35
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës dhe familjes në avancimin e suksesit të nxënësve gjatë shkollimit Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Safete Rustemi Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

  • Upload
    others

  • View
    298

  • Download
    10

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Partneriteti në mes shkollës dhe familjes në avancimin e suksesit të

nxënësve gjatë shkollimit

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Safete Rustemi

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

2

Ky punim diplome u mbrojt me ____________________ para komisionit vlerësues në

përbërje:

1. _______________________________ Kryetar

2. _______________________________ Anëtar

3. _______________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën _______________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

3

PËRMBAJTJA

Mirënjohje ....................................................................................................................................... 5

Abstrakt ........................................................................................................................................... 6

Abstract ........................................................................................................................................... 7

Hyrje ................................................................................................................................................ 8

KAPITULLI I

1. SHPJEGIMI I NOCIONEVE BAZË ....................................................................................... 9

1.1. Nocioni bashkëpunim ........................................................................................................... 9

1.2. Nocioni shkollë ..................................................................................................................... 9

1.3. Nocioni familje ................................................................................................................... 10

1.3.1. Për here të parë në shkollë ........................................................................................... 10

KAPITULLI II

2. FAKTORËT, FORMAT DHE PARIMET E PARTNERITETIT ...................................... 11

2.1. Faktorët e partneritetit ........................................................................................................ 11

2.2. Format e partneritetit .......................................................................................................... 12

2.2.1. Format e partneritetit të drejtpërdrejtë ......................................................................... 12

2.2.2. Format e partneritetit të tërthort................................................................................... 16

2.3. Parimet e partneritetit ......................................................................................................... 18

KAPITULLI III

3. MARRËDHËIET SHKOLLË - NXËNËS - FAMILJE ....................................................... 22

3.1. Marrëdhëniet mësimdhënës - nxënës ................................................................................. 22

3.2. Marrëdhëniet prindër – nxënës ........................................................................................... 23

3.3. Marrëdhëniet mësimdhënës - familje ................................................................................. 24

3.4. Organet profesionale në shkollë ......................................................................................... 26

3.4.1. Këshilli i arsimtarëve ................................................................................................... 26

3.4.2. Këshilli i klasave ......................................................................................................... 27

3.4.3. Këshilli i prindërve ...................................................................................................... 27

3.4.4. Këshilli i nxënësve ...................................................................................................... 28

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

4

KAPITULLI IV

4. RËNDËSIA E PARTNERITETIT ......................................................................................... 29

4.1. Rëndësia e bashkëpunimit për nxënësit .............................................................................. 29

4.2. Rëndësia e bashëpunimit për shkollën ............................................................................... 30

4.3. Rëndësia për familjen dhe komunitetin .............................................................................. 30

PËRFUNDIM ................................................................................................................................ 32

REKOMANDIME ......................................................................................................................... 33

REFERENCA ................................................................................................................................ 34

LITERATURA .............................................................................................................................. 35

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

5

Mirënjohje

Çdo fillim ka një fund, edhe studimet e mia në këtë universitet në nivelin bachelor po

përfundojnë këtu, por rrugëtimi im me një qëllim do të vazhdojë tutje.

Së pari e falenderoj Zotin për shëndetin, durimin,dhe mirësitë që më ka dhënë në këtë

jetë.

Falënderim dhe mirënjohje nga ana ime shkon për të gjithë ata që në mënyra të

ndryshme me ndihmuan në realizimin e kësaj teme, dhe të qëllimeve të mia deri me tani.

Një falendesim dhe mirënjohje e veçantë shkon për udhëheqësin tim shkencor Prof. Ass.

Dr. Shefqet Mulliqi i cili ishte i gatshëm të me ofroj ndihmë nga ana e tij profesionale për

çdo rast. Respekt.

Falenderim nga zemra edhe familjes sime e cila ishte afër meje në çdo rast, ndihma

dashuria e ngrohtësia e tyre është arsya që unë jam sot këtu. Dashuria e të cilëve nuk

shuhet kurrë e pa ndihmen e tyre nuk do të arrija të qëllimi im, faleminderit familje e

dashur për dashurin e sinqertë dhe ndihmen e pa ndalur.

Respektin, falenderimet mirënjohjen ia dedikoj halles sime e cila ishte motivimi im dhe

ndihmëtarja ime kryesore në këtë rrugëtim, andaj ky sukses i imi është edhe sukses i saj.

Faleminderit mikeve të mia për çastet që kaluam së bashku gjatë këtyre viteve.

Faleminderit.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

6

Abstrakt

Nëpërmjet këtij punimi synohet të tregohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve

shkollore dhe familjes në avancimin e fëmijëve në të nxën dhe në rritjen e suksesit të tyre

në mësim. Partneriteti i familjes me shkollën ka rëndësi të veçant në zhvillimin dhe

aftësimin e fëmijëve në të nxënit gjatë gjithë jetës, andaj në këtë punim synohet që në

mënyrë sa me të thjesht të tregohet bashkëpunimi që duhet ta kenë shkolla me familjen e

këto dyja se bashku me fëmijën. Faktorët, format, parimet dhe marrëdhëniet e

mësimdhënësve me nxënësit janë mënyra e arritjes së suksesshme të nxënësve në të nxën,

po ashtu janë kriteret për të cilat do të flitet në këtë punim. Bashkëpunimi shkollë-familje

është një çështje më rëndesi në avancimin e fëmijëve në institucione arsimore, andaj edhe

qëllimi kryesor i këtij punimi është të paraqes mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet

institucioneve arsimore dhe familjes.

Fjalët kyqe: shkolla, familja, nxënësit, bashkëpunimi, suksesi

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

7

Abstract

Through this project intended to tell cooperation between scholar institutes and family in

the advancement of children into learning and growing their success in lesson.Family

partnership with school is so important in development and training of children in teching

whole all the life, so in this project intended in the simple way to tell cooperation that

have to have school with children and children with parents.Factors,forms,principles, and

relation with proffsors with students is the way os successful achivemt of students in

teaching,and the critoion thaqt we will talk in this project.

Partnership school-children is an important casse in promotion of children in scholar

institutes,and this is the best point in this project is to present the ways of cooperation

between scholar insititutes and family.

Key word: school, family, children, coopecation, success.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

8

Hyrje

Bashkëpunimi shkollë-familje ndajnë misionin themelor në edukimin dhe arsimimin e

fëmijëve. Partneriteti në mes tyre duhet të lidhet me principet themelore që njihen dhe

respektohen nga të gjithë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi duhet të jetë në dobinë e fëmijëve

dhe në rritjen e suksesit të tyre. Shkolla dhe familja janë dy faktorët më të rendësishëm në

edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, bashkëpunimi i shkollës me familjen duhet të

organizohet në mënyrë permanente dhe serioze.

Fëmijët gjatë arsimimit zhvillohën në mënyrë të gjithëanëshme andaj mbështetja dhe

përkushtimi i mësimdhënësve ka një rendësi të madhe.

Mësimdhënësi duhet të jetë i përgatitur në çdo aspekt në atë mënyrë që fëmijët të fitojn

njohuri, shkathtësi, arritje, dije, gjatë shkollimit dhe mësimit gjatë tërë jetës në mënyrë që

ata të ballafaqohen me sfidat e tyre jetësore. Mësimdhënësi është një ndër faktorët

subjektiv që ka rëndësi të madhe në punën mësimore, ai me aftësinë e tij profesionale

organizon dhe realizon tërë punën me nxënës. Mundëson krijimin e kushteve elementare

në klasë, po ashtu krijimin e një atmosfere tërheqëse në mënyrë që të realizon mësim të

suksesshem me nxënës.

Familja është qeliza e pare e shoqëris prej të cilës fillon procesi i edukimit për fëmijën,

ajo është foleja me e afërt e me e dashur për fëmijën ndaj të ciles ai mund t’i parashtroj

hapur nevojat dhe kërkesat e veta. Po ashtu familja është burimi i parë i ideve themelore

të cilat fëmija i fiton qysh në hapat e parë të fillimit të jetës së tij, andaj përkushtimi dhe

kujdesja e familjes gjatë procesit mësimor ndikon në zhvillimin dhe avancimin e procesit

të të nxënit të fëmijës.

Në mënyrë që fëmijët të ndihmohen që të ballafaqohen me emocionet e tyre atëherë

mësimdhënësit dhe familja duhet t’i pranojnë dhe t’i respektojnë ndjenjat e tyre.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

9

KAPITULLI I

1. SHPJEGIMI I NOCIONEVE BAZË

Shpjegimi i nocioneve bazë i mundëson lexuesve që të kuptojnë dallimin dhe

ngjashmërin e nocioneve, të njohë fjalën bashkëpunim dhe të kuptoj nocionet e përafërta

që kanë të bëjnë me partneritetin shkollë - familje - nxënës.

1.1. Nocioni bashkëpunim

Nocioni bashëpunim ka kuptimin e bashkëpunimit në mes dy ose me shumë personave në

kryerjen e një punë të përbashkët për dike tjetër.

Nocioni bashëpunim ka kuptimin e inkuadrimit të më shumë faktorëve në procesin e

edukimit, këta faktorë mund të jenë të planifikuar dhe të paplanifikuar, të kontrolluar e të

pakontrolluar, të vazhdueshëm apo të herëpashershëm, shoqëror apo individual e që

synojn realizimin e qëllimeve të edukimit. (Deva- Zuna & bashkautorët, 2009, fq.17)

1.2. Nocioni shkollë

Për shkollën egzistojnë nocione të ndryshmë të sqaruara nga pedagog të ndryshem, në të

shumtën e rasteve ajo cilësohet si një institucion bazë për fitimin dhe përvetësimin e

njohurive të ndryshme për nxënësit. Nga përgjithësia e nocioneve për shkollën veçojmë

dy nocione që i japin autorë të ndryshëm si “ Shkolla është një institucion me organizim

të veçantë, detyra themelore e së cilës është realizimi i qëllimeve dhe detyrave të procesit

të edukimit” dhe “ Shkolla është një sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e vetë

shoqërisë”. (Deva- Zuna & bashkautorët, 2009, fq.18)

Nga kjo dalim në përfundim se shkolla është një institucion me organizim të veçantë dhe

sistem i krijimit nga shoqëria për interesat e vetë shoqëris. Elemente të këtij sistemi janë:

mësimdhënësit, nxënësit, udhëheqësit e shkollës, punëtorët adminisrativ, puntorët

ndihmës etj.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

10

Shkolla është institucion edukativ-arsimor që ka për qëllim zhvillimin e përsonalitetit,

aftësive intelektuale, përvetësimin e njohurive, shkathtësive, dijeve, kultivimin e respektit

nga nxënësit nëpërmjet aktiviteteve mësimore dhe nëpërmjet të nxënit gjatë gjithë jetës.

Në bazë të nivelit shkollat i ndajm në:

Shkollat fillore,

Shkollat e mesme dhe

Shkollat e larta.

1.3. Nocioni familje

Familja është bashkësi vitale e prindërve me fëmijët dhe përsonat tjerë në gjini, është

bërthamë themelore e shoqërisë që krijohet me martesën e individëve të gjinive të

ndryshme.

Familja si e tillë është çelsi apo hapi i parë ku fëmija mbështetet në fillimet e tij, ndikimi

dhe bashkëpunimi i saj me shkollën janë një hap i dytë për fëmijën në zhvillimin e

krijimin e tij si qenje njerëzore e shoqërore.

1.3.1. Për here të parë në shkollë

Sikur për prindërit ashtu edhe për fëmijët rëndësi të madhe ka regjistrimi i tyre në shkollë

për herë të parë. Për fëmijët kjo është një ngjarje me rëndësi të madhe sepse bëhet një

kthesë e menjëhershme në jetën e tyre e cila lë gjurmë të pa harruara. Ndarja e tyre nga

gjiri familjar ku kanë qenë të lirë e të rrethuar me plotë dashuri nga prindërit është një gjë

që fëmija vështir e përballon në fillim.

Regjistrimi i tij në shkollë dhe hyrja në një rreth të ri ku kërkohet rregull, disiplin, punë

dhe të bëjë patjetër atë që kërkon mësuesja është moment i vështir në fillim. Disa fëmijë

nuk qendrojnë pa prezencen e njërit nga prindërit në klasë. Për këtë arsye bashkëpunimi i

prindërve me mësuesen, ndihma reciproke e tyre ndikon në avancimin e fëmijëve në

mësim dhe në krijimin e atmosferës gazmore që do të krijon gjallëri të fëmijët e cila jo

vetëm në fillim por edhe gjatë tërë jetës do të këtë ndikim pozitiv në suksesin e tyre.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

11

KAPITULLI II

2. FAKTORËT, FORMAT DHE PARIMET E PARTNERITETIT

Faktorët, format dhe parimet e partneritetit në mes të shkollës e familjes janë ato të cilat e

cilësojnë suksesin e nxënësve, arritjen, ndërtimin, mirëqenien e tyre në shoqëri dhe në

mjedis shoqëror.

2.1. Faktorët e partneritetit

Faktorët edukativ si subjekte dhe mjedise, vetvetiu, qoftë edhe në mënyrë të

pavetëdijeshme apo të paqëllimshme, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë puqen në fëmijën

nxënës, të quajmë epiqendër me fuqi të madhe tërheqëse, që kjo fuqi tërheqëse të jetë

centrifugale dhe t’i bashkojë të gjithë në epiqendrën e përbashkët fëmijë - nxënës,

respektivisht në mirërritjen dhe edukimin e drejtë të tij, faktorët duhet të arrijnë

bashkëpunim. (Deva - Zuna & bashkautorët, 2009, fq. 115, 116)

Bashkëpunimi në mes shkollës dhe familjes ka një rëndësi me shumë vlerë në procesin

edukativ të fëmijëve në institucione arsimore. Për këtë themi se shkolla dhe familja

përbëjnë dy faktorët me të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve.

Raporti që krijohet në mes shkollës dhe familjes varet nga faktor të ndryshëm por

gjithsesi ata duhet të jenë në gadishmeri për bashkëpunim i cili është në favor të brezit të

ri (fëmijëve).

Fëmijët janë me të suksesshëm nese prinderit e tyre përfshihen në shkollë dhe inkurajojnë

të mësuarit në shtëpi. Pra faktorët me të rëndësishem që ndikojnë në avancimin dhe

edukimin e fëmijëve janë familja dhe shkolla apo funksionimi i trekëndëshit shkollë –

familje - nxënës.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

12

2.2. Format e partneritetit

Format e partneritetit edukativ përfshijnë komponente të ndryshme në procesin e arsimit,

ndër to egziston edhe mënyra e partneritetit në mes të faktorëve të ndryshëm. Duke u

bazuar në disa kritere format e partneritetit i ndajmë në dy grupe:

Format e partneritetit të drejtpërdrejtë:

Format e partneritetit të tërthortë

2.2.1. Format e partneritetit të drejtpërdrejtë

Format e partneritetit të drejtpërdrejtë janë forma direkte ku mësuesi dhe prindi apo

partneritetet mund të komunikojnë pa mjete ndërmjetsuese. Këto forma të cilat realizohen

përmes kontaktit të drejtpërdrejtë pa ndërmjetsim ku partneret gjenden përballë njeri-

tjetrit kanë për qëllim këmbimin e informacioneve të suksesit apo të problematikave të

nxënësve dhe në arritjen e marrëveshjeve për zgjedhjen e problemeve apo të marrejs së

vendimeve të ndryshme në institucionet edukativo-arsimore. Mënyrat se si realizohet

partneriteti i drejtpërdrejtë jane:

Mbledhjet e prindërve,

Takimet individuale,

Vizitat në shtëpi,

Prindi në institusionet parashkollor dhe komunitet

1. Mbledhjet e prindërve: Mbledhjet me prindër mund të jenë të natyrave të ndryshme.

Mbledhjet midis prindërve me faktorët e shkollës qoftë mësuesit apo drejtori i shkollës të

cilat bëhen në rrethana të caktuara janë prej mënyrave të realizimit të bashkëpunimit të

drejtpërdrejtë që bëhen në të mirën e nxënësve.

Dinamika dhe lloji e funksioni i mbledhjeve të prindërve janë të planifikuara me

rregulloren e institucioneve arsimore. Vlen të theksohet se rregullorja lejon mbajtjen e

mbledhjeve të parapara ngase në punën pedagogjike vlen “ligji i të paparashikueshmes në

jetë”. (Deva- Zuna & Nimonaj- Hoti, 2017,fq.84)

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

13

Egzistojnë tri faza që ndihmojnë në bashkëpunimin e shkollës me prindër e ato janë:

Faza e informimit dhe bashkëbisedimit refkeltiv: Në këtë fazë veçojmë

mbledhjet që planifikohen me rregulloren e institucionit. Mbledhjet e informimit

organizohen nga shkolla dhe në të ftohën prindërit e të gjithë nxënësve të klasës.

Ato organiëohen në fillim të vitit shkollorë me qëllim që prindërit të informohen

për rregullat e shkollës në të cilat hynë pjesmarrja e nxënësve në klasë,

pëgjegjësitë e nxënësve, mësimdhënësve e prindërve dhe paralajmërimi për

rreziqe të mundshme në situata të caktuara. Këto mbledhje kanë përparësi sepse

prindërit janë të kyqur në punët e shkollës dhe në marrjën e informative nga

kujdestarët e klasave.

Faza e realizimit dhe reflektimit formative: Në këtë fazë mësimdhënësi pasi

mbledhën prindërit në klasë ju dëshiron mirëseardhje dhe fillon takimin formal

me prindër.

Prindërit informohen për rendin e ditës respektivisht çështjet për të cilat do të

diskutohen me prindër. Mësimdhënësi është ai i cili fillon diskutimin dhe

mbledhjen me prindër të cilën e shëndrron në një kuvend të vendimeve serioze, në

të cilin do të merren vendime duke pasur parasysh edhe propozimet e prindërve.

Në rast që ndonjë propozim nuk mund të miratohet mësimdhënësi ka për detyrë

t’i njoftoj prindërit.

Faza e reflektimit sumativ dhe evaluimit: Në këtë fazë egzistojnë dy kuptime:

Kuptimi i pare është- bëhet vlerësimi i organizimit të një mbledhje me prindër po

ashtu merren vendime të përmirësimit të gabimeve të bëra si gjatë realizimit ashtu

edhe në rezultate.

Kuptimi i dytë është- reflektimi sumativ i cili përmbledh të gjitha mbledhjet me

prindër që organizohen gjatë një gjysmëvjetori apo viti.

Nga të dy kuptimet bashkëpunimi mes dy faktorëve partnerial pritet të jetë në

mënyrë sinergjike, pritet përmisimi i procesit të edukimit dhe mësimnxënies.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

14

2. Takimet individuale: Takimet individuale që realizohen në mes të prindërve dhe

mësuesve janë ndër format e parapelqyera për prindërit e nxënësve. Në të kalueren në

shkollat tona është praktikuar që të gjitha problemet me nxënës të diskutohen në praninë

e të gjithë prindërve duke menduar se kjo ndikon në ngritjen e cilësisë së mësimnxëniës.

Kjo bënte që prindërit në një mënyrë të skuqën nga të bëmat e fëmijëve të tyre, po ashtu

kishte raste kur tem e bisedes ishin vetëm nxënësit më të dalluar, kjo ka ndikuar që

prindërit nuk ndërmerrnin asnjë hap pozitiv për të ndihmuar në zgjedhjen e problemit.

Nese ne i bëjmë ftesë prindit të fëmijës për takim individual në të cilin do të

bashkëbisedojmë për problemet dhe të arrituarat e fëmijës së tij, prindi do të kuptoj që ne

jemi të interesuar në përparimin e atij nxënësi.

Egzistojnë prindër të cilët nuk dëshirojnë që problemet e fëmijës së tij t’i ndajnë me të

gjithë, andaj takimi individual është një mundësi që mësuesi/kujdestari të jetë i informuar

për çdo hollësi të nxënësit, informata këto që do t’i marrë nga prindi. Bashkëbisedimi i

hapur në këto takimi konsiston në respekt e mirëkuptim ndërmjet mësuesit/kujdestarit

dhe prindit.

Takimet individuale mund të jenë:

Takime individuale të planifikuara,

Takime individuale të rastësishme,

Takime individuale emergjente.

Fig.1. Takimet individuale në mes të prindërve me mësimdhënës

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

15

3. Vizitat në shtëpi: Vizita në shtëpi është një ndër format e cila e mundëson realizimin e

bashkëpunimit midis shkollës dhe familjes, gjithnjë duke pasur parasysh mirëkuptimin

dhe respektin reciprok.

Kjo mënyrë e bashkëpunimit parashihet me dokumentacionin pedagogjik dhe veçanërisht

aplikohet në nivelin parashkollor, por është dhe duhet të aplikohet për arsye të veçanta

edhe në nivele tjera të edukimit e të arsimimit të nxënësve, deri atëherë kur është e duhur

të aplikohet. (Deva- Zuna & bashkautorët, 2009, fq. 208)

Shpesh shkolla nuk mundet të përmisoj efektin edukativ në nxënësin as në familjen e tij,

sepse nuk ka informacine të bollshme për problemet apo të ndonjë krize që mund të këtë

në jetën jashtëshkollore. Për këtë arsye shkolla duhet të ndërmarr hapa të njohjes me jetën

familjare të fëmijës. Ky peoces mund të realizohet duhe bërë vizitat në shtëpi derisa është

e nevojshme, gjithëashtu ky process nënkupton angazhimin më të madh të shkollës që të

lidhë përtneritetin me familjen e ngushtë të nxënësit.

Në mënyrë që të arrihet zgjedhja e duhur duhet të bisedohet me prindërit për qëllimin e

mire të visitës, të tregohet arsya e saj dhe mirëkuptimi të jetë nga të dyja anët. Vizitat në

shtëpi duhet të vezhgohën me sy kritik dhe të aplikohen në momentin e duhur.

Përparësitë e vizites në shtëpi janë: krijohet besimi në procesin e bashkëpunimit,

kompletohen informata me të gjëra për fëmijën, mësuesi/kujdestari njihet me rrethanat e

jetës së nxënësit, rritet bashkëpunimi ndërfaktorial ejt.

4. Prindi në institusionet parashkollor dhe komunitet: Tanimë në institucionet

parashkollore është bërë e aplikuar prania e prindit dhe pjesëmarrja e tyre në çështjet

vendimmarrëse. Këshilli i prindërve krijohet nga një numër i prindërve të cilët do të

bashkëpunojnë me institucionin me qëllim që të ndihmojnë në mbarvajtjen dhe edukimin

e fëmijëve.

Ata kanë për detyrë të takohen rregullisht por edhe në mënyrë intensive atëherë kur

paraqitet nevoja. Bashkëpunimi i familjes me institucionin duke marrë pjesë në takime

qoftë me kujdestarin apo edhe ndonje përgjëgjës tjetër të institucionit është mënyra me e

përshtatshme për krijimin e një fëmije pa problem. Prindi me pjesëmarrjen e tij në

institucion tregon përkushtimin e dyfishtë që ka për fëmijën e tij, në këtë mënyrë prindi i

përmbush obligimet e tij të parapara për të cilat institucioni ka nevoj.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

16

2.2.2. Format e partneritetit të tërthort

Këto forma shpesh quhen edhe forma indirekte, aplikohen edhe sot në procesin e

partneritetit por nuk cilësohen si të mjaftueshme në bashkëpunim të frytshëm. Për

aplikimin e tyre kërkohet përgjegjësi e madhe me qëllim që të mos rrezikohet procesi.

Format e tërthorta kanë karakteristika specifike të cilat i dallojnë nga ato direkte dhe

gjithashtu mundësojnë kontaktin midis faktorëve në partneritet. Këto forma aplikohen

kryesisht me ndërmjetsimin e mjeteve teknike duke përdorur mesazhet apo thirrjet

telefonike, e-mail adresat, fletoren vlerësuese etj.

Ndër format e bashkëpunimit të tërthort që aplikohen me shumë janë:

Telefonatat

Komunikimi me shkrim

1. Telefonatat

Thirrjet telefonike me mundësi komunikimi dallojnë nga mënyra e realizimit, ato bëhen

në mes faktorëve bashkëpunues dhe realizohen në disa rrethana si:

Telefonatat në situata emergjente: konfliktet në shkolla janë raste të shpeshta

për këtë arsye nuk mund të themi se në shkollat me nivel të lartë nuk egzistojnë

situata të cilat kërkojnë zgjedhje emergjente. Andaj telefoni është një ndër mjetet

që siguron kontaktin më të shpejt me partneret. Në këtë rast situata vihet në

kontroll më shpejt dhe lajmrimi i problemit të familja është me i lehtë.

Telefonatat në situata specifike: përmes telefonatave si familja ashtu edhe

shkolla mund të shkëmbejnë informata njëra me tjetrën. Në rast se organizohet

ndonjë ekskurzion ose ndonjë mbledhje mësuesi/kujdestari shfrytëzon thirrjen

telefonike që t’i informon prindërit e fëmijëve për çdo rast.

Telefonatat rutinore: këto thirrje bëhen në mënyrë rutinore dhe mund të bëhen

nga cilado anë e partneritetit. Kjo mënyrë aplikohet në të gjitha nivelet shkollore

dhe mund të realizohet njëherë brenda muajit.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

17

2. Komunikimi me shkrim

Komunikimi me shkrim bëhet përmes mjeteve elektronike, postës dhe është me i

rezistueshem në kohën e sotit.

Civilizimi në kuptimin e ngritjes së nivelit të shkollimit dhe përhapja e mjeteve teknike e

elektornike te komunikimit bënë që të intensifikohet partneriteti edhe midis faktorëve

edukativ të shkollës, të familjes dhe komunitetit. (Deva- Zuna & bashkautorët, 2009, fq.

217)

Komunikimi me shkrim mund të bëhet edhe me rrjetet sociale, e-mail adres, mesazhe

telefonike, prindërit informohen në rast që nuk mund të kontaktojmë ata. Mesazhet e

dërguara pranohen dhe konfirmohen nga ana e prindërve, ky komunikim realizohet në

mënyrë që të forcoj partneritetin në mes të shkollës dhe familjes.

Shkurtë, shpejt dërgohen dhe pranohen informacione për çështjen në fokus apo, situatat

specifike, të parapara apo edhe emergjente, por edhe informacionet rutinore. (Deva- Zuna

& bashkautorët, 2009, fq. 217)

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

18

2.3. Parimet e partneritetit

Fjala parim do të thotë “Rregull themelor sipas të cilit ndërtohet a funksionon diqka”.

(Deva-Zuna & Nimonaj-Hoti, 2017, fq.248 ).

Parimet janë rregulla nga të cilat udhëheqet, ndërtohet dhe bazohet procesi i edukimit.

Një ndër qëllimet e pafundme është suksesi i procesit të partneritetit, ai varet nga

përkushtimi emotive dhe nga përgatitja racionale.

Me parim të partneritetit kuptojmë rregullat dhe kërkesat që mundësojnë dhe sigurojnë

bashkëpunim cilësor dhe efektivë midis faktorëve edukativë shkollë-famije-komunitet.

(Deva-Zuna & bashkautorët, 2009, fq.156 ).

Roli i parimeve qëndron në parandalimin e marrëdhënieve joefektive dhe në realizimin e

atyre efektive në mes të faktorëve partnerial. Egzistojnë parime të cilat e cilësojnë

partneritetin efektivë ndër të cilat veçojmë :

1. Parimi i qëllimshmërisë,

2. Parimi i partneritetit gjithëpërfshirës,

3. Parimi i partneritetit demokratik,

4. Parimi i partneritetit sistematik dhe kontinual,

5. Parimi i transparencës dhe konfidencës,

6. Parimi i lirisë dhe i përgjegjësisë. ( Deva-Zuna & Nimonaj-Hoti, 2017)

1. Parimi i qëllimshmërisë: Me qëllim që procesi i partneritetit të realizohet me sukses

ai duhet të jetë i orientuar drejtë një qëllimi të përcektuar. Ky qëllim duhet të analizohet

mirë nga partnerët bashkëpunues, këta partner duhet të dijnë qëllimin e bashkëpunimit që

realizohet në mes tyre. Faktorët bashkëpunues duhet që të qartësojnë qëllimin e

bashkëpunimit, t’i dallojnë qëllimet, t’i saktësojnë sipas vlerës, të punojnë për realizimin

e tyre, t’i përparojnë aplikimet e tyre dhe ato të jenë të bazuara në parimin e

qëllimshmërisë.

Faktorët bashkëpunues pritet të vazhdojnë realizimin e qëllimeve bashkëpunuese dhe t’i

afirmojnë e të vetëdijesojnë për arritjet edukative e sociale falë partneritetit të bazuar

edhe në parimin e qëllimshmërisë. ( Deva-Zuna & Nimonaj-Hoti, 2017, fq. 252.)

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

19

2. Parimi i partneritetit gjithëpërfshirës: Kuptimi i partneritetit gjithëpërfshirës

qëndron në krijimin e strukturës bashkëpunuese, në vlerësimin e gjithëpërfshirjes dhe në

jetësimin e saj. Në proces të gjithëpërfshirjës përfshihën të gjithë partnëret bashkëpunues

dhe marrin pjesë në procesin e përmisimit të gabimeve.

Gjithëpërfshirja si parim duhet të realizohet në mënyrë të rregullt dhe duhet të kenë

parasysh të gjithë mësimdhënësit e pedagogët. Në shkolla e sidomos në partneritet këtë

parim e aplikojnë shumë pak, edhe pse është një parim me një rëndësi shumë të madhe.

Mosbesimi i shkollës ndaj mundësive bashkëpunuese të familjes në procesin e edukimit e

veçanërisht arsimit të fëmijëve-nxënësve, sipas stafit pedagogjik e udhëheqës të shkollës

shumica e prindërve nuk ka as nivel e as kulturë të mjaftueshme që të bashkëpunojë me

arsimtarët dhe stafin tjetër profesional për mirëvajtjen e jetës shkollore, qëndrim ky

jashtëzakonisht denigrues e përçmues. ( Deva-Zuna & bashkautorët, 2009, fq.161).

Sido që të jetë bashkëpunimi në mes shkollës dhe familjes duhet të ketë gjithëpërfshije e

sidomos në shkollë ose klasë gjithëpërfshirja është parimi me i rëndësishëm për arsye se

fëmijët kur të gjithë përfshihen në punë dhe aktivitet avancimi e mësimdhënia e tyre do të

jetë në nivel me të lartë. Gjithëashtu dallimet e fëmijëve duhet të mos egzistojnë në

institucionet arsimore, të gjithë fëmijët kanë të drejtë të arsimohen në mënyrë të barabartë

pa dallim feje, race, apo gjinie. Shkolla është për të gjithë dhe çdo njëri meriton kujdes të

veçantë.

Fig.2. Shkolla është për të gjithë Fig.3. Të gjithë fëmijët janë të barabartë

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

20

3. Parimi i partneritetit demokratik: Marrëdhëniet demokratike në shoqërinë tonë

ngërthejnë në vete ide të demokratizimit të shkollës dhe krijimin e raporteve

bashkëpunuese demokratike.

Parimi i partneritetit demokratik ngërthen në vete respektin e secilit faktor bashkëpunues,

njohjen e të drejtës së lirë, krijimin e partneritetit të barabartë dhe respektim të motiveve

e nevojave për bashkëpunim. Ky parim ka të bëjë me pjesëmarrje të të gjithë faktorëve

bashkëpunues në menaxhimin e punëve të partneritetit. Në mënyrë demokratike kanë liri

të shprehjes prindërit si dhe pjesmarrje në vetëdijesimin e fëmijëve në aftësi të

mësimnxëniës dhe në parandalimin e dhunës e problemeve esenciale në shkolla.

4. Parimi sistematik dhe kontinual: Parimi sistematik ka kuptimin e një plani që bëhet

me rregull sipas një plani të caktuar. Ky parim planifikohet nga faktorët e partneritetit

dhe shkolla të cilat përfshihen në vazhdimësi.

Të gjithë partnerët bashkëpunues i respektojnë dhe u nënshtrohen rregullave të

bashkëpunimit të parapara me dokumentacionin pedagogjik, e respektojnë planin e

paraparë të partneritetit, metodat dhe format e mundshme në partneritet. (Deva-Zuna &

bashkautorët, 2009, fq.167).

Ky proces zhvillohet vazhdimisht derisa arrinë realizimin e qëllimeve të parashtruara.

Parimi kontinual: nënkupton vazhdimësin dhe është e pelqyer të realizohet në raste kur

nxënësit ndërrojnë shkollën, klasën dhe kur kalojnë nga një nivel në nivelin tjetër, p.sh.

kur fëmija përfundon institucionin parshkollor ndërsa prindërit vazhdojnë bashkëpunimin

me mësuesën në klasën të cilën kalon fëmija, por puna dhe bashkëpunimi me mësuesën

duhe të jetë me i madh, gjithësesi duke i jep përparësi fëmijëve që kanë problem në të

nxënë dhe duke shtuar kujdesin ndaj atyre që janë agresivë.

5. Parimi i transparencës dhe konfidencës: Fjala transparencë është fjalë latine e

përbërë nga “trans… +parere” që do të thotë “ e qartë, e kthjelltë, e dukshme, e

tejdukshme etj”. ( Deva-Zuna & bashkautorët, 2009, fq.169 )

Ndërsa fjala konfidencë rrjedh nga fjala latine “confidenza” që është sinonim i fjalëve

“besueshmeri, afërsi, intimitet, fshehtësi etj”. (Deva-Zuna & Nimonaj-Hoti, 2017, fq.259)

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

21

Ky parim përmbanë dy komponent që esencialisht janë të ndërlidhura dhe e plotësojnë

njera-tjetrën sidomos në procesin e faktorëve bashkëpunues siç është shkolla dhe famijla

që kanë rëndësi të madhe në edukimin e arsimimin e fëmijëve. Nese respektohet parimi i

transparencës shkolla hap dyert e bashkëpunimit me partnerët të cilët do të jenë të hapur

ndaj shkollës. Rritet besimi midis partnerëve bashkëpunues, krijohen kushte që të

pranojnë ide të ndryshme edhe nga faktorët që nuk janë të rregullt dhe sigurohen mundësi

për arritje të bashkëpunimit etj. Në rast që nuk respektohet parimi i transparencës mund

të ketë pasoja për partneritetin, pengohet edukimi i të rinjëve dhe shkolla do të mbyllet e

izolohet.

Respektimi ndaj parimit të konfidencës parandalon të keqën që mund të vijë nga

mosrespektimi i tij, duke e rujatur intimitetin ruajmë procesin e partneritetit. Theksojmë

se partnerët të cilët përfshihen në këtë bashkëpunim duhet të jenë të hapur ndaj njëri-

tjetrit.

Respektimi i parimit të partneritetit transparent dhe konfidencial, vlerësimi objektiv për

qasjen e duhur të aplikimit, takti pedagogjik gjatë vendimmarrjes për aplikim të parimit

vetëm i rrit gjasat që partneriteti të këtë sukses dhe të zgjidhen situatat që duken si

vështirë të zgjedhura. (Deva-Zuna & bashkautorët, 2009, fq.172)

6. Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë partneriale: Ky parim përmbanë në vete lirinë

pedagogjike për arritje të lartë të bashkëpunimit dhe përgjegjësinë për bashkëpunim

ndërfaktorial. Këto dy aspekte e kompletojnë këtë parim dhe e bëjnë më të plotë.

Parimi i lirisë nënkupton vendimmarrjen e lirë të secilit faktor në partneritet, asnjëri nuk

detyrohet dhunshëm që të bashkëpunojë por as nuk pengohet që të realizoj ndonjë qëllim

edukativë. Në mënyrë të lirë vendosin për bashkëpunim dhe për zgjedhjen e situatave të

caktuara në bashkëpunim.

Në shkollë diskutohet në mënyrë institucionale për vendimet, ndërsa familja merr

vendime të mëvetësishme. ( Deva-Zuna & bashkautorët, 2009, fq.166 )

Parimi i përgjegjësis nënkupton ndjenjën e secilit veç e veç dhe atë kolektive të

partnerëve për detyrat e tyre edukative e sociale, vetëdijen për të realizuar me sukses

detyrën, si dhe pasojat nga mossuksesi e përballja me to si dhe gadishmeria për

përmirësim të partneritetit. ( Deva-Zuna & bashkautorët, 2009, fq. 165)

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

22

KAPITULLI III

3. MARRËDHËIET SHKOLLË - NXËNËS - FAMILJE

Marrëdhëniet shkollë-nxënës-familje ndikojnë në arritjet e nxënësve si në suksesin e tyre

ashtu edhe në zgjedhjen e problemeve. Një bashkëpunin i mirë ndikon pozitivisht të

fëmijët për këtë arsye kjo piramid e bashkëpunimit ka rëndësi të veçantë në procesin

edukativë e arsimor. Nese krijohet besimi në marrëdhëniet familje-shkollë do të fitojmë

rezultate pozitive dhe fëmijët do të kenë mbeshtetje për të mësuar si nga ana

institucionale ashtu edhe nga ajo familjare , të dyja këto do të ndikojnë edhe në zhvillimin

e përsonalitetit të fëmijës.

Qëllimi i bashkëpunimit nuk është vetëm të rrisë përfshirjen prindërore, por të stabilozojë

dhe të rrisë të nxënit e fëmijëve përmes arritjeve akademike, arritjeve social-emocionale

dhe sjellore. (Kashahu, 2013).

3.1. Marrëdhëniet mësimdhënës - nxënës

Sot në shkollë zbatohen metoda të reja në të nxën dhe kërkohet që mësimdhënësit të kenë

mirëkuptim për nevoja të nxënësve qoft akademike dhe emocionale.

Shkollat po kalojnë nëpër një process të ridefinimit të rolit të arsimtarit, pason përshkrimi

i ndryshimeve në marredhëniet ndërmjet arsimtarit dhe nxënësit, të cilat mund të

zbatohen në çdo klasë pavarësishtë nga programi mësimor. (Miller, 2003).

Mësimdhënësi duhet të ketë kontakt të ngrohtë me nxënësin dhe jo të jetë tmerrues as në

rastet kur nxënësi nuk është i përgatitur. Nga një mësimdhënie e mire dhe e ngrohtë nga

ana e mësimdhënësit të nxënësit do të shihen resurse të çmueshme, arritje me të larta në

dijen e tyre. Nxënësit gjithmonë shikojnë arsimtarin - janë rrethana fatlume nëse

marredhëniet janë të mira, e fatkeqe nëse janë të këqija. (Miller, 2003, fq. 49).

Komunikimi i mirë në mes të mësimdhënësit e nxënësit ndikon në lidhjen e tyre, e cila

siguron një atmosfer të kenaqëshme në klasë dhe siguron mësimnxënie më të

suksesshme. Sigurisht që një mësues/arsimtar nuk mund t’i kuptoj të gjitha problemet e të

gjithë nxënësve, por sa me i madh të jetë komunikimi në mes tyre aq më të medha janë

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

23

gjasat që mësuesi/arsimtari të kuptoj problemet e tyre dhe të ndihmoj që nxënesit të

mësojnë më mirë dhe të arrijnë me shpejtë.

Mësuesit duhet të krijojnë marrëdhënie pozitive me nxënësit në asnjë mënyrë nuk duhet

bërë dallime në mes tyre, pra gjithashtu mësuesi duhet të jetë i drejtë dhe i qëndrueshëm

kur merret me nxënës.

Sot në shumicën e rasteve nxënësit janë bashkëbisedues jo të mirë me mësimdhënësin për

këtë arsye respekti duhet të jetë nga të dy anët sepse një mësues jep shumë për një nxënës

gjë të cilën nxënësit do të kujtojnë gjithë jetën, prandaj krijimi i marrëdhënieve pozitive

dhe mirëkuptimi në mes tyre ka rëndësi të madhe.

3.2. Marrëdhëniet prindër – nxënës

Prindi është edukatori i parë dhe mësuesi i parë i fëmijës, prej të cilit fëmija merr bazën e

edukimit. Familja është faktor i rëndësishëm në krijimin e fëmijës e sidomos në krijimin

e përsonalitetit të tij. Famija edhe pse ka hasur ndryshime të mëdha prap mbetet rrethi i

parë i edukimit e cila është përgjegjëse për fëmijën. Familja nuk duhet të jetë indiferente

e neutrale që t’i edukojë fëmijët vetëm në frymën e jetës dhe të punës por duhet t’u jap

kujdes të veçantë, mirësi e butësi sepse është bartëse e kulturës dhe edukuese për jetë dhe

vlera.

Sot në shumë raste fëmijës i mungon kujdesi i veçantë i prindërve për arsye të

angazhimeve të tyre me punë dhe për këtë arsye janë të detyruar që fëmijët e tyre të

jetojnë me shumë jashtë familjes në çerdhe, ne institucione parashkollore etj.

Në shumicën e rasteve fëmijët kanë nevojë për ngrohtësi familjare duke mos munguar

edhe ndihma e saj në avancimin e fëmijëve në shkollë. Gjithashtu familja në tërësi ka

rëndësi shumë të madhe në zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës. Nëse

prindërit i kushtojnë kohë dhe kujdes fëmijës ai fëmijë do të jetë gëzim dhe mburrje për

familjen.

Lidhjet e fëmijëve me prindërit ndikojnë në mësimnxënien dhe mirëqenjen e tij. Fëmija

që ka raport të mirë dhe të afërt së paku me njërin prind ai fëmijë jo vetëm që ka sukses të

madh në shkollë por edhe gjatë gjithë jetës. Rëndësi në avancimin e fëmijëve në shkollë

kanë edhe marrëdhëniet e dy prindërve të cilat duhet të jenë të drejta e të sinqerta. Sjelljet

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

24

dhe marrëdhëniet e mira të dy prindërve ndikojnë pozitivishtë në mësimnxënien dhe

edukimin e fëmijëve.

Sigurisht që bashkëpunimi i familjes me shkollën është një çështje e domosdoshme në

avancimin e fëmijëve në shkollë, kujdesi i veçantë e interesimi që tregojnë prindërit me

pjesëmarrje në aktivitetet shkollore e arsimore të fëmijëve ndikon në mësimnxënie më të

mirë dhe në zhvillim me të shpejt të fëmijëve, po ashtu fëmijët janë me activ kur në

kujdesje dhe ndihmë ka familjen e tij.

Prindërit për të pasur sukses në mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, duhet të kenë

parasysh se edhe vetë, si edukatorë, duhet në njëfarë dore të përgatiten e të pajisen së

paku me disa njohuri themelore të përgjithshme për këtë qëllim. (Gjevori, 1984).

Fig.4. Marrëdhëniet prindër – fëmijë

3.3. Marrëdhëniet mësimdhënës - familje

Shkolla së bashku me familjen janë faktorët themelorë në punën edukëtive - arsimore dhe

në zhvillimin e fëmijës, bashkëpunimi në mes tyre duhet të jetë i domosdoshëm e

themelor.

Duke pasur parasysh qëllimet, synimet e detyrat e përbashkëta që duhet të kenë familja e

shkolla shprehin nevojen për bashkëpunim. Në mënyrë që të zgjidhen detyrat që i

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

25

përkasin edukimit e arsimimit mësimdhënësi dhe prindi duhet të bashkëpunojnë

sinqerisht e në mënyrë sistematike.

Kudo që ekzistojnë qëllimet, synimet e detyrat e përbashkëta, aty duhet të ekzistojnë edhe

detyrimet e përgjegjësit e përbashkëta e të barabarta, e pikërisht këto detyrime e

përgjegjësi mund të sendërtohen vetëm atje ku zhvillohen marrëdhëniet e drejta të

bashkëpunimit dhe të besimit reciprok. (Gjevori, 1984, fq.162).

Në mënyrë që të ndodh besimi reciprok duhet një bashkëpunim intenziv në mes shkollës

dhe prindërve pasi që shkolla dhe familja duhet të punojnë në mënyrë të hapur e jo të

izuluar. Besimi që duhet të kenë prindërit dhe mësuesit është një element parësorë në

bashkëpunim dhe në mbajtjen e marrëdhënieve familje - shkollë gjegjësishtë prind –

mësues.

Ka prindër të cilët nuk bashkëpunojnë me shkollën për zgjedhjen e problemeve në formë

të përbashkët, duke theksuar se ata mendojnë se nuk është e nevojshme për të dhënë

kontribut në aktivitetet e shkollës e as në zhvillimin e fëmijëve, sipas tyre me këto duhet

të merren mësimdhënësit.

Shumë prindër mendojn se lidhjen me shkollën duhet ta mbajnë vetëm të informohen për

sjelljet dhe suksesin e fëmijëve, duke mos përjashtuar se ka edhe prindër të cilët as nuk e

njohin mësuesin e fëmijës së tyre. Kjo gjë nuk i ndihmon aspak mënyrës së arritjes dhe

mësimnxëniës të fëmijët.

Qëllimi kryesor i bashkëpunimit në mes të shkollës dhe familjes është nxënësi dhe arritja

e tij në mësim, në rast se bashkëpunimi mungon fëmijët nuk mund të arrijnë në mënyrë të

barabartë me ata familjet e të cilëve bashkëpunojnë dhe kanë marrëdhënie të mira me

shkollën. Marrëdhëniët e mira në mes të mësuesit dhe prindit dërgojnë deri të suksesi i

mirë i nxënësve dhe arritjet e tyre të larta në mësim. Këto marrëdhënië kanë të bëjnë me

bashkëpunim e partneritet të mirëfilltë e punë të palodhur nga të dy anët.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

26

3.4. Organet profesionale në shkollë

Përveç organeve qeverisëse, në shkollë funksionojnë edhe organet profesionale, të

organizuara nëpërmjet këshillave, të quajtur këshilli i arsimtarëve, këshilli i klasave dhe

aktivet profesionale. (Kërkime pedagogjike, 2012).

Organet e shkollës janë:

o Këshilli i arsimtarëve,

o Këshilli i klasave,

o Këshilli i prindërve,

o Këshilli i nxënësve.

3.4.1. Këshilli i arsimtarëve

Këshillin e arsimtarëve e përbëjnë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët në mësim e ata

profesional, ky këshill udhëhiqet nga drejtori dhe mbledhjet mbahen sipas nëvojës.

Sipas asaj që kemi vrejtur në praktikën shkollore janë mësimdhënësit të cilët e mbajnë

këtë këshill dhe janë aktiv gjatë gjithë vitit shkollor.

Këshilli i arsimtarëve kryen këto detyra:

aprovon programin vjetor të punës së shkollës,

shqyrton realizimin e planit dhe programit mësimor,

verifikon suksesin e përgjithshëm të nxënësve,

miraton programet e punës të aktiveve profesional,

propozon masa disiplinore ndaj nxënësve,

propozon avancimin e nxënësve të dalluar,

ndihmon në aktivitete të lira të nxënësve dhe të arsimtarëve. (Kërkime

pedagogjike, 2010).

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

27

3.4.2. Këshilli i klasave

Në këshillin e klasave bëjnë pjesë mësimdhënësit që zhvillojnë mësimin e klasave të çdo

niveli. Ky këshill i diskuton sukseset e nxënësve dhe cilësit e planprogramit të realizuar e

të paraparë me ligj.

Këshilli i klasave kryen këto punë:

kujdeset për realizimin cilësor dhe sasior të planit dhe programit mësimor për çdo

paralele;

kujdeset për vlerësimin e rregullt dhe objektiv të nxënësve për çdo lëndë

mësimore;

shqyrton vijimin e rregullt të nxënësve në mësim;

vërteton suksesin individual të nxënësve për çdo lëndë;

organizon bashkëpunimin me prindër;

kryen dhe punë të tjera me interes të paraleles dhe të shkollës etj. (Kërkime

pedagogjike, 2010)

3.4.3. Këshilli i prindërve

Në shkollë ekzistonë edhe këshilli i prindërve, i cili është i përbërë nga një përfëqësues i

prindërve nga çdo paralele. Anëtarët e këshillit të prindërve zgjidhen çdo vitë nga vetë

prindërit e çdo paralele, pastaj këshilli i prindërve e zgjedh kryetarin.

Pëgjegjësit e këshillit të prindërve janë:

diskuton për çështjet që kanë interes për shkollën;

jep rekomandime organeve të shkollës për çështjet e diskutuara;

zgjedh anëtërin e këshillit drejtues të prindërve;

merret edhe me aktivitete të tjera mësimore.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

28

3.4.4. Këshilli i nxënësve

Në çdo shkollë duhet që të jetë në funksion edhe këshilli i nxënësve këtë e bëjmë duke u

bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës. Ky këshill

mundëson që të dëgjohet zëri i nxënësve dhe të respektohet në të gjitha proceset e punës

në shkollë pasi që ekzistimi i shkollës është me nxënësin në qëndër të saj. Ky këshill po

ashtu bashkëpunon me shkollën dhe është i inkuadruar në punët e saj, kjo ndikon në

avëncim më të madh të tyre.

Detyrat parësore të këtij këshilli janë:

angazhimi në ngritjen e kushteve objektive në klasë dhe objektin e shkollës;

t’i identifikojë nevojat prioritare dhe t’ia raportojë drejtorit dhe këshillit drejtues

të shkollës;

përfaqesuesit e këtij këshilli të marrin pjesë në mbledhjet e këshillit drejtues të

shkollës, në mënyrë që edhe me këtë pjesëmarrje të japin kontributin e tyre në

përmisimin e kushteve të punës në shkolla. (Kërkime pedagogjike, 2010).

Fig.5. Këshilli i nxënësve të shkollës ( organizimi i tyre për pjesëmarrje në aktivitete të

shkollës )

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

29

KAPITULLI IV

4. RËNDËSIA E PARTNERITETIT

Natyra e bashkpunimit të shkollës me familjen është qëllimi në bazë të cilit synojnë të

ndryshojnë aspektin kualtitativ dhe të sigurojnë kushte në zhvillimin e fushës së

bashkëpunimit. Rëndësia e këtij bashkëpunimi është se rritet efektshmëria e shkollës,

rriten rezultatet e nxënies, rritet cilësia e mësimdhënies e mbi të gjitha nxënësit aftësohen

për mësim gjatë gjithë jetës. Pra rëndësia e këtij bashkëpunimi është shumë e madhe dhe

çdo gjë konsiston në rritjen e cilësis së edukimit të fëmijëve.

4.1. Rëndësia e bashkëpunimit për nxënësit

Qëllimi i përgjithshëm i edukatës dhe zhvillimi i tërësishëm i përsonalitetit të fëmijës

pritet nga bashkëpunimi i mirë i faktorëve shkollë – familje.

Një ndër kushtet më të fuqishme të edukimit të fëmijëve konsiderohet bashkëpunimi në

mes të faktorëve social e institucional, i cili ndikon në mbarëvajtjen e procesit të edukimit

të fëmijëve dhe në përfshirjen e tyre të suksesshme në jetën në komunitet. Për këtë arsye

duhet të krijohet bashkëpunimi i partnerëve shkollë – familje dhe të punojë për

vetëdijesimin e nxënësve dhe krijimin e kushteve për mësim të susksesshëm.

Rëndësia mund të jetë me veçori të karakterit pozitivë apo negativë, tipare të vullnetit të

dobët dhe të fortë, sjellje të përhershme apo të përkohëshme të nxënësve dhe krijimin e

vetëdijesimin e tyre gjatë mësimnxënies. Ky partneritet ka rëndësi për fëmijën sepse

ndikon në zgjedhjen e problemit, në rritjen e mësimnxënies e në vetëbesim të cilin

fëmijët e fitojnë grdualisht.

Partneriteti i mirëfilltë është i dobishëm për nxënësin ngase aftësohet të vetëvlerësojë dhe

vlerësojë punën shkollore dhe atë sociale. (Deva-Zuna & bashkautorët, fq. 59).

Rritja e gadishmërisë së fëmijës apo nxënësit për vetë iniciativë është rezultat i

bashkëpunimit të faktorëve shkollë – familje. Një partneritet i mirëfilltë ka rënfësi për

nxënësin sepse i mundëson heqjen e shkaqeve të cilat vështirësojnë procesin e edukimit

dhe krijojnë mundësi për edukim të suksesshëm familjar, shkollor e komunitet.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

30

4.2. Rëndësia e bashëpunimit për shkollën

Familja dhe komuniteti kuptojnë me mirë se si të mbështesin pozicionin e funkësionet e

shkollës dhe si t’i përmirësojnë ato. Për shkollën ka rëndësi bashkëpunimi me familjen

sepse efekti i mësimnxëniës të fëmijët apo nxënësit është me i madh dhe zgjedhja e

problemit është me e lehtë.

Shumë prindër deshirojnë që fëmijët e tyre të shkollohen dhe të avancohen e të kenë

sukses në këtë drejtim, prandaj për t’u arritur kjo bashkëpunimi i familjes me shkollën

është i rëndësisë së veçantë. Është e qartë se për t’u arritur suksesi i fëmijëve në shkollë,

pjesëmarrja e prindërve në aktivitete mësimore ka rëndësi për shkollën.

Kontributi i prindërve përveç që ndihmon fëmijët e tyre ndihmon edhe shkollën, rrit

vlerat e saj, rritet kujdesi institucional, pjesmarrja e saj në aktivitetet jashtëshkollore etj.

Ky kontribut i familjës ndihmon edhe në përmirësimin e kushteve të nevojshme të

shkollës, zvogëlohet numri i atyre nxënësve që e braktisinë orët mësimore, arrihet siguri

me e madhe në shkollë dhe shkolla ka mundësi të ndihmoj secilin nxënës kur në krahë ka

gjithmonë familjen si bashkëpunëtor.

Nga kjo del që bashkëpunimi i shkollës me familje ka efekte të shumëfishta dhe

gjithëpërfshirëse për shkollën. (Deva-Zuna & bashkautorët).

Për këtë pritet që pikërisht shkolla të jetë kopshtar i farës së partneritetit, nismëtari dhe

bartësi i përgjegjësis së partneritetit institucional. (Deva-Zuna & bashkautorët,fq. 60).

4.3. Rëndësia për familjen dhe komunitetin

Edhe pse familja e njeh fëmijën e vet dhe i din shkaqet e vështirësive të tij në të nxën,

prap se prap ajo kërkon bashkëpunim të mirëfilltë me mësues/kujdestar në mënyrë që të

kuptoj arsyen e sjelljeve të papërshtatshme të fëmijës. Kërkon bashkëpunim me shkollën

për përmirësimin e suksesit dhe të sjelljeve të papërshtatshme të fëmijës.

Prindërit në shkollë janë partner të dobishëm dhe ndihmëtar në procesin mësimor e

edukativë. Përfshirja e prindërve në shkollë ka rëndësi dhe dobi si për nxënësin, për

arsimtarin por edhe për vetë prindin.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

31

Qëllimi kryesor i familjes është edukimi i fëmijës dhe përgatitja e tyre për mësim gjatë

gjithë jetës, për këtë arsye bashkëpunimi i shkollës për familjen ka efekt dhe rëndësi të

madhe.

Komunikimi të cilin e realizon mësimdhënësi me prindërit qoftë përmes telefonit apo

mbledhjeve ka rëndësi për prindin në mënyrë që ai të kuptoj parimet dhe aftësit që fëmijë

i tij ka në shkollë e veçanërisht në procesin e mësimnxëniës.

Familja bashkëpunuese bën që të evitohet i mundshmi “negativizëm pedagogjik”, që

rezulton nga mbyllja e familjes karshi komunitetit dhe shkollës. (Deva-Zuna &

bashkautorët, fq. 60).

Familja që është bashkëpunuese siguron ambient të përshtatshem dhe me të sigurt në të

cilin fëmija ndihet i rehatshëm. Kjo ndikon në siguri që fëmijët të jenë me të hapur, me

komunikativ, të jenë të guximshëm në vlerësim dhe të jenë të gatshmëm për

vetëvlerësim.

Në bashkëpunim krijohen imazhe pozitive për komunitetin që janë të veçanta e të hapura

dhe që janë të gatshme për bashkëpunim me shkollën e familjen. Besimi i shkollës dhe

familjes rritet për komunitetin i cili ndikon në përmirësimin e cilësisë së edukimit.

Nëse realizohet partneriteti gjatë shkollimit të nxënësve komuniteti do të ketë mundësi të

ndihmojë fëmijët në nevojë, ndihmë kjo me interes edhe për komunitetin. (Deva-Zuna &

bashkautorët, fq. 61)

Realizimi i bashkëpunimit në mes shkollës – familjes – komunitetit ka rëndësi për

fëmijën sepse ndikon si në zhvillimin e tij jetësor dhe në shoqeri.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

32

PËRFUNDIM

Theksojmë se partneriteti në mes shkollës dhe familjes ka rëndësi të madhe për të gjithë

faktorët e rëndësi të veçant ka për fëmijët të cilët nga suksesi i këtij partneriteti duhet

dalin fitimtarë. Meqë partneriteti është reciprok duhet të jetë i respekrueshem nga të dy

anët dhe të krijojnë kushte në zhvillimin e fëmijëve.

Bashkëpunimi i shkollës me familjen ka vlerë të madhe në krijimin e zhvillimin e

fëmijëve, është e rëndësishme për fëmijë që të ndjejnë se familja dhe shkolla kanë

marrëdhënie të mira e bashkëpunojnë se bashku në të mirë të tij. Ky bashkëpunim siç u

shtjellua me lartë gjatë këtij punimi del në përfundim se ndikon në zhvillimin emocional

dhe arsimor të fëmijëve dhe aftësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Fëmijët janë ata që kanë nevojë për ndihmën e familjes e të shkollës e cila i ndihmon që

të përvetësoj njohuri të reja dhe të avancohet në komunitet e shoqëri. Edukimi i fëmijëve

në shkollë e në familje është i pandërprer, përkushtimi i këtyre dy faktorëve me rëndësi

rrit suksesin dhe vetëbesimin të fëmijët. Ky bashkëpunim kërkon besim dhe përkushtim

nga të dy anët si nga shkolla ashtu edhe nga familja. Aktivizimi i familjes në shkollë dhe

puna e palodhur e mësimdhënësve ndikojnë në përmirësimin e sjelljeve të fëmijëve duke

mos përjashtuar edhe ngritjen e nivelit me të lartë të tyre, ngritje të mësimnxënies etj.

Nuk duhet përjashtuar se fëmijët e talentuar janë sfidë për shoqërin, familjen e sidomos

për shkollën. Këta faktor duhet që të njohin përsonalitetin e drejtë të fëmijës, duhet të

krijojnë kushte që të zhvillojnë talentin e tyre dhe të mirëpritet nga komuniteti.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

33

REKOMANDIME

Rekomandime për shkollën

Të punohet për qëllime cilësore edukative, në të cilët prindi do të jetë partneri

kryesor dhe çdo synim që planifikohet në shkollë të bëhet në bashkëpunim me

familjen;

Prindërit të marrin pjesë në çdo aktivitet të shkollës dhe të marrin pjesë në

vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën e tij;

Të sigurohen takime me të shpeshta të prindërve me mësuesin dhe jo vetem në

mbledhjet me prindër të cilat organizohen nga drejtoria e shkollës;

Të krijohen marrëdhënie miqësore midis prindërve dhe stafit të shkollës në

mënyrë që zgjedhja e problemeve të jetë me e lehtë.

Rekomandime për mësimdhënësin

Të krijoj marrëdhënie pozitive me prindin dhe mënyra e bashkëpunimit të jetë me

e madhe dhe besimi të jetë reciprok nga të dy anët;

Të jetë i gatshem për çdo nevoj të fëmijëve dhe t’i plotësoj kushtet e të mësuarit

në mënyrë kreative në klasë;

Të planifikojë veprimtari mësimore, të tregoj kujdes gjatë edukimit të fëmijëve

duke e respektuar rolin e prindit dhe duke mos përjashtuar asnjëhere ndihmen e

prindit në institucion;

Të mos marrë vendime për fëmijët pa u konsultuar me prindërit, aprovimi i tyreka

rëndësi të mëdhe.

Rekomandime për prindin

Të jetë në vetëdije për rolin e pa zëvëndësueshëm që e ka në edukimin e fëmijës,

të mos e asgjësoj bashkëpunimin me shkollën sepse është në të mirën e fëmijës së

tij;

Të bëjë përpjekje që të krijoj marrëdhënie të mira me mësimdhënësit dhe

bashkëpunimi të jetë në nivel;

Të bëhen pjesë e komunitetit të shkollës dhe jo vetëm e klasës, por të ndihmoj si

në aktivitetet shkollore ashtu edhe në përmirësimin e gjëndjes në shkollë.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

34

REFERENCA

Deva-zuna, A & bashkautorët. (2009). Partneriteti shkollë-familje-komunitet. Prishtinë.

Deva-zuna, A & nimonaj-hoti, V. (2017).Pedagogjizimi kjo polifoni edukative. Prishtinë.

Gjevori, M. (1984). Prindërit dhe fëmijët. Prishtinë.

Kërkime pedagogjike, (2012). Prishtinë

Kashahu, L. (2013). Ndikimi i funksionimit familjar dhe bashkëpunimi familje-shkollë në

përparimin e adoleshentve. Tiranë.

Miller, B. (2013). Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënës. Prishtinë.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Rustemi... · UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Partneriteti në mes shkollës

35

LITERATURA

Alush. K. (2010). Qeverisja dhe udhëheqja ne arsim. Prishtinë.

Bizhuta & Lumi dhe Meçe, M. (2012). Mbrojtja e fëmijëve në shkollë. Tiranë.

Deva-Zuna, A. dhe bashkautorët. (2009). Partneriteti shkollë-familje-komunitet. Prishtinë

Gjevori, M. (1984). Prindërit dhe fëmijët. Prishtinë.

Grup autoresh.(1999). Metoda të mësimdhenies. Tiranë.

Karaj, Th. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë.

Kaza, N. (2009). Motivi dhe mësimdhënia. Tiranë.

Kashahu, L. (2013). Ndikimi i funksionimit familjar dhe bashkëpunimi familje-shkollë në

përparimin e adoleshentve. Tiranë.

Kounin,J.& Grup autoresh,Strategjitë e të mësuarit,Eureka,Tiranë

Koliqi, H. (2003). Tendencat bashkohore në arsim, Prishtinë.

Musai, B. (1999). Psikologji edukimi. Tiranë.

Miller, B. (2013). Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënës. Prishtinë.

Zabeli,N.(2008).Strategjitë psiko-pedagogjike për reduktimin e sjelljes së papërshtatshme

në klasë , Prishtinë.

Tamo,A, & Karaj,Th.(2007). Studim:Kënaqesia e mësueve shqiptarë nga puna e

tyre.Tiranë

Woolfolk,A. (2011). Psikologji edukimi. Tiranë

Zabeli, N. (2010). Edukimi inkluziv. Prishtinë.

Zabeli, I. (2006). Bazat psikologjike të të nxënit. Ptishtinë.

Zajazi,T. (2003). Metodologji të mësimdhenies dhe mësimnxënies (Didaktika). Shkup.