24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Mërkurë 14 Tetor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë Regjistrimi i pasurive të paluajtshme pa sipërfaqe konkrete, Kadastra shqyrton brenda 30 ditësh kërkesat, ja dokumentet e nevojshme Qeveria lehtësira për fermerët, hiqet akciza për karburantin dhe taksat për qarkullimin e karbonin, ja si do të veprohet Qeveri ka vendosur të heqë akcizën e karburantit dhe taksat për të gjithë fermerët në vend. Shumë herë më radhë dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë, qeveria është akuzuar se ka lënë në baltë fermerët... Ka hyrë në fuqi vendimi, i cili do të bëjë të mundur regjistrimin e pronave me sipërfaqe të papërcaktuar në hartat kadastrale. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të... Faqe 10 Faqe 11 Aleatët e Partisë Demokratike kanë shtuar presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha sa i takon strategjisë që opozita joparlamentare duhet të ndjekë për zgjedhjet parlamentare të 25 qer- shorit të vitit 2021. Ditën e djeshme kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka... Aleatët mesazh Lulzim Bashës: Duhet të nxitojmë me kandidatët, nuk mund të dalim me një listë unike, duhet platformë e qartë përballë Ramës Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” rik- thehet në fundjavë për publikun. Komedia do të jetë mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës nëTeatrin Veror të Universitetit të Arteve. Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" shprehet se është komedia më e pëlqyer dhe... Komedia e suksesshme “Boeing Boeing”, të shtunën dhe të dielën në Teatrin Veror të Universiteti të Arteve Ndërkombëtarëve u soset durimi, SHBA dhe BE kërkojnë arrestime pushtetarësh, thirrje SPAK të nisë hapjen e dosjeve të bujshme Rama i refuzon Metës pazaret për rikthimin e koalicioneve, tregohet i vendosur për të shkrirë LSI, presidentit kërcënon me revolucion Nga kadetë që kanë studiuar jashtë, komisarë, gardistë e OPGJ, te auditues, inspektorë pasurish e tatimesh, ja kandidatët për BKH Faqe 2-3 Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur një “luftë” programesh me njëra-tjetrën. Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha kanë bërë dalje të shpeshta për mediat, ku kanë prezantuar planet e tyre ekono- mike. Sektorët e ndryshëm kanë... PS-PD “luftë” programesh, Basha: Shëndetësia në kolaps, kryeministri të mos merret me lapsuset e mia, por të bëjë detyrën Faqe 9 Faqe 19 Presidentit Ilir Meta duket se nuk po i ecin planet për të rikthyer koalicionet parazgjedhore. Partia Socialiste është e vendosur për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe madje ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka paralajmëru- ar se sapo presidenti Meta të kthejë mbrapsht Kodin e ri Zgjedhor, mazhoranca do ta rrëzojë dekretin dhe do ta miratojë ligjin ashtu siç ishte. Por kjo vendosmëri e socialistëve... Qeveria kërkon ndëshkimin e të ngelurve në veting: Janë të korruptuar, prokuroria duhet të nisë sa më shpejt hetimet Faqe 8 KLGJ dhe KLP përplasen me Kuvendin, kundër rihapjes së garës për vakancat e reja, mosmarrëveshje mbi afatet Ripërtëritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka përplasur ditën e djeshme këto institucione me Kuvendin. Shkak për këto përplasje është bërë një shkresë e Kuvendit, e publikuar pak ditë më parë për zëvendësimin e anëtarëve të KLGJ dhe KLP që u mbaron mandati duke vënë në lëvizje institucionet... Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Fatos ÇOÇOLI Greva, Azerbajxhani dhe Bankers E mallkuar qofsh moj kohë, që tradhtinë e shet për atdhetarizëm! Nga Ylli MEÇE Nga Bardhyl BEJKO Afrimi në politikë i figurave të shquara i bën nder shoqërisë dhe Shqipërisë! Faqe 2 Faqe 6-7

Ndërkombëtarëve u soset durimi, SHBA dhe BE kërkojnë ......Eksperimental "Kujtim Spahivogli" shprehet se është komedia më e pëlqyer dhe... Komedia e suksesshme “Boeing Boeing”,

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

    E Mërkurë 14 Tetor 2020

    Çmimi 20 lekë

    Regjistrimi i pasurive të paluajtshme pa sipërfaqe konkrete, Kadastra

    shqyrton brenda 30 ditësh kërkesat, ja dokumentet e nevojshme

    Qeveria lehtësira për fermerët, hiqet akciza për karburantin dhe taksat për qarkullimin e

    karbonin, ja si do të veprohetQeveri ka vendosur të heqë akcizën e karburantit dhe taksat për të gjithë

    fermerët në vend. Shumë herë më radhë dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë, qeveria është akuzuar se ka lënë në baltë fermerët...

    Ka hyrë në fuqi vendimi, i cili do të bëjë të mundur regjistrimin e pronave me sipërfaqe të papërcaktuar në hartat kadastrale. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të... Faqe 10Faqe 11

    Aleatët e Partisë Demokratike kanë shtuar presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha sa i takon strategjisë që opozita joparlamentare duhet të ndjekë për zgjedhjet parlamentare të 25 qer-shorit të vitit 2021. Ditën e djeshme kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka...

    Aleatët mesazh Lulzim Bashës: Duhet të nxitojmë

    me kandidatët, nuk mund të dalim me një listë unike, duhet platformë e qartë përballë Ramës

    Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” rik-thehet në fundjavë për publikun. Komedia do të jetë mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve. Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" shprehet se është komedia më e pëlqyer dhe...

    Komedia e suksesshme “Boeing Boeing”, të shtunën

    dhe të dielën në Teatrin Veror të Universiteti të Arteve

    Ndërkombëtarëve u soset durimi, SHBA dhe BE kërkojnë arrestime

    pushtetarësh, thirrje SPAK të nisë hapjen e dosjeve të bujshme

    Rama i refuzon Metës pazaret për rikthimin e koalicioneve, tregohet i vendosur për të

    shkrirë LSI, presidentit kërcënon me revolucion

    Nga kadetë që kanë studiuar jashtë, komisarë, gardistë e OPGJ, te auditues, inspektorë

    pasurish e tatimesh, ja kandidatët për BKH

    Faqe 2-3

    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur një “luftë” programesh me njëra-tjetrën. Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha kanë bërë dalje të shpeshta për mediat, ku kanë prezantuar planet e tyre ekono-mike. Sektorët e ndryshëm kanë...

    PS-PD “luftë” programesh, Basha: Shëndetësia në kolaps, kryeministri të

    mos merret me lapsuset e mia, por të bëjë detyrën

    Faqe 9

    Faqe 19

    Presidentit Ilir Meta duket se nuk po i ecin planet për të rikthyer koalicionet parazgjedhore. Partia Socialiste është e vendosur për të hequr

    koalicionet parazgjedhore dhe madje ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka paralajmëru-ar se sapo presidenti Meta të kthejë mbrapsht

    Kodin e ri Zgjedhor, mazhoranca do ta rrëzojë dekretin dhe do ta miratojë ligjin ashtu siç ishte. Por kjo vendosmëri e socialistëve...

    Qeveria kërkon ndëshkimin e të ngelurve në veting: Janë të korruptuar, prokuroria duhet të nisë sa më shpejt hetimet

    Faqe 8

    KLGJ dhe KLP përplasen me Kuvendin, kundër rihapjes së

    garës për vakancat e reja, mosmarrëveshje mbi afatet

    Ripërtëritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka përplasur ditën e djeshme këto institucione me Kuvendin. Shkak për këto përplasje është bërë një shkresë e Kuvendit, e publikuar pak ditë më parë për zëvendësimin e anëtarëve të KLGJ dhe KLP që u mbaron mandati duke vënë në lëvizje institucionet...

    Faqe 4

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Fatos ÇOÇOLI

    Greva, Azerbajxhani dhe Bankers

    E mallkuar qofsh moj kohë, që tradhtinë e

    shet për atdhetarizëm!

    Nga Ylli MEÇE

    Nga Bardhyl BEJKO

    Afrimi në politikë i figurave të shquara i bën nder

    shoqërisë dhe Shqipërisë!

    Faqe

    2

    Faqe 6-7

  • GAZETA SOT2 E Mërkurë 14 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.alKSHH del kundër miratimit të Kodit Zgjedhor: Bie ndesh me

    Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e NjeriutKomiteti Shqiptar i Helsinkit, e cilëson si

    antikushtetues ndryshimin e Kodit Zgjedhor nga ana e Partisë Socialiste dhe opozitës parlamen-tare. Në një deklaratë për mediat, KSHH ndalet konkretisht në nenin që garanton kandidimin e kreut të partisë në 4 zona zgjedhore. Sipas KSHH, kandidimi i kryetarit të partisë në disa zona zg-jedhore, shkel nenin 18 të Kushtetutës sonë dhe nenin 14 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Në datën 5 Tetor 2020, Kuvendi i Re-publikës së Shqipërisë, miratoi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor”. Sipas informacioneve të medias, neni 67 i Kodit

    Zgjedhor të ndryshuar, kryetarit të partisë apo të partisë udhëheqëse të koalicionit i njihet e drejta e kandidimit si deputet deri në katër zona zgjed-hore. Kjo shtesë në nenin e mësipërm, siç është thënë, u bë në bazë të kompromisit të arritur midis opozitës dhe mazhorancës parlamentare. Komiteti Shqiptar i Helsinkit është i ndërgjegjshëm se në veprimtarinë parlamentare, kur është rasti, kon-sensusi dhe kompromisi janë të rekomandueshme dhe të nevojshme, por gjithmonë në përputhje dhe pa cenuar Kushtetutën dhe standardet ndërkom-bëtare. KSHH mendon se shtesa e mësipërme që i është bërë nenit 67 të Kodit Zgjedhor bie ndesh

    me parimet e barazisë dhe të mosdiskriminimit që parashikon neni 18 i Kushtetutës sonë dhe neni 14 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha KSHH. Sipas KSHH një kompromis i tillë ka qenë tepër i nxituar sepse është anashkaluar trajtimi i këtij problemi në Raportin e OSBE/ODHIR-it të 14 shtatorit 2009 lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. “KSHH men-don gjithashtu se një kompromis i tillë ka qënë tepër i nxituar sepse është anashkaluar trajtimi i këtij problemi në Raportin e OSBE/ODHIR-it të 14 shtatorit 2009 lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Në këtë Raport, midis të tjerave

    thuhet se Kodi Zgjedhor vazhdon të ketë dispozita të paqarta dhe të mjegullta. Në këtë vështrim, për-mendet në mënyrë të veçantë neni 67, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor që i lejon krerët e partive politike të kandidojnë në aq zona sa dëshirojnë. Kjo thuhet në Raport – bie ndesh me parimet e barazisë dhe ato të mosdiskriminimit. Në referenca përmenden: neni 26 i Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, neni 7 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Protokolli 12 i KE-së për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe lirive themelore, paragrafi 76 i Dokumentit të Kopen-hagenit të OSBE-së”, tha KSHH.

    Qeveria kërkon ndëshkimin e të ngelurve në veting: Janë të korruptuar, prokuroria

    duhet të nisë sa më shpejt hetimet

    Rama: SPAK dhe BKH duhet të bashkëjetojnë për të luftuar korrupsionin

    Elisjeda KIKO

    Qeveria shqiptare ka kërkuar nga Prokuroria e Përgj i thshme dhe Struktura e Posaçme An-tikorrupsion hetimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të nge-lur në veting. Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili gjatë prezantimit të rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit për Shqipërinë, deklaroi se njerëzit e drejtësisë të cilët kanë dalë nga sistemi i drejtësisë kanë qenë të gjithë të korruptuar. Kryeministri kërkoi nga SPAK që të çojë prapa hekurave kokat e korrupsionit në vendin tonë, që për Ramën nuk janë politikanët por gjyqtarët dhe prokurorët. “SPAK-u ka misionin të pastrojë deri në fund, ata që vetingu i pastron thjesht e vetëm nga fusha e sistemit. T’i pastrojë nga fusha e jetës shoqërore e t’i çojë në burg, për të gjitha ato që i kanë bërë këtij vendi, duke përdorur çekiçin e gjykatësit në mënyra nga më barbaret. Kjo do të jetë kthesa e madhe, përfundimtare, që do ta bëjë Shqipërinë europiane këtu, pavarësisht se çdo të ndodhë me vendimet e Brukselit, jo konferen-ca e parë, jo e dyta apo e shtata, jo kapitulli 24, 36, apo 276. Kjo është një temë tjetër. Koka e korrupsionit në Shqipëri ka qenë korporata e kë-tyre gjykatësve dhe prokurorëve, që ka garantuar pandëshkueshmërinë në sistem që ndëshkimin e drejtë-sisë e ka përdorur për hesape që shumë shpesh nuk kanë pasur të bëjnë fare me hesapet e shtetit. Po të mos kishin qenë këta, nuk do kishte qenë as korrupsioni spektakolar dhe nga një herë edhe vrastar i politikanëve”, tha Rama.

    Paralajmërimi i RamësMë tej kryeministri Edi Rama

    u shpreh i bindur se goditja e ko-rrupsionit në sistemin e drejtësisë është në vijën e parë dhe sipas tij nëse nuk bëhet kjo nuk do të ketë goditje të korrupsionit të zyrtarëve në nivele të larta. Kryeministri deklaroi se vetëm para procesit të vetingut gjyqtarët dhe prokurorët kanë marrë vendime katastrofike, duke theksuar se një gjë e tillë

    Deputeti Qefalia: Vetingu në polici i ngadaltë

    Deputeti i Partisë Socialiste Xhe-mal Qefalia shpërtheu në kritika në drejtim të vetingut në polici, duke iu referuar edhe rastit konkret të Arben Frashërit, që nuk justifikoi një shtëpi 56 metra katrorë. Gjatë një interviste televizive, si anëtar i Komisionit të Sigurisë, Qefalia tha se është jo vetëm i ngadaltë për të vënë përballë drejtë-sisë drejtuesit e saj, por po fokusohet shumë më tepër të pasuria, në një kohë që në Shqipëri në fillime ajo ka qenë informale. "U kam thënë që përveç kohës së ngadaltë për kalimin në veting të drejtuesit por edhe duke u fokusuar vetëm te ekonomia, jemi dëshmitar që ekonomia ka qenë in-formale", u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia. Sa i përket rastit të ish-numrit dy të OFL-së, Artan Shëmbi i pezulluar për korrupsion dhe dekonspirim të operacioneve, Qe-falia tha se individë të tillë nuk duhet të ekzistojnë, duke pranuar se ka policë të korruptuar, por që janë ndëshkuar.

    Manjani: Ja pse politikanët janë më të korruptuarIsh-ministri i Drejtësisë Ylli Man-

    jani ka reaguar ashpër ndaj deklarat-ave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por korporata e gjykatësve dhe prokurorëve. Përmes një postimi, ai tha se sado para të bëjë një gjykatës apo prokuror, nuk i afrohet kurrë përfitimeve që krijohen nga një kontratë koncesioni apo PPP. “Sado para të bëjë një gjykatës apo prokuror, nuk i afrohet kurrë përfi-timeve që krijohen nga një kontratë koncesioni, PPP, inceneratori, leje minerare, leje ndërtimi apo tenderi infrastrukture. Bëni konferenca sa të doni e ku të doni. Në çdo sistem politik të rruzullit, korrupsioni kërkohet tek qeveria. Qeveria administron punë e interesa të mëdha publike. Qeveria administron paratë publike. Ndaj aty kërkohet edhe korrupsioni. Aty, pra në qeveri, nuk flitet më për bak-shish por për bashkëpronësi që vjen nga devijimi i parasë publike. Nëse gjykatësi merr bakshish, qeveritari ndan përqindje”, tha ai.

    publike dhe private, me idenë që ne nuk e kalojmë veting-un, prandaj është koha për të bërë gjithçka që të dalim nga kjo pjesë e jetës me një thes me para, nuk do të shko-jnë përpara drejtësisë, nuk do të bëhen shembuj ndërkohë që janë aty, duke kryer krime edhe sot që flasim, atëherë do të jetë e largët dita, kur goditja do të ngjitet më lart”, tha Rama.

    Zhgënjimi i qytetarëveKryeministri shtoi më tej se

    ka pasur një zhgënjim nga ana e qytetarëve sa i përket mosndësh-kimit të gjyqtarëve dhe proku-rorëve, duke shtuar se SPAK dhe BKH si institucione përgjegjëse duhet të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore për rezultate më të mira. “Shqiptarët janë investuar në një

    mënyrë marramendëse tek vet-ing-u me të gjitha shpresat e tyre. Sot kanë një zhgënjim, sepse nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund që veting-u pastron sis-temin. Veting-u nuk bën gjykimin dhe ndëshkimin penal të atyre që pastron. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar që del nga veting-u. Për këtë është SPAK-u, për këtë është Byroja Kombëtare e Hetimit, për këtë janë institucionet. Bashkëjete-sa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurdë të korrup-sionit në sistemin e drejtësisë, që të vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh, në formë konsulentësh e në formë politikanësh e deputetësh, do të ishte fundi edhe për një apo dy dekada të tjera i gjithë kësaj përpjekjeje të madhe”, tha Rama.

    tashmë po vjen drejt reduktimit. “Nëse gjykatës dhe prokurorë, të cilët janë kapur në flagrancë me pasuri marramendëse, nuk do të shkojnë prapa hekurave, të mos kemi asnjë iluzion se kjo do të ndodhë me zyrtarë shumë të lartë. Nëse gjykatës e prokurorë që tani që ne flasim, jam i bindur, janë duke bërë ndonjë krim ndërkohë në salla gjyqesh ku jepen vendime katastrofike, të përmasave që nuk kanë ndodhur përpara veting-ut, në cenim të pronës në radhë të parë,

    “Lufta kundër korrupsionit është në thelb një luftë për modernizimin e shtetit. Korrupsioni është alternativa e shtetit, kur shteti mungon në shërbimin ndaj qytetarëve, kur shteti është i padisponueshëm për të dhënë atë që secilit i takon dhe kur shteti është i pafuqishëm për të vendosur interesin publik mbi interesa të ndryshme private. Natyrisht, dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim, në aspektin e korrupsionit, nuk është një dallim mes

    popujve, nuk është një dallim gjenetik, por është pikërisht një dallim sistemik. Vendet e zhvilluara nuk janë imune ndaj korrupsionit, sepse korrupsioni është si djalli që fle brenda tek i gjalli, është pjesë e jetës njerëzore, por vendet e zhvilluara kanë sis-teme, të cilat e bëjnë tejet të vështirë penetrimin e korrupsionit dhe janë prova që nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi që i korrup-ton njerëzit”, u shpreh kryeministri.

    Kryeministri: Lufta antikorrupsion është modernizimi i shtetit

    “Duhet të ndahen gjërat nga drejtësia. Fakti që sot, ne kemi institucione të reja të drejtësisë që janë plotësuar, tregon që ne kemi pasur njerëz në sistem që kanë qenë të pastër, pra, nuk kanë qenë të gjithë njësoj në atë sistem, nuk janë të gjithë njësoj as në jetën politike. Këtë ndarje të këtij shapi shekullor nga sheqeri i integrimit duhet ta bëjë drejtësia, institucio-net e reja të drejtësisë, të cilat janë të lidhura në një mënyrë, ose në një tjetër me të gjithë ju që jeni këtu, sepse këtu në këtë tryezë është BE-ja dhe SHBA-ja. Pa BE-në dhe SHBA-në, ne nuk do ta kishim bërë kurrë këtë, sepse do të kishte qenë e pamundur të arrinim të merrnin miratimin e Parlamentit. Ky është fakt”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

    SHBA-BE ngritën sistemin e ri të drejtësisë

    RAMA:

  • .............GAZETA SOT E Mërkurë 14 Tetor 2020 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ndërkombëtarëve u soset durimi, SHBA dhe BE kërkojnë arrestime pushtetarësh, thirrje SPAK të nisë hapjen e dosjeve të bujshme

    Kim dhe Soreca: Duam hetime dhe dënime të zyrtarëve të lartë

    Ambasadori britanik: Palët të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore, Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më shpejt funksionale

    Ambasadori britanik, Duncan Norman ka folur dje për negociatat dhe përplasjet politike për reformën zgjedhore. Nga Korça, ai u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit nuk u prek, por sipas tij, duhet të kishim konsensus për ndry-shimet që pasuan këtë pakt. “Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar. Ajo çfarë ka ndry-shuar është ajo çfarë ka pasur me ndryshimet kushtetuese pas miratimit, që shkoi përtej asaj çka ishte ne marrëveshjen e 5 qershorit. Qever-ia britanike është e zhgënjyer, që ka pasur një

    vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çka ishte dakordësuar në 5 qershor dhe ky pozicion joni nuk ka ndryshuar. Arsyeja pse jam i zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë të bërjes së reformave në mënyrë konsensuale, por këtë herë fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi”, është shprehur Norman. Duncan Norman nuk ka pranuar të flasë për komen-tet e presidentit Ilir Meta. “Nuk është e drejtë për mua që të komentoj atë që është e drejtë apo jo e drejtë për një president të një vendi

    (Ilir Metës)”, ka thënë ambasadori britanik. Gjithashtu ambasadori britanik ka folur edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ai është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të formohet sa më parë. “Është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë, sepse mendoj që Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm për sa i përket zgjedhjeve, por gjithashtu në një nivel më të gjerë se ajo, pra duhet të jetë një prioritet absolut formimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai. Në fund Norman

    është shprehur edhe për zgjedhjet e lira. “Për sa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme çdo shtet mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, për sa kohë politikanët punojnë së bashku për ta bërë këtë gjë të ndodhi. Dëshira ose vullneti në politikë shumë më i rëndë-sishëm sesa sistemi”, e mbylli Norman. Klima politike në vend është tensionuar dhe reforma zgjedhore është objekti i sherrit, por vihet re se ndërkombëtarët janë shumë më të tërhequr nga sa jemi mësuar deri më tani.

    Kliti TOPALLI

    Ndërkombëtarëve u është sosur durimi me stepjen e drejtësisë përballë politi-kanëve të korruptuar. SPAK po bën afro një vit që është ngritur dhe ende sot nuk ka asnjë hetim për një pushtetar të lartë. Dikur ambasadorët e BE dhe SHBA flisnin për peshq të mëd-henj dhe arrestime VIP, por deklaratat u zbehën me shpresën se drejtësia e re do e ndryshojë situatën. Por duke qenë se politikanët po vijojnë të flenë të qetë, am-basadorët janë vënë në lëvizje duke nxi-tur SPAK dhe organet e tjera që tashmë fokusin ta kenë te zyrtarët e lartë. Dje u mbajt tryeza “Forcimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit: Arritjet më të fundit” dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim doli me disa mesazhe të forta. Sipas saj korrupsioni nuk ka më vend në Shqipëri dhe duhet të luftohet në të gji-tha nivelet. “Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion dhe mund të dënojnë ata që përdorin zyrën publike për të pasuruar veten ose partinë e tyre, ose që rrezikojnë bashkëqytetarët e tyre. Sigurisht, policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur që janë të autorizuar të ndjekin korrupsionin kudo që e gjejnë - pavarësisht nga interesat politike - janë thelbësore për një qeverisje të mirë. Shqipëria duhet të fillojë vlerësimet e rregullta e periodike të performancës profesionale dhe etike të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të siguruar një administrim të drejtë dhe efektiv të drejtësisë. Me pak fjalë, gjithmonë do të ketë aktorë të këqij. Qeveritë duhet të krijojnë mënyra për t'i gjetur dhe dënuar në mënyrë që të sigurohen që të gjithë janë të barabartë dhe trajtohen me drejtësi”, tha ajo. Sipas saj, Shqipëria po e fillon këtë rrugë dhe reforma në drejtësi ka filluar të tregojë rezultate. Ambasadorja u shpreh se SHBA do mbështesë organet e reja, ndërsa u tregu optimiste për SPAK e BKH. “Në Mars ju morët një dritë jeshile nga BE. SPAK ka drejtorin e parë të NBI. Dhe së fundmi, GRECO tregoi përparim në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit. Nëse Shqipëria vazhdon këtë rrugë, ajo mund të bëhet një model i reformave të qeverisjes së mirë në vazhdim - reformat që ne kemi mbështetur dhe që do të vazhdojmë të mbështesim. Ne në Am-basadën e SHBA, përmes programeve tona në sektorin e drejtësisë, kemi bërë kompletimin e SPAK përparësinë tonë

    Spahiu: Ja si Berisha ka eliminuar themeluesit e PD

    Ish-kreu i “Aleancës Kuqezi”, Kreshnik Spahiu ka publikuar disa fakte, të cilat sipas tij tregojnë se 100% e themeluesve të Partisë Demokratike nga 1990-ta janë hequr nga listat për deputetë dhe janë lënë rrugëve. Nga këta 335 themelues të publi-kuar në dokumente, i vetmi që ka mbetur në PD, siç shkruan Spahiu, është ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e quan "ekzekutor". Sipas Spahiut arsyeja pse PD nuk vjen dot në pushtet, është sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të dre-jtë kundër “krye-tradhtarit”. “Fakte ekskluzive: 100% e themeluesve të Partisë Demokratike 1990 janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugëve! Sigurisht ka mbetur vetëm një person, ekzekutori dhe quhet: Sali Berisha! Lexoni listën me 335 themeluesit e nxjerrë nga arkiva. Ja pse opozita s’vjen dot në pushtet sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të drejtë kundër “krye-tradhtarit”, shkruan Spahiu në "Facebook", kra-has fotove me emrat e themeluesve”, tha ai.

    Soreca: Mbështetje për menaxhimin e mbetjeve

    Dje u mbajt konferenca kom-bëtare mbi “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve në Shqipëri – Boshllëqet, Sfidat dhe Perspektivat në rrugën e Përafrimit me BE-në”. Ambasadori i BE foli gjatë ku tregoi mbështetjen e BE. “Me financimet tona që do të vinë për të gjitha shtetet do të kalojnë në hapin e radhës ku do të investojnë në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ekonomia qarkulluese është një ndi-hmë për mjedisin dhe ripërtëritjen ekonomike. Menaxhimi i mbetjeve bëhet vetë si një biznes fitimprurës ku për ekonominë gjeneron vende të reja pune. Që prej korrikut të vitit të shkuar ka nisur një fushatë e quajtur “Europa është këtu”. Ky është një hap për mje-disin dhe ndryshimet e saj duke arri-tur një mjedis të gjelbër”, tha Soreca. Ndërsa ministri Klosi deklaroi: “Për të vendosur mekanizma, sisteme të cilat BE ka vite që i implementon duhet të kemi një sistem shumë të fortë”.

    më të lartë, me investime të konsid-erueshme në këshillimin e ekspertëve dhe mbështetje për pajisje”, tha ajo.

    Apeli i BEAkoma dhe më i drejtpërdrejtë

    ishte mesazhi i ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Brukseli e ka vënë kush testimin e të korruptuarve dhe për am-basadorin tashmë steka duhet të ngrihet në nivele pushtetarësh. “Gjendja e përg-jithshme është që korrupsioni mbetet i përhapur në Shqipëri dhe është ende një shqetësim serioz për BE-në dhe Shtetet tona Anëtare. Ai kërkon përpjekje të mëtejshme të strukturuara dhe të qën-drueshme. Dënimet përfundimtare në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten shumë të ulëta. Kjo është diçka që fatkeqësisht e kemi vlerësuar në të gjitha raportet tona të mëparshme. Siç kemi parë në një numër vendesh të tjera - përfshirë edhe në Bashkimin Europian - keni nevojë për këto dënime të nivelit të lartë që shoqëria të kuptojë

    “Një pjesë e madhe e futjes dhe rrënjosjes së këtij optimizmi është demonstrimi se qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta, ose për të mbushur xhepat e politikanëve ose partive të tyre politike. Qytetarët e Shqipërisë, si qyte-tarët në të gjithë botën, meritojnë një qeverisje të mirë. Ata meritojnë të kenë besim se fondet publike - paratë që vijnë nga djersa e punës së tyre - po përdoren për të përmirësuar jetët e tyre të përditshme. Ka pengesa seri-oze për të arritur një qeverisje të mirë, ajo që meritojnë

    qytetarët e Shqipërisë. Këto pengesa përfshijnë: zyrtarë të korruptuar; një sektor gjyqësor i kapur nga interesat politike; gazetarët që ose bashkëpunojnë për rastet e raportimit të korrupsionit; zyrat publike të përdorura për të promovuar ose mbrojtur interesat personale ose partiake; ndërmarrjet shtetërore që i japin përparësi patronazhit ose nepotizmit mbi operacionet efikase dhe efektive; dhe zyrtarët shtetërorë të interesuar në pro-movimin e interesave vetjakë mbi qeverisjen e mirë për të ruajtur kontrollin e tyre”, tha ambasadorja Yuri Kim.

    KA PENGESA PËR QEVERISJE TË MIRËYURI KIM:

    se askush nuk është mbi ligjin”, tha ai. Ambasadori pati një mesazh dhe për SPAK. Sipas tij duhen hetime e gjykime për zyrtarët e lartë. “Për këtë, ne shpreso-jmë shumë se SPAK dhe Gjykatat SPAK do ta forcojnë ndjeshëm kapacitetin për të hetuar, ndjekur penalisht dhe nxjerrë dënime përfundimtare në rastet

    e korrupsionit. Është premtuese, për shembull, që kanë nisur hetimet kundër 23 magjistratëve të shkualifikuar nga vetingu, përfshirë 9 nga Gjykata Kus-htetuese dhe Gjykata e Lartë”, tha ai. Pra ndërkombëtarët duket se janë në një linjë dhe shpresat janë që me Byronë e Hetimit situata do të ndryshojë.

    “Në luftën kundër pastrimit të parave - e cila është një temë e lidhur ngushtë e monitoruar gjithashtu nga Këshilli i Evropës (MONEYVAL) - raporti ynë vjetor gjithashtu kërkon veprime të mëtejshme. Në atë front, është thelbësore që të gjitha reko-mandimet e Planit të Veprimit të rëna dakord me Task Forcën e Veprimit Financiar të zbatohen në kohën e duhur. Ne e dimë që janë ndërmarrë hapa pozitivë, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, Bashkimi Euro-

    pian është një nga partnerët më të fortë të Shqipërisë. Që nga ndërhyrja e parë e madhe për të luftuar korrupsionin në vitin 2009, BE-ja ka investuar mbi 20 milionë euro në këtë sektor. Kjo përf-shin mbështetje të drejtpërdrejtë për institucionet përmes Binjakëzimeve, një kontratë e reformës sektoriale dhe bashkëpunim me Këshillin e Evropës përmes programit “Horizontal Facility”. Jam krenar që mbështesim gjithashtu drejtpërdrejt organizatat e shoqërisë civile që punojnë në terren në të gjithë vendin”, tha ambasadori i BE dje.

    SORECA: DUHET LUFTË NDAJ PASTRIMIT TË PARAVE

  • GAZETA SOT4 E Mërkurë 14 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    KLGJ dhe KLP përplasen me Kuvendin, kundër rihapjes së garës për vakancat

    e reja, mosmarrëveshje mbi afatet

    KLP: Mandati i anëtarëve është deri në dhjetor 2021

    Shtohen dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPK ndërpret vetingun për Zihni Shahun, ja argumentet që jepenShtohet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve

    që japin dorëheqjen sapo njihen me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Hetimi administrativ në tre kritere: atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit u ka futur të dridhurat të gjithë të korruptuarve, të cilët refuzojnë që të hetohen. Gjyqtari i radhës i cili ka dhënë dorëheqjen është ai i Gjykatës së Elbasanit Z. Shahu. Ky i fundit ka dorëzuar pak kohë më parë në Këshillin e Lartë Gjyqësor një kërkesë, ku kërkon ndërprerjen e procesit të rivlerësimit. KPK ka zbardhur vendimin e ndërprerjes së procesit, ku jep edhe argumentet.

    Komisioni bën me dije se në datën 6 tetor gjyqtari Z. Shahu është njoftuar për gjetjet që janë kon-statuar, ku dhe e kanë lajmëruar për të dalë në seancë dëgjimore. Po në të njëjtën datë, gjyqtari i është përgjigjur këtij njoftimi, ku kërkon ndër-prerjen e procesit të vetingut. “Për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe moscenimin e të drejtës së subjektit për t’u dëgjuar, bazuar në nenin 55 të ligjit nr. 84/2016, Komisioni, në rrugë elektronike, në datën 6.10.2020, i bëri me dije subjektit të rivlerësimit, z. Z. Shahu, se gëzon të drejtën për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore dhe në rast të kundërt procesi i rivlerësimit ndaj tij do

    të ndërpritej pa seancë dëgjimore, duke i kërkuar të shprehet për sa më sipër. Pas dërgimit të njoft-imit në lidhje me respektimin nga Komisioni të së drejtës për t’u dëgjuar, subjekti i rivlerësimit, z. Z. Shahu, nëpërmjet komunikimit elektronik të së njëjtës datë, 6.10.2020, shprehu qëndrimin se nuk dëshironte të dëgjohej në seancë dëgji-more”, thuhet në vendimin e KPK. Por duke u bazuar në ligjin për “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” e ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, duke deklaruar përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet. “Të deklarojë

    ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Z. Shahu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ndalimin e emërimit të z. Z. Shahu si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Ky vendim u njofto-het subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendimin e KPK.

    Elisjeda KIKO

    Ripërtëritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshil l i t të Lartë të Prokurorisë ka përplasur ditën e djeshme këto institucione me Kuvendin. Shkak për këto përplasje është bërë një shkresë e Kuvendit, e publikuar pak ditë më parë për zëvendësimin e anëtarëve të KLGJ dhe KLP që u mbaron mandati duke vënë në lëvizje in-stitucionet. Kuvendi ka njoftuar hapjen e garës për zëvendësimin e katër emrave Gent Ibrahimi e Sandër Beci në KLP dhe Maksim Qoku dhe Erjon Muharremi në KLGJ, të cilëve sipas shkresës i përfundon mandati tre vjeçar i zgjedhjes në shkurt të vitit 2021. Parlamenti e ka ndërmarrë këtë hap duke llogaritur si referencë periudhën e zgjedhjes së tyre, por jo kohën kur ata e kanë nisur ush-trimin e saj. “Të shpallë dy vende vakante për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe dy vende vakante për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së mag-jistraturës; Shpallja e vendeve vakante dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët sipas nenit 36 të ligjit nr. 115/2016, date 03.11.2016 “Për Organet e Qever-isjes së Sistemit të Drejtësisë për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe nenit 135 të ligjit nr. 115/2016, datë 03.11.2016 Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë” për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të publiko-hen në faqen zyrtare të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    KLP dhe KLGJ kundër hapjes së garës

    Por i ndryshëm ka qenë qëndri-mi i Këshillit të Lartë të Prokuror-isë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e garës nga ana e Kuvendit. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme KLP i ka kërkuar Kuven-dit të revokojë vendimin duke për-caktuar se anëtarëve u përfundon mandati në dhjetor të vitit 2021, kohë kur është konsoliduar KLP

    Greva në burgun e Peqinit, Vishaj: Kërkesat

    e tyre janë bazikePërfaqësuesi ligjor i të burgo-

    surve në burgun e Peqinit, juristi Saim-ir Vishaj u shpreh ditën e djeshme se kërkesat e tyre nuk janë kushte dhe janë shumë normale. Gjatë një in-terviste televizive, Vishaj tregoi se neg-lizhenca e administratës shtetërore i ka tërhequr vëmendjen. Ndërkaq ai theksoi se të burgosurit po kërkojnë të negociojnë për përmirësimin e gjend-jes dhe nuk po vendosin kushte të tilla siç mund të ishte refuzimi për të dalë nga greva. “Nuk e kuptova qëndrimin e menjëhershëm të Ministrisë së Dre-jtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që ishte atribut i tyre. Atributi për të pezulluar dhe mbyllja e grevës ishte vetëm qëndrimi im bash-kë me të dënuarit që ishin në grevë urie. Menjëherë sapo kam dalë nga Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, kam komunikuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktualisht nga Ministrja e Drejtësisë është pritur propozimi për të qenë në një takim sa më shpejtë për të vënë një tavolinë të gjitha kërkesat që kanë të dënuarit”, deklaroi Vishaj.

    Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin

    3 javor të punësKonferenca e Kryetarëve miratoi

    dje programin e punës së Kuvendit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin tre-javor të punimeve për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja miratoi programin e punës së Kuven-dit për periudhën 19 tetor-27 nëntor 2020 dhe kalendarin tre-javor të puni-meve për periudhën 19 tetor-6 nëntor 2020. Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 22 tetor dhe 5 nëntor 2020. Më 29 tetor nuk do të zhvillohet seancë plenare për arsye se java 26-30 tetor është Java e Gjelbër. Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    “Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Al-fred Balla, anëtar joprokuror (i zgjedhur nga shoqëria civile), Bujar Sheshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve), Esmeralda Keshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish anëtarit, Gent Osm-ani). Nurihan Seiti, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e Avokatisë), Tartar Bazaj, anëtar joprokuror (zg-jedhur nga trupa e Avokatisë), Besnik Cani, ish-anëtar

    prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Shkallës së Parë, aktualisht vend vakant), kanë mandat 5 (pesë) vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2023. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në faqen zyrtare të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KLP.

    KLP: JA KUR U MBARON MANDATI ANËTARËVE

    dhe ata kanë nisur të ushtrojnë mandatin. Në vendimin e KLP-së saktësohet se mandati i anëtarëve jo prokuror ka nisur në 19 dhjetor 2018 ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën dhe do të përfundojë në 18 dhjetor të vitit 2021. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenet 149, 149/b, 176, pika 6, të Kushtetutës së Repub-likës së Shqipërisë, në nenin 280

    të Ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtë-sisë”, i ndryshuar, në referencë të Vendimit nr. 01. dt.19.12.2018 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosi që anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibra-himi, anëtar joprokuror, Kostaq Beluri, anëtar prokuror, Vatë Staka, anëtar prokuror (zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke

    1. Alfred Balla- KLP2. Bujar Sheshi- KLP3. Esmeralda Cami- KLP4. Gent Ibrahimi- KLP5. Kostaq Beluri- KLP6. Nurihan Seiti Metaj- KLP7. Sandër Beci- KLP8. Tartar Bazaj- KLP9. Vatë Staka- KLP 10. Naureda Llagami- KLGJ

    11. Maksim Qoku- KLGJ12. Alban Toro- KLGJ13. Brikena Ukperaj- KLGJ14. Brunilda Kadi- KLGJ15. Dritan Hallunaj- KLGJ16. Erjon Muharremaj- KLGJ17. Fatmira Luli- KLGJ18. Ilir Toska- KLGJ19. Marçela Shehu- KLGJ20. Medi Bici- KLGJ

    JA KUSH JANË ANËTARËT E KLP DHE KLGJzëvendësuar mandatin e ish-anëta-rit, Antoneta Sevdari), Arben Dollapaj, ish-anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Apelit, aktualisht vend vakant), kanë man-dat 3-vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të usht-rojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e KLP. Nuk dihet se si do të vijojë kjo pro-cedurë, por në rast të mos tërheqjes së Kuvendit ndoshta anëtarëve, për të cilët është shpallur vakanca, do t’u duhet t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Apelit për ta zgjidhur këtë ngërç. Pas përfun-dimit të mandatit, anëtarët e dy institucioneve mund të zgjedhin të shkojnë në gjykatat ose prokuror-itë e Apelit apo të kandidojnë për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

  • .............GAZETA SOT E Mërkurë 14 Tetor 2020 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Nga kadetë që kanë studiuar jashtë, komisarë, gardistë e OPGJ, te auditues, inspektorë pasurish e tatimesh, ja kush janë kandidatët për FBI shqiptare

    Zbardhen detajet mbi profesionet e kandidatëve për hetues të BKH

    Presionet ndaj organeve të vetingut dhe loja me Kushtetuesen, Yuri Kim vihet në lëvizje, mesazhe të qarta Tushës dhe Shtyllës

    Vonesat me Gjykatën Kushtetues kanë vënë në lëvizje ndërkombëtarët. Zonja Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Zëvendëskryetare e KED, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës Yuri Kim, e cila shoqërohej nga Znj. Michelle Lakomy, këshilltare ligjore rezidente pranë OPDAT. Vitore Tusha bëri një përshkrim të situatës aktuale dhe veprimtarisë së deritanishme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili po vazhdon të punojë duke ndjekur procedurat ligjore dhe

    respektuar gjithashtu edhe rekomandimet e bëra në këtë kuadër nga Komisioni i Venecias pak kohë më parë. Po ashtu, në fokus të takimit ishin edhe hapat konkretë të ndërmarrë lidhur me ecurinë e procesit të verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, si dhe për rëndësinë që mbart, veçanërisht në këtë moment, bashkëveprimi dhe bashkërendimi institucional për përmbylljen me sukses të këtij procesi dhe ringritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese. Nga aty Yuri Kim u ndal në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku takuan

    kryetaren Albana Shtylla. Kjo e fundit njohu ambasadoren me sfidat e procesit të rivlerësimit, nevojën dhe mundësitë për përshpejtimin e tij, si dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e rivlerësimit, për kryerjen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të funksionit të tyre kushtetues. Po ashtu, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit informoi znj Yuri Kim edhe në lidhje me përgatitjet e Kolegjit për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë, që kjo gjykatë pritet të ketë me fillimin e funksionimit të plotë të institucionit të Inspektorit

    të Lartë të Drejtësisë dhe mbi vendimmarrjet për-katëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Fokus i veçantë gjatë takimit, iu dha edhe kërkesave dhe shqetësimeve të gjyqtarëve, sa i përket funksionalitetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe vijueshmërisë normale të procesit të rivlerësimit, duke garantuar pavarësinë në vendimmarrjen e Kolegjit. Znj. Shtylla konsid-eroi të domosdoshme për ecurinë e procesit të veting-ut, vazhdimin e mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe vëmendjen e posaçme të tyre për suksesin e procesit të rivlerësimit.

    Kliti TOPALLI

    Zbardhen detajet e kan-didatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Het-imit. Të hënë u mbyll faza e parë dhe u kualifikuan 424 emra dhe në fund vetëm 60 prej tyre do të jenë pjesë e FBI shqiptare. Gazeta ka bërë disa kërkime mbi emrat e publikuar nga BKH ku bie në sy se ka një shumëllojshmëri profe-sionesh. Për shkak të moscënimit të garës, po përmendim vetëm inicia-let e disa prej kandidatëve, profe-sionet e të cilëve janë të njohur. Në këtë mënyrë, sipas të dhënave, A.A është hetues tatimor. Ndërsa A.M rezulton se mban gradën komisar dhe është pjesë e forcave të policisë prej vitesh. Por mes kandidatëve ka dhe shumë femra, shumica efektive policie, si shtetësja A.G. Ndërsa A.H rezulton audituese e brendshme në institucione. Sipas listës A.G rezulton Oficer i Policisë Gjyqësore. Ajo që bie në sy është se mes emrave kemi dhe një gardiste, me inicialet A.A. po ashtu ka dhe emra të njohur që kanë kandiduar si A.Z, i cili mban post drejtues në polici. Ndërsa A.S rezulton të jetë jurist. Një tjetër OPGJ, është A.J, i cili është përfolur dhe në media, pasi ka qenë dhe këshilltar në KPK. Por ajo që bie në sy është se në listë rezulton dhe B.V, një kadet shqiptar i cili ka përfunduar me re-zultate të shkëlqyera shkollimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst” në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për një listë shumë të pasur, ku dominojnë sigurisht efe-ktivët e policisë, por ka emra nga fusha nga më të ndryshmet. BKH do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, ndërsa do të ketë një sërë sektorësh që do merren me krimin financiar, deklarimet e pasurive, gjurmimin e parave etj. Për këtë arsye në BKH do të merren specialistë të fushave nga më të ndryshme. Një tjetër element është se shumica janë të rinj e të reja me ambicie që të bëhen pjesë e organit më të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit. Po ashtu ka dhe ekspertë kriminalistikë, ish-inspektorë të ILDKPI, juristë të ndryshëm dhe kontabilistë. Sinjalet

    Gafat, Murrizi tallet me Ramën dhe Bashën

    Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas vendimit të qeverisë për vendosjen e detyrueshme të maskave edhe në rrugë. Murrizi ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama në Parlament, ku ka folur për maskat dhe shtron pyetjen se çfarë e bëri të ndrys-hojë mendim. Ai ironizon edhe krye-tarin e Partisë Demokratike për gafën që bëri pak ditë më parë, ku tha se 6 në 4 biznese kanë falimentuar. Depu-teti deklaron se 4 “çuna” dhe një gocë kanë bërë haram një dynja. “Çfarë ka ndikuar që Dr. Prof. biologo-epide-miologu Kolombo Pipero Rama ka ndryshuar mendim për maskat dhe Prof. Dr. Basha i ekonomisë globale bën “nikoqirin” e bizneseve 6 nga 4 kanë falimentuar. Kur i dëgjon se sa “kompetent” janë secili në fushën e tij me kujtohen dy vargjet e këngës: Dy çuna që ka Tirona, Bojn haram një kasaba. Në fakt këta janë 4 “çuna” dhe një gocë që kanë bërë haram një dynja”, shkruan ai në rrjetet sociale.

    Gjonaj tregon vlerësimet e raportit të GRECOLufta ndaj korrupsionit ka njo-

    hur rezultate tejet pozitive në vendin tonë. Raporti i publikuar nga GRECO ka vlerësuar Shqipërinë në mënyrë gati perfekte, pasi vendi ynë ka plotësuar 9 nga 10 kushtet e paracak-tuara dhe për pasojë tashmë vendi ynë është jashtë listës së monitorimit. Kështu deklaroi ministria e Drejtë-sisë, Etilda Gjonaj gjatë prezantimit të rezultateve të raportit të GRECO-s për Shqipërinë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama si dhe trupa diplomatike në vend, ku nënvizoi nga salla e konferencave e Ministrisë së Drejtësisë, se rezultati pozitiv i arritur inkurajon qeverinë të vijojë politikën me zero tolerancë ndaj korrupsionit. “Sot duhet të jemi të vetëdijshëm që raportet ndërkom-bëtare tregojnë se masat që kjo qeveri ka marrë në luftën kundër korrup-sionit po japin rezultate pozitive. Ashtu siç tregojnë edhe rezultatet e fundit mbresëlënëse të raportit të GRECO-s, për Shqipërinë, të cilat kam kënaqësinë ti prezantojmë në këtë tryezë”, tha Gjonaj.

    janë se do të kemi një organ, i cili do të godasë fort të korruptuarit e sidomos në nivel politik.

    Sot testiTë gjithë emrat e kualifikuar do

    të futen sot në testim dhe më pas do të rrudhet lista. Sipas të dhënave të BKH, do të kemi një testim për arsyetimin logjik. “Testi i Arsyetimit Logjik zhvillohet për të vlerësuar aftësinë e kandidatit për të mendu-ar në mënyrë kritike. Pyetjet kanë lidhje me arsyetimin induktiv dhe deduktiv, duke përdorur si pjesë tekstesh ashtu edhe informacion numerik. Testi i Arsyetimit Logjik zgjat 1 orë dhe përbëhet nga 30 pye-tje. Testimi do të zhvillohet në ambi-entet e Pallatit të Kongreseve, hyrja përballë Presidencës. Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet në dy faza: Ora 08.00 - 12.00, të datës

    “Gjatë regjistrimit secilit kandidatë do t`i jepet një kod, i cili vendoset tek fleta e testit. Kandidatëve do t`u jepen udhëzime për zhvillimin e testimit, dhe udhëzimi për plotësimin e fletës së SCANTRON-it, etj. Kandidatët gjatë zhvillimit të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime. Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me

    kandidatêt e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testi. Mosrespektimi i këtyre rregullave dhe udhëzimeve të tjera të dhëna nga vëzhguesit do të rezultojnë në largimin e menjëhershëm të kandidatit dhe moskualifikimin e tij për në Byronë Kombëtare të Hetimit. Minimumi i pikëve për kual-ifikimin e kandidatëve në fazat e mëtejshme është 12 pikë”, thuhet në njoftimin e BKH.

    RREGULLAT E TESTIMIT

    ■ Fshehjen ose deklar-imin e rremë të pasurive, interesave private të per-sonave

    ■ Pastrimin e produk-teve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

    ■ Ushtrimin e ndik-imit të paligjshëm ndaj

    personave që ushtrojnë funksione publike

    ■ Shpërdorimin e detyrës

    ■ Shpërdorimin e kontributeve të dhëna nga shteti

    ■ Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në

    tender apo ankande publike

    ■ Tregtimin e sekretit shtetëror nga personi që i është besuar

    ■ Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete

    ■ Dhënien e shpërbli-meve dhe premtimeve

    JA ÇFARË DO HETOJË BYROJA E HETIMIT

    14.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 1 deri në num-rin rendor 200; Ora 14.00 – 18.00, të datës 14.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 201 deri në numrin rendor 424”, tha BKH. Kandidatët në testin me shkrim do të jenë të pajisur me maska për

    sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID-19. Kandidatët para se të hyjnë në testin me shkrim do të regjistro-hen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

  • GAZETA SOT6 E Mërkurë 14 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.alBalla: PS alternativa më e mirë për shqiptarët në

    zgjedhjet e 25 prillit, PD-LSI kundërshtarë të dobëtKryetari i Grupit Parlamentar të Partisë So-

    cialiste, Taulant Balla deklaroi dje nga Elbasani se shqiptarët nuk kanë një alternativë më të mirë sesa PS për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit theksoi ditën e djeshme se kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ek-ipesh, referuar Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas Ballës, gjatë dy muajve në vijim përmes Platformës Digjitale,

    PS do të marrë nga anëtarësia vlerësimin mbi performancën e ministrave dhe deputetëve. “Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste, madje sot ka edhe më shumë arsye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë. Këtë njerëzit e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh. Tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të

    një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm. Gjatë dy muajve në vijim përmes Platformës Digjitale ne po marrim nga anëtarësia vlerësimin mbi performancën e ministrave dhe deputetëve. Zgjedhja sot në zemrat e shqiptarëve është e thjeshtë. Edhe në fletën e votimit në pranverë 2021 po aq: votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, shkruan ai. Po dje Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në këtë ditëlindje të Dritëroit të madh, kujtojmë një nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë shqipe. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Balla thekson

    se Dritëro Agolli ishte një zë i rëndësishëm përg-jatë proceseve demokratike. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i domosdoshëm, me rol unik në formësimin dhe identifikimin e Par-tisë Socialiste si një e majtë moderne europiane. “Në këtë ditëlindje të Dritëroit të madh kujtojmë një nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë shqipe. Dritëro Agolli ishte gjithashtu një zë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i domosdoshëm, me rol unik në formësimin dhe identifikimin e Partisë Socialiste si një e majtë moderne europiane”, nënvizoi Balla.

    Rama zbulon pazaret që kërkon Ilir Meta: Kërcënon me rrëmuja se do të shpëtojë partinë

    e tij të degraduar, po bëhet gazi i botës

    Rama “thumbon” Metën: Mos shaj si i dehur e mos nxit rrëmuja për partinë tënde të degraduar

    Rigels SELIMAN

    Kryeministri Edi Rama ka zb-uluar dje pazaret që kërkon presidenti Ilir Meta. Ky i fun-dit prej disa ditësh ka shtuar dozën e sulmeve dhe akuzave në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Por përmes një statusi në rrjetet sociale, i pari i qeverisë ka akuzuar kreun e shtetit se kërcon me kaos dhe rrëmuja se do të shpëtojë partinë e tij të degraduar, duke iu referuar kështu Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje, i prerë dhe i qartë zoti Rama i ka tërhequr vëmendjen Metës për sjelljen e tij të ditëve të fundit, ndërsa i ka kujtuar që të përmbahet, pasi sipas tij, është bërë gaz i botës. “Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë! Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar de-tyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar”, shkruan ai.Rama ironizon Metën për dekoratat

    Por nuk ndalet me kaq, pasi kryem-inistri Edi Rama gjatë një komunikim që pati ditën e djeshme me gazetarët, shpjegoi trëndafilin e qëndisur në maskën e tij, ndërsa thumboi kreun e shtetit se mund të vendosë edhe Vojo Kushin në maskë. “Unë kam zgjedhur të vë trëndafilin e socialistëve të 25 prillit. Ilir mund të vërë Vojo Kushin. Maska prodhohet vetë, është një mbrojtëse tekstili. Nuk duhet të harxhosh asgjë”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Mirëpo presidenti Ilir Meta i është përgjigjur në kohë rekord kryeministrit Edi Rama, i cili i tha përmes një statusi në rrjetet so-ciale se heronjtë mbahen në zemër dhe se me dhënien e dekoratave po bëhet gazi i botës. Ndërsa shtoi se sharjet e presidentit si i dehur, nxisin ndasi dhe këto sulme janë për interesat person-ale dhe partinë e tij, LSI-në. Meta pas kësaj ka reaguar sërish në “Facebook” ku shkruan se Rama nuk i ka treguar akoma në cilën studio televizive do

    Hapet qendra e edukimit digjital për fëmijët,

    reagon RamaËshtë hapur dje në Qendrën

    Arena, pranë stadiumit kombëtar Air Albania, qendra e edukimit digjital për fëmijë të grupmoshës 12-18 vjeç, e cila do t’u japë atyre mundësinë që të zbulojnë e të kultivojnë talentin në disiplina të ndryshme si animimet, dizajni grafik, programimi apo robo-tika. I pranishëm në hapjen e kësaj qendre ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se Qendra Tumo, është një histori e bukur suksesi që shkon në favor të atyre që janë më të dobëtit në shoqërinë tonë. “Ka ardhur si një bekim nga Zoti sipas meje, TUMO, që është një krijesë e jashtëzakonshme e mendjeve që në një vend të largët për të cilin nuk dëg-jojmë shpesh, në Armeni, kanë shkuar përtej shqetësimit, përtej dilemave dhe kanë guxuar të krijojnë një hapësirë që lidh fëmijët me teknologjinë. Tirana është kryeqyteti i tretë jashtë Armenisë që ka TUMO-n, pas Berlinit dhe Parisit. Më vjen shumë mirë që do të kemi TUMO 1 dhe TUMO 2”, deklaroi Rama.

    Hajdari: Në 25 prill, qytetarët do zgjedhin

    mes të vjetrës dhe të resëFushata zgjedhore nuk ka filluar

    vetëm për partitë e mëdha, por edhe për subjektet që ende nuk ekzisto-jnë formalisht, por kanë ambicie të mëdha në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në një studio televizive, deputet-ja Rudina Hajdari, pohoi se tashmë “lufta” e saj nga Këshilli Politik dhe salla e Parlamentit është zhvendosur në terren. Deputetja madje e bën të qartë se ajo do të jetë formalisht pjesë e partisë që po formësohet. “Patjetër do të jemi një nga kandidaturat, jemi pranë një marrëveshje të brendshme ku kemi shpallur që bashkëpunimi ynë do të ecë më së miri, duke lejuar të avancojë personi që merr më shumë vota, dhe të jenë qytetarët që do të vendosin kush do të drejtojë partinë”, deklarojë ajo. Sa për mbështetjen e Nismës nga ana e ndërkombëtarëve, Hajdari preferoi të fliste në emrin e saj.

    është presidenti i parë dhe i fundit që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindte, kjo nuk ekziston. Edhe mbretërit nuk japin dekoratat për ata që kanë vdekur më parë. Ka medalje të posaçme për ata që vriten sot, vritet një ushtar në Afganistan i jepet medalja të shoqes, fëmijës. Por që ti të dekorosh heronjtë e popullit kjo tejkalon Boratin, kjo e bën Boratin më të shëmtuar se

    kopja. Çfarë i bën Ilir Meta, Vojo Kushit? Edhe Enver Hoxha ka dhënë vetëm një herë, për Selam Musain, ja dha dhe ky më pas. Kjo ka qenë e vetmja shkelje e protokollit. O Ilir lëri të rënët në punën e tyre se heronjve të popullit nuk u jepet dekorata, se ajo është dekorata më e lartë. Siç duket kjo punë do i japë dekoratë dhe Skënderbeut, i ka marrë varrezat me radhë”, deklaroi Rama.

    sqarohen ballë për ballë! “Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec”, shkruan Meta.

    Përplasjet Kujtojmë që prej disa ditësh vazh-

    don përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Shpërndar-ja e dekoratave është kthyer në “mollë sherri” mes dy palëve, ndërkohë që kreu i shtetit këmbëngul për përballje në debat. Nga ana e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i përgjigjet kërkesës së tij, por i kërkon të ndalojë me shpërndar-jen e dekoratave. Madje, nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama kritikoi presidentin për dekoratat që po jep për heronjtë e popullit, duke thënë se as En-ver Hoxha nuk e kishte bërë një gabim të tillë. Me ironi Rama tha se Meta ka marrë varrezat me radhë dhe se shumë shpejt mund të dekorohet dhe Skënder-beu. “Edhe diçka të fundit për Ilir Metën,

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur pak ditë më parë akuza për presidentin Ilir Meta, duke thënë se ky i fundit po dergjet skutave për të mbledhur vota për LSI-në. “Jo vetëm për reformën në drejtësi, por dhe për luftën kundër krimit, askush nuk e bën dot atë që ka bërë PS. Ilir do video, unë nuk merrem me video. Do video për skutat që ai futet, por është e sig-urt në botë, as Saliu as ka pasur dhe as do të ketë më

    që dergjet skutave për të bërë fushatë për zgjedhjet e ardhshme. Kë takon ai nëpër skuta e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta, nëpër kthesa e mbi kalime, sikur të ishte më i votuari në opozitë është fakt kriminal. Thonë shumë që “ti e bëre president”. E vërteta është ndryshe. Ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president tjetër, por kam qenë i bindur që do ishte një president i opozitës”, deklaroi Rama.

    Kryeministri: Presidenti po bën fushatë me kriminelë

    “Ilir Meta u ka shkruar një letër, nuk e dija që Taulanti do ta fuste në rend dite. Ilir Meta kishte thënë se më kishit marrë ju mua emigrant në Paris. Kjo tregon se sa shumë i do ai emigrantët. Ilir Meta, Saliu, Monika e Luli nuk i duan fare emigrantët. Po nuk ishte LSI ti nuk ekziston fare për Ilir Metën. Që unë kam qenë emigrant kjo është fakt, që unë dua që të ketë em-igrantë në listën e deputetëve kjo është

    fakt sërish. Kjo kënga e refugjatit që u bë ministër është një këngë që tregon se e do Shqipërinë vetëm për vete. Ilir Meta flet për banditë e trafikantë, ndër-kohë që profesorë e intelektualë janë larguar nga Partia Socialiste. Kërkon që të marrë me vete, Kastriot Islamin, se ky më rezulton i vetmi i përjashtuar dhe më pas i bëri atë që nuk thuhet Partisë Socialiste”, nënvizoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

    E AKUZOI SE I KA PËRJASHTUAR NGA PS, RAMA PËRGËNJESHTRON METËN

  • .............GAZETA SOT E Mërkurë 14 Tetor 2020 7

    p o l i t i k e www.sot.com.alKoçi shpërthen ndaj Presidentit: Meta është bërë si Berisha

    i dytë në Presidencë, gjuha e tij e denjë për një partiak fanatikZv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka

    shpërthyer dje në akuza dhe sulme të ash-pra në adresë të presidentit Ilir Meta, pas kushtrimit të këtij të fundit për kryengritje dhe trazira në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale Koçi, i cili është kreu i Partisë Socialiste të Fierit deklaroi dje se tashmë Meta është bërë kopje e ish-Presidentit Sali Berisha në Presidencë, ndërsa theksoi se gjuha e tij dhe sjellja e ditëve të fundit është e denjë për një kryetar partie dhe jo për kreun e shtetit. “Tashmë Meta si president është bërë kopje

    e ish-presidentit Sali Berisha. Një partiak fa-natik dhe gjuhë politike konfliktuale. Shkurt Saliu i Dytë”, deklaroi ai. Ndërkohë, po ditën e djeshme përmes një statusi në rrjetet so-ciale, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përshëndeti mbështetjen që Shtetet e Bash-kuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i kanë dhënë Shqipërisë sa i takon procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas zotit Koçi, pa vullnetin e Partisë Socialiste dhe SHBA-BE sot Shqipëria do të vijonte të kishte një sistem drejtësie të korruptuar. “Askush se

    mendonte se do të vinte dita që sindikata e korruptuar e sistemit të drejtësisë do të vihej në rresht në një proces vetingu që nxori në shesh një qelb infeksioni të paimagjinueshëm. Këtë mundi ta bëjë vetëm Partia Socialiste në aleancë me SHBA dhe BE. Vazhdojnë takimet me organizatat socialiste në Fier”, u shpreh ai. Më herët në rrjetet sociale zoti Koçi ndau edhe detaje nga një takim që ka pasur me Prefektin e Qarkut Fier. “Takim me Prefektin e Qarkut Fier. Në qendër të bisedës shkundja e admin-istratës dhe rritja e shërbyeshmërisë ndaj

    qytetarëve. Së shpejti një analizë objektive për performancën e institucioneve në Fier”, nënvizoi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur një përplas-je të njëpasnjëshme mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Dy ditë më parë kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit Rama që të respektonte marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërsa Rama theksoi që presidenti ose t’i firmosë ose t’i kthejë sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi në këtë mënyrë do të nisë sa më shpejt zbatimi i tyre.

    Rigels SELIMAN

    Presidentit Ilir Meta duket se nuk po i ecin planet për të rikthyer koalicionet parazg-jedhore. Partia Socialiste është e vendosur për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe madje ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka paralajmëruar se sapo presidenti Meta të kthejë mbrapsht Kodin e ri Zgjedhor, mazhoranca do ta rrëzojë dekretin dhe do ta miratojë ligjin ashtu siç ishte. Por kjo vendosmëri e socialistëve për të hequr koalicionet parazgjedhore ka “tërbuar” kreun e shtetit, i cili ka nisur kërcënimet ndaj Ramës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, dje zoti Meta ka bërë thirrje për revolucion, ndërsa ka publikuar disa vargje të Migjenit, për të cilin shprehet se është një uragan i përhershëm. Nëpërmjet tyre, kreu i shtetit paralajmëron kryeministrin Edi Rama se është gati grushti i fuqishëm i revoltës popullore. Madje, ai theksoi më tej se qeveria Rama i ka vendosur të ardhmes europiane të vendit një “mal që s’bëzanë”, i cili është ngritur mbi korrupsionin dhe nëpërkëmbjen e vlerave kombëtare. “Vargjet e poetit tonë kombëtar, Migjeni, janë një uragan i përhershëm frymëzimi dhe kushtrimi, që burojnë nga dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk e duro-jnë dot shtypjen dhe padrejtësinë. Ato simbolizojnë grushtin e fuqishëm të revoltës mbarëpopullore në çdo kohë, kundër së keqes, mjerimit, padrejtësisë, shfrytëzimit, dhunës, korrupsionit, arrogancës dhe mashtrimit politik. Sot, në 109-vjetorin e lindjes së Migjenit, vargjet e tij vijnë më aktuale se kurrë. Të ardhmes europiane të vendit, i është ven-dosur para një “Mal që s’bëzanë” sterrë i zi, i ngritur mbi shkatërrimin e shtetit dhe dinjitetit njerëzor, mbi korrupsionin e llahtarshëm dhe përdhosjen e çdo vlere kombëtare”, shkruan ai.

    PS e vendosur për të rrëzuar dekretin dhe fundosur LSI

    Por vendosmëria e PS për të rrëzuar dekretin, i cili i hapë rrugë heqjes së koalicioneve parazgjedhore, duke fun-dosur kështu LSI-në, nuk po kapërdihet dot nga presidenti Ilir Meta që çdo ditë lëshon kërcënimet dhe paralajmërim ndaj Ramës. Pra, në kushtet kur ky i fun-dit i ka kërkuar Metës që ose t’i firmosë ose t’i kthejë sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi në këtë mënyrë

    Meta: Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

    Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e djeshme në një takim lamtumire me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri, ambasadorin e Spanjës, Vicente Canelles Montero. Përmes një statusi në rrjetet sociale presidenti Meta teksa ndau detaje nga takimi me diplomatin spanjoll, theksoi dje se Madridi zyrtar mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Prita sot, me rastin e për-fundimit të misionit të tij në Shqipëri, Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z Vicente Canelles Montero. Vlerësova rolin e tij aktiv dhe kontributin e dhënë për forcimin e marrëdhënieve dyp-alëshe, si dhe mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit europian të vendit. Diskutuam rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajon, si dhe mundësive për një prani edhe më të madhe të Spanjës, si një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së, në Ballkanin Perëndimor”, shkruan presidenti Ilir Meta.

    Vasili: Të gjithë në këmbë për të rrëzuar

    Ramën, nuk ka më kohëNënkryetari i LSI, Petrit Vasili

    në një dalje për mediat bëri një pas-qyrim të situatës, që sipas tij është shumë e vështirë. Vasili deklaroi dje se zgjidhja është 25 prilli, kur edhe do të jetë dita e ndëshkimit, për të gjithë pushtetarët që kanë abuzuar. “Kjo është një qeveri kriminale dhe hajdute. 60 mln euro taksa ia fali Ar-mos, nuk ia mblodhi, që do të thotë 70 e ca mld lekë të vjetra. Ndërsa para për të paguar punonjësit nuk ka. Kryeministri rreh gjoksin dhe krenohet që nuk i bën njeri presion. Nuk po iu bëjnë presion, por po kërkojnë hakun e tyre. Ndaj duhet të gjithë në këmbë të vlerësojmë çdo moment. Të krijojmë bazën për një ndëshkueshmëri shembullore për këtë kërdisje që i është bërë shtetit. 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit, shpagimit dhe çuarjes para drejtësisë të racës më të keqe. Nuk ka më kohë për të falur asnjë nga këta maskarenj të pushtetit”, deklaroi Vasili.

    Metës nuk i ecin planet dhe kërcënon Ramën me revolucion, PS e vendosur

    për të rrëzuar dekretin dhe fundosur LSI

    Presidenti kërcënon me vargjet e Migjenit: Gati grushti i fuqishëm i revoltës popullore!

    “Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Esati i Rilindjes, pengu

    i armiqve më të egër të kombit shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun”, deklaroi dje presidenti Ilir Meta.

    PRESIDENTI: RAMA ËSHTË ARMIK, UNË JAM MBROJTËS I LANÇ

    do të nisë sa më shpejt zbatimi i tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kështu që edhe presidenti Meta e ka nuhatur këtë rrezik dhe ka nisur që t’i kërkojë Ramës që të lejojë koalicionet parazg-jedhore, duke e kërcënuar. Ndërkohë po ditën e djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale, presidenti Meta sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa i kujtoi

    se 3 milionë shqiptarë janë gati ta rrëzo-jnë atë, të cilin e quajti Esatin e Rilindjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. “Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër

    Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë ka shtuar presionet ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa i ka kërkuar që të zbatojë marrëve-shjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje mbështetet nga zoti Meta dhe PD-LSI ku në thelb ka edhe faktin se lejon koalicionet parazgjedhore. “Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërg-

    jegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o ba-nori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta. Unë e kamë thënë dhe po e rithem se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij”, nënvizoi Meta.

    META I LUTET RAMËS QË TË ZBATOJË 5 QERSHORIN

    të Rilindjes, që rritet në llumin e oli-garkisë dhe bandave. Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhesSektin pa nder, pa vlera e pa atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe nuk do ndalet! Tre milionë ilirë në 25 prill i ka gati! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.

    Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë So-

    cialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit...

  • GAZETA SOT8 E Mërkurë 14 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.alMonika Kryemadhi e ekzaltuar nga Durrësi: PS do thyejë hundët në 25 prill, LSI do dalë forcë e parë

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se partia që ajo drejton do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Teksa ishte në një takim me strukturat e LSI në Durrës, zonja Kryemadhi i dërgoi një mesazh të qartë kryem-inistrit Edi Rama, ndërsa e paralajmëroi se në zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste do të humbë në mënyrën më spektakolare të mundshme. Në këtë kontekst, Kryemadhit theksoi se LSI do të dalë forcë e parë dhe se sipas saj, me marrjen e pushtetit prej saj dhe partive të tjera të opozitës së bashkuar do të kenë si prioritet luftën ndaj krimit

    të organizuar. “Unë përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar, që në Durrës do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që është dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë. Ajo që mendoj unë dhe që është shumë e rëndësishme sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar më çdo qytetar, për të komunikuar me ta, për të qenë prezentë, për të dhënë vizionin tonë. Sepse vizioni

    i LSI-së nuk është thjesht për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Edi Rama xhepat e vet apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi ajo. Më tej kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi mazhorancën socialiste dhe qeverinë se ka lënë në mëshirë të fatit Durrësin. “Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu

    që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë. Unë ju uroj suksese të gjithëve dhe mendoj se ky është taki-mi ynë i parë organizativ, por takime të tjera me radhë do të vazhdojnë, ku do të shtrihemi në çdo cep, jo vetëm në Bashkinë e Durrësit të qytetit, por edhe në komuna e kështu me radhë në të gjithë Qarkun e Durrësit. Jam e bindur që gara do të jetë midis Tiranës, Fierit dhe Durrësit, kush do të jetë i pari. Kemi një garë shumë të madhe me grupin e Tiranës, po kështu një garë shumë të madhe me grupin e Fierit”, nënvizoi Kryemadhi.

    Aleatët mesazh Bashës: Duhet të nxitojmë me kandidatët, nuk mund të dalim me një listë unike, duhet platformë e qartë përballë Ramës

    Duka, Mediu dhe Ndoka: Zgjedhjet e 25 prillit do i fitojë opozita e bashkuar

    Rigels SELIMAN

    Aleatët e Partisë Demokra-tike kanë shtuar presio-net ndaj kryedemokratit Lulzim Basha sa i takon strategjisë që opozita joparlamen-tare duhet të ndjekë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të vitit 2021. Ditën e djeshme kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka; kreu i Partisë Re-publikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i kanë dërguar një mesazh Bashës se duhet të veprojnë dhe or-ganizohen. Fillimisht ka qenë zoti Duka, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh dje se ai mbështet daljen e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit me dy lista, pasi sipas tij, kjo është një mënyrë për të maksimizuar votat. “Unë e kam thënë dhe po e ripërsëris që në mendimin tim gjykoj se një listë e vetme është e pamundur. Megjithatë ne jemi në bisedime dhe nuk e kemi vendosur ende. Por personalisht unë mendoj që opozita e bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit tjetër duhet të dalë me dy lista, në mënyrë që të mos lejojmë që asnjë votë të shkojë dëm”, deklaroi kreu i PAA, Agron Duka.

    Duhet platformë e qartë përballë Ramës

    Por edhe pse na ndajnë edhe gati 6 muaj nga mbajtja e zgjedh-jeve parlamentare të 25 prillit, kreu i PR, Fatmir Mediu i ka dërguar një mesazh kryedemokratit Ba-sha që të nxitojë me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe madje ka kërkuar që opozita duhet të dalë me një platformë të qartë përballë kryeministrit Edi Rama. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, zoti Mediu theksoi se në kushtet kur kryeministri Rama nuk do zgjedhje të lira dhe synon që t’i grabisë ato, sipas tij, opozita duhet të bëhet barrikadë për të mos lejuar shtrembërimin e rezultatit zgjedhor dhe vjedhjen e votës. “Për mendimin tim opozita e bashkuar duhet të jetë bashkë për të ndërtuar atë që duan të gjithë shqiptarët. Mendoj se duhet të nx-

    Nishani: PD ka vetëm një premtim, do luftojë

    korrupsioninIsh-presidenti Bujar Nishani ka

    reaguar dje pas premtimeve të kryem-inistrit Edi Rama për heqje taksash. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Nishani theksoi se PD kur të vijë në pushtet ka vetëm një pretim dhe që si-pas tij, është lufta kundër korrupsionit. “Sot pas 7 vitesh grabitjeje rilindja na premton se: do të heqim taksën për atë, do të heqim taksën edhe për këtë, do të heqim dhe këtë taksë, do të heqim çdo taksë, do të jeni pa asnjë taksë. Pasi sajoi lloj-lloj taksash, pasi rriti çdo taksë, pasi i rropi lëkurën shqiptarëve përmes taksave dhe jotaksave, sot pas 7-të vitesh torturimi të shqiptarëve hajnia dhe mashtrimi ordiner premton se do të heq çdo taksë! Opozita ka vetëm një premtim paraprak të thjeshtë: Qeverisja e re do të heq çdo hajdut, kudo është. Do të heqë grabitësin dhe mashtruesin nga zyra kryeministrit! Do të heqë grabitësit dhe mashtruesit nga zyrat e ministrave”, shkruan Nishani.

    Panariti: Tatëpjeta e Shqipërisë nisi kur Rama mori tepsinë

    Ish-deputeti i Lëvizjes Social-iste për Integrim, Edmond Panariti ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Panarit u shpreh dje se tatëpjeta e Shqipërisë ka nisur kur PS mori tepsinë, pra pushtetin. “Tatëpjeta e Shqipërisë, filloi në vitin e tepsisë dhe jo në atë të pandemisë! Të gjithë treguesit ekonomikë, financiarë, sho-qërore, demografikë dhe mbi të gjitha ata demokratikë të vendit, e filluan rrokullisjen kur një parti e vetme “zaptoi” sistemin dhe institucionet pa votë dhe pa mbështetje popullore. Viti i fillimit të pikiatës është viti 2017, që është edhe viti i tepsisë dhe i timonit Pikiata nuk ka të ndalur dhe që prej atëherë vendi po “zhytet” dhe po fun-doset. Këtë e dëshmon INSTAT në statistikat e popullatës së vendit të janarit të 2020, kur pandemia ende nuk kishte nisur”, shkruan ish-depu-teti i LSI, Edmond Panariti.

    itojmë jo për koalicionin opozitar, por të ndërtojmë trupën elektorale dhe qeverisëse. Opozita duhet të kishte një platformë të qartë dhe të përbashkët. Edi Rama nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama do të vjedhë zgjedhjet”, deklaroi kreu i Partisë Repub-likane, Fatmir Mediu. Ndërkohë, kreu i PDK, Nard Ndoka gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh dje i bindur se opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Në këtë kontekst, zoti Ndoka theksoi se Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama nuk e shpëton askush nga humbja, pa-varësisht trukeve që po përpiqen të bëjnë. Sipas tij, opozita e bash-kuar është shumicë dhe se do të bëjë çdo gjë për të maksimizuar votat e saj. “Opozita po shikon të gjithë variantet e mundshme për maksimalizimin e votës. Ne

    “Unë gjykoj se një listë e vetme është e pamundur. Megjithatë ne jemi në bisedime. Brenda këtij muaji opozita do dalë në propozim për listat. Nëse është një listë, ngushtohen shumë emrat e kandidatëve që garojnë. Ama dhe dalja vetëm është me rrezik. Ky Kod Zgjedhor ato parti që dalin vetëm dhe nuk kapin pragun, 10 mijë vota për shembull, por marrin 9 mijë, këto vota shkojnë

    dëm. Në koalicion këto vota shkojnë për opozitën. Ne duhet të bëjmë të gjitha kalkulimet matematikore që të maksimizojmë votën. Me dy lista unë besoj se do jetë forma më e mirë. Mund të jetë dhe me tre lista, që partitë e vogla të bashkohen në një listë të vetme. Se ka zona që të gjitha partitë e vogla mund të nxjerrin një deputet”, deklaroi pak ditë më parë kreu i PAA, Agron Duka.

    PAA MUND TË JETË NË LISTË TË NDARË NGA PDDUKA:

    çdo variant Edi Rama është i pa-shpresë, tentativat e tij për ndry-shimin e rregullave te garës në mënyrë të njëanshme, kriminale dhe e pa precedent nuk kanë për ta shpëtuar. Opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit”, deklar-oi kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Kujtojmë që një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kod, që sanksionuan në ligjin e ri zgjedhor ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, me listë të përbërë, Lulzim Basha mblodhi aleatët në

    selinë blu. Sikundër u mësua dhe gazeta e bëri publike pak ditë më parë skenari i parë është dalje me dy lista, një e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe një e ud-hëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërsa një tjetër opsion që po vlerësohet pas ndryshimeve më të fundit në Kodin Zgjedhor me qëllim maksimizimin e votave është edhe dalja me një listë uni-ke, por vendimmarrje finale do të përcaktohet pas kalkulimeve të ekspertëve të opozitës.

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një prononcimi për mediat pak ditë më parë i çoi një mesazh Bashës sa i takon daljen me listë të përbashkët me LSI. “Nuk është e sikletshme për mua LSI në koalicion, por opozita ka një trung

    të vetëm. Rëndësi ka sa të vërtetë jemi me elektoratin që përfaqëso-jmë. Ky koalicion ka një lidership, një bosht dhe kjo është PD, çdo mar-rëdhënie tjetër që do të dobësonte këtë bosht, do të ishte i dëmshëm”, deklaroi kreu i PR, Fatmir Mediu.

    ZGJEDHJET E 25 PRILLIT DHE ROLI I LSI

  • .............GAZETA SOT E Mërkurë 14 Tetor 2020 9

    p o l i t i k e www.sot.com.alVakancat në Gjykatën Kushtetuese, Presidenca delme apel për juristët: Aplikoni, nga ju varet integrimi

    Vakancat në Gjykatën Kushtetuese kanë sjellë ditën e djeshme reagimin e Presidencës. Sot është afati i fundit i aplikimit për një vend të shpallur nga Ilir Meta dhe në këtë mënyrë Pres-idenca ka dalë me një apel të fortë për të gjithë juristët që plotësojnë kushtet e kandidimit që të mos hezitojnë për të aplikuar për pozicionin në këtë anëtar. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Presidenca shprehet se e ardhmja europiane varet vetëm nga ata, të cilët do ruajnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit. “Afati i paraqitjes së kërk-esës për shprehjen e interesit, për këtë vend vakant

    është nesër data 14 tetor 2020. Sot kur kanë ngelur edhe 1 ditë nga përfundimi i këtij afati i bëjmë thirrje publike dhe inkurajojmë të gjithë juristët me integritet, pjesë e sistemit të drejtësisë ose jo, që plotësojnë kushtet e kandidimit të mos hezito-jnë për të aplikuar për këtë pozicion në Gjykatën Kushtetuese që i përket për plotësim Presidentit të Republikës. Pas përfundimit të procedurës së aplikimit, lista e kandidatëve aplikues dhe doku-mentacioni shoqërues i përcillet Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi për vlerësim sipas ligjit. Emërimi si gjykatës Kushtetues, është nder për personin që

    aplikon dhe një shërbim i madh për Shqipërinë, për ruajtjen e sovranitetit dhe demokracisë së vendit dhe mbi të gjitha një hap i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Presidenca u kërkon KED dhe KLGJ të verifikojnë dhe rendisin sa më shpejt kan-didatët për anëtarë për Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë dhe sa më parë t’i çojnë listat Presidentit të Republikës. “Presidenti i Republikës përsërit edhe një herë thirrjen ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor që të punojë në mënyrë të pandërprerë në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për

    plotësimin e të gjitha vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, e cila jo vetëm që duhet të jetë plotësisht funksionale sa më shpejt për shqyrtimin e çështjeve të mbartura, por kjo gjykatë është përgjegjëse për të emëruar dhe 3 anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë plotësisht funksionale me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve kjo trupë gjyqësore të mos hasë në asnjë pengesë procedur-ale që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendimeve kushtetuese të ngritura nga palët”, thuhet në njoftim.

    Elisjeda KIKO

    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur një “luftë” programesh me njëra-tjetrën. Prej disa ditësh, kryem-inistri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha kanë bërë dalje të shpeshta për mediat, ku kanë prezan-tuar planet e tyre ekonomike. Sektorët e ndryshëm kanë qenë në fokus të retorikave të tyre, duke filluar nga plani ekonomik, punësimet dhe deri te sektori i bujqësisë dhe mbështetja e fermerëve. Por duke iu referuar edhe situatës aktuale, krerët e dy partive më të mëdha janë fokusuar edhe tek sistemi i shëndetësisë. Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se sistemi shëndetësor, sa i takon përballimit të pandemisë, është në kolaps. Gjatë një dalje për me-dia, Basha solli në vëmendje shkrimin e një ditë më parë të “Zërit të Amerikës”, ndërsa apeloi Ramën të marrë përgjeg-jësitë. “Shqipëria u gjet e papërgatitur në periudhën e parë, por koha e kaluar nga ai moment nuk ka shërbyer asnjë grimcë që qeveria të nxjerrë mësimet e duhura. Sot që flasim, nga burimet e brendshme të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, kapacitetet e tyre për të trajtuar të sëmurët janë të shteruara. E mbani mend inaugurimin me bujë të spitalit Covid-3. Çfarë po bëhet? S’ka asnjë investim. S’ka Covid-3 ka vetëm propagandë. Ajo që paralajmëruam prej dy javësh, po ndodh. Sistemi shën-detësor po shkon drejt kolapsit. Kolapsi është realitet, s’është më paralajmërim. Dje folëm për ekonominë, për një krizë të rëndë që ka përfshirë çdo sektor të ekonomisë e që po rëndon mbi jetën e shqiptarëve. Sot, flas për diçka edhe më akute, për shëndetin. Ndërsa e gjithë bota, rajoni e vendet fqinje, kanë kaluar javët e muajt e verës për t’u përgatitur për një përballje të dytë, i vetmi që s’ka marrë asnjë masë, është Edi Rama”, tha Basha.Basha: Kryeministri të bëjë detyrën

    Më tej, kryedemokrati Lulzim Basha i ka dhënë edhe një përgjigje kryeministrit Edi Rama sa i përket lapsusit në konferencën e dy ditëve më parë për mediat, të cilit shefi i qeverisë i kushtoi një status. Basha tha se herë tjetër do i nxjerrë vetë lapsuset që Rama mos të harxhojë kohë, por të merret me hallet e popullit teksa thekson se lapsuset e tij nuk i kushtojnë asnjë

    Spaho: Ja çfarë premton PD kur të vijë në pushtet

    Nënkryetari i Partisë Demokra-tike Edmond Spaho u shpreh se me ardhjen e opozitës në pushtet do të ketë taksë të sheshtë 9 për qind. Gjatë një interviste, ai tha se Partia Demokratike premton uljen e çmimit të karburantit, ujit dhe energjisë, duke shtuar se nuk do të ketë koncesion në dëm të interesit publik. “Do të vendosim taksë të sheshtë 9% për të konkurruar me vende të rajonit që kanë taksë të sheshtë 10%. Synimi është që jo vetëm ti japë ekonomisë sa më shumë mbështetje, por edhe për të ndihmuar shtresën e mesme. Do të ulim çmimin e karburantit duke hequr akcizën. Do të ulim çmimin e energ-jisë dhe ujit. Paratë e shtetit nuk do të përdoren për koncesione. Koncesion që merr në konsideratë interesat e koncesionarit në dëm të publikut nuk do të ketë”, u shpreh Edmond Spaho. Ish-deputeti demokrat denoncoi tenderët e fundit për segmentin Ko-rçë-Ersekë, por dhe Milot-Fier.

    Skënderi: Bindja Demokratike do hyjë e vetme në zgjedhjeAnëtari i Bindjes Demokratike,

    Arben Skënderi u shpreh ditën e djeshme se kjo parti është e përgatitur që të dalë e vetme në garë, por nuk përjashtoi asnjë bashkëpunim mbi bazën e principeve dhe ndershmërisë. Gjatë një interviste televizive, ai tha se BD do të hyjë në zgjedhje me lista të hapura. “Ne jemi përgatitur të dal-im të vetëm në garë, pastaj, çdo lloj bashkimi parazgjedhor mbi bazën e principeve dhe ndershmërisë, jemi të hapur të bashkëpunojmë. Ne nuk përjashtojmë askënd, por larguam mundësinë e bashkëpunimit me shkaktarët e gjendjes ku ndodhet sot Shqipëria. Nuk mund të bashkëpuno-jmë me njerëz që tjetër gjë thonë sot e tjetër nesër. Këta njerëz nuk e kanë fare problem që të kthejnë çdo gjë në Pazar. Ne i kemi qëndruar që në fillim idesë se njerëzit duhet të kenë në Par-lament rezultatin e votës së tyre dhe të mos kemi më allishverishe. Nëse këta e bllokojnë me ligj në Kuvend, këtë gjë ne duam ta bëjmë brenda familjes sonë”, tha Skënderi.

    PS-PD “luftë” programesh, Lulzim Basha: Shëndetësia në kolaps, kryeministri të mos merret me lapsuset e mia, por të bëjë detyrën

    Kreu demokrat: Rama do mbajë përgjegjësi penale për situatën

    “Duhet të ndalim këtë barbari dhe çmenduri, që po na kushton jetë dhe shëndet njerëzish. Ai është bërë për qindra ndjekje penale, por nuk e zgjidh problemin kjo gjë. Janë paratë e tua, taksat, TVSH, ju paguani, shqiptarët, nuk mund të na i çojë inici-atorëve, t’ua çojë kontraktorëve etj. Nuk po paguan mjekët dhe jo më ushtarakët. Janë familjarët e shumtë në vështirësi, biznesi i vogël etj. Duhet t’i paraprijmë

    kolapsit. Paratë që ua ka vjedhur me mafien e naftës t’ua kthejë urgjentisht. Edi Rama të mos vërë dorë mbi naftëtarët. Naftëtarët kanë mbështetjen time të plotë dhe pas 25 prillit do e kenë me vepra, siç ua thashë kur i kam vizituar grevistët e urisë. Njerëzit e përfshirë do e paguajnë me paratë që kanë vjedhur. Kanë përgjegjësi penale për këtë vjedhje të madhe për ballshiotët, fierakët dhe shqiptarët”, tha Basha.

    KREU DEMOKRAT: QEVERIA DO MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR VJEDHJET

    qindarkë qytetarëve. “Dje e patë se si një njeri që kurrë nuk ka pasur sy, mendje e zemër për shqiptarët, është tallur me hallet e tij, e tradhtoi veten e tij. E kishte ndjekur konferencën tonë dhe ishte marrë me lapsusin tim. Herë tjetër kur të bëj lapsus do ta nxjerr unë i pari që të mos merret me këtë, por të bëjë detyrën për të cilën është akoma aty.