13
Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e gjerë, sa e lehtë, sa e dlirë, sa e bukur, sa e vlerë! Naim Frashëri 1. HYRJA Është e drejtë themelore njerëzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar. Shenja e parë dhe më e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Mësimi i gjuhës amtare në shkollë nënkupton edhe mësimin për kulturën e origjinës dhe përbërësit e saj. Në kushtet e jetës jashtë Atdheut 1 ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë më tepër te brezat e rinj, posaçërisht te fëmijët e lindur atje. Prandaj, institucioni më i përshtatshëm, ku mësohen e zhvillohen kompetencat gjuhësore e kulturore me përkujdesje profesionale, është shkolla. Dhe kjo shkollë tashmë njihet me emërtimin Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë. Kurrikula e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në diasporë në radhë të parë i dedikohet fëmijëve dhe të rinjve (nxënësve) shqiptarë të cilët jetojnë jashtë Atdheut. Ky dokument është pjesë e synimit të përhershëm për vetëdijesimin e vazhdueshëm të brezave të rinj për gjuhën dhe kulturën e origjinës, si përparësi dhe veçanti e identitetit të tyre personal e kolektiv kombëtar, në njërën anë, dhe si mbështetje e bazë e mirë për integrimin e tyre në shoqërinë ku jetojnë, në anën tjetër. Po ashtu ajo i hap shteg edhe synimit për kthim në Atdhe dhe integrim më të lehtë e më të natyrshëm në shoqërinë e tij. Kjo kurrikul është konceptuar si tërësi komplekse dhe integrale e përbërë nga një grup lëndësh, që së bashku ofrojnë njohuri të mjaftueshme për thesarin gjuhësor, artistik, kulturor, historik e natyror kombëtar. Lëndët 2 : gjuhë dhe letërsi shqipe, histori, gjeografi, kulturë muzikore dhe kulturë figurative ofrojnë përmbajtje tematike orientuese të mjaftueshme për zhvillimin e identitetit kombëtar. Kjo kurrikul, me qëllimet, objektivat, përmbajtjet tematike dhe 1 Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve (së paku ¼ e kombit) janë detyruar të mërgojnë jashtë Atdheut për arsye të ndryshme (politike, ekonomike etj.). Kjo dukuri e ka përcjellë kombin tonë në periudha të ndryshme dhe me intensitet të ndryshëm. Megjithatë, për fat të mirë, zakonisht lidhja e mërgatës me Atdheun ka qenë e fuqishme. Dhe, në rrethanat e sotme kjo lidhje duhet të forcohet edhe më shumë, andaj kjo kurrikul e re, dedikuar nxënësve tanë në mërgim, është edhe një përpjekje në këtë plan. 2 Duhet pasur parasysh se klasifikimi i përmbajtjeve dhe interpretimi e zbërthimi i objektivave sipas lëndëve është bërë për shkaqe të një orientimi më të lehtë të mësuesit, përndryshe, ashtu si vetë ora mësimore, kjo kurrikul është e tipit të integruar. Pra, në praktikë, nuk ka orë mësimore të shenjuar-specifikuar sipas lëndëve, por të gjitha lëndët janë aty. 4

Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

  • Upload
    others

  • View
    108

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë

Gjuha jonë sa e mirë,

sa e ëmbël, sa e gjerë,

sa e lehtë, sa e dlirë,

sa e bukur, sa e vlerë!

Naim Frashëri

1. HYRJA Është e drejtë themelore njerëzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar. Shenja e parë dhe më

e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Mësimi i gjuhës amtare në shkollë nënkupton edhe

mësimin për kulturën e origjinës dhe përbërësit e saj. Në kushtet e jetës jashtë Atdheut1

ruajtja dhe

zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë më tepër te brezat e rinj,

posaçërisht te fëmijët e lindur atje. Prandaj, institucioni më i përshtatshëm, ku mësohen e zhvillohen

kompetencat gjuhësore e kulturore me përkujdesje profesionale, është shkolla. Dhe kjo shkollë tashmë

njihet me emërtimin Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë.

Kurrikula e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në diasporë në radhë të parë i dedikohet fëmijëve

dhe të rinjve (nxënësve) shqiptarë të cilët jetojnë jashtë Atdheut. Ky dokument është pjesë e synimit të

përhershëm për vetëdijesimin e vazhdueshëm të brezave të rinj për gjuhën dhe kulturën e origjinës, si

përparësi dhe veçanti e identitetit të tyre personal e kolektiv kombëtar, në njërën anë, dhe si mbështetje e

bazë e mirë për integrimin e tyre në shoqërinë ku jetojnë, në anën tjetër. Po ashtu ajo i hap shteg edhe

synimit për kthim në Atdhe dhe integrim më të lehtë e më të natyrshëm në shoqërinë e tij.

Kjo kurrikul është konceptuar si tërësi komplekse dhe integrale e përbërë nga një grup lëndësh, që

së bashku ofrojnë njohuri të mjaftueshme për thesarin gjuhësor, artistik, kulturor, historik e natyror

kombëtar. Lëndët2

: gjuhë dhe letërsi shqipe, histori, gjeografi, kulturë muzikore dhe kulturë figurative

ofrojnë përmbajtje tematike orientuese të mjaftueshme për zhvillimin e identitetit kombëtar.

Kjo kurrikul, me qëllimet, objektivat, përmbajtjet tematike dhe 1

Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve (së paku ¼ e kombit) janë detyruar të mërgojnë jashtë Atdheut për

arsye të ndryshme (politike, ekonomike etj.). Kjo dukuri e ka përcjellë kombin tonë në periudha të ndryshme dhe me

intensitet të ndryshëm. Megjithatë, për fat të mirë, zakonisht lidhja e mërgatës me Atdheun ka qenë e fuqishme. Dhe, në

rrethanat e sotme kjo lidhje duhet të forcohet edhe më shumë, andaj kjo kurrikul e re, dedikuar nxënësve tanë në

mërgim, është edhe një përpjekje në këtë plan. 2

Duhet pasur parasysh se klasifikimi i përmbajtjeve dhe interpretimi e zbërthimi i objektivave sipas lëndëve është bërë për shkaqe të një orientimi më të lehtë të mësuesit, përndryshe, ashtu si vetë ora mësimore, kjo kurrikul është e tipit të

integruar. Pra, në praktikë, nuk ka orë mësimore të shenjuar-specifikuar sipas lëndëve, por të gjitha lëndët janë aty. 4

Page 2: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

metodologjinë bashkëkohore ndërvepruese, është e hapur dhe e përshtat-shme edhe për nxënësit

tjerë jo shqiptarë që shprehin interes për ta mësuar gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Po ashtu kjo kurrikul, si për nxënësit shqiptarë ashtu edhe për ata që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën

shqipe, përbën një mësim shtesë krahas më-simit të rregullt dhe është një mbështetje e mirë në formimin

sa me të plotë të personalitetit të tyre, duke i zhvilluar dhe pasuruar kompetencat dhe potencialet

intelektuale, estetike, morale dhe sociale, duke nxitur njëkohësisht komunikimin dhe bashkëpunimin në

mes të kulturave të ndryshme.

Kjo pretendon të jetë një kurrikul bashkëkohore e orientuar përmes objektivave për arritjen e rezultateve

të pritshme. Është fleksibile për t’iu përshtatur kushteve dhe niveleve të ndryshme të zbatimit praktik.

Për lehtësi kuptimi, interpretimi dhe zbatimi kjo kurrikul është strukturuar në tërësi, përmbajtje dhe njësi

tematike. Si e tillë është më inventive, më shteruese në misionin e saj për nxënësit, mësuesit dhe

prindërit. (Marrë nga KURRIKULA E SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË DIASPORË)

Vjersha për Atdheun

Page 3: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

GJUHA SHQIPE

Porsi kanga e zogut t'verës,

qi vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli fllad i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjáma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,

porsi gjumi m'nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhe ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubimit,

ka'i bien qiellvet tue flutrue

n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis',

trashigim, që na la i pari,

trashigim s'ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,

flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona

shi prej djepit na kanë thánun,

se asht një Zot, qi do ta dona;

njatë, qi jetën na ka dhánun;

edhe shqyp na thanë se Zoti

për shqyptarë Shqypninë e fali,

se sa t'enden stina e moti,

do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,

n'agim t'jetës kur kemi shkue,

tue ndjekë flutra nëpër ara,

shqyp má s'pari kemi kndue:

kemi kndue, po armët besnike,

qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,

kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,

qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,

në këtë gjuhë edhe Kastriota

u pat folë njatyne ushtrive,

Page 4: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

qi sa t'drisë e diellit rrota,

kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,

gegë e toskë, malci e qyteta,

gjuhën t'uej kurr mos ta lini,

mos ta lini sa t'jetë jeta,

por për té gjithmonë punoni;

pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,

fisi juej, vendi e zakoni

kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,

N'per gjuhë shqype bota mbarë

ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,

ka me ju njohtë për shqyptarë;

trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,

mali, bregu edhe Malcija

prej njaj goje sod t'brohrisim:

Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

GJERGJ FISHTA

Shqipëri, o jetëgjatë!

Shqipëri, o jetëgjatë,

ty të kemi mëmë e atë

dhe për ty do të luftojmë

gjersa të të trashëgojmë.

Për ty të gjithë, ditë dhe natë,

mendohemi gjerë e gjatë,

ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,

as drobitesh, as rrëgjohesh,

më ke gjithë bukuritë

e tëtëra mirësitë,

ke fusha me lule shumë.

lumenj të mëdhenj pa gjumë,

male të lart' e të veshura,

buzën e detit të qeshur,

Mëje dritëz në dritë

me të gjitha mirësitë.

...................................

Shqipëri, të qofsha falë,

të kam mëmë e më ke djalë.

Naim Frashëri

Page 5: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

Ti, Shqipëri, Më Jep Nder!

O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,

fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.

Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,

çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!

Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,

o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...

Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,

zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!

Naim Frashëri

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar

Që t'ju ap pakëz dritë,

Natënë t'jua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,

të digjem, të përvëlohem,

Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,

Njëri tjatërin ta njihni.

Për ju do të rri të tretem,

As një çikë të mos mbetëm,

Të digjem, të qanj me lot

Se dëshirën s'e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem

Dhe kurrë s'dua të shuhem,

Po të digjem më dëshirë,

Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur

Mos pandehni se kam vdekur :

Jam i gjall' e jam në jetë,

Jam në dritët të vërtetë;

Unë jam në shpirtit tuaj,

Mos më kini për të huaj.

Më është falur durimi,

Andaj po digjem si trimi,

Sa më kënda t'ju bënj mirë,

Të mos mbeti n'errësirë.

Jakëni, rreth meje rrini,

Flisni, qeshni, hani, pini

Page 6: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

Në shpirtit kam dashurinë,

Pa digjem për njerëzinë...

Me zjarr ta djek mushkërinë

E të tretem për njerinë

Unë dua njerëzinë,

Mirësin'e urtësinë.

Në bëhi shokë me mua,

Në më doni si ju dua,

Njëri tjatrinë në doni

Të paudhë mos punoni...

Unë, duke përvëluar,

Njerëzit i kam ndrituar;

Kam qenë mik me njerinë,

Andaj i di e më dinë...

Dua shum fjalë t'ju them,

Po trembem mos ju bënj ujem.

E ku shkruhenë në kartë

Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?

Naim Frashëri

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,

me një dëshirë e një qëllim,

të gjithë atij duk'iu betuar

të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet

që është lindur tradhëtor,

kush është burrë, nuk frikohet,

po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë,

të mbrojmë atdheun në çdo kënd,

të drejtat tona ne si ndajmë;

këtu armiqët s'kanë vend.

që kombe shuhen përmbi dhe,

po Shqipëria do të rrojë,

për të, për të, luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë

tek ti betohemi këtu,

pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,

për nder'edhe lavdimn e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet

Page 7: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

atdheuet kush iu bë therror.

Përjetë ai do të kujtohet

mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

Asdreni

Dua

Mbi bar dua të prehem,

të këndoj, të dëfrehem,

të shoh rreth bagëtinë,

kur hanë dhe pinë;

të shoh fushat e blerta,

bimët kur i fryen era,

njërzit kur punojnë

dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,

kur i shfaqin pekulet,

dhe fluturat që venë,

mbi to dua të jenë;

bilbili t'ia thotë

nën diellin e ngrohtë.

Dua dhe Shqipërinë,

se atje kam shtëpinë,

kur rrija nëpër ferrat

edhe lozja me sheqerrat;

për këtë kam dëshirë

dhe s'dua më mirë,

atje dua të shkoj,

sa të jem e të rroj!

Asdreni

Sa të dua Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri,

sa me mall ndiej e sa dëshirë,

për ty gaz e dashuri

mu në zemër më ka mbirë!

Se për mua, o Atdhe,

je një lule aq e vyer,

sa nuk gjendet përmbi dhe

shpirtintim për të ushqyer!

Page 8: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,

i dashur Atdhe,

por nuk të kam harruar,

se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon

për ty, o Shqipëri,

por prapë më lëngon,

se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,

këndej ku jam Atdhe,

gjithnjë po të kujtoj,

se birin tënd më ke.

Asdreni

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhet toka

ku më ka rënë koka,

ku kam dashur mëmë e atë,

ku më njeh dhe guri i thatë,

stërgjyshët ku kanë qenë

dhe varret q'i kanë vënë,

ku jam rritur me thërrime,

ku kam folur gjuhën time,

ku kam fis dhe ku kam farë,

ku kam qeshur, ku kam qarë,

ku rroj me gaz e me shpresë,

ku kam dëshirë të vdes.

Çajupi

Ç’u Mbush Mali

Shqipëri! moj nëna ime,

Më ke rritur me thërrime!

Shqipëri! të qofsha falë,

Të kam nënë e më ke djalë

********

Page 9: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

Ç’u mbush mali me dëborë,

Ç’u mbush deti me pamporë,

Seç u mbush e shkreta Vlorë

Plot me krushq e me dasmorë,

S’janë Toskë e Malësorë

Me flamur të kuq në dorë

Si dhëndurë me kurorë.

Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:

Nga çdo anë seç na ardhë

Shqipëtarët gunë-bardhë,

Seç na ardhë palë-palë

Duke rutulluar malë

Kush më këmb’e kush më kalë

Kush më shpejt, kush më ngadalë;

Kush i lum e kush i gjorë

Kanë zbritur mun në Vlorë,

Mun në Vlorën e lirisë,

N’atë thelb të Shqipërisë.

Lasgush Poradeci

Gjuha Shqipe

Kur në sulm hodhën turqit

Hordhitë e pambaruara,

Kështjellat e sintaksës

S’i muar, që s’i muar.

Kur panë se gjuhës

S’i hodhën dot prangat

Lëshuan drejt saj

Gjithfarë merimangash.

Parashtesa e pjesëza

E lidhëza së prapthi,

Të bukurën gjuhë

Ta bënin leshharpi.

Të të bënin ty, donin,

Shqipëri, memece.

Po ja, erdhi Naimi,

Si yll mbi ty ecte.

Dorën e zbehtë

Mbi ballë ta vuri

Page 10: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

Të të hiqte zjarrllëkun

Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,

Thaheshin merimangat,

Ndriste si perlat

Poezia e madhe.

Ismail Kadare

Gjuha jonë

Gjuha jonë sa e mirë,

sa e ëmbël, sa e gjerë,

sa e lehtë, sa e dlirë,

sa e bukur, sa e vlerë!

Naim Frashëri

Për Mëmëdhenë

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë

Vraponi burra, se s'ka me prit.

Të vdesim sot me besa-besë

pranë flamurit të kuq q'u ngrit.

Pranë flamurit, pranë flamurit,

me shpatë zhveshur shqipëtarisht,

Për dhen' e babës edhe të burrit

kemi me vdekur sot burrërisht.

E Drini plak me oshëtima

mbi Shqipërinë valët po dredh;

Tosk' edhe Gegë, si vetëtima

armikut bini se dita erdhi.

Ejani burra malit përpjetë

duke u betuar vdekj' a liri.

Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë,

kur vdes shqiptari për Shqipëri!

Mihal Grameno

Page 11: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

Djali Shqiptar

Unë jam nji bir shqiptari

e Shqipninë e due.

Kujdes na la i pari

m’e dashtë e m’e nderue.

Se ne atë e kemi nanë,

prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë:

Un’ jam nji bir shqiptari

e Shqipninë e due.

Un’ jam nji bir iliri

e i lirë un’due me mbetë;

për çfardo xhevahiri

Shqipnin’ s’e jap përjetë.

.................................................

Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,

gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue:

Un’ jam nji bir arbnori,

shqiptar besnik i mirë.

Hil Mosi

GJUHA SHQIPE

Porsi kanga e zogut t'verës,

qi vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli fllad i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjáma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,

porsi gjumi m'nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhe ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubimit,

ka'i bien qiellvet tue flutrue

n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

Page 12: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa

qi këtë gjuhë të Perëndis',

trashigim, që na la i pari,

trashigim s'ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,

flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona

shi prej djepit na kanë thánun,

se asht një Zot, qi do ta dona;

njatë, qi jetën na ka dhánun;

edhe shqyp na thanë se Zoti

për shqyptarë Shqypninë e fali,

se sa t'enden stina e moti,

do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,

n'agim t'jetës kur kemi shkue,

tue ndjekë flutra nëpër ara,

shqyp má s'pari kemi kndue:

kemi kndue, po armët besnike,

qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,

kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,

qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,

në këtë gjuhë edhe Kastriota

u pat folë njatyne ushtrive,

qi sa t'drisë e diellit rrota,

kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,

gegë e toskë, malci e qyteta,

gjuhën t'uej kurr mos ta lini,

mos ta lini sa t'jetë jeta,

por për té gjithmonë punoni;

pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,

fisi juej, vendi e zakoni

kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,

N'per gjuhë shqype bota mbarë

ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,

ka me ju njohtë për shqyptarë;

trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,

mali, bregu edhe Malcija

prej njaj goje sod t'brohrisim:

Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Gjergj Fishta

Page 13: Mësimi i gjuhës shqipe 1. HYRJA - mai.moped.fimai.moped.fi/albani/docs/mesimi-i-gjuhes-shqipe.pdf · Mësimi i gjuhës shqipe Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa