36
ORGANIZATA HUMANITARE EL HILAL RAPORT VJETOR PËR 2010 Shkup 2011 1

Raporti Vjetorë 2010

  • Upload
    mc-deni

  • View
    1.277

  • Download
    15

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Raporti i OH El Hilal për vitin 2010

Citation preview

Page 1: Raporti Vjetorë 2010

ORGANIZATA HUMANITARE EL HILAL

RAPORT VJETOR PËR 2010

Shkup 2011

1

Page 2: Raporti Vjetorë 2010

I. AKTIVITETE PROGRAMORE

Për vitin 2010 ishte projektuar programi për punën e Organizatës që shqyrtohet dhe miratohet në Kuvendin e rregullt vjetor.

Në këtë program ishin paraparë 8 (tetë) aktivitete programore, që me një sistem të këtillë të konceptuar, El Hilali po i realizon tashmë shtatë vjet.

Aktivitetet janë këto:1. Shënimi i 7 Marsit ditës së Mësuesit.2. Synetimi i fëmijëve. 3. Aktivitetet e Ramazanit.4. Çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore. 5. Bursat studentore.6. Bileta mujore për nxënës.7. Aktivitete të Kurban Bajramit.8. Dhënia vullnetare e gjakut.

1. SHËNIMI I 7 MARSIT DITËS SË MËSUESIT

Kjo ngjarje në formën e projektit realizohet në kuadër të aktiviteteve programore të El Hilalit, me qëllim që të pasurohen me libra bibliotekat në shkollat e ndryshme dhe kuptohet që të shpërblehen veteranët e arsimit, mësuesit që kontribuuan edhe në fushën e humanitetit. Grupi i punës nën drejtimin e Baki Bakiut dhe në bashkëpunim me degët e El Hilalit për realizimin e këtij projekti kishte obligim që të kontaktojë me shtëpitë botuese për sigurimin e librave që do t’u donohen shkollave.

Një pjesë e librave si donacion janë siguruar nga shtëpitë botuese: “Furkan ISM” nga Shkupi dhe “ASR” nga Tetova, ndërsa një pjesë janë blerë nga shtëpia botuese “Shkupi”, me qëllim që të realizohet një balancë mes literaturës me tematikë fetare dhe laike.

Gjithsej janë siguruar 400 libra, përkatësisht 128 tituj nga të cilët 75 ishin donacion i dr. Mahir Isenit, anëtar i kryesisë së El Hilalit. Librat e siguruar ishin ndarë në tre institucione arsimore edhe atë: në gjim. “Zdravko Çoçovski” në Dibër dhe shkollat fillore “Millto Gjura” fsh. Garan-Kërçovë dhe SHF në fshatin Livadhi në Strugë.

Në ngjarjen me këtë rast që u organizua në Hotelin Stone Brixh, grupi punues vendosi që t’u ndajë mirënjohje edhe 5 mësuesve, përkatësisht pedagogëve në mesin e të cilëve edhe veteranë të arsimit, të cilët në angazhimin e tyre dhanë një kontribut të madh për zhvillimin e vetëdijes për humanitet tek qytetarët.

Mirënjohje morën: Etem Xheladini - Kumanovë, Nizamedin Jumniu - Tetovë, Gëzim Selimi – Gostivar, Syreja Imami – Shkup dhe Afrim Amzai – Manastir. Këtyre laureatëve u ishte dhënë edhe nga një enciklopedi “Faktopedia” në botim të Mlladinska Kniga nga Lubjana, drejtori i të cilit ishte i pranishëm në këtë ngjarje dhe e përshëndeti atë. Në emër të mësuesve fitues të

2

Page 3: Raporti Vjetorë 2010

mirënjohjeve, të pranishmëve iu drejtua Etem Xheladini, ndërsa tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, z. Nuhi Dardhishta.

2. SYNETIMI I FËMIJËVE

Një nga aktivitetet e rëndësishme programore të OH El Hilal është edhe ky projekt. Qëllimi i këtij projekti është që fëmijët nga familjet ekonomikisht të rrezikuara t’i ndjejnë të gjitha kënaqësitë e këtij akti që tradicionalisht realizohet me organizimin e solemniteteve të ndryshme.

Me rekomandim të grupit punues nën drejtimin e hf. Sabit Emin, kryesia e El Hilalit vendosi që Solemniteti qendror i sivjetmë të mbahet në Parkun e Çairit, Shkup. Projekti kishte tre komponentë kryesorë edhe atë:

- organizimin e Manifestimit Qendror, - synetimi i fëmijëve të paraqitur nëpër degë, përkatësisht ambulanca,- organizimi i drekës me tryezë tradicionale në Malin Sharr të Tetovës.

El Hilali pas përcaktimit të konceptit të sivjetmë për realizimin e këtij aktiviteti programor, përgatiti dhe dërgoi projektin tek partneri i koalicionit Komuna Osmangazi nga Bursa, Republika e Turqisë, që është komunë e binjakëzuar me komunën Çair në Shkup.

Projekti ishte dorëzuar personalisht nga kryetari i El Hilalit, i cili gjatë një vizite në Bursë realizoi edhe takime të tjera me udhëheqësit e këtij qyteti. Pas përgjigjes se miratohet projekti për 200 fëmijë, filloi me realizimin e tij.

2.1 Organizimi i Manifestimit QendrorManifestimi qendror i përcjellë me program të muzikës zbavitëse për çdo vit ishte

organizuar në Kalanë e Shkupit, por duke pasur parasysh se një numër i madh i fëmijëve janë pikërisht nga komuna e Çairit, ndërsa nga ana tjetër parku i Çairit përmes kësaj komune është rregulluar për nga ambienti, me vendosjen e skenës dhe ulëseve në formën e amfiteatrit, është vendosur që sivjet ky manifestim të mbahet pikërisht në këtë lokacion.

Në këtë drejtim në pajtim me projektin, përveç donatorit nga Bursa, ndihmë teknike dha edhe Komuna Çair. Degët e Çairit dhe Gazi Babës ishin angazhuar rreth organizimit teknik të këtij manifestimi.

Bashkë me nja 50 mysafirë nga Turqia, nga qyteti Bursa, në këtë solemnitet merrnin pjesë edhe prefekti i Bursës, Rexhep Altepe, kryetari i Komunës Osmangazi, Mustafa Dyndar dhe kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti, së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e vet. Në solemnitet ishin të pranishëm edhe dy deputetë nga Turqia, deputeti nga Maqedonia, Safet Neziri, përfaqësues të Ambasadës turke, kryetarët e degëve të El Hilalit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe biznesmenë.

Tubimit, pos kryetarëve të komunave, iu drejtua edhe kryetari i El Hilalit, qasje të rastit për aktin e synetimit kishin edhe teologët Mustafa Kara dhe Ali Sadiku. Manifestimi ishte pasuruar me një program kulturor-artistik të shfaqur nga SHKA “Karshiaka” të Shkupit dhe ansambli “Zafer” – Turqi. Tubimi përfundoi me parakalim të fëmijëve të veshur me rroba tradicionale që ishte përcjellë me fishekzjarrë.

3

Page 4: Raporti Vjetorë 2010

2.2 Synetimi i fëmijëve të paraqitur nëpër degë, përkatësisht ambulanca

Me aktin e synetimit këtë vit ishin përfshirë shtatë degë me gjithsej 200 fëmijë, aq sa parashihej me projektin. Ishin angazhuar mjekë, përkatësisht mjeshtër të synetisë të cilët kryen aktin e synetimit në lokale të siguruara higjienike, përkatësisht në ambulanca.

Tabela Nr. 1N.R. Dega Numri i fëmijëve Mjeshtri i synetimit

1. Ç A I R 4525-Dr. Abdulilah Abazli20-Tasim Hyseni

2. GAZI BABË 52 Zija Pllava

3. SARAJ 15 Jusuf Selmani

4. KARSHIAKË 20 Jusuf Selmani

5. KUMANOVË 4528-Dr.Rexhep Ademi17-Ismail Alimi

6. PRILEP7

Jusuf Selmani

7. VELES14

Jusuf Selmani

8. TETOVË 2 Zija Pllava

GJITHSEJ 200

Tabela Nr. 2N.r Emri i mjeshtrit të synetisë Nr. i fëmijëve1. Dr. Abdulilah Abazli 25

2. Tasim Hyseni 20

3.Zija Pllava 54

4.Jusuf Selmani 56

5.Dr.Rexhep Ademi 28

6.Ismail Alimi 17

4

Page 5: Raporti Vjetorë 2010

200

Bashkëpunimi me degët ishte në nivel, kështu që mangësitë për dallim nga vitet e kaluara ishin më pak të shprehura. Gjatë synetimit të një numri të fëmijëve ishin të pranishëm edhe mysafirët nga Bursa, në krye me prefektët dhe bashkëpunëtorët e tyre.Rrobat tradicionale për 200 fëmijë, si dhe shpenzimet e tjera në këtë projekt, duke e përfshirë edhe ngrënien për të gjithë të pranishmit në manifestim, në pajtim me projektin ishin mbuluar nga donatori nga Bursa, ndërsa me donacione më të vogla në këtë projekt merrnin pjesë edhe firmat: Reteks – Tetovë, AKSA dhe NASKOM nga Shkupi, që siguruan mallra me çmime të ulëta.

2.3 Organizimi i tryezës me ngrënie tradicionale të Malit Sharr në Tetovë

Për mysafirët nga Bursa të pranishëm në këtë aktivitet programor ishte organizuar edhe një drekë të Malit Sharr në Tetovë, me meny tradicionale. Qëllimi ishte sikundër edhe në dy vjetët e kaluara në Studeniçan dhe Likovë, edhe sivjet t’u mundësohet mysafirëve një shëtitje në vendet atraktive të shtetit me organizim të aktiviteteve të ndryshme.

Në bashkëpunim me degën në Tetovë ishte përgatitur dreka me menynë tradicionale “Flija”, po ashtu në një ambient të hapur në natyrë në shpatet e Sharrit para mysafirëve u prezantuan edhe anëtarët e SHKA “Jehona e Malësisë së Sharrit”, e cila begatoi këtë ngjarje në sytë e mysafirëve të pranishëm nga Turqia.

3. AKTIVITETE TË RAMAZANIT

Edhe këtë vit raportues një nga preokupimet kryesore të OH El Hilal ishin aktivitetet e Ramazanit, përmes të cilëve organizata në masë të madhe kontribuoi për zvogëlimin e varfërisë dhe për zhvillimin e vetëdijes për humanitet dhe solidaritet ndaj popullatës myslimane.

Grupi punues për realizimin e projektit të Ramazanit nën udhëheqjen e Irfan Isakut dhe në bashkëpunim me kryetarin e organizatës dhe udhëheqësve të tjerë të El Hilalit, u përcaktua për këto forma të aktivitetit në vitin 2010:

- Organizim të iftareve për qytetarët varfanjakë, jetimët dhe studentët,- Distribuimi i paketave të Ramazanit, - Organizim të tribunës së Ramazanit,- Vizitë degëve dhe diasporës.

3.1 Organizimi i iftareve për qytetarët varfanjakë, jetimët dhe studentëtMe moton Sofrat tradicionale të ramazanit u organizuan Mbrëmjet e ramazanit,

përkatësisht të iftareve në Shkup, përkatësisht në Çair, Kumanovë dhe Gostivar. Iftaret qendrore u organizuan në Çair me përkrahjen e kryetarit të El Hilalit përmes sigurimit paraprak të konstruksionit financiar nga donatorët e El Hilalit.

Në iftarin qendror të organizuar në restorantin Hidra në Shkup u siguruan donacione për 27 mbrëmje, ku për çdo natë ishin të pranishëm afër 200 persona nga grupet qëllimore të OH El Hilal, në mesin e të cilëve pos qytetarëve varfanjakë ishin edhe 15 deri 20 studentë nga qytete të ndryshme që studiojnë në Shkup.

5

Page 6: Raporti Vjetorë 2010

Në Kumanovë 15 iftare apo darka u organizuan në restorantin Lindita ku ishin të pranishëm me nga 150 persona. Iftaret në Kumanovë u realizuan nga kontributi i Kryesisë Qendrore dhe bamirësve lokalë në Gostivar për çdo mbrëmje me nga 20 anëtarë të familjeve të rrezikuara sociale ishin në njërin nga restorantet me të cilët kontraktoi dega në këtë qytet.

Për realizim të suksesshëm të projektit Sofrat e Ramazanit kontributin e vet e dhanë IGMG Gjermani, IHH – Holandë, ndërmarrja “Bashçaush” (artikuj ushqimorë për 27 darka), “Kanet Agro” ndihmë financiare dhe pemë, “Piko” lëngje pemësh, ëmbëltorja “Rinia”, “Tali Durgut” çokollata, mishtoret “Musli” nga Studeniçani dhe “Adrijus” nga Shkupi dhe “Sellca” nga Tetova, edhe “Musli Kompani” sigurimin e bukës.

3.2 Distribuimi i paketave të Ramazanit Gjithsej 1400 paketa me ndihmë humanitare të përbërë nga artikuj ushqimorë dhe mjete

higjienike u distribuuan nga fillimi i Ramazanit e deri në fund të këtij muaji të bekuar, nga të cilat 1000 u siguruan nga partnerë të përhershëm IGMG (150 paketa) dhe IHH (850 paketa), për të cilat ishin përgatitur edhe projekt. Pjesa e mbetur ishin shpërndarë nga ana e degëve Saraj, Çair, Tetovë dhe Gostivar, si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm me donatorë vendas.

Një paketë me prodhime ushqimore përbëhej nga: 3 kg oriz, 3l vaj, 3 paketa makarona, 350 gr gjalpë, 500 gr djathë, 3 kg miell, 3 kg detergjent dhe 1 kg kripë.

Paketat nga IGMG dhe IHH ishin ndarë në këtë mënyrë:Çair (200), Tetovë (120), Kumanovë (120), Saraj (55), Gazi Babë (78), Radovish (119), Veles

(50), Prilep (20), Manastir (65), Shoqata e të hendikepuarve Simbioza (25), Shoqata e invalidëve “Shpresa” (25), ZVV (35), shfrytëzues të përhershëm të ndihmës nëpërmjet kryesisë (42), Studentë (20).

Përveç paketave të Ramazanit në Shkup përmes kompanive të njohura Euro Aktiva dhe në bashkëpunim me degët në Saraj dhe Çair u ndanë 100 tonë miell familjeve të rrezikuara sociale.

3.3 Organizim i tribunës së RamazanitAshtu si ishte planifikuar në kuadër të aktiviteteve të Ramazanit ishte organizuar një tribunë

për femra, ku si ligjëruese ishte ftuar znj. Ferzet Ndoja, profesor në Medresenë Shei Shami në Shkodër, Shqipëri.

Kjo tribunë me temën “Ndikimi dhe roli i nënës në arsimimin e fëmijës” ishte organizuar në bashkëpunim me degën në Gazi Babë.

3.4 Vizitat në degë dhe diasporëDitët e Ramazanit ishin shfrytëzuar edhe për vizitë diasporës, ku qëndronte kryetari i OH El

Hilal, me dy bashkëpunëtorë të tij. Ishin vizituar qendrat në Gjermani dhe Zvicër, të cilat i mbështesin aktivitetet e El Hilalit. Kjo vizitë më gjerësisht do të trajtohet në kreun për bashkëpunim ndërkombëtar në këtë vit raportues. Po ashtu ramazani ishte shfrytëzuar edhe për organizimin e takimeve nëpër degë, ku pos aktivistët e El Hilalit ishin të pranishëm edhe donatorët e Organizatës.

3.5 Puna e degëve gjatë Ramazani Sherifit Një aktivitet i shënuar gjatë Ramazanit të sivjetmë treguan degët në Çair, Saraj, Tetovë,

Gostivar dhe Kumanovë. Dega e Çairit edhe sivjet dha një kontribut të madh në organizimin e

6

Page 7: Raporti Vjetorë 2010

aktivitetit qendror në lidhje me Sofrat e Ramazanit, ndërsa 400 familje morën ndihmë humanitare. Paketa me prodhime ushqimore ishin dërguar edhe në Spitalin e gjinekologjisë në Çair.

Dega në Saraj siguroi 200 paketa të Ramazanit për shfrytëzuesit e ndihmës humanitare nga kjo degë.

Dega në Gazi Babë përveç bashkë organizimit të tribunës së Ramazanit, distribuoi 78 paketa humanitare për nëndegët e veta.

Dega në Tetovë përveç ndihmës dërguar deri te Kryesia Qendrore siguroi sipas mundësive të veta një ndihmë për 240 familje gjatë Ramazani Sherifit dhe 300 paketa ndau për Fitër Bajram.

Dega në Gostivar përgatiti 161 paketa që iu ndanë gjithsej 35 fshatrave në rrethinën e Gostivarit, e po ashtu sipas mundësive të veta në restorantin Bosna gjatë Ramazanit siguroi iftare për gjithsej 330 persona edhe atë 10 ditë.

Dega në Kumanovë organizoi 13 iftare të përbashkëta, ku ishin të pranishëm me nga 100 persona nga shtresat e varfra të popullatës, nga të cilët 8 iftare ishin financuar nga ana e donatorëve nga Kumanova, që ishte rezultat i angazhimit të anëtarëve të degës.

4. ÇANTA DHE PAJISJE SHKOLLORE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE

Edhe këtë vit raportues, ky aktivitet programor i El Hilalit u përputh me aktivitetet e Ramazanit, por me gjithë këtë nuk munguan rezultatet.

Nën udhëheqjen e Zihni Qulezit, zëvendës i drejtuesit të grupit punues u vendosën kontaktet dhe u realizuan takimet me degët dhe me donatorët, angazhim ky që në fund rezultoi me sigurimin dhe distribuimin e 400 çantave me pajisje shkollore për nxënës nga shkollat fillore, si dhe 2.500 fletore dhe 250 pajisje të tjera.

Përveç mbajtjes së vazhdimësisë së këtij aktiviteti, qëllimi i këtij projekti ishte sigurimi i çantave dhe pajisjeve shkollore për fëmijë të familjeve më të rrezikuara, të cilat për këtë lloj të ndihmës paraqiteshin te zyrat e El Hilalit, ndërsa lista shtesë ishte përpiluar nga ana e shkollave, përkatësisht nga arsimtarët e nxënësve që janë pjesë e target-grupeve të El Hilalit.

Pasqyra tabelore e aktiviteteve në këtë projekt është si vijon:

Таbela 3.N.r DEGA Nr.i Çantave Nr. Fletoreve Të ndryshme1. ÇAIR 40 / /

2.SARAJ 23 1000 /

3.GAZI BABË 80 200 /

4. GOSTIVAR100 1OO-150

100 gdhendëse,100 plastelina, 100 ngjyra

1OOgoma,100lapsa, mjete për gjeometri, 100 blloqe etj.

TETOVË 50 300 50 goma, lapsa,50

7

Page 8: Raporti Vjetorë 2010

5. vizatime...

6.KUMANOVË 100 700 100,goma,100

lapsa.100 vizatime...

7.KARSHIAKË 6 200 /

Gjithësej: 399 2500 250

5. NDARJA E BURSAVE STUDENTORE

Një nga aktivitetet programore me rëndësi shumë dimensionale në punën e OH El Hilal paraqet ndarja e bursave studentore.

Qëllimi i këtij projekti është që të kontribuohet në lehtësimin e shpenzimeve studentore të studentëve të talentuar, të cilët rrjedhin nga target-grupet e El Hilalit.

Grupi punues nën udhëheqjen e Fadil Hoxhës me sukses e zhvilloi këtë aksion dhe në bashkëpunim me kryetarin e organizatës, anëtarët e kryesisë dhe degëve solli një numër rekord të studentëve gjithsej 60 që paraqet një sukses i llojit të vet në punën e OH El Hilal. 17 bursa janë siguruar nga fondi i Kryesisë Qendrore dhe 43 nga kontributi i degëve përmes donatorëve lokalë.

Vlen të theksohet se të gjithë studentët nga dega e Sarajit gjithsej 9, bursat i siguruan vetëm nga një biznesmen, i cili jeton në territorin e kësaj dege.

Fondi i bursave studentore pasurohet po ashtu edhe me kontributin e punëtorëve tanë në diasporë.Pasqyrë tabelore e rezultateve të projektit Bursat studentore për vitin 2011.

Таbela 4.Nr. Emri / Mbiemri Vendi / Dega Universiteti/ Fakulteti1. ELMEDINA ASANI SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Mjeksi2. BURBUQE TËRSTENA SHKUP/ ÇAIR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës3. BUSHRAH GAFURI SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Filologjik4. LULJETA ELEZI SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Mjeksi5. XHEVRIJE BAJRUSHI SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Filologjik6. GJYLSHA BAJRAMI SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Ekonomi7. HANIFE SULEJMANI SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Juridik8. BAHAR VILA SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Mjeksi9. NURTEN SHERIFI SHKUP/ ÇAIR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës - Filologjik10. NEBAHAT SAMAKOVA SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Defektologji11. AMIR REXHEPI SHKUP/ ÇAIR Shën. “Kliment Ohridski” – Kriminalistikë12. SHERMIN ISMAIL SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Stomatologjik13. RABIJE HALIMI SHKUP/ ÇAIR Shën.“Qirili dhe Metodij”– Biokimi Analitike14. JASMIN KALAÇ SHKUP/ ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Drejtsi15. FILIZ KERIM SHKUP/ÇAIR Shën. “Qirili dhe Metodij”-Filozofik16. SLADJA DRNDAR SHKUP/ GAZI BABË Shën. “Qirili dhe Metodij” – Stomatologji17. MERSIN ASIPI SHKUP/ GAZI BABË Shën. “Qirili dhe Metodij” – Sigurim publik 18. GJUHEJRE USEINI SHKUP/ SARAJ Fakulteti i Shkencave Islame –i Përgjith.19. LIRIJE MEMETI SHKUP/ SARAJ Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Informatik20. FUAT DEMIRI SHKUP/ SARAJ Univerziteti Shtetrorë i Tetovës - Filologjik

8

Page 9: Raporti Vjetorë 2010

21. RIHAD REXHEPI SHKUP/ SARAJ Shën. “Qirili dhe Metodij” – Mjeksi22. TIRANA AMETI SHKUP/ SARAJ Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Ekonomik23. ZUFER SHABANI SHKUP/ KARSHIAKË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës-Mekatronik24. AMIRE DERVISHI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Histori25. SHENASI MURATI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës- Ekonomik26. KUJTIME LEKA TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Filologjik27. SHEJLA MURTEZAN TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Ekonomik28. SAMIJE EMINI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Filozofik29. SEVIM ISENI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Sociologji30. JETON HALITI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Juridik31. DASHMIRE ALIJA TETOVË Shën. “Qirili dhe Metodij” – Stomatologji32. SEMIRE ISMAILI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Juridik33. MIRIJE MUHAREMI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Mjeksi34. MEVLAN ABDIU TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Ekonomi35. MIRLINDA VEJSELI TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Filozofik36. YLLZANA MUSLIJA TETOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Filozofik37. SEDAT ALI TETOVË Shën. “Qirili dhe Metodij” – Mjeksi38. EMIN IBRAHIMI KUMANOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Biznes39. ERON BELULI KUMANOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Juridik40. AJDIN AMETI KUMANOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – A.Biznesi41. ARDIAN JAHIU KUMANOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës-Arhitekturë42. SHEJHAN KRECI GOSTIVAR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – ART43. XHENET SHABANI GOSTIVAR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Stomatologji,44. ANITA DUSHI GOSTIVAR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Filozofik45. SUMEJRA IMERI GOSTIVAR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Farmaci46. ELMEDINA AKIKU GOSTIVAR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Mjeksi47. ENSAR KAPROLLI GOSTIVAR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Tek. Ushq.48. BERAT SPAHIU GOSTIVAR Univerziteti Ballkanik – Ekonomik 49. SUZANA RISTEMI GOSTIVAR Univerziteti Ndërkombëtar – Ekonomik50. AFËRDITA SULEJMANI GOSTIVAR Univerziteti Ndërkombëtar- Ekonomik51. ERXHAN MUSTAFOVSKI DIBËR Shën. “Qirili dhe Metodij” – DIF52. ALMA LATA DIBËR Univerziteti Shtetrorë i Tetovës- Filozofik53. MERAL JAHJA OHËR Shën. “Qirili dhe Metodij” – Filozofik54. OZLEM USEINOVA VALANDOVË Shën. “Qirili dhe Metodij” – Filologjik55. SHENAJ AMEDOVA VINICË Shën. “Qirili dhe Metodij” – Filologjik56. NJOMZA ROÇI STRUGË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Juridik57. RAMADAN QAMILOVSKI PRILEP Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Juridik58. FATBARDHA EMINOVSKA PRILEP Univerziteti Shtetrorë i Tetovës –Filozofik59. ANIFE ZIBEROVSKA KËRÇOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës – Filozofik60. ZEMRUSHE KASA KËRÇOVË Univerziteti Shtetrorë i Tetovës-Juridik

6. BILETA MUJORE PËR NXËNËS

Edhe ky aktivitet që është në kuadër të përpjekjeve të El Hilalit për arsimin ishte realizuar me formën e tyre standarde, në të cilën për 10 nxënës nga shkollat fillore që jetojnë në mjediset rurale u ishte siguruar kompensimi i shpenzimeve për udhëtim deri në shkollë dhe anasjelltas, në formën e biletave mujore.Pasqyra tabelore e listës së nxënësve.

9

Page 10: Raporti Vjetorë 2010

Tabela 5. Lista e nxënësve, fites të biletave mujore

Nr. EMRI / MBIEMRI VENDI/DEGA1. SEMRAN ISENI SHKUP/GAZI BABË2. MELIKA SELIMI SHKUP/ GAZI BABË3. MERALE KADRIJA KUMANOVË4. ZEJNIE ZEQIRI KUMANOVË5. ERTAN REXHEPI ÇAIR6. ATEME ALIMOVSKA ÇAIR7. LIRIDONA KUÇI TETOVË8. KUDRETE EMINI TETOVË9. ELMEDIN ZIBERI TETOVË10. ERDUAN SALI SARAJ11. OMER NUREDINI SARAJ12. MELITA REXHEPOVA DELÇEVË

7. AKTIVITETET E KURBAN BAJRAMIT

Grupi punues nën udhëheqjen e z. Nait Rexhepit, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i organizatës, i bënë të gjitha aktivitetet përgatitore, ky projekt i rëndësishëm i El Hilalit edhe në këtë vit raportues të përfundojë me sukses.

Qëllimi i këtij projekti ishte që të jepej në masë sa më të madhe një ndihmë me mish për sa më shumë familje nga shtresat e varfra të popullatës, që të begatohet edhe sofra e tyre festive e bajramit.

Grupi punues dërgoi letra me kërkesë tek qendrat në diasporë, me të cilat bashkëpunon El Hilali, për gatishmërinë e organizatës për marrjen e autorizimeve nga besimtarët e atjeshëm që në emër të tyre të theret kurbani në atdhe, po ashtu letra të ngjashme qarkulluese me të gjitha kriteret janë dërguar tek të gjitha degët në Maqedoni, ku u është kumtuar se një autorizim për therjen e kurbanit, përkatësisht për një person nevojiten 100 euro në kundërvlerë me denarë.

Bashkëpunimi tradicional vazhdoi edhe me partnerin e përhershëm IGMG me seli në Gjermani, organizatë kjo së cilës në bashkëpunim me kryetarin i është dërguar projekti, i cili pastaj është miratuar dhe nënshkruar nga të dyja palët, me të gjitha obligimet dhe detyrat për therjen e gjithsej 250 kurbaneve.

Në këtë drejtim edhe qëndrimi i kryetarit në Gjermani me rastin e Ramazanit dhe prezantimit të aktiviteteve të El Hilalit kontribuoi projekti të miratohet me të gjitha kërkesat e El Hilalit.

Anëtarët e grupit punues para Kurban Bajramit vizituan edhe shitësit potencialë të kafshëve për kurban, përkatësisht disa kasapë nga vende të ndryshme që kishin ofertat e tyre dhe në fund u vendos që të bashkëpunohet me kasapët , përkatësisht ofertuesit e kurbaneve nga fsh. Sellcë, Tetovë dhe fsh. Studeniçan të Shkupit, që kishin kushte dhe çmime më të favorshme, ndërkaq ata ishin edhe donatorët e El Hilalit për projektin “Sofrat e Ramazanit”. 51 kurbane të mëdha ishin siguruar në fshatin Sellcë, kurse 25 në Studeniçan, ose gjithsej 532 autorizime të kurbanit.

10

Page 11: Raporti Vjetorë 2010

Therja e kurbaneve u krye në ditën e parë dhe të dytë, ndërsa distribuimi në ditën e dytë dhe të tretë të Kurban Bajramit. Në vetë aktin e kryerjes së kësaj ceremonie ishin të pranishëm udhëheqësit e El Hilalit bashkë me kryetarin dhe anëtarët e grupit të punës, si dhe mysafirët, përkatësisht 4 anëtarët e IGMG, me të cilët bashkëpunimi gjatë realizimit ishte i mrekullueshëm.

Таbela 6Nr. DONATORË Nr. I KURBANAVE1. IGMG – Gjermani 2522. XHamija Will- Zvicër 383. Xhmaija ESSEN- Gjermani 304. XHamija Duisburg 235. Xhmaija Dizeldorf 186. Xhamija në Shfarcenbah 207. Xhamija në Bazell 58. Qendra Islame Shqiptare Llucern - Zvicër 169. Xhamija Krems -Austri 20

Gjithsejt 422

Таbela 7 Kurbanët e siguruar nga degët për Kryesinë Qendrore

Nr. DEGËT KURBAN

1. KRYESIA QENDRORE 31

2. GAZI BABË 7

4. GOSTIVAR 72

5. STRUGË 5

GJITHSEJT 115

Tаbela 8 Kurbanët të siguruar nga vetë DegëtNr. Dega Kurban

1. Tetova 138

2. Çairi 81

Gjithsejt 219

11

Page 12: Raporti Vjetorë 2010

Таbela 9 Kurbane të grumbulluar nëpër degëNr. Dega Kurbane1. Çairi 462. Gostivari 703. Dibra 164. Gazi Baba 37

Gjithsejt 169

Таbela 10 Tabela e shpërndarjes së mishit nga Kryesia Qendrore degëveNr. DEGA PAKO/ mish të ndarë degëve

nga K. QendrorePako të ndara nga vet degët

1. ÇAIR 200 5002. SARAJ 200 /3. GAZI BABA 200 1484. KARSHIAKË 199 /

5. GOSTIVARI 30 350

6. TETOVA 108 650

7. KUMANOVA 200 /

8. VELESI 150 /

9. RADOVISHI 350 /

11. PRILEPI 150 /

12. MANASTIRI 150 /

13. Aktivistë të OH El Hilal 87 /

14. SIMBIOZA 25 /

15. Donatorë të IGMG-së 20 /

16. DIBËR / 70

GJITHSEJT 2.069 1.718

GJITHSEJT 3.787 pako

Nga kjo del se numri i përgjithshëm i kurbaneve të sivjetmë të dorëzuar në El Hilal është 926, ndërsa numri i familjeve që në Maqedoni morën këtë ndihmë arriti në 4000 sosh.

Të gjitha degët ishin të kyçura në këtë aksion, nga të cilat vetëm 3 edhe atë: Çairi, Gostivari dhe Gazi Baba dorëzuan raport me shkrim për aktivitetin.

Në distribuimin e mishit të kurbanit në Maqedoninë lindore në bashkëpunim me degën në Radovish merrnin pjesë edhe një numër studentësh të Universitetit Ballkanik në Shkup, të cilët si vullnetarë me veturat e veta shprehën dëshirë që të jenë pjesë në realizimin e këtij projekti.

12

Page 13: Raporti Vjetorë 2010

8. AKTIVITETI PROGRAMOR “DHURIMI VULLNETAR I GJAKUT“

Sikurse në secilin vit raportues edhe në vitin 2010 nuk ishte braktisur edhe ky aktivitet programor, përkatësisht dhurimi vullnetar i gjakut, që ka për qëllim nxitjen e aktivistëve të El Hilalit për dhurim të gjakut, me të cilin shpëtohen jetët e njerëzve.Aktiviteti është realizuar vetëm në Shkup në koordinim me anëtarin e grupit punues për aktivitete shëndetësore të El Hilalit, Florim Ademi. Dhanë gjak gjithsej 17 aktivistë të El Hilalit duke përmbushur këtë akt human në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Çair.Aktivistët ishin nga degët në Çair, Karshiakë dhe Gazi Babë.

II. AKTIVITETE JASHTËPROGRAMORE

1. NDARJA E NDIHMËS HUMANITARE 1.1 Ndihmë për të përvuajturit në Shkodër, ShqipëriPas shpalljes së lajmit se në qytetin e Shkodrës, Shqipëri, kanë ndodhur përmbytje të mëdha

që shkaktuan dëme të mëdha këtij qyteti të rëndësishëm në shtetin fqinj, Organizata Humanitare El Hilal menjëherë filloi aksionin për ndihmë të përvuajturve nga kjo fatkeqësi elementare.

Degët në Strugë dhe në Dibër ishin autorizuar që të mbledhin ndihmë të parë dhe ta përcjellin situatën në Shqipëri. Nga ana tjetër, nga selia e Organizatës ishin bërë të gjitha përgatitjet për zbatimin e një aksioni humanitar për ndihmë urgjente në Shkodër.

U vizitua Ambasada e Shqipërisë në Shkup me të cilën janë bërë konsultimet e para rreth situatës atje dhe mënyrën e dërgimit të ndihmës. Tre kamionët e parë me ndihmë humanitare në ushqim për kafshë ishin dërguar përmes degës në Dibër, që ishte siguruar në bashkëpunim me një biznesmen nga ky qytet.

Kontingjenti i katërt, përkatësisht kamioni me 20 tonë ndihmë humanitare, të mbledhur në bashkëpunim me degët në Kërçovë, Gostivar, Çair, Kumanovë, Tetovë dhe Karshijakë, popullatës së vërshuar në kuadër të kësaj ndihme ishin dërguar 10 tonë miell, ndërsa pjesa tjetër ishte me artikuj ushqimorë, veshmbathje primare dhe sekondare, këpucë për fëmijë dhe të rritur, si dhe shtretër për terren.

Me ndihmën në Shkodër, Shqipëri, në përcjellje ishte edhe një delegacion i OH El Hilalit në përbërje: Miqail Osmani, nënkryetar; Irfan Isaku, anëtar i Kryesisë; Musa Lata, kryetar i degës Dibër dhe Ali Sadiku, kryetar i degës Gazi Baba, ata realizuan takim me autoritetet e pushtetit Shqiptar, ndërsa ndihmën e dorëzuan në Shtabin emergjent në qytetin Shkodër.

Paralelisht me këto aktivitete, El Hilali dha kontribut edhe në një aksion tjetër për Shqipërinë që ishte organizuar nga ana e Komunës Çair, Saraj dhe Studeniçan, me moton “Shkupi ndihmon Shkodrën”, ku i dërgoi bamirësit e vet që të kyçen edhe në këtë aksion.

1.2 Ndihmë të njëhershëme për familjet sociale Në bashkëpunim me një donator individual nga Turqia, i cili me rekomandim të partnerëve

të El Hilalit arriti në Maqedoni, El Hilali përgatiti projekt për 25 jetimë, të cilëve u është ndarë nga një paketë humanitare me ndihmë të bollshme me artikuj ushqimorë dhe mjete higjienike.

13

Page 14: Raporti Vjetorë 2010

Ndihma ishte distribuuar në prani të donatorit nga Turqia dhe ishte ndarë nëpër degë në Shkup, përkatësisht Çair, Saraj, Gazi Babë dhe Karshijakë, si dhe në degën e Kumanovës. Kjo ndihmë u ishte ndarë familjeve ekonomikisht të rrezikuara, ku ka edhe një numër të madh të jetimëve.

1.2.1 Ndihmë për 50 fëmijë jetimëPas realizimit të suksesshëm të aksionit për ndarjen e ndihmës humanitare për familjet

sociale, në radhët e të cilave gjenden edhe një numër i madh i jetimëve, bamirësi nga Turqia pas dy muajsh, në tetor dhe dhjetor të këtij viti raportues qëndroi përsëri në Maqedoni si mysafir i El Hilalit, me qëllim që të realizojë edhe një projekt, kësaj here në sigurimin e veshmbathjes, përkatësisht gardërobës së dimrit për fëmijët jetimë që janë në listat e El Hilalit.

Aksioni u zbatua në degën e Çairit dhe Kumanovës, ku donatori pas sigurimit paraprak të gardërobës për fëmijë, bashkë me udhëheqësit apo aktivistët e El Hilalit, vetë merrte pjesë në dorëzimin e ndihmës. Ky aksion vazhdoi edhe në vitin vijues raportues.

1.3 Donacioni i këpucëve për të rritur dhe fëmijëGjithsej 1.700 palë këpucë për të rritur dhe fëmijë ishin siguruar nga dy donatorë nga

Shkupi dhe Tetova, që merren me tregti të këpucëve.Donatori “Naskom” nga Shkupi gjatë këtij viti raportues dhuroi afër 1000 palë këpucë,

ndërsa firma NORA nga Tetova 700 palë këpucë. Kjo ndihmë përmes degëve të El Hilalit u është ndarë atyre shfrytëzuesve që gjenden në listat e El Hilalit.

1.4 Ndarja e ndihmës së njëhershme në paraOH El Hilali vazhdoi traditën për ndarjen e ndihmës së njëhershme të parave për të

pafuqishmit, të sëmurët apo për ato kategori të personave të rrezikuar që kanë nevojë për dru të djegies, pagesa të llogarive të rrymës elektrike apo për udhëtarët e rastit, të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kryesisht kërkesat me shkrim arrinin në selinë e El Hilalit, për shumat më të vogla për të cilat vendos kryetari vendimi merrej menjëherë, natyrisht në kuadër të mundësive të El Hilalit, ndërsa për kërkesat për shuma më të mëdha shqyrtonte Kryesia e cila vendoste maksimum deri 9.000 denarë për një ndihmë.

Në këtë vit raportues, ndihmë të njëhershme financiare u dhanë për 21 kërkesa individuale apo grupore në një shumë prej 65.000 denarësh, mjete të siguruara nga fondi i El Hilalit, përkatësisht nga kontributet vullnetare të El Hilalit.

1.5 Kyçja dhe kontributi i OH El Hilalit

Nga fundi i këtij viti raportues, shtëpia mediatike Alsat-M nga Shkupi iu drejtua El Hilalit që të kyçet në aksionin e përbashkët të këtij Televizioni dhe të Shoqatës bamirëse Nëna Terezë nga Munihu me rastin e organizimit të një koncerti humanitar, ku do të mblidheshin mjete për fëmijët e sëmurë nga paraliza cerebrale.

Roli i El Hilalit si një organizatë humanitare prestigjioze në Maqedoni ishte që të hapë një xhirollogari të veçantë në marrëveshje me operatorët e telefonave T – Mobile dhe ONE nga Maqedonia, në të cilën telespektatorët me paraqitje telefoni në numrat e veçantë do të

14

Page 15: Raporti Vjetorë 2010

lajmëroheshin për donacion parash, 130.000 denarë janë mbledhur nga ky aksion, ndërsa tërë ndihma është procesuar dhe dërguar për raportin e ardhshëm vjetor, si një obligim i përcjellë në bashkëpunim me subjektet e lartpërmendur.

III. ORGANIZIM TË NGJARJEVE DHE SOLEMNITETEVE

1. Organizim të konferencës ndërkombëtare OH El Hilal në bashkëpunim me Fondacionin EMU, përkatësisht me Bashkësinë Myslimane

Evropiane, ku edhe është anëtar, në këtë vit raportues shënoi një cilësi të veçantë me organizimin e konferencës treditore shkencore, me titullin kryesor “Për integrim, definim të identitetit mysliman evropian nga ana e myslimanëve evropianë”.

Konferenca u mbajt në Hotelin Stone Brixh në Shkup, përgatitur me përkushtim një pjesë në zyrat e El Hilalit dhe një pjesë në Gjermani.

Temat kryesore të trajtuara në këtë konferencë kishin të bënin me islamin si element kryesor bazë dhe historik të trashëgimisë evropiane.

Gjatë tre ditëve punuese të kësaj konference ishin prezantuar tema nga këta ligjërues: Dr. Nevzat Jallçintash nga Turqia, kryetar nderi i Fondacionit EMU; Ebu Bekir Rieger nga Gjermania, kryetari i EMU; Dr. Ferid Muhiq nga Maqedonia, profesor universitar; Behixhudin Shehapi, kryetar i El Hilalit, kryetar i El Hilalit; Hyner Shenxhan, Rektor i Universitetit Ballkanik dhe Dr. Nadir El Nuri nga Kuvajti e të tjerë.

Në këtë konferencë merrnin pjesë edhe anëtarë apo përkrahës të fondacionit EMU nga Gjermania, Spanja, Rusia, Turqia, Anglia, Shqipëria, Kosova, Hungaria, Belgjika, Greqia, Kuvajti dhe Maroku.

Në ditën e parë, para gazetarëve dhe mysafirëve të pranishëm, konferencën e hapi Malik Sezgin, sekretar gjeneral i EMU, e pastaj patën fjalë rasti edhe të pranishmit e tjerë, mes të cilëve edhe kryetari i El Hilalit, i cili në pjesën punuese të konferencës prezantoi edhe temën me titull “Trashëgimia kulturore islame në Ballkan dhe inspirimi i nevojave aktuale”.

Këtë konferencë e përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, z. Asllan Hakan Okçall. Në fund të konferencës treditore u miratuan edhe përfundimet, mes të cilëve u dalluan edhe organizimi i takimeve studentore, hapja e Qendrës Rinore Kulturore në Shkup, prezantimi i vlerave autentike përmes organizimit të manifestimeve kulturore etj.

Për mysafirët ishte mundësuar edhe një shëtitje turistike në Shkup dhe Tetovë, përmes së cilës ata u njohën me monumentet kulturore islame. Të gjitha shpenzimet e kësaj konference ishin siguruar nga donatorët e EMU, ndërsa një darkë në Hotel për të pranishmit ishte sponsoruar nga El Hilali.

2. Organizimi i solemnitetit tradicional “Dita e Ashures”OH El Hilal në bashkëpunim me partnerin e vet tradicional, Komunën Bursa, Turqi, edhe

sivjet përveç projekteve të tjera, tradicionalisht realizuan edhe projektin që ka një dimension të thellë kulturor-fetar që organizohet me rastin e muajit Muharrem, përkatësisht muajin e parë të Vitit të Ri Islam.

Për faktin se në Vitin e Ri të Hixhretit lëviz data e kësaj ngjarjeje, në vitin raportues 2010 ky solemnitet është organizuar dy herë, në fillim të këtij viti, në shkurt, si dhe për herë të dytë nga fundi i vitit, përkatësisht në dhjetor.

15

Page 16: Raporti Vjetorë 2010

Në organizimin e parë të solemnitetit kishin ardhur të punësuar nga Qyteti Bursa, të cilët në hapësirat e siguruara nga ana e El Hilalit, në 10 kazanë të mëdhenj përgatitën këtë specialitet të ëmbël tradicional ASHURE, të cilën një ditë më vonë me një organizim përkatës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, të organizuar nga ana e El Hilalit e në bashkëpunim me Shoqatën Ensar, u ishte ndarë të pranishmëve të ftuar dhe kalimtarëve të rastit.

Në solemnitet që për herë të katërt u mbajt në Çarshinë e Vjetër, në një skenë të vendosur enkas, ishte prezantuar një program përkatës kulturor-artistik nga ana e SHKA-ve: “Jeni Joll”-Shkup dhe “Karshijaka”-Shkup. Ky projekt që pos dimensionit humanitar ka edhe dimensionin kulturor, realizoi qëllimin e vet, meqë kontribuoi për ripërtëritjen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe vlerave tradicionale në të.

Tubimit iu drejtua Sekretari Gjeneral i Komunës Bursa, Turqi, z. Bajram Vardar, si dhe kryetarët e El Hilalit, të Ensarit dhe përfaqësuesi i Komunës Çair.

Në solemnitetin e dytë, përkatësisht nga fundi i vitit, 21 dhjetor, ky aktivitet tradicional kishte një program më të gjerë dhe më përmbajtësor, me prani të shumë mysafirëve të shquar. Në po të njëjtin vend dhe përpara Xhamisë së Myftar Pashës, ishte vendosur bina ku u prezantuan anëtarët e SHKA-ve me koloritin folklorik nga Maqedonia, ndërsa manifestimi filloi me leximin e pjesëve të Kur’ani Kerimit nga ana e hf. Xhemal Nuhiut.

Në solemnitet merrte pjesë edhe ministri pa resor i Qeverisë së Republikës së Turqisë, z. Faruk Çelik, i cili në atë kohë ishte për vizitë zyrtare në R. të Maqedonisë, Prefekti i Qytetit Bursa, z. Rexhep Alltepe, me bashkëpunëtorët e vet, kryetari i TIKA-s nga Ankara, deputetë nga Turqia, si dhe kryetari i Komunës së Çairit, me bashkëpunëtorët e vet dhe me deputetët nga Maqedonia.

Personalitetet e lartpërmendura përshëndetën të pranishmit me fjalë të zgjedhura, ndërkohë morën fjalë edhe kryetarët e El Hilalit, z. Behixhudin Shehapi dhe të Ensarit, z. Sulejman Baki. Lutjen në fund të solemnitetit e lexoi Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Në këtë hapësirë të Çarshisë së Vjetër të Shkupit u ndanë 4 kazanë me Ashure, ndërsa gjithsej për realizimin e këtij projekti u përgatitën 11 kazanë, nga të cilët këtë ëmbëlsirë tradicionale e provuan afër 4000 persona, qytetarë të Shkupit në komunat: Çair, Gazi Babë dhe Saraj.

3. Organizimi i koncertit në fsh. Debreshtë, Komuna DollneniMe moton “Këngë dhe valle bashkë me banorët e Debreshtit”, OH El Hilal organizoi një

solemnitet kulturor-artistik në fsh. Debreshtë. Qëllimi i këtij projekti, përkatësisht të këtij manifestimi, ishte që të organizohet një ngjarje

në mjedisin e fshatit, me fjalime përkatëse dhe prezantim të SHKA-ve, përmes të cilave do të jepet një kontribut i madh për njohje të ndërsjellë të traditave dhe njerëzve nga treva të ndryshme të shtetit, me çka do të ndërtoheshin ura që do të lidhnin njerëzit e mirë me zemër humane me banorët, përkatësisht popullatën e këtyre anëve, që një kohë të gjatë janë braktisur nga aspekti social, kulturor dhe artistik.

Projekti kishte një rëndësi tepër të madhe dhe dimension humanitar, sepse në shkollën qendrore të Debreshtit u ndanë më se 400 libra, me të cilët ishte pasuruar fondi bibliotekar i kësaj shkolle. Librat ishin donacion nga shkolla fillore e fsh. Tearcë, Tetovë, si dhe nga fondi i OH El Hilalit. Kjo do të thotë se librat ishin ndarë në një mënyrë të veçantë në shkollën e

16

Page 17: Raporti Vjetorë 2010

drejtoreshës Ajshe Topallovska, e cila theksoi se kjo ndihmë është e mirëseardhur për fëmijët, përkatësisht nxënësit e kësaj shkolle.

Në binën e vendosur në fshatin Debreshtë për mbajtjen e këtij solemniteti u prezantuan SHKA-të: “Jehona e Malësisë së Sharrit”, “Jeni Hajat” nga Tetova, si dhe SHKA-të: “Tingujt e Pellagonisë” nga Prilepi. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj ngjarjeje, në solemnitet ishin të pranishëm pothuajse e gjithë udhëheqja e El Hilalit në krye me kryetarin, si dhe kryetarët e degëve në Tetovë, Gostivar, Prilep, Strugë, Saraj etj.

Banorëve të tubuar të fshatit iu drejtuan kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi, Miqail Osmani, nënkryetar, koordinatori i projektit Sadije Aliti; kryetari i Komunës Dollneni, Abdulla Bajramovski, si dhe myftiu i Prilepit, Mustafa Topallovski. Mysafirëve të ardhur nga jashtë, kryetari i Komunës në fund të koncertit dyorësh që ishte shfaq në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht, u shtroi drekë solemne.

4. Festimi i përbashkët i Kurban BajramitOH El Hilal me rastin e Kurban Bajramit në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve

Shqiptarë në Maqedoni përgatiti një projekt me titull “Festimi i përbashkët i Kurban Bajramit” dhe e dërgoi në Bursë.

Ky projekt ishte pranuar dhe miratuar nga partneri tradicional të El Hilalit. Qëllimi i këtij projekti ishte që të ripërtërihet organizimi i shënimit të përbashkët të festave fetare nga të gjitha etnikumet, ndërsa lokacioni ishte zgjedhur që të jetë Shtëpia e Jashar Beut në Shkup, e cila sot si monument kulture është adaptuar dhe restauruar në Muze të Lirisë.

Pikërisht Jashar Beu si një patriot i madh dhe bamirës, për çdo bajram, duke i grumbulluar fëmijët nga të gjitha etnikumet, organizonte një festë të përbashkët me curle dhe tupanë, duke ndarë dhurata të bajramit për të gjithë fëmijët, që do të thotë se qëllimi i këtij manifestimi ishte kthimi i kësaj tradite, theksimi i vlerave kulturore, si dhe fakti se bashkërisht do të krijohej kodi i dialogut ndëretnik dhe bashkëjetesë përmes festimit të përbashkët të Kurban Bajramit.

Kjo traditë ka filluar nga i njohuri Jashar Beu, përsëri u mbajt përpara shtëpisë së tij të dikurshme, që të mund të përkujtohen njerëzit se dikur janë ndihmuar, festuar dhe vepruar së bashku dhe me shekuj kanë ndarë të mirën dhe të keqen.

Manifestimi u mbajt në një binë të përgatitur me rastin e kësaj ngjarjeje dhe ishte vendosur përpara shtëpisë. Përpara publikut të shumtë, fjalë rasti mbajtën: Skender Asani, kryetar i SHHSH, Behixhudin Shehapi, kryetar i El Hilalit, Shefket Zekolli në emër të komunës Çair.

Duke pasur parasysh faktin se padronë të këtij manifestimi janë Qyteti Bursa, Komuna Çair, Shkup, OH El Hilal dhe SHHSH, në pankarta, pllakate dhe pano ishin vendosur të gjitha emrat dhe emblemat e subjekteve të lartpërmendura.

Gjatë kohës së këtij manifestimi ishte bërë një gjest human ndaj afër 200 fëmijëve nga të gjitha etnikumet, të cilëve iu dhanë dhurata, ndërsa dhurata ishin dërguar edhe në Qendrën për fëmijë pa prindër. Manifestimi ishte pasuruar me prezantimet e mrekullueshme të SHKA-ve, që me elementet folklorike të shqiptarëve, maqedonasve, turqve, boshnjakëve dhe romëve, shfaqën muzikë të pasur për të gjitha etnikumet, me qëllim të shënimit të përbashkët të praktikës ceremoniale festive dhe kthimit të traditës së bashkëjetesës përmes ciklit festiv.

Mysafirët e pranishëm ishin nderuar me simbolin tradicional të Kurban Bajramit, bakllava, e cila me këtë rast në përputhje me projektin ishin përgatitur në gjithsej 15 tepsi të mëdha.

17

Page 18: Raporti Vjetorë 2010

Organizatorët paralajmëruan se ky solemnitet tradicionalisht do të mbahet për çdo vit gjatë Kurban Bajramit.

5. Organizimi i manifestimit “Mbrëmja e falënderimit”Para pesë vjetësh OH El Hilali filloi me organizimin e ngjarjes përkatëse me titull “Mbrëmja e

falënderimit”, me qëllim që nga fundi i vitit raportues në një vend të grumbullohen të gjithë aktivistët e organizatës që kanë marrë pjesë në realizimin e programit të El Hilalit, si dhe donatorët që kanë dhënë kontribut për realizim të suksesshëm të këtyre aktiviteteve. Për faktin se një aktivitet i rëndësishëm programor paraqet ndarja e bursave studentore, me ç’rast roli i donatorëve vjen në shprehje të plotë, me këtë rast u ftuan të gjithë studentët që kishin fituar bursat e El Hilalit, për të marrë këstin e parë të bursave që njëherësh është një komponent i rëndësishëm i këtij manifestimi.

Në vitin raportues 2010, rastësisht ky manifestim u organizua dy herë, edhe atë në fillim të vitit, më 6 janar, ku ishin të pranishëm studentët bursistë nga viti akademik 2009/10, si dhe më 30 dhjetor, përkatësisht në fund të vitit, kur i morën bursat e vitit akademik 2010/11.

Në solemnitetin e parë të organizuar në Hotel Ston Brixh në Shkup, përveç aktivistëve, studentëve dhe donatorëve ishin ftuar dhe merrnin pjesë personalitete të shquara si bie fjala kryetari i Çairit, Izet Mexhiti me bashkëpunëtorët e tij; rektori i Universitetit Ballkanik, Huner Shenxhan; prorektori i këtij universiteti njëherësh edhe kryetar nderi i El Hilalit, Abdurauf Pruthi; njëri nga drejtorët ekzekutiv të MCMS, z. Aleksandar Krzhallovski; drejtori i TIKA-s për Maqedoni; përfaqësues dhe udhëheqës të organizatave joqeveritare MATUSITEB; Forumi Rinor Islam; Merhamet; përfaqësues të Bashkësisë Evropiane dhe OSBE; përfaqësues të Ambasadës turke.

Duke i përshëndetur mysafirët, kryetari i OH El Hilal bëri një retrospektivë të aktiviteteve në vitin 2009, duke treguar me video-bim aktivitetet dhe njëherësh iu falënderua të gjithëve që kontribuuan këto aktivitete të jenë të suksesshme.

Pesë donatorëve u është ndarë nga një falënderim si psh.: Komunës Çair, ARB Komercit, Tetovë; Këmbimores nga Gostivari etj. Në fund të manifestimit, studentëve u janë ndarë bursat dhe për të gjithë të pranishmit ishte organizuar një koktej.

Në organizimin e mbrëmjes së dytë të falënderimit, kur iu dhanë bursat gjithsej 60 studentëve për vitin akademik 2010/11, kontribut të madh në organizim kishin donatorët e përhershëm të El Hilalit, kompanitë afariste ARB Komerc dhe Dauti Komerc, ato siguruan një pjesë të madhe të botimit enciklopedik në gjuhën shqipe FAKTOPEDIA, që bashkë me dhuratat e tjera në mbrëmjen e falënderimit iu ndanë studentëve në restorantin EMKA në Tetovë, ku në të vërtetë edhe u mbajt ky manifestim. Përveç studentëve dhe donatorëve ishin të pranishëm udhëheqësit e një numri mjaft të madh të degëve të El Hilalit, të mjeteve të informimit publik, të cilët informuan opinionin për këtë sukses të madh të El Hilalit në drejtim të arsimimit të studentëve të rinj të talentuar, që rrjedhin kryesisht nga familjet ekonomikisht të rrezikuara.

6. Realizimi i aktivitetit kulturor fetar – Distribuimi i Kur’anëve me CDNë këtë vit raportues ishte realizuar një aktivitet interesant dhe unikal kulturor fetar me

ndarjen e 1000 Kur’ani Kerimëve me imitim të kaligrafisë osmane, bashkë me to edhe CD-të me lexim të bukur dhe estetik të Kur’anit nga hafëzët e njohur turk.

18

Page 19: Raporti Vjetorë 2010

Projekti është realizuar me filialin e IGMG-së në qytetin Berlin, Gjermani, që këto libra të shenjtë i siguruan në një shtypshkronjë të specializuar në Gjermani. Procedura për marrjen e ndihmës është realizuar në bashkëpunim me degën e El Hilalit në Dibër, e cila bashkëpunonte me Myftininë e BI të Dibrës dhe mbulonin dimensionin fetar të këtij aktiviteti.

Pas marrjes së librave dhe CD-ve është bërë plani për distribuimin e tyre nëpër degët e El Hilalit, tek anëtarët e kuvendit, anëtarët e kryesisë dhe të donatorëve të përhershëm të El Hilalit, ndërsa një pjesë e madhe e këtij kontingjenti është dorëzuar në degën e Dibrës, përkatësisht të Myftinisë së BI në Dibër, të cilët morën obligimin që t’i shpërndajnë këto libra të Kur’anit në institucionet arsimore dhe në një numër të caktuar xhamish.

Qëllimi i këtij projekti para së gjithash ishte që të kultivohet kaligrafia tradicionale, përkatësisht leximi i Kur’anit që me shekuj është i pranishëm në këto hapësira, si dhe në ndarjen e tyre si dhurata donatorëve, bursistëve, mysafirëve dhe udhëheqësve të El Hilalit.

IV. PRANIA NË TUBIME TË NDRYSHME, VIZITAT E REALIZUARA DHE BASHKËPUNIMI ME OJQ

1. Qëndrimi i delegacionit të El Hilalit në Gjermani dhe ZvicërNga 1 deri 5 Shtator 2010 delegacioni i El Hilalit i udhëhequr nga kryetari i El Hilalit,

Behixhudin Shehapi, i shoqëruar nga kryetari i degës në Gazi Babë, Ali Sadiku dhe kryetari i degës në Saraj, Xhemali Xhika, qëndruan për një vizitë të shkurtër pune në Gjermani dhe Zvicër.

Kjo vizitë që realizohej në pajtim me përcaktimet programore të El Hilalit dhe vendimit të Kryesisë kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit me partnerët e përhershëm të El Hilalit, IGMG, EMU dhe Diasporën myslimane nga Maqedonia.

Delegacioni realizoi takime në Dyseldorf, ku në Qendrën Islamike Shqiptare mbajti një tribunë, në të cilën u prezantuan të gjitha aktivitetet e El Hilalit dhe programi deri në fund të vitit. U vizituan edhe qendrat në Duisburg dhe Esen, ku u mbajtën takime mjaft konstruktive.

Kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi, bashkë me kryetarin e Qendrës Islamike Shqiptare në Dyseldorf, Musa Ferati, vizitoi edhe selinë e IGMG në Këln, ku ishin ftuar të marrin pjesë në një iftar të përbashkët me të gjitha organizatat joqeveritare të turqve dhe myslimanëve të tjerë në Gjermani. Duke pasur parasysh faktin se z. Ferati nga Dyseldorfi është anëtar i Unionit të xhamive shqiptare në Gjermani, në këtë iftar pjesëmarrja ishte e përbashkët, ndërsa mysafirëve të lartë, mes të cilëve edhe përfaqësuesit konsullorë, iu drejtua kryetari i El Hilalit, duke i përshëndetur në emër të të gjithë humanistëve dhe anëtarëve të OJQ në Maqedoni. Ky iftar solemn ishte një rast i mirë që kryetari të shkëmbejë shumë mendime dhe të hapë perspektiva të reja të aktiviteteve, sidomos me organizatën më ndikuese të turqve në perëndim IGMG.

Gjatë qëndrimit të delegacionit në Zvicër u vizitua Qendra Islamike Shqiptare, me të cilën El Hilali ka bashkëpunim të vazhdueshëm, sidomos në projektet për zvogëlimin e varfërisë dhe për përkrahjen e studentëve. Në Zvicër qëndruan kryetari i El Hilalit bashkë me Ali Sadikun, të cilët mbajtën ligjërata në katër qendra shqiptare: Vill, Regensdorf, Rintentur dhe Shvarcenbah.

Tribuna kryesore u mbajt në Vill, ku merrnin pjesë edhe autoritetet lokale të këtij qyteti, ndërsa nikoqirët në krye me imamin Bekim Alimi, manifestuan një mikpritje të nivelit të lartë.

19

Page 20: Raporti Vjetorë 2010

2. Vizita e parë e delegacionit të El Hilalit në ShqipëriMe rastin e dërgimit të ndihmës humanitare për popullatën e pësuar nga përmbytjet në R.

të Shqipërisë, përkatësisht në Shkodër, më 26 janar të këtij viti raportues, qëndroi delegacioni në përbërje: Miqail Osmani, nënkryetar; Irfan Isaku, anëtar i kryesisë; Ali Sadiku, kryetar i degës Gazi Babë dhe Musa Lata nga dega e Dibrës, të cilëve u bëri shoqëri edhe aktivisti i El Hilalit nga Struga, gazetari Mehmet Latifi.

Me rastin e dërgimit të ndihmës humanitare për popullatën e goditur, qëllimi i vizitës së tyre ishte që të dorëzohet ndihma humanitare e grumbulluar nga El Hilali kësaj popullate të goditur nga vërshimet në qytetin e Shkodrës. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, delegacioni realizoi takime me këta persona: Magit Cungu, prefekt i Shkodrës, Ridvan Trashani – nënkryetar i Komunës Shkodër, Arben ef. Halluni – zëvendës i myftiut në Shkodër, Admir ef. Smaili – myfti i Malësisë së Madhe.

Ata iu falënderuan udhëheqësve të El Hilalit dhe të gjithë njerëzve me zemër të mirë në Maqedoni për ndihmën e grumbulluar dhe të dërguar, gjithsej në pesë kontingjente. Delegacioni e dorëzoi ndihmën sipas marrëveshjes paraprake Ambasadës së R. të Shqipërisë në Shkup, në depon e shtabit emergjent të këtij qyteti.

3. Vizita e dytë e delegacionit të El Hilalit në ShqipëriPas paraqitjes së sërishme të vërshimeve të mëdha në qytetin Shkodër të Shqipërisë nga

fundi i këtij viti raportues, vërshime këto që ishin mjaft me dëme për popullatën e atjeshme, OH El Hilal menjëherë dërgoi një delegacion në Shqipëri për monitorimin e gjendjes dhe për nevojën e përcaktimit të vëllimit të aksionit për ndihmë.

Delegacioni i përbërë nga: Miqail ef. Osmani - nënkryetar i El Hilalit, Ali Sadiku – dega Gazi Babë, Musa Lata – dega Dibër dhe Ferdi Asani qëndruan në këtë qytet dhe realizuan takime me Myftiun e Shkodrës imamin Muhamed ef. Sitari, i cili bëri një mikpritje të ngrohtë. Pas bisedave të gjata me Myftiun dhe informimit për dëmet në këtë qytet, delegacioni i El Hilalit u takua edhe me autoritetet e tjerë të qytetit, pas të cilave takime kishte një pasqyrë të qartë për nevojat e popullatës. Në parim, gjatë kësaj vizite është vendosur që të vazhdojnë kontaktet me Myftininë e Shkodrës dhe në kohë sa më të shkurtër të dërgohet ndihma në radhë të parë në ushqim të kafshëve, si dhe tepihëve për xhamitë e vërshuara.

Pas kthimit në Maqedoni, El Hilali menjëherë shpalli Javën e solidaritetit për qytetin e Shkodrës.

4. Vizita në qytetin Bursa, R. e TurqisëMe ftesë të prefektit të Bursës, z. Rexhep Alltepe, kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi

ishte ftuar që të marrë pjesë në një tribunë shkencore në organizim të këtij qyteti. Gjatë këtij qëndrimi ishin realizuar takime mjaft përmbajtjesore në qytetin Bursa, përkatësisht me prefektin dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe me Komunën Osmangazi, me prefektin e së cilës është kontraktuar organizimi i manifestimit tradicional “Synetimi i fëmjëve”.

Kryetari i El Hilalit duke e shfrytëzuar këtë qëndrim, dorëzoi projektin e sivjetmë për po atë manifestim, kurse ishte biseduar për aktivitetet e tjera të mundshme mes El Hilalit dhe Qytetit Bursa.

20

Page 21: Raporti Vjetorë 2010

5. Vizita e prof. Berger nga Holanda në selinë e El HilalitNë selinë e OH El Hilal kryetari i El Hilalit e pranoi dhe realizoi një takim mjaft të

rëndësishëm me prof. dr. Mauritz Berger – ligjërues dhe dekan i fakultetit për orientalistikë pranë Universitetit “Lejden”, Holandë.

Ky ekspert dhe njohës i çështjeve islame në Mbretërinë holandeze tregoi një interesim të madh për punën e El Hilalit dhe ofroi mundësi të mira për bashkëpunim në planin e arsimimit të studentëve bursistë të El Hilalit. Në këtë takim ku merrnin pjesë edhe bashkëpunëtorët e tjerë të El Hilalit ishte vendosur që të mbahen kontaktet mes El Hilalit dhe autoritetet në Holandë, kontakte këto që mund të rezultojnë me zhvillimin e jetës multikulturore dhe multikonfesionale në Maqedoni dhe në Evropë.

Ky punëtor i shquar shkencor nga Holanda gjatë vizitës së vet në Maqedoni ka pasur edhe takime të tjera me autoritetet e këtushme nga bashkësitë fetare dhe sektori i OJQ-ve, me të cilat organizoi një mbrëmje të përbashkët në Ambasadën holandeze, në të cilën ishte ftuar edhe kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi.

6. Vizitat e tjera në këtë vit raportuesGjatë këtij viti raportues u realizuan këto vizita:- Vizita në Komunën Studeniçan dhe bisedë me kryetarin Fatih Iseni. Kjo vizitë kishte

karakterin e përgëzimit për zgjedhjen e kryetarit dhe shprehjen e gatishmërisë për vazhdimin e aktiviteteve humanitare me këtë komunë.

- Vizita në Komunën Saraj dhe takim me kryetarin Blerim Bexheti. Edhe kjo vizitë te kryetari i sapo zgjedhur kishte karakterin e përgëzimit, por njëherësh edhe të gatishmërisë për mbajtjen e kontakteve në drejtim të përforcimit të këtyre aktiviteteve.

- Vizita kryetarit të sapozgjedhur të FRI në zyrat e El Hilalit. Selinë e El Hilalit në këtë vit raportues e vizitoi edhe kryetari i sapozgjedhur i FRI, Sali Shasivari, i cili theksoi se bashkëpunimi i deritashëm i suksesshëm mes këtyre dy OJQ-ve më të mëdha në Maqedoni në të gjitha sferat e sektorit civil, do të vazhdojë edhe më tej.

- Vizitë në Ambasadën e R. të Shqipërisë dhe takimi i sekretarit Shpëtim Lika, me të cilin u zhvilluan bisedime rreth dërgimit të ndihmës për popullatën e pësuar në R. të Shqipërisë.

- Prani në shqyrtimin publik në parlament rreth ligjit kundër diskriminimit.- Prani në manifestimin e Forumit Rinor Islam me titull “Kampanja për Pejgamberin” me

rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., me ç’rast ishte organizuar edhe ekspozita e artistëve të vegjël figurativë, e cila ishte hapur nga ana e kryetarit të El Hilalit, Behixhudin Shehapi.

- Pjesëmarrje në shënimin e 10-vjetorit të ofisit të Bashkimit Evropian në Shkup.- Pjesëmarrje në Forumin Humanitar Botëror, të mbajtur në Shkup në organizim të disa

OJQ-ve botërore nga proviniencia islame dhe jomyslimane, si psh. Relev Islamik etj. - Pjesëmarrje në debatin publik të UJQ për procesin e Euro-Integrimeve në Maqedoni.- Pjesëmarrje në evenimentin “Dita e Evropës” me ftesë të ambasadorit Ervan Fuere.- Pjesëmarrje në Qendrën Euro Info – prezantimi i komponentit IPA numër 4, ku merrnin

pjesë projekt-menaxherët e El Hilalit.- Pjesëmarrje në Iftarin e Ramazanit nga ana e Universitetit FON me ftesë të menaxherëve

të këtij Universiteti.

21

Page 22: Raporti Vjetorë 2010

- Pjesëmarrje në hapjen solemne të xhamisë në Reçicë të Vogël dhe prani në iftarin e kompanisë Ekolog, pronari i së cilës është donator i kësaj xhamie.

V. BASHKËPUNIMI ME SEKTORIN E OJQ-së1. Pjesëmarrje aktive e këshillit koordinativ për Xhaminë Burmali në Shkup

Ky vit raportues është i treti vit që kur El Hilali merr pjesë në mënyrë aktive në punën e këshillit koordinativ për rindërtimin e Xhamisë Burmali në sheshin Makedonija.

Këshilli koordinativ i përbërë nga 10 anëtarë gjatë vitit 2010 mbajti një sërë mbledhjesh, përmes të cilëve dha kontribut të madh për mbajtjen e aktualitetit të kësaj problematike dhe sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për këtë monument të rëndësishëm të kulturës islame që deri në vitin 1925 ishte një nga simbolet e Shkupit.

Këshilli mbeti parimor dhe konsekuent në kërkesat e veta që trualli, lokacioni në të cilën dikur ishte Xhamia Burmali t’i kthehet pronarit BFI-së dhe të gjitha objektet nga projekti 2014 që janë paraparë të ndërtohen në atë vend të tërhiqen nga agjenda e Qeverisë së RM.

Këshilli koordinativ mori vendim që të botohet broshurë për Xhaminë Burmali, ku do ta paraqesë zhvillimin e saj historik, si dhe aktivitetet e këshillit për rindërtimin e saj.

2. Pjesëmarrje në Lidhjen Maqedonia pa diskriminimSi njëra nga themeluesit e Lidhjes MPD, lidhje kjo që punon për mbrojtjen e të drejtave të

njeriut dhe anti-diskriminimit në Maqedoni, El Hilali merrte pjese në më shumë mbledhje të kësaj Lidhjeje, ku trajtohej problematika për sjelljen e ligjit për anti-diskriminim në Shkup.

3. Bashkëpunimi me MCMS dhe aktivitetet me Platformën Qytetare në MaqedoniEl Hilali edhe në këtë vit raportues vazhdoi kontaktet e veta intensive me MCMS, me të

cilën ka një komunikim të pandërprerë që nga themelimi i saj. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Drejtues të MCMS, nga personalitetet e shquara në sektorin OJQ me rregull dhe në mënyrë aktive merrte pjesë edhe kryetari Behixhudin Shehapi, ndërsa aktivistët e El Hilalit morën pjesë në shumë stërvitje dhe seminare të organizuara nga MCMS për sektorin e OJQ-ve.

El Hilali po ashtu mori pjesë në të gjitha aktivitetet nga ana e PQM në Maqedoni, që është themeluar në vitin 2004, ndërsa anëtarësojnë gjithsej 34 OJQ në Maqedoni.

VI. PËRGATITJA E PROJEKTEVE DHE DORËZIMI I TYRE TE ORGANIZATAT PARTNERE DHE

INSTITUCIONET E TJERA El Hilali në vitin 2010 vazhdoi me metodologjinë e përcaktuar për aplikimin e projekteve dhe

dërgimit të tyre organizatave partnere dhe institucioneve të tjera, fidbeku i të cilëve në masë të madhe ishte pozitiv. Ishin pranuar këto projekte:

- Synetimi i fëmijëve – Komuna Osmangazi, Turqi- Muaji i Ashures – Komuna Bursa, Turqi- Sofrat e Ramazanit dhe paketat – IGMG dhe IHH, Holandë- Kurban Bajrami – mishi i kurbanit IGMG dhe IHH- Paketat e Ramazanit dhe ndihma për jetimët – Muslim Aid, Londër- Festimi i përbashkët i Kurban Bajramit – Bursa, Turqi

22

Page 23: Raporti Vjetorë 2010

- Përforcimi institucional i El Hilalit – Komuna Çair- Bursat studentore – Diaspora Shqiptare dhe Kompania ARB Komerc Para se të dërgohej projekti në qytetin Bursa, Turqi, për festimin e përbashkët të Kurban

Bajramit si vazhdimësi e traditës së Jashar Beut të njohur në Shkup, projekti ishte dorëzuar edhe në Ambasadën Amerikane, përkatësisht pas shpalljes për pjesëmarrje me projekte në kuadër të programit të DEMKOM, prej nga ishte njoftuar gojarisht El Hilali se ky program është për fundin e vitit, ndërsa Kurban Bajrami ka një datë tjetër të shënimit.

Po ashtu në kuadër të projekteve për zhvillim të demokracisë dhe implementimit të Marrëveshjes së Ohrit ishte dorëzuar projekti në Sekretariatin e Qeverisë së R. të Maqedonisë për implementim të Marrëveshjes së Ohrit, projekt ky që ishte refuzuar.

VII. PROCEDURA GJYQËSORE DHE ZGJIDHJA E KONTESTEVEAnkimimi drejtuar El Hilalit për gjoja shkaktimit të dëmit ndaj një debitori që nga viti 1999

gjatë krizës humanitare me refugjatët nga Kosova, në këtë vit raportues mori një epilog pozitiv.Gjykata e Apelit në Gostivar vlerësoi pozitivisht kontestin në favor të El Hilalit dhe e ktheu

lëndën për herë të dytë për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Tetovë, gjykatë kjo e cila pa e shqyrtuar e dërgoi sërish në Gjykatën e Apelit, e cila tashmë nuk ka obligim që lëndën ta kthejë në Tetovë, vetëm që duhet ta shqiptojë vendimin e shkallës së dytë, me çka automatikisht do të zhbllokohej xhirollogaria e bllokuar një kohë të gjatë e El Hilalit.

Një kontest tjetër që po zgjat shumë vite me Myftininë e BI të Tetovës, si rezultat i konfliktit të njërit nga kryetarët e mëhershëm të degës, mori epilogun e vet, me çka ishte zgjidhur një problem maratonik me mjetet e robëruara në arkën e Bankës së Tetovës dhe makinave të terrenit të OH El Hilal. Delegacioni tre anëtarësh i Kryesisë së El Hilalit me dy përfaqësues të tjerë nga Dega e Tetovës finalizuan bisedimet me Myftininë në Tetovë dhe në fund në përputhje me rekomandimet e kryesisë, në Myftininë e BI-së nënshkruan aktin e ujdisë.

VIII. EL HILALI NË MEDIUMEBashkëpunimi i OH El Hilalit me mjetet e informimit publik edhe në vitin 2010

ishte në nivel solid. Ky bashkëpunim më së shumti erdhi në shprehje gjatë realizimit të aktiviteteve programore për projektet: Ramazani, Kurban Bajrami dhe Synetimi, si dhe ndarja e bursave studentore.

Të gjitha mjetet elektronike dhe të shtypura më shumë apo më pak informonin për aktivitetet e El Hilalit, që në masë të madhe kontribuoi për zhvillimin e vetëdijes për humanitet dhe solidaritet. El Hilali kohë pas kohe prezantohej në mediumet e shtypura me publikime të paguara: si për shembull Konkursi dhe rezultatet me rastin e projektit “Bursat studentore”, si dhe publikimet për aktivitet të përbashkët me organizatat e tjera ku shifet edhe korektësia e mediave të shkruara si LAJM dhe ZAMAN. Gjtithashtu gjatë këtij viti janë realizuar edhe tre intrervista me Televizionin Alsat-M.

IX. PUNA E ORGANEVE TË EL HILALIT 1. Komisioni mbikëqyrës

23

Page 24: Raporti Vjetorë 2010

Komisioni mbikëqyrës që është statutar dhe bën kontrollimin e zbatimit me nikoqirllëk dhe shpërndarjen e drejtë të mjeteve dhe të ardhurave të organizatës gjatë vitit, mbledhjen e vet e thirri si zakonisht para mbajtjes së kuvendit vjetor. Për shkak të mungesës së arsyeshme të kryetarit të Komisionit Durim Luma, me mbledhjen udhëhiqte anëtari Asim Bajrami. Në praninë e kontabilistit dhe kryetarit të organizatës, i cili sipas nevojës ftohej kohë pas kohe për sqarime, është shqyrtuar dhe analizuar puna financiare dhe është përgatitur procesverbali nga mbledhja.

2. Kuvendi Organi më i lartë i El Hilalit, Kuvendi, në vitin 2010 u mblodh një herë edhe atë në

muajin qershor. Kryetari i organizatës e kishte konvokuar mbledhjen e kuvendit në kohën e mbajtjes pas mbajtjes së konferencës njëditore në Hotel Stone Bridge, Skopje, ku u mbajt edhe Kuvendi vjetor.

Në mbledhjen e Kuvendit ishin shqyrtuar raportet vjetore financiare dhe narrative të El Hilalit dhe ishte miratuar programi vjetor për punën në vitin 2010. Nga gjithsej 45 anëtarë të kuvendit ishin 35 prezent anëtarë. Kuvedni gjithashtu solli disa përfundime në lidhje me hapjen e organizatës se re të BI-së edhe atë me emrin “HILAL”.

3. Kryesia QendroreMë 2009 janë mbajtur 5 mbledhje të Kryesisë Qendrore të El Hilalit edhe atë në:

qershor, shtator, tetor dhe dhjetor.Në këto mbledhje ku anëtarët ishin informuar për të gjitha aktivitetet dhe silleshin

vendime për realizimin e programit të El Hilalit, ku mesatarisht merrnin pjesë 11 anëtarë nga gjithsej 15.

Katër mbledhje të kryesisë ishin mbajtur në selinë e OH El Hilal, ndërsa mbledhja e fundit në dhjetor ishte mbajtur në Tetovë, para fillimit të manifestimit “Darka e Falënderimit”. Kryesia solli vendin për formimin e një Trupi punues për shënimin e 20 vjetorit gjegjësisht Jubileut të OH El Hilal.

4. Puna e degëveNga gjithsej 16 degë ë shpërndarë në mbarë territorin e Maqedonisë, edhe në këtë vit

raportues më aktive ishin degët në Çair, Gostivar, Tetovë, Saraj, Gazi Babë, Kumanovë, Dibër dhe Strugë por edhe të tjerat Prilepi, Kërçova, Manastiri, Resnja, Ohri, Radovishi, Karshiaka dhe Velesi ishin të gatshme që t’i kryejnë obligimet e parashtruara nga KQ, përkatësisht të distribuojnë ndihmë humanitare të dedikuar për rastet sociale.

Disa vështirësi në relacionin KQ – Degë ose Degë – Degë ishin tejkaluar me vendimet e urta dhe pragmatike të sjellë në Kryesi, ku gjendeshin zgjidhje për kapërcimin e problemeve. Gjatë vitit 2009, kryetari i organizatës bashkë me bashkëpunëtorët më të afërt vizitoi degët në Çair, Saraj, Gazi Babë, Karshiakë, Tetovë, Kumanovë, Manastir, Gostivar dhe Kërçovë, ku ishin observuar aktivitetet dhe ishte bërë kontrolli mbi punën e degëve. Raport vjetor për punën e tyre, me kërkesë të KQ, dorëzuan vetëm degët në: Gostivar, Çair, Gazi Babë, Saraj, Kumanovë,Veles dhe Tetovë, prej nga janë transferuar edhe disa aktivitete edhe në tekstin e raportit të sivjetmë për punën e OH El Hilal.

24

Page 25: Raporti Vjetorë 2010

25