51
Partitë Politike në Kosovë PROFILI DHE IDEOLOGJIA Autorë: Jeton Zulfaj Brikena Mulliqi, Mentor Shala Petrit Tahiri Prishtine, 15.04.2008 © Çelnaja BOTIMI NUK PËRMBAN DOMOSDOSHMËRISHT QËNDRIMIN E SOROS DHE FES

PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

Partitë Politike në Kosovë

PROFILI DHE IDEOLOGJIA Autorë:

Jeton Zulfaj

Brikena Mulliqi, Mentor Shala

Petrit Tahiri

Prishtine, 15.04.2008

© Çelnaja

BOTIMI NUK PËRMBAN

DOMOSDOSHMËRISHT

QËNDRIMIN E SOROS DHE FES

Page 2: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

2

© Çelnaja

ALL RIGHTS RESERVED Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet,

të ruhet në ndonjë sistem korrigjues, të shpërndahet,

në çfarëdo forme apo në çfarëdo mënyre, elektronike,

mekanike, fotokopjuese, incizuese apo tjetër mënyrë,

pa autorizimin e shkruar dhe të vulosur paraprak të

OJQ ÇELNAJA.

AUTORË:

Jeton Zulfaj Brikena Mulliqi

Mentor Shala

Petrit Tahiri

TE INTERVISTUAR:

Halil Matoshi, Ramush Tahiri

Shkëlzen Maliqi, Avdi Smajljaj,

Eqrem Kryeziu, Sabri Kiçmari

Memli Krasniqi, Ibrahim Makolli

Ahmet Isufi, Ylli Hoxha

ISBN:

Publikimi parë: 2008

Arti Grafik: Petrit Tahiri

Shtypi: Jeton Zulfaj

Tirazhi: 500

Page 3: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

3

SHKURTESAT

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

AKR – Aleanca Kosova e Re

LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës

LDD – Lidhja Demokratike e Dardanisë

ORA – Partia Reformiste

PDK – Partia Demokratike e Kosovës

Page 4: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

4

FALENDERIM

Fondacionin e Kosovës për shoqëri të Hapur – SOROS

Për përkrahjen morale dhe financiare

Përkrahje pa të cilën nuk do të ishte e mundshme

që të kryhej një hulumtim dhe studim i thellë

Friedrich Ebert Stiftung, Kosovë

Për përkrahjen morale dhe financiare.

Pa përkrahjen e të cilëve ky botim nuk do të dilte në dritë

Avdi Smajljaj

B.HSc.,M.A., PhD Candidate in Political Sciences

University Duisburg – Essen

Për këshillat profesionale që na ka dhënë gjatë gjithë kohës së studimit

Këshilla pa të cilat ky botim do të ishte më i vobektë

Ekspertët Politikë

Shkëlzen Maliqi, Ramush Tahiri, Halil Matoshi dhe Avdi Smajljaj

Për kontributin e çmueshëm që kanë dhënë me mendimet kritike

Të cilat ia shtojnë rëndësinë këtij botimi

Partitë Politike në Kosovë

Për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar me materiale dhe intervista

Të cilat kanë qenë një kontribut i jashtëzakonshëm

Page 5: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

5

Përmbajtja

Hyrje ....................................................................................................................................7

Modelet e Organizimit Partiak.............................................................................................9

Lidhja Demokratike e Kosovës – Profili..............................................................................16

Partia Demokratike e Kosovës – Profili..............................................................................24

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Profili......................................................................30

Partia Reformiste ORA – Profili..........................................................................................35

Aleanca Kosova e Re – Profili.............................................................................................39

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Profili...........................................................................45

Konkluzioni.........................................................................................................................48

Bibliografia.........................................................................................................................50

Page 6: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

6

When in that House, MPs divide

If they’ve a brain and a cerebellum too

They have to leave that brain outside

And vote just as their leaders tell ’em to.

Kur në atë shtëpi deputetët ndahen mënjanë

Nëse tru të madh e të vogël kanë

Duhet që atë tru jashtë me e lanë

E me votu ashtu qysh liderët kanë me u thanë

Strofë nga opera komike Iolanthe e Sir William Schwenck Gilbert / Dramaturg

Marrë nga teksti i Richard S. Katz / Party Politics / The problem of Candidate Selection and Models of Party

Democracy

Përkthimi dhe përshtatja në shqip nga Jeton Zulfaj

Page 7: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

7

Hyrje/parathënie

Kur fillimisht na erdhi ideja për të bërë një hulumtim për partitë politike në Kosovë, më

saktësisht profilin ideologjik të tyre, gjëja e parë që na shkoi në mendje ishte se sa të drejtpërdrejtë do

të ishim dhe se si ky qëndrim nuk do të dukej si paragjykim nga partitë tona politike?

Idetë tona fillimisht ia prezantuam fondacionit SOROS dhe ata pa hezitim na përkrahën duke

bërë të mundur që ideja jonë të jetësohej. Pothuajse të gjithë, duke përfshirë edhe vetë stafin tonë,

mendonim se kjo ishte një fushë e pashkelur ende apo e shkelur vetëm pak dhe se do te ishte e vështirë

që të gjenim burime të informatave të mjaftueshme në mënyrë që gjetjet tona të ishin sa më të sakta.

Në përgjithësi ky dokument është rezultat i kërkimit dhe leximit të palodhshëm të stafit punues i

cili është dashur që të gjejë botime dhe informata që kanë të bëjnë me partitë politike në përgjithësi dhe

ato në Kosovë në veçanti në mënyrë që lexuesi ta ketë të qartë se ne jemi mbështetur mbi fakte dhe

argumente kur ne kemi pohuar për orientimet ideologjike të partive politike.

S’keni për t’ia dal! Vështirë se do të gjeni gjë! S’kanë ideologji! As vetë nuk e dinë se çfarë janë...

ishin komentet më të shpeshta kur ne bisedonim me zyrtarë të ndryshëm qoftë jashtë partive apo

brenda gjatë kohës sa ne po kërkonim informata.

Duke parë se nuk mund të bazoheshim në një metodologji të caktuar për të ardhur deri tek e

vërteta, ne kemi përdorë një metodë të përzier.

Kemi filluar me pyetësor (metoda kuantitative) ku si target kishim një audiencë më të sofistikuar

dhe më akademike, sepse konsideronim që shumë pak njerëz do të dinin për ideologjinë e partive

politike dhe se cilit spektër i takojnë ato, kështu që janë intervistuar: profesorë universitetesh, zyrtarë

publik dhe studentë të viteve të treta nga shkencat politike, pastaj kemi vazhduar me Intervista të thella

(metoda kualitative. Intervistat e thella fillimisht i kemi realizuar me analistët politikë kosovarë të cilët

janë të njohur për audiencën kosovare.

Mendimet e tyre nuk janë inkorporuar tek pjesa e partive politike por ato janë dhënë në fund si

mendime të ekspertëve të cilat do t’ia shtojnë rëndësinë e këtij botimi. Pastaj kemi vazhduar prapë me

intervistat e thella me partitë politike, ku target ishin persona më eminentë të partisë (duke përfshirë

edhe liderët e partive). Me partitë politike është biseduar hapur për profilin që ata mendojnë se ka

partia e tyre dhe se cili është identiteti i tyre.

Pjesa e fundit por më e rëndësishmja e përdorur në këtë hulumtim është leximi i mbi 1000

faqeve, ku hyjnë botimet nga autorë të ndryshëm botërorë për Partitë Politike të cilat janë dhënë edhe

në bibliografinë në fund të botimit, programet zgjedhore dhe statutet e gjashtë (6) partive politike

kryesore në Kosovë. Mendimet e marra nga intervistat me parti politike janë inkorporuar në këtë tekst,

por shpeshherë përgjigjet që ne kemi marrë për pyetje të ndryshme ishin më shumë sipërfaqësore. Edhe

pse ne kishim paraparë një pyetësor me të cilin do të zhvilloheshin këto intervista, prapëseprapë nuk

Page 8: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

8

kemi insistuar që t’i përmbahemi pyetësorit duke zhvilluar një intervistë të lirë dhe duke u kapur mbas

termave dhe përgjigjeve që dilnin gjatë intervistës që ishin të rëndësishme për të kuptuar më shumë.

Në këtë botim fillimisht është dhënë një pjesë për modelet e organizimit partiak, marrë nga

autorja e famshme e partive politike Susan Scarrow. E kemi vendosur në fillim për të kuptuar nga një

vështrim shkencor modelin e brendshëm të organizimit të partive. Duhet të sqarojmë se ky botim është

dashur të përmbajë dy pjesë: Profilin Ideologjik dhe Demokracinë e Brendshme të partive politike, por

meqenëse në këtë botim është e pamundur që të përfshihet edhe Demokracia e Brendshme e Partive

Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata -

atëherë kjo pjesë e shkurtër do të tregojë shumë për partitë politike dhe shpresojmë se partitë do të

gjejnë vetën në njërën nga këto modele të përshkruara në këtë botim.

Pjesë tjetër e këtij botimi dhe më e rëndësishmja është edhe profili i secilës parti politike në

Kosovë (gjashtë partitë kryesore). Pas dhënies së profilit për secilën parti, është argumentuar ajo që

është përshkruar në profil e që për të argumentuar janë studiuar dhe analizuar tejet hollësishëm

programet zgjedhore të partive politike, ueb faqet e tyre dhe mendimet e dhëna gjatë intervistave.

Duke dhënë argumentet tona për profilin dhe atë se çfarë kemi shkruar pas profilit, një pyetje

që ne kemi menduar se do të bëhet gjatë leximit të këtij botimi do të jetë se: Ku janë bazuar këta njerëz

që kanë dhënë këto argumente? Dhe përgjigja nuk është aspak e lehtë.

Së pari, ne nuk kemi shpikur asgjë nga mendja jonë, por për gjithçka që gjendet në këtë tekst

përgjegjësinë e bartim ne – autorët e këtij teksti. Ne kemi marrë aspektin shkencor të partive politike në

botë, duke studiuar se çka i ndanë partitë politike në të gjithë botën duke i bërë disa të djathta e disa të

majta dhe meqenëse ato janë teori botërore dhe aplikohen për të gjitha partitë politike në botë, atëherë

edhe partitë tona nuk bëjnë përjashtim dhe janë analizuar në kontekstin e përgjithshëm.

Së dyti, ekzistojnë jashtëzakonisht pak dokumente (informata) për partitë politike në Kosovë.

Duke qenë se Kosova kishte shumë aspekte të tjera për t’u marrë, pak organizata apo individë i kanë

kushtuar vëmendje të posaçme zhvillimit të partive tona politike,prandaj edhe fondi informatave është

tejet i mangët dhe është vështirë që të kryhet një studim më ambicioz.

Së treti, ky botim do të shtojë fondin informatave për partitë politike dhe shpresojmë se do të

shërbejë si një dokument bazë për të iu referuar partive politike në Kosovë, pra për të parë profilin dhe

ideologjinë e tyre dhe kahet e përgjithshme dhe krejt në fund, presim që ky botim të shërbejë për

hapjen e debatit për profilizimin e partive politike, një debat që është esencial për të përcaktuar

identitetin e secilës parti në mënyrë që qytetarët të kenë zgjedhje të qarta.

Prishtinë; 10.05.2008

Jeton Zulfaj

Page 9: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

9

Modelet e Organizimit Partiak

Susan Scarrow e cila është profesoreshë në Universitetin e Houston -it në Teksas në

SHBA, në një botim të saj të titulluar “Partitë Politike dhe Demokracia e Brendshme nga

perspektiva teorike dhe Praktike” ka veçuar pesë (5) modele të partive politike në botë. Në

profilin e secilës parti gjendet edhe modeli i definuar sipas kësaj autore.

Scarrow, dallon pesë modele të organizimit partiak:

1. Parti e Dominuar nga Lideri

2. Parti e njerëzve të shquar – elitare, apo siç quhet në ang.“cadre party”

3. Parti e përfaqësimit individual

4. Parti korporatiste dhe...

5. Parti e ndërtuar mbi baza Demokratike

Parti e dominuar nga Lideri (Dominant Leader Party)

Partitë të cilat janë të dominuara nga një lider i vetëm, përgjithësisht e ndërtojnë bazën

e tyre rreth popullaritetit, integritetit dhe disa herë edhe rreth resurseve financiare të atij

individi.

Ky lider i artikulon dhe mishëron aspiratat programore të partisë dhe partia madje mund

të marrë edhe emrin e tij (apo të paktën emrin përkëdhelës, nickname ang.) Shumica e partive

të suksesshme në demokracitë bashkëkohore i përgjigjen këtij përshkrimi, qoftë duke qenë të

themeluara si të tilla apo të shndërruara më vonë (të paktën për një kohë) shërbejnë si një makinë

për një lider të vetëm (për shembull, partia e Silvio Berluskonit “Forza Italia”në Itali).

Në parti të tilla, lideri mund të vetë-zgjedhet (ndoshta si themelues i partisë), po ashtu

mund të caktohet nga një lider në ikje, apo vjen si rezultat i kontestimit të rezultatit të

zgjedhjeve. Ai apo Ajo, mund të fitojë pozitën me një nënshkrim formal nga konferenca e

partisë, por në praktikë lideri mund të dominojë vendimet e partisë qoftë duke mbajtur disa

pozita formale të rëndësishme brenda partisë, qoftë duke mos mbajtur as edhe një. Parti të tilla

mund të përdorin degët dhe asambletë e partisë për të siguruar përkrahjen, por karakteristika

kryesore qëndron në faktin se fuqia për të përcaktuar drejtimin politik të partisë qëndron në

qendër dhe jo në degë.

Në partitë e dominuara nga lideri, organizimi partiak shpeshherë është dobët i

institucionalizuar dhe nuk ekziston brengosje për promovimin e demokracisë së brendshme. Në

aspektin afatshkurtër ky mund të mos jetë shqetësim, sepse duke pasur një lider karizmatik

partia fiton një emër apo shenjë që lehtë mbahet mend dhe është lehtë të promovohet dhe një

lider i tillë mund të definojë drejtimin e partisë.

Por në aspektin afatgjatë, mungesa e strukturave formale vendimmarrëse shpesh qon

drejt problemeve për pozitën e liderit apo thënë shkurt për pozitën e kryetarit dhe për

Page 10: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

10

definimin e kahes së politikës. Konfliktet se kush do të jetë pasues i liderit mund të bëhen edhe

më akute dhe më të theksuara kur mungojnë rregullat të cilat përcaktojnë një gjë të tillë apo

kur ato rregulla nuk zbatohen.

Për më shumë, mungesa e rrugëve të qarta drejt përparimit në këtë fushë, mund të

dekurajojë individët e talentuar që kërkojnë të bëjnë karrierë politike brenda partisë.

Kur mospajtimet apo kundërshtitë nuk lejohen në emër të përkrahjes së liderit të partisë

dhe kur ka shumë pak kanale zyrtare për shprehjen e këtyre mospajtimeve, polemikat apo

mospajtimet ka shumë të ngjarë që ta qojnë partinë më shumë drejt ndarjes sesa drejt një

fraksioni.

Partitë e Dominuara nga lideri nuk janë domosdoshmërisht kundër demokracisë apo

kundër shpirtit gjithëpërfshirës. Në fakt, në demokracitë e reja dhe ato në shfaqje e sipër,

partitë e llojit të këtillë u formuan nga disidentët të cilët u ngritën kundër diktaturave në vende

të ndryshme. Liderë politikë sikurse Nelson Mandela në Afrikën e Jugut dhe Kim Dae-Jung në

Korenë e Jugut, fituan pozita të larta pjesërisht për shkak të parimeve dhe angazhimeve të tyre

për demokraci, prandaj edhe ngritja e shpejtë e tyre në pozita të larta erdhi menjëherë pas

largimit të frenimeve apo restrikcioneve politike – rrethana të cilat nënkuptuan se suksesi

politik pashmangshmërisht i parapriu institucionalizimit të partisë.

Kështu që të paktën në disa raste, mungesa e strukturave formale dhe mungesa e

demokracisë së brendshme janë produkt i risive në parti dhe i sukseseve të shpejta, por jo

indikatorë apo tregues se si liderët e kanë parë konsolidimin e fuqisë së tyre në parti.

Por, çfarëdo qofshin arsyet për struktura qeverisëse të brendshme të dobëta, shumica e

partive të dominuara nga lideri me gjasë do të kenë nevojë për adaptimin e strukturave formale

për zëvendësimin e lidershipit në të gjitha nivelet nëse ato shpresojnë që të rrinë së bashku

edhe pasi që lideri dominant të lëshoj skenën politike apo të dalë nga partia.

Parti e njerëzve të shquar – Parti Elitare (Party of Notables)

Përderisa modeli i partive të dominuara nga lideri është bërë një model familjar, liderët

dominant nuk ishin edhe aq të zakonshëm kur partitë demokratike u shfaqën në shekullin e

nëntëmbëdhjetë. Më vonë, shumica e partive ishin dobët të institucionalizuara, me procedura

të lirshme të vendimmarrjes, relativisht me kohezion të dobët legjislativ, dhe me organizata

jetëshkurtra të cilat përgjithësisht ishin të përgjumura gjatë kohës sa s’kishte zgjedhje.

Shumica e këtyre partive u ngritën kundër presionit që ushtrohej brenda parlamenteve,

dhe vetëm kohë më vonë këto organizata zhvilluan struktura që të lidhnin vetën e tyre me

përkrahësit. Më tepër se sa organizmi rreth një lideri karizmatik, këto parti tentuan të ishin të

dominuara nga një korpus lidershipi i vogël e i vetë-zgjedhur, i cili konsistonte përgjithësisht nga

Page 11: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

11

zyrtarë të zgjedhur, liderë nga zonat zgjedhore të partisë ( klerikët, liderët e unionit të tregtisë, e

kështu me radhë), liderë të komunitetit lokal dhe burokratë të partisë. Fuqia shpesh

shpërndahej ndërmjet liderëve të niveleve të ndryshme, të cilët përdornin rregulla jo formale

dhe dhomat sekrete apo të posaçme (backroom, angl) për të përzgjedhur kandidatët dhe

liderët.

Çfarëdo qoftë përzierja e rrugëve të karrierës që të qonin drejt pozitës kryesore në parti,

një karakteristikë e përbashkët e origjinale e këtyre “partive të njerëzve të shquar” ishte që ato

nuk ishin të shqetësuara për mirëmbajtjen qoftë edhe në dukje të demokracisë së brendshme:

Platforma e tyre kërkonte miratimin apo nënshkrimin e “cilësisë” shoqërore e jo “sasinë”

demokratike.

Homologet bashkëkohore të këtyre partive të shekullit nëntëmbëdhjetë janë ato që sot

lirshëm strukturohen apo organizohen rreth resurseve dhe reputacionit të një grupi apo elite

“të të njëjtit mendim” (like-minded). Parti të tilla tentojnë të jenë të decentralizuara dhe dobët të

institucionalizuara, me organizime në komunitete apo regjione. Sikurse paraardhëset e tyre,

këto parti janë ekskluzive apo përjashtuese, me vendimet të cilat pushojnë dhe gjenden në

duart e personave të rëndësishëm brenda partisë – elitës të cilët mishërojnë apo personifikojnë

profilin publik të partisë. Në këto parti, organizimi demokratik priret drejt një rritje të detyruar

të institucionalizimit, sepse partia ka nevojë të definojë kufijtë e anëtarësimit para se të bëjnë

zgjerimin e të drejtave të anëtarësimit.

Partitë e Përfaqësimit Individual (Individual representation party).

Në përfundim të shekullit nëntëmbëdhjetë, disa nga këto parti filluan të

eksperimentojnë me forma të tjera të organizimit, përgjithësisht të frymëzuara nga suksesi i

partive të reja socialiste. Partitë socialiste dhe Laburiste fillimisht u shfaqën jashtë

Parlamenteve, përgjithësisht në një pikë kur shumica e atyre që ata tentonin t’i përfaqësonin

ende nuk e kishin të drejtën e votës. Në një pjesë – për shkak se aktivitetet e tyre ishin të

ndaluara në zonat zgjedhore – ata ndërtuan organizata të përhershme të cilat regjistronin dhe

organizonin përkrahësit ndërmjet kohës së zgjedhjeve në mënyrë që të forconin solidaritetin

me kauzën e tyre politike. Në shumicën e shteteve, këto organizata ekstra-zgjedhëse ndihmuan

në krijimin e një identiteti të ri politiko-social që formësoi politikat kombëtare për vitet që do të

vinin.

Këto parti tentuan të ndërtonin organizata në të cilat anëtarët individual apo grupet e

interesit ishin të përfaqësuara në konventat e partisë në nivel regjional dhe kombëtar.

Pothuajse që nga fillimi, kritikët filluan të vinin pikëpyetje ndaj zgjerimit të këtyre

partive të cilat kishin ndërtuar struktura nga poshtë-lartë duke krijuar një demokraci të

brendshme reale. Më së fundi, në fillim të shekullit njëzetë, sociologu Gjerman Roberto Michels

Page 12: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

12

deklaroi në studimin e tij për Social Demokratët Gjerman se “çdo organizatë partiake

përfaqëson pushtet oligarkik bazuar apo vendosur mbi bazën demokratike”; si rrjedhim, “kush

thotë organizatë, thotë oligarki.” Kjo është një padi e rëndë dhe kjo padi i ka ndjekur shumë

partitë demokratike prejse është thënë.

Sidoqoftë fakti që ishte thënë, pasqyronte ndryshimin në qëndrime rreth veprimeve të

brendshme të partive politike.;

Edhe pse partitë përqafuan këto standarde ato nuk iu përkushtuan atyre ashtu siç duhej,

thjesht për shkak të proklamimit se po bënin argumente të rëndësishme rreth legjitimitetit i cili

këshillohej nga demokracia e brendshme.

Suksesi zgjedhor i disa prej këtyre partive të reja (kryesisht të majta) shtoi peshën e

këtyre argumenteve. Si rezultat, në gjysmën e dytë të shekullit njëzetë, parti të tjera – duke

përfshirë shumë nga kadre partitë e vjetra, të cilat e ndryshuan strukturën e tyre për t’u bërë

më formale dhe më pak elitiste – filluan t’i pranojnë këto ide organizacionale.

Sot, madje edhe partitë me lider të fortë shpesh kanë struktura përfaqësuese që japin të

paktën në dukje pamjen gjithëpërfshirëse në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë dhe në

artikulimin e politikave. Në këto parti, strukturat vendimmarrëse mund të mbesin të

centralizuara, por ato mbështeten në një bazë më të shtresëzuar, formale dhe më inkluzive

sesa ato në “partinë e njerëzve të shquar-elitare”. Me fjalë të tjera, nga fundi i shekullit njëzetë,

shumë parti në demokracitë e zhvilluara, i kushtuan së paku vëmendjen idesë që partitë

përfitojnë nga shkalla e demokracisë brenda organizatave – partive të tyre.

Edhe në rastet kur ky ndryshim ka qenë më shumë retorik sesa i vërtetë, artikulimi i

idealit të demokracisë së brendshme u ndihmoi atyre të ndryshojnë pritjet dhe besimin publik

për partitë. Kjo gjithashtu ndihmoi që të definohen nocionet e praktikave më të mira të cilat u

vendosën nga fundi i çerek shekullit të njëzetë, një kohë kur partitë në demokracitë e sapo

filluara përreth Botës filluan kërkimin për modelet për të shtrënguar lidhjet ndërmjet liderëve

politikë dhe përkrahësve.

Partitë Korporatiste (corporatist party).

Për shumë parti, proklamimi për një demokraci të brendshme të partisë ka nënkuptuar

zgjerimin e mundësive të pjesëmarrjes për anëtarët individual apo për përkrahësit. Sidoqoftë,

fuqizimi i përkrahësve individual nuk ka qenë asnjëherë opsioni i vetëm për partitë të cilat

kërkonin ndërtimin e strukturave më demokratike. Disa parti kanë zhvilluar atë që mund të

quhet një stil i përfaqësimit të brendshëm “korporatist”, apo i “bazuar në grup”, në të cilin

liderët e zonave të ndryshme elektorale kanë privilegje të caktuara brenda partisë. Delegatët

Page 13: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

13

nga këto grupe (siç janë Kisha apo rrjetet e unioneve tregtare) ulen në këshillet e partisë dhe

veprojnë në interes të përkrahësve. Anëtarët e grupeve të përfaqësuara nganjëherë

konsiderohet të jenë regjistruar në mënyrë indirekte në parti si rezultat i përfaqësimit

korporatist në parti.

Shembuj të partive me këtë stil korporatist gjatë disa pjesëve të shekullit njëzetë

përfshijnë Partinë Laburiste të Britanisë së Madhe, Social Demokratët e Suedisë, Partinë e

Popullit Austriak dhe Partinë Revolucionare Institucionaliste të Meksikës. Ashtu edhe siç

sugjeron vetë lista, ideja e përfaqësimit të nëngrupeve të formalizuara brenda strukturave të

partisë është ide e vjetër e cila është gjetur posaçërisht (por jo ekskluzivisht) në mesin e partive

të majta, të cilat u zhvilluan krahpërkrahë me lëvizjet e unioneve tregtare.

Partitë korporatiste janë fuqishëm të institucionalizuara në kuptimin e fuqisë dhe

lojalitetit të grupit, por struktura e tyre për mobilizimin e përkrahësve mund dhe s’mund të jetë

e zhvilluar ashtu siç duhet, duke u varur në atë se sa partitë mund të mbështeten në fuqinë

organizuese të grupeve të anëtarësuara. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, vendimmarrja

në këto parti është gjithëpërfshirëse apo inkluzive në kuptimin e grupeve të interesit, por jo në

kuptimin e preferencave individuale.

Më së fundi, një numër i partive që tradicionalisht janë korporatiste kanë filluar të

minimizojnë përfaqësimin e grupeve në favor të një mobilizimi më direkt të përkrahësve

individual. Ndryshime të tilla kanë ardhur në kontekst për shkak të përpjekjeve për të zgjeruar

bazën e përkrahësve të partisë, diçka që mund të duket më urgjente kur grupet përbëre

tradicionale (siç janë: Kishat dhe unionet tregtare) tregojnë një aftësi në rënie, të zvogëluar apo

të dobët, për të mobilizuar përkrahje politike për partinë.

Në të njëjtën kohë, në disa parti, fraksione të ndryshme kanë provuar të zgjerojnë

principet korporatiste matanë përfaqësimit të sektorit ekonomik, duke argumentuar se

demokracia kërkon që edhe grupeve të tjera u duhet siguruar përfaqësim brenda strukturave të

partisë – në mënyrë që të sigurohet se një variacion i zërave dëgjohen.

Shembull: Shumë parti kanë konsideruar të nevojshme prezantimin e kandidaturave

rezervë apo ulëset për këshillat ekzekutiv për anëtarët e grupeve demografike që tradicionalisht

ishin të papërfaqësuar në hierarkinë e partisë (për shembull, gratë, të rinjtë apo minoritetet

etnike).

Posa të u garantohej përfaqësimi, privilegjet e tilla për nëngrupet e favorizuara duhej

pastaj të bashkërendoheshin me rregullimin e mëparshëm për shpërndarjen e fuqisë brenda

partisë

Page 14: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

14

Këto komplikime ilustrojnë sesi principet korporatiste, të cilat gjithmonë i kanë dhënë

prioritet përfaqësimit të grupit, kohët e fundit ishin gati të ndesheshin apo të konfliktoheshin

me principet e përfaqësimit individual “një – anëtar, një – votë”.

Partitë me Demokraci Bazale (Basis democracy).

Në vitet e fundit, disa reformues të partive janë bërë kritikë të përfaqësimeve me

marrëveshje bazuar qoftë në të drejtat e grupit apo të individit, dhe kanë avokuar për atë që

mund të përshkruhet si “demokraci bazale” (pas synimeve të partive të gjelbra për përfaqësim

të bazës së partive të tyre) apo “ demokraci plebishitare.” Ky është një model i bazuar në

proceduara të larta gjithëpërfshirëse apo inkluzive, siç është referendumi (“plebishiti”), i cili

prioritizon përfaqësim të gjerë në dy rrafshet; si në diskutim ashtu edhe në vendimmarrje.

Ata që favorizojnë këto struktura, argumentojnë që organizatat partiake duhet të

sigurojnë një rol më direkt për përkrahësit e partisë në vendimet e rëndësishme. Ky model

dominoi partitë “e reja të majta” të cilat u shfaqën në Evropë në vitet 1980, dhe janë këto parti

që kanë futur eksperiencat më të mëdha me struktura të tilla.

Në shumë raste, partitë që kanë eksperimentuar me procedurat e demokracisë bazale

kanë gjetur se këto procedura kërkojnë nga ata një institucionalizim të një shkalle më të lartë se

sa që ata në fillim e kishin menduar, kjo sepse fokusi i ri procedural ngriti çështje që mund të

zgjidheshin vetëm nëpërmjet rregulloreve të reja dhe të qarta.

Reformatorët në partitë tradicionalisht të organizuara gjithashtu kanë ndjekur disa nga

idetë e demokracisë bazale dhe në disa raste kjo ka rezultuar në adaptimin e procedurave të

reja, siç janë zgjedhjet parësore për zgjedhjen e kandidatëve, vendvotimet e partisë për të

zgjedhur liderët apo procedura të reja për vendosjen e çështjeve programore.

Këto pesë modele të organizimit janë shumë të nevojshme për të kuptuar pikënisjet e

ndryshme nga të cilat partitë bashkëkohore mund të ngarkohen me rastin e ndryshimeve

organizative, dhe drejtimet e ndryshme në të cilat ato të drejtojnë në momentin kur kërkojnë të

promovojnë më shumë inkluzivitet apo kur tentojnë të bëhen më gjithëpërfshirëse në rastin e

vendimmarrjes së brendshme.

Për Partitë Politike, “demokratizimi” nënkupton shumë gjëra të ndryshme bazuar në

kontekstin e organizmit fillestar. Për ta bërë më të kuptueshëm, ngritja e gjithëpërfshirjes në

modelin e partisë “së njerëzve të shquar – elitare” nënkupton diçka krejtësisht tjetër krahasuar

me modelin e demokracisë bazale, pra kanë domethënie të ndryshme. Ajo që ndryshon, nuk

është vetëm kush fuqizohet nga ndryshimi, por gjithashtu edhe çfarë hapa konkret duhet të

merren për ta bërë demokratizimin që të funksionojë:

Page 15: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

15

Në një parti “të njerëzve të shquar” dhe dobët të institucionalizuar, një nga gjërat e para

që nevojitet për demokratizim të brendshëm mund të jetë krijimi i rregulloreve të

qëndrueshme dhe precize rreth asaj se kush është i pranueshëm që të marrë pjesë në parti –

një çështje që partitë me demokraci bazale me gjasë e kanë ballafaquar dhe tejkaluar tashmë.

Marrë nga teksti:

POLITICAL PARTIES AND DEMOCRACY IN THEORETICAL AND PRACTICAL PERSPECTIVES / IMPLEMENTING INTRA-

PARTY DEMOCRACY, nga SUSAN SCARROW

Përkthyer dhe përshtatur nga:

Jeton Zulfaj

Page 16: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

16

Profili i Partisë

Logo:

Emri:

Akronimi :

Viti Themelimit :

Fushëveprimi:

Selia:

Ideologjia:

Pozita në Spektrin Politik:

Pozicioni Politik në Ekonomi:

Pozicioni Politik në Shoqëri:

Kryetari :

Nënkryetarët :

Sekretari:

Organet Drejtuese:

Organet e Degës:

Organet Drejtuese të Nëndegës:

Organet Drejtuese të Seksionit/Aktiveve:

Numri i Degëve:

Votimi:

Mandati i organeve:

Anëtare ndonjë rrjeti Regjional:

Anëtarësimi dhe Pagesa:

Lidhja Demokratike e Kosovës

LDK

1989

Kosovë

Prishtinë

Konservatore

Qendra e Djathtë

Liberalizëm Ekonomik

� Ulje e taksave,Ekonomi të hapur dhe të tregut pa barriera

� Laissez - faire

� Avancimi i Kapitalizmit

� Qeveri të Vogël

� Prona Private e shenjtë

Konservatizëm Shoqëror

� Sekularizëm shtetëror

� Ruajtja e vlerave dhe e traditës shoqërore

� Të padeklaruar kundër Abortit dhe Martesave me gjini të njëjtë

Fatmir Sejdiu

Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Nekibe Kelmendi,

Fadil Ferati, Lutfi Haziri

Ramë Manaj

Kuvendi, Këshilli Përgjithshëm, Kryetari dhe Kryesia

Kuvendi dhe Kryesia

Kuvendi dhe Kryesia

Kuvendi dhe Kryesia

41 (duke përfshirë edhe degët jashtë Kosovës)

I fshehtë

(4) Katër Vjet

Ende jo, Synohen partitë e djathta

I formalizuar me Librezë, 12 € për një vit.

Page 17: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

17

Kur mospajtimet apo kundërshtitë nuk lejohen në emër të përkrahjes së liderit të partisë

dhe kur ka shumë pak kanale zyrtare për shprehjen e këtyre mospajtimeve, polemikat apo

mospajtimet ka shumë të ngjarë që ta qojnë partinë më shumë drejt ndarjes sesa drejt një

fraksioni1

Në fakt ky konkludim i Susan Scarrow i përshtatet më së miri Lidhjes Demokratike të

Kosovës. Duke qenë se Ibrahim Rugova ishte jo vetëm lider i partisë por edhe personi që

personifikonte partinë, gjatë kohës së tij nuk kishte konflikte apo mosmarrëveshje të

pazgjidhura, sepse ai ishte i zoti i shpisë dhe mendimi i tij ishte final. Çdo kush mund të thoshte

dhe të mendonte çka të dojë, por në fund do të vendosej ashtu siç mendonte zotëri Rugova.

Në përgjithësi sa Rugova ishte ende gjallë dhe i fortë si kryetar i LDK-së, pak ose aspak

zëra ishin të pakënaqur ose të padëgjueshëm ndaj tij. Kur sëmundja e tij filloi t’ia kufizoj

aktivitetin e tij, kjo u vërejt shumë mirë nga disa figura të rëndësishme të partisë dhe në

mendjen e tyre ishte vetëm një gjë! Kush do të zinte vendin e Rugovës?

Natyrisht se kjo pyetje nuk guxonte të bëhej sa ai ende po merrte frymë, sepse do të

kishte ngjallë zemërimin e të gjithë përkrahësve të tij të flaktë në mbarë Kosovën dhe personi i

cili guxonte të bënte këtë pyetje do të mallkonte vetën për gjithë jetën e tij.

Por në fakt një person kohëve të fundit kishte shfaqur disa mosbindje të vogla ndaj të

fuqishmit Ibrahim Rugova, ai ishte Nexhat Daci, në atë kohë kryeparlamentar i Kuvendit të

Kosovës. Nexhat Daci kishte shfaqur disa mosbindje ndaj zyrës amerikane në Kosovë gjatë

kohës sa edhe ai ishte në Grupin e Unitetit. Këto mosbindje kishin të bënin me strukturën e

grupit të unitetit dhe rolin e tij, por Rugova kishte bërë këtë zgjedhje dhe kishte emëruar Blerim

Shalën si koordinator të grupit negociator dhe për këtë nuk kishte kthim prapa.

Këto mospajtime pastaj u thelluan dhe Nexhat Daci dalëngadalë po dilte si një figurë me

potencial të madh brenda LDK-së.

Por LDK kishte një hierarki partiake dhe postet politike që i mbanin ata në qeveri dhe në

Parlament që vetë Ibrahim Rugova ua kishte dhënë nuk do të thotë se ishin mbi postin e

partisë, të paktën kështu mendonin në partinë e LDK-së.

Kështu, pas vdekjes së Rugovës, nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu doli në skenë

duke shfaqur fuqinë e tij tashmë edhe si kryetar joformal. Eqrem Kryeziu, duke parë rolin e

Dacit dhe mosbindjet e tij ndaj partisë dhe ndaj zyrës amerikane në Kosovë, vendosi që të

përdorë pushtetin e tij. Ai thirri një mbledhje të kryesisë së LDK-së dhe vendosi që Nexhat Dacin

ta largonte nga pozita e Kryeparlamentarit.

1 Susan Scarrow: Political Parties and Democracy in Theoretical and Practical Perspective/ Implementing Intra-Party

Democracy/ page 16

Page 18: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

18

Natyrisht që kjo ishte bombë për Nexhat Dacin dhe ai shfaqi pakënaqësitë e tij duke i

bërë thirrje shtresës së gjerë të LDK-së se kjo ishte një kurdisje për ta larguar atë nga LDK, por

ky ishte vendim i kryesisë së partisë dhe Daci i liroi vendin kolegut të tij deputet Kolë Berishës.

Tashmë Nexhat Daci ndjehej sikur ishte tradhtuar nga Kryesia e Partisë dhe mendonte

se kjo ishte një kurth për ta parandaluar fuqinë e tij dhe depërtimin në postin e kryetarit të

partisë pasi që Daci kishte simpati të madhe nga elektorati i LDK-së. I zhgënjyer thellë merr

pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së i cili u mbajt në Nëntor të vitit 2006. I pakënaqur me

procedurat dhe me pozitën e tij të ardhshme në parti, ai lëshon kuvendin me një ide në mëndje

– krijimi i një partie të re ku ai do të ishte Kryetar e jo nënkryetar.

Ky përshkrimi i shkurtër në fakt nuk përmbledh gjithë zhvillimet që u bënë në LDK që qoi

në ndarjen e saj, por tregon qartë se kur partia lëngon nga demokracia e brendshme dhe kur

roli i liderit është tej mase i fuqishëm sa i mbytë zërat opozitarë brenda partisë, atëherë partia

herët ose vonë do të shpërthejë dhe të gjitha të pathënat dhe inatet gjatë kohës së recensionit

nga lideri do të dalin në shesh dhe në rastin e LDK-së ishte drastik që qoi në ndarje të njerëzve

eminentë të partisë, por edhe në ndarje të elektoratit që rezultoi të jetë fatal për LDK-në në

zgjedhjet e Nëntorit 2007

Ideologjia – Konservatore

Parti e Djathtë

Të gjithë të intervistuarit tanë, madje edhe vetë partitë politike në Kosovë, janë

shprehur se partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara dhe nuk kanë ideologji në vete.

Por organizata Çelnaja duke bërë një studim të thellë të programit, statutit dhe

deklaratave të tyre ka arritur të gjejë se cilat janë qëndrimet e partive tona rreth çështjeve

qenësore siç janë: ekonomia, ku hyjnë taksat, prona private etj, pastaj qëndrimet e tyre ndaj

shoqërisë, ku hyjnë feja, kultura, tradita etj.

Definimi i saktë është tejet i vështirë ngase partitë politike në Kosovë qëllimshëm ende

nuk i kanë të qarta ideologjitë. Të gjitha paritë angazhohen për liberalizëm dhe kanë dëshirë të

u thuhet se ato janë liberale në çdo aspekt. Por këtu fillon edhe kontradikta apo kundërshtimi

në vetvete.

Të jesh liberal ndaj ekonomisë do të thotë se je konservator në ideologji dhe si pasojë

parti e djathtë, por të jesh liberal ndaj shoqërisë do të thotë të jesh liberal ose social demokrat

në ideologji dhe si pasojë parti e majtë, kurse nëse ke pozicion të moderuar qoftë ndaj

shoqërisë qoftë ndaj ekonomisë do të thotë të jesh qëllimshëm konfuz në ideologji dhe si

pasojë të jesh parti e qendrës.

Page 19: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

19

Këto parti (partitë e qendrës) kanë si synim atë që Otto Kirchheimer e quajti si “catch-all

party” (parti gjithëpërfshirëse), ku sipas tij qëllimi kryesor i këtyre partive është maksimizimi i

votave2.

Megjithatë, LDK edhe pse ka qëllim maksimizimin e votave si çdo parti tjetër në Kosovë,

ajo në Programin e nëntorit të vitit 2007, i ka vendosur disa fjali që tregojnë orientimin e

djathtë të LDK-së. Ne do të japim këto fjali ashtu siç janë dhënë në program

• LDK është e lindur dhe e rritur në këtë tokë, nga ky popull dhe

mbron interesat e saj të përhershëm dhe në kohën e ardhshme.

• LDK ruan vlerat e traditës dhe kultivon vlerat moderne

• LDK nuk i do fjalët e egra e militante, anëtarët e saj janë punëtorë

të lirisë

• LDK kultivon lirinë e individit, tolerancën, konkurrencën dhe

përgjegjësinë.

• LDK është parti burimore e Kosovës, një krua i gjallë, që me

demokraci e mund dhunën.3

Nga fjalia e parë shumë qartë dallohet se LDK i bënë thirrje elektoratit që të ketë

parasysh se LDK është një parti e vjetër, e dalë nga nevoja e popullit dhe tenton që t’i

përkujtojë elektoratit se dikur ajo ishte partia më e madhe dhe e vetmja për ta. Nga ana tjetër

historikisht dihet se LDK u formua si përgjigje ndaj totalitarizmit dhe agresivitetit serb, ose siç e

thekson z. Kryeziu, që LDK u formua si përgjigje ndaj totalitarizmit Komunist.

Pra deri në një masë LDK ka një zhvillim evolutiv dhe duke qenë si oponente e

totalitarizmit edhe historikisht ka qenë e djathtë, andaj edhe fjalia e parë thekson aspektin

evolutiv të partisë.

Fjalia e dytë vërteton atë që ne kemi dhënë në profil, pra LDK ruan vlerat e traditës dhe

përkujdeset që të mos ketë ndryshime të mëdha në shoqëri çka do të transformonin identitetin

e kësaj shoqërie. Një gjë të tillë e mbështetë edhe z. Eqrem Kryeziu, i cili shprehet se: “edhe pse

termi konservator mund të duket i parakohshëm tek ne, megjithatë LDK dëshiron që të

konservojë vlerat që ka kjo shoqëri dhe jo t’i qes pazarit dhe ti shes ato”4. Ai thotë se megjithëse

tani programi i LDK-së mund të duket i qendrës, LDK do të orientohet nga Qendra e Djathtë.

Z. Kryeziu gjithashtu potencon se pozitën e djathë në spektrin politik nuk mund ta

mbush askush më mirë se LDK, ngase i ka të gjitha predispozitat.

2 Otto Kirchheimer, “The Transformation of the Western European Party Systems” in La Palombara and

Weiner (eds) Political Parties and Political Development, (1966)

3 LDK/Programi për zgjedhjet Nacionale 2007/Kryefjala, faqe 3, pdf format.

4 Intervista e realizuar me 04.02.2008 me z.Eqrem Kryeziun

Page 20: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

20

Në programin e LDK-së gjenden edhe dy fjali të tjera që tregojnë qëndrimin e tyre

konservator ndaj kulturës: “LDK-ja si parti e vlerave tradicionale e moderne”5 dhe “LDK-ja, si

parti e vlerave burimore, tradicionale, por edhe të vlerave moderne”6

Kurse fjalia e tretë dhe e pesta në fakt janë një ikje nga spektri i djathtë. Partitë me

ideologji konservatore janë zakonisht edhe nacionaliste. Në përgjithësi këto parti i donë fjalët e

egra dhe nuk besojnë në idealizëm dhe në institucionet ndërkombëtare si OKB që të sillet

drejtësia.

Këto parti besojnë në realizëm si doktrinë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shembull të

tillë kemi në Britani, ku ishte Winston Churchill ai që vendosi t’i shpallte luftë Gjermanisë në

Luftën e Dytë Botërore dhe mendonte se pa luftë s’ka liri. Më vonë një tjetër konservatore i

shpall luftë Argjentinës për Ishujt Falkland, të cilët edhe i rikthen prapë në zotësinë Britaneze.

Po ashtu edhe në SHBA mund të vërehet se sa herë që konservatorët janë në pushtet,

atëherë retorika patriotike ashpërsohet, për të mos përmendur ndërhyrjen në Afganistan dhe

në Irak dhe qasjen ndaj Iranit, gjatë mandatit të Bushit.

Pra ne konsiderojmë që qasja e LDK-së ndaj luftës është kryesisht e butë dhe madje nuk

preferon luftën fare. Kjo mund të shpjegohet nga lideri i saj shpirtëror z. Rugova i cili udhëhoqi

rezistencën paqësore në Kosovë për gati 10 vjet. Rugovës madje i pëlqente kur e krahasonin me

liderin shpirtëror dhe paqësor të Indisë Mahatma Gandhi.

Në përgjithësi në të gjitha referencat tona që gjenden në fund të këtij botimi ne kemi

vërejtur se qasja e butë ndaj luftës është veçori e partive të majta, rrjedhimisht liberale dhe

Social Demokrate.

Fjalia e katërt, shpreh qëndrimin e LDK-së ndaj lirisë së individit dhe përgjegjësinë e tij.

Kjo në fakt i përket spektrit të partive të djathta. Partitë e djathta, rrjedhimisht konservatore në

ideologji, janë për maksimizimin e lirisë së individit, por kjo shkon tok edhe me përgjegjësinë e

tij.

Pra shteti do të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë, por ai nuk merr përgjegjësi të

madhe për mirëqenien e individit, duke e lënë individin që të shfrytëzojë mundësitë e

barabarta.

Një qasje konservatore shihet edhe tek programet e mëhershme të cilat i promovonte

ish lideri i LDK-së Ibrahim Rugova, siç ishin, Qentë e Sharrit, Djathi, turshitë etj. Natyrisht të

frikuar nga globalizimi i cili nuk pyet për kultura, konservatorët dëshirojnë që të i konservojnë

disa elemente të traditës të cilat edhe e lidhin të tashmen me të kaluarën. Zakonisht,

konservatorët janë të lidhur dhe frymëzohen nga e kaluara.

5 LDK/Programi për zgjedhjet Nacionale 2007/Kultura, faqe 35

6 LDK/Programi për zgjedhjet Nacionale 2007/Kultura, faqe 37

Page 21: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

21

LDK dhe Ekonomia

LDK ka një pozicion të qartë sa i përket ekonomisë. Ajo disa herë qartë shprehet në

programin e saj se ajo angazhohet për një ekonomi të hapur të tregut me qasje mjaft liberale.

LDK është shprehur qartë në favor të bizneseve dhe kompanive të mëdha, që në fakt

është një qasje komplet e djathtë. Në programin e tyre ata janë shprehur se do të bëjnë

“rishqyrtimin e tatimeve dhe aplikimin e lehtësirave tatimore për investimet dhe bizneset e reja,

me kusht që të rrisin punësimin”7

LDK gjithashtu është në përkrahje të plotë të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

Partitë e majta nuk kanë një angazhim të tillë. Shembull mund të merret partia ORA, e cila në

zgjedhjet e fundit ishte angazhuar që të strukturalizohen dhe të shtetëzohen kompanitë e

mëdha, fitimprurëse dhe me rëndësi strategjike për Kosovën, ndërkaq LDK në programin e saj

nuk ka paraparë që resurset strategjike të Kosovës duhet të jenë të shtetëzuara por të

privatizohen.

Në programin e tyre theksohet qartë edhe “Përkrahja e tyre për firmat eksportuese:

(psh. Ferronikeli, Llamkosi, prodhuesit e verërave, prodhuesit e materialit ndërtimor, etj)8

Përkrahja në fakt konsiston në uljen e tatimeve për këta prodhues në mënyrë që këta të

maksimizojnë fitimet e tyre, por jo shtetëzimin. “Qeverisja e LDK-së do të përkrahë Tregun e lirë,

pa monopole dhe pa barriera për investime”, “Politika tërheqëse të tatimeve dhe taksave për

investitorët”9 Këto angazhime të djathta të LDK-së, tregojnë për një avancim të kapitalizmit.

LDK me qëndrimin e saj ndaj ekonomisë mbështet parimin laissez-faire, që nuk tenton të

ndërhyjë në ekonomi dhe të ndikoj në të apo të rregullojë atë, por angazhohet që ekonomia të

jetë e lirë dhe konkurruese e rregulluar me ligje të tregut dhe natyrisht përkrahje ndaj

kompanive që nënkupton ulje të taksave. Parimin laissez-faire në ekonomi në të gjithë botën e

përkrahin partitë e djathta.

Qeveri e vogël

Partitë e djathta gjithashtu janë të prira që të zvogëlojnë administratën shtetërore. Kur

themi zvogëlim të administratës kemi parasysh edhe indikatorin e të punësuarve. Kjo vjen si

rezultat i përkrahjes së privatizimit nga partitë e djathta. Duke qenë se LDK është një parti e

7 LDK/Programi për zgjedhjet Nacionale 2007/Ekonomia, faqe 14

8 Po aty.

9 LDK/Programi për zgjedhjet Nacionale 2007/Ekonomia, faqe 16

Page 22: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

22

djathtë, atëherë edhe përkrahja për administratë të vogël është në përputhje me qëndrimin e

saj ndaj privatizimit.

Privatizimi bënë që shumë shërbime që ofrohen nga shteti të kalojnë në kompanitë

private dhe kjo ndikon në zvogëlimin e administratës shtetërore. Këtë LDK e ka shprehur në

programin e saj ku thotë se LDK synon “të zvogëlojë administratën shtetërore”10

Një politikë e

tillë është ndjekur edhe nga partitë e djathta në Britani, nga Margaret Thatcher dhe në SHBA

nga Ronald Regan

Konservatizëm shoqëror

Kur flitet për konservatizëm në shoqëri, i referohemi ruajtjes së traditës shoqërore, apo

siç shprehen konservatorët “Kultura dikton Ligjin11

”.

Për këtë është angazhuar themeluesi i konservatizmit në Angli Edmund Burke. Pra të

jesh konservator me ideologji do të thotë të mbrosh traditën shoqërore dhe të ndryshosh

ngadalë, apo siç shprehet Burke “ Tradita përmban urtësinë dhe mençurinë e shumë

gjeneratave dhe provat e kohës gjithashtu, kurse “arsyeja” mund të jetë një maskë për

preferencat e një njeriu, dhe në më të mirën e saj, përfaqëson vetëm mençurinë dhe urtësinë e

patestuar të një gjenerate të vetme”

Bukre, sikurse edhe Paskal para tij, mohuan që arsyeja matematike, “Shpirti gjeometrik”, mund

të na tregojë rreth qenieve njerëzore apo marrëdhënieve të tyre. Vetëm historia dhe Tradita mund të na

informojnë ne rreth njeriut.12

Por pyetja shtrohet se çka përfshinë tradita shoqërore? Sipas konservatorëve, me

traditë kuptojmë: fenë, kulturën, familjen dhe zakonet që ka një popull.

Feja dhe familja në fakt janë çështje të cilat i shqetësojnë shumë partitë e djathta.

Partitë e djathta zakonisht janë kundër abortit dhe kundër martesave me gjini të njëjtë, të cilat

afektojnë familjet dhe prishin sistemin familjar.

Konservatorët nuk janë në tërësi kundër ndryshimeve, por ata preferojnë ndryshimet

organike e jo ato revolucionare. Ashtu siç Burke thoshte se: “shteti i cili është pa mjetet e

ndryshimit, është shtet pa mjetet e konservimit”13, pra ndryshimet nuk janë të ndaluara, sepse

shoqëria zhvillohet dhe duhet të ndryshojë, por jo esencialisht dhe në mënyrë revolucionare.

Për konservatorët, shoqëria njerëzore është e rrënjosur dhe organike, nëse vendos të

ndryshosh apo riformosh atë sipas planeve të ideologjive, do të thotë të ftosh shkatërrime të

10

LDK/Programi për zgjedhjet Nacionale 2007/prioritetet qeverisëse, faqe 8. 11

Daniel Patrick “Pat” Moynihan. US Senator 12

Bruce Mazlish, The Conservative Revolution of Edmund Burke, http://www.jstor.org/stable/1404698 13

Robert M. Hutchins, The Theory of the State: Edmund Burke, The Review of Politics, Vol. 5, No. 2, (Apr., 1943),

pp. 139-155

Page 23: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

23

paparashikuara. Me fjalë të tjera LDK është parti e cila dëshiron të i konservojë vlerat që ka

shoqëria jonë.

Në aspektin e integrimeve evropiane të gjitha partitë politike në Kosovë janë për

integrim, edhe LDK është e vendosur se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Partitë e djathta zakonisht janë euroskeptike, për shkak se argumentojnë se hyrja në Bashkimin

Evropian minon sovranitetin e shtetit dhe dihet që partitë e djathta janë për ruajtjen e

sovranitetit dhe pushtetit qendror.

Page 24: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

24

Profili i Partisë

Logo:

Emri:

Akronimi :

Viti Themelimit :

Fushëveprimi:

Selia:

Ideologjia:

Pozita në Spektrin Politik:

Pozicioni Politik në Ekonomi:

Pozicioni Politik në Shoqëri:

Kryetar :

Nënkryetarët :

Sekretar:

Organet Drejtuese:

Organet e Degës:

Organet Drejtuese të Nëndegës:

Organet Drejtuese të Seksionit/Aktiveve:

Numri i Degëve:

Votimi:

Mandati i organeve:

Anëtare ndonjë rrjeti Regjional:

Anëtarësimi dhe Pagesa:

Partia Demokratike e Kosovës

PDK

1999

Kosovë

Prishtinë

Konservatore

Qendra e Djathtë

Liberalizëm Ekonomik

� Ulje e taksave, ekonomi e tregut e hapur

� Laissez-faire

� Avancimi i Kapitalizmit

� Barazi në mundësi

� Qeveri të Vogël

� Prona Private e Shenjtë

Liberalizëm Shoqëror

� Shtet Sekular

� Ruajtja e vlerave dhe e traditës shoqërore

� Të padeklaruar kundër Abortit dhe Martesave me gjini të njëjtë

Hashim Thaqi

Fatmir Limaj, nënkryetar për çështje politike

Rrustem Mustafa, nënkryetar për çështje organizative

Bajram Rexhepi,

nënkryetar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime

Hajredin Kuçi, nënkryetar

Jakup Krasniqi

Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryetari i PDK-së, dhe Kryesia e Partisë

Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryetari dhe Kryesia

Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryetari dhe Kryesia

Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari

32 në 28 Komuna

I fshehtë

(2) Dy vjet

Ene jo, Synohet Internacionalja Socialiste

I formalizuar me Librezë, 12 € për një vit.

Page 25: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

25

• Partia Demokratike e Kosovës (më tej në tekst PDK), krijohet në një

moment të veçantë të historisë sonë. Pas luftës heroike të Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës dhe dëbimit të pushtuesit serb, vendosjes së

forcave ndërkombëtare, fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të

institucioneve të para demokratike të Kosovës, janë krijuar kushtet e

përshtatshme për veprimtari politike publike

• PDK është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK –së dhe e

sistemit të vlerave politike kombëtare për liri demokraci e pavarësi të

Kosovës. PDK identifikohet në vlerat dhe synimet e organizatave

patriotike të pas Luftës së Dytë Botërore, trashëgimtare e luftës së UÇK-

së dhe vazhduese e realizimit të synimeve të saja në paqe.

• Duke dalë nga lufta e armatosur kundër okupatorit, PDK do të

respektojë përkrahjen e popullit që na u dha në momentet vendimtare.

Ajo do të ruajë në kujtesën e saj të gjithë ata që ranë heroikisht në

beteja, që u vranë e u masakruan dhe që vdiqën në tortura

• PDK mbështet përpjekjet e forcave politike shqiptare në rajon, të cilat

kanë për qëllim që me pjesëmarrje në procesin e integrimeve rajonale

dhe evropiane të realizojnë të drejtat e pakontestueshme kombëtare.

• PDK angazhohet për ndërtimin e një politike sa më të afruar e të njësuar

me shtetin shqiptar, kombëtare e ndërkombëtare14

Filluam përshkrimin e profilit të PDK-së duke marrë disa paragrafë nga programi i saj, i

cili për dallim nga partitë tjera, është program i partisë dhe jo program zgjedhor, sidoqoftë e

rëndësishme është ajo që është shkruar në këta paragrafë dhe që tek partitë tjera nuk gjenden

si të tillë. Për lexuesin është mese e qartë se këta paragrafë shprehin bagazhin të cilin PDK e ka

dhe ia ka ngarkuar vetës.

Fjalët si “trashëgimtare e strukturave politike dhe e luftës të UÇK-së dhe vazhduese e

realizimit të synimeve të saja në paqe”, pastaj “identifikohet në vlerat dhe synimet e

organizatave patriotike të pas Luftës së Dytë Botërore”, flasin për një dëshirë të kamotshme të

shqiptarëve, dëshirë e cila deri tani mbetet vetëm në mëndje. Për të mos hyrë në detaje,

14

http://www.pdk-ks.org/site/?id=8,0,0,57,a / Programi i Partisë Demokratike të Kosovës, pdf

Page 26: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

26

të gjithë e dimë se cilat ishin synimet e organizatave patriotike të pas luftës së dytë

botërore, sikurse e dimë se cili ishte edhe synimi madhor i UÇK-së.

Padyshim se PDK, përmban në vete një nacionalizëm dhe patriotizëm më të madh

krahasuar me partitë tjera politike (me përjashtim të AAK-së), prandaj dhe retorika patriotike nga

PDK mund të duket e natyrshme. Ramush Tahiri, i intervistuar nga ne, thekson se “Shikuar edhe

nga emri PDK më shumë do të duhej të ishte parti e djathtë dhe atë të deklarohej si e tillë, njëjtë

sikurse homologia e saj në Shqipëri – Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila deklarohet e

djathtë”15.

Tipari më dallues i partive të djathta është edhe ai i retorikës patriotike. Partitë e

djathta zakonisht parapëlqejnë forcën për arritjen e qëllimit16

, e që në rastin e PDK-s kjo mund

të lidhet me kohën e para shndërrimit në parti politike, pra koha kur ishte UÇK, por edhe

aspiratat të cilat kjo parti i mbartë në vete. Për natyrën e saj kombëtare flasin edhe disa figura

të cilat janë pjesë e PDK-së e që më herët ishin komandantë të UÇK-së.

Natyrisht se tani PDK ka një pozicion më të moderuar dhe se lideri i saj madje thuhet se

është moderuar së tepërmi, por karshi forcave tjera politike, ajo ende mbetet partia e cila bartë

vlerat dhe synimet e UÇK-së, ashtu edhe siç janë deklaruar vetë në këtë program.

Mund të duket e çuditshme, por programi zgjedhor i PDK-së për zgjedhjet e fundit 2007

nuk mund të gjendet madje as ne vetë zyrat partisë. PDK ka copa të programit të cilat janë

prezantuar nga kryetari i saj z. Hashim Thaqi gjatë fushatës zgjedhore, por nuk ekziston si i tërë.

Ne për të kryer studimin tonë i jemi referuar programit të partisë, i cili e shpjeguam që

nuk është program zgjedhor, por përcakton sistemin e besimeve dhe vlerave që ka kjo parti dhe

i cili si dokument nuk mbanë ndonjë datë se kur është miratuar, pastaj edhe ueb faqeve zyrtare

të cilat i ka PDK në internet siç janë: http://www.pdk-ks.org/site/?id=1,0,0,1,a dhe

http://krenohu.com, por edhe intervistave të cilat i kemi realizuar me z. Sabri Kiçmari, anëtar i

Kryesisë dhe z. Memli Krasniqi.

15

Ramush Tahiri / I intervistuar nga Çelnaja / 15 janar 2008 16

Charles Blattberg from Pluralist to patriotic politics: Putting Practice First, Oxford and New York: Oxfor University

Press, 2000

Page 27: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

27

Ideologjia – Konservatore

Parti e Qendrës së Djathtë

Brenda partisë PDK ekzistojnë mendime të ndryshme sa i përket ideologjisë së partisë

dhe profilit të saj. Sabri Kiçmari i cili është edhe anëtarë i kryesisë, i pyetur nga ne shprehet se

PDK është parti e majtë dhe se ajo do të anëtarësohet në internacionalen socialiste, kurse

Memli Krasniqi shprehet se “nëse shikohen prioritetet e prezantuara në programin politik të

PDK-së në zgjedhjet e 17 Nëntorit, atëherë padyshim vërehet se prioritetet tona janë të qendrës

së djathtë por prioritet i saj nuk ishte pozicionimi ideologjik por realizimi i qëllimit final të

qytetarëve të Kosovës, pra Pavarësimi i Vendit”17.

Sabri Kiçmari thekson se: “PDK ka ecur diçka më tutje në rrafshin e profilizimit ideor: ka

marrë kontakt me institucionet e organizuara të partive socialdemokratike në Evropë, ka

raporte bashkëpunimi me Partinë Demokratike në SHBA dhe ka marrë pjesë në një numër

takimesh të këtij grupi të partive. Por, ende nuk mund të thuhet se PDK është parti e profilizuar,

meqë në programin e saj ende nuk ka një precizim normativ rreth kësaj. Një gjë e tillë pritet të

bëhet në Kongresin e ardhshëm të Partisë”18

Partia Demokratike e Kosovës beson dhe angazhohet për lirinë e individit. Konsideron se

individi duhet të ketë qasje në informata dhe angazhohet për respektimin e të drejtave të tij19.

Konsideron se shteti dhe shkolla duhet të jenë laikë20.

Në përgjithësi partitë e djathta konsiderojnë se shteti është i obliguar që të ligjëroj

moralin publik, kjo për faktin se ato dëshirojnë të konservojnë traditën dhe të kaluarën. Ato

janë të shprehura kundër martesave me gjini të njëjtë dhe kundër abortit, prandaj edhe

kërkojnë të ligjërohet morali publik sepse e pastron shoqërinë dhe u tregon atyre se çka është e

drejtë dhe e gabuar.

PDK në këtë rast bënë një devijim nga spektri i djathtë dhe qëndrimi i tyre i përshtatet

më shumë spektrit qendër- e majtë të cilët janë për maksimizimin e respektimit të të drejtave

të njeriut pa diskriminim.

17

Intervistë me Memli Krasniqin, 29 Janar 2008 18

Intervistë me Dr.Sabri Kiçmari anëtar i Kryesisë së PDK-së 19

http://www.pdk-ks.org/site/?id=8,0,0,57,a / Programi i Partisë Demokratike të Kosovës, pdf / 20.11.2007 20

Po aty.

Page 28: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

28

PDK dhe Ekonomia

• PDK-ja do të ulë taksën e korporatave.

• Taksa jonë e korporatave është më e larta në rajon.

• Në nivelin aktual nuk ekziston pothuajse asnjë stimul për kompanitë

ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.

• Ulja e taksës së korporatës do të qonte një mesazh botës se Kosova

është e hapur ndaj bizneseve.21

• PDK angazhohet për ekonomi private në Kosovë, të bazuar në ligjet e

ekonomisë së tregut, të hapur e të lirë, të integruar në institucionet

rajonale dhe evro-atlantike.

• PDK do të angazhohet për privatizimin e pronës private sa më shpejtë

që të jetë e mundur.

• PDK do të stimulojë, favorizojë dhe mundësojë krijimin e

ndërmarrjeve duke bërë lehtësime dhe duke i zbutur masat

administrative22

Të gjithë këta paragrafë pa përjashtim flasin për një orientim të djathtë të Partisë

Demokratike apo thënë më mirë për një qasje të djathtë sa i përket aspektit ekonomik. Ne

tashmë e kemi thënë në hyrje se partitë politike në Kosovë më shumë janë në qendër se sa që i

përkasin ndonjë krahu politik, por deklarimet e tyre për gjëra të ndryshme e bëjnë atë që të

ketë edhe qasje të ndryshme dhe të dalë herë në krahun e majtë e herë në të djathtin, kjo edhe

kuptohet duke u nisur nga teoria e Otto Kirchheimer, e cila shpjegon se partitë politike kanë

për qëllim maksimizimin e votave23

, prandaj edhe lëvizin në spektrin politik herë në të djathtë e

herë në të majtë.

Aspekt tjetër i majtë është zotimi i Partisë Demokratike për hapjen e vendeve të punës.

Partitë e djathta nuk zotohen për krijimin e vendeve të punës por për ofrimin e mundësive të

barabarta dhe është tregu i lirë ai që punëson njerëzit.

Shihet qartë se PDK dëshiron që të ulë taksat për bizneset dhe kompanitë, pastaj

premton edhe lehtësira tjera administrative. Aspekt tjetër i djathtë tek Partia Demokratike e

Kosovës është edhe privatizimi.

“PDK angazhohet për privatizim sa më të shpejtë të pronës shoqërore”24 çka është prapë

element i partive të djathta rrjedhimisht konservatore në ideologji.

21

http://krenohu.com / Programi 05.02.08 22

http://www.pdk-ks.org/site/?id=8,0,0,57,a / Programi i Partisë Demokratike të Kosovës, pdf 23

Otto Kirchheimer, “The Transformation of the Western European Party Systems” in La Palombara and

Weiner (eds) Political Parties and Political Development, (1966) 24

http://www.pdk-ks.org/site/?id=8,0,0,57,a / Programi i Partisë Demokratike të Kosovës, pdf / 20. 11.2007

Page 29: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

29

Përkrahja për privatizimin do të thotë edhe angazhimi i Partisë Demokratike për

zvogëlimin e administratës shtetërore që është në përputhje me privatizimin.

Të gjitha këto qëndrime:

• përkrahja për tregtinë e lirë dhe pa barriera dhe të avancimit të kapitalizmit, në

vend të intervenimit në ekonomi për të zvogëluar hendekun në mes të pasurve dhe të

varfërve,

• Krijimi i mundësive të barabarta në vend të barazisë sociale,

• përkrahja për privatizimin në vend të ruajtjes së të drejtës për nacionalizim të

resurseve strategjike, etj, janë indikatorë për një qëndrim të djathtë të PDK-së

Një qasje e djathtë e PDK-së shihet edhe tek angazhimi i PDK-së për mirëqenien

sociale.

“PDK angazhohet për institucionalizimin e një fryme të re sociale që konsiston në krijimin

e kushteve të barabarta për progres të çdo qytetari të Kosovës”25, pra në thelb të fjalisë është

krijimi i kushteve të barabarta që nënkupton barazi në mundësi, por jo edhe barazi në të

ardhura26

.

PDK është e vendosur se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Siç e

theksuam partitë e djathta zakonisht janë euroskeptike, për shkak se argumentojnë se hyrja në

Bashkimin Evropian minon sovranitetin e shtetit dhe dihet që partitë e djathta janë për ruajtjen

e sovranitetit dhe pushtetit qendror.

25

http://www.pdk-ks.org/site/?id=8,0,0,57,a / Programi i Partisë Demokratike të Kosovës/përkujdesja

sociale,faqe 5 26

Norberto Bobbio and Danielle Allen / Left and Right: The Significance of Political Distinction

Page 30: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

30

Profili i Partisë

Logo:

Emri:

Akronimi :

Viti Themelimit :

Fushëveprimi:

Selia:

Ideologjia:

Pozita në Spektrin Politik:

Pozicioni Politik në Ekonomi:

Pozicioni Politik në Shoqëri:

Kryetari :

Nënkryetarët :

Sekretari:

Organet Drejtuese:

Organet e Degës:

Organet Drejtuese të Nëndegës:

Organet Drejtuese të Seksionit/Aktiveve:

Votimi:

Mandati i organeve:

Anëtare ndonjë rrjeti Regjional:

Anëtarësimi dhe Pagesa:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

AAK

2000

Kosovë

Lagja Ulpiana/Prishtinë

Konservatore

E djathtë

Liberalizëm Ekonomik

� Ulje e taksave,Ekonomi të hapur dhe të tregut

� Laissez - faire

� Avancim i Kapitalizmit

� Përkrahja për Borgjezinë

� Prona Private e Shenjtë

� Qeveri të Vogël

Konservatizëm Shoqëror

� Sekularizëm shtetëror

� Ruajtja e vlerave dhe e traditës shoqërore

� Të padeklaruar kundër Abortit dhe Martesave me gjini të njëjtë

Ramush Haradinaj

Ahmet Isufi, Naim Maloku, Bajram Kosumi

Ahmet Isufi

Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryetari dhe Kryesia

Kuvendi, Këshilli Drejtues, dhe Kryesia

Kuvendi, Këshilli Drejtues dhe Kryesia

Kuvendi, Kryesia

I fshehtë

(2) dy vjet

Nuk është e anëtarësuar ende (Synojnë Partitë Liberale)

I formalizuar, me Kartë (digjitale) 12 € në vit

Page 31: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

31

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është themeluar në vitin 2000. Pas përfundimit të

luftës, Ramush Haradinaj, i cili kishte fituar përkrahje të madhe sidomos në rrafshin e Dukagjinit

për të bëmat e tij gjatë luftës, vendosi që këtë përkrahje ta masë në vota. Ai themeloi një parti

të cilën e quajti Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Emri Aleancë erdhi për shkak të shkrirjes së

disa partive të vogla në një parti të vetme.

Pas luftës pothuajse i gjithë spektri politik në Kosovë (këtu përfshihen partitë politike),

në përjashtim të LDK-së, e cila kishte sadopak një histori, ishin të paprofilizuara dhe madje

shumica e partive ishin themeluar ad-hoc. Kjo mënyrë e formimit të partive i ka përcjellë ato

deri më sot.

Duke qenë se ato u themeluan nga lartë edhe sistemi i kontrollit vinte nga lartë dhe

ende mbetet i tillë. Si pasojë këto parti u karakterizuan nga liderë – ish komandantë të

famshëm të UÇK-së, tek të cilët bazohej e gjithë fushata zgjedhore. Për shkak të kontrollit nga

lartë, partitë kryesore asnjëherë nuk arritën të ndërronin liderët e tyre, madje në rastin e AAK-

së, edhe pse lideri i tyre nuk ishte prezent dhe nuk mund të ushtronte praktikisht rolin e tij që

nga 8 Marsi i vitit 2005, kjo parti nuk arriti asnjëherë të nxirrte ndonjë lider.

Si mund të shpjegohet? Një analizë më e thjeshtë mund të qoj në aludimin se AAK

frikohej se do të humbte votat tek elektorati, pra Ramush Haradinaj është lider karizmatik i cili i

sjellë vota partisë. Por, këtu mund të ketë edhe aspekte të tjera, duke shikuar nga ana tjetër e

medaljes mund të aludohet se AAK nuk kishte asnjë person brenda që të zëvendësonte figurën

e Ramushit dhe për më tepër, askush nuk do të guxonte të mësynte një post i cili mbahej nga

Ramushi dhe ta linte Ramushin thjeshtë nënkryetar, apo anëtar të kryesisë.

Sido që të jetë një gjë është e sigurt, Kryetarët e partisë kanë fuqi të tepërt brenda

partisë të cilën e sigurojnë përmes lojalitetit të anëtarëve, kurse statutet në të shumtën e

rasteve janë thjeshtë e zezë mbi të bardhë.

Ideologjia – Konservatore

Parti e Qendrës e Djathtë

Në tërësi, program i AAK-së i Nëntorit të vitit 2007 i përngjanë më shumë një kushtetute

e cila parasheh mënyrën e veprimit dhe të llogaridhënies së çdo sektori, se sa që ka pikëpamjen

e një programi me të cilin vendosen kahet e orientimit dhe parimet e partisë.

Tashmë e kemi shpjeguar se partitë politike në Kosovë nuk e kanë të deklaruar

ideologjinë. Ne kemi përmendur disa arsye, por ajo më kryesorja mbetet maksimizimi i votave.

Page 32: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

32

Gjithsesi, ne (OJQ Çelnaja) jemi munduar që përmes argumenteve të krijojmë profilin të paktën

për 6 partitë kryesore në Kosovë që njëherësh formojnë edhe spektrin politik.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës në programin e saj zgjedhor të vitit 2007, asnjëherë

nuk i referohet individit, por vetëm institucioneve, çka njëherit e bënë këtë të jetë shumë

insitucionaliste, siç dihet besimi i tepërt në institucione është veçori e partive të majta.

Aty ku pritet që AAK të i referohet individit, qoftë të shprehë se beson në lirinë e tij dhe

përgjegjësinë e tij njëkohësisht – ashtu siç i referohet AKR në programin e saj, apo të shprehet

se beson në barazinë e individëve, që natyrisht do të duhej patjetër të parashihte intervenimin

si mjet për arritjen e barazisë që është prapë tipar i partive të majta apo social demokracive –

AAK flet për drejtësinë ligjore27

, për sigurinë, për gjyqësinë dhe për llogaridhënien, që në fakt

më shumë i ngjanë një dokumenti të nxjerrë nga Parlamenti i cili parashikon të drejtat dhe

detyrimet e një agjencioni shtetëror.

Ajo që mund të i jap kahe të një partie të djathtë me ideologji konservatore është

padyshim qasja e tyre ndaj shoqërisë. “AAK beson se krijimi i një shtrese të borgjezisë do të

ndihmonte zhvillimin më të shpejtë ekonomik të Kosovës”28

. Përkrahja për borgjezinë në të

gjithë botën vjen nga partitë konservatore.

Aspekt tjetër është bagazhi i tyre nacionalist. Njëjtë sikurse në rastin e Partisë

Demokratike të Kosovës, edhe AAK është bartëse e vlerave të luftës, ngase kryetari i saj është

një ish komandant i UÇK-së, por edhe shumica e anëtarëve të tjerë janë ish pjesëtarë të UÇK-së.

Në praktikë Ramush Haradinaj përfaqëson një person me karakter të fortë dhe nacionalist.

Duke qenë figura kryesore në parti e gjithë partia personifikohet me-Ramushin.

AAK dhe Ekonomia

Ekonomia është një temë e ndjeshme për partitë politike në të gjithë botën dhe kjo për

faktin sepse duhet të zgjedhin se a duhet që të ulin apo ngrenë taksat dhe tatimet? Në rast se

një parti vendosë që të ulë taksat atëherë ajo tregon një pozicion të qartë djathtas dhe njëherit

përkrahë avancimin e kapitalizmit i cili theksuam se rritë hendekun ndërmjet të pasurve dhe të

varfërve, kurse në rastin tjetër në rast se partia vendosë të ngritë taksat, sidomos në ato që

kanë të bëjnë me sigurinë sociale, atëherë ajo parti angazhohet për një barazi në të ardhura

dhe angazhohet që të zbutet hendeku ndërmjet të varfërve dhe të pasurve.

AAK angazhohet për uljen e taksave. Në programin e tyre të vitit 2007 ata angazhohen

për liberalizimin e mëtejmë të tregjeve dhe “ për adoptimin e politikave fiskale (uljen e tarifave

27

Me Ramushin Kryeministër do ta bëjmë/Programi Zgjedhor 2007, faqe 7 28

Intervistë me Ahmet Isufin, nënkryetar i pare i AAK-së

Page 33: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

33

tatimore)”29. Ndryshe nga partitë tjera, AAK fuqishëm përkrahë privatizimin. Në programin e

tyre ata madje kanë paraparë edhe sektorët të cilët duhet privatizuar e që përfshijnë edhe

sektorin minerar. Në listën e privatizimit të AAK-së gjenden kompanitë më të mëdha të

Kosovës të cilat konsiderohen të jenë edhe shumë fitimprurëse, të tilla janë KEK-ku, PTK-ja,

Aeroporti i Prishtinës dhe Minierat30

. Të njëjtat kompani partia ORA i sheh si shumë strategjike

për ngritjen e mirëqenies ekonomike dhe si të tilla duhet të mbeten në pronësi të shtetit dhe të

korporatizohen duke u dhënë aksione edhe qytetarëve, ngase sipas ORA-s ato janë pronë e

qytetarëve të Kosovës.

Por AAK beson në tregun e lirë dhe në konkurrencën dhe mendon se “Privatizimi i dy

ndërmarrjeve publike të mëdha, atyre të telekomit dhe energjetikës, posaçërisht telekomit që

është tejet fitimprurës, do të dërgojë sinjale të mira tek investitorët e huaj, duke u treguar se

Kosova është duke lëvizur në drejtim të një ekonomie plotësisht liberale të tregut dhe se, si e

tillë, përbën një vend atraktiv për investime”31

. Ky paragraf nxjerrë në pah qëndrimin e AAK-së

ndaj privatizimit, që shkon tok me thellimin e liberalizmit në ekonomi. Natyrisht se me rritjen e

privatizimit edhe roli i shtetit në ekonomi zvogëlohet dhe shteti mbetet më shumë si spektator

se sa një aktor, ngase zgjedhë laissez-faire në vend të intervenimit ekonomik.

Në anën tjetër AAK pos që thekson se do të ngritën të ardhurat për asistencën sociale,

ajo edhe cek përqindjen se sa ato do të rriten duke theksuar se “asistenca sociale do të rritet

me 25%”32

.

Pyetja shtrohet se si do t’i sigurojë në vazhdimësi mjetet për të rritur të ardhurat për

familjet që jetojnë në asistencë sociale?

Në shumicën e vendeve (si Suedia dhe Norvegjia) këto mjete sigurohen përmes ngritjes

së taksave në rrafshin e sigurimit social33

, por AAK ka një strategji tjetër që në gjykimin tonë

është bërë ad-hoc dhe nuk është menduar në vazhdimësinë e saj. “Kostoja e këtij plani do të

jetë rreth 25 milionë euro mbi buxhetin e parashikuar për vitin 2008. Këto mjete do të sigurohen

nga kursimet në mallra dhe shërbime si dhe rritja e të hyrave buxhetore si rezultat i ngritjes së

efikasitetit të administratës tatimore dhe doganore”34.

Ky paragraf duket të jetë bërë vetëm sa për fushatë, sepse nëse Kosova deri tani

siguronte mbi 50% të të hyrave nga doganat, kjo nuk do të ndodhë edhe për një kohë të gjatë,

ngase nënshkrimi i marrëveshjeve me Bashkimin Evropian dhe i MTL-ve (Marrëveshjet për

29

Me Ramushin Kryeministër do ta bëjmë/Programi Zgjedhor 2007, faqe 19 30

Me Ramushin Kryeministër do ta bëjmë/Programi Zgjedhor 2007, faqe 18 31

Me Ramushin Kryeministër do ta bëjmë/Programi Zgjedhor 2007, faqe 20 32

Me Ramushin Kryeministër do ta bëjmë/Programi Zgjedhor 2007, faqe 31 33

Swedish Tax Authorities 34

Me Ramushin Kryeministër do ta bëjmë/Programi Zgjedhor 2007, faqe 31

Page 34: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

34

Tregti të Lirë) me shtetet fqinje, do të bëjë që nga doganat të vilen seçherë e më pak, kurse

administrata tatimore nuk mund të shtojë buxhetin kur programi parashikon ulje të taksave dhe

tatimeve për biznese.

Qeveri të Vogël

AAK nuk është shprehur në programin e saj se është për një qeveri të vogël apo për

zvogëlimin e administratës shtetërore, por me përkrahjen e fuqishme që AAK ka ndaj

privatizimit del racionalisht se ata janë edhe për një Qeveri të Vogël, ngase privatizimi ka

efektin e shkurtimit të administratës shtetërore. Sikurse të gjitha partitë në Kosovë edhe AAK

është pro integrimeve evropiane.

Page 35: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

35

Profili i Partisë

Logo:

Emri:

Akronimi :

Viti Themelimit :

Fushëveprimi:

Selia:

Ideologjia:

Pozita në Spektrin Politik:

Pozicioni Politik në Ekonomi:

Pozicioni Politik në Shoqëri:

Kryetar :

Nënkryetarët :

Sekretari:

Organet Drejtuese:

Organet e Degës:

Votimi:

Mandati i organeve:

Anëtare ndonjë rrjeti Regjional:

Anëtarësimi dhe Pagesa:

Partia Reformiste

ORA

2004

Kosovë

Lagja Arbëria/Prishtinë

Liberale

Qendra e Majtë

Intervenimi në Ekonomi

� Shtetëzimi i Kompanive Publike

� Subvencionimi i sektorëve me interes strategjik

� Krijimi i Bankave Agrare dhe Zhvillimi i barabartë i Shoqërisë

� Intervenimin Ekonomik

� Barazi në të ardhura

Liberalizëm Shoqëror

� Sekularizëm shtetëror

� Sekularizëm Shoqëror

� Aborti dhe Martesa mes gjinive të njëjta jo i ndaluar

Teuta Sahatqiu

Gazmend Muhaxheri, Naim Hoxha, Besnik Krajku

Nazim Jashari

Kuvendi, Këshilli i Përgjithshëm, Kryetari/ja dhe kryesia

Kuvendi, Këshilli i Degës, Kryetari/ja, Kryesia

I fshehtë

2 vjet

Ende jo, Synohet Internacionalja Socialiste

I formalizuar, me Librezë, 12 € për një vjet

Page 36: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

36

E nisur si një lëvizje qytetare nga një person me ndikim të jashtëzakonshëm në

shoqërinë kosovare, person i cili ka përfaqësuar shoqërinë civile të Kosovës për më shumë

se 15 vjet, pra zotëri Veton Surroi, tentoi që të shtonte koloritin e partive politike në Kosovë

me një qasje pak më ndryshe. Qasja më ndryshe e iniciativës qytetare që i printe zotëri

Surroi ishte që të ndikonte tek mendjet e hapura dhe të ndritura të shoqërisë kosovare.

Në njëfarë mënyre në fillim edhe ia arriti, ngase votuesit e ORA-s, natyrisht pas

shndërrimit në parti politike, ishin kryesisht urban, pra njerëz nga qyteti të cilët besonin në

potencialin e zotit Surroi. Natyrisht se synimi i ORA-s nuk ishte që të merrte vota vetëm nga

qytetet, sepse programi i ORA-s, duke përfshirë edhe fushatat i drejtoheshin më shumë

fshatrave, ngase qysh në momentin e krijimit të Partisë ORA, zoti Surroi theksonte se

Bujqësia është sektori i cili duhet investuar më së shumti, duke pasur parasysh se ky sektor

mund të jetë shumë profitabil në Kosovë. Meqenëse kishte një qëndrim të tillë ai edhe

hartoi një program zgjedhor i cili i dedikohej tërësisht vendeve rurale, por me sa duket

filozofia e zotëri Surroit nuk u kuptua nga shtresat e gjera të popullit.

Ideologjia – Social Demokraci

Parti e Qendrës e Majtë

• ORA beson se individët duhen lejuar që të jetojnë të lirë.

• Të kenë lirinë e predikimit të fesë

• Lirinë e të jetuarit dhe të martuarit pa diskriminim -z. Ylli Hoxha nga

Partia ORA, madje thekson se debati mbi martesat me gjini të njëjtë

tashmë është i tejkaluar dhe njerëzit duhet të jetojnë të lirë

• Partia Reformiste ORA beson se shteti duhet të jetë sekularist dhe se

feja nuk bënë dhe nuk duhet që të ndikojë në shtet.

• Beson se shteti duhet në një masë të intervenojë në ekonomi në

mënyrë që të mos thellohet hendeku ndërmjet të pasurve dhe të

varfërve.

• Konsideron se shteti duhet të i ruajë pasuritë e tij që kanë vlerë

strategjike dhe në të cilat bazohet mirëqenia e qytetarëve, prandaj

edhe nuk është për privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha publike por

për shtetëzimin apo nacionalizimin e tyre.35

35

Bëhu Zot Shtëpie / Programi Zgjedhor 2007/ faqe 2/ Intervistë me Ylli Hoxha, nga Partia Reformiste ORA,

date 29.02.2008.

Page 37: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

37

Këto fjali në mënyrë të qartë e pozicionojnë Partinë ORA si parti Social Demokrate

dhe e pozicionuar në spektrin e majtë. Social demokratët synojnë të reformojnë

kapitalizmin në mënyrë demokratike dhe jo ta zëvendësojnë atë, këtë ata mundohen ta

bëjnë përmes rregullimit shtetëror, përmes programeve dhe organizatave apo agjencive të

sponsorizuara nga qeveria në mënyrë që të përmirësojnë apo të zhdukin padrejtësinë që

sjellë kapitalizmi, apo tregu kapitalist dhe synimet e partisë ORA janë në përputhje me

social demokracinë.

Ekonomia dhe ORA

Megjithëse programi i ORA-s fillon me fjalinë “Ekonomi të hapur dhe të tregut me

konkurrencë të lirë të bazuar në parimet e interesit ekonomik”36, z. Hoxha mendon se ORA

është për intervnim ekonomik, sidomos në sektorin e Bujqësisë. Në përgjithësi Social

Demokratët nuk janë për pengimin e tregtisë së lirë, madje ata janë për një treg të hapur

dhe të lirë, por ata vendosin taksa të larta tek të punësuarit dhe kompanitë për të siguruar

shërbime adekuate dhe cilësore për të gjithë popullsinë në: shëndetësi, edukim, pastaj

pensione të larta dhe asistencë sociale të lartë37

ORA në zgjedhjet e fundit të nëntorit 2007 në përgjithësi është angazhuar për një

program social demokrat. Të tilla ishin edhe premtimet e bëra në fushatë për “rritjen e

pushimit për lehonat, kthimin e borxhit pensionistëve dhe rritjen e pensionit, zhvillimin e

fshatrave dhe përmirësimin e infrastrukturës së tyre, barazinë e qytetarëve pa

diskriminim”38

.

Në programin e tyre ata janë shprehur për “luftimin e monopoleve në të gjitha sferat

e ekonomisë së tregut”39, kjo fjali e cila flet për monopolin në ekonomi është pak e vështirë

të deshifrohet, ngase në rastet kur ka tregti të lirë atëherë monopoli thyhet nga

konkurrenca, por nëse kjo nuk ndodhë atëherë qeveria ndërhyn dhe vendosë rregullore të

veçanta që të thyej monopolin e një kompanie e cila përcakton çmimet dhe formën e

36

Bëhu Zot Shtëpie / Programi Zgjedhor 2007/ faqe 2 37

http://www.europarl.europa.eu/workingpapers/soci/w13/summary_en.htm 38

Koha Ditore, e hënë 29 tetor 2007, Koha për zgjedhje, faqe 27 dhe Bëhu Zot Shtëpie / Programi Zgjedhor

2007/ faqe 9 39

Bëhu Zot Shtëpie / Programi Zgjedhor 2007/ faqe 2

Page 38: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

38

shërbimeve për qytetarët e atij vendi, në shumicën e rasteve thyerja e monopolit mund të

bëhet edhe duke e marrë shteti në pronësi të veten40

.

Në rast se është menduar kjo e fundit pra marrja e pronësisë nga shteti atëherë i

përgjigjet angazhimeve të ORA-s që janë dhënë në programin e zgjedhjeve të fundit, ku ata

angazhohen që “Ndërmarrjet Publike si KEK-u, PTK, Hekurudhat etj, të jenë pronë e

qytetarëve të Kosovës, nëpërmjet aksioneve shtetërore dhe qeverisjes korporatave ku

mbrohen interesat publike të qytetarëve të Kosovës”41

Por ajo që bie ndesh me orientimin e tyre majtist është pikërisht një pjesë e

programit të tyre dedikuar ekonomisë, ku thuhet se ORA angazhohet për “Krijimin e një

ambienti të volitshëm për tërheqjen e investimeve të huaja përmes lehtësimeve doganore

dhe fiskale”42

Politika fiskale ka të bëjë me ndryshimet në shpenzimet qeveritare dhe në taksa,

kurse në rastin e ORA-s, e cila angazhohet për lehtësira fiskale ka të bëjë me uljen e taksave.

Ky padyshim që është një tipar i partive të djathta të cilat angazhohen për uljen e taksave.

Edhe pse në përgjithësi angazhohen për barazi në të ardhura, në programin e ORA-s

në zgjedhjet e fundit nuk është paraparë ndonjë ngritje e asistencës sociale e shprehur në

përqindje dhe mënyra se si do të sigurohen mjetet për përmirësimin e mirëqenies sociale,

kur dihet që tanimë kishim një angazhim për lehtësira fiskale nga kjo Parti.

40

Shih Competition Law, i njohur edhe si Antitrust Law të SHBA-ve 41

Bëhu Zot Shtëpie / Programi Zgjedhor 2007/ faqe 2 42

Bëhu Zot Shtëpie / Programi Zgjedhor 2007/ faqe 2

Page 39: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

39

Profili i Partisë

Logo:

Emri:

Akronimi :

Viti Themelimit :

Fushëveprimi:

Selia:

Ideologjia:

Pozita në Spektrin Politik:

Pozicioni Politik në Ekonomi:

Pozicioni Politik në Shoqëri:

Kryetari :

Nënkryetarët :

Sekretari:

Organet Drejtuese:

Organet e Degës:

Organet Drejtuese të Nëndegës:

Organet Drejtuese të Seksionit/Aktiveve:

Numri i Degëve:

Votimi:

Mandati i organeve:

Nr. I anëtarëve të regjistruar:

Anëtare ndonjë rrjeti Regjional:

Anëtarësimi dhe Pagesa:

Aleanca Kosova e Re

AKR

2006

Kosovë

Rruga “UÇK” nr. 55/R Prishtinë

Konservatore

Qendër e Djathtë

Liberalizëm Ekonomik

� Ulje e taksave,Ekonomi e hapur dhe të tregut

� Laissez -faire

� Avancim i moderuar i kapitalizmit

� Përkrahja për Biznesin dhe rastet sociale

� Qeveri të vogël

� Prona private e shenjtë

� Barazi në mundësi

Konservatizëm Shoqëror

� Sekularizëm shtetëror

� Ruajtja e vlerave dhe e traditës shoqërore

� Të padeklaruar kundër Abortit dhe Martesave me gjini të njëjtë

Behxhet Pacolli

Ibrahim Gashi, Ibrahim Makolli

Rrahim Pacolli

Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryetari dhe Kryesia e AKR-së

Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryetari dhe Kryesia

Kuvendi, Këshilli Drejtues, Kryetari dhe Kryesia

Kuvendi, Kryesia

30

I fshehtë

2 vjet

20.000

Jo

I formalizuar me Librezë, nuk ka pagesë

Page 40: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

40

Aleanca Kosova e Re – AKR

“Të pasurohet Qytetari

Duke u pasuruar Kompania”

(Ibrahim Makolli 05 shkurt 2008)43

Në faqen e dytë të programit të AKR-së gjendet edhe qëllimi i themelimit të kësaj partie.

“Spektri i partive politike në Kosovë është i stërgjerë dhe këtij vendi më së paku do t`i

duhej një numër kaq i madh partish. Megjithatë, edhe shtatë vjet pas luftës, Kosova vazhdon

të jetë e keq-menaxhuar dhe e keq-qeverisur, ndonëse resurset e saja natyrore dhe njerëzore

nuk i mungojnë”44

Filluam me këtë paragraf të dhënë nga vetë AKR, sepse edhe përkundër një numri të

madh të partive politike që veprojnë në Kosovë, ato duket se nuk i kanë përmbushur të

gjitha kërkesat e qytetarëve, përderisa AKR gjeti vetën dhe mori mbi 10% të totalit të votave

në zgjedhjet e 17 nëntorit akoma pa mbushur një vit të themelimit të saj.

AKR duket të jetë ndryshe nga partitë tjera në Kosovë. Ajo duke qenë e themeluar

nga një njeri biznesi, i cili ka vënë në dispozicion edhe resurset e veta financiare për

themelimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe garimin në zgjedhje të partisë, ka marrë edhe një

orientim të qartë – është parti e cila beson se liberalizimi i tregut, ulja e taksave dhe

pasurimi i kompanive do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së

qytetarit në Kosovë.

Në të gjithë programin e AKR-së është cekur se AKR ka pikëpamje liberal

demokratike. Liberal Demokracia është një formë e qeverisjes ose një sistem politik, por nuk

hyn në kuadër të ideologjive. Ajo është formë e qeverisjes siç është demokracia në vetvete,

por vetëm se ka disa pikëpamje më të avancuara. Më së miri këtë e shpjegon teoricieni i

liberal demokracisë Larry Diamond.

Duke pasur parasysh se imazhi i themeluesit të saj z.Behxhet Pacolli ishte ai i një

kapitalisti dhe i një milioneri, kjo parti qysh në fillim të themelimit të saj u quajt partia e

43

Intervistë e zhvilluar me z. Ibrahim Makolli 44

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 2

Page 41: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

41

Behxhet Pacollit. Sa për kuriozitet në të gjitha billbordet e vendosura anekënd Kosovës nga kjo parti

nuk gjendet ueb faqja e partisë, por vetëm ueb faqja e Behxhet Pacollit – www.behgjetpacolli.net e

cila është identike me ueb faqen e partisë - http://www.akr-ks.com/

AKR është shprehur qartë në programin e saj se është parti Liberal Demokrate, e cila

beson në lirinë e individit së bashku me përgjegjësinë e tij. Kjo parti menjëherë pas

themelimit ka filluar një shtrirje horizontale në mbarë Kosovën dhe deri më tani ka krijuar

30 degë.

Shumë intelektualë dhe profesorë u inkuadruan në këtë parti menjëherë pas

themelimit të saj.

Programi i AKR-së përmban 34 faqe dhe është tejet i detajuar. Krahasuar me

programet e tjera është tejet deskriptiv, dhe njëherit është menduar të jetë edhe plan i të

qeverisurit në rast të ardhjes në pushtet.

Ideologjia – Konservatore

Parti e Djathtë

AKR ka deklaruar për ne se është parti e qendrës së Djathtë. Elemente të djathtizmit

gjenden sa të duash në AKR, mirëpo në shumë gjëra nuk ka deklarime, siç janë kultura, lufta,

familja etj.

Natyrisht duke qenë se AKR është themeluar mbi bazat e kapitalizmit dhe e

frymëzuar si e tillë, i gjithë programi më shumë i dedikohet ekonomisë dhe investimeve.

Një qasje klasike konservatore, si rrjedhojë e djathtë, vërehet në qëndrimin që AKR

ka ndaj qytetarit – individit. Edhe pse në zgjedhjet e nëntorit 2007, shumica e elektoratit të

AKR-së ishte nga shtresat e popullsisë së varfër, madje të atyre në varfëri të skajshme, në

optikën e AKR-së nuk gjenden aspak qytetarë të tillë, pra po flasim për qytetarët të cilët

janë të varur nga të ardhurat sociale. Në optikën e AKR-së është “qytetari, të drejtat,

nevojat dhe liria e tij. Paprekshmëria, respektivisht pacenueshmëria e lirisë”45

Kjo parti një pjesë të bukur të programit ia kushton lirisë së individit dhe

përgjegjësisë të tij. Ne si organizatë nuk kemi gjetur në asnjërin nga programet e gjashtë (6)

partive kryesore politike në Kosovë, një program i cili e ngarkon individin me përgjegjësi më

shumë se AKR. Ne po ua sjellim një paragraf të programit të AKR-së për të parë qasjen e

tyre ndaj individit:

45

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 4

Page 42: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

42

“Për AKR-në liria është përgjegjësi. Liberalizmi mbron lirinë e skajshme

të mundshme të individit. Liria individuale është gjithashtu gatishmëria

për të marr mbi vete përgjegjësitë. Sa më e madhe liria, aq më e madhe

përgjegjësia. Përgjegjësia është fondamenti etik i shoqërisë së lirë

qytetare. Shoqëria liberale insiston marrjen e përgjegjësisë nga ana e

individit. Liberalizmi synon arritjen dhe mbrojtjen e lirisë përmes

përgjegjësisë në ndërvarësi reciproke.”46

Në mbarë botën, partitë që përkrahin lirinë e individit,duke përjashtuar barazinë e

tij, janë rrjedhimisht parti të djathta. AKR ka një qëndrim tejet të qartë sa i përket

përgjegjësisë së individit, por kjo nuk nënkupton barazinë sociale. Qasja e djathtë zakonisht

pranon pabarazinë në të ardhura dhe në shëndetësi, të cilat vijnë si pasojë e tregut të lirë,

kurse të majtët i rishpërndajnë (redistribution) të ardhurat në mënyrë që të ketë një barazi

në të ardhura dhe që të ndihmohen të varfëritë.

Në vizionin e AKR-së flitet për drejtësinë. Ata shprehen: “Vizioni ynë është realizimi i

drejtësisë në të gjitha dimensionet e saj”47 Klasikët e djathtë kanë një qëndrim ndryshe nga

AKR ndaj drejtësisë. Zakonisht të djathtët përkrahin shtresat e pasura dhe i priveligjojnë të

priveligjuarit.

Gjithashtu për të djathtët drejtësi është barazia ndaj mundësive, por jo ndaj të

ardhurave. Në programin e saj AKR ka një qasje më të butë ndaj shtresave sociale, ata

angazhohen që “të ketë një kontroll demokratik të shoqërisë në shpërndarjen e pushtetit, në

përfitimin e të ardhurave dhe të pasurisë, të mundësive për marrjen e arsimit, të edukatës e

të kulturës”48. Shikuar në mënyrë kritike, ky qëndrim e qon AKR-në drejt qendrës së majtë.

Zakonisht barazia në të ardhura është qasje e të majtëve sidomos e social

demokracive, siç janë Suedia dhe Norvegjia. Por në një perspektivë tjetër i përgjigjet edhe

asaj që programet nuk janë të hartuara qartë në bazë të ideologjieve të partive, sepse duke

synuar të marrin të gjithë elektoratin ato edhe u drejtohen të gjitha shtresave duke bërë që

të kalojnë herë në spektrin e djathtë e herë në të majtin.

AKR dhe ekonomia

“AKR-ja do të synojë të implementojë tatim të ultë, ekonomi stabile dhe rregullime

inteligjente me qëllim që Kosovën ta bëjë ambientin më të mirë për afarizëm në rajon”49

46

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 3 47

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 4 48

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 5 49

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 12

Page 43: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

43

Siç shihet nga fjalia e mësipërme AKR angazhohet për uljen e taksave dhe tatimeve.

Si parti konservatore kjo është komplet e kuptueshme, por ajo që është ndoshta pak

konfuze dhe kontradiktore është se, si ka mundësi që një parti të propozojë taksa dhe

tatime të ulëta për bizneset (të cilat edhe e mbushin arkën shtetërore) dhe në anën tjetër të

kesh një qëndrim të majtë ndaj drejtësisë sociale?

Shtetet me demokraci sociale, siç i morëm shembull më parë, Suedinë dhe

Norvegjinë, kanë ligje të rrepta sa i përket sigurisë sociale dhe për të arritur barazinë sociale

ata i kanë taksat e larta për bizneset por edhe për punëtorët50

. Ndoshta i mbetët këtij

botimi që të i informoj partitë tona se ato duhet të jenë më të sinqerta në programe dhe

njëherit të jenë të qartë në animet programore.

AKR përkrahë teorinë e laissez-faire. Duke qenë liberal demokratë, kjo parti përkrahë

liberalizimin e tregut dhe natyrisht jo intervenimin. Prapë dëshirojmë të tërheqim vërejtjen

për teorinë e laissez-faire. Siç dihet kjo teori ka të bëjë me jo-interferimin apo jo

intervenimin e shtetit në ekonomi dhe prapë ngrihet çështja e barazisë sociale apo e

konceptit të drejtësisë sociale që AKR mbështetë, sepse për të siguruar drejtësi sociale

patjetër kërkohet ndërhyrja dhe intervenimi në ekonomi, duke marrë nga të pasurit dhe

duke u dhënë të varfërve.

Qeveri të Vogël

“Qeverisja e vogël apo shteti i vogël nënkupton reduktimin e numrit

të administratës publike në një administratë të vogël, profesionale

dhe shumë funksionale. Shërbimet komunale duhet të jepen me

koncesion (pastrimi i rrugëve, gjeodezia, planifikimi hapësinor, kontrollimet dhe shërbimet e banorëve, transporti urban, rrugët dhe

hekurudhat si dhe mirëmbajtja dhe menaxhimi i tyre)”51

Sikurse në rastin e LDK-së, poashtu edhe tek programi i AKR-së hasim zotimin “për

krijimin e një administrate të vogël dhe të efektshme, të modifikuar në bazë të kërkesave të

tregut, duke zvogëluar gradualisht administratën”52.

AKR ka një vizion të qartë sa i përket privatizimit, në përjashtim të partive tjera, të

cilat poashtu janë në favor të privatizimit (përjashtimisht ORA-s), AKR ka emëruar edhe

kompanitë më të mëdha që ka Kosova e të cilat duhet të i nënshtrohen procesit të

50

Swedish Tax Authorities 51

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 32 52

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 5

Page 44: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

44

privatizimit. Këto kompani janë resurset më të mëdha të Kosovës dhe konsiderohen shtysë

e fortë ekonomike. “AKR-ja konsideron se PTK-ja, Aeroporti, KEK-u duhet të privatizohen

sipas eksperiencave të suksesshme të korporatave të ngjashme evropiane (globale)”53.

Kjo fjali vërteton edhe qëndrimin e saj të djathtë ndaj mënyrës së të qeverisurit. Ky

qëndrim ndaj privatizimit është në përputhje me qëndrimin për një administratë të vogël

shtetërore.

Ndryshe nga LDK, AKR në kuadër të reformave dhe zvogëlimit të administratës

shtetërore, ka skicuar edhe një plan për reduktimin e qeverisë dhe kthimin e saj në një

sistem presidencial.

AKR dhe Shoqëria

“Ne besojmë në Zot. Konsiderojmë se religjioni është një vlerë e

përbashkët qytetare. Përcaktimi fetar i çdo individi është e drejtë

dhe liri e tij themelore. Shumësinë fetare të Kosovës e shohim si pasuri të veçantë të Vendit tonë, andaj edhe do të bëjmë çmos

që harmoninë dhe tolerancën fetare një Kosovë ta kultivojmë

përgjithnjë”54

Po e fillojmë të shpjegojmë qasjen e AKR-së ndaj shoqërisë me paragrafin e tyre që

ata kanë dhënë ndaj religjionit. Religjioni është një ndër çështjet ku ndahen partitë e majta

dhe të djathta. Zakonisht partitë e djathta janë për qeveri religjioze, ndërkaq partitë e majta

janë për qeveri sekulariste. AKR, megjithëse lideri i saj është treguar shumë i afërt me

komunitetin mysliman në Kosovë, e që mund të shpjegohet nga investimet që ai ka në

Lindjen e Mesme, prapë AKR nuk është për një qeveri religjioze, por sekulariste. Ndërkaq

për familjen është më gjeneraliste, ku zotohet se “vlerat tradicionale të familjes do të kultivohen dhe ruhen brez pas brezi”55

Në aspektin e integrimeve evropiane, AKR është e vendosur se Kosova duhet të jetë

pjesë e Bashkimit Evropian. Partitë e djathta zakonisht janë euroskeptike, për shkak se

argumentojnë se hyrja në Bashkimin Evropian minon sovranitetin e shtetit dhe dihet që

partitë e djathta janë për ruajtjen e sovranitetit dhe pushtetit qendror.

53

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 11 54

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 29 55

Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Prishtinë 2007/faqe 31

Page 45: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

45

Profili i Partisë

Logo:

Emri:

Akronimi :

Viti Themelimit :

Fushëveprimi:

Selia:

Ideologjia:

Pozita në Spektrin Politik:

Pozicioni Politik në Ekonomi:

Pozicioni Politik në Shoqëri:

Kryetari :

Nënkryetarët :

Sekretari:

Organet Drejtuese:

Organet e Degës:

Organet Drejtuese të Nëndegës:

Organet Drejtuese të Seksionit/Aktiveve:

Numri i Degëve:

Votimi:

Mandati i organeve:

Anëtare ndonjë rrjeti Regjional:

Anëtarësimi dhe Pagesa:

Lidhja Demokratike e Dardanisë

LDD

2007

Kosovë

Prishtinë

Konservatore

Qendra e Djathtë

Liberalizëm Ekonomik

� Ulje e taksave,Ekonomi të hapur dhe të tregut

� Laissez - faire

� Avancimi i Kapitalizmit

� Barazi në mundësi

Konservatizëm Shoqëror

� Sekularizëm shtetëror

� Ruajtja e vlerave dhe e traditës shoqërore

� Të padeklaruar kundër Abortit dhe Martesave me gjini të njëjtë

Nexhat Daci

Berim Ramosaj, Besa Gaxherri, Adem Salihaj, Xhemajli Hyseni

Lulzim Zeneli

Konventa, Këshilli Kombëtar, Kryetari i LDD-së, Kryesia

Kuvendi dhe Kryesia

Kuvendi dhe Kryesia

Kuvendi dhe Kryesia

51 (duke përfshirë edhe degët jashët Kosovës)

I fshehtë

(4) Katër vjet

Ende jo.

I formalizuar me Librezë

Page 46: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

46

Lidhja Demokratike e Dardanisë

LDD është pjesa identike e LDK-së. Meqenëse është pjesë e ndarë nga LDK-ja kjo

parti ende është në kërkim të identitetit të saj.

“Lidhja Demokratike e Dardanisë është parti e qendrës së djathtë, veprimtarinë e

vet e mbështet në parimet e filozofisë politike të Presidentit Rugova”56

, ngjashëm me

këtë fjali është edhe angazhimi i LDK-së dhe se edhe ata ruajnë filozofinë politike të

presidentit Rugova.

Pjesa më e rëndësishme në program është se Lidhja Demokratike e Dardanisë

deklarohet se është parti e Qendrës së Djathtë. Edhe pse programi i saj është i përzierë

dhe nuk ka qëndrime të qarta që të argumentosh se është e djathtë apo e majtë, në

përgjithësi ka më shumë anë të djathta.

Duke qenë se është parti e re, atëherë edhe historia e saj është ende e re. Ajo që

ne dimë rreth ndarjes së LDK-së është se ndarja erdhi si rezultat i luftës për pushtet

brenda LDK-së, ku fraksioni kryesor i partisë në LDK Nexhat Daci, vendosi që të thellojë

më tepër fraksionin i cili qoi në ndarje të partisë më të madhe në vend. Kjo tregoi se

fraksionet ende janë të parakohshme në Kosovë, pra të mendosh ndryshe nga paria e

partisë do të thotë të ndahesh nga ta, sepse konkurrenca ende është e parakohshme.

Bilës në shumicën e intervistave tona me liderë apo udhëheqës të lartë partiak,

kur ne kemi përmendur fraksionet, reaksioni i menjëhershëm ka qenë se ato qojnë në

ndarje, pra duket se ndarja e LDK-së i ka futur frikën edhe partive tjera në Kosovë dhe

personat e rëndësishëm në parti pritet të kenë tretman të veçantë.

Ajo që ngjau në kongresin e LDK-së të mbajtur në nëntor 2006 në fakt ishte

thjeshtë një hapje e partisë. LDK kishte vendosur që Kuvendi të mbahej në prani të

mediave në mënyrë që të gjithë të shihnin procedurat e brendshme.

Shikuar nga aspekti i demokracisë ky ishte hapi i parë drejt reformave

demokratike brenda një partie. Asnjë parti deri më tani nuk kishte hapur dyert për

publikun. Ky hap e qoi LDK-në menjëherë drejt ndarjes së partisë.

56

http://www.ldd-kosova.org/ Platforma Politike e Lidhjes Demokratike të Dardanisë 2007

Page 47: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

47

Ideologjia – Koservative

Parti e Qendrës e Djathtë

Lidhja Demokratike e Dardanisë beson në Lirinë e individit dhe në të drejtat e

tyre. “Lidhja Demokratike e Dardanisë respekton dhe mbron parimet e demokracisë

qytetare, respekton diversitetin etnik, kulturor dhe religjioz”57.

Kjo në fakt është pothuajse fjalia e vetme në të gjithë programin e cila i drejtohet

individit dhe shoqërisë dhe të drejtave të tyre, prandaj edhe është e vështirë të nxirren

konkluza. Por gjithsesi LDD është e përkushtuar për një shtet sekularist, çka në fakt e

dërgon atë në pozicionin e qendrës së majtë, por në aspektin shoqëror ka një tjetër

qasje.

Në anën tjetër lidhja e koalicionit nga ana e LDD-së me PSHDK-në, e cila është një

parti që ka një elektorat kryesisht religjioz, mund të jetë bërë vetëm për qëllim të votave,

por gjithsesi kjo lidhje e këtij koalicioni edhe pse nuk është aspak parimore, e bënë LDD-

në që të ketë lidhje me komunietitin fetar.

Dihet se PSHDK ishte aleate e përhershme e LDK-së dhe dihet gjithashtu mirëfilli

se Ibrahim Rugova kishte lidhje të veçanta me komunietitin e krishterë sidomos me

Vatikanin të cilin edhe e vizitonte sa herë që ti jepej mundësia, prandaj edhe lidhja e më

hershme e LDK-së me PSHDK-në ishte në përputhje me qëndrimin e liderit të saj ndaj

komunitetit të krishterë.

Edhe pse koalicioni LDD-PSHDK mund të mos jetë bërë me këtë qëllim, ky fakt nuk

e ndërron opinionin e jashtëm që shkakton ky koalicion. Sa për kuriozitet në ueb faqen e

LDD-së http://www.ldd-kosova.org/ në hyrje është vendosur një foto e Papa Gjon Palit të

Dytë dhe e Nënës Terezë, ku shkruan – bashkohu me ne.

Tashmë e kemi sqaruar se të djathtët janë të prirë që të kenë lidhje të veçanta me

fenë sepse e shohin si pjesë të kulturës dhe traditës së tyre dhe janë për një qeveri

religjioze.

“Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet, për zhvillimin e ekonomisë së tregut

dhe të iniciativës së lirë”. Kjo fjali nuk sqaron edhe shumë gjera që të mund të merret një

pozicion i saj më i qartë sa i përket qasjes së tyre ndaj ekonomisë, por vetëm se deklaron

se janë për një ekonomi të tregut.

57

http://www.ldd-kosova.org/ Platforma Politike e Lidhjes Demokratike të Dardanisë 2007

Page 48: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

48

Konkluzioni

Fillimisht dëshiroj të theksoj se teksti është i bazuar në argumente dhe në gjetjet

tona dhe natyrisht se jemi të hapur ndaj çdo kritike dhe debati racional. Ne asnjëherë nuk

kemi marrë pjesë në fushata elektorale dhe asnjëherë nuk kemi shprehur animin tonë për

asnjë parti politike dhe se askush nga autorët nuk është anëtarë i asnjë Partie Politike në

Kosovë.

Gjetjet tona flasin se të gjitha partitë politike në përjashtim të partisë ORA gjenden

të pozicionuara në krahun e qendrës së djathtë dhe se argumentet tona pro dhe kundër

kapitalizmit, liberalizmit të tregut apo intervenimit në ekonomi nuk presim që të shihen si

besime të autorëve por si argumente shkencore me të cilat ne kemi argumentuar në këtë

tekst.

Mendoj se ky botim do të jetë vërtetë një ndihmesë për partitë politike në Kosovë

që të fillojnë dhe të mendojnë për profilin e tyre politik. Gjatë analizimit dhe studimit të

thellë të programeve dhe dokumente të ndryshme të partive që flasin për orientimet e

tyre politike apo ideologjike kemi vërejtur se ekziston një mungesë koshience nga partitë

politike për programet dhe deklaratat e tyre. Kjo mund të vërtetohet me faktin se ato

kalojnë nga e majta në të djathtën në programet e tyre.

Ky tekst njëherit duhet edhe të kuptohet si kërkesë ndaj partive politike që të

fillojnë të mendojnë për profilin e tyre politik dhe gjithashtu për programet e tyre. Këto

programe duhet të jenë të arritshme për çdo qytetarë në Kosovë dhe lehtë të

kuptueshme Në mënyrë që kjo të arrihet ato duhet të jenë gjindshme në ueb faqet e tyre

dhe këtu dëshirojmë të theksojmë se gjatë gjithë kohës sa ne kemi kryer studimin tonë

(Tetor 2007 – Prill 2008). Ueb faqja e AAK-së ka qenë jashtë funksionimit (Sajti është jashtë

linjës në këtë moment! http://www.aleanca.com/ 15.04.2008), kurse PDK nuk kishte program fare,

por vetëm dy faqe program në ueb faqen http://krenohu.com/.

Ne kemi parë në këtë tekst që partitë politike në Kosovë kalojnë herë në një krah

herë në tjetrin duke u munduar që të ofrojnë program për të gjitha shtresat në mënyrë që

të tubojnë sa më shumë vota, por gjithashtu kemi parë se ekziston një jo korrektësi në

këto programe të cilat shumica janë hartuar vetëm sa për të fituar zgjedhjet sepse

asnjëherë nuk mund të bëhen edhe programe qeveritare, kurse PDK në mungesë të një

programi zgjedhor kishte problem të hartonte dhe programin qeveritar i cili doli vetëm

pas 3 muajve të qeverisjes.

Page 49: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

49

Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjitha partitë politike të cilat kanë pranuar që të

intervistohen nga anëtarët tanë duke kontribuar kështu në kualitetin e këtij botimi, por

njëkohësisht dëshirojmë të tërheqim vërejtjen për disa parti të cilat na kanë neglizhuar së

tepërmi dhe kemi pasur jashtëzakonisht vështirësi derisa kemi realizuar takime.

Ne nuk pretendojmë që ky publikim të jetë i jashtëzakonshëm dhe që ka përfshirë

gjithçka duhet për partitë politike. Konsiderojmë se ne vetëm sa kemi filluar të nxitim

debatin dhe të shtojmë informacionet për organizatat më të rëndësishme në shtet, pra

partitë politike.

Jeton Zulfaj

Page 50: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

50

Bibliografia

1. LOCATING POLITICAL PARTIES IN POLICY SPACE A Reanalysis of Party Manifesto Data -

Simon Franzmann and André Kaiser

2. Party Politics - A Deliberative Defence of Intra-Party Democracy - Jan Teorell

3. Party Politics - Democratizing Candidate Selection: Causes and Consequences - Paul

Pennings and Reuven Y. Hazan

4. Party Politics - The Problem of Candidate Selection and Models of Party Democracy -

Richard S. Katz

5. The Left-Right Semantics and the New Politics Cleavage - HERBERT KITSCHELT and STAF

HELLEMANS

6. Left Wings Politics, Left-Right Politics, Political Spectrum, Right Wings Politics,

Conservatism, Social Democracy, Liberalism, Socialism, Third Way (From Wikipedia, the

free encyclopedia)

7. Political Philosophies and Political Ideologies - By Charles Blattberg

8. Bruce Mazlish -The Conservative Revolution of Edmund Burke, The Review of Politics,

Vol. 20, No. 1, (Jan., 1958), pp. 21-33

9. Philip A. Klinkner, Beyond Pseudo-Science: Political Parties & Policymaking Polity, Vol. 26,

No. 4, (Summer, 1994), pp. 769-791

10. A Guide to Political Partie Development – NDI

11. ADOPTING PARTY LAW, Kenneth Janda

12. DEVELOPMENTS IN PARTY COMMUNICATIONS, Pippa Norris

13. IMPLEMENTING INTRA-PARTY DEMOCRACY,Susan Scarrow

14. Gian Vittorio Caprara, Claudio Barbaranelli, Philip G. Zimbardo, Personality Profiles and

Political Parties, Political Psychology, Vol. 20, No. 1, (Mar., 1999), pp. 175-197

15. Joining Forces, A Guide for Forming, Joining and Building Political Coalitions

16. POLITICAL FINANCE POLICY, PARTIES,and Democratic developments,MICHAEL JOHNSTON

17. Political Parties in Developing and Developed Countries

Page 51: PROFILI DHE IDEOLOGJIA · Politike – ngase kërkohet akoma një studim më i thelluar për të nxjerrë në dritë më shumë informata - atëherë kjo pjesë e shkurtër do të

PARTITË POLITIKE NE KOSOVE/IDEOLOGJIA DHE PROFILI

51

18. Political Parties and Civil Society, Working Together to Deliver Solutions to Citizen

Concerns

19. Ideologjia e Partive Politike dhe Aplikimi në Praktikë – Vështrim i Eksperiencave Rajonale

dhe rasti i Kosovës nga Friedrich Ebert Stiftung

20. Robert M. Hutchins, The Theory of the State: Edmund Burke, The Review of Politics, Vol.

5, No. 2, (Apr., 1943), pp. 139-155

21. Party Politics - Candidate Selection Methods: An Analytical Framework / Gideon Rahat

and Reuven Y. Hazan

22. Comparative Political Studies - Linkages between citizens and Politicians in Democratic

Polities / Herbert Kitschelt

23. Abby Inne: Lecturer in the Political Sociology of East/Central Europe, London School of

Economics / Party Competition in Post-Communist Europe: The Great Electoral Lottery

24. http://www.labour.org.uk/

25. http://www.democrats.org/

26. http://www.rnc.org/

27. http://www.pdk-ks.org/site/?id=1,0,0,1,a

28. http://www.ldk-kosova.eu/ldk/

29. http://www.ldd-kosova.org/

30. http://www.ora-kosova.com/

31. http://www.akr-ks.info/