29
KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE PËRZGJEDHJA E PRODUKTIT TURISTIK” NËPËRMJET KONKURIMIT” Mbështetur në nenin 8, pika 2, nenin 9, pika 1.1, shkronja “b”, nenin 25 pikat 1 dhe 2, nenin 28 pika 4, nenin 55 pika 3 të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 për “Vetëqeverisjen vendore”; nenin 8 shkronja “e”, nenin 19 shkronjat “c” dhe “ç” të Ligjit nr. 93/2015, datë 27.07.2015 “Për turizmin”; Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 84, datë 29.12.2016 për “Miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017” (i ndryshuar), me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik, Këshilli Bashkiak; V E N D O S I: 1. Miratimin e zhvillimit të projektit “Identifikimi, Dizenjimi dhe Përzgjedhja e Produktit Turistik”, me qëllim rritjen e tërheqjes turistike, diversifikimin dhe tregtueshmërinë e suvenirëve të frymëzuar nga rajoni i Tiranës, sipas Projekt Propozimit dhe Udhëzuesit Operacional dhe Anekseve të tij, bashkëlidhur këtij Vendimi si Shtojca Nr. 1. 2. Efektet financiare të pikës 1 të këtij Vendimi do të përballohen nga fondi për “Projekte të Zhvillimit Ekonomik”, Aparati i Bashkisë për Programin e “Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit”, parashikuar në Buxhetin e Bashkisë Tiranë për vitin 2017. 3. Shuma e parashikuar në buxhet për zbatimin e këtij projekti është 2,145,000 (Dy milionë e njëqind e dyzet e pesë mijë) Lekë. 4. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit Ekonomik, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimi të Qytetit, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar dhe Kryetari i Bashkisë për zbatimin e këtij Vendimi.

PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

KËSHILLI BASHKIAK

V E N D I M

Nr. 37, datë 05.04.2017

PËR

“MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

PËRZGJEDHJA E PRODUKTIT TURISTIK” NËPËRMJET KONKURIMIT”

Mbështetur në nenin 8, pika 2, nenin 9, pika 1.1, shkronja “b”, nenin 25 pikat 1 dhe 2, nenin 28

pika 4, nenin 55 pika 3 të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 për “Vetëqeverisjen vendore”;

nenin 8 shkronja “e”, nenin 19 shkronjat “c” dhe “ç” të Ligjit nr. 93/2015, datë 27.07.2015 “Për

turizmin”; Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 84, datë 29.12.2016 për “Miratimin e Programit

Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017”

(i ndryshuar), me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik, Këshilli

Bashkiak;

V E N D O S I:

1. Miratimin e zhvillimit të projektit “Identifikimi, Dizenjimi dhe Përzgjedhja e

Produktit Turistik”, me qëllim rritjen e tërheqjes turistike, diversifikimin dhe

tregtueshmërinë e suvenirëve të frymëzuar nga rajoni i Tiranës, sipas Projekt

Propozimit dhe Udhëzuesit Operacional dhe Anekseve të tij, bashkëlidhur këtij

Vendimi si Shtojca Nr. 1.

2. Efektet financiare të pikës 1 të këtij Vendimi do të përballohen nga fondi për

“Projekte të Zhvillimit Ekonomik”, Aparati i Bashkisë për Programin e “Zhvillimit

Ekonomik dhe Punësimit”, parashikuar në Buxhetin e Bashkisë Tiranë për vitin 2017.

3. Shuma e parashikuar në buxhet për zbatimin e këtij projekti është 2,145,000 (Dy

milionë e njëqind e dyzet e pesë mijë) Lekë.

4. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit Ekonomik, Drejtoria e Përgjithshme

e Promovimi të Qytetit, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar dhe

Kryetari i Bashkisë për zbatimin e këtij Vendimi.

Page 2: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

5. Ky Vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës 6 të nenit 55 të Ligjit nr.

139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore” dhe pas konfirmimit ligjor nga Institucioni i

Prefektit të Qarkut Tiranë.

K R Y E T A R

ALDRIN DALIPI

Page 3: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Mbi Projektin për

“Identifikimi, dizenjimi dhe përzgjedhja e produktit turistik”

DHE

UDHEZUESI OPERACIONAL

për realizimin e projektit

Page 4: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

PËRMBAJTJA

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Hyrje

Qëllimi i Përgjithshëm

Objektivat

Rezultatet e pritshme

KREU II

Implementimi i projektit, aktivitetet e parashikuara

Fazat e konkursit dhe proceset përkatëse

1. Faza e parë - Promovimi

2. Faza e dytë – Aplikimi

3. Faza e tretë - Përzgjedhja e Skicave të kompozimit të produktit turistik

4. Kriteret e vlerësimit (Faza 3 dhe 4 e konkursit)

5. Faza e 4: Shpallja e çmimeve

KREU III

GRUPET E PUNËS PËR KONKURSIN

a) Bordi i Konkursit

b) Sekretariati i Konkursit

c) Juria e Konkursit

d) Pjesëmarrja dhe procedura e aplikimit

KREU IV

Page 5: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

ÇMIMET DHE SHPËRBLIMET

1. Çmimet

2. Shpërblimet

3. Shpërblimet e jurisë

4. Përfitimi i pagesës

KREU V

BUXHETI

KREU VI

Dispozita të tjera

Aneksi Nr. 1

Page 6: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

1. HYRJE

Tirana si kryeqytet i vendit, me të vetmin aeroport ndërkombëtar dhe afërsi të portit më të madh

në vend atë të Durrësit, mbetet vendpushimi më i madh në Shqipëri dhe një destinacion i

përhershëm i pothuajse të gjithë turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Tirana mbetet një vend që

turistët e huaj kanë interes ta eksplorojnë, të frekuentojnë kafenetë, baret dhe restorantet

elegante, godinat e stilit mesdhetar dhe ndërtesat e tjera shumëngjyrshe të qendrës dhe të qytetit

në përgjithësi.

Tirana ofron një atmosferë magjepse moderne dhe antike në të njëjtën kohë. Atraksionet e

shumta ofrojnë vlera historike dhe kulturore si: Kalaja e Tiranës; Mozaiku i Tiranës; Kalaja e

Dajtit; Kalaja e Tujanit; Ura e Brarit; Kalaja e Ndroqit; Kalaja e Dorzit; Kalaja e Petrelës;

Kalaja e Persqopit; Kalaja e Lalmit; Shpella e Pëllumbasit (Shpella e Zezë); Varri i Nuses etj.

Gjithashtu në qendër të Tiranës gjenden monumente dhe godina historike për t’u vizituar

brenda ditës të tilla si: Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Universiteti i Tiranës,

Universiteti i Arteve, Kompleksi i Ministrive, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Ura

e Tabakëve, Galeria Kombëtare e Arteve, Piramida, Presidenca, Pallati i Kongreseve,

Memoriali Post–Bllok, Pallati i Kulturës, Banesa e Shijakasve, Teqja e Sheh Dyrrit, Tyrbja e

Kapllan Pashës, etj. Blloku me kafenetë dhe restorantet e shumta, fasadat e famshme

shumëngjyreshe të qytetit, kultura dhe jeta ekonomike vibrante, mikpritja e banorëve janë disa

prej atraksioneve të tjera që e bëjnë Tiranën një qytet me prirje të mëdha drejt turizmit.

Tirana evidentohet për pasurinë në fondin e banesave institucionale administrative të periudhës

së neoracionalizmit italian, ndikimit austriak dhe realizmit socialist rus. Për t’u theksuar është

edhe pasuria e fondit të banesave me karakter popullor që ka peshën e vet në trashëgiminë

kulturore që përfaqëson kryeqyteti.

Vlerat historike, kulturore dhe turistike të qytetit duhen promovuar për t’u vënë në dispozicion

të vizitorëve të tij. Ato japin një kontribut të rëndësishëm ekonomik për turizmin veçanërisht në

nivel lokal e rajonal duke inkurajuar vizitorët për të qëndruar më gjatë, për të shpenzuar më

tepër, për të provuar më shumë atraksione dhe për të rivizituar qytetin.

Turistët që vizitojnë Tiranën dëshirojnë të marrin me vete një kujtim i cili të përfaqësojë vlerat

kulturore, historike, simbolikat apo traditat e tij. Për të përzgjedhur suvenire të cilat

përmbledhin karakteristikat e mësipërme, Bashkia e Tiranës ka marrë iniciativën e organizimit

dhe zhvillimit të një projekti/konkurs i cili do të identifikojë dhe përzgjedhë 40 produkte/suvenire

të frymëzuara nga rajoni i Tiranës.

Page 7: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

2. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Qëllimi i këtij projekti, është rritja e tregtueshmërisë të suvenirëve, diversifikimi i tyre duke

lidhur dizenjimin dhe kompozimin me tendencat tregtare bashkëkohore si dhe me traditën dhe

trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore të Tiranës, për ta bërë atë më tërheqës për

vizitorët dhe turistët që vizitojnë qytetin.

Produktet turistike të identifikuara nëpërmjet Konkursit, do të bëhen më atraktive duke e

promovuar Tiranën dhe pasuritë që ajo ofron anembanë rajonit dhe botës. Dizenjimi i tyre duhet

të ndërthurë traditën dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit të Tiranës me elementë

inovativë. Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja

dhe gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike

për turistët në rajonin e Tiranës.

Konkursi synon të përzgjedhë 40 produktet turistike më të spikatura (suvenirë artizanale,

produkte inovative promovuese të qytetit në funksion të turizmit) që do të përfaqësojnë qytetin e

Tiranës.

Në këtë konkurs janë të ftuar të marrin pjesë të gjitha kompanitë dhe individët e interesuar për të

dorëzuar një propozim dizenjues për produktin turistik sipas rregullave të përcaktuara në

Udhëzuesin Operacional të hartuar dhe miratuar për këtë qëllim.

Të gjitha propozimet konkuruese do të vlerësohen nga Juria e Konkursit e cila do të përbëhet nga

personalitete të artit, kulturës dhe turizmit dhe rezultatet e konkursit do të shpallen gjatë një

aktiviteti publik të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Implementimi i këtij projekti bazohet në këtë Udhëzues operacional i cili përcakton procedurat,

kriteret e pranimit dhe të vlerësimit dhe mënyrat e zhvillimit të konkursit për përzgjedhjen e

produktit turistik/suvenirit të Tiranës

2.1 Objektivat

- Identifikim i produkteve dhe i skicë ideve turistike/inovative në funksion të mbështetjes

së turizmit në territorin e Bashkisë së Tiranës nëpërmjet zhvillimit të një konkursi publik,

bazuar në këtë udhëzues operacional (Rregullore).

- Mbështetje në zhvillimin e produkteve turistike nëpërmjet dhënies së çmimeve për 40

fitues dhe promovimit të tyre në evente publike, panaire dhe ekspozita lokale.

Commented [IR1]: Meqe po inkorporojme Projekt- Propozimin me UO-ne ne nje document te vetem, mendoj se ne kete rast mund te shprehemi:

Sipas rregullave të përcaktuara në këtë Udhëzues Operacional.

Page 8: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

- Mbështetje në vijim për prodhuesit e produkteve drejt aksesit financiar duke i konsultuar

në hartimin e planeve të biznesit, realizueshmërisë së tyre, ekspertizë ndërkombëtare,

aplikim dhe përfitimin nga grantet pranë Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë që mbulon

Turizmin, krijimin dhe ofrimin e ambienteve të përbashkëta për një atelie artizanale,

aktivitete B2B etj..

2.2 Rezultate të pritshme

40 produkte turistike/suvenire të frymëzuar nga rajoni i Tiranës;

40 individë të shpërblyer me certifikatë dhe vlerë monetare;

Konferencë promovuese e dizaineve dhe kompozimeve të produkteve/suvenireve;

Rreth 100 pjesëmarrës në konferencën e organizuar për këtë qëllim;

Ekspozimi i dizaineve fituese në hapësirat publike dhe qendrat kulturore në

Tiranë;

Katalog ekspozues me dizainet fituese.

2.3 Grupet e synuara, përfituesit

- Të rinj të talentuar në fushën e dizainit;

- Prodhuesit e produkteve turistike/artizanale në Tiranë;

- Turistët që vizitojnë qytetin;

- Bashkia e Tiranës dhe komuniteti.

2.4 Implementi i projektit nëpërmjet organizimit të konkursit

Konkursi synon të përzgjedhë 40 produktet turistike më të spikatura (suvenirë artizanale,

produkte inovative promovuese të qytetit në funksion të turizmit) që do të përfaqësojnë qytetin e

Tiranës.

Në këtë konkurs janë të ftuar të marrin pjesë të gjitha kompanitë dhe individët e interesuar për të

dorëzuar një propozim dizenjues për produktin turistik sipas rregullave të përcaktuara në këtë

Udhëzues.

Të gjitha propozimet konkuruese do të vlerësohen nga Juria e Konkursit, e cila do të përbëhet

nga personalitete të artit, kulturës dhe turizmit dhe rezultatet e konkursit do të shpallen gjatë një

aktiviteti publik të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Produktet turistike të identifikuara nëpërmjet këtij Konkursi, do të promovojnë Tiranën dhe

pasuritë që ajo ofron anembanë rajonit dhe botës. Dizenjimi i tyre duhet të ndërthurë traditën dhe

trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit të Tiranës me elementë inovativë. Produktet e reja

inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja dhe gjeneruar vlerë të shtuar

Page 9: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në rajonin e

Tiranës.

Nepërmjet Konkursit përmbushim objektivin e parë të projektit dhe pas identifikimit të skicave

dhe dizainve fituese vijon mbështetja e Bashkisë me regjistrimin ne zyrën e markave dhe

patentave per fituesit e çmimeve te para dhe te dyta.

3. AKTIVITETET E PARASHIKUARA

Konkursi do të organizohet nga Bashkia e Tiranës nga Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit

Ekonomik (DPZHE) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit (DPPQ).

3.1 Për përmbushjen e qëllimit të këtij projekti janë parashikuar të organizohen këto aktivitete:

Aktivitete parapërgatitore për organizimin e konkursit;

Hartimi dhe publikimi i thirrjes për konkurim në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës dhe

shpalljen e njoftimit publik nëpërmjet një fushate publicitare për dorëzimin e projekt -

propozimit brenda afatit dy javor nga shpallja e njoftimit;

Mbledhja e propozimeve të dizainit nga kategoritë përkatëse dhe njoftimi mbi procedurat,

afatet dhe vendin e konkursit;

Krijimi i grupeve të punës për zhvillimin e Konkursit;

Shpërndarje e ftesave për aktorët pjesëmarrës në proces, komunitet dhe biznes,

përfaqësues nga shoqatat e artizanatit etj.;

Përzgjedhja dhe prezantimi i ideve dhe dizainit për produktet turistike;

Ndarja e çmimeve për 40 fituesit me idenë më të mirë nga dy kategoritë e përcaktuara

(sipas këtij udhëzuesi)

Përgatitje e takimeve B2B për të evidentuar mundësi të financimit nga ana e bizneseve

për dizajnet fituese, përgatitje e fishave promovuese dhe përfshirje në axhendën kulturore

dhe tregtare të Bashkisë Tiranë.

4. FAZAT E KONKURSIT DHE PROCESET PËRKATËSE

Konkursi do të zhvillohet në katër faza

Page 10: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Faza e parë - Promovimi

Faza e dytë – Aplikimi

Faza e tretë - Përzgjedhja e Skicave të kompozimit të produktit turistik

Kriteret e vlerësimit (Faza 3 dhe 4 e konkursit)

Faza e 4: Shpallja e çmimeve

4.1 Faza e parë - Promovimi

1. Promovimi i Konkursit do të realizohet nëpërmjet fushatave promovuese në media on

line me video të shkurtra të animuara, posterave promocionale, baner, Ekran LED, etj.

2. Promovimi duhet të mbulojë një shpërndarje sa më të gjerë të Konkursit dhe në rastet

e përshtatshme dhe të Udhëzuesit Operacional, njoftimit publik, formatit të aplikimit

etj. Kjo fazë do të realizohet nga vetë Bashkia nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të

Promovimit të Qytetit.

3. Data e fillimit të promovimit do të shënojë edhe datën e nisjes së aplikimeve.

Promovimet e sponsorizuara të videove të shkurtra në media do të prezantohen gjatë

kësaj periudhe, ndërsa materialet e tjera promovuese, si posterat, baner etj, do të

ekspozohen deri në përfundim të fazës së dytë, që shënon dhe mbylljen e aplikimeve.

4.2 Faza e dytë – Aplikimi

1. Konkursi është i hapur për të gjithë kompanitë dhe individët e interesuar mbi 16 vjeç.

2. Kandidatët e interesuar që dëshirojnë të marrin pjesë në Konkurs duhet të paraqesin

kërkesën pranë:

- Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët, Bashkia Tiranë

- Në faqen zyrtare elektronike të Bashkisë Tiranë : https://ëëë.tirana.al

- Në adresën elektronike: [email protected]

3. Afati kohor i aplikimit është 15 ditë që nga dita e fillimit të tij.

4. Afati i shyrtimit të kërkesës nga Bashkia është 15 ditë nga data e marrjes së aplikimit.

Dokumentacioni i kërkuar për individë mbi 16 vjeç:

- Formulari i aplikimit;

Page 11: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

- Fotokopje e Kartës së Identitetit;

- Curriculum Vitae (CV) (opsionale);

- Skica e dizainit të produktit turistik sipas kushteve të përcaktuara në këtë Udhëzues;

- Vërtetim origjinal për llogari bankare në lekë (ky dokument do të kërkohet pas fazës së

dytë në rast se aplikuesi kualifikohet).

Dokumentacioni i kërkuar për subjekte fizike/juridike:

- Formulari i aplikimit;

- Fotokopje e Kartës së Identitetit për administratorin, apo për përfaqësuesin e autorizuar

për të firmosur;

- Skica e dizainit të produktit turistik sipas kushteve të përcaktuara në këtë Udhëzues;

- Vërtetim origjinal për llogari bankare në lekë (ky dokument do të kërkohet pas fazës së

dytë në rast se aplikuesi kualifikohet).

Këto skica duhet të përfshijnë:

a) Një fletë formati A4 me një prezantim grafik (vizatim) të kompozimit të propozuar nga

konkuruesi për një produkt turistik/suvenir të frymëzuar nga Tirana;

b) Një fletë formati A4 me një përshkrim të shkurtër të kompozimit të propozuar,

përkatësisht për sa i përket frymëzimit që ka marrë nga Tirana, aplikimit të propozuar të

kompozimit me këtë frymëzim, materialit(eve) të propozuara dhe procesit(eve) të

parashikuara të prodhimit për objektin e propozuar, një preventiv të kostos për prodhimin

e produktit turistik/suvenirit të propozuar, si dhe çdo informacion dhe/ose elemente të

tjera që kandidati i konsideron të rëndësishme për vlerësimin dhe klasifikimin e

kompozimit të propozuar prej tij.

c) Një prezantim në (PP) ku të jenë përfshirë elementë të pikës a dhe b më sipër.

Në veçanti, nuk do të pranohen skicat e suvenirëve që lidhen me ushqimet ose pijet, me

përjashtim të logove që mund të përfaqësojnë produktet ushqimore vendore tipike për zonën e

Tiranës.

Pranohet dorëzimi i skicave të printuara dhe nëpërmjet postës elektronike (e-maili) në adresën

[email protected] dhe pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve me Qytetarin. Të

gjitha dorëzimet që nuk përmbushin këto kushte do të hidhen poshtë automatikisht nga

Sekretariati i Konkursit.

Kjo Fazë do të zgjasë 30 ditë, gjatë së cilës kandidatët e pranuar me Skicat e dizainit të

produktit turistik/suvenirëve do të vlerësohen në një listë përfundimtare të ndarë me dy grupe

sipas kategorizimit në projekt. Vetëm skicat dhe dizainet që përfaqësojnë dhe që i referohen

objekteve fizike (materiale) do të pranohen për vlerësim.

4.3 Faza e tretë - Përzgjedhja e Skicave të kompozimit të produktit turistik

Page 12: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

1. Pas përfundimit të periudhës për dorëzimin e Skicave të kompozimit të suvenirëve,

Sekretariati i Konkursit:

a) Do të verifikojë nëse skica përfaqëson një objekt fizik (material); ato që nuk pajtohen me

një kusht të tillë vendosen në një listë të veçantë për refuzimin e pranimit, e cila

vlerësohet nga Bordi i Konkursit;

b) Do t'i dorëzojë Bordit të Konkursit listën e propozimeve për refuzimin e pranimit, i cili

do ta miratojë ose do ta ndryshojë këtë listë (në rast se Skicat e konsideruara nga Bordi i

Konkursit përfaqësojnë objekt(e) fizike (materiale) do t'i rikthehen Sekretariatit për

numërim dhe procedura të mëtejshme siç përshkruhen më poshtë) jo më vonë se brenda 1

ditë pune;

2. Pas vlerësimit ose marrjes së vendimit (sipas rastit) për pranueshmërinë e aplikimeve nga

Bordi i Konkursit të të gjitha skicave të dizainit të produktit turistik/ suvenirëve,

Sekretariati i Konkursit do t'i dërgojë anëtarëve të Jurisë së Konkursit, të gjitha Skicat-

dizainet e kualifikuara, me qëllim që secili anëtar i jurisë të japë vlerësimin e tij

individual dhe të pavarur për secilën prej skicave të dërguara. (sipas Aneksit 1 ).

a. Për 10 ditë, anëtarët e Jurisë duhet t'i dërgojnë Sekretariatit të Konkursit fishat e

firmosura nga secili prej tyre dhe përzgjedhjen e fituesve të dy çmimeve e para, të

çmimit të dytë dhe atë të tretë.

b. Pas marrjes së të gjithë formularëve të plotësuar nga të gjithë anëtarët e jurisë,

Sekretariati i Konkursit do të hartojë një tabelë të detajuar me vlerësimet e

grumbulluara për secilën prej Skicave, duke krijuar një listë të shkurtër që do të

rezultojë me skicat që do të votohen gjatë fazës së 4 për çmimet e para.

c. Pas miratimit nga Bordi i Konkursit të tabelës së përgjithshme dhe të listës së

skicave të përzgjedhura, Sekretariati i Konkursit do ta shpallë këtë listë pas 3

ditësh dhe konkuruesit e shpallur në listën e skicave të përzgjedhura do të

përgatiten për një prezantim të produktit të tyrë me anë të objektit konkret, apo

një prezantimi të detajuar në mënyra alternative.

4.4 Kriteret e vlerësimit (Faza 3 dhe 4 e konkursit)

a. Në Konkurs do të pranohen propozime dizaini artizanal në formë maketi ose

prezantime në poëer point të idesë fillestare të krijimit të produktit si dhe skica

e koncepte që sjellin risi dhe inovacion në tregun e produktit turistik.

b. Vlerësimi i Skicave dhe Koncepteve të plota të kompozimit do të bëhen duke

aplikuar kriteret e mëposhtme:

- Frymëzimi nga trashëgimia e Tiranës (p.sh. historia, muzika, burimet natyrore,

krijimet nga njerëzit, produktet dhe proceset tradicionale) (grupi 1);

- Inovacioni (Origjinaliteti, risia, kreativiteti) (grupi 2);

Page 13: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

- Përdorshmëria (të dyja grupet);

- Mundësia e transportimit (përmasat, pesha) (të dyja grupet);

- Kostoja e përafërt e parashikuar (duke llogaritur koston e lëndëve të para dhe kohën e

nevojshme të prodhimit).

c. Për kriteret e mësipërme janë përcaktuar kufijtë minimalë si më poshtë: tabela

e pikëzimit (Aneksi 1)

d. Të gjitha konceptet e plota të kompozimit që nuk arrijnë të kalojnë kufirin

minimal, në secilin prej kritereve të klasifikimit do të eliminohen nga

konkurimi.

4.5 Faza e katërt: Shpallja e çmimeve Kandidadët e kualifikuar do të paraqesin koncepte të

plota të dizainit të cilat do të prezantohen gjatë eventit të organizuar për këtë qëllim të cilat

do të përmbajnë:

a) Përshkrim të detajuar të materialeve që do të përdoren për prodhimin e objektit të

propozuar;

b) Tabela ku paraqiten me detaje sasitë e çdo materiali që nevojitet për prodhimin e tij;

c) Kostoja përkatëse e vlerësuar me çmimet aktuale të tregut;

d) Një ose më tepër vizatime dhe sa më shumë informacion të shkruar që kandidati e

konsideron të përshtatshëm për të mundësuar një kuptim të plotë të objektit të propozuar,

të natyrës, frymëzimit, përdorimit, të përdorshmërisë të tij dhe të çdo aspekti tjetër që

kandidati e konsideron të rëndësishëm;

Nuk ka kufizim për numrin dhe përmasat e dokumenteve përbërëse që dorëzohen për çdo

Koncept të plotë të dizainit.

Konceptet e plota të kompozimit mund të prezantohen në mënyrë elektronike (PP) ose në forma

të tjera kreative. Votimi do të bëhet nga juria, përgjatë 30 minutave pushim.

5 GRUPET E PUNËS PËR KONKURSIN

5.1 Grupet e punës për konkursin

Për mirëadministrimin dhe funksionimin e Konkursit, në bazë të Udhëzuesit Operacional të

hartuar për këtë qëllim si dhe me Urdhër të Kryetarit të Bashkisë do të ngrihen grupet e

punës si më poshtë:

Page 14: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Bordi i Konkursit

Sekretariati i Konkursit

Juria e Konkursit

a. Bordi i Konkursit

a.1 Bordi i Konkursit përbëhet nga 5 anëtarë:

- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë të Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë

e Tiranës;

- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë të Përgjithshme të Promovimit të Qytetit në Bashkinë

e Tiranës;

- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë të Përgjithshme të Menaxhimit Financiar në Bashkinë

e Tiranës;

- Drejtori i Përgjithshëm i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e

Tiranës;

- Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit.

a.2 Bordi i Konkursit menaxhon Konkursin, siguron organizimin dhe përfundimin e tij në kohë

sipas këtij Udhëzuesi dhe merr vendime për të gjitha çështjet e nevojshme dhe mosmarrëveshjet

për të arritur këtë qëllim.

a.3 Mbledhjet e Bordit të Konkursit thirren nga secili prej anëtarëve të tij nëpërmjet një mesazhi

me postë elektronike të shpërndarë tek të gjithë anëtarët e tjerë.

a.4 Kuorumi minimal i nevojshëm që Bordi të marrë vendime të vlefshme është 3 anëtarë.

a.5 Nuk lejohet apelimi i ndonjë vendimi ose veprimi të ndërmarrë nga Bordi i Konkursit.

b. Sekretariati i Konkursit

b.1 Sekretariati i Konkursit përbëhet nga stafi i Bashkisë së Tiranës në numrin dhe cilësitë e

nevojshme për të siguruar funksionet e tij.

b.2 Sekretariati i Konkursit kryen të gjitha detyrat administrative dhe operacionale që lejojnë dhe

mundësojnë organizimin dhe përfundimin në kohë të Konkursit sipas këtij Udhëzuesi.

Page 15: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

b.3 Sekretariati i Konkursit verifikon pranueshmërinë e kandidatëve për të marrë pjesë në

Konkurs.

b.4 Sekretariati i Konkursit do t'i dorëzojë Bordit të Konkursit të gjitha rastet e dyshimta në

mënyrë që ai të vendosë për pranimin ose refuzimin e tyre.

b.5 Apelimet lidhur me ndonjë vendim ose veprim të ndërmarrë nga Sekretariati i Konkursit

duhet t'i dorëzohen Bordit të Konkursit brenda 3 ditëve pune të numëruara nga data kur ky

veprim kundërshtohet.

c. Juria e Konkursit

c.1 Juria e Konkursit do të kryesohet nga një prej Nënkryetarëve/Kryetari i Bashkisë së Tiranës

dhe do të përbëhet nga 4 anëtarë të tjerë, ku secili duhet të zotërojë njohuritë dhe të ketë përvojë

të shquar në të paktën në një nga fushat e mëposhtme:

Turizmi, potencial zhvillimi për ekonominë e Tiranës;

Burimet natyrore dhe/ose trashëgimia historike dhe/ose kulturore e Tiranës;

Arti dhe kompozimet e aplikuara për objektet materiale (fizike); TEKSTIL

Promovimi dhe nxitja e eksporteve dhe/ose tregtia ndërkombëtare e punimeve

artizanale/suvenirëve.

c.2 Juria e Konkursit do të klasifikojë skicat e dizainit të produkteve turistike të dorëzuara, sipas

një sistemi vlerësimi të përcaktuar më parë (Ankesi 1), si dhe do të vlerësojë konceptet e plota të

kompozimit.

c.3 Juria e Konkursit do t'i drejtohet Bordit të Konkursit për udhëzim dhe në rast se e ka të

nevojshme për vendim lidhur me çështje e cila për ndonjë nga anëtarët e saj nuk është e qartë dhe

kërkon një përkufizim më të detajuar. Këto udhëzime apo vendime nga Bordi i Konkursit mund

të bëhen vetëm për çështje që lidhen me proceset dhe zbatimin e këtij Udhëzuesi dhe nuk duhet

kurrë që të ndikojnë në mendimet dhe vlerësimet e bëra nga Juria ose ndonjë prej anëtarëve të

saj.

6.ÇMIMET DHE SHPËRBLIMET

6.1 Çmimet

1.1 Juria do të shpërndajë çmimet për 40 kandidatët fitues përkatësisht:

Page 16: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

a) Çmimi i parë “Për produktin artizanal tradicional”;

b) Çmimi i parë “Për produktin inovativ turistik”;

c) Çmimi i dytë;

d) Çmimi i tretë;

e) 36 çmime të tjera inkurajuese.

1.2 Çmimet do të shoqërohen me një certifikatë që konfirmon dhënien e tij.

6.2 Shpërblimet

2.1 Çmimet për 40 kandidatët fitues do të shpërblehen me një vlerë monetare përkatësisht:

a) Çmimi i parë “Për produktin artizanal tradicional” 100.000 lekë (bruto)

b) Çmimi i parë “Për produktin inovativ turistik” 100.000 lekë

c) Çmimi i dytë; 60.000 lekë

d) Çmimi i tretë; 40.000 lekë

e) 36 çmime të tjera inkurajuese 20.000 lekë (për secilin fitues)

vlera e çmimeve është bruto

6.3 Shpërblimet e jurisë

3.1 Anëtarët e jurisë (vetëm 4 anëtarët e jashtëm të jurisë) së konkursit, përfaqësues të fushave të

përcaktuara si më sipër, do të shpërblehen në masën 50.000 lekë, pas finalizimit të projektit.

6.4 Përfitimi i pagesës

Pas shpalljes së çmimeve, fituesit duhet të paraqesin dokumentacionin plotësues të mëposhtëm

për të përfituar pagesën:

Për individët:

Kopje e ID së individit

Vertetim origjinal per llogarinë bankare ne lekë

Për subjektet:

Ekstrakt QKR;

Vertetim origjinal per llogarinë bankare ne lekë;

fotokopje ID per administratorin, apo per perfaqesuesin e autorizuar per te firmosur.

7 BUXHETI I DETAJUAR PER REALIZIMIN E KONKURSIT

Page 17: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Efektet financiare të zhvillimit të Konkursit, do të përballohen nga fondi për “Projekte të

Zhvillimit Ekonomik”, Aparati i Bashkisë për Programin e “Zhvillimit Ekonomik dhe

Punësimit”, parashikuar në Buxhetin e Bashkisë Tiranë për vitin 2017.

Shuma e parashikuar në buxhet për zbatimin e këtij projekti është 2,145,000 lekë

Lloji i shpenzimit

≠ e njësisë Çmimi/njësi

TOTAL

1.Fushatë publicitare për

prezantimin e projektit

500.000

1. 1Video e animuar 1 copë 200.000 200.000

1.2.Postera Promocional 5 copë 20.000 100.000

1.3Promovim në Media On line 1 200.000 200.000

2.Konferencë për shpalljen e

fituesve dhe ndarjen e

çmimeve

100 persona 195.000

2.1 Qera salle 1 sallë/1ditë 50.000 50.000

2.2 Katering 100 persona 800 80.000

2.3 Projektor 1 copë 10.000 10.000

2.4 Foni (Bokse me fuqi 3500

ëatt + mikrofon stativ )

set 17.000 17.000

2.5 Ekran LED 12 m2 20.000 20.000

2.6 Baner 10 m2 18.000 18.000

4. Shpërblime për anëtarët e

Jurisë së Konkursit e cila do

të identifikojë dhe përzgjedhë

fituesit në procesin e

konkurimit

4 persona 50.000 200.000

5.Çmimet për 40 fituesit (dy

çmime vendi i parë, një çmim

vendi i dytë dhe një çmim

vendi i tretë)

1.020.000

00005.1 Vendi i parë 2 persona 100,000 200,000

5.2 Vendi i dytë 1 person 60,000 60,000

5.3 Vendi i tretë 1 person 40,000 40,000

5.4 Cmime inkurajuese 36 persona 20,000 720,000

7. Aplikim dhe Regjistrim

pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Markave dhe

Patentave

4 persona

(2 Çmimet e

para, çmimi i

dytë dhë

tretë)

20.000 80.000

8. Katalog ekspozues i

produkteve fituese

300 copë 500 150.000

Totali 2,145,000

Page 18: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

8 DISPOZITA TË TJERA

1. Duke marrë pjesë në këtë konkurs, pjesëmarrësit konfirmojnë shprehimisht dijeninë e

tyre të plotë dhe pranimin e këtij Udhëzuesi Operacional së bashku me të gjitha

përmbajtjet dhe anekset e saj, si dhe të të gjitha njoftimeve dhe komunikimeve të bëra

nga ndonjë prej organeve të Konkursit nëpërmjet njërës prej mënyrave të komunikimit të

mundësuara nga pjesëmarrësit në momentin e aplikimit.

2. Duke marrë pjesë në këtë konkurs, pjesëmarrësit konfirmojnë shprehimisht dijeninë e

tyre të plotë dhe pranojnë mungesën e së drejtës së ndonjë apelimi, përveç rasteve të

përcaktuara shprehimisht në këtë Udhëzues.

3. Duke marrë pjesë në këtë konkurs, pjesëmarrësit konfirmojnë shprehimisht se Skicat e

dizainit dhe/ose maketet e plota të kompozimit që ata dorëzojnë nuk shkelin asnjë të

drejtë të mëparshme të pronësisë intelektuale dhe pranojnë shprehimisht përgjegjësinë e

plotë për trajtimin dhe nëse nevojitet, marrjen përsipër të të gjitha pasojave për çdo

shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. (bashkëlidhur deklarata e autorit)

4. Të drejtat e pronësisë intelektuale të Skicave dhe Koncepteve të plota të kompozimit të

dorëzuara në këtë Konkurs mbeten nën pronësinë e autorëve të tyre përkatës.

5. Bashkëlidhur gjendet dhe deklarata e autorit në lidhje me pronësinë intelektuale të

produktit

6. Pavarësisht përcaktimeve të bëra në pikën më lart, autorët e të gjitha Skicave dhe

Koncepteve të plota të kompozimit që janë dorëzuar, autorizojnë shprehimisht organet e

konkursit që të printojnë, të bëjnë kopje dhe që të promovojnë, të reklamojnë dhe/ose të

ekspozojnë në publik, me çfarëdo mënyre, vizatimet, modelet dhe prototipat e këtyre

Koncepteve, si edhe përshkrimet përmbledhëse të këtyre koncepteve.

7. Autorët e të gjitha Koncepteve të plota të kompozimit autorizojnë shprehimisht organet

e konkursit që të mbajnë nën zotërim për një periudhë maksimale 8 mujore të gjitha

pjesët e koncepteve të dorëzuara, duke nisur që nga data e ceremonisë së ndarjes së

çmimeve.

8. Kur janë dorëzuar kopje të printuara dhe/ose materiale fizike si pjesë të Koncepteve të

plota të kompozimit, autorët e këtyre koncepteve angazhohen shprehimisht që punët e

tyre të ekspozohen nga Bashkia Tiranë në një ekspozitë apo katalog të dedikuar këtij

aktiviteti.

9. Për të gjitha materialet e patërhequra, si dhe për të gjitha Skicat dhe Konceptet pjesët e

dërguara në format elektronik, autorët autorizojnë shprehimisht shkatërrimin përkatës

dhe përfundimtar nga ana e Organeve të Konkursit pas një periudhe 8 mujore duke nisur

Page 19: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

nga data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, pa asnjë të drejtë për tërheqjen e këtyre

elementeve dhe të kopjeve të tyre përkatëse.

9 SHTOJCË

Bashkangjitur Projekt- Propozimit dhe Udhëzuesit Operacional për realizimin e projektit,

gjenden dhe formatet përkatëse të (Aneksi Nr. 1):

Kritereve të vlerësimit (me sistem pikëzimi)

Certifikata e fituesve

Njoftimi publik

Formulari i aplikimit

Deklarata e autorit

ANEKSI NR. 1

Sistemi i pikëzimit (Kriteret e vlerësimit)

Aneksi 1

Konkursi i identifikimit, dizenjimit dhe përzgjedhja e produktit

turistik Tiranë

Nr.prot

aplikues

Bashkia Tiranë

Formulari i vlerësimit për produktet e kategorisë I:

Produktet artizanale tradicionale

Sistemi I

pikëzimit për

kriterin A (në

pikë)

Kriteri a

Frymëzim nga trashëgimia e Tiranës (histori, muzikë,

burimet natyrore, produkte tradicionale, gastronomi,

kulinari)

Pikët

5 Një lidhje shumë e dukshme me të paktën 3 nga faktorët

frymëzues të marrë në konsideratë

4 Një lidhje shumë e dukshme me të paktën 2 nga faktorët

frymëzues të marrë në konsideratë

3 Një lidhje shumë e dukshme me të paktën 1 nga faktorët

frymëzues të marrë në konsideratë

2 Një lidhje relativisht e dukshme me të paktën 1 nga faktorët

frymëzues të marrë në konsideratë

1 Asnjë lidhje/Shumë pak lidhje e dukshme me faktorët e marrë

Page 20: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

në konsideratë

sistemi I

pikezimit per

kriterin B (në

pikë)

Kriteri b

Përdorshmëria

Përshkrimi Pikët

5 Objekti mund të përdoret në rrethanat e jetës së përditshme

4 Objekti mund të përdoret në situata/raste të ndryshme

3 Objekti është kompozuar për t'u përdorur në më shumë se një

mënyrë

2 Objekti është kompozuar për një përdorim të caktuar (psh për tu

mbajtur në raft)

1 Objekti është kompozuar për të mos u përdorur në asnjë

rrethanë

Sistemi I

pikëzimit për

kriterin C (në

pikë)

Kriteri c

Mundësia e transportit Pikët

5 Të transportueshëm, i lehtë

4 Të transportueshëm, mesatar

3 I rëndë

2 Shumë i rëndë

1 Jashtë standartit

Sistemi i

pikëzimit për

kriterin D (në

pikë)

Kriteri d Pikët

Kostoja e parashikuar

5 Kostoja totale e parashikuar për materialet përbërëse nuk e

kapërcen vlerën 5 Euro

4 Kostoja totale e parashikuar për materialet përbërëse nuk e

kapërcen vlerën 10 Euro

3 Kostoja totale e parashikuar për materialet përbërëse nuk e

kapërcen vlerën 30 Euro

2 Kostoja totale e parashikuar për materialet përbërëse nuk e

kapërcen vlerën 50 Euro

1 Kostoja totale e parashikuar për materialet përbërëse e kapërcen

vlerën 50 Euro

Page 21: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Totali i

Pikëve

Juria

Nënshkrimi nga secili

Aneksi 1

Konkursi i identifikimit dizenjimit dhe përzgjedhja e

produktit turistik

Bashkia Tiranë Nr.prot

aplikues

Formulari i vlerësimit për produktet e kategorisë II: Produktet

inovative turistike

Sisitemi i

pikëzimit për

Kriterin A (në

pikë)

Kriteri a

Inovacioni (Origjinaliteti; risia; kreativiteti) Pikët e

jurise

5 Një pajtueshmëri shumë e perceptueshme me të gjithë faktorët e

marrë në konsideratë

4 Një pajtueshmëri shumë e perceptueshme me të paktën 2 faktorë të

marrë në konsideratë

3 Një pajtueshmëri shumë e perceptueshme me të paktën 1 faktorë të

marrë në konsideratë

2 Një pajtueshmëri relativisht e perceptueshme me të paktën 1 nga

faktorët e marrë në konsideratë

1 Asnjë pajtueshmëri ose shumë pak pajtueshmëri e perceptueshme

me ndonjë nga faktorët e marrë në konsideratë

Page 22: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Sisitemi i

pikëzimit për

Kriterin B (në

pikë)

Kriteri b

Përdorshmëria

Përshkrimi Pikët

5 Objekti mund të përdoret në rrethanat e jetës së përditshme

4 Objekti mund të përdoret në situata/raste të ndryshme

3 Objekti është kompozuar për t'u përdorur në më shumë se një

mënyrë

2 Objekti është kompozuar për një përdorim të caktuar (psh për tu

mbajtur në raft)

1 Objekti është kompozuar për të mos u përdorur në asnjë rrethanë

Sisitemi I

pikëzimit për

Kriterin C (në

pikë)

Kriteri c

Mundësia e transportit Pikët

5 Të transportueshëm, I lehtë

4 Të transportueshëm, mesatar

3 I rëndë

2 Shumë I rëndë

1 Jashtë standartit

Sisitemi I

pikëzimit për

Kriterin C (në

pikë)

Kriteri d

Kostoja e parashikuar (materialet e përdorura për prodhimin e

suvenirit)

Pikët

5 Kostoja totale e parashikuar për materialet nuk e kapërcen 5 Euro

4 Kostoja totale e parashikuar për materialet nuk e kapërcen 10 Euro

3 Kostoja totale e parashikuar për materialet nuk e kapërcen 30 Euro

2 Kostoja totale e parashikuar për materialet nuk e kapërce 50 Euro

1 Kostoja totale e parashikuar për materialet e kapërcen 50 Euro

Totali i

pikëve

Juria

Nënshkrimi nga secili

Page 23: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Aneksi Nr. 2

BASHKIA E TIRANËS

Ftesë për aplikim në konkurs

Bashkia e Tiranës në kuadër të organizimit të konkursit me temë “Identifikimi, Dizenjimi dhe

Përzgjedhja e Produkteve Turistike”

Fton

Të gjithë kompanitë apo individët e interesuar të dorëzojnë propozimet dizenjuese për produktet

e tyre me qëllim:

1. Identifikimin e produkteve në funksion të mbështetjes së turizmit në territorin e Bashkisë

së Tiranës;

2. Përzgjedhjen e produkteve turistike të qytetit;

o Produktet Artizanale Tradicionale (suvenir turistik që përfaqëson qytetin);

o Produktet Inovative Turistike;

Page 24: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

3. Mbështetjen në vazhdimësi të dizenjuesve e këtyre produkteve nëpërmjet dhënies së

çmimeve për 40 fitues dhe promovimit të tyre në një konferencë publike si dhe të

mbështetjes financiare për Aplikim dhe Regjistrim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Markave dhe Patentave (vetëm për 4 çmimet e para);

4. Tërheqjen e më shumë turistëve në zonë;

Propozimet – Dizenjuese mund të paraqiten në dy forma:

o Në formë maketi ose produkti përfundimtar.

o Prezantim poëer-point i idesë fillestare të krijimit të produktit.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data __________ 2017,

deri në orën ___________

Aplikimet (Propozimet – Dizenjuese) duhet të dorëzohen personalisht në zyrat e Sektorit

të Informimit dhe Shërbimit për Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës ose duke i

dërguar online në adresën e emailit: [email protected] apo ëëë.tirana.al

Të gjitha propozimet dizenjuese konkuruese do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga një panel

profesionistësh të fushës.

Rezultatet e konkursit do të shpallen gjatë një konferencë të organizuar në datë:_/_/ 2017,

ora:_._ në ambientet e ___________________________

Fituesit e Konkursit do të shpërblehen me çmime, si më poshtë:

o Çmimi i parë “Për produktin artizanal tradicional (suvenirin turistik)” 100.000 Lekë

o Çmimi i parë “Për produktin inovativ turistik” 100.000 Lekë

o Çmimi i dytë 60.000 Lekë

Page 25: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

o Çmimi i tretë 40.000 Lekë

o 36 çmime të tjera nga 20.000 Lekë për secilin fitues

Aneksi Nr. 3

BASHKIA E TIRANËS

Flete -Aplikimi

Te dhënat personale të aplikantit

Emri

Mbiemri

Datëlindja

Adresa

Qyteti

Nr.cel

e-mail

o Student në Fakultetin e ______________________

Page 26: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

o Profesionist në fushën e ___________________

o Biznes që operon në fushën e ------------------

------------------------------------------------------

Përshkrimi i produktit me të cilin aplikoni (jo më shume se 5 rreshta)

Lloji i produktit

o Produkt artizanal tradicional

o Produkt inovativ turistik

Përmasat ____cm x ____cm

Pesha _______kg Kostoja e përafërt e parashikuar për krijimin e produktit

Page 27: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

________lekë

Teknika dhe materiali i përdorur për realizimin e produktit

DEKLARATË Unë që nënshkruaj, _______________________, mbajtës i dokumentit të

identifikimit ________________, nën përgjegjësi ligjore

DEKLAROJ:

1. Vepra (vizatim/pikturë, skica dizaini, koncepte kompozimi të produktit

turistik) me titull “Identifikimi, dizenjimi dhe përzgjedhja e produktit

turistik”, është ideuar dhe realizuar prej meje personalisht dhe është

origjinale.

2. Çdo pretendim nga një palë e tretë për autorësinë e veprës, është

përgjegjësi e imja dhe nuk përfshin Bashkinë Tiranë.

3. Veprën e paraqes për konkurim pranë Bashkisë Tiranë, në konkursin

“Identifikimi, dizenjimi dhe përzgjedhja e produktit turistik”,

4. Lejoj Bashkinë Tiranë që të botojë apo promovojë, të reklamojë dhe/ose

të ekspozojë në publik me çfarëdo mënyre, vizatimet, modelet dhe

prototipat e këtyre Koncepteve si edhe përshkrimet përmbledhëse të

tyre, kur ato janë pa qëllim fitimi.

Page 28: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Tiranë, më _____. ___. 2017

Autori _______________

Emri Mbiemri Aneksi Nr. 4

Deklarata e autorit:

DEKLARATË Unë që nënshkruaj, _______________________, mbajtës i dokumentit të

identifikimit ________________, nën përgjegjësinë ligjore

DEKLAROJ:

1. Vepra (vizatim/pikturë, skulpturë, instalacion) me titull “_________________________________” është ideuar dhe realizuar prej

meje personalisht dhe është origjinale. 2. Çdo pretendim nga një palë e tretë për autorësinë e veprës, është

përgjegjësi e imja dhe nuk përfshin Bashkinë Tiranë.

3. Veprën e paraqes për konkurim pranë Bashkisë Tiranë, në konkursin “______________”,

4. Lejoj Bashkinë Tiranë që të botojë apo promovojë veprën në katalogë,

apo botime të ndryshme reklamuese, kur ato janë pa qëllim fitimi.

Tiranë, më _____. ___. 2017

Autori _______________ Emri Mbiemri

Nënshkrimi

Page 29: PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT ......KËSHILLI BASHKIAK V E N D I M Nr. 37, datë 05.04.2017 PËR “MIRATIMIN E ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT “IDENTIFIKIMI, DIZENJIMI DHE

Aneksi Nr. 5

Çertifikata e fituesve