37
AFRIKA Objektivat: Të njohim natyrën e kontinentit afrikan. Të njohim zhvillimin ekonomik të shteteve afrikane. Të njohim popullsinë afrikane. #MesueseAurela

PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Të njohim natyrën e kontinentit afrikan.Të njohim zhvillimin ekonomik të shteteve afrikane.Të njohim popullsinë afrikane.#MesueseAurela

Citation preview

Page 1: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKAObjektivat:Të njohim natyrën e

kontinentit afrikan.Të njohim zhvillimin

ekonomik të shteteve afrikane.

Të njohim popullsinë afrikane.

#MesueseAurela

Page 2: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKAAfrika është kontinenti i dytë më i madh në botë dhe zë vendin e dytë për nga nr. i popullsisë. Me një sipërfaqje rreth 30.2 milion km2, mbulon 6% të sipërfaqjes së Tokës.Në vitin 2009 numëroheshin rreth 1 bilion banorë, shifër që përbënte rreth 15% të popullsisë së gjithë botës.Njihet ndryshe edhe si kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha berberë të cilët janë popull kavkasoid i Afrikës veriore. Vetë prejardhja e emrit Afrika ka shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri), greqisht aphrike(mungesë e të ftohtit) dhe latinisht aprica (me diell).Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.

Page 3: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

RelieviAfrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngrihet pjerrët nga oqeanet që e rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes.Malet më të larta janë ato në lindje ku ndodhet edhe maja më e lartë Kobo, në malin Kilimanxharo me lartësi 5895 m. Po ashtu ndodhen malet Kenia, Ruvenzuari, Ras Dashan, Moshi, Eregon etj. Shumë nga këta janë male vullkanike. Në veriperëndim malet Atllas, të larta deri 4000 m, paraqesin zonën e vetme orogjeneze të Afrikës, e cila i takon vargmaleve të grupit evropian (Pirinejet, Alpet).Zona e lartë përbëhet prej 2 rrafshnaltave kryesore : Rrafshnalta e Afrikës Lindore dhe Rrafshnalta Jugafrikane.Rrafshnalta e Afrikës Lindore ka një sipërfaqe prej 4 milionë km² dhe përbëhet prej tri tërësive tjera : Rrafshnalta Etiopiko-somaleze, Somaleze dhe Liqenore. Rrafshnalta Jugafrikane ka 4,5 milionë km². Në të gjithashtu bën pjesë shkretëtira Kalahari.Zona e ulët përbëhet nga këto tërësi : Lugina e Nilit, Shkretëtira e Saharasë dhe Pellgu I Kongos.

Page 4: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Afrika njihet për pamjet e saj të mrekullueshme

natyrore,sidomos të perëndimit të diellit. Ja disa prej tyre :

Page 5: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA
Page 6: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA
Page 7: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

KlimaAfrika ka 4 lloje të klimës : ekuatoriale, sub-ekuatoriale, tropikale dhe sub-tropikale.Klima ekuatoriale shtrihet përreth ekuatorit, deri në 5º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Ka reshje të shumta.Ka verë të përhershme.Klima sub-ekuatoriale shtrihet mbi klimën ekuatoriale. Reshjet gjatë vitit sillen rreth 2000 mm në vit. Ka dy stinë : stinën e freskët me lagështi (vera) dhe stinën e thatë e me diell (dimri). Klima tropikale ndikon në viset më lart se klima sub-ekuatoriale. Aty ndikojnë musonet. Kemi musonet verore me lagështi dhe atë dimëror me thatësi.Temperaturat janë të larta.Klima sub-tropikale mbizotëron në viset më veriore dhe më jugore të kontinentit. Kjo ndryshe quhet klima mesdhetare sepse mbizotëron në vendet që ndodhen në brigjet e Mesdheut. Këtu mbizotërojnë katër stinë : pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.

Page 8: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

BimësiaKontinenti afrikan ka bimësi të zhvilluar. Zonat bimore janë : zona e bimësisë mesdhetare, shkretinore, savanet, stepat dhe pyjet e lagështa ekuatoriale.Në Afrikë ka shumë liqene shkretinore të përhapura kryesisht në pjesën veriperëndimore të kontinentit. Në pjesën jugore të Saharasë shtrihet Liqeni i Cadit, sipërfaqja e të cilit ndryshon nga 11000 – 22000 km².

Page 9: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

BOTA SHTAZORE

Afrika njihet edhe për botën e pasur shtazore. Ajo është vendi ku jetojnë luanët , strucat, gjirafat, elefantë, lemurë,deve,zebra, hipopotamë, rinocerontë të bardhë, çita,gazela etj. Të njihemi me disa prej këtyre kafshëve dhe me karakteristikat e tyre të veçanta.

Page 10: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Zebra është një kafshë e egër barngrënse e cila jeton në savanë. Ajo i ngjan kalit vetëm se është më e vogël dhe në trup ka vija të zeza. Është kafshë njëthundrake. Ato lëvizin gjithmonë në tufë për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Page 11: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Gjirafa (Gjirafa camelopardalis) është një kafshë afrikane thundrake. Eshtë kafsha më e lartë në tokë dhe ripërtypësja më e madhe. Ajo është e mbuluar nga arna të mëdha, te parregullta të verdha në kafe të ndara bardhë. Gjirafat zakonisht banojnë në savana, toka me bar, ose pyje të hapur. Megjithatë, kur ushqimi është i pakët ata do guxojnë të hyjnë në fusha me vegjetacion të dendur. Ata preferojnë zonat ku rritet acacia. Ata pinë sasi të mëdha të ujit, kur e kanë në dispozicion, gjë e cila u mundëson atyre të jetojnë për periudha të gjata në zona të thata.

Page 12: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Elefanti është kafshë barngrënëse që jeton në Afrikë e Azi. Është kafsha më e madhe në tokë. Meshkujt elefantë janë të mëdhenj dhe mund të arrijnë me peshë gjer në 9071 kg. Ata kanë një hundë të gjatë me të cilën kryejnë një seri veprimesh.Elefanti konsiderohet si kafsha e katërt më e zgjuar në botë, pas shimpanzesë, balenës dhe delfinit.

Page 13: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Deveja është kafshë përtypëse trupmadhe me këmbë të gjata, me qafë të gjatë e të përkulur, me kokë të vogël dhe me një gungë ose me dy gunga në kurriz, që përdoren në shkretëtira e në stepa të thata i kafshë ngarkese. Po ashtu nga kjo kafshë merret leshi i njohur si lesh deve.

Page 14: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Gazelat janë një lloj antilope që jetojnë kryesisht në tokat me bar dhe savanat e Afrikës.Hanë bar.Jetojnë në kope. Kanë aftësinë e të kërcyerit shumë lart dhe vrapimit shumë të shpejtë kur ndiqen nga çitat ose luanët.

Page 15: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Gepardi ose çita (Acinonyx jubatus) është anëtar tipik i familjes se maceve (Felinae) që është unik në shpejtësinë e vet, ndërsa i mungojnë aftësitë e ngjitjes. Ajo është kafsha me shpejtë qe jeton ne tokë, duke arritur shpejtësi mes 112 dhe 120 km/h që mbulon distancat deri në 460 m, dhe ka aftësinë për të përshpejtuar nga 0 për 103 km/h për tre sekonda, më shpejt se super makinat. Studimet e fundit konfirmojnë statusin gepardit si kafshën më të shpejtë tokë . Fjala "geopard" rrjedh nga fjala citrakāyaḥ Sanskritisht, do të thotë "trup i larmishëm".

Page 16: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Rinoceronti i bardhë (Ceratotherium simum) është një nga pesë llojet të rinocerontëve që ende ekzistojnë dhe është një nga pak speciet megafauna të mbetura. Ai ka një gojë të gjerë që përdoret për kullotje dhe është më sociali nga të gjitha llojet e rinocerontëve.

Page 17: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Popullsia afrikane

Page 18: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Afrika ka një popullatë prej 922.011.000 (2005). Aty popullsia ndahet në dy grupe : negroide dhe jonegroide.Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet në sudanitë dhe bantuidë. Sudanitët jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët në pjesët tjera.Popullsia jonegroide është pjesa tjetër e popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet në hamitë dhe semitë.

Popullsia afrikane sot rritet me ritme të shpejta.Sipas statistikave, në vitet që do vijnë, Afrika do të jetë kontinenti me nr. më të madh të popullsisë.

Page 19: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Njerëz nga fise të ndryshme afrikane

Page 20: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

EkonomiaAfrika eshte nje vend me ekonomi deri diku te zhvilluar, dhe eshte cilesuar si kontinenti me i prapambetur per shkak te ketij zhvillimi. Ne te ekzistojne 2 zona ekonomike: zona e Mesdheut dhe Kepi ne jug. Megjithate, varferia mbetet nje problem shume i madh per kontinentin.

Monedha afrikane

varferia

Page 21: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Afrika , ne nentoken e saj, eshte e pasur me sasi te medha nafte, e cila eksportohet. Industria nuk eshte e larmishme, por industria e energjitikes dhe petrolkimia kane marre njefare zhvillimi. Gjithashtu kontinenti eshte i pasur edhe me diamant, ar, krom, uranium, baker, magnez etj.

Page 22: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Shtetet dhe rajonetAfrika ndahet ne 5 rajone:

-Afrika Mesdhetare

-Afrika Sudaneze

-Afrika Perendimore

-Afrika Qendrore Ekuatoriale

-Afrika Lindore

-Afrika Jugore

Page 23: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKA MESDHETARETek Afrika Mesdhetare perfshihen keto shtete: Egjipti,Algjeria,Libi,Maroku, Tunizia.

Afrika Mesdhetare laget nga Oqeani Atlantik, Deti Mesdhe dhe deti i Kuq.Ndahet ne 3 nenzona: brezi bregdetar, zona malore perendimore, zona e brendshme shkretetire. Dendesia e popullsise eshte e ulet, popullsia eshte e perqendruar prane brigjeve dhe ne luginen e Nilit.

Qytetet me te medha jane Kajro dhe Aleksandria, Kazablanka, Tripoli, Algjeri, Tunizi.

Page 24: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

EgjiptiEgjipti është i famshëm për civilizimin e tij të lashtë dhe disa nga monumentet më të famshëm të botës, duke përfshirë komplekse Giza piramidale dhe sfinksi i Madh, rrënojat e saj të lashta, të tilla si ato të Memphis, Thives, Karnak dhe Lugina e mbretërve, janë një fokus i rëndësishëm i studimeve arkeologjike, si dhe objekte nga këto vende janë shfaqur tashmë në muzeume të mëdha në mbarë botën. Egjipti konsiderohet gjerësisht si një komb me rëndësi politike dhe kulturore të Lindjes së Mesme.

Page 25: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Egjipti ka një nga ekonomitë më të zhvilluara dhe të larmishme në Lindjen e Mesme, me sektorët, si turizëm, bujqësi, industri dhe shërbim me ritme thuajse të barabartë në prodhimin kombëtar. Si pasojë, ekonomia egjiptiane është zhvilluar me shpejtësi, pjesërisht për shkak të legjislacionit që synon për të joshur investimet, i shoqëruar me dy faktorë të brendshëm dhe të stabilitetit politik, së bashku me tregtinë e kohëve të fundit dhe liberalizimin e tregut.

Faktori i rëndësishëm në zhvillimin e Egjiptit ka qenë dhe do të jetë lumi Nil, lumi më i gjatë në botë.

Page 26: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKA SUDANEZEAfrika sudaneze ( SAHELI ) eshte zona e kontinentit afrikan qe fillon nga deti i Kuq dhe perfundon ne nje vije te drejte ne jug te Saharase perendimore, ne brigjet e Atlantikut.

Popullsia perbehet nga fiset e etnise sudaneze dhe gjuhet i perkasin ketij grupi.Feja kryesore eshte islamizmi, animizmi ne kultet tradicionale. Niveli i urbanizimit eshte i ulet

Page 27: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Sudani

Sudani nga 1899 deri më 1955 ishte pjesë e Egjiptit (Kondominium britanikë). Më 1 janar 1956 u shpall i pavarur. Pas pavarësisë paraqiten më të mëdha kundërthëniet kulturore në mes të myslimanëve në veri nën ndikimin arab dhe të krishterëve animistë në jug. Më 1983 pjesën jugore e kaplon kulmi i luftës së rëndë qytetare disa vjeçare. Nga 1993 president i shtetit ishte O. H. Ahmad al-Bashir-i.

Republika e Sudanit zë një sipërfaqe prej 2,5 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më pak se 44 milion banorë. Për kryeqytet ka qytetin e quajtur Kartumi (Khartum) dhe për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe. Sipas Kushtetutës në fuqi (nga 1998-ta) Sudani është republikë islamike me president autoritar si kryetar shteti dhe i qeverisë i zgjedhur drejtë për drejtë çdo pesë vite. Organi më i lartë i legjislacionit është Kuvendi Kombëtar (Nacional).Sipërfaqja dominohet nga rrafshnaltat, shumica Savana (Savanne), në veri shkretinë e Nubies (Nubien), në pjese qendrore jugore moçale dhe tokë e përmbytur shpesh.Në pjesën veriore të Sudanit është e koncentruar popullsia myslimane (arabë, nubianë, bexhanë etj.) të cilët paraqesin mbi 70% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në jug të krishterët me rreth 13% dhe dashamirët e besimeve tradicionale Afrikane të besimeve Dinka, Nuer etj.

Page 28: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Në tokat të cilat pjesërisht ujiten, pjesërisht vërshohen, ndër të tjera mbillen pema e mëndafshit, drithërat e ëmbla (Poaceae), sezami dhe panxharsheqeri. Po ashtu në Sudan nxjerrët edhe një lëndë e quajtur goma arabe ndërsa blegtoria zhvillohet vetëm në nivelin e endacakëve. Industria e produkteve ushqimore është dega më e zhvilluar e industrisë së përgjithshme. Partneret kryesorë tregtar janë Britania e Madhe, India dhe Italia.Për transportin e mallrave dhe udhëtarëve janë të njohura porta detare ndërkombëtare në Port Sudan dhe porta ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.

Page 29: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKA PERENDIMOREAfrika perendimore ndodhet ne bregun verior te gjirit te Guinese.Ështe nje zone e lagesht, ku lumenjte jane te shumte dhe pyjet te dendur.Ne brendesi fillon e shtohet zona e savanes.

Popullsia perbehet kryesisht nga etni te ndryshme qe praktikojne kryesisht fe islamike,por edhe krishterimin dhe kultet tradicionale.

Popullsia qytetare nuk eshte e larte, pasi nje pjese e mire e popullsise jeton ne fshatra. Metropolet me te medha jane : Abixhani, Akra, Dakari dhe Lagosi.

Page 30: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

NigeriaNigeria ndodhet në pjesën jugore të Afrikës veriore dhe në jug të vendit gjendet dalja në Oqeanin Atlantik. Kufirit i Nigerisë përshkohet nga kufiri me Nigerin në veri, në veri-lindje Çadin, në lindje dhe jug-lindje me Kamerunin, në jug me oqeanin dhe në perëndim me Beninin.

Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerisë është 923,768 km2 prej së cilës 13,000 km2 janë ujë. Nigeria shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 V, 8 00 P. Nigeria ka një vijë bregdetare 853 km të gjatë dhe vijë kufitare 4,047 km.Klima në Nigeri është e ndryshueshme. Në pjesën jugore ekuatoriale në atë qendrore topike dhe klimë shkretëtire në veri.Relievi i Nigerisë është terren i rrafshët që vije duke u shenduar në malorë në pjesën qendrore ndërsa në jug shkëmbor e në veri ka disa rrafshnalta. Pika më e ulët e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,419 metrave në malin Çapal Vadi në jug-lindje të kryeqytetit, në kufi me Kamerunin.

Page 31: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKA QENDRORE EKUATORIALE

Afrika qendrore ekuatoriale ndodhet buze gjirit te Guinese dhe shtrihet perreth pellgut te gjere te lumit Kongo. Klima eshte ekuatoriale,e nxehte dhe me reshje gjate gjithe vitit.Bimesia kryesore jane pyjet e dendura dhe ne brendesi ka savane. Popullsia perbehet nga etni te ndryshme dhe fete qe praktikohen jane islamizmi, krishterimi dhe kultet animiste. Metropolet me te medha jane Kinshasa, Jaunde, Brazavil.

Page 32: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

ZAIREZaire eshte nje vend i madh, territoret e te cilit shtrihen ne pellgun e lumit Kongo. Ne 1960 ne Kongo shpertheu lufta civile, e cila solli vendosjen e diktatures, e cila u rrezua ne 1997, por edhe sot procesi i demokratizimit eshte i brishte. Vendi eshte i pasur me lende te para minerare si bakri, kobalti, uraniumi dhe diamantet, por megjithate ekonomia e vendit eshte e prapambetur. Industria ka marre njefare zhvillimi kohet e fundit, por megjithate shumica derrmuese e popullsise merret me bujqesi.

Page 33: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKA LINDOREAfrika lindore perfshin zonen etiopiane,

vazhdon me gadishullin somalez, rrafshnalten

e liqeneve te medhenj, ku mbizoterojne majat

afrikane me te larta.

Klima eshte e bute, megjithese zona

pershkohet nga Ekuatori; bimesia

karakteristike eshte savana.

Popullsia perbehet kryesisht nga etni

etiopiane, bantu, somaleze. Fete qe

praktikohen jane islamizmi, krishterimi dhe

kultet tradicionale.

Metropolet me te medha jane Adis Abeba,

Nairobi, Mogadisho, Dar-Es-Salam.

Page 34: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

KeniaSipërfaqja e përgjithshme e Kenias është 582,650 km2 prej së cilës 13,400 km2 janë ujë. Kenia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 V, 38 00 L.Kenia ka një vijë bregdetare 536 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,477 km.Klima në Kenia është e ndryshueshme nga tropikale në bregdet gjerë në shkretinore në brendësi të vendit.

Relievi i Kenias përbëhet nga tereni me lugina të cilat në pjesën qendrore përfundojnë me malet e larta e të mëdha të ndara nga fusha e madhe e Rift-it, ku fillojnë fushat pjellore. Pika më e ultë e relievit 0 m përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta lartësi mbidetare prej 5,199 metrave në malet e Kenias, në pjesën qendrore të vendit, në veri-lindje të kryeqytetit.

Page 35: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

AFRIKA JUGOREAfrika jugore pershkohet nga Tropiku i Bricjapit. Ne veri eshte pellgu i Zambezit, lume i cili formon nje varg ujevarash (Viktoria). Ne jug shtrihen malet Dragone.Ne kete zone shtrihet edhe shkretetira e Kalaharit dhe bregdeti i shkrete i Namibise.Pjese e kesaj zone eshte edhe ishulli i Madagaskarit.Etnite e Afrikes jugore jane kryesisht bantu, por ka edhe pakica aziatike. Ne qytet banon edhe 1/3 e popullates. Metropolet kryesore jane : Luanda, Kejptaun, Durban, Johanesburg, Lusaka, Harare.

Page 36: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Republika JugafrikaneRepublika e Afrikës së Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorin dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat janë gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja.Sipas kushtetutës që nga 1961-ta Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament nga dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional ë Krahinave). Kryetar shteti dhe i qeverisë është presidenti i shtetit i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare.Rreth 77% të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5% të përzierit dhe 2,5% aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja e të krishterëve me diku 70-80% pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë (hindi), myslimanët dhe jahuditë.

Page 37: PROJEKT GJEOGRAFIE ....AFRIKA

Afrika eshte nje vend ne zhvillim, por qe ka edhe shume probleme si varferia, luftrat, uria, etj. per te zgjidhur. Megjithate, po behen shume perpjekje qe edhe Afrika te kete nje zhvillim te

mire ekonomik dhe te arrije te plotesoje nevojat e popullit te saj.

Punoi:#MesueseAurela