Upload
haphuc
View
306
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
kopje
Qeveria dhe Turizmi
1
UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES
FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE – JURIDIKE
DEPARTAMENTI ADMINISTRIMIT PUBLIK
MASTER SHKENCOR NE “POLITIKA DHE ADMINISTRIM”
TEMA: QEVERIA DHE TURIZMI
PUNOI: UDHËHEQËSI:
Elvis KUKELI Prof. Dr. Elmas LECI
DURRËS SHTATOR 2013
kopje
Qeveria dhe Turizmi
2
DEKLARATË STUDENTORE
Nën përgjegjesinë time deklaroj se ky punim është shkruajtur prej meje, nuk është
prezantuar asnjëherë përpara një institucioni tjetër për vlersim dhe nuk është
botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar
nga një person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.
Elvis KUKELI
© DURRES 2013
kopje
Qeveria dhe Turizmi
3
ABSTRAKT
Mardhëniet turizëm – mjedis kanë zënë një vend të rëndësishëm në studimet mbi
turizmin këto vitet e fundit. Turizmi është një komponent madhor në rritjen ekonomike,
veçanërisht në zonën bregdetare ku është dhe stimulues për zhvillimin e qëndrueshëm.
Turizmi bregdetar dhe turizmi në përgjithësi, është në një masë të madhe i varur nga
mjedisi i cili është tërheqës për vizitorin. Edhe pse ka shumë ndikime negative të
turizmit i cili çon në probleme të ndryshme ekonomike, sociale dhe mjedisore, turizmi
ende ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv në komunitet dhe kontribuon në zhvillimin e
tij të qëndrueshëm. Qëllimi kryesor i këtij punimi është për të treguar se si turizmi
kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, si dhe për të shqyrtuar kërcënimet
e mundshme për qëndrueshmërinë ekonomike në periudha afatgjatë. Punimi ka si
objektiv të jap një trajtim teorik të IHD-ve në turizëm, të përcaktoj rolin e qeverisë në
turizëm dhe për më tepër identifikimin e karakteristikave kryesore të ekonomisë së
vendit. Çfarë turizmi pritet të zhvillohet në të ardhmen në Shqipëri? Është e vështirë të
përcaktohet një linjë e qëndrueshme, pasi turizmi është një dukuri gjithmonë e re dhe e
ndryshueshme, por është e sigurt që linjat e zhvillimit të ardhshëm të turizmit janë të
lidhura me një kulturë të re, të thellë, të aftë për ta çuar njeriun drejt rikuperimit të
rrënjëve dhe identitetit të tij dhe për t’i bërë raportet e tij me mjedisin natyror, njerëzor
dhe social, sa më pak të paparashikuara dhe më shumë të vetëdijshme dhe të organizuara.
Një alternativë e turizmit është ekoturizmi. Ekoturizmi është modeli i një zhvillimi të
qëndrueshëm të turizmit, sepse ai grupon tipe të ndryshme të turizmit rreth një nocioni të
përgjithshëm që është mjedisi natyror.
ABSTRACT
Relations tourism - environment they occupy an important place in studies on tourism in
recent years. Tourism is a major component of economic groëth, particularly in the
coastal zone ëhere is the incentive for sustainable development. Coastal tourism and
tourism in general, is largely dependent on the environment that is attractive to visitors.
Although there are many negative impacts of tourism ëhich leads to various problems
economic, social and environmental, tourism still has a significant positive impact in the
community and contributing to its sustainable development. The main purpose of this
paper is to shoë hoë tourism contributes to the sustainable development of Albania and to
examine potential threats to long-term economic viability. The paper's objective is to give
a theoretical treatment of FDI in tourism, to determine the role of government in tourism
and in addition identify the main characteristics of the economy. Ëhat tourism is expected
to develop in the future in Albania? It is difficult to establish a stable line, as tourism is a
neë phenomenon and alëays changing, but it is certain that future lines of development of
tourism are related to a neë culture, deep, able to recovery led man to his roots and
identity and to make its relations ëith the natural environment, human and social, less
unpredictable and more conscious and organized. An alternative tourism is ecotourism.
Ecotourism is a model of sustainable tourism development, because it brings together
different types of tourism about a general notion that the natural environment.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
4
Fjalët Kyçe
Turizmit Global
Turizmi Ekologjik
Sektori Publik
Evolimi i IHD-ve
Turizëm etik
Key words
Global Tourism
Ecological Tourism
Public Sector
Evolution of IHD
Ethical Tourism
kopje
Qeveria dhe Turizmi
5
MIRËNJOHJE
Pikë së pari, përpara se të filloj të paraqes punimin tim, nuk mund të harroj pa
falenderuar ata persona që dhanë ndihmesën e tyre për të realizuar këtë detyrë.
Në radhë të parë falenderoj udhëheqësin Prof. Dr. Elmas LECI i cili ofroi ndihmesën e
tij në hartimin e studimit, metodologjinë, kryerjen e vlerësimit dhe shkrimin e saj
paraprak si dhe të gjithë grupin e punës për plotesimet, komentet, redaktimin dhe
mbështetjen e vazhdueshme.
Gjithashtu falenderoj Bashkinë e Tiranës për ndihmën e dhënë, duke më vënë në
dispozicion materiale të ndryshme.
Po kështu u jam mirënjohës Zyrës së Turizmit në Tiranë, Tatim Taksave dhe Bibliotekës,
që mu gjend në cdo momënt për të më ndihmuar me informacione dhe materiale nga më
të ndryshmet.
Mirënjohje e vecantë shkon për Depeartamentin e Shkencave politike dhe Juridike ne
Universitetin “Aleksander Moisiu” për mundësinë e ofruar, si dhe për të gjithë pedagogët
me të cilët kam patur kënaqësinë të ndajmë sëbashku orët e leksioneve duke na u
përkushtuar maksimalisht.
Faleminderit
kopje
Qeveria dhe Turizmi
6
TABELA E PËRMBAJTJES
Fq
Abstrakt..............................................................................................................................3
Mirënjohja............................................................................................................................5
Hyrja…………………………………..........…………….……….....................................9
Qëllimi...............................................................................................................................10
Hipotezat...........................................................................................................................10
Metodologjia e punës........................................................................................................10
KREU I:
TURIZMI NDËR VITE
1.1 Historiku i zhvillimit të turizmit ne shqipëri……………………………….......…....11
1.2 Turizmi si degë e ekonomisë.............. ........................................................................13
1.3 Vlerësimi i kapacitetit mbajtës mjedisor.....................................................................15
1.4 Ndikimet e Turizmit....................................................................................................18
1.5 Tendencat e destinacionit turistik në Shqipëri............................................................21
KREU II:
KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT
2.1 Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.............................................................................23
2.2 Turizmi si një aktivitet me ndikim të gjerë ndërsektorial............................................25
2.3 Strategjia e zhvillimit të turizmit………………………….…………….…………..27
2.4 Ndikimi i krizave në industrinë e turizmit...................................................................28
2.5 Turizmi Ekologjik – model i zhvillimit të qëndrueshëm............................................30
kopje
Qeveria dhe Turizmi
7
KREU III:
NDIKIMET NË TURIZËM
3.1 Ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore...............................................................33
3.2 Strategjitë për zhvillimin e produkteve kryesore turistike...........................................36
3.3 Turizmi malor..............................................................................................................39
3.4 Monumente të natyrës në shërbim të turizmit.............................................................41
KREU IV:
FAKTORËT NXITËS
4.1 Tendencat e zhvillimit të turizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor.........................43
4.2 Karakteristikat e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor.............................44
4.3 Evolimi i IHD-ve në Shqipëri............ .........................................................................45
4.4 Faktorët nxitës dhe frenues për tërheqjen e IHD- ve ……………………….…….…46
4.5 Prirjet e të ardhurave në fushën e turizmit...................................................................48
KREU V:
SHTOJCA
5.1 Statistika……………………………………………………………………………..50
Konkluzione.......................................................................................................................52
Rekomandime…………………………………………….………………….…………..54
Bibliografia……………..………………………………………………………....……..55
kopje
Qeveria dhe Turizmi
8
Shkurtesat e përdorura
IHD – Investimet e Huaja Direkte
GDP – Gross domestic product (prodhimi vendor bruto)
OBT – Organizata Botërore e Tregtisë
PBB – Produkti i Brendshëm Bruto
UNESCO – United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization OJF – Organizata Jofitimprurëse
USAID – Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar
TGB – Turizmi Global i Qëndrueshëm
kopje
Qeveria dhe Turizmi
9
HYRJE
Qëllimi i këtij punimi është studmi i turizmit në shqipëri dhe politikat rreth saj.
Si është turizmi sot? Me pak fjalë po ju njoh me atë cka do shpalosim më poshtë.
Kriteret e Turizmit Global të Qëndrueshëm janë një përpjekje për të shpjeguar në mënyrë
të kuptueshme natyrën e turizmit, dhe janë minimumi që një biznes turistik duhet të
aspirojë të përmbushë. Shqipëria mund të zhvillojë imazhin e saj si një destinacion i ri
turistik. Analiza e potencialeve tregoi që Shqipëria mund të përdorë burimet e saj në
interes të turizmit shumë më tepër se sa aktualisht.
Strategjia e sektorit përshkruan konceptin strategjik të zhvillimit të turizmit duke dhënë
drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike që Shqipëria të jetë një
destinacion turistik i ardhshëm në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të
huaj. Turizmi i qëndrueshëm është në rritje: kërkesa konsumatore po rritet, kompanitë e
udhëtimeve po shvillojnë programe gjithmonë e më “jeshile”, dhe qeveritë po krijojnë
politika të reja për të inkurajuar praktikat e turizmit etik ose ekologjik.
Por çfarë do të thotë në të vertetë “turizem etik”? Kriteret e Turizmit Global të
Qëndrueshëm (TGB) janë të organizuara në katër tema kryesore: planifikim efikas i
qëndrueshmërisë; rritje e benefiteve sociale dhe ekonomike për komunitetin local;
përmirësimi i trashëgimisë kulturore; dhe reduktimi i impakteve negative mbi ambientin.
Edhe pse kriteret janë konceptuar fillimisht për tu zbatuar nga industria e hotelerisë dhe
udhetimeve, ato mund të përoren gjerësisht nga e gjithe industria e turizmit. Kriteret janë
pjesë e përgjigjes së komunitetit të turizmit ndaj sfidave globale.
Tërheqja e turistëve të huaj do të influencojë që Shqipëria të shfrytëzoje kapacitetet
turistike për të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj dhe do të
ndikojë në funksionimin e sektorit të turizmit në Shqipëri me të njëjtat parime me të cilat
funksionon industria e turizmit në botë. Kriteret tregojnë objektivat, por jo rrugën se si
ato arrihen apo rezultatet finale. Ky rol përmbushet nga treguesit e performancës,
materiale edukative shtesë, akses në mjetet që nevojiten për zbatimin e Kritereve të
Turizmit Global të Qëndrueshëm. Partneriteti konsideron plotësimin e kritereve si fillimi
i një proçesi për kthimin e qëndrueshmërisë në një praktikë standarte për gjithë format e
turizmit.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
10
Qëllimi dhe Objektivat
Edhe pse ka shumë ndikime negative të turizmit i cili çon në probleme të ndryshme
ekonomike, sociale dhe mjedisore, turizmi ende ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv në
komunitet dhe kontribuon në zhvillimin e tij të qëndrueshëm. Qëllimi kryesor i këtij
punimi është për të treguar se si qeveria kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të
turizmit. E kemi bërë këtë edhe duke përdorur si shembull krahasimi me Shqipërinë,
Dubrovnikun në Kroaci, si dhe për të shqyrtuar kërcënimet e mundshme për
qëndrueshmërinë ekonomike në periudha afatgjatë. Punimi ka si objektiv të jap një
trajtim teorik të IHD-ve në turizëm, të përcaktoj faktorët që tërheqin IHD-të dhe për më
tepër identifikimin e karakteristikave kryesore të ekonomisë së vendit pritës. Në
këndvështrimin empirik, studime të ndryshme japin rezultate të ndryshme. Në mënyrë më
specifike, nëpërmjet modeleve të vlerësimit, të krahasimit si dhe të analizës statistikore,
bazuar në të dhënat e mbledhura nëpërmjet pyetësorëve, ky punim përqëndrohet në
përcaktimine faktorëve pro dhe kundër të ndikimit të qeverisë në turizëm.
Hipotezat
Hipoteza 1. Turizmi është një komponent madhor në rritjen ekonomike. Investimet e
Huaja Direkte në turizëm janë faktor të rëndësishëm për rritjen e punësimit, sjelljen e
teknologjive të reja, rritjen e konkurrencës dhe kulturës së shërbimit etj.
Hipoteza 2. Turizmi është një industri e paqëndrueshme, ndikohet nga faktorë politikë
dhe klimaterikë.
Hipoteza 3. Harmonizimi i politikave kombëtare dhe lokale me modelet më pozitive të
IHD-ve në rajon dhe zbatimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm nga të gjitha nivelet
e planifikimit, vendimarrjes , menaxhimit , si në nivel publik, qëndor dhe lokal, ashtu dhe
në sektorin privat, një mundësi më shumë për rritjen e nivelit të IHD-ve në Shqipëri.
Metodologjia
Metodologjia e përdorur është në funksion të qëllimeve të vëna në fillim të studimit.
Studimi është mbështetur në një kërkim empirik. Kërkimi konsiston në kombinimin e
metodave cilësore dhe sasiore. Kështu metodat sasiore synojnë të realizojnë vlerësim
sasior të IHD-ve dhe identifikimin e tendencave të tyre në të ardhmen. Ndërsa metodat
cilësore përdoren me qëllim që të interpretohen rezultatet sasiore dhe për të dhënë një
tablo të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë nga politikat rajonale dhe kombëtare që
ndikojnë në turizëm. Kërkimi është dizenjuar me qëllim që të dhënat e mbledhura dhe të
interpretuara të kenë në qëndër objektivin në studim. Gjithashtu, kam përdorur një numër
të artikujve dhe faqeve zyrtaretë organizatave të ndryshme botërore, të tilla si UNEP.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
11
KREU I:
TURIZMI NDËR VITE
1.1 Historiku i zhvillimit të turizmit ne shqipëri
Vendi ynë shpesh herë ka qenë një arenë luftrash dhe konfliktesh, kjo për shkak edhe të
pozitës gjeografike që ka. Për këtë arsye në të nuk ka patur një zhvillim të mirëfilltë të
turizmit. Rëndësia e kësaj dege të ekonomisë është kuptuar tepër vonë. Deri në vitin 1945
kjo gjëndje kautike politike, sociale por edhe ekonomike nuk lejoi zhvillimin e turizmit.
Përpjekjet e pakta filluan të dukeshin pikërisht në këtë periudhë, megjithëse shumë të
vogla.
Kështu Shqipëria në këtë periudhë ka qenë qëllim i vizitorëve dhe turistëve të cilët ishin
të vegjël në numër. Vendet më të preferuara prej tyre ishin Plazhi i Durrësit, liqeni i
Pogradecit, për turizmin e plazhit dhe të djellit, vendet me një klimë shumë të mirë si
Saranda dhe Korca si dhe Kruja si vend i cili mbart histori të gjatë dhe mjaft të lashtë.
Në vitin 1929 nga të dhënat dalin se në Shqipëri kishte 27 hotele gjithsej, ku tre prej tyre
ishin të vendosur në zonën e plazhit të Durrësit. Gjithashtu hotele të tjera të ndërtuara në
këtë perjudhë që i rezistojnë ende kohës janë: hotel “Dajti” në Tiranë dhe hotel
“ Adriatiku” në Vlorë.
Të dyja zotërojnë stilin Italian të ndërtimit. Me mbarimin e kësaj periudhe të pa
qëndrueshme vendi ynë kishte premisa të mira për të zhvilluar turizmin, por fatkeqësisht
me ardhjen në pushtet të rregjimit socjalist dhe politikave të tyre izoluese, nuk e nxiti
zhvillimin e turizmit por përkundrazi e pengoi atë duke i dhënë më shumë rëndësi
zhvillimit të degëve të tjera të ekonomisë si asaj të industrisë së rëndë.
Turistët e ardhur në këtë periudhë sigurisht që ishin të pakët në numër. Ata ishin të ardhur
nga Europa lindore me të cilën Shqipëria kishte marëdhënie të mira politike. Turistët e
vendeve të tjera nuk mundën ta vizitonin Shqipërinë në këtë periudhë. Në vitin 1958 u
ndërtua dhe u vu në shfrytëzim hoteli turistik Adriatik i Durrësit i cili ishte deri në vitin
1990 i vetmi hotel inetnacional që mund të përdorej nga turistët e huaj.
Për turistët e vendeve të Evropës Perëndimore, Shqipëria gjatë gjithë periudhës 1960-
1990 do të ishte e kufizuar për tu vizituar. Trajtimi si një degë me rëndësi ekonomike si
në vendet e tjera të mesdheut, ishte e pa mundur. Drejtuesi kryesor i cili përcaktonte se në
cfarë mënyre do të drejtohej dhe zhvillohej turizmi ishte vetë shteti i cili ishte në formën
e një monopoli drejtues.
Turizmi nuk do të cilësohej si një sektori i rëndësishëm ekonomik, por si një sektor
ideologjik, gjë e cila do ta kufizonte atë si nga ana cilësore ashtu edhe nga ajo sasiore1.
1 UNDP, REC (2005a): Strategjia Rajonale e Zhvillimit, Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
kopje
Qeveria dhe Turizmi
12
Kështu e vetmja formë e organizimit të turizmit ishte ajo e organizuar në grupe udhëtimi
me jo më shumë se 20 pjesëmarrës.
Ndërsa udhëtimet individuale apo ato të organizuara nga vetë turistët e huaj ishin
kategorikisht të ndaluara. Ofertat turistike kishin në fokus të tyre vetëm informimin. Pas
mbarimit të sezonit veror e vetmja formë udhëtimi ishte, ajo në kuadrin e vizitave të
organizuara të qytetve më interesante shqiptare ku turistët vizitonin kryesisht qytetet
jugore dhe juglindore, ndërsa qytetet në veri të vendit filluan relativisht vonë të
vizitoheshin nga turistët.
Turizmi në Shqipëri përgjatë perjudhës së sundimit komunist, njohu një zhvillim fare të
vogël dhe mjaft të politizuar. Pas vitit 1990 me ndryshimet politike dhe ekonomike në
vendin tonë, turizmi filloi të vlerësohej si një nga degët ekonomike të vendit e cila
përbënte një perspektivë të madhe. Në vitin 1990-1991 Shqipëria braktisi sistemin e
izoluar dhe të gjatë komunist dhe u përfshi në një periudhë tranzicioni. Në këtë periudhë
ekonomia në vendin tonë po kalonte vështirësi mjaft të mëdha të kalimit nga një ekonomi
e centralizuar në ekonominë e tregut.
Pasojat e këtij ndryshimi të shumëpritur ishin mjaft të mëdha në të gjithë vendin, i cili u
pushtua nga një kaus socjal, ekonomik dhe politik. Kjo do të linte gjurmë të mëdha edhe
pas shumë vitesh. Në vitin 1997 me rënjen e firmave piramidale në vendin tonë u krijua
sërish një kaus social, ekonomik dhe politik i cili gjithashtu nuk lejoi zhvillimin e
turizmit. Situata e vështirë dhe e pa sigurtë që u krijua në Shqipëri uli ndjeshëm dhe
prishi mjaft imazhin e vendit tonë në botën e jashtme dhe largoi shumë turistë që tregonin
interes për të vizituar Shqipërinë.
Vitet Tusristë gjithsej Kohëqëndrimi ( ditë)
1956 280 12.9
1965 1.203 4.8
1990 29.997 2.8
1995 47.275 2.6
1997 19.154 2.4
2012 1.250.000 5.9
Mbas këtyre viteve vendi ynë po bën përpjekje të shumta për të zotëruar një situatë
politike dhe ekonomike të qëndrueshme, por që ende në vend ka konflikte dhe cështje
mjaft të rëndësishme për tu zgjidhur. Tashmë egzistojnë premisa për një zhvillim të
shumëllojshëm të turizmit jo vetëm në organizimin në grup por edhe atij individual dhe
familjar. Masa si heqja e vizave, nxitja e sektorit privat në fushën e turizmit, janë masa
që sot po nxisin zhvillimin e turizmit. Gjithashtu në programet e partive politike dhe
qeverive, hartimi i planeve të zhvillimit turistik si degë primare e zhvillimit në vend, zënë
vendin qëndror. Për të arritur një zhvillim më të lartë duhet një bashkëpunim më i fortë
midis qeverisjes qëndrore dhe asaj lokale, por nuk mbeten pas edhe individët të cilët
merren me këtë fushë.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
13
1.2 Turizmi si degë e ekonomisë
Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të
ardhura. Mirëpo zhvillimi spontan i pa mbështetur në strategji të qarta, nuk mund të
shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje.
Në vendet në të cilat zhvillohet turizmi sjell mjaft aspekte pozitive ekonomike, si rritje
ekonomike, rritje e punësimit në këtë sektor për pasojë rritje të të ardhurave, rritje e
investimeve vendase dhe te huaja.
Nëse futemi në të dhëna të hollësishme, vihet re se numri i turistëve në vendin tonë po
rritet ndjeshëm vit pas viti. Por nga ana tjetër vërejmë edhe një fakt jo shumë pozitiv sic
është sezonaliteti, i cili vërehet qartë pasi numri më i madh i vizitorëve në vendin tonë
vërehet gjatë periudhës korrik dhe gusht. Kjo është karakteristikë e të gjitha viteve. Muajt
më pak të frekuentuara për të bërë pushime janë ato të janarit dhe shkurtit. Kjo tregon se
në vendin tonë ende dega dominuese në turizëm është ai i plazheve dhe diellit duke lënë
menjanë turizmin malor me shumë pak turistë e sidomos në stinën e dimrit.
Vendi ynë ka 1350 fshatra ku jetojnë afro 1 milion njerëz. Ky fakt përbën një oportunitet
për zhvillimin e turizmit rural, vecanërisht agroturizmit, ekoturizmit, turizmit natyror etj.
Kjo është përcaktuar edhe si një nga objeltivat kryesore që synojnë politikat e qeverisë
duke nxitur dhe përkrahur krijimin e strukturave pritëse tradicionale në zonat rurale
sidomos në zonat e thella malore dhe duke orientuar investimet drejt përmirësimit të
infrastrukturës në këto zona.
Qëllimi kryesor është diversifikimi i produktit turistik që ofron vendi yne, bazuar në
burimet turistike, pasurimi i itinerareve turistike sipas kërkesave të kategorive të
ndryshme të turistëve, si dhe përmirësimi i nivelit ekonomik të komuniteteve pritëse
sidomos në ato rurale. Është edhe zhvillimi ekonomik i komuniteteve rurale në sajë të
aktiviteve dhe shërbimeve turistike. Produkti qëndror i Shqipërisë do të jetë “zbulimi” i
saj. Produkti është një prezantim dhe një prerje tërthore e përgjithshme e historisë,
natyrës, arkeologjisë, kulturës së jetesës, kuzhinës dhe mikpritjes së Shqipërisë.
Mbi bazë të të dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit sektori i turizmit në vendin tonë
po zë një rol kyc në kontributin që ajo jep në PBB (prodhimi i brendshëm bruto), me
81.4 miliard lekë e cila përkon me afro 6.2 % të totalit të tij. Parashikimet për të ardhmen
janë mjaft pozitive pasi ato mendohet që të rriten cdo vit me 5.4 %. Të ardhurat në
produktin e brendshëm bruto deri në vitin 2022 do të jenë afro 145.4 miliard lekë.
Nga ana tjetër, ekspertët e Këshillit Botëror të Turizmit2 kanë marrë në analizë edhe
treguesin e punësimit direkt në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit, i cili, sipas tyre, nga
51.000 vende pune ( rreth 5.5 % e punësimit total) që zuri vitin e kaluar, sivjet për ta ka
një pritshmëri rritje prej 4.3 %.
2 Holland J. (2000): ‘Consensus and Conflict: The Socioeconomic Challenge facing Sustainable Tourism
Development in Southern Albania’, in Journal of Sustainable tourism, 8(6): 510-524
kopje
Qeveria dhe Turizmi
14
Madje, ata shkojnë edhe më larg, duke bërë llogaritë për gjithë dekadën e viteve 2012-
2022, përgjatë së cilës, sipas tyre, numri i të punësuarve në këtë sektor, do të arrijë deri
në 70.000 të tilla, duke zënë kështu 6.5 % të punësimit total.
E kompletuar me të tilla shifra pozitive, duket se Shqipëria zë një vend të
mirëpozicionuar mes 183 vendeve të botës, të marra në shqyrtim nga organizimi i njohur
i Këshillit Botëror të Turizmit, mbi kontributin real që ky sektor po jep në PBB-në e saj
dhe tregues të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë vendase, si punësimi, investimi etj.
Investimet e realizuara në industrinë shqiptare të turizmit dhe udhëtimeve, këtë vit
parashkohet që të njohin një rritje të konsiderueshmë.
Këtë e konfirmojnë të dhënat më të fundit të Këshillit Botëror të Turizmit, i cili shkon
edhe më larg, duke llogaritur investimet që do të kryhen në total për këtë sektor në vendin
tonë, deri në vitin 2022. Sipas tij, ato do të shenojnë një rritje me normë mesatare prej
4.6% gjatë kësaj dekade duke kapur shifrën totale prej 35.4 miliardë lekësh në vitin 2022.
Kujtojmë këtu, se për vitin 2011, Shqipëria shënoi një total investimesh në vlerën prej 21
miliard lekësh.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
15
1.3 Vlerësimi i kapacitetit mbajtës mjedisor
Përcaktimi i kufijëve të kapacitetit për turizmin e qëndrueshëm dhe aktivitete të tjera
zhvillimi përgjatë bregdetit jonian, përfshin në veçanti një vizion të zhvillimit rajonal dhe
vendime të veçanta për planifikimin dhe menaxhimin e turizmit. Me qëllim që të
lehtësohet ky vizion dhe të informohet procesi i vendimarrjes, duhet të aplikohet koncepti
i kapacitetit mbajtës territorial, mjedisor dhe turistik. Kapaciteti mbajtës territorial është
më i gjëri në kuptim dhe përfshin nivelin e popullsisë dhe ndërtimeve që mund të mbahen
në një zonë, pa shkaktuar ndikime negative mjedisore, sociale dhe ekonomike përtej një
niveli të pranueshëm. Territori në këtë përkufizim është hapsira pritëse për gjithë
aktivitetet njerëzore dhe reagon “ pozitivisht” ose “ negativisht” ndaj tyre, sipas
kapacitetit mbajtës.
Kapaciteti mbajtës turistik mund të përkufizohet si niveli i ndërtimeve turistike, jo
domosdoshmërisht i matur me numrin e turistëve, që mund të mbahet në një zonë pa
patur ndikime sociale, kulturore, mjedisore apo ndikime të tjera negative përtej një kufiri
të pranueshëm. Burimet ujore mbi dhe nëntokësore kanë kapacitete të sigurta. Ato janë
për më shumë se 1 milionë persona që mund të qëndrojnë në mjedis. Kapaciteti i ujit të
detit është i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë e regjistruar. Nga analizat e bëra arrihet
në konkluzionin se kapacitetet mbajtëse, në shumicën e komunave, e tejkalojnë
parashikimin e ardhshëm të popullsisë në 2020 nga tre herë në Xarë , në 20 herë në
Himarë.
Për vlerësimin e kapacitetit mbajtës mjedisor është bërë një studim për zhvillimin e
integruar të bregdetit jonian, i cili përqëndrohet në analizën e situatës social-ekonomike
dhe mjedisore të zonës që është marrë në studim, në përcaktimin e potencialit të
zhvillimit të zonës dhe për një vlerësim të kapacitetit mbajtës të territorit. Zona e studimit
shtrihet për 194 km ( 45 % e bregdetit shqiptar ) duke filluar nga Gadishulli i Karaburunit
në gjirin e Orikumit në veri dhe duke mbaruar në jug afër Butrintit. Për të bërë studimin
janë marrë në analizë gjerësia e brezit bregdetar duke e ndarë në tre breza: 500 m, 2 km
dhe 5 km largësi nga vija e ujit. Vlerësimi i kapacitetit mbajtës mjedisor ka të bëjë me
vlerësimin e:
• Kapacitetit fizik dhe ekologjik të mbajtjes, i cili përcakton kufirin e lejuar të
numrit të vizitorëve.
• Kapacitetit ekonomik të mbajtjes, i cili përcakton kufirin mbi të cilin bie cilësia e
eksperiencës turistike dhe e bën atë vend më pak tërheqës për vizitorët.
• Kapacitetit shoqëror të mbajtjes, i cili përcakton numrin e vizitorëve që mund të
mbaj një zonë e caktuar.
Kushtet gjeologjike dhe gjeoteknike të vendeve të zonës së studimit janë përgjithësisht të
mira. Kjo zonë është e pasur me burime ujore dhe janë të mjaftueshme të plotësojnë
kërkesat që vijnë nga rritja e konsumit në të ardhmen, siç është zhvillimi i turizmit. Disa
burime ujore janë të ekspozuara ndaj ndikimeve negative urbane siç janë burimet e Ujit të
Ftohtë në Vlorë, Izvori në Tragjas dhe Potami në Spille Himarë. Shpërndarja, përmasat
mesatare dhe fragmentimi i zonave të ndërtuara, tregon një ndërtim të madh të
kopje
Qeveria dhe Turizmi
16
pakontrolluar dhe për një menaxhim të dobët në të gjitha komunat dhe bashkitë. Tokat
jashtë të ashtuquajturës “ vijë e verdhë “, ku janë ndërtuar godina, konsiderohet si
ilegale, sepse pronarët e tyre nuk mund të marrin leje ndërtimi. Sipas një llogaritje të
thjeshtë duke bërë një vlerësim prej 10-15 godina për hektar, ka rreth 2000 – 3000
ndërtime ilegale.
Për zhvillimin e ardhshëm të zonës duhen marrë në konsideratë një sërë problemesh që
kufizojnë disponibilitetin e burimeve natyrore në rajon. Popullsia në këtë zonë të marrë
në studim krahasuar me vitin 1989 është dyfishuar. Popullsia rezidente e regjistruar është
rreth 45 % dhe përbën krahun e punës së disponueshëm. Popullsia migratore është rreth
55 % e popullsisë totale dhe është një krah pune potencial për zonën kur të hapen vendet
e punës dhe kjo nuk paraqet ndonjë problem, nga pikëpamja e numrave, për të mbështetur
zhvillimin e turizmit. Më se gjysma e krahut të punës është e disponueshme për tu
punësuar në turizëm, punësim direkt në sektorin e akomodimit dhe indirekt në atë të
shërbimeve, numri i shtretërve të turistëve do ta tejkalonte nivelin e planifikuar të
ndërtimeve turistike në të ardhmen.
Ekonomia e zonës së studimit është një ekonomi me dy pamje3: ekonomi urbane në jug
të rajonit me një sektor të madh ndërtimesh dhe shërbimesh dhe një ekonomi rurale në
pjesën veriore të rajonit, ku aktivitete ekonomike janë të kufizuara dhe komunitetet
karakterizohen nga mungesa e zhvillimit. Popullsia lokale është shumë e vogël që të
gjenerojë kërkesë të mjaftueshme për të ardhura të qëndrueshme dhe rritje të punësimit.
Turizmi është sektori i sigurt i cili duhet të bazohet në krijimin e tregut të kërkesës për
punësim dhe bujqësi. Sistemi i vendbanimeve dhe përdorimi i tokës po përballen me
ndryshime drastike. Vendbanimet ekzistuese me arkitekturë të veçantë janë një aset
primar për zhvillimin e turizmit dhe nga ana tjetër tregojnë një kapacitet real lokal për
investime, por përfaqësojnë një rrezik për bukuritë tërheqëse të bregdetit, në zonat ku
disponibiliteti i tokës është i kufizuar. Vendbanimet në këto 836 km katror kryesisht
rajon rural, janë fshatra të veçuar, me përjashtim të dy qyteteve Orikumit dhe Himarës.
Toka bujqësore është nën nivelin e shfrytëzimit, në krahasim me situatën para viteve
1990, vendbanimet e brëndshme që varen nga bujqësia, përballen me shpopullizimin dhe
përdorimi tyre për banim është në ulje.
Për momentin, rrugët janë e vetmja mundësi për të mberritur në zonën që studjojmë.
Kushtet e rrugës janë përmirësuar shumë, zgjerimi i rrugës Vlorë – Sarandë ka shtuar
mundësitë e turistëve që vijnë me makina nga rrethet e tjera. Aeroporti është një nga
çështjet kryesore në arritjen e shumë objektivave për zhvillimin e turizmit, kjo për të
akomoduar vizitorët e huaj për të mos harxhuar orë të tëra për të arritur në zonën
turistike. Por sipas standarteve ndërkombëtare një aeroport është i përshtatshëm vetëm
kur ai ofron rreth 10.000 zona, një objektiv i cili nuk mund të arrihet ndoshta edhe për 10
– 15 vjet të tjera. Burimet ujore të disponueshme për furnizimin e komunave bregdetare
janë mëse të mjaftueshme në të ardhmen për fshatra dhe ndërtime të tjera turistike.
3 Dhoma e tregtisw dhe industrisw. Udhwzues mbi zhvillimin e qwndrueshwm tw turizmit nw Shqipwri.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
17
Duke lënë mënjanë kapacitetet fizikë, një nga çështjet kryesore është kapaciteti i varfër i
menaxhimit të ndërmarjeve të ujit. Trajtimi dhe menaxhimi i ujrave të zeza mbetet një
problem shumë evident. Aktualisht ekziston vetëm një impiant i trajtimit të ujrave të zeza
në Himarë dhe ai mekanik dhe vetëm disa rrjete pjesore ujëmbledhëse. Gropat septike
dhe gropat e thjeshta janë praktikat më të zakonshme në rajon, duke shkaktuar ndotje në
tokën karstike dhe rrjedhjet në det.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
18
1.4 Ndikimet e Turizmit
Është shumë e vështirë për të paraqitur gjendjen reale dhe ndikimet e turizmit në vendet e
marra në studim. Informacioni në dispozicion nga burime të tilla si ministritë, bordet
turistike dhe institutet, janë te lidhura tërësisht me ndikimet ekonomike. Ndikimet sociale
dhe mjedisore janë të pakta dhe paraqiten kryesisht si pozitive. Dominimi i ndikimeve
ekonomike në të gjitha statistikat mund të jetë nga besimi i qeverive të këtyre vendeve se
turizmi është një e ardhme e zhvillimit ekonomik. Në Strategjitë Kombëtare për
Mbështetjen e Turizmit qëllimet strategjike janë të lidhura me të ardhmen ekonomike të
këtyre vendeve. Dy qëllimet kryesore të Strategjisë
1. Për të dyfishuar të ardhurat aktuale të krijuara nga turizmi në dhjetë vitet e
ardhshme dhe për të rritur vlerën e përgjithshme të shpenzimeve të turizmit,
2. Për të rritur efektin e përgjithshëm ekonomik të turizmit.
Ndikimet më të rëndësishme janë kontributi i madh i turizmit në GDP dhe shkallën e
punësimit. Megjithatë, ka ndikime më pozitive turistike. Ndikimet më të rëndësishme
pozitive janë4:
• Ka një zhvillim të shpejtë në industrinë e turizmit përcaktuar nga kërkesa turistike
ndërkombëtare. Qeveria shqiptare ka marrë iniciativa të ndryshme sipërmarrëse dhe
investime në një sektor vazhdimisht në rritje.
• Hotelet dhe kompanitë e turizmit në pronësi të shtetit janë duke u privatizuar dhe ka
rritje të investimeve në objektet turistike të cilësisë së lartë që do të sigurojnë vende të
reja pune.
• Ka rritje të agjensive të udhëtimit dhe të operatorëve turistikë.
• Rritja dhe zhvillimi i turizmit rural është parë si ndikim shumë i rëndësishëm.
Diversifikimi i krijuar nga turizmi kryesisht ndihmon komunitetet që janë të varur nga
kjo industri.
• Zhvillimi i turizmit kulturor dhe trashëgimisë kulturore, e cila është e drejtuar në
mënyrë të tillë për të plotësuar nevojat e popullatës lokale dhe të vizitorëve dhe ta bëjnë
të dobishme për të gjithë.
• Rritja e standardit dhe cilësisë së hoteleve. Në tre vitet e fundit ka pasur rënie të
dukshme në pjesën e hoteleve me 1 * dhe 2 * dhe rritja në pjesën e hoteleve me 3 *, 4 dhe
5 *. Cilësia më e mirë që ofrojnë hotelet dhe rritja e kapacitetit të strehimit, rezultoi me
rritjen e çmimeve dhe kohëzgjatjen e sezonit, të cilat mundësojnë rezultate më të mira
financiare të kompanive ekonomike.
4 Ekolevizja (2009): analiza cilësore e Vlerësimit të ndikimit në mjedis të TEC-it të Porto Romanos,
Ekolevizja, Prill 2009273
kopje
Qeveria dhe Turizmi
19
• Rritja e punësimit në hotele dhe restorante. Në qershor 2010 kanë qënë 87.600 të
punësuar në sektorin e turizmit, që është 2.7% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të
kaluar.
• Rritja e udhëtimit turistik të organizuar është një trend shumë pozitiv në turizmin
shqiptar.
• Janë miratuar disa politika për parandalimin e strehimit në të zezë dhe me qira të
paligjshme, si dhe politikat në lidhje me mbetjet, mbrojtjen e ajrit dhe fortifikimin e
zonës së mbrojtur bregdetare.
• Përmirësimi i infrastrukturës.
Megjithatë, ekzistojnë edhe ndikime negative të turizmit në Shqipëri:
• Ndërtimi masiv i dhomave dhe apartamenteve, pa shërbimet e duhura komunale dhe të
tjera shërbime të nevojshme.
• Janë shpenzuar kosto të larta për marketingun e turizmit.
• Pabarazitë rajonale. Pabarazia në infrastrukturë i bën më pak konkurrues disa rajone.
• Bujqësia në rajonet bregdetare dhe popullsia rurale janë në rënie si rezultat i
riorientimit të pronarëve drejt turizmit.
• Përqëndrimi i turistëve, me shumicë dërrmuese në korrik-gusht dhe duke vizituar një
numër të kufizuar të vendeve bregdetare.
• Turizmi është shumë i varur nga shfrytëzimi i bukurise natyrore e cila rezulton në
degradim të mjedisit natyror.
• Ndikim negativ në biodiversitetin: ndërtimin e objekteve turistike të paligjshme në
vendet me biodiversitet të pasur, si dhe konsumin e rëndë të energjisë, ujit dhe ushqimit
nga turistët.
Turizmi mund të shihet si një aktivitet ekonomik që prodhon një gamë të ndikimeve
pozitive dhe negative, por turizmi i qëndrueshëm kërkon të arrijë balancën më të mirë
midis përfitimeve ekonomike dhe kostove sociale dhe mjedisore. Në mënyrë që të
planifikojmë dhe të zhvillojmë me sukses turizmin, ndikimet ekonomike, aspektet
mjedisore dhe sociale të turizmit duhet të kuptohen mirë.
OBT, Këshilli i Turizmit dhe Këshilli i Tokës përcaktojnë turizmin e qëndrueshëm si: ”
Zhvillim që plotëson nevojat e turistëve të pranishëm, në rajonet pritëse duke mbrojtur
dhe rritur mundësinë për të ardhmen”. Kjo është parashikuar si orientim për menaxhimin
e të gjitha burimeve në mënyrë të tillë që nevojat ekonomike, sociale dhe estetike mund
të përmbushen duke ruajtur integritetin kulturor, proceset thelbësore ekologjike,
diversitetin biologjik dhe sistemet e mbështetjes së jetës.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
20
Produktet e turizmit të qëndrueshëm janë produkte të cilat janë operuar në harmoni me
komunitetin, mjedisin lokal dhe kulturat në mënyrë që këto të bëhen përfitues dhe jo
viktimat e zhvillimit të turizmit. Sipas këtij përkufizimi, turizmi i qëndrueshëm ka tri
aspekte të ndërlidhura: mjedisore, socio-kulturore, dhe ekonomike. Turizmi i
qëndrueshëm duhet të përfshijë përdorimin optimal të burimeve, minimizimin e
ndikimeve ekologjike, kulturore dhe sociale, si dhe maksimizimin e përfitimeve për
ruajtjen e komuniteteve.
Për më tepër, ata janë duke e parë turizmin si një konsumator të mjediseve natyrore,
ndërtesave historike, hapësirave urbane dhe të kulturës lokale, të cilat janë duke u
përballur me rrezikun për ta braktisur në qoftë se destinacionet turistike bëhen të mbi
populluara. Ndikimet e të gjitha llojeve të turizmit kryesisht varen nga kapaciteti fizik
dhe kulturor i një vendi për të thithur turistët por pa u bërë një pengesë në jetën e
përditshme. Prandaj, kryeqytetet e mëdha, mund të thuhet se i absorbojnë ndikimet e
turizmit më lehtë se sa qytetet dhe komunitetet e vogla.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
21
1.5 Tendencat e destinacionit turistik në Shqipëri
Shqipëria ndodhet në vendet e pellgut të Mesdheut, në pjesën perëndimore të Gadishullit
Ballkanik me një dalje të konsiderueshme në detet Adriatik dhe Jon. I gjithë vendi ka një
vijë bregdetare prej 450 km, e cila është mjaft e larmishme. Shqipëria është një vend me
një klimë mesdhetare dhe është vendi i dytë pas Spanjës me numrin më të madh të ditëve
me diell ( mbi 200 ditë ). Shumëllojshmëria dhe ndryshueshmëria e burimeve natyrore
dhe trashëgimia pasurkulturore, mundësojnë zhvillimin e formave të ndryshme të
turizmit. Gjatë vitit 2005-2006, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
përgatiti dhe miratoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Natyror
dhe Mjedisor. Ky dokument u përgatit me mbështetjen e Programit të Kombeve të
Bashkuara për Zhvillim, Zyra e Shqipërisë. Ky dokument bazohet në parimet e dala nga
deklaratat e Forumeve të Turizmit Evropian të Maltës dhe Qipros mbi:
a) zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm
b) Rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të turizmit kulturor, si dhe
ndërrmarrjen e hapave pozitiv, me plane afatgjata me qëllim shtimin e numrit të
turistëve
c) Nevojën për njohje dhe investim të hapsirave të turizmit kulturor.
Gjithashtu Strategjia është në përputhje të plotë me Ligjin e ri “Për turizmin”, dhe ka për
qëllim përcaktimin e parimeve dhe rregullave që veprojnë në fushën e turizmit, si dhe
vendosjen dhe zhvillimin e standarteve të shërbimeve turistike dhe të shërbimeve të tjera
të lidhura me to. Në vitin 2003, kur Strategjia për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri u
miratua, Shqipëria prezantonte një vend me potenciale, të cilat mund të përdoreshin në
interes të zhvillimit të turizmit, duke zhvilluar imazhin si destinacion turistik me
slloganin: “ Shqipëria juaja për t’u zbuluar”. Strategjia u dizenjua për rritjen dhe
forcimin e sektorit të turizmit, me fokus të veçantë në parimin e zhvillimit të
qëndrueshëm dhe identifikimin e sfidave për të maksimizuar kontributin në sektor.
Megjithëse kanë kaluar disa vjet, ka aspekte të rëndësishme të strategjisë dhe planit të
veprimeve, që mbeten ende të parealizuara. Një ndër karakteristikat kryesore të sektorit të
turizmit në vendin tonë është se, ndërsa potencialet turistike janë të mëdha, shfrytëzimi i
tyre për të përfituar të ardhura të larta është ende i ulët.
Përgjatë kësaj kohe, numri i turistëve ka qënë në rritje, duke ruajtur pothuajse një numër
konstant të turistëve etnikë. Periudha janar-dhjetor 2009 krahasuar me të njëjtën
periudhë të vitit të kaluar ka patur një rritje 34% dhe në krahasim me vitin 2005 rritja
është afersisht 2.4 herë. Në vitin 2009 kanë hyrë rreth 456 mijë vizitorë me nënshtetësi të
huaj më shumë se në vitin 2008. Për këtë periudhë numrin më të madh të turistëve të huaj
e bëjnë europianët 92%, më pas amerikanët 5 %, aziatikët 2 % dhe të tjerë me 1%. Nga
Kosova janë 19 %, Mali i Zi 12 %, Italia 8%, Sërbia 4 %, Greqia 8 %, Britania e Madhe
3%, Gjermania 3 % etj.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
22
Gjatë periudhës janar – qershor 2010, numrin më të madh të vizitorëve e kanë vizitorët
nga Maqedonia 21 %. Për vitin 2010 : - 2 milionë e 303 mijë vizitorë jorezidentë me
nënshtetësi të huaj - 1 milionë e 195 mijë vizitorë jorezidentë me nënshtetësi shqiptare.
Gjithsej 3 milionë 498 mijë vizitorë. Për vitin 2011: Në periudhën janar-maj 2011 kanë
hyrë 163.393 vizitorë të huaj më shumë se në vitin 2010- 59.852 ose 11% janë vizitorë
transit - 507.983 ose 89% janë vizitorë ditorë dhe me net qëndrimi.
Këtu nuk janë përfshirë vizitorët me nënshtetësi shqiptare, rezidentë në vende të
ndryshme të botës. Bashkë me to numri i përgjithshëm është mbi 1 milion turistë.
Shfrytëzimi i këtyre potencialeve po rritet nga viti në vit. Mesatarisht 60 % e vizitorëve
udhëtojnë në Shqipëri për qëllime personale dhe 40 % për qëllime biznesi. Për turistët e
huaj qëndrimi në Shqipëri për qëllime personale dhe biznesi luhatet rreth 10 ditë.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
23
KREU II:
KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT
2.1 Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit
Pas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm, qëndrojnë një numër parimesh5 që kanë peshë
të veçantë në turizëm dhe në mënyrën sesi i duhet përqasur atij në vendin tonë. Ato janë:
- Përqasja gjithpërfshirëse dhe e integruar, që nënkupton marrjen parasysh të të gjitha
llojeve të ndikimeve që ushtron turizmi dhe përfshirjen e tyre në planifikimin dhe
zhvillimin e tij. Për më tepër, turizmi duhet të jetë i balancuar dhe i integruar me të gjitha
llojet e veprimtarive me ndikim në shoqëri dhe në mjedis.
- Planifikimi afatgjatë. Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton kujdesin për nevojat e
brezave të ardhshëm, ashtu si dhe për nevojat të brezave të tashëm. Planifikimi afatgjatë
synon të sigurojë kryerjen e veprimtarive afatgjata.
- Arritja e një niveli dhe ritmi të qëndrueshëm zhvillimi. Niveli, ritmi dhe forma e
zhvillimit duhet të reflektojë dhe respektojë karakterin, burimet dhe kërkesat e
komuniteteve dhe të destinacioneve pritëse.
- Përfshirja e të gjithë aktorëve. Përqasja e qëndrueshme kërkon përfshirjen gjerësisht
dhe me përkushtim në vendim-marrje dhe në zbatimin praktik të të gjithë aktorëve që
përfitojnë nga rezultati përfundimtar.
- Përdorimi i njohurive të reja. Politikat dhe veprimet duhen bazuar në njohuritë më të
reja. Informacionet mbi prirjet dhe ndikimet e turizmit, si dhe aftësitë dhe eksperiencat e
reja në këtë fushë duhen përhapur në mbarë vendin.
- Minimizimi dhe menaxhimi rrezikut (Parimi i parandalimit). Aty ku rezultatet janë të
pasigurta duhet ndërmarë një proces i plotë vlerësimi dhe veprimesh parandaluese për të
shmangur dëmtimet e ndryshme ndaj mjedisit dhe shoqërisë.
- Reflektimi i ndikimit në kosto. Përdoruesit dhe ndotësit duhet të paguajnë. Çmimet
duhet të reflektojnë koston reale mbi shoqërinë, të veprimtarive konsumatore dhe
prodhuese. Ky parim ka parasysh jo vetëm ndotjen, por edhe përdorimin e objekteve
mekosto të madhe menaxhuese.
- Vendosja dhe respektimi i kufijve, atje ku është e nevojshme. Kapaciteti mbajtës i
zonave të mëdha dhe individuale duhet vlerësuar me predispozitën që ku dhe kur është e
nevojshme, zhvillimi i turizmit dhe volumi i qarkullimit të turistëve duhen kufizuar.
5 Dhoma e tregtisw dhe industrisw. Udhwzues mbi zhvillimin e qwndrueshwm tw turizmit nw Shqipwri.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
24
- Monitorimi i vazhdueshëm. Qëndrueshmëria ka të bëjë me kuptimin e ndikimeve dhe
të të qenurit vazhdimisht vigjilent për të kryer në kohë ndryshimet dhe përmirësimet e
nevojshme.
Shqetësimi ndaj qëndrueshmërisë së turizmit nuk është shumë i dukshëm në Shqipëri.
Kjo është një fushë që nuk ka patur vëmendjen e duhur nga qeveritë, autoritetet lokale
dhe bizneset turistike më parë. Ka shenja që niveli i interesit dhe i reagimit mbi këtë
çështje është në rritje. Por, interesi i rritur nuk përkthehet domosdoshmërisht në
ndërmarrje të veprimeve. Ky parim është shkelur në shumicën e rasteve në vendin tonë.
Një shembull i qartë për këtë është bregdeti i Gjirit të Durrësit.
Reagimi i bizneseve turistike ndaj qëndrueshmërisë ka qenë variabël. Në shumicën e
rasteve veprimet pozitive janë lidhur me interesat personale dhe angazhimet e pronarëve.
Në vitet e fundit ka pasur ndërgjegjësim të konsiderueshëm në radhët e konsumatorëve
për cilësinë e bërjes së pushimeve. Turistët janë qartësisht të shqetësuar për destinacionet
që vizitojnë, të cilat duan të jenë tërheqëse, të pastra dhe të mirëmbajtura. Segmenti i
tregut bazuar në turizmin kulturor dhe natyror po rritet gjithnjë e më shumë.
Një numër i madh studimesh në vende të ndryshme të Europës kanë treguar se shumica e
udhëtarëve, nëse të gjithë faktorët e tjerë do të ishin të barabartë, do të zgjidhnin një
ndërmarje që respekton mjedisin dhe komunitetin lokal. Gjithnjë e më shumë
qëndrueshmëria duhet lidhur me cilësinë. Turistët e dinë se atje ku tregohet kujdes për
mjedisin, për punonjësit dhe komunitetin lokal, ka shumë mundësi të tregohet kujdes dhe
respekt edhe për ata vetë. Motoja e tyre sot është se “për një mjedis cilësor dhe
komunitet të zhvilluar pritës, ja vlen të shpenzohet. Ata edhe duhen promovuar”.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
25
2.2 Turizmi si një aktivitet me ndikim të gjerë ndërsektorial
Turizmi nuk është një aktivitet i vetëm, por është një grumbullim i shumë aktiviteteve të
veçanta dhe të ngjashme që përfshijnë: transportin, strehimin, ushqimin, shërbimet, pijet,
argëtim kulturor, konventat dhe panaire tregtare, sport dhe rekreacion. Përveç kësaj,
aktivitetet që janë kritike për suksesin e turizmit përfshijnë shërbimet financiare,
telekomunikacionin, shërbimet shëndetësore dhe të tjera, të tilla si: energjinë, ujin,
sigurinë, rendin dhe ligjin.
Të gjitha këto aktivitete të gjera vijnë së bashku në prodhimin dhe konsumin e turizmit,
duke filluar me akomodimin në hotel si një veprimtari kryesore e turizmit dhe e
konsumit, e duke vazhduar më tej me furnizuesit e inputeve që janë të nevojshme për
konsum të menjëhershëm, të tilla si mish dhe peshk, prodhimet e qumështit, të perimeve
dhe të pijeve.
Gjithashtu turizmi vendos marëdhënie me kompanitë e ndërtimit, me prodhuesit e
pajisjeve dhe të uniformave. Kur këto mallra janë prodhuar në vend këta sektorë mund të
kenë një efekt të fuqishëm mbi përmirësimin e vlerës së shtuar në vendin pritës,
nëpërmjet shumëzuesit të konsumit dhe permes multiplikatorëve të lidhur me zinxhirin e
vlerës. Ka edhe lidhje të tjera të rëndësishëme me turizmin, përveç hoteleve, prodhimit të
mallrave ose shërbimeve të përdorura nga turistët, siç janë zejtaritë, pazaret, shfaqjet
muzikore, trajtime për shëndetin dhe punësimin e guidave turistike.
Strategjia për një turizem të menaxhuar mirë çon në rritjen e investimeve në sektorin
privat dhe në rritjen ekonomike të vendit. Këto shërbime mund të vendosen së bashku në
mënyrë individuale nga çdo turist, ose mund të krijohet si një pakete nga ndërmjetës të
turizmit që ofrojnë shërbime me shumicë ose me pakicë (siç janë operatorët turistikë apo
agjentët e udhëtimit dhe agjensitë e qeverisjes vendore).
Sa më shumë lidhje të tilla lokale të ekzistojnë, aq më e thellë mund të jetë rritja
ekonomike e një vendi prej turizmit, dhe aq më pak ekonomia do të mbështetet mbi
inputet e importuara. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e vendeve që
kanë përjetuar rritje të papunësisë në vite. Industritë nxjerrëse dhe prodhuese, për
shembull, krijojnë vende pune më pak krahasuar me turizmin, i cili mbështet aktivitete që
përfshijnë një numër relativisht të lartë dhe gjysëm të kualifikuar, sidomos punëtoret
femra.
Gjithashtu, turizmi përfshin një gamë të madhe të ndërmarrjeve, nga ato mikro deri tek
ato transnacionale, sepse turizmi është një sektor me efekte të gjera ndërsektoriale.
Pikëpamja se turizmi mund të përbëj një kontribut thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe
social të vendeve në zhvillim po fiton vrull për shkak të asaj që është përshkruar si një “
linjë e qetë, por e rëndësishme”, për shkak të potencialit që mund të ketë në rritjen
ekonomike dhe uljen e varfërisë.
Konsumatorët e turizmit udhëtojnë në vende ku shërbimet e turizmit janë të gatshme, kjo
e rrit mundësinë për lidhje të vlefshme në vendin pritës, krahasuar me konventa të
tregëtisë ndërkufitare të mallrave. Kjo për shkak se turisti është i pranishëm fizikisht dhe
kopje
Qeveria dhe Turizmi
26
për këtë arsye është në gjëndje të konsumojë mallra dhe shërbime, të cilat janë
ekuivalente me eksportet.
Gjithashtu turizmi është një industri ku, pasi biznesi ka filluar, të ardhurat mund të
rrjedhin relativisht shpejt dhe në aktivitetet e tjera ekonomike. Nga ana tjetër, turizmi
është një sektor jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme, qoftë ekonomike,
mjedisore apo politike. Por, turizmi ka dhe efekte negative.
Efektet negative të turizmit në komunitet mund të jenë drastike. Vendet në zhvillim duhet
të nxjerrin një mësim se turizmi duhet të menaxhohet me kujdes, nëse ai duhet që të
kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të të ardhurave dhe të luajë një rol
në eleminimin e varfërisë, pa cënuar ekonominë lokale, mjedisin, traditat dhe burimet
kulturore.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
27
2.3 Strategjia e zhvillimit të turizmit
Me qëllim që të arrihen objektivat dhe të realizohet aplikimi i strategjive të nevojshme
para-kushtet e mëtejshme janë të nevojshme të plotësohen:
1. Parimet e zhvillimit të qëndrueshem të turizmit të pranohen në të gjitha nivelet. Qëndrueshmëria në kohë është një faktor kryesor për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
Vetëm një proces zhvillimi miqësor ndaj mjedisit do të jetë baza për një zhvillim të
suksesshëm ekonomik të turizmit.
2. Infrastruktura bazë. Infrastruktura e kufizuar paraqet problem madhor për zhvillimin
e shpejtë të turizmit në shumicën e rajoneve të Shqipërisë. Aeroporti kryesor
ndërkombëtar i Rinasit pranë Tiranës dhe Durrësit duhet të ballafaqohet me standartet
ndërkombëtare. Është e nevojshme ngritja në të ardhmen e një aeroporti në pjesën jugore
të Shqipërisë për përdorim civil të fluturimeve charter. Fluturimet charter vlerësohen të
një rëndësie të pakrahasueshme për zhvillimin e tregut të turizmit ndërkombëtar në të
ardhmen. Zhvillimi i një sistemi efiçient i trajtimit të ujrave të zeza dhe mbeturinave
është i domosdoshëm për të mbajtur të pastërta dhe tërheqëse zonat me interes turistik
dhe duke siguruar kështu një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Gjithashtu duhet
përmiresuar menaxhimi i mbeturinave të krijuara gjatë procesit ndërtimor. Lidhja me
rrugë, furnizimi me ujë dhe energji elektrike vlerësohen gjithashtu çështje të rëndësishme
me ndikim në zhvillimin e turizmit.
3. Sqarimi i pronësisë mbi tokën dhe ndërtimet. Sqarimi sa më shpejt të jetë e mundur
i zgjidhjes ligjore të pronësisë mbi tokën dhe objektet ndërtimore.
4. Ligji dhe rregullore të turizmit në nivel kombëtar dhe rajonal. Hartimi i një ligji
bashkëkohor të turizmit dhe rregulloreve shtesë për zhvillimin e turizmit nga organizmat
shtetërore përgjegjës.
5. Zbatimi i detyruar i ligjit. Zbatimi i ligjit ekzistues është themelor për një zhvillim të
qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht në fushën e ndërtimit në çështje si ato të
rregulloreve, lejeve të ndërtimit apo atë të ndotjeve.
6. Përgjegjësi të qarta në të gjitha nivelet për zhvillimin e turizmit. Përcaktimi i qartë
i përgjegjësive për drejtoritë e turizmit brenda ministrisë si dhe të Ministrive dhe
Institucioneve të tjera që kanë lidhje me fushën e turizmit.
7. Stabilitet rajonal dhe kombëtar
8. Sistemi i përmirësuar i informacionit. Zhvillimi efektiv i turizmit kërkon bazë të
plotë informacioni të zhvillimit të ofertës dhe kërkesës. Është e nevojshme organizimi i
mbledhjes dhe analizimi efiçient i të dhënave të nevojshme sipas standarteve
ndërkombëtare në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
9. Angazhimi i sektorit publik (shtetëror) / privat. Zhvillimi i sektorit të turizmit duhet
promovuar nëpërmjet sektorit shtetëror, veçanërisht në fazën fillestare. Vlerësohet i
rëndësishëm koncentrimi i burimeve të kufizuara në disa zona të përzgjedhura me
potencialet më të mëdha turistike dhe që kanë raportin më të mirë kosto / përfitime.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
28
2.4 Ndikimi i krizave në industrinë e turizmit
Kriza financiare globale ka një ndikim të madh në vendet në zhvillim. Fondi Monetar
Ndërkombëtar parashikoi ulje të rritjes së saj nga rreth dy për qind në muajt e fundit për
të dy llojet e vendeve: të zhvilluara dhe në zhvillim. Rritja Botërore ishte vetëm 2.7% në
vitin 2010 ( krahasuar me 5% në vitin 2007 ) dhe tregtia botërore ka gjasa të ngecë në
vend. Banka Botërore parashikoi një rënie në tregtinë botërore6. Nuk do të kete efekte të
rëndësishme mbi flukset financiare ndërkombëtare, rrjedhat financiare private në vendet
në zhvillim pritet të bien me shpejtësi nga lartësitë rekord. Një kërkim i fundit, me bazë
nga të rejat aktuale dhe parashikimet, dhe në mungesë të përgjigjeve të politikës, sugjeron
se flukset financiare neto në vendet në zhvillim mund të bienmë shumë se dy vjet,
ekuivalente me një rënie 25%.
Disa vende, përfshirë vendet e suksesshme të Afrikës, janë më të ndjeshme se të tjerat.
Ndikimi i krizës në vendet në zhvillim do të ndikojë në llojet e ndryshme të flukseve
ndërkombëtare të burimeve: në flukset e kapitalit privat të tilla si: Investimet e huaja
direkte, në portofolin dhe kreditimet ndërkombëtare, në rrjedhat zyrtare të tilla si
institucionet e financave të zhvillimit, të kapitalit dhe transfertave korente. Shoqata
Botërore e Agjencive të Nxitjes së Investimeve parashikoi një rënie 15% të IHD-ve. Për
fat të keq nuk gjenden të dhena të sakta për ndikimin e krizës mbi industrinë e turizmit.
Për këtë qëllim përdoret një metodë indirekte për të vlerësuar ndikimin e krizës.
Domethënë, do të fillohet me të dhëna mbi kapitalizimin e tregut nga sektori në të gjithë
botën.
Sipas disa të dhënave, është e qartë se përderisa ndikimi i përgjithshëm në kapitalizimin e
tregut ka qenë jashtëzakonisht negativë në 12 muajt e fundit, ka ndryshime të
rëndësishme në ecurinë sipas sektorëve. Sipas rezultateve të nxjerra deri tani nga kjo
metodë, mund të konkludojmë se shërbimet e konsumit si dhe industria e produkteve të
turizmit mund të presin një ulje deri në 20 dhe 30 përqind të të ardhurave . Rezultate të
ngjashme, janë marrë nga gazeta në Serbi, Maqedoni dhe Kroaci, ku 20 për qind e
njerëzve që përdorën sektorin e shërbimeve të turizmit në vitin e kaluar gjate këtij viti do
të qëndrojnë në shtëpi dhe në mënyrë të tillë do të reduktojnë konsumin e tyre.
Ky informacion është esencial për llogaritjen e efekteve të mundshme të ndikimit të
krizës në sektorin e industrisë së turizmit. Reduktimi mesatar në nivelin e të ardhurave do
të jetë midis 20 dhe 30 për qind. Kjo ulje është një sinjal i rëndësishëm për politikbërësit
dhe menaxherët e industrisë së turizmit për veprime të duhura në sezonin turistik dhe
vitet në vijim. Për shkak të kësaj, është interesante shqyrtimi i literaturës në lidhje me
pasojat e krizës në industrinë e turizmit. Gjatë krizës financiare, hulumtuesit e turizmit
në përgjithësi kanë injoruar krizën ndërsa studimet me origjinë nga disiplina të tjera kanë
anashkaluar në masë të madhe krizën në industrinë e turizmit, ndërsa të tjerët përfshijnë
një analizë të krizës në një studim më të gjerë të problemeve që ndikojnë në turizmin e
6 Hall D. R. (2000): ‘Tourism as Sustainable Development? The Albanian Experience of ‘Transition’’, in
international Journal of tourism Research, 2: 31-46
kopje
Qeveria dhe Turizmi
29
Azisë. Të dyja studimet zbuluan se kriza kishte një ndikim negativ në terma të shkurtër
në realizueshmërinë e turizmit.
Studjuesit e makroekonomisë janë duke u përpjekurtë sigurojnë informacion në lidhje me
thellësinë e krizës, por studiuesit e turizmit në vendet më të zhvilluara nuk janë përfshirë
sa duhet në këtë proçes, edhe pse kriza vjen nga vendet e tyre. Ndikimit të krizës në
industrinë e turizmit i shtohen edhe mos reagimet e qeverive për nevojat e industrisë së
turizmit, për efektin e fushatave promocionale dhe përgjegjesinë e sektorit privat.
Qeveritë shpesh ndikojnë negativisht mbi turizmin duke tërhequr fonde gjatë fushatës së
kursimit bazuar kjo në tundimin për të rritur taksat. Analiza e përgjigjes së krizës
financiare nga ana e sektorëve privat dhe publik tregon se disa strategji janë thelbësore
për ruajtjen e turizmitpër të huajt. Më kryesorja është sigurimi i stabilitetit politik.
Përvoja aziatike na tregoi se në të dy vendet: Tajlandë dhe Kore qeveritë e reja janë
instaluar menjë kalim relativisht të qetë të pushtetit nga ana e administratës. Një strategji
e dytë e suksesshme është rivlerësimi i shpejtë i prioriteteve promovuese të dizajnuara
për të nxitur turizmin brenda nga vendet që nuk janë prekur nga kriza. Suksesi i kësaj
strategjie ishte i dukshëm në Australi, Kore dhe Tajlandë. Zhvillimi i një strategjie për
vendet që përjetuan konkurrencën reduktuar nga normat e pafavorshme të këmbimit
valutor është më e veshtirë. Në pamundësi për të konkurruar në çmim, vendet që
përballen me këtë problem mund të kenë nevojë për të pranuar një rënie të numrit të
turistëve, pa bërë përpjekje për të kompesuar numrin e kufizuar me rritje të çmimit. Kjo
mund të përfshijë zhvillimin e produkteve të reja për tregjet ekzistuese dhe zhvillimin e
tregjeve të reja.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
30
2.5 Turizmi Ekologjik – model i zhvillimit të qëndrueshëm
Mardhëniet mjedis - turizëm kanë zënë një vend të rëndësishëm në studimet e këtyre 50
vjetëve të fundit. Gjatë viteve ’60, turizmi masiv u shoqërua me rritjen e ndërgjegjësimit
të publikut për çështjet mjedisore, e personifikuar kjo nga studimet e ndikimeve njerëzore
mbi mjedisin. Nga viti1973 debati mjedis-turizëm fitoi një rritje të vëmendjes, ku shtetet
u takuan në Kopenhagen në një konferencë të quajtur “ Turizmi dhe Konservimi “. Nga
analiza e faktorëve pozitiv dhe negativ për mardhënien e ndërvarur turizëm – mjedis doli
se:
1. Mjedisi është baza e domosdoshme dhe tërheqja më e madhe për turizmin. Pa një
mjedis tërheqës nuk do të kishte turizëm.
2. Interesat e turizmit kërkojnë mbrojtjen e pasurive historike.
3. Turizmi asiston direkt në konservimin aktiv dhe nxit njerëzit të kontribuojnë
kundrejt konservimit.
4. Turizmi paraqet një kërcënim të madh për mjedisin.
Nga studimet e ndryshme që janë bërë në kohë të ndryshme është arritur në konkluzionin
se bashkëjetesa mjedis-turizëm nuk është e pajtueshme dhe se turizmi është shkaku i
konfliktit, por ka rrethana ku të dy elementët mund të bashkëjetojnë për dobishmëri të
njëri –tjetrit. Për të mbrojtur dhe ruajtur cilësinë mjedisore të rajoneve, SHBA,
sponsorizoi një plan Mesdhetar dhe një Program Detar Rajonal, të cilat krijuan një numër
strategjish zhvillimi si më poshtë:
1. Përdorimi i tokës për një rang përdorimesh, duke filluar nga mbrojtja e mjedisit
deri tek zhvillimi i turizmit.
2. Duke nxitur shpërndarjen e turistëve dhe duke zhvilluar zonat e brendshme siç
duan turistët.
3. Inkurajimi i vendasve për forma të tjera akomodimi.
4. Pushime të bujshme, në mënyrë që të zgjasin sezonin turistik dhe të ulin
përqëndrimin e numrit të turistëve.
5. Duke themeluar ligje për mbrojtjen e mjedisit dhe për zhvillimin e turizmit.
6. Duke themeluar një “ kod sjellje “ turizmi, i aplikueshëm si për turistët dhe për
industrinë e turizmit.
Nga studimet e shumta që janë bërë për turizmin, ekoturizmi është shfaqur si një fushë
studimi, që tregon lidhjen e turizmit me format ekologjike të turizmit në formën më të
pastër. Ekoturizëm do të thotë: “ turizëm natyror, turizëm aventurier, turizëm i
përshtatshëm, turizëm i përgjegjshëm dhe shumë forma të tjera të jashtme, turizëm
kopje
Qeveria dhe Turizmi
31
jomasiv, me fjalë të tjera është një term përfshirës-pothuajse një çadër që shërben për një
varg të gjatë termash mjedisore lidhur me turizmin”7.
Shumë përkufizime të tjera janë dhënë për ekoturizmin. Ekoturizmi është një formë e
inspiruar e turizmit, së pari nga historia natyrore e një vendi përfshirë kulturën indogjene.
Ekoturisti viziton zona të pazhvilluara për të vlerësuar, për të ndjerë dhe të jetë pjesë e
saj. Ekoturisti praktikon jetën e egër në atë zonë, pasuritë natyrore dhe kontribon në
zonën që viziton me mjete financiare ose punë vullnetare për mirëqënien e zonës dhe të
vendasve. Sot identifikohen 3 lloje ekoturizmi: Ekoturizimi i vet personit, grupe të vogla
ekoturizmi dhe ekoturizëm popullor.
Ekoturizmi i vet personit përfshin individë ose grupe të vogla me 10 persona ose më
pak, të cilët përdorin forma transporti jo të motorizuara ( p.sh.ecjen ose kanotazhin) për të
vizituar natyrën. Vizitorët s’kanë kërkesa për shërbime dhe infrastrukturë. Ekoturizmi në
grupe të vogla përfshin individë ose grupe të vogla me 15 veta që përdorin mjete të
motorizuara transporti, për të vizituar zona me interes të veçantë që janë zakonisht të
pashkelura. Ekoturizmi popullor përfshin transportin e një numri të madh vizitorësh rreth
një vendi të njohur dhe pikave turistike të njohura, kërkon mjete transporti me kapacitet
të lartë si: autobuza dhe kroçera. Kërkohet infrastrukturë dhe aftësi fizike.
Ekoturizmi është një nga segmentet me rritje të shpejtë në industrinë globale të turizmit
dhe disa e komentojnë me daljen jashtë kontrollit. Është i njohur nga qeveritë dhe
organizatat sepse krijon të ardhura ekonomike. Ekoturizmi dhe turizmi i bazuar në
zbulimin e jetës së egër shënon shifrën mbi një trilion dollar të ardhura në vit. Turizmi
është një industri e paqëndrueshme, duke qënë se është tepër sezonale dhe ka ndërlikime
për të investuar dhe për të krijuar një lloj punësimi. Punësimi turistik shpesh
karakterizohet si një profesion i ulët, i paguar pak dhe i mungon një qëndrueshmëri afat-
gjatë. Kërkesa për turizëm, lehtësisht mund të ndikohet nga faktorët e jashtëm ( p.sh
paqëndrueshmëri politike ose kushte klimaterike të jashtëzakonshme ).
Motivimi për udhëtime turistike dhe urbanistike është kompleks dhe i lëkundshëm dhe
ndryshon vazhdimisht në tregun konkurrues. Matja e ndikimit të turizmit në ekonomi
është shumë më e komplikuar se sa thjesht të llogaritësh nivelin e ndikimit që vjen nga
shpenzimet turistike dhe kjo fal zhvillimit turistik. Modeli Butlerndahet në 6 stade:
1. Stadi i zbulimit ( p.sh vetëm një numër i vogël turistësh e vizitojnë vendin).
2. Stadi i përfshirjes ( p.sh komuniteti lokal siguron mundësi të kufizuara për turizmin).
3. Stadi i zhvillimit (p.sh. rritja e menjëhershme e turizmit e cila korrespondon me
proçesin e prodhimit ).
7 UN Albania (2007): one Environment albania: integrating Environmental Sustainability in Development
Priorities of a ‘One UN’
kopje
Qeveria dhe Turizmi
32
4. Stadi i konsolidimit (p.sh. një rritje e ngadaltë dhe numri i vizitorëve vazhdon të
zgjerohet dhe aktiviteti i marketingut ka për detyrë të mbaj çmimin e tregut dhe të zgjasi
më shumë turizmin gjatë një sezoni).
5. Stadi i rënies (p.sh. kur arrihet kulmi athere kemi të bëjmë me probleme ekonomike,
shoqërore dhe ambjentaliste dhe këto ndodhin për shkak të mbingarkesës në rajon nga
vizitorët ).
6. Mundësi në të ardhmen ( p.sh. çfarë masash duhet të marrë kjo zonë turistike për të
ardhmen me të patur stadin e rënies).
Për të llogaritur shpenzimet që bëjnë turistët i ndajmë ato në dy grupe: Shpenzime të
drejtëpërdrejta nga turistët në mallra dhe në shërbime të konsumuara ( p.sh. në hotele,
restorante dhe shërbime për transportin turistik ). Megjithatë kjo nuk është një llogaritje
definitive e shpenzimeve që bëjnë turistët, për shkak se turistët mund ti bëjnë këto
shpenzime në zona jashtë ekonomisë lokale.. Shpenzime jo të drejtëpërdrejta nga turistët,
e cila shpesh përcaktohet duke identifikuar se sa këto ndërmarje turistike përdorin të
ardhurat veç shpenzimeve të turistëve.
Atëhere këto shpenzime përdoren nga ndërmarja për të paguar shërbimet, taksat dhe
punonjësit, të cilat më pas riqarkullojnë në ekonominë lokale. Me fjalë të tjera,
shpenzimet e turistëve stimulojnë një proçes ekonomik e cila kalon përmes një seri
stadesh. Forma specifike të analizave ekonomike, të tilla si imput-outputet mund të
përdoren për të indentifikuar tipet e transaksioneve, të cilat ndodhin ndërmjet bizneseve
turistike, për të llogaritur se si shpenzimet jo të drejtëpërdrejta influencojnë ekonominë
turistike.
Ekoturizmi është parë si një burim të ardhurash në sektorin publik për të rregulluar
konservimin dhe në disa raste për të ç’vendosur shmangjen e aktiviteteve ekonomike si
p.sh. pyllëzimin. Krijimi i aktiviteteve të ndryshme në rajon reflekton vlerat e
ekoturizmit.
Ekoturizmi i bazuar vetëm në rajon mund të jetë më pak i prekshëm nga lëkundjet e botës
së jashtme, nëse komunitetet mbajnë forma të tjera të aktivitetit ekonomik. Disa nga
projektet e mundshme të ekoturizmit janë të lidhura ngushtë me stacionet e kërkimeve
shkencore, fermat e punuara, ose komunitetet e peshkimit ku atje ka disa burime të
ardhurash.
Duke arritur në përfundim mund të themi se ekoturizmi shpesh kërkon natyrën më të
paprekur nga dora e njeriut dhe zonat më të padepërtueshme të tokës. Për
qëndrueshmërinë afatgjatë të ekoturizmit është e rëndësishme që vizitorët të respektojnë
natyrën dhe mikpritjen e popullsisë së rajonit, përndryshe, degradimi i burimeve do të
çojë në një aktivitet ekonomik afatshkurtër.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
33
KREU III
NDIKIMET NË TURIZËM
3.1 Ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore
Turizmi ka një shumëllojshmëri të ndikimeve ekonomike, të drejtpërdrejta dhe të
tërthorta. Turistët kontribuojnë për shitjet, fitimet, punësimin, të ardhurat nga taksat, dhe
të ardhurat e njerëzore. Efektet e drejtpërdrejta ndodhin brenda ndërmarrjeve kryesore,
hotele, restorante, transport, zbavitëse dhe të tregtisë me pakicë. Efektet indirekte
përfshijnë furnizimin e bizneseve me të gjitha mallrat dhe shërbimet e nevojshme lidhur
me turizmin. Kjo do të thotë se, nëpërmjet efekteve indirekte, turizmi ndikon tek sektorët
e tjerë të ekonomisë. Turizmi është një aktivitet kryesor ekonomik dhe drejtues për
zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Disa vite pas luftës ishin mjaft pasivë, por që nga viti 2000, ka pasur një rritje të shpejtë
të aktivitetit të turizmit. Turizmi luan një rol të rëndësishëm në shumë ekonomi dhe
kontribuon në masë të madhe në PBB. Megjithatë, është e vështirë për të përcaktuar
masat lidhur me turizmin, dhe të ardhurat e tij totale. Si rezultat, industria vuan nga një
problem kredibiliteti. Kontributi i industrive konvencionale, të tilla si bujqësia apo
prodhimi, tek PBB matet me anë të ofertës. Në rastin e turizmit, kjo qasje konvencionale
sigurohet nga hotelet dhe restorantet, e cila është e barabartë me vetëm rreth 3% të PBB-
së në Kroaci. Megjithatë, kontributi i turizmit te PBB-ja shkon përtej këtij përkufizimi të
ngushtë, dhe të ardhurat e përgjithshme të turizmit mund të shihen me anë të industrive të
ndryshme që janë furnizuesit e turizmit, të tilla si bujqësia, peshkimi, industriaushqimore,
transporti, institucionet kulturore, etj.
Në dhjetë vitet e fundit, numri i ardhjeve turistike është rritur me shpejtësi, gjë që rezultoi
në rritjen e numrit të netëve turistike dhe të të ardhurave. Në krahasim me vitet e tjera të
ardhurat janë rritur afërsisht me 25 herë.
Kjo mund të arrihet prej të ardhurave nga parkingjet, taksat turistike, hyrjet e ndërtesave,
shitjen e informacionit etj. Të ardhura të mëdha arrihen përmes artit dhe kulturës. Sipas
UNESCO-s, ka nëntë kategori të kulturës, të cilat mund të jenë burim i të ardhurave. Për
tu bërë një destinacion për turizëm elitar duhet shumë më tepër për të ofruar se vetëm,
rërën e detit dhe diellit. Turizmi elitar kërkon cilësi të lartë të strehimit, të ushqimit, dhe
të shërbimeve.
Ndikimet sociale dhe kulturore të turizmit kanë nevojë për një shqyrtim të kujdesshëm,
pasi mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht mbi komunitetin. Fluksi i turistëve
sjellë vlera të ndryshme për komunitetin dhe nje ndikim të jetës familjare. Për më tepër,
individët dhe komuniteti mund të përpiqen për të kënaqur turistët apo edhe të imitojë
sjelljet turistike. Ndërveprimi midis banorëve dhe turistëve mund të rezultojë në krijimin
e mundësive të reja ose të kufizimeve të individualitetit. Megjithatë, shumica e ndikimeve
sociale të turizmit në Shqipëri janë të lidhura ngushtë me ndikimet ekonomike dhe kjo
mund të shihet si pozitive. Interesi vizitor dhe kënaqësia për komunitetin shpesh i bën
kopje
Qeveria dhe Turizmi
34
banorët më mirënjohës të burimeve lokale. Aktivitetet turistike kanë tendencën t’i bëjnë
turistët të jetojnë në një vend më interesant dhe më emocionues.
Shpesh turizmi është përcaktuar si një takim mes kulturave të ndryshme. Turistët vijnë
me zakonet e tyre dhe tregojnë për banorët lokalë se ndryshimi ekziston. Sipas UNESCO
(2003), larmia kulturore zgjeron gamën e opsioneve të hapura për të gjithë, por është një
nga rrënjët e zhvillimit, kuptohet jo thjesht në aspektin e rritjes ekonomike, por edhe si
një mjet për të arritur një kënaqesi intelektuale, emocionale, ekzistence morale dhe
shpirtërore. Zhvillimi është "një proçes multi-dimensional që përfshin ndryshime të
mëdha në strukturën shoqërore, qëndrimet popullore dhe institucionet kombëtare, si dhe
në përshpejtimin e rritjes ekonomike, reduktimin e pabarazisë dhe ç’rrënjosjen e varfërisë
".
Infrastruktura: Zhvillimi i turizmit shpesh çon në ndërtimin e infrastrukturave të reja.
Në shumicën e rasteve, është e lidhur me transportin, ndërtimin e autostradave, të cilat e
bëjnë udhëtimin më të shpejtë dhe më të rehatshëm , por dhe mundëson lidhje midis
qytetit me pjesën tjetër të vendit. Turizmi ka ndikuar edhe në frekuencën e linjave të
autobusëve, linjat detare dhe ajrore. Edhe pse në terma ekonomikë, është e dëshirueshme
që të ketë sa më shumë turistë të jetë e mundur, qytetet nuk janë gjithmonë të gatshëm për
të akomoduar dhjetë herë më shumë vizitorë në ditë si banorë lokal gjatë stinës së verës.
Flukset e mëdha turistike dhe përfitimi i madh i qyteteve turistike shpesh të çojnë në një
rritje të çmimeve të pasurive të patundshme, dhe ndoshta krijimin nga ana e popullsive të
varfra të ndjenjave të zemërimit ndaj turistëve. Ky është një problem i madh për qytetarët
vendas që nuk mund të përballojnë këto çmime. Në Rajonin e Vlorës çmimet e
apartamenteve të ndërtimit të destinuara për turizëm varjojnë nga 800 euro për metër
katror në 1600 euro për metër katror, duke filluar nga zona e Ujit të Ftohtë dhe duke
përfunduar në Radhimë. Ndërsa në zonën e Orikumit këto çmime varjojnë nga 450 euro
për metër katror në 600 euro për metër katror. Ndërsa çmimet e dhomave të hoteleve
varjojnë nga 50 euro /nata në 70 dhe 80 euro / nata në zonat bregdetare. Kjo rritje e
shpejtë e çmimeve të pasurive të patundshme, sidomos në zonën bregdetare të Rajonit të
Vlorës, do të kontribuojë negativisht në problemin e turizmit.
Ndikimet mjedisore: Zhvillimi i turizmit shkakton ndikime pozitive dhe negative të
mjedisit, ndërsa me kalimin e kohës, rritja e numrit të turistëve rrit presionet mbi mjedisin
dhe mund të çojë në ndikime të ndryshme negative. Në qoftë se praktika turistike bëhet
më e përhapur, veçanërisht në zonat e turizmit masiv, kapaciteti për të absorbuar një
numër të madh të njerëzve është sfiduar nga problemet e mjedisit që kanë tendencë në
rritje. Ndërtime të paplanifikuara dhe të pakontrolluara, urbanizimi i shtrëmbëruar
dëmton infrastrukturën joadekuate, mjedisin natyror dhe kafshët e egra, dhe shkaktojnë
ndotjen e ajrit dhe ujit. Përdorimi i tepruar ose keqpërdorimi i vendeve mjedisore
arkeologjike dhe historike të brishta mund të çoj në dëmtimin e mjedisit natyror.
Megjithatë, turizmi mund të ketë ndikime pozitive mjedisore, të tilla si rritja e
ndërgjegjësimit të njerëzve për mjedisin dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e trashëgimisë
natyrore, kulturore dhe historike, ngritjen e vetëdijes vendore lidhur me vlerën financiare
të objekteve kulturore dhe me mundësinë e mirëmbajtjes së tyre. Shpesh turizmi ndihmon
për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me vlerën financiare të vendeve natyrore
kopje
Qeveria dhe Turizmi
35
dhe kulturore. Ajo mund të stimulojë një ndjenjë të krenarisë në trashëgiminë vendore
dhe kombëtare dhe interes në ruajtjen e saj.
Për qytetet turistike, duhet marrë në konsideratë përqëndrimi shpesh në zona të caktuara
në periudha kohe të caktuara. Përdorimi më i qëndrueshëm i plazheve dhe pyjeve rreth
tyre, shoqëria duhet të bëj përpjekje të veçanta për të mirëmbajtur plazhet dhe për të
menaxhuar më së miri mjedisin lokal. Parqet dhe pyjet janë të kërcënuara nga një rrezik i
lartë i zjarrit në muajt e verës, si dhe nga shansi për të humbur një pjesë të zonës, pasi
shtëpitë janë duke u ndërtuar në mënyrë progressive dhe pa kriter. Pyjet rreth plazheve sa
po vinë dhe po zhduken.
Konsumi i madh i Energjisë dhe Ujit: Sipas Agjensisë Evropiane të Mjedisit (2001),
hotelet janë forma më e pranueshme ekologjikisht e akomodimit. Në Shqipëri shumica e
turistëve akomodohet në ambjente familjare të marra me qera. Megjithatë, edhe pse
hotelet janë forma më e pranueshme ekologjikisht e akomodimit, ata janë ende
konsumatorët më të mëdhenjë të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se konsumi mesatar i
energjisë në hotele me pesë yje ndoshta është afër 500 kwh. Pra, ne mund të shohim se ky
problem nuk duhet të nënvlerësohet. Nëse kësaj i shtojmë edhe një tjetër të dhëne
alarmante për konsumin e ujit në hotelet e mëdha, veçanërisht në qoftë se kemi turizëm
elitar, ne mund të themi se ndoshta ka probleme të rëndësishme mjedisore të turizmit.
Sipas një studimi të bërë çdo turistë mesatarisht konsumon rreth 300 litra ujë dhe prodhon
180 litra ujëra të zeza në ditë. Në turizmin luksoz, shifrat rriten në konsumin e 880 litrave
në ditë. Përveç konsumit të madh të energjisë dhe ujit, turizmi është gjithashtu
konsumator shumë i madh i tokës për ndërtimin e objekteve të akomodimit. Shumë
qytetarë lokalë shpesh e shohin turizmin si një burim i mirë i të ardhurave. Në mënyrë që
të akomodohen sa më shumë turistë që të jetë e mundur, janë duke u zgjeruar shtëpitë
ekzistuese apo duke u ndërtuar shtëpi të dyta. Në vitin 2004, 26.638 turistë qëndruan në
shtëpi private. Në Shqipëri, numri i vizitorëve të huaj ka patur një rritje në vitin 2007, ka
patur një rënie të numrit të turistëve të huaj në 2008 ndërsa në vitin 2009 , 2010, 2011
numri i turistëve të huaj është rritur përsëri.
Ndotja e ajrit: Turizmi është përgjegjës për shkak të një trafiku të dendur ajror, i cili
kontribuon ndjeshëm nën dotjen e ajrit. Përveç trafikut ajror, trafiku rrugor po kontribuon
në ndotjen e ajrit. Ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës ka rritur numrin e turistëve që
vijnë në Shqipëri nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Ujërat e zeza: Problemi i shkarkimit të ujrave të zeza në det është evident. Në Shqipëri,
57% e popullsisë është e lidhur me sistemin e kanalizimit që shkarkon ujërat e zeza në
det. Si rezultat, uji i detit me cilësi në zonën përreth pikave të shkarkimit është në rënie.
Që të gjitha hotelet në Shqipëri janë të lidhur me të njëjtin sistem të kanalizimit,
kjotregon se turizmi kontribuon dukshëm në ndotjen e detit, sidomos në muajt e verës,
kur përqëndrimi i turistëve është më i lart. Të njëjtën gjë mund të themi për Rajonin e
Vlorës. Ndërtimet e bëra në zonën bregdetare i derdhin ujrat e zeza në det të
papërpunuara. Sipas një studimi të bërë zona e plazhit nga Skela deri tek Kalaja është e
ndotur,mbi normat e lejuara.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
36
3.2 Strategjitë për zhvillimin e produkteve kryesore turistike
Nga vëzhgimi dhe analiza e bërë potencialit turistik të vendit dhe faktorëve të tjerë me
ndikim në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, produktet kryesore turistike të Shqipërisë
janë llojet e mëposhtëme të turizmit:
1. Turizmi i diellit dhe Plazhit
2. Turizmi i interesit të vecantë
3. Turizmi i biznesit dhe konferencave
Turizmi i interesit të vecantë përfshin: turizmin natyror, ekoturizmin, turizmin e
aventurës (shëtitje, eskursione në natyrë, ecje me kalë, vozitje me varkë në lumenj të
rrëmbyer- river rafting, hedhje me parashutë sportive, bicikleta malore, zhytje me
bombula, vozitje me kanoe, varka me vela), turizmin rural, turizmi kulturor (qytetet
historike, qendrat arkeologjike, etj.) Produktet e specializuara të turizmit mund dhe duhet
të zhvillohen në një ombrellë të përgjithëshme, duke hapur ndryshueshmërinë e
produkteve të tregut qëndror të turizmit dhe të tregjeve të veçanta. Një nga objektivat e
rëndësishme të strategjisë është arritja e një balanci gjeografik në shpërndarjen e
aktiviteteve turistike në të gjithë vendin. Sot edhe zona me potencial turistik janë
përjashtuar nga statusi i zonave me prioritet zhvillimin e turizmit. Kjo kërkon rregullim të
kuadrit ligjor, si dhe ndërmarrjen e iniciativave zhvilluese në zona pak të zhvilluara dhe
me potenciale të konsiderueshme.
Zona bregdetare e detit Adriatik - duke konsideruar zhvillimet ekzistuese është e
nevojshme të kontrollohen në raport me kuadrin ligjor në fuqi. Zhvillimi i produktit duhet
të ketë qëllim të ofrojë ndaj vizitorit kombinim të eksperiencave bazuar në kombinim të
produkteve atraktive, që bazohen në mjedisin natyror dhe kulturor dhe që plotësojnë njëri
tjetrin dhe janë në përputhje me kapacitetet e lejuara ambientale, sociale dhe kulturore.
Për shkak të terrenit të sheshtë, ndërtime resortesh me hotele apo fshatrash (3,4,5 yje),
duhet të jenë të ulta, në përshtatje me peisazhin, në mbrojtje të brezave të gjelbërt
bregdetar dhe të grupuara.
Zhvillime të tjera mund të jenë vende kampingjesh apo rulotesh. Duhet të krijohen parqe
detare për ruajtje dhe sporte ujore. Duhet të konsiderohet balancimi në planifikim i
faciliteteve për turizmin vendas, pra balancimi ndërmjet turizmit lokal dhe ndërkombëtar.
Ndërtimet duhet të ruajnë stilin lokal arkitektonik (materiali, ngjyrat, detajet, etj).
Dendësia e strukturave duhet të jetë 100 turistë për ha.
Zona bregdetare e detit Jon - Zhvillimi i produktit duhet të ketë qëllim të ofrojë ndaj
vizitorit kombinim të eksperiencave bazuar në kombinim të produkteve atraktive, që
bazohen në mjedisin natyror dhe kulturor dhe janë në përputhje me kapacitetet e lejuara
ambientale, sociale, kulturore. Zona duhet të rezervohet për zhvillimin kryesisht te
turizmit te nivelit të lartë, hotele dhe fshatra resort me lartësi të ulët, dendësi 100
turist/ha, të dizenjuara për të krijuar ndryshime sa më të vogla të mundshme, në raport me
mjedisin natyror dhe topografinë lokale. Zhvillimet e marinave dhe faciliteteve, duhet të
shfrytëzojnë format fizike të bregdetit. Duhet të konsiderohen fshatrat ekzistues, përgjatë
kopje
Qeveria dhe Turizmi
37
bregdetit dhe integrimi i tyre, jovetëm në mjedisin e ndërtuar por edhe në terma
ekonomikë dhe socialë. Në këtë zone duhet të zhvillohet edhe aksesi nëpërmjet lundrimit.
Zonat malore - zhvillimet duhet të jenë kompakte, duke shfrytëzuar ndërtime ekzistuese,
ose ndërtime të reja në formën e “fshatrave”, në përshtatje me sfondin e gjelbërt dhe
peisazhin. Dendësia e ndërtimit 150 turist/ha. Shqipëria do të kërkojë të pozicionojë veten
e saj, si një destinacion tërheqës për turistët që mundohen të gjejnë një eksperiencë unike,
që karakterizohet nga destinacione me cilësi të lartë të vendeve të kulturës dhe të natyrës,
të prezantuara në një mënyrë vërtet “autentike”. Vendi yne ka 1350 fshatra ku jetojnë
afro 1 milion njerez. Ky fakt përbën një oportunitet për zhvillimin e turizmit rural,
vecanërisht (agroturizmit, ekoturizmit, turizmit natyror etj). Kjo është përcaktuar edhe si
një nga objektivat kryesore që synojnë politikat tona, duke nxitur dhe përkrahur krijimin
e strukturave pritëse tradicionale në zonat rurale sidomos në zonat e thella malore dhe
duke orientuar investimet drejt përmirësimit të infrastrukturës në këto zona.
Qëllimi kryesor është diversifikimi i produktit turistik8 që ofron vendi ynë, bazuar në
burimet turistike, pasurimi i itinerareve turistikë sipas kërkesave të kategorive të
ndryshme të turistëve, si dhe përmirësimi i nivelit ekonomik të komuniteteve pritëse
sidomos në ato rurale është edhe zhvillimi ekonomik i komuniteteve rurale, në sajë të
aktiviteteve dhe shërbimeve turistike. Produkti qëndror i Shqipërisë do të jetë “zbulimi” i
saj. Produkti është një prezantim dhe një prerje tërthore e përgjithëshme e historisë,
natyrës, arkeologjisë, kulturës së jetesës, kuzhinës dhe mikpritjes së Shqipërisë. Vizitorët,
duke marrë pjesë në këtë zbulim, do të largohen me përshtypje të pashlyeshme të larmisë,
kompleksitetit dhe të bukurisë së kultures dhe të tokës.
Shqipëria do të specializohet në tërheqjen e udhëtarëve individualë e të arsimuar dhe të
grupeve të specializuara të udhëtarëve. Objektivi kryesor i tregut, do të jenë individët me
të ardhura mbi mesataren nga Europa (kryesisht nga Europa veriore dhe Britania e
Madhe) dhe Amerika e Veriut. Ky segment përfaqëson një segment demografik me
dëshirë të madhe për të paguar për produktet unike të Shqipërisë dhe modelet sipas të
cilave shpenzojnë, do të kontribuojnë më shumë në përparimin e objektivave të
zhvillimit. Pika e fortë e Shqipërisë, do të jetë krijimi i vlerave për turistët në një larmi të
madhe vendesh gjeografike. Kjo përqasje e hap më shumë vendin për t’u “zbuluar”, që:
- të ofrojë një numër të madh produktesh, të forcojë gamën dhe larmitë e disponueshme
për vizitorët.
- të krijojë hapësira për kulturat e ndryshme lokale që të shprehin vetveten, në veçanti
zakonet dhe traditat e rajoneve të ndryshme të vendit.
- të lejojë që më shumë komunitete provinciale e rurale të marrin pjesë në vizitat dhe
zhvillimet e turizmit dhe të përfitojnë prej tyre.
8 SH. Hajnu, Revista “Monitor”, Nr.23. (2006). Trrokitja e turizmit
kopje
Qeveria dhe Turizmi
38
- të krijojë baza për lidhjen gjeografike të turizmit me vendet fqinjë – duke rritur
dukshmërinë dhe duke e lejuar turizmin të zhvillohet në zonat provinciale dhe rurale,
duke sjellë mundësi zhvillimi për një seksion të gjerë të popullsisë.
- të lejojë zhvillimin e tregjeve komplementare të specializuara për turizmin (të tilla si
lëvizja me kafshë (trekking), alpinizëm, zhytje, bujqësi, gjueti dhe peshkim, arkeologji,
kulinari, festivale, ndërmjet të tjerave), me infrastrukturën ekzistuese dhe me produktet
qëndrore të propozuara të turizmit.
Parqet pyjore në Shqipëri krijojnë një mikroklimë mjaft interesante dhe ngjallin interes
për vizitorët që preferojnë natyrën. Disa nga parqet më të rëndësishëm në Shqipëri janë:
Parkupyjor i Divjakës (Lushnjë), i Dajtit (Tiranë), i Lurës (Dibër), i Thethit (Shkodër), i
Llogarasë(Vlorë), i Drenovës (Korcë), i Hotovës (Përmet) etj. Kohët e fundit është vënë
re një fluks i madh i turistëve ose vizitorëve që vizitojnë parkun alpin të Thethit. Për këtë
arsye, mund të themi se turizmi malor po shihet si një produkt me potencial për t’u
zhvilluar, nisur nga interesi që kanë shfaqur turistët e vendeve të europës perendimore.
Turizmi shqiptar do të rritet në mënyrë “organike” si një destinacion autentik, i sigurt tek
kultura e tij, historia dhe mjedisi natyror. Praktikat më të mira ndërkombëtare për natyrën
dhe turizmin kulturor, mikpritjen dhe logjistikën do të studjohen dhe përshtaten për
nevojat specifike të Shqipërisë dhe kontekstin kulturor. Për të mbajtur konceptin e
autenticitetit bujtja, darkimi dhe elementë të tjerë të mikpritjes do të zhvillohen kudo ku
është e mundur, në një shkallë të vogël deri mesatare, nga biznese private lokale.
Kjo përqasje forcon lidhjet e vizitorëve me qytetet dhe vendet dhe krijon një gjenerim më
të madh të ardhurash në komunitetet. Rritja e turizmit do të jetë e drejtuar dhe e
mbështetur nga një marketing i ndërgjegjshëm, nga një plan krijues i produkteve, nga një
infrastrukturë e përshtatëshme, nga burime njerëzore të cilësisë së lartë dhe nga një
“klimë biznesi” e turizmit me rregulla të qarta loje dhe me struktura të përshtatëshme për
të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të saj. Çelësi për zhvillimin e turizmit të
qëndrueshëm do të jetë duke siguruar vizita të përsëritura dhe duke arritur rekomandime
“gojore”. Kjo do të varet në fund të fundit nga cilësia afatgjatë e destinacioneve të
vendeve kulturore dhe të natyrës dhe nga eksperienca e përgjithëshme e vizitorëve, e
bazuar në njohuritë dhe interpretimin e udhërrëfyesve të tyre.
Për të krijuar një cikël të drejtë të zhvillimit të qëndrueshëm të bazuar tek turizmi Qeveria
e Shqipërisë, duhet të mbrojë dhe të rivlerësojë, së bashku me pushtetet vendore,
operatorët turistikë dhe OJF-të, vendet, parqet, qytetet dhe zonat e mbrojtura, që janë
asetet qëndrore të sektorit të saj të turizmit.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
39
3.3 Turizmi malor
Turizmi malor në Shqipëri vlerësohet si një nga resurset turistike, më të mëdha të vendit
krahas turizmit bregdetar dhe tërheq cdo vit turistë vendas dhe të huaj. Po bëhen
përpjekjet e para në përmirësimin e infrastukturës, dhe sigurisë në këtë sektor. Kjo sjell
shtimin e të ardhurave për banorët e këtyre zonave, operatorëve të ndryshëm turistik, dhe
e gjithë kjo ka ndikuar në rritjen e ekonomisë së vendit. Natyra e Shqiptare është e
mbushur me një larmishmëri pejsazhesh malore që fillojnë që nga lartësi të vogla dhe deri
në lartësi të mëdha. Ato zënë një pjesë të konsiderueshme në sipërfaqen e vendit. Por
këto zona përvec bukurive natyrore mbartin edhe një histori të lashtë, traditë dhe vlera të
trashëguara me fanatizëm. Këto element e bëjnë turizmin malor më atraktiv, me mundësi
të jashtëzakonshme turistike. Turizmi malor fillon me Lumin e Valbonës që formohet nga
liqenet akullnajore dhe nga shkrirja e dëborës së përjetshme në Alpe dhe më pas filtrohet
nën gurët e shtatit të lumit dhe nis rrjedhjen e saj sipërfaqësore. Veprimet turistike janë të
shumta, fillojnë me turizmin e bardhë gjatë stinës së ftohtë të vitit dhe pasohet më
turizmin e gjelbërt që zhvillohet gjatë stinës së ngrohtë.
Zonat kryesore për zhvillimin e sporteve dimërore është pika malore e Voskopojës e cila
ndodhet në rrethin e Korcës. Por edhe Dardha e kësaj zone bëhet mjaft tërheqëse. Zona të
tjera ku mund të zhvillohen sporte dimërore janë Alpet Shqiptare në Razëm, Theth,
Grabovë etj. Të lakmueshme nga turistët gjithashtu janë: mali i Tomorrit në rrethin e
Beratit, Vithkuqi, Voskopoja, Korabi, Radomira etj. Shqipëria gjithashtu ofron kushte të
shkëlqyera topografike dhe natyrore për zhvillimin e sporteve ajrore. Pika më e
favorshme është Qafa e Llogarasë në një lartësi 1.052 metra mbi nivelin e detit. Por pika
të tjera ku ushtrohen këto sporte janë: Morava në rrethin e Korcës, Biza e Dajtit në
Tiranë. Territoret malore janë tërheqëse për ndërtimin e kampingjeve dhe akomodimin
më cadra gjatë stinës së ngrohtë. Pika të tilla janë: Biza në rrethin e Tiranës, Llogaraja në
rrethin e Vlorës, Razma në Alpe, parku i Qafë Shtamës në Krujë, lura në Dibër etj. Me
prezencën e lumenjve dhe lugunave në këto zona është e mundur që të zhvillohet sport ii
peshkimit. Zonat më të përshtatshme për të kryer këtë veprimtari janë përroi i Thethit,
lugina e Valbonës, lumi i Matit etj.
Por nuk mbeten pas as shpellat të cilat janë përdorur si vendbanime në parahistori. Ato
mbartin me vete një histori dhe mënyrë jetese. Shpellat janë të shumta në zonat e
sipërpërmendura. Ndër më interesantet është shpella e pëllumbasit ose sic quhet ndryshe
Shpella e Zezë që gjendet 25 km në juglindje të Titanës. Tërheqje për turistët paraqet
edhe shpella e Pirrogoshit që ndodhet në rrethin e Skraparit e cila përfaqëson edhe
shpellën më të madhe në Shqipëri. Aktivitet tjetër argëtues është ciklizmi, i cili mund të
zhvillohet në zonat e Alpeve si në Theth, Vermosh etj. Por këtë aktivitet mund ta
ushtrosh fare mirë edhe në Razëm. Një rol të rëndësishëm në këtë lloj turizmi luajnë edhe
hanet apo bujtinat. Ato janë struktura të vogla akomodimi me element tradicional dhe
janë kryesisht të përhapur në të gjithë Shqipërinë që përfaqësohet nga këto zona. Këto
struktura kanë egzistuar që nga periudhat e vjetra dhe kanë vazhduar madje deri në
gjysmën e parë të shek. XX. Ato kanë luajtur rol të rëndësishëm në strehimin dhe
ushqimin e njerëzve dhe kafshëve kryesisht kuajve të cilët bënin kalvare të gjata
udhëtimi. Për zhvillimin e këtij lloj turizmi është bërë edhe ushqimi tradicional mjaft i
kopje
Qeveria dhe Turizmi
40
rëndësishëm. Shumëllojshmëria e aktiviteteve si dhe larmishmëria e madhe bëjnë që ky
lloj turizmi të ofrojë për turistët një produkt turistik mjaft të lakmuar.
Por shfrytëzimi dhe mirë organizimi i këtyre destinacioneve mbetet ende shumë larg
niveleve optimale. Për të arritur një nivel më të lartë zhvillimi nevojiten pikë së pari
shtimi i numrit të investitorëve, si dhe një infrastrukturë më e mirë. Gjithashtu me rëndësi
është dhë hartimi dhe zbatimi i politikave orjentuese për zhvillimin e kësaj dege mjaft të
lakmuar të ekonomisë, e cila do të sillte mjaft të ardhura dhe zhvillim ekonomik. Për tu
arritur e gjitha kjo gjithashtu është e domosdoshme edhe një bashkëpunim i fortë midis
banorëve të këtyre zonave si dhe qeverisjes qëndrore. Është e nevojshme që të ekzistojnë
disa faktorë në mënyrë që zhvillimi i turizmit malor të jetë sa më i larmishëm dhe të
plotësojë pothuajse të gjitha kërkesat e tregut potencial. Katër janë faktorët të cilët
ndikojnë në tërheqjen turistike përkundrejt turizmit malor në Shqipëri.
1. Burimet natyrore
2. Burimet socjale
3. Burimet kulturore
4. Vlerat arkeologjike
kopje
Qeveria dhe Turizmi
41
3.4 Monumente të natyrës në shërbim të turizmit
Në zhvillimet e sotme turistike, një vend të veçantë për interesat kulturore të tyre zenë
dhe monumentet e natyrës. Në këtë pasuri kulturore dhe turistike përfshihen mjaft pyje të
veçantë,kanione, shpella, gurë, të cilët gjënden dhe në listat e monumenteve natyrore me
vlera botërore apo kombëtare. Ato mbrohen me vendime dhe ligje të veçanta, një pjesë e
tyre mbrohen nga Organizata Botërore UNESCO. Ndër këto natyra monumentale janë
shpellat, të cilat janë si zgavra nëntokësore, në të cilat ndodhen stalaktike dhe stalakmite
që të mahnitin me bukurinë e tyre të rrallë.
Ndër shpellat më të njohura në vendin tonë janë ato në Alpet e Veriut, Shpella e
Dragobisë, Shpella e Merkuthit, në Kurbnesh, Shpella e Lek Petes në Kurvelesh, Shpella
e Tirenit në Korçë, shpella e Pirro Goshit në Skrapar, Shpella e Jubanit dhe Bogës në
Shkodër, shpella e Haxhi Alisë në Karaburun, shpella e Pëllumbit në Benjë, shpella e
Mezhgoranit në Përmet, shpella e ariut në Kolonjë, shpella e Gadimës në Kosovë, shpella
e Velçës, shpella e Lepenicës në Vlorë etj. Shumë shpella, sidomos e Velçës në Vlorë
mbartin gjurmë të kulturës së lashtë ilire. Qysh në vitet ’30, areologu Italian Pirro
Marcone shkruan se:
“Vendbanimet e herëshme shpellore si ai i Velçës dhe të tjerë në Ballkan, japin një
material të pasur arkeologjik që tregojnë për kulturën e popujve primitivë, veglat e tyre
të punës, ritet e zakonet dhe besimet pagane “9.
Në Velçë ndodhen disa shpella si: shpella e skotës, shpella e Macit, shpella e Gurit, të
cilat kanë tërhequr vëmëndjen e speleologëve dhe turistëve. Shpella e Haxhi Alisë,
ndodhet në veriperëndim të Gadishullit të Karaburunit, në afërsi të Kepit të Gjuhzës. Në
hyrje të saj ka një gjërësi me 10 metra dhe një lartësi prej 10-15 m. Kjo shpellë ka
shërbyer si vendstrehim për detarët në kohë stuhish. Shpella ka marrë emrin e kapedanit
të detit Haxhi Alisë nga Ulqini, i cili ka qënë një nga ushtarakët më të zotë të flotës detare
turke në Mesdhe.
Parqet arkeologjike dhe turizmi.
Vitet e fundit Qeveria shqiptare ka nxitur mjaft projekte, që krahas turizmit detar dhe
malor në vendin tonë të zhvillohet edhe turizmi arkeologjik e kulturor. Sipas Vendimit të
Këshillit të Ministrave të marsit 2006, disa vendbanime antike dhe qëndra arkeologjike
në vendin tonë janë një pasuri e madhe historike, kulturore, estetike e arkitekturore, të
cilat me gërmimet që kanë kryer arkeologët në to, përbëjnë interes të veçantë për vizitorët
dhe industrinë turistike.
Parku arkeologjik i Butrintit. Një nga parqet me rëndësi të veçantë në zhvillimin e
turizmit sipas studimeve që janë bërë nga mjaft qëndra botërore të arkeologjisë. I ndodhur
në brigjet e detit Jon, në një kodër piktoreske të Gadishullit të Ksamilit , ky qytet antik i
Epirit rrethohet nga liqeni me të njëjtin emër dhe bukuri të veçanta. Qyteti antik i
9 A. Dushi. Turizmi malor, Ofertat nw Razme, Vermosh e Theth.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
42
Butrintit ka vlera të rralla të kultures botërore dhe në gjëndjen që është vizitohet nga
20.000 turistë në vit.
Parku arkeoplogjik i Finiqit është formuar si qytet në shekullin e pestë para Krishtit.
Nga gërmimet arkeologjike janë zbuluar Akropli, ndërtesat e banimit, depozita e ujit, një
teatër antik, si dhe varre të shumtë që datohen në shekullin 4 dhe 3 para Krishtit. Pranë
kësaj qëndre arkeologjike ndodhet burimi i Syrit të Kaltër, një nga monumentet natyrore
të vendit tonë. Parku arkeologjik i Orikumit. Në bregdetin shqiptar ky park arkeologjik
është mjaft interesant, pasi në afërsi të tij ka mjaft pika historike, kulturore e arkeologjike
të tjera, që ndriçojnë jetën dhe kulturën e lashtë shqiptare.
Në shekullin e pestë para Krishtit, ka qënë një nga portet më të mëdhenjë të Adriatikut, i
cili u bë një nga pikat më të rëndësishme të betejave të romakëve kundër ilirëve e
maqedonësve. Pranë kësaj qëndre arkeologjike ndodhet edhe Kisha e Marmiroit dhe
kupola e shekullit 12, dyshemeja e të cilës ka formën e kryqit. Parku arkeologjik i
Amanties, ndodhet 25 km në thellësi të mjedisit të Vlorës, përmbledh pasuritë mëdha
arkeologjike e turistike. Deri në shekullin e 3- të para krishtit ishte një nga qëndrat më të
rëndësishme politike, ekonomike e kulturore të fisit të amantëve. Gërmimet arkeologjike
kanë nxjerrë në dritë stadiumin antik të lojrave olimpike me 1500 vende, akroplin, muret
rrethuese, tempullin e Afërditës etj. Pranë kësaj qëndre arkeologjike, në afërsi të Kotës
ndodhet edhe qyteti antik i Olimpias.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
43
KREU IV:
FAKTORËT NXITËS
4.1 Tendencat e zhvillimit të turizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor
Turizmi tradicional “diell dhe rërë” po humbet terren ndaj ekoturizmit, turizmit kulturor
dhe turizmit të aventurës. Ndërsa turizmi “diell dhe rërë ” mbetet segmenti më i madh në
turizmin ndërkombëtar, ai ka një normë rritje jo më shumë se 2 deri 4 përqind në vit.
Ndërkohë besohet se tregjet për turizmin kulturor përfaqësojnë më shumë se 60 milion
turistë për vit, me një normë rritje vjetore të projektuar prej 15%. Turizmi i aventurës
është një segment tjetër i vogël me rritje të shpejtë, me afërsisht 5 milion turistë vjetorë
dhe me një normë rritje 20%. Në vartësi të përkufizimit, gama e plotë e turizmit të
orientuar në natyrë, do të përfaqësonte rreth gjysmën e të gjithë turizmit dhe ka treguar
një normë rritje fantastike për më shumë se një dekadë.
Vendet fqinje si Greqia, Turqia dhe Kroacia i kanë fokusuar përpjekjet e tyre në turizmin
e diellit dhe rërës, duke rënduar më tej një treg turizmi tashmë tejet të ngarkuar (i cili
përfshin gjithashtu Afrikën Veriore, bregdetin e Spanjës, Karaibet, ishujt e oqeanit Indian
dhe shumë të tjerë). Shqipëria ka një mundësi unike për të diferencuar vehten nga fqinjët
dhe për të mënjanuar një treg të mbipopulluar me të ardhura dhe përfitime në rënie.
Ndërsa Shqipëria dhe Rumania kanë një rritje prej 0.5 % dhe e fundit në listë është Serbia
dhe Mali i zi me një rritje vetëm 0.2 %. Shqipëria do të kërkojë të pozicionojë veten e saj,
si një destinacion tërheqës për turistët që mundohen të gjejnë një eksperiencë unike, që
karakterizohet nga destinacione me cilësi të lartë të vendeve të kulturës dhe të natyrës, të
prezantuara në një mënyrë vërtet “autentike”. Vendi ynë ka 1350 fshatra ku jetojnë afro 1
milion njerëz. Ky fakt përbën një oportunitet për zhvillimin e turizmit rural, veçanërisht
(agroturizmit, ekoturizmit, turizmit natyroretj).
Kjo është përcaktuar edhe si një nga objektivat kryesorë që synojnë politikat tona, duke
nxitur dhe përkrahur krijimin e strukturave pritëse tradicionale në zonat rurale sidomos në
zona te thella malore dhe duke orientuar investimet drejt përmirësimit të infrastrukturës
në këto zona. Qëllimi kryesor është diversifikimi i produktit turistik që ofron vendi ynë,
bazuar në burimet turistike, pasurimi i itinerareve turistikë sipas kërkesave të kategorive
të ndryshme të turistëve, si dhe përmirësimi i nivelit ekonomik të komuniteteve pritëse
sidomos në ato rurale është edhe zhvillimi ekonomik i komuniteteve rurale, në sajë të
aktiviteteve dhe shërbimeve turistike. Për fat të keq Shqipëria nuk ka alternativa për
pozicione reale. Destinacionet individuale të saj janë tërheqëse, por jo unike. Turistët
ndërkombëtarë mund të gjejnë rrënoja antike të një cilësie më të mirë në Greqi, Itali dhe
Turqi. Turizmi “diell dhe rërë”, konkuron me një shumicë vendesh dhe ka sfida lidhur me
çmimet në rënie dhe me kontributin e pakët në ekonominë lokale.Tendencat në vizitat
turistike në mbarë botën, identifikojnë qartë turizmin natyror dhe kulturor sinjë segment
me rritje shumë të shpejtë dhe me një numër të madh turistësh potencialë. Shqipëriaduket
se ndodhet në një situatë ideale për të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu
turistiknë rritje i orientuar në turizmin natyror e kulturor.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
44
4.2 Karakteristikat e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ballkani Perëndimor është një term gjeopolitik që i referohet: Shqipërisë, Bosnje-
Hercegovinës,Kroacisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe së fundi Kosovës. Termi
Ballkan Perëndimor është përdorur për herë të parë në fillim të viteve ’90 dhe shpesh
shpjegohet si Jugosllavia minus Slloveninë plus Shqipërinë. Vendet e Ballkanit
Perëndimor shpesh në konteksin politik dhe ekonomik përshkruhen si“ vrima e zezë“ e
Europës si pasojë e mungesës së bashkëpunimit me pjesën tjetër të Europës dhe proçesit
të ngadaltë të reformimit drejt modernizimit dhe demokratizimit të shoqërive të tyre.
Vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë disa karakteristika të përbashkëta përsa i
përket IHD-ve. Vendet e këtij Rajoni shfaqin disa avantazhe të përbashkëta në lidhje me
IHD-të: - Strukturë konkurruese e kostove ( puna, toka dhe shërbimet publike janë më të
lira në antarët më të rinj të BE-së )10
. Tregu i punës është i lirë dhe cilësor, forca e punës
është e arsimuar dhe me eksperiencë. Vendndodhja strategjike dhe afërsia ( hyrje në
Adriatik dhe fqinjësi gjeografike me Europën Perëndimore dhe atë Qëndrore). Gjetja e
lëndëve të para në territorin e tyre (druri, metalet, produktet bujqësore) Përmirësimi i
politikave fiskale dhe atyre nxitëse.Sektorët më interesantë për tërheqjen e IHD-ve në
këto vende janë:
Në Kroaci: • Turizmi • Teknologjia e informimit dhe komunikimit (Siemens, Ericsson
janë tashmë prezent në tregun kroat) • Farmaceutika (Pliva, Belupo, GlaxoSmithKline) •
Bioteknologjia (project for a tech-park in Varadin) • Shërbimet e biznesit (p.sh.
përpunimi i të dhënave, call centers, telemarketingu etj.)
Në Bosnje – Hercegovinë: • Industria e tekstileve dhe e këpucëve • Metalet (Birac
Zvornik, Aluminium Mostar, Bh Steel Company-Mittal • Zenica) • Industria e makinave
(Skoda, Volksëagen) • Industria e përpunimit të drurit dhe agrobiznesi • Turizmi (malor-
lojrat olimpike të Sarajevës) • Teknologjia e informimit dhe komunikimit • Privatizimi
(shërbimet publike) • Infrastruktura
Në Malin e Zi: • Turizmi dhe infrastruktura • Industria e prodhimit të verës • Privatizimi
(shërbimet publike, p.sh. Telecom Montenegro- Matav dhe • ProMonte-Telenor) •
Industria e makinave (Daido Kotor)
Në Maqedoni: • Industria tekstile dhe e këpucëve • Telekomunikacioni dhe informatika
(prodhim softesh, p.sh. projekti i USAID-it) • Shërbimet e biznesit (përpunim i të
dhënave, call centers etj.) • Industria kimike • Agrikultura, industria e përpunimit të
ushqimeve dhe pijeve • Turizmi
Në Shqipëri: • Industria tekstile dhe e këpucëve • Agrikultura, industria e përpunimit të
ushqimeve dhe pijeve • Turizmi • Sektorë të tjerë prodhues • Privatizimi i sektorëve
strategjikë
10
Country in Europe, Annex to the Programme Framework Document – Environment
kopje
Qeveria dhe Turizmi
45
4.3 Evolimi i IHD-ve në Shqipëri
Etapa e parë: 1990-1997
Qysh prej vitit 1990, me fitoren e demokracisë, qeveria shqiptare mori masa në favor të
investimeve të huaja duke anulluar ligjin e 1976 që e ndalonte çdo formë të IHD-ve në
Shqipëri. Duke filluar që nga viti 1990, qeveria shqiptare lejoi krijimin e joint-ventures
midis shoqërive shqiptare dhe të huaja. Për më tepër, Shqipëria sapo kishte dalë nga një
ekonomi e planifikuar, punonjësit e ndërmarjeve të shtetit s’kishin as kapitalin dhe as
njohuritë mbi ekonominë e tregut që të mund ti bënin ballë konkurrencës së huaj. Duke
qenë se Shqipëria posedon burime natyrore të shumta, një potencial turistik
tëpashfrytëzuar dhe tregje të shumtë me interes, shumë firma të vendeve fqinje kanë
paraqitur njëinteres për të investuar në Shqipëri, siç është Greqia, Italia, Gjermania dhe
Franca etj. Në fillimet e tranzicionit qeveria shqiptare bëri shumë lehtësira për
investitorët e huaj, duke u përpjekur ti bëj për vete investitorët e huaj. Mungesa e ligjeve,
mungesa e experiencës në fushën e investimeve, mungesa e një politike të vërtetë fiskale
në atë periudhë shërbyen si kushte lehtësuese për investitorët e huaj. Megjithatë IHD- të
erdhën duke u rritur deri në vitin 1996. Me rrëzimin e firmave piramidale, në vitin 1997
shoqëria shqiptare u fut në kaos. Në fillim të viteve 1990, ekonomia shqiptare gjendej në
një situatë katrastrofike, me një ulje të madhe të prodhimit në të gjithë sektorët, me një
papunësi që arrin 22 %, Tregu i brëndshëm shqiptar ishte i vogël për të tërhequr një
numër të madh investuesish. Shqipëria e ka filluar fazën e tranzicionit ekonomik nga një
piknisje shumë më e ulët se sa vendet e tjera të Lindjes, sepse Shqipëria se ka njohur as
liberalizimin e tregut, as hapjen ndaj kapitaleve të huaja para 1990.
Etapa e dytë: 1997 – 2010
Viti 1997 ishte koha e luftës civile në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë. Lufta e zhyti
vendin në një situate dramatike me një ulje të parametrave ekonomik, duke krijuar një
situatë pasigurie për investuesit e huaj dhe investimet e tyre. Investimet e huaja u ulën 3-5
herë në raport me vendet e tjera ballkanike, kjo gjendje u rëndua akoma më shumë me
mbrritjen e refugjateve kosovarë në Shqipëri. Mos ekzistenca e një legjislacioni, mungesa
e stabilitetit politik dhe ekonomik, ekonomia informale, pasiguria dhe mungesa e
infrastrukturës i shtynë investues të shumtë që ta lenë Shqipërinë dhe të interesohen për
vende më stabile. Në vitet 1998 dhe 1999 IHD- të patën një rritje me mbi 40 milionë
dollar në vit ose 1.5 % të GDP-së, pjesa më e madhe e të cilave rezultoi nga privatizimi i
ndërmarjeve shtetërore. Kështu ,në 2002, megjithë privatizimin e sektorëve strategjikë të
ekonomisë kishte 30 % të ndërmarjevetë huaja më pak se në 1996. Vitet e fundit niveli i
investimeve të huaja ka qenë i kufizuar.
Gjatë viteve 1998-1999 dhe duke vazhduar deri në vitin 2000 niveli i IHD-ve vlerësohet
me një shifër rreth 3 herë më te lartë. Suksesi në përmirësimin e këtij treguesi,
veçanërisht në dy vitet e fundit është rezultat i proçesit të privatizimit. Shkalla e
investimeve të huaja direkte si përqindje e kapitalit bruto ka shënuar një rritje nga mëpak
se 10 % që ishte në vitin 2005, në mbi 19 % në vitin 2008 dhe duke arritur në 23 % në
vitin2009. Midis vendeve të rajonit, vetëm Mali i Zi ka tërhequr shumë më tepër
investime të huaja direkte.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
46
4.4 Faktorët nxitës dhe frenues për tërheqjen e IHD- ve
Për tërheqjen e investitorëve të huaj, një vend duhet të evidentojë pengesat dhe të marrë
masat për zgjidhjen e tyre. Pengesat kryesore të IHD-ve në Shqipëri janë: • Risku politik
• Problemet e infrastrukturës së pazhvilluar • Problemi i pronave • Korrupsioni •
Konkurrenca e pandershme si rezultat i ekonomisë informale • Niveli i lartë i taksave.
Betejat ballkanike patën një influencë negative mbi IHD –të në Ballkan. Këto luftra
krijuan një situatë kaosi në vendet e Europës Jug-Lindore. Investuesit e huaj investojnë
në vende që paraqesin pak ose aspak rrezik dhe ku situata politike është stabile. Vendet
ballkanike tërhoqënmë pak IHD në raport me vendet e tjera të Lindjes që nuk kanë njohur
konflikte.
Kriza e brëndshme e vitit 1997 që kaloi Shqipëria dhe mbrritja masive e kosovarëve gjatë
luftës së Kosovës, jo vetëm penguan instalimin e të huajve në Shqipëri por i dhanë një
imazh të keq këtij vendi jashtë shtetit, që influencuan edhe në nivelin e IHD-ve. IHD-të
janë të lidhura me riskun politik, kjo lidhje mund të përdoret për menaxhimin e riskut në
nivel koorporate. Gjithashtu kjo lidhje mund të hedh dritë për rolin e shtetit në botën e
globalizuar, në kuptimin që studimi i riskut politik mund të tregojë shumë për mardhëniet
midis politikës dhe bizneseve ndërkombëtare. Si përkufizim risku politik i hasur nga
investitorët mund të konsideohet: risku dhe propabiliteti i ndodhjes të disa ngjarjeve
politike që do të ndryshojnë ardhshmërinë e përfitimeve për një investim të caktuar.
Shqetësimet më të mëdha të investitorëve të huaj në lidhje me riskun politik supozohet se
mund të jenë:
• Stabiliteti i ekonomisë lokale dhe mungesa e inflacionit të lartë
• Trajtim i drejtë dhe i barabartë nga qeveria pritëse
• Mungesë arbitraritetesh dhe rregullash nga ndërrimi i qeverive të vendeve të ndryshme
• Transferim pa probleme i fitimit nga qeveria pritëse
• Aftësia për të shitur apo likujduar investimet dhe njëkohësishtë për të tërhequr fondet
nga vendi pritës
• Aftësia dhe vullneti politik për kryerjen e reformave.
Përpjekjet për të menaxhuar riskun politik duhet të fillojnë përpara se të bëhet investimi,
duhet të vazhdojnë ndërsa investimi po negociohet me qeverinë pritëse, të shtrihen gjatë
kohës së investimit dhe veprimtarisë dhe të përfundojë disa kohë pasi investimi është
likujduar apo shitur. Për vlerësimin e riskut politik përdoren dy metoda: Metoda
objektive e cila u vë rëndësi zgjidhjeve metodoligjike dhe proceduriale për vlerësimin e
riskut politik. Metoda subjektive e cila përdor gjykimin njerëzor, intuitën dhe
eksperiencën për të parashikuar dhe parathënë evolucionin e mjedisit politik. Kjo metodë
e sheh gjykimin njerëzor si mburojë ndaj limiteve dhe pasaktësisë së procedurave
kopje
Qeveria dhe Turizmi
47
formale.Risku politik është një përbërës kryesor i proçesit të buxhetimit të kapitalit për
IHD-të11
.
Madhësia e korrupsionit në rajonin e Ballkanit ka qënë e papreçedente. Problemet social
–ekonomike si papunësia, varfëria, të ardhurat e ulëta etj. konsiderohen si arsyet kryesore
të shkallës më të lart të këtij problemi në vendet e Ballkanit. Korrupsioni ka ndikim mbi
IHD-të, sepse ai ka efektin e një takse mbi veprimtarinë. Korrupsioni është abuzim i
pushtetit nga ana e zyrtarëve qeveritarë për të përfituar ryshfetnga sektori privat për
përfitime personale. Për të argumentuar ekzistencën e një niveli të laret korrupsioni në
Shqipëri i referohemi studimit të bërë nga FIAS dhe qeveria shqiptare. Investigimet kanë
treguar se në shumë fusha të procedurave specifike gjatë fillimit dhe zhvillimittë një
biznesi ka trajtime të njëanëshme, arbitrare dhe kosto të larta duke përfshirë këtu
dhe“pagesat jo zyrtare” të shpeshta. Burimet dhe mënyrat e luftës kundër korrupsionit
janë:
1- Mundësitë e gjeneruara nga roli i qeverisë në ekonomi
2- Sistemi i rekrutimit dhe promovimit të nënpunësve civilë
3- Pagesa e nënpunësve civilë
4- Presioni ndërkombëtar
5- Sistemi gjyqësor, liria e shtypit dhe demokracia në vendimarrje etj.
Pra, mund të themi se tregu informal në Shqipëri ka një nivel tëlart aktiviteti gjë që sjell
uljen e IHD-ve si pasojë e mungesës së konkurrencës së ndershme. Ky vlerësim tregon
rritjen e tregut informal në vend duke e pozicionuar Shqipërinë në vend të 67 nga 145
vende të marra në studim nga “ Transparncy Internacional “. Taksat dhe politikat fiskale
që ndjek një vend janë një element i rëndësishëm që ndikon mbi IHD-të. Para vitit 1998
investitorët e huaj ishin përjashtuar nga taksat mbi fitimet. Nëse krahasojmë taksat e
ndryshme në Shqipëri, me vendet e tjera të Ballkanit mund të vemë re se ato janë më të
larta dhe shpesh pa arsye. Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë më pak tërheqëse në sytë e
investitorëve të huaj.
11
Hill M. R. (2006): ‘The European Union’s Emissions Trading Scheme: A Policy Response to the Kyoto
Protocol’, in Journal of Contemporary European Studies, 14(3): 393-410
kopje
Qeveria dhe Turizmi
48
4.5 Parandalimi i risqeve fizike për vizitorët
Shqipëria duhet të mënjanojë me të gjitha kostot vdekjen apo sëmundjet e rënda të
turistëve. Kur turistët kuptojnë që ka disa risqe në të gjitha udhëtimet, ata presin një vend
(sidomos një vend europian) që të marrë masa të arsyeshme për sigurinë e tyre. Vdekja e
një turisti apo e një grupi turistësh mund ta mbyllë vërtet sektorin e ri në zhvillim. Katër
shqetësimet më të mëdha të identifikuara nga vizitorët ndërkombëtarë, nga autorët
eguidave turistike dhe nga një numër ekspertësh lokalë janë:
Përmirësimi i sigurisë në rrugë. Ndërsa cilësia e keqe e rrugëve është e kapërcyeshme,
kombinimi i rrugëve të këqia me shoferët e padisiplinuar dhe me shpejtësinë e lartë
përbëjnë një shqetësim të madh.
Rritja e ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjeve. Sëmundjet e shkaktuara nga
uji dhe nga insektet (mushkonjat dhe këpushat) zakonisht paraqesin një rrezik të madh
për shëndetin. Kërkohen zgjidhje afatgjata për ujin e pijshëm dhe integritetin e ujit për
ujitje, si dhe për menaxhimin e ujrave të zeza. Për periudhën afatshkurtër deri afatmesme
turistët duhet të këshillohen mbi risqet shëndetësore dhe masat bazë për t’i mënjanuar ato.
Të paktën vendi dhe sektori i turizmit duhet t’i këshillojë vizitorët mbi masat sanitare
paraprake – mënjanimi i ujit të rubinetit, i akullit dhe ushqimit në rrugë dhe marrja e
veshjeve të përshtatëshme dhe të padepërtueshme për të mënjanuar mushkonjat dhe
këpushat. Këto këshilla janë normale në shumë pjesë të botës dhe konsiderohen si
informacion me vlerë dhe jo frikësues për turizmin.
Përmirësimi i praktikave të sigurisë ushqimore nëpërmjet fushatave të edukimit në
sektorin e mikpritjes dhe shkollave profesionale. Fushat prioritare duhet të përfshijnë:
1) higjenën personale, 2) zbatimin e praktikave më të mira në përdorimin e mishit,
pulave, peshkut dhe midhjeve, 3) temperatura e ujit dhe teknikat e pastrimit.
Vëmendja për urgjencën mjekësore. Shqipëria duhet të krijojë një sistem kombëtar për
trajtimin e vizitorëve që sëmuren rëndë apo plagosen. Mungesa e infrastrukturës dhe
njohja e gjuhëve në sektorin shëndetësor të vendit është e dobët, sidomos në zonat
provinciale e rurale në të cilat vendi kërkon të zhvillojë turizmin. Ndërsa aktualisht nuk
është e mundur që të bëhen investime të ndjeshme në pajisje dhe në personel, vendi duhet
të përdorë sisteme dhe protokolle për t’u kujdesur për turistët e sëmurë dhe të plagosur
përmes mekanizmave ekzistuese. Një sistem i mjekëve dhe i përkthyesve në dispozicion
në zonat turistike do të duhet të plotësohet me protokolle për të vendosur kur dhe ku do të
lëvizen turistët, për ku dhe mekanizmat logjistikë. Duke patur parasysh risqet e larta për
turistët në Shqipëri, ky sistem do të inspirojë besim dhe do të shihet si një karakteristikë
shumë atraktive.
Çmilitarizimi i destinacioneve turistike. Prania e madhe e policisë në rrugë, në zonat
bregdetare dhe në destinacionet malore është një faktor shumë negativ. Kjo prani u
dërgon vizitorëve të huaj një mesazh pasigurie (sidomos atyre nga Europa dhe Amerika e
Veriut) në një vend që është dukshëm i lirë nga krimi, dhuna apo problemet politike. Ky
fenomen është veçanërisht i dukshëm në formën e postblloqeve në rrugë, në destinacionet
turistike bregdetare, dhe në disa destinacione malore. Në vendet në zhvillim dhe në
kopje
Qeveria dhe Turizmi
49
vendet me ekonomi në tranzicion është shumë i zakonshëm një qëndrim mbizotërues që
prania e një numri të madh të policisë dhe ushtrisë nënkupton më shumë siguri për
banorët lokalë dhe vizitorët. Për fat të keq, ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë në disa raste
dhe në disa situata, kjo nuk është e vërtetë për turizmin në një vend shumë të sigurt, e
paqësor si Shqipëria. Ky nuk është një rekomandim që Policia e Shtetit të ndërpresë
funksionet e saj për të dhënë siguri, ky është një rekomandim që disa praktika dhe
politika të merren përsëri në konsideratë meqënëse ato lidhen me zhvillimin e turizmit në
një numër zonash kritike. Vende të tjera që kanë caktuar zhvillimin e turizmit si një
prioritet ekonomik me rëndësi vitale kombëtare, e vendosin atë në një vend me prioritetet
e tjera të sigurisë kombëtare.
Reduktimi i plehrave në zonat turistike. Qëndrimet lokale ndaj plehrave janë
shqetësuese. Qytetet turistike, lumenjtë, rrugët dhe brigjet e liqeneve janë tejet të
mbuluara. Nivelet e plehrave shokojnë shumicën e të huajve dhe mesazhi që marrin të
huajt është se shqiptarët nuk e duan apo nuk e respektojnë qytetin e tyre apo kulturën e
tyre. Zgjidhja e këtij problemi duhet të përfshijë shërbimin e përmirësuar të bashkisë për
grumbullimin e plehrave (publik apo privat), pushtetin vendor si dhe fushatat për t’i bërë
banorët lokalë të ndërgjegjshëm për impaktin e problemit dhe një komunitet masiv i
organizuar për fushatat e e pastrimit.
Menaxhimi i ujrave të zeza. Menaxhimi efektiv i ujrave të zeza duhet të jetë një pjesë
integrale e zhvillimit të vendbanimeve. Në zonën bregdetare, në destinacionet e lumenjve
dhe liqeneve vizitorët dhe banorët lokalë marrin pjesë në mënyrë të mirëfilltë në
aktivitetet në ujrat e zeza (dhe në ato të qytetit që vizitojnë). Menaxhimi i papërshtatshëm
i ujrave të zeza është një shqetësim i madh për shëndetin, projekton një imazh shumë
negative dhe shkatërron cilësinë e produktit të turizmit që vendi po shet në tregjet
ndërkombëtare. Menaxhimi i shëndoshë është kritik për rëndësinë afatgjatë të sektorit të
turizmit, dhe mund të bëhet një tipar atraktiv duke treguar se sa përgjegjëse po bëhet
Shqipëria me burimet e saj qëndrore të turizmit.
Në zgjidhjen e këtij problemi kërkohet bashkëpunim i ngushtë dhe me pushtetin lokal,
bashkëpunim ndërkomunal, bashkëpunim mes autoriteteve vendore dhe komunitetit për
vënien e një tarife të re për këtë shërbim, si dhe një interes më i madh i investitorëve dhe
donatorëve për gjetjen e formave të reja të investimeve në këtë sektor. Gjithashtu,
bashkëpunimi në fushën e ujërave, është një cështje prioritare edhe për sa i përket
bashkëpunimit ndërkufitar apo edhe në kuadrin e projekteve me Komisionin Europian.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
50
KREU V:
SHTOJCA
5.1 Statistika
Vizitorë të huaj të hyrë për periudhën janar-dhjetor 2011
Nr.
PERIUDHA
VIZITORE TE HYRE
2007 2008 2009 2010 2011
1. Janar 49437 55635 58640 68997 90712
2. Shkurt 41173 52284 52787 55181 79189
3. Mars 53532 68942 62933 72864 106649
4. Prill 70040 76867 98735 90139 145171
5. Maj 77577 97995 113362 117261 146114
6. Qershor 93533 123249 135740 144663 196704
7. Korrik 201428 251926 469109 565262 670713
8. Gusht 215120 257185 411252 711546 684886
9. Shtator 95148 101461 119358 158545 200486
10. Tetor 75109 91319 100783 128452 149917
11. Nentor 54994 65691 73165 95288 122986
12 Dhjetor 71674 87584 90181 94701 140123
GJITHSEJ
1098765
1330138
1786045
2302899
2733650
kopje
Qeveria dhe Turizmi
51
Ne periudhen janar- dhjetor 2011 kane hyre 430751 vizitore te huaj me shume se ne vitin
2010. Gjate kesaj periudhe numri i vizitoreve jorezidente ka patur rritje 18.7 % krahasuar
me vitin 2010.
Numrin me te madh te vizitoreve e perbejne ato kosovare me 46% te ndjekur nga
maqedonas 12% malazeze dhe greke nga 6%,italiane 5%, angleze dhe gjermane nga 3%.
Ne vitin 2011 kane hyre :
- 77451 vizitore gjermane ose 39% me shume se nje vit me pare
- 76604 vizitore angleze ose 23% me shume se ne vitin 2010
- 151256 vizitore greke ose 34% me shume se ne 2010
- 30620 vizitore franceze ose 19% me shume se 2010
- 32604 vizitore zvicerane ose 46% me shume se 2010
0
100000
200000
300000
400000
500000
600000
700000
800000
2007
2008
2009
2010
2011
kopje
Qeveria dhe Turizmi
52
Konkluzione
Në një kohë që përflitet shumë për një bum në turizmin tonë, ky vit po tregon atë çka të
gjithë specialistët e mirëfilltë të turizmit i druheshin, faktit se gjërat nuk janë aq rozë sa
ç’pandehej apo parashikohej. Kjo ka shpjegimet dhe arsyet e veta, nga të cilat më
kryesorja është ndoshta heqja e vizave për shqiptarët, që e ka bërë turizmin tonë tashmë
të krahasueshëm me atë mesdhetar për masat e popullsisë, që më parë nuk kishin mundësi
të lëviznin, për shkak të regjimit të vizave. E për pasojë shqiptarët për shumë arsye,
kuriozitet, takimi me të afërmit, por edhe fama që gëzon turizmi i fqinjëve, i ka bërë të
udhëtojnë jashtë Shqipërisë. Deri këtu çdo gjë është normale dhe e pranueshme, madje
dhe e justifikueshme, ndërkohë që shqetësues është fakti se këtë vit duket se do të kemi
një rënie të konsiderueshme në numër nga ajo masë turistësh që ne e konsideronim të
sigurt, shqiptarët që jetojnë në Ballkan.
Dhe nëse këta klientë nuk po vijnë në Shqipëri, ata po shkojnë diku gjetkë, d.m.th. po
bëjnë një zgjedhje të ndryshme. Rënia e numrit të këtyre turistëve në brigjet tona tregon
ndoshta se ky produkt e ka arritur pikun e tij vitin që shkoi dhe tashmë po fillon rënia.
Kjo është diçka që pritej të paktën nga ata që kanë studiuar turizëm apo që e njohin këtë
sektor mirë nëpërmjet eksperiencës disavjeçarë në këtë fushë. Po vërejmë një situatë që
ka dalë nga kontrolli në shumë qytete bregdetare dhe që po rrezikojnë seriozisht të
ardhmen e sektorit më potencial të turizmit në vendin tonë, turizmin e plazhit. Turizmi i
plazhit, i bërë siç duhet, si fqinjët, është padyshim industria më fitimprurëse në Mesdhe
dhe kjo është e provuar tashmë për dekada me radhë nga fqinjët tanë si Italia, Spanja,
Greqia, Turqia, por edhe Kroacia tashmë. Shumë njerëz, me apo pa formimin e duhur në
turizëm, i janë vërsulur trumbetimit të turizmit malor, ndërkohë që ky turizëm është mjaft
i kufizuar në numrin e turistëve që tërheq dhe është një lloj turizmi me të ardhura
relativisht të ulëta, sepse dhe shërbimet që ofron janë tepër bazike. I vetmi turizëm malor
me të ardhura mbi mesataren është turizmi i skive.
Pa investime serioze në resorte skish nuk kemi ndonjë arsye për të qenë kaq euforik.
Treking, ecja, alpinizmi, janë sektorë të këtij turizmi që tërheqin njerëz të pasionuar dhe
që janë të gatshëm të reduktojnë pretendimet për kushte të një cilësie të lartë, mjaft që të
kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre të preferuar. Ata harxhojnë shumë pak të
ardhura në hoteleri apo aktivitetet ndihmëse e për pasojë të ardhurat prej tyre janë të
kufizuara. Nëse një klient i turizmit të plazhit gjatë sezonit mund të harxhojë vetëm
hoteleri 40 euro në ditë në një hotel me 4 yje, një turist malor harxhon 1/3 ose edhe 1/4 e
kësaj shifre. Ndërkohë që po të kishim një resort me parametra si fqinjët tanë çmimi për
person gjatë sezonit do të shkonte të paktën në 60 euro në ditë vetëm hoteleri, pra 5 deri
në 6 herë më shumë të ardhura se një turist malor.
Paradoksi vazhdon: Shqipëria, një vend i mirëfilltë mesdhetar, madje me një nga
mesataret më të larta të ditëve me diell në vit, i kushton më shumë rëndësi një turizmi që
nuk është natyral për vendet mesdhetare. Nuk tregohet interes për turizmin e plazhit, një
industri që mban gjallë shumicën e ekonomive mesdhetare. Kjo është dega me
fitimprurëse e turizmit mesdhetar, pasi ka një shtrirje kohore prej të paktën 5-6 muajsh
dhe me një çmim mesatar prej 60-130 eurosh në natë për dhomë për resorte me 3-4 yje.
Ky është turizëm masiv që frekuentohet nga shumë turistë të një niveli të caktuar, që
kopje
Qeveria dhe Turizmi
53
kryesisht vijnë nga Europa Veriore me avionë çarter në destinacionet mesdhetare, ku
kalojnë pushimet e tyre kryesore vjetore. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend mesdhetar
që dërgon, por nuk pret çarter me turistë, thjesht sepse nuk ka investime serioze në
bregdet në resorte me mbi 150 dhoma.
Nga ana tjetër, ka ardhur koha që subjektet që e kanë të lidhur jetën me turizmin, shoqatat
e tyre, por dhe shoqëria civile të mos i tolerojë më zhvillimet pa kokë që po bëhen kudo
në zonat më të bukura të brigjeve tona, nëse duam të shpëtojmë atë çka mbetur. Nëse
çfarë theksova për zhvillimet e mëtejshme të turizmit nuk do të merren parasysh, por do
të vazhdojë zhvillimi sporadik i deritanishëm, konkluzioni i vetëm do të jetë një sektor
turizmi i çalë, që me kalimin e kohës do të kthehet në një gangrenë që do të duhet
amputuar dhe kjo do të kërkojë një kosto të jashtëzakonshme nga të gjithë ne.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
54
Rekomandime
Më poshtë do të jap disa rekomandime që mendoj se duhen marrë menjëherë parasysh në
mënyrë që rritja të përshkoj rrugën e duhur.
Krijimin e strategjive për uljen e cmimit të paketave turistike
Rritja e numrit të agjencive turistike që operojnë në vend, duke rritur në këtë mënyrë
konkurrueshmërinë ndërmjet tyre do të bëj që cmimet e paketave turistike të ulen. Vetëm
në këtë mënyrë vendi ynë mund të bëhet një destinacion atraktiv si për pushuesit e huaj
dhe për atë vendas.
Rritjen e njësive akomoduese
Duhet punuar fort përsa i përket këtij faktori si nga ana e operatorëve privat ashtu dhe nga
ana e atyre shtetëror, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e njësive aktuale akomoduese
dhe të ngrihen njësi të reja duke qenë më pranë asaj cka kërkojnë pushuesit.
Punësimi
Një vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet dhe punësimit, cilësisë dhe mënyrës sesi ky
sector perceptohet dhe operon, kjo mund të arrihet nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme
që duhet t’u bëhen punëtorëve, rritjen e nivelit të pagave si dhe rritjes së punësimit me
orare të plota.
Zhvillimi urbanistik
Eshtë e rëndësishme përcaktimi i një plani për zhvillimin urbanistik dhe që të konsideroj
kerkesat për hapesira të reja publike dhe për infrastruktura të përshtatshme me rritjen e
madhe të ndërtesave të banimeve te verifikuara ne vitet e fundit. Ky planifikim duhet te
garantoj një studim të plotë me integrimin ë aspekteve morfologjike duke krijuar keshtu
nje sistem mbështets për zhvillimin turistik të qëndrueshëm.
Përcaktimi i zonave më atraktive
Për të sjell Shqipërinë në mënyrë graduale në rrethin e turizmit botëror duket e
domosdoshme si fillim të pikësynohen zonat më atraktive dhe rekreative dhe të lidhura sa
më mirë me rrugët kryesore. Nga kjo anë Saranda dhe Ksamili paraqesin per vendosjen
qe kane dhe per pasurite historike dhe të pejzazhit një rëndësi strategjike dhe që mund të
tërheqin me vete të gjithë turizmin shqiptar.
Mbrojtja e ambjentit
Eshtë e rëndësishme përcaktimi i një master plan dhe e disa masave te menjëhershme për
mbrojtjen e ambjentit, për sistemimin e zhvillimit te ndertimit qe vazhdon dhe permbarja
/ administrimi i ndertimeve pa leje. Në këtë mënyrë duke konsideruar situatën aktuale dhe
te prirjes e rritjes së ndertimeve pa leje duket e rëndësishme që të bëhen disa kritere të
qarta të pranimit/mos pranimit per një valutim të urbanizimit pa leje.
kopje
Qeveria dhe Turizmi
55
Bibliografia
1. A. Dushi. Turizmi malor, Ofertat në Razme, Vermosh e Theth.
2. Country in Europe, Annex to the Programme Frameëork Document – Environment
3. Dhoma e tregtisë dhe industrisë. Udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit
në Shqipëri.
4. E. Gusmari, Revista “Monitor”, Nr. 26. (2007). 24 orë në trojet Shqpitare
5. Ekolevizja (2009): analiza cilësore e Vlerësimit të ndikimit në mjedis të TEC-it të
Porto Romanos, Ekolevizja, Prill 2009273
6. Hall D. R. (2000): ‘Tourism as Sustainable Development? The Albanian Experience
of ‘Transition’’, in international Journal of tourism Research, 2: 31-46
7. Hill M. R. (2006): ‘The European Union’s Emissions Trading Scheme: A Policy
Response to the Kyoto Protocol’, in Journal of Contemporary European Studies, 14(3):
393-410
8. Holland J. (2000): ‘Consensus and Conflict: The Socioeconomic Challenge facing
Sustainable Tourism Development in Southern Albania’, in Journal of Sustainable
tourism, 8(6): 510-524
9. I. Agolli 2010. Shqipëri: Kërkesat e mëdha shtyjnë periudhën e turizmit.
10. J. Elliot . Tourism: politics and public sector management.
11. RSH (Republika e Shqipërisë) (2007a): Strategjia kombëtare e energjisë, 2006-2020,
Draft Dokument
12. RSH (Republika e Shqipërisë) (2007b): Strategjia e turizmit, Ministria e Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Maj 2007
13. RSH (Republika e Shqipërisë) (2008): Strategjia kombëtare për zhvillimin dhe
integrimin 2007-2013, Këshilli i Ministrave, Mars 2008
14. SH. Hajnu, Revista “Monitor”, Nr.23. (2006). Trrokitja e turizmit
15. Shreurs M. (2008): ‘From the Bottom-up: Local and Sub-National
16. Toto R. (2009): ‘Rajonalizimi i Shqipërisë përkundrejt Reformës
17. UN Albania (2007): one Environment albania: integrating Environmental
Sustainability in Development Priorities of a ‘One UN’
18. UNDP, REC (2005a): Strategjia Rajonale e Zhvillimit, Qëllimet e Zhvillimit të
Mijëvjeçarit