18
Projekt-Ligj “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ”

  • Upload
    lena

  • View
    101

  • Download
    1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ”. Hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Financave Publike të Francës. Përputhshmëria me Acquis. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Projekt-Ligj

“Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”

Page 2: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian

në bashkëpunim me

Drejtorinë e Përgjithshme të Financave

Publike të Francës

Page 3: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Përputhshmëria me Acquis

Për hartimin e këtij projekt-ligji është punuar dhe janë konsultuar gjerësisht Direktivat e mëposhtme të Bashkimit Evropian.

DE 2006/112/EC of 28 .11.2006 “ Sistemi i përbashkët i TVSH-së”, amenduar me:

DE 2006/138/EC, 19.12.2006

DE 2007/75/EC, 20.12.2007

DE 2008/8/EC,12.02. 2008

DE 2008/117/EC, 16.12.2008

DE 2009/47/EC, 5.05.2009

DE 2009/69/EC, 25 .06. 2009

DE 2009/162/EC, 22.12.2009

DE 2010/23/EC, 16.03.2010

DE 2010/45/EC, 13.07.2010

DE 2010/88/EC, 07.12.2010, etj

Page 4: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Qëllimi i Ligjit të Ri

Ligji i ri synon që me përcaktimet e tij, të ofrojë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si për biznesin vendas dhe investitorët e huaj, me rregulla të mirëpërcaktuara të cilat sigurojnë:

Njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian;

Konkurencë të drejtë dhe kushte të barabarta, duke eleminuar sa është e mundur faktorët që cënojne këto kushte;

Stimulimin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve duke e bërë biznesin shqiptar konkurues midis vendeve të zhvilluara.

Page 5: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Ky projekt ligj synon të sigurojë :

Një sistem taksimi që:

– eleminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së (parimi destinacionit);

– ndryshon imazhin e administratës tatimore për t’i shërbyer me dinjitet çdo tatimpaguesi të vogël apo të madh, vendas apo të huaj, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë;

– ndryshon mënyrën e të tatuarit nga ajo me anë të një ligji të ndryshuar më shumë se 30 herë, nga mënyra të tatuari me udhëzime, urdhëra për shkak të hapësirave/mungesës së parashikimeve ligjore, në një ligj gjithëpërfshirës që paraqet qëndrueshmëri e siguri për biznesin.

Page 6: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Krahasimi i strukturës

Struktura e Ligjit ekzistues: Struktura e Ligjit të Ri: 1. Dispozita të përgjithshme 1. Objekti dhe fusha e zbatimit;2. Personat e tatueshëm 2. Personat e tatueshëm;3. Furnizimi i mallrave e shërbimeve 3. Operacionet e tatueshme4. Vlera e tatueshme dhe shkalla tatimore 4. Vendi i operacioneve të tatueshme.;5. Administrimi dhe proçedura 5. Lindja e tatimit, kërkueshmëria;6. Raste të tjera 6. Vlera e tatueshme;7. Dispozita tranzitore dhe të fundit 7. Shkalla tatimore; 8. Përjashtimet, furniz me shkallë 0, 9. Zbritshmëria

10. Detyrime të personit të tatueshëm; 11. Regjime të veçanta 12. Dispozita të përgjithshme dhe

kalimtareKa gjithsej 7 kapituj dhe 56 nene Ka gjithsej: 12 kapituj, 31 seksione

4 nenseksione, 160 nene

Page 7: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Përkufizon dhe trajton në mënyrë të detajuar dhe të pasuruar konceptet mbi furnizimin e mallrave dhe shërbimeve mbi të cilat zbatohet TVSH-ja, duke shmangur konfuzionin dhe paqartësitë;

Vlera e tatueshme përcaktohet sipas «vlerës së tregut» si për mallrat dhe për shërbimet; ndërsa aktualisht çdo mall duhet të shitet «sikur qëllimi të ishte

fitimi»;

Shmang keqkuptimet dhe paqartësitë lidhur me furnizimin e një aseti mjaft të rëndësishëm siç është pasuria e patrupëzuar, duke e përkufizuar atë si një furnizim shërbimi;

Ligji i ri:

Page 8: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Trajton jo si objekt i aplikimit të TVSH-së mallrat e dhuruara deri në një vlerë maksimale e cila do të përcaktohet me një akt nënligjor, përfshirë dhe kur ato dhurohen për qëllime të nxitjes së biznesit; Ndryshe nga sa trajtohet aktualisht ku çdo mall i dhuruar pavarësisht

vlerës së tij tatohet me TVSH.

Redukton kostot e biznesit për fushatat e publicitetit dhe promocionit, pasi me këtë projektligj nuk kufizohet e drejta për të zbritur TVSH e paguar në blerje nga biznesi për artikujt promocionale dhe publicitare të nevojshëm për të nxitur dhe zhvilluar biznesin, ndryshe nga kufizimet e ligjit aktual.

Ligji i ri:

Page 9: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

• Ligji i ri jep përcaktime mjaft të qarta dhe të munguara aktualisht, lidhur me vendin e furnizmit të shërbimit, koncept ky shumë i rëndësishëm për TVSH-në.

• Përcaktohet vendi i furnizimit të gazit natyror nëpërmjet rrjeteve të shpërndarjes.

• Përcaktohet vendi i furnizmit të shërbimit duke dalluar rastin kur, furnizimi i shërbimit kryhet nga një person i tatueshëm për një person të tatueshëm jashtë Shqiperisë (biznes-biznes), me rastin kur furnizimi i sherbimit kryhet nga një person i tatueshëm për një person të patatueshëm (biznes – konsumator).

• Detajohet vendi i furnizimit për shërbimet mbi pasurinë e patundshme, transportin, ngjarjet kulturore, sportive, etj, shërbimet e restorantit, si dhe shërbimet e furnizuara elektronikisht ndaj personave të patatueshëm.

Vendi i furnizimit të mallrave /shërbimeve

Page 10: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Përjashtimet nga TVSH në këtë projekt-ligj janë konceptuar si::

Përjashtim nga TVSH i veprimtarive në interes të përgjithshëm (si shërbimi postar publik; shërbimi shëndetësor dhe barnat; furnizime nga OJF për qellime kulturore, sportive, fetare, për kujdesin ndaj fëmijëve, të rinjve, të moshuarve etj, shërbimi arsimor;

Përjashtim nga TVSH për mallrat dhe shërbimet e tjera si sigurimet, shërbimet financiare, pullat postare e të ngjashme, lojrat e fatit, ndërtesa, toka, qeradhënia etj. Sigurimi dhe risigurimi i çdo lloji do të jetë i përjashtuar nga TVSH

• Furnizime me TVSH zero për eksporte mallrash dhe shërbimet ndërkombetare e të ngjashme me eksportet, furnizimet per organizatat nderkombetare, diplomatet, NATO-n etj.

Page 11: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Përjashtimet nga TVSH:

Për të siguruar një taksim të drejtë të TVSH-së, ndryshe nga sa aplikohet aktualisht, është parashikuar të përjashtohen nga TVSH në shitje mallrat që: janë përdorur për një veprimtari të përjashtuar dhe për këtë qëllim

nuk e kanë kredituar TVSH-në që kanë paguar më parë. ato mallra për të cilat tvsh nuk është e lejuar të kreditohet për shkak

të kufizimeve ligjore.

Me ligjin ekzistues për këto mallra për të cilat TVSH është paguar njëherë dhe nuk është kredituar, paguhet sërish kur këto mallra shiten.

Aplikohet për herë të parë dhe konsiderohet si eksport furnizimi i mallrave të destinuara për t’u transportuar në bagazhin personal të udhëtarëve;

Page 12: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Përjashtimet nga TVSH:

Gjithashtu në dallim nga ligji ekzistues:

Nuk kufizohet më e drejta e kreditimit të TVSH-së për furnizimet e marra nga nënkontraktorët e fasonëve. Kjo TVSH do të jetë e kreditueshme dhe e rimbursueshme brenda 30 ditëve për eksportuesit.

Përfitojnë të drejtën e zbritjes (kreditimit) të TVSH-së operacionet hidrokarbure, përsa nuk do të trajohen me si të përjashtuara pa te drejtë kreditimi të TVSH-së.

Përfitojnë të drejtën e kreditimit të TVSH-së për shpenzimet që kryejnë subjektet media elekronike dhe e shkruar, përsa reklamat trajtohen si të tatueshme për qëllime tregtare pavarësisht se nga kush kryhen (media ose jo), duke balancuar kështu edhe tregun.

Page 13: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

E drejta e zbritjes/kreditimit të TVSH:

Zgjerohet e drejta e kreditimit të TVSH-së në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare, përvec se për eksportet, transportin ndërkombëtar, furnizimeve per diplomatët, organizmat nderkombëtar, NATO etj, lind gjithashtu edhe: për shërbime ndërkombëtare të cilat kur kryhen në vend I japin

personit të tatueshëm këtë të drejtë. Shërbimet ndërkombëtare në ligjin aktual trajtohen si të përjashtuara

pa të drejtë kreditimi të TVSH;

Në ligjin e ri, rregullimi i kreditimit nëse ndryshon përdorimi i aktivit shtrihet: Për mallrat kapitale të luajtshme, përgjatë 5 vitesh; Për mallrat kapitale të paluajtshme, përgjatë 10 vitesh;

(Ne ligjin ekzistues ky afat ka qene 5 vjet per cdo lloj aktivi)

Page 14: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Risi të tjera të projekt-ligjit:

Nuk do të konsiderohen furnizim në kuptim të këtij ligji dhe nuk do të cënohet kreditimi i TVSH-së, për daljet jashtë përdorimit të mallrave apo aktiveve.

Nuk do të kërkohet përfaqësues tatimor në Shqipëri për personat jorezident, jo vetën ne rastin kur kanë regjistruar degë në Shqipëri, por edhe nëse shërbimi është përfituar nga një person i regjistruar në Shqipëri.

Parashikohet mundësia e njohjes së kreditimit të TVSH-së kur tatimpaguesit kalojnë nga subjekte pa TVSH në subjekte me TVSH, dhe anasjelltas, duke pasur parasysh kriteret për mosdiskriminimin edhe privilegjimin e pamerituar.

Page 15: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Faturimi

Integrohen konceptet e faturës elektronike, Notë debiti, Notë krediti.

Regullohet lëshimi i faturës për furnizimet e shërbimeve financiare të përjashtuara nga TVSH. Dokumentimi i tyre do të bëhet siç përcaktohet nga autoritetet që mbikqyrin këto lloj veprimtarish në marrëveshje me autoritetin tatimor.

Ofrohet mundësia e një tjetër lehtësie për biznesin, duke parashikuar në këtë ligj se vlera maksimale e transaksioneve të shitjeve për konsum (jo për qëllime biznesi) për të cilat kërkohet të lëshohet fatura është mbi 40.000 leke dhe jo mbi 20.000 lekë si në ligjin e vjetër.

Page 16: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Regjimet e veçanta

1. Regjimi i Ndërmarrjeve të vogla. Lehtësohet kuptimi dhe zbatimi i këtij regjimi nga tatimpaguesit dhe administrata, pasi detyrimet, të drejtat, përcaktohen në një seksion më vete.Ofrohet mundësia e zgjedhjes, të kalojë ose jo si subjekt pa TVSH, për tatimpaguesit, qarkullimi për tvsh-në i të cilëve bie nën kufirin e përcaktuar, ndryshe nga ligji aktual (e kufizuar).

2. Regjimi i veçantë i kompensimit të prodhuesve bujqësor. Fermeret do të pajisen me Nipt, i cili i jep të drejtën të eksportojnë pa pasur detyrimin për deklarim, duke zgjeruar kështu aktivitetin e tyre. është pasuruar lista e produkteve bujqësore edhe me shërbime bujqësore. Kompensimi me 6% ndaj fermerit synon t’i nxisë dhe stimulojë të prodhojnë dhe tregtojnë produktet e tyre.

Page 17: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

Regjimet e veçanta

Përcaktohen për herë të parë skemat e reja të aplikimit të TVSH-së mbi marzhin, si : Regjimi për agjentët turistikë të udhëtimit. Regjim për shitjen e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të

koleksionit dhe antikuare. Regjimi i ankandeve

Vlera e tatueshme është Marzhi i cili konsiderohet diferenca ndërmjet cmimit total që paguan klienti dhe vlerës reale që ka paguar për blerjen e këtij malli/shërbimi.

Regjimi i vecantë mbi arin për investim Përjashtohet nga TVSH furnizimi dhe importimi i arit për investim,

përfshirë arin për investim të përfaqësuar nga certifikata ari etj. Është përcaktuar qartë përkufizimi i “arit për investim” sipas pastërtisë

së arit, formës etj.

Page 18: Projekt-Ligj “ Për Tatimin mbi Vlerën  e  Shtuar ”

F a l e m i n d e r i t !