35
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 23.04.2014, ora 10:00-11:50 Drejton mbledhjen: Erion Braçe kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Raport i veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2013. 3. Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. 4. Projektligji “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”. Marrin pjesë: Erion Braçe, Ridvan Bode, Anastas Angjeli, Andrea Marto, Arben Çuko, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin Kadeli, Sherefedin Shehu, Ilir Xhakolli, Majlinda Bufi, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Luan Duzha dhe Përparim Spahiu. Mungon: Agron Çela, Evis Kushi, Gledjon Rehovica, Koço Kokëdhima, Igli Cara, Jorida Tabaku, Liljana Elmazi. Të ftuar: Ardian Fullani - Guvernator i Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë Genci Mamani shef i Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

  • Upload
    lythuy

  • View
    237

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 23.04.2014, ora 10:00-11:50

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Raport i veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2013.

3. Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

4. Projektligji “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Ridvan Bode, Anastas Angjeli, Andrea Marto, Arben Çuko, Ervin Koçi,

Blerina Gjylameti, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Sherefedin Shehu, Ilir Xhakolli, Majlinda Bufi, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Luan

Duzha dhe Përparim Spahiu.

Mungon:

Agron Çela, Evis Kushi, Gledjon Rehovica, Koço Kokëdhima, Igli Cara, Jorida Tabaku,

Liljana Elmazi.

Të ftuar:

Ardian Fullani - Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Elisabeta Gjoni – zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Genci Mamani – shef i Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

2

Gramoz Kolasi – drejtor për Koordinimin në Bankën e Shqipërisë

Altin Naqe - drejtor i Departamentit Juridik në BSH

Erald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH

Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

Marian Gjermeni – drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH

Klodian Shehu – drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH

Ervin Mete - zëvendësministër i Financave

Linda Rusmali - drejtoreshë Juridike në Ministrinë e Financave

Mati Pepa - nënkryetar i AMF-së

Violanda Theodhori - drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në AMF

Rinald Guri - drejtor i Departamentit të Kërkimit, TI dhe Statistikës,AMF

Flora Musta - drejtore e Licencimit e Monitorimit në AMF

Gladiola Hysi - specialiste pranë Drejtorisë së Zbatueshmërisë, AMF

Elona Sherri - specialiste pranë Drejtorisë së Rregullimit e Standardeve

Pranvera Kastrati - përgjegjëse Sektori në Sektorin e Nxitjes së Biznesit, SME dhe

Lirisë së Shërbimeve në MZHETS

Bashkim Sykja - drejtor në MZHETS

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

3

HAPET MBLEDHJA

Erion Braçe – Përshëndetje të gjithëve!

Për sot çështja është raportimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si detyrim ligjor

pranë këtij komisioni të Kuvendit, për të prezantuar raportin e natyrisht edhe qëndrimet e tjera

lidhur me të. Është në Komisionin e Ekonomisë zoti Fullani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë,

i shoqëruar nga drejtuesit ekzekutivë të bankës.

Zoti Fullani, ne sot do të realizojmë vetëm fazën e raportimit. Relatori i komisionit për

raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, zoti Angjeli do ta paraqesë pas jush relacionin. Deputetët

do të kenë kohë deri ditën e premte për të bërë pyetjet me shkrim, të cilat do t’ju dërgohen juve,

për të vijuar seancën e pyetje - përgjigjeve javës tjetër.

Do t’iu kërkoja veçanërisht medieve që janë në sallë, për shkak të ngushtësisë shumë të

madhe që kemi në këtë mjedis pune, të mos ketë lëvizje nëpër sallë dhe, natyrisht, të ruajmë

qetësinë.

Atëherë, zoti Fullani, e keni ju fjalën.

Ardian Fullani – Dëshiroj ta filloj fjalën time duke ju falënderuar në emër të

institucionit tonë për mundësinë që më jepni për të prezantuar opinionin tonë mbi zhvillimet

ekonomike e financiare të vitit të shkuar, si dhe për të raportuar për punën dhe rezultatet e

Bankës së Shqipërisë në përmbushje të misionit dhe të objektivave të saj.

Sikurse e kemi theksuar disa herë, viti 2013 ishte një vit mjaft i vështirë për ekonominë

tonë. Ai shtroi sfida serioze për agjentët ekonomikë dhe për politikëbërësit. Banka e Shqipërisë,

si një ndër institucionet kyçe në hartimin e politikave makroekonomike, si mbikëqyrëse dhe

njëkohësisht rregullatore e sistemit bankar, ka qenë tërësisht e angazhuar në adresimin e këtyre

sfidave. Në përgjithësi, besoj se kemi qenë të suksesshëm në përmbushjen e objektivave tona,

megjithëse problemet me të cilat ne përballemi nuk mund të konsiderohen të tejkaluara dhe

meritojnë vëmendje edhe më të madhe në të ardhmen.

Në vijim të fjalës sime, dëshiroj të paraqes shkurtimisht zhvillimet kryesore të vitit 2013.

Më tej do të bëj një përmbledhje të punës së Bankës së Shqipërisë, ndërsa në fund do të ndaj me

ju disa çështje që mendoj se duhen trajtuar me prioritet në të ardhmen.

1. Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2013

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

4

Viti 2013 shënoi një ngadalësim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik në vend. Sipas të

dhënave paraprake të INSTAT-it, rritja ekonomike për vitin rezultoi 0.44%, nga 1.2% që

shënonte në vitin 2012. Dinamika e aktivitetit ekonomik reflektoi tkurrjen në sektorët e

shërbimeve, veçanërisht të turizmit, ndërkohë që sektorët prodhues kontribuan pozitivisht, të

ndikuar nga investimet në infrastrukturë, nga rritja e mëtejshme e eksporteve dhe rritja e

prodhimit bujqësor.

Kërkesa agregate rezultoi e dobët, duke pasqyruar kërkesën e dobët të sektorit privat për

konsum dhe investime. Ky përbërës vazhdoi të ndikohet negativisht nga besimi i ulët i agjentëve

ekonomikë, nga ngadalësimi i të ardhurave, si dhe nga kushtet relativisht të shtrënguara të

financimit. Zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara gjatë vitit rritën pasigurinë tek agjentët

ekonomikë dhe tregjet financiare, duke frenuar konsumin e investimet në periudhën

paszgjedhore. Kërkesa e huaj dhe shpenzimet publike patën kontribut pozitiv në rritjen

ekonomike, por ato nuk arritën të kompensojnë tërësisht dobësinë e kërkesës private në vend.

Ecuria e sektorit të huaj u karakterizua nga një qëndrueshmëri relative e deficitit të

llogarisë korrente dhe nga rritja e rezervave valutore të vendit. Eksportet e mallrave u rritën me

13.5%, duke reflektuar përmirësimin e ekonomive në vendet fqinje, por përmirësime strukturore

edhe në disa sektorë të ekonomisë sonë. Nga ana tjetër, importet e mallrave rezultuan 1.8% më të

ulëta se një vit më parë, si rrjedhojë e dobësisë së kërkesës së brendshme. Këto zhvillime u

materializuan në korrektimin e deficitit tregtar me 13.5% në terma vjetorë. Nga ana tjetër, bilanci

i shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm, si rrjedhojë e rënies së eksporteve neto në turizëm. Flukset

kryesore hyrëse të valutës gjatë vitit 2013 ishin investimet e huaja neto. Këto hyrje valute ishin të

mjaftueshme për mbulimin e deficitit të llogarisë korrente dhe njëkohësisht krijuan premisa për

qëndrueshmëri të këmbimit. Gjatë vitit 2013, rezerva valutore bruto u rrit me rreth 42.5 milionë

euro, duke arritur vlerën 2015 milionë euro, e mjaftueshme për të mbuluar 4.6 muaj importe dhe

njëkohësisht 170% të borxhit të huaj afatshkurtër. Pavarësisht përmirësimeve të shënuara,

ekuilibri i sektorit të huaj mbetet akoma i brishtë. Për këtë arsye, gjej me vend të përsëris edhe

një herë mesazhin tonë për marrjen e masave për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve

shqiptare, e njëkohësisht për krijimin e një ambienti të përshtatshme për tërheqjen e investimeve

të huaja në vend.

Politika fiskale ka shfaqur një natyrë ekspansioniste gjatë vitit 2013, duke i dhënë një

shtysë pozitive aktivitetit ekonomik të vendit. Shpenzimet buxhetore shënuan rritje vjetore prej

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

5

4.7%, ndërkohë që të ardhurat ranë me 0.5% kundrejt vitit të mëparshëm. Sjellja fiskale gjatë

vitit 2013 rezultoi në një deficit buxhetor prej 65.4 miliardë lekësh, nivel ky 42.7% më i lartë se

ai i vitit të mëparshëm. Ekspansioni fiskal i vitit të kaluar e rriti më tej borxhin publik dhe

brishtësinë e financave publike, duke shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë fiskale në afatin e

mesëm dhe të gjatë. Duke e konsideruar borxhin publik si një nga dobësitë më të mëdha

strukturore të ekonomisë shqiptare, ne kemi kërkuar dhe përshëndetur marrjen e masave për

ruajtjen e shëndetit afatgjatë të financave publike në vend. Në këtë kontekst, mendojmë se ka

ende punë për të bërë, sidomos në drejtim të adoptimit të një rregulli fiskal transparent dhe efikas

në të ardhmen.

Tregjet financiare janë karakterizuar nga kushte të mira të likuiditetit dhe prime të ulëta të

rrezikut të inflacionit. Kjo ka mundësuar një përcjellje të shpejtë të sinjaleve të politikës

monetare në tregun ndërbankar dhe atë të depozitave. Gjithashtu, rritja e deficitit dhe e borxhit

publik arriti të absorbohet nga likuiditeti i gjeneruar në tregjet e brendshme financiare; në prani

të një kërkese të lartë për investim në letra me vlerë të qeverisë, yield-et e tyre ranë ndjeshëm për

të gjitha maturitetet. Të gjitha këto zhvillime krijuan premisa për rënien e normave të interesit të

kredisë gjatë vitit 2013.

Ecuria e treguesve monetarë ka qenë gjerësisht në linjë me zhvillimet në ekonominë reale

në vend. Rritja vjetore e ofertës së parasë është ngadalësuar gjatë gjithë vitit. Ky ngadalësim ka

reflektuar kërkesën e ulët për financim të sektorit privat, veçanërisht në atë të bizneseve. Kredia

për sektorin privat filloi të tkurret në gjysmën e dytë të vitit dhe në fund të tij portofoli i kredisë

ishte 1.4% më i ulët se një vit më parë. Kjo ecuri, jo e ndryshme nga zhvillimet në vendet e tjera

të rajonit, është ndikuar nga ngurrimi i agjentëve ekonomikë për të shpenzuar dhe njëkohësisht

investuar në vend, dhe njëkohësisht nga politikat më konservatore kredituese të zbatuara nga

sistemi bankar shqiptar. Problemet e kredisë dhe masat që ka marrë Banka e Shqipërisë për

nxitjen e saj do të doja t’i trajtoj më poshtë.

Kërkesa agregate mbeti e dobët gjatë vitit 2013 dhe rritja ekonomike rezultoi e ulët dhe

nën potencialin e saj. Ky ngadalësim pati ndërlikime serioze për shëndetin dhe ekuilibrat e

ekonomisë. Ngadalësimi ekonomik preku edhe financat publike, të cilat u karakterizuan nga

rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik. Rritja e ngadaltë ekonomike krijoi, gjithashtu,

vështirësi për gjendjen financiare të bizneseve dhe ndikoi në përkeqësimin e kredive me

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

6

probleme në bilancet e sistemit bankar. Së fundi, ajo u shoqërua me një rritje të normës së

papunësisë, dhe me një rritje të ulët të pagave dhe të çmimeve.

Më lejoni t’ju informoj më tej mbi politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë.

2. Politika monetare e Bankës së Shqipërisë

Objektivi kryesor ligjor i Bankës së Shqipërisë është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të

çmimeve në vend. Në terma sasiorë, Banka e Shqipërisë synon kontrollin e inflacionit të

çmimeve të konsumit rreth nivelit 3.0%. Objektivi i inflacionit synohet të realizohet në terma

afatmesëm, ndërkohë që inflacioni aktual mund të jetë subjekt i shmangieve afatshkurtra nga

niveli i synuar, si pasojë e goditjeve, të cilat janë të paparashikuara apo të pavarura nga politika

monetare. Vendimet e politikës monetare janë të orientuara nga e ardhmja dhe veprojnë në

përputhje me parimet e tregut.

Viti 2013 është karakterizuar nga mbizotërimi i presioneve të ulëta inflacioniste, të cilat

janë reflektuar në rënie të inflacionit vjetor në vend. Inflacioni vjetor në vitin 2013 është luhatur

pranë kufirit të poshtëm të intervalit të tolerancës së Bankës së Shqipërisë, duke rezultuar

mesatarisht 1.9%. Ai shfaqi një rënie graduale gjatë gjysmës së parë vitit, e cila u përforcua në

gjysmën e dytë të tij. Inflacioni i çmimeve të ushqimeve të papërpunuara ka formuar rreth 90%

të vlerës totale të inflacionit, duke përcaktuar drejtimin dhe luhatshmërinë e inflacionit të

çmimeve të konsumit.

Nga këndvështrimi i faktorëve makroekonomikë, çmimet e konsumit kanë reflektuar, më

së pari, kërkesën e dobët për mallra dhe shërbime në vend, faktor ky që ka ndikuar në vlera të

ulëta të inflacionit në dy vjetët e fundit. Rritja e kërkesës, e cila ishte ndjeshëm nën kapacitetet

prodhuese të vendit, krijoi presione të dobëta për rritjen e kostove të punës, të kostove të

prodhimit dhe njëkohësisht të marzheve të fitimit. Po në kahun rënës të inflacionit kanë vepruar

edhe faktorët e ofertës. Presionet nga inflacioni i importuar kanë ardhur në rënie, si pasojë e

reduktimit të inflacionit në vendet partnere, të rritjes së ulët, apo rënies së çmimeve të mallrave

bazë, si dhe në prani të qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit në vend. Nga ana tjetër, pritjet e

agjentëve ekonomikë për inflacionin kanë qenë të mirë ankoruara, duke kufizuar shmangien e

fortë të inflacionit nga objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Në prani të presioneve të ulëta inflacioniste, Banka e Shqipërisë ka forcuar natyrën

stimuluese të politikës së saj monetare gjatë vitit 2013. Ne ndërmorëm katër ulje radhazi të

normës bazë të interesit gjatë këtij viti, duke e zbritur atë nga 4.00% në nivelin e ulët historik

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

7

prej 3.0%. Paralelisht me uljen e normës bazë, Banka e Shqipërisë ka vijuar furnizimin e tregut

financiar me likuiditetin e nevojshëm, ku krahas instrumentit standard – marrëveshjes së

anasjelltë 7-ditore të riblerjes – janë përdorur edhe instrumente më afatgjatë, duke iu përshtatur

më mirë nevojave të sistemit bankar për likuiditet. Natyra lehtësuese e politikës monetare u

përforcua edhe më shumë nëpërmjet përdorimit të masave jo tradicionale. Reduktimi agresiv i

normës bazë të interesit është shoqëruar njëkohësisht edhe me publikimin e drejtimit të politikës

monetare në të ardhmen. Ky lloj komunikimi konsiderohet nga bankat qendrore sot si instrument

i politikës monetare, në një ambient me norma interesi pranë niveleve minimale. Ai synoi dhe

rezultoi i suksesshëm në orientimin e pritjeve të tregut financiar dhe ndihmoi në reduktimin e

mëtejshëm të interesave në tregun financiar në vend. Sinjalet e politikës monetare u transmetuan

shpejt dhe normat e interesit shënuan rënie në të gjitha segmentet e tij.

Në përgjithësi, politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë rezultoi e suksesshme

në kontrollin e prirjes rënëse të inflacionit dhe në ankorimin e pritjeve inflacioniste, duke

kontribuar në ruajtjen e stabilitetit monetar në vend. Stabiliteti monetar i ekonomisë është një

parakusht për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit dhe Banka e Shqipërisë e ka

përmbushur misionin e saj në këtë drejtim.

Megjithatë, tejçimi i stimulit tonë monetar në ekonominë reale nuk u materializua i plotë.

Sikurse e kemi thënë edhe më parë, mekanizmi i transmetimit të politikës monetare ka probleme,

si pasojë e pasigurive të sektorit privat dhe të sektorit bankar për të ardhmen. Në këtë kuadër,

Banka e Shqipërisë ndërmori në muajin mars një paketë masash nxitëse për kreditimin. Në vija të

përgjithshme, këto masa synonin:

1- nxitjen e kredisë nëpërmjet reduktimit të kërkesave rregullative për kapital e

likuiditet;

2- nxitjen e aktivitetit ndërmjetësues në valutë, nëpërmjet dekurajimit të aktivitetit

valutor jashtë vendit;

3- nxitjen e procesit të ristrukturimit të kredisë në interes të mbështetjes së bizneseve

në vështirësi të përkohshme.

Ashtu si dhe në vendet e tjera, ku janë ndërmarrë masa pothuajse të ngjashme, suksesi i

tyre ishte i pjesshëm. Ky fakt tregon se problemet e kreditimit janë mjaft komplekse dhe shpesh

strukturore. Për t’u ndalur më gjatë në problemet e kreditimit, dëshiroj të theksoj se ecuria e tij e

dobët është një fenomen i pranishëm në gjitha ekonomitë evropiane, përfshirë edhe ato të rajonit.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

8

Ky fenomen reflekton më së miri politikat e kujdesshme, të adoptuara nga grupet e mëdha

evropiane, mëmat e bankave tona, karshi ekspozimit të tyre në kreditim. Ai reflekton gjithashtu

dhe mungesën e kërkesës për konsum e investim të ekonomive, të cilat karakterizohen nga një

nivel i dobët aktiviteti ekonomik të vendit. Vetëm përmes adresimit të këtyre dy problemeve

mund të materializohet, të arrihet rritja e qëndrueshme e kredisë.

Në këtë drejtim, procesi i vlerësimit të cilësisë së aktiveve nga Banka Qendrore

Evropiane në muajin qershor do të shërbejë për qartësimin e shëndetit financiar të grupeve

bankare mëma dhe mund të shndërrohet në premisë për një qëndrim më pozitiv të tyre kundrejt

kreditimit në ekonomitë tona, njëkohësisht edhe në ekonominë shqiptare.

Në kontekstin e brendshëm, aktiviteti kreditues do të përfitonte nga reduktimi i rrezikut

të pranishëm në ekonominë shqiptare. Për këtë arsye, të gjithë politikëbërësit duhet të punojnë

më shumë për përmirësimin e klimës së biznesit, për zhvillimin e një modeli të ri të rritjes

ekonomike, të bazuar në aktivitetet prodhuese e eksportuese, si dhe për zgjidhjen e problemeve

ligjore, ende të pranishme në fushën e ekzekutimit të kolateralit.

Me përforcimin e natyrës lehtësuese të politikës monetare, përmirësimin e ambientit të

jashtëm dhe rritjen, e kjo është shumë e rëndësishme, e optimizmit në ekonomi, ne presim një

tejçim më të plotë të stimujve monetarë në ekonominë reale dhe gjatë vitit në vazhdim.

Megjithatë, sikurse ka provuar praktika botërore, nxitja e kreditimit nuk mund dhe nuk duhet të

jetë shqetësim dhe objekt pune vetëm i bankës qendrore.

Më lejoni të ndalem më tej në çështjet e mbikëqyrjes bankare dhe të stabilitetit financiar

në vend.

3. Mbikëqyrja bankare dhe stabiliteti financiar

Ligji për Bankën e Shqipërisë përcakton një sërë të drejtash e detyrash, të cilat i shërbejnë

mbështetjes së stabilitetit financiar të vendit. Banka e Shqipërisë është përgjegjëse për

licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë bankare, sektor i cili dominon sistemin

financiar në vend. Nëpërmjet politikave makroprudenciale, rregullimit dhe mbikëqyrjes së

kujdesshme të sektorit bankar, rolit të saj si “huadhënësi i fundit në radhë”, dhe rregullimit e

mbikëqyrjes së infrastrukturës së pagesave, ajo synon të mbështesë një sistem bankar efektiv dhe

të qëndrueshëm, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në ruajtjen e stabilitetit financiar të

vendit. Kuadri ligjor përcakton, gjithashtu, përgjegjësinë e Bankës së Shqipërisë për të

komunikuar vlerësimin e saj mbi qëndrueshmërinë e sistemit financiar në vend.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

9

Pavarësisht nga sfidat që prodhojnë realitetet ekonomike brenda dhe jashtë vendit, sistemi

bankar shqiptar është i shëndetshëm, solid, likuid dhe i mirëkapitalizuar. Rezultati i tij financiar

ishte pozitiv në fund të vitit 2013 dhe me rritje në krahasim me atë të vitit 2012. Norma e

mjaftueshmërisë së kapitalit dhe treguesit e likuiditetit rezultuan ndjeshëm mbi nivelet minimale

rregullative të mbikëqyrjes sonë. Aktivet e sektorit bankar shënuan rritje, por në ritme më të

ulëta se një vit më parë, si pasojë e rritjes më të ulët të depozitave dhe njëkohësisht rënies së

kreditimit.

Në përgjithësi, stabiliteti i sistemit bankar vlerësohet i qëndrueshëm. Sistemi bankar është

pak i ekspozuar ndaj rreziqeve të drejtpërdrejta të tregut, por rreziku i kreditit ka ardhur në rritje

dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së Bankës së Shqipërisë gjatë dy vjetve të fundit. Me qëllim

që të ulen ndikimet negative që mund të ketë ky rrezik në sistemin financiar dhe në ekonominë

reale, Banka e Shqipërisë e ka rritur intensitetin e mbikëqyrjes së bankave. Po ashtu, në muajin

mars, miratuam disa ndryshime rregullative, të cilat trajtojnë problematikën e rritjes së kredisë

me probleme. Në komunikim të vazhdueshëm me sektorin bankar, Banka e Shqipërisë ishte

nismëtare e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin Civil. Këto ndryshime

synojnë të lehtësojnë bilancet e bankave nëpërmjet përmirësimit të procesit të ekzekutimit të

kolateraleve. Ato kanë filluar të japin efekt në drejtim të frenimit të rritjes së kredive me

probleme dhe zvogëlimit të kostos së kredisë në përgjithësi. Në fund të vitit 2013, kreditë me

probleme zunë 23,5% të portofolit të kredisë, një ritëm rritjeje ky më i ulët në krahasim me vitet

e fundit.

Gjatë vitit të shkuar, sistemi financiar shqiptar dhe kuadri mbikëqyrës i tij iu nënshtruan

procesit të vlerësimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore (programi FSAP).

Ky proces konsistonte në vlerësimin e ecurisë së të gjitha segmenteve të sistemit financiar, të

mënyrës së mbikëqyrjes së tyre dhe njëkohësisht të përafrimit me standardet ndërkombëtare.

Ndër të tjera, ai evidentoi dhe aftësinë e autoriteteve publike për të identifikuar dhe administruar

rreziqet e ndryshme si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të ruajtjes së stabilitetit

të vendit. Nga kjo pikëpamje, u vu dhe një herë në pah rëndësia e ndërlidhjes së segmenteve të

sistemit financiar, që mbikëqyren nga institucione të ndryshme, dhe u theksua se përgjegjësia për

ruajtjen e stabilitetit financiar varet nga koordinimi i politikave të të gjitha autoriteteve të

përfshira.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

10

Në përfundim të procesit, u vlerësua se sistemi financiar është i aftë t’i bëjë ballë ndikimit

të krizës financiare ndërkombëtare dhe se veprimet e autoriteteve për evidentimin dhe

administrimin e rreziqeve kanë qenë në drejtimin dhe në masën e duhur. Gjithashtu, u vlerësua se

procesi mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë ka një përputhshmëri të lartë me parimet bazë të

Bazelit për një mbikëqyrje bankare efektive.

Viti 2013 ka qenë një vit sfidues për procesin mbikëqyrës të sistemit bankar. Krahas

përfshirjes së drejtpërdrejtë në proceset e vlerësimit të stabilitetit financiar, Banka e Shqipërisë

është përfshirë në projekte të tjera kryesore, të cilat lidhen me: adresimin e kredive me probleme

rast pas rasti; udhëzimet për ristrukturimin e kredisë dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme,

udhëzimet për planet e rimëkëmbjes dhe të zgjidhjes; zhvillimin e instrumentit të kredisë për

politikat e zhvillimit; dhe përmirësimin e standardeve të raportimit. Paralelisht, është riparë baza

rregullative për mbikëqyrjen me qëllim që t’u përshtatet kushteve të reja financiare dhe të

përafrohet me standardet e reja ndërkombëtare. Lidhur me këtë të fundit, është punuar për

zhvendosjen graduale të praktikave mbikëqyrëse nga Bazel I në Bazel II.

Në prizmin e integrimit të sistemit bankar shqiptar në atë evropian, është intensifikuar

bashkëpunimi me homologët tanë jashtë. Me rëndësi të veçantë në këtë drejtim ishte anëtarësimi

i Bankës së Shqipërisë në Komitetin Drejtues të nismës Vjena II. Vjena II është një platformë

bashkëpunimi që përfshin Komisionin Evropian dhe institucione të tjera të Bashkimit Evropian,

grupet bankare ndërkombëtare kryesore që operojnë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe

Juglindore, si dhe autoritetet e vendeve të origjinës dhe atyre pritëse, njëkohësisht, Fondi

Monetar, Bankës Botërore, Banka Europianë për Rindërtim dhe Banka Europiane e Zhvillimit.

Synimi kryesor i saj, i iniciativës Vjena II është nxitja e koordinimit midis autoriteteve të

vendeve të origjinës dhe atyre pritëse, për t’u mbrojtur nga një proces i çrregullt i uljes së levës

financiare. Duke qenë se sistemi bankar shqiptar dominohet nga grupe të huaja bankare,

vendimet që dalin nga nisma Vjena II kanë ndikim të rëndësishëm për të, ndaj pjesëmarrja jonë,

autoriteti ynë drejtues në procesin vendimmarrës është tepër domethënëse. Shqipëria është vendi

i vetëm pjesëmarrës në Vjena II, që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe si e tillë ajo

përfaqëson edhe interesat e vendeve të tjera jo-anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë zë në

Këshillin Drejtues. Për të gjitha këto arsye, gjykoj se përfshirja e Bankës së Shqipërisë në nismën

Vjena II është një arritje e rëndësishme institucionale.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

11

Funksionimi normal i sistemit bankar është mbështetur nga një infrastrukturë e sigurt dhe

efikase pagesash, e cila, në Shqipëri, operohet nga banka qendrore. Përgjatë vitit 2013 Banka e

Shqipërisë ka përqendruar përpjekjet për përmirësimin e sistemit AIPS dhe AECH, vlerave të

mëdha e vlerave të vogla. Gjithashtu, në kuadër të plotësimit të infrastrukturës së tregjeve

financiare, po punohet për krijimin e Sistemit Qendror të Shlyerjes dhe njëkohësisht Regjistrimit

të Titujve. Ky sistem do të krijojë mundësinë për zhvillimin e mëtejshëm të tregut sekondar dhe

do të garantojë shlyerjet e transaksioneve në këtë treg, në përputhje me standardet

ndërkombëtare.

Viti 2013 shënoi finalizimin e procesit për miratimin e ligjit “Për sistemin e pagesave”.

Ky ligj krijon një kuadër të posaçëm ligjor për rregullimin, licencimin dhe mbikëqyrjen e

sistemeve të pagesave nga Banka e Shqipërisë. Ai synon të minimizojë rrezikun sistemik, i cili

lidhet me pjesëmarrjen në sistemet e pagesave dhe të shlyerjes së titujve, dhe me rreziqet që

lidhen me paaftësinë paguese të një pjesëmarrësi në sistem. Miratimi i ligjit gjithashtu nënkupton

liberalizimin e tregut të sistemeve të pagesave nëpërmjet krijimit të sistemeve private të

pagesave. Gjithashtu, në kuadër të nxitjes së përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike

dhe reduktimit të përdorimit të parasë fizike në ekonomi, Banka e Shqipërisë ka adoptuar

kuadrin rregullator për përdorimin e këtyre instrumenteve, duke reflektuar parimet e direktivës

përkatëse të Bashkimit Evropian.

Përmbushja me sukses e objektivit kryesor për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe të

objektivit për ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, ka kërkuar përmirësimin e të gjitha

proceseve të punës brenda institucionit, si ato të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen e detyrave

ligjore të Bankës, edhe ato të lidhura me aspekte mbështetëse të tyre. Gjatë vitit 2013, burimet

njerëzore dhe financiare të Bankës së Shqipërisë janë orientuar drejt zhvillimit dhe përmirësimit

cilësor të këtyre proceseve dhe përafrimit të tyre me praktikat evropiane.

Më lejoni t’i përmend shkurtimisht.

Banka e Shqipërisë ka nisur projektin për rishikimin e mbledhjes dhe përpunimit të

statistikave në përputhje me kërkesat e EUROSTAT-it, si dhe ka përfunduar infrastrukturën

teknologjike për automatizimin dhe përpunimin e raportimeve. Ky proces është në fazë testimi

dhe pritet të vihet në funksionim të plotë brenda këtij viti. Banka e Shqipërisë ka vijuar

bashkëpunimin me Bankën Botërore për përmirësimin e sistemit të administrimit të portofolit të

rezervës valutore. Nisur nga përvoja e vendeve të tjera për administrimin e krizës në Eurozonë,

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

12

gjatë vitit, u rishikua rregullorja përkatëse me qëllim ngritjen e mekanizmave mbrojtës dhe

monitorues ndaj materializimit të rreziqeve në investim. Ka ndryshuar kuadri rregullator për

emetimin dhe kontrollin e monedhave dhe kartëmonedhave, duke përcaktuar standardet për

kartëmonedhat e përshtatshme për qarkullim, si dhe duke forcuar monitorimin për mbrojtjen e

tyre nga falsifikimi. Vitin e kaluar, u vu në funksionim laboratori i analizës së kartëmonedhave të

dyshuara si të falsifikuara, i pajisur me instrumente të teknologjisë bashkëkohore, duke

përmbushur kështu, një nga detyrimet e shtetit shqiptar, në kuadër të MSA-së.

Gjithashtu, gjatë vitit 2013 ka vijuar përafrimi i kuadrit rregullator dhe i praktikave të

punës me direktivat e BE-së dhe standardet e BQE-së, në kuadrin e integrimit evropian. Raporti i

fundit vjetor i Komisionit Evropian konfirmon progresin e realizuar nga Banka e Shqipërisë në

drejtim të përmbushjes së standardeve evropiane në të gjitha fushat e veprimtarisë së vet.

Gjithashtu, ai vlerëson kontributin e Bankës së Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit

makroekonomik në vend.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, dua të theksoj përqasjen e Bankës së Shqipërisë

kundrejt publikut. Në strategjinë afatmesme, midis të tjerave, i kemi vënë rëndësi si edukimit të

publikut, duke marrë rolin e edukuesit financiar dhe rritjes së besueshmërisë institucionale si

faktorë, të cilët ndihmojnë arritjen e objektivit tonë kryesor. Në kuadër të edukimit financiar të

publikut, pas futjes së edukimit financiar në kurrikulat e lëndëve me zgjedhje të lirë për

gjimnazet, këtë vit kemi targetuar arsimin fillor, përmes një pakete mësimore dedikuar nxënësve

dhe mësuesve.Gjithashtu, kemi konsoliduar pozitat tona si një qendër shkencore. Banka e

Shqipërisë mbledh çdo vit ekonomistë dhe akademikë nga vende dhe institucione të ndryshme.

Edhe gjatë vitit 2013, një pjesë e burimeve janë investuar në përmirësimin e procesit kërkimor

dhe në organizimin e aktiviteteve shkencore në vend dhe jashtë tij.Theksoj këtu, marrëveshjen

me OKSFORD-in.

Në përfundim, më lejoni të nënvizoj dhe një herë angazhimin tonë afatgjatë për ruajtjen e

stabilitetit të çmimeve, si objektivi parësor ligjor i Bankës së Shqipërisë. Politika monetare ka

qenë e përshtatshme dhe ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Ajo do të vijojë

të jetë stimuluese për ekonominë edhe në periudhën në vazhdim, sikurse është shprehur edhe në

komunikimet tona me publikun. Megjithatë, duhet të theksoj se jo çdo gjë mund të zgjidhet nga

politika monetare e BSH-së, dhe se jo çdo gjë mund të realizohet nga Banka Qendrore. Shumë

ekonomi ndodhen në situatën e vështirë të një rritjeje të ngadaltë ekonomike dhe të një niveli të

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

13

ulët inflacioni. Këto kushte kërkojnë koordinimin e politikave aktive nga të gjitha autoritetet

vendase dhe përqasjen e një mendimi të ri ekonomik. Kjo përqasje duhet të synojë krijimin e një

klime favorizuese për investime dhe për rritjen e kërkesës, rritjen e produktivitetit në sektorë

konkurrues, mbështetjen e zhvillimit teknologjik, përmirësimin e nivelit të edukimit dhe

zbatimin e reformave në tregun e punës. Në veçanti, dëshiroj të tërheq vëmendjen në lidhje me

zbatimin e rekomandimeve të programit FSAP, për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar

shqiptar dhe rritjen e qëndrueshmërisë së tij.

Personalisht, mendoj se viti 2014 shtron sfida të reja e të vështira, për të mundësuar një

rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të ekonomisë shqiptare. Këto sfida kërkojnë zgjidhje

afatgjata dhe puna për përballimin e tyre, duhet vazhdojë pa humbur kohë.

Ju faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Guvernator për raportin që paraqitët në Komisionin e

Ekonomisë!

Fjalën e ka relatori i komisionit lidhur me këtë raport, zoti Anastas Angjeli!

Anastas Angjeli – Përshëndetje të gjithëve!

Më lejoni të paraqes një opinion të shkurtër bazuar në raportin e paraqitur mbi

veprimtarinë e BSH-së gjatë vitit 2013 në Kuvend, gjithashtu, bazuar në fjalën e sapombajtur

të Guvernatorit. Ky është një opinion paraprak. Mbas zhvillimit të pyetjeve dhe diskutimeve që

do të bëhen, do të ketë një raport përfundimtar dhe një deklaratë në përputhje me ligjin.Ky

raportim i bërë nga guvernatori mbi veprimtarinë e BSH-së gjatë vitit 2013 është natyrisht si çdo

vit dhe paraqitet në bazë të kërkesave të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 69, pikat 3 dhe 1,

si dhe të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Në këtë raport paraqitet një informacion i hollësishëm mbi politikën monetare, të ndjekur

gjatë vitit të mëparshëm nga Banka e Shqipërisë, për arritjen e objektivit të saj kryesor, politikat

për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe forcimin e mbikëqyrjes bankare, si dhe reformimin e

mbikëqyrjen e sistemit të pagesave. Një vend të rëndësishëm zë analiza e instrumenteve të

politikës monetare dhe e administrimit të rezervës valutore.

Në përfundim, raporti paraqet objektivat strategjike të këtij institucioni për periudhën

afatmesme. Raporti shoqërohet edhe me pasqyrat financiare, si dhe me vlerësimin përkatës të

strukturave audituese. Analiza e politikës monetare mbështetet në zhvillimet makro-ekonomike

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

14

të vendit tonë gjatë vitit të mëparshëm, duke reflektuar ndikimin në zhvillimin e ekonomisë

botërore.

Edhe Guvernatori e cilësoi se gjatë vitit 2013 ekonomia e vendit vijoi rënien e ritmeve të

zhvillimit, si rezultat i një kompleksi faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo rënie erdhi si

rezultat i një kompleksi faktorësh të brendshëm e të jashtëm, si vijimi i ndikimit të krizës

ekonomike botërore, zgjedhjet e përgjithshme në vendin tonë, politikat dhe administrimi fiskal,

si dhe politikave ekonomike zbatimit të tyre.

Ngadalësimi i zhvillimit ekonomik ishte pasojë e rënies së kërkesës agregate në të dy

komponentët e saj: konsumit dhe investimeve private, ndërkohë që kërkesa e huaj pati rritje.

Ndikim në rënien e kërkesës patën rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, si dhe

kushtet e shtrënguara të financimit nga sistemi bankar. Këto sollën mosshfrytëzim të plotë të

kapaciteteve prodhuese dhe rënie të investimeve të biznesit, rritje të ngadaltë të punësimit dhe të

pagave dhe si rrjedhojë, prirje të ulëta inflacioniste.

Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit arritën nivelin 24 për qind të PBB-së, duke u

reduktuar me 4.5 miliardë lekë. Për të zbutur ndikimin e kësaj rënieje në të ardhurat dhe për t’i

dhënë stimul ekonomisë, u ndoq një politikë fiskale ekspansioniste, e cila u pasqyrua në:

- rritjen e shpenzimeve në 30.1 për qind të PBB-së, e barasvlershme me 33.2

miliardë lekë;

- rritjen e deficitit buxhetor në 6.1 për qind të PBB-së;

- rritjen e borxhit publik në 70.5 për qind të PBB-së.

Politika monetare ka qenë në qendër të vëmendjes së BSH-së.

Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare lehtësuese, duke reduktuar 4 herë

normën bazë të interesit, deri në nivelin 3 për qind (kjo u harmonizua edhe me uljet e normave të

interesit nga Banka Qendrore Evropiane). Megjithatë, kjo normë mbetet përsëri e lartë dhe

vështirëson kreditimin e sektorit privat, duke frenuar rritjen ekonomike.

Politika monetare ka synuar plotësimin e kërkesave për likuiditet të sistemit bankar,

nëpërmjet operacioneve në treg të hapur, që synojnë administrimin afatshkurtër të likuiditetit në

tregun e parasë. Këto operacione synojnë të orientojnë normat afatshkurtra të interesit të tregut

ndërbankar drejt normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë.

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një efekt gjallërues në tregjet

financiare dhe është shoqëruar me rënie të primeve të rrezikut. Të dy këta faktorë kanë ndihmuar

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

15

në përcjelljen e politikës lehtësuese monetare te normat e interesit, të aplikuara nga agjentët

financiarë. Pa dashur të bie në përsëritje të materialit të paraqitur, ajo që kërkon vëmendje të

veçantë është përcjellja e politikës monetare në ekonominë reale. Ky stimul i politikës monetare

lehtësuese, nuk është përcjellë sa duhet në ekonomi. Ky efekt duket qartë edhe nga materiali i

paraqitur, i cili vërteton tkurrjen e aktivitetit ekonomik të vendit (siç është cituar më lart).

Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2013, jepen të dhënat por tashmë, kanë dalë dhe të

dhënat përfundimtare të situatës ekonomike edhe nga INSTAT-i, i cili tregon se dhe gjatë vitit

2013 pavarësisht nga zhvillimet e ekonomike të muajve të fundit ngërçi ekonomik vazhdon të

mbetet dhe kjo reflekton problemet që ka modeli ekonomik dhe problemet strukturore që ka

ekonomia jonë. Këto probleme kanë të bëjnë me nevojën për gjenerimin e burimeve të

qëndrueshme të rritjes ekonomike, me forcimin e masave për përmirësimin e klimës së biznesit,

me ndërmarrjen e reformave të gjithanshme për rritjen e produktivitetit, me zgjerimin e tregjeve

dhe me zhvillimin e sektorëve, të cilët mund të jenë konkurrencialë në tregjet botërore, me

zhvillimin e reformave rregullatorë, për krijimin e një klime biznesi sa më të mirë.

Ecuria e sektorit bankar, gjithashtu, vlen të theksohet se, me gjithë ritmet jo të larta të

zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe problematikat në sistemin financiar, treguesit kryesorë të

sektorit bankar u përmirësuan gjatë vitit 2013. Rezultati financiar pozitiv u rrit dhe treguesit e

kapitalizmit e të likuiditetit të veprimtarisë ishin në nivele pozitive.

Duke lexuar raportin, më lejoni që të paraqes disa konstatime dhe disa rekomandime, të

cilat mund të vlejnë për zhvillimin e seancës së pyetjeve dhe të diskutimeve, për të arritur në një

deklaratë përfundimtare në lidhje me raportin e BSH-së për vitin 2013:

Nga ky raport konstatohet se veprimtaria e Bankës së Shqipërisë për vitin 2013 duhet

vlerësuar në këto drejtime:

- Realizimin e objektivit kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, duke e mbajtur

inflacionin pranë kufijve të programuar, si rrjedhojë e politikës së kujdesshme e të arsyeshme

monetare që është ndjekur nga BSH-ja. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, politika monetare,

mori një karakter stimulues.

- Vlerësojmë përpjekjet e BSH-së për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe për ruajtjen

e stabilitetit makroekonomik e financiar të vendit, si dhe masat për nxitjen e kredisë me synim

përmirësimin e ambientit ekonomik dhe të rritjes ekonomike. Gjithashtu, është përmbushur

objektivi ligjor i BSH-së në fushën e sistemeve të pagesave, duke kontribuar në mbështetjen

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

16

dhe implementimin me efikasitet të politikës monetare ruajtjen e stabilitetit financiar si dhe

besueshmërinë e publikut në monedhën kombëtare. Politika monetare, siç e theksova dhe pak

më lart, është përcjellë mirë në tregjet financiare, por është përcjellë më pak në zhvillimet e

ekonomisë reale.

- BSH-ja, gjithashtu, ka synuar të mbështesë procesin vendimmarrës të saj në

themele të forta dijesh dhe njohurish, të testuara mbi ekonominë shqiptare. Ajo sipas këtij

raporti, ka rishikuar një sërë rregulloresh mbikëqyrëse të sistemit bankar, duke synuar

stimulimin e kreditimit në ekonomi, megjithëse, ky kreditim nuk ka qenë në nivelin e kërkuar

nga ekonomia jonë dhe për vitin 2013, ka shënuar rënie të ndjeshme duke u shoqëruar me rënie

të cilësisë së kredisë.

Duhet vlerësuar kontributi i BSH-së dhe roli i saj kryesor së bashku me Qeverinë dhe

Ministrinë e Financave, në arritjen e marrëveshjes me FMN-në dhe pa dyshim, duhet vlerësuar

rritja e rolit të transparencës me publikun dhe publikimi i të dhënave të BSH-së, si dhe

përpjekjet e saj për të qenë e angazhuar plotësisht në zbatimin e dokumenteve kryesore që

kapin standardet e BE-së.

Disa rekomandime që lidhen me këtë raport të paraqitur:

Mendoj se BSH-ja duhet të rrisë rolin e saj, si sinjalizator për reagime të shpejta ndaj

zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend, pavarësisht nga roli i pavarur i saj duhet të jetë

më shumë fleksibël ndaj zhvillimeve ekonomike dhe financiare.

Në vitin 2013 ajo ka reaguar disa herë me qëndrimet e saj për politikën e interesave, por

në kushtet e zhvillimeve të ekonomisë botërore dhe veçanërisht të ekonomisë evropiane dhe të

problematikave që shoqërojnë ekonominë shqiptare, roli si legjislator, i BSH-së dhe ndërmarrja

e veprimeve konkrete të saj, duhet të jetë më i shpejtë.

Së dyti: aq sa i takon, BSH-ja duhet të jetë më aktive në ruajtjen e nivelit të borxhit

publik në nivele të përballueshme dhe të padëmshme për ekonominë shqiptare, duke marrë masa

aq sa i takon, në drejtim të planifikimit dhe parashikueshmërisë fiskale, të cilat ende mbeten

shqetësuese veçanërisht mbas shfuqizimit ligjor të kufirit të borxhit.

BSH-ja duhet të luajë një rol më aktiv në mbështetjen e ekonomisë, në krijimin e

stimujve për të përmirësuar klimën e kredidhënies në vend. Zbutjen e politikave konservatore të

bankave në kreditim, të cilat shfaqen jo vetëm përmes çmimit të kredisë, por edhe nëpërmjet

kushteve të tjera të zbatuara nga bankat me aktivitet kreditues.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

17

Mendoj se BSH-ja duhet të jetë më aktive në procesin e përfshirjes së subjekteve

financiare jobankare, në skemën e ASD në funksion të perfeksionimit dhe rritjes së

performancës. Sugjeroj që krijimi i premisave për rritjen e numrit të përdoruesve të parasë

elektronike në Shqipëri të jetë më i madh, duke pasur një mbështetje më të madhe dhe nismën

e BSH-së. Krijimi i stimujve në mënyrë që bankat të jenë të interesuara të investojnë më shumë

në kreditimin e ekonomisë reale, se sa në letrat me vlerë të qeverisë, në kushtet e një situate, që

siç paraqitet në raport, e kemi të kënaqshëm likuiditetin.

Në fund, do të thosha se BSH–ja mund të rrisë punën e saj në nxitjen dhe mbështetjen e

risive të paraqitura në kuadrin e rritjes së gamës së produkteve të shërbimeve financiare të

ofruara nga i gjithë sistemi financiar bankar shqiptar, pasi ka shumë produkte të reja, të cilat

tashmë duhet të jenë prezent dhe në tregun tonë. Ju faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Angjeli!

Seancën e parë të raportimit të guvernatorit për BSH-në po e mbyllim këtu.

Deri ditën e premte, deputetët të depozitojnë në sekretarinë e komisionit pyetjet që kanë

në lidhje me raportimit të guvernatorit për BSH-në. Brenda kësaj dite, do t’i përcillen stafit të

guvernatorit për të organizuar seancën e javës tjetër, për përgjigjet e pyetjeve dhe diskutimet në

komision.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

18

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 23.04.2014, ora 10:00-11:50

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Ridvan Bode, Anastas Angjeli, Andrea Marto, Arben Çuko, Ervin Koçi,

Blerina Gjylameti, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Sherefedin Shehu, Ilir Xhakolli, Majlinda Bufi, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Luan

Duzha dhe Përparim Spahiu.

Mungon:

Agron Çela, Evis Kushi, Gledjon Rehovica, Koço Kokëdhima, Igli Cara, Jorida Tabaku,

Liljana Elmazi.

Të ftuar:

Ervin Mete - zëvendësministër i Financave

Linda Rusmali - drejtoreshë Juridike në Ministrinë e Financave

Mati Pepa - nënkryetar i AMF-së

Violanda Theodhori - drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në AMF

Rinald Guri - drejtor i Departamentit të Kërkimit dhe Statistikës në AMF

Flora Musta - drejtore e Licencimit e Monitorimit në AMF

Gladiola Hysi - specialiste pranë Drejtorisë së Zbatueshmërisë

Elona Sherri - specialiste pranë Drejtorisë së Rregullimit e Standardeve

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

19

Erion Braçe – Kalojmë në çështjen e tretë të rendit të ditës, në prezantimin e

projektligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Është i pranishëm në komision, zëvendësministri i Financave, zoti Ervin Mete, si dhe

nënkryetari i AMF-së, zoti Mati Pepa.

Fjalën e ka zoti Ervin Mete, për të bërë një prezantim të shkurtër për projektligjin. Sot do

të dëgjojmë vetëm prezantimin dhe javën që vjen, do të vijojmë me diskutimin nen për nen të

projektligjit.

Ervin Mete - Faleminderit, zoti kryetar!

Projektligji që paraqitet rregullon veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit në Republikën

e Shqipërisë. Ky është një ligj kuadër në këtë fushë, që rregullon si veprimtarinë dhe

mbikëqyrjen e veprimtarisë së sigurimit, risigurimit dhe profesionet specifike, siç janë aktuarët

apo vlerësuesit.

Aktualisht tregu i sigurimeve rregullohet me ligjin nr.9267, datë 29.7.2004, “Për

veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, të

ndryshuar”, i cili aktualisht, nuk është në përputhje me direktivat e BE-së dhe nuk i përgjigjet

shqetësimeve të ngritura nga kriza financiare.

Pas një vlerësimi të ligjit aktual dhe kushteve rregullatore në Shqipëri nga një mision i

posaçëm i BB-së dhe pas një analize të përputhshmërisë së legjislacionit tonë, me standardet

ndërkombëtare, është vlerësuar se nuk jemi në përputhje dhe për të adresuar këtë mospërputhje,

është paraqitur ky ligj.

Do të veçoja 2-3 momente të rëndësishme që do të diskutohen edhe gjatë diskutimit nen

për nen:

1. Ligji vendos një fokus të shtuar te mbrojtja e konsumatorit, pra nëse në ligjin

aktualisht janë vetëm 2-3 nene, në projektin e paraqitur kemi një kapitull të tërë, për këtë

aspekt.

2. Mbikëqyrja me bazë risku, pra nëse deri dje, kishim mbikëqyrjen me bazë rregullash

që do të thotë se autoriteti ndërhynte nëse shkeleshin rregullat, sot marrim një qasje

parandaluese, ku autoriteti ndërhyn për të minimizuar riskun, para se të ndodhë shkelja.

3. Mund të përmendet koncepti feet and proper, apo i aftësisë dhe përshtatshmërisë, për

të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë treg.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

20

4. Sjell përputhje me direktivën dhe vjen në kuadër me një sërë nismash që ne do të

marrim në këtë fushë. Ky është ligji i parë. Do të vijë për diskutim projektligji për disa

ndryshime të ligjit kuadër të vetë AMF-së, me synimin për ta forcuar atë. Pastaj do të

paraqesim për diskutim një sërë ndryshimesh, lidhur me sigurimin e detyrueshëm (TPL) dhe

synojmë që të rregullojmë disa fusha që janë të parregulluara me ligje të veçanta, siç është

përgjegjësia profesionale apo katastrofat.

Ju faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit!

Zoti Pepa, keni ndonjë gjë për të thënë për projektligjin?

Mati Pepa – Kemi paraqitur një relacion të përbashkët.

Erion Braçe – Pra, e keni të përbashkët.

Fjalën e ka relatori i komisionit, zoti Anastas Angjeli!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Anastas Angjeli – Unë do të bëj një opinion më të gjerë se sa prezantimi.

Ky projektligj është propozuar nga Këshilli i Ministrave. Komisioni ynë e shikon këtë

në cilësinë e komisionit përgjegjës, bazuar në nenet përkatëse të Rregullores së Kuvendit.

Së pari, duhet të shpjegoj nevojën e hartimit të një ligji të ri për veprimtarinë e sigurimit

dhe risigurimit. Kjo nevojë, buron nga disa elementë të rëndësishëm:

1. Buron nga domosdoshmëria e vazhdimit të kryerjes së reformave ligjore dhe

institucionale jo vetëm në sistemin financiar bankar, por edhe në atë jo bankar, siç është rasti i

tregut të sigurimeve.

2. Domosdoshmëria për të reflektuar dhe pasqyruar në kuadrin tonë ligjor zhvillimet e

ndodhura në tregun e sigurimeve nga koha e miratimit të ligjit në vitin 2004, i cili ka pësuar

ndryshime në bazë të ndryshimeve që kanë ndodhur në këtë treg, deri në periudhën aktuale.

3. Kërkesat e sotme për një zhvillim të mëtejshëm të këtij tregu, në harmoni me

zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë së vendit dhe të atij financiar dhe me zhvillimet e

pritshme në këtë sektor.

4. Fakti që gjatë kësaj periudhe tregu i sigurimeve është zhvilluar, është zgjeruar jo

vetëm nga përmasat e tregut, por dhe nga numri i shërbimeve e produkteve që ai ofron, e bën

më të domosdoshëm një kuadër ligjor.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

21

AMF-ja, siç e dini, ka licencuar 11 shoqëri sigurimesh të jetës dhe jo të jetës, të cilat

ofrojnë një gamë të gjerë produktesh sigurimi në treg. Ky treg është karakterizuar nga rritja e

nivelit të aktiviteteve të kapitalizimit, rentabiliteti dhe rritja e aftësisë paguese të shoqërive të

sigurimit. Megjithatë, duhet pranuar se rritja e tregut të sigurimeve, në krahasim me vendet e

tjera, dhe nevojat e tregut tonë, janë më të ulëta, madje konstatohet një rënie e ritmeve në vitin

2013, në krahasim me vitin 2012 duke iu referuar vlerësimeve të Bankës Botërore, tregu i

sigurimeve në Shqipëri mbetet pas të gjitha vendeve të Europës Juglindore dhe Qendrore.

Volumi i primeve ka arritur në 0.66 % të GDP-së, ndërsa konsumi i sigurimeve është 20 euro për

banor, sigurimet e detyrueshme, MTPL-të, dominojnë tregun, duke përbërë 57 % të totalit të

primeve të sigurimit.

Një element tjetër që vërteton ose e bën të nevojshme është domosdoshmëria e

harmonizimit më të mirë të interesave të konsumatorit dhe të biznesit të shoqërive të sigurimit të

angazhuara në këto veprimtari, gjithashtu, domosdoshmëria e reflektimit të përvojave të vendeve

më të zhvilluara të disa vendeve fqinj me problematika të ngjashme në këtë fushë e të

konsiderimit të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, si Bankës Botërore, e cila për

të rritur performancën në këtë treg rekomandon si masë kryesore përmirësimin e kuadrit

rregullator duke dhënë dhe bashkëpunimin dhe kontributin e saj në hartimin e këtij projektligji,

si dhe të Bashkimit Europian, i cili duke e konsideruar përmirësimit e kuadrit ligjor për

sigurimet si një ndër angazhimet e ndërmarra në kuadër të MSA-së ka rekomanduar në progres-

raportet për vitet 2010-2013 se ky përmirësim synon harmonizimin e kuadrit tonë ligjor me

acquis communitaire.

Ky projektligji ka për qëllim forcimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve në vend

duke synuar një harmonizim optimal me interesat e konsumatorit në këtë fushë. Bazuar në këtë

qëllim projektligji vendos parime, përcakton rregulla, veprimtarinë dhe procedurat për krijimin,

organizimin, administrimin dhe funksionimin, mbikëqyrjen e veprimtarisë së sigurimit,

risigurimit dhe ndërmjetësimin, në mënyrë që ky treg të funksionojë në një treg të sigurtë, të

qëndrueshëm dhe sa më transparent.

Risitë e projektligjit.

Projektligji përmban 273 nene, të organizuara në 15 krerë. Synimi kryesor, siç e thashë,

është zhvillimi i sektorit të sigurimeve duke krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm,

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

22

transparent dhe për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit. Këto risi kryesore që sjell projektligji

janë:

1. Përmirësimi i klasave të sigurimit. Projektligji përmirëson klasat e sigurimit ndaj

rreziqeve që mbulon veprimtaria e sigurimit duke riformuluar klasat për sigurimin e jetës, si dhe

duke klasifikuar rreziqet e mëdha, siç janë sigurimi i mjeteve lëvizëse mbi shina, i avionëve,

anijeve, mallrave që transportojnë, kreditit, garancive etj. Ky klasifikim është përputhur me

direktivat evropiane në fushën e sigurimeve.

2. Përmirësimi i drejtimit të shoqërive të sigurimit. Duke e konsideruar shumë të

rëndësishëm drejtimin dhe vendimmarrjen në shoqëritë e sigurimit, projektligji përmban

dispozita që synojnë rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së personave që administrojnë

dhe drejtojnë shoqëritë e sigurimit. Administrimi i shoqërisë së sigurimit kryhet në një nivel nga

këshilli i administrimit, i cili ushtron dhe funksione mbikëqyrëse. Kriteret që duhet të plotësojnë

anëtarët e këtij këshilli zgjerohen, forcohen krahasuar me ligjin ekzistues, si dhe parashikohen

rregulla për parandalimin e konfliktit të interesit dhe të transaksioneve me palët e lidhura.

Veprimtaria e këshillit të administrimit mbështetet nga komiteti i auditimit, i cili

monitoron veprimtarinë e shoqërisë së sigurimit, veçanërisht raportimin financiar dhe kontrollin

e brendshëm.

Administrimi i rrezikut është një risi tjetër. Projektligji parashikon rregulla të hollësishme

për administrimin e rrezikut nga shoqëritë e sigurimit, duke mbajtur një nivel të mjaftueshëm

kapitali në raport me volumin, klasat e sigurimit dhe natyrën e rreziqeve. Gjithashtu, projektligji

parashikon rregulla të hollësishme për administrimin e likuiditetit, primet e sigurimit, krijimin e

provigjoneve të mjaftueshme teknike dhe matematike, masa për rimëkëmbjen financiare.

Mbikëqyrja me fokus riskun është një risi tjetër. Mbikëqyrja me fokus riskun është risi

kryesore e këtij projektligji. Sipas një metodologjie të re, shoqëritë e sigurimit raportojnë te

AMF-ja një informacion të detajuar për veprimtarinë e tyre, gjithashtu këshillat drejtues të tyre

informojnë menjëherë AMF-në në rast se u rrezikohet likuiditeti ose aftësia paguese, u

përkeqësohet gjendja financiare në kufijtë e përcaktuar në këtë projektligj, si dhe mund t’u

rrezikohet përfundimi apo revokimi i licencës.

Përforcimi i mbrojtjes së konsumatorit, siç u theksua edhe nga mbrojtësit e ligjit, është

një risi tjetër. Projektligji ka në themel të tij sigurimin e një mbrojtjeje sa më efektive për

konsumatorët, të cilëve u ofrohen shërbime, produkte nga shoqëritë e sigurimit. Ai parashikon

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

23

rregulla më të detajuara për detyrimin e siguruesit që t’i japë informacion të plotë të siguruarit.

Risi në këtë fushë është e drejta që u jepet shoqërive të sigurimit gjithashtu, që të ushtrojnë

veprimtarinë promocionale për produktet që ato ofrojnë në treg.

Procedura për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit. Shoqëritë e sigurimit, gjithashtu, për

të ushtruar veprimtarinë e tyre duhet të licencohen nga AMF-ja, dhe ky proces kryhet me dy

faza: miratim paraprak dhe licencim. Procedura e licencimit ka mbetur e pandryshueshme, por

janë përfshirë kushte shtesë që duhet të përmbushin shoqëritë e sigurimit.

Risi e projektligjit është edhe krijimi i mundësisë së shoqërive të sigurimit dhe risigurimit

të vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të licencohen për të ushtruar veprimtarinë e vendit

tonë, duke themeluar degë ose duke ofruar shërbime të drejtpërdrejta.

Kontrolli i brendshëm dhe auditimi, shoqëritë e sigurimit, gjithashtu, sipas projektligjit,

janë të detyruara të krijojnë sistemin kontrollit të brendshëm për monitorimin e veprimtarisë së

tyre.

Objektiv i këtij sistemi kontrollues janë identifikimi i llojit të risqeve ndaj të cilëve është

ekspozuar shoqëria e sigurimit, matja, administrimi dhe monitorimi i nivelit të tyre. Gjithashtu,

shoqëritë e sigurimit detyrohen të krijojnë njësitë e auditimit të brendshëm si pjesë përbërëse të

kontrollit të brendshëm. Auditimi ligjor i shoqërisë së sigurimeve kryhet vetëm nga persona

juridikë, të licencuar dhe për këtë veprimtari të miratuar edhe nga AMF-ja.

Ndërmjetësit aktualë dhe vlerësuesit e dëmeve.

Projektligji, gjithashtu, sjell dhe trajton rregulla për ushtrimin e veprimtarisë së disa

profesioneve, siç janë ndërmjetësit, agjentët prokrerd, të cilët licencohen nga AMF-ja. Për

veprimtarinë e agjentëve parashikohet thjeshtimi i procedurave krahasuar me ligjin ekzistues,

duke i dhënë të drejtën të ushtrohet vetëm me miratimin e AMF-së, aktuarët, të cilët licencohen

nga AMF-ja dhe kryejnë detyra të llogaritjes së provigjoneve teknike, tarifave të primit, etj.,

vlerësuesit e dëmeve, të cilët licencohen gjithashtu nga AMF-ja dhe bëjnë vlerësimin e dëmeve

dhe përcaktojnë masën e dëmshpërblimit.

Krahas masave mbikëqyrëse administrative AMF-së i jepet e drejta të vendosë edhe

sanksione për personat që kanë kryer kundërvajtje administrative.

Ky projektligj ruan vijueshmërinë e veprimtarisë. Fillimi i zbatimit të këtij ligji nuk do të

ketë efekte në treg, kjo sepse, sipas këtij ligji shoqëritë që aktualisht janë të licencuara dhe

ushtrojnë veprimtarinë në tregun e sigurimeve u jepet e drejta e përshtatjes së tyre me ligjin e ri

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

24

brenda dy vjetësh nga miratimi i tij. Për agjentët dhe brokerat parashikohet një periudhë

përshtatjeje më e shkurtër deri në 6 muaj.

Përfundim rreth këtij projektligji.

Zbatimi i kërkesave të këtij ligji, ligjit të ri për veprimtarinë e sigurimit dhe të

risigurimit, është i domosdoshëm, do të varet pa dyshim nga zbatimi, por një ligj kaq i

kompletuar dhe i harmonizuar me kërkesat e Bashkimit Europian dhe me kërkesat e zhvillimeve

të tregut të sotshëm do të luajë një rol të rëndësishëm për vazhdimin e reformës në sistemin

jobankar, dhe pikërisht në sektorin e sigurimeve do t’i japin shtysë pozitive zhvillimeve të tregut

në vendin tonë. Njëherazi ai do të bëjë më të përgjegjshme shoqëritë e sigurimit dhe të

risigurimit në respektimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore, si dhe do të rrisë rolin mbikëqyrës

të AMF-së në këtë treg.

Për të gjitha këto elemente të reja që sjell ky ligj, natyrisht ne do të kemi komentet tona

nen për nen, sepse ka probleme në nene të ndryshme, mendoj se ne duhet ta miratojmë këtë

projektligj.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Angjeli!

Kalojmë në pyetje për projektligjin, apo shqetësime të tjera që deputetët kanë lidhur me

fushën që mbulon ky projektligj.

Kush ka pyetje? Nuk ka.

Kush ka diskutime në parim lidhur me projektligjin?

Nuk ka as diskutime në parim.

Atëherë, e votojmë në parim projektligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit

në Republikën e Shqipërisë”.

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Ky projektligj kërkon edhe mendimin e Komisionit të Ligjeve, ku ju ishit pak më parë.

Ne do të rikthehemi të diskutojmë nen për nen projektligjin dhe të miratojmë nen për nen

projektligjin edhe pas sugjerimeve që do të bëjë Komisioni i Ligjeve për pjesën e tij. Kam

përshtypjen se jeni edhe në Komisionin e Integrimit Europian, apo jo?

Ervin Mete - Po.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

25

Erion Braçe – Edhe Komisioni i Integrimit Europian do të sjellë në këtë komision

sugjerimet e tij me shkrim dhe normalisht do të kalojmë pastaj nen për nen, duke përfshirë edhe

secilin prej diskutimeve të tyre.

Faleminderit!

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

26

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 23.04.2014, ora 10:00-11:50

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Ridvan Bode, Anastas Angjeli, Andrea Marto, Arben Çuko, Ervin Koçi,

Blerina Gjylameti, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Sherefedin Shehu, Ilir Xhakolli, Majlinda Bufi, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Luan

Duzha dhe Përparim Spahiu.

Mungon:

Agron Çela, Evis Kushi, Gledjon Rehovica, Koço Kokëdhima, Igli Cara, Jorida Tabaku,

Liljana Elmazi.

Të ftuar:

Pranvera Kastrati - përgjegjëse Sektori në Sektorin e Nxitjes së Biznesit, SME dhe

Lirisë së Shërbimeve, MZHETS

Bashkim Sykja - drejtor, MZHETS

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

27

Erion Braçe - Mirëdita edhe një herë!

Fillojmë të shqyrtojmë nen për nen projektligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet

kontraktore”. Kam përshtypjen që Komisioni i Ligjeve e ka ndryshuar edhe titullin.

Pranvera Kastrati – Kemi reflektuar ne në respekt të komenteve që kanë dhënë ata. Të

gjitha ndryshimet ne i kemi bërë pasi kemi marrë komentet e tyre dhe kemi diskutuar.

Erion Braçe – Domethënë, ndryshimet nen për nen janë rakorduar përfundimisht me ata?

Dakord.

E para, kanë ndryshuar titullin “Pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”.

Neni 1. Nuk ka pasur ndryshime nga Komisioni i Ligjeve.

Votojmë nenin 1. Pro? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 2. “Ky ligj zbatohet në të gjitha pagesat e kryera si kundërpagesë për veprimet

juridike tregtare” dhe bie “transaksionet tregtare”. Në të gjithë ligjin është materializuar ky term.

“Nuk i nënshtrohen rregullimit të këtij ligji...”. Pika “a” është ashtu siç ka qenë e

pandryshuar. Pika “b”: “që rrjedhin nga kontratat me konsumatorët”. Pika “c” “që lidhen me

interesin ose pagesat e tjera të kryera për titujt”. Pika “ç”: “që lidhen me shpërblimin e dëmit

jashtëkontraktor, përfshirë edhe pagesat e dëmeve nga shoqëritë e sigurimit”.

Keni propozim tjetër?

Hedhim në votim nenin 2 “Fusha e zbatimit të ligjit”. Kush është dakord me ndryshimet e

bëra nga Komisioni i Ligjeve?

Miratohet.

Neni 3. “Në kuptim të këtij ligji me termat e mëposhtëm nënkuptohet veprimi juridik

tregtar.”. Ky është ndryshimi që është bërë.

Pika 1 e nenit 3 “Veprimi juridik tregtar”, vetëm ky është ndryshimi.

Pika 3 “sipërmarrje tregtare”. Nga “ndërmarrje” e keni bërë “sipërmarrje tregtare”.

Pika 4 “Pagesë me vonesë”. “Pagesa që nuk kryhet brenda afatit të përcaktuar me

kontratë ose me ligj nga ana e sipërmarrjes tregtare dhe autoritetit publik”. Kjo është shtuar.

Pranvera Kastrati – Në fakt, nuk është shtuar, por unifikuar me dy përkufizime që ishin

veç e veç. Është futur edhe autoriteti publik dhe është fshirë pika 5.

Erion Braçe – Vazhdojmë me pikën 6, që do të bëhet pika 5 “Pagesë me vonesë e

thesarit”. Nuk ka ndryshuar.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

28

Pika 7 që bëhet pika 6 “sistemi i thesarit”. Ky term nuk është ndryshuar.

Pika 8 bie dhe është bërë riformulim. “Kamatëvonesë ligjore për pagesën me vonesë.

Kamatëvonesë e parashikuar nga ligji për pagesën me vonesë me normë interesi të barabartë me

shumën e normës bazë të interesit për lekun ose normës bazë të interesit për zonën euro apo

normës bazë të interesit në monedhë të huaj dhe të paktën 8 pikë %, që llogaritet sipas nenit 5 të

këtij ligji”. Ky është formulimi.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk bëhet fjalë për këtë. Nuk është për pagesat e thesarit. Bëhet fjalë për detyrimet e

ndërsjella midis bizneseve. Për të rregulluar marrëdhëniet mes bizneseve po bëhet ky ligj. I

adresohet vetëm këtyre marrëdhënieve. Ato me shtetin janë të rregulluara, janë nen më vete.

Pika 4 “Pagesë me vonesë. Pagesa që nuk kryhet brenda afatit të përcaktuar me kontratë

ose me ligj nga ana e sipërmarrjes tregtare dhe autoritetit publik kur janë përmbushur kushtet e

parashikuara në nenin 4”.

Zonja Gjylahmeti.

Blerina Gjylameti –8 pikë përqindje sipas relacionit që kanë sjellë ishte në bazë të

direktivës, ndërkohë që nga Ministria e Financave kishte një propozim për 3 pikë përqindje. 3

pikë dukej shumë e ulët dhe mund të shtonte ditët për pagesat e detyrimeve. Nga ana tjetër, 8

pikë përqindje dukej pak e lartë, edhe pse ishte në bazë të direktivës. Pse u vendos për 8 pikë

përqindje dhe a mendoni se me 8 pikë përqindje mund t’i shtyjë bizneset të mos shtyjnë kohët?

Bashkim Sykja – Ka qenë një debat shumë i madh ndërmjet nesh dhe Ministrisë së

Financave, por kemi pasur edhe një grup pune ku ka qenë edhe Banka e Shqipërisë, edhe

Ministria e Integrimit. Ne e kemi konsultuar edhe me sistemin e avokaturës. E para, kjo është në

respektim të vetë direktivës 2011/7. Për hir të asaj direktive ne detyrohemi ta nxjerrim këtë

projektligj dhe direktiva në fund të saj e përcakton qartë që është 8 pikë përqindje. Krahasuar me

të gjitha vendet e rajonit dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, që janë të detyruara për

respektimin e kësaj direktive, është gjithmonë shtesa: norma e interesit bazë që ka banka plus 8%

ose 8 pikë përqindje. Ministria e Financave kërkonte që në marrëdhëniet biznes - autoritete

publike të mos jetë 8%, por 3%. Ndërsa ne i themi, nga pikëpamja e konkurrencës dhe e trajtimit

të barabartë, kur jemi në një marrëdhënie kontraktore të gjithë janë të barabartë dhe të detyruar të

respektojnë ligjin njëlloj, jo për shtetin të jetë 3 dhe për biznesin të jetë 8. Kështu që ne

respektojmë direktivën 8%.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

29

Pranvera Kastrati – Po të linim një pikë përqindje të ulët, sipas kalkulimeve të bëra

edhe nga banka, do të kthehej në një masë të parëndësishme.

Në Komisionin e Ligjeve, përkufizimi dhe neni respektiv, që lidhet me urdhrin ekzekutiv,

u panë të lidhura bashkërisht, edhe diskutimi që bëmë për heqjen e të tërë nenit, që do të thoshte

edhe eliminimin e përkufizimit. Janë bërë rregullimet përkatëse me nenin 485 të Kodit Civil dhe

kërkesa që bëtë herën e fundit në diskutim me prezencën e ministrit për të vendosur edhe

përmbaruesit gjyqësorë, si dhe u hoq pjesa e titullit si një element i panevojshëm, pasi

përcaktohej rezervimi i së drejtës mbi titullin ishte përcaktim i panevojshëm për sa kohë kishte

përcaktime të Kodit Civil.

(Mungesë incizimi.)

Nuk është se ka ndryshim në përmbajtje, por për efekt të teknikës legjislative, pika “a”

dhe pika “b” janë shkrirë në një pikë të vetme. Përmbajtja është e njëjtë, por nuk do të ketë më

“a” dhe “b”, do të jetë vetëm një pikë. Domethënë, në të dyja rastet edhe për pikën 1, edhe për 2

është i njëjti arsyetim, thjesht çështje e teknikës legjislative.

(Mungesë incizimi.)

Ndryshimi është bërë në respektim të nenit 463 të Kodit Civil. Duke qenë se afatet e

përcaktuara në Kodin Civil janë të qarta, atëherë për të mos pasur një mbivendosje ose tejkalim

kompetencash, është bërë citimi i këtij neni dhe referenca që do të shmangte gjithë problemin e

afateve që lindin nga ky nen.

Erion Braçe – “Afati për autoritetet publike”

“Veprimet juridike” është ndryshimi i parë, pastaj pjesa tjetër nuk ndryshon. “...pas

mbarimit të afatit të ekzekutimit të detyrimit nga debitori, sipas nenit 463 të Kodit Civil”. Kjo

është shtuar?

Pranvera Kastrati – Po është shtuar. Është zëvendësuar “transaksione” me “veprim

juridik” dhe është shtuar i njëjti formulim siç është te neni paraardhës për sa u takon afateve, në

respekt të nenit 463 të Kodit Civil.

Erion Braçe – Kush është dakord me nenin 7? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 8 “Zgjatja e afateve për autoritetet publike”. “Afatet e parashikuara në nenin 7 të

këtij ligji nuk zbatohen për sa u përket pagesave të vonuara për veprimet juridike tregtare të

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

30

kryera nga autoritetet publike që ofrojnë shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor”. Pse është

bërë ky përjashtim?

Bashkim Sykja – Kujdesi shëndetësor është i trajtuar edhe në direktivë dhe vendet

anëtare të Bashkimit Europian e kanë si një pikë të ndjeshme. Nisur nga fakti që është kujdesi

ndaj popullsisë për rritjen e shëndetit, administrata publike vihet në vështirësi për sigurimin e

kontratave kur është fjala për prokurime në afate kohore për të likuiduar kompani që furnizojnë

shtetin ose spitalet. Atëherë është bërë kjo marrëveshje në mirëkuptim.

Erion Braçe – Ky është një problem shumë i madh. Si e zgjidhni ju vonesën në pagesë

të shtetit përkundrejt kompanive që bëjnë furnizimet?

Bashkim Sykja – Është e përcaktuar një afat deri në një vit.

Erion Braçe – Kjo e ka sjellë atë borxhin që është gati 40 milionë dollarë në QSUT.

Bashkim Sykja – Kjo është një marrëveshje që i referohet kësaj direktive të Bashkimit

Europian dhe i krijon mundësinë çdo vendi për ta arsyetuar këtë proces. E vetmja tolerancë që

bëhet. Edhe Ministria e Shëndetësisë në këtë rast nuk është më në atë presion se në bazë të ligjit i

krijohet mundësi...

Erion Braçe – Ministria duhet të jetë nën atë presion për sa kohë që ka detyrimin, sepse

mund të ndodhë, siç po ndodh tani, që një pjesë e madhe e furnitorëve nuk furnizojnë më për

shkak të detyrimeve që janë bërë kapicë.

Bashkim Sykja – Ne i referohemi direktivës. Ata e kanë bërë këtë tolerancë krahasuar

me çdo lloj aktiviteti tjetër për shërbimin shëndetësor. Është lënë si kufi deri në një vit. Kjo nuk

do të thotë pas një vit, por deri në një vit i lihet kjo hapësirë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Vetëm kamatëvonesa.

Erion Braçe – Po flasim vetëm për biznesin e furnitorëve të spitaleve, shiringa, ilaçe etj.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ata nuk kanë TVSH. Kanë vetëm një taksë doganore, që është fare simbolike. Kur hyn

nga BE-ja e kanë zero edhe taksën doganore. Prandaj është paraparë kjo gjë.

Votojmë nenin 8 me këtë ndryshim. Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim?

Nuk ka.

Miratohet.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

31

Neni 9, “Pagesa me këste” nuk ka ndryshime. Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Nuk ka.

Miratohet.

Neni 10, “Afatet e marrjes në dorëzim të mallrave” nuk ka ndryshime. Kush është

dakord? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 11, “Shpërblimi i shpenzimeve për rikthimin e kredisë” nuk ka ndryshime. Kush

është dakord? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 12 “Pagimi i shpenzimeve”. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 13 “Kushtet kontraktore”. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 14 “Pasojat e pavlefshmërisë së kushteve kontraktore”. Ndryshohet paragrafi i dytë

“Nëse palët i kanë paguar njëra-tjetrës pagesa të llogaritura tej normave të përcaktuara në këtë

ligj, pala e cila ka kryer pagesën, ka të drejtën e ngritjes së padisë së .... pa shkak dhe të kërkimit

të shpërblimit për dëmin e ardhur”. Ky është ndryshimi për të cilin keni rënë dakord edhe me

Komisionin e Ligjeve.

Bashkim Sykja – Është sugjeruar nga Komisioni i Ligjeve në aspektin e terminologjisë.

Erion Braçe – Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 15 nuk ka ndryshime, “Detyrimet e sipërmarrjeve tregtare”. Kush është dakord?

Kundër? Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 16 “Titull ekzekutiv” 1. “Detyrimet monetare të lindura nga veprimet juridike

tregtare, të cilat nuk janë shlyer brenda afatit të pagesës përkatëse, sipas këtij ligji, me përjashtim

të rasteve të parashikuara nga neni 485 i Kodit Civil, përbëjnë titull ekzekutiv dhe vihen në

ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor, pavarësisht vlerës, kur kreditori ka lëvruar mallrat ose ka

kryer shërbimet sipas kontratës dhe ligjit dhe debitori nuk e ka kundërshtuar detyrimin.”. Ky ka

qenë një shqetësim shumë i madh për të gjithë ne. Kjo që keni futur “me përjashtim të nenit 485

të Kodit Civil” çfarë parashikon?

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

32

Pranvera Kastrati – Shqetësimi i ngritur për sa i takon nenit për titullin ekzekutiv lidhet

me referencën që në nenin 510 të Kodit Civil përcaktoheshin me ligj të veçantë. Ne do të

përcaktonim vetëm kamatëvonesën dhe Kodi i Procedurës Civile e ka shumë të qartë të

përcaktuar se si është titulli ekzekutiv dhe se si ekzekutohet. Në kushtet kur ne kishim

shqetësimin për të mos e lënë këtë ligj pjesë të një procesi deklarativ, ku përcaktohen të gjitha

mënyrat se si do të përcaktohet kamatëvonesa dhe cilat janë detyrimet që lindin në një periudhë

të caktuar, duke bërë referencën me 485, që përcakton saktësisht se në cilat raste Kodi Civil

përcakton titullin ekzekutiv, pra për të mos i dubluar ato, me shtesën që kemi bërë të Kodit Civil,

kemi shmangur çdo lloj përplasje të titullit ekzekutiv me kodin. Për sa kohë që vetë Kodi i Civil

përcakton edhe rastet që titulli ekzekutiv mund të përcaktohet me një ligj të veçantë dhe

nëpërmjet këtij ligji, ne po përpiqemi të rregullojmë rastin e kthimit në titull ekzekutiv të të

gjitha rasteve kur kemi kamatëvonesë, por pa cenuar përcaktimet e Kodit Civil.

Erion Braçe – Zoti Koçi.

Ervin Koçi – Neni 485 i Kodit Civil, çfarë përfaqëson kur keni diskutuar në Komisionin

e Ligjeve?

Pranvera Kastrati – Janë rastet kur përbën një titull ekzekutiv. Në fakt, ne nuk e morëm

Kodin Civil me vete...

Erion Braçe –Neni thotë “Debitori, që ka një kredi të kërkueshme ndaj kreditorit të tij,

mund të pezullojë zbatimin e detyrimit deri në pagesën e kredisë, me kusht që ndërmjet kredisë

dhe detyrimit të ketë lidhje të mjaftueshme, siç mund të jetë ndër të tjera qenia e një raporti të

vetëm juridik ose të një marrëdhënie që palët kanë pasur rregullisht. Pezullimi i ekzekutimit të

detyrimit, nuk mund të kërkohet kur:

a. Ekzekutimi i detyrimit nga pala tjetër bëhet i pamundur për shkak të vonesës së

kreditorit ose është i pamundur në mënyrë të përhershme.

b. Kredia e palës tjetër është e pasekuestrueshme.”

Bashkim Sykja – Kjo është baza e saj. Shtohen në këtë ligj këto elemente të tjera a, b

dhe c. Domethënë, në respektim të këtij neni të Kodit Civil, në këtë ligj shtohen edhe këto

elemente të tjera që merren në konsideratë në këtë marrëdhënie.

Erion Braçe – Kam frikë se mosfutja e nenit 485 të Kodit Civil pengon zbatimin nga ana

e përmbaruesit gjyqësor të shlyerjes së detyrimeve bashkë me kamatëvonesën?

Pranvera Kastrati – Jo, nuk e pengon.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

33

Erion Braçe – Sepse Komisioni i Ligjeve e kishte këtë tendencë që ta pengonte. Prandaj

po ju pyes.

Pranvera Kastrati – Është e vërtetë që Komisioni i Ligjeve donte që ky nen të mos

ekzistonte fare dhe ne i kërkuam që ta ridiskutonim edhe një herë qoftë brenda ministrisë, qoftë

me ekspertët që na kanë ndihmuar dhe shqetësimi parësor lidhet me faktin që nëpërmjet këtij

neni, titulli ekzekutiv kthehej në mënyrë automatike, duke shmangur procesin gjyqësor, pra që

biznesi të shkojë në gjykatë dhe të fitojë të drejtën me titull ekzekutiv dhe shqetësimi ishte që kjo

gjë mund të kthente procesin mbrapsht. Pra debitori që nuk bie dakord me titullin ekzekutiv do të

shkonte në gjykatë për ta kundërshtuar titullin ekzekutiv. Që të mos ndodh ky proces, që në vend

të shkojë kreditori në gjykatë, të shkojë debitori, pra të shmangim shkuarjen në gjykatë në të dyja

rastet, është futur përcaktimi i Kodit Civil, neni 485, që shmang çdo mundësi të lindjes së

detyrimit automatik, duke përjashtuar vajtjen në gjyq ose vendimin gjyqësor në këtë rast.

Erion Braçe – Pra e shmangim këtë rrokopujë që fillon me gjykatën e shkallës së parë

dhe vazhdon, sepse i gjithë ky ligj thelbin e ka në këtë pikë.

Pranvera Kastrati – Po.

Erion Braçe – Në qoftë se nuk është kjo pikë, ky ligj bie.

Tani, ky formulim e pengon marrjen përmes përmbarimit gjyqësor të detyrimit, apo jo?

Pranvera Kastrati – Jo, nuk e pengon.

Erion Braçe –Ky ishte shqetësimi që kanë pasur në Komisionin e Ligjeve dhe këtu nuk

binim dakord me ata, prandaj po ju pyes.

Pranvera Kastrati – Ky ishte një shqetësim që ne e diskutuam dhe prandaj bëmë edhe

rregullimet përkatëse, duke ju kërkuar atyre që të mos eliminojmë si nen menjëherë për të parë të

gjitha hapësirat që të shmangim mundësitë e ecejakeve në gjykatë qoftë nga njëra palë, qoftë nga

pala tjetër.

Erion Braçe – Ky është problemi që kanë sot ata.

Pranvera Kastrati – Dhe gjithë referenca që ju cituat për nenin 485 i referohet saktësisht

këtyre ecejakeve.

Erion Braçe – Domethënë e zgjidhim përfundimisht çështjen që të mos rrimë në dyert e

gjykatave me vite të tëra.

Pranvera Kastrati – Në vlerësimin tonë, po.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

34

Erion Braçe – Votojmë nenin 16, me ndryshimet që janë bërë. Kush është dakord?

Kundër? Abstenim? Nuk ka. Miratohet.

Neni 17.

Blerina Gjylameti – Këtu thuhet “detyrimet e autoriteteve publike përpara hyrjes në fuqi

të ligjit” dhe në këtë moment diskutohet dhe bëhet marrëveshja vetëm ndërmjet autoriteteve

publike dhe ndërmarrjeve tregtare. Po për të gjitha detyrimet ndërmjet bizneseve dhe bizneseve

më parë, me çfarë ligji do të rregullohen?

Erion Braçe –Ato konsiderohen, vetëm ky është përjashtimi. Për pjesën tjetër ka fuqi

ligji.

Blerina Gjylameti – Me këtë lloj ndryshimi nga ky moment e tutje rregullohen me këtë

ndryshim. Më parë, sipas procedurës së mëparshme, neni 510, më duket i Kodit të Procedurës

Civile.

Këtu flitet vetëm për pjesën e autoriteteve publike, po për ndërmarrjet tregtare ndërmjet

njëri-tjetrit? Përpara hyrjes në fuqi.

Erion Braçe – Përpara hyrjes në fuqi detyrimi që ka lindur deri në momentin e hyrjes në

fuqi projektligji mes ndërmarrjeve private si do të zgjidhen, do të zgjidhen përmes këtij ligji?

Pranvera Kastrati – Sipas përcaktimeve të këtij ligji do të zgjidhen me procedura

ekzistuese në fuqi dhe jo nëpërmjet këtij. Ky ka shmangur vetëm detyrimet e autoriteteve

publike, të cilat kanë lindur përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Erion Braçe – Edhe një herë se nuk e kuptova. Detyrimet që kanë lindur mes subjekteve

private përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji si do të zgjidhen?

Pranvera Kastrati – Sipas procedurave ekzistuese në fuqi dhe jo me dispozitat e këtij

projektligji që po miratojmë.

Erion Braçe – Kush është dakord me nenin 17 kështu siç është? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 18 “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare”. Kush është

dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet.

Votojmë projektligjin në tërësi. Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Me 13 vota pro, asnjë kundër. Miratohet.

Faleminderit!

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI - · PDF fileErald Themeli - drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në B SH Indrit Banka - drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në BSH

35

MBYLLET MBLEDHJA