16
akr-ks.eu

Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

akr-ks.eu

Page 2: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

AdresaRruga UÇK, Nr. 58-1 Prishtine, 10000 Pristina

Telefoni038 224021

[email protected]

webfaqjahttp://www.akr-ks.eu

Facebook: www.facebook.com/aleancakosovaereYoutube: www.youtube.com/aleancakosovaereTwitter: twitter.com/akrkosovaflickr: www.flickr.com/photos/aleancakosovaereGoogle+: plus.google.com/115336493026230942470/postsInstagram http://instagram.com/aleancakosovaere

Page 3: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

1

Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re

Zgjedhjet lokale 2013

Page 4: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

2

Të dashur qytetarë,

Pasi thuajse të gjithë partitë u provuan në qeverisje, ka ardhur fuqishëm koha e AKR-së. Ka ardhur koha e idesë së AKR-së për qeverisjen, ka ardhur koha e realizimit të programit të saj, i cili mbetet më aktuali, më i ploti, më efektivi që prej 2007-ës, kur ne u para-qitëm për herë të parë.Partia jonë ka qenë vazhdimisht partia e dytë ose e tretë në qytetet më të mëdha të Kosovës, megjithë vjedhjen masive të votes. AKR nuk ka qenë pjesë e sëmundjeve të gjithë par-tive të tjera. Njerëzit e saj në qeverisjen qendrore nuk janë përfolur për asnjë aferë dhe janë protagonistët e suksesit me të cilin mburret qeveria në fuqi.

Të gjithë janë provuar, tash është radha e AKR-së që ka kandidatët më të mirë, më të rinj dhe programin më të qëlluar!

Page 5: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

3

Ne s’kemi hequr dorë nga bindjet tona për privatizimin, apo për çështje të tjera, njëjtë sikur ishim në opozitë megjithëse jemi në qeverisje.Ne kemi në këto zgjedhje kandidatët më të mirë, pro-fesionistë të rinj në moshë të cilët kanë shkollim të shkëlqyer perëndimorë, kryesisht në SHBA, të cilët janë pjesë e të njëjtës filozofi qeverisëse të cilës unë i përkas prej kohësh,filozofisë liberale. Këta kandidatë kryesisht të rinj në moshë, fryma e re, janë alternativa përballë politikanëve që rikandidojnë, apo që vijnë nga parlamenti, në kundërshtim me pa-rimin e ndarjes së pushteteve, dhe nevojës që ka poli-tika për frymë të re.Pra sot ka më shumë arsye se kurrë për të votuar kan-didatët e AKR-së.Ne po ju ofrojmë një program që në shumë pika s’është vetëm për 4 vitet e ardhshme, por në ndonjë rast ai shkon në një perspektivë shumë më të largët, dhjetra vjeçare. Kështu funksionojnë qytetet e botës së zh-villuar. Unë e di mirë këtë, sepse unë kam ndërtuar qytete. Sot pres nga vota juaj që së bashku me ekipin tonë të ri, të ndërtoj qytete të reja, të ndryshme në Ko-sovë. Më të bukur se kudo.Ne po i ofrojmë Kosovës një shans të artë: ose do të riciklojë të vjetrën, ose do të thërrasë në ske-në të renë, gjegjësisht një klasë të re politike që s’ka sëmundjet e së shkuarës.Ose do të punojë me projekte zhvillimi sipas modeleve

Page 6: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

4

më të mira, ose do të improvizojë. Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë këtë shtëpi shumë shpejt.Na e jepni një shans të vetëm, nëse e doni zhvillimin. Do fitoni shumë shanse zhvillimi.Vizioni ynë për qeverisjen lokale, mbështetet në për-vojën më të mirë të vendeve në të cilat qeverisja është në funksion të qytetarit dhe për qytetarin.Përkushtimi i ynë për një model të ri të udhëheqjes, për administratë publike funksionale, që mbështetet në cilësi e jo sasi, në transparencë dhe llogaridhënie.AKR- do të rikthehet parti e fortë njëjtë sikur në vitin 2007, falë kandidatëve të rinj që në të vërtetë janë mbi partitë, dhe programit tonë që gjithnjë ka qenë më i mirë se ai i gjithë partive të tjera.Na priftë e mbara.

Behgjet Pacolli

Page 7: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

5

1. ReFoRmImI I AdmInIsTRATës loKAle

2. ZhvIllImI eKonomIK

Qytetet moderne kërkojnë qeverisje moderne. Prandaj në themel të vizionit tonë për pushtetin lokal është përmirsimi dhe modernizimi i qeverisjes lokale. Për këtë arsye ne do të ndërmarrim reforma të thella strukturore që do të përqëndrohen në tri drejtime kryesore:

• Forcimi i sundimit të ligjit. Ne do të ndërmarrim masa të rrepta dhe efektive kundër korrrupsionit, familjarizmit dhe klientelizmit. Do të depolitizojmë administratën lokale. Do të garantojmë zbatimin e ligjit nga të gjithë, që nga drejtuesit e komunave deri tek qytetarët e thjeshtë. • Garantimi i transparencës dhe përfshirja e qytetarëve në qeverisje. Ne do të ofrojmë informacion të plotë dhe të vazhdushëm për cdo aspekt të punës së komunave, përfshirë të gjitha vendimet, planet, programet dhe politikat. Do të përfshijmë publikun në vëndim- marrje përmes dialogut dhe konsultimit me shoqërinë civile dhe qytetarët në procesin e hartimit të politikave komunale. Do të lehtësojmë qasjen e qytetarëve në administratën komunale.• Modernizimi i menaxhimit. Ne do të riorganizojmë strukturat organizatve dhe procedurat e punës për të risiguruar eficencën dhe efektivitetin e administratës lokale. Do të prezanto- jmë metoda bashkëkohore të menaxhimit publik. Do të përfshijmë gjërësisht zgjidhjet e IT-së në menaxhim. Do të reformojmë sistemin e rekrutimit dhe të karrierës duke e shndërruar atë në një sistem meritokratik.

Zhvillimi ekonomik është shtylla kryesore për rritje të mirëqënies së qytetarëve. Krijimi i një mjedisi miqësor për biznesin dhe ofrimi i inciativave konkrete do të jenë dy drejtimet e përgjithshme kryesore të politikave ekonomike të komunave. Disa nga masat kryesore që do të ndërmerren janë:

• Të gjitha komunat do të krijojnë apo fuqizojnë struktura të veçanta që do të veprojnë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes së biznesit. Detyra kryesore e tyre është hartimi i porgrameve dhe politikave për përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjn e investimeve;• Në mënyrë të veçantë do të hartohen politika dhe struktura të posaçme për zhvillimin dhe menaxhimin e skemave të partneritetit publiko-privat, veçanërisht në fushën e investimeve publike. Në këtë kuadër, në çdo komunë do të krijohet një agjencion komunal i participimeve publike për promovimin dhe përdorimin e aseteve publike komunale për krijimin e projekteve të PPP-ve;• Në bashkëpunim midis pushtetit lokal dhe Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve, do të krijohen tri zona të lira ekonomike: në rajonin e Mitrovicës (që përfshin pjesën veriore të Kosovës, pjesë të Shalës së Bajgorës, Vushtrrisë dhe Skënderajt); në ra-

Page 8: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

6

3. PunësImI

jonin e Gjakovës (duke përfshirë edhe pjesë të Deçanit dhe Hasit); në zonën e Anamoravës që të përfshijë dhe pjesën e Luginës së Preshevës dhe komunën fqinjë në Republikën e Maqedonisë;• Do të zhvillohen parqe industriale dhe qendra tregtare;• Do të krijohen inkubatorë të biznesit, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit.

Rritja e punësimit do të jetë prioriteti më madhor i politikave sociale të administratës lokale, si mënyra më eficente e zbutjes së varfërisë dhe përmirësimit të mirëqënies sociale. Krahas masave për zhvillimin e biznesit dhe investimeve që janë promotorët kryesorë të krijimit të vendeve të punës, ne do të ndërmarrim një sërë masash të posaçme për të ulur papunësinë, mes të cilave:

• Krijimin e portaleve të punësimit dhe mekanaizmave të tjera për lehtësimin e informacionit dhe ndërmjetësim midis punëdhënëesve dhe punëmarrësve; • Vlerësimin e nevojave të tregut të punës dhe orientimin e politikave arsimore dhe të formimit profesional; • Fuqizimin e shkollave profesionale dhe institucioneve të formimit profesional për aftësimin e fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjve;

Zhvillimi i bujqësisë do jetë në qendër të vëmëndjes së punës të komunave rurale. Masat krye-sore të parashikuara në këtë fushë janë:

• Realizimi, brenda 6 muajve të parë, i një studimi mbi mundësitë e zhvillimit të bujqë- sisë dhe blegtorisë në komunat respektive, i cili do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave përkatëse komunale me agjensionet komunale të participimeve; • Krijimi i skemave të mikro-kredive për fermerët dhe ndërmarrësit në fushën e agro-industrisë; • Krijimi i skemave të asistencës teknike nga veterinerë dhe eskspertë të bujqësisë;• Mbështetje direkte e fermerëve për vaksinime, farëra dhe të hyra të tjera për bleg- torinë dhe bujqësinë.

4. ZhvIllImI I BujqësIsë

Page 9: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

7

6. ARsImIZhvillimi i arsimit do të jetë një prioritet i pandryshueshëm i komunave. Puna e tyre do të përqëndrohet veçanërisht në arsimin fillor dhe të mesëm. Qëllimi kryesor do të jetë jo vetëm përmërësimi i kushteve të shkollave dhe cilësisë së mësimdhënies, por edhe shndërrimi i shkollave në qëndra të formimit të gjithanshëm të fëmijëve dhe të rinjve përmes gjallërimit dhë përfshirjes së nxënësve në aktivitete sportive, artistike dhe kulturore.

Për nivelin parashkollor – “super fillimi” do synojmë:

• Ndërtimin dhe hapjen e institucioneve parashkollore në numër të mjaftueshëm; • Rritjen e numrit të fëmijëve në programe parashkollore; • Vijimin e obligueshëm që nga mosha 3 vjeçare për të ndikuar në socializmin e tyre; • Përcaktimin e rregullave të qarta për licencimin e institucioneve parashkollore pri vate; shtimin e kuadrove të kualifikuara për të punuar në këto institucione;• Inspektimin e vazhdueshëm të punës së institucioneve publike dhe private parashkollore.

niveli i arsimit fillor – “Gjithëpërfshirje - mundësi e barabartë” parashikon :

• Të gjithë fëmijët në shkolla, • Shkollat fëmijëve edhe në viset më rurale. • Zvogëlim i numrit të nxënësve nëpër klasa deri në 25 persona ;

5. PolITIKAT FIsKAle dhe BuxheToRePa lënë mënjanë përpjekjet për rritjen e të ardhura vetanake, politikat fiskale të pushtetit ven-dor do të jenë në shërbim të politikave zhvillimore dhe reduktim të divergjencave në zhvillimin regjional të vendit. Disa nga politikat dhe masat kryesore në këtë fushë do të jenë:

• Trajtimi i veçantë fiskal për mikrobizneset;• Ofrimi i pushimeve tatimore për zona të caktuara, për periudha të caktuara dhe në sektorë të interesit të veçantë;• Krijimi i mundësive të reja për alokim të të hyrave tatimore drejt buxheteve komunale.• Transferi i të hyrave nga tatimi në të ardhurat e koorporatave do të ndihmojë në rritjen e konkurrencës së njësive komunale në ofrimin e pakove cilësore të shërbimeve publike, për kompanitë e reja dhe ato ekzistuese. • Privatizim i ndërmarrjeve të caktuara në mbledhjen e mbeturinave,

Page 10: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

8

• Integrim të fëmijëve nga mërgimi, • shkollim, edukim dhe mbështetje fëmijve të rrugës dhe familjet e tyre, • realizimi i ligjit ekzistues për sigurimin e librave shkollor dhe uniformave për të gjithë fëmijët

Reformat në nivelin e arsimit të mesëm – “e ardhme për të gjithë” kanë për synim:

• Shndërrimi i arsimit të mesëm (nga mosha 15 -18 vjeçare) në edukim të obligueshëm;• Ndërtim infrastrukture përkrahëse si: qendra kulturore, rinore, rekreative-sportive, etj.;• Furnizim me kompjutera i të gjitha shkollave të mesme; • Qasje në internet, me qëllim aftësimin e nxënësve nga të gjitha viset e Kosovës për shfrytëzimin e kompjuterave dhe burimeve të nevojshme për ta.• Krijimi i programeve për drejtime të ndryshme profesionale; • Programe të veçanta për zanate të specializuara në viset rurale; • Bursa për nxënës të shkëlqyeshëm, • Program i posaçëm për identifikimin, vëzhgimin, përcjelljen dhe përkrahjen e nxënësve të talentuar;• Lehtësime të ndryshme për nxënës në shërbimet publike si mjete të transportit publik, bileta dhe sfera tjera;• depolitizimi i emërimeve të drejtorëve të shkollave dhe trajnimi i drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë për menaxhim, planifikim dhe buxhet;• kualifikimi i mësimdhënësve, zbatimi i proceseve të sigurimit të cilësisë së brendshme.

7. TRAnsPoRTI dhe TRAFIKu• Përgjegjësi penale për bizneset jo etike për neglizhencë në ndërtimet e rrugëve (semaforët, shenjat e komunikacionit, harmonizimi i rrugëve me ambientin hapësinorë, meremetimi apo ndërtimi i rrugëve që ndërlidhin fshatrat me qytetet, ndërtimin dhe materializimin e koncesioneve për veprimtaritë paralele rrugore (motelet, pompat e karburanteve, restoranteve dhe qendrave rekreative), etj.• Përkrahja në mirëmbajtjen e gypave ujësjellës synon (eliminimin e humbjes), pastrimin e ujit të pijshëm, mirëmbajtjen dhe përgjegjësinë përkatëse të ujësjellësve rajonal, efikasitetin e shpërndarjes së ujit në të gjitha pjesët e banuara, lidhjen e ujësjellësve me burime natyrore, projektimin dhe ndërtimin e tri digave për ujë, etj.

Page 11: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

9

8. ZhvIllImI uRBAn I KomunAve TonANë këtë drejtim do synohet :

• Rishikimi dhe azhurnimi i Planeve rrugallative;• Një plan detaj i aksioneve dhe projekteve që siguron mbrojtjen e pyjeve nga shfrytëzimi ilegal;• Partneriteti publiko–privat për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet publike për qytetarët në fushën e infrastrukturës (rrugët, uji, trajtimi i mbeturinave, transportit, e të ngjashme) si dhe shërbimeve në edukim për të rritur, shëndetësi dhe rekreacion;• Zbatimi pa kompromis i ligjit në fushën e urbanizmit dhe të ndërtimeve për të ndalur degradimin e mëtejshëm të komunave tona;• Zhvillimi urban i komunave përmes planeve zhvillimore në përputhje me standardet moderne të planifikimit dhe zhvillimit urban.• Çdo zonë e madhe banimi mbi 10 mijë banorë, do ketë jo vetëm kushtet urbanistike, por edhe të gjitha shërbimet bazë ekonomike dhe sociale;• Perspektiva zhvillimi strategjik të qyteteve dhe komunave tona për dhjetëvjeçarët e ardhshëm dhe jo thjesht për 4 vjet si deri më sot;• Ndalimi i zhvillimit të qyteteve nëpër tokat pjellore, zgjerim i qytetit në periferi, parashikim i zonave industriale dhe tregtare, etj.• Reformim i mënyrës së shqyrtimit dhe trajtimit të kërkesave për leje ndërtimi, duke dixhitalizuar dhe publikuar në internet të gjitha planet urbane të komunave.• Publikimi në web-faqen e komunës i të gjitha procedurave dhe kritereve për lejet.• Procesi i shqyrtimit të aplikimeve për leje përmes kontraktimit të studiove të arkitekturës. Ndalimi i ndërtimeve të paligjshme në të ardhmen, prioritet për ndaljen e degradimit urban. • Riorganizimi rrënjësor i Drejtorisë së Inspektoriateve të Komunës.• Konservim dhe legalizimin e të gjitha objekteve të ndërtuara më herët, e që nuk e kanë të kompletuar gjithë dokumentacionin për ndërtim (atyre që nuk e pengojnë rrugën dhe shtigjet lëvizëse publike.• Dhënien e lejeve të punës për objektet e reja banesore, të biznesit dhe ato publike, • Transferim i burgjeve, Universiteteve dhe administratës qendrore në periferi të qyteteve, ku hapësirat e deritanishme do të shndërrohen në hapësira për qytetarin, biznesin.

Fshati

• Krijim i kushteve për objekte banesore, legalizimi i ndërtimeve pa leje, • Krijim i kushteve për ngritjen e objekteve publike për tubime kulturore, humane dhe informative, • Ndërtim i qendrave rekreative, transport urban pa pagesë (pensionistët, invalidët etj.).

Page 12: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

10

• Themelimi i Fondeve për Çrrënjosjen e Varfërisë;• Mbështetja e projekteve në fushën e punësimit, strehimit, aftësimit, etj; • Ofrimi i ndihmave direkte për qytetarët që jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme apo ata me nevoja të veçanta;• Fondi do të financohet nga burime të komunave, donatorëve të huaj dhe bizneseve;• Rishikimi i gjithë sistemit të ofrimit të ndihmës sociale për Komunat. Korrektimi i listës së personave që janë pjesë e listës për ndihmë sociale ;• Të gjitha familjet që jetojnë nën nivelin e varfërisë do të përjashtohen nga pagesa e të gjitha shërbimeve që ofron komuna;• Komuna do të ketë kujdes të veçantë për të moshuarit dhe pensionistët, përmes zbatimit të lehtësirave që u jep ligji atyre;• Fonde të veçanta në përmirsimin e kushteve nëpër Shtëpitë e Pleqëve;

mbështetje për personat me nevoja të veçanta

• Të gjitha politikat e komunës do të marrin parasysh edhe nevojat e njerëzve me nevoja të veçanta;• Mjetet e reja të transportit publik, objektet arsimore dhe shëndetësore, ndërtimet e reja publike në qytet do të ofrojnë qasje për ta. Duhet të bëhet ristrukturim i ekzistueseve;• Vendosja e shenjave/sinjaleve ndihmëse për njerëzit që nuk shikojnë dhe dëgjojnë në të gjitha udhëkryqet e rrugëve;• Emërimi i një këshilltareje në stafin e ngushtë të kryetarëve, që do të punojnë për hartimin e politikave, projekteve dhe promovimin e të drejtave të grave dhe rritjen e rolit të saj në shoqëri;• Komunat do të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha shoqatat; • Përparësi e veçantë do t’i jepet punësimit të grave, rinisë dhe personave me aftësi të veçanta;• Një pjesë e mirë e stafit të lartë të Komunave përfshirë këtu edhe drejtimin e drejtorateve do të jenë gra dhe të rinjë.• Krijime qendrash formimi dhe grumbullimi për asistencën ndaj të moshuarve. Këto qendra do të ofrojnë dhe formim profesional që do të vlejë dhe për punësim jashtë vendit;

9. ndIhmA soCIAle KA PëR CAK:

Page 13: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

11

11. ARTI dhe KulTuRA

• Investime në infrastrukturën e kulturës kosovare;• Themelimi i Institutit Kombëtar Kulturologjik; • Jetësimi i projektit të mirëfilltë të Teatrit të Operës dhe Baletit në Prishtinë, rivitalizmin e laboratorit të produksionit filmik; • Renovimi, ndërtimi e kinemave nëpër të gjitha qendrat; • Renovimi i Teatrit Kombëtar;• Ndërtimi i muzeut të arteve “Ibrahim Kodra” në Pejë, etj.;• Ndërtimi i një qendër inter-religjioze;• Mbrojtja adekuate e monumenteve kulturore- historike dhe fetare;• Stimulimi i kërkimeve arkeologjike dhe ekspozimi i tyre në Muzeun e Kosovës dhe në muzetë rajonale të Kosovës;• Krijimi i qendrave për informim dhe konsultim të të rinjve në të gjithë Kosovën.• Rregullimi i fushave sportive nëpër vendbanime dhe lagje; • Projekte që synojnë zhvillimin e aktiviteteve garuese dhe edukative për të rinjtë;

10. PAsTRImI I qYTeTIT

• Shëndërrimi i komunave tona në komuna të pastra brenda vitit të parë të mandatit tonë;• Përmirësimi i manaxhimit të kompanisë komunale për pastrimin e qytetit;• Rritja e pagave për pastruesit e qyteteve;• Reformim tërësor i sistemit të grumbullimit të mbeturinave duke funksionalizuar sistemin e mbledhjes së tyre në çdo banesë apo shtëpi;• Zgjerimi i përfshirjes së sektorit privat në pastrimin e qytetit;• Detyrimi nga komunat i prodhuesve të mëdhenj të plehrave, të tillë si restorante dhe biznese, për të vendosur konteinerët e tyre të plehrave;• Moslejimi i hedhjes së mbetjeve ndërtimore dhe industriale në mjedis;• Në formë të PPP-ve do ngrihen kompani që do të trajtojnë dhe riciklojnë mbeturinat do të meremetohen dhe ndërtohet infrastruktura e kanalizimeve dhe mbledhja e mbeturinave;• Deponitë e paligjshme dhe të egra do të ndalohen;• Krijime internatesh për kafshët e rrugëve në periferi;

9. ndIhmA soCIAle KA PëR CAK:

Page 14: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

12

12. shëndeTI PuBlIK

13. KomunA eFICIenTe dhe TRAnsPARenTe PëR qYTeTARëT nënKuPTon:

• Përmirësimi i kujdesit parësor (niveli komunal) do të përfshijë qendrat e mjekësisë familjare, njësitë e ndihmës emergjente, kujdesin shtëpiak, shërbimet e lehonisë para dhe pas lindjes (por jo edhe shërbimet e lindjes, të cilat do jenë pjese e spitaleve), barnatoret, dentistët, ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor, etj.• Kujdesi dytësor (niveli rajonal) do të përfshijë shërbimet spitalore dhe specialistike. AKR garanton ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dytësore që janë poliklinika specialistike, qendrat për shëndet mendor, qendrat rehabilituese, etj.

• Riorganizimin e strukturës administrative duke krijuar departamente të reja.• Dixhitalizimin e shërbimeve administrative përmes e-Goverment për shërbime më të shpejta dhe efikase.• Hapjen e shtëpive komunale në çdo cep të komunës gjegjësisht në fshatra gjeografi- kisht të shpërndara larg qendrave të qyteteve të mëdha ose në vendet urbane në përafërsisht 5 mijë banorë. • Depolitizimin e administratës dhe profesionalizimi i saj.• Krijimin e Zyrës konsultative me grupet e interesit, • Rritjen e transparencës ndaj qytetarëve duke e rifunksionalizuar Zyrën për Ankesa dhe Komunikimi me qytetarët.• Shërbimet komunale do të jepen në koncesion (shërbimet publike për transport urban, planifikimi hapësinor, shërbimet higjienoteknike, etj.), me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe respektimit të afateve.• AKR u garanton shërbime qytetarëve (cilado qofshin ato) në kohë dhe cilësi të para parë me ligj, vetëm nëpërmjet termineve të akorduara paraprakisht (SMS, e-mail, telefonatë, postë);

14. hAPësIRA sPoRTIve nënKuPTon:

• Terene sportive olimpike në bashkëpunimin publiko-privat ;• Rikthimin e sportit në shkollat tona, duke krijuar ligat e shkollave, sepse në këtë mënyrë identifikohen talentët e rinj si dhe rritet masivizimi në sport.• Ndërtimin e një stadium të ri në Prishtinë me partneritet publiko-privat, për ta shndërruar Prishtinën në polin e dytë sportiv të kombit shqiptar.

Page 15: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

12. shëndeTI PuBlIK

13. KomunA eFICIenTe dhe TRAnsPARenTe PëR qYTeTARëT nënKuPTon:

14. hAPësIRA sPoRTIve nënKuPTon:

Page 16: Programi zgjedhor i Aleancës Kosova e Re - AKR · Ose do t’i ndërtojë drejt themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, ose do të pranojë improvizimet që do të na rrëzojnë

ndeRshëm, me Punë.