5
1 MJEDISI SPITALOR & MANAXHERI I MBETJEVE Buletini BE-MMKSH Numri Nr. 9 Tetor 2016 Përditësimi me Projektin Mirë se vini në botimin e buletinit informativ të Tetorit 2016 të MS & MM, buletini informativ i projektit BE-MMKSH. Aktualisht, në periudhën e fundit 3-mujore të projektit, ne jemi duke punuar mbi një plan shpërndarjeje dhe përdorimi të rezultateve të projektit, duke u përpjekur gjithashtu të rrisim numrin e rrjeteve profesionale puna e të cilëve lidhet me me projektin. Përveç kësaj, ne jemi gjithashtu duke zhvilluar platformën e-learning e cila do të lehtësojë qasjen në internet në programin e trajnimit dhe aty ku është e përshtatshme, të kualifikimit profesional. Në bashkëpunim me Grupin Këshillimor të Performancës Kombëtare mbi Mbetjet, ne kemi planifikuar një konferencë përmbyllëse në Birmingham më 10 nëntor të këtij viti në Thistle Royal Angus Hotel. Më shumë Bashkëpunëtorët e Projektit duke diskutuar në takimin e fundit në Varshavë Në këtë numër gjeni: Takimi koordinues për projektin – Varshavë, Poloni Të rejat e fundit nga Industria Në brendësi të konferencës pëmbyllëse BE- MMKSH Webinaret ISWA Kongresi Botëror 2016 Novi Sad, Serbi Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian. Publikimi reflekton vetëm pikëpamjet e autorit, dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për përdorimin që mund t'i bëhet informacionit që ai përmban. Grant Agreement Ref. No. 2013-4928/001-001 Project Ref. No 541982-LLP-1-2013-1-UK- LEONARDO-LNW

MJEDISI SPITALOR & MANAXHERI I MBETJEVEalbania.rec.org/documents/news/euhcwm_revista_tetor_2016.pdf · MJEDISI SPITALOR & MANAXHERI I MBETJEVE. Buletini BE-MMKSH Numri Nr. 9 Tetor

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

MJEDISI SPITALOR & MANAXHERI I MBETJEVE

Buletini BE-MMKSH Numri Nr. 9 Tetor 2016

Përditësimi me Projektin Mirë se vini në botimin e buletinit informativ të Tetorit 2016 të MS & MM, buletini informativ i projektit BE-MMKSH. Aktualisht, në periudhën e fundit 3-mujore të projektit, ne jemi duke punuar mbi një plan shpërndarjeje dhe përdorimi të rezultateve të projektit, duke u përpjekur gjithashtu të rrisim numrin e rrjeteve profesionale puna e të cilëve lidhet me me projektin. Përveç kësaj, ne jemi gjithashtu duke zhvilluar platformën e-learning e cila do të lehtësojë qasjen në internet në programin e trajnimit dhe aty ku është e përshtatshme, të kualifikimit profesional. Në bashkëpunim me Grupin Këshillimor të Performancës Kombëtare mbi Mbetjet, ne kemi planifikuar një konferencë përmbyllëse në Birmingham më 10 nëntor të këtij viti në Thistle Royal Angus Hotel.

Më shumë …

Bashkëpunëtorët e Projektit duke diskutuar në takimin e fundit në Varshavë

Në këtë numër gjeni: • Takimi koordinues për projektin – Varshavë, Poloni

• Të rejat e fundit nga Industria

• Në brendësi të konferencës pëmbyllëse BE-MMKSH

• Webinaret

• ISWA Kongresi Botëror 2016 Novi Sad, Serbi

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian. Publikimi reflekton vetëm pikëpamjet e autorit, dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për përdorimin që mund t'i bëhet informacionit që ai përmban.

Grant Agreement Ref. No. 2013-4928/001-001 Project Ref. No 541982-LLP-1-2013-1-UK-LEONARDO-LNW

2

Takimi i Bashkëpunëtorëve të Projektit - Varshavë Takimi i parafundit i bashkëpunëtorëve të projektit u organizua nga Instituti i Mbrojtjes së Mjedisit - Instituti Kombëtar i Kërkimeve (IEP-NRI) në Varshavë, nën një mikpritje të shkëlqyer. Në takim mirëpritëm edhe Ivone Werner, si përfaqësuese nga UEHP për të cilën ky ishte takimi i

parë mes bashkëpunëtorësh.

Produkti më i rëndësishëm i këtij takimi ishte dakordësia mbi planin e shpërndarjes dhe përdorimit të rezultateve përfundimtare të projektit.dhe të Drejtat e Pronësisë Intelektuale të këtyre përfundimeve. Për sa më sipër, do të vijojnë diskutimet mbi bashkëpunëtorët e propozuar për shfrytëzimin e përfundimeve të projektit. Çështja e përdorimit të informacionit megjithatë komplikohet pak nga fakti se për momentin vetëm Britania e Madhe dhe Polonia do të punojnë me rezultatet përfundimtare si një trajnim profesional zyrtar kombëtar.

Partnerët e tjerë do t’i shfrytëzojnë këto rezultate si një program trajnimi formal të prezantuar nga ana e tyre, por të administruar nga një partner i besueshëm pan-evropian i industrisë.

Më shumë …

Në brendësi të konferencës pëmbyllëse BE-MMKSH Më në fund kemi gati programin përfundimtar të folësve për konferencën e fundit që do të mbahet në Birmingham më 10 Nëntor. Ne mendojmë se ky është një ekip i shkëlqyer i cili përshtatet më së miri me qëllimet gjithëpërfshirëse të projektit 3-vjeçar BE-MMKSH. Ndihemi veçanërisht të kënaqur që ky aktivitet do të mbahet në Britaninë e Madhe dhe në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar; Grupin Këshillimor të Performancës Kombëtare - Group Best Value mbi Mbetjet. Iu kemi siguruar hapësirë të mjaftueshme rreth 100 delegatëve dhe folësve.

Ne jemi përpjekur që programi i aktivitetit të reflektojë institucionet në Britaninë e Madhe të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në axhendën e qëndrueshmërisë në NHS, duke theksuar gjithashtu aktorët kryesorë përgjegjës për kualifikimin profesional dhe axhendën e trajnimit në kuadër të sektorit të mbetjeve. Në mënyrë që rezultatet e projektit të shpërndahen siç duhet dhe sa më gjerësisht të jetë e mundur, është e rëndësishme të identifikohen grupet intensifikuese dhe ne jemi të kënaqur që disa prej këtyre grupeve kryesorë kanë rënë dakord për të qenë të pranishëm në aktivitet. Një nga aspektet e tjerë jashtëzakonisht të rëndësishëm në suksesin e rezultateve ka qenë shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira mes gjithë bashkëpunëtorëve në projekt dhe ne jemi të lumtur që po i japim kohë zhvilimit të konferencës për këtë qëllim. Folësit nga Britania e Madhe dhe BE do të paraqesin shembuj të praktikave më të mira nga objektet e tyre të kujdesit shëndetësor dhe vendet prej nga vijnë.

Konferenca Përmbyllëse do transmetohet direkt dhe e plotë në kanalin tonë në Youtube. Për më shumë informacion mbi këtë, ju lutemi të kontaktoni:[email protected]

Nëse ky aktivitet pa pagesë është me interes për ju, ju lutem të regjistroheni duke dërguar një e-mail në adresën

[email protected]

Më shumë …

Birmingham

3

Pasqyrë e Kongresit Botëror të ISWA ISWA është një organizatë botërore, e pavarur dhe jo-fitimprurëse, puna e së cilës përqëndrohet në promovimin dhe zhvillimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe profesional të mbetjeve. Vizioni i organizatës është një planet i pastër, mbetjet e të cilit përdoren në mënyrë efikase dhe të reduktuar, dhe më pas grumbullohen, riciklohen dhe trajtohen në mënyrë të përshtatshme për të siguruar që çdokush të mund të ushtrojë të drejtën e tij për mjedis me ajër, ujë, det dhe tokë të pastër.

Këtë vit Kongresi Botëror ISWA u mbajt në Novi Sad të Serbisë. Në aktivitetin në Novi Sad morën pjesë 1300 delegatë, prej të cilëve një pjesë e konsiderueshme vinin nga Shtetet e Bashkuara ku do mbahet edhe aktiviteti i ardhshëm, përkatësisht në Baltimore. Në Novi Sad, aktiviteti u prit shumë mirë dhe pati një gamë të larmishme prezantimesh, diskutimesh dhe debatesh. Në ditën e 3-të të aktivitetit, Kryetarja Dr Anne Woolridge organizoi një mbledhje e Grupit të Punës të ISWA mbi Mbetjet Spitalore.

Mbetjet prej kujdesit shëndetësor nuk janë të një volumi dhe profili të lartë në rrymën e mbetjeve. Kjo, natyrisht derisa gjenden në vendin e gabuar, ose i shkaktojnë dëm individëve ose mjedisit. Në këtë sesion, vihet theksi në punën e Grupit të Punës të ISWA mbi Mbetjet Spitalore (HCW WG) dhe bashkëpunimi me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

ISWA HCW GP është partner në projektin Lifelong Learning Programme, për zhvillimin e një qasje të standardizuar të BE-së ndaj dhënies së trajnimeve të arsimit profesional në menaxhimin e mbetjeve të kujdesit shëndetësor.

Sesioni pati pjesëmarrje të lartë dhe kjo ishte një platformë e shkëlqyer për të prezantuar përfundimet e Projektit BE-MMKSH. Ishte gjithashtu një rast i mirë për të parë kaq shumë kolegë në këtë aktivitet dhe për të takuar persona të rinj kontakti brenda sektor.

Më shumë …

Aktivitete & Të reja nga Industria

Ishulli Anglesey Rishikon Skemën e Grumbullimit të Pelenave ….

Këshilli i Qarkut të Ishullit Anglesey ka deklaruar se do të bëjë ndryshime në shërbimin e grumbullimit të pelenave, pas një proteste nga banorët, të cilëve iu kërkohet një certifikatë lindjeje si provë përpara përfitimit të shërbimit. Këshilli ka vendosur të ofrojë një shërbim të ri riciklimi në tetor, i cili do t’iu mundësojë banorëve të përfitojnë nga riciklimi i një gamë të gjerë materialesh të riciklueshme.

Dewi Williams, drejtuesi i Menaxhimit të Mbetjeve, Pronës dhe Autostradave, shpjegoi: "Ne jemi duke ofruar shërbimin shtesë të grumbullimit të pelenave për të ndihmuar ata me fëmijë të vegjël. Nga tetori, mbetjet e papërcaktuara (kazanët e zinj) do të mblidhen çdo tri javë. Me ofrimin e këtij shërbimi të ri, prindërit nuk do duhet të presin më shumë se dy javë për tërheqjen e pelenave. "

Më shumë …

4

Webinari | Farmaceutikë më e sigurtë: si mund të zvogëlojë kujdesi shëndetësor ndotjen farmaceutike

Më herët përgjatë këtij viti, MMKSH Evropë dhe Global Green and Healthy Hospitals (GGHH) bashkë-organizuan webinarin Farmaceutikë më e sigurtë: si mund të zvogëlojë kujdesi shëndetësor ndotjen farmaceutike. Ky webinar u krijua me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje dhe për t’iu mundësuar pjesëmarrësve zbatimin në praktikë të njohurive të reja të fituara. Ju mund të ndiqni një regjistrim të webinarit dhe prezantimet më poshtë Më shumë …

Për të ndjekur këtë webinar magjepsës vizitoni: https://noharm-europe.org/issues/europe/webinar-safer-pharma-how-healthcare-can-reduce-pharmaceutical-pollution

Programi i Shkëmbimit HOPE 2017

Çdo vit, Federata Evropiane e Kujdesit Shëndetësor dhe Spitalor (HOPE) drejton një program shkëmbimi për të promovuar këmbimin e njohurive dhe ekspertizës në kuadër të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar trajnim dhe përvojë për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe spitalor.

Programi i vitit 2017 do të zhvillohet përgjatë datave 15 Maj - 14 Qershor 2017 dhe aplikimet për organizatat e interesuara për të mirëpritur kolegët nga jashtë vendit, si dhe pjesëmarrësit që dëshirojnë të mësojnë më shumë për organizatat në një vend tjetër, janë hapur tani deri më 31 tetor 2016.

Më shumë informacion gjeni në faqen zyrtare të HOPE: Më shumë … http://www.hope.be/ OR http://www.leadershipacademy.nhs.uk/programmes/hope-programme

Përgëzime për GGHH, për Arritjen e Rekordit të Ri të Anëtarësimit – 700 anëtarë

Ne në Global Green and Healthy Hospitals (GGHH) jemi krenarë t’ju bëjmë me dije se anëtarësimet në rrjetin tonë përfshijnë - 700 anëtarë në 39 shtete, në 6 kontinente që përfaqësojnë interesat e mbi 20.800 spitaleve. Kjo rritje në mbarë globin tregon shtrirjen e kujdesit shëndetësor të qëndrueshëm, praktikat e të cilit po kthehen në të zakonshme në objektet e mëdha dhe të vogla, në zonat rurale dhe urbane, si dhe në shtetet në çdo kontinent. Sektori i kujdesit shëndetësor është duke marrë një rol udhëheqës në shkallë të gjerë për të reduktuar gjurmën e tij ekologjike, dhe në të njëjtën kohë po jep një shembull për t’u ndjekur nga sektorë të tjerë. Secili anëtar i GGHH luan një rol të rëndësishëm në këtë transformim.

Bëhu pjesë: http://www.greenhospitals.net/ Më shumë …

Konferenca për Klimën dhe Kujdesin Shëndetësor - COP22, 14 Nëntor, Marakesh, Marok

Teksa liderat botërorë do të mblidhen në Marakesh për të projektuar strategjitë për arritjen e qëllimet e klimës të dakordësuara më herët në Paris, Health Care Without Harm dhe Universiteti Spitalor Mohammed VI në Marakesh janë të kënaqur të prezantojnë Konferencën për Klimën dhe Kujdesin Shëndetësor - COP22. Kjo konferencë një-ditore mbledh sëbashku përfaqësues të sektorit të shëndetësisë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar rolin integral të kujdesit shëndetësor në këtë përpjekje globale. Folësit, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë, sektorit publik dhe privat të vendit pritës, Marokut, do të paraqesin strategji dhe histori suksesi se si kujdesi shëndetësor mund të zbusë ndikimet e tij klimatikë, zhvillimin e modeleve të kujdesit shëndetësor me shkarkim të ulët të karbonit, dhe përgatitjen për t’u përshtatur me klimën në ndryshim. Kjo konferencë është pa pagesë.

Për më shumë informacion, ju lutemi të na kontaktoni në: [email protected] Më shumë …

5

Autoklava me Biokarburant: Zgjidhja Jo-Elektrike me Kosto të Ulët për Mbetjet Spitalore Infektive

Autoklava me biokarburant bashkon nje autoclave jo elektrike me nje autoclave shume eficente, qe furnizohet nga je varietet te gjere biokarburantesh. Kështu krijohet një autoklavë që vepron në mënyrë të pavarur nga rrjeti elektrik, çka e bën autoklavën të jetë një zgjidhje praktike kudo. Kjo është një zgjidhje joshëse për menaxhimin e mbetjeve infektive në zonat rurale dhe në situata fatkeqësish, kur autoklava elektrike mund të mos jetë e përshtatshme.

Në Maj të vitit 2014, një ekip i përbashkët i BE-MMKSH, HECAF, UC Berkeley, dhe testoi autoklavën me biokarburant në Katmandu, Nepal. Testimi është bërë jo vetëm për të vërtetuar…

Më shumë …

Shkarkoni raportin e plotë në:

https://noharm-global.org/documents/biofuel-autoclave-low-cost-non-electric-solution-infectious-medical-waste