32
UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003 138 URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2003/13 UNMIK/URDH/2003/13 11 qershor 2003 NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR THEMELIMIN E DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME AGJENCINË E MIRËBESIMIT TË KOSOVËS Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në bazë të kompetencave që i janë dhënë me nenin 7 të Rregullores së Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 2002/13 të datës 13 qershor për Themelimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës, Me qëllim të krijimit të rregullave të punës për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës, Duke marrë parasysh standardet dhe normat ndërkombëtare të pranuara në përgjithësi sipas Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, lidhur me të drejtat procedurale dhe masat mbrojtëse, Me anë të kësaj shpall këtë Urdhëresë Administrative: Neni 1 FUSHA E ZBATIMIT Rregullat proceduraile të cilat i përmban kjo Urdhëresë Administrative rregullojnë procedimin pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës (“Dhoma e Posaçme”), e themeluar në pajtim me nenin 1.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13. Neni 2 PËRKUFIZIMET 2.1 Për këtë Urdhëresë Administrative vlejnë përkufizimet e nenit 2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13. 2.2 Sipas kësaj Urdhërese Administrative vlejnë këto përkufizime vijuese: (a) “Paditës” do të thotë pala e referuar në nenin 5.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002.13, e cila parashtron apo ka parashtruar padi tek Dhoma e Posaçme; (b) “I paditur” do të thotë pala të cilës i jemi referuar në nenin 5.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 kundër të cilës bëhet padi nga ana e paditësit dhe Ribotuar për arsye teknike.

NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

  • Upload
    others

  • View
    21

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

138

URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2003/13∗∗∗∗ UNMIK/URDH/2003/13 11 qershor 2003 NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR THEMELIMIN E DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME AGJENCINË E MIRËBESIMIT TË KOSOVËS Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në bazë të kompetencave që i janë dhënë me nenin 7 të Rregullores së Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 2002/13 të datës 13 qershor për Themelimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës, Me qëllim të krijimit të rregullave të punës për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës, Duke marrë parasysh standardet dhe normat ndërkombëtare të pranuara në përgjithësi sipas Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, lidhur me të drejtat procedurale dhe masat mbrojtëse, Me anë të kësaj shpall këtë Urdhëresë Administrative: Neni 1 FUSHA E ZBATIMIT Rregullat proceduraile të cilat i përmban kjo Urdhëresë Administrative rregullojnë procedimin pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës (“Dhoma e Posaçme”), e themeluar në pajtim me nenin 1.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13. Neni 2 PËRKUFIZIMET 2.1 Për këtë Urdhëresë Administrative vlejnë përkufizimet e nenit 2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13. 2.2 Sipas kësaj Urdhërese Administrative vlejnë këto përkufizime vijuese:

(a) “Paditës” do të thotë pala e referuar në nenin 5.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002.13, e cila parashtron apo ka parashtruar padi tek Dhoma e Posaçme;

(b) “I paditur” do të thotë pala të cilës i jemi referuar në nenin 5.2 të Rregullores së

UNMIK-ut nr. 2002/13 kundër të cilës bëhet padi nga ana e paditësit dhe ∗ Ribotuar për arsye teknike.

Page 2: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

139

(c) “Palë” do të thotë paditës ose i padituri. TITULLI I DHOMA E POSAÇME KAPITULLI I: GJYKATËSIT Neni 3 GJYKATËSIT E DHOMËS SË POSAÇME Gjykatësit e Dhomës së Posaçme duhet të kenë përvojë profesionale në fushat e së drejtës private, të drejtës tregtare dhe të drejtës së ndërmarrjeve. Neni 4 PAPAJTUESHMËRITË 4.1 Gjykatësi i Dhomës së Posaçme nuk mund të ketë asnjë post tjetër publik apo administrativ në kundërshtim me funksionin e tij, ose të angazhohet në ndonjë profesion tjetër të natyrës profesionale pa marrë parasysh a paguhet apo jo, ose të angazhohet në ndonjë aktivitet që është në kundërshtim me funksionet e tij apo saj. 4.2 Asnjë gjykatës i Dhomës së Posaçme nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e çeshtjes në të cilën ai ose ajo:

(a) Ka marrë pjesë paraprakisht si përfaqësues apo këshilltar;

(b) Ka vepruar për njërën nga palët;

(c) Ka marrë pjesë si anëtar i gjykatës, i tribunalit, i komisionit të hetimeve ose ka vepruar në ndonjë cilësi tjetër të ngjashme;

(d) Ka lidhje familjare a martesore me palën, ose kur pala është person juridik a subjekt

tjetër që mund të jetë palë në procedimin pranë Dhomës së Posaçme, në pajtim me nenin 5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, ka lidhje gjaku apo martesore me një person që ka interes kontrollues në atë subjekt, i cili është anëtar bordi i subjektit të tillë ose ka pozitë të lartë drejtuese në subjektin e tillë, ose

(e) Ka apo fiton interes të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në ndonjë ndërmarrje apo subjekt

që kërkon interesa pronësore nga një subjekt që është palë në procedim. 4.3 Në çdo kohë të procedimit, pala mund të parashtrojë kërkesë për refuzimin e ndonjë gjykatësi. Një kopje e kërkesës së tillë u dorëzohet të gjitha palëve të tjera, që të kenë mundësi t’i parashtrojnë vërejtjet e tyre me shkrim lidhur me atë kërkesë. Gjykatësi kryesues mund të përjashtojë vetveten ose cilindo nga gjykatësit e tjerë të Dhomës së Posaçme për të marrë pjesë në gjykimin e ndonjë padie, qoftë me kërkesën e atij gjykatësi ose të cilësdo palë ose në bazë të propozimit të tij apo të saj.

Page 3: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

140

4.4 Në rast të përjashtimit të gjykatësit në pajtim me nenin 4.3, gjykatësi në fjalë zëvendësohet me gjykatës tjetër për çështje të caktuar, i cili për këtë qëllim transferohet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm nga radha e gjykatësve shërbyes, pas rekomandimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës. KAPITULLI II: ZYRA E REGJISTRIMIT Neni 5 ZYRA E REGJISTRIMIT 5.1 Dhoma e Posaçme ka zyrën e vet të regjistrimit, të veçantë nga Zyra e regjistrimit e Gjykatës Supreme të Kosovës. 5.2 Në Zyrën e regjistrimit mbahet regjistri ku regjistrohen të gjitha parashtresat dhe dokumentet mbështetëse sipas radhës që janë depozituar. 5.3 Çdo person mund ta konsultojë regjistrin në Zyrën e regjistrimit dhe mund të marrë kopje ose ekstrakte të regjistrit, me përjashtim të dokumenteve të cilat janë konfidenciale, pas pagesës së një shume të cilën e cakton Departamenti i Administratës Gjyqësore. 5.4 Zyra e regjistrimit të Dhomës së Posaçme mund të kërkojë ndihmë nga cilado gjykatë tjetër në Kosovë me qëllim të përmbushjes së detyrave të veta. Neni 6 DETYRAT E REGJISTRUESIT TË DHOMËS SË POSAÇME 6.1 Në bazë të autorizimit të Gjykatësit kryesues të Dhomës së Posaçme, regjistruesi është përgjegjës për:

(a) Pranimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e dokumenteve;

(b) Shërbimin e dokumenteve;

(c) Mirëmbajtjen e Zyrës së regjistrimit; 6.2 Regjistruesi administron vulën e gjykatës së Dhomës së Posaçme. Regjistruesi është përgjegjës për regjistrimet dhe publikimet e Dhomës së Posaçme. 6.3 Regjistruesi mbikëqyr përgatitjen e procesverbalit për gjithë procedimin e Dhomës së Posaçme. KAPITULLI III: DËRGIMI I DOKUMENTAVE Neni 7 ADRESA E DËRGIMIT TË DOKUMENTAVE 7.1 Adresa për dërgimin e dokumenteve të një pale, është adresa e avokatit të asaj pale, e nëse pala nuk ka përfaqësim ligjor, atëherë adresa e dërgimit të dokumentave është e shtëpisë së palës. Paditësi shënon adresën e tij në padi dhe i padituri e tregon adresën e tij në mbrojtje.

Page 4: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

141

7.2 Pala mund të pajtohet, që dërgimi të bëhet me telefaks ose me mjet tjetër elektronik për t’ia përcjellur dokumentin avokatit të saj. Në raste të tilla pala ia dorëzon Dhomës së Posaçme të gjithë informacionin e nevojshëm për kryerjen e dërgimit me telefaks ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit. Neni 8 KRYERJA E DËRGIMIT 8.1 Në rastet kur sipas kësaj Urdhërese Administrative kërkohet që dokumenti t’i dërgohet një pale, regjistruesi duhet të kujdeset që dokumenti të dërgohet në adresën e shërbimit të asaj pale me anë të postës, duke i dërguar një kopje me postë të regjistruar bashkë me një formular për konfirmimin e pranimit të dërgesës ose duke ia dërguar personalisht kopjen me një vërtetim për pranimin e saj. 8.2 Në rastin kur pala është pajtuar sipas nenit 7.2, që dërgimi mund të kryhet me telefaks ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë urdhëri tjetër të Dhomës së Posaçme, dërgohen duke përcjellë një kopje të dokumentit me mjetet e tilla. Në rastet kur për arsye teknike ose për shkak të natyrës apo gjatësisë së dokumentit transmetimi i tillë është i pamundur ose jopraktik, palës i dërgohet dokumenti në pajtim me procedurat e dhëna në nenin 8.1. Për këtë pala informohet me telefaks ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit. 8.3 Konsiderohet se dërgimi është kryer:

(a) Kur kopja e një dokumenti është dërguar me postë të regjistruar në pajtim me nenin 8.1, në ditën kur marrësi ka bërë të ditur pranimin ose, nëse i adresuari ka refuzuar ta pranojë dokumentin apo ta firmosë pranimin, në ditën e pestë pas postimit të letrës së regjistruar në zyrën postare të vendit ku ka selinë Dhoma e Posaçme;

(b) Kur dokumenti dorëzohet personalisht në pajtim me nenin 8.1, në ditën në të cilën

marrësi e ka konfirmuar pranimin e dokumentit ose kur marrësi ka refuzuar që ta pranojë dokumentin apo ta firmosë pranimin e tij, në ditën kur është tentuar dorëzimi. Personi i cili e dorëzon dokumentin duhet të shënojë se dokumenti është refuzuar dhe ta kthejë atë në Zyrën e regjistrimit;

(c) Kur dokumenti dërgohet me anë të telefaksit ose me mjet tjetër elektronik të

komunikimit në pajtim me nenin 8.2, në ditën kur dërgimi është bërë me sukses dhe është dokumentuar ose kur dërgimi ka qenë i pasuksesshëm për shkak të gabimit të qëllimshëm të marrësit, në ditën kur është bërë përpjekja për dërgim.

Neni 9 NDIHMA LIGJORE E NDËRSJELLË 9.1 Sipas këtij neni, termi “ndihmë ligjore e ndërsjellë” do të thotë ndihma që lidhet me procedimin ligjor të cilën autoritetet e Kosovës ia ofrojnë autoriteteve jashtë Kosovës ose ndihma të cilën autoritetet jashtë Kosovës ia ofrojnë autoriteteve të Kosovës.

Page 5: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

142

9.2 Kërkesa nga Dhoma e Posaçme ose nga një gjykatë e Kosovës, së cilës i është dërguar çështja nga Dhoma e Posaçme, në pajtim me nenin 4.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, për ndihmë ligjore të ndërsjellë lidhur me çështjet që janë në juridiksionin parësor të Dhomës së Posaçme i nënshtrohet rregullave vijuese:

(a) Kërkesa i dërgohet me shkrim drejtorit të Departamentit të Drejtësisë, duke përcaktuar qartë natyrën e kërkesës dhe kohën deri kur kërkohet përgjigjja;

(b) Drejtori i Departamentit të Drejtësisë ia dërgon kërkesën Përfaqësuesit Special të

Sekretarit të Përgjithshëm, i cili me anë të kanaleve zyrtare ua dërgon kërkesën autoriteteve përkatëse jashtë Kosovës; dhe

(c) Përgjigjja ndaj kërkesës për ndihmë ligjore të ndërsjellë i dërgohet PSSP-së, i cili ia

dërgon përgjigjjen drejtorit të Departamentit të Drejtësisë. Drejtori i Departamentit të Drejtësisë ia dërgon përgjigjen Dhomës së Posaçme ose gjykatës përkatëse.

9.3 Kërkesat për ndihmë ligjore të ndërsjellë nga një gjykatë jashtë Kosovës për çështje të cilat janë nën juridiksionin parësor të Dhomës së Posaçme kryhen si vijon:

(a) Kërkesa bëhet me shkrim, duke saktësuar qartazi natyrën e kërkesës dhe kohën deri kur kërkohet përgjigjja dhe ajo duhet të përfshijë premtimin se materialet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllimet e përmendura në kërkesë;

(b) Kërkesa i dërgohet Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm përmes

kanaleve zyrtare, i cili pastaj ia dërgon kërkesën regjistruesit të Dhomës së Posaçme. Kërkesa për ndihmë ligjore të ndërsjellë, të cilën e merr drejtpërdrejtë ndonjë gjykatë në Kosovë, i dërgohet menjëherë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm para se të ndërmerret ndonjë veprim;

(c) Nëse kërkesa lidhet me çeshtjen, e cila i është përcjellë një gjykate nga Dhoma e

Posaçme, sipas nenit 4.2, të Rregullores së UNMIKU-ut nr 2002/13, atëhere regjistruesi ia dërgon kërkesën kësaj gjykate për veprim; dhe

(d) Përgjigjja ndaj kërkesës për ndihmë ligjore të ndërsjellë i përcillet Përfaqësuesit

Special të Sekretarit të Përgjithshëm nga regjistruesi i Dhomës së Posaçme, i cili përmes kanaleve zyrtare ia dërgon përgjigjen gjykatës kërkuese jashtë Kosovës.

KAPITULLI IV: PERIUDHAT DHE AFATET KOHORE Neni 10 LLOGARITJA E AFATEVE KOHORE 10.1 Afati i përcaktuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/13 ose në këtë Urdhëresë Administrative llogaritet si vijon:

(a) Afati i shprehur me ditë, javë a muaj llogaritet nga momenti kur ndodh ngjarja, ndërsa dita gjatë së cilës paraqitet ngjarja ose ndodh veprimi, nuk numërohet se bie në afatin në fjalë;

Page 6: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

143

(b) Afati i shprehur me javë apo me muaj përfundon pas kalimit të cilësdo ditë në fund të javës apo muajit, nëse është ditë e njëjtë e asaj jave, ose që bie në datën e njëjtë, si dita gjatë së cilës ka ndodhur ngjarja apo veprimi prej kur duhet të llogaritet afati kohor. Nëse në afatin e shprehur me muaj, dita kur duhet të kalojë afati nuk përsëritet në muajin e fundit, atëherë afati përfundon në ditën e fundit të atij muaji;

(c) Kur afati shprehet me muaj dhe me ditë, së pari do të llogaritet me muaj të plotë e

pastaj me ditë;

(d) Afati përfshin të shtunat, të dielat dhe festat zyrtare. 10.2 Në qoftë se afati përfundon në ditën e shtunë, të diel apo në festë zyrtare, ajo zgjatet deri në fund të ditës së parë të ardhshme të punës. Neni 11 SKADIMI I AFATEVE KOHORE 11.1 Nëse pala nuk i përmbahet ndonjë kërkese brenda afatit kohor të dhënë në pajtim me këtë Urdhëresë Administrative, gjykatësi kryesues mund t’i lejojë palës që ta përmbushë atë kërkesë jashtë afatit të parashtruar kohor, nëse konsideron se ka shkaqe të arsyeshme për dështimin e asaj pale dhe se asnjë palë tjetër nuk do të pësonte ndonjë dëm serioz e të pariparueshëm, nëse palës së dështuar do t’i lejohej përmbushja jashtë afatit kohor të paraparë. 11.2 Kërkesa për lejim, sipas nenit 11.1, dorëzohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por në asnjë mënyrë jo më vonë se 14 ditë pas kalimit të afatit të paraparë kohor. Në të njëjtën kohë kur dorëzon kërkesën, pala:

(a) Njofton me shkrim palën tjetër ose palët e tjera lidhur me kërkesën dhe

(b) Kryen çdo veprim të nevojshëm për ta përmbushur kërkesën fillestare. 11.3 Gjykatësi kryesues mund t’i lejojë palës që të përmbushë ndonjë kërkesë jashtë afatit kohor të dhënë me kusht që pala të paguajë shpenzimet që i ka pësuar pala tjetër ose palët e tjera për shkak të mospërmbushjes së kërkesës brenda afatit kohor të paraparë. KAPITULLI V: ORGANIZIMI I DHOMËS SË POSAÇME Neni 12 DHOMA E PËRHERSHME Dhoma e Posaçme mban seanca të përhershme. Neni 13 GJYKATËSI KRYESUES I DHOMËS SË POSAÇME 13.1 Gjykatësi kryesues drejton aktivitetin gjyqësor dhe administrativ të Dhomës së Posaçme.

Page 7: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

144

13.2 Gjykatësi kryesues kryeson seancat dhe vendimmarrjet, përveç nëse me këtë Urdhëresë Administrative parashihet ndryshe. Neni 14 RAPORTUESIT 14.1 Pas konsultimit me gjykatësit e Dhomës së Posaçme, gjykatësi kryesues parashtron kriteret me anë të të cilave si rregull caktohen gjykatësit si raportues të padive. 14.2 Kur padia të jetë regjistruar në Dhomën e Posaçme, gjykatësi kryesues menjëherë cakton një gjykatës si raportues të padisë. Neni 15 SEANCAT E DHOMËS SË POSAÇME Data dhe koha e seancave të Dhomës së Posaçme caktohen nga gjykatësi kryesues i Dhomës së Posaçme. Dhoma e Posaçme mund të vendosë t’i mbajë një apo më shumë seanca në ndonjë vend tjetër nga ai ku ka selinë Dhoma e Posaçme. Neni 16 VENDIMMARRJET E DHOMËS SË POSAÇME 16.1 Dhoma e Posaçme kryen vendimmarrje në seanca me dyer të mbyllura. Regjistruesi nuk merr pjesë në seancë. Vendimmarrjet mbesin sekrete. 16.2 Në fund të vendimmarrjeve secili gjykatës jep mendimin e vet për secilën prej çështjeve që duhen vendosur së bashku me arsyet për të. 16.3 Pasi që secili gjykatës të këtë dhënë mendimin e vet, gjykatësi kryesues fton gjykatësit të votojnë për secilën prej çështjeve që duhen vendosur. Gjykatësit votojnë sipas renditjes së moshës duke filluar me gjykatësin më të ri. Gjykatësi kryesues voton i fundit. 16.4 Për të gjitha çështjet vendoset me votë pohuese të së paku tre gjykatësve. Neni 17 PËRCJELLJA E ÇËSHTJEVE 17.1 Në pajtim me nenin 4.2, të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, pas kërkesës së palës ose me propozimin e vet, Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë që një çështje e veçantë ose një pjesë e saj t’i përcillet një gjykate që ka juridiksion për atë çështje sipas ligjit në fuqi në rastet kur:

(a) Të gjitha palët kanë konfirmuar me shkrim se pajtohen për përcjelljen e çështjes në atë mënyrë;

(b) Dhoma e Posaçme është e bindur se gjykata të cilës i përcillet çështja do të sjellë

vendim të paanshëm duke pasur parasysh:

Page 8: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

145

(i) natyrën e palëve;

(ii) vlerën e shumës kontestuese dhe

(iii) rrethana të tjera të çështjes. 17.2 Vendimi që i referohet një çështjeje sipas nenit 17.1, bëhet me shkrim dhe duhet të theksojë arsyet e vendimit dhe të tregojë nëse duhet të depozitohet ankim te Dhoma e Posaçme apo te ndonjë gjykatë tjetër kompetente në Kosovë. Një vendim i tillë është detyrues për palët dhe për gjykatën së cilës i përcillet çështja. Neni 18 MARRJA E ÇESHTJEVE NË SHQYRTIM E SIPËR NË NDONJË GJYKATË TJETËR NË KOSOVË 18.1 Vendimi i marrë sipas nenit 4.5, të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, është përfundimtar dhe detyrues. Ai i dërgohet gjykatës në të cilën çështja është në shqyrtim e sipër, palëve në procedim dhe Agjencisë. Gjykata ia përcjell Dhomës së Posaçme të gjitha vendimet, parashtresat dhe dokumentet e parashtruara lidhur me padinë. 18.2 Padia regjistrohet në regjistrin e Dhomës së Posaçme. Nëse Dhoma e Posaçme nxjerr ndonjë vendim në bazë të nenit 17.1, me anë të të cilit padia i përcillet ndonjë gjykate tjetër në Kosovë, procedimi pranë Dhomës së Posaçme nis me procedimin me shkrim sipas rregullave të dhëna në këtë Urdhëresë Administrative. Nëse kërkesat e dhëna në këtë Urdhëresë Administrative nuk plotësohen, atëherë i bashkëngjiten padisë parashtresat dhe dokumentet e paraqitura gjatë procedimit para marrjes së çështjes. TITULLI II PROCEDIMI KAPITULLI VI: DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 19 PROCEDIMI Procedimi pranë Dhomës së Posaçme përbëhet nga procedimi me shkrim dhe procedimi gojor. Neni 20 DETYRIMET E PALËVE NË PROCEDIM 20.1 Palët duhet t’i paraqesin të gjitha faktet që kërkon Dhoma e Posaçme për të vendosur lidhur me çështjen. Dhoma e Posaçme sipas detyrës zyrtare, në rrethana të jashtëzakonshme bën vetëm hetimin e fakteve që lidhen me çështjen. 20.2 Dhoma e Posaçme inkurajon palët që të bëjnë negociata për të arritur një zgjidhje para dhe gjatë cilitdo procedimi.

Page 9: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

146

20.3 Në të gjitha fazat e procedimit, palët janë të detyruara që të punojnë në mënyrë të sinqertë. Nga palët kërkohet që faktet t’i paraqesin të plota ashtu siç i dinë. 20.4 Çdo palë është e detyruar të paraqesë fakte dhe të propozojë prova mbi të cilat ajo e bazon padinë e saj dhe hedh poshtë deklaratat dhe provat e palës kundërshtare. Neni 21 PËRFAQËSIMI PARA DHOMËS SË POSAÇME 21.1 Paditësit dhe të paditurit, përveç Agjencisë, duhet të përfaqësohen nga një anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës ose të Serbisë dhe Malit të Zi, përveç personave fizikë të cilët mund të vendosin që ta përfaqësojnë veten, në pajtim me nenin 21.2. Agjencia mund të përfaqësohet nga juristë të kualifikuar nga radhët e personelit të saj. Me vendim të gjykatësit kryesues, pala mundet gjithashtu të përfaqësohet nga një anëtar i një shoqate të huaj të avokatëve i cili ka kompetencën dhe përvojën e nevojshme. 21.2 Me kërkesë të cilësdo palë apo me kërkesën e tij, gjykatësi kryesues urdhëron që cilado palë të përfaqësohet me një anëtar të Odës së Avokatëve të Kosovës ose të Serbisë dhe Malit të Zi, nëse ai është i bindur se një vendim i tillë është i nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të palës për mbarëvajtjen e procedimit ose se është në interes të drejtësisë. Gjykatësi kryesues nuk e ndërmerr këtë urdhër nëse nuk është i bindur se:

(a) Pala është në gjendje të sigurojë përfaqësuesin ligjor ose

(b) Palës do t’i sigurohet ndihma ligjore për t’i mbuluar shpenzimet e përfaqësimit ligjor. Për këtë arsye gjykatësi kryesues mund t’i shkruajë cilitdo personi a organi, duke rekomanduar dhënien e ndihmës ligjore për sigurimin e përfaqësuesit dhe duke kërkuar që ai person ose ai organ të deklarohet se a do të sigurohet kjo ndihmë ligjore.

21.3 Avokati që përfaqëson palën duhet të paraqesë në Zyrën e regjistrimit një kopje të autorizimit me anë të të cilit ai autorizohet që ta përfaqësojë palën në procedimin para Dhomës së Posaçme. 21.4 Paditësi i cili nuk përfaqësohet me anë të avokatit duhet të njoftohet pa vonuar lidhur me dispozitat e neneve 21.1 dhe 21.2. 21.5 Nëse paditësi është person juridik dhe nuk e cakton avokatin brenda afatit të caktuar dhe nëse avokati nuk e paraqet kopjen e autorizimit, Dhoma e Posaçme e hedh poshtë padinë si të papranueshme. Në këtë rast paditësit nuk i mohohet mundësia e rifillimit të procedimit pasi ta ketë caktuar avokatin. Neni 22 DEPOZITIMI I PARASHTRESAVE 22.1 Origjinali i çdo parashtrese duhet të nënshkruhet nga pala ose avokati i palës, nëse pala ka përfaqësues ligjor. Origjinali bashkë me të gjitha shtojcat e përmendura aty depozitohen në Zyrën regjistrimit bashkë me gjashtë kopje për Dhomën e Posaçme dhe nga një kopje për çdo palë në procedim. Kopjet duhet të vërtetohen nga pala e cila i paraqet ato.

Page 10: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

147

Nëse pala nuk përgatit numër të mjaftueshëm të kopjeve të vërtetuara, këtë e bën regjistruesi me shpenzimet e palës dhe kërkon nga pala që t’i paguajë shpenzimet e bëra sipas tarifës të cilën e cakton Departamenti i Administratës Gjyqësore. 22.2 Të gjitha parashtresat duhet ta kenë datën. Vetëm data e paraqitjes në Dhomën e Posaçme, e shënuar nga regjistruesi në përputhje me nenin 22.5, do të merret parasysh në llogaritjen e afateve kohore për marrjen e masave gjatë procedimit. 22.3 Data në të cilën kopja origjinale e parashtresës së nënshkruar arrin në Zyrën e regjistrimit me telefaks ose me mjete të tjera elektronike të komunikimit, që Dhoma e Posaçme i ka në dispozicion, konsiderohet të jetë data e dorëzimit të parashtresës për qëllimet e respektimit të afateve kohore dhe afateve për marrjen e veprimeve gjatë procedimit, me kusht që parashtresa origjinale e nënshkruar, bashkë me shtojcat dhe kopjet e tjera të përmendura në nenin 22.1, të jenë depozituar në Zyrën e regjistrimit jo më vonë se dhjetë ditë pas asaj date. 22.4 Parashtresës së parë të personit juridik duhet t’i bashkëngjitet:

(a) Akti ose aktet që themelojnë apo që e rregullojnë atë person juridik dhe ndonjë dëshmi tjetër të ekzistimit të tij, të bazuar me ligj; dhe

(b) Dëshmia se autorizimi që i është dhënë avokatit të paditësit është lëshuar sipas

rregullit nga ana e ndonjë personi të autorizuar për këtë qëllim, sipas ligjit në fuqi. 22.5 Gjatë regjistrimit të dokumentit, regjistruesi e konfirmon këte duke shënuar mbi origjinal. Për t’u regjistruar në Zyrën e regjistrimit, parashtresat dhe shkresat e kërkesave duhet të jenë origjinale dhe të nënshkruara nga pala ose nga avokati i palës, nëse ai person ka përfaqësues ligjor. 22.6 Çdo palë mund të marrë kopje të tjera ose ekstrakte të parashtresave dhe dokumenteve të tjera përcjellëse apo kopje të vërtetuara të aktgjykimeve dhe urdhrave, pas pagimit të pagesës sipas shkallës të caktuar nga Departamenti i Administratës Gjyqësore. 22.7 Parashtresat dhe dokumentet përcjellëse mund të paraqiten në gjuhën shqipe, serbe ose angleze. Por, nëse paraqiten në gjuhën shqipe ose serbe, duhet të sigurohet edhe përkthimi i të gjitha parashtresave dhe dokumenteve përcjellëse edhe në gjuhën angleze. Shpenzimet e përkthimit i heq pala. 22.8 Pala mund t’i paraqesë kërkesë gjykatësit kryesues për ndihmë rreth përkthimit të parashtresave dhe dokumenteve përcjellëse. Kjo kërkesë dorëzohet bashkë me parashtresat dhe duhet të përfshijë një dëshmi financiare të mjeteve të palës dhe çfarëdo dëshmie mbështetëse që pala dëshiron që gjykatësi kryesues ta marrë parasysh. 22.9 Gjykatësi kryesues mund të vendosë që përkthimi i parashtresave dhe i dokumenteve përcjellëse që kërkohen sipas nenit 22.7, të bëhet me shpenzimet e Dhomës së Posaçme, nëse ai mendon se ky vendim është i arsyeshëm, duke pasur parasysh mjetet financiare të palës. Nëse gjykatësi kryesues e refuzon një kërkesë të tillë, ai duhet ta njoftojë palën me vendimin me shkrim dhe të kërkojë nga pala që t’i sigurojë përkthimet në gjuhën angleze me shpenzimet e saj brenda afatit që do të përcaktohet në vendim. Nëse përkthimet nuk sigurohen brenda këtij afati, Dhoma e Posaçme urdhëron që përkthimi i dokumenteve të

Page 11: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

148

bëhet nga ajo dhe shpenzimet ia ngarkon palës sipas tarifës të cilën e cakton Departamenti i Administratës Gjyqësore. Neni 23 HEQJA DORË, NDRYSHIMI, PRANIMI DHE MARRËVESHJA 23.1 Paditësi mund të heqë dorë nga padia në çdo kohë para mbylljes së procedimit gojor me pajtimin e të gjitha palëve të tjera, ose me urdhër të Dhomës së Posaçme dhe me kusht që, sipas këtyre urdhrave të bartë shpenzimet e procedimit të cilat caktohen nga Dhoma e Posaçme sipas kompetencave të saj. 23.2 Për aq kohë sa pala ka autorizime sipas kësaj Urdhërese Administrative për të bërë parashtresa me gojë ose me shkrim, pala e tillë, pasi ta ketë njoftuar palën ose palët tjera, mund t’i paraqesë kërkesë raportuesit ose, pas mbylljes së parashtresave , gjykatësit kryesues për çfarëdo ndryshimi të parashtresës, madje edhe nëse një ndryshim i tillë mund të sjellë fakte dhe argumente ligjore të reja ose padi të re. Raportuesi ose gjykatësi kryesues mund ta pranojë ose ta refuzojë në tërësi a pjesërisht ndryshimin, nëse ky është në interesin e drejtësisë, por nuk mund të lejojë ankesë me padi të re, përveç nëse janë përmbushur kushtet nga neni i mëposhtëm 25.2, lidhur me atë padi (e ato përmbushen nëse padia është parashtruar si padi e re në ditën kur është bërë kërkesa për ndryshime). Raportuesi ose gjykatësi kryesues mund të japë udhëzime të tjera të nevojshme që kërkohen për interesin e drejtësisë si kusht për lejimin e çfarëdo ndryshimi, por mund t’i lejojë veçmas ndonjë pale që ta ndryshojë parashtresën e saj brenda kohës të cilën ai e cakton dhe mund të kërkojë nga pala e cila kërkon ndryshimin që ajo t’i paguajë shpenzimet e cilësdo pale tjetër, që ndërlidhet me lejimin e atij ndryshimi. 23.3 I padituri mund të pranojë në cilëndo fazë të procedimit padinë e paraqitur kundër tij ose pjesë të saj. 23.4 Zgjidhja me marrëveshje e arritur mes palëve gjatë procedimit hyn në fuqi dhe është detyruese për palët nëse është në formë të shkruar dhe miratohet nga Dhoma e Posaçme. KAPITULLI VII: PROCEDIMI ME SHKRIM Neni 24 FILLIMI I PROCEDIMIT 24.1 Padia paraqitet me shkrim pranë Dhomës së Posaçme. 24.2 Padia duhet të përmbajë:

(a) Emrin e plotë dhe adresën e paditësit,

(b) Emrin e plotë dhe adresën për dërgim avokatit të paditësit, nëse ka,

(c) Emrin e plotë dhe adresën për dërgim të paditurit,

(d) Dëmshpërblimin e kërkuar nga paditësi,

Page 12: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

149

(e) Lëndën dhe të gjitha faktet materiale që kanë të bëjnë me padinë, bazat për juridiksionin parësor të Dhomës së Posaçme lidhur me padinë dhe përmbledhje të argumenteve ligjore në të cilat bazohet padia dhe

(f) Nëse kërkohet dëmshpërblim, listën e dëmeve në të cilën përcaktohen kategoritë e

humbjeve apo dëmeve, shuma e parave që kërkohet për çdo kategori dhe provat të cilat do të ofrohen për vërtetimin e asaj kategorie të humbjeve apo të dëmtimeve.

24.3 Një padi të vetme mund ta bëjnë një apo më shumë paditës. Neni 25 PRANUESHMËRIA E PADISË 25.1 Pas pranimit dhe regjistrimit të padisë dhe pasi padia t’i kalohet raportuesit sipas nenit 14, raportuesi bën vlerësimin se:

(a) A është e pranueshme padia dhe

(b) A mund të jepet dëmshpërblim përkitazi me padinë si çështje e së drejtës materiale, duke supozuar vërtetësinë e të gjitha pretendimeve në padi.

25.2 Padia është e pranueshme vetëm nëse:

(a) Dhoma e Posaçme ka juridiksion në bazë të nenit 4, të Rregullores nr. 2002/13 të UNMIK-ut;

(b) Paditësi ka të drejtë të inicojë procedimin në bazë të nenit 5.1, të Rregullores nr.

2002/13 të UNMIK-ut;

(c) Padia është bërë kundër palës e cila mund të jetë e paditur para procedimit të Dhomës së Posaçme, në bazë të nenit 5.2, të Rregullores nr. 2002/13 të UNMIK-ut;

(d) Padia është depozituar brenda afatit të përcaktuar në nenin 6.1, të Rregullores nr.

2002/13 të UNMIK-ut, kur është e zbatueshme;

(e) Paditësi ka njoftuar Agjencinë se do të paraqesë padi kundër ndonjë ndërmarrjeje apo kundër Agjencisë brenda afatit të paraparë në bazë të nenit 29.1 ose 30.2, të Rregullores nr. 2002/13 të UNMIK-ut kur është e zbatueshme dhe

(f) Parashtresat janë paraqitur në përputhje me kushtet nga nenet 22 dhe 24.

25.3 Nëse Raportuesi vlerëson se kushtet e përcaktuara në paragrafet prej (a) deri (e) të nenit 25.2, nuk janë përmbushur, ai ia kalon padinë Dhomës së Posaçme me rekomandimin për refuzimin e padisë mbi baza të papranueshmërisë. 25.4 Nëse raportuesi vlerëson se kushtet e përcaktuara në nenin 25.2 (f) nuk janë përmbushur, ai, në emër të Dhomës së Posaçme, nxjerr vendim për paditësin, në të cilin caktohet një afat i arsyeshëm kohor për të kompletuar ose për të korrigjuar padinë. Vendimi duhet të theksojë mënyrën e mospërmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 25.2 (f).

Page 13: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

150

Vendimi i dërgohet paditësit. Nëse paditësi nuk paraqet padi tjetër, e cila i përmbush kushtet e parapara në nenin 25.2 (f) brenda afatit kohor të caktuar në vendim, nuk sjell padinë në rregull ose nuk paraqet dokumentet e duhura brenda afatit të përcaktuar në vendim, Dhoma e Posaçme e refuzon padinë mbi baza të papranueshmërisë. 25.5 Nëse raportuesi vlerëson se nuk mund të jepet asnjë dëmshpërblim lidhur me padinë sipas ligjit, ai ia përcjell padinë Dhomës së Posaçme me rekomandim për hedhjen poshtë të padisë mbi atë bazë. Raportuesi i dërgon kopje të rekomandimit të tij paditësit, i cili ka në dispozicion 14 ditë nga dita e dërgimit, për t’i paraqitur Dhomës së Posaçme arsyet për mos hedhjen poshtë të padisë dhe për të parashtruar kërkesë për seancë me gojë dhe për të paraqitur parashtresat për bazën ligjore të asaj padie. Nëse Dhoma e Posaçme, duke marrë parasysh ndonjë nga arsyet e paraqitura nga paditësi, konsideron se asnjë dëmshpërblim nuk jepet sipas ligjit në lidhje me padinë, ajo mund të hedhë poshtë padinë pa mbajtur seancën e dëgjimit, përveç rasteve kur paditësi ka kërkuar seancën e dëgjimit. 25.6 Nëse raportuesi vlerëson se kushtet e përcaktuara në nenin 25.2, janë përmbushur dhe padia nuk hidhet poshtë në bazë të nenit 25.5, ai ia dërgon padinë të paditurit. Neni 26 MBROJTJA E TË PADITURIT 26.1 I padituri mund të depozitojë mbrojtjen e tij brenda një muaji pasi t’i jetë dërguar padia. Mbrojtja duhet të përmbajë:

(a) Emrin e plotë dhe adresën e të paditurit;

(b) Emrin e plotë dhe adresën për dërgim të dokumentave të avokatit të të paditurit, nëse ka,

(c) Përgjigjen për dëmshpërblimin e kërkuar nga paditësi;

(d) Të gjitha faktet materiale që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmbledhje të

argumenteve ligjore në të cilat bazohet mbrojtja; dhe

(e) Nëse kërkohet dëmshpërblim nga paditësi, përgjigje për listën e dëmeve të paditësit. 26.2 Në bazë të kërkesës së arsyetuar të të paditurit, raportuesi mund ta zgjatë afatin kohor të përcaktuar në nenin 26.1. Palët njoftohen lidhur me këtë vendim. Neni 27 PLOTËSIMI I PADISË DHE I MBROJTJES 27.1 Padia dhe mbrojtja mund të plotësohen me anë të paraqitjes së një plotësimi të padisë nga ana e paditësit dhe plotësimit të mbrojtjes nga ana e të paditurit. 27.2 Raportuesi cakton afatin brenda të cilit plotësimi i padisë dhe i mbrojtjes duhet të depozitohen nga palët.

Page 14: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

151

Neni 28 KUNDËRPADITË 28.1 Kundërpaditë të cilat bien nën juridiksionin e Dhomës së Posaçme nuk mund të depozitohen më vonë se koha e lejuar për fillimin e mbrojtjes. 28.2 Kundërpaditë duhet të jenë në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 25. Paditësi mund t’i kërkojë raportuesit që të ndajë kundërpadinë nga procedimi mbi bazën se faktet e kontestit mes palëve në padi nuk kanë lidhje materiale me kundërpadinë dhe raportuesi e miraton këtë kërkesë nëse këtë e kërkon interesi i drejtësisë. Nëse ndahet kundërpadia, ajo do të shqyrtohet si një padi tjetër e regjistruar ndaras në regjistër. Neni 29 MBYLLJA E PROCEDIMIT ME SHKRIM Procedimi me shkrim mbyllet:

(a) Në ditën kur paraqitet plotësimi i mbrojtjes,

(b) Pas kalimit të afatit për paraqitjen e plotësimit të padisë nëse nuk është paraqitur plotësim i padisë dhe

(c) Pas kalimit të afatit për paraqitjen e plotësimit të mbrojtjes, nëse nuk është paraqitur

asnjë plotësim i mbrojtjes. Neni 30 UDHËZIME PROCEDURAILE PËR SHQYRTIMIN E PADIVE 30.1 Kurdoherë pas dëgjimit të palëve, Dhoma e Posaçme mund të vendosë që dy ose më shumë padi me të njëjtën lëndë, për shkak të lidhjes së tyre, t’i bashkojë ato për qëllim të procedimit me shkrim a me gojë ose të aktvendimit përfundimtar. Më pas paditë mund të ndahen. 30.2 Kurdo që është në interes të drejtësisë, kursimit të shpenzimeve apo përshpejtimit të zgjidhjes së procedimit, Dhoma e Posaçme mund të vendosë që një apo më shumë çështje të padisë të dëgjohen si lëndë paraprake. Vendimin për lëndët paraprake e merr Dhoma e Posaçme pas dëgjimit të paraqitjes gojore të argumenteve të palës mbi bazën e fakteve të supozuara ose të miratuara. 30.3 Dhoma e Posaçme mund t’i thërras në çdo kohë palët në seancë gojore për udhëzime, në të cilën mund të jepen udhëzimet e nevojshme për kryerjen e procedimit. Neni 31 RAPORTI PARAPRAK I RAPORTUESIT 31.1 Gjykatësi kryesues cakton datën se kur raportuesi duhet të paraqesë raportin paraprak para Dhomës së Posaçme. Kjo datë duhet të jetë së paku 28 ditë pas mbylljes së procedimit me shkrim.

Page 15: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

152

31.2 Raporti paraprak duhet të përmbajë rekomandime për fakte të cilat kontestohen nga palët dhe cila palë e ka për detyrë t’i vërtetojë këto fakte. 31.3 Në bazë të raportit paraprak, Dhoma e Posaçme me anë të vendimit me shkrim që ua dërgon palëve, vendos se cilat fakte kontestohen nga palët dhe cila palë e ka për detyrë t’i vërtetojë këto fakte. Nëse pala, e cila e ka për detyrë t’i vërtetojë këto fakte nuk ka siguruar prova në mbështetje të fakteve të kontestuara me anë të parashtresave të paraqitura, ajo informohet me shkrim për caktimin e datës për sigurimin e provave. Njoftimi u dërgohet të gjitha palëve. Nëse kjo palë nuk i siguron provat brenda afatit kohor të përcaktuar, asaj i ndalohet të sjellë këto prova në fazat e mëvonshme të procedimit, përveç nëse për këtë Dhoma e Posaçme vendos ndryshe në bazë të nenit 17. 31.4 Në bazë të raportit paraprak, Dhoma e Posaçme mund të vendosë që të heqë dorë nga mbledhja e dëshmive ose provave të tjera nëse vlerëson se nuk ka kontestim të fakteve materiale të nevojshme për të marrë vendim për çështjen. 31.5 Para se të vendosë në bazë të nenit 31.4, Dhoma e Posaçme informon palët se ajo është duke e shqyrtuar këtë vendim dhe i fton ato që të shprehen lidhur me atë se a duhet të nxirret ky vendim. Dhoma e Posaçme e nxjerr këtë vendim vetëm nëse mendon se cilado palë që e kundërshton vendimin ka pasur mundësi relativisht të mjaftueshme për të paraqitur prova të dokumentuara lidhur me cilëndo çështje, të cilën pala dëshiron ta kontestojë. 31.6 Nëse vendimi për të hequr dorë nga mbledhja e provave është bërë në përputhje me nenin 31.4, nenet 36 deri te neni 44 të kësaj Urdhërese Administrative nuk vlejnë për padinë. KAPITULLI VIII: PROCEDIMI GOJOR Neni 32 RADHA E PADIVE Gjykatësi kryesues cakton datat e procedimit gojor për paditë sipas radhës në të cilën është mbyllur procedimi me shkrim i atyre padive. Përjashtimisht prej kësaj, gjykatësi kryesues, me kërkesën e përbashkët të palëve ose me propozimin e tij, mund të vendosë që ndonjë padie t’i jepet përparësi ndaj të tjerave ose të shtyhet. Neni 33 MBARËVAJTJA E PROCEDIMIT GOJOR 33.1 Procedimi gojor është i hapur për publikun. Dhoma e Posaçme mund të vendosë për përjashtimin e publikut nga seanca, nëse kjo kërkohet për shkak të sigurisë së cilësdo palë ose të avokatëve të tyre apo në bazë të vlerësimit të qetësisë dhe rendit publik. 33.2 Çdo palë, avokat, dëshmitar apo pjesëmarrës tjetër në procedimin gojor, sjellja e të cilëve ndaj Dhomës së Posaçme, ndaj ndonjë gjykatësi ose regjistruesit apo ndonjë nëpunësi tjetër të Dhomës së Posaçme, nuk është në përputhje me dinjitetin e Dhomës së Posaçme apo është fyese ndaj ndonjë pale tjetër apo avokatit të saj ose shfrytëzon të drejtën e vet për qëllime të tjera nga ato për të cilat ato të drejta i janë dhënë, mund të largohet në çdo kohë

Page 16: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

153

nga procedimi me vendimin e Dhomës së Posaçme. Personit në fjalë i jepet mundësia të mbrojë veten. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. 33.3 Nëse përjashtohet avokati i ndonjërës palë sipas nenit 33.2, procedimi pezullohet për një afat kohor të caktuar nga gjykatësi kryesues, në mënyrë që palës në fjalë t’i mundësohet caktimi i avokatit të ri. 33.4 Gjykatësi kryesues mund të përjashtojë ndonjë vëzhgues nga procedimi gojor, sjellja e të cilit nuk është në përputhje me dinjitetin e Dhomës së Posaçme apo i cili pengon procedimin gojor. Neni 34 NJOFTIMI PËR SEANCË 34.1 Palët thirren në seancën e parë me anë të një njoftimi me shkrim. Njoftimi përmban datën, kohën dhe vendin e seancës dhe u shërbehet palëve jo më vonë se dy javë para datës së seancës. 34.2 Me kërkesë të cilësdo palë, gjykatësi kryesues e shtyn seancën nëse pala dëshmon se nuk ka mundësi të vijë në seancë për ndonjë arsye të justifikuar. Palës tjetër mund t’i jepet mundësia që të bëjë komente lidhur me kërkesën. Gjykatësi kryesues vendos për shtyrjen e seancës pa dëgjuar palët dhe ky vendim u dërgohet palëve. Nëse miratohet kërkesa për shtyrje, gjykatësi kryesues mund të nxjerrë vendim me anë të të cilit i kërkon palës që të paguajë shpenzimet që ia ka shkaktuar palës tjetër ose palëve tjera. Neni 35 PROCEDIMI GJATË SEANCËS 35.1 Seancën e hap dhe e drejton gjykatësi kryesues, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e seancës sipas rregullit. Në fillim të çdo seance, gjykatësi kryesues, vërteton praninë e palëve dhe të avokatëve të tyre. 35.2 Pala që ka përfaqësim ligjor mund t’i drejtohet Dhomës së Posaçme vetëm përmes avokatit, pos nëse gjykatësi kryesues ose një gjykatës i bëjnë pyetje të drejtpërdrejtë palës. 35.3 Pas hapjes së seancës së parë raportuesi paraqet një prezantim të shkurtër për padinë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme fakteve kontestuese. Palëve mund t’u jepet mundësia që të bëjnë një prezantim të shkurtër me gojë për argumentet e tyre. Në prezantimin e tyre palët përqëndrohen në dhënien e fakteve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me padinë. 35.4 Gjatë seancës, gjykatësi kryesues dhe gjykatësit e tjerë mund t’u bëjnë pyetje avokatëve të palëve ose cilësdo pale që nuk ka përfaqësim ligjor. 35.5 Pasi t’i kenë prezentuar palët argumentet e tyre, Dhoma e Posaçme mbledh provat. 35.6 Pas mbledhje së provave, palëve u jepet mundësia që t’i parashtrojnë me gojë faktet dhe bazën ligjore të padisë. Dhoma e Posaçme mund ta kufizojë kohën që u lejohet palëve për ato parashtresa.

Page 17: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

154

35.7 Pas paraqitjes së parashtresave të tyre përmbyllëse, përfundon procedimi gojor. Saherë që të jetë e mundur procedimi gojor mbahet gjatë një seance të vetme. Seancat e tjera caktohen vetëm nëse nuk ka qenë e mundur që provat dhe prezantimet të jepen gjatë një seance. 35.8 Regjistruesi kujdeset për mbajtjen e procesverbalit të seancës. Këtë procesverbal e firmos gjykatësi kryesues. 35.9 Nëse është nxjerrë vendimi në bazë të nenit 31.4, palëve u jepet mundësia për paraqitjen e parashtresave gojore mbi bazën ligjore të padisë dhe në këtë rast nuk vlejnë nenet 35.3 deri 35.6. Neni 36 BARTJA E MBLEDHJES SË PROVAVE KOLEGJEVE OSE GJYKATËSVE TË VETËM 36.1 Detyra e mbledhjes së provave dhe fakteve për paditë që nuk krijojnë probleme të rëndësishme të së drejtës dhe faktit, me vendim të Dhomës së Posaçme mund t’i bartet një kolegji që përbëhet nga së paku dy gjykatës të Dhomës së Posaçme, prej të cilëve njëri është gjykatës ndërkombëtar. Gjykatësi ndërkombëtar kryeson punën e kolegjit dhe kryen detyrat të cilat kjo Urdhëresë Administrative ia cakton gjykatësit kryesues. 36.2 Me vendim të Dhomës së Posaçme, mbledhja e provave për paditë kur shuma kontestuese nuk kalon dhjetë mijë euro (€ 10.000), mund t’i bartet një gjykatësi të vetëm. 36.3 Mbledhja e provave nga kolegji ose nga gjykatësi i vetëm bëhet në pajtim me rregullat proceduraile të përcaktuara në këtë Urdhëresë Administrative. KAPITULLI IX: PROVAT Neni 37 PARIMET E PËRGJITHSHME 37.1 Palët mund t’i parashtrojnë provat Dhomës së Posaçme duke:

(a) Dhënë emrin dhe adresën e dëshmitarit dhe përmbledhje të provave që pritet të japë dëshmitari;

(b) Kërkuar një raport të ekspertit dhe duke i treguar faktet që duhet të vërtetohen me atë

raport;

(c) Ofruar një kopje të dokumentit ose sendin fizik që përmban informacionin përkatës lidhur me padinë;

(d) Përshkruar dokumentin ose sendin fizik që përmban informacionin lidhur me padinë,

por që nuk është në zotërim ose nën kontroll të asaj pale dhe duke treguar personin për të cilin besohet se e zotëron ose e kontrollon atë dokument apo sendin fizik dhe duke i dhënë arsyet pse beson kështu; ose

Page 18: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

155

(e) Identifikuar vendin që duhet vizituar ose sendin që duhet inspektuar dhe duke treguar faktet që duhet të vërtetohen me këtë vizitë ose me këtë inspektim.

Neni 38 THIRRJA E DËSHMITARËVE 38.1 Dhoma e Posaçme urdhëron marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga pala, me kusht që parashtresa e dhënë nga pala të japë arsye të mjaftueshme për marrjen në pyetje të atij dëshmitari. 38.2 Dëshmitarët thirren me urdhër të Dhomës së Posaçme dhe ai urdhër duhet të përmbajë këtë informacion:

(a) Mbiemrin, emrin e plotë, përshkrimin dhe adresën e dëshmitarit;

(b) Treguesin e fakteve për të cilat merret në pyetje dëshmitari dhe

(c) Sipas rastit, masa të veçanta të ndërmarra nga Dhoma e Posaçme për kompensimin e shpenzimeve të arsyeshme të dëshmitarit dhe të dënimeve që mund t’u jepen dëshmitarëve që nuk i përgjigjen thirrjes së gjykatës.

38.3 Dhoma e Posaçme ia dërgon urdhërin palëve dhe dëshmitarëve. 38.4 Nëse Dhoma e Posaçme vendos se pala nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për thirrjen e dëshmitarëve, Dhoma e Posaçme për këtë informon me shkrim palën dhe kopjet e vendimit të saj ua dërgon të gjitha palëve të tjera. Në këtë rast, palës i lihet mundësi e hapur që të dorëzojë kërkesë të re për thirrjen e dëshmitarëve. 38.5 Thirrja për dëshmitarin me adresë jashtë Kosove dërgohet në pajtim me dispozitat e nenit 9. 38.6 Dhoma e Posaçme mund ta kushtëzojë thirrjen e dëshmitarit, duke e detyruar palën që kërkon thirrjen e dëshmitarit për të depozituar në Zyrën e regjistrimit të Dhomës së Posaçme një shumë që mjafton për t’i paguar shpenzimet që pritet të harxhojë dëshmitari. Dhoma e Posaçme cakton shumën e kësaj pagese. Nëse thirrja e dëshmitarit nuk kushtëzohet me depozitë, Zyra e regjistrimit i parapaguan paratë e duhura lidhur me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të thirrur. 38.7 Dëshmitarët me adresë të dërgimit të dokumenteve në Kosovë, të cilët janë thirrur sipas rregullit, duhet t’i binden thirrjes dhe të vijnë në seancën e Dhomës së Posaçme për t’u marrë në pyetje. Nëse dëshmitari i cili është thirrur në mënyrë të rregullt nuk paraqitet para Dhomës së Posaçme, Dhoma e Posaçme mund ta dënojë dëshmitarin me gjobë e cila nuk mund të kalojë shumën pesëqind euro (€ 500) dhe mund të urdhërojë që dëshmitarit t’i bëhet edhe një thirrje tjetër, me shpenzimet e dëshmitarit. E njëjta gjobë mund t’i ngarkohet edhe dëshmitarit, i cili pa arsye të vlefshme të parashtruara në nenin 41 e më poshtë, refuzon të japë dëshmi ose të betohet apo të japë deklaratë solemne.

Page 19: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

156

38.8 Nëse dëshmitarit që jep një arsyetim të vlefshëm për mosardhje, mund t’i anulohet gjoba e vënë. Dëshmitari mund të kërkojë që gjoba të zvogëlohet nëse ajo nuk përkon me mundësitë financiare të tij a të saj. Neni 39 DËSHMIA E DËSHMITARËVE 39.1 Dëshmitarët nuk marrin pjesë në seancë gjatë prezantimeve gojore e as gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të tjerë. 39.2 Palët kanë të drejtë të jenë të pranishme gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve. 39.3 Në fillim të marrjes në pyetje, gjykatësi kryesues konfirmon identitetin e dëshmitarit. Gjykatësi kryesues e informon dëshmitarin për pasojat penale të dhënies së dëshmisë së rrejshme dhe nga ai mund të kërkohet që të betohet apo të deklarojë solemnisht se dëshmia të cilën e ka dhënë është e vërtetë. 39.4 Pas kësaj dëshmitari jep dëshminë. Para se dëshmitarit t’i bëhet çfarëdo pyetjeje, ai tregon se sa ka dijeni për faktet që janë objekt i marrjes të tij në pyetje. 39.5 Pasi dëshmitari të japë dëshminë, gjykatësi kryesues dhe gjykatësit e tjerë mund t’i bëjnë pyetje dëshmitarit. Avokatët e palëve mund të bëjnë pyetje për dëshmitarin nën mbikëqyrjen e gjykatësit kryesues. Avokati i palës që ka bërë kërkesën për marrjen në pyetje të dëshmitarit ka të drejtë t’i bëj pyetje dëshmitarit pasi këtë ta kenë bërë avokatët e palëve të tjera. 39.6 Dëshmitari mund të refuzojë të japë dëshmi lidhur me:

(a) Atë çka i ka thënë atij personi gjatë një rrëfimi fetar;

(b) Faktet që dëshmitari i ka mësuar ose këshillat që i janë dhënë nga një dëshmitar në cilësinë e tij si avokat a si mjek, ose gjatë kryerjes së ndonjë profesioni apo aktiviteti tjetër që përfshin detyrimin e mirëbesimit të informacionit të fituar gjatë kryerjes së profesionit apo aktivitetit të tillë, dhe

(c) Faktet që do të inkriminonin atë ose bashkëshort(en)in e tij ose saj ose pasardhësit e

drejtpërdrejtë apo të afërmit deri në brezin e tretë të afrisë. 39.7 Gjykatësi kryesues i informon dëshmitarët për të drejtën e tyre për të refuzuar dhënien e dëshmisë. 39.8 Pas dhënies së dëshmisë, e nëse kërkohet pas kërkesës së cilësdo pale dëshmitari e bën këtë betim apo deklaratë solemne:

“Unë_____________________________betohem (apo deklaroj solemnisht) se kam thënë të vertetën, të vërtetën e plotë dhe asgjë pos të vërtetës”.

39.9 Menjëherë pas marrjes në pyetje të dëshmitarit, regjistruesi kujdeset për përpilimin e procesverbalit, i cili duhet të pasqyrojë dëshminë e çdo dëshmitari. Procesverbalin e firmos

Page 20: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

157

gjykatësi kryesues apo gjykatësi përgjegjës për marrjen në pyetje të dëshmitarit. Para firmosjes së procesverbalit, dëshmitarët e kontrollojnë procesverbalin dhe pasi të konfirmojnë se përmbajtja është e saktë, e firmosin atë. Neni 40 RAPORTI I EKSPERTIT 40.1 Dhoma e Posaçme, në bazë të kërkesës së palës, e cila bart barrën e dëshmimit për ndonjë fakt të veçantë, mund të emërojë një ekspert, i cili e përgatit raportin e ekspertit. Urdhëri përmes së cilit bëhet emërimi i ekspertit përkufizon detyrat e ekspertit dhe cakton afatin brenda të cilit eksperti duhet ta përgatisë raportin. 40.2 Personi nuk mund të emërohet si ekspert i një çështje në të cilin ai:

(a) Ka marrë pjesë më parë si përfaqësues ose këshilltar;

(b) Ka përfaqësuar ndonjërën nga palët;

(c) Është thirrur të deklarohet si anëtar i gjykatës apo i tribunalit, i komisionit të hetimeve ose në ndonjë cilësi tjetër;

(d) Ka lidhje familjare ose martesore me ndonjërën nga palët, ose në rastet kur pala është

person juridik a ndonjë organ tjetër që mund të jetë palë në procedimin para Dhomës së Posaçme, në pajtim me nenin 5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13, ka lidhje familjare ose martesore me një person që ka aksione kontrolluese në subjektin e tillë, i cili është anëtar i bordit të subjekti të tillë ose që ka pozitë të rëndësishme udhëheqëse në subjektin e tillë ose

(e) Ka ose përfiton interesa të drejtpërdrejta apo të tërthorta në ndërmarrje apo në çdo

subjekt, që kërkon interesa pronësore në subjektin që është palë në procedim. 40.3 Ekspertët marrin një kopje të vendimit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme për kryerjen e detyrës së tyre. Ata janë nën mbikëqyrjen e raportuesit, i cili mund të jetë i pranishëm gjatë hetimit të tyre dhe i cili informohet vazhdimisht për përparimin e bërë gjatë kryerjes së detyrave. 40.4 Dhoma e Posaçme mund të kërkojë nga pala, e cila kërkon ekspert, që të paguajë një depozitë në Zyrën e regjistrimit të Dhomës së Posaçme në shumën e cila është e mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve lidhur me raportin e ekspertit. 40.5 Ekspertët mund ta shprehin mendimin e tyre vetëm për çështjet dhe faktet të cilat në mënyrë të qartë u janë referuar atyre. 40.6 Pasi ta kenë kryer raportin, ekspertët e dorëzojnë një kopje të raportit në Dhomën e Posaçme. Zyra e regjistrimit ia jep nga një kopje secilës palë. 40.7 Dhoma e Posaçme mund të japë urdhër që eksperti të merret në pyetje në një seancë, me kusht që të lajmërohen me shkrim palët për të marrë pjesë. Marrja në pyetje e ekspertit bëhet në seancën e asaj çështjeje. Gjykatësi kryesues dhe gjykatësit mund t’i drejtojnë pyetje

Page 21: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

158

ekspertit. Varësisht nga mbikëqyrja e gjykatësit kryesues, mbrojtësit e palëve mund t’iu drejtojnë pyetje ekspertëve. 40.8 Pas hartimit të raportit dhe nëse kjo kërkohet pas paraqitjes së kërkesës të cilësdo palë, ekspertët japin betimin ose deklaratën solemne vijuese para Dhomës së Posaçme:

“Unë ______________ betohem (ose deklaroj solemnisht) se kam kryer detyrën me ndërgjegje dhe në mënyrë të paanshme; se nuk kam lidhje me asnjërin nga palët e këtij kontesti gjyqësor e as nuk kam interes financiar nga ndonjëra prej palëve, e as në rezultatin e kontestit gjyqësor, përveç honorarit që marr nga gjykata; se ia kam dhënë gjykatës kopjet e provave në të cilat kam mbështetur mendimin tim, se besoj që të gjitha faktet në të cilat kam mbështetur mendimin tim janë të vërteta dhe se me nder e me besnikëri mbaj mendimin të cilin ia kam deklaruar gjykatës”.

Neni 41 KUNDËRSHTIMET NDAJ DËSHMITARËVE DHE EKSPERTËVE 41.1 Nëse me kërkesën e Dhomës së Posaçme, njëra nga palët i kundërshton njohuritë për çeshtjen ose aftësitë e dëshmitarit ose të ekspertit, atëherë Dhoma e Posaçme, pasi njofton palët e tjera me shkrim për kërkesën, u jep rast atyre që ta paraqesin parashtresën me shkrim ose me gojë lidhur me kërkesën, merr vendimin lidhur me kërkesën e tillë, duke i marrë parasysh faktet mbështetëse dhe argumentet ligjore të paraqitura në kërkesë dhe në cilëndo parashtresë të palëve të tjera. 41.2 Nëse dëshmitari refuzon pa arsye të paraqesë prova ose eksperti refuzon pa arsye të paraqesë prova ose ta depozitojë raportin, apo dëshmitari a eksperti refuzon të japë betimin ose deklaratën solemne, Dhoma e Posaçme mund t’ia shqiptojë dëshmitarit a ekspertit të tillë gjobë me të holla e cila nuk mund të kalojë shumën prej pesëqind euro (€ 500) dhe Dhoma e Posaçme refuzon ta marrë parasysh dëshminë e dëshmitarit apo raportin a dëshminë e ekspertit kur të marrë vendimin përfundimtar lidhur me çështjen. 41.3 Kundërshtimi ndaj dëshmitarit ose ekspertit, nëse ka, duhet të ngrihet brenda dy javësh pas dorëzimit të urdhrit me të cilin thirret në gjyq dëshmitari ose emërohet eksperti. Në paraqitjen e kundërshtimit duhet të paraqiten arsyet e kundërshtimit dhe provat apo argumentet ligjore që e mbështesin atë kundërshtim. Neni 42 KOMPENSIMI I DËSHMITARËVE DHE EKSPERTËVE 42.1 Dëshmitarët dhe ekspertët kanë të drejtë në kompensimin e shpenzimeve të tyre të arsyeshme për udhëtim dhe shpenzimeve të tjera të arsyeshme. Zyra e regjistrimit e Dhomës së Posaçme mund t’ua bëjë dëshmitarëve dhe ekspertëve pagesën në formë të parapagimit për shpenzime të tilla. 42.2 Dëshmitarët kanë të drejtë në kompensim për humbjen e të ardhurave dhe ekspertët kanë të drejtë në pagesën e një honorari të arsyeshëm për shërbimet e tyre. Zyra e regjistrimit e Dhomës së Posaçme ua paguan dëshmitarëve dhe ekspertëve kompensimin ose honorarin pasi ata t’i kenë kryer detyrimet e tyre përkatëse. Për shumën, e cila duhet paguar lidhur me

Page 22: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

159

kompensimin për humbjen e rrogës ose për raportet e ekspertit, vendos Departamenti i Administratës Gjyqësore. Neni 43 PARAQITJA E DOKUMENTEVE DHE E SENDEVE 43.1 Një palë mund të ofrojë prova duke paraqitur dokumente ose sende të cilat i posedon ose i kontrollon. 43.2 Nëse pala që e bart barrën e dëshmimit për një fakt të posaçëm ka një dokument ose një send që përmban prova për një fakt të tillë që është në pronësi ose nën kontrollin e saj, ajo dorëzon një kopje të dokumentit ose një fotografi të sendit së bashku me parashtresën e saj. Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë që në seancën e padisë të paraqitet dokumenti origjinal i sendit fizik. 43.3 Nëse prova për një fakt të veçantë gjendet në një dokument ose në një send të cilin nuk e posedon pala që e bart barrën e dëshmisë ose nuk është nën kontrollin e saj, por ka arsye të besojë që pala tjetër e posedon ose e kontrollon atë, pala e tillë mund të parashtrojë kërkesë me shkrim që pala tjetër ta paraqesë dokumentin, kopjen e vërtetuar të dokumentit origjinal ose të sendit. Pala që e kërkon këtë ia dorëzon Dhomës së Posaçme një kopje të kërkesës së tillë. 43.4 Nëse palës, së cilës i është kërkuar dokumenti ose sendi në nenin 43.5, nuk i paraqet palës tjetër dokumentin ose sendin e kërkuar ose nuk përgjigjet në këtë kërkesë brenda kohës së arsyeshme, pala kërkuese mund të bëjë kërkesë në Dhomën e Posaçme që ajo ta urdhërojë palën tjetër për ta paraqitur dokumentin apo sendin e tillë. Dhoma e Posaçme e urdhëron palën tjetër ta paraqesë dokumentin ose sendin, nëse është e sigurtë që dokumenti ose sendi posedohet a kontrollohet nga ajo palë dhe se paraqitja e tij është e nevojshme dhe në interes të drejtësisë. Nëse ajo palë, pa ndonjë arsyetim të pranueshëm, nuk e paraqet dokumentin ose sendin dhe e shkel urdhrin sipas këtij neni, Dhoma e Posaçme mund t’i shqiptojë palës së tillë, një dënim me të holla që nuk e kalon shumën prej pesëqind euro (€ 500) dhe mund të nxjerrë konkluzione të tilla që i konsideron të arsyeshme për shkak të mosparaqitjes së dokumentit apo sendit nga ana e palës, ashtu siç është urdhëruar. 43.5 Nëse pala që bart barrën e dëshmimit për një provë të caktuar ka arsye të besojë që kjo provë gjendet në një dokument ose send që është në zotërim të një personi që nuk është palë në procedim ose kontrollohet nga ai person, pala mund të kërkojë nga Dhoma e Posaçme që ta urdhërojë atë person të paraqesë atë dokument ose atë send. Dhoma e Posaçme e urdhëron personin që ta paraqesë dokumentin ose sendin nëse është e sigurtë se dokumenti apo sendi është në zotërim të atij personi ose kontrollohet nga ai dhe se paraqitja e tij është e nevojshme për interesin e drejtësisë. Nëse ai person, pa ndonjë arsye të pranueshme, nuk e paraqet dokumentin dhe e shkel urdhrin sipas këtij neni, Dhoma e Posaçme mund t’ia shqiptojë personit të tillë një dënim me të holla që nuk e kalon shumën prej pesëqind eurove, (€ 500).

Page 23: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

160

Neni 44 VIZITA NË VENDIN E NGJARJES DHE KONTROLLI I SENDIT 44.1 Vizita në vendin e ngjarjes ose kontrolli i sendit mund të bëhet me kërkesën e cilësdo palë, në rastet kur fakti që duhet vërtetuar nuk mund të vërtetohet përmes marrjes në pyetje të dëshmitarit, raporteve të ekspertit ose paraqitjes së dokumenteve apo sendeve të tjera fizike. 44.2 Pala që e bart barrën e dëshmimit për një provë të posaçme i ofron provat përmes vizitës në vendin e ngjarjes ose kontrollit të sendit, duke identifikuar vendndodhjen a objektin e caktuar dhe faktin që do të vërtetohet përmes vizitës ose kontrollit të tillë. 44.3 Nëse vendi i ngjarjes ose sendi është në zotërim të personit që nuk është palë në procedim, pala që bart barrën e dëshmimit mund të kërkojë një urdhër kundër personit të tillë në mënyrë që t’i lejohet hyrja në vendin e ngjarjes ose në sendin përkatës. KAPITULLI X: AKTGJYKIMI Neni 45 AKTGJYKIMI 45.1 Vendimi i Dhomës së Posaçme me të cilin gjykohet çështja shpallet me aktgjykim, i cili duhet t’i plotësojë kushtet e nenit 9.3 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13. Dhoma e Posaçme e bazon aktgjykimin në analizën e fakteve të paraqitura gjatë procedimit dhe në ligjin në fuqi. 45.2 Çdo dëmshpërblim i dhënë nga Dhoma e Posaçme nuk mund ta tejkalojë dëmshpërblimin e kërkuar nga paditësi. 45.3 Nëse i padituri e pranon padinë, Dhoma e Posaçme e shqipton aktgjykimin në favor të paditësit. 45.4 Origjinali i aktgjykimit, i nënshkruar nga gjykatësi kryesues, nga gjykatësit të cilët kanë marrë pjesë në vendimmarrje dhe nga regjistruesi vuloset dhe depozitohet në Zyrën e regjistrimit. Secilës palë i jepet nga një kopje e aktgjykimit brenda tridhjetë ditësh pas miratimit të tij. 45.5 Aktgjykimi është në gjuhën angleze dhe në gjuhën a gjuhët e tjera që përdoren nga palët. 45.6 Aktgjykimi është detyrues që nga dita kur u dorëzohet palëve dhe është detyrues si aktgjykim i formës së prerë i Gjykatës Supreme të Kosovës në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi. Neni 46 KORRIGJIMI I AKTGJYKIMEVE 46.1 Dhoma e Posaçme, me propozimin e saj apo me kërkesën e ndonjë pale të parashtruar brenda dy javësh pas dorëzimit të aktgjykimit mund të korrigjojë aktgjykimin, të korrigjojë ndonjë gabim në të shkruar ose gabimet e llogaritjes të bëra në atë aktgjykim.

Page 24: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

161

46.2 Urdhri për korrigjim i bashkëngjitet origjinalit të aktgjykimit të korrigjuar. Neni 47 MANGËSITË 47.1 Nëse Dhoma e Posaçme nuk merr vendim për ndonjë pjesë të veçantë të padisë ose për shpenzimet, cilado palë mund të kërkojë nga Dhoma e Posaçme që ta plotësojë aktgjykimin e saj brenda një muaji pas dorëzimit të aktgjykimit. 47.2 Kërkesa për plotësimin e aktgjykimit u dorëzohet palëve kundërshtare dhe gjykatësi kryesues cakton një afat brenda së cilës palët mund të parashtrojnë argumente kundërshtuese me shkrim, nëse ka. Pas mbarimit të afatit, Dhoma e Posaçme vendos për kërkesën. Neni 48 SHPALLJA E VENDIMEVE Regjistruesi merr masat e duhura për shpalljen e vendimeve të Dhomës së Posaçme, të cilat janë në gjuhën angleze dhe në gjuhën ose gjuhët e tjera të cilat përdoren nga palët. KAPITULLI XI: AKTGJYKIMI NË MUNGESË TË PALËS Neni 49 AKTGJYKIMI NË MUNGESË TË PALËS 49.1 Nëse i padituri, të cilit i është dorëzuar padia sipas rregullit, nuk e paraqet mbrojtjen ndaj padisë në mënyrën e duhur brenda afatit të parashkruar në pajtim me nenin 26, ose nëse i padituri nuk paraqitet në seancën për të cilën është thirrur sipas rregullit, paditësi mund të bëjë kërkesë për dhënien e aktgjykimit në mungesë. 49.2 Para dhënies së aktgjykimit në mungesë të palës, Dhoma e Posaçme shqyrton se a është e pranueshme padia dhe a e mbështesin padinë provat e dorëzuara nga paditësi. 49.3 Neni 45 zbatohet mutatis mutandis për aktgjykimin në mungesë të palës. 49.4 Aktgjykimi në mungesë të palës është detyrues si aktgjykim i formës së prerë i Dhomës së Posaçme, përveç nëse ai anulohet konform dispozitave të nenit 50. 49.5 Dhoma e Posaçme mund ta shtyjë zbatimin e aktgjykimit në mungesë të palës derisa Dhoma e Posaçme të ketë vendosur për kërkesën lidhur me anulimin e gjykimit në mungesë të palës. Neni 50 KËRKESA PËR ANULIMIN E GJYKIMIT NË MUNGESË 50.1 I padituri mund ta parashtrojë në Dhomën e Posaçme kërkesë për anulimin e aktgjykimit në mungesë të palës.

Page 25: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

162

50.2 Kërkesa për anulimin e aktgjykimit në mungesë të palës bëhet brenda një muaji nga data kur aktgjykimi në mungesë të palës i është dorëzuar të paditurit. Kërkesa u dorëzohet palëve të tjera. 50.3 Pas dorëzimit të kërkesës, gjykatësi kryesues cakton një afat brenda të cilit paditësi mund të dorëzojë argumente kundërshtuese me shkrim, nëse ka. 50.4 Aktgjykimi i Dhomës së Posaçme lidhur me kërkesën për anulimin e gjykimit në mungesë të palës është i formës së prerë. Në aktgjykim Dhoma e Posaçme:

(a) Le në fuqi aktgjykimin në mungesë të palës dhe refuzon kërkesën për ta anuluar atë ose

(b) E anulon aktgjykimin në mungesë të palës dhe urdhëron vazhdimin e procedimit.

50.5 Aktgjykimi lidhur me kërkesën për anulimin e gjykimit në mungesë të palës i bashkëngjitet origjinalit të aktgjykimit në mungesë të palës dhe një kopje e aktgjykimit u dorëzohet palëve të tjera. TITULLI III MJETET E PËRKOHSHME LIGJORE DHE SHPENZIMET KAPITULLI XII: MJETET E PËRKOHSHME LIGJORE Neni 51 PEZULLIMI I ZBATIMIT TË DËNIMIT Me kërkesë të palës për ta anuluar dënimin e shqiptuar nga Agjencia në pajtim me nenin 27.1, të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/12, Dhoma e Posaçme mund ta pezullojë zbatimin e dënimit në pritje të vendimit përfundimtar lidhur me padinë. Neni 52 NDALIMI I PËRKOHSHËM 52.1 Me kërkesë të palës, Dhoma e Posaçme mund të nxjerrë vendim për ndalim të përkohshëm nëse pala jep prova të besueshme se dëmi, humbja apo dëmtimi i drejtëpërdrejtë dhe i pariparueshëm shkaktohen për palën nëse nuk nxirret ndalimi i përkohshëm. 52.2 Dhoma e Posaçme mund të marrë vendim pa seancë lidhur me një kërkesë për ndalim të përkohshëm , pasi palës tjetër t’i jetë dhënë mundësia për t’i parashtruar argumentet kundërshtuese me shkrim. Vendimi i Dhomës së Posaçme është i formës së prerë dhe është detyrues. Ndalimet e përkohshme jepen vetëm për afat të kufizuar kohor dhe mund të zgjaten në bazë të kërkesës. 52.3 Urdhrat e ndalimimeve të përkohshme janë në formë të shkruar dhe:

(a) Përmbledhin informacionin faktik dhe procedural të procedimit për aq sa ato kanë të bëjnë me ndalimin e përkohshëm;

Page 26: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

163

(b) Konstatojnë dëmin që ka të ngjarë t’i shkaktohet palës kërkuese nëse nuk lëshohet ndalimi i përkohshëm edhe pse ai dëm do të ishte i pariparueshëm;

(c) Tregojnë konkluzionet faktike dhe arsyet ligjore në bazë të të cilit jepet ndalimi i

përkohshëm; dhe

(d) Tregojnë kohën kur mbaron afati i ndalimit të përkohshëm. 52.4 Dhoma e Posaçme nxjerr ndalimin e përkohshëm vetëm nëse kërkuesi depoziton në Dhomën e Posaçme një garanci në shumën të cilën Dhoma e Posaçme e konsideron të përshtatshme për kompensimin e shpenzimeve dhe dëmeve të tilla, që mund të jenë shkaktuar ose mund të jenë pësuar nga cilado palë që i është nënshtruar ndalimit të përkohshëm, e cila si rrjedhojë i është nënshtruar padrejtësisht ndalimit të përkohshëm. KAPITULLI XIII: SHPENZIMET Neni 53 VENDIMI PËR SHPENZIMET 53.1 Aktgjykimi i formës së prerë lidhur me çështjen përfshin vendimin për shpenzimet nëse ato janë kërkuar në parashtresën e palës së suksesshme. 53.2 Pala e pasuksesshme urdhërohet që t’i paguajë shpenzimet ashtu siç është përcaktuar në aktgjykimin e formës së prerë. Nëse ka disa palë të pasuksesshme, Dhoma e Posaçme vendos lidhur me ndarjen e shpenzimeve. 53.3 Në rastet kur secila palë ka sukses në disa padi dhe dështon në të tjerat, ose në raste të jashtëzakonshme, Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë që shpenzimet të ndahen ose që palët t’i bartin vetë shpenzimet e veta. 53.4 Dhoma e Posaçme mund të urdhërojë palën, madje edhe nëse është e suksesshme, të paguajë shpenzimet për të cilat Dhoma e Posaçme mendon se ajo palë ia ka shkaktuar palës tjetër në mënyrë të paarsyeshme ose të panevojshme. 53.5 Nëse pala e suksesshme nuk i kërkon shpenzimet ose Dhoma e Posaçme nuk ka vendosur ndryshe, secila palë i bart shpenzimet e veta. Në rastet kur padia nuk vendoset me aktgjykim, shpenzimet ndahen sipas marrëveshjes së palëve, ose nëse ato nuk pajtohen, Dhoma e Posaçme e ka lirinë e veprimit. 53.6 Nëse i padituri e pranon padinë jo më vonë se dy javë pasi që i është dorëzuar padia në pajtim me nenin 25.6, shpenzimet i bart paditësi, përveç nëse Paditësi mund të vërtetojë se ka kërkuar dëmshpërblim nga i padituri para se ta parashtrojë padinë. Neni 54 LLOGARITJA E SHPENZIMEVE 54.1 Në shpenzime përfshihen shpenzimet e gjyqit, honoraret e arsyeshme të avokatëve, kompensimi për humbjen e rrogës së dëshmitarëve, honoraret e arsyeshme të ekspertëve,

Page 27: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

164

shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të arsyeshme të dëshmitarëve dhe të ekspertëve. 54.2 Departamenti i Adminstratës Gjyqësore e harton listën e tarifave gjyqësore. TITULLI IV ANKIMI KAPITULLI XIV: ANKIMI Neni 55 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Kundër vendimit të një gjykate, të cilës Dhoma e Posaçme ia ka përcjellë lëndën në pajtim me nenin 4.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 mund të bëhet ankim:

(a) Në Dhomën e Posaçme, në pajtim me procedurat e paraqitura më poshtë ose

(b) Në ndonjë gjykatë tjetër kompetente në Kosovë, nëse Dhoma e Posaçme ka udhëzuar kështu në vendimin e saj për përcjelljen.

Neni 56 DEPOZITIMI I ANKIMIT 56.1 Ankimi depozitohet në Dhomën e Posaçme brenda dy muajve prej datës kur u dorëzohet palëve vendimi. 56.2 Njoftimi me shkrim për ankimin i dorëzohet gjykatës kundër vendimit të së cilës është bërë ankimi dhe palëve që marrin pjesë në procedim kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi. 56.3 Pas pranimit të njoftimit për ankim, gjykata kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi ia përcjell dosjen e çështjes përkatëse Dhomës së Posaçme. Neni 57 PËRMBAJTJA E ANKIMIT 57.1 Ankimi duhet të përmbajë:

(a) Emrin e plotë dhe adresën e ankuesit;

(b) Emrat e plotë të palëve të tjera në procedim në gjykatën kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi;

(c) Argumentet ligjore në të cilat bazohet ankimi dhe

(d) Formën e urdhrit të kërkuar nga ankuesi.

Page 28: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

165

57.2 Vendimi i gjykatës, kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi, i bashkëngjitet ankimit. Në ankim shënohet data kur i është dorëzuar vendimi ankuesit. 57.3 Në ankim mund të kërkohet:

(a) Anulimi i tërësishëm ose i pjesërishëm i vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës është bërë ankimi ose

(b) Forma e njëjtë e urdhrit, në tërësi ose pjesërisht, me atë që është kërkuar nga gjykata

kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi. 57.4 Lënda e procedimit para gjykatës kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi nuk mund të ndryshohet në ankim. Neni 58 PËRGJIGJJA NDAJ ANKIMIT 58.1 Cilado palë në procedim para gjykatës kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi mund të depozitojë përgjigje brenda dy muajve pas pranimit të njoftimit me shkrim për ankimin. Afati për depozitimin e përgjigjes nuk mund të zgjatet. 58.2 Përgjigja përmban:

(a) Emrin e plotë dhe adresën e palës që e depoziton atë;

(b) Datën kur i është dorëzuar njoftimi me shkrim për ankimin;

(c) Argumentet ligjore në të cilat bazohet përgjigja dhe

(d) Formën e urdhrit të cilën e kërkon i padituri. 58.3 Në përgjigje mund të kërkohet:

(a) Refuzimi i ankesës, në tërësi ose pjesërisht, ose anulimi i plotë a i pjesshëm i vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi ose

(b) Lënien në fuqi të vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës bëhet ankim, por me

argumente të tjera; dhe

(c) Forma e njëjtë e urdhrit, tërësisht ose pjesërisht, me atë të kërkuar në gjykatën kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi.

58.4 Lënda e procedimit në gjykatën kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi nuk mund të ndryshohet në përgjigje.

Page 29: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

166

Neni 59 PLOTËSIMI I ANKIMIT DHE I PËRGJIGJES 59.1 Ankimit dhe përgjigjes së ankimit mund t’i shtohet plotësimi i ankimit dhe i përgjigjes në rastet kur gjykatësi kryesues, në bazë të kërkesës që ka parashtruar ankuesi, brenda afatit prej shtatë ditësh nga dorëzimi i përgjigjes e vlerëson parashtrësën e mëtejshme të nevojshme dhe shprehimisht e lejojnë parashtrimin e plotësimit të ankimit në mënyrë që t’i mundësojë ankuesit paraqitjen e pikëpamjeve të tij ose t’i ofrojë një bazë për vendimin ndaj ankimit. Gjykatësi kryesues cakton datën deri kur duhet të paraqitet plotësimi i ankimit, e pas depozitimit të kësaj parashtrese, cakton datën deri kur mund të dorëzohet plotësimi i përgjigjes. 59.2 Në rastin kur plotësimi i përgjigjes kërkon anulimin ose lënien në fuqi tërësisht ose pjesërisht të vendimit të gjykatës kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi për argumente ligjore, që nuk janë ngritur në ankim, ankuesi mund ta dorëzojë plotësimin e ankimit për atë argument ligjor, brenda dy muajve nga dorëzimi i përgjigjes në fjalë. Gjykatësi kryesues cakton datën deri kur duhet të dorëzohet plotësimi i përgjigjes. 59.3 Procedimi me shkrim mbyllet:

(a) Nëse ankuesi nuk bën kërkesë sipas paragrafit 1 të këtij neni, në afatin prej shtatë ditësh pas dorëzimit të përgjigjes;

(b) Nëse ankuesi bën kërkesë sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe gjykatësi kryesues

vlerëson se parashtresa e mëtejshme është e panevojshme, në datën kur gjykatësi kryesues bën një vlerësim të tillë;

(c) Në mbarim të afatit të caktuar nga gjykatësi kryesues për depozitimin e plotësimit të

ankimit, nëse nuk depozitohet ky plotësim i ankimit;

(d) Në ditën kur depozitohet plotësimi i përgjigjes ose

(e) Në mbarim të afatit të parashtruar nga gjykatësi kryesues për depozitimin e plotësimit të përgjigjes, nëse nuk depozitohet asnjë plotësim i përgjigjes.

Neni 60 PROCEDIMI GOJOR PËR ANKIMIN 60.1 Nenet 31 deri 36 zbatohen mutatis mutandis për paraqitjen e raportit nga raportuesi dhe mbajtjen e procedimit gojor. 60.2 Dhoma e Posaçme, duke trajtuar raportin e raportuesit, mund të vendosë që ta refuzojë pjesën gojore të procedimit. Dhoma e Posaçme merr parasysh çdo kërkesë për procedim gojor, që është dorëzuar nga cilado palë që paraqet arsyet pse dëshiron të dëgjohet. Kërkesa dorëzohet me njoftimin me shkrim për ankimin ose përgjigjen. Gjykatësi kryesues informon me shkrim palët nëse do të mbahet apo jo seancë brenda një muaji pas mbylljes së procedimit me shkrim.

Page 30: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

167

Neni 61 RAPORTI I RAPORTUESIT Gjykatësi kryesues emëron një raportues pas mbylljes së procedimit me shkrim. Raportuesi paraqet raportin duke theksuar çështjet e ngritura në ankim, bashkë me rekomandimet e tij ose të saj lidhur me vendimin që duhet ta marrë Dhoma e Posaçme. Neni 62 VENDIMI MBI ANKIMIN Dhoma e Posaçme:

(a) Mund të lërë në fuqi ose mund ta anulojë tërësisht a pjesërisht vendimin e gjykatës kundër vendimit të së cilës bëhet ankimi;

(b) Mund ta ndryshojë ndonjë urdhër të gjykatës kundër vendimit të së cilës bëhet

ankimi;ose

(c) Mund të urdhërojë rigjykimin e çështjes, tërësisht ose pjesërisht, në gjykatën e njëjtë, në ndonjë gjykatë tjetër në Kosovë ose në Dhomën e Posaçme.

Neni 63 SHPENZIMET Në vendimin e saj lidhur me ankimin, Dhoma e Posaçme merr vendim lidhur me shpenzimet e bëra gjatë procedimit në shkallën e parë edhe gjatë ankimit. Dispozitat e neneve 53 dhe 54 zbatohen mutatis mutandis. TITULLI V ANKESAT E BËRA SIPAS RREGULLORES TË UNMIK-UT NR. 2003/13 KAPITULLI XV: ANKESAT E BËRA SIPAS RREGULLORES TË UNMIK-UT NR. 2003/13 Neni 64 ANKESAT LIDHUR ME LISTËN E TË PUNËSUARVE ME TË DREJTA LEGJITIME 64.1 Procedura për ankesat e bëra sipas nenit 10.6 të Rregullores nr. 2003/13 të UNMIK-ut të datës 9 maj 2003 Mbi Transformimin e së Drejtës për Përdorimin e Pronës së Patundshme Shoqërore (“ankesa nga neni 10.6”) rregullohet sipas këtij neni. Nenet 19, 20, 22.1-22.6, 23, 32, 33 dhe 45-48 vlejnë për ankesat nga neni 10.6. 64.2 Ankesa nga neni 10.6 bëhet me shkrim dhe përmban:

(a) Emrin(at) e personit ose të personave në emër të të cilëve bëhet ankesa (“Paditës”);

(b) Adresën për dërgim të dokumenteve të paditësve;

Page 31: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

168

(c) Bazat për ankesën në lidhje me listën e të punësuarve me të drejta legjitime të hartuar nga Agjencia dhe/ose shpërndarjen e fondeve nga llogaria në garancimbajtje e paraparë me nenin 10.5, të Rregullores nr. 2003/13 të UNMIK-ut dhe

(d) Të gjitha provat e dokumentuara në përkrahje të ankesës nga neni 10.6, duke

përfshirë, nëse është e mundshme, provat e dokumentuara që kërkohen sipas nenit 10.5, të Rregullores nr. 2003/13 të UNMIK-ut.

64.3 Një kopje e ankesës i dërgohet personalisht Angjencisë nga Dhoma e Posaçme brenda tri ditëve nga dita e regjistrimit në Zyrën e regjistrimit. 64.4 Agjencia mund të paraqesë vërejtje me shkrim për ankesën brenda shtatë ditëve nga dita e dorëzimit të ankesës. 64.5 Këto vërejtje me shkrim i dërgohen paditësve brenda tri ditëve nga dita e regjistrimit në Zyrën e regjistrimit. 64.6 Seanca gojore mbahet, përveç nëse paditësi kërkon me shkrim që ajo të mos mbahet dhe nëse gjykatësi kryesues e pranon këtë kërkesë. Nëse mbahet seanca gojore, Dhoma e Posaçme njofton me shkrim paditësin dhe Agjencinë për datën e mbajtjes së seancës. 64.7 Gjykatësi kryesues me shpenzimet e Dhomës përkujdeset për përkthimin e ankesës dhe të çdo dokumenti përcjellës në gjuhën angleze dhe për përkthimin në gjuhën shqipe e serbe të komenteve me shkrim të Agjencisë. Këto përkthime duhet t’i dërgohen paditësve dhe Agjencisë menjëherë pasi të jenë përkthyer, por jo më vonë se shtatë ditë para seances gojore. 64.8 Vendimi i Dhomës së Posaçme publikohet dhe u dërgohet paditësve dhe Agjencisë menjëherë pasi të jetë nxjerrë dhe për çdo rast brenda 40 ditëve nga data kur ankesa është regjistruar në Zyrën e regjistrimit. TITULLI VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE KAPITULLI XVI: DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Neni 65 LIGJI NË FUQI 65.1 Gjatë interpretimit të kësaj Urdhërese Administrative, ose gjatë seancës për ndonjë çështje e cila, sipas gjykimit të saj, nuk është zgjidhur në mënyrë të duhur ose nuk është zgjidhur aspak sipas kësaj Urdhërese Administrative, Dhoma e Posaçme mund të marrë parasysh (me ndryshimet dhe kufizimet që i konsideron të domosdoshme ose të përshtatshme në ato rrethana) si vijon:

(a) Cilëndo dispozitë të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore që zbatohet në Kosovë dhe

(b) Cilëndo dispozitë të ligjit në fuqi për kompetencat e Gjykatës Supreme të Kosovës që ka të bëjë me çështjet civile.

Page 32: NË ZBATIM TË RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2002/13 PËR ... · ose me mjet tjetër elektronik të komunikimit, dhe çfarëdo dokumenti procedural, përveç aktgjykimit apo ndonjë

UNMIK/URDH/2003/13 Gazeta zyrtare 11 qershor 2003

169

Neni 65 HYRJA NË FUQI Kjo Urdhëresë Administrative hyn në fuqi me 11 qershor 2003.

Michael Steiner, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm