245
1 KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES REVISTA USHTARAKE Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Nr. 1/2013 Tiranë, mars 2013

RU mars 2013 - mbrojtja.gov.al · Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet_____ 179 Nënkolonel Adriatik Spahiu Drejtor i Laboratorit Qendror të FA Kapiten

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES

REVISTA USHTARAKE

Organ teoriko-shkencori Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Nr. 1/2013

Tiranë, mars 2013

2

Këshilli Botues i Revistës UshtarakeMiratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 1721, datë 10.10.2012KryetarGjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, Komandant i KDSAnëtarëKolonel Ahmet LekaKolonel Dr. Agim SulaGjeneralmajor ® Prof. Dr. Ruzhdi GjatojaGjeneralmajor ® Prof. Dr. Kostaq KaroliKolonel ® Prof. Dr. Pëllumb DanajKolonel ® Thimi HudhraKryeredaktorAjet NuellariRedaktoreSilvana MarkgjonajArt designTeuta MullisiISSN 2227-8133 (Print), ISSN 2227-8141 (Online)Copyright © 2012 nga Qendra e Doktrinës (QD) të Komandës së Doktrinës dheStërvitjes).Copyright © 2012 by the Center for Doctrine (CD) of the Albanian Training andDoctrine Command.Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën Ushtarake janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë politikat apo pozicionet zyrtare tëMinistrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dheStërvitjes.Autori/Autorët e shkrimeve të Revistës Ushtarake nuk do të jenë subjekt i ndëshkimitpër shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale edhe sikurpërmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit tëmbrojtjes.Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shtrembërimet e fakteve si dhekopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.Ky botim i Revistës Ushtarake gjendet në website http://www.tradoc.mil.al/Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni në internet lutemi të kërkoninjë kopje të tij në adresën: e-mail: [email protected] ose [email protected] e Doktrinës dhe StërvitjesQendra e DoktrinësDega e BotimeveShtypur: mars 2013

3

PËRMBAJTJA

Kujdesi për mjedisin është dashuri për jetën njerëzore__________________ 7(Konferenca për Mbrojtjen e Mjedisit në FA)Arben Imami,Ministër i Mbrojtjes

RUBRIKA E PARË: Vlerësime të sigurisëMbi bashkëpunimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor______________ 11(Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Këshillit Atlantiktë Shqipërisë,14 dhjetor 2012)Aleksandër A. ArvizuAmbasador i SHBA në TiranëPër një bashkëpunim dhe Siguri të qëndrueshme ballkanike______________ 15(Konferenca e 15-të Ndërkombëtare të Këshillit Atlantik të Shqipërisë)Arian Starova,Zëvendësministër i MbrojtjesAktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit_________________ 29Msc. Sylejman Selimi,Ambasador i Republikës së Kosovës në TiranëTirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve________________________ 33Faruk Geci,MSc kandidat në Shkencat e SigurisëDrejtor për Politika dhe Plane në MFSKInteligjenca dhe Kundërinteligjenca për Sigurimin Kombëtar_____________ 45Bujar Abedinaj,Doktorant pranë Akademisë së FADoktrina Taktike e FD, pjesë e rëndësishme e DPFA____________________ 56Nënkolonel Fatmir Lokaj,Shef Seksioni në Departamentin e Operacioneve, AFADr.Çapajev File,Pedagog në Departamentin e Operacioneve, A

4

RUBRIKA E DYTË: Strategjia UshtarakeRëndësia e mjedisit gjeostrategjik në zhvillimine operacioneve ushtarake_________________________________________ 64Gjeneralmajor Xhemal GjunkshiShef i Shtabit të Përgjithshëm të FASHKolonel Ahmet LekaShef i Qendrës së Doktrinës, KDSKërcënimet dhe rreziqet e mjedisit strategjik të Sigurisë _________________ 79Kol (R) Thimi Hudhra,Zëvendësdrejtor i QKSMRoli i arsimimit ushtarak në mjedisin e ri të sigurisë kombëtare___________ 90Nënkolonel David RrokuShef i Departamentit të Operacioneve, në AFAPlanifikimi Strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave________ 98Nënkolonel Astrit IbroOficer Shtabi në Divizionin e Logjistikës në SHAPE

RUBRIKA E TRETË: Pesëvjetori i shtetit të KosovësPërpjekjet shekullore të kombit shqiptar______________________________ 107Gjeneral Brigade Bardhyl HoxhaKomandant i Komandës së Doktrinës dhe StërvitjesÇështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë______________ 111Kolonel Dr. Agim Q. SulaKomandant i Akademisë së Forcave të ArmatosuraUshtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtare për liri_________________________ 131Valbona MehmetiUniversiteti “Aleksandër Moisiu”Lufta e UÇK-së, pjesë e vlerave kombëtare____________________________ 139Dr. Bernard ZotajDrejtor i Qendrës së Librit dhe Mbështetjes me Informacion

RUBRIKA E KATËRT: Mjedisi dhe FAMenaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA_____________________________ 148Kolonel (R) Ruzhdi RustemiKëshilltar i Ministrit të MbrojtjesKapiten R.I. Arben DemollariDrejtor i Drejtorisë së LogjistikësKolonel Dr.Shk. Luan NikollariDrejtor i IKMURrjetet e jashtme inxhinierike në strukturat e MM____________________ 161Ëngjëll MatraxhiuDrejtor i Institutit të Projektimeve Ushtarake në MM

5

Rovena CaraInxhiniere Mjedisi në ISPMb në MMAltiona LekajSpecialiste për Proceset Teknologjike në IM në MMSensibilizimi i personelit të Forcave të Armatosurapër mbrojtjen e mjedisit___________________________________________ 167Kolonel Editson ZarkaDrejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike të Sigurisë dhe MbrojtjesKolonel Dedë PrengaZëvendëskomandant i KDSNdotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet__________ 179Nënkolonel Adriatik SpahiuDrejtor i Laboratorit Qendror të FAKapiten MsC Kliton VideShef i LaboratoritManuela KaroliSpecialiste Mjedisi në IM pranë MM

RUBRIKA E PESTË: Punime historikeKoncepti dhe praktika e Monarkisë Shqiptare_________________________ 191sigurisë kombëtare1

Ekrem SpahiaZëvendësministër i MbrojtjesSkënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha___________________________ 202Profesor Doktor Shahin LekaNacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik______________ 214MA Elira LuliMisioni ushtarak amerikan në Shqipërigjatë Luftës së Dytë Botërore______________________________________ 225MA Mirela Nofulla

6

7

Kujdesi për mjedisin është dashuri për jetën njerëzore(Konferenca për Mbrojtjen e Mjedisit në FA)

Arben Imami,Ministër i Mbrojtjes

Ky është takimi i parë i një serie aktivitetesh që do të vijojnë për paraqitjen eproblemeve kryesore që ndeshim sot në FA në fushën e mjedisit dhe përrekomandimet për përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Kjo Konferencë për

mbrojtjen e mjedisit është paraqitja e parë e problematikave tona dhe nisja e njëpune serioze dhe afatgjatë për mbrojtjen e mjedisit si Forcë e Armatosur.Kultura për mjedisin përbëhet nga ajo që quhet kulturë e mirë ose e keqe. Kultura ekeqe në raport me mjedisin është ajo që njerëzimi, qytetërimi ka pasur për dhjetëravjet me radhë ndaj mjedisit, sidomos që nga periudha e industrializimit dhe kjoshkaktoi ndërgjegjësimin tonë si qenie njerëzore për impaktin që kemi ne ndaj mjedisit.Në fakt, progresi është problemi, por edhe zgjidhja. Nëpërmjet progresit të industrive,teknologjive, shkencës, përfshirë edhe industrinë e luftës, ne e ndotëm këtë mjedis,ndaj ne jemi kthyer duke i bërë thirrje egoizmit tonë njerëzor, se çfarë po bëjmë mejetën tonë, çfarë po bëjmë me jetën e fëmijëve tanë!? Në qoftë se jemi në këtë vend,si një institucion që duhet të garantojë siguri, ne nuk mund të shkallmojmë sigurinëmjedisore, prandaj duhet që ta shohim çështjen e mjedisit si një çështje prioritare.Ne duhet të zhvillojmë kulturën për mjedisin. Nuk e kam fjalën për të lexuar romanca,por për dije më të gjera në të gjithë fushat, që implementohet brenda nesh, për kulturëtë planëzimit. Çdo gjë fillon nga planëzimi i saktë. Ne kemi arritur të kemi disarezultate të larta për të krijuar këtë frymë në FA që prodhon kulturë. Prandaj ngritëmedhe Institutin e Studimeve Strategjike, prandaj ngritëm edhe Shërbimin përMbështetje dhe Kujdes Psikologjik, prandaj i kushtojmë vëmendje barazisë gjinoredhe shanseve të barabarta. Këto nuk janë gjëra të tepërta, këto nuk janë lukse, këtojanë të domosdoshme për një njëri të qytetëruar dhe për një ushtri të qytetëruar.Prandaj kërkoj që ashtu si kjo konferencë, në të njëjtin format dhe nivel, ashtu siçpara tre vitesh zhvilluam edhe një konferencë për personelin, e cila ishte shumë emirë, të organizojmë në të ardhmen edhe konferenca për çështjet e kujdesit psikologjik,për barazinë gjinore dhe shanset e barabarta, për mbrojtjen kibernetike etj.

8

Kujdesi për mjedisin është dashuri për jetën njerëzore

U bënë pothuajse 2 vjet që ne po i kushtojmë një vëmendje të posaçme çështjes sëmjedisit. Ka ecuri dhe nuk mund të krahasohemi me një vit më parë, as edhe megjashtë muaj më parë. Ne duhet të reformojmë tërësisht pikëpamjet tona për njeriundhe mjedisin, për vendin e njeriut në botë dhe në natyrë. Këto probleme duhet që tëperceptohen drejt nga të gjithë ne, me qëllim që të bëhemi një lidership i vërtetë edhepër çështjen e mjedisit. Për këtë çështje përveç vëmendjes institucionale është krijuarnjë grup pune, i cili po shqyrton të gjithë problematikat dhe do të dalë me disarekomandime. Gjithashtu është krijuar edhe një strukturë e re, një drejtori e posaçmenë Ministrinë e Mbrojtjes për çështjet e mjedisit.Ndërkaq po vijohet të punohet me problemet e legjislacionit dhe bazën ligjore qëlidhet me mjedisin. Tashmë kemi të gjithë bazën institucionale, kemi strukturënpërkatëse, atë administrative dhe legjislative, ndaj nuk na ngelet gjë tjetër veçse tëfillojmë punën për një Forcë të Armatosur që është miqësore ndaj mjedisit. Le t’ibëjmë FA një model sjelljeje për qëndrimin miqësor ndaj mjedisit përkundrejt tëtjerëve. Le ta bëjmë këtë FA të rëndësishme, jo vetëm për punën që bën në kuadër tëNATO-s, jo vetëm për punën që bën për emergjencat, por edhe për atë që bën si njëFA me një vetëdije të plotë qytetare.Kemi caktuar personel në strukturat e FA, i cili merret edhe me problemet e mbrojtjessë mjedisit. Ky personel duhet trajnuar dhe përgatitur mirë. Për këtë të bashkëpunohetme Ministrinë e Mjedisit, me të cilën mund të zgjidhim shumë probleme, meinstitucionet e tjera që merren me këtë çështje, por edhe me Akademinë Ushtarake, ecila duhet të përfshijë në programet e saj tema që lidhen me çështjet mjedisore.Nga komandantët, drejtuesit dhe gjithë personeli i FA kërkoj zbatimin e të gjithëurdhrave dhe udhëzimeve që lidhen me mjedisin, të ndiqen dhe zbatohen me seriozitettë gjithë kërkesat dhe detyrat e shtruara, që nga grumbullimi, ripërdorimi, riciklimidhe evadimi i mbetjeve që gjenden në njësitë dhe repartet, uzinat ushtarake, ngritjene sistemit të menaxhimit të mbetjeve urbane, vendosjen e koshave për hedhjen embetjeve që krijohen sipas modelit që u paraqit këtu, realizimin e disa ndërhyrjeveme kosto të ulët, por që sjellin efektivitet të lartë, pastrimin e poligoneve të demontimitetj.Të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e dhëna nga Grupi i Punës të përmblidhen në njëset të vetëm dhe mbi këtë bazë të bëhet një plan konkret veprimi për zhvillimin epolitikave mjedisore në Forcat tona të Armatosura. Ky është fillimi i një pune afatgjatëpër mbrojtjen e mjedisit. Të merren masat përkatëse që materialet e kësaj Konferencetë bëhen të njohura për të gjithë personelin e strukturave të FA.

9

Zoti Arben Imami

RUBRIKA E PARËVlerësime të Sigurisë

Në këte rubrikë sjellim mendimet dhe vlerësimet për sigurinë në rajon e nëvendin tonë, nga personalitete të rendësishme diplomatike si: zoti AleksandërArvizu, Ambasador i SHBA-së, shprehur në Konferencën e 15-të Ndërkombëtaretë Këshillit të Atlantikut.Ai nënvizon se: Bashkëpunimi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në 10-vjeçarin e fundit ka një histori pozitive, të gjithë vendet e rajonit kanë bërëpërparim të madh në kapërximin e konflikteve historike e shekullore. Shqipëriaka fituar respektin dhe admirimin e mbarë globit. Shqipëtarët jetojnë brendakufijve të sigurtë; ata nuk ndihen me të kërcënuar prej armiqve të jashtëm.Kosova është tani shtet Sovran, i pavarur dhe i lirë. Në rrjedhën e 100 viteve,miku më konseguent për popullin shqiptar, -theksoi zoti Arvizu -ka qenë dhembetet SHBA.Edhe zoti Starova në trajtesën e tij thekson se: Siguria kombëtare ështe si ajri.Ai evidentoi se ka ende probleme të veçanta të sigurisë në vendet e BallkanitPerëndimor siç janë marrëdheniet ndëretnike të Kosoves, marrëdhënietndëretnike shqiptaro-maqedonase, evidentoi debatin për emrin midis Greqisëdhe Maqedonisë, debatin Bosnje-Hercegovinë, lëvizjet me frymë të tepërtnacionaliste në Shqipëri, gjendjen në Preshevë, në Jug të Serbisë, gjendjenekonomike dhe financiare rajonale etj.Por, hapësira e bashkëpunimit për sigurinë është e pamatë në rajonin gjeopolitikme regjime demokratike.Në artikullin e zotit Sylejman Selimi, Ambasador i Kosovës në Shqipëri,problemet e sigurisë trajtohen me kompetencë të plotë, duke patur parasyshhistorinë dhe gjeopolitkën e Ballkanit. Ai thekson se: Siguria në Ballkan ështënjë nga sfidat kryesore që përballon rajoni dhe kjo realizohet me mbështetjen eplotë të faktorit ndërkombëtar si: OKB, NATO, BE si edhe në rrugën drejtreformave intensive, që përfshijnë ato të fushës politike, ekonomike, ushtarake,legjislative etj.Shkrimi i fundit i kësaj rubrike i autorit Bujar Abedini, është një trejtesë qëkërkon një diskutim, analizë e debat profesional, për termat, terminologjinëdhe konceptimin e saj sipas metodologjisë e fushës përkatëse.

10

Mbi bashkëpunimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

11

Zoti Aleksandër A. Arvizu

Mbi bashkëpunimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor(Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Këshillit Atlantik të Shqipërisë,14 dhjetor 2012)

Aleksandër A. Arvizu, Ambasador i SHBA në Tiranë

Do të filloja duke iu drejtuar Zëvendësministrit Starova, por meqenëse ështëkëtu jo në cilësinë e atij posti, po them: Arian, faleminderit për këtë ftesë në15-vjetorin e Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë. Urime! Dua të falenderoj

edhe Dr. Schrapel për mbështetjen dhe kontributin e rëndësishëm nga KondradAidenauer gjatë viteve këtu në Shqipëri. I uroj mirëseardhje të ngrohtë kolegëve tëmi diplomatë këtu dhe pres me kënaqësi të dëgjoj panelin tuaj, por edhe shumë tëftuarve jo vetëm nga Shqipëria; shoh edhe shumë të rinj, është kënaqësi të jem me tëgjithë juve sot.Faleminderit që më lejuat t’i drejtohem kësaj konference mbi “Bashkëpunimin përSigurinë në Ballkanin Perëndimor”. Kjo konferencë vjen në kohën e duhur, ndërsavendet në rajon dhe, veçanërisht Shqipëria, përballen me sfidat në përpjekjet e tyrenë përshpejtimin e shtigjeve më të mëdha Euroatlantike dhe në forcimin emarrëdhënieve me njëri-tjetrin. Mësime nga e shkuara dhe përqafimi i një të Ardhmejetë Re.Kjo konferencë e duhur vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria festoi 100-vjetorin ePavarësisë. Ky rast shumë i rëndësishëm shërbeu si një mundësi për të kthyervështrimin pas në shekullin e fundit të ndryshimit siç u përjetua nga Shqipëria - dhepër t’u përsiatur mbi drejtimin e saj në të ardhmen.Në vitin 1912 Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor po vuanin tmerret e luftëraveBallkanike dhe qenë në greminën e “Luftës së Madhe”, e cila do të vinte në lëvizjemodelin për konflikt global në shekullin e 20-të. Paqëndrueshmëria e këtij rajoniishte një faktor kontribuues për zjarret e mëvonshme që përpinë shumë shtetkombedhe morën miliona jetë të pafajshme. Mësimi që oshëtiu ishte ky: në kërkim të sigurisëbotërore, asnjë rajon nuk mund të injorohet.Le të ecim me shpejtësi përpara deri në ditët e sotme. Ndonëse mjedisi aktual i sigurisëndryshon në mënyra të rëndësishme prej 1912-ës, drejtuesit shqiptarë dhe të tjerë

12

Mbi bashkëpunimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

drejtues ballkanikë ende kanë nevojë të përkufizojnë marrëdhëniet e vendeve të tyreme fqinjët përkatës dhe më gjerë më bashkësinë europiane. Sikurse në të shkuarën,Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme t’ju ndihmojnë në këtë proces. Por, le tëjemi shumë të qartë: udhëheqja dhe vizioni në fund të fundit duhet të vijnë prejShqipërisë dhe vendeve fqinje të saj, veçanërisht prej drejtuesve të zgjedhur.Muajin e kaluar, Ndihmëssekretari i Shtetit Filip Gordon iu drejtua Këshillit tëAtlantikut gjatë festimeve të 50-të vjetorit të tij në Uashington, D.C. Në fjalimin e tijai tha “përparimi (në këtë rajon) varet nga gatishmëria e drejtuesve politikë për tëkapërcyer gjërat që i dallojnë, nacionalizmin e ngushtë dhe ekonomitë e ngurta qënuk kanë vend në shekullin e 21-të”.Tashmë kemi parë mënyrat me të cilat udhëheqja pozitive po bën ndryshimin. Rajonii Ballkanit po përjeton aktualisht një periudhë relativisht paqësore dhe të gjitha vendete Ballkanit - dhe sidomos Shqipëria - kanë kontribuuar përtej këtij rajoni në operacionepaqeruajtëse dhe stabilizimi tjetërkund.

Siguria dhe bashkëpunimi tjetër si Qëllimi, për ta çuar më tej IntegriminMë lejoni të adresoj një çështje që ka dalë në pah gjatë javëve të fundit, ajo enacionalizmit. Ka mënyra për t’u marrë me trysnitë e vazhdueshme dhe kërcënimete nacionalizmit. Njëra mënyrë është bashkëpunim sigurie i përmirësuar mes fqinjëve.Bashkëpunimi i sigurisë ofron mjete shumë të prekshme dhe konkrete për krijimin emekanizmave që frymëzojnë besim dhe nxisin bashkëpunimin. Ky bashkëpunim mëpas bëhet themeli për një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh rajonal.Për shembull, gjatë dekadës së shkuar, disa vende të rajonit-Shqipëria, Kroacia,Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina-kanë punuar së bashku drejt anëtarësimitnë NATO, flamuri i NATO-s është pikërisht këtu në të majtën time, përmes NismësSHBA -Karta e Adriatikut. Dy nga këto vende tani janë anëtare të plota ngjizur si njëmjet për të ndarë mësimet e nxëna nga reforma e mbrojtjes, “A-5” siç njihet zakonishtgrupimi, dislokoi rishtazi një njësi të përbashkët trajnuese të policisë ushtarake nëAfganistan nën drejtimin kroat-një arritje domethënëse dhe e lavdërueshme.Ndërkaq, Shqipëria po drejton planet për të bashkërenduar më mirë përgjigjen ndajemergjencave dhe përpjekjet e ndihmës për fatkeqësitë. Fatkeqësitë natyrore-edhenëse shkaktohen prej përmbytjeve, zjarreve në pyje ose borës së madhe-ndikojnë tëgjitha në vendet e rajonit dhe e bëjnë bashkëpunimin rajonal thelbësor.Një fushë tjetër ku bashkëpunimi të shpie drejt sigurisë së përmirësuar është përmesshkatërrimit të municioneve dhe armëve të tepërta. Armët dhe municionet e vjetëruara,të paqëndrueshme, të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme dhe jo siç duhet përbëjnërrezik për çdo vend të rajonit. Shqipëria ka bërë përparim të madh në përpjekjet e sajpër të eliminuar rezervat e mëdha të armatimeve ushtarake të tepërta. Ajo ka tanikapacitetet që mund të ndihmojë vende të tjera të rajonit për të bërë të njëjtën gjë,duke rritur kështu sigurinë rajonale.Së fundi, rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të udhëheqë drejt përmirësimit tësigurisë. Propozime të tilla si Gazsjellësi Trans-Adriatik, njohur ndryshe si TAP,

13

Zoti Aleksandër A. Arvizu

sikurse dhe rrugë e rrjete hekurudhore të përmirësuara, të tillë si Korridori 8, lidhinmë mirë popujt dhe ekonomitë e rajonit, duke çuar drejt një integrimi më të plotë.

Shqipëria si një partner konstruktiv për rajoninMegjithatë, trajektorja e përgjithshme pozitive e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal,nuk është diçka që mund të merret për e mirëqenë. Disa aktorë shqetësues ose veprimetë pavenda të ndërmarra për përfitim afatshkurtër politik, mund të çrregullojnë rajonindhe të trazojnë tensione etnike ose fetare mes kufijve.Rishtazi, Shtetet e Bashkuara kanë vënë re një rritje të pavend në retorikën nacionalistekëtu në Shqipëri, veçanërisht në javët që çuan drejt festimeve të 100-vjetorit dhepasuan më tej.Kjo retorikë kontraston dukshëm me rolin e përgjithshëm pozitiv që Shqipëria kaluajtur tradicionalisht në rajon, sidomos me popullsinë etnike shqiptare. Qeveria eRepublikës së Shqipërisë dhe partitë politike-përfshirë opozitën-kanë lëshuar nëpërgjithësi mesazhe të qarta, të përgjegjshme duke i inkurajuar popullsitë etnike-shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të punojnë së bashku me qeveritë e tyre për tëzgjidhur problemet e tyre.Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorinmesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjoështë një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira,nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshmeqë personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtuedhe jashtë Shqipërisë.Retorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialishtrajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë. Për shkak të deklaratave dhe pohimevetë ndryshme të debatueshme, të bëra në prag të festimeve të 100-vjetorit, dy vendefqinje anuluan pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje historike. Kjo mund të duket si njëpasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por është diçka qëfrenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhjae çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara,i kushtojmë vëmendje kësaj.Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individëtë drejtuar gabimisht, është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohetkategorikisht prej të gjithë shqiptarëve.Thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi, për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovënuk i shërben as aspiratave të integrimit Euroatlantik të vendit dhe minon përparimin earritur për stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lëvizjen drejt integrimit evropian. Më lejoni të jem i qartë si kristali, absolutisht i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikësnuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit. Çdopërpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese.Partitë politike dhe drejtuesit duhet të përqendrohen në atë që ata thonë se është erëndësishme: integrimi Euroatlantik. Fjala për një “Shqipëri të Madhe” të rreme është

14

Mbi bashkëpunimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

një shpërqendrim nga problemet shumë reale me të cilat përballet Shqipëria sot, dhevotuesit nuk duhet të bien pré e kësaj.Dialogu politik i Shqipërisë duhet të përmbajë një spektër zërash, por zëra që shprehinide konstruktive për t’i sjellë së bashku njerëzit.Ne besojmë se një lëvizje e re politike sikurse Aleanca Kuq e Zi, mund dhe duhet tëluajë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në politikën shqiptare.Duke parë rolin pozitiv që Qeveria e Shqipërisë ka luajtur tradicionalisht në ruajtjene marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nxisim drejtuesit e saj që të jenë të qartë nëkëtë element. Zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dërguar mesazhe tëpërziera. Gjithashtu, kërkojmë që politikanët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë nga i gjithëspektri, të ripërtërijnë përkushtimin e tyre për të përcjellë mesazhe të përgjegjshmendaj të gjithë shqiptarëve.Zonja dhe zotërinj, bashkëpunimi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor gjatëdhjetëvjeçarit të shkuar ka qenë një histori pozitive. Të gjitha vendet e rajonit kanëbërë përparim të madh në kapërcimin e konflikteve historikë shpesh shekullore.Përfitimet që kam përshkruar këtu janë të vërteta, por ato nuk mund të merren për tëmirëqena. Përparimi mund të përmbyset. Historia e kohëve të fundit tregon senacionalizmi është ende një forcë e fuqishme në Ballkan.Në librin “Paris 1919”, autorja Margaret Mac Millan, që ka fituar çmime shkroi këtofjalë: “E shkreta Shqipëri e vogël, me kaq armiq të fuqishëm dhe me kaq pak miq. Ajonuk kishte thuajse aspak industri, pak tregti, asnjë hekurudhë dhe vetëm rreth 200milje rrugë të shtruara. Shqipëria u ngrit pak para lufte, e krijuar prej katër vilajetevetë perandorisë Osmane. Pak të huaj e kishin vizituar atë; pak dihej mbi historinë apopopullin e saj”.Çfarë ndryshimi ka sjellë një shekull. Shqipëria ka fituar respektin dhe admiriminanembanë globit. Shqiptarët jetojnë brenda kufijve të sigurtë; ata nuk ndihen më tëkërcënuar prej armiqve të jashtëm. Kosova është tani një shtet sovran, i pavarur dhei lirë. Dhe në rrjedhën e 100 viteve të shkuar asnjë vend në botë nuk e ka treguarveten që të jetë një mik më konseguent dhe më i qëndrueshëm për popullin shqiptar,sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Shqipëria qëndron sot si një shembull ndriçues i tolerancës dhe i përfshirjes. Rrugaqë shtrihet përpara për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimorështë e qartë: integrim më i madh përmes NATO-s, Bashkimit Evropian dheinstitucioneve Euroatlantike dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave përçarëse qënuk kanë absolutisht vend në shekullin e 21-të.Ju faleminderit për vëmendjen tuaj sot dhe ju uroj ditë të mbarë!

15

Zoti Aleksandër A. Arvizu

Për një bashkëpunim dhe Siguri të qëndrueshme ballkanike(Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Këshillit Atlantik të Shqipërisë, 14 dhjetor 2012)

Arian Starova, Zëvendësministër i Mbrojtjes

Në vijim të traditës sonë tashmë 18-vjeçare të trajtimit dhe diskutimit tëpandërprerë për problemet e paqes, sigurisë dhe rolit të madh e tëpazëvendësueshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut për paqen dhe sigurinë

ndërkombëtare, sot kam kënaqësinë që jemi së bashku në Konferencën tonë të 15-tëndërkombëtare të Këshillit Atlantik të Shqipërisë.Në këto pak fjalë përshëndetëse, dëshiroj para së gjithash t’ju uroj mirëseardhjendhe t’ju falënderoj të gjithëve për praninë Tuaj të çmuar.Tema e përzgjedhur për konferencën e këtij viti është ajo e bashkëpunimit për Sigurinë,me theks të veçantë te vendet tona të Ballkanit Perëndimor. Dhe, natyrisht, kanëqenë disa arsye prapa kësaj përzgjedhjeje.Para së gjithash, është rëndësia e përhershme dhe e mirënjohur që ka vëmendja dhediskutimi rreth mjedisit ndërkombëtar i Sigurisë, si kusht i të gjitha zhvillimeve tëtjera shoqërore. Në një vështrim më të përgjithshëm, problemet e sigurisë nuk duhett’u interesojnë vetëm një brezi njerëzor apo elite ekspertësh të pavarur ose zyrtarëshshtetërorë. Me ta duhet të njihen brezat njerëzorë në vijueshmëri kohore, por edhepubliku i gjerë. Kjo është veçanërisht e domosdoshme për brezat e rinj. Siguria ështësi ajri. Ajo ndjehet kur mungon, por njerëzit duhet të vetëdijësohen për të edhe kurnuk mungon.Së dyti, janë problemet e veçanta të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët,megjithëse nuk kanë gjasa të krijojnë më konflikte, ende arrijnë të krijojnë njëfarëshqetësim ndërkombëtar. Besoj se tema e përzgjedhur e kësaj konference do të shërbejëqë idetë e parashtruara dhe të diskutuara gjatë saj të bëhen pjesë modeste por e dobishmee një diskutimi më të gjerë publik kombëtar dhe ndërkombëtar rreth tyre.Së treti, hapësira e mundësive të bashkëpunimit për sigurinë në Ballkanin Perëndimorështë e pamatë dhe pashterimisht e pasur në një rajon gjeopolitik të përbërë prejshoqërish me regjime demokratike. Është pikërisht ky bashkëpunim ndërkombëtarqë e shndërroi Ballkanin Perëndimor nga një burim luftërash dhe pasigurie

16

Për një bashkëpunim dhe Siguri të qëndrueshme ballkanike

ndërkombëtare në aktor të rëndësishëm për sigurinë e hapësirave të tjera përtejballkanike. Prandaj ne vështrojmë bashkëpunimin si një prej temave më tërëndësishme të diskutimit tonë për sigurinë edhe në të ardhmen. Bashkëpunimi rajonal,në fund të fundit, është vazhdim i një trashëgimie historike të vjetër të Ballkanit, nëkushte krejtësisht të reja të vendeve të lira e demokratike, pra ai nuk zhvillohet si njëdukuri krejtësisht e re.Pas luftërave të fundit në hapësirat tokësore të ish-Jugosllavisë, Ballkani Perëndimorështë tashmë një hapësirë gjeopolitike në paqe dhe siguri, rrënjësisht e ndryshmeprej më se një dhjetëvjeçari më parë. Ajo çka spikat si një fakt madhor ështëbashkëpunimi i dendur ndërshtetëror dhe ndëretnik gjithnjë në rritje në të gjithëharkun e veprimtarive shoqërore zyrtare apo jozyrtare. Të gjithë vendet janë përfshirënë proceset integruese Euroatlantike. I gjithë ky rajon është vendosur tashmë nërrethanat të një paqeje afatgjatë dhe është më i sigurt se kurrë ndonjëherë në historinëe tij të së kaluarës, madje jep ndihmesën e vet në kuadrin e NATO-s për sigurinëndërkombëtare.Shteti më i ri i këtij rajoni, Kosova, po njeh përparime të gjithanshme e të vlerësuarandërkombëtarisht, çka e dëshmon edhe procesi i pandalshëm i njohjeve ndërkombëtaretë tij. Zhvillimet më të fundit të mbështetura dhe frymëzuara nga SHBA dhe BEdëshmojnë për hapa të rëndësishëm në dialogun Prishtinë-Beograd dhe arritje praktikepër kapërcimin e shqetësimeve të sigurisë në veri të Kosovës.Këto rrethana të reja kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë përditë mendësitë dhepsikologjitë njerëzore duke i çliruar ato prej nacionalizmave të vjetër, si ideologji qëcënojnë parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare.Në rrethanat e reja të rikthimit të lirive njerëzore dhe institucioneve demokratike nëvendet e rajonit tonë, janë duke u kultivuar ndërkohë, si kurrë më parë, vleratkombëtare si dallueshmëri të cilat janë pasuri kulturore rajonale dhe të përbotshme.Shqipëria ka ndihmesën e vet madhore në të gjitha këto zhvillime përparuese tërajonit jo vetëm përmes fjalës dhe nxitjes së dialogut e të bashkëpunimit, por edhepërmes investimeve konkrete që lehtësojnë këtë bashkëpunim. Ne e kemi quajturrrugën Tiranë-Prishtinë rruga e kombit, por e vërteta është se ajo, me kalimin e viteve,do t’i shërbejë gjithnjë e më shumë gjithë rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor.Pavarësisht prej këtyre zhvillimeve madhore, ende ka probleme ose më saktëshqetësime të sigurisë. Këto ditë një analist i huaj i quante ato si bomba me sahat,por unë nuk mendoj aspak se janë të tilla, sepse janë lehtësisht të zgjidhshme.Një vështrim i shpejtë mbi këto shqetësime të sigurisë të Ballkanit Perëndimor do tëveçonte gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në veri të Kosovës, marrëdhënietndëretnike shqiptaro-maqedonase në Maqedoni, debatin Maqedoni-Greqi në lidhjeme emrin e Maqedonisë, debatin institucional ndëretnik në Bosnjë-Hercegovinë,lëvizjet me frymëzime të tepruara nacionaliste në Shqipëri, lëvizjet me prirje tëspikatura neofashiste në Greqi, gjendjen në Preshevë në jug të Serbisë, gjendjenekonomike dhe financiare rajonale, si rrjedhojë e ndikimit të krizës financiare botërore,fatkeqësitë e ndryshme natyrore, mundësinë e goditjeve terroriste në të gjitha përmasate saj, veprimtaritë e paligjshme të të gjitha llojeve, etj.

17

Zoti Arian Starova

Unë shpresoj shumë që konferenca t’i diskutojë të gjitha këto e probleme të tjera,ndoshta duke hedhur dritë mbi to, por edhe ide që mund t’u vlejnë zgjidhjeve afatgjatapër sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit tonë.Para se të them diçka fare shkurt për këto shqetësime rajonale të sigurisë, do të dojatë theksoj se idetë që po shpreh nuk bëhen në cilësinë time zyrtare si Zëvendësministëri Mbrojtjes, por janë vetëm vetjake, si President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.Unë dëshiroj vetëm të risjell në vëmendje në këtë konferencë disa parime tëpërgjithshme të mirënjohura, respektimi i të cilave lidhet me rrugën që mund tëndiqej për zgjidhjen e problemeve të sigurisë të tilla si: mosndryshimi i kufijve medhunë, dialogu dhe bashkëpunimi, si rrugë të vetme për zgjidhjen e shqetësimeve tësigurisë të rajonit tonë, mospërdorimi i ideologjive nacionaliste për qëllime zgjedhore,të penguarit e bashkëpunimit rajonal nga nxitja e përpunimi i ideologjive nacionalisteagresive, zhvillimi i vlerave kombëtare të veçanta si dallueshmëri pasuruese eBallkanit Perëndimor dhe e dashurisë për to, respekti për vlerat kombëtare të vendevetë tjera, nxitja e lëvizjes së lirë në të gjithë rajonin tonë, integrimi i plotë i rajonit nëinstitucionet Euroatlantike si rruga më e mire për siguri dhe zhvillim afatgjatë, thelbii nacionalizmave agresive si ideologji që kanë lindur në të kaluarën për qëllime tëcaktuara ekonomike e politike, etj.Muajt dhe ditët e fundit edhe në Shqipëri janë në zhvillim lëvizje me karakternacionalist. Sipas mendimit tim, në masën që ato ushqejnë ndjenjat e respektit përhistorinë dhe kulturën e shqiptarëve, për bashkëpunimin sa më të dendur ndërmjettyre dhe për të ardhmen e përbashkët Euroatlantike, janë lëvizje që u shërbejnë jovetëm shqiptarëve, por edhe gjithë rajonit tonë. Historia tregon se çështja kombëtareshqiptare ka qenë e papërsëritshme në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dheështë e natyrshme që shqiptarët të kërkojnë të zhvillojnë vetëdijen e të qenit njëkomb. Zhvillimi i nacionalizmit shqiptar si dallueshmëri kombëtare, që respektondallueshmëritë kombëtare të shoqërive të tjera, është krejt i natyrshëm dhe nuk duhettë trembë askënd. Si i tillë, ai nuk ka nevojë të shpikë konflikte për të ndryshuarkufij, që tashmë nuk janë pengesa komunikimi etnik ose ndëretnik. Përkundrazi,zellet e shtuara patriotike ose nacionaliste të çojnë drejt konfliktesh artificialë, qëprishin klimën e bashkëpunimit rajonal në dëm të sigurisë dhe qëndrueshmërisë sëBallkanit Perëndimor. Unë jam i bindur se aktorët kryesorë të elitës politike tëShqipërisë dhe Kosovës janë të përkushtuar me vepra ndaj vlerave Euroatlantikedhe të lirë prej nacionalizmave të së kaluarës.Me shpresën e fortë të një konference të suksesshme, do të doja të shprehja njëfalënderim më të veçantë për të gjithë folësit e kësaj konference, si dhe përFondacionin Konrad Adenauer dhe drejtorin e tij Z. Thomas Schrapel, për mbështetjene pakursyer për organizimin e saj.

18

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e BallkanitVështrim i përgjithshëm

Msc. Sylejman Selimi,Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë

Trajtesë e shkurtuar. Rajoni i Ballkanit është shndërruar në fushë betejë e ndeshjepër interesa të Fuqive të Mëdha në periudha të ndryshme, por shpesh edhe tëkonflikteve e luftërave civile brenda rajonit. Në Ballkan, për shekuj me radhë janëbërë përpjekje për krijimin e kombeve sipas kufijve gjeografikë të shteteve, pra tënjë bashkësie politike. Ky fakt ka qenë shkaku kryesor i problemeve të shumta në tëkaluarën, sot, dhe ndoshta në të ardhmen..Siguria në Ballkan është një nga sfidat kryesore që përballon rajoni dhe kjo realizohetme mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar si: OKB, NATO, BE si edhe nërrugën drejt reformave intensive, që përfshijnë ato të fushës politike, ekonomike,ushtarake, legjislative.Vendet e Ballkanit natyrshëm do të integrohen në Evropë dhe strukturat e sajEuroatlantike. Përpjekjet bëhen individuale nga çdo shtet, por dhe të përbashkëta,ndërsa vlerësimi vetëm individual. Pra, edhe integrimi mund të bëhet i diferencuar,shpejtësia e lëvizjes nga çdo vend i Ballkanit mund të jetë e ndryshme.

Hyrje

Gadishulli i Ballkanit ndodhet në pjesën lindore të Evropës Jugore. Ai është nëkryqëzimin e rrugëve që lidhin tri kontinente: Evropën, Azinë dhe Afrikën.Aktualisht, në Ballkan, sot bashkëjetojnë shtrënguar 12 shtete që siç thotë

poeti ynë Xhevahir Spahiu: “Supi i njërit nën sqetull të tjetrit”, që mund të grupohennë tri rajone kryesore:Në Ballkanin Perëndimor ndodhen: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina,Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria; në Ballkanin Jugor ndodhenGreqia dhe Turqia; në Ballkanin Lindor ndodhen Rumania dhe Bullgaria.Rajoni i Ballkanit është shndërruar në fushëbetejë e ndeshje për interesa të Fuqive

19

Msc. Sylejman Selimi

të Mëdha në periudha të ndryshme, por shpesh edhe të konflikteve e luftërave civile1

brenda rajonit. Në Ballkan, për shekuj me radhë janë bërë përpjekje për krijimin ekombeve sipas kufijve gjeografikë të shteteve, pra të një bashkësie politike. Ky faktka qenë shkaku kryesor i problemeve të shumta në të kaluarën, sot, dhe ndoshta në tëardhmen.Siguria në Ballkan është një nga sfidat kryesore që përballon rajoni dhe kjo realizohetme mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar si: OKB, NATO, BE, si edhe nërrugën drejt reformave intensive, që përfshijnë ato të fushës politike, ekonomike,ushtarake, legjislative.Vendet e Ballkanit natyrshëm do të integrohen në Evropë dhe strukturat e sajEuroatlantike. Përpjekjet bëhen individuale nga çdo shtet, por dhe të përbashkëta,ndërsa vlerësimi vetëm individual. Pra, edhe integrimi mund të bëhet i diferencuar,shpejtësia e lëvizjes nga çdo vend i Ballkanit mund të jetë e ndryshme. Ne shqiptarët,duhet të kuptojmë se nuk duhet të humbasim kohë.E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ashtu si dhe e ardhmja e të gjithë rajonit tëBallkanit, nuk mund të mbështetet më në sajesa federative artificiale, por në zhvillimine sistemeve politike të qëndrueshme, me objektivat bazë ato të procesit të integrimitEuroatlantik. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë ne për t’u përndjekur e përtë krijuar kudo, në Shqipëri e Kosovë, Mal të Zi e Serbi, Maqedoni e Kroaci, Bosnjëe Hercegovinë, një model të ri qytetarie, modelin e qytetarit Evropian.Vështrim i shkurtër historiko-gjeografikRajoni i Ballkanit është një gadishull trekëndor me një zgjatje të madhe të kufiritverior dhe duke u zvogëluar ndërsa shtrihet drejt jugutI shtrirë në pjesën juglindore të Evropës, Ballkani është njohur si vendi ku kulturat endryshme kryqëzohen. Ballkani ka qenë “pika lidhëse e trupave latine dhe greke,destinacioni i fluksit masiv të sllavëve paganë, vendi ku Kristianizmi Ortodoks dheai Katolik u takuan, si dhe vendtakimi i Islamit me Kristianizmin2”. Është vendi kukalojnë rrugët tokësore që lidhin Evropën Perëndimore me Azinë Jugperëndimore.Por, është gjithashtu toka e luftërave, përplasjeve dhe konflikteve. Kufiri natyror,

1 Konflikti i armatosur që ndodhi në territorin e ish-Jugosllavisë në periudhën 1991-2001 mori jetën embi 200.000 njerëzve, shfaqi mizorinë e paparë në Evropë qysh nga Lufta e Dytë Botërore si dhe lapas një trashëgimi të tmerrshme të shkatërrimit fizik dhe dëmtimit psikologjik. Konflikti Ballkanikishte një pjesë e fenomenit të përgjithshëm të tranzicionit të periudhës pas-komuniste të EvropësQendrore dhe Lindore si e tërë, një dinamikë me implikime të mëdha për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.Për më gjerë shih: Vepra interesante e Marina Glamoèak, La transition guerrière yougoslave, Paris:L’Harmattan, 2002. Kjo është një nga studimet e pakta që shikojnë këtë aspekt të problemit Jugosllav,i cili ndodh sistematikisht. Për habi, po kaq ishte numri i humbjeve dhe në luftërat ballkanike të viteve1912-1913. Luftërat ballkanike ishin të përgjakshme dhe të kushtueshme. Gjatë dhjetë javë luftimesh,gjashtë javë Lufta e Parë Ballkanike dhe katër javë Lufta e Dytë Ballkanike, u vranë rreth 200.000luftëtarë, pa llogaritur civilët, përveç dhjetëra mijëra viktima të kolerës, tifos e dizentarisë. Shih dhe:Pajtim Ribaj, Luftërat ballkanike dhe shqiptarët, referat i mbajtur në Konferencën shkencore me temë“Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, Tiranë, 19 Nëntor 2012.2 “The Balkans”. http://en.wikipedia.org/wiki/Balkans.

20

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

vargmalet Ballkanike që shtrihen në Bullgari kanë qenë shpesh kufiri i perandorive,besimeve dhe civilizimeve, e gjithashtu edhe kufiri “që në veriperëndim bashkohetme Alpet në Gadishullin e vogël të Istrias, dhe që në lindje zhduket tej në Detin eZi”3. Nga ky përshkrim duket sikur ky kufi natyror ka qenë barriera që e ndanteBallkanin nga pjesa tjetër e Evropës; pra ishte në Evropë por, në të njëjtën kohë, jopjesë e saj4.“Emri i rajonit – Gadishulli Ballkanik (Ballkan Halbinsel) është emër i sajuar nëfillim të shekullit XIX nga gjeografi gjerman August Zeune”5 në përpjekje për tëshmangur ata që në atë kohë ishin emra politikisht të gabuar të tillë si: “PjesaEvropiane e Turqisë” ose “Turqia në Evropë”6. Në përgjithësi, përkufizimi i Ballkanittashmë shihet si sinonim i Evropës Juglindore, përkufizim i cili është arritur sipaskritereve gjeografike, politike, historike, fetare, ekonomike, etj. Sot, shumë njerëzpreferojnë ta quajnë Ballkanin, Evropa Juglindore. Rajoni ka qenë përherë në kufijtëe perandorive të mëdha. Historia e tij është e dominuar nga luftërat, rebelimet,pushtimet dhe nga përplasjet midis perandorive, që nga koha e Perandorisë Romakederi te luftërat e vona në Jugosllavi.Shekulli i shkurtër XX, testuar qartë në sub-rajone komplekse, si BallkaniSipas Erik Hobsbawm, “Shekulli i shkurtër XX” filloi me vrasjen e Franc Ferdinanditnë Sarajevë më 28 Qershor 1914 dhe përfundoi me shkatërrimin e Murit të Berlinitmë 10-11 Nëntor 1989. Për Hobsbawm, eventi i qartë i shekullit ishte Lufta e ParëBotërore, e cila shkatërroi burimet tradicionale të kohezionit dhe i dha jetë komunizmitndërkombëtar si një lëvizje antisistem me qëllim për të përmbysur rendin botërorliberal7. Sfida komuniste u bë eventualisht pjesë përbërëse e sfidës ndërshtetëroremes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, që ne e quajmë Lufta e Ftohtë.Kolapsi i komunizmit ndërkombëtar, kulminuar me shpërthimin e brendshëm tëBashkimit Sovjetik në fund të vitit 1991, solli drejt fundit një fazë të historisë botërore.E kaluara mund të jetë prologu, por për më shumë se një dekadë pas përfundimit tëLuftës së Ftohtë, natyra e rendit të ri që është duke i zënë vendin qëndron ende epaqartë. Sistemi i Luftës së Ftohtë ishte konkurrues dhe i militarizuar, por kërkonte

3 Përkufizim i gjeografit gjerman August Zeune cituar në Gjeopolitics of the Balkans: Outcomes andPossibilities.4 Liotta, Peter. “Geopolitics of the Ballkans: Outcomes and Possibilities”. httpp://newbalkanpolitics.org.mk.5 Davutoglu, Ahmet.”Thellësia strategjike” , Tiranë 2010, f. 159.6 Nuanca përbuzëse që përcaktonte Ballkanin bëri që të kishte rezistencë në përdorimin e këtij termi,kështu që në vend të tij u përdor, si alternativ, termi tjetër më neutral “Evropë Juglindore”. Megjithatë,Ballkani është diçka më tepër sesa zgjatja gadishulliane e Evropës së zgjeruar. Ai është gjithashtu njëzgjatim i dallueshëm fizik dhe kulturor e cila zotëron atë që Maria Todorova e quan “çimentim historikdhe gjeografik”. Shih dhe: Zamfirescu, Elena. “The ‘Flight From the Balkans’”, Südosteuropa, Nos.1-2, 1995, f. 51-62 dhe Todorova, Maria. Imagining the Balkans, Oxford: Oxford University Press,1997, f. 11.7 Hobsbawm, Eric. The Age of Extremes: The Short Twentieth Century, 1914-91, London: Abacus,1995.

21

Msc. Sylejman Selimi

mbajtjen e qëndrimeve të qarta ndaj natyrës së interaksioneve strategjike dhe njëdimension bashkëpunimi të rëndësishëm8. Perceptimi i gjerë i “rrëmujave të pasLuftës së Ftohtë”, për të cilën kriza ballkanike e 1990 mund të shërbejë si një modeli përshtatshëm, doli në pah nga mungesa e qëndrimeve të tilla dhe nga detyrimi iimponuar nga konkurrimi bipolar. Për sub-rajone komplekse siç janë: Ballkani, Luftae Ftohtë ofroi një kontekst strategjik relativisht stabël, një sens drejtimi i përcaktuarnga rreshtimi ndërkombëtar, mundësia e zhvillimit nën sponsorizimin e një fuqie tëmadhe, dhe një strukturë për identitet me ideologji të theksuar që shikon përtej kufijvetë tokës dhe të gjakut. Për Turqinë dhe Greqinë, bashkimi në komunitetin Euroatlantik,u bë një stimul për zhvillim, dhe ndihmoi në monitorimin e tensioneve dypalëshe.Brenda Paktit të Varshavës, komunizmi solli një kontekst funksional për modernizimdhe imponoi një tip paqeje sovjetike në zonë të ndarë nga konfliktet mbi territorindhe identitetin. Jugosllavia, me të metat e saj të minimizuara ose të mbivjetërsuara,ishte e respektuar dhe e admiruar, sepse dukej se prezantonte një rrugë të tretë, e cilamund të evitonte përmbysjen e secilit prej sistemeve të dy blloqeve antagoniste.Ndonëse shpeshherë i ashpër dhe diktatorial, sistemi i Luftës së Ftohtë në Ballkanmbështeti një kontekst të paprecedent për zhvillimin e brendshëm, marrëdhënietndërmjet shteteve, dhe angazhimin e fuqive të mëdha.Regjimi komunist në Ballkan që mund të jetë prekur më shumë nga fundi i shekullittë shkurtër XX ishte Jugosllavia, ironikisht më liberali ndër të gjithë ato. Nëretrospektivë, kjo nuk është shumë e papritur siç mund të duket në pamje të parë.Komunizmi Jugosllav ishte një fenomen vendas, jo i imponuar nga një agresor ijashtëm, dhe prandaj ishte një kohezion dhe identitet shtetëror i plotë dhe më paklehtësisht i shpërbërshëm, siç ishte në rastin e shteteve fqinje. Sukseset relative tëTitizmit sollën kolapsin e modelit të zhvillimit Jugosllav që ndodhi në vitet 1980.Duke pasur parasysh sfidat komplekse etnike dhe historinë e freskët të gjakderdhjesndërmjet komuniteteve, eksperimenti Jugosllav ishte pa dyshim në rrezik. Dhesponsorizimi i madh që kishte ndihmuar Titon për të mposhtur Stalinin nuk ishte mëi disponueshëm. Gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, një dizintegrim kaq i dhunshëmnuk do të ishte lejuar. Superfuqitë kishin shumë mish në zjarr që të lejonin shpërthimine një lufte anarkike në një teatër kaq të rëndësishëm, dhe ata kishin mundësinë dhedëshirën për ta parandaluar atë. Pas 1989, me Paktin e Varshavës në copa, Federatae brishtë e Titos humbi shumë përsa i përket rëndësisë së saj si një amortizatorstrategjik dhe si një shembull i mirë për regjimet e vendeve fqinje që ishin akomanën kontrollin Sovjetik.Vitet 1990 nxorën në pah të vetmin opsion real për shtetet postkomuniste të Ballkanit,që ishte ai i bashkimit me Perëndimin triumfues. Por, euforia e “fundit të historisë”e pati jetën e shkurtër9. Fuqitë Evropiane, të papërgatitura për kolapsin e strukturavetë Luftës së Ftohtë, të zëna me punë të tjera, dhe të pabindura që ia vlente barraqiranë, ishin hezitues për të angazhuar shtetet e reja demokratike të rajonit të pabindur.

8 Kanet, Roger E; Kolodziej, Edward A. eds., The Cold Ëar as Cooperation, Baltimore: The JohnsHopkins University Press, 1991.9 Shih argumentin në: Francis Fukuyama, The End of History and the Last Man, New York: The FreePress, 1992.

22

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

Ndërkohë, kolapsi i Jugosllavisë i shtyrë nga nacionalizmi primitiv, i cili doli të ishtenë të vërtetë shumë më tepër i rrënjosur, i vuri zjarrin fillimit të një sërë luftëravelokale, të cilat futën të gjithë rajonin në një spirale përkeqësimi dhe la komunitetinndërkombëtar të humbur dhe të vetëm për t’i dhënë drejtim kaosit. Kundrejt sfondittë fshatrave të djegur dhe dhunës etnike, imazhi i gjumit të gjatë të Ballkanit si njëtokë përtej zonës së civilizimit, u kthye fort në jetë, fuqitë e mëdha luftuan për tëpërcaktuar prioritet e tyre në një teatër dytësor ku interesat vitale nuk dukeshin tëkërcënuara dhe premisat e një rendi të zbatueshëm rajonal u bënë edhe më shumë tëvështira për t’u përcaktuar.Pjesë e arsyes për këto vështirësi ishte implozioni i instrumentit të harruar nga historiae shekullit XX që mund të shërbente si çelës i rëndësishëm për rend politik në njëBallkan multikulturor - Federata e Sllavëve të Jugut. Me gjithë mangësitë e saj,Jugosllavia lejoi bashkëjetesën mes popujve të ndryshëm dhe lejoi që mosmarrëveshjetnacionale të pazgjidhura të menaxhoheshin nga diçka tjetër në vend të kriterit “ogjithçka ose asgjë”. Nëse Federata ishte një çështje e humbur, dhe këtu ka vend përdiskutim, parë nga dinamikat e reja të krijuara pas përfundimit të Luftës së Ftohtë,do të ishte minimumi jofunksionale, ishte urgjentisht e nevojshme të përcaktoheshinmodele të reja të rendit rajonal të afta të drejtonin dilemat tradicionalisht tëmenaxhuara nga bashkime vullnetare. Është e lehtë të thuhet në retrospektivë,kompleksiteti i rrethanave që rrethuan rënien e Jugosllavisë e bënë këtë konkluziontë vështirë për t’u arritur dhe për ta futur në aksion atëherë kur duhej.Fatkeqësisht, edhe pas konflikteve ku ai i Kosovës ishte i fundit që mbylli siparin eshpërbërjes, Ballkani mbetet i pa stabilizuar nga ana politike. Serbia nuk pranon tënjohë mëvetësinë e Kosovës apo problemin e Greqisë me Maqedoninë për çështjene emrit të shtetit Maqedonas. S’mund të lëmë pa përmendur dhe prapambetjen socialedhe ekonomike në raport me pjesën tjetër të Evropës. Gjithsesi, pavarësisht të kaluarëssë trazuar që ka të bëjë me zhvillimet historike, pushtimet e ndryshme, pozicioningjeografik, fejenë, ekonominë, politikën, etj., asgjë s’mund të errësojë faktin qëBallkanasit po mundohen sot që të ndryshojnë kursin e historisë, duke u bërë pjesë efamiljes së madhe evropiane. “Ballkani është një truall mitik… Ashtu sikurse Mesdheumund të quhet djep i historisë njerëzore, kjo është e vërtetë edhe për Ballkanin… Ainuk është një rajon fatkeqësish, por hapësirë ku regëtijnë tradita të fuqishme qëkanë plazmuar kulturën evropiane”.10

Ndikimi i Fuqive të Mëdha11

Në sistemin ndërkombëtar, Fuqitë e Mëdha, janë ato shtete që ushtrojnë pjesën më tëmadhe të ndikimit në ngjarjet ndërkombëtare. Ndonjëherë, statusi i Fuqive të Mëdhanjihet zyrtarisht në një strukturë ndërkombëtare, siç ka qenë Koncerti i Evropës nëshekullin XIX ose Këshilli i Sigurimit në ditët e sotme. Në përgjithësi, Fuqitë eMëdha mund të dallohen nëpërmjet kriterit sipas të cilit ato mund të munden

10 Karlezaseilder, Sohn. Intervistë me Mr. Stobodan Snajder, Maj 1996.11 Fuqi e madhe - Në terma historikë, termi fuqi e madhe u referohet shteteve të cilat kanë një ndikimtë madh politik, kulturor dhe ekonomik mbi shtete të tjera në botë Franca, Gjermania, Japonia, republikaPopullore e Kinës, Rusia, Britania dhe SHBA shpesh përshkruhen si fuqi të mëdha.

23

Msc. Sylejman Selimi

ushtarakisht vetëm nga një tjetër Fuqi e Madhe. Fuqitë e Mëdha kanë prirjen që tëmbështetura nga interesat e tyre kombëtare, të kenë të njëjtin qëndrim për problemebotërore, përtej territoreve të tyre kombëtare. Fuqitë e Mëdha, zakonisht, kanë forcatushtarake më të fuqishme të botës dhe ekonomitë më të forta që mund të financojnëpër forcat ushtarake dhe për aftësi të tjera fuqie. Këto Fuqi të Mëdha mbështeten tekdisa elemente të qenësishëm të fuqisë si: tek ndërthurja e popullsive të mëdha,burimeve të bollshme natyrore, teknologjisë së përparuar dhe fuqisë punëtore tëarsimuar. Meqenëse fuqia mbështetet mbi këto burime themelore, anëtarësia nësistemin e Fuqive të Mëdha ndryshon shumë ngadalë. Vetëm në raste të rralla, njëFuqi e Madhe, qoftë edhe e mundur në një luftë të madhe, e humb statusin e saj sifuqi e madhe ngadalë, sepse madhësia e saj dhe rezervat ekonomike afatgjatandryshojnë ngadalë.12 Fuqia shfaqet në forma të ndryshme dhe ka burime të ndryshme.Ajo nuk mund të jetë thjesht fuqi ushtarake as si fuqi diplomatike; fuqia mund tëlindë nga burime natyrore si gjeografia, demografia, ose mund të jetë produkt i forcavesocial-kulturore dhe ekonomike. Është e vështirë të japësh një përcaktim të qartë tëkonceptit të fuqisë. Janë disa kategori të fuqisë si elemente të saj. Pra, kemi elementetnatyrore të fuqisë si: gjeografinë, pozicionin gjeografik, popullsinë, burimet natyrore,si dhe elementet shoqërore të fuqisë si: ekonomia, ushtria, politika, si dhe elementepsikologjike dhe ato të informimit.13 Në historinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtarevihen re disa përpjekje për të vendosur rendin ndërkombëtar dhe këtë rregull e kanëvendosur ato shtete që kanë dominuar mbi shtetet e tjera nga pikëpamja e fuqisë sëtyre politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake.Duke folur për gjeopolitikën e Ballkanit, kemi parasysh para së gjithash aktorët kryesorënë rajonin e hapësirës të saj, që janë jo vetëm shtetet dhe popullsitë e tij, por edheFuqitë e Mëdha që kanë luajtur e luajnë rol përcaktues në formësimin gjeopolitik tërajonit, që gjatë shekujve janë përpjekur të ndikojnë nëpërmjet hartimit dhe zbatimit tëgjeostrategjisë për ndryshime në konfiguracionin gjeografik, gjithmonë në interes tëtyre. Shpeshherë kanë qenë ato që kanë përcaktuar hartën politike të Gadishullit,kryesisht sipas interesave dhe planeve të tyre. “Dy ishin ndodhitë që krijuan pështjellimnë çështjet ballkanike gjatë shekullit XIX. E para ishte shfaqja e forcave te reja shoqëroredhe ekonomike, ndërsa e dyta ishte ndërhyrja e forcave politike nga jashtë”14. Në vitet1800 ky proces ishte vetëm në fillim të saj, ndërsa, gjatë shekullit XIX këto zhvillimeu ndërthurën, pasi diplomacia dhe tregtia ndërkombëtare lidheshin pashmangshmërishtme idetë dhe veprimtarinë e Fuqive të Mëdha Evropiane.Përveç Turqisë, gjatë fundit të shekullit XIX, Fuqitë e Mëdha ishin gjashtë: Britaniae Madhe, Rusia, Austro-Hungaria, Franca, Gjermania dhe Italia e që të gjitha ndiqninpolitika të ndryshme për Ballkanin. Edhe pse disa prej Fuqive tregoheshin tëinteresuara për popullsitë e Ballkanit, gjithësecila shikonte sigurinë e saj kombëtaredhe nevojat e mbrojtjes së vetes në kohë krizash. Dobësia Osmane ishte baza e cilado të njihej në historinë diplomatike Evropiane si “Çështja Lindore”.15 Në periudhën

12 Goldstain, Joshua S. Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Tiranë 2003.13 Jablonsky, David. Fuqia kombëtare, (Leksion mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes, Prof. Pajtim Ribaj).14 Tafili, Eva. Ballkani përgjatë periudhës moderne, Tiranë 2005, f.124.15 Anderson, M. S. The Eastern Question, 1774-1923: A Study in International Relations, London:Macmillan, 1966.

24

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

midis Kongresit të Vjenës në 1815 dhe shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në1912, sistemi i shteteve Evropiane provoi paqen më të gjatë, e cila u prish disi ngaLufta e Krimesë në vitet 1854-1855 dhe luftërave për bashkimin gjerman në periudhën1866-187116, përmes mekanizmave të “Sistemit të Kongresit” dhe parimit tëkonsensusit mbi të cilin ajo qëndronte, pesë fuqitë e mëdha të njohura17.Secila nga Fuqitë e Mëdha kishte disa rreziqe në Gadishullin e Ballkanit. Rusia ishtenë mes të një faze të ekspansionit imperialist dhe ishte e interesuar veçanërisht nëaksesin e Kanaleve Turq, përmes të cilave do të kalonte një sasi e konsiderueshme etrafikut të saj tregtar. Ajo mori rolin e mbrojtësit të subjekteve të KristianizmitOrtodoks të Portës, pjesërisht si një kërkim i llogaritur për influencë, por gjithashtuedhe se ideologjia e “Romës së Tretë” (e cila e përcaktonte Rusinë si trashëgimtar tëBizantit) ishte bërë një komponent i rëndësishëm i identitetit të saj ndërkombëtar18.Austria u përcaktua t’i rezistonte avancimit Rus dhe që ishte e shqetësuar se mospadurimi i subjekteve të sllavëve të Jugut të Portës do të ndikonte mbi popullsinë evet sllavëve të pakënaqur (mbi 50% e popullsisë së Perandorisë Habsburgase nëkohën e shpërbërjes në 1918 ishin Sllavë). Britania u përcaktua të ruante kryesimindetar në Mesdhe dhe të merrej me pretendimet imperialiste të Rusisë. Përgjatë pjesësmë të madhe të shekullit, Franca luajti rolin e një shteti të fuqisë së paqëndrueshme,duke kërkuar të ripërcaktonte një sistem të rendit Evropian që para së gjithash tëishte në gjendje të ruante stabilitetin e brendshëm, e cila u pa mjaft qartë në Ballkanpër të arritur në atë konkluzion. Nga të gjitha Fuqitë e Mëdha, Prusia (që pas 1871njihet si Gjermania) ishte më pak e angazhuar drejtpërdrejt (ishte Kancelari GjermanOtto von Bismark, i cili në 1878 bëri dallimin e famshëm që “Për mua i gjithë Ballkaninuk është një kockë e fortë e grenadierit të vetëm Pomeranez,” por nuk kishte zgjedhjetjetër, veçse të kontrollonte makinacionet e rivalëve të vet.19

Disa nga momentet më të rëndësishëm ku bie më shumë në sy ndikimi i Fuqive tëMëdha në gjeopolitikën e Ballkanit janë: “Traktati i Shën Stefanit vinte pothuajsegjithë gadishullin nën ndikimin rus, gjë që mund të pranohej edhe nga perëndimi.Kundër këtij traktati ishin Anglia dhe Austro-Hungaria të cilat rivalizonin me Rusinëpër ndikim në rajonin e Ballkanit dhe në Lindjen e Mesme. Këto dy fuqi ishin sidomoskundër forcimit të pozitave të Rusisë nëpërmjet vasalit të vet, Bullgarisë së Madhe”.20

Një tjetër moment që Fuqitë perëndimore kanë luajtur një rol parësor në gjeopolitikëne Ballkanit, është Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur në Londër në vitin 1913.

16 Henry, Kissinger. Diplomacia, Përkthim P. Pojani, SH.B. e Lidhjes Shkrim. Tiranë 1999, fq 13517 Britania e Madhe, Franca, Austria/Austro-Hungaria, Prusia/Gjermania dhe Rusia) mbajtën një rendtë qëndrueshëm ndërkombëtar që ishte i suksesshëm në largimin e luftës hegjemonike të shkallëzuaranë periudhën e Napoleonit. Shih: Schroeder, Paul W. The Transformation of European Politics 1763-1848, Oxford: Clarendon Press, 1994.18 Doktrina e Romës së Tretë u krijua nën sundimin e Ivanit të III (1462-1515). Ai argumenton se pasrënies së Romës dhe Konstandinopojës, Moska trashëgoi mbulesën e besimit të vërtet kristian.19 Bismark citoi nga Weithmann, Balkan-Chronik, f. 297. Për interesin gjerman në Ballkan shih dhe:Kissinger, Henry. Diplomacia. Perkth P. Pojani, SH.B. e Lidhjes Shkrim. Tiranë 1999, fq. 139,158.20 Mazreku, Th. Traktati i Shën Stefanit dhe rrjedhimet e zbatimit të tij për shqiptarët”, “Konferencakombëtare për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, Tiranë 1979, f. 109.

25

Msc. Sylejman Selimi

Ishin vendimet e kësaj konference që çuan në krijimin e një harte të re politike tërajonit, në të cilën tashmë, megjithëse i cunguar u shfaq i pavarur edhe shteti shqiptar.Po kështu, dy momente të rëndësishme të politikës perëndimore ndaj Gadishullit tëBallkanit, kanë qenë vendimet e marra lidhur me të, në përfundim të Luftës së Parëdhe të Dytë Botërore.Edhe në historinë më të re, u duk qartë ndikimi i Fuqive të Mëdha: në njërën anë ishteSHBA, ndërsa në anën tjetër ishte Rusia dhe diku në mes Evropa e përçarë, faktorëkëta që kishin pasur rol vendimtar në periudhën e luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Fuqitë perëndimore ishin ato që sado me vonesë reaguan, e ndaluan luftëne përgjakshme në Ballkan, ndërsa në anën tjetër ishte Rusia ajo që e përkrahte moralishtdhe materialisht Beogradin në nxitjen e konflikteve me qëllim arritjen e një rikonfigurimitë ri në Ballkan21. Pra, Fuqitë perëndimore edhe një herë patën mundësinë që mevendimet e tyre të ndikojnë në gjeopolitikën e Ballkanit. Por, duhet thënë që pesha etyre nuk ishte njësoj si një shekull më parë dhe rolin parësor tashmë do ta luante njëtjetër Fuqi e Madhe, faktori numër një i gjeopolitikës botërore, SHBA. Prandaj lirishtmund të thuhet se roli dhe ndikimi i Fuqive të Mëdha në Ballkan ka qenë dhe do tëmbetet vendimtar, e kjo pikësëpari, për shkak të pozitës gjeostrategjike të këtij rajoni.Roli i organizatave ndërkombëtare dhe rajonale (NATO, BE, OSBE)NATO - është e pranishme në Ballkan që më 18 Shkurt 1952, kur Turqia dhe Greqiaiu bashkuan traktatit të Aleancës. Për herë të parë me ngjarjet në ish-Jugosllavinë,Ballkani ishte sfida e vërtetë që provoi vitalitetin e NATO-s. Intervenimi ushtarak iAleancës në Bosnje e pastaj edhe në Kosovë, i dha fund gjakderdhjes në këto dyvende, por edhe dëshmoi, se formati i kësaj strukture tashmë duhej përshtatur nëkushtet e sfidave të reja. Aleanca është e pranishme në Ballkan jo vetëm me potencialeushtarake, por para së gjithash, me nismë të drejtpërdrejtë ose jodrejtpërdrejtë qënxisin bashkëpunimin për paqe, stabilitet e siguri në rajon. Pakti i stabilitetit përbënstrategjinë e parë gjithëpërfshirëse të partnerëve Euroatlantikë për parandalimin ekonflikteve dhe mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore, në përpjekjen e tyrepër të garantuar paqen, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dheprosperitetin ekonomik. Pakti i stabilitetit ka inkurajuar për mbushjen e standardevedhe nxitjen e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen e donatorëve. Ndërkohë,prezenca e SHBA-së në rajonin tonë, kontributorit kryesor të NATO-s, ka sjellë njëelement të ri thelbësor tashmë të provuar në zgjidhjen e konflikteve dhe garantimine sigurisë dhe paqes, falë kapaciteteve të tyre njerëzore, ekonomike, diplomatike,ushtarake; politikës së tyre të jashtme unike e pragmatike22.Me rritjen e territorit të NATO-s dhe përfshirjen në Aleancë të vendeve të rajonit (së

21 Sipas Erik Hobsbawm “Shekulli i shkurtër XX” filloi me vrasjen e Franc Ferdinantit ne Sarajevë më28 Qershor 1914, dhe përfundoi me shkatërrimin e Murit të Berlinit më 10-11 Nëntor 1989. PërHobsbaëm, eventi i qarte i shekullit ishte Lufta e Pare Botërore, e cila shkatërroi burimet tradicionaletë kohezionit, dhe i dha jetë komunizmit ndërkombëtar si një lëvizje antisistem me qëllim për tëpërmbysur rendin botëror liberal. Shih: Hobsbawm, Eric. The Age of Extremes: The Short TëentiethCentury, 1914-91, London: Abacus, 1995.22 Rumania e Bullgaria si pjesë e “Evropës së Re” gjatë vitit 2004 zbatuan në mënyrë të plotë dhe të paekuivoke të gjitha kërkesat e NATO-s në lidhje me Irakun. Ndërkohë, Greqisë në kuadrin e NATO-s,

26

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

do t’i duhet të “përballojë presione për rritjen e prezencës greke ne Afganistan dhe për pjesëmarrjene saj në operacionet e mundshme ushtarake, ose në ndonjë lloj tjetër kontributi, për rindërtimin eIrakut. Turqia fal pozicionit të saj gjeostrategjik do të vazhdojë të konsiderohet nga Aleanca Veri -Atlantike si një shtet i interesit të lartë.”23 Çdo mundësi destabiliteti dhe çdo kërcënim serioz sigurie, do të jenë të patolerueshëm për faktorëtndërkombëtarë.

fundi edhe të Shqipërisë dhe Kroacisë), jo vetëm që rritet siguria e përgjithshme, porpër vendet e Ballkanit Perëndimor kjo do të ishte edhe një “kartë” plus drejt integrimitnë BE. Pavarësisht disa aspekteve të diskutueshme, prioriteti dhe prirja e natyrshmee NATO-s do të mbetet zhvillimi i partneritetit strategjik me BE dhe përmbushja eangazhimeve për paqe e siguri në Ballkan. Në përpjekje për stabilitet dhe siguri nëfunksion të integrimeve rajonale dhe të atyre Euroatlantike, vendet e BallkanitPerëndimor kanë përballë tri sfida të vështira: sfidën historike, sfidën e tranzicionitdhe sfidën e integrimit. Siguria e rajonit të Ballkanit Perëndimor në periudhënafatshkurtër do të vazhdojë të mbështetet fort në tri shtylla: Marrëveshja e Dejtonitpër paqen në Bosnje; Marrëveshja e Ohrit për Maqedoninë si dhe rruga e Kosovësderi në funksionalizimin e plotë të shtetit. Organizmat ndërkombëtare dhe shtete tëndryshme do të vazhdojnë të jenë aktorët kryesorë dhe të kenë një rol vendimtar nëtë ardhmen e rajonit. Por, midis tyre do të ketë edhe divergjenca për shkak të interesavejo të njëjta, gjë që do t’i pengojë në krijimin e një vizioni strategjik të përbashkët,por SHBA dhe NATO do të jenë aktorët vendimtarë të prezencës në rajon23.BE-Zhvillimet e fundit të shekullit vërtetuan se: rajoni ka nevojë parësore përinvestime të mëdha ekonomike të cilat do të ndihmojnë në integrimin e tij nëbashkëpunimin evropian. Zhvillimi ekonomik është rruga më e mirë për të parandaluartë gjitha ato rreziqe të sigurisë që e kanë bazën e tyre tek varfëria. Rruga më emundshme e investimeve është ajo dypalëshe dhe me iniciativa rajonale, me donatorëdhe organizma të specializuara si: FMN, BB e BE. Marrëveshjet dhe paktet do tëkanalizojnë investime në zbatim të projekteve kombëtare e rajonale.Në Qershor 2003, në Samitin e BE në Selanik të Greqisë me vendet e BallkanitPerëndimor, Drejtuesit e BE njohën vendet e rajonit me perspektivën e tyre evropiane.BE garantoi kandidimin për anëtarësim në BE të Kroacisë dhe Maqedonisë. Kroaciaka bërë progres të mirë dhe iu bashkua BE-së në 2011. Problemet jo të voglaekonomike dhe një mosmarrëveshje për një periudhë të gjatë midis Maqedonisë dheGreqisë për emrin, ka qenë gjithashtu një faktor i rëndësishëm që ka mbajtur procesintë ngrirë. BE ka realizuar Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Shqipërinëdhe vendet e tjera të rajonit. Mali i Zi nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimitnë 2007 dhe u pranua për aplikim në anëtarësim në BE në vitin 2008. Po ashtu, BEnënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Serbinë në Prill 2008. Lëvizja urealizua me qëllim mbështetjen e forcave pro-perëndimore dhe pro-evropiane nëSerbi në zgjedhjet parlamentare të Majit 2008.Pasi Parlamenti Evropian aprovoi reformën ligjore policore në Prill 2008, BE deklaroise mund të nënshkruante një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit me Bosnjën nëQershor 2008. Para se Kosova të bëhej e pavarur, ajo mori pjesë në një MSA si njëmekanizëm që siguron më shumë këshillim dhe mbështetje, me qëllim afrimin e

27

Msc. Sylejman Selimi

Kosovës më afër BE. Tashmë që Kosova është e pavarur, mund të merret nëkonsideratë një Marrëveshje e Stabilizim Asociimit.Kriza globale ekonomike mund të ngadalësojë anëtarësimin e mundshëm në BE përtë gjitha vendet e rajonit më shumë për shkak të rritjes së rezistencës politike përzgjerim të vendeve kryesore evropiane. BE vazhdon të ketë një interes thelbësor nëstabilitetin e Ballkanit. Problemet rajonale kanë një ndikim të rëndësishëm në vendete BE në fusha të tilla si: trafiku i drogës dhe njerëzve24. Por, kohë pas kohe, BE-ja ibën me dije rajonit se ka perspektivë evropiane, kjo bëhet nganjëherë vetëm medeklarata, por, nganjëherë edhe me ndihmë konkrete. Kritikët theksuan zemërgjerësinëe BE ndaj vendeve të Evropës Qendrore në ndihmën paraprake të dhënë si dhe vendevesi Rumanisë dhe Bullgarisë, si një model, që duhet të shërbente edhe për vendet eBallkanit për rindërtimin e ekonomive të tyre dhe sistemin gjyqësor me hapa më tëshpejtë për të kapur kërkesat e anëtarësimit dhe përafrimin e standardeve të jetesësme këto vende25.OSBE-Misioni i OSBE ka qenë prezent në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci,Misioni Parandalues dhe Monitorues OSBE në Maqedoni, Misioni i OSBE në Serbi,Mal të Zi dhe në Kosovë.Prezenca e OSBE në Ballkan parashikonte asistencë autoriteteve vendore dheshoqërisë civile në:

- Ndërtim të institucioneve dhe demokracisë;- Zbatim të ligjit;- Të drejtat njerëzore;- Konsolidim të institucioneve demokratike konform parimeve, standardeve dhe angazhimeve të OSBE;- Konsolidim të paqes së brendshme, etj.

Ky mision ka qenë kryesisht i fokusuar në këto aspekte:- Stërvitje dhe këshillime të policisë kufitare;- Ndihmë në lehtësimin për ngritjen e institucioneve;- Rritje të bashkëpunimit rajonal;- Bashkëpunim OSBE me pjesët e sigurisë;- Bashkëpunim të ngushtë praktik me organizatat e sigurisë.

Sfidë jo vetëm për BallkaninSi duket, objektivi kryesor i perëndimit në Ballkan është stabilizimi i rajonit në njëmënyrë të tillë që të mos kërkojë ndërhyrjen direket të forcave të drejtuara nga NATO

24 Efekti mund të jetë përkeqësues nëse rajoni përkeqësohet nga situata e sigurisë në drejtim të kaositdhe konfliktit. Disa ekspertë evropiane kritikojnë politikën aktuale të BE, për mungesë vizioni nëpolitikën e saj ndaj Ballkanit.25 BE, kështu, mori masa që kishin për qëllim përballimin e këtyre problemeve. Instrumenti i NdihmësPara-Asociimit (Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA), ndihmon të gjitha vendet të synojnëpërballimin e këtyre problemeve. Kështu, BE alokoi 11.47 miliardë euro (mbi 17.8 miliardë$) për IPApër vitet 2007-2013.

28

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

apo prani civile ndërkombëtare dhe kanalizimin e saj drejt integrimit në institucionetEuroatlantike.Qysh nga vendosja e trupave amerikane në Kosovë më 1999, zyrtarët amerikanëkanë mbajtur pozicionin se SHBA dhe forcat paqeruajtëse të saj hynë së bashku meato Evropiane në këtë rajon dhe do të largohen së bashku me to. Është vënë regjithashtu, se me përmirësimin e situatës, SHBA dhe aleatët e saj kanë ulur ndjeshëmnumrin e trupave të tyre. “SHBA mund të jenë prezent në këtë rajon kryesisht nëpërmjetNATO-s dhe ndihmës bilaterale në fusha të caktuara”.26 Prandaj, me arsye shtrohetpyetja e sigurisë në Ballkan pas largimit të forcave të SHBA (NATO) dhe atyreevropiane. Një problem i madh në Ballkan aktualisht është nëse ka dhe kush do tëplotësojë detyrat e sigurisë që aktualisht po realizohen nga forcat ushtarake aleate.Në Bosnjë, policia evropiane EUPOL, monitoron, inspekton dhe siguron këshillimndaj promovimit të forcave policore multi etnike dhe profesionale që veprojnë sipasstandardeve evropiane. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR), që është trupi (organi)drejtues ndërkombëtar civil në Bosnjë është përpjekur të rrisë kontrollin qendrorqeveritar mbi policinë, duke reduktuar rolin e entiteteve gjysmëautonome brendaBosnjës. Progresi drejt këtij qëllimi ka qenë i ngadalshëm, për shkak të rezistencësnga Republika Serbe e Bosnjës, etniteti më i madh serb. Udhëheqësit e saj e shikojnëpolicinë si fortesën më të madhe të fuqisë së tyre dhe nuk dëshirojnë ta lëshojnë këtëkontroll mbi të.“Drejtuesit evropianë janë duke menduar një reduktim drastik të EUFOR-it madjeqëndrimi i vetëm një numri të vogël vëzhguesish”.27 Forcat që do të ngelen duhet tëmbështesin reformën në fushën e mbrojtjes dhe mund të mos kenë më një rolpaqeruajtës. Gjermania, Franca dhe mbështetës të tjerë të kësaj lëvizje, theksojnë sepakësimi i forcave kërkohet për të plotësuar dislokimet në Afganistan apo ndonjëvend tjetër. Ata vlerësojnë se rreziku i konfliktit në Bosnjë është i vogël. Vendet etjera evropiane janë më të kujdesshme, duke thënë se tërheqja e EUFOR mund tëjetë një sinjal i keq kur situata politike në Bosnjë shihet jo shumë e qëndrueshme.Në Dhjetor 2008, EULEX zëvendësoi policinë e OKB-së në Kosovë. AktualishtEULEX ka për mision kryesor sundimin e ligjit dhe atë në sfera më të ndjeshme siçështë për shembull korrupsioni dhe krimet e luftës, por edhe monitorimin dhekëshillimin e organeve gjyqësore dhe Policisë së Kosovës. “Ky mision sikurse edheai para tij UNMIK, në vend se të merret me çështje konkrete dhe praktike që përputhetme misionin e tij ai merret më shumë me çështje politike, kështu që lufta kundërkorrupsionit e trumbetuar me të madhe që nga ardhja e tyre në Kosovë nuk ka dhënëas për së afërmi rezultatet e pritura”.28

Prezenca e KFOR-it frenon një agresion të mundshëm ushtarak apo provokim ushtarakkundër Kosovës, megjithëse një pushtim ndaj Kosovës nga ana e Serbisë duket tëjetë pak i mundshëm. Sidoqoftë, KFOR ka marrë pjesë në përballimin e dhunës apo

26 Pujo, Ilir. Mjedisi i ardhshëm i sigurisë dhe ndikimet ndaj vendit tonë, Akademia e Mbrojtjes “SpiroMoisiu”, 2010, f. 35.27 www.dnevniavaz.info, 24.02.2011.28 www.koha.net, 03.05.2011.

29

Msc. Sylejman Selimi

trazirave në pika të tilla të nxehta si në qytetin e ndarë të Mitrovicës në KosovënVeriore, edhe pse kontributi i tyre në situatën e tanishme në lidhje me bllokadat errugëve nga ana e serbëve lokalë, nuk është për lëvdata. KFOR mbikëqyr krijimin eushtrisë së re të Kosovës FSK, siç është parashikuar në planin Ahtisari. Shkurtime tënumrit të pjesëtarëve të KFOR-it po bëhen vazhdimisht e kjo si rezultat i një stabilitetitë rritur dhe gjithashtu, si rezultat i aftësimit të forcave vendore të sigurisë në marrjene kompetencave shtesë në këtë sferë. Ndërkohë, Forcat e Sigurisë së Kosovës do t’iarrijnë kapacitetet e plota operacionale (më 2012) dhe pritet që nga viti 2013 kjoforcë përfundimisht të marrë detyrat të cilat tani i kryen KFOR-i. Gjithashtu, në bazëtë vlerësimeve të përgjithshme, edhe Policia e Kosovës ka avancuar në arritjen eprofesionalizmit dhe efikasitetit në punën e saj. Dy forcat kryesore NATO dhe BEduhet të kenë qartësisht një rol drejtues në rajon, por kjo do të duhej të bëhej nëpërmjetkëshillimit dhe ndihmës, dhe jo nëpërmjet ushtrimit të autoritetit direkt.Disa refleksione e përfundimeDihet se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 5-vjetorin e Pavarësisë sëKosovës, gjeopolitika e Ballkanit vjen tashmë e ndryshuar. E nëse depërtimi nëthellësinë historike dhe atë gjeografike risjell dimensionin real të kombit, Prishtina e2008-s korrigjon imponimet dhe po avancon në përputhje me historinë e gjeografinëkombëtare shqiptare. Dihet së gjeografia e Londrës e kishte sanksionuar mbetjen epjesës tjetër të kombit shqiptar, siç kishte bërë Versaja, përfundimi i Luftës së DytëBotërore dhe Lufta e Ftohtë. Vetëm gjeografia e Prishtinës (2008), siguroi njëgjeopolitikë të re në Ballkan. Ky pra, ishte shekulli shqiptar (1912-2012), ai i përplasjessë historisë me gjeografinë dhe, si rrjedhojë, i mbetjes së hapur të çështjes shqiptare.Gjithsesi, ende Ballkani përballet me sfida, mes të cilave çështja shqiptare dhe serbembeten të hapura. Kështu me gjithë përpjekjet për inaugurime të modelit multietnik,praktika e transformimit të shteteve le shumë për të dëshiruar. Edhe pas 18 vjetësh,Bosnje-Hercegovina e Dejtonit nuk po mund të funksionojë si shtet. Edhe pasi kakaluar 10 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Maqedonia nuk po funksionon si shtetmultietnik. Vala e shtuar e përplasjeve etnike deri te ato të ditëve të fundit, dëshmonpër brishtësinë e sendërtimit të funksionimit të modelit të shtetit multietnik, po qe seai udhëhiqet me norma monoetnike Pavarësia e Kosovës edhe pas 5 vjetësh jetësimitë modelit multietnik të Ahtisarit, shteti i ri po pengohet nga pakica serbe, e cila megjithë garantimin e të drejtave individuale dhe kolektive politike, refuzon integrimine saj brenda Kosovës.Po kështu, pa folur për qëndrimet e papërligjura për Veriun e Mitrovicës, Serbiarefuzon çfarëdo ideje për vetëvendosjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Qënga 1913-ta Serbia, duke njohur rëndësinë gjeostrategjike të Preshevës (që e lidhluginën e Moravës me atë të Vardarit në korridorin Budapest-Athinë) tash një shekull,me ndihmën e Rusisë, mban me çdo kusht Luginën e Preshevës (më 13 janar 1913,në Shën Petesburg ishte nënshkruar marrëveshja Ruso-Amerikane për hapjen e kanalitujor Danub-Egje. Për të realizuar këtë marrëveshje në pjesën jugore, Rusisë i nevojitejLugina e Preshevës dhe ajo e Vardarit). Një shekull më vonë, po në këtë luginë (nëCepotinë të Bujanovcit), Serbia filloi ndërtimin e bazës saj më të madhe ushtarake,për të kontrolluar këtë korridor strategjik. Ndërkaq, në vitin 2009, në kuadër të“partneritetit strategjik Serbi-Rusi”, Beogradi do t’i lejonte Rusisë që po në këtë

30

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

luginë ( në afërsi të Nishit), të kishte bazën e saj ushtarake, të parën në Ballkan paspërfundimit të Luftës së Ftohtë, zyrtarisht të quajtur baza për intervenime humanitare.Jo vetëm kaq, pak ditë pas heqjes së lapidarit shqiptar të pjesëtarëve të UÇMPB, nëLuginën e Preshevës, mijëra km larg, në Kinë, firmoset nga serbët një marrëveshje,e cila kishte lidhje me këtë Luginë. Ndërtimi i kanalit Beograd-Selanik, më saktërruga ujore Danub-Egje.Gjithsesi, vetëm pak dekada më parë, situata e sotme gjeopolitike në Ballkan ishte epaimagjinueshme për më skeptikët dhe e largët për më optimistët. Për shumë vite,rajoni i Ballkanit ka qenë i ndarë mes faktit të së ekzistuarit vetëm si pjesë fizikeperiferike e hartës së Evropës dhe vokacionit të saj për të qenë pjesë integrale eentitetit historik, kulturor, gjeografik të cilit i ka përkitur gjithmonë, por që si pasojëe së shkuarës së dhimbshme të shënuar nga pushtime të shumta e të gjata, luftëra,sakrifica, e përpjekje për të mbijetuar, pse jo edhe rrethanave gjeografike, ka përjetuarnjë realitet të ndryshëm.Në rrjedhat kronologjike të epokave të historisë së Ballkanit kanë ndodhur edhendryshime të mëdha gjeopolitike. Me fillimin e shek. XIX, lindi një fazë e re nëhistorinë e Ballkanit, periudha e Rilindjes dhe e çlirimit të popujve të Gadishullit.Ballkani e mbylli shekullin me një dhjetëvjeçar të përgjakur ku dhuna, lufta earmatosur e deri te genocidi primitiv morën trajta të ashpra.Aktorët rajonalë të Ballkanit, por edhe aktorë të tjerë, kanë pasur dhe kanë interesagjeopolitike konfliktuale, prandaj, problemet rajonale do të vazhdojnë të kërkojnëvëmendje në mijëvjeçarin e ri. Konfigurimi gjeopolitik i Ballkanit mund të thuhet seështë akoma i papërfunduar për sa kohë që në rajon të mbeten pezull një sërë çështjeshqë mund të rikthejnë vorbullën e dhunës.Si pika më të nxehta mund të përmenden Bosnja dhe Hercegovina, Mitrovica (Veriui Kosovës), si dhe vazhdimi i shtypjes ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dheMedvegjë por edhe problemet etnike në Maqedoni. “Në këtë botë mund të ndodhingjithfarë gjëmash, por është e vështirë që një popull ballkanas të thyhet nga njëtjetër popull ballkanas. Kur popujt e Gadishullit të ndërgjegjësohen për këtë të vërtetë,kur ata të kuptojnë se, i vetmi shans për ta është e kundërta e konfliktit, ata do tëvihen vërtetë në rrugën e shpresës”29.Sikurse edhe më herët gjatë historisë, konfigurimi gjeopolitik i Ballkanit është bërësipas interesave dhe ndikimit të fuqive dominuese të kohës. Fatmirësisht, këto fuqidominuese sot janë ato forca demokratike që përveç që sollën paqen në Ballkan, taninëpërmjet integrimeve ekonomike dhe ushtarake, po krijojnë një stabilitet ekonomikdhe të sigurisë në rajon.Ballkani tani është plotësisht i orientuar drejt Bashkimit Evropian, drejt kësajorganizate ku ata e shohin perspektivën e tyre ekonomike. Edhe BE-ja është zotuarpër zgjerimin e saj në drejtim të Ballkanit Perëndimor, pra të përfshirjes në gjirin esaj edhe të atyre shteteve që ende nuk janë të anëtarësuara në këtë organizatë.

29 Kadare, Ismail. “Ballkani i Jugut”, Tiranë 2005, f. 15.

31

Msc. Sylejman Selimi

30"Ne jemi pjesë e situatës së përgjithshme të Europës”, sikurse shkruan shkrimtari Slloveno-Amerikangjatë vizitës në Sarajevë në 1933, “Ne nuk kemi mundësinë për të arritur qëllimin final. Ne jemi pjesëe dinamikës së politikës ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha”. Shih: Poulton, Hugh. The Balkans:Minorities and States in Conflict, London: Minority Rights Publications, 1993, provides a guide toBalkan national communities.

Gjithashtu, ajo që është pozitive në një analizë të sigurisë në Ballkan, është fakti setë gjitha shtetet, pa përjashtim, kanë shprehur interesimin e tyre për anëtarësimin nëpaktin NATO. Klima e volitshme ekzistuese e sigurisë e krijuar në këtë rajon ështëedhe meritë e shtrirjes së Aleancës Veri-Atlantike, si dhe anëtarësimit në të të numritmë të madh të shteteve të Ballkanit.Gjeopolitika e vendeve të rajonit, nuk ndikohet nga zhvillimet ndërshtetërore tëvendeve të saj, por edhe nga ndikimi në mënyrë direket i Fuqive të Mëdha nëpërmjetinstitucioneve ndërkombëtare politike, ekonomike dhe ushtarake. Ky problem përcilletnga historia30 dhe ende vijon të jetë i pranishëm.Sfidat ndaj sigurisë në Shekullin e Ri janë të natyrave të ndryshme dhe jo vetëmushtarake, prandaj përballimi i tyre kërkon kontribute kolektive si të shteteve të rajonit,gjithashtu edhe të komunitetit ndërkombëtar, si dhe bashkërendim të aktorëveushtarakë dhe civilë. Pra, nga analiza gjeopolitike që i bëhet rajonit mund të arrihetnë përfundimin se ende ekzistojnë rreziqe të ndryshme që janë kërcënim jo vetëmpër Ballkanin, por edhe për sigurinë evropiane. Ballkani tanimë ka hyrë në një rrugëtë re, në atë të ndryshimit. Kjo frymë e re ka një bazë të gjerë ku mbështetet, pasiBallkani tashmë pas mbi dhjetë vjet luftërash shkatërruese, problemesh të mëdha etë vogla, ngatërresash të te gjitha llojeve, ka për herë të parë një pikëpamje tëpërbashkët. Është shumë me rëndësi që:

- Të gjitha vendet e rajonit kanë një sistem politik demokratik dhe kanë nëthemel ekonominë e tregut të lirë.

- Të gjitha vendet e rajonit, pa përjashtim, aspirojnë anëtarësimin në BashkiminEvropian.

- Të gjitha vendet e rajonit, pa përjashtim ose janë anëtarë, ose aspirojnëaktivisht anëtarësimin në NATO.

- Në mënyrë moderne, të gjitha vendet e rajonit, pa përjashtim, janë përfshirënë iniciativa rajonale të përbashkëta me të vetmin qëllim, zhvillimin,prosperitetin e ekonomisë, mirëqenies, paqes dhe sigurisë në vetë Ballkanin,por edhe më gjerë. Arritja e objektivave politike e strategjike nga vendet eBallkanit për integrim të plotë në BE dhe NATO, për ruajtjen e paqes esigurisë, është një angazhim sa individual, aq dhe kolektiv.

Procesi i integrimit në strukturat evropiane dhe ato Euroatlantike është një proces ipakthyeshëm për vendet e rajonit, për të cilat kërkohet një punë jashtëzakonisht emadhe në forcimin e konsolidimin e demokracisë, në forcimin e ekonomisë, si dhenë bashkëpunimin rajonal me qëllim krijimin e një ambienti të volitshëm të sigurisëdhe mirëqenies. Nismat Rajonale të ndërmarra nga këto vende nuk janë gjë tjetërveçse marrëveshje bilaterale dhe multilaterale të monitoruara nga Institucionet

32

Aktorët e mëdhenj dhe ndikimi në gjeopolitikën e Ballkanit

prestigjioze ndërkombëtare për ruajtjen e paqes e të sigurisë në rajon, për zhvillimine tyre në të gjitha fushat, si dhe për anëtarësimin e tyre, sa më parë në të gjithaInstitucionet Ndërkombëtare. Prandaj, bashkëpunimi kërkon përshpejtimin ereformave ekonomike, por edhe të fushave të tjera, siç janë: thellimi i luftës kundërkorrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të te gjitha llojeve, si dhe zhvillimmë tej të infrastrukturës së bashkëpunimit.Bibliografia:

• Vepra interesante e Marina Glamoèak, La transition guerrière yougoslave, Paris:L’Harmattan, 2002.

• Pajtim Ribaj, Luftërat ballkanike dhe shqiptarët, referat i mbajtur në Konferencënshkencore me temë “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, Tiranë, 19 Nëntor2012.

• “The Balkans”. http://en.wikipedia.org/wiki/Balkans.• Liotta, Peter. “Geopolitics of the Balkans: Outcomes and Possibilities”. httpp://

newbalkanpolitics.org.mk.• Davutoglu, Ahmet.”Thellësia strategjike”, Tiranë 2010.• Zamfirescu, Elena. “The ‘Flight From the Balkans’”, Südosteuropa, Nos. 1-2, 1995.• Todorova, Maria. Imagining the Balkans, Oxford: Oxford University Press, 1997.• Hobsbawm, Eric. The Age of Extremes: The Short Twentieth Century, 1914-91,

London: Abacus, 1995.• Kanet, Roger E; Kolodziej, Edward A. eds., The Cold war as Cooperation, Baltimore:

The Johns Hopkins University Press, 1991.• Goldstain, Joshua S. Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Tiranë 2003.• Jablonsky, David. Fuqia kombëtare.• Tafili, Eva. Ballkani përgjatë periudhës moderne, Tiranë 2005.• Anderson, M. S. The Eastern Question, 1774-1923: A Study in International

Relations, London: Macmillan, 1966.• Henry, Kissinger. Diplomacia, Përkthim P. Pojani, SH. B. e Lidhjes Shkrimtarëve.

Tiranë 1999.• Schroeder, Paul W. The Transformation of European Politics 1763-1848, Oxford:

Clarendon Press, 1994.• Mazreku, Th. Traktati i Shën Stefanit dhe rrjedhimet e zbatimit të tij për shqiptarët”,

“Konferenca kombëtare për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, Tiranë 1979.• Pujo, Ilir. Mjedisi i ardhshëm i sigurisë dhe ndikimet ndaj vendit tonë, Akademia e

Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, 2010.• www.dnevniavaz.info, 24.02.2011.• www.koha.net, 03.05.2011.• Kadare, Ismail. “Ballkani i Jugut”, Tiranë 2005.• Poulton, Hugh. The Balkans: Minorities and States in Conflict, London: Minority

Rights Publications, 1993.

33

Msc. Sylejman Selimi

Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve

Faruk Geci,Msc kandidat në Shkencat e Sigurisë

Drejtor për Politika dhe Plane në MFSK

Trajtesë e shkurtuar. Trajtimi i çështjes së rolit të Tiranës si kryeqytet i gjeopolitikëssë shqiptarëve është padyshim sfidues dhe i vështirë. Megjithëkëtë, synimi im ështëqë të trajtoj këtë temë nga pikëpamja historike, por me fokus në rrethanat e tanishmetë bashkëpunimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës;në interesat kombëtare të shqiptarëve dhe në të ardhmen e gjeopolitikës së shqiptarëvenë nivel kombëtar dhe në arenën ndërkombëtare.Në këtë punim do të shtjelloj më shumë të tashmen dhe të ardhmen e interesavekombëtare shqiptare në kuadrin e gjeopolitikës shqiptare. Kjo është edhe esenca ekëtij punimi: që në hovin e zhvillimeve aktuale të mendohet më thellë e më gjerë dheky mendim të jetë sa më largpamës në kohë për interesat e shqiptarëve në Ballkanpërmes varianteve të ndryshme të integrimit në strukturat euroatlantike, por edhe tëintegrimit të brendshëm.Tema “Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës se shqiptarëve” është temë e përgatitur nëMasterin Shkencor në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Akademinë e Forcavetë Armatosura të Shqipërisë në vitin 2013. Tema përmban katër kapituj, të cilët do tëbotohen në numrat e tjerë të revistës.

HyrjeHistoria e popullit shqiptar është unike jo vetëm ne Ballkan, por edhe më gjerë. Ajoështë e tillë si rezultat i ndërhyrjeve të jashtme, por edhe si pasojë e pozitës gjeografiketë Shqipërisë si nyje lidhëse mes kontinentesh. Është shkruar shumë rreth periudhavetë ndryshme historike të popullit shqiptar, por mbetet ende shumë për të sqaruarproceset e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar.Periudha aktuale kërkon fokusim në atë se si do të ecin shqiptarët në të ardhmen dhea do të arrijnë të maksimizojnë përfitimet nga rrethanat e tanishme historike, të cilatjanë shumë të favorshme për sendërtimin e interesave kombëtare të shekullit XXI.Roli i Tiranës si kryeqytet i gjeopolitikës së shqiptarëve në gjysmën e parë të shekullitXX, por edhe gjatë pjesës së dytë të këtij shekulli, ka qenë pa mëdyshje, i zbehtë për

34

Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve

arsye që tashmë janë të njohura botërisht. Ajo që dua të theksoj në këtë punim ështëse, pavarësisht rolit të Tiranës në këtë periudhë, shqiptarët, kudo që kanë jetuar, nëmendjet dhe zemrat e tyre kanë pasur besimin që i takojnë të njëjtit komb pavarësishtse liderët e tyre nuk arritën të dalin mbi interesat e tyre ideologjike dhe të pushtetit.Periudha e pas Luftës së Dytë Botërore (sidomos vitet ‘70 ) shënon një ndryshim nërolin e Tiranës. Ky ndryshim nuk ishte meritë e pushtetit në Tiranë apo në Kosovë,por i konjukturave politike, qoftë ndërkombëtare apo edhe i atyre në nivel rajonaldhe kombëtar. Ajo çfarë favorizon shkëmbimin, sidomos atë kulturor dhe arsimorpas viteve ’70, është rënia nga skena politike dhe policore e disa personaliteteveserbe, të cilat që nga viti 1944, në emër të Beogradit, në Kosovë kishin udhëhequrnjë sistem të dorës së fortë policore-ushtarake. Komunikimet kulturo-arsimore tëkëtyre viteve hapin komunikimet jo vetëm në këtë fushë, por edhe shkëmbimin einformacionit lidhur me lëvizjet politike që ndodhën pas kësaj periudhe. Duke ubazuar në fakte historike ky lloj komunikimi ndodhi nën mbikëqyrjen e pushtetitkomunist si në Shqipëri ashtu edhe në Jugosllavi. Në këtë kuadër lëvizjet ilegalearritën të gjejnë rrugën për të shkëmbyer informacione që do të ndihmonin, sidomosKosovën, për të vazhduar përpjekjet për avancimin e të drejtave të saj në Jugosllavi.Era e re e ndryshimeve të viteve ‘90 i gjeti shqiptarët në zhvillime të ndryshme, tëcilat rrodhën në kahe të kundërta: shqiptarët në Shqipëri kërkonin lirinë nga diktaturakomuniste, ndërkaq shqiptarët në Kosovë lirinë nga okupimi serb duke kërkuar,fillimisht, statusin e republikës për Kosovën dhe më vonë pavarësinë.Roli i Tiranës gjatë periudhës së komunizmitVështrim historik për periudhën 1912-1945Në kapitullin e parë të këtij punimi synoj të jap një vështrim historik të përgjithshëmpër Shqipërinë dhe lidhjet e saj me trevat e banuara me shqiptarë, por edhe në raportme diskursin politik në Ballkan dhe më gjerë. Pika e parë e këtij kapitulli fokusinkryesor e ka në përmbledhjen e të dhënave historike të kësaj periudhe dhe në gjendjennë të cilën u ndodh Shqipëria dhe trojet shqiptare.Shqiptarët, pas një periudhe të gjatë nën sundimin e Perandorisë Otomane, ishin tëfundit që krijuan shtetin e tyre të pavarur, i cili pati probleme të jashtëzakonshme nëvigjilje të tij, por, fatkeqësisht, mbeti i brishtë pothuajse gjatë gjithë periudhës sëpara Luftës së Dytë Botërore. Ndikim shumë të madh në krijimin e parakushteve përshpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, por edhe në vendosjen e kontureve politike nëBallkan kanë pasur fuqitë e mëdha të asaj kohe, të cilat me vendimet e tyre nëKongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës, kanë qenë vendimtare nëpërcaktimin e zhvillimeve politike në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare. Traktatii Berlinit, në të vërtetë krijoi një kuadër ligjor ndërkombëtar, i cili mbolli klimën eurrejtjeve ndëretnike dhe krijoi terren për një seri konfliktesh të përgjakshme nërajonin e Ballkanit, pasojat e të cilit nuk janë neutralizuar plotësisht as në ditët esotme. Konferenca e Londrës, megjithëse njohu shtetin e pavarur shqiptar, i shkëputiShqipërisë më shumë se gjysmën e territoreve dhe rreth gjysmën e popullsisë, dukeia aneksuar këto territore shteteve fqinje. Ndonëse copëtimi i hapësirës gjeopolitikeshqiptare u bë gjoja “për hir të paqes në Evropë”, ky ishte investimi më i keq që

35

Msc. Faruk Geci

fuqitë e mëdha bënë për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit”1.Katër nga gjashtë Fuqitë e Mëdha evropiane, konkretisht Britania e Madhe, Franca,Rusia dhe Mbretëria Italiane, të cilat e kishin nënshkruar njohjen e pavarësisë sëShqipërisë më 29 korrik 1913 dhe kishin pranuar kufijtë politikë që ajo ka sot, ishinmarrë vesh, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, që po ta fitonin luftën, ta copëtoninShqipërinë dhe të shpërblenin me territoret e saj Serbinë në Veri, Greqinë në Jug dheItalinë në Vlorë. Me pjesën që do të mbetej, në Shqipërinë e Mesme, do të krijohejnjë minishtet mysliman shqiptar nën protektoratin e Italisë. Palët fituese, me mbarimine Luftës së Parë Botërore, në janar 1919, organizuan në Paris Konferencën e Paqes.Ashtu siç i ishte premtuar në Traktatin e Fshehtë të Londrës2, Italia kërkoi sovranitetine plotë mbi qytetin e Vlorës me gjithë hinterlandin e nevojshëm për zhvilliminekonomik të saj si dhe mandatin për administrimin dhe përfaqësimin në arenënndërkombëtare të pjesës tjetër të mbetur të shtetit të pavarur shqiptar. Në konferencë,edhe serbet po luanin të gjithë “gurët” për të siguruar një dalje në det.Në Konferencën e Paqes, fuqitë fituese, propozuan për Shqipërinë në veri dhe në lindje,ata kufij që i patën caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisësovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme duke i dhënë Italisë mandatinpër administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. Në këtëmënyrë, Konferenca e Versajës sanksionoi ndarjen dhe legalizoi dhënien e territoreveshqiptare fqinjëve tanë. Natyrisht, shqiptarët nuk mund të pajtoheshin me këto vendime.Për këtë, më 28-31 janar 1920 u zhvillua Kongresi i Lushnjës. Kongresi denoncoimenjëherë vendimet e Traktatit të Londrës. Gjithashtu, Kongresi i Lushnjës shpallimosnjohjen e të drejtës së kontrollit të Fuqive të Mëdha. Kuvendi i Vlorës shpallipavarësinë e Shqipërisë, ndërsa Kongresi i Lushnjës e realizoi atë në praktikë. Periudhagjatë viteve 1921-1924 në Shqipëri i përket periudhës së përpjekjeve për forcimin e njëdemokracie parlamentare, ndryshe nga regjimet mbretërore të fqinjëve tanë.Më pas, vitet 1925-1939 shënojnë një periudhë komplekse dhe mjaft të tendosur përhistorinë e Shqipërisë dhe për pozitën e vendit në Ballkan dhe në Evropë. Pozicionii Shqipërisë në Ballkan kishte kohë që ishte përfshirë në planet strategjike italianepër zotërimin e detit Adriatik dhe të të gjithë Mesdheut. Mbreti Zog u tregua i gatshëmtë merrte pjesë në procesin e depërtimit italian në Ballkan. Pas shumë negociatashme italianët, Zogu detyrohet të nënshkruajë dy traktate të rëndësishme në fushën esigurisë: më 27 nëntor 1926 “Paktin e miqësisë dhe te sigurimit”3, që pasohet një vitmë vonë, më 22 nëntor 1927, me “Traktatin e Aleancës Mbrojtëse”4. Me këto dy1 Xhavit Shala, Çështja shqiptare dhe siguria rajonale, Koha jonë, 05 janar 2011.2 Me 15 prill 1915 u nënshkrua traktati i fshehtë i Londrës, nga përfaqësues të Italisë, Anglisë, Francësdhe Rusisë, sipas traktatit Italia merrte Vlorën dhe Sazanin, Greqia prefekturën e Korçës, të Gjirokastrësdhe gjithë rrethet e tyre, Serbia dhe Mali i zi, Shkodrën, Kosovën etj. Me krahinat që mbeteshinformohej një principatë myslimane.3 Më 27 nëntor 1926 Mbreti Zog nënshkroi paktin në Tirane, sipas të cilit, Italia garantonte jo vetëm statuquo-në tokësore të Shqipërisë, po edhe statu quo-në politike e juridike, domethënë, me fjalë të tjera, ijepej e drejta që të ndërhynte për të mbajtur regjimin e Zogut në fuqi sa herë që ky t’ishte në rrezikedhe prej lëvizjesh të brendshme.4 Më 22 nëntor 1927, sipas këtij traktati, që u lidh për 20 vjet, të dy palët duhej t’i vinin në ndihmënjëra-tjetrës në rast se njëra prej tyre sulmohej nga jashtë dhe kërkonte ndihmën e aleates së vet.

36

Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve

pakte politike e ushtarake, Shqipëria në të vërtetë vihej nën protektoratin e Italisë.Italisë nuk i mjaftonte më protektorati mbi Shqipërinë, por aneksimi i plotë i saj. Përkëtë, pasi kishte arritur të vinte nën kontroll ekonominë, administratën shtetërore,ushtrinë dhe pasi kishte zënë pozita të rëndësishme strategjike në vend, ajo kaloi nëfazën finale, në agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 prill 1939.Lufta e Dytë Botërore e gjeti të pazgjidhur çështjen shqiptare. Shqipëria u pushtuanga Italia fashiste. Pak më vonë u pushtua edhe Kosova. Pas bashkimit të trojeveshqiptare, gjatë pushtimit fashist, në këtë përjetim të fortë emocional, shqiptarëtduhej të merrnin një vendim, i cili, nëse do të ishte i gabuar, më pas mund të kishtepasoja të pariparueshme për çështjen kombëtare. Ata duhej të vendosnin: së pari, përtë qenë Shqipëria në kufijtë etnikë a duhej hequr dorë nga lufta kundër okupatoritfashist italian dhe, pas shtatorit 1943, kundër okupatorit gjerman, së dyti, çfarë rrugeduhej ndjekur për të siguruar edhe në të ardhmen bashkimin e trojeve etnike meShqipërinë?Me Kartën e Atlantikut të gushtit të vitit 19415, aleatët e kishin bërë të qartë se nuknjihnin pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Mbi këtë parim ata nuk njihnin ascopëtimin e Jugosllavisë nga fuqitë e bllokut fashist në prill të vitit 1941. Në këtëmënyrë aleatët nuk njihnin as përfshirjen e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptarebrenda kufijve politik të Shqipërisë së pushtuar. Bashkimi i tyre me Shqipërinë ishterealizuar në mënyrë të njëanshme, vetëm nga fuqitë e boshtit fashist. Si rrjedhojë,bashkimi mund të kishte vlerë të mëtejshme vetëm nëse luftën do ta fitonin Gjermaniae Italia, gjë që kishte pak gjasa të ndodhte. Por edhe nëse do të ndodhte kështu,çështja kombëtare shqiptare nuk do të ishte zgjidhur. Shqipëria përsëri do të vijontetë mbetej nën zgjedhën e Italisë fashiste; ajo ishte pjesë e gjeopolitikës së saj. Nëkëto kushte, patriotët shqiptarë duhet të kuptonin se fati i çështjes shqiptare nukmund të lidhej me iluzionet e me premtimet e fuqive fashiste.Pavarësia e Shqipërisë dhe bashkimi i trojeve etnike, si dy objektiva madhore tëLëvizjes Kombëtare, nuk mund të shiheshin jashtë dhe të pavarura nga zhvillimetgjeopolitike rajonale e ndërkombëtare. Lufta dhe përpjekjet për arritjen e tyre nukdo të ishin një proces i shkëputur nga këto zhvillime. Gjatë kësaj kohe LëvizjaKombëtare e orientoi drejt popullin shqiptar. Ajo nuk lejoi që Shqipëria të renditejme humbësit. Por, mbeti pa zgjidhje çështja e shqiptarëve në trojet etnike jashtëkufijve të Shqipërisë. Ndonëse në Bujan ishte vendosur që Kosova do t’i bashkohejShqipërisë, shpejt u pa se, në lidhje me shqiptarët, Jugosllavia e Titos nuk kishteaspak ndryshime nga Jugosllavia e vjetër monarkiste e Karagjorgjeviçëve. Periudhae fundit e Luftës së Dytë Botërore në fakt përcaktoi fatin e çështjes së shqiptarëve sibrenda tyre, por edhe në raport me shtetet fqinje dhe në raport me fuqitë e mëdha tëkohës. Partia Komuniste Shqiptare me mbështetjen e Partisë Komuniste Jugosllaveu forcua dhe mori pushtetin në Shqipëri, por pa arritur të bashkojë trevat e tjera në tëcilat banonin shqiptarët.

5 Karta e Atlantikut përpiloi projektin për botën pas Luftës së Dytë Botërore që është bazë e shumëtraktateve ndërkombëtare dhe i organizatave ekonomike-politike që i dhanë formën e saj strukturore efunksionale.

37

Msc. Faruk Geci

Kosova mbeti pjesë e Jugosllavisë si krahinë autonome. Shqiptarët në Maqedoni dhenë republikat e Jugosllavisë, mbetën pjesë e Jugosllavisë pa të drejtat e tyre elementaredhe të ndarë në kufij administrativë që në një mënyrë, cilësoheshin pakica në vendetku jetonin, ndërsa në anën tjetër për nga numri i banorëve renditeshin të tretët nëJugosllavi. Pa fuqi vendimmarrëse, edhe pse të tretët për nga numri i banorëve, fuqiae tyre në kuadër të Jugosllavisë ishte minimale. Në anën tjetër, Shqipëria e udhëhequrnga Partia Komuniste, e mbyllur në vetvete dhe e rreshtuar në bllokun lindor komunistpa patur fuqinë që të ndikojë në përmirësimin apo edhe ngritjen e çështjes së tëdrejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, nuk arriti të plasojë këtë çështje në arenënndërkombëtare. Me futjen e botës perëndimore dhe asaj lindore në atë që tashmënjihet si Lufta e Ftohtë, ngrin edhe zgjidhja e çështjes së shqiptarëve në Ballkan.Periudha e komunikimit kulturo-arsimor mes hapësirave shqiptarePeriudha e viteve ‘70 shënon një ndryshim në rolin e Tiranës. Ky ndryshim nuk ishtemeritë e pushtetit në Tiranë apo në Kosovë, por i konjukturave politike, qoftëndërkombëtare apo edhe i atyre në nivel rajonal dhe kombëtar. Ajo çfarë favorizonshkëmbimin, sidomos atë kulturor dhe arsimor pas viteve ’70, është rënia nga skenapolitike dhe policore e disa personaliteteve serbe, të cilat që nga viti 1944, në emër tëBeogradit, në Kosovë kishin udhëhequr një sistem të dorës së fortë policore-ushtarake.Komunikimet kulturo-arsimore të këtyre viteve hapën komunikimet jo vetëm në këtëfushë, por edhe shkëmbimin e informacionit lidhur me lëvizjet politike që ndodhënpas kësaj periudhe. Duke u bazuar në fakte historike, ky lloj komunikimi ndodhi nënmbikëqyrjen e pushtetit komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Jugosllavi. Në këtëkuadër, lëvizjet ilegale gjetën rrugën për të shkëmbyer informacione që do tëndihmonin sidomos Kosovën për të vazhduar përpjekjet për avancimin e të drejtavetë saj në Jugosllavi.Dokumentet dëshmojnë se në këtë periudhë kishte një komunikim sidomos në fushëne letrave midis intelektualëve me të njohur të kohës që edhe sot janë perla e arsimit dheedukimit të brezave të tërë në të gjitha trevat shqiptare. Akademiku Rexhep Qosja, nënjë intervistë dhënë gazetës “KOHA”6, deklaron se “...roli i Shqipërisë në ngritjen evetëdijes kombëtare në Kosovë është i paçmuar dhe përbën një kontribut të madh nëkrijimin e atij që sot quhet shteti i Kosovës”7. Në këtë intervistë Rexhep Qosjapërshkruan me detaje ardhjen e tij në Kosovë nga Mali i Zi. Ai përshkruan gjendjen nëfushën e arsimit dhe të gjuhës shqipe në Mal të Zi në fund të viteve ’60. “Në Mal të Zi,atëherë pas viteve ’55-’56, u mbyllën shkollat. Të mesme nuk ka pasur, po as tetëvjeçare(atëherë ishin 7-vjeçare). Një numër i madh i nxënësve iku për në Shqipëri, e Kosovë,gjendja e shqiptarëve ka qenë e rëndë, madje shpeshherë kam thënë dhe e them, sepsee dija, e njihja situatën. Trajtimi i shqiptarëve, sjelljet ndaj shqiptarëve kanë qenëshumë brutale”. Në pyetjen e radhës që i bën gazetarja lidhur me shkëmbimet kulturo-arsimore si dhe hapjen e shkëmbimeve mes profesorëve, vizita dhe delegacione tëndryshme, Qosja përgjigjet “ Në atë kohë kam qenë drejtor i Institutit Albanologjik.Nga vitet ’70-’72 e donte puna dhe bashkëpunimi që të bëheshin shkëmbime, të

6 Më datë 28/12/2011, Si e njoha Kadarenë, Markon dhe Xoxen në vitet ’70, intervistë e RexhepQoses.7 Po aty.

38

Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve

zhvillohej kultura mes Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunime shkencore, mesakademive të shkencave dhe mes universiteteve. Më ka përkuar të shkoj shumë shpeshnë Shqipëri deri më 1981-shin, kur u ndërpre marrëdhënia, kur u ndërprenëkomunikimet kulturore-politike të Kosovës me Shqipërinë. Unë kam qenë 10-11 herënë Shqipëri, në kuadër të grupeve të profesorëve, të grupeve shkencore, pjesëmarrjevenë sesione, kongrese shkencore, në simpoziume shkencore, por një herë më ka takuartë shkoj edhe si anëtar i delegacionit të shkrimtarëve të Kosovës.Mendoj që kjo ka ndodhur në qershor të vitit 1972"8. Në vazhdën e vizitave dhesimpoziumeve të shumta të asaj kohe ,akademik Qosja thekson takimet e tij me shumëintelektualë shqiptarë të kohës, si: Dhimitër Shuteriqin, Petro Markon, Fatmir Gjatën,Ismail Kadarenë, Elena Kadarenë, Ibrahim Uruçin, Qamil Buxhelin e shumë të tjerë.Pra, në këto detaje shihet qartë krijimi i lidhjeve dhe përhapja e arsimit kudo nëtrevat shqiptare, por edhe në shkëmbimin e literaturës, natyrisht në mënyrë të fshehtë,lidhur me përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të fituar më shumë të drejta nëkuadër të Jugosllavisë. Autori që është marrë me letërkëmbimet e studiuesve ngaKosova me profesor Eqrem Çabejn, Begzad Baliu, në një botim të tij në Universitetine Prishtinës jep qartë dhe në detaje letërkëmbimin e studiuesve ku diskutoheshin njëvarg çështjesh gjuhësore, historike, etnologjike, kulturore dhe familjare. Komunikimindërmjet studiuesve të Kosovës dhe profesor Eqrem Çabejt bëhet në rrethana tëvështira kombëtare, në rrethana të papërshtatshme politike dhe kulturore, sepsepothuajse çdo fushë, pa përjashtuar edhe institucionet shkencore e kulturore,survejoheshin nga shteti. Ai nis në fillim të viteve ’70, pak vite pasi kishte filluarbotimi i studimeve të tij për personalitetet, letërsinë arbëreshe, letërsinë e vjetër, dhesidomos vendin, gjenezën dhe formimin të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, porshtohet në mënyrë të veçantë pas ribotimit të librit “Për gjenezën...”, dhe me të filluartë iniciativës për botimin e veprave të plota të tij në Prishtinë. Në të vërtetë i gjithëletërkëmbimi i takon kësaj dekade, pra fillon në vitin 1970, kur Rexhep Qosja i dërgonlibrin e tij “Antologji e lirikës shqipe”, me përkushtimin: “Prof. Eqrem Çabejit mendjenjat e përkushtimit dhe të respektit më të sinqertë, R. Qosja, 13. 10. 1970, Prishtinë9.Letërkëmbimi, ndërkaq fillon në vitin 1971, me një letër të Mehmet Gejvorit10 ngaPrishtina, me një letër dhe një kartolinë të Rexhep Ismajlit11 nga Parisi, dhe mbyllet nëditët e fundit të jetës së tij në vitin 1980, me një letër e një kartolinë të Hasan Mekulit12

nga Igumenica (Greqi), një kartolinë të Haxhi Krasniqit13 nga Prizreni, një kartolinë tëNazmi Shurdhanit nga Gjermania Demokratike, si dhe një letër të Skënder Gashit14

nga Prishtina.Në këtë kohë arrihet marrëveshja ndërmjet Universitetit të sapo themeluar të Prishtinësdhe Universitetit të Tiranës, për mbajtjen e ligjëratave nga profesorë të Tiranës. Njëri8 Po aty.9 Begzad Baliu, Letërkëmbim i studiuesve të Kosovës me Profesor Çabejn, Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Edukimit, Prishtinë.10 Po aty.11 Po aty.12 Po aty.13 Po aty.14 Po aty.

39

Msc. Faruk Geci

prej profesorëve të Tiranës, i cili më shumë se një profesor universitar, më shumë senjë shkencëtar me përmasa kombëtare dhe evropiane, bëhet një hero, për të mosthënë një mit, që përcillet nga studentët, profesorët dhe intelektualët shqiptarë ngauniversiteti në hotel dhe anasjelltas është profesor Eqrem Çabej. Prej vitit 1971 derinë vitin 1980 kur më shumë e kur më pak me profesor Eqrem Çabejn, shkëmbejnëletra apo kartolina: Anton Çetta, Anton Nikë Berisha, Eric Hamp, Gani Bobi, HasanMekuli, Haxhi Krasniqi, Ibrahim Rugova, Isa Bajçinca, Ismail Dumoshi, Ismajl Doda,Mehdi Bardhi, Mehmet Gjevori, Murat Blaku, Nazmi Shurdhani, Rexhep Ferri,Rexhep Ismajli, Rrahman Dedaj, Skënder Gashi, Vehap Shita dhe Zef Mirdita. Njëkartolinë e shkruar nga Greta Dellçeva, (Nënshkruar edhe nga Mehdi Bardhi, IsaBajçinca, Imri Badallaj, Oda Buchholz, Dalibor Brozoviq, Wilfried Fiedler, JohannesFaensen, Rexhep Ismajli, Leonard Newmark, Papa Ema nuel Jordani, Irina Voronina,dhe Galja Bregibova), grup seminaristësh dhe profesorësh në ditët e SeminaritNdërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, paraqet një dëshmitjetër të dorës së parë në letërkëmbimin me Profesor Çabejn15.Komunikimi kulturo-arsimor i kësaj periudhe ndihmoi studiuesit shqiptarë jo vetëmnë aspektin shkencor, filozofik, arsimor, por mbi të gjitha krijoi njohje personalemidis studiuesve shqiptarë të Shqipërisë me trevat e tjera shqiptare. Ky komunikim,siç u theksua më lart, ishte nën mbikëqyrje të autoriteteve të të dy vendeve, pormegjithëkëtë ndihmoi në thellimin e ideve dhe ç’është më e rëndësishmja edhe ndikoinë ngjalljen e lëvizjeve patriotike të kohës. Po përmendim këtu ikonën e këtyrelëvizjeve, Adem Demaçin. Demonstratat e viti 1968 dhe veçanërisht ato të vitit 1981u shfrytëzuan nga autoritetet jugosllave që të ndërpresin komunikimin institucionalmes shqiptarëve, konkretisht në mes të intelektualëve të kësaj kohe. Pas këtyre vitevekemi një fazë tjetër politike në komunikimin ndër shqiptar, sidomos pas kërkesës sëshqiptarëve të Kosovës, në demonstratat e vitit 1981, për Kosovën republikë në kuadërtë Jugosllavisë, çështje e cila do të trajtohet në vijim të këtij punimi.Roli i Tiranës gjatë periudhës së ndryshimeve kushtetuese të Kosovës dhekërkesat e shqiptarëve të Kosovës për republikëSiç dihet pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova me kushtetutën e parë të RepublikësFederative Popullore të Jugosllavisë, miratuar më 31 janar 1946, u përcaktua si njësiautonome territoriale-administrative brenda Serbisë e quajtur: “Qarku Autonom iKosovës dhe Metohisë (QAKM)”. Ky bashkim i dhunshëm i Kosovës me Serbinë qevetëm maja e ajsbergut në kuptimin e padrejtësisë që u bëhej shqiptarëve të ndarënga Shqipëria londineze, për faktin se kompaktësisë gjeografike të Kosovës iushkëputën trevat etnike shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, në Mal të Zi, poredhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku shqiptarët ishin shumicë.Akti më i lartë juridik-kushtetues i QAKM-s ishte statuti, i cili duhej të ishte nëpajtim me Kushtetutën e RFPJ dhe atë të Serbisë. Pas aneksimit të Kosovës(Republikës së Serbisë) dhe pas sanksionimit të statutit të QAKM-s, shteti jugosllave vazhdoi politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve në çdo sferë të jetës. Në të gjithadokumentet kushtetuese federative dhe republikane, nga viti 1946 deri në vitin 1963,

15 Po aty

40

Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve

statusi i gjuhës shqipe, ashtu si statusi i autonomisë së Kosovës, erdhi duke u rrudhurdhe në këtë kontekst e gjithë jeta private, shoqërore e politike e shqiptarëve ishte vënënën kontrollin e plotë të UDB-së16, e cila kishte hapur rreth 120 mijë dosje për shqiptarët.Me kushtetutën e 7 prillit 1963, RFPJ shndërrohet në Republikë Socialiste Federativetë Jugosllavisë (neni 1), ndërkaq Kosova shpallet Krahinë Autonome (neni 111), ndërsashqiptarët nga nocioni “pakicë kombëtare” me këtë kushtetutë u definuan si “kombësi”.Kjo kushtetutë nuk kishte sjellë ndonjë ndryshim esencial në trajtimin e shqiptarëve,por megjithatë sinjalizonte ndryshime që mund të bëheshin në të ardhmen. Pasdorëheqjes së A. Rankoviçit nga të gjitha pozitat e tij në UDB dhe LKJ17, filloi njëfushatë e drejtuar nga J.B. Tito për të goditur Rankoviçin, ku një vend të veçantëkishin edhe shqiptarët. Pas këtyre veprimeve filloi t´u “buzëqeshë” koha edheshqiptarëve. Fillimisht Tito, u përkujdes që të fshinte nga kujtesa e popullit krimet etij dhe të Rankoviçit. Në diskutimet publike për “denoncimin” e veprimtarisë sëklanit rankoviçian ai u përpoq që ta thyente kompleksin e inferioritetit që u ishteimponuar shqiptarëve. Në këtë fazë filluan ndryshimet kushtetuese në Jugosllavi,gjithashtu u bënë ndryshime në propozimet kushtuese për plotësimin e statutit KA tëKosovës. Këto ndryshime u ndihmuan nga tre ngjarje të rëndësishme historike, tëcilat te shqiptarët ringjallën dinjitetin dhe krenarinë kombëtare:

• Konferenca Albanologjike e mbajtur në Tiranë (17 janar 1968) dhesimpoziumi shkencor mbajtur në Prishtinë (9-12 maj 1968), me rastin e 500-vjetorit të vdekjes se kryetrimit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku morënpjesë studiues shqiptarë e të huaj të fushave të historisë, të letërsisë, tëgjuhësisë, të folklorit dhe të etnografisë18.

• Konsulta e Njehsimit të Gjuhës Shqipe e mbajtur më 22-23 prill 1968 nëPrishtinë, në të cilën u konstatua se “si gjuhë letrare e shqiptarëve nëJugosllavi, njihej njëzëri gjuha letrare e shtetit amë (Shqipërisë)”19.

• Manifestimet e shumta, të mbajtura me rastin e 90-vjetorit (qershor 1968) tëLidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Alternativa e Republikës së Kosovës u shtrua edhe në një takim të delegacionit shqiptarqë pati me Titon dhe Kardelin më 22 në tetor 1968, mirëpo Titoja në mënyrëdiplomatike e kundërshtoi alternativën e republikës, duke deklaruar se “republikanuk është shkop magjik e as i vetmi faktor që mund t´i zgjidhë të gjitha problemet”.Ai konkludoi se “zgjidhja e statutit të Kosovës dhe sigurimi i të drejtave të plota tëkrahinës duhet të realizohet brenda kuadrit të RS të Serbisë”20.Viti 1968 njihet si vit i lëvizjeve studentore në Evropë. Universitetet më të njohura tëFrancës, të Gjermanisë dhe të Anglisë u përfshinë në valën e trazirave studentore të16 Shkurtesa për Shërbimin sekret të Serbisë.17 Lidhja Komuniste e Jugosllavisë.18 A.Lalaj: Kosova-rruga e gjatë drejt vetëvendosjes (1948-1981), Tiranë 2000, fq 283.19 Konkluzionet e konsultës gjuhësore të 22-23 prillit të vitit 1968, mbajtur në Prishtinë, “Përparimi”1968, nr.3-4, fq.325-326.20K.Rexha- “Fati i luleve” (Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla), Prishtinë 1993,fq.104./A.Lalaj: vepra e cituar, fq.334.

41

Msc. Faruk Geci

së “majtës së re”. Megjithatë ato nuk reflektuan aspak te lëvizja studentore shqiptaree Kosovës, për faktin se lëvizja studentore evropiane kishte karakter social, ishtelëvizje shoqërore dhe synonte një rend më të mirë shoqëror, ndërkaq lëvizja studentoree Kosovës kishte karakter kombëtar, karakter të rezistencës kundër një robërie tëegër shekullore. Në qershor 1968 shpërthyen demonstratat studentore edhe nëBeograd, të cilat, ndonëse u përpoqën të manifestonin jehonën e demonstratavestudentore të Evropës, u përshkuan me kërkesa ultranacionaliste e shoviniste. Nëkëto rrethana u planifikuan demonstratat studentore në Kosovë.Demonstratat e vitit 1968 patën një rol të madh në zhvillimet e mëvonshme politike.Ato e detyruan udhëheqjen jugosllave të rishqyrtojë statusin juridik të Kosovës dheme këtë rast u ndërmorën disa veprime konkrete. Në shkurt 1969 u miratua ligjikushtetues për Kosovën, i cili i hapi rrugën që të kishte kushtetutën e saj. Me anë tëligjeve emërtimi “Kosovë e Metohi” si krahinë e Serbisë, u ndërrua në “KrahinaSocialiste Autonome e Kosovës” (KSAK); po atë vit gjuha shqipe u sanksionua meligj si gjuhë e dytë zyrtare, krahas gjuhës serbo-kroate; u legalizua përdorimi i flamuritkombëtar; në nëntor 1969 Kuvendi i Kosovës shpalli ligjin për themelimin eUniversitetit të Kosovës, i cili do të hapej më 15 shkurt 1970.Pas debateve maratonike për ndryshimet kushtetuese (1967-1971), Kuvendi Federativi Jugosllavisë më 21 shkurt 1974 miratoi Kushtetutën e re të RSFJ-së, ndërsa një javëmë vonë (28 shkurt), Krahina Socialiste Autonome e Kosovës miratoi Kushtetutën eparë të saj, në të cilën Kosova njihej, njëkohësisht, si “pjesë integrale e Serbisë” dhe“element konstituiv i Federatës Jugosllave”21. Kjo kushtetutë nuk do të përmbushteasnjëherë vullnetin e popullit shqiptar, prandaj organizatat politike ilegale nuk e ndalënveprimtarinë e tyre atdhetare për asnjë moment, për të realizuar synimin dhe aspiratënmadhore - vetëvendosjen dhe bashkimin kombëtar. Periudha e vitit 1981 shënoi njëfazë tjetër të zhvillimeve në Kosovë kundër pushtetit serb, gjithashtu solli dhe njëndryshim të rolit të Tiranës zyrtare në çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.Demonstratat shpërthyen në qendrën e studentëve në Prishtinë. Si pretekst, kishinpakënaqësitë sociale të studentëve me kushtet e ushqimit dhe të banimit. Më 26 marsdhe 1 prill 1981 studentët nga Qendra e Studentëve u drejtuan rrugëve dhe shesheve tëkryeqytetit të Kosovës, ndërsa po atë ditë në Prishtinë mbërriti e ashtuquajtura Stafetae Rinisë. Demonstruesve studentë iu bashkëngjitën edhe turma të mëdha të nxënësve,rinisë, punëtorëve dhe të fshatarëve. Kërkesë e studentëve ishte krijimi i kushteve mëtë mira në mensë dhe në konvikte, por më vonë kërkesat e tyre u ndryshuan dhe morënkarakter politik. Ndër parullat e shumta u dëgjuan edhe: Rroftë klasa punëtore – poshtëborgjezia! Unitet! Kush s’bashkohet është tradhtar! Rroftë populli shqiptar! Bashkimi të gjitha viseve shqiptare! Jemi shqiptarë e jo jugosllavë! Njëra prej kërkesave, që ubrohorit më shumë dhe vazhdoi të mbizotëronte në të gjitha demonstratat e mëtejshmeishte: “Kosova Republikë!”22

Regjimi i egërsuar i Jugosllavisë shtypi demonstratat me polici dhe ushtri, duke ushtruarkontroll të hekurt në rrugë e sheshe. Në këto demonstrata që u zhvilluan në të gjitha

21Mr.E.Çeku: Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, Prishtinë 2003, fq.170.22 Gazeta javore ZERI, dosja e hapur, prill 2001, Agim Zogaj, Bexhet Haliti, fq.19

42

Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve

pjesët e Kosovës pati “ 40 veta të vrarë afër 1000 të plagosur dhe mijëra të burgosur”23.Ndër të rrallët intelektualë që doli guximshëm në mbështetje të demonstruesve dherinisë studentore, ishte Ukshin Hoti, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe magjistëri shkencave politike, ish-udhëheqës i lartë i Kosovës para vitit 1981. Për shkak tëqëndrimit të tij të palëkundur në përkrahje të demonstratave të vitit 1981, profesoriUkshin Hoti u burgos disa herë nga pushtuesi serb. Udhëheqja Komuniste e Kosovësdhe e Jugosllavisë, për ngjarjet e pranverës së vitit 1981, u mundua të gjente edhefajtorin kryesor. Për këtë, ata akuzonin shtetin shqiptar dhe udhëheqësin e tij, EnverHoxhën. Fadil Hoxha në njërën nga mbledhjet e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë tëmbajtur në Prishtinë, lidhur me shkaqet e demonstratave të vitit 1981, thotë se buriminspirimi i nacionalistëve të Kosovës janë fjalimet Enver Hoxhës24.Shtypi i Shqipërisë, në vitin 1981, publikoi shumë artikuj lidhur me demonstratat epranverës së vitit 1981 që ndodhën në Prishtinë dhe qytetet e tjera, ku jetonin shqiptarëtnë Jugosllavi. Më 8 prill, gazeta “ Zëri i Popullit” në shkrimin me titull “Pse u përdordhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë” njoftoi opinionin shqiptarlidhur me trajtimin në mënyrë armiqësore dhe brutale të demonstratave dhe kërkesavetë drejta të popullit shqiptar të Kosovës25. Pavarësisht nga problemet e brendshme qëkishte Shqipëria, shqiptarët në Jugosllavi e ndjenin dhe e shikonin se, në fund tëfundit, e vetmja mbrojtje dhe mbështetje për ta, vinte prej saj.Tirana zyrtare doli hapur në mbështetje të demonstruesve shqiptarë dhe kritikoiJugosllavinë, lidhur me politikën nacionale që po ndiqte ndaj shqiptarëve nëJugosllavi.26 Demonstruesit shqiptarë të Kosovës, i dhanë një ndihmë të madheShqipërisë, duke e shtrënguar UDB-në jugosllave të digjte kartën e “Shpresës sëmadhe” dhe të fundit për të përmbysur udhëheqjen e Shqipërisë, e cila ishte halë nësy për udhëheqjen titiste”27. Ngjarjet e vitit 1981 shënuan një pikë kthese në qëndrimine Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, duke i futur përpjekjet e saj në shtratin eduhur të interesave kombëtare.Era e re e ndryshimeve dhe rënia e komunizmitShekulli XX mbaroi me rënien e Murit të Berlinit dhe me rënien e komunizmit nëvendet e Evropës Lindore. 10 vjet më parë (1979-1980) filloi “tërmeti” me ardhjennë pushtet të Margaret Theçerit dhe Ronald Reganit. Ata ishin forca e ndryshimit,ose ndryshe nga ajo që Karl Marksi e quante “forca revolucionare e kapitalizmit”.Mësimi që dhanë ata të dy së bashku u dëgjua në gjithë botën. Regani e fitoi Luftëne Ftohtë duke e nxitur garën e armatimeve dhe e gjunjëzoi Bashkimin Sovjetik dukee detyruar të fillonte reformat. Përkrahja e tij më e madhe në bllokun perëndimorishte zonja e hekurt, Margaret Theçer. Revolucionet e vitit 1989, disa paqësore edisa të dhunshme, disa të organizuara nga populli, disa nga vetë lidershipi i PartisëKomuniste, hoqën mënjanë diktatorët evropianë të Luftës së Ftohtë, duke i hapur

23 Frankfurter Algemeine Zeitung, 27 prill 1981.24Gazeta “Kosova Sot” fejtoni çfarë tha udhëheqja Kosovare për dem.1981, e hënë 15 mars 2007, fq. 8.25 Gazeta “Zëri i Popullit” 8 prill 1981, Tiranë.26 Gazeta austriake “Kleine Zeitung” 11 prill 1981, f.3.27 Enver Hoxha, Titistët-Kombinati Poligrafik, 1992, Tiranë, f. 578.

43

Msc. Faruk Geci

rrugën demokracisë dhe reformave të tregut të lirë gjatë viteve ’90.Era e re e ndryshimeve të viteve ‘90 i gjeti shqiptarët në zhvillime të ndryshme, tëcilat rrodhën në kahe të kundërta: shqiptarët në Shqipëri kërkonin lirinë nga diktaturakomuniste, ndërkaq shqiptarët në Kosovë, lirinë nga okupimi serb duke kërkuarfillimisht, statusin e republikës për Kosovën, e më vonë pavarësinë. Udhëheqja eperiudhës së komunizmit nuk arriti të dilte mbi interesat e ideologjisë, por edhe tëpushtetit për të sunduar mbi popullin e vet. Ndikimi i madh i PK të BRSS dhe tëJugosllavisë mbi lidershipin si në Shqipëri dhe në Kosovë bëri të mundur largimin eidesë së bashkimit të tokave shqiptare për gjysmëshekulli, por kërkesa se Kosova ipërket Shqipërisë dhe shpresat që një ditë do të hapen kufijtë dhe shqiptarët do jetojnëtë lirë e të bashkuar në një shtet të vetëm, nuk u shuan asnjëherë.Rënia e Murit të Berlinit dërgoi sinjale të ngjashme në pjesën tjetër të bllokut lindor,duke nxitur rënien e regjimeve komuniste, një nga një, sikurse dominotë. Regjimikomunist në Shqipëri njihej në bllokun lindor, por edhe më gjerë në Evropë si regjimimë i egër. Ashpërsia e këtij regjimi është përjetuar nga vetë shqiptarët si regjimi imbylljes totale, i humbjes së çfarëdo kontakti me botën dhe, ç’është më e keqja,edhe i ndërprerjes së komunikimeve ndërshqiptare.Rënia e komunizmit në gjithë bllokun lindor në mënyrë të pandalshme kishtepërshkruar çdo shtet të Ballkanit dhe i fundi që ishte në listë mbeti Shqipëria, regjimikomunist i së cilës kishte shtrirë rrënjët dhe frikën në të gjitha shtresat e shoqërisë,në të gjitha fushat e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike. Në këtë linjë, si në çdovend tjetër, ishin studentët ata të cilët ngritën zërin në demonstrata që tashmë vendettjera komuniste, pothuajse, i kishin kaluar, për të rrëzuar regjimin e fundit komunistnë Ballkan dhe në Evropë.Për ironi në anën tjetër të kufirit, shqiptarët e Kosovës ishin ngritur në demonstrata,greva dhe manifestime të ndryshme kundër një regjimi që kishte lëshuar rrënjët për50 vite në trevat shqiptare. Kërkesat e tyre, që vazhdonin për dy dekada, u intensifikuanedhe më shumë me rënien e sistemit komunist në Evropën Lindore. Ata shtruankërkesën për Kosovën republikë dhe trajtimin e saj si çdo republikë në Jugosllavi.Këto kërkesa u shtypën me dhunën brutale të policisë dhe ushtrisë jugosllave.Vitet ’90 shënuan rënien e komunizmit në Shqipëri, e cila u shoqërua me krijimin e njërealiteti të ri: u mbajtën zgjedhjet e para të lira dhe u krijua qeveria e parë demokratikeme synimin e integrimit dhe orientimit perëndimor. Në anën tjetër, filloi shpërbërja eJugosllavisë, proces ky që u zhvillua në mënyrë shumë të dhunshme e të përgjakshme.Ndryshimet që kishin filluar në fundshekullin XX hapën dritën jeshile për shqiptarëtqë të bashkërendonin (megjithëse në këtë aspekt pati shumë vështirësi) hapat e tyredhe të bënin realitet atë çfarë u ishte mohuar për një shekull.Bibliografia:

• Ajvazi, Shemsi.- “Gjeopolitika”, Prishtine 2009.• Albright, Madeleine. “Zonja Sekretare”, Dudaj, Tiranë, 2004.• Ana, Lala.- “Kosova-rruga e gjatë drejt vetëvendosjes”, Tiranë, 2000.• Bajrami, Hakif.- “Kosova njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë 2001.• Blagoje, General Grahovac.- Geopolitics and the Balkans, Ljubljana, 2011.

44

Tirana, kryeqyteti i gjeopolitikës së shqiptarëve

• Bugajski, Janusz. “Ngritja e Kosovës”, 2006.• Buxhovi, Jusuf. Historia e Kosovës: Vëllimi III. Nga konferenca e Londrës deri te

protektorati ndërkombëtar, Prishtinë, 2012.• Clark, Wesly. “Të bësh luftë moderne” Prishtinë, 2003.• Çeku,mr.E. “Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, Prishtinë, 2003.• Daaler, H. Ivo. “The United States, Europe, and the Balkans”, The Brookings

Institution, 2000.• Danaj, Koço. “Platforma e Shqipërisë Natyrale” Albao, 2009.• Edjus, Filip. 2012. “Towards the western Balkans Security Community, 2012.• Glenny, Misha. “Historia e Ballkanit 1804-1999: nacionalizmi, luftrat dhe Fuqitë e Mëdha.• Hoti, Ukshin. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare” 1992.• Ismail Kadare, Çlirimi i Serbisë prej Kosove.• Jazbec, Milan. “Security and diplomaci in the western Balkans: The Experience of a

Small State and Its Diplomats”, 2007. Judah, Tim.- “Kosova: Lufta dhe Hakmarrja”:Kosova: Cka duhet të sjellë secili, 2008.

• Kadare, Ismail.“Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, Onufri, 2005. Kadare,Ismail.“Identiteti evropian i shqiptarëve, Onufri, 2006.

• Keka, Gjon. “Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare, Botart, 2009.• Keka, Gjon.“Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri”, Botart 2010.• Krasniqi, Jakup.“Kosova në kontekst historik”, Buzuku, Prishtinë, 2010. Krasniqi,

Jakup. “Pranvera e Lirisë 81”, Buzuku, Prishtinë, 2010.• Kresovic, Tomislav.“Geo-politics of the Albanian separatist”.• Lleshi, dr. Abaz. “Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektiva e sigurisë në rajon, GEER

2009.• Malcom, Noel,“Kosovo: A Short History”, London, 1998.• Molte- Braun, Conrad.“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Plejada, 2011.• Nura, Artur.“Geopolitics on Albanian Territories of Balkans. Papern, Chaillot.- Is

there an Albanian question?, 2008.• Pettifer, James, & Vikers, Miranda.“Bota shqiptare”, Libri, 2007 Pettifer, Jones,

Vickers, Miranda. “Çështja Shqiptare- Riformësimi i Ballkanit, 2007.• Rama, Bashkim, “Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë, 2009.• Stessinger. G. John. “Përse kombet shkojnë në luftë”, Instituti i Studimeve

Ndërkombëtare, Tiranë 2007.• Shala, Xhavit, “Ballkani gjeopolitika dhe siguria”.• Qosja, Rexhep, Strategjia e Bashkimit Kombëtar, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010.• Vukotiæ,Veselin.- “Internal Globalization of western Balkan”.• Wherel, Steven.- “Kosovo: Current Issues and U.S. Policy, 2012.• Wal de, Clarisa.- “Shqipëria pas rënies së komunizmit, AIIS 2009.• Akademia e Shkencave Shqipërisë 2009. Historia e Popullit Shqiptar: Vëllimi IV.

Shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939 -1990).• A translation by Fred Scrooby of an article by Prof Robert Steuckers. Serbia, Albania

and the geopolitics of Europe’s south-eastern border:Reflections on Kosovo’sUnilateral Declaration of Independence.

• Gallup Balkan Monitor 2009 Summary of findings. Insights and Perceptions: Voicesof the Balkans.

• “Justiniani” nr.1, dhjetor, 2001.The change of Economic structure of Balkancountries. A condition for Integration in Europen Union: - the example of Serbia.

• Revista shkencore e Institutit të Sociologjisë të Studimeve postdiplpmike, Vëll. 9,nr. 1, 2006.

45

Msc. Faruk Geci

Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca për Sigurimin KombëtarDiskutim – Debat për terminologjinë ushtarake e më gjerë

Bujar Abedinaj,Doktorant pranë Akademisë së FA

“Urtësia fillon me përkufizimin e termave.”Sokrati1

Trajtesë e shkurtuar. Shtysa për realizimin e këtij punimi lindi nga hapi cilësor ipranimit në fjalorin e shqipes të dy fjalëve të reja nga anglishtja, “inteligjencë” dhe“kundërinteligjencë”, përmes ligjit “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”.Në punim vlerësohet se hapi i hedhur është i rëndësishëm jo vetëm për Agjencinë eInteligjencës së Mbrojtjes, por edhe për shërbimet e tjera të inteligjencës së shtetitshqiptar. Përmes këtyre dy koncepteve, nuk janë huazuar thjeshtë vetëm dy fjalë tëreja, por edhe gjithë praktika dhe njohuritë mbi të cilat ato qëndrojnë dhe janëmaterializuar, përderisa reflektojnë standardet perëndimore të fushës.Përfshirja e dy fjalëve të reja në terminologjinë e shqipes imponon sqarimin ediferencave me konceptet e vjetra “zbulim” dhe “kundërzbulim”, sikurse janë nëligjin “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, por edhe në Fjalorin zyrtar të Shqipessë Sotme.2 Më tej, për të theksuar e qartësuar më mirë sfondin ku vepron“inteligjenca” dhe “kundërinteligjenca”, trajtohen shkurtimisht edhe disa elementënë konceptet “siguri kombëtare”, “siguri e jashtme” dhe “siguri e brendshme”, nëraport me “inteligjencën për Sigurinë” në përgjithësi dhe “inteligjencën për siguriminkombëtar” në veçanti, etj.Nga përfundimet, midis të tjerash, inkurajohet përfshirja e kësaj fryme të re edhe nëshërbimet e tjera të inteligjencës, së bashku me idenë e një Akademie Kombëtare tëInteligjencës, brenda kuadrit ligjor të arsimit të lartë shtetëror në Republikën eShqipërisë, ku të përgatitet kuadri elitë jo vetëm për Shërbimet e inteligjencës (përveçqendrave trajnuese e specializuese pranë tyre), por edhe ekspertë të tjerë në fushat e

1 Cituar sipas “Terms & Definitions of Interest for DoD Counterintelligence Professionals”, 2011.2 Këtu kihen parasysh dy botimet e Akademisë së Shkencave, përkatësisht “Fjalori i Gjuhës së SotmeShqipe”, botim i vitit 1980 në shtypshkronjën “Mihal Duri”, dhe “Fjalori i Shqipes së Sotme’, botimi vitit 2002, nga TOENA.

46

Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca për Sigurimin Kombëtar

inteligjencës, që mbështesin vendimmarrjen dhe politikëbërjen në institucionetkryesore të shtetit. “Inteligjenca” në kontekstin e veprimtarisë së Shërbimeve Sekrete dhepërqasja në shqipSipas shumë burimeve serioze në gjuhën angleze, ka disa elementë që i japin formëkuptimit specifik të inteligjencës, në kontekstin e veprimtarisë së shërbimeve sekrete.Për shembull, ndryshe nga informacioni, inteligjenca dallohet, midis të tjerash, sinjë produkt i prodhuar nga analiza e informacionit, me qëllim dhe aftësi (cilësi) përtë mbështetur dhe çuar përpara vendimmarrjen dhe politikëbërjen.Ndërsa sipas përkufizimit të fjalës “zbulim” në fjalorin e shqipes së sotme, kjo fjalëka të bëjë me gjetjen e diçkaje të re, që del në dritë për herë të parë, apo me mbledhjene të dhënave në mënyrë të fshehtë, ose edhe lidhur me organin e posaçëm që i mbledhkëto të dhëna mbi shtetet kundërshtare (organi i zbulimit të jashtëm).Pra, zbulimi në shqip diferencon vetëm të dhënat e reja ose të dhënat e fshehta nga tëdhënat e tjera që njihen. Por nuk diferencon të dhënat “e mira” nga të dhënat “ekëqija”,3 apo të dhënat e vlefshme nga të dhënat e pavlefshme, (që, si të tilla, mundtë jenë vetëm në funksion të një qëllimi të caktuar), sikurse vepron inteligjenca. Përmë tepër, qëllimi maksimal i zbulimit, apo i mbledhjes së të dhënave, nuk shkonpërtej studimit. Ndërsa qëllimi maksimal i “informacionit” nuk shkon përtej “marrjes”dhe “dhënies” së këtij informacioni.Konceptet “zbulim” dhe “informacion” në fjalorin e shqipes paraqiten si qëllime nëvetvete (maksimumi për të mbledhur, studiuar ose përcjellë të dhëna), por nuk kanëfuqinë shtytëse që zotëron fjala inteligjencë. Në këtë kontekst, mendoj se ne endekemi nevojë të evoluojmë në të menduarit shqip, për ta kuptuar qartësisht se sirealizohet ky proces: çfarë informacioni – për cilin veprim.Kjo lloj prapambetjeje në mënyrën e të menduarit mund të jetë edhe njëri nga shkaqetnë trajektoren e gabuar të mendësisë gjatë sistemit komunist. Sepse nga “zbulimi”total (në kuptimin shqip të kësaj fjale) i çfarëdolloj gjëje “të re” apo “të fshehtë”, mundtë prodhoheshin vendime ose politika të atilla ku nuk mbështet informacioni qëllimin(sado i mirë ky qëllim), por qëllimi informacionin (sado i keq ky informacion).Ndaj, pranimi i fjalës së huaj “inteligjencë” në kontekstin e gjuhës shqipe, përmesligjit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, mendoj se është një kontribut i çmuarjo vetëm në aspektin gjuhësor, por krijon premisat për një rikonceptim cilësor edhenë veprimtarinë e agjencive të tjera të inteligjencës në vend. Tash e tutje, kyrikonceptim nuk mund të jetë tjetër, veçse Perëndimor. “Inteligjenca” në kontekstin e teorisë kibernetikeStan Taylor4 mbron pikëpamjen se “një teori e përgjithshme inteligjence mund të3 Shih Taylor, Stan A. në “Definitions and theories of counterintelligence”, lidhur me origjinën e fjalës“inteligjencë”, f. 1-2.4 Profesor emeritus i shkencave politike në Brigham Young University dhe themelues i Qendrës DavidM. Kennedy për Studime Ndërkombëtare pranë këtij universiteti, që shkruan shpesh mbi inteligjencën,sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme amerikane.

47

Bujar Abedinaj

burojë nga Kibernetika...”5 Bazuar te kjo teori, Taylor thekson se procesi i inteligjencësnuk është gjithë rrjedha e informacionit por “veçse një pjesë e rrjedhës sëinformacionit, që vepron më pas si prapa-veprim për të maksimalizuar efikasitetin enjë shteti në përmbushjen e qëllimeve të politikës së tij të jashtme.”6

Me fjalë të tjera, nuk mund të kemi inteligjencë pa përcaktuar më parë (në mënyrëracionale) nevojat për masën dhe llojin e informacionit të veçantë që duhet për marrjene “vendimeve të shëndosha”, që çojnë përpara “politikat shtetërore”. Proceset qënevojiten për sigurimin e këtij lloj informacioni, së bashku me strukturat që përfshihennë këto procese renditen në plan të dytë apo të tretë si pjesë e inteligjencës, por nukjanë pjesa më e rëndësishme e saj, sepse koncepti i inteligjencës po vazhdon tëevoluojë duke u zhvendosur (dhe shkëputur) gradualisht nga strukturat që veprojnëdrejt produktit që realizojnë, pra nga strukturat - te lloji i veçantë i informacionit, oseinteligjenca.Në këtë kontekst, kuptimi në vitet 1980-të i “Intelligence” si “Zbulim” dhe i“Counterintelligence” si “Kundërzbulim”, mund të vlerësohet i saktë, për sa kohëqë strukturat kanë dominuar mbi produktin (informativ). Por me evoluimin e konceptitintelligence dhe të proceseve që e kanë, realizuar atë kanë evoluar edhe vetë strukturatqë janë përfshirë në këto procese. Në vend të ish-strukturave të “Zbulimit” dhe të“Kundërzbulimit”, aktualisht kemi strukturat e “Inteligjencës së jashtme” (foreignintelligence) dhe të “Inteligjencës së brendshme” (domestic intelligence), apo edhetë “Inteligjencës së Mbrojtjes” (defense intelligence), etj. Nëse me ndarjet tradicionaleagjencia e zbulimit shihej si diçka krejt e ndryshme nga agjencia e kundërzbulimit,me ndarjen e re ato kanë më mirë të kristalizuar një element thelbësor të përbashkët,veprimtarinë e inteligjencës, ndërsa dallojnë vetëm nga hapësira se ku duhet tambledhin informacionin e domosdoshëm për prodhimin e kësaj inteligjence.Të dy krahët kanë lëshuar terren duke u afruar më tepër me njëri-tjetrin dhe duke ubërë më pasiv ndaj formave radikale të grumbullimit, por më racional rreth llojit tëinformacionit që duhet të sigurojnë dhe prodhimit e shpërndarjes së inteligjencës,për vendimmarrjet që duhen mbështetur. Pra emërtimi nga ligjvënësi i ish-SHIU-t siAgjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM), në fakt është vendosja e një “tulle”saktësisht në vendin e vet. Ndërsa përkufizimet e inteligjencës dhe kundër-inteligjencës në ligjin për AIM mendoj se mund ta ndihmojnë edhe SHISH-in sireferencë e vlefshme ligjore për konceptet zbulim dhe kundërzbulim, të përmenduranë ligjin e vet organik.Agjencitë e inteligjencës dhe veprimtaritë e inteligjencësKur duam të bëjmë ose kuptojmë lidhjen mes inteligjencës kundërshtare me strukturate saj përgjegjëse, shpesh konstatohet që struktura të tilla perceptohen vetëm si agjencishtetërore, ndonjëherë edhe të stërmëdha, ose së paku nënkuptohet se pas njësive aentiteteve më të vogla të inteligjencës kundërshtare duhet të qëndrojnë me patjetëredhe strukturat zyrtare përgjegjëse.

5 Taylor, Stan A. Roli i shërbimeve të inteligjencës në sigurinë kombëtare. Në: Studime bashkëkohoretë sigurisë. Alan Collins. Botim i UET Press, 2009. ISBN: 978-99956-39-14-3, f. 314.6 Po aty, f. 315.

48

Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca për Sigurimin Kombëtar

Në fakt, nga konsultimi i fjalorëve të ndryshëm të fushës,7 me inteligjencëkundërshtare, qoftë kjo ‘inteligjencë e jashtme’, ‘inteligjencë e brendshme’, apo‘inteligjencë e mbrojtjes’, etj., nuk kuptohen posaçërisht vetëm agjencitë zyrtare tëkundërshtarit, por edhe veprimtaritë që kanë një natyrë të tillë, pavarësisht ngastrukturat që mund ta kryejnë. (Madje, sa herë që këto cilësime jepen në fjalor papasur përpara fjalën ‘Agjenci’ -qendra e gravitetit kalon te koncepti i “Veprimtarisë”,dhe në funksion të saj renditen më tej edhe strukturat e tjera (veç ose krahas‘Agjencisë’) që mund ta mbartin këtë veprimtari.)Konkretisht, sipas këtyre fjalorëve, me veprimtari inteligjence mund të merren edhefuqi, entitete, organizata, grupe, celula, ose persona të veçantë, (të sferës publike,private, apo shtetërore), që megjithëse mund të mos kenë asnjë lidhje me agjencitëzyrtare të inteligjencës kundërshtare, shpesh ato kryejnë të njëjtën punë-sigurojnëinformacionin e duhur dhe ndikojnë në vendimmarrjet tona sipas interesit të vet,pavarësisht nga kërcënimi, apo rreziku që mund t’i vijë sigurisë së vendit tonë.Ky është një problem (dhe rrezik i madh) që duhet marrë seriozisht, sepse qendra egravitetit në veprimtarinë e inteligjencës nuk ka të bëjë thjesht me strukturën që e mbart,por kryesisht me llojin e veprimtarisë që kryhet (mbledhja dhe zotërimi i informacionit tëduhur) si dhe ushtrimi i ndikimit apo influencës (përmes këtij informacioni) nëvendimmarrjet e caktuara. Në shoqërinë e sotme që dominohet nga ndërvarësitë e rrjetevekomplekse sociale dhe/ose shtetërore, secili mund të ketë një rol për të luajtur-si fuqi, sientitet, si organizatë, si grup, si celulë apo si person, ku secili prej tyre mund të jetë njënyje, një lidhje, por diku dhe dikur edhe qendër graviteti.8 Jo gjithçka mund të jetë eplanifikuar, por ka shumë gjëra që mund të parashikohen dhe korrigjohen.Në momentet e para, puna e agjencive të inteligjencës nuk fokusohet te personat, grupetapo organizatat, por te lidhja midis dy nyjave (ku nyja mund të jete person, grup,organizatë, etj.), pastaj te disa lidhje mes një sistemi nyjash dhe më tej te lidhjet midisdisa sistemeve, derisa krijohet një sistem i këtyre sistemeve. Me plotësimin e këtijmozaiku, analiza rivlerëson informacionin, nxjerr nga sistemi njohuritë e reja qëpërfitohen dhe përcakton qendrat e gravitetit. Këto qendra graviteti janë objektetinformative të inteligjencës, ndërsa lidhjet dhe nyjat nuk janë gjë tjetër veçse subjekte,aktiviteti i të cilëve observohet (më saktë-përcillet, shoqërohet), por nuk cenohet.Inteligjenca lidhur me sigurimin kombëtar dhe me llojet e tjera të sigurisëSipas Lowenthal, “fjala inteligjencë i referohet më së shumti çështjeve lidhur mesigurimin kombëtar - pra mbrojtjes dhe politikave të jashtme dhe aspekteve të caktuaratë sigurisë së vendit dhe të brendshme...”9 Dhe më tej, “Politikëbërësit dhe zyrtarët e

7 Për shembull, shih “Terms & Definitions of Interest for DoD Counterintelligence Professionals”,2011; ose “Department of Defense Dictionary of Military and Associated Terms”, 2012; ose “Wordsof intelligence” të Jan Goldman, 2007, etj., lidhur me nocionet ‘foreign intelligence’ dhe ‘domesticintelligence.8 Allen, Charles D., and Cunningham, Glenn K. Systems thinking in campaign design. In: Theory ofwar and strategy. Vol. I, 4th edition, July 2010. ISBN 1-58487-450-3… p.260.9 Lowenthal, M. Mark, “Intelligence: From Secrets to Policy”; SAGE Publications / CQ Press, 5thedition, 2012, USA. ISBN 978-1-60871-675-3, f. 4-5.

49

Bujar Abedinaj

inteligjencës ...duhet të konsiderojnë veprimtaritë e inteligjencës të fokusuara nëkërcënimet ndaj sigurisë së brendshme si subversioni, spiunazhi dhe terrorizmi.Ndryshe nga kërcënimet e brendshme të sigurisë, inteligjenca e brendshme (domesticintelligence), të paktën në SHBA dhe demokracitë e afërta me të, janë trajtuar si njëçështje e zbatimit të ligjit... Megjithatë, kjo lidhje mes inteligjencës së brendshmedhe zbatimit të ligjit diferencon praktikën e inteligjencës së demokracive perëndimorenga ato në shtetet totalitare.”10

Me fjalë të tjera, kërcënimet lidhur me sigurimin kombëtar përfshijnë vetëm njëpjesë të inteligjencës lidhur me sigurinë e brendshme, ndërsa siguria e brendshmembulohet nga një spektër i gjerë agjencish. Për shembull, në inteligjencën e sigurisësë brendshme në rastin kanadez përfshihen disa lloje inteligjencash, si kundër-inteligjenca, inteligjenca për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, inteligjencafinanciare, inteligjenca e zbatimit të ligjit, inteligjenca mbi kërcënimet transnacionalesi dhe inteligjenca e sigurisë në transport.11

Ligji kanadez mbi kërcënimet ndaj sigurisë së vendit, gjithashtu është një shembulli mirë për të treguar se çfarë mund të përfshijë inteligjenca lidhur me siguriminkombëtar në kontekstin e brendshëm të një vendi demokratik. Në mënyrë tëpërmbledhur, ato kanë të bëjnë me: a) spiunazhin dhe sabotimin; b) veprimtaritë einfluencave të huaja; c) aktet e dhunshme kundër personave dhe pasurisë, që ndjekinsynime politike, fetare ose ideologjike, si dhe d) aktet e paligjshme të maskuara përtë minuar rendin kushtetues, “por pa përfshirë mbrojtjen e ligjshme, protestat dhepakënaqësitë (disidencën), përveç rasteve kur lidhen me spiunazhin dhe sabotimin.”12

Një këndvështrim tjetër për të diferencuar inteligjencën e sigurisë kombëtare nëaspektin e brendshëm, në raport me inteligjencën e sigurisë së brendshme në tërësi,është edhe ai që inteligjencën për sigurinë kombëtare në aspektin e brendshëm eidentifikon me kundërinteligjencën. (Besoj se ky është edhe rasti i parashikuar nëligjin për SHISH). Sipas një publikimi të Qendrës së Gjenevës për KontrollinDemokratik në Forcat e Armatosura, “Kundërinteligjenca është përpjekja kombëtarepër të parandaluar shërbimet e huaja të inteligjencës, lëvizjet dhe grupet politike tëkontrolluara nga jashtë, shpesh të mbështetura nga shërbimet e inteligjencës, ngainfiltrimi në institucionet e shtetit, në postet në forcat e armatosura dhe departamentetcivile, nga brenda dhe nga jashtë, në mënyrë që të përfshihen në spiunazh, subversion,sabotim, ose terrorizëm.”13

Pra, të tria pikëpamjet e shpalosura më sipër, në rastin Amerikan, Kanadez apoEvropian, sa i takon vendit që zë inteligjenca e sigurisë kombëtare në aspektin ebrendshëm, lidhen pak a shumë me të njëjtat fjalë kyçe: spiunazh, sabotim, terrorizëmdhe subversion. Por në legjislacionin shqiptar nuk ka dispozita penale të drejtpërdrejtaas për sabotim dhe as për subversionin, madje as për diversionin e tradhtinë.

10 Po aty, f. 6.11 Cox, Jim. Intelligence: Definitions, Concepts and Governance. 21 December 2009. P.14.12 Po aty, f. 14.13 Counterintelligence and civilian police forces. Fact sheet for the meeting of the PFP Consortiumsecurity sector reform working group. DCAF, Stockholm, 25-26 March 2004. f. 1.

50

Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca për Sigurimin Kombëtar

(Megjithëse këto fjalë gjejnë pasqyrim në Fjalorin zyrtar të Shqipes së Sotme dhepërkufizimi i tyre është kuptimplotë).Për t’i dhënë zgjidhje këtij lloj vakuumi ligjor në kontekstin shqiptar, (përveç përca-ktimeve në ligjin e SHISH lidhur me kundërzbulimin-që mund t’i përfshijë disa ngatermat, të paktën pjesërisht), mendoj se në kuadrin e inteligjencës mund të përshtatetmodeli Amerikan i Letrës së kërcënimeve ndaj Sigurimit Kombëtar.”14

Sipas Lowenthal, kjo Letër (listë) është e tipit të thirrjeve administrative, pra që nukkërkojnë një vendim gjyqësor. Më së shumti, janë përdorur nga FBI, por edhe nga CIA.Në 2004-ën FBI ka propozuar zgjerimin e kësaj liste ku të kishte akses edhe për kërcënimete kundërspiunazhit, duke përfshirë korporatat dhe organizatat e krimit të organizuarndërkombëtar si dhe qeveritë e huaja.15 Kjo letër iu kërkon marrësve të mbledhin dhefurnizojnë informacione lidhur me çështjet e listuara aty, me klauzolën se marrësi i letrësmund të mos e zbulojë përmbajtjen e saj ose edhe faktin e ekzistencës së saj.16

Lowenthal shpjegon edhe problemet e shfaqura nga aplikimi i kësaj letre, që duhenmbajtur parasysh.17 Por mungesa e një listimi të tillë të problemeve lidhur me siguriminkombëtar, mendoj se le shumë më tepër hapësirë për devijim. Ndaj, për të shmangurproblemet që mund të shfaqen në të dy kahet, një listë e tillë në kontekstin shqiptarmundet të propozohet nga drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe të miratohet ngaProkurori i Përgjithshëm.KundërinteligjencaSipas Thomas Powers, kundërinteligjenca është për inteligjencën si epistemologjiapër filozofinë, sepse të dyja i përgjigjen pyetjes themelore se si ne i njohim gjërat.18

Pra, nëse inteligjenca ka të bëjë me identifikimin dhe grumbullimin e informacionitsipas kërkesave dhe nevojave të vendimmarrjes, kundërinteligjenca, në radhë të parë,ka të bëjë me mbrojtjen e sigurisë së inteligjencës, domethënë, nëse burimet einformacionit janë të besueshme, nëse informacioni i mbledhur është i saktë, nësepërfundimet e analizës nuk janë të devijuara ose manipuluara, nëse është ruajtursekreti i burimeve, nevojave dhe metodave të grumbullimit dhe nëse është manipuluarnë ndonjë hallkë sistemi i vendimmarrjes.Funksionet e kundërinteligjencësFunksionet e kundërinteligjencës nga pikëpamja e llojit të veprimtarisë.Tradicionalisht, funksionet e kundërinteligjencës janë përcaktuar nga pikëpamja ellojit të veprimtarisë, duke përfshirë: a) investigimet, b) operacionet, c) grumbullimin,d) analizën & prodhimin, e) shërbimet funksionale.19

14 National Security Letter (NSLs).15 Lowenthal, M. Mark, “Intelligence: From Secrets to Policy”; SAGE Publications / CQ Press, 5thedition, 2012, USA. ISBN 978-1-60871-675-3, f. 174.16 Po aty, f. 176.17 Po aty, f. 176-177.18 Thomas Powers, The Man Who Kept the Secrets: Richard Helms and the CIA (New York: Knopf,1979), cited in Charles E. Lathrop, The Literary Spy (New Haven: Yale University Press, 2004), 54.19 Mark L. Reagan, COL USA (Ret), Counterintelligence: Introduction to U.S. Counterintelligence.“CI 101 – A Primer”, 1 July 2005.

51

Bujar Abedinaj

Midis tyre, investigimet kanë të bëjnë me grumbullimin sistematik të informacionitlidhur me një person apo grup, që është ose mund të jetë i përfshirë në spiunazh oseveprimtari të tjera të fshehta të inteligjencës, sabotim ose veprimtari të terrorizmitndërkombëtar, të ndërmarra për, ose në interes të një fuqie të huaj, organizate osepersoni. Ndërsa operacionet kanë të bëjnë me veprimet e ndërmarra për “…tëzhvlerësuar, çrregulluar, mashtruar, shkatërruar,20 vëzhguar, ose kontrolluaroperacionet e grumbullimit të fshehtë të fuqive ose agjencive të huaja.’Operacionet e kundërinteligjencës përfshijnë kthimin e agjentëve të kundërshtaritnë agjentë të dyfishtë, që ruajnë besnikërinë me shërbimin tonë; rekrutimin e agjentëveme akses brenda radhëve të kundërshtarit; depërtimin e agjenturës sonë në radhët ekundërshtarit; improvizimin e një spiuni të supozuar21 në radhët e inteligjencës sëhuaj, për të ndjekur e studiuar kundërveprimin e kësaj të fundit, mënyrën e trajtimitndaj agjentit të improvizuar, etj.Funksionet e kundërinteligjencës nga pikëpamja e llojit të rezultatit të synuar. Kylloj klasifikimi është nxjerrë duke analizuar e qëmtuar elementë nga një botim nëprill 2007 i Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare në Uashington D.C, USA, me titull“Kundërinteligjenca dhe strategjia Kombëtare” dhe autor Michelle K. Van Cleave.22

Për çdo njërin nga katër funksionet kryesore, elementët me interes janë formuluarposaçërisht për t’u kuptuar dhe përdorur në mënyrë praktike nga eprorët dhe zbatuesite inteligjencës. Sipas autorit, këto funksione kanë të bëjnë me identifikimin, aksesin,neutralizimin dhe shfrytëzimin.Identifikimi: Identifikimi i veprimtarisë së inteligjencës së huaj të drejtuar kundërvendit dhe interesave të vendit; identifikimi i kërkesave dhe nevojave të inteligjencëssë huaj për informacionet lidhur me masat dhe veprimtarinë tonë për mbrojtjen esigurisë; identifikimi dhe analiza e “anomalive” që paralajmërojnë suksesin einteligjencës së huaj kundër nesh (të dhëna mbi aftësitë e inteligjencës së huaj dhebazën ligjore të veprimtarisë që kryejnë); shikimi në brendësi të operacioneve tëinteligjencës së huaj; paralajmërimi për ndryshimet e rëndësishme në nivelin osekarakterin e kërcënimeve ndaj interesave të sigurimit kombëtar, (me qëllim për tëfrenuar ose pakësuar dëmet); identifikimi dhe paralajmërimi i goditjes (sulmit, aktitterrorist, etj.) në mjedisin e kërcënimit aktual; identifikimi, pasurimi dhe rifreskimii shenjave më të vlefshme (treguesve, indikatorëve) për paralajmërimin e hershëm tëndryshimeve në gjendjen ose kushtet e kërcënimit; identifikimi i opsioneve të vlefshmepër të influencuar kundërshtarin ose për të zvogëluar ekspozimin; identifikimi iveprimeve që mund t’ia kthejnë mendjen kundërshtarit për të nisur konfliktin dhekufizimin e dëmit apo humbjeve, etj.

20 Funksioni i shkatërrimit nënkupton bashkëpunimin me organet e zbatimit të ligjit, kur është fjala përshkatërrimin tipik shqiptar dhe mund të jetë funksion i vetë kundërinteligjencës kur fjala është për njëlloj shkatërrimi më të butë, që nënkupton pamundësinë e rifillimit të aktivitetit nga e njëjta pikënisje.21 Shih termin ‘dangle’ te “Terms & Definitions of Interest for DoD Counterintelligence Professionals”,2011.22 Michelle K. Van Cleave, “Counterintelligence and National Strategy”, National Defense UniversityPress Washington, D.C. April 2007.

52

Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca për Sigurimin Kombëtar

Aksesi: Aksesi te veprimtaritë e kundërshtarëve, aleatëve, konkurrentëve osepartnerëve;23 aksesi në veprimtaritë e inteligjencës së huaj të qendrave të tjera kryesoretë fuqisë globale (për të konfirmuar ose krijuar në perspektivë veprimtari tëpërbashkëta); aksesi lidhur me fuqitë dhe dobësitë e shërbimeve të inteligjencës sëhuaj; aksesi lidhur me (identifikimin dhe përcaktimin e) prioritetet dhe aftësitë einteligjencës së huaj ndaj nesh dhe më gjerë; aksesi lidhur me kërcënimet einteligjencës së huaj në raport me politikën e sigurimit të vendit tonë.Neutralizimi: Mbështetja e organeve të zbatimit të ligjit për arrestimet (në lidhje meveprat penale që mbulohen nga kundërinteligjenca); dëbimi ose djegia e “diplomatëve”që merren me veprimtaritë e inteligjencës kundërshtare; monitorimi i masave përmbrojtjen e sekreteve të sigurimit kombëtar (siguria e objekteve, informacionit,komunikimeve, rrjeteve kompjuterike, burimeve njerëzore, kontrollit të dokumenteve);gjetja dhe zbatimi i mënyrave për të mësuar se çfarë dëshiron kundërshtari; përfshirjae fushatave neutralizuese në planifikimet luftarake (në kohë lufte); parashikimi ielementeve të neutralizimit në strategjinë e sigurisë kombëtare (në kohë paqe.)Shfrytëzimi: Përdorimi i operacioneve të inteligjencës kundërshtare të punojë kundërvetë asaj; respektimi i rregullit të artë-mos godit çdo ditë por përfito nga rasti kurshfaqet, pranoje rastin ashtu si është dhe kap momentin; mbështetja e operacioneveushtarake; mbajtja e kundërshtarit në errësirë të plotë rreth asaj që ju nuk do të donitta mësonte dhe ruajtja e pandërprerë e aksesit në çfarë mendon kundërshtari, sidomoslidhur me çfarë ju dëshironi që kundërshtari të besojë; ndikimi i vendimmarrjes sëkundërshtarit duke manipuluar produktet e inteligjencës që informojnë vendimet etij, “joshe kundërshtarin ta bëjë vullnetarisht zgjedhjen, që ju do dëshironit ta bënte”24;mbështetja e mënyrave për ndikimin e vendimeve ose sjelljeve, që bëjnë diferencënmidis rezultateve të favorshme nga të pafavorshmet; luajtja me fuqitë e tua - ose medobësitë e kundërshtarit; kompensoje mungesën në financa dhe teknologji mezgjerimin e përdorimit të elementit njerëzor, duke punësuar më tepër specialistëinteligjence, agjent influence, sabotatorë dhe spiunë; rritja e (fuqisë) kapacitetevedepërtuese në brendësi të aparatit të operacioneve sekrete të kundërshtarit, pa udyshuar nga ky i fundit dhe kopsitja e inteligjencës për kundërshtarin sipas qëllimittuaj, duke ndikuar mbi vlerësimet e kundërshtarit dhe duke e çorientuar atë nëvendimet e veta dhe veprimet pasuese.Funksionet e kundërinteligjencës nga pikëpamja e misionit. Ky lloj klasifikimiështë i dobishëm sepse ndërthur funksionet kryesore me misionin e kundërinteligjencës,duke kufizuar hapësirat për zgjerimin e fokusit vend e pa vend. Për këtë qëllim janëshfrytëzuar përcaktimet nga tre studiues të mirënjohur të fushës, si Lowenthal, Taylordhe Redmond.25

Sipas tyre, në këto funksione përfshihen: a) mbrojtja e informacionit të klasifikuarnga deklarimi i paautorizuar (Taylor); b) mbledhja e informacionit rreth inteligjencës

23 Nuk përcaktohet se për kë është fjala, për shtete, agjenci inteligjence, apo veprimtari inteligjence.Kjo le hapësirë për tu shtrirë në të gjitha subjektet.24 Felix, 128. Cituar sipas Michelle K. Van Cleave, “Counterintelligence and National Strategy”, NationalDefense University Press Washington, D.C. April 2007.25 Paul Redmond, cituar sipas Lowenthal, 164.

53

Bujar Abedinaj

së huaj (vende, entitete, organizata, grupe, persona-shënimi im) për ta parandaluar atënga marrja e informacionit të klasifikuar të kombit tonë (Taylor); c) mbledhja einformacionit rreth inteligjencës së huaj për ta parandaluar atë nga shkatërrimi apokomprometimi i operacioneve tona me anë të depërtimit, dezinformacionit apo mjetevetë tjera; d) marrja e informacionit rreth aftësive të grumbullimit nga inteligjencakundërshtare brenda vendit tonë (Lowenthal); e) identifikimi i përpjekjeve dhekundërvënia ndaj shërbimeve të inteligjencës së huaj për të penetruar brenda shërbimittë inteligjencës sonë (kundërspiunazhi), (Taylor, Lowenthal); f) identifikimi i përpjekjevetë kundërshtarit kundër sistemit tonë dhe manipulimi i këtyre përpjekjeve ngainteligjenca jonë, sidomos duke i kthyer agjentët e kundërshtarit në agjentë të dyfishtë,për t’i përdorur për qëllimet tona, ose duke i ushqyer me informacion fals, që t’iaraportojnë qendrës së vet (Lowenthal, Redmond, Taylor); g) identifikimi dhe rekrutimii agjentëve të inteligjencës së huaj, si mënyra më e mirë për të identifikuar agjentët ehuaj në radhët e inteligjencës sonë, (Taylor); h) vlerësimi i besueshmërisë së burimevetë inteligjencës sonë (Redmond); h) dizinformimi ose sajimi i informacionit fals përdepërtimin brenda inteligjencës kundërshtare (Redmond).Procedurat e kundërinteligjencës26

Këto përfshijnë: a) sigurinë e personelit para punësimit; b) sigurinë e personelit nëshërbim; c) sigurinë e objekteve të agjencisë së inteligjencës dhe monitorimin esigurisë së objekteve të kontraktorëve të saj; d) sigurinë e komunikimeve brendaagjencisë së inteligjencës; e) klasifikimin, copëzimin dhe shifrimin e informacionit“sekret shtetëror”; f) deklasifikimin, asgjësimin dhe lehtësitë e tjera lidhur meinformacionin e klasifikuar;27 g) inteligjencën sinjalore (ose përgjimin e komuni-kimeve); h) penalizmin e tradhtarëve dhe spiunëve.Kundërinteligjenca dhe besimiSipas Taylor, teoria e kundërinteligjencës supozon një nivel shumë të ulët besue-shmërie ndaj pothuajse të gjithë njerëzve. Mungesa e besimit është veçanërisht erëndësishme për kuptimin e kundërinteligjencës. Ky supozim është zbatim i realizmitnë nivelin human. Për arsye çfarëdo, njerëzit posedojnë një anë të pandarë të errët qëi bën ata të dyshojnë në mirësinë e të tjerëve. Natyra e njeriut është me të meta, siçkanë argumentuar Niebuhr dhe realistë të tjerë. Kështu, ata gjithmonë duhet tëndërmarrin hapa për të parë se nuk janë lënduar nga besimi i tyre te të tjerët.28

Nuk është vetëm mosbesimi baza e kundërinteligjencës, por edhe praktika e fortë ezmadhon shumë praninë e saj. Ky është një rebus kurioz, një cikël automatik dhevetëushqyes që në fund të fundit degjeneron në paranojë dhe më keq. Akti ikundërinteligjencës, me pak fjalë, ushqen ndjenjat e dyshimit, të cilat nga ana e vetkrijojnë mosbesim akoma më të madh. Dhe një kulturë e mosbesimit ushqenpakënaqësinë e punonjësve duke i pjekur për rekrutim nga shërbimet e inteligjencëssë huaj.29

26 Renditur në vijat kryesore sipas Stan Taylor, te materiali i cituar në bibliografi.27 Ky element është shtuar sipas Lowenthal, M. Mark, “Intelligence: From Secrets to Policy”; f. 168.28 Taylor, Stan A. Definitions and theories of counterintelligence. f. 9.29 Po aty, f. 9.

54

Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca për Sigurimin Kombëtar

Siç kanë shkruar dy ish-punonjës të CIA-s, “në një agjenci me plotë njerëzjashtëzakonisht mosbesues, ata janë Paranoidë profesionistë.”30 James Jesus Angleton,drejtori legjendar dhe i diskutueshëm i kundërinteligjencës së CIA-s për më shumëse njëzet vjet, e përshkroi peizazhin e kundërinteligjencës si “një shkretëtirëpasqyrash,’’ një “peizazh kurdoherë të lëngshëm, ku fakti dhe iluzioni bashkohen.’’31

Por edhe kultura anti-kundërinteligjencë, gjithashtu ka rezultuar e dëmshme. Njëkulturë e tillë çoi në dorëheqjen e detyruar të Angelton në 1974, dhe në injorimin edisa sinjaleve të hershme lidhur me tradhtinë e Aldrich Ames, një oficer i CIA-s qëmë herët ka spiunuar për ish-Bashkimin Sovjetik dhe më pas nëntë vjet për Rusinë.Në këtë drejtim, në kontekstin e SHISH janë vërejtur disa mangësi që janë korrigjuarhap pas hapi kryesisht nga 2011 e këtej, sidomos me disa përmirësime të rëndësishmetë iniciuara dhe vendosura nga drejtori i tanishëm i këtij Shërbimi.Disa përfundime dhe rekomandimeSë bashku me futjen e dy fjalëve të reja, “inteligjencë” dhe “kundërinteligjencë”, nëterminologjinë e shqipes, përmes ligjit të AIM, nuk janë huazuar thjesht dypërkufizime, por edhe gjithë praktika dhe njohuritë mbi të cilat ato qëndrojnë dhejanë materializuar, duke vendosur në këtë mënyrë një “gur kilometrik” në udhëtimintonë drejt standardeve perëndimore të fushës dhe një shembull të përparuar përagjencitë e tjera të inteligjencës në vend.Kërcënimet lidhur me sigurimin kombëtar përfshijnë vetëm një pjesë të vogël tëinteligjencës lidhur me sigurinë e brendshme dhe, në kontekstin e shërbimeve civiletë inteligjencës, ato kufizohen vetëm në disa çështje dhe veprimtari. Prirjet përzgjerimin e misionit përtej praktikave të mira, mund të përbëjnë diferencën ndërmjettotalitarizmit dhe demokracisë. Në këtë kontekst, rekomandohet përqasjaadministrative sipas modelit Amerikan të Letrës së Sigurimit Kombëtar.Pjesa për kundërinteligjencën ka synuar më tepër t’i japë vendin e duhur në kontekstine inteligjencës, por edhe për të eliminuar ndonjë paqartësi eventuale ndërmjetpraktikantëve të fushës në shërbimet tona të inteligjencës.Nën influencën e teorisë kibernetike, konceptet inteligjencë dhe kundërinteligjencëpo zhvendosen përherë e më tepër nga mishërimi i strukturave drejt mishërimit tëveprimtarisë, madje edhe nga kjo e fundit drejt produktit informativ - të kopsitursipas një nevoje dhe qëllimi të caktuar të vendimmarrjes dhe politikëbërjes.Duke qenë se inteligjenca duhet të prodhohet sipas nevojave dhe synimeve të vendim-marrjes e politikëbërjes, atëherë ky nivel drejtimi ka nevojë të mbështetet me njëkuadër elitë në fushën e inteligjencës. Këtij qëllimi mendoj se do t’i shërbente ngritjae një Akademie Kombëtare të Inteligjencës, brenda kuadrit ligjor të arsimit të lartështetëror në Republikën e Shqipërisë.30 Victor Marchetti and John Marks, CIA and the Cult of Intelligence (New York: Knopf, 1974), citedin Lathrop, The Literary Spy, 52. Ricituar, sipas Taylor, Stan A.31 The phrase actually comes from T. S. Eliot’s 1920 poem ‘‘Gerontion.’’ It has also been used as thetitle of several books, including one by former CIA ofûcer David Martin in 1980 about Angleton. Thesubsequent quotation comes from Norman Polmar and Thomas B. Allen, Spy Book: The Encyclopediaof Espionage, 2nd ed. (New York: Random House Reference, 2004), 685. Cituar sipas Taylor, Stan A.

55

Bujar Abedinaj

Bibliografia:

• Allen, Charles D., and Cunningham, Glenn K. Systems thinking in campaign design.In: Theory of war and strategy. Vol. I, 4th edition, July 2010. ISBN 1-58487-450-3.

• Cox, Jim. Intelligence: Definitions, Concepts and Governance. 21 December 2009.• Counterintelligence and civilian police forces. Fact sheet for the meeting of the PFP

Consortium security sector reform working group. DCAF, Stockholm, 25-26 March2004.

• Department of Defense Dictionary of Military and Associated Terms. JointPublication 1-02. 8 November 2010 (As Amended Through 15 April 2012).

• Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Botim i Akademisë së Shkencave e RPS tëShqipërisë, shtypshkronja “Mihal Duri”, Tiranë, 1980.

• Fjalori i Shqipes së Sotme. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, botim i dytë iripunuar, TOENA, Tiranë, 2002.

• Goldman, Jan. Words of Intelligence. A Dictionary. The Scarecrow Press, Inc. Oxford2006. ISBN-13:978-0-8108-5641-7; ISBN-10: 0-8108-5641-7.

• Lowenthal, M. Mark, “Intelligence: From Secrets to Policy”; SAGE Publications /CQ Press, 5th edition, 2012, USA. ISBN 978-1-60871-675-3.

• Mark L. Reagan, COL USA (Ret), Counterintelligence: Introduction to U.S.Counterintelligence. “CI 101 – A Primer”, 1 July 2005.

• Michelle K. Van Cleave, “Counterintelligence and National Strategy”, NationalDefense University Press Washington, D.C. April 2007.

• Taylor, Stan A. Definitions and theories of counterintelligence. In “StrategicIntelligence”, Vol. 4: “Counterintelligence and counterterrorism: Defending the nationagainst hostile forces.” Copyright # 2007 by Loch K. Johnson. ISBN: 0-275-98946-1 (vol. 4); ISSN: 1932-3492.

• Taylor, Stan A. Roli i shërbimeve të inteligjencës në sigurinë kombëtare. Në: Studimebashkëkohore të sigurisë. Alan Collins. Botim i UET Press, 2009. ISBN: 978-99956-39-14-3.

• “Terms & Definitions of Interest for DoD Counterintelligence Professionals”. From:Defense Intelligence Agency, USA, 2 may 2011. http://www.fas.org/irp/eprint/ci-glossary.pdf, Shkarkuar, më 21.12.2011.

• Thomas Powers, The Man Who Kept the Secrets: Richard Helms and the CIA (NewYork: Knopf, 1979), cited in Charles E. Lathrop, The Literary Spy (New Haven:Yale University Press, 2004).

56

Doktrina Taktike e FD, pjesë e rëndësishme e DPFA

Doktrina Taktike e Forcave Detare, pjesë e rëndësishme eDoktrinës së Përbashkët të FA

Nënkolonel Fatmir Lokaj, Shef Seksioni në Departamentin e Operacioneve, AFA

Dr. Çapajev File, Pedagog në Departamentin e Operacioneve, AFA

Trajtesë e shkurtuar. Doktrina e Forcave Detare duhet /dhe do të jetë pjesë integraledhe e rëndësishme e Doktrinës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,por edhe me format të ngjashëm me doktrinat detare të vendeve anëtare të NATO-s.Duke patur në konsideratë planin strategjik të zhvillimit të Forcave tona Detare,dokumenti doktrinor i ardhshëm do të ketë të gjithë gamën e duhur të operacionevetë mirëfillta ushtarako-detare.Pavarësisht që nuk ka një tekst të unifikuar, tërësia e dokumenteve të botuara dhe qëjanë në përdorim të Forcave Detare, përbëjnë doktrinën taktike të tyre. Një serimanualesh dhe dokumentesh të miratuara (disa prej tyre me VKM) si dhe legjislacionidetar i miratuar ose ratifikuar plotësojnë nevojat doktrinare të Marinës tonë.

Hapësira Detare Shqiptare në një mjedis të ri sigurie dhe interesash kombëtareHapësira Detare Shqiptare përfaqëson një sipërfaqe ujore të krahasueshme mesipërfaqen e territorit të Republikës së Shqipërisë ose rreth 11000 km2. Kjo hapësirëpërbëhet nga:

ose sa 39% e territorit

E përcaktuar nga normat e LOS-1982 dhe e pasqyruar në Legjislacionin Kombëtarnë këto hapësira ujore zbatohen dhe mbrohen të drejtat juridike dhe interesat e shtetitshqiptar, si dhe të drejtat dhe interesat e shteteve të tjera fqinj ose jo fqinje.

- Ujrat e Brendëshme Detare - 1193 km2 ose 330 MD2 - Deti territorial - 5041 km2 ose 1470 MD2 - Zona në vazhdim + ZEE - 4702 km2 ose 1371 MD2 10876 km2 ose 3171 MD2

57

Nënkolonel Fatmir Lokaj, Dr. Çapajev File

Në kuadrin e marrëveshjeve, protokolleve dhe traktateve dy dhe shumëpalëshe,interesat në Hapësirën Detare Shqiptare janë ndryshuar së tepërmi. Duke pasurparasysh që mjedisi i ri i sigurisë ka reduktuar mbrojtjen kombëtare të hapësirës dhebregdetit shqiptar, në anën tjetër ka bërë më të mprehtë ushtrimin e sovranitetit tështetit shqiptar në këtë hapësirë. Të konsideruar si pjesë e rëndësishme e interesavekombëtare në tërësi, materialet paradoktrinore të Forcave Detare, përcaktojnë siinteresa kombëtare detare:

- Ushtrimin e sovranitetit shtetëror në det.- Interesat ekonomike të shtetasve shqiptarë.- Mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjallesave dhe mjeteve lundruese.- Plotësimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe rajonale nga shteti shqiptar.

Rreziqet dhe kërcënimet në hapësirën detareRreziqet dhe kërcënimet në hapësirën detare mund të grupohen në katër nënndarje,që përqasen nga problematika. Ato mund të jenë:• Shfrytëzimi i jashtëligjshëm e pa kriter i resurseve natyrore detare dhe nëndetare

të hapësirës detare shqiptare.• Prishja dhe dëmtimi i mjedisit detar dhe ekuilibrit ekologjik të vendosur në të,

nga ndotjet me hidrokarbure, kimikate dhe shfrytëzimi pa kriter.• Zhvillimi herë pas here i trafiqeve të paligjshme të mallrave dhe narkotrafikut.• Emigracioni klandestin dhe pirateria.

58

Doktrina Taktike e FD, pjesë e rëndësishme e DPFA

Doktrina taktike e Forcave Detare në mënyrë të qartë duhet të parashikojë masa dheveprimtari të vazhdueshme për minimizimin e këtyre rreziqeve dhe përballimin ekërcënimeve që burojnë prej tyre.Mbrojtja e resurseve natyrore1

Mbrojtja e resurseve ekonomike të detit e në mënyrë të veçantë ato që lidhen mepeshkimin, janë objektiv i rëndësishëm i veprimtarive të shumicës së Flotave DetareUshtarake. Në disa vende si Islanda, Irlanda dhe Norvegjia, që kanë të ardhura tërëndësishme nga industria e peshkimit, detyra kryesore e Marinës Ushtarake ështëadministrimi dhe kontrolli i zbatimit të rregullave për shfrytëzimin e autorizuar tërezervave natyrale ihitiologjike.Në këtë pikëpamje të gjithë patrulluesit e vendeve të mësipërme janë pajisur mesistem informimi për peshkimin (FPIS-Fishering Protection Information System).Në vendin tonë, pas një situate me të vërtetë jashtë kontrollit, janë instaluar “BluBox”-(i ngjashëm me FPIS-por për pajisjet e peshkimit), të cilat koordinojnë veprimetpër zbatimin e legjislacionit, me Rojen Bregdetare, nëpërmjet QNOD (QendraNdërinstitucionale Operacionale Detare)2 duke u bërë pjesë e rëndësishme e sistemittë komandimit dhe kontrollit të operacioneve në det. Mbrojtja e resurseve natyrorenë hapësirën tonë detare është detyrë parësore e Forcave Detare jo vetëm në praktikëne përdishme peshkimore, por edhe në drejtim të rishikimeve ligjore apo protokoll-marrveshjeve me fqinjët (Ligji per kufirin, Protokoll-marrëveshja për ndarjen e shelfitkontinental me Italinë). Marrja e nismave të tilla ligjore është në misionin doktrinartë Forcave Detare.Mbrojtja e resurseve të tjera energjitike dhe jo të gjalla nga veprimtaria e paligjshmevendore apo e huaj është po ashtu e paraparë në misionet e FD. Kujdesi për mbrojtjene resurseve ekonomike, në mënyrë të veçantë të pasurive ihtiologjike, përfshin nëoperacione dhe detyra, anije ushtarake (FD) dhe të “shërbimit qeveritar” (kufiri,antikontrabanda etj.). Në këto lloj operacionesh, nuk kanë munguar rastet edhe tëpërplasjes me dhunë midis peshkatarëve dhe mbrojtësve të pasurisë peshkimore.Lufta kundër ndotjeveMbrojtja e resurseve ekonomike detare dhe prishja ose dëmtimi i ekuilibrit ekologjik,përveç të tjerash përfshin edhe luftën kundër ndotjes nga hidrokarburet, e cila mundtë jetë aksidentale ose e qëllimshme. Në të gjitha rastet dëmet që pasojnë mjedisindetar janë shumë të mëdha dhe shtrihen në afate kohore shumëvjeçare. Konventa eMotego Bay (UNCLOS-1982) në artikullin 221,3 legjitimon ndërhyrjen dhe marrjene masave nga shteti bregdetar edhe në det të hapur. (Z.E.E) Shqipëria e ka ratifikuarkëtë Konventë dhe është detyrë e Forcave Detare që të parashikojnë në doktrinën etyre veprimtari të ndërhyrjes4 në rastet e ndotjeve, në anijet me flamur të huaj dhejashtë ujërave territoriale.

1 Manuali i Rojes Bregdetare .Tiranë 2003, faqe732 Plolitika dhe Procedurat e Funksionimit të QNOD. Tiranë 2011, faqe 1393 Fletore Zyrtare Nr.40. Maj 2003, faqe 14394 Fletore Zyrtare Nr.40. Maj 2003, faqe 1435

59

Nënkolonel Fatmir Lokaj, Dr. Çapajev File

Jo pa qëllim dhe brenda misionit të tyre, Forcat Detare janë pajisur me dy anije tëmbrojtjes nga ndotjet dhe të kufizimit e pastrimit të hapësirave të ndotura. Detyrimidoktrinor do të lehtësonte pajisjen e mëtejshme me mjete të tjera, si dhe fondet ecaktuara për trajnimin e ekuipazheve për përballimin e situatave të ndotjeve nëhapësirën detare shqiptare.5

Ndalimi i trafiqeve të paligjshme dhe narkotrafikutMe këtë term, që është një tjetër detyrë që u besohet Forcave Detare, në përgjithësi ureferohemi kontrabandave dhe thyerjes së normave fiskale e doganore, trafikut tësubstancave psikotrope dhe armëve, si dhe trafikut të qënieve njerëzore dheemigracionit klandestin. “Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit”(UNCLOS-1982)6 është i vetmi instrument i rëndësishëm i ligjit ndërkombëtar nëndalimin e trafiqeve të paligjshme dhe narkotrafikut në Hapësirën Detare. Ky aktiviteti rëndësishëm është pasqyruar në manualet dhe dokumentet e tjera, që drejtojnë punëndhe veprimtarinë operacinale të Forcave Detare.Në këto kushte, kur struktura organizative e Forcave Detare është e përputhur edheme realizimin e misioneve të Rojes Bregdetare, si elementi i rëndësishëm kundërtrafiqeve të paligjshme dhe narkotrafikut, është e domosdoshme që, gjatë përpunimittë Doktrinës Taktike të Forcave Detare, të pasqyrohen në masën e duhur. Në shumicëne rasteve, operacionet kundër kalimeve të paligjshme, janë operacione të ushtrimit tëforcës dhe përmbajnë nivele të konsiderueshme të dhunës.Emigracioni klandestin dhe pirateriaEmigrimi klandestin drejt vendeve të pasura të perëndimit, përveç të tjerash paraqetedhe një problem të rendit publik. Shumë shpesh ky fenomen është i lidhur mekriminalitetin e organizuar, që e shfrytëzon trafikun e qënieve njerëzore edhe si fondpër punën e zezë për aktivitetet e veta. Janë gjithashtu të shpeshta rastet e “miksimit”të këtyre transporteve me ngarkesa armësh dhe drogash të të gjitha llojeve.7

Tronditja dhe destabilizimi që sollën lëvizjet e fundit në bregun Mesdhetar të AfrikësVeriore (Egjipt, Libi, Tunizi dhe Algjeri) mund të krijojnë kushte të ngjashme mebregdetin e pakontrolluar somalez dhe të shënohen akte piraterie. Aktivitetet e luftëskundër piraterisë detare bazohen në nenet 100,101,102,103,104,105,106 dhe 107 tëUNCLOS-it, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin Nr.9055, dt.24.04.2003.Forcat Detare dhe Roja Bregdetare, mbështeten në të drejtën sovrane të shtetit shqiptarpër të kontrolluar dhe parandaluar hyrjen dhe daljen ilegale të personave për nëterritorin shqiptar.8 Duke qenë veprimtari të rrezikut të shtuar, që zhvillohen nëperiudha relativisht të gjata dhe me konsume të ndieshme morale, materiale dhefinanciare, padyshim që duhet të jenë ndër piketat kryesore të Doktrinës Taktike tëForcave Detare.

5 Manuali i Rojes Bregdetare.Tiranë 2003, faqe 776 Manuali i Rojes Bregdetare.Tiranë 2003, faqe 707 Masimo Amati “Operazioni di pace e di gestione delle crizi, Romë 2002, faqe 1768 Manuali i Rojes Bregdetare.Tiranë 2003, faqe 69

60

Doktrina Taktike e FD, pjesë e rëndësishme e DPFA

Doktrina Taktike e Forcave Detare, pjesë e rëndësishme e mendimitdoktrinar të Forcave tona të ArmatosuraForcat që veprojnë në det dhe që përfshijnë përveç Flotës Ushtarake edhe RojënBregdetare, Policinë e Kufirit Detar dhe Antikontrabandën Detare, gjithmonë e mëshpesh po ngarkohen për të kryer detyra joushtarake. Megjithatë veprimtaritë e tyreoperacionale përqasen në mënyrë të ndjeshme në sferën e Sigurisë Kombëtare. Nëfakt, kërcënimet që prezantojnë trafiqet e paligjshme dhe të drogave, emigracioniklandestin dhe pirateria, si dhe shfrytëzimi pa kriter dhe i jashtëligjshëm i mjedisitdetar dhe resurseve natyrore të detit, influencojnë direkt në kushtet e jetës së vendevedemokratike dhe civile bregdetare.Përdorimi i forcës ndaj këtyre veprimtarive me rrezik të shtuar, është i mundur nëkushte të veçanta, që buron nga detyrimi për ushtrimin e kontrollit të zbatimit tëligjshmërisë. Në këtë pamje komponentja e domosdoshme detare për vrojtim dhezbulim merr një rëndësi të dorës së parë. Ndërveprimi i lidhur dhe i mbështeturpolitikisht, për aktivitete të përbashkëta me aktorët detarë të vendeve të tjera, ështëveçanërisht i domosdoshëm.Nevoja për rishikim të Doktrinës së Forcave DetarePavarësisht që nuk ka një tekst të unifikuar, tërësia e dokumenteve të botuara dhe qëjanë në përdorim të Forcave Detare, përbëjnë doktrinën taktike të tyre. Një serimanualesh dhe dokumentesh të miratuara (disa prej tyre me VKM) si dhe legjislacionidetar i miratuar ose ratifikuar plotësojnë nevojat doktrinore të Marinës tonë.Në ditët e sotme, pas disa lëkundjesh dhe hezitimesh jo të lehta për të vendosur,sidomos në pajisjen e Forcave Detare me mjete lundruese dhe sisteme vrojtimi ekomandimi, janë pjekur kushtet për formulimin e Doktrinës së Forcave Detare sitekst i unifikuar.Doktrina e Forcave Detare duhet /dhe do të jetë pjesë integrale dhe e rëndësishme eDoktrinës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe me formattë ngjashëm me doktrinat detare të vendeve anëtare të NATO-s. Duke patur nëkonsideratë planin strategjik të zhvillimit të Forcave tona Detare, dokumenti doktrinari ardhshëm do të ketë të gjithë gamën e duhur të operacioneve të mirëfillta ushtarako-detare:

1) Operacionet detare në interforcë dhe shumëkombëshe.2) Operacionet e zbulimit dhe identifikimit.3) Operacionet asimetrike sipërfaqësore.4) Sulmi kundër bregdetit (projektimi i forcës).5) Operacionet kundërnëndetëse.6) Operacionet kundërminë.7) Operacionet amfibe.8) Mbrojtja kundërraketë.9) Mbështetja logjistike dhe ridislokimi.10) Mbijetesa dhe lufta për jetën.9

9 Masimo Amati “Operazioni di pace e di gestione delle crizi, Romë 2002, faqe 12

61

Nënkolonel Fatmir Lokaj, Dr. Çapajev File

Veçoritë e Doktrinës Taktike të Forcave Detare në kuadrin e misionit ligjortë Rojës BregdetareAktivitetet joluftarake janë rritur në mënyrë të ndjeshme për Forcat e Armatosuradhe në mënyrë të veçantë për Forcat Detare. Ato përfshijnë operacione të ndihmavehumanitare për të përballuar emergjencat e të gjitha llojeve dhe në të gjithë spektrin.Në Hapësirën Detare, Forcat Detare kanë marrë ligjërisht detyra dhe misione tëzbatimit të ligjit dhe të ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtës sovrane, misione që itakojnë më së shumti Rojës Bregdetare.Është për këtë arsye, që Doktrina Taktike e Forcave Detare realizon veçori thellësishttë spikatura nga Doktrina e Përbashkët dhe Doktrinat taktike të llojeve të forcave.Ajo duhet të ketë strukturën lëndore, si dhe doktrinat taktike të Forcave Tokësoredhe Ajrore, por do të pasqyrojë në mënyrë të plotë të gjithë aktivitetin tjetër të natyrëssë Rojës Bregdetare.Forcat detare të RSH janë konceptuar si një strukturë e armatosur për të realizuar dymisione. Në materialin bazë të Doktrinës Taktike të Forcave Detare duhet të trajtohenpërveç operacioneve ushtarake dhe atyre të ushtrimit të sovranitetit edhe:

1) Mbrojtja e trafikut detar.2) Mbrojtja dhe sigurimi i lirisë së lundrimit.3) Operacionet e bllokadave detare-embargot.4) Operacione të antiterrorizmit detar etj.

Një doktrinë e pranueshme për Forcat tona Detare, kemi mendimin se duhet tëpërmbajë pikat më të shënueshme që u trajtuan në këtë artikull. Ajo po kështu, duhettë pranojë (pasi të ratifikohen) dhe të pasqyrojë në tërësine e saj strukturore S.O.P.-et që burojnë nga Extac-1000-1013 dhe AJP-10(c).• EXTAC 1000 - Maritime manoeuvring and tactical procedure. Replaced by

MTP I & II.• EXTAC 1001 - International HOSTAV, Vol I(1).• EXTAC 1002 - International HOSTAV, Vol II(1).• EXTAC 1003 - Replacement at sea.• EXTAC 1004 - Voice procedures and brevity code words.• EXTAC 1005 - Exercise manual.• EXTAC 1006, “Structured messages”.• EXTAC 1007 - Mine warfare.• EXTAC 1008 - unallocated.• EXTAC 1009 - Diving safety.• EXTAC 1010,” Non-combatant Evacuation Operations (NEO)”.• EXTAC 1011 - Humanitarian Operations.• EXTAC 1012 - Maritime Interdiction operations (MIO)”.• EXTAC 1013 - Regional Naval Control of shiping.• ATP-10(C) - Search and Rescue.Pasqyrimi i këtyre veçorive në DPUNë botimet e deritanishme të Doktrinës së Përbashkët Ushtarake është pasqyruar

62

Doktrina Taktike e FD, pjesë e rëndësishme e DPFA

edhe veprimtaria në Hapësirën Detare. Me formulimin e Doktrinës Taktike të ForcaveDetare, është e domosdoshme që elementët e mësipërm të gjejnë pasqyrim edhe nëDPU, sepse edhe kushtet e sigurisë, interesave dhe kërcënimeve kanë ndryshuar nëmënyrë të ndjeshme. Ato mpleksen në mënyrë të pazgjidhshme me veprimtaritë qëzhvillohen në tokë. Marina ushtarake e RSH, për vetë misionet dhe fuqinë ushtarakedetare që zotëron, është një flotë bregdetare dhe e deteve të mbyllur. E tillë do të jetëedhe për shumë vjet, sepse nuk ka arsye që të fuqizohet më shumë, për shkak edhe tëvlerave të mëdha financiare që duhen investuar.Në përfundim të këtij shkrimi mund të themi se:

Nevoja për një Doktrinë Taktike të Forcave Detare si tekst unik është bërë edomosdoshme.

Ndryshimet e strukturës lëndore të kësaj doktrine, duke u krahasuar medoktrinat e tjera të llojeve të forcave, do të jenë të ndjeshme në drejtim të shtimit tëllojeve të veprimtarive.

Raporti veprimtari ushtarake-veprimtari joushtarake, në doktrinën e ForcaveDetare, do të jetë në favor të këtyre të fundit.

Është e domosdoshme që edhe në Doktrinën e Përbashkët të pasqyrohenveprimtaritë dhe operacionet kryesore luftarake dhe joluftarake të Forcave Detaredhe Rojave Bregdetare.

Ka ardhur koha që Forcat tona Detare të kenë në përdorim një DoktrinëTaktike, gjë që besojmë se do të realizohet së shpejti, pasi puna ka filluar.Bibliografia:

• Manuali i Rojes Bregdetare,Tiranë 2003.• Masimo Amati “Operazioni di pace e di gestione delle crizi, Romë 2002.• Plolitika dhe Procedurat e Funksionimit të QNOD, Tiranë 2011• Fletore Zyrtare Nr.40, maj 2003.

63

Nënkolonel Fatmir Lokaj, Dr. Çapajev File

RUBRIKA E DYTËStrategjia Ushtarake

Në këtë rubrikë, specialistë të fushës sjellin mendimet, bëjnë analizën,konkretizojnë përvojën e tyre mjaft efikase në fushën e strategjisë dhe sigurisë,gjatë zhvillimit të stërvitjeve dhe operacioneve në mjedisin gjeostrategjik tësigurisë.Në shkrimin “Rëndësia e mjedisit gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneveushtarake” me autorë Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe Kolonel AhmetLekën, theksohet se: mjedisi strategjik dhe ai operacional do të jenë në ndryshimtë vazhdueshëm dhe ka për të sjellë një dinamikë të re të operacioneve tëardhshme si dhe të përdorimit të forcës së përbashkët. Kërcënimet dhe rreziqete mundshme ndaj vendit tonë përbëjnë sfida që kërkojnë mënyra të rejapërgjigjeje.Forcat tona të Armatosura duhet të veprojnë të integruara, në të gjithë gamëne operacioneve të përbashkëta.Trajtesa nënvizon se: mjedisi strategjik është përcaktues për strategjinë,doktrinën, pajisjet, përgatitjen, personelin, infrastrukturën dhe standardet, sidhe bën dallimin nga operacionet klasike luftarake, deri tek ato humanitare.Ndërsa Koloneli në rezervë Thimi Hudhra, thekson se: krahas problematikëssë re të krijuar në mjedisin strategjik, mjedisi i sigurisë kombëtare e rajonaledo të jetë i paplotë pa përfshirë mundësitë dhe shanset pozitive që ai ofron.Mjedisi i sigurisë është termometri i zhvillimit të institucioneve të sigurisë.Prirjet e zhvillimit të tij do të jenë në themel të strategjisë së sigurisë kombëtare,të strategjisë ushtarake dhe të Doktrinës së Përbashkët të FA.Artikulli u vjen në ndihmë studiuesve të fushës për formulime dhe plotësimine dokumentacionit të fushës përkatëse.Nënkolonel Astrit Ibro trajton në shkrim planifikimin strategjik të NATO-s nëoperacionet në përgjigje të krizave, sipas fazave: njohja me situatën, vlerësimistrategjik, opsionet ushtarake, hartimi i konceptit operacional strategjik,gjenerimi i forcës, hartimi i planit operacional, ekzekutimi dhe tranzicioni.Këto faza të planifikimit strategjik për operacionet në përgjigje të krizave kanësi qëllim të hartojnë produkte strategjike që vlerësohen dhe miratohen ngaautoritetet ushtarake dhe politike, si dhe të përgatisin udhëzimet përkatëse përkomandat operacionale me formatin e gjithëpërfshirjes.

64

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

Rëndësia e mjedisit gjeostrategjik në zhvillimine operacioneve ushtarake

Gjeneralmajor Xhemal GjunkshiShef i Shtabit të Përgjithshëm të FASH

Kolonel Ahmet Leka Shef i Qendrës së Doktrinës, KDS

Trajtesë e shkurtuar. Në dhjetëvjeçarin e fundit ka pasur ndryshime gjeostrategjike,që janë të lidhura me arritjet teknologjike dhe që kërkojnë një përdorim konceptualishttë ri të forcës ushtarake. Përparimet teknologjike po i ndryshojnë vërtet operacionetushtarake, me rregullat se si do të zhvillohen, si dhe me mënyrën se si Forcat eArmatosura do të organizohen.Mjedisi strategjik dhe operacional, për 10-20 vitet e ardhshme, do të jetë në ndryshimtë vazhdueshëm, kompleks dhe ka për të sjellë një dinamikë të re të operacioneve tëardhshme të përdorimit të forcës së përbashkët, duke bërë dukshëm dallimin ngaoperacionet klasike luftarake deri tek ato paqeruajtëse e humanitare.Ky mjedis në zhvillim do të jetë përcaktues në strategjinë, doktrinën, organizimin,pajisjet, trajnimin, lidershipin, personelin, infrastrukturat dhe standardet e forcëssë ardhshme. Orientimi i ri strategjik i NATO-s, në përballje me sfidat dhe mundësitëe të ardhmes, ka krijuar një perspektivë dhe një kuadër të plotë referues përpërshtatjen e strategjive kombëtare. Shqipëria ka jo vetëm shansin tashmë, por dhedetyrimin për të përshtatur dokumentet e karakterit strategjik, të cilat datojnë përparaanëtarësimit në NATO, me dokumentet aktuale të Aleancës. Ky proces shumë irëndësishëm tani është në fazën e përfundimit.

Tendencat gjeopolitike dhe strategjike

Zhvillimi i kapaciteteve të fuqive të mëdha do të vazhdojë, edhe pse tendencaështë në konsolidimin e një bote shumë-polare dhe të globalizuar. Stabilitetidhe siguria e energjisë dhe burimeve të lëndëve të para do të mbetet një çështje

qendrore për fuqitë e mëdha për të ardhmen. Garancitë në sigurimin e furnizimitpërmes korridoreve strategjike do të jenë një objekt kryesor për të ardhmen. Është injohur fakti se termi i “gjeostrategjisë”, më shpesh përdoret në kontekstin global, nëshqyrtimin dhe shpërndarjen globale të tokës e detit, në distancat dhe qasjen nëmesin e faktorëve të tjerë gjeografikë, në planifikimin strategjik dhe në veprim.

65

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

Në një aspekt më të ngushtë, përcaktimi i gjeostrategjisë është përdorur në një kornizëmë të kufizuar rajonale, ku shuma e faktorëve gjeografikë bashkëveprojnë për tëndikuar apo për të dhënë përparësi për një kundërshtar, ose për të ndërhyrë nëmodifikimin e planifikimit strategjik, si dhe në sipërmarrjen politike dhe ushtarake1.Shprehjet gjeopolitike, strategjike dhe gjeostrategjike janë përdorur për të përçuarkëto kuptime: gjeopolitika pasqyron kombinimin e faktorëve gjeografikë dhe politikëqë përcaktojnë gjendjen e një shteti apo rajoni, duke theksuar ndikimin e gjeografisënë politikë; strategjia i referohet zbatimit të plotë dhe të planifikuar të masave për tëarritur një qëllim qendror ose të një rëndësie ushtarake; gjeostrategjia bashkonkonsideratat gjeostrategjike me ato gjeopolitike.2

Gjeostrategjia përshkruan këtë veprim të politikës së jashtme të një shteti dhe nukmerret me motivimin ose proceset vendimmarrëse. Prandaj gjeostrategjia e një shtetinuk është domosdoshmërisht e motivuar nga faktorë gjeografikë apo gjeopolitikë.Një shtet mund të projektojë pushtet në një vend tjetër, për shkak të arsyeveideologjike, grupeve të interesit, pakicave e lidhjeve etnike, fetare apo thjesht ngateka e liderit të saj. Bashkëpunimi rajonal, evropian apo global do të shihet pikërishtnë këtë lloj mjedisi gjeostrategjik, ku kufijtë gjeografikë sa vijnë dhe zhduken.Gjeostrategjia është drejtimi gjeografik i politikës së jashtme të një shteti3. Mësaktësisht, gjeostrategjia përshkruan përpjekjet e një shteti për të projektuar fuqinëushtarake dhe drejtimin e veprimtarisë diplomatike. Pasiguria kryesore qëndron nëfaktin që shtetet kanë burime të kufizuara dhe nuk janë në gjendje, edhe nëse janë tëgatshëm, për të kryer ndonjë veprim apo goditje në politikën e jashtme. Në vend tëkësaj, ata duhet të përqendrohen politikisht dhe ushtarakisht në fusha të veçanta tëbotës. Në këtë drejtim vlen të studiohet edhe e ardhmja e botës në shkallë globale.Shtetet e Bashkuara do të mbeten aktori strategjik i dorës së parë, në nivel global, nëdhjetëvjeçarët e ardhshëm, edhe pse kjo do të jetë sfidë në rritje. NATO, si Aleancae udhëhequr prej tyre, do të vazhdojë të mbetet një organizatë promovuese e paqesdhe e stabilitetit ndërkombëtar, ndërkohë që operacionet, në zbatim të Nenit 5 tëTraktatit të Uashingtonit, do të jenë gjithnjë e më të pakta.Kina pritet të dalë si fuqia më e madhe aziatike ushtarake dhe një fuqi botërore. Kinaështë duke zgjeruar bazën e saj në Afrikë, nëpërmjet blerjes ose shfrytëzimit të mjetevetë energjisë. Këto janë shenja se në të ardhmen do të ketë konkurrencë të madhe përujë, ushqim e energji dhe, se kjo, mund të jetë burim i konfliktit. Tensionet dhekonfliktet nuk janë të mundshme, sepse ka një mungesë të burimeve të energjisë, porsepse shpërndarja e tyre në të gjithë botën është e pabarabartë.Marrëdhënia në mes të SHBA-ve dhe Kinës do të jetë e një rëndësie të madhe përstabilitetin strategjik botëror, sikurse kjo do të ndikohet edhe nga dalja e fuqive tëtjera si India apo Brazili, të cilat do të kërkojnë një ndikim më të madh.

1 Joo Lim-Jock, Gjeo-Strategjia dhe Pellgu i Detit të Kinës Jugore.2 Zbigniev Brzezinski, Game Plan.3 Jakub J. Grygiel, Fuqitë e Mëdha për të ndryshuar gjeopolitikën .

66

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

Rusia si zotëruese e burimeve të rëndësishme energjitike dhe si fuqi e madhe ushtarake,do të vazhdojë të jetë një faktor shumë i rëndësishëm dhe përcaktues në politikënevropiane e botërore, në vitet 2020-2030.Evropa do të vazhdojë të rrisë rolin e saj, ku Franca dhe Gjermania do të vazhdojnëtë jenë faktori kyç ekonomik dhe ushtarak. Mbretëria e Bashkuar dhe Italia do tëjenë faktorë të tjerë të rëndësishëm ekonomikë dhe ushtarakë dhe do të plotësojnëkuadrin strategjik të interesave evropiane, por edhe të NATO-s. Evropa ka filluar njëdebat thelbësor për ndërtimin e një komuniteti sigurie që përfaqëson një hap tëmëtejshëm në zhvillimin e një marrëdhënieje të re sigurie në zonën e OSBE-së, dukemarrë në konsideratë dimensionin euroatlantik, euroaziatik, si dhe euromesdhetar.Kompleksiteti dhe karakteri ndërshtetëror i këtyre fenomeneve nxjerr në pah rëndësinëe një veprimi kolektiv dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të masave të mirëbesimit tëndërsjellë. Prania e rrezikut nga këto fenomene ka bërë të domosdoshme përqasjegjithëpërfshirëse në politikat për sigurinë dhe stabilitetin, duke marrë në konsideratëtë gjitha aspektet: politike, ushtarake, ekonomike, njerëzore, shoqërore, mjedisore,të informacionit, etj. Rreziqet asimetrike me karakter joushtarak (joklasike ushtarake)përbëjnë sfidat me të mëdha si për të gjitha vendet e botës, ashtu edhe për Republikëne Shqipërisë. Bashkëpunimi rajonal luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e besimit dhepolitikave të hapura në rajon. Stabiliteti, siguria dhe bashkëpunimi që karakterizojnështetet e Aleancës, gradualisht po eksportohen në shtetet Ballkanike, duke krijuarkushte të favorshme për një rajon të sigurtë, me premisa të zhvillimit në gjithë rajonin.Pavarësisht progresit të arritur vitet e fundit, Evropa Juglindore vazhdon tëballafaqohet me sfidat që vijnë nga faktorët historikë, si dhe me brishtësinë edemokracisë së shteteve në rajon.Zhvillimet historike e kanë identifikuar Ballkanin si një zonë me konflikte dhe tensionetë shpeshta. Arsyet e krizave të shumta që kanë karakterizuar këtë pjesë të Europësshpjegohen edhe me faktin e ndarjeve etnike, përzierjes së kulturave të ndryshme dhebashkësive fetare, prapambetjes në zhvillimin ekonomik, kulturor e demokratik. Paspothuajse më shume se dy dhjetëvjeçarë luftëra, destabilitet dhe pasiguri, tashmë mepavarësinë e Republikës së Kosovës, rajoni i Ballkanit duket se ka hyrë në fazën estabilitetit, zhvillimit të institucioneve demokratike, zhvillimit të ekonomisë dheintegrimeve euroatlantike. Duke u bërë një pjesë përbërëse e perëndimit, rajoni iBallkanit e humbet disi gjendjen fatkeqe të mëdyshjes midis lindjes dhe perëndimit.Shpeshherë në të shkuarën, për shkak të pozicionit gjeostrategjik, ky rajon është përfshirënë konfiguracionin e ndikimeve dhe interesave të fuqive të ndryshme botërore, çka jopak herë ka ndikuar që ai të kthehet në truall ballafaqimesh dhe konfliktesh.Shqipëria është pjesë e një mjedisi gjeostrategjik që konsiderohet, nga njëra anë, sinjë mjedis ballkanik me të gjitha problemet historike të trashëguara dhe, nga anatjetër, si një mjedis evropian mbi të cilin vendet demokratike perëndimore ushtrojnëndikim pozitiv për stabilitetin, demokratizimin dhe integrimin.Në nivel rajonal, nga këndvështrimi konvencional, vendi ynë ka sot një hartë tësigurisë shumë herë më të favorshme se 10-20 vjet më parë. Nga shpërbërja e ish-

67

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

Jugosllavisë janë krijuar shtete të reja në rajon, të cilat synojnë integrimin në strukturateuroatlantike dhe evropiane. Harta e shteteve fqinje të drejtpërdrejta me RSH kapësuar ndryshime pozitive. Rajoni ynë tashmë përbëhet nga vende aleate si dhe ngavende aspirante ose partnere të NATO-s dhe të BE-së. Nga njëra anë kemi njëshpërndarje të kontrolluar të balancës së fuqisë së vendeve të rajonit, ndërsa nga anatjetër, vlerësojmë se reformat e sigurisë dhe të mbrojtjes së tyre nuk kanë synime tëhapura të ballafaqimit konvencional me njëri-tjetrin. Prania e NATO-s dhe eorganizmave të tjerë ndërkombëtarë në rajon vazhdon të mbetet një faktor i ndërtimittë një paqeje të qëndrueshme e të stabilitetit rajonal.Megjithëse kërcënimet dhe rreziqet konvencionale ndaj vendit tonë ka pak gjasa tëndodhin në perspektivën afatmesme, kjo nuk do të thotë se ato duhet të nënvlerësohen.Projekt-Strategjia e re Ushtarake e RSH-së, e cila është në përfundim e sipër analizondhe vlerëson mjedisin e ri gjeostrategjik. Ndërsa Doktrina Ushtarake e FARSH ështëe ndjeshme dhe pasqyron në kohën e duhur ndryshimet e mundshme të strategjive tësigurisë dhe atyre ushtarake të shteteve që mund të paraqesin kërcënime ndaj vendittonë.4

Shqipëria nuk ka armiqësi ndaj shteteve në rajon, bile meqenëse ajo është anëtare eNATO-s, synon që të promovojë paqe dhe stabilitet. Me ndërtimin e kapaciteteve tëveta mbrojtëse, nuk synon të cenojë të tjerët, por të kontribuojë në sigurinë dhepaqen në rajon dhe më gjerë, si dhe të jetë në gjendje të ballafaqohet me kërcënimetqë i bëhen asaj. Strategjia dhe Doktrina e saj ushtarake kanë karakter mbrojtës dhe jomësymës5.Republika e Shqipërisë ka marrë dhe po merr masa të vazhdueshme në funksion tëforcimit të sigurisë së brendshme. Po ashtu, Shqipëria me kontributin e saj nëoperacionet paqeruajtëse në kuadrin e OKB-së, NATO-s, dhe BE-së, është shndërruarnë një vend që kontribuon në përmirësimin e gjendjes të sigurisë në nivel global.NATO, në vitet e ardhshme do të rrisë ambiciet e saj në planet e bashkëpunimit përsigurinë, duke luajtur rolin kryesor si qendra e sigurisë globale. Krijimi i lidhjeve tëngushta me partnerët botërorë në Azi, Afrikë dhe në vende të tjera do të jenëvendimtare për garantimin e sigurisë në të ardhmen, në zonën euroatlantike.6

Kërkimi i ekuilibrit të saktë midis aleatëve është elementi thelbësor për një sukses tëvazhdueshëm të NATO-s për vitin 2020 dhe më tej. Kjo mund të arrihet vetëm dukeu përqendruar në pikësynime, përgjegjësi dhe udhëheqje të përbashkët midis AleatëveEvropianë dhe Amerikës Veriore.Prirjet e zhvillimit të mjedisit për të ardhmenRritja e popullsisë dhe migrimi, lidhur këto me nivelet e larta të urbanizimit, do tëndikojnë në aspekte të rëndësishme të mjedisit operativ, si dhe në konfliktet që shfaqenbrenda tij. Tendencat e këtyre kushteve ndoshta do të çojnë në përshkallëzimin e

4 Kërcënime dhe rreziqe konvencionale, DP-01 (draft) fq. 36.5 DP-01 Doktrina Ushtarake e FRSH (draft).6 Anders Fogh Rasmussen,Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në një fjalim të rëndësishëm politik, 4korrik 2012.

68

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

tensioneve ekzistuese. Disa operacione ka të ngjarë të zhvillohen në një mjedis tëmadh dhe të dendur urban, të përbërë nga një shumëllojshmëri e popullsisë, einteresave, e prirjeve dhe aleancave të ndryshme.Efektet e rënda të motit, ndoshta të lidhura me ndryshimet klimaterike dhe degradiminmjedisor, ka të ngjarë të kenë ndikime shumë të rëndësishme mbi popullsinë,veçanërisht në zonat e ulëta bregdetare dhe në ato të malësive. Ndihma humanitaredhe operacionet e ndihmave në raste fatkeqësish, në këto rrethana, mund të kërkojnëzhvillimin e kapaciteteve të reja të përpjekjeve nga ajri dhe deti.Kryqëzimi i botëve virtuale dhe fizike do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm nësegmente të ndryshme të popullsisë, ndoshta duke vepruar si elemente të“komuniteteve virtuale”, me shumë interesa dhe të aftë për ndikim të shpejtë në tëgjithë botën, si dhe përkthimin e problematikës gjeografikisht të largët, nëproblematikë lokale. Përparimet teknologjike do të sjellin lloje të reja të arkitekturavetë rrjetit dhe të aplikacioneve, të cilat do të zbatohen si nga FA, por dhe nga popullata,siajo neutrale dhe kundërshtarët. Më 2030, personeli ushtarak dhe kundërshtarët e tijka të ngjarë të jenë përdoruesit më të sofistikuar të mjediseve virtuale, sikurse dherritja e komunikimit do të sigurojë mjetet për të integruar aftësinë e të gjithakapaciteteve luftarake dhe, në këtë mënyrë, rritjen e shkallës së gjenerimit të forcësdhe zbatimit të fuqisë ushtarake.Prirjet e zhvillimit të aftësive dhe teknologjive të rejaZhvillimet më të konsiderueshme teknologjike, në periudhën e 20-30 viteve tëardhshme, ka të ngjarë të jenë në fushat e teknologjisë së informacionit dhekomunikimit, teknologjisë së sensor/network-eve, të bioteknologjisë, të materialeve,si dhe në prodhimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e energjisë. Zhvillimet e drejtuara nëzbatimin e energjisë, nanoteknologjisë, shpejtësisë së lartë, inteligjencës artificialedhe robotëve, do të vazhdojnë të jenë fusha me interes për mbrojtjen.Krijimi i mjeteve më të përparuara të luftës së armatosur, bazuar në teknologjinë“cutting-edge”, në mënyrë të paevitueshme çon në një kthim ose në një ndryshim nënatyrën e konfliktit të armatosur dhe në format e metodat e njohura të tij7.Ndryshimet në teknologji do të ndikojnë në mjedisin e ardhshëm operativ. Teknologjia,gjithnjë e më e lirë, do të lejojë zëvendësimin e sistemeve për të siguruar një bashkë-punim të lartë të kapaciteteve ushtarake, sikurse edhe sisteme më efektive të furnizimitqë do të jenë në gatishmëri të lartë. Pavarësisht tendencave të vazhdueshme globaledrejt një numri më të vogël të viktimave, mjediset në të cilat kryhen detyrat individuale,misionet dhe operacionet do të bëhen gjithnjë e më vdekjeprurëse, ndaj dhe tregtiadhe kontrabanda e armëve do të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme epërpjekjeve.

7 Maj. Gen. Pertti Salminen, “Finland’s Comprehensive and Military Defence doctrines responding toEmerging threats and new technologies”, High Level Seminar on Military Doctrine, Vienna, May2011.Dr. Andrea Nativi, Military Expert, Italy on “New technologies, new requirements, new doctrines:how defense technology is adapting to and affecting changes in military doctrines and operations”

69

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

Kërcënimet asimetrike të ardhshme në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare tanimëjanë duke u bërë më të shpeshta. Në sferën ushtarake ato janë shfaqur me një përdorimmë të gjerë të formave të tërthorta dhe jo të drejtpërdrejta të metodave të luftës, siçjanë: lufta e informacionit, dizinformimi i opinionit publik në vende të veçanta dhenë komunitetin ndërkombëtar në tërësi, kundërshtimi i sistemeve qeverisëse dhepjesëmarrja në konflikte të ushtrive të parregullta.“Lufta në Network” ka filluar si rezultat i shfaqjes së kërcënimeve asimetrike nëbotën e sotme. Karakteristikat e saj kryesore janë: mungesa e një linje dhe kufijve tëqartë në mes të palëve kundërshtare, me objektiv transformimin e ndërgjegjësimit tëpublikut, ku informacioni dhe dimensioni psikologjik iu është shtuar traditave tëmëparshme.Si një mundësi e luftës moderne, informacioni vetë do të jetë një objektiv parësor nëkonfliktet e ardhshme. Sot janë duke u zhvilluar dhe ka të ngjarë të zhvillohen, armëtë projektuara për të shkatërruar ose çrregulluar informacionin, sensorët, rrjetet dhesistemet e komunikimit, duke përfshirë edhe mikrovalë antisatelitore dhe armët lazer.Këto përparime mund të kenë zhvillim pozitiv, por dhe mund të zvogëlojnë aspektetbazë të informacionit për RSH dhe FA të saj. RSH, me përpjekjet e saj modeste nëdisa drejtime si atë të kontrollit të dixhitalizuar të hapësirës ajrore dhe detare të saj,por dhe procesin e modernizimit të Rojës Bregdetare, nëpërmjet ndërtimit të anijevetë reja patrulluese, tregon se përpjekjet në këtë drejtim duhet të vazhdojnë për tëqëndruar me hapin e kohës, por dhe për t’u bërë një prej FA më të efektshme në rajondhe shembull për të tjerët.Përhapja e armëve me rreze të largët dhe me saktësi më të madhe, si dhe e armëve tëshkatërrimit në masë, së bashku me format e reja të luftës kibernetike dhe në hapësirë,do të çojë në mpleksjen dhe shpërndarjen e aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë megrupet e interesit, lidhur me mjetet, përshkallëzimin e zgjerimin e konflikteve tëardhshme, përtej hapësirës së betejës tradicionale. Përparimet në teknologjinë einformacionit do të krijojnë sinergji të re nëpërmjet kombinimit të saktësisë së armatimit,rritjes së shkallës së zbulimit dhe të një përdorimi të gjerë të inteligjencës artificialedhe robotike që do të sigurojnë rritjen e aftësive të komandim-kontrollit. Kjo do tëkërkojë edhe rritjen e gatishmërisë së sistemeve të vëzhgimit të hapësirës, si asaj ajroredhe asaj detare, duke i modernizuar e përshtatur vazhdimisht me ndryshimetLufta në të ardhmen dhe implikimet për forcën e përbashkëtSiguria e përbashkët është një nga tri detyrat thelbësore të NATO-s. Në një botë tëpaparashikueshme, e cila ndryshon shpejt dhe është gjithnjë e më e ndërlidhur, ështëthelbësore për Aleancën që të investojë në partneritete të forta me vendet e organizatatrreth globit. Partneritetet janë çelësi në përballjen me sfidat e dhjetëvjeçarëve tëardhshëm.Në të ardhmen, suksesi në konflikte do të shohë qasje ndërmjet luftimit me veprimtaritëplotësuese për rritjen e ndikimit. “Soft power”8 gjithnjë do të ndikojë në lehtësimin8Joseph S. Nye, Harvard University Distinguished Service Professor- “ Fuqia e butë është një koncepti zhvilluar për të përshkruar aftësinë për të tërhequr dhe zëvendësuar forcën e detyruar me përdorimine parasë si një mjet bindjeje.

70

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

dhe arritjen e qëllimeve politike. Shkalla në të cilën një shtet apo një grup shteteshmund të kombinojë “hard dhe soft power”9 do të përcaktojë arritjen e objektivavestrategjike.Sipas Joseph Nye, koncepti “hard and soft power” është aftësia për të përdorurshkopin dhe karotën pra, fuqinë ekonomike dhe ushtarake për të bërë të tjerët tëndjekin vullnetin tënd. Këtu, karota janë nxitje të tilla si reduktimi i barrierave tregtare,oferta e një aleance ose premtimi i mbrojtjes ushtarake. Në anën tjetër, shkopinj janëkërcënime, përfshirë përdorimin e diplomacisë shtrënguese, rrezikun e ndërhyrjesushtarake ose zbatimin e sanksioneve ekonomike.Një kuptim i sofistikuar i konfliktit, pra aktorët e përfshirë në të, mozaiku i interesave,pritjeve dhe aleancave mbështetëse të tij, është mjaft i nevojshëm pasi luan jashtëmjediseve të krijuara nga përhapja dhe evoluimi i shpejtë i informacionit dheteknologjive të komunikimit. Duke zhvilluar këtë aftësi mund të kërkohen përqasjetë reja në grumbullimin dhe përpunimin e informacionit, në qëndrimet kulturore, nëarsimimin individual dhe trajnimin kolektiv. Integrimi do të vazhdojë të sigurojë njëmënyrë efikase për të gjeneruar një epërsi strategjike.Aftësia për të krijuar, përshtatur dhe menaxhuar një vendimmarrje strategjike efektive,si dhe sigurimi i drejtimit do të jenë jetike për suksesin. Kjo do të kërkojë integrimine forcës së përbashkët në planifikimin kombëtar, në kuadrin e menaxhimit të krizës.Përfundimi i dëshiruar arrihet nëpërmjet një sistemi të strukturuar, me qëllimmbështetjen e vendimmarrjes së ekzekutivit, në një mjedis kompleks dhe të pasurme informacion.Kjo do të kërkonte ndërtimin e duhur të strukturave dhe transformimin e Aleancës.Si e bëjmë ne ndërtimin për të ruajtur transformimin për Aleancën? “Ndërsa ne nukkemi një top të kristaltë për të parë të gjithë vazhdimësinë e kohës më të mirë për tëparashikuar ngjarjet e ardhshme, por si profesionistë ushtarakë ne e kuptojmë natyrëne ndryshueshme të kërcënimeve të sigurisë. Ndonjëherë ne veshim një kostum moderndhe që këtu shterojmë aftësinë tonë për të menduar për të ardhmen”10.Forca e përbashkët do të vazhdojë të veprojë si një komponent i partneritetitndërinstitucional dhe i koalicioneve ndërkombëtare, të përqendruara në parandalimindhe pengimin e konfliktit më tepër se te luftimi, ndërkohë që aftësia për të luftuar nëmënyrë efektive do të mbetet një element thelbësor. Forca e përbashkët do të përfshihetnë konflikte komplekse që mund të ndodhin në një hapësirë të shpërndarë “konflikti”,që prek të dy mjediset operative: fizike dhe virtuale. Operacionet ka të ngjarë të kërkojnëveprime shumë të ndryshme, duke u kryer njëkohësisht nga njësi të shpërndara në tëgjithë fushën e operacioneve. Qasjet në planifikimin operacional që vijnë në fazatvijuese mund të mos jenë të mjaftueshme për operacionet në mjedisin 2030.

9Ernest J. Wilson (March 2008) -”Hard Power, Soft Power, Smart Power””- The ANNALS of theAmerican Academy of Political and Social Sciences.10 Gjeneral Major Peter Bayer, i Ushtrisë së SHBA, Zëvendëshefi i Shtabit për Planet Strategjike dhePolitikat, HQ SACT, Konferenca e dymbëdhjetë vjetore ndërkombëtare për Zhvillim Koncepti dheEksperimenti (CD & E), në Vilnius, Lituani, 6-8 nëntor 2012.

71

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

Rrjetet teknike (komunikimi i integruar dhe sistemet e informacionit) ofrojnë rritjene ndërveprimit të FA me një gamë të gjerë të aktorëve apo të organizmave dheorganizatave të tjera, formale dhe informale, duke siguruar qasje në burimet dheekspertizën e nevojshme për të drejtuar sfidat komplekse të sigurisë. Aftësia për tëshpërndarë forcat brenda zonave të operacionit mund të rrisë mundësinë e forcës sëpërbashkët për të mbledhur informacionin, duke zgjeruar kapacitetet e saj, për tëmarrë e ushtruar ndikim dhe për të arritur objektivat e synuara.Mundësia për të gjeneruar një mirëkuptim të thellë ndërmjet rrjeteve sociale dheteknike dhe zotësia për të vendosur këtë mirëkuptim ndërmjet strukturave hierarkikevendimmarrëse, karakteristike për organizmat ushtarakë me sektorin publik, do tëjenë thelbësore për operacionet ushtarake deri më 2030. Informacioni do të përfshijëmjedisin operativ 2030. Aftësia për të krijuar vetëdije dhe mirëkuptim ndërmjet forcëssë përbashkët dhe partnerëve ushtarakë e civilë në kuadër të mbrojtjes, do të ndihmojëpatjetër suksesin operacional.Koncepti i operacioneve të përbashkëta për të ardhmenSupozimi kryesor në të cilin mbështetet ky koncept është që, në kohët e ardhshme drejtviteve 2020-2030, konkurrenca do të vazhdojë të karakterizojë marrëdhëniet messhteteve dhe popujve dhe normalisht, kjo konkurrencë do të zhvillohet brenda njëkuadri gjerësisht të pranuar të ligjeve e konventave ndërkombëtare, dhe kur ky kuadërtë shkelet, atëherë dhe gjasat janë se do të fillojë konflikti. Në këtë kuadër, FA do tëplotësojnë detyra ndihmëse në periudhën e konkurrencës (kohës së paqes) dhe detyratparësore në kohë konflikti. Për shkak se konflikti dhe konkurrenca mund të ndodhin nëtë njëjtën kohë, atëherë edhe këto detyra mund të kryhen në të njëjtën kohë.“Koncepti i qasjes së Operacioneve të Përbashkëta (JOAC) përshkruan në terma tëgjera vizionin për mënyrën se si forca e përbashkët do të veprojë në përgjigje të rejaanti-qasje dhe zona-mohimi të sfidave të sigurisë. Shkak janë tre tendencat kryesore:rritja e aksesit anti-zonë dhe mohimi i aftësive rreth globit, ndryshimi i qëndrimevetë mbrojtjes së SHBA-së jashtë kufijve dhe shfaqja e hapësirës dhe luftës sëinformacionit si fusha të kontestuara, armiqtë e ardhshëm të shteteve dhe jo-shteteve,sidhe miratimi i qasjes anti/zonë-mohimi e strategjisë kundër Shteteve të Bashkuara sinjë kurs veprimi i favorshëm për ta.11

Në konflikt, FA do të kryejnë luftime dhe operacione në funksion të sigurisë së vendit,ku parandalimi dhe angazhimi do të jenë detyrat parësore. Ndihma dhe përkrahjahumanitare në fatkeqësi do të jenë të nevojshme dhe do të kryhen në çdo kohë. Nësituata të vështira, forcat e përbashkëta do të duhet të jenë në gjendje të veprojnë dhetë integrohen në të gjithë mjedisin e operacioneve si: në tokë, det dhe ajër. Lufta dotë mbetet detyra më komplekse dhe më e rrezikshme e FA. Ajo do të ngelet njëpërpjekje tërësisht njerëzore. Natyra e konflikteve, për të cilat forca e përbashkët dotë jetë e përgatitur, nuk mund të parashikohet deri në detaje.

11 Gjenerali Martin Dempsey, Kryetar i Shefave të Përbashkët, SHBA në Parathënien për qasjen e“Konceptit të Operacioneve të Përbashkëta”, Konferenca e dymbëdhjetë vjetore ndërkombëtare përZhvillim Koncepti dhe Eksperimenti (CD & E), në Vilnius, Lituani, 6-8 nëntor 2012.

72

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

Parandalimi do të mbetet detyra kryesore e strategjisë ushtarake. Në përputhje mestrategjinë ushtarake, forca e përbashkët duhet të jetë në gjendje të demonstrojëaftësitë luftarake dhe të mposhtë sulmet e kundërshtarit, në një kohë relativisht tëshkurtër. Forca e përbashkët do të veprojë brenda një konteksti politik, të përshkruarnga organet legjitime të RSH-së. Operacionet ushtarake duhet të jenë përshtatur meplanet e sigurisë kombëtare që të krijojnë marrëdhënie ndërmjet detyrave ushtarakedhe civile, të cilat shpërndajnë burimet dhe imponojnë kufizime. Kjo rrethanë do tëpërcaktojë rolin e forcës së përbashkët në lidhje me një pasiguri të caktuar, si dheshkallën në të cilën ajo do të funksionojë si një forcë e mbështetur ose me mbështetje,në një pikëpamje më të gjerë.Në të ardhmen pritet që harta e operacioneve ku FARSH mund të angazhohen, të jetëmë e gjerë dhe më e larmishme, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Po ashtu, mëshumë se më parë, përgatitja dhe përdorimi i tyre do të bëhet përgjatë gjithë fushëssë konfliktit, sipas konceptit të operacioneve të spektrit të plotë.Në shekullin e 21-të, koncepti i sigurisë në tërësi dhe Koncepti i Sigurisë së RSH kaevoluar ndjeshëm. Koncepti i Sigurisë së vendit përcakton masat përkatëse për ruajtjendhe avancimin e interesave kombëtarë të RSH me mjete politike dhe ushtarake. Aishpreh objektivat, mënyrat dhe mjetet që do të përdoren nga vendi ynë për arritjen esigurisë në dhjetë vitet e ardhshme.Kuadri i Sigurisë së RSH i përmbahet Konceptit të Gjerë të Sigurisë, i cili përbëhetnga Siguria Shtetërore, Siguria Shoqërore, si dhe Siguria Njerëzore12.Në kuadrin e Konceptit të Gjerë të Sigurisë, siguria dhe mbrojtja e vendit tonë nukështë vetëm çështje e forcave të armatosura. Ajo është përgjegjësi edhe e shumëinstitucioneve të tjera të shtetit. Po ashtu, siguria dhe mbrojtja kolektive e Aleancësnuk është vetëm çështje e forcave të armatosura të shteteve aleate. Ajo është gjithashtunjë përgjegjësi gjithëpërfshirëse e shumë institucioneve të tjera qeveritare osejoqeveritare, me misione dhe interesa në këtë fushë.Koncepti i Zhvillimit të Operacioneve të Përbashkëta (JOpsDC) do të bëjë të munduridentifikimin e problemeve të ardhshme ushtarake dhe do të propozojë zgjidhje memënyra të reja në kryerjen e operacioneve. Vështrimi i operacioneve të ardhshme,nëpërmjet zhvillimit të koncepteve të reja, do të tregojë se si një komandant, duke

12 Siguria Shtetërore lidhet më shumë me masat për sigurinë dhe mbrojtjen tradicionale të vendit dheka të bëjë kryesisht me ruajtjen e sovranitetit, mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të pavarësisë. Shqipëria,në përputhje me Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, respekton parimin themelor të sigurisë dhembrojtjes kolektive.Siguria Shoqërore lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen e popullsisë civile dhe të grupeve shoqërore ngaemergjencat e shkaktuara nga natyra, incidentet industriale ose gabimet njerëzore, si dhe nga terrorizmi,kërcënimet asimetrike e hibride, krimi i organizuar, korrupsioni, trafiqet etj. Mbrojtja e shoqërisë nëkohë paqeje, krize e lufte është një nga detyrat kryesore të institucioneve të sigurisë së vendit.Siguria Njerëzore synon mbrojtjen e te drejtave të njeriut sipas Rezolutës 1674 të OKB në kuadrin e“përgjegjësisë për të mbrojtur” popullsitë nga gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, spastrimet etnike,krimet e luftës etj. Sipas rastit, Shqipëria merr pjesë dhe kontribuon për sigurinë njerëzore, bazuar nëligjin ndërkombëtar dhe kushtetutën e vendit, duke bashkuar përpjekjet me institucionet ndërkombëtareku ajo është anëtare.

73

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

përdorur artin dhe shkencën ushtarake, mund të përdorë aftësitë e nevojshme për tëpërmbushur sfidat për të ardhmen.13

Konfliktet mund të zhvillohen kështu në një kontekst politik ndërkombëtar edhe përshkak të numrit dhe gamës së organizatave që mund të përfshihen. Ndërvarësia eshteteve dhe popujve, si dhe përhapja e zhvillimit të teknologjive të komunikimit, dotë përcjellë një dimension global për shumë konflikte. Si rrjedhojë, forca ushtarakeduhet të ruajë kapacitetet e saj për të dhënë ndihmën e nevojshme në operacionetshumëkombëshe, të koalicionit dhe në mbështetje të sigurisë globale, në bazë tërregullave dhe rendit ndërkombëtar. Natyra e luftës dhe konkurrencës së dhunshmetë njeriut, që është një bashkim i rrezikut, fatit dhe politikës, nuk ka ndryshuar gjatëshekujve. Por natyra e saj e bën atë të paparashikueshme dhe vazhdimisht në ndryshim.Mbrojtja evoluon si rezultat i sfidave të reja të sigurisë që kanë të bëjnë më të,sikurse është edhe sfida e mjedisit të ardhshëm operativ që çon në konflikt, nëse kjoka gjasa të ndodhë.FARSH me kapacitete të mjaftueshme operacionaleHapja progresive e Shqipërisë ndaj zhvillimeve globale, integrimi i saj në strukturatekonomike, politike dhe kulturore, rajonale e globale, sjell në mënyrë tëpashmangshme, një kompleks sfidash, shansesh dhe rreziqesh, me mundësi tëndryshme ndikimi për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Në ndryshim nga periudha eLuftës së Ftohtë, kur rreziqet e dukshme dhe relativisht të parashikueshme dhe tëpërllogaritshme përbënin problemin kryesor për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, sotproblemin themelor e paraqesin ato lloj rreziqesh të cilat nuk mund të identifikohenlehtë, nuk mund të parashikohen dhe as të përballohen lehtësisht.Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pas anëtarësimit të plotë të venditnë NATO, konceptohen, ndërtohen dhe përdoren edhe si një forcë e Aleancës.Anëtarësimi në NATO ka krijuar parakushtet politike dhe strategjike për krijimin enjë FA moderne, të efektshme dhe modeste në përmasa e në kosto. Si vend anëtar iNATO-s, Strategjia e Sigurisë e RSH mbështetet dhe mbështet Detyrat Themelore tëSigurisë të Konceptit Strategjik të Aleancës, të cilat janë: Mbrojtja Kolektive,Menaxhimi i Krizave dhe Bashkëpunimi për Sigurinë.Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mund të përdoren për të mbështeturdhe për t’u dhënë shtytje qëllimeve të politikës të RSH, por përdorimi i saj do tëvazhdojë të kërkojë një vlerësim të qartë të pasojave afatgjata. Forca nuk duhet tëpërdoret në një mënyrë të tillë që të krijojë një mjedis armiqësor ndaj të interesave tëRSH pas konfliktit.Koncepti Strategjik i mbrojtjes së vendit mbështetet në Kushtetutën e RSH, nëStrategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe në Strategjinë Ushtarake të RSH. Si vend aleat,Koncepti Strategjik i Mbrojtjes së vendit bazohet edhe në Konceptin Strategjik tëAleancës 2010, i cili “...udhëheq fazën tjetër të evolucionit të NATO-s, duke siguruarnjë angazhim efektiv të saj në një botë në ndryshim, kundër kërcënimeve të reja, mekapacitete të reja dhe me partnerë të rinj”.

13 Capstone Concept for Joint Operations, August 2005.

74

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

Prandaj, forca e përbashkët duhet të ushtrojë fuqinë luftarake, duke bërë dallimet enevojshme, në përputhje me parimet e vendosura nga udhëheqja politike, në përputhjeme ligjet dhe detyrimet ndërkombëtare, si dhe me interesat RSH, duke synuar minimi-zimin e viktimave dhe dëmit kolateral, si një fillesë për t’u përmirësuar në marrëdhë-niet ndërkombëtare, sa më pozitivisht në të ardhmen.FASH mund të angazhohen edhe në një numër skenarësh e situatash planëzimikombëtare, në operacione të drejtuara prej tyre ose nga institucione të tjera të zbatimittë ligjit. Këta skenarë mund të përfshijnë, ndër të tjera, asnjanësimin e sulmeveterroriste kundër objekteve të rëndësisë së veçantë (porte, aeroporte, hidrocentrale,rrjetet e energjisë, tunele, stadiume, mjedise tubimesh etj.); menaxhimin e situatave‘renegade’ ose të rrëmbimit të avionëve, anijeve, trenave etj., kontrollin e ujëraveterritoriale nga veprimtaritë e paligjshme, kontrollin e hapësirës ajrore dhe patrulliminajror në bashkërendim me sistemin NATIMADS (Sistemin e Integruar të MbrojtjesAjrore dhe Raketore të NATO-s) etj.Madhësia relativisht e vogël e forcës së përbashkët do të thotë se ajo nuk do të jetënë gjendje të zbatojë qëndrueshmërinë dhe fuqinë e madhe të zjarrit në luftime.Precizioni do të vazhdojë të zëvendësojë masën dhe përllogaritja e saktë eoperacioneve do të vazhdojë të jetë mbi operacionet e shpenguara, duke vepruar nëmënyrë të tillë që të sigurojë humbjen e koherencës së përpjekjeve të armikut. Në tënjëjtën kohë, saktësia në zbatimin e forcës ushtarake do të jetë një vlerë normativenë operacionet ndërkombëtare dhe një vlerë që forcat ushtarake të RSH duhet tandajnë me bashkëpjesëmarrësit e tjerë.Operacionet e sotme dhe të ardhshme të FASH mund të jenë nën komandimin dhekontrollin e vetë strukturave të FASH, mund të drejtohen nga agjenci të tjera kombëtarecivile, ose mund të organizohen e të drejtohen nga organizma ndërkombëtare tësigurisë e të mbrojtjes si NATO/BE/OKB ose koalicione. Kjo çështje mund tëevidentohet në nivel politik, strategjik, operativ dhe taktik.Kjo qasje e re e operacioneve të sotme kombëtare dhe ndërkombëtare do të kërkojëmë shumë bashkëpunim e bashkërendim në arritjen e synimeve të përbashkëta. “Ngakëndvështrimi ushtarak, një qasje gjithëpërfshirëse bazohet jo vetëm në kuptimin epërbashkët të situatës, por edhe në pranimin e faktit që shpesh aktorët joushtarakëmund të mbështesin aktorët ushtarakë dhe anasjelltas, që aktorët ushtarakë do tëmbështesin aktorët joushtarakë”14.Si forca të një vendi anëtar të NATO-s, FARSH duhet të jenë plotësisht në pajtueshmërime ato homologe, duke siguruar nivelin e kërkuar të standardizimit e tëndërveprueshmërisë. RSH me FA të saj dëshiron të garantojë mbrojtjen dhe sigurinëe vendit dhe të zgjerojë e të forcojë rolin e saj, duke kontribuar në një mjedis rajonale ndërkombëtar më të sigurt. Të qënurit anëtar i NATO-, por dhe i organizmave tëtjera ndërkombëtare, si dhe marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim nëBE, marrëdhëniet e suksesshme dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtete të ndryshmetë rajonit dhe më gjerë, bëjnë të mundur sigurimin e interesave të RSH-së dhe arritjen

14 AJP-1(D) Doktrina e Përbashkët e Aleancës, botim shqip, 2010, faqe 38.

75

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

e objektivave të parashtruara në SSK (Strategjinë e Sigurisë Kombëtare).Në kushtet e reja të krijuara, siguria dhe mbrojtja e Shqipërisë nuk konsiderohet mëvetëm si një detyrim i izoluar kombëtar, por si një angazhim kompleks kombëtar dhendërkombëtar.Duke qenë se përdorin një qasje gjithëpërfshirëse, Forcave të Kombinuara, shpesh,iu mungon aftësia për të hyrë në një zonë operative me lirinë e mjaftueshme të veprimitpër të përmbushur misionin e tyre.Për mbrojtjen e Shqipërisë tashmë llogariten edhe kapacitetet e NATO-s, të cilataktivizohen si plotësim i detyrimeve të të gjitha vendeve anëtare, në kuadër të Traktatittë Uashingtonit. Qëllimi kryesor për të cilin mbahen dhe përgatiten Forcat eArmatosura është angazhimi i tyre në plotësimin e misionit kushtetues për mbrojtjene vendit. Për realizimin e këtij qëllimi, FA ndërtojnë kapacitete maksimale nëpikëpamje cilësore, por dhe optimale në pikëpamje sasiore.FARSH, mbeten një mjet efektiv dhe i fuqishëm për përballimin e kërcënimeve dhetë sfidave në fushën e mbrojtjes e të sigurisë. Shqipëria, ashtu si vendet e tjera, ndankërcënimet dhe rreziqet që mund t’i vijnë Aleancës si një e tërë dhe secilit prej 27vendeve të tjera të saj, në kushte e rrethana specifike të tyre. Pra, harta e rreziqevedhe e kërcënimeve ndaj sigurisë së Shqipërisë, krahas rreziqeve të brendshme tënatyrës joluftarake, pasqyron edhe kërcënimet që mbart siguria e Aleancës si një etërë, të shprehura në Detyrat Themelore të Sigurisë të Konceptit Strategjik të saj.Funksioni i parë që realizojnë FA është mbrojtja e sovranitetit kombëtar, nëbashkëveprim me forcat e NATO-s. Ato shërbejnë edhe si një rezervë operacionale,e gatshme për t’u angazhuar në përballimin e emergjencave. FA angazhohen nëkryerjen e misioneve për përmbushje të detyrimeve si vend anëtar i NATO-s (Neni 5i Traktatit të Atlantikut të Veriut) ose në kryerjen e misioneve në shërbim të paqes nëoperacione shumëkombëshe të drejtuara nga NATO, BE, OKB ose struktura të tjerandërkombëtare. Në këtë kontekst, thelbësore ngelet që në të ardhmen të bëhet rishikimii kapaciteteve të nevojshme ushtarake (strukturat e FARSH), procedurave, organizimit,planifikimit në mënyrë që të arrihen kërkesat e “force capability”, në përballimin esfidave në rrethana të reja strategjike të sigurisë e të mbrojtjes. Në këtë pjesë theksiduhet të vihet në zhvillimin e faktorit njerëzor, kryesisht nëpërmjet zhvillimitinstitucional, për edukimin, trajnimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të C2.Përdorimi efektshëm i burimeve të mbrojtjes dhe sigurimi i një mbështetjeje të plotëtë veprimtarisë së FARSH si nga ana logjistike, me sisteme e pajisje, me infrastrukturëmoderne dhe me shërbime më cilësore, duhet të gjejë vendin e nevojshëm dhe të jetënjë nga përparësitë kryesore për zhvillimin e forcës së ardhshme.Strategjia e re Ushtarake e cila është në përgatitje e sipër, do të vendosë bazënkonceptuale për mënyrën e transformimit dhe zhvillimit të operacioneve të FARSHdhe atyre me pjesëmarrje nga konceptet e mbrojtjes individuale, duke u mbështeturnë burimet kombëtare dhe kalimin në konceptet dhe parimet e mbrojtjes kolektive.Në këtë kuadër, kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë llogariten për t’u angazhuar nëshërbim të sigurisë e të mbrojtjes së Aleancës, përkatësisht të vendeve aleate, duke u

76

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

bazuar në të njëjtat parime dhe detyrime. Pamundësia e identifikimit dhe e parashikimittë duhur të rreziqeve të ardhshme detyron strukturat e sigurisë dhe ato të mbrojtjestë orientohen drejt krijimit të kapaciteteve shumëvlerëshe, të cilat duhet të jenë tëafta që, në kohën më të shkurtër të mundshme, të reagojnë me efektshmëri dhe suksesndaj rreziqeve të panjohura. Profili i ardhshëm i FA duhet të mbajë në konsideratëkëta faktorë të rinj strategjikë.Forcat e Armatosura të RSH, të konceptuara si pjesë të një aleance ushtarake nëkohë paqeje, nuk planifikojnë krijimin e të gjithë spektrit të kapaciteteve operacionaleqë janë të domosdoshme për arritjen e njëanshme të suksesit ushtarak. Duke llogariturfaktin se, si në planin kombëtar ashtu edhe në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare,Forcat e Armatosura do të veprojnë si pjesë e forcave aleate, planifikimi i kapaciteteveoperacionale orientohet në kah të profilizimit të këtyre forcave.Duke reflektuar mbi përvojën tonë, ne jemi një vend që kemi një forcë të vogël tëmbrojtjes, ndërkohë që duhet të bëjmë një gamë të gjerë të detyrave në një mjedisoperativ të gjerë. Në këtë pikëpamje, duhet përfituar shumë nga marrëdhëniet meAleancën, partnerët dhe fqinjët, duke shfrytëzuar dhe përqasur gjetjet e tyre, dukebashkëpunuar në projekte të përbashkëta. “Plagjiatura është forma më e sinqertë eintelektualëve. Mos kini frikë të inkorporoni praktikat më të mira nga organizata tëtjera. Disa gjëra duhen zhvilluar “jashtë mureve”; ndarja e disa burimeve dhe fondevepër të dalë nga të menduarit kornizë”.15

Natyra e kërcënimeve dhe e rreziqeve me të cilat duhet të jenë në gjendje të përballenForcat e Armatosura, kërkojnë që ato të jenë të afta dhe të gatshme për një mbrojtjeushtarake (ose për të luftuar), për të mbështetur autoritetet civile (ose për të ndihmuarpopullin shqiptar), si dhe për t’i shërbyer paqes së përgjithshme (ose për të ndihmuarpopujt e tjerë).Ne kemi nevojë të zhvillojmë një perspektivë të përbashkët për të filluar identifikimine kërkesave që mund të jenë të nevojshme për angazhimet e ardhshme ushtarake.Kemi nevojë për Aleancën, por edhe duhet të kontribuojmë për të, nëpërmjettransformimit të vazhdueshëm, informimit dhe integrimit në procesin e planifikimittë Mbrojtjes së NATO-s .Mbështetur në Dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes (draft) duhet të fillojënjë studim i mjedisit të ardhshëm operativ, i cili duhet të shqyrtohet me një analize tëparashikimit gjeostrategjik të rajonit dhe më gjerë, me të rejat e fundit në këtë fillimtë vitit 2013.Ne, gjithashtu, duhet të bashkëpunojmë me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm përnjë qasje gjithëpërfshirëse, e cila mundëson zhvillim të strukturuar të ideve kreativenë zgjidhje të qëndrueshme, lejon perspektiva të përbashkëta dhe ekspertizë për punëntonë si dhe lejon komente dhe inpute për draft dokumentet, me qëllim transformimindhe reformimin nëpërmjet gatishmërisë konceptuale dhe zhvillimit të aftësive.

15 Nënadmiral James Goldrick AM, CSC, i Forcave Detare të Austrisë, Konferenca e dymbëdhjetëvjetore ndërkombëtare për Zhvillim Koncepti dhe Eksperimenti (CD & E), në Vilnius, Lituani, 6-8nëntor 2012.

77

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

Përfundime:Në parashikimin e zhvillimit të situatës politiko-ushtarake në rajonin tonë

është thelbësore që të vlerësohen faktorë të tillë si: niveli i ulët ekonomik dhe kufizimetnë burimet energjetike, lufta etnike, ekstremizmi nacional ose fetar, migrimi ipakontrolluar, si dhe ekzistenca e armëve në duart e individëve dhe grupeve tëpakontrolluara. RSH është dhe do të vazhdojë të jetë aktive në bashkëpunimin dhembështetjen e nismave rajonale, duke luajtur një rol të rëndësishëm në të mirë tësigurisë në rajon e më gjerë

Kërcënimet dhe rreziqet e mundshme ndaj RSH përbëjnë sfida që kërkojnëmënyra të reja përgjigjeje. Natyra e sfidave dhe interesat kombëtare kërkojnë qëForcat e Armatosura të veprojnë të integruara plotësisht në të gjithë gamën eoperacioneve të ardhshme të përbashkëta. Këto operacione mund të bëhen nëbashkëveprim me forcat ushtarake të aleatëve dhe partnerëve të koalicionit të RSH,agjencitë shtetërore si dhe organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare.

Mjedisi i sigurisë, si dhe zhvillimet e teknologjisë kërkojnë një mënyrëtrajtimi të integruar të strategjisë dhe operacioneve, një trajtesë që ndërthur në mënyrëkonceptuale nivelet e luftës, të shprehura në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare. Për tëardhmen është e parashikueshme që forca e armatosur të mbetet një faktor kyç nëçështjet ndërkombëtare.

Mundësia e lartë e përdorimit të taktikave asimetrike në fushën ushtarakekërkon masa të përshtatshme për t’iu përgjigjur në kohë kërcënimeve. Për më tepër,hapat duhet të merren jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel të bashkëpunimitndërshtetëror, duke përfshirë edhe sferën ushtarake.

Operacionet ushtarake për të ardhmen do të integrohen më ngushtësisht meveprimtaritë politike, diplomatike, informative dhe ekonomike, në mënyrë qënëpërmjet aplikimit të tërësisë së fuqisë kombëtare, të arrihet menaxhimi i konkurre-ncës, edhe në rast se kjo e ka marrë formën e konfliktit të armatosur. Operacionetushtarake do të vazhdojnë të ndodhin në kuadrin politik dhe me kërkesa në rritje përtë siguruar burime në nivel strategjik, operativ dhe taktik.

Operacionet e ardhshme do të vazhdojnë të përfshijnë detin, tokën, ajrin dhehapësirën. Beteja do të vazhdojë të përfshijë hapësira sociale të veprimtarisë politike,ekonomike, njohëse dhe kulturore. Megjithatë, teknologjitë e informacionit qëharkojnë njëkohësisht në mënyrë integrale dhe të ndarë, fushëbetejat tradicionale,në prona mjedisore dhe në hapësira sociale, po dalin si fusha kryesore mbi të cilatluftohet për sigurimin e përparësisë.

Operacionet ushtarake, shumë pak do të kufizohen nga gjeografia. Rrjetetglobale informative, zgjerimi i luftës kiber e elektronike dhe rëndësia e opinionitpublik ndërkombëtar do të ndikojnë në minimin e përpjekjeve për të përcaktuar kufijtë qëndrueshëm në teatrin e operacioneve, por kjo nuk do të sjellë fundin e përplasjesforcë me forcë.

Lufta në vitin 20-30 vitet e ardhshme do të jetë jo më pak e karakterizuar ngatendosja fizike dhe vuajtjet sesa konfliktet e mëparshme, por mund të presim qëpërplasja forcë me forcë të shtojë angazhimet e pritshme të dhunës.

78

Mjedisi gjeostrategjik në zhvillimin e operacioneve ushtarake

Në këtë mjedis, konceptet e luftës që trajtojnë kapacitetet luftarake si parësore,për të arritur objektivat kryesore operative të kontrollit dhe ndikimit, do të ofrojnëvetëm një pjesë, edhe pse mbetet ende më e rëndësishmja, në kontekstin e ushtrimittë artit operacional. Në vend të kësaj, planifikuesit operacionalë dhe komandantët dotë kenë nevojë për të koordinuar veprimtaritë ushtarake në mjedise fizike meveprimtaritë në mjedise “virtuale”.

Hapësira e betejës e krijuar nga teknologjia e informacionit do të përbëjë njëdomen nga e cili mund të gjenerohen efekte kinetike. Në vitin 2030, komandantët dotë duhet të kuptojnë ndërvarësinë e rrjeteve të shkëmbimit ekonomik dhe financiar,rrjeteve që përshkruajnë zotërimin e burimeve, energjisë dhe shërbimeve dhe hapësirate angazhimit të rrjeteve sociale që mund të shfrytëzohen për qëllime ushtarake.Kuptimi i këtij ndryshimi dhe pozicionimi i drejtë i FA në këtë hapësirë beteje të re,do të jetë thelbësore për suksesin.

Në mënyrë të ngjashme, lëvizjet e popullsisë dhe rritja urbane krijojnëkombinime, që gjenerojnë prirje të tjera të interesit dhe besnikërisë brenda komunitetit,ndërsa rritja e aksesit në rrjetet teknike do të krijojë mënyra që fraksionet sociale tëformojnë “komunitete virtuale” transkontinentale, në gjendje që të përkthejnëproblematikën e largët në veprim lokal. Forca e ardhshme duhet të ketë një kuptim tëthellë të evoluimit njerëzor nëse ajo kërkon të jetë e suksesshme.

Përgjigja ndaj konfliktit do të kërkojë të angazhohen shumë organizma, përveçforcës ushtarake, qoftë edhe shumëkombëshe dhe prirja drejt bashkëveprimit meorganizma dhe organizata të shumta do të vazhdojë deri në atë masë sa forca e sëardhmes të jetë gjithnjë e më shumë një forcë e përbërë. Aftësia për të kombinuardhe rikombinuar strukturat, organizmat dhe sistemet, në nivel operacional, në procesefluide, brenda task-forcës së përbërë, do të jetë një ndër problemet kryesore të ushtrimittë fuqisë kombëtare.Bibliografia:

• Dokumenti “Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes të RSH” (draft), 2012;• Strategjia Ushtarake e RSH, 2007;• AJP-1- Doktrina e Përbashkët e NATO-s, 2011;• Doktrina Ushtarake e FARSH (draft), 2012;• Department of Defence of Australia: “Future Joint Operation Concept, mars 2011”;• “Departament of Defence of USA “Capstone Concept for Joint Operations, Version

3.0, 2009”;• “Revista Ushtarake” Ed.4, shtator 2012.

79

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Kolonel Ahmet Leka

Kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit strategjik të Sigurisë

Kol ® Thimi Hudhra,Zëvendësdrejtor i QKSM

Trajtesë e shkurtuar. A ka Shqipëria më shumë apo më pak kërcënime e rreziqe se20 vite më parë? Cilat prej tyre janë në ulje dhe cilat priten të jenë në ngritje? Cilatrreziqe janë të brendshme dhe cilat janë të jashtme, dhe cilat janë transnacionale?Cilat prej tyre mund të vijnë nga aktorët shtetërorë dhe cilat nga aktorët dhe grupimetjo-shtetërore? Cilat rreziqe mund të vijnë si pasojë e globalizimit, cilat si pasojë eanëtarësimit në strukturat e sigurisë ndërkombëtare, cilat si pasojë e çështjeverajonale, e cilat rreziqe mund të lindin si pasojë e gjallërimit të rreziqeve tradicionale?Cilat rreziqe përcaktohen si sfidat e reja të sigurisë që edhe vendi ynë nuk mund t’ievitojë? Po ashtu, cilat prej tyre mund të vijnë si pasojë e forcave të natyrës, dhecilat të shkaktuara nga njeriu?Pa dyshim, mjedisi i sigurisë nuk konsiston vetëm në kërcënimet, rreziqet dhe sfidate ardhshme. Mjedisi i sigurisë kombëtare dhe rajonale do të ishte jo i plotë, papërfshirë edhe mundësitë dhe shanset pozitive që ai ofron. Vetëm duke e analizuarmjedisin e sigurisë si dy anët e një monedhe, mund të bëjmë një vlerësim realist të tij.Mjedisi i sigurisë është termometri i zhvillimit të institucioneve të sigurisë. Pritjet ezhvillimit të tij do të jenë në themel të zhvillimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare,të Strategjisë Ushtarake, dhe të Doktrinës së Përbashkët të FASH. Ky artikull i shërbenpikërisht përpjekjeve që po bëhen aktualisht për formulimin e këtyre dokumentevestrategjike.

Hyrje

Pjesa e hyrjes e këtij shkrimi është e natyrës filozofike. A mund të parashikohetsi do të jetë mjedisi i sigurisë globale në dhjetëvjeçarët e ardhshëm? A mund tëshërbejnë tendencat apo ciklet e historisë si një bazë themelore për të parashikuar

zhvillimin e historisë? A mund të parashikohen të gjithë skenarët e mundshëm apokombinimet e tyre? Nëse po, si mund të ndikojmë, dhe nëse jo, çfarë mund të bëjmë?Konfucius shprehet se “ata që nuk njohin të shkuarën, nuk mund të parashikojnë tëardhmen”, ndërsa Çërçilli (Churchill) thotë se “ai që nuk mëson nga gabimet ehistorisë është i destinuar t’i përsërisë prapë ato”. Natyrisht, mësimi i historisë ështëi domosdoshëm, por është e pamundur që nëpërmjet historisë dhe çdo lloj analize që

80

Kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit strategjik të Sigurisë

rrok mendimi njerëzor, të parashikojmë me saktësi të ardhmen, siç pretendojnë 100profecitë e Nostradamus-it.Studimi më i fundit “Multiple Future Project” ku u aktivizuan mbi 400 shkencëtarëdhe analistë të fushave të ndryshme thotë se “është e vërtetë që ne nuk mund tëparashikojmë me saktësi se çfarë mund të ndodhë në një kohë të caktuar shumë vjetmë vonë, por ne mund të kuptojmë tendencat e zhvillimit të ngjarjeve, dhe mund tëndikojmë në të mirë të interesave që ne promovojmë”.1

Sipas analizës shkencore, pranohet se njeriu është e pamundur të parashikojë ngjarjete historisë, por liderët e mëdhenj mund të ndikojnë në rrjedhën e saj. Vendimmarrjet,sidomos ato në çastet vendimtare historike, janë me rëndësi të madhe në historinë enjerëzimit dhe të kombeve. Përndryshe do të biem viktimë e shprehjes filozofike të“Lizës në Botën e Çudirave” përsa i përket pyetjes së famshme retorike që “nëse nuke di se ku do të shosh, çdo rrugë të çon atje”2.Shekulli i 21-të, një mjedis strategjik dinamikMjedisi strategjik i sigurisë dhe zhvillimi i tij është një faktor vendimtar në formësimine qasjeve të institucioneve të sigurisë dhe të mbrojtjes. Në kushtet e globalizimit nërritje, të gjeometrisë së re politike, të ndryshimeve demografike e mjedisore, si dhetë zhvillimeve të shpejta të teknologjisë, pritet që dhjetëvjeçari i ardhshëm tëshoqërohet me një dinamikë të mëtejshme të mjedisit të sigurisë.Ndryshe nga kërcënimet konvencionale të shekullit të kaluar, shekulli i 21 filloi merreziqe dhe kërcënime të reja ndaj qytetërimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.U desh 11 shtatori 2001, si një “Pearl Harbour” i kohëve moderne, që të trondistethellë mendimin ushtarak ekzistues të të gjitha vendeve të NATO-s, duke shërbyer sikatalizator për fillimin e një revolucioni në çështjet ushtarake të epokës pasindustriale.Në këtë kontekst, ish Sekretari për Politikat e Mbrojtjes së SHBA, Dagllas Xh. Feith(Douglas J. Feith) shprehet se “…ne nuk po përballemi më me kërcënimet relativishttë parashikueshme të Luftës së Ftohtë, përkundrazi, ne kemi hyrë në një etapë të re tëpasigurisë dhe të befasisë…; ajo që ne mund të parashikojmë sot është që do tëpërballemi nesër me sfida të paparashikueshme, me një spektër të gjerëkundërshtarësh-disa prej tyre të njohur dhe shumë të tjerë të panjohur...3”.Mjedisi i sigurisë globale në dy dhjetëvjeçarët e fundit ka pësuar ndryshime të thella.Parregullsia dhe asimetria po mbizotërojnë mbi rregullsinë dhe simetrinë. Prirjet eardhshme të sigurisë janë të lidhura me një botë me zhvillime jo të rregullta. Faktorëdhe përparësi të reja po zëvendësojnë faktorë dhe përparësi të vjetra. Kapacitetet edjeshme rezultojnë të jenë pak të përdorshme në operacionet e sotme, ndërsakapacitetet e sotme mund të jenë pak të përdorshme në operacionet e nesërme.Si vend aleat, pavarësisht se pesha, shkalla dhe intensiteti i kërcënimeve e rreziqevendaj vendit është ulur ndjeshëm, në pikëpamje numerike vihet re një rritje e numrit

1 Multiple Future Project, 2009 Edition, page 35.2 Alice in the Wonderland, English edition, 1989, page 23.3 Douglas J. Feith, “Beyond the Cold War-What Next?” Speech at Institute for Defence Analyses, US,August 1994.

81

Kolonel ® Thimi Hudhra

të tyre. Shqipëria, ashtu si vendet e tjera, ndan kërcënimet dhe rreziqet që mund t’ivijnë Aleancës si një e tërë dhe secilit prej 27 vendeve të tjera të saj, në kushte errethana specifike të tyre. Pra, harta e rreziqeve dhe e kërcënimeve ndaj sigurisë sëShqipërisë, krahas rreziqeve të brendshme të natyrës joluftarake, pasqyron edhekërcënimet që mbart siguria e Aleancës si një e tërë, të shprehura në Detyrat Themeloretë Sigurisë së Konceptit Strategjik të saj.Po ashtu, në krijimin e mjedisit të sigurisë duhet të mbajmë parasysh që kërcënimet,rreziqet ose shanset mund të jenë të ndryshme në rajone të ndryshme të Aleancës,sidomos kur krahasojmë vendet në brendësi me vendet në periferi të saj. Kërcënimedhe rreziqe që për një vend ose rajon mund të jenë të rëndësisë së parë, për një venda rajon tjetër mund të mos jenë të tilla. Në këtë kontekst, gjykoj që Doktrina ePërbashkët e FASH duhet të pasqyrojë me realizëm dhe origjinalitet spektrin ekërcënimeve dhe të rreziqeve ndaj RSH, që do të kërkojnë përdorimin e fuqisëushtarake dhe të komponentëve të tjerë të fuqisë kombëtare, në të tria gjendjet esigurisë: paqe, krizë dhe luftë.Mundësitë/Shanset e mjedisit të sigurisëNdryshe nga këndvështrimi tradicional i gotës “gjysmëbosh”, që e vlerëson mjedisinrajonal të sigurisë duke filluar me kërcënimet dhe rreziqet, gjykoj që ta shohim gotën“gjysmëplot” duke trajtuar fillimisht mundësitë dhe shanset e këtij mjedisi të ri tësigurisë nën këndvështrimin optimist.Vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit kanë një hartë të sigurisë shumë herë më të favorshmese 10-20 vjet më parë. Nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë janë krijuar shtete të reja.Harta e shteteve të fqinjësisë territoriale të drejtpërdrejtë të RSH ka pësuar ndryshimesasiore dhe cilësore pozitive. Po ashtu, siguria e vendit tonë favorizohet ndjeshëmedhe nga prania e faktorit shqiptar në shtetet e fqinjësisë së drejtpërdrejtë, dhe mëtej. Ky është një shans që duhet të shfrytëzohet nga të gjitha vendet e rajonit për tëndërtuar ura bashkëpunimi midis vendeve dhe popujve tanë.Pritjet janë për një përmirësim të mëtejshëm të kësaj klime të sigurisë. Shtetet e reja,pavarësisht sfidave të zhvillimit, po bëjnë përparim bazuar mbi parimet themelore tështetit ligjor, të demokracisë shumëpartiake, të ekonomisë në tregut të lirë, dhe tërespektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave. Fryma e vjetër e përballjes midisshteteve po zëvendësohet gjithmonë e më shumë nga fryma e re e bashkëpunimit dhee konkurrencës. Prania e NATO-s, BE-së dhe e organizmave të tjerë në rajon vazhdontë mbetet një faktor i ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme e të stabilitetit rajonal.Rajoni ynë tashmë përbëhet nga vende aleate, nga vende aspirante, apo partnere meNATO-n ose me BE-në. Reformat e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendeve të rajonitnuk kanë synime të hapura të përballjes konvencionale me njeri tjetrin. Objektivikryesor i reformave të sektorit të sigurisë së tyre është siguria dhe mbrojtja në kuadrine mbrojtjes dhe sigurisë kolektive. Kjo po pasqyrohet nëpërmjet zhvillimit të forcavetë vogla profesioniste me kapacitete kryesisht mbrojtëse, nën mbikëqyrjen eautoriteteve civile kombëtare.Format e bashkëpunimit rajonal kanë pasur dhe pritet të kenë një shtrirje në rritje nëfushën politike, ekonomike dhe atë të sigurisë. Si asnjëherë më parë, kemi krijim të

82

Kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit strategjik të Sigurisë

njësive të përbashkëta rajonale, pjesëmarrje në operacione të përbashkëta, ndihmëreciproke në emergjencat civile, formate të larmishme bashkëpunimi etj. Kybashkëpunim pritet të shtrihet edhe në fusha të tjera në kuadrin e një “smart defence”rajonale në zhvillim.Në këtë mjedis në zhvillim të dy dhjetëvjeçarëve të shekullit të 21, Shqipëria është njëvend tërësisht i hapur dhe aktiv në proceset e bashkëpunimit rajonal e global. Ajombështet konceptin e “sigurisë së ndarë/të përbashkët” si opsionin më të mirë sot dhenë të ardhmen. Ajo është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), eOrganizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e Organizatës së Traktatittë Atlantikut të Veriut (NATO), si dhe synon për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian(BE). Ajo merr pjesë aktive në Nismat Rajonale, si: Procesi i Bashkëpunimit të EvropësJuglindore (SEECP); Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC); Nisma e EvropësQendrore (CEI); Nisma e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SECI); Organizata eBashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC); Nisma e Adriatik-Jonit (AII); QendraRajonale e Armëkontrollit dhe Verifikimit (RACVIAC); Partneriteti i Kartës sëAdriatikut (A-5); Ministeriali i Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM), si dhepjesëmarrja në Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG), etj.Në një këndvështrim realist, mjedisi i sigurisë i rajonit tonë nuk ka qenë asnjëherëmë i favorshëm se tani. Kjo situatë duhet të shfrytëzohet duke administruar me kujdessi mundësitë dhe shanset, ashtu dhe kërcënimet dhe rreziqet e reja.Kategoritë e kërcënimeve dhe rreziqeveMjedisi i sigurisë i rajonit të Ballkanit është dhe pritet të jetë një mjedis në zhvillimdinamik edhe përsa i përket kërcënimeve, rreziqeve dhe sfidave të sigurisë. Nganjëra anë, ka shumë kërcënime, rreziqe dhe sfida që janë në rënie, nga ana tjetër kashumë të tjera në ngritje.Me të drejtë, kjo përmendet qysh në paragrafin e parë të Konceptit të ri Strategjik2010, i cili shprehet për “... fazën e ardhshme të evolucionit të NATO-s në mënyrë qëajo të mbetet efektive në një botë në ndryshim, ndaj kërcënimeve të reja, me kapacitetetë reja, dhe me partnerë të rinj”4. Një gjë e tillë duhet të shprehet edhe në dokumentettona strategjike, si dhe në Doktrinën e Përbashkët të RSH.Sipas Doktrinës AJP-1 (D) të Aleancës, që është ratifikuar nga vendi ynë dhe qëështë doktrina kryesore e përdorimit të FASH në operacione shumëkombëshe, nëpikëpamje të natyrës së protagonizmit të tyre “...kundërshtarët e Aleancës mund t’igrupojmë në shtete kombe, në grupime brenda shteteve, si dhe në aktorët jo-shtetërorë”5. Gjykoj që ky duhet të jetë edhe këndvështrimi i Doktrinës sonë tëPërbashkët, duke i specifikuar ato për rastin konkret.Bazuar në këtë qasje, gjykoj që kërcënimet dhe rreziqet që mund t’i kanosen RSH, sivend aleat, tani dhe në të ardhmen, duke pasur parasysh të gjithë spektrin e tyrekombëtar, rajonal dhe global, mund t’i klasifikojmë në 4 kategori kryesore: 1) në

4 Koncepti Strategjik i Aleancës, miratuar nga kryetarët e shteteve/ qeverive në Lisbonë, 20 Nëntor2010.5 AJP-1 (D) Doktrina e Përbashkët e Aleancës, botim shqip, faqe 31.

83

Kolonel ® Thimi Hudhra

kërcënime e rreziqe të natyrës konvencionale; 2) në kërcënime e rreziqe të natyrësjokonvencionale e asimetrike; 3) në kërcënime dhe rreziqe që vijnë nga faktorënatyrorë, industrialë dhe njerëzorë; 4) kërcënime e rreziqe të emërtuara “sfidat nëzhvillim ndaj sigurisë”.1) Kërcënime dhe rreziqe konvencionaleKëto kërcënime e rreziqe, që ndryshe quhen klasike apo tradicionale, vënë përballështetet dhe grup-shtetet kundër shteteve dhe grup-shteteve të tjera. Ato përfshijnëagresionet dhe sulmet që mund të kryhen nga shtete a grup-shtete kundër vendit tonëose Aleancës dhe që synojnë cenimin e integritetit territorial, të pavarësisë, dhe tësovranitetit të vendit tonë ose të vendeve aleate.Në nivel global, kërcënimet dhe rreziqet konvencionale kanë pësuar një rënie tëndjeshme dhe gjasat janë që ato të kenë një ulje të mëtejshme. Epërsia ushtarakekonvencionale e Aleancës ka shumë mundësi të shkurajojë agresionet ushtarakekonvencionale të nivelit strategjik ndaj saj dhe vendeve anëtare, si dhe ndaj atyrezonave ku ajo ka interesa strategjike. Megjithëse përballjet e tipit konvencional ndajshteteve brenda dhe përreth zonës euroatlantike ka më pak gjasa të ndodhin në tëardhmen e afërt dhe të mesme, ... ‘nuk përjashtohet mundësia që këto lloj kërcënimeshtë zhvillohen në një periudhë më afatgjatë’.6

Në nivel rajonal, nga këndvështrimi konvencional, vendi ynë ka sot një hartë të sigurisëshumë herë më të favorshme se 10-20 vjet më parë. Ashtu si Shqipëria nuk synonaneksimin me dhunë të territoreve të shteteve fqinjë, po ashtu edhe shtetet fqinje nukkanë qëllime të tilla në politikat e tyre mbrojtëse. Reformat e sigurisë dhe të mbrojtjessë vendeve të rajonit tonë nuk kanë synime të hapura të përballjes konvencionale menjeri-tjetrin. Megjithëse kërcënimet dhe rreziqet konvencionale ndaj vendit tonë kapak gjasa të ndodhin në perspektivën afatmesme, kjo nuk do të thotë se ato duhet tënënvlerësohen. Doktrina e Përbashkët duhet të jetë e ndjeshme dhe të pasqyrojë nëkohë reagimet ndaj ndryshimeve të mundshme të strategjive të sigurisë dhe atyreushtarake të shteteve që mund të paraqesin kërcënime ndaj vendit tonë.Në këtë kontekst, edhe nëse kërcënime të tilla zhvillohen me shpejtësi të paparashikuar,Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura përgatiten të kundërpërgjigjen në kuadrin eNenit 5 të mbrojtjes kolektive të Aleancës, duke bashkërenduar me planet e forcavealeate për të përmbushur misionin kushtetues. Përgatitja, pajisja dhe stërvitja e FASH nëkohë paqeje, për përballimin e një agresioni të jashtëm, janë vendimtare për fatet e vendit.Përveç përballjeve të drejtpërdrejta shtet me shtet, aktualiteti dhe perspektiva emjedisit të sigurisë nxjerr në pah se përplasja e grupimeve etnike, kulturore,ideologjike, fetare ose të konfiguracioneve të tjera që i kalojnë kufijtë shtetërorë,mund të jetë një kërcënim i përhershëm ndaj sigurisë rajonale e ndërkombëtare.“...rivalitetet etnike, politike dhe fetare, mosmarrëveshjet territoriale, grindjet rrethburimeve jetësore, reformat e pasuksesshme ose të dështuara, abuzimi me të drejtate njeriut, dhe shpërbërja e shteteve mund të çojnë në destabilitet vendor dhe rajonal”.7

6 Po aty, faqe 27.7 Po aty, faqe 27.

84

Kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit strategjik të Sigurisë

Shqipëria do të marrë pjesë me kapacitetet përkatëse ushtarake e civile në menaxhimine krizave rajonale e globale, të cilat mund të zhvillohen para, gjatë dhe pas konfliktevetë ndryshme, në rajone që vlerësohen me rëndësi strategjike për sigurinë e vendittonë, të Aleancës ose të organizmave të tjerë të sigurisë ndërkombëtare.2) Kërcënime dhe rreziqe jokonvencionale e asimetrikeKërcënime e rreziqe të tilla synojnë kryesisht përballje midis shteteve kombe, nganjëra anë, dhe aktorëve jo-shtetërorë kundërshtarë, nga ana tjetër. Këto kërcënimee rreziqe mund të favorizohen ndër të tjera, nga globalizimi në rritje, ndryshimetdemografike, fërkimet kulturore, përhapja e teknologjisë së avancuar, zhvillimetdemokratike dhe rritja e transparencës ndaj shoqërisë civile, krizat e natyrave tëndryshme, shtetet e dështuara, rritja e grupeve ekstremiste, lëvizjet e rebelimit mekarakter të ndryshëm, kërcënimet e kombinuara hibride, trafiqet e paligjshme osekrimi i organizuar dhe korrupsioni.Gjatë 20 viteve të fundit, krahas zvogëlimit të setit të rreziqeve dhe kërcënimevetradicionale ndaj Aleancës, kemi gjithashtu një zgjerim të konsiderueshëm të spektrittë rreziqeve jo-tradicionale, asimetrike, dhe të natyrës hibride, të cilat parashikohentë njohin zhvillime të reja përgjatë shekullit të 21-të. “Kundërshtarët e sotëm tëAleancës janë më të vegjël, janë më të shumtë, janë më të sofistikuar, si dhe më tëvështirë për t’u identifikuar apo parashikuar. Ata kanë përparësinë të ndryshojnëmë shpejt dhe të përzgjedhin “armën” e radhës për të goditur, me përqasje asimetrike,pikat e dobëta të aleatëve”8.Arritja e objektivave në mënyrë asimetrike nga kundërshtarët tanë dhe ata të Aleancësmund të zhvillohet si një dukuri e përhapur në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Këtakundërshtarë joshtetërorë do të rriten në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar. Atamund të jenë të natyrave, kulturave, ideologjive dhe qëllimeve të ndryshme, dhe dotë përdorin forma më të sofistikuara, më diversive e destabilizuese, dhe me efektemediatike për opinionin publik për arritjen e objektivave të tyre.Ekzistenca e grupeve dhe qarqeve të caktuara në ndonjë shtet fqinj që propagandojnëaneksimin e pjesëve të territorit të vendit tonë, lëvizjet për shkëputje, nxitjen e urrejtjesetnike ndaj shqiptarëve etj., në raste të caktuara, mund të çojnë në veprime të fshehtaapo të hapura për cenimin e sovranitetit, pavarësisë dhe tërësisë territoriale të vendit,me ose pa përdorimin dhunës. Rrezikshmëria e tyre do të jetë akoma më e madhenëse individë e grupe të caktuara mbështeten nga shtete të dështuara, apo shtete që,për synime të ndryshme, kërkojnë të transferojnë kundërshtarët, problemet dhe krizate tyre jashtë vendit të tyre.Mbrojtja e rendit kushtetues është një nga fushat kryesore të misionit kushtetues tëforcave të armatosura9. Cenimi i rendit kushtetues mund të vijë në forma të ndryshme.Krijimi i trazirave në vend për mosfunksionimin e institucioneve të shtetit ligjor,

8 R. Gjatoja, Thimi Hudhra, Artikull në Revistën Ushtarake, Muaji Mars 2011.9 Sipas ligjit ndërkombëtar, me Rend Kushtetues, kuptojmë “një numër të caktuar të institucioneve tështetit të shprehura në kushtetutë dhe parimet themelore të funksionimit të tyre, nëpërmjet të cilëvekryhen vendimmarrjet themelore të shtetit në një periudhë të caktuar kohore”.

85

Kolonel ® Thimi Hudhra

rrëzimi i institucioneve kushtetuese me dhunë ose kërcënimi për arritjen e objektivavetë caktuara politike etj., mund të jenë synim i grupeve të caktuara ekstremiste tënatyrave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë kontekst, pjesëmarrjae njësive të caktuara të FASH në operacione për mbrojtjen e rendit kushtetues, nëbashkërendim me institucionet e tjera të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë.Terrorizmi do të mbetet një nga sfidat ndaj shteteve dhe organizatave ndërkombëtaretë sigurisë në shekullin e 21-të. Kundërshtarët asimetrikë janë bërë më të shumtë nënumër, më të vegjël në madhësi dhe më të paparashikueshëm në taktika e strategji.Ata përdorin strategji, taktika e formacione të çrregullta, duke befasuar ndonjëherëedhe forcat ushtarake më të sofistikuara. Gjithashtu, ata kanë gjithmonë përparësinëe mundësinë që të zgjedhin mënyrën dhe kohën e duhur për të goditur “…hallkën mëtë dobët në zinxhirin e sigurisë së një vendi. Situata është asimetrike sepse ai qëmbrohet duhet të mbulojë të gjitha pikat e mundshme për goditje, ndërsa sulmuesit iduhet të identifikojë vetëm pikën më të dobët, mbi të cilën të përqendrojë përpjekjete tij e të shkaktojë dëme të konsiderueshme”10.Kërcënimet e përdorura nga kundërshtarët asimetrikë duhet të vlerësohen dhe tëpërballohen me metoda të reja, ndryshe nga ato të luftës konvencionale ku përdorenrregulla të qarta, të barabarta, të bazuara në ligjet e luftës. Asimetria shprehet kryesishtnë tre elemente: në natyrën e identifikimit dhe lokalizimit të kundërshtarit; në natyrëne idealeve dhe objektivave të tij; si dhe në metodat jokonvencionale për të arritur njëpërparësi cilësore dhe sasiore.Shqipëria, si vend i vogël aleat, mund të mos jetë objektiv i parapëlqyer i terrorizmitndërkombëtar, krahasuar me vendet e tjera më të mëdha aleate, ku edhe efektetmediatike, morale dhe tronditëse për opinionin publik janë më të ndjeshme. Kjonuk do të thotë që FASH të jenë indiferente ndaj përgatitjes kundër terrorizmit; atomund të angazhohen në kuadrin e përgjigjes së shtetit apo të Aleancës ndajterrorizmit ndërkombëtar, ndërsa në nivel kombëtar, ato do të jenë në rol mbështetëstë strukturave të rendit.FASH mund të angazhohen edhe në një numër skenarësh e situatash planëzimikombëtare, në operacione të drejtuara prej tyre ose nga institucione të tjera të zbatimittë ligjit. Këta skenarë mund të përfshijnë, ndër të tjera, asnjanësimin e sulmeveterroriste kundër objekteve të rëndësisë së veçantë (porte, aeroporte, hidrocentrale,rrjetet e energjisë, tunele, stadiume, mjedise tubimesh, etj.); menaxhimin e situatave‘renegade’ ose të rrëmbimit të avionëve, anijeve, trenave etj.; kontrollin e ujëraveterritoriale nga veprimtaritë e paligjshme, kontrollin e hapësirës ajrore dhe patrulliminajror në bashkërendim me sistemin NATINADS (Sistemin e Mbrojtjes Ajrore tëIntegruar e të Zgjeruar të NATO-s), etj.Po ashtu, krizat e natyrave të ndryshme mund të përshpejtojnë ose të nxitinveprimtarinë e grupeve ekstremiste me mbështetje kombëtare, rajonale e globale.FASH duhet të mbajnë asnjanësinë në zgjidhjen e krizave politike, ekonomike,

10 Colin S. Gray, Irregular Enemies and the Essence of Strategy. University of Reading, England,page 14.

86

Kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit strategjik të Sigurisë

financiare e të natyrës shoqërore, dhe të garantojnë rendin kushtetues për zgjidhjene tyre me mjete politike.Rreziqe jokonvencionale mund të vijnë edhe nga ndryshimet demografike midis botësnë zhvillim dhe botës së zhvilluar. Rreziqet që vijnë si pasojë e nevojave për mbijetesëtë bashkësive njerëzore, për një punë a jetesë më të mirë, do të jenë në rritje. Varfëria,uria dhe sëmundjet në botën në zhvillim mund të ndikojnë ndjeshëm në rritjen evazhdueshme të tensionit në mjedisin e sigurisë globale. Çështjet e urisë dhe tëpakësimit të rezervave ujore do të vazhdojnë të jenë problem serioz për një pjesë tëndryshme të botës në zhvillim. Këto dukuri mund të kenë efekte edhe mbi vendintonë dhe Forcat tona të Armatosura, në pikëpamje të pjesëmarrjes në programet ezhvillimit ekonomik ose të menaxhimit të krizave.Aktorët jo-shtetërorë janë pjesë e shoqërisë civile dhe duhet të trajtohen si të tillë. Erëndësishme është që institucionet e sigurisë të nxjerrin në pah ata aktorë që kanëqëllime radikale, që kanë objektiva ekstreme dhe që përdorin dhunën për arritjen etyre. Duhet të mbajmë në konsideratë që edhe individë, grupe ose grupime me origjinëtë ndryshme mund të synojnë objektiva të neutralizimit të shtetit dhe të institucionevetë tij. Rastet e individëve a grupeve të tipit të ‘ujqërve të vetmuar ose kopeve tëegërsuara’ mund të shtohen në mjedisin e ardhshëm të sigurisë.3) Kërcënime dhe rreziqe nga faktorët natyrorë, industrialë dhe njerëzorëKëto kërcënime e rreziqe, të cilat janë të natyrës së emergjencave civile, ka gjasa tëvijnë në rritje në mjedisin e ardhshëm të sigurisë me ndryshime mjedisore, klimatikedhe zhvillime teknologjike. Këto janë rreziqe të paqëllimshme, që krijohen nga shkaqenatyrore ose pakujdesi industriale e njerëzore. Përballimi i tyre mund të kërkojëangazhimin e komponentit ushtarak, në mbështetje të autoriteteve civile qendrore avendore, kur përmasat e pasojave të tyre i tejkalojnë mundësitë dhe kapacitetet eautoriteteve civile.Rreziqet nga shkaqe natyrore, industriale dhe njerëzore janë përgjithësisht tëidentifikueshme. Ato janë pjesë jetësore historike e gjeografike e zonave të ndryshmetë vendit sipas karakteristikave natyrore, industriale a specifike të tyre, të identifikuaranë vite e dhjetëvjeçarë, shpesh edhe në shekuj. Përgatitja për të kontribuar në këtooperacione bëhet sipas planeve të situatave të veçanta që mund t’i kanosen venditdhe popullsisë civile. Në rreziqet natyrore duhet të mbajmë parasysh edhe efektet engrohjes globale dhe të ndryshimeve klimatike si pasojë e tyre.Përparësi të veçantë ka përballimi i kërcënimeve e rreziqeve ose menaxhimi ifatkeqësive me shkaqe natyrore, si: tërmetet, përmbytjet, bllokimet dhe ortekët eborës, zjarret masive, rrëshqitjet e mëdha të dheut etj., si dhe aksidentet e mëdhaindustriale ose të shkaktuara nga njeriu si: shpërthimet e depove të municionit,aksidentet e katastrofat ajrore, detare e tokësore në zonat me popullsi të dendur,eliminimi i ndotjeve të mëdha të mjedisit tokësor, detar dhe ajror të vendit, si dhesëmundjet infektive të natyrave të ndryshme,etj.Në përballimin e këtyre kërcënimeve e rreziqeve, Forcat e Armatosura mbështetin endihmojnë institucionet e shtetit që kanë detyrën kryesore, në vartësi të llojit të tyre.FASH duhet të bashkëpunojnë që në kohë paqeje me këto institucione duke përditësuar

87

Kolonel ® Thimi Hudhra

planet për situata të veçanta, si dhe duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta.4) Sfidat në zhvillim ndaj sigurisëNjë rrezik potencial për sigurinë dhe mbrojtjen e vendeve të Aleancës, përfshi edhevendin tonë, përbëjnë ato që quhen sfidat në zhvillim ndaj sigurisë. Ndër to mund tëveçojmë: përhapjen e Armëve të Shkatërrimit në Masë (ASHM); zhvillimin ekapaciteteve raketore balistike jashtë Aleancës; shtimin e veprimeve terroriste mearmë dhe pajisje të sofistikuara; sulmet kibernetike, kërcënimet hibride, sfidat ndajsigurisë së energjisë dhe burimeve të rralla; piraterinë etj.Shumë nga këto sfida vijnë si rezultat i pjesëmarrjes së vendit tonë në sigurinë dhembrojtjen kolektive dhe si të tilla do të përballohen kryesisht në këtë kuadër. Krahasuarme vendet e mëdha aleate, këto rreziqe mund të kenë ndikim më të kufizuar ndajvendit tonë dhe FASH, por nuk përjashtohen mundësitë që, në kushte të caktuara, tëketë një rritje të intensitetit të tyre.a. Armët e Shkatërrimit në Masë (ASHM). Përhapja e ASHM (bërthamore, kimike,radiologjike dhe biologjike) dhe e mjeteve të lëshimit të tyre jashtë Aleancës përbëjnënjë kërcënim të madh për sigurinë globale dhe stabilitetin e zonës euroatlantike,veçanërisht kur përpjekjet për përhapje dhe zotërim të tyre bëhen nga shtete tëpapërgjegjshme ose organizata terroriste e kriminale. Po ashtu, ‘armët vdekjeprurëseqë shkaktojnë vdekje të ngadaltë, si dhe armë të tjera jo vdekjeprurëse, si armët mepuls elektromagnetik dhe armët radiologjike e kimike me efekte kancerogjene, mundtë rezultojnë me akses më të madh në të ardhmen’11.b. Sulmet raketore balistike. Deri tani, më shumë se 30 shtete jashtë Aleancës kanëmundësi për të prodhuar ose blerë sisteme tokësore, ajrore e detare mbrojtëse dhemësymëse të cilësive të larta, raketa të drejtuara balistike, si dhe armatime të tjera tëavancuara. Disa prej këtyre vendeve janë kundërshtare të Aleancës. Kjo prirje do tëbëjë që Shqipëria të jetë pjesë e nismave të Aleancës për mbrojtjen raketore tëterritoreve dhe popullsive aleate, gjë që mund të kërkojë ndarjen e kostos së sistemevekundërraketore ose pjesëmarrjen me personel shtabi.c. Terrorizmi i sofistikuar. Veprimet terroriste priten të sofistikohen më tej ngaaktorë jo-shtetërore, në disa raste në bashkërendim të ngushtë me aktorë shtetërorë.Goditja e avionëve të mëdhenj civilë e ushtarakë; sulmet me raketa që lëshohen ngasupi; sulmet kundër porteve e anijeve nga pajisje sipërfaqësore ose nënujëse; goditjae aeroporteve, avionëve dhe helikopterëve me sisteme granatahedhëse; përdorimi ipajisjeve eksplozive të improvizuara (IED); sulmet vetëvrasëse në mjedise tëpopulluara, goditja e infrastrukturave të rëndësisë së veçantë kombëtare dhendërkombëtare etj., mund të jenë vetëm disa nga metodat ekstremiste të terroristëvetë ardhshëm.d. Sulmet kibernetike. Mbështetja dhe varësia gjithmonë e më e madhe e aleatëvedhe Aleancës në sistemet e komunikimit dhe informimit ka krijuar një brishtësi tëtyre ndaj sulmeve kibernetike, të cilat mund të zhvlerësojnë epërsinë e NATO-s nëfushën e armatimeve konvencionale. Sulmet kibernetike janë sulme asimetrike që

11 Po aty, faqe 30.

88

Kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit strategjik të Sigurisë

mund të sjellin dëme të pariparueshme në sistemet, rrjetet dhe infrastrukturënkombëtare të informacionit, të ekonomisë, të bankave, të biznesit, të trafikut ajror,detar, tokësor. etj12. Pritjet janë që kërcënimi i sulmeve kibernetike ndaj vendit tonëdhe FASH të vijë në rritje në vitet e ardhshme.e. Kërcënimet hibride. Janë kërcënime që përfshijnë ndërthurjen e një numri tëgjerë metodash të luftimit, duke përfshirë kapacitete konvencionale, taktika dhe forcatë parregullta, akte terroriste të natyrës së dhunshme dhe të frikësimit, si dhe veprimeanarkike kriminale, që kryhen nga aktorë shtetërorë dhe një numër aktorësh jo-shtetërore. Konfliktet e ardhshme do të karakterizohen nga një përzierje e shumëformave të luftës përgjatë spektrit të gjerë të konfliktit. “Kërcënimet hibride mund tëmos përballohen vetëm me përdorimin e instrumentit ushtarak; ato do të kërkojnënjë qasje gjithëpërfshirëse, të mbështetur nga operacionet e informacionit”13. Njësitëe FASH pritet që gjatë operacioneve të tyre, sidomos atyre shumëkombëshe, tëndodhen nën efektin e kërcënimeve hibride.f. Efektet negative të globalizmit. Krahas efekteve pozitive, globalizmi në rritjedhe gjeometria e re politike ka favorizuar edhe zhvillimin e rreziqeve ekzistuese osenë zhvillim, që përfshijnë aktet e terrorizmit, të sabotazhit, të krimit të organizuar etë trafiqeve të paligjshme, veçanërisht ato të përhapjes së materialeve me rrezikshmëritë lartë për sigurinë, si edhe të piraterive të ndryshme. Këto rreziqe të aktorëvejoshtetërorë që kryejnë veprimtari të paligjshme, bëhen veçanërisht të rrezikshmekur mbështeten hapur a fshehtas nga aktorët shtetërorë ose shtete të dështuara.g. Siguria e energjisë. Siguria e energjisë dhe e burimeve të rralla natyrore ështëdhe po bëhet një nga sfidat e ardhshme të sigurisë globale, rajonale dhe kombëtare.Vendi ynë do të jetë gjithmonë e më shumë pjesë e rrjeteve rajonale e ndërkombëtaretë energjisë, ku roli i FA pritet të jetë në rritje. Midis Konceptit të Sigurisë së Energjisëtë NATO-s para Luftës së Ftohtë, të bazuar vetëm në furnizimin me karburant, dhe tëatij të tanishëm ka një ndryshim thelbësor. Roli i NATO-s në sigurinë e energjisë dhetë burimeve të rralla është një rol ende në zhvillim; pozicioni i vendit tonë do të jetënë përputhje me qëndrimet e Aleancës.h. Pirateria detare. Pirateria detare ka qenë një krim që nga historia e lashtë. Edhesot e në të ardhmen, anijet civile të vendeve aleate ose të vendeve të tjera janë dhe dotë jenë objekt i piraterisë moderne. Sot pirateria ka njohur rritje në Gjirin e Adenitdhe në Bririn e Afrikës, por mund të zhvillohet edhe në rajone të tjera. Këto sulme

12 Sipas US Cyber Command, vetëm në vitin 2010 janë regjistruar rreth 6 milion akte kibernetike nëditë ndaj Pentagonit dhe Ministrive të Mbrojtjes së vendeve aleate. Sipas të dhënave të Symentic Web2010, sektori publik ka qenë sektori më i targetuar ku 1 në çdo 35.8 të mesazheve elektronike (email)janë bllokuar si me viruse keqdashëse; më shumë se 40% të kompanive të biznesit të mesëm kanëpasur probleme serioze dhe se 75% e tyre besojnë se një goditje e të dhënave mund të bëjë që biznesete tyre të dështojnë. Sipas të dhënave nga McFee, tetor 2010, virusi ‘Stuxnet’ u identifikua si i pari virusi njohur që mund të shkatërrojë të gjithë infrastrukturën e energjisë së termo/ dhe hidro/ centraleve, etë kompanive industriale. Ndërsa sipas të dhënave të Aleancës, gjatë vitit 2010 ajo është përballur menjë numër prej disa qindra virusesh keqdashëse në ditë.13 AJP-1 (D) Allied Joint Doctrine, pages 2-6.

89

Kolonel ® Thimi Hudhra

mund të minojnë përpjekjet humanitare dhe sigurinë e rrugëve të komunikimit tregtarglobal. NATO është e angazhuar dhe do të vazhdojë të përfshihet në këto operacione.Vendi ynë dhe FASH do të kenë angazhim modest në operacionet kundër piraterisëdetare. Krahas piraterisë detare, një vend tjetër të rëndësishëm pritet të zërë edhepërfshirja e vendit tonë në respektimin e konventave dhe ligjeve kundër skllavërisëdetare (UNCLOS).PërfundimeKërcënimet dhe rreziqet në mjedisin e sigurisë së RSH si vend i AleancësEuroatlantike, në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, do të ndikojnë ndjeshëmnë zhvillimin e kapaciteteve përkatëse të FASH dhe në fushëveprimin e operacionevetë tyre.Krahas kërcënimeve dhe rreziqeve që mund të vijnë nga shtetet kombe, të përfshiranë Nenin 5, që mbeten në qendër të Konceptit Strategjik të Aleancës, mjedisi iardhshëm i sigurisë pritet të zotërohet nga kërcënime e rreziqe që vijnë nga grupimetbrenda shteteve, nga aktorët joshtetërorë, nga faktorët natyrorë, industrialë e njerëzorë,si dhe ata që vijnë nga sfidat në zhvillim ndaj sigurisë.Gjykoj se, pavarësisht se jemi vend aleat, jo të gjitha vendet aleate, ndikohen nëmënyrë të barabartë nga i gjithë spektri i gjerë i kërcënimeve dhe rreziqeve të mjedisittë ardhshëm të sigurisë. Disa mund të ndikohen më shumë nga rreziqe specifike, disamë pak, dhe anasjelltas. Pavarësisht gjërave të përbashkëta të sigurisë kolektive, çdovend aleat ka veçoritë e tij. Ky artikull jep një përqasje kombëtare për kërcënimetdhe rreziqet, si dhe shanset dhe mundësitë, ndaj Republikës së Shqipërisë, si vendaleat në një rajon specifik të saj, me një gjeopolitikë, histori dhe kulturë të veçantë.Bibliografia:

• Koncepti Strategjik i Aleancës, Lisbonë, nëntor 2010.• Multiple Future Project, 2009 Edition.• AJP-1 (D) Allied Joint Doctrine. Edition 2010.• Colin S. Gray, Irregular Enemies and the Essence of Strategy. University of Reading,

England.• Douglas J. Feith, “Beyond the Cold War- What Next?” Speech at Institute for Defence

Analyses,• R. Gjatoja, Thimi Hudhra, Revista Ushtarake, mars 2011.• Strategjia e Sigurisë Kombëtare e RSH, janar 2005.• Strategjia Ushtarake e RSH, dhjetor 2007.

90

Roli i arsimimit ushtarak në mjedisin e ri të sigurisë kombëtare

Roli i arsimimit ushtarak në mjedisin e ri të sigurisë kombëtare

Nënkolonel David RrokuShef i Departamentit të Operacioneve, në AFA

“Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një lëndë që duhet ndezur”Plutark

Trajtesë e shkurtuar: Për të kuptuar mënyrën e interpretimit që një komb i bënluftës dhe konfliktit duhet të shqyrtosh dhe të kuptosh edukimin profesional të ushtrisësë çdo kombi. Kuptimi i thellë i edukimit profesional të ushtrisë është jetik sepseështë edukimi ai që përcakton veprimtaritë e ushtrisë nëpërmjet modeleve përinterpretimin e luftës dhe të konfliktit.Përbërja dhe origjinaliteti i një edukimi të tillë luan një rol të rëndësishëm në formimine aftësive të specializuara ushtarake që i japin mundësi ushtrisë të kryejë funksionine saj kryesor - përdorimin e strukturuar të forcës në emër të shtetit.Themelore në shqyrtimin e edukimit profesional ushtarak është kuptimi i njohuriveqë çojnë në krijimin e cilësive kryesore specifike për ushtrinë. Gjithashtu, rëndësi tëmadhe ka roli i ushtrisë si pjesë e një përpjekje kombëtare shumëdisiplinëshe qëpërfshinë edhe veprimtari të tjera si diplomatike, ekonomike dhe informative.

Vendimi për përdorimin e forcës, të paktën në mënyrë hipotetike, merret mekujdes dhe në mënyrë të qëllimshme si një reagim kombëtar ekstrem kurpolitika dhe diplomacia dështojnë. Sipas fjalëve të filozofit ushtarak Karl

von Klauzeviç që para gati dy shekujsh “...lufta nuk është thjesht një akt i politikës,por një instrument i vërtetë politik, vazhdim i marrëdhënieve politike me mjete tëtjera1.”Por Klauzeviçi vazhdon me nocionin e rëndësishëm se “Objektivi politik është qëllimi,lufta është mjeti për arritjen e tij dhe mjetet nuk mund të trajtohen në mënyrë tëshkëputur nga qëllimi i tyre2”. Në këtë proces është e rëndësishme të kuptohet roli

1 Carl Von Clausewitz, On War, Michael Howard and Peter Paret, eds. and trans. (Princeton: Princeton University Press, 1976, paperbackedition, 1989), 872 Po aty

91

Nënkolonel David Rroku

që luajnë drejtuesit e lartë ushtarakë dhe shtabet e tyre, si dhe kultura dhe ndikimetintelektuale në materializimin e veprimtarive ushtarake.Shtabet ushtarake kanë ekzistuar që në kohë të lashta, por ato kanë evoluar vazhdimishtduke u shndërruar në organizma të mëdha dhe të specializuara, në bërthamënintelektuale të organizimit ushtarak që merren me të gjitha aspektet e veprimit ushtaraknga operacionet deri tek administrimi. Në thelb, shtabet ushtarake përgatitin forcat earmatosura për misionet që ato duhet të kryejnë duke shikuar përpara, duke parashikuarçfarë mund të ndodhë dhe, duke organizuar forcat për rolet që do t’u caktohen. Nëkëtë mënyrë, ato çlirojnë komandantët nga rutina dhe hollësirat duke iu dhënë atyremundësi për organizimin dhe drejtimin e forcave.Për t’u bërë komandant dhe anëtar shtabi, oficerët duhet të tregojnë se zotërojnëaftësitë dhe cilësitë e nevojshme për profesionin e tyre. Fitimi i këtyre aftësive dhecilësive arrihet nëpërmjet edukimit në shkollat ushtarake, në këtë rast Akademia eForcave të Armatosura, dhe jo vetëm në ato, i cila i pajis oficerët me cilësitë specifikeintelektuale.Akademia e Forcave të Armatosura, që mbas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka bërëmjaft ndryshime për të përshtatur sistemin e edukimit profesional ushtarak me mjedisine ndryshuar të sigurisë ndërkombëtare. Por këto ndryshime kanë qenë mjaft modeste.Përgatitja për të luftuar kundër një kundërshtari të njohur kërkonte njohuri dhe aftësitë caktuara dhe rrjedhimisht arsimimi ushtarak kishte një spektër më të ngushtë. Përkëtë arsye, programet e Akademisë së Forcave të Armatosur kanë vazhduar tëpërgatisin dhe të ndikojnë në promovimin e drejtuesve kryesisht me cilësi dhe atributepër t’u përballur me nevojat e shekullit të 21-të.Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe më tej pas 11 shtatorit 2001, mjedisi strategjikka ndryshuar ndjeshëm dhe rrjedhimisht duhet të ndryshojnë edhe Forcat eArmatosura, duke u aftësuar për të vepruar në kushtet e befasisë, pasigurisë dhekërcënimeve asimetrike. Mjedisi i sotëm ndryshon vazhdimisht, përveç misionevetradicionale kërkon edhe një sërë misionesh të tjera, duke bërë të domosdoshme qëdrejtuesit të jenë të aftë të adaptohen me shpejtësi dhe të zgjidhin probleme kompleksenë nivele gjithnjë e më të ulëta të komandimit dhe përgjegjësive.Kështu, për shembull, megjithëse Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë marrë pjesënë një sërë misionesh paqeruajtje dhe paqebërje ose në operacione pas konfliktit,edukimi dhe programet ushtarake kanë ofruar përgatitje jo të plotë për sfidat qëlidhen me këto operacione.Theksimi i detyrave të operacioneve të paqeruajtjes dhe të paskonfliktit nuk do tëthotë se ato janë misionet e vetme që ushtria duhet të zotërojë në shekullin e 21-të.Në këtë shekull, forca ushtarake, në përgjithësi, duhet të jetë e aftë dhe të zotërojëkapacitete që:

• të reagojë ndaj kërcënimeve ushtarake tradicionale;• të përballet me sfidat e luftës së “çrregullt”, si terrorizmi dhe rebelizmi;• të përballojë rreziqet katastrofike, siç janë armët e dëmtimit në masë.

Nga parashtrimi i mësipërm kuptohet se programet e arsimimit ushtarak duhet të

92

Roli i arsimimit ushtarak në mjedisin e ri të sigurisë kombëtare

jenë të gjithanshme, jo thjesht dhe vetëm teknike, të përfshijnë dhe të trajtojnë dijete nevojshme për kompleksitetin e kërcënimëve, rreziqeve dhe sfidave qëkarakterizojnë mjedisin e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare në çdo kohë të dhënë.Ky shkrim nuk synon të jap hollësi për programet e arsimimit, por në mënyrë modeste,duke u bazuar edhe në përvojat e ushtrive të tjera,synon të jenë dhe diskutimet qëbëhen për përmirësimin e programeve të arsimit të lartë ushtarak, të paraqesë disamendime, të cilat mund të shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave tëmësimit në sistemin arsimor ushtarak.Edukimi profesional ushtarak është një proces linear dhe progresiv që synon të krijojëdhe përmirësojë aftësitë e personelit ushtarak për rolet përkatëse të tyre.Themelore është të përcaktohet qartë qëllimi i arsimimit profesional ushtarak, tërishqyrtohen vazhdimisht kërkesat që lidhen me këtë qëllim dhë mbi bazën erezultateve të përmirësohen programet. Pa një qëllim të qartë është e vështirë tëpërcaktohen kërkesat dhe nuk mund të arrihet plotësisht vizioni për të pasur oficerëtë përgatitur mirë për detyra shtabi dhe komande. Pa një qëllim të qartë është evështirë të përcaktohet sa oficerë duhet të arsimohen për çdo nivel dhe çfarë duhet tëmësojnë. Sigurisht pikënisja për një gjë të tillë është direktiva e Shefit të Shtabit tëPërgjithshëm të Forcave të Armatosura, e cila përcakton politikat, procedurat,objektivat dhe përgjegjësitë për arsimimin ushtarak profesional dhe për edukimin epërbashkët profesional ushtarak të oficerit.Edukimi ushtarak është jetik për sigurinë kombëtare. Mjdisi i sotëm është kompleks,karakterizohet nga rreziqe të larta dhe resurse të kufizuara. Vendimmarrësit e lartëndoshta nuk mund t’i shikojnë të gjithë faktorët e rëndësishëm që ndikojnë në vendimete tyre dhe kanë nevojë për ndihmën e ushtarakëve me përgatitje sa më të mirë. Cilësiae vendimeve që merren dhe rezultatet e veprimeve ushtarake do të varen nga cilësiadhe këshillat që jepen nga oficerë të mirarsimuar.Procesi i përgatitjes së drejtuesve ushtarakë përfshin tre aspekte kryesore: përgatitjainstitucionale, detyrat operacionale dhe vetëzhvillimi.a. Përgatitja institucionale. Përgatitja institucionale përbën bazën për mësimin gjatëgjithë jetës. Gjatë përgatitjes institucionale, profesionisti ushtarak mëson njohuritë,përvetëson aftësitë dhe fiton atributet thelbësore për një drejtues cilësor për kryerjen edetyrave kritike. Kur këto dimensione të drejtuesit testohen, përforcohen dhepërmirësohen gjatë procesit praktik të kryerjes së detyrave operacionale dhe programevetë vetëzhvillimit, ata fitojnë dhe ruajnë aftësi të vërteta drejtuese. Përgatitja institucionalesiguron bazën solide mbi të cilën ndërtohet i gjithë zhvillimi i ardhshëm.b. Detyrat operacionale. Detyrat operacionale përbëjnë fushën e dytë të zhvillimittë drejtuesve ushtarakë. Me përfundimin e përgatitjes institucionale, ushtarakëtcaktohen në detyra operacionale. Kjo përvojë operacionale u jep atyre mundësinë tëpërdorin, të përmirësojnë dhe të ecin më tej mbi bazën e asaj që kanë mësuar nëprocesin e edukimit formal. Përvoja e fituar gjatë kohës së ushtrimit të detyrave tëndryshme i bën drejtuesit ushtarak më të maturuar, më të urtë, më të zhdërvjelltë, mëpraktikë; ato u japin atyre mundësinë të përballen me sukses me sfidat e kohës dhearritjen e qëllimeve të caktuara.

93

Nënkolonel David Rroku

c. Vetëzhvillimi. Të mësuarit është një proces i përjetshëm. Vetëm përgatitjainstitucionale dhe detyrat operacionale nuk mund të sigurojnë që oficeri të arrijë dhetë ruajë shkallën e aftësive të nevojshme për të kryer misionet e ndryshme me të cilatai do të ballafaqohet. Profesioni ushtarak kërkon studim individual, të pavarur, tëgjithannshëm dhe trajnim të vazhdueshëm. Drejtuesi ushtarak duhet të eci me kërkesatoperacionale në ndryshim të vazhdueshëm, të njohë teknologjitë e reja, zhvillimin esistemeve të armatimeve dhe të doktrinave. Çdo oficer është përgjegjës për ngritjendhe zhvillimin e tij. Programet e përgatitjes përfshijnë veprimtari që e çojnë individinpërtej përgatitjes institucionale dhe të detyrave operacionale. Pergatitja realizohetnëpërmjet një sërë mënyrash, që përbëhet nga studimi individual, kërkimi, leximetprofesionale, praktika është në pajtim me planin e formimit individual dhe qëllimetprofesionale të oficerit. Vetëpergatitja është aspekti kryesor i kualifikimit individualtë oficerit që e bën solid procesin e përgatitjes të drejtuesit ushtarak.Çfarë duhet të mësohet? Në të ardhmen, atributi më i nevojshëm për oficerët eushtrisë janë aftësitë e mendimit kritik të cilat mund të arrihen nëpërmjet një programiedukimi të mirëstudjuar. Oficerët mund të përvetësojnë mirë doktrinat ushtarake,operacionale dhe taktike, mund të njohin përvojat historike të ushtrisë sonë dhe tëushtrive të tjera, mund të njohin dhe të përdorin me mjeshtëri sistemet e armatimit,armët dhe teknikën në përdorim. Këto janë kusht i domosdoshëm dhe duhet tëpasqyrohen gjerësisht në programet mësimore, por aftësia për të menduar në mënyrëkritike është përgatitja më e mirë për situatat e paqarta dhe të pasigurta. Zotërimi ifakteve nuk është i mjaftueshëm pa aftësinë për të sigurua informacione të tjera, përt’i analizuar dhe vlerësuar ato.Kush duhet të mësohet? Sot, gabimisht arsimimi i nivelit të lartë lidhet me përpariminnë gradë. Në shekullin e 21-të, çdo oficer, pavarësisht nga grada, duhet të zotërojëaftësitë e të menduarit në mënyrë kritike për të qenë i aftë të veprojë në një mjedisgjithnjë e më kompleks, që detyrimisht karakterizohet nga vendimmarrja sipas nivelit,të decentralizuar. Oficerët në të gjitha nivelet duhet të jenë të aftë të analizojnë situatatdhe të marrin vendimet më të mira të mundshme në mjedise dhe rrethana të vështira.Kur duhet të mesohen? Ushtria është i vetmi profesion që pret derisa drejtuesit eardhshëm të saj të jenë mbi 40 vjeç, për t’iu ofruar dhe për t’i pajisur ata me njohuridhe me përvoja të drejtuesve të nivelit të lartë. Në të vërtetë, oficerët kanë nevojë përkëtë përgatitje dhe përvojë kur ata janë më të rinj sepse kështu edukimi do të ketëndikim më të madh. Arsimimi i hershëm do t’i bëjë ata më të aftë për detyrat qëkryejnë dhe do t’iu japë mundësi për studime të pavarura, individuale në karrierën etyre të mëvonshme. Arsimimi i hershëm i ndërthurur me përdorimin e mjeteve ushtrakejep rezultate më të mira.Studimet për sigurinë dhe mbrojtjen tashmë nuk janë më monopol i shkollaveushtarake; një sërë universitetesh civile kanë kohë që jo vetëm kryejnë studime, poredhe zhvillojnë programe mësimore, përfshi shkallën master dhe doktoraturën. Kjoi vë shkollat ushtarake përballë sfidës që të konkurojnë me shkollat civile, në radhëtë parë me programe, por më e rëndësishmja me përvoja dhe me praktika për tëtërhequr studentët më të mirë. Tërheqja dhe arsimi i një trupe studentësh me nivel tëlartë përgatitje dhe të pajisur me aftësitë e mendimit kritik mund të jetë kontributimë i rëndësishëm për transformin e ushtrisë.

94

Roli i arsimimit ushtarak në mjedisin e ri të sigurisë kombëtare

Tusidides që në shekullin e 4-të para erës sonë shkruan “Shoqëria që i ndanë studiuesitprej luftëtarëve, do të arrij që mendimi të kryhet nga frikacakë dhe lufta nga të paditur. 3”Të njëjtën gjë përësërit në një formë pothuajse të njëjtë Gjenerali William F. Butlernë shekullin e 19-të: “Kombi që ve një vijë ndarëse midis luftëtarit dhe mendimtaritrrezikon të gjendet në situatën, ku luftën e bëjnë budallenjtë dhe mendiminfrikacakët.4”Aspektet e përmirësimit të programeve të arsimimit, të cilat mund dhe duhet të merrennë shqyrtim, mund të jenë të shumta, por ky shkrim do të përqendrohet në rëndësinëe ndërtimit dhe zbatimit të një kurrikule bazë të përbashkët: Përqendrimi kryesor nëpesë fusha themelore të arsimimit profesional ushtarak dhe krijimi i një kuadri arsimorqë e veçon nivelin e arsimimit nga përparimi në gradë. Aq më tepër në kohën e sotme, në kushtet e kufizimeve financiare për shpenzimetushtarake në tërësi, kërkohet një vlerësim i procesit të arsimimit profesional ushtarakpër të përcaktuar si mund të rritet efektiviteti dhe cilat janë çështjet më të rëndësishmeqë duhet të mësohen në të gjitha nivelet e këtij procesi.Nga ana tjetër, në mënyrë të arsyeshme, mbështetja në një program (kurrikul) themelortë përbashkët për artin operacional dhe strategjinë për drejtuesit ushtarak të të gjithëniveleve (përfshi edhe profesionistët e sigurisë kombëtare) do të forcojë mendiminkritik, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe do të rrit aftësitë për të vepruarnë shkallë taktike dhe për të menduar në shkallë strategjike.Megjithëse kuadri arsimor është linear dhe progresiv, është e nevojshme ndërtimidhe zbatimi i një kurrikule bazë (e përbashkët) që jo vetëm të mundësojë përgatitjene personelit ushtarak dhe të profesionistëve të sigurisë kombëtare, por edhe të sigurojëlidhjen, koordinimin dhe sinkronizimin midis niveleve taktike, operative dhestrategjike. Kjo do të thotë që edhe drejtuesit e niveleve vartëse duhet të kenë njëpergatitje të mjaftueshëm të nivelit strategjik për të planëzuar dhe zbatuar meefektivitet operacionet taktike në mjedisin e sotëm kompleks të sigurisë. Lidhja midisdrejtuesve të hallkave të ndryshme duhet të realizohet nëpërmjet kësaj kurrikulebazë, e cila duhet të mësohet në çdo shkallë, por e përshtatur sipas nivelit të arsimimitdhe përvojës së personelit ushtarak që ndjek shkollën.Kurrikula bazë e përbashkët duhet të përfshijë pesë aspekte themelore si më poshtë:

Historia-historia ushtarake, e civilizimit, kulturore dhe politike. Personeliushtarak duhet të njoh mirë historinë dhe të jetë i aftë të përdorë mësimet e historisëpër të menduar dhe gjykuar në lidhje me të ardhmen. Edhe Tusididesi është i vlefshëmpër shekullin e 21-të, ashtu siç janë Sun Xu, Klauzeviçi, ashtu siç janë edhe historitëbashkëkohore të Irakut dhe Afganistanit. Përdorimi i vazhdueshëm i rasteve studimoreme shembuj nga historia dhe i gjithë spektri i operacioneve ushtarake, nga lufta eçrregullt, veprimtaritë rebeluese deri në luftën konvencionale në shkallë të gjerëmidis shteteve dhe evolucionin (bile dhe revolucionin) e konflikteve është kritike nëpërgatitjen për të ardhmen.

3 Tusidides (c. 460 B.C. – c. 395 B.C.), historian grek dhe autor i Historia e Luftës së Peloponesit.4 Gjeneral William F. Butler (1838 –1910) Oficer i Ushtrisë Britanike

95

Nënkolonel David Rroku

Teoria-ushtarake, politike dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare. Studentët duhet të vazhdojnë studimin e teorisë ushtarake dhe të teorive të tjera tëllojeve të ndryshme të luftës deri tek teoria e deterrencës dhe luftës bërthamore,duke u bazuar në radhë të parë tek autorët e njohur gjerësisht për format e luftës.Sigurisht ekziston një lidhje e ngushtë midis teorisë. Po kështu, ka të përbashkëtamidis Tukiditis, Sun Xu-së dhe Klauzeviçit midis teorisë dhe historisë, themeloreështë të sigurohet kuptimi i natyrës së përhershme, të pandryshueshme të luftës,konfliktit dhe karakterit në evoluim të luftës dhe të konfliktit. Përveç këtyre, duhettë studiohen dhe të kuptohen teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare nga shkollaRealiste tek ajo Idealiste. Së fundi, duhet të shqyrtohen konceptet e reja që lindin (qëakoma nuk kanë arritur stadin e teorisë), si për shembull, Fuqia e Butë dhe Smart eJoseph Nye5 dhe Përgjegjësia për Mbrojtje e Ana Marie Slaughter6

Gjeografia -një nga lëndët që shpesh nuk merret në konsideratë oseneglizhohet në arsimimin e sotëm profesional ushtarak është studimi i gjeografisëdhe, në veçanti, i gjeografisë ushtarake. “Gjeografia ushtarake, një nga nëndarjet egjeografisë si një tërësi, përqendrohet në ndikimin e mjediseve fizike dhe kulturorendaj veprimeve politiko-ushtarake, planeve, programeve dhe operacioneve luftarake/mbështetëse të të gjitha llojeve në kontekstin global, rajonal dhe lokal. Faktorëtkryesorë ndikojnë drejtpërdrejt (disa herë në mënyrë vendimtare), në spektrin e plotëtë veprimtarive ushtarake; strategjitë, taktika dhe doktrinat, komandimin, kontrollindhe strukturat organizative; ndërthurjen optimale të forcave tokësore, detare dheajrore; sigurimin e informacionit të zbulimit; përcaktimin e objektivave; kërkimindhe zhvillimin; prokurimin dhe dhënien e armatimeve, pajisjeve, veshmbathjeve;furnizimet, mirëmbajtjen, ndërtimet, mbështetjen shëndetësore, edukimin dhestërvitjen”.7 Studimi i gjeografisë ushtarake është i domosdoshëm për të qenë nëgjendje të zvogëlosh ose eliminosh ndryshimet kulturore, fizike dhe ushtarake në tëgjitha format e konfliktit, sidomos sot kur Forcat tona Armatosura marrin pjesë nëkuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut në rajone të ndryshme të botës.

Arti Operativ -Studimi kritik i operacioneve, koordinimi dhe sinkronizimii betejave, luftimeve, operacioneve dhe lidhja e tyre me strategjinë. Edhe studimi iartit operativ do të varet shumë nga ndërthurja midis historisë, teorisë dhe gjeografisë.Një komponent kritik i studimit të artit operativ është përdorimi efektiv i rastevestudimore, analiza kritike e betejave të njohura të zhvilluara në histori, por edhe nëtë kaluarën e afërt dhe aktuale.

Strategjia -Arti dhe shkenca e vendosjes së balancës, koherencës dhe lidhjesmidis qëllimeve, mënyrave të veprimit dhe mjeteve në mbështetje të politikës. Studimetstrategjike duhet të përfshijnë zhvillimin e politikës, kuptimin dhe zbatimin e proce-

5 Joseph Samuel Nye, Jr. ( 1937), shkencëtar politik amerikan, Universiteti i Harvardit6 Anne-Marie Slaughter, profesore e çështjeve politike dhe ndërkombëtare, Universiteti iPrinceton”Shtetet dhe qeveritë kanë detyrimin të mbrojnë popullin e tyre nga krimet e luftës dhekrimet e tjera kundër njerëzimit, dhe në qofte se ato nuk mund ta bëjnë këtë vet, komuniteti ndërkombëtarka detyrimin të ndërhyjë”7 John M Collins, Gjeografia Ushtarake për profesionistët dhe publikun, 2010, Universiteti i MbrojtesKombëtare, Studimet Kombëtare Strategjike

96

Roli i arsimimit ushtarak në mjedisin e ri të sigurisë kombëtare

seve ndëragjenci, si dhe të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare. Edhestudimi i strategjisë është i lidhur ngushtë me historinë, teorinë, gjeografinë dheartin operativ, duhet patjetër të mbështetet në raste studimore dhe të praktikohet mezhvillimin e stërvitjeve (ushtrimeve) praktike për strategjinë e sigurisë kombëtaredhe asaj ushtarake. Më e rëndësishmja, studimi i strategjisë duhet të përfshijë kuptimindhe integrimin e të gjithë instrumenteve të fuqisë kombëtare: diplomatik, informativ,ushtarak dhe ekonomik.Këto pesë aspekte themelore duhet të mësohen në të gjitha nivelet e sistemit tëarsimimit. Ato përbëjnë kurrikulën bazë të përbashkët mbi të cilën forcat dhe shërbimet(armët) shtojnë kërkesat e tyre specifike që i sigurojnë personelit të tyre aftësitërespektive të specialitetit. Kjo kurrikul bazë e përbashkët synon të sigurojë dy cilësikritike të personelit ushtarak dhe të profesionistëve të sigurisë kombëtare. Së pari,ajo do të siguronte një përvojë të përbashkët edukimi me një fjalor të përbashkëttaktik, operacional dhe strategjik që do të lehtësonte integrimin dhe operacionet epërbashkëta dhe ndëragjenci. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, kjo lloj kurrikul do tëzhvillonte atë që kërkohet vazhdimisht, por që rrallë realizohet, mentalitetin “si tëmendosh” dhe jo “çfarë të mendosh”.Së fundi, pesë aspektet kryesore do të shërbenin si bazë për një proces mësimi tëvlefshëm për gjithë karrierën, përfshi studimin individual të pavarur, që do të krijontebazën për profesionistët ushtarak dhe të sigurisë kombëtare.Ndoshta, dikush mund të thotë se aplikimi i një kurrikule bazë të përbashkët mepërfshirjen e pesë aspekteve kryesore nënvlerëson dhe neglizhon shumë tematikadhe çështje të tjera që nga shumëkush besohet se janë të nevojshme për studim.Ndërsa këto pesë aspekte themelore mund të studiohen në të gjitha nivelet e arsimimit,për nënfushat që kërkojnë specializime të mëtejshme duhet të ndërtohen kurse osemodule efektive për specialitetet, si komunikim, xhenio, zbulim etj. Raporti midismoduleve bazë të përgjithshme dhe moduleve efektive duhet të përcaktohet mbi bazëne studimit të njohurive të nevojshme të përgjithshme dhe specifike.Një çështje e fundit që meriton të vlerësohet për zhvillimin e suksesshëm dhe efektivtë arsimimit ushtarak është baza materiale mësimore, librat, dispensat dhe literaturatë tjera sipas fushave. Kjo literaturë duhet t’u sigurojë studentëve njohuri të plotateorike, shembuj historikë dhe përvoja praktike nga ushtria jonë dhe ushtritë e tjera.“Një trup pedagogjik i mirë mund të realizojë pothuajse çdo program (kurrikul), poredhe pedagogët më të mirë nuk mund të kapërcejnë pengesën e materialeve mësimoretë dobëta dhe ta kthejnë mediokritetin në përsosmëri”.8

Literaturat e rekomanduara në mbështetejet të procesit mësimor përbëhen kryesishtnga burime të huaja që është e domosdoshme për të ndjekur zhvillimet bashkëkohore,por një kontribut të ndjeshëm në këtë drejtim duhet të japë profesorati i Akademisë,sepse përvojat e huaja duhet të kuptohen dhe të zbatohen në kushtet konkrete tëvendit tonë. Kjo nxjerr edhe një problem tjetër që është e nevojshme të rishikohet.Akademia e Forcave të Armatosura është pjesë e Ligjit të Arsimit të Lartë të

8 Joan Johnson-Freese, The Reform of Military Education: Twenty-Five Years Later, 2012

97

Nënkolonel David Rroku

Shqipërisë, por a do të thotë kjo se ka një analogji të plotë midis shkollave të lartadhe kësaj akademie.Ne mendojmë se midis të dyjave ka diferenca. Në të gjitha shkollat e larta universitareka tekste të miratuara sipas lëndëve; studentët janë të detyruar t’i mësojnë këto tekstedhe të japin provim detyrimisht atë ç’ka ato tekste përmbajnë. Në Akademinë eForcave të Armatosura tekste standarde mund të konsiderohen vetëm doktrinatushtarake, të cilat ashtu si edhe tekstet universitare ndryshojnë në periudha relativishttë gjata. Por për lëndët e tjera, sidomos si strategjia, tekste të tilla nuk ka, sepse ajoështë vazhdimisht në ndryshim sipas ndryshimeve që pëson mjedisi i sigurisëndërkombëtare.Në këto kushte pedagogët në Akademinë e Forcave të Armatosura duhet të jenë vetënë kërkim dhe studim të vazhdueshëm për përgatitjen e leksioneve me përmbajtje tënjohurive korente. Kjo do të thotë se pedagogët në AFA, nuk duhet të konsiderohensikur japin leksione të gatshme, nga viti në vit, dhe rrjedhimisht, përveç cilësisë,puna e tyre të mund të matet edhe me një ngarkesë sipas Ligjit të Arsimit të Lartë.Pedagogëve duhet t’iu lihet kohë e mjaftueshme për studimin dhe sistemimin einformacionit bashkëkohor, përndryshe këmbëngulja në zbatimin e një norme formalengarkese mësimore do të çojë në uljen e cilësisë dhe në zhvillimin e një mësimi paefektivitet.Bibliografia:

• Joan Johnson-Freese, The Reform of Military Education: Twenty-Five Years Later,2012

• Lieutenant General F. Michael Rogers, Why Professional Military Education, 2010,Air University, Maxwell AFB, Alabama.

• A nother crossroads? Professional military Education two decades after the goldwaternichols act and the skelton panel, U.S. House of representatives • committee onarmed services s ubcommittee on oversight and investigations, April 2010

• James Jay Carafano, Ph.D. and Alane Kochems, Rethinking Professional MilitaryEducation, July 28, 2005

• The Importance of Professional Military Education, Adapted from Howard G.Coombs, “In Search of Minerva’s Owl: Canada’s Army and Staff Education” (1946-1995) (unpublished PhD thesis, Queen’s University, 2009).

• Joan Johnson-Freese, Teach Tough, Think Tough: Why Military Education MustChange, Published: June 15, 2011

98

Planifikimi Strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave

Planifikimi Strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave

Nënkolonel Astrit IbroOficer Shtabi në Divizionin e Logjistikës në SHAPE

Trajtesë e shkurtuar. Me qëllim rritjen e efakisitetit të përdorimit të forcaveushtarake, NATO i është përgjigjur sfidave të zhvillimit nëpërmjet krijimit të njëprocesi planifikimi strategjik sa më gjithëpërfshirës.Për të mundësuar këtë, bazuar dhe në mësimet e nxjerra në operacionet në përgjigjetë krizave, NATO ka përmirësuar procesin e planifikimit nëpër vite duke e kthyer nënjë proces bashkëpunimi mbështetur në një filozofi të re bashkëveprimi, si brendaorganizatës edhe jashtë saj, me aktorët dhe faktorët që kanë interes në zgjidhjen ekrizës.Planifikimi i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave zhvillohet në nivelstrategjik1; (NAC2-SHAPE3) dhe në nivel operacional;(JFC4-CC5). Nëpërmjet këtijshkrimi, bazuar në përvojën personale në këtë proces, autori sjell një përqasje tëpërmbledhur për planifikimin strategjik në operacionet në përgjigje të krizave.

HyrjeFjala ‘plan’ vjen nga latinishtja dhe kuptimin parë e kishte: një rrafsh, nivel bazë,ose një rrafshinë. Me kalimin e viteve u formësua nga menaxhimi, si propozim idetajuar për të bërë ose arritur një qëllim apo objektiv të caktuar. Procesi i hartimit tëplaneve u quajt planifikim. Edhe NATO, mbështetur në dokumentet e saj strategjikeharton planifikim i cili kategorizohet në:1) Planifikim në avancë, bazuar në hartimin e skenarëve për operacionet që mundtë zhvillohen në të ardhmen, duke hartuar plane për një situatë të veçantë dhe planetë përhershëm të mbrojtjes.

1 Nivel strategjik:Niveli në të cilën një shtet apo grup shtetesh përcakton objektivat e sigurisë kombëtareapo shumëkombëshe, duke përfshirë burimet ushtarake për të arritur ato.2 NAC:Këshilli i Atlantikut të Veriut.3 SHAPE: Shtabi Suprem i Forcave Aleate në Evropë.4 JFC: Komanda e Bashkuar Operacionale, në strukturën e re të NATO-s do jenë dy komandaoperacionale; përkatësisht në Napoli, Itali dhe Brunsum, Holandë.5 CC: Komandat Komponentë: Komponenti tokësor, ajror dhe detar.

99

Nënkolonel Astrit Ibro

2) Planifikimi në operacionet në përgjigje të krizave nënkupton planifikim tëhartuar si rezultat i një krize emergjente e njohur,ose në zhvillim e sipër. Në këtëkuptim planifikimi në përgjigje të krizave përbëhet nga fillimi dhe zhvillimi i planevenë përgjigje të një krize dhe kërkon një proces të shpejtë të bashkëveprimit dhemiratimit në të gjitha fazat.NATO, në Samitin e Lisbonës, miratoi konceptin e ri strategjik. Ky koncept ritheksoiedhe njëherë rritjen e sigurisë nëpërmjet menaxhimit të krizave, vazhdimin epërfshirjes së NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave nëpërmjet konsolidimittë përqasjes gjithëpërfshirëse6 në procesin e planifikimit por dhe në atë të ekzekutimit.Për të qenë sa më efikas, ky proces i parapriu zëvendësimit të udhëzimeve përplanifikimin e operacioneve (GOP) me direktivën gjithëpërfshirëse të planifikimit tëoperacioneve (Comprehensive Operations Planning Directive, COPD). Planifikimi ioperacioneve në përgjigje të krizave përqendrohet në sigurimin e harmonizimit tëpërpjekjeve ushtarake me ato të aktorëve të tjerë të përfshirë për zgjidhjen e krizësnë zonën e operacionit.Ndër vite, procesi i planifikimit të NATO-s për operacionet në përgjigje të krizave,ka pësuar ndryshime, si në mënyrën e hartimit, pjesëmarrjes por dhe në përshtatje tëkoncepteve strategjike. NATO, në dhjetëvjeçarët e fundit, ka ndryshuar tre herëkonceptin strategjik, sinkronizuar me zhvillimet teknologjike. Në këtë rrugë ka pasurmodele të ndryshme për planifikimin ku mund të përmendim:a) Planifikimin vijues/vazhdues që është rruga tradicionale lineare e planifikimitku komanda eprore punon në mënyrë të shkëputur në kohë dhe harton dokumentetpërkatës në planifikimin përpara komandave vartëse. Nëpërmjet kësaj metodeplanifikimi, komandat nuk zotëronin informacion/pamje të njëjtë gjatë procesit tëhartimit të planeve, duke punuar njëra pas tjetrës dhe, si rrjedhojë, përgatitja e planevekërkonte më shumë kohë.b) Planifikimin paralel që erdhi si nevojë për të përshpejtuar procesin e planifikimitdhe për të shfrytëzuar ekspertizën në nivel operacional. Duhet theksuar që megjithëpërmirësimet në këtë model nuk u arrit që shkëmbimi i mendimeve dhe përvojës tëishin në një linjë midis pjesës strategjike dhe asaj operacionale. Kështu planet upërgatitën të izoluara dhe nuk ishin mirëkoordinuara midis komandave.c) Planifikimin mbulues i cili u paraqit si qasje drejt një vlere përcaktuese për paraqitjene përgjithshme dhe, për herë të parë, u tentua drejt një plani bashkëveprimi. Por dhe kylloj procesi pati mangësitë e tij, pasi koordinimi i planifikimit nuk ndodhi në të gjithafazat, por vetëm në fund të procesit dhe nuk ekzistonte që në fillim ky bashkëveprim.d) Planifikimin bashkëpunues që është proces bashkëpunimi në krijimin e linjavetë bashkëpunimit midis komandave të ketë informacion të njëjtë në çdo kohë, pordhe përpjekje për të përfshirë aktorët e tjerë në këtë proces. Qëllimi bashkëpunimitnë këtë model planifikimi është të përmirësojë rrugën e Aleancës, të hartimit tëplanifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve.6Qasje gjithëpërfshirëse: Një mjet për të siguruar një përgjigje koherente dhe të koordinuar ndaj krizësnga të gjithë aktorët relevantë. Ky përcaktim është i propozuar pasi akoma nuk ka një përcaktim tëunifikuar për qasjen gjithëpërfshirëse.

100

Planifikimi Strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave

Filozofia e këtij procesi planifikimi është që të tre nivelet; strategjik-SHAPE,operacional-JFC, Tactical-CC, të kenë mundësinë të planifikojnë, koordinojnë dhekontribuojnë në këtë procesi njëkohësisht. Gjithashtu, të gjitha fushat e brendshmefunksionale dhe ekspertiza e jashtme civile (nëse/kur kërkohet) mbështesin këtëplanifikimin, duke siguruar mbështetje me analiza dhe këshilla në çdo fazë.Transparenca është çelësi i suksesit të planifikimit bashkëpunues,i cili nënkupton tëgjitha nivelet e komandimit duhet të kanë të njëjtin informacion në çdo kohë.Procesi i planifikimit strategjik dhe instrumentet e fuqisëPlanifikimi strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave është i ndarë nëgjashtë faza: njohja me situatën, vlerësimi strategjik, opsionet ushtarake (MROs)7,hartimi i konceptit operacional strategjik/gjenerimi i forcës, hartimi i planit operacional,ekzekutimi dhe tranzicioni. Këto faza të planifikimit strategjik për operacionet nëpërgjigje të krizave kanë si qëllim të hartojnë produkte strategjike që vlerësohen dhemiratohen nga autoritetet ushtarake dhe politike, si dhe të përgatisin udhëzimet përkatësepër komandat operacionale me formatin e qasjes gjithëpërfshirëse.NATO monitoron situatën në zonat të caktuara dhe, kur situata përkeqëson në krizësi dhe me kërkesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndërhyn duke përdorurinstrumentet e fuqisë. Qëllimi kryesor është ndryshimi i situatës në zonën e venditose vendeve të përfshira në krizë nga kushte të papranueshme në ato të pranueshme,nëpërmjet përdorimit të instrumenteve të fuqisë. Këto instrumente realizojnë obje-ktivat strategjike8 për arritjen e end-state-it9, (gjendjes përfundimtare) në zonën eangazhuar në kushtet të pranueshme.Gjithmonë është mençuri që të vështrosh përpara, por është e vështirë të vështroshpërtej mundësive të tua10. Ndryshimi i situatës kërkon një analizë të thellë të sistemevedhe aktorëve në këtë zonë në mënyrë që procesi i përgatitjes të produkteve strategjikedhe ai vendimmarrjes të jetë i qartë, dhe të synojë përdorimin sa me efikas të mjetevedhe burime të NATO-s për arritjen e objektivave strategjike. Përvoja ka treguar se nëkrizat moderne konfliktet janë komplekse dhe karakterizohen nga një kombinim içështjeve historike politike, ushtarake, sociale, kulturore, fetare dhe ekonomike,fisnore etj. Për të pasur një panoramë të qartë në nivel strategjik për zonën e mundshmetë angazhimit është e nevojshme analiza e kësaj zone në fushat: politike, ushtarake,

7 MRO:opsionet ushtarake që në kontekstin e NATO-s janë tre:a. Opsioni “Must”:është minimumi i domosdoshëm që NATO duhet të bëjë për t’iu përgjigjur krizës.b. Opsioni “should”: në vazhdim të asaj se çfarë duhen bërë nga NATO, plotësohet nga ajo çfarëndoshta mund të bëhet nga aktorë të tjerë.c. Opsioni “could”: Ai pasqyron opsionin should dhe could së bashku plus aktivitete të tjera osekontributet që duhet të bëhet nga aktorë të tjerë.8 Objektiv strategjik:Krijimi i qëllimit strategjik për veprime luftarake dhe jo luftarake nga ana eAleancës brenda një qasjeje gjithëpërfshirëse. Ato përshkruajnë qëllimet që duhet të arrihen për tëkrijuar kushtet e nevojshme për të arritur End state-in.9 End state:Një set të kushteve të kërkuara dhe të miratuar nga NAC në hapësirën e angazhimit, në tëcilën arrihet një situate, (gjendje përfundimtare) e pranueshme situatë kjo e arritur në fund të njëangazhim strategjik.10 Sir Winston Churchill.

101

Nënkolonel Astrit Ibro

ekonomike, sociale, infrastruktura dhe informacionit që përbëjnë sistemin (PMESII).Analiza e këtyre fushave do mundësojë planifikuesit për paraqitjen në nivel strategjiktë situatës dhe rekomandimeve për mjetet që duhen përdorur për ndryshimin e këtijsistemi në kushte të pranueshme. Ndërhyrja e NATO-s do të mundësojë zgjidhjen esituatës nga kriza në normalitet, duke ndikuar ne të gjitha fushat e sistemit (PMESII)nëpërmjet mjeteve/instrumenteve të fuqisë për arritjen e objektivave strategjik derisasituata të jetë e pranueshme.Instrumentet e fuqisë së Aleancës. Nga analiza e sistemit PMESII, nga SACUER11

arrihet ne konkluzione përkatëse ku i rekomandohet Këshillit të Atlantikut të Veriuthartimi i opsioneve ushtarake. Për zgjidhjen e krizës është e nevojshme angazhimiduke përdorur instrumentet e fuqisë(politike,ushtarake ekonomike e civile) përndryshimin nga një situatë krize në normalitet, e integruar dhe me aktorë të tjerë.a) Instrumenti Politik: Konsiston në përdorimin e mjeteve politike, i përqendruarnë rrugët diplomatike, duke bashkëpunuar me aktorët ndërkombëtar dhe rajonal tëpërfshirë në krizë, në mënyrë që të ndikojë në përmirësimin e situatës. Shtetet anëtaretë NATO-s kombinojnë veprimet e tyre në arenën ndërkombëtare duke përshtaturqëndrimet e tyre nëpërmjet bisedimeve dhe veprime diplomatike për të qenë një zë siAleancë, për zgjidhjen e krizës në rajonin përkatës.b) Instrumenti Ushtarak. Konsiston në përdorimin e forcës ushtarake për arritjen eobjektivave politik nëpërmjet kërcënimeve ushtarake, parandalimit të përshkallëzimittë konfliktit, rritjen e sigurisë dhe stabilizimin e situatës. Ky instrument mund të përdoretpër zgjidhjen e emergjencave të ndryshme, sigurimin e lundrimit në ujëratndërkombëtare dhe sigurimin e rrugëve të shpërndarjeve të ndihmave humanitare etj.c) Instrumenti Ekonomik: Nëpërmjet këtij instrumenti vendosen sanksione dheembargo për të bërë të mundur ndalimin e furnizimit më mallra e shërbime të aktoritkryesor të shkaktimit të konfliktit, si dhe ndihmave financiare nga vendet anëtare,ose jo anëtare, banka botërore, programeve të zhvillimit etj., për vendin ose vendettë përfshirë në krizë. Orientimi dhe përqendrimi i ndihmave në rajonin e përfshirë nëkrizë do ndikojë dhe për arritjen e objektivave strategjik të NATO-s dhe komunitetitndërkombëtar në këtë rajon.d) Instrumenti Civil. Ky instrument i referohet përdorimit të fuqisë në fusha të tilla sidrejtësia, edukimi, informimi publik, administrimi civil, mbështetja e infrastrukturëssë zonës së krizës, mbështetja mjekësore, sigurimi i ushqimeve, energjisë dhe ujit etj.Në përdorimin e këtij instrumenti një rol të konsiderueshëm luajnë organizata qeveritaredhe ato jo-qeveritare. Instrumenti civil kontrollohet dhe ushtrohet nga vendet anëtaredhe jo anëtare të NATO-s, organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare, duke bërë tëmundur përmirësimin e kushteve në zonën e përshirë nga kriza. Efektiviteti i përdorimittë këtij instrumenti varet nga sinkronizimi i burimeve ushtarake me ato civile.Aktorët kryesorë në planifikimin strategjikNATO është organizatë vullnetare politiko-ushtarake, si rrjedhim, dhe procesi iplanifikimit strategjik në kontekstin e NATO-s përfshinë strukturat politike dhe

11 SACUER: komandat I komandës së operacioneve SHAPE.

102

Planifikimi Strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave

ushtarake në nivel strategjik. Ky proces është bashkëpunues me detyra dhe përgjegjësitë ndara në hartimin dhe miratimin e produkteve strategjike. Për të kuptuar më mirëkëtë proces po prezantojmë aktorët kryesor si më poshtë:Këshilli i Atlantikut të Veriut12. NAC përbëhet nga përfaqësuesit e 28 vende anëtare,është autoriteti më i lartë i Aleancës dhe drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm iAleancës. Në seancë të përhershme NAC, është përfaqësuar nga ambasadorët epërhershëm, që janë përfaqësues të vendeve anëtare. Në NAC të gjitha vendimetmiratohen me konsensus, duke shprehur sovranitetin kombëtar të vendeve anëtaretë NATO-s. Vendet anëtare kanë deleguar tek ambasadorët e tyre përgjegjësitë për tëgjitha elementët (politikë, ekonomikë, e mbrojtjes dhe emergjencat civile). Për pjesënushtarake gjatë procesit të planifikimit duhet të merret në konsideratë, “Në Aleancëprocesi i vendimmarrjes shpreh në çdo fazë kontrollin politik të pjesës ushtarake”,që do të thotë asnjë vendim për planifikimin e vendosjen e trupave të NATO-s, nukmund të merret pa një autorizim eksplicit politik nga NAC.Komiteti i Politikave të Operacioneve: është komiteti më i lartë politik/ushtarak,për hartimin e këshillimit politik/ushtarak për NAC. Ky komitet harton politika përmisionet e reja të NATO-s duke përshirë artikulli pesë dhe jo artikull pesë. Gjithashtuluan rol këshillimor dhe koordinues me Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë. Bënkonsultime me partnerë potencialë për planifikimin në operacione të veçantë.Komiteti Ushtarak: është përgjegjës para NAC-ut për të gjitha punët ushtarake tëAleancës dhe është burim i parë për sigurimin e hartimit të këshillit ushtarak dhepolitikave rekomanduese për NAC. Vlen të theksohet se ky komitet nuk drejtonoperacione, përgjegjësia për drejtimin e operacioneve është e SACUER it.Komiteti Politik dhe i Partneriteteve: ka rol këshillues në hartimin e politikavedhe zgjidhjeve të mundshme për situatën e krijuar për arritjen e komunikimit strategjiktë NATO-s.Komiteti i Planifikimit të Emergjencave Civile: si një komitet këshillues përmbrojtjen e popullsisë civile në procesin e planifikimit luan rol thelbësor në sigurimine përdorimit të burimeve civile në mbështetje të objektivave të Aleancës.Shtabi Suprem i Forcave Aleate në Evropë, (SHAPE), pasi merr vendimet dheudhëzimet politike, i kthen ato në drejtim të qartë ushtarak për strukturat e vartësisëpërmes hartimit dhe dorëzimit të planeve për operacionet. SHAPE është aktori kryesori hartimit të planifikimit strategjik, duke mundësuar një proces bashkëpunimi në çdofazë si për inputet politike nga shtabi i NATO-s, por dhe ato operacionale nga nivelioperacional (JFC).SHAPE, në rastet e planifikimit të operacioneve në përgjigje të krizave, krijontegrupin strategjik të planifikimit të operacioneve (SOPG – Strategic OperationPlanning Group)13e drejtuar nga drejtoria e politikave dhe planifikimit. Ky grup

12 NAC në kontekstin e NATO –s është nivel politiko-strategjik.13 SOPG është zëvendësuar me dy grupet që janë pjesë e strukturës së re te CCOMC përkatësisht Grupii vlerësimit dhe opsioneve (EOG) dhe grupi i përgjigjes direkte (RDG).Organizimi dhe procesi i punësështë i njëjtë, por rritet niveli i ekspertizës dhe bashkëpunimit duke ndarë këtë proces në dy grupe.

103

Nënkolonel Astrit Ibro

mblidhej sa herë nevojitej me pjesëmarrjen e expertëve nga të gjitha drejtoritë përhartimin e produkteve strategjike për operacionet në përgjigje të krizave. Me gjithëpërmirësimin e dukshëm në procesin e planifikimit të operacioneve nga SOPG, përvojatregoj se procesi i planifikimit strategjik, kërkonte në disa raste expertizë që i kalonteatë të drejtorisë së planifikimit. Për të mundësuar sigurimin e kësaj expertize, SHAPEpropozoi disa ndryshime doktrinore dhe strukturore, që janë në zbatim e sipër.Në Samitin e Lisbonës kryetarët e shteteve me miratimin e konceptit të ri strategjikkërkuan nga NATO angazhim aktiv, mbrojtje moderne për t’iu përgjigjur sfidave tëshekullit XXI. Ndikimi i parë i këtij koncepti ishte krijimi i një strukture të re (NCS)për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, ku në SHAPE është krijuar një qendre e re nëvartësi të drejtorisë së operacioneve dhe inteligjencës, e cila emërtohet ComprehensiveCrisis and Operations Management Center (CCOMC)14. Kjo strukturë është guri ithemelit për të zbatuar detyrat thelbësore të Samitit të Lisbonës, në përputhje meudhëzimet politike dhënë prej kryetarëve të shteteve në këtë Samit. CCOMC do tëjetë struktura që do t’i sigurojë SHAPE-it një pamje në kohë reale dhe shume tëqartë për të kontrolluar dhe administruar situatat në zhvillim e sipër, para se ato tëpërshkallëzohen në kriza. …la më pas shekullin e 20-të, shekullin e ndërtimit tëmureve; muri i Berlinit, perdeve të hekurta, vijandarëseve imagjinare, ndërtimin embrojtjes nëpërmjet mureve e fortifikime, ndërsa shekulli i 21-të kërkon ndërtimin elinjave të komunikimit, urave të bashkëpunimit për t’u mbrojtur dhe kush mund tabëjë më mirë këtë se CCOMC, do të deklaronte SACUER gjatë ceremonisë sëinaugurimit të CCOMC. Zbatimi i plotë i kësaj strukture përfundon në maj 2013, pordo të ndalemi në shpjegimin e kësaj strukture të elementëve që implikojnë planifikiminstrategjik. Procesi thelbësor i CCOMC përbëhet nga pesë grupe përkatësisht:Grupi i identifikimit të krizave (CIG), është grup i përhershëm, i cili mbështetet meekspertë nga stafet e drejtorive të SHAPE-it dhe stafeve speciale në fusha të caktuarasi: marrëdhëniet e publikut, çështjet ligjore, komunikimi strategjik, krijimi i rrjetit tëkomunikimit me specialistë si nga struktura eprore dhe vartëse dhe kur autorizohenekspertë nga vendet partnere etj. Ky grup përmbledh dhe filtron informacionin sipasfushave të mundshme, vlerëson dhe raporton kriza potenciale të reja dhe përgatitrekomandime dhe burimet, të cilat duhen dhënë për veprimet pas identifikimit të krizës.Grupi i vlerësimit dhe varianteve (EOG), nuk është i përhershëm por mblidhetpas identifikimit të krizës, i cili ka si objektiv hartimin e vlerësimit strategjik tëSACUER dhe përgatitjen varianteve ushtarake, pas kërkesave përkatëse të bëra ngaNAC. Qëllimi është hartimi dhe bashkëveprimi i vlerësimit strategjik të SACUER-itdhe krijimi i kushteve thelbësore strategjike të nevojshme për të arritur objektivatstrategjike, përcaktimi paraprak i end state-it për operacionin, si dhe hartimi ivarianteve ushtarake në mbështetje të procesit të vlerësimit politik, ushtarak.Nëpërmjet këtyre dokumenteve, vlerësimit strategjik të SACUER-it dhe varianteveushtarake të mundshme prezantohen pjesët politike: cilat janë objektivat strategjikeushtarake; cilat do të jenë efektet strategjike ushtarake, me çfarë veprimesh ushtarakedo arrihen objektivat ushtarake dhe kapacitet e kërkuara.

14 Kjo strukturë është me kapacitete të pjesme dhe do arrijë aktivizimin e plotë operacional në mesin evitit 2013.

104

Planifikimi Strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave

NAC miraton variantin i cili përmbush realizimin e objektivave politik të vendeveanëtare të NATO-s, pra shkurtimisht varianti i miratuar është shprehje e angazhimittë vendeve anëtare për pjesëmarrje në operacion.Grupi i përgjigjes direkte (RDG). Ky grup nuk është i përhershëm, por mblidhetpasi NAC ka miratuar njërin nga variantet ushtarake, që realizon objektivat strategjiketë NATO-s, variant i cili kthehet nga ky grup, në direktivë strategjike, hartohet konceptioperacional (CONOPS) dhe plani strategjik operacional OPLAN. NëpërmjetCONOPS hartohet koncepti i SACUER-it për kryerjen e operacionit, me veprimeushtarake, në bashkëpunim me përpjekjet e tjera joushtarake dhe vendeve joanëtaretë NATO-s, bazuar në një koncept të përgjithshëm strategjik të miratuar nga NAC,për të arritur objektivat strategjike të NATO-s dhe kushtet e nevojshme që arrijnëend state-in. Për hartimin OPPLAN-it, RDG duhet të identifikojë, aktivizimin dhembështetjen e forcave/kapaciteteve të kërkuara për të zbatuar konceptin operacionalstrategjik dhe përmbushjen e misionit brenda rreziqeve të pranueshme. Ai përfshinzhvillimin e mëtejshëm dhe koordinimin e rregullimeve të nevojshme për zbatimin ekonceptit strategjik, duke përfshirë marrëveshjet ligjore, vendosjen, mbrojtjen e forcës,strategjinë e informacionit, mbështetjen, C2, mbështetjen e stërvitjes dhe certifikiminpërkatës, vlerësimin e fushatës për kryerjen e operacionit dhe ndërprerjen eoperacioneve ushtarake në teatër.Grupi i operacioneve në vazhdim (COG). Ky grup është i përhershëm si pjesë estrukturës së CCOMC për të siguruar në nivel strategjik C2, komandim-kontrollin,vlerësimin operacional, menaxhimin e tranzicionit, për operacionet në vazhdim pordhe për operacionet e reja ku NATO mund të përfshihet. Në këtë fazë, që është fazae ekzekutimit, komanda operacionale kryen operacionin në bazë të planit operacional,në nivel strategjik operacioni monitorohet nga COG dhe kërkesat e komandësoperacionale që nuk janë në autoritetin e saj përcillen COG, e cila përpilondokumentacionin përkatës për miratim nga NAC sipas udhëzimeve të SACUER-it.Grupi i rishikimit të krizave (CRG). Nëpërmjet këtij grupi që është i përhershëmnë CCOMC, bëhet rishikimi i planeve operacionale në mënyrë periodike përoperacionet që po zhvillohen me qëllim për të parë konkretisht si është zbatuar planioperacional, dhe cila nga objektivat ka nevojë për t’u rivlerësuar mbështetur në ecurinëe operacionit. Në këtë proces kryhet vlerësimin e performancës së operacionit,përgatiten rekomandime për hartimin e planit të rishikuar, për të pasqyruar ndryshimete ndodhura në zonën e operacionit. Procesi i rishikimit është një proces periodik, icili kryhet në vazhdimësi deri në tërheqjen e trupave nga operacioni.Përfundime1. Planifikimi strategjik i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave duhetkonsiderohet dhe planifikim strategjik dhe i vendit tonë pasi jemi të pranishëm në tëgjitha fazat e tij. Njohja me të do të rrisë përfaqësimin e vendit tonë gjatë procesit tëvendimmarrjes, hartimit dhe ekzekutimit të këtij planifikimi.2. Gjatë procesit të vendimmarrjes të NAC përfaqësuesit e vendit tonë duhet të jenëtë mirëinformuar për pjesën ushtarake, për kapacitetet ushtarake dhe civile, që kemizhvilluar por dhe ato që janë duke u zhvilluar, në mënyrë që angazhimi për pjesëmarrje

105

Nënkolonel Astrit Ibro

në operacionet në përgjigje të krizave i vendit tonë të jetë sa më efektiv, në pjesëmarrjepa kosto shtesë financiare.3. Bota sot përballet me kriza ne vende të ndryshme të saj, por në ato zona ku të dokërkohet ndërhyrja ushtarake nga komuniteti ndërkombëtar, e sigurt është që NATOdo ndërhyjë duke përdorur instrumentet e fuqisë së saj. Përdorimi i instrumenteveështë i lidhur fort me ambicjet vendeve të NATO-s, dhe si e tillë kërkon që vendet evogla të përfshihen në këto operacione pas një analize të qartë të nivelit të ambicievedhe jo domosdoshmërisht të përfshihen në të gjitha instrumentet,por të kontribuojnënë atë instrument që kanë kapacitet dhe janë përgatitur.4. Planifikimi i NATO-s në operacionet në përgjigje të krizave duhet të jetë pjesë epërgatitjes të personelit ushtarak në FA, pasi implikon të gjithë personelin e angazhuarnë strukturat e NATO-s dhe ato që përfshihen në stërvitje të përbashkëta me NATO-n. Nëpërmjet studimit dhe praktkimit të këtij procesi aftësojmë një personel qëdirektivat politike i kthen në plane operacionale dhe inputet operacionale t’iatransmetojë vendimmarrjes politike me një analizë strategjike të mjaftueshme përmarrjen e vendimeve të duhura.5. Vlerësojmë se përvoja e CCOMC mund të jetë e nevojshme në krijimin e njëqendre kombëtare në menaxhimin e emergjencave,pasi nëpërmjet kësaj qendre rritenmasat parandaluese për emergjencat civile dhe kontribuohet me ekspertizëgjithëpërfshirëse përtej asaj ushtarake kudo që të jetë si brenda FA, ashtu dhe nëinstitucionet e tjera, duke reduktuar kostot e ndërhyrjes për përmirësimin e situatës.Bibliografia:

• NATO Strategic Concept, 2010;• Comprehensive Operations Planning Directive COPD 2010;• SHAPE Comprehensive crisis dhe operations management center handbook 2010;• NATO Handbook 2006;• ACO Webpage http.www.nato.int

106

RUBRIKA E TRETËPesëvjetori i Shtetit të Kosovës

Në këtë rubrikë i bëhet jehonë 5-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,më 17 shkurt 2008. Përpjekjet e popullit shqiptar kanë qënë shekullore, brezatkanë luftuar pa rreshtur për bashkimin e trojeve shqiptare, por rrethanathistorike nuk kanë qënë në favor të shqiptarëve, -thotë Gjeneral Brigade BardhylHoxha, në shkrimin e tij. Sot dhe gjithmonë -vazhdon ai, -është momenti që nëtë dy rastet të falënderojmë dhe t’u jemi shumë mirënjohës brezave që luftuandhe dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që po gëzojmë ne sot, për krijimin edy shteteve shqiptare nga një komb. Por, falënderojmë edhe qarqet dhe miqtëndërkombëtarë, veçanërisht SHBA, që ishin në favorin tonë, si dhe kryetarët etyre: Vudrou Uilsonin (1920), Bill Klintonin (1999) dhe Bushin e Ri (2008), qëqenë faktorë me rëndësi në të dy pavarësitë e kombit shqiptar.Shumë libra janë botuar dhe do të botohen për luftën në Kosovë. Por, autoriBernard Zotaj zgjedh në materialin e tij, librat e autorëve ushtarakë me vështrimetdhe pikëpamjet e tyre, botuar enkas për Kosovën, për heroizmin e popullit dheluftëtarëve të UÇK-së.Kosova në përvjetorin e pestë është njohur nga 98 shtete të botës. Këtë luftë ebëri palca e patriotizmit shqiptar. ...të gjithëve u duhet njohur merita, por mbi tëgjitha, shqiptarët sot dhe nesër u drejtohen atyre që ideuan, organizuan dhedrejtuan luftën, ata që dolën në fushëbetejë me betimin “Ja liri, ja vdekje!”Lufta e UÇK-së, tanimë është pjesë e thesarit të vlerave kombëtare, e të gjithëshqiptarëve dhe historisë sonë. Objekt i këtij përkujtimi janë librat e shkruarnga autorë ushtarakë shqiptarë për këtë luftë.Valbona Mehmeti, në shkrimin e saj nënvizon se: UÇK-ja fitoi luftën sepsefitoi betejën me zemrat e njerëzve, në Kosovë dhe kudo në botë. NATO ndërhyrinë Kosovë, pasi kishte pas mbështetjen e opinionit publik ndërkombëtar. Kyishte një ndër sukseset më të mëdha të luftës shumëplanëshe të UÇK-së. Në tëvërtetë, as mediat dhe as opinioni publik ndërkombëtar nuk ishin aktorë dhefaktorë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, po aq i vërtetë është edhe fakti seopinioni publik ndikoi në politikën e jashtme të këtij vendi.Në trajtesën “Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, KolonelDr. Agim Sula na sjell një informacion të hollësishëm rreth procesit gjyqësor nëGjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si një proces me rëndësi historike përKosovën dhe shqiptarët, i cili solli një inovacion të thellë në të drejtën ndërkombëtare.Verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - pavarësia nuk shkeli ligjinndërkombëtar. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtesisë publikoiopinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovësnë vitin 2008. Me 10 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare tëHagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar hapur kërkesën e Serbisë përshkelje të së drejtës ndërkombëtare.

107

Përpjekjet shekullore të kombit shqiptar

Gjeneral Brigade Bardhyl HoxhaKomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Përkujtojmë 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, e qësot e di çdo shqiptar kudo që gjendet, në truallin gjeoetnik dhe në botë.Me veprimtarinë e sotme i bëjmë jehonë shpalljes së 5-vjetorit të Kosovës nën njëgjetje krejt të veçantë, për librat që kuadro ushtarakë shqiptarë kanë shkruar përKosovën dhe përpjekjet e saj në histori.Shekulli XX ishte shekull i kthesave dhe i proceseve të mëdha progresive të njerëzimitsi rezultat i zhvillimit material e mendor të paparë deri atëherë. Njëkohësisht ishtedhe shekull i brutaliteteve e barbarive deri te ndërmarrjet genocidale në përmasabotërore (dy luftërat botërore), në rrafshin rajonal (konflikte e luftëra midis vendevee popujve) dhe në nivel nacional (diktaturat vendore komuniste).Në këto 100 vjetët e fundit, kombi shqiptar në gjithë hapësirën e tij etnike pati goditjetë parreshtura. Shquhet lufta kundër faktorit demografik shqiptar përmes spastrimitetnik të shqiptarëve dhe kolonizimit të trojeve të tyre me element sllav. 100 vjetShqipëria “bahet në vete, e lirë dhe e mosvarme”, -thuhet në Deklaratën e Pavarësisëtë 28 Nëntorit 1912, të mbështetur dhe firmosur nga delegatët e të gjitha krahinaveshqiptare dhe të të gjitha shtresave të tyre shoqërore.Është fakt se shqiptarët e të gjitha trojeve, me luftëra të armatosura e të përgjakshme,me penë, me luftëra politike e paqësore, sollën një ditë të madhe historike përShqipërinë dhe shqiptarët, pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, sikundër që100 vjet pas, shqiptarët e Kosovës sollën më 17 Shkurt 2008, ditën e pavarësisë dhetë sovranitetit të Kosovës.Brezat luftuan për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët kombëtar,por rrethanat ndërkombëtare nuk ishin në favor të shqiptarëve. Sot dhe gjithmonëështë momenti që në të dy rastet t’i falenderojmë dhe t’u jemi shumë mirënjohësbrezave që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që po e gëzojmë ne sot,për krijimin e dy shteve shqiptare nga një komb. Por falënderojmë edhe qarqet dhemiqtë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe kryetarët e tyre: Vudrou Uilsonin (1920),Bill Klintonin (1999) dhe Bushin e Ri (2008), që qenë faktorë me rëndësi në të dypavarësitë.

108

Përpjekjet shekullore të kombit shqiptar

Shqiptarët janë gjendur para rreziqeve si komb, që pas vendimeve të Traktatit tëShën Stefanit më 3 mars 1878, të cilat shkonin në favor të Rusisë dhe shteteve sllavetë Ballkanit, dhe të vendimeve antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878). Krerët eLëvizjes kombëtare u vunë në krye të rezistencës për gjetjen e rrugëve për status tëveçantë të trojeve shqiptare dhe për administrim autonom brenda Perandorisë Osmane.Shqiptarët formuan për këtë qëllim besëlidhje, kuvende, pastaj komitete, klubekombëtare dhe shoqëri atdhetare me organet e tyre. Kulmi u arrit me themelimin eLidhjes Shqiptare të Prizrenit në qershor të vitit 1878, dhe të Lidhjes së Pejës nëfund të janarit 1899, me programe përparimtare politike, shoqërore dhe kulturore.Nga fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX aktivitet të madh kombëtar, kulturordhe politik dhe rrjedhimisht për pavarësinë e Shqipërisë zhvilluan diaspora dhekolonitë shqiptare. Edhe për pavarësimin e Kosovës diaspora jonë luajti një rol shumëtë madh me ndihma materiale, morale dhe ushtarake.Në funksion të autonomitetit, pavarësisë dhe emancipimit të përgjithshëm shoqërore kulturor të shqiptarëve para 28 Nëntorit 1912 ishte dhe Kongresi i Manastirit nëvitin 1908 për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, të cilin e organizoi dhe financiarishte ndihmoi klubi i njohur “Bashkimi” nga Manastiri.Rol vendimtar për pavarësinë e Shqipërisë luajtën kryengritjet e njëpasnjëshme tëshqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malësisë së Mbishkodrës në vitet1910-1912, të cilat pastaj u shtrinë në gjithë territorin etnik shqiptar. Për kryengritjete vitit 1912 politikanët objektiv evropianë të kohës theksuan se shqiptarët ishin ataqë “i shembën pirgjet e Perandorisë Osmane mbi kokën e tyre. Janë shqiptarët ata tëcilët i shpartalluan turqit, e jo serbët, as bullgarët dhe as grekët”.Viti 1912 ishte vit që prodhoi pasoja të tjera të rënda për shqiptarët: në pikëpamjepolitike-shtetërore trungu gjeoetnik u nda, me këtë rast Kosova dhe viset përrethmbetën jashtë Shqipërisë politike. Pazarllëqet e Konferencës së Ambasadorëve nëLondër në vitin 1913 e lanë Kosovën dhe viset e tjera etnike shqiptare jashtë Shqipërisëlondineze, të okupuara nga Serbia me forcë ushtarake. Ushtria serbe bëri mizori tëpapara mbi shqiptarët. Për fat të keq, këtë gjendje të arritur me dhunë, e verifikoiKonferenca e Versajës në vitin 1919, duke e favorizuar jashtë çdo mase Serbinë.Hilet e disa vendeve evropiane dhe të Rusisë karshi çështjes shqiptare ishin shumë tëhapëta dhe po të mos ishte presidenti i atëhershëm amerikan Vudrou Vilson, i cilikundërshtoi planet sekrete të Marrëveshjes së Francës dhe Anglisë të janarit 1920për copëtimin e mëtejmë të Shqipërisë, nuk do të ishte as Shqipëra e sotme, e mbeturnë 28.748 km². Pa Shqipëri, kështu të tkurrur, sigurisht se nuk do të ishte as Kosova,njëherë si një autonomi dhe sot si shtet i pavarur dhe sovran, por edhe pa Kosovën,nuk ka dyshim se nuk do të ishte as kjo Shqipëri.Midis dy luftërave botërore gjendja e shqiptarëve jashtë Shqipërisë politike upërkeqësua edhe më shumë në çdo pikëpamje. Territori shqiptar u copëtua në tripjesë të Moravës, të Zetës dhe të Vardarit, ndërsa popullsia iu nënshtrua përndjekjeve,shpronësimeve, shpërnguljeve të detyrueshme deri te shfarosja fizike.Gjatë Luftës Dytë Botërore territori u nda në tri zona okupuese (italiane, bullgaredhe gjermane). Pas kësaj lufte nuk u bë bashkimi i hapësirës etnike shqiptare në një

109

Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha

shtet të vetëm në frymën e Rezolutës së Bujanit (1943-1944). Kosova, kundër vullnetittë popullit në korrik të vitit 1945 u fut me forcë ushtarake nën Serbi/Jugosllavi si“krahinë autonome”. Me këtë pozitë mbeti deri në Kushtetutën e tretë të Jugosllavisë(1963), kur u barazua me Vojvodinën, ndërkaq territoret e tjera shqiptare nuk iubashkuan Kosovës, por mbetën në tri republika të tjera (të Maqedonisë, të Serbisëdhe të Malit të Zi). Nga ndarjet e imponuara e të dhunshme pasuan tragjedi të mëdhanë rrafshin kombëtar, politik, ekonomik, social, familjar etj.Katër Jugosllavitë, në dimensione të ndryshme, hapësinore e politike, e Versajës më1919, e Titos më 1945, e Milosheviçit e vitit 1992 dhe e Koshtunicës (Unioni Serbi-Mal i Zi) e vitit 2003, ashtu siç u krijuan mbi bazë të forcës ushtarake dhe të politikëshegjemoniste serbe, ashtu edhe u shkatërruan nga veprimi i konceptit unitarist e militarist.Meritë e shqiptarëve të Kosovës ishte se ditën ta gjenin veten në projektet dhe procesete perëndimit me të cilat ra sistemi komunist dhe u shpërbë ish-Jugosllavia, sikundërqë, edhe forcat demokratike në Shqipëri u ngritën kundër diktaturës që e kishte izoluardhe lënë më të pazhvilluar në Evropë.Jubileu i 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe jubileu i 5-vjetorit të pavarësisësë Kosovës, janë moment kyçe të historisë shqiptare.Punët dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës filluan pikërisht më 17 shkurt2008 dhe do të jenë edhe më të mëdha pas përfundimit të procesit të mbikëqyrjesndërkombëtare që ndodhën një vit më parë.Idealet e lirisë na kanë bashkuar si një komb i vetëm, edhe pse i ndarë nga historia,idealet e demokracisë dhe të Evropës na bashkojnë sot, gjithnjë e më shumë si vëllezërtë një gjaku, që aspirojmë drejt së njëjtës rrugë, atë të integrimit euroatlantik”.28 nëntori dhe 17 shkurti janë dy ditët më të shënuara në historinë e shqiptarëve, qëlidhen me njëra-tjetrën me lumenj gjaku, të ideuara respektivisht nga ideologu dhepatrioti Ismail Qemali dhe “Gandi” i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kosova është njëpjesë e rëndësishme e viseve shqiptare, e cila e ka merituar lirinë dhe pavarësinë.Kosovën dhe pavarësinë tashmë e njohin mjaft shtete të botës dhe mes të cilave 22vende anëtare të Bashkimit Evropian. Tashmë Kosova është anëtarësuar në dyorganizma të rëndësishme, siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore,ndërkohë që aspiron të integrohet në NATO dhe BE.Në këtë ditë të 5-vjetorit të shtetit të Kosovës ne kujtojmë të gjithë të rënët që u bënëdritë e lirisë sonë. Vlerësojmë lartë vizionin e UÇK-së që luftoi me dinjitet për çlirimine Kosovës, midis tyre komandantin legjendar Adem Jashari. Në këtë ditë mirënjohjashkon dhe për forcën dhe fuqinë më të madhe të kohës, NATO, që me sulmet ajrorebëri që kundërshtari të tërhiqet nga territori kosovar. Republika e Kosovës, në këtë17 shkurt të 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe në këtë kohë të shkurtër dëshmonse mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për proceset e paqes dhe të zhvillimeve, jovetëm në kuadër të politikave të brendshme, por edhe në ato rajonale dhe në organizatadhe institucione ndërkombëtare.Sot Kosova ka një forcë kompakte të organizuar më së miri që quhet FSK, dhe kjo potregon se është e gatshme të kryej detyra të mbrojtjes dhe të bashkëpunojë denjësisht

110

Përpjekjet shekullore të kombit shqiptar

me Aleancën e NATO-s, për çështje të strategjisë dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.Vizioni i Kosovës, ashtu si edhe i gjithë shqiptarëve, sot është paqja, zhvillimi dheperspektiva evropiane duke patur si prioritet bashkëpunimin në rrafsh sa nacional,njëherësh edhe me të gjithë popujt dhe vendet që çmojnë vlerat e lirisë dhe tëdemokracisë.Ne kemi pasur histori të përbashkë dhe ne kemi të tashme dhe të ardhme të përbashkët.Ne kemi një rrugë që të ecim bashkë, duke u ndihmuar për t’u bërë plotësisht pjesë eEvropës së Bashkuar”.Bibliografia:

• Akademia e Shkencave, Historia e popullit shqiptar, vëll II, Botimet Toena, Tiranë2002.

• Arben Puto, “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”,vëll. II, Tiranë 1987.

• Pëllumb Danaj, Kosova dhe NATO, Tiranë 2005.• Libri, Teori të Luftës dhe Strategjisë, Tiranë 2011.• Revista Ushtarake, dhjetor 2012.

111

Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kolonel Dr. Agim Q. SulaKomandant i Akademisë së Forcave të Armatosura

Trajtesë e shkurtuar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ripohoi përmes mendimitkëshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtardhe se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtënndërkombëtare. Ky vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte një goditjee rëndë për politikën serbe dhe mbështetësit e saj, ndërsa nga ana tjetër një fitorehistorike për shtetin dhe popullin shqiptar të Kosovës, pasi ai legjitimoindërkombëtarisht shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e shtetit të dytë tëshqiptarëve në rajon.Kjo trajtesë synon të analizojë më në hollësi procesin gjyqësor në GjykatënNdërkombëtare të Drejtësisë, si një proces me rëndësi historike për Kosovën eshqiptarët, por edhe si një proces i cili solli një inovacion të thellë në të drejtënndërkombëtare.

Hyrje

Pesë vjet më parë, më 17 shkurt 2008, afro një dekadë pas përfundimit të konfliktittë armatosur me ish-Jugosllavinë e Serbinë, përfaqësuesit e zgjedhur të popullitshpallën Pavarësinë e Kosovës, duke përcaktuar statusin e vendit, si shteti më

i ri në arenën ndërkombëtare.Në vitin 2005, me nxitjen e faktorit ndërkombëtar, nisën në Vjenë bisedimet mespërfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të cilat dështuan pas dy vitesh.Ndërmjetësi ndërkombëtar i bisedimeve i ngarkuar nga Organizata e Kombeve tëBashkuara, Martti Ahtisaari, propozoi Pakon e tij, mbi bazën e të cilës, Kosova shpallimë 17 Shkurt 2008 Pavarësinë, duke kurorëzuar shtetin e pavarur. Ishte një proceshistorik, i cili u zhvillua mes vështirësisë dhe pengesash të mëdha, të cilat u kapërcyenme sukses të plotë në saj të vullnetit të popullit kosovar dhe përfaqësuesve politikë tëKosovës, por edhe në saj të mbështetjes së shtetit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar,në mënyrë të veçantë të SHBA.Duke mos u pajtuar me këto zhvillime, Serbia, luftoi me të gjitha mjetet që ta kthenteprocesin mbrapsht. Ajo e quajti daljen më vete të Kosovës si shkelje të integritetit të

112

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

saj territorial, dhe ndërmori një fushatë të pazakontë diplomatike për të penguar dhezhvlerësuar vendimin e popullit kosovar dhe përfaqësuesve të tij. Fushata serbe upërqendrua në tre drejtime kryesoresë pari, për të penguar njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera së dyti, për të deligjitimuarshpalljen e pavarësisë në organizmat kryesore vendimmarrës ndërkombëtarë dhe sëtreti, për konsum të brendshëm, për t’u shfajësuar para opinionit publik serb përhumbjen përfundimtare të Kosovës. Serbia e kaloi fushatën e saj edhe në planinligjor, duke e shtruar çështjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në gusht2008, ku kërkoi dhe mori aprovimin në fillim të tetorit 2008 për ta shtruar çështjen sinjë konflikt juridik midis palëve në grindje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.Dy vite më vonë më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ripohoipërmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen tëLigjit Ndërkombëtar dhe se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje metë drejtën ndërkombëtare.1 Ky vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishtenjë goditje e rëndë për politikën serbe dhe mbështetësit e saj, ndërsa nga ana tjetërnjë fitore historike për shtetin dhe popullin shqiptar të Kosovës, pasi ai legjitimoindërkombëtarisht shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e shtetit të dytë tëshqiptarëve në rajon.Kjo trajtesë synon të analizojë më në hollësi procesin gjyqësor në GjykatënNdërkombëtare të Drejtësisë, si një proces me rëndësi historike për Kosovën eshqiptarët por edhe si një proces i cili solli një inovacion të thellë në të drejtënndërkombëtare.1. Shtrimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë2

Më 26 mars 2008, qeveria e Serbisë njoftoi planin e saj për të thirrur Gjykatën Ndërko-

1 “Kosovo independence not illegal, says UN court”, BBC. 22 July 2010. Retrieved 22 July 2010.2 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli nëHagë. Ajo e ka filluar punën në vitin 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare tëDrejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922. Gjykata përbëhet nga 15 gjykatës, të kombësive tëndryshme, që zgjidhen për një mandat 9 vjeçar nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit.Anëtarët e GJND-së nuk përfaqësojnë qeveritë e vendeve nga vijnë, por janë gjykatës të pavarur.GJND-ja ka dy funksione: merr vendime në raste mosmarrëveshjesh, kur një shtet e kërkon një gjë tëtillë si dhe jep opinione kur i kërkohet nga organizma apo agjensi të OKB-së. Vetëm shtetet e njohurandërkombëatrisht mund të aplikojnë dhe të paraqiten para Gjykatës, përkatësisht vendet anëtare tëOKB-së.Gjykata mund të dëgjojë një çështje para saj vetëm në rast se shtetet e përfshsira në të, e kanë pranuarjuridiksionin e saj. Një çështje nis me paraqitjen dhe shkëmbimin me me shkrim të argumenteve ngapalët, e pasuar nga disa seanca dëgjimore. Pas seancave dëgjimore, anëtarët e gjykatës e shqyrtojnëçështjen dhe pastaj gjykata shpall vendimin publikisht. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk apelohet.Nëse një nga shtetet e përfshirë nuk e zbaton atë, atëherë pala tjetër mund ta çojë çështjen në KS tëOKB-së. Kjo, në një farë mënyre, do të thotë se një mosmarrëveshje e caktuar mund të mbetet epazgjidhur nëse një nga pesë anëtarët e përhershëm të KS që kanë të drejtën e vetos, vendos që tëbllokojë marrjen e masave të mëtejshme.Këshillat e gjykatës kanë karakter konsultativ, nuk janë të detyrueshme për palët e përfshira. Që ngaformimi Gjykata ka dhënë të paktën 25 këshilla të tilla, në çështje si anëtarësia në OKB dhe reparacionet

113

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

mbëtare të Drejtësisë që të vendoste mbi shpalljen e shkëputjes së Kosovës.3 Më 15gusht 2008, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic, zyrtarisht paraqiti një kërkesë nëKombet duke kërkuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.4 Serbia ikërkonte Kombeve të Bashkuara, që të vendosnin, në përputhje me nenin 96 të Kartëssë Kombeve të Bashkuara për të kërkuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë, e cila në përputhje me nenin 65 të Statutit të Gjykatës, të jepte një mendimkëshillëdhënës në pyetjen e mëposhtme: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisënga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së Kosovës në përputhje me tëdrejtën ndërkombëtare?” 5

Ministri i Jashtëm serb Jeremiç e shtroi çështjen në Asamblenë e Përgjithshme tëOKB-së në fillim të tetorit 2008. Në fjalën që mbajti në Asamble ai shprehu bindjense vendimi i Gjykatës (që ai shpresonte se do t’i jepte të drejtë Serbisë) do të shërbente“për të mos lejuar që kriza kosovare të shërbente si precedent që do të legjitimonteaspiratat recesioniste në çdo pjesë të globit”.6

Lidhur me kërkesën serbe, u zhvillua një debat i gjerë në Asamblenë e Përgjithshme.Në njërën anë, përfaqësuesit e shteteve pro serbe, mbrojtën tezën se çdo anëtar iOKB-së ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare sikurse e parashikonStatuti i saj (Karta), si dhe shfrytëzuan rastin të shpalosin idetë e tyre mbi të drejtënndërkombëtare si të dhënë një herë e përgjithmonë, duke e quajtur shkëputjen eKosovës ilegale. Këtu mund të përmendim përfaqësuesit e Rusisë, Greqisë, Spanjës,Egjiptit, Panamasë, Meksikës etj.Interpretimin e kundërt e argumentuan delegatët e SHBA, Britanisë, Francës,Gjermanisë, Kanadasë, Australisë, Danimarkës, Zvicrës etj. Ato theksuan se shpalljae pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 ka qenë në përputhje të plotë me të drejtënndërkombëtare. Ajo u krye duke u mbështetur në “Paktin Ahtisari”, pakt i cili ështënjë akt i së drejtës ndërkombëtare. Kërkesa e Serbisë motivohej nga arsye politikedhe jolegale, qëllimi i të cilave ishte që të pengohej ngritja e Kosovës si shtet dhenjohja e saj ndërkombëtare. Faktorët kryesorë ndërkombëtarë u shprehën se njëimplikim i Gjykatës Ndërkombëtare nuk do të ndihmonte për një zgjidhje tëqëndrueshme për Kosovën dhe Ballkanin perëndimor.

për lëndimet e marra nga personat që punojnë për OKB-në, deri tek statusi i raportuesve të OKB-sëpër të drejtat e njeriut apo ligjshmërinë e kërcënimit apo prëdorimit të armëve bërthamore. Çështja eKosovës i përket kësaj kategorie.GJND-ja, është gjykatë që vlerëson dhe merr vendime në mosmarrëveshjet mes shteteve, por joindividëve. GJND-ja nuk duhet ngatërruar me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila po ashtu ështëme seli në Hagë, dhe është formuar për të ndjekur penalisht dhe për të nxjerrë para drejtësisë ata qëjanë përgjegjës për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit e krime lufte që mund të jenë kryer nëbotë. Gjykatat Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë, gjykojnë rastet e individëvepër krime kundër njerëzimit, por vetëm ato të kryera në këto territore për një periudhë të caktuar kohe.3 “Serbia to go to ICJ over Kosovo”. B92.net. 2008-03-26. Retrieved 2010-04-28.4 “Srbija odluèna da istraje u svojoj inicijativi” (in Serbian). Blic. 2008-08-15. Retrieved 2010-10-17.5 “Introductory Note from the UN Secretary-General to the ICJ”. p. 1.6 Arben Puto: “Kosova e pavarur, Serbia s’mund të fshihet pas sovranitetit”, Gazeta Shqiptare, Tiranë18/02/2013 http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=128643

114

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Megjithkëtë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve e miratoi propozimin e Serbisëpër shqyrtimin dhe dhënien e një opinioni mbi pavarësinë e Kosovës nga GjykataNdërkombëtare e Drejtësisë si Rezolutën 63/3 më 8 tetor 2008 me 77 vota në favor,6 vota kundër dhe 74 abstenime7 Më 9 tetor 2008, Sekretariati i OKB-së informoiGJND-në se, ai kishte filluar përgatitjen e një dosje, që përmban të gjitha dokumentete pazgjidhura për çështjet ligjore para Gjykatës, që përfaqëson trupin e ligjitndërkombëtar në fjalë.8

Institucionet e Kosovës, nisën përgatitjet për të paraqitur dokumentacionin e tyre,në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. 17 prilli 2009 shënonte afatin e fundit përdorëzimin e dokumentacionit nga Prishtina zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare tëDrejtësisë në Hagë në mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës. Të njëjtin afat kishin edhepala serbe dhe shtetet e tjera të interesuara në këtë çështje. Pala kosovare punoi mirëpër përgatitjen e materialit të kërkuar dhe të domosdoshëm për përballjen ligjore tështetit të Kosovës me Serbinë në Hagë. Materiali u përfundua i argumentuar dhe ikonsultuar me ekspertë ligjor vendas dhe ndërkombëtar. Për këtë çështje, Qeveria eKosovës angazhoi juristin britanik, Michael Wood,9 i cili ishte marrë më parë measpektet juridike të çështjes së Bosnjës dhe të Kosovës. Institucionet e Republikëssë Kosovës i dorëzuan Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, brenda afatit, njëdeklaratë prej 200 faqesh, në të cilën argumentonin legjitimitetin e pavarësisë sëKosovës.10

Më 21 prill 2009, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi se 35 shtete anëtare tëKombeve të Bashkuara kishin paraqitur deklarata me shkrim brenda afatit të caktuarnga gjykata (17 prill 2009) në çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë sëKosovës.11 Një deklaratë kishte paraqitur gjithashtu pas ftesës nga kjo gjykatë edheSekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon. Dokumenti i tij përmbante tri pjesë:në pjesën e parë, ai shpjegonte procesin që çoi në rastin e Gjykatës Ndërkombëtaretë Drejtësisë, në pjesën e dytë, shpjegonte vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovëduke cituar dy datat përkatëse në lidhje me çështjen (mars 1998 si fillimin e angazhimittë OKB-së në Kosovë, dhe shkurt 2008, e cila përmendej si data e mbylljes së procesit),

7 “UN seeks World Court Kosovo vie”. BBC. 2008-10-08. Retrieved 2008-10-08.G.A. Res. 63/3, U.N. DOC. A/RES/63/3 of (Oct. 8, 2008).8 “Letter from the Secretary-General of the United Nations to the President of the ICJ, 9 October2008”. UnitedNations. 2008-10-09. Retrieved 2009-04-23.9 Euroballkan, 11.03.200910 Nga Express më 17.04.200911 http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15678.pdfDeklarata me shkrim përveç Republikës së Kosovës, u dorëzuan nga shtetet e mëposhtme (në mënyrëtë pranimit): Republika Çeke, Franca, Qipro, Republika Popullore e Kinës, Zvicër, Rumani, Shqipëri,Austria, Egjipt, Gjermani, Sllovaki, Rusi, Finlandë, Poloni, Luksemburg, Libi, Mbretëria e Bashkuar,Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbi, Spanjë, Iran, Estoni, Norvegji, Hollandë, Slloveni, Letoni,Japoni, Brazil, Irlandë, Danimarkë, Argjentinë, Azerbajxhan, Maldivet, Sierra Leone, dhe Bolivia.Venezuela u lejua të paraqesë deklaratën e saj, edhe pse ai nuk arriti të përmbushë afatin kohor. Zvicradorëzoi vetëm argumentet e saj me shkrim, por nuk u angazhua me argumentime gjatë seancavedëgjimore, megjithëse ka qenë njëri prej vendeve që është angazhuar për pavarësinë e Kosovës.

115

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

ndërsa në pjesën e tretë, ai shkruante në lidhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtarepër rastin në shqyrtim, por pa shprehur qëndrimin e tij në favor apo kundër pavarësisësë provincës.12

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë publikoi zyrtarisht më 9 tetor 2009 agjentënpër seancën dëgjimore rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, që do të mbahejnë Pallatin e Paqes në Hagë.13 Sipas kësaj agjente, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisëvendosi të fillojë gjykimin e çështjes më 1 dhjetor 2009, dhe seancat do të zgjasninprej 1 deri më 11 dhjetor. Dy palët kryesore në proces, Kosova dhe Serbia, kishin nëdispozicion nga tri orë për të paraqitur argumentet e tyre në ditën e parë të seancës.Serbia do të fliste e para në seancën dëgjimore. Në njoftimin e GJND mbi rendin editës, Serbia përmendet me emër, ndërsa Kosova figuron si “autorët e deklaratësunilaterale të pavarësisë”. Ky trajtim i pabarabartë në aspektin terminologjik, përligjejme faktin se Kosova nuk ishte anëtare e OKB.Në seancë merrnin pjesë 29 shtete të tjera dhe përfaqësuesit e tyre mund të flisninnga 45 minuta për të shpjeguar argumentat e tyre ligjore rreth çështjes në gjykim. Tëgjitha vendet që do të regjistroheshin për të dhënë opinionin e tyre mbi çështjen nëfjalë, do ta bënin diçka të tillë sipas renditjes alfabetike në gjuhën frënge. Lista evendeve folëse përmbante disa surpriza. Kryesorja lidhej me faktin se kjo ishte epara çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në të cilën të pesë anëtarët epërhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kishin vendosur të merrin pjesë. Njëtjetër surprizë lidhej me faktin se lista përmbante një sërë vendesh si Brazili, Laosi,dhe Burundi, të cilat nuk kishin shfaqur më parë interes ndaj problemeve të Ballkanit.Më tej agjenta saktësonte se pas seancave dëgjimore, trupit gjykues do t’i duhej njëperiudhë nga 3 deri në 12 muaj për të mbërritur në një konkluzion, i cili do tëparashtrohej në formën e një dokumenti prej rreth 30 faqesh.14

2. Dëgjimet publike-Haga shqyrton “ligjshmërinë e pavarësisë”Seanca e dëgjimeve publike rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovësu hap më 1 dhjetor 2009 në orën 10, ashtu siç ishte paralajmëruar.15 Siç edhe ishtebërë e ditur, ditën e parë do të paraqisnin argumentat e tyre pala serbe dhe më paspërfaqësuesit e Kosovës.Argumentet e SerbisëPërfaqësuesi i Serbisë, Dushan Batakoviç, ambasador i Serbisë në Francë, theksoindër të tjera se deklarata e pavarësisë së Kosovës paraqiste shkelje flagrante tësovranitetit dhe të integritetit territorial të Serbisë, duke iu referuar vazhdimishtRezolutës 1244, që sipas tij, garantonte integritetin territorial të saj. Duke e cilësuarkëtë deklaratë si të njëanshme tha se, ajo përbënte një sfidë shumë të madhe përruajtjen e paqes e sigurisë dhe për më tepër, kjo deklaratë sfidon rendin ndërkombëtar

12 “Details emerge of ICJ statements”. B92. net. 2009-05-17. Retrieved 2010-04-28.13 INTERNATIONAL COURT OF JUSTICE, Press Release, No. 2009/29, 9 October 2009, http://www.icj- cij.org/docket/files/141/15567.pdf?PHPSESSID=1e880c2f287a3433c2223b34165318ef14 Nga Express më 09.10.2009.15 http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15710.pdf

116

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

dhe parimin e integritetit territorial. Më tej përfaqësuesi serb theksoi se mendimi iGjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ketë rëndësi thelbësore jo vetëm përzhvillimet në Kosovë, por edhe për rendin ndërkombëtar. Deklarata e njëanshme epavarësisë, ka vazhduar përfaqësuesi serb, është një përpjekje që t’i jepet fundadministrimit të UNMIK-ut dhe sovranitetit të Serbisë në Kosovë, duke shtuar semegjithatë, Serbia do të kërkojë zgjidhje elastike dhe praktike për Kosovën.16 Nëfavor të Serbisë foli edhe avokati Vladimir Gjeriq, i cili përmendi aspektet proceduraledhe në këtë drejtim, sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të duhej tëjepte mendimin këshillëdhënës në favor të Serbisë, pasi ky vendim do të jetë edhe nëshërbim të rendit ndërkombëtar.Mbrojtësi i radhës i argumenteve të Serbisë ishte eksperti i së drejtës ndërkombëtare,Andreas Zimerman, i cili pohoi ndër të tjera se Rezoluta 1244 ka qenë garantuese esovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Zimerman ka nënvizuar se kjoRezolutë nënkupton që çdo zgjidhje të jetë e harmonizuar ndërmjet dy vendeve, praKosovës dhe Serbisë. Një ekspert tjetër, pjesëtar i ekipit të Serbisë, Malkolm Shau,theksoi se njohja e Kosovës nga vendet tjera është e paligjshme, duke tërhequrvërejtjen se nëse mendimi i gjykatës shihet si dobësim i parimeve për të drejtat e njështeti mbi tërësinë territoriale, atëherë do të jetë burim i konsiderueshëm i nervozizmitpër vendet e tjera që përballen me lëvizje secesioniste.17

Argumentet e KosovësQëndrimin zyrtar të autoriteteve të Kosovës e paraqiti në Hagë ministri i JashtëmSkënder Hyseni, duke dëshmuar për genocidin e ushtruar nga serbët mbi popullinshqiptar, për të drejtën e tyre të vetëvendosjes, por edhe për suksesin në ngritjen eKosovës si një shtet i pavarur e multietnik. Ai theksoi se ky proces është i një rëndësietë madhe për popullin e Republikës së Kosovës, i cili është duke e ndjekur atë mevëmendje të veçantë.Ai foli për pozitën në të cilën gjendej Kosova në momentin e gjykimit, për të ofruarsubstancë të rëndësishme për këtë proces. Në këtë kuadër, zoti Hyseni përmendiKushtetutën e Kosovës, duke e cilësuar atë si një Kushtetutë moderne, e cila reflektonstandardet më të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtave tëpakicave. Zoti Hyseni ka përmendur edhe ligjet e miratuara që mbulojnë fusha tërëndësishme të parashikuara në Planin Ahtisaari, sikurse është decentralizimi iqeverisjes lokale, mbrojtja e të drejtave të pakicave, dhe mbrojtja e trashëgimisëkulturore dhe fetare. Pajtimi ndërmjet të gjitha komuniteteve tona ka qenë prioritetikryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës.18

Bashkësia ndërkombëtare, vijoi ai, ka luajtur një rol vital në ruajtjen e paqes dhe tësigurisë dhe në ofrimin e shpresës dhe perspektivës për popullin e Kosovës. Misionii Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka ofruar mbështetje të rëndësishmepër popullin e Kosovës, në përgatitjen e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që ato

16 http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15710.pdf “Transcript of arguments made on Tuesday, Dec.1, by the Serbian delegation – Verbatim record – Public sitting” (PDF). Retrieved 2010-07-24.17 Po aty18 http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15712.pdf

117

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

të jenë të gatshme për pavarësi, ndërsa pas pavarësisë, EULEX-i ishte duke ofruarasistencë në fushën e sundimit të ligjit. Sa u përket marrëdhënieve me shtetet e tjera,63 shtete kishin njohur tashmë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, ndërmjet tëcilëve, shumica dërmuese e shteteve të Evropës, përfshirë të gjithë fqinjët e afërt, mepërjashtim të Serbisë. Shtete të tjera kanë ndërmarrë hapa që tregojnë pranimin esovranitetit të Kosovës. Një numër total prej 109 shteteve e kishin mbështeturanëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.Kosova kishte hyrë në marrëdhënie diplomatike me shumë shtete, dhe kishte aktualisht21 misione diplomatike dhe 9 misione konsullore nëpër botë.Zoti Hyseni solli në vëmendje të gjykatës se: “ne sot jemi në paqe, por sikur e dini,ka qenë një kohë kur gjendja në Kosovë ishte ndryshe. Ne nuk mund të harrojmëkrimet kundër njerëzimit dhe terrorin që është ushtruar mbi popullin e Kosovës,gjëra të këtilla nuk duhet të përsëriten asnjëherë. Autoritetet e Kosovës janë plotësishttë përkushtuar dhe të vendosura që të shikojnë nga e ardhmja. Tani, më në fundtheksoi ai, ka paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon, dhe ne jemi të vendosur që taruajmë këtë paqe, ka mbrojtje kushtetuese të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe nërajon, dhe ne jemi të vendosur që t’i respektojmë këto dispozita”.E ardhmja e përbashkët si për Kosovën, ashtu dhe për Serbinë është anëtarësimipërfundimtar i dy shteteve në Bashkimin Evropian, dhe pa dyshim, e ardhmja për tështatë shtetet e Ballkanit Perëndimor është në integrimin evropian. Ne po shikojmënga dita kur do të mund të zëmë vendin tonë si Anëtar i Kombeve të Bashkuara.Zotimet e shprehura në Deklaratën tonë të Pavarësisë dhe në Kushtetutën e Kosovës,demonstrojnë vullnetin tonë për të marrë përgjegjësitë e këtij anëtarësimi.Duke folur ndërkaq për kërkesat e Serbisë për negociata të mëtejshme për çështjen estatusit, ai i ka cilësuar ato si të pamundshme dhe të padobishme. Pas gjithë asaj qëka ndodhur, theksoi ai, është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisëpër të kthyer orën mbrapa e për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a dota pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepërdestabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon, ka tërhequrvërejtjen ai, për të nënvizuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështudo të mbetet, jo vetëm për hir të Kosovës, por edhe për hir të paqes dhe sigurisë sëqëndrueshme rajonale, për të cilën pavarësia e Kosovës ka kontribuar aq shumë.Ai i ka rikujtuar Gjykatës edhe faktin se në vitin 2005, ka pasur një pajtueshmëri tëgjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare, se status quo-ja në Kosovë ishte epaqëndrueshme. Për rrjedhojë, negociata intensive u zhvilluan gjatë viteve 2006 dhe2007 për statusin përfundimtar të Kosovës, përfshirë këtu edhe çështje sidecentralizimi, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare, dhe të drejtat e pakicave.I Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, tashmë një fitues içmimit “Nobel” për paqe, përgatiti një plan të detajuar, përfshirë një paketë të masavepër mbrojtjen e pakicave të Kosovës dhe një rekomandim për pavarësi për Kosovën.Pavarësia ishte zgjidhja që u mbrojt nga shumë anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare,përfshirë shtetet e Evropës dhe Ballkanit, pasi ato e kuptuan se shtyrja e statusit tëpasigurt do të kishte qenë tepër destabilizuese, duke kërcënuar paqen në Kosovë dhenë rajon, që bashkësia ndërkombëtare është përpjekur aq shumë për ta arritur. Pra,

118

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

pavarësia ishte rruga që përfundimisht u ndoq nga populli i Kosovës përmespërfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike, më 17 shkurt 2008.Më tej, përfaqësuesi i Kosovës foli për vetë Deklaratën e Pavarësisë, të cilën e cilësoisi manifestim dhe realizim të vullnetit politik të popullit të Kosovës. Pavarësia eRepublikës së Kosovës është shpallur nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit tëKosovës, përfshirë përfaqësuesit e zgjedhur të komuniteteve jo-shqiptare, përveçpjesëtarëve të komunitetit serb, - shtoi ai. Nëpërmjet Deklaratës së Pavarësisë, Kosovaështë e përkushtuar ndaj të drejtës ndërkombëtare, përfshirë këtu rezolutat e detyrueshmetë vendosura nga Këshilli i Sigurimit për parimet e demokracisë, sekularizmit, multi-etnicitetit dhe jodiskriminimit, duke shtuar se parimet fondamentale të të drejtave tënjeriut, janë thelbësore për Kosovën. Në mbyllje të paraqitjes, ai tha se pavarësishtvështirësive të së kaluarës dhe vuajtjeve nëpër të cilat kaloi populli i Kosovës, ne endedëshirojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë.Argumentin ligjor në favor të Kosovës e vijoi më tej eksperti ndërkombëtar, MajkëllWood. Ai theksoi se pohimet që u dëgjuan paradite nga delegacioni i Serbisë nukkanë të bëjnë me realitetin dhe se është shumë e rëndësishme të dihet konteksti në tëcilin është shpallur Pavarësia e Kosovës. Ai ka thënë se në fillim të shekullit tëkaluar Kosova ishte pushtuar me dhunë nga Mbretëria e Serbisë, për të shtuar seSerbia, në vitet pasuese, kishte vazhduar me persekutime dhe kolonizim masiv. Aivuri në dukje se Kosova gjithnjë ka qenë entitet autonom, ndërsa në ish-Jugosllavinjësi federale, si: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe njësitet tjera. Statusi që Kosovakishte me Kushtetutën e vitit 1974 ishte i barabartë me atë të Sllovenisë, Kroacisë,Bosnjës dhe të republikave të tjera. Në mbyllje, ai ka folur për angazhimetndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që përfunduan me konkludimine shumë faktorëve ndërkombëtarë dhe Marti Ahtisarit, se përveç pavarësisë, zgjidhjetjetër për Kosovën nuk mund të kishte.19

Më pas, në mbrojtje të çështjes së Kosovës foli eksperti tjetër ndërkombëtar, DanielMyller, i cili gjithashtu theksoi ndër të tjera se me ligjet ndërkombëtare i njihet edrejta e Kosovës për shpallje të pavarësisë dhe këtë të drejtë e bën të bazuar, e drejtapër vetëvendosje. Ligji ndërkombëtar mund vetëm të regjistrojë faktin e Kosovës sëpavarur, e cila disponon territorin dhe popullatën e vet, ka vijuar Myller, për të shtuarse e drejta ndërkombëtare nuk saktëson nëse shpallja e pavarësisë është e ligjshmeose e paligjshme. Ai ka thënë se rastet e shpalljeve të pavarësisë nuk mund të shpallennga e drejta ndërkombëtare, as të vlefshme dhe as të pavlefshme, duke përmendur siraste të ngjashme me pavarësinë e Kosovës shpalljen e pavarësisë së Sllovenisë,Kroacisë, Bosnjës dhe Maqedonisë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka paraqiturshkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe për më shumë është rasti i fundit i shpërbërjessë ish-Jugosllavisë, që kishte filluar në vitet ’90, ka pohuar Myller, duke shtuar sekjo e drejtë e saj del nga ushtrimi i së drejtës për vetëvendosje dhe për shkak tëkrimeve që janë bërë mbi popullatën e saj.I fundit në mbrojtje të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës ka folur ekspertindërkombëtar, Shon Marfi. Ai i ka hedhur poshtë pohimet e Serbisë se Rezoluta

19 http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15712.pdf

119

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

1244 nuk ka lejuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Serbia disa herë, ka përsëriturse Rezoluta 1244 ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por në këtë rezolutë nukekziston asnjë dispozitë që ndalon një gjë të tillë, -ka thënë ai. Fjalori i përdorur nëRezolutën 1244, në asnjë hollësi, nuk saktëson se Kosova nuk mund të pavarësohetdhe ajo, sa i përket statusit të Kosovës, është neutrale, -ka theksuar Marfi, i cili nëmbyllje të ekspozeut të tij ka përkujtuar Konferencën e Rambujesë dhe formulimin emiratuar atje për vullnetin e popullit.20

Argumentet e ShqipërisëNë ditën e dytë të seancës dëgjimore, më 2 dhjetor 2009, ishte radha e Shqipërisë qëtë paraqiste argumentet e saj para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur meligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Shqipëria është angazhuar që nga fillimi ikëtij procesi me një ekip të njohur ligjor vendas dhe ndërkombëtar, të drejtuar ngajuristi gjerman, profesori Jochen Frowein.Thelbi i qëndrimit të Shqipërisë, prezantuar nga Z. Gazmend Barbullushi, Ambasadorii Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës, ishte se pavarësia e Kosovësishte plotësisht e ligjshme dhe e bazuar në të drejtën ndërkombëtare.21 Në favor tëkëtij qëndrimi Shqipëria paraqiti një numër të konsiderueshëm argumentesh. Deklaratae Pavarësisë është miratuar nga përfaqësuesit legjitimë dhe të zgjedhur në mënyrëdemokratike, si shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës dhe jo nga InstitucionetProvizore të Vetëqeverisjes së Kosovës. Kjo Deklaratë nuk është as në tejkalim tëkompetencave të përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike të popullit tëKosovës dhe as në shkelje të normave detyruese të së drejtës ndërkombëtare. Rezoluta1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB, qëllimisht e ka lënë të hapur mënyrën erregullimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Deklarata e Pavarësisë së Republikëssë Kosovës e datës 17 shkurt 2008, nuk është hedhur poshtë, kundërshtuar apo marrëndonjë veprim në kundërshtim me këtë deklaratë, as nga Këshilli i Sigurimit, as ngaPërfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë dhe, as nga Asambleja ePërgjithshme.Populli i Kosovës është i njohur si i tillë në disa dokumente nga disa organizma,duke përfshirë këtu edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe, për rrjedhojëgëzon të drejtën për vetëvendosje sipas të drejtës ndërkombëtare.Përsa i përket parimit të moscënimit të integritetit territorial, Kosova, bazuar ndër tëtjera, edhe në të drejtat që ka gëzuar si pjesë konstitutive e ish-RFJ, në bazë tëKushtetutës së 1974-s, ka ushtruar të drejtën e saj për vetëvendosje. E drejtandërkombëtare në vetvete nuk e rregullon procedurën e miratimit të aktit të shpalljessë pavarësisë së një populli, formën e tij apo ligjshmërinë e tij, përveç mosnjohjes nërastin e ndërhyrjes nga jashtë nga një shtet tjetër dhe/ose kur një shpallje e tillë vjennë kundërshtim me norma detyruese të së drejtës ndërkombëtare apo me forcë tëarmatosur. Rasti i Kosovës nuk bie nën asnjërën nga dy kategoritë e fundit, por ështëshprehje legjitime e vullnetit të popullit të saj. Në konkluzion të qëndrimit të saj,

20 http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15712.pdf21 Transcript of arguments made on Wednesday, 2 Dec., by the representatives of Albania, Saudi Arabia,Germany and Argentina. http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15714.pdf

120

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Shqipëria i ka kërkuar Gjykatës të deklarojë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e17 shkurtit 2008 është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.22

Argumentet e shteteve anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Organizatëssë Kombeve të Bashkuara - pro KosovësShtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë të mbështesë pavarësinë e Kosovës.23 Avokati i qeverisë amerikane,Harold Koh deklaroi përpara gjykatës në Hagë se deklarata e Kosovës në vitin 2008ishte e justifikuar dhe se ajo kishte sjellë qendrueshmëri në Ballkanin e trazuar ngaluftërat. Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, theksoi ai, sepse ajo është vullnet ipopullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan, duke bërë kësisoj, mbrojtjen më të fuqishmetë pavarësisë së Kosovës në Hagë. Ai ka pohuar se, për Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të drejtënndërkombëtare, sepse nuk përmbante asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë. E drejtandërkombëtare nuk rregullon çështjet e deklaratave të pavarësisë, ndërsa pavarësia eKosovës është kapitulli i fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kathënë më tej ai, për të shtuar se nuk ka mospërputhje ndërmjet shpalljes paqësore tëpavarësisë së Kosovës, të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244.Në vazhdim, ai u ka kujtuar gjykatësve për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për1 milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e spastrimit etnik, për tështuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, porse asaji ka paraprirë një proces politik. Ajo është artikulim i vullnetit të popullit, që asmund të autorizohet dhe as ndalohet, ajo nuk ka cenuar as parimin e integritetitterritorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka shtuar më tejHarold Koh. Rezoluta 1244, ka thënë ai, flet për integritetin territorial të Jugosllavisë,por Jugosllavia më nuk ekziston. Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorialvetëm si fazë kalimtare, ndërsa mbështetësit e Serbisë nuk kanë arritur të gjejnëasnjë rresht në rezolutë që të mund të thonë se Kosova, duke e shpallur pavarësinë, eka shkelur atë.Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë, asnjë nuk është hedhur poshtënga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk bën të ndodhë as me Kosovën. Nga kjogjykatë kërkohet të vendosë nëse dëshiron të kthejë situatën prapa ose të lejojëKosovën dhe fqinjët të ecin përpara, dhe se për këtë ajo duhet të ketë parasysh kujdesinintensiv të Këshillit të Sigurimit ndaj Kosovës, shqetësimin e OSBE-së për populline saj, historinë e autonomisë së Kosovës dhe pjesëmarrjen e Kosovës në procesinndërkombëtar të statusit të saj, ka thënë më tej përfaqësuesi amerikan.24

Përfaqësuesja juridike e Francës, Hedvig Belliar Bejar, duke folur para GjykatësNdërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me legjitimtitetin e shpalljes së pavarësisë sëKosovës, deklaroi se Deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk është në kundërshtim

22 “ICJ Hears Further Kosovo Arguments”. Balkan Insight. 2 December 2009. Retrieved 2 December2009.23 Zëri i Amerikës , 08-12-2009, SHBA, thirrje GJND të mbështesë pavarësinë e Kosovës24 Transcript of arguments made on Tuesday, 8 Dec., by the representatives of Russia, Spain, U.S., andFinland, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15726.pdf

121

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

me të Drejtën Ndërkombëtare, dhe ka kërkuar nga gjykata që të mos japë fare mendimrreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse kjo nuk do të ketë asnjë rëndësipraktike, pasi pavarësinë e Kosovës e kishin njohur tashmë 63 vende. Ajo ka thënëse çështja që po diskutohej, është shtruar para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në formë artificiale. Belliar ka pohuar më tej se shpallja e pavarësisë së Kosovësnuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ajo nuk e rregullonçështjen e secesionit dhe se kjo deklarataë nuk ka shkelur parimet e integritetitterritorial, sepse ky parim ka të bëjë me raportet ndërshtetërore, por jo me vende tëcaktuara, për të shtuar se rasti i Kosovës është “sui generis”, siç është çdo shpallje epavarësisë.25 Në emër të Francës ka folur edhe përfaqësuesi tjetër, Matias Fortieu, icili është shprehur se, rasti i Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me rastet siç janë:Rodezia, Qipro ose Kongo. Në vazhdim, Fortieu ka pohuar se shpallja e pavarësisësë Kosovës, në asnjë formë, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.Britania e Madhe ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe ka pohuar se ajo ështëshpallur në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Kosovës përvetëvendosje. Përfaqësuesi i saj Deniel Betlhem, ka theksuar se Serbia dëshiron qëGjykata Ndërkombëtare e Drejtesise të kthejë orën prapa, por ajo nuk mund të kthehet,për të shtuar se zgjidhja është në përfshirjen e Kosovës dhe Serbisë në BashkiminEvropian. Duke polemizuar me të gjithë ata që në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagëskontestuan ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ai shtroi pyetjen nëse Rezoluta1244 ndalonte shpalljen e pavarësisë dhe menjëherë është përgjigjur se, kjo nukqëndronte, sepse Rezoluta 1244 nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe, rrjedhimisht,as nuk e ndalon pavarësinë, për të konkluduar se pavarësia e Kosovës është në harmonime të drejtën ndërkombëtare. Përfaqësuesi tjetër i Britanisë së Madhe, XhejmsKreford, pohoi ndër të tjera se e drejta ndërkombëtare nuk autorizon, por as nukndalon shpalljen e pavarësisë. Secesioni nuk është akt joligjor dhe as ligjor, por aktneutral, rrjedhimisht, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim metë drejtën ndërkombëtare, ka thënë ai, duke konkluduar se Serbia nuk bën të fokusohetvetëm në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe në të gjitha ato zhvillimeqë i kanë paraprirë asaj.26

Argumentet e shteteve anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Organizatëssë Kombeve të Bashkuara - kundër KosovësPërfaqësuesja e Kinës Su Hançin, ambasadore e këtij vendi në Holandë theksoi qënë fillim të parashtrimit të saj se, deklarata e pavarësisë ishte në kundërshtim metë drejtën ndërkombëtare, duke e ftuar gjykatën për respektimin e sovranitetit dheintegritetit territorial të Serbisë.27 Duke iu kthyer vitit 1999, ajo pohoi se NATO-jakishte ndërhyrë në Kosovë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit dhe kishte shkaktuarkatastrofë humanitare. Sipas saj, Rezoluta 1244 ka ftuar për autonomi thelbësore tëKosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte shkelje e Rezolutës 1244. Më tej,

25 Transcript of arguments made on Wednesday, 9 Dec., by the representatives of France, Norway andJordan,- http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15728.pdf26 Transcript of arguments made on Thursday, 10 Dec., by the representatives of the Netherlands,Romania, and the United Kingdom, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15734.pdf27 Deutsche Welle, 07.12.2009

122

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

përfaqësuesja e Kinës ka thënë se respektimi i integritetit territorial është parimfondamental i OKB-së dhe OSBE-së, dhe shkelja e këtij parimi gjithnjë ka çuar drejttensioneve dhe konflikteve. Edhe përfaqësuesja kineze është detyruar të pranojë se edrejta ndërkombëtare nuk e ndalon dhe as nuk e sanksionon çështjen e secesionit,por, megjithatë, ajo ka konstatuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagënuk mund të jetë neutrale rreth kësaj problematike në rastin e Kosovës. Su Hançin kavijuar më tej se vetëvendosja mund të miratohet në rastet e kolonive dhe pushtimevetë jashtme dhe jo në raste të pjesëve integrale dhe multietnike të një shteti sovran, siçështë rasti me Kosovën. Përfaqësuesja e Kinës ka mbyllur ekspozenë e saj me pohimetse Pekini gjithnjë është angazhuar për zgjidhje politike dhe të pranueshme për palëte përplasjeve në Ballkan.28

Duke ndjekur të njëjtën linjë, përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian, ka thënë se kjogjykatë ka juridiksion për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke sjellënë vëmendje të gjykatës disa deklarata të pavarësive që janë konsideruar të paligjshmenga Këshilli i Sigurimit, siç është një rast i tillë, Qiproja Veriore. Sipas tij, shpallja epavarësisë së Kosovës është jo legale, sepse u bë nën një administrim ndërkombëtar,duke shtuar se popullata e Kosovës nuk hyn në kuadër të grupeve që kualifikohenpër të pasur të drejtën për vetëvendosje. Sipas Rusisë, populli i Kosovës asnjëherënuk është pranuar si popull me të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa bashkësiandërkombëtare, në vitin 1999, veproi pa e njohur të drejtën e vetëvendosjes sëpopullatës së Kosovës dhe për këtë arsye, e drejta ndërkombëtare e ndalon pavarësimine Kosovës. Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova, sipas së drejtës ndërkombëtare,është nën administrimin e OKB-së dhe as shqiptarët, as Beogradi nuk mund tëndërmarrin hapa të njëanshme që sfidojnë UNMIKU-un, për të konkluduar se sipasRezolutës 1244, statusi i Kosovës është dashur të jetë autonomi substanciale në kuadërtë Serbisë dhe kjo rezolutë mbetet tërësisht në fuqi.29

Argumentet e shteteve të tjera pro KosovësEdhe Gjermania ka mbajtur një qëndrim të fuqishëm në favor të Kosovës. Atë e kaprezantuar Zonja Suzan Vasum- Rainer, e cila ka folur për shkeljen dhe diskriminiminmasiv në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe. Në këtë kontekst, ajo ka vlerësuar seshpallja e pavarësisë ka qenë në harmoni me ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare.Sipas saj, Gjermania konsideron se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetitnë Ballkan. Shpallja e pavarësisë nuk është bërë nga institucionet e përkohshme, pornga institucionet e zgjedhura në rrugë demokratike, që kanë artikuluar vullnetin epopullit. Kosova, ka vijuar ajo, është një rast i veçantë dhe sa për shpalljen epavarësisë, e drejta ndërkombëtare nuk është kompetente të vlerësojë, sepse këtëçështje nuk e ka të sanksionuar. Edhe përfaqësuesja e Gjermanisë ka pohuar seRezoluta 1244 nuk përmban asnjë element me anë të të cilit do të mund të ndalontepavarësinë e Kosovës. Shpallja e pavarësisë nuk përbën shkelje të Rezolutës 1244.Kosova përmbush kushtet për të qenë e pavarur, sepse ka popullatën, territorin dhe

28 Transcript of arguments made on Monday, 7 Dec., by the representatives of China, Cyprus, Croatiaand Denmark -http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15724.pdf29 Transcript of arguments made on Tuesday, 8 Dec., by the representatives of Russia, Spain, U.S., andFinland, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15726.pdf

123

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

qeverinë e vet, ka thënë Suzan Vasum Rainer. Duke e vlerësuar pavarësinë e Kosovëssi një gjendje faktike, e cila s’mund të injorohet, përfaqësuesja e Gjermanisë kathënë se parimi i vetëvendosjes në rastin e Kosovës është i pranueshëm si zgjidhja efundit dhe e vetmja e mundshme për shkak të diskriminimit, shkeljeve masive dhe tëtë drejtave të njeriut. Për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet e rajonit, zonjaVasum-Rainer ka thënë se kjo ka dëshmuar faktin se këto vende i besojnë aftësisë sëKosovës për t’i kontribuar stabilitetit. Në mbyllje, ajo ka ka përkujtuar 20-vjetorin erënies së Murit të Berlinit, duke e cilësuar atë si “ushtrim të së drejtës për vetëvendosjetë popullit gjerman”.30

Ambasadori i Arabisë Saudite në Holandë, Abdullah Al-Shagrud, ka pohuar nëargumentin e tij se, “duke njohur pavarësinë e Kosovës, Arabia Saudite ka respektuarvullnetin politik të popullit të Kosovës për të qenë i pavarur, duke i kontribuarstabilitetit në rajon. Përfaqësuesi i Arabisë Saudite ka ftuar gjykatën që të ketë parasyshfaktin se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit të vendit dhe të rajonit.31

Në ditën e tretë të shqyrtimeve para gjykatës, Austria ka mbrojtur pavarësinë eKosovës, duke e cilësuar këtë akt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.Ambasadori austriak, Helmut Tiki, ka theksuar ndër të tjera se nga fillimi i viteve1990, deklarata të pavarësisë kanë bërë edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja dheMaqedonia dhe kjo nuk ka paraqitur shkelje të së drejtës ndërkombëtare.32

Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës eshte edhe Bullgaria, e cila ka argumentuar sekrijimi i shteteve të reja varet nga fakti nëse ai entitet disponon popullatën, territorindhe qeverisjen efektive. Përfaqësuesi i saj, Zlatko Dimitrov, ka pohuar se, “Rezoluta1244 kishte suspenduar të gjitha autorizimet e Beogradit në Kosovë dhe ka shtuar sepavarësia e Kosovës ka qenë episodi i fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ai ka theksuar se Kosova është rast i veçantë dhe ka dalë nga shpërbërjae ish-Jugosllavisë dhe administrimi ndërkombëtar”. Zoti Dimitrov, duke folur përintegritetin territorial, ka thënë se ai ka të bëjë vetëm në raportet ndërshtetërore dhejo në rastet e vendeve në dezintegrim e sipër. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nukshkel normat ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244 dhe si e tillë është në harmonime të drejtën ndërkombëtare, -ka thënë në fund përfaqësuesi i Bullgarisë, Dimitrov.33

Qëndrimi i Kroacisë u ndoq me interesim në mesin e gazetarëve dhe qarqeve të tjeradiplomatike, për faktin se Kroacia ishte pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë dhe tashmëështë vend fqinj i Serbisë. Përfaqësuesja e saj Andrea Metelko Zgombiç, ka shprehurqëndrimin e shtetit të saj në favor të Kosovës duke pohuar se deklarata e pavarësisësë Kosovës i kontribuon stabilitetit në rajon, nuk ka cenuar asnjë dispozitë të sëdrejtës ndërkombëtare dhe nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244, sepse ajonuk paragjykonte epilogun e procesit politik. Përfaqësuesja kroate ka pohuar se pas

30 Transcript of arguments made on Wednesday, 2 Dec., by the representatives of Albania, SaudiArabia, Germany and Argentina, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15714.pdf31 Po aty32 Transcript of arguments made on Thursday, 3 Dec., by the representatives of Austria, Bahrain,Azerbaijan and Belarus, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15716.pdf33 Transcript of arguments made on Friday, 4 Dec., by the representatives of Bolivia, Brazil, Burundiand Bulgaria, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15718.pdf

124

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kroacisë, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe vende të tjera fqinje, që ishinpjesë përbërëse të ish-Jugosllavisë. Duke i bërë një këqyrje pozitës së Kosovës brendaish-Jugosllavisë, ajo ka theksuar se me Kushtetutën e vitit 1974, Kosova ishte njëranga tetë njësitet federale, kishte shumë atribute shtetërore dhe përfaqësim të barabartëme republikat tjera në ish-Federatën Jugosllave. Asnjë ndryshim i pozitës kushtetuesetë njësive federale dhe rrjedhimisht edhe i Kosovës nuk ka mundur të bëhet papëlqimin e tyre, ka thënë Zgombiçq, për të shtuar se ky parim nuk është respektuarnë rastin e Kosovës, dhe se duke rrënuar statusin autonom të Kosovës, Serbia kaminuar themelet e shtetit federal.34

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe përfaqësuesi i Danimarkës, Tomas Uinkler, i cilitha se nuk ka dispozitë në të drejtën ndërkombëtare që ndalon shpalljen e pavarësisë.Ai ka pohuar se Rezoluta 1244 nuk është neutrale dhe nuk përjashton pavarësinë siepilog i mundshëm i procesit politik për Kosovën dhe rrjedhimisht shpallja epavarësisë së Kosovës është në harmoni me të. Kosova ishte rast “sui generis” dhenuk mund të shërbejë si precedent, ka konkluduar ai.35

Një shtet tjetër që shprehu argumentat në favor të Kosovës ishte Finlanda. Përfaqësuesjae saj Paiva Koukuranta, ka pohuar ndër të tjera se pas rënies së Murit të Berlinit,rrethanat kanë ndryshuar, për të shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe joterritori fatin e popullit. Shtetësia nuk është dhuratë që dikush i jep dikujt, por ështëdiçka që buron nga ata që krijojnë shtetin e tyre, ka thënë Paiva Koukuranta, për tështuar se edhe pavarësia e vendit të saj ishte bërë nga Parlamenti i Finlandës në kuadërtë Rusisë. Rasti i Kosovës është “sui generis”, ndërsa argumentet e kundërshtarëve tëpavarësisë së Kosovës janë sipërfaqësore, ka thënë përfaqësuesja e Finlandës.36.Norvegjia gjithashtu, ka mbështetur pa asnjë hezitim pavarësinë e Kosovës.Përfaqësuesi i Norvegjisë, Rolf Fife, pohoi se kjo gjykatë nuk ka përse të merret meintegritetin territorial dhe as çështjen e vetëvendosjes, sepse shpallja e pavarësisë sëKosovës nuk është në kontradiktë me asnjë dispozitë të së drejtës ndërkombëtare,dhe menjëherë ka shtuar se Kosova nuk përbën një precedent, ndërsa Rezoluta 1244nuk ndalon shpalljen e pavarësisë.37

Pavarësinë e Kosovës e ka mbështetur edhe përfaqësuesi i Jordanisë, Princi Zeid AlHusein. Ai ka thënë se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është e drejtësovrane e vendeve të caktuara. Sipas tij, Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë,ndërsa është aneksuar dhe është mbajtur me dhunë;shqiptarët e Kosovës janë populldhe u takon e drejta e vetëvendosjes, sepse përbëjnë grup kompakt në planin politik,gjuhësor që jeton me shekuj në territorin e Kosovës.38

34 Transcript of arguments made on Monday, 7 Dec., by the representatives of China, Cyprus, Croatiaand Denmark, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15724.pdf35 Po aty36 Transcript of arguments made on Tuesday, 8 Dec., by the representatives of Russia, Spain, U.S., andFinland, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15726.pdf37 Transcript of arguments made on Wednesday, 9 Dec., by the representatives of France, Norway andJordan, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15728.pdf38 Po aty

125

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

Në radhën e vendeve që mbështetën pavarësinë e Kosovës u rreshtua edhe Holanda.Përfaqësuesja e saj, Lizbet Lajzand, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është shpallurnë harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.E drejta e Kosovës për vetëvendosje del edhe nga shkeljet flagrante të të drejtave tënjeriut, që janë dëshmuar në OKB dhe Tribunalin e Hagës, duke folur në këtë kontekstpër 700 mijë shqiptarë të dëbuar nga Kosova përmes vrasjeve, dhunimeve dheshkatërrimeve. Lizbet Lajzand, ka konkluduar se nuk ka vend për drojë nëse pavarësiae Kosovës paraqet precedent, sepse shpallja e saj ka qenë mjeti i fundit dhe paraqitetsi faktor stabiliteti në Ballkan.39

Argumentet e shteteve të tjera kundër KosovësArgjentina e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar si shkelje tëtërësisë territoriale të Serbisë. Përfaqësuesja e saj, Suzana Ruiz Çeruti, e ka cilësuardeklaratën e pavarësisë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.40

Azerbajxhani u rreshtua kundër deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ambasadori ikëtij vendi, Agshin Mahdijev tha se shpallja e pavarësisë nuk është në harmoni me tëdrejtën ndërkombëtare dhe se secesioni (shkeputja) gjithmonë ka qenë shkelje e sëdrejtës ndërkombëtare, nëse nuk është realizuar me marrëveshje.41

Edhe Bjellorusia kishte të njëjtin qëndrim. Përfaqësuesja e saj, Elena Grickenko, kathënë se në rastin e Kosovës nuk mund të zbatohet parimi i vetëvendosjes që del ngapozita koloniale, sepse ajo e tillë nuk ka qenë. 42

Përfaqësuesi i Bolivisë, Roberto Sarmjento tha se institucionet e përkohshme tëKosovës nuk kanë pasur të drejtën e shpalljes së pavarësisë dhe se ajo nuk është nëharmoni me të drejtën ndërkombëtare, meqë ka shkelur Rezolutën 1244 të Këshillittë Sigurimit dhe ka cenuar parimin e sovranitetit dhe i integritetit territorial të Serbisë.43

Në të njëjtën linjë qëndrimi ka qënë edhe përfaqësuesi i Brazilit, José Medeiros; aika kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, institucionet e përkohshme tëKosovës, me shpalljen e pavarësisë, kanë shkelur Rezolutën 1244 dhe, rrjedhimishtedhe zotimet politike të atyre që e miratuan këtë dokument. 44

Një tjetër shtet, Qiproja kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, duke ngulmuar në parimine paprekshmërisë së tërësisë territorial dhe se vetëvendosja vlen vetëm për popujt.45

39 Transcript of arguments made on Thursday, 10 Dec., by the representatives of the Netherlands,Romania, and the United Kingdom, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15734.pdf40 Transcript of arguments made on Wednesday, 2 Dec., by the representatives of Albania, Saudi Arabia,Germany and Argentina, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15714.pdf41 Transcript of arguments made on Thursday, 3 Dec., by the representatives of Austria, Bahrain,Azerbaijan and Belarus, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15716.pdf42 Po aty43 Transcript of arguments made on Friday, 4 Dec., by the representatives of Bolivia, Brazil, Burundiand Bulgaria, http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15718.pdf44 Po aty45 Transcript of arguments made on Monday, 7 Dec., by the representatives of China, Cyprus, Croatiaand Denmark, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15724.pdf

126

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Spanja, po kështu nëpërmjet përfaqësueses së saj Konsepsion Eskobar Hernandez,solli argumente se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me të drejtënndërkombëtare, sepse me të është shkelur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit tëKombeve të Bashkuara, shpallja e njëanshme e secesionit (shkëputjes) nuk është nëharmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse lejohet vetëm në rastet e kolonive.46

Përfaqësuesi i Rumanisë, Bogdan Areshku, mbrojti pozicionin e Serbisë duke pohuarse rezoluta 1244 garanton integritetin territorial të Serbisë, dhe se vendi i tij nukpajtohet me qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndikim në tëdrejtën ndërkombëtare, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt, por edhe mekrijimin e një subjekti të ri të së drejtës ndërkombëtare.47

Edhe Venezuela dhe Vietnami, u deklaruan në favor të qëndrimeve të Serbisë paraGjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ato përsëritën tezat se Kosova ka shkelurrezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e rrjedhimisht edhe sovranitetin dhe integritetinterritorial të Serbisë.48

Qëndrimi asnjanësNjë qëndrim të balancuar ka shpalosur Burundi. Përfaqësuesi i këtij vendi ZhanDaspermon ka theksuar se kualifikimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës si akt jo iligjshëm, nuk do të kishte asnjë efekt praktik, sepse Kosova do të vazhdonte tëekzistonte si gjendje faktike. Ai ka pohuar se gjykata duhet të përcaktojë se nukmund të ketë të drejtë të themelimit të shteteve të reja jashtë procesit të dekolonizimit,ndonëse kjo nuk ndikon në ekzistencën ose jo të Kosovës si shtet.49

Duke bërë një përmbledhje të shkurtër të seancave dëgjimore rezulton se legjitimitetindhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e mbështetën 14 vende:Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania,Arabia Saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Finlandadhe Jordania. Ndërsa, në mbrojtje të qëndrimit të Serbisë dolën 12 vende: Rusia,Kina, Spanja, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Rumania, Qipro,Venezuela dhe Vietnami. Vetëm Burundi ka qenë i balancuar, ndonëse nuk kakontestuar pavarësinë e Kosovës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk përcaktoiasnjë afat deri kur duhej të deklarohej.3. Verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - pavarësia nuk shkeli ligjinndërkombëtarMë 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë publikoi opinioninkëshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin

46 Transcript of arguments made on Tuesday, 8 Dec., by the representatives of Russia, Spain, U.S., andFinland, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15726.pdf47 Transcript of arguments made on Thursday, 10 Dec., by the representatives of the Netherlands,Romania, and the United Kingdom, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15734.pdf48 Transcript of arguments made on Friday, 11 Dec., by the representatives of Venezuela and Vietnam,- http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15736.pdf49 Transcript of arguments made on Friday, 4 Dec., by the representatives of Bolivia, Brazil, Burundiand Bulgaria, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15718.pdf

127

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

2008. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagësvendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar hapur kërkesën e Serbisë për shkelje tësë drejtës ndërkombëtare. Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,Hiasashio Ovada lexoi vendimin final50 ku përcaktohej se shpallja e pavarsisë sëKosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe see drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë, ndërsashtoi se shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor.51 Sipas gjykatës ngatë gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as Rezolutën 1244, dhe askornizën kushtetuese të UNMIK.Në favor të Kosovës votuan këta gjyqtarë: Hisashi Owada, president i GJND-së ngaJaponia, Thomas Buergenthal nga SHBA, Christopher Greenwood nga Britania eMadhe, Ronny Abraham nga Franca, Bruno Simma nga Gjermania, Kenneth Keithnga Zelanda e Re, Awn Shawkat Al-Khasawneh nga Jordania, Antônio A. CançadoTrindade nga Brazili, Abdulqawi Ahmed Yusuf nga Somalia, dhe Bernardo Sepúlveda- Amor nga Meksika. Ndërsa në favor të Serbisë votuan Peter Tomka - nënpresident,nga Sllovakia, Leonid Skotnikov nga Federata Ruse, Abdul G. Koroma nga SierraLeone, dhe Mohamed Bennouna nga Moroku.Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u prit me interes të madh jo vetëmnga palët në proces, por nga i gjithë opinion ndërkombëtar.Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përgjigja më e mirë që i ështëdhënë botës për të drejtën e Kosovës si shtet legjitim dhe legal, si shtet i konsoliduardhe funksional52, u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nga Uashingtoni,ku ndodhej në një vizitë zyrtare. Duke theksuar se mendimi këshillimor i gjykatësështë një përgjigje e drejtë historike ndërkombëtare ndaj padrejtësive historike qëjanë bërë ndaj Kosovës.Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ta quajtur tëligjshme pavarësinë e Kosovës, erdhi edhe reagimi i presidentit serb Boris Tadic icili deklaroi ndër të tjera, se ky ishte një vendim i rëndë për Serbinë. Ai shtoi segjykata nuk u shpreh në lidhje me propozimin për ndarjen e territoreve, duke shpresuarkështu që ky vendim t’i transferohej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Serbiado të vazhdonte të luftonte për Kosovën me mjete ligjore dhe paqësore.53

Autoritetet shtetërore dhe politike shqiptare e cilësuan vendimin e GjykatësNdërkombëtare të Drejtësisë si ngjarjen e dytë të jashtëzakonshme që pasonshpalljen e pavarësisë së Kosovës më datën 17 shkurt të vitit 2008, (Presidenti Topi),vendim historik që iu garantoi qytetarëve të planetit se pavarësia e Kosovës është nëfrymën e plotë të së drejtës ndërkombëtare. Shqiptarët dhe Serbët, dy kombe të

50 Advisory Opinion on the Accordance with International Law of Unilateral Declaration ofIndependence in Respect of Kosovo, 2010 I.C.J. 141 (July 22) [hereinafter Advisory Opinion].51 “Court settles legal question of Kosovo independence, but not the political issue”. CSMonitor.com.Retrieved 2010-07-24.52 Zëri i Amerikës, 22 korrik 201053 “News – Politics – Belgian envoy: Belgrade should act wisely”, B92. Retrieved 2010-07-24.

128

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

rëndësishëm në rajon, pavarësisht nga historia e shkuar kanë tani të përbashkët idealinevropian.” (kryeministri Berisha).54

PërfundimeProcesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nisi si një spektakël iradhës së politikës nacionaliste serbe. Por, përballja e Kosovës me Serbinë vijoi nënjë përballje të madhe ligjore e politike, që nuk mund të anashkalohet nga opinionibotëror.Zyrtarët e Beogradit e dërguan çështjen e pavarësisë së Kosovës në gjykatë dukeshpresuar që nëpërmjet një vendimi të gjykatës në favor të Serbisë, të bllokoninpranimin dhe njohjen e Kosovës si shtet nga vendet e tjera dhe organizatatndërkombëtare, dhe ta kthenin Kosovën në tryezën e bisedimeve për të pranuarjuridiksionin e serbisë mbi të. Por, dështuan. Opioni i Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë, edhe pse ka vetëm funksion këshillues, inkurajoi më shumë vendet që tanjihnin pas këtij vendimi, pavarësinë dhe shtetin e ri të Kosovës.Çështja e Kosovës ishte për më tepër, një ndeshje e ashpër e ekspertëve të së drejtësndërkombëtare dhe e qëndrimeve politike e ligjore të shteteve pas tyre, mbi ligjinndërkombëtar, sidomos në debatin juridik mes recesionit që ka të bëjë në thelb meshkëputjen territoriale dhe sovranitetit shtetëror, që shpreh më së shumtipaprekshmërinë e kufijve shtetërorë.Një pjesë e ekspertëve, të cilët vlerësojnë më lart sovranitetin shtetëror dhepaprekshmërinë e kufijve sesa të drejtën e popujve për vetëvendosje, dhe se shkëputjae çfarëdo territori kundër vullnetit të shtetit mëmë mund të prodhojë vetëm tensione,u shprehën se Kosova nuk kishte pasur të drejtë të shpallte pavarësinë pa pëlqimin eOKB dhe palëve të përfshira në konflikt. Ky ishte dhe mbetet një interpretim dogmatiki së drejtës ndërkombëtare, që nuk përputhet me realitetin. Si çdo gjë tjetër, edhe edrejta ndërkombëtare, nuk është diçka statike, por zhvillohet me kalimin e vitevedhe përparimin e botës dhe shoqërisë së sotme njerëzore. Sot, kur të drejtat e njeriutkanë dalë në plan të parë, shtetet nuk mund të sillen në mënyrë diktatoriale e terroristeme pakicat kombëtare apo qytetarët e tyre.Nga ana tjetër, një numër i madh ekspertësh argumentuan se sovraniteti shtetërornuk i lejonte asnjë shteti të sillej në mënyrë të papërgjegjëshme me qytetarët e tij,për më tepër të ndjekë një politikë aktive të genocidit, krimeve e shfarosjes, siçkishte vepruar Serbia në vitet 1990 në Kosovë. Mbi këtë bazë, populli shumicë iKosovës gëzon të drejtën e vetëvendosjes, dhe deklarata e pavarësisë ishte në perputhjeme të drejtën ndërkombëtare. Zbatimi i së drejtës për t’u mbrojtur, sjell të drejtën evetëvendosjes, e cila mund të çojë në shkëputje të territorit, nëse më parë në këtëterritor, të drejtat e njeriut janë shtypur në atë mënyrë saqë është e pamundshme njëbashkëjetesë apo çfarëdo forme autonomie brenda shtetit të deri atëhershëm. Nërastin e Kosovës një situatë e tillë ekzistonte, ishte e njohur për të gjithë dhe nukmund të mohohej as nga vetë autoritetet serbe.

54 Konferenca për shtyp, RTSH, Klan TV, Top-Chanel TV, ABC News TV, News 24 TV, etje, 22 korrik2010.v

129

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

Vendimi i gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë ishte në unison me këto argumente,duke sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm në ligjin ndërkombëtar, në favor të popujvedhe të të drejtave të njeriut. Pas këtij procesi, statusi i Republikës së Kosovës si njështet i pavarur e sovran ka marrë një njohje ndërkombëtare ligjore të plotë, dhe ecjae Kosovës drejt njohjes dhe zhvillimit si shtet, si dhe integrimit të saj në institucionetndërkombëtare, përfshirë OKB dhe Bashkimin Evropian, është e pandalshme.Bibliografia:

• “Kosovo independence not illegal, says UN court”, BBC. 22 July 2010. Retrieved22 July 2010.

• “Serbia to go to ICJ over Kosovo”. B92.net. 2008-03-26. Retrieved 2010-04-28.• “Srbija odluèna da istraje u svojoj inicijativi” (in Serbian). Blic. 2008-08-15.

Retrieved 2010-10-17.• “Introductory Note from the UN Secretary-General to the ICJ”.• Arben Puto: “Kosova e pavarur, Serbia s’mund të fshihet pas sovranitetit”, Gazeta

Shqiptare, Tiranë 18/02/2013• http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=128643• “UN seeks World Court Kosovo vie”. BBC. 2008-10-08. Retrieved 2008-10-08.• G.A. Res. 63/3, U.N. DOC. A/RES/63/3 of (Oct. 8, 2008).• “Letter from the Secretary-General of the United Nations to the President of the

ICJ, 9 October 2008”. United Nations. 2008-10-09. Retrieved 2009-04-23.• Euroballkan, 11.03.2009• Nga Express më 17.04.2009• http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15678.pdf• “Details emerge of ICJ statements”. B92. net. 2009-05-17. Retrieved 2010-04-28.• INTERNATIONAL COURT OF JUSTICE, Press Release, No. 2009/29, 9 October

2009, http://www.icj- cij.org/docket/files/141/15567.pdf?PHPSESSID=1e880c2f287a3433c2223b34165318ef

• Nga Express më 09.10.2009.• http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15710.pdf “Transcript of arguments made

on Tuesday, Dec. 1, by the Serbian delegation – Verbatim record – Public sitting”(PDF). Retrieved 2010-07-24.

• http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15712.pdf• Transcript of arguments made on Wednesday, 2 Dec., by the representatives of

Albania, Saudi Arabia, Germany and Argentina. http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15714.pdf

• “ICJ Hears Further Kosovo Arguments”. Balkan Insight. 2 December 2009. Retrieved2 December 2009.

• Zëri i Amerikës, 08-12-2009, SHBA, thirrje GJND të mbështesë pavarësinë e Kosovës• Transcript of arguments made on Tuesday, 8 Dec., by the representatives of Russia,

Spain, U.S., and Finland, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15726.pdf• Transcript of arguments made on Wednesday, 9 Dec., by the representatives of France,

Norway and Jordan, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15728.pdf• Transcript of arguments made on Thursday, 10 Dec., by the representatives of the

Netherlands, Romania, and the United Kingdom, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15734.pdf

130

Çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

• Deutsche Welle, 07.12.2009• Transcript of arguments made on Monday, 7 Dec., by the representatives of China,

Cyprus, Croatia and Denmark http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15724.pdf• Transcript of arguments made on Thursday, 3 Dec., by the representatives of Austria,

Bahrain, Azerbaijan and Belarus, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15716.pdf• Transcript of arguments made on Friday, 4 Dec., by the representatives of Bolivia,

Brazil, Burundi and Bulgaria, -http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15718.pdf• Transcript of arguments made on Friday, 4 Dec., by the representatives of Bolivia,

Brazil, Burundi and Bulgaria, http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15718.pdf• Transcript of arguments made on Friday, 11 Dec., by the representatives of Venezuela

and Vietnam, - http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15736.pdf• Advisory Opinion on the Accordance with International Law of Unilateral Declaration

of Independence in Respect of Kosovo, 2010 I.C.J. 141 (July 22) [hereinafterAdvisory Opinion].

• “Court settles legal question of Kosovo independence, but not the political issue”.CSMonitor.com. Retrieved 2010-07-24.

• Zëri i Amerikës, 22 korrik 2010• “News – Politics – Belgian envoy: Belgrade should act wisely”, B92. Retrieved

2010-07-24.• Konferenca për shtyp, RTSH, Klan TV, Top-Chanel TV, ABC News TV, News 24

TV, etje, 22 korrik 2010

131

Kolonel Dr. Agim Q. Sula

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtare për liri

Valbona MehmetiUniversiteti “Aleksandër Moisiu”

Trajtesë e shkurtuar. Mediat dhe opinioni publik luajtën një rol shumë të rëndësishëmnë ndërtimin e imazhit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në botë, në portretizimin esaj si një organizatë që luftoi për të mbrojtur një popull nga gjenocidi, në shndërrimine saj nga e etiketuar si një grup paramilitar terrorist në pjesëmarrëse në marrëveshjetpër paqe. Mediat dhe opinioni publik janë të njohur për ndikimin e tyre nëmarrëdhëniet ndërkombëtare, për rolin që kanë në formësimin e vendimeve tëndryshme dhe ky punim analizon pikërisht strategjinë dhe rezultatet që sollimarrëdhënia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mediat. Trajtimi i ngjarjevehistorike, duke u veshur atyre edhe bazën teorike të mënyrës se si funksiononvendimarrja në rrafshin ndërkombëtar, do të ilustrojë zgjedhjen e drejtë që bënëdrejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i bërë mediat aleatë të përpjekjes sëtyre.

Hyrje

Më 23 shkurt 1998, Robert Gelbard (Robert Gelbard),1 që në atë kohë shërbentesi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nëGadishullin e Ballkanit, deklaroi në Prishtinë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës

(UÇK)2 ishte një grup terroristësh, ndërkohë që vetëm një vit më vonë UÇK-ja ishtenë tavolinën e bisedimeve në Rambuje, përballë Serbisë, për të përcaktuar të ardhmene Kosovës. Si dhe pse erdhi ky ndryshim kaq radikal? Si dhe pse ndryshoi portretizimii UÇK-së nga “terroristë” në “luftëtarë për liri”?

1 Të gjithë emrat e personave, që nuk janë shqiptarë e që janë përmendur në këtë punim, janë paraqiturduke respektuar rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Gërmëzimi i emrave në gjuhën amëtare tëatyre personave është dhënë në kllapa, vetëm në rastin e parë të përmendjes, sipas rregullave të asajgjuhe.2 Data e saktë e themelimit të UÇK-së mbetet ende disi e paqartë. Hashim Thaçi, në një intervistë përTV Klan, botuar në gazetën Koha Jonë më 28 korrik 2009, e vendos themelimin e UÇK-së në vitin1992. Ndërkohë, deputeti kosovar Nait Hasani, gjatë diskutimit të tij për miratimin e Ligjit Nr. 04/L-054, 8 dhjetor 2011, “Për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, ka deklaruar se UÇK-ja ështëthemeluar më 17 nëntor 1994.

132

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtare për liri

Rol shumë të rëndësishëm në këtë ndryshim të mënyrës së të shikuarit të UÇK-sëpatën mediat dhe opinioni publik ndërkombëtar, pati rol strategjia që vetë UÇK-jandoqi në publikimin e kauzës së saj. Megjithatë, do të ishte naive të mendonim sekëto ishin arsyet e vetme. Në fakt, trumfi më 17 shkurt 2008 i përpjekjeve tëshqiptarëve në Kosovë erdhi pas një sërë zhvillimesh të rëndësishme në rrafshinndërkombëtar, që mundësuan dhe shfrytëzuan Kosovën. Por, objekti ynë në këtëkërkim është kufizuar vetëm tek roli i medias dhe opinionit publik në portretizimin eUÇK-së dhe në pasqyrimin e kauzës së saj, në strategjinë që UÇK-ja ndoqi nëmarrëdhëniet me mediat, dhe në rezultatet që pasuan.Përpjekja e shqiptarëve për të drejtat e mohuara dhe UÇK-jaPërpjekjet de jure të popullit shqiptar të Kosovës kundër Serbisë për të drejtat e tyretë mohuara kanë nisur që në vitin 1912.3 Bota, prej afro një shekulli, ishte në dijenitë asaj që ndodhte në Kosovë.Nëse do ta konceptojmë përpjekjen e shqiptarëve në Kosovë përgjatë një shekulli sinjë lloj linje, do të shohim se ajo është e qëndrueshme, ndonëse jo e drejtë. Përpjekjagati 100-vjeçare ka ulje-ngritjet e veta, të cilat përputhen me politikën e ndjekur ngaSerbia: shqiptarët i janë përgjigur gjithnjë me të njëjtën monedhë Serbisë.Prej vitit 1912 deri në fillim të Luftës Dytë Botërore, shqiptarët e Kosovës patënpërballje pas përballje me serbët, shpeshherë edhe të përgjakshme. Territoret shqiptarenjohën një bashkim të përkohshëm gjatë viteve të Luftës Dytë Botërore, ndonëseishte e qartë që kjo nuk kishte për të qenë zgjidhja përfundimtare.4 Megjithatë, lëvizjaantifashiste dhe çlirimtare në Jugosllavi kishte dhënë sinjale të forta se çeshtja eshqiptarëve duhet të zgjidhej përmes parimit të vetëqeverisjes.5 Por, në të vërtetënuk ndodhi gjithçka që shqiptarët aspironin. Në vitin 1945, Kosova pranoi dhe unjoh si pjesë e Serbisë, nën emrin zyrtar Rrethi Autonom i Kosovës dhe Metohisë.6

Përpjekjet e shqiptarëve për më tepër të drejta dhe kundërshtimi i tyre i vazhdueshëmi politikës kolonizuese serbe solli si persekutimin e tyre, ashtu edhe ndonjë lëshim.

3 Statusi ligjor i shtetit, pjesë e të cilit ka qenë Kosova që nga viti 1912 deri në vitin 2008, ka ndryshuardisa herë: në fillim ishte Mbretëria e Serbisë, më pas Mbretëria e Jugosllavisë (që për disa vite quhejMbretëria Serbo-Kroato-Sllovene), pas Luftës II Botërore u shndërrua në Republikën SocialisteFederative të Jugosllavisë, ndërkohë që pas vitit 1992 u njoh si Republika Federale e Jugosllavisë.Megjithatë, thuajse gjatë gjithë këtij punimi, Serbia do të konsiderohet si përfaqësuese e vetme epolitikës së shtetit të kohës përkundrejt Kosovës.4 Më 14 gusht 1941, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe lëshuan një deklaratë tëpërbashkët, që u njoh si Karta e Atlantikut 1941, e që më vonë u miratua nga shumë prej qeverive tëvendeve që luftonin kundër bllokut nazi-fashist. Në atë deklaratë nuk njihej pushtimi i Shqipërisë ngaItalia, rrjedhimisht nuk njiheshin as copëtimi i Jugosllavisë dhe as bashkimi i territoreve shqiptare nënjë shtet të vetëm.5 Këtij qëndrimi të shqiptarëve të Kosovës i shërbeu edhe Konferenca e Bujanit, organizuar më 31dhjetor 1943 – 2 janar 1944. Në rezolutën e miratuar, ndër të tjera, thuhet: “Lufta e përbashkët mepopujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarëve të tij, është e vetmja rrugëpër me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi mevetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje...” Për më tepër, shihGjeçovi, Xhelal. “Mesazhi i Konferencës së Bujanit”. Tirana Observer 6 janar 2006, fq. 8.6 Malcolm, Noel. Kosovo: A Short History. London: Mamillan, 1998, fq. 316.

133

Valbona Mehmeti

Në vitin 1963, Kosova fitoi disa të drejta më tepër, duke u njohur zyrtarisht si KrahinaAutonome e Kosovës dhe Metohisë. Veçanërisht pas 1966, Kosovës nisën t’i shtohenedhe më tepër të drejtat, derisa në vitin 1974, kur Jugosllavia adoptoi kushtetutën ere, Kosova u bë thuajse e barabartë me republikat që formonin Jugosllavinë.7

Me fillimin e viteve ’80-të, gjendja në Kosovë nisi të përkeqësohej. Serbia nisi tëforcojë gjithnjë e më tepër kontrollin mbi krahinën e banuar nga shqiptarët. Në fundtë viteve ’80-të, rënia e regjimeve komuniste në Europë solli zgjimin e aspiratës sëshqiptarëve në Kosovë për t’u shkëputur nga Jugosllavia. Përballë kësaj aspirategjendej Serbia që, në vitet 1989-1990, e zhduku plotësisht autonominë e Kosovësdhe asimilimi i shqiptarëve, në zbatim edhe të një memorandumi të vitit 1986 tëAkademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ishte vetëm çështje kohe.8 Çështjekohe do të ishte edhe shfaqja e UÇK-së.UÇK-ja dhe marrëdhëniet me mediatPër fat, studime të mirëfillta shkencore mbi marrëdhëniet e UÇK-së me mediat thuajsenuk ka. Ndoshta kjo vjen edhe për shkak të kohës relativisht të shkurtër që ka kaluarnga vitet 1998-1999. Në këtë kuptim, ky kërkim, për shkak të natyrës së tij, nuksynon drejtpërsëdrejti të mbushë këtë boshllëk, por do të ofrojë sadopak një prezantimtë konstatimeve se çfarë strategjie përdori UÇK-ja për të publikuar kauzën e saj, porjo vetëm.Që pas aksionit të saj të parë në Drenas, UÇK-ja lëshoi një komunikatë më 17 nëntor1994: ajo nuk u fsheh, por doli publikisht dhe bëri të ditur qëllimet përse luftonte.Objektivi i adoptimit të kësaj strategjie bashkëpunimi të hapur e të ndërsjelltë memediat ishte mëse i qartë, pasi dihej tashmë botërisht se represioni i SllobodanMillosheviçit, përgjigja e UÇK-së, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk do tëarrinin gjë nëse askush jashtë Kosovës nuk do të njihej me to.9 Siç thekson Prof.Henri Perrit (Henry Perritt), në librin e tij Kosovo Liberation Army: The Inside Storyof an Insurgency, UÇK-ja arriti të zhvillojë të ashtuquajturën “luftë e llojit të katërt”:me objektiva të qarta politikë, me qëllimin për të rritur mbështetjen ndërkombëtare,dhe me zgjuarsinë e të parit të luftës edhe si një betejë marrëdhëniesh publike. Nëfakt, gjatë një seminari më 18 tetor 2007 në Kolegjin e Shkencave Juridike të Institutit

7 Pas vitit 1974, Kosova kishte edhe të drejtën të përfaqësohej në parlamentin e Jugosllavisë dhe nëpresidencën kolektive, ku, për disa çeshtje, kishte edhe të drejtën e vetos. Për më tepër, shih IndependentInternational Commission on Kosovo. The Kosovo Report: Conflict, International Response, LessonsLearned. New York: Oxford UP, 2000, fq. 35–36.8 Në vitet 1989 – 1990, Serbia aplikoi një sërë politikash asimiluese dhe kolonizuese: shpërndauparlamentin krahinor, mori kontrollin e institucioneve të ruajtjes së rendit publik dhe drejtësisë, mbyllimediat në gjuhën shqipe, vendosi kurrikulat serbe në të gjithë sistemin arsimor, ndaloi shitjen shqiptarëvetë pasurive të paluajtshme, incentivoi popullimin e Kosovës nga serbë e malazezë, etj. Për më tepër,shih Independent International Commission on Kosovo. The Kosovo Report: Conflict, InternationalResponse, Lessons Learned. New York: Oxford UP, 2000, fq. 41. Për të njohur më në detajememorandumin e vitit 1986 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, referohu tek Mihailovic,Kosta, et al. Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and Arts: Answers to Criticism. Belgrade:GIP Kultura, 1995.9 Perritt, Henry H. Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency. Urbana: University ofIllinois Press, 2008, fq. 137.

134

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtare për liri

të Teknologjisë së Ilinoisit (Kent College of Law-IIT), ai e thotë se armët e UÇK-sëishin edhe anglishtja dhe celulari, ndërkohë që thekson edhe rëndësinë e përfaqësuesveqë ajo pati në të gjitha kryeqytetet e evropiane dhe amerikane.10

Veprimet e UÇK-së u theksuan edhe më tej, por gjithnjë goditej vetëm makineriaushtarake dhe institucionale e Serbisë. Një seri goditjesh të tilla u ndërmorën nëfillim të vitit 1996. Ndërkohë, më 28 nëntor 1997, UÇK-ja shfaqet edhe publikisht.11

Fillimisht, ajo u prit pak me skepticizëm nga faktori ndërkombëtar, aq sa u quajt,ndonëse jo zyrtarisht, “një grup terrorist”.12 Por, shumë shpejt, gjërat ndryshuan.UÇK-ja ndërtoi bazën e vet të komunikimit në Kukës, në Shqipëri, nga ku shpeshoperonte edhe Hashim Thaçi, që tashmë kishte statusin e drejtuesit politik.Njëkohësisht, Jakup Krasniqi nisi të shërbejë si zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëmtë UÇK-së, ndërkohë që në Zvicër, Gjermani, Britaninë e Madhe, dhe SHBA u çelënzyrat e përfaqësimit. Fakti se asnjë prej vendeve evropiane apo amerikane, madje asRezoluta 1160 (1998) e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara(OKB), nuk e kishin cilësuar apo përmendur qartas UÇK-në si organizatë terroriste,ndihmoi në krijimin e këtij rrjeti komunikimi.13

Për të shmangur çdo lloj etiketimi të mundshëm si një “grup terrorist”, UÇK-ja utregua shumë e kujdesshme që të publikonte punën që bënte Prof. Zejnullah Grudame luftëtarët për t’u mësuar atyre të drejtën e luftës.14 Por, jo vetëm kaq. Në mesin evitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendosi që marrëdhëniet e veta me mediatt’i ngrinte në një nivel më të lartë, duke i institucionalizuar ato: u vendos krijimi i njëagjencie lajmesh dhe i një radioje. Më 4 janar 1999, nisën nga puna Agjencia eLajmeve KosovaPress dhe Radio Kosova e Lirë. Agjencia e Lajmeve KosovaPress

10 Perritt, Henry H. “Insurgency Military Doctrine – Thaci, Clausewitz, and Che – KLA as a CaseStudy: Drawing Legal Boundaries between Terrorism and Freedom Fighting.” Law of Nationbuilding.Kent College of Law – IIT, Chicago. 18 tetor 2007. Seminar. Lexuar më 10 shtator 2012. Gjendet nëinternet, <http://www.kentlaw.edu.perritt/courses/seminar/hhp-kla-presentation-2.ppt>.11 Më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë u mbajt ceremonia e varrimit të mësuesit Halit Geci, i vrarënga forcat serbe që tërhiqeshin të mundur pas një përballje me një grup luftëtarësh të UÇK-së, tëdrejtuar nga Adem Jashari. Në atë ceremoni mortore, të veshur me uniformë, ishin të pranishëm RexhepSelimi, Mujë Krasniqi, dhe Daut Haradinaj, që, në muajt e ardhshëm, do të bëheshin ndër drejtuesitkryesorë të formacioneve ushtarake të UÇK-së.12 Më 23 shkurt 1998, Robert Gelbard, që në atë kohë shërbente si i dërguari i posaçëm i SHBA-së nëGadishullin e Ballkanit, deklaroi në Prishtinë se UÇK-ja “është, pa asnjë mëdyshje, një grup terrorist.”Deklarata e Gelbard, ndonëse nuk përbënte qëndrimin zyrtar të SHBA-së për UÇK-në, shërbeu si njësinjal, apo mësim, se si duhet të sillej UÇK-ja: nëse UÇK-ja dëshironte mbështetjen e Uashingtonit,ajo duhet të ishte e organizuar (jo veçse një grup luftëtarësh) dhe duhet të shmangte veprimet që mundtë kualifikoheshin si terrorizëm.13 Rezoluta 1160 (1998) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënonte veprimet terroriste të UÇK-së, pornuk e quante UÇK-në organizatë terroriste. Për më tepër, referohu tekstit të plotë të Rezolutës 1160(1998) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që gjendet në internet <http://daccess-dds-ny.un.org/doc/UNDOC/GEN/N98/090/23/PDF/N9809023.pdf?OpenElement>.14 Zejnullah Gruda kishte shërbyer si profesor i të drejtës pranë Universitetit të Prishtinës. Ai iu bashkuaUÇK-së dhe u angazhua në kampet e stërvitjes në zonën e Drenicës, ku u mësonte rekrutëve ligjet eluftës, shpesh duke përdorur edhe broshura të shtypura në Tiranë. Për më tepër, shih Perritt, Henry H.Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency. Urbana: University of Illinois Press, 2008.

135

Valbona Mehmeti

rezultoi që mjet shumë efektiv komunikimi dhe furnizimi me informacion për mediate tjera, teksa lëshonte buletinin e saj në katër gjuhë: shqip, anglisht, gjermanisht, dhefrëngjisht.15 Pak a shumë në të njëjtën kohë nisi të publikohet edhe versioni në anglishti gazetës së përditshme Koha Ditore, që u quajt KD Times. Politikat represive tëBeogradit kishin çuar në mbylljen e ngadaltë të të gjithë mediave në gjuhën shqipe,duke bërë që gazetarët të mbeteshin pa punë. Këta gazetarë shërbyen si urë lidhësemes Kosovës, dhe ngjarjeve që ndodhnin aty, me mediat e huaja.Krahas punës së vetë UÇK-së, kishte edhe faktorë të tjerë që ndihmuan në pasqyrimine gjërë të Kosovës në media: (i) Kosova kishte që nga fundi i viteve ’80-të që nukgjente qetësi dhe, ndonëse jo shpesh, ajo kishte qenë në vëmendjen e mediasndërkombëtare; (ii) bota kishte një lloj antipatie ndaj presidentit jugosllav SllobodanMillosheviç, pas asaj që kishte ndodhur në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë gjatëviteve 1992-1995; (iii) Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ)ishte në punë dhe e ktheu menjëherë vështrimin kah Kosova; (iv) konflikti në Kosovënuk ishte ndërshtetëror (ndërkombëtar), duke hequr kështu çdo fije dyshimi mbidetyrueshmërinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare.16

Për këto arsye, Serbia nuk është se kishte dorë të lirë në Kosovë që të bëntë çfarë tëdonte pa rënë sy.Konfrontimet e armatosura mes UÇK-së dhe forcave ushtarako-policore serbe gjatëvitit 1998 menjëherë sollën përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për t’i gjeturzgjidhje paqësore konfliktit. Ecejaket e ambasadorëve dhe të diplomatëve të tjerë nëBeograd e Prishtinë sollën edhe vëmendje më të madhe të mediave ndërkombëtare.Më 5-6 mars 1998, forcat ushtarako-policore serbe rrethuan shtëpinë e Adem Jasharit,në Prekaz, duke shkaktuar vdekjen e 58 personave, përfshirë edhe 18 gra dhe 10fëmijë nën moshën 16-vjeçare. Sipas Amnesty International, qëllimi i vetëm i forcaveserbe ishte vrasja e personave të kërkuar dhe familjeve të tyre që ata kishin rrethuar.17

Menjëherë pas kësaj masakre, mijëra shqiptarë me banim në vendet evropiane dheamerikane organizuan protesta para përfaqësive diplomatike jugosllave. Megjithëkordonin e gjërë që forcat serbe kishin vendosur rreth Prekazit, një kameramanfreelance anglez, që atë ditë punonte për BBC News, kishte mundur të hyjë e tëafrohej deri tek vendi i luftimit, tek shtëpia e Adem Jasharit. Vogan Smith (VoughanSmith) u plagos nga plumbi i një snajperi, por mbijetoi dhe arriti të largohej. Tanketdhe artileria serbe që rrafshonin shtëpinë e Adem Jasharit, me gra e fëmijë brenda, upanë në të gjithë televizionet e botës. Pol Ud (Paul Wood), korespondenti i BBC

15 Për më tepër rreth historikut të themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe të RadiosKosova e Lirë, referojuni faqeve të tyre zyrtare në internet, <http://www.kosovapress.com> dhe <http://www.radiokosovaelire.com>.16 Mbijetesa e një shteti është një çeshtje që nuk rregullohet nga ligje. Në fakt, çdo gjë është e lejueshmepër të garantuar mbijetesën e një shteti, siç thotë edhe parimi botërisht i pranuar inter arma enim silentleges (në kohë lufte, ligjet nuk flasin). Por, duke mos pasur një rast të tillë, ku vihej në rrezik ekzistencae një shteti (nga një shtet tjetër), e drejta dhe ligjet folën. Më 10 mars 1998, menjëherë pas masakrëssë Prekazit, Prokurori i TPNJ-së lëshon një deklaratë ku thekson se juridiksioni i TPNJ-së mbulonedhe shkeljet në Kosovë. Pak ditë para kësaj deklarate, prokurorja Luisë Arbër (Louise Abour) kishtevizituar edhe Beogradin. Për më tepër, shih edhe deklatarën e plotë të Prokurorit të TPNJ-së. Gjendetnë internet, <http:www.icty.org/sid/7683/en>.

136

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtare për liri

News, më 13 mars raportonte nga Prekazi: “Nuk kishte asnjë arsye ushtarake përkëtë operacion, ai ishte një ndëshkim, një paralajmërim për fshatrat e tjerë qëmbështesin UÇK-në. Shqiptarët e Kosovës dhe disa jashtë saj nëpër botë e quajnëkëtë gjë “spastrim etnik”. Autoritetet thonë se civilët u vranë gjatë shkëmbimit tëzjarrit. [...] Por, janë serbët ata që gjenden në bankën e të akuzuarve të opinionitpublik botëror”.18

Pak javë më vonë, një tjetër seri protestash u organizuan në kryeqytetet më tërëndësishme të botës, por tashmë jo kundër përfaqësive diplomatike jugosllave.Protestat u bënin thirrje qeverive të vendeve të tyre për të vepruar: para Shtëpisë sëBardhë njerëzit mbanin në duar pankarta me parrullat “USA Free Kosova!”, “Stopthe Killing!”, etj.19

Kjo marrëdhënie simbiotike mes mediave dhe UÇK-së solli elektrizimin e opinionitpublik ndërkombëtar, i cili u bë shtytës dhe mbështetës për veprimet që u ndërmorënmë vonë. Bashkimi Evropian (BE) formoi Misionin Diplomatik të Vëzhgimit nëKosovë, ndërsa Organizata e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE) kishteformuar Misionin e Verifikimit në Kosovë. Grupi i Kontaktit e rriti ndjeshëmaktivitetin e tij.20

Misionet ndërkombëtare gjithnjë e më tepër nisën të kërkonin zgjidhjen e konfliktitdhe gjithnjë e më tepër barrën e zgjidhjes ia ngarkonin Serbisë. I dërguari amerikanRiçard Hollbruk (Richard Holbrooke), në një vizitë të tijën në Kosovw, më 24 korrik1998, arriti deri atje sa ta instruktonte UÇK-në se si duhet të sillej e të prezantohejkur theksoi:Ne nuk e dimë çfarë lloj organizatash janë këto, askush ende nuk ka dalë për të thënëse jemi ne ata që i kontrollojmë, [...] e ashtuquajtura UÇK mund të jetë ose edhemund të mos jetë një organizatë e vetme.21

Në fakt, Hollbruku e njihte shumë mirë UÇK-në, ishte takuar disa herë me drejtuesitsaj, por larg syve të publikut dhe mediave. Tani ai ishte duke u takuar edhe publikishtme ata, në një shtëpi në Junik, në prani edhe të gjigandit televiziv CNN, ku u thoshte sekishte ardhur koha që UÇK-ja të njihej edhe politikisht, të njihej si një forcë përfaqësuesee shqiptarëve, të njihej si një prej palëve me të cilën do të duhej të negociohej.Dhe UÇK-ja u njoh si palë. Në vjeshtë të vitit 1998, u arrit një lloj armëpushimi mesUÇK-së dhe Beogradit. Marrëveshja në vetvete nuk solli asnjë përmirësim të gjendjes

17 Amnesty International. Human Rights Crisis in Kosovo Province: Violence in Drenica. June 1999,fq. 5 – 6.18 “Balkan Flashpoint: Special report from our own correspondent”. BBC News. Londër, 13 mars1998. Gjendet në internet, <http://news.bbc.co.uk/2/hi/special_report/1998/kosovo/65056.stm>.19 Hockenos, Paul. Homeland Calling: Exile Patriotism and the Balkan Wars. New York: Cornell UP,2003, fq. 247.20 Grupi i Kontaktit përbëhej nga vendet me ndikim dhe interesa në Gadishullin e Ballkanit: Shtetet eBashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, dhe Rusia. Grupi i Kontaktitu krijua në fillim të viteve ’90-të, kur nisi konflikti në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.21 Kuotuar tek Holley, David. “Diplomatic Observers to Patrol in Kosovo.” Los Angeles Times 6 korrik1998. Gjendet në internet, <http://articles.latimes.com/1998/jul/06/news/mn-1215>.

137

Valbona Mehmeti

në Kosovë. Kjo edhe thjesht për faktin se nuk ishte ai qëllimi i saj. Marrëveshja earmëpushimit u trumpetua në të gjithë botën dhe UÇK-ja fitoi statusin e një subjektime të cilin duhet të negociohej dhe mund të negociohej: tani u mor vesh anembanëbotës se UÇK-ja ishte një strukturë e organizuar, me objektiva të qartë, dhe aspak njëgrup terrorist i pakontrollueshëm.Ai ishte momenti kur UÇK-ja fitoi betejën me zemrat e njerëzve kudo nëpër botë. Qënga ai moment, UÇK-ja do të ishte në pozita shumë komode: ishin serbët ata qëprishën armëpushimin, ishin serbët ata që kryen masakrën e Reçakut, ishin serbët ataqë nuk donin paqen dhe nuk nënshkruan në Rambuje. Uilliam Uokër (William Walker),shefi i Misionit të Verifikimit të OSBE-së në Kosovë, teksa vizitonte Reçakun, deklaroise “nga ajo që pashë, nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundërnjerëzimit”, ndërsa sekretari i jashtëm britanik Robin Kuk (Robin Cook) do tëdeklaronte: “Përgjegjësit e këtyre krimeve duhet të përgjigjen para drejtësisëndërkombëtare.”22 Të gjithë e dimë se ç’ndodhi pas pak javësh...PërfundimeUÇK-ja fitoi luftën sepse fitoi betejën me zemrat e njerëzve, në Kosovë dhe kudo nëbotë. NATO ndërhyri në Kosovë, pasi kishte pas mbështetjen e opinionit publikndërkombëtar. Ky ishte një ndër sukseset më të mëdha të luftës shumëplanëshe tëUÇK-së.Në të vërtetë, as mediat dhe as opinioni publik ndërkombëtar nuk ishin aktorë dhefaktorë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, po aq i vërtetë është edhe fakti se opinionipublik ndikon në politikën e jashtme të një vendi. Ish-sekretari amerikan i shtetitHenri Kisinger (Henry Kissinger) e sqaron kështu marrëdhënien mes politikës sëjashtme të një shteti opinionit publik të shtetasve të tij:Shtetet influencohen nga dy lloje ndikimesh: politika, fuqia, dhe veprimet e shtetevetë tjera; dhe nga ndikime të brendshme, duke filluar që nga opinioni publik.23

Mbështetja nga opinioni publik për politikën e jashtme të një shteti është e rëndësishmepasi, në fund të fundit, është publiku ai që vjel frytet, ose që paguan edhe çmimin, easaj politike të ndjekur. Ndërkohë, mediat janë të rëndësishme në formësimin eopinionit publik: ato influencojnë publikun drejt një opinioni të caktuar.24 UÇK-jakuptoi dhe përdori me sukses si njërën, ashtu edhe tjetrën.Bibliografia:

• Amnesty International. Human Rights Crisis in Kosovo Province: Violence inDrenica. June 1999.

• “Balkan Flashpoint: Special report from our own correspondent”. BBC News. Londër,13 mars 1998. Gjendet në internet, http://news.bbc.co.uk/2/hi/special_report/1998/

22 Kuotuar tek “NATO crisis talks on massacre.” BBC News. Londër, 17 janar 1999. Gjendet në internet,<http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/256453.stm>.23 Kuotuar tek Russet, Bruce, Harvey Starr, dhe David Kinsella. World Politics: The Menu for Choice.Bot. VI. Boston: Bedford Books, 2000, fq. 116.24 Kegley Jr., Charles W. Politikat Botërore: Tendenca dhe Transformimi. Përkth. E. Koçiu dhe Q.Mërlika. Bot. XII. Tiranë: UFO UP, 2009, fq. 312.

138

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtare për liri

kosovo/65056.stm• Gjeçovi, Xhelal. “Mesazhi i Konferencës së Bujanit”. Tirana Observer 6 janar 2006,

fq. 8.• Hockenos, Paul. Homeland Calling: Exile Patriotism and the Balkan Wars. New

York: Cornell UP, 2003.• Holley, David. “Diplomatic Observers to Patrol in Kosovo.” Los Angeles Times 6

korrik 1998. Gjendet në internet, <http://articles.latimes.com/1998/jul/06/news/mn-1215>.

• Independent International Commission on Kosovo. The Kosovo Report: Conflict,International Response, Lessons Learned. New York: Oxford UP, 2000.

• Kegley Jr., Charles W. Politikat Botërore: Tendenca dhe Transformimi. Përkth. E.Koçiu dhe Q. Mërlika. Bot. XII. Tiranë: UFO UP, 2009.

• Malcolm, Noel. Kosovo: A Short History. London: Mamillan, 1998.• “NATO crisis talks on massacre.” BBC News. Londër, 17 janar 1999. Gjendet në

internet, <http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/256453.stm>.• Perritt, Henry H. “Insurgency Military Doctrine-Thaci, Clausewitz, and Che-KLA

as a Case Study: Drawing Legal Boundaries between Terrorism and FreedomFighting.” Law of Nationbuilding. Kent College of Law -IIT, Chicago. 18 tetor 2007.Seminar. Lexuar më 10 shtator 2012. Gjendet në internet, <http://www.kentlaw.edu.perritt/courses/seminar/hhp-kla-resentation-2.ppt>.

• Perritt, Henry H. Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency. Urbana:University of Illinois Press, 2008.

• Russet, Bruce, Harvey Starr, dhe David Kinsella. World Politics: The Menu forChoice. Bot. VI. Boston: Bedford Books, 2000.

139

Valbona Mehmeti

Lufta e UÇK-së, pjesë e vlerave kombëtare

Dr. Bernard ZotajDrejtor i Qendrës së Librit dhe Mbështetjes me Informacion

Trajtesë e shkurtuar. Në këto libra trajtohen ngjarje dhe përmbledhje historish.Janë rrëfime dhe prova të futjes së Kosovës në një luftë që tërhoqi me vete Aleancënmë të fuqishme Ushtarake në rruzullin tokësor, NATO. Në këto libra del historia ediplomacisë që u përpoq të shmangte luftën dhe bixhozin politik kokëshkëmb tëMilosheviçit. Nga këto libra del historia që tregon se si udhëheqësit perëndimorëfilluan një “luftë”, për të cilën mendonin se do të zgjaste vetëm tri ditë. Nga këtolibra historia na tregon se si një numër politikanësh të vijës së ashpër, së bashku medisa familje patriote e militante të armatosura filluan një kryengritje. Nga këto libradel vendi dhe roli i UÇK-së që e bëri këtë lëvizjen më të suksesshme gurelije tëhistorisë së kohës së sotme. Të gjitha këto tregojnë historinë se si serbët ende nuk poarrijnë të dalin nga qarku i dhunës dhe hakmarrjes.

Shumë libra janë botuar dhe do të botohen për luftën e fundit, Luftën e Kosovës.Në këtë material njohës do të trajtoj disa nga librat e botuar në Shqipëri, tëshkruar nga autorë ushtarakë. Lufta tashmë ka përfunduar dhe Kosova ka 5

vjet që është shtet Sovran e jeton e lirë. Në përvjetorin e saj të pestë ajo është njohurnga 98 shtete të botës. Këtë luftë e bëri palca e patriotizmit shqiptar. Luftën e bënëata që financuan, ata që siguruan armë, që i transportuan… të gjithëve u duhet njohurmerita. Por mbi të gjitha shqiptarët sot dhe nesër u drejtohen atyre që ideuan,organizuan dhe drejtuan luftën, ata që dolën në fushëbetejë me betimin “Ja vdekje,ja liri!”. Lufta e lavdishme e kombit shqiptar për pavarësinë e Kosovës tanimë ështëpjesë e thesarit të vlerave kombëtare, ajo u përket të gjithë shqiptarëve dhe historisësonë. Objekt i këtij përkujtimi janë librat e shkruar nga autorë ushtarakë shqiptarëpër këtë luftë.1. Libri i parë i shkruar në serinë e librave për Luftën Çlirimtare të Kosovës ngaautorë ushtarakë shqiptarë është libri “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së”, tëautorit Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi).1 Libri në vetvete është një përmbledhje eartikujve të botuar në shtypin e përditshëm e atë periodik shqiptar që botohej në

1 Dilaver Goxhaj, Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së, Tiranë 2000.

140

Lufta e UÇK-së, pjesë e vlerave kombëtare

Shqipëri dhe jashtë saj, por që trajtojnë luftën e Kosovës, e cila filloi bujshëm nëfillim të vitit 1998.“Ishte pikërisht zanafilla e këtyre shkrimeve të ndjera, - do të shkruante në parathënietë librit Prof. Dr. Proletar Hasani, - që autori i shkroi pa asnjë referencë apo porosi, porveçse për qëllime atdhedashurie që e çuan atë krejt natyrshëm për në radhët e luftëtarëvee të rreshtave të UÇK-së, madje në krye të saj, pranë Shtabit të Përgjithshëm”.2

Në epiqendër të librit padyshim që mbetet lufta e Kosovës dhe fuqia e armatosur esaj, UÇK-ja. Ajo ishte shkëndija dhe më pas strumbullari i lëvizjes për zgjidhjen eçështjes shekullore kosovare. Për autorin UÇK-ja ishte forca që vuri në lëvizje dheshtyu fuqishëm në zgjidhjen e çështjes kombëtare, doli një si forcë publike, që ujëtfilloi të shkrijë dhe çështja shqiptare të futet shkëlqyeshëm e të rrjedhë natyrshëm nështratin e vetë të mbarë.2. Midis tyre, për nga vërtetësia, qartësia dhe kompetenca në analizën politiko-ushtarake dhe frymëzimit patriotik, mendoj se është në kreun e tyre, libri i shkruarnga koloneli Halil Katana “Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës”.3

Libri është i ndarë në tri pjesë, që përbëjnë shtyllat mbi të cilat u ngrit fitorja e luftëssë Kosovës e që autori ka parapëlqyer t’i quaj dimension.Në libër argumentohet se lufta e armatosur bëhet domosdoshmëri, kur mungon liriadhe rrezikohet ekzistenca e popullit, e duke përshkruar në mënyrë sintetike historinëe Kosovës nën pushtimin serb. Këtu jepen të pasqyruara histori luftërash kundërshqiptarëve nga më të egrat, çnjerëzore dhe shfarosëse, histori e masakrave më barbaredhe politike më diskriminuese. Por, idealin dhe luftën për liri Kosova e mbajti të gjallë.Legjimitetin historik gjithmonë nuk e përcaktojnë subjektet vendimtare të proceseve,por arsyeshmëria historike e idealit, qëllimi final. Shqiptarët i kishin të përcaktuarobjektivat historikë dhe në objektivat politikë ata kishin karakterin e të drejtavenatyrore, demokratike. Në dekada shqiptarët u bazuan te orientimi, brendalegjislacionit ndërkombëtar, për të drejtën demokratike të vetvendosjes.Ndryshimin e madh cilësor dhe epokal e solli viti 1981. Autori qëndron në analizë tëthellë dhe nxjerr rolin e ngjarjeve, demaskimin e politikës dhe regjimit serb, vë në pozitësymbylljen evropiane e botërore, ndikimin e ngjarjeve në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.Protagonistët e ngjarjeve të vitit 1981 kanë sjellë dhe një vlerë, që autori thekson se atapërbënin kontigjentin që mori në dorë dhe çoi drejt zgjidhjes çështjen shqiptare nëKosovë. Në libër nxirren në pah meritat e atyre që ndezën e zhvilluan luftën politike,ideuan e organizuan UÇK-në dhe u përballën në fushën e luftës së armatosur kundërpushtuesit serb, dhe këta ishin kryesisht pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1981.Në libër trajtohet hezitimi i vendeve evropiane për zgjidhjen e çështjes shqiptare,pasi, siç dihet, Fuqitë e Mëdha nuk merren me zgjidhjen e çështjeve të tilla pa pasurinteresat e veta dhe, sidomos, pa u nxitur nga vendi përkatës.Patriotja dhe publicistja e njohur shqiptare, Elena Gjika, e indinjuar i shkruanteGaribaldit për mospërfillja e vendeve të mëdha ndaj çështjes shqiptare. Përgjigja

2 Prof. Dr. Proletar Hasani, libri Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së, Tiranë 2000, f. 7.3 Halil Katana, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tiranë 2002.

141

Dr. Bernard Zotaj

ishte kuptimplotë: “vendet e mëdha nuk duan shqetësime. Derisa vendet e vogla nukdo t’i shqetësojnë ato me luftën e tyre, mos u ankoni për mospërfilljen e vendeve tëmëdha. Nëse doni diçka, shqetësoni ato”. Në këtë pikëpamje roli i UÇk-së ishtevendimtar. Ajo solli drejt zgjidhjes faktorin ndërkombëtar, këtë që autori e trajton sidimension të dytë të kësaj lufte. Këtu citohet një diplomat i huaj perëndimor qëthekson: Lufta juaj ngriti shkallën e interesimit të bashkësisë ndërkombëatre.Kosovën e shkëputi nga kthetrat e Serbisë vetëm UÇK-ja. Komponenti luftë oseveprim ushtarak në funksion të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, do të ishte parësoreme futjen e NATO-s. Autori analizon dhe jep përfundime për luftën moderne qëzhvilloi NATO-ja, së pari, si veprim ushtarak tepër modern e i sofistikuar, së dyti, siveprim politik mjaft i ndërlikuar, ku ekzistenca e NATO-s u vu në pikëpyetje dhe sëtreti, vendosja e komunikimit dhe bashkëveprimit në fushën e luftës ndërmjet forcëstokësore që ishte UÇK-ja dhe forcës ajrore të NATO-s.Dimensioni i tretë është dimensioni shqiptar i luftës. Për herë të parë shqiptarëtjashtë trojeve etnike do të bëheshin faktor i rëndësishëm, që do të ndikonte në zgjidhjene çështjes shqiptare e konkretisht të Kosovës.Libri është shkruar nga një ushtarak kompetent dhe publicist e shkrimtar, siç ishteHalil Katana, i cili tashmë nuk jeton më, por jeton vepra të cilës sot i bëjmë njëvlerësim dhe homazh për këtë epope.3. Në përmbledhjen monografike “Kur binte “muri shqiptar” i Berlinit”, shkruarnga gazetari dhe ish-ushtaraku Afrim Imaj, janë trajtuar intervista, analiza, ese dheshënime të tjera të botuara në shtypin e përditshëm dhe atë periodik, gjatë periudhës1991-1999.4 Në qendër të librit janë ngjarjet e Kosovës me zhvillimet që sollënshkëputjen e prangave të kolonializmit serb.Libri transmeton një mesazh të qartë e realist, atë që deri te “rrëzimi i murit” kishtenjë rrugë të mundimshme drejt zgjidhjes së munguar. Këtë rrugë shqiptarët e Kosovëse çanë nëpërmjet vullnetit të tyre politik, kurajës, trimërisë e mënçurisë së UÇK-së.Autori bën skalitjen e personaliteteve që ideuan, themeluan, udhëhoqën dhe çuan nëfitore UÇK-në, duke e parë atë si faktor politik, si një front pa dallim feje, krahinedhe ideje dhe si faktor ushtarak, duke e parë atë si formacion ushtarak, si këmbësorie NATO-s.4. Libri tjerër i autorit ushtarak Halil Katana “Kudusi Lama-gjenerali i luftës”5

është një kontribut me vlera të veçanta për momentin historik, të cilat lidheshindrejtpërdrejt me sigurinë e Republikës së Shqipërisë dhe, sidomos, me dhënien fundtë zgjedhës pushtuese serbe në Kosovë.“Fokusi kryesor i këtij libri mbetet veprimtaria dhe kontributi i Gjeneral BrigadeKudusi Lama, komandant i Divizionit të Këmbësorisë në Kukës, gjatë një shtrirjekohore trivjeçare, e cila kulmon me periudhën e përfundimit të luftës së Kosovës,hyrjen e trupave të NATO-s dhe dëbimin e forcave ushtarake e policore të Serbisënga Kosova”, -shkruan në parathënie Gjeneralmajor Pëllumb Qazimi.

4 Afrim Imaj, Kur binte ‘muri shqiptar” i Berlinit, QSHB, Tiranë 2002.5 Halil Katana, Kudusi Lama-generali i luftës, Tiranë 2002.

142

Lufta e UÇK-së, pjesë e vlerave kombëtare

Në libër në mënyrë kronologjike dhe analitike, me dashuri e pasion përshkruhen dheanalizohen një mori ngjarjesh, të cilat nga stili tërheqës krijojnë emocione e krenaripër kontributin legjitim të dhënë nga shqiptarët e kësaj ane të kufirit, jo vetëm përsigurinë e Shqipërisë, por në veçanti për çlirimin e Kosovës.5. Autori ushtark, Malko Zaçe vjen me librin “Kosova - nga lufta te Pavarësia”, merastin e pesëvjetorit të çlirimit të Kosovës martire nga okupatori serb.6 Libri u kushtohetme respekt të veçantë burrave dhe grave të koalicionit, atyre që menduan, projektuan,realizuan dhe siguruan paqen në Kosovë, pavarësisht nga raca, etnia apo besimi fetar.Autori librin jua kushton në shenjë mirënjohje, kujtimi dhe nderimi, mijëra bijve dhebijave të UÇK-së, që bënë sakrifica, që luftuan dhe dhanë jetën e tyre të shtrenjtë përlirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në libër theksohet se kombi shqiptar u është mirënjohëspër jetë, sepse ata vunë në themelet e kombit, gjakun e tyre në emër të lirisë dhe paqes.6. Asnjëherë nuk është vonë të shkruash për gjysmën e trojeve më të vuajtura dhe mëtë diskriminuara të kombit tënd, për trojet shqiptare të Kosovës dhe popullin e saj tëpamposhtur.7 Kështu e fillon hyrjen e librit “Kosova dhe NATO”, autori ushtarak,Prof. Dr. Pëllumb Danaj. Dhe më tej vazhdon: nuk është e tepërt të shkruash edhepër një nga organizmat më prestigjozë, më të besueshëm dhe më demokrate sot nëbotë, për Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO që me vendimin e saj historik, atë tëndërhyrjes në Jugosllavi, i tha jo genocidit të tipit sllav në Kosovë.Libri “Kosova dhe NATO” është një kontribut… edhe pse këndvështrimi i tij ështëmë i theksuar në aspektin ushtarak, qoftë në lidhje me organizimin popullor, në veçantidhe në kuadër të strukturave të armatosura të UÇK-së në këtë drejtim…8 do tëshkruante Akademiku Rexhep Mejdani.Vlerë të veçantë në libër ka diskutimi sintetik mbi tiparet e NATO-s, veprimet e saj,mënyra e funksionimit, axhenda e saj etj.I një rëndësie të veçantë është dhe aneksi, si të thuash një enciklopedi më vete kupërfshihen të dhëna shtesë për Kosovën, pjesë nga platforma antishqiptare eÇubrilloviçit, një kronologji ngjarjesh kryesore për Kosovën në periudhën mars 1998-korrik 1999, samitet kryesore të NATO-s, të dhëna mbi aviacionin e përdorur e numrine fluturimeve gjatë goditjeve ajrore në operacionin “Forcat Aleate” etj.Autori nëpërmjet hulumtimeve të shumta, paraqitjes së një sërë faktesh e ngjarjesh historikee ushtarake, analizave dhe përfundimeve të nxjerra, në një këndvështrim disi të veçantë,këndvështrim historiko-ushtarak dhe sidomos analizues, me këtë libër jep një kontributnë zhvillimin dhe pasurimin e historiografisë kombëtare me karakter ushtark.7. Libri “Operacionet ajrore të NATO-s në Kosovë”,9 shkruar nga Kolonel VaitGolikja, është një tjetër material ushtarak, që ka vlera për luftën e Kosovës. Autori sinjë ekspert ushtarak në fushën e Mbrojtjes Kundërajrore, gjatë kohës të zhvillimit të

6 Malko Zaçe, Kosova – “Nga lufta te Pavarësia”, Tiranë, Skanderbeg books, 2004.7 Pëllumb Danaj, “Kosova dhe NATO”, Botimet TOENA, Tiranë 2005, f. 5.8 Rexhep Mejdani, libri “Kosova dhe NATO”, Botimet TOENA, Tiranë 2005, f. 8.9 Vait Golikja - “Operacionet ajrore të NATO-s në Kosovë”, QSHBPU, Tiranë 2009.

143

Dr. Bernard Zotaj

fushatës ajrore të NATO-s ka qenë këshilltar i ministrit të Mbrojtjes për MbrojtjenAjrore. Ai ka ndjekur me mjaft interes zhvillimet e kësaj lufte, operacionet, vlerësimet,shkrimet e botimet e përditshme, duke informuar në mënyrë racionale përfundimedhe rekomandime për Ministrinë e Mbrojtjes.Bill Klinton do të shprehej: Vërtet ne nuk mund të bëjmë çdo gjë në botë, por duhettë bëjmë atë që mundemi, kurrë s’duhet të harrojmë holokaustin, genocidin, masakrate shek. XX. Nuk do të dëshironim kurrë që shekulli i ri të na sjellë ëndrra të tmerrshme,por me një pamje tjetër.10

Autori në libër thekson se Aleanca e Atlantikut të Veriut ka grumbulluar më shumëse 400 aeroplanë luftarakë dhe dhjetra anije lufte për veprime ushtarake kundërJugosllavisë. Mes tyre janë 14 aeroplanë gjermanë Tornado, të vendosur në Piaçensatë Italisë. Forca është nën komandën e Komandantit të Përgjithshëm të NATO-s,Uesli Klark.Ndërsa faqe pas faqe të librit do të mësojmë se: mësimi është i qartë si kristali. NATOfilloi të veprojë. Spastrimi etnik dhe dhuna shtetërore u ndalën, kriminelët u tërhoqën,refugjatët janë në shtëpitë e tyre, forcat paqeruajtëse të udhëhequar nga NATO janë nëterren.Libri vjen si një përmbledhje dhe eksperiencë e re që e solli kjo luftë. Na ngelet sidetyrë dhe obligim që këtë eksperiencë ta studiojmë e ristudiojmë, ta njohim dhe tarujamë si një mësim i vyer që na vjen nga hitoria e largët, por dhe e afërt.8. Në librin “Teori të Luftës dhe Strategjisë” në një kapitull analizohet koncepti iLuftës së Kufizuar në Kosovë.Në Kosovë, regjimi i Milosheviç u mundua të bënte shkatërrimin dhe spastriminetnik sistematik, të krejt jetës së shqiptarëve, para syve të bashkësisë ndërkombëtare.Forca ushtarake dhe paramilitare serbe mësynë në Kosovë me mbi 50.000 ushtarë,me tanke, artileri dhe një forcë të madhe shkatërruese, e cila përdorej kundër grave,fëmijëve dhe të moshuarëve.Amerika, Evropa dhe bota, u bënë dëshmitarë historikë, të një gjenocidi e spastrimietnik të pashëmbullt. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca e organizuar e cila jukundërvu politikës së spastrimit të regjimit të Milosheviçit.Komuniteti Ndërkombëtar u mundua me të gjitha mënyrat diplomatike të ndalontekëtë politikë spastrimi dhe dhune në gjithë territorin e Kosovës nga regjimi iMilosheviçit. Duhet theksuar se diplomacia ndërkombëtare gjatë diskutimeve përndërhyrje ushtarake ndaj veprimeve antinjerëzore dhe spastrimit etnik të ushtruarnga regjimi i Misholliçit nuk ishin në unison. Pati këndvështrime të ndryshme, porduhet theksuar se vendimmarrja e Shtëpisë së Bardhë ishte shpëtimtare.SHBA dhe aleatët e tyre vendosën sulmin ajror mbi ish Jugosllavi për këto arsye.Së pari, politika e shtetit Serb me në krye Milosheviçin u bë një rrezik dhe kërcënim jovetëm për Ballkanin por edhe për Evropën. Ai kishte dhënë prova me nënshkrimin e

10 Vait Golikja - “Operacionet ajrore të NATO-s në Kosovë”, QSHBPU, Tiranë 2009, f.9.

144

Lufta e UÇK-së, pjesë e vlerave kombëtare

marrëveshjes së Dejtonit, por në praktikë nuk e kishte zbatuar atë. Politika e tij përmbanteurrejtje etnike dhe fetare; pastrimin etnik dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm.Së dyti, ishte dështimi i rrugës diplomatike. Kjo u duk qartë nga dështimi i Konferencëssë Rambujes, si dhe dështimi i të dërguarit të Uashingtonit për Kosovën RichardHolbrooke në bisedimet për paqe me udhëheqësin serb Sllobodan Milosheviç.“Është koha për luftë” u shpreh ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Javier Solana,në momentin që fluturuan aeroplanët e parë të nisur nga bazat ajrore të Italisë. Njëminutë mbasi filloi bombardimi, Presidenti i SHBA-s, Bill Klinton, u tha gazetarëvenga Shtëpia e Bardhë, se “Ne edhe NATO me aleancë e morëm ketë aksion mbasi ikonsumuam në mënyrë të përsëritura shanset për një paqe në Kosovë, si gjetje e njësolucioni për zgjidhjen e krizës”. Sidoqoftë duhet theksuar se fushata ajrore u bë paautorizimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Fushata ajrore filloi më 24 mars 1999 dhe përfundoi më 10 maj, ajo zgjati 78 ditë.Në këtë fushatë kontribuan 19 shtetet anëtare të NATO-s që ishin në atë kohë. Klintoni,tha se sulmet ajrore kanë si qëllim të demonstrojnë forcën e NATO-s, për të detyruarBeogradin të ndalë ofensivën ushtarake ndaj popullsisë.9. Libri “Kosova nyje kyçe e sigurisë ballkanike”, shkruar nga Prof. Dr. PajtimRibaj u botua në kuadrin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar, nga Qendra e Doktrinësështë një homazh e një nderim që u bëhet përpjekjeve të popullit shqiptar për liri epavarësi që nga koha e Skënderbeut dhe deri më sot.Libri në një kre të veçantë trajton punimin për Kosovën dhe zgjidhjen e çështjesshqiptare në rajonin e Ballkanit, material i publikuar pjesë pjesë në organe të ndryshmeshkencore e publicistike brenda dhe jashtë vendit.Punimi Kosova nyje kyçe e sigurisë ballkanike i Prof. Ribaj është përgatitur nëQendrën Evropiane të Studimit të Çështjeve të Sigurimit “George, C. Marshall”. Kypunim është prezantuar dhe diskutuar përpara një stafi profesorash të këtij Institucioninga fundi i prillit 1999.Informacioni dhe analiza që përcjell përmes çështjeve si: vlera gjeostrategjike dhepamja e veçantë e gadishullit të Ballkanit, retrospektiva e çështjes KombëtareShqiptare (me përparësi Kosova), hapa të mëtejshëm në zgjidhjen e çështjes, roli iUÇK, UÇK dhe Rambuje, domosdoshmëria e ndërhyrjes së NATO-s, NATO eShqipëria, roli i faktorit gjeopolitik, faktori amerikan, pavarësia e Kosovës sidomosdoshmëri dhe disa rekomandime e përpunime i japin studimit vlerën e njëmonografie mjaft aktuale. Profesori ishte një ndër 7 kolegët midis 90 dëgjuesëve nga34 vende pjesëmarrëse që përgatitën e mbrojtën tema studimore.Kujtojmë se punimi u përgatit në kohën kur Kombi Shqiptar kalonte momente tragjikee historike, shpesh të shoqëruara sa me mosnjohje të Çështjes Kombëtare Shqiptare,aq dhe me paqartësi për të ardhmen e saj e ku autori ka zhvilluar debate të shumta etë mprehta, jo vetëm me miq, por shpesh me përfaqësues të vendeve jo partnere e joaleate të Shqipërisë.Në këtë mënyrë, libri rrok një tematikë të gjerë e me interes për akademistin, studentine trupën pedagogjike të shkollave ushtarake, si dhe me vlera për kuadrot e Forcave të

145

Dr. Bernard Zotaj

Armatosura, por dhe për lexuesin e gjerë.10. Në librin e shkruar nga ushtaraku Dilaver Goxhai “Romantika e luftës së UÇK-së” mund që ta përshkruajmë këtë si një shpërblimi për ata që ofruan sakrificën etyre fisnike për Kosovën të fituar me luftë. Thuhet se ata kishin lindur me dy kokë,një për luftë dhe një për paqe. Ata u shndërruan në simbol të bashkimit kombëtar,ndaj dhe kujtohen e nuk harrohen për sakrificat dhe gjakun e derdhur.Asnjë ushtri kryengritëse, nuk ka krijuar dhe përcjellë imazhe kaq romantike, saUshtria Çlirimtare e Kosovës.Thonë se ngjarjet historike përsëriten, por gjithnjë në përqasje me kushtet përkatëseekonomiko-shoqërore. Kjo dukuri u vu re edhe gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë,në vitet 1997-1999, e më konkretisht gjatë funksionimit të Radio “Kosova e Lirë”,në periudhën e ndërhyrjes ajrore të NATO-s, në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,mars-qershor 1999.11

Hitleri donte të kapte Moskën dhe të parin do të vriste spikerin e “Radio Moskës”,ndërsa Arkani, fashisti anarshist serb, deklaronte se nesër do të mbrijë në malet eBerishës dhe të parën gjë që do të bëj është eleminimi i Radios “Kosova e Lirë”.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, me Bashkimin Sovjetik që luftonte kundër Hitlerit, ubashkuan dy shtetet më të fuqishme të botës të asaj kohe: SHBA dhe Britania eMadhe dhe koalicioni mori emrin Aleatët.E njëjta gjë ndodhi edhe me UÇK-në gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, që luftoikundër Serbisë së Milosheviçit. Me Kosovën u bashkuan po ata aleatë, përjashtuarRusinë; SHBA, superfuqia e vetme e botës dhe më e madhja në historinë e njerëzimitdhe Britania e Madhe. Por në rastin e Kosovës, pati një dallim më shumë, Aleanca uzgjerua dhe u bë edhe më e madhe, luftën e mbështeti Bashkimi Evropian së bashkume aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO-n, aviacioni i së cilës u pagëzuapër herë të parë me luftën e vërtetë.Pyetja? Pse agresori Hitler dje dhe agresori Arkan sot, pa kaq vitesh përsëriten dhe siobjektiv kishin radion që jepnin lajmet. Përgjigja e thjeshtë. Radiot ishin zëri i Atdheutpër liri. Atdheu përmblidhej në një zë, e ky zë ishte Atdheu.Nga shteti amë shkuan në luftë për çlirimin e Kosovës rreth 150 vullnetarë; të gjithëme dëshirën e tyre, pa njoftuar aspak asnjë institucion të Republikës së Shqipërisë.12

Faktori kryesor për luftërat çlirimtare është njeriu, është morali i tij dhe jo arma. Jomë kot Napoleon Bonoparti pat thënë “në luftë gjendja morale përbën tre të katërtate betejës. Pjesa që mbetet varet nga fuqitë fizike”.Historia e luftërave botërore tregon se shumë ushtri çlirimtare, ndoshta edhe më tëdobëta se UÇK-ja kanë mundur ushtri më të forta se ajo e Serbisë. Këto ushtri tëmëdha ose shtete pas tyre, nuk e dinë se lufta çlirimtare, nuk ka logjistikë për armatimetë rënda. Ushtritë çlirimtare pajisen gradualisht me ato armatime, paralel me fitimin

11. Dilaver Goxhai, Romantika e Luftës së UÇK-së, arsPRINT, Prishtinë, 2012, f. 182.12. Dilaver Goxhai, Romantika e Luftës së UÇK-së, arsPRINT, Prishtinë, 2012, f. 174.

146

Lufta e UÇK-së, pjesë e vlerave kombëtare

gradual të epërsisë mbi armikun. Serbia u detyrua të angazhonte 95 mijë forca tëarmatosura të ushtrisë së rregullt kundër Kosovës.13

Strategjia e luftës e përdorur në UÇK-ja, ishte zhvillimi i një lufte të gjatë popullore.U përcaktua kjo strategji pasi armiku i saj ishte shumë herë më i fuqishëm. Vetëm menjë luftë të gjatë mund të përballohej armiku i fuqishëm, regjimi i Milosheviçit.Homeri i letrave ushtarake, Sun Xu thotë: “...në qoftë se ushtria lihet për një kohë tëgjatë në shesh të luftës dhe larg shtetit të vet, mjetet e shtetit nuk mjaftojnë”.Në të gjitha këto libra trajtohen ngjarje dhe përmbledhje historish. Janë rrëfime dheprova të futjes së Kosovës në një luftë që tërhoqi me vete Aleancën më të fuqishmeUshtarake në rruzullin tokësor, NATO. Përmes tyre del në pah historia e diplomacisë qëu përpoq të shmangte luftën dhe bixhozin politik kokëshkëmb të Milosheviçit. Nga këtolibra del historia që tregon se si udhëheqësit perëndimorë filluan një “luftë”, për të cilënmendoni se do të zgjaste vetëm tri ditë. Nga këto libra historia na tregon se si një numërpolitikanësh të vijës së ashpër, së bashku me disa familje patriote e militante të armatosurafilluan një kryengritje. Nga këto libra del vendi dhe roli i UÇK-së që e bëri këtë lëvizjenmë të suksesshme guerilje të historisë së kohës së sotme. Të gjitha këto tregojnë historinëse si serbët ende nuk po arrijnë të dalin nga qarku i dhunës dhe hakmarrjes.Këto janë librat e autorëve ushtarakë që desha të theksoja në këtë 5-vjetor të Pavarësisësë shtetit të Kosovës. Ndoshta, kjo është një pjesë e librave që ne kemi në bibliotekëntonë këtu në shkollat ushtarake. Të tjerë libra të shkruar nga kuadro ushtarakë mund eduhet të jenë më të shumtë. Ndaj na del dhe si detyrë që t’i gjejmë, t’i mbledhim dhe t’ivendosim në bibliotekën e madhe e qendrore të Akademisë së Forcave të Armatosura meqëllim që kuadrot, studentët dhe akademistët t’i lexojnë dhe të nxjerrin mësime nga kjoluftë.Bibliografia:

• Dilaver Goxhai, Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së, Tiranë 2000.• Halil Katana, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tiranë 2002.• Afrim Imaj, Kur binte ‘muri shqiptar” i Berlinit, QSHB, Tiranë 2002.• Halil Katana, Kudusi Lama – gjenerali i luftës, Tiranë 2002.• Malko Zaçe, Kosova – nga lufta te Pavarësia, Tiranë, Skanderbeg books, 2004.• Pëllumb Danaj, Kosova dhe NATO, Botimet TOENA, Tiranë 2005.• Rexhep Mejdani, libri Kosova dhe NATO, Botimet TOENA, Tiranë 2005.• Vait Golikja, Operacionet ajrore të NATO-s në Kosovë, QSHBPU, Tiranë 2009.• Dilaver Goxhai, Romantika e Luftës së UÇK-së, arsPRINT, Prishtinë, 2012.

13 Dilaver Goxhai, Romantika e Luftës së UÇK-së, arsPRINT, Prishtinë, 2012, f. 62.

147

Dr. Bernard Zotaj

RUBRIKA E KATËRT Mjedisi dhe Forcat e Armatosura

Administrimi i mbetjeve është aktualisht një problem botëror. Tendenca botëroresot është drejt riciklimit të plotë të mbetjeve dhe dërgimit sa më pak në groposje.Zhvillimet botërore, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe aspirata e hershmepër të hyrë në Bashkimin Evropian, diktojnë nevojën e ecjes në përputhje mestandardet e NATO-s dhe BE-së edhe për menaxhimin e mbetjeve të strukturavetë FA. Aktualisht në vendin tonë menaxhimi i mbetjeve, veçanërisht i mbetjeveurbane, është në nivel të ulët. Duke trajtuar menaxhimin e mbetjeve në vendintonë si një problem të rëndësishëm dhe mjedisin si diçka me vlerë, Kol.R.Rustemi ka trajtuar qartë parimet kryesore të trajtimit te mbetjeve urbane nëstrukturat e mbrojtjes. Në shkrim trajtohen kategoritë e mbetjeve, përbërja fizikee kimike e tyre, sasitë dhe problematika për administrimin e tyre, si dhe shkaqete dëmtimit të mjedisit nga njeriu. Administrimi i mbetjeve të strukturave të FAështë një faktor i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së mjedisit.E rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit është edhe sistemimi i rrjeteve tëkanalizimit. Drejtori i Institutit të Projektimeve Ushtarake në MM, ËngjëllMatraxhiu ka pasqyruar gjendjen aktuale të këtij rrjeti në strukturat e FA dhe kanxjerrë në pah problematikat për secilën strukturë. Para së gjithash, ai theksonlidhjen e ngushtë të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm me atë tëkanalizimeve. Një sistem i kompletuar i kanalizimeve ka koston e vet, prandajduhet një plan i detajuar për menaxhimin e kanalizimeve në të gjitha garnizonete FA, duke u mbështetur në raportin kosto-efektivitet, është mjaft i rëndësishëm.Me rëndësi është dhe edukimi i personelit të FA-së me konceptin e mjedisit.Këtë temë e trajtojnë me kompetencë autorët Kolonel Edidson Zarka dheKolonel Dedë Prenga. Ata theksojnë se personelit i FA-së duhet tëndërgjegjësohet me konceptin se, mjedisi ndikon tek individi sa dhe individi temjedisi, kështu që, secili ta ndjejë për detyrë që të ndikojë sa më shumë nëzvogëlimin e riskut të dëmtimit të mjedisit.Ndërsa N/Kol Adriatik Spahiu, Kap/Msc Kliton Vide dhe Znj. Manuela Karoli,në trajtesën “Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet”,kanë theksuar se efektet ndotëse të materialeve që përdoren nga Forcat eArmatosura mbi mjedisin janë të konsiderueshme. Duke u nisur nga kjo, atavënë në dukje se, për të ulur shkarkimet e elementeve ndotëse, duhet të zbatohenstandardet STANAG/AP për mjedisin, si dhe të përcaktojnë masat që duhenmarrë për cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

148

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

Kolonel (R) Ruzhdi RustemiKëshilltar i Ministrit të Mbrojtjes

Kapiten R.I. Arben DemollariDrejtor i Drejtorisë së Logjistikës

Kolonel Dr.Shk. Luan NikollariDrejtor i IKMU

Trajtesë e shkurtuar. Ministria e Mbrojtjes ka bërë një punë kolosale për trajtimindhe largimin e mbetjeve të trashëguara nga e kaluara, në përputhje me aktet ligjoredhe nënligjore në fuqi, si fazë e kurimit të ndotjeve të shkaktuara nga e kaluara. Sotkemi një FA më të pastër dhe të çliruar nga mbetjet e së kaluarës, nga municioni ivjetër dhe materialet e tepërta që, përveçse ndotën mjedisin shqiptar për vite me radhë,përbënin kërcënim real edhe për popullsinë, duke shkaktuar edhe ndotje mendore.Kalimi i kësaj faze kritike na jep mundësinë që, të lehtësuar nga ngarkesa e keqe e sëkaluarës, të kthejmë vëmendjen drejt trajtimit të mbetjeve që krijohen aktualisht, meqëllim parandalimin e ndotjes së mjedisit dhe dhënien e kontributit për një Shqipëri tëpastër dhe më të sigurt. Motoja “Mbrojmë Shqipërinë duke mbrojtur mjedisin”, shprehmë së miri përmbledhjen konceptuare të të gjithë dokumenteve strategjike kombëtarepër mbrojtjen, të ligjeve, konventave, marrëveshjeve, direktivave të BE për mbrojtjen emjedisit dhe shqetësimin e Ministrit të Mbrojtjes, zotit Arben Imami, i cili e ka shpallurmbrojtjen e mjedisit si prioritet të punës të Ministrisë së Mbrojtjes.Në vendin tonë, por edhe në strukturat e MM dhe FA, për arsye të mungesës sëinformacionit dhe të infrastrukturës së dobët, mbetjet në përgjithësi, por veçanërishtmbetjet urbane nuk trajtohen në përputhje me ligjet, marrëveshjet ndërkombëtaredhe direktivat e BE. Baza ligjore është e plotë, por zbatueshmëria e tyre është endenë nivele të papranueshme. Ky qëndrim dëmton imazhin e vendit tonë, si dhe kandikim negativ mbi ekonominë, turizmin dhe sigurinë.Si një vend anëtar i NATO-s, strukturat e MM dhe FA duhet të krijojnë kapacitete përmenaxhimin e mbetjeve, jo vetëm në aktivitetin e përditshëm, por edhe në operacione,emergjenca dhe stërvitje brenda dhe jashtë vendit tonë. Problemet e mbrojtjes sëmjedisit nuk zgjidhen me fjalë e referenca ligjore, por me veprime konkrete, ku tëpërfshihen të gjithë pa përjashtim!Në këtë kumtesë trajtohen parimet për menaxhimin e mbetjeve, prodhuesit e mbetjeve

149

Kol. ® R. Rustemi, Kap. R.I. A. Demollari, Kol. Dr. Shk. L. Nikollari

në strukturat e MM dhe FA, evidentohen problemet që janë prezentë në menaxhimine mbetjeve dhe rekomandohen zgjidhje për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nëpërputhje me praktikat dhe zhvillimet bashkëkohore dhe me mundësitë financiare.

Menaxhimi i mbetjeve është aktualisht një problem botëror. Rritja e numrit tëpopullsisë botërore, rritja e prodhimit të materialeve të konsumit, shfrytëzimii materialeve nëntokësore dhe mbitokësore për industrinë e përpunimit dhe

prodhimit kanë rritur sasinë dhe llojet e mbetjeve. Veçanërisht vendet e zhvilluara janëtë shqetësuara për këtë problem gjithnjë në rritje dhe po përpiqen të gjejnë mënyra tëreja për grumbullimin, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve. Tendenca botërore sotështë drejt riciklimit të plotë të mbetjeve dhe dërgimit të sa më pak mbetjeve përincineratorët dhe groposjet, të cilat megjithëse reduktojnë masën e mbetjeve përsërikanë ndikim mbi mjedisin, nëpërmjet substancave dhe gazeve të dëmshme që prodhojnë.Zhvillimet botërore, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe aspirata e hershme për tëhyrë në Bashkimin Europian diktojnë nevojën e ecjes në përputhje me standardet eNATO-s dhe BE edhe për menaxhimin e mbetjeve. Aktualisht në vendin tonëmenaxhimi i mbetjeve, veçanërisht i mbetjeve urbane, është në nivel të ulët. Mbetjetdepozitohen në lumenj, në vende të pamiratuara, pranë qendrave të banuara, në anëtë rrugëve ose digjen në ambient të hapur. Mungon sistemi i grumbullimit të mbetjeve;diku ai është i pamjaftueshëm dhe diku jo efektiv. Nëse nuk trajtohen siç duhet, atosjellin një sërë efektesh negative mbi njerëzit, florën, faunën, ekonominë, turizmindhe deri te siguria.Edhe strukturat e MM dhe FA, si pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare, kanë mungesanë menaxhimin e mbetjeve, ku më shqetësues është funksionimi i sistemit tëmenaxhimit të mbetjeve urbane. Anëtarësimi në NATO, ratifikimi i disa STANAG-eve të saj, pjesëmarrja në operacione, emergjenca dhe stërvitjet kërkojnë që strukturattona të njohin dhe aplikojnë standardet ndërkombëtare edhe në këtë drejtim. Mjedisiështë diçka me vlerë; ajri, uji dhe territori i pastër vlerësohen dhe preferohen sëtepërmi nga njerëzit, të cilët magjepsen nga mjediset dhe pamjet e bukura.“Menaxhim i integruar i mbetjeve” sipas ligjit nr.10463, datë 22.9.2011 “ështëgrumbullimi, transporti, rikuperimi dhe asgjësimi i mbetjeve dhe mbikëqyrja e këtyreoperacioneve, kujdesi i mëtejshëm për vendet e asgjësimit, si dhe veprimet e ndërmarranë cilësinë e tregtarit apo agjentit. Po sipas këtij ligji, “Mbetje” është çdo substancëose objekt, të cilin mbajtësi e hedh, ka ndërmend ta hedhë ose i kërkohet që ta hedhë.Cilat janë parimet për menaxhimin e integruar të mbetjeve?Ka disa parime dhe koncepte për menaxhimin e mbetjeve, të cilat ndryshojnë përvendet e zhvilluara nga ato në zhvillim, për zonat urbane nga ato rurale, për prodhuesitnga qendrat e banuara nga ata industriale. Nga vendet e BE dhe vendi ynë janëpranuar dhe zbatohen parimet e mëposhtme:- Hierarkia e minimizimit të mbetjeve. Mbetjet duhet të parandalohen që në burim.Në rast se nuk parandalohen, duhet të minimizohen. Mbetjet e prodhuara duhet tëripërdoren ose të riciklohen. Më pas si alternativë duhet të jetë inicinerimi për tëfituar energji. Asgjësimi përfundimtar është alternativa e fundit. Siç tregohet në figurën

150

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

e mëposhtme alternativa më e preferuar është parandalimi i mbetjeve dhe alternativamë pak e preferuar është asgjësimi.

- Ndotësi paguan. Të gjithë prodhuesit ose zotëruesit aktualë të mbetjeve duhet tëpaguajnë për dëmet që shkaktojnë dhe për masat që duhet të marrin për eliminimin edëmit, që nga prodhimi deri në asgjësimin përfundimtar.- Parimi i afërsisë. Largimi i mbetjeve për asgjësimin përfundimtar duhet të bëhetsa më afër që të jetë e mundur nga vendi ku ato krijohen, me qëllim që të minimizohetrreziku që vjen nga transportimi i mbetjeve. Vendet e dorëzimit të jenë të miratuaranga pushteti lokal.Për qëllime të planifikimit dhe menaxhimit është e rëndësishme që të evidentohensaktë prodhuesit e mbetjeve dhe llojet e mbetjeve që prodhohen. Cilët janë prodhuesitkryesorë të mbetjeve në strukturat e MM?- Shtëpitë e banimit. Prodhojnë kryesisht mbetje ushqimore, më pas vjen letra,plastiket, qelqi, metali etj.- Dyqanet dhe klubet. Prodhojnë mbetje të pastra për rishitje dhe riciklim, si letër,plastike, kanoçe, qelq.- Mensat dhe kuzhinat. Prodhojnë mbetje ushqimore, letër, plastikë, kanoçe, shishe,mbetje të lëngëta që largohen nëpërmjet tubacioneve.- Zyrat dhe klasat. Prodhojnë kryesisht letër, plastikë, kanoçe.- Uzinat ushtarake. Përveç mbetjeve urbane, prodhojnë edhe hi, skrap.- Ndërtimi. Prodhon mbetje si druri, betoni, hekuri, materiale të tjera.- Ofiçinat dhe pikat e riparimit. Krijojnë letër, karton, dru të papërdorshëm,materiale paketimi, vajra, graso, bateri, goma të përdorura, skrap.- Qendrat shëndetësore dhe infermieritë. Prodhojnë letër, mbetje kirurgjike, mbetjelaboratorike, mbetje të autopsisë, ilaçe të skaduar, shishe, kanoçe, age, fasha etj.- Veprimtaritë ushtarake, operacionet, emergjencat, stërvitjet, prodhojnë mbetjeqë janë të njëjta me ato të mensave, kuzhinave, zyrave dhe klasave, por edhe mbetjetë municioneve të harxhuara.- Anijet dhe avionët, tanë dhe të huaj. Prodhojnë letër, plastike, qelq, ushqime.- Plazhet dhe zonat e çlodhjes. Prodhojnë materiale plastike, kanoçe metalike, letër.

151

Kol. ® R. Rustemi, Kap. R.I. A. Demollari, Kol. Dr. Shk. L. Nikollari

- Ndërlidhja, zbulimi, media. Prodhojnë mbetje elektronike.- Mjetet jashtë përdorimit. Prodhojnë skrap, bateri, goma të përdorura.- Territoret në përdorim të strukturave, prodhojnë mbetje bujqësore, si barërat,gjethet e pemëve, barishtet, ferrat etj.Mbetjet e mësipërme që prodhohen nga strukturat e MM dhe FA ndahen në këtokategori: urbane; industriale; spitalore; inerte; të rrezikshme; elektronike; mjetet nëfund të jetës, gomat, bateritë/akumulatorët dhe vaji i përdorur. Sipas përbërjes fizikembetjet ndahen: të biodegradueshme dhe jo të biodegradueshme. Nga të dy këtokategori veçohen mbetjet e ripërpunuara.Nga të dhënat paraprake të grumbulluara rezulton se në një vit nga strukturat e MMdhe FA prodhohet mesatarisht 2,300 ton mbetje të llojeve të ndryshme, pa përfshirëskrapin dhe materialet e tepërta që janë gjendje në strukturat e MM dhe FA dhe potrajtohen sipas rregullave e udhëzimeve të veçanta të ministrit të Mbrojtjes.Koha e përafërt që i duhet mbetjeve të tipeve të ndryshme për të degraduar jepet nëtabelën e mëposhtme:

Në Ministrinë e Mbrojtjes kemi mbi një vit që kemi filluar punën për mbrojtjen emjedisit. Miratimi nga ministri i Mbrojtjes i Dokumentit të Politikave Mjedisore nëMM dhe ngritja e strukturave mjedisore i dha shtysë të fuqishme kësaj pune. Kaarritje, por ka edhe probleme.Cilat janë disa nga problemet kryesore në strukturat e MM dhe FA për menaxhimine mbetjeve?- Siç e theksuam në hyrje të kumtesës është bërë një pune kolosale për të larguar dhekuruar mjedisin nga mbetjet e së kaluarës. Por, pak punohet për menaxhimin e këtyrembetjeve dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit. Largimi i mbetjeve të së shkuarëse lehtëson së tepërmi punën tonë për të ardhmen.- Aktualisht mbetjet urbane janë më problematiket dhe nuk menaxhohen të ndara dhenë përputhje me rregullat në fuqi. Në mjaft raste ato hidhen në vende të pamiratuaranga pushteti lokal, shpesh herë edhe jashtë gardhit rrethues të strukturës, në breg të

152

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

lumenjve dhe përrenjve, groposen brenda strukturave ose digjen në terren të hapur.Anijet e FD i hedhin në det mbetjet urbane dhe nuk i dorëzojnë në portin e origjinës, nëpërputhje me ligjet tona, marrëveshjet ndërkombëtare dhe direktivat e BE.- Problem në rritje po bëhen mbetjet elektronike. Ato në mjaft raste groposen, ashtusiç janë, pa u çmontuar dhe pa hequr pjesët përbërëse, në të cilat ka edhe lëndë tërrezikshme.- Në Uzinat Ushtarake ka mbetje të demontimit të konservuara në territorin e tyre,sidomos hi, të cilat nuk mund të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë.- Në disa struktura të MM dhe FA ka goma, bateri, akumulatorë, vaj të përdorur qënuk janë grumbulluar dhe më pas të trajtohen sipas urdhrave dhe udhëzimeve nëfuqi.- Ka lëndë të rrezikshme në përdorim të cilat janë të ndaluara si asbesti/amianti,bakeliti, etj. Shqipëria ka nënshkruar Deklaratën e Parmës të vitit 2010, e cila edetyron Shqipërinë që të hartojë programin kombëtar për eliminimin e asbestit/amiantit deri në vitin 2015. Këto lëndë i gjen në mbulesat e parqeve, të depove, nëinstalimet e ngrohje/ftohjes dhe deri te tavanet e varura.- Në strukturat e MM dhe FA ka mbetje inerte të krijuara kryesisht nga prishja endërtesave të vjetra.- Në disa raste mbetjet shëndetësore pavarësisht se janë në sasi të vogla hidhen bashkëme mbetjet urbane, digjen ose groposen brenda vetë strukturave.Kemi një numër të madh ligjesh, standardesh dhe konventash ndërkombëtare,STANAG të NATO-s, kemi një Dokument të Politikave Mjedisore në MM, të cilëttheksojnë se ndotja e mjedisit është e ndaluar dhe përbën kundërvajtje administrativederi dhe vepër penale, të cilat ndëshkohen nga legjislacioni ynë dhe ai ndërkombëtar.Të gjithë duam një mjedis të pastër, por pak punojmë për ta pasur të tillë. Ngavlerësimet e bëra nga shkencëtarët e fushës së mjedisit është arritur në përfundiminse njeriu e dëmton mjedisin më shumë se çdo gjë tjetër. Vetë natyra ka krijuar njëekuilibër të mahnitshëm për mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit.Cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje në strukturat e MM?- Ka mungesë informacioni dhe tradite për sistemin e grumbullimit të mbetjeve dherrezikut që vjen nga administrimi i dobët i tyre. Pak ose aspak punohet për edukimin,ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin mjedisor të personelit të strukturave të MM dheFA, për të pasur një mjedis të pastër dhe të bukur. Dihet se mbetjet duhet të hidhennë vendet e caktuara, por kjo nuk gjen zgjidhje, pasi mungojnë rregullat dhe proceduratelementare të ndarjes, të largimit, të trajtimit e të transportimit.- Nuk ka plane për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe si pjesë e këtij plani nukka programe për reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve.- Mungon sistemi i grumbullimit të mbetjeve, në disa raste ai është i pamjaftueshëmdhe jo efektiv.- Ka mungesë të ekspertëve, të planifikimit dhe të investimeve në infrastrukturën enevojshme. Infrastruktura e administrimit të mbetjeve është e pamjaftueshme, e

153

Kol. ® R. Rustemi, Kap. R.I. A. Demollari, Kol. Dr. Shk. L. Nikollari

amortizuar; makinat e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve urbane janë jashtëstandardeve të kërkuara; pajisjet janë në gjendje të keqe. Ka mungesa të planifikimittë fondeve, por edhe mungesë koordinimi me pushtetin lokal dhe me të tretët për tëzbutur këtë gjendje.- Baza ligjore është e plotë, por ajo njihet pak dhe për pasojë, niveli i zbatimit tëligjeve mjedisore është ende në nivel të ulët.- Grupet e Menaxhimit të Mjedisit të ngritura në strukturat e MM dhe FA nukfunksionojnë në nivelin e kërkuar.- Mungon sistemi i monitorimit, i statistikave dhe rrjeti kompjuterik për të mbledhurdhe përpunuar të dhënat. Kjo bën që të mos njihet gjendja, problemet dhe të mossaktësohen masat që duhen marrë.- Ka mungesa në koordinimin dhe bashkëpunimin me strukturat e pushtetit lokal dhetë tretët.Me qëllim menaxhimin e mbetjeve në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore nëfuqi duhet që së pari nga çdo strukturë e MM dhe FA të hartohen planet e menaxhimittë integruar të mbetjeve. Ky plan konsiston në vlerësimin e aspekteve ligjore, teknike,sociale dhe ekonomike të alternativave të ndryshme që ka një strukturë ushtarake përmenaxhimin e integruar të mbetjeve. Çdo alternativë duhet të shoqërohet me analizënkosto-efektivitet. Mbështetja dhe financimi nga palët e treta është një alternativë qësiguron zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Përpërgatitjen e këtij plani duhet të ndiqen këto 5 hapa: përcaktimi i problemit dhespecifikimeve bazuar në informacionin e saktë të grumbulluar; grumbullimi i tëdhënave dhe inventarizimi i tyre, sipas strukturave dhe gjendjes faktike të tyre, meqëllim njohjen e sistemit aktual dhe mangësive të tij; vlerësimi dhe zhvillimi ialternativave bazuar në të dhënat e grumbulluara dhe përgatitja e programevepërbërëse të planit; përzgjedhja e planit dhe programeve që do të zbatohen dhellogaritja e kostos përkatëse; përgatitja e matricës së zbatimit dhe zbatimi i planitdhe programeve.Plani për menaxhimin e integruar të mbetjeve duhet të përmbajë këto pika: një studimpër llojin dhe sasinë e mbetjeve që krijon struktura; vendet e krijimit të mbetjeve dherrezikshmëria e tyre; programin për parandalimin e mbetjeve që në burim; mënyrëne mbledhjes, grumbullimit, transportimit dhe trajtimit të tyre; ndikimin në mjedis tëmbetjeve, duke përfshirë zhurmat, ndotjen e ajrit, erën; programet e ndryshme, si: igrumbullimit, i transportimit, i ripërdorimit, i riciklimit, i kompostimit, i asgjësimit;të cilët përgatiten për çdo lloj mbetje që prodhon struktura.Një nga programet kryesore të planit të menaxhimit të mbetjeve është programi iparandalimit të mbetjeve. Ai duhet të marrë parasysh të gjithë burimet dhe procesetqë krijojnë mbetje dhe të parashikojë kohën që duhet për t’u zbatuar dhe sasinë embetjeve që synon të reduktojë. Disa shembuj të parandalimit të mbetjeve janë:- Eliminimi i krijimit të materialeve të rrezikshme ose të pa ripërpunuara;- Shmangia e artikujve që tashmë ekzistojnë ose janë në rezervë;- Zgjedhja e produkteve të qëndrueshme që mund të përdoren më tepër se një herë;

154

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

- Përdorimi i e-mail-eve dhe software atje ku është e mundur për të shmangurpërdorimin e letrës, shkrimi në të dy anët e letrës, qarkullimi i materialeve në njënumër të kufizuar kopjosh, përdorimi i letrës me cilësi të ulët për dokumentet ebrendshme; përdorimi i CD; eliminimi i formateve, raporteve dhe dokumenteve tëpanevojshme;- Krijimi i pikave të përqendruara për printim dhe fotokopjim;- Zgjedhja e produkteve me ambalazhe minimale ose me paketimin që mund tëripërdoret ose riciklohet lehtë;- Vetëpërpunimi i mbetjeve për marrjen e një produkti të nevojshëm;- Përdorimi i baterive që ringarkohen;- Blerja e gjërave që janë të ripërdorshme dhe të ripërpunuara;- Dhurimi i rrobave/gjërave që nuk duhen, etj.Menaxhimi i integruar i mjedisit përfshin të gjithë personelin e strukturave të MMdhe FA dhe është një piramidë, ku në krye qëndrojnë autoritetet më të larta të MMdhe në bazë është i gjithë personeli i strukturave vartëse. Vetëm me përfshirjen e tëgjithë personelit mund të lidhen politikat, me standardet, procedurat, rregullat dhe tëarrihen rezultate për zbatimin e tyre.Objektivi i menaxhimit të integruar është krijimi dhe mbajtja e nivelit të kërkuar tëshërbimit nëpërmjet përdorimit efikas të burimeve dhe kontrollit të menaxhimit.Objektivat e veçanta përfshijnë: mbrojtjen e mjedisit, bindja, vazhdimësia, minimizimi,ripërdorimi ose riciklimi i burimeve, siguria e alternativës së përzgjedhur, efektiviteti.Bazuar në llojet e mbetjeve, sasitë e prodhuara dhe mundësitë për trajtim të mëtejshëmtë tyre detajohet sistemi i grumbullimit të mbetjeve urbane. Ai mund të ndryshojë nësasi dhe shpejtësi zbatimi brenda një strukture, por në koncept është i njëjtë. Sistemi imbledhjes fillon që nga zyrat dhe vendet e punës në të cilat vendosen koshat individualë,vazhdon me koshat kolektivë të cilët sipas ngarkesës vendosen në çdo kat ose në njëndërtesë, më tej vazhdon me koshat publik të cilët vendosen në mjediset e brendshmetë strukturës së FA dhe përfundon me kazanët në pikën e grumbullimit. Koshatindividualë, koshat kolektivë dhe ata publikë duhet të kenë dy ndarje, një për letër dhenjë për plastikë/kanoçe. Transportimi i mbetjeve bëhet me mjete speciale, të caktuarapër këtë detyrë, dhe ato dërgohen për në impiantet e riciklimit, incineratorët dhevendgroposjet më të afërta, sipas llojit të mbetjes, kapaciteteve dhe mundësive të tyre.Figura e mëposhtme tregon konceptin e sistemit të grumbullimit të mbetjeve, i cilimbështetet në mundësitë që ofron infrastruktura e vendit tonë dhe mundësitëpërpunuese të impianteve të riciklimit, incineratorët dhe groposja.Mbetjet nga koshat individual, kolektiv dhe publik largohen çdo ditë dhe dërgohennë kazanët në pikën e grumbullimit. Nga pika e grumbullimit mbetjet largohen njëherë në javë ose sa herë shikohet e arsyeshme. Transportimi i mbetjeve urbane kryhetme automjete speciale, të cilat dërgohen në impiantet e riciklimit, në incineratorëdhe në vendgroposje. Tendenca e sotme është për të dërguar sa më shumë mbetje përriciklim, pasi kështu ndotet më pak mjedisi, kursehen burimet natyrore nëntokësoredhe mbitokësore dhe kosto e prodhimeve të përfituara është më e vogël. Më pas

155

Kol. ® R. Rustemi, Kap. R.I. A. Demollari, Kol. Dr. Shk. L. Nikollari

preferohet dërgimi i mbetjeve në incineratorë, ku nga djegia e mbetjeve përfitohetenergji elektrike dhe si alternativë e fundit mbetet dërgimi në vendgroposje, ku mbetjetmbulohen me shtresa dheu. Incineratorët dhe groposjet kanë më tepër ndikim nëmjedis se sa riciklimi, pasi krijohen gaze dhe lëndë që dëmtojnë mjedisin. Tendencae sotme në vendet e zhvilluara është për të dërguar mundësisht 100% të mbetjeve përriciklim. Vende të tilla si Holanda rreth 83% të mbetjeve e dërgojnë për riciklim,14% në incineratorë për prodhimin e energjisë elektrike dhe vetëm 3% përfundon nëvendgroposje. Një rezultat i tillë sigurisht që mbështetet nga një infrastrukturë tepëre zhvilluar, industri riciklimi dhe incinerimi tepër moderne, por edhe nga një kulturëtepër e lartë e popullsisë, e cila kultivohet që në fëmijëri, në familje dhe në shkolla.Në figurën e mëposhtme tregohet një pikë grumbullimi, në të cilën vendosen 4 kazanë,me etiketa, për përmbajtjen e tyre. Kazani blu për letër, i verdhë për plastike, jeshilpër qelq/kanaçe dhe ai gri për mbetje të tjera. Kodi i ngjyrave është i përcaktuar nëstandardet dhe direktivat e BE.

Në një strukturë ose garnizon, në vartësi nga madhësia dhe numri i personelit vendosen1-2 pika grumbullimi. Pika e grumbullimit përbëhet nga dy elemente bazë: kazanët egrumbullimit dhe vendi i grumbullimit, duke plotësuar këto kushte:- Të jetë e pajisur me kazanë të diferencuar dhe etiketuar në mënyrë të dukshmesipas llojit të mbetjes;- Të jetë larg ambienteve të punës dhe shërbimit dhe në një vend jo të dukshëm;- Të jetë lehtësisht e arritshme nga makinat e transportit, të vendosen ose në anë tëtrotuareve/rrugëve ose në vendet e grumbullimit të përqendruara;- Estetika.

156

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

Për skrapin; gomat, bateritë dhe vajin e përdorur; për mbetjet elektronike vendet egrumbullimit janë të veçanta dhe duhet të përmbushin kushtet e ruajtjes së tyre, nëpërputhje me standardet e miratuara për to. Në çdo strukturë të MM dhe FA përcaktohetnjë vend i veçantë për grumbullimin e secilës prej mbetjeve të mësipërme, të cilatmë pas grumbullohen në një strukturë të vetme, ku përcaktohet një vend i veçantëpër secilën prej tyre. Trajtimi i mëtejshëm i këtyre mbetjeve bëhet në përputhje merregullat dhe udhëzimet në fuqi.Mbledhja, grumbullimi dhe ruajtja e mbetjeve urbane do të bëhet nga vetë strukturate MM dhe FA, pasi i kemi kapacitetet dhe kushton më lirë. Për kryerjen e shërbimittë transportimit të mbetjeve urbane ka disa alternativa, zbatimi i të cilave do të varetnga kosto për secilën prej tyre. Alternativat janë që ky shërbim të vazhdojë të kryhetnga vetë strukturat e MM dhe FA; e dyta të kryhet me të tretë, dhe e treta që kyshërbim të kryhet si kombinim i dy alternativave të mëparshme. Llogaritja e kostospër këto alternativa të transportimit jepet në tabelën si më poshtë:

Si zgjidhje afatshkurtër më efektive është grumbullimi dhe transportimi i mbetjeveurbane nga vetë strukturat e MM dhe FA në vendet e përcaktuara nga pushteti lokalose në impiantet e riciklimit sipas marrëveshjeve dhe kontratave të nënshkruara mëkëto impiante. Për materialet e ripërpunuara mund të gjendet si zgjidhje dhënia etyre pa pagesë kundrejt largimit dhe transportimit nga firmat private, por gjithnjëduke pasur parasysh raportin kosto-efektivitet. Si zgjidhje afatmesme dhe afatgjatëështë transportimi në koordinim me pushtetin lokal, i cili ka mjete speciale, dukepaguar taksën lokale.Mbetjet spitalore krijohen gjatë diagnostifikimit, trajtimit ose imunizimit të njerëzvedhe të kafshëve. Ato mund të përfshijnë mbetje të tilla si: prerëse, mbetje të ndotura,fasha, shiringa, age, mbetje anatomike, kultura, ilaçe të skaduar, mbetje kimike. Mbetjetspitalore konsiderohen mbetje të rrezikshme pasi mund të përmbajnë substanca toksike.75-90% e mbetjeve janë të njëjta me ato shtëpiake dhe 10-25% janë mbetje infektive/

157

Kol. ® R. Rustemi, Kap. R.I. A. Demollari, Kol. Dr. Shk. L. Nikollari

të rrezikshme. Ato mund të jenë tepër toksike për njerëzit, kafshët dhe bimësinë. Në sekëto 2 kategori nuk ndahen saktë, e gjithë sasia duhet të konsiderohet si infektive/errezikshme. Ato sjellin rreziqe biologjike, kimike dhe fizike. Kodimi sipas ngjyravedhe trajtimi bëhen në përputhje me Konventat e Bazelit dhe Stokholmit.Në qendrat shëndetësore dhe infermieritë e strukturave të MM dhe FA mbetjet spitalorenuk trajtohen të ndara, ato hidhen në koshat e mbetjeve urbane ose groposen në njëvend të veçantë në afërsi. Me gjithë sasitë e vogla, sipas kërkesave ligjore ato duhettë incinerohen, të dorëzohen në qendrat spitalore më të afërta ose të përdoren mënyratë tjera të përshtatshme të asgjësimit.Në strukturat e MM dhe FA ka në përdorim materiale të rrezikshme, si asbesti/amianti,bakeliti etj. për të cilat ka Konventa ndërkombëtare, që e kanë ndaluar përdorimin e tij.Këto materiale i gjen në mbulesat e depove, ofiçinave, në sistemet e tubacioneve tëshkarkimit në uzinat ushtarake, në sistemet e vjetra të ngrohje/ftohjes, në tavanet evarura etj. Si parim i përgjithshëm mbetjet e rrezikshme nuk duhen përdorur. Nëse kjonuk mund të parandalohet, duhen përdorur sa më pak, ose të prodhohet sa më pak, mëpas të ripërdoren ose riciklohen, të kthehen në materialeve më pak të rrezikshme dhe sëfundi ato që mbeten të ruhen të sigurta. Ato paketohen, etiketohen dhe transportohen tëveçuara. Skema e mëposhtme shpjegon se si veprohet me materialet e rrezikshme.

Për mbetjet e procesit të demontimit të cilat gjenden në uzinat ushtarake duhet tëmerren masat e mëposhtme: 1.largimi i mbetjeve të konservuara përkohësisht nëterritoret e uzinave dhe gjetja e një zgjidhjeje afatgjatë; 2. pastrimi i impianteve tëuzinave nga mbetjet e lëndëve plasëse të krijuara gjatë demontimit.Për mbetjet inerte ka dy alternativa: të dërgohen në vendgroposje për mbetjet inerteose të groposen në territorin e strukturave ku gjenden.Vendgroposjet e posaçme përkëtë lloj mbetjeje mungojnë në vendin tonë, kështu që ato duhet që të groposen nëterritorin e vetë strukturës ku janë grumbulluar.Një nga kategoritë e mbetjeve që janë shtuar sot janë mbetjet elektronike. Kjo kategorie re mbetjesh ka marrë një vëmendje botërore në rritje pasi sasitë që po prodhohendhe shumëllojshmëria e tyre janë duke u rritur me shpejtësi. Ato përmbajnë edhesubstanca të rrezikshme. Kjo kërkon zhvillimin e kapaciteteve për të menaxhuargrumbullimin dhe ndarjen e mbetjeve elektronike, duke përfshirë skemat e marrjesnga prodhuesi, riparimin, skemat e ripërtëritjes dhe riciklimit.95-97% e mbetjeve elektronike, nga pesha, përmban metal, qelq dhe plastikë, e cilamundet që të çmontohet dhe të ndahet me dorë pa ndotur mjedisin. 3-5% e peshës sëmbetur përbëhet nga polychlorinated biphenyls (PCBS), që kërkon teknika riciklimi

158

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

të kujdesshme për mbrojtjen e mjedisit. Produktet elektronike shpesh përmbajnëmateriale të rrezikshme dhe toksike që shkaktojnë rreziqe për mjedisin dhe duhetparandaluar dërgimi i tyre në vendgroposje ose në incineratorë. Qarqet e stampuarapërmbajnë kryesisht plastikë dhe bakër dhe shumë prej tyre kanë sasi kromi, plumb,nikel dhe zink.Shumë produkte elektronike kanë bateri që përmbajnë nikel, kadmium dhe metale tëtjera të rënda. Reletë dhe çelësat përmbajnë merkur. Kondensatorët përmbajnë PCBS.Tubat me rreze katodike që gjenden në monitorët e kompjuterëve dhe televizorëvepërmbajnë deri në 3.5 kg plumb të rrezikshëm.Si duhet të veprojmë me mbetjet elektronike?- Të ripërdoren, duke zgjatur ciklin jetësor të përdorimit të pajisjeve.- Ato pajisje që nuk mund të ripërdoren ose nuk mund të riparohen dërgohen përçmontim fizik, duke përfituar pjesët e vlefshme dhe duke shitur materialet e fituarapër riciklim si ato metalike, jometalike, plastike, qelq.- Të rimbushen kartrixhet e tonerit të printerëve ose të dërgohen për riciklim duke indarë në plastike dhe metal.- Bateritë nikel-kadmium dhe prej litiumi të zbërthehen dhe të merren materialet qëmund të përdoren.- Të veçohen lëndët e rrezikshme dhe të kryhet asgjësimi i tyre nga struktura tëspecializuara nëpërmjet metodave të miratuara dhe që mbrojnë mjedisin.- Të ketë një pikë grumbullimi të caktuar, në ndërtesë të mbyllur, me çati qëmirëmbahet dhe nga e cila mbetjet largohen të paktën një herë në vit.Për përmirësimin e situatës dhe për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për menaxhimin eintegruar të mbetjeve në strukturat e MM dhe FA, grupi i punës jep këto rekomandime:- Nga të gjithë strukturat e MM dhe FA të përgatiten planet për menaxhimin e integruartë mbetjeve dhe si pjesë e tij programet për parandalimin e mbetjeve që në burim.- Të ndërtohet infrastruktura e nevojshme dhe të fillojë trajtimi i diferencuar i mbetjeveurbane. Për sigurimin e kësaj infrastrukture të planifikohen fondet përkatëse, poredhe të bashkëpunohet me institucionet ndërkombëtare dhe kombëtare, duke e trajtuarsi një projekt të vetëm.- Të punohet për sensibilizimin, edukimin dhe stërvitjen e specialistëve dhe personelittë strukturave të MM dhe FA për të realizuar menaxhimin e integruar të mbetjeve.Për këtë qëllim të përdoren mësimet instruktuese fillestare, të përdoret interneti,broshurat, workshop-et, stërvitja individuale dhe kolektive, hapësirat reklamuese,dokumentarët, revista, gazeta, diskutimet kolektive etj.- Të përgatitet urdhër i veçantë për mbështetjen me mjete për largimin e skrapit dhembetjeve inerte nga strukturat e MM dhe FA.- Nëpërmjet kontratave të parandalohet futja e mbetjeve dhe materialeve të rrezikshmenë strukturat e MM dhe FA. LQ i FA të përgatisë listën e materialeve të rrezikshme ecila të dërgohet në të gjithë strukturat prokuruese.

159

Kol. ® R. Rustemi, Kap. R.I. A. Demollari, Kol. Dr. Shk. L. Nikollari

- Mbetjet e uzinave ushtarake të krijuara nga procesi i demontimit të groposen në njëtunel nëntokësor, sipas një projekti të miratuar.- Të hiqen nga përdorimi materialet e rrezikshme, si asbesti/amianti, bakeliti etj.,dhe të groposen së bashku me mbetjet e uzinave ushtarake.- Uzinat dhe strukturat ushtarake të pajisen me leje mjedisore dhe lejet përkatëse nëpërputhje më kërkesat e ligjit përkatës.- Grumbullimi i mbetjeve elektronike, çmontimi dhe ndarja e elementëve përbërës tëbëhet e përqendruar në një nga strukturat e FA.- Të ngrihet dhe funksionojë sistemi i monitorimit, statistikave dhe rrjeti kompjuterikpër të mbledhur dhe përpunuar të dhënat mjedisore.- Të rriten masat ndëshkuese ndaj atyre që dëmtojnë apo ndotin mjedisin.- Strukturat prokuruese të zbatojnë konceptin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit,PZP në kontratat që do të lidhin në të ardhmen për ambalazhet, mbetjet elektronike,makinat, bateritë/akumulatorët, vajrat e përdorura etj.Kjo është politikë transformuese dhe e bën prodhuesin përgjegjës për të menaxhuardhe paketuar produktet kur konsumatori ka mbaruar përdorimin e tyre. Duke pasurkëto përgjegjësi prodhuesi i bën produktet me më pak material, me sa më pak materialetë rrezikshme, që kanë jetë më të gjatë në përdorim, që janë të ripërdorshme, qëriciklohen në fund të jetës së tyre për prodhimin e gjeneratës së re të përdoruesve,duke e kthyer “mbetjen” në “ushqim” për industrinë.Koncepti i PZP e ka ndryshuar sistemin e prodhimit dhe të konsumit nga “djepi nëvarr”, në një sistem më të mbështetshëm nga “djepi në djep”, duke reduktuar nëmënyrë të theksuar mbetjet dhe nevojën për burime të papërdorura natyrore, qëredukton mbetjet toksike dhe përdorimin e energjisë, që i kursejnë taksapaguesvepara dhe që krijon punë dhe zhvillim ekonomik lokal. Mbetjet nuk janë diçka që nukmund të evitohen. Mbetjet janë dështim i rregullave të projektimit dhe prodhimit tëtregut. Aktualisht nuk ka lidhje ndërmjet prodhuesve të produkteve dhe entiteteve qëkujdesen për prodhimet që nuk duhen kur konsumatorët kanë mbaruar punë me to(kompanitë e menaxhimit të mbetjeve dhe strukturat lokale).Duke i bërë prodhuesit përgjegjës për mbledhjen, ripërdorimin dhe riciklimin eprodukteve të tyre dhe paketimin, krijohet një lidhje e përshtatshme. Ata janë përgjegjëspër të krijuar ose financuar infrastrukturën lokale për të mbledhur, përpunuar dhericikluar materialet në produkte të reja. Çmimi për menaxhimin e materialeve në këtëmënyrë përfshihet në çmimin e produktit, në vend që t’i lihet bashkive dhe taksapaguesvepër të paguar faturën. Prodhimi i produkteve nga materialet e papërdorura është shumëi shtrenjtë, ndërsa përdorimi i materialeve të ripërpunueshme mundet që të reduktojësë tepërmi përdorimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore.Zbatimi i këtij koncepti kërkon ngritjen e Strukturave me Përgjegjësi të Prodhuesit,SPP, p.sh., për ripërpunimin e automjeteve të përdorura. Kur blen një automjet të ripaguan një tarifë që përdoret për të financuar riciklimin në fund të jetës së tij, për tëcilën ka një Direktivë të BE. Në Zvicër SWICO, një organizatë e industrisë elektronike,është një strukturë e tillë, SPP, që merret me elektronikën.

160

Menaxhimi i mbetjeve në strukturat e FA

Mungesa e hapësirave në një vend të vogël si Shqipëria dhe rritja e ndërgjegjësimitpër mbrojtjen e mjedisit, na dikton se duhet të marrim masa për eliminimin dhegroposjen, duke u përqendruar drejt riciklimit. Kjo kërkon ndryshimin e fokusit tëindustrisë së përpunimit të mbetjeve nga asgjësimi drejt riciklimit. Qëllimi është përtë marrë sa më tepër që të jetë e mundur nga mbetjet. Kjo arrihet jo vetëm meteknologji, por edhe me organizim, planifikim dhe detyrim. Bashkëpunimi dhekonsultimi ndërmjet të gjitha niveleve të qeverisë dhe aktorëve kryesorë janë tepërtë rëndësishëm. Realizimi i saj kërkon ndryshim të konceptit të prodhuesve, si dhedetyrim të kompanive deri në gjoba të rënda apo heqjen e licensës. Koncepti iPërgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit është adaptuar nga BE për disa lloje mbetjeshdhe zbatimi ka filluar me ambalazhet, bateritë, mbetjet elektronike, automjetet edala jashtë përdorimit, gomat, vaji, etj., nëpërmjet lidhjes së kontratave me prodhuesingjatë prokurimit të tyre. Kjo po zgjerohet edhe me produkte të tjera, bazuar nëndryshimet ligjore. Këto ndryshime janë përfshirë në direktivat e BE për automjetete dala jashtë përdorimit, mbetjet elektronike, bateritë, akumulatorët etj. Zbatimi ikëtij koncepti kërkon që kompanitë të njohin përgjegjësinë e tyre dhe të menaxhojnëproduktet që prodhojnë për të gjithë ciklin jetësor, duke njohur edhe përgjegjësitëpër mbetjet pas përdorimit.Në vendin tonë janë miratuar disa VKM që mbështesin këtë koncept, të cilat krijojnëbazën e nevojshme për të filluar zbatimin e tij në materialet që do të prokurohenduke filluar nga ky vit e në vazhdim.Rekomandimet e dhëna në këtë kumtesë kanë për qëllim nxitjen e mëtejshme tëdiskutimeve dhe analizave për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për menaxhimin eintegruar të mbetjeve, për rritjen e ndërgjegjësimit për një menaxhim të qëndrueshëm,për krijimin e një kulture institucionale dhe përfshirjen e të gjithë personelit tëstrukturave të MM dhe FA në problemet e menaxhimit të mbetjeve.Bibliografia:

• Ligji nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”;• Ligji nr. 10431, datë 9.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”;• Ligji nr. 10440, datë 07.07.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”;• Ligji nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”;• Ligji nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për lejet, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar;• Ligji nr. 9537, datë 18.05.2006,”Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme”;• Kodi Penal i RSH;• VKM nr. 866, datë 4.12.2012 “Për bateritë, akumulatorët dhe mbetjet e tyre”;• VKM nr. 705, datë 10.10.2012 “Për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund

të jetës”;• VKM nr. 177, datë 6.3.2012 “Për ambalazhet dhe mbetjet e tyre”;• Dokumenti i Politikave Mjedisore në MM, Maj 2012;• ISO 14001;• Europian Union End of Life Vehicles Directive, 2000/53/EC;• Europian Union e-waste Directive, 2012/19/EU;• The Basel Convention, 22 March 1989;• Stokholm Convention, 22-23 May 2001.

161

Kol. ® R. Rustemi, Kap. R.I. A. Demollari, Kol. Dr. Shk. L. Nikollari

Rrjetet e jashtme inxhinierike në strukturat e MM

Ëngjëll Matraxhiu Drejtor i Institutit të Projektimeve Ushtarake në MM

Rovena Cara Inxhiniere Mjedisi në ISPMb në MM

Altiona Lekaj Specialiste për Proceset Teknologjike në IM në MM

Trajtesë e shkurtuar. Një ndër sfidat më të mëdha të mjedisit është funksionimi irrjetit të kanalizimeve dhe përballimi i ndotjes së madhe të shkaktuar nga shkarkimete ujërave të zeza dhe atyre industriale, në tokë, në lumenj, dete dhe liqene. Niveli ilartë i ndotjes shkakton degradim të madh të cilësisë së ujit të tyre dhe biodiversitetittë tij.Kanalizimet jo të rregullta kanë ndikim negativ në mjedis, në ekonomi, në shëndetin enjerëzve dhe jetën sociale. Nëse sigurohet një mjedis i pastër, rreziku i sëmundjeve dotë jetë më i ulët e si rrjedhojë, njerëzit do të jenë më të shëndetshëm. Aktualisht në disastruktura të FA-së të RSH, furnizimi me ujë, shkarkimi i ujërave të zeza dhe të bardharealizohet në bazë të kanalizimeve ekzistuese të cilat në pjesën më të madhe janë tëkontrolluara dhe të rikonstruktuara në bazë të standarteve bashkëkohore të ruajtjes sëmjedisit brënda parametrave të kërkuara nga BE. Ndërsa në disa struktura të tjeragjëndja e këtyre rrjeteve paraqitet problematike, pasi kanalizimet e furnizimit me ujësi dhe ato të shkarkimeve të ujërave të zeza dhe të bardha bëhen në lumë, det apo nëdrenazhime bujqësore, duke shkaktuar ndotjen e mjedisit. Për kthimin në normalitet tëkëtyre rrjeteve rekomandohen një sërë masash ku më e rëndësishmja është hartimi injë plani të detajuar për menaxhimin e integruar të ujërave dhe kanalizimeve për tëgjitha strukturat e FA-së duke patur parasysh raportin kosto-efektivitet.

Gjendja teknike e rrjeteve të kanalizimeve në strukturat e FA-sëGjendja aktuale e rrjeteve inxhinierike në strukturat e FA-së paraqitet si vijon mëposhtë:Forcat Tokësore: Ujërat e zeza dhe të bardha në Komandën dhe Shtabin e ForcësTokësore, grumbullohen në dy gropa septike të cilat janë të dëmtuara, për pasojëujërat derdhen në kanalet kulluese dhe më pas në lumë, konkretisht:

162

Rrjetet e jashtme inxhinierike në strukturat e MM

• Vau i Dejës, ujërat e zeza dhe të bardha janë grumbulluar në stacionin efiltrimit.

• Zall Herr, ujërat e zeza dhe të bardha janë grumbulluar në gropa septike tëdezinfektuara dhe pastrohen çdo 6 muaj.

• Poshnjë-Berat, ujërat e zeza dhe të bardha depozitohen në gropa septike tëcilat dezinfektohen rregullisht.

Forcat Detare: Ujërat e zeza në Komandën dhe Shtabin e Forcës Detare nuk janëlidhur akoma në sistemin e shkarkimit të miratuar nga Ministria e Mjedisit, për shkakse projekti ende nuk ka përfunduar, ndërsa në Pashaliman ujërat e zeza dhe ato tëmencës shkarkohen në det.Gjatë këtij viti është punuar në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me menaxhimin eujërave të bardha. Prioritet ka qenë furnizimi dhe kontrolli i ujit të pijshëm, si dhemonitorimi dhe trajtimi i ujërave të zeza në të gjitha repartet të cilat janë nëadministrim të Forcës Detare.Uji i pijshëm. Baza e Pashalimanit furnizohet me ujë të pijshëm nga pusi i ndërtuarnë Orikum. Ky pus është i kontrolluar nëpërmjet analizave të kryera në laboratoret eautorizuar për këtë proces; nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Inspektoriati Sanitari Vlorës, klorifikimi dhe shpërndarja e tij bëhet në depot brenda Bazës.Komanda e Forcës Detare furnizohet nëpërmjet rrjetit të ujësjellësit që furnizonkomunën e Golemit dhe zonën e plazhit i cili menaxhohet nga strukturat e miratuaratë pushtetit vendor.Baza ndihmuese e Kepit të Palit dhe kompania e Mbështetjes së Shtabit të FD furnizohenme ujë të pijshëm me autobot që merret në depon e ujësjellësit të qytetit të Durrësit.Grupi i punës që menaxhon problemet e mjedisit në bashkëpunim me komandantin eFlotiljes Detare, Pashaliman, po përgatit kërkesat operacionale, lidhur me sistemimine ujërave të zeza (të Komandës së Flotiljes Detare që derdhen në det), për ti dërguarnë ISPMB me qëllim kthimin e tyre në projekt preventiva.Ujërat tokësore dhe ato nëntokësore. Në Bazën Detare të Pashalimanit (Kantieri iNdërtimit të Anijeve), si rezultat i investimeve të kryera gjatë viteve të fundit, ka njësistem kullimi i cili është i ndarë, veç ujërat e zeza nga ato të bardha. Ujërat e shiutqë vijnë nga rrugët, tarracat e objekteve etj, grumbullohen në sistemin e kanaleve tëkullimit, ndërsa ujërat e zeza grumbullohen në gropa septike.Batalioni i Mbështetjes: Në Batalionin e Mbështetjes ujërat e zeza janë të kanalizuarabrënda repartit, por ato shkarkohen direkt në lumë. Problematikë e konstatuar janëujërat e zeza të shtëpive ngjitur me rrethimin e jashtëm të repartit, të cilat shkarkohenbrënda repartit, të pakanalizuara.Uzinat:ULP Mjekës: Në ULP Mjekës, shkarkimi i ujërave të zeza dhe të bardha bëhet nëgropa septike.KM Poliçan: Në KM Poliçan ujërat e zeza dhe të bardha derdhen në një kanal afërpoligonit që përfundon në lumin Osum (figura 1).

163

Ëngjëll Matraxhiu, Rovena Cara, Altiona Lekaj

Fig.1 Largimi dhe trajtimi i ujërave në KM Poliçan

UM Gramsh: Në UM Gramsh, shkarkimi përfundimtar i ujërave të zeza dhe tëbardha bëhet në lumin Devoll.Policia Ushtarake: Ujërat e zeza në Policinë Ushtarake janë të kanalizuara dheshkarkohen në rrjetin e Komunës Sauk.Ujërat sipërfaqësorë nuk janë të rrëmbyera dhe nuk kanë forcë të madhe erozioni.Ato janë të sistemuara me rrjet kanalizimi, por kanë nevojë për shtim të kapacitetevetë tyre, për shkak se nuk i përballojnë dot sa duhet sasitë e rreshjeve në pikun e tyre.Gjithashtu janë ndërtuar edhe sisteme murmbajtëse, të cilat kanë nevojë përrikonstruksion.Ujrat nëntokësore në venddislokimin e PU në Sauk, janë të pranishme dhe kjo kasjelle si rezultat edhe shkallë të lartë rrëshqitshmërie të territorit të repartit,pamvarësisht sistemit të mur-mbajtësve të ndërtuara.Furnizimi me ujë të pijshëm, realizohet duke përdorur rrjetet e ujësjellës kanalizimevenga NUK, Tiranë. Rrjetet e ujit të pijshëm ofrojnë ujë jo vetëm për përdorim përkonsum, por edhe për përdorim për gatim. Cilësia e ujit është në parametrat që kërkohetdhe analizohet sipas kërkesave të përcaktuara.Shkolla e Trupës në Bunavi: Në shkollën e Trupës në Bunavi nuk ishin përgatiturprograme për temat e mbrojtjes së mjedisit, ujërat e zeza derdhen në një kanal, pasiderdhen në një gropë septike dhe vajrat e përdorur nuk trajtohen në përputhje merregullat në fuqi.Në SHPU në Durrës: Shkarkimi i ujërave të zeza dhe të bardha sot bëhet nëmagjistralin kryesor ekzistues. Nga ana e pushtetit lokal është bërë një projekt i ri icili do të zbatohet së shpejti për lidhjen e ujërave të zeza të kësaj SHPU–je.Në SHPU në Jalë: Shkarkimi i ujërave të zeza dhe të bardha bëhet në një gropëseptike e cila është e amortizuar. Eshtë bërë projekti i rikonstruksionit të gropësseptike të Jalës nga ISPMb por nuk është zbatuar.Në SHPU në Pogradec: Shkarkimi i ujërave të zeza dhe të bardha është zgjidhur meinfrastrukturën e rrjeteve të kanalizimeve të qytetit të Pogradecit dhe është realizuar

164

Rrjetet e jashtme inxhinierike në strukturat e MM

me impiant pastrimi.Forcat Ajrore: Uji i pijshëm. Aeroporti i Rinasit furnizohet me ujë nga dy puse. Njëfurnizon me ujë të pijshëm pas trajtimit në impiantin e posaçëm, ndërsa tjetri furnizonme ujë për vaditje dhe qëllime të tjera. Komanda e Forcës Ajrore ka vendosur filtrauji të pijshëm në impiantin e përpunimit të ujit të pijshëm me qëllim që cilësia e këtijuji të jetë e lartë. Gjithashtu ajo ka instaluar matësa uji për të kontrolluar dhemenaxhuar sa më mirë konsumin e tij. Në përputhje me ligjet shqipëtare mbi shëndetindhe respektimin e procedurave Pro007QEHS, mbi monitorimin e cilësisë së ujit,Komanda e Forcës Ajrore ka bërë analizat fizike, kimike dhe baktereologjike të ujittë pijshëm në aeroport. Këto teste dhe analiza janë bërë në vazhdimësi nga Drejtoriae Shëndetit Publik dhe Inspektoriati Sanitar i Tiranës. Duke iu referuar raportit tëkëtij institucioni, standartet shqipëtare mbi ujin e pijshëm (STASH 3904:1997) janëplotësuar tërësisht, dhe uji që furnizohet nga puset është i pastër dhe i sigurtë përkonsum nga njerëzit.Ujërat tokësore dhe ato nëntokësore. Në bazën ajrore Kuçovë ka nje sistem kullimii cili është i ndarë nga ai i ujërave të zeza. Ujërat e shiut që vijnë nga pista e aeroportit,rrugët, tarracat, etj, mblidhen në sistemin e kullimit të ujërave sipërfaqësore. Mëpas, uji trajtohet mekanikisht në sistemin e kanalizimit të ujërave sipërfaqësore.Shkarkime në ujë. Shkarkimet në ujë në Bazën Ajrore Kuçovë janë të papërfillshmedhe jo në rrugë direkte. Ujërat e përdorura për pirje, nevojat vetjake dhe publike janënë sasira shumë të pakta dhe nuk derdhen direkt në lumë, ato derdhen në rrjetin edrenazhimit të bujqësisë.Kosto–EfektivitetPara se të analizojmë me hollësi koston, theksojmë se shërbimi i furnizimit me ujë tëpijshëm është i lidhur ngushtë me atë të kanalizimeve. Të dy shërbimet janë të lidhuranatyrshëm ndërmjet tyre dhe nuk mund të diskutohen në mënyrë të shkëputur.Fakti që volumi i ujërave të shkarkuara përcaktohet duke u bazuar në volumin e ujittë pijshëm që faturohet, e përforcon këtë ide. Përgjithësisht, një shërbim i kompletuardhe cilësor kanalizimesh është shumë më i kushtueshëm se ai i furnizimit me ujë tëpijshëm. Edhe kostot e operimit e mirëmbajtjes gjithashtu janë relativisht më të larta.

Skema funksionale e gropës septike sipas standardeve bashkëkohorePër kostot për rikonstruksion dhe ndërtim të ri të linjës së kanalizimeve të ujrave tëbardha dhe të zeza, duhet të parashikohet një fond për planifikim prej 10.000 lekë/ml.

165

Ëngjëll Matraxhiu, Rovena Cara, Altiona Lekaj

Siç u përmend më lart, në disa struktura të FA-së, përdoren gropat septike ku disaprej tyre kanë nevojë jo vetëm të rikonstuktohen, por edhe të zëvendësohen me gropaseptike sipas standarteve bashkohore. Në skemën e mësipërme paraqitet një gropëseptike e tillë, e cila rekomandohet të përdoret për këto struktura, si dhe kostoja qëka sipas volumit që kërkohet:

Kosto e gropave septike tip, sipas volumeve:

Masa dhe Rekomandime- Të evidentohet ana teknike dhe funksionimi i të gjitha rrjeteve inxhinierike ngastrukturat e FA-së në bashkëpunim me specialistët e ISPMb.- Të verifikohet funksionimi i gropave septike dhe të eliminohet derdhja e ujërave tëzeza dhe të bardha në natyrë apo në det.- Të gjendet një zgjidhje nëpërmjet pushtetit lokal në lidhje me shkarkimin e ujëravetë zeza të shtëpive ngjitur me rrethimin e jashtëm të repartit të Regjimentit tëMbështetjes, të cilat janë të pakanalizuara dhe shkarkohen brenda repartit.- Të merret në konsideratë përdorimi i mbetjeve të ngurta ose të lëngëta si pleh përbujqësinë ose për trajtimin e terreneve të gjelbëruara (lulishte) në repartet ushtarake.- Të monitorohet vazhdimisht cilësia e ujit të pijshëm dhe shkarkimi i ujërave të zezadhe të bardha.- Përfundimisht është i domosdoshëm një plan i detajuar për menaxhimin e integruartë ujërave dhe kanalizimeve për të gjitha garnizonet e MM duke patur parasysh raportinkosto-efektivitet.- Bazuar në pikat e sipërpërmendura dhe duke patur parasysh raportin kosto-efektivitet, është i domosdoshëm klasifikimi i reparteve si më poshtë:• Reparte pranë zonave urbane dhe turistike (KDS, SHPU Durrës, SHPU Jalë, D2DVlorë, Baza Ushtarake Pashaliman, Repartet Ushtarake Rrapi Treshit, Zall-Herr, etj.).Kur ekziston rrjeti i jashtëm i zonave të urbanizuara, të realizohet gjithnjë lidhja errjeteve të jashtme të repartit me të. Kur nuk ka mundësi që të realizohet lidhja emësipërme, atëherë del e domosdoshme zgjidhja e këtij problemi nëpërmjet gropaveseptike ose impianteve të pastrimit me eliminim maksimal të ndotjeve.• Reparte larg zonave urbane dhe turistike (Reparti Ushtarak Bonavi, Reparti UshtarakVau Dejës, etj.). Kur ekziston rrjeti i jashtem i këtyre zonave, të realizohet gjithnjë

Emërtimi Volumi Vlera në lekë

Gropë septike 6 m3 285478

Gropë septike 8 m3 357772

Gropë septike 12 m3 437611

Gropë septike 16 m3 480170

166

Rrjetet e jashtme inxhinierike në strukturat e MM

lidhja e rrjeteve të jashtme të repartit me të. Kur nuk ka mundësi që të realizohetlidhja e mësipërme, atëherë del e domosdoshme zgjidhja e këtij problemi nëpërmjetgropave septike sipas kapacitetit të repartit.Për problematikën e mësipërme zgjidhja teknike të bëhet në bashkëpunim me pushtetinqendror dhe lokal, sipas vendodhjes, për të sinkronizuar me projekte aktuale dheperspektive rrjetet e kanalizimeve të jashtme të strukturave të FA-së.Për rehabilitimin e rrjeteve të jashtme rëndësi të veçantë ka shtimi i investimeve përkëtë shërbim si kusht parësor për përmirësimin e menaxhimit të këtij aktiviteti qëndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimit të kanalizimeve,nëpërmjet të cilit do të sigurohet një mjedis i pastër ku jetojnë dhe punojnë njerëz tëshëndetshëm.Bibliografia:

• Ligji Nr. 8905 datë 06.06.2002 mbi “Mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhemjedisi”.

• Ligji Nr.9115 datë 24.07.2003 mbi “Trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”.• VKM Nr.1189 date 18.09.2009 Për rregullat dhe procedurat për hartimin e zbatimin

e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit”.• VKM Nr. 177 datë 31.032005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta dhe

kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritese”.• VKM Nr. datë 26.02.” Për miratimin e rregullores higjeniko-shëndetësore për

kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm, projektimin, ndërtimin dhe mbikqyrjen esistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm”.

• Raportet vjetore të strukturave të FA-së mbi gjëndjen e mjedisit.

167

Ëngjëll Matraxhiu, Rovena Cara, Altiona Lekaj

Sensibilizimi i personelit të Forcave të Armatosurapër mbrojtjen e mjedisit

Kolonel Editson ZarkaDrejtor i Drejtorisë së Politikave Strategjike të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Kolonel Dedë PrengaZëvendëskomandant i KDS

Trajtesë e shkurtuar. Problemet kryesore që përpiqet të rrokë trajtimi i kësaj temelidhen me mjedisin rrethues dhe mbrojtjen e natyrës gjatë aktivitetit për realizimin emisionit të Forcave të Armatosura për edukimin, arsimim-trajnimin, si dhe në aspektine përdorimit të tyre në operacione të mbështetjes së paqes e për emergjencat civile,brenda dhe jashtë vendit.Përgatitjet dhe kualifikimet, që ndiqen e realizohen në të gjithë institucionet arsimoreushtarake shqiptare, janë të orientuara e të mbështetura plotësisht në Deklaratën eMM për politikat mjedisore, politikat e arsimimit, dokumentet e ratifikuara të NATO-s për mjedisin si dhe Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Në përputhjeme to e dokumente të tjera plotësuese hartohen programet mësimore duke parashikuarintegrimin në to të temave dhe çështjeve që lidhen me mjedisin e ruajtjen e tij.

Edukimi Mjedisor

Edukimi mjedisor në FA synon rritjen e përgjegjësisë individuale, strukturavedrejtuese e shtabeve për informimin, njohjen dhe përmirësimin në vazhdimësitë situatës mjedisore në gjithë veprimtarin tone. Si qytetarë dhe si qytetarë në

uniformë (ushtarake) kemi detyrimin jo vetëm të veprimit për ruajtjen e mbrojtjen emjedisit, por dhe atë që është më kryesorja, të edukimit e sensibilizimit të të gjithëpersonelit të FA-së, sipas ndarjes në hierarki e përgjegjësi të posteve e detyrave dukeu përqendruar në dy drejtime kryesore:Së pari, në edukimin, trajnimin dhe ndërgjegjësimin e çdo pjesëtari e strukturës sëFA-së, se mjedisi ndikon mbi individin dhe shoqërinë, por dhe ata ndikojnë mbimjedisin me zgjedhjet dhe sjelljet e tyre.Së dyti, në të kuptuarin nga çdo njeri, se duhet të ndikojë për zvogëlimin e riskut tëdëmeve që shkaktohen në mjedis me moton eduko-bashkëpuno-vepro.

168

Sensibilizimi i personelit të FA për mbrojtjen e mjedisit

Teknika dhe teknologjitë e reja dhe bashkëkohore zhvillojnë dhe përsosin me tejmetodën dhe metodologjinë e trajnimeve (arsimim-stërvitjes), për rritjen e aftësiveteorike dhe përmirësimin e veprimeve praktike të personelit të FA-së mbi mjedisinrrethues. Një nga këto përparësi sigurohet e realizohet më së miri nëpërmjet përgatitjessë drejtuesve dhe shtabeve në Qendrën e Simulimit si një investim modern e kooperimrezultativ me palën Amerikane si lider në këtë fushë. Edukimi mjedisor zhvillon dhepërforcon kapacitetin e ushtarakut si individ, grup apo strukturë për të gjykuar dhezgjedhur atë çfarë është më e mira në mënyrën e të vepruarit në harmoni të plotë memjedisin rrethues.Parë nga ky këndvështrim, disa rekomandime mund të ishin:

• Zhvillimi në mënyrë të vazhdueshëm, i edukimit mjedisor të personelit të FA.• Hartimi, botimi dhe përdorimi i literaturës mjedisore në përputhje të plot me

legjislacionin shqiptar dhe atë të Bashkimit Evropian.• Ratifikimi dhe implementimi i STANAG-eve të NATO-s për mjedisin.

Me fjalën mjedis nënkuptojmë të gjitha gjërat që ndodhen rreth nesh, me të cilat nëmënyrë direkte apo indirekte është e lidhur jeta dhe veprimtaria e njeriut në përgjithësidhe Forcave të Armatosura në veçanti. Termi edukimi mjedisor, nënkupton procesine njohjes dhe të qartësimit të koncepteve, zhvillimin e aftësive dhe të qëndrimeve tëcaktuara, për të kuptuar dhe vlerësuar ndërveprimet ndërmjet njeriut dhe mjedisit,kulturës së tij dhe mjedisit rrethues bio-fizik. Edukimi mjedisor synon rritjen epërgjegjësisë individuale në marrjen e vendimeve dhe formulimin e një kodi sjelljejepër çështjet që lidhen me cilësinë e mjedisit dhe ruajtjen e tij nga të gjithë efektivate Forcave të Armatosura.Zhvillimet ekonomiko-sociale në vendin tonë në përgjithësi dhe transformimet ebëra në të gjitha strukturat e FA në dy dekadat e fundit, përveç arritjeve dhe realizimevenë çdo fushë, duke u përafruar me standardet e vendeve të NATO-s, krejt natyrshëmështë zgjeruar edhe spektri i problemeve mjedisore. Tashmë ato janë të pranishmekudo e në çdo aspekt të aktivitetit tonë ditor si në komunitetin ku jetojmë, ashtu dhenë strukturat e FA ku shërbejmë, krahas veprimeve të përditshme në drejtim të ruajtjesdhe përmirësimit të mjedisit tonë rrethues, që janë hartuar e publikuar duke u dhënëpër implementim e zbatim konkret disa dokumente si:

Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes për Politikat Mjedisore.Ratifikimi i disa STANAG-ve për mjedisin dhe implementimi i tyre në FA.Përmirësimi i programeve të arsimimit, stërvitjes e kualifikimit të personelittë FA.Hartimi e zbatimi i matricave me detyra të veçanta për mjedisin.Zbatimi i detyrave nga mësimet e nxjerra gjatë procesit të arsimim-stërvitjesnë FA.

Aspekti ligjor është hapi i parë dhe mjaftë i rëndësishëm për njohjen dhe menaxhimine çdo situate dhe konkretisht atë që lidhet me mjedisin tonë rrethues, me qëllimruajtjen e përmirësimin në vazhdimësi të situatës mjedisore duke ndikuar nëpërmirësimin e cilësisë së jetës sonë dhe të brezave që pasojnë. Ligjet, konventat,aktet normative, STANAG-ët, manualet programet mësimore, si dhe të gjithë

169

Kolonel Editson Zarka, Kolonel Dedë Prenga

aktivitetet e tjera kombëtare e ndërkombëtare që lidhen me mjedisin do të vazhdojnëtë jenë objekt i punë së Forcave të Armatosura për të qenë edhe më tutje strukturëlider në këtë fushë veprimi. Ky legjislacion për të cilin folëm më lartë ështëpërgjithësisht i përqasur me standardet e NATO-s dhe BE-së, sepse mbështetet në tënjëjtat parime që është mbështetur legjislacioni mjedisor evropian e më gjerë, si dhepasqyron përgjithësisht kërkesat e konventave, në të cilat Shqipëria është palë.Megjithatë, legjislacioni mjedisor vazhdon të jetë në një proces intensiv plotësimeshe përmirësimesh, për t’iu përgjigjur me efektivitet nevojave për politika bashkëkohoretë mbrojtjes mjedisore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe procesit të integrimit të plotëtë Shqipërisë në NATO e Bashkimin Evropian. Përgatitja dhe trajnimi i gjithëpersonelit ushtarak e civil në FA, që realizohet në strukturat ushtarake të arsimimitdhe jo vetëm, është i orientuar dhe mbështetet në Direktivën e Mbrojtjes miratuarnga MM, Deklaratën e Ministrit për mjedisin, në politikat e arsimimit, Ligjin përArsimin e Lartë në RSH, si dhe dokumente të tjera standarte të NATO-s të ratifikuarapërfshi ato për mjedisin. Në përputhje me to e dokumente të tjera hartohen dhezbatohen të gjithë programet mësimore duke parashikuar integrimin në to të temavee çështjeve që lidhen me mjedisin rrethues e ruajtjen e tij. Kujdesi për mjedisin dhenatyrën është i një rëndësie të veçantë pasi janë burim të mirash material për sigurimine jetës e të zhvillimit, por natyra dhe mjedisi janë gjithashtu burim i pazëvendësueshëmpasurie shpirtërore për të gjithë ne. Nuk ka asnjë element të jetës material e shpirtëroretë njerëzimit që të jetë i shkëputur e i pavarur nga natyra, prandaj ruajtja e mbrojtjae mjedisit ku jetojmë e kryejmë aktivitetin është detyrë parësore për të gjithë, kjo gjëmund të arrihet dhe realizohet vetëm duke qenë të përgatitur e duke pasur njohuritëe nevojshme për mjedisin rrethues e mbrojtjen e tij, që fillon nga planifikimi i temavee problematikave për mjedisin të pasqyruara në të gjithë programet mësimore, tëcilat në çdo kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme përmirësohen e ripunohen dukepasqyruar në to ndryshimet e kohës në interes të dhënies së njohurive të qëndrueshmee zbatueshme për një natyrë e mjedis të pastër e pa ndotje. Programet mësimoresynojnë realizimin e vizionit të së ardhmes së një vendi, që karakterizohet nga njëzhvillim i qëndrueshëm, duke përfshirë këtu mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin eqëndrueshëm të burimeve natyrore për të përmbushur nevojat e brezit të tanishëmduke mos rrezikuar mundësitë e brezit të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tij.Para se të ndalemi dhe të trajtojmë në mënyrë të përmbledhur çështjen e edukimitpër mjedisin rrethues dhe natyrën mendojmë se është me vend një trajtesë e shkurtërqë lidhet me termin ndotje.Prania e një substance në natyrë, vendndodhja dhe sasia e së cilës ka për pasojëefekte negative për mjedisin, quhet ndotje.Ndotja e natyrës dhe mjedisit shkaktohet nga:

Ndotja e Ajrit.Ndotja e ujërave (Lumenjve, Liqeneve dhe Deteve).Ndotja e sipërfaqes së tokës (nëpërmjet hedhjes në të të mbetjeve tëndryshme).

Çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të alarmit mbarëshoqëror “Mjedisi në rrezik”.Dukuri të tilla si zvogëlimi i pyjeve, ndotjet e shumta të ajrit, tokës dhe ujit po

170

Sensibilizimi i personelit të FA për mbrojtjen e mjedisit

ushtrojnë dukshëm ndikim negative në mjedisin ku ne kryejmë aktivitetin tonëshoqërorë e profesional.Ajri apo atmosfera është shtresë me gazra që e rrethon planetin tonë. Ajo, në krahasimme shtresat e tjera të tokës është shumë më e rrallë, mirëpo pa të jeta është e pamundur.Ajri pra është një faktor shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Pa ajër askushnuk mund të jetojë.Si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit vijmë deri te ndryshimet e mëdha klimatike,ngrohja globale e planetit, shkatërrimi i shtresës së ozonit, tharja e bimëve të ndryshme,etj. Ndotësi më i madh i ajrit është njeriu, si pasojë e aktivitetit të tij në mjedis.Është tashmë e ditur se ndotësit kimik më të shpeshtë të ajrit sot konsiderohen:

monoksidi i karbonit (CO),dyoksidi i karbonit (CO2),oksidet e azotit (NOX),dyoksidi i sulfurit (SO2),plumbi, hidrokarburet etj.

Në këto kushte për vetë misionin dhe detyrat themelore që kanë Forcat e Armatosuraduhet të njohin dhe zbatojnë me korrektësi konventat ndërkombëtare, aktet ligjore en/ligjore si dhe të integrojnë në të gjitha programet mësimore të arsimim-stërvitjestema dhe trajtesa që lidhen me mjedisin rrethues e natyrën, përfshi këtu angazhimetnë misione emergjencash e paqeruajtëse si brenda dhe jashtë vendit. Nga konstatimete deritanishme mund të themi se të gjithë strukturat dhe personeli i Forcave tëArmatosura mbështetur në Dokumentin e Politikave Mjedisore ka realizuar eprogramuar për të ardhmen një sërë detyrash që lidhen me edukimin dhe vepriminkonkret të drejtuesve e shtabeve nga komandat e forcave e ato mbështetëse në drejtimtë përmirësimit të situatës mjedisore duke reduktuar e nxjerrë nga përdorimi aparaturadhe teknikë që ndotin ajrin nëpërmjet çlirimit në sasi të konsiderueshme të dyoksidittë karbonit CO2, masa të tjera që favorizojnë pastërtinë e ajrit lidhen me disa projektepilot për trajtimin e mbetjeve në garnizonet ushtarake në bashkëpunim të ngushtë meaktorë të tjerë (Pushteti Qendror dhe ai Lokal) pa harruar strukturat jo qeveritare tëkësaj fushe. Forcat e Armatosura mjaft mirë mund të ndikojnë në uljen e nivelit tëndotjes së ajrit duke reduktuar në maksimum përdorimin e municioneve luftarake elëndëve të tjera toksike pas përdorimit gjatë përgatitjeve e trajnimeve të ndryshmekryesisht në terren pa cënuar aspak nivelin e përgatitjes së trupës. Kjo bëhet e mundurduke u mbështetur në eksperiencat e përparuara të vendeve të zhvilluara nga Aleancae Atlantikut të Veriut ku ne bëjmë pjesë, si dhe përdorimit me efikasitetin e duhur tëkabineteve dhe Qendrës Simuluese. Reduktimi i përdorimit të automjeteve dheshërbimet e nevojshme ndaj tyre duke përmirësuar tipin dhe llojin nëpërmjetprokurimeve të blerjeve si pjesë e procesit të modernizimit në Forcat e Armatosurado të ndikojë jo vetëm në edukimin për mjedisin (Ajrin), por dhe për përmirësimin ecilësisë së tij. Natyrisht edhe rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara përmirëson dhe ndikonnë cilësinë e ajrit që ne në çdo moment thithim, në këtë pikë mendoj se Forcat e Armatosurkanë qenë dhe do të jenë të parët dhe shembull për të tjerët duke punuar, rritur e shtuarsipërfaqet gjelbëruese si brenda garnizoneve ushtarake ashtu dhe jashtë tyre.

171

Kolonel Editson Zarka, Kolonel Dedë Prenga

Si ajri, ashtu dhe uji ka rëndësinë dhe rolin e vet në mjedis. Uji është element shumëi rëndësishëm për jetës. Ai është faktori bazë dhe pjesëmarrës në gati të gjitha procesetjetësore.Në planetin tonë, uji zë një sipërfaqe të konsiderueshme ku rreth 75% e tij është embuluar me ujë. Por edhe pse planeti ynë ka mjaftë ujë, sasia e ujit të cilën njeriumund ta përdorë për nevojat e veta është shumë e vogël dhe kap vlerën prej më pakse 1%. Parë nga ky kënd vështrimi i gjithë personeli i Forcave tona të Armatosura nëvenddislokimet e përhershme si dhe në rajonet e trajnimeve apo operacioneve sibrenda dhe jashtë vendit tregon kujdes të veçantë për burimet ujore, përdorimin dheruajtjen nga ndotësit duke bërë së pari edukimin e drejtuesve dhe shtabeve të tëgjithë strukturave ushtarake dhe së dyti informimin e njohjen e personelit civil eushtarak me problemet dhe elementët që shkaktojnë ndotjen e ujit. Natyrisht ështëfilluar puna për implementimin dhe do të vazhdojë integrimi i plotë i temave dhetrajtesave për ujin si një burim jetese në të gjithë programet mësimore të përgatitjese shtrirë në të gjitha nivelet dhe llojet e kurseve dhe kualifikimeve si nga institucionetarsimore ushtarake, ashtu dhe nga vetë komandat e forcave e ato mbështetëse.Toka dhe sjellja/ndikimi i njeriutI gjithë aktiviteti profesional, social apo ai shoqërorë bëhet i mundur dhe realizohetnë një mjedis të caktuar, ku nga përdorimi i mjeteve, teknologjive dhe aparaturave tëtjera lehtësuese të punës sonë krijohen dhe hedhurina/ mbetje të cilat depozitohenpër riciklim apo asgjësim si dhe një pjesë tjetër që hidhen dhe këto të fundit quhenndotës të ambientit rrethues e për rrjedhojë natyrës.Kjo është arsye që jo rrallë mund të dëgjojmë thënien se “nuk janë të gjitha hedhurinatmbeturina”. Mbetjet/mbeturinat nga natyra mund të jenë të lëngëta ose të ngurta.Ato paraqesin gjithmonë rrezik potencial për mjedisin dhe njerëzit në se nuk njihen:

Së pari, rrezikshmëria/dëmshmëria;Së dyti, mënyra e trajtimit/ndarjes;Së treti rrugët dhe mënyrat e riciklimit.

Motoja e edukimit për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura do të ishte, që secilinga ne është përgjegjës për mbetjet/mbeturinat që krijon në vendin e punës, shtëpi,shkollë, lagje të qytetit dhe në vende të tjera publike. Procesi i edukimit duhet tësynojë dhënien e njohurive të plota e të qëndrueshme personelit ushtarak e civil përrrezikshmërinë, dëmshmërinë, mënyrën e trajtimit dhe të riciklimit të mbetjeve sipasklasifikimit, për këta element është mjaftë e rëndësishme jo vetëm të kuptuarit pordhe të vepruarit në përputhje të plot me mësimet e marra. Në këtë pikë Forcat eArmatosura dhe personeli i tyre kanë mjaft për të bërë, pasi për të qenë realist jemilarg asaj që kërkohet e do të dëshironim. Hapi i parë është njohja e gjendjes, se panjohur atë e pranuar realitetin nuk mund të fillohet nga zbutja apo eliminimi imangësive të konstatuara. Ne jemi dëshmitarë të mënyrës së të vepruarit me mbetjet/mbeturinat cilat do qofshin ato dhe ç’është më e rëndësishmja e reagimit të personaveqë kryejnë veprimin dhe të atyre që marrin pjesë në proces duke parë e mos reaguar.Le të sjellim një shembull që tregon kohën e zbërthimit në natyrë të disa hedhurinave;për qelqin nevojiten 4000 vite, qese plastike 1000-10 mijë vite etj

172

Sensibilizimi i personelit të FA për mbrojtjen e mjedisit

Pa përmendur këtu mbetjet e tjera toksike që ne kemi në përdorim për hir të detyrës,konkluzionin secili mund ta nxjerrë vetë se çfarë ne i shkaktojmë natyrës dhe shëndetittonë dhe jo vetëm, por dhe brezave të tërë, prandaj është domosdoshmëri edukimidhe formimi i çdo pjesëtari të Forcave të Armatosura me njohuritë e nevojshme dhetë qëndrueshme për mjedisin rrethues e natyrën, kjo realizohet më së miri dhe parasë gjithash në institucionet arsimore ushtarake dhe pasurohet më tej nëpërmjet formavee metodave të të mësuarit në venddislokimet e përhershme e terrenet stërvitore nëbashkëpunim të plotë më të gjithë aktorët si brenda dhe jashtë vendit.Në punën tonë të përditshme, sidomos ajo në zyra e rutinë përdorim me shumicëletrën format A4 gjë e cila është e pashmangshme, por një gjë është dhe duhet realizuar,përdorimi i rrjeteve të brendshme kompjuterike në dërgimin dhe marrjen e detyrave,veprim i cili do të kursente shumë letër, duke ndikuar në dy drejtime:

• në pakësimin e ndotjes së mjedisit rrethues;• në fondet financiare.

Edukimi mjedisor në FADuhet më tej të jetë dhe të mbetet qëllim në vetvete dhe një nga detyrat themelore tëkomandave dhe shtabeve të forcave kryesore dhe atyre mbështetëse për edukimindhe trajnimin e personelit ushtarak e civil me njohuritë e nevojshme teorike e praktike,për të gjetur mjedisi vendin e tij dhe gjeneratat e reja të kujdesen për mbrojtjen dheruajtjen e tij, duke mos e lënë gjithçka në dorë vetëm të institucioneve arsimore tëFA. Suksesi për të arritur objektivin e edukimit mjedisor dhe të mbrojtjes së natyrëskërkon një proces mësimor aktiv, të rinovuar në përmbajtje e në formë, gjë që gjenshprehjen konkrete në përdorimin e metodave, strategjive e teknikave mësimorebashkëkohore ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse. Konceptet mbi mbrojtjen e mjedisitkanë evoluuar shumë gjatë periudhave të ndryshme kohore. Në këtë situate, edukimitmjedisor dhe sensibilizimit të të gjithë personelit civil e ushtarak në Forcat eArmatosura po i kushtohet rëndësi gjithnjë e më e madhe. Zbatimi i programevemësimore dhe trajnuese si në aspektin teorik dhe atë praktik, si dhe masave të tjerapër edukim dhe zgjidhjen e problemeve të shumta, gjithnjë e më të dukshme të mjedisitduke vlerësuar si prioritet të punës së komandave. Kjo moto i shkon më së miriedukimit shoqërorë për një zhvillim të qëndrueshëm duke ju bashkuar thirrjes sëOKB-së për ta shpallur periudhën në vazhdim si dekada e arsimimit ku një vend tëveçantë e specifik duhet të zërë lëvizja mjedisore dhe edukimi mjedisor i gjithëpopullatës duke qenë FA si një zbatim projekti pilot.Përveç edukimit për mjedisin tonë rrethues, duhet vlerësuar dhe dhënë vendi dheroli i merituar ndërgjegjësimit të gjithë personelit civil e ushtarak të FA lidhur memirë-menaxhimin e mbetjeve urbane. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, komandantëtdhe shtabet duhet të jenë në krye të strukturave për të kontrolluar zbatimin korrekt jovetëm të programeve arsimore e trajnuese, por duke inspektuar zbatimin e këtyremasave nga i gjithë personeli civil e ushtarak në venddislokimet e përhershme dheterrenet e zhvillimit të aktiviteteve operacionale e trajnuese brenda dhe jashtë vendit.Mbajtja pastër e ambienteve dhe mënjanimi i ndotjeve është dhe duhet të jetë detyrëparësore e secilit dhe për çdo aktivitet. I gjithë personeli i Forcave të Armatosuraduhet te jetoje ne harmoni me natyrën, duhet te kujdeset për atë, dhe te shfrytëzojë me

173

Kolonel Editson Zarka, Kolonel Dedë Prenga

efikasitet te mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat qe pasojnë.Prandaj edhe theksi duhet të vendoset, mbi të gjitha, te format e edukimit mjedisorëdhe të përhapjes së mesazheve të rëndësishme.Edukimi mjedisor, përveç se një domosdoshmëri, është një element që duhet të rritetbashkë me njeriun. Sa më në embrion të tij të themelohet si një mik me natyrën, aqmë e mirë do të jetë bota, e ardhmja jonë dhe gjithë rruzulli tokësor. Edukimi mjedisorshpërndan mesazhet në momentin e duhur duke i dhënë mundësi kujtdo që të fitojënjohje, vlera, përvoja e të veprojë individualisht e kolektivisht për të zgjidhurproblemet e së tashmes dhe të ardhmes së mjedisit. Më mirë se strukturat ekonsoliduara ushtarake nuk mund kurrsesi të veprojnë strukturat e tjera shoqëroreapo shtetërore qofshin, kjo për vetë misionin, detyrat organizimin dhe funksionimine tyre në hierarki. Kjo mendoj se duhet marrë si një avantazh i madh por dhe detyrime përgjegjësi për edukimin, sensibilizimin dhe sjelljen me mjedisin rrethues e natyrënnë përgjithësi. Plotë studiues të mjedisit e kanë përcaktuar edukimin mjedisor dhendërgjegjësimin e njeriut (personelit të FA në këtë rast) si “kërkesë të kohës”.Shfrytëzimi i natyrës nga ana e njeriut, sidomos në vendin tonë, tashmë nuk shihetmë vetëm si shprehje e aftësisë për të përfituar sa më shumë, por edhe si përgjegjësimë e madhe që ecën paralelisht me fitimin e të mirave materiale.Nëpërmjet këtij edukimi e sensibilizimi transmetohet dashuri dhe përkujdesje përnatyrën, përmes procesit të të mësuarit e trajnimit si në shkollë e repart ashtu dheklasë e terren, brenda dhe jashtë vendit, sepse njeriu jeton në çdo kohë në simbiozëme natyrën. Ndryshimet që kanë ndodhur në të gjitha sferat e jetës shqiptare kanëpasur ndikimin e tyre në mjedis, por kërkojnë edhe përballimin e problemeve tëshfaqura, duke bërë ndërgjegjësimin dhe edukimin e komunitetit për domosdo-shmërinë e mbrojtjes së mjedisit përfshi këtu Forcat tona të Armatosura. Njeriu duhettë jetë i vetëdijshëm që mbijetesa e mjedisit tonë varet drejtpërsëdrejti nga edukimi,sensibilizimi dhe sjellja jonë me natyrën. Çdo e keqe që ne i shkaktojmë mjedisit qëna rrethon, të paktën në vendin tonë, është vënë re se vjen për shkak të mosnjohjes sërreziqeve, njohurive të pakta për mjedisin dhe natyrën. Ndikimi negativ i njeriut nënatyrë, ndryshimi i mënyrës së të jetuarit dhe sjelljes ndaj mjedisit është pranuar sesjell rreziqe dhe pasoja afatgjata të parikuperueshme në gjithë treguesit e jetës.Ndryshimi i modeleve, me anën e futjes së paketave mësimdhënëse mbështeturplotësisht dhe të orientuara në konventat ndërkombëtare, STANAG-ët e ratifikuar tëNATO-s, Dokumentin e Politikave Mjedisore, si dhe akte të tjera ligjore e n/ligjorepërbëjnë pa dyshim bazën e programeve të arsimim stërvitjes në FA duke mos dyshuarnë ndryshimin e mentalitetit për ta dashur më shumë veten dhe mjedisin ku jetojmëe kryejmë aktivitet. Në këtë proces, pa edukim e ndërgjegjësim të njeriut në përgjithësidhe personelit ushtarak e civil të FA në veçanti, për pjesëmarrjen e tij në zgjidhjen eproblemeve mjedisore nuk mund të flasim se kemi natyre, ambient e të ardhme tësigurt. Me bindje mund të themi se tashmë është krijuar një paketë e plotë dhe solideligjore dhe institucionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit e cila do të mund tëadministrojë në mënyrë më efektive përveç të tjerave dhe programet e arsimim-trajnimit të personelit ushtarak e civil në FA.Situatat stërvitore apo luftarake kërkojnë vlerësim, peshim e dalje në vendim jo vetëm

174

Sensibilizimi i personelit të FA për mbrojtjen e mjedisit

në aspektin ushtarak të të trajtuarit e vepruarit, por krahas kësaj informacion tëkuptueshëm mjedisor-dhe njohuritë që përcjell ai-është kyçi që na lejon për të marrëvendime se si ne do t’i jetojmë jetët tona dhe të vendosim prioritetet që strukturatushtarake të Forcave të Armatosura kanë për të ndjekur lidhur me edukimin mjedisordhe ndërgjegjësimin për natyrën. Edukimi mjedisor dhe ndërgjegjësimi për natyrën,duhet të synoj rritjen e përgjegjësisë individuale dhe të strukturave përkatëse ushtarakenë FA, në marrjen e vendimeve dhe formulimin e një kodi sjelljeje për çështjet qëlidhen me cilësinë e mjedisit dhe ruajtjen e tij. Edukimi mjedisor mendoj se duhet tësynojë në dy drejtime kryesore:

Së pari; në ndërgjegjësimin e gjithë personelit ushtarak e civil të Forcave tëArmatosura se, mjedisi ndikon mbi individin dhe shoqërinë.Së dyti; të kuptuarit nga gjithkush individ apo strukturë, mbi veprimin ezvogëlimit të riskut të dëmtimeve që shkaktohen në mjedis.

Temë qendrore për edukimin mjedisor mbetet ndërveprimi midis njeriut dhe mjedisit,si dhe rritja e përgjegjësisë individuale për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit nëvazhdimësi duke menduar se po ndikojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës sonë.Edukimi mjedisor fillon që me kontaktet tona të para me natyrën, e vazhdon më tejgjatë gjithë jetës. Edukimi mjedisor në institucionet arsimore ushtarake dhe jo vetëmbën ndërgjegjësimin e personelit për të gjitha llojet e shkatërrimeve dhe ndotjeve qëpo ndodhin sot në planetin tonë, ai u tregon rrugët e mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisitdhe nxit individët e strukturat të sillen dhe veprojnë në këto rrugë. Ai duhet të nisë evazhdojë pa ndërprerje, për ti shërbyer vetes, shoqërisë dhe brezave. Përballja enjerëzimit me problemet që vetë i ka krijuar, rritja e shkallës së njohjes për to dhendërgjegjësimit mbi ndikimin negativ të veprimtarisë njerëzore ka mbartur me veteedhe domosdoshmërinë e edukimit të personelit civil e ushtarak në Forcat e Armatosura.Nevoja për një edukim sa më të plotë dhe shumë dimensional parashtrohet sot jovetëm si një alternativë për individët dhe strukturat ushtarake si pjesë vitale eshoqërisë, por shpesh edhe si një zgjidhje e vetme për të sfiduar problematikën eshumëllojshme me të cilën përballemi. Problemet mjedisore në nivelin global dheatë lokal e bëjnë edukimin mjedi-sor, dhe më gjerë ndërgjegjësimin e personelit dhestrukturave drejtues një ndër dimensionet më të theksuara në përmbajtjen dhe trajtimine for-mave të ndryshme të edukimit, atij formal dhe jo formal.Roli i institucioneve shtetërore në edukimin formal është i pa zëvendësueshëm përfshikëtu dhe atë të FA. Institucioni Arsimor Ushtarak (KDS) krijon kushte të përshtatshmepër një edukim mjedisor cilësor, hartimin dhe vlerësimin e standarteve të caktuarapër nivelet e ndryshme të kurseve, nxitjen e të mësuarit gjatë gjithë jetës duke vazhduaredukimin gjatë gjithë kohës së përgatitjes e trajnimit të efektivave ushtarak brendadhe jashtë vendit.Përfshirja e aktorëve të tjerë të shoqërisë civile ndihmon fuqimisht në organizimin eveprimtarive edukuese dhe përgatitjen e materialeve ndihmëse, ky edukim endërgjegjësim bëhet i suksesshëm atëherë kur nismat e ndërmarra prej të gjithëaktorëve kanë koordinimin e duhur në përmbajtje, forme dhe afate kohore. Kjo duhetvlerësuar me seriozitetin e duhur jo vetëm në venddislokimet e përhershme, por dhe

175

Kolonel Editson Zarka, Kolonel Dedë Prenga

me daljet ne terren për stërvitje e trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit,duke ndikuar jo vetëm në edukim por ç’është më e rëndësishmja në ruajtjen dhepërmirësimin e situatës mjedisore dhe asaj natyrore. Përfshirja e aktorëve të ndryshëmnë transmetimin e njohurive dhe fiksimin e qëndrimeve të reja, miqësore me mjedisin,e bënë edukimin në Forcat e Armatosura më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.Një nga parimet kryesore të mësimdhënies për te realizuar edukimin mjedisor ështëkrijimi i një mjedisi aktiv në klasë teren apo kudo që të ndodhemi gjatë aktivitetittonë të përditshëm, si në komunitet ashtu dhe në detyrë. Strukturat ushtarake përvetë misionin, organizimin dhe kryerjen e aktivitetit për realizimin e të gjithë detyravejanë dhe funksionojnë si një grup me avantazhin kryesor atë të produktit që ështëgjithmonë më i lartë se puna e po këtij grupi por të marrë veçmas, ku roli i drejtuesittë çdo niveli është dhe duhet të jetë parësorë si nga përgjegjësia, ashtu dhe nga vendiqë zë. Në më shumë se dy dekadat e fundit vendi ynë u është nënshtruar ndryshimevetë mëdha dhe esenciale, që padyshim kanë sjell një zhvillim të gjithanshëm të shoqërisëshqiptare ku një vend të rëndësishëm zënë teknika dhe teknologjitë e reja ebashkëkohore që strukturat shtetërore, shoqatat dhe bisnezet e ndryshme kanë aplikuarnë zbatimin e projekteve të ndryshme ekonomike dhe jo vetëm.Në këtë kontekst edhe Forcat e Armatosura i janë nënshtruar një reformimi të thellëe të gjithanshëm me plane zhvillimi afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë duke reduktuarfuqinë njerëzore, armatimin, teknikën dhe teknologjinë e vjetër, por duke rriturkapacitetet operacionale nëpërmjet përshtatjes dhe zbatimit të programeve arsimoree trajnuese të vendeve partnere si dhe duke ngritur në një nivel më të lartëmodernizimin e kësaj force, në bashkëpunim të plotë me vendet e aleancës më tëmadhe dhe më të suksesshme të të gjitha kohërave. Një nga përparësitë dhe objektivatkryesorë të fushës së arsimim-stërvitjes ka qenë dhe vazhdon të jete ngritja dhefunksionimi i sistemit te simulimit në FA, si një nga praktikat më efikase ebashkëkohore të zhvillimit të metodave dhe metodologjive për trajnimin e komandavedhe shtabeve të të gjithë niveleve në FA. Nënë kujdesin e MM dhe SHSHP të FA dheme ndihmën e mbështetjen e pakursyer të palës amerikane nëpërmjet CUBIC-ut, nëTetor të vitit të kaluar u bë e mundur përurimi dhe vënia në pune e Qendrës sëSimulimit nga ku në Janar përfundoi trajnimi i parë i suksesshëm me KTHOSH tësapo diplomuar pranë AFA.Teknika dhe modelet e programeve me të cilat operohet në të gjitha nivelet janë tëadaptuara dhe bashkëkohore duke e renditur vendin tonë të 24 në botë dhe vend lidernë rajon përsa i përket kësaj teknologjie dhe programeve trajnuese të aplikueshme.Kjo qendër jep dhe ofron shanset për një formim e kualifikim të qëndrueshëm, dukevënë në zbatim njohurit e fituara në programet akademike. Çdo situate kërkon vlerësim,peshim e marrjen e një vendimi për zbatim. Procesi i vendimmarrjes si pika më delikatebëhet plotësisht i kontrollueshëm deri në dhënien e zbatimin e urdhrave në situate e mekapacitete reale, por pa qenë nevoja të kalohet në terren. Kjo është një nga kolonatkryesore dhe përfitimet që ofron kjo Qendër, duke siguruar ruajtjen dhe mbrojtjen emjedisit rrethues e duke ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e saj, pa përmendurkëtu 90% të fondeve të kursyera.Jemi koshientë, se me gjithë edukimin mjedisor dhe punën e bërë për ndërgjegjësimin

176

Sensibilizimi i personelit të FA për mbrojtjen e mjedisit

e personelit ushtarak e civil të FA për ambientin, përsëri jemi akoma larg objektivitqë do donim të arrinim, pasi edukimi mjedisor dhe sjellja me etik ndaj natyrës nukmund të fillojë e përfundojë vetëm në strukturat e FA. Ne përmendëm dhe u ndalëmte Qendra e Simulimit, por jo i gjithë aktiviteti i Forcave tona të Armatosura është ilidhur ngushtësisht me të, natyrisht në praktikën tonë të përditshme ka vend përpërmirësimin e punës sonë në drejtim të ruajtjes së mjedisit rrethues, dukeimplementuar hap pas hapi teknikë e teknologji te reja që ndotin pak mjedisin oseminimizohen efektet e dëmshme të veprimit. FA janë në një proces të gjatë egjithanshëm reformimi ku modernizimi i saj tashmë është objektivi kryesor, gjithmonëi orientuar e në bashkëpunim me vendet partnere gjë e cila do të ndikojë nëpërmirësimin e situatës mjedisore në garnizonet ushtarake e komunitetin ku jetojmë.Të mbrosh mjedisin do të thotë:

Parandalimin e ndotjesKufizimin e ndotjes dhe degradimit të mjedisitPërtëritjen, ruajtjen dhe përmirësimin e tij.

FA, synojnë që nëpërmjet edukimit për mjedisin dhe modernizimit të mëtejshëm tësaj të bëjnë të mundur realizimin e pikave të lartpërmendura, duke bashkëpunuarngushtë me të gjithë institucionet qendrore e lokale, agjensitë dhe shoqatatjofitimprurëse nën një kontroll e monitorim të rreptë e të përhershëm.Me këtë trajtesë të shkurtër duam të tregojmë në mënyrë të qartë, se si ne të gjithëjemi pjesë e mjedisit dhe se si veprimet tona ndikojnë në përmirësimin ose tëkundërtën e saj duke ndëshkuar veten dhe të tjerët, pa shmangur brezat që vijnë nëlidhje me natyrën. Nevoja për një edukim sa më të plotë dhe shumë dimensionalparashtrohet sot jo vetëm si një alternativë, por shpesh si një zgjidhje e vetme për tësfiduar problematikën e shumëllojshme me të cilën përballemi. Problemet mjedisorenë nivelin global dhe atë lokal e bëjnë edukimin mjedisor, një ndër dimensionet mëtë theksuara në përmbajtjen dhe trajtimin e formave të ndryshme të edukimit e trajnimittë të gjithë personelit ushtarak e civil të FA-së. Një shoqëri mjedisore e qëndrueshmeduhet të mbrojë kapitalin natyror të rinovueshëm, të ulë interesin dhe ta përdorë mezgjuarsi kapitalin e parinovushëm të burimeve natyrore. Është tashmë një koncept ipranuar që mjedisi kontribuon në përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë dhe rritjenekonomike përmes tre funksioneve baze të tij:

Sigurimit të lëndëve të para për proceset e aktiviteteve ekonomike;Funksionimit të tij si vend-depozitimi për mbetjet e çdo lloji, të prodhuaranga aktiviteti ekonomik dhe njerëzor; dheSigurimit të përdorimit të drejtpërdrejtë të tij për shoqërinë njerëzore.

Lidhja e ngushtë midis mjedisit, si burim bazë mirëqenie, është veçanërisht e vërtetëpër vendet në zhvillim, të cilat, në kontrast me vendet e zhvilluara, varen kryesishtnë burimet mjedisore të rinovueshme dhe në kapacitetin e vetërigjenerimit të mjedisit.Ekzistenca e njeriut mbështetet fuqimisht në përdorimin e kujdesshëm dhe nëmbrojtjen e burimeve natyrore. Kjo është dhe duhet të jetë më tej parim pune përnjohjen teorike të problemeve që lidhen e ndikojnë në mjedisin tonë rrethues, për mëtepër kalimi në veprime praktike që minimizojnë efektet e ndotësve dhe mbajnë

177

Kolonel Editson Zarka, Kolonel Dedë Prenga

pastër natyrën. Ky fakt dhe angazhimet tona na bëjnë të besojmë plotësisht se jovetëm që nuk do të përsëriten gabimet e së kaluarës por situata mjedisore do tëpërmirësohet vazhdimisht si një garanci për ne e brezat që vijnë. Këtu FA do të kenëdhe luajnë një rol të rëndësishëm.Vizioni për mjedisinKy vizion lidhet me njohjen e kushteve në të cilat do të punohet, si dhe cila ështëperspektiva e ndryshimit që do të arrihet. Vizioni për një jetë të shëndetshme dheideale të së ardhmes mendohet si parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e veprimitmjedisor.Elementi i veprimit nënkupton shprehi e aftësi të fituara gjatë veprimit konkret të tëmësuarit, trajnuarit të ushtarakëve dhe civilëve në FA, në të gjitha aktivitetet si brendadhe jashtë vendit. Kompetenca e veprimit mund të arrihet duke mbizotëruar në edukime trajnim perspektiva vepruese e minimizimit të efekteve të dëmshëm të ndotësve tënatyrës, si dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore. Zbatimi i projekteve pilot që tashmëkanë filluar të gjejnë aplikim në strukturat e FA, si dhe planeve informuese,ndërgjegjësuese dhe edukuese të të gjithë personelit ushtarak e civil do të jetë njënga detyrat e shtruara për zgjidhje e veprim në të ardhmen. Edukimi dhendërgjegjësimi mjedisor përcaktohet si një përparësi e veçantë sidomos edukimimjedisor i personelit civil e ushtarak në FA për të gjitha nivelet dhe llojet e kursevetë arsimim-stërvitjes. Në këtë kontekst institucionet arsimore në FA më shumë sekudo mund dhe duhet të ndikojnë e kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme në këtëproces.RekomandimeNdikimi në mjedisin rrethues, zhvillimi i qëndrueshëm i tij, përdorimi i teknikavemë të mira të mundshme, parimi i kujdesit, parandalimit, riaftësimit dhe i sistemit tëadministrimit mjedisor bëhet i mundur nëpërmjet:

• Zhvillimit në mënyrë të vazhdueshëm, të edukimit mjedisor të personelitushtarak e civil të FA, si në institucionet arsimore ashtu dhe në aktivitetettrajnuese te efektivave në venddislokimet e tyre, përfshi situatat operacionalebrenda dhe jashtë vendit.

• Hartimit, botimit dhe përdorimit të literaturës mjedisore në përputhje të plotme legjislacionin shqiptarë dhe atë të Bashkimit Europian.

• Vazhdimit të ratifikimit dhe implementimit të STANAG-eve të NATO-s përmjedisin.

• Botimit nga Qendra e Doktrinave të një manuali mjedisor si dokument bazëpër përdorim në personelin e FA.

Të gjitha këto bëhen të mundura duke u mbështetur në disa objektiva të përgjithshmenga të cilat më të rëndësishmet janë:

Njohja e faktorëve të ndryshëm që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht nëmjedis.Ndërgjegjësimi i personelit ushtarak e civil në FA, për problemet e mjedisithuman dhe natyror.

178

Sensibilizimi i personelit të FA për mbrojtjen e mjedisit

Aftësimi i tyre për pjesëmarrje aktive në zgjidhjen e problemeve kompleksemjedisore.

Të gjithë synimet dhe objektivat e edukimit mjedisor, realizohen përmes veprimtarivetrajnuese e kualifikuese për të gjithë personelin ushtarak e civil të FA, gjatë zhvillimitaktiviteteve të ndryshme që lidhen me detyrën funksionale, si dhe komunitetin kuveprojmë e jetojmë.Kjo përgatitje si prioritet i punës sonë në bashkëpunim me organet e pushtetin qendrore lokal, pa harruar e duke vlerësuar shoqatat dhe organizatat jofitimprurëse mjedisoredo të rrisë nivelin e të kuptuarit dhe vepruarit për një mjedis të pastër. Nuk ka as dhenjë element të jetës materiale e shpirtërore të njerëzimit që të jetë tërësisht i shkëputurdhe i pavarur nga natyra. Ndaj edukimi për ruajtjen dhe sigurinë e mjedisit ku jetojmëështë dhe do të mbetet më tej si një detyrë parësore për ne dhe të gjithë brezat.

179

Kolonel Editson Zarka, Kolonel Dedë Prenga

Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet

Nënkolonel Adriatik SpahiuDrejtor i Laboratorit Qendror të FA

Kapiten MsC Kliton VideShef i laboratorit Manuela Karoli

Specialiste Mjedisi në IM pranë MM

Trajtesë e shkurtuar. Aktivitetet ushtarake nuk janë konsideruar si një “industri”dhe qeveritë në përgjithësi përdorin standarde të dyfishta pasi nuk kanë dëshirë dhevullnet që Forcat e Armatosura të jenë subjekt të transparencës dhe përgjegjësisësiç janë aktivitetet e tjera shtetërore dhe civile.Forcat e Armatosura në aktivitet e tyre si në kohë paqe dhe në kohë lufte përdorinmateriale me rrezikshmëri të lartë për mjedisin. Kur këto nuk përdoren ose ruhen nëmënyrë jo të përshtatshme, mund të ndotin ambientin dhe të ndikojnë në jetën ekomuniteteve që jetojnë afër tyre.FA shkarkojnë në ajër gaze të cilat ndikojnë në uljen e cilësisë së ajrit. Këto gazevijnë nga djegia e karburanteve me origjinë fosile nga mjetet e transportit,gjeneratorët, kaldajat, furrat e demontimit, kondicionerët, zhurmat nga motorët emjeteve në përdorim etj. Nga shkarkimet urbane që vijnë nga vend qëndrimet nëkohë paqe si në kohe lufte, të pa trajtuara në ujërat sipërfaqësor dhe në atë nëntokësor,bën të mundur prishjen e ekuilibrave jetësor. Nga shkarkimet industriale dhe ato tëmaterialeve të rrezikshme dhe toksike, nga depozitimet në tokën ku zhvillohenveprimtari ushtarake të ndryshme si stërvitje, fushime, misione/operacione luftarakee fishekëve, predhave, lëndëve plasëse, lëndëve shkatërruese, karburante/vajralubrifikant etj, elementet toksike nën veprimin e elementeve natyrore si shiu,temperaturat, veprimi kimik me elemente të ndryshëm në tokë dhe në ujë, mund tëkalojnë nga format e tyre iniciale në forma të tretshme në ujë dhe të futen në zinxhirinushqimor ose të shndërrohen në substanca me veti më toksike se ato origjinale.Monitorimi i vazhdueshëm i mjedisit ku kryen aktivitetin e saj FA, mirë përdorimi imaterialeve gjatë këtij aktiviteti, përjashtimi dhe kufizimi i elementëve më tërrezikshëm nga përbërja e materialeve në përdorim të FA janë disa nga masat për tëulur ndikimin e FA në Mjedis.

180

Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet

Ndikimi i veprimtarive ushtarake në mjedis

Veprimtaria njerëzore, si një nga përgjegjëset kryesore të ndotjes së mjedisit,ka rritur pasigurinë për të ardhmen e jetës në tokë. Sot është më se e qartë seveprimtaritë e caktuara njerëzore mund te çojnë në dëmtime të

konsiderueshme, disa herë të pakthyeshme të ekuilibrave jetësore natyrore. Një njohjesa më e mirë shkencore e mjedisit dhe presioni i madh publik për standarde të lartajetese dhe administrimi, kanë çuar në disa suksese si uljen e ndikimit të veprimtarivenjerëzore në ajër, tokë dhe ujë, gjë që kanë përmirësuar jetesën njerëzore. Por impaktii veprimtarive ushtarake në ambient nuk ka pasur të njëjtin nivel vëmendje. SamitiBotëror për Zhvillimin e Qëndrueshëm (“Rio+10”, Johanesburg, gusht 2002) kadrejtuar vëmendjen në ndikimin e veprimtarive ushtarake në mjedis si në kohë paqe,ashtu dhe në kohë lufte.Aktivitetet ushtarake ndikojnë në disa mënyra në mjedisin ku ato zhvillohen dhe nëpërgjithësi përkeqësimi i mjedisit nga këto veprimtari nuk ka pasur vëmendjen eduhur. Aktivitetet ushtarake nuk janë konsideruar si një “industri” ku shkarkimet e tëcilës mund të ndotin ambientin dhe qeveritë në përgjithësi përdorin standarde tëdyfishta, pasi nuk kanë dëshirë dhe vullnet që Forcat e Armatosura të jenë subjekt tëtransparencës dhe përgjegjësisë, siç janë aktivitet e tjera shtetërore dhe civile.Forcat e Armatosura në aktivitet e tyre përdorin materiale me rrezikshmëri të lartëpër mjedisin si karburante, eksplozivë, tretës dhe substanca toksike. Kur këto nukpërdoren ose ruhen në mënyrë jo të përshtatshme, mund të ndotin ambientin dhe tëndikojnë në jetën e komuniteteve që jetojnë afër tyre. Në kohë paqe ndikimi i FAështë i limituar vetëm kur ato zhvillojnë stërvitje, mirëmbajtje të objekteve, armatimit,teknikës ose aktivitete të tjera si shkatërrime të materialeve të vjetra etj. Vëmendjapër të mos ndikuar në mjedis, si dhe zbatimit me korrektësi të gjithë procedurave tëpërmendura në manuale është e lartë, gjë që çon në kontrollin e shkarkimeve dhehedhjen e mbeturina.Efektet ndotëse me pasoja më të mëdha në mjediset e FA janë në kohë lufte. Sigurisht,të fokusuar në plotësimin e misionit, në disa raste duke përdorur çdo gjë që është emundur, ulin vëmendjen në ndikimin dhe pasojat në mjedisin ku zhvillohenoperacionet. Këto efekte kanë ndikim afatshkurtër në mjedis si djegia e sipërfaqevetë mëdha, shkatërrimi i jetës së gjallë, helmimi i burimeve të ujit, por kanë dhendikim afatgjatë që sjellin ndonjëherë pasoja dhe më të mëdha në mjedis si rritja epërqendrimit të substancave toksike, radioaktive në tokë, ujë, futja e tyre në zinxhirinushqimor. Këto konkluzione janë nxjerrë nga studime të ndryshme të kryera nëfushëbetejat e luftërave botërore.Në bazë të këtyre konkluzioneve, si dhe rritjes së vëmendjes ndaj mjedisit, FA kanëmarrë një sërë iniciativash si në nivel kombëtar, ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Mëe rëndësishmja është ratifikimi dhe zbatimi i STANAG/AP për mjedisin. Zbatimi ikëtyre standardeve bën të mundur uljen e ndikimit në mjedis të veprimtarive ushtarakesi në kohë paqe, ashtu dhe lufte.Ndotja e ajritAjri është një nga elementët bazë të jetës. Në të vërtetë ai është një përzierje gazesh

181

N/kol. Adriatik Spahiu, Kap. MsC Kliton Vide, Manuela Karoli

që ndodhen në ekuilibër me njëri tjetrin. Në rast se njëri nga përbërësit e ajrit mungonose është me tepricë, atëherë jeta në tokë bëhet e pa mundur. Në shekullin e kaluar,nga veprimtaria njerëzore, ky lloj ekuilibri ka ndryshuar duke sjellë shfaqjen e disafenomeneve, të cilat kanë bërë të mundur ndryshimin e jetës. Disa nga këto fenomenejanë fenomene natyrore si efekti serrë, por disa të tjerë janë fenomene të cilat nukkanë ekzistuar më përpara në ajër, si shiu acid etj. Sot janë bërë shumë studime për tëpërcaktuar me të vërtetë se cilat janë burimet e vërteta të ndryshimit të ekuilibrit tëpërbërjes së ajrit. Në disa raste dhe vetë shkencëtarët nuk janë dakord me konkluzionet,nëse vetëm veprimtaria njerëzore është përgjegjëse për ndryshimet e ekuilibrave apojanë dhe fenomene të tjera që zhvillohen jashtë atmosferës së tokës dhe kryesisht ngaaktiviteti diellor. Por kjo nuk është shumë e rëndësishme, e rëndësishme është se ekuilibrii ajrit ka ndryshuar. Disa nga këto fenomene që vijnë nga ndryshimet në ekuilibrin eajrit dhe njëkohësisht ndryshime klimaterike janë: efekti serrë, shiu acid, hollimi ishtresës së ozonit, rritja e përqendrimit të metaleve të rënda, VOC, PAH dhe grimcavetë ngurta (PM) që kanë bërë ajrin të pa respirueshëm, rritja e zhurmave etj.Efekti serrë dhe shiu acidEfekti serrë është një efekt natyror, i cili ka bërë të mundur lindjen e jetës në Tokë.Atmosfera me përbërjen e saj bën të mundur që një pjesë e energjisë që reflektohetnga Toka, të qëndrojë pranë sipërfaqes duke sjellë kështu dhe ngrohjen e saj. Përgjegjëspër këtë janë gazet tre atomike dhe kryesisht ozoni O3 (figura 1).

Fig 1. Efekti serëShtimi i shkarkimit të disa gazeve dhe veçanërisht gazet tre atomike si CO2, NO2,SO2, H2O etj., ka sjellë që përqendrimi i tyre në shtresat pranë sipërfaqes së tokës tërritet në mënyrë parësore. Ky fenomen lidhet ngushtë me ngrohjen globale, shkrirjene akujve dhe rritjen e nivelit të ujërave të oqeaneve. Burimi kryesor i shkarkimit tëkëtyre gazeve është djegia e karburanteve fosile për përdorim nga industria, përtransport, për të prodhuar energji në termocentrale, për ngrohje për banesa etj. Për tëulur shkarkimet e këtyre gazeve janë marrë iniciativa të ndryshme, por më erëndësishmja është Protokolli i Kiotos.

182

Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet

Forcat e Armatosura gjatë aktiviteteve të tyre përdorin në masë të gjerë transportin,ngrohjen e ambienteve, prodhimin e energjisë në ambiente fushimi me anë tëgjeneratorëve etj. Nga disa llogaritje është gjetur se sasia e CO2 e krijuar nga djegia enjë litri benzinë është 2 kg CO2 dhe nga djegia e një litri naftë është 2.64 kg CO2 . Po tëkryhet një llogari e thjeshtë që FA kanë konsumuar rreth 1 milion e 700 mijë litra naftëdhe 375 mijë litra benzinë, mund të themi se sasia e CO2 e krijuar në mjedis nga FAështë 5305 ton. Në këtë llogari nuk janë futur konsumi i lëndëve djegëse nga industriaushtarake në procese si ngrohja e furrave për asgjësimin e municioneve, kaldajat përprodhimin e avullit në procese të ndryshme industriale etj.Shiu acid është një fenomen që ka lindur në fillim të shekullit të XX nga shkarkimetindustriale. Ky fenomen lidhet me shkarkime të gazeve si SO3, H2S, CH4, CO, NOx.Gjatë djegies së karburanteve nuk arrihet djegia e plotë e tyre, kështu që formohengaze të cilat kanë veti të futen në reaksione kimike me oksigjenin e ajrit, duke formuargaze të tilla të cilat kur bashkohen në avujt e ujit, formojnë acide në formë aerosolëshi cili bie në tokë në formë shiu. Ky fenomen sjell shkatërrimin e jetës së gjallë nësipërfaqen ku bie dhe mund të ndryshojë dhe formimin kimik të ujërave sipërfaqësoreduke e kthyer ujin në formë agresive ndaj jetës së gjallë, kryesisht në atë të formaveqelizore (figura 2).Forcat e Armatosura duke pasur në inventarin e tyre mjete transporti të një moshe jotë vogël që kanë njëkonsum karburanti tëlartë, nuk arrijnë tadjegin plotësisht tëgjithë sasinë e karbu-rantit, kështu lësho-jnë një sasi të konsi-derueshme gazesh qëformojnë efektet eshiut acid. Transportinuk është burimikryesor i formimit tëkëtij shiu, por ështëindustria dhe krye-sisht, ajo e prodhi-meve të squfurit. Në industrinë ushtarake nuk prodhohen produkte squfuri, por buriminë këtë rast është konsumi i karburantit në sisteme furrash, autoklavash etj. Njëburim tjetër për t’u përmendur është dhe djegia e gomave të konsumuara. Ky ka qenënjë proces normal në procedurat e asgjësimit të gomave të konsumuara, pasi atodalin në seleksionim. Gjithashtu, gjatë seleksionimit të materialeve për asgjësimin etyre, është përdorur asgjësimi me djegie që ka shtuar shumë përmbajtjen e këtyregazeve.Gazet që kryejnë hollimin e shtresës së Ozonit, VOC, PAHHollimi i shtresës së ozonit dhe efekti i formimit të vrimës së Ozonit u vunë re rrethviteve ‘70. Nga studimet e kryera shkencëtarët dolën në përfundimin se përgjegjësi i

Fig 2. Shiu acid

183

N/kol. Adriatik Spahiu, Kap. MsC Kliton Vide, Manuela Karoli

këtij fenomeni janë: HCFC (hidroklorfluorokarbonet) dhe CFC (klorofluorokarbonet).Këto elementë janë përdorur gjerësisht në bombolat për të kthyer lëngjet në aerosolë.Këto gaze konsumojnë ozonin O3 duke ulur përqendrimit e tij. Sot këto gaze janëhequr nga përdorimi dhe janë zëvendësuar me gaze të tjera. Forcat e Armatosurapërdorin bombola në disa fusha si ato të lyerjes së makinave dhe teknikës me bojëraspeciale, bombolat e fikjes së zjarrit, një burim tjetër është dhe gazi i kondicionerëve.Gjatë trajtimit të mbetjeve spitalore, mbetjeve plastike ose dhe ato të gomave me djegie,përveç gazeve, formojnë komponime organike me veti shumë të rrezikshme toksike,dhe që janë të grupuar në emërtesën VOC (Volatile Organic Compound) komponimeorganike volatile. Këto janë substanca të cilat mund të thithen nga njerëzit dhe mund tëçojnë në çfaqjen e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, deri në shfaqjen e kancerit.Këto elemente kanë një veti që mund të grumbullohen në indet yndyrore të trupit derisa përqendrimi i tyre arrin në nivele shumë të larta, deri në toksike. Nga më të dëgjuaritështë PAH (hidrokarburet poliaromatike), Dioksina dhe Furanet.Metalet e rëndaMetalet e rënda kalojnë në ajër në formë aerosolësh. Në vetvete metalet e rënda janënjë sërë komponimesh me veti shumë toksike. Ato nuk mund të shkatërrohen nëmjedis, por përqendrohen sa më shumë, shkarkohen në mjedis. Më kryesori dhe mëi rrezikshmi është Mërkuri (zhiva) Hg. Ky metal ka veti që mund të ekzistojë në ajërnë formë aerosoli. Ky metal ka veti shumë toksike. Një pikë e këtij metali në kontaktme lëkurën mund të sjellë vdekjen e njeriut.Burimi kryesor i këtyre metaleve në FA është industria ushtarake. Në prodhimet emunicioneve këto metale gjejnë një përdorim të gjerë. Hg është përdorur gjerësishtnë prodhimin e lëndës fillestare si fulminanti i zhivës në kapsollat ndezëse. Por sotështë ndaluar prodhimi i tij duke u nisur nga vetitë e tij toksike. Një burim tjetër i metaleve të rënda në ajër është dhe konsumi i karburanteve dheveçanërisht i benzinës me plumb. Plumbi është shtuar në benzinë për të rritur numrine oktanit. Por, duke parë vetitë e tij toksike dhe ndotëse, ky lloj produkti është ndaluarnga përdorimi. Një burim tjetër i metaleve të rënda janë dhe inceneratorët e asgjësimit të mjetevespitalore. Në këto mbetje futen dhe shiringa dhe mjete të tjera prerëse metalike qënë përbërje të tyre kanë metale të rënda si kromi (Cr VI). Kjo substancë ka vetishumë toksike dhe kryesisht sjell probleme në sistemin e frymëmarrjes.Grimcat e ngurtaMbetjet e ngurta, që shkurtimisht quhen PM, janë pjesëza të ngurta me peshë tëvogël dhe aq të lehtë sa mund të qëndrojnë pezull në ajër për një kohë shumë të gjatë.Në shumë vende këto pjesëza të ngurta mund të arrijnë në sasi aq të madhe sa mundta bëjnë ajrin të padepërtueshëm. Këto mund të sjellin çfaqjen e sëmundjeve tëfrymëmarrjes si astma etj. Vetë trupi i njeriut ka aftësi për t’i eliminuar ato, por nësesasitë janë mbi 30 gr/m3 mund të sjellin efektet e sipërpërmendura.Burimet kryesore të tyre në FA janë djegia në incenerator; konsumimi i karburantevenga gjeneratorët, makinat, sistemet ngrohëse; asgjësimi i municioneve në poligone etj.

184

Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet

ZhurmatZhurmat janë ato që quhen, ndotja akustike e ajrit. Kjo lloj ndotjeje është e ndryshmenga të gjitha llojet e ndotjeve që kemi përmendur më sipër. Ajo ka të bëj më intensitetine përhapjes së valëve dhe shpejtësisë së tyre. Në bazë të vendit ku ndodhesh ka dhenivele të ndryshme ndotjeje akustike. Sigurisht, në qytete, pranë aeroporteve, pranërrugëve kombëtare ndotja akustike është më e lartë se në fshatra.Burimi kryesor i ndotjes akustike në FA janë aeroportet dhe aerodromet, zhurmanga mjetet e blinduara, kamionët, gjeneratorët, etj.Një burim tjetër i zhurmës janë dhe poligonet e qitjes, por më e lartë është ndotja nëpoligonet e qitjes së artilerisë tokësore, bregdetare, poligonet e aviacionit etj.Ndotja e ujëraveUji është një element shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Ai mund të jetë nëntokësorose mbitokësor; i pijshëm apo i papijshëm; i kripur ose i ëmbël. Uji luan një rol shumëtë rëndësishëm në jetën e njeriut. Ai përdoret pothuajse në të gjithë aktivitetin jetësortë njerëzve. Prandaj, ruajtja e cilësisë së tij është jo vetëm një detyrë, por një kusht içdo aktiviteti që kryejmë.Shkarkimet urbaneGjatë aktivitetit tonë jetësor na duhet të përdorim ujin për shumë punë. Pas përdorimituji ndryshon vetitë e tij kimike dhe fizike nga ai i përdorur. Uji pëson ndryshime ngaaktiviteti njerëzor si ujërat e zeza, ujërat e bardha, ujëra shkarkimesh. Kur këto ujërabashkohen me ujërat mbitokësore rrisin përqindjen e fosfateve, nitrateve, amoniakut,si dhe ndryshojnë pH e ujit. Me rritjen e përqendrimit të këtyre elementeve bëhet emundur ulja e përqendrimit të O2 të tretur në ujë i cili futet në reaksion me to. Mekonsumimin e O2 ulet dhe numri i gjallesave aerobe dhe rritet numri i gjallesaveanaerobe. Gjithashtu ulet dhe numri i gjallesave të cilat jetojnë me to si peshqit etj.Me rritjen e numrit të gjallesave anaerobe rritet dhe sasia e amoniakut që formojnëato duke prodhuar një aromë jo të këndshme përreth. Një element tjetër ndotës ështëdhe përmbajtja e lëndëve tensioaktive në këto ujëra. Këto janë lëndë të cilat përdorenpër larje si të enëve, të rrobave, sipërfaqeve të ndryshme, etj. Këto lëndë janëpërgjegjëse për fenomenin e shkumimit në ujërat sipërfaqësore (figura 3).Sot pothuajse të gjithë repartet dheuzinat ushtarake i shkarkojnë ujëraturbane në ujërat sipërfaqësore si nëkanale ujitjeje, përrenj, lumenj, liqenedhe në dete. Ky fenomen bëhet direktdhe në rastet ku përdoren shkarkimeturbane të njësive vendore ku ndodhenrepartet. Këtu ndodh dhe një procestjetër i cili rrit rrezikshmërinë e këtyreujërave. Këto ujëra bashkohen të gjithabashkë në një kanalizim që është indaluar nga standardet. Fig 3. Shkarkimet urbane

185

N/kol. Adriatik Spahiu, Kap. MsC Kliton Vide, Manuela Karoli

Shkarkimet industrialeIndustria ushtarake si çdo industri tjetër ka dhe ajo shkarkime të lëngëta. Këtoshkarkime vijnë si mbetje e proceseve të ndryshme që ndodhin në industri, ashtudhe nga pastrimi i linjave të prodhimit. Industria ushtarake ka një sistem të mirëlinjash për shkarkimin e lëngjeve. Përpara se të shkarkohen, këto lëngje, trajtohen nëgropa dhe sisteme filtrimi për të bërë të mundur asnjanësimin e elementeve toksikeqë përmbajnë ato. Por duke parë dhe vetë teknologjinë e vjetër të këtyre industrive,asnjanësimi nuk arrinte të largonte një pjesë të elementëve toksike. Kryesisht ujëratindustriale kanë në përmbajtje të tyre një shumë llojshmëri elementesh toksikeinorganike si (plumb, krom, bakër, nikel, amoniak, nitrate, sulfate etj.), ashtu dheorganike (lëndë plasëse, nitrocelulozë, phenole, DPA, vajrat dhe graso etj.). Prania ekëtyre elementeve toksike i bën shkarkimet industriale një nga burimet më të mëdhatë ndotjes së ujërave. Duke u nisur se disa nga këto industri ndodhen në afërsi tëlumenjve si Osumi, Devolli, Shkumbini ose pranë zonave turistike si Kantieri iPashalimanit duhet bërë një kujdes i veçantë për trajtimin e këtyre shkarkimeve.Shkarkimet e kimikateve/lëndëve toksikeNjë vëmendje të veçantë, në përpjekjet për të ulur ndotjen e mjedisit nga veprimtaritëe FA, është dhe menaxhimi i kimikateve dhe lëndëve toksike. FA kanë përdorur gjatëaktivitetit të tyre lëndë kimike të cilat kanë veti shumë të dëmshme për mjedisin.Disa nga këto lëndë janë klorpikrina, dikloretan, kloraminë B dhe T, hipoklorit kaliumi,lëndë tymuese etj. Këto lëndë janë përdorur në stërvitje të trupave për të simuluarsituata nga sulme me LHL, veprimet për degazimin dhe detoksifikimin e terrenit,pajisjeve, teknikës, armatimit veshmbathjes etj. Në shumë raste këto kimikate janëhedhur në mënyrë të papërgjegjshme në lumenj ose liqene duke sjellë efekte tëmenjëhershme në ndotjen dhe shkatërrimin e jetës së gjallë në ujërat e lumenjve dheliqeneve.Gjithashtu një praktikë e përdorur në të shkuarën dhe veçanërisht në kohë lufte ështëdhe hedhja e sasive të mëdha të municioneve në dete. Me kalimin e kohës këtomunicione fillojnë e shkatërrohen nën efektin e ujit dhe elementëve të tjerë të mjedisitduke lëshuar lëndën plasëse në ujë dhe duke krijuar ndotje të një sipërfaqe të madheuji me LP. Vetë lëndët plasëse kanë veti shumë toksike dhe ndonjëherë janë helmuese.Nga studimet që janë bërë është vërtetuar se hedhja e municioneve në det është njëveprim me efekt ndotës shumë të lartë. Duke u nisur nga këto konkluzione ky llojaktiviteti është ndaluar rreptësisht.Ndotja e tokësAktivitetin kryesor njerëzit e kryejnë në tokë. Prandaj mbrojtja e saj nga ndotja merrnjë rëndësi të veçantë. FA zotërojnë sipërfaqe të mëdha ku kryejnë aktivitetin e tyretë përditshëm. Disa nga këto sipërfaqe janë brenda reparteve ushtarake, por ka dhesipërfaqe që përdoren vetëm në raste stërvitjeje dhe në pjesën tjetër të kohës, përdorennga pjesa civile e popullatës.Metalet e rëndaMetalet e rënda janë elemente të cilat në formën kimike të zakonshme nuk janë tëtretshme në ujë. Por, me kalimin e kohës, nën efektin e elementëve të natyrës, këto

186

Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet

elemente formojnë substanca të tretshme në ujë. Në këtë formë ato mund të largohennga vendi ku janë depozituar dhe të futen në sistemin ushqimor. Kur futen në këtësistem ato kanë vetinë e përqendrimit në sistemet yndyrore të gjallesave. Me rritjene përqendrimit kalohet në niveleshumë toksike. Këto metale janëpërbërës kryesor të fishekëvedhe elementëve të ndryshëm tëpredhave të artilerisë. Prandajefektin kryesor ndotës këto ele-mente e kanë në poligonet eqitjes. Nga një studim i kryer përish-poligonin e qitjes së Shkollëssë Bashkuar është gjetur se nëkëtë poligon janë depozituarrreth 190.7 ton Pb, 140 ton përbakrin, 0.54 ton për nikel, 0.27ton për kromin. Duke u mbështetur në këto të dhëna dhe të dhëna të tjera të marranga studimet e kryera në të gjithë botën, dalim në përfundimin se ndotja në poligoneme metale të rënda është një problem shumë shqetësues.Një burim tjetër i ndotjes është depozitimi i mbetjeve të ngurta, kryesisht hirit, ngafurrat e demontimit të fishekëve. Përqendrimi i metaleve të rënda në këto mbetjeështë shumë i lartë, gjë që i bën këto mbetje shumë të rrezikshme. Zgjidhja e këtijproblemi është ndërmarrë aktualisht nga vetë uzinat duke i ruajtur, por kjo zgjidhjenuk është një zgjidhje përfundimtare.Përveç këtyre burime, një burim tjetër jo pak i rrezikshëm, është asgjësimi i baterivetë të gjitha llojeve dhe përmasave të ndryshme. Bateritë gjejnë një përdorim të gjerënë FA duke filluar që nga sistemet e ndërlidhjes, bateritë e makinave dhe mjeteve tëtransportit, bateritë e sistemeve te UPS etj. Në të shkuarën gjatë asgjësimit bateritëjanë groposur duke i kthyer këto vende në hotspote me përqindje shumë të lartë tëplumbit dhe materialeve të tjera që formojnë bateritë. Gjatë këtyre viteve bateritë enxjerra jashtë përdorimit nuk groposen, por grumbullohen dhe ripërpunohen ngafirma private.Asgjësimi i kompjuterëve dhe sistemeve të tjera, që përmbajnë qarqe të stampuara,sjellin ndotjen e terrenit me metale të rënda si Hg, Germanium, bakër, etjNdotësit organikë të paqëndrueshëm / të qëndrueshëmNdotësit organikë janë elemente ndotëse të cilat mund të sjellin efekte ndotëse shumëtë rrezikshme dhe mund të zgjasin deri në qindra vjet. Në ndotësit organikë tëqëndrueshëm futen kryesisht PCB (poliklorurbifenilet), vajrat dhe graso. Këtokimikate kanë veti që janë të qëndrueshëm dhe nuk shkatërrohen nga elementetnatyrore dhe as nga temperatura. Këto kimikate kanë të njëjtën veti si metalet erënda që përqendrohen në zinxhirin ushqimor dhe mund të arrijnë nivele toksicitetitë atilla sa mund të shkaktojnë helmime dhe sëmundje të pashërueshme. Burimetkryesore të këtyre elementeve janë për PCB vajrat e transformatorëve të energjisë,ofiçinat e riparimit të makinave. Është llogaritur se nga sasia e vajit të përdorur në

Fig 4. Plumba në poligonet e qitjes

187

N/kol. Adriatik Spahiu, Kap. MsC Kliton Vide, Manuela Karoli

një makinë (veturë) mund të ndotet një sipërfaqe sa një fushë futbolli.Ndotësit organik të paqëndrueshëm janë elemente organike që janë ndotës në formëne tyre fillestare, por duke qëndruar nën efektin e elementëve të natyrës, shkatërrohendhe formojnë elemente të tjerë, të cilët janë dhe më të rrezikshëm se substancatfillestare. Një shembull i mirë është TNT. Nga shkatërrimi i TNT formohen DNT qëështë dhe më toksike se TNT.Burimet e ndotjes së këtyre elementeve janë kryesisht municionet e përdorura nëpoligone si gjatë stërvitjes, ashtu dhe gjatë proceseve të asgjësimit në poligone tëhapura. Një burim tjetër është dhe industria ushtarake. Sot në industrinë ushtarakegjatë procesit të demilitarizimit largohen nga municionet sasi të mëdha LP, gjë qëbën të mundur që një sasi e saj të kalojë në mjedis dhe të ndotë sipërfaqen rrethgodinave ku kryhen procese si prerja e predhave ose heqja e LP.Lëvizja e lëndëve ndotësePër të kuptuar sa më mirë efektet e lëndëve ndotëse në mjedisin ku shkarkohen ështëshumë e rëndësishme të kuptohet mënyra e lëvizjes së tyre në mjedis, që nga burimii shkarkimit deri në kontaktin me njerëzit. Elementi kryesor i cili bën të mundurlëvizjen e elementeve në natyrë është uji. Siç u përmend më sipër uji është një elementkyç i jetës në Tokë. Në qoftë se ky element në përbërje të tij përmban element ndotësdhe toksik, atëherë mund të ngrihet supozimi që këta elementë kanë hyrë në zinxhirinushqimor dhe janë të pranishëm në organizmat e gjalla, duke përfshirë këtu dhenjeriun. Disa fenomene në gjallesat janë të lidhura me ndotjen e mjedisit me elementndotës. Në figurën nr.5 është paraqitur kalimi në mënyrë figurative, kalimi ielementëve në mjedis.

Fig 5. Skema e lëvizjes lëndëve ndotëse në natyrëMasat për kthim në normalitetNë ditët e sotme janë ndërmarrë shumë iniciativa ligjore të cilat kanë për qëllimndalimin e ndikimit në mjedis të elementeve të ndryshëm. Gjithashtu sistemet ekontrollit janë rritur dhe forcuar duke bërë të mundur një kontroll të vazhdueshëmmbi ndryshimet në mjedis. Janë përpunuar dhe përgatitur rregullore, procedura dhe

188

Ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe masat për rikthimin në normalitet

metoda të ndryshme për të ulur maksimalisht ndikimin në mjedis të veprimtarivenjerëzore. Për FA janë për t’u përmendur dy standarde: STANAG-2581(AJEPP 10)Standardet e Mbrojtjes së Mjedisit Normat për Instalime Ushtarake gjatëOperacioneve të NATO-s dhe STANAG-2582 (AJEPP 20) Praktika më të Mira përMbrojtjen e Mjedisit në Instalime Ushtarake gjatë Operacioneve të NATO-s. Nëkëto dy standarde vendosen si normat e lejuara të ndikimit në mjedis, ashtu dhemënyrat më të mira për zvogëlimin e ndikimit në mjedis të veprimtarive ushtarake.Është shumë e rëndësishme që, për uljen e shkarkimeve të elementeve ndotëse, tëndiqen këto masa:Për ndotjen e ajrit

• Të përdoret karburant me cilësi të lartë.• Të përdoren makina dhe gjenerator të cilët kanë një nivel lëshimi të gazeve

shumë të ulët.• Të përdoren makinat për lëvizje vetëm në rastet e domosdoshme.• Të përdoren makina me sisteme nxjerrje gazi, me sisteme katalitike.• Të ndalohet djegia e gomave dhe materialeve plastike dhe të kryhet

ripërpunimi i tyre nga firma të specializuara.• Inceneratorët e djegies të mjeteve spitalore, asgjësimet e municioneve, të

përdorin sisteme filtrimi për të minimizuar daljen e PM dhe gazeve në mjedis.• Të zvogëlohet përdorimi i kondicionerëve vetëm në orët ku në zyra dhe

ambiente ndodhet personel.Për ndotjen e ujit

• Të kryhet ndarja e sistemeve të shkarkimit të ujërave të zeza nga ato të bardhadhe ujërat e shkarkimeve urbane.

• Të përdoren metoda për trajtimin e ujërave urbane përpara shkarkimit tëtyre në ujërat sipërfaqësore.

• Të përdoren sisteme filtrimi dhe trajtimi moderne për ujërat industriale.• Anijet të krijojnë mundësi për mbledhjen e të gjithë ujërave dhe të ndalohet

rreptësisht hedhja e tyre në det.• Për lëngjet ftohëse të përdoret sistem me ripërpunim.• Të ndalohet përdorimi i kimikateve të rrezikshme në stërvitje.• Për degazimin të përdoren materiale sipas kërkesave të STANAG-4653.

Për ndotjen e tokës• Të minimizohet numri i fishekëve të përdorur në qitje duke rritur numrin e

qitjeve në Simulator, duke përdorur fishek plastik.• Një herë në vit të kryhet largimi i të gjithë fishekëve në përfundim të qitjeve

me anë të mbledhjes së dheut dhe sitosjes së tij.• Të kryhet ripërpunim i baterive dhe materialeve të tjera që përmbajnë metale

të rënda.

189

N/kol. Adriatik Spahiu, Kap. MsC Kliton Vide, Manuela Karoli

• Të ndalohet përdorimi i fulminantit të zhivës si lëndë iniciale në kapsollatndezës.

• Të kryhet grumbullimi i hirit të dalë nga inceneratorët, furrat e asgjësimit nëvende të përcaktuara në bazë të rregullave të STANAG-2581 për ndërtimine vendgropave.

• Të grumbullohen vajrat e përdorura dhe të kryhet ripërpunimi i tyre.Monitorimi

• Monitorimi i cilësisë së ajrit, ujit, tokës në përputhje me kërkesat e BE-së,ligjet dhe standardet shqiptare.

• Kontrolli i cilësisë së ujit të pijshëm në reparte, industrinë ushtarake dheSHPU.

• Futja e LQFA në rrjetin e monitorimit të mjedisit të RSH.• Krijimi i bazës së të dhënave.• Identifikimi i pajisjeve shtesë për monitorimin e ajrit, ujit, tokës.• Trajnime për stafin lidhur me përdorimin e pajisjeve, mirëmbajtjen dhe

kalibrimin e pajisjeve të monitorimit të ajrit.Bibliografia:

• STANAG 2581(AJEPP 10) Standardet e Mbrojtjes së Mjedisit Normat për InstalimeUshtarake gjatë Operacioneve të NATO-s

• STANAG 2582 (AJEPP 20) Praktika më të Mira për Mbrojtjen e Mjedisit në InstalimeUshtarake gjatë Operacioneve të NATO-s.

• Prof.Dr Alqi Çullaj, Kimia analitike e ndotësve inorganikë, Programi TEMPUSProjekti CD_JEP-15042-2000/ALB, Tiranë 2002

• Grup Autorësh LQFA 2011 Vlerësimi paraprak i mjedisit dhe rreziqeve në Uzinën eLëndëve Plasëse Mjeks

• Kapiten Kliton VIDE Prill 2009 LQFA Ndotja e mjedisit në poligonet e qitjes ngaarmët e këmbësorisë

• The military’s impact on the environment: A neglected aspect of the sustainabledevelopment debate. A Briefing Paper for States and Non-GovernmentalOrganizations. International Peace Bureau, Geneva. August 2002

• South Eastern Europe Clearinghouse for Control of Small Arms and Light Weapons(UNDP SEESAC) 2004 SALW ammunition destruction, enviroment releases fromopen burning(OB) and open detonation (OD) events

• LQFA 2011 Trajtimi i mbetjeve industriale që mbeten gjatë asgjësimit industrial tëmunicioneve

• Agency for Toxic Substances and Disease Registry (ATSDR). Toxicological Profilefor Chromium. U.S. Public Health Service, U.S. Department of Health and HumanServices, Atlanta, GA. 1998.

• Dokumentacioni teknik për prodhimin e fishekëve të këmbësorisë 7.62 mm model56 me plumb të zakonshëm, Kombinati Mekanik Poliçan

• Lab Thun Zvicer, LQFA 2006 Vlerësimi paraprak i mjedisit dhe rreziqeve në Uzinëne Lëndëve Plasëse Mjeks.

• www.eia.gov US Energy Information Administration.• www.google.com/picture

190

RUBRIKA E PESTË Punime Historike

Në këtë rubrikë gjejmë shkrime ku trajtohen çështje të rëndësishme të historisësë popullit shqiptar. Profesor Dr. Shahin Leka në shkrimin e tij, “Skënderbeu,gjeneral i përmasave të mëdha”, duke u nisur nga disa historianë të kohës sëfundit, të cilët me qëllim kërkojnë të ulin vlerat e Skënderbeut si një strateg imadh i kohës, thotë se: ai vlerësohet si gjenerali guximtar dhe strategu që askushnuk zotëron më mirë se ai mjeshtërinë e luftës, çka bëri që Papa Kaliksti IV taemërojë Kapiten të Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë. Ai që u ndesh dhe fitoimbi dy sulltanë të mëdhenj të Perandorisë dhe ndaj 15 gjeneralëve më të zgjedhurtë saj, duke e kthyer kështu vendin tonë në një mburojë për Evropën. Vlerësimetpër Skënderbeun janë plotësisht të dokumentuara, të vërtetuara dhe të gjithëpranueshme. “Çdo përpjekje për të ulur sadopak vlerat dhe meritat eSkënderbeut si personalitet shumëplanësh janë më shumë se dashakeqe dhetregues i një naiviteti të theksuar ndaj këtij kolosi shqiptar,” -thekson autori.“Koncepti dhe praktika e monarkisë shqiptare për përballimin e rreziqeve dhekërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare”, shkruar nga Zoti Ekrem Spahia, bënfjalë per periudhën e monarkisë në vitet 1928-1939. Ajo duhet parë, -thotëautori -si pjesë e rëndesishme e historise tonë, me vlerat dhe kontributet e saj,duke hedhur poshtë ndonjë shtrembërim që ka tentuar të përbaltë kontributetme rëndësi të periudhës së monarkisë shqiptare.Ndërsa E.Luli në temën “Nacionalizmi dhe patriotizmi në vështrimin historik”,ka bërë një panoramë të qartë të nocionit “nacionalizëm” dhe “patriotizëm”,kuptimin e veçoritë e tyre dhe ka analizuar në vështrimin historik, nacionalizminnë Ballkan, Evropë e më gjerë. Po kështu, ka analizuar ndryshimin midisnacionalizmit dhe patriotizmit duke qartësuar lidhjen e ngushtë dhe dallimetthelbësore midis tyre.Në shkrimin e autores Mirela Nofulla “Misioni ushtarak amerikan në Shqipërigjatë Luftës së Dytë Botërore” del në pah ndihma dhe përkrahja e pakursyer eSHBA ndaj Shqipërisë dhe luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e integritetitdhe çlirimin e vendit nga pushtesit nazifashistë. SHBA kontribuuan në luftënantifashiste, duke dërguar mision ushtarak në Shqiperi pa paragjykuar se kushe bënte luftën, pasi për Shtetet e Bashkuara i rëndësishëm ishte fakti i mbështetjesushtarake të forcave antifashiste me qëllimin final të shkatërrimit të bllokutfashist, kësaj kolere kërcënuese për mbarë njerëzimin.

191

1 Punimi është pjesë e një studimi për doktaraturë nga autori2 Fillimisht termi “siguri” në marrëdhëniet ndërkombëtare barazohej shpesh me aspektin ushtarak. Nëkëtë kohe marrin vlerë skemat dhe strategjitë ushtarake, të cilat duhet të mbrojnë shtetin nga një rreziki jashtëm. Por, me ndryshimin e realitetit ndërkombëtar pas Luftës se Ftohtë, sidomos pas zhvillimevetë tilla si globalizmi dhe regjionalizimi, objekti “shtet” e humb kuptimin e mëparshëm ku përgjegjësiae tij kryesore ishte siguria e jashtme. Termi “siguri” bëhet më i përgjithshëm, shumëdimensional dhe

Koncepti dhe praktika e Monarkisë Shqiptarendaj sigurisë kombëtare1

Ekrem SpahiaZëvendësministër i Mbrojtjes

Trajtesë e shkurtuar. Interesimi im për të zhvilluar punimin “Siguria Kombëtaregjatë Monarkisë Shqiptare 1928-1939”, buron nga bindja e arsyetuar se, për herë tëparë në historinë tonë kombëtare, nocioni “Siguri Kombëtare Shqiptare” merr trajtëtë plotë në periudhën e Monarkisë Shqiptare 1928-1939. Vlerësoj se një nocion itillë, veçanërisht i plotë për atë periudhë, iu mungon studimeve Shqiptare. Ndërkohë,duke synuar që përmes këtij punimi, të përmbush këtë zbrazëti, e gjej po aq tëdomosdoshme dhe të natyrshme të ndriçoj edhe më mirë e realisht kontributet historiketë Monarkisë në sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve. Vlerësoj senjë ndërmarrje e tillë është e domosdoshme, si për të qenë sa më të drejtë me vlerësimine kontributeve të Mbretit Zog I- kërkesë e natyrshme kjo për çdo personalitet Shqiptartë çdo kohe e të çdo orientimi politik,-ashtu edhe për të hedhur poshtë ndonjështrembërim apo konceptim të indoktrinuar, që ka tentuar të zvogëlojë apo më keq,të përbaltë kontributet me rëndësi historike të periudhës së Monarkisë Shqiptare.Në funksion të këtij punimi, do të trajtoj përmbledhtazi konceptet bazë të sigurisëkombëtare, duke iu referuar kryesisht zhvillimeve të para-Luftës së Dytë Botërore(kur u ngrit dhe funksionoi Monarkia Shqiptare), si dhe autorëve prestigjiozë e burimeautoritare që lidhen me këtë temë. Më tej, do të vijoj me një analizë më të qasur përrreziqet dhe kërcënimet në periudhën e Monarkisë Shqiptare.

Hyrje“Siguria” një term sa i gjerë, aq dhe kompleks“Siguria” është një term i cili zë një vend të rëndësishëm në fushën e MarrëdhënieveNdërkombëtare (MN)2. Kjo fjalë ka ndikuar në formimin e natyrës së njerëzve si dhe

192

Koncepti i Monarkisë Shqiptare ndaj sigurisë kombëtare

zgjerohet në fusha të ndryshme të jetës. Sot, në termin e zgjeruar të sigurisë përfshihen edhe siguriapolitike, ekonomike, informative, ekologjike, etj, të ilat, nga ana e tyre, pleksen jo vetëm brenda njështeti por në të tërë botën.

të shteteve duke qenë një faktor përcaktues në mbijetesën apo jo të tyre. Në qarqetakademike, siguria dhe vetë studimet e sigurisë, paraqesin një hapësirë tepër të gjerëperspektivash, qasjesh e trajtesash në mënyra nga më të ndryshmet. Sigurisht, nukmund të ketë një konsensus “matematik” për përcaktimin e termit “siguri”, sepseedhe vizionet, këndvështrimet dhe madje edhe interesat janë të ndryshme.Sot siguria është fjala më e përdorur nga njeriu dhe politika. Kjo për arsye se kyështë një term i cili prek në mënyrë të drejtpërdrejtë individin duke e ndikuar atë nëmarrjen e vendimeve në zgjedhjen e përfaqësuesve politikë në të gjitha nivelet.Po të kalojmë në fushën e filozofisë politike do të shohim që teoricienët më tëfamshëm e kanë trajtuar këtë term duke e parë atë nga shumë këndvështrime.Nëpërmjet konceptit “të gjendjes natyrore të njeriut”, Hobbes e drejton mendjen elexuesve në një kohë në të cilën shteti nuk ekzistonte dhe siguria ishte “malli”(shprehur në terma ekonomikë) më i rëndësishëm për individin.Rousseau shkruan në lidhje me konceptin e tij të “kontratës shoqërore” që një gjendjee tille shoqërore siç ishte ajo e “gjendjes natyrore”, mund të kalohet vetëm nëseindividët nënshkruajnë një kontratë (sa imagjinare, aq dhe reale) me shtetin, duke iakaluar këtij të fundit përgjegjësinë për sigurinë, duke e bërë atë garantin e vetëm tësigurisë së brendshme dhe të jashtme.Locke në përgjithësi bie dakord me mendimet e Rousseau, por ai e zgjeron më tepërkonceptin e sigurisë, duke parë shtetin si një burim rreziku për qytetarin. Ai mund tëkthehet shumë shpejt në diktaturë dhe në këtë mënyrë është e mundur që vetë shtetitë kthehet në një rrezik për nënshtetasit e tij.Nga ana e tij, Montesquieu flet për konceptin e tij të ndarjes së pushteteve, për tëashtuquajturën “liri politike”. Sipas tij, liria politike e qytetarëve qëndron në të qënittë sigurtë ose të paktën në ndjenjën e sigurisë (pavarësisht se këta të fundit mund tëmos jenë të sigurtë) ndaj sulmeve të pushtetit. Kjo siguri ekziston vetëm në një shtetnë të cilin prodhohen dhe zbatohen ligje,etj, etj.Në pikëpamjen historike, koncepti i sigurisë ka ndryshuar gjatë periudhave tëndryshme historike dhe deri në ditët tona. Përcaktimi tradicional i sigurisë lidhejngushtë me konceptin e shtetit-komb, e vështruar pothuajse gjithnjë në prizminushtarak. Sikurse është e njohur, në shek. XVII sistemi ndërkombëtar i shteteve moriformë teksa konceptet e sovranitetit dhe integritetit territorial ishin kodifikuar nëTraktatin e Westphalia-s (1648). Ngritja e nacionalizmit dhe shteteve-komb në shek.XVIII dhe XIX u shoqëruan me tentativat e Fuqive të Mëdha për të orkestruarstabilitetin në sistemin ndërkombëtar nga ekuilibri i forcës, nëpërmjet aplikimit tëekuilibrit të teorisë së forcës. Lufta e Parë Botërore, me implikimet e saj të pafundmeekonomiko-shoqërore, politike dhe ushtarake, theu sistemin e ekuilibrit të forcësduke hedhur bazat për ngritjen e një sistemi të bazuar në parimet e sigurisë kolektive,të institucionalizuara në Lidhjen e Kombeve.

193

Zoti Ekrem Spahia

3 Fox;1949, 694 Baldwin;1995, 1195 Haftendorn;1991, 76 H.Kissinger, Diplomacia Botim Shqip, Tiranë 1999, f.250.7 Dr. M. Mihallka, pedagog ne Qendren Xh. Marshall, i specializuar per studimet në Evropën Juglindore,Për më gjerë shih: Ribaj Pajtim, Siguria bashkëpunusese, sistem modern në përsosoje, Akademia eMbrojtjes, Tiranë, 20098 Për më gjërë shih Herd, Graeme P. “Siguria.” Kapitulli 1 ne Çështjet Politike në Botën e Sotme,botuar nga D>N. Maclver. Manchester: Shtypi i Universitetit të Mancester, 2004, faqet 17-32

Periudha midis Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore ka qenë shumëdomethënëse për zhvillimin e studimeve për sigurinë. Gjatë kësaj periudhe, studiuesitgjithmonë kanë theksuar faktin se demokracia, mirëkuptimi dhe marrëveshjetndërkombëtare ishin mënyrat kryesore për të arritur paqen dhe sigurinë3. Këta studiueskanë theksuar më së shumti rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm të institucionevedhe të së drejtës ndërkombëtare më tepër se sa të forcës ushtarake.4 Sistemi i rindërkombëtar konceptohej si “bashkësi që bënte fuqinë” në të cilën të gjitha shtetetdo të bashkëpunonin për kauzën e përbashkët të garantimit të sigurisë dhe të drejtësisëpër të gjithë aktorët dhe do të hiqnin dorë nga konkurrenca dhe nga mjetet shtrënguese.5

Kështu, organizata e parë e sigurisë kolektive në historinë e re ishte Lidhja e Kombevee krijuar pas Luftës së Parë Botërore. Anëtarët e saj merrnin në vetvete përgjegjësinëe mbrojtjes së njeri-tjetrit në rast sulmi, nga ana e çdo shteti tjetër që përfshihej nëkëtë organizatë.Për një sërë arsyesh, Lidhja e Kombeve nuk mundi ta kryejë detyrën e realizimit tësigurisë dhe stabilitetit. Sipas Kisingerit, sigurimi kolektiv u bë pre e premisës së tijthemelore. Asnjë akt agresioni me pjesëmarrjen e një fuqie të madhe nuk ështëmposhtur ndonjëherë duke zbatuar parimin e sigurimit kolektiv. Kështu ka ndodhurgjatë sulmit të Japonisë në Mançuri (1932), agresionit italian në Abisini dhe më pasnë Shqipëri. Kur Austria iu bashkua me forcë Gjermanisë dhe kur u pushtuaÇekosllovakia, nuk pati asnjë reagim nga Lidhja. Edhe përjashtimi i BashkimitSovjetik pas sulmit kundër Finlandës në 1939, nuk pati efekte në veprimet sovjetike.Gjithsesi, po sipas Kisingerit, edhe sikur të kapërcente të gjitha pengesat, ajo nukmund të funksiononte, përderisa ajo përjashtonte (në periudhën e parë të jetës së saj)tre vendet më të fuqishme të botës: SHBA-në e cila kish refuzuar të bashkohej meLidhjen, Gjermaninë të cilën nuk e kishin lejuar dhe Rusinë të cilën e kishin trajtuarsi të huaj dhe me përbuzje6. Mundet me bindje të theksohet se, një nga shkaqet bazëtë këtij mossuksesi qëndron në atë që pedagogu i qendrës “Marshall”, doktor MichaelMihalka, e quan “papajtueshmëri themelore e liberal demokracisë, fashizmit dhekomunizmit, të cilat ekzistonin në Lidhjen e Kombeve si anëtare të saj7. Dështimi iLidhjes së Kombeve me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, dërgoi këtë përpjekjenë përmbajtjen e agresionit shtetëror si dhe promovimin e paqes ndërkombëtare estabilitetin, në “koshin e plehrave të historisë”8

Përsa i përket gjendjes së Shqipërisë përpara vendosjes së Monarkisë, ka arsye të ndahetnë dy periudha: në periudhën 1912-1925 dhe në atë të viteve 1925-1928. Të dy periudhati ndan fakti se, në të parën Shqipëria, edhe pse bëri kapërcimin historik, d.m.th. kaloinga gjendja e pushtimit 500-vjeçar, në gjendjen e të jetuarit si komb më vete, nuk

194

Koncepti i Monarkisë Shqiptare ndaj sigurisë kombëtare

9 Donald E. Neuchterle, “Defining U.S. National Interests: An Analytical Frameëork,” in AmericaRecommit ted: United States National Interests in a Restructured World, Lexington: University ofKentucky Press, 1991, pp. 13-53

arriti, prapëseprapë, të formonte një shtet për të qenë, një shtet konkurrues që të kishteforcën e vet brenda vendit dhe fjalën e vet jashtë vendit. Sistemi politik qe i mjegullt,pa asnjë individualitet të përcaktuar qartë dhe për këtë arsye, jo i qëndrueshëm. Sistemiligjor nuk qe funksional. Shqipëria nuk ishte thjeshtë e izoluar, por thuajse e lënë pasdore nga bota dhe në rastin më ekstrem, e rrezikuar për të humbur edhe sigurinëkombëtare. Vendi ishte i zhytur në varfëri. E vetmja zgjidhje ishte emigracioni, i cili nëato vite jo vetëm filloi, por edhe u masivizua si kurrë ndonjëherë.Përkundrazi, në periudhën e dytë që jo rastësisht lidhet me emrin e Ahmet Zogut,edhe pse brenda një kohe fare të shkurtër, Shqipëria u fut në rrjedhën e autoritetit tështetit, të forcës dhe të fjalës së tij. Shqipëria filloi të pyetej në arenën ndërkombëtare,madje t’i dëgjohej edhe fjala, sikurse ishte rasti për Çamërinë. Shteti u plotësua nëinfrastrukturën e vet politike. Mbrojtja e vendit u konsolidua si kurrë më parë.Gjithsesi, ajo që i bashkon të dyja periudhat është varfëria përgjithësisht e skajshmee vendit, infrastruktura e dobët, sistemi arsimor joekzistent, sistemi ligjor jofunksionaldhe përfaqësimi diplomatik në botë jo i duhur.Duke marrë parasysh sa më sipër, si dhe faktin tepër të rëndësishëm se, pikërisht në atovite, situata e sigurisë në Ballkan dhe në Evropë po shkonte drejt përkeqësimit, atëherëpër Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku jetonin, nuk kishte zgjidhje tjetër shpëtimi,mbijetese dhe sigurie kombëtare, përveçse të kalohej në një përqendrim edhe më tëmadh energjish, përpjekjesh dhe forcash të të gjithë kombit, gjë që u mishërua nëzgjidhjen politike të vendosjes së Monarkisë. Një përvojë të tillë të përqendrimit tëpushtetit politik në kohë rreziqesh të mëdha për sigurinë kombëtare e kanë përjetuarshumë kombe, pavarësisht se në çfarë forme është bërë ky përqendrim. Kështu pativepruar dikur Gjermania nën “Monarkun” Bismark. Kështu patën vepruar edhe fqinjëttanë më të afërt, Serbia, Greqia etj. Shqipëria nuk kishte pse bënte përjashtim nga kyrregull, përndryshe ajo do të vijonte të bëhej objekt lakmish të egra.Kalimi nga Republikë në Mbretëri ishte jo vetëm i domosdoshëm, por edhe nëpërputhje me konkluzionet e Ismail Qemalit në Kuvendin e Vlorës, statusin e PrincWidit, vendimet e Kongresit të Lushnjës dhe të Asamblesë Kushtetuese më 1 shtator1928, ku Shqipëria u shpall Monarki. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse njësistem dhe qeverisje legjitime është gur themeli i sigurisë kombëtare. Këtë legjitimitet,Ahmet Zogu e fitoi me mjete të ligjshme dhe me kontribute të spikatura të udhëheqësittë pranuar dhe të mbështetur në nivel kombëtar.Vështrim për rreziqet dhe kërcënimet gjatë MonarkisëKuptimi i përgjithshëm për rreziqet dhe kërcënimetMënyra e përcaktimit të rreziqeve dhe kërcënimeve lidhet me interesat e sigurimitkombëtar, rajonal e global. Çdo shtet harton dokumente strategjike dhe parashikonrrugët për realizimin e objektivave të saj. Problemi themelor i strategjisë së sigurimittë një shteti, vetë zgjidhja strategjike është përcaktimi i interesave kombëtare, tëcilat, nëse pranojmë klasifikimin që ka bërë D. Nuerchterlein9, mund të jenë të

195

Zoti Ekrem Spahia

10 Për më gjerë shih P. Ribaj, “Përcaktimi i rreziqeve dhe kërcënimeve, detyrë e vështirë e sigurisë”,Akademia e Mrojtjes, Tiranë, 201011 Ch. Kegley, Politika Botërore, f 400-41112 P. Ribaj, vepër e cituar

mbijetesës, jetësore, madhore apo periferike. Nëse këto interesa përcaktohen meobjektivitet, atëherë edhe rreziqet e kërcënimet që cenojnë ato, përcaktohen drejt.Vendet kanë interesa kombëtare jo të njëjta, si pasojë edhe rreziqet dhe kërcënimetnuk janë njëlloj për të gjithë. Kuptohet që shtetet e vogla kanë më shumë rreziqe ekërcënime, sidomos kur ato janë shtete të rinj ose kanë pasur shndërrime tërëndësishme. Njëherazi, asnjë shteti nuk i duket e drejtë të trajtohet si inferior, secilisynon të konkurrojë në politikë, ekonomi dhe fusha të tjera. Nëse i referohemihistorisë, termi “Rrezik” mund të këtë prejardhjen nga thënia klasike greke “riksa”(ñéæá greke, Risk), do te thotë rrezik, e përdorur më vonë në latinisht për “shkëmb”.Termi është përdorur në M Rhapsody e Homerit. Odiseu u përpoq për të shpëtuarveten nga Charybde në shkëmbinjtë e Scylla, ku anija e tij u shkatërrua nga detet erënda të krijuara nga Zeusi si një dënim për ekuipazhin e tij, duke vrarë para demavetë Helios (zot i diellit), nga grapping rrënjët e një fiku të egër10. Për sociologunNikolas Luhmann, termi “rrezik” është një neologjizëm i cili u shfaq me kalimin ngashoqëria tradicionale në atë të shoqërisë moderne. Në mesjetë, termi “risk” ështëpërdorur në kontekste mjaft specifike, mbi të gjitha në atë të problemeve ligjore tëtregtisë detare, të riskut të humbjes dhe dëmit. Në gjuhën e folur të shekullit XVI,fjalët “rischio” dhe “riezgo” janë përdorur të dy termat që rrjedhin nga fjala arabe“ÑÒÞ”, “rizk”, që nënkupton të kërkosh prosperitet. Kjo ishte futur në kontinentin eEvropës, në bashkëveprim me Lindjen e Mesme dhe me tregtarët arabë e të Afrikëssë Veriut. Në gjuhën angleze termi “rrezik” u shfaq vetëm në shek. XVII dhe duhet tëjetë importuar nga kontinenti i Evropës.Gjithsesi, kur autorë elitarë si Charl Kegley11 shtrojnë pyetjen se cili është kërcënimimë i madh botëror, përgjigjet e mundshme janë të shumta. Ju, -shkruan Kegley,-mund t’i përgjigjeshit ndryshe nëse do të ishit banues në Bagdat, e ndryshe nëse dotë banonit në Pekin, në Bombei, Boston apo Buenos Aires, nëse ju jeni mashkull apofemër etj. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo që për një shtet duket e logjikshme,për një shtet tjetër nuk është e tillë. Shtete të ndryshme për vetë kushtet e rrethanat etyre rrezikohen e kërcënohen në mënyra të ndryshme. Por a janë e njëjta gjë rrezikudhe kërcënimi? Rreziku përfshin në vetvete një gjendje të përgjithshme jo tëzakonshme, jo normale, e cila sjell destabilitet apo mënjanim nga zhvillimi normal ingjarjeve. Ai duhet të merret në shqyrtim për tu menaxhuar me masa e veprimepërkatëse në një kohë të caktuar, me përkushtim të caktuar, për tu mbajtur në gjendjenekzistuese duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tij. Sipas konceptit tëNATO-s një rrezik përkufizohet: “Gjendje që rrezikon interesat kombëtare nëpërgjithësi, por jo sovranitetin dhe integritetin territorial të një shteti, grup shteteshapo të një aleance”12.Kërcënimi është një evoluim i menjëhershëm ose i përshkallëzuar i një rreziku konkrettë pa administruar ose të administruar në mënyrë jo efektive. Ai konkretizohet derinë përdorimin e mjeteve të ndryshme, duke përfshirë mjetet e dhunës, duke

196

Koncepti i Monarkisë Shqiptare ndaj sigurisë kombëtare

vështirësuar dhe vënë në diskutim gjendjen ekzistuese. Kështu kërcënimi mund tëpërkufizohet si rrezik konkret, i shkallëzuar dhe me objektiva të përcaktuar qartë.Kërcënimi ndaj sigurimit kombëtar, konsiderohet, kur një ose disa nga interesat dhevlerat më të rëndësishme kombëtare të një shteti ose kombi, denigrohen në ekstremnga veprime të jashtme, të brendshme ose të kombinuara. Ndikim të madh në sigurinëe vendit sjellin ato kërcënime të jashtme që mund të rezultojnë në konflikt të armatosur.Sipas konceptit të NATO-s, një kërcënim përkufizohet “gjendje që bazohet mbiimponimin e qëndrimit politik dhe vullnetin e një shteti, grup shtetesh ose aleance,ndaj një shteti, grup shtetesh apo aleance tjetër dhe midis të tjerash, mbështetet nëpërdorimin e forcës ushtarake, shteti (shtetet) që i ekspozohet këtij kërcënimi mundt’i rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i tij”.Në përgjithësi, në varësi me zhvillimin e ngjarjeve, zakonisht kalohet nga gjendja errezikut në atë të kërcënimit. Përvoja e deritanishme ka treguar se në përgjithësi,vetëm burimet e rreziqeve mund të shndërrohen në kërcënime. Për klasifikimin erreziqeve dhe kërcënimeve përdoren metodologji të ndryshme. Një nga mënyrat eklasifikimit të tyre bazohet te: shtrirja, natyra, intensiteti dhe pasojat. Nisur ngashtrirja, rreziqet dhe kërcënimet mund të jenë globale, kombëtare dhe rajonale. Këtojanë perceptime bashkëkohore të rreziqeve dhe kërcënimeve.Le të zhvillojmë tani një kuadër se si u vlerësuan rreziqet dhe kërcënimet në periudhëne Monarkisë Shqiptare.a. Rreziqet dhe kërcënimet e brendshme gjatë MonarkisëMonarkia, gjatë viteve 1928-1939 bëri përpjekje maksimale për ta vënë vendin nërrugën e përparimit ekonomik, arsimor, kulturor etj. Ndryshime të thella u bënë nësistemin juridik dhe administrativ, duke u përpjekur të vendosen standarde të shtetevetë përparuara perëndimore. U promovua një mbështetje e plotë juridike përemancipimin e gruas, për luftën kundër hakmarrjes e gjakmarrjes. U vendos njëekuilibër tepër i emancipuar midis feve të ndryshme që ekzistonin në vend. Njërëndësi e posaçme iu kushtua ndërtimeve apo sikurse quhej atëherë “punëve botore”,urave, rrugëve etj., të cilat përmirësuan ndjeshëm komunikimin e popullsisë dhe tëkrahinave me njëra-tjetrën, duke përparuar kështu kohezionin kombëtar, që është aqi domosdoshëm për ekzistencën dhe suksesin, veçanërisht të regjimit monarkik.Sidoqoftë, vendi përjetoi edhe rreziqe e kërcënime të brendshme të natyrave tëndryshme. Shqipëria ishte një vend me shumë pak përvojë shtetërore. Sistemimonarkik ishte një presion i domosdoshëm për t’i mësuar Shqiptarët me nevojën eshtetit. Por, në kushtet e një vendi të varfër, me terren tepër malor, me ndarje tëtheksuara krahinore e klanore, me zakone e tradita ku sundonin ligjet e kanunit etj.,një shtet i fortë prodhonte edhe efekte reaktive.Problemi për sigurinë kombëtare ishte se ky reaksion, i nxitur sidomos nga klane tëcaktuara për pushtet, nuk operonte me mjete demokratike, me protesta etj. Mjeti ivetëm tradicional i Shqiptarëve për të zgjidhur problemet politike ishte “pushka”.Synimi i vetëm i kundërshtarëve ishte rrëzimi i qeverisë, në rastin konkret i Mbretitdhe i Mbretërisë, pavarësisht se këto ishin të ligjshme. Për më tepër, me varfërinë ekohës, krerë të ndryshëm që aspironin thjeshtë pushtetin, i manipulonin më lehtë

197

Zoti Ekrem Spahia

13 Pearson, Ouen, “Albania and King Zog”, materiale dokumentare kronologjike, 2004, pg.413

shtresat e ndryshme të popullsisë, sidomos ato shtresa që lidheshin me “bajrakun”.Në këtë rrjedhë, mbase edhe më ashpër shkonin edhe grupet “revolucionare”.Kështu për shembull, në prill të vitit 1934, një organizatë e fshehtë e formuar nga njëgrup ish oficerësh, shpalli synimet e veta për përmbysjen e Mbretit Zog. Kësaj organizateiu bashkua edhe Grupi Komunist i Korçës, i cili, nga ana e vet, kishte në program njëkryengritje popullore, me qëllim midis të tjerash, përmbysjen e Mbretërisë dhe instaliminnë Shqipëri të një forme tjetër regjimi, Republikën Demokratike Popullore.Në 14 gusht 1935 shpërtheu “Revolta e Fierit” e udhëhequr dhe mbështetur ngakundërshtar të Mbretit Zog, që synonin përmbysjen e Mbretërisë.Në maj 1937, shpërtheu revolta e Delvinës e udhëhequr nga Et’hem Toto, ish-Ministër iBrendshëm në Qeverinë e Mehdi Bej Frashërit. Revolta kishte për qëllim që, duke nxituredhe mbështetjen e popullsisë me besim fetar bektashí, të përmbyste Mbretin Zog.Në nëntor të vitit 1938, pikërisht në prag të pushtimit fashist dhe në periudhën më tëvështirë kur Mbreti kishte nevojën më të madhe për mbështetjen gjithë popullore e përmë tepër, të elitave të vendit, u formua Bashkimi Kombëtar, një organizatë e udhëhequrnga Mustafa Kruja e Qazim Koculi. Kjo organizatë, midis të tjerash, shpallte se ishte:“e bindur se rrënja dhe burimi i të gjitha rreziqeve dhe fatkeqësive është regjimi iterrorit, mizerjes, turpit dhe tradhtisë që ka instaluar Ahmet Zogu 14 vjet më parë… ebindur gjithashtu nga eksperienca e 15 viteve, si dhe nga situata e tanishmendërkombëtare e po ashtu, edhe nga pozita gjeografike e vendit tonë, se vetëm dukebesuar në mbështetjen e Qeverisë Fashiste mund të shpëtojmë popullin tonë nga regjimii Zogut…se vetëm me ndihmën e Italisë e cila është e vetmja Fuqi e Madhe e interesuardrejtpërdrejt për Shqipërinë, mund të sigurohet shërimi ekonomik dhe progresi icivilizuar i vendit tonë…ne vendosëm të kërkojmë një princ nga gjaku i Savojës siMbret të Shqiptarëve dhe themelues të dinastisë së ardhshme të Monarkisë sonë”.13

Ndërkohë ishin gjallëruar edhe më shumë grupet komuniste. Ndër të gjitha korentetqë dilnin kundër shtetit dhe rendit shoqëror, komunistët do të vlerësoheshin nga mëtë rrezikshmit. Prandaj organet përkatëse të shtetit morën të gjitha masat dhe nëshkurt 1939 arrestuan pjesën dërmuese të Grupit Komunist të Shkodrës, me akuzënse përpiqeshin të përdornin dhunë.Pamjen më të qartë të qëndrimeve të aktorëve dhe faktorëve pro dhe kundër Monarkisëe tregoi pikërisht përballja me sfidën më të madhe të kohës: pushtimin fashist tëvendit. Historiografia Shqiptare, e ndikuar sidomos nga koha e qeverisjes komuniste,por edhe nga mungesa e thelluar në vlerësime sa më gjithëpërfshirëse, shpesh kaçuar në konstatime të pavërteta ose në përfundime të pabaza për rolin e njërit apo tëtjetrit faktor e aktor, në përballimin e pushtimit fashist. Ndoshta vetë pushtuesi, iinteresuar më shumë se kushdo për një përçarje sa më të madhe midis Shqiptarëve, sidhe për të zhvilluar operacione pa shumë kosto e me ritëm të lartë, zbulon më mirëqëndrimet e aktorëve dhe faktorëve Shqiptarë. Konti Ciano, Ministër i Jashtëm dhepersonaliteti shtetëror italian më me zë i kohës, më i angazhuari me përgatitjen eterrenit për pushtimin e Shqipërisë, shkruan në mënyrë mjaft domethënëse në ditarin

198

Koncepti i Monarkisë Shqiptare ndaj sigurisë kombëtare

14 Ditar i Konte Cianos, Po aty, pg. 421.15 Hobshbaën, Erik, “Epoka e Ekstremeve”, 1994, faqe 79.

e tij të datave 7 dhe 8 shkurt 1939: “Duçja ra dakord që data për sulmin (mbi Shqipërinë,shënim im) do të ishte midis 1 dhe 9 prill.…Atmosfera në Shqipëri është e tensionuar.Në mënyrë të padiskutueshme të gjithë shefat janë me ne. (nënvizimi im). Por simund të ruhet ky sekret?...Jakomoni ishte përgjegjës për aktivitetin ekstensiv përshkatërrimin e fiseve disidente duke korruptuar e blerë krerët e tyre (nënvizimiim), të cilët tani kërkonin pagesa më të rritura duke qenë se e kanë kuptuar se ora esulmit italian po afrohej. Ai kishte frikë se …politikanë të korruptuar mund të dyshoninpër vonesën italiane si një zhvillim ogurzi, i cili mund të rrezikonte pozitat e tyre dhekështu do të mund të përpiqeshin ta bënin për vete Ahmet Zogun duke e informuar atëse ata i dinin synimet e Italisë. Mbreti ishte sidoqoftë plotësisht në dijeni për rrezikune pashmangshëm dhe të afërt të një sulmi italian dhe ai thirri Komandantin e GardësMbretërore për t’i thënë se ai ishte shumë i shqetësuar për zhvillimin e marrëdhënieveme Italinë dhe se ai do të shqyrtonte çdo mundësi për të përballuar kërcënimin(nënvizimi im)”.14 Kjo pra ishte elita e vendit, e cila, pa asnjë dyshim, e vuri Shqipërinëdhe vetë Mbretërinë në pikëpyetjen më të madhe, pikërisht në çastin më kritik, kur u vunë balancë siguria kombëtare.Pushtimi fashist i Shqipërisë ishte çasti më kritik i kohës për sigurinë kombëtare tëShqipërisë. Në jo pak raste në histori, siguria kombëtare e Shqipërisë është vënë nëprovë. Por kjo ishte një provë e një lloji të veçantë, sepse bëhej fjalë për pushtimushtarak të të gjithë territorit të Shqipërisë e të trojeve Shqiptare njëherësh, nga njëFuqi relativisht e Madhe e kohës dhe në koalicion me një Fuqi akoma më të madhe,sikurse ishte Gjermania, me metodat dhe mjetet klasike të luftës. Askush nuk e dinteme saktësi se çfarë mund të sillte në perspektivë Lufta e Dytë Botërore.Këto kohë kritike, nga më kritiket, kërkonin gjykimet më të matura si dhe kohezioninmë të madh kombëtar. Nga të gjitha notimet dhe vlerësimet e Mbretit shohim, nganjëra anë, se ai “shqyrtonte çdo mundësi për të përballuar kërcënimin”, ndërsa “nëmënyrë të padiskutueshme të gjithë shefat” bëheshin gati të mikprisnin Italinë. Secilët ishin ata “shefa”, e tregoi më vonë historia, por ajo që rezulton është se mungesae kohezionit, mungesa e qëndrimeve të përbashkëta, mosdhënia e mbështetjes ndajMbretërisë, madje komplotimi kundër saj përgjatë gjithë ushtrimit të qeverisjes dheveçanërisht në situatën më kritike për sigurinë kombëtare, sikurse ishte pushtimiushtarak i vendit, kanë qenë rrezik dhe kërcënim i madh për sigurinë kombëtare.b. Rreziqet dhe kërcënimet e jashtmeKriza e Madhe e viteve 30-të të shekullit XX, është padyshim “aliazhi” i të gjithakrizave, konflikteve e pasigurive që shoqëruan botën në ato vite, “më i madhi tërmetglobal që mund të jetë matur ndonjëherë me Shkallën Richter të historianëveekonomikë”.15 Papunësia arriti shifra astronomike. Mjafton të përmendim se nëGjermani arriti shifra tronditëse, ku rreth 44% e punëtoreve mbetën të papunë.Gjermania ishte i vetmi shtet, i cili për 4-5 vite pas krizës arriti ta zhdukë më suksespapunësinë, por me një instrument po kaq tronditës, duke i punësuar ata në industrinëe luftës. Tregtia botërore gjatë Krizës së Madhe ra 60%.

199

Zoti Ekrem Spahia

16 Ditar i Konte Cianos.

Njëri nga produktet, që stimuloi Kriza e Madhe ishte radikalizmi, që çoi në lindjen eNazizmit dhe Fashizmit, të cilët, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë të Krizës,indoktrinuan histerizmin e turmave të tëra popullore. Sigurisht, nuk ishte vetëm Kriza.Popullin gjerman për shembull, do ta indoktrinonin edhe përmes fyerjes që burontenga thelbi i Traktatit të Versajës, i cili interpretohej se godiste në radhë të parëkrenarinë Gjermane, hapësirën jetike (lebensraum) Gjermane, shpirtin Gjerman. Kemikësisoj dy faktorë thelbësorë që nxitën radikalizmin.Nga ana tjetër, në vitet 1930, bota tanimë jetonte realitetin e një shteti të madh, njënga më të mëdhenjtë e botës, ku ishte instaluar komunizmi. Për më tepër, në krye tështetit të parë komunist kishte ardhur Stalini, i cili u rrit jo thjesht si komunist, por sipërllogaritës gjakftohtë genocidi: Pikërisht në ato vite ai masakroi masivisht elitën einteligjencës dhe të ushtarakëve Rusë, vetëm për shkak të bindjeve të tyre jo komunisteapo origjinës klasore të tyre.Në periudhën midis dy luftërave kemi një kaos ideologjish, të cilat shkaktuan qëmasa të mëdha popullore, të zhgënjyera e të pakënaqura siç ishin, të mos dinin ku tëshkonin, kë të përkrahnin e kë të mbështesnin. Ishte pikërisht kjo klimë që u shfrytëzuamë së miri nga elitat ideologjike dhe elementët toksikë për të bërë për vete masa tëtëra drejt veprimeve histerike, sikurse ishte zhdukja në masë e hebrenjve, agresionimbi tërë shtetet e kontinentit etj.Lidhur me zhvillimet e mësipërme, një fakt interesant meriton vëmendje të veçantë:Vendet ku ndodhën kryesisht zhvillimet e mësipërme ishin Fuqitë më të Mëdha mëafër gjeografikisht me Shqipërinë. Madje, mund të themi, ato e qarkonin Shqipërinënë një lloj trekëndëshi ku, në secilën brinjë të tij ishte një Fuqi e Madhe që ushtrontepresion: Nga Veriu - Gjermania përmes pushtimit ushtarak, nga Lindja - Rusia përmespushtimit ideologjik, nga Perëndimi - Italia përmes pushtimit ushtarak, ekonomik,kulturor etj. Është e vërtetë se këto zhvillime nuk adresoheshin vetëm apo kryesishtkundër Shqipërisë, por një e vërtetë po aq e madhe ishte se pikërisht, dy vende tëvogla, Çekia dhe Shqipëria u bënë preja e parë e inkursionit nazi-fashist.Ky ishte si të thuash, rrethi i jashtëm i rreziqeve dhe kërcënimeve. Ky ishte një rrethushqyes, mbështetës, por në largësi. Rrethi i brendshëm ishte ekzekutori: Italia,Jugosllavia dhe Greqia. Jugosllavia kishte qëllimet e saj të përjetshme ndaj Shqipërisë:daljen në detin Adriatik në kurriz të hapësirës Shqiptare, përjetësimin e pushtimit tëKosovës dhe viseve të tjera shqiptare dhe në perspektivë, mundësisht copëtimin eShqipërisë. Një skemë të njëjtë dhe të përhershme kishte Greqia. Por Italia – pjesë sie rrethit të jashtëm, edhe e rrethit të brendshëm njëkohësisht, do të bëhej dirigjentjae zhvillimeve të paraluftës së Dytë Botërore për zaptimin e Shqipërisë në veçantidhe të Ballkanit në tërësi. Kjo do të dukej fare qartazi në takimin Ciano- Stojadinovic– Kryeministër i Jugosllavisë, në janar 1939, ku konflikti midis dy rivalëve tëpërjetshëm për Shqipërinë i la vendin marrëveshjes: “Unë (Konte Ciano - shënimiim) preka çështjen shqiptare. Në fillim Stojadinovici u duk i turbullt. Pastaj ai e theuakullin dhe foli për ndarjen e Shqipërisë si rruga më e mirë për të dalë nga kjosituate”.16 Kështu Ciano dhe Stojadinovic erdhën në ujdinë që përfshinte shtypjen e

200

Koncepti i Monarkisë Shqiptare ndaj sigurisë kombëtare

17Pearson, Ouen, “Albania and King Zog”, materiale dokumentare kronologjike, 2004, f.418.18 Marrë si citim nga E Hobchbawn.

pavarësisë së Shqipërisë…koncesione territoriale për Jugosllavinë…”17

Përfundime dhe refleksioneKur përballesh me tema të tilla, menjëherë të shkon mëndja te thënia e Mark Aurelit:“O Zot! më jep fuqi të ndryshoj atë që mundem dhe më jep ende fuqi të pranoj atë qënuk mund ta ndryshoj dhe mbi të gjitha, më jep urtësinë të dalloj njërën nga tjetra18.Kjo lloj dileme është e mundimshme për të gjithë njerëzit dhe aq më shumë edhe përvendimmarrjen politike.Për sa u trajtua më sipër, lidhur me situatat evolutive që përjetoi Shqipëria gjatëMonarkisë Shqiptare, mendoj se dy janë shinat kryesore ku duhet të ngrihet filozofiadhe urtësia politike e politikëbërësve: mundësitë që kanë dhe kushtëzimet që uimponohen. Nuk besoj se do të kishte gjë më të suksesshme se të dish të dalloshkufizimet e tua të veprimeve dhe të vendimmarrjes politike dhe të identifikoshsaktësisht hapësirat ku të lejohet të veprosh. Situata rajonale e globale e periudhësqë analizojmë ishte tepër e ndërvarur dhe po kaq shumë konkurruese. Në këto kushte,është mjaft me rëndësi të dish të përcaktosh interesat kombëtare dhe të hartosh atopolitika shtetërore me qëllim që të arrish t’i realizosh ato interesa.Por sigurisht interesat kombëtarë duhet të përputhen me mundësitë që ka secili shtetpër të luajtur në teatrin gjeopolitik. Nëse njohim realitetet e periudhës së para-Luftëssë Dytë Botërore në Ballkan (pa folur për brishtësinë dhe pafuqinë e Lidhjes sëKombeve, si organizata e parë e sigurisë kolektive në të cilën aderoi Shqipëria), jemimë racionalë në analiza. Në këto kushte, e rëndësishme për lidershipin politik të njëvendi është të përcaktojë se në teatrin politik të ngjarjeve ndërkombëtare luan siaktor apo si faktor. Dhe këto nivele lidershipi nuk arrihen thjeshtë apo vetëm mepatriotizëm sado me pathos, as me nacionalizëm delitant e aq më pak me dalldidelirante të pabazuara apo me ngarkesa ideologjike, por me një analizë dhepërllogaritje të saktë e të përpiktë të faktorëve dhe të aktorëve politikë në hapësiratglobale. Nëse në hapësira rajonale dikush është faktor dhe ndërkohë sillet si aktor -kjo jo vetëm që është jashtëzakonisht e dëmshme, por nuk mund të lejojë të realizoshmaksimalisht interesat përkatëse.Në këtë hapësirë duhet të sillesh si imponues, të paraqesësh kushte aty ku ke fuqi tëdiktohesh. Kur je thjesht aktor dhe regjizura politike është përtej teje, duhet të jesh iarmatosur me këtë vetëdije. Ti mund të sillesh si faktor dhe bën çmos që të shitesh sii tillë, por duhet te jesh i bindur për fuqitë e tua. Duhet ta prezantosh fuqinë e shtetitdhe të kombit më shumë se ç’është në të vërtetë. Por kur të jesh i bindur ne vetvete,di të bësh edhe lëshimet e duhura për të mos humbur gjërat më të rëndësishme.Mbreti Zog i shfaqi këto aftësi duke shfrytëzuar me mjeshtëri rrethanat.Lind menjëherë pyetja se në marrëdhëniet ndërkombëtare, a është e ravijëzuar qartëharta ku vendimmarrja politike lexon aq kollaj mundësitë dhe kushtëzimet? A mosishim kaq të lirë sidomos në periudhën e Monarkisë? Jo! Kjo është gjëja më e vështirë.Kjo varet nga vizioni i lidershipit, p.sh., Meterniku ka mundur ta paraqesë Austrinë

201

Zoti Ekrem Spahia

19H. Kissinger, Diplomacia, Tiranë: Laert, 1999, f. 78-90.

si faktor, madje edhe si fuqia dominuese në Europë. Në fakt, Austria në kohën e tij,ka patur edhe rol udhëheqës në punët e kontinentit, por jo gjithmonë me atë madhështiqë e prezantonte Meterniku. E kundërta ka ndodhur me Rusinë, ku nga pikëpamjagjeopolitike ishte gjigante në raport me fuqitë tjera kontinentale dhe për shkak tëmiopisë së Carëve është mikluar në fuqi të dorës së dytë. Tajlejrandi, Francën eluftërave post-napoleoniane e prezantonte me madhështi dhe dinjitet për ta bërëpjesëtarë të ngrehinës diplomatike të Vjenës. Madje ky ministër në koalicionin, qëishte ngritur për të zhdukur Francën e mundur, kërkonte të merrte rolin udhëheqës tekëtij koalicioni.19

Mund të sjellim plot shembuj nga historia e marrëdhënieve ndërkombëtare, raste kurfuqitë nuk i kanë patur ato potenciale, por i kanë shitur si të tilla, apo rasti i kundërtkur kanë patur realisht fuqi, por për shkak të atyre që i kanë përfaqësuar nëmarrëdhëniet ndërkombëtare ua kanë mikluar dimensionet e tyre reale.Nisur nga këto konsiderata gjykoj se, Monarkia gjatë qeverisjes së saj, e drejtoivendin në rrugën e progresit evropian, duke u përpjekur të vendosë standarde tështeteve të përparuara perëndimore. Shqipëria dhe shqiptarët, për herë të parë nëhistorinë moderne, arritën të ndërtojnë një shtet modern për kohën. Kërkesat për njështet modern dhe të fortë i kushtëzoi nevoja për ta futur Shqipërinë në rrjedhënevropiane të zhvillimit. Por, në atë masë sa kërkuan energji nevojat për zhvillim, nëatë masë kërkuan energji edhe nevojat për të përballuar rreziqet dhe kërcënimet ebrendshme dhe të jashtme. Këto rreziqe e kërcënime morën trajta tepër virulente dhesynonin objektiva madhore: vënien në pikëpyetje të vetë ekzistencës së institucioneveqë kishte ngritur kombi shqiptar dhe që ishin vënë në rojë të pavarësisë, lirisë dheprosperitetit të vendit. Për më tepër, rreziqet dhe kërcënimet e jashtme, u mishëruandrejtpërdrejtë në pushtimin e tërë Shqipërisë, duke u shndërruar kësisoj nga trajtavirtuale, në trajta reale. Shqipëria ishte një nga dy vendet që u bënë preja e parë einkursionit nazi-fashist.Bibliografia:

• H.Kissinger , Diplomacia Botim Shqip, Tirane 1999.• Ribaj Pajtim, Siguria bashkëpunusese, sistem modern në përsosoje, Akademia e

Mbrojtjes, Tiranë, 2009• Herd, Graeme P. “Siguria.” Kapitulli 1 ne Çështjet Politike në Botën e Sotme, botuar

nga D>N. Maclver. Manchester: Shtypi i Universitetit të Mancester, 2004.• Donald E. Neuchterle, “Defining U.S. National Interests: An Analytical Framework,”

in America Recommit ted: United States National Interests in a Restructured Ëorld,Lexington: University of Kentucky Press, 1991.

• P. Ribaj, “Përcaktimi i rreziqeve dhe kërcënimeve, detyrë e vështirë e sigurisë”,Akademia e Mbrojtjes, Tiranë, 2010

• Ch. Kegley, Politika Botërore.• Pearson, Ouen, “Albania and King Zog”, materiale dokumentare kronologjike, 2004.• Ditar i Konte Cianos.• Hobshbawn, Erik, ‘Epoka e Ekstremeve”, 1994.

202

Skënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha

Skënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha

Profesor Doktor Shahin Leka

Në luftën 25-vjeçare kundër perandorisë Otomane, Skënderbeu ka shpalosurkoncepte politike e strategjike të qarta, si dhe aftësinë të gjejë zgjidhje tëdrejta nëpërmjet luftës së armatosur ose edhe veprimtarisë diplomatike në

varësi nga situata. Si rrjedhojë e këtyre koncepteve, ai plotësoi me sukses një vargdetyrash politiko-strategjike tepër të rëndësishme.Të befasuar nga këto arritje në historiografinë botërore, ndërmjet të tjerash, ështështruar çështja e metodave të luftës së armatosur të përdorur nga Skënderbeu, nëkrye të një ushtrie të vogël, kundër ushtrisë më të madhe e më të fuqishme të kohës.Ka historianë si Voigt Jorga e ndonjë tjetër dhe së fundi historiani Zviceran Shmid, menjë tendencë të theksuar për të ulur vlerat e Skënderbeut e të veprës së tij që e vlerësojnëSkënderbeun si një strateg vetëm të luftës guerile, si një komandant çetash të malësorëve.Sigurisht, Skënderbeu ishte një Komandant shumë i zoti i luftës guerile. Po ai ishtenjëherazi strateg dhe Komandant i luftës së rregullt po kaq i zoti dhe zhvilloi kundërushtrisë osmane një numër të madh betejash sipas kritereve të luftës së rregullt.Analiza e luftërave dhe betejave të zhvilluara tregoi qartë se Skënderbeu, duke qenënjë njohës i thellë i artit ushtarak, kombinoi me mjeshtëri luftën e rregullt dhe luftënguerile.Për t’u ndeshur me kundërshtarin jo vetëm me metodat e luftës partizane, por edheme beteja në fushë të hapur, Skënderbeut i duhej së pari të ndërtonte një ushtri tërregullt. Ushtria e Skënderbeut me mundësi mobilizimi të një efektivi prej 15-20mijë luftëtarësh, e aftë të përhapej me shpejtësi në fushën e luftës, përbëhej ngagarda pretoriale, repartet e kufirit dhe forcat ndihmëse.Krijimin e kësaj ushtrie e mundësonte zbatimi i parimit “burrë për shtëpi”dhe hartimii listave të rekrutimit. Ky sistem që ka tiparet e shërbimit të detyrueshëm ushtarak,ishte mjaft përparimtar për kohën. Skënderbeu krijoi kështu i pari në Evropë, nëperiudhën e mesjetës, ushtrinë e përhershme dy vjet para Karlit XII të Francës, i cilivetëm në vitin 1445 krijoi një lloj ushtrie të përhershme, dhe këtë ushtri Shmidi evlerësoi si “një masë të vogël luftëtarësh fshatarë e blegtorë.”1

1 Oliver Jens Shmitt, Skënderbeu (fq.111) Tiranë 2008

203

Prof. Dr. Shahin Leka

Për një veprim të tillë, në krishterimin e atëhershëm, nuk kishte menduar njeri, poredhe për Shqipërinë ishte një reformë që nuk ishte dëgjuar dhe në këtë mënyrë, tëregjistruarit thirreshin nën armë rregullisht sipas nevojës dhe dëshirës”2. Kjo ushtri,me tipare të plota të një ushtrie të rregullt, hedh vetëm themelet për të përdorur nëfushën e luftës si taktikën partizane, por dhe atë të luftës së rregullt. Konkluzione mëtë qarta mund të nxjerrim nëpërmjet një analize të argumentuar të betejave të ushtrisëshqiptare të komanduar nga Skënderbeu, mbështetur në ligjësitë, parimet dhe rregullate luftës e të artit ushtarak, analizë të cilën në tërësi historianët e kanë anashkaluar.Së pari, na duhet të sqarojmë cila është përmbajtja e luftës së rregullt dhe betejës nëperiudhën e shekullit XV. Beteja është një dukuri tipike që karakterizon luftën erregullt nga lashtësia e deri nga mesi i shekullit XIX. Ajo përfaqëson ndeshjen nëfushë të hapur të masës kryesore të forcave të dy palëve, të cilat mund të jenë rreshtuarpërballë njëra-tjetrës ose fillojnë luftimin me afrimin në fushën e betejës. Ajo ështënjë veprim taktik që synon realizimin e një objektivi strategjik. Sipërfaqja e fushë-betejës ka lëvizur nga 2-3 km X 0,5-1 km deri 15-20 km X 5-20 km. Kohëzgjatja ebetejës ka ndryshuar nga disa orë në 2-3 ditë. Zakonisht betejat janë zhvilluar meforca 10-20 mijë luftëtarë nga secila palë. Por njihen edhe raste kur ato i kanë kaluar50-70 mijë luftëtarë e më tepër për njërën apo për të dy palët ndërluftuese. Vetëmnga gjysma e dytë e shekullit XIX e sidomos me fillimin e Luftës së Parë Botërore,beteja i kishte shteruar aftësitë e saj për të plotësuar një detyrë strategjike. Një vargfaktorësh që përcaktuan rritjen numerike të ushtrisë dhe të teknikës luftarake,kushtëzuan kalimin nga beteja te operacioni dhe krijimin shkallë -shkallë të frontevetë pashkëputura, çka kërkonte krijimin e një vargu të tërë betejash dhe operacioneshpër plotësimin e një detyre strategjike. Mbështetur në këto kritere le të analizojmëdisa nga betejat e Skënderbeut. E fillojmë me betejën e parë, betejën e Torviollit.Pas një tërësie lëvizjesh e manovrimesh në mëngjesin e 29 Qershorit të vitit 1444 tëdy palët janë rreshtuar përballë njëra-tjetrës. Në kodrat përreth fushës së Torviollitishin përhapur forcat turke me një efektiv prej 25 mijë vetësh (15000 kalorës e 10000këmbësorë) nën komandën e Ali Pashës, një nga gjeneralët më të zot të perandorisë.Këtu fillon edhe organizimi i mashtrimit nga Skënderbeu. Në fushë ai kishte përhapurnë vendin e luftimit një efektiv prej 9000 luftëtarësh të ndarë në tre grupime, me3000 vetë secilin (1500 kalorës e 1500 këmbësorë), të komanduar secili grupim ngaTanush Topia dhe grupimi i qendrës nga vetë Skënderbeu e Moisi Golemi. 6000luftëtarë të tjerë, të ndarë në dy grupime, Skënderbeu i mbajti në rezervë duke ivendosur në mënyrë të fshehtë në pika kyçe mbas rendimit të luftimit.Ali Pasha i bindur se do të arrinte një fitore të lehtë përballë një force me inferioritettë theksuar e të vendosur në kushte terreni të papërshtatshme, kalon në mësymje tëfuqishme në qendër, e mandej në të dy krahët e frontit të betejës. Pas disa orë luftimeshtë ashpra, në çaste të vështira për ushtrinë shqiptare, futen në luftim në mënyrë tëbefasishme e të rrufeshme grupet e rezervës, duke ndryshuar tërësisht gjendjen. Betejapërfundoi me shpartallimin e plotë të ushtrisë turke. Beteja e Torviollit e zhvilluar nëfushë të hapur, ku të dy palët ishin rreshtuar përballë njëra-tjetrës, përmbushte tëgjitha kriteret e një beteje sipas metodave të luftës së rregullt: përmasat e fushës së

2 Falmerajer, Elementë ndryshëm shqiptarë në Greqi, Pjesa III, fq.31

204

Skënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha

betejës, forcat pjesëmarrëse dhe kohëzgjatjen. Ajo ngjason tepër me betejën e zhvilluarshekuj më parë, në vitin 48 p.e.s, midis Jul Cezarit dhe Pompeit në Farsalë të Greqisë.Legjionet e Cezarit ishin rreshtuar përballë forcave të Pompeut në tre vija, ndërsa 6i mbajti në rezervë të vendosura në mënyrë të fshehtë pas rendimit të luftimit. Sulmii befasishëm i rezervës, në një moment kyç të luftimit, u siguroi forcave të Cezaritfitoren, edhe pse epërsia në forca ishte nga ana e Pompeit në përpjesëtim 2.2 me 1.Askujt si ka vajtur në mend ta vlerësojë këtë betejë të zhvilluar sipas metodave tëluftës guerile. Përkundrazi, përdorimi për herë të parë i rezervës si element i veçantëi rendimit të luftimit, duke mos u qëndruar strikt metodave taktike të njohura, shënoiprogres në fushën e artit ushtarak. Dy betejat e tjera të viteve 1445-1446 të zhvilluaranë zonën e Dibrës, edhe pse nuk morën tipare të qarta të luftës së rregullt e në tombizotëruan tiparet e luftës guerile, ndoqën qëllime vendimtare që çuan në disfatëne ushtrive turke. Betejat e zhvilluara gjatë viteve 1444-1447, Shmidi i quan përleshjetë vogla, të zhvilluara në brezin kufitar, pa arritur asnjëra palë përfitime të shënuarastrategjike. Kemi të bëjmë përsëri me një interpretim të gabuar. E dimë se betejatzhvillohen e kanë përmasa taktike, por si rregull synojnë të arrijnë objektivastrategjike. Këto synime u arritën bindshëm në betejën e Torviollit. Kjo betejë krijoibindje se ushtria shqiptare, edhe pse shumë më e vogël në numër nga ushtria ePerandorisë Otomane, mund të ndeshet me të dhe të arrijë fitore. Ajo forcoi simpatinëe besimin e popullit për Skënderbeun dhe për ushtrinë e re shqiptare të komanduarprej tij. Fitorja në Torvioll pati jehonë të madhe jashtë Shqipërisë dhe i bëri fuqitëevropiane ta drejtonin vëmendjen e tyre përsëri nga Shqipëria.Disfata e ushtrisë turke në betejën e Torviollit e detyroi Sulltan Muratin II të heqëdorë nga strategjia e betejave mësymëse vendimtare dhe të përshtasë kundër Shqipërisënjë strategji tjetër, atë të veprimeve mësymëse me forca të kufizuara. Por disfatat eviteve 1445-1446 e detyruan Sulltan Muratin të heqë dorë edhe nga kjo strategji.Komandantët turq e kuptuan fare mirë se me metodat e veprimeve rraskapitëse tëshkretimit të vendit e të luftës së pritave e të kurtheve, nuk mundeshin mjeshtërit epritave. Kundër Shqiptarëve duhej të kalohej në një luftë të madhe dhe me forcatkryesore të Perandorisë.Me fitoret e arritura gjatë tre viteve të para të luftës, Shqiptarët e detyruan ushtrinëturke të kalojë përkohësisht në mbrojtje strategjike. Për këtë qëllim, një forcë prej15000 vetësh e drejtuar nga Mustafa Pasha, u ridërgua në Maqedoni me detyrë tëruajë kufijtë, por edhe të ndjekë situatën në Shqipëri. Njëherazi fitoret e ushtrisëShqiptare e shqetësuan Republikën e Venedikut e cila filloi të ndërmarrë ndajSkënderbeut një veprimtari të gjerë përçarëse dhe provokuese. Rrethanat historike eçuan vendin në atë periudhë përballë luftës në dy fronte, kundër dy fuqive të mëdhatë kohës, Perandorisë Turke dhe Republikës së Shën Markut. Në këtë situatë të vështirëstrategjike, Skënderbeu u detyrua ta shpërndajë ushtrinë prej 20000 vetësh në njëhapësirë të gjerë: 6000 në frontin lindor dhe 14000 në frontin perëndimor. Nga forcate frontit perëndimor shkëputi 5000 vetë për të bllokuar kështjellat e Durrësit, Lezhëse Danjës duke siguruar shpinën e forcave kryesore, ndërsa 9000 të tjerë (7000 kalorësdhe 2000 këmbësor), të komanduar nga vetë Skënderbeu, përbënin grupimin që do tëndeshej me ushtrinë e Venedikut në betejën e Drinit. Po e analizojmë shkurtimishtkëtë betejë, pasi në të shprehen dukshëm tiparet e luftës së rregullt.

205

Prof. Dr. Shahin Leka

Më 23 Korrik të dyja ushtritë ndodheshin të rreshtuara përballë njëra- tjetrës, pranëfshatit Vukatanë, 6 km në juglindje të Shkodrës në afërsi të brigjeve të Drinit. Ushtriae Venedikut e komanduar nga Daniel Juriçi përbëhej nga 15000 vetë, 3500 kalorës tëarmatosur rëndë dhe 10500 këmbësorë, duke siguruar një epërsi 1.7:1. Formacionine luftimit e kishte ndërtuar në tri grupime, të vendosura në dy skalione. Në grupimine krahut të majtë të cilën e komandonte vetë Daniel Juriçi, kishte vendosur kalorësinëe rëndë, ndërsa dy grupimet e tjera përbëheshin nga këmbësorë. Ndryshe nga ushtriaVenedikase, Skënderbeu e ndërtoi formacionin e luftimit në tre grupime, por në njëskalion, çka i lejonte të zbuste epërsinë në forca të kundërshtarit. Grupimetkomandoheshin nga Skënderbeu, Tanush Topia dhe Moisi Golemi. Duke vlerësuardrejt mangësitë në ndërtimin e luftimit të ushtrisë venedikase, Skënderbeu shpërthennë pikën më të dobët të tij, në hapësirën ndërmjet grupimit të kalorësisë së rëndë dhegrupimit të qendrës, çka bëri të mundur të veçohet kalorësia e rëndë venedikase ngapjesa tjetër e ushtrisë. Me futjen e dy grupimeve të tjera, luftimet u ashpërsuan mesituata të vështira për të dy palët, por në tërësi, nismën e zotëronte ushtria Shqiptaree cila mundi t’i shpartallojë grupimet e veçuara të ushtrisë Venedikase, t’i shkaktojëasaj humbje të rënda e të vijojë ndjekjen deri te muret e Shkodrës. Jo vetëm formacionii luftimit, por edhe tabloja e zhvillimit të veprimeve luftarake, shpalos qartë njëndeshje ku të dy palët respektuan të gjitha kriteret për një betejë të rregullt në të cilënSkënderbeu, edhe pse me forca më të pakta, arriti fitoren kundër një ushtrie të njëvendi evropian. Kjo fitore u thellua më tej me një tjetër të arritur në frontin e lindjes.Nëpërmjet manovrimit të shpejtë të forcave, Skënderbeu me 6000 kalorës mbërritinë zonën e Dibrës dhe u ndesh përsëri në betejë të rregullt në Oranik, më 14 Gusht1448, kundër forcave të Mustafa Pashës prej 15000 vetash. Me gjithë përpjesëtimin2.5:1 në dobi të turqve, beteja përfundoi në disfatë të plotë për ta. Tiparet që përcaktuanedhe fitoren e kësaj beteje ishin këmbëngulja dhe shpirti sulmues, aftësia për manovërbrenda e jashtë fushës së luftimit, rendimi i qëndrueshëm elastik, shfrytëzimi memjeshtri i terrenit etj”.3

Fitoret e bujshme të arritura brenda një muaji në Drin e Oranik, duke u ndeshur mearmiq të fuqishëm e në dy fronte, tregojnë për rritjen cilësore të ushtrisë Shqiptaregjatë 5 viteve të jetës së saj.Betejat e ushtrisë Shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut të zhvilluara sipas taktikëssë luftës së rregullt ndjekin njëra tjetrën. Të tilla ishin beteja e Pologut e Prillit 1453,beteja e Oranikut në Maj të vitit 1456 dhe disa beteja të tjera të zhvilluara gjatëviteve 1462-1465.Gjatë 5 muajve që zgjati fushata e vitit 1465, Sulltan Mehmeti i II, në katër ekspeditatqë ndërmori kundër Shqipërisë, hodhi rreth 100000 vetë. Me numrin e madh tëhordhive të tij ai nuk mundi të realizojë synimet strategjike ndaj Shqipërisë. Pësoidisfatë strategjia e re e komandës turke, nëpërmjet së cilës synonin të asgjësoninSkënderbeun dhe ushtrinë Shqiptare, duke përdorur në shkallë më të gjerë format eluftës guerile. Skënderbeu arriti t’i shmangë me aftësi përpjekjet e ushtrisë Turke,për të realizuar befasinë e goditjes e për t’i futur forcat tona në kurthe e prita. Luftëtarëte ushtrisë Shqiptare me forma e metoda luftimi të gjalla e të shkathëta, bënë që të

3 Shahin Leka, Skënderbeu Strateg e Komandant Legjendar, fq.78, Tiranë 1994

206

Skënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha

dështojnë sulmet e njëpasnjëshme të kundërshtarit. Me një manovër të gjerë tërealizuar si jashtë fushës së luftës, ashtu edhe brenda betejës, e detyruan kundërshtarintë futej në luftim edhe në beteja të rregullta, në kushte të papërshtatshme për të, dukeiu nënshtruar vullnetit dhe iniciativës së forcave Shqiptare. Spikasin në këtë drejtimbeteja në fushën e Stefigradit dhe ajo e Vajkalit në Gusht të vitit 1465. Në të dyjakëto beteja u shfaqën qartë gjithë treguesit e luftës së rregullt.Të vijmë tani te një betejë tepër origjinale, beteja e Albulenës (Ujit të Bardhë), nëvërën e vitit 1457, një kulm i betejave të ushtrisë Shqiptare në të cilën Skënderbeuarriti një fitore spektakolare. Komanda turke e këshilluar edhe nga Hamza Kastriotikishte vendosur të përdorte një strategji të re, sipas së cilës forcat kryesore të ushtrisëShqiptare që qëndronin jashtë kështjellave do të asgjësoheshin me anën e një betejetë madhe fushore.Të gjitha lëvizjet e veprimet e ushtrisë Turke gjatë afrimit dhe hyrjes në territorinShqiptar synonin të evitonin goditjet e befasishme, kurthet e pritat që mund tëndërmerrte Skënderbeu dhe ta detyronin atë të tërhiqej në një betejë të rregullt fushore.Për këtë qëllim Sulltan Mehmeti solli në Shqipëri një ushtri të madhe prej 50000vetash, shumica kalorës nën komandën e pashait Isak Bej Evrenozit të cilin e mbantesi gjeneralin turk më me përvojë në luftën kundër Shqiptarëve. Ndihmës e këshilltartepër i dobishëm mendohej se do të ishte Hamza Kastrioti.Skënderbeu kishte grumbulluar një forcë prej 17000 luftëtarësh. Me një grupim prej6000 kalorësish ai e priste ushtrinë turke në kufirin e tij në Oranik të Dibrës. Ndërkohëqë pjesën tjetër të forcave e kishte vendosur në vende të përshtatshme e të fshehta nërajonin malor të Kurbinit. Idesë së Komandës turke, Skënderbeu i vuri një plan tepërtë goditur. Ai pranoi sfidën. Gjatë shkëputjes së kontaktit e tërheqjes nuk organizoiprita e kurthe siç vepronte zakonisht. Brenda kësaj sfide Skënderbeu ndërtoi planine tij të mashtrimit, duke dhënë përshtypjen e rreme se me ushtrinë e tij të vogël që ikishte mbetur ishte tërhequr në brendësi të vendit, me qëllim që të shpëtonte kokëndhe se gjoja nuk guxonte të ndeshej me një armik kaq të madh. Dështoi, kështu ishteideja e Komandës Turke për fillimin e shpejtë të betejës së rregullt. Me të drejtë,Skënderbeu sipas Barletit, kishte vlerësuar se: “Në qoftë se neve presim atë (armikunnë -Sh,L) në fushë të hapët, përfundimi i luftës mbetet i dyshimtë”4. Tërheqja eforcave të Skënderbeut u realizua nëpërmjet një manovre të shkallës strategjike jashtëfushës së luftimit. Duke zgjedhur Lezhën si drejtim të tërheqjes dhe jo zonat maloreqë jepnin mundësi për të organizuar kurthe e prita, Skënderbeu synonte të thellontemë tej idenë e mashtrimit, duke krijuar bindjen te komanda Turke se forcat Shqiptareishin të paorganizuara e të paafta për të përballuar forcat shumë të mëdha të Turqve,çka e detyronte të kërkonte mbrojtjen e Venedikut. Më tej, heshtja e plotë e forcavetë Skënderbeut për një periudhë 4-5 javësh pas tërheqjes, e bënë mashtrimin tërësishttë besueshëm. Në të tilla rrethana, si vigjilenca e komandës, ashtu dhe rregulli,disiplina e gatishmëria luftarake e forcave turke, po shkonin drejt rënies. Shthurjadisiplinore dhe vapa e madhe e gushtit e kishin paralizuar e dobësuar aftësinë luftaraketë kësaj ushtrie që ishte shndërruar në një turmë të çrregullt. Kishte ardhur çasti ishumëpritur. Skënderbeu, në mënyrë krejt të fshehtë, i kishte nxjerrë forcat e tij në

4 M. Barleti, “Historia e Skënderbeut” Tiranë 1964, fq. 361

207

Prof. Dr. Shahin Leka

kushte shumë të përshtatshme në krah të fushimit turk, në lartësitë lindore të tij, dukei pasur forcat turke në këmbët e veta. Formacionin e luftimit e ndau në tre grupimekolonash.Një qendër grupimi përbëhej prej 8000 luftëtarësh, 4000 kalorës në skalionin e parënën komandën e tij dhe 4000 këmbësorë në skalionin e dytë nën komandën e TanushTopisë. Në të dy krahët vepronin grupime kalorësish prej 4000 vetash. Grupimi i krahuttë djathtë komandohej nga Pjetër Emanueli dhe Gjon Stres Balsha, grupimi i krahut tëmajtë komandohej nga Moisi Golemi. Rreth 1000 këmbësorë, të përforcuar dhe nganjësi të armatosura të popullsisë vendase, Skënderbeu i vendosi në prita në vendkalimet,qafat e luginat malore, për të asgjësuar grupimet e ushtarëve turq që mund të iknin nëpanik. Goditjet e vrullshme e të fuqishme të ushtrisë Shqiptare në mesditën e 7 Shtatorite gjetën në befasi të plotë ushtrinë turke. Stuhia kalorësiake po shpërthente nga tëgjitha drejtimet duke shkaktuar tmerr dhe panik në radhët e saj. Hamza Kastrioti ekomandanti i saj turk Isak Bej Evrenozi, mundën të vënë në gatishmëri e të organizojnëqëndresën me disa reparte. Beteja po ashpërsohej duke arritur në pika të caktuara derinë luftim trup me trup. Luftimi merr pamjen e një beteje të rregullt ku nismën, zotërimine gjendjes dhe epërsinë morale e kishin forcat Shqiptare. Nën peshën e forcës goditësetë ushtrisë Shqiptare qëndresa e forcave turke po dobësohej, arratia në masë e tyre nukmbahej më. Veç humbjeve të shumta në fushën e betejës, grupime të çrregullta turqishasgjësoheshin nga pritat e ngritura në rrugët e tërheqjes.Beteja fushore u zhvillua, por jo në kohën e parashikuar nga komanda turke, ajo uzhvillua në kohën e kushtet e përgatitura nga Skënderbeu. Fitorja ishte mahnitëse.Ushtria e vogël Shqiptare prej 17000 luftëtarësh, mundi ushtrinë e madhe turke prej50000 vetash, me një përpjesëtim 3:1 në dobi të saj. Humbjet ishin të pallogaritshme,rreth 20000 të vrarë në fushën e betejës dhe shumë të tjerë gjatë rrugës së tërheqjes.Historianët në tërësi, nga Barleti e deri në ditët tona, e pranojnë këtë mësymje dherezultatet e arritura. Por si u bë e mundur kjo? Fitorja në Albulenë ishte rrjedhojë emanovrës së thellë strategjike e cila bëri të mundur; së pari mashtrimin e armikutdhe së dyti nxjerrjen e forcave të veta në kushte të përshtatshme si në pikëpamje tëterrenit, ashtu dhe të befasisë së goditjes. Manovra u realizua mbi bazën e një idejetë guximshme që mundësoi betejën vendimtare. Një manovër me përpjesëtime tëtilla e me një ide kaq të qartë nuk njihej atëherë jo vetëm nga ushtritë e vogla tëvendeve të Evropës, por edhe nga ushtria e madhe turke. Një tipar dallues në betejëne Albulenës është dhe ndërtimi i formacionit të luftimit. Bazën e formacionit e përbëninkolonat e kalorësve në skalionin e parë, në largësi 3-4 km larg njëra-tjetrës, të aftapër të kaluar nga formacioni i marshimit në formacion luftimi.Këmbësoria e vendosur në skalionin e dytë në drejtimin e qendrës e rriti forcëngoditëse, ndërsa rezerva megjithëse me përbërje të vogël, duke bllokuar shtigjet evendkalimet, u shkaktoi humbje edhe atyre forcave turke që mundën të dalin ngarajoni i luftimit. Kjo analizë dëshmon qartë se beteja e Albulenës ishte betejë fushore,e përmasave të mëdha, e zhvilluar sipas të gjitha kritereve të luftës së rregullt. Nëkëtë betejë Skënderbeu nuk ndoqi rrugën e zakonshme të pusive e të pritave, porkreu një tërheqje strategjike mashtruese e realizuar me mjeshtëri të lartë, një goditjetërësisht të befasishme dhe një shpartallim total, në një betejë të përgjakshme të një

208

Skënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha

kundërshtari me epërsi disa herë më të lartë. Është një ndër ato beteja kulmore tëhistorisë së luftërave që mund të arrihen nga strategë e komandantë të mëdhenj mevizion e personalitet të veçantë e që gëzojnë adhurimin e besimin e plotë të ushtrisë.Por ka historianë të cilët edhe pse i pranojnë përmasat e betejës së Albulenës, evlerësojnë atë si një mësymje masive rezultative, por mohojnë manovrën strategjiketë ushtrisë Shqiptare.Shmid pranon se “(Kjo Albulena-Sh.L) ishte fitorja më e madhe që kishte arriturndonjëherë Skënderbeu në fushë të hapur” 5, por i ndikuar nga kronikat Serbe sipastë cilave tërheqja e Skënderbeut ishte katastrofë, apo edhe nga ndonjë e dhënë tjetëre kohës, Ai konkludon se: “ishin ndihmat e mëdha papnore në të holla e flotë të cilatkthyen fatin e ndërruan shortin”6. Po si ktheu fati, a thua si me magji, ashtu menjëherë,si me shkopin magjik?! Jo Zoti Shmid, nuk mund të organizohet e të vihet në gatishmërinjë ushtri e cila sipas jush ishte e shpërndarë, e shpartalluar dhe demoralizuar, brendapak javësh (në kushtet e shekullit XV), edhe me mbështetjen e një ndihme financiare.Është absurde të mendosh se mund të mobilizohet, organizohet e të nxirren grupimetnë pozicionet e nisjes, e gjithë kjo veprimtari në afërsi të fushimit të ushtrisë turkeprej 50 000 vetësh, dhe komanda Turke të mos marrë asnjë njoftim. Ishte manovrastrategjike me një ushtri të organizuar që siguroi fitoren. Me sa duket, informacionii rremë i përhapur nga Skënderbeu pati ndikimin e vet duke futur në rrjetin e mashtrimitjo vetëm komandën turke, por dhe më gjerë. Ndërkohë historianit i takon t’i studiojëme kujdes të gjitha të dhënat e kohës në të cilat shpesh gjejmë njoftime kontradiktore,të bëjë përzgjedhjen për të kuptuar zhvillimin real të gjendjes e t’i vlerësojë ato nëpërshtatje me zhvillimin e ngjarjeve. Fitorja e ushtrisë Shqiptare pati rëndësi të madheedhe në planin ndërkombëtar.Me dështimin e përpjekjeve të Perandorisë Osmane për pushtimin e Shqipërisë, dështoinë të njëjtën kohë edhe mundësia e realizimit të planit strategjik të saj për pushtimine Europës.E kemi përqendruar vëmendjen te betejat e rregullta dhe duket sikur kemi lënë mënjanëveprimet luftarake sipas taktikës së çetave apo luftës guerile. Ato kanë qenë pjesë epandarë dhe tepër e rëndësishme e veprimtarisë luftarake të ushtrisë Shqiptare nënudhëheqjen e Skënderbeut. Duke planëzuar betejën, Skënderbeu njëherazi caktontenjë pjesë të forcave për të zhvilluar luftën në lëvizje sipas të gjitha metodave të luftësguerile. Kështu në betejën e Torviollit, sipas planit të hartuar, u ndërmorën goditje eprita me grupe luftëtarësh kundër kolonave të ushtrisë turke që po afrohej. Të ndodhurpërballë epërsisë së madhe të armikut, këto forca, duke manovruar me mjeshtëri, mundëntë krijojnë te armiku përshtypjen se ishin të mundur dhe filluan tërheqjen. Kjo mundësoimashtrimin dhe ndjelljen e armikut në fushën e betejës ku ushtria Shqiptare i zhvilloiveprimet luftarake në kushte të favorshme për të. Veprimet luftarake sipas taktikësguerile ishin praktikë e rregullt e të gjitha betejave, ishin pararendëse e tyre. Atonëpërmjet pusive e goditjeve të befasishme i lodhnin kolonat armike, i dobësonin aftësitëluftarake të tyre gjatë afrimit apo hyrjes në brendësi të vendit dhe ua lehtësuan fitorenforcave të përhapura në formacion luftimi për betejën e rregullt.

5 Oliver Jens Shmitt, vepër e cituar, (fq.300)6 Po aty, (fq. 299, 300)

209

Prof. Dr. Shahin Leka

S’janë të pakta edhe rastet kur beteja të tëra janë fituar nëpërmjet mashtrimit, kurtheve,pritave e sulmeve të befasishme, pra, kur janë përdorur me tepër efektivitet metodate luftës guerile. Në tetor të vitit 1445, forcat e Firuz Pashës prej 9000 vetësh ushpartalluan në pritën e befasishme të organizuar me mjeshtri nga ushtria Shqiptareprej 3500 vetësh. Një vit më vonë në shtator të 1446, sërish në zonën e Mokrës,ushtria turke prej 15000 vetësh e komanduar nga Mustafa Pasha, një gjeneral tjetër ishquar i Perandorisë, jo vetëm nuk mundi ta fusë në kurth ushtrinë shqiptare, por udetyrua të tërhiqet nga një goditje e befasishme e saj me një efektiv tre herë më tëvogël. Në të dyja këto raste, nëpërmjet taktikës partizane, u plotësuan detyra tepër tërëndësishme që synonin jo thjesht për t’i shkaktuar dëme armikut e mandej tëtërhiqeshin, por ndiqnin një qëllim vendimtar, shpartallimin ose asgjësimin e armikut.Kështu ndodhi edhe në dy ekspeditat e ndërmarra nga ushtria turke nën komandën eBallaban Pashës në muajt Prill e Qershor të vitit 1465. Taktika e ushtrisë turke nëkëto ekspedita ishte përdorimi i goditjeve të befasishme e pritave. Por Skënderbeubën të dështojë edhe kjo taktikë e Ballaban Pashës e të arrijë fitore të plotë kundërushtrisë turke me epërsi mbi tri herë, nëpërmjet përdorimit të tërheqjeve mashtruese,sulmeve të befasishme e manovrës krahëmarrëse.Ndërthurja e veprimeve guerile me veprimet luftarake të betejës së rregullt i dhanëtaktikës së ushtrisë shqiptare elasticitet, vrull e forcë goditëse, e shkëputën nga skematfikse, të ngurta e shabllone, duke e bërë tepër rezultative e duke i dhënë tiparet e njëtaktike të veçantë, tipare që vihen re qartë në luftën për mbrojtjen e kështjellave. Nëshekujt e gjatë të mesjetës kështjellat vlerësoheshin si objekte kryesore strategjike.Në luftën për kështjellat mbrojtësi ka dy epërsi: terrenin e favorshëm dhe fortifikiminqë i japin mundësi të rrisin shumë rendimentin luftarak. Përballë këtyre vështirësivemësymësi përdori mbylljen e rrethimit për një kohë të gjatë, përdorimin e teknikësluftarake për shkatërrimin e mureve dhe epërsi shumë të lartë në forca e mjete. Këtokarakteristika, si për palën mësymëse dhe atë mbrojtëse, u shfaqën qartë në fushatëne madhe turke për pushtimin e Krujës.Në vendin tonë kishte një numër të tërë kështjellash që mbulonin drejtimet kryesoretë afrimit në brendësi të vendit. Skënderbeu u kushtoi një vëmendje të veçantëpërforcimit të kështjellave ekzistuese dhe në raste të veçanta edhe ndërtimit tëkështjellave të reja. Të vendosura si gjatë vijës së kufirit, ashtu edhe në thellësi gjatërrugëve të komunikacionit, kështjellat u bënë një hallkë shumë e rëndësishme nësistemin e mbrojtjes së vendit. Kështjellat u bënë bazë e përshtatshme strategjike sipër strehim, ashtu edhe për të ndërmarrë prej tyre goditje të fuqishme kundër armikut.Kruja si kryeqendër e vendit dhe e ndodhur përkatësisht në qendër të mbretërisë sëatëhershme të Skënderbeut, përbënte një objekt me rëndësi të veçantë strategjike.Kështjella e saj e vendosur në majë të një shpati të lartë e të thepisur, në pjerrësitëperëndimore të Malit të Krujës, ishte tërësisht e siguruar nga sulmet, veçanërisht ngalindja dhe veriu. Ajo mund të sulmohej në kushte të vështira vetëm nga perëndimi,në drejtimin e Fushë Krujës-Krujë dhe nga jugu, në drejtimin Tiranë-Krujë.Edhe pse paraqiti një objekt me aftësi mbrojtëse të veçantë dhe tepër të vështirë përt’u sulmuar, Sulltan Murati II vendosi të ndërmarrë një fushatë më përmasa të mëdhapër ta pushtuar Krujën e për ta asgjësuar përfundimisht qëndresën Shqiptare, duke ihapur rrugën realizimit të synimeve pushtuese të mëtejshme të Perandorisë Otomane.

210

Skënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha

7Sh. Leka, Vepër e cituar, (fq. 107)

Për këtë qëllim grumbulloi një forcë prej 100000 vetë. Përballë kësaj ushtrie të madheSkënderbeu mundi të rekrutojë rreth12000 luftëtarë, 8000 vetë (6000 kalorës dhe2000 këmbësorë) i mbajti nën komandën e tij, 1500 vetë nën Komandën e VranaKontit përbënin garnizonin e Krujës dhe rreth 2500 ishte efektivi i rojave të vendosuranë kështjellat e tjera dhe në drejtimet e mundshme të afrimit të ushtrisë turke. Luftimetë pjesshme u zhvilluan gjatë afrimit të kolonave turke, fillimisht të pararojës prej40000 vetash e mandej edhe të forcave kryesore.Grupime të forcave tona të përforcuara edhe me çeta fshatarësh të armatosur e tevendosur në pyje, qafa e grykat e maleve, i godisnin në befasi kolonat turke ngapozicioni në pozicion, duke u shkaktuar dëme të ndjeshme. Më 14 Maj ushtria turkengriti kampin në fushën e Tiranës. Gjatë një periudhe 5 mujore (Maj-Shtator 1450),Sulltan Murati II ndërmori kundër kështjellës së Krujës tre mësymje të përgjithshmeme forcat kryesore të ushtrisë, duke krijuar një epërsi rreth 40 herë më të lartë ndajforcave shqiptare që mbronin Krujën. Ai i goditi muret e kështjellës me topa qëhidhnin gurë me peshë 100 e 300 kg e që përfaqësonin teknikën më të fuqishme tëkohës. Masa e ushtrisë turke që ishte rreshtuar në formë kurore, e kishte ngushtuarrrethimin e kështjellës nga tre drejtime , ishte përhapur në dy skalione e në disa vijasulmi. Luftimet për kështjellën zhvilloheshin sipas të gjitha kritereve të luftës sërregullt. Edhe pas luftimesh të ashpra e futjes në luftim të vijave sulmuese njërën pastjetrës, forcat turke nuk mundën ta merrnin kështjellën.Sulmet e pandërprera të ushtrisë turke mbrojtësit i përballonin duke u mbështetur nëepërsinë e terrenit, fortifikimin, qëndrueshmërinë e lartë, por shpesh jepnin edhekundërsulme në momentin kur armiku thyhej para mureve të kështjellës dhe detyrohejtë tërhiqej. Dështoi dhe përpjekja për pushtimin e kështjellës me anën e hapjes segalerive nëntokësore. Mbrojtësit, pasi zbulonin hapjen e galerive, i shkatërronin natën.Një pamje tjetër morën veprimet luftarake të zhvilluara nga grupimi i forcave tëkomanduara nga Skënderbeu, të cilat kishin si vend përqendrimi e bazë nisje malinTumenisht, duke vepruar sipas taktikës së luftës guerile. Objekt goditje u bënë kampii ushtrisë turke nëpërmjet sulmeve të pandërprera, të shpejta e të befasishme, ditëndhe natën, karvanët e furnizimit etj. Është vështirë të përcaktohet se cili grupimluajti rolin kryesor. Madje një diskutim i tillë do të ishte i padobishëm. Ato vepruannë unitet e harmoni të plotë me njëri-tjetrin. E dërmuar dhe e rraskapitur, duke lënënë muret e Krujës dhe në fushën e Tiranës rreth 30000 të vrarë, më 26 Tetor 1450ushtria turke u detyrua të tërhiqet në drejtim të lindjes, e ndjekur këmba-këmbës ngaushtria shqiptare, deri në kufijtë lindor të vendit. Në luftën e Krujës vëmë re njëmetodë të re për mbrojtjen e kështjellave. Skënderbeu nuk u mbështet në mbrojtjenpasive duke i mbyllur të gjitha forcat në kështjellë.Koncepti strategjik i Skënderbeut për mbrojtjen e Krujës mbështetej në një luftë tëgjerë që do të zhvillohej në tërë thellësinë e territorit. Ideja e tij nuk parashikonteasgjësimin e armikut në fushë të hapur, as edhe në kufijtë lindorë të vendit. Në këtëbetejë Skënderbeu vendosi të lejonte depërtimin e armikut në thellësi të vendit, dukee konsumuar gjatë afrimit dhe t’i jepte goditjen vendimtare nën muret e Krujës, dukekombinuar ngushtë mbrojtjen e pozicioneve me forca të pakta, me sulmet ebefasishme, por të fuqishme, me forca të shumta”7. Realizimi me mjeshtëri i kësaj

211

Prof. Dr. Shahin Leka

ideje mundësoi të përballohej një armik që sulmonte me një përpjesëtim forcash mbitetë herë më të lartë në shkallë strategjike, njëherazi dëshmoi për nivelin e lartë tëartit ushtarak Shqiptar. Një metodë tjetër përdor Skënderbeu gjatë rrethimit të tretëtë Krujës në vitin 1467.Duke vlerësuar drejt gjendjen e vështirë që ishte krijuar, ideja e tij për zhbllokimin eKrujës dhe asgjësimin e grupimit të ushtrisë turke, parashikonte kryerjen e njëmësymjeje të përgjithshme drejtqendrore nga disa drejtime, në kombinim mekundërsulmin e mbrojtësve të kështjellës. Për këtë qëllim, së bashku me LekëDukagjinin, mobilizoi një ushtri prej 13000 luftëtarësh me pjesëmarrjen edhe të disareparteve ushtarake venedikase të cilën e ndau në tre grupime. Dy grupime tëkomanduara nga Lekë Dukagjini dhe Nikoll Maneta morën për detyrë ta sulmoninushtrinë turke në drejtimin Lezhë-Mamurras-Krujë. Grupimi tjetër i Komanduar ngavetë Skënderbeu kishte për detyrë që pasi të zotëronte Malin e Krujës, të mësynte nëpjerrësitë perëndimore të tij, në drejtim të Fushë-Krujës. Forcat e Kështjellës tëkomanduara nga Tanush Topia do të kundërsulmonin gjatë pjerrësive veriperëndimoretë Krujës. Duke vepruar sipas këtij plani ushtria shqiptare u shkaktoi turqve njëdisfatë të rëndë. Si rrjedhim i humbjeve të shumta ata u detyruan ta lënë rrethimin eKrujës dhe u tërhoqën në fushën e Tiranës. Gjatë betejës u vra në muret e Krujësedhe komandanti renegat i ushtrisë turke, Ballaban Pasha. Forcat e mbetura të ushtrisëturke u ndoqën nga luftimet e ushtrisë shqiptare dhe me shumë mundime e humbje tëtjera arritën ta kalojnë kufirin e Shqipërisë. Gjatë shpartallimit të fushatës së madheturke 10 mujore, shkëlqen sërish gjenia e Skënderbeut. Ushtria shqiptare e komanduarprej tij, duke luftuar kundër një armiku me superioritet të theksuar forcash që arrinte12:1, u tregua e aftë të thyejë sulmet masive të ushtrisë turke, si kundër Kështjellëssë Krujës, ashtu edhe kundër grupimit mësymës që vepronte jashtë Kështjellës. Nëfazën e fundit të fushatës ajo zhvilloi me sukses mësymjen masive në fushë të hapur,ku spikatën qartë të gjitha kriteret e luftës së rregullt dhe të arrijë fitoren.Tipare të veçanta paraqet lufta e ekspeditës shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeutnë Itali, në vitin 1462. Pa u ndalur në zhvillimin e veprimtarisë luftarake, është meinteres të përqendrohemi në përdorimin e kalorësisë së lehtë dhe vlerat e saj. Që ngashekulli XIV vijnë sinjalet e mangësive të përdorimit të kalorësisë së rëndë në fushëne betejës. Ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit XV ajo ishte në perëndim të saj.Edhe në Itali kishte filluar të përdoreshin gjerësisht trupa mercenarësh, por pa hequrende dorë nga përdorimi i kalorësisë së rëndë. Forcat ekspeditore të Skënderbeut nëItali përbëheshin prej 3000 kalorësish të lehtë dhe shigjetarësh të zgjedhur. Kalorësiae rëndë italiane e frënge nuk mundi t’i bëjë ballë sulmeve të shpejta, të guximshme etë rrufeshme të kësaj force që shkaktonte rrëmujë, panik e tmerr në formacionet earmikut. Në dokumentet e kohës theksohet shpejtësia e lëvizjes ë kalorësisë së lehtëshqiptare e cila ishte e aftë të bënte 30-40 milje, po në atë kohë në të cilën italianëtdo të bënin 10-12 milje. Pra shpejtësia e kalorësisë shqiptare ishte 3-4 herë më emadhe se e kalorësisë së rëndë italiane.Në këtë mënyrë shkathtësia, vrulli dhe forca goditëse e sulmeve të kalorësisë së lehtëshqiptare i dhanë një goditje dërrmuese kalorësisë së rëndë evropiane, duke shënuarnjë hap të rëndësishëm në zhvillimin e artit ushtarak evropian. Shumë personalitetetë kohës vënë theksin në cilësitë dhe epërsinë e kalorësisë së lehte shqiptare, si

212

Skënderbeu, gjeneral i përmasave të mëdha

rrjedhojë e të cilave, në Itali dhe në vende të tjera të Europës, filluan të bëhenndryshime të rëndësishme në strukturën organizative të kalorësisë, duke e ndërtuaratë sipas modelit shqiptar. “Venecianët, -theksohet në enciklopedinë e historisëushtarake angleze të vitit 1980, -duket se kanë paraqitur kalorësinë shqiptare të këtijlloji të quajtur stratiotë në luftërat e tyre në Italinë e Veriut në fund të shekullit XVdhe shembulli i tyre u ndoq shpejt nga francezët”.8

Pas kësaj trajtese të përmbledhur të betejave kryesore të zhvilluara nga ushtriashqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut, arrijmë në konkluzionin e qartë se:Skënderbeu përdori e ndërthuri me aftësi e mjeshtëri të lartë të gjitha format e luftës,si të luftës guerile dhe atë të rregullt. Aftësitë e shumanshme të Skënderbeut nxorënnë dritë strategun e komandantin me famë botërore dhe i dhanë atij mundësi të drejtojëdhe komandojë një ushtri të vogël, por tepër të përgatitur kundër fuqisë ushtarakemë të madhe të kohës dhe të arrijë fitore për 25 vjet. Tërheq vëmendjen vlerësimi injë specialisti e teoricieni të artit ushtarak të shek. XVIII, gjeneralit anglez XhejmsUolf, i cili shkruan se: “do të ishte një punë e paçmueshme po të mund të sigurohejnjë përshkrim i mjaftueshëm i veprave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midisgjeneralëve të kohëve të vjetra dhe të sotme si udhëheqës i një ushtrie të vogëlmbrojtëse”.Sigurisht teoricieni anglez, i cili e ngre heroin tonë mbi gjithë gjeneralët e kohëravetë vjetra e të reja, ishte kryesisht i interesuar për veprat e një udhëheqësi të një luftetë rregullt, sesa të një komandanti të luftës së çetave.Skënderbeu dhe ushtria shqiptare hapën një front lufte në ekstremin perëndimor tëPerandorisë otomane, por në një drejtim tepër të rëndësishëm gjeostrategjik.Personalitete të kohës e vlerësojnë luftën shqiptaro-turke jo thjesht si një luftë përmbrojtjen e Shqipërisë, por si një betejë për mbrojtjen e Evropës, që dha një ndihmesëtë paçmueshme për qytetërimin evropian. Ndërsa Skënderbeu vlerësohet si gjeneraliguximtar dhe strategu që askush nuk e zotëron më mirë se ai mjeshtërinë e luftës, çkabëri që Papa Kaliksti IV ta emërojë kapiten të përgjithshëm të Selisë së Shenjtë.Përballë këtyre fakteve, të pohosh sikurse vepron Shmid, se Skënderbeu “nuk ishteasnjëherë në qendër të strategjive të mëdha”9 apo se sulltani “ndiqte të tjera objektivalufte e se boshtin e kryengritjes në malet e perëndimit ua kishte lënë komandantëvetë vet”, do të thotë të injorosh tërësisht zhvillimin e ngjarjeve. Sigurisht, Perandoriaotomane në planet e saj të zgjerimit, kishte drejtime strategjike tepër të rëndësishme,por pa dyshim një nga këto drejtime ishte edhe ai i Shqipërisë, që iu bë pengesëplaneve të sulltanit për t’u hedhur në Evropë. Kujtojmë këtu se Skënderbeu dheushtria e tij u ndeshën dhe fituan kundër dy sulltanëve më të mëdhenj të Perandorisëdhe 15 gjeneralëve ndër më të zgjedhurit e saj. Një vend veçanërisht të rëndësishëmzinte Skënderbeu dhe ushtria shqiptare në planet e kryqëzatës kundër Perandorisë.Vetë Shmid na pohon se “sundimtari arbër po hynte gjithnjë e më shumë në qendër tëplaneve strategjike në perëndim dhe në Anatoli”10. Këto vlerësime, për heroin tonëkombëtar Skënderbeun, janë plotësisht të dokumentuara, të vërtetuara e të gjithëpranueshme, janë njëherazi një dëshmi e qartë e madhështisë së këtij personalitetihistorik. Çdo përpjekje për të zvogëluar sadopak vlerat dhe meritat e Skënderbeut si

8 Sh. Leka, Vepër e cituar, (fq. 107)

213

Prof. Dr. Shahin Leka

personalitet shumë planësh janë më shumë se dashakeqe, e në rastin më të mirë,tregues i një naiviteti të theksuar. Skënderbeu është një realitet i fuqishëm historik.Në qoftë se personaliteti i Skënderbeut ka arritur ato kulme, ato përmasa që koha dhepopujt i kanë dhënë dhe fuqinë e një miti, kjo është një dëshmi tjetër e qartë emadhështisë së tij.Bibliografi

• Oliver Jens Shmitt, Skënderbeu, Tiranë 2008• Falmerajer, Elementë të ndryshëm shqiptarë në Greqi, Pjesa III.• Shahin Leka, Skënderbeu Strateg e Komandant Legjendar, Tiranë 1994• M. Barleti, “Historia e Skënderbeut” Tiranë, 1964• Oliver Jens Shmitt, vepër e cituar• Po aty.• Sh. Leka, Vepër e cituar• Enciklopedia e Historisë Ushtarake Angleze, Londër 1980• Po aty

9 Enciklopedia e Historisë Ushtarake Angleze, Londër 1980, (fq. 408)10 Po aty, (fq.470)

214

Nacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik

Nacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik

MA Elira Luli

Trajtesë e shkurtuar. Nacionalizmi e gjen zanafillën e frymëzimit në RevolucioninFrancez të vitit 1789-1794, i cili përveç përmbajtjes dhe përmbysjeve shoqërore,solli ngjalljen e një ndjenje të fuqishme nacionale në mbrojtje të Francës nga sulmete aleancave monarkiste të vendeve fqinje, që rrezikonin jo vetëm Revolucionin, poredhe Francën në vetvete. Në kuptimin modern të fjalës, nacionalizmi si ideologji dhefilozofi kombëtare, ka luajtur një rol pozitiv për zgjimin dhe rilindjen e shumë kombevetë shtypura, duke filluar nga kombi shqiptar si p.sh.; Rilindja Kombëtare Shqiptare,apo rilindja e popujve të tjerë. Me kalimin e kohës, nacionalizmi, nga një zanafillëapriori frymëzuese e moralshme dhe pozitive, do të degjenerohej në një nacionalizëmagresiv, siç ndodhi në kohën e Napoleonit, kur Franca do të ndiqte një politikëagresive, pushtuese dhe sunduese ndaj vendeve të tjera evropiane. Një fenomen tëtillë, të nacionalizmit agresiv, do ta shohim më vonë te vendet e Ballkanit, te blloqetpjesëmarrëse në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, si dhe te liderët si: Hitleri, Musolinidhe Milosheviçi në ngjarjet në ish-Jugosllavi, në fund të shek. XX.Por cili është filli i hollë që ndan nacionalizmin nga patriotizmi, duke qenë senacionalizmi dhe patriotizmi shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën, duke krijuar shpeshkeqkuptime në vlerat që ato përfaqësojnë në kohë dhe në situata të ndryshme.

Hyrje

Shpeshherë, në përdorimin e përditshëm, është shumë e vështirë të ndashkuptimin e konceptit nacionalizëm nga koncepti patriotizëm.Nacionalizmi dhe patriotizmi janë ndjenja që burojnë nga devotshmëria dhe

besnikëria ndaj kombit. Të dyja nocionet shprehin lidhjen e ngushtë të individit mekombin.Po të kërkosh në burime të ndryshme, nacionalizmi shfaqet jo vetëm si atdhedashuri,devotshmëri apo besnikëri ndaj një kombi të caktuar, por edhe si një ndjenjë disi eekzagjeruar shpesh nga errësira dhe besnikëria që individë apo grupe të caktuaramanifestojnë ndaj “interesave të kombit”, ndaj “sloganeve politike ose nacionaliste”apo elitave politike të papërgjegjshme, të cilët për interesa individuale abuzojnë meturmat, manipulojnë opinionin publik, duke i drejtuar ato në rrugë pa krye dhe nëaventura të rrezikshme për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e tyre.

215

MA Elira Luli

Faktorët që nxisin njerëzit në një lëvizje të caktuar nacionaliste ekstremiste janë tëshumtë si p.sh: ekstremizmi fetar, etnik, politik, kulturor, historik etj.Nacionalizmi njihet si shkaku i fillimit të shumë luftërave, por po të nisemi ngarrënjët e nacionalizmit modern në shekullin e 18-të dhe fillimin e shek. të 19-të, do tëshohim se ai filloi si një ndjenjë liberale, patriotike dhe aspak ekstremiste.Në patriotizmin klasik të shekullit të 18-të, besnikëria ndaj kombit-shtet apo shtetit-komb konsiderohej diçka sublime, konkrete dhe e prekshme, por edhe ideale, duke ezhveshur nga fryma e zotit. Një nga përkrahësit më me influencë të këtij nocioniklasik të patriotizmit ishte Zhan-Zhak-Ruso.1 Fokusi në patriotizëm është atdheu,lidhja e ngushtë me tokën, traditat e çdo gjë tjetër që rrjedh prej andej. Në njëkëndvështrim historik dhe në një realitet praktik është shumë interesante të shohëshse si janë zhvilluar dhe si kanë degraduar apo evoluar këto koncepte.Mënyra se si kanë gjetur zbatim këto koncepte në realitet tregon ndryshueshmëritëdhe të përbashkëtat që kanë edhe këto koncepte me njëra-tjetrën.Fillesat e ndjenjës kombëtarePak më herët se Revolucioni Francez, që ngjalli një ndjenjë të fuqishme nacionalizmi,ishte Paqja e Vestfalisë në vitin 1648, e cila solli ndryshime rrënjësore në historinë enjerëzimit. Paqja e Vestfalisë i dha fund luftës 30-vjeçare në Evropën Qendrore nëvitin 1618, një nga luftërat më të egra të njerëzimit si përpjekje për të rigjallëruaruniversalizmin katolik mbi protestanizmin dhe për të vendosur kontrollin perandorakmbi princërit e Evropës. Në thelb të kësaj paqe qëndronte doktrina “Raison d`Etat”,si parim drejtues i konceptit shtet-komb dhe i instucionalizimit të rolit të diplomacisëdhe të ushtrive.Ky sistem jo vetëm i dha fund luftërave fetare në Evropë, por edhe mbylli kapitulline shoqërive që ekzistonin mbi parimin unifikues të përkatësisë fisnore-krahinore,dinastike apo fetare etj. Doktrina “Raison d`Etat” solli ndjenjën dhe interesatkombëtare mbi çdo synim tjetër. Ishte formimi i kombit që solli konceptin epatriotizmit si një koncept që lidhet ngushtë me shtetin. Ideja e patriotizmit në Paqene Vestfalisë hap siparin e epokës së shtetit modern evropian, pasi këtu fillon njeriu tëvërë theksin mbi kombin, institucionin ose aparatin e tij kryesor që është shteti.Nga Paqja e Vestfalisë në Revolucionin FrancezNë periudhën post -“Paqes së Vestfalisë”, sovraniteti shtetëror doli në pah si njëtipar dominues i politikës ndërkombëtare. Fundi i shek. të 17-të dhe shek. i 18-tësjell revolucione dhe formimin e shteteve të reja. Evropa ishte dhe mbetet njëkomunitet i gjerë dhe shumë heterogjen. Përsa i përket specifikave dhe formave se siu shfaqën dhe u zhvilluan këto revolucione në vendet e Europës ato ishin mjaft tëndryshme. Vetë ndërgjegjësimi i shumë popujve për sa i përket konceptit shtet kombdaton në kohë të ndryshme. Gjithsesi në shekullin e 18-të popujt e Evropës kishinmarrë një zhvillim të caktuar pas Revolucionit Industrial. Është koha e evoluimit tëmendimeve, koha e filozofëve iluministë, që fillojnë të mendojnë për fatet e vendeve

1 Historical Dictionary of the Enlightement by Harvey Chisick

216

Nacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik

të tyre. Bëhet fjalë për një periudhë iluminizmi ku ithtarët dhe liberalët e vendeve, siItalia apo Gjermania që jetonin në perandori shumëkombëshe filluan përçapjet përformimin e kombeve të tyre nën kupolën e një shteti. Ishte Revolucioni Francez, icili në vitin 1789 hapi siparin e epokës së transformimeve politike moderne në Evropë.Me fillimin e tij pasojnë një sërë ngjarjesh të tjera historike si:

• Revolucioni Serb (1804), Kongresi i Vjenës (1815);• Deklarimi i aktit të pavarësisë në Greqi dhe Revolucioni kundër Perandorisë

Osmane (1821-1829);• Revolucioni i Polonisë dhe Lituanisë (1830-1831);• Kryengritjet në Poloninë e madhe (1846);• Revolta nacionaliste në Hungari, Itali dhe Gjermani (përfshirë revoltën në

Poloni,1848);• Bashkimi i Italisë (1859-1871), Revoltat nacionale në Poloni (1863);• Bashkimi i Gjermanisë (1866-1871);• Hungaria fiton autonominë (1867);• Në Kongresin e Berlinit: Serbia, Rumania dhe Mali i Zi fitojnë pavarësinë (1878);• Bullgaria fiton pavarësinë (1908);• Shqipëria shpall pavarësinë (1912).2

Të gjitha ngjarjet e lartpërmendura tregojnë se si fillon e rigjallërohet ideja modernee shtetit komb dhe se si fillojnë e reagojnë shoqëritë ndaj sistemeve të vjetraperandorake dhe monarkike. “Ushtritë revolucionare të shekullit të 18-të përçoninparullën e “lirisë, barazisë dhe vëllazërisë” si dhe ideve të liberalizmit dhe të vetë-përcaktimit kombëtar. Zgjimi kombëtar gjithashtu u rrit nga një reagim intelektualndaj iluminizmit të theksuar të identitetit kombëtar, në një ndjenjë romantike të vetë-shprehjes kulturore me anë të kombësisë.”3

Por këto parime liberale nuk do të zgjasnin për shumë kohë. Me ardhjen e Napoleonitnë fronin e Francës, nacionalizmi modern u shndërrua në një nacionalizëm agresiv,falë politikës së tij ekstremiste për të shkatërruar dhe mos lejuar praktikimin ekulturave apo traditave individuale të kombeve që pushtonte. Falë kësaj politike, nëdisa vende si: Spanjë, Itali, Gjermani etj., u rigjallërua një nacionalizëm i ri, në njëlloj niveli të paparë më përpara.Rigjallërimi i nacionalizmit në Shqipëri me rilindjen kombëtareRilindja kombëtare në Shqipëri filloi gjatë shek. XIX si një lëvizje patriotike kombëtareme synimin e formimit të shtetit kombëtar shqiptar. Ajo nisi në kuadrin e një lëvizjejepatriotike për të ndërgjegjësuar politikisht dhe intelektualisht popullin shqiptar përvlerat e vërteta kombëtare. Lëvizja vepronte për të çliruar territoret shqiptare ngapushtimi turk dhe për afrim e bashkim të shqiptarëve. Ajo kishte për qëllim zgjiminkombëtar të shqiptarëve në territoret etnike të tyre duke i mëshuar aso kohe lëvrimit të

2 http://www.absoluteastronomy.com/topics/Rise of nationalism in Europe3 http://www.absoluteastronomy.com/topics/Rise of nationalism in Europe

217

MA Elira Luli

gjuhës kombëtare, hapjes së shkollave shqipe, krijimit të Shtetit Shqiptar autonom e tëpavarur, si dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve të 4 vilajeteve në një shtet të vetëm,duke mos lejuar asnjë copëtim të mundshëm të territoreve nga fqinjët lakmitarë.Programi i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare që filloi ne vitet 30-40 të shek XIX duke upasuruar gradualisht nuk ishte sekret dhe as imponues ndaj vendeve fqinje. Në vitetmë pas, Platforma e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) ishte programi i plotë i parëpolitik që shtronte e përcaktonte krijimin e një shteti shqiptar brenda trojeve të vetaetnike, padyshim me pakica etnikisht jo shqiptare, brenda shtetit të ri. Aty u përcaktuanobjektiva të qarta që synonin realizimin e aspiratave kombëtare, sikurse të gjitha shtetete tjera, që kishin fituar pavarësinë në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX.Ideologjia e programit të rilindësve ishte për një zgjim të vetëdijes kombëtare mbibaza historike, gjuhësore, kulturore të përbashkëta pa shfaqur asnjëherë tendencëpër ambicie territoriale, që nuk ishin shqiptare apo për eksportimin e këtyre vleravenë popuj dhe territore jo shqiptare. Shqiptarët kanë luftuar historikisht për mbijetesëne tyre dhe nuk kanë shfaqur agresivitet të asnjë lloj forme me fqinjët apo ndonjështet tjetër. Vetë rilindësit si: Sami Frashëri, Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada,Fan. S. Noli etj., ishin njerëz me pikëpamje patriotike shumë të qarta dhe me aspiratatë forta për liri dhe përparim kombëtar, që, me gjithë frymën e nacionalizmit qëshfaqej aso kohe në praktikë e në mënyra të ndryshme, nuk arritën të përcillninpërçmim apo të kërkonin ndryshim territoresh me forcë dhe me luftë për padrejtësitëqë iu bënë nga fuqitë e mëdha në copëtimet territoriale të herëpashershme. Pas shumëpërpjekjesh Shqipëria shpall pavarësinë në vitin 1912.Faktori i jashtëm (fuqitë e mëdha) të diktuar nga interesat e tyre dhe nga një sërëfaktorësh të tjerë strategjikë në Ballkan nuk u angazhua plotësisht për zgjidhjen eçështjes shqiptare. Më shumë se gjysma e territoreve dhe e popullsisë shqiptare passhpalljes së pavarësisë (1912-1913) mbetën jashtë kufijve zyrtarë të përcaktuar ngaFuqitë e Mëdha dhe iu aneksuan shteteve fqinje. Këto ngjarje më vonë do të kishinpasoja negative për Ballkanin. Shqiptarët me gjithë tkurrjet dhe copëtimin që pësuan,asnjëherë nuk hoqën dorë nga aspiratat e tyre të Rilindjes Kombëtare dhe kanë diturtë ruajnë si të shenjta vlerat dhe aspiratat e tyre kombëtare për t’i zgjidhur dhe realizuarnë kushtet e reja të integrimeve evropiane dhe të rivlerësimeve të të drejtave të njeriutdhe të drejtave kombëtare në dokumentet dhe në konventat ndërkombëtare. Një roltë veçantë në këtë proces kanë luajtur vlerat e përbashkëta kombëtare, vlerat jetësorenatyrale që i bashkonin dhe vazhdojnë t’i bashkojnë shqiptarët në një komb, sielementë të patjetërsueshëm e të trashëgueshëm.Pra, fakti që shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për vlerat e njëjta përbashkuese dhearrijnë të trashëgojnë brez pas brezi të njëjtat vlera, nuk do të thotë që shqiptarët janënacionalistë. Rrjedhimisht, ndryshimi i ekuilibrit në Ballkan, me daljen e Kosovës sishtet i pavarur, do të vinte jo për shkak të (ndonjë) nacionalizmi të (skajshëm), porpër shkak të prishjes së vetë balancave natyrale të Ballkanit nga Fuqitë e Mëdha nëtë shkuarën. Historia është dëshmitare e zhvillimi të ngjarjeve në kohë, ndërsa kohavetë në këtë kontekst (historik) është “kairos”4 që në greqishten e lashtë do të thotë

4 http://greekrhetoricalterms.pbworks.com/w/page/15674488/Kairos

218

Nacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik

“rasti i përshtatshëm”. Fakti që historia ka sjellë “rastin e përshtatshëm” për shqiptarëtnuk do të thotë që ata sot po shfaqin një nacionalizëm të ri, por thjesht në mënyrëorigjinale janë në kohën dhe momentin e tyre. Kjo lloj mundësie duhet të shfrytëzohetnë paqe e bashkërenduar me gjithë elementin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, mepunë konkrete që i përgjigjen aspiratave që kanë ato për tu bërë pjesë e familjes sëBE-së. Në fokus të elitës akademike dhe politike duhet të jetë fryma për paqe dhesiguri, ruajtja e vlerave kombëtare, zhvillimi dhe integrimi i elementit shqiptar ereflektuar në programe të përbashkëta shoqërore, ekonomike e kulturore për tëpërmbushur një aspiratë shumë të hershme që është rruga e integrimit drejt perëndimit.Fillesat e nacionalizmit gjermanReagimi dhe ndjenja nacionaliste e gjermanëve filloi të gjallërohej nën ndikimin eluftërave të Napoleonit, pikërisht atëherë kur ushtria franceze me një intensitet tëlartë të pikëpamjeve politike dhe me një përgjegjshmëri të lartë qytetarie për kauzëne tyre ekstreme nacionale i shpalli luftë një pjese të mirë të shteteve të Evropës.Forcat politike gjermane filluan rezistencën me parimin kryesor për mbrojtjen eterritoreve të tyre kombëtare nga pushtimi francez, duke u ndikuar dhe nga shkollaetike dhe teorike e Kantit, e cila e kishte ndërtuar bërthamën e idealizmit gjermanpak më përpara. Ndikimi i veprave të Kantit dhe i Hegelit shtuan dozën evetëndërgjegjësimit dhe vetëdijes në veprat e Fichtes, i cili njihet ndryshe dhe si njënga baballarët e nacionalizmit gjerman. Kulmi i devotshmërisë së tij ndaj parimevetë lirisë së mendimit dhe veprimit e kthyen atë në një mbrojtës të ndryshimeve politiketë kohës, ndikuar dhe nga trazirat e Revolucionit Francez.Pikërisht, me veprën e tij “Adresses to the German Nation” ai u kthye në një ngaavokatët më të flaktë të çështjes kombëtare gjermane. Me parimet e kësaj vepre aifrymëzoi lëvizjen kombëtare në revolta dhe kryengritje kundër Napoleonit. Në atëkohë kombi gjerman nuk ekzistonte por ai besonte në vlerat që mund të sillte edukimii vullnetit te të rinjtë, deri sa i gjithë populli të unifikohej e të vepronte nën njëvullnet të përbashkët.5 Prusia ishte shteti i fundit gjerman që u mposht dhe përfundoinën sundimin e Francës në vitin 1806. Kjo shtypje nxiti lëvizjet për reforma dhemodernizim të shtetit dhe ushtrisë. Një Prusi e reformuar filloi të frymëzonte dheshtetet e tjera gjermane. Në vitin 1813, përpjekjet e shteteve gjermanofolëse ishin tëunifikuara në një qëllim: dëbimin e Napoleonit nga territoret gjermane. Në këtë kohëfillojnë kërkesat dhe lëvizjet e disa intelektualëve për unifikimin e shteteve dheterritoreve gjermanofolëse në një komb të vetëm. Kongresi i Vjenës, duke vepruarnë emër të ruajtjes së paqes në Evropë në vitet 1814-1815 dhe me tendencën e ruajtjessë sistemit të vjetër monarkik, krijoi Konfederatën Gjermane prej 38 shtetesh, dukengjallur në këtë mënyrë reagimin dhe pakënaqësinë e shtresës intelektuale dhe tëstudentëve.Pas një shtypjeje të gjatë, Revolucioni i vitit 1848 ngriti në revoltë shtresën liberalepër reformë dhe shkatërrim të rendit të vjetër monarkik. Thirrjet e liberalëve për njërend të ri kushtetues dhe për një komb gjerman të bashkuar, do të sillnin fundin esundimit të princërve gjermanë dhe fundin e “status quos” të deritanishme. Fundi i

5 http://books.google.com/books/about/Addresses_to_the_German_Nation.html

219

MA Elira Luli

Revolucionit të 48-tës nuk i varrosi idetë e liberalëve për një Gjermani të bashkuar.Nga ana tjetër krahu, konservator i elitës drejtuese prusiane arriti në konkluzionin qënjë Gjermani e bashkuar mund të arrihej vetëm me forcën e ushtrisë. Modernizimidhe progresi që solli Revolucioni Industrial i viteve 1850-1870, duke unifikuarekonomikisht shtetet gjermane, (themelimi i Shoqatës Kombëtare Gjermane,1859dhe forcimi ekonomiko-ushtarak i Prusisë), i hapën rrugën dhe krijuan mundësitëpraktike për bashkimin e Gjermanisë. Një Gjermani e bashkuar që dukej se do vintenga përpjekjet e liberalëve, në fakt erdhi nga një lider konservator, si Otto von Bismark,aspak nacionalist dhe kundër pikëpamjeve liberalëve. Me “Realpolitikën e hekurit etë zjarrit” ai çoi në bashkimin e Gjermanisë në vitin 1871. Bismarku besonte nërëndësinë e aplikimit në mënyrë oportuniste dhe empirike të forcës duke fuqizuarushtrinë dhe duke unifikuar masat. Ai e shndërroi “nacionalizmin konservator” nënjë mundësi reale.6

Nacionalizmi sipas fiksimit racor të Adolf HitleritSistemi i Versajës në emër të ruajtjes së ekuilibrave të forcave, i cënoi ato që nëthemel, duke krijuar një rend të ri botëror, i cili u rregullua me sistemet e paqes midisvendeve fituese dhe vendeve humbëse, duke krijuar një paqe më të brishtë se asnjëherëmë parë. Politikat e vjetra evropiane po zëvendësoheshin nga filozofi të reja dhepolitika të vetëpërmbajtjes dhe të arsyes. Filozofia në të cilën po mbështetej shteti iri gjerman ishte filozofia e forcës duke bërë rikthim mbrapsht të ciklit të politikave,që vetvetiu do prishnin ekuilibrat! Qëndrimet e Fuqive të Mëdha Evropiane ndajGjermanisë ringjallën një nacionalizëm akoma më ekstrem që do të shpalosej nëLuftën e dytë Botërore me pasoja shkatërrimtare. Humbja e Gjermanisë në Luftën eI-rë Botërore, u pasua me kushtet e një paqe tepër të brishtë, e cila ka hyrë në histori,si një model i dështuar i një traktati sigurie dhe paqeje afatgjatë.Pra, në rast se Gjermania dështoi me të drejtë në luftën që e përgatiti vetë, fituesit eluftës dështuan në një paqe, që nuk arriti të lexojë, as mësimet e Paqes së Vestfalisëdhe as mësimet e Kongresit të Vjenës (Paqes së Koncertit të Evropës). Sistemi iVersajës krijoji në Gjermani një klimë politike në të cilën do të ishte jashtëzakonishte vështirë të zhvillohej një sistem demokratik. Hitleri vetë më vonë pas dy dekadashdo të ja “shiste” opinionit gjerman Luftën e II Botërore, si rivendosje të drejtësisëmbi shkeljet dhe padrejtësitë e Versajës. Pra, “përvoja embrionale e Hitleri, duket seishte mundja e Gjermanisë në Luftën e I Botërore”7. Pas një “nacionalizmikonservator”, i cili arriti formimin e Gjermanisë në një shtet të vetëm në kohën eOtto Von Bismarkut, vijmë në “nacionalizmin ekstrem” etnik ose racor të Adolf Hitleritnë Luftën e II Botërore. Karakteristika si: “mjeshtëria demagogjike dhe hegjemonia,ishin dy anë të së njëjtës medalje”8 për Hitlerin.Sipas Hitlerit në thelb të kombit gjerman qëndronte etnia (raca) gjermane, që kishtenë thelb të saj gjuhën, kulturën dhe bërthamën e racës ariane. Hitleri në konceptet etij për përbërjen e një etnie bënte dallimin hierarkik të racave. Sipas tij raca ariane e6 http://www.thenagain.info/webchron/westeurope/Bismarck.html (Western and Central Europechronology: Otto Von Bismarck 1815-1898).7 Diplomacia, Henry Kissinger, Laert-1999, fq.289.8 Diplomacia, Henry Kissinger, Laert-1999, fq.290.

220

Nacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik

kombit të tij ishte e një shkalle superiore mbi të gjitha të tjerat. Ideja e nacionalizmittë tij etnik bazohej në përbërjen e gjakut dhe racës. Raca sipas tij ishte përbëja e ciladuhej ruajtur me fanatizëm nga shteti. “Duke ia atribuuar humbjen e Gjermanisëtradhtisë, konspiracionit çifut dhe mungesës së vullnetit ndërkombëtar, ai do të ngultekëmbë gjithë jetën e tij se Gjermania mund të mundej vetëm nga vetja, por jo nga tëhuajt”9 Çifutët u kthyen në “target” në luftën e tij për spastrimin racor, pasi Hitlerit iishte krijuar fiksacioni për eliminimin e racës çifute, sepse ato ishin shkaku idegradimit të kombit gjerman në luftën e parë botërore. Duke eliminuar ato Hitlerikishte bindje se mund të bënte pastrimin e racës/etnisë gjermane, duke e kthyer atënë një racë puritane të një shkalle superiore dominuese.Pra, në thelb të nacionalizmit të tij qëndronte raca gjermane si motiv për të sjellë gjithëminoritetet gjermane brenda kufijve shtetërorë duke kërkuar të vendoste hegjemoninëe gjermanëve në Evropë, e më tej si superfuqi në botë. Apeli i tij ndaj popullit bëhej nëmënyrë të atillë që të zgjonte ndjenja nacionalizmi (duke ushqyer superioritetin racorgjerman në misionin e tij botëror). Fjalimet e tij tregonin një Gjermani, e cila vazhdontetë ishte e degraduar nga fuqitë e mëdha me në krye Francën, që kishte si qëllim shuarjene racës gjermane dhe shpërbërjen e saj në shumë shtete të vogla. Holokausti ishtepërfundimi logjik i ideologjisë personale të tij, ku në thelb kishte etninë gjermane, sishtet komb në lartësinë e superfuqisë dominuese të kontinentit të Evropës e më gjerë.Fiksacioni i tij ideologjik për pastrimin racor qe një dështim me pasoja katastrofalehumane të mëdha. Ai i përmbahej teorisë së nacionalizmit, që jetën kombëtare epërcaktonte determinizmi lëndor.Faktorët e determinizmit lëndor janë:- Raca.- Kushtet Gjeografike.- Kushtet Ekonomike.10

Hitleri më shumë nga të gjitha i mëshonte faktorit racor, “por sociologu frëng Bouglearrin në përfundimin se kombi është një trup shoqëror. Në këndvështriminantropologjik racat ekzistojnë dhe dallohen nga disa elemente të jashtme, pra kemiraca të ndryshme por asnjëherë raca me nivel të ulët apo të lartë. Vetëm interesavevetjake ose ambicieve politike mund t`u shërbejë ideja se kombi përbën një racë.Shkenca nuk e pranon kurrë një gjë të tillë, si një faktor përcaktues. Prandaj nëbashkëfjalimet e tij me Ludvigun, Mussolini shprehej se “Raca është një ndjenjë, jonjë realitet: 95 % është ndjenjë.”11

Rasti i nacionalizmit doktrinar në BallkanNacionalizmi (agresiv apo i skajshëm) në Ballkan është një fenomen i shfaqur shumëherët. Ai lind dhe shfaqet menjëherë me ambicie territoriale, gjatë vetë rilindjes sështetit serb në kohën kur Serbia fiton autonominë, në fillimet e viteve 1800. Zgjerimiterritorial i Serbisë duhet të vinte mbi shkatërrimin e Perandorisë Osmane dhesprapsjen e fuqisë dominuese të momentit që ishte Perandoria Austriake. Një vend

9 Diplomacia, Henry Kissinger, Laert-1999, fq.28910 Vepra, Branko MERXHANI, Plejad, fq.18711 Vepra, Branko MERXHANI, Plejad, fq 191

221

MA Elira Luli

me rëndësi strategjike ku interesat e Serbisë dhe Perandorisë Austriake përplaseshinishte Ballkani, sidomos Shqipëria për shkak të daljes së saj në det. Që në ato viteSerbia fillon programet për përfshirjen nën sundimin e saj të territoreve të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, veriut të Shqipërisë, Dalmacisë, Kroacisë apo Bullgarisë,si pjesë të dikurshme të saj në Perandorinë Serbe të mesjetës së mesme. Programi(“Naçertania”) ishte shume i famshëm për identifikimin e interesave kombëtareshtetërore të Serbisë, ai ishte gati, gati një program doktrinar, që ka udhëhequr politikate shtetit serb deri në ditët e sotme. Fryma e radikalistëve që erdhën në pushtet rrethviteve 1850 ushqente një frymë nacionalizmi agresiv. Kjo frymë filloi me kalimin eviteve të thellohej e të ushqehej shumë në nivel masash e deri në nivel shkollor. Nëfund të viteve 1800 shteti kishte kontroll të plotë në tekstet shkollore të gjeografisëdhe historisë duke përcjellur në ta mesazhe të forta nacionaliste. Mbi supozimet epretendimeve të lashta historike dhe etnike, Serbia do t’i quante territore të saja, atoqë më vonë do të përbënin shtetin e Jugosllavisë.Vetëm në kohën kur Tito ishte në pushtet u duk sikur fryma nacionaliste ra në qetësi,pasi “politikat” e Titos, duke njohur mirë konfliktin mes kombësive në Jugosllavidhe tendencat dominuese të nacionalizmit Serb, u përpoq të nxisë frymën e bashkimitdhe vëllazërimit kombëtar, duke mposhtur çështjet me karaktere etnie dhe kombësie(Kosova, Kroacia, Sllovenia etj.), për krijimin e një Kombi Jugosllav me divizën“Bratsvo-Jedinstvo”.Gjithsesi, shpërbërja e shtetit komunist të Jugosllavisë shërbeu si katalizator përrishfaqjen e shpejtë të një nacionalizmi post-komunist, lëvizje që kishte filluar që nëvitet 1980. Kjo lëvizje arriti që në vitin 1986 të nënshkruante “Memorandumin eAkademisë së Arteve dhe të Shkencave të Serbisë” e cila deklaronte që serbet ishingrupi më i shtypur në Jugosllavi dhe se serbët nuk kishin shtetin e tyre, pasi Tito ekishte mbajtur nën shtypje këtë çështje”.12 Kjo lëvizje e kryesuar nga novelisti dheshkrimtari Dobrica Qosic, kishte frymëzuar një pjesë të mirë të elitës intelektuale tëSerbisë. Në këtë periudhë ndryshimesh dhe ringjalljeje të nacionalizmit serb në vitin1987, vjen në pushtet një politikan si Slobodan Milosevic, i cili u frymëzua ngamesazhet nacionaliste të elitës intelektuale dhe gjoja nga rreziqet që i kanoseshinekzistencës kombëtare të Serbisë, nga gjithë “faktorët kërcënues” të Serbisë, ku bashkëme “rreziqet” e tjera, ishte dhe provinca e Kosovës dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi.Fushata për një Serbi të madhe filloi me mesazhe nacionaliste shumë të forta përbashkimin e serbëve të Kroacisë, Bosnjës me serbët e Jugosllavisë dhe spastrimietnik i shqiptarëve nga territoret e Kosovës. Këtu del qartë forma e nacionalizmitdoktrinar ekstremist, pasi këto projekte kanë ekzistuar që në ngjizjen e Serbisë sishtet. Serbia e Madhe, ndryshe dhe Serbia Hyjnore, siç e përshkruan BranimirAnzulovic në librin me të njëjtin titull13 shpjegon fillimet e idesë së mitit të Kosovës.Kosova si rëndësi mitike për kombin, kulturën, ortodoksinë dhe nacionalizmin Serb

12http://centres.exeter.ac.uk/historyresource/journal6/Crawfordrev.pdfCulture wars: Serbian History Textbooks and the Construction of National Identity By: Keith Crawford,Edge Hill College of Higher Education, Ormskirk, England, f.213 shiko: Book by Anzulovic, B. (1999) Heavenly Serbia: From Myth to Genocide New York, Hurst&Company.

222

Nacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik

lidhet me Legjendën e fushëbetejës së Kosovës në vitin 1389, ku Princi LlazarHrebeljanoviç i Serbisë zgjedh opsionin nga Shën Elia, për mbretërinë qiellore, kumbretëria dhe njerëzit e tij me humbjen e betejës me Turqit dhe vdekjen e tij do tësiguronin një vend në parajsën qiellore. Kjo shprehet edhe në këngën popullore “Darkae Princit” që tregon për darkën e fundit të Princit Lazar me kalorësit e tij në Kosovëpikërisht në prag të fushëbetejës së Kosovës. Këtu bëhet analogjia e darkës së fundit tëPrincit Lazar me Darkën e Fundit të Jezu Krishtit. Në Darkën e Fundit është Krishti,Zoti, i cili sakrifikon veten; në Darkën e Kosovës, një sundimtar dhe një popullsakrifikojnë veten e tyre. Kjo analogji mund të shihet edhe në pikturat e kishaveortodokse serbe (Anzulovic 1999, 12)14 Në fakt mitet dhe legjendat janë diçka dherealiteti, prejardhja historike e një populli dhe i territorit të cilit ai i përket është diçkakrejt tjetër. Kjo Legjende funksionoi për të justifikuar zgjedhjen e Princit Llazar përparajsën qiellore. Nga një humbje ushtarake në beteje nëpërmjet kësaj legjende diltenë pah fitorja morale, “shpëtimi i mbretërisë së tyre nëpërmjet Zotit”. Kjo e bën shumëtë qartë rolin e fesë në kulturën e tyre. Kosova sipas legjendës është vendi ku Serbiapësoi shpëtimin hyjnor.Që nga themelimi i kishës ortodokse serbe në 1219 nga Shën Sava, Kisha OrtodokseSerbe dhe Shteti i Serbisë kanë pasur marrëdhënie të ngushta. Ndryshe nga KishaKatolike, kishat e Lindjes kanë një histori të nënshtrimit ndaj shtetit, traditë kjo qëvjen që nga Perandoria Bizantine, ku Kisha Ortodokse ishte shërbëtore e shtetit,duke i siguruar atij, mbështetje morale ndaj presioneve, ose dhunës së brendshmedhe rreziqeve të jashtme (Anzulovic 1999, 112).15

Nacionalizmi i tyre në fillim buron nga një reagim i përgjithshëm Serb në formëinstinktive që ka në thelb mbijetesën e serbëve në kushtet e reja dhe ne frikën ezhdukjes nga kërcënimi mysliman, por që me kalimin e kohës nga një luftë përekzistencë do të shndërrohet në një tendencë për dominancë në hapësirat për rrethdhe në gjithë Ballkanin. Kjo psikologji e paraqitur me shumë kujdes, i ka interesuarmjaft nacionalizmit serb dhe për ta bërë atë sa më të besueshme, kanë punuar tëgjithë qarqet intelektuale të drejtuara nga Akademia e tyre, duke bërë në shekuj roline viktimës dhe duke fajësuar për gjithçka, efektet negative që krijoi në shekujPerandoria Osmane (Myslimane). Ndërsa është më se e njohur, që Kisha Ortodoksenë Perandorinë Osmane është njohur dhe ka gëzuar liritë, të drejtat dhe privilegjet esaj deri në ushtrimin e institucionit juridik. Pra Nacionalizmi serb, si burim ka paturfrymëzimin e Perandorisë Serbe te Stefan Dushanit të shek. XVI dhe “kërcënimi

14 http://theorthodoxchurch.info/blog/articles/2009/11/heavenly-serbia-from-myth-to-genocide-book-review/ Sipas Legjendës: 28 qershor 1389: Beteja e Kosovës u zhvillua në fushë- Kosovë ndërmjetturqve osmanë dhe serbëve. Udhëheqësit e të dy kampeve ishin Princi Lazar Hrebeljanovic i Serbisëdhe Sulltan Murati I i Perandorisë Osmane që u vranë në luftim. Miti i Kosovës është tregimi se siPrinci serb Lazar Hrebeljanovic zgjodhi mbretërinë qiellore mbi atë tokësore. Në prag të betejës,Princit Lazar i shfaqet Shën Elias dhe i ofron atij dy zgjidhje: një fitore ushtarake dhe perandori tëzgjeruar tokësore, ose humbjen (dhe vdekjen) me premtimin e sigurimit të një vendi në qiell për vetedhe njerëzit e tij. Princi Lazar zgjodhi mbretërinë qiellore, ai bëhet kështu shenjtori i dytë më irëndësishëm në ortodoksinë serbe, pas Shenjtit Sava.15 http://theorthodoxchurch.info/blog/articles/2009/11/heavenly-serbia-from-myth-to-genocide-book-review/

223

MA Elira Luli

mysliman” ka qenë një pretekst për ekspansion, mbasi politika nacionaliste serbedrejtohej edhe kundër Perandorisë Austro-Hungareze e “territoreve turke” qëbanoheshin nga popuj të tjerë, por që gjendeshin nën sundimin Perandorinë Osmane.Ku ndahen nacionalizmi dhe patriotizmiPatriotizmi historikisht ka rrënjë të thella që nga periudha antike. Nacionalizmi lidhetme një moment të caktuar historik. Ai lindi ne fundin e shek. XVIII e gjatë shek XIXme lindjen e shtetit-komb. Si pasojë ne nuk mund të flasim për nacionalizëm nëperiudhën antike, mesjetare apo në fillimet e jetës moderne. E kundërta ndodh metermin patriotizëm e aktin patriotik, i cili ka shtrirje të gjerë kohore dhe mund tëpërdoret në të gjitha kohërat, sepse kombi shpreh territorin e etnisë pra territorin eatdheut. Edhe vetë termat përmbajnë në vetvete një konotacion të veçante: patriotizëm-patria-atdheu që ka shtrirje të gjerë kohore dhe nacionalizëm-nacione-komb që kanjë shtrirje te kufizuar kohore. Ndjenja e nacionalizmit shpesh here mund tëkonsiderohet si humane, ashtu siç është për sa kohë, ajo nuk zhvillohet në një ideologjitë dëmshme. Duke u kthyer shpesh herë në një ideologji imponuese, ajo e del ngashtrati i një veprimtarie normale shoqërore dhe humane, duke degraduar në forma eshembuj që paraqitëm më sipër, në variantet e nacionalizmave ekstremiste.Deri në fazën, kur njeriu e shpreh nacionalizmin në format e tij normale e pozitive tëlidhura ngushtë mbas dashurisë ndaj vendit të lindjes, ku kombi dhe vendi të cilit ipërket, është atdheu i tij, këtu kemi të bëjmë me një instinkt human të natyrshëm, qëka lidhje me patriotizmin. Kur kjo ndjenjë kthehet në ideologji dhe merr përmasaherë romantike dhe herë idealiste dhe shpesh determinante dhe manipuluese përturmat, atëherë ajo bëhet e rrezikshme, duke ndjekur një rrugë pa krye dhe kthehetnë një fobi nacionaliste me trajta etnike, racore, fetare etj.Vetë ideologjia përfshin konceptin se vetë idealet me të cilat është brumosur ajo llojideologjie janë mënyra më e mirë për të arritur një qëllim, duke u kthyer në një motoimponuese. Ndjenja patriotike nuk manifestohet me gjeste superioriteti ndaj popujvetë tjerë dhe nuk ka qëllim të eksportojë apo imponojë këto vlera jashtë vendit.Patriotizmi është ndjenja admiruese që mbart njeriu për çdo gjë qe lidhet me kombine tij. Patrioti e sheh me kriticizëm vendin e tij duke parë mënyra për përmirësim tëvendit e tij. Ai beson se “Patria” e tij gjithmonë ka vend për përmirësim dhe zhvillimine sheh tek kapacitetet e brendshme dhe në raport paqësor me vendet fqinje apo mevendet e tjera të huaja. Pra raporti i tij me kombin është më i hapur.Ndërsa nacionalizmi mbyllet në ideologji, duke mos pranuar kritika dhe shfaqet shpeshme ndjesi epërsie ndaj të tjerëve, ose me një fobi nacionaliste ksenofobe, që tentontë imponohet me të gjitha mënyrat, të ndikojë, të diktojë, të asimiloje, “të pushtojë”në të gjitha aspektet në jetën politike-ekonomike-kulturore të kundërshtarëve të tij.Ndonjëherë dhe patriotizmi mund të zhvillohet në nacionalizëm ekstrem, siç pamërastet e nacionalizmit më sipër, ose nacionalizmi mund të zbutet deri në nivelpatriotizmi si p.sh. rasti i Francës dhe i Gjermanisë. Këto dy vende i treguan botësrastet më ekstreme të nacionalizmit nën udhëheqjen e Napoleonit dhe Hitlerit, ashtusikur tani po tregojnë shembullin më të mirë të bashkëpunimit. Bashkëpunimi erdhikur të dy vendet u ndërgjegjësuan për dëmet që sjell nacionalizmi (ekstremist). Ashtusiç e ka thënë presidenti François Mitterrand gjatë fjalimit të tij të fundit para

224

Nacionalizmi dhe patriotizmi në një këndvështrim historik

Parlamentit Europian në janar 1995, “nacionalizëm do të thotë luftë”. Kuptimi më ithellë i pajtimit franko-gjerman si dhe ndërtimi i Europës i dedikohet faktit se të dypopujt kanë hequr dorë përgjithmonë nga nacionalizmi (ekstrem).16

Nacionalizmi përfshin një shumëllojshmëri formash të shfaqura si në perspektivëhistorike ashtu dhe në epokën bashkohore, ku shumica e këtyre formave janë të lidhuranë përgjithësi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me politikën apo performancën e shtetitqendror. Nacionalizmi modern apo ekstrem “ka shërbyer historikisht për tre qëllimeparadoksale, duke kontribuar në formimin, mbijetesën, si dhe copëtimin e komb shteteve.Në kuadër të tipologjive, mund të argumentohet se nacionalizmi shtetëror ka celebruarshtetësinë sovrane; etno-nacionalizmi, një sfidë për legjitimitetin (dhe nganjëherë,integritetin) e shtetit dhe nacionalizmi protestues, një kritikë ndaj politikës shtetëroreapo, duke shkuar një hap më tej, një përgjigje ndaj krizës së shtetit komb”.17 Nga sa uanalizua më sipër nacionalizmi ka ndryshim të thellë nga patriotizmi. Baza kauzale,ideologjia, legjitimiteti për të cilën një lloj lëvizje nacionaliste vepron, përbën dhendryshimin mes formave të shfaqjes së nacionalizmit apo patriotizmit.Bibliografia:

• Historical Dictionary of the Enlightement by Harvey Chisick• http://www.absoluteastronomy.com/topics/Rise_of_nationalism_in_Europe• http://greekrhetoricalterms.pbworks.com/w/page/15674488/Kairos• http://books.google.com/books/about/Addresses_to_the_German_Nation.html http:/

/www.thenagain.info/webchron/westeurope/Bismarck.html• Western and Central Europe chronology: Otto Von Bismarck 1815-1898)• Diplomacia, Henry Kissinger, Laert-1999.• Vepra, Branko MERXHANI, Plejad.• Culture wars: Serbian History Textbooks and the Construction of National Identity• Keith Crawford, Edge Hill College of Higher Education, Ormskirk, England.• Anzulovic, B. (1999) Heavenly Serbia: From Myth to Genocide New York,

Hurst&Company.• http://theorthodoxchurch.info/blog/articles/2009/11/heavenly-serbia-from-myth-to-

genocide-book-review/• Carola Müller-Holtkemper dhe Christine Moro, Traktati i Elizesë ose fundi i

nacionalizmit

16 http://www.mapo.al/2013/01/21/traktati-i-elizese-ose-fundi-i-nacionalizmit/Traktati i Elizesë osefundi i nacionalizmit (nga Carola Müller-Holtkemper dhe Christine Moro)17 http://www.gmu.edu/programs/icar/ijps/vol2_2/pamir.htm See: Nationalism, Ethnicity AndDemocracy: Contemporary Manifestations By: Peri Pamir

225

MA Elira Luli

Misioni ushtarak amerikan në Shqipërigjatë Luftës së Dytë Botërore

MA Mirela Nofulla

Trajtesë e shkurtuar. Për Shqipërinë e vogël, të kërcënuar nga rreziku i pushtimitfashist italian dhe pa mbështetje, SHBA ishin një shpresë e madhe shpëtimi. MbretiA. Zogu dhe shqiptarët brenda dhe jashtë vendit iu drejtuan për ndihmë presidentitamerikan Ruzvelt dhe ndjenjave idealiste të popullit amerikan.Shtetet e Bashkuara nuk e njohën pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7prill 1939, por e cilësuan atë, një kërcënim për paqen në botë.Në dhjetor 1942, Sekretari i Departamentit të Shtetit, Hull deklaroi se Amerika eadmironte dhe vlerësonte rezistencën e popullit shqiptar si një kontribut kundërarmikut të përbashkët dhe se qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara pristeditën për t’u dhënë ndihmë ushtarake për t’i zbuar pushtuesit nga vendi.Shqipëria nuk kishte rëndësi jetike për interesat amerikane, por, pas zbarkimit tëAleatëve në Itali më 8 shtator 1943, rritet interesi amerikan për problemet politiketë Adriatikut dhe në këtë kuadër edhe për ato shqiptare.Më 18 nëntor 1943 në Shqipëri, mbërriti misioni i parë amerikan i OSS-it (Zyra eShërbimeve Strategjike Amerikane). Agjentët amerikanë ishin oficerë zbulimi, qëkishin për detyrë sigurimin e informacioneve rreth gjithçkaje që ndodhte në Shqipëri,si dhe gjetjen e shpëtimin e pilotëve aleatë.SHBA kontribuuan në luftën antifashiste në Shqipëri, pa paragjykuar se kush e bënteluftën, pasi për Shtetet e Bashkuara i rëndësishëm ishte fakti i mbështetjes ushtaraketë forcave antifashiste me qëllimin final të shkatërrimit të bllokut fashist, kësaj kolerekërcënuese për mbarë njerëzimin.

Më 8 prill 1939, Sekretari Amerikan i Shtetit, Hull deklaroi se pushtimi meforcë dhe i dhunshëm i Shqipërisë ishte kërcënim ndaj paqes në botë dhe seefekti i pashmangshëm i këtij incidenti së bashku me incidentet e tjera të

ngjashme, do të minonte qëndrueshmërinë ekonomike në çdo vend të botës, dukeprekur kështu dhe interesat amerikane. 1

1 Dezhgiu, Muharrem, “Shqipëria nën pushtimin Italian” (1939-1943), Tiranë: Akademia e Shkencavee Shqipërisë, Instituti i Historisë, 2005, f. 87

226

Misioni ushtarak amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, ishte pjesë e zhvillimeve tëtjera ndërkombëtare të fundit të viteve ’30-të, të cilat çuan në prishjen e paqes dheshpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, më 1 shtator të vitit 1939.Edhe pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA vazhdonin të qëndronin tëpalëkundura në kufijtë e “shtëpisë” së vet. Por pas kapitullimit të Francës në qershortë 1940 dhe sulmeve ajrore ndaj Britanisë në gusht-tetor 1940, presidenti amerikanRuzvelt nisur nga rreziku që paraqitej për SHBA, nga triumfi i nazistëve në Evropë,la mënjanë izolacionin dhe lëshoi sinjalin SOS, se siguria amerikane kërcënohej.Kërcënimi ndaj sigurisë ndryshoi opinionin amerikan lidhur me përfshirjen e SHBAnë luftë.Sulmi i befasishëm i avionëve japonezë mbi Flotën e Shteteve të Bashkuara në PërlHarbor më 7 dhjetor 1941, i cili nga presidenti Ruzvelt u quajt “i paprovokuar dheprej frikacaku”2 shkaktoi jo vetëm zemërim, por solli dhe përfshirjen në luftë tëAmerikës. Më 8 dhjetor 1941, SHBA i shpallën luftë Japonisë, ndërsa tre ditë mëvonë Gjermania dhe Italia i shpallën luftë Amerikës. Guximshëm dhe me diplomacipresidenti Ruzvelt për kapërcimin e izolacionit dhe përfshirjen e amerikanëve nëluftë, i bëri thirrje idealizmit amerikan, ashtu siç veproi presidenti Uillson në Luftëne Parë Botërore.Ndërkohë në Shqipëri rezistenca antifashiste jo vetëm që nuk u shua pas 7 prillit tëvitit 1939, por ajo u intensifikua, duke u shprehur me protesta, manifestime, grevadhe me veprime luftarake të çetave partizane.Përforcimi i rezistencës lidhej me zhvillimet e reja në Shqipëri, në nëntor të vitit1941 formohet Partia Komuniste shqiptare, ndërsa më 16 shtator 1942 Konferenca eParë Kombëtare Nacionalçlirimtare e mbajtur në Pezë vendosi krijimin e FrontitAntifashist Nacionalçlirimtar, i cili do të bashkonte në radhët e tij të gjithë shqiptarëtpa dallim, feje, krahine, klase apo ideje. Ndërsa në nëntor të 1942 nacionalistët:antikomunistë, antifashistë e antizogistë, krijuan organizatën politike të BallitKombëtar, “një front ky për të neutralizuar veprimtarinë politike të frontit të Pezësprapa të cilit qëndronte Partia Komuniste”.3

Përpjekjet për lirinë e Shqipërisë ishin shumë të fuqishme jo vetëm brenda venditpor edhe jashtë tij në diasporën shqiptare nëpër botë. Një segment i fuqishëm i sëcilës ishte diaspora e shqiptarëve në Amerikë e lidhur ngushtë me fatet e Atdheut,për mbrojtjen e interesave kombëtare, ashtu siç kishin bërë historikisht.Në emër të interesave kombëtarë shqiptarët e rrymave të ndryshme, hedhin pas krahëvehistoritë e shkuara ndonëse këto kishin patur kosto jo të vogël për ta dhe kërkojnënjohjen e një qeverie shqiptare në mërgim.Noli, në letrën dërguar Sekretarit të Shtetit Amerikan Hull, dënonte agresionin fashistitalian kundër Shqipërisë dhe kërkonte të njihej një qeveri zyrtare shqiptare jashtë

2 Gray Wood, dhe Richard. Hofstader, Richard. Histori e Shkurtër e Amerikës. Tiranë: Enciklopedike,1993, 1233 Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar 1939-1944 vëllimi 4. Tiranë:8 Nëntori, 1989, 49- 58

227

MA Mirela Nofulla

vendit. Ai shkruante: “do të jetë në dobi të Kombeve të Bashkuara me njoftë zyrtarishtmbretin Zog dhe me i dhanë rast me lujt rolin e vet për shpejtimin e fitores që neve tëgjithë e presim. Disa kundërshtarë të sinqertë të mbretit që kanë vuajtur me vjete nëmërgim mendojnë se asht në interes të dy palëve, Kombeve të Bashkuara dheShqipërisë me pas një qeveri zyrtarisht të njohur në mërgim me mbretin Zog.”4

Por zhvillimet politike dhe ushtarake në Shqipëri bënë që qeveria amerikane tëbashkohej me opinionin anglez sipas të cilit, Zogu me braktisjen e Shqipërisë kur usulmua nga Italia fashiste, u kthye “në një kartë të djegur”5. Përballë qëllimit kryesorqë ishte goditja, shkatërrimi i fashizmit dhe njohja e një qeverie shqiptare në mërgim,Aleatët zgjodhën mbështetjen e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, e cila përfaqësonterezistencën në Shqipëri.Në janar të 1942 kryespecialisti anglez për çështjen shqiptare, Dikson shkruante përherë të parë se kishte ardhur koha “për një deklaratë mbi pavarësinë e Shqipërisë”.Ai e konsideronte deklaratën si një domosdoshmëri në aspektin strategjik, të cilin elidhte me kontributin e rezistencës shqiptare, por dhe në atë politik pasi ajo do tëeliminonte rrezikun e kthimit të Shqipërisë në një “mollë sherri” midis Jugosllavisëdhe Greqisë.6

Pavarësisht se idenë e një deklarate për Shqipërinë e hodhi e para Anglia, ato që uprononcuan të parët ishin SHBA. Më 10 dhjetor 1942, Sekretari i Departamentit tëShtetit, Hull deklaroi se Amerika nuk ishte e pavëmendshme ndaj rezistencës sëvazhdueshme të popullit shqiptar kundër pushtuesve italianë, madje ajo e admirontedhe vlerësonte atë si një kontribut kundër armikut të përbashkët. Gjithashtu qeveriadhe populli i Shteteve të Bashkuara priste ditën për t’u dhënë ndihmë ushtarake përlargimin e pushtuesit nga vendi. Hull theksonte se Shtetet e Bashkuara nuk e kishinnjohur kurrë aneksimin e Shqipërisë nga Italia.7 Bie në sy fakti tejet pozitiv që Shtetete Bashkuara, nisur nga parimet e tyre të lirisë, drejtësisë dhe jo nga interesa politike,nuk vinin në diskutim tërësinë tokësore.Ndërsa në deklaratën e Sekretarit të Shtetit britanik E.Iden të 17 dhjetorit 1942 upohua restaurimi i Shqipërisë së pavarur. Ideni shtonte se: “Qeveria e Madhërisë sëtij e shikon çështjen e kufijve të shtetit shqiptar pas lufte si një çështje që do të duhettë merret në shqyrtim në Konferencën e Paqes.”8 Ky ishte ngërçi që vonoi deklaratënbritanike në raport me atë amerikane.Bashkimi Sovjetik gjithashtu u shpreh pa kushte për Shqipërinë e pavarur. Deklaratate Aleatëve kishin një rëndësi të madhe pasi ato e konsideronin luftën e popullit shqiptarnjë kontribut kundër armikut të përbashkët, pohim ky që natyrshëm dhe denjësisht ebënte Shqipërinë pjesë të Koalicionit Antifashist Botëror.Shqipëria nuk kishte rëndësi jetike për interesat amerikane, por pas zbarkimit të

4 AQSh, fondi 14, viti 1939, dosja 91, fl. 15 Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë Angleze, Tiranë: Albin, 2001, 77.6 Po aty, 46.7 AMPJ, viti 1944, dosja16, fl. 78 Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë Angleze, Tiranë: Albin, 2001, 44

228

Misioni ushtarak amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

Aleatëve në Itali më 8 shtator 1943, rritet interesi amerikan për problemet politike tëAdriatikut dhe në këtë kuadër dhe për ato shqiptare.Mosnjohja amerikane e pushtimit italian të Shqipërisë dhe rëndësia strategjike epozitës gjeografike të saj, justifikuan miratimin e një plani për Shqipërinë.9 Ky plani hartuar nga shefi i Grupit Planifikues të OSS-it kapiteni David De-Bardeleben iparapriu ardhjes së misionit amerikan në Shqipëri. Në programin e OSS-it përShqipërinë parashikoheshin: ndërprerja e linjave gjermane të komunikimit, furnizimii gueriljeve,shkatërrimi i depove të furnizimit të gjermanëve etj.10

Më 18 nëntor 1943, mbërriti në Shqipëri misioni i parë ushtarak amerikan, i OSS-it11

(Zyra e Shërbimeve Strategjike amerikane, qendra e OSS-it për Shqipërinë dhe rajoninishte në Bari dhe përgjegjës për Shqipërinë ishte Harri Fulc12). Ky misioni i nisur ngaBari mbante emrin e koduar “ERIK”13 dhe drejtohej nga Dejl Mekadu me emrin ekoduar Tank dhe i njohur si Major S.S. Kendëll. I arsimuar për arte dhe kanto, por irekrutuar nga OSS-i, Dejl Mekadu në qershor 1943, ishte dërguar në Kajro, me detyrëne rekrutimit të shqiptarëve të amerikanizuar për t’i dërguar në Shqipëri, por nuk patisukses.14

Misioni kishte në përbërje një teknik radioje Don Orahudi si dhe udhërrëfyesin dhepërkthyesin e grupit shqiptarin nga Vlora Ismail Karapici. Ky i fundit për shkak tëveprimtarisë komuniste ishte larguar në Itali ku ishte dënuar me burgim të përjetshëmsi pjesëmarrës në një komplot për vrasjen e Musolinit, por që lirohet nga aleatët . Pasdaljes nga burgu ai rekrutohet nga OSS-i.15

Misioni zbarkoi në Karaburun (Vlorë), ku u prit nga majori anglez i zbulimit XherriFild, i cili e strehoi misionin amerikan në një shpellë. Kjo e fundit ofronte pamje ngadeti dhe për këtë shkak ajo ishte pagëzuar prej anglezëve me emrin” Panorama”. 16

OSS-i në Shqipëri, nëpërmjet agjentëve të tij, synonte të vendoste lidhje me rezistencëndhe të mblidhte informacione mbi luftimet dhe lëvizjet e trupave gjermanëve.“Në fund të vitit 1943 në bazën e “Panoramës” mbërriti rreshteri Nik Kukiç meemrin e koduar Galba. Misioni i tij ishte komunikimi me radio me bazën në Bari,rekrutimi dhe dërgimi i spiunëve në radhët e armikut si dhe shpëtimi i ekuipazheve tëavionëve të rrëzuar. 17 Detyra e tij do të realizohej në një terren tashmë të përshtatshëm,

9 Hamit Kaba,Qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë në vitet e rezistencës (1943-1944),Studime HistorikeNr. 3-4, Tiranë:2009, 6710 Po aty, 6711 Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, 1912 Harri Fulc, ose Gates siç njihej me emrin e koduar ose plak, në vitin 1922 kishte qenë drejtor ishkollës teknike të Tiranës dhe pas shtetëzimit të shkollës në vitin 1933 u largua nga Shqipëria për nëShBA.13 Hamit Kaba,Qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë në vitet e rezistencës (1943-1944), Studime HistorikeNr. 3-4, 2009, 7114 Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, 3115 Po aty, 2316 Po aty, 2817 Po aty,66

229

MA Mirela Nofulla

sepse misionarët e mëparshëm kishin ngritur një rrjet spiunësh dhe informatorëshme pagesë, të cilët jepnin informacione me vlerë, të cilat transmetoheshin me radionë Bari. Ndërsa më 20 mars 1944 në bazën e “Panoramës” mbërriti Kapiteni XhejmsHudson me emrin e koduar Bill, synimi i tij ishte zgjerimi i veprimtarisë së OSS-itedhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.18 Por ofensiva gjermane e 3 prillit 1944 kundërmisioneve të Aleatëve në gadishullin e Karaburunit solli largimin e agjentëve tëOSS-it.”19

Më 20 mars të vitit 1944, zbriti në Shqipëri Thoma Stefani me emrin e koduar “Art”së bashku me Hudsonin. Ndonëse kishte lindur në Shtetet e Bashkuara ai ishte pinjolli një familje shqiptare nga zona e Korçës, e cila ishte vendosur në Amerikë në fillimtë shek.XX. Pas peripecive të shumta dhe pamundësisë financiare për t’u diplomuarpër drejtësi, ai u fut në ushtrinë amerikane dhe, pasi specializohet në fushën e zbulimit,Thoma Stefani në gusht 1943 iu bashkua OSS-it.20

Më 25 prill 1944 Togeri i Parë Thoma Stefani njoftohet nga gjeneralmajor U.Stauelli Komandës Aleate të Mesdheut se ngarkohej oficer ndërlidhës dhe informativ përShqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Ai udhëzohej të paraqitej pranë Shtabit NacionalÇlirimtar nga ku do të mbante komunikim me Shtabin e bazës në Bari. Detyra kryesoreme të cilën u ngarkua Stefani ishte mbledhja dhe transmetimi i informatave mbiveprimet e armikut në ato vende dhe lidhjen që kishin ato me informatat që jepeshinnga grupet e rezistencës shqiptare. 21

Thoma Stefani njoftoi E.Hoxhën se ishte ngarkuar si oficer i ndërlidhjes pranë shtabitdhe se misioni i tij ishte të mblidhte informata të përditshme mbi aksionet egjermanëve, partizanëve dhe ballistëve si dhe të zbulonte vendet që shtabi duhej tëbombardonte.22 Stefani ishte amerikani i parë pranë shtabit të E.Hoxhës.Më pas, pranë trupave partizane do të vendosen edhe dy agjentë të tjerë të OSS-itrreshteri Kukiç dhe togeri Xhon O’Kifi. Rreshteri Kukiç vendoset pranë GjeneralMehmet Shehut, ndërsa togeri O’Kifi pranë Kolonel Myslim Pezës.23 Vendosja eagjentëve amerikanë pranë njësive partizane shqiptare dhe mbështetja ushtarake e tyrelidhej me faktin se ata shihnin te partizanët forcën e pamposhtur të qëndrimit antifashist.Departamenti i Shtetit udhëzonte përfaqësuesit amerikanë: “të kujtonin vazhdimishtse konsideratat ushtarake ishin më të rëndësishme se çdo gjë tjetër”.24 Në udhëzimete Departamentit të Shtetit, shihet qartë që SHBA nuk tregonin ndonjë interes të veçantëpër idetë politike të ndonjërit prej grupeve aktive në Shqipëri. Në këto momente

18 Po aty,10419 Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, 11920 Po aty, 13621 AMPJ, viti 1944, dosja17, fl. 1 Letër e Kartierit të Përgjithshëm të Forcave Aleate –Major –Gjeneral W Stawell dërguar Togerit të Parë Thoma Stefani22Po aty, fl. 323 Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, 168,19424 Foreing Relations of United States,(më tej FRUS) , Uashington, 1944, Vëll III, Uashington, 1976,275, 875.01/7-1344: Telegram The Secretary of State (Hull )to the Consul General at Naples (Brandt)Washington , July 20, 1944

230

Misioni ushtarak amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

delikate SHBA i interesonin aleatë dhe kontributi i tyre ushtarak në luftën përshkatërrimin e fashizmit.Rezistenca ishte evidentuar, njohur dhe përshëndetur nga personalitete të larta tështetit amerikan.Sekretari i Shtetit Cordell Hull më 7 prill 1944 u drejtoi shqiptarëve mesazhin: “Më7 prill ’39 fuqitë e fashizmit i ranë Shqipërisë, duke kryer një agresion të papriturdhe të paturpë, zhdukja e zgjedhës fashiste u pasua nga pushtimi nazist, por popullishqiptar nuk e ka pushuar luftën e tij për dëbimin e shkelësve dhe për fitimin elirisë…”25

Po kështu, senatori i Floridës Klaud Peper, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme nëSenatin amerikan në urimin e tij me rastin e Vitit të Ri, 1944 shprehej se patriotëtshqiptarë po luftonin trimërisht kundër shkelësve gjermanë dhe se lufta për çlirimndihmonte në kauzën e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte njëkohësisht kauza elirisë.26 Ajo çka vihet re te këto personalitete amerikane është se diplomatikishtshmangin përmendjen e partizanëve dhe flasin për rezistencë të popullit shqiptar.Ndërkohë që vendosja e agjentëve amerikanë pranë forcave partizane ishte provë egjallë e pranimit të luftës partizane kundër armikut të përbashkët nazi-fashist.OSS bashkëpunoi me SOE (Drejtoria e Operacioneve të Posaçme, agjenci e qeverisëbritanike). SOE gjithashtu ishte aktive në luftime, ajo hodhi në erë ura, iu bëri thirrjealeatëve për bombardime ajrore, ngriti prita dhe përgatiti partizanët.Ndërsa grupi i shërbimit amerikan nuk angazhohej në luftime me gjermanët, agjentëtamerikanë ishin oficerë zbulimi ata kishin për detyrë sigurimin e informacioneverreth gjithçkaje që ndodhte në Shqipëri si dhe gjetjen dhe shpëtimin e pilotëve aleatë.Këta të fundit pasi kryenin misione bombardimi në zona të ndryshme të rajonit, nërrugën e kthimit për në bazë në Itali ata shumë herë rrëzoheshin mbi territorin shqiptar.Misionarët i gjenin dhe i nisnin me anije për në Itali.27

Detyrat e agjentëve amerikanëve në terren ishin të ndryshme nga ato të agjentëveanglezëve, por misioni ishte i njëjtë, mbështetja ushtarake e forcës që luftontefashizmin pasi kjo ishte në funksion dhe dobi të luftës së Aleatëve kundër BllokutFashist. Qeveria amerikane dhe ajo angleze nuk komunikonin drejtpërdrejt meudhëheqjen e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por nëpërmjet Shtabit Aleat tëMesdheut.”28 Mbështetja anglo-amerikane ishte ushtarake, armë, veshje, ilaçe etj.dhe jepej nëpërmjet strukturave ushtarake, për të mos krijuar asnjë iluzion te forcapolitike që drejtonte rezistencën.Kryerja e misionit nga amerikanët dhe krijimi i raporteve të tyre me partizanët dheE.Hoxhën lehtësoheshin nga prania në radhët e OSS-it të agjentëve shqiptarë ose meorigjinë shqiptare, që njihnin gjuhën dhe karakterin shqiptar dhe që kishin detyriminmoral dhe patologjik për t’i shërbyer interesave të Atdheut. Në librin me kujtime25 AMPJ, viti 1944, dosja16, fl. 2 ,”Mundimi” Nr. 6, 13/04/194426 AMPJ, viti 1944, dosja16, fl. 1,Urimi I senatorit C.Peper me rastin e Vitit të Ri 194427 Po aty, fq. 33-3428 Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar 1939-1944 vëllimi 4. Tiranë:8 Nëntori, 1989, 380

231

MA Mirela Nofulla

“Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”, E.Hoxha shkruan se kur Stefani vuri nëdijeni shtabin partizan, për origjinën e tij shqiptare, të pranishmit përfshi dhe Hoxhënishin shprehur: “Kjo na gëzon se, si shqiptarë, do të merremi vesh mirë”29

E.Hoxha i bëri ftesë Stefanit për të marrë pjesë në Kongresin e Përmetit në 24 maj1944, ku ishte i vetmi përfaqësues i aleatëve.30 Ndërsa në tetor të 1944 Hoxha përsëriftoi Stefanin, këtë herë në mbledhjen e Beratit, ndonëse këtë here jo vetëm, pasi atjeishin të ftuar anglezët dhe rusët dhe jo pa qëllim, pasi kjo ishte një ngjarje erëndësishme nga e cila doli Qeveria.31 Më 17 nëntor 1944 Hoxha i kërkoi Stefanit tëhynte në Tiranë bashkë me Shtabin e tij, ndërkohë dhe dy agjentët e tjerë të OSS-ithynë në Tiranë përkrah M.Shehut dhe M.Pezës.32

Raportet me agjentët amerikanë e veçanërisht me Thoma Stefanin evidentohen edhenë librin me kujtimet e E.Hoxhës “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”. Kylibër i shkruar në vitin 197533, i shikon raportet me misionin amerikan gjatë luftësnga një distancë kohore e mbushur me zhvillime si rrjedhojë e Luftës së Ftohtë dhee mosekzistencës së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Megjithatë në 318 faqetqë ai ua kushton misioneve ushtarake anglo-amerikane gjatë luftës, duke përjashtuarpërmendjen e Amerikës në binomin ideologjik “anglo-amerikanët”, ai vetëm tre faqei kushton misionit ushtarak amerikan, ku flet për Th. Stefanin duke e cilësuar atë si“shqiptar bastard”.34

Stefani, bazuar në përvojën e tij personale gjatë qëndrimit pranë partizanëve, shkroinjë manual, që shërbeu si model në ndërtimin e raporteve të agjentëve amerikanë meShtabin Antifashist. Ai vinte në dukje se partizanët ishin të ndershëm dhe se përkeqbërjen më të vogël ndëshkimi ishte deri me pushkatim, por njëkohësisht tërhiqtevëmendjen që të mos bënin asnjë koment rreth këngëve të tyre komuniste si dheasnjë fjalë të mos përdorej kundër Rusisë.35 Pra, shihet qartë se Stefani nuk ishteeuforik nga trajtimi dhe raportet me Hoxhën, përkundrazi ai u sugjeronte agjentëvetë OSS-it të ishin të kujdesshëm, por njëkohësisht të shpalosnin ato çka atapërfaqësonin, vlerat e kombit amerikan.Misioni ushtarak amerikan dha kontributin e tij në luftën antifashiste në Shqipëri,me qëllimin final të shkatërrimit të bllokut fashist, kësaj kolere kërcënuese për mbarënjerëzimin. Departamentit i Shtetit në deklaratën e tij për shtyp më 27 nëntor 1944,theksonte: “Populli shqiptar ka kontribuuar për disfatën e armikut të përbashkët merezistencën e tij kurajoze që i bëri agresionit dhe okupacionit të boshtit. Për pesëvjet rresht e ka mbajtur mbi supet e tij këtë luftë të pabarabartë. Qeveria dhe popullii SHBA shpresojnë që me rivendosjen e lirisë se tij, populli shqiptar do t’i përvisheti bashkuar punës për paqen dhe rindërtimin e vendit.”36 Në deklaratë evidentohet

29 Enver Hoxha, Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë, Kujtime,Tiranë: 8 Nëntori, 1982, 33730 Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, 14531 Po aty, 21532 Po aty, 224-22533Enver Hoxha, Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë, Kujtime,Tiranë: 8 Nëntori, 1982, 334 Enver Hoxha, Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë, Kujtime,Tiranë: 8 Nëntori, 1982, 33735 Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, 16136 AMPJ, viti 1945, dosja21, fl. 15

232

Misioni ushtarak amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

kontributi i popullit shqiptar në luftën kundër bllokut fashist dhe aspirata e SHBApër ndërtimin pas lufte të një shoqërie shqiptare demokratike.Ajo çka priste kreu i qeverisë shqiptare aktuale të dalë nga Mbledhja e Beratit etetorit 1944, E.Hoxha, nga SHBA ishte njohja e qeverisë shqiptare dhe zëvendësimii misionit ushtarak me përfaqësues diplomatik. Njohja ishte mjaft e rëndësishme përkredibilitetin e qeverisë shqiptare dhe për praninë dhe trajtimin e shtetit shqiptar nëtryezat diplomatike të pas Luftës së Dytë Botërore.Pas kërkesës orale që E.Hoxha i paraqiti Thoma Stefanit që ai të mbyllte misionindhe të tërhiqej nga Shqipëria, Departamenti i Shtetit më 29 qershor 1945 porositiJoseph E. Jacobs, (drejtues i misionit civil amerikan të mbërritur në Tiranë, më 8 maj1945-MN), që t’i shprehte Hoxhës dëshirën që Stefanit dhe anëtarëve të misionit tëtij të mos u kërkohej të dilnin nga Shqipëria për momentin, veçanërisht duke marrëparasysh ndihmën e tyre në punën e misionit të Departamentit të Shtetit(fjala ështëpër misionin civil të mbërritur në Shqipëri më 8 maj 1945-MN).37

Në shtator 1945 largohen nga Shqipëria agjentët e fundit të misionit ushtarakamerikan38.Bibliografia:

• Arkivi Qendror i Shtetit i Republikës së Shqipërisë AQSH i Republikës së Shqipërisë.• Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ)• Foreing Relations of United States, 1944, V. III, Uashington, 1976 (FRUS)• Dezhgiu, Muharrem. Shqipëria nën pushtimin Italian (1939-1943). Tiranë, 2005

Bernd J.• Historia e Amerikës. Tiranë: Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, 2010• Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar 1939-1944

vëllimi 4. Tiranë: 8 Nëntori, 1989• Historia e Popullit Shqiptar 1939-1990 vëllimi 4. Tiranë: Toena, 2009• Hoxha, Enver. Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë, Kujtime,Tiranë: 8 Nëntori,

1982• Kaba, Hamit, Qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë në vitet e rezistencës (1943-1944),

Studime Historike Nr. 3-4, 2009,• Lucas, Peter. Misioni Amerikan në Shqipëri. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008• Puto, Arben. Nëpër analet e diplomacisë Angleze. Tiranë: Albin, 2001• Wood, Gray dhe Hofstader, Richard. Histori e Shkurtër e Amerikës. Tiranë:

Enciklopedike, 1993

37 AMPJ, viti 1945, dosja21, fl. 1538 Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, 296

233

MA Mirela Nofulla

Great actors and the impact on the Balkans geopolitics and securityMsc. Sylejman Selimi,

Ambassador of Kosova Republic to Albania

Short Commentary. Balkan region has become a battle field to match the interests ofthe Great Powers in different periods, and often conflicts and civil wars in the region.Attempts were made to create nations in the Balkans, for centuries in successionaccording to the geographical boundaries of the states, ie a political community. Thishas been the main cause of many past, present, and maybe future problems .Security in the Balkans is one of the main challenges facing the region and it is donewith the full support of the international community: UN, NATO, the EU, as well asthrough intensive reforms, including political, economic, military, and legislative ones.Balkan countries will be naturally integrated in Europe and its Euro-Atlanticstructures. Efforts are made individually by each state, and even in common, whereasthe assessment is only individual. So, the integration can be differentiated, the speedof movement from each Balkan country may be different.

Tirana, the capital of the Geopolitics of the Albanians

Faruk Geci,MSc Candidade in Security Sciences

Director of the Planning and Policies in Ministry of Kosova Security Force

Short Commentary. Treating the issue of the role of Tirana as the capital of theGeopolitics of the Albanians is undoubtedly difficult and challing at te same time.However, my goal is to treat the subject from a historical perspective, but with afocus on the circumstances of the current political, economic and socio-culturalrelations between Albania and Kosovo; Albanian national interests and the future ofthe Albanian geopolitics within the national and international arena.This paper will elaborate more on the present and future of the Albanian nationalinterests in the context of Albanian geopolitics. This is the essence of this paper: thatunder impetus of the current developments we should have a deeper and widerunderstanding of this view and be more visionary in time to the interests of theAlbanians in the Balkans through different variants of integration in Euro-Atlanticstructures, as well as the internal integration.The topic “Tirana, the capital of geopolitics of the Albanians” is a topic prepared

234

Përmbledhje në anglisht

for the Master of Science in the Faculty of Security and Defence in the Academy ofthe Armed Forces of Albania in 2013. The theses contains four chapters, which willbe published in the following numbers of the magazine.

Intelligence and Counterintelligence for National Security

Bujar Abedinaj,Armed Forces Academy PhD Candidate

“Wisdom begins with the definition of terms” Socratus

Short Commentary. The initial idea to write this paper arised from the importantstep accepting in the Albanian dictionary two new words from English, “Intelligence”and “Counterintelligence”, under the law “On Intelligence and Defense Agency.”The paper emphasizes the fact that the step taken is important not only for Inteligenceand Defense Agency, but also for other inteligence services of the Albanian state.Through these two concepts, there have not just been borrowed two new words , butalso the entire practice and knowledge on which they stand and are materialized,griven that they reflect western standards in the area.Inclusion of two new words as part of the Albanian terminology requiresdemonstration of difference with the old concepts “Secret Service” and “Anti SecretService”, as found in the law “On State Information Service”, as well as officialDictionary of Modern Albanian. Further, with the aim of better accentuating andclarifying the ground where “Intelligence” and “Counterintelligence” apply, thereare also briefly treated some elements in the concepts “national security”, “foreignsecurity” and “domestic security”, with regard to “Inteligence for Security” ingeneral and “Inteligence for National Security “ in particular, etc.Based on findings, among others, there is encouraged the inclusion of this new spiritin other inteligjence services, along with the idea of a National Inteligence Academy,within the legal framework of higher national education in the Republic of Albania,where is prepared elite personnel not only for Intelligence Services (except theirtraining centers) but also other experts in the fields of intelligence who supportdecision-making and political decisions in the major intitutions of the country.

Navy tactical doctrine, an important part of joint doctrine AF

Lt. Col. Fatmir Lokaj, Head of Section in the Operations Department of the AAF

PhD. Çapajev File, Lecturer in the Operations Department, AAF

Short Commentary. Navy doctrine should/and will be an integral and importantpart of the Doctrine of the Armed Forces of the Republic of Albania, but also with a

235

Përmbledhje në anglisht

format similar to naval doctrines of NATO member countries. Taking into considerationparticularly the strategic plan Naval Forces development, the future doctrinal documentwill include the full range of appropriate authentic naval military operations.Even though there is not an entire document under the title “Navy doctrine’, a set ofdocuments published and being used by the Navy, constitute their tactical doctrine.A series of manuals and documents passed (some of them by Council of MinistersActs) and the approved or ratified maritime legislation, meet the doctrinal needs ofour Navy.

The importance of geo-strategic environment in conductingmilitary operations

Major General Xhemal GjunkshiChief of General Staff of the AF

Colonel Ahmet Leka, Head of Doctrine Centre, TRADOC

Short Commentary: In the last decade, there has been geostrategic changespertaining to technological achievements which require a conceptually new use ofmilitary force. Technological advances are changing indeed military operations,and the rules ho they will be conducted, as well as the way how the Armed Forceswill be organized.The strategic and operational environment for the forthcoming 10-20 years, will becomplex, constantly changing, and will bring a new dynamic to future operationsusing the joint force, making notable a difference from classical military operations,peacekeeping and humanitarian operations included.This changing environment will be crucial in developing the strategy, doctrine,organization, equipment, training, leadership, personnel, infrastructure and standardsof the future force. The new NATO strategic orientation, confronting the futurechallenges and opportunities, has created a perspective and a comprehensivereference framework for the adoption of national strategies. Albania has not onlythe chance, but also the obligation to adapt documents of strategic character datingbefore NATO membership, in conformity with the current documents of the Alliance.This very important process is now in the concluding stage.

Threats and Risks of the Security Strategic environment

Col (R) Thimi Hudhra,Deputy/Director of Security and Defence National Center

Short Commentary. Does Albania have more or fewer threats and risks than 20years ago? Which of them are decreasing and which are expected to be on the rise?

236

Përmbledhje në anglisht

What risks are internal and external, and which are trans-national? Which of themcan come from state actors and the others from non-state groups and actors? Whatrisks can come as a result of globalization, which ones as a result of membership ininternational security structures, others as a consequence of regional issues, theothers may arise as a result of the recovery of traditional risks? What risks aredefined as new security challenges that our country cannot avoid? Furthermore,which ones can come as a result of natural forces, and which ones are caused byman himself?Undoubtedly, the security environment consists not only of threats, risks andchallenges ahead. National and regional security environment would be incompletewithout including the positive possibilities and opportunities that it offers. Only byanalyzing the security environment as two sides of a coin, you can make a realisticassessment.Security environment is the thermometer of the development of security institutions.Expectations of its development will be the foundation of the development of theNational Security Strategy, Military Strategy, and Joint Doctrine of the AAF. Thisarticle serves precisely to the efforts being currently made to the compiling of thesestrategic documents.

The role of the military education in the new nationalsecurity environment

Lieutenant Colonel David RrokuHead of Operations Department, AAF

“The mind is not a vessel to be filled, but a fire to be kindled.”Plutarch

Short Commentary. To understand the interpretation that a nation makes to warand conflict one should take into account and understand the professional militaryeducation of any nation. Deep understanding of professional military education isvital because it is education that determines military operations through models forthe interpretation of war and conflict.The Composition and the originality of this education plays an important role in theformation of specialized military capabilities that enable the military to perform itsmain function-structured use of force on behalf of the state.The comprehension of knowledge that leads to the creation of the main qualitiesspecific to the military is fundamental in the review of professional military education.The role of the army as part of a national multidisciplinary effort that includes otheractivities such as diplomatic, economic and informative ones is of great importanceas well.

237

Përmbledhje në anglisht

NATO’s Strategic Planning in crisis response operations

Lieutenant Colonel Astrit Ibro,Staff Officer in the Logistics Division, SHAPE

Short Commentary. In order to increase the efficiency for the use of military forces,NATO has responded to the challenges of development through the creation of amore comprehensive strategic planning process.In order to achieve this, based on lessons learned from NATO crisis response operationsin years it has improved the planning process with the goal of making it a cooperativeprocess based on a new philosophy of cooperation, both within the organization andabroad with actors and factors that are interested in resolving the crisis.NATO planning for crisis response operations is conducted at the strategic level;(NAC-SHAPE) and operational level; (JFC-CC). Through this paper, based on hispersonal experience in this process, the author provides a summarizing approach tothe strategic planning in crisis response operations.

Kosova issue to the International Court of Justice

Colonel. PhD. Agim. Q. SULACommandant of Armed Forces Academy

Short Commentary. The International Court of Justice confirmed through an AdvisoryPpinion that Kosova’s independence has not violated any article of InternationalLaw and that the Declaration of Independence was in accordance with internationallaw. This decision of the International Court of Justice was a serious blow to Serbianpolitics and its supporters, but on the other hand it was a historic victory for thestate and the Albanian people of Kosova, because it internationally legitimized thedeclaration of independence of Kosova and the establishment of the second Albanianstate in the region.This article aims to analyze in more details the trial at the International Court ofJustice, as a process of historical importance to Kosovo and Albanians but also as aprocess that led to a deep innovation in the international law.

Waste Management at MoD and AF Structures

Col (R) R.Rustemi, Cap.R.I. A. Demollari,

Col. L.Nikollari

Short Commentary. The Ministry of Defense has done a great work for the treatmentand disposal of waste inherited from the past, in accordance with the laws and

238

Përmbledhje në anglisht

regulations in force, as the phase of cleaning pollution. Today AF has become cleanerand free from residues of the past, old ammunition and surplus materials, which exceptpolluting Albanian environment for many years constituted a real threat for thepopulation, causing even mental pollution. Overcoming this critical phase allows usto ease the bad load of the past and turn our attention to the treatment of waste currentlygenerating in order to prevent environmental pollution and contributing to a leanerand safer Albania. The motto of this conference “Protecting Albania by protecting theenvironment,” clearly expresses the best conceptual summary of all the nationalstrategic documents, laws, conventions, agreements, EU directives on environmentalprotection as well as the concern of the Minister of Defense, Mr. Arben Imami, whohas revealed the environmental protection a priority of the Ministry of Defense.In our country, as well as in AF and MOD structures, due to the lack of informationand poor infrastructure, waste in general, but particularly urban waste are not treatedin accordance with the laws, international agreements and EU directives. The legalbasis is complete, but their applicability is still at unacceptable levels. This attitudeharms the image of our country, but it has also a negative impact on the economy,tourism and security.As a NATO member, AF and MOD structures should set an example in this directionand create capacities even for waste management, not only in their daily activities,but also in operations, emergenciesy and trainings inside and outside our country.Problems concerning environmental protection can not be solved with legal referencesand words, but with concrete actions, where everyone without exception should beincluded!This paper deals with the principles of waste management, waste producers in MODand AF structures. Problems that are present in the waste management are identifiedand solutions are recommended for the integrated waste management in accordancewith practices, contemporary developments and financial opportunities.

External engineering networks in MoD structures

Mr. Ëngjëll Matraxhiu,Director of the Institute of MilitaryProjections MoD

Mrs. Rovena Cara,Environmental Engineer in ISPMb near MoD

Mrs. Altiona Lekaj,Technological Processes Specialist at MoD IM

Short Commentary. One of the biggest challenges of the environment is thefunctioning of the sewerage network and coping with major pollution caused by thedischarge of sewage and industrial waste, soil, rivers, oceans and lakes. High levelsof pollution causes degradation of water quality and biodiversity.Irregular sewerage has negative impact on the environment, the economy, humanhealth and social life. If you provide a clean environment, the risk of disease will be

239

Përmbledhje në anglisht

lower, as a result, people will be more healthy. At present in some structures of theArmed Forces of the Republic of Albania, water supply, sewage discharge and runningwater is realized based on the existing sewer which most are controlled andreconstructed according to contemporary standards of maintaining environmentwithin the parameters required by the EU. While in some other structures the state ofthese networks is problematic as water sanitation and sewage and running waterdischarges are made in the river, sea or in agricultural drainage, causingenvironmental pollution.To return the normality of these networks a series of measures is recommended inwhich the most important is the development of a detailed plan for the integratedmanagement of water and sanitation for all AF structures taking into account thecost-effectiveness ratio.

Sensibilization of staff of Armed Forces to protect the environment

Colonel Editson Zarka,Colonel Dedë Prenga

Short Commentary. Major issues elaborated in this article pertain to the environmentand nature protection during activities conducted to accomplish the mission of theArmed Forces in education, education-training, as well as in terms of their use inpeace support operations in civil emergency, at home and abroad.Preparation and qualifications pursued and realized in all Albanian militaryeducational institutions, are fully supported and oriented in the MoD Declarationon environmental policy, education policy, ratified NATO documents to theenvironment as well as the Law on Higher Education in Republic of Albania. Inaccordance there are other documents drafted complement curriculum provided tointegration of topics and issues related to environment and its preservation.

Air, water, land pollution and measures to restore normalcy

Lt.C Adriatik SpahiuDirector of the AF Central Laboratory

Cpt. Msc Kliton Vide,Head of Laboratory

Ms. Manuela KaroliEnvironment Specialist at MoD

Short Commentary. Military activities are not considered as an “industry” andgovernments generally use double standards because they do not have the desireand the will that the Armed Forces be subject to transparency and accountability thesame as other state and civic activities.

240

Përmbledhje në anglisht

In their activities, both in peacetime and in wartime, Armed Forces use materialsposing a high level of risk to the environment. When these materials are used orstored inappropriately, they can pollute the environment and affect the lives of thecommunities living in the area.AF discharge in ai, gases that affect the air quality reduction. These gases arecaused by the burning of fossil fuels originating from vehicles, generators, boilers,dismantling furnaces, air conditioners, noises produced by vehicle engines in use,etc.Urban discharges deriving from deployments in peacetime as well as in wartimethat remain untreated in the groundwaters and surface water cause the vitalequilibrium decay. Due to industrial and hazardous toxic discharges of materialsderiving form deposits in the land where take place various military activities suchas, exercises, camping, combat missions/operations utilizing cartridges, projectiles,explosives, destructive materials, fuel/lubricant oils, etc the toxic elements underthe effect of natural elements such as rain, temperature, chemical processes occuringdue to different elements in soil and water, can be transformed from their initialforms into water-soluble forms and enter the food chain or be converted intosubstances that have more toxic features than the original ones.Continuous monitoring of the environment in which AF perform its activity, theappropriate use of the materials use such an activity, exclusion and limitation of themost dangerous elements form the composition of the materials being used in AF,are some of the measures to reduce the impact of AF on the Environment.

Nationalism and patriotism on a historical perspective

MA Elira Luli

Short Commentary. Nationalism originates at the inspiration found in it by the Frenchrevolution 1789-1794, which besides the content and social upheavals, brought theresurrection of a strong sense of national defense of France by monarchist allianceattacks to neighboring countries which threatened not only the Revolution but evenFrance itself. In the modern sense of the word, Nationalism as an ideology and nationalphilosophy, has played a positive role in the awakening and renaissance of manyoppressed nations, starting from the Albanian nation such as the Albanian NationalRenaissance, or renaissance of other peoples. Over time, the Nationalism, from a priormoral uplifting and positive genesis would degenerate into an aggressive nationalism,as it occurred in the time of Napoleon, when France would pursue an aggressive policy,the occupation and the political domination to other European countries. One suchphenomenon, of the aggressive nationalism, was later seen in the Balkan countries,the participating blocks on the First World War or World War II, even in the leaderslike: Hitler, Mussolini, or at the end of the 20th century Milosevic in the events on theformer Yugoslavia. The question that arises is that of finding the final thread thatseparates patriotism from nationalism, since nationalism and patriotism are oftenconfused with each other, which has often led to misunderstandings on the values thatthey represent in the time and in different situations.

241

Përmbledhje në anglisht

American military mission in Albania during World War II

MA Mirela Nofulla

Short Commentary. For tiny Albania, threatened by the Italian fascist invasion riskand without support, the U.S. was a great hope of salvation. King Ahmet Zog andAlbanians at home and abroad the country called for the help of the U.S. PresidentRoosevelt and appealed to the idealistic sentiments of the American people.The United States did not recognize the occupation of Albania by fascist Italy, onApril 7, 1939. U.S. condemned it as being a threat to world peace, but stayed out ofthe developments in Albania atmosphere.In December 1942, Secretary of State Hull stated that America admired and praisedthe resistance of the Albanian people as a contribution against the common enemy,and that the government and people of the United States were waiting for the daywhen they could provide military assistance in order to evict the invaders from thecountry.Albania was not vital to American interests, but after the Allied deployed in Italy onSeptember 8, 1943, the U.S interest about Adriatic and political issues was increasedand in this context it was increased the interest for Albanian political issues as well.On November 18, 1943 arrived in Albania, the first American mission’s OSS (AmericanOffice of Strategic Services). American agents were intelligence officers and theywere tasked with providing information about everything happening in Albania aswell as locating and rescuing the allied pilots.U.S. contributed to the anti-fascist fight in Albania, without prejudicing who wasengaged in the liberation war, since for the United States it of great importance toprovide military support for the anti-fascist forces with the ultimate goal of destroyingthe fascist bloc, the cholera threat to the entire mankind.

242

Kujtesë për bashkëpunëtorët e RU

KUJTESËPËR BASHKËPUNËTORËT E REVISTËS USHTARAKE

Të nderuar bashkëpunëtorë të Revistës Ushtarake!“Revista Ushtarake” është një Revistë kërkimore me fokus teoriko-shkencor. Ajoështë revistë e elitës ushtarake të FA dhe e analistëve të spikatur civilë që, nëpërmjetshkrimeve të tyre, synojnë jo vetëm të informojnë, por në radhë të parë të ofrojnëzgjidhje për çështjet më të rëndësishme të reformës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes nënivel strategjik, operacional dhe taktik. Pra, prioriteti numër një i RU janë vlerataplikative të krijimtarisë origjinale të autorit.Edhe njëherë ftojmë studentët e talentuar ushtarakë, akademistët e sistemit të kursevetë larta të AM, instruktorët, pedagogët, punonjësit kërkimorë, analistët, komandantët,shefat dhe trajnuesit e të gjithë institucioneve e njësive të FA të RSH, analistët epavarur civilë apo ushtarakë në fushën e Sigurisë e të Mbrojtjes.Në vijim, Redaksiae RU jep disa udhëzime e të dhëna teknike për strukturën e artikujve të autorëve tëRevistës Ushtarake, të cilat duhet të respektohen prej tyre.Struktura e artikullitTitulli. Emërtimi i artikullit, me tre deri në katër fjalë.Autori, Bashkautori: Shkruhet emri i autorit ose bashkautorëve të artikullit.Trajtesa e shkurtuar: Është pjesa që paraprin një artikull. Tek trajtesa autorishkurtimisht, duhet të paraqesë karakteristikat e artikullit (thelbin apo çështjetthemelore të trajtesës, synimet e autorit, këndvështrimin, përfundimet oserekomandimet, etj). Trajtesa nuk zëvendëson parathënien e vetë artikullit. Ajo zërreth 1/2 e faqes dhe nuk duhet t‘i kalojë të 400 fjalët.Paraqitja, gjatësia: Pjesa kryesore e shkrimit (përfshirë parathënien dhe përfundimet)shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të jetë maksimumi 6-8 faqe kompjuterike (15000-25 000 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe hapësirat përfshi edhe “endnotes”dhe informacionin shtesë.Formati: Faqja duhet të jetë e formatit A4; Lloji i shkrimit: “Times New Roman”;Madhësia e shkrimit 11. Kryeradha (Paragrafi i ri) përcaktohet me një rresht bosh.Paraqitja e tekstit të jetë e thjeshtë dhe në minimum të alternativave të stileve dheformatimit. Kapitujt nuk duhet të jenë të numërzuar; teksti duhet të ketë një strukturëme maksimumin 3 nivele. Duhet të shmangen tekstet e theksuara me bold aposhkronjat me ngjyra. Shkrimi i pjerrët dhe thonjëzat duhet të përdoren vetëm përcitimet e burimeve të përdorura dhe literaturës.

243

Kujtesë për bashkëpunëtorët e RU

Grafikët, tabelat dhe imazhe të tjera duhet të bëhen të formatuara në grup, dukeshmangur shpërbërjen e tyre. Ato duhet të vendosen sa më qartë në një pozicion tëpërshtatshëm pranë tekstit që i shpjegon ato. Të gjitha imazhet duhet të pasqyrohennë mënyrë të tillë që lexueshmëria të mos ndikohet nga reduktimi i madhësisë dheprinterat bardhë e zi. Nëse një imazh është marrë nga një burim tjetër, është edomosdoshme që të citohet burimi përkatës i tij.Artikujt duhet të dërgohen të printuar dhe në mënyrë elektronike dhe me CD nëRedaksinë e Revistës Ushtarake. Për ata artikuj që nuk i plotësojnë kërkesat emësipërme të formatit dhe të gjuhës, Redaksia vendos nëse do t’i rikthehen autorëvepër përmirësim, apo do të përjashtohen nga procesi i paraqitjes në Këshillin Botues.Dokumentacioni: Redaksia e RU vlerëson me rëndësi të veçantë paraqitjen, ngaçdo autor, të artikujve e trajtesave me referenca dhe “footnote” si dhe në fund tëmaterialit të vendosë literaturën e shfrytëzuar. “Footnote” duhet të respektojnë nëmënyrë korrekte rregullat kombëtare e ndërkombëtare ku të përfshihen; Mbiemri,emri (i autorit që i referohet), titulli i materialit të referimit, emri i entit botues, vendii botimit, viti i botimit, numri i faqeve ku referohet, numri ISBN, website-in kundodhet artikulli. (p.sh. Smith, James, Siguria në Shekullin e 21-të: Histori e panjohur.2nd edition. New York, London: Oxford University Press, 2006. p..235, ISBN0071448209, http:/www. iir.cz/display.asp?lng=uk&ida=).Biografia: Së bashku me shkrimin, autori të dërgojë edhe një përshkrim të shkurtërbiografik me rreth 100 fjalë ku të përfshijë: emrin, mbiemrin, gradën, pozicionin epunës, arsimimin, angazhimet kërkimore, fotografinë, numrin e telefonit dhe adresënelektronike.Stili: Shkrimi duhet të paraqesë një strukturë të thjeshtë, duke përdorur tituj dhenëntituj. Është e rëndësishme që në fund të shkrimit, autori ta mbyllë me disapërfundime dhe rekomandime të cilat duhet të jenë zgjidhje të propozuara në realitetintonë.Artikulli nuk duhet të përmbajë material të klasifikuar dhe duhet të zbatojë rregullate klasifikimit të informacionit.Artikulli nuk duhet të përmbajë ngjyrime e as qëndrime politike apo partiake.Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me:Dega e Botimeve (Redaksia e RU), Qendra e Doktrinës, KDSMail: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, QD, Dega e Botimeve

Kutia Postare 24 23, Rruga e Dibrës, Tiranë, ShqipëriNr. Tel: 00355(4)23 63 465 ext. 516 /1195, 516/ 1159Mobile: 0674067221 / 0674066411Nr. Fax: 00355(4)23 69 179Email: [email protected] [email protected]

[email protected] [email protected]@yahoo.co.uk

Redaksia e Revistës Ushtarake

244

Shtypur në:Delta Print StudioRr. Maliq Muço, 46Tel. + 355 4 2244701E-mail: [email protected]

245