40
1 RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMIN E STUDIMIT MASTER I SHKENCAVE NË “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE” TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “KRISTAL” Eksperti: Dr. Gafur MUKA Korrik 2012

RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

I

GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

PËR PROGRAMIN E STUDIMIT

MASTER I SHKENCAVE NË “MARRËDHËNIE

NDËRKOMBËTARE”

TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE

“KRISTAL”

Eksperti: Dr. Gafur MUKA

Korrik 2012

Page 2: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

2

Tabela e lëndës

Tabela e lëndës ..................................................................................................................................... 2

Hyrje..................................................................................................................................................... 6

Përbërja e GVJ ....................................................................................................................................... 6

Parimet e Punës së GVJ .......................................................................................................................... 7

Të dhëna për programin e studimit MP Marrdhënie Ndërkombëtare........................................................ 7

a) Të dhëna të përgjithshme për Universitetin Jo Publik Kristal.............................................. 7

b) Të dhëna për programin e studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare .............................. 8

Programi i studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare mbulohet nga Departamenti i Shkencave

Sociale pjesë e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale........................................................... 8

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE............................................................................................. 10

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij. ................................................................................................................................................... 10

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit..................................................................................................................................... 11

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

....................................................................................................................................................... 12

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve. .............. 13

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare. ............. 13

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

....................................................................................................................................................... 14

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e

tregut të punës. ............................................................................................................................. 15

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës. ................... 15

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe

interesave kombëtare.................................................................................................................... 16

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese

për ecurinë e programeve të studimeve. ...................................................................................... 16

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve

të mësimdhënies dhe të të nxënit. ................................................................................................ 17

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë

në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar. ............................................................................................................... 18

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e

cilësor, për vlerësimin e brendshëm. ............................................................................................ 19

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT BËHET NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E

PROGRAMEVE TË STUDIMEVE. ............................................................................................................. 19

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen

për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve. ..................................................... 19

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për

përmbushjen e misionit të tij. ........................................................................................................ 19

Page 3: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

3

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin

e programeve të studimeve. ......................................................................................................... 21

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të

zhvillimit të institucionit. ................................................................................................................. 21

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që

ofron. ............................................................................................................................................. 22

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e

studimeve. ..................................................................................................................................... 22

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve

të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. ................................... 23

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve

të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi. .......................................................................... 23

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të

situatës financiare. ........................................................................................................................ 24

III - PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA PERSONELI AKADEMIK, PERSONELI

NDIHMËS MËSIMORSHKENCOR DHE PERSONELI ADMINISTRATIV........................................................... 24

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe

vlerësimin e personelit. ................................................................................................................. 24

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat

e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. ........................................................... 26

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në

kuadër të programit të studimeve. ................................................................................................ 27

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një

personel akademik të kualifikuar. ................................................................................................. 27

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për

tezën. ............................................................................................................................................. 27

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në

përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të

përgatitet teza................................................................................................................................ 28

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

për përmbushjen e misionit të tij. .................................................................................................. 28

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore

e nënligjore në fuqi. ....................................................................................................................... 28

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. ......................... 29

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të

personelit të tij. .............................................................................................................................. 29

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-

shkencore të personelit akademik të tij. ....................................................................................... 30

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE .......................................................................... 30

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. .................................................................. 30

Page 4: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

4

Standardi IV. 2 - Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të

programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. ............................................... 31

Standardi IV. 3 - Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë,

disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit

të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. ............................................... 31

Standardi IV. 4 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të

studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe

programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë................................................................ 32

Standardi IV. 5 - Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në

lidhje me programet e studimeve.................................................................................................. 32

Standardi IV. 6 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. ........ 32

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË

TJERA INFORMACIONI.......................................................................................................................... 33

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. ............................. 33

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe

mjedise të përshtatshme mësimore. ............................................................................................. 33

Standardi V. 3 - Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të

huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. ....................................................................... 34

VI - INSTITUCIONI KA DHE MENAXHON BURIMET FINANCIARE ............................................................... 34

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

....................................................................................................................................................... 34

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME .......... 35

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të

vet. ................................................................................................................................................. 35

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe

jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. .............................................................. 35

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË ........................................................................... 36

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve. ..................................................................................................................................... 36

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit ..................................................................... 37

Page 5: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

5

SHKURTIME

UJPK Universiteti jo publik Kristal

FDSHS Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale

APAAL Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë

MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës

SWOT (Strength, Weakness, Opportunities, Threats)

Pikat e Forta, Pikat e Dobëta, Oportunitet dhe Kërcënimet)

GVB Grupi i Vlerësimit të Brendshëm

RVB Raporti i Vlerësimit të Brendshëm

GVJ Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

RVJ Raporti i Vlerësimit të Jashtëm

Page 6: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

6

Hyrje

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) u kontraktua nga Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë për

të bërë vlerësimin e jashtëm programor të Universitetit Jo Publik Kristal në programin e studimeve

Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm është të japë një

mendim të pavarur për shkallën në të cilën institucioni në fjalë është i përgatitur dhe i angazhuar

të përmbushë me efektivitet dhe përgjegjshmëri kërkesat dhe standardet akademike të diplomave

që do të lëshojë. Për të arritur në këtë gjykim, GVJ u mbështet në shqyrtimin e Raportit të

Vlerësimit të Brendshëm, në dokumentacionin bazë mbi të cilin ngrihet veprimtaria e UJPK

(statuti, rregullorja, etj), dosjet e programeve të studimit, tre regjistrat bazë të përcaktuar nga

udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), dokumentacioni i zyrës së burimeve

njerëzore, etj. Po ashtu, GVJ pati mundësinë të bisedojë me rektorin, drejtuesit dhe anëtarët e

trupave kolegjiale, stafin akademik, studentët, punonjësit e sekretarisë mësimore etj. Vizita u bënë

në mjediset e universitetit, përfshirë bibliotekën, sallat e kompjuterëve dhe laboratorët .

Vlerësimi i programit të studimit u fokusua në analizën e tij, në shqyrtimin e sillabuseve: vendosjen

e objektivave të të mësuarit, kompetencat që synohen të fitohen, rrugët nëpërmjet të cilave fitohen

(metodat e mësimdhënies), literaturën bazë dhe atë shtesë, mënyrat e vlerësimit të dijeve,

përcaktimin e krediteve, kompetencën e stafit pedagogjik, etj.

Universiteti Jo Publik Kristal me strukturat dhe infrastrukturën mësimore siguron një lidhje të mirë

midis mësimdhënies dhe kërkimit, çka është edhe një ndër kërkesat bazë që duhet të përmbushin

institucionet që ofrojnë programe mësimore të të dy cikleve e që synojnë të angazhohen edhe në

ciklin e tretë.

Përbërja e GVJ

1. Z. Gafur Muka

Page 7: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

7

Parimet e Punës së GVJ

Burimi i parë i informacionit për grupin e punës ishte Raporti i Vetëvlerësimit të brendshëm, i

hartuar në 3 mujorin e parë të vitit 2012 nga vetë institucioni. Ky raport jep një informacion të

detajuar të sistemeve dhe mekanizmave që ka ngritur UJPK për të përmbushur objektivat e veta

si dhe për të rritur efektivitetin e procedurave të tij për menaxhimin e cilësisë dhe standardeve.

Universiteti, po ashtu, vuri në dispozicion të vlerësuesve një numër dokumentesh shtesë si dhe u

administruan Rezultatet e Pyetësorëve të studentëve.

Për realizimin e këtij vlerësimi, GVJ u mbështet kryesisht tek kërkesat e parashkruara nga Ligji Nr.

9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimi Nr.

15, datë 4.4. 2008 “Për organizmin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë,

Udhëzimi Nr. 30, datë 26.09. datë 28.07.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe

dokumentacioni që duhet të paraqesë subjekti juridik për hapjen e një institucioni privat të arsimit

të lartë ose programeve të studimit, në ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve si dhe

programeve të studimeve “Master Shkencorl”. Të gjitha këto materiale u vunë në dispozicion nga

APAAL.

Në takimin e parë të tij pasi ishte njohur në mënyrë individuale me këto materiale, ekipi diskutoi

gjerësisht mbi Raportin e Vetëvlerësimit, shqyrtoi strukturimin e tij sipa standarteve të kërkuara,

kërkoi shpjegime mbi aspekte të vecanta dhe dokumentacion plotësues në mbështetje te

vlerësimeve te bëra, drejtoi pyetje për sqarime lidhur me formulime të caktuara vlerësuese dhe, i

ndihmuar nga stafi i APAAL, hartoi një program takimesh që do të realizoheshin gjatë vizitave në

Universitetin Jopublik Kristal.

GVJ e vizitoi Universitetin në mënyrë të organizuar në muajin Korrik 2012. Anëtari i grupit z.

G.Muka ka pasur mundësinë të vizitojë njësitë e ndryshme të universitetit edhe në mënyrë

individuale.

GVJ zhvilloi diskutime me rektorin, dekanët, stafin akademik te departamenteve si dhe me

pedagogë të veçantë. GVJ u ndal në detaje të funksionit të sekretarisë mësimore të Universitetit si

dhe kontaktoi me personat përgjegjes për tu informuar edhe më në hollësi mbi administrimin e

aktiviteteve të universitetit. Ekipi vizitoi me përparësi lehtësitë për studentët si sallat e internetit

dhe të kompjuterave, bibliotekën, mjediset e studimeve, Mencën etj. U zhvilluan bashkëbisedime

me një grup studentësh dhe u administrua një pyetësor (sipas modelit te APAAL). Informacioni

dhe të dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare, në

takimet e zhvilluara, si dhe në materialet e ndryshme që iu vunë në dispozicion GVJ-së sipas

kërkesave.

Të dhëna për programin e studimit MP Marrdhënie Ndërkombëtare

a) Të dhëna të përgjithshme për Universitetin Jo Publik Kristal

Universiteti është akredituar nga Këshilli i Akreditimit dhe Licensimit të MASH dhe ka organizuar

programet e studimit të ciklit të dytë (Urdhër i Ministrit Nr.455, datë 07.10.2010) në vitin akademik

2010-2011 në programet e mëposhtme:

1. E drejtë Civile

2. Marrëdhënie Ndërkombëtare

3. Inxhinieri Elektronike

4. Inxhinieri Informatike

Page 8: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

8

5. Inxhinieri e Teknologjive të Informacionit

6. Shendet Publik dhe Menaxhim Spitalor

Të gjitha programet janë hartuar sipas kërkesave të Bolonjës të organizuar në module dhe të

vlerësuara me kreditet ECTS.

- Programe studimi të ciklit të dytë me kohëzgjatje 2 vite akademike dhe 120 ECTS:

Strukturat, studentët dhe stafi:

Struktura akademike e UJPK përbëhet nga:

1. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale (FDSHS)

1. Departamenti i të Drejtës Publike (mbulon dhe disiplinën e të Drejtës Penale)

2. Departamenti i të Drejtës Private

3. Departamenti i Shkencave Sociale (mbulon dhe disiplinën e mësuesisë, shkencave të

komunikimit, marrdhënieve ndërkombëtare, gjuhës së huaj)

4. Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë

5. Qendra Kërkimore

Çdo fakultet ka jo më pak se 3 njësi bazë (departamente) duke plotësuar kështu kërkesat e ligjit.

Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Master Shkencor në Marrdhëniet

Ndërkombëtare të UJPK për vitin 2011-2012 është 9 dhe me kohë të pjesshme 10 të ndarë sipas

viteve: Viti i parë 9 me kohë të plotë, 4 me kohë të pjesshme

Viti i dytë 0 me kohë të plotë, 6 me kohë të pjesshme

b) Të dhëna për programin e studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare

Programi i studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare mbulohet nga Departamenti i Shkencave Sociale

pjesë e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.

Misioni i këtij departamenti, në kuadrin e UJPK është që të përgatisë specialistë dhe liderë të spikatur për

sektorin publik, privat dhe jofitimprurës që të jenë në gjendje të gjenerojnë ide për tu dhënë përgjigje dhe

zgjidhje sfidave aktuale e perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Kreditet që duhet të plotësohen për të përfunduar me sukses programin Master Shkencor janë 120 ECTS,

me kohëzgjatje 2 vjet.

Mundësitë për punësim mund të përmblidhen si vijon:

• I punësuar në administratën publike për të kontribuar ne fushën e marrdhënive me jashte

• I punësuar në kompani të ndryshme vendase për të orientuar bashkepunimin me firmat e rajonit

dhe më gjërë

• I punësuar në kompani të huaja për të realizuar një investim sa më efikas në vendin tonë dhe për

të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e bashkëpunimit

• I punësuar në organizata me orientim integrimin në nivel rajonal, mesdhetar e më gjërë

• I punësuar në institucione arsimore

Objektivat e programit të studimit janë “pajisja” e të diplomuarve të ciklit të dytë me

njohuri të shëndosha në:

• organizatat ndërkombëtare e rajonale;

Page 9: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

9

• gjykatat ndërkombëtaree europiane; • sistemet zgjedhore e parlamentare; • doktrinat ekonomike • nocione të politikave globale • cështja e Kosovës dhe Camërisë në Marrdhëniet Ndërkombëtare • proceset e integrimit rajonal e ndërrajonal • marrëdhëniet e Shqipërisë me bllokun lindor • politika e jashtme pas rënjes së komunizmit etj.

Për mbulimin e programeve të studimit në marrdhënie ndërkombëtarë departamenti përkatës ka

një staf prej 19 pedagogësh, nga të cilët 9 pedagogë me kohë të plotë dhe 10 me kohë të pjesshme. Të

gjithë pedagogët e angazhuar zotërojnë minimalisht gradën “Doktor në proces”.

Page 10: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

10

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programeve të studimit Master Profesional në mbështetur në Standardet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të Dytë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara në

module dhe të vlerësuara në kredite, sipas

Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Programi i studimit Msc është i organizuar në module me vlerësim në kredite sipas Sistemit

Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Kreditet që duhet të plotësohen për të përfunduar me sukses programin Master Shkencor janë 120 ECTS

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë

është 60 kredite;

Kohëzgjatja për programin është 2 vite, duke realizuar në këtë mënyrë 120 kredite ECTS.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e

institucionit;

Qëllimi dhe misioni i Universitetit Jo Publik Kristal është përgatitja e specialistëve të aftë edhe ne fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë duke zhvilluar programin e studimeve Msc në Marrdhëniet Ndërkombëtare. Sipas RVB hapja e këtij program është diktuar nga kërkesat në rritje të tregut për specialistë në fushën e Marrdhënieve Ndërkombëtare si rezultat i një procesi të pandalshëm integrues te Shqipërisë në BE dhe më gjërë. Programi i studimit Msc është në përputhje me qëllimet dhe misionin e UJPK

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Programi i studimit Msc premton përgatitjen e specialistëve për integrimin në tregun e punës në fushën e marrdhënieve

ndërkombëtare me fokusim në njohjen dhe plotësimin e kërkesave të tij. UJPK reflekton përvoja punësimi dhe është i angazhuar në pasurimin e mëtejshëm të tyre

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;

Në strategjinë e zhvillimit të vendit një rol të veçantë ka intensifikimi i marrdhënieve ndërkombëtare, aderimi ne organizata në nivel rajonal, mesdhetar, europian dhe global. Ky zhvillim merret në konsideratë në programin e studimit. I shqyrtuar si një proces kompleks ku bashkevëprojnë faktorë politikë, ekonomikë e shoqërorë ai konsiderohet prej programit të studimit si në pasqyrimin aktual ashtu edhe në organizimin fleksibël për tu përshtatur me

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 11: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

11

zhvillimet perspektive.

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë

vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Në frymën e programit të studimit Msc konstatohet mbështetja dhe inkurajimi i dëshirës për të studiuar, interesi për njohjen, analizën dhe prezantimin e kulturës kombëtare dhe fitimin e një kulture që lidhet me njohjen e terorisë dhe praktikës së marrdhënieve ndërkombëtare cfarë natyrsht përbën kontribut për ruajtjen dhe pasurimin e vlerave kulturore të kombit

Konkluzione:

Programi i studimit Msc është në përputhje me misionin dhe qëllimet e UJPK, ka për qëllim formimin e

të diplomuarve me baza të mira teorike dhe sens praktikimi të njohurive më të thelluara për të realizuar aktivitet akademik dhe kërkim shkencor duke u integruar në tregun e punës në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur

me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi i studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare është hartuar duke patur në vëmëndje arritjet e deritanishme në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare, angazhimin e institucioneve të tjera universitare brenda e jashtë vendit në këtë fushë, përvojën e tyre sa në mësimdhënje aq edhe në imazh, kërkesat e tregut të punës, evidentimin e kontigjentit të interesuar, sigurimin e plotërisë në formatimin e planit mësimor, evidentimin e mangesive nëpërmjet krahasimeve me përvojat e të tjerëve dhe konsultimit të vlerësimeve nga studentët, realizimin e punës në grup të personelit akademik, ndihmës e administrativ etj. I gjithë ky aktivitet gjen shprehje në realizimin përfundimtar të planit mësimor dhe syllabuseve, të cilat në tërësinë e tyre i gjejmë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional;

Plani dhe programet mësimore janë të tilla që synojnë paisjen e studentëve me njohuritë e domosdoshme teorike e shprehitë e nevojshme praktike në ushtrimin e profesionit në përputhje me kërkesat e tregut të punës në fushat e caktuara. Në to kompozohet si formimi kulturor ashtu edhe ai profesional. Përfshirja në kurrikula e lëndëve të tilla si Zhvillime Ekonomike Globale, Gjuhe e huaj (anglisht) Profesionale, Hyrje në Informatikë apo Diplomacia Ekonomike e Kulturore përvijojnë një nismë me interes për një formim sa më të gjërë kulturor dhe profesional të studentëve

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Në planin mësimor dhe syllabuset e lëndëve të Msc konstatohen formulimet për vazhdimësi në thellimin e njohurive të marra në ciklin bachelor me synim thellimin e njohurive të studentëve kryesisht në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor. Në RVB theksohet që njohuritë janë vazhdim i atyre të ciklit Bachelor dhe pretendohet

Page 12: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

12

që nuk ka përsëritje njohurish.

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë ( në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i

pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve;

UJPK ka përfshirë në strategjinë e tij edhe ciklin e studimeve të doktoraturës. Dukeqenëse akoma nuk është filluar me këtë cikël nuk mund të jepen vlerësime konkrete për perspektivën e tij. Sidoqoftë kurrikulat e Msc krijojnë projeksione të njehsueshme edhe për vazhdimin e këtij cikli

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master

Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Konkluzione:

Programi i studimit Msc është në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit dhe mbështetet në eksperiencat më të mira si të vendit ashtu edhe të huaja në përgatitjen e specialistëve në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare me mundësi punësimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit. UJPK dëshmon përvoja punësimi pasi kontigjent i tij janë edhe punonjës të cilët synojnë të ruajnë vendet e punës nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve

është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Programet e studimit, të miratuara dhe në proces zbatimi, u përgjigjen kërkesave të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (posaçërisht neneve 25, 26, 27, 28, 29 dhe 30 të këtij ligji), si dhe kërkesave të Udhëzimit të MASH Nr.15 datë 04.04.2008 (posaçërisht krerëve VII, VIII dhe IX të tij). Gjithashtu, gjykojmë se ato respektojnë standardet dhe kërkesat e Marrëveshjes së Bolonjës dhe reflektojnë zhvillimet dhe kërkesat aktuale e perspektive të tregut të punës në dimensione kombëtare, rajonale e ndërkombëtare.

Page 13: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

13

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është

në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Emërtimi i programit të studimeve Msc është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe

të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Konkluzione:

Programi i e studimeve Msc ofrohet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të

programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;

Programi i studimeve Msc i pais studentët me njohuritë e duhura për të kryer aktivitetin e tyre profesional në fushat e caktuara. Objektivat e vendosura në programet e lëndëve janë të realizueshme si nga përmbajtja ashtu edhe nga niveli i personelit akademik.

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve

nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Vlerësimi sasior i studentëve bëhet në bazë të krediteve ECTS. Procesi mësimor përbëhet nga leksionet, seminare detyra kursi, praktika dhe teza të parashikuara në programin mësimor. Forma e kontrollit të dijes bëhet përmes sistemit të vlerësimit me elemente të shumëfishtë.

Konkluzione:

Programi i studimeve Msc ofrohet në përshtatje me nivelin e studimeve, nëpërmjet formave të larmishme si të mësimdhënies ashtu edhe të kontrollit, duke i dhënë peshën e duhur kontrollit të vazhdueshëm.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në

përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane

Programi i studimeve Msc reflekton zhvillimet dhe kërkesat aktuale e perspektive të tregut të punës në dimensione kombëtare, rajonale e nderkombëtare dhe është hartuar mbi bazën e njohjes së përvojës së sistemit mësimor ekzistues në vendin tonë, sistemit mësimor të rajonit, sistemit mësimor europian e më gjërë. Lidhjet e dokumentuara në formën e marrveshjeve me një sërë universitetesh si UT, Universiteti i Shkodrës, Kolegji i Biznesit Prishtinë, Universiteti i Senës (Itali), Universiteti i Kretës (Greqi), Auburn University (Alabama), Clark Atlanta University etj mundësojnë mbartjen e praktikave më të mira të tyre. Përgatitja e kurrikulave është bërë me konsultimin dhe kontributin e stafit si me kohë të plotë, dhe atij me kohë të pjesshme, bazuar në përvojat e tyre të mëparshme.

Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;

Programi i studimeve Msc përmban të gjitha elementët mësimorë të programeve të universiteteve partnere me vecorinë e aplikimit në kushtet e vendit tonë dhe specifikat mësimdhënëse të trupës së tij akademike. Në startin e tij ai është ndërkombëtarisht konkurues në elementët përmbajtësorë. Mendojmë që problem përbën niveli i gjuhës së huaj (anglishtes) e cila edhe pse në

Page 14: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

14

syllabus është pretencioze, nuk arrin nivelin e duhur për atashim të drejtpërdrejtë të kontigjenteve në universitetet jashtë vendit.

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në

përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara. Kjo kontribon jo vetëm në “lexueshmërinë” e programeve të studimit, por edhe në mundësinë e transferimit të krediteve e niveleve të studimit për në dhe nga universitete të tjera në Europë e më gjerë.

Konkluzione: Programi i studimeve Msc ka dimensione ndërkombëtare. Kontribut të veçantë për këtë ka përputhja me sistemin mësimor të universiteteve partnere. Nga RVB dhe dokumentacioni i vënë në dispozicion të GVJ del qartë se Universiteti jo publik Kristal është i angazhuar në zhvillimin e një bashkepunimi të gjithanshëm me institucione te arsimit të lartë si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave më të mira në drejtim të formimit të studenteve dhe kërkimit shkencor në kuadrin e realizimit të misionit të tij institucional.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe

kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Në programin e studimeve Msc nëpërmjet kompozimit te planit mësimor dhe syllabuseve jepen njohuri që i aftësojnë studentët për të kuptuar cështjet teorike të problematikës së marrdhënieve ndërkombëtare si në dimensionin bazë (viti i parë, 60 kredite) ashtu edhe në dimension më të specializuar (viti i dyte 60 kredite). Praktika e vitit të dytë si dhe teza e diplomës me gjithsej 35 kredite krijojnë mundësinë jo vetëm për të kontrolluar “përtypjen” e materialit teorik por edhe për të vlerësuar “kuotën” e ngjitjes në aftësimin profesional e shkencor. Jemi të mendimit që të gjitha lëndët duhet të paisen në mënyrë sa më të plotë me ekspozimin e problematikave konkrete në seminare/ushtrime (pasi ato nuk na u vunë në dispozicion) dhe me shqyrtime konkrete të punimeve të pavarura të studentëve (kryesisht eseve) për të gjykuar mbi nivelin e tyre në kërkimin shkencor.

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Programi i studimeve Msc është hartuar në përputhje me profilin e UJPK dhe strategjinë e tij për zhvillim.

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në

punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Asistenca për kërkimet shkencore, mbështetja për pjesmarrje në takimet shkencore dhe stimulimi i publikimeve shkencore janë tre zëra që konsiderohen me përparësi në buxhetin e UJPK. Marrëveshjet e lidhura në kuadrin e bashkëpunimit universitar si dhe aktivitetet e zhvilluara evidentojnë një praktikë të mirë të angazhimit të personelit akademik në punën kërkimore shkencore për realizimin e programit.

Page 15: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

15

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik

të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Në personelin akademik të angazhuar në programin e studimeve Msc ka personalitete që kanë punuar në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare dhe kanë dhënë produkte mjaft të vlerësuara. Ky fakt si dhe kërkesat e institucionit në kontratat e punësimit të tyre premton që aktiviteti kërkimor i personelit të jetë vazhdimisht nën “trysninë” e rritjes së tij në dobi të realizimit të programit të studimeve.

Konkluzione:

Mbështetja e procesit mësimor nga një veprimtari kërkimore në rritje kontribon në rritjen e cilësisë së përgatitjes së studenteve dhe në zhvillimin e kapaciteteve të tyre krijuese. Vlerësojmë që duhet punuar më mirë në inkurajimin e studentëve për tiu bashkangjitur aktivitetit kërkimor të personelit akademik pasi ata janë në fillimin e rrugës së tyre.

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Konkluzione:

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin

parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Programi i studimeve Msc merr parasysh zhvillimet aktuale të përpjekjeve integruese të vendit tonë si dhe perspektivat e integrimit në rajon, Europë dhe më gjërë

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave

të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Sa i përket ndërmarrjes së studimeve lidhur me tregun e punës në RVB theksohet që institucioni shfrytëzon përvojat e punës së kontigjenteve të tij për të mudësuar lidhje të vazhdueshme me tregun e punës. Studime të tjera plotësuese nuk na u vunë në dispozicion.

Konkluzione:

Programi i studimeve Msc merr parasysh kërkesat për specialistë në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare duke ofruar specialistë në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik

kombëtar. Marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim me shumë universitete të huaja, marrëveshjet e nënshkruara për shkëmbim eksperiencash apo mbështetje të aspekteve të praktikës e punësimit të studentëve mundësojnë formimin e studentëve jo vetëm për tregun kombëtar, por edhe atë rajonal e më gjerë.

Page 16: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

16

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore

kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që

nuk bien ndesh me interest kombëtare;

Programi i studimeve Msc , jo vetëm që nuk bie ndesh me interesat kombëtare, por kontribon direkt në përgatitjen e specialistëve të cilët me kompetencat e tyre, do të punojnë për realizimin e objektivit strategjik: Shqipëria - vend i integruar në organizmat rajonale, europiane e botërore.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të

ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimeve Msc synon ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare duke realizuar aspiratën e vendit tonë për të qenë pjesë dhe factor i rëndësishëm në skenën e zhvillimeve ballkanike, mesdhetare europiane dhe më gjërë.

Konkluzione: Programi i studimeve Msc , kontribon direkt në përgatitjen e specialitëve që do të punojnë për realizimin e objektivit strategjik: Shqipëria – vend i integruar në organizmat ndërkombëtare.

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Plani Mësimor në UJPK përbën dokumentacionin kryesor me karakter të gjerë informativ, ku parashtrohet në mënyrë të sintetizuar emërtimi i programit të studimit, objektivat formuese, kohëzgjatja normale e studimeve; tërësia e veprimtarive formuese (disiplinave) që përbëjnë programin e studimit të grupuara nëpër semestra dhe të renditura sipas semestrave; kreditet për çdo veprimtari formuese, shpërndarjen e krediteve brenda një disipline sipas aktiviteteve formuese të saj; karakteristikat e tezës. Plani mësimor është objekt rishikimi dhe vlerësimi periodik.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion

në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;

Sipas raportit të vetëvlerësimit sistemi i brendshёm i sigurimit tё cilёsisё është ngritur dhe ka funksionuar me të gjitha strukturat në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Kёshtu nё nivel njësie bazë siç është departamenti analizohen programet mёsimore, literatura, sistemet e vlerёsimit para çdo fillimi tё vitit tё ri akademik dhe nё vazhdim tё tij. Nga ana e GVJ u konstatua se janë institucionalizuar elementë të sistemit të sigurimit të cilësisë, është ngritur dhe funksionon një sistem i plotë i dokumentuar që të garantojë sigurimin e cilësisë në të gjitha aktivitetet e tij, në përputhje me standardet përkatëse.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrihen publikohen në trajtën e Raportit të vetëvlerësimit. Kërkohet përshtatja me standartet e reja

Page 17: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

17

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit,

përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta: a. Rezultatet e arritura nga studentët në

teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

Sipas RVB, në kuadrin e krijimit të sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë UJPK përdor metodologjinë e mëposhtme: konsulta me trupën akademike, ekspertë të jashtëm dhe studentë, krahasimin me ecurine e programeve të ngjashme të studimeve në universitetet e tjera të vendit dhe të huaja. UJPK është i angazhuar në vlerësimin e ecurisë së programeve të studimit duke përdorur instrumenta të tillë si: pyetsorët e strukturuar me pyetje konceptuale për studentët që ndjekin programet, të diplomuarit, pedagogët, ekspertët e punëdhënësit në vlerësim të didaktikës, kurrikulës, rezultateve etj. Përpos këtyre zhvillohen edhe intervista, teste të standartizuar, dëgjime në auditor, vlerësimi me nota (pikë), testime paraprake e përfundimtare, vleresim detyrash. Së fundi, GVJ dëshiron të vërë në dukje se nga bisedat me drejtuesit e departamentit, fakultetit dhe me stafin akademik në tërësi, u evidentua vetë-dijësimi institucional për nevojën e përpunimit të vazhduar të proceseve të garantimit të cilësisë. GVJ konstatoi probleme lidhur me ekzistencën e temave të njëjta në disa syllabuse të cilat u bënë prezent gjatë takimit me trupën akademike. Gjithashtu u evidentua edhe mundësia për pasurim të kurrikulave lidhur me formime në fushën e etikës dhe protokollit diplomatik. Nga biseda me studentët GVJ mësoi se vlerësimi i punimve të tyre është bërë me seriozitet dhe me prirjen për të evidentuar në mënyrë sa më objektive realizimin e punimit. Në punimet mbi tezën të diplomuarit 5 (15) ishin udhëhequr me kopetencë për realizimin e temave.

Konkluzione:

Në UJPK sistemi i brendshёm i sigurimit tё cilёsisё është ngritur dhe ka funksionuar në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Kёshtu nё nivel njësie bazë siç është departamenti analizohen programet mёsimore, literatura, dhe sistemet e vlerёsimit. Në UJPK janë institucionalizuar elementë të sistemit të sigurimit të cilësisë, është ngritur dhe funksionon një sistem i plotë i dokumentuar që të garantojë sigurimin e cilësisë në të gjitha aktivitetet e tij, në përputhje me standardet përkatëse.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;

Në RVB përcaktohet që të gjitha fakultetet e UJPK punojnë për realizimin e programeve të studimit në të tria ciklet dule u bazuar në plane dhe programe mësimore bashkëkohore sipas modeleve edhe të shkollave të larta homologe europiane. GVJ-së iu vunë në dispozicion të gjitha marrëveshjet me institucione homologe jashtë vendit dhe gjykon që shkalla e bashkëpunimit është në nivelin e përthithjes së përvojave më të mira në fushën e planeve dhe programeve te studimeve. Gjithashtu në bisedat me stafin akademik u konstatua

Page 18: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

18

gadishmëria për të bërë përmirësime, posacërisht në syllabuset e lëndëve.

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në

nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Nga raporti i vetëvlerësimit bëhet e qartë se Universiteti jo publik Kristal synon në arritjen dhe mbajtjen e standarteve te larta akademike në përputhje me misionin e Universitetit. Elementë kyç të këtyre parimeve përfshijnë qartësinë dhe saktësinë e përcaktimit dhe komunikimit të standardeve akademike të Universitetit nëpërmjet përcaktimit të kërkesave të qarta për rekrutimin e stafit akademik, për mbështetjen e tij me programe kualifikuese, përdorimin e metodave të larmishme të mësimdhënies, proceset gjithëvjetore dhe shumëplanëshe të vlerësimit, të sistemeve të administrimit të dokumenteve, etj.

Konkluzione:

Ka një predispozicion të qartë për përmirësimin e programeve të studimeve në përputhje jo vetëm me kërkesat e akteve të reja nënligjore, por edhe duke reflektuar sugjerime që vijnë nga stafi akademik, studentët, apo institucionet me të cilat bashkëpunohet.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i

Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Referuar Kurrikulës konstatohet që programi i studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 35 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën. Studentët konfirmuan angazhimin e personelit në realizimin sipas standarteve si të praktikës ashtu edhe të temës së diplomës

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master

Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Konkluzione:

Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programin e studimeve Msc janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Page 19: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

19

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe

objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht

broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm;

Universiteti jo publik Kristal ka publikuar RVB dhe ka programuar botimin e materialeve informuese në ndihmë dhe mbështetje të vlerësimit të brendshëm, të cilat (thonë ata) do tu bëhen të njohura studentëve, pedagogëve, eksperteve dhe kolegëve të universiteteve te tjera publike dhe private dhe ekspertëve të tregut të punës

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht

prezantime në faqe interneti, video e audio etj., për vlerësimin e brendshëm.

GVJ nuk iu vu në dispozicion adresa e faqes së internetit ku mund të konsultonte rezultatet e vlerësimit të brendshëm por u tha që UJPK programon krijimin në internet të një faqeje zyrtare të tij ku të publikohen materiale informuese në ndihmë dhe mbështetje të vlerësimit të brendshëm.

Konkluzione:

Në fazën aktuale UJPK ka programuar publikimin e rregullt të informacionit të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor për vlerësimin e brendshëm duke synuar tërheqjen e vlerësimeve e mendimeve të trupës akademike, studenteve, ekspertëve, universiteteve të tjera brenda e jashtë vendit si dhe tregut të punës. Përvec komunikimit off line ai ka planifikuar edhe komunikimin on line duke ndërtuar faqen e tij zyrtare në internet.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT BËHET

NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE.

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-

shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit është i angazhuar në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre.

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-

shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit është i angazhuar në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Konkluzione:

Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ është i angazhuar për përmbushjen e objektivave të programit të studimeve Msc .

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore

në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që

të përmbushë misionin e tij;

Nga shqyrtimi i dokumentacionit themelor të UJPK, del e qartë se strategjia e tij është përqendruar në mësimdhënie, kërkimin shkencor dhe kontributin për shoqërinë. Misioni i Universitetit Jo Publik Kristal është përgatitja e specialistëve dhe studiuesve për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe

Page 20: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

20

zgjidhje sfidave aktuale e perspektive të zhvillimit të vendit e rajonit. Qëllimi i UJPK është ndërtimi i një komuniteti mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet cdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për vehten dhe të tjerët nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës. UJPK është i organizuar dhe operon si një Institucion i Arsimit të Lartë i cili ofron programe studimi të nivelit bachelor, MP dhe Msc.

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

Universiteti ka filluar procesin mësimor me tre fakultete: Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Fakultetin e Marrdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë dhe Fakultetin e Shkencave Politike. Nisur nga përshtatja me ndryshimin e ligjit për arësimin e lartë, kërkuar nga MASH, nevoja e një sinergjime më të mirë në përgatitjen e specialistëve të shkencave politike si dhe nevoja për një përgjigje më të mirë ndaj tregut të punës, në vitin 2010-2011 është bërë riorganizimi i fakultetit të Shkencave politike ne Fakultetin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë.

Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

Në UJPK fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale përbëhet 4 departamente dhe një qendër kërkimore e cila është e përbashkët në këtë stad të zhvillimit të UJPK

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe

Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar;

Sipas Rregullores së Brendshme të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale të UJPK (neni 4, pika b) ai përbëhet nga 4 departamente dhe qendra kërkimore. Departamentet janë:

Departamenti i të Drejtës Publike (mbulon dhe disiplinën e së Drejtës Penale)

Departamenti i të Drejtës Private

Departamenti i Shkencave Sociale (mbulon dhe Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, mësuesisë, shkencave të komunikimit, gjuhës së huaj)

Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë

Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje

të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Departamenti i Shkencave Sociale që mbulon programin e studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare përbëhet nga:

• 0 pedagog me kohë të plotë me titullin shkencor “Profesor”

• 1 pedagog me kohë të pjesshme me titullin shkencor “Profesor”

• 1 pedagogë me kohë të plotë me titullin shkencor “Profesor i Asocuar”

• 1 pedagogë me kohë të pjesshme me titullin shkencor “Profesor i Asocuar”

• 3 pedagogë me kohë të plotë me gradën shkencore “Doktor”

• 6 pedagogë me kohë të pjesëshme me gradën shkencore “Doktor”

Page 21: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

21

• 4 pedagogë me kohë të plotë me gradën shkencore “Doktor në Proces”

• 2 pedagogë me kohë të pjesshme me gradën shkencore “Doktor në Proces”

• 1 pedagog me kohë të plotë me gradën shkencore “Master i Shkencave”

Sic shihet departamenti ka aktualisht në përbërje 9 antarë efektivë dhe 10 antarë me kohë të pjesshme. Stafi efektiv ka 4 antarë me gradën shkencore “Doktor” dhe 4 me gradën shkencore “Doktor në proces”.

Konkluzione:

Personeli efektiv i angazhuar në programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare përbëhet nga 4 antarë me gradën shkencore “Doktor” dhe 4 me gradën shkencore “Doktor në proces”.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të

ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve;

Në mbështetje të Statutit dhe rregullores të UJPK dhe rregullores së Brendshme të FDSHS (Neni 11) departamentet angazhohen drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë aktive në realizimin e programit të studimeve nëpërmjet përfshirjes edhe të pedagogëve përkatës

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen

në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Në mbështetje të Statutit dhe rregullores të UJPK dhe rregullores së Brendshme të FDSHS (Neni 12) departamentet angazhohen në përpilimin e kritereve specifike për përzgjedhjen e kandidaturave në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij nëpërmjet përfshirjes edhe të pedagogëve përkatës.

Konkluzione:

Realizimi i programi të studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare është përgjegjësi e fakultetit dhe departamentit të cilët bëjnë koordinimin e punës për mbulimin e plotë të aktiviteteve të parashikuara në program si dhe vlerësimin e aktivitetit të punonjësve akademikë.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në

hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;

Kurrikulat janë përgatitur sipas sistemit mësimor europian në përputhje me kartën e Bolonjës. Përgatitja e kurikulave është bërë me konsultimin dhe kontributin e stafit si me kohë të plotë ashtu dhe atij me kohë të pjesshme

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe

përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Në rekrutimin e personeli të ri dhe përcaktimin e ngarkesës mësimore janë respektuar e respektohen kërkesat dhe standartet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi (ligji i arësimit të lartë nr. 9741, datë 21.5.2007, i ndryshuar me Ligjin Nr. 10 307: udhëzimet e MASH, nenet 9,10,11 dhe 12 Rregullores së Brendshme të FDSHS të UJPK. GVJ i konsultoi procedurat në ZBNJ dhe konstatoi respektimin e tyre.

Page 22: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

22

Konkluzione:

Në UJPK ka kritere të qarta për aplikimin për vende të lira të punës, punësimin dhe vlerësimin e performancës së stafit akademik, duke marrë në konsideratë punimet shkencore të kandidatëve dhe eksperiencën në punë si dhe duke respektuar aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e planeve mësimore në përputhje me politikat e zhvillimit të institucionit

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara

të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të

përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;

UJPK e zhvillon aktivitetin e vet në ambiente të pajisur me hapësirat, infrastrukturën, shërbimet dhe standartet e nevojshme për zhvillimin në kushte cilësore të mësimit e kërkimit shkencor.

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të

institucionit për jo më pak se 6 vjet; Ambientet janë pronë e Shoqërisë “Kristal” Shpk

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më

shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Mësimdhënia dhe aktivitetet e tjera të UJPK në të gjitha programet e studimit ofrohen në ambiente të konstruktuara në mënyrë funksionale me materiale cilësore, duke plotësuar kushtet higjienosanitare për studentët, personelin akademik dhe administrativ. Materialet e përdoruara nuk përmbajnë elementë të rrezikshëm për shëndetin dhe akustika e mjediseve është e përshtatshme për proçesin mësimor. Në ambjentet e Fakulteteve ka salla leksionesh, salla për seminaret, zyra të pajisuara shumë mirë për punonjësit akademikë, për punonjësit ndihmës dhe mbështetës, salla për kompjuterat, ku ofrohet shërbimi i internetit për studentët dhe për stafin akademik, bibliotekë dhe sallë leximi, etj.

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe

mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Konkluzione:

Konstatimi i GVJ-së është se mjediset aktuale janë të përshtatshme dhe me hapësira funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive universitare. Infrastruktura e UJPK përfshin mjedise cilësore ku zhvillohet aktiviteti mësimor (salla leksionesh e seminaresh, laboratorë, zyra personeli akademik), mjedise të pajisura në përshtatje me kërkesat e shërbimeve në funksion të aktivitetit mësimor (shërbimet IT, Bibliotekën, shërbimet për studentët, konviktin, mensën, transportin), personel të përgatitur si dhe mundësi zgjerimi për funksione plotësuese.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e

studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët;

Për programin e studimeve Msc ekzistojnë modulet dhe syllabuset përkatëse të përgatitura nga pedagogët pëgjegjës. Ato ishin të aksesueshme prej studentëve kryesisht në formën off line. Është programuar që brenda një afati të shkurtër të realizohet edhe aksesimi

Page 23: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

23

i tyre on line

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit,

modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Edhe për programin e studimeve Msc modulet dhe syllabuset ofrohen në formë broshure dhe në formë elektronike. Mbeten për tu plotësuar edhe udhëzues seminaresh e praktikash.

Konkluzione:

UJPK siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve nëpërmjet një sistemi informacioni funksional. GVJ rekomandoi që të hartohen edhe udhëzues seminaresh e praktikash për tu vënë në dispozicion të studentëve

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të

dytë. Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore

për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

UJPK të kryen analiza vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë. GVJ konsultoi do kumentacionin ekzistues

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë

përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Sipas RVB UJPK është e angazhuar të bëjë përmirësime për ciklin e dytë të studimeve duke marrë në konsideratë: konsultimin e programeve me programe analogë të universiteteve perëndimore, universiteteve publike e private në vend, ekspertiza të ekspertëve të huaj të arsimit universitar dhe parauniversitar, ekspertiza të ekspertëve të arsimit universitar e parauniversitarë në vend, konsultimin me studentë, konsultimin me politikbërës dhe menaxherë të sistemit arsimor universitar dhe konsultimin me ekspertë të tregut të punës.

Konkluzione:

Programi i studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare në UJPK ka realizuar diplomimin e parë të studentëve. Nga biseda me studentë të diplomuar GVJ u informua mbi gjykimet e tyre për ecurinë e programit të cilat ishin positive në sensin e ofrimit të programit dhe formatimit të tij. GVJ u interesua jo vetëm për progarmimin e masave të listuara në RVB por edhe per praktikat e ndjekura për programet e ciklit të parë dhe shpreh besimin se vlerësimi i programeve do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas detyrave të parashikuara.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e

diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Në RVB është paraqitur program i diplomimit i cili realizohet individualisht për cdo student, nëpërmjet bashkëpunimit të tyre me drejtuesin (udhëheqës diplome) e zgjedhur. GVJ konsultoi me studentët e diplomuar edhe axhendat konkrete.

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të

studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Për realizimin e programit të studimeve Msc janë parashikuar dhe realizuar 5 kredite për praktikën dhe 30 kredite për përgatitjen e tezës së diplomës në përfundim të semestri të dytë të vitit të dytë

Konkluzione:

Përfundimi i diplomimit të parë të programit të studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare tregon se plani i diplomimit të studentëve funksionon dhe kontribuon realisht në realizimin e objektivave të diplomimit.

Page 24: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

24

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose

të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë

situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

UJPK disponon dhe menaxhon burime financiare. Për çdo vit hartohet një raport mbi të ardhurat dhe shpenzimet. Zyra e Financës administron të gjithë informacionin e nevojshëm mbi pagesën dhe çështjet e financiare që i interesojnë stafit dhe studentëve të UJPK. Raporti i auditit të situatës financiare nuk na është vënë në dispozicion.

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Në RVB thuhet që Kompania Kristal gjatë këtyre 5-6 vjetëve të fundit ka bërë investime të mëdha në fushën e arsimit gjë që e tregon jo vetëm infrastruktura modern dhe baza materiale-didaktike por edhe një numër i mad hi programeve të akredituara. GVJ i konstaton këto investime por atij nuk iu vu në dispozicion raporti i auditit financiar

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e

përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Në RVB thuhet që kompania mbështet nga ana financiare dhe akreditimin e programeve por nuk paraqitet një pasqyrë e hollësishme e përdorimit të tarifave të studentëve.

Konkluzione:

Duke iu referuar investimeve në infrastrukturë GVJ konstaton që UJPK disponon dhe menaxhon

burime financiare. Sipas RVB ajo harton një raport vjetor financiar mbi të ardhurat dhe shpenzimet

por ato nuk paraqiten të shtjelluara në raport.

III - PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA

PERSONELI AKADEMIK, PERSONELI NDIHMËS MËSIMORSHKENCOR DHE

PERSONELI ADMINISTRATIV.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Politika e rekrutimit nga UJPK të personelit merr në konsideratë realizimin e misionit, vizionit dhe objektivave të programeve të studimit duke rekrutuar pedagogë me kohë të plotë në përputhje dhe plotësim të nevojave të mësimdhënjes, rekrutuar pedagogë me kohë të plotë dhe të pjesshme në përputhje me standartet e caktuara për raportin midis numrit të studentëve dhe pedagogëve, duke përfshirë në personelin mësimor, shkencor dhe edukativ si dhe në trupën e pedagogëve e bashkëpuntorëve të jashtëm dhe me kohë të pjesëshme personalitete të njohur të fushave përkatëse. Bazuar në kriteret e miratuara nga Senati Akademik, neni 15 pika 2/b e statutit të UJPK-së, nga Udhëzimi i Rektorit Nr. prot-81, datë 28.07.2007 përzgjedhja e stafit të ri bëhet nga një komision i ngritur nga fakulteti në bashkëpunim me Drejtorinë e Burimeve Njerzore në të cilin bëjnë pjesë Dekani, Drejtori

Page 25: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

25

i Degës Mësimore dhe Përgjegjësat e Departamenteve. Në politikat e punësimit respektohen : raporti i personelit akademik i brendshëm dhe i jashtëm përkundrejt studentëve do jetë 1:8, raporti i personelit ndihmës, administrative dhe i shërbimit përkundrejt personelit akademik dhe numrit të studentëve do zërë peshën e 20 deri 39%. Sipas informacioneve që mori GVJ në Drejtorinë e Personelit procesi i rekrutimi të stafit akademik nis me propozimin e departamentit i cili përcakton kriteret që duhet të plotësojë kandidati. Dekani/drejtori pasi i verifikon paraprakisht dhe bie dakord me to , i përcjell në rektorat për miratim dhe për ndjekje të mëtejshme të procedurave për shpalljen e vendeve të lira të punës. Njoftimet publikohen në gazeta, revista apo televizione. Domosdoshmërisht ato duhet të publikohen në faqen zyrtare të universitetit së bashku me formularët e aplikimit. Paketa e aplikimit të cdo kandidati duhet të përmbajë: formularin e aplikimit, fotokopje të noterizuar të diplomës, fotokopje të noterizuar të certefikatës së notave, fotokopje të noterizuara të dëshmive të kualifikimit, libreza e punës dhe raporti mjeko-ligjor. Pas prezantimit të kërkesës dhe të dokumentacionit nga sejcili kandidat kryhet intervista paraprake nga Drejtoria e burimeve njerzore, bëhet shqyrtimi i dosjes së plotë nga komisioni i ngritur në cdo Departament dhe përcaktohen kandidatët e mundshëm për në Komisionin e Fakultetit i cili përcakton dhe fituesit. Vendimi përfundimtar merret pas shqyrtimit nga ana e Rektorit. Kandidatët e miratuar nga Rektori merren me kontratë semestrale ose vjetore të përsëritshme. Kontrata nënshkruhet nga zv/President ii kompanisë Kristal. Për punonjësit akademikë me gradë shkencore bëhen kontrata definitive. Për ato pa gradë shkencore nënshkruhen kontrata me afate të përcaktuara, jo më shumë se një vit, me mundësi përsëritje. Në RVB nuk jepet procedura e rekrutimit të personelit ndihmës mësimoro shkencor atë administrativ dhe atë të shërbimit. Për plotësimin e nevojave ne procesin mësimor UJPK realizon kontrata edhe me personelin akademik të jashtëm. Procedura për rekrutimin e tij është e njëjtë me atë të stafit akademik efektiv me vecorinë që kontratat janë semestrale ose vjetore dhe të përsëritshme për rastet kur të rekrutuarit përmbushin kërkesat për të vazhduar mësimdhënjen në UJPK

Page 26: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

26

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me

kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve;

Numri i stafit me kohë të plotë i angazhuar në programin Msc Marrdhënie Ndërkombëtare është 9 dhe me kohë të pjesshme 10. Pra përqindja e stafit akademik me kohë të plotë e angazhuar në programet Master është 47%, ndërsa e atij me kohë të pjesshme 53%.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të vlerësimit të personelit;

GVJ konstatoi një angazhim korrekt në drejtim të ndjekjes së procedurave ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit:

Në mënyre institucionale janë përcaktuar kriteret për vlerësimin e aktiviteteve akademike të personelit akademik dhe të kandidatëve për t’u përfshirë në personel akademik.

Institucioni kryen procesin e marrjes së feedback-ut nga studenti.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Problematika e mbajtjes së një baze të dhënash në UJPK lidhet me problematikën e menaxhimit të informacionit në këtë institucion, i cili disponohej dhe administrohej nga Drejtoria e Burimeve Njerzore.

Konkluzione:

UJPK ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Janë përcaktuar kriteret për vlerësimin e aktiviteteve akademike të personelit akademik dhe të kandidatëve për t’u përfshirë në personel akademik.

Aktualisht nuk respektohen kërkesat për raportet staf akademik me kohë të plotë dhe staf akademik me kohë të pjesshme si dhe shkalla e kualifikimit e kërkuar.

Zyra e Burimeve Njerëzore dhe rekrutimit administron dosjet që përmbajnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, si dhe menaxhon të dhënat mbi stafin.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën

titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Sociale që mbulon programin e studimit Msc Marrdhënieve Ndërkombëtare ka gradën shkencore Doktor

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e

studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Nga 23 titullarë modulesh 21 prej tyre ( 91.5%) kanë së paku gradën shkencore Dr, ndërsa 2 prej tyre(8.5%) janë doktorë në proces

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e

lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;

Page 27: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

27

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe

zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;

Drejtuesit e institucionit, njësive kryesore dhe njësive bazë si dhe përgjegjësi i programit të studimeve janë të punësuar me kohë të plotë në UJPK.

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të

mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Stafi i angazhuar pranë UJPK plotëson kërkesat për udhëheqjen dhe mbikqyerjen e praktikave profesionale

Konkluzione:

Personeli akademik i angazhuar për mbulimin e programit të studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare 91.5% ka kualifikimin e duhur ndërsa 8.5% janë doktorë në proces. Zhvillimi i të gjitha aktiviteteve, përfshirë edhe praktikat profesionale, mbështetet e realizohet kryesisht nga personel akademik dhe ndihmës me kohë të plotë.

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të

organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht

artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

UJPK ka organizuar publikimin e artikujve dhe materialeve shkencore në revistën “Hulumtime Shkencore”, botim i UJPK, e cila ka nisur të botohet në maj të vitit 2011. Stafi akademik i departamentit te shkencave sociale ka aktivitet botues në shumë periodike të vendit si dhe ka marrë pjesë në konferenca/seminare/workshop-e brenda e jashtë vendit. GVJ iu vu në dispozicion lista e botimeve dhe e pjesmarrjeve.

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet

angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Nëpërmjet qëmtimit të temave me interes shkencor dhe në pergjigje të problematikës aktuale personeli akademik kontribuon në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Konkluzione:

UJPK inkurajon dhe mbështet aktivitetet kërkimore shkencore. Ai ka krijuar infrastrukturë për punimet me interes shkencor në kuadrin e institucionit dhe në kuadrin e bashkëpunimit me jashtë.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj,

me një personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Konkluzione:

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën. Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe

studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli;

Edhe për studentët që ndjekin programin e studimeve Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare, janë angazhuar udhëheqës për punën kërkimore të cilët me propozimin e vetë

Page 28: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

28

studentëve dhe në bashkëpunim me to kanë realizuar tema diplomash në përfundim të studimeve

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Udhëheqësit për punën kërkimore kanë patur së paku gradën “Doktor në proces”

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë

se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Duke ju referuar RVB konstatohet që është programuar që një udhëheqës të mos mbikëqyr më shumë se 5 studentë njëkohësisht.

Konkluzione:

Sistemi i udhëheqjes së tezave në UJPK për programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare, në përgjithësi, është realizuar sipas kërkesës së standarteve

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i

studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën

është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Duke ju referuar bisedës me studentët e diplomuar konstatohet që udhëheqësit janë angazhuar në fushën studimore-kërkimore në të cilën janë specializuar.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara

teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Duke ju referuar bisedës me studentët e diplomuar konstatohet që udhëheqësit kanë patur njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Konkluzione:

Për programin e studimeve Msc ka një personel akademik me kualifikim të lartë i cili mbulon drejtimet e propozuara të programeve të studimit e në mënyrë të veçantë përgatitjen e tezës.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Në programin e studimit Msc Marrëdhënie Ndërkombëtare zhvillohen laboratore vetëm në modulet “Hyrje në Informatikë” dhe “Gjuhë angleze”. Laboratorët janë të paisur me gjithë aparaturat e nevojshme dhe janë të mirëmbajtura nga një personel i kualifikuar.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim

optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

GVJ konstatoi që personeli për mirëmbajtjen e mjediseve dhe infrastrukturës mësimore e mirëmban mirë atë.

Konkluzione:

Personeli ndihmës mësimoro-shkencor dhe administrative kontribon në mirëmbajtjen e mjediseve dhe infrastrukturës mësimore, ndërsa personeli ndihmës administrativ kontribon në menaxhimin e gjithë aktiviteteve ndihmëse dhe jetës universitare.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën

mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

Vlerësojmë se ngarkesa mësimore realizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. (Ligji i Arësimit të Lartë Nr.9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar në Ligjin 19 307 datë

Page 29: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

29

22.7.2010. Udhëzimet e MASH, Rregullorja e Universitetit dhe kontratat e punës që rregullojnë rekrutimet dhe ngarkesën).

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga

personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Për ngarkesën e personelit akademik në programin e studimit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare ngarkesa vlerësohet me orë mësimore

Konkluzione:

Përgjithësisht mund të thuhet se personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë në kontratën e punës.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit administron dosjet që përmbajnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të UJPK, si dhe menaxhon dhe vazhdimisht përditëson të dhënat mbi stafin e Universitetit.

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin

semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

Menaxhimi i aktivitetit mësimor kryhet nga sekretaria mësimore në bashkëpunim me Departamentin përkatës. Drejtoria e Burimeve Njerëzore disponon listën e plotë të personelit akademik, ndihmës mësiomor-shkencor dhe administrativ për sejcilin semestër

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Procesi i rekrutimi të stafit fillon me kriteret e përcaktuara nga departamenti, i cili shpall vendet e lira, llojin e vendit të lirë (me kohë të plotë ose të pjesshme), si dhe të gjitha karakteristikat dhe kushtet e tjera të nevojshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar për një vend të lirë pune, në të cilin kërkohet titulli Doktor, Docent, Profesor i Asociuar dhe Profesor. Në të njëjtën kohë, procedurat dhe data e mbylljes së aplikimeve shpallen në mënyrë të qartë. Miratimi përfundimtar bëhet nga Rektorati. Procedura është ligjore dhe transparente

Konkluzione:

Universiteti disponon një sistem informacioni i cili ndërmjet të tjerash realizon edhe menaxhimin e informacionin për personelin.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të

mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe

specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;

UJPK ka përcaktuar qartë kërkesat dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik e për mbështetjen e tij me programe kualifikuese. Janë programuar: pjesëmarrje të pedagogëve dhe punonjësve shkencorë në zbatimin e projekteve të financuara nga UJPK; financimin e tyre për pjesëmarrje në udhëtime studimore në universitete dhe institucione të huaja; financimin e botimeve nga UJPK. GVJ konsultoi dokumentacionin lidhur me këto financime si dhe mbështetjen e botimeve;

Page 30: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

30

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik

dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Në kuadrin e bashkëpunimit me universitetet jashtë vendit në marrëveshjet e nënshkruara janë programuar shkëmbime përvojash të cilat ofrojnë mundësi kualifikimi

Konkluzione:

UJPK ka programuar kualifikime të personelit me financimet e tij, me përdorim të financimeve konkuruese, me botime të mbështetura prej tij dhe enteve të tjera.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

UJPK disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi. GVJ konsultoi dokumentacionin e kërkuar.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të

dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Botimet e shumta të personelit të angazhuar në programin e studimeve Msc “Marrdhënie Ndërkombëtare” gjenden në CV personale të tyre

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të

dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

UJPK disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Konkluzione: UJPK disponon të dhëna të sistemuara mbi veprimtarinë kërkimore shkencore të personelit akademik të tij

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e

studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;

Sipas RVB studentët që ndjekin programin e studimeve Msc janë të detyruar të kenë në zotërim të paktën diplomën Bachelor dhe të kenë grumbulluar 180 kredite ECTS. Në statutin dhe rregulloren e UJPK janë përcaktuar kriteret e pranimit dhe transferimit të studentëve në ciklin e dytë të studimeve.

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të

studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Në programin e studimeve Msc “Marrdhënie Ndërkombëtare” pranimi i studentëve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit

të përcaktuara nga institucioni; Në RVB nuk ka të dhëna

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të

studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit

Në UJPK studentët e japin provimin e gjuhës angleze. Megjithatë sipas bisedës me studentët ato nuk ndjehen të sigurtë në realizimin e kërkesave që ka tregu i punës.

Page 31: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

31

Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit. Konkluzione:

Ekzistojnë kriteret për pranimin e studentëve në programin e studimeve Msc të cilat përmbushin kërkesat ligjore. GVJ nuk arriti të sigurojë të dhëna të plota mbi kriteret specifike që përcakton vetë institucioni .

Standardi IV. 2 - Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e

institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për

mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve;

Informacioni ekzistues është i formës së përgjithshme.Bëhet njoftimi në media mbi kontigjentet që diplomohen; evidentohen studentët që mbarojnë me notë mesatare mbi 9 për tua paraqitur institucioneve të interesuar me rekomandime të UJPK; përzgjidhen studentët më të mirë për tu angazhuar në plotësim të nevojave të UJPK.

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për

akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky insttucion;

Studentëve të UJPK u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky insttucion;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i

këshillimit të karrierës. Në RVB nuk ka të dhëna

Konkluzione: UJPK i informon studentët mbi akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion.

Standardi IV. 3 - Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore

për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar;

UJPK dispononte të dhëna mbi numrin e studentëve të diplomuar në programin e studimeve Msc për vitin 2010-2011

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore

për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;

Sekretaria mësimore dhe pranimet disponojnë të dhëna mbi numrin e studentëve të rregjstruar në Programet e nivelit të dytë, tërheqjet nga programet si dhe largimet

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për

ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi

deri në diplomim.

UJPK disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim. GVJ konstatoi disa mangësi në mbajtjen e rregjistrit themeltar dhe atij të notave të cilat u interpretuan si gabime njerzore

Konkluzione:

Sekretaria mësimore dhe pranimet disponojnë të dhëna mbi numrin e studentëve të rregjstruar në Programet e nivelit të dytë, tërheqjet nga programet si dhe largimet. GVJ konstatoi disa mangësi në mbajtjen e rregjistrit themeltar dhe atij të notave të cilat u interpretuan si gabime njerzore

Page 32: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

32

Standardi IV. 4 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me

statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të

studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash

të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

UJPK dispononte të dhëna të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë (viti 2010-2011)

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash

për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Konkluzione:

UJPK dispononte të dhëna të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë (viti 2010-2011).

Standardi IV. 5 - Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të

detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Sekretaria mësimore dhe pranimet disponojnë të dhëna mbi numrin e studentëve të rregjstruar në Programet e nivelit të dytë, tërheqjet nga programet si dhe largimet

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e

vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit;

Sekretaria mësimore dhe pranimet është e ngarkuar të informojë studentët mbi rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit.

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me

studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Në bisedë me studentët GVJ mësoi që përgjegjësit e moduleve diskutojnë hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Konkluzione:

Ekzistojnë strukturat për informimin e studentëve dhe informacionet e disponuara nga këto struktura u jepen studentëve

Standardi IV. 6 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj

studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor;

Në UJPK është ngritur rrjeti i tutoratit ku angazhohen gjithë pedagogët e brendshëm me përvojë. Për këtë funksion atyre u njihet një ngarkesë vjetore prej 60 orësh. Gjithashtu UJPK ka caktuar 1 ditë në javë ku departamentet presin studentët.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për

këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

UJPK e realizon ndihmën për studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale nëpërmjet drejtorisë së burimeve njerzore, e cila komunikon edhe nëpërmjet marrveshjeve të nënshkruara me përfaqësues dhe organizata të ndryshme të sektorit privat në Shqipëri dhe vende të rajonit. GVJ është njohur me marrëveshje konkrete të nënshkruara.

Konkluzione:

UJPK ka krijuar struktura për angazhimin e personelit të tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Dretoria e Burimeve Njerzore jo vetëm informon studentët por ndërton edhe kontakte që studentët të pranohen nga përfaqësues dhe organizata të ndryshme të sektorit privat në Shqipëri

Page 33: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

33

dhe më gjërë. GVJ është njohur me marrëveshje konkrete të nënshkruara.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË

STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Literatura e cituar në programin e studimit sipas moduleve dhe problematikës disponohej nga biblioteka e UJPK. RVJ gjykon që ajo ishte cilësore dhe e bollshme

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të

mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Biblioteka dispononte fondin e librave të universitetit, librat për studentët si dhe shërbimin e internetit për studentët. Disponibël ishin përkthime të teksteve bazë të autorëve klasikë, të autorëve më të njohur bashkëkohorë, të autorëve më të njohur shqiptarë.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe

librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Biblioteka e UJPK krijonte mundësi që studentët të kërkojnë literaturën e nevojshme në rrugë elektronike si dhe të porositeshin e bliheshin botimet e reja me interes në rrugë elektronike

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar

një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;

Nuk na u vunë në dispozicion programet e përgjegjësve të programeve për shtimin e zërave të bibliotekës si dhe fondet e planifikuara për porosi të reja

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në

përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Oraret e bibliotekës ishin shpallur në hollin e katit të parë dhe në hyrje të bibliotekës. Ato ishin në përshtatje me nevojat e studentëve sipas programeve të studimeve

Konkluzione:

Biblioteka e UJPK dispononte literaturë sipas kërkesave të programeve të studimit dhe në përgjigje të nevojave të studentëve. Fondit të saj duhet ti shtohen edhe kopjet e leksioneve të shkruara si dhe të realizohet fondi për blerjet e reja.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të

mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

UJPK dispononte një ambient/laborator për studentët të paisur me 20 PC, ambient kompjuterash për pedagogët dhe kompjutera për administratën si dhe mundësi printimi e fotokopjimi. Gjithashtu disponoheshin edhe videoprojektorë për prezantimin e leksioneve e seminarëve

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Paisjet e të gjitha mjediseve ishin të përshtatshme për mësimdhënie sipas kërkesave të programit të studimeve dhe në përputhje me të gjitha standartet e cilësisë.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe

mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e

Programi i studimeve Msc dispononte laborator për modulet “Hyrje në Informatikë” dhe “Gjuhë angleze”. Paisjet ishin të

Page 34: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

34

praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

mirëmbajtura dhe me parametra sipas kërkesave

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen

praktika laboratorike.

Për modulet “Hyrje në Informatikë” dhe “Gjuhë angleze” disponoheshin laboratorët përkatës. Demostrimi i punimeve të studentëve realizohej nëpërmjet kompjuterave dhe videoprojektorëve të cilit u viheshin atyre në dispozicion.

Konkluzione:

UJPK sipas kërkesave të programeve të studimeve dispononte paisjet e nevojshme dhe të domosdoshme për realizimin e procesit mësimor dhe atij kërkimoro-shkencor.

Standardi V. 3 - Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme

të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme

në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Me kërkesën e GVJ UJPK vuri në dispozicion marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësues të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private në kuadrin e kryerjes së praktikës profesionale. Disa prej këtyre marrëveshjeve ishin: Kolegji universitar “Biznesi” në Prishtinë,Kolegjit universitar “Gjilani”, Universiteti Heraklion i Kretës, University of Cagliari etj.

Konkluzione:

UJPK ka ndërtuar një rrjet potencial të mirë për sigurimin e realizimit të praktikave edhe për studentët që do përfundojnë programin e studimeve Msc .

VI - INSTITUCIONI KA DHE MENAXHON BURIMET FINANCIARE

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që

pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.;

GVJ nuk iu vu në dispozicion raporti që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një

qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

UJPK dëshmon garancitë e nevojshme financiare nëpërmjet aseteve që disponon.

Konkluzione: UJPK nuk na vuri në dispozicion raportin që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve. Ai garanton finacimin e projekteve nëpërmjet aseteve ekzistuese si psh kampusi etj dhe angazhimit në ndërtimin e aseteve të tjera

Page 35: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

35

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË

BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe

mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Organizimi i institucionit sipas kërkesave ligjore, strukturimi i tij në funksion të programeve të studimit, rekrutimi i personelit sipas kritereve dhe standarteve të kërkuara janë premisa të rëndësishme për të realizuar bashkëpunimin brenda UJPK dhe shkëmbimin e informacionit

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së

detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Si në planin mësimor ashtu dhe në syllabuset konstatohet formatimi sipas kërkesave duke mbartur edhe nje frymë të mirë bashkëpunimi. Vihet re gjithashtu shfrytëzimi i një palete solide literature cfarë flet për njohje të saj dhe për përdorim kolegjial sipas nevojave.

Konkluzione:

Marrëdhëniet midis personelit në UJPK karakterizohen nga një frymë konstruktive bashkëpunimi. Megjithatë vihet re që në sillabuset e moduleve ka përsëritje dhe përplasje në formulimin e temave. UJPK përpiqet për një formim të plotë të studentëve si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana kulturore

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave

të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

GVJ iu vunë në dispozicion të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit të UJPK me institucionet homologe brenda e jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas dhe të huaj. Ai konstaton se niveli i baskëpunimit me institucionet analoge është i plotë dhe i shumëanshëm, cfarë garanton shkëmbim me interes përvojash, evidentim të zhvillimeve të konkurencës, mobilitet të lartë në curricula, motivim më të mirë të studentëve etj. Bashkëpunimi me aktorët e sektorit publik dhe privat garanton rritje të nivelit të praktikave profesionale, eksplorim më të mirë të tregut të punës, kontakte të pandërprera me kontigjentët e punësuara etj

Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie

bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron;

Në marrëveshjet e nënshkruara evidentohet synimi i UJPK për të vendosur marrëdhënie me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikqyerjen e praktikave profesionale

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime

profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Në RVB nuk ka të dhëna

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të

përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Në RVB nuk ka të dhëna

Konkluzione:

UJPK ka realizuar një numër të mirë marrëveshjesh bashkëpunimi si me institucionet analoge jashtë vendit ashtu edhe me aktorë të sektorit publik e privat brenda vendit. Aktivizmi i plotë i

Page 36: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

36

këtyre marrëveshjeve përbën një detyrë të rëndësishme të këtij institucioni.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet

institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

UJPK është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimit

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e

duhura për sigurimin e cilësisë;

Kontrrolli i brendshëm i mësimdhënies kryhet nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NjSBC) dhe vlerësimet e studentëve nëpërmjet anketimeve. Qëllimi është kontrrolli i korrektësisë në oraret e mësimeve, cilësia e mësimdhënies, zbatimi i standarteve. Rezultati është forcimi i disipliës në mësimdhënie, përmirësimi i cilësisë nëpërmjet shkëmbimit e përgjithësimit të përvojave pozitive, shmangje e mangësive etj.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek

procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;

Në mbështetje të Rregullores së UJPK nxitja dhe përmirësimi i performancës së mësimdhënies realizohet nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Curriculave e cila funksionon në përputhje me standartet e vendosura nga APAAL dhe ENQA. Rezultatet e kontrrollit të saj i kalojnë Rektoratit dhe Bordit të Universitetit. Vlerësimet me shkrim të kontrrolleve periodike të cilësisë për mësimdhënien shqyrtohen në një nga mbledhjet e Senatit dhe vendimet për përmirësimin e gjendjes merren në Senat.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit;

Mekanizmat që përdor UJPK për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit janë : organizimi i diskutimeve me personelin akademik, organizimi i kontrrolleve periodike nga NjSBC, depozitimi i materialeve në fakultet e më tej në Rektorat dhe Bord, shqyrtimi në mbledhjen e Senatit, vendimi i Senatit.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

UJPK është i intresuar të ndërgjegjësojë si personelin ashtu edhe studentët që ndjekin programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare për rëndësinë e cilësisë dhe garantimin e saj

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një

strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Mbi bazën e vlerësimit të cilësisë në UJPK janë hartuar strategji për përmirësim të vazhdueshëm të cilat së bashku me politikat dhe procedurat janë publikuar.

Konkluzione:

UJPK është i interesuar për të garantuar sigurimin e cilësisë. Ai realizon funksionimin e mekanizmave ekzistues dhe planifikon rritjen e efikasitetit të tyre duke analizuar rezultatet e produktit.

Page 37: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

37

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Programi i Studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare i ofruar në UJPK zhvillohet

në një mjedis me përvojë në fushën e ofrimit të programeve të studimit edhe në

fusha të tjera. Në këtë kontekst ekziston përvoja si akademike ashtu edhe e

shërbimeve për të realizuar e garantuar vazhdimësinë e programit.

2. UJPK ka ngritur tashmë një infrastrukturë funksionuese për zhvillimin e

programeve të studimit. Ekzistenca e saj i shërben edhe programit të ri të

studimeve.

3. Kontigjenti i kandidatëve për studim në programin e studimeve Msc Marrdhënie

Ndërkombëtare është edhe kontigjent linje pasi ky program studimesh ofrohet edhe

në ciklin e parë të studimeve Bachelor

4. Programi i Studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare në UJPK është hartuar

duke u mbështetur në analizën, krahasimin dhe vlerësimin e programeve analogë

si të universiteteve brenda vendit ashtu edhe atyre jashtë vendit dhe ka prirjen ta

bëjë diferencën nëpërmjet ofrimit të kushteve më të mira në infrastrukturë dhe

personel akademik

5. Formatimi i planit mësimor të programit Msc Marrdhënie Ndërkombëtare në UJPK

vlerësohet mjaftueshmërisht i plotë nëpërmjet përfshirjes së lëndëve “Zhvillime

Ekonomike Globale”, “Gjuhë e Huaj Profesionale”, “Hyrje në Informatikë”,

“Diplomacia Ekonomike dhe Kulturore” të cilat jo vetëm thellojnë formimin

professional por zgjerojnë edhe formimin kulturor.

6. Syllabuset e lëndëve janë të plota dhe e mundësojnë studentin të navigohet

lirshëm në literaturën e rekomanduar për të sjellë edhe prurje individuale

7. Personeli i rekrutuar mbështetet për të realizuar si aktivitetin mësimdhënës ashtu

edhe atë kërkimoro-shkencor cfarë ndikon pozitivisht në rritjen e cilësisë së

mësimdhënjes dhe inkurajimin e studentëve për bashkëpunim.

8. Konstatimi i mbështetjës, me theks të vecantë, për pedagogët në proces kualifikimi

premton rritje të shpejtë të nivelit të tyre në dobi të ecurisë së programit të

studimeve.

9. Perspektivat integruese të vendit tonë dhe perspektivat integruese në përgjithësi

induktojnë dëshirën për të studiuar marrëdhënjet ndërkombëtare. Në këtë

këndvështrim ofrimi i programeve të studimit për marrëdhënie ndërkombëtare

shihet si opsion i kohës

10. Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me aktorë të aktivitetit publik apo

privat si dhe prania e kompanisë Kristal në aktivitete konkrete biznesi kultivon

bindjen tek studentët që do kenë lidhje më të afërta me tregun e ardhshëm të

punës

11. Ndjekja e këtij programi studimesh edhe nga kontigjente të punësuar forcon prirjen

për ta konsideruar atë si një oportunitet me vlerë për të realizuar kualifikimin e

kërkuar.

Page 38: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

38

Pikat e dobëta

1. RVB përmban mangësi në shqyrtimin e plotësimit të standarteve të kërkuara për

programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Këto mangësi evidentojnë

një shqyrtim jo të kujdesshëm të ecurisë së programit sidomos lidhur me strukturën

e financimit dhe transparencën e saj.

2. Mosplotësimi i standartit lidhur me raportin personel efektiv/ personel me kohë të

pjesshme përbën problem lidhur me qëndrueshmërinë e programit

3. Ekzistenca e 2 titullarëve të lëndëve/moduleve edhe me gradën shkencore “doktor

në process” gjithsesi vlerësohet si një standart i paplotësuar. GVJ nuk iu vu në

dispozicion një raport mbi perspektivën e zgjidhjes në kohë të këtij problemi

4. Në planin mësimor dhe syllabuset e lëndëve mungon paraqitja e lidhjeve me

sistemin e nivelit të parë, cfarë bën që studentët të konsiderojnë se ajo cfarë kanë

marrë në Bachelor nuk ka vlerë për studimin në nivelin e dytë

5. GVJ nuk iu vunë në dispozicion kritere të posacme për pranimin e kontigjenteve në

programin e studimeve Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Mungesa e këtyre

kritereve bën që ky program të mos marrë peshën e duhur për garantimin e

vazhdimit në ciklin e studimeve për gradën shkencore “doctor”.

6. GVJ konstatoi që në syllabuset e disa moduleve si “Ekonomia Botrore në Shekullin

e 21” dhe “Doktrina Ekonomike” ka përsëritje të cilat cojnë në uljen e interesit nga

ana e studentëve

7. Mungesa e syllabuseve për seminaret krijon probleme për orientimin e studentëve

në përqëndrimin rreth cështjeve që kërkojnë trajtim në sensin praktik dhe ushtrimin

e kontrrolleve lidhur më cilësinë.

8. Mungesa e leksioneve të shkruara në bibliotekën e UJPK përbën problem lidhur

me aksesimin e tyre nga studentët

9. Në UJPK nuk ekziston zyra për këshillimin e karierës. Këtë funksion e ka marrë

përsipër Drejtoria e Burimeve Njerzore. Sidoqoftë mungesa e Zyrës për Këshillimin

e Karierës krijon tek studentët perceptimin e mosinteresimit të posacëm të

institucionit për fatin e tyre pas përfundimit të studimeve.

10. Në shqyrtimin e dokumentacionit të sekretarisë së fakultetit GVJ konstatoi

mosrakordime në plotësimin e dokumentacionit bazë të cilat u interpretuan si

gabime njerzore. Duke i pranuar edhe si të tilla GVJ vlerëson se ato duhen riparuar

në përputhje me standartet e kërkuara pasi kanë pasoja në realizimin e programit

të studimeve.

11. Gjatë bisedës me studentët GVJ konstatoi se ata e vlerësojnë si problematik

imazhin e institucionit lidhur me seriozitetin në procesin e diplomimit.

12. Niveli i përdorimit të gjuhës së huaj (anglisht), sipas pohimit të vetë studentëve,

nuk u përgjigjet kërkesave të standarteve për programet e studimeve të nivelit të

dytë master shkencor

Kërcënimet

1. Problemi i imazhit të institucionit lidhur me seriozitetin e diplomimit indukton tek

studentët perceptim negativ për shkallën e besueshmërisë në vlerësimin e CV-së

së tyre .

Page 39: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

39

2. Raporti i pabalancuar i personelit efektiv me personelin me kohë të pjesshme

mund të cojë në rekrutime jashtë standarteve, me pasojë uljen e cilësisë së

mësimdhënjes

3. Konkurrenca (edhe e pandershme) nga programe të ngjashme të ofruara nga

universitete të tjera private apo publike, brenda apo jashtë vendit, zvogëlon fondin

e të punësuarve duke ulur interesin e studentëve për programin e studimit

4. Ndryshimet në legjislacion krijojnë vështërsi në përshtatje adekuate

5. Mungesa e kritereve rigoroze në pranim mund të sjellë kontigjente të dobta e

diplomim të pamerituar dhe për pasojë cvlerësim të diplomës

6. Prirja për ta gjykuar si normale uljen e numrit të personelit për shkak të uljes së

numrit të studentëve rrezikon rënjen e standarteve të cilësisë në mësimdhënie

Oportunitetet

1. Evidentimi më i plotë i përvojave të krijuara në punësim

2. Institucionalizimi i lidhjeve më të forta midis kontigjenteve të punësuara me

kontigjentet që vazhdojnë studimet

3. Inkurajimi i një bashkëpunimi më të ngushtë të pedagogëve e studentëve në

aktivitetin kërkimoro-shkencor

4. Sponsorizimi i botimeve me vlerë të studentëve për të rritur shkallën e interesimit

për mësimdhënien

5. Kontakte më të ngushta me tregun kombëtar e rajonal të punës duke u bërë faktor

me peshë në punësimin e studentëve

6. Plotësimi i mëtejshëm i kurrikulës më njohuri në interes të forcimit kulturor si psh

“Etika dhe protokolli në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”.

7. Mbështetja më me prioritet i kualifikimit të pedagogëve të rinj për ti certefikuar si

produkt i RJPK-së

8. Përshpejtimi i rritjes së fondit të bibliotekës së UJPK-së dhe krijimi i librarisë

virtuale

9. Shkëmbim më intensiv përvojash me universitete partnere.

Rekomandimet

1. Të strukturohet vetë-vlerësimi i brendshëm sipas kërkesave e standarteve të

përcaktuara nga APAAL

2. Të përmirësohet raporti personel efektiv/ personel i jashtëm nga 47%/53% që

është aktualisht në kërkesat e standartit 70% /30%

3. Të plotësohet kërkesa e standartit që të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve të kenë

minimalisht gradën shkencore “doctor”. Aktualisht vetëm 91.5% e titullarëve e

plotësojnë këtë kërkesë.

4. Të paraqitet studimi i tregut të punës për programin e studimeve Msc Marrdhënie

Ndërkombëtare

5. Të filtrohen përsëritjet e temave sidomos në modulet “Ekonomia Botërore e Shek.

XXI” dhe “Doktrina Ekonomike”

6. Të hartohen syllabuse edhe për seminaret në mënyrë që të rritet cilësia e tyre si

dhe të përmirësohet kontrrolli për to

Page 40: RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Kristal/RVJ Msc...Msc Marrdhënie Ndërkombëtare. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm

40

7. Të paraqitet raporti i auditit të brendshëm/jashtëm

8. Të shihet mundësia e aplikimit të ndonjë kriteri për gjuhën angleze para fillimit të

studimit në programin e nivelit të dytë

9. Të synohet dhënja e disa moduleve edhe në gjuhë të huaj (anglisht)

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

1. Dr. Gafur MUKA