8
Viti i XVI i botimit. Nr. 1 Botim i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës Bordi Drejtues: Holta Shupo, Jonila Godole. Arben Muka, Lutfi Dervishi, Deada Hyka Mark Marku Kriza e shtypit Gazetat, në muze apo në ekran Mediat shqiptare po përjetojnë vështirësi financiare, të cilat shprehen në funksion- imin e tyre të përditshëm: zvogëlim i të ardhurave nga reklamat, ulje e lexuesve dhe shitjeve në përgjithësi për shtypin e shkruar, nivele të ulëta produksioni origji- nal në mediat audiovizuale, presione mbi pagat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të shtypit, pse jo, shkurtime të personelit të punonjësve dhe tensione brenda redak- sive çka shprehen edhe në një politizim në rritje të shkallës së informacionit… Pa dyshim që ndodhemi para sfidash të vështira e komplekse që kanë të bëjnë me fatet e industrisë së informacionit, një nga shtyllat e funksionimit të demokracisë. Çështja shtrohet hapur: A do të ketë kombi atë industri informacioni që meri- ton apo ajo do të dorëzohet përpara konkurencës së mediave globale, inter- netit, vështirësive të krizës ekonomike? Aktorët e mediave mbrohen. Por jo gjithmonë e kuptojnë se cilat janë shkaqet e vështirësive të tyre: disa e ven- dosin gishtin te kriza financiare, të tjerë te konkurenca, ca te trafiqet klienteliste e elektoraliste që dëmtojnë disa e favori- zojnë të tjerë. Të gjithë kanë rolin e tyre. Porse diçka më e thellë po ndodh në indus- trinë e medias jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne Europë e në Botë. Një revolucion teknologjik që lidhet me informacionin numerik, me ardhjen e internetit dhe të Web 2.0. Po kuptohet se jemi para dhe e në kush- tet e një revolucioni të ri teknologjik. Me të gazetaria nuk mund të jetë më si më parë, audiencat kanë ndryshuar, lidhja e tan- ishme politikë - media është bërë arkaike, pronësia mbi informacionin po ndryshon, qytetari po “ngre” kokën lart si aktor autonom në hapësirat publike virtuale, demokracia po kërkon ridimensionim. Kriza e sotme e industrisë së infor- macionit dhe kulturës është shkaku i vështirësive të sotme, të rrezikshme, por edhe një horizont mundësish të reja për infomacionin publik. Puna është se këto të fundit duhen menduar, zgjedhur, vënë në jetë me zgjuarsi, përtej interesave me- skine të një individi apo grupi monopolitik vetëshkatërrues… Kjo është sot vija editorial e këtij numri të “Reporteri”-t, që nis një fillim të ri, me tematikë afatgjatë fokusuar te revolucioni i industrisë së informacionit, një tren që po nuk e kapëm dot tani do të na shtypë e hedhë tej. Presim bashkëpunime të fryt- shme për ta menduar intelektualisht e profesionalisht gjendjen dhe zgjidhjet. “Reporter”-i produkt i studentëve dhe bashkëpunëtorëve Departamentit Gazetarisë dhe Komunikimit të Univer- sitetit të Tiranës, dëshiron të jetë modestisht një medie për mediat, një hapsirë e lirë dia- logu e punonjësve të industrisë së medias. Kjo hapsirë deri më tani ka munguar. Informacioni është si natyra: E ka tmerr boshllëkun . Mediat janë si natyra, nuk e durojnë boshllëkun Tabloidizimi i gazetave,problem unik shqiptar Flet Drejtori i Institutit të Medias dhe eksperti i medias, Remzi Lani A shitet serioziteti? Kësaj pyetje, përgjigja e së cilës motivon drejtuesit e mediave për të tabloidizimin e gazetave në Shq- ipëri, njëri prej aktorëve më të rëndësishëm në fushën e me- dias dhe gazetari me përvojë Remzi Lani i përgjigjet qartë. Po. Përveç problemeve specifikisht shqiptare që paraqet skena e gazetave në Shqipëri, tabloidizimi e bënë këtë skenë unike në të gjithë botën. Drejtori i Institutit Shqiptare të Medias, Remzi Lani sapo është kthyer nga forumi i Gazetarisë Lindje-Perën- dim në Gjermani dhe krahas problemeve globale të medias diagnostifikon edhe shtypin e shkruar shqiptare. FAQE 3 ARTAN HOXHËN Shtypi në krizë, sfidat e gazetës për mbijetesë Flasin drejtuesit e të përditshmeve: Të ardhurat nga reklamat kanë rënë ndjeshëm Punësime dhe çpunësime Nga Artan Fuga Kikia për studentët e gazetarisë: Mos e braktisni shkollën për punën Edhe pse një pjesë e gazetarëve të sotëm kanë dalë nga Departamenti i Gazetar- isë dhe Komunikimit, shumë syresh va- zhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion pa pasur një diplomë gazetarie. Gazetari dhe njëkohësisht pedagogu i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë dhe Komu- nikimit, Metor Kikia, ka argumentat e tij për këtë konstatim, duke evidentuar edhe disa probleme. FAQE 6 Trari në syrin tonë FAQE 8 FAQE 5 Foto: Armando Babani

Reporteri

Embed Size (px)

DESCRIPTION

"Ky eshte formati elektronik i gazetes se permuajshme Reporteri, qe eshte e vetmja media ne boten shqiptarofolese qe ka si profil te raportoje per median. Eshte nje medie mbi mediat. Kjo gazete do te kete ne vemendje pikerisht ceshtje te informimit publik dhe te profesioneve te industrise se informimit dhe kultures. Ajo eshte produkti i studenteve te gazetarise dhe komunikimit, e pedagogeve te tyre si edhe e bashkepuntoreve te jashtem te Departamentit Gazetari-Komunikim ne Universitetin e Tiranes. Ju ftojme te bashkepunoni duke u drejtuar ne adresen e shfaqur ne gazete per gjithçka qe sipas jush prek probleme te kesaj natyre. Duam nje media te lire, sigurisht, cilesore, sigurisht, po ne valle si qytetare, a jemi te lire te jemi te lire nga media dhe te shfaqemi kritike ndaj saj? Falemnderit."

Citation preview

Page 1: Reporteri

Viti i XVI i botimit. Nr. 1 Botim i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës

Bordi Drejtues: Holta Shupo, Jonila Godole. Arben Muka, Lutfi Dervishi, Deada HykaMark Marku

Kriza e shtypitGazetat, në muze apo në ekran

Mediat shqiptare po përjetojnë vështirësi financiare, të cilat shprehen në funksion-imin e tyre të përditshëm: zvogëlim i të ardhurave nga reklamat, ulje e lexuesve dhe shitjeve në përgjithësi për shtypin e shkruar, nivele të ulëta produksioni origji-nal në mediat audiovizuale, presione mbi pagat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të shtypit, pse jo, shkurtime të personelit të punonjësve dhe tensione brenda redak-sive çka shprehen edhe në një politizim në rritje të shkallës së informacionit…

Pa dyshim që ndodhemi para sfidash të vështira e komplekse që kanë të bëjnë me fatet e industrisë së informacionit, një nga shtyllat e funksionimit të demokracisë.

Çështja shtrohet hapur: A do të ketë kombi atë industri informacioni që meri-ton apo ajo do të dorëzohet përpara konkurencës së mediave globale, inter-netit, vështirësive të krizës ekonomike?

Aktorët e mediave mbrohen. Por jo gjithmonë e kuptojnë se cilat janë

shkaqet e vështirësive të tyre: disa e ven-dosin gishtin te kriza financiare, të tjerë te konkurenca, ca te trafiqet klienteliste e elektoraliste që dëmtojnë disa e favori-zojnë të tjerë. Të gjithë kanë rolin e tyre. Porse diçka më e thellë po ndodh në indus-trinë e medias jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne Europë e në Botë. Një revolucion teknologjik që lidhet me informacionin numerik, me ardhjen e internetit dhe të Web 2.0.

Po kuptohet se jemi para dhe e në kush-tet e një revolucioni të ri teknologjik. Me të gazetaria nuk mund të jetë më si më parë, audiencat kanë ndryshuar, lidhja e tan-ishme politikë - media është bërë arkaike, pronësia mbi informacionin po ndryshon, qytetari po “ngre” kokën lart si aktor autonom në hapësirat publike virtuale, demokracia po kërkon ridimensionim.

Kriza e sotme e industrisë së infor-macionit dhe kulturës është shkaku i vështirësive të sotme, të rrezikshme, por edhe një horizont mundësish të reja për infomacionin publik. Puna është se këto të fundit duhen menduar, zgjedhur, vënë në jetë me zgjuarsi, përtej interesave me-skine të një individi apo grupi monopolitik vetëshkatërrues…

Kjo është sot vija editorial e këtij numri të “Reporteri”-t, që nis një fillim të ri, me tematikë afatgjatë fokusuar te revolucioni i industrisë së informacionit, një tren që po nuk e kapëm dot tani do të na shtypë e hedhë tej. Presim bashkëpunime të fryt-shme për ta menduar intelektualisht e profesionalisht gjendjen dhe zgjidhjet.

“Reporter”-i produkt i studentëve dhe bashkëpunëtorëve të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Univer-sitetit të Tiranës, dëshiron të jetë modestisht një medie për mediat, një hapsirë e lirë dia-logu e punonjësve të industrisë së medias. Kjo hapsirë deri më tani ka munguar.

Informacioni është si natyra: E ka tmerr boshllëkun .

Mediat janë si natyra, nuk e durojnë boshllëkun

Tabloidizimi i gazetave,problem unik shqiptarFlet Drejtori i Institutit të Medias dhe eksperti i medias, Remzi Lani

A shitet serioziteti? Kësaj pyetje, përgjigja e së cilës motivon drejtuesit e mediave për të tabloidizimin e gazetave në Shq-ipëri, njëri prej aktorëve më të rëndësishëm në fushën e me-dias dhe gazetari me përvojë Remzi Lani i përgjigjet qartë. Po. Përveç problemeve specifikisht shqiptare që paraqet skena e gazetave në Shqipëri, tabloidizimi e bënë këtë skenë unike në të gjithë botën. Drejtori i Institutit Shqiptare të Medias, Remzi Lani sapo është kthyer nga forumi i Gazetarisë Lindje-Perën-dim në Gjermani dhe krahas problemeve globale të medias diagnostifikon edhe shtypin e shkruar shqiptare. FAqE 3

ArtAn HoxHën

Shtypi në krizë, sfidat e gazetës për mbijetesëFlasin drejtuesit e të përditshmeve: Të ardhurat nga reklamat kanë rënë ndjeshëm

Punësime dhe çpunësime

Nga Artan Fuga

Kikia për studentëte gazetarisë: Mos e braktisni shkollën për punën Edhe pse një pjesë e gazetarëve të sotëm kanë dalë nga Departamenti i Gazetar-isë dhe Komunikimit, shumë syresh va-zhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion pa pasur një diplomë gazetarie. Gazetari dhe njëkohësisht pedagogu i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë dhe Komu-nikimit, Metor Kikia, ka argumentat e tij për këtë konstatim, duke evidentuar edhe disa probleme. Faqe 6

Trari në syrin tonë

Faqe 8Faqe 5

Foto: Armando Babani

Page 2: Reporteri

ReporteriNJë pyetje për

2

Një volum i konsiderueshëm informacionesh qarkullon falas në internet.Të ardhurat për agjensitë mediatike nga shitja e informacionit janë të vogla në krahasim me koston. Reklamat janë reduktuar dhe kanë kaluar shumë online. Televizionet ndiqen falas nga pjesa dërrmuese e audiencës. Mos vallë kemi një shkëputje të medias nga logjika e tregut? Mos ka ardhur koha që forma të reja menazhimi të mediave të hyjnë në Shqipëri si në mjaft vende perëndimore, përtej modelit të mediave private, si mediat - fondacion, mediat-shoqata dhe rrjetesh qytetarësh, etj?

Bisedoi: Artan Fuga

Shpërthimi i internetit dhe teknologjive të reja të komunikimit i ka tronditur me-diat e vjetra duke i detyruar këto media të kërkojnë arsye të reja për të jusitifikuar interesin e publikut. Gjatë kësaj periudhe kemi parë se si shtypi i shkruar, televiz-ioni dhe radio e kanë modifikuar pak nga pak natyrën e tyre “informative”, duke u u orientuar drejt komentit apo spektaklit. Rrënjësisht, janë modifikuar misioni, eti-ka dhe natyra e gazetarisë, statusi i gaze-tarit, marrëdhënia pronësore, gjinitë…

Mediat e reja e kanë ristrukturuar rrënjësisht tregun e informacionit.

Pascal Josephe, në librin e tij La Société Immédiate, vëren se agjensitë publicitare kanë filluar të mos kenë më besim në efikasitetin e publicitetit të bërë në me-diat të tilla si: gazeta, radio apo në tele-vizionet gjeneraliste. Kjo pasi nëpërmjet mediave të reja është më e lehtë për ta targetuar saktësisht një publik të caktuar i cili mund të shndërrohet nëpërmjet re-klamave në konsumator. Ky mosbesim ka bërë që një pjesë e madhe e të ardhurave publicitare të shkojnë në internet. Deri në vitin 2011 rritja e këtyre të ardhurave ka qenë deri në 20% në vit.

Ky bum publicitar në mediat e reja ka ndryshuar rrënjësisht vlerën e informa-

Ora 5:00 e mëngjesit e së shtunës na gjen në pikën e shpërndarjes së gazetave pranë “Zërit të Popullit”. Në të dy anët e bulevardit “Zogu i Parë” makinat e shpërndarjes së gazetave me logot për-katëse kanë zënë vendin e tyre si çdo ditë. Gazetashitësit seç kanë një nxitim të veçantë nga një makinë në tjetrën për të marrë gazetat e më pas për të nisur aktiv-itetin në kioskat

e tyre të vogla. Është rituali i përdit-shëm i 150 shitësve të kryeqytetit. Nis që prej orës 3.00 të mëngjesit deri në orën 7.30. Secili prej tyre merr kopjet që i duhen dhe kthen mbrapsht ato që kanë mbetur pa shitur nga një ditë më parë. Të miqë-suar prej kohësh me njëri tjetrin, “vet-eranë” të këtij profesioni, gazetashitësit shkëmbejnë herë pas here edhe batuta me shpërndarësit.

Afrohemi pranë pikës së shpërndarjes së gazetës “Panorama”. Një dhomë e veçantë, komoditet që nuk e ka çdo kom-pani. Shpërndarësi i gazetës “Panorama” tregon se pavarësisht se çmimi për kon-sumatorin është 20 lekë, ata ua shesin gazetashitësve vetëm 15 lekë. “Për çdo kopje Panorama të shitur ata fitojnë 5 lekë”, -thotë shpërndarësi. Në disa raste gazetashitësit marrin deri në 10 lekë për kopje. Edhe shpërndarësi i gazetës Palo-ma, Arben Dedej, pranon se nga 50 lekë që është çmimi për lexuesin, 10 përqind të shumës e merr gazetashitësi.

Shpërndarësit posedojnë një listë me emrat e të gjithë gazetashitësve. Aty mba-hen shënim si numri i kopjeve që blejnë dhe atyre që kthejnë dhe pagesat që jo gjithmonë i kryejnë në kohë. Shumë prej gazetashitësve marrin kopjet që duan pa i paguar ato. Kur i pyesim shpërn-

darësit përse ndodh kjo, ata përgjigjen se gazetashitësit e bëjnë këtë se nuk kanë mundësi të paguajnë çdo ditë me lek në dorë. “Probleme ka me pagesat. Por ne kemi krijuar mirëbesim se ata vijnë çdo ditë këtu dhe ne i njohim. Janë të rralla rastet që vijnë një ditë, nuk paguajnë dhe nuk kthehen më”, -thotë Arbeni. Dita ka zbardhur. Shpërndarja po përfundon dhe makinat bashkë me gazetashitësit

i largohen vendtakimit të tyre të përdit-shëm. Akrepat shënojnë shtatë.

Rrugët kanë nisur të gjallërohen nga lëvizja e kalimtarëve, të cilët nisin aktiv-itetin e tyre të përditshëm. Duket se dita për shumë prej tyre nuk nis pa blerjen e gazetës. Ndodhemi në kioskën e Agimit. Kështu na prezantohet ai me filxhanin e kafes në dorë. Është i gatshëm të na tre-gojë pak nga puna e tij të cilën ka 41 vjet që e ushtron. Teksa flet për gazetat duket i lodhur nga to andaj dhe nuk merr mun-dimin t’i lexojë. Përpara tij ka rreshtuar 23 tituj gazetash të ndryshme të cilat rri-në njëra pas tjetrës.

Vendin kryesor e zënë gazetat e përdit-shme e më pas ato javore. Renditja që ai u bën titujve kryesorë bazohet tek rëndë-sia sipas numrit më të madh të shitjeve të gazetave. Panorama, Shekulli dhe Mapo janë vendosur në krye të radhës duke ku-jtuar kështu se ato janë edhe më të shitu-rat. Mosha e mesme dhe pensionistët janë ata që i preferojnë më shumë këto gazeta. Të rinjtë sipas Agimit, janë më të tërhequr ndaj gazetave të kronikës rozë. Për gjininë mashkullore sporti mbetet fusha e parapëlqyer. Zgjedhja e një vajzë

të re, teksa afrohet për të blerë, shkon drejt gazetës “Intervista”. E duke u lar-guar si për të dhënë një shpjegim për

zgjedhjen e saj shprehet:“Na ka lodhur politika, të paktën argë-

tohemi me thashetheme duke bërë diçka ndryshe”. Gazetat javore kanë një shitje mjaft të lartë, siç janë: Panorama

plus, Intervista dhe Paloma.“Ka rënë shitja e gazetave. Nuk është më si më parë, njerëzit e kanë më të thjeshtë të shohin televizor se sa të harxhojnë duke blerë gazetat”, - thotë Agimi. Për të kjo është një problematikë e cila po haset çdo ditë e më shumë. Këtë e konfirmon fakti se ai sot merr një numër më të vogël kopjesh, gjithashtu të nesërmen kthen 15 deri në

20 % të gazetave në pikat e shpërndarjes.Një nga gjërat që të zë syri pranë ki-

oskës së gazetave është fakti se shumë qytetarë afrohen si të ndrojtur për tu hedhur një sy titujve të ditës dhe shpesh largohen pa blerë. Kjo për shitësin bëhet pengesë në fitim, por shpeshherë është i detyruar të heshtë sepse e sheh si një mundësi për ta tërhequr si klient ditën tjetër, e jo për ta larguar atë. Sipas tij, zhvillimi i teknologjisë dhe shpejtësia e marrjes së informacionit nëpërmjet tyre, ka zvogëluar ndikimin e madh të gazetës si media kryesore disa vite më parë.

Nga vëzhgimi i shitjes së gazetave në kioskën ku po qëndrojmë, mes shkaqeve që ka sjellë reduktimin e shitjes së tyre, vëmë re një paradoks.

Disa prej blerësve pranojnë se njerëzit janë lodhur prej politikës, fakt ky që tre-gon se ata e shohin gazetën vetëm si “zëd-hënëse” të saj, duke përjashtuar rubrikat e tjera qoftë këto sociale, kulturore apo ekonomike. Ndërsa disa të tjerë shprehen se ende e konsiderojnë gazetën burimin e informacionit, kryesisht mbi lajmet poli-tike. Ka dhe nga ata që thonë se arsyeja

pse blejnë gazetën është se presin em-rin e tyre, dikush për punë, dikush për rezultatet e llotarisë amerikane, të listave të shkollave, për listat e suplementeve, për pensionistët e shumë aspekte të tjera me interes specifik për ta.

Gjatë gjithë kësaj bisede ora ka kaluar me një shpejtësi marramendëse. Shënon 14:00 dhe ne bëhemi gati të largohemi pas një dite në kioskën e shitjes së gazetave. Lëmë pas Agimin, i cili i vë drynin edhe një dite tjetër të punës së tij...

aRISa LIÇOBLeRTa TUSHa

Mark Marku:

Reportazh

Shpërthimi i internetit ka tronditur mediat klasike

Një ditë me ata që na shesin informacion

cionit si produkt që i shitet publikut. Nëse me mediat tradicionale (kryesisht

me gazetat) publikut i shitej informacioni nëpërmjet çmimit të çdo numri gazete apo të çdo abonimi, me mediat e reja ky informacion i falet, pasi gjithë fitimet e tyre nuk mbështeten në shitjen e infor-macionit, por në shitjen e hapësirës dhe kohës për publicitetin.

Ky ndryshim natyrisht do të reflektohet në gjithë sistemin e mediave. Në shtypin e shkruar janë shfaqur prej kohësh gazetat falas të tipit Metro, të cilat nuk shesin kopje tek publiku, por reklama publici-tare. E njëjta gjë është vërejtur edhe në industrinë radiotelevizive me mediat komunitare. Në kuptimin juridik mediat komunitare janë ato lloj mediash që nuk deklarohen si biznese me qëllime fitimi. Natyrisht një zhvillimi të tillë nuk mund të mos i nënshtrohen edhe mediat shq-iptare dhe shenjat e para janë shfaqur: gazeta Agon, radiot e komuniteteve fetare apo radiot e kompanive celulare etj pasi tregu i mediave shqiptare nuk mund të mos pësojë të njëjtat ndryshime që vëre-hen në tregun e mediave botërore.

Nëse me mediat tradicionale (kryesisht me gazetat) publikut i shitej informacioni nëpërmjet çmimit të çdo numri gazete apo të çdo abonimi, me mediat e reja ky informacion i falet, pasi gjithë fitimet e tyre nuk mbështeten në shitjen e informacionit, por në shitjen e hapësirës dhe kohës për publicitetin.

Page 3: Reporteri

ReporteriNgjarja e ditës

3

Ju sapo jeni kthyer nga Forumi i Gazetarise Lindje Perendim në Berlin. Çfarë është ky Forum, çfarë diskuton, kush mori pjese dhe cili ishte shqetësi-mi themelor?

Forumin e Gazetarise Lindje-Perëndim e organizon Fondacioni Robert Boch, i cili krahas të tjerave zhvillon edhe disa programe në fushën e medias. Pjesëmar-rësit janë gazetarë, ekspertë te medias, nga Lindja dhe Perëndimi, janë kryesisht përfaqësues të shquar të medias gjermane si dhe gazetarë apo ekspertë të medias nga vendet ish-komuniste: Polonia, Hungaria, Republika Ceke, Rumania, Serbia, Shq-ipëria, e kështu me radhë. Këtë vit u disku-tuan dy çështje kryesore: e para a mund të mbijetojnë gazetat në kushtet e zhvil-limit të teknologjive të reja, të përhapjes së gjerë të facebookut dhe e dyta, si paraqitet gjendja e lirisë se shprehjes në Europë, parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Hungari, por edhe të disa imitimeve të tij në vende perëndimore si Franca dhe Ita-lia, dhe më shumë në demokracitë e reja në vende si Maqedonia, Shqipëria, Rumania, Serbia etj.

Pati ndonjë pikë të nxehtë?Në fakt ishte shumë interesant të shi-

hje debatin e nxehtë midis dy grupeve të rëndësishme të medias në Gjermani. Njëri grup që përfaqesohej nga Die Zeit, një nga gazetat më cilësore dhe më të suk-seshme në Gjermani dhe grupi tjeter, ai i mediave të Shtutgardit, të cilët duken se kanë një rivalitet cilësie me njëri tjetrin. Çështja është a do të mbijetojnë gazetat? A po vjen fundi i epokës së gazetave, në formën e tyre klasike, te printuara ne leter? Die Zeit mbron tezën që gazetat do të mund të mbijetojnë. Shembulli i tyre që konsiston në krijimin e një modeli biznesi që kombi-non reklamën në gazetë me reklamën në internet, madje edhe me aktivitete të tjera që nuk janë domosdoshmërisht mediatike, ka rezultuar i sukseshëm. Në anën tjetër, përfaqësues të tjerë, jo vetëm nga Gjer-mania, por edhe nga vende të tjera thonë që gazetat nuk do të mund të mbijetojnë. Gazetat do te detyrohen së shpejti të ka-lojne në variantet online. Ky është një dis-kutim interesant se këtu ndërhyn edhe elementi kulturor. Mendohet që në vendet e Mesdheut, tradita e asaj qe quhet coffe-culture, pra zakoni i njerëzve për të marrë dhe lexuar gazetën në mëngjes, në kafe apo në metro,është aq i fortë, sa do të mund t’i mbajë gazetat gjallë. Dhe unë jam i prirur ta besoj këtë. Por, në vende të tjera si SHBA, përvoja po tregon që përveç ndonje rasti si Neë York Times gazetat e tjera po mbyllen me shpëjtesi dhe nuk do të mundet t’i mbi-jetojnë kësaj vale.

Çfarë mund të ndodhë në Shqipër në këto rrethana dhe me këto zhvillime globale?

Në rastin e Shqipërisë diskutimi është tjetër. Në vendet e tjera fjalakyçe është fjala “treg”, “market”. Në rastin e Shq-ipërisë, unë hezitoj të përdor fjalën “treg”, dhe përdor fjalën “skenë”. Pse? Nëse flitet për treg ka disa rregulla, rregullat e tregut. Nëse do te zbatoheshin këto rregulla të tregut nuk do të mund të mbijetonin 26 gazeta. Tregu shqiptar me 3 milion banorë, me gazeta që shkojnë deri diku tek 20 mijë kopje më e madhja dhe 1 mijë kopje disa ta vogla, nuk mund të mbajë kaq shumë gazeta. Me një treg reklamash gjithashtu

mjaft të kufizuar, 60 milion euro, nga të cilat në gazeta nuk shkojnë më shumë se 7-8 milion nuk ka asnjë logjikë tregu që do të mund të justikonte ekzistencën e kaq gazetave. Gazetat në Shqipëri mbijetojnë për arsye ekstra-mediatike, ato mbijetojne për shkak të interesave të pronarëve të medias, jo per shkak të audiencës. Në këtë kuptim në Shqipëri është vështirë të bësh prognoza. Megjithatë unë mendoj që Shq-ipëria, hyn tek modeli mesdhetar jugor, që përfshin vende si Franca, Spanja, Italia, ku ka një kulture të konsoliduar të gazetës dhe kafesë së mëngjesit dhe nuk besoj që njerëzit do të hapin kompjuterin të parin, siç ndodh në vende të tjera. Kështu që unë jam relativisht optimist dhe nuk besoj se gazetat do të vdesin. Nuk do te kemi 25, por vetem 5 dhe uroj të kemi 5 gazeta të përd-iteshme. Fragmentimi ekstrem i skenës së shtypit të shkruar zor se mund të quhet pluralizëm. Ne fakt ajo që kemi është një kakofoni shurdhuese dhe kontraproduk-tive edhe nga pikepamja e lirisë së shpre-hjes.

Mendoni se kjo logjikë do të kapë edhe Televizionin, apo do të qëndrojë vetëm në gazeta në letër?

Duhet të biem dakord që nëse në Shqipëri kemi një krizë të medias së shkruar, media e cila është ndoshta më e dobëta e rajonit, për median elektronike unë mund të them se është nga më të mirat e rajonit. Jo vetëm në pikëpamjen teknologjike, që është mjaft e avancuar. Nuk gjen TV si Klani apo Top Chanel, në asnjë vend të Ballkanit. Edhe këtu ka fragmentizim, ka shume zhurme dhe një numër të panevojshëm, megjithatë në median elektronike ka më shumë një logjikë tregu se sa në median e shkruar.

A mundet të na tipizoni dy-tri vlerat me pozitive dhe dy-tri dobësitë më të mëdha të medias shqiptare?

E para duhet të theksoj një bindje timen. Media e lirë përbën arritjen më të qartë të demokracisë shqiptare. Nëse ka një gjë që

në Shqipëri është e vërtetë, nuk është fal-so, është media. Jo se media nuk ka prob-leme. Në fillim po përmend ato që janë pozitive tek media jone. Në një masë të madhe mund të thuhet qe media është nje ëatch dog i qeverisë dhe i politikës. Nëse je kryeministër, president, kryetar Bashkie, apo kryetar opozite në këtë vend, nuk fle rehat. Dhe nuk fle rehat jo prej opozitës, apo shoqërisë civile, por pikë së pari prej medias. Media gërmon, kerkon, vëzhgon dhe kjo është një arritje e rëndësishme. E dyta shpejtësia e raportimit.

Shqipëria është një vend ku mund te in-formohesh shumë shpejt dhe për gjithçka. Nganjëherë duket sikur vendi është një Big Brother i madh,ku gjithçka është në moni-torim të vazhdueshëm dhe në ekran. E treta, media diskuton. Në shtypin shqiptar, dhe në median elektronike më shumë ka debat, ka diskutim.

Nëse duhet të identifikoj tre dobësi,e para është klientelizmi. Kemi një media klienteliste. Sigurisht që edhe përplasja e 2-3 klientelave çon tek e vërteta. Media për-doret, keqpërdoret nga politika. Fenom-eni tjetër negativ është politizimi ekstrem. Çka në njërën anë reflekton politizimin e shoqërisë, por në anën tjetër e thellon më shumë këtë politizim. Media jone eshtë një media shumë partizane. Dhe e treta është tabloidizimi i medias. Në Shqipëri nuk kemi “The Guardian” dhe “The Sun” të ndara, por i gjen nën të njëjtën titull. Çdo gazetë në Shqipëri sipër ka një lajm serioz që lidhet me Presidentin për shembull dhe poshtë kanë një lajm rozë. Këto gjëra shtypi perëndimor i ka ndarë. Është një fenomen qe e gjen vetem tek ne. Edhe në Bosnjë po të shohësh gazetat serioze dhe tabloidet jane te ndara. Çështja është: A shitet serioziteti? Unë mendoj që në analizë të fundit, Po. E kuptoj që tabloidizimi lid-het me shitjen, me tregun. Sigurisht. Se ka një treg që e kërkon këtë. Por, siç thotë një kolegu im nga Bosnja lidhet edhe me atë që

ai e quan Axhenda e Anestezisë, pra dikujt i konvenon kjo gjë. Unë kam pasur rastin të shkoj disa herë në vendet e Afrikës së Jugut dhe aty përshembull ishte shumë serioz fenomeni i brain ëash (shplarja e trurit) me sport.

Një pyetje të fundit, në tërë këtë tronditje të shtypit të shkruar, cila konsideron shqetësimet më të mëdha të korporatës se gazetareve?

E vërteta është që nuk them se jemi në një periudhë parakapitaliste,por jemi në një periudhë të kapitalizmit të egër, ku ekziston një proletariat i medias i cili ka shume probleme. Kemi një korporatë që punon në të zezë, pa kontrata dhe para-doksalisht ngre zërin për punën e zezë të minatorëve apo fasonistëve dhe vetë punon në të zezë. Kjo është e papran-ueshme. Edhe këtu nuk operojnë forcat e tregut. Do të duhet të citoj Lutfi Dervishin që thotë se jemi i vetmi vend në Evropë pa asnjë gazetar të papunë. Në momentin kur ka punë për të gjithë, mungon presioni i nevojshëm për cilësinë. Në rastin e Shq-ipërisë gjërat janë ndërmjet. Nuk mund të thuash se janë dramatike për keq, por nuk mund të thuash se janë shumë mirë. Nuk mendoj se jemi si Hungaria, por nuk mendoj se jemi as si Suedia. Dhe rastet e ndërmjetme janë më të vëshira për t’u traj-tuar. Psh kemi lënë pas represionin, por jo presionin. Represioni është një fenomen që është lehtë të merresh, shkruhen letra, bëhen demostrata. Presioni është i përdit-shëm, është jo vizibël, nuk e sheh dot. Thë-në ndryshe, represioni lidhet më ngjarje, presioni lidhet me procese. Më përpara kishim rastet e kontrollit të medias. Tani kontrolli është paksa jashtë mode, është problematik. Tani ka fenomenin e influ-encës, qe me elegancë ndodh pak nga pak, çdo ditë. Në këtë kuptim problemet në Shqipëri janë bere më komplekse. Mund të jenë më pak të dhimbshme, por janë më komplekse. Bisedoi artan Fuga

Tabloidizimi i gazetave,problem unik shqiptarA shitet serioziteti? Kësaj pyetje, përgjigja e së cilës motivon drejtuesit e mediave për të tabloidizimin e gazetave në Shqipëri, njëri prej aktorëve më të rëndësishëm në fushën e medias dhe gazetari me përvojë Remzi Lani i përgjigjet qartë. Po. Përveç problemeve specifikisht shqiptare që paraqet skena e gazetave në Shqipëri, tabloidizimi e bënë këtë skenë unike në të gjithë botën. Drejtori i Institutit Shqiptare të Medias, Remzi Lani sapo është kthyer nga forumi i Gazetarisë Lindje-Perëndim në Gjermani dhe krahas problemeve globale të medias diagnostifikon edhe shtypin e shkruar shqiptare.

Në foto: A.Fuga dhe R.Lani në bisedë Foto nga Zylyftar Bregu ©

Page 4: Reporteri

ReporteriDebat

4

Paradigmë

Kriza: Shkak, informaliteti dhe situata inflacioniste

Media flet për këdo e për gjithçka, por jo për vete!

Ergisa CenukaArze Bunguri

Periudha të cilën po kalon shtypi i shkruar paraqitet tepër problematike kohët e fundit. Kjo jo për faktin se nuk ka interes për shtypin e shkruar, apo sepse mungon profesionalizmi në atë që transmetojnë gazetarët për opinionin publik, por për shkaqe që lidhen drejtpërdrejt me statusin social të gazetarëve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpesh ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë situatë të rëndë të krijuar dhe në veçanti për gjendjen tejet kritike të dhjetëra gazetarëve që punojnë në media të ndryshme. Aleksandër Çipa, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, rendit disa nga shkaqet kryesore që kanë sjellë në një gjendje të tillë shtypin shqiptar.

“Së pari është mungesa e organizimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit të gazetarëve profesionistë, për të kaluar nga një realitet informal në një realitet formal ku jo vetëm normat e konkurimit profesional, por në mënyrë të veçantë edhe dominanca e tregut të medias së printuar, të bëhet mbi bazën e legjislacionit, i cili fatkeqësisht mungon në realitetin shqiptar”, -thotë Çipa.

Arsyeja e dytë sipas tij, ka të bëjë me disa politika të menaxhimit dhe të monopolizimit të tregut të shpërndarjes së shtypit të shkruar. Në Shqipëri ka rreth 3 kompani private të cilat merren me shpërndarjen e shtypit, që në shumicën e rasteve janë në rrethana konflikti interesi me operatorët privatë. Kjo ka bërë të mundur që të ketë jo vetëm politika selektive të shpërndarjes dhe të shitjes të shtypit, por të ndodhë edhe një realitet i cili fatkeqësisht është shenjuar nga artikulantë të ndryshëm të këtij treguesi, një diskriminim të operatorëve, si dhe një privim të konkurencës të barabartë në marrëdhënie më lexuesin.

Sipas tij duhet të krijohet një sistem funksional, për të dalë nga harta e cunguar e shpërndarjes së shtypit, një hartë e cila e përjashton 60% të hapësirës administrative të Republikës së Shqipërisë për ta poseduar

në kohën e duhur dhe natyrisht edhe për ta qarkulluar në rrethanat të lehtësishme shtypin fizik shqiptar.

Si një ndër faktorët ndikues, kryetari Çipa rendit edhe vonesën e kohës së proceseve vetërregulluese të komunitetit të gazetarëve. Ato kanë lidhje më së shumti me mosrespektimin e asaj që quhet hierarki e vlerave, të konkurencës mbi bazën e kritereve dhe pricipeve të profesionalizmit dhe jo të shërbimit të klienterisë apo politikës.

Një tjetër faktor, por jo më pak i rëndësishëm, sipas gazetarit Çipa është edhe një situatë inflacionale që shfaqet në tregun e shtypit të printuar. “Kur flasim për një situatë inflacionale,- shpjegon ai, -kemi parasysh faktin që në raport me popullsinë dhe në raport pse jo edhe me tirazhet, Shqipëria përfshihet ndër vendet e Europës Juglindore me më tepër të përditshme në këtë hapësirë të cilën ai e përmend jo vetëm si koncept gjeografik por edhe si realitet mediatik. “Shqipëria sot është vendi që ka 24 gazeta të përditshme, ka rreth 196 gazeta dhe periodikë 3-mujorë, dhe ka më tepër se 86 operatorë radio-televizivë. Për dimensionin real që ka tregu mediatik shqiptar ky është një treguas inflacional gati alarmant”, -thotë Çipa.

Për të sensibilizuar mbi problemet e medias, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kishte planifikuar zhvillimin e një proteste që synonte veç të tjerash ndërtimin e kalendarit të kontrollit reciprok periodik mbi entet mediatike. Por ky aktivitet nuk është zhvilluar.

“Nuk u zhvillua për shkak të rrethanave politike, sepse palët politike janë në angazhim për diskutimin e ligjit për mediat audio-vizive, dhe ne për të mos qenë pjesë e kontekstit politik dhe natyrisht edhe për mos ta bërë këtë të përdorshme nga palët politike e shtymë. Aktiviteti do të zhvillohet brenda këtij muaji”,- shpjegon Çipa.

Realiteti i shtypit shqiptar nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së “Reporterit pa kufinj”. Kjo organizatë në raportin e fundit ka konstatuar se gazetarët shqiptarë paguhen keq. Gazetari

Çipa jo vetëm që e pohon, por edhe e mbështet me shifra këtë përfundim. Sipas tij janë mbi 67 raste që janë çuar në gjykatë nga Uninioni i Gazetarëve dhe nga individët për shkak të parregullsive në pagesa.

Përdërisa flasim për një treg që nuk është i rregulluar dhe nuk është i ndërtuar mbi principe formale është e pamundur për të bërë një çertifikim për këtë çështje.

Problemet me pagesat sipas gazetarit Çipa do të marrin fund vetëm nëse fitohet beteja e kalimit nga sistemi informal, në një standart formal.

Shtypi shqiptar ka një betejë ende të pa fituar për të arritur në një starndart europian. Kjo është mungesa e strukturave bazike sindikale të enteve tona mediatike. “Duke filluar nga media publike për të arritur te media private, në momentin që ne do të ngremë këto struktura bazike të reagimit dhe të solidaritetit social në media, beteja me informalitetin konsiderohet e fituar”- thekson Çipa.

Një tjetër aspekt i diskutueshëm është ai i sigurimeve shoqërore të gazetarëvë.

“Si kontribut financiar gazetarët janë të siguruar në minimumin e tyre të parashikuar nga ligji, që do të thotë se janë të siguruar në atë masë që mund të jetë i siguruar një roje nate në një subjekt privat apo në një ndërmarrje ndërtimi. Kjo mendoj është një detaj që e tregon komunitetin tonë siç e quajta, të margjinalizuar”, -komenton Çipa.

Pavarësisht të gjitha problemeve që parashtrohen në këtë rezyme rreth gjendjes aktuale të shtypit shqiptar, vlen të thuhet se media vazhdon të kryejë rolin e saj si pushtet i katërt.

Gazetari Çipa pohon një fakt të tillë dhe thekson se media është një shtyllë e fortë e presionit mbi pushtetet e tjera të sendërtuara nga realiteti socio-politik në vend. Sipas tij, nga përvoja media shqiptare ka dëshmuar se jo vetëm mund të ketë virtytet e ndikimit të një pushteti serioz, por nga ana tjetër në momente të caktuara ka dëshmuar që është një pushtet funksional për realitetin social.

Nga Ervin Goci

Shpesh na ndodh që të bëjmë ndonjë refleksion përgjithësues për zhvillimet e mëdha dhe të vrullshme në hapësirën mediatike dhe sidomos atë televizive. Na është dashur që të sjellim në vëmendje çështje që kanë të bëjnë me trasparencën, probleme organizative, për statusin e dobet të gazetarit, animin politik, zhvillimet teknologjike, shfaqjen e platformave të reja të transmetimit; të gjitha tema me tepër rëndësi, veçse të gjitha këto vëzhgime janë në nivelin e të dukshmes do të shprehej autori francez Pierre Bourdieu tek libri i tij “Mbi televizionin”.

Analiza kritike ndaj realitetit mediatik në ato nivele ku jo gjithçka shfaqet shumë qartë, është e mangët. Media është vendi i fundit ku mund të qarkullojnë mesazhe që artikulojnë ndonjë kritikë sistemore mbi vetë ato. Media flet për këdo dhe gjithçka, përveçse të vërë në dyshim legjitimitetin e saj, por dhe kur ndodh, simbolikisht mund të marrë konotacione kuptimore të ndryshme në varësi të kontekstit ku artikulohet. Autori na tërheq vëmendjen se para se të kërkojmë të ndryshmen në përmbajtjet mediatike, para se të flasim me siguri për politika editoriale kundërshtuese në televizione apo gazeta, përpara se të flasim për diversitetin formateve televizive, apo për larminë e programacionit - pikërisht aty ku evidentohen ndryshimet më të mëdha, aty janë dhe ngjashmëritë më të mëdha. Veçse ngjashmëritë janë në një nivel strukturor, ku përfshihen mënyra e organizmit të pronësisë, gjuha televizive e bazuar tek imazhi, presioni në kohë - të gjitha këto ndikojnë drejpërdrejtë në unifikimin e përmbajtjeve.

Jetojmë në kohën e konglomerateve pronësore, ku një pronar zotëron disa media, në shumë raste kundërshtuese editorialisht me njëra-tjetrën, përmbajtje televizive në përqindje dërrmuese të pushtuara nga kronika e zezë, dëshira e papërmbajtjshme për të krijuar të pazakontën, sensibiliteti

në rritje për të dhënat nga matjet e audiencës. Këto kushte objektive nuk varen nga gazetarët e veçantë, dhe as nga televizionet e veçanta, janë çeshje të një mjedisi që funksionon në bazë të disa ligjësive. Këto ligjësi të manifestuara si kushte objektive të funksionimit të mediave janë fort të pranishme në realitetin shqiptar. Kronika e zezë, ngjarjet sensacionale zënë thuajse gjysmën e përmbajtjeve mediatike të shkruara dhe vizive, presioni për të krijuar të pazakontën në segmente kohe të kufizuara reflektohet me edicione lajmesh të shpeshta dhe të zgjatura, me debate televizive të ndezura, programe reality, spektakle argëtuese të shtuara. Media nën presionin e kohës e ka të pamundur të shfaqet ndryshe përveçse duke u përsëritur në tërësinë e përmbatjeve të saj, mesazhet standartizohen në retorika boshe, mendimi formatohet në “kliches” të stër-dëgjuara, në varfërimin e dukshëm të aftësive arsyetuese. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të evidentuar këtë fakt, ku nuk ka televizion “mainstream”, apo dhe në status më inferior me audiencë të vogël, që mos të ketë të paktën një tryezë debate një herë në javë. Ky inflacion bën që të njëjtët persona të qarkullojnë nëpër media të ndryshme me të njëjtat argumente, nëse mund t`jua njohim këtë status. I gjithë informacioni qarkullon në një qark të mbyllur ku burimet e informacionit vijnë nga informatorë të informuar diku në rrethet miqësore të diskutimit mes gazetarësh. Mesazhet prodhohen në një gjendje kolektive shkëmbimi, ku autori i vërtetë është konkurenca midis mediumeve në kuptimin e ndjekjes së politikave editorial të konkurentit, në mënyrë që të shmangen përsëritjet.

Ajo që ne e quajmë larmi informacioni nuk është gjë tjetër veçse, evitimi i disa informacioneve për shkak se konkurenti i ka emetuar, në fakt Bourdie vë re se konkurenca e vertetë nuk është për cilësinë e mesazheve, por si të rentabilizohet koha televizive, që në fakt është konkurencë pastërtisht ekonomike.

Flet Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa

Nga Franca në Itali, kioska dixhitale “në kilometrin 0”Nëse blerja e gazetës prej letre, ka hyrë së bashku me kafenë në ritin e zgjimit të shumë italianëve, një iniciativë e katër grupeve të mëdha editorialësh italianë, kërkon të devijojë pak nga e përditshmja e shumë njerëzve. Marrëveshja e firmo-sur në fund të marsit nga shtypshkronjat “Mondadori”, “ L’Espresso” , “Rcs” e “Sole 24 Ore” u lejon këtyre të fundit t’i japin jetë një “kioske dixhitale”, “Edicola Italiana”. Katër grupet editoriale nismëtare “kanë lënë dyert hapur” për të gjithë editorët e tjerë që do të duan t’i bashkëngjiten këtij projekti. Përmes kësaj sipërmarjeje, edhe ata që janë më pak të përditësuarit me planin teknologjik, do ta gjejnë rrugën të hapur: Derisa të jetë gati një version dix-hital i pasqyrës së shtypit do të përdoret një “shfletues elektronik” dhe letra tashmë do të marrë rrugën e dixhitalizimit. Një lloj i veçantë operacioni në sistem ka si ob-jektiv të krijojë ndarje të qarta, të përcak-tuara, një paraqitje dixhitale të shtypit, brenda së cilës përdoruesi mund të lëvizë lirshëm, duke zgjedhur të përditshmen ose periodiken e preferuar vetëm me një klik. Objektivi i këtij operacioni është nx-itja e blerjes së gazetave tashmë dixhitale, dhe pse jo, të ndryshohet pak rutina e “të dashuruarve” pas letrës.

Kjo lloj “kioske” e re që mund ta qua-jmë “me kilometrazh 0”, do të jetë e ak-sesueshme nga kompjuteri personal, Smartphone, tabletat. Gjithashtu raporti mes editorit dhe lexuesit do të jetë pothu-ajse pa asnjë ndërmjetës. Menaxhimi operativ i sistemit do t’i besohet një part-neri teknologjik të pavarur. Editorët de-klarojnë se pikësynimi është vendosja e transparencës me klientin dhe kontrolli i politikave të shitjes duke filluar nga liria e plotë në përcaktimin e çmimeve. Një pro-tagonizëm gjithmonë e më i rëndësishëm i siteve ndërkombëtare si “Google” dhe “Apple” me pozicione shumë të forta në treg, do të bëjë të mundur shndërrimin e këtyre siteve në ndërmjetës mes editorit dhe blerësit. Edhe në Francë shumë tituj të rëndësishëm janë angazhuar për lançimin e këtij sektori, për të zgjeruar pjesën e të ardhurave që vijnë nga dixhitalizimi dhe për t’u çliruar prej varësisë së ngushtë nga Google dhe Apple: i pari parashikon tarifat për editorët 10% mbi faturën, kurse i dyti, Apple, 30% mbi faturën. Për këtë arsye verën e kaluar, pas një viti përgatitjesh, “Le Figaro”, “Le Parisien”, “Aujourd’hui en France”, “Libertation”, “Les Echos”, “L’Equipe”, “Le Nouvel Observate-our”, “L’Express” dhe “Le Point” i dhanë jetë “ePresse”, shtypit dixhital përmes iPhone dhe iPad.

Kioska dixhitale lind gjithashtu edhe nga ndërgjegjsimi mbi profilet e konsumit dixhital. Platforma dixhitale, shtypi dix-hital premton mes të tjerave, të reduktojë distancat mes asaj që ofrojnë gazetat dhe preferencave të lexuesve. Abonimi në shtypin e shkruar, mujor apo vjetor qoftë, rezulton në shumë këndvështrime tradi-cional për botën aktuale të konsumit. Së fundi, kioska dixhitale, paraqet mundësinë e një forme të re blerjesh e cila “mpreh” marketingun në këtë fushë. “Për të bërë të gjitha këto, duhet një projekt i madh dhe një dozë e jashtëzakonshme bashkëpuni-mi mes palëve” shkruante Frederic Filloux në “2011”. Pas një viti do të mund të shohim, nëse shtypi Italian do të dijë të prezanto-het në lartësinë e duhur.

Orgesta Zhuri/ arla Mihaj

Page 5: Reporteri

ReporteriShënime udhëtimi

5

Nga Jonila Godole

Edhe unë që s’marr vesh fare nga futbolli, njihja të paktën emrin e ekipit të Borussias, ndërsa zotëria pas banakut të recepsionit në bibliotekën e madhe të kampusit universitar të Dortmundit, nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë emrin e Institutit Erich-Brost, edhe pse kishte shumë vite që punonte aty. (Dhe ta mendosh që në Shqipëri, një shitës kioske e njeh në pëllëmbë të dorës gjithë zonën rreth tij, me rreze gati 1 km?!)

Në hyrje të Institutit, – godina që kërkoja ndodhej vërtet afër bibliotekës, mjaft të zbrisje një palë shkallë të gjata, – dy-tre shkronja prej bronzi të mbishkrimit Erich-Brost-Haus mungonin. Si të simbolizonin shkëlqimin dhe rënien e gjigandit mediatik WAZ, inicialet e gazetës së parë më të madhe rajonale gjermane pas Luftës II Botërore, Westdeutsche Allgemeine Zeitung, themeluar nga socialdemokrati Erich Brost. Përpara kësaj gazete, ai kishte ngritur German News Service, prej nga më vonë do të krijohej Agjencia Gjermane e Shtypit Deutsche Presseagentur (dpa). Instituti Erich-Brost, një qendër kërkimore për gazetari ndërkombëtare dhe partner i Institutit të Gazetarisë, Fakulteti i Shkencave Kulturore të UT-Dortmund, e sheh veten si një forum për shkëmbimin e çështjeve ndërkombëtare në gazetari, dhe si një network për studiues dhe praktikantë nga gjithë bota. Ky mision përkon për bukuri me arsyen e vizitës time aty: takimi i radhës së Observatorit Europian të Gazetarisë (EJO) – një platformë online që publikon shkrime gazetareske dhe studime të thelluara për situatën e medias në vende të ndryshme, në nëntë gjuhë: anglisht, italisht, gjermanisht, polonisht, cekisht,

letonisht, ukrainisht, rumanisht, serbisht dhe shqip (http://al.ejo-online.eu/).

Takimi me EJO-n është ditën tjetër, instituti u gjet, jam e qetë. Rrugët e kampusit të UT-Dortmund boshatisen pak nga pak; djem e vajza nxitojnë drejt një lokali të madh e të bollshëm me pamje tipike studentore. Luan FC Chelsea dhe FC Barcelona – UEFA Champions League. Interesi im thuajse zero. Qyteti i Barcelonës është mrekulli, dje ka humbur Real Madridi

Takimi me prof.Stephan Ruß-Mohl nga Universiteti i Luganos, drejtues i projektit të EJO-s dhe kolegët nga vendet partnere fillon fiks, si orë zviceriane. “EJO është një urë bashkëpunimi mes gazetarëve, studiuesve të medias dhe lexuesve”, thotë prof. Ruß-Mohl që nuk e heq buzëqeshjen nga fytyra, edhe në ato raste, kur duket qartë se mund të jetë skeptik për diçka. Cilësia e raportimit klasik nga njëra anë dhe shpirti sipërmarrës i gazetarit (“entrepreneurial spirit”) nga ana tjetër, kjo është motoja e Ruß-Mohl-it prej vitesh. Në Shqipëri shumë pak nga gazetarët që kam pyetur e njohin kuptimin e kësaj fjale, edhe pse mund ta zbatojnë atë.

Gjithçka në këtë shkëmbim të frytshëm përvojash lindje-perëndim duket se prek gjithmonë dy anë të medaljes. Tashý për shembull, kolegu nga Rumania, këmbëngul tejet seriozisht për: „Jo vetëm cilësi, por edhe lexues!“. Me këtë nënkupton integrimin e informacioneve të publikuara të EJO-s në rrjetet e shumta sociale. Në kuptimin që, sot, po nuk ishe prezent në rrjetet sociale, nuk ekziston! Ai duket se është njësh në përdorimin e mediave të reja, disa nga opsionet që ai prezanton për këtë, më duket se i dëgjoj për herë të parë:

social bookmarking, digg effect, SEO-plugin... E ndiej se kam nevojë për një re-update-im.

Po ndërsa disa kolegë flasin për një EJO-fever, të tjerë janë më skeptikë. Prof. Radojkovic nga Beogradi e sheh situatën e përgjithshme të medias të përfshirë në një skizofreni totale: informalitet, plagjaturë, studentë të painteresuar, media indiferente etj. Kurse për prof. Ruß-Mohl skizofrenia del në pah nga përballja e disa problemeve: mendjengushtësia e studiuesve në një fushë të vetme dhe jo në zgjerimin ndërdisiplinar, si dhe fakti që jetojmë në një kohë kur shumë pak individë të shoqërisë interesohen për cilësinë e informimit. „Këtu qëndron edhe sfida dhe misioni i EJO-s“ thotë Ruß-Mohl. Dhe për këtë ai propozon rritjen e bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm që veprojnë në fushën e medias: të shtypit të shkruar, televizionit, radios, internetit dhe qendrave kërkimore. Pa harrur t’i përmendi edhe studentët si një pjesë e pandashme e këtyre proceseve dhe jo thjesht një masë amorfe që mbush auditorët.

Dhe kështu vazhdon për dy ditë me radhë. Në mbëmje, diskutimet zhvendosen në tryezën e restorantit tradicional të qytetit, „Zum Alten Markt“, ku nën efektin e birrës së Dortmundit, kolegët nisin t’i përziejnë pak nga pak të gjitha: mediat, turizmin, klishetë rajonale për njëri-tjetrin dhe politikën, arsyet e vërteta të largimit të grupit WAZ nga Ballkani e kështu me radhë.

Ndërsa përjashta, sportdashësit e qytetit janë në ethe për ndeshjen e pritshme të Borussia-Dortmundit. Më duket se dëgjova në aeroportin e Mynihut se u shpall vërtet kampione, e kujt, e Botës, e Europës?

EJO, Borussia-Dortmund e të tjera...

Po ndërsa disa kolegë flasin për një EJO-fever, të tjerë janë më skeptikë. Prof. Radojkovic nga Beogradi e sheh situatën e përgjithshme të medias të përfshirë në një skizofreni totale: informalitet, plagjaturë, studentë të painteresuar, media indiferente etj

Greta MalajRezarta Dobrovoda

Shtypi i shkruar shqiptar është në krizë. Ky përfundim pranohet nga të gjithë edhe nëse për krizën e përgjithshme ekonomike të vendit ka ende diskutime. Ka disa vjet që gazetat kanë shkurtime në staf. Madje disa tituj nuk dalin më në treg. Sipas kryetarit të Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, vetëm në pesë vitet e fundit janë mbi 67 raste ankesash nga gazetarë që nuk paguhen në median ku punojnë.

Marketingu i medias së shkruar në këtë periudhë ku kriza është refreni i ditës ka vështirësitë e veta. Bizneset kanë ulur buxhetet për reklamë. Sipas kryeredaktorit të gazetës MAPO, Arion Sulo, shkaku kryesor i krizës së shtypit të shkruar vjen pikërisht nga mungesa e reklamave.

Të njëjtin mendim ndan edhe Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës Panorama, i cili tregon për “Reporteri”-n se në krahasim me vitet e kaluara ka rënie të reklamës në një vlerë rreth 20 % të të ardhurave që vijnë prej tyre. Por as parashikimet nuk janë optimiste. Të ardhurat nga reklamat mendohet të pakësohen edhe më tepër.

Shqiptarja.com, duke qenë një media e re dhe në hapat e parë në tregun mediatik është më e ndjeshme ndaj vështirësive të krizës. Shefja e marktingut, Egla Shkurti thotë: “Një media e cila guxon të thotë hapur realitetin

në Shqipëri nuk shikohet me sy pozitivë nga institucionet shtetërore dhe si rrjedhojë prezenca e tyre është e vakët në mediat që nuk janë pro qeverisë”

Sipas saj, edhe nga sektori privat nga ana tjetër ndjehet një ngurim në momentin kur nuk njihesh si media e pozitës.

Por pavarësisht kësaj, drejtuesit e pesë të përditshmeve: Panorama, Telegraf, Shekulli, MAPO dhe Shqiptarja.com, pohojnë se kriza nuk i ka detyruar të bëjnë shkurtime në staf.

Lëvizjet e gazetarëve bëhen për arsye të ndryshme. Drejtuesit pranë redaksive rrëfejnë arsyet e largimit të tyre.

Koço Kokëdhima, kryeredaktor i “Shekulli”-t flet për një konkurencë brenda redaksisë e cila siguron suksesin në treg. “Stafi përtërihet, pasi ka top lista dhe kush është në fund të saj zëvendësohet. Burimet duhet të përmirësohen dhe të punësohen persona të rinj”, -thotë Kokëdhima. Megjithatë, sipas kryeredaktorit të “Telegraf”, Xhevdet Shehu, ka edhe lëvizje të gazetarëve drejt një oferte më të mirë në tregun e medias së shkruar.

Por ofertat në këtë periudhë janë minimale. Në një kohë kur shtypi është i prekur nga kriza ekonomike është shumë e vështirë të ketë lëvizje të gazetarëve, pasi sipas mendimit të kryeredaktorit të gazëtës MAPO, Arion Sulo, edhe tregu i medias së printuar nuk ka oferta pune të konsiderueshme.

Shpeshherë edhe pasi gazetari e ka siguruar

një vend pune, vështirësia më e madhe është të mbijetojë ne tregun e medias. Më të prekur nga intesiteti i profesionit të gazetarit, janë studentët por edhe të sapodiplomuarit, të cilëve iu mungon formimi i duhur. “Studentët i pranojmë vetëm për praktikë dhe jo si të punësuar. Ata kanë mangësi prandaj edhe largohen sepse nuk i rezistojnë dot vrullit të profesionit”, -shprehet drejtori i gazetës “Telegraf”, Ëngjëll Musai.

Për Robert Rakipllarin, studentët nuk duhet të jenë pjesë e stafit të gazetave të mëdha. Sipas tij ata duhet ta fillojnë karrierën e tyre në gazeta të vogla. “Fazën e selektimit duhet ta bëjnë mediat e vogla. Studentët duhet të marrin bazën e punës dhe pastaj të afirmohen në gazeta më prestigjoze”, -pohon kryeredaktori. “Shekulli” punëson vetëm gazetarë të diplomuar që plotësojnë kriteret e një edukimi me rezultate të mira. Studenti gazetar, sipas Kokëdhimës, nuk mund të punojë pasi mbi të gjitha ai duhet të jetë i përkushtuar ndaj profesionit dhe të mos ketë angazhime të tjera. “Reporteri ka përgjegjësi të cilat një student nuk mund t’i mbulojë dot”, -shprehet Kokëdhima.

Ndërkohë, pjesë e stafit të gazetës “Shekulli” janë disa gazetarë me kohë të plotë që nuk kanë mbaruar ende sistemin bachelor.

Lexuesi mbetet arbitri më i mirë në vlerësimin e gazetave. Edhe pse tirazhi i tyre mund të rritet, sërish ky fakt nuk hedh poshtë praninë e krizës së shtypit në vendin tonë.

Punësime dhe çpunësime

Shtypi në krizë, sfidat e gazetës për mbijetesë

Si t’i mbijetojmë krizës?

Flasin drejtuesit e të përditshmeve: Të ardhurat nga reklamat kanë rënë ndjeshëm

Robert Rakipllari Panorama

Ne funksionojmë si grup botues (gazeta Panorama, Panorama Sport, revista Psikologji) dhe për këtë arsye ndoshta nuk e ndjejmë krizën.

Koço KokëdhimaShekulli

Një media e cila është serioze dhe punon mirë, do mbijetojë, kush jo do të iki nga loja.

Egla ShkurtiShqiptarja.com

Ky realitet përballohet me shumë punë dhe duke gjetur forma të reja për të tërhequr biznesin për të reklamuar. Sigurisht garancia është profesionalizmi në çdo sektor.

Xhevdet Shehu Telegraf

Aftësia profesionale për të kapur detajet dhe për ta bërë lajmin të veçantë. Mënyra se si e trajton politikën të bën të besueshëm. Gazetarët duhet të jenë apostuj të së vërtetës.

Page 6: Reporteri

ReporteriTrari në syrin tonë

6

Kikia për studentët e gazetarisë: Mos e braktisni shkollën për punën

Edhe pse një pjesë e gazetarëve të sotëm kanë dalë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, shumë syresh vazhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion pa pasur një diplomë gazetarie. Gazetari dhe njëkohësisht pedagogu i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Metor Kikia, ka argumentat e tij për këtë konstatim, duke evidentuar edhe disa probleme. Dy nga të cilat janë mungesa e infrastrukturës dhe praktika e pakët g jatë studimeve.

Kliti Topalli

Ju keni një përvojë të gjatë si gazetar dhe një përvojë 3-vjeçare si pedagog i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit. Çfarë ju shtyu që përveç punës si gazetar të jepni dhe mësim në këtë department?

Në fakt është paksa kontradiktore, por unë jam diplomuar në profesionin e mësuesisë dhe akoma më shumë kontradiktore, jam diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë. Kështu që mësimdhënia nuk është edhe aq fushë e panjohur për mua. Gjithmonë më ka pëlqyer të jem mësues edhe pse sot ky profesion mund të futet padyshim tek profesionet realisht të vështira.

Gjatë gjithë kësaj kohe që kam punuar si gazetar, rreth 20 vjet, kam mbledhur një përvojë shumë të çmuar. Kam punuar në kushte shumë të vështira në pjesën më të madhe të kohës, kur mua dhe kolegëve të mi na është dashur të mbështesim gjithçka në forcën dhe vullnetin tonë, në lodhjen dhe sakrificën tonë. Duhet të kemi parasysh se në Shqipëri deri rreth 12 vjet më parë nuk kishte shërbim të telefonisë celulare, nuk ishte kjo infrastrukturë komunikimi me rrjete infomimi elektronik që është sot. Kjo më ka shërbyer shumë, ka qenë shkolla ime e vërtetë. U zgjata pak në këtë pjesë, për të thënë se këtë eksperiencë të grumbulluar unë e kam ndarë plot dëshirë me gazetarët e rinj që kanë ardhur në mediat ku unë kam punuar dhe drejtuar. Mendova që ta ndaj këtë eksperiencë në një mënyrë tjetër. Ta ndaj në auditor me studentët e gazetarisë, ndaj pranova me kënaqësi ftesën e drejtuesit të kësaj departamenti, profesor Artan Fugës.

Si ka qenë deri tani eksperienca juaj me studentët?

Eksperienca ka qenë e bukur, por deri diku edhe zhgënjyese. E bukur pasi unë këtë punë e pranova dhe po e bëj vetëm për kënaqësi. Askush nuk do ta bënte këtë nëse do të nisej nga llogaritë financiare. Unë e bëj për pasion dhe kur e bën një gjë me pasion, ajo është e bukur. Ndërsa zhgënjimi më ka ardhur pikërisht nga niveli i studentëve. Flas për tërësinë, pasi si kudo ka një bërthamë shumë të mirë. Por unë kam pritur më shumë vullnet, më shumë dëshirë për të mësuar dhe angazhuar, gjë e cila nuk më ka rezultuar.

Çfarë mendimi keni ju për Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit?

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit ka pedagogë shumë të mirë, ka një staf gazetarësh dhe njerëzish me përvojë dhe mbi të gjithë ka në krye një njeri për të cilin unë ndaj një vlerësim shumë të madh intelektual, siç është profesor Fuga. Provova kënaqësi kur gjeta aty një nga gazetarët e mrekullueshëm dhe të guximshëm të periudhës së fundit të komunizmit si Rrapo Zguri, kolegen e hershme Iris Luarasi etj.

Por mendoj se të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë. Fakti që nga ky fakultet dalin studentë jo me një formim shumë të mirë, do të thotë se për të gjithë ne ka më shumë punë për të bërë. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që kur një problem nuk shkon si duhet, përpiqem që të keqen ta kërkoj fillimisht te vetja dhe pastaj jashtë saj, dhe në këtë rast mendoj se të gjithë

Hapësirë e LirëThiRRJE PëR BAShKëPuNiM

Gazeta “Reporteri”, botim i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit do të përpunojë në vazhdimësi një tematikë mbi gjendjen e medias dhe të shtypit në Shqipëri në kushtet e komunikimit global:

Sfidat e internetit: Konukrenca e rrjeteve sociale: Pavarësia dhe statusi social-ekonomik i gazetarit: Vështirësitë e tregut të medias, etj.

Ju ftojmë të bashkëpunoni: gazetarë, studentë, lexues, politikanë e intelektualë.Bashkëpunimet tuaja i presim në adresën:

Për gazetën “Reporteri”: Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit Fakulteti i historisë dhe Filologjisë. Rruga e Elbasanit, Tiranë. E-mail: [email protected]

ne duhet ta kërkojmë problemin e cilësisë së të diplomuarve pikërisht tek puna jonë.

Sipas jush cili është raporti mes studentëve të mirë dhe studentëve të dobët që dalin nga ky departament?

Mendoj se shumica janë të dobët. Këtu nuk kam arsye ta kërkoj fajin vetëm brenda rrethimit të fakultetit tonë. Ky është një problem i përgjithshëm i arsimit universitar shqiptar. Cilësia e studentëve është në përgjithësi e dobët. Është një problem zinxhir. Nxënës të dobët në 9-vjeçare, të dobët në të mesmen, të dobët në universitete, nga këta dalin pedagogët e dobët të cilët do të vazhdojnë të prodhojnë nxënës të dobët. Por unë konstatoj me kënaqësi që ka një bërthamë të mirë për të cilët jam i bindur se do të bëhen gazetarë të mirë.

Cila është arsyeja që kemi më shumë nxënës me nivel të dobët? Mos ndoshta është gabimi i tyre në zgjedhjen e degëve, apo kanë një farë përgjegjësie edhe pedagogët?

Duhet të kemi parasysh një gjë shumë të rëndësishme. Njeriut mund t’i takojë të bëjë shumë punë në jetë, mund të përshtatet në disa profesione si nevojë për të jetuar. Por të bësh këtë profesion kërkon dy gjëra shumë të rëndësishme. Duhet të kesh talent dhe ta duash, ta ndjesh, ta dashurosh këtë profesion. Gazetari nuk mund të bëhet me mundim, nuk mund të bëhet si nevojë për të marrë një pagë, siç mund të bësh profesionin e marangozit, apo të mekanikut. Në këtë kuadër mendoj se shumica e studentëve të dobët janë pikërisht kjo kategori, që studion

për gazetari por nuk ka asnjë ëndërr të bëhet gazetar. Ata janë aty sepse ajo degë u doli gjatë aplikimit dhe kaq. Për mua kjo është e kuptueshme. Ndaj dhe mendoj se absolutisht, jo të gjithë ata që futen dhe dalin nga kjo shkollë do të bëhen gazetarë. Unë mbroj parimin që në çdo klasë ka një bërthamë, dhe kjo bërthamë duhet stimuluar, duhet mbështetur dhe punuar me të pasi ata duan të bëhen gazetarë. Nëse studentët nuk duan, ata thjesht do të marirn një notë kaluese por jo më shumë

Ju po praktikoni një grup studentësh në gazetën “IDEA”, a arrijnë ata të përshtaten shpejt me praktikën?

Një nga mangësitë e mëdha që ka shkolla jonë e gazetarisë sot është se studentët nuk kanë ku të praktikohen. Pra ju mësoni se noti është një sport që luhet në ujë, trajneri ju mëson që të notoni duhet të lëvizësh duart dhe këmbët. Por në fakt që një njeri të bëhet notar duhet hedhur në ujë, duhet të notojë. Edhe ky profesion nuk mësohet dot në salla dhe auditore. Ju duhet të hidheni në terren, duhet të djersini, duhet të grisni këpucët siç na thotë gazetari i madh Karlo Bolino, në kohën kur një grup të rinjsh po përpiqeshim të hynim në këtë profesion.

“IDEA” është një gazetë online, si dhe një mundësi që studentët të punojnë, të futen në komunitetin e gazetarëve, të mësojnë hapin e parë të këtij profesioni, të provojnë suksesin e parë dhe zhgënjimin e parë, kënaqësinë e parë dhe kërcënimin e parë. Të gjithë këtu mund dhe duhej të provoheshin gjatë kohës

së studimeve, por nuk ka problem. Unë jam i kënaqur që kam krijuar një komunitet të vogël prej 10 studentësh.

Por kam një këshillë për studentët. Shumë syresh vrapojnë të sigurojnë ndonjë punë në gazetat përgjithësisht periferike nga nevoja për para ose edhe për të shfrytëzuar mundësinë që u krijohet. Dua tu them: Mos e braktisi shkollën. Nga përvoja ime, shumë shumë pak nga ata që u joshën nga puna dhe braktisën librat për të punuar që në vit të dytë apo të tretë kanë mbetur sot në media. Të tjerët i nxori në anë koha.

Në gazetën tuaj ju keni publikuar shkrime për probleme në fakultete. Po në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit keni vënë re të tilla fenomene?

Nuk jam i informuar për çfarë ndodh me pedagogët e tjerë. Personalisht në tre vite punë kam lënë (me saktë kam shtyrë) vetëm 2 orë mësimi dhe i kam zëvendësuar një ditë tjetër. Jam i informuar për studentë që presin me orë pedagogët që punojnë në disa universitete paralelisht. Por këto janë detyra të drejtuesve. Secili duhet të jetë përgjegjës dhe i përgjegjshëm për punën e tij.

Sipas jush, a është e përshtatshme literatura që përdoret në këtë fakultet për formimin e njohurive bazë për ta përballuar tregun e punës?

Jam shumë i bindur se studentët e gazetararisë kanë nevojë për formim të përgjithshëm as edhe studentët e informatikës, të historisë, të mjekësisë etj. Madje gazetari ka nevojë të ketë një formim të përgjithshëm edhe më të gjerë se të tjerët, pasi në profesionin e tij do t’i duhet të merret me shumë fusha, ndaj çdo libër që mund të ofrohet dhe lexohet është i nevojshëm për gazetarin.

Në përgjithsësi mendoj se literatura është e varfër. Duhet të tërhiqet më shumë nga jashtë, duhen më shumë përkthime, ka ca libra të cilëvë u referohemi prej vitesh por bota zhvillohet dhe ndryshon.

Ç’mendim keni për organizimin e orëve mësimore dhe praktika që kanë nevojë studentët?

E përmenda pak më lart, ky profesion fitohet duke mësuar dhe duke u praktikuar. Një student i shkëlqyer në mësime nuk mund të jetë një gazetar i mirë nëse nuk e ushtron këtë profesion. Është si të bëhesh mjek duke mësuar përmendësh se si bëhet një operacion dhe të mos prekësh bisturi me dorë. Po ashtu, një student nuk mund të bëhet një gazetar i mirë nëse nuk ka bagazhin e mjaftueshëm të njohurive. Duhet ta dini, kur të dilni në terren do të keni të bëni me ngjarje dhe personazhe nga më të ndryshmet. Duhet të jeni të zotë të rezistoni.

Sugjerimet e Kikisë

Disiplinë në shkollë, si nga studentët ashtu dhe nga pedagogët.

Përkushtim dhe vullnet nga ata që vërtet kanë ndarë mendjen të bëhen gazetarë.

investim nga ana e fakultetit për të ndërtuar studio radiosh dhe televizioni. Për t’u ushtruar studentët, për tu praktikuar.

Rritjen e kërkesës së llogarisë nga pedagogët për studentët dhe nga drejtuesit e departamentit për pedagogët.

Page 7: Reporteri

Njoftim i DepartameNtit të Gazetarisë Dhe të KomuNiKimit të uNiversitetit të tiraNës

Njoftohen të gjithë të interesuarit, gazetarë, specialist të komuni-kimit, menaxherë të mediave, etj., që kanë një diplomë studimesh universitare katërvjeçare në gazetari apo profile të tjera, pavarësisht kohës së diplomimit,se:Duke filluar nga ky vit universitar pranohen kërkesa për rregjistrimin në nivelin e studimeve “Master Shkencor” pranë këtij Departamenti, në pesë profilet e shkencave të komunikimit:

1. Gazetari ndërkombëtare2. Marrëdhënie me publikun3. Marketing mediatik4. Menaxhim i agjencive mediatike5. Komunikim ndërkulturor

Të interesuarit mund të informohen për hollësitë e kërkesave të rregjistrimit pranë këtij Departamentipërgjegjësi i Departamentit prof. Dr. artan fuGa (akademik)

Xhulia Karavella

Për mendimin tuaj, gazetaria është profesion që mund të fitohet, apo mund ta quajmë “talent të lindur”?

Gazetaria është profesion, kurse gazetari në vetvete nëse do të mbetet si i tillë është dhe talent dhe karakter. Për të qenë një gazetar i vërtet, përveçse duhet t’i përkushtohesh atij profesioni, duhet të jesh dhe i talentuar dhe mbi të gjitha duhet të kesh një karakter që bën diferencën me pjesën tjetër të zakonshme të punonjësve të shtypit. Shumë teori të gazetarisë bien ndesh me ata që kanë bërë gazetarinë e madhe në botë. Megjithatë i përkas asaj pjese që mendon se gazetaria pa pasion dhe fuqi për t’u përballur me probleme nuk lë gjurmë. Bëjnë shumë më pak dëm në shoqëri gazetarët misionarë se rrogtarët sterilë. Cili është përkufizimi juaj për gazetarinë e mirëfilltë dhe sa praktikë gjen kjo në gazetarinë shqiptare?

Një gazetari e ndershme do të na bënte shumë punë. Do të ishte së paku një pushtet moral mbi shoqërinë. Por këtu kjo ide është kompromentuar. Gazetaria është përdorur në fillim si trampolinë nga gazetarët për të hyrë në politikë apo biznes dhe pastaj nga politikanët dhe biznesmenët për të mbrojtur pushtetin e tyre. Ka shumë pak media të gazetarëve dhe ato të pashpresa pasi janë jo konkurrese. Gazetarinë e mban në këmbë pushteti i saj mbi opinionin publik, pushtet i cili i prodhoi asaj tregun për të mbijetuar në mënyrë të ndershme.

Gazetaria jonë e ka humbur betejën për të pasur pushtet në opinionin publik ndaj dhe nuk mbijeton dot më, por sponsorizohet për të mos falimentuar. Ajo është e copëzuar, jo autoritare, jo e vërtet dhe aspak profesionale.

Së fundmi është dhe e dobët, sterile, pa forcë fjale dhe thuajse produkt skarco. Brenda këtij relievi të copëtuar gjen plot gurë të çmuar, gjen të vërteta të mëdha, gjen dhe gazetarë të mirë, por nuk i gjen bashkë, nuk i gjen në një vend, nuk i gjen si pushtet gazetaresk, por si flori të përzier me baltë. E vërteta është copëzuar duke ndjekur hendeqet në të cilat ka humbur liria në këtë vend dhe duket sikur nuk ka punë më me gazetarinë.

Cilat janë problemet më të mprehta që ka sot gazetaria dhe çfarë alternative do të ofronit?

Problemi më i madh mbetet fakti që politika dhe biznesi i ka vënë litarin në qafë gazetarisë dhe i kanë hequr stolin ku mbështet këmbët. Si e tillë për të mos vdekur ajo mbështet këmbët në karriket e polikës dhe kolltuqet e biznesit. Si e tillë ajo është gjithmonë e destinuar të jetoj si ato konet që i mbajnë lidhur me zinxhirë floriri në shtëpitë e pasanikëve, ose të bredh për kothere buke si ciganët duke i prekur njerëzit me sakrificën e saj. Siç mund ta vini re, të gjithë nxitojnë të fusin qafën në një zinxhir floriri dhe të pozojnë si gazetarë regjimesh. Pra, jemi në një treg pa konkurrencë, në një treg ku nuk falimenton asnjë gazetë, asnjë televizion dhe asnjë radio sepse nuk shikohet, lexohet apo dëgjohet. Madje e kundërta, dhe kur je më i lexuari po nuk ishe pjesë e këtij fallciteti vdes për bukë.

Nuk ka shumë receta si të zgjidhet kjo çështje tani. Një herë duhet të vendoset

barazia dhe media të mbijetoi nga tregu. Pastaj tregu do seleksionoi gazetarët. Kjo që po ndodh është një vdekje klinike e gazetarisë. Kemi vetëm shembuj se si pushteti shpërblen mediat që i bëjnë fresk dhe se si ndëshkon media që nuk i shkojnë pas. Mes këtyre dy shembujve shkëlqen dëshira për t’u shpërblyer.

A është politika faktor i mosfunksionimit të gazetarisë së lirë, dhe sa e vështirë është të dalësh kundër një force të caktuar politike e konkretisht kundër qeverisë?

Gazetaria shqiptare pas viteve 90’ është e lidhur me një përmbysje të madhe politike. Ndryshimet politike sollën lirinë e shtypit, por kurrë nuk na sollën dot shtypin e lirë. Njëzet e dy vjet më pas politika po mbyt me duart e saj foshnjën që lindi në vitin 1991 lirinë e shtypit. Ajo po e vdes atë pak nga pak çdo ditë, duke bërë që shoqëria të jetë indiferente ndaj këtij fakti. Po ngjet pak a shumë si në atë fabulën gjermane me një bretkoskë, që kur e hedh në ujë të nxehtë kërcen përpjetë e del nga gota, por po e fute në ujë të ftohtë dhe e nxeh atë ujë pak nga pak nuk kupton gjë derisa ngordh. Na kanë futur në një enë dhe po na ziejnë. Dhe ne nuk po kërcejmë të dalim nga ena.

Sa ndikim ka pronari në një redaksi? Në redaksitë e sotme ka gjithë pushtetet, pasi shumica e tyre i kanë ngritur mediat thjesht pasi panë se ato ishin instrumenta përfitimi nga pushteti. Përveç Top Channel-it ku pronari tejkaloi pasionin e tij për median dhe ndërtoi një stukturë profesionale të redaksisë duke prodhuar dhe një treg ku ajo mbijeton vetë, gjithë të tjerët janë me sy nga pushteti mos i shpërblen ose ndëshkon.

Cilat janë kostot mbi të cilat duhet të kalosh për të qenë i suksesshëm në këtë fushë?

Nuk ka një prag apo një tavan fiks. Nëse do të kishte një treg real, dhjetë gazetarë të bashkuar do të bënin një media të shkëlqyer në këtë vend pasi do të mbijetonin nga tregu. Sot dhjetë gazetarë bashkë në një gazetë i vdes, i lë pa bukë. Ndaj i gjen nën dhjetë pronarë të ndryshëm. Keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga profesioni?

Jo asnjëherë. Dhe kjo nuk është çështje betimi. Ka pas dhe momente kur kam qenë i lirë të mos punoja më si gazetar, të merresha me ndonjë gjë tjetër, por më është dukur e pamundur të shkëputem. Kjo ka ndodhur dhe kur i kam patur punët shumë mirë dhe kur i kam patur shumë keq.

Mendoni se paragjykohet ky profesion?Si çdo profesion ai nuk mund t’u shpëtoj

paragjykimeve, por besoj se një gazetar i mirë nuk i përfill ato, ndryshe duhet të lërë punën. Ky është një profesion që është në betejë me paragjykimet e shoqërisë ndaj çdo gjëje, ndaj pushtetit, ndaj historisë, ndaj kulturës dhe nuk mund t’ia fal vetes të mposhtet nga paragjykimet ndaj tij.

A mund të bëni një krahasim ndërmjet gazetarisë së viteve 90’ dhe ditëve të

sotme?Gazetaria e fillim viteve 90’ ishte larg

në formë dhe përmbajtje nga e sotmja. Ajo ishte më pak raportuese, më shumë komentuese dhe më ballafaquese. Nga forma ishte më e dobët se kjo e sotmja, nga përmbajtja më e pasur, dhe nga ndershmëria e pakrahasueshme. Ajo u bë nga një brez i ri gazetarësh që patën fatin e mirë t’u ngelej në dorë gjithë media e re shqiptare dhe fatin e keq që nuk dinin asgjë nga media veç talentit të tyre. Ata sot janë ende njerëzit më me ndikim në media. Ndryshe nga vendet e tjera të lindjes komuniste, pas rënies së komunizmit në Shqipëri ranë dhe gazetarët e komunzimit. Asnjë prej tyre thuajse nuk mbijetoi. I vetmi dinosaurë i gjallë i tyre ka mbetur Filip Çakuli, drejtor i Fiks Fare dhe dy ish gazetarë të Zëri i Popullit, Frok Çupi dhe Fahri Balliu që po riciklojnë atë lloj gazetarie dhe njëzet vjet më pas. Të tjerë as fizikisht nuk punuan dot më në media.

Sipas jush vështirësia për një student të sapo diplomuar është të gjesh një vend pune në gazetari, apo të kesh mundësi për t’a mbajtur atë?

Vështirësia më e madhe besoj se është të ingranohet si reporter në media dhe të lërë gjurmët e veta. Nuk është problemi të gjesh një vend pune apo ta mbash atë, pasi media shqiptare sot ka më shumë nevojë për punonjës shtypi se sa për gazetarë, kështu që nuk ka një sistem rekrutimi mbi bazën e vlerave. Unë uroj që një ditë të blej një gazetë në treg, jo për shkak se ka bërë Mero Baze, Fatos Lubonja, Mustafa Nano apo Andi Bushati një koment, por se ka bërë një gazetar i ri një raport, pra ka raportuar për një ngjarje. Kur të vij ajo ditë ne do të fillojmë të besojmë se po lind brezi i reporterëve, i atyre që në fakt duhet të mbajnë në këmbë gazetarinë, duke e hequr nga thonjtë e opinionbërësve, që janë kthyer në punonjës të marrëdhënieve publike me pagesë.

Mero Baze: Media përdoret si trampolinë nga gazetarëtGazetaria e lirë dhe e paçensuruar ka hedhur hapat e parë pikërisht pas rënies së komunizmit. Meg jithatë tranzicioni i vendit tonë nuk mund të linte pa prekur as këtë profesion. Por sa g jen gazetaria e mirëfilltë vend në shoqërinë e sotme? Në një intervistë për gazetën “Reporteri” gazetari i mirënjohur Mero Baze ndan pjesë nga eksperienca e tij profesionale duke kontretizuar kështu problematikat e ndryshme.

ReporteriIntervistë

7

Page 8: Reporteri

Në çfarë ore bie alarmi i ziles për zgjimin e mëngjesit?

Në vend të orës përdor zilen e celu-larit. Kur jam në Tiranë zilja e celularit është e fiksuar zakonisht në orën 07:00. Ndërsa kur jam me shërbim jashte Ti-rane, nuk kam nevojë për zile, sepse çohem më herët.

Mendimi i parë që ju vjen në mend-je kur zgjoheni?

Mendimi i parë është të hap televi-zorin dhe të shoh titujt e gazetave, për të mësuar nëse ka ndonjë lajm me interes, që duhet ta ndjek më tej.

Kur e bëni leximin e shtypit të ditës?

Nëse në titujt e gazetave ka ndonjë lajm shumë interesant, kërshëria për të mësuar sa më parë çfarë ka ndodhur me ndryshon gjithë rutinën e mëngjesit. Detyrohem të zbres menjëherë në rrugë për të lexuar lajmin e plotë në gazetë. Duke qenë se jam vazhdimisht në kore-nt me zhvillimet në media, në mëngjes lexoj vetëm lajmet më të spikatura që më tërheqin vëmendjen.

Komentet dhe opinionet e shtypit, duke përfshirë dhe raporte të thellu-ara, i lexoj zakonisht pasdite ose në mbrëmje.

Mëngjesin e gatuani vetë?Nëse jam në Tiranë zakonisht nuk ha

fare mëngjes. Thjesht pi ndonjë gotë qumësht dhe ndonjë frut. Nëse jam në shërbim jashtë Tirane (që ndodh shpesh), nuk e nis kurrë ditën pa mëngjes, pasi puna më rrëmben dhe mund të më lërë gjithë ditën pa ngrënë.

Kafja e mëngjesit, ku e gjen Tan Hoxhën? Me kë dhe për çfarë disku-toni zakonisht?

Unë nuk pi kafe, pothuajse fare. Gjith-sesi takimi i parë i ditës, nëse nuk është diçka e programuar në axhendën ditore, është një bisedë me kolegë rreth ngjar-jeve të një dite më parë dhe lajmeve kryesore të shtypit.

Kjo shënon dhe fillimin e punës?Nuk kam një orar fiks. Një gazetar

në kohën që jetojmë, nëse ka celularin hapur dhe kompjuterin me vete është gjithmonë në orar pune. Nuk e kufizoj kurrë punën time me orare. Kur më është dashur kam punuar edhe 48 orë rresht pa gjumë, madje dhe pa ngrënë. Për shkak të punës specifike që kam, më duhet të bëj detyrën, në çdo orë të 24-orëshit, pa dallim nëse është ditë apo natë.

Drekën e hani në shtëpi apo jashtë?Nëse jam në Tiranë, drekën e ha

shumë rrallë në shtëpi. Nëse jam jashtë Tirane, kondicionohem në varësi të ngarkesës së punës që kam, por shpesh herë e shmang fare. Orari im i drekës është zakonisht nga ora 15.00-16.00.

Kur quhet e mbyllur dita juaj?Për fatin tim “të keq” orari kur unë jap

rendimentin më të lartë në përmbushjen e punës sime, sidomos për të shkruajtur historinë e radhës apo për të lexuar ma-terialin që më duhet është nga ora 21.00 deri në orën 03.00 të mëngjesit.

Përveç investigimit, me çfarë mer-ret tjetër Tani?

Deri përpara 3-4 vitesh i kam kushtuar gjithnjë kohë edhe aktiviteteve sportive.

Por tashmë thjesht ndjek ndonjë ndeshje nga televizori ose duke shkuar në stadium. E ndjej të domosdoshme t’i rikthehem sërish sportit, sepse mung-esa e tij më ka krijuar probleme kur më duhet të lëviz në terren në këmbë, sidomos për një gazetar që është shumë i lidhur me terrenin. Në mbrëmje lexoj ose shoh dokumentar televiziv në ka-nalet vendase ose të huaja për të mësuar diçka të re se si i realizojnë ato. Por nuk harroj që gati çdo mbrëmje para se të fle, të luaj për një orë shah me kompju-terin.

Nëse jam duke humbur, mbase mund të luaj dhe më gjatë. Ky veprim më është bërë tashmë një instikt.

Jetës suaj personale, cilën hapësirë të ditës i kushtoni?

Unë kam një familje dhe një djalë 12 vjeç. Atë pjesë të kohës që nuk ma zë puna, mundohem ta shfrytëzoj për të qenë sa më pranë tyre, edhe pse në fakt e ndjej se duhet t’u kushtoj më tepër kohë. Gazetarët në përgjithësi dhe sido-mos ata që dalin në terren

kanë gjithnjë probleme me kohën e pamjaftueshme që u kushtojnë familjeve të tyre.

Cila është ora që ju gjen në shtëpi në mbrëmje?

Shumë rrallë mund të jem në shtëpi përpara orës 22:00. Më është bërë një sëmundje për shkak të profesionit.

Pa çfarë nuk do të kishte kuptim një ditë e zakonshme për ju?

Nëse nuk do të kisha mundësi të bija në kontakt me një mjet informacioni, TV, radio, gazetë, internet etj.

A bëni bilanc të ditës dhe kur e kon-sideroni atë të suksesshme?

Përpiqem të kem një bilanc ditor, pasi kufizohem dhe nga fakti që më duhet të kem çdo javë një emision të ri në tele-vizion. Nëse e mund kompjuterin në shah, ka qenë në një ditë të suksessh-mne, nëse më ka ecur keq, kompjuteri më bën “te vdekur” (qesh).

Kur e mbyllni punën tuaj?Nuk kam një orar fiks. Jam stërvitur

tashmë të punoj pa orar, në varësi të his-torisë që jam duke ndjekur dhe mundë-sive që kam për ta hulumtuar atë.

Kur fiket celulari juaj?Në orën 02:.00 dhe qëndron i fikur

deri në orën 09:00 të paradites.Cila është motoja e ditës suaj?Guxo, rreziko dhe kthehu gjallë në

shtëpi.Deri në ç’masë është “xhungël” jeta

juaj? Jeta ime sillet rrotull “Xhunglës” prej

disa vitesh.MARSELA KARAPANÇO

Në 24 orë

artan HoxhaËshtë vlerësuar me çmimin “Gazetari më i mirë i vitit 2011”. Investigimi është kryefjala e ditës së tij. Autori i emisionit “Xhungël” në televizionin News24, Artan Hoxha rrëfen çfarë ndodh në një ditë të zakonshme të tijën.

Ardian Bushi

Korespondenti trajtohet pa dinjitet

Një prirje e ushtruar ndër vite, një zgjedhje e bërë me dëshirë pa ditur se do të kthehej në profesionin e jetës së tij. Interesi i tij për profesionin e gazetar-isë fillon që në shkollë të mesme. Ardian Bushi në vitin 1994 fillon ushtrimin e këtij profesioni, i cili ka nisur që në vitet e fakultetit me shkrime në gazeta të ndryshme: Koha Jonë, më pas me Gazetën Shqiptare, Shekulli, Korrieri, Ballkani, Shqip, Albania, Mapo, Panorama dhe në televizonet Klan, News 24, Top-Channel. Duke parë rezymenë e rrugës së tij të gjatë gazetareske pa hezitim na lind pyetja se me sa pasion e ushtron këtë profesion? “Kam 18 vite që e ushtroj këtë profesion. Sigurisht çdo ditë më jep mundësinë të mësoj më shumë sepse në këtë profesion vlen më shumë praktika. Rruga për zbulimin e të vërtetës është motoja e çdo gazetari, kjo më udhëheq edhe mua”. I pyetur rreth vështirësive me të cilat has një korespondent gjatë gjetjes dhe raportimit të një lajmi, Ardiani shprehet se korespondentët që punoj-në nëpër rrethe duhet të përballen para së gjithash me mentalitetin e zonës dhe njerëzve që e rrethojnë. “Rasti më ekstrem ka qenë kur unë kam bërë publike hetimin mbi një vrasje. Pas kërcënimeve më kanë qël-luar edhe me armë. Dhe mundet t’ju duket çudi, por të gjitha këto raste edhe pse janë marrë vesh nga pak persona, jam përpjekur që familja ime të mos vuaj pasojat”, thotë ai. Gjithnjë e më tepër hasim raste ku korespondentët kalojnë peripeci nga më të ndrysh-met dhe shpeshherë u duhet të bëjnë rojen e natës. Gjithashtu akuza të shumta janë ngritur për kore-spondentët të cilët shfrytëzojnë postin për përfitime personale. Ardiani pohon me keqardhje se ka pasur dhe ka kolegë që fatkeqësisht quhen të tillë, sepse abuzojnë me këtë profesion dhe nuk do të hezitonte t’i denonconte pa frikë ata. Për të, nuk është as etike dhe as profesionale që një korespondent të shkruaj për disa organe mediatike njëkohësisht. Por ka ndod-hur të shkruhen lajme për disa gazeta të ndryshme njëkohësisht, me emra të ndryshëm? “Sigurisht që ka ndodhur”, -shprehet ai. Shoqata gazetarësh kanë ngritur zërin për stimulin material të munguar të korespondentëve në Shqipëri. Puna e tyre vlerëso-het moralisht nga komuniteti ku jetojnë, por jo nga ana e pronarëve të mediave. Por i mjafton Ardianit vetëm stimuli moral? “Një korespondent në gazetat shqiptare arrin të vlerësohet deri në 1000 lekë të vjetra, atij nuk i paguhet as lëvizja, në momentin kur kompania nuk i jep qoftë një kompjuter apo aparat fotografik dhe kur nuk i paguan as internetin. Ky realitet vështirë të haset në ndonjë vend tjetër në botë”,-shprehet ai duke kthyer kafen me shpejtësi si të donte të kalonte atë realitet të thartë. Duket se fy-tyra e tij qeshet kur gjatë bisedës e pyesim për lajmin më të mirë gjatë karrierës. “Kam patur një rast që nuk më del nga mendja. Një çift i dashuruar arrestohen nga policia. Dy të rinjtë ishin dashuruar në moshë shumë të re. Djali kishte vajtur në Greqi, ku kishte qëndruar për shtatë vite. Pas kthimit nga Greqia gjen të dashurën e tij të martuar. Për hir të dashurisë djali i kërkon asaj të divorcohet dhe të martohet me të. Pas divorcit nga bashkëshorti, vajza i rikthehet dashurisë së parë dhe martohet me djalin. Policia i arreston dhe i akuzon për trafik prostitucioni. Pas një pune investigative prej dy javësh falë shkrimeve dhe reportazheve kam arritur që prokurorin t’i nxjerr të dy të rinjtë nga burgu”, -rrëfen ai. Modeli që Ardiani përpiqet të ndjek në profesionin e tij, është gazetari i mprehtë dhe investigativ, Roberto Saviani. Në për-fundim të bisedës me gazetarin, interesimit nëse ka menduar ndonjëherë ta braktisë profesionin, Ardiani thotë: “Jo. Do ta vazhdoj sa te jetë dëshirë e perëndisë për të jetuar”. JOaNa TaFa

Reporteri 8