12
PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 1 of 12 MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS Rheticus ® Zhvendosje Specifikimet e shërbimit Planetek Italia S.r.l. - License CC-BY-ND 4.0 This document may be reproduced or distributed. No modification or partial distribution is allowed. Company system is compliant to: ISO 9001, ISO 14001, SA 8000 e EMAS III

MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 1 of 12

MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË

TOKËS

Rheticus® Zhvendosje

Specifikimet e shërbimit

Planetek Italia S.r.l. - License CC-BY-ND 4.0

This document may be reproduced or distributed. No modification or partial distribution is allowed. Company system is compliant to: ISO 9001, ISO 14001, SA 8000 e EMAS III

Page 2: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 2 of 12

Rheticus®

Rheticus® është një platformë automatike shërbimi gjeoinformacioni në cloud, e projektuar për të ofruar informacion dhe të dhëna të sakta dhe të përditësuara mbi monitorimin e evolucionit të sipërfaqes së tokës. Shërbimet e gjeoinformacionit të siguruara nga platforma përfshijnë shërbime mbi monitorimin dinamik të morfologjisë së Tokës, bimësisë dhe infrastrukturave, si dhe të ujërave bregdetare, dhe janë orientuar për monitorimin si në pikëpamje mjedisore ashtu dhe atë prodhuese.

Rheticus® ofron informacion nëpërmjet treguesve grafikë, diagramave dinamike dhe raporteve të parapërcaktuara. Informacioni i ofruar lejon vlerësim të menjëhershëm të zonave të monitoruara. Për më tepër, sistemi lejon përdoruesin të përcaktojë nivelet kufi, të cilat, nëse kalohen, aktivizojne sistemin e alarmevet që i nisen menjëherë përdoruesit.

Rheticus® është një platformë, e cila mund të përdoret nëpërmjet pajtimit (subscription) dhe u lejon përdoruesve të kenë në mënyrë të vazhdueshme informacion të përditësuar.

Përditësimi i shërbimit garantohet nëpërmjet përdorimit të imazheve satelitore, të dhënave hartografike dhe informacioneve mjedisore online si të dhëna të hapura (open data). Përditësimi i shërbimit bëhet sa herë që merren të dhëna të reja dhe, në varësi të shërbimit, shpeshtësia e rifreskimit të të dhënave mund të jetë mujore deri dhe ditore.

Përdorimi i Rheticus® mund të bëhet nga platforma të ndryshme dhe shërbimet mund të merren nga portalet web ose smartfone dhe tableta. Informacioni shfaqet nëpërmjet një paneli të parapërcaktuar, i cili thjeshtëzon analizën e fenomenit të monitoruar, duke i ofruar përdoruesit një vështrim të plotë. Shërbimet jane gjithashtu të vlefshme në komunikimin Pajisje-Pajisje (Machine to Machine - M2M mode) nëpërmjet protokolleve standarde, duke e bërë platformën Rheticus një qendër informacioni, e cila u ofron të dhëna sistemeve të tjera në linjë. Kapacitetet e eksportimit të të dhënave dhe informacionit janë të tilla në mënyrë që t’u lejojë përdoruesve të shkarkojnë të dhëna në formate standarde dhe të lehtësojë përdorimin e tyre në mjedise të tjera aplikative të jashtme.

Page 3: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 3 of 12

Rheticus® Karakteristikat kryesore

Shërbimi

Raporti më i mirë kosto/performancë falë përdorimit të të dhënave të hapura, automatizimit të proceseve dhe përdorimit të arkitekturës rè (cloud).

Shërbimet e gjeoinformacionit të projektuara të përmbushin nevojat e përdoruesve për të përdorur shërbimin në çdo zonë të globit.

Shërbimet mund të ofrohen edhe për vetëm një apo disa zona ose vende specifike.

Të dhënat

Përdorimi i informacionit gjeohapësinor dhe të dhënat e hapura në rrjet/cloud.

Lidhje e drejtëpërdrejtë me bazat e të dhënave të sateliteve kryesorë në dispozicion online duke përdorur të dhënat më të mira në dispozicion mbi zonën e interesit.

Përpunimi

Përpunim automatik për të gjithë zinxhirin e prodhimit, duke siguruar përditësim të rregullt dhe periodik të shërbimeve të ofruara.

Procedura përpunimi të standardizuara për një nivel të lartë cilësie të shërbimeve të ofruara.

Shpërndarja

Produkte të standardizuara me specifikime standarde dhe nivele të cilësisë së shërbimit të matshme përmes certifikatave të parapërcaktuara.

Shërbime të gjeoinformacionit të pajisura me metadata si për shërbimin, ashtu dhe për të dhënat e përdorura për realizimin e shërbimit.

Informacioni dhe të dhënat mund të shkarkohen në formate standarde dhe përdoren në programet më të përdorshme në zyrë, në programet CAD dhe GIS.

I arritshëm nga kompjuterat personalë PC, Tabletat dhe Smartfonet përmes web-it dhe M2M.

Termat dhe kushtet

Kushte të qarta të përdorimit dhe licensimit mbi të dhënat, informacionet dhe shërbimet e ofruara jepen nëpërmjet platformës: http://www.rheticus.eu/home/pdf/terms_and_conditions.pdf

Page 4: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 4 of 12

Rheticus®

Zhvendosje

Rheticus® Zhvendosje është zgjidhja ideale për të monitoruar:

zonat me rrëshqitje të tokës uljet në zonat urbane dhe periferike (ulja mund të shkaktohet nga shkaqe

natyrore dhe/ose njerëzore, siç mund të jenë nxjerrja e ujit na nëntoka, punimet minerare ose tunelet).

qëndrueshmëria e infrastrukturave si digat, urat, rrugët apo hekurudhat.

Shërbimet e Rheticus® Zhvendosje janë të dobishme për disa sektorë dhe shërbime.

Institucione qeveritare dhe OJQ:

Planifikimi hapësinor (masterplanet) dhe manaxhimi i tokës. Siguria publike për monitorimin e qëndrueshmërisë së shpateve dhe të

infrastrukturave në mënyrë që të parashikohen apo shmangen dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet dhe uljet (mbrojtja civile).

Monitorimi i punëve publike dhe të infrastrukturave. Monitorimi i aktivitetit minerar.

Kompani – Inxhinieri Civile (rrugët, hekurudhat, punimet nëntokësore, digat)

Monitorimi i objektit dhe territorit ku ndodhen (terrenit mbështetës). Monitorimi, gjatë ndërtimit të veprave të infrastrukturës, i qëndrueshmërisë

së terrenit dhe i vetë veprës. Vlerësimi i efektivitetit në punimet e konsolidimit të shpateve të pjerrëta.

Kompani – Nafta dhe Gazi dhe Minierat

Vlerësimi i fenomenit të uljeve që shfaqet mbas nxjerrjes së fluideve nëntokësore (ujë, gaz, naftë).

Monitorimi i uljeve të shkaktuara nga gërmimi i shkëmbinjve dhe mineraleve nëntokësore ose nga hapja e tuneleve rrugore apo tubacionet.

Rheticus® Zhvendosje jep informacion mbi zhvendosjet e terrenit nëpërmjet treguesve grafikë dhe diagramave dinamike. Informacioni i dhënë lejon një vlerësim të menjëhershëm të nivelit të qëndrueshmërisë së zonave të monitoruara.

Page 5: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 5 of 12

Shembull i faqes së përdoruesit të Rheticus Zhvendosje

Rheticus® Zhvendosje ofron një shërbim monitorimi të vazhdueshëm, i realizuar nëpërmjet regjistrimit.

Monitorimi kryhet përmes përpunimit të imazheve Radar të përftuara nga satelitët SAR (Synthetic Aperture Radar) Sentinel-1 të lëshuar nga ESA (Agjencia Hapësinore Europiane). Falë politikës mbi të dhënat të programit europian Copernicus1, të gjitha të dhënat satelitore të përftuara nga misionet e Sentinel janë të lira për publikun nëpërmjet licencave të hapura, në kuptimin që ato mund të përdoren për qëllime komerciale nga organizmat private. Përdorimi i lirë dhe i hapur i të dhënave të Copernicus është i garantuar deri në vitin 2034, gjë e cila lejon për të pasur një strategji afatgjatë të rritjes për shërbime që bazohen në të dhënat e sateliteve Sentinel.

Të dy satelitët Sentinel-1 (Sentinel 1a dhe Sentinel 1b2) mbledhin, me një kohë rishikimi prej 6 ditësh, imazhe SAR në gjithë sipërfaqen e tokës. Përmes përpunimit shumëkohor të këtyre imazheve, me anë të teknikave të përpunimit interferometrik, është e mundur matja e zhvendosjeve milimetrike të terrenit ose infrastrukturave.

1 http://www.copernicus.eu/ 2 http://www.esa.int/Our_Activities/Observing_the_Earth/Copernicus/Sentinel-1

Page 6: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 6 of 12

Shembull i monitorimit të zhvendosjeve të terrenit.

Nëpërmjet analizimit të shpejtësisë së lëvizjes, Rheticus® Zhvendosje mundëson zbulimin e hershëm të problemeve të qëndrueshmërisë së shpateve dhe infrastrukturave, të cilat mund të krijojnë dëme në prona dhe njerëz.

Satelitet Sentinel-1

Shërbimi i Rheticus® Zhvendosje mbështetet në të dhënat e marra nga Sentinel-1.

Sentinel-1 është një mision i imazheve radar që mundëson imazhe në bandën C në mënyrë të vazhdueshme, në çdo kusht të motit, ditën dhe natën.

Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje të shpejtë të informacionit për të mbështetur ndërhyrjet në zonat prioritare për monitorimin detar, të tokës dhe të shërbimeve të emergjencave.

Page 7: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 7 of 12

Satelitët janë të pajisur me një sensor SAR në bandën C, i cili ofron imazhe me rezolucion të mesëm dhe të lartë. Ky sensor është i aftë të përftojë imazhe ditën dhe natën në pothuaj çdo kusht të motit, gjë që e bën atë shumë të dobishëm për monitorimin e sipërfaqeve ujore dhe tokësore.

Sentinel-1 përfton imazhe globale dhe me cilësi të lartë për sipërfaqen e tokës, zonat bregdetare dhe rrugët detare në Europë si dhe mbulon oqeanet në intervale të rregullta. Duke pasur parësore një strukturë për studimin e sipërfaqes tokësore dhe një tjetër mbi oqeanet bëhet i mundur një funksionim i paraprogramuar dhe pa konflike. Struktura e parë karakterizohet nga një brez i gjerë (250 km) me një rezolucion të lartë radiometrik dhe gjeometrik (20 m Niveli-1) i përshtatshëm për mjaft aplikacione.

Informacione të mëtejshme për Sentinël-1 mund të gjeni në: https://sentinel.esa.int/web/sentinel/user-guides/sentinel-1-sar/overview

Algoritmi SPINUA

Rheticus® Zhvendosje është mbështetur në algoritmin SPINUA (Stable Points Identification in Non Urbanized Area).

Algoritmi SPINUA është testuar dhe aplikuar si në zonat e gjëra urbane, ashtu dhe në ato rurale, si për monitorimin e zonave të paqëndrueshme (të prekura nga uljet, rrëshqitjet, deformimet pas-sizmike), ashtu dhe për infrastrukturat e paqëndrueshme (digat, urat, hekurudhat, gazsjellësit, etj.).

Page 8: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 8 of 12

SPINUA përdor një algoritëm DInSAR për të matur topografinë, duke shfrytëzuar diferencën e fazës së sinjaleve të reflektuara nga dy imazhe të përftuara nga orbita të ndryshme të satelitit.

Nëse të dyja përftimet SAR janë të zhvendosura edhe në kohë, dhe nëse ekziston një informacion paraprak mbi topografinë e terrenit, zhvendosjet që shfaqen midis dy imazheve në raport me topografinë e njohur mund të maten me saktësi milimetrike. Kur mbi një zonë merren një seri imazhesh është i mundur kombinimi i tyre në disa interferograma diferenciale, gjë që lejon vlerësimin historik të ligjshmërisë së zhvendosjeve (DInSAR shumë kohor).

SPINUA i tejkalon kufizimet e metodës tradicionale InSAR dhe zgjeron përdorimin e interferometrisë radar për vlerësimin e paqëndrueshmërisë së sipërfaqes së tokës nga shkalla rajonale në shkallë lokale. SPINUA jep matje shumë të sakta të zhvendosjeve të tokës për periudha të gjata kohe. Efektet atmosferike dhe problemet topografike mund të eliminohen duke përdorur më shumë se 25 imazhe SAR. Shkalla e lartë e kompensimit të gabimit lejon realizimin e grafikeve të serive kohore, duke bërë të dukshëm ecurinë e zhvendosjes së çdo pike të qëndrueshme. Deformimet e sipërfaqes maten me një saktësi prej 1.5 mm në vit përgjatë linjës së shikimit të satelitit. Saktësia horizontale e pikave të matura është e rendit 10 metra.

Përshkrimi i shërbimit

Shërbimi i Rheticus® Zhvendosje aktivizohet sapo të jepet perimetri i zonës.

Në momentin e aktivizimit të shërbimit përdoruesit i ofrohen rezultatet e matjeve të analizuara për një periudhë 18 mujore përpara datës së aktivizimit, kështu që ai është në gjendje të përdorë sistemin për të vlerësuar zhvendosjet e sipërfaqes së tokës në vijimësi.

Hartografimi i shpejtësisë së lëvizjes së sipërfaqes së tokës realizohet përmes monitorimit të pikave me qëndrueshmëri të lartë të quajtura Kthyesit e Përhershëm (KP) – Persistent Scatterers (PS). Ky produkt merret nga përpunimi i imazheve të Sentinel-1. Gjithashtu mund të përdoren edhe satelitë të tjerë. Shërbimi përditësohet me të gjitha përftimet ofruar nga satelitët e ngjashëm.

Shërbimi ofrohet me përditësime mujore, 6 mujore dhe vjetore në varësi të nivelit të pajtimit të përzgjedhur nga përdoruesi.

Rheticus® Zhvendosje i ofron përdoruesit tregues grafikë dhe diagrama dinamike, të cilat i lejojnë që të vlerësojë menjëherë nivelin e qëndrueshmërisë së zonave nën monitorim.

Page 9: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 9 of 12

Zhvendosja e një Kthyesi të Përhershëm i vëzhguar përmes serive shumëkohore të të dhënave SAR.

Sistemi lejon shqyrtimin e të gjitha matjeve të zhvendosjeve në dispozicion për të gjithë zonën e kerkuar, të përftuara për të gjithë në periudhën e disponueshmërisë së imazheve satelitore. Sentinel-1 ofron imazhe që nga fundi i vitit 2014. Mbulimi periodik është i siguruar për të gjithë Europën.

Rheticus® Zhvendosje gjithashtu është projektuar të ndërveprojë me sistemet e monitorimit gjeodezik që ofrojnë informacione në kohë reale mbi zhvendosjet. Në këtë mënyrë përdoruesi mund të përdorë, në një pikë të vetme, si informacionin që vjen nga monitorimi satelitor, me një pamje të përgjithshme të zonës së interesit, ashtu edhe monitorimin e detajuar të mbledhur në terren nga instrumentet gjeodezike. Ky integrim i burimeve të informacionit forcon procesin e analizës dhe rrit shkallën e njohjes së fenomenit në vazhdimësi.

Page 10: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 10 of 12

Ndërfaqja e përdoruesit

Rheticus® Zhvendosje ofron një ndërfaqe miqësore web të optimizuar për të dhënë informacione mbi zhvendosjet. Ndërfaqja e përdoruesit është në zhvillim të vazhdueshëm, duke përdorur të gjitha reagimet e marra nga klientët për përmirësimin e përdorimit.

Rheticus® Displacement: entry-page

Pamja e mësipërme tregon ndërfaqen e përdoruesit me funksionet e mëposhtme:

Identifikimi i përdoruesit

Kërkimi gjeografik

Vendet e mia (lidhja me zonat e paracaktuara)

Filtrat (zgjedh matjet mbi bazën e shpejtësisë ose cilësisë së matjes)

Parametrat (ndryshimi i gjuhës, harta bazë, funksionet e eksportimit të të dhënave)

Të gjitha matjet i paraqiten përdoruesit me anë të një legjende, në të cilën me të gjelbër jepen pikat e qëndrueshme, me të kuqe pikat që lëvizin në rënie dhe me blu pikat që lëvizin në ngritje. Drejtimi i matjes është ajo e percaktuar nga linja e shikimit të satelitit.

Page 11: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 11 of 12

Një pamje 3D është gjithashtu e vlefshme. Për më tepër, përdoruesi mund ti shohë të dhënat edhe ne programin Google Earth, duke përdorur funksionin e eksportimit të tyre në formatin KML.

Displacement Map: 3D-view

Paraqitja mund të modifikohet sipas nevojave të analizës. Për shembull, përdoruesi mund të aplikojë filtra sipas shpejtësisë së zhvendosjes, ose sipas cilësisë së matjeve, e cila është drejtëpërsëdrejti e lidhur me treguesit e koherencës interferometrike. Pikat me koherencë afër vlerës 1 (100%) janë më pak të prekura nga gabimet.

Displacement Map: filters on data

3 https://www.google.it/intl/it/earth/

Page 12: MONITORIMI I EVOLUCIONIT TË TOKËS · Sentinel-1 përbëhet nga dy satelitë dhe ofron besueshmëri të lartë, kohë rishikimi të përmirësuar, mbulim gjeografik dhe shpërndarje

PK01-468-377-2.0 Rheticus® Displacement Service specifications Page 12 of 12

Duke zgjedhur një grup pikash, ose një të vetme, një grafik i zhvendosjeve mund të shfaqet. Grafiku tregon seritë kohore të matjeve, një për secilin imazh satelitor. Tendenca për një periudhë të gjatë kohe, tregon qëndrueshmërinë apo paqëndrueshmërinë e pikave.

Displacement graph: time series of measures on a single point

Në grafik mund të vërehen:

1. Vija e regresionit: përfaqëson tendencën statistikore të zhvendosjes. Ajo përllogaritet duke përdorur regresionin statistikor linear.

2. Filtrin e zhurmës: largon të gjitha matjet që kanë gabime të pritshme të larta, në varësi të tendencës stastikore.

Për më tepër, në sistem, për gjithë Europën, ofrohen matjet e reshjeve. Informacionet janë marrë nga sensorë pranë (disa km) pikës së analizuar. Një informacion i tillë është i dobishëm për të identifikuar lidhjen midis reshjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. Reshjet mund të shfaqen në sasi ditore ose progresive në periudha të përcaktuara nga përdoruesi.