30
Baza ligjore Metodologjia e regjistrimit Pyetësori i regjistrimit Njësitë gjeografike të regjistrimit Organizimi i regjistrimit Kryerja e regjistrimit Komunikimet Sensibilizimi Evaluimi i regjistrimit Kërkesat teknologjike Shpërndarja e rezultateve të regjistrimit Hisedarët kombëtarë Hisedarët ndërkombëtarë REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE NË KOSOVË - NJË PËRMBLEDHJE ENTI I STATISTIKËS I KOSOVËS ZAVOD ZA STATISTIKU KOSOVA STATISTICAL OFFICE OF KOSOVO

REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · [email protected], • EUCEP : Znj. Isabelle de

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

Baza ligjore

Metodologjia e regjistrimit

Pyetësori i regjistrimit

Njësitë gjeografike të regjistrimit

Organizimi i regjistrimit

Kryerja e regjistrimit

Komunikimet

Sensibilizimi

Evaluimi i regjistrimit

Kërkesat teknologjike

Shpërndarja e rezultateve të regjistrimit

Hisedarët kombëtarë

Hisedarët ndërkombëtarë

REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE NË KOSOVË - NJË PËRMBLEDHJE

ENTI I STATISTIKËS I KOSOVËSZAVOD ZA STATISTIKU KOSOVA

STATISTICAL OFFICE OF KOSOVO

Page 2: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 3: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

BAZA LIGJORE Informata themelore

• Baza e parë ligjore për regjistrim ishte Ligji Nr. 2003/16 “Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë”

• Duke ndjekë rekomandimet ndërkombëtare është përgatitë një draftligj i ri për të përmirësuar ligjin e parë në fuqi dhe për ta vënë atë në përputhje me standardet ndërkombëtare

• Ligji i ri është aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 5 gusht 2010 dhe nga Kuvendi i Kosovës më 7 tetor 2010, datë kjo në të cilën ky ligj ka hy në fuqi me numrin 03/L–237

• Ligji për regjistrim i referohet ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe draftligjit për statistikat zyrtare

Dispozitat kryesore të ligjit për regjistrim• Do të regjistrohen ndërtesat, banesat, ekonomitë familjare dhe individët përmes anketimeve

në tërë Kosovën (metodologjia klasike e regjistrimit) prej 1 deri më 15 prill 2011• Të dhënat do të inçizohen nga regjistruesit sipas pyetësorëve të detajizuar • Popullata totale e Kosovës është shuma e të gjithë personave që kryesisht banojnë në Kosovë,

siç është e definuar me konventa ndërkombëtare • Nëse personat e regjistruar kanë të afërm që banojnë jashtë, ata do të regjistrohen në një listë speciale;

ata nuk përfshihen në popullatën e Kosovës dhe për ta nuk do të mbledhen informata të detajizuara • Përgjegjet në regjistrimin e popullatës janë të obligueshme dhe do të ketë sanksione për

thyerjen e dispozitave ligjore • Mbrojtja e të dhënave dhe konfidencialiteti i informatave personale është i garantuar me ligj • Komisioni Qendror për Regjistrimin është themeluar si trupi kryesor për vendime dhe mbikëqyrje.

Komisioni Qendror për Regjistrimin aprovon pyetësorët dhe planin për publikimin e rezultateve• Institucioni përgjegjës për statistikat zyrtare (Enti i Statistikës i Kosovës) mban përgjegjësi për

organizimin e regjistrimit dhe ekzekutimin, përfshirë metodologjinë, e procesimit të të dhënave dhe përhapjen e rezultateve

• Në nivel lokal komisionet komunale të regjistrimit janë themeluar si trupa përgjegjës për aspektet operacionale të regjistrimit në territoret e tyre komunale

• Përveç nëse kanë siguruar aprovim special prej Komisionit Qendror për Regjistrim, asnjë organizatë ose person nuk ka autorizim për të mbledhë të dhëna të ngjajshme prej 1 janarit 2011 deri më 30 qershor 2011

Momentet kyçe/ afatet e definuara me ligj• Momenti kritik i regjistrimit është: 31 mars 2011, në mesnatë (vetëm personat që janë duke

banuar në Kosovë në këtë moment do të regjistrohen) • Fillimi-fundi i regjistrimit: 1-15 prill 2011• Fillimi-fundi i Inspektimit Pas Regjistrimit: 16-22 prill 2011• Publikimi i rezultateve preliminare: 30 qershor 2011 më së largu• Publikimi i rezultateve finale: do të jetë progresiv, dhe i kompletuar deri më 31 dhjetor 2013

Personat kontaktues• Ministria e Administratës Publike: Z. Sylejman Gashi, Departamenti Ligjor,

+381-(0)38-200 30 781; +377-(0)44-162 186, [email protected]• Ministria e Administratës Publike: Z. Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i Ministres,

+381-(0)38-200 30 030; +377-(0)44-614 260, [email protected]

Baza

ligj

ore

Page 4: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

BAZA LIGJORE: LIGJI I REGJISTRIMIT Dokumentet referuese

• Ligji i parë: Gazeta Zyrtare e institucioneve të përkohshme për vetëqeverisje në Kosovë, Prishtinë, viti II, Nr 15, 1 gusht 2007

• Ligji Nr 03L-237 për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, miratuar nga Parlamenti i Kosovës më 7 tetor 2010

Page 5: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

METODOLOGJIA E REGJISTRIMIT Informata themelore

• Regjistrimi i Kosovës do të bëhet sipas metodologjisë klasike të intervistimit, ku regjistruesit do të anketojnë në gjithë territorin për të plotësuar formularët e regjistrimit

• Regjistrimi në Kosovë është në përputhje me rekomandimet metodologjike ndërkombëtare për regjistrimet e popullatës dhe banesave 2010, të përgatitur nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europë, në bashkëpunim me Zyrën e Statistikës të Komunitetit Europian (EUROSTAT)

• Metodologjia e regjistrimit është e përshkruar plotësisht në draft manualin metodologjik

Zhvillimet aktuale• Anketimi pas Regjistrimit (PES), që synon të testojë raportin e regjistrimit dhe cilësinë e të dhë-

nave është duke u përgatitë; Anketimi pas Regjistrimit duhet të kryhet në terren prej datës 16 deri me datën 22 prill 2011

• Enti Statistikor i Kosovës është duke definuar se si do të përdoret regjistrimi për të përmirë-suar mostrat në përdorim në e anketat e ndryshme dhe për të vlerësuar statistikat tjera dhe si shënues i proceseve demografike, shoqërore dhe ekonomike

• Plani i tabelimit dhe plani i shpërndarjes janë duke u përgatitë, në përputhje me kërkesat e EUROSTAT-it

Aspektet kryesore metodologjike• Koncepti themelor për të definuar popullsinë e Kosovës është ai i popullsisë zakonisht

rezidente • Pyetësorët mbulojnë pikat kryesore të pranuara ndërkombëtarisht:

- Të regjistrohet popullata (bazuar në vendin e banimit) - Karakteristikat gjeografike (vendi i banimit dhe lokacioni i vendit të punës) - Karakteristikat demografike (mosha; seksi; statusi legal martesor) - Karakteristikat ekonomike (statusi i aktivitetit aktual; profesioni; dega e aktivitetit; statusi në punë) - Edukimi (arritjet) - Migrimi i brendshëm dhe ndërkombëtar (vendi i lindjes; vendi i shtetësisë; qëndrimi jashtë shtetit; migrimi i fundit) - Karakteristikat e familjeve dhe ekonomive familjare (marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes, statusi zotërues i ekonomive familjare) - Lagjet e banimit, banesat dhe ekonomitë familjare (organizimet e banesave, llojet e njësive banuese dhe lokacioni i tyre, statusi arendator, lloji i pronësisë, numri i arenda torëve, sipërfaqja e banesave, sistemi i ujësjellësit, toaletet dhe banjot, llojet e ngrohjes, karakteristikat e ndërtimeve)

• Në kategoritë e mësipërme, janë shtuar një mori e temave jothelbësore, të rëndësishme ose relevante në nivel nacional ose lokal, si sistemi i ujërave të zeza (për banesat); shkrim leximi (për individë) ose qasja në telefon ose internet (për ekonomitë familjare)

• Për më shumë, pyetësorët kërkojnë për tri lloje tjera të temave: - Karakteristikat etno-kulturore (etniciteti, gjuha dhe religjioni): përgjegja nuk është obligative - Gjendja e paaftësisë - Angazhimi agrikulturor i ekonomive familjare

Momentet kyçe/afatet• Sapo të definohen metodologjia dhe pyetësorët e Anketimi pas Regjistrimit, ato duhet të

testohen në terren• Të gjithë pyetësorët e regjistrimit janë aprovuar nga Komisioni Qendror për Regjistrim

me 12 janar 2011

Met

odol

ogjia

e

regj

istr

imit

Page 6: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit: Z. Kadri Sojeva, Zëvendës menaxher i Regjistrimit,

tel: +381-(0)38-235 111 ext 144, +377-(0)44-345 576, [email protected], [email protected],

• EUCEP : Znj. Isabelle de Pourbaix, Lidere e Ekipit, +377-(0)45-322 831, [email protected]

Dokumentet referuese• Manuali metodologjik për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave

në Kosovë 2011 (version draft), ESK• Rekomandimet e Konferencës së Statisticienëve të Europës për Regjistrimin e Popullatës,

Banesave dhe Ekonomive Familjare, UNECE, Kombet e Bashkuara ISSN 0069-8458 në dispozicion në uebsjatin www.unece.org

• Rregullorja e Komisionit (BE) Nr 519/2010 e 16 qershorit 2010 që adopton programin e të dhënave statistike dhe të meta të të dhënave për regjistrimet e popullatës dhe eko-nomive familjare, paraparë nga Regullorja (EC) Nr 763/2008 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit (Teksti me EEA relevancë) (OJ L 151, 17.6.2010, p. 1–13) www.eur-lex.europa.eu

METODOLOGJIA E REGJISTRIMIT

Page 7: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

PYETËSORI I REGJISTRIMIT Informata themelore

• Elaborimi i pyetësorëve dhe formularëve që do të përdoren gjatë regjistrimit kanë filluar në vitin 2004

• Të gjitha format e regjistrimit janë testuar në disa fusha, mes të cilave edhe në pilot projektet e regjistrimit dhe janë finalizuar për sa i përket strukturave kryesore dhe përmbajtjeve në përputhje me rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar Monitorues

• Pyetësorët e regjistrimit do të jenë në dispozicion në shqip, serbisht, turqisht dhe anglisht

Zhvillimet aktuale• Përmbatja e pyetësorëve dhe listat janë finale. Ato janë aprovuar nga Operacioni Ndërkombëtar

Monitorues (shih fletëpalosjen për “hisedarët ndërkombëtarë”) dhe nga Komisioni Qendror për Regjistrimin (shih fletëpalosjen për “hisedarët kombëtarë”)

Komponentët kryesorë të formave të regjistrimit LISTAT

• Lista e Ndërtesave (LN) dhe listat e regjistrimeve dhe përmbledhjeve do të shërbejnë për të hartuar rezultat preliminare të regjistrimit. Ato ofrojnë informacione se sa njësi janë regjistruar gjatë regjistrimit nga secili regjistrues: numri i ndërtesave, numri i vendbanimeve të banueshme dhe të pabanueshme; sa ekonomi familjare janë regjistruar; sa persona janë regjistruar dhe cila ka qenë gjinia e tyne

PYETËSORËT 1 – Rreth kushteve të jetesës (ekonomitë familjare)

• Pyetësorët për ekonimitë familjare janë sajuar me qëllim të mbledhjes së informatave për kushtet e jetesës së banorëve. Ata mbulojnë njësitë e shtëpive private si ekonomitë familjare konvencionale (shtëpi, apartamente); jokonvencionale (mobile, të përkohshme, jo të dizajnuara për banim njerëzor); ose njerëzit e pa shtëpi (pa strehë) dhe njësitë e banesave kolektive, si shtëpizat për mysafirë, institucionet ose kampet

• Në njësitë private të dhënat e regjistruara kanë të bëjnë me ndërtesat (vjetërsia, lloji, struktura); njësinë banuese (sipërfaqja, përdorimi, kushtet sanitare, pajisjet e zierjes, nxemjes); numrin e ekonomive familjare dhe të personave banorë të përhershëm në njësi; në njësitë kolektive të dhënat e regjistruara kanë të bëjnë me llojin e tyre dhe strukturën, por edhe numrin e ekonomive familjare dhe të personave banorë të përhershëm në njësi

2 – Rreth ekonomive familjare dhe familjeve

• Ekonomitë familjare janë banorë që jetojnë zakonisht së bashku në të njëjtën njësi banimi dhe që ndajnë ushqimin dhe gjërat tjera të nevojshme për jetesë

• Për çdo ekonomi familjare që jeton në një shtëpi private, formulari liston anëtarët e saj (emër dhe mbiemër) me datë të lindjes, gjini dhe status familjar; regjistron të dhëna për pajisje dhe pronësi (TV dhe pajisjet ICT dhe për aktivitetet bujësore të familjeve. Vini re se strukturat e familjes janë të futura në pyetësor

• Në njësitë kolektive të gjithë banorët regjistrohen me emra dhe mbiemra, gjini dhe ditëlindje

3 – Rreth individëve

• Individët (duke përjashtuar banorët që jetojnë jashtë dhe personelin diplomatik) regjistrohen në një pyetësor individual vetëm në vendin e tyre të banimit; ky pyetësor mbledhë sasi të madhe të informatave për karakteristikat demografike, edukative, socio-ekonomike të secilit person

Pyet

ësor

i i re

gjis

trim

it

Page 8: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

• Vetëm njerëzit për të cilët plotësohet pyetësori individual do të llogariten në popullatën totale të Kosovës

4- Lista suplementare: Anëtarët e familjës që jetojnë jashtë

• Lista speciale S1 regjistron të dhëna rreth anëtarëve të familjeve që janë shpërngulë për më shumë se 12 muaj në një vend banimi jashtë Kosovës; të dhënat e mbledhura për ta janë marrëdhënia me kryefamiljarin, mosha, gjinia, data e emigrimit, vendi i ri i banimit dhe arsyeja e lëshimit të Kosovës

Çështje për vëmendje• Të dhëna për jobanorët e regjistruar në listën S1 nuk do të sigurojnë matje të saktë “të

migrimit” meqë vetëm emigrantët që kanë familje në Kosovë do të përfshihen në regjistrim. • Pyetjet për etnicitetin dhe religjionin nuk janë obligative. • Emrat dhe mbiemrat mbledhen vetëm për arsye teknike (si për të shmangë numërimin

e dyfishtë) dhe nuk përdoren në procesimin e të dhënave. Rregullat e konfidencialitetit strikt janë vendosë për të menaxhuar informatat personale

Momentet kyçe/ afatet• Format dhe doracakët e regjistrimit duhet të jenë në dispozicion në uebsajt më së voni

një javë para regjistrimit; Versioni i printuar i pyetësorëve dhe doracakëve duhet të jetë në dispozicion si për trajnimin e regjistruesve, kontrolluesve dhe mbikëqyrësve

• Koha për printimin, kontrollimin, paketimin dhe distribuimin e materialeve të regjistrimit në tërë Kosovën nuk është e ngjeshur, numri i pyetësorëve që duhet të shtypet është rreth 3.5 milionë faqe

• Të gjitha materialet duhet të jenë në dispozicion në fund të muajit shkurt 2011 për ta bërë të mundshëm regjistrimin në prill

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit: Z. Kadri Sojeva, Zëvendës menaxher i Regjistrimit,

tel: +381-(0)38-235 111 ext 144, +377-(0)44-345 576, [email protected], [email protected],

• EUCEP : Znj. Isabelle de Pourbaix, Lidere e Ekipit, +377-(0)45-322 831, [email protected]

Dokumentet referuese• Listat për të menaxhuar progresin në terren

- PËR REGJISTRUESIT: > FORMA LN1: Lista e Ndërtesave > FORMA DS1: Përmbledhje ditore e banimeve të vizituara, shtëpive, dhe personave të intervistuar > FORMA RS1: Regjistrimi dhe përmbledhja për të gjitha zonat e regjistrimit të kryera nga një regjistrues - PËR KONTROLLUESIT: > FORMA RS2: Regjistrimi dhe përmbledhja për të gjitha format RS1 të kompletuara nga regjistruesit nën mbikëqyrjen e një kontrolluesi - PËR MBIKËQYRËSIT: > FORMA RS3: Regjistrimi dhe përmbledhje për të gjitha format RS2 të kompletuara nga kontrolluesit në zonën e një mbikëqyrësi

PYETËSORI I REGJISTRIMIT

Page 9: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

- PËR KOMUNAT: > FORMA RS4: Të dhënat preliminare nga komunat (shuma e të gjithë RS3 për komunën) Pyetësorët për regjistrim: - FORMA C1: Hapësirat banuese kolektive - FORMA C2: Ndërtesat institucionale > LISTA 1: Lista e anëtarëve të ndërtesave institucionale > LISTA 2: Lista e personave përkohësisht prezent në ditën e regjistrimit, por që realisht jetojnë diku tjetër - FORMA R1: Pyetësor për banesa - FORMA R2: Pyetësor për shtëpi > LISTA 1: Lista e anëtarëve të shtëpisë > LISTA 2: Lista e personave përkohësisht prezent në ditën e regjistrimit, por që realisht jetojnë diku tjetër - FORMA R3: Pyetësorë individual > LISTA S1: Tabelë suplementare që liston anëtarët e familjeve që jetojnë jashtë - FORMA C1: Pyetësorë për hapësirat kolektive banuese - FORMA C2: Pyetësorët për shtëpitë dhe personat që jetojnë në njësi kolektive banuese si spitale, qendra për kujdes të veçantë, shtëpi për persona të vjetër, shtëpi të jetimëve, institucione penale, kampe ushtarake, hostele, etj.

• Raportet prej Komitetit Drejtues të Operacionit Monitorues Ndërkombëtar

PYETËSORI I REGJISTRIMIT

Pyet

ësor

i i re

gjis

trim

it

Page 10: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 11: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

NJËSITË GJEOGRAFIKE TË REGJISTRIMIT Informata themelore

• Enti Statistikor i Kosovës ka azhurnuar hartat e tërë territorit të Kosovës bazuar në imazhet satelitore të bëra gjatë tetorit 2010

• Menjëherë mbas digjitalizimit, imazhet janë azhurnuar në terren në mënyrë që të kontrollohet se cilat ndërtesa janë të banuara (dhe kështu të bëhen pjesë e regjistrimit) dhe cilat janë ende duke u ndërtuar ose përdoren për qëllime tjera nga ato të banimit (garazha, bodrume, biznese, etj.)

• Në bazë të punës së mësipërme, territori është nën-ndarë në njësi të vogla gjeografike, të quajtura “qarqe regjistruese” për qëllime të regjistrimit. Një zonë e regjistrimit korrespondon me numrin e banesave që mund të regjistrohen nga një person gjatë 15 ditëve të regjistrimit (mesatarisht 100 në zona urbane dhe 60 në zonat rurale)

• Enti Statistikor i Kosovës është duke përdorë sistemin informativ gjeografik (GIS) të kompjuterizuar

• Secili qark regjistrues është i veçantë dhe kufizimet e tyre janë të definuara qartë; çdo vendbanim i Kosovës grupon një numër të saktë të zonave të regjistrimit, dhe një grup i vendbanimeve është qartë i përfshirë në kufijtë e secilës komunë. Prandaj, tërë territori i Kosovës është i mbuluar gjeografikisht për regjistrim

Zhvillimet aktuale• Azhurnimi i hartave të regjistrimit pothuajse është kompletuar dhe shtypja e hartave

për regjistruesit, kontrolluesit, supervizorët, dhe komunat ka filluar nga gjysma e dytë e dhjetorit 2010

• Ndërtimi i listave që duhet të plotësohen gjatë periudhës së para regjistrimit janë duke u finalizuar

Karakteristikat kryesore të gjeografisë së regjistrimit të Kosovës• 37 komuna (zgjedhjet e fundit lokale të 15 nëntorit 2009)• 4706 qarqe regjistruese në total (mesatarja 127 për komuna, devijimi i standardit 73)• 67% në zonat rurale; 33% në zonat urbane.• Qarqet e regjistrimit në qendrat më të mëdha urbane (mbi 200 zona regjistrimi):

- Prishtinë: 424 - Prizren: 369 - Ferizaj: 266 - Pejë: 245 - Gjilan: 240 - Gjakovë: 239 - Podujevë: 223 - Mitrovicë: 209

Momentet kyçe/afatet• Pajisjet për t’i shtypë hartat (printerët dhe ploterat) sigurohen nga UNOPS• Hartat duhet të jenë gati deri në fund të janarit 2011

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit : Z. Rrahman Tara, Shef i Njësisë së Veprimit, tel: +381-(0)38-235 11

ext 110, +377-(0)44-443 064, [email protected] • EUCEP: Z. Roberto Bianchini, Ekspertë i GIS, [email protected]

Dokumentet referuese• Manual për sistemet e informacionit gjeografik dhe hartës digjitale

Një

sitë

gje

ogra

fike

regj

istr

imit

Page 12: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 13: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

ORGANIZIMI I REGJISTRIMIT Informatat themelore

• Sfida e regjistrimit tradicional derë më derë vendoset në koordinim me një proces të plotë të decentralizimit: një mori pyetësorësh duhet të shpërndahen nëpër Kosovë, në vendet më të largëta, në gjuhën e banorëve të zonave të caktuara; mijëra regjistrues duhet të dijnë saktësisht se në çfarë pjese gjeografike të vendit duhet të regjistrojnë, dhe si të intervistojnë njerëzit; proceset e përhapjes së informacionit të mbledhur dhe raportimi për progresin ditor duhet të organizohet dhe të dhënat e mbledhura duhet të kthehen në qendrën për procesimin e të dhënave dhe me sigurinë maksimale

• Çelësi i regjistrimit në Kosovë është organizmi i procesit të mirëfunksionimit nga lart, ku secili aktor është i informuar mirë dhe merr instruksione të qarta dhe materiale për të kryer punën e tij

• Enti Statistikor i Kosovës është në krye të këtij organizimi, duke definuar procedurat, trajnuar aktorët e regjistrimit dhe duke ju siguruar atyre materialet e regjistrimit në kohën e duhur

• Enti Statistikor i Kosovës monitoron dhe mbështet punën e bërë nga komunat që janë përgjegjësit kryesor për gjetjen e personelit në terren. Komunat janë përgjegjëse për distribuimin e materialeve për regjistrim në territorin e tyre, të raportojnë për ditë për progresin për regjistrim dhe të fusin të dhënat e përdorura për të prodhuar rezultatet preliminare (shih fletëpalosjen për shpërndarje)

• Gjatë regjistrimit, kryeqendra e Entit Statistikor të Kosovës do të jenë në kontakt konstant me agjentët e tyre në terren: instruktorët e shtetit, mbikëqyresit dhe koordinatorët prej komisioneve komunale të regjistrimit

• Në terren kontrolluesit do të përcjellin nga afër punën e bërë nga regjistruesit, do të verifikojnë pyetësorët dhe intervistat, dhe do të raportojë në baza ditore te supervizorët për punën e kryer

Zhvillimet aktuale• Materialet për regjistrim janë finalizuar dhe kanë hyrë në fazën e prodhimit (shtypi i pyetësorëve,

hartave dhe të gjithë manualëve udhëzues; prodhimi i pajisjeve për stafin në terren; sigurimi i pajisjeve ICT dhe automjeteve të nevojshme gjatë trajnimeve dhe regjistrimit)

• Procedurat trajnuese, metodologjia dhe mjetet janë duke u përgatitë dhe kanë për qëllim t’u ofrojnë supervisorëve, kontrolluesve dhe regjistruesve dije të standardizuar dhe shterrëse në mënyrë që të përformojnë detyrat e tyre

• Sigurimi i materialeve dhe shërbimeve të kërkuara për regjistrimin është duke ngjarë • Një kampanjë informuese është duke u zhvilluar për të informuar publikun për regjistrimin dhe

procedurat e regjistrimit

Momentet kyçe/afatet• Krijimi i komisioneve komunale të regjistrimit pritet para mesit të janarit 2011; në ndërkohë,

Enti Statistikor i Kosovës po e fillon bashkëpunimin joformal me komunat • Sipas ligjit materialet e regjistrimit duhet të aprovohen nga Komisioni Qendror i Regjistrimit;

pyetesorët u aprovuan nga Komisioni Qendror i Regjistrimit më 12 janar 2011 • Rekrutimi i stafit të terrenit duhet të përfundohet deri në fund të shkurtit 2011, kurse të

gjitha trajnimet do të mbahen gjatë muajit mars të vitit 2011• Duke filluar nga muaji shkurt 2011 materialet do t‘u shpërndahen komunave

Personat kontaktues• ESK Zyra për Regjistrim: Z. Ramadan Ferizi, Shef i Njësisë për Logjistikë,

tel: +377-(0)44-126 876, [email protected]

Dokumentet referuese• Manualë udhëzues për mbikqyrës, kontrollues dhe regjistrues• Dokument për logjistikën e regjistrimit

Org

aniz

imi i

regj

istr

imit

Page 14: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 15: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

KRYERJA E REGJISTRIMIT Informata themelore

• Numri i personave që do të angazhohen në procesin e regjistrimit të popullatës është i bazuar në ndarjen gjeografike të vendit

• Për qëllimet e regjistrimit është kalkuluar se për 15 ditë, një person është në gjendje të regjistrojë rreth 100 shtëpi në vendet urbane dhe rreth 60 shtëpi në vendet rurale; Kosova është nën/ndarë gjeografikisht në zonat e regjistrimit sipas kësaj rregulle (shih fletpalosjen për gjeografinë e regjistrimit)

• Në përgjithësi, një qark i regjistrimit do të mbulohet nga një regjistrues, të rekrutuar nga komisioni komunal për regjistrim. Në rast se qarqet janë etnikisht të përziera, regjistruesit do të punojnë në ekip për të qenë në gjendje për të intervistuar banorët e shtëpive në gjuhën e tyre. Rreth 5200 regjistrues duhet të trajnohen për regjistrimin në Kosovë

• Puna në terren e secilit grup prej 6 regjistruesve që punojnë në zonat e afërta regjistruese do të përcillen nga një kontrollues, po ashtu i angazhuar nga komisioni komunal i regjistrimit. Vlerësimet parashohin se duhet të trajnohen 740 kontrollues. Kontrolluesit do të ofrojnë mbështetje për regjistruesit dhe të kontrollojnë rregullisht cilësinë e punës së tyre

• Një ekip prej mbi 90 supervizorësh, të rekrutuar nga Enti Statistikor i Kosovës, do të kontrollojnë punën e bërë nga 8 kontrollues

• Instruktorët e shtetit prej Entit Statistikor të Kosovës, bashkë me koordinatorët e komisionit komunal të regjistrimit, përgjithësisht do të përcjellin dhe mbikëqyrin procesin e regjistrimit dhe të monitorojnë progresin e regjistrimit në baza ditore

• Specialistët ndërkombëtarë të regjistrimit do të rekrutohen nga monitoruesit ndërkombëtarë për të observuar regjistrimin e popullatës në terren dhe për të garantuar se janë aplikuar si duhet të gjitha rregullat

Zhvillimet aktuale• Gjithë stafi i terrenit, sikurse edhe komunat, do të marrin trajnime të veçanta për të qenë në

gjendje për të kryer detyrat e tyre; Enti Statistikor i Kosovës aktualisht është duke i finalizuar parapërgatitjet për trajnime

• Dy ditë para fillimit të regjistrimit, secili regjistrues duhet të kryejë njohjen e zonës që i është caktuar atij/asaj dhe ta freskojë hartën e zonës së regjistrimit që ka marrë me vizitën në zonë. Në të njëjtën kohë, regjistrimi duhet të shpërndajë disa materiale informative dhe promovuese në secilën shtëpi të zonës. Ky material është duke u përgatitë

• Personat e rekrutuar si stafi i terrenit do të marrin një kartë identifikuese zyrtare dhe materialin e regjistrimit (pyetësorët dhe format që duhet plotësuar, manualet me instruksione, çantat, hartën e zonës për regjistrim, jelekun e punës, etj.). Prodhimi i materialeve të regjistrimit është duke u përgatitë

• Komisionet Komunale të Regjistrimit, të ndihmuara nga koordinatorët e tyre, instruktorët shtetrorë dhe mbikqyrësit do të fusin për çdo ditë të dhëna përmbledhëse në aplikacionin kompjuterik specifik në mënyrë që të përcjellin progresin e regjistrimit. Ky aplikacion përfshin një modul për të menaxhuar format e regjistrimit dhe një modul për të menaxhuar personelin e terrenit pë regjistrim, e kjo është duke u finalizuar nga Zyra e Regjistrimit

Momentet kyçe/afatet• Trajnimet e Komisioneve Komunale të Regjistrimit: 31 janar – 2 shkurt 2011• Thirrjet për kandidaturat:

- Mbikqyrësit: 27 dhjetor 2010-14 janar 2011 - Kontrolluesit: në fillim të shkurtit 2011 - Regjistruesit: në fund të shkurtit 2011

Krye

rja e

regj

istr

imit

Page 16: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

• Trajnimet: - Mbikqyrësit: 7-11 Mars 2011 - Kontrolluesit:14-18 Mars 2011 - Regjistruesit:21-25 Mars 2011

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit: Z. Kadri Sojeva, Zëvendës menaxher i Regjistrimit,

tel: +381-(0)38-235 111 ext 144 +377-(0)44-345 576, [email protected], [email protected],

• Komunat e Kosovës: link për të gjithë uebsajtët e komunave të Kosovës dhe koordinatorët e kryetarëve të komunave mund të gjenden në uebsajtin e mëposhtëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës: www.komunat-ks.net

KRYERJA E REGJISTRIMIT

Page 17: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

KOMUNIKIMET Informata themelore

• Në Kosovë, ku regjistrimi i fundit me të dhëna të besueshme është mbajtur para 30 viteve, pasi që regjistrimet e mëvonshme janë bojkotuar rradhazi nga njëri apo tjetri komunitet, është thelbësore që të përdoret një strategji e përshtatshme e komunikimit për ta shtuar ndërgjegjësimin e çdo banori të Kosovës që operacioni i regjistrimit është vendimtar për të mirën e tij ose të saj. Ata të cilët nuk janë të informuar saktësisht, shumë lehtë bien në grackën e klisheve rreth regjistrimit, duke e përceptuar atë si një instrument për të mbështetë pikëpamjet nacionaliste apo politike, duke dyshuar se mund të merren statisti-kat nga qëllimi i tyre dhe të përdoren kundër individëve, apo duke menduar se duke refu-zuar të marrin pjesë në regjistrim ata do të kenë një pozitë më të fortë. Prandaj, roli i parë i një strategjie të komunikimit të duhur në Kosovë është shpjegimi i regjistrimit një publiku i cili globalisht është i painformuar dhe ka dyshime të mëdha, çka është regjistrimi në të vërtetë dhe pse është e rëndësishme që të marrin pjesë në të

• Mesazhet kryesore janë hartuar për të sqaruar qëllimin, metodologjinë dhe bazat shken-core të regjistrimit të Kosovës për ta rritë besueshmërinë e tij, për të nxitë pranimin e përgjithshëm të popullsisë për të marrë pjesë në regjistrim dhe për të promovuar përdori-min e përgjithshëm të rezultateve të regjistrimit

• Komunikimi për regjistrim përfshin një fushatë masive publike, edukimin e mediave, qe-verisë dhe grupeve të tjera me ndikim në çështjet e vërteta të regjistrimit, dialogut të vazh-dueshëm dhe të marrëdhënieve me të gjitha grupet e mundshme të popullsisë

• Komunikimi gjithashtu përfshin një strategji të shpejtë dhe të organizuar që publikisht të reagojë ndaj çdo përhapjeje të informacioneve të gabuara mbi regjistrim që mund të çojë në keqinterpretimin apo mosbesimin e kësaj ndërmarrjeje thelbësore

Zhvillimet aktuale• Kampanja mediale e planifikuar për informim masiv është duke u realizuar dhe do të

lansohet në fund të janarit 2011; do të përfshihet në të gjitha mediumet si radio, televizioni, gazetat dhe do të përbejë edhe materiale të tjera të kampanjës si kënga për regjistrim, broshura, postera, fletëpalosje, maica, sikurse edhe billborda, një turne me autobsë, përmbajtja në uebsajt dhe të tjera

• Komunikimi nuk përfundon me kompletimin e kampanjës mediale për informimi masiv. Në fakt, roli Entit të Statistikës së Kosovës është vital në nxitjen e zhvillimit të një depar-tamenti të qëndrueshëm të komunikimit të brendshëm që do të përballet në vazhdimësi me mediat dhe mjetet të tjera të komunikimit lidhur me statistika. Për më shumë, Entit i Statistikës së Kosovës është duke u përgaditë për të zgjeruar aktivitetet e komunikimit gjatë periudhës së shpërndarjes –një periudhë e gjatë kur të dhënat dhe statistikat duhet të komunikohen në mënyra kuptimplote te publiku dhe te grupet specifike

• Në një afat më të gjatë, ESK-ja do të duhet ta zhvillojë infrastrukturën e saj për dialog me përdoruesit e tij dhe media

Momentet kyçe/afatet• Aktivitete të vazhdueshme me media dhe marrëdhëniet mes Entit Statistikor të Kosovës

/Zyrës për Regjistrim dhe mediave (përfshirë, kur është e nevojshme, ngjarje mediale, siç janë prononcime, deklarata dhe konferenca për shtyp)

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit: Z. Bashkim Bellaqa, Shef i grupit punues për komunikim dhe

sensibilizim, tel: + 381-38 – 235 111 ext 148, [email protected]; [email protected]

• EUCEP: Z. Sascha Oliver Rusch, Ekspertë për komunikim dhe sensibilizim, tel: +377-(0)45-332830, [email protected]

Kom

unik

imet

Page 18: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 19: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

SENSIBILIZIMI Informata themelore

• Regjistrimi varet nga pjesëmarrja e popullatës në Kosovë. Kjo do të thotë të gjitha grupet, pa marrë parasysh statusin e tyre socio-ekonomik, moshën, etnicitetin, lokacionin gjeografik, etj. Për ta mobilizuar popullatën në aksion duhet strategji komplekse dhe e shumanshme

• Sensibilizimi më specifikisht ndërtohet nga implikimet e pashprehura me fjalë të ndërtimit të marrëdhënieve dhe të kapaciteteve në sektorët e shoqërisë civile. Hulumtimet kanë treguar që ata që janë afër ndryshimeve duhet të angazhohen në mënyrë që ndryshimet të jenë efektive dhe të qëndrueshme. Ky fakt tregon se është e nevojshme për të nxitë pjesëmarrjen e shoqërisë civile, për të angazhuar OJQ-të dhe komunitetin në aktivitetet që kanë të bëjnë me regjistrimin. Vetëm strategjia e komunikimit dhe mediave nuk është e mjaftueshme. Shpërndarja e informatave dhe edukimi nuk është i mjaftueshëm. E tëra është më shumë sesa shuma e pjesëve të Komponentëve të komunikimit dhe sensibilizimit

• Një analizë e thellë e dy pilot regjistrimeve të mbajtura në vitin 2006 dhe 2008 kanë zbuluar se nuk ka pasë vetëm shumë ide të gabuara, por edhe mungesë totale e njohurisë për procesin e regjistrimit në të gjitha segmentet e popullatës së Kosovës. Kjo ka rezultuar jo vetëm në hezitim, por në disa raste, edhe në refuzim total të pjesëmarrjes në regjistrim në tërë komunitetin. Si rezultat, fushat e komunikimit, sensibilizimit dhe krijimit të vetëdijës janë identifikuar si pikat më të dobëta në të dy pilot projektet për regjistrim. Është rekomanduar se këtyre aspekteve duhet kushtuar vëmendje e posaçme si mjete vendimtare për të siguruar pjesëmarrje më të gjërë, gjë që është interes i të gjithëve

Zhvillimet aktuale• Sensibilizimi i publikut është duke u realizuar nga Enti Statistikor i Kosovës përmes aktiviteteve

si takimet me OJQ, marrëdhëniet me media, programe me qytetarë, programin e granteve të vogla për të mbështetur sensibilizimin e shoqërisë civile, edukimi dhe angazhimi posaçërisht në mesin e minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara

• Një bord këshillues që përfshin përfaqësues shqiptarë, serbë, turq, romë dhe goranë, të cilët janë ekspertë në sensibilizim, anëtarë të OJQ-ve, dhe të angazhuar në aktivitete qytetare të ndryshme, i cili do të takohet rregullisht për aktivitetet e sensibilizimit

• Kontaktet e OJQ-ve janë definuar si hisedarë kryesorë të sensibilizimit• Sensibilizimi nuk përfundon me kompletimin e suksesshëm të regjistrimit. Në fakt, një shembull

i fuqishëm mund të krijohet që prej sensibilizimit të kalohet në fazën e re të shpërndarjes ku statisticientët informojnë, edukojnë dhe nxisin shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe mediat, në mënyrë që t’i jepet „kuptim“ i vërtetë numrave për publikun dhe përdoruesit

Momentet kyçe/afatet• Kontaktimi i minoriteteve është aktivitet dhe proces i vazhdueshëm • Programi i granteve të vogla, i lancuar në dhjetor me kërkesën për propozime, ku shqyrtimet

dhe shpërblimet do të ngjajnë në fund të dhjetorit deri në fillim të janarit dhe projektet që do të implementohen prej mesit të janarit deri në mars të vitit 2011. Këto kanë për qëllim me mbështetë sensibilizimin publik, edukimin dhe aktivitetet e angazhimit qytetar në përkrahje të mirëkuptimit inkurajues, njohurisë dhe pjesëmarrjes në regjistrim

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit: Z. Bashkim Bellaqa, Shef i grupit punues për komunikim dhe

sensibilizim, tel: + 381-38 – 235 111 ext 148, [email protected]; [email protected]

• EUCEP: Z. Sascha Oliver Rusch, Ekspertë për komunikim dhe sensibilizim, tel: +377-(0)45-332830, [email protected]

Sens

ibili

zim

i

Page 20: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 21: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

EVALUIMI I REGJISTRIMIT Informatat themelore

• Evaluimi i përfshirjes dhe cilësisë së regjistrimit është i nevojshëm për të vlerësuar nivelin e besueshmërisë të regjistrimit dhe për të përmirësuar realizimin e regjistrimeve në të ardhmen. Kjo konsiston në krahasimin e rezultateve të regjistrimit me statistikat tjera ekzistuese ose të dhëna administrative, në një anë, dhe në kryerjen e inspektimeve specifike të quajtura Anketa Pas Regjistrimit (PES). Shumica e shteteve të zhvilluara përdorin PES-in si instrument për të bërë evaluminin e regjistrimit

• Rezultatet e evaluimit bëhen publike. Ato shërbejnë për të vlerësuar dobësitë eventuale në organizimin e regjistrimit dhe për të ditë se në çfarë shkalle janë të besueshme dhe representative rezultatet e regjistrimit.

• PES-it konsiston në kryerjen e mbledhjes së të dhënave të reja në mesin e mostrave të zonave të regjistrimit të zgjedhura rastësisht sipas metodave të mostrave statistike të sofistikuara dhe të krahasimit të rezultateve, sipas proceseve bashkërënduese, me rezultatet e fituara gjatë regjistrimit

• Sipas ligjit për regjistrim, madhësia e mostrave të PES-it duhet të përfaqësojnë deri në 0.5% të popullatës dhe të kryhen në periudhën 16-22 prill 2011, menjëherë pas përfundimit të regjistrimit

Zhvillimet aktuale• Zyra e regjistrimit e Entit Statistikor të Kosovës ka themeluar një njësi të pavarur që merret me

PES-it, në mënyrë që të sigurohet se vlerësimi është bërë ndaras prej veprimeve të regjistrimit, siç kërkohet nga metodologjia standarde e evaluimit

• Metodologjia themelore për të bërë kornizën e zgjedhjes së mostrave është vendosur dhe është e bazuar në ndarjen e zonave të regjistrimit në njësi më të vogëla të numërimit, në mënyrë që të sigurohet përfaqësueshmëria e rezultateve të hulimitimit duke pasë mbulesë më të madhe gjeografike të mostrës

• Pyetësorët e PES-it shërbejnë gjërësisht për të matur mbulesën e regjistrimit (mbillogaritjet dhe nënllogaritjet e popullatës që është dashur të regjistrohen), dhe deri diku cilësinë e regjistrimit (a kanë qenë përgjegjet e sakta)

• Pasi që të jenë në dispozicion rezultatet e PES-it, ato do të krahasohen me rezultatet e fituara prej regjistrimit dhe metodat e analizave statistikore speciale do të rezultojnë në vlerësimin e përafërt të gabimeve të regjistrimit

• Në pyetësorët e PES-it është vendosur që të ketë individë në vend të familjeve si njësi tar-getuese, në mënyrë që të lehtësohen procedurat bashkërenduese

Momentet kyçe/afatet• Krijimi i pyetësorëve të PES-it dhe definimi i mostrave të PES-it: afati i fundit është fundi i janarit 2011• Testimi i pyetësorëve të PES-it në terren: afati i fundit është fundi i shkurtit 2011• Trajnimi i regjistruesve për ekspertizën e PES-it dhe njohjen e terrenit: afati i fundit është 15

prill 2011• Mbledhja e të dhënave të PES-it nga terren: 16-22 prill 2011• Futja e të dhënave të PES-it dhe bashkërendimi me rezultatet e regjistrimit: afati i fundit është

fundi i shkurtit 2012• Analizimi i rezultateve të PES-it dhe raportimi i regjistrimit dhe evaluimi i cilësisë: afati i fundit

është fundi i majit 2012

Eval

uim

i i re

gjis

trim

it

Page 22: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

EVALUIMI I REGJISTRIMIT Personat kontaktues

• Z. Genc Krasniqi, përgjegjësi për PES, +377-(0)44-158 628, [email protected]

Dokumentet referuese• Anketa pas Regjistrimit, Udhëzimet Operacionale, Raport Teknik. Sekretariati i Kombeve të

Bashkaura, Departmenti i Çështjeve Ekonomike dhe Shoqërore, Divisioni i Statistikës, New York, prill 2010. Botuar në kuadër të Kombeve të Bashkaura “Programi Botëror për Regjistrimin e Po-pullatës dhe Shtëpive 2010”

Page 23: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

KËRKESAT TEKNOLOGJIKE Informata themelore

• Grumbullimi, procesimi dhe shpërndarja e një morie të dhënave duke e ruajtur konfidencialitetin e tyre dhe sigurimi i integritetit të tyre, i cili kërkon krijimin e mbështetjes së fortë teknologjike

• Enti Statistikor i Kosovës ka filluar zhvillimin e sistemit të integruar IT të regjistrimit të popullatës prej vitit 2005 dhe ka krijuar një sistem informativ gjeografik (GIS) krejtësisht funksional, aplikacionet specifike për të futë të dhëna prej regjistrimit të popullatës duke kontrolluar cilësinë e tyre, mjete të kompjuterizuara për të monitoruar pyetësorët e regjistrimit të popullatës, personelin dhe për të lëshuar rezultatet paraprake të regjistrimit të popullatës

• Këto sisteme janë testuar gjatë pilot projektit të kryer në vitin 2008• Baza e të dhënave të regjistrimit të popullatës do të shërbejë vetëm për qëllime statistike;

Enti Statistikor i Kosovës do ta shfrytëzojë atë për të kryer analiza të drejtpërdrejta në fushën demografike, sociale dhe ekonomike, për të nxjerrë mostra për hulumtimeve të ndryshme të bazuara në familje ose individë, dhe si vegël e brendshme për të përmirësuar prodhimin e vet të përgjithshëm statistikor (duke bërë projektime të popullatës, duke krahasuar të dhënat prej regjistrimit të popullatës me të dhënat e krahasuara prej burimeve tjera, duke hetuar se ku ka nevojë që të dhënat administrative të përmirësohen, etj.)

• Të dhënat e grumbulluara prej bazës së regjistrimit të popullatës do të shpërndahen te publiku sipas planit për shpërndarje të saktë (shih fletpalosjen për shpërndarje) dhe do të vihen në dipozicion në letër dhe në formë elektronike, me mundësinë për qasje online te këto të dhëna përmes internetit

Zhvillimet aktuale • Mjetet e IT-së janë në fazën finale të zhvillimit dhe të testimit • Mjetet e specializuara për editimin e të dhënave sikurse edhe për shpërndarjen online të të

dhënave janë në dispozicion; EUCEP do të vazhdojë të ofrojë asistencë për Entin Statistikor të Kosovës në kompletimin e procesimit dhe shpërndarjen e aplikacioneve

• Është paraparë që hyrja e të dhënave do të kryhet nga një grup i përbërë nga 144 gaktilografistë, të ndarë në dy ndërrime; kjo punë do të jetë e përqëndruar në Prishtinë, në Zyrat e Regjistrimit.

• Planet për sigurimin e cilësisë janë duke u zhvilluar (procedurat mbështetëse, konfidencialiteti i të dhënave, planet regjeneruese, etj.)

Momentet kyçe/afatetPara fundit të muajit shkurt 2011, do të realizohen:

• Azhurnimi përfundimtar i aplikimit për të hyrat e të dhënave• Para testimi i aplikacionit për të hyrat e të dhënave• Finalizimi i aplikacionit të materialeve për menaxherë• Finalizimi i aplikacionit për menaxherë të regjistrimit

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit: Z. Zymer Maxharri, Shef i Njësisë për Procesimin e të Dhënave,

+381-(0)38-235 111 ext 120, +377 44 284 324, [email protected]

Dokumentet referuese• MySQL 5.1 Manual: http://dev.mysql.com/doc/refman/5.1/en/replication.html• Csprox 3.3 Manual: http://www.serpro.com/• Sistemi i Planit Arkitektural për sigurimin e të dhënave të regjistrimit në Kosovë • Plani për procesimin e të dhënave të regjistrimit në Kosovë

Kërk

esat

te

knol

ogjik

e

Page 24: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 25: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

SHPËRNDARJA E REZULTATEVE TË REGJISTRIMIT

Informata themelore• Rezultatet e regjistrimit do të përbëhen prej tri llojeve të të dhënave: rezultatet preliminare,

rezultatet përfundimtare dhe raportimi i vlerësimit të regjistrimit• Rezultatet preliminare korrespondojnë me numërimin e thjeshtë të njësive të regjistruara

në regjistrim dhe do të sigurojnë, për komunat dhe për tërë Kosovën numrin e banuar dhe të zbrazët të banesave, dhe numrin e shtëpive dhe qytetarëve, sipas gjinisë, që gjenden në banesat e banuara

• Rezultatet finale korrespondojnë me variablat për të cilat janë mbledhë informata gjatë intervistave. Këto të dhëna fillimisht duhet të përvetësohen nga gaktilografistë në aplikacione të kompjuterizuara për futjen e të dhënave, të cilat më pas do të procesohen, kodohen, kontrollohen, grumbullohen dhe tabelohen; faza e futjes së të dhënave vlerësohet të jetë 7 muaj

• Evaluimi i raportimit të regjistrimit i bazuar në PES-it mund të bëhet vetëm pasi të gjitha të dhënat e regjistrimit të jenë kompjuterizuar

• Të dhënat duhet të shpërndahen si në formën elektronike, ashtu edhe në atë të shtypur, dhe të jenë online në internet; duke ndjekë rregullat e regjistrimit statistikor zyrtar, rezultatet do të bëhen të disponueshme te të gjithë përdoruesit në të njëjtën kohë.

• Përveç të dhënave, Enti Statistikor i Kosovës po ashtu do të publikojë një atlas të bazuar në rezultatet e regjistrimit, sikurse edhe publikime me tematikë specifike duke analizuar të dhënat për tema të caktuara

Zhvillimet aktuale• Finalizimi i planit të tabelimit dhe planit për shpërndarje • Përgatitja e softverit për bazën e të dhënave për me vendos online bazën e e të dhënave të regjistrimit• Programimi i prodhimit të tabelave të kryqëzuara që do të botohen në letër• Organizimi i konsultimeve të përdoruesve për të vendosur prioritetet e shpërndarjes së të dhënave• Rregullimi i sistemit për zënjen e të dhënave dhe organizimi qendrës për futjen e të dhënave,

rekrutimi i gaktilografistëve dhe trajnimi i tyre• Krijimi i rregullave për përdorimin e bazës së të dhënave të regjistrimit duke marrë parasysh

mbrojtjen e konfidencialitetit të të dhënave

Momentet kyçe /afatet• Publikimi i rezultateve preliminare të regjistrimit: 30 qershor 2011• Disponueshmëria progressive e rezultateve të regjistrimit prej mesit të vitit 2012 deri në

fund të vitit 2013• Publikimet tematike të bazuara në rezultatet e regjistrimit sipas nevojave të përdoruesve

deri në regjistrimin e ardhshëm të popullatës• Pajtueshmëria me kërkesat e organizatave ndërkombëtare sipas nevojave të programeve

të tyre për shpërndarje

Personat kontaktues• ESK Zyra e Regjistrimit: Z. Ismail Sahiti, Shef i Njësisë për Shpërndarje, +377-(0)44-141

ext 442, [email protected]

• EUCEP: Znj. Isabelle de Pourbaix, Udhëheqëse e Ekipit, +377-(0)45-322831, [email protected]

Dokumentet referuese• Programi i përkohshëm i tabelimit të rezultateve të regjistrimit

Shpë

rnda

rja e

rezu

ltate

ve

të re

gjis

trim

it

Page 26: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de
Page 27: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

HISEDARËT KOMBËTARË Informata themelore

• Komisioni Qendror për Regjistrim (KQR) mban nivelin më të lartë të kompetencave zyrtare për kryerjen e regjistrimit. Komisioni është i përbërë nga 17 anëtarë që përfaqësojnë të gjithë hisedarët kombëtarë të regjistrimit në Kosovë: administrata publike e Kosovës, shoqëria civile, komuniteti i hulumtuesve, minoritetet etnike; institucionet ndërkombëtare janë anëtarë observues

• Enti i Statistikës i Kosovës (ESK) ka rol qendror në koordinimin, vendimin metodologjik dhe aktivitetet për sa i përket regjistrimit; Zyra e Regjistrimit është themeluar në kuadër të Entit të Statistikës të Kosovës, ku personeli është duke punuar për regjistrimin. ESK është në varësi të Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës, që luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe koordinimin e regjistrimit

• Komisionet Komunale të Regjistrimit (KKR) duhet të sigurojnë zhvillimin e regjistrimit në nivel komunal; ato kanë një rol qendror në fazën e regjistrimit të popullatës. Secila prej 37 komunave të Kosovës ka themeluar Komisionet Komunale të Regjistrimit të përbërë nga 9 anëtarë, të kryesuara nga kryetarët e komunave përkatëse

Zhvillimet aktuale• Presidenti i Komisionit Qendror për Regjistrim është Z. Rifat Blaku• Zyra e Regjistrimit është transferuar nën menaxhmentin e strukturave të UNOPS-it prej tetorit 2010• Komisionet Komunale të Regjistrimit janë duke u themeluar dhe do të kenë trajnime të

dedikuara nga ESK-ja nga 31 janari deri me 2 shkurt 2011

Koordinimi mes hisedarëve• Komisioni Qendror për Regjistrim është institucioni më i lartë për mbikëqyrjen e Regjistrimit;

Ai është caktuar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të propozimit të Qeverisë. Komisioni Qendror për Regjistrim ka për të aprovuar pyetësorët e regjistrimit dhe dokumentimin e përgatitur nga Enti i Statistikës të Kosovës, mbikëqyrë fazat e përgatitjes dhe progresit të regjistrimit sikurse edhe të pranojë anëtarët e Komisionit Qendror për Regjistrim të propozuar nga komunat përkatëse dhe të përcaktojë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre

• Enti i Statistikës së Kosovës ka rol qendror për sa i përket metodologjisë së regjistrimit dhe veprimeve. Enti mban përgjegjësi për mbledhjen e të dhënave, procesimin e tyre, vlerësimin dhe shpërndarjen. Enti i Statistikës së Kosovës është përfaqësuar në Komisionin Qendror për Regjistrim dhe siguron instruksione për komunat sa i përket kritereve për të gjetë regjistruesit dhe kontrolluesit, organizon trajnimet dhe veprimet e regjistrimit dhe harton rezultatet preliminare. Enti është duke rekrutuar mbikëqyrësit dhe gjatë zhvillimeve në terren është duke u përfaqësuar nga instruktorët e shtetit për të siguruar mbështetje teknike dhe metodologjike

• KKR-të janë përgjegjës për regjistrimin në territoret e tyre komunale, sipas udhëzimeve të Entit. Ata kanë për të rekrutuar regjistruesit dhe kontrolluesit, për të siguruar hapësirë për trajnimet e tyre dhe për të menaxhuar materialet e regjistrimit dhe aktivitetet e regjistrimit ne komunat e tyre

Momentet kyçe/afatet• KQR: adoptimi i materialeve të regjistrimit (pyetësorët, plani i shpërndarjes së rezultateve

preliminare dhe finale; referenca e manualëvë metodologjikë për stafin e terrenit)• KKR: rekrutimi i stafit të terrenit dhe lehtësimi i trajnimit dhe rregullave të regjistrimit;

Azhurnimi i kartografisë

His

edar

ët k

ombë

tarë

Page 28: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

HISEDARËT KOMBËTARË Personat kontaktues

• Komisioni Qendror për Regjistrim: Z. Rifat Blaku, President, +377-(0)44-509 531, • [email protected]• ESK: Z. Ibrahim Shabani, Kryeshefi ekzekutiv, +381-(0)38-235 111 ext 102,

[email protected] • Zyra e Regjistrimit: Z. Sabri Zabergja, Menaxher Gjeneral i Zyrës së Regjistrimit,

+381-(0)38-235 111 ext 140, +377-(0)44-423 705, [email protected] • Komunat e Kosovës: link për të gjithë uebsajtët e komunave të Kosovës dhe koordinatorët

e kryetarëve të komunave mund të gjenden në uebsajtin e mëposhtëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës: www.komunat-ks.net

Dokumentet referuese• Ligji për Regjistrim (shih fletëpalosjen për bazën legale)• Plani për regjistrimin në Kosovë: www.esk.rks-gov.net

Page 29: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

HISEDARËT NDËRKOMBËTARË

Informata themelore• Regjistrimi në Kosovë ka monitorim ndërkombëtar. Një Operacion Monitorues Ndërkombëtar

(IMO) i themeluar në vitin 2006 bashkarisht nga Këshilli i Europës dhe nga Komisioni Europian, është duke i ndjekur nga afër përgatitjet e regjistrimit në Kosovë; Komiteti Drejtues po monitoron të gjitha aspektet metodologjike dhe për më shumë është duke u fokusuar në aktivitete për t’u siguruar se të gjitha grupet do të participojnë në regjistrim dhe se rezultatet e regjistrimit do të pranohen gjerësisht; Grupi Menaxhues i IMO-së siguron udhëzues dhe mbështetje në nivelin politik. IMO do të organizojë një observim ndërkombëtar të fazës së regjistrimit

• Enti Statistikor pranon assistance teknike ndërkombëtare. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë tashmë ka financuar programme të ndryshme të asistencës teknike për regjistrimin dhe aktualisht është duke financuar projektin e quajtur EUCEP, projekt për mbështetjen e regjistrimit. Projekti është lansuar më 31 maj 2010 dhe do të zgjasë deri në nëntor 2012 dhe po implementohet duke marrë për bazë udhëzimet shkencore të Institutit Kombëtar Italian për Statistikë- Istat; ka po ashtu edhe projekte të financuara nga BE-ja që janë duke u zhvilluar e që po e mbështesin regjistrimin rregullisht, sikur programi multipërfitues i menaxhuar nga Eurostat

• Buxheti i regjistrimit është vendosur në fondin e besimit. Sipas iniciativës së Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, një fond i besimit është themeluar për të mbledhë burimet financiare për regjistrimin e ndërmarrë; buxheti i regjistrimit është rreth 10 milion €; të gjitha fondet e nevojshme për të financuar aktivitetet e regjistrimit tani janë në fondin e besimit, qoftë prej buxhetit të qeverisë ose prej donacioneve ndërkombëtare

• Fondi i besimit menaxhohet nga një organizatë ndërkombëtare. UNOPS, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve është duke e menaxhuar fondin e besimit në emër të kontribuuesve sipas udhëzimeve të Komitetit Drejtues. UNOPS e ka marrë po ashtu edhe përgjegjësinë për sigurimin e të gjitha aktiviteteve për regjistrimin

Zhvillimet aktuale• UNOPS mban përgjegjësinë për sigurimin e materialeve dhe shërbimeve të regjistrimit; po

ashtu e rekruton personelin e inolvuar për regjistrim në zyrat e Entit Statistikor të Kosovës, menaxhon të gjitha fondet e regjistrimit dhe ekzekuton pagesat.

• IMO mban misione të rregullta në Kosovë për të vlerësuar progresin e përgatitjeve për regjistrim dhe siguron rekomandime politike dhe teknike; IMO ka një rol vendimtar në njohjen ndërkombëtare të regjistrimit në Kosovë

• Ekipi i EUCEP-it është duke asistuar Entin e Statistikës së Kosovës për të finalizuar materialin regjistrues, për të përmirësuar sistemet e IT-së dhe metodologjisë, përgatitur procesimin e të dhënave dhe shpërndarjen dhe për të ndihmuar Entin e Statistikës së Kosovës në komunikim dhe aktivitetet e sensibilizimit

Personat kontaktues• Grupi menaxhues i anëtarëve të IMO-s janë përfaqësues prej Këshillit të Evropës, komisionit

Europian, Komisioni Ekonomik i Kombeve të bashkuara për Europë (UNECE) dhe Divisionit për Statistikë i Kombeve të Bashkaura (UNSD); ai kryesohet prej Z. Pieter Everaers, Drejtor në EUROSTAT

• Komiteti Drejtues I IMOs monitoron përgatitjet e regjistrimit; ai është I përbërë nga gjashtë ekspertë të pavarur në regjistrime; kryesues është Z. John Kelly, ekspert kanadez për regjistrimet; Gjatë regjistrimit, një numër i vëzhguesve do të angazhohet për të përcjellë veprimet e terrenit

His

edar

ët n

dërk

ombë

tarë

Page 30: REGJISTRIMI I POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE …data.rks-gov.net/dataset/f5753b6f-4e5e-4314-af45-724b… ·  · 2016-10-10kadrisojeva@hotmail.com, • EUCEP : Znj. Isabelle de

HISEDARËT NDËRKOMBËTARË

• EUCEP është një konsortcium i udhëhequr nga Instituti Kombetar Italian i Statistikës, në partneritet me CIRPS- Univerziteti Sapienza i Romës, Instituti i Sektorit Publik ICON prej Gjermanisë, dhe Rrota, kompani lokale e specializuar në komunikim. Mbledhjet e Komitetit Drejtues mbahen në baza tremujore, bashkë me përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, ESK-së, dhe me Ministrinë e Adiministratës Publike. EUCEP raporton te Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në baza javore dhe bashkëpunon ngushtë me IMO dhe me UNOPS

• UNOPS përbëhet nga menaxheri i Fondit të Besimit që merret me marrëveshjet kontribuese dhe menaxhimin e fondeve dhe me Sekretariatin Ekzekutiv të Fondit të Besimit (TF-ES) që drejtpërdrejte siguron mallrat dhe shërbimet dhe koordinon logjistikën në mbështetje të aktiviteteve të regjistrimit, sikurse edhe siguron për Komitetin Drejtues të Fondit të Besimit mbështetjen e informative të rëndësishme për vendim-marrje

Personat kontaktues• Grupi menaxhues i IMO-së: • Z. Pieter Everaers (Eurostat), Kryetar i grupit menaxhues • Z. Vebjorn Aalandslid (Eurostat), Zyrtar, [email protected] • Z. Christophe Dietrich, Koordinator i projektit të grupit menaxhues,

[email protected] • Komiteti Drejtues i IMO-së: Z. John Kelly, [email protected] • Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian: Znj .Rita Ruohonen, Task Manager, • +381-(0)38-513 12 76, [email protected] • EUCEP: Znj. Isabelle de Pourbaix, Lidere e Ekipit, +377-(0)45-3228 31,

[email protected]• UNOPS: Z. Peter Bach, Menaxher i Projektit, +377-(0)44-514 404, [email protected]

Dokumentet referuese• IMO: Raporte të ndryshme të misioneve të Komitetit Drejtues të IMO-së• EUCEP: Raporti fillestar dhe raportet tremujore të progresit • UNOPS: Dokumentet e Projektit