17
Politika E-City Tirana: Qyteti im-Zëri im Prill-Maj 2012 Nr. 2, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA/DCI SHQIPËRI, Mbështetur nga: OLOF PALME INTERNATIONAL CENTRE dhe SIDA

Politika e-City Prill-Maj 2012

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Publikimi i dyte i revistes per projektin "Tirana, Qyteti im-Zeri im".

Citation preview

Page 1: Politika e-City Prill-Maj 2012

Politika

E-City Tirana: Qyteti

im-Zëri im

Prill-Maj 2012

Nr. 2, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA/DCI SHQIPËRI,

Mbështetur nga: OLOF PALME INTERNATIONAL CENTRE dhe SIDA

Page 2: Politika e-City Prill-Maj 2012

1

Mbështetur nga:

CRCA/ DCI SHQIPËRI

Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri

Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri

Tel: + 355 4 2242264

E-mail: [email protected]; [email protected]

Deklaratë publike______Fq. 2

5 Prill: Mbledhja e Këshillit

Bashkiak_____________ Fq. 4

5 Maj: Mbledhja e Këshillit

Bashkiak_____________ Fq. 7

Fakte mbi Bashkinë_____Fq. 10

Vizita në Parlamentin e

Shqipërisë____________ Fq. 11

Takim me gratë parlamentare

më datë18 Prill________Fq. 12

Pse politikës Shqiptare i duhen

më shumë gra?________ Fq. 13

22-23 Maj: Trainim i grupit rinor

mbi lidershipin dhe të folurën

në publik_____________ Fq. 15

THIRRJE E HAPUR - NJË GRUA PËR PRESIDENTE TË SHQIPËRISË!

Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë po ndjek me interes diskutimet që po bëhen ndërmjet partive parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Duke patur parasysh se gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë sot përfaqësimin politik më të ultë, ne mendojmë se ka ardhur koha që partitë politike të mendojnë seriozisht zgjedhjen e një kandidateje grua për Presidente të Republikës. Me këtë rast ne i rekomandojmë të gjitha partive politike parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që të marrin në konsideratë këtë propozim të Koalicionit, duke bërë të mundur që Shqipëria të ketë për herë të parë në historinë e saj një Presidente grua. Në Shqipëri ka një numër të madh të grave me karrierë të shkëlqyer shoqërore, të cilat janë kandidate potenciale për postin e Presidentes së Shqipërisë. Zgjedhja e një gruaje në këtë post nuk do të ishte një nder apo “lëshim” që iu bëhet grave, por një nder që i bëhet pozicionit kushtetues të Presidentit. Koalicioni beson se zgjedhja e një gruaje si Presidente e Shqipërisë do ta zbuste klimën e ashpër dhe mosbesuese që mbizotëron në politikën shqiptare, si dhe do të shërbente si një model për qindra e mijëra gra e vajza anembanë Shqipërisë për të marrë pjesë në politikë. Gratë në Shqipëri përbëjnë thuajse 50 % të popullsisë, ndërkohë që zenë vetëm 16 % të vendeve në Parlament, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e fundit në Evropë përsa i përket përfaqësimit të grave në jetën politike të vendit. Ndërkaq në pushtetin vendor gratë zënë vetëm 1% të pozicioneve drejtuese në Bashki e Komuna, duke na renditur ndër vendet e fundit në Botë për përfaqësimin e grave në qeverisjen lokale. Gra presidente ka në shumë vende të botës, si: Argjentinë, Kosovë, Banglandesh, Liberi, Indi, Lituani, Kosta Rika, Brazil, Zvicër, Malavi etj. Zgjedhja e një gruaje në krye të shtetit, jo vetëm që krijon një imazh të rëndësishëm përpara qytetarëve shqiptarë, Bashkimit Europian dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, por ajo do të tregonte pjekurinë e demokracisë në vend drejt një ndarje të drejtë të pushtetit midis burrave dhe grave në Shqipëri. Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në

Politikë është një ndër grupimet kryesore të shoqërisë civile në

Shqipëri dhe ka si qëllim të advokojë për një përfaqësim më të

drejtë dhe më të barabartë të grave, të rinjve dhe minoriteteve

në Parlament, Qeverinë qendrore dhe lokale, në partitë dhe

forumet politike, si dhe në vendimmarrje në përgjithësi.

Page 3: Politika e-City Prill-Maj 2012

2

Këshilli Bashkiak i Tiranës të marr

masa për të garantuar që çdo

qytetar i interesuar të ndjekë

mbledhjet e këshillit

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

në Shqipëri (CRCA/DCI Shqipëri), një ndër

organizatat kryesore të shoqërisë civile në vend,

me anë të kësaj letre kërkon të protestojë me

forcë publikisht për shkeljen e të drejtës së saj

dhe të qytetarëve të Tiranës, për të ndjekur

mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të

Bashkisë Tiranë, nga ana e Sekretariatit të

Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

Që prej vitit 2006 e në vijim, CRCA / DCI Shqipëri punon në drejtim të promovimit të pjesmarrjes së barabartë të të rinjve, grave dhe minoriteteve në jetën politike të vendit. Që prej Janarit të këtij viti ne po punojmë bashkë një grup të rinjsh nga partitë politike dhe shoqëria civile, nëpërmjet “Lidershipit të të rinjve të Tiranës”, për të nxitur pjesmarrjen aktive të të rinjve në qeverisjen lokale. Pjesë e punës sonë është edhe vëzhgimi i vendim-marrjes lokale, që realizohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, për të parë se sa dhe si ky

këshill i dedikon kohë dhe buxhet zgjidhjes së çështjeve të të rinjve, grave dhe fëmijëve. Përfaqësuesit e CRCA/DCI Shqipëri, edhe pse

kanë paraqitur dy herë kërkesë të rregullt

zyrtare pranë Këshillit Bashkiak të Bashkisë

Tiranës për ndjekjen e mbledhjeve të Këshillit

për vitin 2012, nuk janë lejuar që të ndjekin

mbledhjen e datës 5 Prill 2012 të tre

përfaqësuesit e interesuar, por Këshilli ka lejuar

vetëm një prej tyre, me justifikimin se Salla e

Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nuk ka

hapësirat e duhura për të lejuar pjesmarrjen e

të gjithe personave të interesuar.

Për ne mos lejimi i përfaqësuesve tanë që të

ndjekin nga afër mbledhjen e Këshillit Bashkiak

të Bashkisë Tiranë, është një precedent i rëndë i

shkeljes së ligjit dhe të të drejtave të njeriut në

Shqipëri. Ligji Nr.8652, i datës 31.7.2000, “Për

organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes

Vendore”, në Nenin 34, pika 1, thotë:

“Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për

publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë

mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së

përcaktuar në rregulloren e këshillit”.

Ndërkohë Neni 39 i Rregullores së Funksionimit

të Këshillit Bashkiak Tiranë, i datës 31.05.2004,

thotë se “Në sallën e mbledhjeve marrin pjesë

me cilësinë e të ftuarit, vetëm personat e

autorizuar nga kryesia e Këshillit”. Ashtu siç

shihet, Neni 39 i Rregullores, është në

kundërshtim të hapur me frymën e Ligjit “Për

organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes

Vendore”, i cili duhej të rregullonte procedurat

dhe mënyrat që Këshilli duhet të ndjekë për

garantimin e ushtrimit të të drejtës së

qytetarëve dhe jo numrat e qytetarëve që janë

të lejuar ose jo.

Page 4: Politika e-City Prill-Maj 2012

3

Ligji përcakton se “Mbledhjet e Këshillit janë të

hapura për publikun” dhe Rregullorja në fjalë

nuk mund ta dalë kundër ligjit duke kufizuar të

drejtën bazë të çdo qytetari për të marrë pjesë

dhe për të ndjekur mbledhjet e institucioneve

të zgjedhura prej tij, të drejta këto të

garantuara nga Kushtetuta e Republikës së

Shqipërisë. Për më tepër, është në interesin e

rritjes së transparencës dhe mirë-qeverisjes, që

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë, t’i organizojë

mbledhjet e tij të hapura për të gjithë qytetarët

e Tiranës, pasi Tirana e vitit 2012 nuk është

Tirana e vitit 2004.

Duke u nisur nga kjo ngjarje e rëndë, CRCA/DCI

Shqipëri i rekomandon Kryetarit të Bashkisë

Tiranë, Kryetarit të Këshillit Bashkiak dhe

grupeve të partive politike në këtë Këshill, të

ndërmarrin masat më të shpejta për ta

zgjidhur këtë çështje, përfshirë edhe:

- Rishikimin e Rregullores së Funksionimit Të Këshillit Bashkiak Tiranë, të datës 31.05.2004, për të siguruar që çdo qytetar i interesuar, të ketë mundësi të ndjekë mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë;

- Parashikimin në Rregullore të procedurave dhe mënyrave për ndjekjen e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nga të interesuarit, si p.sh. vënia në dispozicion e një salle tjetër nga ajo ku zhvillohet mbledhja, ku qytetarët dhe grupet e interesuara, përmes një monitori apo mjeteve të tjera, të kenë mundësi të ndjekin mbledhjet e hapura të Këshillit;

- Sigurimin e transparencës ndaj qytetarëve dhe taksapaguesve të

Tiranës, të cilët ju kanë besuar qeverisjen e qytetit;

Në çdo rast nëse nuk zgjidhen këto kërkesa të

rëndësishme demokratike, CRCA/DCI Shqipëri

do të padisë pranë Gjykatës Kushtetuese, Nenin

39 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit

Bashkiak Tiranë, si një nen që haptazi kufizon të

drejtën e qytetarëve për informim dhe

pjesmarrje në institucionet e tyre publike.

CRCA /DCI Shqipëri beson se e drejta e

informimit dhe e pjesmarrjes në vendimmarrje,

janë ndër të drejtat themelore të njeriut në një

vend demokratik, prandaj institucionet duhet të

marrin të gjitha masat e nevojshme për të

garantuar respektimin e të drejtave të

qytetarëve në ushtrimin e tyre larg pengesave

administrative.

Pjesë nga përgjigja e Bashkisë Tiranë

në lidhje me Deklaratën publike të

datës 11 prill 2012

Page 5: Politika e-City Prill-Maj 2012

4

5 Prill 2012: Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak 5 Prill 2012, ora 18.00 – 20.00 CRCA në kuader të projektit Tirana: Qyteti im-Zëri im, më 5 Prill, ora 18.00, ndoqi mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Edhe këtë herë pjesmarrja në mbledhje krijoi jo pak shqetësime në sekretarinë e Këshillit Bashkiak. Edhe pse CRCA kërkoi nga sekretariati i Këshillit Bashkiak që mbledhja të ndiqej nga 3 persona në total (1 person i stafit dhe 2 të rinj nga grupi rinor «Lidershipi i të rinjve të Tiranës»),por kjo nuk u bë e mundur. Pak orë përpara fillimit të mbledhjes, CRCA u njoftua nga sekretari i Këshillit Bashkiak se në mbledhje mund të merrte pjesë vetë një person për shkak të mungesës së hapësirave në sallën e mbledhjes së KB. Autorizimi, që me regulloren e Këshillit Bashkiak lejon ndjekjen e mbledhjes nga ana e publikut dhe të qytetarëve të thjeshtë, ju dha vetëm personit të stafit pak minuta përpara fillimit të mbledhjes. Vetë kryetari i Këshillit, i pyetur personalisht nga ana e stafit përpara

Bashkisë, me një ton neglizhent, theksoi se autorizimi i jepej ekskluzivisht vetëm një personi. Stafi i CRCA që ka ndjekur mbledhjen e Këshillit ka konstatuar mungesë etike dhe profesionalizmi në komunikim nga ana e punonjësve të Policisë Bashkiake që ishin në hyrje të derës së institucionit. Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ishte konform ligjit. Mbledhjen e Këshillit Bashkiak e ndoqi dhe ishte prezent

edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha. Këshilli Bashkiak votoi në unanimitet të 8 projektvendi-met e parashtruar në mbledhjen e tij të radhës.

Tetë pikat për të cilat u diskutua ishin : 1. p/Vendim; “Trajtimin e familjeve që

përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të kredisë” (nr.1)

2. p/Vendim; “Trajtimin e familjeve që

përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të kredisë” (nr.2)

Page 6: Politika e-City Prill-Maj 2012

5

3. p/Vendim; Për “Miratimin e përfundimit të proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u rregjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit”

4. p/Vendim; Mbi “Krijimin e Galerisë së

Artit bashkëkohor, “Tirana Art Gallery” dhe miratimin e strukturës organizative”

5. p/Vendim; Për “Vendosjen e pllakës

memorial në kujtim të holokaustit” 6. p/Vendim; Për “Emërtimin e shkollës

“Gjergj Fishta” 7. p/Vendim;”Ristrukturimin e Qendrës

Sociale “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe familjet në Nevojë” dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit”, miratimin e strukturave të tyre organizative si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012”.

8. p/Vendim; Mbi “Një ndryshim në

vendimin e Këshillit Bashkiak nr.71, datë 20.12.2005, “Për kalimin capital të asetit “Pjesë objektit” të Ndërmarrjes Shërbimeve Mekanike, Rr. “Sabaudin Gabrani” Bashkisë Tiranë si dhe

ndryshimin e destinacionit të këtij objekti në qendër sociale “Të qëndrojmë së bashku””.

Diskutimi mbi p/vendimet, por sidomos 3 pikat e para dhe pika 7, u shoqëruan me debate nga këshilltarët e 2 forcave kryesore politike. Nga vëzhgimi ynë i mbledhjes rezulton se:

- Ka mungesë vullneti nga ana e Këshillit Bashkiak për të qenë në dispozicion të shoqërisë civile. Marrja e një autorizimi për të vëzhguar këtë Këshill trasformohet çdo herë në një sfidë ;

- U miratua lista e 409 familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të kredisë. Pika 1 dhe 2, pra pikat që prekin shtresat e paprivilegjuara, shtresat në nevojë e

shtresat sociale si përfaqësuesit e shoqatës të qytetarëve me aftësi të kufizuara, të jetimëve, të përndjekurve politikë si dhe përfaqësues të komunitetit rom që përfitojnë nga kjo kredi, ishin pikat më të nxehta, me debate midis komisionerëve. U zhvillua një debat i

Page 7: Politika e-City Prill-Maj 2012

6

ndezur mes këshilltarit të majtë Z. Dalipi dhe këshilltarit të djathtë, Z. Poni. Z. Dalipi shtyu shumë herë Kryetarin e Bashkisë të replikonte mbi listat e qytetarëve që përfitonin nga këto kredi. Pika 1 u votua Pro nga të gjithë komisionerët. Ndërkohë pika 2 u votua 28 Pro dhe 25 Kundra. Duke qënë se përfituesit kryesorë të këtij projekti janë familjët në nevojë që i përkasin shktresës së ulët dhe të mesme, mund të themi se ky p/vendim i vjen në ndihmë kësaj kategorie më vulnerabel ku përfshihen fëmijët, të rinjtë dhe gratë ;

- Këshilltaret gra ishin ndër më aktivet

në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Z. Hafizi këshilltare e majtë dhe këshilltaret e tjera të majta ishin shumë më aktive krahasuar me koleget e tyre të djathta. Ndërkohë këshilltarët e djathtë meshkuj gjatë diskutimit kanë qenë të vetmit që kanë diskutuar nga krahu i tyre ;

- Propozimi për krijimin e Galerisë së

Artit Bashkëkohor, “Tirana Art Gallery”, i cili mori votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ishte një p/vendim shumë pozitiv për të rinjtë. U theksua se si hapja e kësaj gallerie do të mundësonte ekspozimin e veprave të artistëve vendas dhe të huaj në veçanti të të rinjve. Këshilltarët e majtë sugjeruan që emri i galerisë të vendosej në gjuhën shqipe por me kundërshtimin e këshilltarëve të djathtë emri i galerisë mbeti në anglisht si më sipër;

- Përsa i përket ristrukturimit të Qendrës Sociale “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe familjet në Nevojë” dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit” dhe miratimit të strukturave të tyre organizative, këshilltarët e majtë të komisionit të Strehimit dhe Çështjeve sociale ngritën shqetësimin e përcjellë nga punonjësit e këtyre strukturave se po spekulohej duke e quajtur riorganizimin një justifikim për largimin e tyre nga puna. Shumë këshilltarë dolën nga mbledhja pikërisht gjatë diskutimit të këtij p/vendimi. Ky p/vendim që prek direkt qytetarët më në nevoje u kalua pa shumë debat e replika.

- Bërja publike e njoftimit për ditën

dhe orën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, mungoi në website-n e Bashkisë.

Page 8: Politika e-City Prill-Maj 2012

7

2 Maj 2012: Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak 2 Maj 2012, ora 18.00 – 22.30

Dy anëtarë të grupit “Lidershipi i të rinjve të Tiranës”, më 2 Maj, ora 18.00, ndoqën mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Kjo u bë e mundur pas dy muaj përpjekjesh për të realizuar pjesëmarrjen e të rinjve në mbledhjet e Këshillit, pasi në dy mbledhjet e para ishte lejuar vetëm pjesëmarrja e një përfaqësuesi nga stafi i CRCA’së i cili bën monitorimin e mbarëvajtjes së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Ditën e mërkurë 2 Maj, drejtori dhe menaxherja e programit të CRCA’së takuan sekretarin e Këshillit Bashkiak për ti paraqitur projektin dhe për ti kërkuar Këshillit, autorizim për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të stafit dhe dy anëtarëve të

grupit rinor në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak duke qenë se kjo nuk ishte bërë e mundur në dy mbledhjet e para të Këshillit Bashkiak. Pas këtij takimi arritëm që të tre përfaqësuesit të merrnin pjesë në mbledhjen e rradhës. Kjo u vlerësua shumë nga dy përfaqësuesit e grupit rinor që ndoqën mbledhjen. Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ishte konform ligjit. Mbledhjen e Këshillit Bashkiak e ndoqi dhe ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha. Këshilli Bashkiak votoi 5 p/vendimet e parashikuara në rendin e ditës dhe 2 p/vendimet shtesë të paraqitura në fillim të mbledhjes për t’ia shtuar këtij rendi të ditës. Shtatë pikat për të cilat u diskutua ishin : 1. p/Vendim; “Miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranësˮ. 2. p/Vendim; “Miratimin e vlerës maksimale të bonusit të strehimit për tre zona të qytetit të Tiranës për familjet në nevojë për strehim”. 3. p/Vendim; “Një ndryshim në vendimin nr.25, datë 28.12.2011, për “Miratimin e buxhetit të vitit 2012”, me qëllim shpërblimin e sportistes Romela Begaj nga Klubi Sportiv “Tirana”, për arritje të rezultateve të larta sportiveˮ. 4. p/Vendim; “Miratimin e treguesve ekonomike dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të

Page 9: Politika e-City Prill-Maj 2012

8

programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2013-2015”. 5. Informacion i Kryetarit të Bashkisë për performancën fiskale në Bashkinë e Tiranës. 6. Me nismë të Kryebashkiakut Basha, shpallja e ish ministrit të Jashtëm Italian Franko Frattini qytetar nderi. 7. Shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, me kërkesën e 20 këshilltarëve të djathtë. U miratua: 1. Drafti i rregullores për organizimin, funksionimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për administratën bashkiake, u miratua vetëm me votat e maxhorancës, pra 29 pro me 19 kundra. Kryebashkiaku shpjegoi se ishte rritur numri i personelit teknik, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, ishte realizuar fuqizimi i inspektoriateve të ndryshme, fuqizimi i krahut urbanistik të Bashkisë së Tiranës. 2. U votua në unanimitet të këshilltarëve projektvendimi që ka të bëjë me vlerën maksimale të bonusit të strehimit. Ky projekt-vendimi ka të bëjë me përditësimin e hartës së bonusit të strehimit, për tre

zona të qytetit të Tiranës, me qëllim që një numër i madh familjesh të Tiranës të kenë mbështetje sa më proporcionale në raport me kostot aktuale të qiramarries. Kryebashkiaku sqaroi se shpërndarja e shumës se bonusit do të bëhet në bazë të sipërfaqes së banesës dhe jo të zonës së banimit, me synimin që sa më shumë qytetarë në nevojë të përfitojnë. 3. U votua në unananimitet edhe projektvendimi për ndryshimin e buxhetit mbi shpërblimin prej 2 milionë lekësh të reja sportistes Romela Begaj për arritje të

rezultateve të larta sportive. 4. Drafti për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2013-2015 u votua vetëm nga këshilltarët e maxhorancës.

5. Kryebashkiaku, pas kërkesës së këshilltarëve te majtë informoi mbi performancën fiskale dhe çështje të tjera të lidhura me performancën fiskale të Bashkisë së Tiranës. 6.Franco Frattini shpallet qytetar nderi me kërkesë të Kryebashkiakut duke paraprirë vizitën e tij në Tiranë. 7.Këshilli miratoi me votat e mazhorancës shkarkimin nga detyra e Z. Vladimir Gjonaj

Page 10: Politika e-City Prill-Maj 2012

9

nga posti i Sekretarit të Këshillit Bashkiak. Vendin e tij, po me votat e mazhorancës e zuri Z. Behar Zeneli. Që në fillimin e mbledhjes shkarkimi i sekretarit shkaktoi shumë shqetësim dhe revoltë tek këshilltarët e majtë, të cilët e konsideruan atë antiligjor, pasi sipas tyre nuk ishte parashikuar në rendin e ditës dhe duhej tu paraqitej atyre të paktën 5 ditë më parë. Kjo u shoqërua me debate shumë të ashpra, deri në bojkotimin e seancës nga pala e majtë, për tu kthyer pas 30 minutash pushimi. Nga monitorimi janë evidentuar një seri rastesh të cilat vlejnë të ndalemi : • Në disa raste fjalori i përdorur nga këshilltarët dhe kryetari i Këshillit mund të konsiderohet absolutisht i ashpër për një institucion publik. • Mund të thuhet se kryetari ju dha pak kohe këshilltarëve për të marrë pjesë në diskutime, edhe pse ata shumë shpesh kërkonin fjalën për të shprehur opinionet e tyre. Ai i drejtohej gjithnjë kryetarëve të grupeve me justifikimin se ishte diskutuar mjaftueshëm në komisionet respektive. Z. Dalipi, Z. Poni, dhe Z. Rokaj ishin ata që dominuan diskutimet gjatë gjithë mbledhjes. • Projekt vendimet u miratuan në tre raste vetëm me votat e mazhorancës (projekt vendime mjaft të rëndesishme në mendimin tonë, siç është rregullorja e brendshme e Bashkisë). Projekt vendimet që trajtonin tema sociale dhe shumë të rëndësishme për qytetarët u votuan me unanimitet të plotë. • Përfaqësuesit e majtë nuk e kanë votuar projekt-vendimin për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir

Gjonaj duke e konsideruar atë antiligjor, pasi sipas tyre nuk ishte parashikuar në rendin e ditës dhe duhej tu paraqitej atyre të paktën 5 ditë më parë. • Këtë rradhë grupi i të rinjve u prit shumë mirë nga personeli i Këshillit Bashkiak. Sekretari i Këshillit e lejoi grupin të vëzhgonte mbledhjen në një frymë trasparente dhe mjaft e denjë për një institucion siç është ai i Këshillit Bashkiak ku interesat e qytetarëve janë në vend të parë.

Page 11: Politika e-City Prill-Maj 2012

10

“Fakte mbi Bashkinë e Tiranës dhe

Këshillin Bashkiak ”

1- Gjatë muajit Prill Këshilli Bashkiak u mblodh vetëm një herë. Pesë pikat për të cilat u diskutua ishin: a. p/Vendim për “Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të

kredisë” (nr.1) b. p/Vendim për “Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të

kredisë” (nr.2) c. p/Vendim për “Miratimin e përfundimit të proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur

pa u rregjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit” d. p/Vendim mbi “Krijimin e Galerisë së Artit bashkëkohor, “Tirana Art Gallery” dhe miratimin e strukturës

organizative” e. p/Vendim për “Vendosjen e pllakës memorial në kujtim të holokaustit” f. p/Vendim për “Emërtimin e shkollës “Gjergj Fishta” g. p/Vendim ”Ristrukturimin e Qendrës Sociale “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare

Multidisiplinare për Fëmijët dhe familjet në Nevojë” dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit”, miratimin e strukturave të tyre organizative si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012”.

h. p/Vendim mbi “Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.71, datë 20.12.2005, “Për kalimin capital të asetit “Pjesë objektit” të Ndërmarrjes Shërbimeve Mekanike, Rr. “Sabaudin Gabrani” Bashkisë Tiranë si dhe ndryshimin e destinacionit të këtij objekti në qendër sociale “Të qëndrojmë së bashku””.

-Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës gjatë muajit prill janë publikuar 23 lajme, veçojmë 4 lajme kulturore, 4 lajme lidhur me çështjet sociale, 2 lajme që kanë të bëjnë me rininë dhe sportet dhe pjesa tjetër lidhet me probleme urbanistike dhe rrugë-kanalizime. -Në faqen e Kryebashkiakut janë postuar 32 postime, ku 19 janë foto nga aktivitetet që Kryebashkiaku ka zhvilluar gjatë këtij muaji. Pjesa tjetër janë të njejtat lajme si në faqen e Bashkisë.

2- Gjatë muajit Maj Këshilli Bashkiak u mblodh vetëm një herë. Shtatë pikat për të cilat u diskutua ishin:

a. p/Vendim; “Miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës “.

b. p/Vendim; “Miratimin e vlerës maksimale të bonusit të strehimit për tre zona të qytetit të Tiranës për familjet në nevojë për strehim”.

c. p/Vendim; “Një ndryshim në vendimin nr.25, datë 28.12.2011, për “Miratimin e buxhetit të vitit 2012”, me qëllim shpërblimin e sportistes Romela Begaj nga Klubi Sportiv “Tirana”, për arritje të rezultateve të larta sportive “.

d. p/Vendim; “Miratimin e treguesve ekonomike dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2013-2015”.

e. Informacion i Kryetarit të Bashkisë për performancën fiskale në Bashkinë e Tiranës. f. Me nismë të Kryebashkiakut Basha, shpallja e ish ministrit të Jashtëm Italian Franko Frattini qytetar

nderi. g. Shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, me kërkesën e 20 këshilltarëve të djathtë

-Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës gjatë muajit maj janë publikuar 24 lajme, veçojmë 6 lajme mbi

zhvillimin ekonomik , 4 lajme lidhur me çështjet sociale, 10 lajme që kanë të bëjnë me urbanistikën dhe

projekte arkitekturore. Pjesa tjetër lidhet me vizita zyrtare, mjedisin, komunikim dhe zhvillimin europian.

- Në faqen e Kryebashkiakut janë postuar 51 postime, ku 17 postime janë foto nga aktivitetet që

Kryebashkiaku ka zhvilluar gjatë këtij muaji. Pjesa tjetër janë të njejtat lajme si në faqen e Bashkisë.

Page 12: Politika e-City Prill-Maj 2012

11

Nga vizita e Grupit Rinor “Lidershipi i të rinjve të

Tiranës” në Kuvendin e Shqipërisë

Page 13: Politika e-City Prill-Maj 2012

12

Takim me Gratë Parlamentare

CRCA në bashkëpunim me Koalicionin ad-hoc të shoqërisë civile,

organizuan më 18 Prill, një takim joformal me gratë parlamentare për ti

njohur më nga afër me propozimet e Koalicionit për forcimin e kuotës

gjinore në Kodin Elektoral dhe për të diskutuar bashkarisht rreth

angazhimit të deputeteve në mbështetje të kuotës gjinore dhe rritjes së

pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje. Në takim përveç

grave parlamentare të dy partive kryesore politike si PS dhe PD morën

pjesë edhe përfaqësueset e forumuve të grave të LSI dhe PR. Gjithashtu

në këtë takim morën pjesë ambasadori amerikan, ambasadori i BE në

Shqipëri, përfaqësues të Ambasadës Hollandeze, Suedeze dhe

përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend si OSCE, UNDP, Un

Women, NDI, si edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile

pjesë e Koalicionit Ad-Hoc. Deputetet, përfaqësuese të dy forcave

politike kryesore në vend, në fjalët e tyre shprehën gadishmërinë për të

kontribuar në favor të kuotës gjinore dhe për të qenë të gjitha bashkë në

këtë pikë. Ato falenderuan në mënyrë të veçantë organizatat e shoqërisë

civile për këtë takim që bëri bashkë gratë parlamentare të majta e të

djathta, duke u shprehur se takimi duhet të kishte ardhur nga vetë ato.

Page 14: Politika e-City Prill-Maj 2012

13

Pse politikës shqiptare i duhen

më shumë gra? Nga Ermelinda

Shehaj

Bota dhe aq më shumë Shqipëria ka nevojë për

pjesëmarrjen aktive të grave si në jetën publike

ashtu edhe në atë politike. Përvoja botërore ka

treguar se shumë gra kanë arritur jo vetëm të

jenë të suksesshme në profesionet e tyre, por

edhe të bëhen udhëheqëse të zonjat

por si qëndron kjo situatë të

Shqipëri? Shembuj të tillë të

përfshirjes së grave në jetën

publike e politike janë

shumë të pakta. Janë ato

që hasin pengesa të

shumta dhe kushte jo të

barabarta me burrat.

Ka ende shumë për tu

bërë përsa i përket

eleminimit të

pengesave që

ekzistojnë midis

liderave meshkuj dhe

lidereve gra të cilat

duan të promovohen

dhe të arrijnë

pozicione të larta si në

shoqëri ashtu edhe në

politikë. Gratë shqiptare

gjenden përballë sfidave të

shumta. Këto sfida janë

penguese për ecurinë dhe

zhvillimin e tyre. Faktorët pengues

janë si te brendshëm dhe të jashtëm.

Ndër faktorët e brendshëm përmendim

mosbesimin ne vetvehte të grave si forcë vitale

e shoqërisë (të një pjese të tyre), mungesën e

organizimit nga vetë ana e tyre. Apatia e vetë

grave, mungesa e lobimit të mjaftueshëm dhe

mbi të gjitha e vullnetit se ato janë një forcë e

rëndësishme në zhvillimin e vendit janë faktorë

që ndikojnë në stepjen e tyre për tu bërë pjesë

aktive e shoqërisë civile dhe politike. Gratë nuk

besojnë se mund t’ja dalin. Kjo vjen nga faktori

më ndikues i jashtëm siç është mentaliteti

patriarkal. Pavarësisht se shoqëria shqiptare

aspiron të ndërtojë një sistem demokratik

nuk duhet harruar se ky sistem nuk

mund të funksionojë pa një shoqëri

demokratike, pa një shoqëri civile

të pjekur e të zhvilluar, pa një

reagim qytetar angazhues i cili

shqetësohet dhe reagon për

të drejtat e tij e komunitetin

ku ai bën pjesë. E

padyshim, një sistem

demokratik nuk mund të

konsiderohet i tillë nëse

përdor elementët e

përjashtimit,

diskriminimit e

mospërfshirjes në shoqëri

të një komuniteti të

rëndësishëm të atij të

grave. Realiteti dhe

shoqëria shqiptare kanë

shumë për të ndryshuar. E

nëse ne nuk arrijmë të

pranojmë dhe besojmë se edhe

gratë janë po aq të zonjat (në mos

më të zonjat) atëhere ne nuk mund

të jemi qytetarë me të drejta të plota, të

barabarta. Zoti na ka pajisur me të drejta të

patjetërsueshme, të padhunueshme e të

pacënueshme; Atëhere si është e mundur që

njeriu të ndryshojë rregulla e parime që janë të

paracaktuara, apo të zëvendësojë e përjashtojë

sa herë e sheh të arsyeshme në përputhje me

interesa të caktuara?

Page 15: Politika e-City Prill-Maj 2012

14

Si e tillë gratë duhet të solidarizohen e të

tregohen më dashamirëse ndaj tyre. Ato duhet

të kenë mundësi organizimi; gratë e politikës

apo shoqërisë civile të cilat kanë më shumë

akses ndaj politikave e vendimmarrjes të

ushtrojnë presion dhe reagojnë. Ka ardhur koha

që ato të mblidhen sëbashku pavarësisht

ndasive politike, të bëhen pjesë aktive e

kontribuese e shoqërisë e jo përjashtuese.

Duket sikur midis burrave dhe grave në Shqipëri

ekziston një mur ndarës i padepërtueshëm. Kjo

gjendje nuk duhet të vazhdojë edhe për shumë

kohë. Ka ardhur koha që shoqëria shqiptare e

veçanërisht burrat ta kuptojnë se shoqëria

demokratike nuk mund të ndërtohet me

politika përjashtuese. Një sistem demokratik

ngrihet dhe bazohet në respektimin e të

drejtave të barabarta, të lirisë individuale dhe

atë të respektimit të dinjitetit të njeriut. Nuk ka

rëndësi nëse je burrë apo grua. Njeriu duhet të

vlerësohet për potencialin e tij individual e jo të

bëhet pjesë e përgjithësimeve e ndasive gjinore.

Ndasitë nuk të çojnë kërkund, përjashtimi i

gëzimit të të drejtave thjesht thellon hendekun

e krijon një realitet të padepërtueshëm për

gratë. Mirëpo në aspektin ligjor duket se gratë i

“gëzojnë” këto të drejta, por sa reale është kjo?

Mendoj se ato kanë thjesht karakter deklarativ.

Gjithashtu grave u mungon mjedisi i

përshtatshëm, mbështetës e favorizues për t’i

zhvilluar e gëzuar këto të drejta. Mentaliteti

paragjykues është një faktor i cili duhet marrë

në konsideratë. Ejnstein ka thënë: “Është më e

vështirë të shpërbësh një mentalitet se një

atom”. Si e tillë është e rëndësishme të

përmendim se sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i

shoqërisë në tërësi e politikbërësve në veçanti

është një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Ajo që na lind si detyrë si shoqëri është të jemi

të hapur ndaj të tjerëve pavarësisht nëse është

burrë apo grua. Shoqëritë demokratike kanë

luftuar gjatë që gratë të jenë pjesë vitale e vetë

atyre shoqërive. Integrimi gjinor është i

rëndësishëm për të luftuar pabarazinë gjinore

pasi integrimi gjinor çon padyshim në politika

më gjithëpërfshirëse, të efektshme e të drejta.

Ndërtimi i një shoqërie të drejtë duhet të jetë

emëruesi ynë i përbashkët.

Çfarë sjell pjesëmarrja e lartë e gruas në politikë?

Kanë freski dhe aftësi imagjinuese për

dialog

Ato bëjnë një udhëheqje më të hapur,

fleksibël e më të ndjeshme

Shpesh ato sjellin metoda krijuese në

drejtim

Kanë komunikim më transparent dhe më

të butë përballë agresivitetit të

meshkujve

Mungesë tendence karrieriste

Nuk shpërdorojnë postin në kuptimin

“moral”

Shfrytëzojnë me rentabilitet dhe bëjnë

më shumë punë të dobishme në kohë

Humanizojnë dhe ruajnë ekuilibra social

me kolegët

Page 16: Politika e-City Prill-Maj 2012

15

Më datë 22 dhe 23 maj 2012 CRCA/DCI Shqipëri, në kuadër të projektit “Tirana: Qyteti im-Zëri im” zhvilloi trainimin “Lidershipi dhe e folura në publik” për grupin rinor Lidershipi i të rinjve të Tiranës. Në të morën pjesë 16 pjesëtarë të grupit. Trainimi zgjati tetë orë dhe u zhvillua në dy ditë. Dita e parë u përqëndrua në temën e “Lidershipit”, ku të rinjtë pasi shprehën dëshirat/aspiratat e tyre, u njohën më nga afër me teoritë e lidershipit. U analizuan në brendësi terminologjia dhe termat lider, input, piramida e lidershipit, gatekeeper, outcome, feedback, etj,. Më pas pjesëmarrësit u ndanë në grupe më të vogla pune ku secilit grup ju caktua një kontinent/fushë (europa qëndrore, europa juglindore, amerika qendrore, bota e biznesit) ku të evidentohej lideri që ata mendonin se e përfaqësonte më së miri. Figurat e Bill Clinton, Steve Jobs,Tito dhe Angela Merkel ishin ato që u përshkruan nga grupet si figurat më emblematike të kohërave moderne. Çdo grup u ndal si në karakteristikat individuale ashtu dhe në ato të qeverisjes ose/dhe menaxhimit të liderave të përzgjedhur. Dita e dytë e trainimit u fokusua mbi karakteristikat e liderit. Çdo pjesëtar i grupit dha mendimet e veta dhe u formulua një listë e gjatë me të gjithë karakteristikat që mendonin se duhet të zotëronte një personalitet për të dalë në pah si lider (nga karizma tek ambicia, e nga ana fizike tek ëndërrat dhe vizioni për të ardhmen). Më pas trainimi vazhdoi me strategjitë e lobimit dhe bashkëpunimit me median. Traineri me anë të një prezantimi në

powerpoint bëri një ekspoze të shkurtër të strategjive që duhen pasur parasysh kur kemi të bëjmë me mediat. U fol për strategjitë e “spinning” dhe se si mund të pilotohen mediat në favor të një grupi të caktuar interesi. Pjesa e dytë u përqëndrua në përgatitjen e një konference shtypi lidhur me një protestë hipotetike që një parti e caktuar politike mendonte të zhvillonte lidhur me përzgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Pjesëmarrësit u ndanë përsëri në katër grupe pune dhe çdo grupi ju caktua një detyrë për përgatitjen e një konference (njoftimi për shtyp, konferenca, proçedurat për të organizuar një konferencë dhe deklarata për shtyp). Në fund të trainimit grupit ju dorëzua një pyetësor ku secili hodhi në letër përshtypjet dhe sugjerimet lidhur me trainimin.

22-23 MAJ 2012:

TRAINIM DY DITOR ME

GRUPIN E TË RINJVE MBI

LIDERSHIPIN DHE TË

FOLURËN NË PUBLIK

Page 17: Politika e-City Prill-Maj 2012

16

+++