49
Vërtetëmatësi – Bashkia Tiranë Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015. 13 Mars 2015

Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Vërtetëmatësi – BashkiaTiranë

Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranëspër periudhën Qershor 2011 – Mars 2015.

13 Mars 2015

Page 2: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Përmbledhje ekzekutive

Ky raport i përgatitur nga Lëvizja Mjaft synon të krahasojë premtimet për Bashkinë eTiranës për mandatin katër vjeçar të qeverisjes, në krahasim me punën reale përgjatëperiudhës 2011 - 2015. Ky projekt është i mbështetur prej National Endowment forDemocracy. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehurakëtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e NationalEndowment for Democracy.

Gjatë prezantimit të platformës elektorale për fushatën e Bashkisë së Tiranës nëperiudhën Prill – Maj 2011, Lulzim Basha artikuloi disa premtime të cilat u konsideruanmë madhoret e kryera përgjatë këtyre 25 viteve. Disa nga premtimet kryesore, ndër tëtjera ishin: krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës, shfuqizimi i 60 taksave/tarifavebashkiake, aplikimi i Kartës Bashkiake Studentore, ndërtimi i Unazës së Madhe,Bulevardit të Ri, sistemit të Tramvajit etj.

Në bazë të deklaratave elektorale të Z. Basha në hapjen e fushatës, por edhe gjatë saj,janë evidentuar në total 85 premtime të ndara në 6 kategori. Kategoritë janë: Mjedisi,Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dheInfrastruktura. Nga analizimi i të gjitha këtyre premtimeve rezultojnë se në total 15premtime konsiderohen të realizuara, 6 premtime rezultojnë të realizuarapjesërisht, 4 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 60 premtime mbeten tëparealizuara.

Siç vihet re nga të dhënat e mëposhtme numri më i lartë i realizimeve të premtimeve itakon kategorisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal me 6 premtime të realizuara. Ndërkohëraporti më i lartë i premtimeve të realizuara me totalin e premtimeve për kategori ështëai i Turizmit Kulturës dhe Sportit. Ndërkohë vihet re mungesë e realizimeve përsa ipërket premtimeve mbi infrastrukturën. Vepra madhore si Bulevardi i Ri, StacioniMultimodal, Sistemi i Tramvajit, Unaza e Madhe, Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës,Parku i Dajtit, Parku i Madh i Tiranës kanë rezultuar si premtime të pambajtura. Po nëkëtë kategori vlen për të përmëndur plotësimi i premtimit për “hartimin e një PlanBashkëkohor Rregullues për qytetin brenda vitit të parë qeverisës”. Plani u votuadatë 15 Shkurt 2013, ku u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Ndërkohë që në kategorinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Bashkia e Tiranës ka dështuarnë mbajtjen e premtimit për “rritjen me të paktën 2,5 herë të ardhurave të Bashkisë”.Gjithashtu mbetet e realizuar pjesërisht “shfuqizimi i 60 taksave e tarifave vendoredhe do të përfitojnë uljen 2-5 herë më shumë të normës së taksave/tarifave qëmbesin”, si dhe “krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës për qytetarët e Tiranësbrënda dy viteve të para”.

Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohorëQershor 2011, deri në ditën e sotme. Në raport nuk janë parashikuar veprime që do tëadresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të kryhen përgjatë dy muajve në vijim.

Page 3: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Çfarëdo veprimi i mëtejshëm do të jetë në interes të fushatës elektorale për zgjedhjet e21 Qershorit dhe jo në interes të nevojave të qytetarëve të Tiranës.

Metodologjia

Përshkrim i përgjithshëm

Vërtetëmatësi është një praktikë e themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ezbatuar tashmë në shumë vende të tjera, që synon matjen e realizimit të premtimeve tëdhëna nga forcat politike në pushtet në zgjedhjet paraardhëse si dhe matjet evërtetësisë së premtimeve politike gjatë një fushate elektorale.

Synimi i Vërtetëmatësit në Shqipëri është vlerësimi i realizimit të programit qeverisësgjatë katër viteve të fundit si dhe vlerësimi i vërtetësisë së premtimeve elektorale tëspektrit politik shqiptar në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe në vijim teqeverisjes për Partinë fituese të zgjedhjeve. Platformës Vërtetëmatësi i është shtuaredhe një komponent tjetër, ai për monitorimin e premtimeve për Bashkitë më të mëdhane vend, si dhe premtimet e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Parimi i përgjithshëm i Vërtetëmatësit është se në politikë nuk ka të vërteta absolute,por pothuajse gjithçka zhvillohet në një zonë gri.

Vlerësimi i deklaratave politike

Politikanët gjatë jetës së tyre të përditshme kanë gjithmonë tendencën të bëjnëdeklarata që përmbajnë fakte të paqena ose pjesërisht të vërteta, tregojnë fakte pa lidhjepër të krijuar insinuata në mbështetje të një argumentimi etj. Një grup kërkuesish ivlerëson këto deklarata në përballe me faktet e disponueshme nga realiteti shqiptar. Nëfund deklaratat politike klasifikohen si:

E vërtetë – deklarata është e saktë dhe asgjë e rëndësishme nuk ha humbur.

Përgjithësisht e vërtetë – deklarata është e saktë por ka nevojë për saktësime tëmëtejshme.

Përgjithësisht e pavërtetë – Deklarata përmban disa elementë të vërtetë por injoronfakte të rëndësishme që krijojnë një përshtypje tjetër.

E pavërtetë – Deklarata nuk përmban informacion të vërtetë

Ia fut kot – Deklarata jo vetëm që nuk është e saktë, por përmban edhe pretendimeqesharake

Page 4: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Vlerësimi i premtimeve në programin e kryetarit te Bashkisë

Vlerësimi i realizimit të premtimeve të ndërmarra në programin qeverisës përpushtetin lokal është një punë më e komplikuar nga pikëpamja metodologjike se savlerësimi i vërtetësisë së deklaratave. Premtimet në programin për qeverisjen lokaleshpesh përmbajnë gjuhë fluide, premtimet nuk përmbajnë një mekanizëm logjik tërealizimit të tyre dhe në shumë raste, cilësorët janë përgjithësues, psh. “do ta rrisimekonominë lokale ”, “do të krijojmë mjedis të shëndetshëm” ose “do ta ulimkorrupsionin” pa përmendur se sa apo si.

Për këtë arsye, një premtim i programit fillimisht klasifikohet si:

a) Konkret

b) Pjesërisht konkret

c) I përgjithshëm

Përveç kësaj, në rast se premtimi është konkret, shënohet nëse kryetari i bashkisë kapërcaktuar një afat kohor për realizimin e premtimit. Nëse kryetari i bashkisë nuk e kapërcaktuar afatin kohor, mandati qeverisës vendor katërvjeçar merret si afati maksimali mundshëm.

Premtimet e kryetarit te bashkisë ballafaqohen me realitetin në kohën kur hartohetraporti i vërtetëmatësit. Burimet e fakteve janë burimet publike, statistikat zyrtare aporaportimet e organizmave të ndryshme vendëse apo të huaja, si dhe media.

Premtimet klasifikohen si:

E vërtetë – premtimi elektoral rezulton i realizuar në mbi 75 për qind.

Pjesërisht e vërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 50 dhe 75 për qind.

Pjesërisht e pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 25 dhe 50 përqind.

E pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i parealizuar ose shumë pak i realizuar.

Vlerësimi i cilësisë (saktësisë) së programit të një partie/kandidati

Në programet e partive dhe të kandidateve, identifikohen ato pjesë që përbëjnëpremtime dhe ekstraktohen nga programi, listohen në eksel.

- Premtim konsiderohet një deklaratë që përmban veprime me anë të së cilave një partithotë se do të arrijë disa synime.

Page 5: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

- Në raste ideale, premtimi përmban qëllime të caktuara, por në praktikë, hasen shumëdevijime nga ky rregull.

- Në disa raste një premtim ka më shumë se një qëllim, si në rastet kur ka një objektiv tëpërgjithshëm dhe më pas, shumë objektivë të vegjël. Në këto raste, premtimi ështëtrajtuar si një i plotë ose është ndarë në disa premtime.

Lista e premtimeve për mandatin 4-vjeçar 2011-2015 për Bashkinë e Tiranës.

1. MJEDISI

1.1 Qytetarët e Tiranës do të jetojnë në një prej qyteteve më të pastra nëEuropë.

Premtimi: Kryetari i Bashkisë së Tiranës premtoi se nëpëmrjet implementimit tëprojekteve mbi sistemimin e trafikut, ngritjes së parkingjeve nëntokësore,modernizimin e transportit publik duke investuar ne ngritjen e tramvajit, por edhekrijimin e infrastrukturës për korsitë e biçikletave, kryeqyteti do të ishte një prejqyteteve më të pastra në Europë.

Fakti: Duke marrë parasysh realizimin apo mos realizimin e një sërë premtimesh tëcilat lidhen me këtë pikë, vihet re se Tirana ngelet akoma në nivele jo të kënaqëshmepërsa i përket ndotjes së ajrit. Kështu bazuar mbi monitorimin e cilësisë së ajrit sipasstacioneve të ISHP, nëpërmjet një aplikacioni të mbështetur nga GIZ, i cili gjendet nëueb-in e Bashkisë së Tiranës1, niveli i ndotjes së lartë në parametrin PM dëshmonmosrealizimin e këtij premtimi. Edhe pse parametrat e ndotjes së ajrit janë brëndanormave të lejuara nga BE, ato janë largë objektivit për të patur një prej qyteteve më tëpastër në Europë. Madje në disa raste normat e PM 2.5 rritja e së cilës vjen si pasojë e:rritjes së aktiviteteve industriale, rritjes së numrit të automjeteve apo i kohës që atoshpenzojnë në rrugë, rritjes së qarkullimit të automjeteve të vjetra ose me emetime tëlarta gazrash, arrin deri në limitet maksimale të lejueshmërisë. Një tregues tjetër ështëedhe norma e lartë e NO2 (dioksidit të azotit) i cili shpesh herë është më i lartë senormat e lejuara europiane. Si konkluzion, në bazë të elementëve faktikë ky premtimmbetet i parealizuar.

Tabela e mëposhtme ilustron premtimet e realizuara dhe të parealizuara për kategorinë Mjedisi:

1 http://www.tirana.gov.al/sq/Cilesia-e-ajrit-ne-Tirane

Page 6: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

1.2 Mbetjet në të gjitha zonat e qytetit, do të vendosen kontenierë tëmëdhenj e të vegjël, dhe do të zbrazen dy herë në ditë.

Premtimi: Në përmbushje të zotimit se brënda mandatit qytetarët do të gëzojnë njëqytet të pastër, Z. Basha premtoi se do të vendosen konteinerë të mëdhenj e të vegjël, kudo të grumbullohen e largohen mbetjet e hedhurinat në të gjitha zonat e qytetit, do tëzbrazen dy herë në ditë mbetjet në të gjitha zonat e Tiranës e do të pastrohen rrugët dhesheshet me makineri moderne.

Fakti: Në fakt premtimi i mësipërm është praktika e cila ka ekzistuar pergjatë viteve tëfundit në Bashkinë e Tiranës për grumbullimin e mbetjeve. Kjo praktikë nuk kandryshuar dhe është konsoliduar më tej ndër vite duke mos krijuar neglizhencë nëpastrimin e mbetjeve të qytetit. Edhe pse premtimi nuk ka patur si synim promovimin enjë praktike e cila nuk zhvillohej në Bashkinë e Tiranës, si konkluzion mund të themi seky premtim është i realizuar.

1.3 Do të ketë teknika të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve, ndarja nëtre kazanë mbetje plastike, mbetje qelqi dhe mbetje letre, me qellim rritjen eshkallës së riciklimit.

Premtimi: Shërbimi i kryer nga operatorët do të monitorohet me rreptësi, dukepërfshirë në monitorim qytetarët dhe bizneset krahas sensibilizimit dhe edukimit tëvazhdueshëm për "Një Tiranë të Pastër". Sistemi i diferencuar i grumbullimit tëmbetjeve do të mbështetet nga kapacitete të zgjeruara të trajtimit të mbetjeve në tëgjithë metropolin e Tiranës, bazuar në modele miqësore me mjedisin, përfshirëriciklimin, duke kontribuar kështu si në pastërtinë e qytetit ashtu edhe në neutralizimine kësaj "bombe" mjedisore, e deri në krijimin e mundësive për aktivitete ricikluese.

Page 7: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Fakti: Edhe pse në vitin 2011 pushteti qëndror miratoi ligjin “Për menaxhimin eintegruar të mbetjeve”, nëprëmjet të cilit ngrihej kuadri ligjor për grumbullimin ediferencuar të mbetjeve, Bashkia e Tiranës nuk e ka implementuar diçka të tillë. Ngavëzhgimi në terren nuk është e vështirë për të provuar se teknika për gumbullimin ediferencuar të mbejteve nuk po aplikohet. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka akorduarrreth 150 mijë dollarë përë këtë projekt, sëbashku me fondin prej 500 mijë dollarë përstudimin e fizibilitetit nga Banka Botërorë, sërisht Z. Basha ka akuzuar Ministrin eFinancave për bllokimin e kësaj nisme. Si konkluzion ky premtim konsiderohet iparealizuar.

1.4 Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lumin e Tiranës, por do tëpërpunohen.

Premtimi: Në takimin elektoral të datës 22 prill 2011 me banorët e zonës së Bregut tëLumit, kryebashkiaku Basha garantoi se: “ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lumine Tiranës, por ato do të përpunohen si në çdo kryeqendër tjetër europiane”. Nëpërmjetkëtij premtimi kolektorët nuk do të derdhen direkt në lumë, por ujërat e zeza do tëpërpunohen.

Fakti: Për këtë premtim Bashkia e Tiranës në bilancin e saj të punës deklaroi se projektii Bashkisë parashikon zgjerimin e shtratit të lumit dhe krijimin e hapësirave të gjelbranë të dy anët e tij, përmes argjinaturave do të bëhet mbrojtja e zonave urbane ngarreziku i përmbytjeve, sikundër në të dy anët e lumit janë ndërtuar kolektorë përmbledhjen e ujërave të zeza, me qëllim që ato të mos derdhen më në lumë. Ky premtimka ngelur në kuadër të një premtimi të thjeshtë elektoral pasi përgjatë katër viteve ështëharruar nga administrata vendore. Ndërkohë që Kryebashkiaku Lulëzim Basha ejustifikon faktin e mos përfundimit të projektit me bllokimin të fondeve nga pushtetiqëndror. Për më tepër banorët e kësaj zone janë gjetur të përmbytyr disa herë për shkaktë kushteve të keqija atmosferike, por edhe mungesës së investimeve të premtuara.Kështu ky premtim konsiderohet i parealizuar.

2. ZHVILLIMI EKONOMIK LOKAL

2.1 Në dy vitet e para do të mundësojë krijimin e 30 mijë vendeve të reja tëpunës për qytetarët e Tiranës.

Premtimi: Në prezantimin e tij si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës më datë26 Mars 2011, z. Basha premtoi krijimin e një Task Force për punësimin, veprimi i cilido të mundësontë hapjen e 30 mijë vendeve të reja pune në dy vitet e ardhshme. Sipastij vetëm projekti i Unazës së Madhe dhe të projekteve të tjera infrastrukturore do tëkrijojnë mbi 5800 vënde të reja pune.2

Fakti: Gjatë fjalës së tij më datë 26 Dhjetor 2014 mbi bilancin e arritjeve të Bashkisë sëTiranës Z. Basha pranoi se përgjatë mandatit të tij ishin krijuar vetëm 25.000 vende të

2 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/

Page 8: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

reja pune. Ndërkohë që për periudhën dyvjeçare në të cilën ishin premtuar 30.000vende pune, periudhë ku kishte mbështetjen e pushtetit qëndror, janë krijuar vetëm17.000 vende të reja pune. Dështimin për plotësimin e këtij premtimi Basha e justifikoime përkeqësimin e kushteve ekonomike shqiptare në përgjithësi dhe kryeqytetase nëveçanti. Edhe pse sa më sipër është pranuar prej vet Z. Basha mos përmbushja e këtijpremtimi, në mungesë të dokumentave për numrin e saktë të vendeve të reja të punësnë Bashkinë e Tiranës ky premtim konsiderohet i pamatshëm.

2.2 Bizneset do të lirohen nga pesha e 60 taksave e tarifave vendore dhe dotë përfitojnë uljen 2-5 herë më shumë të normës së taksave/tarifave qëmbesin.

Premtimi: Një nga premtimet kryesore përgjatë fushatës zgjedhore të Z. Basha ishteedhe shfuqizimi i 60 taksave dhe tarifave vendore, të konsideruara si barrë për biznesine vogël. Nëpërmjet këtij premtimi Z. Basha synonte përmirësimin e klimës së biznesitkryeqytetas dhe krijimin e lehtësirave fiskale në hapjen e bizneseve të reja, për tëndihmuar në rritjen ekonomike dhe të punësimit lokal.

Fakti: Vendimi i parë i cili adresonte këtë premtim ishte ai i datës 12.10.2011 i miratuarnga Këshilli Bashkiak. Nëpërmjet këtij vendimi u miratua shfuqizimi i këtyre taksavelokale3:

1. KAPITULLI 1 TAKSAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA I.F TAKSAT E RREGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE”.Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor.Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritë dhe nivelet, sipas mjeteve, përcaktohen në lidhjen përkatese të ligjit Nr. 9632, dt.30.10.2006. Agjenti tatimor për vjeljen e kësaj takse është Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, të cilët në rolin e agjentit për taksën, përfitojnë përkatësisht 5 % dhe 1 % të shumës së arkëtuar.

2. Tarifa e pastrimit e largimit të mbeturinave për Kategorinë II.10, TË TJERA

3. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.1”, TARIFA TË SHËRBIMIT ARKIVORTërheqje dokumentash dhe njehsim me origjinalin nga Arshiva e Bashkisë Tiranë100 lekë/dokumenti.

4. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.2” TARIFA PËR SHËRBIME TË STREHIMIT-Përgatitje dokumentacioni për privatizim objektesh të kthyera në fond banese 100 lekë.-Përgatitje dokumentacioni për të pastrehët 100 lekë.Struktura e ngarkuar për lëshimin e autorizimit të pagesës për tarifën e

3 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._9_Per_Sistemin_e_taksave_dhe_tarifave_906157.pdf

Page 9: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

shërbimit të strehimit do të jetë Qendra e Informimit Qytetar pranë Bashkisë së Tiranës.

5. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.3” TARIFA PER SHERBIMIN NE FUSHEN E TRANSPORTIT TE PASAGJEREVE DHE MALLRAVE, DHENIEN E LEJEVE PER USHTRIM AKTIVITETIDhënie çertifikate për transport mallrash apo pasagjerë, çertifikim teknikautobuzësh dhe taksi 2.000 lekë për automjet.Dhënie autorizimi si dhe konfirmimi për plotësimin e kushteve të autorizimit përsubjektet në veprimtarinë e transportit ndërqytetas 3.000 lekë.Dhënie autorizimi për lëvizje të automjeteve brënda unazës për periudha të përkohshme 500 lekë/muaj/mjet.Leje apo çertifikatë për veprimtari servis të automjeteve, lavazheve, parkingut 10.000 lekë.Liçensë për lejimin e aktivitetit në përgatitjen e kursantëve për automjete (Autoshkolla) 5.000 lekë.Dhënie autorizimi për pikat e tregëtimit me pakicë të Karburanteve 5.000 lekë.Leje për shërbim tregëtar ambulator 2.000 lekë.Leje për shërbim tej kohës normale të punës (me orar të zgjatur të kufizuar) 5.000 lekë.Leje për shërbim 24 orësh (non stop) Bar kafe, restorant, pub, diskotekë, kazino, lojra fati etj. 15.000 lekë.Struktura e ngarkuar për lëshimin e autorizimit të pagesës për tarifën për dhënieleje ushtrim aktiviteti do të jete Qendra e Informimit Qytetar pranë Bashkisë së Tiranës.

6. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.4” TARIFA PËR MIRËMBAJTJEN E RRUGËVE QYTETASETarifës për mirëmbajtjen e rrugëve qytetase i nenshtrohen te gjitha mjetet përdorues të rrugës, sipas klasifikimit përkatës, kjo tarifë do të aplikohet në rrugët kryesore hyrëse të qytetit të caktuara nga Bashkia Tiranës.

7. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.5” TARIFA TË INSPEKTORIATIT URBANDhënie çertifikatë pastërtie për firmat e ndërtimit (leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi) 500 lekë.

KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.6” TARIFA TË INSPEKTORIATIT VETERINARÇertifikatë ndërkombëtare eksport lëkure 2.000 lekë/çdo rast.Çertifikatë ndërkombëtare eksport bretkosa, kërmij dhe peshk 2.000 lekë/çdo rast.Çertifikatë ndërkombëtare për eksport leshi 2.000 lekë/çdo rast.Çertifikatë shoqërimi, qen , mace, produkte ushqimore shtazore përdorim vetjak

Page 10: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

1.000 lekë/çdorast Kontroll i produkteve me origjinë shtazore për çdo makinë 1.000 lekë/çdo makinë.Kontroll dhe lëshim raporti në njësi prodhimi të produkteve dhe nënprodukteve të sallamit dhe qumështit 200 lekë/çdo rast.Çertifikatë për lejimin e konsumit të peshkut dhe produkteve të detit 2.000 lekë/çdo rastVulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar për një kre ka, lopë, buall, buallicë 200 lekë/kre.Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar për një kre mez e mushqerrë 200 lekë/kre.Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar për një kre viç 200 lekë/kre.Vulosja e mishit dhe pajisja, me raport veterinar për një kre dash, dele, cjap, dhi, derr 100 lekë/kre.Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar me një kre rurze, milor, ftuje, ftujak, qingj, kec, gic 100 lekë/kre.

8. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.7” TARIFA TË URBANISTIKËSTërheqje dokumentash dhe njehsim origjinali Arshiva Teknike dhe ajo e Kadastrës Urbane 100 lekë / dokum.Kontrolli i piketimit të objekteve për objekte deri në 3 kate mbi tokë 3.200 lekë, mbi 3 kate mbi tokë 4.800 lekë.Kontrolli pas përfundimit të themeleve për objekte deri në 3 kate mbi tokë 3.200 lekë, mbi 3 kate mbi tokë 4.800 lekë.Kontrolli pas përfundimit të karabinasë 2.000 lekë për kat.Kontrolli i sistemimit të ambjentit rrethues pas përfundimit të punimeve për objekte deri në 3 kate mbi tokë 3.200 lekë, mbi 3 kate mbi tokë 4.800 lekë.Akt kontrolli i përfundimit të punimeve për leje shfrytëzimi deri në 3 kate mbi tokë 8.000 lekë, mbi 3 kate mbi tokë + 1.000 lekë për kat.Fotokopjimi i planshetave në shkallën 1/500, 1/2000: Format A4 400 lekë, Format A3 600 lekë, Format A2 800 lekë, Format A1 1.200 lekë, Format A0 2.000lekë.Azhornimi i genplaneve (azhornimi përfshin dhe një brez 30 metra rreth pronës që azhornohet):- Për leje ndërtimi etj 40 lekë / m².- Për proçedurë legalizimi të shtesës në ndërtime me leje 40 lekë/m2.- Për proçedurë legalizimit të ndërtimeve pa leje, të vecuara dhe në zonë informale, në rastet kur ky shërbim ofrohet nga Bashkia e Tiranës ose Njësia Bashkiake 10 lekë/m2.

Dhënia e genplanit të paazhornuar të zonës ku do të ndërtohet për subjekte private: A4 1.200 lekë, A3 3.200 lekë.Matja, përcaktimi i zonës së vendndodhjes së objektit, azhornimi i genplanit, sipas kërkesës (qera, privatizim, shitje etj) 6.000 lekë.

Page 11: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Azhornime për reklama, vendosje tavolinash 2.000 lekë.

9. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “e “ TARIFA PER SHERBIME NE DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TAKSAVE Dhënia e Vërtetimi për detyrimet vendore 200 lekë.Komisione për shërbimin te arka 100 lekë.

10. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GËRMA “f.2” DREJTORIA NR.3 E PUNËTORËVE TË QYTETITTarifa për vërtetime 200 lekë.Tarifa e plotesimit te dokumentacionit për privatizim 500 lekë.

11. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GËRMA “f.6” NDËRMARRJA E PËRPUNIM PLEHUTTarifa për depozitimin e mbeturinave në fushën e Sharrës 95 Lekë / ton.

Pas këtij vendimi, të gjitha ndryshimet e tjera të kryera mbi vendimin e KëshillitBashkiak nr. 3 të datës 05.02.2007 shprehin vetëm rritje ose ulje të taksave apo nivelittë tarifave. Ndërkohë që nuk janë shfuqizuar më tarifa apo taksa vendore. Lidhur mepremtimin e uljes me 2 deri në 5 herë të tarifave që mbesin, vendimet e këshillitshpeshë herë kanë qënë në drejtim të kundërt me zotimin e z. Basha. Po në vendimin edatës 12.10.2011 në të cilit u krye shfuqizimi i 43 taksa/tarifave, u rrit niveli i taksës përvendosje tabele për qëllim reklamimi i cili ishte 10.000 lek/m2 për tabela të zakonshmedhe të përbëra dhe 15.000 lek/m2 për tabelat elektronike. Në vendosjen e vlerës së re uhoq diferencimi i llojit te tabelave të reklamave dhe niveli i ri i taksës do të ishte 45.000lek/m2, një rritje me 3-4.5 herë. Gjithashtu nëpërmjet një vendimi në datën 15.11.2012hyri në fuqi edhe tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime4. Tarifa llogaritetnë bazë të sipërfaqes së punimeve sipas preventivave përkatës për këto sipërfaqe.Nivelii tarifës është në masën 1% të vlerës së investimit dhe depozitohet për llogari tëfinancimit të instrumentave vendorë të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit tëterritorit në Bashkinë e Tiranes. Mjaftojnë këto dy raste për të konkluduar se premtimipër të ulur taksat apo tarifat e mbetura jo vetëm nuk janë ulur me 2-5 herë, por madjeniveli i tyre është ngritur, si dhe janë shtuar taksa të reja. Në përfundim të fakteve tëmësipërme vihet re se janë shfuqizuar vetëm 43 taksa/tarifa dhe jo 60 nga sa ishtepremtuar, si dhe jo të gjitha taksat e mbetura janë ulur 2-5 herë, kështu premtimikonsiderohet pjesërisht i realizuar.

2.3 Thjeshtëzim i proçedurave administrative për bizneset.

Premtimi: Duke synuar krijimin e lehtësirave fiskale dhe uljen e burokracive përzhvillimin e mjedisit për biznesin, Z. Basha u zotua se do të lehtësohen proçedurat përmarrjen e shërbimeve bashkiake me qëllim rritjen e shpejtësisë, transparencës dheefiçencës së proçeseve dhe shërbimeve administrative.

4 http://www.dpttv.gov.al/DocumentFile/Legjislacioni/VKB%20nr%203,%20dt%2005.02.2007%20i%20ndryshuar.pdf

Page 12: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Fakti: Në kuadër të këtij premtimi gjatë muajit tetor 2011, Bashkia e Tiranës firmosi njëmarrëveshje të rëndësishme me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë esistemit të Bankës Botërore. Ky projekt parashikon krijimin e një qendre të vetme përkryerjen e shërbimeve ligjore të biznesit, në nivel vendor. “One-Stop-Shop-Center” do tësigurojë shërbime dhe këshilla për klientët me cilësi dhe në kohë reale, për të garantuarnjë biznes më të suksesshëm kundrejt një kostoje më të ulët. Me ngritjen e kësaj qendre,do të bëhet e mundur edhe kryerja e procedurave online, çka do të jetë një tjetër lehtësipër biznesin5. Sipas përfaqësuesit të IFC ky projekt parashikon të sjellë kursimin e 6milionë dollarëve6. Ngritja e “One-Stop-Shop-Center” për Bashkinë e Tiranës, tregon sepremtimi i mësipërm konsiderohet i realizuar.

2.4 Do të lehtësohen proçedurat për marrjen e lejeve, licencave, strehimit,regjistrimit e shërbime të tjera, me qëllim rritjen e shpejtësisë, transparencësdhe efiçencës së proçeseve dhe shërbimeve administrative.

Premtimi: Në kuadrin e zhvillimit të mjedisit për biznesin prej Z. Basha u premtuamarrja e masave për lehtësimin e proçedurave për marrjen e lejeve, licensave, strehimit,regjistrimi e sherbimeve të tjera, me qëllim rritjen e shpejtësisë, transparencës dheefiçencës së proçeseve dhe shërbimeve administrative.

Fakti: Me hapjen e “One-Stop-Shop-Center” në Bashkinë e Tiranës u pasua me disabenefite administrative për bizneset lokale. Kështu lidhur me reformimin e pagesave tëtaksave, tashmë formularët dhe aplikimet e nevojshme bëhen online, si dhe janë tëlidhura elektronikisht me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Gjithashtu për sa i përketfushës së licencimit, me hapjen e Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), e cilafunksionon si One-Stop-Shop Center, e lidhur online me Qendrën Kombëtare tëRegjistrimit, ka ndikuar në uljen e kohës së nevojshme dhe numrit të miratimeve qëbizneset duhet të marrin7. Përsa i përket strehimit aplikimi kryhet nëpërmjet njëformulari që tërhiqet në Njësinë Bashkiake, ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formularplotësohet me vërtetësi dhe më pas noterizohet. Më pas, Njësia Bashkiake përkatësepërcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimi të Strehimit dhe Shërbimit Socialnë Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike tëdrejtorisë8. Por më pas aplikantët duhet të plotësojnë një dosje voluminoze medokumenta të cilat janë përcaktuar në Ligjin nr. 9232 datë 13.05.2004. Si përfundim melehtësimin e një sërë proçedurash lidhur me dokumentacionin e bizneseve, regjistrimittë tyre etj. mund të konsiderojmë se ky premtim është i realizuar.

2.5 Krijimi i parqeve industriale dhe përdorimi i formave të ndryshme tëpartneritetit publik-privat do ndihmoj bizneset.

Premtimi: Krijimi i parqeve industriale u cek në fjalën e hapjes së fushatës zgjedhorenga Z. Basha. Ky premtim u inkuadrua në premtimet për zhvillimin ekonomik të

5 http://www.tirana.gov.al/sq/Permiresimi-i-konkurueshmerise6 http://www.panorama.com.al/bizneset-ne-tirane-nga-1-janari-sherbimet-ligjore-me-%E2%80%9Cone-stop-shop%E2%80%9D/7 http://www.tirana.gov.al/sq/Mbeshtetja-per-biznesin#8 http://www.tirana.gov.al/sq/Sherbimi-i-strehimit

Page 13: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

kryeqytetit, si një mjet për të nxitur hapjen e bizneseve të reja dhe në krijimin e vëndevetë reja të punës.

Fakti: Por ky premtimi mbeti vetëm në fjalën hapëse të Z. Basha dhe asnjëherë nuk uzhvillua më tej përgjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu në katër vitet e mandatit nukrezulton asnjë vendim, projekt apo studim në krijim e të paktën një parku industrial nëterritorin e Bashkisë së Tiranës. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

2.6 Krijim i një sistemi bashkiak të informacionit mbi tregun e punës, përlehtësim të kontakteve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Premtimi: Për të përmbushur premtimet për vendet e reja të punës, Z. Basha premtoikrijimin e një portali në të cilin do të shpalleshin vende e reja kryesisht për të rinjtë. Nëkëtë mënyrë synohej afrimi dhe ngritja e lidhjes direkte midis bizneseve lokale dhepunëkërkuesve.

Fakti: Më datë 01.05.2013 u lançua edhe portali i punësimit me 805 vende të reja pune,në të cilin sipas Z. Basha kërkoheshin 15 profesionistë9. Por që prej hapjes së këtijportali, Bashkia nuk ofroi statistika se sa qytetarë përfituan prej këtyre vendeve të lira.Gjithashtu në fjalën e Z. Basha për shpalosjen e arrtijeve gjatë këtij mandati nuk uofruan të dhëna, si dhe nuk u përmënd në asnjë moment ngritja e portalit të punësimit.Gjithsesi sot është e pamundur kërkimi për vende pune në këtë portal pasi ai ështëmbyllur dhe shprehet se së shpejti do të kemi një portal të ri10. Si konkluzion kypremtim është i parealizuar.

2.7 Do të krijohen mundësi për praktika mësimore pranë Bashkisë dhe gjithërrjetit institucional apo partnereve privatë te saj.

Premtimi: Në mënyrë që të luftohet performanca e dobët e administratës bashkiakesipas Z. Basha, por edhe për të luftuar papunësinë midis të rinjve, u premtua krijimimundësive për praktika arsimore pranë Bashkisë dhe gjithë rrjetit institucional apopartnerëve privat të saj11.

Fakti: Një program i tillë akoma nuk është zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Në njoftimezyrtare por edhe ueb-in e saj, Bashkia nuk ka shpallur një program të mirëfilltë përmundësitë e praktikave arsimore. Secili institucion qoftë publik apo privat, ofron njëseksion online ku prezanton të interesuarve mundësitë e praktikave mësimore. Kjo nukka ndodhur akoma me Bashkinë e Tiranës. Por në një projekt specifik të realizuar ngaBashkia me Shkollën Teknike Elektrike “Gjregj Canco”, rreth 40 nxënës të kësaj shkollepo zhvillojnë për 3 muaj, stazhin e punës pranë Ndërmarrjes numër 2 të Bashkisë sëTiranës. Gjatë periudhës së stazhit, këta të rinj paguhen me 80 dollarë, kjo mundësuarfalë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe BB12. Duke qënë se është premtuar

9http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Lancohet-portali-i-pun%C3%ABsimit,-ofrohen-805-vende-pune---568810 http://portalipunesimit.tirana.gov.al/?force_apply=true&force_apply_unique=cd53424ade61ebfa1a8cc4f1e4fb986f11 http://www.noa.al/artikull/lulzim-basha-fjalimi-i-plote-ne-shpalljen-e-kandidatures/66080.html

Page 14: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

shtrirja e mundësive të praktikës në të gjitha institucionet në varësi të Bashkisë, sikonkluzion ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar.

2.8 Do zgjerohet arsimi dhe trajnimi profesional.

Premtimi: Ky premtim synon aplikimin e politikave direkte për nxitjen e punësimitnëpërmjet zgjerimit të trajnimin profesional.

Fakti: Më datë 11.04.2013 Z. Basha deklaroi se nëpërmjet një projekti të financuar ngaBanka Botërore u mundësua formimi profesional i 353 të rinjve13. Sipas tij në mbarim tëkëtij kursi profesional shumë të rinj kanë gjetur punë në profesione si rrobaqepëselektriçistë, pastiçierë, këpucarë etj. Ndërsa me datë 28.01.2014, Znj. Nevila Xhindi nëncilësinë e Zv. Kryetares ,u shpreh se programi i zhvillimit profesional i Bashkisë i kaofruar rreth 800 të rinjve aftësi për jetën14. Në përfundim ky premtim konsiderohet irealizuar.

2.9 Do të forcohet disiplina fiskale vendore dhe do të zgjerohet baza etaksapaguesve.

Premtimi: Kandidati demokrat Lulzim Basha i kushtoi një rëndësi të veçantë biznesitnë programin elektoral të vitit 2011. Ai i bëri këto premtime për të krijuar bazë më tëgjerë taksapaguesish dhe rritje të te ardhurave. Sipas premtimit këto të ardhura do tëshpenzoheshin për investime publike në infrastrukturë, dhe për shërbimet më tërëndësishme të qytetit. Sipas Bashës do të forcohej disiplina fiskale vendore si dhe do tëshmangeshin abuzimet dhe diferencimet e padrejta.

Fakti:

1. Nuk ka pasur forcim të disiplinës fiskale vendore, pasi bashkia e Tiranës nuk kamundur të bëjë më të mbledhshme taksat. Dhjetra subjekte nuk i kanë paguar prejvitesh dhe në 2014 u arrit deri aty sa u bllokuan llogaritë bankare. Nëse do krahasohetviti 2013 me vitin 2014, të ardhurat kanë një rënie prej 243 milionë lekësh.

2. Zgjerimi i bazës së taksapaguesve nuk ka ndodhur, sepse ende nuk ka një ndarjetë drejtë dhe ka subjekte që paguajnë taksa nga të cilat duhet të përjashtoheshin. Deri ne2014 ky përjashtim nuk ka ndodhur.

3. Biznesit të vogël ju hoq taksa vendore dhe u vendos tatimi i thjeshtuar mbifitimin e këtij biznesi. Por asnjë taksë tjetër nuk i është hequr.

4. Subjekteve nuk u janë hequr taksat për tabelën, televizorin. Vazhdojnë t`ufaturohen madje dhe me tarifa te larta.

12 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Basha:-Do-t%C3%AB-vazhdojm%C3%AB-investimet,-p%C3%ABr-t%E2%80%99i-dh%C3%ABn%C3%AB-tregut-profesionist%C3%AB,-e-t%C3%AB-rinjve-shanse-pun%C3%ABsimi--515513 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Bashkia,-ndihm%C3%AB-n%C3%AB-kualifikim-dhe-sip%C3%ABrmarrje-p%C3%ABr-353-t%C3%AB-rinj-559614 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Xhindi:-Bashkia,-prioritet-pun%C3%ABsimi-dhe-trajnimi-i-t%C3%AB-rinjve--5940

Page 15: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

5. Subjektet bëjnë pagesa të plota në muajin Prill dhe nëse mund të mbyllinaktivitetin në muajt në vijim nuk u kthehen më mbrapsht.

6. Edhe nëse biznesi hapet në Dhjetor, është i detyruar të bëjë pagesat njësoj si tëtjerët, pra sikur ka qenë aktiv gjatë gjithë vitit.

7. Sipërmarrësve që hapnin një biznes të ri në Tiranë nëse punësonin 50 persona,bashkia e Tiranës premtoi t`u hiqte taksat për një periudhë 4 vjeçare. Por kjo mbeti nëkuadër të premtimit dhe deklaratave nga drejtuesit e saj.

8. Basha premtoi ulje taksash, por uli në masën 30% vetëm taksat për luleshitësitdhe librashitësit.

9. Vetëm gjatë një viti kalendarik rreth 600 biznese të vogla janë çregjistruar.

10. Kur një subjekt mbyllet duhet te shkojë me dhjetra herë në zyrën e një inspektoripër të mos i ngarkuar taskat për periudhën kur është bërë kërkesa për çregjistrim e nëvazhdim. Kjo procedurë mund të zgjasë nga 2-3 vjet dhe biznesi paguan taksa edhe paskërkesës së tij për të mbyllur aktivitetin

11. Edhe kur regjistrohet biznesi kërkon të nisë pagesën e taksave jo që ngamomenti kur ka bërë kërkesën, por nga momenti kur ajo është miratuar dhe ka nisuraktivitetin. Por kjo nuk ndodh.

Bashkia e Tiranës nuk ja doli të forconte disiplinën fiskale vendore dhe as të zgjerontebazën e taksapaguesve. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

2.10 Do të thellohet decentralizimi fiskal.

Premtimi: Ndër premtimet e para që do të bëheshin nga kandidati Lulzim Basha përBashkinë e Tiranës, ishte edhe shkurtimi i 60 taksave dhe tarifave vendore. Kjo politikëfiskale sipas Bashës parashikonte që brenda një periudhe të shkurtër të krijonte bazëmë të gjerë taksapaguesisht. Nga ana tjetër, kandidati demokrat premtoi se duke ikthyer frymën e bashkëpunimit reformës së decentralizimit, do të thellohejdecentralizimi fiskal dhe do të realizohej edhe ndarja e tatimeve në mënyrë qëkontributet fiskale të qytetarëve të Tiranës të mbeteshin në shërbim të buxhetit tëqytetit të tyre.

Fakti: Duke pasur parasysh sistemin e fragmentuar të qeverisjes vendore, decetralizimifiskal ka qenë gjithmonë i vështirë. Gjithashtu në krahasim me vendet e tjera të rajonit,Shqipëria jep më pak fonde për qeverinë vendore në një bazë të krahasueshme tëshpenzimeve dhe të të ardhurave.

Sipas një studimi të USAID, decentralizimi fiskal nuk është një proces i lehtë pasishumica e njësive vendore mbeten të varura nga transfertat dhe grantet e qeverisëqendrore, për faktin se nuk ka shumë taksa të mira vendore që mund t’i delegohenlehtësisht pushtetit vendor.

Page 16: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Për këtë arsye, shumica e njësive vendore i mbledhin të ardhurat nga burimet e veta jonga taksat vendore por nga tarifat administrative, komisionet, si dhe nga shitja dhedhënia me qira e aseteve të njësisë vendore.

Nga ana tjetër, në një tryezë të organizuar në Tetor të vitit 2012 nga USAID, ku ishte ipranishëm kryeministri i kohës Sali Berisha, ish Ambasadori i SHBA-ve Arvizu dhe kreui Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u pohua se realizimi i decentralizimit fiskal ishte njëmision i vështirë dhe se kjo kërkonte ndryshime në kuadrin ligjor. Madje në fjalën e tijkreu i bashkisë Lulzim Basha tha : “Prej kohësh, ne e kemi thënë nën zë, por shpesh herëedhe me zë të lartë, se ka ardhur koha të rikonceptojmë ndarjen administrative tëvendit. Sot, them se çdo përpjekje për të ecur përpara me reformën e decentralizimitfiskal, pa rishikuar në thelb këtë situatë që shkakton probleme të mëdha të efiçencësdhe administrimit, do të ishte gjysmake. Shpresoj dhe uroj që reforma e decentralizimitfiskal të bazohet fort në një konsensus politik, për një ndarje të re administrative tëterritorit të Shqipërisë, që t’u përgjigjet më mirë nevojave të qytetarëve.” Decentralizimifiskal, e deklaruar edhe nga vetë kryebashkiaku Lulzim Basha, dy vite pas premtimit,lidhet ngushtë me reformën territoriale. Por kjo e fundit, siç dihet u miratua më 31korrik 2014 nga mazhoranca e majtë qeverisëse, gjatë bojkotit parlamentar të opozitës.Madje, sipas Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, me ndarjen e re territoriale me 61bashki, tashmë pritet realizimi i decentralizimit fiskal, që për ministrin do të ndodhëbrenda vitit 2015. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

2.11 Do të rriten me të paktën 2,5 herë të ardhurat e Bashkisë.

Premtimi: Krahasuar me nivelin e të ardhurave vendore të vitit 2011, Z. Basha premtoigjatë fushatës elektorale rritjen e tyre me të paktën 2.5 herë.

Fakti: Të ardhurat e pushtetit vendor kanë dy burime kryesore. Burimi i parë janë tëardhura që gjeneron Bashkia nëpërmjet vjeljes së taksave apo tarifave vendore, apo ngaburime jo tatimore. Burimi i dytë përbëhet nga transferta e pakushtëzuar, e ardhur ecila injektohet nga pushteti qëndror për të rritur fuqinë financiare të bashkive në tëgjithë Republikën, në varësi të popullatës së njësive vendore. Bazuar në vendimet përprogramet afatmesme të buxhetit për periudhat 2011-201315, 2013-2015 dhe 2015-201716, janë krahasuar totali i të ardhurave për vitet 2012 me vitin 2015. Nga llogaritja etë dhënave në këto dy vendime rezulton që niveli i të ardhurave të jetë rritur me vetëm1.15 herë, duke e konsideruar kështu premtimin e mësipërm të parealizuar.

2.12 Do të orientohen shpenzimet e Bashkisë në kryerjen e investimeve nëinfrastrukture dhe shërbime prioritare, pesha e tyre do të kalojë nivelin e 40%të buxhetit, ndërsa do të ulet ndjeshëm pesha e shpenzimeve për paga dheato administrative.

15 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._17_Treguesit.financiare_2011-2013_299222.pdf16 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._28,_date_23.12.2014_P%C3%8BR_MIRATIMIN_E_PROGRAMIT_BUXHETOR_AFATMES%C3%8BM_2015-2017_DHE_DETAJIMIN_E_BUXHETIT_T%C3%8B_BASHKIS%C3%8B_S%C3%8B_TIRAN%C3%8BS_P%C3%8BR_VITIN_2015_993753.pdf

Page 17: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Premtimi: Ky premtim synon shtimin e investimeve bashkiake në 40% të shpenzimeve.Me anë të kësaj politike kërkohet që rritja e fondeve bashkiake të orientohet drejtinvestimeve dhe jo në zmadhimin e administratës bashkiake.

Fakti: Në parashikimin e dokumentave për politikën buxhetore për vitin 201517 raportii shpenzimeve kapitale me totalin e shpenzimeve arrin në masën 35%. Gjithashtupërgjatë katër viteve të mandatit, ky nivel nuk e kaluar asnjëherë raportin 40%, por kaqënë 2-4% më i ulët sesa premtimi. Si konkluzion ky premtim mbetet i parealizuar.

2.13 Do të ketë transparencë publike për politikat fiskale dhe buxhetin, nëformulim, zbatim dhe vlerësim.

Premtimi: Në kuadër të transparencës së Bashkisë, Z. Basha premtoi fillimisht se do tëketë transparencë publike për politikat fiskale dhe buxhetin, në formulim, zbatim dhevlerësim.

Fakti: Konsultat e para publike në lidhje me buxhetin bashkiak kanë qënë ato përbuxhetin e vitit 2013. Z. Basha ka realizuar disa takime në njësitë më të mëdhabashkiake për të prezantuar synimet e buxhetit. Konsultimet për projekt-buxhetinafatmesëm 2013-2015 kanë nisur me njësinë bashkiake nr. 2, një nga zonat mëproblematike të Tiranës18. Disa ditë më vonë kryetari i Bashkisë së Tiranës LulzimBasha ka vijuar konsultimet për buxhetin, me banorë të njësive bashkiake 1, 3 dhe 419.Ndërsa për buxhetin e vitit 2014 për herë të parë është zhvilluar edhe një seancëdëgjimore me organizatat rinore të Tiranës me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Z. AldrinDalipi20. Nga sa më sipër ky premtim konsiderohet i realizuar.

2.14 Do të krijohet Agjencia Bashkiake e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Premtimi: Për të adresuar problematikën e sigurisë së tregjeve ushqimore, shërbiminndaj konsmuatorëve, si dhe spekulimeve me çmimet, përgjatë fushatës elektorale z.Basha u zotua në ngritjen Agjencisë Bashkiake e Mbrojtjes së Konsumatorit për tëluftuar problematikat e sipërpërmendura.

Fakti: Më një vendim të Këshillit Bashkiak me datë 12.10.2011, në muajt e parë nëdetyrë të z. Basha, u miratua krijimi i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, siinstitucion në varësi të Bashkisë së Tiranës21. Me anë të këtij vendimi ky premtimkonsiderohet i realizuar.

2.15 Do të kontrollohen, raportohen dhe turpërohen në publik çdo spekuluesme çmimet në Tiranë, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shërbimet.

17 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._17_Treguesit.financiare_2011-2013_299222.pdf18 http://tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Me-Nj%C3%ABsin%C3%AB-Bashkiake-nr--2,-nisin-konsultimet-p%C3%ABr-projekt-buxhetin-2013,-prej-80-milion%C3%AB-dollar%C3%ABsh--538119 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=1050720 http://www.gazetadita.al/zeri-i-te-rinjve-te-tiranes-degjohet-per-here-te-pare-ne-keshillin-bashkiak/21 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._10_Krijimi_i_AMK-se_835185.pdf

Page 18: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Premtimi: Me krijimin e Agjencisë Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit u premtuaqë detyrat parësore do të ishin inspektimi, raportimi dhe turpërimi në publik të çdokujtqë spekulon me që spekulon me çmimet në Tiranë, por edhe mbrojtja e bizneseve ngakonkurrenca e pandershme22.

Fakti: Me krijimin e AMK-së, administrata bashkiake ka qënë në terren për të ushtruarkontrolle përgjithësisht në periudha festash. Madje në njoftimet e Bashkisë së Tiranësjanë afishuar edhe çmimet për produktet në tregjet e kryeqytetit, duke i ofruarqytetarëve mundësi kontakti për të denoncuar abuzimet23. Por mesa duket iniciativa kangelur vetëm në ushtrimin e kontrolleve, duke mos raportuar rezultate lidhur medenoncimet e qytetarëve apo subjekteve abuzuese. Gjithashtu turpërimi në publik isubjekteve abuzuese ka ngelur thjesht një premtim në letër i Z. Basha. Kështu kypremtim konsiderohet i parealizuar.

2.16 Konsultime me qytetarët e Tiranës me referendumet lokale, diskutimetdhe takimet publike. Çdo të premte, Bashkia do të presë çdo qytetar.

Premtimi: Me anë të këtij premtimi Z. Basha kërkoi të siguronte një bashkëpunim dhemirëkuptim mes kryetarit/administratës dhe Këshillit të Bashkisë. Gjithashtu takimetjavore çdo të premte ishte mënyra e Z. Basha për ti ofruar qytetarëve mundësinë për tëndarë hallet e problemet me kryetarin e Bashkisë së tij drejtpërsëdrejti.

Fakti: Lidhur me pjesën e parë të premtimit për asnjë vendim madhor të Bashkisë sëTiranës, nuk është propozuar medota e vendimmarrjes nëpërmjet referendumevelokale. Përveç takimeve të organizuara për prezantimin e projekteve, ka munguarvullneti për të zhvilluar takime lokale publike për diskutimin e investimeve nëkryeqytet. Ndërkohë që lidhur me takimet e hapura çdo të premte, zhvillimi i tyrepërgjatë fillimit të mandatit ka shënuar një interesim të lartë për publikun si mënyra evetmë për të shmangur administratën burokrate dhe zgjidhjen e problematikaveindividuale. Me vendimin nr. 14 të datës 02.05.2012, pritja me publikun është përfshirënë nenin 25 të rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë eadministratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës24. Sa më sipër ky premtim konsiderohetpjesërisht i realizuar.

2.17 Do të ngrihen qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake dhe nëBashkinë e Tiranës përmes një sistemi monitorimi elektronik on-line. Ne këtoqendra mund të raportohet elektronikisht e kështu do të matet produkti dherezultatet, përfshirë vlerësimin e kënaqësisë së qytetarëve dhe bizneseve përkëto shërbime.

Premtimi: Duke u bazuar mbi premtimet për 100 ditët e para të Z. Basha, u evidentuazotimi se Bashkia do të ngrejë qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake dhe në

22 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/23 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Vasili:-Num%C3%ABr-telefoni-dhe-adres%C3%AB-e-maili-t%C3%AB-posa%C3%83%C2%A7%C3%ABm,-p%C3%ABr-denoncimin-e-rasteve-t%C3%AB-rritjes-abuzive-t%C3%AB-%C3%83%C2%A7mimeve-540124 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._14_Rregulloria_e_Bashkise_160814.pdf

Page 19: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Bashkinë e Tiranës, përmes një sistemi monitorimi elektronik online. Në këto qendramund të raportohet elektronikisht e kështu do të matet produkti dhe rezultatet,përfshirë vlerësimin e kënaqësisë së qytetarëve dhe bizneseve për këto shërbime25.

Fakti: Në përpjekjen e evidentimit të të dhënave dhe fakteve për realizimin e këtijobjektivi, rezulton se ngritja e qëndrave për raportim elektronikisht në çdo njësibashkiake nuk është kryer. Kështu ky premtim mbetet i parealizuar.

2.18 Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin eminibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohennë kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dheshërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhekompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit tëfondeve, përfshirë një fond të veçante për ndërhyrje të shpejta mirëmbajtjejedhe rehabilitimi.

Premtimi: Në kuadër të decentralizimit bashkiak Z. Basha premtoi se Bashkia do tëshpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banorëve tëblloqeve e të pallateve. Administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publiketë drejtpërdrejta për qytetarët e bizneset, do t'iu kalohen në kompetencë njësivebashkiake, të cilat do të gëzojnë edhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së tëardhurave e të administrimit të fondeve, përfshirë një fond të veçantë për ndërhyrje tëshpejta mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi26.

Fakti: Për të adresuar këtë premtim u miratua prej Këshillit Bashkiak vendimi nr. 17datë 28.02.2013. Në këtë dokument u vendos vënia në zbatim të politikës “Një qeverisjevendore e decentralizuar”, nëpërmjet delegimit të funsioneve ligjore organeve tëNjësive Bashkiake si dhe transferimit të fondeve financiare në raport të drejtë mefunksionet e decentralizuara27. Kështu janë deleguar:

a. Ushtrimi i pjesshëm i funksioneve të sigurimit të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes sëpunëve publike nga Njësitë Bashkiake brenda territorit përkatës.

b. Ushtrimi i pjesshëm i funksioneve të kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e tëstandardeve teknike në fushën e ndërtimit për territoret respektive.

c. Ushtrimi i funksioneve të kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeveteknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët einspektoratit ndërtimor e urbanistik të cilët e ushtrojnë këtë funksion pranë NjësiveBashkiake përkatëse për territoret respektive.

25 https://www.facebook.com/notes/partia-demokratike-e-shqiperise/programi-i-100-dit%C3%ABve-t%C3%AB-para/10150240773445740?comment_id=1725835726 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/27 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._17_%E2%80%9CP%C3%ABr_politik%C3%ABn_e_decentralizimit_t%C3%AB_disa_kompetencave_ligjore_pran%C3%AB_organeve_t%C3%AB_nj%C3%ABsive_Bashkiake_t%C3%AB_Tiran%C3%ABs%E2%80%9D_660444.pdf

Page 20: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Gjithashtu nëpërmjet vendimit nr. 23 datë 09.04.2013, u shtua edhe pika “d” kutheksohet se pranë Njësive Bashkiake do të punësohet 1 punonjës që sigurojnëmbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të cilët do të jenë pjesë e zyrave që mbulojnë çështjetë kujdesit social28. Në bazë të vendimeve të mësipërme konkludojmë se premtimi përshpërndarjen e kompetencave për fuqizimin e rolit të minibashkive është i realizuar.

2.19 Çdo lek që Bashkia shpenzon, duke përfshirë rrogat e punonjësve dheçdo kontrate që lidhet do të publikohet ne faqen zyrtare të internetit.

Premtimi: Në fjalën hapëse të fushatës Z. Basha u shpreh se çelësi është transaparenca.Cdo lek që Bashkia shpenzon duke përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo kontratë qëlidhet do të publikohet në faqen zyrtare të internetit29.

Fakti: Përgjatë katër viteve janë miratuar disa vendime në të cilat është rritur numri ipunonjësve të administratës bashkiake. Në vendimin e nr. 8 datë 12.10.2011, u miratuanumri maksimal i punonjësve të administratës prej 483 personash30. Ndërkohë që mevendimin nr. 38 datë 18.11.2013, u miratua niveli i ri maksimal i punonjësve prej 634personash31. Përgjatë viteve shtim ka shënuar edhe numri i të punësuarve në PolicinëBashkiake. Duke u bazuar në vendimin nr. 55 datë 24.12.2012, numri u tyre u rrit me 50persona32. Për të gjitha këto ndryshime në numrin e të punësuarve në administratënbashkiake nuk ka të dhëna zyrtare në faqen e internetit mbi konkursin, proçedurat endjekura, apo kontratat e lidhura. Në bazë të këtyre fakteve premtimi i mësipërkonsiderohet i parealizuar.

2.20 Do të vendosim një linjë telefonike antikorrupsion, si masë në luftënkundër korrupsionit.

Premtimi: Gjatë fushatës zgjedhore në muajin Prill 2011, Z. Lulzim Basha deklaroi se nërast zgjedhje të tij si kryebashkiak, do të vendoste një linjë telefonike të posaçme për tëdenoncuar raste te korrupsionit, si mjet per te luftuar këtë fenomen.

Fakti: Bazuar mbi faqen zyrtare në ueb të Bashkisë së Tiranës, që prej fillimit tëmandatit nuk është ofruar asnjë linjë telefonike posaçërisht për të denoncuarkorrupsionin. Aty gjendet vetëm numri pa pagesë 0 800 0 888, numër i cili i shërbenqytetarëve për të kontaktuar mbi shqetësimet e tyre administratën e Bashkisë sëTiranës. Ky premtim rezulton i parealizuar.

28 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._23_%E2%80%9CP%C3%ABr_nj%C3%AB_ndryshim_n%C3%AB_VKB_nr.17,_dat%C3%AB_28.02.2013,_%E2%80%9CMbi_politik%C3%ABn_e_decentralizimit_t%C3%AB_disa_kompetencave_ligjore_pran%C3%AB_organeve_t%C3%AB_nj%C3%ABsive_bashkiake_t%C3%AB_Tiran%C3%ABs..._969100.pdf29 http://www.arkivalajmeve.com/Lulzim-Basha-fjalimi-i-plote-ne-shpalljen-e-kandidatures.1047012665/30 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vend._Nr_8_Struktura_555246.pdf31 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._38_%E2%80%9CP%C3%ABr_nj%C3%AB_shtes%C3%AB_dhe_ndryshim_n%C3%AB_VKB_nr.8,_dat%C3%AB_12.10.2011_p%C3%ABr_%E2%80%9CMiratimin_e_struktur%C3%ABs_organizative_t%C3%AB_aparatit_t%C3%AB_Bashkis%C3%AB_s%C3%AB_Tiran%C3%ABs%E2%80%9D_(i_ndryshuar)%E2%80%9D_752225.pdf32 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._55_Policia_Bashkiake_870941.pdf

Page 21: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Zhvillimi EkonomikLokal:

3. TURIZMI KULTURA SPORTI

3.1 Do të krijohet Rrjeti i Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës sëTiranës

Premtimi: Konsiderimi i Tiranës një destinacion turistik do të plotësohet me disadestinacione turistike përreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i njëRrjeti i Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës, në bashkëpunim mekolegët e komunave apo bashkive përreth kryeqytetit do të propozojë për turistët njëTiranë të vizitueshme gjithë vitin33.

Fakti: Ky premtim është një zotim i Z. Basha në hapjen e fushatës elektorale, porpërveçse u deklarua prej tij në muajin Mars të vitit 2011 nuk ka asnjë informacion apotë dhënë lidhur me realizimin e këtij premtimi. Si rezultat ky premtim konsiderohet iparealizuar.

3.2 Do të hapet zyra e turizmit për qytetin e Tiranës.

33 http://gazeta55.al/basha-per-tiranen/

Page 22: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Premtimi: Për të zhvilluar dhe ofruar ofertat turistike për qytetin e Tiranës, Z. Bashamendoi që hapja e zyrës së turizmit ishtë një premtim që do të ndihmonte rritjen eturistëve dhe informimin e tyre.

Fakti: Zyra e turizmit është e hapur dhe ndodhet në qendër të qytetit, pas MuzeutHistorik Kombëtar. Gjithashtu kjo zyrë është reflektuar edhe në vendimin nr. 14 datë02.05.2012, ku është miratuar rregullorja për organizimin, funksionimin, detyrat dhepërgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës34. Në konkluzion kypremtim konsiderohet i realizuar.

3.3 Do të ngrihen Galeria, Filarmonia dhe Muzeu i qytetit.

Premtimi: Për të zhvilluar jetën artisitke të kryeqytetit, Z. Basha krahas institucioneveartistike kombëtare që ndodhen në Tiranë, premtoi edhe ngritjen e një Galerie,Filarmonie dhe Muzeu për qytetin e Tiranës.

Fakti: Me vendimin nr.8 të datës 05.04.2012, u caktua krijimi i galerisë së artitbashkëkohor, “Tirana Art Gallery” dhe miratimi i strukturës organizative35. Kjo galeri dotë ushtrojë veprimtarinë në objektin e ndodhur në rrugën “Murat Toptani”. Gjithashtume datë 30.10.2014 u zhvillua koncerti i parë i filarmonisë së Tiranës, ku këtë iniciativëZ. Basha u shpreh se filarmonia do të jetë një mundësi shume e mirë për promovimin etalenteve të reja36. Ndërsa lidhur me ngritjen e një Muzeu për qytetin e Tiranës nukekziston asnje informacion apo iniciativë për këtë projekt. Si rezultat ky premtimrezulton pjesërisht i realizuar.

3.4 Do të financohen gara sportive mes shkollave të Tiranës.

Premtimi: Në një takim elektoral Z. Basha garantoi se nën drejtimin e tij, Bashkia eTiranës do të financojnë gara sportive por jo vetëm mes shkolla të Tiranës37.

Fakti: Një prej projekteve që është zhvilluar këtë mandat prej Bashkisë së Tiranës kaqënë “Tirana Teens Art&Sport”38. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 24 shkolla tëmesme të Tiranës duke konkuruar në disa disiplina. Por premtimi përgjatë fushatëselektorale se Bashkia do të financonte çdo vit zhvillimin e Universiadës nuk ka gjeturzbatim. Gjithsesi duke qënë se janë financuar gara të tjera sportive midis shkollave tëTiranës, premtimi konsiderohet i realizuar.

3.5 Do të rikthehen të gjitha ambientet sportive.

Premtimi: Në kuadër të investimeve të reja sportive Z. Basha ka deklaruar se Bashkia eTiranës do të rikthejë të gjitha ambientet sportive dhe do të investojë për këtë.

34 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._14_Rregulloria_e_Bashkise_160814.pdf35 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._8_Galeria_e_Arteve_TAG_647589.pdf36 http://gazeta55.al/basha-mban-premtimin-filarmonia-e-tiranes-realitet/37 http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/536238 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha/nis-konkursi-i-shkollave-t%C3%AB-mesme-t%C3%AB-tiran%C3%ABs-tirana-teens-art-sport/536908696360316

Page 23: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Fakti: Premtimi se do të rikthehen të gjitha ambientet sportive është tepër ipërgjithshëm dhe nuk përmban specifika. Në të Z. Basha nuk ka përmëndur për terrenespecifike të cilët do të kthehen në terrene sportive, apo se në cilat zona do të investohetpër krijimin e tyre. Gjithashtu nuk përmëndet lloji i ambineteve sportive për të gjykuarplotësimin e këtij premtimi. Në mungesë të informacionit më të gjërë për këtë premtim,nuk mund të gjykojmë nëse është realizuar apo jo. Kështu ky premtim mbetet i paqartëdhe i pamatshëm.

3.6 Do të ndërtohen me dhjetëra ambiente të reja sportive dhe palestra tëmrekullueshme, për t’i dhënë qytetarëve të Tiranës cilësinë e jetës qëmeritojnë.

Premtimi: Studentët edhe pas mbarimit të studimeve do të kenë po kështu me dhjetëraambiente të reja sportive dhe palestra të mrekullueshme, për t'i dhënë qytetarëve tëTiranës, cilësinë e jetës që meritojnë. Ky ishtë një tjetër premtim i Z. Basha për të shtuarhapësirat sportive në kryeqytet39.

Fakti: Në bilancin e punimeve përpara Këshillit Bashkiak më datë 27.12.2013,nënkryëtari Z. Bozdo në fjalën e tij u shpreh se Bashkia ka ndërtuar 6 palestra dhe 10terrene sportive me një sipërfaqe mbi 3000 m240. Përfundimi i këtyre investimeve ngafondet e buxhetit të Bashkisë konkludojnë se premtimi i mësipërm është i realizuar.

3.7 Do të bëhet shpallja dhe vlerësimi si identitet lokal i qytetit i KlubitSportiv “Tirana” dhe mbështetja e fuqishme jo vetëm financiare por edhe nëriorganizimin e strukturave drejtuese – menaxhuese.

Premtimi: Ky premtim synon transformimin e strukturës së Klubit Sportiv “Tirana”, përtë dhënë mundësinë e afrimit të donatorëve dhe të interesuarve për investime nëfushën e sportit.

Fakti: Vendimi i parë i cili ka adresuar këtë premtim është ai me nr. 14 datë 12.10.2011,në të cilin është miratuar akti i themelimit dhe statutit të shoqerisë “Klubi i FutbollitTirana” Sh.A., në kuadër të transformimit në shoqeri aksionare të këtij klubi41. Përsa ipërket mbështetjes financiare, Bashkia me anë të vendimit nr. 3 datë 1.03.2012 miratoizmadhimin e kapitalit të klubit me vlerën 80 milionë lekësh, duke nënshkruar 80.000aksione të reja me vlerë nominale 1 mijë lekë42. Gjithashtu është miratuar edhe njëvendim në të cilin është riorganizuar struktura organizative e klubit43. Nga faktet emësipërme ky premtim mund të konsiderohet në tërësi i realizuar .

39 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/40 http://shqiptarja.com/skedat/2724/bozdo-ja-projekt-buxheti-i-bashkise-se-tiranes-2014-2016-193512.html41 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._14_krijimi_i_SHA_i_S.K_TIRANA_394613.pdf42 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._3_Per_Sport_Klub_Tirana_Zmadhim_Kapitali_909437.pdf43 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi__Nr._50_Per_riorganizimin_e_struktures_Sp.Kl.Tirana_706513.pdf

Page 24: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

3.8 Do të investohet në ndërtimin e një qendre Multifunksionale SportivePublike e cila do të jetë moderne, dhe e hapur për të gjithë qytetarët eTiranes.

Premtimi: Premtimi për ngritjen e një qëndre Multifunksionale Sportive Publike ështënjë nga premtimet më serioze në fushën e sportit për kryeqytetin duke ditur mungesëne tyre të theksuar në Tiranë.

Fakti: Gjatë hulumtimit për të dhëna mbi realizimin e premtimeve të Z. Basha, nukgjendet asnjë informacion apo dokument zyrtar mbi të cilin të jetë parashikuar ndërtimii qëndrës Multifunksionale Sportive. Vihet re se me mbarimin e fushatës elektorale,edhe ky premtim nuk është përmëndur prej përfaqësuesve të administratës lokale përasnjë moment përgjatë këtij mandati qeverisës. Premtimi mbetet i parealizuar.

3.9 Do të ndërtohet në çdo Njësi Bashkiake të paktën një qendër rekreative-sportive publike për të gjitha moshat.

Premtimi: Krahas premtimit madhor për ndërtimin e qëndrës MultifunksionaleSportive, Z. Basha premtoi edhe ngritjen e qëndrave rekreative-sportive në secilën NjësiBashkiake.

Fakti: Edhe pse në planin rregullues janë parashikuar ngritja e qëndrave rekreative përçdo njësi bashkiake, në realitet asnjë fond i investuar nga buxheti bashkiak nuk kashkuar për ndërtimin e këtyre hapësirave. Sot e kësaj dite nga vëzhgimi në terrenhapësirat rekreative dhe sportive mungojnë në lagjet e kryeqytetit. Kësisoj premtimikonsiderohet i parealizuar.

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Turizmi, Kultura dheSporti:

Page 25: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

4. KUJDESI SOCIAL

4.1 Grupet në nevojë do të përfitojnë shumë shërbime bashkiake, dukepërfshirë transportin urban falas.

Premtimi: Premtimi shpreh dhënien falas të transportit urban për të gjitha grupet nënevojë.

Fakti: Edhe pse mungon specifikimi se për cilat grupe në nevojë bëhet fjalë, përgjatëkëtij mandati asnjë grup i ri në nevojë, përveç atyre ekzistues në ligj, nuk ka përfituartransport urban falas nga Bashkia. Në ndryshimet ligjore të propozuara, pushtetiqëndror së fundmi ka kërkuar që vendosja e çmimit të biletave ti kalojë në përgjegjësipushtetit lokal. Por Bashkia e Tiranës është shprehur kundër kësaj nisme për shkak tëkostos financiare, duke i kërkuar vazhdimisht subvencionime nga Qeveria44. Nëse do tëpranohej që çmimi të kalojë në përgjegjësi të pushtetit lokal, atëherë do të ishte më ethjeshtë për të miratuar lehtësira në transportin publik për shtresat në nevojë si dhe tëmoshuarit, premtime këto të Z. Basha. Në përfundim ky premtim është i parealizuar.

4.2 Do të lehtësohen proçedurat e regjistrimit për kategoritë në nevojë.

Premtimi: Në fushatën e 2011 shtresat në nevojë ishin në qëndër të premtimeve tëkandidatit për bashkinë të asaj kohe, aktualisht kryebashkiakut Lulzim Basha. Nëtakimet elektorale Basha do të artikulonte këtë premtim: “Do të lehtësohen proçedurate regjistrimit për kategoritë në nevojë”.

Fakti: Strehimi është një nga çështjet më të ndjeshme që dërgon në dyert e pushtetitvendor qytetarët në nevojë. Por për të përfituar trajtimin si i pastrehë procedura kalonnë një kalvar të gjatë përpjekjesh. Në bazë të ligjit 9232/13.05.2004 aplikimi bëhetpërmes një formulari që tërhiqet në njësinë bashkiake ku banon qytetari. Pas plotësimitai duhet të noterizohet. Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse përcjell këta formularëpranë Drejtorisë së Menaxhimi të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës,ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Fillimisht bëhetleximi individual dhe i përbashkët i të dhënave, pastaj proçesi vijon me menaxhimin edokumenteve plotësuese, aplikimin e sistemit të pikëzimit, e në fund formimin e listavetë përfituesve. Pas mbledhjes së dokumentacionit një komision strehimi i ngritur siorgan këshillimor pranë bashkisë së Tiranës, bën rikategorizimin e të pastrehëve tëqytetit. Vet bashkia deklaron se është në fazën e grumbullimit, administrimit dheregjistrimit të këtyre formularëve të strehimit. Për të përfituar nga strehimi në bashkinëe Tiranës duhet të dorëzosh të paktën 21 dokumente, përfshirë çertifikata e vertetime simë poshtë:

1. Çertifikatë e përbërjes familjare të vitit 1992;

2. Çertifikatë aktuale të përbërjes familjare;

44 http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/02/07/bashkia-qeverise-subvenciononi-transportin-ministria-bejeni-ju/

Page 26: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

3. Çertifikatë lindjeje personale të aplikuesit;

4. Vërtetim banimi nga Njësia Bashkiake ku kërkon strehim, ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zonat e tjera të vendit;

5. Vërtetim të ardhurash (neto të familjes);

6. Vërtetim page për aplikuesin si dhe për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune;

7. Dokumentacion nga Organet Tatimore dhe Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njeri nga anëtarët është i vetëpunësuar;

8. Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga Njësia Bashkiake, nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike;

9. Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

10. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore, për personat e dalë në pension;

11. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e lejuara të strehimit;

12. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila nuk mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;

13. Dokument zyrtar të celebrimit dhe çertifikatën personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja;

14. Vendimin gjykate për fëmijët në ngarkim për çiftet e divorcuara;

15. Vërtetim të statusit të jetimit, në ato raste kur e gëzojnë këtë status;

16. Vendim nga Komisioni Mjekësor për personat me aftësi të kufizuara, të cilët trajtohen sipas pikës d, neni 5 i ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004;

17. Vërtetim nga Kadastra e Rrethit nëse ka përfituar ose jo nga ligji nr. 7501, “Për tokën”, për të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes;

18. Vërtetim nga Zyra e Tatim Taksave nëse është, ose jo subjekt i taksës së vlerës së shtuar, për të gjithë anëtarët e familjes;

19. Vërtetim nga Zyra e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, llogarisë dhe hipotekës nëse ka blerë, ose jo truall nga shteti për ndërtim banese, për të gjithë anëtarët e familjes;

20. Deklaratë personale e noterizuar, ku përfshihen të gjitha pikat e mësipërme;

21. Kontratë qiraje të banesës ku jetoni;

Page 27: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Banesat sociale me qera të ndërtuara në Shkozë ende edhe sot vazhdojnë të mos shpërndahen. Odiseja e 400 banesave, nisi kur bashkinë e qeverisnin të majtët, por edhenë këto 4 vite me Bashën në krye kjo çështje mbeti në vend numëro. As mbledhja e fundit e këshillit bashkiak nuk i dha zgjidhje problemit, ndaj përfundimi i saj ishte ribërje listash. Debatet e vazhdueshme në këshill kanë qënë për emrat në listë ku çdo forcë politike akuzonte tjetrën për lista të përpiluara politikisht. Kategoritë në nevojë qëmund të perfitonin prej tyre ende edhe sot janë pa shtëpi.

Jetesa e romëve. Asnjë përmirësim në jetesën e komunitetit rom dhe asnjë lehtësim gjatë këtyre katër viteve me Bashën kryebashkiak në procedurat e regjistrimit në arsim, shëndetësi dhe strehim. Dhjetra familje mbetën në rrugë pranë unazës së Tiranës, pas prishjes së shtëpive të tyre. Kjo kategori nuk ka lehtësim në procedurat bankare, ndaj edhe po të përfitojë kredi të butë nuk plotëson kushtet për ta marrë në bankë.

Nënat kryefamiljare. Nuk u realizua paketa stimuluese për gratë në marrëdhënie pune, në mënyrë që nëpërmjet tarifave të reduktuara dhe shërbimeve ekstra, atyre t’u vihet sadopak në ndihmë.

Katër vjet pas drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha kategoritë në nevojë nuk patën asnjë lehtësim në procedurat për regjistrim. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

4.3 Duke filluar nga vera 2012, Bashkia do të financojë shkolla dhe kopshteverore për të gjithë fëmijët, nënat e të cilëve janë në marrëdhënie pune.

Premtimi: Në fjalën e Z. Basha me datë 05.06.2011, u deklarua se për të gjitha ato tëcilët gjatë muajve të verës vazhdojnë punën ndërkohë që kopshtet, çerdhet dhe shkollatmbyllen, Bashkia e Tiranës duke filluar nga vera e ardhshme do të aplikojë për këtëqëllim, nën drejtimin dhe supervizimin tim, shkollat dhe kopshtet verore për fëmijët egrave të punësuara që nuk mund të kujdesen për to gjatë kohës që janë në punë45.

Fakti: Lidhur me premtimin e mësipërm nuk është evidentuar asnjë verpim indërmarrë nga Bashkia e Tiranës për çeljen e shkollave verore. Kështu premtimimbetet i parealizuar.

4.4 Do të shqyrtojmë një paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune.

Premtimi: Do të shqyrtojmë një paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune, nëmënyrë që nëpërmjet tarifave të reduktuara dhe shërbimeve ekstra, atyre t’u vihetsadopak në ndihmë46.

Fakti: Akoma, edhe në ditët e fundit nuk ekziston asnjë paketë stimuluese nga Bashkianë formën e vendimit apo projektit, për gratë të cilat janë në marrëdhënie pune.Premtimi konsiderohet i parealizuar.

45 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha-faqja-zyrtare/lulzim-basha-sjell-shpres%C3%AB-tek-n%C3%ABnat/18350486836736946 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha-faqja-zyrtare/lulzim-basha-sjell-shpres%C3%AB-tek-n%C3%ABnat/183504868367369

Page 28: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

4.5 Do hartohen dhe aplikohen programe të posaçme atraktive për të ulurnivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët romë apo të familjeve në nevojë.

Premtimi: Ky premtim lidhet me hartimin e programeve nga Bashkia e Tiranës për tëulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët romë apo të shtresave të tjera.

Fakti: Nga kërkimi në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, nuk rezulton akoma të jenëmiratuar një program ose dokument i tillë. Premtimi është i parealizuar.

4.6 Do të emërohet së pari nënpunësja/i gjinore në Bashkinë e Tiranës

Premtimi: Ky premtim lidhet me emërimi të nëpunësit gjinor në administratën ebashkisë.

Fakti: Gjatë hulumtimit për dokumenta lidhur me premtimin e mësipërm, në faqenzyrtare të Bashkisë janë kryer dy thirrje për këtë pozicion. Thirrja e parë është përPërgjegjësin e Zyrës së Barazisë Gjinore47, e dyta për specialistin e kësaj zyre48. Thirrjetjanë kryer gjatë muajit Janar të 2014-ës, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë në këtë faqepër fituesit e këtij konkursi. Gjithsesi ky premtim konsiderohet i realizuar.

4.7 Do të ngrihet dhe funksionoje Zyra e Barazisë Gjinore dhe linja telefonike24 orëshe.

Premtimi: Për të adresuar përmirësimin e gjithpërfshirjes së qytetarëve dhe të rrisinvëmendjen e Bashkisë ndaj kategorive vulnerabël siç janë pakicat dhe gratë, Z. Bashapremtoi ngritjen e Zyrës për Barazi Gjinore dhe funksionimin e linjës telefonike 24orëshe.

Fakti: Më datë 12.10.2011 gjatë miratimit të disa vendimeve bashkiake, Këshilli miratoiedhe strukturën e re të Bashkisë, ku parashikohej hapja e Zyrës së Barazisë Gjinore 49.Ndërsa për linjën telefonike 24 orëshe nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. Kështupremtimi është pjesërisht i realizuar.

4.8 Do të mundësohet një mjedis i shëndetshëm.

Premtimi: Bashkia do të mundësojë një mjedis të shëndetshëm, si dhe ngritjen e njësistemi shëndetësor modern, shumë pranë të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Fakti: Premtimi mësipërm është i përgjithshëm edhe tejkalon kompetencat e Bashkisësë Tiranës. Ky zotim konsiderohet i paqartë dhe i pamatshëm.

47 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/P%C3%ABrgjegj%C3%ABs_Zyre_n%C3%AB_Zyr%C3%ABn_p%C3%ABr_Barazin%C3%AB_Gjinore_(18.12.2013)_322867.pdf48 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Specialist_n%C3%AB_Zyr%C3%ABn_p%C3%ABr_Barazin%C3%AB_Gjinore_(18.12.2013)_293350.pdf49 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/K%C3%ABshilli-Bashkiak-miraton-5-vendimet-e-Bash%C3%ABs-4283

Page 29: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

4.9 Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor veçanërisht në zonat kuato mungojnë si; Don Bosko, Komuna e Parisit, Rruga Jordan Misja, UzinaDinamo.

Premtimi: Qytetarët e Tiranës do të mund të përdorin shumë shpejt qendrat e kujdesitparësor, që do të shumëfishohen me angazhimin e Bashkisë, veçanërisht në zonat eqytetit ku ato mungojnë si: "Don Bosko", "Komuna e Parisit", rruga "Jordan Misja","Uzina Dinamo".

Fakti: Nga KLZN tregohet se në Tiranë, funksionojnë 33 Qendra të Kujdesit Parësor50.Për sa i takon identifikimit të hapjes së qendrave të reja, dukshëm nuk është realizuarasnjë nga të më sipërmet. Edhe ky premtim mbetet i parealizuar.

4.10 Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital modern vetëm përqytetaret e Tiranës dhe njësive vendore fqinje, që do të ofrojë shërbim meshtretër dhe në të njëjtën kohë edhe shërbim të specializuar ambulator.

Premtimi: Bashkia do të angazhohet me investime të përbashkëta me qeverinë përshndërrimin e Spitalit aktual të Sanatoriumit në një spital modern vetëm për qytetarët eTiranës dhe njësive vendore fqinje. Ky spital do të ofrojë shërbim me shtretër dhe në tënjëjtën kohë edhe shërbim të specializuar ambulator për të gjithë grupmoshat e nëveçanti për të moshuarit dhe individët me aftësi të kufizuara.

Fakti: Gjatë muajit Prill 2011, tregohet që në spitalin e Sanatoriumit, trajtohen rreth140 pacienti nga të gjithë rrethet e vendit51. E njëjta situatë vijon ende, pra Sanatariumiështë në dispozicion të banorëve nga jo vetëm Tirana apo zonat përreth. Për këtëçështje gjithashtu, nuk mund të evidentohej përmirësimi i shërbimit me shtretër dhe nëtë njëjtën kohë, ristrukturimet apo rregullimet në shërbime spitalor, janë me nismë tëMinistrisë së Shëndetësisë. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

4.11 Do të ngrihet dhe zgjerohet rrjeti i qendrave sociale komunitare shumë-funksionale, përfshirë shërbimet shëndetësore kurative dhe parandaluesebrenda tyre.

Premtimi: Bashkia do të ngrejë dhe zgjerojë rrjetin e qendrave sociale komunitareshumëfunksionale, përfshirë shërbimet shëndetësore kurative dhe parandaluese brendatyre.

Fakti: Lidhur me premtimin e mësipërm, këtë mandat rezultojnë të jenë miratuar dyvendime të cilët përcaktojnë krijimin e dy qëndrave të reja sociale. Vendimi i parë ështëai nr. 4 datë 01.03.2012, në të cilin është miratuar krijimi i qendrës sociale ”Shtëpia ePërbashkët” me vendndodhje Laparakë - Njësia Bashkiake nr.1152. Vendimi tjetër me nr.60 datë 24.12.2012, përcakton krijimin e “Qendrës Komunitare Shkozë” me vendodhje

50 http://historia-ime.com/2014/10/17/rezulatet-paraprake-te-monitorimit-te-qendrave-shendetesore-te-kujdesit-paresor-ne-te-gjithe-shqiperine/51 http://www.ikub.al/LAJME_CATEGORY/1104290089/Article-Spitali-i-ri-Senatoriumi-servir-sherbime-te-reja-.aspx

Page 30: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

në një prej ambienteve të kompleksit të Banesave Sociale në pronësi të Bashkisë sëTiranës53. Në konkluzion të fakteve sa më sipër, ky premtim konsiderohet i realizuar.

4.12 Do të investohet për ngritjen e qendrave diagnostikuese mobile.

Premtimi: Në premtimet e Z. Basha citohet se Bashkia do të investojë edhe në mënyramë fleksibël të parandalimit apo trajtimit shëndetësor, si qendrat mobilediagnostikuese, apo fuqizimi i sistemit të ndihmës së shpejtë mjekësore.

Fakti: Në interpretimin e këtij premtimi, krijimi i qendrave te reja diagnostikuesepublike, është jashtë kompetencave të Bashkisë Tiranë. Vetë Z. Basha, tregon gjatë njëvizite në repartin e kardio-kirurgjisë, se ka një mandat të kufizuar në shëndetësi,përgjithësisht për ambientet e jashtme54. Në konkluzion ky premtim mbetet iparealizuar.

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Kujdesi Social:

5. ARSIMI

5.1 Do të eliminohet mësimi me dy turne.

Premtimi: Në fjalën prezantuese për fushatën elektorale më datë 26.03.201155, një prejzotimeve kryesore në kategorinë e arsimit ishte eliminimi përfundimtar i mësimit me dy52 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._4_Per_krijimin_Qendra_Sociale_Laprake_991504.pdf53 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._60_Qendra_Sociale_Shkoze_736452.pdf54 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Basha-dhuron-kondicioner%C3%AB-dhe-dushe-p%C3%ABr-kardio-kirurgjin%C3%AB-546355 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/

Page 31: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

turne në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit. Përgjatë fushatës premtimi nuku detajua prej Z. Basha për të dhënë hapa konkretë se si do ta realizonte këtë premtim,por me premtimin e ngritjeve të shkollave të reja kjo çështje mund të gjente zgjidhje.

Fakti: Për vitin e fundit shkollor përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2015, në raportimetnë median e shkruar theksohet se në bazë të burimeve të Drejtorisë Arsimore Tiranëjanë 71 shkolla në kryeqytet të cilat do të zhvillojë mësimdhënie me dy turne56. Shkakpër këtë ngarkesë sipas autoriteteve arsimore është mungesa e ndërtimit të shkollave tëreja për të përballuar fluksin e nxënësve në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare kryqytetase.Sipas të dhënave në Tiranë janë afro 90 mijë nxënës dhe për të zhvilluar mësiminnormalisht duhen të paktën ndërtimi i 10 shkollave të reja. Ky premtim konsiderohet iparealizuar.

5.2 Fëmijët e Tiranës të shkollohen në kushte të mira, me klasa me më pak se30 nxënës.

Premtimi: Në plotësim të premtimit të mësipërm, në hapjen e fushatës elektorale Z.Basha premtoi se pas eleminimit të mësimit me dy turne, do të eleminohej edhembipopullimi i klasave. Norma e re e pranueshme e cila u premtua prej kandidatit ishtenën 30 nxënës për klasë57.

Fakti: Fatkeqësisht kjo problematikë nuk ka gjetur zgjidhje pasi akoma dhe sotpërfaqësues të institucioneve të ndryshme e konsiderojnë alarmante gjëndjen embipopullimit të klasave. Në një intervistë për median e shkruar, drejtuesi i NjësisëBashkiake nr. 9 Indrit Fortuzi, është shprehur se në zonën e tij nevojitet ngritja eshkollave të reja për të ulur numrin e nxënësve nëpër klasa58. Ndërsa në një prejgjimnazeve kryesorë të kryeqytetit “Sami Frashëri” jo vetëm që mësimi zhvillohet me dyturne, por numërohen 14 klasa për vitin e parë ndërkohë që numri i nxënësve për klasëarrin në 4159. Situata në gjimnazin “Sami Frashëri” e cila është e përsëritur në shumëshkolla të tjera të kryeqytetit, tregon se premtimi për uljen e numrit të nxënësve në mëpak se 30 për klasë mbetet i parealizuar.

5.3 Do të pajisen me sistem ngrohje qendrore të gjitha shkollat.

Premtimi: Premtimit për plotësim të kushteve moderne për shkollim, përveçsepremtimeve për rregullimit të mësimit me dy turne, apo edhe uljes së numrit tënxënësve nën 30 për klasë, i është shtuar nga Z. Basha edhe sistemi i ngrohjes qëndrorepër të gjitha shkollat60.

Fakti: Gjatë inagurimit të investimit nga fondet e Bashkisë për sistemin e ngrohjes nëkopshtin nr. 39, Z. Basha deklaroi se në vitin 2015 synohej që 95% e shkollave të

56 http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=238178&IDCategoria=157 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/58 http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=60272#sthash.tapoQS30.NIdXsFSV.dpbs59 http://www.sot.com.al/aktualitet/mbipopullim-n%C3%AB-shkollat-e-mesme-klasat-n%C3%AB-kryeqytet-me-nga-40-nx%C3%ABn%C3%ABs60 http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=11316:basha-me-pune-dhe-jo-me-fjale-po-kthejme-ne-realitet-premtimet

Page 32: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

kryeqytetit të kenë funksional sistemin e ngrohjes. Por faktikisht në raportimet e funditnë media vihet re se më pak se 50% e shkollave të kryeqytetit funksionojnë me ngrohjeqëndrore. Në disa raste si në shkollën e mesme “Ismail Qemali” janë shfaqur foto kunxënësit kishin marrë edhe batanije me vete për të përballuar të ftohtin. Në vëzhgimetnë terren janë raportuar se disa shkolla sistemi nuk funksionon apo ka dalë jashtëpërdorimi prej vitesh. Ndërkohë që ka disa raste ku për shkak të të ftohtit ështëdëmtuar edhe proçesi mësimor duke i shkurtuar orët me te paktën 10 minuta61. Faktet emësipërme tregojnë se mbulimi me ngrohje qëndore nuk është kryer 100% për të gjithashkollat e kryeqytetit, fakt i cili tashmë nuk është më as objektiv i Bashkisë, ndërkohe qëedhe aty ku është investuar sistemi ka dalë jashtë përdorimi ose nuk është funksional.Kësisoj premtimi konsiderohet i parealizuar.

5.4 Do të ofrohet internet në çdo hapësirë të qytetit.

Premtimi: Duke ndjekur hapin e kryeqyteteve europiane dhe atyre të rajonit, por edhepër të ndihmuar krijimin e një mjedisi të favorshëm për studentët, u premtua prej Z.Basha mbulimi i të gjithë qytetit me internet falas62.

Fakti: Përveçse shërbimit falas që ofrohet në pjesët qëndrore të qytetit nga kompaniaAlbtelecom dhe Eagle Mobile, kryesisht për abonentët e tyre, akoma nuk ështëndërmarrë një iniciativë për të ofruar internet në çdo hapësirë publike të qytetit ngaBashkia e Tiranës. Kështu ky premtim mbetet i parealizuar.

5.5 Do të ndërtohet një Bibliotekë Universitare Bashkiake, brenda vitit tëparë.

Premtimi: Në kuadër të premtimeve madhore për kategorinë e studentëve, krahasndërtimit të kampuseve të reja, Z. Basha premtoi edhe ndërtimin e një BibliotekeUniversitare Bashkiake.

Fakti: Për këtë premtim Bashkia nuk ka ofruar asnjë informacion përgjatë këtyre katërviteve nëse disponon një plan apo projekt konkret për ngritjen e bibliotekës. Kypremtim ka ngelur në kuadrin e një premtimi elektoral, për tu harrua më pas ngadrejtuesit e Bashkisë së Tiranës. Edhe ky premtim konsiderohet i parealizuar.

5.6 Do caktohen sheshe të reja ndërtimi për shkolla, në çdo zonë në Tiranës.

Premtimi: Për të adresuar të gjitha premtimet në kuadër të arsimit Z. Basha premtoi sepër të arritur këtë synim, Bashkia do të caktojë sheshe të reja, ku do të ndërtohenshkolla, në çdo zonë në Tiranë. Do të përdoren sheshe të lira, por edhe do tëshpronësohen territore, ku ndërtimet e dendura dhe pa kriter po i marrin frymënqytetit63.

61 http://www.sot.com.al/aktualitet/ja-shkollat-e-tiran%C3%ABs-pa-ngrohje-mister-fondet-e-akorduara-nga-bashkia62 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/63 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/

Page 33: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Fakti: Duke e lidhur edhe me premtimin pasardhës, Bashkia e Tiranës në mungesë tëakordimit të më shumë fondeve për të krijuar hapësira të reja të cilat do të shërbejnëpër ngritjen e shkollave, e ka patur të pamundur adresimin e këtij problemi. Duke qënëse Tirana përbëhet nga 11 zona, apo minibashki, dhe sipas të dhënave zyrtare nga Z.Basha janë ndërtuar vetëm 5 objekte të reja, ku ndër to vetëm 3 prej tyre janë shkolla,arrijmë në përfundimin se jo në çdo zonë të Tiranës janë pregatitur sheshe përndërtimin e shkollave. Kështu ky premtim konsiderohet i parealizuar.

5.7 Do të ndërtohen më shumë kopshte, shkolla fillore, nëntëvjeçare, tëmesme, profesionale dhe godina universitare.

Premtimi: Krijimi i ambientit për zhvillimin e mësimëdhënies me mjete moderne dhemjedise të përshtatshme, për nxënësit dhe mësuesit u adresua nga Z. Basha mepremtimin për të ngritur sa më shumë objekte si kopshte, shkolla dhe godinauniversitare64. Edhe pse specifikisht Z. Basha nuk premtoi numra konkretë për secilënkategori ndërtimesh, premtimi thekson se do të ngrihen sa më shumë objekte për tëadresuar edhe problematikat e mësipërme në kuadër të arsimit.

Fakti: Sipas të dhënave zyrtare të deklaruara në fjalën për arritjet e Bashkisë nëndrejtimin e Z. Basha, nëpërmjet investimeve nga buxheti i Bashkisë deri në vitin 2014është ndërtuar një shkolle e re e mesme, 2 shkolla 9-vjeçare, si dhe 2 kopshte 65. Ndërsapër ndërtimin e godinave universitare Bashkia nuk ka akorduar asnjë fond të sajpërgjatë këtyre viteve. Me vetëm 5 objekte të ndërtuara për të gjitha kategoritë epremtuara, dhe nevojën tepër të madhe të kryeqytetit për të adresuar këtë shqetësimme më shumë investime, premtimi konsiderohet pjesërisht i realizuar.

5.8 Do të aplikohet Karta Studentore Bashkiake, me të cilën ofrohet transportfalas dhe tarifa të reduktuara për shërbimet.

Premtimi: Pjesë e rëndësishme e qasjes se re të Bashkisë ndaj studentëve sipas Z.Basha do të ishte Karta Studentore Bashkiake. Karta do të jetë një dokument i cili do tiofrojë studentëve lehtësira dhe privilegje të ndryshme sikurse funksionon në qytetet eEuropës. Një nga përfitimet kryesore që do të ofronte karta ishte transporti publik falaspër çdo student.

Fakti: Që prej vitit 2012, kohë kur u iniciua proçesi i aplikimi për Kartat Studentore,progresi i këtij premtimi lën për të dëshiruar. Problemi kryesor në të cilin hasinstudentët është kohëzgjatja e madhe për lëshimin e kartave pas aplikimit. Në shumëraste është dashur vite të tëra për të tërhequr kartën studentore, ndërkohë qëaplikantët i kishin mbaruar studimet. Gjithashtu mungesa e kordinimit për ti ofruarstudentëve të pajisur lehtësira dhe ulje për shërbime të ndryshme ka sjellë uljen einteresit për këtë dokument. Aplikimi pa sukses i këtij proçesi, si dhe mangësitë eevidentuara përgjatë tij e kategorizojnë këtë premtim të parealizuar.

64 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/65 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha/bilanci-i-bashkis%C3%AB-25-mij%C3%AB-vende-t%C3%AB-reja-pune-sh%C3%ABrbime-dhe-infrastruktur%C3%AB-e-p%C3%ABrm/855930061124843

Page 34: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

5.9 Do të ofrohen, çdo vit, 100 bursa për studentët ekselentë dhe 500 bursapër studentët në nevojë të Tiranës.

Premtimi: Gjatë bashkëbisedimit me studentë në datë 06.04.2011, Z. Basha premtoilehtësira për studentët e universiteteve në kryeqytet. Ndër të tjera ai deklaroi politikëne tij në dhënien e bursave ku për 100 studentët ekselentë dhe 500 studentë në nevojë,do të ofrohen bursa të cilat do të jenë pjesë e pandarë e buxhetit bashkiak.

Fakti: Bursat bashkiake jepen për çdo vit shkollor nëpërmjet një vendimi të KëshillitBashkiak. Në bazë të vendimit nr. 30 datë 28.12.2011 janë akorduar gjithsej 10 bursa, tëcilët pjesa më e madhe nuk janë studentë të universiteteve që operojnë në Tiranë66.Ndërsa në vendimin nr. 1 të datës 28.02.2013 janë akorduar gjithsej 22 bursa, ku sërishtpjesa dërrmuese e tyre janë studentë të universiteteve në rrethet e tjera, jo në Tiranë67.Në vendimin nr. 40 të datës 18.11.2013, janë akorduar vetëm bursa për nxënësit eshkollave të mesme të Tiranës, ndërsa numri i bursave për studentë ishte zero 68. Ndërsanë vendimin nr.29 datë 23.12.2014, janë akorduar gjithsej 12 bursa studentore 69.Bazuar në shifrat e mësipërme për akordimin e bursave studentore ndër vite,konkludojmë se realiteti është shumë larg premtimit të Z. Basha për ofrimin e gati 600bursave studentore çdo vit. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

5.10 Do të ndërtohet një Kampus i ri Universitar për UT në hapësirën mesFakultetit Ekonomik-Filiologjik.

Premtimi: Kampusi i ri për Universitetin e Tiranës është një premtim i hershëm jovetëm i Z. Basha gjatë kandidimit për Bashkinë e Tiranës, por edhe partisë së tij përgjatëzgjedhjeve parlamentare. Në bashkëpunim me Rektoratin e UT zona më adapte epërzgjedhur tashmë ndodhet pranë hyrjes së Qytetit Studenti dhe Fakultetit tëEkonomisë së UT.

Fakti: Ngritja e Kampusit Universitar është një problematikë jo vetëm e Bashkisë sëTiranës por edhe institucioneve të tjera si Ministria e Arsimit dhe Universitetit tëTiranës. Edhe pse investimi në ngritjen e saj nuk është përgjegjësi e Bashkisë premtimipër ngritjen e saj përgjatë fushatës elektorale për kryeqytetin ishte një veprim elektorali cili adresoi studentët. Bashkia këto vite nuk ka kontribuar aspak në këtë drejtim,ndërkohë që edhe pse ekziston një plan për ngritjen e Kampusit të ri mungesa e fondeveka qënë pengesë për zhvillimin e këtij projekti. Në konkluzion ky premtim konsideroheti parealizuar.

66 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._30_Bursa_2011_301251.pdf67 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._1_%E2%80%9CP%C3%ABr_miratimin_dh%C3%ABnie_burs%C3%AB_shteti_nx%C3%ABn%C3%ABsve_dhe_student%C3%ABve_p%C3%ABr_vitin_shkollor_2012-2013%E2%80%9D_138547.pdf68 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._40_%E2%80%9CP%C3%ABr_miratim_dh%C3%ABnie_burs%C3%AB_shteti_nx%C3%ABn%C3%ABsve_konviktor%C3%AB_n%C3%AB_qytetin_e_Tiran%C3%ABs_p%C3%ABr_vitin_shkollor_2013-2014%E2%80%9D_295318.pdf69 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._29,_date_23.12.2014_P%C3%8BR_MIRATIM_DH%C3%8BNIE_BURS%C3%8B_SHTETI_NX%C3%8BN%C3%8BSVE_DHE_STUDENT%C3%8BVE_P%C3%8BR_VITIN_SHKOLLOR_2014-2015_747773.pdf

Page 35: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

5.11 Do të ndërtohet një kampis universitar i ri për Universitetin Politeknik.

Premtimi: Krahas ngritjes së Kampusit të ri dhe më të madh për Universitetin eTiranës, Z. Basha në fushatën e tij elektorale shkoi më tej ku premtoi edhe nje kampuspër Universitetin Politeknik.

Fakti: Ashtu si për Kampusin e UT, edhe për këtë premtim nuk është evidentuar asnjëiniciativë për nisjen e një projekti për ndërtimin e Kampusit për UPT. Mungesa efondeve shihet si pengesa kryesore për kompletimin e këtij projekti. Ky premtimkonsiderohet i parealizuar.

5.12 Do të ngrihet çmimi bashkiak për 10 diplomat më të mira universitare,studentët e të cilëvë do të punësohen në Bashki.

Premtimi: Premtimi synon evidentimin e studentëve më të mirë nëpërmjet punimevetë tyre në mbarim të studimeve. Gjithashtu ofrohet incentiva dhe afrimi i njerëzve merezultata të larta në arsim, në administratën bashkiake.

Fakti: Lidhur me premtimin e mësipërm nuk ofrohet asnjë informacion mbi ngritjen eçmimit bashkiak për 10 diplomat më të mira. Ndërkohë që nuk mund të flitet përpunësimin e studentëve që kanë realizuar punimet më të mira në përfundim tëstudimeve universitare. Ky premtim është i parealizuar.

Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Arsimi:

6. INFRASTRUKTURA

6.1 Do të forcohet dhe aktivizohet sistemi i mbikëqyrjes dhe inspektimit tëpunimeve ndërtimore.

Page 36: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Premtimi: Në katër vitet e ardhshme, kryebashkiaku i ardhshëm angazhohet që,qytetarët e Tiranës të jetojnë e banojnë në ndërtesa të sigurta, cilësore dhe tëpërshtatshme për jetesë dhe aktivitete sociale, apo biznes. Për këtë qëllim, Bashkia do tëforcojë dhe aktivizojë sistemin e mbikëqyrjes dhe inspektimit të punimeve ndërtimore.

Fakti: Në fillim të muajit shtator 2011 Kryebashkiaku Lulzim Basha nisi konsultat përPlanin Urbanistik të Tiranës, plan i cili synonte të zgjidhte konfliktin artificial mesqytetit dhe qytetarëve. Për hartimin e planit Urbanistik të Tiranës nga ana e bashkisë ungrit Grupi Strategjik i përbërë nga përfaqësues të botës akademike, personalitetepublike të qytetit të Tiranës dhe shoqata të ndryshme si shoqata e Ndërtuesve, shoqata“Tirana”, ajo e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqata mjedisore. Ky ishte edhe hapi i parëi ndërrmarë ne aspektin e gjerë të planit urbanist. Por në aspektin e ngushtë, nuk u folapo u diskutua mbi ngritjen e një strukture të posaçme e cila mbikëqyr dhe inspektonpunimet ndërtimore në mënyrë të veçantë.

Inspektoriati i Ndërtimit70

Në varësi të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2007 përmes ligjit Nr.9780, Inspektoriati iNdërtimit është struktura e cila ka për detyrë dhe përgjegjësi ndër të tjera:

1. Inspektim dhe kontrolli i subjekteve ndërtues;

2. Verifikimi dhe kontrolli i cdo procedure (kërkesë, ankes si dhe konstatimet nëterren) të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet eparashikuar me ligj;

3. Objekti i kontrollit të Inspektoriatit;

4. Ndërtimet me dhe pa leje;

5. Objektet e ndërtimit përcaktohen në ligjin, "Për disiplinimin e punimeve tëndërtimit" dhe "Për urbanistiken", përfshirë rikonstruksione, zgjerime,ndryshime destinacioni etj.

Për objekte pa leje:

1. Urdhëron menjëherë pezullimin e ndërtimit dhe ndjek të gjithë hapat e përcaktuara në ligj.

Për objektet me leje:

2. Verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor dhe zbatimin e kondicioneve të sheshitdhe lejes së ndërtimit të objektit në ndërtim;

3. Ndryshimet në vendosje;

4. Ndryshimet në përmasa dhe volum;

5. Ndryshimet në arkitekturë;

70 http://www.tirana.gov.al/sq/Inspektoriati-i-Ndertimit

Page 37: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

6. Mungesa në dokumentacion;

7. Kontrollon kantierin e ndërtimit, sigurimin teknik, etj.

Siç përshkruhet më sipër, Inspektoriati i Ndërtimit ka pasur që prej vitit 2007 të gjithakompetencat për të bërë mbikqyrjen dhe inspektimin e punimeve ndërtimore. Premtimielektoral i kandidatit Z.Lulzim Basha se pas fitores së tij në zgjedhjet lokale do tëforcohej dhe aktivizohej sistemi i lartpërmendur, ose reformimi dhe forcimi strukturësaktuale e cila do të kryente një funksion edhe më madhor se ai që deri dje bëhej ngaInspektoriati i Ndërtimit. Nga viti 2011 deri në fillim të vitit 2015, në Bashkinë e Tiranësnuk është diskutuar e më pas krijuar një strukture e tillë, që të forcojë këtë sistem. Përtu përmendur madje, mbetet problematika e madhe që u has në periudhën e zgjedhjevetë përgjithëshme 2013 me nisjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, të cilat duhet tëmbikëqyreshin nga Inspektoriati i Ndërtimit, punë që rezultoi jo produktive. Kypremtim konsiderohet i parealizuar.

6.2 Brenda një periudhe 1 vjeçare do të sigurojë informacionin e duhur përsigurinë e objekteve të banimit nga pikëpamja (i) konstruktive, dhe (ii)infrastrukturore dhe mbi këtë bazë do të filloj një program masiv rikuperimi.

Premtimi: Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2011, kandidati demokratpër bashkinë e Tiranës Lulzim Basha deklaroi se qytetarët e kryeqytetit ishin tëshqetësuar për ndërtimet kaotike, jo cilësore dhe të pasigurta. Ndërtimet ishin kryerduke shkelur të drejtat private të pronësisë dhe hapësirat publike. Sipas Bashës, Bashkiae Tiranës gjatë kohës që drejtohej nga Edi Rama, me të gjitha kompetencat ligjore përmbikëqyrjen, inspektimin dhe lejimin e ndërtimeve ishte shkaku kryesor i kësajgjendjeje. Basha deklaroi se qytetarët rrezikohen në ndërtesat e vjetra ku janë bërë aqshumë ndërhyrje të pakontrolluara dhe të rrezikshme në pjesët konstruktive të tyre. Përkëtë arsye, Lulzim Basha u angazhua se brenda një periudhe 1-vjeçare nga marrja emandatit do të siguronte informacionin e duhur për sigurinë e objekteve të banimit ngapikëpamja konstruktive dhe infrastrukturore dhe mbi këtë bazë do të hartohej njëprogram masiv rikuperimi.

Fakti: Shumë nga banorët e Tiranës që jetojnë në pallatet e vjetra, te cilat janë tëbazuara në një sistem të vjetër konstruktiv vijojnë ende të rrezikojnë dëmtimin ebanesave të cilat kanë pësuar ndërhyrje në bodrume, themele apo strukturën mbajtësegjatë procesit të shndërrimit nga banesa në dyqane, lokale apo mjedise të tjera.Premtimi elektoral duket se ka mbetur vetëm i tillë, pasi në harkun kohor të një viti, pra2011-2012, në bashkëpunim me çdo minibashki do të krijohej një bazë të dhënash mbisituatën dhe përmes një programi special do të kryej një program masiv rikuperimi. Nëasnjë nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të atij viti nuk u ndërrmor një nismë e tillë. Prajo vetëm që nuk u krijua në vitin e parë të mandatit baza e të dhënave mbi gjendjen eobjekteve të banimit, por ky premtim nuk u realizua as gjatë vitit të dytë e në vijim.Pothuaj asnjë ndërtim në Tiranë nuk është i pajisur me sigurinë anti-zjarr, apo meshkallët e emergjencës. Asnjë nga minibashkitë e Tiranës, jo vetëm që nuk ka sjellëinformacion, por as nuk i është kërkuar të sigurojë të dhëna lidhur me sigurinë e

Page 38: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

objekteve të banimit si nga ana konstruktive apo infrastrukturore e ndërtesave. Kypremtim konsiderohet i parealizuar.

6.3 Bashkia do të ndërtojë një program të veçantë të promovimit të normavedhe standardeve të sigurisë në ndërtim.

Premtimi: Ndëtimi dhe rregullimi i kaosit në këtë sektor, ishte ndër shtyllat kryesore tëprogramit elektoral të kandidatit Lulzim Basha gjatë zgjedhje vendore 2011. Mes tëtjerash, duke argumentuar se ndërtimet e reja do të kryheshin vetëm duke respektuarstandarte, Basha deklaroi se bashkia që do të drejtohej nga ai do të ndërtonte njëprogram mbi promovimin e normave dhe standardeve të sigurisë në ndërtim. Kyprogram sipas Bashës do të bëhej duke motivuar praktikat më të mira si dhe dukestimuluar bashkëpunimin me komunitetin në këtë drejtim.

Fakti: Që prej vitit 1998, është miratuar ligji nr. 8402, i cili në nenin 4 të tij përcaktonkërkesat themelore që duhet të plotësojë një ndërtim.

Këto kërkesa kanë të bëjnë me:

1. rezistencën dhe qëndrueshmërinë mekanike;

2. sigurinë nga zjarri;

3. higjienën, shëndetin dhe mjedisin;

4. sigurinë në përdorim;

5. mbrojtjen nga zhurmat;

6. kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë.

Pra, çdo ndërtim i ri duhet të bazohet në këtë ligj kur flitet për normat dhe standartet esigurisë së ndërtimit, përfshi këtu edhe ndërtimet e kryeqytetit. Përveç këtyrekërkesave në rang kombëtar, asnjë program i veçantë nuk është hartuar nga Bashkia eTiranës në harkun kohor 2011-2015 që të lidhet me norma apo standarte të sigurisë nëndërtim.

Asnjë program nuk është hartuar nga Bashkia e Tiranës që të promovojë rregulla të rejatë sigurisë në ndërtim. Kjo jo vetëm sepse nuk ka asnjë informacion të tillë ngambledhjet e Këshillit Bashkiak në këtë mandat, apo nismat bashkiake, por edhe sepsegrupet e interesit, siç është Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë pohon se nuk ështëthirrur për të hartuar një bazë të tillë të dhënash. Ky premtim konsiderohet iparealizuar.

6.4 Do tu imponohen, ndërtimeve në proçes, standardet e sigurisë.

Premtimi: Mungesa e standardeve të sigurisë për ndërtimet mbetet një problem përTiranën. Pjesa më e madhe e ndërtimeve të ngritura nuk kanë ruajtur standardet esigurisë, si në drejtim të qendrueshmërisë së ndërtesës, që rrjedh nga pështatja eeurokodeve apo rregullave të projektimit apo ndërtimit, ashtu edhe ne drejtim të

Page 39: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

numrit të kateve të ndërtuara, të materialeve të përdorura, apo edhe respektimit tëelementëve të tjerë të sigurisë, si hapësira e nevojshme përreth ndërtimit. Një ndërpremtimet që Bashkia e Tiranës ka bërë në fushatën elektorale të vitit 2011 është se dot’u imponohen ndërtimeve në proçes, standardet e sigurisë.

Fakti: Institucioni vendor që me ligj ka kompetencën për të kontrolluar ndërtimet,përfshi ato në proçes është Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor. Funksionimi IINUV rregullohet me ligjin Nr. 9780, datë 16.7.2007 ‘Për inspektimin e ndërtimit”. Nënenin 5 të këtij ligji “Detyrat e inspektoratit ndërtimor e urbanistik tëbashkisë/komunës” theksohet se “c) paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën përheqje të licencës profesionale personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit pa leje, sidhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkeljetë masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit”. Standardet e sigurisë përcaktohenbrenda kushteve teknike. Si rrjedhim, është INUV që kontrollon me ligj standardet esigurisë. Por kjo kompetencë i është dhënë me ligj këtij institucioni që në vitin 2007. Qëprej asaj preiudhe e deri më tani, nuk ka pasur asnjë ndryshim dhe bashkia e Tiranësnuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore për të përmbushur premtimin e mësipërm. Këtofunksione të INUV theksohen edhe në faqen zyrtare on line të Bashkisë së Tiranës.“Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoriatit:1. Inspektimi dhe kontrolli i subjektevendërtues”. Por pa asnje ndërshim tjetër.

Po i njëjti ligj i vitit 2007 i jep INUV kompetencat sipas nenit 5 për “a) vendospërmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; b) vendosgjoba sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dheurbanistikës”. E thënë ndryshe, INUV i ka pasur që në vitin 2007 kompetencat për tëkontrolluar dhe imponuar edhe me sanksione elementët e sigurisë të parashikuar nëprojektin e ndërtimit të godinës. Edhe për këto raste, nuk janë ndërmarrë nisma shtesënga bashkia e Tiranës. Përsa i përket kushteve të sigurisë në punë për punëtorët, atonuk kontrollohen nga Bashkia e Tiranës, por nga Inspektoriati Kombëtar i Punës. Edhenë këtë drejtim, nuk ka pasur ndryshime ligjore apo kompetencash. Bazuar në faktet emësipërme, ky premtim konsiderohet i parealizuar.

6.5 Ndërtimet e reja do të kryhen vetëm duke respektuar standardet dhe dotë mbahen të dhëna për performancën e ndërtuesve e do të ndëshkohenshkelësit e këtyre normave të sigurisë ndërtimore.

Premtimi: Ndërtimet pa cilësi mbetet problem për Tiranën, veçanërisht në zonatperiferike, ku çmimet e shitjes janë edhe më të ulëta. Lulzim Basha ka premtuar nëfushatën elektorale të 2011-ës se “ndërtimet e reja do të kryhen vetëm duke respektuarstandardet dhe do të mbahen të dhëna për performancën e ndërtuesve e do tëndëshkohen shkelësit e këtyre normave të sigurisë ndërtimore”.

Fakti: Deri në vitin 2013 dhënia e lejeve të ndërtimit ishte i bllokuar si proçes. Lejet epara të ndërtimit janë dhënë nga Bashkia e Tiranës në vitin 2013, pas miratimit të planitrregullues.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, që nga tremujori i tretë i vitit 2013e deri në tremujorin e tretë 2014, nga bashkia e Tiranës janë dhënë gjithsej 163 lejë për

Page 40: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

ndërtime të reja71. Aktualisht, këto ndërtime janë në faza të ndryshme dhe si rrjedhim,bëhet pothuajse i pamundur kontrolli i standardeve të cilësisë.

Përsa i përket pjesës së premtimit të Bashkisë së Tiranës për mbajtjen e të dhënave përperformancën e ndërtuesve dhe ndërshkimin e shkeljeve, një listë e tillë ende nuk ështëhartuar. Lista nuk rezulton në faqen on line të Bashkisë së Tiranës, siç duhet të jetë nëkuadër të tranparencës. Një listë të tillë performance ka vetëm Shoqata e Ndërtuesve, qëështë një organizatë private, funksioni i të cilës nuk ka lidhje me Bashkinë e Tiranës.Bazuar në faktet e mësipërme, ky premtim konsiderohet i pamatshëm.

6.6 Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim.

Premtimi: Më datë 22.04.2012 në Ditën Ndërkombëtare të Tokës Z. Basha shprehuangazhimin e Bashkisë së Tiranës për të dyfishuar në katër vitet e ardhshme gjelbëriminnë Tiranë72.

Fakti: Për të dyfishuar hapësirat me gjelbërim për kryeqytetin nuk mjafton ndërhyrjanë çdo hapësirë ekzistuese. Kështu ky premtim lidhet ngushtë me ndërtimin e Parkut tëRi të Madh, parkut të Paskuqanit në veri të Tiranës. Më ndërtimin e kësaj hapësiresynohej edhe dyfishimi në shifra i hapësirave me gjelbërim. Por për sa më poshtë, kuështë analizuar veçanërisht edhe premtimi për Parkun e Ri të Madh, mospërmbushja etë cilit e bën të pamundur në terma praktikë dhe real dyfishimin e hapësirave megjelbërim. Kështu premtimi konsiderohet i parealiuzar.

6.7 Do të shpëtohen nga prishja apo zënia e ndërtimeve, si dhe dorehabilitohen e sipërfaqeve te gjelbra ekzistuese.

Premtimi: Si fillim të punës së tij për të rritur sipërfaqet e gjelbra në qytet, Z. Bashapremtoi se çdo hapësirë e gjelbër ekzistuese do të ishte imune dhe e përjashtuar ngandërtimet, si dhe do ndërhyej për ato hapësira të cilat kishin nevojë te rehabilitohen.

Fakti: Por në kontraditë me çfarë ai kishte premtuar, Z. Basha miratoi ndërtimin exhamisë së re në parkun e Namazgjasë73. Në planin e tij fillestar ishin parashikuar tëndërtoheshin edhe dy godina 9-katëshe, por ato nuk u lejuan të përfshihen në planinpërfundimtar pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste. Dhënia e parkut tëNamazgjasë për ndërtimin e një objekti fetar nuk e justifikon tjetërsimin e një mjedisirekreativ dhe të gjelbër, për më tepër që Z. Basha miratoi edhe lejen e ngritjes sëndërtesave shumë katëshe krahas xhamisë. Gjithashtu bazuar edhe në një sërë fakteshtë dala nga miratimi i planit rregullues, të analizuara në premtimin 6.9, ky premtimkonsiderohet i parealizuar.

71 http://www.instat.gov.al/al/themes/nd%C3%ABrtimi.aspx72 http://tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Basha:-Brenda-kat%C3%ABr-viteve,-dyfishim-i-hap%C3%ABsirave-t%C3%AB-gjelb%C3%ABrta-n%C3%AB-Tiran%C3%AB-497873 http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/26/lulishte-nuk-ka-me-rekreacioni-dhe-gjelberimi-zhvendoset-ne-paskuqan/

Page 41: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

6.8 Do të ndërtohen parqe të reja dhe zona argëtuese në shumë nga zonat eqytetit ku ekzistojnë ende hapësira të lira.

Premtimi: Ky premtim synon përdorimin e hapësirave të lira në qytet, për ndërtimin eparqeve dhe ambjenteve të reja argëtuese, duke shmangur konsiderimin potencial tëtyre si sheshe ndërtimi.

Fakti: Ndërkohë vetëm në përfundim të mandatit Bashkia është kujtuar për të nisurprojekte komunitare, ku qytetarët të investojnë dhe të ruajnë hapësirat midis pallatevepër rekreacion74. Duke justifikuar mungesën e investimeve se fondet e saj janë tëbllokuara nga Qeveria, tashmë në muajt e fundit të mandatit katër vjeçar po synohet qëhapësirat e gjelbërta të zgjidhen me bashkëpronësi, ku banorët kontribuojnë mefinancime modeste. Në mungesë të investimeve bashkiake, tashmë administratavendore ka kaluar në një fazë ku promovon iniciativa qytetare, ndërkohë që investimetinfrastrukturore për ambiente rekreacioni mungojnë në çdo zonë të Tiranës. Ky rol iBashkisë së Tiranës është në kundërshti me premtimin e saj, ku do të ishte Bashkia ajo ecila do të ndërtonte parqe të reja dhe zona argëtuese për qytetarët përgjatë të katërviteve, dhe jo vetëm në fundmandati ku mund të justifikohet se fondet në dispozicionjanë të bllokuara. Prej sa më sipër, si dhe nga faktet në premtimin e mëposhtëm ku mjaftzona të gjelbërta janë kthyer në kantiere ndërtimi, ky premtim mbetet i parealizuar.

6.9 Do të kushtëzohen ndërtimet në mënyrë që të gjithë të shfrytëzojnë sa meshumë çdo mundësi për shtim të gjelbërimit dhe mjediseve çlodhëse eargëtuese, kulturore e sportive.

Premtimi: Në fushatën elektorale Z. Basha u zotua nëpërmjet një sërë premtimesh seBashkia do të angazhohet në shpëtimin e sipërfaqeve të gjelbra ekzistuese. Sipas tijqytetarët do të kenë mundësi të pushojnë e të argëtohen në parqe të reja dhe zona apoqendra argëtuese në shumë nga zonat e qytetit ku ekzistojnë ende hapësira të lira.Angazhimi i tij kryesor ishte se do të ndalonte dhe kushtëzonte ndërtimet e reja nëmënryrë që çdo hapësirë e lirë të përdoret për ndërtimin e parqeve të reja75.

Fakti: Pas miratimit të planit rregullues ishte parashikuar që të zhdukej hapësira egjelbër pas Pallatit të Kulturës. Në plan ishte parashikuar që aty të ndërtohen godinashumëkatëshe, si dhe godina banimi 9-katëshe. Një tjetër park që humbiste memiratimin e planit rregullues ishte Parku i Aviacionit ku parashikohet që kjo hapësirë egjelbërt të kthehet në një qëndër tregtare76. Duke vazhduar më tej, as Parku i LiqenitArtificial nuk i ka shpëtuar ndërtimeve të reja. Nëpërmjet planit rregullues përreth këtij

74 http://www.oranews.tv/vendi/shtimi-i-hapesirave-te-gjelberaqytetaret-zgjidhin-problemet-me-bashkepronesi/75 http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/26/lulishte-nuk-ka-me-rekreacioni-dhe-gjelberimi-zhvendoset-ne-paskuqan/76 http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/26/lulishte-nuk-ka-me-rekreacioni-dhe-gjelberimi-zhvendoset-ne-paskuqan/

Page 42: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

parku ishin parashikuar ngritja e godinave të banimit deri në 9 katë. Por Bashkia kashkuar më tej ku ka miratuar leje ndërtimi për një godinë 17-katëshe buzë liqenit77.

Duket se Z. Basha është dorëzuar nga premtimet e tij për shtimin e hapësirave tëgjelbërta në Tiranë, ku edhe në ato pjesë të qytetit ku ekzistojnë akoma po përdoren përtë ngritur objekte të reja. Sa për hapësira të reja Bashkia nuk ka menduar fare këtëmandat pasi në objektivat e saj edhe në planin rregullues, këto janë parashikuar jashtëterritorit të Bashkisë dhe jo siç kishte premtuar. Në konkluzion premtimi mësipërmkonsiderohet i parealizuar.

6.10 Do të ndërtohet Parku tjetër i Madh i Tiranës.

Premtimi: Me anë të angazhimit të Bashkisë në investimet publike, qytetarët e Tiranësshumë shpejt do të përfitojnë kapacitetet çlodhëse dhe argëtuese të parkut tjetër tëmadh të Tiranës78. Ky premtim lidhet ngushtësisht me premtimet e tjera në ndërtimin eBulevardit të Ri.

Fakti: Duke qënë se puna për ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore ështëbllokuar tashmë, Z. Basha ja ka faturuar mos realizimin e këtij premtimi pushtetitqëndror79. Por në fakt përgjatë këtyre viteve nga Bashkia e Tiranës nuk është ndërmarrëasnjë hap për nisjen e punimeve për parkun e ri, pasi fillimisht duhet të kishte mbaruarndërtimi i Bulevardit të Ri, e më pas në bashkëpunim me komunën e Paskuqanit tëfillohej ndërtimi për këtë premtim. Kështu ky premtim mbetet i parealizuar.

6.11 Do të rehabilitohet Parkut i Dajtit.

Premtimi: Rehablitimi i Parkut të Dajtit, si dhe të ngritjes së zonave të mëdha të gjelbërta,çlodhëse dhe argëtuese në territoret e bashkive e komunave fqinje, përbën shtyllën epremtimeve të Z. Basha për shtimin e hapësirave të gjelbërta80.

Fakti: Përgjatë kërkimit për informacion nëse premtimi i mësipërm është realizuar,vihet re se nuk ka asnjë të dhënë si në media apo edhe nga Bashkia e Tiranës. Kypremtim ka ngelur thjesht në letër dhe për asnjë moment Bashkia nuk ka marrë hapa tëmëtejshëm për zhvillimin e projekteve të cilët do të adresonin realizimin e premtimit.Në konkluzion ky premtim mbetet i parealizuar.

6.12 Do të ndërtohet Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës.

Premtimi: Në kuadër të ndërtimit të Bulevardit të Ri, dhe Unazës së Madhe, synohej qëzona e Lumi i Tiranës e cila prekej nga këto projekte, të transformohej nga njëkatastrofë e ndotjes ekologjike, në një korridor rekreativ81.

Fakti: Ashtu si edhe premtimet e mëdha infrastrukturore për këtë zonë, ndërtimi ikorridorit rekreativ të Lumit të Tiranës ka ngelur i parealizuar. Në përfundim të

77 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=5393978 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/79 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=22312180 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/81 http://www.panorama.com.al/basha-lumi-i-tiranes-zone-rekreative-do-te-ulim-taksat/

Page 43: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

mandatit ky premtim nuk është adresuar asnjë ditë nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë qëgjëndja e zonës është po e njëjtë. Ky premtim mbetet i parealizuar.

6.13 Bashkia do të hartojë një Plan Bashkëkohor Rregullues për qytetinbrenda vitit të parë qeverisës.

Premtimi: Duke akuzuar se përgjatë viteve në Tiranë është operuar pa një planrregullues, një prej premtimeve kryesore të Z. Basha në fushatë ishte hartimi i një planitë tillë. Sipas tij mungesa e planit ka qënë burimi i korrupsionit dhe ndërtimeve pa lejekudo nëpër qytet. Kështu Z. Basha premtoi se brënda vitit të parë Tirana do të kishte njëplan rregullues, duke i dhënë fund kështu edhe ndërtimeve pa leje në qytet82.

Fakti: Edhe pse plani i ri u premtua të përfundonte brënda vitit të parë, ai u shty derimë datë 15 Shkurt 2013 ku u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit 83.I gjithë dokumentacioni për planin rregullues mund të gjendet edhe në ueb-in eBashkisë së Tiranës84. Edhe pse me vonesë nga afati fillestar, ky premtim konsiderohet irealizuar.

6.14 Do të hartohet një strategji për të rigjallëruar sektorin ndërtimor dheduke e vënë atë në shinat e standardeve dhe cilësisë së shërbimit përqytetarët.

Premtimi: Ky premtim vjen në kuadër të hartimit të planit rregullues. Pas miratimit tëplanit do të përfshihej edhe hartimi i strategjisë për të rigjallëruar sektorin endërtimit85.

Fakti: Pas miratimit të planit rregullues, Bashkia akoma nuk ka publikuar ose bërë tëditur hartimin e një dokumenti strategjik për të adresuar rigjallërimin e sektorit tëndërtimit. Ky premtim mbetet i parealizuar.

6.15 Do të hartohet një strategji për të pasur një ekonomi dhe investime tëlarmishme në Tiranë, duke tërhequr investime jo vetëm për banim por edhepër hoteleri, universitete e shkolla, qendra tregtare, kinema, qendrakulturore dhe park teknologjik. Do të hartohet një plan i qartë se si tëndërhyhet në çdo lagje banimi për një planifikim real dhe rritje të cilësisë sëjetesës në blloqe banimi.

Premtimi: Edhe ky premtim rrjedhonë si pasojë e miratimit të planit strategjik. Hartimii planit strategjik do të kryhej për tërheqjen e investimeve në Tiranë86.

82 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/83 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Tirana,-pas-23-vitesh-me-plan-urbanistik-554584 http://www.tirana.gov.al/sq/Plani-Urbanistik-i-Tiranes/Njihu-me-planin-rregullues-5086/docpage/185 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/86 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/

Page 44: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Fakti: Ashtu si dhe në premtimin pararendës, pas miratimit të planit rregullues, Bashkiaakoma nuk ka publikuar njoftimin për hartimin e dokumentit strategjik për tërheqjen einvestimeve. Edhe ky premtim mbetet i parealizuar.

6.16 Do të lehtësohet dhe zgjidhet kaosi i trafikut dhe lëvizje e lehtë, eshpejtë dhe e sigurt e këmbësorëve dhe automjeteve në të gjithë qytetin.

Premtimi: Nëpërmjet platformës ambicioze të Z. Basha për investimet nëinfrastrukturën e transportit publik, si tramvaji apo Unaza e Madhe, synohej që tëadresohej përfundimisht zgjidhja e problemit të trafikut në kryeqytet87.

Fakti: Në premtimet e ë poshtme do të trajtojmë premtimet specifike të cilat synoninrregullimin e trafikut. Nëpërmjet analizave të premtimeve të cilat kanë lidhje mezgjidhjen e kaosit të trafikut vihet re se mungesa e realizimit të tyre kanë qënë pengesëpër normalizimin e gjëndjes. Trafiku në Tiranë është një problem i përditshëm me tëcilin përballen të gjithë qytetarët, ku evidentimi i fenomenit shërben për të konkluduarse premtimi për zgjidhjen e kaosit të trafikut është i parealizuar.

6.17 Do të ndërtohet Unaza e Madhe.

Premtimi: Një nga objektet të cilin Z. Basha synonte ta prezantonte në fund të mandatitsi arritje madhore e punës së tij në Bashki ishte Unaza e Madhe. Për Z. Basha unaza qëdo të qarkojë Tiranën do të rrisë efiçencën e biznesit dhe qytetarëve duke shkurtuarndjeshëm kohën e transportit. Ajo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e lagjeve të Tiranësduke i lidhur ato me një sistem modern transporti88.

Fakti: Duke siguruar bashkëpunimin e ngushtë me pushtetin qendror deri më Qershortë vitit 2013, pritshmëritë ishin që ky segment të njihte progres. Por Bashkia u mjaftuavetëm me vendimin nr. 17 datë 12.10.2011, në të cilin u miratua studimi projektimit tësegmentit nga shkolla Teknologjike deri në Komunën e Parisit89. Pas nevojës të madhefinanciare që kërkon ky aks dhe fondeve për kompensimin e pronave kur kalon, duketse Bashkia ka hequr dorë përfundimisht nga ky projekt. Tashmë është Ministria eTransporteve ajo e cila është duke kryer punimet, pas ndryshimit të pushtetit nëQershor të vitit 2013. Unaza e Madhe nuk ka përfunduar akoma, ndërkohë që segmentetë saj janë në ndërtim e sipër. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

6.18 Do të ndërtohet një sistem i ri Tramvaji për kryeqytetin.

Premtimi: Në fjalën hapëse më 26.03.2011, Z. Basha u shpreh i vendosur se vepra edytë madhore e përmbushur në fund të mandatit do të ishte sistemi i tramvajit përTiranën. Ky investim sëbashku me Unazën e Madhe do të ndikonin maksimalisht nëuljen e trafikut, dhe ofrimin e shërbimit modern të transportit publik.

87 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/88 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/89 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._17_Unaza_Shkolla_Teknologjike_Komuna_e_Parisit_714131.pdf

Page 45: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

Fakti: Më datë 11.06.2014 Z. Basha prezantoi para publikut projektin për sistemin etramvajit. Në këtë projekt ishte parashikuar se linja e parë do të ishtë Kombinat –Kinostudio me një gjatësi prej 9 kilometrash90. Studimi i kryer për këtë linjë, me një fondprej 720 mijë eurosh nga qeveria franceze, përcaktonte se kostoja e përafërt e ndërtimittë kësaj linje ishte 160 milionë euro. Në pamundësi për të gjeneruar këto fonde, Z. Bashaju drejtua Kryeministrit Rama për të alokuar fondet e nevojshme për fillimin e ndërtimittë kësaj linje. Ndryshe nga premtimi fillestar për një sistem të ri tramvaji me disa linja,Bashkia është fokusuar në vetëm një linjë të vetme. Por edhe për këtë linjë, justifikimimos realizimit të saj i është adresuar pushtetit qëndror për mungesë fondesh. Nëpërfundim të mandatit edhe ky premtim mbetet i parealizuar.

6.19 Qytetarët do të ecin në rrugë e trotuare cilësore të rehabilituar, do tëçlirohen trotuaret nga zëniet abuzive.

Premtimi: Një mënyrë për t’ja rikthyer qytetin këmbësorëve, për Z. Basha ishte edherehabilitimi dhe çlirimi i trotuarëve nga zënia abuzivisht e tyre prej bizneseve tëndryshme. Ai premtoi, premtim i cili është edhe detyrim ligjor, që në mandatin e tij tëgjithë trotuaret do të ishin liruar nga cilado zënie.

Fakti: Për të kryer vërtetimin e këtij premtimi nëse është realizuar, mjafton të ecësh nërrugët kryesore të Tiranës për evidentimin e zënieve rast pas rasti nga biznese apolokale të trotuarit aty ku ato zhvillojnë aktivitetin. Një nga zonat në të cilën situata nukka ndryshur ende është zona e ish-bllokut. Janë akoma biznese të shumta të cilat kanëuzurpuar pjesë të mëdha të trotuarëve. Ndërsa në segmente të ndryshme të qytetit,kalimi në trotuare është shpesh herë i pamundur për shkak të tregtarëve ambulantë,por edhe gjërësisë tepër të vogël të ndërtimit të trotuarëve. Në median e shkruar, janëpostuar periodikisht reportazhe dhe verifikime në terren të cilat vëertetojnë se kjoproblematikë akoma nuk ka gjetur një zgjidhje9192. Përsa më sipër edhe ky premtimkonsiderohet i parealizuar.

6.20 Do të hapen akse të reja rrugore të qytetit dhe pika hyrëse e dalëse tëtij, si dhe do krijohen lidhje të reja të akseve rrugore parësore me atodytësore.

Premtimi: Sipas këtij premtimi, Bashkia do t'i japë zgjidhje tërësore problemit tëtransportit përmes investimeve masive në hapjen e akseve të reja rrugore të qytetit e tëpikave hyrëse e dalëse të tij, si dhe lidhjen e lehtë e funksionale të akseve rrugoreparësore me ato dytësore, përdorimin e mbikalimeve e nënkalimeve.

Fakti: Edhe pse specifikisht nuk është përmëndur aksi rrugor apo zona në të cilën do tëhapen pika e reja të hyrjes dhe daljes në qytet, gjatë mandatit nuk është kryer asnjëinvestim për të cilin do adresohej ky premtim. Sot nuk kemi asnjë aks të ri të ndërtuar i

90 http://shqiptarja.com/politike/2732/basha-prezanton-projektin-e--tramit-kerkon-buxhet-nga-rama-219374.html91 http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/reportazh-ne-tirane--lokalet-pushtojne-trotuaret-e-rruget-74234.html92 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=42722

Page 46: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

cili mund të konsiderohet si pikë hyrëse dhe dalëse për qytetin e Tiranës. Në konkluzionky premtim mbetet i parealizuar.

6.21 Do të ndërtohen mbikalime, nënkalime, si dhe parkime nëntokësore.

Premtimi: Për të adresuar problemin e mungesës së parkimeve në Tiranë, dhe shtimittë mjeteve të qarkullimit Z. Basha deklaroi se gjatë mandatit të tij do të realizohejndërtimi i disa parkimeve nëntokësore.

Fakti: Në analizimin për përmbushjen e këtij premtimi, në Tiranë vihet re mungesa endërtimit të mbikalimeve, nënkalimeve si dhe parkimeve nëntokësore. Ndërkohë që nëplanin rregullues u miratuan lejet për 10 parkime nëntokësore, aktualisht Bashkia eTiranës në vitin 2012, ka miratuar dhënien me konçesion të parkimit nëntokësor nësheshin “Italia”, projekt i cili është lënë pezull93. Ndërkohë që për vendndodhjet e tjeranuk ka asnjë informacion. Mungesa e burimeve financiare ka ndikuar në mos realizimine këtij premtimi me fonde publike, por synimin e dhënies me formulen e konçesionit.Premtimi konsiderohet i parealizuar.

6.22 Do të ngrihet një sistem qarkullimi e menaxhimi i trafikut i monitoruaron-line.

Premtimi: Një nga premtimet e tjera për mirë menaxhimin e trafikut ishte që Tirana dotë ketë një “Qëndër të Kontrollit të Trafikut Urban”. Ky projekt do të mundësojë njëmenaxhim në standarte europiane të trafikut dhe rritjen e sigurisë në rrugët e Tiranës.

Fakti: Tirana Mobillty është projekti i cili është krijuar për të përmbushur këtëpremtim. Kjo ndodhet në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës ku ofrohen informacionenë kohë reale për fluksin e trafikut në segmentet kryesore të qytetit, apo edhe pamjereale nga kamerat e vendosura në disa prej segmenteve kryesore94. Bazuar në sa mësipër premtimi konsiderohet i realizuar.

6.23 Do i jepet përparësi trotuareve, korsive për transportit urban dhebiçikletave dhe do të bëhen përshtatjet për nevojat e individëve me aftësi tëkufizuara.

Premtimi: Premtimi i mësipërm synon të ndihmojë zhvillimin e transportit publik dhepërdorimit të biçikletave për të ndihmuar uljen e nivelit të përdorimit të automjeteve.Gjithashtu kërkohet të arrihet edhe niveli i duhur i përshtatjes së infrastrukturës përnevojat e individëve me aftësi të kufizuara.

Fakti: Korsitë e mirëfillta të transportit urban janë akoma një mangësi për qytetin eTiranës. Në vende të ndryshme të linjave publike janë parashikuar korsitë për mjetet etransportit publik, por edhe vetë drejtuesit e këtyre mjeteve nuk i respketojnë.Ndërkohë që në jo pak raste në këto korsi kalojnë edhe mjetet e tjera të cilat e kanë tëndaluar lëvizjen. Korsitë e biçikletave, përveç atyre në Sheshin Skënderbej dheBulevardin e Tiranës përbëjnë një mangësi tjetër në infrastrukturën publike. Grupe93 http://balkanweb.com/gazetashqiptare/plani-urbanistik-10-parkime-nentokesore/94 http://infomobility.tirana.gov.al/web/ism_tirana/home

Page 47: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

interesi madje zhvillojnë protesta të përjavshme në Tiranë duke kërkuar investime nëngritjen e rrjetit të korsive për biçikleta95. Rrjedhimisht premtimi i mësipërm mund tëkonsiderohet i parealizuar.

6.24 Do të funksionojnë linja moderne të transportit urban falas për fëmijët,të moshuarit dhe shtresat në nevojë.

Premtimi: Ofrimi i një transporti komod për qytetarët ishte një tjetër premtim i Z.Basha, ku ndër të tjera u përmënd edhe transporti falas për një sërë kategori qytetarësh.

Fakti: Së pari për shtresat në nevojë dhe fëmijët transporti rezulton të ketë qënë, si dhetë jetë falas. Ndërkohë që për të moshuarit përgjatë mandatit nuk është marrë asnjëvendim prej Bashkisë së Tiranës ku ti ofrohet mundësia për të përdorur transportinpublik falas. Gjithashtu përveç privatizimit dhe modernizimit të linjës Kombinat –Kinostudio, linjat e tjera akoma nuk kanë pësuar përmirësim96. Premtimi konsiderohet iparealizuar.

6.25 Do të rehabilitohen rrugët pa ndriçim, në shumë zona të qytetit.

Premtimi: Duke synuar përmirësimin e infrastrukturës primare dhe dytësore tëkryeqytetit, krahas ndërtimit të rrugëve dhe rehabilitimit të tyre, Z. Basha premtoi edhepaisjen me ndriçim në shumicën e zonave të qytetit.

Fakti: Edhe pse në fjalën e tij për arritjet në Bashki janë përmëndur vendsoja e rreth1200 ndriçuesve, si dhe është miratuar me anë të vendimit nr. 26 datë 10.11.2014përcaktimi i standardit “led” për shërbimin e ndriçimit të mjediseve publike të qytetit tëtiranës dhe miratimin e procedurës për realizimin e këtij funksioni, realisht situata nëterren është problematike97. Tashme me anë të këtij vendimi është e detyruar qëBashkia çdo investim në lidhje me ndriçimin e qytetit duhet ta kryej me anë tëteknologjisë LED. Por në raportimet mediatike dhe në terren situata është lënë pas dorenga administrata bashkiake. Lagje dhe rrugë kryesore të Tiranës janë pa ndriçim, kuqytetarët kanë denoncuar së në zonat kryesore mungon ndriçimi në rrugë por joinfrastruktura98. Sipas banorëve të Tiranës, personat përgjegjës në Bashki të cilët e kanëpër të detyrë të kujdesen për ndriçimin prej kohësh nuk i vizitojnë zonat këto zona.Gjithashtu qytetarët e Tiranës kanë qënën dëshmitare në jo pak raste se edhe nëBulevardin kryesor ka patur mungesë të ndriçimit. Premtimi i mësipërm konsiderohet iparealizuar.

95 http://vizionplus.al/korsite-e-bicikletave-protesta-para-bashkise/96 http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/26/privatizohet-linja-kinostudio-kombinat/97 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._26,_10.11.2014_P%C3%8BR_P%C3%8BRCAKTIMIN_E_STANDARDIT_LED_P%C3%8BR_SH%C3%8BRBIMIN_E_NDRI%C3%87IMIT_T%C3%8B_MJEDISEVE_PUBLIKE_T%C3%8B_QYTETIT_T%C3%8B_TIRAN%C3%8BS_DHE_MIRATIMIN_E_PROCEDUR%C3%8BS_P%C3%8BR_REALIZIMIN_E_K%C3%8BTIJ_FUNKSIONI_601112.pdf98 http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/foto--qytetaret-tek-shqiptarja-com---39-bashkia-le-ne-erresire-tiranen-e-re--39--253932.html

Page 48: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

6.26 Do të zhvendoset Stacioni i Trenit dhe do të ndërtohet aty stacioni inter-urban i automjeteve.

Premtimi: Me nisjen e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri do të kryhej edhezhvendosja e Stacionit të Trenit, ndërsa në vendndodhjen e re u premtua prej z. Bashaqë të ndërtohej një stacion multimodal ku të përfshihen edhe autobusat interurbanë,linjat e tramit, stacioni i trenit etj.

Fakti: Si në rastin e projektit të bulevardit të ri të Tiranës edhe ky projekt mbetet ibllokuar nga pushteti qendror sipas kryetarit Z. Lulzim Basha. Sipas projektit tëBashkisë kjo vepër do të kryhej nëpërmjet partneritetit publik-privat, duke mos ikushtuar asgjë taksapaguesve. Formula e propozuar nga Z. Basha, e cituar edhe nëprezantimin e arritjeve të Bashkisë së Tiranës me 26 Dhjetor 2014, është ajo e dhëniesme konçesion. Edhe pse mosrealizimin e këtij premtimi z. Basha ja ka faturuarmungesës së vullnetit politik, premtimi konsiderohet i parealizuar.

6.27 Do të ndërtohen të paktën dy nënkalime për të lidhur dy zonat e banimitpërgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek Dogana.

Premtimi: Për të ulur numrin e aksidenteve në këtë aks rrugor, i cili për shkak tëmungesës së kalimit të këmbësorëve dhe popullimit të zonës, por edhe rëndësisë sëkëtij aksi rrugor, ka qënë burim aksidentesh, ndërtimi i të paktën dy nënkalimeve ishtepremtimi i Z. Basha për ti dhënë fund kësaj problematike.

Fakti: Nga verifikimi në terren në këtë segment rrugor, është vënë re Bashkia e Tiranësnuk ka kryer asnjë veprim për plotësimin e këtij premtimi. Situata në këtë segmentështë e njëjtë dhe nuk ka shënuar përmirësim, ku gjithashtu vihet re mungesa enënkalimeve të premtuara prej Z. Basha. Ky premtim konsiderohet i parealizuar.

6.28 Do të shtrihet Bulevardi nga Stacioni i Trenit deri tek Bregu i lumit, ç’kado të sjell zhvendosjen e hekurudhës.

Premtimi: Premtimi ka për synim zgjerimin e bulevardit përtej stacionit të trenit menjë gjatësi 1760 metra, deri në bregun e lumit të Tiranës. Ky projekt do të jetë njëmundësi më shumë zhvillimi dhe urbanizimi për një zonë e cila ka qënë jashtë fokusit tëinvestimeve publike. Për pasojë edhe stacioni aktual i trenave do të nxirrej jashtëfunksioni për t’u rindërtuar në një vendndodhje të re. Përgjatë këtij bulevardi ështëparashikuar të ndërtohet edhe Pallati i Drejtësisë një financim ky i Bashkimit Europian.

Fakti: Gjatë vitit 2013 filloi zbatimi i projektit fitues nga studio “Grimshaw Architects”duke nisur zgjerimin e bulevardit në veri të qytetit. Në atë periudhë Z. Basha deklaroi seishte i bindur që punimet do të kryeshin brënda afatit dhe se tashmë financimi prej 7milionë euro i grantit nga Katari ishte i mjaftueshëm për realizimin e këtij projekti99. Porpuna e nisur për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, e cila do të përmirësontendjeshëm infrastrukturën në qëndër të qytetit, është ndalur për shkak të problemeve

99 http://www.panorama.com.al/bulevardi-i-ri-qeveria-i-kalon-bashes-65-milione-usd/

Page 49: Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

mbi kompensimin e pronave100 në të cilën kalon bulevardi. Nga ana tjetër këtëproblematikë, si dhe pezullimin e punimeve, Bashkia e Tiranës në disa deklarata përshtyp ja ka faturuar pushtetit qëndror101. Kështu në përfundim të mandatit 4-vjeçar kypremtim mbetet i parealizuar.

Tabela B ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Infrastruktura, ndërsa tabela A përmbledhe realizimin në total për të gjitha kategoritë

Tabela A Tabela B

100 https://www.youtube.com/watch?v=XDCzuSrSG4k101 http://www.balkanweb.com/site/bozdo-bllokimi-politik-i-mohoi-tiranes-bulevardin-e-ri-dhe-lumin/