Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
MIRËSEARDHJA
SHUKOS dhe SHUKALB ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe
Ekspozitës së pestë të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në
datat 1-3 Nëntor 2017, në Hotel Emerald. Tema e Konferencës “Sfida e Ujit të Ndotur”
sjell në vëmendje nevojën për investime kapitale dhe operacionale domethënëse në
sigurimin e shërbimeve të grumbullimit dhe trajtimit të ujit të ndotur, për të garantuar
mbrojtjen e shëndetit publik, si dhe mjedisin.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e
sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale
dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërës,
dhe profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes,
shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej
zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.
Fuqia e Konferencave të mëparshme, siç dëshmohet në anketimet e pjesëmarrësve që janë
kryer gjatë dhe pas çdo Konference, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e
punimeve profesionale që janë prezantuar nga folësit e përzgjedhur. Jeni të mirëpritur të
shikoni fushat dhe tematikat kryesore që organizatorët e Konferencës kanë hartuar për këtë
vit dhe të konsideroni dorëzimin e një abstrakti për prezantim.
SHUKOS dhe SHUKALB ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin
tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit të Madh.
KOMITETI TEKNIK I PROGRAMIT
Komiteti Teknik i Programit të Konferencës përbëhet nga profesionistë dhe ekspertë të
sektorit të ujit nga Shqipëria, Kosova, dhe rajoni i Ballkanit. Komisioni do të jetë përgjegjës
për të siguruar një balancë dhe cilësi të lartë të prezantimeve në konferencë.
2
TEMAT KRYESORE TË KONFERENCËS
Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në
konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më
poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e
abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në
PowerPoint.
Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj lidhur me temat e mëposhtme: Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive UK
Zhvillimi i Politikave për Qeverisjen e
Shoqërive UK dhe Marrëdhëniet Institucionale
Përzgjedhja, Krijimi dhe Funksionimi i Bordeve Mbikëqyrëse
Drejtimi Menaxherial i Shoqërive dhe Organizimi Strukturor
Rajonalizimi i Shërbimeve UK dhe Zbatimi i Marrëveshjeve për Sigurimin e Shërbimit
Qeverisja e Korporatave
Partneriteti Publik Privat
Marrëdhënia midis Shoqërive UK dhe Pushtetit Lokal
Menaxhimi i Sistemeve Rurale
Menaxhimi i Burimeve Ujore Balancimi i Kërkesës për Ujë me
Zhvillimin e Burimeve të Reja
Monitorimi dhe Mbrojtja e Burimeve Ujore
Ujërat Ndërkufitare
Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore
Menaxhimi i Thatësirave dhe Përmbytjeve
Roli i Shoqërive UK në Menaxhimin e Burimeve Ujore
Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve
Kapacitetet për Thithjen e Investimeve
Kapitale në Vendet në Zhvillim
Metodat e Vlerësimit të Situatës Aktuale dhe Prioritizimi i Nevojave të Investimeve
Zhvillimi i Masterplaneve Dinamik
Monitorimi i Investimeve dhe Qëndrueshmëria e tyre në kohë
Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK Hartimi, Zbatimi dhe Monitorimi i
Planeve 5 vjeçare të Biznesit
Burimet e Financimit dhe Politika e Subvencioneve
Raportimi Financiar për të Mbështetur Përmirësimin e Performancës
Menaxhimi i Aseteve të Shoqërisë
Instrumentet për Kontrollin e Brendshëm
Menaxhimi i Borxhit
3
Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK Vlerësimi i Analizës së Kërkesës për Ujë
Praktikat e Matjes së Konsumit të Ujit
Zvogëlimi i Humbjeve të Ujit, Praktika dhe Përvoja
Planifikimi Inxhinierik dhe Dixhitalizimi i Zonës së Shërbimit (GIS)
Aplikimi i Modeleve Hidraulike, Praktika dhe Përvoja
Rritja e Përdorimit të Sistemit SCADA, për Operimin e Sistemeve të Ujësjellësave
Eficenca e Energjisë në Shoqëritë UK
Menaxhimi I Ujit të Trajtuar dhe Llumit Ndërtimi dhe Operimi i Impianteve të
Trajtimit të Ujit të Ndotur
Sistemet dhe Sfidat e Ndërtimit të Impianteve të Trajtimit
Zgjedhja e Teknologjisë së Trajtimit për Sistemet e Vogla dhe Rurale
Trajtimi i Llumit dhe Ripërdorimi
Përdorimi i Llumit për Prodhimin e
Energjisë
Qeverisja dhe Politika për Ujin e Ndotur
Shërbimi ndaj Klientit Organizimi dhe Funksionimi i
Departamentit të Shërbimit me Klientin
Menaxhimi i Bazës së të Dhënave të Konsumatorit
Kontratat e Shërbimit me Klientin
Menaxhimi i Marrëdhënieve dhe Komunikimit me Publikun
Përdorimi I GIS për Menaxhimin e Ankesave të Klientëve
Zbatimi i Politikave për Ndërprerjen e Shërbimit në rast Mospagese
Kuadri Rregullator Licencimi i Shoqërive UK
Analiza e Performancës së Shoqërive UK
Procesi i Shqyrtimit dhe Miratimit të Tarifave
Zhvillimi dhe Aplikimi i Standardeve të Shërbimit
Menaxhimi I Burimeve Njerëzore Menaxhimi i Burimeve Njerezore
dhe Politika e Punësimit
Vlerësimi i Nevojave për Trajnime dhe Ngritja e Kapaciteteve
Trajnimi dhe Certifikimi i Bazuar në Testim
Vlerësimi Vjetor i Performancës së Punës së Stafit
4
AFATET KRYESORE
Afati i Dorëzimit të Abstrakteve
1 Shtator 2017
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve 11 Shtator 2017
Programi i Avancuar 02 Tetor 2017
Afati i Dorëzimit të Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve 10 Tetor 2017
GJUHËT ZYRTARE TË KONFERENCËS Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht. Përkthimi simultan do të sigurohet përgjatë gjithë ditëve të organizimit të saj.
UDHËZIME TË PËRGJITHSHME MBI ABSTRAKTET
Autorët që do të dorëzojnë abstraktet deri më datën 1 Shtator 2017, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
Abstraktet mund të dorëzohen në gjuhët Shqip dhe/ose Anglisht
Formati i abstraktit duhet të jetë sipas këtyre specifikimeve:
deri në 350 fjalë
dokument “MS Word”
shkronja Times New Roman, 11pt
Abstraktet duhet të përfshijnë këtë informacion:
Titullin e Materialit/Prezantimit
Emrin e Autorit/ Pozicionin e tij/ Institucioni/ Shteti
Kontaktet personale (e-mail, adresë postare dhe numër telefoni)
Temën e Konferencës së cilës i referohet
Qëllimin e punimit dhe konkluzionet e tij
Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të njoftohen deri më datë 11 Shtator 2017 dhe do të duhet të dorëzojnë punimin e plotë dhe prezantimin në PowerPoint deri më 10 Tetor 2017.
Udhëzimet për dorëzimin e materialit të plotë do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të konferencës (www.balkansjointconference.org).
5
KONTAKTET
Për më shumë informacion rreth programit të konferencës:
Programi i konferencës: [email protected]
Nadire Vitija (SHUKOS): Tel: +38138 526 873; Mob: +377 44 182 497
Olta Ceca (SHUKALB): Tel: +355 422 45 101; Mob: +355 69 7081515
Web-site: www.balkansjointconference.org