31

Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 1 of 31

RAPORTI PERFUNDIMTAR I

GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

PËR PROGRAMIN E STUDIMIT

BACHELOR në HARQE

TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE

“UNIVERSITETI KRISTAL”

Ekspert: Prof. asoc. Pjeter Guralumi

Prill 2013

Page 2: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 2 of 31

Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm

I. PARIMET E PUNËS SË GVJ

Besimi

Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVJ, Institucioni etj.

Profesionalizmi, vërtetësia,

Objektiviteti, paanshmëria, transparenca e plotë dhe

Përfshirja e të gjithë aktorëve në të gjitha fazat e vlerësimit.

Objektivat kryesore të procesit të vlerësimit janë:

Të zbulojë fakte që bëjnë sa më të qartë gjendjen e një institucioni, apo programi

studimi në Arsimin e Lartë, në kohë reale dhe në kontekstin kombëtar e

ndërkombëtar

Të bëjë publik informacionin, me qëllim që të gjithë partnerët dhe publiku i gjerë

(studentët, prindërit, stafet akademike dhe ndihmëse, partnerët e tjerë socialë,

ekonomikë e politikë) të informohen për cilësinë e IAL, programeve të studimit,

diplomave e shërbimeve që ato ofrojnë

Të japë një bazë të mjaftueshme të dhënash, rekomandimesh e konsideratash

profesionale, që do të shërbejnë si pikënisje për procesin e mëtejshëm të

akreditimit.

Të shërbejë për kultivimin e kulturës së cilësisë në IAL e cila shihet në ndërtimin

e strukturave, praktikave dhe procedurave të brendshme të vlerësimit të cilësisë,

struktura të cilat kombinojnë eksperiencën e fituar gjatë vlerësimit të brendshëm

dhe të jashtëm.

II. ETAPAT E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Miratimi i kërkesës së IAL dhe përcaktimi i afateve kohore të Vlerësimit të

Jashtëm

Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) nga APAAL dhe miratimi i

përbërjes së tij në KA. APAAL mori pjesë me anëtarë, sipas madhësisë së grupit.

Njoftimi i IAL për përbërjen e GVJ dhe afatet kohore të Vlerësimit të Jashtëm

Kontraktimi i anëtarëve të GVJ

Trainimi i GVJ nga stafi i APAAL dhe njohja me Dosjen e Vetëvlerësimit

Hartimi nga APAAL i programit të vizitës/ave në vend (axhenda) nga GVJ.

Njoftimi i titullarit të IAL për programin që do të ndjekë GVJ gjatë vizitave në

këtë institucion

Kryerja e procesit të vlerësimit të jashtëm (shih më poshtë).

Dorëzimi i Draft-Raportit të Vlerësimit të Jashtëm nga GVJ.

Dërgimimi i Draft-Raportit të GVJ në IAL

Ardhja e vërejtjeve/Miratimit të IAL për draft RVJ

Dorëzimi i Raportit përfundimtar të Vlerësimit të Jashtëm

III. PËRMBAJTJA E RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Page 3: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 3 of 31

RVJ mund të përbëhet nga 12 Rubrika kryesore. Çdo rubrikë që kërkohet të analizohet mund të

përbëhet nga tre pjesë:

Pjesa përshkrimore

Tregues të matshëm (Të dhëna, shoqëruar me Anekset).

Vlerësimi sipas Standardeve

Në pjesën përshkrimore, GVJ sipas termave të referencës përshkruan aspektin përkatës të

vlerësimit. Në pjesën e treguesve të matshëm GVJ do të japë të dhëna sasiore, tabela etj, të cilat

vërtetojnë përfundimet e pjesës përshkrimore. Ndërsa në pjesën e vlerësimit cilësor sipas

standardeve, GVJ do të përgjigjet konkretisht për çdo kriter dhe për çdo standard, nëse

plotësohet apo jo.

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Bachelor në Violinë, Violë, Violonçel.

HYRJE

Të dhëna zyrtare për programin e studimit Bachelor në Harqe (Violinë, Violë, Violonçel,

Kontrabas

Fakulteti i Arteve i Universitetit Kristal eshtë krijuar në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave

nr 761 datë 06.12.2005, kurse me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr 178 datë 10.03.2010

janë hapur Programet e Studimit të Ciklit të Parë, ku mes të tjerëve edhe Bachelor në “Harqe”.

Vetë Fakulteti i Arteve është i organizuar në përputhje e ligjin 9741, dt 21.05.2007 “Për

Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe në detyrimet e përcaktuara nga ky ligj.

Autoriteti drejtues i Fakultetit të Arteve është Dekani. Strukturat drejtuese të Fakultetit

të Arteve janë Këshilli i Fakultetit, Përgjegjësit e Departamenteve, Kancelari dhe

Sekretaria mësimore sipas standarteve të këtij ligji.

Cikli i parë i studimeve në Fakultetin e Arteve zhvillohet me programe studimore me

kohë të plotë.

Diploma që lëshohet në përfundim të këtyre programeve të studimit është Diplome

Bachelor.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1 Pjetër Guralumi, Prof. Asoc

Page 4: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 4 of 31

ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor,

strategjitë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, ndjekja dhe përshtatja e objektivave dhe e

qëllimeve me kohën, të dhëna të përgjithshme për IAL.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Vlerësimi i IAL sipas standardit/ kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij. Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

qëllimet dhe misionin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë

për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët

në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë

profilin e programit;

Hartimi i programeve të studimit

në specialitetet e harqeve është në

përputhje me qëllimet

afatshkurtëra, afatmesme e

afatgjata të institucionit. Qëllimi

strategjik afatshkurtër dhe

afatmesëm është plotësimi i

nevojave të shoqërisë sonë me

arsimim të larte. Fakulteti i Arteve

është një alternativë për talentet e

shumta.

Edhe sipas misionit të Fakultetit te

Arteve programet jane ndërtuar në

mënyrë të tillë që të edukojnë dhe

formojnë studentë, të cilët të

bëhen artistë të aftë dhe të

shfrytëzojnë kreativitetin e tyre

nëpërmjet mësimdhenies dhe një

edukimi ndërdisiplinor e

profesional. Për vetë specifikën e

disiplinave të harqeve, larmia e

repertorit për këto instrumenta

krijon mundësi për programe

dinamike, të personalizuara e

kompetitive.

Vërehet se objektivat e përcaktuara për formimin e

studentëve në programet

studimore të harqeve janë të qarta, efikase dhe mundësojnë aftësimin

me dije dhe shprehi e kompetenca

profesionale të studentëve të

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 5: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 5 of 31

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

zhvillimin ekonomik të vendit.

harqeve si në planin e studimit të

ngushtë të instrumentit të

përzgjedhur, ashtu edhe në lëndët e tjera që përbëjnë shumatoren e

lëndëve të nevojshme teorike e

praktike në këtë fushë.

Përsa i takon përputhjes me

nevojat e tregut të punës, mund të

thuhet se programet e studimit në

harqe i përmbushin kërkesat për

të qenë kompetitivë në këtë treg të

vështirë dhe specifik.

Kriteri i përputhjes së programeve

të studimeve me zhvillimin

ekonomik të vendit është një detaj

që në realitet duhet të ndjekë një

trajektore specifike, pasi nuk ka të

bëjë vetëm me ekonominë, por nga

ana tjetër është një element shumë

i rëndësishëm i edukimit kulturor

të popullatës shqiptare,

pavarësisht zonës ku ajo jeton, në

zona urbane apo periferi. Ky

element i parë në mënyrë të

veçantë nga autoritetet drejtuese

të fakultetit të arteve, ka gjetur

shprehje duke u kthyer në risi,

pasi kanë arritur të projektojnë

dhe dërgojnë për licensim një

program studimi master për

“Histori Arti” i cili do të përgatisë

me kompetenca një numër

mësuesish të ardhshëm për

sistemin e shkollave të mesme të

përgjithshme si dhe operatorë

kulturorë në nivel të pushtetit

qendror e lokal.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për

zhvillim të institucionit;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të

përgjithshme;

Programet e studimeve të

specialiteteve të harqeve janë të

përshtatura me strategjinë dhe

vizionin e institucionit.

Programet e studimeve të Ciklit të

Parë në specialitetet e harqeve e

synojnë pajisjen e studentëve

interpretë me njohuritë bazë,

teknikat dhe repertorin specifik

për çdo instrument, metodikën e

Page 6: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 6 of 31

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë

profesionesh e specialitetesh në realizimin e misionit dhe qëllimit të

institucionit;

mësimdhënies dhe asimilimit të

këtij informacioni si muzikor,

analitik dhe ndërdisiplinor.

Realizimi i këtyre objektivave

përgjatë orës së leksioneve në

kushtet e demonstrimit praktik të

pedagogut përkatës përbën një nga

elementët pozitivë, të

domosdoshëm dhe garantues të

një procesi mësimdhënieje të

modeleve më të mira

bashkëkohore

Numri i specialiteteve në seksionin

e harqeve që ofrohet pranë

Fakultetit të Arteve është 4

(violinë, violë, violonçel e

kontrabas) dhe nga ky klasifikim si

dhe përmes lëndëve

ndërdisiplinore si muzikë dhome,

orkestër apo menaxhim artistik

realizohet edhe komponenti i

formimit të shprehive të veçanta të

cilat në një këndvështrimi më të

gjerë realizojnë një figurë të një

artisti të kompletuar në përgatitjen

e tij për t’u ballafaquar me tregun

e punës.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës. Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e

tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës,

kryen një studim tregu, i cili përfshin:

Programet e studimeve të harqeve

me vetë specifikën e tyre synojnë të formojnë artistë të përgatitur

profesionalisht për të qenë kompetitivë në tregun e veçantë e

po ashtu specifik të artit. Në

gamën e lëndëve të përcaktuara në programet e studimit ku

përfshihen përveç instrumentit

principal të secilit, angazhimi i tyre në muzikë dhome, orkestër,

njohuritë mbi menaxhimin e artit,

psikologjinë e pedagogjinë, krijohen kompetenca për një

pozicionim polyvalent në tregun e

punës. Nuk ka të dhëna për ndonjë

studim të mirëfilltë të tregut, por

vetëm analizim të veprimtarisë dhe

të regjistruarve në programe të

ngjashme në Universitetin e Arteve

Tiranë, apo Fakultetin e Arteve

Prishtinë e Tetovë.

Ekziston një parashikim për 5-10

Page 7: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 7 of 31

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose

atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar; b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të

studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në

institucionet simotra.

studentë në vit, por që sidoqoftë

është një parametër specifik, i cili

kushtëzohet nga vetë natyra e

këtyre instrumentave

Shifra e dhënë në RVB për

programe studimi në institucione

simotra (bëhet fjalë për Fakultetin

e Muzikës në Universitetin e

Arteve) nuk është i saktë, pasi ky

numër është më i lartë dhe

ndërkohë pasqyron edhe elementin

e një tradite mbi 50 vjeçare të

studimeve në disiplinat e harqeve

që nga lindja e Konservatorit

Shtetëror të Tiranës.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e

vlerave kulturore kombëtare.

Programet e studimeve në harqe nuk bien ndesh me interesat

kombëtare.

Programet e studimeve në

disiplinat e harqeve synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt apo edhe

në mënyrë jo të drejtpërdrejtë

vlerat kulturore kombëtare. Kjo jo vetëm përmes studimit dhe

promovimit të krijimtarisë

shqiptare, por dhe në përgatitjen e artistëve të rinj me kompetencat e

duhura profesionale për të qenë të

aftë për të studiuar dhe promovuar repertorin shqiptar për

instrumenta të harqeve apo dhe

repertorin e muzikës së dhomës apo atë orkestral ku këto

instrumenta bëjnë pjesë.

Konkluzione të GVJ:

OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE;

Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Për sa më sipër, GVJ shprehet se Fakulteti i Arteve pranë Universitetit Kristal ofron programe

studimore në disiplinat e harqeve (violinë, violë, violonçel e kontrabas) në përputhje me misionin dhe

qëlllimin e tij. Këto programe po ashtu inkuadrohen më së miri dhe me strategjinë për zhvillim të institucionit.

ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës. Programet e studimeve synojnë ruajtjen e

vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Duke pasur parasysh specifikat e disiplinave të harqeve dhe në lidhje me drejtimin dhe administrimin

e programeve të studimeve GVJ shprehet se programet e studimit në violinë, violë, violonçel e kontrabas formojnë, aftësojnë e përgatisin artistë të rinj për të qenë kompetitivë në tregun e punës së

fushës së artit, qoftë drejtpërdrejtë në cilësinë e tyre si interpretë, ashtu edhe në fushën e pedagogjisë

instrumentale për mosha të ndryshme. Vlerat kulturore kombëtare dhe interesat kombëtare përmes programeve të studimit në violinë, violë,

Page 8: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 8 of 31

violonçel e kontrabas gjejnë jo vetëm një pasqyrim të drejtëpërdrejtë në përfshirjen e tyre në repertoret

e studimit specifik, por e dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ato promovohen dhe mbahen të gjalla

përmes interpretimeve në jetën koncertale si edhe në përçuarjen e tyre te brezat më të rinj përmes punës në fushën pedagogjike të studentëve të diplomuar pranë këtij fakulteti.

Mendimi përmbledhës i GVJ për standartet I.1, I.2, II.1 dhe II.2 është se Fakulteti i Arteve i Universitetit Kristal i përmbush kriteret për t’i quajtur Standarte të arritura.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

Terma reference: përbërësit e njësisë dhe stafet e tyre, kompetencat, Baza e të dhënave të

njësisë, freskimi i vazhdueshëm i saj dhe përgjegjësitë e mbajt jes dhe dhënies së

informacionit

Në bazë të struktureës së Fakultetit të Arteve, programi i studimit të harqeve gjendet pranë

Depoartamentit të Muzikës. Për vetë kushtet e hapjes vetëm në vitin 2009, numri i

studentëve aktualë në disiplinat violinë, violë eshtë i vogël dhe konkretisht në displinat

violoncel e kontrabas nuk ka studentë.

Tregues të matshëm:

Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakulte tit

Fakulteti i arteve pranë Universitetit Kristal ka strukturën e mëposhtme hierarkike:

Këshilli i Fakultetit, Dekani dhe Departamentet (muzikë dhe art figurativ)

Po ashtu në funksionimin e tij marrin pjesë dhe: Qendra e zhvillimit të veprimtarive

shkencore e artistike, biblioteka, shërbimet e tjera funksionale e organizative.

Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: Të dhëna për kualifikimin e Personelit akademik, ndarja e tij në Personel

Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK), Personel Administrativ

(PA), raporti PAE/PAK, raportet: Personel akademik/Personel administrativ/student;

nevojat për Personel akademik/ administrativ, shpërndarja e ngarkesës për personelin

akademik, marrëdhëniet me strukturat e tjera jashtë kohës së punësimit, kriteret e

rekrutimit të personelit akademik, etj.

Tregues të matshëm:

Struktura didaktike (seksionet) për de partamentet ose programin e studimit

Page 9: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 9 of 31

Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),

titujt/gradat, (Tabelat 1- 2, të cilat mund të plotësohen edhe nga verifikimi i tabelave të

paqyruara në RVB)

Tabelat 1- 2

Fakulteti i Arteve Departamenti i Muzikës

Personeli Akademik Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full

time

1 1 Arben Llozi Profesor Universiteti i

Arteve tirane

2 2 Alba Metaj MAB

Tabela 2

Fakulteti i Arteve

Departamenti 1 Departamenti 2 ....

Numri i PAE

Numri i PAK Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

7 7 22 22 29 29

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Tabela 3)

Tabela 3

Titulli Dep 1 Dep 2....

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

Profesorë - 1 0/1

Profesorë të As. - 1 0/1

Doktorë 2 + 3 (ne

proces)

2 (ne

proces)

5/2

Docentë - - -

Pedagogë (pa tituj) 2 18 2/18

Asistentë me Ma - -

Asistentë pa Ma - -

Raporti i pergjithshem i PAE dhe PAK eshte:

PAE ~ 25%

PAK ~75%

Të dhënat sipas seksit :

15 F dhe 14 M

Të dhëna sipas moshës së personelit

Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat

Sipas kopjes se kontratave te punes te marra gjate vizites ne Drejtorine e Personelit, ka

nje njohje te plote me detyrat dhe te drejtat e personelit akademik. shiko aneksin ....

Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Page 10: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 10 of 31

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/

kriterit III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe

vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e

programeve të studimeve të ciklit të parë;

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të

vlerësimit të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Fakulteti i Arteve i Universi tetit Kristal ndjek procedura ligjore

teë rregulluara nga dokumentat

e poshtësheëuar:

Kriteret e miratuara nga Senati

Akademik, neni 15, pika 2/b Udhëzimi i Rektorit Nr Prot. 81,

dt 28.07.2007

Kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Fakultetit Neni 16, pika

3/c te Statutit të Universitetit

Kristal dhe neni 9 i Rregullores së UK.

Personeli akademik me kohë të plotë përbën afërsisht 25% të

totalit të personelit akademik të

angazhuar. Duhet nënvizuar specifika e

studimeve në fushën e

disiplinave muzikore krijuese e performuese, të cilat nuk mund

t`u përgjigjen numrave dhe

nevojave të përcaktuara kryesisht për universitetet e tjera

të vendit.

Parë nga pika e vështrimit të ngarkesës mësimore të PAE, ata

kryejnë një aktivitet i cili

përmbush standartin e angazhimit të tyre në 70% të

lëndëve teoriko-praktike që ata mbulojnë në hapësirën e

departamentit të muzikës.

Në lidhje me procedurat e

ndjekura për vlerësimin e personelit, përvec vlerësimeve të

kryera nga vetë departamenti i

muzikës, realizohen rregullisht anketime të studentëve. (shih

modelin e një anketimi marrë

gjatë vizitës në institucion)

Gjatë vizitës në institucion, u vërejt se në Drejtorinë e

Burimeve Njerëzore ekzistonte

një bazë e të dhënave si në lidhje

Page 11: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 11 of 31

me rekrutimin e personelit PAE

apo PAK si dhe të njoftimeve apo

metodikës së informimit në rastin e hapjes së vendeve të reja

të punës. Për këtë, një element

dinamik dhe bashkëkohor ishte ai i lajmërimeve përmes ëebsite-

it të Universitetit Kristal.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të

personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik

për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit

të personelit akademik;

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së

paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

Institucioni e disponon data-base të hollësishëm për anëtarët

e personelit akademik të

përfshirë në programin e studimit në harqe. U vërejtën se

dosjet e PAK në violinë dhe violë ishin të plota e të rregullta.

Gjatë vizitës në institucion u

vërejt që disponohej një listë e

plotë e personelit akademik për

secilin semestër, po ashtu edhe

të personelit ndihmës mësimor-

shkencor dhe atij administrativ.

Procedurat e rektrutimit të

personelit akademik në

fakultetin e arteve publikohen

përmes ëebsite-it të Universitetit

Kristal.

Për spedifikën e vetë programit

të marrë në shqyrtim (harqe)

Fakulteti i Arteve ka angazhuar

si titullar një Profesor dhe MAB

(Diplomë e Huaj). Duhet

nënvizuar fakti që në disiplinat

performuese siç janë (violina,

viola, violonçeli e kontrabasi)

sipas traditës europiane grada

shkencore DR nuk është kusht

për angazhimin pedagogjik, pasi

në këto disiplina është i

rëndësishëm fakti i kapaciteteve

dhe arritjeve individuale të një

artisti të fushës i cili mendohet

të angazhohet në mësimdhënie

apo fiton me konkurs të drejtën

e kësaj mësimdhënie.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ

për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit

ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe

për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Orët laboratorike në fakultetin e

Arteve dhe specifikisht në

programin e harqeve të

Page 12: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 12 of 31

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve

të ciklit të parë;

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për

instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

departamentit të muzikës

zhvillohen si pranë Teatrit

Kristal, studios së regjistrimit audio si dhe pranë laboratorit të

informatikës, të cilat drejtohen

nga një personel ndihmës mësimor-shkencor i përkushtuar

dhe disponibël.

Strukturimi i gjithë burimeve

njerëzore si të mësimdhënies së

drejtpërdrejtë ashtu dhe ai

funksional organizativ i vetë

fakultetit (zyra e informacionit,

sekretaria mësimore, drejtoria e

burimeve njerëzore, biblioteka)

dëshmojnë për një angazhim

efikas dhe dinamik për

përmbushjen e objektivave të

studimeve të ciklit të parë në

disiplinat e harqeve të fakultetit

të arteve.

Për vetë specifikën e zhvillimit të

procesit mësimor në disiplinat e

harqeve lënda zhvillohet me një

student në orë për lëndët e

formimit të ngushtë profesional

si dhe në grupe të vogla deri në

5 në rastin e praktikës së

lëndëve të formimit teorik.

Po ashtu, elementët e përftuar

gjatë punës praktike për

realizimin e praktikave

koncertale si në instruktimin e

përcaktimit të repertorit,

drejtimin apo mbikqyrjen e tyre

si dhe bashkëpunimin e ngushtë

në rastet e realizimit të

aktiviteteve koncertale të

përbashkëta, tregojnë për një

vizion që lidh në mënyrë efikase

procesin mësimor-shkencor me

atë praktik – koncertal.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të

personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e

mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit

mësimor-shkencor;

Natyra e disiplinave të harqeve

lejon që personeli akademik të

mund të vazhdojë kualifikimin e mëtejshëm profesional e

shkencor përmes punës së

vazhdueshme profesionale e artistike për realizimin e

repertoreve të reja dhe

Page 13: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 13 of 31

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të

studimeve të ofruara.

funksionale e në dobi të procesit

mësimor-shkencor. Kështu gjatë

vizitës në institucion u vumë në kontakt me informacione për

realizimin e një jete koncertale të

stafit pedagogjik pranë mjediseve të fakultetit të arteve, Teatrit

Kristal. Realizimi i premierave

interpretative shënon kështu

dhe avancimin e personelit akademik në drejtim të

kualifikimit të tyre të mëtejshëm.

(shih aneksin...)

Pranë zyrës së Dekanit të

fakultetit të arteve gjetëm dosjen

e plotë të programit të studimit

në harqe, e cila na ishte vënë në

dispozicion edhe nga APAAL në

dosjet tona.

Konkluzione të GVJ:

PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Si konkluzion GVJ vlerëson se në Fakultetin e Arteve, në programin e Harqeve ndiqen procedura ligjore e transparente për vlerësimin e PAK, qoftë kjo në bazë të kërkesave të ligjit të arsimit të lartë

ashtu edhe të dokumentave bazë të vetë institucionit (Statut, Rregullore, Udhëzim Rektori).

Transparenca e rekrutimit të personelit garantohet nga mënyra e publikimit të kritereve dhe nevojave të fakultetit të arteve përmes paraqitjes së tyre në hapësirën e faqes zyrtare të internetit të Universiteti

Kristal.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Në lidhje me situatën e bazës së të dhënave për personelin akademik të fakultetit të arteve, mund të

themi se edhe ky standart është plotësuar pasi u vërejt dokumentacion i plotë, i rregullt dhe i

mirëruajtur pranë mjediseve të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ

për përmbushjen e misionit të tij. Përsa i takon angazhimit të personelit ndihmës mësimor e shkencor dhe administrativ, mund të themi

se ky standart është plotësuar, pasi angazhimi i personelit ndihmës në laboratorin informatik, studion e regjistrimit audio dhe Teatrin Kristal u vërejt të ishte efikas dhe dinamik.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kualifikimi i mëtejshëm i personelit të fakultetit të arteve u vërejt të ishte një objektiv i realizuar dhe i realizueshëm në dinamikën e tij, për vetë kushtet e krijuara (Teatri Kristal, koncertet e organizuara me

vepra premierë etj) si dhe për vetë punën dhe karrierën individuale të vetë anëtarëve të personelit të

angazhuar në programin e harqeve. Duhet nënvizuar se edhe ajo pjesë e personelit e angazhuar në lëndët teoriko-praktike, e cila e ka të

domosdoshëm realizimin e ciklit të tretë të studimeve (Doktorata) ishin në procesin e përfundimit të këtyre studimeve dhe paraqitjes së punimeve të tyre respektive pranë Qendrës së Studimeve

Albanologjike.

Page 14: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 14 of 31

Në përfundim, GVJ vlerëson se standartet që lidhen me personelin akademik dhe atë ndihmës

mësimor-shkencor të angazhuar në programin e disiplinave të harqeve janë të plotësuar.

4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera

ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

Terma reference: mjediset, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, biblioteka,

shërbime të tjera për studentët, residencat.

Tregues të matshëm:

Mjediset për Programin e studimit HARQE

Salla për leksione √

Klasa për seminare √

Salla për aktivitete promovuese √

Salla për praktikë lëndore/ profesionale √

Laboratorë për lëndët √

Laboratorë informatike √

Salla interneti √

Salla për bibliotekë √

Mjedis për fotokopjime, librari etj √

Zyrë informacioni për studentët √

Nyje hidrosanitare √

Mjediset për stafin:

Mjedise për Dekanin/ kancelarin √

Zyra për sekretarinë mësimore √

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore √

Zyra për personelin akademik √

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste

mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe

cilësore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e

ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të

Tekstet mësimore dhe literatura

ndihmëse të vëna në dispozicin të

studentëve të harqeve janë të mjaftueshme dhe cilësore.

Për programin e Harqeve këto tekste

janë të dy tipeve, teorike për lëndët formuese si dhe partitura të

ndryshme për repertorin e përcaktuar në programet specifike të

instrumentave të cilat u janë

siguruar dhe u vihen në dispozicion studentëve të harqeve.

Tekstet apo materialet e përmendura

më lart gjenden në bibliotekën e UK,

Page 15: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 15 of 31

studimit;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe

kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të

programit të studimit;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar

për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit,

përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me

oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

por sidoqoftë, në dobi të studentëve

dhe si një nga burimet e pafundme të

literaturës është dhe hapësira ëeb, e cila përmes shërbimit të internetit

(sallë apo ëireless) u garantohet

studentëve të fakultetit të arteve. Për personelin drejtues të departamentit

të muzikës janë të njohura faqet ëëë.imslp.org apo ëebsite të tjerë të

cilët ofrojnë gratis partitura muzikore

për të gjitha gjinitë, stilet apo dhe mbi bazë të emrave të vetë

kompozitorëve.

Në bibliotekë, por e dhe në

departamentin e muzikës gjenden botime periodike apo programe

kompjuterike të cilat shërbejnë për

realizimin me sukses të programit të studimit në disiplinat e harqeve.

Na u bë e ditur gjatë vizitës në

institucion se nga drejtuesit e

programit të harqeve bëhen

periodikisht planifikime për shtimin

e titujve në bibliotekë si dhe në

fonotekën e fakultetit, duke i

përfshirë edhe buxhetin e nevojshëm.

Gjatë vizitës na u mundësua të

verifikojmë nga afër orarin e

bi bliotekës së institucionit (nga e

hëna në të shtunë 09.00-19.00)

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e

programit tëstudimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme

për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Fakulteti i arteve i Universitetit Kristal disponon një sasi të

mjaftueshme mjedisesh për

realizimin e programit të studimeve: laboratorë, klasa, studio regjistrimi

audio me pajisje bashkëkohore elektronike dhe të teknologjisë së

informacionit.

Pajisjet e mjediseve mësimore janë të

përshtatshme për mësimdhënien në

përputhje me objektivat e programit

të harqeve, por ndërkohë plotësojnë

dhe kushtet e qënies bashkëkohore,

të cilat i shtojnë vlerë këtyre

mjediseve. Nga ana tjetër,

instrumentat e harqeve janë

personalë, por instrumenti i pianos

gjendet në të gjitha klasat ku

studentët e harqeve punojnë qoftë

Page 16: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 16 of 31

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e

nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të

studimeve;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që

ofron, ka së paku një laborator.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve,

disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe

për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi,

mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që

mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave

profesionale.

gjatë procesit mësimor, po ashtu

edhe gjatë ushtrimit të tyre praktik,

apo provat me piano.

Studio e regjistrimit audio apo

laboratori informatik përmbajnë

aparaturat dhe mjetet e nevojshme

për plotësimin e kërkesave të

programit të studimit të harqeve.

Duhet shtuar fakti që studio e

regjistrimit audio është një cikël më

vete duke u bërë kështu një burim

për përdorim polivalent të saj

(regjistrim, montazh, editim, prodhim

CD).

Specifika e studimit në programin e

harqeve nënkupton përdorimin e

laboratorit audio (studios) apo dhe të

informatikës, gjë, që kundrejt

grafikut kohor, i krijohen kushtet

edhe studentëve të harqeve që të

mund të përfitojnë nga puna

laboratorike e hulumtuese.

Gjatë vizitës në institucion dhe në

studion e regjistrimit (laboratori

audio) u vu re që fakulteti disponon

një computer Apple të strukturuar

për programacione dhe editim të

formateve të ndryshme audio i cili

ishte i lidhur: me Mixer analog e

digital, me mikrofona AKG,

Sennheiser e Noemann;

Të cilat garantojnë mbylljen e ciklit

laboratorik nga marrja e tingullit, në

përpunimin e tij, montimin, editimin

dhe prodhimin e CD.

Universiteti Kristal garanton përmes

Teatrit të tij i cili funksionon si një

sallë shumë e mirë koncertesh apo

dhe regjistrimesh audio zhvillimin e

praktikave profesionale; koncerte të

ndryshme të studentëve,

bashkëpunime mes studentëve e

pedagogëve si dhe regjistrime audio

për karrierën profesionale të secilit

prej studentëve të harqeve apo dhe

thjesht për praktikë profesionale në

Page 17: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 17 of 31

regjistrim audio.

Konkluzione të GVJ:

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Nga pikëpamja e ofertës për tekste cilësore e të mjaftueshme si dhe një biblioteke për studentët e tij të programit të harqeve, mund të themi se në fakultetin e arteve të UK ekziston mundësia e përdorimit

të këtyre teksteve të nevojshme për procesin mësimor si nga biblioteka (e cila në vetvete është një

strukturë me dinamizëm dhe me mbulim progresiv të nevojave të studentëve) ashtu edhe përmes burimeve të ofruara nga ëebsite (që ofrohen gratis për qëllime studimore dhe edukative) dhe të cilat

shfrytëzohen maksimalisht nga stafi pedagogjik ashtu dhe nga vetë studentët e programit të harqeve

të fakultetit të arteve.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të

përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik. Përsa i takon laboratorëve apo mjediseve të përshtatshme mësimore dhe për formimm praktik

profesional, duhet të themi se ato jo vetëm janë të mundshme për t’u përdorur nga studentët e programit të harqeve, por edhe janë të pajisur me teknologjinë apo pajisjet më bashkëkohore.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

Terma reference: burimet e financimit, kostoja për student, kapacitetet menaxhuese.

Tregues të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):

Grantet për kërkim

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit √

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)

Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në

përqindje)

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/

kriterit

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Page 18: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 18 of 31

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një

pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e

shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e

kaluara akademike;

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka

kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës

financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Universiteti Kristal harton një

raport financiar çdo vit i cili

përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të

ardhurave nga tarifat e

shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët.

Zyra përgjegjëse për raportet

financiare është ajo e financës e

cila auditohet nga struktura të

jashtme të aprovuara.

Universiteti Kristal, në përbërje

të të cilit është dhe fakulteti i

arteve me programin e

studimeve Harqe dëshmon një

qëndrueshmëri financiare

përgjatë gjithë kohës së

zhvillimit të programit të

studimit dhe se ka kapacitete

financiare të mjaftueshme për

gjenerimin e të ardhurave të

domosdoshme në të ardhmen.

VI - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi VI.2 - Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në

funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

Universiteti Kristal, në përbërje të të cilit është dhe fakulteti i

arteve me programin e

studimeve Harqe ka bërë auditim të përvitshëm të

jashtëm të situatës financiare

të tij. Raporti i ekspertëve kontabël për vitin 2011 është

administruar nga GVJ përmes

dosjes së përgatitur nga APAAL.

Në raportin e auditit për vitin

2011, janë paraqitur të gjitha

detyrimet financiare, pagat e

personelit, shpenzimet

operative, etj.

Universiteti Kristal, në përbërje

të të cilit është dhe fakulteti i

arteve me programin e

studimeve Harqe nuk ka marrë

granteve të huaja apo kontrata

të shërbimeve të lidhura në

funksion të realizimit të

programeve të studimeve të

ciklit të parë

Page 19: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 19 of 31

Konkluzione të GVJ:

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të

studimeve.

GVJ duke analizuar të dhënat e marra gjatë vizitës si dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion

nga APAAL vlerëson se Fakultetit i Arteve, jep një pasqyrë të qartë të gjendjes financiare përmes raporteve financiare. Ky standart mund të konsiderohet i përmbushur.

- ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi VI.2 - Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij financiare.

Po ashtu, në lidhje me organizimin drejtimin dhe administrimin e programeve studimore, Fakulteti i Arteve dëshmon që përveç raporteve financiare të hartuara, auditohet nga ekspertë kontabël të

aprovuar, duke realizuar kështu edhe standartin përkatës.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

Terma reference: institucionalizimi i sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë, ngritja e

Njësisë së SBC, funksionimi i saj, vetëvlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë,

rezultatet e vlerësimeve të jashtme.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Tabela 4)

Anëtarët e NJSBC Detyra që ka

në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë

detyrë

1 Elda Jano

Drejtore 6 muaj

2 Bashkim Berberi

Anëtar 1 vit

3 Alma Nushi Anëtare 1 vit

4 Elda Rako Anëtare 1 vit

5 Blerta Moçka Anëtare 1 vit

6 Roland Dasho Anëtar 4 muaj

7 Ina Memishahi Anëtare 6 muaj

Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit, si:

o Sa anketime kanë bërë me studentët

o Sa studentë janë anketuar

o Sa prej tyre janë përpunuar dhe çfarë problemesh kanë dalë

o Cilat kanë qenë hapat e mëtejshëm

o Etj

Kontrolli i brendshëm i cilësisë

Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti

Page 20: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 20 of 31

Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre

Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/ kriterit

VII - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi VII.1 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre. Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:

Të tërthorta: a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të

diplomuarve;

Fakulteti i Arteve i UK e ka

ndërtuar punën e tij për

akreditimin e programeve të studimeve përmes metodologjive

të vlerësimit dhe instrumente

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Gjithashtu, për vetë specifikën e

programeve të harqeve, duke qenë se në këtë fushë, gjuha e

përdorur është ajo universale e

muzikës, eksperiencat ndërkombëtare të programeve

studimore janë bërë shtylla për

besueshmërinë e ndërtimit të këtyre programeve dhe, për

rrjedhojë edhe për akreditimin e

tyre.

Raporti i Njësisë së Sigurimit të

Brendshëm të Cilësisë është një

moment i rëndësishëm reflektimi

dhe me sa pamë gjatë vizitës në

institucion kjo njësi funksionon

dhe realizon detyrimet e saj në

strukturën e përgjithshme

institucionale të UK.

Kushti i transparencës së

raporteve apo rezultateve të

vlerësimit është i plotësuar, pasi

ky element gjendet i pasqyruar si

në faqen zyrtare në internet të UK

ashtu edhe në dokumentacionin

e vënë në dispozicion nga APAAL.

Gjatë vizitës në fakultetin e

arteve u vumë në kontakt me

anketime përmes pyetësorëve të

realizuar për analizimin në

mënyrë të tërthortë të vlerësimit

të programeve të studimit, të

Page 21: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 21 of 31

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit; c. Pyetje konceptuale; d. Intervista;

e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi

i shtetit për profesionet e rregulluara); b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë;

d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për module, praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Etj.

di daktikës, kurrikulës e të

mësuarit. Po ashtu anëtari tjetër i

GVJ realizoi një anketim të

drejtpërdrejtë të një studenteje të

violinës.

Në lidhje me metodat e

drejtpërdrejta të vlerësimit, në

kuadrin e instrumentave të

harqeve, praktika më e mirë e

vlerësimit, përveç atyre të

njohura dhe përdorura kryesisht

në lëndët teorike, është ajo e

aktivizimit të studentëve në jetën

koncertale si individuale e në

bashkëpunime me stafin

pedagogjik, gjë që me kënaqësi

vërehet në aktivitetet e

organizuara në mjediset e këtij

fakulteti.

Është e natyrshme që për një

kohë kaq të shkurtër gjatë së

cilës është ngritur fakulteti i

arteve, pjesëmarrja dhe vlerësimi

në konkurse kombëtare apo

ndërkombëtare është objektivisht

më e vështirë për t’u realizuar.

Sidoqoftë garancia më e madhe e

vlerësimit të punës individuale të

studentëve varet nga garantimi i

nivelit të lartë profesional e

pedagogjik të stafit të fakultetit

dhe motivimit të ndërsjelltë të të

dy palëve, studentë e pedagogë.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për

akreditimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin

e cilësisë;

Fakulteti i Arteve i ka plotësuar standartet institucionale dhe ka

hyrë në procedurën e akreditimit institucional, përprara

akreditimit të programeve të

studimieve të harqeve.

Në fakultetin e arteve të UK

përdoren instrumente të

ndryshëm për sigurimin e cilësisë

të cilët analizojnë të gjithë hallkat

e procesit mësimor dhe shkencor

artistik. Në këto etapa renditen si

mbajtja nën kontroll të kushteve

fizike të realizimin të procesit

mësimor ashtu edhe në drejtim të

monitorimit të vazhdueshëm të

Page 22: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 22 of 31

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek

procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të

studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin,

miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet

dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

performancës institucionale që

nga zyra e sekretarisë e deri në

instancat e tij më të larta.

Monitorimi i vazhdueshëm i

procesit të mësimdhënies dhe

vlerësimit të studentëve është një

aks tjetër i instrumenteve të

sigurimit të cilësisë.

Fakulteti i Arteve i UK ku në

përbërje të tij janë dhe programet

e studimit në harqe dëshmon se

kanë një politikë të qartë për

procedurën e vlerësimit periodit

të efikasitetit të veprimtarive që

kryen për sigurimin e cilësisë dhe

standarteve të programeve të

harqeve. Dosja e vetëvlerësimit ka

në përbërje Raportin e

Vetëvlerësimit i cili përgatitet

periodikisht nga ana e Komisionit

të Sigurimit të Brendshëm të

Cilësisë, i cili ka një autonomi

operative dhe akses të pakufizuar

në të dhënat e Universitetit që

lidhen me sigurimin e cilësisë.

Fakulteti i Arteve i UK përdor

mekanizma formalë të

mirëstudiuar për shqyrtimin,

miratimin dhe mbikëqyrjen e

herëpashershme të programeve të

studimeve në harqe.

Gjatë vizitës në institucion

vërejtëm se ndërgjegjësimi i

personelit të Fakultetit të Arteve

dhe të studentëve që ndjekin

programet e studimeve në harqe

në lidhje me rëndësinë e cilësisë

dhe sigurimin e cilësisë në to

është një aspekt tjetër i

pozicionimit kompetitiv të vetë

fakultetit të Arteve në tregun e

studimeve të larta në fushën e

muzikës në Shqipëri dhe me

ambicie edhe rajonale.

Page 23: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 23 of 31

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe

procedurat janë publikuar.

Gjatë vizitës në Fakultetin e

Arteve hasëm në një pozicionim

permanent për përmirësimin e

vazhdueshëm të cilësisë në bazë

të politikave, strategjive dhe

procedurave të cilat synohet të

jenë sa më pranë efektivitetit të

tyre dhe t’i përgjigjen

konkurrencës së vazhdueshme

në tregun e studimeve të larta në

fushën e muzikës.

Konkluzione të GVJ:

VII - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi VII.1 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

GVJ vlerëson se standarti që lidhet me përdorimin e metodologjive të vlerësimit, të instrumenteve

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimit në harqe dhe për akreditimin e këtyre

programeve nga ana e Fakultetit të Arteve është i përmbushur dhe pasqyron dinamikën e zhvillimit

të vetë këtij institucioni.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve.

Gjithashtu, edhe standarti i garantimit të sigurimit të cilësisë në mënyrë të vazhdueshme në

realizimin e programeve të studimeve në disiplinat e harqeve është i përmbushur.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Terma reference: misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit,

organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij

(lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të

studimit, orët mësimore përkatësisht në auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të

mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj

Tregues të matshëm:

Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi

Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë

Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara

(Tabela 5)

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:

Page 24: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 24 of 31

Për leksionet ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Për Seminaret ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Për Laboratoret ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Për Praktikat lëndore ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Për Praktikën Profesionale ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit Provimi përfundimtar ____ orë në auditor dhe ____ orë punë e pavarur e studentit

Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Tabe la 6)

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë

Emërtimi i lëndës/modulit

Viti/semestri kur zhvillohet lënda

Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën

Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit

Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës

Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë

Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik

Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS

Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre

Format e vlerësimit të studentëve

Detyrimet e studentit për lëndën

Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Dokumentacioni përkatës, i marrë në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/

kriterit

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në

kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të

plotë është 60 kredite;

Fakulteti i Arteve është në proces akreditimi, pjesë e të cilit është

edhe ky raport vlerësimi. Gjithsesi,

programi i studimeve në disiplinat e harqeve (violinë, violë, violonçel e

kotrabas) janë të strukturar sias

moduleve dhe të vlerësuar në kredite ECTS.

Bazuar edhe në dokumentacionin e paraqitur për akreditim nga ana e

Fakultetit të Arteve të UK, sasia

mesatare e krediteve për një vit janë 60 ECTS, për një student që

ndjek program studimi me kohë të plotë.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.I - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e

programeve të studimeve;

Informacionet për përmbajtjen e programeve të studimeve në harqe

gjenden në Dekanat, si njësia

kryesore ku bën pjesë edhe Departamenti i Muzikës, ku këto

programe zhvillohen.

Page 25: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 25 of 31

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të

ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me

zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të

ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën

mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të

ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e

laboratorit, etj.

Po ashtu, informacionet për lëndët

me zgjedhje apo të detyruara për

semestër gjenden në dokumentacionin e Dekanatit të

Fakultetit të Arteve, ku pasqyrohen

në detaje të dhënat e nevojshme.

Dokumentacioni i Dekanatit të Fakultetit të Arteve të UK jep

informacione të nevojshme edhe

lidhur me ngarkesën mësimore, orët në auditor dhe ndjekjen e

programit.

Sillabuset e detajuara të secilës

lëndë të përfshirë në programin e

studimeve të harqeve disponohen

dhe jepen si informacion nga

Dekanati i Fakultetit të Arteve, ku

bën pjesë Departamenti i Muzikës.

Konkluzionet e GVJ:

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin

e tij. GVJ vlerëson pozitivish standartin e përputhjes së programeve të studimit të harqeve me misionin

dhe qëllimin e tij.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.I - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. Në lidhje me detajimin dhe informacionin e studimeve në ciklin e parë të programit të studimeve

harqe, GVJ mendon se është i përmbushur edhe ky standart.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Terma reference: organizimi i mësimdhënies, format e mësimdhënies, ngarkesa dhe cilësia

e realizimit, kontrolli i njohurive të studentëve, metodat e mësimdhenies, teknologjitë e

mësimdhënies, vlerësimi i brendshëm i mësimdhënies, aktivizimi i studentëve në

komponentët e aktivitetit të njësisë etj.

Tregues të matshëm:

Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:

Leksione

Seminare

Ushtrime

Laboratore

Praktikë lëndore

Praktikë profesionale Etj

Format e kontrollit të njohurive

Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj

Page 26: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 26 of 31

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

Terma reference: procedurat e pranimit të studentëve, cilësia në hyrje e studentëve, numri

i studentëve në hyrje dhe në dalje në vite, koha mesatare e zgjatjes së studimeve,

kalueshmëria e studentëve dhe problemet që lidhen me të, statistika, punësimi i të

diplomuarve, komunikimi me ish-studentët e diplomuar, informimi i studentëve.

Tregues të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë)

Nota Mesatare

Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)

Nota Mesatare

Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend

Të dhëna për punësimin e studentëve

Numri total të diplomuarve

Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën)

Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)

etj

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/

kriterit

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në

përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet

nënligjore në fuqi.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar

Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të

studimeve.

Pranimi në ciklin e parë tё

studimeve në harqe bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë

21.5.2007, “Për arsimin e lartë në

Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në

fuqi si dhe me Rregulloren e

Universitetit Kristal e të Fakultetit të Arteve.

Specifika e studimeve në disiplinat e harqeve mundëson propozimin e

kritereve të veçanta për

përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën

Shtetërore, për t’u pranuar në

ciklin e parë të studimeve.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për

programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Informacioni në lidhje me

programin e studimeve, organizimin dhe kohëzgjatjen e

studimeve në harqe është në dispozicion të studentëve që nga

Dekanati ashtu edhe në

Page 27: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 27 of 31

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në

përfundim të semestrit;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim

pas di plomimit në këtë program studimi.

Sekretarinë mësimore të Fakultetit

të Arteve.

GVJ vërejti se është një praktikë e

konsoliduar tashmë ajo e

vlerësimit te pedagogut të çdo

lënde në përfundim të semestrit

nga ana e studentëve përmes

anketimeve me anë të pyetësorëve.

Mundësitë për punësim pas

di plomimit në fushën e harqeve

jepen përmes informacioneve si

nga zyra e këshillim karrierës

ashtu edhe përmes instrumenteve

të tjerë të informimit publik e

teknologjik.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që

ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë. Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të

di plomuarve, në ciklin e parë;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e

studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit

të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik

në të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e

studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Gjatë vizitës në sekretarinë e

Fakultetit të Arteve si dhe përmes dokumentacionit të paraqitur në

Dekanatin e këtij fakultetit kemi

vërejtur se disponohen statistika vjetore për numrin e të

di plomuarve në ciklin e parë .

Në zyrën e sekretarisë së

Fakultetit të Arteve gjetëm informacione rreth statistikave

vjetore për numrin e studentëve të

regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë,

tërheqjet nga programi, si dhe

largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me

sukses të vitit akademik .

Gjatë vizitës në Fakultetin e Arteve

dhe në Sekretarinë e tij GVJ vëren

se disponohen të dhëna për

ecurinë e studentëve gjatë

zhvillimit të programit të

studimeve që nga pranimi, deri në

di plomim.

Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve,

ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Zyra e këshillim karrierës për

studentët ishte funksionale dhe e gatshme për të ndihmuar

studentët në lidhje me

problematikat e tyre në procesin mësimor dhe të ardhmes së tyre.

Page 28: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 28 of 31

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e

karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur

parashikohet një e tillë.

Funksionaliteti i zyrës për

këshillimin e karrierës është shprehur edhe përmes ndihmës

konkrete të fakultetit të arteve për

përzgjedhjen e organizmave, strukturave për të zhvilluar

praktikën profesionale.

Konkluzionet e GVJ

GVJ vlerëson se standartet që kanë të bëjnë me kapitullin IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT

E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj. Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin

programet e studimeve të cikli t të parë. Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

janë të pëmbushur dhe plotësojnë nevojat e studentëve.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

Terma reference: politikat e kërkimit shkencor në këtë program studimi, botimet në vite,

projektet e fituara dhe të realizuara, pjesëmarrja në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit,

aktivitetet e organizuara nga njësia, lidhja e kërkimit me mësimdhënien.

Tregues të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor

Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL

Numri i projekteve kërkimore të fituara

Numri i projekteve të zbatuara

Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL

Numri i pjesëmarrësve në aktivi tete shkencore brenda iAL

Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor

Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor

Numri i Çmimeve Kombëtare

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

Terma reference: bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo

ndërkombëtar, mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura,

pjesëmarrja në programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit

dhe me tregun e punës.

Page 29: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 29 of 31

Tregues të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare

Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj

Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit

Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL

Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe

prezantime

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata

profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të

rëndësishëm për arsimin e lartë:

Institucionet qeveritare bashkëpunuese

Organizatat Profesionale

Komuniteti i biznesit, tregu i punës

Dokumentacioni përkatës

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/

kriterit

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË

JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes

personelit të vet. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e

programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda

institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes

personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive

respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Fakulteti i Arteve ka krijuar një

klimë bashkëpunimi ndërmjet

personelit brenda vetë fakultetit për hartimin dhe mbikëqyrjen e

programit të studimeve në harqe si

dhe shkëmbimit të informacionit.

Fakulteti i arteve i UK garanton

marrëdhënie të frytshme

bashkëpunimi nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda

institucionit, marrjes së

përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës

së tyre.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve

të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie

bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Ende nuk ekziston ndonjë

marrëdhënie bashkëpunimi me

institucione homologe jashtë vendit, por për momentin lidhja e

Fakultetit të Arteve organizohet

përmes operimit të vetë kompanisë në treguan e brendshëm e të huaj.

Page 30: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 30 of 31

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në

varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga

marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Specifika e studimeve në fushën e muzikës në disiplinat e harqeve

nuk e parashikon një marrëdhënie

masive me punëdhënës, pasi kjo do të ishte e pamundur për t’u

realizuar faktikisht. Tregu i punës në disiplinat e harqeve ka një

profil shumë të gjerë dhe nuk

kufizohet brenda kufijve të vendit.

Deri më tani nuk ka pasur trajnime të mëtejshme

profesionale të artistëve të rinj në

bashërendim me punëdhënësit, për specifikën e studimeve, por

edhe të pamjaftueshmërisë reale te

kohës për instalimin e këtyre raporteve me punëdhënësit

potencialë.

Përderisa nuk ka pasur ende

marrëveshje kontraktuale në

funksion të realizimit të programeve të studimeve, nuk

mund të flitet për një raport analitik të përfitimeve nga këto

marrëveshje.

Konkluzionet e GVJ

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË

JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes

personelit të vet.

GVJ mendon se fakulteti i Arteve garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit

të vet.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

GVJ mendon se është ende në faza të paverifikuara realisht garantimi i marrëdhënieve të

bashkëpunimit me institucionet homologe jashtë vendit.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,

Ëeaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1) Programet e studimit sipas te gjitha normave dhe tradites me te mire boterore

2) Pozicionimi i tij ne nje kampus universitar te koncentruar dhe efikas

3) Kushtet fizike per realizimin e programeve te studimit, punes praktike e

laboratorike

Page 31: Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm Bsc Harqe P... · Page 2 of 31 Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm I. PARIMET E PUNËS SË GVJ Besimi Vlerësimi

Page 31 of 31

b. Pika të dobëta:

1) Tradite e vogel ne numer vitesh

2) Numri i vogël i studentëve

c. Mundësitë:

1) Mundesite e fleksibilitetit per krijimi i programeve te studimeve hibride

(ndërdisiplinore) për studentët e harqeve në ciklin Master.

2) Thithja progresive e një personeli të kualifikuar (jashtë vendit) për të drejtuar

programet e studimeve në harqe

3) Prezantimi periodik në rajonin e Ballkanit me ofertat e programeve te studimeve

kompetitive

d. Pengesat:

1) Kërkesat e ulëta në tregun aktual muzikor për studentë harqesh

2) Kushtet e pagesave te artisteve në tregun formal (te uleta) dhe atij informal (ne te

zeze) te punes.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

1. Prof. Asoc. Pjeter Guralumi