/ Ball “out”

Ngrihet flamuri lart. Raise flag vertically. Rregulli: 8.4.1; 27.2.1.1

3. Top i prekur / Ball touched

Ngrihet flamuri dhe preket pjesa e sipërme e tij me dorën tjetër. Raise flag and touch the top with the palm of free hand. Rregulli: 27.2.1.2

Page 65: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

4. Gabime në hapësirën e kalimit, topi prek një objekt të jashtëm ose gabim i këmbës nga një lojtar/e gjatë shërbimit. / Crossing space faults, ball touched an outside object, or foot fault by any player during service.

Valëvitet flamuri mbi kokë dhe tregohet me gisht antena ose vija përkatëse. Wave flag over the head and point to the antenna or the respective line. Rregulli: 8.4.2; 8.4.3; 8.4.4; 12.4.3; 27.2.1.3; 27.2.1.4; 27.2.1.6; 27.2.1.7

5. Vendim i pamundur / Judgement impossible

Ngrihen dhe kryqëzohen krahët dhe duart përpara gjoksit. Raise and cross both arms and hands in front of chest.

Page 66: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016
Page 67: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PJESA 3 – PËRKUFIZIMET

Page 68: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

PJESA 3 – PËRKUFIZIMET Territori i kontrollit të garës:

Territori i Kontrollit të Garës është një korridor përreth fushës së lojës dhe zones së lire, që përfshin të gjitha hapësirat deri në rrethimin e jashtëm ose kufizues. (shiko figurën 1a).

Zonat:

Këto janë pjesë brenda territorit të lojës (psh. Fusha e lojës dhe zona e lire) të përcaktuara për një qëllim të veçantë (ose me kufizime të veçanta) në tekstin e rregullores. Këto përfshijnë Zonën e Sulmit (të përparme), Zonën e Shërbimit, Zonën e Ndërrimit, Zonën e Lirë, Zonën e Pasme dhe Zonën e Zëvendësimit të Liberos.

Katrorët:

Këto janë pjesë të dyshemesë JASHTË zonës së lire, me një funksion të veçantë të përcaktuar sipas rregullores. Këto përfshijnë Katrorin e Nxehmjes dhe Katrorin e Ndëshkimit.

Hapësira e poshtme: Kjo përfshin hapësirën që kufizohet nga lart me pjesën e poshtme të rrjtës dhe litarin që e lidh atë me shtyllat, anash nga shtyllat, poshtë me sipërfaqen e lojës.

Hapësira e kalimit: Hapësira e kalimit kufizohet nga: - shiriti i sipërm horizontal i rrjetës; - antenat dhe zgjatimi i tyre; - tavani. Topi duhet të kalojë për në fushën e kundërshtarit përmes hapësirës së kalimit.

Hapësira e jashtme: Hapësira e jashtme është pjesa e planit vertikal të rrjetës jashtë hapësirës së kalimit dhe asaj të poshtme.

Zona e ndërrimit: Kjo është një pjesë e zonës së lirë përmes së cilës kryhen ndërrimet. Përveç nëse me marrëveshje me FIVB:

Kjo shprehje pranon që ndërsa ka rregullore mbi standardet dhe specifikimet e pajisjeve dhe mjeteve, ka edhe raste kur nga FIVB bëhen marrëveshje të veçanta në mënyrë që të përkrahet loja e volejbollit ose të provohen rrethana të reja.

Standardet e FIVB: Specifikimet ose kufijtë teknikë të përcaktuara nga FIVB për prodhuesit e pajisjeve.

Katrori i ndëshkimit: Në secilën anë të territorit të kontrollit të garës, ndodhet një Katror Ndëshkimi, i vendosur prapa zgjatimit të vijës fundore, jashtë zonës së lirë dhe rreth 1.5 metra prapa stolit të skuadrës.

Gabim/faull: (i) Një aksion loje në kundërshtim me rregulloren. (ii) Një shkelje tjetër e rregullores e ndryshme nga aksioni i lojës.

Driblimi: Driblimi nënkupton përplasjen e topit (zakonisht gjatë përgatitjes për hedhjen dhe kryerjen e shërbimit). Veprime të tjera për përgatitjen e shërbimit mund të përfshijnë (mes të tjerash) hedhjen e topin nga një dorë në tjetrën.

Pushimi Teknik: Ky pushim teknik i veçantë i detyrueshëm, përveç pushimeve të skuadrave, është për të lejuar promovimin e volejbollit përmes analizave të lojës dhe për të lejuar reklama të ndryshme. Pushimet teknike janë të detyrueshme në veprimtaritë botërore dhe zyrtare të FIVB.

Mbledhësit e topave: Këta bëjnë pjesë në personelin ndihmës dhe detyra e tyre është të ruajnë ecurinë e lojës duke i hedhur topin lojtarit në shërbim ndërmjet aksioneve.

Aksion - pikë: Ky është sistemi i shënimit të një pike sa here që fitohet një aksion loje.

Interval: Koha ndërmjet seteve. Ndërrimi i fushave në setin e 5-të (final) nuk

Page 69: Rregullorja Zyrtare e Volejbollit 2013 – 2016

duhet të llogaritet si një interval. Ricaktimi: Ricaktimi i Liberos është veprimi përmes të cilit një lojtar, që nuk

ndodhet në fushë në atë çast (me përjashtim të lojtarit të rregullt zëvendësues) merr detyrat e Liberos, pasi Libero i mëparshëm nuk mund të luajë ose shpallet “i pamundur” të luajë më tej.

Zëvendësimi: Zëvendësimi është veprimi përmes të cilit një lojtar/e i/e rregullt largohet nga fusha e lojës dhe një nga lojtarët Libero (nëse ka më shumë se një të tillë) zë vendin e tij/saj. Kjo përfshin edhe rastet kur një Libero zë vendin e Liberos tjetër. Lojtari i rregullt mund të zëvendësojë secilin prej lojtarëve Libero. Duhet të ketë një aksion të përfunduar ndërmjet zëvendësimeve të lojtarëve Libero.

Ndërhyrja: Çdo aksion që krijon një përparësi mbi skuadrën kundërshtare ose çdo aksion që pengon kundërshtarin të luajë topin.

Objekt i jashtëm: Një objekt ose një person, të cilët ndodhen jashtë fushës së lojës ose pranë kufirit të hapësirës së lirë të lojës dhe shkaktojnë një pengesë për fluturimin e topit. Psh, ndriçimi i sallës, karrigja e gjyqtarit, pajisjet e TV, tavolina e sekretarisë, shtyllat e rrjetës. Objektet e jashtëm nuk përfshijnë antenat pasi ato janë pjesë e rrjetës.

Ndërrimi: Është veprimi me anë të të cilit një lojtar i rregullt largohet nga fusha dhe një lojtar tjetër i rregullt merr vendin e tij/saj në fushë.