41
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME TEMA: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME ÇRREGULLIME TË PERSONALITETIT Mentori: Kandidate: Prof.Asocc. Ilirjana Raça Bunjaku Dijana Alili Gjakovë, shtator, 2019

PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

  • Upload
    others

  • View
    42

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI I INFERMIERISË

PUNIM DIPLOME

TEMA: KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME

ÇRREGULLIME TË PERSONALITETIT

Mentori: Kandidate:

Prof.Asocc. Ilirjana Raça Bunjaku Dijana Alili

Gjakovë, shtator, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

2

Punimi me titull “Kujdesi imfermieror te pacientet me çrregullime të personalitetit” është

realizuar në Universitetin e Mjekësisë “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Materiali synon të paraqes në mënyrë të detajuar të gjithë faktorët që ndikojnë në krijimin e

personalitetit të njeriut me theks të veçantë ndalesa jonë do të jetë tek pacientët të cilët gjatë jetës

së tyre janë atakuar me çrregullime të personalitetit.

Mentori: Prof.Ass. Ilirjana Raça Bunjaku

Punimi përfshinë:

40 faqe

1 tabelë

7 ilustrime

3 grafikonë

KOMISIONI

Kryetar______________________________________

Anëtar_______________________________________

Anëtar_______________________________________

Kandidate Nënshkrimi

______________________ ______________

Page 3: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

3

Përmbajtja:

Deklaratë e autorsisë .................................................................................................................. 5

Mirënjohje .................................................................................................................................. 5

ABSTRAKTI .................................................................................................................................. 6

HYRJE: ........................................................................................................................................... 7

Qëllimi dhe Objektivat ................................................................................................................ 9

Metodologjia ............................................................................................................................... 9

KAPITULLI-I- ............................................................................................................................. 10

1. Si definohet personaliteti ....................................................................................................... 10

1.2. Çfarë paraqesin çrregullimet e personalitetit? ................................................................ 11

1.3. Karakteristikat e përbashkëta të çrregullimeve të personat e atakuar me çrregullime të

personalitetit .............................................................................................................................. 12

1.4. Simptomat themelore të çrregullimeve të personalitetit ................................................ 14

KAPITULLI-II- ............................................................................................................................ 17

2. Epidemiologjia....................................................................................................................... 17

2.1. Etiologjia ............................................................................................................................ 17

2.2. Klasifikimi i çrregullimeve të personalitetit....................................................................... 21

2.3. Cluster-A ............................................................................................................................ 22

2.4 Cluster B ............................................................................................................................. 22

2.5. Cluster-C ............................................................................................................................ 23

KAPITULLI-III- .......................................................................................................................... 24

3. Diagnostifikimi i pacientëve me çrregullime të personalitetit ............................................... 24

3.1. Trajtimi dhe terapia ............................................................................................................ 25

3.2. Karakteristikat e përgjithshme të psikoterapisë të rekomanduar nga çrregullimet e

personalitetit .............................................................................................................................. 26

3.3. Farmakoterapia ............................................................................................................... 27

3.4. Kujdesi infermieror tek pacientët me çrregullime të personalitetit, roli i infermieres ... 28

3.5. Prioritetet dhe objektivat infermierore ........................................................................... 30

3.6. Diagnoza infermierore, simptomat afektive ................................................................... 31

3.7. Faktorët kritik ................................................................................................................. 33

Page 4: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

4

KAPITULLI-IV- ......................................................................................................................... 34

REZULTATET ............................................................................................................................. 34

PËRFUNDIM ............................................................................................................................... 38

REZYME DHE REKOMANDIME ............................................................................................. 39

REFERENCAT ............................................................................................................................. 40

Page 5: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

5

Deklaratë e autorsisë

Deklaroj se punimin me titull “Kujdesi infermieror te pacientët me çrregullime të personalitetit” e

kam shkruar në mënyrë të pavarur duke u zotuar se i njejti është tërësisht punimi im në të cilin

kam respektuar rregullat etike të punës shkencore dhe akademike sipas Universitetit “Fehmi

Agani”. Gjithashtu deklaroj se për realizimin e punimit në fjalë është respektuar edhe puna

hulumtuese më konkretisht janë paraqitur statistika me të dhëna valide të siguruara nga regjistrat

e repartit të psikiatrisë pranë spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. Bazuar në këtë deklaratë duhet të

potencoj se në shkrimin e punimit kam respektuar përdorimin e literaturës së autorëve vendas dhe

të huaj duke cituar përmes fusnotave në secilin material të huazuar dhe i njejti nuk është i publikuar

e as i përdorur për qëllime të kryerjes së obligimeve mësimore në këte apo ndonjë institucion tjetër

të shkollimit.

Gjakovë, shtator, 2019.

Mirënjohje

Sot më shumë se asnjëherë tjetër ndihem me fat që gjindem para një paneli vlerësues për të cilët

ndaj respektin maksimal për punën e tyre profesionale. Ndihem me fat që përgjatë tri viteve gëzova

statusin e studentës së rregullt në Universitetin “Fehmi Agani”, ku nga profesionistë si ju mësova

shumë gjëra të cilat natyrshëm do ti kontribojnë profesionit tim të zgjedhur të cilin sot po e

kurorëzoj përmes diplomimit zyrtar.

Fillimisht më lejoni të shprehi mirënjohjen time për të gjithë pedagogët dhe profesorët e

Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë të cilët nuk kursyen asnjë çast sygjerimet, përkushtimin,

idetë dhe njohuritë për të gjitha ato që unë ndihesha e pasigurtë por që vazhdimisht kërkoja nga

vetja profesionalizëm.

Falenderim të veçantë sot dua të ndaj për mentoren dhe bashkëpunëtoren e punimit profesoreshen

e nderuar Ilirjana Raça Bunjaku e cila gjatë gjithë kohës shprehi gadishmërinë e saj për të realizuar

një punim sa më të kompletuar i cili do ti shërbente gjeneratave të reja për studime dhe hulumtime

shtesë.

Page 6: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

6

Abstrakti

Personaliteti mund të përkufizohet si tregues i tipareve emocionale dhe sjelljes që e karakterizojnë

një person në jetën e përditshme ku në kushte të zakonshme llogaritet stabil. Si i tillë personaliteti

përcaktohet në bazë të asaj se si secili prej nesh sillet, çfarë i pëlqen, si shprehet, si reagon në sfidat

dhe ndodhitë e ndryshme. Studimet tregojnë se faktori kryesor në formimin e personalitetit janë

marrëdhëniet familjare, historia e fëmijërisë, përjetimi i situatave, keqtrajtimi fizik e psikologjik

si dhe gjendjet emocionale. Personaliteti është unik tek çdo individ, ai është në zhvillim përgjatë

rritjes së tij dhe përbëhet nga disa komponent si uni social, norma, vlera, përvoja individuale dhe

shumë të tjerë. Mendimet dhe sjelljet janë të ndryshme tek çdo person, anët e veçanta të

personalitetit gjenden në konformitet dhe në koordinim me njëra-tjetrën. Krahas ndërtimit të

personalitetit njeriu përgjatë jetës së tij mund të atakohet edhe me çrregullime të personalitetit të

cilat natyrshëm mund të bëhen pjesë e jetës pa dëshirën e tij.1

Çrregullimet e personalitetit paraqesin një interaksion të komplikuar të faktorëve gjenetik,

biologjik, faktorë të rrethit dhe shumë të tjerë. Mund të paraqiten te njerëzit në mosha të ndryshme,

kultura të ndryshme dhe nivel të ndryshimit të arsimimit. Për secilën moshë është karakteristike

lloji i ndryshëm i çrregullimeve ashtu që për personat e moshuar është karakteristike depresioni

dhe çrregullimet organike të trurit (që mund të jenë akute dhe kronike si -alzhemeri dhe demenca).

Bazuar në gjetjet tona mund të konstatojmë se egzistojnë programe të pakta të specializuara për

trajtimin e të rriturve të cilët mund të kenë qenë të keqtrajtur qysh në fëmijërinë e tyre. Personi i

cili kërkon ndihmë si i rritur shpesh has ose në një trajtim të papërshtatshëm dhe ndoshta të

gabueshëm si rezultat i mospërfilljes shoqërore si në shërbimet shëndetësore e gjithashtu edhe në

segmentet tjera të jetës. 2

Studimet egzistuese të bëra në këtë fushë tregojnë se neglizhenca dhe keqtrajtimi seksual në

fëmijëri shkaktonë vonesa në zhvillim kognitiv si dhe sjellje delikuente, kriminalitetet dhe sjellje

tjera të dhunshme, prostitucion dhe ritraumatizime në moshë të rritur.3

Fjalët kyçe: çrregullim, personalitet, faktorë, kujdes infermieror

1 Stevanoviq, Borisllav, Psikologjia pedagogjike, Beograd 1998, fq.25; 2 Boeree George, Teoritë e personalitetit, Tiranë, 2004 Prishtinë, fq.165. 3 Rot, Nikolla, Psikologji e personalitetit, Prishtinë 1987, fq.49.

Page 7: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

7

HYRJE:

Në përfundim të studimeve Barchelor pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në

bashkëpunim më profesoreshën Ilirjana Raça Bunjaku jemi dakorduar që në finalizim të titullit

infermier i përgjithshëm të realizojmë punimin me titull “Kujdesi infermieror te pacientët me

çrregullime të personalitetit”. Përmes këtij punimi kemi synuar të pasqyrojmë një kronologji të

faktorëve të ruajtjes së shendetit mendor, pasojave dhe marrëdhënieve që duhet ti ketë infermieri

në raport me pacientët të cilët mund të kenë çrregullime të personalitetit. Punimin e kemi ndarë

në katër kapituj ku në secilin prej tyre jemi përpjekur ti ndjekim objektivat e punimit të

parashtruara paraprakisht.

Duke qëndruar besnik ndaj hipotezave të ngritura në kapitullin e parë kemi pasqyruar një qasje

shkencore të shëndetit mendor dhe ndërtimit të personalitetit. Ndërkaq në kapitullin e dytë

vëmendja jonë ka qenë e përqëndruar në epidemiologjinë, etiologjinë dhe diagnostifikimin në

përgjithësi. Kapitulli i tretë ka pasqyruar në mënyrë të detajuar klasifikimin e çrregullimeve të

personalitetit i shoqëruar edhe me trajtimin dhe terapinë e këtyre pacientëve. Puna më e madhe e

këtij punimi është realizuar në kapitullin e fundit dhe jo më pak të rëndësishëm i cili ka përfshirë

hulumtimet dhe statistikat të bazuara në rastet studimore.

Çrregullim i personalitetit emërton forma të sjelljeve të cilat janë të vazhdueshme, që zgjasin

shumë, jofleksibile dhe të cilat i kanë rrënjët thellë në psikologjinë e individit që shfaqen si të

dëmshme në shumë aspekte të jetës së përditshme. Këto sjellje janë dukshëm të pazakonta në

raport me rrethin dhe kulturën në mënyrën se si gjërat vërehen, mendohen, ndjehen dhe sidomos

në mënyrën e reagimit ndaj njerëzve të tjerë.4 Hulumtimet shkencore lidhur me shëndetin mendor

e vlerësojnë këtë si gjendje relative shumë më tepër se sa absolute, i cili përfshinë mënyrën se si

një individ ndjehet, cilësinë e marrëdhënieve të krijuara dhe aftësinë e tij për ti menaxhuar ndjenjat.

Treguesit më të mirë të shëndetit mendor janë suksesi i njëkohshëm në punë, në dashuri, në

krijimtari dhe kapaciteti adekuat për zgjedhje sa më të pjekur dhe fleksibile të konfliktit në sferën

e pavetëdijshme dhe të vetëdijshme në relacion me njerëzit dhe me realitetin. Gjithnjë duke ju

4 Boeree George, Teoritë e personalitetit, Tiranë, 2004, fq.167.

Page 8: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

8

referuar hulumtimeve shkencore në fushën e shëndetit mendor vazhdimisht potencohet se shëndeti

mendor i mirë nuk është vetëm mungesa e problemeve apo sëmundjes.

Të qenurit mendërisht ose emocionalisht i shëndetshëm është shumë më tepër se të qenurit i lirë

nga depresioni, ankthi apo edhe problemeve tjera psikologjike. Sëmundjet mendore janë gjendjet

që cilësohen me manifestime psikopatologjike, çrregullime të sjelljes, funksionimi joadekuat si

rezultat i çrregullimeve sociale psikologjike, gjenetike, fizike, kimike ose biologjike.

Dorëshkrimet më të hershme rreth çrregullimeve mendore janë të shkruara nga grekët ndërkaq në

shek. IV p.e.re. Hipokrati parashtroi teorinë se “abnormalitetet fiziologjike mund të jenë shkak i

çrregullimeve mendore”. Liderët religjiozë dhe të tjerët filluan përsëri të përdorin versionet e

mëhershme të ekzorcizmit, për t’i trajtuar sëmundjet mendore, duke përdorur metoda nga më të

ndryshmet. Nëse i referohemi studimeve të OBSH, çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi

25% të njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre. Ato janë univerzale prekin njerëzit e të gjitha vendeve

dhe shoqërive, individ të të gjittha moshave, gratë, burrat, të pasur, të varfër. Përcaktuesit e

shëndetit mendor përfshijnë jo vetëm atributet individuale, si aftësia për të menaxhuar mendimet,

emocionet, sjelljet, ndërveprimet me të tjerët, por gjithashtu edhe faktorë social, kulturor,

ekonomik, politik, mjedisor, mbrojtje sociale, standardet e jetës, kushtet e punës dhe mbështetjen

në komunitet. Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë

dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët në kujdesin shëndetësorë dhe social dhe

pabarazinë ekonomike-sociale ndikojnë negativisht në rritjen e vulnerabilitetin e tyre.5

5 Boeree George, Teoritë e personalitetit, Tiranë, 2004 Hoti Arben, Psikologji e personalitetit-Cikël leksionesh,

Prishtinë, 1985, fq.201.

Page 9: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

9

Qëllimi dhe Objektivat

Përmes këtij punimi kemi synuar që të krijojmë një material shtesë për nxënësit dhe studentët të

cilët dëshirojnë të dijnë më shumë për format dhe mundësitë e kujdesit infermieror me pacientët

të cilat janë të atakuar me çrregullime të personalitetit.

Objektivat:

Studentët e fushës së infermierisë dhe infermierët e ardhshëm njohin më mirë faktorët

dhe rreziqet që mund ti sjellin çrregullimet e personalitetit.

Arrijnë të identifikojnë shkaqet dhe pasojat që mund ti kenë individët me çrregullime të

personalitetit.

Mësojnë më shumë rreth teknikave dhe metodave për të interpretuar një kujdes sa më të

shtuar infermieror ndaj këtyre pacientëve.

Metodologjia

Metodologjia e ndjekur në punimin me titull “Kujdesi infermieror te pacientet me çrregullime të

personalitetit”, është orientuar kryesisht në metodën hulumtuese dhe atë të studimit të rasteve duke

u mbështetur në të dhëna kërkimore të mbledhura dhe të analizuara për një periudhë kohore 6

mujore. Gjithashtu edhe metoda e rishikimit të literaturës domosdoshmërisht ka gjetur shtrirje

brenda punimit e ndërthurur me metodën e studimit të rastit.

Page 10: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

10

KAPITULLI-I-

1. Si definohet personaliteti

Përsonaliteti është një nga konceptet themelore të psikologjisë që i referohet një tërësie, grupi të

organizuar relativisht të ngushtë, të integruar, të qëndrueshëm dhe kompleks të tipareve i cili

përcakton sjelljen karakteristike dhe të vazhdueshme të individit.6 Në një kuptim shumë real këtë

nocion e përdorin për të përshkruar shumën totale të të gjitha gjërave që përbëjnë një individ për

të vlerësuar punën e tij, për të konstatuar sjelljen e tij, pra konsiderohet si shumë totale, e tërë

gjërave që përbëjnë një individ, për të vlerësuar punën dhe për të konstatuar sjelljen e tij në raport

me veprimet, mendimet dhe ndjenjat.7 Zakonisht kur flasim për personalitetin e dikujt, ne flasim

për atë çka e bënë këtë individ të ndryshëm nga njerëzit e tjerë, madje unik. Ky aspekt i

personalitetit është quajtur dallime individuale.8

Përgjatë punës së këtij punimi fillimisht do ti referohemi personalitetit të qëndrueshëm të sjelljes

dhe të njohjes që e karakterizon përshtatjen e një personi në jetë. Secili individ është i ndryshëm

nga tjetri dhe kjo ndryshueshmëri ka këto karakteristika: qëndrueshmërinë, unitetin dhe veçantinë.

Edhe pse numri i cilësive të personalitetit është shumë i madh kur bëhet fjalë për strukturën e tij

vëmendja përqëndrohet në katër grupe kryesore:

Temperamentin

Karakterin

Aftësinë

Cilësitë trupore

6 Hoti Arben, Psikologjia e personalitetit. Cikël ligjeratash. Prishtinë, 2005, fq.17. 7 Po aty, fq.18. 8 Hoti Arben, Psikologjia e personalitetit. Cikël ligjeratash. Prishtinë, 2005, fq.19,

Page 11: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

11

1.2. Çfarë paraqesin çrregullimet e personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit janë çrregullime në të cilat mënyra e të menduarit dhe e sjelljes së

ngurtë e të papërshtatshme, e shfaqur herët në jetë, i shkaktojnë shqetësime personit apo konflikte

me të tjerët. Këto çrregullime sipas Terry Pettijohn janë “problem të strukturës bazë të

personalitetit të një individi shpesh të pranishme edhe me çrregullime të tjera të cilat përfaqësojnë

dëmtime afatgjate të funksionimit shoqëror dhe personal”. 9 Si të tilla këto çrregullimet

nënkuptojnë modele të pandryshueshme të maladaptimit të sjelljes së individit të cilat janë aq të

shprehura saqë mund të shkaktojnë dëmtime të dukshme funksionale në adaptim apo edhe

sëmundje subjective. Sinonim për këtë grup të çregullimeve janë psikopatitë, karakter neurozat,

personalitetet patologjike e të tjera të cilat përfaqësojnë gjendje psiqike të vendosura ndërmjet asaj

normale dhe patologjike, të cilët nuk janë as të sëmurë e madje as të shëndoshë.

Të gjitha këto çrregullime paraqesin gjendje

ose formë të sjelljes të cilat zbulojnë një stil

karakteristik të jetës së individit dhe mënyrën

e komunikimit me të tjerët. Ato paraqiten më

së shpeshti në adoledshencë dhe mund të

zgjasin gjatë gjithë jetës dhe nëse individi

nuk drejtohet për ndihmë profesionale është

e mundur të strukturohen në të gjitha modelet

apo format më të përhapura të një sjelljeje të

papërshtatshme.10

Foto 1. Çrregullim i personalitetit

9 Boeree George, Teoritë e personalitetit, Tiranë, 2004, fq.124. 10 Po aty, fq.125.

Page 12: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

12

Egzistojnë të dhëna nga më të ndryshmet se çrregullimet e personalitetit janë kryesisht çrregullime

të aftësisë së marrëdhënieve. Sipas psikoterapeutes amerikane Marsha Lineha e cila ka zhvilluar

një program terapeutik mbresëlënës të qartë dhe të provuar për individët me personalitet “kufitarë”

(borderline), terapia e sjelljes dialektike konsiderohet si strategji e mirë sepse strategjitë e kësaj

terapia i bëjnë ata të mendojnë se niveli i tyre i shqetësimit nuk është kuptuar ose janë duke u

fajësuar për problemet e tyre dhe mund t’i pergjigjen me zemërim terapistit, duke e lene terapinë,

duke menduar se terapisti nuk po merr seriozisht gjendjen e klientit dhe gjatë kësaj klienti ndjehet

i pavleshem.11

Theksohet se mbi 80% e njerëzve me diagnozë “Borderline- Syndrom” i përkasin gjinisë femërore.

Rreth tre e katërta e të gjitha diagnozave të çrregullimit të përsonalitetit janë të tipit “kufitar”,

respektvisht emocionalisht të paqëndrueshëm, pjesa tjetër shpërnadahet në personalitet histrionik,

personalitetet narcizoid, personalitet paranojak, skizofreni, autisocial, çrregullimet “obsesivo-

kompulsive”, personalitet shmangës (e frikësuar e shmangur), ai varës-dependeut si dhe pasivo-

agresiv.12 Parimisht vlerësuesi si mjeku apo psikologu konstatojnë se ky person është tërësisht i

paqëndrueshëm (i pasigurtë, i frikësuar, i luhatshëm, i shkëputur nga ndjenjat e tij ose egocentrikë)

saqë kjo i është bërë pjesë e personalitetit të tij, mirëpo për vet pacientin situata është ndryshe, ai

që ka marrë një diagnozë të çrregullimit të personalitetit do ta vërejë shumë shpejtë se sa

stigmatizuese mund të jetë të llogaritesh si histerik, paranoik apo edhe autisocial dhe kjo indirekt

e bënë atë të ndihet më fajtorë.13

1.3. Karakteristikat e përbashkëta të çrregullimeve të personat e atakuar me çrregullime

të personalitetit

Shumica e personave me çrregullime të personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja meqë këta

persona besojnë se janë ne gjendje të mirë emocionale, kështu që ata asnjëherë nuk kërkojnë

trajtim. Mirëpo ata që i detyrojnë t’i vizitojnë institucionet e shëndetit mendor janë familja dhe

miqtë.

11 Marsha.M.Lineham, Cognitive-Behavioral-Treatment-Borderline-Personality-Disorder, 1998, fq.65. 12 Po aty, fq.66. 13 Po aty, fq.67.

Page 13: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

13

Personat me çrregullim të personalitetit bëjnë që me sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat,

mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështuqë kanë mundësi të braktisen nga njerëzit e afërt.

Ilustrimi 1. Pasqyron karakteristikat e çrregullimeve të personalitetit

Mekanizmat mbrojtës me të cilat shoqërohen personat me çrregullime të personalitetit janë

impulse, realitet, marrëdhënia me njerëzit e tjerë dhe ndërgjegja personale

a) Fantazimi (është i shpeshtë te

çrregullimet skizoide)

b) Disocimi ( te çrregullimet histrionike)

c) Izolimi (te anoreksikët)

d) Acting-out

e) Identifikimi projektiv

Duke i dhënë paraprakisht

përparësi kënaqësive të

menjëhershme mbi ato të

përhershme

Ego e dobët me sjellje

jofleksibile në situatë të ndryshme

socialePamundësi e përballimit të tensionit të brendshëm

Psikodinamika e çrregullimeve të

personalitetit shumë shpesh

determinohet si e ashtëquatura

“triasi psikopatik”

Shkaktojnë problem dhe

stres në aspektin

profesional, social dhe në

jetën e përditshme

Sjelljet e tilla zgjasin shumë gjatë, mund të

përcjellin individin gjatë

gjithë jetës

Sjellje patologjike e

përsëritur (vështirësi në

adaptim)

Page 14: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

14

1.4. Simptomat themelore të çrregullimeve të personalitetit

Simptomat themelore të çrregullimeve të personalitetit mund të vërehen qysh në fëmijërinë e

hershme edhe atë në formë të parahatisë, çrregullime të vëmendjes, agresivitetet, gënjeshtra. Nëse

fëmiu paraqet ndryshime të karakterit ose sjellje të papërshtatshme kaotike atëherë do të

diagnostifikohet me çrregullime të sjelljes.14

Disa çrregullime të sjelljes pastaj mund të strukturohen në çrregullime të personalitetit tek në

adoleshencë ose në moshën rinore. Çrregullimet e personalitetit paraqesin devijime të vogla ose të

mëdha nga sjellja normale psiokologjike. Ato nuk paraqiten si pasojnë e ndonjë sëmundje

shpirtërore por janë gjendje të çrregullimit të adaptimit dhe pasojë e marrëdhënieve të hershme

joadekuate.15

Faktori gjenetik gjithnjë e më shumë po përmendet si faktori kyç, për paraqitjen e këtyre

çrregullimeve. Një tjetër faktorë i cili nuk guxon të anashkalohet konsiderohet të jetë edhe faktori

mjedisor sepse në një mënyrë apo tjetër këtu ndikon fillimisht rrethi familjarë pastaj ai shoqëror

dhe mjedisor.

14 Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Dhjetor 2011). Vlerësim i nevojave të kujdesit për shëndetin

mendor në nivel kombëtar. 15 Zigmund FROJD, METAPSIKOLOGJIA, Sh.Botuese “Fan Noli”, 2010.

Page 15: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

Personat me çrregullime të personalitetit:16

Depresion

Luhatje humori

Tendenca suicidale

Çrregullime të gjumit

Ankth dhe atak paniku

Abuzim me drogë dhe alkoolit

Simptoma psikotike si

halucinacione vizuale ose auditore

Çrregullime të të ngrënit.

Dyshojnë vazhdimisht se e gënjejnë

të tjerët

Dyshojnë se e mashtrojnë të tjerët

Vazhdimisht kanë ide paranoide

Bëjnë vazhdimisht mashtrime e

gënjeshtra

Kanë prirje ti zmadhojnë gjërat e

vogla

Foto 2. Personat me luhatje të ndjenjave

Gjatë situatave të shumta stresante që mund të kenë këta persona mund të ndodh që edhe me

dëshirën e tyre ata tu drejtohen për ndihmë qendrave psikiatrike sidomos në rastet:

Përshkak të rritjes së depërtimit të pakënaqësisë për mënyrën e vetë të jetesës që me kalimin

e kohës çon në paknaqësi, vështirësi të dukshme funksionale shumë shpesh i anashkalojnë

punët e tyre.

Me insitimin (detyrim) të personave të tjerë më së shpeshti familjes ose rrethit të ngushtë.

Ndërkohë që sipas gjetjeve tona në këtë studim, simptomat kryesore dhe mjaft të dukshme që

paraqiten tek çrregullimet e personalitetit janë:

EGO-simptoma-pacienti nuk mund të vërejë se me të nuk është diqka në rregull, paraqitjet

janë zakonisht në përputhje me strukturën e tyre të personalitetit. Këta pacientë problemet

e tyre i shohin si pasojë e gabimeve të rrethit.

16 MSH-USAID (2009). Paketa baze e shërbimeve të

kujdesit parësor ne Shqipëri, Tiranë

Page 16: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

16

Mënyra e pakënaqshme, e pazakontë dhe e quditshme e jetesës është pasojë e një egoje

insuficiente e mbrojtjes dhe mënyrave tjera të adaptimit. Situatat stresante i përballojnë me

më shumë vështirësi ku është i pranishëm një prag i ulët i tolerancës ashtu që edhe

vështirësitë më të vogla te këta individë shkaktojnë mbingarkesa dhe frustracione,

gjithashtu janë të mundura edhe episode psikotike-kalimtare.

Këto çrregullimet kryesisht ndjehen si çrregullime të emocioneve, instikteve, dëshirave dhe

kognicionit e manifestuar me:

Ilustrimi 2. Përmes këtij ilustrimi kemi synuar të prezantojmë disa prej elementeve që kanë të

bëjnë me ndryshimin e sjelljeve dhe emocioneve

Te këto çrregullime egziston një nivel i lartë i ideve vetëvrasëse në kombinim me lloje tjera të

problemeve mentale.

Fillon në fëmijërinë e hershme dhe zgjatë edhe në moshën e

rritur.

Sjellje e pamatur kronike e cila nuk është as neuroz e as

psikozë

Shkaktarët gjenetikë-dëmtime të trurit, trauma psiqike gjatë fëmijërisë, abuzime të

llojeve dhe natyrave të ndryshme.

Shkaktarët gjenetikë, raportet joadeuate në familje e posaqërisht

gjatë fëmijërisë, ndryshe quhen edhe psikopati

Psikopatët janë persona pa ndjenja, impulsive, destruktiv, gënjështarë, të papërgjegjëshëm, nuk pendohen, nuk

kanë turp, janë shumë intelegjent, sharmant, manipulues, kanë prirje për

veprime kriminale

Page 17: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

17

KAPITULLI-II-

2. Epidemiologjia

Sipas studimeve të fundit të realizuara nga OBSH mësohemi se hulumtime të shumta dëshmojnë

se prevalanca e çrregullimeve të personalitetit tek popullata femërore është 11% kurse tek ajo

mashkullore qëndron 18%. Ndërkaq disa studime japin të dhëna se midis 10-13% e gjithë

popullatës janë të përfshirë në ndonjërën prej kategorive të çrregullimeve të personalitetit.

Gjithashtu këto studime tregojnë edhe për një përqindje të madhe të komorbilitetit të kësaj

kategorie të pacientëve, depresion, sëmundje varshmërie (ndërmjet 60 dhe 90%), kurse një

përqindje e lartë e këtyre çrregullimeve hasen në kategorinë kriminale 70-80%.17

2.1. Etiologjia

Egzistojnë shkaktarë dhe faktorë të shumtë të cilët e shoqërojnë një person gjatë gjithë jetës së tij

të cilët pastaj natyrshëm mund të kontribojnë në çrregullimin e personalitetit të tij. Ndër shkaktarët

kryesor konsiderohen të jenë: rrethi ku jeton pacienti ndërsa dhuna dhe keqpërdorimi seksual e

shumëfishojnë mundësinë e çrregullimit të personalitetit, prindërit, gjendja familjare, përdorimi i

alkoolit dhe drogave, çrregullimet e sjelljes brenda familjes pastaj faktori gjenetik apo çrregullimet

e lindura neuropsikiatrike të cilat e rrisin mundësinë e çrregullimeve të personalitetit e posaçërisht

çrregullimin e personalitetit antisocial.18

Gjithashtu duhet theksuar se në paraqitjen e çrregullimeve të personalitetit ndikojnë edhe:

17 George Boeree, Teoritë e Personalitetit, Sh.Botuese ISBN, 2009, fq.67. 18 Upustva za praktikuvanje Medicina Zasnovana na dokazi, Psikiatrija, 2007, fq.128.

Page 18: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

18

Ilustrimi 3. Egzistojnë pesë faktorë të cilët natyrshëm bëhen pjesë e çrregullimeve të

personalitetit, duke filluar nga faktorët biologjik.

Faktorët biologjik:

Studimet biologjike janë të fokusuara më faktorët trashëgues dhe tregojnë se ato kanë ndikim të

madh para se gjithash në paraqitjen e indoverzioneve sociale. Sipas hulumtimeve të bëra nga Stoun

(1979) gjatë studimit të çrregullimeve të personalitetit ceket se është e nevojshme të dallohet

temperamenti dhe karakteri. Tiparet e karakterit mësohen dhe formohen në raport me mjedisin

ndërkaq temperamenti nënkupton prirjet e lindura të një sjelljeje të caktuar.

Sot konsiderohet se “vijat” e personalitetit si ato normale gjithashtu edhe ato patologjike kryesisht

janë të trashëguara deri në 60%. Predispozimi konstitucional gjithashtu ka një rëndësi të madhe

(nëse njëri prind vuan nga psikoza endogjene, egziston mundësia shumë e madhe që fëmiu të

trashëgojë elemente të çrregullimit të personalitetit.

faktorët biologjik

faktorët psikodinamikë

faktorët social

faktorët traumatik

faktorët psikologjik

Page 19: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

19

Faktorët psikologjik

Sipas teorive psikoanalitike shkaktarët e çrregullimeve të personalitetit duhet të hulumtohen tek

çrregullimet e hershme të marrëdhënieve midis fëmiut dhe rrethit e posaqërisht prindit. 19

Hulumtimet e psikologut Vali Jan tregojnë për një lidhje ndërmjet mekanizmave të papjekur të

mbrojtjes për një fëmijëri të zymtë dhe të pakët. Deri në moshën 14 vjeçare fëmija mbetet

altrisocial sepse vetëm atëherë ai është në gjendje sipas sistemit të species sonë, në emergjecë të

përkujdeset për veten e tij me forcat e veta. Prandaj shkencëtarët e sjelljes nganjëherë e kanë

quajtur edhe “lindje e parakoshme sociale”.20 Kështu fëmijët posedojnë një të ashtëquajtur “sistem

atashimi” të lindur. Nëse fëmiu lihet pas dore në vitin e parë të jetës së tij ai do të mund të pësoi

në të ardhmen dëmtime serioze. Në përgjithësi atashmi nuk është një çështje e kuantitetit por e

kualitetit të ndërveprimit.

Para se gjithash atashimi është një çështje intimiteti e ndërveprimit të drejtpërdrejtë, e dashurisë

fizike, e ndërveprimit shpirtëror dhe social mes të rriturit dhe fëmijës. Kështu që fëmija do të

krijojë një marrëdhënie shumë speciale, do të kërkojë afërsi te “objekti i atashimit” (personi që

kujdeset për të, kryesisht nëna) dhe pastaj do të formojë një “strehë të sigurtë” dhe do ta zhvillojë

një model të brendshëm pune të një baze të sigurtë.21 Ky model do t’i japë fëmijës një ndjenjë

sigurie për të eksploruar botën, do t’i japë ndjenjën e mirëqenies dhe do ta ngushëllojë atë në

përvojat e mëvonshme të dhimbshme.

Kohëve të fundit veçanarisht po hulumtohen ndryshimet biokimike, të tipit implulsive, agresive,

çrregullimet e tipit “Borderline” si dhe ato me dëmtime suicidale ku është konstatuar nivel i ulët i

“serotonines”. Te tipi i çrregullimeve borderline janë gjetur ndryshme jospecifike të EEG derisa

te çrregullimet passive dhe ato flegmatike është gjetur nivei i ulët i endorfines.

19 Otto Kernberg, Object Relations Theory and Clinical Psychoanalysis, 1976, fq.59. 20 Po aty, fq.60. 21 Po aty, fq.61.

Page 20: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

20

Faktorët psikodinamikë

Një shkaktarë i rëndësishëm etiologjik te çrregullimet e personalitetit është identifikimi me

persona të rëndësishëm të cilët kanë strukturë të njejtë të personalitetit që nënkupton sjellje

maladaptive si dhe pervoja nga fëmijëria të cilat inkurajojnë modele të sjelljes abnormale.

Mospërputhjet e sjelljes gjithashtu lehtësohen nga lloje të ndryshme të pervojave të jetës. Situata

në të cilat një sjellje e caktuar shpërbehet apo situatë në të cilat nuk lejohet një zhvillim ë një

sjelljeje normale gjithashtu duhet të potencohet edhe mungesa e përkrahjes dhe udhëheqjes në jetë

nga ana e prindërve.22

Faktorët social

Nëse i referohemi teorisë se faktorët social formojnë vijat e personalitetit, atëherë ato munden me

qenë shkaktarë i ndonjë çrregullimi specifik edhe pse tek këta persona është prezente vetëm një

shprehje e fortë ose patologjike e këtyre vijave të personalitetit. Sigurisht gjithmonë duhet të

mirren parasysh karakteristikat e bashkësisë së gjërë shoqërore dhe rregullat lokale të sjelljes.

Faktorët traumatik

Të qenurit i traumatizuar nuk është çrregullim apo sëmundje. Të përjetuarit e dhunës apo situatave

të tjera kërcënuese fizike apo shpirtërore, fillimisht nuk kanë të bëjnë asgjë me atë se a është njeriu

i shëndoshë apo i sëmurë. Jo rrallë mbeten pas dëmet fizike apo edhe shpirtërore të ushtrimit të

dhunës dhe kjo mund të ndodhë edhe vetëm tek një ngjarje jashtëzakonisht stresuese. Ashtu siç

është cekur që nga vitit 1991 edhe në manualin diagnostic ICD-10 “reagimi ndaj stresit të rëndë”

dhe çrregullimi në përshtatje. Këtu supozohet se ngjarja inkriminuese është faktori kryesor primar

dhe thelbësorë, çrregullimi nuk do të kishte ndodhur pa ndikimin e tij. 23 Traumatizimet, si

neglizhenca e hershme, shpërfilla, dhuna fizike psiqike apo seksuale e deklarojnë më shumë se

80% e të gjithë të diagnostifikuarve me çrregullime të personalitetit.

22 Otto Kernberg, Object Relations Theory and Clinical Psychoanalysis, 1976, fq.63. 23 Po aty, fq.63.

Page 21: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

21

Prevalanca e çrregullimeve të përgjithshme diagnostifikuese varion rreth 5% pas aksidenteve,

rreth 50% përjetimeve të luftës dhe 70 deri 90% pas përdhunimit.24 Një shembull tipik është edhe

lufta e fundit në Kosovë ku njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme tek ngjarjet e ndodhura të

cilat u kanë shkatuar pervoja shpirtërore dhe fizike. Kështu edhe shkallët e amnezisë janë të

ndryshme, vetëm 4% e të mbijetuarëve të fatkeqësive të rënda kanë një amnezë të plotë, të tjerët

4% posedojnë amnezë të pjesërishme nuk mund të kujtohen apo kanë boshllëqe në kujtesën e tyre.

Mirëpo tek viktimat e përdhunimit të paktën janë 50%. Janë kushtet traumatizuese të jetës të cilat

i bëjnë njerëzit të thyhën shpirtërisht e që u shkaktojnë çrregullime afatgjata mendore. Nëse stafi

mjekësorë (mjekët, psikiatri dhe infermierët) arrijmë që këto njohuri t’i zbatojnë në terapi, atëherë

shumica e çrregullimeve do të mund të kuptohen më mirë dhe të trajtohen në mënyrë adekuate.25

2.2. Klasifikimi i çrregullimeve të personalitetit

Duhet pasur parasysh se tek këto çrregullime egzistojnë një numër i madh formash kalimtare nga

një sjellje normale deri tek një sjellje ekstreme patologjike. Variante të shumta sublike dhe rastet

kufitare janë shumë të shpeshta. Në fakt çdo njeri i shëndoshë ndonjëherë mund të manifestojë

ndonjë sjellje patologjike, dallimi qëndron vetëm në shkallën e manifestimit, frekuencën e

paraqitjes dhe pasojat të cilat i shkakton sjellje e tillë.26

Çrregullimet e personalitetit janë gjendje të cilat lajmërohen në fëmijëri dhe adoleshencë dhe në

përcillen edhe në periudhat e mëvonshme të jetës, ndryshimet e personalitetit janë të fituara

zakonisht në periudhën e pjekurisë dhe paraqiten si rezultat i adaptimit, përshtatjes së vështirë ndaj

stresit të prolonguar, deprivimet ekstreme të mjedisit, sëmundjeve të rënda psiqike, lëndimeve të

trurit etj.

24 George Boeree, Teoritë e Personalitetit, Sh.Botuese ISBN, 2009, fq.156. 25 Michaele Huber, Trauma dhe Pasojat, Pjesa I, Junfermann Verlag Paderbom, 2009, fq.49. 26 Po aty, fq.50.

Page 22: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

22

Klasifikimi i ashtëquajturi DSM-IV-pjesërisht dallon nga klasifikimi official dhe i ndanë në tri

grupe-(cluster) çrregullimet e personalitetit:

2.3. Cluster-A-ose grupi ekcentrik (funksionim abnormal, kognitiv, mëdyshje, të folur të

çuditshëm, qëndrim ndaj njerëzve, mekanizmi i mbrojtjes-projeksioni dhe fantazimi.

Këtu bëjnë pjesë çrregullimet paranoid, skizoide, skizotipike. Pra individët e prekur nga këto

çrrregullime përdorin mekanizmin mbrojtës të lartëpërmendur ‘projeksioni” dhe “fantazimi”.

Projeksioni bazohet në projektimin, mendimet dhe ndjenjat e pakëndshme. Fantazimi-iluzionet

bazohen në formimin e një bote të imagjinuar me ndihmën e së cilës individi do të bartë me vete

problemin e vetmisë apo kotësisë (zbazëtisë). Paranoja është ndjenjë e përndjekjes ose idea e një

trajtimi jo të denjë nga ana e rrethit (psh. individi mendon se të tjerët flasin keq për të, e përqeshin

në kontekstin negativ).27

2.4 Cluster B- Grupi dramatik ose emocionalisht jostabil përfshinë çrregullimet histrionike,

narcisoide, anti-sociale, dhe çrregullimet e personalitetit kufitar. Personat e prekur nga këto

çrregullime përdorin si mekanizëm të mbrojtjes disocimin-(veçim) nga të tjerët, mohim, të

shikuarit e botës “bardhë dhe zi”, “splitting” duke ndarë me veten aspektet e mira ose thjesht të

këqija të individëve të caktuar, shfaqja dhe pamundësia e pajtimit me aspektet e ndara në një

moment mbingarkese emocionale negative dhe pamundësia e kontrollimit motorik të shprehjes së

mendimeve dhe emocioneve. Disocimi bazohet në harresë të pavetëdijshme të ndjenjave, ideve

dhe përjetimeve. Mohimi është ngusht i lidhur me mekanizmin e disocimit. Personi i cili mohon

të pranojë ndonjë mendim ose ndjenjë ose prap dëshiron por nuk mundet. Për këta persona mund

të themi se ata i mbyllin sytë para botës ose nuk mund të shikojnë të vërtetën në sy. “Splitting”

mekanizmi i përçarjes është një mekanizëm mbrojtës të të shikuarit të botës bardh dhe zi dhe

pamundësia e pajtimit me të kundërtën. Karakteristikë kryesore është tipi i mendimit “gjithçka

ose asgjë’ ku individi është i prirur për përçarje pas iritimit, ai e zhvlerëson botën derisa pas

përjetimeve të këndshme tenton ta idealizojë.28

27 Upustva za praktikuvanje Medicina Zasnovana na dokazi, Psikiatrija, 2007, fq.78. 28 Po aty, fq.81.

Page 23: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

23

2.5. Cluster-C - Grupi anksioz

Këtu përfshihen individët me çrregullime të personalitetit të ashtëquajtur: të varur, të tërhequr dhe

çrregullimet obsesivo-kompulsive. Individët e prekur nga këto çrregullime përdorin si mekanizëm

të mbrojtjes izolimin, agresionin pasiv dhe hipohondricizëm. Izolimi udhëhiqet nga ndarja e ideve

të pakëndshme ose veprimet nga emocionet (izolim i afekteve). Agresioni pasiv lajmërohet kur ata

krijojnë rezistencë përballë vetës së tyre. Individi pasiv agresiv do të ngecë dhe në parim do të

pajtohet mire po pastaj ai do të shprehtë rezistencën e vet në mënyrë indirekte përmes mosveprimit

ose pasivitetit.

Page 24: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

24

KAPITULLI-III-

3. Diagnostifikimi i pacientëve me çrregullime të personalitetit

Njerëzit me çrregullime te personalitetit në përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata

por në mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te gjithë kërkojnë me më pengu ose

me i prish planet e mia”.

Pjesa me e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptome psikotike, por mund të

ndodhin episode te shkurtra psikotike Pjesa me e madhe e personave me çrregullime të

personalitetit janë në kontakt me realitetin. Trajtimi i çrregullimeve të personalitetit nuk është

vetëm detyrë e institucioneve mjekësore, respektivisht shërbimeve psikiatrike.29 Në trajtim duhet

të marrin pjese edhe institucionet tjera siç janë ato sociale respektivisht tërë shoqëria. Përvoja ka

treguar se ambienti punues dhe social mirë i organizuar, zgjedhja e punës në mënyrë të drejtë si

dhe trajtimi dhe ndihma përkatëse, të një numër i madh i këtyre pacienteve, ndihmon në arritjen e

rezultateve të kënaqeshme. Çrregullimet e ndryshme mund të diagnostikohen me siguri të lartë dhe

të trajtohen me metoda të besueshme dhe efektive. Megjithatë në shumë vende trajtimi i këtillë

nuk është i mundshëm dhe sjellja negative ndaj të sëmuarit mental vazhdon të jetë e pranishme.30

Diagnostifikimi i çrregullimeve të personalitetit nënkupton që janë përmbushur shumë kritere:

a) Simptomat e para janë prezente për një periudhë me të gjatë kohore, qysh prej fëmijërisë

deri në adoleshencën e hershme. Vlenë të theksohet se këta individë janë të sigurtë dhe të

vështirë të korigjohen

b) Simptomat manifestohen në më së paku prej dy nga fushat përshkruara siç janë kongnicioni

(mënyra e shiqimit të botës, mendimi për veten dhe të tjerë), emocionet (origjinaliteti,

intenziteti dhe shkalla e funksionimit emocional.

c) Funksionimi interpersonal (relacioni i aftësive interpersonale)

d) Kontrollimi i impulseve

29 Haskoviç Mujo, Psikologjia, Sarajevë, 2006, fq.135. 30 Hoti Arben, Psikologji e personalitetit-Cikël leksionesh, Prishtinë, 1985, fq.69.

Page 25: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

25

Duke respektuar kriteret paraprake diagnoza e pacientit vendoset në bazë të simptomave me vetem

ato çrregullime të cilat zgjasin së paku 6 muaj dhe në bazë të ndryshimit të kapacitetit funksional.

Në bazë të natyrës së çrregullimeve psiqike dhe të analozimit kritik të sjelljeve të pacientit

vendoset edhe diagnoza infermierore e cila i shërben ekipit infermieror si rrugë udhëheqëse në

përcaktimin dhe dhënien e kujdesit infermieror. Diagnoza infermierore paraqet gjykimin klinik për

përgjigjet gjegjësisht reaksionet e individit, familjes dhe shoqërisë për problemet potenciale

shëndetësore ose proceset jetësore. Diagnoza infermierore paraqet thelbin e përzgjedhjes së

intervenimeve të kujdesit infermieror i përqëndruar për të arritur qëllimet për të cilat infermierët

janë të autorizuar.31

3.1. Trajtimi dhe terapia

Pacientët me çrregullim të personalitetit rralle hospitalizohen. Indikacionet për trajtim spitalor

ekzistojnë ne rastet kufitare, tek sjelljet antisociale si dhe ne rastet e përcjella me abuzim te alkoolit.

Psikoterapia përfshin metoda dhe teknika siç janë: psikoterapia psikodinamike, mbështetëse dhe e

sjelljes. Disa kategorive te pacienteve iu përgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.

Punonjësit e shërbimeve sociale-shëndetësore duhet të kenë të qartë se çrregullimet mendore, sot

njihen në disa forma madhore të mjekimit si:

Psikoterapia-terapia biologjike medikamentoze,

Psikokirurgjia- terapia elektrokonvulzive.

Secili prej nesh kemi një ide për shëndetin që reflekton pak a shumë imazhin e shëndetit dhe të

sëmundjes në bashkësi. Të ndjehesh individ dhe anëtarë i shoqërisë dhe të punosh në sferen e

preventives psikiatrike mbi imazhet dhe stereotipet e sëmundjes dhe të sëmurët mendorë është

punë e rëndë dhe shumë sfiduese, nëse dëshiron të ndryshosh apo modifikosh vlerat e shoqërisë.

Duke edukuar shfrytëzuesit lidhur me faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor, profesionistët

shëndetësor duhet të punojnë në mbrojtjen e psikoterapisë, ruajtjen e gjendjes psikoterapeutike,

formimin e programeve rehalibiltuese, përkujdesjen dhe pjesëmarrjen në hospotalizimin e

pjesërishëm nëse është i domosdoshëm.

31 George Boeree, Teoritë e Personalitetit, Sh.Botuese ISBN, 2009, fq.119.

Page 26: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

26

Promovimi dhe përdorimi sa më i shpeshtë i psikoterapisë të gjitha trajtimet e bazuara në

marrëdhënien mjek-pacient mund të sjellin një efekt psikoterapeutik. Duke krijuar marrëdhënie të

mira, të qëndrueshme, të besueshme edhe për mjekun do të jetë më e lehtë të përcaktojë se për

cilin rol të psikoterapisë pacienti ka nevojë. Shumica e pacientëve nuk kërkojnë ndihmë

terapeutike përshkak të çrregullimeve të personalitetit, por më tepër përshak të problemeve të tjera

siç është depresioni.32

3.2. Karakteristikat e përgjithshme të psikoterapisë të rekomanduar nga çrregullimet e

personalitetit

Terapia nuk pritet të jetë e shkurtër sepse midis pacientit dhe terapisë duhet të zhvillohet një

marrëdhënie e fortë ndihmëse. Fillimisht duhet të caktohen qartazi rolet dhe përgjegjësitë e

pacientit dhe terapentit. Terapenti është aktiv dhe udhëzues e jo një dëgjues pasiv.33

Pacientët dhe terapentët së bashku e caktojnë një hirarki të prioriteteve. Terapenti përçon një

vlerësim empatik dhe nevojën që pacienti të kontrollojë sjelljen e tij. Me paraqitjen e rrethanave

të reja duke përfshirë edhe stresin nevoitet një fleksibilitetet. Zakonisht përdoret caktimi i limiteve

të cilat caktohen me dakordim të dyanshëm. Në të njejtën kohë përdoren qasje individuale. Për të

arritur rezultate më të mira psikoterapia duhet të kombinohet me farmaoterapi. Psikoterapia është

e vështirë si për pacientin ashtu edhe për terapentin.

Ajo varet nga çrregullimi në të cilin është i prekur ose vuan pacienti. Pacientët lehtazi regredojnë,

veprojnë në bazë të impulseve të tyre si dhe manifestojnë transference fikse negative apo pozitive

të cilat janë të vështira për t’i analizuar.34

Trajtimi ose terapia e njerëzve me problem psikologjike (psikoza), s’është gjë tjetër veqse

përdorimi i një sërë metodash ose teknikash me qëllim për të rritur aftësinë e këtyre individëve që

ata të mund të përballojnë me sukses situatat stresante në jetë.

32 Otto Kernberg, Object Relations Theory and Clinical Psychoanalysis, 1976, fq.87. 33 Upustva za praktikuvanje Medicina Zasnovana na dokazi, Psikiatrija, 2007, fq.137. 34 Michaele Huber, Trauma dhe Pasojat, Pjesa I, Junfermann Verlag Paderbom, 2009, fa.116.

Page 27: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

27

Këto teknika u mundësojnë atyre kontrollimin më mirë të ndjenjave, mendimeve, veprimeve për

të pakësuar sa më shumë numrin e rasteve si dhe format e rënda të sjelljeve anormale.

Ilustrimi 4. Psikologët kanë bërë një rënditje të llojeve të psikoterapisë, përdorimi i të cilave ju

ndihmon pacientëve me çrregullime të personalitetit.

Nëse mjeku e zgjeron qasjen e përfshirjes së familjes në punën e tij gjegjësisht në trajtimin e një

pacienti të caktuar do të definohet si terapi e orientimit dhe do të ketë efekt më të mirë si në trajtim

ashtu edhe në zbulimin e bërthamës së problemeve si dhe do të ndihmohet që marrëdhëniet

familjare të zhvillohen në atë mënyrë që problemet si pasojë e sëmundjes të largohen ose të paktën

të zbuten.

3.3. Farmakoterapia

Shumica e personave me çrregullime të personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja meqë këta

persona besojnë se janë ne gjendje te mire emocionale, kështu qe ata asnjëherë nuk kërkojnë

trajtim. Mirëpo ata qe i detyrojnë t’i vizitojnë institucionet e shëndetit mendor janë familja dhe

LLOJET E PSIKOTERAPISË

Terapia e ndërgjësimit ose kthjellimit ku bëjnë

pjesë –psikoanaliza, asociacionet e lira

Terapia familjare

Terapia në grup-grupet e ballafaqimit

Terapia me përforcim –

kundërkushtëzimiTerapia

kognitive e sjelljes

Terapia bihejvoriste

Terapia geshtaliste

Terapia me klientë të

qendërsuar

Page 28: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

28

rrethi. Personat me çrregullim të personalitetit bëjnë qe me sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat,

mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen nga njerëzit e afërt.

Nuk egziston ndonjë trajtim standard medikamentoz për çrregullimet e personalitetit sepse

medikamentet ordinohen në bazë të simptomatologjisë që paraqiten tek këto gjendje. SSRI mund

të përdoren nëse është prezentë depresioni, anksioziteti, agresiviteti, moskontrollimi i impluseve.

Ndërkaq antipsikotikët otipik mund të shfrytëzohen nëse vërehen simptoma psikotike agresivitet,

moskontrollim, zemërim, qëndrim armiqësor.35

Antikonvulzivët shfrytëzohen në raste të humbjes së kontrollit agresivitetit, labilitetit të disponimit

ndërkaq antidepresivët përmirësojnë humorin depresiv.

3.4. Kujdesi infermieror tek pacientët me çrregullime të personalitetit, roli i infermieres

Shoqata amerikane “Ana” e konsideron infermierinë psikiatrike si: “një fushë të specializuar të

praktikës infermierike që përfshinë teoritë e sjelljes njerëzore, si shkencë të saj dhe përdorimi i

fuqishëm i vetes si art i saj”. Infermierja psikiatrike duhet të përdorë një procedurë ndërpersonale

për të promovuar, ruajtur apo rehabilituar shëndetin mendorë të individëve. Takimi me klientin

nënkupton praninë e empatisë, kontaktin me të ndërmjet një përceptimi të brendshëm e konsideruar

si një tendencë të njeriut për tu identifikuar me tjetrin.

Infermieri i shëndetit mendor duhet të demostrojë njohuri dhe kuptim të shëndetit mendor,

sëmundjeve mendore dhe shërbimeve të shëndetit mendor.

35 Upustva za praktikuvanje Medicina Zasnovana na dokazi, Psikiatrija, 2007, fq.123.

Page 29: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

29

Ilustrimi 5. Në këtë ilustrim përfshihen detyrat dhe përgjegjësitë e infermierit psikiatrik gjatë

ushtrimit të detyrës së tij në raport me pacientin që ka çrregullime të personalitetit.

Infermierët gjithmonë duhet të ofrojnë kujdes për personat me çrregullime mendore në gjendje

akute ose që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike. Ata me kujdes duhet të vlerësojnë situatën dhe

të bisedojnë me pacientin rreth planit individual të trajtimit dhe mënyrën më të mirë që ky trajtim

mund të ketë profres në sukses. Infermieri gjithashtu duhet të sigurojë marrjen e rregullt të

mjekimit, manipulimet mjekësore dhe të moniturojë rezultatet e trajtimit. Përveq kësaj infermierët

psikiatrikë duhet të angazhohen edhe në krijimin e grupeve terapeutike duke nxitur vazhdimisht

pacientët që të marrin pjesë active në terapi arti, terapi okupacionale kur kjo gjë është e

këshillueshme. Identifikon nëse pacientët janë në rrezik për të kaluar në një sjellje që mund të

dëmtojë vetën ose të tjerët. Mbanë kontakte të rregullta dhe vlerëson ndryshimet në shëndetin e

tyre mendor si dhe vlerëson efektet e trajtimeve të tyre.36

36 Michaele Huber, Trauma dhe Pasojat, Pjesa I, Junfermann Verlag Paderbom, 2009, fq.120.

Aftësi për të vlerësuar nevojat e pacientit

aftësi për të marrë vendime në përputhje me situaten

aftësi për të punuar në përputhje me kodin e etikës

njohuri dhe aftësi terapeutike ose ndërhyrje në krizë

aftësi për të pranuar në ekip dhe në komunitet

aftësi për të mbrojtur të drejtat e pacientëve

Page 30: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

30

3.5. Prioritetet dhe objektivat infermierore

Të gjithë infermmierët terapeutik duhet që vazhdimisht të ofrojnë mbështetje emocionale për

pacientët me çrregullime të personalitetit duke ju siguruar qëndrim empatik dhe parandalim të

përshkallëzimit të sëmundjes.Prioritetet infermierore duhet të jenë të përqëndruara në aspektin e

krijimit të marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme sociale.

Njohja me situatën aktuale të pacientit, kuptimi i sëmundjes prognozës dhe regjimit terapeutik,

planifikimi i ndërhyrjeve infermierore (psiko-motorike), psiko-sociale, edukuese, mirëmbjatja,

mbikëqyrja, inspektimi, socio-kulturor konsiderohen të jenë disa nga objektivat themelore të

infermierit terapeutik.

Një tjetër objektiv që do ti kontribonte punës së infermierit është edhe parandalimi dhe minimizimi

i komplikacioneve, ruajtja dhe promovimi i shëndetit, kujdesi për sigurinë e pacientit, ruajtja e

shëndetit somatic, këshilla rreth përdorimit të terapisë, ofrimi i mbështetjes dhe ndihmës për

familje si dhe plani për të përmbushur nevojat pas përfundimit të trajtimit (mbikëqyrje kontinuale

për pacientin). Diagnoza infermierore paraqet problem actual ose potencial të cilën infermierët

duke u bazuar në edukimin dhe përvojën e tyre janë të afta dhe të autorizuara për trajtim.37

ANA-për infermierinë thotë: “Infermieria nënkupton diagnozë dhe trajtim të reaksioneve

njerëzore për problemet aktuale ose poteciale”.38 Reaksionet janë të grumbulluara në 9 grupe të

cilat gjithashtu paraqesin një përbledhje të diagnozave nga fusha e kujdesit infermieror.

a) Shkëmbimi- (reaksionet fiziologjike-

frymë, temp. eliminimi I të ushqyerit

b) Komunikimi- (marrja dhe dhënia e

informacionit)

c) Marrëdhënit ndërnjerëzore- (izolimi

social, prishja e marrëdhënieve me të

tjerët)

37 Gordon Willard Allport, Psikologji, 1960, fq.58. 38 Brunner Suddarth, Enfermeria Practica, Eapana Granda 2015, fq.87.

d) Besimi- (vlerat besimi me qëllime

jetësore ndërmarrja)

e) Zgjedhja-(përballja me stresin,

negocimi, tërheqja etj)

f) Lëvizja dhe aktiviteti-(problemet në

lidhje me përpjekjet e zvogëluara për

aktivitet, higjenë, gjumë)

Page 31: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

31

g) Pereptimi-(çrregullimi I përceptimit

ndaj vetes dhe ambientit, ndjenja e të

qenurit i pandihmë, pashpresë)

h) Njohuritë- (I referohet paditursë së

pacientit)

i) Emocionet

j) -(dhimbja, frika, ankthi, shqetësimi)

3.6. Diagnoza infermierore, simptomat afektive

Disponimi përshkruhet si depresiv i trishtuar i pashpresë. Disa pacientë thonë se ndihen të zbrazët

dhe se jeta për ta nuk ka kuptim. Gjatë bisedes vërehet mimika e fytyrës (fytyra e rënë), pozicioni

i trupit, dekurajim, frikë, ndjenja e të qenurit i pa shpresë, i pandihmë shumë shpesh pacientët

përshkruajnë një mosrehati dhe tension. Gjithashtu është prezente edhe humbja e ndjenjave ndaj

personave të dashur (fëmija, bashkëshorti, bashkëshortja) të cilët më parë kanë qenë burim

kënaqësie. Pamundësia e shprehjes së ndjenjave ndaj personave të dashur shpie deri te ndjenja e

fajit, frustrimit dhe ndjenja e pavlerësisë. Te disa pacientë mund të jetë e pranishme nervizizmi,

ndjenja e zemërimit të thellë, moskënaqësisë. Reagojnë me tërbim ose frustrim të tepruar edhe në

imtësirat më të vogëla. Të gjitha gjetjet infermierore raportojnë për një:

Disponim të ulët dhe ndjenjë të zbrazëtisë

Ankth dhe ndjenjë të parahatisë, tension përshkak të ndërrmit të ambientit (hospitalizimit)

Vetmi e shoqëruar me zvogëlim të dëshirave dhe interesave

Vetëfajësim si pasojë e paaftësisë të funksionimit normal, humbje e emocioneve

Dëshpërim (ndjenjë e thellë e të qenurit i pashpresë

Dëshpërim (si pasojë e humbjes së përkrahjes, familja)

Ndërkaq simptomat bihejvorale mund të pasqyrohen si humbje e kënaqësisë ndaj aktiviteteve të

cilat më parë kanë paraqitur kënaqësi, simptomat dominuese të depresionit, e theksuar me humbje

të interesit dhe kënaqësisë të shoqëruara me ikje nga shoqërimi me të tjerët, vetizolim parapëlqim

i vetmisë dhe karakteristika tjera përcjellëse.

Page 32: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

32

Ilustrimi 6. Simptomat vegjetative grupore, si simptoma dominuese në çrregullime

SIMPTOMAT VEGJETATIVE-

TRUPORE

Mund të paraqitetet

shtim i tepruar i peshës

Janë prezente problemet me gjumin, oreksin

Pacienti ankohet për lodhje

vështirësi në lëvizje, humbje e

fuqisë

Nga shumë aktivitete kanë

hequr dor plotësisht

Efikasiteti në punë është dukshëm i zvogëluar

Edhe përpjekjet më të vogla për

të bërë diqka shkaktojnë

lodhje të madhe

Page 33: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

33

Ilustrimi 7. Simptomat kognitive tek pacientet me çrregullime të personalitetit

3.7. Faktorët kritik

Mendimet suicidale janë të pranueshme tek rreth 80% e pacientëve me çrregullime të personalitetit

dhe konsiderohet se është rreziku më i madh nga suicide në gjithë këtë grup diagnostifikues. Në

botë çdo 40 sec. ndodh një vetvrasje. Llogaritet se rreziku më i madh është në 6 muajt e parë pas

lëshimit nga spitali, prandaj është e nevojshme që në mënyrë kontinuale të vlerësohet dhe nëse

është prezente ideja për suicide të planifikohen dhe ndërmerren ndërhyrje për të evituar dhe

zvogëluar atë. Përpjekjet për të ulur këtë rrezik e rrisin dukshëm sigurinë e pacientit në trajtimin e

tij. Në më shumë se 80% të rasteve potenciale pacienti paralajmëron për qëllimet dhe veprimet e

tij rreth vetëvrasjes duke folur në mënyrë sepse në atë mënyrë ai dëshiron të tërheqë vëmendjen

dhe kjo në një farë mënyrë nënkupton” thirrje për ndihmë”. Pacienti zakonisht na jep disa shenja,

ata vetvrasjen e konsiderojnë si zgjidhje për problemet e tyre. Sipas teorisë psiko-analitike të

Frojdit mbi vetëvrasjet egzistojnë dy hipoteza mbi vetëvrasjen si terapinë depressive dhe instikti i

vdekjes. Vetëvrasja është një entitet psikopatologjik dhe një nga situatat klinike më sfiduese.

Prandaj individët me çrregullime të personalitetit janë të prirur për vetëvrasje, 90% i përbëjnë nga

të gjitha rastet, sëmundjet afektive (depresioni i lartë mbi 15 %, çrregullime bipolare, çrregullime

skizoafektive 70%.

SIMPTOMAT KOGNITIVE

Shqetësimet ose mendimet për mossukses ose dështim janë

present gjithashtu.

Besimi në vete është I humbur

Ndjenja e nënvlerësimit

total

Vlerësimet joreale personale

Ndjenja e fajësisë

Pacientë vërehet zvogëlim I vlerave

personale

Page 34: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

34

KAPITULLI-IV-

4.1. REZULTATET

Në pjesën e parë të vitit 2019, punëtorët shëndetësorë të cilët punojnë në repartin e psikiatrisë

pranë Spitalit Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë, raportojnë se numri i pacientëve të cilët kanë

kërkuar ndihmë për probleme me çrregullime të personalitetit janë regjistruar rreth 69 persona të

grupmoshës së ndryshme. Më të atakuar kanë qenë personat nga mosha 40-50 vjeçar, të pasuar

nga mosha 30-40 vjeç, ndërkaq deri në moshën 30 vjeçare numri ka qenë dukshëm në rënie në

raport me vitet paraprake.

Tabela 1. Çrregullimet më të shpeshta të cilat janë paraqitur në repartin e psikiatrisë gjatë tetë

muajve të këtij viti kalendarik

01.01.2019-

01.08.209

Gjinia Mosha vendbanimi

M F persona qytet fshat

Çrregullimi i

personalitetit

obsesiv-

kompulsiv

35 11 26 20-30- vjeç

30-40- vjeç

40-50-vjeç

50+

8

9

14

7

14 21

Çrregullimi i

personalitetit

antisocial

18 12 04 Deri 18

vjeç

15 3

Çrregullimi

kufitar

(borderline) i

personalittit

16 7 9 20-30-vjeç

30-40-vjeç

40-50-vjeç

50+

4

11

7

9

6 10

Page 35: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

35

Grafikoni 1: Në këtë grafikon kemi pasqyruar numrin e pacientëve të cilët në mënyrë kontinuale

sipas krizave që ata kanë vizitojnë psikiatrin e tyre brenda objektit të repartit psikiatrik.

16

27

19

Ç R R E G U L L I M E T Ë P E R S O N A L I T E T I T

VIZITA TË RREGULLTA NË REPARTIN PSIKIATRIK NË PERIUDHËN KOHORE

JANAR 2018 -JANAR 2019

vajza-djem burra gra

Page 36: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

36

Grafikoni 2: Nga kjo përqindje kuptojmë se pacientet e gjinisë femërore të cilat mund të kenë

statusin e bashkëshortes, nënës apo edhe gjyshes janë më të kujdesshme në përdorimin e terapisë.

Djemtë dhe vajzat e reja sikur janë më neglizhentë në këtë drejtim dhe të njejtit shfrytëzojnë

rekomandimet e mjekëve më shumë kur ndjehen se kanë krizë me personalitetin e tyre.

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

16%

18%

20%

E përdorin me rregullterapinë

Nuk e përdorin me rregullterapinë

E përdorin vetëm kurndjehen se kanë krizë me

shëndetin

Sa janë të rregullt pacientët me çrregullime të personalitetit në përdorimin e terapisë

djem-vajza burra gra

Page 37: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

37

Grafikoni 3: Në këtë pasqyrë kuptojmë se personat e moshës së tretë të cilët atakohen me

probleme të personalitetit janë më të gatshëm të pranojnë në rrethin ku jetojnë problemet e tyre

shëndetësore. Gratë konkretisht vajzat janë më të prirura ti fshehi ato karshi shoqërisë me të cilën

kalojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës.

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

e pranojnë

nuk e pranojnë

nuk duan të flasin

shprehen hapur për problemet

Personat me çrregullime të personalitetit sa janë të gatshëm të pranojnë problemet e tyre shëndetësore në shoqëri

gratë burrat pleqtë

Page 38: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

38

PËRFUNDIM

Personaliteti mund të definohet si tersi e tipareve emocionale dhe të sjelljes qe e karakterizojnë një

person ne jetën e përditshme. Ne kondita të zakonshme është relativisht stabil dhe i

parashikueshëm. Kufiri nuk është i qartë kur tiparet e personalitetit të rregulllt shëndrrohen në

çrregullime të personalitetit, por në përgjithësi kjo ndodhë kur tiparet e personalitetit janë aq të

papërshtatshme dhe jo fleksibile sa qe vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose i

shkaktojnë vështirësi subjektive personit.

Njerëzit që ndeshen me këto çrregullime etiketohen si “të këqij” ose “te shtrembër”, ndërkaq

kohë me herët këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati

Më shumë se 450 milion njerëz në botë vuajnë nga ndonjë sëmundje psiqike, ndërsa një përqindje

edhe më e madhe vuajnë nga çrregullimet e personalitetit. Sot të gjithë punonjësit shëndetësore që

bëjnë pjesë në kujdesin klinik duhet të tregojnë kujdes të veçantë në fushat si diagnoza diferenciale

të çrregullimeve të sjelljes, vlerësimi mjekësor i personave të sëmurë akut dhe me çrregullime të

personalitetit, menaxhimi i dhunës së ushtruar ndaj vetës dhe të tjerëve, farmakoterapia

psikoterapia e të tjera. Për njohjen e çrregullimeve komplekse është parakusht që të mund të

përceptohen mesazhet në modelet e sjelljeve të tyre konfuze, sekuenca e reagimeve ndaj

kërcënimit egzistencial dhe të cilat gjuhësisht nuk janë të shprehura. Kjo kërkon qasje të

përceptimit nga ajo që zakonisht e marrim, përceptimi i mënyrave të sjelljes të cilat nuk janë të

përcaktuara nga konfliktet neurotike por paraprakisht janë zhvilluar në pothuajse çdo komunikim.

Page 39: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

39

REZYME DHE REKOMANDIME

Hyrje: Egzistojnë raste kur nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm personaliteti i njeriut pëson

çrregullime dhe këta individë me tiparet, karakteristikat dhe llojet e shprehjeve që shfaqin i bëjnë

të ndryshëm nga të tjerët. Personaliteti çrregullohet kur ai lë vetë personin të vuaj ose edhe njerëzit

e tjerë. Ndërkaq trajtimi i këtyre çrregullimeve është tejet i vështirë për tu realizuar në kohë reale

sepse shumica e këtyre pacientëve e konsiderojnë sjelljen e tyre ndërnjerëzore

Qëllimi: Përmes këtij punimi kemi synuar të krijojmë një material shtesë për nxënësit dhe

studentët të cilët dëshirojnë të dijnë më shumë për format dhe mundësitë e kujdesit infermieror me

pacientët të cilat janë të atakuar me çrregullime të personalitetit.

Metodologjia: Për realizimin e punimit është shfrytëzuar metoda e rishikimit të literaturës dhe

metoda e studimit të rastit.

Fjalë kyçe: çrregullim, personalitet, faktorë, kujdes infermieror

Bazuar në studimet e shëndetit mendor të cilat i kemi shfrytëzuar në realizimin e këtij punimi mund

të rekomandojmë se infermierët dhe mjekit psikiatër vazhdimisht përpiqen që me pacientët të cilët

vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore të krijojnë sa më shumë metodologji të reja të cilat ju

ndihmojnë atyre në përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodhen, andaj rekomandojmë që:

Repartet psikiatrike të ofrojnë reforma më të reja për mënyrën e hospitalizimit t këtyre

pacientëve

Vazhdimisht të punohet për krijimin e një klime sa më positive për pacientët me

çrregullime të personalitetit

Krahas familjes edhe shoqëria duhet ti mbështesë moralisht dhe emocionalisht këta

pacientë

Trajtimi i pacientëve me çrregullime të personalitetit të bëhet edhe përmes fokus-grupeve

të ndryshme pr të krijuar një qasje sa më positive

Të krijohen qendra të vogla ku do të mbikëqyren këta pacientë, aty ata do të ndihen më

mirë lidhur me problemet e tyre shëndetësore.

Page 40: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurtë se e duan”- Sigmund Freud

40

REFERENCAT

Boeree George, Teoritë e personalitetit, Tiranë, 2004 Hoti Arben, Psikologji e

personalitetit-Cikël leksionesh, Prishtinë, 1985.

Brunner Suddarth, Enfermeria Practica, Eapana Granda 2015.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Dhjetor 2011). Vlerësim i nevojave të

kujdesit për shëndetin mendor në nivel kombëtar.

George Boeree, Teoritë e Personalitetit, Sh.Botuese ISBN, 2009.

Gordon Willard Allport, Psikologji, 1960.

Haskoviç Mujo, Psikologjia, Sarajevë, 2006

Hoti Arben, Psikologjia e personalitetit. Cikël ligjeratash. Prishtinë, 2005

https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/681/c37540d1-f842-4f7f-b491-

14e1e3e141fa.pdf?sequence=6&isAllo%C3%ABed=y

Karaj Theodori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Emal, Tiranë, 2010

Marsha/M/Lineham, Cognitive-Behavioral-Treatment-Borderline-Personality-Disorder

Michaele Huber, Trauma dhe Pasojat, Pjesa I, Junfermann Verlag Paderbom, 2009.

MSH-USAID (2009). Paketa bazë e shërbimeve të kujdesit parësor ne Shqipëri, Tiranë.

Rot, Nikolla, Psikologji e personalitetit, Prishtinë ;

Stevanoviq, Borisllav, Psikologjia pedagogjike, Beograd 1998;

Upustva za praktikuvanje Medicina Zasnovana na dokazi, Psikiatrija, 2007.

Zigmund Frojd, Metapsikologjia, Sh.Botuese “Fan Noli”, 2010.

Page 41: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org · Gjithashtu përcaktues tjerë njihen edhe faktorët kontekstual duke përfshirë varfërinë dhe urinë konfliktin dhe traumen, akcesin e dobët

41

Të dhënat e kandidates

Emri Dijana

Mbiemri Alili

Nacionaliteti Shqiptare

Shtetësia Maqedone dhe Kosovare

Ditëlindja 18.03.1983

Gjinia Femër

Numri personal 1803983425010

Të dhënat kontaktuese

Telefoni +38643996776

Adresa Rr. “Washingtoni”-Gjakovë

Email [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Sh. fillore “F.Hotël”-Kumanovë

ShMShM. “Dr.Pançe Karagjozov”- Motër Medicionale”

Universiteti “Fehmi Agani”

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi E rregullt

Nr. ID 160306050