3
Rigoni bardhë Origanum heracleoticum L. fam. Lamiaceae Në qarkullim vjen si: Pjesa mbitokësore e bimës - Origanum herba Fleta origanum folium dhe Vaji eterik Origani aetherolum Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike Rigoni bardhë është bimë shumë vjeçare, e gjelbër, gjysmë shkurre nga familja Lamiace. Karakterizohet me sistem rrënjor shumë të fuqishëm dhe jashtëzakonisht të degëzuar me shumë rrënjë të imëta. Pjesa mbitokësore karakterizohet nga një numër i madh i kërcejve me gjatësi (60-80cm), të cilët më afër sipërfaqes së tokës janë të drunjëzuar dhe shpesh shtrihen. Gjethet janë të imëta me gjatë si 3-4 cm me bishta të shkurtër kurse lulet me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe krejt bima ka një erë shumë të këndshme. Bima mirë i qëndron kositjes. Rigoni bardhë mbetët në të njëjtën sipërfaqe prej 3- 5 vjet.

Rigoni bardhë Origanum heracleoticum L. fam. Lamiaceae e Rigonit bardhe.pdf · rregullohen në atë formë që të mundësoj shfrytëzimin e makinave për punimin e tokës. Mbjellja

  • Upload
    others

  • View
    44

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rigoni bardhë Origanum heracleoticum L. fam. Lamiaceae e Rigonit bardhe.pdf · rregullohen në atë formë që të mundësoj shfrytëzimin e makinave për punimin e tokës. Mbjellja

Rigoni bardhë – Origanum heracleoticum L. fam. Lamiaceae

Në qarkullim vjen si:

Pjesa mbitokësore e bimës - Origanum herba

Fleta – origanum folium dhe

Vaji eterik – Origani aetherolum

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike

Rigoni bardhë është bimë shumë vjeçare, e gjelbër, gjysmë shkurre nga familja Lamiace.

Karakterizohet me sistem rrënjor shumë të fuqishëm dhe jashtëzakonisht të degëzuar me shumë rrënjë

të imëta. Pjesa mbitokësore karakterizohet nga një numër i madh i kërcejve me gjatësi (60-80cm), të

cilët më afër sipërfaqes së tokës janë të drunjëzuar dhe shpesh shtrihen. Gjethet janë të imëta me gjatë

si 3-4 cm me bishta të shkurtër kurse lulet me ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe krejt bima ka një erë

shumë të këndshme. Bima mirë i qëndron kositjes. Rigoni bardhë mbetët në të njëjtën sipërfaqe prej 3-

5 vjet.

Page 2: Rigoni bardhë Origanum heracleoticum L. fam. Lamiaceae e Rigonit bardhe.pdf · rregullohen në atë formë që të mundësoj shfrytëzimin e makinave për punimin e tokës. Mbjellja

Përbërja kimike

Rigoni bardhë përmban 1-1.5% vaj ra eterike. Rigoni shfrytëzohet veçanërisht si mëlmesë në kuzhinë .

Kushtet e suksesit

Klima. Është bimë e klimës së nxehtë, më së shumti i përgjigjet terrenit me diell. Kundrejt nxehtësisë

dhe dritës kanë kërkesa shumë të larta dhe te ne mund të kultivohen në gjithë vendin.

Toka. Nuk kanë kërkesa të veçanta sa i përket tipit të tokës, por megjithatë më së miri kanë sukses në

toka pjellore, të shkriftë dhe të thella. Tokave me lagështi të lartë nuk preferohen.

Kultivimi

Qarkullimi bimor. Si dhe shumë kultura shumëvjeçare edhe rigoni bardhë nuk i nënshtrohet qarkullimit

bimor. Origano mbetet në të njëjtë n parcelë 3-5 vjet. Si para kulturë i pëlqejnë kulturat që e lënë

tokën në gjendje të shkriftë. Në të njëjtën parcelë nuk mund të kultivohen pa kaluar së paku tri vite

me kultivim te kulturave tjera

Punimi tokës. Toka për kultivim duhet të lëvrohet sa më thellë që është e mundur edhe atë menjëherë

pas vjeljes së kulturës së mëparshme. Lëvrimi duhet të kryhet në thellësi 35 cm nëse është e mundur.

Parapërgatitja e tokës nënkupton imtësimin dhe rrafshimin.

Mbjellja. Rigoni bardhë në vend të përhershëm mund të kultivohet ne vjeshtë dhe pranverë . Në

vjeshtë mbjellja kryhet pas shirave vjeshtore edhe atë nga gjysma e tetorit dhe deri atëherë derisa lejojnë

kushtet klimatike. Në këtë periudhë kohore të mbjelljes farat vendosen pak më thellë me qëllim që

farat mos të ngrihen. Rigoni i bardhë mbjellët në distance 60-70 cm në rend dhe 25 cm brenda rendit.

Kështu që për një ha nevojitet në mes 57,000 deri 66,000 bimë . Distancat në mes rendeve duhet të

rregullohen në atë formë që të mundësoj shfrytëzimin e makinave për punimin e tokës. Mbjellja mund të

kryhet me farë ose fidanë.

Kujdesi

Rigoni bardhë mbetet në të njëjtën sipërfaqe për 3 – 5 vjet dhe kësaj kulture duhet ti kushtohet një

kujdes I veçantë dhe është e ngjashme sikur te kulturat shumë vjeçare kultivimi dhe mihja në mes

rendeve, ujitja etj.

Kultivimi dhe mihja. Me kë to masa toka mbahet e shkrifët dhe pa baroja. Ky operacion kryhet disa herë

varësisht nga gjendja e tokës, rrastimi dhe barojat. Kryhet me makina për kultivim në mes rendeve.

Ujitja. Pa marr parasysh në faktin se kjo bimë është e përhapur në të gjitha rajonet e thata, ato

jashtëzakonisht mirë reagojnë në ujitje. Ujitja duhet të kryhet pas kositjes së parë gjegjësisht në

Korrik dhe Gusht dhe më këtë do të arrihet edhe një rendimet më i lartë . Shpesh mund të ndodhë se

kositen edhe tri herë .

Vjelja. Kositja duhet të kryhet në lartë si ku janë gjethet e shëndosha, nga 4-5 cm. Në vitin e parë

merret një kositje kurse në vitin e dytë deri në dy kositje. Kositja e parë në fund të Qershorit dhe

fillimi korrikut kurse e dyta fundi Shtatorit dhe fillimi Tetorit. Kositja duhet të kryhet në mot të mirë

Page 3: Rigoni bardhë Origanum heracleoticum L. fam. Lamiaceae e Rigonit bardhe.pdf · rregullohen në atë formë që të mundësoj shfrytëzimin e makinave për punimin e tokës. Mbjellja

dhe të thatë. Tharja kryhet në mënyrë natyrore në një hapësirë të errët dhe me ajrim të mirë ose në

tharë se në temperaturë deri 45°C. Nga 4-5 kg masës së freskët fitohen 1 kg pjesë mbitokësore të

materies së thatë .

Rendimenti. Në vitin e parë fitohet 1000-2000 kg/ha pjesë mbitokësore të materies së thatë . Në vitin

e dytë dhe vitet tjera pasuese merret nga 3000 – 4000 kg/ha. Nga një ha me Rigon të bardhë mund të

përfitohet 30-40 kg /ha vajra eterikë.

Çmimi për kg të rigonit të thatë është 1.20€/kg.